Gazetari Elvi Fundo ka bërë paralajmërimin e fortë në emisionin Kafe Shqeto. Gazetari ka deklaruar se javën tjetër do të dalin përgjimet nga burgu të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Fundo shprehet se përgjimet janë tepër tronditëse.
“Java tjetër do jetë shumë më e bukur se kjo javë. Sepse do dalin përgjimet e burgut. Do i nxjerr të gjitha. Janë tepër tronditëse”, tha gazetari.
Chris LaCivita nuk qenka me pushime dhe e paska një arsye pse ka lënë vetëm Berishën në Shqipëri. Gazeta New York Times shkruan se ish konsulenti i Tramp ka filluar një betejë ligjore me median amerikane The Daily Beast e cila i zbuloi kontratat me vlerë 19 milionë dollarë për fushatën në Shba dhe hidhte hije dyshimi mbi kostot e fryra të pagesave.
La Civita në padinë e dorezuar më 24 mars në Gjykaten e Distriktit Lindor të Virxhinias thekson se artikujt e shkruar nga gazetari freelance Majkëll Isikoff krijuan përshtypjen se ai si fushatues përfitonte shumë para nga Tramp dhe po i jepte përparësi përfitimit personal mbi suksesin e fushatës.
Bëhet fjalë për një artikull 15 tetorit 2024, me titull “Trump në krizën e parave të gatshme-si paga 22 milion dollarë e shefit të fushatës u zbulua”.
Ky artikull, pasuar nga disa të tjerë dhe një podcast, flisnin për një sërë kontratash miliona dollarë të La Civita përgjatë 2 viteve te fushatës.
Avokatët e fushatuesit paditën në nëntor gazetën dhe e detyroi të korrigjojë artikullin, i ulën shifrën nga 22 milion në 19.2 milionë dollarë si dhe saktësuan se paratë nuk shkonin tek La Civita por firma në pronësi të tij, e cila rezulton pa një uebfaqe ndërsa si seli qëndrore sherben shtëpia e konsulentit.
Në janar, The Daily Beast fshiu edhe podcastin me të njëjtin titull, pas kërkesës së avokatëve.
Kurse tani, La Civita akuzon këte gazetë se ka shpërndarë me paramendim në kohë fushate informacione të rreme për ta dëmtuar atë dhe Donald Tramp.
Konsulenti amerikan në Shba duket shume i interesuar për transparencë per llogari të parave që merr nga fushatat, por pyetja është, se pse nga 10 shkurti mban të fshehtë bashke me Berishën kontratën te cilën e firmosën në zyrën e tij?
“U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji.”
Dy vite me parë gati haptas u shfaq lakmia e Belinda Ballukut për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës pasi që atje quhej stacioni pritës për të pasuar në krye të PS-së Edi Ramën.
Por sipas infove të sigurta ishte Soros Junior që ndërhyri pranë kryeministrit Edi Rama dhe Veliaj kandidoi për herë të tretë dhe fitoi.
Mirëpo Balluku tashmë numri dy në qeveri nuk e ndërpreu luftën e intrigën për tu bërë numri dy në parti.
Krahas luftës për pushtet ajo intensifikoi si askush në historinë moderne politike të vjedhë haptas miliona euro në tenderat e fuqishëm nacional kryesisht në infastrukturë dhe energji.
Ajo pa dorashka doli me pushtetin e saj në mejdanin e kusarisë pasi kishte pjekur idenë e qëllimim e superpasurisë për tu bërë trashëgimtare në krye të partisë.
Tuneli i Llogarasë, Unaza e Kryeqytetit, Rruga e Arbrit, Rruga Thumanë-Kashar, Parku Voltaik apo ai Eurolik i Tropojës jënë plaçka e rëndë që futi Balluku në thesin e hajnisë.
E gjithë kjo rrugë kriminale nuk ishte një ndërmarrje individuale…!
Si dikur Arben Ahmetaj e Erion Veliaj me vonë edhe Balluku kishte ndërsimin nga vetë Edi Rama, i cili përmes këtij dualizmi jo vetëm vjel pjesën e luanit të fitimit marramendës por dhe largon etjen per pushtet të metejmë të vartësve të tij.
Ishte SPAK-u që si me magji ndërhyri në shpellën kriminale politiko-oligarkike duke penalizuar Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn dhe inicioi paralelisht një proçes thirrje dhe hetimi për Ballukun.
Situata e nderë e krijuar në shpellën e çakejve rozë në prag të zgjedhjeve e detyroi Ramën të linçojë Ahmetajn e Veliajn por jo Ballukun e cila duket se ka akoma për të zhvatur në projekte madhore në vijim.
Me inciativën e çmendur të Ballukut një ish-drejtor rrugësh e KESH-it si Ergys Verdho i marrur nën hetim nga SPAK vendoset në krye të hekurudhave ndërsa pirati mafioz i tatimeve Ceno Klosi emërohet zv/minister i saj.
Në pamje të parë duket sikur pushteti i Ballukut është i sigurtë e në ngjitje por ju siguroj se realiteti është krejt ndryshe.
Entuziasmi që ngjalli vendimi i qeverisë amerikane për të kontrolluar e ndaluar përkohësisht fondet e asistencës ndaj SPAK-ut duket se u shua pas deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë të supershtetit se përkrahja për SPAK-un do të vijojë me intensitet.
Kjo mbështetje u konfirmua edhe nga Qeveria Britanike.
Në këto kushte Edi Rama i trembur në limitet ekstreme ndryshoi taktikën e sulmit personal verbal e me degjesa të sajuara duke bërë një kthesë 180 gradë.
Ai tashmë ligjëron jashtë deshirës së tij me komplimente në salla e sheshe për prokurorët e gjykatësit e posaçëm.
Kryeministri nuk fle gjumë nga sikleti dhe po ashtu Sali Berisha të cilët si duket nuk kanë marrë vetëm mesazh nën rreshta por dhe direkt e ballë për ballë nga SHBA-ja dhe aleatët se duhet të largohen përfundimisht për ti liruar frymëmarrjen demokracisë së ngulfatur.
Kjo nuk është çeshtje e të ardhmes por e së tashmes.
Prokurorët e posaçëm që përkundër punëve të shumta kanë marrë në dorë edhe monitorimin e rreptë elektoral janë të qartë e me prova se me dinosaurë të së keqes si Rama-Berisha nuk bëhet fjalë për zgjedhje as të lira por aspak të ndershme.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje e cila logjikisht do aplikohet me emergjencë:
Ndalimi me ligj e veprim energjik nga SPAK-u e GJKKO i kësaj dore kriminale që po shkatërron vendin dhe kontaminon kontinentin.
Dhe pa asnje ekiuvok rradhën e ka Belinda Balluku.
Hasudet që po pregatit në kuzhinat e Myzeqesë duket se shpejt do të zëvendësohen me supën e ftohte të bugut.
Dhe natyrisht kjo përforcon sentencën tashmë publike për Edi Ramën dhe establishmentin e vjetër:
7×7=313.
Në pamundësi për të bërë fushatë siç ka bërë nga 2017-ta deri me 25 prill të 2021, Basha ka disa ditë që na është shfaqur ai i verteti, me diaret e veta kinse po sulmon Edi Ramën!
Kush ia sërviri Bashës këtë taktikë elektorale?!
Apo, ai e shikon realitetin dhe ka zgjedhur ta provojë edhe qesharakun në betejën e fundit të tij, kur të vetëdalë nga sistemi politik.
Dikush duhet ta këshilloje Bashën për efektin e videove si karagjoz. Me ato video që përcjell çdo ditë dhe të bëjnë vetëm të qeshësh, ai vetëm shtrëngon radhët e socialistëve dhe humbet disa vota prej tyre që edhe mund ti merrte.
Ndërkohë, si një dibranë apo kush e di çfarë është, po na hiqet si çun tirone, shpesh herë si gangster, krejtësisht jashtë formimit dhe qëndrimeve të tij të mëparëshme.
Por le ta provoje edhe këtë strategji që nuk e çon askund.
Basha ra në grackën e Ramës.
Ai dhe Bufi i PD-së, të cilët në garë akuzojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim me socialistët!
Edi Rama e fitoi betejën, sapo Basha ra në “kurthin” e ngritur nga kryesocialisti, sepse të gjithve na kujtohet marrëveshja e 2017-tës kur PD-ja mori gjysmën e qeverisë dhe pasojat i pamë.
PD-ja u turpërua në atë kohë!
PD-ja humbi thellë në atë kohë!
Megjithatë, Basha nuk dha dorëheqje se nuk e lejonte Bufi, babai i tij shpirtëror.
Po kështu ndodhi edhe në 2021, kur Rama luajti me idenë e rikthimit në pushtet të dyshës Berisha-Meta! Dhe e fitoi betejën.
Tani, përballë i ka të tre.
Berishën non grata, Metën në burg dhe Bashën e mbaruar që tani prodhon vetëm diare, se nuk di çfarë të bëje.
Një pyetje për Bashën:
A do guxoje o Bashë, te shkëmbeje me Babën shpirteror 1 të10-tën e batutave të stilit të garipit që po shkëmben me Ramën?!
Psh:
O SALE, po ku je bre Salë?
Na ke tha syte o komunist i rregjun!
Pse bën sikur nuk e di çfarë porosie më ke dhënë përpara se të bonim pseudo divorcin tonë?!
A ta kam mbajt fjalën?!
A të lashë fushën bosh e të faktorizova shpejt o kamunist i pa ndreqshëm?!
Po ato pseudonimet që të patën vënë Sigurimi i shtetit dhe UDB-ja, a të kujtohen O Sale?!
A të boni efekt PENICILINA?!
Po RAPSODIN dhe BISTURINE a i ke kujtu no nji herë bre Sale?! Boll i kena perdor!
Futi në programin e PD-së dhe pergjigjet e ketyre pyetjeve or Bab shpirtnor!
Kështu, do besonim se i doli gjumi, ani pse me vonesë.
Por, politika, duhet të pastrohet nga këto mbeturina që kërkojnë mbajtjen peng të pushtetit politik.
Është detyrë e çdo qytetari të zgjedhë dhe të dërrmojë me votë pseudodemokratët, që kanë interes vetën dhe mbrojtjen e familjes së tyre, duke filluar nga bufi, floriri, gjumashi.
Vetëm kështu do të mund të rifillojë organizimin opozita dhe të marrë kuptim pluralizmi i vertetë në Shqipëri.
Pa ulërima, pa kërcënime, pa anatemi, pa diare…
Një skandal po trondit politikën në Austri dhe në qendër të tij është emërimi i ambasadorit shqiptar, Fate Velaj.
Pasi shërbeu si deputet i Edi Ramës, Velaj u emërua nga kryeministri për të shërbyer si kryediplomat në Vjenë.
Ky emërim është kritikuar edhe më përpara në Shqipëri, por përmasat e këtij skandali po tronditin qeverinë dhe politikën austriake.
Media investigative FoB në Austri ka publikuar një hetim të thelluar për këtë çështje.
“Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Vjenë në vitin 2023 po kthehet gjithnjë e më shumë në një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Rasti nga Shqipëria aktualisht po hedh shumë pluhur mbi Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger (nga partia NEOS). Çështja Velaj tani po kthehet në një çështje politike, duke e vendosur qeverinë e re federale në një situatë të pasigurt,” shkruan media austriake.
Por cili është thelbi i skandalit?
Që kur u mësua emërimi i Velajt në Austri, për të zëvendësuar në këtë post ambasadorin Roland Bimo, partia NEOS kishte ngritur pikëpyetje duke theksuar se ai nuk plotëson kriteret.
“Në vitin 2024, emërimi i Velajt si ambasador u diskutua për herë të parë në një seancë nga anëtari i atëhershëm i Këshillit Kombëtar të NEOS, Helmut Brandstätter. Kërkesa tregon se sa të thella janë dyshimet për papërshtatshmërinë e tij. Ajo përmban 14 pyetje të detajuara në lidhje me papajtueshmëritë e mundshme, kërkesat që mungojnë dhe ndikimin politik.
Ndër të tjera, Brandstätter donte të dinte nëse Velaj kishte nënshtetësi të dyfishtë austriako-shqiptar në kohën e emërimit të tij, dhe nëse ai kishte aktivitet tregtar aktualisht në Austri. Sipas praktikës, të dyja do të ishin arsye për përjashtim nga akreditimi si ambasador i një vendi të tretë.
Pyetja fjalë për fjalë thotë: “A është e vërtetë që kandidati i caktuar ushtron një aktivitet tregtar në Austri? A do të ishte kjo një arsye për përjashtim?”
Gjithashtu pyetet: “A dihet nëse kandidati i caktuar ka hequr dorë nga shtetësia austriake apo do të hiqte dorë nga ajo nëse emërohej?”,” shkruan media austriake.
Por pavarësisht kësaj, Velaj e mori akreditimin dhe nisi punën.
“Ajo që është veçanërisht shpërthyese është dyshimi se një anëtar i qeverisë mund të ketë ndërhyrë në emër të Velajt, pavarësisht shqetësimeve ekzistuese,” vijon më tej investigimi.
“Biografia e Velajt duket meteorike në pamje të parë. Ish-azilkërkuesi nga Traiskirchen mori jo vetëm Medaljen e Artë të Meritës së Republikës së Austrisë, por edhe titullin “Profesor”. Sipas certifikatës së çmimit të datës 13 dhjetor 2019, ai u nderua për arritjet e tij si “piktor, fotograf, shkrimtar, gazetar, menaxher kulturor dhe kurator ekspozite”. Certifikata është në dispozicion të ekipit redaktues,” thuhet në shkrim.
Por kush ka ndërhyrë që Velaj të vazhdonte punën?
“Tashmë është e qartë edhe pse me vonesë: Ministrja e Jashtme Meinl-Reisinger është nën presion për të vepruar. Sipas dosjeve të brendshme të Ministrisë së Jashtme, Velaj mësohet se ka ndërhyrë personalisht në disa raste. Në interes të transparencës dhe higjienës politike, i gjithë procesi duhet të rishqyrtohet. Pyetja qendrore është nëse ka pasur ndikim të padrejtë gjatë emërimit si ambasador”.
“Një hap i tillë do të kishte peshë edhe në nivel ndërkombëtar. Kjo mund të çojë në tensione diplomatike me Tiranën dhe të hedhë një dritë shqetësuese mbi standardet e politikës së jashtme austriake”.
“Shqipëria është aktualisht nën presion gjithsesi: vetëm muajin e kaluar, prokuroria e posaçme shqiptare arrestoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për ryshfet të dyshuar, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash.
Një gjë është e sigurt: Shumë pyetje mbeten pa përgjigje në rastin Velaj. Por një gjë është tashmë e qartë – nëse rezulton se një kandidat i papërshtatshëm është emëruar ambasador përmes ndërhyrjes politike, ekziston rreziku i një skandali diplomatik me pasoja të konsiderueshme. Dhe një gjë është po aq e sigurt: kjo çështje nuk mund të anashkalohet thjesht me buzëqeshje në aspektin e politikës së jashtme”, e mbyll shkrimin media austriake.
Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
Sekretarja thekson se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni, do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.
Po ashtu ambasada thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës
“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur sekret ADN-në e tij për dekada, por sipas gazetës gjermane Bild, një grup hakerësh ka arritur të hyjë në kompjuterin e kushëririt të tij të dytë, Mikhail Putin (58 vjeç), duke zbuluar informacione të papritura.
Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri, i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 përqind.
Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.
Përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13. Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10,000 deri në 20,000 vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore.
Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme, me Bild që ngre pyetjen nëse presidenti rus ka një prejaardhje gjenetike të familjes së tij nga Kosova e sotme.
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk merret me punët e Bashkisë Tiranë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.
Kreu i qeverisë u shpreh se punët në Bashkinë e Tiranë i ka mbyllur në vitin 2011.
Ndërsa theksoi se “nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.
“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, iu drejtua Rama një komentueseje.
Në një kohë kur vendi përballet me sfida të mëdha përballë korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, krerët e drejtësisë së re në Shqipëri rezultojnë të jenë më të paguarit në administratën shtetërore, duke tejkaluar edhe figurat më të rëndësishme si Presidenti, Kryeministri apo Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, mban rekordin me një pagë vjetore prej rreth 93 mijë eurosh, duke reflektuar rëndësinë strategjike të këtij institucioni në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
Pas tij renditet Erjon Bani, drejtuesi i GJKKO-së, me një pagë prej 88 mijë euro në vit. Zëvendësja e tij, Saida Dollani, përfiton një pagë prej 59 mijë eurosh, që përkthehet në rreth 5 mijë euro në muaj.
Sokol Çomo, kryetar i KPA-së, instanca më e lartë e Vetingut, deklaron 56 mijë euro në vit, ndërkohë që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, marrin secili nga 43 mijë euro në vit.
Infografik me pagat e krerëve të drejtësisë në Shqipëri për vitin 2025, përfshirë Altin Dumanin, Holta Zaçajn, Sokol Sadushin dhe të tjerë
Në fund të listës qëndron Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, me 33 mijë euro në vit, ndonëse me rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Edhe krerët e institucioneve të Këshillave të Lartë – KLGJ dhe KLP – deklarojnë paga që variojnë nga 35 mijë në 46 mijë euro në vit, ku përmendim Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani si drejtues aktualë.
Ndërkohë, prokurorët e SPAK përfitojnë 56 mijë euro në vit, ndërsa agjentët e BKH paguhen me 70% të kësaj shume. Këta profesionistë, krahas pagave të larta, gëzojnë privilegje të shumta, që përfshijnë strehim, mbrojtje fizike dhe kompensime të tjera.
Pagat e larta janë justifikuar me qëllimin për të garantuar pavarësi, integritet dhe imunitet ndaj ndikimeve politike, por ndërkohë ngjallin debat në një kontekst ku pjesa tjetër e administratës publike dhe qytetarët përballen me paga modeste.
Ky diferencim ngrit pyetje mbi balancimin e burimeve buxhetore, por gjithashtu vendos theksin te rëndësia e pavarësisë së drejtësisë, si një themel për shtetin e së drejtës dhe integrimin europian.
Ja një përmbledhje e pagave vjetore të krerëve të drejtësisë së re në Shqipëri, ndarë sipas emrit dhe funksionit:
1. Altin Dumani
Pozicioni: Kreu i SPAK Paga vjetore:93,000 €
2. Erjon Bani
Pozicioni: Kreu i GJKKO (Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) Paga vjetore:88,000 €
3. Saida Dollani
Pozicioni: Zv.kryetare e Apelit të GJKKO Paga vjetore:59,000 €
4. Sokol Çomo
Pozicioni: Kryetar i KPA (Komisioni i Posaçëm i Apelimit – shkalla e dytë e Vetingut) Paga vjetore:56,000 €
5. Prokurorët e SPAK
Pozicioni: Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme Paga vjetore:56,000 €
6. Naureda Llagami(ish-kryetare e KLGJ)
Pozicioni: Ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor Paga vjetore:46,000 €
7. Ilir Rusi
Pozicioni: Kryetar aktual i KLGJ Paga vjetore:46,000 €
8. Holta Zaçaj
Pozicioni: Kryetare e Gjykatës Kushtetuese Paga vjetore:43,000 €
9. Sokol Sadushi
Pozicioni: Kryetar i Gjykatës së Lartë Paga vjetore:43,000 €
10. Mirela Bogdani
Pozicioni: Kryetare aktuale e KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) Paga vjetore:36,000 €(rreth 3,000 €/muaj)
11. Alfred Balla(ish-kryetar i KLP, i shkarkuar nga Vetingu)
Pozicioni: Ish-kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Paga vjetore:35,000 €
12. Artur Metani
Pozicioni: Inspektor i Lartë i Drejtësisë Paga vjetore:33,000 €
Gjyqi i Fatmir Mediut po futet në kalendrat greke. Shtyhetsërish, për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish ministrit Fatmir Mediu.
Shkak u bë mungesa e tij, i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill.
Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur komentet mbi akt ekspertimin tekniko-ushtarak.
Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën duke i tërhequr vëmendjen Mediut, që mungesa të kësaj natyre nuk do të konsiderohen më në seancat e ardhshme