Kreu Blog Faqe 145

Berisha – Emri që nuk e lë të vërtetën të vdesë

0

Shkruan Luçiano Boçi

Në një vend ku kujtesa kolektive po zbehet nga propaganda, ku gënjeshtra bëhet ligj dhe e vërteta përbuzet si krim, ekziston ende një emër që ngul këmbë të mos heshtë: Sali Berisha.
Për disa është simbol i një epoke të lavdishme të tranzicionit shqiptar. Për të tjerët, një këmbanë që nuk pushon së paralajmëruari rrezikun nga shteti i kapur.
Por për të gjithë ata që nuk janë të verbuar nga urrejtja servilizmi politik majtist, ai mbetet një mbartës i peshës më të rëndë në kohë jo të lehta: peshës së së vërtetës.
Berisha nuk është një politikan “i vjetër” siç mundohen ta propagandojnë pa pushim ekranet opinionet proqeveritare e profane.
Ai është një simbol rezistence në një sistem që kërkon të fshijë çdo gjurmë kujtese.
Ai mbetet pengesa e fundit mes qytetarit të lirë dhe shtetit të propagandës. Dhe për këtë arsye, është i persekutuar, i sulmuar, izoluar, i anatemuar, por jo i heshtur.
Dosja “Partizani”, “Non Grata”-t, sulmet e orkestruara nga media të blera dhe drejtësia e komanduar, janë veçse prova të alarmit që regjimi ka nga ai që nuk u nënshtrua asnjë padrejtësie.
Sepse Berisha, me të gjitha të metat dhe gabimet që ia interferojnë kundërshtarët e që megjithatë e bëjnë njerëzor, nuk ka tradhtuar kurrë të vërtetën e tij dhe jo vetëm të tij.
Dhe kjo është më shumë se ç’mund të thuhet për të gjithë ata që heshtin sot përballë padrejtësive.
Çështja ndaj tij, nuk është thjesht një çështje gjyqësore. Është një përndjekje politike. Është një investim kriminal për ta kufizuar politikisht një njeri që përfaqëson kërcënimin më të madh për një pushtet të ngritur mbi krimin, korrupsionin dhe konspiracionin e heshtjes.
Ndaj, në një kohë kur shumë zgjedhin të pajtohen me mashtrimin e prekshëm, Berisha zgjedh të mos e lejojë të vërtetën të vdesë.
Dhe kjo është arsyeja pse ai luftohet pa pushim dhe me çdo mjet, jo për atë që ka qenë, por për atë që ende përfaqëson.
Berisha është ndoshta ndër të rralla figura publike që e mbart emrin e vet jo si barrë, por si betim.
Ai nuk e ka braktisur kurrë terrenin e betejës politike, edhe kur i kanë mbyllur dyert e medias, sallat e parlamentit apo dyert e gjykatave.
Përballë një sistemi që kërkon harresë, ai është kujtesa. Dhe kujtesa është e rrezikshme për pushtetin që jeton me paranojën ndaj së vertetës.
Dhe pikërisht sepse nuk u dorëzua, sepse nuk e negocioi të vërtetën, Sali Berisha është sot më shumë se një individ.
Ai është simboli i qëndresës dhe emri që mbron të vërtetën.
Të mos harrojmë që e vërteta nuk harron!

“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”, Rama i bërtet qytetares në Vlorë (Video)

0

Një situatë e tensionuar ka ndodhur sot gjatë një vizite të paparalajmëruar të Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës.

Gjatë një ecjeje në ambientet publike pranë Bashkisë së qytetit, Rama u përball me një qytetare që po e ndiqte nga pas, çka e bëri atë të reagojë me tone të ashpra.

“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”, shprehet Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvijëzoi një sërë problematikash që sipas tij ka qyteti i Vlorës, duke nisur nga hapësirat publike të zaptuara, te mungesa e ujit të pijshëm dhe investimet në turizëm.

Pas daljes nga bashkia, një qytetare e moshuar kërkon ta takojë por ndalohet nga efektivë të policisë Vazhdon të bërtasë derisa ndalon vetë kryeministri dhe i thotë “Ça ke që bërtet?”.

“Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”,  Rama i bërtet

Vetëm tym i zi

0

Shkruan Zef Ndreka

Tani në PD ka ngrirë buzëqeshja në buzë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11-Majit, ku arritën të marrin vetëm 42 deputetë.
Alibitë mbaruan. Nuk bënë punë.
KQZ ka filluar të çerifikoje zgjedhjet dhe të shpërndaj mandatetcpër deputetet e rinj të zgjedhur.
PD-ja sërish humbi. Më thellë se kurrë. Dita ditës në një formë apo në një tjetër po i njohin zgjedhjet, por duke kërkuar që tani ndryshime në Kodin Zgjedhor që e miratuan vetë, ndryshime të zonave zgjedhore, deri në ndryshime të tjera kushtetuese.
Kjo njohje e ngadaltë e rezultatit të zgjedhjeve nuk po shoqërohet me përgjegjësitë e humbjes dhe me zbatimin e nenit “Basha” siç e ka emërtuar vetë Berisha.
Përse nuk bëhet analizë për zgjedhjet në PD?!
Qoftë edhe formale, sepse Berisha është i mbrojtur siç mbrohet çdo ditë nga servilët e tij, është parti e tij përsonale, familjare. Ka 42 deputetë të bidonëve të mbyllur. Pra 42 kamikazë të pa lëkundur të tij!
Në rastin e një analize, a do të mundctë guxoj njeri në PD ti kërkoje të dorëhiqet menjëherë Berisha? Të artikuloje qartë se PD-ja ishte e destinuar të dështonte?
A do të mund njeri të theksonte me forcë se PD-ja dhe Berisha ishin të mbytur nga sindromet e vitit zero?!
A do të guxoje njeri të artikuloje qartë se populizmi i plakur i Berishës, fushata e territoreve, listat e mbyllura, e mbyllën PD-në duke e mbajtur peng të tij?!
A do të guxoje njeri të artikuloje qarte se PD-ja nuk është parti popullore por një oligarki politike me lidership që nuk të çon asnnjëherë në fitore?!
Sigurisht që pyetjet mund të vazhdojnë pa fund. Sepse në çdo analizë që bëhet, PD-ja e drejtuar nga Berisha ka luajtur për të konfiskuar demokracinë në Shqipëri.
Lufta ekzistenciale e PD-së dhe Berishës e fragmentalizuan opozitën vetëm për hallet përsonale e familjare.
Me këto zgjedhje mbaroi edhe roli i Hosanës!
Do të mbaroj edhe onanizmi politik I Berishës, sepse demokratët gjithnjë e më shumë po zhgënjehën.
Partitë përsonale janë të destinuara të zvogëlohen apo të shuhën. Sepse vetë Berisha dhe Basha prej shumë vitësh e nxorrën PD-në nga orbita e fitorës, nga sistemi i fitorës.
Sëbashku të dy krijuan ciklin e bllokimit të demokracisë, duke e sjellë PD-në në një markatë të skaduar për shqiptarët.
Marrëveshja e tyre pas shpalljes non grat-a nga SHBA-te, iu diktoi atyre të luanin mission accomplished, pra mision të mbaruar.
Kështu, beteja e tyre mbeti vetëm për të fituar vetëm kreun e opozitës.
Rikthimi i Berishës siç e kemi thënë shpesh më parë, rezultoi vetëvrasje politike edhe për opozitën, për arësyen e thjeshtë se përfshiu një forcë politike në hallët e tij. Berisha filloi të bënte opozitën e djallit në kështjellën e rrënuar politike të pushtuar, duke e bllokuar PD-në të rinovohet.
Berisha mundi vetëm PD-në!
Ai mbetët kundërshtari i vërtetë politik i ndryshimeve në PD, duke e shitur gjithë opozitën. Vetëm ai e ka futur PD-në në një hulli humbëse, duke e lodhur e stërlodhur sugjestionimi i tij deri në thyerjen e boshtitbtë opozitarizmit për halle përsonale.
Për më tej, sot shqiptarët nuk duan opozitë totalitariste, nuk e duan PD-në dele të zezë.
Ndërkohë perendimi refuzon qartë klasën e vjetër politike, kështu sa të jetë Berisha demokratët do të shohin vetëm “tymin e zi”.
Sepse ai është jo vetëm i korruptuar, jo vetëm minues i demokracise, jo vetëm shkatërruesi i drejtësisë, por edhe një arsonist dhe piroman.
Fermani i parevokueshëm i ardhur nga Britania e Madhe për Berishën dhe 27 të tjerë, ia djeg sagën Berishës së pa shpresë.
Mëkat i madh për politikën, për Shqipërinë, për PD-në, këtë aset kombëtar që mund ta quajmë ende. Aty ka shumë mëkatarë, shumë që mendojnë, shumë që heshtin.
Dihet se Kisha është vendi ku mbidhën mëkatarët.
Në PD, i kanë shkuar pas Berishës!

Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin?

0

Shkruan Lutfi Dervishi

Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët.

Plani kombëtar kundër plakjes PKKP:

1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur

Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën 35 vjeç. Sepse nëse s’ke ikur ende, ose je i paaftë për të emigruar, ose ke plan të plakesh këtu!

2. Pension për çdo njeri që rishfaqet në Shqipëri pas 10 vitesh emigracioni

Mos ta quajmë më “plakje” por “ringjallje demografike”, kur të moshuarit kthehen për të shijuar pensionin këtu, për ekonominë është sikur të kemi lindur 20 foshnje.

3. Shpallja e Shqipërisë si “zonë e lirë plakjeje”

Importojmë pensionistë nga BE. Taksë zero, diell, det. Europa plaket, Shqipëria i shfrytëzon! Fitim për të dy palët: ata vdesin për diell, ne pasurohemi me pensionet e tyre.

4. Kulla për çdo bebe

Çdo fëmijë do ketë një kullë me emrin e vet. Nëse do lindësh, duhet të kontribuosh në zhvillimin urban! Sa më shumë fëmijë, aq më shumë kulla, sa më shumë kulla aq më shumë beton, sa më shumë beton aq më pak hapësira për pleq!

5. Bonus për çdo bebe të lindur jashtë që regjistrohet si banor në Shqipëri

Pse të lodhemi të bëjmë fëmijë këtu, kur kemi eksportuar fuqi punëtore dhe mund të importojmë foshnja? Çdo shqiptar që lind në Gjermani, Itali apo gjetkë, merr nënshtetësinë shqiptare! Kështu përmirësojmë moshën mesatare në vend dhe shpallemi kombi i ri në Ballkan.

Ndryshimi i ligjit zgjedhor do të ndodhë vetëm nëse lind një revoltë e madhe qytetare & studentore, një akt politik i guximshëm ose një kushtëzim i fortë ndërkombëtar

0

Shkruan Zef Bushati

Pse deshtojne tryezat e partive te vogla per te ndryshuar ligjin zgjedhor ? Pse PS dhe PD nuk i mbeshtesin inisiativat e Partive te vogla ? Tryezat e partive të vogla për ndryshimin e ligjit zgjedhor dështojnë për disa arsye thelbësore, që lidhen me interesat politike të partive të mëdha, strukturën e sistemit zgjedhor dhe mungesën e fuqisë reale të partive të vogla..PS dhe PD kanë interes përfitimi nga sistemi aktual. Ligji zgjedhor është ndërtuar për t’i favorizuar partitë e mëdha. Ai e vështirëson ndarjen e mandateve për partitë e vogla, duke i penalizuar ato me pragje, me formulën e D’Hondt-it dhe me ndarjen administrative të qarqeve. PS dhe PD janë përfituesit kryesorë të këtij sistemi dhe nuk kanë interes ta ndryshojnë. Çdo reformë që do t’i jepte më shumë hapësirë partive të vogla do të sillte një Parlament më të fragmentuar, më shumë zëra kritikë dhe më pak kontroll për partitë e mëdha. Partitë e vogla nuk kanë fuqi reale as në Kuvend dhe as në opinionin publik për të ushtruar presion. Ato nuk mund të imponojnë ndryshime ligjore, sepse nuk i kanë numrat dhe shpesh janë të ndara mes vetes.

Shpesh, këto parti mblidhen për të diskutuar pa një platformë të përbashkët dhe pa një plan veprimi të organizuar. Tryezat bëhen retorike, jo vepruese. PS dhe PD përdorin manipulimin dhe përçarjen Kur PS ose PD marrin pjesë në bisedime për reformën zgjedhore, zakonisht e bëjnë për të fituar kohë ose për të kontrolluar procesin. Krijohen grupe pune formale pa vullnet për ndryshim real. Në shumë raste, partitë e mëdha kanë ditur të përçajnë partitë e vogla, duke bashkëpunuar me disa dhe duke izoluar të tjerat. Reforma zgjedhore është e kapur nga një “pakt i heshtur” nga Pazaret PS–PD të cilat në momentet kyçe, (PS dhe PD) bëjnë pazare të ndërsjella për çështje të tjera (si reforma territoriale, zgjedhja e presidentit, etj.) dhe lënë ligjin zgjedhor të paprekur. Të dyja palët e kuptojnë që një sistem i drejtë i dëmton. PS – PD nuk kanë vullnet për proporcionalitet real dhe lista të hapura. Lista të hapura janë rrezik resl për kryetarokracinë. Një sistem real me lista të hapura do të dobësonte pushtetin absolut të kryetarëve në PS dhe PD, dhe do t’i jepte më shumë zë qytetarëve. Kjo është diçka që kryesitë aktuale nuk e duan.
Tryezat e partive të vogla dështojnë sepse:, Nuk kanë peshë reale politike, Partitë e mëdha nuk kanë interes të ndryshojnë një sistem që i favorizon. Nuk ka presion ndërkombëtar të mjaftueshëm nga OSBE/ODHIR, BE, SHBA, etj. Procesi kontrollohet nga ata që përfitojnë prej tij, pra nga PS e PD. Pra ndryshimi i ligjit zgjedhor do të ndodhë vetëm nëse lind një revoltë e madhe qytetare, një akt politik i guximshëm ose një kushtëzim i fortë ndërkombëtar.

Gazeta gjermane: Kryeministri i Shqipërisë – Pikturë dhe pushtet

0

Gazeta e njohur gjermane “Suddeutsche Zeitung” i ka kushtuar një artikull kryeministrit Edi Rama përmes të cilit ndërton portretin e tij, duke nisur nga zyra e kreut të qeverisë ku kalon një pjesë të kohës duke viztuar siç shprehet ai deri te takimet e NATO-s në Hagë.

Kryeministri i Shqipërisë – Pikturë dhe pushtet

Edi Rama është i lodhur. Mbrëmjen e kaluar, ai u kthye nga SHBA-ja, ku kishte marrë pjesë në dasmën e miliarderit Alexander Soros dhe Huma Abedin, këshilltares politike dhe shoqes së besuar të Hillary Clinton. Në tavolinën përpara tij ndodhet një vizatim – vija dhe rrathë në të zezë dhe vjollcë. Këto të ashtuquajtura “vizatime të përditshme” janë markë tregtare e artistit Edi Rama, pozicioni kryesor i të cilit është kryeministër i Shqipërisë. Ato ekspozohen në të gjithë botën në muze dhe galeri. Ndonjëherë pikturat shumëngjyrëshe të kujtojnë korale, ndonjëherë pjesë bimësh në dekompozim – në çdo rast, ato janë diçka psikedelike, kaotike, madje edhe sensuale. “Por, nuk duhet të nxirrni përfundime për piktorin”, ka thënë dikur Rama.

Vizatimet e tij bëhen gjatë konferencave, takimeve apo bisedave. “Kështu e kaloj pjesën më të madhe të kohës sime. Pa laps në dorë, nuk mund të duroj”, thotë Rama, i cili ka qeverisur Tiranën që nga viti 2013. Një kryeministër që pikturon edhe kur bën diçka tjetër, dhe me sukses – një hobi mjaft i pazakontë për një politikan. Kështu, arti i tij është gjithashtu një tipar unik që e bën atë një figurë rrëzëllitëse. Dhe shpesh të shpërqendron nga fakti që Edi Rama është me të vërtetë kontrovers.

Një takim në qershor

Meqenëse Rama flet me kënaqësi për vizatimet e tij, në mesin e qershorit ka një audiencë në ndërtesën qeveritare në zemër të kryeqytetit shqiptar. Përpara krahut ku ndodhet zyra e tij, papagallët Lulu dhe Pippo ulen në një kafaz. Duket sikur janë vendosur qëllimisht për të përshëndetur vizitorët në hyrje – si frikësim: kur papagallët bërtasin emrat e tyre, britmat e tyre jehojnë nëpër korridoret e gjata. Përballë kafazit varet një vepër arti gjigante nga artisti gjerman Thomas Demand; në anën tjetër qëndron një dollap qelqi në të cilin çdo vizitor duhet të mbyllë telefonin e tij celular, para se të takojë kryeministrin.

Rama, me mjekër të bardhë, i veshur i gjithi me të zeza, duhet të përfundojë një mesazh me tekst para se të ngrejë kokën nga pas tavolinës së madhe. Ai buzëqeshi vetëm një herë, në fund të bisedës gati njëorëshe.

Zyra e tij si një deklaratë

Muret e larta të zyrës së tij janë të mbuluara me letër muri, të shtypur dendur me vizatimet e tij; aty varet një portret i madh i kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. Në shumë vitrina ndodhen dhurata të panumërta shtetërore, përfshirë një kuti koleksionuese të filmit “Kumbari”. Në një cep ndodhet një grumbull i pajisjeve të palestrës; mbi një raft rrobash, varen fanellat e basketbollit. Ka një tavolinë konferencash me karrige transparente prej pleksiglasi që paraqesin emblemën e vendit, shqiponjën, dhe një kënd me divanë prej lëkure për mysafirët zyrtarë shtetërorë. Dhe pastaj është tavolina e madhe prej druri të errët, pothuajse tërësisht e mbuluar me stilolapsa, lapsa me ngjyra, bojëra uji dhe furça. Çdo fëmijë që sheh një rrëmujë të tillë do të dëgjonte: Pastroje shpejt!

I përqendruar, edhe kur nuk shikon

Mos u shqetësoni nëse gjatë bisedës, ai nuk e shikon homologun e tij, thonë njerëzit që e kanë takuar. Nuk është e pahijshme, por më tepër një shenjë se sa i përqendruar është ai. Por, në këtë ditë, ai e lë vizatimin mënjanë, me sa duket shumë i lodhur për t’u përqendruar.

Rama, i martuar dhe me dy fëmijë, preferon të vizatojë në faqet e shtypura të agjendës së tij, të cilat stafi i tij i vendos mbi tavolinë. A i kontrollon një ndihmës për informacione konfidenciale para se t’ia dorëzojë ato? “Jo”, ankohet Rama. “Kjo ndonjëherë mund të jetë problem, sepse letrat për protokollin bëhen të papërdorshme kur vizatoj mbi to”. Ai flet butë sot, por dikush mund ta imagjinojë lehtësisht zërin e tij të thellë me volum të plotë.

Katër mandate, një rekord

Në mesin e majit, Partia Socialiste (PS) e Ramës u rizgjodh me 52 për qind të votave, duke siguruar një shumicë absolute – megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si OSBE-ja kritikuan fushatën, duke përmendur keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe frikësimin e punonjësve publikë. Vetë votimi, thonë ata, u zhvillua në mënyrë korrekte. Ai shënoi mandatin e katërt të Ramës – duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë në historinë e Shqipërisë, tani 12 vjet në detyrë.

Gjithmonë në rreshtin e parë

Javën e kaluar, në samitin e NATO-s në Hagë, Rama qëndroi në rreshtin e parë për të bërë foto—krahas Donald Trump, Keir Starmer, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Duke qenë gati dy metra i gjatë, është e vështirë të mos vihet re, madje as atletet e tij të bardha, të cilat i vesh shpesh dhe me kënaqësi. Në vitin 2023, ai i tha revistës italiane “Vogue” se sa e rëndësishme është pamja e jashtme.

Por, të qenit në rreshtin e parë në këtë grup të shquar është gjithashtu e habitshme për faktin se, që nga janari i vitit 2025, vendi i tij ka një popullsi prej pak më pak se 2,4 milionë banorësh – dhe një problem të madh emigrimi. Që nga fundi i diktaturës në vitin 1991, thuhet se rreth gjysma e popullsisë është larguar nga atdheu i tyre. Tani, ata duan t’i kthejnë ata, pasi gjërat më në fund po bëjnë përparim. Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë është rritur më shpejt në vitet e fundit sesa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit. Turizmi është veçanërisht në lulëzim: 11,7 milionë turistë të huaj mbërritën në vitin 2024, një shifër prej 15 për qind më shumë se një vit më parë. Pjesë të mëdha të bregdetit të Mesdheut po zhvillohen vrullshëm; dhëndri i Trump, Jared Kushner, po tregon interes për ishullin e Sazanit në jug, dhe një aeroport i ri është planifikuar për deltën e lumit Vjosa, një park kombëtar i mbrojtur.

A nuk duhet që qyteti të riemërtohet TiRama?

Edhe ndërtimi është i përhapur. Rama po përqendrohet në arkitekturë në një shkallë të madhe. Në kryeqytetin Tiranë, me një popullsi prej rreth 600 000 banorësh, po ndërtohet një ndërtesë e pazakontë pranë tjetrës, e projektuar nga firma arkitekturore si “Coop Himmelb(l)au”, Daniel Libeskind dhe Stefano Boeri – edhe nëse nuk është shumë e qartë se kush do të jetojë këtu. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, të ardhurat kombëtare bruto për frymë të Shqipërisë në vitin 2023 ishin 7 680 dollarë. Në krahasim, në Gjermani janë 54 800 dollarë. Ballkonet e rrumbullakosura në Ndërtesën Skënderbeu 85 metra të lartë, të projektuar nga firma arkitekturore holandeze MVRDV, kanë për qëllim të përfaqësojnë kokën e heroit kombëtar Skënderbeu. Por, në Tiranë, thonë se ajo duket si Edi Rama!

Në përgjithësi: A nuk duhet që qyteti të riemërohet TiRama?

Që nga fillimi, qyteti ishte vitrina e tij. Në vitin 2000, Rama u bë kryetar bashkie i Tiranës dhe mbeti i tillë për 11 vjet. Ai solli ngjyra në sfondin gri socialist; artistë të njohur si Ólafur Elíasson dhe Liam Gillick morën pjesë në idenë e tij për të lyer dhjetëra shtëpi me ngjyra të ndezura, dhe për herë të parë, Rama provoi edhe sulmin e shtypit ndaj një politikani, i cili ishte edhe artist. Në vitin 2003, miku dhe ish-studenti i tij, Anri Sala realizoi filmin e shkurtër “Dammi i Colori” rreth ndryshimeve shumëngjyrëshe, i cili u shfaq në Bienalen e Venedikut. Që atëherë, bota e artit në veçanti ka pasur tendencën të mbyllë sytë ndaj Ramës, një artist që është gjithashtu politikan.

Sepse, pavarësisht gjithë simpatisë për kryeministrin ekstravagant, ka probleme të mëdha në vend me korrupsionin, trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe nepotizmin – akuzat drejtohen si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës. Por, kritikat publike janë të rralla; raportimi i pavarur si gazetar është i vështirë në Shqipëri.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, tha së fundmi se “pjesa më me ndikim e skenës mediatike ndikohet dhe kontrollohet nga autoriteti i qeverisë, veçanërisht nga autoriteti i vetë kryeministrit”.

Megjithatë, Rama konsiderohet një stabilizues në Ballkan brenda BE-së; Ursula von der Leyen e quan atë “i dashur Edi”. Qëllimi i tij: ta çojë Shqipërinë në BE deri në vitin 2030. Negociatat e pranimit kanë filluar që nga viti 2022, dhe sipas presidentit të Këshillit të BE-së António Costa, vendi ka perspektiva të mira.

Ekziston rreziku i “fshehjes pas artit”, shkruan një nga kritikët e Ramës

Kritikë si gazetari holandez Vincent Ë. J. van Gerven Oei, i cili jetoi në Shqipëri për disa vite, shqetësohen se profili i Ramës si artist shpërqendron shumë nga politika e tij. Ai argumenton se nuk është arti i tij, por të qenit artist, kjo është ajo që i sjell dobi politikisht.

Ekziston rreziku i larjes së artit, veçanërisht kur shihet nga jashtë, siç e përshkruan gazetari në tekstet e tij. Kur përballet me këtë kritikë, Rama shpreh moskuptim. Ai nuk e kupton se si arti mund t’i sjellë dobi në politikë. “Nuk kam qenë artist me kohë të plotë për një kohë të gjatë. Arti është streha ime, një kundërpeshë ndaj jetës sime të përditshme politike, në të cilën jam vazhdimisht i rrethuar nga të tjerë”. Për më tepër, arti dhe politika në Shqipëri kanë qenë të njëjta për një kohë shumë të gjatë, “të tmerrshme!” Ai e përjetoi këtë nga afër.

Rama pikturonte pa pushim që në moshën tre vjeç, dhe si adoleshent, ai filloi të zhvillonte një interes për historinë e artit. Jo aq e lehtë: “Thjesht u ndal me Gustave Courbet”, thotë Rama.

Çdo art përkatës që pasoi piktorin realist, i cili vdiq në vitin 1877, ishte tabu. “Kur kuptova se sa më shumë kishte, një botë e re u hap për mua”.

Për një kohë të gjatë, ai i kishte njohur veprat e artistëve të dashur si Salvador Dalí dhe Picasso vetëm si fotografi në libra të ndaluar. Rama hasi veprën e tij të parë origjinale të artit, një skulpturë nga Auguste Rodin, në vitin 1989. Në atë kohë, ai po udhëtonte për në Gjermani si lojtar në ekipin kombëtar të basketbollit të Shqipërisë.

Për të vizituar “Kunsthalle” në Bremen, ai doli fshehurazi nga hoteli ku rrinte ekipi – një nga ditët më të lumtura të jetës së tij, tregoi ai më vonë. Në të njëjtën kohë, njohja e kësaj bote të re dhe të gjerë e bëri jetën më të vështirë, “sepse muret përreth meje papritmas u ndien më të trasha”. Ai aplikoi në shkollën e artit dhe filloi të luftonte kundër atyre mureve. “Arti më solli në politikë,” thotë Rama.

Një ditë, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës. Ai nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët politike me të atin, Kristaqin, i cili punonte për regjimin si skulptor. “Babai im ishte komunist, por për fat të mirë nuk më tha çfarë të bëja ose të besoja.” Pasi përfundoi studimet, Rama punoi si profesor arti në Tiranë dhe një bursë përfundimisht e çoi në Paris.

Në vitin 1998, i ati vdiq. 34-vjeçari i atëhershëm në fakt donte të largohej nga vendi pas disa ditësh, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndërsa po përgatiste kafe për të gjithë pas funeralit, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano telefonoi dhe e pyeti nëse do të donte të bëhej ministër i Kulturës. “Në rregull,” tha Rama. Në CV-në e tij, të cilën ministria e kërkoi më pas për hir të procedurës, ai thjesht shkroi: Edi Rama, i lindur më 4 korrik. Kjo duhej të mjaftonte; pjesa tjetër është histori.

Njerëzit që e njohin Ramën prej vitesh thonë se vitet e tij në pushtet e kanë ndryshuar atë. Politikat e tij kanë tiparet e autokracisë dhe duket se ai e ndryshon mendimin e tij edhe për çështje themelore në varësi të klimës politike, siç janë qendrat e azilit në BE, të cilat ai i refuzoi kategorikisht në vendin e tij në vitin 2018. Në vitin 2023, ai më pas lejoi Italinë të ndërtonte qendra të tilla, edhe nëse ato aktualisht përdoren ndryshe nga sa ishin konceptuar fillimisht nga kryeministrja, Giorgia Meloni. Aktualisht, ato strehojnë njerëz, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar tashmë në Itali.

Për artistin Adi Dule, një shok fëmijërie, Rama ka mbetur po ai i dikurshmi. Ai ndan një studio me të në një zonë industriale në verilindje të Tiranës, ku punojnë së bashku me argjilë. Në dhomën me tavan të lartë, Rama gjithmonë ulet në kolltuk pranë oxhakut të hapur, i cili varet imponueshëm nga një tub, thotë Dule. Batanija me modele blu në kolltuk tregon se ai duhet të jetë ulur atje shumë herë.

Në fund, ai ju jep një album për artin e tij

Skulpturat e Ramës duken si versione 3D të pikturave të tij. “Baballarët tanë ishin të dy skulptorë, kështu që është në gjakun tonë.” Burrat e njohin njëri-tjetrin prej 50 vjetësh. “Një miqësi kaq e gjatë. Kush mund të mburret me këtë”, shprehet me buzëqeshje burri me këmishë të ngushtë, që i nxjerr në pah muskujt. Pavarësisht politikës dhe pavarësisht lidhjes së Ramës me njerëz të famshëm si Clinton-ët, afërsia e tyre nuk ka ndryshuar kurrë. “Edi është thjesht perfekt”, thotë Dule. Çfarë tjetër mund të thoshte ai në prani të një gazetari?

Dhe si e shikon Edi veten? A është ai I njëjti si 27 vjet më parë, kur hyri në politikë, dhe që ata duan të dëgjojnë për të në fund të gjithë kësaj.”Jo, politika i ndryshon të gjithë. Por shpresoj se kam qëndruar thelbësisht besnik ndaj vetes.” Ai thotë se është bërë më i duruar me kalimin e viteve; përndryshe, nuk do të kishte shans të mbijetonte në cirkun politik. “Megjithatë, ndonjëherë kam përshtypjen se nuk jam më vetëm një person, por dy: politikan dhe artist.” Edhe pse ai ka pushuar së qeni një “artist me kohë të plotë”, siç e thotë ai, ai nuk dëshiron ta lërë plotësisht artistin si politikan. Burri i gjatë kërcen përpjetë, ndërsa takimi i tij i radhës po afron. “Vetëm një minutë,” thotë Rama, duke marrë një album për artin e tij dhe duke e shtrënguar në dorë. Edhe pse më parë kishte theksuar sa pak i interesonte se çfarë mendonin të tjerët për punën e tij, pak krenari artistike është e domosdoshme.

Pamja e Davidit

0

Shkruan Zef Ndreka

Davidi i Michelangelo Buonarroti, vepër e krijuar nga viti 1501 deri në 1504, në Firenze.
Blloku i mermerit është më shumë se 5 metra i gjatë dhe peshon mbi 5 ton.
Ekzistojnë tre kopje të Davidit.
Originali është në Galerinë e Akademisë.
Kopja e dytë gjendet ne Pizza della Signora.
Kopja e tretë gjendet në sheshin Michelangelo.

Pse të “moderuarit” e PD-së dhe palaçot e Parlamentit nuk flasin për vjedhjen monstruoze të “Bankers”?

0

Shkruan Myslim Murrizi

Prej vitit 2004 jam i vetmi deputet që kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe kam denoncuar publikisht vjedhjen e mbi 10 miliardë eurove nga kompania kineze “Bankers Petroleum”, e cila prej 21 vitesh nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim fitimi, sepse fitimin real e ka ndarë gjithmonë me zagarët e pushtetit.

Kur në pushtet ishte PD, avokatë të kësaj kompanie ishin eksponentë juristë-hajdutë dhe ish-ministra të PS-së.

Kur në pushtet erdhi PS, pra nga 2013, avokatë të kësaj kompanie janë ish-ministra të PD-së.

Pra, zagari politik kur vjen puna për miliona euro rrinë urtë si qen të rrahur dhe nuk belbëzojnë asnjë fjalë.

Më ka “habitur” shumë edhe heshtja e “liderëve” të partive të reja “kurajoze”, sepse për heshtjen e “euroatlantikëve” – djathtas 1912, majtas 1944, në mes 1990, LSI 2003, PR 1991, PDIU, PPDNJ, etj. – nuk habitem fare, sa kohë që në çdo kullë, në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo koncesion kanë pjesën e tyre të ndyrë.

Po prej shtatorit 2021 nuk lehën as këta të “moderuarit” e PD-së që lehnin për çdo gjë në Parlament dhe qysh dje nuk kanë hapur gojën të thonë një fjalë; asnjë fundërrinë nga politika, mediat hale dhe port-halet merde.

Edhe gjobën 100 milionë euro që i është “hequr” pa ligj kësaj kompanie, ia kam lënë në tavolinë Ramës në Parlament në vitin 2020, por ai heshti si tredhur, se ndoshta kishte dijeni dhe ia kishte dhënë urdhrin vetë ministreshës Denaj.

Afera apo vjedhja e kësaj kompanie prej 10 miliardë eurosh për 21 vite është 25 herë më e madhe se inceneratorët; është 100 herë më e madhe se Check-Up-i; është 100 herë më i madh se koncesioni i sterilizimit, dializës, laboratorët që dërdëllitni me hope.

Është 500 herë më i madh se firmat 5D, 10K apo 20 VRKR që na çajnë trapin.

Është 500 herë më i madh se abuzimi për 1 km unazë, për të cilin mbajtët një vit njerëzit në rrugë për protagonizëm politik, dhe pastaj i braktisët kur u shembën shtëpitë, njëlloj siç braktisët Teatrin.

Pse nuk flisni mor palaço të qelbur e hajdutë të ndyrë???

Dhe pastaj mendoni se mund t’u hidhni hi syve shqiptarëve!?

Shqiptarët e blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë Ballkani, ndërkohë që çdo vit nga toka e tyre nxirren mbi 1.5 milionë tonë naftë nga kjo kompani që prej vitit 2004; dhe miliardat ngrohin xhepat e fëlliqësirave të politikës.

Shqipëria ka nevojë për 800 mijë tonë naftë gjithsej në vit, edhe pse me dokumente zhdoganohen rreth 500 mijë tonë. E ju heshtni, se kontrabandistët e naftës ju financojnë fushatën dhe me paratë e tyre blini votat e fukarenjve që t’i vidheni përsëri në katër vitet që vijnë; dhe disa, për t’u dukur sikur i do populli shumë.

Dilni pra, flisni një fjalë mor hale politikani, se kjo është vjedhja numër 1 në 21 vite “demokraci”; bëni sikur ziheni mes vetes dhe heshtni të gjithë së bashku si tufë hijenash që shqyeni çdo pasuri së bashku.

“Shqiponja e Gjakut”, midis mitit, tmerrit dhe simbolikës së sakrificës në kulturën vikinge

0

Shkruan Albert Vataj

Midis mjegullave të veriut dhe rrëfimeve të ndjekura nga era e sagave, ekziston një figurë e errët, brutale dhe rituale njëherësh, “Shqiponja e Gjakut” (Blóðörn), një nga ndëshkimet më të frikshme dhe të debatueshme që i është atribuar traditës vikinge. Nuk është thjesht një akt dhune, por një skenografi rrënqethëse, ku ndëshkimi bëhet sakrificë, ekzekutimi shndërrohet në mit, dhe agonia në ofertë hyjnore.
Sipas përshkrimeve mesjetare, ky ritual makabër përfshinte një formë torturimi që sfidon vetë kufijtë e imagjinatës. Shpina e viktimës çahej me një prerje të thellë, brinjët i shkëputeshin një e nga një nga shtylla kurrizore, dhe mushkëritë tërhiqeshin jashtë përmes plagëve, për të krijuar pamjen e krahëve të shtrirë, një shqiponjë, por jo ajo e fluturimit dhe lirisë, por ajo e përgjakjes dhe poshtërimit.
Për të zgjatur vuajtjet, plagët e hapura fërkoheshin me kripë, një akt i qëllimshëm spektaklit të horrorit, ndoshta si një tribut për hyjnitë ose për publikun që e shihte si një teatër tragjik të drejtësisë. Ky ndëshkim ishte “privilegj” i figurave të rëndësishme: mbretër, tradhtarë, ose armiq të mëdhenj që duheshin jo thjesht mposhtur, por fshirë nga nderi dhe kujtesa përmes një vdekjeje të pazakontë.
Burimet më të hershme për këtë ritual shfaqen në sagat nordike, veçanërisht në Heimskringla dhe Orkneyinga saga, ku përmendet edhe Ælla i Northumbrias, i kapur rob nga vikingët dhe ekzekutuar në vitin 867 pas Krishtit nga Ivari Pa Kocka. Por ky rrëfim është shkruar rreth 300 vjet më vonë, çka e bën burimin lehtësisht të ndikuar nga subjektiviteti i epokës dhe ndoshta nga prirja e autorëve të krishterë për ta portretizuar botën pagane si të egër dhe mizore.
Në këtë pikë, vija ndarëse midis faktit historik dhe shpikjes letrare është e paqartë. Historianët modernë kanë ndarë qëndrime të ndryshme. Disa besojnë se Shqiponja e Gjakut ishte vetëm metaforë, ndoshta për çnderimin pas vdekjes, të tjerë e shohin si një realitet të rrallë, por të mundshëm, duke pasur parasysh njohuritë e vikingëve për anatomisë dhe përqasjen e tyre të ritualizuar ndaj vdekjes. Anatomikisht, ekspertët pohojnë se procedura është e realizueshme, por kërkon forcë, precizion dhe njëfarë mjeshtërie në sakrificë, elementë që mund ta bëjnë ritualin më tepër teatër mitik se praktikë të përhapur.
Por pavarësisht autenticitetit, Shqiponja e Gjakut ka mbijetuar në vetëdijen kolektive si simbol i egërsisë, vendosmërisë dhe hakmarrjes së ftohtë nordike. Ajo është bërë një emër i koduar për një formë ekstreme të drejtësisë pagane, ku gjaku jo vetëm derdhet, por gdhendet në formë, ku dhuna nuk është vetëm hakmarrje, por ritual dhe përçim metafizik i së drejtës.
Në përfytyrimin modern, ajo është kthyer në një ikonë të kulturës popullore, shfaqet në libra, filma, seriale si Vikings, ku e kaluara përjetohet jo si dëshmi, por si zhytje në arketipin e njeriut primitiv, që kërkon kuptim përmes ekstremitetit.
Pra, qoftë si fakt historik, si mit i përgjakshëm, apo si metaforë e brutalitetit të shenjtëruar, Shqiponja e Gjakut vazhdon të mbijetojë si një kujtim që tmerrohet dhe mahnit, që zbret nga legjenda për të na përballur me pyetjen, ku qëndron kufiri mes drejtësisë dhe mizorisë, mes sakrificës dhe spektaklit?

POSTIMET E FUNDIT