Kreu Blog Faqe 26

Flakë mbi të shkuarën, hijet mbi të ardhmen

0

Shkruan Matilda Kurti

Flakët në ish-vilën e Enver Hoxha, në zonën e njohur si Ish-Blloku, rikthyen jo vetëm kujtesën e një epoke të errët, por edhe zemërimin e një pjese të shoqërisë. Protestues të indinjuar hodhën molotov mbi ndërtesën që për dekada simbolizoi pushtetin absolut. Vila u mbulua nga flakët, ndërsa turma brohoriste: “E rrëzuam pas 35 vitesh!”
Pamja ishte e fortë, emocionale, simbolike. Njësoj si atëherë kur u rrëzua busti dhe shumëkush besoi se parajsa kishte zbritur në tokë. U mendua se vuajtjet morën fund, se një epokë u mbyll përgjithmonë. Por vitet që pasuan treguan një realitet më të hidhur: Shqipëria u zbraz, të rinjtë ikën, toka u shit, shpresa u tret mes premtimeve të pambajtura.
Në këto 35 vite, iku një “Enver” i diktaturës dhe erdhi një “Enver” i demokracisë. Secili shante paraardhësin, secili premtonte ndryshim, e sapo ulej në karrige, bënte të njëjtën gjë — ndoshta edhe më keq. Fjalët ndryshonin, por modeli mbetej. Pushteti ndërrohej, zhgënjimi jo.
Turma vazhdon të brohorasë përpara flakëve. Beson se me zjarr rrëzohet hija e diktaturës. Por a digjet historia? A shlyhet e shkuara duke djegur muret e një vile ku ka jetuar një njeri që ka 40 vite që nuk është më? E nesërmja mbetet e paqartë. Ndoshta mbi ato rrënoja do të ngrihet një kullë tjetër, në pronësi të radhës së ndonjë oligarku me fat. Ndoshta protesta do të shuhet, ndërsa realiteti do të mbetet i njëjtë për qytetarët e zakonshëm — si për banorët e Velipojës që kërkojnë tokën dhe bukën e tyre. Turma brohoret: “E shporrëm diktatorin përfundimisht!” Por historia ka treguar se diktatorët rrëzohen, ndërsa sistemi riciklohet. Flakët shuajnë një ndërtesë. Por e nesërmja? Ajo nuk ndërtohet me molotov. Ajo ndërtohet me vetëdije.

Qytetari pret zgjidhje, jo tym

0

Shkruan Zef Ndreka

Siç shihet, vetë fotoja paraqet një moment tensioni të lartë brenda sallës së Parlamentit shqiptar me ndezje flakadanësh, me tym që ngrihet drejt kupolës, me lëvizje të shpejta të deputetëve. Kjo ishte një situatë që dukej më shumë si skenë proteste sesa si seancë legjislative. Në dukje, për mitingashët që presin të protestojnë në mbremje, ky është akt simbolik i fortë, por edhe i rrezikshëm, si në aspektin fizik, ashtu edhe institucional.
28 shkurti 2026 shënon kështu një tjetër episod të përshkallëzimit të konfliktit politik.
Por si gjithnjë pyetja mbetet:
a prodhon kjo strategji kapital politik apo vetëm konsumon energji publike?
Ta analizojmë, çfar ishte, protestë apo spektakël?
Ndezja e flakadanëve brenda parlamentit, si gjithnjë mbetët një gjest demonstrativ që synon vetëm të tërheqë vëmendje. Por kur forma e demonstrimit bëhet më e fortë se përmbajtja pse sillën kështu, mesazhi zbehet vetë. Dhe fillon ta shikosh opozitën si reaktive, aspak proaktive.
Shfaqje e sjellje të tilla nga deputetët e opozitës në parlamenin e 2026, nuk i shoh as si revoltë, as si alternativë.
Edhe kur kritikat ndaj qeverisë janë të forta dhe të argumentuara, ato kanë nevojë për një ofertë politike të qartë, kanë nevojë për një program, për vizion, për ekip, për besueshmëri. Por kur mungojnë këto, aktet radikale siç veprohet sot në sallën e Kuvendit, mbeten vetëm akte presioni.
Këto nuk janë gjë tjetër, vetëm kosto për institucionin. Parlamenti është simbol i përfaqësimit. Çdo akt që cenon dinjitetin institucional, pavarësisht motivit, dëmton perceptimin e qytetarëve për politikën si mekanizëm zgjidhjeje dhe jo si arenë përplasjeje.
Historia politike dhe parlamentare shqiptare,na ka mësuar se tensionet ekstreme në parlament shpesh kanë forcuar palën që paraqitet si garante e rendit. Ndaj opozita duhet të matët me kujdes dhe të vlerësoje nëse këto akte e ndihmojnë apo e izolojnë më tej atë.
Revolta është e kuptueshme në një klimë mosbesimi të thellë, por revolta pa strategji është kthyer në ritual për opozitën. Dhe rituali, sado i zjarrtë, nuk ndërton alternativë qeverisëse.
Nga gjithë kjo protestë apo spektakël, humbës është vetëm qytetari, që pret zgjidhje, jo tym.

Konservatorët në mbështetje të qytetarëve Katolikë pronarë toke në Baks Rrjoll Velipojë

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklaratë.
Konservatorët kanë mbështetur dhe mbështesim PROTESTËN e qytetarëve Katolikë pronarë toke në Baks Rrjoll Velipojë të njohur me vendime Gjykate por edhe me të drejtë ZAKONORE me pronat tokë e trashëgume brez pas brezi.
Ne i bëjmë thirrje çdo investitori të pranojë kushtet e banorëve autoktonë Katolikë të zonës Rrjoll ose të largojë mjetet me të cilat mendon se mund të uzurpojë të drejtat pronsore të komunitetit në Rjoll.
Ne i bëjmë thirrje çdo oligarku fallsifikator të dokumentave në Baks Rjoll Velipojë dhe në çdo hapsirë në Republikën e Shqipërisë që ka siguruar dokumenta me korrupsion, fallsefikim apo blerje, pa bazuar në ligje dhe të drejtën Zakonore. Prona e trojet janë të shenjta janë mbrojt me gjak me kohë. Kushdo Oligark që rrëmben hapsira strategjike, pyje, porte, dete, lumenj truall të trashëguar, herët a vonë do përballet me ligjin sekuestro ndiq paratë si Anti Mafia Albane.
Ne mbështesim çdo qytetar jo vetëm në Baks Rjoll dhe Durrës Qendër që vertëton se është pronar i pasurive të paluajtëshme me dokument që nga themelimi i shtetit Shqiptar 1912 Ne do njohim dhe mbështesim traditën zakonore, vërtetësinë fisnore të çdo prone të paluajtëshme të çdo shqiptari.
Oligarkë larg duart nga pronarët Baks Rjoll.
Përgatiti:
Anëtar i Konferencës Globale “Poliecco” për siguri, lumej, liqene, porte, dete, oqeane dhe Troje.
Dv, Lujtim Gjuzi

Tiranë Albania.
Datë 28/02/2026

Sfida e vërtetë

0

Shkruan Zef Ndreka

Vlerësimi i Bashkisë Lezhë si 100% transparente është pa asnjë dyshim, një zhvillim që meriton vëmendje të madhe, sidomos në një realitet si Shqipëria, ku çështja e transparencës publike ka qenë historikisht një nga pikat më të debatueshme të qeverisjeve.
Si fillim, duhet kuptuar se transparenca institucionale nuk është një slogan politik apo një element dekorativ komunikimi me opinionin publik.
Vlerësimi përfaqëson një standard themelor të funksionimit të shtetit modern me punën e administratës, akses në informacione, në llogaridhënie, në gjurmueshmërinë e vendimmarrjeve dhe përdorimit të fondeve publike.
Në këtë kuptim, një vlerësim maksimal nënkupton se institucioni Bashkia Lezhë, sipas metodologjisë së monitorimit, ka përmbushur kriteret e kërkuara për publikimin e të dhënave, të procedurave, të kontratave, të vendimeve dhe të aktiviteteve të saj.
Megjithatë, një vlerësim 100% ngre natyrshëm disa reflektime kritike.
Është e rëndësishme të theksohet, se si asnjëherë tjetër, transparenca në këtë Bashki, publikimi i dokumenteve apo informacioneve në mënyrë teknike, kanë garantuar që qytetarët e kuptojnë, e përdorin apo e ndjejnë këtë transparencë në jetën e përditshme. Transparenca në këtë Bashki ka qënë reale dhe është matur me mënyrën se si qytetari ka ndërvepruar me administratën dheve ka parë sa e lehtë është të marrësh shërbime, se sa të qarta kanë qënë procedurat dhe sa i drejtë ka qënë perceptimi e trajtimi nga Bashkia.
Është po kaq e rëndësishme qëndrueshmëria e këtij standardi. Transparenca është një arritje e madhe dhe objektive që u shpall këtë herë dhe duhet të mbetet e garantuar përgjithmonë.
Kjo kërkon këmbëngulje dhe disiplinë administrative, kërkon kulturë institucionale dhe kontroll të vazhdueshëm. Ndaj për qytetarët është shumë e rëndësishme që kanë ndjerë ndryshimet në drejtim, në staf apo në praktikë pune të kësaj Bashkie.
Por nga ana tjetër, një vlerësim i tillë i merituar ka edhe një dimension politik e simbolik. Në një klimë ku mosbesimi ndaj institucioneve publike është i përhapur, një certifikim i transparencës do të mund të jetë dhe të shërbejë si instrument legjitimimi për drejtuesit vendorë.
Kështu, ky vlerësim pasqyron një praktikë reale dhe të prekshme për qytetarët dhe për fatvtë.mirë të qytetarëve lezhjanë, kemi të bëjmë me një precedent pozitiv për qeverisjen vendore.
Sfida e vërtetë për çdo institucion publik, përfshirë drejtimin e Bashkisë Lezhë nga Pjerin Ndreu, nuk është vetëm të arrijë një standard si ky, por ta kthejë transparencën në përvojë të përditshme të qytetarit.

Si iu dha Ulqini Malit të Zi

0

Shkruan Xhafer Sadiku

(Projekti i Fuqive të Mëdha dhe rezistenca e Portës së Lartë)
Pas dështimit për dorëzimin e Plavë- Gucisë dhe Hot – Grudës Malit të Zi, konsujt e Anglisë dhe Austro-Hungarisë në Shkodër, përkatësisht Green dhe Lippich, ditët e para të majit 1880, morën iniciativën për të përgatitur një projekt tjetër. Këtë herë u bë kujdes që të dukej sikur projektin e kishte paraqitur vetëm Anglia, si fuqi më e painteresuar.
Rusia kërkoi që Malit të Zi të mos i imponohej një zgjidhje kundër dëshirës së tij. Kërkesa e saj u pranua, madje ajo u njoftua për propozimin anglez që zhdëmtimi i Malit të Zi të bëhej me territorin në perëndim të liqenit të Shkodrës deri në derdhjen e Bunës në det.
Edhe Franca me Gjermaninë e pranuan projektin, ndërsa Mali i Zi dhe Porta e Lartë nuk ishin informuar.
Më 11 qershor u njoftuan Fuqitë e Mëdha për projektin i cili përfshinte dorëzimin e Ulqinit me rrethina dhe bregdetin e tij, Malit të Zi.
Për të bërë më të lehtë realizimin e projektit, Green dhe Lippich kishin bërë pjesë të tij një autonomi për zonën në Veri të lumit Mat.
Në fakt, si bazë për projektin e dorëzimit të Ulqinit, Geen dhe Lippich përdorën përkatësinë religjoze të popullsisë së zonës që do t’i dorëzohej Malit të Zi. I njëjti kriter u ndoq edhe për zonën që do t’i njihej autonomia. Kështu, në projektin e autonomisë nuk u përfshi tërë vilajeti i Shkodrës, por zona në veri të lumit Mat.
Qendrimi i Portës së Lartë
Që në fillim Porta e Lartë u ndodh përpara presionit të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin zbatimin e vendimeve të tyre. Dega e Shkodrës e Lidhjes së Prizrenit, e përbërë prej 14 antarësh myslimanë dhe 6 katolikë, ishte në koordinim me përfaqësuesit e Portës, në vilajetin e Shkodrës.
Në një letër dërguar kavalierit Thoemmel, më 5-17 maj 1880, Radonich i Malit të Zi theksonte se Porta kërkonte të fitonte kohë, “për të organizuar më mirë shqiptarët dhe për të na bërë ne të humbasim durimin”.
Në të vërtetë, Porta kishte kërkuar disa herë zgjatjen e afatit, duke shpresuar në një çarje të Fuqive të Mëdha.
Më 11 qershor 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll i dërguan një notë ministrit të Jashtëm të Perandorisë Osmane, Abedin Pashë Dinos, shqiptar nga një familje e famëshme e Çamërisë , notë e cila përmbante disa dispozita të Traktatit të Berlinit. Ata kërc ënuan se do ti zbatonin me forcë vendimet dhe për këtë qëllim dërguan flotën përballë Ulqinit.
Abedin Pasha ngarkoi Izet Pashën të shkonte në Shkodër për të shmanur ndonjë konflikt midis shqiptarëve dhe malazezëve sepse një gjë e tillë do të bënte që zonat shqiptare të push toheshin nga Fuqitë dhe territoret do t’i kalonin Malit të Zi.
Abedin Pashë Dino dërgoi në Shkodër edhe dy komisionerë, njëri prej të cilëve, Mustafa Pashë Vlora, më 1879, kishte mbrojtur territoret shqiptare në Shqipërinë e Poshtme.
Më 6 korrik 1880 Ministria e Jashtme e Malit të Zi i lajmëroi Fuqitë e mëdha se Qeveria Osmane në njërën anë u bën lajka shteteve të Evropës në anën tjetër ar matos shqiptarët dhe i nis në anën e Bojanës për në Ulqin. I ndodhur nën presionin e Fuqive të Mëdha, Abedin Pasha u propozoi, më 15 korrik, se Porta ishte e gatshme t’i lëshonte Malit të Zi gjysmën e Cemit dhe të rrethit të Ulqinit, me përjashtim të qytetit dhe të bregdetit.
Por Fuqitë nuk e pranuan në asnjë mënyrë propozimin e tij, madje, nëpërmjet disa notave kolektive i tërhoqën vemendjen se nuk i mbetej gjë tjetër veçse të lëshonte qytetin e Ulqinit me gjithë bregdetin.
Presioni i madh i Fuqive të Mëdha bëri që qeveria në Stamboll, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit 1880, të jepte dorëheqjen dhe bashkë më të u largua edhe Abedin Pashë Dino. Në postin e ministrit të Jashtëm u emërua Asim Pasha.
Dorëzimi i Ulqinit
Më 18 shtator Sulltani i propozoi ambasadorit anglez për ruajtjen e statuquo- së së vijës së kufirit shqiptaro-malazes, por ambasadori nuk pranoi.
Më 28 shtator 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Stamboll i dorëzuan një Notë kolektive ministrit të Jashtëm të Perandorisë, Asim Pashës, ku kërkonin dorëzimin e Ulqinit.
Dy ditë më vonë, ambasadori i Austro-Hungarisë i kërkoi Sulltanit të mos e zgjaste çështjen kaq shumë.
Më 2 tetor 1880, Ambasadori i Rusisë deklaroi se e shikonte gjendjen shumë serioze. Sipas pikëpamjes së tij, fuqitë ose duhej të hiqnin dorë nga problem i Malit të Zi, ose të hynin në luftë kundër Turqisë. Anglia dhe ndoshta ndonjë fuqi tjetër do të dëshironin luftën. Rusia do të vihej në një situatë të vështirë.
Sipas një raporti që mban datën 23 tetor 1880, qeveria gjermane ngulte këmbë që Turqia të dorëzonte Ulqinin. Sulltani ndodhej në pozitë të vështirë, pasi i kishte siguruar shqiptarët se nuk kishte për të dorëzuar asnjë copë të territorit të tyre.
Duke përfituar nga presioni i Fuqive të Mëdha mbi Portën e Lartë Mali i Zi shtoi dhunën mbi shqiptarët. Sulltani kërkoi nga Fuqitë të ndërhynin pranë Malit të Zi, për të ndërprerë dhunën.
Ambasadori francez i përcolli princit të Malit të Zi qëndrimin e qeverisë franceze e cila kërkonte që Mali i Zi të tërhiqte masat kundër shqiptarëve.
Më 2 nëntor Graf Hatzfeld, përfaqësuesi gjerman në Stamboll, u takua me Sulltanin dhe i kërkoi të dorëzonte Ulqinin, sa më parë të ishte e mundur.
Pas një zgjatje, Porta e Lartë dërgoi Riza Pashën në vilajetin e Shkodrës, por ambasadorët e Fuqive të Mëdha dyshonin se ai nuk kishte vajtur për ta dorëzuar Ulqinin.
Betejave diplomatike dyvjecare të Portës së Lartë me Fuqitë e Mëdha, dhe në mënyrë të veçantë të Abedin Pashë Dinos,po u vinte fundi dhe Ulqini iu dorëzua Malit të Zi.

Shtet vrasës

0

Shkruan Maliq Torra

Si qytetar që dua shtet e ligj , ku populli të gëzojë qetësi , siguri dhe dinjitet mbi pronën e tij të trashëguar nga paraardhësit dhe garantues të jetë shteti , vërej me shqetësim se pas ’90-ës çdo qeveri e ka përdhosur integritetin e qytetarit e të pronarit të ligjshëm me ligjet antinjerëzore e vrasëse për popullin .
Filloi që me rrumpallën e djegieve me teoritë e praktikat ogurzeza si ; “tokë e xanun” , “teoria xero” dhe shkatërrimi i erdhi me famëkeqin ligj “7501-in” që po vazhdon më me përdhunë me “paketën e haleve” do ta quaja unë ku njerëz me para pisllëku janë kthyer në “investitorë strategjikë” dhe me bekimin e qeverive mafioze po uzurpojnë prona pafund duke futur në konflikte armiqësore pronarë të ligjshëm me hajdutë shteti që i ndërsen po vetë shteti !!!
Shikojeni se si është përshkallëzuar situata në Rjoll mes banorëve autoktonë dhe një zaptuesi pronash i certifikuar dhe i siguruar prej vetë shtetit mafioz që kërkon të përdhosë gjakun dhe eshtrat e të Parëve , të ndërtojë mbi VARRET shekullorë luksin e qelbur që kurrë nuk do ta gëzojë !
Fatkeqësi për këtë popull , fatkeqësi për policat e shkretë , por ata punonjësit kukulla që ruajnë objektin që ky shtet vrastar i fut në vëllavrasje !
O shtet , o qeveri , o k/ministër , a keni marrë përsipër ta drejtoni këtë vend , këtë popull ?!
Nëse po , atëherë dëgjoni dhe arsyetoni me pjekuri , me logjikë e kurrsesi me harbutitet e me arrogancë të pështirë mbi këto plagë që po vetë ia keni hapur popullit !
Koha , historia do t’u vlerësojë , qoftë për mirë , ose qoftë për keq dhe të gjitha gjasat janë që historikisht e brez pas brezi ju do të kujtoheni si fatkeqësia më e zezë që i keni ardhur këtij vendi , sepse , në vend që të jeni “bariu i grigjës” , ju jeni kthyer në vrasës gjakftohtë varrmihës i çdo aspirate dhe shpresë për popullin tënd kaq të shpërfillur e të duruar !
Veproni sa pa u turpëruar në përjetësi !

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Edi Ramës

0

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime. Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.

Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Qejflinjtë me “mision diplomatik” kanë protestuar menjëherë duke thënë që kanë imunitet. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vërtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.

Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re. Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.

Sipas një burimi të gazetës DITA, një prej tyre përfaqëson sot Shqipërinë në një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tjetri është prej disa vitesh ambasador i Shqipërisë në një prej vendeve fqinj.

“Sidoqoftë ish-ambasadori Bime êshtë i vetmi që mund të konfirmoj identitetin e tyre” – tha burimi.

Bindjet private dhe sjelljet publike

0

Shkruan Zef Ndreka

Gjithë kryesia e PD-së, të gjithë deputetët e saj, tashmë edhe foltoristët mbështetës të Berishës e kanë të qartë dhe e kanë kuptuar se me Berishën të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe nuk mund të vijnë në pushtet, për 1001 arësyet që dihen.
Megjithkëtë, të gjithë heshtin në kryesi, në Kuvend Kombëtarë, në grup parlamentarë.
Me sa duket, sejcili në visin e vet, hesht për të mos krijuar përplasje me dashamirësit dhe servilët e Berishës, për të arritur marrjen e partisë nesër po të jepet mundësia, edhe pse mund të jetë vonë…
Kjo që sapo theksova është një fenomen i njohur në partitë politike, jo vetëm në Shqipëri, pra saktësisht, tensioni midis bindjeve private dhe sjelljes publike brenda strukturave të një partie, siç ndodh në PD.
Situata të tilla në PD ndërthuren nga llogaritë individuale politike.
Deputetët dhe drejtuesit shpesh veprojnë mbi bazën e interesit afatgjatë personal ku qëllimi është ruajtja e pozicionit, e karrierës, e aksesit në strukturë politike e drejtuese. Edhe kur ndonjëri prej tyre mund të kenë rezerva ndaj Berishës, përplasja e hapur bart rrezik të madh politik.
Situata e tillë në PD ka ardhur nga struktura e pushtetit në parti.
Berisha vazhdon me ndikim të fortë historik, organizativ dhe emocional mbi bazën dhe kështu është krijuar një lloj “graviteti politik”. Edhe figura politike apo deputetë që nuk janë plotësisht dakord me berishën, shmangin konfliktin për të mos u përjashtuar ose margjinalizuar prej tij.
Situata e tillë në PD ka ardhur nga frika e përçarjes.
PD-ja dhe çdo parti opozitare, sidomos kur kanë kaluar kriza të brendshme, pothuaj gjithnjë kanë ndjeshmëri të lartë ndaj çdo debati publik. Shumë aktorë të partisë preferojnë heshtjen, duke menduar se konflikti i brendshëm dëmton më shumë sesa status quo-ja.
Situata e tillë në PD, ka ardhur nga shpresa për tranzicion të butë.
Disa mund të presin që ndryshimi i lidershipit të.partisë të vijë natyrshëm me kohën, pa përplasje të drejtpërdrejtë. Kjo ka krijuar një situatë pritjeje, ku askush nuk merr iniciativë të hapur për ndryshim.
Situata e tillë në PD, ka ardhur nga dinamika e bazës elektorale, ku një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë ka mbetur e lidhur me liderin dhe për këtë shkak çdo sfidë e brendshme shihet si e rrezikshme. Politikanët si Berisha janë shumë të ndjeshëm ndaj reagimit të militantëve.
Megjithatë, ekziston edhe një paradoks i zakonshëm i PD-së në këto rast, ku heshtja kolektive mund të ruajë përkohësisht stabilitetin afatshkurtër dhe mund të shtyjë zgjidhjen e problemeve strategjike. Ashtu siç nga ana tjetër, përplasjet e forta mund të sjellin rinovim, por edhe fragmentim.
Pyetja që shtrohet në këtë rast për politikanët e PD-së:
A është më e kushtueshme të ruash unitetin formal apo të adresohen hapur debatet e brendshme?

Dikur reformator me sopatë në dorë, sot nje diktator i pa shpirt ..

0

hkruan Rifat Kullolli

Imazhi i Edi Ramës me sëpatë në dorë mbetet një nga dokumentet vizuale më provokuese të historisë politike shqiptare, duke simbolizuar për shumë shqiptarë fillimin e një epoke ku forca dhe vendimmarrja e njëanshme do të mbizotëronte mbi ligjin. Kjo foto, e shkrepur gjatë aksioneve radikale në Tiranë, nuk shënoi vetëm prishjen e ndërtimeve pa leje, që ishte një domosdoshmëri për atë periudhë , por edhe lindjen e një modeli qeverisës që “do shkulte me rrënjë” pa pyetur për pasojat sociale apo sigurinë juridike të qytetarit.

Për ata që e njihnin nga afër dhe për kritikët politike , kjo ishte “e zeza” që paralajmëroi një autoritarizëm modern, ku estetika e fasadës do vlente më shumë se xhepi i popullit.
Ky stil i “sëpatës” në terren u pasua deri në vitin 2025 , kur urdhëroi rrafshimin e qindra objekteve në Theth e Valbone dhe me tej ne çdo qytet e fshat të vendit ..Por ai nuk u mjaftua më vepra fizike, por përdori me sukses një tjetër mjet të fuqishëm, atë premtimeve populiste .

Gjatë rrugëtimit drejt pushtetit, veçanërisht rreth vitit 2011, Rama premtoi e mashtroi lehtësimin e barrës ekonomike te familjeve shqiptare përmes heqjes së TVSH-së për ushqimet e shportës dhe uljes së saj për energjinë elektrike. Ishte një zotim për të mbushur tryezat e shqiptarëve të varfër, duke prekur direkt bukën, qumështin dhe dritat.

Sot, pas rreth 15 vitesh, këto premtime kanë mbetur në “shportën bosh” të kryeministrit. Jo vetëm që TVSH-ja e shportës nuk u prek jo vetëm që nuk u bë asgjë, por në vitin 2013 dhe 2014 ngriti çmimin e karburanteve me 280 lek litri, ku sot çmimi i këtij artikulli është më i larti në Ballkan .. Dhe tai kostoja e jetesës në Shqipëri ka arritur nivele rekord, duke e bërë mbijetesën sfiduese për familjet e thjeshta.

Kontrasti midis liderit “reforma-bërës” me sëpatë ne dorë dhe realitetit ekonomik të sotëm dëshmon një trajektore ku pushteti u mor me premtime sociale, por u ushtrua me një arrogancë që i ka lënë qytetarët me premtime të pambajtura dhe tryeza gjithnjë e më të zbrazëta dhe akoma më keq , me një Shqipëri pa shqiptarë… . .

Emona Kraja: ‘Muzika ndihmon në zhvillimin emocional, intelektual dhe social’

0

Emona Kraja: Mësuese muzike në Shkollën ‘Branko Kadija’ Shkodër.

Instrumentiste Flaut: ‘Universiteti i Arteve Tiranë’.

Instrumentiste pikolo: ‘Banda muzikore dhe Filarmonia e Shkodrës’.

1)A ndikon muzika në edukimin e fëmijëve?
Po. Muzika ndihmon në zhvillimin emocional, intelektual dhe social. Ajo rrit përqendrimin, kujtesën, disiplinën dhe kreativitetin.

2)Si i përzgjedh këngët?
Këngët zgjidhen sipas moshës, lartësisë vokale, ritmit të thjeshtë dhe përmbajtjes edukative. Zgjedh këngë që janë të përshtatshme dhe të pëlqyera nga fëmijët.

3) A ju flisni për kompozitorin dhe përmbajtjen?
Po. Ju tregoj kush e ka krijuar këngën dhe çfarë mesazhi ka.
Për shembull, për Wolfgang Amadeus Mozart shpjegoj që ishte kompozitor i madh që krijonte që fëmijë.

4) A i njohin notat dhe vlerat e tyre?
Po, sipas moshës. Mësojnë notat muzikore dhe vlerat ritmike përmes lojës dhe ushtrimeve praktike.

5 Çfarë roli ka teksti?
Teksti ndihmon në zhvillimin e gjuhës dhe përcjell mesazhe edukative.
Fëmijët e mësojnë përmes përsëritjes dhe diskutimit.

6) A duhet të mësojnë instrumentet tradicionale?
Po, të paktën disa elemente bazë të instrumenteve si lahuta, çiftelia, dajre etj., të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe forcojnë identitetin kombëtar.

7)A janë të interesuar për muzikën klasike dhe Jazz?
Po, nëse prezantohen në mënyrë interesante dhe të përshtatshme për moshën e tyre.

8 Çfarë duhet të bëjë mësuesi i muzikës në të ardhmen?
Të përdorë metoda moderne, të nxisë kreativitetin dhe të krijojë ambient motivues për nxënësit.
Intervistoi: Qamil Gjyrezi

POSTIMET E FUNDIT