Kreu Blog Faqe 212

Miku i Erion Velajt, biznesmeni Elman Abule del nga SPAK pas 4 orësh

0

Biznesmeni Elman Abule ka përfunduar marrjen në pyetje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) pas rreth 4 orësh.

Ai u largua nga ambientet e SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa ende nuk dihet saktësisht për çfarë është pyetur nga prokurorët.

Abule ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi po hetohet për pastrim parash në dosjen “Veliaj”.

Opozita shqiptare kërkesë në Kongresin Amerikan: Të hetohet për korrupsionin e Yuri Kim, do ju nisim informacionet që kemi…

0

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Kongresit Amerikan të nisë një hetim në lidhje me ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në një konferencë, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me lajmet se Yuri Kim është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit, Berisha u shpreh se nuk ka një informacion të sigurt në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë diplomate e korruptuar dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha ai.

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!

0

Ka dy lloj kreshnikësh: Kreshnikë të rremë, dhe kreshnikë të vërtetë.

Kreshnikët e rrejshëm janë Muji dhe Halili që rrokullisin shkëmbinj dhe dashurohen me zana. Gjergj Elez Alia që bën luftra dhe mban fjalën e dhënë, respekton Besën.

Skënderbeu i lavdishëm që luftoi për të luftuar, por sapo vdiq, Shqipërinë e kullufiti turku e mbajti qindra vjet. Partizanët tanë trima heroizmat e të cilëve nuk kanë ndodhur veçse nëpër libra, filma, lapidare, pllaka përkujtimore. Kurvi gjakatar, i çmendur, kriminal, delirant, është edhe ai një lloj kreshniku që vrau e preu edhe shokët e vet.

Azem Hajdari gjithashtu, ai hajdut, gangster, trafikant, me nam. Padyshim dhe Sali Kulla, lideri historik rrenacak dhe llafazan, dinaku që, për me ndërtu grataçiela për veten e vet, shkatërroi Partinë Demokratike. E plot e plot të tjerë. Veç për kreshnikë të rrejshëm s’ka vujt kurrë Shqipëria.

Kreshnikët e rrejshëm janë, pra, monstra, përbindësha, që mbushin me bosh mendjet e lehta, u plotsojnë pritshmëritë imagjinare, i hutojnë me prralla, urinë për heroizma ja heqin me thertira gazetareske, etjen për ujë të freskët ja shuajnë me uthull propagandistike.

Kreshniku i vërtetë nuk është i tillë.

Kreshniku i vërtetë është tjetër gjë.

Kreshniku i vërtetë është i rrallë.

Kreshnik i vërtetë në Shqipëri është 1: Kreshnik Spahiu.

Kreshnik Spahiu nuk thotë asgjë dhe nuk bën asgjë që të duket më interesanti, më i squti, më i shkathti.

E vetmja gjë për të cilën interesohet Kreshnik Spahiu, është të kryejë si duhet, sa më mirë, sa më bindshëm, sa më ndershëm, punën e vet, atë që ushtron sot, analist politik.

Kreshnik Spahiu nuk sajon me llafe stuhi në gotë, si bëjnë banakierët e shitur. As nuk konsultohet me llumin e kafesë, sferën e kristatë, apo llampën e Aladinit.

Kreshnik Spahiu nuk bën gjeste të sforcuara, ngërdheshje të pahijshme, si bëjnë legenat nëpër televizione. Nuk qesh as nuk mërrylet me fjalët e veta. Thjesht flet. Nuk i duhen, nuk i vlejnë të tilla marifete. Rendimentin, efikasitetin e retorikës, bindjen e publikut, besueshmërinë, Kreshnik Spahiu e kërkon, e gjen, e realizon, tek qëndrimi i paanshëm, arsyeja e fortë, argumentimi bindës, përmes fjalës së zgjedhur, të saktë, të qartë, të rrjedhëshme, të bukur, të thurur fuqishëm.

Kreshik Spahiu nuk është ndonjë supermen.

Për shkak të rrethanave ose forcave madhore, Kreshnik Spahiu, ndonjëherë edhe humb. Dëshpërohet por nuk tërhiqet, as nuk ankohet.

Kreshnik Spahiu ska asnjë lidhje me seancat televizive masturbative të paguara kacafiu me pare të vjedhura.

Kreshnik Spahiu nuk i bie anës e anës, por vetëm mespërmes.

Kreshnik Spahiu, për të cilin, debati televiziv nuk është lojë por pjesë nga më serjozet e jetës publike, nuk qurravitet me askend. Ai, edhe demokratin e krisur të foltoreve dhe mbledhjeve, edhe komunistin e qelbët të krimeve staliniste, edhe mbretërorin e çorientuar nga disfatat, edhe ballstin e lodhur nëpër burgje dhe internime, i fton në duel.

Për Kreshnik Spahiun nuk ka ky është i nënës, ai është i babës. Për Kreshnik Spahiun, të gjithë që mbathin këpucë, janë njësoj.

Kreshnik Spahiu është i suksesshëm sepse, nuk flet për punë që s’ua ka haberin por për punë që i ka bërë, nuk merret me çartallosje verbale çorroditëse por për problematika që i njeh, është marrë me to.

Retorika e Kreshnik Spahiut nuk është kurrë e vakët, e squllur, e lodhur, e ngordhur, por gjithmonë erruptive, gjithmonë e zjarrtë, gjithmonë përvëluese.

Vendet për të cilat Kreshnik Spahiu flet dhe argumenton nuk janë pjella të imagjinatave të sëmura të atyre që gromësijnë para kompjuterave, por vende reale që Kreshnik Spahiu i ka shkelur dhe ua di mirë cenet dhe problemet.

Kreshnik Spahiu nuk sajon, nuk shpik, nuk trillon, asgjë. Gjithçka e merr nga realiteti. Ato që janë. Atje ku janë. Atje ku ndodhin. Të buta apo të ashpra, të ëmbëla apo të hidhura, qofshin. Atje ku polici ruan rendin. Ku fermeri ngul plugun. Ku çobani kullot bagëtinë duke i rënë fyellit. Ku burokrati i dhjamosur thur dallaveren. Prokurori lodh dhe sëmur viktimën. Gjykatësi “vërtit sherihanë”.

Kreshnik Spahiu nuk ka hije, nuanca, ojna, bojna.

Kreshnik Spahiu ka dy ngjyra. Asnjëra me hile. Të dyja të rrepta. Të dyja të egra: Të kuqen e pafundme të gjakut të sakrificës, dhe të zezën e kufizuar të fatkeqësisë me dy koka.

Të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu – le të mos e besojnë faqezinjtë – do ja kishim kalu Zvicrës./Alfapress.al

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, ishte kandidat potencial për president përballë Erdoganit…

0

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është arrestuar si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin, sipas mediave turke.

Agjencia shtetërore Anadolu informon se prokurorët lëshuan urdhër-arrest për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 persona të tjerë. Midis të arrestuarve ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Imamoglu, Murat Ongun.

Autoritetet mbyllën disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Kritikët thonë se goditja vjen pas humbjeve të konsiderueshme nga partia në pushtet e Erdoganit në zgjedhjet lokale në mars, mes thirrjeve në rritje për zgjedhje të parakohshme kombëtare.

Jo vetëm Lapaj, Alibeaj fut në lista vajzat dhe mamanë e tij

0

Zgjedhjet e 11 majit zbuluan një fenonem të pandodhur më parë.

Parti të vogla që garojnë me lista të mbyllura të cilat janë të m bushur me emra familjarësh. E ndërsa Adriatik Lapaj i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet’ futi në listën e mbyllur të qarkut të Beratit babain, Enkelejd Alibeaj përfaqësuesi i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim në Tiranë’ është futur familjarisht në listën e Tiranës.

Dy vajzat e tij, Gea 25 vjeçe dhe Meg, 19 vjeçe dhe mamaja e tij Valentina janë në listën e mbyllur të qarkut të Tiranës. Ndërsa vete garon në listë të hapur.

Shqiptarja.com publikon listën e kandidatëve ku emri i vajzës së madhe të kreut të partisë ‘Djathtas 1912’, Gea Enkelejd Alibeaj është vënë e 5-ta në listë.

Vajza e dytë Meg Enkelejd Alibeaj është e 11-ta, ndërsa e renditur e 7-ta është Valentina Hamza Alibeaj, 74 vjeçe, mamaja e kryetarit të partisë. /Shqiptarja.com

Jo vetëm Lapaj, Alibeaj fut në lista vajzat dhe mamanë e tij

Politike

Yuri Kim pranon marrëveshjen: Ndalni hetimin dhe unë largohem nga Departamenti i Shtetit

0

Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.

Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim ju dha e drejta që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.

Burime të kualifikuara thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.

Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative që mund të jenë duke u kryer.

Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Michael Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj. Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.

Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me shkarkimet që ju bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve ju dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.

Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof janë asgjësuar nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt është përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.

Të njëjtat burime të kualifikuara i thanë Hashtag.al se zonja Kim ka qenë në hetim të thelluar administrative sa i takon konfliktit të saj të interesit dhe shkeljeve të kryera në raport me problematika që lidhen me shtetin e Iranit dhe Turqinë. / Hashtag.al

Kryetari i përjetshëm i kryetarëve dhe gënjeshtrat një përdorimshe të Berishës

0

Shkruan Zef Ndreka

Berisha nga ’90-ta ka gënjyer elektoratin.
Ka plot 4 vite që ai shpik nga një gënjeshtër në ditë.
Situata kaotike ku ndodhet, ku e ka zhytur vetën, e detyron të shtrëngohet e të sforcohet fort gjithë natën e të krijojë alibi për demokratët, tu krijojë besimin atyre, mbështetësve të tij, salikratëve, të pa bindurve, të zhgënjyerve nga qeverisja, apolitikëve, por edhe përfituesve, nga loja e tij.
Berisha, si një kafshë e fortë politike, në fakt e di mirë për çfarë lufton. E ka luftë për jetë a për vdekje!
Ai e di shumë mirë se nuk ka asnjë mbështetje as në elektorat, as jashtë Shqipërisë, as në Europë e Amerikë .
Ai e di mirë se zgjedhjet nuk mundet ti fitojë më në jetë të jetëve, e tani sidomos me koalicionin e fundit që ka shpikur pa takime, pa marrëveshje, pa kontakte. Ai ka paraqitur një farsë koalicion madhështorë.
Ai është i destinuar të vetëvarroset politikisht, e përfundimisht.
Por loja ja do, sidomos këtë herë, që të kapi maksimumin e asaj që ka mbetur.
Po të kujtojmë shpikjet apo gënjeshtrat dhe mashtrimet e Berishës që nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, lista bëhet shumë e gjatë.
Ai direkt pas zgjedhjeve të humbura, mbrojti birin e tij shpirtëror, duke e detyruar të qëndrojë Kryetar I PD-së, edhe pas humbjeve kur duhej të dorëhiqej!
Ai, si Kryetar i përjetshëm i kryetarëve të PD-së, ja faturoi humbjen e zgjedhjeve vjedhjes dhe manipulimit të votave në 2021 nga socialistët.
Një justifikim i përhershëm, i pa nevojshëm ky, dhe i dëmshëm për demokratët dhe Shqipërinë.
Por kur mbërriti non grat-a nga SHBA-të, dhe pas veprimit të Bashës kur formalisht e largoi nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha hartoi strategjinë e gënjeshtrave me foltorën cep më cep të Shqipërisë, duke artitur për një kohë fare të shkurtër ti merrte partinë Bashës, duke i marrë edhe selinë, edhe vulën me vendime gjykate të dyshimta.
Sido që shkuan ngjarjet, më tepër për faj të Bashës dhe paaftësi të tij, Berisha si një mjeshtër mashtrues, shpikte gënjeshtra duke i hipnotizuar “demokratët”.
Të gjithve na kujtohen gënjeshtrat kur ai ju artikulonte demokratëve se vendimin e DASH-it e kishte apeluar në gjykatën franceze!
Rrenë klluçe, do të thuhej në Shkodër, sepse, asnjë avokat dhe asnjë gjykatë francese nuk kishte asnjë mundësi juridike ta mbronte në Departamentin e Shtetit Amerikan!
Ndërkohë, Berisha pasi çirrej përpara demokratëve se priste nga Sekretari Shtetit Amerikan, Blinken, një fakt të vetëm, vetëm një prova, demokratët ekzaltoheshin dhe e quanin gjithçka të vertetë alibine Berishës për to.
Madje, demokratët ndjekës të Berishës, guxonin të dilnin edhe kundër SHBA-ve, kur nënkuptonin se po të kishte bëre korrupsion Berisha dhe po të kishte nënshtruar e minosur sistemin e drejtësise, nuk do të bënte rekurs në Francë! Dhe besonin tek gjyqi!
Kështu, ngjiti gënjeshtra e Berishës, që nuk e besonte as vetë Berisha, sa lehtë u mashtruan demokratët!
Më pas, zgjodhi ta shuante këtë alibi, ta fshinte sepse u zgjat shumë, me gënjeshtën tjetër se Gjykata Franceze nuk e mbronte dot se Berisha nuk ishte qytetarë i saj!
Një pyetje lind:
Përse Berisha nuk guxoi asnjeherë të vetme të rrefejë historinë e rekursit që bëri në Gjykatën e Londrës dhe t’iu bënte të qartë mbështetësve të tij pergjigjet?!
Përse nuk i’ua spjegon demokratëve të tij se ato e groposën edhe me vendim gjykate?
Pastaj, Berisha vazhdonte çdo ditë me luftën ndaj SPAK-ut, duke e quajtur organizatë kriminale politike! Kjo bëhej që të zhvlerësonte dhënien non grata nga Amerika dhe Britania e Madhe!
Sa herë SPAK-u godiste majtas, Berisha bënte sikur e mbështeste.
Por kulmi i mashtrimit mbetët shpresa se sapo të bëhet President i SHBA-ve Tramp, do të dekretoje heqjen e non grat-ës!
Edhe kjo rrenë, zuri vend tek salikratët, tek foltoristët, duke u ngopur me sapun për djathë!
Së fundi, Berisha vazhdoi gënjeshtrat me primarët, gënjeu me listat, gënjeu me votat e demokratëve, duke i çveftësuar ato.
Krijoi listën e mbyllur me besnikët e kapur dhe të tjerët i lë të ngrohen në diell!
Kaq ishte PD-ja, kaq i mjaftonte atij deri me dt 11 Maj, ditë kur do të sajojë mashtrime të tjera për të krijuar konflikte nga humbja që e pret.
Mashtrimi tjetër i demokratëve mbetët termi i vjetër dhe i ri politik “Madhështia”!
Dhe ky term shumë i njohur 200 vite më parë nga udheheqësit francez dhe i artikuluar në fushatë nga Trampi “për ta bërë Amerikën e Madhe përsëri”, na vjen gjithë pompozitet gjoja nga konsulta amerikane për PD-në!
“Ta bëjmë Shqipërinë madhështore”, është gënjeshtra e re sepse ky slogan në kontekstin mbarë shqiptar është një fallcitet për vetë peshën gjeopolitike që ka Shqipëria dhe një roli aspak të mundur në rajon sidomos me Berishën. Pa përmendur e kaluar në kapacitetet ekonomike duke i krahasuar me fqinjët.
Amerikës i shkon termi Madhështor, për vetë rolin e ekuilibrit global që ka dhe doktrinës konservatore si mënyrë formimi, shkollimi, jetese, por më kryesorja, të bindjeve dhe orientimeve fetare.
Pse nuk duhet thënë se Berisha është fundamentalist?! Madje islamik i thekur!
Që këtu, bie sllogani konservator!
Pyetja tjetër që më vjen në këtë moment:
Kush do ta bëjë Shqipërinë Madhështore?!
Berisha me Gjuzin?!
Muli me Paloqën?!
Jozefina me Vokshin?!
Gazi me Gjekmarkaj?!
Koalicioni “madhështor” me Metēn, me Mediun?!
Kush?!

Media shtetërore kineze përshëndet shkurtimet e Trump në Zërin e Amerikës

0

Media shtetërore kineze ka mirëpritur masën e Donald Trump për të shkurtuar fondet publike për mediat Zëri i Amerikës dhe Radio Free Asia, të cilat kanë raportuar prej kohësh për regjimet autoritare.

Vendimi prek mijëra punonjës, rreth 1,300 punonjës janë lënë në pushim me pagesë vetëm në Zërin e Amerikës (Zërit të Amerikës) që nga urdhri ekzekutiv i së premtes.

Kritikët e kanë quajtur lëvizjen një pengesë për demokracinë, por gazeta shtetërore e Pekinit Global Times denoncoi Zërin e Amerikës për “rekordin e saj të tmerrshëm” në raportimin për Kinën dhe tha se “tani është hedhur poshtë nga qeveria e saj si një leckë”.

Shtëpia e Bardhë e mbrojti masën, duke thënë se do të “sigurojë që taksapaguesit të mos jenë më të prirur për propagandë radikale”.

Shkurtimet e Trump synojnë Agjencinë Amerikane për Media Globale (USAGM), e cila mbështetet nga Kongresi dhe financon mediat e prekura të lajmeve, si Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë (RFA) dhe Radio Evropa e Lirë.

Ata kanë fituar vlerësime dhe njohje ndërkombëtare për raportimin e tyre në vende ku liria e shtypit është e kufizuar ose nuk ekziston, nga Kina dhe Kamboxhia në Rusi dhe Korenë e Veriut.

Megjithëse autoritetet në disa prej këtyre vendeve bllokojnë transmetimet, Zëri i Amerikës, për shembull, është i ndaluar në Kinë – njerëzit mund t’i dëgjojnë ato në radio me valë të shkurtra, ose të shmangin kufizimet përmes VPN-ve.

RFA ka raportuar shpesh për shtypjen e të drejtave të njeriut në Kamboxhia, ish-sundimtari autoritar i së cilës Hun Sen i ka përshëndetur shkurtimet si një “kontribut të madh në eliminimin e lajmeve të rreme”.

Ishte gjithashtu ndër mediat e para që raportuan për rrjetin kinez të “kampeve të riedukimit” në Xinjiang, ku dyshohet se janë arrestuar mijëra myslimanë ujgurë, një akuzë që Pekini e mohon. Raportimi i medias mbi dezertorët e Koresë së Veriut dhe mbulimin e pretenduar të Partisë Komuniste Kineze të vdekjeve nga Covid ka fituar çmime.

E themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore pjesërisht për të kundërshtuar propagandën naziste, Zëri i Amerikës arrin rreth 360 milionë njerëz në javë në gati 50 gjuhë. Gjatë viteve ka transmetuar në Kinë, Korenë e Veriut, Kubën komuniste dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Ka qenë gjithashtu një mjet i dobishëm për shumë kinezë për të mësuar anglisht.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Michael Abramowitz, tha se urdhri i Trump e ka penguar Zërin e Amerikës ndërsa “Kundërshtarët e Amerikës, si Irani, Kina dhe Rusia, po zhytin miliarda dollarë në krijimin e narrativave të rreme për të diskredituar Shtetet e Bashkuara”.

I dënuar me 1 vit burg, Bosnja shpall në kërkim ndërkombëtar Dodikun

0

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka lëshuar një urdhër-arresti mbarëkombëtar për Milorad Dodik dhe dy të tjerë, pasi Presidenti i entitetit të Republika Srpska të mbizotëruar nga serbët e Bosnjës injoroi një urdhër arresti në nivel shtetëror javën e kaluar.

Dy të tjerët janë kryeministri i njësisë Radovan Vishkoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç. Urdhri nënkupton që çdo oficer policie në vend që i ndeshet duhet t’i arrestojë menjëherë.

Të gjithë ata akuzohen për sjellje antikushtetuese. Mediat boshnjake raportojnë se Stevandiq është larguar nga vendi për në Serbi. Prokurorët e nivelit shtetëror të Bosnjës lëshuan urdhra arresti për treshen javën e kaluar, gjë që nuk u zbatua.
Dodik nuk ka komentuar ende urdhrin e ri, por ka postuar në X se Republika Srpska po ndërmerr hapa për të formuar policinë e saj kufitare. Kjo do të kontrollojë kufirin midis Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Srpska, dy entitetet në vend. Ligjet e reja të liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik ndezin krizë të madhe politike.
Dodik, i cili më parë tha se nuk e njeh zyrën e prokurorit të nivelit shtetëror të vendit, ka hedhur poshtë vlefshmërinë e urdhrit të javës së kaluar e çdo përpjekje për arrestimin e tij dhe tha se nuk do të shkojë në Sarajevë për t’u marrë në pyetje.

Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë.
Menjëherë pas kësaj, Dodik prezantoi ligje të reja që synojnë të ndalojnë funksionimin e institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit në nivel shtetëror në atë që përfshin rreth gjysmën e territorit të vendit të Ballkanit Perëndimor. Vendimet janë pezulluar përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror.

Forca paqeruajtëse europiane në Bosnje, EUFOR, ka thënë se po rrit numrin e trupave të saj në përgjigje të tensioneve. Dodik është futur dy herë në listën e zezë amerikane për shkak të aktiviteteve të tij kundër Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të arritur më 1995.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me gajret: 1 bie, mijëra të tjerë ngrihen!

0

Sot 10 vjetë më pas, të dy janë totalisht të djegur politikisht dhe pa asnjë të ardhme në partinë e Edi Ramës.

I pari që e provoi keqpërdorimin e Edi Ramës ishte Saimir Tahiri. Në vitet 2015-2016, në kulmin e kanabizimit të Shqipërisë nga Veriu në Jug, Tahiri mbante postin e Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që, si Rama, ashtu edhe Ambasadori Amerikan i kohës, Donald Lu, flisnin për “suksese të paimagjinueshme” në luftën kundër narkotikëve.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Në vitin 2017, kur historia e kanabizimit nuk mund të mbulohej as me shoshë e as me propagandë, në Itali dolën përgjimet e grupit kriminal të narkotrafikut “Habilaj”, kushërinj të Tahirit, Rama veproi shpejt dhe e largoi bashkpunëtorin e tij të ngushtë duke dhënë sinjale se tashmë kariera e tij politike kishte marë fund

Prokuroria në atë kohë kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimit e ligjvënësit Saimir Tahiri. Rama e mbrojti me votë politike në Parlament, duke sulmuar prokurorët e çështjes, sidomos njërin prej tyre, që në atë kohë drejtonte Prokurorinë për Krime të Rënda. Por teatri i Ramës ishte sa për sy e faqe për t’u thënë socialistëve “shtrëngoni radhët”.

Tahiri me shumë mundësi, e ka kuptuar që pas problemeve të tij ligjore fshihej Edi Rama, dhe lëshoi disa kërcënime në dëshpërim e sipër, megjithatë shpresoi në “dorën e ngrohtë” të Liderit.

Shpresa ishte e kotë. Tahiri u dënua me burgim për “shpërdorim detyre”, sepse, siç tha gjykata, “ka lejuar kanabizimin e vendimit”.

Por, ish-zv.kryeministri dhe ministër në qeveritë e Ramës, Arben Ahmetaj, dha një version tjetër mbi kanabizimin. Në një intervistë në fillim të vitit 2025, Ahmetaj deklaroi se “Edi Rama e dinte situatën e kanabizimit dhe e lejoi atë me vetëdije”, çka lë të kuptohet se Tahiri u dënua për një projekt kriminal që shkonte përtej tij.

Në të vërtet, a ka njeri racional, me dy pare mend në kokë, që beson se një ministër mund ta kthej Shqipërinë në një fermë kanabisi pa dijeninë e Kryeministrit?!

10 vjetë më pas, Rama, me stilin e tij “hëm të mbroj, hëm s’të mbroj. Hëm ke faj, hëm s’ka çfarë të të bëj”, i jep fund edhe karrierës politke të Erion Veliajt. (Nuk ka fare rëndësi se si përfundon çështja ligjore e tij).

Erion Veliaj

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

I kallëzuar zyrtarisht dhe i akuzuar publikisht për përfshirjen në aferën qindra miliona euro të inceneratorit të Tiranës dhe skandalit miliona euro “5D”, Veliaj gjendet pas hekurave vetëm për një skemë të dyshuar kalimi të fondeve të Bashkisë në rendin e disa qindra mijëra eurove drejt organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxe.

Por, a u keqpërdor Erion Veliaj si një makineri elektorale në Tiranë dhe jo vetëm, për t’i dhënë pushtet dhe hymër Kryerilindasit?! A thua se iu shkrep një ditë në kokë të ndërtonte incinerator pas shpinës së Ramës?!

Në fakt, Veliaj firmosi vetëm një shkresë për inceneratorin, ndërkohë Mazniku ka firmosur me dhjetra shkresa dhe për momentin është në kabinet me Ramën dhe ende jo i dyshuar apo i pandehur.

Por Ramës nuk i intereson që Veliaj të hetohet për inceneratorin se, ku i dihet, mund t’i dali për keq kjo gjë. Kështu që, më mirë le të hetohet për pasurinë personale, një gjë që nuk e lidh asgjëkundi Ramën me problem ligjore.

Rama e përdori dhe tashmë po e flak tutje si një limon të shtrydhur. Le të kujtojmë kur e ndërseu Veliajn për çështjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe, pasi bëri marrëveshje me të singjashmin e vet, Armando Dukën, Rama e tërhoqi bedelin e vet, por jo pa kosto për këtë të fundit.

Edhe kur Veliaj doli në hetim nga SPAK-u, Rama e bëri të dilte me deklarata absurd, duke sharë e mallkuar Saliun, a thua se fati i tij varej nga opozita.

Kryerilindasi e keqpërdori kudo dhe pa fund njeriun, i cili mendohej si pasardhësi i tij, dhe në fund i dha goditjen finale.

Është e paprecedentë sesa është numri i kullave në Tiranë, për të cilat duhej të flitej, të hetohej, të kishte dhe njerëz në burg. Por, në fakt, histeria që ka plasur, janë veshjet e gruas së kryebashkiakut. E gjitha kjo ngjan me një strategji të mirëmenduar nga vetë AY, i madhi.

Duke marrë parasysh edhe gjendjen profesionale të medias sonë, ku të gjithë rendin kot më kot pas berihajit, reputacioni i Veliajt fundoset, pushteti i Liderit vazhdon qetë.

Mesditën e së Enjtes, pas disa pjesëve teatrale disa-ditore, kur Gjykata e Posaçme rikonfirmoi masën e arresit, Rama shfaqi rolin e tij të vërtetë në këtë histori: “Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste”.

Pra në harkun e 10 viteve, dy garuesit për pasardhës i kanë varur këpucët në gozhdë, ndërkohë lideri, arkitekti, i madhi, është aty.

Por, në periudhën kohore mes rënies së këtyre dy konkurrentëve, janë disa viktima të tjera, diku me pasoja e diku pa pasoja penale.

Vangjush Dako, ose “Gjush akullorja”, ish-kryebashkiaku i Durrësit, njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, u arrestua për “shpërdorim detyre”.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Një tjetër rast i një njeriu që kishte shërbyer si makineri elektorale për Rilindjen, i cili u shtrydh si limon dhe u hodh tej nga Rama.

Dako, në ndryshim nga Tahiri e Veliaj, nuk kishte kurrëfarë ambicie për Lider, por, për t’i bërë qejfin anturazhit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e lëshoi dhe këtë, por për vepra penale që Rama nuk hyn prapë, nuk është aty.

Pra Gjushi, që kishte krijuar makineri elektorale si të rrëmbente vota majtas-djathtas, si të shpërndante tendera për malavitën, si të fuste kandidatë banditë në listë fituese për Kuvendin e Shqipërisë, hetohet për ndërtim pa leje.

Çfarë ironie, po me firmën e kujt vajtën kandidatët e malavitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve?! Të Ramës apo të Gjushit? Po edhe Gjushi, pasi është keqpërdorur, patjetër që do ketë fatin e gjithë limonave që AY, i madhi, i shtrydh dhe i hedh tutje.

Lefter Koka një biznesmen i hershëm dhe Ministër i Mjedisit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverinë “Rama 1”, Koka nuk kuptonte shumë, në mos fare, nga inceneratorët.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Megjithatë, nën orientimin e kryeministrit Rama, firma e Lefter Kokës gjendet në tre aferat koncesionare të inceneratorëve Elbasan, Fier dhe Tiranë.  Pasi iu dha udhë inceneratorëve, Rama e tërhoqi Lefterin nga LSI-ja e Ilir Metës, duke e kandiduar në vitin 2021 në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Durrës. Koka fitoi zgjedhjet, por AY e nxiti që të mos e merrte mandatin e fituar, me shpresën që do t’i zgjidheshin hallet me drejtësinë.

Në fund, Lefter Koka u arrestua, deri më tani është dënuar për aferën e dy inceneratorëve, atë të Elbasanit e Fierit, ndërkohë që është në gjyq për inceneratorin e Tiranës. Pra edhe Koka u përdor si limon i shtrydhur dhe u flak tej pasi nuk i duhej më Kryerilindësit.

Të njëjtin fat si Koka pati dhe Alqi Bllako që investoi gjithë anën e tij shpirtërore dhe materiale për Rilindjen në zgjedhjet e vitit 2021, por që u detyrua ta lërë shpejt mandatin dhe tashmë ndodhet pas hekurave, pasi edhe ky u përdor si limon i shtrydhur nga Rama dhe anturazhi i tij.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Ilir Beqja ishte një nga “dy të gjatët e qeverisë, të cilët, për shkak të gjatësisë, nuk kishte shans të korruptoheshin”. Një mik i hershëm i kryeministrit Edi Rama, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka firmën e tij në katër kontratat e dyshimta koncesionare në Shëndetësi.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Fillimisht, Lideri e shpëtoi nga arrestimi, kur u mor nën akuzë për aferën 100 milionë euro të koncesionit të Sterilizimit. Madje, Rama sfidoi këdo, kur e emëroi Beqjan në krye të menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që ishte nën hetim për Sterilizimin.

Sigurisht që Beqaj nuk i kishte bërë me kokën e tij këto kontrata, aq më tepër që aty është e përfshirë edhe Ogerta Manastirliu, sepse siç pamë edhe më lart, asgjë nuk bëhet pa bekimin, miratimin ose drejtimin e dirigjentit të Rilindjes, vetë të Madhit.

Por, Ilir Beqja gaboi rëndë kur kujtoi se, meqë kishte vjedhur me leje, mund të vidhte edhe pa leje. Ai përfundoi në pranga, pasi disa mijëra euro të donatorëve europianë i kanalizonte për fatura në lokalin e bashkëshortes së tij. Lideri pastaj e flaku si limon të shtrydhur, duke i thënë mikut të tij të vjetër se “s’kam ç’të të bëj, ke vjedhur në mënyrë të rëndomtë”.

Arben Ahmetaj, ish-ministër dhe ish-zv.kryeministër në qeveritë e Edi Ramës, tashmë në arrati, lideri e largoi fillimisht nga qeveria, kur ndaj Ahmetajt kishin nisur të hidheshin akuzat e para në publik për përfshirje në aferën e inceneratorëve.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Më pas, Rama e riktheu fuqishëm, duke iu dorëzuar Ahmetajt postin e zv.kryeministrit dhe portofolin e ministrit të Rindërtimit dhe Pandemisë.

Por, rikthimi nuk zgjati shumë. Brenda një kohe të shkurtër, Arben Ahmetaj u shkarkua nga të gjitha pozicionet në qeveri dhe parti, duke mbajtur vetëm pozicionin e deputetit. Ahmetaj u detyrua të largohej nga Shqipëria, pasi tashmë e kishte kuptuar se Lideri kishte vendosur fatin e tij-burgosjen.

Sipas të gjitha gjasave, Ahmetaj e njeh më mirë se kushdo Ramën dhe mekanizmin e tij të përdorimit të limonit të shtrydhur, dhe iku me vrap jashtë në arrati.

Jorgo Goro, ish-kryebashkiaku i Himarës, u përdor dhe u keqpërdor nga kryeministri Edi Rama sa të mbaronte “disa punë” me pronat për oligarkët në bregdet dhe, më tej, u hodh në duart e drejtësisë.

Ministra, deputetë e kryetar bashkie në burg, Rama mban veten me

Goro u arrestua për falsifikim dhe shpërdorim detyre në dy procese të ndryshme. Njëri prej tyre lidhet me pronën që iu dha Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort në bregun e Dhërmiut.

Olta Xhaçka është pjesë e asaj liste, të cilën lideri po e mbron me fanatizëm, sidomos gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes, duke dhënë prona të ushtrisë oligarkëve të babëzitur të Shqipërisë së varfër.

Oltën po e mbron edhe përballë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht dyshimeve për abuzime, dhe provave që mbart një mandat të paligjshëm si deputete. Por është çështje kohe, kur edhe Xhaçka të shkoj atje, te vendi që AY rezervon për limonët e shtrydhur.

Shpëtim Gjika, kryetari jetëgjatë i Bashkisë së Vlorës dhe një nga individët që siguronte hambar votash për Partinë Socialiste, u arrestua në vitin 2015 për leje abuzive ndërtimi. Rama, i cili i kishte besuar Gjikës fushatën elektorale parlamentare të vitit 2013, nga ku u zgjodh deputet, u shfaq “i pikëlluar” për fatin e keq të kryebashkiakut.

“I dashur Shpëtim, uroj me shpirt që të jesh i pafajshëm”, deklaroi Rama, ndërkohë që Shpëtim Gjika shkonte i vrerosur drejt hekurave të qelisë.

Deputeti Jurgis Çyrbja e pa veten “të flakur” politikisht dhe individualisht, pasi më herët kishte angazhuar grupet kriminale për të mbledhur vota për veten e tij dhe Rilindjen që ka në krye Edi Ramën.

Safet Gjici, “bajraktari” i Kukësit u përdor nga Rama për të thyer një bastion si qyteti verior, duke siguruar vota pa masë për Rilindjen. Pasi doli e u krekos për një bashki më shumë, Rama priti rastin. Dhe rasti nuk vonoi.

Gjici u arrestua për “korrupsion” erotik dhe, siç thonë burime të brendshme nga burgu i Durrësit, inatin e ka me Edi Ramën, që nuk përdori pushtetin e tij për të ndaluar rrjedhjen e videos skandaloze në portale të ndryshme.

Edi Rama hodhi si limon të shtrydhur mentorin e tij Koço Kokëdhimën por jo vetëm. AY i hodhi tej edhe kryebashkiakë të dorës së dytë, atë të Lushnjes, Fatos Tushe; atë të Bulqizës, Lefter Alla; atë të Tropojës, Rexhë Byberi dhe atë të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, të cilët u arrestuan apo u detyruan të qëndronin në shtëpi, për abuzim me detyrën.

Tani basti është kush e ka radhën Taulant Balla, zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku; ish-ministrja e Shëndetësisë dhe aktualisht Ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu; apo ish-Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca e të tjerë të ngjashëm.

Në çdo rast, Rama do i hajë të gjithë, sigurisht, pasi t’i përdori si limona të shtrydhur. Të gjithë në burg, vetëm AY, Lideri, do të mbetet aty, gjatë, shumë gjatë ndoshta.

Me arrestimin e Veliajt, “i pezmatuari i shtirur” Edi Rama e ka një dorë më shumë të shtrirë në kollondrisjet e punëve në bashkinë më të madhe në vend. Jo se Veliaj nuk e pyste më parë, por çoç dilte ndonjëherë nga radha, duke tentuar të krijonte edhe ai oligarkinë e tij, të cilën e mori me vete në SPAK. Tashmë Rama i ka të gjitha, edhe atë që mëndonte se nuk e kishte tërësisht.

Çdo gjë i shkon sipas planit. Me zhdukjen e Veliajt, me apo pa SPAK, e ka bërë gati pasardhësin për në Bashkinë Tiranë. Blendi Gonxhe është aty, i cili si një “qingj i urtë” priste radhën pa bërë zhurmë, pa e bezdisur kryetarin, duke pranuar poste të vogla për shumë vite dhe pritur xhevapin e Ramës për ta ngjitur në krye të Bashkisë Tiranë. Edhe Gonxhja mund të tentojë të “hapë petalet”, por e ka të qartë se AY sa të ketë frymë si fillim do të presë kokat e atyre që duan ta zëvëndësojnë.

Në shkoftë tek shokët, me siguri do i gjejnë ndonjë kleçkë me makinat që i jepte me qera të kripura  institucioneve shtetërore dhe jo për faljen e pasurisë publike me të ashtëquajturën “paketa e maleve”, sepse aty ka dorë Kryeministri. Me radhë të gjithë! Radhën e cakton AY…/BoldNews

POSTIMET E FUNDIT