Kreu Blog Faqe 147

Kokëfortësia dhe azili në PD

0

Shkruan Zef Ndreka

Ka shumë vite që sido të kenë evoluar ngjarjet politike ne Shqipëri, vërehet lehtë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndryshim.
PS-ja mban numrin e votuesve dhe rrit numrin e deputetëve, ndërsa nga PD-ja si forcë e parë opozitare, shihet qartë se çdo herë ka dështuar.
Asaj i zvogëlohet në çdo zgjedhje lokale e parlamentare numri i votuesve. Me 11-Majit arriti numrin më të vogël në historinë e saj politike. Pavarësisht se sa numra ka bashkë me opozitën në tërësi, ato nuk janë të mjaftueshme për asgjë.
Dhe kjo situatë ka ardhur për shumë arësye.
E para mbetët non grat-a dhe azurpimi i PD-së nga ai dhe klani i vogël i tij që u ngjesh në bidonin e listave të mbyllura të PD-së, dhe kryesorja kokëfortësia e Berishës, që me çdo mjet e formë të dominojë e të mbajë nën kontroll të plotë këtë pjesë të elektoratit, vetëm me një qëllim: të përdorë PD-në për interesa përsonale e familjare dhe ta mbajë atë në opozitë, me kushtin që të jetë kryeopozitarë!
Kjo nuk është gjë tjetër veçse tallje me demokratët dhe qytetarët.
Pse kjo kokëfortësi?!
Përse nuk largohet nga drejtimi i PD-së si humbës për ti hapur rrugën zgjedhjeve të reja ne parti?
Sjelljet dhe veprimet politike, akuzat pa bazë dhe shumë herë anti shqiptare të Berishës, e kanë kthyer PD-në në një azil. Kokëfortësia e tij, egot e sëmura të tij, apo misioni i tij që po mbaron, nuk e lejojnë PD-në të ecë përpara.
Azili politik në PD, tashmë është fakt, sepse
ndikimi për jetë a vdekje i Sali Berishës brënda PD-së, është dominant.
Edhe pse kufomë politike, ai është thjeshtë një hije në politikën shqiptare, por është influencë reale deri në frymën e fundit që e ka fituar me dhunë në PD. Ky është problemi.
Berisha, autoritetin në PD nuk e ka të fituar, por e ka të imponuar. Asnjëheëë nuk e ka merituar atë.
Fakti se Berisha sot ka autoritet absolut në PD, nuk është faji i tij. Është modeli me yes-men dhe memecë që ka ndërtuar për ti bërë fresk gjithë jetën.
Me këtë PD dhe me Berishën nuk ka alternativë për ta rrëzuar modelin e Edi Ramës.
Opozita duhet të bëhet e aftë, e zonja me figura të reja dhe projekte fituese. Ajo duhet të bëhet e përgjegjëshme, e jo të vazhdojë të mbaje Berishën i cili po vazhdon të asgjësoj pak nga pak PD-në, vetëm nga kokëfortësia e tij…

CIA thotë se sulmet amerikane i dhanë një sulm shumëvjeçar programit bërthamor të Iranit

0

Shkruan Perparim Beqiri

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u tha ligjvënësve amerikanë se sulmet e fundit ushtarake amerikane i dhanë një goditje të madhe programit bërthamor të Iranit duke shkatërruar të vetmin objekt të konvertimit të metaleve në vend, tha një zyrtar amerikan për Associated Press më 29 qershor.

Duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së inteligjencës, zyrtari shpjegoi se Ratcliffe përshkroi rëndësinë e sulmit gjatë një informimi të klasifikuar javën e kaluar, duke e quajtur atë një pengesë të madhe nga e cila Teheranit do t’i duheshin vite për t’u rikuperuar.

Ratcliffe u tha gjithashtu ligjvënësve se pjesa më e madhe e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ka të ngjarë të mbetet e varrosur nën rrënoja në vendet bërthamore të Isfahanit dhe Fordow, dy nga tre objektet kryesore të synuara nga sulmet amerikane.

Ndërsa uraniumi mund të jetë ende i paprekur, zyrtari theksoi se shkatërrimi i objektit të konvertimit të metaleve e ka lënë Iranin pa një komponent thelbësor të nevojshëm për të ndërtuar një armë bërthamore.

“Nuk mund të bësh një armë bërthamore pa një objekt konvertimi”, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio gjatë samitit të NATO-s.

“Nuk mund ta gjejmë as se ku është, ku ndodhej dikur në hartë. Nuk mund ta gjesh as se ku ndodhej dikur sepse e gjithë kjo është thjesht errësuar. Është zhdukur. Është zhdukur”.

Presidenti Donald Trump ka vazhduar ta mbrojë operacionin, i cili erdhi pak para se një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit të hynte në fuqi të martën e kaluar.

“Ishte shkatërrimtare siç askush nuk e ka parë më parë”, tha Trump në një intervistë me Fox News.

“Dhe kjo do të thoshte fundi i ambicieve të tyre bërthamore, të paktën për një periudhë kohore”.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e përsëriti këtë vlerësim, duke deklaruar se vendet ishin “shkatërruar”.

Megjithatë, një raport paraprak nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e SHBA-ve arriti në përfundimin se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme, por nuk i shkatërruan plotësisht objektet Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Rafael Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha në “Face the Nation” të CBS se tre vende të mëdha bërthamore iraniane me “aftësi në aspektin e trajtimit, konvertimit dhe pasurimit të uraniumit janë shkatërruar në një shkallë të rëndësishme”.

Megjithatë, ai paralajmëroi kundër ekzagjerimit të dëmit.

“Disa prej tyre janë ende në këmbë”, tha Grossi, duke shtuar, “nëse dëshirojnë, do të jenë në gjendje ta fillojnë përsëri këtë”.

Ai theksoi se inspektorëve duhet t’u lejohet hyrja për të vlerësuar plotësisht shkallën e shkatërrimit.

“Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe se nuk ka asgjë atje”, tha ai.

Objekti i shkatërruar i konvertimit të metaleve, i vendosur në vendin bërthamor të Isfahanit, kishte luajtur një rol qendror në zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit. Funksioni i objektit – për të shndërruar gazin e uraniumit të pasuruar në metal të dendur – është një hap kritik në prodhimin e bërthamës shpërthyese të një bombe bërthamore.

Ratcliffe e theksoi këtë pikë gjatë seancës së klasifikuar dëgjimore, duke e përshkruar eliminimin e objektit si një fitore strategjike që në mënyrë efektive minon aftësinë e Iranit për të armatosur uraniumin e tij.

Ratcliffe u tha gjithashtu ligjvënësve se sulmi 12-ditor i SHBA-së i dobësoi rëndë sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit.

Sipas zyrtarit amerikan, drejtori i CIA-s shpjegoi se Iranit tani i mungon aftësia për t’u mbrojtur kundër sulmeve ajrore izraelite në të ardhmen, duke e bërë çdo përpjekje për të rindërtuar programin e tij bërthamor shumë të cenueshme.

Samir Mane po shet bizneset në Shqipëri, Spar-in dhe Fashion Group i blejnë sipërmarrës nga Kosova

0

Samir Mane dhe grupi i tij Balfin vijojnë të shesin asetet e rëndësishme në tregun shqiptar. Pas shitjes së rrjetit SPAR për 44 milionë euro te Viva Fresh nga Kosova, tashmë është radhën edhe Fashion Group Albania, një tjetër emër i madh që i kalon një kompanie kosovare.

Lajmi u konfirmua nga Autoriteti i Konkurrencës, ku është depozituar zyrtarisht njoftimi për përfitimin e kontrollit të shoqërisë Fashion Group Albania SHPK nga ALBI HOLDING SHPK, pjesë e Albi Group – një nga grupet më të fuqishme të biznesit në Kosovë, i zotëruar nga familja Humolli.

Fashion Group Albania, që mban ekskluzivitetin për markat si Mango, Aldo, Geox, Prenatal, Parfois, Springfield dhe të tjera, realizoi gjatë vitit të fundit një qarkullim prej 11 milionë eurosh dhe një fitim neto prej 1 milion euro.

Megjithëse çmimi i blerjes nuk është bërë publik, lëvizja shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Balfin për t’u përqendruar në investimet ndërkombëtare – veçanërisht në Austri dhe SHBA – dhe për të shkurtuar praninë në sektorët jo-bazë në Shqipëri.

Dy shitje të mëdha në një kohë kaq të shkurtër tregojnë qartë: Samir Mane po bën kthesë strategjike dhe po i lë “timonin” e disa sektorëve kosovarëve.

Dilema: A më mirë të të rrjepë hajduti im apo hajduti yt!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Retrospektivë.

Kush blen vota për hiç gjë, do vjedhë katër vjet çdo gjë.

Hajdutët që po zihen kush vjedh vota më shumë në oborr të ligjit, i kanë mbyllur sytë SPAK-ut brenda kangjellave të drejtësisë. Bashkitë, kanë lidhur shiritin të zi, para se të vijë e keqja. Nuk e dinë cili hajdut do këpusë qafën e do humbë, e cili do vendosë shiritin e kuq krahë-qafë, për t’u shtrënguar lakun në fyt deleve që këto ditë po kullosin nëpër pemët ku janë varur Babloku me ngjyra dhe Saliu e Iliri bardh e zi.

Tek kolori ushqen ndjesitë Piktori.

Secili hajdut ka telajon, penelin e rimelin e vet. Ka edhe ndjesinë e vet. Saliu e Iliri e ndjejnë veten shumë më mirë bardh e zi.

Por nuk është kjo panorama, o Bablok.

Shitblerja e votës, kjo çmenduri e kërcënimit të stabilitetit, prodhon krye bashkiakë në pamje të parë numra hajdutësh, e në esencë hajdutë që pasuritë tuaja i bëjnë numra bri miliona dollarëve të familjeve kriminale.

Në çdo bashki, prona private, të drejtat dhe liritë, shërbimet komunale e sociale, të gjithë atyre që votojnë me sy mbyllur, duke shitur vullnetin me aq para sa kandidati i bën bakshish tek kamarieri në një tavolinë, u shndërrohen në pronë të Beut bark derr.

Ata që publikisht, pa e shkrepur qerpikun nga frika e ligjit, hapin thasët me para prej ku shpërndajnë zarfe me pak para, si dikur talonët e ushqimeve, i kanë zhubrosur shpresat për një të nesërme ndryshe të djeshmes.

E nesërmja ngjan bosh…

Përveç sigurimit të vazhdimësisë së ritualit përça e sundo, ndaj pak “lëmoshe” e fut marsh tjetër, nuk reflekton asgjë tej kostos më të lartë labirintheve të dilemës; më mirë të më rrjepë hajduti im apo hajduti yt.

Hajdutët këtë bëjnë. Njëherë në katër vjet ndërrojnë marshin indietro, bëhen të afërt, të butë, japin diçka. Ajo diçka e tyre sot, siguron shumëçka nesër. Ka bashki aq të vogla, që lëshojnë para të madhe për një kolltuk krye bashkiaku me një rrogë qesharake. Të mendosh se “Beu” hap kuletën e bën dalje pa problem dy milion dollarë për një rrogë më pak se 40 000 dollarë në katër vjet për zemërgjerësi, çfarë është tjetër, veçse idiotësi?!

Pastaj, ku i mori milionat ky Beu?

Prandaj loja bëhet me disa, me pak, që të ndërtojnë balancat me të tjerët, me shumicën. Asish që kishin bërë “fli” Beun që i shfrytëzoi në ditë të zeza dje, rrinë shohin me indiferencë kërbaçin që do të provojnë në ditë edhe më sterrë nesër.

Karrikedashësit hajdutë, si proces tashmë, ngrejnë monumente ndershmërie para turmave që edhe kur ato rrudhosen e vrerosen, të mos kenë kërkesa për dukshmëri ndryshe, ose më thjeshtë, qetësuese.

Qetësia, edhe pse është përzier në muzikë tallava, nuk mund të prodhojë cilësi. kur dihet si një e një bëjnë dy; kush blen vota për hiç gjë, do vjedhë katër vjet çdo gjë./Pamfleti

E ardhmja e Urës së Ibrit/ BE: Kosova të përmbahet nga ndonjë veprim i njëanshëm

0

Perparim Beqiri

Bashkimi Evropian ka dhënë detaje për testimet në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Në një përgjigje për shtypin në Prishtinë, një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se testimet janë bërë në kuadër të një vlerësimi rutinor dhe për këtë kanë qenë në dijeni edhe autoritetet e Kosovës, të cilat i ka ftuar që të përmbahen nga veprimet e njëanshme.

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar gjithashtu se qëllimi i këtyre vlerësimeve është të garantohet që çdo vendim i ardhshëm për urën e Ibrit të bazohet në të dhëna teknike të sakta dhe objektive, duke shtuar se nuk pritet asnjë ndryshim i status quo-s.

“BE është duke u koordinuar për së afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës. Në ndërkohë ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga ndonjë veprim i njëanshëm, përfshirë edhe ndërtimit të urave bashkangjitëse”, ka shtuar ndër të tjera zëdhënësi evropian për mediat në Prishtinë.

Ndryshe, qeveria në detyrë e Kosovës ka prezantuar një plan për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, duke synuar lehtësimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës.

Pa ty

0

Shkruan Leo Nika

Pa ty

Pa ty ndihem i pavlerë
I humbur si trëndafili pa erë
I braktisur i lënë në vetmi
Si një fyell i lënë pa melodi.

Cep më cep të botës
Unë po të kërkoj
As edhe i vdekur unë s’të harroj
Për ty kam shumë mall
Oh kam shumë mall
Për ty po digjem
Si prushi në mangall.

Ty po të kërkoj gjithë botën anembanë
Për ty fantazoj sikur të kam pranë
Ktheu shpirti im ku je arratisur
Shikoje zemrën time
Sa shumë është mërzitur.

Burrat e Spaçit

0

Shkruan Xhavit Gasa

Burrat e Spaçit

Ato gurët e verdhë në zemër të malit,
janë dëshmitarë të burrave të fortë,
gjakun e zemrës ja dhanë Mersin Vlashit,
të qendiste flamurin prijëtar në revoltë!

Ato gryka dhe shpate në mes maleve,
dëgjuan ushtimën e zërit të burrave të fortë,
me gjokse të gjakosur nga torturat e xhelatëve,
thyen qelitë e hekurta dhe u ngritën në revoltë!

Ato pisha dhe lisa shekullorë në ato bjeshkë,
janë dëshmitarë si qëndruan ata burra të fortë,
para plumbit dhe litarit lanë t’fundit amanet,
ne s’kemi frikë nga vdekja as diktatorët!

POSTIMET E FUNDIT