Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetare, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve nga SPAK të Erion Veliajt në burg, që sipas tij, janë organizuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Ulsi Manja.
Berisha tha se nga përgjimet rezulton se Erion Veliaj i ka kërkuar bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, që kjo e fundit të shkojë t’i thotë Edi Ramës se Belinda Balluku i ka paguar në Greqi 2 milion euro një personi të quajtur Olsi.
Sipas Berishës, ishte vetë Rama që e lëshoi Veliajn, duke urdhëruar SPAK për ta arrestuar, pasi sipas tij, i rrezikonte postin e kryetarit të partisë pas 12 Majit. Ai bëri një krahasim dhe me Ogerta Manastirliun, ku sipas tij, ajo ka më shumë dosje në SPAK, por Prokuroria e Posaçme nuk vepron ndaj saj.
Sali Berisha: Janë jo pak, por janë një grup i gjerë që konkurron për herë të parë. Një gjë është e sigurtë se, formimi i tyre është i shkëlqyer, në tërësi. Është një Shqipëri tjetër. Mua më erdhi para disa ditësh sekretari i një dege, nuk e kisha takuar. Dhe ai më paraqiti CV e tij. Ai duhet të ishte jo më shumë se 26-27 vjeç, por një CV fantastike dhe më rreshtoi shkurtimisht të gjithë investimin që kishte bërë për formimin e tij politik. Në këto lista janë kualitete të mëdha. Po ta krahasosh me listën tjetër, kap kokën me dorë. Çfarë është ajo listë, që në listë të mbyllur janë futur personat që i kanë dosjet më të rënda se peshën e trupit, në SPAK.
Po tani ti e di sa dosje ka korba e Covidit, besoj e di, se je marrë me të. Numri i dosjeve të saj, shkon sa dosjet e Erion Veliajt. Por tjetër punë, se Rama këtë e mbron se ka vjedhur me të, edhe me Erionin, por Erionin. Por Erionin e lëshoi se, ai bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendësi i tij. Mos mendo ti se e ka lëshuar Rama atë për arsye tjetër. Absolutisht jo, se e dinte se në 12 maji i zinte vendin ai. Ishte i papërmbajtur në karrierë. Tha më mirë i futi dhe ato çimkat me Uluziun, ja nxorrë regjistrimet ku i thotë ndër të tjera, Ajolës, shko e thuaji Ramës se, Belinda i ka paguar Olsit 2 milionë euro në Greqi. Dhe ajo shkon i thotë, ajo nuk e dinte se çdo operacion aty drejtohej nga Rama. Midis të tjerave, se i keni marrë vesh ju këto, por nuk i publikoni. Plus gjëra të tjera, çfarë kishin aty ato regjistrime të Uluziut dhe Ramës.
Përgjimet/ Erion Veliaj i thotë Ajolës: Shko thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”
Avokati i Erion Veliajt fotografohet duke u përqafuar me Ëngjëll Agaçin
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është fotografuar duke u përqafuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet ende arsyet e takimit dhe përqafimit mes Agaçit dhe Haxhisë dhe nëse lidhen me kryebashkiakun Veliaj.
Ky i fundit u la në burg ditën e djeshme me vendim të Apelit të Gjykatës së Posaçme. Gjyqtari Engert Pëllumbi i ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar ndaj tij.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Përgjimin e Erion Veliajt në qeli e urdhëroi Edi Rama, kurthin e ngriti Ulsi Manja
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me një përgjim të bërë në burg ndaj Erion Veliajt.
Këtë përgjim SPAK e paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Apelit si provë të rrezikut se kryebashkiaku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarë. Në ato biseda thuhet se Veliaj flet me vëllain e tij për një sulm të organizuar mediatik ndaj magjistratëve Ols Dado dhe Erion Bani.
Berisha shprehet se këto përgjime u urdhëruan nga kryeministri Edi Rama dhe u zbatuan nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas liderit demokrat, ishte vetë Ulsi Manja i cili u investua personalisht, duke e tërhequr Veliajn në një vendqendrim tjetër për të liruar dhomën për vendosjen e çimkave, si dhe i lejoi telefonin, në mënyrë që ai të fliste me ata që ata donin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk fitoi dot lirinë në Apelin e Posaçëm. Gjyqtari Engert Pëllumbi la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme arrest me burg, miratuar më 12 shkurt. Vendimi u shpall pas një seance maratonë që zgjati 2 ditë.
Për avokatin e Veliajt Maks Haxhia, njëherësh dhe kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, masa e arrestit për vepra me karakter administrative që nuk paraqesin shkallë rrezikshmërie, është e gabuar, sidomos nga një institucion i rëndësishëm si SPAK, siç theksoi ai – që për të kërkuar burg duhet të ketë një material të plotë hetimor. Avokati paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, kur tha se “Presim që të ndodhë ndonjë çudi në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk mund të mbahet në burg kryuebashkiaku me këto rrethana”.
Lamtumirë Lal, ky ishte fundi
Shkruan Andi Bushati
Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë njëra tjetrës në kalendar, e konfirmuan këtë.
E para ndodhi në sallën e apelit të Gjykatës së Posaçme. Tek dyert e saj, nuk u mblodhën më as militantë rilindas, as nënpunës bashkie, për të shprehur mbështetjen për idhullin apo punëdhënësin e tyre. Shefi i madh u’a pengoi me ferman duke shpallur se ajo që kishte ndodhur një muaj më parë ishte e gabuar. Pranvera e vetmisë së madhe të Lalit vijoji me braktisjen e mbështetjes nga deputetët socialistë. Pasi Edi Rama bëri shembull një status të Etjen Xhafajt, askush nuk guxoi të shprehe më solidaritet politik me të burgosurin e Durrësit.
Në këtë atmosferë braktisjeje u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së arrestit. në apel, ku SPAK pretendoi se kishte sjellë disa përgjime, si prova të reja. Po a është e mundur që Veliaj u la padashur të binte në kurth dhe askush nuk e njoftoi për to, nga drejtoria e burgjeve apo Ministria e drejtësisë? Nëse këto institucione kontrollohen nga partia-shtet, si ka mundësi që nuk u gjend një njeri i vetëm që ta paralajmëronte kryebashkiakun në detyrë se sa rrezikonte me porositë që jepte nga qelia? Mos vallë e kanë lënë në rënie të lirë?
Sa do hipotetik apo real të jetë ky dyshim një gjë është e qartë, gjyqtari Pëllumbi, që ruajti vijimësinë e kolegut të tij të shkallës së parë, Bani, konfirmoi se akti i prangosjes nuk ishte një rastësi dhe se marëdhënia e Veliajt me qelinë do të jetë më e gjatë sesa mendohej.
Paradoksalisht, në harkun e të njëjtave ditë kur Erioni goditej nga drejtësia, u bënë publike edhe listat me të cilat PS do të konkurojë në Tiranë. Një nga konkluzionet e para që mund të nxirret pasi ke parë emrat e reshtuar aty, është se në parlamentin e ardhshëm, ndryshe nga ky që po mbyllet, nuk do të ketë asnjë mbështetës të atij që deri pak kohë më parë ishte drejtues politik i këtij qarku.
Po të shohësh listën e mbyllur, pra ata që e kanë të sigurtë rizgjedhjen, aty nuk gjen asnjë përkrahës të Lalit. Ndërsa në pjesën e hapur të saj kanë mbetur 5-6 kandidatë, më shumë për tu shtrydhur, për ato që kanë fituar në të shkuarën, sesa si premtime të së ardhmes. Zor se ndonjëri prej tyre do ti’a dalë të hyjë në kuvend. Më përjashtim të Fatmir Xhafës, që më tepër i përket partisë sesa aleancave të përkohëshme që ndërton për të mbijetuar aty, asnjë nga mbështetësit e dikurshëm të kryebashkikut nuk do të jetë pjesë e grupit të PS-së në kuvendin e ri.
Pra në harkun e dy tre ditëve Veliaj ka dalë i humbur edhe në raport me drejtësinë edhe në raport me partinë. Kariera e tij është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, për çudinë e të gjithë atyre që u iluzionuan për një kohë të gjatë se ai ishte pasardhësi i paracaktuar i Ramës. Në atë parti, të ngritur vetëm për lavdinë, përfitimet dhe pushtetin e pamatë të një njeriu, nuk ka pasur as dje dhe nuk mund të kishte kurësesi numër 2. Mënyra se si e flakën Lalin është dhe shembulli më i pakundërshtueshëm për të gjithë ata që duan ti rezistojnë kësaj të vërtete.
Apeli i GJKKO e la në burg, reagon për herë të parë Erion Veliaj: Humbjet na bëjnë më të fortë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e la në dënim me burg ditën e sotme.
Në mesazhin e tij, Veliaj shkruan se: “Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi”.
Ai shkruan më tej se: “Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve. Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore”.
Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi.
Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë dhe tani të isha duke përqafuar djalin tim, për të cilin më ka marrë shumë malli!
Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!
E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim. Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit.
A ka diku dikush që duhet të dëgjojë e të shohë se çfarë lebetie është e gjithë kjo?! Avokati amerikan, që më siguroi im vëlla, nuk arrinte të kuptonte asgjë, pasi më dëgjonte dhe pyeste: “Dakord, po pse në burg pa gjyq?”. I kam shkruar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por po më duket sikur kam hedhur në det një letër në shishe, që kushedi se në ç’breg të shkretë ka dalë.
Sidoqoftë, ky nuk është fundi dhe s’ka se si të jetë! Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe janë preludi i fitoreve.
Uroj të mos bezdis asnjeri nga ju, sidoqoftë me këtë absurdin që po jetoj unë dhe familja ime. Por, kjo është realisht çnjerëzore.
Faleminderit për çdo mesazh inkurajues e për çdo mbështetje zemre. Ju përqafoj të gjithëve!
Opozita proamerikane drejt fitores madhështore të 11 majit mbi mafien 12 vjeçare
Ja 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit
Është publikuar edhe lista e plotë me 186 kandidatë të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rezultati i Primareve duket se nuk ka qenë kriter kryesore, ku shumë fitues, të zhgënjyer nga mofutja në lista të sigurta, kanë vendosur të tërhiqen nga gara, duke mos kandiduar as në listat e hapura, si Hysen Kadiu në Tiranë, Elisabeta Rredhi në Fuier apo Manjola Nikolla në Vlorë.
Aleatët e Partisë Demokratike në listat e sigurta kanë marrë 8 mandate për deputetë, ku 4 prej tyre i përkasin Partisë së Lirisë, dhe nga një mandat PBDNJ, PDIU, PR dhe PAA.
Më konkretisht, nga aleatët në Tiranë kandidojnë Fatmir Mediu, Mesila Doda, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, në Fier Brunilda Haxhiu, në Vlorë Vangjel Dule dhe në Durrës Artan Luku. Ndërkohë, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi do të garojnë në listë të hapur.
Në lista mungon edhe Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt, i cili arriti të merrte një rezultat të mirë në Primare dhe u përfol se do të kandidonte në Tiranë, por emri i tij nuk është askund.
Në listë figurojnë edhe emrat e dy deputeteve Ilda Dhori dhe Orjela Nebijaj në listat e hapura në Qarkun e Fierit, por të dyja ato kanë dalë publikisht dhe kanë njoftuar tërheqjen nga gara.
TIRANE
Lista e mbyllur
1. Sali Berisha
2. Belind Këllicci
3. Albana Vokshi
4. Flamur Noka
5. Fatmir Mediu
6. Jozefina Topalli
7. Edi Paloka
8. Ted Blushi
9. Klevis Balliu
10. Besart Xhaferri
11. Erisa Xhixho
12. Mesila Doda
Lista e hapur
1. Ethem Aga
2. Ilir Alimehmeti
3. Erisa Bajaziti
4. Kreshnik Çollaku
5. Rivelino Çuno
6. Eduart Çaça
7. Dhurata Çupi
8. Petrit Doda
9. Asllan Dogjani
10. Mhill Gecaj
11. Petrit Gjorgji
12. Altin Goxhaj
13. Mimoza Hajdarmataj
14. Edit Harxhi
15. Arjan Hoxha
16. Lisandër Hoxha
17. Florenca Hoxha
18. Rudin Avdiu
19. Jurgia Ilirjani
20. Shpëtim Idrizi
21. Albi Jahelezi (Aleat PR)
22. Salvador Kaçaj
23. Adriana Kalaja
24. Arnold Kariqi
25. Akil Kraja
26. Besim Kuka
27. Pranvera Kurpalaj
28. Ilir Meta
29. Grigels Muçollari
30. Myslym Murrizi
31. Jonathan Pano
32. Artur Roshi
33. Sali Shehu
34. Lili Sula
35. Jorida Tabaku
36. Ilda Zhulali
37. Xhulia Xheka
DURRES
Lista e mbyllur
1. Oerd Bylykbashi
2. Gent Strazimiri
3. Artan Luku (PAA)
4. Manjola Luku
5. Igli Cara.
Lista e hapur
1. Edlira Harizi
2. Skender Dika
3. Jola Hysaj
4. Aulon Kalaja
5. Ilirjana Kuçana
6. Arian Ndoji
7. Anida Ulliri
8. Ilir Haznedari
9. Emri Vata
10. Shyqyri Myrtollari
11. Petro Vokopola
12. Viola Kapedani
13. Pellumb Shullazi
14. Adriatik Hoxha
VLORE
Lista e mbyllur
1. Bujar Leskaj
2. Atird Hoxha
3. Ina Zhupa
4. Vangjel Dule
Lista e hapur
1. Alda Haluci
2. Matilda Qyrku
3. Nada Daullja Mecorapaj
4. Liljana Elmazi
5. Lorenc Banaj
6. Edmond Fetahu
7. Skender Muco
8. Darjo Runaj
9. Ritvan Mezini
10. Romario Meminaj
11. Petro Gjikuria
12. Artan Licaj
BERAT
Lista e mbyllur
1. Eno Bozdo
2. Zija Ismaili
Lista e hapur
1. Fatmira Kola
2. Thoma Runiçi
3. Oltion Merdari
4. Parim Mahmutaj
5. Ledion Mara
6. Lefter Maliqi
7. Valbona Doku
KUKES
Lista e mbyllur
1. Flamur Hoxha
Lista e hapur
1. Isuf Cela
2. Shkelqim Shehu
3. Elvira Peka
GJIROKASTER
Lista e mbyllur
1. Tritan Shehu
Lista e hapur
1. Mariklen Dervishi
2. Bajram Hysa
3. Alma Kore
4. Arben Ristani
ELBASAN
Lista e mbyllur
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodjana Çapja
4. Blendi Himçi
5. Aurel Bylykbashi
Lista e hapur
1. Ilirjan Alliu
2. Dritan Cani
3. Lumturi Hasa
4. Mustafa Pasha
5. Renato Kumria
6. Gani Cani
7. Lindita Kullolli
8. Dritan Pitarja
9. Elior Lila
10. Alesia Balliu
11. Qamil Boja
12. Armaldo Kllogjeri
13. Dashamir Xhika
14. Alis Narazani
KORCE
Lista e mbyllur
1. Ivi Kaso
2. Ledina Aliolli
3. Bledjon Nallbati
Lista e hapur
1. Gentjan Cela
2. Edmond Spaho
3. Gentjan Cala
4. Andrea Mano
5. Eleina Qirici
6. Brunilda Prifti
7. Ernest Koce
8. Kristi Kocibelli
9. Enton Cacani
10. Elsuida Vila
LEZHE
Lista e mbyllur
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti
Lista e hapur
1. Gjin Gjoni
2. Lindita Metaliaj
3. Kastriot Piroli
4. Aleksandër Lala
5. Edison Doçi
6. Viktor Tusha
7. Melisa Vuthaj
SHKODER
Lista e mbyllur
1. Luçiano Boçi
2. Greta Bardeli
3. Ramadan Lika
4. Kliti Hoti
Lista e hapur
1. Lodovik Hasani
2. Gent Ndoj
3. Bardh Spahia (Imeld Sokoli)
4. Tedi Kopliku
5. Gloria Shllaku
6. Ndoc Ashta (Imeld Sokoli)
7. Senada Mehmeti
8. Arben Lusha
9. Matilda Matija
10. Liljan Idrizi
11. Elmira Ndrevashaj
DIBER
Lista e mbyllur
1. Xhelal Mziu
2. Denisi Vata
Lista e hapur
1. Xhemal Gjunkshi
2. Alketa Agolli
3. Basir Collaku
4. Perparim spahia
5. Shpend ndreu
FIER
Lista e mbyllur
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Eduart Sharka
4. Brunilda Haxhia
5. Saimir Korreshi
Lista e hapur
1. Gentian Koçi
2. Ledion Çala
3. Luljeta Sejko
4. Ajet Bërguri
5. Ardian Ferro
6. Silva Hasa
7. Arben Çuko
8. Matin Dogani
9. Gentian Çela
10. Pelivan Bufi
11. Arben Hoxha
12. Fatjon Semanjaku
13. Samena Malena
14. Shpetim Axhami
Edi Rama dhe Belinda Balluku po bashkëpunojnë me klanet e krimit
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot në selinë blu, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, foli për miratimin e kandidaturave që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha deklaroi se koalicioni opozitar përbëhet nga rreth 25 parti politike, të cilat sipas tij, përfaqësojnë rreth një të tretën e elektoratit shqiptar.
“Ky avantazh ka shkaktuar dëshpërim të thellë në kampin qeveritar,” u shpreh Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpilojnë listat e kandidatëve në bashkëpunim me klanet e krimit.
Sipas Berishës, në Partinë Socialiste janë flakur të gjithë socialistët e vërtetë, ndërsa vendet në lista po mbushen me eksponentë të botës së krimit dhe të afërm të pushtetarëve. Berisha solli si shembull përjashtimin e Petro Koçit nga ana e Ceno Klosit.
“PS nuk përfaqëson më socialistët e vërtetë. Kërcënimi është metoda kryesore me të cilën po përcaktohen kandidatët e tyre,” tha Berisha.
Apeli i GJKKO shtyn për nesër shpalljen e vendimit për hajdutin e frikshëm Erion Veliaj
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion në përmasasa të frikshme.
Sipas njoftimit të Apelit të Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi do të shpallë nesër në orën 10:00 vendimin për Veliajn, ndërkohë që rrjetet sociale po tërbohen nga padurimi për ta parë aty ku është, në burg këtë monstër të vjedhjes së pasurive publike.
Avokatët e Veliajt kërkojnë lirimin nga qelia e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.

















