Kreu Blog Faqe 213

“Madhështia” e një konsulence amerikane

0

Shkruan Roland Lami

Pompoziteti i konsulencës amerikane ka filluar të jap frytet e para të “suksesit” te Partia Demokratike. Ndoshta edhe ska faj se në situatë që është ajo forcë politike nuk ka strateg që e bën madhështore përveç vetbesimit të Berishës që bën sikur e ka bindje jo lojë.
Po ndalemi në disa komponent të “fryteve” të para të strategjisë amerikane të fushatës.

Së pari, huazimi i slloganit të fushatës Trump “Ta bëjme Amerikën të madhe përsëri ” në sloganin e PD ” Ta bëjmë Shqipërinë madhështore”. Ky slogan në kontekstin shqiptar është një fiasko për vet peshën gjeopolitike që kemi, rolit të kufizuar në rajon si dhe mundësive për ndonjë bum ekonomik të mundshëm me impakt lokal dhe rajonal. Termi madhështor është një term shumë sinifikativ për ShBA siç realisht po ndodh ku ka ndryshuar të gjitha ekulibrat ekonomiko – politiko social në nivel global ndërsa ne as ne kufijt e fqinjëve nuk arrijmë të kemi impakt jo më ndryshim ekulibrash në rajon e më gjërë.

Së dyti, Huazimi i tezave të doktrinës konservatore Trump në fushatën e Partisë Demokratike ëhtë një shaka kjo për faktin se konservatorizmi si doktrinë është me së shumti një mënyrë jetese, formimi, shkollimi dhe bindje fetare sesa thjeshtë dhe vetën çështje marketingu apo pozicionimi. Mjafton të shikosh paketën ekonomike dhe sociale që ofron Partia Demokratike që edhe socialdemokratët më të devotshëm do ta kishin zili për të kuptuar qasjen konservatore të kësaj force politike. Po kështu, huazimi i tezës anti = tranzgjinore në një shoqëri që mbi 80% nuk e njohin kuptimin jo më të jenë të shqetësuar për të ardhmen e përshtatjes së trupave me orientimim seksual, për të mos folur pastaj për artikulimin e tezave antiambientale në një vend si i yni që nuk prodhon asgjë vetën importon.

Së treti, strategjia e ndjekur në ndërtimin e koalicionit “madhështor” ku vetëm fjalën ka të tillë se përmbajtja është një listë me parti kryetarësh ku shumica prej tyre duke qenë se që në 2009 janë pjesë e listave të PD kanë humbur identitetin dhe elektoratin e tyre. Edhe ato pak mbështetës që kishin fal qeverisjes 2005 = 2013 në nivel administrate sot në opozitë nuk dihet ku janë dhe për cilin votojnë. Po ashtu edhe ish LSI sot PL është në kuotat më të ulta referuar disa sondazheve krahasuar me vite më parë. I vetmi koalicion që do bente kuptim dhe do maksimizonte votën brenda PD do ishte koalicioni së pari me Aleancën Euroatlantike, E djathta 1912, Mundësia dhe në nivel opozitar me parti të reja antisistem plus partitë ekzistuese që janë aktualisht pjesë e koalicionit. Një koalicion i tillë do të grumbullonte votën brenda PD dhe atë të opozitës në nivel koalicion dhe do ti jepte kuptim fjalës madhështi si në numër partish por edhe në numër votuesish.

Së katërti, ideimi i listave të mbyllura të koalicionit “madhështor” më shumë ndihmuan demokratët për të kuptuar se me çfarë mentaliteti humbës futet kjo forcë politike në këto zgjedhje sesa për të përcuar shpresë për fitore te miëotanti i thjeshtë. Blindimi me figura të rëndësishëm dhe kryetar partish në lista të mbyllura e ilustron këtë gjë.

Së pesti, organizimi i mitingut për mbylljen e Tik Tok i frymëzuar më shumë jo si shqetësim i të rinjëve për këtë akt censure të kryeministrit por më shumë me shpresën se vala e protestave të të rinjëve në Beograd apo Athinë do të inspiroj edhe të rinjë në Tiranë për të protestuat rezultoj një fiasko. Mitingu ishte më shumë një mesazh i të rinjëve për opozitën sesa për qeverinë.

Referuar komponentëve të më sipërm të ideuar nga konsulenca amerikane Lacivita deri tani madhështoria dhe amerikane mbetet si fjalë kyqe por jo efektet pozitive të pritshme të kësaj konsulence. Ndoshta dhe vet Berishës më shumë këto dy fjalë i duhen sesa rezultati që ka kohë që e di si do jetë.

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Shqipëria Madhështore’ do kenë numrin 1 në fletën e votimit

0

KQZ ka hedhur shortin për renditjen e forcave politike dhe koalicioneve në fletën e votimit.

Partia Demokratike dhe koalicioni ‘Shqipëria Madhështore’ do ketë numrin 1 në fletën e votimit.

Renditja e partive në fletën e votimit:

1. Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2. Levizja Bashke

3. Levizja Atdheu

4. Partia Koalicioni Euroatlantik

5. Partia Socialiste

6.Nisma Shqipëria Bëhet

7. Aleanca Kombëtare shqiptare

8. Aleanca Demokracia e Re

9. Djathtas për Zhvillim

10. Partia Mundësia

11. Partia Social Demokrate

Lulzim Basha nxjerr “kunjin” me Edi Ramën: 7×7=313, aty ku i ke shokët!

0

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Basha i përgjigjet replikës së Ramës, i cili ka ka thënë “Ku je o Lul, na thave sytë, gjumi top, je i pavdekshëm”.

Në një postim në Facebook, Basha thotë “7*7=313, atje ku i ke shokët (referuar burgut), ndërsa e pyet përse kreu i qeverisë është pjesë e listës së mbyllur dhe jo të hapur.

“O Ramë prapë kishë pyetur për mua!? Në listë të hapur jam o Ramë, me koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti me Ramë ku je? Ke thënë që do jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, Fier, Shkodër. Ku je futur o Ramë!? Epike pasha Zotin. Ke gjithë shtetin në dispozicion he prapë shkon e futesh në listë të mbyllur. Lista të bën keq për gjumin. E di ti, e s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatilit? ‘Ku të kanë met shokët’? ku i ke shokët o Ramë. Sa bëjnë 7*7=313 aty ku i ke shokët. Ku e ke Lalin, Ilir Beqjan, Benin? Aman do më thuash po Çyrbjen që nuk ia zë emrin në gojë. E mor Ramë ça halle të kanë kapur, ndaj s’të zë gjumi. S’ka gjë se fillimi është”, shprehet Basha.

Protestat masive në Serbi, Vuçiç: E kemi marrë mesazhin, duhet të ndryshojmë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se protesta e së shtunës në Beograd ishte e madhja ndonjëherë.

Vuçiç tha se njerëzit në pushtet duhet të kuptojnë mesazhin e dërguar nga kaq shumë njerëz dhe do të duhet të ndryshojnë dhe të mësojnë nga kjo.

“Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë”, tha ai.

Ai shtoi se për fat të mirë askush nuk u vra dhe nuk kishte lëndime serioze, por kishte më shumë dhunë nga sa donte të shihte. Ai gjithashtu mohoi përdorimin e një arme të kundër protestuesve për t’i shpërndarë ata.

Studentët që organizuan protestën e deklaruan atë të përfunduar pasi njerëzit e vendosur në parkun jashtë ndërtesës së Presidencës serbe filluan të gjuanin shishe dhe gurë ndaj protestuesve.

“Jam krenar për faktin se studentët që filluan protestat, 99% e tyre nuk donin incidente”, tha Vuçiç, duke shtuar se studentët u larguan nga tubimi pas incidenteve dhe debateve të para me aktivistët e opozitës që tentuan të marrin përsipër protestat.

KLP refuzon rikandidimin e Drejtores së BKH, Aida Hajnaj: Gara nuk është hapur

0

Kur kanë mbetur edhe pesë muaj nga përfundimi i mandatit të drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, ethet e garës kanë nisur larg syrit dhe vëmendjes së opinionit publik.
WebLajm.com mëson ekskluzivisht se pak javë më parë, në protokollin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është depozituar kërkesa për një mandat të dytë nga drejtuesja aktuale, Aida Veizaj Hajnaj.
Përzgjedhja e kreut të BKH-së bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të drejtuesit të SPAK dhe komisionit me dy hetues me më shumë eksperiencë. Zyrtarisht, KLP nuk ka bërë asnjë njoftim, ndërsa WebLajm.com mëson se përgjigja e kthyer drejtueses aktuale është se kandidimi nuk pranohet, pasi ende nuk është hapur gara dhe kandidimi duhet të kalojë nga komisioni i ngritur në SPAK.
Ky është vendimi i emërimit të drejtueses aktuale në postin e saj. Me nr. 183, datë 30.07.2020, për herë të parë, Hajnaj u zgjodh në këtë post me një mandat 5-vjeçar.
Ky mandat përfundon më 31 Gusht 2025, ndërsa ende SPAK nuk e ka hapur garën për vijimin e mandatit të Hajnajt apo zgjedhjen e një drejtuesi të ri.
Çfarë është BKH dhe si zgjidhet Drejtuesi?
BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) është një institucion i pavarur hetimor në Shqipëri, i ngjashëm me FBI-në në SHBA. Ajo funksionon si pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ka për detyrë të hetojë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
LIGJI
Nr. 95/2016
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR
TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
(Ndryshuar me ligjin 47/2021)
Neni 33 – Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokurorë, pas një procesi rekrutimi të hapur dhe transparent, rekomandojnë një kandidat për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi vetëm një herë.
Kandidatët për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushin kushtet e sigurisë të nenit 6 të këtij ligji. Një kandidat nuk mund të caktohet në detyrë si Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit pa përmbushur kushtet e sigurisë dhe kushtet e aftësive profesionale.
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas përfundimit të mandatit, gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i korrespondon atij funksioni.
Drejtori mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj, ndërsa dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.
Drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, përzgjedh nga radhët e hetuesve një zëvendësdrejtor. Zëvendësdrejtori vepron në emër të drejtorit në mungesë të tij.
Drejtori cakton hetues për të drejtuar sektorë brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me urdhrin e përbashkët të nxjerrë në bazë të nenit 31, pika 2, të këtij ligji.
Aktualisht BKH drejtohet nga Hajnaj dhe zv.Drejtuesi Jon Keta. Pas një gare të hapur nga SPAK në korrik 2024, shtatë hetues aplikuan për pozicionin e zv.drejtuesit: Maksim Begaj, Mentor Cuku, Jon Keta, Armando Salla, Alban Kalaja, Julian Marko dhe Erjon Tema dhe zv.Drejtues u zgjodh Jon Keta.
Teksa është hera e dytë që do të garohet për një mandat drejtuesi të BKH-së, rezulton se Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka miratuar një rregullore për çeljen e garës dhe afatin se kur hapet.

Elda Laro, ‘supertalentja’ që do ti japi një dimension të ri muzikës në Shkodër

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para disa ditësh Elda Laro u emërua si dirigjente dhe drejtuese artistike e Orkestrës së Shkodrës. Si muzikolog e shkruaj publikisht që muzikologjia shqiptare dhe në Kosovë, nuk e ka studiuar këtë model modern shqiptarë muzikor. Nuk do të shkruaj, as për historinë e orkestrës së Shkodrës, që jam një prej krijuesve që në 1978, as për debatin e emërimit, por Elda Laro është pjesë e historisë së muzikës shqiptare dhe e enciklopedisë muzikore, biles edhe asaj ballkanike e europiane.

Do të shkruaj një studim të mirëfilltë për këtë artiste të madhe, që na nderon të gjithëve. Nuk do të shkruaj, për periudhën kur e kam njohur, të vogël, me një vesh apsolut muzikor, për koncertin e organizuar në Shkodër në vitin 2002, as për famën në Itali të Laros. Në vitin 2008 kur kam studjuar në Venezia, Elda ishte e njohur në shumë qytete italiane.
Sot do të botoj C.V.-në e saj dhe do ta mbylli shkrimin me një thënie të Eldës, në një të përditshme shqiptare. Duhet falenderuar media e shkruar, që ka shkruar artikuj për këtë supertalente shqiptare.
Elda Laro është një dirigjente pianiste dhe muzikante e njohur shqiptare, me një karrierë të shquar në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. Ajo u lind në Shkodër, Shqipëri, dhe që në moshë të vogël shfaqi talent të jashtëzakonshëm muzikor. Në moshën 11-vjeçare interpretoi Koncertin Nr. 1 për Piano të Ludëig van Beethoven-it me Orkestrën Kombëtare Shqiptare, duke u njohur si një fëmijë mrekulli në botën e muzikës.
Studimet e saj muzikore i ndoqi fillimisht në Torino, nën drejtimin e pianistit të njohur Remo Remoli. Më pas, ajo i përmirësoi aftësitë e saj në Paris, ku studioi me Claude Helffer. Me një formim të fortë muzikor, Elda Laro ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në rolin e pianistes, dirigjentes dhe pedagoge.

Aktualisht, ajo është pjesë e stafit të Deutsche Oper në Berlin, ku shërben si trajnere, pianiste dhe dirigjente, duke bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarë.
Në sezonin 2024-2025, Elda Laro pritet të debutojë në Filarmoninë e Berlinit, duke dirigjuar veprat madhore si Mesha e Shën Cecilisë e Charles Gounod dhe Nata e Parë e Ëalpurgis e Felix Mendelssohn-it. Gjithashtu, ajo do të dirigjojë një koncert gala në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në Nju Jork.
Në nëntor 2024, ajo dhe sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi hapën edicionin e 13-të të Festivalit ReMusica në Prishtinë me një performancë të vlerësuar në Atelienë e Pallatit të Rinisë
Përveç karrierës dirigjuese, Elda Laro ka interpretuar si soliste dhe muzikante e muzikës së dhomës në skena prestigjioze ndërkombëtare. Ajo njihet për interpretimet e saj teknike dhe emocionale, duke e bërë një figurë të rëndësishme në peizazhin e muzikës klasike.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm i veprimtarisë së saj është përkushtimi ndaj edukimit të brezave të rinj të muzikantëve. Ajo organizon rregullisht masterklasa dhe kurse të specializuara në mbarë botën, duke përfshirë edhe një seminar të fundit në Dubai.
Elda Laro mbetet një nga figurat më të spikatura të muzikës klasike shqiptare në skenën ndërkombëtare. Angazhimi i saj si dirigjente, pianiste dhe pedagoge e bën atë një modele frymëzimi për brezat e rinj të muzikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë
Po e mbylli shkrimin me një thënie të Elda laros: ‘Dirigjenti duhet të drejtojë pa treguar që është ai drejtuesi’.
Elda me artin e saj, do të fillojë etapë të re për muzikën jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjërë.

Konservatorët shqiptarë këshillojnë shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore” ALBANIA
“Akademia e doktrinës Konservatore”
Këshillon vendimarrësit me shumatore politike, Edvin Rama kryetar i PS dhe Prof. Dr. Sali Berisha kryetar i Partisë Demokratike.
1 – Zgjedhjet 11Maj 2025 duhet të shtyhen sepse mund të rrezikojmë destabilitet post zgjedhor, po, po, sepse në bazën votuse ka filluar blerja, trysnia mbi administratën publike edhe kjo jep shembullin e keq. Informacioni në burim vjen, konservatorët në prefekturat Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Durrës po monitorojnë. Vali Kuplara Zdroms Erjoni nga IEVP Durrës trysnon Ramën me papiruse biruce.
2 – Shqipëria duhet të gjejë qetësi zgjedhore me konsensus të gjërë politik për Qeveri Tranzitore gjithëpërfshirëse.
Kodi zgjedhor diskriminon, ka pabarazi Vote, pabarazi e diskriminim të garës midis subjekteve Politike.
( Votuesit qytetarë në prefekturat Kukës nuk kanë barazi vote me qytetarët Berat dhe Gjirokastër )
3 – Qeveria e Rilindjes dhe politikanët shqiptarë pothuajse 77% të kandidatëve për deputet në katër lista PS -PD -N# AB janë mbushur me të korruptuar të axiendës Fondacioni Shoqëria Hapur ekstremi i Majtë Fondacioni George Aleksandër SOROS
4 – Aleati i vetëm Strategjik USA është në 55 ditënetët e para të qeverisjes nga konservatori Shtz. Donald Trump.
Anshkalmi për takim me kryeministrin, dhe kryetarin opozitar nga e sapo emëruera amerikane Znj. Collin Nyland ish zëvëndës ambasadore në Republikën e Kosovës tregon qasjen ku ndodhemi.
Presidenti Donald Trumo e ka emëruar zonjën Nyland e ngarkuar për Europën Juglindore.
Takimi me Dumanin flet për vëmendje të vecantë në DASH me të dërguarën e ngarkuara e presidetit amerikan për Europën Juglindore.
Nuk ka shanse askush të rikthejë rrotën e Historisë para – mbrapa 1944 -1991
U rikthyen pas 46 vitesh diplomatët e Ambasadës Amerikane dhe Britanike në Tiranē.
Risku gjeopolitik egziston por ne jemi kombësi kompakte pro Romane Vatikan, Wienna, Londër e vecanërisht pro Amerikanë. 77% e konsiderojmë USAn si aleati i vetëm Strategjik i shqiptarëve.
5 – Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, takimi bilateral Nylland – Altin Dumani në SPAK duhet të na bëjë ne politikanët të rimendohemi për kandidatët me precedentë në hetim që u vendosën si subjekt shpëtimi në lista për t’u mbrojtur nga hetimi BKH kundër të korruptuarve dhe abuzuesve me taksat tona dhe fondeve taksapagues (USA ID )
6 – Konservatorët kërkojë dhe këshillojnë shtyrjen e ditës së Zgjedhjeve për në Shtator – Tetor 2025 tentativa precedenti 2013 – 2017
7 “Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA” këshillon për Qeveri tranzitore që realizon Zgjedhje të Lira, të Barabarta me standart Euro – Atlantik : Ne parashikojmë tjetërsim vote nga Rilindja deri ne 92500 syresh ashtu sikur ndodhi me 2021 zgjedhje të cilat konservatorët i dërguan nëpër Gjykata sipas këshillimit me diplomatë të Ambasadës Amerikane dhe OSBE
Kjo qeveri pas tjetërsimit ponderik nga 11500 – 12500 vota gabim 30 vite kaloi në masën 82500 vota të pavleftëshme për 2021
Konservatorët pyesin pse nuk ishin 82500 vota të pa vlerë më 2023 por aq sa mesatare ponderike historike 32 vjeçare me 12546 vota pa vlerë.
Vo.
Aleanca Bashkimi Popullor, Emigracioni, Ora e Shpresës dhe Konservatorët u dëmtuan rëndë më 2021/04/25 andaj që mos ndodhë fenomeni 2021
Ne konservatorët paralajmërojmë ditë të errëta, nëse zdo të kemi qeveri tranzit për zgjedhje të Lira.
Kokëfortësia Edvin Ramës i cili me çdo çmim po kërkon mandat të katërt, me manipulim zgjedhjesh ti egzistojë rreziku i vendimeve arbitrare mbi të vetë do ta mbulojë ligji bilateral Ekstradim Albania – USA nëse ndodh që mban pushtet me veto ?!
Konservatorët parashikojmë trazira post zgjedhje, variant Beograd.
Ata që pengojnë qeverinë tranzitore do të ishin Askushi sepse do të vendosej nën hetim 1/2 e kabinetit Rilindja e Krimit 12 vjecar dhe 1/4 listat “Opozitare” segmete Soros përfshi familjarët e tyre.
Ps.
Miq dhe kundërshtarë politikë, duhet të jemi të përgjegjshëm të mendjes në mësim, atë duhet ta mbajnë, më shumë të infiltruarit, të suportuarit, përfitues, të korruptuarit e fondeve amerikane miq të abuzatorit George Soros që kanë pushtuar listat e PS – PD N#SHB zgjedhje 2025
Shtz Donald Trump këtë organizatë majtiste Soros tashmë e ka futur nën hetim në DEPARTAMENTIN e Thesarit USA për fondet USAID
“PKKA”
Departamenti i mardhënieve Diplomaci Ekonomike
u bënë thirrje Soristëve në listën Opozitare të japin DORËHEQJEN nga kandidimi zgjedhje 2025 ndryshe do të përfundojë të Ekstraduar në USA, lnstitucioni Guantanamo Kuba.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 16/03/2025

Ndryshimet e Donald Trump: Një grua që flet shqip dhe mbështetëse e SPAK-ut e dërguara e re për Ballkanin Perëndimor

0

Mediat amerikane raportojnë se Colleen Hyland do të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Alexandru Sasha Kasanof. Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul dhe Prishtinë. Ndër të tjera, ajo flet shqip dhe ka shumë përvojë në luftën kundër korrupsionit. Në një aktivitet të mbajtur në muajin shtator në Tiranë, Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland pohoi se korrupsioni është një problem i madh në Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se “Shqipëria dëshiron të tërheqë investime të huaja dhe për të arritur këtë, duhet të ndryshojë sjellje dhe qëndrimin, duhet ta trajtojë këtë problem”. Zonja Hyland i bëri këto komente në konferencën e tretë rajonale “Balkanomics” kushtuar rritjes ekonomike.

“Shqipëria ka bërë një përparim të shkëlqyer falë edhe SPAK-ut, që është një organizatë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Sondazhet tregojnë se SPAK-u ka fituar respektin e qytetarëve të vendit, sepse ajo ndihmon vendin që të trajtojë çështjet e korrupsionit”, tha zonja Hyland.

SPAK-u, sipas saj, duhet ruajtur dhe forcuar në mënyrë që të dërgohet një sinjal shumë i fortë tek investuesit e huaj dhe tek shqiptarët që të investojnë në vendin e tyre, ndërsa SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë më tej Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.

“Në këtë punë të vështirë, korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll. Ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE-së, dhe për këto duhet fokus dhe vendosmëri”, tha zonja Hyland

Ja përse edhe zgjedhjet e 11 Majit i fitojnë të vetëm socialistët…

0

Shkruan Zef Ndreka

– Së pari, duhet theksuar se garanci e fitorës së socialistëve në zgjedhjet parlamentare të radhës është Berisha non grat-a në krye të opozitës.
– Së dyti që e përforcon më tej rezultatin është vëtë Kodi Zgjedhor i dakortësuar nga dyshja Rama-Berisha, për të sfiduar partitë e reja duke polarizuar elektoratin në maksimum dhe per t’iu rrëmbyer me ligj votat e pamjaftueshme që nuk prodhojnë deputet.
Le të analizojmë paraprakisht çfarë mund të ndodhë me 11 Maj.
Shqipëria ka 12 qarqe.
Popullata sot që banojnë në vend, është e përqëndruar kryesisht në Tirane, Durrës, Fieri, Elbasan,Vlorë, Korçë, Berat etj.
Nga Fush-Kruja deri në Tropojë, nga Dibra në Shkodër, katër qarqet që konsiderohet si të veriut kanë gjithsejt 26 mandate deputetësh.
Edhe sikur të ndodhë hataja në këto 4 qarqe pa peshë përcaktuese për fatin e pushtetit, edhe sikur PD-ja të dalë fituese për shumë arësye më tepër mentalitetësh, rasti do të ishte maksimal që PD-ja të marrë deri në 14 mandate dhe PS-ja 12 mandate.
Por, përmbytja si zakonisht ndodh në 5 qarqet e Shqipërisë së Jugut që prodhon 49 mandate deputetësh. Edhe këtu PD-ja, historikisht nuk ka marrë më tepër se 18 deputet, kur kishte pushtet lokal e qëndror.
Shqipëria e Mesme ku po fusim Tiranë, Durrës, Elbasan, prodhojnë plot 65 mandate deputetësh. Nga këto 65 deputet, PS ka marrë përherë pa e ekzagjeruar plot 34 mandate. Ndërsa PD në rastin më të mirë në historinë e saj ka marre 31 deputet.
Shumë thjeshtë lind pyetja:
Si do të fitojë opozita?!
Ku do e marrë numrin e deputetëve për të kaluar numrin 71?!
Llogjika që përdorëm na tregon se gjithë opozita nuk merr më shumë se 60 deputet, pa llogaritur votat e humbura kryesisht opozitare që marrin partitë e tjera, Shqipëria Bëhet, Mundësia, Koalicioni Euroatlantik, PSD-ja etj.
Këto vota, e përkeqësojnë situatën e opozitës.
– Së treti, strategjia dhe taktika e PD-së duhej të ishte ndryshimi i përfaqësimit, jo me njerëz që si kredo kanë vetëm besnikërinë prej badigardi ndaj Berishës, duke qënë dhe mbetur thjeshtë kamikazë dhe njerëz apolitikë.
Më këto lista, sidomos të mbyllura që ka përcaktuar Berisha, ia arriti ta ndërtojë kalanë mbrojtëse pas 11 Majit me ledhat e tij.
Të shohim si do shkojnë zgjedhjet, dhe sa real do të jetë parashikimi, kur Berisha do të tundohet përsëri të dorëhiqet nga humbja, pavarësisht problemeve me drejtësinë.
Atëhere, nuk do ketë më vend strategjia e mosbindjes civile për votat e vjedhura dhe manipulimin e tyre….

Përgjimet/ Erion Veliaj i thotë Ajolës: Shko thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”

0

Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetare, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve nga SPAK të Erion Veliajt në burg, që sipas tij, janë organizuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Ulsi Manja.
Berisha tha se nga përgjimet rezulton se Erion Veliaj i ka kërkuar bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, që kjo e fundit të shkojë t’i thotë Edi Ramës se Belinda Balluku i ka paguar në Greqi 2 milion euro një personi të quajtur Olsi.
Sipas Berishës, ishte vetë Rama që e lëshoi Veliajn, duke urdhëruar SPAK për ta arrestuar, pasi sipas tij, i rrezikonte postin e kryetarit të partisë pas 12 Majit. Ai bëri një krahasim dhe me Ogerta Manastirliun, ku sipas tij, ajo ka më shumë dosje në SPAK, por Prokuroria e Posaçme nuk vepron ndaj saj.
Sali Berisha: Janë jo pak, por janë një grup i gjerë që konkurron për herë të parë. Një gjë është e sigurtë se, formimi i tyre është i shkëlqyer, në tërësi. Është një Shqipëri tjetër. Mua më erdhi para disa ditësh sekretari i një dege, nuk e kisha takuar. Dhe ai më paraqiti CV e tij. Ai duhet të ishte jo më shumë se 26-27 vjeç, por një CV fantastike dhe më rreshtoi shkurtimisht të gjithë investimin që kishte bërë për formimin e tij politik. Në këto lista janë kualitete të mëdha. Po ta krahasosh me listën tjetër, kap kokën me dorë. Çfarë është ajo listë, që në listë të mbyllur janë futur personat që i kanë dosjet më të rënda se peshën e trupit, në SPAK.
Po tani ti e di sa dosje ka korba e Covidit, besoj e di, se je marrë me të. Numri i dosjeve të saj, shkon sa dosjet e Erion Veliajt. Por tjetër punë, se Rama këtë e mbron se ka vjedhur me të, edhe me Erionin, por Erionin. Por Erionin e lëshoi se, ai bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendësi i tij. Mos mendo ti se e ka lëshuar Rama atë për arsye tjetër. Absolutisht jo, se e dinte se në 12 maji i zinte vendin ai. Ishte i papërmbajtur në karrierë. Tha më mirë i futi dhe ato çimkat me Uluziun, ja nxorrë regjistrimet ku i thotë ndër të tjera, Ajolës, shko e thuaji Ramës se, Belinda i ka paguar Olsit 2 milionë euro në Greqi. Dhe ajo shkon i thotë, ajo nuk e dinte se çdo operacion aty drejtohej nga Rama. Midis të tjerave, se i keni marrë vesh ju këto, por nuk i publikoni. Plus gjëra të tjera, çfarë kishin aty ato regjistrime të Uluziut dhe Ramës.

POSTIMET E FUNDIT