Kreu Blog Faqe 205

Rama në Athinë: Po presin që SPAK dhe GJKKO të shkatërrojë PS

0

Kryeministri Edi Rama zhvillon pasditen e sotme ndodhet në Athinë takimin e radhës me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi ndërsa u shpreh se vota e diasporës është e rëndësishme për të ardhmen e vendit si dhe për rrrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së. Rama tha se më këtë hap vendi ynë do të këtë përfitime dhe shqiptarët do të jenë të barabartë me qytetarët evropianë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama shigjetoi partitë e vogla në skenën politike shqiptare, duke përdorur një gjuhë ironike ndaj tyre. Ai i cilësoi si “shitës të vegjël qilimash” dhe deklaroi se ato nuk kanë ndryshuar në thelb, por vetëm në pamje dhe moshë. Rama tha se këto parti mbështeten tek institucionet e drejtësisë për të rrëzuar Partinë Socialiste, por sipas tij, ky është një iluzion. “Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë, është që SPAK dhe Gjykata Speciale do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre. Këto parti nuk sjellin asgjë të re në politikën shqiptare, duke akuzuar drejtuesit e tyre për nepotizëm dhe përfshirje të familjarëve në listat zgjedhore. “I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, duke i akuzuar se nuk ofrojnë një alternativë të besueshme për qytetarët.”

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me emigrantët në Athinë i është përgjigjur pyetjes së një të riut nëse do të ketë një program për kredi të buta dhe apartamente nëse kthehen në Shqipëri. Rama në kopje të programit të PD, tha se kanë planifikuar 300 milionë euro për strehimin.

“E para njëherë unë nuk i them askujt çfarë duhet të bëj, secili mendon atë që duhet të bëj. Unë nuk hyj tek ata që t’i them të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë për jetën e tyre. Shikojeni Shqipërinë dhe vlerësojeni mundësinë që të ktheheni. Të paktën kur i hapni televizorët në darkë sigurohuni që mos t’i keni fëmijët se aty dalin lajme me gjysmë të vërteta.

Realiteti i jetës së përditshme ka probleme. Ja u thashë që në Shqipëri punonin 1 milionë vetë sot punonojnë 1 milionë e 327 mijë vetë. Mbi të gjitha kini parasysh se këtu nuk ju mban njëri me strehim kur punoni në turizëm, plus taksat e keni të larta. Në këto vite praktikisht kemi ndërtuar nga e para dhe kemi mbështur për efiçencën e energjisë 65 mijë shtëpi. Kemi planifikuar 300 milionë euro për strehimin dhe kemi planifkuar të mbështesim emigrantët dhe në këtë mënyrë ne besojmë se do krijojmë mundësi dhe për çiftet e reja,” tha Rama. a.b

Dënohet Le Pen, reagojnë ashpër Orban e Salvini: Brukseli na shpalli luftë, nuk dorëzohemi

0

Dënimi i kryetares së partisë së djathtë së Frontit Kombëtar në Francë Le Pen ka nxitur reagime të shumta e mesazhe mbështetjeje nga krerë të partive të djathta në Evropë.

Ata kanë deklaruar se vendimi është qartësisht politik dhe kërkon të pengojë Le Pen nga kandidimi për president në Francë në zgjedhjet e vitit 2027.

Kryeministri hungarez Orban e zv.kryeministri italian Salvini kanë deklaruar se nuk do ndalen dhe së dënimi është “shpallje lufte” nga Brukseli.

Kryeministri hungarez Orban shkruan “Je suis Marine!” (Unë jam Marine)

Presidenti i partisë së Le Pen, Jordan Bardella tha se dënimi nuk është thjesht ndaj Le Pen po ndaj demokracisë franceze.

“Sot, nuk është vetëm Marine Le Pen ajo që dënohet padrejtësisht: është demokracia franceze ajo që u vra.

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i partisë Liga:“Ata që i frikësohen gjykimit të votuesve shpesh gjejnë siguri në gjykimin e gjykatave.”Ai e quajti rezultatin një “shpallje lufte nga Brukseli”, duke thënë: “Ne nuk do të frikësohemi, nuk do të ndalemi: Gaz në dërrasë, përparamiqtë e mi.”

Eric Ciotti, ish-president i republikanëve të qendrës së djathtë“Fati demokratik i kombit tonë i konfiskuar nga një kabala gjyqësore e egër. Kandidatja e favorizuar në zgjedhjet presidenciale pengohetb të kandidojë. Ky nuk është një mosfunksionim i thjeshtë. Është një sistem për të kapur pushtetin që hedh sistematikisht mënjanë çdo kandidat që është shumë larg nga e djathta dhe që ka mundësi të fitojë.

“Eric Zemmour, presidenti i Partisë së Rikthimit“Nuk u takon gjyqtarëve të vendosin se për kë duhet të votojnë njerëzit. Pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona, Marine Le Pen është legjitime të marrë pjesë në zgjedhje.”

Le Pen pritet ta apelojë vendimit dhe asnjë nga dënimet ndaj saj nuk do zbatohen derisa ankesat e saj në sistemin e drejtësisë të shteren.

Por dënimi i saj pesëvjeçar i papërshtatshmërisë fillon menjëherë, nëpërmjet një mase të ashtuquajtur “ekzekutim të përkohshëm” të kërkuar nga prokurorët dhe do hiqet vetëm nëse apelohet përpara zgjedhjeve.

Ajo ruan vendin e saj në Parlament deri në përfundimin e mandatit të saj.Apelimet në Francë mund të zgjasin me muaj apo edhe vite. Dënimi do e ndalojë atë të kandidojë në garën presidenciale të vitit 2027, nëse ajo nuk arrin ta apelojë me sukses.

Një gjykatë e Parisit dënoi kryetaren e partisë Fronti Kombëtar (National Rally) Marine Le Pen me një ndalim pesëvjeçar për të kandiduar për ndonjë post publik. Vendimi ka efekt të menjëhershëm, duke vënë në dyshim përpjekjen e saj për të kandiduar për presidente në zgjedhjet e vitit 2027.

Gjykatësi gjithashtu i dha asaj një dënim me katër vjet burg, dy prej të cilave të pezulluara dhe dy të tjerat ku do i duhet të mbikëqyret me byzylyk elektronik, duke tërhequr kritika të menjëhershme në vend dhe nga mbështetësit e saj jashtë vendit.

Le Pen u largua nga salla e gjyqit përpara se gjyqtari të njoftonte se sa do zgjaste ndalimin e kandidimit të saj në zgjedhje dhe para vendimeve për një dënim të mundshëm me burg dhe gjobë. Kandidatja e trefishtë presidenciale u akuzua se kishte punësuar katër asistentë fiktive kur ishte eurodeputete (2004-2017) ndërkohë që ata dyshohet se kanë punuar për Frontin Kombëtar.

Asistentët, të cilët paguheshin nga Parlamenti Evropian, dyshohet se kryenin detyra të lidhura me menaxhimin e partisë dhe jo me punë të lidhura me veprimtarinë parlamentare evropiane, siç kërkohet normalisht për poste të tilla. Përveç dyshimeve për punësim fiktive, gjykata dyshon se Le Pen ka qenë në qendër të një “sistemi përvetësimi” të organizuar dhe të centralizuar të parave të paguara nga BE-ja për partinë e saj, midis 2004 dhe 2016.

Gjatë një séance gjyqësore në vjeshtën e vitit 2024, Le Pen mohoi nocionin e një sistemi, duke pretenduar se kishte mungesë provash dhe kritikoi ato që i quajti “gënjeshtra nga ish-kolegët e saj, të nxitura nga hakmarrja”.Përfshirë Le Pen, nëntë figura nga Fronti Kombëtar u dënua gjithashtu.

Dymbëdhjetë asistentë u dënuan gjithashtu për fshehje krimi, me gjykatën që vlerësoi se skema ishte 2.9 milionë euro.Le Pen do japë një deklaratë për mediat në TV në orën 20:00 të mbrëmjes.

La Civita në Shqipëri për rrëzimin e sorosianëve

0

Sali Berisha është shprehur se Chris LaCivita do të rikthehet në Shqipëri, por vendosi që datën ta mbajë sekret.

Berisha deklaroi se data do të jetë suprizë për Edi Ramën, i cili sipas tij “do t’i bjerë me kokë tavolinës kur të vijë”.

Sali Berisha: Ju garantoj se do të vijë por e ka surprizë për Edi Ramën që ti bjerë me kokë tavolinës kur të vijë. Nuk po ua them sepse dua që ta ketë surprizë, do të vijë, sherifi do të vijë. Chris do të vijë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet.

Nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër? Do të jetë edhe në zyrë dhe online, online e kemi çdo ditë.

Në fokus ndryshimet ligjore, shantazhi nga krimi dhe politika/ Zbardhet strategjia e SPAK deri në 2027-ën

0

SPAK ka siguruar strategjinë deri në vitin 2027, duke ngritur alarmin në tre kolona.

Prokuroria e Posaçme i druhet ndryshimeve ligjore që i konsideron me risk të lartë dhe thotë që do të ketë qasje parandaluese.

SPAK thotë se i druhet sulmeve kibernetike, siç ka ndodhur me arrestimin e Zambak Gjonajt.

Po ashtu vihet në dukje se me risk të lartë është shantazhi nga grupet kriminale dhe zyrtarët e politika.

Me 11 maj te votojme per ruajtjen e parimeve individuale humane dhe kolektive të lirisë e demokracisë.

0

Shkruan Azgan Haklaj

Te dashur miq!

Së pari dua t’ju përcjell mirënjohjen time për urimet dhe mbështjen që keni treguar në këtë vazhdim udhëtimi tim drejt Kuvendit të Shqipërisë nën siglën “Koalicioni Euroatlantik”.
Eshtë një bindje e imja e thelllë rezistenca ndaj neodiktaturave dhe autokracive të ç’farëdo forme dhe kjo realizohet me përfshirje aktive dhe me mbështetje nga aleatët tanë të pazëvendësueshëm SHBA-të, Britania e Madhe dhe BE-ja.
Mandatin tim të parë si deputet e kam fituar nga qelitë e burgosjes politike,
I plagosur dhe i torturuar, me familjarë të vrarë e banesë të rrënuar.
Me vogelushët e mij dhe familjen të terrorizuar nga falangat shtetërore të krimit.
Asnjë pengesë dhe atentat nuk ma ka ndalur vrullin përveçse ma ka shumëfishuar për të qënë misionar i fjalës e veprës së lirë, qëndrestar në vijë të parë për ruajtjen e parimeve individuale humane si dhe ato kolektive të lirisë e demokracisë.
Përpos përpjekjes së pareshtur politike asnjeherë nuk kam ndaluar se lëvruari e kultivuari kulturën, folklorin dhe artin kombëtar në ç’do cep të trollit amëtar.
Ndaj, këtë rrugëtim të ri politik nuk e shoh si sfidë individuale as si profit politik vetjak por si një vazhdim të misionit të përbashkët për demokracinë e rrënuar e të degraduar nga establishmenti i vjetër politik i cili kërkon me forma kriminale ta mbajë peng dhe për një mandat tjetër.
Jam besim plotë jo vetëm në energjitë, vullnetin tim por së pari në bashkimin tonë qëndrestar për një shpresë të re për Kombin Shqiptar.

Mafia e ndërtimeve, vrasja e Alfons Ndocit dhe audioregjistrimi i zhdukur

0

Një investigim i gazetarit grek Vangelis Triantis në median “Datajournalist” ka hedhur dritë mbi mafien e ndërtimeve në ishull grek Mykonos dhe lidhjen me vrasjen në burgun e Koridhalos të shqiptarit 35-vjecar Alfons Ndoci më 26 qershor 2024.

Një dokument i nxehtë audio në lidhje me të ashtuquajturën mafia e ndërtimit në Mykonos ka 1 vit e gjysmë që ka mbetur i paprekur nga Policia Helene . Sipas informacioneve të “Datajournalists”, bëhet fjalë për një bisedë pesë-orëshe mes Alfons Ndocit, i vrarë në burgun e Koridhallos, dhe një kryekontraktori nga Mykonos, të cilin ai e kishte denoncuar si nxitës të një kontrate vdekjeje ndaj një agjenti të njohur të pasurive të paluajtshme nga Mykonosi, të cilën e kishte marrë vetë Ndoci.

Biseda në fjalë është regjistruar fshehurazi nga Ndoci, në të cilën sipas të njëjtave burime referohen persona dhe veprime të lidhura me mafian e ndërtimit në Mykonos. Ndoci e kishte dorëzuar audion në Policinë Helene në qershor 2023, pas një arrestimi aventuresk në qendër të Athinës. Më pas i është përcjellë Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helenike për përpunimin dhe transkriptimin e bisedave. Megjithatë, deri më sot nuk dihet fati i saj, pavarësisht se dyshohet se përmban informacione të vlefshme në lidhje me aktivitetet e grupeve kriminale në Mykonos. Por le të fillojmë nga e para.

Vrasja në burgun e Koridhalos

Në fund të qershorit 2024, Alfons Ndocici, me origjinë shqiptare, u vra brenda burgut të Korydallos. Ky është një person i njohur për autoritetet me një të kaluar të rëndë kriminale. Më 12 mars 2015, Ndoci kishte vrarë me gjakftohtësi një 53-vjeçar pronar të një dyqani në Elefsinë, ndërsa kishte grabitur edhe gruan e viktimës.

Më 6 tetor 2015, gjatë një grabitjeje në një shtëpi në Aspropirgos, një 75-vjeçare u godit në kokë, e cila ndërroi jetë pak ditë më vonë.

Më 30 mars 2016 u zbërthye banda ku ai bënte pjesë, e cila përveç dy vrasjeve kishte kryer të paktën pesë grabitje shtëpish.

Më 9 maj 2018, 35-vjeçari arriti të arratisej gjatë transferimit të tij në Kretë së bashku me tre të burgosur të tjerë. Një prej tyre ishte njeriu që e vrau në burgun e Koridhalos.

Nga hetimet e policisë rezulton se sherri në Koridhalos ka nisur për një arsye të parëndësishme, mes të vrarës dhe një të burgosuri tjetër. Gjithçka filloi kur oficerët e burgut i thirrën të burgosurit në qelitë e tyre. Mirëpo, disa prej tyre kanë reaguar për shkak të vapës së fortë. Më pas ka shpërthyer një sherr dhe ka pasur një përleshje. Siç tregohet në një video-dokumentar që ishte bërë publik, dy të burgosur iu afruan 35-vjeçarit Ndoci dhe filluan ta rrahin. Më pas njëri prej tyre nisi ta godiste me thikë, me ç’rast Ndoci humbi jetën. Vrasja e 35-vjeçarit ndodhi vetëm një javë para vrasjes gjakftohtë të inxhinierit topograf 54-vjeçar Panagiotis Stathis në Psychiko. Një person që vitet e fundit është aktivizuar profesionalisht në Mykonos. Vrasja e topografit solli edhe një herë në sipërfaqe çështjen e nxehtë të mafies së ndërtimit në Mykonos, e cila vazhdon të veprojë e pakontrolluar. Tashmë është arrestuar autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, por jo porositësi, pra personi që ka dhënë urdhër për vrasjen.

Ndoci dhe kontraktori i madh i Mykonos

Vitet e fundit para vrasjes së tij, Ndoci jetonte në Mykonos, ku kryente punë ndërtimore. Në fakt, ai ishte i lidhur ngushtë me një kontraktor të madh të njohur në Mykonos, i cili në të kaluarën ishte përfshirë edhe në një rast vrasjeje, për të cilën më pas u shpall i pafajshëm, ndërsa kufoma nuk u gjet kurrë.

Për një arsye të panjohur, në një moment dy burrat kanë pasur një konflikt. Në nëntor 2022, Ndoci u përfshi në një rast grabitjeje dhe sulmi ndaj kontraktorit kryesor, së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë. Autorët hynë në zyrën e kontraktorit dhe filluan ta rrahin. Mirëpo, njëri prej tyre harroi armën që kishte me vete në tavolinën e kontraktorit. Ky i fundit, sapo gjeti rastin, rrëmbeu armën dhe filloi t’i kërcënonte. Autorët janë larguar, por kanë arritur të zhvasin 30 mijë euro. Kontraktori i madh ngriti një padi për sulm. Në qershor 2023, autorët u arrestuan në qendër të Athinës pas një ndjekjeje aventureske. Mes tyre ishte edhe Alfons Ndoci.

Audioja që injorohet edhe sot

Pas arrestimit, Ndoci është transferuar në Departamentin e Armëve të Policisë Helenike. Aty, sipas informacioneve të “Datajournalists”, ai ka njoftuar policinë se posedonte një dokument audio. Ky ishte, siç pretendonte pala Ndoci, një audio incizim në të cilin dyshohet se regjistronte në celular kontraktorin, gjatë një bisede pesë orëshe mes tyre. Audioja dyshohet se përmbante, sipas të njëjtave burime, referenca për persona të veçantë dhe veprime të lidhura me mafian e ndërtimit në Mykonos.

Audioja i është përcjellë Drejtorisë së Hetimeve Kriminale të Policisë Helene (EL.AS) për përpunim dhe transkriptim të bisedave. Megjithatë, deri më sot fati i tij nuk dihet. Sipas informacioneve të Gazetarëve të të Dhënave, audio nuk i është përcjellë Departamentit të Krimeve Kundër Jetës, i cili kishte marrë përsipër hetimet si për vrasjen e Ndocit ashtu edhe për inxhinierin topograf 54-vjeçar. Nuk dihet pse. Edhe pse ka të ngjarë të ketë të dhëna të vlefshme në hetimet e autoriteteve policore për goditjen e të ashtuquajturës mafia e ndërtimit në Mykonos.

Ekzistenca e audios është përmendur nga vetë Ndoci gjatë gjyqit në Syros në mars 2024, ku akuzohej për sulmin dhe grabitjen ndaj kontraktorit të Mykonos. Ishte një gjyq që i ngjante një fortese nga frika e incidenteve mes dy palëve. Procedurat u monitoruan personalisht nga kreu i Prokurorisë së Apelit të Rajonit Egje. Tsorbatzoglou. Prokurori i Apelit me përvojë kishte urdhëruar praninë e forcave të forta policore me asistencën edhe të efektivëve të forcave speciale EKAM nga Athina.

Kontrata ndaj një ndërmjetësi dhe denoncimi ndaj Ndocit

I vrari Ndoci kishte denoncuar edhe diçka tjetër pranë autoriteteve. Ekzistenca e një kontrate vdekjeje ndaj një agjenti të njohur imobiliar në Mykonos, me urdhër të kontraktorit të cilin ai e kishte regjistruar fshehurazi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Agjenti imobiliar është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Një burrë i kishte ngritur një barrikadë, duke mbajtur një shufër hekuri. Kur u shfaq ndërmjetësi, ai filloi ta godiste në krahë dhe këmbë, duke i shkaktuar fraktura të rënda. Ndërmjetësi foli publikisht për atë që kishte ndodhur. Ai vuri në dukje “arbitraritetin e ishullit”, siç i quajti ai, si nxitësit moralë të sulmit vrasës kundër tij.

Sipas raportimeve, ka pasur mbi 100 raste abuzimi në vila, hotele dhe dyqane në të cilat dyshohet se janë përfshirë emra të rëndësishëm në ishull. Ndërmjetësi kishte bërë ankesa me shkrim si në organet kompetente ashtu edhe në rrjetet sociale.

Autori i atentatit vrasës ishte Alfons Ndoci, siç ka pranuar para autoriteteve dy vite më vonë. Sipas asaj që ai kishte dëshmuar, sulmi është kryer me urdhër të dhënë nga kontraktori i Mykonos me të cilin ai bashkëpunonte në atë kohë. Ndaj Ndocit u ngrit një procedim penal për tentativë vrasje ndaj ndërmjetësit, ndërsa zhvilluesi i Mykonos u procedua penalisht për nxitje të vrasjes së mbetur në tentativë. Dy burrat ishin planifikuar të dilnin në gjyq në Naxos më 14 qershor 2024, megjithatë, pas një kërkese nga pala Ndoci, çështja u shty. Ky gjyq i veçantë tani ka filluar. Në fakt, në një seancë dëgjimore të fundit, pala e ndërmjetësit thuhet se argumentoi për ekzistencën e një regjistrimi të dytë audio në të cilin ishte regjistruar një kontraktor. Këtë herë nga ndërmjetësi.

“Të fikur” celularët e të përfshirëve në vrasjen e Ndocit

Në lidhje me vrasjen e Ndocit, tashmë janë ngritur procedime ndaj dy personave, njëri për vrasje dhe tjetri për bashkëpunim të thjeshtë. Njëri prej tyre ishte një bashkëkombës i Ndocit, me të cilin ishin arratisur së bashku më 9 maj 2018, gjatë transferimit të tyre në Kretë, pak përpara portit të Pireut.

Autori i vrasjes Ndoci ishte i përfshirë në një kontratë vdekjeje ndaj një greku në Kalamatë në vitin 2011. Në momentin e vrasjes viktima ishte me fëmijën e tij 2 vjeç, të cilin autori e vrau edhe duke i prerë në fyt me thikë.

Gjatë hetimeve për vrasjen e Ndocit nga organet e hetuesisë, u bë një kërkesë për hapjen e celularëve të autorëve për të parë se me kë kishin folur para dhe pas vrasjes.

Qëllimi ishte të shihej nëse vrasja e Ndocit ishte një ngjarje e rastësishme apo ishte një vrasje e urdhëruar nga një person ndoshta i lidhur me mafian e Mykonos. Megjithatë, kërkesa nuk u pranua. Telefonat nuk u ndezën kurrë.

6500 policë do të garantojnë 1 proces të qetë elektoral

0

Të gjitha strukturat e policisë, qëndrore dhe vendore prej muajit shkurt kanë nisur trajnimin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Më datën 11 maj shqiptarët do të votojnë për parlamentin e ri, në një proces ku janë angazhuar afro 6500 efektivë në kuadër të planit të masave.

“Kemi filluar me trajnimet me drejtuesit e policisë të strukturave qëndrore dhe strukturave vendore, i cili u krye që në muajin shkurt. Më pas kemi vazhduar me trajnerët dhe gjatë mujait mars është organizuar trajnimi me të gjitha strukturat vendore dhe jemi në përfundim të tyre. Janë trajnuar afro 6.500 punonjës policie, të cilët do të angazhohen në procesin zgjehdor dhe në ruajtjen e objekteve zgjedhore”, tha drejtori i rendit publik Agron Çela.

Fokusi do të jetë tek krimet zgjedhore dhe policia në bashkëpunim me SPAK do punojnë për parandalimin e tyre.

“Do t’i kushtohet vëmendje e veçantë goditjes të krimeve zgjedhore. Sëbashku me Prokurorinë e Përgjithshme ne zhvilluar një trajnim me drejtuesit e strukturaver qëndrore dher vendore. Bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme do të jetë pandërprerje, kryesisht në ditën e procesit zgjedhor”, tha Çeli.

Përgatitja e policisë së shtetit për zgjedhjet parlamentare është ndarë në tre faza: Më datën 10 do të fillojë faza e fushatës zgjedhore ku policia e shtetit do të marrë të gjitha detyrimet, do të kryejë shërbime në të gjitha aktivitetet që do të zhvillojnë subjektet politike dhe i garantojmë për paanshëmri për të gjitha subjektet zgjedhore.

Trajnimet e policisë po kryhen në bashkëpunim me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku efektivët do të kenë të përcaktuara rolet e tyre nga procesi i votimit,

tek shpërndarja e kutive të votimit e deri në përfundim të numërimit të votave.

Albin Kurti flet për formimin e qeverisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.

Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, është pyetur nga myftiu Tërnave se a pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë, Kurit tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha ai.

Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i ka Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm i ec rroga.

“Kur ta bëjnë betimin deputetëve veç i ecë rroga a po, Kurti:, duket që po, Ternava: deputetët t’u thënë zgjate Zot”, tha ai.

“Kateri i Radës”, anija që premtoi parajsën dhe u kthye në qivurin e fatit të atyre njerëzve që besuan tek ëndrrat

0

Shkruan Albert Vataj

Kjo është ajo që ka mbetur nga anija që u nis nga brigjet e Vlorës për të hedhur në bregun tjetër të Adriatikut ëndrrat e 142 njerëzve, por pa mundur të i’a dalë. As lotët, as pikëllimi nuk mund të i’a heqin ndryshkun këtij “arkivoli” që varrosi në fundin e detit fatet e atyre njerëzve që i’u vunë pas zërit të zemrës. Kjo karakatinë mbetjeje që lufton me agjentët atmosferik dhe mallkimin e zemrave të plasura të nënave, rreket të dëshmojë pambarimisht makthin e atyre minutave të ferrit. Ky masiv i ndryshkur është varri i përshpirtjes së atyre jetëve të flijuara për një ditë më të mirë. Në çdo fragment të saj, në këtë hije të rëndë që përtyp bashkë me fundin e vet, ajo mban strukur kujtimin e atyre njerëzve, dhimbjen e atyre prindërve dhe britmat e thekshme të atyre zërave të shuar në fundin e detit.

U nisën zemërthyer duke i kthyer shpinën të afërmve dhe të shtrenjtëve, u nisën në “tokën e premtuar”, por vdekja u kishte zënë pusi në mes të detit. U fundos anija me 142 fatkeq në bordin e saj, dhe së bashku me të u fundos çdo shpresë për t’i dhuruar atyre parajsën e dëshiruar përtej Adriatikut. Ata ikën për të mos u kthyer më, ikën për të mbetur theror i një fati të keq që kishte ngërthyer të sotmen dhe të ardhmen e atdheut, i cili tashmë nuk i përkiste as ëndrrave as mundësive të tyre të shuara në tabanin e detit. Ata ikën për të mbetur një klithmë kushtruese dhe ndëshkuese për politikën, fatkobin e këtij kombi. Ikën për të qenë kurbani i parë i një ere të re, i një të atëhershme që duhej denoncuar, duhej refuzuar.

Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 142 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 142 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos!

Më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 23 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë. Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, me qëllim të një jete më të mirë. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në lokalet e brendshme të anijes dhe në pamundësi shpëtimi për shkak të mbytjes së menjëhershme. Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit fqinj. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

Kjo tragjedi e rëndë ka ndodhur në vitin 1997! Për 14 vite radhazi (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 142 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete. Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në bregun e Vlorës, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të bëhej nga ata që e bënë. Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 142 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane. Ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Plot 18 vite më parë, Shqipëria e përfshirë në kaosin popullor prej piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre…

Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, vetëm 2 dënime simbolike

Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997 është mbyllur nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 108 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë

1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe

2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe

3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe

4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç

5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç

6. Roland Fezaj, 14 vjeç

7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç

8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe

9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe

10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe

11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,

12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe

13. Gerard Xhavara, 4 vjeç

14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe

15. Qemal Roshi, 38 vjeç

16. Roland Roshi, 2 vjeç

17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe

18. Donika Idrizi, 40 vjeçe

19. Elona Idrizi, 14 vjeçe

20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe

21. Romeo Andrea, 28 vjeç

22. Silvana Andrea, 18 vjeçe

23. Kristina Andrea, 2 vjeçe

24. Bardhyl Lame, 37 vjeç

25. Tushe Lame, 38 vjeçe

26. Artuela Lame, 35 vjeçe

27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe

28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe

29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç

30. Anife Begotare, 41 vjeçe

31. Rezart Begotare, 12 vjeç

32. Erald Begotare, 13 vjeç

33. Zeman Avdia, 37 vjeç

34. Nertila Avdia, 11 vjeçe

35. Olsi Avdia, 6 vjeç

36. Irma Greko, 21 vjeçe

37. Kristi Greko, 3 muajsh

38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç

39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe

40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe

41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe

42. Besmir Birçe, 9 vjeç

43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç

44. Robert Bajrami, 19 vjeç

45. Miklovan Troqe, 17 vjeç

46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç

47. Lindita Demiri, 12 vjeçe

48. Lindita Demiri, 12 vjeçe

49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,

50. Andi Aliaj, 17 vjeç,

51. Teferi Saliu, 48 vjeç

52. Lirim Bulla, 17 vjeç

53. Zini Muça, 27 vjeç

54. Ermal Xhaka,18 vjeç

55. Fatmir Geraj, 28 vjeç

56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,

57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç

58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe

59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç

60. Alban Sulejmani, 4 vjeç

61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç

62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe

63. Klodian Sulo, 2 vjeç

64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç

65. Ervin Sula, 15 vjeç

66. Latif Berberi, 53 vjeç

67. Maze Seferaj, 31 vjeç

68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe

69. David Seferaj, 1 muajsh

70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe

71. Albana Botrova, 22 vjeçe

72. Merita Ferko, 32 vjeçe,

73. Bledar Ferko, 10 vjeç

74. Fredi Ferko, 8 vjeç

75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,

76. Robert Llanaj, 30 vjeç,

77. Ilir Kicja, 34 vjeç

78. Maringlen Bardha, 16 vjeç

79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç

80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe

81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe

Ja 10 detaje nga kronika e tragjedisë së 28 marsit 1997

1. Data 28 mars 1997: Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.

2. Data 29 mars 1997: Admirali Alfeo Battelli që kishte koordinuar operacionet në det, një ditë më parë, jep urdhër për hapjen e një hetimi të brendshëm në Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes anijeve “Sibilla” dhe “Kater i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes.

3. Data 5 Prill 1997: Deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh, gjatë një misioni në Vlorë, të organizatës së saj joqeveritare.

4. Data 19 Tetor 1997: Pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxjerr nga 800 metra nën det anijen “Kateri i Radës”. Brenda gjenden 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë.

5. Data 17 nëntor 1998: Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake, përfundon hetimet. Deklaron për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve të kryera nga anijet italiane.

6. Data 19 mars 2005: Përfundon në Brindisi gjyqi i shkallës së parë. Drejtuesi i anijes që u mbyt, Namik Xhaferi dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni italian, me tre vjet.

7. Data 29 qershor 2011: Pas 13 orësh debat, trupi gjykues ul dënimet për dy komandantët, me tre vjet për Namik Xhaferrin dhe me dy vjet për kapitenin Laudadio.

8. Data 29 janar 2012: Në Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me pjesën e sipërme të anijes fatkeqe shqiptare. Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Ushtarake Italiane.

9. Dy pjesë të anijes “Kateri i Radës”, pulti i komandës dhe busulla kthehen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizojnë një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

10. Prej 3 vitesh pas inaugurimit të monumentit në përkujtim të ngjarjes dhe viktimave, nuk po flitet më për tragjedinë e Otrantos, nga asnjë prej palëve shtetërore italiane e shqiptare.

Dëshmon kreu i Shoqatës “Tragjedia e 9 janarit 2004-Karaburun”, Nikoll Mëhillaj

Vetëm 7 vjet pas tragjedisë së 28 marsit 1997 të ndodhur në Otranto, në 9 janar 2004, ndodh një tjetër tragjedi klandestinësh në Karaburun, pas mbytjes së një gomoneje, me të cilën udhëtonin drejt Italisë 31 persona, në kërkim të jetës më të mirë, të cilën në Shqipëria nuk e kishin! Në këtë tragjedi humbën jetën dhe trupat 20 persona, ndërsa mëngjesin e 10 janarit, u gjetën pa jetë 17 burra dhe 3 gra, ndërsa shpëtuan 11 të tjerë! As kjo tragjedi nuk është zbardhur, ndërkohë që familjarët e viktimave janë organizuar në shoqatën “Tragjedia e 9 janarit 2004-Karaburun”, kreu i të cilës Nikoll Mëhillaj, dëshmon dhe akuzon kështu: “Në tragjedinë e 9 janarit në Karaburun kanë qenë dy gomone në det, por shteti vetë e ka fshehur njërën prej tyre dhe në tjetrën ka grumbulluar trupat e jetë dhe të pajetë që janë gjendur në mes të natës në mes të detit”. Kjo deklaratë vjen nga kreu i shoqatës “9 janari”, Nikoll Mëhillaj, në 5-vjetorin e tragjedisë së ndodhur pranë gadishullit të Karaburunit më 9 janar të vitit 2004. Në këtë ditë, tashmë e cilësuar me të drejtë si e “zezë”, udhëtonin me gomone drejt Italisë 39 persona, por fati i keq e desh që prej tyre vetëm 11 të ktheheshin të gjallë, 21 të vdekur, ndërsa 7 deklarohen të humbur që prej asaj dite. Ndërkaq, nga instancat shtetërore të asaj kohe u deklarua se në det ka qenë vetëm një gomone, por sot pas 5 vitesh ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në det kanë qenë 2 gomone, por për ta minimizuar sa më shumë tragjedinë, është deklaruar vetëm njëra…”.

Vitet 1992-1997/ Ja 22 raste “ëndrrash” klandestinësh, që kanë përfunduar me fatkeqësi

1. Data 22 prill 1992: Një grup prej 17 klandestinësh nga zonat e Pogradec, Librazhd, Fier, zhduken në malin e Gramozit në Ersekë, kufirin me Greqinë.

2. Data 26 prill 1992: Zhduken 7 klandestinë brenda kufirit grek në zonën e Korçës, gjendet vetëm trupi i njërit prej tyre.

3. Data 30 prill 1992: Gjenden 5 klandestinë të vdekur në Qafë-Botë të Sarandës, në një kasolle bagëtish.

4. Data 4 maj 1992: Banorët e zonës së Devollit, informojnë për zhdukjen e 6 klandestinëve në një humnerë, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

5. Data 7 maj 1992: Gjenden të vdekur në Igumenicë 3 klandestinë shqiptarë, të vrarë me armë zjarri.

6. Data 19 maj 1992: Zhduken 13 klandestinë zhduken në det, të nisur nga Vlora, asnjë informacion për jetën e tyre.

7. Data 21 maj 1992: 8 klandestinë rezultojnë të zhdukur në det, të nisur me gomone nga Divjaka, asnjë informacion

8. Data 30 maj 1992: Zhduken pa asnjë gjurmë 5 klandestinë me gomone, të nisur nga grykë-derdhja e Semanit.

9. Data 14 tetor 1992: Ndodhi tragjedia e parë në gjirin e Vlorës, ku u mbytën 25 persona, nga fundosja e anijes në Otranto.

10. Data 19 shtator 1993: Nisen 11 persona nga gjiri i Vlorës, por në Otranto fundoset skafi, dhe kjo ishte loja e parë e nisur me gomonet mafioze.

11. Data 11 dhjetor 1993: Mbyten 5 persona në Otranto, nuk jepet asnjë informacion për fatin e tyre

12. Data 22 shtator 1994: Nga përplasja e dy skafeve në ujërat tona, humbasin jetën 14 kurdë e shqiptarë që udhëtonin si klandestinë për në Itali.

13. Data 13 shtator 1995: Humbasin 13 persona nga mbytja e një skafi në ujërat neutral, mbytet edhe skafi me 2 skafistë, të nisur nga bregu i Vlorës.

14. Data 28 nëntor 1995: Pas mbytjes së një skafi me 27 klandestinë, humbin jetën 11 persona, 16 arrijnë të shpëtojnë.

15. Data 29 nëntor 1995: Në Otranto zhduket një gomone me 18 shqiptarë e Kosovarë, nga kërkimet nuk u gjet asnjë prej tyre.

16. Data 30 nëntor 1995: Dy skafistë vlonjatë dhe 1 fëmijë, u dorëzuan të vdekur nga një anije patrulluese amerikane, e cila i gjeti në Kanalin e Otrantos, flitej për 25 të mbytur.

17. Data 14 mars 1996: Zhduket skafi me 34 vetë në bord, 31 prej tyre ishin nga Maqellara e Dibrës, nuk gjendet asnjë kufomë.

18. Data 29 tetor 1996: Mbyten 2 skafistë dhe 8 klandestinë në Sazan, gjenden vetëm 6 trupa prej tyre.

19. Data 28 mars 1997: Shënohet katastrofa më e madhe në historinë e mbytjes së shqiptarëve në Otranto, mbyten 108 klandestinë, kryesisht gra e fëmijë nga të cilët 84 nuk gjenden.

20. Data 12 prill 1997: Mbyten 4 klandestinë me një gomone, 3 nuk gjenden, shpëton vetëm 1 prej tyre.

21. Data 18 maj 1997: Trafikantët hedhin nga gomonia në Otranto 13 klandestinë, mes të cilëve 4 fëmijë, shpëtojnë vetëm 10 prej tyre.

22. Data 23 dhjetor 1997: Skafistët hedhen në Otranto 33 klandestinë, ndërhynë policia detare italiane dhe shpëton vetëm 19 prej tyre.

(Për materialin janë shfrytëzuar prublikimet e ndryshme. U kërkojmë ndjesë për ndonjë zemërlëndim pa shkak dhe fale për ndonjë pasaktësi jo të qëllimtë)

Shpërthen limuzina e Putinit në Moskë, dyshime për atentat ndaj presidentit rus

0

Një limuzinë që i përket ‘flotës’ së Vladimir Putinit ka shpërthyer në flakë pranë selisë së Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) në Moskë.

Sipas mediave të huaja, nuk dihet ende se kush ishte duke hipur në limuzinën luksoze të Vladimir Putinit, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Raportet tregojnë se shpërthimi i limuzinës mund të jetë gjithashtu një atentat.

Ngjarja ka ndodhur pranë selisë së shërbimit sekret FSB në lagjen Lubyanka dhe makina është një Aurus Senat, me vlerë rreth 329,000 euro.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kush ndodhej brenda automjetit në momentin e shpërthimit apo shkakun e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

POSTIMET E FUNDIT