Kreu Blog Faqe 209

Opozita synon 84 mandate më 11 maj…

0

Teksa vendi i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kampet politike shpalosin edhe objektivat e tyre në këtë proces elektoral. Kandidat në Qarkun e Tiranës në listën e mbyllur të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, u shpreh se opozita synon të marrë 84 mandate në 11 maj.

Nga ana tjetër, përballë tij në studion e News24, kandidati i PS në listën e hapur, Florian Pullazi u shpreh se dhe në vitin 2021 opozita kishte pritshmëri për të fituar. Ai e konsideroi listën e demokratëve si rikthim nga e kaluara.

Tedi Blushi: Kemi një program, prioritetet tona janë pjesë e programit dhe objektivi ynë tani është një fitore e madhërishme në 11 maj. Objektivi ynë si koalicion është arritja e 84 mandateve për të realizuar reformat e nevojshme të vendit. Ky është objektivi i koalicionit tonë.

Florian Pullazi: Edhe në 2021 këtë pritshmëri kishin. Nuk e shoh të mundur. Lista e PD nuk më ngroh sepse është një rikthim nga e klauara, personazhe të rikthyera, janë të mbyllur edhe të bunkerizuar. Një listë që ka si synim të mbrojtë një kryetar partie nga problemet me drejtësinë. Ka një marrëdhënie shumë të keqe me SPAK.

Tedi Blushi: Edi Rama është kyçur në bunker.

Erion Veliaj, ka dejtuar mbledhje të Bashkisë Tiranë me video-call nga burgu

0

Gazetari i njohur Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, ku shprehet se kryebashkiaku Erion Veliaj, ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu.

Sipas tij, Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e të mblidhen të gjithë telefonat.

Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në mirëbesim e sipër duke menduar se ishte njeriu i pushtetshëm, ka komunikuar dhe nga burgu, ka bërë mbledhje nga burgu. Ai nuk e ka bërë me celularin e policëve, por për shkak të tij tani janë mbledhur gjithë telefonat e burgut. Ai është mbajtur si burgu më liberal deri më tani në Shqipëri. Por kur ti vjen dhe bën atë luftë që bën me prokurorin dhe nga ana tjetër kërkon të bëjë mbledhje me stafin e tij nga burgu”,-tha Hoxha.

Më tej, Hoxha shtoi se që me daljen e listave të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, Veliajt i janë rralluar vizitat në burg nga kolegët e bashkëpunëtorët.

“Ka bërë mbledhje me videocall me stafin e tij. Që kur ka dalë lista e Ramës për Tiranën, një pjesë të tyre i kam gjetur te qelitë. Tani nuk i shkon më njeri. Çdo gjë që ka përmendur Veliaj këto kohë i është kthyer kundër, çdo njeri po hetohet. Çdo fjalë që ka thënë i është kthyer kundër. Kemi çështje të re, Veliaj është më tepër Konti Montekristos se sa se Jozef K.

Po të dalin të dhënat nga përgjimet opozita mund të bëjë spektakël. Veliaj nuk bëhet ‘pendito’. Erion Veliaj s’të trembte fizikisht kur ishte kryetar bashkie, jo të të trembi me pranga. Efektivi ia ka dhënë telefonin në mirëbesim.

Po dha dorëheqjen Veliaj e dëmton Ramën, e detyron ta çojë bashkinë në zgjedhje të parakohshme. Veliajt i janë hequr puplat si zog fshati, tani diskutohet vetëm do ta pjekin në hell a ça do ta bëjnë. Është i mbaruar”, shprehet Hoxha.

16 kandidatë për deputetë në rrezik nga dekriminalizimi

0

Mes 16 kandidatëve të dërguar për verifikim të thelluar nga KQZ në Prokurori, rezulton se disa prej tyre kanë qenë të dënuar me burg, kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin, janë nën hetim për evazion fiskal, janë dëbuar nga vendet e BE-së apo janë prangosur për veprën penale të vjedhjes.

Më poshtë janë disa nga formularët e dekriminalizimit, ku rezulton se kandidatët e partive kryesore, si PS dhe PD, nuk janë në këtë listë.

Ndërkohë, partitë e reja, si ato të Lapajt, Shehajt dhe Qorrit, kanë numrin më të madh të personave me të shkuar në konflikt me ligjin. Nuk mungon as Partia Social Demokrate e Biznesmenit Tom Doshi me katër kandidatë.

Në seancën e sotme, Komisioneri vendosi dhe kryerjen e verifikimit të thelluar për 16 kandidatë për deputet në zgjedhjet për Kuvend:

1.Z Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë;

2.Z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë;

3.Z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër;

4.Z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik” Qarku Elbasan;

5.Z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku, Kukës;

6.Zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;

7.Z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë;

8.Z. Entela Skënder Sula, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, qarku Tiranë;

9.Z. Erjon Ismail Selmani, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë;

10.Z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, Qarku Fier;

11.Z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, Qarku Shkodër;

12.Z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër;

13.Z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Vlorë;

14.Z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate” Qarku Lezhë;

15.Z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate” Qarku Shkodër;

16.Z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë;

Më poshtë janë disa nga formularët e kandidatëve të dërguar për verifikim: 

Ku është LaCivita dhe çfarë po planifikon?

0

Kjo është pyetje që i është drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në konferencën për shtyp.

“Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.

“Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.

Të vazhdueshëm, online.

Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.

Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje.

Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë.

Presidenti Donald Trump; Amerika e Para – Albania e Madhe

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Kujtim Gjuzi këshillon presidentin Bajram BEGAJ me vetëamnisti të japë DORËHSQJEN ndryshe numuri një i shtetit Shqiptar rrezikon burgosje sikur ka ndodh me pesë presidentë pararendës 1946 -24
Ja dy arsye :
1 – Gjeneral B. Begaj ngriti Juntë Ushtarake 2022.
– U zgjodh president me protokoll shtetnor pa u dorëhequr nga pozita e Shefit të Shtabit të Forcës Armatosur.
2 – Firmosi dhurata korruptive për Oligarkë, teritoret e Bazave Ushtarake Detare “Shën Gjin dhe Limioni Sarandë.
– Kujtim Gjuzi direkt nga salla plenare e kuvendit të Shqipërisë 9/6/2021 këshilloi presidentin llir Meta të :
Jep dorëheqje për 72 Orë ndryshe do të ndodhesh pas hekurave një ditë nëse nuk dorëhiqesh z. Meta
– Ilir Meta është sot i burgosur në shkelje të Ligjit.
Arsyet ishin 7 të deklaruara në parlamentin e RSH
-Kujtim Gjuzi direkt nga seanca plenare parashikoi arrestimin e Erjon Veliajt për aferat me kuplara korrupsionin në bashkinë Tiranë.
Erjon Veliaj është në arrest me burg IEVP Durrës.
100% do të ndodhë sanksionim si privim i Lirisë :
– Nëse presidenti B. Begaj nuk dorëhiqet me keqardhe qytetare i bëj me dije se e pret i njëjti fat sikurse paralajmërova Ilir Metën dhe Erjon Velinë.

SHBA dhe Rusia takim në Riad për Ukrianën

0

Negociatorët nga SHBA dhe një delegacion rus janë mbledhur për bisedime në Arabinë Saudite që synojnë t’i japin fund luftës Rusi-Ukrainë. Ekipi i Uashingtonit po kërkon përparim drejt një armëpushimi në Detin e Zi, duke lejuar rrjedhën e lirë të transportit detar, si dhe një ndërprerje më të gjerë të bombardimeve në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Andrew Peek, drejtor i lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Michael Anton, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Nga ana tjetër Rusia do të përfaqësohet nga Grigory Karasin, kryetar i komitetit të punëve të jashtme të Moskës dhe Sergei Beseda, një këshilltar i shërbimeve ruse të sigurisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nevojitet “presion i ri” ndaj Moskës pas sulmeve. Këto bisedime vijnë pasi diplomatë të Ukrainës dhe SHBA-së zhvilluan të dielën bisedime teknike në Arabinë Saudite mbi zbatimin e armëpushimit energjetik.

Zelensky tha se bisedimet ishin konstruktive. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur synimin e tij drejt arritjes së paqes, por ende nuk dihet nëse kjo do të ndodhë shpejt.

Ambasada amerikane në Tiranë: “Shkelësit e vizave do të dëbohen”

0

Ambasada  amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit shqiptarë që të respektojnë vizat e marra dhe rregullat e emigracionit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo theksonse DASH do e bëjë SHBA-në më të sigurt përmes politikave më të rrepta dhe vizat do kontrollohen vazhimisht duke paralajmëruar shkelësit për heqjen e vizave dhe dëbimin e tyre.

“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më të rrepta. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë. Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë.” – shkruan postimi i ambasadës në rrjete sociale.

Papa Françesku del nesër nga spitali, mjekët tregojnë shumë detaje…

0

Papa Françesku do të dalë nesër nga spitali Gemelli. Profesor Sergio Alfieri, kreu i ekipit të mjekëve të Papa Françeskut në Spitalin Agostino Gemelli në Romë, njoftoi se të dielën Papa do kthehet në Vatikan. Këtë e njoftuan mjekët që trajtuan Papën në spitalin roman. Bergoglio është në ditën e 37-të të shtrimit në spital. “Ati i Shenjtë – shpjegoi ekipi mjekësor – nuk ishte kurrë i intubuar, ai ishte gjithmonë i vetëdishëm” edhe se gjatë javëve të fundit “kishte dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik.”

“Papa nuk kishte Covid”, siguroi profesor Sergio Alfieri, duke nënvizuar se “ai kishte disa viruse polimikrobiale. Pneumonia dypalëshe nuk është më, është zgjidhur”, por “virusi polimikrobial ka mbetur, prandaj duhen dy muaj rikuperim”.

Pas daljes nga spitali, do të vijojë një periudhë dymujore pushimi për Papën, me mjekim të vazhdueshëm.

Papa do të kthehet në Casa Santa Marta (Shtëpia e Shën Martës) ku ai banon. “Ne fillojmë me një lajm të mirë, të cilin e gjithë bota e ka pritur. “Nesër Ati i Shenjtë kthehet në Santa Marta”, tha mjeku në fillim të konferencës.

Shëndeti i Papa Françeskut po përmirësohet dhe “shpresojmë që në një kohë të shkurtër ai të jetë në gjendje t’i rikthehet aktivitetit të tij normal”, tha mjeku Luigi Carbone.

Kur një pacient ka një infeksion të këtij lloji dhe ka qenë në një gjendje kaq të rëndë, progresi i mëtejshëm bëhet në shtëpi”, shtoi Prof. Sergio Alfieri, kreu i ekipit Gemelli, “Spitali është vendi më i keq për të vazhduar rikuperimin, sepse është vendi ku infeksionet mund të kapen më lehtë.

Kapi ç’deshi nga pasuritë e shqiptarëve, Samir Mane po largon bizneset nga Shqipëria?

0

Rrjeti i dytë më i madh i marketeve në Shqipëri, Spar Albania ka ndërruar pronar. Kompania kosovare Viva Fresh Group njoftoi se ka arritur marrëveshjen me grupin Balfin për blerjen e zinxhirit të supermarketeve SPAR.

“Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.
Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e te dy vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të prodhuesve vendor dhe modernizimit të tregut,” njoftoi kompania kosovare.

Spar Albania është themeluar në prill të vitit 2015. Kompania numëron mbi 930 punonjës në zinxhirin e supermarketeve të saj dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej rreth 107 milionë eurosh. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB, fitimi neto i kompanisë për vitin 2024 ishte 3.4 milionë euro.

Aksionet e shoqërisë zotërohen në masën 100 për qind nga Balfin shpk, grupi në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Por ky mund të mos jetë transaksioni i vetëm.

Një burim nga brenda Balfin i tha Kapitalit se ka negociata për shitjen e një tjetër kompanie të madhe të grupit. Ndërkohë pak ditë më parë Balfin së bashku me një kompani amerikane njoftuan blerjen e qendrës “340 Mount Kemble” në New Jersey, një kompleks zyrash me sipërfaqe prej mbi 40 mijë metër katrorë, që akomodon disa prej institucioneve më të mëdha financiare ndërkombëtare.

Këto lëvizje me sa duket janë pjesë e një strategjie të Balfin për të reduktuar praninë në Shqipëri dhe për t’u zgjeruar drejt tregjeve jashtë.

Ndërkohë Viva Fresh Store zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go./kapitali

POSTIMET E FUNDIT