Kreu Blog Faqe 153

Në Shqipëri rikthehet Tik Tok, Edi Rama e mbylli vetëm për zgjedhjet parlamentare

0

Ngjarja e ndodhur në shkollën “Fan Noli” ku i ndjeri Martin Cani u vra nga bashkëmoshatarët e tij u shfrytëzua mjaft mirë nga Kryeministri Edi Rama për qëllimet e tij politike në vend ku institucionet nën varësinë e Kryeministrit Rama vendosën mbylljen e platformës së lirisë së shprehjes TikTok ku kjo e fundit është mjaft e përdorur nga grupmosha e të rinjve dhe adoleshentëve. Pas deklaratave të stisura nga Kryeministri Rama se TikTok është “rrugaçi i lagjes” erdhi më pas edhe deklarata e prindërve të të ndjerit Martin Cani ku përgënjeshtruan Kryeministrin Rama për përdorimin e të ndjerit Martin Cani të platformës TikTok dhe vetë kompania e përgënjeshtroi kryeministrin duke deklaruar se Martin Cani nuk kishte një llogari në rrjetin social.

Këto ditë pas zgjedhjeve qeveria ka vendosur rikthimin e aksesimit të platformës TikTok në territorin e Shqipërisë dhe ky vendim bie ndesh vetë me deklaratën e Kryeministrit Rama se platforma do të mbyllej për një vit. Kjo nxorri në pah qëllimin real të Kryeministrit Rama ku platforma u mbyll vetëm sa për sy e faqe për të limituar aksesimin e saj gjatë periudhës së fushatës dhe të zgjedhjeve të zhvilluara një muaj më parë në 11 Maj.

Gjatë këtyre muajve platforma u aksesua nëpërmjet aplikacioneve dhe programeve me VPN (Virtual Private Network) nga një përqindje e limituar e qytetarëve.

Po Yuri Kim ç’ka, Saliu është fukara, mbledh Sadaka!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Sali Berisha, i tmerruar nga pozicioni i ri i ambasadores Yuri Kim, si gardiane e korrupsionit për Europën në DASH, del në rrugë dhe vendos ta përdorë shpifjen si metaforë hijeshie për manipulim realiteti.

Nxjerr djallin nga shpirti, e rehaton para mikrofonave të inceneratorëve dhe ndez sirenat e alarmit përmes lajmit, unë Argita dhe Shkëlzeni jemi të varfër, më ka inat kjo…

Ka frikë sanksionet e pronave familjare, ndaj shtiret si varfanjak.

Jo veç Saliu, po të tërë kanë të drejtë të tërbohen, të shpifin, të mbrohen, të kenë frikë nga sekuestrimi i pasurive dhe përballja me drejtësinë që i kanë dhënë formën e tyre.

Këtej ku pasuria vjen me magji dhe korrupsioni jeton në harmoni të pabesueshme me varfërinë, edhe gomari të ngjan kryetar Bashkie, edhe Tigri i Parajsave Fiskale me lepurushin, edhe Ujku i Check-upit me bariun e deleve, edhe SPAK-u me taksidarin e katundit.

Prokurorët dhe gjykatësit, në injorim spektakolar të sjelljeve etike e ligjore, po sillen si zogj në kafaz, në pritje të ushqimit që u lëshojnë në gojë kafshët e egra të korrupsionit.

Gjithë të pasurit bëjnë të varfrin.

I pari që hapi një kuti për Sadaka, është Sali Berisha. Pa kokërr leku në xhep, se ja rrufati Luli me ndihmë të Bablokut, përballoi një fushatë spektakolare në zgjedhjet e fundit, dhe Ilirian Celibashi, ende nuk ka thënë sa para mblodhi e kush ja fali.

Po Celibashi nuk e ka mendjen tek vogëlsirat. Mjaft që certifikoi vrimën e fundit, ku opozita ka shtrënguar rripin.

Pas brezit të kufizuar të opozitës, ngushticave të qiellit të zhveshur moralisht të politikës, të gjithë lënë gjithçka në të kaluarën.

Po, Saliu është, një rrokje e pasurisë.

Asnjë fjalë të plotë ende nuk ka shqiptuar SPAK-u as për non-gratën, as për Ilir Tankun, as për Bablokun dhe as për Erion Inceneratorin. Secili sish është një rrokje e fjalës korrupsion.

Saliu është rrokja e parë që ambasadorja e ka shqiptuar me theks, dhe nënvizuar me bojë të kuqe.

Po përtej sarkazmës, madje edhe tutje paradoksit, e vërteta ngacmon çmendurinë e turrës së rreme, në rresht e me veshët hapur, si do të shkojnë punët në këtë vend të varfër e plot pasanikë?!

Shpalosja e sinqeritetit nga sirtarët e drejtësisë, ngjan mundësi kur flet ambasadorja, por edhe e vështirë kur ende SPAK-u nuk është kalues në hartimin e thjeshtë: Yuri Kim ç’ka, Saliu është fukara, mbledh Sadaka!/Pamfleti

Hiqen kufizimet në Izrael, qytetarët rifillojnë jetën normale

0

Komanda e Frontit të Brendshëm të Izraelit ka njoftuar heqjen e të gjitha kufizimeve në mbarë vendin, duke i lejuar qytetarët të rifillojnë aktivitetin normal.

Duke nisur nga tani e deri të paktën të enjten në mbrëmje, publiku do të mund të organizojë tubime dhe shërbime fetare, të hapë biznese dhe të zhvillojë aktivitete edukative pa kufizime.

Megjithatë, për komunitetet pranë Rripit të Gazës do të vazhdojnë të aplikohen kufizime: tubimet publike do të lejohen vetëm deri në 2,000 persona.

Ndërkohë, Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit bëri të ditur se aeroportet Ben Gurion dhe Haifa kanë rifilluar operacionet e plota.

Si pjesë e kthimit në rutinë, janë hequr të gjitha kufizimet në numrin e fluturimeve hyrëse dhe dalëse, si dhe në numrin e pasagjerëve për fluturim,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Loja anti- Trump e Sali Berishës: 29 nga 50 deputetë të PD-së, janë të Sorosit!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Humbja e Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit është fshehur mjeshtërisht brenda fitores së Edi Ramës. Në të vërtetë, ajo që ndodhi nuk ishte një garë politike, por një montazh i kujdesshëm, prodhim i një laboratori ndërkombëtar me autorësinë e Aleks Sorosit, i cili u kujdes për veshjet e brendshme të Berishës dhe ato të jashtme të Ramës. Ai që nuk kishte më asnjë shans për të fituar mandatin e katërt, por që mbijetoi duke mos bërë asgjë tjetër përveç hajdutërisë dhe skuthit, u shpërblye me një fitore të stilizuar, ndërsa Berisha u katapultua në disfatë me një gënjeshtër në dorë: opozitë anti-Soros.

Të dy u ekspozuan në vitrinën e një pazari të shëmtuar ku fitorja nuk ka të bëjë me votën, por me përzgjedhjen e atyre që hyjnë në listat e kandidatëve. Repartet e këmbësorisë antisorosiane qëndruan jashtë loje, ndërsa njësi të zbulimit kishin mbushur lirisht zonat ku Donald Trump po përpiqej të mbillte helm politik për Aleks Sorosin. Listëpagesat e Sali Berishës ishin hije ekrani në televizionet e Meduzës së Surrelit, sa për të krijuar një ndjesi të rremë pluralizmi. Në të njëjtën kohë, Babloku, sipas porosive të Aleksit, arriti të ngrijë në vend çdo njeri që e shikon në sy, ndërsa dhelpëria me përzgjedhjen e emrave anonimë në listat e PS-së u kthye në grackën ku i ngeli këmba rotacionit të shumëpritur.

Në realitet, nuk ishte më rëndësi kush votonte, por kush përzgjidhej. Me 44 kandidatë në total të lidhur me fondacionin Soros, 27 në listat e mbyllura dhe 17 në të hapurat, manipulimi i madh ndodhi jo më në kutitë e votimit, por në laboratorin e emrave që “duhej të ishin aty”. Ata 83+3 deputetët e shumicës janë rezultat i një dizajni që ngjan me një pazar me nënkontraktim për stabilitet të kontrolluar, ndërsa 29 deputetët e tjerë të opozitës janë tërësisht “gjoja-opozitarë” me kartë anëtarësie në fondacion.

Sot, Sali Berisha shtyn i vetëm një karrocë të mbushur me bajgat politike të Nokës dhe Mediut, dy elefantëve të pangopur të tranzicionit, ndërsa Rama sheh nga Surreli me qetësi absolute dhe me fytyrën e njeriut që nuk bëri asgjë, por i falën gjithçka. Në këtë vend, edhe humbja është e kontrolluar, edhe fitorja është e dizajnuar. Kur lista e deputetëve të PS-së shërbeu si dokument mbrojtës për regjimin, lista e opozitës ishte thjesht reflektim i marrëveshjes së fshehtë për të mos ndryshuar asgjë. As emra, as rregulla, as fytyra.

Aleks Soros, i padukshëm, vazhdon të sillet si i forti i fshatit. Ai nuk ka nevojë të kandidojë, të bëjë fushatë apo të japë intervista. Ai ka njerëzit e tij në listat e të gjitha partive, ndikimin në agjendat diplomatike dhe pronësinë e qendrave të kontrollit mediatik që përsërisin çdo ditë refrenin e qëndrueshmërisë. Në këtë farsë të sofistikuar, demokracia nuk ka më as hije, vetëm kostume. Të dizajnuara nga Aleksi, të veshura nga Edi, të pranuara në heshtje nga gjithë të tjerët. Dhe të paguara, si zakonisht, nga populli. /Pamfleti

Opozita po ia zgjat mandatin qeverisë, Albini mohon marrëveshje të fshehtë

0

Albin Kurti: Opozita po ia zgjat mandatin Qeverisë në detyrë, nuk ka marrëveshje të fshehtë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se ngërçi institucional në vend po zgjatet për shkak të sjelljes së opozitës, e cila sipas tij, po kontribuon në vazhdimin e mandatit të Qeverisë aktuale.

“Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet t’ia shkurtojë mandatin Qeverisë, përveç opozitës së Kosovës që ia zgjat mandatin Qeverisë aktuale”, tha Kurti gjatë një deklarate për media pas vendosjes së gurthemelit për aneksin e depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, më 24 qershor 2025.

Ai hodhi poshtë spekulimet për një marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë dhe opozitës, duke theksuar se një ide e tillë është e pabazuar:

“Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje me opozitën për të qëndruar më gjatë në pushtet, por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë,” tha Kurti.

Sipas tij, sjellja e opozitës në këtë proces nuk ka shpjegim racional dhe po e mban vendin në një gjendje bllokade.

Kurti nënvizoi se është e domosdoshme që partitë parlamentare të marrin pjesë në votimin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Kryesisë, për të hapur rrugë më pas krijimit të qeverisë së re.

“Sa më herët ta konstituojmë Kuvendin, aq më shpejt do të vijmë te qeveria e re. Ne kemi më pak kompetenca si qeveri në detyrë, por njësoj shumë punë,” theksoi Kurti, duke iu referuar nenit 31 të Ligjit për Qeverinë.

Të mërkurën do të zhvillohet përpjekja e 37-të me radhë për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit, pozitë për të cilën LVV-ja ka propozuar Albulena Haxhiun, por pa arritur të sigurojë më shumë se 57 vota, ndërsa opozita nuk e ka përkrahur kandidaturën e saj.

Ambasada Amerikane në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë

0

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 Aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë.

Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.Na ndiqni për më shumë.

BE dhe KiE zhvillojnë dialog për lirinë e medias në Shqipëri, Departamenti i Gazetarisë mbështet debatin: Media e lirë, kusht për demokraci funksionale

0

Është zhvilluar këtë të martë takimi i nëntë tematik në kuadër të projektit të përbashkët te BE-se dhe Këshillit të Europës “Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur”, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës.

Synimi i takimit ishte krijimi i një hapësire dialogu mbi përqendrimin e medias dhe ndikimin e tij në pluralizëm, rëndësinë e garantimit të pavarësisë editoriale, si dhe nevojën për një qasje më të rregulluar e transparente ndaj reklamimit.

“Vlerësoj shumë praninë e mediave, pjesa më e madhe e tyre janë këtu, me ekspertë përfaqësues që njohin kompleksitetin e temës, një çështje që është kaq delikate, e përmendur dhe e diskutuar, qoftë për publikun, por edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare. Përpiqemi ta trajtojmë me maturi” – u shpreh Mark Marku.

Në qendër të diskutimit ishte paraqitja e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator mbi pronësinë dhe reklamimin në media, bazuar në standardet evropiane dhe praktikat më të mira.

“Janë këto indeksime që kanë mundësuar në këto 30 vjet një pluralizëm të mediave në Shqipëri. Këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse ka një tendencë të vazhdueshme për t’i sulmuar në mënyrë të ashpër pikërisht ata që kanë guxuar të investojnë në tregun e mediave, që është një treg i vogël më shumë vështirësi nga pikëpamja ekonomike” – shtoi më tej Marku.

E ftuar ishte edhe Deirdre KEVIN, Konsulente për Tregjet dhe Rregullimin e Medias në Commsol, eksperte e Këshillit të Europës.

“Promovimi i Lirisë së Shprehjes në Shqipëri përmes Dialogut të Hapur” është një ndërhyrje që synon të nxisë dialog gjithëpërfshirës midis qeverisë, medias dhe aktorëve të shoqërisë civile në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për aderimin në BE, për një mjedis të përmirësuar të medias në linjë me standardet europiane” – tha ekspertja.

Pse Edi Rama nuk e padit Fox News për ‘Ramaduron’?

0

Shkruan Bledian Koka

Në 25 Qershor 2019, Edi Rama nisi betejën ligjore në Gjermani ndaj gazetarit të revistës Bild, Piter Tiede për cënim të imazhit pas publikimeve të përgjimeve të prokurorisë të dosjes së famshme “184”. Në këto përgjime Edi Rama dëgjohej duke folur me drejtues të policisë lokale të Dibrës dhe përfaqësues të lartë politik të PS-së, përgjime të cilat në thelb tregonin makinerinë shtetërore për të tjetërsuar vullnetin e votuesve të Dibrës në zgjedhjet e pjesshme lokale “Post-Shukri”! Sot 6 vite më pas Edi Rama është në të njëjtën situatë. Madje akoma më shumë, media prestigjoze amerikane (shumë e afërt me administratën Trump) publikoi një analizë të ambasadorit Agim Nesho me titull “Njihuni me Ramaduro: Armiku i Trumpizmit, autokrati euro-progresiv i trajnuar nga Soros”.

Në një vend ku kryeministri të padit për një postim, një aludim apo edhe një emoji, lind pyetja legjitime: Si është e mundur që Edi Rama nuk e padit ambasadorin Agim Nesho apo Fox News, një prej mediave më të mëdha amerikane, që e krahasoi atë me Nicolás Maduron? Jo vetëm kaq, artikulli i publikuar në FoxNews me firëm të ambasadorit Nesho e pagëzoi zyrtarisght Edi Ramën“Ramaduro”, një përzierje midis një piktori post-modern dhe një autokrati të Amerikës Latine.

Artikulli që ka bërë xhiron e opinionit konservator në SHBA, me firmën e ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, thotë hapur se Rama është një “autokrat progresiv i Sorosit”, “armik i Trumpizmit” dhe simbol i një demokracie të deformuar.

Dhe Rama? As edhe një status, as një ironi, as një paditje.

E vërteta ëstë që në SHBA, drejtësia nuk është “projekt i qeverisë”, drejtësia atje nuk funksionon si në Tiranë. Nuk ke gjykatë që të ngre moralin me “vendim të formës së prerë”. Atje, edhe nëse padit Fox News, e para gjë që të thotë gjykatësi është: “Zoti Rama, opinionet politike nuk janë shpifje. A jeni të sigurt që doni të vazhdoni këtë proces?”.

Që artikulli i Agim Neshos me vulën e fortë të Fox News ishte gjëja e fundit që i duhej Edi Ramës në SHBA, kjo ësht pak po e sigurtë. Shikoni sesi në vend të reagimin personal, Edi Rama i ka turrur Ambasadorit Nesho të gjithë enturazhin e tij mediatik nga portali online i Top Channel e deri tek Gazeta Tema! Në një lëvizje të sforcuar editorial, Top Channel publikoi në portalin e vet një artikull me titull “Kur Opinioni maskohet si lajm: Rasti i Agim Neshos në Fox News që nuk përfaqëson pozicionin e medias amerikane, por qëndrimet politike të një militanti të opozitës”. Çuditërisht ky “sforcim editorial” i Top Channel kundër artikulli të ambasadorit Agim Nesho në Fox News erdhi pak ditë pasi pronarët e Top Channel u “bekuan” nga Edi Rama më privilegjet e “investitorit strategjik” që u mundoëson atyre ndërtimin e një kulle në zemër të kodrave të liqenit. Cilësimi i Agim Neshos në këtë artikull si “militant politik” i opozitës nuk është një ofezë për të, por thjeshtë tregues i frustrimit të fortë të Edi Ramës për ato pak zëra të ndershëm të këtij vendin të cilët ai nuk ka aq para sa ti blejë!

Paditja nuk vlen në një vend si Amerika ku fjala është më e lirë se flamuri, dhe gjykata nuk ka një buton ‘mute’ për të vërtetën. Prandaj, heshtja e Ramës nuk është thjesht taktikë. Është pranim. Një goditje mu në zemër të fuqisë së tij të vërtetë që është propaganda. Propagandë të cilën në Shqipëri e blen, por si duket në SHBA nuk e shet dot! Sulmi i orkestruar nga Edi Rama për ta diskretituar shkrimin e Ambasadorit Nesho në Fox News si një “opinion personal”, është pikërisht konfirmimi se publikimi në SHBA ishte një goditje që “Ramaduro” i Shqipërisë nuk e priste. Edi Rama e di mirë se artikulli i Ambasador Nesho është një memo e cila ka përfunduar në çdo tryezë konservatore të vendimarjes aktuale në SHBA! Dhe sigurisht që ai nuk ka ndërmend të bëjë padi ndaj Agim Neshos, e aq më pak ndaj Fox News. Për momentin shqetësimi i tij vetëm duket se është ekzekutimi i artikullit të Ambasadorit në Shqipëri, përmes “vrasëseve publike” të tij me pagesë.

Frikë nga SPAK? Bëri miliardat këtu, oligarku Samir Mane po tërhiqet gradualisht nga Shqipëria

0

Pas shitjes së rrjetit të supermarketeve SPAR te kosovarët e Viva Fresh për 44 milionë euro, grupi Balfin i Samir Manes ka finalizuar edhe një tjetër transaksion të rëndësishëm largimi nga Shqipëria. Këtë herë bëhet fjalë për kompaninë Fashion Group Albania, e cila i është shitur kompanisë Albi Holding, pjesë e grupit të fuqishëm kosovar Albi Group.

Lajmin e konfirmoi zyrtarisht Autoriteti i Konkurrencës, sipas të cilit është depozituar njoftimi paraprak për përfitimin e kontrollit të Fashion Group Albania SHPK nga shoqëria ALBI HOLDING SHPK sipas kapitali.al.

Fashion Group Albania ka mbajtur ekskluzivitetin e disa prej markave më të njohura ndërkombëtare të veshjeve dhe aksesorëve në tregun shqiptar, përfshirë Prenatal, Springfield, Geox, Aldo, Women’Secret, Okaidi, Mango, Parfois, Carpisa dhe Cortefiel. Në vitin e fundit financiar, kjo kompani raportoi një qarkullim vjetor prej 11 milionë eurosh dhe fitim neto prej 1 milion euro, me 154 të punësuar aktivë. Vlera e aktiveve arrin në 5.5 milionë euro, ndërsa detyrimet në 3.3 milionë euro.

Edhe pse shuma e këtij transaksioni nuk është bërë ende publike, fakti që Balfin po shitet për të dytën herë radhazi brenda një periudhe të shkurtër ka hapur diskutime mbi strategjinë e re të grupit të Manes. Ky divestimi i vazhdueshëm nga segmentet e shitjes me pakicë në Shqipëri ushqen spekulimet se Samir Mane, i cili u bë miliarderi i parë shqiptar pikërisht falë biznesit të zhvilluar këtu, po zhvendos gradualisht kapitalet dhe interesat e tij jashtë vendit.

Vitet e fundit, Balfin ka zgjeruar dukshëm investimet në Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar për herë të parë një profil ndërkombëtar të dukshëm, krahas aktiviteteve tradicionale në rajon. Tërheqja graduale nga Shqipëria mund të lexojë si një sinjal paraprak që Mane po diversifikon rrezikun ekonomik, në një kohë kur klima e biznesit në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të shumta strukturore, pasigurira ligjore dhe perceptime për risk politik.

A është ky fillimi i largimit të ngadaltë të një prej figurave më të suksesshme të biznesit shqiptar nga vendi që e bëri miliarder? Apo Samir Mane thjesht po e riorienton strategjinë drejt tregjeve më të mëdha e më të qëndrueshme? Përgjigja mbetet e hapur, ndërsa lëvizjet e fundit e konfirmojnë një kurs të ri të grupit Balfin.

POSTIMET E FUNDIT