Kreu Blog Faqe 210

Kapi ç’deshi nga pasuritë e shqiptarëve, Samir Mane po largon bizneset nga Shqipëria?

0

Rrjeti i dytë më i madh i marketeve në Shqipëri, Spar Albania ka ndërruar pronar. Kompania kosovare Viva Fresh Group njoftoi se ka arritur marrëveshjen me grupin Balfin për blerjen e zinxhirit të supermarketeve SPAR.

“Me krenari njoftojmë se SPAR Albania i bashkohet Viva Fresh Group, duke forcuar pozicionin tonë si një nga kompanitë më të fuqishme në rajon me impakt të madh mbarëkombëtar.
Ky investim rrit praninë tonë në Shqipëri dhe sjell ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë e te dy vendeve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, fuqizimit të prodhuesve vendor dhe modernizimit të tregut,” njoftoi kompania kosovare.

Spar Albania është themeluar në prill të vitit 2015. Kompania numëron mbi 930 punonjës në zinxhirin e supermarketeve të saj dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej rreth 107 milionë eurosh. Sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në QKB, fitimi neto i kompanisë për vitin 2024 ishte 3.4 milionë euro.

Aksionet e shoqërisë zotërohen në masën 100 për qind nga Balfin shpk, grupi në pronësi të biznesmenit Samir Mane. Por ky mund të mos jetë transaksioni i vetëm.

Një burim nga brenda Balfin i tha Kapitalit se ka negociata për shitjen e një tjetër kompanie të madhe të grupit. Ndërkohë pak ditë më parë Balfin së bashku me një kompani amerikane njoftuan blerjen e qendrës “340 Mount Kemble” në New Jersey, një kompleks zyrash me sipërfaqe prej mbi 40 mijë metër katrorë, që akomodon disa prej institucioneve më të mëdha financiare ndërkombëtare.

Këto lëvizje me sa duket janë pjesë e një strategjie të Balfin për të reduktuar praninë në Shqipëri dhe për t’u zgjeruar drejt tregjeve jashtë.

Ndërkohë Viva Fresh Store zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go./kapitali

Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj janë patericë e Edi Ramës

0

Për herë të parë kreu i PD Sali Berisha, komentoi listat e partive të reja në garën e 11 Majit duke thënë se listat e mbyllura të ishin të frikshme, dhe se përfshinin aty familjarë të tyre.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.

Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.

Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit. Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet. Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre. Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më”, tha ai.

Një parashikim për zgjedhjet në qarkun Lezhë

0

Shkruan Zef Ndreka

Mbase ka qënë rastësi apo jo, por gjithnjë zgjedhjet në këtë qark kanë qënë treguesi më i qartë se si shkojnë zgjedhjet në Shqipëri.
Ky qark ka 7 deputetë që dalin nga tre rrethe, konkretisht nga Mirdita, nga Kurbini dhe nga Lezha.
Sigurisht, që numri i votuesve në këto tre rrethe është i ndryshëm dhe me diferenca të mëdha. Lezha si Bashki zë vendin e parë, i ndjekur nga Kurbini.
Edhe popullata është heterogjene. Në këtë qark, numrin më të madh e zë komuniteti katolik mirditor, mbase mbi 65% të votuesve. Ndiqet nga komuniteti malsor të ardhur shumë vite më parë, kryesisht në Lezhë dhe Kurbin, që mund të shkojë deri në 20% pjesa tjetër janë të ardhur nga rrethet e tjera të vendit kur filloi zhvillimi i industrise.
Nisur nga këto tregues, në këtë qark, dominojnë votat e mirditorëve, dhe kjo nuk duhet neglizhuar.
Por çfarë vërejmë nga listat e kandidatëve që ofrojnë partitë konkuruese në zgjedhjet e 11-Majit?
Nga PD-ja, në listat e mbyllura kemi dy malsorë, konkretisht Gjekmarkaj dhe Hoti.
Kemi më tej në listat e hapura një malsore, Metaliaj, një lezhjan me origjinë mirditore nga zona e Pukës, Gjin Gjoni, një mirditor nga Oroshi, Aleksandër Lala dhe kurbinasin Piroli.
Janë gjithashtu Edison Doçi nga PAA, Viktor Tusha nga PL dhe Melisa Vuthaj nga PR.
Kalkulimet për të fituar 4 apo 5 deputet nga opozita në këtë qark, nuk mendoj se janë bërë mirë.
Përjashto listën e mbyllur, të tjerët do të luftojnë për një votë më shumë, për të arritur numrin tre. Beteja për fitorën e një deputeti do të jetë ndërmjet Gjin Gjonit, Aleksandër Lalës, Viktor Tushës dhe Metaliajt. Për mendimin tim, kjo betejë do të vij e tkurret ndërmjet Gjin Gjonit dhe Sandër Lalës, për arësyet që thashë më lart.
Nga PS-ja do kemi 9 kandidatë, nga të cilët 2 kandidat në lista të mbyllura, konkretisht Ulsi Manja dhe Ermal Paci dhe 7 kandidatë ne lista të hapura.
Armir Kadeli, Anton Gjoni, Klotilda Ndreca, Aurora Reçi Gjeloshi janë 4 kandidatë që do punojnë më shumë në Lezhë dhe që do përfaqësojnë atë.
Ndëkohë Marjeta Nela, Erion Markaj do jenë kandidatët përfaqësues të Kurbinit, dhe Pranvera Skana kandidate në Mirditë.
Kështu, me kandidaturat që shikojmë, rezultati për të qënë me këmbë në tokë, mund të shkojë 4 me 3 në favor të PS-së.
Por duke marrë parasysh edhe partitë e tjera që garojnë dhe që marrin vota majtas dhe kryesisht djathtas, ekziston mundësia praktike që një deputet ta marrë Gjenerali i koalicionit të Llapaj.
Kështu, nqs do arrihej ky parashikim, do kemi rezultatin e mëposhtëm:
3 deputet PS-ja
Ulsi Manja
Ermal Paci
Armi Kadeli
3 deputet nga PD-ja
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Aleksandër Lala
1 deputet koalicioni Shqipëria bëhet
Ded Prenga
Gjithsesi, nuk do të ishte çudi, që rezultati të kalojë 5 me 2 në favor të PS-së dhe nisur nga ajo që theksova në fillim, ky do jetë trendi i fitores në gjithë vendin.

Gjatë kontrollit në qeli, Veliajt i hoqën edhe tutat për të parë nëse fsheh ndonjë telefon

0

Gazetarja Anduena Llabani ka treguar detaje të reja për seancën e djeshme të kryebashkiakut Veliaj.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u soll nga paraburgimi i Durrësit në SPAK, ku u pyet për dy orë nga agjentët e BKH-së dhe prokurori Olsi Dado.

Ai u vu në dijeni për hetimin e dytë që ka nisur ndaj tij, lidhur me përdorimin e telefonit celular të një polici të paraburgimit të Durrësit gjatë kohës që transportohej me makinën e burgjeve për të marrë pjesë në seancë.

Gazetarja Anduena Llabani, në një dalje për mediat, thotë se ky veprim i rëndon më tej pozitën ligjore të Veliaj në hetimet e SPAK.
“Retorika që po mban Veliaj brenda paraburgimit, sikundër asnjë zyrtar tjetër, do ta çojë atë para një akuze të re, duke rënduar gjithashtu pozitën e tij ligjore kundrejt SPAK. Kjo është ajo që pritej.

Në telefonin celular që i është marrë policit të burgjeve, Veliaj ka komunikuar me familjarët e tij nga furgoni dhe ka diskutuar çështje për të cilat është aktualisht nën akuzë.

Ndërkohë, gjithë ekipi që ka qenë në punë atë ditë është marrë si të pandehur dhe është hetuar nga SPAK, përveç policit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin dhe të tregojë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja.”

Pas këtij akti, Llabani tha se është realizuar një kontroll i detajuar në qelinë e Veliaj, ku janë shkuar deri aty sa i kanë hequr edhe tutat, për të verifikuar nëse ai mund të fshehte ndonjë telefon apo objekte të tjera.

“Menjëherë pas marrjes në pyetje nga Olsi Dado, në qelinë e paraburgimit ku ndodhet Veliaj, është bërë një kontroll i hollësishëm. Madje thuhet se i janë hequr edhe tutat për të parë nëse ai fsheh ndonjë telefon ose objekte të tjera në qeli”.

Donald Trump i heq Biden-it, Harris-it, Hillaryt dhe Blinken-it aksesin në informacione konfidenciale

0

Joe Biden dhe disa politikanë të tjerë demokratë nuk do të kenë më akses në informacionin e klasifikuar të SHBA-ve.

Është ky vendimi i marrë dje nga Presidenti Biden.

Ndër emrat e atyre që nuk janë më të autorizuar për t’u informuar për sekretet shtetërore janë Joe Biden, anëtarët e familjes së tij dhe ish-zëvendëspresidenti dhe kundërshtarja e republikanit në garën për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris.

Por aksesi në këto informacioni i është mohuar edhe Hillary Clinton, ish-sekretare e shtetit dhe kandidate e pasuksesshme kundër miliarderit republikan në vitin 2016, ish kreut të diplomacisë Antony Blinken dhe ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan.

Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e sigurisë kombëtare zakonisht kanë akses në informacione të ndjeshme. Në fillim të shkurtit, Donald Trump njoftoi këtë masë, duke pretenduar se e kishte marrë atë sepse Joe Biden kishte bërë të njëjtën gjë për të në 2021.

Belinda Balluku nuk ‘i ha zgjedhjet’! Klodiana Lala zbulon çfarë ka zbuluar SPAK

0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka përmendur disa nga dosjet e nxehta të SPAK, që pritet të finalizohen me arrestime të reja. Lala tha se hetimet e SPAK kanë përparuar dhe janë disa deputetë të PS në hetim për vepra të korrupsionit, hetimet kanë përparuar.

Sipas saj, hetimet kanë nisur dhe mbi bazën e deklaratave të Ahmetaj, kur ishte në arrati.

“Për Ballukun ka patur kallëzime penale nga Gazment Bardhi. Është dhe clçështja ‘McGonigal që mund të përvëlojë vetë kryeministrin Rama. Janë disa clçështje ndaj Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Frida Krifcës etj.”, tha Lala.

‘Përçarje’ në LDK, Abdixhiku përballë kërkesave për largim

0

Ish-kryeministri i fundit nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti dhe ish-ministri Agim Veliu janë dy figurat që kanë kërkuar hapur ndryshime në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pakënaqësi në lidhje me numërimin e votave brenda partisë dhe favorizim të disa figurave të reja kanë shprehur edhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selamanaj, ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi dhe deputetja Rrezarta Krasniqi.

Në mbrojtje të Abdixhikut janë radhitur nënkryetarët Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Doarsa Kica Xhelili duke i quajtur kërkesat për ndryshime si qesharake. Analistët politikë kanë argumentet e tyre nëse thirrja për ndryshime në udhëheqjen e LDK-së është legjitime duke qenë se edhe pse doli e treta, kjo parti pati rritje nga zgjedhjet e kaluara por edhe se mund të dëmtojë LDK-në në negociatatpër një koalicion të mundshëm qeveritar.

“Në situatën ku ndodhet LDK me një rritje prej 70 mijë votave nga 2021 mendoj që nuk është e drejtë të kërkohet ndryshimi i lidershipit, mund të kërkohet një analizë e gjendjes zgjedhore ku ka gabuar LDK dhe ku duhet të përmirësohet tutje”, thotë Arbnor Sadiku, analist politik.

“Ndoshta kjo temë është dashur të pritet dhe të diskutohet pas përfundimit të këtyre procedurave të formimit të Qeverisë sepse një kërkesë e tillë e dobëson lidershipin në këtë rast, pozicionin e Lumir Abdixhikut, tani në pjesën e negociatave”, shprehet Magbule Shkodra, analiste.

Lidhjes Demokratike i kërkohet që para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë të mbledhë strukturat e partisë dhe t’i jepet një votëbesim kryetarit aktual në mënyrë që të mos dëmtohet në procesin lokal zgjedhor.

“Para zgjedhjeve lokale të thirret këshilli drejtues dhe të rikonfirmohet pozita e Abdixhikut apo të ketë propozime të reja, kjo do të ishte gjëja më e mirë për LDK, sepse edhe kështu si udhëheqës i partisë kur ke kundërshtime për brenda shtëpisë tënde ti nuk je shumë i fortë për të shkuar në tubime në fushatë lokale”, thekson Shkodra.

Analistët shprehën se Abdixhiku duhet të jetë i hapur ndaj kërkesave nga ky grup i të pakënaqurve në partinë e tij të cilët kanë rezerva për orientimin e partisë apo mënyrën e të bërit opozitë gjatë këtyre viteve.

“LDK dhe z. Abidxhiku ato kërkesa dhe ankesa duhet të marr parasysh dhe të tentojë të unifikojë LDK para zgjedhjeve lokale edhe me ata zëra që janë kritikë sepse kur të jesh në opozitë edhe vetëm të mendojë dikush keq mund të të dëmtojë e lëre më të punojë kundër teje”, thekson Arbnor Sadiku.

Në zgjedhjet e 9shkurtit, LDK mori mbi 171 mijë vota apo 18.3% që përkthyer në mandate i bie 20të tilla.

Yuri Kim është shkarkuar, mediat sorasiane mashtruse dhe idiote

0

Shënim Editorial

Hashtag.al raportoi dy ditë më parë se Yuri Kim ishte shkarkuar nga pozicioni i saj si zv/sekretare e parë për EuroAzinë në Departamentin e Shtetit. Shkrimi ynë më tej sqaronte se zonjës Kim i ishte ofruar dhe një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilën ajo e pranoi, e që zakonisht presupozon se zyrtarit të shkarkuar i jepet mundësia e pagës 6-9 muaj dhe/ose në ndonjë rast i ofrohet dhe ndonjë angazhim që ul stekën e titullit dhe prestigjit të zyrtarit në administratë.

Është njësoj sikur zv/kryeministres Belinda Balluku t’i ofrohen nga Edi Rama dy opsione:

a) Jep dorëheqjen përfundimtare dhe do marrësh 9 paga deri në Dhjetor.

b) Fillo punë si këshilltare e Ergys Verdhos, drejtorit të hekurudhës, që Balluku e ka vartës.

Hashtag.al raportoi se shkarkimi i saj nga pozicioni i lartë ishte firmosur nga Sekretari Rubio të premten e 14 Marsit së bashku me shkarkimin e një kolegu të saj në të njëjtën byro të quajtur Alexander Kasanof.

Sot Departamenti i Shtetit rifreskoi dhe të dhënat e shkarkimit të zotit Kasanof, e që siç rezulton, është shkarkuar nga Byroja fiks më datën 14 Mars, siç Hashtag.al raportoi.

E vetmja gjë që Hashtag.al nuk dinte, ishte fakti (i pa-mendueshëm për ne)se në moment të fundit Yuri Kim do të pranonte poshtërimin. Pra do të pranonte që (sipas analogjisë) të shkonte nga Zv/kryeministre në këshilltare e drejtorit të hekurudhës.

Por gallata nuk përfundon me vetë-poshtërimin që i bëri vetes zonja Kim, gallata shumëzohet rrugës me mediat e Tiranës që poshtërimin e saj e paketuan si ngritje në detyrë.

Duke shfrytëzuar termin “Senior” (senior counselor) mediat në Tiranë e përkthyen kallëp këtë titull dhe e paraqitën zonjën Kim si Këshilltare e Lartë (barazuan Senior me e lartë).

Në fakt Senior është gradë, e fituar në hierarkinë e Departamentit të Shtetit, njësoj siç ndodh në ushtri që fjala vjen të japin gradën Toger.

E duke vijuar analogjinë me Belinda Ballukun, në skenarin kur ajo ka bërë dhe ushtrinë,  do ishte njësoj sikur titullin “Belinda Balluku emërohet Togere Këshilltare pranë Hekurudhës Shqiptare” , ta ofronin si “Këshilltarja e Lartë e Hekurudhës Shqiptare, zonja Balluku”.

Por nëse këto detaje banale dhe objekt gallate mund të sqarohen lehtësisht, vlen më tepër të sqarohet se pse Rilindja, mediat e saj dhe Edi Rama kanë nevojë t’i bëjnë mbrojtje manipulative zonjës Kim.

Linja Grenell-Kim për mpirjen e opozitës

Kur erdhi Yuri Kim si ambasadore në Tiranë me firmën e Presidentit Trump, opozita shqiptare me një mentalitet axhami,  mendoi se kishte ardhur një ambasadore jashtë linjave të ndikimit të George Soros, që siç dihet është padrino dhe mik i Edi Ramës.

E vërteta është se Yuri Kim nuk është fidan i Fondacionit Soros, por është ca më keq se aq, është një karrieriste e paskrupullt, që për koinçidencë të rrethanave mendoi se me linjën liberale amerikane i ndriti fati për karrierë.

Në fakt zonja Kim ka punuar në fillimet e saj me administratën Bush, ata e angazhuan dhe i hapën rrugët e karrierës. Ardhja e Obamës krijoi një klimë të pamenduar në administratën amerikane në të cilën nisi një proces promovimi bazuar në gjini ose pseudo-gjini apo prirje e orientime seksuale.

Kush ishte pjesë e komunitetit LGBT fitonte automatikisht më tepër hapësirë për karrierë.

I njëjti mentalitet për sistemin e karrierës u zbatua dhe gjatë Trumpit të parë (2016-2020) sepse siç dihet, Trumpi po nusëronte për herë të parë dhe nuk mundi dot të prekte makinerinë dhe manualet e burokracisë të vendosur nga Obama.

Këtë oportunitet zonja Kim e kuptoi fort mirë dhe  e shfrytëzoi në maksimum, kapërceu ylberin dhe u emërua ambasadore fuqiplotë në Tiranë dhe kuptoi sapo erdhi se ky ishte kopështi më i lulëzuar plot me petale të….lules socialiste? Jo. Në fakt ishte kopësht plot me fidanë të George Soros.

E si një karrieriste dhe predatore pa skrupuj, Kim u përshtat shumë shpejt. Ndërsa në vitin 2021 Trumpi iku nga sytë këmbët, kur shef i saj u bë Blinken, ajo jo thjesht  u përshtat, por në fakt u shtri barkaz në shërbim të linjës Blinken-Soros, ndërsa e dinte shumë mirë se Edi Rama ishte mik për kokë i padrinos së tij George Soros.

Edi Rama e kishte numrin e Blinken në telefon njësoj si ajo, e-mail-in e tij njësoj si ajo, por në ndryshim nga ajo mund t’i shkruante dhe jashtë kornizave zyrtare.

Ama Edi Rama kishte në telefon dhe sigurisht fliste sa herë të donte dhe me zotin George Soros, të cilin zonja Kim as imagjinonte se do i jepte ndonjëherë dorën, e lëre më pastaj të shkruhej me koifidencë në telefon me të.

Nga kjo pozitë inferiore duhet kuptuar zonja Yuri Kim, e cila njësoj si u poshtërua sot me postin e “këshilltares së hekurudhave” , ashtu u vetë-poshtërua dhe dje si ushtare e Edi Ramës.

Mirëpo pas fitores së dytë të Trump dhe sidomos pas marrjes së detyrës në Departamentin e Shtetit të dyshes Rubio-Marocco, Kim nuhati furtunën.

Për këtë arsye ajo nisi të lobonte fuqishëm deri dhe te miq të saj të përbashkët me Elon Musk, njerëz vërtetë të pushtetshëm, me të cilët ajo shprehte versionin e saj të ngjarjeve dhe shiste faktin se nuk ishte e Soros derisa në karrierë e hodhi Colin Powell dhe Bushët, ndërsa skeptikët në SHBA ndaj saj ajo i zeronte si dashakeqës dhe se akuzat që i bëheshin për favorizim të Turqisë ishin sajesa.

Për pak ja arriti që t’i bindte këta njerëz të fuqishëm.

Ajo që zonja Kim nuk kishte llogaritur dot është shpërthimi i kronometruar në Tiranë i dosjes së anijeve Tigra nga Bangladeshi, projekt i mbështetur fuqimisht nga ana e saj dhe që jo vetëm e lidhte me Turqinë, por e lidhte madje me firma të sanksionuara turke dhe iraniane në SHBA.

Evidencat e dala në Tiranë, vërtetuan katërcipërisht se zonja Kim jo vetëm i kishte shërbyer me zell Sorosit, por këtë shërbim e kishte bërë dhe duke sjellë si pasojë thyerjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Nuk kishte fare nevojë që zonja Kim të ishte anëtare e Fondacionit Soros apo fidan e tij, pasi me kaq zell këtij Fondacioni nuk i kishin shërbyer dot as anëtarët e tij.

Sigurisht që pagoi çmim të rëndë për këto implikime të vërtetuara katërcipërisht dhe u degdis si këshilltare e ish-vartësve të vet.

Madje aq implikues është ky projekti i anijeve Tigra, sa pak kush e di se ky projekt ka implikuar dhe një fidan të Trumpit, Richard Grenellin.

Zoti Grenell është tashmë një biznesmen i lidhur me disa fije interesash të ndërmjetme me Edi Ramën.

Zoti Grenell që prej vitit 2022 ka lobuar sa ka patur takat te opozita në Tiranë, që opozita të mos prekte çështjen dhe problemin e anijeve tigra të blerë në Bangladesh.

Për dy vite ja ka dalë duke i bërë një shërbim të jashtëzakonshëm zotit Rama, e duke shfrytëzuar përçudnimin e opozitës e cila ishte therur nga Kim dhe Blinken, e që me me axhamizmin që e karakterizon në marrëdhëniet ndërkombëtare ja plotësoi Grenellit këtë kapricio, pa e vrarë mendjen se ndërkohë po i bënte një nder të fortë Edi Ramës.

Por në përfundim të këtij shënimi editorial le të kthehemi aty ku e nisëm këtë histori.

Zonja Kim është përpjekur këto kohë në rrethe të saj të ngushta jo vetëm të gjejë ndonjë mundësi punësimi në sektorin privat, por është përpjekur dhe të zbulojë se nga buron insistimi mediatik i Tiranës për të zbardhur implikimet e saj.

Po ja shuajmë sot këtë kureshtje zonjës duke ja thënë të vërtetën kallëp:

Zonja Kim, ne dimë një të vërtetë delikate për ty por dhe shumë elementare. Ti je me origjinë nga Guami, ishull dhe territor nën administrimin e SHBA-ve (por jo pjesë e shtetit), banorët e të cilit kanë të drejta të kufizuara vote.

Le të themi pa shumë politesë se bëhet fjalë për shtetas të një territori që trajtohet si i dorës së dytë.

Kaq dimë.

Ah po, dimë dhe që fund-vitin e kaluar kur të mori Lulzim Basha në telefon, nuk ja ngrite fare telefonin.

Shumë mirë ke bërë, sepse Luli të jepte më shumë vlera nga sa kishe.

Ndërsa ne po të trajtojmë njësoj siç të trajton shteti për të cilin ti punon, si një grua nga Guami, si diçka e dorës së dytë.

Duhet të na falenderosh për simetrinë e treguar.

Oligarkia politike e PD-së dhe mungesa e lidërshipit të opozitës.

0

Shkruan Zef Ndreka

Në çdo vend demokratik, sidomos në ato vende me demokraci të zhvilluar, zgjedhjet parlamentare por edhe ato presidenciale, koniderohen mekanizëm apo formë rinovimi për të zhvilluar vendin, për ta përparuar atë.
Janë pikërisht votimet, zgjedhjet , momenti I duhur vendimtar ku votuesit apo shoqëria shqiptare në rastin tonë, me dt 11 Maj të përgjedhi med alternativave të ndryshme.
Përgjedhja e duhur do të mund të ndërtoje një të ardhme të sigurtë, një të ardhme më të mirë për vendin.
Pyetjet që më vijnë në këtë rast janë:
– A kemi alternativa politike për këto zgjedhje në Shqipëri?!
– A kwmi hapsira të reja?!
– A kemi programe vizionare?!
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të tjeshta dhe të shkurtëra:
Në Shqipëri, zgjedhjet e 11 Majit mbesin një skemë rituale riciklimi. Këto zgjedhje nuk janë asgjë tjetër veçse një qark I mbyllur I të shkuarës dhe kjo duket tek gara që zhvillohet mes figurave të njëjta, tashmë të konsumuara të modeleve të dështuara 30-vjeçare të qeverisjeve.
Po të verejmë me kujdes, programi i socialistëve, pra i Edi Ramës, premton integrimin e Shqipërinë në BE, si i fu dit objektiv i qeverisjes. Ndërkohë, që është realitet se po përgatit një elitë të re politike, dhe kjo duket me listat e mbyllura dhe të hapura të kandidatëve për deputet. Shumë nga peshat e rënda historike të PS-së gjenden në lista të pasigurta, çka presupozon rinovimin.
Ndërsa PD-ja, pra Berisha kërkon të nusërohet për herë të tretë, si një grua e lëshuar, me pretendimin se do qeverisë “më mirë e më bukur” se herët e tjera!
Aktorët e tjerë politik, përveç Bashës, na shfaqën duke kërkuar shancin e parë në këtë beteje elektorale, brënda një sistemi që dominohet nga pengmarrës dhe që kanë su duar skenën pitike shqippër mbì 30-vite.
Përsëri linin pyetjet:
– A mund të kemi të ardhme mbi një të shkuar të dështuar, të konsumuar?!
– A mund të ketë vizion politik që mbërthehet në figura të konsumuara në dekada dhe që e shohin të ardhmën vetëm përmes dominimit të vazhdueshëm në politikë?!
Nga analiza që bëjmë, vërehet se zgjedhjet e 11-Majit nuk ofrojnë alternativa reale, përveçse një gare të vjetër. Në këtë fushatë, vërehet se në Shqipëri nuk ka lidërship vizionar që mendon për një projekt të madh kombëtarë. Përkundrazi, kanë ridalë lidër që rikërkojnë pushtetin si qëllim në vetvete, pa asnjë shanc për transformime në shoqëri.
Mungesa e lideëshipit vizionar ne Shqipëri,apo kriza e lidërshipit, ka ardhur nga përzgjedhjet dhe kombinimet shumë negative të karizmës së vjetëruar dhe autoritetit tradicional të lidërve që kanë kaluar mbi 30-vite në pitikë.
Kjo mungesë, ka ardhur edhe si pasojë e pamundësisë për tu zëvendësuar nga një klasë e re politike, e aftë për të sjellë inovacione në qeverisje.
Tashmë dihet, se përparimi shoqëror vjen përmes ndryshimit të elitave politike dhe atyre ekonomike. Kjo gjë në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë, madje ka dështuar për shkak se elitat e vjetra janë bërë të pazëvendësueshme, duke krijuar oligarki politike.
Forcat ktyesore alternative të pushtetit, nuk po krijojnë vizion të ri për vendin, përkundrazi, po kërkojnë legjitimitetin e së shkuarës së tyre, jo ndërtimin e së ardhmës.
Po dominohet fuqishëm e tashmja dhe po shantazhohet e ardhmja.
Koha kërkon lidërship vizionar, jo thjeshtë për të ndryshuar figurati, por së pari për çeshtje morali, drejtimi dhe inovacioni në qeverisje.
Jean-Jacques Roussean ka shkruar:
” Një komb është I lirë, vetëm kur ai ka mundësi të zgjedhë të ardhmën e tij pa u kushtëzuar nga e kaluara”.
Vetë këtë sikur të besonte dhe të bënte populli ynë…

Vota e diasporës në ingranazhet e manipulimit!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Pas ujdisë Rama-Berisha një retorikë e fryrë politike filloi të prononcohet nga dy partitë e vjetra PS-PD Rilindja dhe Rithemelimi rreth “fitores” së arritur nga ky eshtablishment duke integruar në votim për herë të parë diasporën.
Pa humbur kohë dhe pa filluar akoma zyrtarisht fushata elektorale taborre poltike nga të dy krahët u turren drejt perëndimit për të joshur emigracionin shqiptar.
Çmendurisht u zbrazën zyrat e shtetit e të bashkive që duhet t”ju shërbejnë qytetarëve dhe zyrtarët u turren drejt Athinës e Romës, drejt Berlinit e Londrës!
U harxhuan e po harxhohen qindra milion euro të pakontrolluara e të padeklaruara që nuk i mbajnë dot buxhetet partiake vetëm për të kontrolluar e intimiduar diasporën.
E njëjta gjë u pa me parlamentarët e vendit të cilët braktisën tempullin e demokracisë anipse paguhen me taksat tona si ligjvenës dhe jo korrierë të manipulimit të votës.
Kjo është me e vogla gjë kundrejt krimit elektoral që po përvijohet duke tentuar hapur denatyrimin e votës se emigracionit.
Patronazhimi politik, presioni e joshja është e verteta absolute e këtij inkursioni famëzi.
Të dy partitë PS-PD Rilindja dhe Rithemelimi kanë lista votuesish të sigurtë sipas tyre dhe kushdo që tentoj regjistrimin në sistem jashtë linkut të besnikërisë u sorollat e në fund e ka të pamundur të votojë.
Finalja kriminale do vijojë kur diaspora e regjistruar të detyrohet të fotografojë votën e saj dhe ta drejtojë drejt patronazhistëve përkatës që si hiena sillen rrugëve të Europës me gjuhën e presionit e intimidimit si dhe torbat me paratë e korrupsionit e krimit.
Në këto kushte edhe kjo “fitore” e trumbetuar”në fakt tejkalon “fitoren”e Pirros.
Ndaj duhet ndalur sa më parë kjo dorë djallëzore kriminale e cila po gangrenizon votën e diasporës njësoj e më keq se atë në atdhe.
SPAK dhe BKH që jane angazhuar në monitorimin e rreptë të mbarëvajtjes së këtij procesi jetik për demokracinë dhe integrimin duhet me deomos të syrvejojnë këtë taktikë malinjë e cila do ti krijojë vendit probleme të rrezikshme të stabilitetit.
Kam një thirrje shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht vëllezërve e motrave të diasporës:
Sakrifikoni dhe ejani e votoni në Shqipëri dhe prisheni skenarin e binomit Rama -Berisha!
Vota juaj e pakontrolluar është shumë e rendësishme për fatin e demokracisë dhe Kombit tonë!
Misioni juaj i sotëm është i barazvlershëm me sakrificën tuaj për çlirimin e Kosovës.
Sakrifikoni dhe ejani në Shqipëri ditën e votimit të mbeshtesni çlirimin e demokracisë nga oligarkia sunduese politiko, ekonomike.
Vota e shqiptarëve duhet të çlirojë shtetin nga kapja e pushtetit simbiozë me krimin e organizuar.

POSTIMET E FUNDIT