Kreu Blog Faqe 146

Edi Rama urdhër pronarëve të bizneseve në Vlorë: Keni 48-orë kohë të lironi Lungomaren!

0

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ai thotë se “keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!”.

“Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”, paralajmëron ai.

‘Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!

Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite!

Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë
kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!

Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!’, shkruan Rama.

Ndihmojeni Ramën të mos qeverisë si antievropian!

0

Shkruan Arben Malaj

Ndoshta stafet negocuese me BE nuk i kanë bërë akoma memo Ramës se çfarë është në thelb parimi i “subsidiaritetit”.

Për ta ndihmuar që të largohet nga qendrimet antievropiane që cënojnë pavarësinë e qeverisjes vendore, si studiues i integrimit europian, dua t’i kujtoj stafi të tij përgjegjës per ta keshilluar që të mos gaboj, se thelbi i parimit të subsidiaritetit eshte qe vendimet për qeverisjen vendore merren nga bashkitë.

1.Parimi i subsidiaritetit është një nga parimet thelbësore në funksionimin e Bashkimit Europian (BE). Ai është i përcaktuar në Traktatin e Bashkimit Europian dhe ka si qëllim të sigurojë që vendimmarrja të bëhet sa më afër qytetarëve, duke garantuar që kompetencat që nuk janë të nevojshme të ushtrohen nga institucionet e niveleve më të larta (si BE) të përcillen në nivelet më të ulëta (si shtetet anëtare).

Në thelb, parimi i subsidiaritetit thotë se:

1. Niveli më i ulët i përshtatshëm për veprim: Autoritetet e Bashkimit Europian mund të veprojnë vetëm në rastet kur qëllimet e propozuara nuk mund të arrihen në mënyrë të mjaftueshme nga shtetet anëtare, por mund të arrijnë më mirë në nivelin e BE-së.

2. Efiçienca dhe afërsia: Ky parim siguron që vendimet të merren në nivelin më të afërt me qytetarët, duke kontribuar në transparencë dhe përgjegjshmëri. Kjo do të thotë se kur është e mundur, çështjet duhet të zgjidhen në nivele lokale, rajonale ose kombëtare, përpara se të përfshihen institucionet e BE-së.

3. Rëndësia e ndërveprimit: Parimi i subsidiaritetit nxit një marrëdhënie të shëndoshë ndërmjet BE-së dhe shteteve anëtare, ku secili nivel i qeverisjes ka përgjegjësitë e tij të qarta dhe punon në bashkëpunim për të arritur qëllime të përbashkëta.

Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në një union të tillë multikulturor dhe shumëpronar, siç është BE, dhe ndihmon në ruajtjen e diversitetit dhe autonomisë së shteteve anëtare.

Parimi i subsidiaritetit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qeverisjes kombëtare dhe lokale nga ndërhyrjet e institucioneve të Bashkimit Europian (BE) në kompetencat e tyre.

Ky parim siguron se veprimet e BE-së janë të arsyeshme dhe të justifikuara, duke garantuar kështu që kompetencat që nuk kërkojnë një nivel më të lartë veprimi të mbeten në duar të organeve më afër qytetarëve.

Mbrojtja e Qeverisjes Kombëtare dhe Lokale:

1. Kompetencat e rezervuara: Shtetet anëtare kanë kompetenca të rezervuara që nuk mund të preken nga BE, përfshirë ato në fushat e politikës dhe ligjeve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve (si edukimi, shëndetësia, dhe legjislacioni lokal).
2. Testi i nevojës: Para se të hyjnë në fuqinë e ligjeve hartuar nga BE, duhet të kryhet një analizë për të parë nëse veprimi në nivelin e BE-së është i nevojshëm dhe efektiv. Nëse një masë nuk mund të arrihet më mirë në nivelin kombëtar ose lokal, atëherë ajo mund të implikohet nga BE.
3. Transparenta dhe komunikimi: Shtetet anëtare kanë mundësinë të protestojnë ose të shprehin shqetësime nëse ndjejnë se një veprim i BE-së shkakton ndërhyrje të panevojshme në kompetencat e tyre.

Parimet dhe Kriteret Kryesore të Subsidiaritetit:

1. Proporcionaliteti: Veprimet e BE-së duhet të jenë proporcionale me qëllimin që kërkojnë të arrijnë. Kjo do të thotë se ndërhyrjet nuk duhet të jenë më të mëdha se sa është e nevojshme për të arritur objektivat e përcaktuar.
2. Afërsia: Vendimmarrja duhet të ndodhë në nivelin më të ulët të mundshëm, duke e kthyer besimin dhe fuqinë në duar të autoriteteve lokale dhe kombëtare.
3. Konsultimi: Procesi i vendimmarrjes në BE shpesh përfshin konsultime me palët e prekura, përfshirë qeveritë lokale dhe kombëtare, për të siguruar që shqetësimet dhe nevojat e tyre të merren parasysh.
4. Vlerësimi i ndikimit: BE duhet të kryejë vlerësime të qëndrueshmërisë dhe ndikimit të politikave përpara se të miratojë masa që mund të prekin kompetencat e shteteve anëtare.
Parimi i subsidiaritetit ndihmon në balancimin e pushtetit midis institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare, duke siguruar që autoritetet vendore dhe kombëtare të mbeten të forta dhe të afta për të vepruar në interesin e qytetarëve të tyre.

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

0

Peizazhi mediatik shqiptar, shumë i polarizuar, tregoi gjatë fushatës zgjedhore një pamje të pluralizmit të kompromentuar rëndë.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj 2025 u shënuan nga shtrembërimet serioze demokratike.

Kjo është ajo që del nga raporti i fundit i misionit të OSBE/ODIHR-it, i cili, ndërkohë që njeh efikasitet organizativ, denoncuar një kontekst të dominuar nga manipulimi sistematik i votës, keqpërdorimi i burimeve publike, presioni mbi votuesit dhe zyrtarët dhe një sistem mediatik thellësisht i pabalancuar.

Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama fitoi zgjedhjet e katërta radhazi, duke ruajtur absolute në parlament. Megjithatë, suksesi erdhi në një mjedis zgjedhor që nuk ishte aspak i njëjtë.

Sipas OSBE-së, fushata ishte shumë e anshme në favor të, me përdorime të përhapura institucionale: zyrtare të mbahet në mes të fushatës, publiku i taksave të shpallura strategjike dhe përfshirje të errët të administratës publike në proceset zgjedhore.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët largohen me shpejtësi nga godina

0

Kurti nuk ka folur për mediat teksa është larguar.

Fillimisht u mendua për evakuuimin e stafit të gazetarëve vetëm nga ambientet e brendshme, por u pasua më pas dhe atyre të deputetëve.

Ende nuk dihet arsyet përse ndodhi një evakuuimi i tillë.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe

Sakaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është shprehur për mediat se ka kërkuar lirimin e Parlamentit të Kosovës, për shkak të një kërcënimi, rrethanët e së cilës nuk janë të ditura.

Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm.

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime.

“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe

“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha shkurt Musliu.

“Çdo gjë mund të futet në Kuvend. Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka”, vijoi ajo më tej.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe

Pritet shkarkimi i Veliajt? Çfarë tha Rama në mbledhjen e PS?

0

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të premte në selinë e PS për të zhvilluar një takim me deputetët socialistë të Tiranës.

Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj. Burime të Top Channel tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama duke qenë në dilemë për shkarkimin e mundshëm të Veliajt.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë më 8 korrik Gjykata e Lartë për Apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.

Shoh mediat qe jane ekzaltuar per evazionin e Bankers…

0

Shkruan Brisida Shehaj

Durim njerez se dardha e ka bishtin pas, ky show nuk behet se u kujtua shteti te mbledh taksat.
Procedura me kompanine Bankers ka filluar ne vitin 2014, ku nje grup i perbashket ekspertesh nga AKBN dhe Drejtoria e Tatimpaguesve te Medhenj, ushtruan kontroll per vitin 2011 duke detyruar kompanine te paguaj nje vlere shume te konsiderueshme, Tatim mbi Fitimin (vlere disa here me e madhe se ky evazioni i gjet sot)
Ky kontroll i institucioneve shteterore u ankimua nga Bankers ne disa instanca dhe perfundoi ne vitin 2024 me fitoren e Shtetit Shqiptar, ne Abritazh.
Administrata Tatimor dhe AKBN, pas vendimit te arbitrazhit do duhet thjesht te benin proceduren tashme te konsolidiar dhe me vendim Gjykate Abritazhi dhe Bankers Petrolium sot do te duhet te kishte qindra milion euro detyrim tatim fitimi per te paguar.
Por ne vend qe ne si popull dhe taksapagues te informoheshim per kete sukses nga Qeveria, gostitemi me nje show idjot te nje evazioni te supozuar disa milion euro( sigurisht pa asnje vlere te saktesuar).
Sipas kontrates, nese Bankers kryen evazion, shtetit tone te dashur te perfaqesuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise i lind e drejta te prish kete kontrate.
A eshte kjo arsyeja perse po behet ky show?
A pritet qe kjo kontrate te kaloje ne doren e Oligarkut te rradhes?
A kane hetuar keta zoterinjt dhe holluesin qe perdorej deri ne 2013 ne ato puse dhe kush ka perfituar?
Mbetet ta shohim ne telenovelen e rradhes.
Nje gje eshte e sigurt Patos Marinza eshte nje nder zonat me te varfera ne Shqiperi dhe e tille do mbetet.
Kjo beteje dikur u be per ta, sot …
Kujdes voten shqiptarë, heren tjeter ta beni 99%

Edi Rama “furtunë” në Vlorë, shkarkon kryetarin e PS dhe gjithë drejtorët e bashkisë

0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura sot në Vlorë, ku ka ndërmarrë një seri “reformash” në strukturat lokale të Partisë Socialiste dhe në administratën bashkiake.

Takimi është shoqëruar me tensione dhe tone të larta, ku Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë për mënyrën e menaxhimit të qarkut, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Në fokus të kritikave ka qenë kryebashkiaku Ermal Dredha, për të cilin Rama ka pasur vërejtje të forta lidhur me performancën dhe shërbimet publike, si mungesa e ujit të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve për shërbimet e ofruara.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e një pjese të konsiderueshme të administratës së bashkisë, përfshirë edhe nënkryetarët.

Në vend të bashkëkryetarëve aktualë Admir Malaj dhe Vilma Bello, Rama ka emëruar Klevis Kason dhe Erjona Ismailin si drejtues të rinj të Partisë Socialiste në Vlorë.

Gjithashtu, Rama ka urdhëruar shkarkimin e disa drejtorëve të bashkisë dhe drejtuesve të institucioneve vendore, duke theksuar mungesën e efikasitetit dhe përkushtimit në përmbushjen e detyrave të tyre.

Arrestimet nga prokuroria Fier, reagon kompania Bankers

0

Pas operacionit të kryer në zyrat qëndrore të kompanisë Bankers , sot në mesditë ka reaguar prokuroria e juridiksionit Fier me nje njoftim për shtyp.

Nuk ka vonuar, pas saj reagim ka kryer edhe kompania Bankers nëpërmjet personit që ka për komunikim me median
Për njëzet e një vjet, Bankers Petroleum Albania (BPAL) ka qëndruar krah për krah me Shqipërinë në fuqizimin e së ardhmes së saj energjetike. Që prej vitit 2004, operacionet tona kanë sjellë vlera të prekshme: kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare; kemi siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto; dhe kemi mbështetur më shumë se 1,500 familje lokale përmes punësimit cilësor. Jemi krenarë në mënyrë të përulur që kemi kontribuar me 730 milionë dollarë në rentën minerare (68.9% e totalit të Shqipërisë) për zhvillimin e sektorit energjetik, 40 milionë dollarë për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë për forcimin e komuniteteve – një trashëgimi që e konsiderojmë të shenjtë. Ndërkohë, kompania vazhdon të ketë të pashlyera pranë autoriteteve tatimore, rimbursime të TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) në vlerën mbi 36 milionë USD.

Që pas blerjes nga aksionerët e mëparshëm në vitin 2016, ekipi ynë i ri drejtues ka integruar ndershmërinë në çdo aspekt të operacioneve të BPAL. Kemi dëshmuar angazhimin tonë ndaj partneritetit përmes prokurimeve më transparente, përputhshmërisë më rigoroze me ligjet dhe uljes së ndjeshme të mosmarrëveshjeve.

Kina po kontrollon shiun me dronë: Teknologjia që “komandon” motin

0

Kina ka filluar zyrtarisht testimet për të kontrolluar motin dhe këtë po e bën përmes dronëve të teknologjisë së lartë që krijojnë reshje artificiale. Në rajonin e thatë të Xinjiang, dronët lëshuan në atmosferë kimikate si jodidi i argjendit, duke stimuluar formimin e reve dhe rritjen e sasisë së shiut me rreth 4%.

Sasia ishte e mjaftueshme për të krijuar stuhi të dendura, të afta të mbushnin dhjetëra pishina olimpike.
Kjo teknologji e re është pjesë e një plani më të madh kombëtar, që synon të shtrihet në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2025, me synimin kryesor të mbështesë bujqësinë dhe zonat që vuajnë nga thatësirat ekstreme.

Megjithatë, ndërsa Kina shkon drejt një epoke ku shiut mund t’i “komandohet”, shumë ekspertë ngrejnë pyetje serioze mbi ndikimin afatgjatë të manipulimit të motit: Çfarë ndodh kur natyra i bindet teknologjisë?

POSTIMET E FUNDIT