Kreu Blog Faqe 215

Rama-Berisha prodhojnë lista që do jenë lendë e parë për SPAK!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Për mua të paktën që kam kaq kohë që personalisht e mediatikisht që shpreh bindjen për kriminalizimin total të establishmentit të vjetër politik listat PS-PD që u dorëzuan në mesnatën e errët të 12 marsit nuk kishte surprizë.
Në sipërfaqe dhe në përmbajtje kjo është tentativa e fundit e tyre për ti bërë karshillëk drejtësisë së re.
Dhe jo vetëm kaq.
Eshtë dhe loja e fundit malinjë që ky binom neveritës politik bën me shqiptarët.
Këto lista flasin e ulurasin që krimi e korrupsioni vijon të vishet me imunitet.
Janë kaq shumë emra për të cilët do duhej kohë për komentim që jo vetëm janë turp i demokracisë, por mbi 30 prej tyre janë tashmë jo vetëm të penalizuar por lënda e parë në përpunim e organeve të drejtësisë së re.
E thënë shqip e pa dorashka Edi Rama e Sali Berisha dorëzuan mbrëmë në KQZ-në e Celibalishit listën e kaçakëve politik në kërkim dhe veten e tyre e shpallën shpella të errëta ku strehohet mafia shqiptare.
Nuk ka më asnjë dilemë dhe botërisht mbrëmë është proklamuar qëllimi i vërtetë i dyshes Rama-Berisha.
Në mungesë të emrave kriminalë nëpër qarqe ata me marrëveshje eksportojnë e importojnë të njëri-tjetri figura të djegura moralisht e politikisht dhe të argumetuara si të korruptuara që të balancohen në bashkëudhëtimin e mbrapshtë për shkatërrimin e vendit e të kombit.
Eshtë turp historik përveçse non sens kur këto dy parti që përbetohen me retorika ndershmërie e drejtësie e përfshijnë në këtë garë elektorale mbi 30% kandidatë të cilët jo vetëm kanë konsumuar vepra penale të krimit e korrupsionit por presin prangat e BKH sapo të jenë pa imunitet.
Sipërfaqja të jep idenë se ky bllok “Camorra” nuk mund të çahet dhe se ky vend e ngulfati shpresën tënë duke e dërguar në reanimacionin e spitalit Rama-Berisha.
Por besoni se nuk do jetë kështu me dt 12 maj.
Shqiptarët do dinë të zgjedhin dhe dallkauët politikë nuk do kenë mundësi të riinstalohen e të vjedhin.
Ata mund të adaptojnë këto lista famëzeza por e kanë të veshtirë të ndërrojne ADN-në e një kombi të sprovuar në luftëra e beteja për mbijetesë.

Opozita proamerikane drejt fitores madhështore të 11 majit mbi mafien 12 vjeçare

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Mbështetje dhe këshilla deri 77% Listës Opozitare “Aleanca Për Shqipërinë Madhështore” për të rrëzuar rregjimin klepotokratik të Rilindjes Krimit.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA nënshkroi marveshjen parimore me Partinë DEMOKRATIKE
Ne deklaruam :
Nuk vendosim kushte në Aleancën qëndra Liberale drejt të djathtës KONSERVATORE
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA” paraqiti listën me 12 personalite të Akademisë Kombëtare Konservatore, pranë zyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike Rithemelimi Prof.Dr. Sali Berisha.
Lista Konservatore.
Prefektura Dibër.
1 – Mse. Halil Tedi Teodori Diaspora ( Këshilltar Republikan pranë President 45 – 47 USA Donald Trump )
Prefektura Korçë.
2 – Luiza Fortuna Agolli Ekonomiste Shkrimtare.
Prefektura Berat – Tiranë – Korçë.
3 – Gerti Konda Historian – Gjeograf – Biznesmen.
Prefektura Tiranë.
4 – Prof. Dr. As. PHD Olsi Jazexhi.
5 – Av. Klara Marku Theodhosi.
6 – Endri Çela Arkitekt.
Prefektura Durrës.
7 – Ing. Igli MUKA
Prefektura Lezhë.
8 – Sefedin Likaj Biznesmen, këshilltar bashkia Kurbin
9 – Admiral Paulin Marku Biznesmen.
Prefektura Shkodër.
10 – Merita Preza Bizneswmen MODELING
11 – Leonard Koja Psikolog – Moderator Radiofonik Diaspora Gjermani.
Prefektura Elbasan.
12 – Lulzim Gjuzi Biznesmen diaspora Itali.
– Partia Kombëtare Konservatore Albania këshilloi në mënyrë zyrtare në takimet tona me Prof. Dr. Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Prof. Dr. Luçiano Boçi duke u shprehur zyrtarisht dhe këshilluam publikisht :
Duhet thënë Ndal
Në Listën Opozitare.
44 Kandidatëve për deputetë anëtarë apo jo të Partisë Demokratike që janë suportuar, financuar me fonde korruptive USAID duke abuzuar ndër vite në mbështete anti familjes, të infiltruarit në PD nga shoqëria e Hapur e majta ekstreme Fondacioni Aleks George SOROS
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA është e keqardhur që nuk u konsideruan propozimet tona po ashtu u lanë pa përfaqësi 12 Parti të Aleancës Për Shqipërinë Madhështore.
1 – Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim. Kryetar Av. Nikolin Staka Deputet Legjislatura lX
2 – Partia Ora e Shqipërisë. Kryetar Av. Phd. Zef Shtjefni Deputet legjislatura lX
3 – Partia Emigracioni Shqiptar. Kryetar Av. Phd. Kostaq Papa Deputet legjislatura lX
4 – Partia Kristian Demokrate Kryetar Av. Dhimitër Muslia.
5 – Partia Balli Kombëtar kryetari Av. Adriatik Alimadhi Deputet legjislatura lX
6 – Partia Demokristiane.
7 – Partia Bashkimi Demokrat Kryetari Av. Ylber Valteri.
8 – Partia Bashkimi Liberal. Prof. Dr. Arjan Starova Deputet legjislatura lV
9 – Partia Minoriteti Maqedonas për Integrimin Europian.
10 – Partia Persona me Aftësi të Kufizuar kryetari Gjovalin Shqalësi.
11 – Partia Bashkimi Popullor i pensionistëve kryetar Deputet legjislatura lX profesor Selami Jenishehri.
– Partia Kombëtare Konservatore Albania deklaron edhe një herë se :
Mbështesim fort opozitarizmin.
Ne këshillojnë largimin me dorëheqje të Soristëve nga lista PD – ASHM sikurse parashikon ligji zgjedhor edhe 36 orë lista mund të korrektohet, pas disa dorëheqjeve të personaliteteve të vyera në PD
I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha kryetar i PD – ASHM
Lutemi mbani larg listës personazhe të rrezikshëm për konservatorizmin të infiltruarit në PD nga Fondacioni Aleks George SOROS në Shqipëri.
Lista duhet të rishihet me kujdes duke mos i rënë ndesh politikës ANTI SOROS të presidentit Amerikan shkëlqesia e Tij Donald Trump.
“PKKA”
Zyra e Shtypit.
Tiranë – Shqipëri
Datë 13/03/2025

Ja 186 kandidatët e koalicioni “Shqipëria Madhështore” për zgjedhjet e 11 Majit

0

Është publikuar edhe lista e plotë me 186 kandidatë të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Rezultati i Primareve duket se nuk ka qenë kriter kryesore, ku shumë fitues, të zhgënjyer nga mofutja në lista të sigurta, kanë vendosur të tërhiqen nga gara, duke mos kandiduar as në listat e hapura, si Hysen Kadiu në Tiranë, Elisabeta Rredhi në Fuier apo Manjola Nikolla në Vlorë.

Aleatët e Partisë Demokratike në listat e sigurta kanë marrë 8 mandate për deputetë, ku 4 prej tyre i përkasin Partisë së Lirisë, dhe nga një mandat PBDNJ, PDIU, PR dhe PAA.

Më konkretisht, nga aleatët në Tiranë kandidojnë Fatmir Mediu, Mesila Doda, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi, në Fier Brunilda Haxhiu, në Vlorë Vangjel Dule dhe në Durrës Artan Luku. Ndërkohë, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi do të garojnë në listë të hapur.

Në lista mungon edhe Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt, i cili arriti të merrte një rezultat të mirë në Primare dhe u përfol se do të kandidonte në Tiranë, por emri i tij nuk është askund.

Në listë figurojnë edhe emrat e dy deputeteve Ilda Dhori dhe Orjela Nebijaj në listat e hapura në Qarkun e Fierit, por të dyja ato kanë dalë publikisht dhe kanë njoftuar tërheqjen nga gara.

TIRANE

Lista e mbyllur
1. Sali Berisha
2. Belind Këllicci
3. Albana Vokshi
4. Flamur Noka
5. Fatmir Mediu
6. Jozefina Topalli
7. Edi Paloka
8. Ted Blushi
9. Klevis Balliu
10. Besart Xhaferri
11. Erisa Xhixho
12. Mesila Doda

Lista e hapur
1. Ethem Aga
2. Ilir Alimehmeti
3. Erisa Bajaziti
4. Kreshnik Çollaku
5. Rivelino Çuno
6. Eduart Çaça
7. Dhurata Çupi
8. Petrit Doda
9. Asllan Dogjani
10. Mhill Gecaj
11. Petrit Gjorgji
12. Altin Goxhaj
13. Mimoza Hajdarmataj
14. Edit Harxhi
15. Arjan Hoxha
16. Lisandër Hoxha
17. Florenca Hoxha
18. Rudin Avdiu
19. Jurgia Ilirjani
20. Shpëtim Idrizi
21. Albi Jahelezi (Aleat PR)
22. Salvador Kaçaj
23. Adriana Kalaja
24. Arnold Kariqi
25. Akil Kraja
26. Besim Kuka
27. Pranvera Kurpalaj
28. Ilir Meta
29. Grigels Muçollari
30. Myslym Murrizi
31. Jonathan Pano
32. Artur Roshi
33. Sali Shehu
34. Lili Sula
35. Jorida Tabaku
36. Ilda Zhulali
37. Xhulia Xheka

DURRES

Lista e mbyllur
1. Oerd Bylykbashi
2. Gent Strazimiri
3. Artan Luku (PAA)
4. Manjola Luku
5. Igli Cara.

Lista e hapur
1. Edlira Harizi
2. Skender Dika
3. Jola Hysaj
4. Aulon Kalaja
5. Ilirjana Kuçana
6. Arian Ndoji
7. Anida Ulliri
8. Ilir Haznedari
9. Emri Vata
10. Shyqyri Myrtollari
11. Petro Vokopola
12. Viola Kapedani
13. Pellumb Shullazi
14. Adriatik Hoxha

VLORE

Lista e mbyllur
1. Bujar Leskaj
2. Atird Hoxha
3. Ina Zhupa
4. Vangjel Dule

Lista e hapur
1. Alda Haluci
2. Matilda Qyrku
3. Nada Daullja Mecorapaj
4. Liljana Elmazi
5. Lorenc Banaj
6. Edmond Fetahu
7. Skender Muco
8. Darjo Runaj
9. Ritvan Mezini
10. Romario Meminaj
11. Petro Gjikuria
12. Artan Licaj

BERAT

Lista e mbyllur
1. Eno Bozdo
2. Zija Ismaili

Lista e hapur
1. Fatmira Kola
2. Thoma Runiçi
3. Oltion Merdari
4. Parim Mahmutaj
5. Ledion Mara
6. Lefter Maliqi
7. Valbona Doku

KUKES

Lista e mbyllur
1. Flamur Hoxha

Lista e hapur
1. Isuf Cela
2. Shkelqim Shehu
3. Elvira Peka

GJIROKASTER

Lista e mbyllur
1. Tritan Shehu

Lista e hapur
1. Mariklen Dervishi
2. Bajram Hysa
3. Alma Kore
4. Arben Ristani

ELBASAN

Lista e mbyllur
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodjana Çapja
4. Blendi Himçi
5. Aurel Bylykbashi

Lista e hapur
1. Ilirjan Alliu
2. Dritan Cani
3. Lumturi Hasa
4. Mustafa Pasha
5. Renato Kumria
6. Gani Cani
7. Lindita Kullolli
8. Dritan Pitarja
9. Elior Lila
10. Alesia Balliu
11. Qamil Boja
12. Armaldo Kllogjeri
13. Dashamir Xhika
14. Alis Narazani

KORCE

Lista e mbyllur
1. Ivi Kaso
2. Ledina Aliolli
3. Bledjon Nallbati

Lista e hapur
1. Gentjan Cela
2. Edmond Spaho
3. Gentjan Cala
4. Andrea Mano
5. Eleina Qirici
6. Brunilda Prifti
7. Ernest Koce
8. Kristi Kocibelli
9. Enton Cacani
10. Elsuida Vila

LEZHE

Lista e mbyllur
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti

Lista e hapur
1. Gjin Gjoni
2. Lindita Metaliaj
3. Kastriot Piroli
4. Aleksandër Lala
5. Edison Doçi
6. Viktor Tusha
7. Melisa Vuthaj

SHKODER

Lista e mbyllur
1. Luçiano Boçi
2. Greta Bardeli
3. Ramadan Lika
4. Kliti Hoti

Lista e hapur
1. Lodovik Hasani
2. Gent Ndoj
3. Bardh Spahia (Imeld Sokoli)
4. Tedi Kopliku
5. Gloria Shllaku
6. Ndoc Ashta (Imeld Sokoli)
7. Senada Mehmeti
8. Arben Lusha
9. Matilda Matija
10. Liljan Idrizi
11. Elmira Ndrevashaj

DIBER

Lista e mbyllur
1. Xhelal Mziu
2. Denisi Vata

Lista e hapur
1. Xhemal Gjunkshi
2. Alketa Agolli
3. Basir Collaku
4. Perparim spahia
5. Shpend ndreu

FIER

Lista e mbyllur
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Eduart Sharka
4. Brunilda Haxhia
5. Saimir Korreshi

Lista e hapur
1. Gentian Koçi
2. Ledion Çala
3. Luljeta Sejko
4. Ajet Bërguri
5. Ardian Ferro
6. Silva Hasa
7. Arben Çuko
8. Matin Dogani
9. Gentian Çela
10. Pelivan Bufi
11. Arben Hoxha
12. Fatjon Semanjaku
13. Samena Malena
14. Shpetim Axhami

Edi Rama dhe Belinda Balluku po bashkëpunojnë me klanet e krimit

0

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot në selinë blu, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, foli për miratimin e kandidaturave që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha deklaroi se koalicioni opozitar përbëhet nga rreth 25 parti politike, të cilat sipas tij, përfaqësojnë rreth një të tretën e elektoratit shqiptar.

“Ky avantazh ka shkaktuar dëshpërim të thellë në kampin qeveritar,” u shpreh Berisha, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përpilojnë listat e kandidatëve në bashkëpunim me klanet e krimit.

Sipas Berishës, në Partinë Socialiste janë flakur të gjithë socialistët e vërtetë, ndërsa vendet në lista po mbushen me eksponentë të botës së krimit dhe të afërm të pushtetarëve. Berisha solli si shembull përjashtimin e Petro Koçit nga ana e Ceno Klosit.

“PS nuk përfaqëson më socialistët e vërtetë. Kërcënimi është metoda kryesore me të cilën po përcaktohen kandidatët e tyre,” tha Berisha.

Apeli i GJKKO shtyn për nesër shpalljen e vendimit për hajdutin e frikshëm Erion Veliaj

0

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion në përmasasa të frikshme.

Sipas njoftimit të Apelit të Posaçëm gjyqtari Engert Pëllumbi do të shpallë nesër në orën 10:00 vendimin për Veliajn, ndërkohë që rrjetet sociale po tërbohen nga padurimi për ta parë aty ku është, në burg këtë monstër të vjedhjes së pasurive publike.

Avokatët e Veliajt kërkojnë lirimin nga qelia e paraburgimit dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”.

Skandal/ 4.2 miliardë euro jashtë bankave

0

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend arriti në më shumë se 422 miliardë lekë apo rreth 4.2 miliardë euro në janar. Në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë, paraja “cash” u shtua me 34 miliardë lekë.

Kjo është një dështim i qeverisë në reduktimin e fenomenit të pastrimit të parave të pajustifikuara të korrupsionit apo aktivitetit kriminal.

Ekspertët ankohen se mes këtyre shumave ka para që vijnë nga aktivitete kriminale nga brenda apo jashtë vendit tonë, edhe pse për bizneset dhe individët do të thotë më shumë liri financiare apo reduktim i burokracive bankare.

Totali i parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare llogaritet në 1.79 trilionë lekë, ndërsa paraja informale përbën gati 23 për qind. Në vendet e Bashkimit Evropian ky tregues raportohet se nuk e kalon nivelin 9 për qind.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

Kjo “traditë” e pagesave me para në dorë i hap shtigje informalitetit dhe e bën të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave, edhe pse autoritetet thonë se po luftojnë fenomenin për të vënë nën kontroll fluksin e lëvizjes së parasë në Shqipëri.

Koha për ndryshim të opozitës dhe stabilitet politik.

0

Shkruan Zef Ndreka

Nesër është afati limit ligjor ku partitë politike konkuruese në zgjedhjet e 11 Majit që garojnë për deputet, duhet të prezantojnë listat e kandidatëve. Janë lakuar listat e mbyllura, të cilat mbahen top sekret pa asnjë kuptim nga partitë kryesore, PD dhe PS.
Ajo që të bie në sy menjëherë, sidomos tek këto parti, janë diferencat në emrat e deputetëve të ashtuquajtur të përjetshëm. Kështu, tek PD-ja, shohim në listat e mbyllura deputetët besnik vetëm të Berishës, si Noka, Paloka, Këlliçi, Topalli, etj emra që janë bërë të besdisshëm për elektoratin. Kështu, shikohet qartë se është një parti e mplakur, pa rini, pa gjak të ri, pa figura të reja.
Çfarë mund ti ofrojnë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve emra të tillë?
Ndërkohë, nga ana tjetër, bie në sy mos kandidimi i Kryeministrit dhe Kryetarit të PS-së, Edi Rama.
E parë në shumë plane, duket një risi, por për mendimin tim nuk është se ka ndonjë kuptim, pasi ai në çdo zonë elektorale ku mund te rregjistrohet, e ka të sigurtë mandatin e deputetit.
Atëherë, çfarë fshihet pas këtij veprimi?
Rama dëshiron të lëshoje pushtetin?!
Rama kërkon fitoren pa u përballur me non grat-at?!
Rama do të rizgjidhet përsëri Kryeministër?
Rama do të bëhet President?!
Apo, do shkëputet nga Shqipëria për tu angazhuar në punë të tjera jashtë saj?!
Përse është i imponuar apo i kondicionuar ta bëjë lëtë Rama?!
Apo, e ka më të lehtë të mos përballet me Berishën i cili realisht e do përballë?
Sido, polarizimi i elektoratit do të favorevole kryesisht këto dy parti kryesore, dhe do ketë pak hapsirë për partitë e tjera si e Llapajt, Shehajt, Doshit etj.
Nga ana tjeter, dy forcat politike që synojnë pushtetit, kanë mbaruar fushatën me emigrantët të cilët, nuk besoj se kalojnë 7-8% të numrit të votuesve. Që do të thotë se vetëm rrisin numrin e votuesve pa ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Këtë fakt e tregojnë më së qarti, emigrantët e Maqedonisë së Vetiut dhe të Kosovës, që kanë më shumë vite që votojnë.
Edhe pse polarizohet elektorati, edhe pse kërkohet nga opozita me argumentin se është koha për ndryshim, shqiptarët përsëri do ti bojkotojnë zgjedhjet.
Përballë njëra tjetres, dy partitë kryesore, njëra me non grat-ën që i prinë fushatës dhe tjetra pa Kryetarin, për shqiptarët ka një lehtësi:
Nuk do votojnë rikthimin e tretë të Berishës.
Ndërkohë, e majta, do të mund të ruaj përsëri 800 000 vota, duke dalë sigurisht e para parti fituese dhe duke marre mbi 72 deputetë.
Nqs parashikimi që sapo dhashë do jetë i saktë, çfarë do të bëje Berisha dhe opozita?!
Nuk do njohin përsëri zgjedhjet?!
Do të thonë se janë manipuluar e blerë përsëri votat?!
Po demokratët çfarë do të bëjnë pastaj, përderisa i kanë varur shpresat tek Berisha?!
Sidoqoftë, 11 Maji, do jetë dita kur shqiptarët do të shpëtojnë nga pengmarrësit politik dhe do hapet një epokë e re për opozitën.
Të shpresojmë.

Konservatorët shqiptarë shkojnë në zgjedhjet e 11 majit me figura të pastra

0

Shkruajnë Kujtim Gjuzi, Krytar i Akademisë dhe Zv. Presidenti Sabri Kadriu

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Akademia e Doktrines Konservatore.

Lista paraprake drejtuar Prof. Dr. Sali Berisha.

1 – Diaspora për në Dibër – Tiranë Halil Tedi Teodori Shqiptaro – Amerikan ( mik i afert i familjes Donald Trump ) i martuar.
2 – Tirana. Prof. As. Phd. Olsi Jazexhi 44 Vjeç i martuar.
3 – Tiranë. Gerti Konda Vjec. Arsim i Larte Drejtor ministria e Kultures Kabineti Berisha 2005 Biznesmen Beqar.
4 – Lezhë. Sefedin Likaj Arsim i lartë Këshilltar Bashkiak Boznesmen. I martuar.
5 – Lezhë. Admiral Paulin Marku Biznesmen i martuar.
6 – Durrës. Ing. Igli Kadri Muka Biznesmen i martuar.
7 – Korce Luiza Fortuna Agolli Ekonomiste e lartë Shkrimtare.
8 – Shkoder. Merita ldriz Preza Bisneswoman.
9 – Tirana Endri Çela Arkitekt bshkejeton.
10 – Tiranë Av. Klarita Marku zonja e Prof. Dr. Gjergji Theodhosi.
11 – Diaspora Endri Gjuzi Shqiptaro ltalian Biznesmene Roma.

Mosha mesatare 47 vjet.

Rutte viziton sot Kosovën, takohet me Osmanin dhe Kurtin

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot do të vizitojë Kosovën, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Shefi i NATO-s, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet në takime të ndara me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori drejtimin e NATO-s në tetor të vitit të kaluar.

Po ashtu, ai do të takojë përfaqësuesit e trupave ndërkombëtare në Kosovë.

Ndërkohë dje Rutte qëndroi për vizitë në Sarajevë. Vizita e Ruttes vjen në një kohë të ndjeshme për rajonin, vetëm disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e NATO-s dhe aleatëve të saj.

Kjo vizitë do të shërbejë për të riafirmuar përkushtimin e NATO-s ndaj sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon.

Edhe Policia e Kosovës ka dalë me njoftim rreth angazhimeve që do t’i kenë sot kur në Kosovë do të jetë për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policua ka treguar se për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës që sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore të disa segmenteve rrugore ku edhe pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu, riorientim të trafikut kanë thënë se do të ketë në afërsi të objekteve shtetërore, andaj kanë kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Fillon nga 500 mijë dollarë…”/ Ola Xama zbulon shifrat marramendëse të avokatëve amerikanë të Veliajt

0

Gazetarja Ola Xama, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se studio ligjore që po mbron Veliajn është ndër më të shtrenjtat në SHBA dhe e lidhur me presidentin Trump.

Xama tha tha se studioja ligjore është e udhëhequr nga Mark Kasovic, një avokat që ka punuar për presidentin Trump dhe ka asistuar në çështje ligjore të nivelit të lartë.

“Një lloj presioni po i bëhet sistemit të drejtësisë dhe gjykatës së apelit përpara shqyrtimit të masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, një ditë para seancës.

Fakti që përfaqësuesi i studios ligjore Kasowitz Benson Torres, tha se do të ishte në rolin e vëzhguesit, kishte një nëntekst. Ky nëntekst nënkuptonte se jo vetëm do të shihte se si respektohet procedura dhe e drejta nga ana e personit të dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Erion Veliaj, por edhe që procesi do të ndiqej me vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëse e analizojmë më thellë, studio ligjore Kasowitz Benson Torres, e udhëhequr nga Mark Kasoviç, ka një background të veçantë. Mark Kasovic ka qenë një nga avokatët e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka asistuar gjithashtu në disa çështje ligjore, duke përfshirë periudhën kur Trump ishte i akuzuar gjatë mandatit të tij të parë, në vitet 2015 dhe 2017.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kjo studio ligjore është një nga më të kërkuarat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por fokusi i saj kryesor nuk janë çështjet penale. Ajo merret më shumë me çështje të të drejtës tregtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Po ashtu, kjo studio është një nga më të paguara në SHBA, ku paga e partnerëve të saj arrin nga 250 mijë deri në 450 mijë dollarë në vit. Tarifimi për çështjet që ata marrin përsipër është gjithashtu i lartë, duke varion nga 500 mijë dollarë deri në dy milionë dollarë për një çështje.

Ndërkohë, honoraret për orët e punës të kësaj studioje variojnë nga një mijë deri në dhjetë mijë dollarë.

Nëse është e mundur, kjo çështje do të ndiqet edhe më nga afër nga avokati i përfshirë.”- tha Xama.

POSTIMET E FUNDIT