Kreu Blog Faqe 158

Një top në oborrin e Kolegjit së Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër?!

0

Shkruan Albert Vataj

Në fillim ishte vetëm një top, një sferë e zakonshme në duart apo këmbët e fëmijëve, por në oborrin e një kolegji jezuit në Shkodër të shekullit XIX, ai top nuk ishte thjesht lodër. Ishte një shkëndijë që ndezi një përthyerje kulturore e qytetëruese, një akt loje që, pa u kuptuar, do të zinte vend në kujtesën kolektive si momenti i parë i një epoke të re, lindja e futbollit në Shqipëri.
Ky rrëfim nuk vjen nga faqet zyrtare të historisë sportive, por nga hijet e një arkivi, nga drita që hedhin fotografitë e vjetra, nga një hulumtim këmbëngulës që dëshmon se, ashtu si shumë gjëra të çmuara në këtë vend, edhe futbolli lindi me pak zë, në margjinat e historisë, e megjithatë, me një dinjitet të heshtur që e bën të paharrueshëm. Po, për të zënë vendin e merituar që kishte dhe ka futbolli dhe për ta vendosur Shkodrën në hartën e privilegjeve të nënshkruesve të historisë së këtij sporti kaq popullor, që linid si topakëmbë për t’u njohur si futboll.

Një dritë mbi origjinat e futbollit në Shqipëri është hedhur në njw publikim nw mediat sociela nga Luçjan Bedeni, drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i cili përmes një hulumtimi historik të kujdesshëm, ka ndihmuar në qartësimin e një prej kapitujve më të hershëm, dhe më pak të dokumentuar, të sportit shqiptar, lindjen e topkambës në Shkodër, dekada përpara themelimit zyrtar të klubeve sportive.
Bedeni e nis shtjellimin e tij me një reflektim që fton për vëmendje:
“Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni, ashtu sikurse një pjesë e madhe e historisë së vendit tonë, ka hendeqet e veta, boshllëqe që duhen hulumtue, dokumentue dhe vu në vendin që u takon.”
Tradicionalisht, rrëfimi popullor i ka atribuar hyrjen e futbollit në Shqipëri një prifti të quajtur Ruter, i përmendur si një misionar maltez që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shekullit XIX. Ky version, më shumë se fakt historik, ishte pranuar si një lloj legjende urbane, e mbështetur më tepër në gojëdhëna se sa në dokumente arkivore.
Por ajo që sjell Bedeni është një kthesë metodologjike dhe faktike: përmes një pune kërkimore që përfshiu burime jezuite dhe dokumente të shekullit XIX, ai arrin të identifikojë figurën reale që fshihet pas emrit “Ruter”. Bëhet fjalë për Jan Philipp Roothaan, S.J. (1785–1853), atëherë epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Ishte pikërisht ai që në vitin 1840 i ngarkoi tre misionarë jezuitë italianë, Vincenzo Basile, Giuseppe Ignazio Guagliata dhe Salvatore Bartoli, me detyrën për të ngritur një mision jezuit në Shkodër.


Në 1842, ata themeluan Seminarin Jezuit, institucion që për dekada me radhë do të shndërrohej në një vatër të dijes dhe qytetërimit, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave dhe në përhapjen e ideve moderne, përfshirë edhe sportet.
Ky dimension u thellua më tej në 1878, me hapjen e shkollës së mesme “Shën Françesk Saveri” (e njohur si Kolegja Saveriane) nga Luigi Ignazio Mazza. Një fotografi e realizuar nga Pjetër Marubi në vitin e parë të Kolegjës, ku shfaqen nxënësit në oborrin e shkollës, përbën një dëshmi ikonografike me vlerë të shumëfishtë. Ajo jo vetëm që dokumenton realitetin arsimor të kohës, por tërheq vëmendjen për përfshirjen e lojërave me top në jetën e shkollës, një dukuri tashmë e zakontë në institutet jezuite të Evropës Perëndimore të asaj periudhe.


Kështu, historia e futbollit shqiptar nuk fillon në vitin 1913, me ndeshjen ndërmjet “Indipendencës” dhe një formacioni austro-hungarez në Vlorë, e as me themelimin e “Vllaznisë” në 1919. Ajo ka rrënjë shumë më të hershme, të lidhura me prurjen kulturore jezuite dhe me përpjekjet e misionarëve italianë për të ndërtuar një edukim të gjithanshëm në zemër të një qyteti që gjithnjë ka qenë pararojë e emancipimit shqiptar, Shkodrës.
Ky hulumtim nuk është thjesht një përpjekje për të shtyrë pas një datë të njohur historike. Është një ftesë për t’u ndalur, për të parë me sy të kthjellët dhe me mendje kritike rrugët e ndërthurura të dijes, edukimit dhe sportit. Është gjithashtu një rikujtim se historia jonë shpesh ndodhet në margjinat e dokumenteve, në detaje të harruara, në figurat e fshehura që nuk kanë hyrë ende në tekstet zyrtare.
Futbolli shqiptar nuk lindi njëherësh me kombëtaren, as me stadiumin. Ai u shfaq në heshtje, në oborret e shkollave, në hovin e rinisë së etur për të vrapuar drejt Evropës, shumë përpara se flamuri kuqezi të valëvitej në tribuna. Dhe kjo e bën historinë e tij edhe më të vlefshme, edhe më të bukur.

Jam me lzraelin kundër lranit në përballje luftarake

0
An Israeli flag blows in the wind from an elevated view of the old city of Jerusalem, Israel. Jerusalem is the most visited city in Israel with 3.5 million tourist arrivals annually.
Pëgatiti: Kujtim Gjuzi
Ambasada e Republikës së Kosovës në lsrael.
11 pyetje 10 përgjigje?
Jam lzraelit kundër lranit në përballjen luftarake.
1 – Israele dhe popullata e tij është përzënë nga trojet e vehta me luftë dhe genocid për 1949 vite, sikurse janë përzënë albanët 224 vitet e fundit nga trojet etnike Shqiptare.
2 – lrani e konsideron Shqipërinë shtet armik Xhahil kanë deklaru se do na sulmojë me raketa luftarake.
3 – lrani nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe ka bllokuar edhe vende të tjera islame megjithëse Dardania ka maxhorancë në besimin musliman.
4 – lrani ka tentu dhe organizuar prag të vendosjes së tritolit në kampin Ashraf katër në Manzë Durrës.
5 – Irani është realizuar republikë me dhunë, grusht shteti e gjakim më 1979 Republika Islamike me revolucion popullor, shkatërroi dinastinë perse aristokracinë Chah Pahlevi.
6 – lrani kërkon dhe vijon imponon në Konferencën lslamike, mosnjohjen e shtetit Republika e Kosovës sepse asht mike e Serbisë.
7 – Personalisht jam me popullin Hebre i rikthyer në tokën e Shenjtë pas 1949 vitesh emigracion me dhunë por edhe pse ky shtet demokratik njeh Republikën e Kosovës dhe asht për të drejtat e vetëvendosjes së popujve dhe kombeve.
8 – Pse duhet Paqe dhe jo luftë midis kombeve ?
Kujtim Bajram Gjuzi si politikan shqiptar, me etni Albane i ka bërë ftesë dhe bën ftesë ajetollahëve se :
Duhet të heqin dorë nga sllogani për zhdukje nga Lindja e Mesme të shtetit Hebre Republika lsraele.
Historia na mëson :
Duhet të jetohet në PAQE midis popujve dhe jo të vijohet me kërcënime për zhdukje të Vllazërisë midis Israelit dhe Palestinës. Paqe – Paqe – Paqe.
9 – Pse diplomacia duhet të mos heshtë për Paqe.
Kujtim Gjuzi këshillon si anëtar i disa konferencave ndërkombëtare, aty kam kërkuar vijimësi, bisedime paqësore, në çdo rast paqja i shëben njerzimit.
Republika e Israelit do të jetë më e sigurt nëse do të kishte një shtet Palestinez në Lindjen e Mesme.
10 – Si shqiptar i prekur nga genocidi i rregjimit EH
Kujtim Bajram Gjuzi deputet kryetar i Partisë Konservatore kërkon paqtim mes popullatash.
Ndal luftës.
Deputeti konservator është ftuar zyrtarisht nga Parlamenti i Republikës lslamike të lranit. Ne ishim të gatshëm me një grup deputetësh me përbërje, Muslimane, Bektashiane, Protestane, Ortodokse, Katolike të vizitonim Republikën e Iranit bazuar në këshillat tona paqëtuese jo në formate kushtëzimi.
A – Republika e Iranit duhet të ndalojë sulmin ndaj Republikës së Shqipërisë duke e konsideru shtetin tonë si ( Xhahil = Agresor, duket nuk harrohet lehtë historia e Aleksandit të Madh Ilir në Persi )
B – Të punojmë bashkarisht për rivendosjen e nivelit diplomatik bashkbisedim për Paqe.
C – Të njihet Republika e Kosovës nga Republika lslamike e Iranit.
D – Të rishikohet paqtimi të kthehen në Persi lrani Sot dinastia, Shah Pahlevi dhe Emigrantët politikë të shpërndarë në botë gjatë 44 vjetëve të RII duke aplikuar një amnisti të gjërë të pajtimit iranian.
E – Shteti Fetar Ajetollah të mos preket, Republika Islamike lraniane të organizojë zgjedhje demokratike me qeveri tranzit jo, jo varianti Irakien.
Vo.
Vizita jonë në lran nuk u realizua në Tetor 2020 Nuk kishim një përgjigje zyrtare në lidhje me këshillimet përbashkuese, megjithëse Kujtim Bajram Gjuzi mori në mbrojtje shtetasin lranian të arrestuar në Shqipëri Essad Hysen Biddi në një tentativë deportimi të lranianit jo ligjërisht drejt kufirit me Greqinë nga rilindasi katolik ministri i brendëshëm hqiptar me 2021 Aleksandër Ll.
Ps.
Konservatorët dhe personalisht shpresoj për Paqe midis lsraelit dhe lranit, ndryshe lajmëroj se :
Do të ndodhë varianti i dytë si pranvera Arabe 2008.

Zgjidhja më e mirë për konfliktiktet është dialogu

0

Shkruan Zef Bushati

Israelitet dhe Iranianët, ashtu si edhe të gjithë popujt e tjerë të Botës, janë të barabartë para Zotit ! Askush nuk ka të drejtë t’i imponohet askujt. Zgjidhja më e mirë për konfliktiktet është dialogu dhe kompromisi. Tek konflikti Israel – Iran, edhe pse të dy palët aktualisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike, mund të angazhohen në bisedime indirekte (nëpërmjet ndërmjetësve si Vatikani, SHBA, BE, Turqia ose vende neutrale si Zvicra, etj.

Organizimi i një tryezë Ndërkombëtare për: “Sigurinë Rajonale në Lindjen e Mesme”, që përfshin edhe Iranin dhe Izraelin, mund të jetë një platformë e dobishme për dialog e kompromis. Hapi i parë duhet të jetë ndërprerja e deklaratave kërcënuese (si thirrjet për “zhdukjen e Izraelit” apo sulmet parandaluese nga Izraeli kundër objektivave iraniane), kjo, do të ulte tensionet dhe do të hapte mundësi për negociata.

Një kthim i Iranit në marrëveshjen bërthamore (JCPOA) me garanci të forta ndërkombëtare, dhe një angazhim nga Izraeli për të diskutuar: “ Sigurinë Bërthamore Rajonale “, do të ishte një hap kyç. Ngritja e një zone “pa armë bërthamore” në Lindjen e Mesme është një synim ambicioz, por dhe potencialisht i vlefshëm. Irani duhet të rishikojë mbështetjen për grupet si Hezbollah në Liban apo Milicitë Shiite në Siri, ndërsa Izraeli duhet të ndalë sulmet parandaluese që prekin sovranitetin e vendeve të treta (si Siria). Një marrëveshje për të respektuar: “ Kufijtë dhe Sovranitetin “ e vendeve të tjera mund të jetë fillimi i ndërtimit të besimit. Marrëveshjet “Abraham” mund të shërbejnë si model për Bashkëjetesën midis shteteve myslimane dhe Izraelit, duke ofruar presion pozitiv ndaj Iranit për të ndryshuar qasjen e tij.

Nxitja e dialogut ndërfetar (midis hebrenjve dhe myslimanëve) dhe kontaktet midis shoqërive civile, akademikëve dhe liderëve fetarë, mund të përgatisin terrenin për pajtim afatgjatë. Konflikti nuk do të zgjidhet nëse të dy palët këmbëngulin në qëndrime ideologjike ekstreme. Politikat realiste që njohin interesat legjitime të palës tjetër janë thelbësore. Konkluzion: Zgjidhja më e mirë është një kombinim i presionit diplomatik, garancive të sigurisë dhe iniciativave të dialogut që synojnë ndërtimin e besimit. Ndërhyrja e aktorëve globalë dhe rajonalë me ndikim është vendimtare, por po aq e rëndësishme është që të dy palët të njohin faktin se konflikti i përhershëm nuk i shërben askujt – as Izraelit, as Iranit, e as rajonit më gjerë.

Shqiptaria, porta kryesore…

0

Shkruan Zef Ndreka

Lufta filloi.
Israeli nisi një luftë që nuk dihet kur mund të ndalet. Dje, bombardoi me drone dhe realizoi disa vrasje të oficerëve më të lartë të Iranit, vrau gjithashtu edhe gjashtë shkencëtarë që merreshin kryesisht me përpunimin e uraniumit për përgatitjen e bombave bërthamore.
Israeli ka deklaruar se bombardimet do të vazhdojnë.
Ndërkohë, menjëherë Irani u kundërpërgjigj me mbi 100 avionë që u drejtuan drejt Israelit, por që u shkatërruan në hapsira ajrore jashtë territorit të saj.
Sigurisht, Israeli do të rinisë bombardime pa prekur popullsinë iraniane për ta ulur në gjunjë atë si shtet, me pretendimin për shkatërruar armët dhe përdorimin e bombave atomike. Për të eliminuar rrezikun.
Në këtë luftë, sigurisht Israeli ka zgjedhur të përballjen në largësi, larg përdorimit të trupave ushtarake. Gjithçka ka qëne e kalkuluar në detaje, edhe pse distanca Israel-Iran kalon 1700 km. Është afër mendsh se Israeli ka patur dhe ka mbështetjen dhe ndihmën amerikane, si në drone e logjistikë.
Por të menjëhershme kanë qënë reagimet e shteteve e fuqive të mëdha
SHBA-të reaguan, por me dy standarte.
Rusia, që ka mbështetur dhe dëshiron të mbështesë Iranin, mendon më shumë një benefic për Ukraninën, për copat e pushtuara prej saj.
Ndërkohë, India, Kina dhe Turqia në format e ndryshme duan të përfshihen në këtë luftë në mbështetje të Iranit.
Ndërsa Europa, dhe kryesisht vendët e BE-së nuk duan ta lëshojnë Ukrainën.
Preçedenti i krijuar në luftën Israel-Iran, është rreziku i madh i hapjes së orekseve në shumë vende ku konfliktët janë të ndezura.
Rusia, mund të joshë interesat e Serbisë për konflikte në Kosovë. Një konflikt i mundshëm, fut mënjëherë në luftë edhe Shqipërinë.
Ndaj, Shqipëria konsiderohet portë kryesore e luftës. Për këtë, është shumë e rëndësishme futja e vendit tonë në BE dhe bashkë me të edhe e Kosovës në strukturat w BE-së dhe në Nato.
Gjithnjë do ta mbaj në mendje fjalimin e Papa Francesco-s në Tiranë, kur me një gjest prej largpamësi dhe shpëtimtari theksoi se: “atje, atje, është porta jonë”…
Është momenti ta ruajmë këtë portë, të rëndësishme për ne, sepse jemi e do mbetëmi kufitarë të përjetshëm…

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut!

0

Ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet për 3 vepra penale.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË JURIDIKSIONI I PËRGJITHSHËM TIRANË

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlereson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

Sulmi kundër Iranit/ Netanyahu: Ne e informuam SHBA-në

0

Shkruan Perparim Beqiri

Benjamin Netanyahu ka deklaruar se administrata Trump ishte në dijeni të planeve të Izraelit për të sulmuar Iranin.

Në mesazhin e tij, kryeministri izraelit tha se vendi i tij kishte identifikuar hapat specifikë të ndërmarrë nga Irani drejt ndërtimit të një arme bërthamore, përtej pasurimit të uraniumit.

“Urdhri për të eliminuar programin bërthamor të Iranit u dha në nëntor 2024”, ka thënë kryeministri izraelit, duke shtuar se duke shtuar se Izraeli kishte siguruar mbështetjen e SHBA-së/

Ministri thirri në zyrë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe i kërcënoi. OSBE/ODIHR: Nuk është e vërtetë

0

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka kërcënuar përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në konferencën për mediat që mbajti një ditë më parë, Berisha tha se është informuar se vetë ministri Hasani ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për raportin.

“Në mënyrë konkrete, presion antiligjor, antidemokratik është bërë ndaj ekipit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe unë këto i kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht. Dhe në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre. Këta besojnë gënjeshtrat e tyre, këta jetojnë me një realitet që nuk ekziston,”- tha Berisha.

Sot, vetë OSBE/ODIHR në një përgjigje për Report TV, thotë se nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet. OSBE/ODIHR thekson gjithashtu se puna e tyre është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojnë.

“Faleminderit për emailin tuaj dhe për interesimin ndaj punës së ODIHR-it. Nuk ka pasur asnjë kërcënim apo frikësim ndaj misionit tonë të vëzhgimit të zgjedhjeve në asnjë moment gjatë qëndrimit të tij, as para dhe as pas publikimit të deklaratës paraprake me gjetjet dhe përfundimet. Është e rëndësishme të kuptohet se puna jonë e vëzhgimit të zgjedhjeve është e paanshme, e pavarur dhe bazohet në një metodologji të zhvilluar ndër vite dhe të përdorur në çdo vend ku vëzhgojmë. Do të doja gjithashtu të theksoja se vëzhgimi ynë i zgjedhjeve nuk është një qëllim në vetvete dhe nuk ka për qëllim të kritikojë shtetet apo qeveritë, por të ndihmojë në përmirësimin e procesit zgjedhor në të mirë të të gjithë qytetarëve. ODIHR tani është duke përgatitur raportin përfundimtar. Ky raport do të përmbledhë vëzhgimin e zgjedhjeve dhe do të përmbajë rekomandime, të cilat do të ishim të kënaqur t’i diskutonim me autoritetet shqiptare, partitë politike dhe shoqërinë civile, për të identifikuar mënyra për të mbështetur reformën zgjedhore dhe zbatimin efektiv të rekomandimeve tona në Shqipëri,”- shkruhet në reagim.

Mbreti Dukagjin “arkitekti” i ndertimit të Rozafës

0

 Shkruan Prel Milani

(Prejardhja dhe shtresëzimi i legjendës )
Në kohët e lashta në Iliri, mbreti Dukagjin dhe vëllezërit e tij Ugliesko dhe Goïko vendosën të ndërtonin një kala të madhe në kodrën me pamje nga liqeni i Shkodrës…”
• Legjenda e Kalasë së Shkodrës, që përmban temën e flijimit (murosjes së gruas në themel), është ndër më të lashtat dhe më të përhapurat në folklorin shqiptar.
• Në disa variante të saj, udhëheqësi që ndërton kalanë quhet “Mbreti Dukagjin”, një emër që në dukje e lidh legjendën me fisnikërinë mesjetare shqiptare (familja e Dukagjinëve).
• Emri “Dukagjin” këtu është i projektuar prapa në kohë, në mënyrë anakronike, për t’i dhënë legjendës një karakter kombëtar dhe historik.
2. Struktura dhe motivet folklorike
Elementët kryesorë të legjendës janë:
• Ndërtimi i një kalaje që nuk qëndron, sepse rrënohet natën.
• Sugjerimi për një flijim njerëzor, si mënyrë për të “qetësuar tokën” që të pranojë ndërtimin.
• Flijimi i një gruaje të re, zakonisht gruaja e vëllait më të vogël.
• Elementi shpirtëror: kërkesa që një pjesë e trupit të mbetet jashtë (gjiri, syri, dora, këmba) për të kujdesur fëmijën.
Këto janë motive universale, të njohura edhe në folklorin ballkanik, si te Ura e Arta, Ura e Vashës, etj.
3. Shtresëzimi historik dhe ndërthurja me realitetin mesjetar.
• “Mbreti Dukagjin” është një figurë e mitizuar, që nuk ka bazë në historinë e Ilirisë, por është e ndikuar nga ekzistenca reale e familjes fisnike Dukagjini në Mesjetë (shek. XIV–XV).
• Populli shqiptar ka ruajtur kujtesën e Lekë Dukagjinit dhe familjes së tij si figura të rëndësishme në rezistencën ndaj osmanëve, dhe e ka përdorur emrin e tyre për të shenjtëruar legjendën.
• Kjo është një formë transpozimi simbolik: një emër i respektuar historik vendoset në një kornizë legjendare për të përforcuar ndjenjën e vazhdimësisë kombëtare dhe qëndresës.
4. Simbolika kulturore dhe antropologjike
• Muri si metaforë e shoqërisë: për të ndërtuar diçka që qëndron, duhet një sakrificë – dhe kjo sakrificë shpesh bie mbi gruan.
• Gruaja e murosur përfaqëson dualitetin: jetëdhënësja bëhet themel i murit që mbrojt qytetin.
• Kërkesa e saj (gjiri, syri, dora) është një mesazh për ruajtjen e kujtesës dhe vazhdimësisë së jetës.
• Në këtë variant, Dukagjini bëhet përfaqësues i rendit shoqëror që ndërton mbi dhimbje, por edhe mbi besë dhe nder.
5. Interpretimi i mëvonshëm dhe roli në ndërtimin e identitetit
• Legjenda është përdorur nga rilindësit dhe autorët shqiptarë për të nxitur ndjenjën e sakrificës për atdheun.
• Përdorimi i emrit “Dukagjin” në legjendë shërben për të lidhur ilirët, arbërit dhe shqiptarët në një vijë historike të pandërprerë.
• Është një shembull i fuqishëm i “mitit themelues kombëtar”, ku ngjarjet legjendare dhe personazhet historikë shndërrohen në simbol të përkatësisë kombëtare.
Përmbledhje koncize
Aspekti Vlerësimi
Tipi i legjendës Legjendë etiologjike (shpjegon ndërtimin e një objekti)
Figura qendrore Mbreti Dukagjin (figurë mitike me emër historik)
Thelbi simbolik Flijim për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi
Ndikime Epika ballkanike, tradita popullore, histori mesjetare
Qëllimi kulturor Ruajtja e identitetit përmes rrëfimeve shekullore.

Cili ishte synimi i sulmit të Izraelit ndaj Iranit?

0

Sulmet e vazhdueshme izraelite kundër Iranit kanë ngritur dyshimet nëse Izraeli po përpiqej të detyronte ndryshimin e regjimit në Iran, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një burimi tjetër të njohur me informacionet e fundit të inteligjencës. Ky ka qenë prej kohësh një qëllim i gjerë brenda qeverisë izraelite, sipas një vlerësimi të kohëve të fundit të inteligjencës amerikane.

Edhe pse nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta inteligjence që të vërtetojnë se ky ishte qëllimi kryesor i Izraelit me këtë sulm, burimi i njohur me inteligjencën tha se disa zyrtarë amerikanë besojnë se Izraeli e pa atë si një mundësi të mundshme për ta bërë këtë. Një nga zyrtarët amerikanë tha se nuk është e qartë nëse administrata Trump do ta mbështeste Izraelin në këtë përpjekje.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha të premten se sulmet kishin për qëllim pengimin e aftësive të Iranit dhe largimin e kërcënimit të shkatërrimit nga Izraeli.

“Jemi në një pikë kyçe ku, nëse nuk e arrijmë, nuk do të kemi asnjë mënyrë për ta ndaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore që do të kërcënojnë ekzistencën tonë. Kemi pasur të bëjmë me përfaqësuesit e Iranit gjatë një viti e gjysmë të kaluar, por tani po merremi me vetë kokën e gjarprit”, tha ai.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, dëshmoi para Kongresit në mars se komuniteti i inteligjencës amerikane vazhdon të vlerësojë se Irani aktualisht nuk po ndërton një armë bërthamore dhe as Udhëheqësi Suprem nuk ka autorizuar një program armësh bërthamore që ai e pezulloi në vitin 2003.

SHBA-të kishin një pamje relativisht të qartë të fushëveprimit të operacionit izraelit që javën e kaluar, kur disa zyrtarë të inteligjencës tashmë po merrnin përditësime të shumta çdo ditë dhe po planifikonin për eventuale të ndryshme në varësi të mënyrës se si do të reagonte Irani, sipas një burimi me njohuri të drejtpërdrejtë të këtij planifikimi.

Ky person tha se, megjithëse Izraeli minimizoi ndarjen e informacionit me Shtetet e Bashkuara, që nga java e kaluar, SHBA-të i kuptuan objektivat dhe rendin e operacioneve – edhe nëse shkalla e dëmit ndaj Iranit, duke përfshirë humbjet ndaj udhëheqjes së tij, dhe pyetja se si do të reagonte Irani, mbetën të panjohura.

Benet Beci drejt burgut/ Kaq shpejt e shiti Rama? Ja dokumenti…

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Për këdo që ka dyshuar se Benet Beci është i pandehur, ja dhe dokumenti ku shkruhet e zeza mbi të bardhë…
Kryebashkiaku i bandave apo Benet Strajca (siç thoshte aleati i tij i djeshëm dhe i sotëm, kryetari i PSD, Tom Doshi) paska abuzuar e vjedhur tendera në kohën kur ishte drejtor i KESH!
Vjedhjet dhe korrupsionin e Benet Becit nuk e mbulojnë dot as fasadat ngjyrë portokalli, as fotot me mëngët e ‘shpërvjelura’ se gjoja është njeri i punës dhe ndryshimit por siç qartësisht lexohet në dokument, Beci tashmë nën hetim ato mëngët i ka ‘shpërvjelë’ me mbush “strajcën” personale dhe të partisë!
Thua kaq shpejt e shiti Rama dhe Becin? Nuk është çudi pas rezultatit të pakënaqshëm që mori në Shkodër….
Beci tregoi se me blerjen e votave nuk është aq i suksesshëm sa me vjedhjen përmes tenderave….

POSTIMET E FUNDIT