Kreu Blog Faqe 159

Milionerët e rinj të Kuvendit, ja kush jane bossat e rinj me pasuri marramendese

0

Shqipëria mund të vijojë të kryesojë listën e vendeve të varfra në Evropë, por jo të gjithë njohin këtë anë të vendit tonë.

Ajo është Shqipëria e ‘popullit’, e rrogëtarëve dhe e 1 milionë personave që jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (këtu mund të përmendim vonesat në pagesat e kredisë ose të qirasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra apo pamundësinë për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia si dhe pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja).

Por, ka dhe një Shqipëri tjetër, e atyre që kanë në duar taksat e këtyre të ‘varfërve’, që vulosin ligje, por që vetë mund të themi pa frikë se zotërojnë pasuri të frikshme.

E pavarësisht akuzave të njëpasnjëshme me të cilat mund të jenë përballur, nuk janë ‘tutur’ aspak që t’i fshehin pronat. E vetmja ‘lëvizje’ që mund të kenë bërë është kalimi i ndonjë prone si trashëgimi tek fëmijët, që në fund të fundit, flet mirë për ta si prindër.

Open Data, ka rreshtuar sot pasuritë e 50 deputetëve që pritet të betohen në Kuvend në shtator. ZËRI i vëzhgoi me vëmendje deklaratat e tyre të pasurisë, që ngjasojnë me ato të një elite botërore. ZËRI ju sjell sot një listë me emra deputetësh, të majtë e të djathtë, që kanë llogari marramendëse të mbushura me para e valuta të huaja, ndërsa në ekrane flasin për taksa, për rritje çmimesh, shtrëngojnë duart me biznesin e vogël përpara zgjedhjeve dhe kërkojnë votat e qytetarëve.

E shumë prej tyre nuk janë stepur t’i futen as botës së biznesit.

Përmendim këtu Agron Malajn. E ka nisur karrierën e tij si Drejtor Rajonal i OSHEE-së Burrel, por paralelisht ka themeluar dhe Global Security Sh.p.k, kompaninë e sigurisë private, e cila është lthyer në një nga më të përhapurat në vend. Në vitin 2019, Malaj u bë kryebashkiak i Matit, por tashmë pret të zërë ulësen në Kuvend si një prej deputetëve më të kamur. Dhe kjo, falë biznesit që zyrtarisht sot e drejton vëllai i tij, Fatos Malaj.

Shen Ndou arka e gjallë e biblës!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Shen Ndou i Padovës (kështu njihet nga letërsia kishtare), lindi në Lisbonë të Portugalisë më dt 15 -të gusht të vitit 1195, në një familje fisnikësh.
Ditëlindja e tij përkon me festën e ngjitjes së Zojës në qiell.

Maria Teresa Tavera, një pasardhëse e familjes mbretërore të Asturias i vuni emrin Fernand, të cilin e pagëzoj dhuratë nga Zoja.
Tre parimet, mbi të cilat u mbështet formimi shpirtëror i Fernandit ishin:
Pervujtëria, dlirësia dhe mëshira, të cilat janë mësimet kryesore të Jezusit për ndjekësit e tij.
Ai fillimisht u formua në shkollën e Shën Agostinit duke studiuar veprat e Atit të madh të krishterimit, pa harruar biblën dhe veprat bashkëkohore enciklopedike.
Sipas biografëve Fernandi ishte njeri i famshëm, i ditur dhe i shenjtë.
Ai kishte njohuri të thella letrare e zotëronte merita të lumnueshme”.
Fernandi ka jetuar afër një dekadë në Koimbra, kryeqyteti i atëhershëm i Portugalisë.
Më vonë u njoh me përvojën e Shën Françeskut.
Sapo u njoh vendosi të hyjë në Urdhrin e Fretërve të Vegjël.

Menjëherë, pa medyshje e ndërroj jetën akademike të kanonikut agostinian me thjeshtësinë françeskane.
Shpejt e ndërroj edhe emrin nga Anton (Ndue).
U largua nga atdheu dhe shkoj në Marok për të përhapur atje mësimet e Ungjillit.
Nuk arriti të realizojë misionin që i kishte venë vetes sepse sapo zbriti aty u sëmur rëndë, e zunë ethet e malaries nga të cilat u shërua vetëm mbas disa muajsh.
Sapo u shërua nuk vonoj dhe u nis për t’u kthyer në Spanjë, por një stuhi e fuqishme e detyroi të zbarkonte në Siçili.
Këtu filloi veprimtaria baritore e tij që u implementue në shumë qytete të Italisë si Montepaolo, Noto, Lentini, Forlí, Rimini, Bologna e Padova.
Padova është qyteti i cili mbeti i lidhur përjetësisht me emrin e tij.
Pas shumë predikimesh e mrekullish’, Papa Gregori IX-të e ka pagëzuar Shen Ndoun “Arka e gjallë e Biblës”.
Providenca hyjnore deshi që Shen Ndou të shpaloste mrekullitë e tij në Shqipëri.
Shenjti Shen Ndue u bë shumë i dashur për breza të tërë shqiptarësh, të cilëve u dha guxim dhe kurajo për të përballuar vështirësitë e sfidat e jetës deri për të sfiduar diktaturën.
Ai vdiq në moshën 36 -vjeçare me dt 13-të qershor të vitit 1231.
Një vit pasi vdiq u kanonizua.


Për numrin e madh të mrekullive papa Piu i XII-të e ka renditur mes doktorëve të kishës katolike dhe i ka dhënë titullin Doktor Evangjelik.
Bazilika e Padovës i kushtohet Shen Andonit.
Kisha e Shen Ndout në Laç është simbol i besimit, shpresës, telerancës e harmonisë ku mijra besimtarë gjejnë balsamin e shpirtërave të tyre.
Çdo vit me dt 13-qershor tek Kisha e Laçit shkojnë dhe luten besimtarë të shumtë.

“Rrini të tërbuar, mos u qetësoni kurrë”, ‘krisi’ mes Ramës dhe Veliajt: E di kush më çoi në qeli, ishte…

0
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Erion Veliaj ka kërcënuar Edi Ramën mbrëmjen e sotme, me anë të një postimi në Tik Tok-un e mbyllur nga Rama para fushatës elektorale të 11 maji.

‘S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë.’, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok.

Veliaj gjithashtu shkruan se, ka identifikuar dhe Nesti Angonin, denoncuesin e tij, personin që i ka bërë dosjen për ta dërguar në qeli, atje ku është tani.

‘Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë’, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Mediat amerikane: Rihapet çështja kundër McGonigal dhe lidhjeve me Shqipërinë, Edi Rama në alert

0

Media amerikane ‘The Federalist’, ka bërë publike se çështja ku është i akuzuar ish-agjenti i lartë të FBI-së, Charles McGonigal, është rihapur nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA
The Federalist’ shkruan Departamenti i Drejtësisë po ndjek më shumë se thjesht detaje të vogla për akuzat ndaj McGonigal për lidhjet me shqiptarët apo oligarkët rusë.
Më tej në shkrim theksohet se ka dyshime se McGonigal spiun i huaj brenda FBI-së, dhe se administrata Trump duket se e dyshon këtë.
Artikulli i plotë:
Nga J. Michael Waller, The Federalist
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka rihapur një çështje ndaj një ish-agjenti të lartë të kundërzbulimit të FBI-së.
Charles McGonigal ka qenë Agjent Special në krye të Kundërzbulimit në zyrën rajonale të Nju Jorkut. Ai u largua nga FBI në vitin 2018, iu bashkua fondit gjigant të menaxhimit të aseteve Brookfield si nënkryetar për sigurinë globale dhe u arrestua e u dënua në vitin 2023.
Por jo për spiunazh. McGonigal pranoi menjëherë fajësinë për akuza të lidhura me korrupsionin. Ai po vuan një dënim prej gjashtë vjet e gjysmë në burg federal.
Ndjekja penale dhe pranimi i fajësisë nga McGonigal duken çuditërisht të rregullta.
Ai ishte pjesë e operacionit të diskredituar të FBI-së, CROSSFIRE HURRICANE, një hetim “kundërzbulues” i udhëhequr nga shefi i tij, Peter Strzok, kundër Donald Trump dhe mbështetësve të tij në vitin 2016.
Si ish-drejtuesi i kërkimeve për spiunë në zyrën më të madhe të FBI-së, McGonigal mezi u mbrojt nga akuzat për pranimin e paligjshëm të parave nga biznesmenë shqiptarë të lidhur me shërbimet inteligjente të vendit të tyre, si dhe për lidhje me një oligark rus të sanksionuar.
Ai mori një dënim të lehtë dhe një gjobë prej 40 mijë dollarësh.
Diçka nuk shkon. Për shërbimet inteligjente ruse apo kineze, dikush në pozicionin e McGonigal do të ishte një objektiv ideal – njeriu përgjegjës për t’i ndjekur ata.
Dikush me një jetë të dyfishtë dhe një stil jete të tepruar është një shënjestër e përshtatshme. Është e vështirë të besohet se shërbimi shqiptar i inteligjencës e rekrutoi McGonigal përpara se ta bënin njerëzit e Putinit.
Më 30 prill, Prokurori i SHBA për Distriktin e Kolumbias, Ed Martin, e riktheu vëmendjen tek McGonigal. Në një letër drejtuar avokatit të tij, Martin theksoi dënimet e ish-agjentit të FBI-së për “falsifikim dokumentesh, deklarata të rreme, komplot për të shkelur sanksionet e SHBA-së dhe komplot për pastrim parash.”
Martin nuk dha shumë hollësi për interesin e ri. “Disa informacione i kanë ardhur zyrës sime që kërkojnë të intervistojmë zotin McGonigal,” shkroi ai, pa dhënë detaje.
Me sa duket, Departamenti i Drejtësisë po ndjek më shumë se thjesht detaje të vogla për shqiptarët apo oligarkët rusë.
Puna për të kundërshtuar shërbimet e huaja të inteligjencës — kundërzbulimi — është keqkuptuar, madje edhe brenda vetë qeverisë. Hetimi i spiunëve të huaj mund të tingëllojë si diçka e bujshme, por në të vërtetë është punë e lodhshme dhe e rëndomtë.
Pjesa më e vështirë është kur duhen hetuar qytetarë amerikanë që dyshohen me të drejtë për spiunazh, dhe më pas të ndërtohen çështje penale me prova që Departamenti i Drejtësisë mund të paraqesë para një gjyqtari dhe jurie pa komprometuar burimet dhe metodat e kundërzbulimit.
Drejtësia shpesh është e paarritshme. Shumë spiunë i shpëtojnë ndëshkimit sepse provat legjitime nuk janë të pranueshme në gjykatë. Të tjerë nuk gjykohen fare. Disa dënohen për akuza të tjera, si korrupsioni.
A ishte McGonigal spiun i huaj brenda FBI-së? Nuk e dimë. Por administrata Trump duket se e dyshon këtë.
Agjentët e lartë të FBI-së shpesh marrin paga të larta në sektorin privat. Brookfield, një kompani menaxhimi asetesh me vlerë triliona dollarë, e punësoi McGonigal si Nënkryetar të Lartë për Sigurinë Globale.
McGonigal po punonte atje kur Mark Carney erdhi si drejtor në 2020 dhe u bë kryetar në 2022. Burime thonë se McGonigal u ndalua për pyetje ndërsa kthehej nga Amerika e Jugut për punë të Brookfield-it. Brookfield, që zakonisht jep deklarata zyrtare, nuk bëri asnjë koment publik kur McGonigal u largua nga kompania ose u arrestua nga FBI.
A përdori McGonigal postin e tij të lartë të sigurisë në Brookfield për spiunazh? A urdhëroi kryetari i Brookfield-it, Carney, tani Kryeministër i Kanadasë, një vlerësim gjithëpërfshirës për infiltrimin e inteligjencës së huaj në kompani? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.
Një tregues: Pak ditë pas letrës së prokurorit Martin drejtuar avokatit të McGonigal, ky i fundit kërkoi një urdhër ndalimi për ish të dashurën e tij, Allison Guerriero, e cila publikisht pretendon se ka prova që ai ishte spiun.
Divizioni i Kundërzbulimit ka qenë një nga pjesët më të politizuara të FBI-së në dekadën e fundit. A nuk dëshironte FBI-ja nën drejtimin e Christopher Wray të hetonte njerëzit e vet, si McGonigal, si një spiun rus, për të mos njollosur reputacionin e zyrës? Duket kështu.
A mund të jetë që të tjerë brenda FBI-së po mbulojnë McGonigalin, ose po shmangin krimin më të rëndë – që është të dëmtojnë imazhin e FBI-së? FBI ka një histori të tillë.
Letra e prokurorit Martin drejtuar avokatit të McGonigalit, së bashku me udhëheqjen e re të FBI-së me Kash Patel dhe Dan Bongino që premtojnë “pastrim të brendshëm”, mund të zbulojnë më shumë rreth penetrimit rus në FBI.

Shenjtëria e emrit tënd

0

Shkruan Mimoza Meço Lazri

Shenjtëria e emrit tënd

Ndërsa besimtarët i falen këtij shenjti të bekuar,
unë falënderoj Zotin që të fali ty,
në kishë, me qirinj të ndezur ndër duar,
shenjtin Shna Ndue e lusim bashkë të dy.

I falemi për momentin që të solli në jetë,
iu falemi prindërve që të vunë emrin e tij,
unë i falem aq shumë për atë ditë të shenjtë,
kur më ndriçoi rrugën e më solli tek ti.

Me këtë emër të shenjtë unë të thërras çdo ditë,
me emrin tënd tek unë lulëzon dashuria,
me emrin tënd në kishë ndez e heshtur qirinjtë,
në flakën e tyre shndrisin paqja e lumturia.

(Gëzuar ditën e emrit shpirti im)
Moza jote!

Sulmuesi që po injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Europë, skuadra që po befason Serinë A hedh sytë nga Kristjan Shpendi

0

Kristian Shpendi nuk e ka të sigurt qendrimin te Çezena edhe pse pak muaj më parë rinovoi me klubin në fjalë. Skuadra e tij gjendet në Serinë B dhe arriti deri në play-off për ngjitjen në Serinë A, por pa e kurorëzuar me sukses.

Gjithsesi, sirenat e Serisë A janë ndezur për sulmuesin shqiptar, i cili spikati me gola që në vitin e tij të parë në Serinë B. Në muajt e kaluar është folur rregullisht për interesimin e disa klubeve si Torino apo Fiorentina për djaloshin i cili vazhdon të mos grumbullohet nga trajneri Silvinjo me Kombëtaren A.

Tani, ai ka përfunduar edhe në radarët e një klubi që i ka befasuar të gjithë në dy sezonet e fundit në Serinë A, Bolonjës. Kjo e fundit fillimisht siguroi vendin e pestë dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve një sezon më parë, ndërsa në atë që përfundoi pak javë më parë, triumfoi në Kupën e Italisë.

Skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe mediat italiane raportojnë se po kërkon alternativa cilësorë që të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticonet. Ndaj po sheh edhe Shpendin si alternativë për repartin e sulmit, teksa beson se nën drejtimin e Vinçenco Italianos, sulmuesi shqiptar do të arrijë të bëjë një tjetër hap para në rritjen e tij.

4 mësimet nga Marek Belka për integritetin në lidership

0

Shkruan Prof. Dr. Arben Malaj  

Angazhimi i hershëm në politikë, në një nga periudhat më të vështira të tranzicionit të Shqipërisë, më lidh fort me angazhimin dhe modelin inspirues të Marek Belkës[i]. Përballja si Ministër i Financave në marsin tragjik të vitit 1997; nevoja urgjente për të pastruar ekonominë shqiptare nga skemat piramidale; domosdoshmëria jetike për të fituar besimin e donatorëve; emergjenca e arritjes së një marrëveshjeje post-konfliktuale me FMN-në/ ESAF[ii] si dhe hartimi dhe zbatimi i politikave, strategjive dhe reformave strukturore për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, përmbajnë edhe kontributet e çmuara të ekspertizës të spikatur dhe angazhimit të përkushtuar të Belkës. Në ditët e mia të para si ministër i Financave, Banka Botërore ofroi mundësinë e një këshilltari të huaj. Pak ditë më vonë më dorëzuan një “short list” të kandidatëve.

Kërkova dy kritere themelore përzgjedhëse: të ishte nga Europa Lindore, me njohje të mentalitetit dhe me ndjeshmëri humane për pasojat sociale të reformave. Së dyti, të kishte aftësi të shkëlqyera pune në ekip. I refuzoja “të diturit arrogantë”. Këto kritere i plotësonte më mirë se kushdo Marek Belka. Isha vetëm 36 vjeç, përball përgjegjësisë morale dhe politike të menaxhimit të krizës më të rendë në historinë tonë të pas viteve 90-të. Shqiptarët investuan kursime dhe të ardhura nga emigracioni në skemat mashtruese në rreth 1.2 miliardë dollarë. Kjo ishte rreth 50% e PBB-së. Numri i shqiptarëve që u mashtruan arriti në rreth 1.8 milionë veta ose 60% e popullsisë. Koha ishte armiku më i madh. Çdo orë vonesë “prodhonte” viktima. Humbën jetën mbi 2.500 njerëz të pafajshëm. Shpresa lindi nga krijimi në 9 mars 1997 i qeverisë së “Pajtimit Kombëtarë” me kryeministër Bashkim Fino. Shpresa u rrit nga fitorja , në zgjedhjet e korrikut 1997 e “Aleancës për Shtetin” me kryeministër Nano. Shpresa u bë mbështetëse e reformave të dhimbshme pas Konferencës së Donatorëve në Bruksel në tetor 1997. Integriteti i lartë moral dhe thellësisht profesional krijojë besueshmëri, respekt reciproke dhe bashkëpunim maksimal, tek donatorët. Kjo krijoj premisat për arritjen në kohën më të shkurtër të marrëveshjes post konfliktuale/(ESAF) me FMN-në. Në konferencën shpresë-prodhuese të donatorëve në Bruksel në tetor 1997, FMN deklaroi se programi i qeverisë shqiptare prodhon rritje ekonomike dhe stabilitet financiare. Ne e besojmë dhe e mbështesim qeverinë shqiptare.”

Ky “certifikim” ishte i mundur edhe falë kontributit të Belkës, Pashkos dhe ekipit të Ministrisë së Financave. Konferenca, e drejtuar me dashamirësi dhe profesionalizëm maksimal nga zv.presidenti i Bankës Botërore Johannes Linn, mblodhi realisht rreth 600 milionë dollarë donacione për programe kundër varfërisë, ringritjen dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë tonë. Por kontributi i Belkës shfaqej sidomos në momente kritike të negociatave me FMN-në, që jo në pak raste zhvilloheshin në Ministrinë e Financave deri orët e para të mëngjesit. Në një moment kritik, negociatat me FMN-në u bllokuan.

Kryeministri Nano më tha: “Suksesi i negociatave është përgjegjësia jote. Negocio, por mos vono asnjë orë nënshkrimin e marrëveshjes me FMN-në.” Në një tjetër pikë tensioni midis dy ekipeve, ndërhyrja e matur dhe qetësuese e Belkës riktheu tryezën e dialogut. Ai më qartësoj se teknikisht ke të drejtë, por pa miratimin e tyre/FMN-se nuk mund të ecim përpara. Gjejmë një kompromis të pranueshëm për të dyja palët.” Pas rënies së qeverisë Nano, Belka vazhdoi të këshillonte qeverinë Majko dhe Meta. Pak ditë përpara konkurrimit mes meje dhe Metës në KPD për kandidatin për kryeministër të socialistëve për zgjedhjet parlamentare 2001, Belka më kërkoi një kafe “jo pune”. Prisja sugjerim për tërheqje nga gara pasi Belka vazhdonte këshilltar i Metës. Por mora një këshillë të vyer: “Arben, ju jeni ekspert deri në detaje, por, nëse dëshiron një ditë të jesh lider i vendit tënd, fokusohu më shumë në vizionin e sfidave të zhvillimit.”

I njëjti mesazh më ishte përcjellë edhe nga Presidenti i BERZH në një darkë pune në Tiranë. Këto këshilla ndikuan drejtpërdrejt në përzgjedhjen time për të fituar në 2002 në Georgetown University. Këtë mundësi e humba sepse në gusht 2002 u riktheva në qeveri si ministër i Ekonomisë. Në 2005 fillova një program si Senior Fellow në Universitin e Harvardit. Etja për dije dhe investimi në integritet publik mbeten themele përcaktuese në angazhimet dhe rrugëtimit tim publik, akademik dhe politike. Gjatë karrierës sime 35-vjeçare kam pasur fatin të takoj dhe frymëzohem nga shumë figura të shquara, por Marek Belka mbetet më i drejtpërdrejti dhe më i dobishmi që në hapat e parë.

Katër mësime vlerat e integritetit në lidershipit politik të Belkës janë:

1. Përgjegjësia publike mbi ambiciet personale. Si ministër i Financave në Poloni, Belka dha dorëheqjen kur kryeministri i ndryshoi në parlament draft buxhetin e miratuar nga qeveria. Kryeministri argumentonte se polakët kishin votuar atë për të qeverisur Poloninë. Përgjigjja plot integritet e Belkës ishte, po ju jeni kryeministri i Polonisë, por unë jam ministri i Financave i polakëve.” Ajo dorëheqje tregoi se integriteti dhe respekti për institucionet ishin të panegociueshme për Belkën. Ky është modeli më inspirues për çdo ministër financash në çdo vend dhe përballë çdo situate.

2. Pozitiviteti dhe thjeshtësia maksimale. Pavarësisht posteve të larta në një nga vendet më të mëdha dhe më reformatore të Evropës Lindore dhe në institucione të rëndësishme ndërkombëtare, pavarësisht diplomave nga tre universitetet më të mira në botë, Belka kurrë nuk shfaqte ndaj askujt qasje arrogante, imponuese apo nënvlerësuese.

3. Integriteti i lartë – investimi afatgjatë më i mirë dhe më i dobishëm për vetveten dhe vendin tuaj. Emërimi i Belkës si drejtues i menaxhimit të fondeve për rindërtimin e Irakut nga donatorët ndërkombëtarë u bë për shkak të reputacionit të tij për ndershmëri dhe efikasitet. Më pas, si Drejtor i Departamentit Evropian në FMN, Belka mbrojti politika fiskale të përgjegjshme, me qëndrime të pavarura ndaj presioneve politike.

4. “Kurrë mos u dorëzo.” Si Guvernator i BQ të Polonisë, Belka pas publikimit të një përgjimi të një takimi informal ku një ministri i kërkonte një politikë monetare më të butë përpara zgjedhjeve refuzoi presionin këmbëngulës për dorëheqje. Ai nuk u tërhoq dhe ruajti integritetin e tij publik. Belka publikisht sqaroi se ministri i bëri një kërkesë, por ai as i premtoi dhe as e ndryshoi politikën e pavarur monetare. Belka u përball edhe me akuza për bashkëpunim me CIA-n. Kundërshtarët e tij të përhershëm, i publikuan një dokument për një takim të Belkës me agjentë të CIA-s gjatë studimeve në Columbia University. Belka qetësisht dhe publikisht sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një road-map/manual për angazhimin e elitës polake në rrëzimin e komunizmit. Një takim të tillë CIA kishte bërë edhe me Papa Wojtila[iii] dhe disidentë polakë. Integriteti i lartë publik, transparenca dhe sqarimet bindëse mbeten arma më e fortë në lidershipin e Belkës. Karriera e Marek Belkës mbetet një model frymëzues se si të udhëheqësh me integritet, edhe në kohë krizash dhe nën sulme të pamëshirshme. Vendimet e tij të guximshme, refuzimi për të kompromentuar parimet dhe përkushtimi i tij ndaj interesit publik përbëjnë një trashëgimi dhe model të vyer edhe për lidershipin e sotëm politikë.

Fjalimi i Bill Clinton-it për përfundimin e luftës në Kosovë

0

Sot në Kosovë shënohet 26 vjetori i çlirimit të Kosovës. 26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë kjo cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njoftoi amerikanët se ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova.

“Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa”, tha ai përmes një deklarate.

Sipas tij rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, raporton RTKlive. “Duhet të kujtojmë se dhuna të cilës iu përgjigjëm në Kosovë ishte kulmi i një fushate 10-vjeçare të Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë, për të shfrytëzuar dallimet etnike dhe fetare për të imponuar vullnetin e tij në tokat e ish-Jugosllavisë,”, tha ai.

Fjalimi i plotë:

Amerikanë , sonte për herë të parë në 79 ditë, qiejt mbi Jugosllavi janë të heshtur. Ushtria dhe policia serbe po tërhiqen nga Kosova. Një milion burra, gra dhe fëmijë të dëbuar nga toka e tyre po përgatiten të kthehen në shtëpi. Kërkesat e një komuniteti ndërkombëtar të indinjuar dhe të bashkuar janë përmbushur.

Unë mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi arritur një fitore për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë. Pilotët tanë janë kthyer në bazë. Sulmet ajrore janë pezulluar. Agresioni ndaj një populli të pafajshëm është frenuar dhe po kthehet prapa.

Kur urdhërova Forcat tona të Armatosura për të luftuar, ne kishim tre qëllime të qarta: t’i mundësonim popullit kosovar, viktima të disa prej mizorive më të egra në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, të ktheheshin në shtëpitë e tyre me siguri dhe vetëqeverisje; të kërkohet që forcat serbe përgjegjëse për ato mizori të largohen nga Kosova; dhe të vendosë një forcë ndërkombëtare sigurie, me NATO-n në thelb, për të mbrojtur të gjithë njerëzit e asaj toke të trazuar, serb dhe shqiptarë, njësoj. Këto synime do të arrihen. Një konflikt i domosdoshëm është sjellë në një përfundim të drejtë dhe të ndershëm.

Rezultati do të jetë siguria dhe dinjiteti për popullin e Kosovës, i arritur nga një aleancë që qëndroi së bashku në qëllim dhe vendosmëri, e ndihmuar nga përpjekjet diplomatike të Rusisë. Kjo fitore sjell një shpresë të re se kur një popull veçohet për shkatërrim për shkak të trashëgimisë dhe besimit të tij fetar dhe ne mund të bëjmë diçka për këtë, bota nuk do të shikojë nga ana tjetër.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për burrat dhe gratë e Forcave tona të Armatosura dhe atyre të Aleatëve tanë. Ditë pas dite, natë pas nate, ata fluturuan, duke rrezikuar jetën për të sulmuar objektivat e tyre dhe për të shmangur viktimat civile kur u qëlluan nga zonat e populluara. Kërkoj nga çdo amerikan të bashkohet me mua për t’u thënë atyre, faleminderit, ju na keni bërë shumë krenarë.

Unë jam gjithashtu mirënjohës ndaj popullit amerikan për qëndrimin kundër spastrimit të tmerrshëm etnik, për dërgimin e ndihmës bujare për refugjatët dhe për hapjen e zemrave dhe shtëpive tuaja për viktimat e pafajshme që erdhën këtu.

Unë dua të flas me ju për disa çaste sonte rreth asaj se pse luftuam, çfarë arritëm dhe çfarë duhet të bëjmë tani për të çuar përpara paqen, dhe së bashku me njerëzit e Ballkanit, të krijojmë një të ardhme lirie, përparimi dhe përparimi dhe harmoni.

Duhet të kujtojmë se dhuna të cilës iu përgjigjëm në Kosovë ishte kulmi i një fushate 10-vjeçare të Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë, për të shfrytëzuar dallimet etnike dhe fetare për të imponuar vullnetin e tij në tokat e ish-Jugosllavisë.

Kjo është ajo që ai u përpoq të bënte në Kroaci dhe në Bosnje, dhe tani në Kosovë. Bota pa pasojat e tmerrshme: 500 fshatra u dogjën; burra të të gjitha moshave të ndarë nga të dashurit e tyre për t’u pushkatuar dhe varrosur në varre masive; gra të dhunuara; fëmijët e bërë për të parë prindërit e tyre të vdesin; një popull i tërë u detyrua të braktiste, me orë të tëra, komunitetet që familjet e tyre kishin shpenzuar breza duke ndërtuar.

Për këto mizori, z. Millosheviç dhe ndihmësit e tij kryesorë janë paditur nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nuk do t’i harroj kurrë refugjatët kosovarë që takova kohët e fundit. Disa prej tyre mezi flisnin për atë që kishin kaluar. Atyre u kishte mbetur vetëm shpresa se bota nuk do të kthente shpinën.

Kur përpjekjet tona diplomatike për të shmangur këtë tmerr u kundërshtuan dhe dhuna u rrit, ne dhe aleatët tanë zgjodhëm të vepronim. Zoti Millosheviq vazhdoi t’i bënte gjëra të tmerrshme popullit të Kosovës, por ne ishim të vendosur ta kthenim atë. Qëndrueshmëria jonë më në fund i dha fund një fushate të egër të spastrimit etnik dhe ne vepruam mjaft herët për ta kthyer atë, për t’u mundësuar kosovarëve të kthehen në shtëpi.

Kur ta bëjnë, ata do të jenë të sigurt. Ata do të jenë në gjendje të rihapin shkollat e tyre, të flasin gjuhën e tyre, të praktikojnë fenë e tyre, të zgjedhin udhëheqësit e tyre dhe të formësojnë fatin e tyre.

Nuk do të ketë më ditë kërkimi për ushqim në të ftohtin e maleve dhe pyjeve, nuk do të ketë më netë të fshehur në bodrume, duke menduar nëse e nesërmja do të sjellë vdekje apo çlirim. Ata do ta dinë se ushtria dhe forcat paraushtarake të z. Millosheviq do të zhduken, fushata e tij 10-vjeçare e represionit ka përfunduar.

NATO-ja e ka arritur këtë sukses si një aleancë e bashkuar, e udhëhequr me aftësi nga Sekretari i Përgjithshëm Solana dhe Gjenerali Clark.

Nëntëmbëdhjetë demokraci u bashkuan dhe qëndruan së bashku gjatë sfidës më të ashpër ushtarake në historinë 50-vjeçare të NATO-s.

Ne ruajtëm gjithashtu partneritetin tonë shumë të rëndësishëm me Rusinë, falë Presidentit Jelcin, i cili kundërshtoi përpjekjet tona ushtarake, por mbështeti diplomacinë për t’i dhënë fund konfliktit me kushte që plotësonin kushtet tona.

I jam mirënjohës të dërguarit rus Chernomyrdin dhe presidentit finlandez Ahtisaari për punën e tyre dhe zëvendëspresidentit Gore për rolin kyç që luajti në bashkimin e partneritetit të tyre. Tani, shpresoj se trupat ruse do të na bashkohen në forcën që do të ruajë paqen në Kosovë, ashtu siç kanë bërë në Bosnje

Më në fund, ne kemi shmangur luftën më të gjerë që mund të kishte shkaktuar ky konflikt. Vendet e Evropës Juglindore mbështetën fushatën e NATO-s, ndihmuan refugjatët dhe i treguan botës se ka më shumë dhembshuri sesa mizori në këtë rajon të trazuar. Kjo fitore i bën edhe më të mundshme që ata të zgjedhin një të ardhme me demokraci, trajtim të drejtë të pakicave dhe paqe.

Tani po hyjmë në një fazë të re, duke ndërtuar atë paqe dhe ka sfida të mëdha. Së pari, ne duhet të jemi të sigurt se autoritetet serbe do të përmbushin angazhimet e tyre.

Ne jemi të përgatitur të rifillojmë fushatën tonë ushtarake nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë. Më pas, ne duhet t’i kthejmë refugjatët kosovarë në shtëpi të sigurt; fushat e minuara do të duhet të pastrohen; shtëpitë e shkatërruara nga forcat serbe do të duhet të rindërtohen; njerëzit e pastrehë që kanë nevojë për ushqim dhe ilaçe do të duhet t’i marrin ato; do të duhet të përcaktohet fati i të zhdukurve; Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të duhet të çmilitarizohet, siç ka rënë dakord të bëjë. Dhe ne në forcën paqeruajtëse do të duhet të sigurojmë që Kosova të jetë një vend i sigurt për të jetuar për të gjithë qytetarët e saj, serbët etnikë si dhe shqiptarët etnikë.

Që këto gjëra të ndodhin, duhet të vendoset siguria.

Për këtë qëllim, rreth 50,000 trupa nga pothuajse 30 vende do të vendosen në Kosovë. Aleatët tanë evropianë do të ofrojnë shumicën dërrmuese të tyre; Amerika do të kontribuojë me rreth 7000. Jemi mirënjohës që gjatë fushatës ajrore të NATO-s nuk humbëm asnjë ushtarak të vetëm në luftime. Por edhe kjo fazë tjetër do të jetë e rrezikshme.

Kujtimet e hidhura do të jenë ende të freskëta dhe mund të ketë edhe viktima. Pra, ne jemi siguruar që forca që shkon në Kosovë të ketë komandën dhe kontrollin e NATO-s dhe rregullat e angazhimit të vendosura nga NATO. Ajo do të ketë mjetet dhe mandatin për të mbrojtur veten gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara do të organizojnë një administratë civile duke përgatitur kosovarët për të qeverisur dhe policuar vetë. Ndërsa institucionet vendore do të marrin fuqi, NATO do të jetë në gjendje t’u dorëzojë atyre përgjegjësinë në rritje dhe të tërheqë forcat e saj.

Sfida e tretë do të jetë krijimi i një plani për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin. Që kjo të ndodhë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të planifikojnë për të nesërmen, jo vetëm sot. Ne duhet të ndihmojmë për t’u dhënë demokracive të Evropës Juglindore një rrugë drejt një të ardhmeje të begatë, të përbashkët, një magnet bashkues më të fuqishëm se tërheqja e urrejtjes dhe e shkatërrimit që ka kërcënuar t’i copëtojë ato.

Partnerët tanë evropianë duhet të sigurojnë pjesën më të madhe të burimeve për këtë përpjekje, por është në interesin e Amerikës të bëjmë pjesën tonë gjithashtu. Sfida e fundit do të jetë inkurajimi i Serbisë për t’u bashkuar me fqinjët e saj në këtë udhëtim historik drejt një Evrope paqësore, demokratike dhe të bashkuar.

Dua t’i them disa fjalë popullit serb sonte. E di që edhe ju keni vuajtur në luftërat e zotit Millosheviq. Ju duhet ta dini se liderët tuaj mund ta mbanin Kosovën si pjesë të vendit tuaj pa dëbuar asnjë familje kosovare nga shtëpia e saj, pa vrarë asnjë të rritur apo fëmijë, pa ftuar asnjë bombë të NATO-s që të binte mbi vendin tuaj.

Ju duruat 79 ditë bombardime, jo për ta mbajtur Kosovën krahinë të Serbisë, por thjesht sepse zoti Millosheviq ishte i vendosur të eliminonte shqiptarët e Kosovës nga Kosova, të vdekur apo të gjallë.

Për sa kohë që ai të mbetet në pushtet, përderisa kombi juaj drejtohet nga një kriminel lufte i paditur, ne nuk do të japim asnjë mbështetje për rindërtimin e Serbisë.

Por ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë humanitare tani dhe të ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë edhe për Serbinë, kur qeveria e saj përfaqëson tolerancën dhe lirinë, jo represionin dhe terrorin.

Amerikanë, të gjitha këto sfida janë thelbësore, por ato janë shumë më të preferuara ndaj sfidave të luftës dhe paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në Evropë.

Ne kemi dërguar një mesazh vendosmërie dhe shprese për të gjithë botën. Mendoni për të gjithë miliona njerëz të pafajshëm që vdiqën në këtë shekull të përgjakshëm, sepse demokracitë reaguan shumë vonë ndaj së keqes dhe agresionit. Për shkak të vendosmërisë sonë, shekulli i 20-të po përfundon jo me indinjatë të pafuqishme, por me një afirmim shpresëdhënës të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut për shekullin e 21-të.

Në një botë shumë të ndarë nga frika mes njerëzve të grupeve të ndryshme racore, etnike dhe fetare, ne u kemi dhënë besim miqve të lirisë dhe pauzë atyre që do të shfrytëzonin dallimet njerëzore për qëllime çnjerëzore.

Amerika ende përballet me sfida të mëdha në këtë botë, por ne mezi presim t’i përmbushim ato. Prandaj, sonte ju kërkoj të jeni krenarë për vendin tuaj dhe shumë krenarë për burrat dhe gratë që i shërbejnë atij me uniformë.

Sepse në Kosovë bëmë gjënë e duhur; ne e bëmë atë në mënyrën e duhur; dhe ne do ta mbarojmë punën.

Natën e mirë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argjentina do të zhvendosë ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem

0

Argjentina do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem vitin e ardhshëm, njoftoi të mërkurën Presidenti Javier Milei si pjesë e udhëtimit të tij në vend.

Duke folur në një seancë të posaçme parlamentare në Izrael të mbajtur në nder të tij, Milei njoftoi se vendi i tij do të zhvendosë ambasadën e tij nga zona e Tel Avivit në Jerusalem vitin e ardhshëm.

Në vitin 2026 do ta bëjmë efektive zhvendosjen e ambasadës sonë në qytetin e Jerusalemit Perëndimor.

Ambasada aktualisht ndodhet në Herzliya, në periferi të Tel Avivit.

Ministri çek për Çështje Evropiane: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

0

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por ende mbetet peng i mendësisë së pasluftës dhe mungesës së kompromisit. Kështu e përshkruan gjendjen aktuale të vendit ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvorak, në ditën kur Kosova shënon 26-vjetorin e çlirimit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dvorak, autor i librit “Kosova nën lëkurën time” dhe qytetar nderi i Istogut, thotë se “retorika agresive” dhe mungesa e vullnetit për dialog me serbët po dëmtojnë imazhin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai bën thirrje për qetësim të situatës, rifillim të dialogut me Serbinë dhe dërgim të sinjaleve pozitive në Bruksel, duke theksuar se “pa kompromis nuk ka anëtarësim në BE”.

Nga viti 1999 deri në vitin 2002, Dvorak shërbeu si administrator i Kombeve të Bashkuara në komunën e Istogut, ku udhëhoqi procesin e rindërtimit pas luftës në Istog, Gjakovë dhe rajonin e Pejës. Ai ka shërbyer gjithashtu në Irak dhe ka përfaqësuar Çekinë në SHBA, Kuvajt dhe Katar. Në qershor të vitit 2021 u emërua zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ndërsa nga maji i vitit 2023 ushtron detyrën e ministrit për Çështjet Evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Dvorak, 26 vjet më parë keni shkuar në një Kosovë të shkatërruar nga lufta si pjesë e misionit të OKB-së. Cila është pamja e parë që ju vjen në mend kur e kujtoni atë kohë në Pejë dhe në Istog, ku ishit i vendosur?

Martin Dvorak: E dini, ndjenja ime e parë ishte një tronditje e vërtetë, sepse, për herë të parë në jetën time, vizitova një vend që ishte ende në luftë, ose të paktën shumë pak kohë pas luftës. Ju mund ta dini, edhe pse jeni e lindur pas luftës, me aq sa e kuptova. Pra, mund ta dini që rreth 70% e vendit ishte shkatërruar, njerëzit ishin pa çati, pa strehë dhe, natyrisht, asgjë nuk funksiononte, gjithçka ishte shkatërruar.

Qëllimi ynë ishte ta përgatisnim vendin për dimrin që po vinte. Para së gjithash t’u siguronim strehim njerëzve dhe t’u jepnim ujë dhe ushqim, dhe ngadalë, hap pas hapi, të rinisnim ndërtimin e një shteti funksional që nga fillimi.

Kjo ishte detyra jonë dhe veçanërisht Istogu ishte shumë miqësor, shumë specifik, sepse kryetari i komunës [i ndjeri Fadil Ferati]ishte shumë i hapur dhe i moderuar.

Ai ishte burgosur nga serbët dhe kishte lexuar Vaclav Havelin [ish-presidentin çek] gjatë kohës sa ishte në burg, kështu që nga fillimi u bëmë miq shumë të mirë, diskutoja me të.

Ai ishte më shumë filozof sesa kryetar komune apo politikan. Krijuam një marrëdhënie shumë miqësore dhe kjo më ndihmoi shumë që në fillim, kur nisa si administrator i Istogut.

Ndjenja ime është ende e njëjtë, e dua Kosovën, i dua njerëzit e Kosovës dhe me të vërtetë besoj se shumë shpejt do të bëheni pjesë e familjes evropiane.

POSTIMET E FUNDIT