Kreu Blog Faqe 202

Konservatorët reagojnë për dhunën ndaj Adriatik Alimadhit, kryetar i Partisë Balli Kombëtar: Policia e shtetit po sillet si Juntë Policore

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania” 
Reagim!
Policia e Shtetit e drejtuar nga drejtori Proda dhe Ministri HOXHA nip i Diktatorit shkelin ligjin zgjedhor sillen si një rregjim, Juntë Policore.
Policia ndërhyn pa mandat kontrolli duke rrëmbyer forcërisht nga ambientet e lokalit privat vëllezërit “ALIMADHI”
Adriatik Alimadhi kryetar i Partisë Balli Kombëtar deputet i legjislaturës lX është marrë forcërisht nga Policia e Shtetit rreth Orës 21:07 pasi u ka kërkuar skuadrës policore :
A kanë MANDAT KONTROLLI dhe pse hyjnë forcërisht duke ushtruar dhunë policore në ambientet private të lokalit vëllezërit ALIMADHI
Policia e shtetit nuk e ka për herë të parë që bën reprezalje ushtron dhunë në zyrat apo ambientet e Familjes anti rregjim ALIMADHI
Kjo është sjellje sikur jemi në Juntë Policore të nipave dhe mbesave të DIKTATURËS
Policia e Shtetit ka në krye ministër nipin e diktatorit E HOXHA
Konservatorët këshillojnë kryeministrin të ndalojë, veprime dhe sjelljen skandaloze të Policisë së Shtetit sikur jemi në NARKO JUNTË
Kryeministëri të detyrojë të këkojë falje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zoti Proda.
Sjellja e skuadrës policore shkel ligjin zgjedhor dhe ne konservatorët e konsiderojme sjelljen e policisë, presion mbi opozitën në prag të fushatës elektorale 11 Maj 2025
“PKKA”
Departamenti për siguri Publike.
Tiranë – Shqipëri
04/04/2025 Ora 23:07

Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani, nëpërmjet vajzës së tezes

0

Avokati Idajet Beqiri denoncoi në studion e Report TV një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë.

E jo vetëm, por edhe me disa pasuri në vila e shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilat tha se i ka kallëzuar në SPAK, ua ka bërë gati të kopsitura dhe madje me lokacione, por “ata flenë mbi dosjet e tyre”.

Beqiri denoncoi edhe me fotografi rastin që ka të bëjë me një lagje luksi me 12 kulla të ndërtuara në Rumani, një kompleks gjigant i quajtur “Dielli”, 12 km larg Bukureshtit dhe shumë të tjera në proces, që e cilësoi si të ngjashme me modelin “Komuna e Parisit” në Tiranë.

“Janë 210 mln euro të pastruara në Rumani. Po bëhet si Parisi i Vogël. Kompleksi ‘Dimri’ e ka. 12 km larg Bukureshtit. Janë miliona euro këto në fotografi. Firma prestigjoze, pishina, rezidenca, dyqane me qira. Këto janë të ish-presidentit Ilir Meta.

SPAK le të vejë te vajza e tezes së Ilir Metës dhe burri i saj, të verifikojë, SPAK i jap provat me hetimin e parë që kam bërë vetë. Le të shkojë dhe ta verifikojë, ta gjejë, por besoj se do veprojë njëlloj si me të tjerat. Janë 12 kulla të ngjashme, si me Komunën e Parisit në Tiranë, një pjesë kanë mbaruar”, tha avokati.

Më tej ai theksoi se prokurorët flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të Berishës, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen.

“Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli etj., ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, shprehet avokati

Ai mori për referencë rast të ngjashëm ku prokurorët i anashkalojnë qëllimisht hetimet për dosjet e denoncuara, duke e krahasuar me çështjen “Haklaj”.

“Edhe dosjen e Haklajve prokuroria e mbylli, e harroi njëlloj si të tjerat. Dhe prokurori ishte Besim Hajdarmataj, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, emri i tij ishte atje. Ia çuam edhe me emrin e autorit, Lumneshit, ia kemi dhënë. Ai vetëm kaq duhet të verifikonte, por nuk e ka bërë. Bënte udhëtime me avion dhe flinte në hotel me 5 yje. Tani është i kallëzuar për organizatë kriminale, e kjo nuk është mirë”, kujton avokati rastin në fjalë.

Edi Rama ka një orë me vlerë 1.4 milionë euro

0

Shkruan Vladimir Karaj

Një postim më 27 mars në platformën ‘X’ – ish ‘Twitter’ nga një llogari anonime e quajtur ‘Live Monitor’ (@amlivemon), ku pretendohej se kryeministri Edi Rama kishte orën më të shtrenjtë mes liderëve të NATO-s, me vlerë 1.4 milionë euro, prodhoi një valë akuzash në Tiranë nga Partia Demokratike, ndërsa vendi po nxehte muskujt për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Nëpërmjet një postim në Facebook, drejtuesi i departamentit të komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, e rindau postimit e ‘Live Monitor’, dhe duke e marrë atë të mirëqenë, hodhi dyshime mbi pasurinë e kreut të qeverisë dhe ngriti pikëpyetje mbi burimin e të ardhurave të tij.

“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milionë USD?” shkroi Lela.

Partia Socialiste dhe kryeministri nuk kanë reguar ndaj akuzës së PD-së për orën. Megjithatë, kërkimet e BIRN zbuluan se postimi që Edi Rama posedonte orën e shtrenjtë të prodhuar nga argjendari Pirro në Tiranë, ishte hedhur në Instagram nga një llogari tregtarësh nga Lindja e Mesme dhe pas u ripostua nga llogaria ‘Live Monitor’ në ‘X’.

Pas kësaj llogarie qëndron Albert Marko, një bloger shqiptaro-amerikan i lidhur me zyrtarë të Partisë Demokratike, i cili jeton në Florida dhe e prezanton veten si ekspert të gjeopolitikës dhe tregtisë ndërkombëtare, i akuzuar në SHBA për shpërdarje  të teorive konspirative.

Nëpërmjet një përgjigje me email, Marko i tha BIRN se nuk e kishte verifikuar vërtetësinë e pretendimit se Rama ishte pronar i orës së shtrenjtë.

“Unë thjesht ripostova imazhet, nuk i kam prodhuar dhe as kam bërë kërkim për to,” i tha BIRN përmes e-mailt Marko, duke referuar te linku i blogut në Instagram.

Edhe drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela, i cili e fshiu postimin në Facebook pak kohë pas publikimit, tha se ai e kishte shtruar në formën e një pyetjeje ‘akuzën’ ndaj Ramës.

“Kjo është pyetje dhe pyetje të gabuara nuk ka,” tha Lela. M’u duk e bukur si pyetje. Personin në fjalë nuk e njoh”, tha Lela, duke iu referuar Markos të cilin e ndjek në rrjetin X.

Ndërkohë, Alba Ruço, vajza e argjendarit Pirro Ruço që e ka prodhuar orën, i tha BIRN se ishin të shqetësuar dhe të shokuar nga akuzat politike, për të cilën nënvizoi se janë të pabaza.

“Ora është e jona dhe postimi është pa bazë e pa fakte”, tha ajo.

Ora unike shqiptare

Më 11 maj, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ku kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kërkojnë një mandat të katërt të paprecedentë në krye të qeverisë shqiptare. Sfidanti kryesor i socialistëve është koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike dhe i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha, 80 vjeç, po kërkon një rikthim të tretë në pushtet, pasi u shpall ‘non-grata’ nga SHBA dhe u akuzua nga SPAK për korrupsion, duke adoptuar politikat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me premtimin se do ta bëjë Shqipërinë ‘madhështore’. Për këtë qëllim Partia Demokratike ka punësuar edhe një nga strategët e fushatë së suksesshme presidenciale të Republikanëbe në SHBA, Chris LaCivita.

Argjendari “Pirro” në Tiranë është e njohur për krijimin e bizhuterive të rafinuara, medaljeve, relievëve në monedha, figurave, skulpturave në miniaturë dhe veprave të punuara me dorë në filigran, të cilat ruajnë frymën dhe traditën e kulturës shqiptare.

Ora ‘Primordial Passion’ [Pasioni fillestar] nga Pirro u bë e famshme si ora e parë me vlerë të lartë shqiptare, pasi mori  pjesë në garën për çmimin e madh të Orëpunuesve në Gjenevë. Fusha e saj kuq e zi, me gurë xhami murano, përmban 12 valltarë të punuar në ar që përfaqësojnë krahinat e Shqipërisë.

Pas garës, argjendari Pirro Ruço u ftua edhe në video-podcastin e kryeministrit Edi Rama, por vajza e tij thekson se Rama nuk e ka parë kurrë orën, e cila ëshë një stoli unike.

“Ju e dini këtë mishmash me portalet këtu,” tha ajo duke iu referuar akuzave. “Ishim të shokuar, jemi edhe të shqetësuar,” shtoi ajo.

Ruço i tha BIRN se pretendimi fillestar se ora i përkiste Ramës  ishte bërë fillimisht në një faqe në Instagram, i njohur si @iflwatches_ae, e cila bëri postimin e parë më 27 mars për orët e liderëve të NATO-s. Kjo faqje Instagrami i përket një tregtari orash nga Dubai, i quajtur Karar Aimer. Aimer nuk ishte i arritshëm për koment mbi postimin e tij për orët e liderëve të NATO-s.

Postimi i faqes së tij u rimor disa orë më vonë nga shqiptaro-amerikani Albert Marko, i cili e ndau në platformën ‘X’, më pas u shpërnda në Facebook nga Alfred Lela dhe u bë lajm në Syri.net dhe portalin online të Partisë Demokratike, RDNews.al. Postimi u shpërnda më pas nga një sërë figurash të PD-së, përfshi deputetin Edi Paloka.

Lela i tha BIRN se ekstravaganca e Ramës e justifikon spekulimin, ndërsa i shtoi orës një listë të re akuzash për jetën luksose të kryeministrit shqiptar.

“Edhe po të mos ishte e vërtetë, përkiste. Edi Rama është i njohur për ekstravaganca të thelluara: Kostumet Brioni, brekushet Yamamoto, vilën në periferi, verën e shtrenjtë Romanee Conti. Pra fakt, pse aludimi përkonte me profilin e personazhit Rama”, tha ai.

Ruço tha se pas publikimeve në media, ajo dhe i ati u shqetësuan, pasi u përfshinë padashje në fushatë politike, ndërsa thonë se ndjehen të fyer.

“Nuk reaguam se nuk na u duk e rëndësishme, pavarësisht se nuk ishte e vërtetë,” tha ajo.

Erlis Çela, pedagog i komunikimit në Universitetin ‘Bedër’ në Tiranë i tha BIRN se rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë në të cilën aktorët politikë kërkojnë të ndikojnë publikun përmes dezinformimit, një hap që ai e sheh shqetësues për mjedisin politik në Shqipëri.

“Hapja e profileve anonime në rrjetet sociale dhe shënjestrimi i figurave politike duke përhapur lajme të rreme synon të keqorientojë publikun dhe në këndvështrimin tim, ka një impakt të konsiderueshëm”, tha Çela.

Një figurë në hije

Albert Marko është një shqiptaro-amerikan me banim në Florida, i lidhur me ekosistemin e medias së djathtë në SHBA dhe me Partinë Demokratike në Shqipëri. Sipas rastit, ai e përshkruan veten si një analist tregjesh dhe gjeopolitike dhe ka një podcast të quajtur  “Cloak & Dagger” [Mantel dhe thikë], në bashkëpunim me Antony Nash, një tjetër analist politikash.

Marko u bë i famshëm në vitin 2020 në SHBA, pasi u akuzua nga media si një nga njerëzit e lidhur me publikimin e një dosje të dyshimtë mbi djalin e ish-presidentit, Joe Biden, gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Dosja e titulluar “Typhoon Investigations” [Hetimi Tajfunit], pretendonte se Hunter Biden kishte lidhje me Partinë Komuniste Kineze, dhe u qarkullua gjerësisht nga zyrtarë të lidhur me Partinë Republikane, Steve Bannon, Newt Gingrich, dhe ‘Q’ – figura misterioze e lidhur me teorinë konspirative Qanon.

Hulumtimet e medias amerikane zbuluan se dosja me akuza i atribuhej një kompanie të rreme inteligjence dhe autori ishte po ashtu një person i sajuar me imazhe të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Ajo shërbeu si ngritje sipari për një seri shkrimesh në gazetën tabloide New York Post në vitin 2020, që lidheshin me të dhëna të marra nga një kompjuter laptop që i përkishte djalit të ish-presidentit.

Njësoj si në postimin për orën Edi Ramës, Marko i tha BIRN se nuk kishte lidhje me prodhuesin e dosjes ‘Tajfun’ kundër Biden dhe as e njeh përmbajtjen e saj.

“Nuk e kam prodhuar unë dhe as nuk e di kush e bëri”, tha ai, ndërsa pretendoi se në atë rast u shenjestrua ai si mesazh-përcjellësi dhe jo informacioni.

Marko këmbënguli se falja që Joe Biden shpalli për të birin në ditët e fundit të Presidencës, tregon se ajo që u pa si “konspiracion” ndaj tij rezultoi e saktë.

Albert Marko i tha BIRN se babai i tij është me origjinë nga Shqipëria, kurse e ëma nga Mali i Zi. Ai tha se e kishte vizituar Shqipërinë dy herë, njëherë në vitin 1993, përpara se t’i vdiste gjyshi dhe dy-tre vjet më parë, për pushinë në Jug.

Përtej origjinës, Marko ka shkruar një artikull në media amerikane në mbështetje të kreu të PD-së, Sali Berisha dhe është cituar në gazetën New York Post duke lavdëruar ish- deputetin dhe kandidatin për kryebashkiak të Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi.

Marko e rendit Këlliçin si një nga 5 anti-Sorosistët lider në botë, në krah të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis. Shkrimet e Markos apo ato ku ai citohet në lidhje me situatën në Shqipëri, ashtu si edhe postimi i fundit, janë përkthyer në shqip dhe shpërndarë gjerësisht nga media pranë opozitës.

Këlliçi i tha BIRN se Marko ishte një mik i tij, por nënvizoi se ai nuk kishte lidhje me Partinë Demokratike.

“Alberti është shtetas amerikan, por me prejardhje e origjinë shqiptare,” tha ai. “Është mik i imi personal dhe e kam njohur në Uashington D.C. përmes disa miqve të përbashkët. Alberti nuk ka asnjë lidhje me PD ndërkohë. Është thjeshtë një mik i imi personal”, theksoi Këlliçi.

Në rrjetin social ‘X’, Marko ka postime në mbështetje të Partisë Demokratike dhe mbështet teoritë konspirative për ndikimin e Xhorxh Soros në politikën shqiptare, megjithatë ai mohoi të ishte i lidhur me PD-në. Marko poston shpesh në lidhje me Shqipërinë, kryesisht sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe lidhjet e tyre me Soros. Marko po ashtu ka akuzuar administratën e ish-presidentit Joe Biden se po mbronte ‘narkoshtetin e Ramës’ dhe ka kritikur projektet për investime nga Jared Kushner në Shqipëri.

“Personalisht, jam një konservator/realist i vendosur dhe komentet e mia në mbështetje të Berishës (në realitet nuk kishte ndonjë alternativë tjetër) janë thjesht një mënyrë për të kundërshtuar Ramën dhe socialistët,” tha ai, ndërsa nënvizoi se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Shpesh postoj kundër socializmit në Amerikën Latine, Europë dhe çdo përpjekjeje për ta zbatuar atë në Shtetet e Bashkuara,” shpjegoi ai.

“Belindi është thjesht një mik personal, me të cilin kam krijuar një marrëdhënie përmes aktiviteteve etnike shqiptare në SHBA gjatë viteve, dhe besoj se ai është i sinqertë në shqetësimin që ka për zgjedhësit e tij, më shumë sesa ka qenë Veliaj,” përfundoi Marko.

Tarifat e Trumpit ulin çmimin e naftës në nivel global

0

Çmimet e naftës ranë të enjten mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%, raporton CNN

OPEC+ i befasoi investitorët të enjten duke njoftuar se Arabia Saudite, Rusia dhe gjashtë anëtarë të tjerë kanë rënë dakord të përshpejtojnë ndjeshëm rritjen e planifikuar më parë të prodhimit duke filluar nga maji.

Lëvizja e papritur nga OPEC+ përforcoi shqetësimet në lidhje me pasojat ekonomike të përshkallëzimit masiv të tarifave të Trumpit.

“Është një moment i shkatërrimit të kërkesës dhe do të prishë zinxhirin e furnizimit. Tregu është i shqetësuar për kërcënimin e recesionit, inflacionit dhe papunësisë”, tha Robert Yawger, drejtor ekzekutiv në Mizuho Securities, për CNN të enjten.

Nëse lufta tregtare në rritje ngadalëson fluksin e mallrave dhe shërbimeve, do të dëmtojë kërkesën për energji si nafta e papërpunuar.

“Lajmi i mirë është se çmimet në pompa derivatesh do të ulen. Por nëse ne po shkojmë në recesion, ju nuk do të shkoni aq shumë në pompë”, tha Yawger.

Presidenti Trump, të mërkurën njoftoi se ka vënë tarifa doganore për të gjitha shtetet, të cilat kanë në funksion tarifa ndaj importeve të ShBA-së.

Kosovës i është vënë tarifë prej 10%, ndërsa pak minuta më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njoftoi se i ka bërë kërkesë zyrtare qeverisë në detyrë që të heq tarifat në import për produktet amerikane.

Kërkesë të njëjtë ka bërë edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë

Vjosa Osmani kërkon nga Qeveria pezullimin e tarifave ndaj produkteve amerikane për të forcuar aleancën me SHBA-në

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar edhe formalisht me kërkesë Qeverisë së Kosovës që të heq tarifën prej 10% ndaj produketeve amerikane – lëvizje kjo të cilën Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i vendosi reciprocitet edhe Kosovës në mesin e dhjetëra vendeve anembanë botës.

Kërkesa e Osmanit:

Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata.

Jam i bindur se kjo lëvizje do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj Kosovës-SHBA. aleancë, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur.

Belinda Ballukut jetë luksoze dhe 10 000 euro në muaj për larje të makinës Audi A8. Lista e lavazhit 1 Volksëagen Touareg, 1 Hyundai, 1 Citroen, 1 Land Rover, 1 Toyota Rav4, 1 Skoda dhe 1 tjetër Toyota

0

Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për ilace dhe ku spitalet s’kanë pajisje për kurimin e pacientëve, Belinda Balluku – zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës– ka urgjencën e saj personale: larjen e makinës.

Sigurisht që larja e Audit të saj, model A8 nuk mund të bëhet si plebenjtë me kova me ujë. Mjeti i saj kërkon trajtim, dhe për këtë zhvillohet një tender që saktëson se për larjen e mjetit Audi A8 dhe të disa makinave të tjera duhet; fshesë me kompresor; solucion të specializuar dhe 10 mijë euro shpenzime në muaj.

10 mijë euro – një detaj gjenial për të mos kaluar në procedurë të hapur dhe për t’ia servirur si “blerje të vogël” një lavazhi mik.

Specifikat janë në tenderin që u hap në datën 28 mars 2025, ku kërkohet që lavazhi të mos jetë më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të punojë me dy turne, edhe të shtunave, të ketë ambient pritjeje për 4 makina, të mos mbajë makinën më shumë se 30 minuta në radhë, të ofrojë pastrim brenda-jashtë për 30 minuta, dhe të jetë i pajisur me leje mjedisore.

Nuk duhet harruar kushti final: “Larja të bëhet me solucion, jo furçë” – një detaj që të bën të dyshosh nëse po flasim për një makinë apo për një objekt kulti politik që meriton trajtim spa.

Tenderi parashikon që vetëm makina Audi A8 e ministres të lahet 12 herë në muaj. Po, një herë në çdo dy ditë pune.

Me 10 mijë euro nuk do të trajtohet vetëm Audi i ministres. Lista e lavazhit vazhdon me një Toyota, një Volksëagen Touareg, një Hyundai, një Citroen, një Land Rover, një Toyota Rav4, një Skoda dhe një tjetër Toyota.

Në total, një ceremoni e përmuajshme larjeje për një flotë të tërë makinash qeveritare, të paguara nga taksat e qytetarëve, përfshirë dhe të atyre që ankohen se s’kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Ah, për të mos u harruar luksi final: “larje tapicerie 10 herë në vit” për 3 vetura dhe 7 fuoristrada. Sepse kush mund ta parashikojë çfarë mund të ndodhë mbi tapicerinë e një makine qeveritare– historia e shtetit shqiptar mund të shkruhet aty.

Në fund fare, mbetet veçse një pyetje e thjeshtë: A është kjo lavazh për makina, apo rrjepja e zakonshme e parave tona? Sepse kur një ministre e akuzuar si “Lubia e tenderave” vendos të shpëlajë makinën e saj 12 herë në muaj me tender publik, këtu nuk flitet më për pastrim, por për shpëlarjen e radhës së buxhetit nga paratë e taksave.

Donald Trump u ndalon marrëdhëniet seksuale me kinezë, zyrtarëve amerikanë në Kinë

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndaluar punonjësit e qeverisë amerikane në Kinë që të kenë marrëdhënie seksuale me shtetas kinezë.

Lajmi u bë me dije nga agjencia Associated Press.

Një përjashtim mund të bëhet vetëm për ata punonjës të qeverisë që ishin në marrëdhënie me shtetas kinezë përpara se të vendosej ndalimi.

KPA rrëzon KPK-në, shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni

0

Gjyqtarja ishte në pamundësi të vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga shitja e aktivitetit në Itali, nga shitja e një fabrike vaji në Shqipëri në vitin 1997, si dhe ato të përfituara po prej bashkëshortit nga puna si shef kuzhine në Vlorë, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani që ka zëvendësuar në procesin e vetingut Komisionerin Publik, pas mbarimit të mandatit të këtij të fundit, i kishte kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e vendimit të gjyqtares Mishgjoni, për shkak të problemeve me pasurinë.
Sipas tij, gjyqtarja ishte në pamundësi të vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga shitja e aktivitetit në Itali, nga shitja e një fabrike vaji në Shqipëri në vitin 1997, si dhe ato të përfituara po prej bashkëshortit nga puna si shef kuzhine në Vlorë, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore.

Për të ardhurat nga shitja e fabrikës në ’97-ën, u konstatua se ato as nuk ishin deklaruar si burime në vite, as në deklaratën veting. Në vendimin e sotëm, KPA vlerësoi se Mishgjoni ishte e pabesueshme për kriterin e vlerësimit të pasurisë, gjendej e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe e shkarkoi atë duke votuar unanimisht.

‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni’, thuhet në vendim.

Nusja e ‘mallkuar’ e bllokut komunist Silva Turdiu: Do të votoj PD-në dhe Jorida Tabakun

0

Pas shumë vitesh heshtje dhe mungese në jetën publike, legjenda e sportit shqiptar, Silva Turdiu, ka vendosur të flasë. Dhe jo për çështje të zakonshme, por për të dhënë mbështetjen e saj publike për një nga kandidatet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale, ish-volejbollistja e Dinamos, një nga figurat më të dashura për shqiptarët, shpall përkrahjen e saj për Jorida Tabakun, deputeten e Partisë Demokratike që garon në listën e hapur për qarkun e Tiranës.

“Prej shumë vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërinë ka mbetur e pandryshuar. Këtë herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut,” shkruan Turdiu.

Arsyeja? Nuk është vetëm personale, por edhe shumë njerëzore.

“E kam përjetuar vetë çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungesë të lirisë. Prandaj, kur shoh një grua që ngrihet përballë padrejtësive dhe flet me integritet, nuk mund të hesht,” vijon ajo.

Silva e përshkruan Joridën si një politikane që nuk dorëzohet, që mbron qytetarët dhe që përfaqëson shpresën për një Shqipëri më të ndershme e më dinjitoze.

E vendosur prej kohësh në diasporë, Silva Turdiu përmend rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në demokraci dhe vendimin e saj për të mbështetur një figurë që përfaqëson vlerat e saj.

“Për një Shqipëri të fisme, të drejtë dhe madhështore,” përfundon ajo mesazhin, duke sjellë në vëmendje jo vetëm një mbështetje politike, por një akt simbolik që vjen nga një zë që për dekada është identifikuar me forcën, dinjitetin dhe kurajon.

Vlen te theksoijme se Silva Trudiu ka qene e fejuara e djalit te ish kryeministrit komunist Mehmet Shehu, i cili vrau veten ne fillim te viteve ’80-te, ku shkak u be dhe fejesa e djalit te tij me Turdiun, e cila u cilesuar me pas si nusja e ‘mallekuar’ e bllokut komunist, pasi per shkak te saj filloi goditja e Mehmet Shehut nga Enver Hoxha.

Postimi:

Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërine ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.

Nuk e bëj këte vetëm sepse Jorida eshtë pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.

Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet perballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmone interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.

Ne jetën time, kam perjetuar personalisht çfare do të thotë të perballesh me padrejtési, shtypje dhe mungese te lirise.

Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari.

Prej nje kohe te gjate tashme, jam pjese e diaspores, dhe kam pare gfare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rendesishme eshte pjesemarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike.

Per një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore.

“Hakerim apo vetëhakerim, duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafajt. Luftë e brendshme brenda klaneve mafioze në PS”

0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Kreu i PD-së Berisha hodhi dyshime mbi hakerimin që ka ndodhur në SPAK tre javë më parë.

Në bashkëbisedimin me gazetarët ai tha se mund të jetë edhe vetëhakerim, si pjesë e një lufte të brendshme mes klaneve mafioze në PS. Berisha theksoi se atë që ka ndodhur duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafajt.

“A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren dhe manipulohen. Mund të kemi një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Po e përdorin këtë situatë për të sulmuar njëri-tjetrin. Po duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Nuk e dimë nëse këto të dhëna janë hakeruar apo vetëhakeruar, por po shfrytëzohen për qëllime të caktuara. U kthye koha kur dosjet para se të shkonin në gjykatë shkonin në PS. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykate, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim apo vetëhakerim, nuk e di. Të dhënat po merren e manipulohen. Mund të ketë një luftë të brendshme mes klaneve mafioze të PS. Grupi armiqësor, Xhafa, pastori, Bushka, dy tre të tjerë. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt, statuset i shkruante Rama dhe përgjigjen ja jepte SPAK Veliajt. Këtë hakerimin duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafës. Ato janë hakeruar apo vetëhakeruar nuk e marrim vesh. Por kjo po përdoret. Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se ka hakeruar”, tha ai.

Pasi lajmi doli në media, SPAK bëri një njofrim zyrtar sot duke thënë se ndërhyrja ishte bërë në emailet e prokurorëve të SPAK-ut, ku janë marrë informacione po jo sekrete nga dosjet hetimore.

Po kështu SPAK garantoi se asnjë informacion i rëndësishëm hetimor nuk është marrë ndërsa për hakerimin janë arrestuar deri tani dy persona.

Në pranga kanë rënë Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj, ish-punonjës i IMT, të cilët dyshohen për ndërhyrjen. Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.

Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.

POSTIMET E FUNDIT