Kreu Blog Faqe 206

OBSH shkurton personelin pas tërheqjes së SHBA-së

0

Problemet e mëdha të shkaktuara nga administrata Trump për të tërhequr SHBA- në nga OBSH, ka ndikuar shumë në mënyrë negative tek organizata e parë botërore për kujdesin shëndetësor global.

OBSH po propozon të zvogëlojë stafin dhe fushëveprimin e punës pasi buxheti i saj është reduktuar në më shumë se 1/5.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se kjo organizatë keq menaxhoi pandeminë COVID-19 dhe krizat e tjera ndërkombëtare shëndetësore.

SHBA është deri tani financuesja më e madhe e OBSH-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj total.
“Njoftimi i SHBA-së i kombinuar me reduktimet e fundit të ndihmës zyrtare për zhvillim nga disa vende për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes e kanë bërë pozicionin tonë shumë më të vështirë”, thuhet memorandumin e OBSH-së, të nënshkruar ditë e djeshme.

Përballë një boshllëku të ardhurash prej afro 600 milionë dollarë këtë vit, OBSH propozoi shkurtimin e buxhetit të saj për 2026-2027 me 21%, nga 5.3 miliardë dollarë në 4.2 miliardë dollarë.

Në shkurt, bordi ekzekutiv i OBSH-së uli buxhetin e propozuar për 2026-2027 nga 5.3 miliardë dollarë në 4.9 miliardë dollarë.

Nikolin Radovani, modeli i politikanit për Shkodrën e zhvilluar, Shqipërinë në B.E. dhe përgjithmonë me SHBA-të

0

Nikolin Radovani është kandidat për Koalicionin Euro-Atalantik në votimet e datës 11. Maj. 2025. Angazhimi në politikë, sot është më shumë një mision për të gjithë ata politikanë që kërkojnë dhënien fund tranzicionit 34 vjeçar, me shumë problematika në të gjitha planet.
Të gjithë kandidatët që përfaqësojnë Koalicionin euro-atalantik në të gjithë Shqipërinë dhe ata nga Shkodra, kërkojnë largimin e politikës së vjetër ose ‘Trekëndëshit të Bermudës’, Berisha, Rama dhe Meta. Misioni politik i këtyre përfaqësuesve është drejtimi euro-atalantik, pronarët, lufta kundër korrupsionit, , drejtesia e pavarur, S.P.A.K., rinia, drejt integrimit në B.E., në marëdhënie të qëndrueshme me SH.B.A.
Nikolin Radovani përfaqëson politikanin që i plotëson të gjitha këta kritere, pro perëndimore, pro familjes, për ndalimin e shpopullimit të Shkodrës dhe Shqipërisë nga të rinjtë, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social të Shkodrës, ku ka lindur dhe është rritur.
Duke qenë një kandidat që vjen nga shtresa e ish-të persekutuarve politik, me taban të fortë qytetar, ai shpalos shumë saktë dhe qartë pikat mbi të cilat do të mbështetet në politikë. ‘Për Shkodrën e zhvilluar dhe Shqipërinë në B.E. dhe përgjithmonë me SHBA-të’.
Vitet e diktaturës ishin shumë të vështira për familjen Radovani dhe për të atin e burgosur në burgjet e ‘ferrit’ ish-komunist. Baba i Nikos Alfons Radovani ka mbajtur qëndrim të shkëlqyer në burgjet komuniste. Nikolini sot vjen nga shkollimi për Administrim biznes, por në rininë e tij ka qenë edhe dashamirës i artit dhe i sportit. Ai ka luajtur në instrumentin e bukur të fizarmonikës dhe ka qenë futbollist shumë i mirë, teknik dhe i fuqishëm.
Nikolin Radovani është përfshirë shpejt në lëvizjen demokratike në vitet 90-të dhe ka punuar me shumë përkushtim e ndërshmëri në administratën publike.
Nikolin Radovani ka qenë shumë aktiv në opozitë mbas viteve 2013 me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet dhe ka mbështetur P.D.-në dhe Z. Lulzim Basha në lëvizjen euro-atalantike me kontribut politik, duke prezantuar gjithashtu shumë ide dhe projekte për zhvillimin e qytetit të Shkodrës.
Po e mbylli shkrimin më disa fjalë të Z. Radovani në statusin e tij në F.B. Nikolin Radovani shkruan: ‘Unë e ndjej detyrë e jam këtu për ju, për familjet tona, për të rinjtë që besojnë se: ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet, e mund të peshojë edhe më tepër’, ku mund të na ndihmojnë të ndryshojmë gjërat së bashku për të ardhmen më të mirë e ta bëjme ralitet. Mundësitë dhe burimet natyrore e njerëzore të Shkodrës dhe Shqipërisë janë të mëdha. Uroj që me ” Koalicionin Euroatlantik” të filloj ndryshimi, në të mirë të komunitetit shkodran dhe atij shqiptar’. I urojmë Nikolin Radovanit, suksese dhe mbarësi në politikë,

FOTO DHE EMRI/ U zbulua nga “SKY ECC”, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, trafikonte kokainë

0

Politikani 27-vjeçar shqiptar, Amarildo Vllazeria, ka rënë në prangat e policisë belge pas një operacioni anti-drogë, të iniciuar nga zbulimi i bisedave në “Sky ECC”.
Vllazeria, i cili rezulton të jetë ish-Kryetari i Komunës Mortsel në Belgjikë, u arrestua si pjesë e një hetimi të nisur pas mesazheve të hakuara nga platforma famëkeqe “Sky ECC”. Banda e shënjestruar mësohet se është përfshirë në import dhe eksport të drogës si dhe transportin e tyre në periudhën 2020-2021. Një kontroll shtëpie është bërë edhe pranë qytetit Mortsel. Ish-kryetari nuk u rizgjodh këtë mandat legjislativ, por do të bënte betimin si këshilltar bashkiak të martën në mbrëmje për disa muaj, duke zëvendësuar një koleg partiak. Kjo nuk ndodhi për shkak të arrestimit.
“Të tre personat e arrestuar, janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në importin dhe tranzitin e kokainës përmes portit të Antëerpit”, konkludoi policia nga mesazhet e deshifruara të bisedës. Ata u arrestuan pasi policia kreu pesë kontrolle në shtëpi. Gjithashtu janë sekuestruar mallra të ndryshme luksi, telefona dhe një shumë prej 9 mijë eurosh. Bashkia e Mortsel u kontrollua gjithashtu.

Capture

Amarildo Vllazeria është këshilltar bashkiak që nga viti 2018 dhe në tetor 2023 u bë kryetar komune në Mortsel. Ai ishte gjithashtu kryetar i komitetit special të shërbimeve sociale në atë kohë dhe ishte anëtar i këshillit të policisë.

Policia beson se Vllazeria dhe dy burrat e tjerë janë përfshirë në importimin e të paktën 150 kilogramëve kokainë në vitet 2020 dhe 2021. Ata gjithashtu thuhet se kishin planifikuar ta transportonin drogën jashtë vendit me automjete me ndarje të fshehura.
U fol edhe për ngritjen e një plantacioni kanabisi. Tashmë policia po heton ndër të tjera nëse Vllazeria ka abuzuar me detyrën në bashki për këtë qëllim.

Elon Musk shet rrjetin social X tek kompania e tij xAI për 33 miliardë dollarë

0

Miliarderi Elon Musk ka shitur rrjetin social X (ish-Twitter) tek kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, në një marrëveshje me vlerë 33 miliardë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga vetë Musk përmes një postimi në X të premten.

Të dyja kompanitë mbeten private, ndaj nuk kanë detyrim të zbulojnë të dhënat financiare. Sipas Musk, ky bashkim synon të kombinojë fuqinë e inteligjencës artificiale të xAI me shtrirjen globale të X, duke “zhbllokuar një potencial të jashtëzakonshëm”. Ai theksoi se marrëveshja vlerëson xAI në 80 miliardë dollarë dhe X në 33 miliardë dollarë.

Musk, i cili drejton gjithashtu Tesla dhe SpaceX, bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në vitin 2022, duke ndërmarrë ndryshime të thella në menaxhimin e tij, përfshirë shkrirjen e stafit dhe rregulloret mbi gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe verifikimin e përdoruesve. Një vit më vonë, ai krijoi kompaninë xAI, e cila ka zhvilluar chatbot-in e saj të inteligjencës artificiale, Grok.

Musk njoftoi se tashmë xAI dhe X do të bashkojnë burimet e tyre në të dhëna, modele, llogaritje dhe shpërndarje, për të krijuar një platformë më të avancuar teknologjikisht. Nuk është e qartë nëse kjo lëvizje do të sjellë ndryshime të mëdha për përdoruesit, por aktualisht xAI tashmë përdor të dhëna nga postimet në X për të trajnuar modelet e saj të AI, ndërsa përdoruesit me pagesë të X kanë akses në Grok./AP

Sali Berisha “shkatërron” demokristianët

0

Shkruan Zef Bushati

Berisha “shkaterron” Demokristianet. I përdori dhe pastaj i flaku ne rrugë. Përdori PDK dhe nuk e vendosi Kryetarin e saj në listen e kandidateve për deputet.

Një lëvizje tipike e Berishës për të përdorur aleatët sipas nevojës dhe më pas për t’i lënë mënjanë. Partia Demokristiane (PDK) ka pasur herë pas here bashkëpunime me PD-në, por gjithmonë në një pozitë dytësore.

Mosfutja e kryetarit të PDK-së në listën e kandidatëve tregon se Berisha nuk e sheh më të dobishëm për interesat e tij ose thjesht nuk do të ndajë hapësirën politike me Demokristianet aleate te Partive Demokristiane Europiane.

Demokristianet do të vazhdojnë të mbetet në orbitën e PD-së apo do te grupohen si nje parti me identitetin e saj ?

Doris Pack në konferencën e grave të PD: Drejtësia në Shqipëri është keqpërdorur duke goditur opozitën

0

Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo theksoi se me një kryeministër që është më shumë i fokusuar te vetja sesa te qytetarët, anëtarësimi në BE bëhet i pamundur.

Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, e organizuar nga Lëvizja për Gratë dhe Demokratët, Pack shprehu shqetësimin se Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.

Ajo kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në vend, duke e përshkruar si një strukturë që, ndonëse duket e jashtme, përdoret për të përndjekur dhe burgosur liderët e opozitës. Pack solli si shembuj arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme.

“Është e paimagjinueshme që një kryeministër artist si Rama të shkatërrojë zemrën e Tiranës dhe të vendit, Teatrin Kombëtar,” theksoi Pack.

Ajo premtoi mbështetje për fuqizimin e grave në politikë dhe u bëri thirrje atyre të angazhohen më shumë në çështjet e shoqërisë.

Unë u arrestova, por kjo nuk është vetëm lufta ime Erdogan!

0

Shkruan Ekrem Imamoglu

Herët në mëngjes më 19 mars, dhjetëra policë të armatosur dolën në derën time me urdhër ndalimi. Skena i ngjante kapjes së një terroristi, jo të kryetarit të zgjedhur të Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë.

Lëvizja katër ditë përpara se partia ime, Partia Popullore Republikane, të zhvillonte një primare për garën e ardhshme presidenciale ishte dramatike, por vështirë se e papritur. Ai pasoi muaj të tërë të ngacmimeve ligjore të përshkallëzuara ndaj meje, që kulmoi me revokimin e papritur të diplomës sime universitare 31 vjet pasi u diplomova. Autoritetet dukej se besonin se kjo do të më skualifikonte nga gara, sepse Kushtetuta kërkon që presidenti të ketë një diplomë në arsimin e lartë.

Duke kuptuar se ai nuk mund të më mposht në kutinë e votimit, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka përdorur mjete të tjera: arrestimin e kundërshtarit të tij kryesor politik me akuza për korrupsion, ryshfet, drejtimin e një rrjeti kriminal dhe ndihmë për Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, edhe pse akuzave u mungojnë prova të besueshme. Unë u pezullova nga detyra ime e zgjedhur për shkak të akuzave financiare.

Për vite me radhë, regjimi i zotit Erdogan ka gërvishtur kontrollet dhe balancat demokratike – duke heshtur mediat, duke zëvendësuar kryetarët e zgjedhur të bashkive me burokratë, duke anashkaluar legjislaturën, duke kontrolluar gjyqësorin dhe duke manipuluar zgjedhjet. Arrestimet në shkallë të gjerë të protestuesve dhe gazetarëve në muajt e fundit kanë dërguar një mesazh rrëqethës: Askush nuk është i sigurt. Votat mund të anulohen dhe liritë mund të hiqen në një çast. Nën Erdogan, republika është shndërruar në një republikë frike.

Kjo është më shumë se erozioni i ngadalshëm i demokracisë. Është çmontimi i qëllimshëm i themeleve institucionale të Republikës sonë. Paraburgimi im shënoi një fazë të re në rrëshqitjen e Turqisë drejt autoritarizmit dhe përdorimit të pushtetit arbitrar. Një vend me një traditë të gjatë demokratike tani përballet me rrezikun serioz të kalimit të pikës pa kthim.

Goditja shtrihej përtej meje. Në një operacion gjithëpërfshirës të ndërtuar mbi një aktakuzë që nuk është më shumë se një përmbledhje e deklaratave të dëshmitarëve sekretë, policia arrestoi rreth 100 persona, duke përfshirë administratorë të lartë komunalë dhe figura biznesi. Paraburgimeve u paraprinë fushata dezinformuese dhe shpifëse në mediat pro-qeveritare.

Megjithatë, populli i Turqisë u përgjigj me sfidë. Pavarësisht ndalimit të protestave dhe bllokimeve të rrugëve në hyrjet kryesore në qytete, qindra mijëra qytetarë nga Stambolli në qytetin verilindor të Rizes, tradicionalisht një bastion i Erdoganit, dolën në rrugë. Brenda disa orësh dhe në ditët në vijim të ndalimit tim, njerëz nga të gjitha moshat dhe prejardhjet iu bashkuan partisë sime. Jashtë selisë bashkiake të Stambollit, njerëzit mbajtën vigjilje pavarësisht masave dhe arrestimeve gjithnjë e më të ashpra.

Edhe me goditjen, Partia Popullore Republikane mbajti me sukses zgjedhjet e saj presidenciale të dielën e kaluar. Rezultati i partisë tregoi se 15 milionë njerëz, përfshirë 1.7 milionë anëtarë të regjistruar të partisë, hodhën votat e tyre për mua si kandidat presidencial i partisë.

Që nga zgjedhja ime si kryetar bashkie në vitin 2019, jam përballur me afro 100 hetime dhe një duzinë çështjesh gjyqësore. Nga e pabesueshme në absurde, çdo akuzë ka qenë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të më rraskapitur, për të më penguar t’u shërbej njerëzve që më zgjodhën, për të më larguar nga detyra dhe për të më eliminuar si rival të zotit Erdogan.

Unë kam konkurruar tashmë tre herë kundër kandidatëve të mbështetur nga zoti Erdogan, dy herë në zgjedhjet lokale për Stambollin në 2019 dhe një herë vitin e kaluar kur ai personalisht bëri fushatë kundër meje. Kam fituar çdo herë. Tani në pamundësi për të më mposhtur mua në zgjedhje, ai po përdor kontrollin e tij në gjyqësor për të mënjanuar një sfidues i cili, sipas sondazheve të fundit, mund të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Pra, pse kaq shumë njerëz dolën në rrugë në demonstratat më të mëdha që nga protestat e Parkut Gezi në 2013?

Mes padrejtësisë në rritje dhe një ekonomie të trazuar, zhgënjimi publik në Turqi ka arritur një pikë vlimi. Njerëzit flasin dhe mblidhen rreth meje, një kandidat që premton përfshirje, drejtësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Ata nuk do të heshtin. Publiku gjithashtu e njohu arrestimin tim si një përpjekje për ta shtyrë Turqinë më tej në rrugën e autokracisë.

Edhe në represion, shenjat e solidaritetit qëndrojnë. Udhëheqësit socialdemokrat dhe kryetarët e bashkive në të gjithë Turqinë dhe më gjerë, nga Amsterdami në Zagreb, demonstruan mbështetjen e tyre, me guxim dhe parime, pas arrestimit tim. Edhe shoqëria civile nuk është lëkundur. Por qeveritë qendrore në mbarë botën? Heshtja e tyre është shurdhuese. Uashingtoni thjesht shprehu “shqetësime në lidhje me arrestimet dhe protestat e fundit” në Turqi. Me pak përjashtime, liderët evropianë nuk kanë arritur të ofrojnë një përgjigje të fortë.

Ajo që po ndodh në Turqi dhe në shumë pjesë të tjera të botës tregon se demokracia, shteti i së drejtës dhe liritë themelore nuk mund të mbijetojnë në heshtje dhe as të sakrifikohen për lehtësi diplomatike të maskuar si “realpolitika”.

Në mënyrë të pamohueshme, ngjarjet e fundit lufta e Rusisë në Ukrainë, përmbysja e regjimit të al-Asadit në fqinjin tonë Siri dhe shkatërrimi në Gaza kanë rritur rëndësinë strategjike të Turqisë, jo më pak duke pasur parasysh kapacitetin e saj kritik për të ndihmuar në sigurinë evropiane. Megjithatë, gjeopolitika nuk duhet të na verbojë ndaj erozionit të vlerave, veçanërisht shkeljeve të të drejtave të njeriut. Përndryshe, ne legjitimojmë ata që po çmontojnë rendin global të bazuar në rregulla pjesë-pjesë.

Mbijetesa e demokracisë në Turqi është thelbësore jo vetëm për popullin e saj, por edhe për të ardhmen e demokracisë në mbarë botën. Epoka e të fortëve të pakontrolluar kërkon që ata që besojnë në demokraci të jenë po aq të zëshëm, të fortë dhe të paepur sa kundërshtarët e tyre. Fati i demokracisë varet nga guximi i studentëve, punëtorëve, qytetarëve të tjerë, sindikatave dhe zyrtarëve të zgjedhur atyre që refuzojnë të heshtin kur institucionet shkatërrohen. Unë kam besim te populli i Turqisë dhe më gjerë që lufton për drejtësi dhe demokraci./ Përshtatur nga New York Times

*Ekrem Imamoglu është kryetar i Stambollit që nga viti 2019.

Georgia Meloni ndryshon funksionin e kampit të Gjadrit

0

Ajo që ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi paralajmëroi pak ditë më parë, qeveria italiane pritet ta zyrtarizojë në mbledhjen e kësaj të Premteje me një dekret të veçantë.

Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe në Gjadër do të ndryshojnë funksion. Nëse më parë ato ishin konceptuar për mbajtjen e emigrantëve të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, tashmë do të përdoren për strehimin e atyre që u është refuzuar azili dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Gazeta “La Repubblica” shkruan se vendimi ka vetëm 2 nene.

Zyrat në portin e Shëngjinit do të shërbejnë për pritjen dhe regjistrimin e emigrantëve që do të transferohen më pas në Gjadër. Në këtë kamp do të dërgohen edhe emigrantë që nuk vijnë nga vende të sigurta. Qëndrimi i një emigranti në këtë qendër mund të zgjasë deri në 1 vit e gjysmë në pritje të riatdhesimit. Problem për “La Repubblica” janë mbështetja ligjore dhe kostot.

Në bazë të ligjit, dëbimi duhet të ndodhë nga territori italian dhe kjo mund të kërkojë që çdo emigrant të rikthehet edhe një herë nga Gjadri në Itali përpara dërgimit në shtëpi. Ndryshimi në funksionimin e Gjadrit është kritikuar nga opozita italiane.

Elly Schlein, Sekretare e Partisë Demokratike u shpreh se dekreti është në kundërshtim me ligjin e BE, do të duhej të kërkojë më shumë para dhe do të kërkonte madje edhe një ndryshim në marrëveshjen Rama-Meloni.

Krimet e kandidatëve në garë për deputetë/ Nga vjedhjet, evazioni fiskal, ato që s’kujtojnë dhe aksidentet

0

Efektet e fundit ligji i dekriminalizimit i prodhoi në zgjedhjet e 14 Maj 2024, kandidatët për 61 bashkitë e vendit kaluan në filtër ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme i dënuar rezulton kryebashkiaku i Mallakstrës Qerim Ismailaj.
Referuar emrave që Komisioni Shtetëror ka dërguar për zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 Maj 2025, në listën e parë me 16 kandidatë dy partitë kryesore Socialistët në pushtet dhe Demokratët ne Opozitë janë kujdesur të mos kenë asnjë garues me të shkuar në konflikt me ligjin.

Po përse janë dërguar për verifikim 16 garuesit dhe arsye që ata do ti nënshtrohen hetimit të thelluar.

Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re. Rezulton se ka qenë i dëbuar nga autoritetet Greke si person i dyshuar dhe i përfshirë në veprën penale të vjedhjes.

Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”. Deklaron se është dënuar nga autoritetet Franceze pasi ka shkelur në vitin 2023 afatin e qëndrimit në zonën Schengen prej 90 ditë.

Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim” Deklaron se ka qenë person në hetim nga autoritetet Gjermane pasi është larguar nga vendi ngjarjes pasi është përfshirë në një aksident. Si dënim të marrë në vitin 2024 nga drejtësia në Duisburg ai ka vetëdeklaruar masën administrative gjobë.

Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga “Koalicioni Euroatlantik” udhëhequr nga ish kryedemokrati Lulzim Basha rezulton se do ti nënshtrohet hetimit të thelluar pasi ka emrin e ndryshuar. Më parë ky shtetas sot kandidat quhej Avdulla. Po ashtu ai deklaron se ka edhe një dënim nga autoritetet greke me 60 ditë burg për leje qëndrimi të parregullt, dënim i pezulluar.

Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia Lëvizja Bashkë deklaron se është dënuar nga autoritet shqiptare, përkatësisht gjykata e Kukësit për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Dënimi me 2 muaj burgim i përket datës 23 Maj 2014.

Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia” e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj deklaron se ka shkelur rregullat e Azilit në Francë dhe është dëbuar nga ai vend.

Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia” e drejtuar nga z.Agron Shehaj deklaron në formularin e Dekriminalizimit se është dënuar nga dy vende të BE përkatëisht Franca dhe Austria për emigracion të paligjshëm. Këto dënime datojnë 7 vite më parë në 2018.

Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj” rezulton se 26 vite më parë është dënuar nga autoritetet Franceze me arsyen Refuzim kërkese për Rezidencë.

Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Deklaron se prej 4 vitesh është në pritje të gjykimit nga drejtësia italiane për veprën penale të evazionit fiskal.

Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fier nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, deklaron se në periudhën e Pandemisë Covid-19, përgjatë vitit 2022 në Gjermani është dëbuar.

Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj” rezulton se është i dëbuar nga autoritetet Serbe por si arsye apo motiv ai thotë se ka qenë e pajustifikuar.

Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” deklaron se është i gjykuar në Greqi për kalim të paligjshëm kufiri dhe në Itali është dënuar, por se mban mend motivin Ndërsa Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” deklaron se është dënuar nga Olso Norvegji për tejkalim leje qëndrimi në vitin 2018.

Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate” deklaron se një ngatërresë e çastit e ka vënë përballë drejtësisë italiane në qytetin e Barit.

Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate” deklaron se ka qenë në hetim dhe gjykim nga autoritetet gjermane për veprën penale të vjedhjes në vitin 2015, por ka marrë në apel pafajësi.

Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”. Deklaron se është arrestuar në Pogradec për prodhim armësh dhe rrahje, por ka fituar pafajësi. Ndërsa nga drejtësia Italiane në Katania ka qenë i proceduar dhe për burgosjen e padrejtë ka marrë edhe dëmshpërblim.

Shqiptarëve nuk u duhen paga minimale fiktive, por minimum jetese me ligj

0

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama se paga minimale në vitin 2026 do të shkojë në 500 euro, kandidati për deputet i Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Vlorës, Tanush Çaushi, ka reaguar me një mesazh të qartë: shqiptarëve nuk u duhen shifra që nuk preken në jetën reale, por zgjidhje të prekshme për mbijetesë.
“Të flasësh për 500 euro pagë minimale, ndërkohë që një pjesë e madhe e popullsisë nuk i kap as 200 euro në muaj, është tallje. Shqiptarët nuk kanë nevojë për deklarata me zero ndikim, por për vendosjen e një minimumi jetese me bazë ligjore. Kjo do të përfshinte jo vetëm ata që janë në punë, por edhe shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët me të ardhura të ulëta e çdo familje që sot jeton në kufijtë e mbijetesës,” – u shpreh Çaushi.
Ai shtoi se sot në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj që garanton një minimum jetese për qytetarët. Paga minimale vendoset nga qeveria në mënyrë të njëanshme, ndërkohë që mijëra qytetarë jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe nuk përfitojnë as nga kjo pagë minimale, sepse thjesht nuk kanë një vend pune të regjistruar.
“Flasim për paga minimale, por harrojmë se ka qindra mijëra njerëz që nuk kanë asnjë të ardhur fikse. Ka pensionistë me më pak se 100 euro në muaj, njerëz me aftësi të kufizuara që marrin ndihmë qesharake, familje të tëra që mbahen me ndihma sociale që nuk mbulojnë as bukën dhe qiranë. Minimumi jetik duhet të jetë i garantuar me ligj – dhe jo të varet nga vullneti politik apo propaganda elektorale,” – tha Çaushi.
Ai theksoi se nëse do të zgjidhet deputet, një nga nismat e tij të para në Parlament do të jetë hartimi dhe miratimi i ligjit për minimumin jetik, si një mekanizëm për të mbrojtur dinjitetin dhe sigurinë e çdo qytetari, pavarësisht nëse është në punë apo jo.

“Shqiptarët nuk jetojnë me propagandë. Jetojnë me lekët që marrin në dorë, që shpesh nuk mjaftojnë as për ushqimet bazë. Ne nuk mund të pretendojmë zhvillim, kur nuk garantojmë as jetesën minimale për njerëzit tanë.”

Tanush Çaushi është një prej kandidatëve që ka ngritur vazhdimisht zërin për mbrojtjen e shtresave të pafavorizuara dhe për një politikë sociale që respekton dinjitetin e njeriut, jo shifrat në fletë.

Me 11 Maj, ai i kërkon qytetarëve të votojnë për një zë që nuk hesht përballë padrejtësive sociale dhe që nuk ka frikë të përballet me realitetin.

POSTIMET E FUNDIT