Kreu Blog Faqe 152

Berisha: PS bleu vota me legalizime e leje ndërtimi

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Partinë Socialiste se ka përdorur shtetin dhe institucionet për të manipuluar zgjedhjet e 11 majit 2025, duke shpërndarë certifikata pronësie dhe leje legalizimi për të blerë vota. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka publikuar disa pamje, të cilat, sipas tij, tregojnë se në zonën e Freskut në Tiranë, janë dhënë certifikata pronësie dhe leje legalizimi pak ditë para fillimit të fushatës elektorale, në këmbim të votës për PS.

“Këtu jemi te Fresku, kriminelët elektoralë po ndajnë aty certifikata pronësie, leje legalizimi. Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale, publikisht”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, përveç zonës së Freskut, në disa qytete të tjera të Shqipërisë janë dhënë gjithsej 6 mijë legalizime, vetëm pak para nisjes së fushatës.

“Ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive”, tha Berisha.

Berisha akuzoi gjithashtu Kryeministrin Edi Rama.

“Tre ditë para, Kryeministri i Shqipërisë nga media kryesore, numër një e SHBA-ve dhe botës u damkos: Rama duro. Tre javë para, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e ministrit të Drejtësisë së SHBA-së, në të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës”.

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

0

Kosova rrezikon të mbetet pas në garën për miliona euro të Bashkimit Evropian, ndërsa fqinjët e saj veçse kanë nisur të përfitojnë.

Bllokada politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kjo paketë prej 6 miliardë eurosh është miratuar në pjesën e fundit të vitit 2023.

Planet kanë qenë që shpërndarja e tyre të niste në fund të vitit të kaluar, por është shtyrë për disa muaj.

Më 21 qershor, Serbia është bërë vendi i fundit – pas Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi – që ka njoftuar se ka pranuar mjetet e para nga BE-ja, në vlerë prej 51.66 milionë eurosh.

Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende Agjendën e kërkuar të Reformave tek autoritetet evropiane.

Në Kosovë, problemi është tjetër: ajo nuk ka Kuvend të konstituuar për të ratifikuar marrëveshjen e nevojshme për përfitimin e fondeve.

Marrëveshjet e tilla kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare, ndaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.

Përkundër dhjetëra përpjekjeve, deputetët nuk kanë arritur deri më 25 qershor të konstituojnë Kuvendin.

Vëzhguesit u sugjerojnë atyre t’i lënë mënjanë grindjet e brendshme, për të përfituar nga një mundësi që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën evropiane të vendit, por edhe në zhvillimin e tij ekonomik.

“Pse është kjo e rëndësishme sot? Sepse, nëse Kosova e ka ‘head start-in’ (hapin e nisjes) më të vonshëm se vendet tjera, kjo i bie që ti do të jesh një hap prapa”, thotë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Nga Plani i Rritjes, që mbulon periudhën nga viti 2024 deri më 2027, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro.

Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Pjesa prej 7% si para-financim, që tashmë u është ndarë katër vendeve ballkanike, për Kosovën i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Këto mjete kanë për qëllim përafrimin e gjashtë ekonomive në fjalë me atë të BE-së – organizatës ku të gjitha synojnë të anëtarësohen.

Megjithatë, ato janë paralajmëruar se nëse, brenda 1-2 vjetësh, nuk i kryejnë reformat e kërkuara – nga zhvillimi i sektorit privat deri te tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi – atëherë shuma e paraparë për to do t’u shpërndahet vendeve të tjera.

A ka afat për ratifikimin e marrëveshjes?

Radio Evropa e Lirë pyeti Bashkimin Evropian se a ka ndonjë afat deri kur Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen përkatëse për të marrë mjetet e para-financimit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Burime brenda Qeverisë në largim të Kosovës i thanë REL-it se një afat të tillë nuk ka.

Ngjashëm pohon edhe Shasha. Sipas tij, para-financimi nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga vonesa në ratifikim, por vonesa në këtë hap të parë mund të sjellë pasoja zinxhirore, duke ndikuar edhe në përmbushjen me kohë të kushteve të vendosura nga BE-ja për vitin 2025 dhe dy vitet pasuese.

Këto kushte përfshijnë përparimin në reforma dhe një dialog konstruktiv me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“E gjithë kjo mund ta vonojë Kosovën në periudhën 2025-2027, si dhe ta vendosë atë në një situatë ku nuk mund t’i shpenzojë mjetet e veta (nga Plani i Rritjes). Fondet që Kosova nuk arrin t’i shpenzojë, do t’u ndahen vendeve tjera”, thotë Shasha, duke u thirrur në dokumentet e BE-së për Planin e Rritjes.

Ai shton se këto vonesa dërgojnë edhe sinjale të gabuara për gatishmërinë e Kosovës për të avancuar drejt BE-së.

“Nuk është mirë për prestigjin ndërkombëtar apo evropian të Kosovës që të sillet, të shihet dhe të perceptohet në këtë formë – si një aktor rajonal në procesin integrues që nuk po arrin të mirëmbajë hapin me vendet e tjera të rajonit”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Efektet ekonomike

Por, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se vonesat në shfrytëzimin e mjeteve nga Plani i Rritjes janë humbje edhe në aspektin ekonomik.

Sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për investime – si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Ai thotë se një pjesë e këtyre investimeve do të mund të adresoheshin përmes fondeve të BE-së.

Çdo vonesë në sigurimin e tyre, thotë Gërxhaliu, është e dëmshme, sidomos në një kohë kur bota përballet me inflacion të lartë dhe kosto gjithnjë në rritje.

“Projektet që sot kushtojnë, ta zëmë 50 milionë (euro), vitin tjetër do të jenë me kosto shumë më të lartë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gërxhaliu kujton se Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së – të vendosura në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit – dhe se pamundësia aktuale për të përfituar nga fondet e BE-së vetëm sa e rëndon më tej këtë situatë.

“Shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të kishte mesazh të qartë për kundërshtarët e shtetit të Kosovës, se ‘Evropa është me ne, ne jemi në rrugën e integrimit dhe pretendojmë dhe mendojmë që një ditë të jemi të barabartë në familjen evropiane’”, thotë Gërxhaliu.

Thirrje për të kapërcyer ngërçin politik, Kosovës i kanë bërë edhe zyrtarë të huaj, përfshirë shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Derisa deputetët e partisë më të madhe, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të partive të tjera mbeten të ngurtë në qëndrime, miliona euro të tjera mbeten po ashtu të bllokuara.

Më 23 qershor, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, shkroi në Facebook se janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.

Edhe për këtë çështje, partia deri më tash në pushtet dhe ato në opozitë shkëmbyen akuza kundër njëra-tjetrës.

Trump i përmendi përsëri Kosovën e Serbinë në Samitin i NATO-s në Hagë: Më telefonoi (Putini) …

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Duke folur për një telefonatë që ka pasë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Trump tha se javët e fundit është marrë edhe me konflikte të tjera, duke përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë.

“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh, më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? I

thashë: jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e di, në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që të premten po vijnë Kongo dhe Ruanda. Ka pasur një luftë të egër atje”, tha Trump.

Donald Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

0

Donald Trump i është përgjigjur raportimeve në lidhje me vlerësimin e rrjedhur të inteligjencës mbi sulmin amerikan ndaj Iranit.

Duke postuar në Truth Social, Trump sulmoi ashpër mediat amerikane dhe raportimin e tyre.

“Lajmet e rreme CNN, së bashku me New York Times që po dështon, janë bashkuar në një përpjekje për të poshtëruar një nga sulmet ushtarake më të suksesshme në histori. Vendet bërthamore në Iran janë shkatërruar plotësisht! Si CNN ashtu edhe CNN po kritikohen nga publiku!”

Administrata e Trump ka vazhduar të kundërshtojë raportin që thotë se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit nuk e eliminuan programin e tij bërthamor.

“Administrata e Trump, gati të udhëheqë”/ Ambasada e SHBA: Duam një NATO më të fortë

0
Administrata Trump është gati të udhëheqë. Ndërsa 32 udhëheqës të NATO angazhohen për zotimin e investimit prej 5% në mbrojtje, ky nuk është thjesht shpenzim:
•Është ndërtim i fuqisë së vërtetë.
•Një bazë industriale më e fortë.
•Ndërveprueshmëri që zgjat për një brez.
Ne duam një NATO më të fortë, më të shpejtë dhe të ndërtuar për të fituar. Duam që të gjithë Aleatët të kenë kapacitete të vërteta. Paqja përmes forcës fillon tani.
🇺🇸 The Trump Administration is ready to lead. As 32 NATO leaders commit to the 5% defense investment pledge, this isn’t just spending:
•It’s building real power.
•A stronger industrial base.
•Interoperability that lasts a generation.
We want a NATO that’s tougher, faster, and built to win. We want all Allies with real capability. Peace through strength starts now.

Shtatë skuadra deri më tani kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës për Klube, tre janë nga Brazili

0

Po shkojmë drejt fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës së Klube, ku sonte zhvillohen dy ndeshje nga ora 21:00 dhe dy të tjera pas mesnate në 03:00.
Deri më tani kualifikimin në 1/8 e finales e kanë siguruar shtatë skuadra, shkruan IndeksOnline.

Flamengo, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Botafogo, Palmeiras dhe Inter Miami tashmë janë në fazën e eliminimit direkt.

Në ditët e fundit do të mësohen edhe nëntë skuadrat e tjera të cilat do të kompletojnë çiftet e 1/8-së së finales.

Tashmë janë mësuar dy përballjet që do të luhen në 1/8 e finales.

Dy skuadrat braziliane Palmeiras dhe Botafogo do të luajnë mes vete, ndërsa Leo Messi me Inter Miamin do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, PSG.

Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

0

Mbi 216 mijë pasaporta bullgare u janë lëshuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministri i Brendshëm bullgar Daniel Mitov, raportoi BGNES.

“Në periudhën nga 1 janari 2007 deri më 17 qershor 2025, u janë lëshuar 216,594 pasaporta qytetarëve bullgarë për të cilët ka informacion për një shtetësi të dytë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Në këtë drejtim, ai theksoi se baza për lëshimin e një pasaporte bullgare lind me fitimin e shtetësisë bullgare nga individët, duke pasur parasysh se sipas Ligjit për Dokumentet Personale të Bullgarisë, një pasaportë u lëshohet vetëm qytetarëve bullgarë.

Dorëzohet zyrtarisht dokumenti: Donald Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen!

0

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, pas ndërmjetësimit të tij në arritjen e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit, një ngjarje që erdhi pas një konflikti 12-ditor.

Nominimi është dorëzuar zyrtarisht nga përfaqësuesi republikan Buddy Carter, i cili në një letër drejtuar Komitetit të Nobelit vlerëson “rolin historik dhe të jashtëzakonshëm” të Trump në arritjen e marrëveshjes së paqes, duke theksuar se veprimet e tij ndihmuan në ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit.

“Presidenti Trump ndërmori veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të parandaluar një luftë të madhe në rajon. Ai u përfshi në një marrëveshje që shumë e konsideronin të pamundur,” – shkruhet në letrën e Carter.

Vetë Trump deklaroi se “Lufta 12-ditore” mbaroi të hënënpas mesante me një armëpushim që hyri në fuqi.

“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e konsideronin të pamundur. Presidenti Trump ndërmori gjithashtu veprime të guximshme dhe vendimtare për të ndaluar ambiciet bërthamore të Iranit dhe për të siguruar që shteti më i madh sponsor i terrorizmit në botë të mbetet i paaftë për të siguruar një armë bërthamore.

Lidershipi i Trump gjatë krizës “shëmbullon pikërisht idealet që Çmimi Nobel për Paqen kërkon të njohë: ndjekjen e paqes, parandalimin e luftës dhe avancimin e harmonisë ndërkombëtare. Në një rajon të pllakosur nga armiqësia historike dhe paqëndrueshmëria politike, një përparim i tillë kërkon si guxim ashtu edhe qartësi.”

A mund të fitojë vërtet Trump Nobelin?

Historikisht, Komiteti i Nobelit ka vlerësuar figura që kanë sjellë marrëveshje paqeje afatgjata ose kanë ndërmjetësuar zgjidhje të qëndrueshme, siç ndodhi me Jimmy Carter në vitin 2002 apo Barack Obama në 2009. Trump është nominuar edhe më parë për këtë çmim, veçanërisht pas marrëveshjeve të Abraham Accords në Lindjen e Mesme, por nuk është përzgjedhur si fitues.

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2025 do të shpallet në tetor, dhe mbetet për t’u parë nëse roli i Trump në këtë konflikt do të konsiderohet i denjë për të marrë vlerësimin më të lartë ndërkombëtar për kontributin në paqe.

POSTIMET E FUNDIT