Kreu Blog Faqe 157

Gjyqtarët që kaluan vetting-un po bëjnë korrupsion masiv

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin për një krizë të thellë besimi në drejtësi. Ai tha se “97-98% e qytetarëve vuajnë ende simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Ai theksoi se, ndonëse SPAK po bën një punë të mirë, nuk mund të mjaftohemi me hetime nga platformat Sky ECC dhe Enco Chat, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë “marrin lekë ditën për diell”.

Karamuço paralajmëroi se kalimi i vetting-ut po keqinterpretohet si një formë imuniteti nga disa funksionarë të korruptuar, të cilët po “kalbin sistemin” dhe po rrënojnë çdo shpresë të qytetarëve te drejtësia.

“Sigurisht që nuk i mohohet puna e mirë SPAK-ut, por ashtu siç e përmendën edhe kolegët vetëm 2-3% e dhënies së drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë përgjigjen për shtetasin, gati 97-98% vuajnë këto simptomat e rënda që nuk i zgjidhi dot reforma në drejtësi.

Kemi nga ata që kanë kaluar ‘vetting-un’ dhe po korruptohen më shumë nga sa janë korruptuar më përpara, sepse mendojnë se kalimi i ‘vetting-ut’ është një imunitet që nuk më hyn më asnjë gjemb në këmbë edhe kjo duhet parë.

Sepse SPAK po shikon vetëm këto Sky ECC dhe Enco Chat, ku del ndonjë gjyqtarë, ndonjë prokuror. Por ke sot gjyqtarë dhe prokurorë që të marrin ‘ditën për diell’ lekë. Këtyre çfarë do u bësh?! Sepse këta po kalbin dhe po humbin besimin e qytetarëve”, tha Karamuço.

Mbi persekutimin ndaj të Krishterëve

0
Shkruan Kostantin Luçi
E ndjej të domosdoshme ta shkruaj këtë. Nuk jam as gazetar, as ndonjë figurë publike. Jam thjesht një njeri, një qytetar, që nuk mund të qëndroj i qetë kur shoh se çfarë po ndodh, dhe pak flasin.
Më 3 qershor 2024, në Yelewata të Nigerisë, ndodhi një masakër që më ka tronditur thellë. Deri në 200 të krishterë, shumica gra, fëmijë dhe familje të zhvendosura nga dhuna e mëparshme, u vranë në gjumë nga ekstremistët islamikë. U dogjën për së gjalli. U qëlluan ndërsa përpiqeshin të shpëtonin. Ata ishin të paarmatosur. Ata nuk ishin kërcënim për askënd. Thjesht kishin kërkuar një strehë ku të flinin natën.
Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë që më kaploi kur lexova detajet. Jo vetëm për shkak të tmerrit të asaj nate, por për shkak të heshtjes që e rrethon këtë ngjarje. Media pothuajse nuk e përmendi. Shumë prej nesh nuk e mësuan kurrë. Dhe kjo është ajo që më frikëson më shumë: kur vrasja e 200 njerëzve të pafajshëm nuk është më lajm?
Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Nigeri. Në vitet e fundit, janë vrarë mijëra të krishterë dhe janë dëbuar qindra mijëra nga shtëpitë e tyre. Është një fushatë e qartë, dhe shumëkush mbyll sytë.
Nuk po shkruaj këtë për të bërë politikë. Nuk kam ndonjë interes apo axhendë. Thjesht nuk dua të jem nga ata që e dinë çfarë po ndodh dhe zgjedhin të heshtin.
Fol për ta. Ngrije zërin kur bota zgjedh të mbyllë veshët.
Sepse kur ne heshtim, e keqja ndjehet e sigurt. Dhe nuk ka asgjë më të rrezikshme se ajo.

Edhe gjykatëse Flora ja bëri fora, Kara rrëzohet nga Mona! 

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Flora Hajredinaj, gjykatëse trime, ja bëri fora. Nxorri faqebardhë Monika Kryemadhin në seancën e pajtimit me juristin Romeo Kara.

Ekuilibrat mes Qeverisë Rama dhe Dumani, po mbahen me thonj. Viktimat përzgjidhen sipas shijeve të vetë mafias.

Kara doli dy herë faqezi para shqiptarëve. Edhe kur “shpifi” kundër ish Presidentit që pasuritë i shihen ngado, edhe kur gënjeu se Monika i ka shpifur këtij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pushuar çështjen penale ndaj deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e paditur nga juristi Romeo Kara për veprën penale të “shpifjes”, sikur vetë mafia paguan dëshmitar për të sulmuar ata që urdhëron kryeministri.

Kara humbi. Edhe shpenzimet gjyqësore do të paguhen nga paditësi Romeo Kara.

Në fakt, nuk kishte shumë informacion rreth deklaratës publike të Monika Kryemadhit në një studio televizive, për pagesat nga mafia të juristit Romeo Kara që ky i fundit të fundosë ish Presidenti të Republikës Ilir Meta.

Këtë kishte thënë Monika. Gykatësja me vendimin e saj, tha po, ka ndodhë. Nuk ka shpifur Kara, por ta mbyllim me kaq, se kushedi ku na nxjerr kjo punë.

Vëndimi Gjykatëses Flora Hajredinaj, flet tepër më shumë, se mundësitë tona në hapësirën e në një shkrimi për një temë kaq serioze.

Vëmendja për një diskutim publik rreth kallëzimeve që nuk dihet si mbijnë, nuk fillon as mbaron tek rasti i Monës me Kara.

Skandalet e dukshme, nuk futen fare në dosje prokurorësh, të fshehtat shtatë pash nën dhe, harlisen në ato mjedise ku askush nuk e beson.

Denoncimet e dyshimta, të shoqëruara publikisht me shkelje lirishë dhe të drejtash njerëzore, nuk përjashtojnë pagesat nga kartelet e drogës për ta marrë në qafë tjetrin me një letër poshtë derës së Altin Dumanit.

Altini, ditën që gjykata, pranoi se Kara është paguar për shpifje, pastaj edhe ngriti padi sikur po i shpifin atij, priti një kushëri me pranga në duar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe kjo është temë pak e nxehtë, kushërinjtë e kryeprokurorit të Republikës mafiozë. Edhe mes vetes me probleme.

Vëlla Nuredini, i penduar, do të dëshmojë kundër vëlla Dashnorit, Krimel i përmasave të frikshme, dhe do i gjykojë, kush tjetër përveç kushëri Altinit me ata të SPAK-ut.

Të ndodhë ç’të ndodhë, ne kaq kemi në dorë, të mbajmë shënime dhe të themi, të lumtë Flora që ja bëre fora, Kara u rrëzua nga Mona!

Edi Rama ka zgjedhur pasardhësin e tij ne krye te vendit? Gjithcka ne duart e milionerit Arber Hajdari

0

Në një postim të fundit në Facebook, opinionisti Olti Curri ka hedhur një deklaratë që ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin publik. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama po mendon emrin e Arbër Hajdarit si kandidat të PS për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës.

Ky lajm ka qarkulluar edhe më parë në rrjetet sociale, gjë që tregon se themeluesi i organizatës “Fundjavë Ndryshe” ndoshta e ka fituar prej kohësh vëmendjen e Kryeministrit.

Arbër Hajdari ka një profil publik të spikatur falë aktiviteteve të tij në ndihmë të shtresave në nevojë. Ai është përfshirë edhe në emisionin “Big Brother VIP” si opinionist, duke shtuar më tej praninë në media.

Emri i tij nuk është përmendur më parë si pjesë e ndonjë strukture politike. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar nga PS apo vetë Arbri, këto për momentin mbeten vetëm spekulime, por me siguri që do të jenë pjesë e diskutimeve të nxehta politike në muajt në vijim.

Prokurorja e dyshuar nga ndërkombëtarët për probleme pasurore Anita Jella nga Shupenza e Dibrës do të zëvëndësoi Altin Dumanin në krye të SPAK-ut

0

SPAK, tmerri dhe makthi i politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit, duket se do të mbetet në dorën e të ashtuquajturës Çeta e Dibrës edhe gjatë tre viteve të ardhshme. Prokurorja Anita Jella nga Shupenza e Dibrës duket se po piketohet për t’u emëruar si pasuese e Altin Dumanit në krye të SPAK.

Mandati i Altin Dumanit, i cili e ka futur emrin e tij në dhjetra dosje kundër krimit dhe korrupsionit, përfundon në dhjetor të këtij viti. Ligji e ndalon Dumanin për të kandiduar për një mandat të dytë. Edhe pse na ndajnë gjashtë muaj nga krijimi i vakancës, në prapaskenë kanë nisur lëvizjet, lobimet, bisedimet dhe kalkulimet për pasuesin e Dumanit. Interesi për pasuesin është i jashtëzakonshëm, sidomos nga politikanët me dosje të hapura.

Sipas burimeve, edhe pse formalisht kreu i SPAK zgjidhet nga KLP-ja pasi dëgjon platformat e kandidatëve dhe vlerëson rolin e tyre në dosje të rëndësishme, ka një dakordësi nga pushteti dhe përfaqësuesve të SHBA-BE në Tiranë, që SPAK të drejtohet nga një grua. Dhe emri që ka nisur të lakohet në tavolina të rëndësishme, ku si gjithnjë diktohen vendimarrjet e nxehta, është ai i prokurores Anita Jella.

Zonja Jella, e cila ka qëndruar në sistem duke u përballur me dallgë dhe tentativa për t’a rrëzuar, konsiderohet si pjesë e të ashtuquajturit Grupi i Dibrës në SPAK dhe GJKKO.

Jella u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Vetingut në dhjetor të vitit 2019. Por, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit. Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik ankimoi konfirmimin në detyrë të prokurores Anita Jella, duke kërkuar në KPA shkarkimin e saj nga detyra.

Shumica e trupës së Kolegjit e përbërë nga kryesuesja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo i kanë vlerësuar të pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri duke e gjetur të drejtë konfirmimin e Jellës, ndërsa relatorja Mulaj konstaton deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe probleme për profesionalizmin, duke çmuar se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar.

Në shkurt të vitit 2022, KPA rrëzoi me shumicë votash ONM dhe Komisionerin Publik, duke konfirmuar në detyrë zonjën Anita Jella, asokohe kryeprokure e Durrësit.

Shumica e trupës së Kolegjit e përbërë nga kryesuesja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo i vlerësuan të pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri duke e gjetur të drejtë konfirmimin e Jellës. Ndërkaq, relatorja Natasha Mulaj konstatoi deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe probleme për profesionalizmin, duke çmuar se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar nga detyra.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prkurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtroi funksionin për 10 vite. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Në korrik të vitit 2024, KLP-ja emëroi me 8 vota pro (të gjithë të pranishmëve) Anita Jellën prokurore në SPAK për një mandat 9-vjeçar. Për shkak të kohës së shkurtër në SPAK, vetëm 11 muaj, zonja Jella nuk është ekspozuar deri më tani në media për pasjen në duar të ndonjë dosje VIP.

Rinumërimi në 4 qarqe, gati të hapen 2240 kuti, procesi nis të martën! PD shpreson të gjejë 1300 vota në favor të saj

0

Procesi i rinumërimit të votave do të nisë ditën e martë nga Elbasani, më pas vijon me Tiranën, Fierin dhe Durrësin. 96 kutitë e para që do të hapen janë të Elbasanit, jo për t’u rinumëruar, por për të verifikuar nëse “treni bullgar” është ndaluar në stacionin e Gramshit dhe Peqinit me 11 maj sipas pretendimeve të PD.

Stafi i KQZ-së do të kontrollojë nëse ka mospërputhje mes numrit të votave të hedhura dhe numrit të votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Pas përfundimit të verifikimeve në Elbasan, procesi do të vijojë me rinumërimin e plotë të kutive në qarqet e tjera. Në Tiranë do të hapen dhe rinumërohen 1 282 kuti votimi, në Fier 587 kuti, ndërsa në Durrës do të rinumërohen gjithsej 275 kuti votimi.

Gjithashtu, në këtë qark do të hapen edhe 126 kuti të tjera të përzgjedhura për verifikim shtesë, përfshirë edhe kutitë e votave të ardhura nga jashtë vendit, me kërkesë të Partisë Demokratike dhe Partisë Lëvizja për Legalitetin. Opozita shpreson të gjejë 1300 vota në favor të saj, që do t’i japin mandatin e 14 në Tiranë, që në garën e 11 majit pas numërimit të votave të emigrantëve, ia mori Partia Mundësia.

Rinumërimi në Tiranë do të rrisë shanset dhe për kandidatët që patën një garë të ngushtë në listë të hapur, por nuk ia dolën të fitonin mandatin. Procesi i rinumërimit do të zhvillohet në dy faza. Fillimisht do të bëhet numërimi i votave për subjektet politike, ndërsa më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë. Në total, gjatë këtij procesi do të hapen dhe verifikohen rreth 2 240 kuti votimi në katër qarqe të vendit.

KQZ ka bërë të ditur se për Tiranën procesi pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa në qarqet e tjera afatet do të përcaktohen në vijim, në varësi të ecurisë së punës. Nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes biometrike PEI, të përdorur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është hasur me disa raste dyshuese. Janë shënuar të paktë 43 raste të përdorimit të kartës së identitetit të njëjtë për procesin e votimit. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që një person të ketë votuar me ID të njëjtë, por është ende në dyshim nga ana e KQZ-së, derisa të verifikohet. Ndërkohë 97 kuti të Peqinit dhe Gramshit do të hapen për të verifikuar parregullsitë që pretendohen nga Partia Demokratike.

Fletët nuk do të rinumërohen për efekt rezultati por vetëm për të krahasuar të dhënat në kuti me ato të procesverbale. Vendimi u mor nga KAS para pak ditësh sërish duke shfrytëzuar fuqinë ligjore të dy anëtarëve, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. PD kërkoi të dhëna edhe sa i përket votës së emigrantëve, specifikisht atyre që nuk kanë firmën e zgjedhësit, dhe nëse KQZ do të paguajë kompaninë DHL për këto vota. Nuk munguan as përplasjet me anëtarin e KAS, Ilir Rusmajli, për të cilin PD ka kërkuar të mos jetë pjesë e shqyrtimeve të ankimimeve, me argumentin se ka konflikt interesi për shkak të pozicionit që mban si këshilltar i Presidentit. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar kryqëzimin e të dhënave nga pajisjet e identifikimit biometrik. 

Arbër Hajdari, kandidat i Edi Ramës për Bashkinë Tiranë

0

Në një postim të fundit në Facebook, opinionisti Olti Curri ka hedhur një deklaratë që ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin publik. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama po mendon emrin e Arbër Hajdarit si kandidat të PS për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës.

Ky lajm ka qarkulluar edhe më parë në rrjetet sociale, gjë që tregon se themeluesi i organizatës “Fundjavë Ndryshe” ndoshta e ka fituar prej kohësh vëmendjen e Kryeministrit.

Arbër Hajdari ka një profil publik të spikatur falë aktiviteteve të tij në ndihmë të shtresave në nevojë. Ai është përfshirë edhe në emisionin “Big Brother VIP” si opinionist, duke shtuar më tej praninë në media.

Emri i tij nuk është përmendur më parë si pjesë e ndonjë strukture politike. Lidhja e tij me Partinë Socialiste, të paktën publikisht, ka qenë e vakët apo e paqartë, çka e bën këtë kandidaturë të mundshme një hap të befasishëm, por të guximshëm.

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar nga PS apo vetë Arbër Hajdari, këto për momentin mbeten vetëm spekulime, por me siguri që do të jenë pjesë e diskutimeve të nxehta politike në muajt në vijim.

I dënuar për korrupsion, ish-presidenti Nicolas Sarkozy përjashtohet nga Legjioni i Nderit

0

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është përjashtuar nga Legjioni i Nderit pas dënimit të tij tashmë përfundimtar me një vit burg për korrupsion.

Kjo u raportua në një dekret të botuar në Fletoren Zyrtare. Ish-presidenti francez, i cili u përjashtua edhe nga Urdhri Kombëtar i Meritës, bëhet kështu kreu i dytë i shtetit francez që i hiqet ky nder pas Marshall Pétain, të cilit iu hoq Legjioni i Nderit pas dënimit të tij në gusht 1945 për tradhti të lartë dhe bashkëpunim.

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit në Paris për financim të paligjshëm të fushatës për rizgjedhje në vitin 2012.

Sarkozy u dënua me një vit burg, gjysma e të cilit me kusht, i cili mund të zbatohet me mjete alternative si mbajtja e byzylykut elektronik pa shkuar në burg.

Sarkozy, ishte president nga viti 2007 deri në 2012. Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat se partia e tij, ka punuar me një firmë të marrëdhënieve me publikun për të fshehur koston e vërtetë të fushatës së tij.

Kreu i OSBE-së: Nuk njohim zgjedhjet e 11 majit

0

Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, gjatë një interviste për A2cnn ka shprehur atë që opozita e denoncon çdo ditë për procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale. Ai shprehet se, “në Shqipëri pamë njerëz të intmiduar” gjatë vëzhgimit të procesit të fushatës por edhe ditën e votimit.

“Ato janë të listuara në raport, si presioni apo intimidimi i njerëzve. Sigurisht që është diçka që nuk na pëlqen të shohim dhe  që njerëzit të vijnë e të na thonë që ndihen të frikësuar apo të intimiduar sa i takon situatës në përgjithësi. Ata duhet të jenë të lirë për të marrë pjesë në evente politike dhe jo të detyrohen. Kjo i dekurajon ata që të marrin pjesë në evente të caktuara. Asgjë kërcënuese por sigurisht diçka detyruese që diçka duhet bërë e diçka jo”, tha Zannier.

Ambasadori Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR shprehet më poshte gjatë bisedës se, “zgjedhjet ishin jo të barabarta”.

“Në panoramën e përgjithshme ne besojmë se është sintetizuar në titullin e konferencës që zgjedhjet ishin organizuar në mënyrën e duhur por si pasojë e presioneve dhe problemeve rezulton se nuk ka qenë një garë e barabartë midis partive politike, ku disa parti patën avantazhe në krahasim me të tjerat”, shprehet diplomati!

 

POSTIMET E FUNDIT