Kreu Blog Faqe 155

Koncert i përbashkët Shkollës së muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë dhe Shkollës Artistike “Prenk Jakova” Shkodër në nder të 26-vjetorit të Çlirimit të Gjakovës

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Më datë 13. Qershor. 2025, u zhvillua një koncert i përbashkët mes Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” Gjakovë dhe Shkollës Artistike “Prenk Jakova” Shkodër, ku muzika bashkoi traditën, talentin dhe respektin për historinë tonë të përbashkët. Koncerti u zhvillua në vigjilje të kësaj date të rëndësishme, 26-vjetorit të Çlirimit të Gjakovës. Ky bashkëpunim filloi në muajin Maj 2025 në sallën ‘Prenk Jakova’ të shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ Shkodër, me koncertin koral të shkollës “Prenkë Jakova” Gjakovë.
Në koncertin e datës 13. Qershor. 2025 në Gjakovë u paraqiten: Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës”Prenk Jakova”, Gjakovë, nën dirigjimin e Kastriot Sada, korepetitor Gent Kumnova, dhe Orkestra e Harqeve të Shkolla Artistike Prenkë Jakova në dirigjimin e Anton Kaftalli dhe Admir Lekaj. Koncerti në Gjakovë prezantoi vlera shumë të mira artistike, tradicionale dhe kombëtare.


Nxënësit e të dy shkollave prezantuan talentin e tyre në fushën e muzikës, në të kënduar dhe luajtur në instrumente. Në një gjest i veçantë dhe i paharrueshëm, ishte kur drejtori i Shkollës Artistike “Prenkë Jakova” Shkodër z. Anton Kaftalli i dhuroi shkollës “Prenkë Jakova” Gjakovë, dorëshkrimin origjinal të veprës “Kanga e Brigadës XVII” nga mjeshtri Prenkë Jakova.

Kjo ishte një dhuratë shumë e çmueshme që i është bërë ndonjëherë shkollës”Prenkë Jakova” Gjakovë. Dorëshkrimet origjinale të kompozitorëve të njohur botëror dhe kombëtar marrin vlera të mëdha kulturore dhe historike, për një shkollë ose institucion që mban emrin e kompozitorit, siç është “Prenk Jakova”.


Drejtuesit nga Gjakova dhe mësuesit e shkollës ”Prenk Jakova” falënderuan nga zemra kolegët nga Shkodra për këtë vlerësim dhe për bashkëpunimin frymëzues. Të gjithë sëbashku duhet të vazhdojmë ta ruajmë e ta kultivojmë trashëgiminë tonë muzikore me përkushtim dhe dashuri, në këtë koncert emocionues që na kujtoi fuqinë e artit në ditë festash. Muzika ka ndikim të madh për të krijuar emocione të veçanta që ngelen në mendjen e gjithësejcilit në ditë të rëndësishme, për një qytet ose komb.

Orkestra e harqeve e Shkollës artistike “Prenk Jakova” në drejtimin e Admir Lekaj dhe Anton Kaftalli dhe kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, nën dirigjimin e Kastriot Sada, korepetitor Gent Kumnova prezantuan në këtë koncert disa pjesë që u luajtën dhe u kënduan me nivel shumë të mirë artistik nga artsitët e shkollave përkatëse.

Në program ishin përzgjedhura kompozitorë të huaj dhe kompozitor të njohur nga Kosova dhe Shqipëria. Pjesët ishin përzgjedhur me shumë shije dhe të mendura shumë mirë për aftësitë interpretuese të nxënësve artistë nga Shkodra dhe Gjakova edhe në planin emocional dhe edukues.


Kori i Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës”Prenk Jakova këndoi me shumë pasion dhe nivel shumë të mirë vokal pjesët: 1.“Les miserable”-arranxhuar nga Ed Lojeski. 2.”N’mjedis ballit”- Esat Rizvanolli. 3.”Pranvera filloi me ardhë” Tonin Harapi (soliste: Bademe Krasniqi) 4.“Une biri yt Kosovë” – Feim Ibrahimi, arranxhuar nga Hajrullah Syla. (soliste: Bademe Krasniqi). 5.Himni i Lec Kurtit, 6.“Baresha”, R.Mulliqi/arranxhuar nga Selami Kolonja dhe u drejtuan nga Dirigjenti Kastriot Sada dhe Korepetitor Gent Kumnova. Pjesa “Les miserable” dhe pjesët e autorëve nga Kosova dhe Shqipëria si, Harapi, Ibrahimi, Lec Kurti, Rexho Mulliqi prezantuan vlerat më të mira të muzikës shqiptare. Muzika shqiptare është shumë e bukur, por duhet luajtur më shumë jo vetëm aty ku ka shqipfolës por edhe në Ballkan dhe Europë.


Programi i orkestrës së harqeve të shkollës “Prenk Jakova” Shkodër dhe nxënësve solistë, ishte përzgjedhur me shumë profesionalizëm dhe dashuri nga drejtuesit Kaftalli dhe Lekaj.
Në këtë koncert u luajtën: 1.Prenk Jakova: ‘Suitë nga opera Mrika’, punuar nga Gjon Simoni. 2. Jozef Hayden: Allegreto Koha e II-të luajtur nga orkestra e harqeve. 3. Albert Paparisto: ‘Këngë e lashtë’, solist në klarinetë Esred Unaza, shoqëruar nga ansambli i harqeve. 4. Maria Luisa-Julius Sagreras, luajtur në kitarrë nga Mariana Demaj, nën shoqërimin e ansmbalit të harqeve. 5. Eugen Doga: ‘Gramafon Waltz’, luajtur nga ansambli i harqeve. 6. George Gerzhwin-‘Summer time’, luajtur në Trombon nga Emanuel Ndoci dhe ansamboli i harqeve. 7. Tonin Harapi: ‘Vallja e xhuxhave’ luajtur në piano nga Ben Dreshaj dhe orkestra e harqeve. 8. Cesk Zadeja: ‘ E ju male’, kënduar nga Gabriel Rraposhi dhe orkestra e harqeve. 9. Antonio Vivaldi: ‘Dimri’ luajtur në violin shumë bukur nga Elena Babani dhe orkestra e harqeve.

Instrumentët Orff në shkollën “Prenk Jakova” Gjakovë.

Mbas koncertit dhe pritjes shumë miqësore në Gjakovë, viztuam shkollën “Prenk Jakova” Gjakovë. Krahas të mësuarit të instrumentëve tradicional, si violinë, piano, instrumenta fryme e perkusion, në këtë shkollë artistike, fëmijët ushtroheshin edhe në isntrumentët Orff. Instrumentet Orff janë një koleksion instrumentesh perkusioni të akorduara dhe të paakorduara që përdoren zakonisht në edukimin muzikor, veçanërisht brenda qasjes ‘Orff Schulëerk’. Këto instrumente karakterizohen nga aksesueshmëria dhe përshtatshmëria e tyre për të gjitha moshat dhe aftësitë, duke nxitur eksplorimin dhe kreativitetin muzikor.


Këta instrumentë i ndihmojnë shumë fëmijët fillestarë në mësimin e muzikës dhe lëndëve të përgjithshme dhe ata fëmijë që kanë probleme të caktuara , si memorie kujtesë etj.
Si përfundim duhet faleminderuar kori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” – Gjakovë dhe Orkestra e harqeve të shkollës artistike “Prenk Jakova” – Shkodër, që sollën muzikën si dhuratë për Ditën e Çlirimit në qytetin e Gjakovës.
Nën drejtimin shumë të mirë të Anton Kaftalli, Admir Lekaj dhe Kastriot Sada, ky koncert besoj se do të mbetet në zemrat dhe mendjet e publikut nga Gjakova.
Kam një propozim që ky koncert i përbashkët të zhvillohet në qytete të tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe qytete të Ballkanit.
Po e mbylli artikullin me një thënie të John Denver: “Muzika i bashkon njerëzit. Na lejon të përjetojmë të njëjtat emocione. Njerëzit kudo janë të njëjtë në zemër dhe shpirt.”

Akademia politike e PS: Lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, leksione dhe nga Rama

0

Nga datat 20 qershor deri më 20 korrik në selinë e Partisë Socialiste do të mbahet akademia politike, ku veteranët e PS do të japin leksione ndaj ligjvënësve të rinj të zgjedhur nga kjo forcë politike në 11 maj.

Akademia politike do të jetë e ndarë me 5 module të ndryshme që përfaqësojnë lëndët që do të mësojnë deputetët e rinj.

Në mësimdhënie, krahas deputetëve me eksperiencë në PS, do të jetë edhe vetë kryeministri Rama.

Lënda që do të japë kryeministri ka të bëjë me rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.

Modulet që do të ndjekin depuetetët e rinj:

Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e Përfaqësimit
Lektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko Peleshi
Ky modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.
Moduli 2 – Funksionimi i Parlamentit
Lektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu
Njohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare
Lektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka
Fokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.
Moduli 4 – Komunikimi Politik
Lektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi
Trajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.
Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030
Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushi
Diskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.
Sipas partisw Socialiste kjo akademi synon të përgatisë një brez të ri deputetësh që jo vetëm kuptojnë rolin e tyre institucional, por janë të aftë të kontribuojnë me përkushtim në implementimin e vizionit të PS për vitet në vijim, sidomos drejt vitit 2030.

Elisa Spiropali ultimatum Iranit: Ndal aktivitetet bërthamore!

0

Nga samiti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka qënë e ashpër me Iranin, duke i bere thirrje që të ndalë aktivitetin e tij bërthamor dhe sulmet ndaj Izraelit.

“Në solidaritet me Ukrainë përfshirë sanksionet, ndihmë ushtarake dhe përfshirjen humanitare. Sikur bota nuk kishte parë mjaftueshëm trazira gjatë viteve të fundit, përshkallëzimi ushtarak së fundmi midis Iranit dhe Izraelit vetëm e rëndon më shumë një botë të trazuar në rregulla, që tashmë është nën trysni të madhe, Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit dhe i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike, të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Spiropali.

Ndër të tjera, ajo u ndal te siguria në Ballkan duke theksuar se jemi të rrezikuar nga ndikime keqdashëse dhe tentativa për të bllokuar aspiratën europiane të vendeve të rajonit tonë.

“Një botë që po del jashtë kontrollit kërkon që ne të jemi shumë vigjilentë në të gjitha frontet, përfshirë rajonin tonë. Në Ballkanin Perëndimor ndikimet keqdashëse vazhdojnë përpjekjet e tyre për të destabilizuar institucionet demokratike, të nxisin ndasitë dhe të minojnë aspiratat euroatlantike. Shqipëria beson fort se siguria e BP është e pandarë nga siguria e Europës dhe e gjithë hapësirë më të gjerë të NATO-s. I bëjmë thirrje aleatëve të kenë një angazhim të fuqishëm politik dhe ushtarak në rajonin tonë”, deklaroi Spiropali.

Jam vëllai i Plarent Ndrecës që punon në ministri, më jep 4 mln lekë për të punësuar djalin inspektor mjedisi

0

Një dosje hetimore që mban Nr.586 e rregjistruar në SPAK ka pasur si subjekt gjykimi shtetasin Dritan Lleshi alias Dritan Ndreca, i cili është djali i xhaxhit të zyrtarit të PS, Plarent Ndreca.

Dritan Ndreca me origjinë nga Puka por banues në fshatin Ngurëz të Vogël në Lushnjë, është marë i pandehur dhe rrezikon dënimin me 8 muaj burgim, pasi akuzohet nga SPAK, për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”.

Sipas hetimit ka rezultuar se Dritan Ndreca, i ka premtuar një banori të zonës i quajtur, Arjan Ndoni, se kundrejt 4 milion lekë të vjetra do i fuste në punë djalin e tij, Eljo Ndoni, si inspektor mjedisi në qytetin e Fierit.

I pandehuri Ndreca, i ka premtuar Arjan Ndonit se emërimin e të birit në punë, do e realizonte përmes vëllait të tij, Plarent Ndreca, i cili gjatë vitit 2020 punonte si Sektretar i Përgjithsëm pranë Ministrisë së Brendshme.

Në vazhdim të dëshmisë së Arjan Ndonit, ai ka treguar se i kishte besuar Dritan Lleshit alias Ndrecës, që do i punësonte të birin në administratën publike, pa aplikuar apo pa iu nënshtruar një konkursi.

Më tej Arjan Ndoni ka treguar se Dritan Lleshi ia ka dhënë të gjithë dokumentet e shkollës së të birit dhe e ka bërë ai aplikimin në Tiranë.

Por veç dokumentave, si fillim Ndreca, i ka kërkuar një shumë prej 2 milion lekë të vjetra në formë kapari,të cilën Arjan Ndoni ja ka dorëzuar.

Plani ishte që punësimi të bëhej në Qershor, por pasi kaloi ky muaj, Dritan Ndreca, i ka thënë për në shtator.

Arjan Ndoni e ka parë që ishte mashtrim, dhe ka filluar t’i kërkojë vlerën 2 milion lekë të vjetra të dhënë në formë kapari, por Dritan Ndreca i ka thënë se do e bënte punësimin në muajin Nëntor.

Edhe në muajin Nëntor, nuk është realizuar punësimi, ndaj Arjan Ndoni, i është drejtuar me një kallëzim penal policisë së Fierit, duke akuzuar Dritan Lleshin alias Ndreca për “Mashtrim” dhe “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Çështja përfundoi në prokurorinë e Posaçme SPAK, ku pas hetimeve të kryera Dritan Lleshi u mor i pandehur dhe tashmë rrezikon një dënim prej 8 muaj burgim.

Rusia “njeh” Kosovën, Putini pranon vendimin e gjykatës së OKB

0

Rusia pranon indirekt pavarësinë e Kosovës. Ose thënë më saktë, presidenti Vladimir Putin, njeh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ligjëroi pavarësinë, vetëm për të justifikuar aneksimin e Donjeckut dhe Luhanskut nga Ukraina, si dhe për të sulmuar perëndimin.

Gjatë një bisede me gazetarë ndërkombëtar në Kremlin, lideri rus tenton të ndryshojë narrativën se ishte ai që nisi luftën, duke përmendur të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së për të drejtën e popujve për vetëvendosje.

“A ishte kjo pjesë e vendit e detyruar të kërkonte leje nga autoritetet qendrore, nga Kievi, apo jo? Jo. Ekziston një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit ky ishte një precedent i krijuar nga Kosova. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi shprehimisht: nëse një pjesë e vendit merr një vendim për t’u shkëputur, nuk është e detyruar të kërkojë pëlqimin e autoriteteve qendrore për këtë çështje. Kaq”, tha Putin.

Madje shkon deri aty sa luan viktimën duke thënë se për 8 vite nuk e njohu pavarësinë e Donbasit, sepse sipas tij, kërkonte një marrëveshje me Ukrainën. Në fund pretendon se u detyrua ta pranonte pavarësinë dhe t’i dërgonte rajonit ushtrinë në ndihmë. Por sërish heq paralele me rastin e Kosovës.

Ushtria izraelite godet dhjetëra objektiva në Iran gjatë natës

0

Ushtria izraelite deklaroi se të premten se goditi dhjetëra objektiva ushtarake në Iran gjatë natës, duke përfshirë vendet e prodhimit të raketave dhe një strukturë kërkimore bërthamore në kryeqytetin Teheran.

“Disa vende industriale të prodhimit të raketave në zonën e Teheranit në Iran u sulmuan”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke shtuar se kishin goditur vendet e prodhimit të komponentëve të raketave dhe motorëve të raketave.

“Këto vende u ndërtuan gjatë viteve dhe ishin qendra industriale e gravitetit të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes”, pretendoi ajo, shkruan CNN.

Mbi 60 avionë luftarakë të Forcave Ajrore ishin të përfshirë në sulm, tha IDF.

Midis objektivave të goditura ishte selia e programit SPND të Iranit, një agjenci kërkimore dhe zhvillimi në mbrojtje që SHBA-të e quajnë pasardhëse të drejtpërdrejtë të programit bërthamor të Iranit para vitit 2004, sipas IDF-së.

Ushtria izraelite tha gjithashtu javën e kaluar se kishte në shënjestër objektin

Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë se Trump

0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli “nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë se Donald Trump”, duke shprehur vlerësim të thellë për vendimet e ish-presidentit amerikan.

Kur u pyet për përfshirjen e mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, Netanyahu u përgjigj: “Kjo varet nga Donald Trump. Ai i di rregullat e lojës.”
Udhëheqësi izraelit pranoi gjithashtu koston personale të luftës, duke zbuluar se djali i tij e kishte shtyrë dasmën për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Duke komentuar mbi Iranin, Netanyahu deklaroi se “rënia e regjimit iranian” varet nga vetë populli iranian, por theksoi se Izraeli po “krijon kushte për t’i ndihmuar ata ta arrijnë këtë”.

SPAK paraqet dokumentin: Vilma Nushi, person nën hetim

0

Përfundon seanca për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit. Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare. Këtë të enjte SPAK paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin check up-it, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh.

GJKKO u vendos në lëvizje pas padisë për shpifje të biznesmenes Vilma Nushi, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me deklaratat që kjo e fundit ka bërë në komisionin hetimor paralamentar në adresë të saj. Vokshi tha se fakti që SPAK ka regjistruar procedimin penal, tregon se me çfarë ka denoncuar ka patur të drejtë ndërsa shtoi se Nushi nuk u paraqit në komision. Lidhur me procedimin e 2020 për check up-in, Vokshi tha se pjesë kallëzimit ka qenë edhe Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj, por në dokumentin e paraqitur sot nga prokurori Elvin Gokaj, përmendet vetëm emri i Vilma Nushit si person nën hetim, pasi ishte objekt i kërkesës për gjyqin e shpifjes.

Nushi nuk pranoi pajtim me Vokshin dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës së posaçme lidhur me këtë rast. Padia për shpifje, erdhi pasi Vokshi gjatë kryesimit të komisionit parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, akuzonte Nushin se kishte përfituar nga fondet shtetërore pa kryer asnjë shërbim me kompanitë e saj.

SPAK po hanë kokat e njëri-tjetrit/ Altin Dumani i heq “spaletat” Arben Krajës E shkarkon si drejtor…

0

Ajo që nuk pritej në këto ditë të nxehta qershori, në fakt ka ndodhur duke u dëgjuar si një rrufe në qiell të hapur, brenda mureve të strukturës së posaçme SPAK.

Dy njerëzit me influencën më të madhe në këtë prokurori, Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë pasur një konflikt mes tyre duke çuar në përplasje të menjëhershme ndaj njëri-tjetrit.

E për pasojë, kjo situatë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të titullarit të institucionit, Altin Dumanit, i cili ditën e sotme, ka vendosur të shkarkojë nga posti i Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë, Arben Krajën.

Ende të paqarta mbeten arsyet e kësaj krisje mes dy drejtuesve, por tashmë një gjë e tillë ka ndodhur dhe Arben Kraja, nga sot nuk është në nivel drejtues në SPAK.

“…një arsye e madhe ka ndodhur, të cilën e dine vetëm ata të dy, që solli këtë situatë të papritur…”-tha një burim pranë SPAK.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se po ditën e sotme me firmën e kreut të SPAK, Dumani ka emëruar në vend të Arben Krajës, prokuroren Dorina Bejko.

Bejko fillimisht hyri në SPAK si prokurore e komanduar nga prokuroria e Pogradecit, e pas komandimit 4 mujor, KLP-ja e emëroi definitisht si pjesë të organikës së SPAK.

Nga sot e në vijim Bejko do mbajë postin e Drejtorit të Marëdhënies me Jashtë në SPAK, ndërsa mësohet se paralelisht me këtë detyrë do përfaqësojë dhe akuzën në dosjet e saj që ka çuar për gjykim.

Heqja e menjëhershme e “spaletave” të drejtorit, ka bërë që Dumani të çojë Arben Krajën, si prokuror të thjeshtë në sektorin e krimit-ekonomik në SPAK.

Nga sot, Kraja, do vijojë punën si prokuror i thjeshtë në këtë sektor, ndërsa u fut menjëherë në listë për të marë çështje të reja përmes shortit elekronik.

Kjo vendimarje nuk e përjashton Krajën nga komisioni për përzgjedhjen e titullarit të BKH-së, ku ai është së bashku me Altin Dumanin dhe Behar Dibrën. Pasi ligji parashikon se anëtarët e këtij komisioni duhet të jenë 3 prokurorët më të vjetër.

Një përplasje e tillë ishte e pa parashikueshme në këtë kohë, për shkak se Dumani dhe Kraja, ishin dy prokurorët më me influencë në këtë strukturë.

Aq më tepër që konflikti nga erdhi më pas ulja në detyrë e Krajës, vjen në një kohë kur SPAK, ka hyrë në ethet e zgjedhjes së kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por njëherësh “sheri” ndodhi, kur vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, është në metrat e fundit të finishit të mandatit të tij si Drejtues i Strukturës së Posaçme SPAK. Pasi në datën 19 dhjetor 2025, Altin Dumanit, i përfundon periudha 3 vjeçare e drejtimit të SPAK dhe një staturë e re prokurori do ti duhet t’ia zerë vendin.

Prej dy vite e gjysmë, Arben Kraja, drejtonte Zyrën e Marëdhënies me Jashmë në SPAK, duke mbajtur kontakte të drejtëpërdrejta me zyrat analoge në shumë vende të botës, përfshirë Zyrën e Esktradimeve në Dubai dhe “Eurojust”, prej nga vijnë kodet e përdoruesve të aplikacionit “Sky”, me të cilin SPAK ka organizuar disa operacione kundër krimit të organizuar.
Kohët e fundit Kraja, u pa në publik përkrah Altin Dumanit dhe homologëve italianë e Finlandezë, gjatë dy daljeve konferenciale në media.

Atë të arrestimit të anëtarëve të grupit “Troplini” në Durrës dhe një grupi tjetër Shqiptarësh, që kishin bërë trafik droge nga Spanja dhe Hollanda deri në Finlandë.

Por tashmë emri i tij në zinxhirin drejtues të SPAK, është retushuar, duke e lënë si prokuror të thjeshtë. Prokurori Arben Kraja, është Drejtuesi i Parë i SPAK, që mori detyrën 3 vjeçare qysh në dhjetor 2019 deri në dhjetor të vitit 2022.

Kraja ka një meritë të padiskutueshme në organizimin dhe funksionimin e institucionit të SPAK, pasi fillimisht ky organ hetimor ka nisur punën me 8 prokurorë dhe me një administratë që thuajse nuk ekzistonte.

Në 3 vitet e drejtimit të SPAK nga Arben Kraja, u desh një formatim i plotë dhe transformim i ambjenteve të brendshme, ku aktualisht SPAK dhe BKH-ja ushtrojnë detyrat funksionale të tyre.

I sulmuar shpesh herë nga subjektet politike për shkak të kaluarës së tij me hetuesinë e komunizmit, Kraja mundi të mbarojë mandatin 3 vjeçar si Drejtues i SPAK në dhjetor të vitit 2022.

Me ardhjen në krye të SPAK të Altin Dumanit, ky i fundit në Janar 2023 vendosi të largojë Ened Nakuqin nga Zyra e Marëdhënieve me Jashtë dhe në vend të tij, të vendosi si Drejtor, Arben Krajën.

Por tashmë pas 2 vite e gjysëm, për shkak të konfliktit të lindur me Altin Dumani, ish-drejtuesi i parë i këtij institucioni është ulur në detyrë, duke u larguar nga kjo drejtori.

Ende mbeten të paqarta arsyet e vërteta të krijimit të kësaj “çarje” mes dy miqësive brenda SPAK, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

POSTIMET E FUNDIT