Kreu Blog Faqe 916

Zemerohet Evi Kokalari dhe shpërthen kundër Belind Këlliçit: Turp të të vijë… Do flas shpejt…

0

Mbështetësja e kreut të PD, Sali Berisha, Evi Kokalari, shpërthen me akuza të forta ndaj Belind Këlliçit. Në një postim në “Facebook”, Kokalari i drejtohet ashpër Këlliçit, duke i thënë “Turp të të vijë që orientove votat për Kryesinë e PD”.

Në mesazhin e saj, mbështetësja e Berishës paralajmëron se “Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!”, ndërsa shton se “Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/orientohen”.

Postimi i Evi Kokalarit:

Nuk dua të dëgjoj më që Belind Kelliçi dhe Fatbardha Kadiu kanë qënë më të votuarit në Kryesi. Dhe hipokrizinë e Belindit kur thotë se është i prekur nga kjo dashamirësi në votim, kur e di fare mirë si e arriti, bën mirë ta përdorë për ata që e rrethojnë dhe jo për njerëzit me IQ të konsiderueshme.
Turp ti vi Belindit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 Maj.
Nuk është aspak etike që një anëtarë i Këshillit të loboj për miqtë e tij kundër anëtarëve të tjerë.
Ky quhet orientim vote dhe është një lloj manipulimi i vullnetit të lirë. Ky akt duhet të ndërshkohet nga Komisioni i etikës nëse PD do këtë një.
Turp edhe për ata që nisën një list lobimi për Kryesi në mëngjesin e 22 Majit, duke lënë jashtë deputet dhe njerëz që vërtet i janë gjëndur Sali Berishës pranë që ditën e parë dhe që doktori i kishte dhënë një shans të barabartë për Kryesi, ashtu siç dhe e meritonin.
Ju jeni po aq të shantazhueshëm sa ishit me Lulzim Bashën, dhe helbete ju jeni të fundit që ju bashkuat karvanit të Berishës.
Ja, ky eshte karakteri, integriteti dhe hipokrizia juaj.
Kam katër javë që bëj luftë pikërisht për të mbrojtur votën e 22 Majit dhe të 3 Qershorit, dhe nuk do t’ju lë ti merrni votë individëve si Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe disa të tjerëve nëse ata kandidojnë këtë të Premte. Këta e kanë treguar integritetin dhe kapacitetin e tyre dhe kanë aq dinjitet që mos ngelen krijesa të lobimeve.
Jam gati të flas në detaje nëse kandidaturat dhe votat e të Premtes manipulohen/ orientohen.
Do flas me emra, mbiemra dhe fakte!!

Investitorët e mëdhenj largohen nga Shqipëria, mbyllen 44 kompani

0

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta shënoi rritje të shpejtë në vitin 2021, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2021, në vend kishte 6,635 ndërmarrje me kapital të huaj dhe të përbashkët, me një rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar. 600 ndërmarrje të reja me kapital të huaj ose të përbashkët u hapën në vitin 2021, nga rreth 15 mijë që ishin gjithsej subjektet e shtuara në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve të huaja kishte rënë me 6.3% në krahasim me 2019-n, si rrjedhojë e pasojave që krijoi në ekonomi pandemia dhe kufizimet që u ndërmorën për ta frenuar atë.

Gjithsesi, edhe në raport me 2019-n, numri i ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta u rrit me 3.2%.

Ndonëse numri total i ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vend është rritur ndjeshëm, janë të vegjlit ata që kanë bërë diferencën, ndërsa kompanitë e mëdha, që punësojnë më shumë se 50 punonjës kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 janë larguar (neto) 44 kompani, që kishin më shumë se 50 punonjës dhe 97 të tjera që kishin nga 10 deri në 49 punonjës. Të larguarit janë kryesisht në fushën e industrisë, ishte aktiviteti i vetëm me rënie të numrit të bizneseve të huaja në 2021.

Në të kundërt, janë shtuar 648 subjekte të vogla, që kanë nga 1-4 punonjës dhe 93 biznese me 5 deri në 9 punonjës.

Dominojnë vendet e BE-së

Sipas INSTAT, Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5,6% të ndërmarrjeve gjithsej, krahasuar me 5,1% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2020, dhe punësojnë 12,7% të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 57,6% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 45,5% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 68,9% dhe 12,7%.

Mbizotërojnë shërbimet, rritet teknologjia e informacionit

Shërbimet dominojnë në bizneset e huaja që hapen në Shqipëri, me 38% të totalit, të ndjekura nga tregtia me 24%. Shërbimet shënuan dhe rritjen më të lartë të bizneseve të huaja, duke përbërë më shumë se gjysmën e subjekteve nga kjo kategori, të regjistruara në vtin 2021.

Një dukuri pozitive është shtimi i bizneseve të huaja në aktivitetin e “Informacioni dhe komunikacioni”, që u rrit me 22%, ose 97 ndërmarrje të reja. Kjo është rritja më e lartë në përqindje nga të gjitha aktivitetet ekonomike, e ndjekur nga shërbimet, me 16%.

Teknologjia dhe Informacioni po tërheq vitet e fundit investitorë të huaj, që ofrojnë shërbime për të tretët, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore. Operatorët e tregut kanë pohuar se pavarësisht interesit të lartë, problem mbetet gjetja e fuqisë punëtore të specializuar për shkak të emigrimit të profesionistëve.

Pavarësisht rritjes, pesha e bizneseve të IT në totalin e subjekteve të huaja mbetet e ulët, me vetëm 8% të totalit.

Edhe bizneset me kapital të huaj përgjithësisht janë të vogla. Vetëm 4.4% e ndërmarrjeve të huaja në vend kishim më shumë sesa 50 punonjës. Monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT

Taulan Ballës i dhimbet opozita që nuk propozon Majlinda Bregun për Presidente të Republikës

0

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpreh keqardhje që opozita nuk propozoi emrin e Majlinda Bregut për Presidente.

Balla nuk komentoi nëse e përjashton mundësinë e kandidimit të Bregut nga vetë PS, por thuri lavde për ish-deputeten dhe ish-ministren demokrate.

“Kam vlerësim tejet pozitiv me znj. Bregu. Më vjen shumë keq që opozita nuk e propozoi znj. Bregu”, deklaroi Balla në “Euronews Albania”.

Drejtuesi i grupit parlamentar socialist tha se do ta votonte Ardian Dvoranin për President nëse do ta miratonte kryesia e PS.

I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse emri i Bregut dhe Dvoranit janë në listën e emrave që do të diskutohen të shtunën në Kryesinë e PS-së, ai nuk e mohoi këtë gjë.

Ai tha se shpreson që kandidatin e socialistëve për President ta mbështesin më shumë se sa 74 deputetë.

“Shqipëria duhet të ketë një president sa më të pranuar nga të gjitha shqiptarët. Prandaj kemi thënë që nuk duam një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, tha Balla.

Lamtumira e Presidenti Bujar Nishani, sot ditë zie kombëtare

0

Kjo e enjte është ditë zie kombëtare. Ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit do t’i jepet lamtumira e fundit. Ai ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.

Trupi i pajetë i Bujar Nishanit mbërriti në Shqipëri mbrëmjen e së martës. Ditën e sotme ish-presidentit do t’i bëhen të gjitha nderimet në një ceremoni shtetërore.

Homazhe për Nishanin u kryen edhe një ditë më parë, teksa arkmorti me trupin e tij u vendos ne sallën “Skenderbeu” të Presidencës së Republikës, ku familjarët pritën ngushëllimet.

Homazhet zyrtare për Nishanin nisin sot gjithashtu në orën 10:00 në Presidencë, sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Në ceremoninë e varrimit pritet të ketë edhe fjalime lamtumire.

Sakaq, qeveria mori vendin që dita e sotme të jet[ ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt e institucioneve ulen në gjysmë shtizë.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin, Gjermani. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post Covid. Ish-presidenti u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar.

Në karrierën e tij politikë ai njihej për gjuhën e kujdesur dhe maturinë. Bujar Nishani ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si deputet, ministër dhe kryetar i Këshillit Kombëtar në selinë blu. Në vitin 2012, Nishani u zgjodh president. Ndërsa së fundmi ai ishte anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

Alienët gati të sulmojnë Tokën

0

Toka mund të rrethohet nga katër qytetërime aliene ‘armiqësore’ në Rrugën e Qumështit, pretendon një.

Qytetërimet armiqësore aliene, të prirura për të zhdukur njerëzimin, mund të jenë më afër shtëpisë sesa mendojmë.

Sipas një studiuesi, deri në katër prej tyre ekzistojnë në Rrugën e Qumështit që do të sulmonin planetin tonë nëse do të mundeshin.

Alberto Caballero, një student i doktoraturës në Universitetin e Vigos në Spanjë, vlerësoi përhapjen e qytetërimeve jashtëtokësore “dashakeqe”.

Ai postoi gjetjet e tij në fillim të këtij muaji në bazën e të dhënave të paraprintimit arXiv, raporton Live Science.

Punimi nuk është rishikuar nga astronomë të tjerë dhe është më shumë eksperiment i menduar sesa zbulim konkret.

Për kërkimin e tij, Caballero analizoi pushtimet njerëzore të vendeve të tjera gjatë 50 viteve të fundit.

Ai i aplikoi ato të dhëna për numrin e vlerësuar të “ekzoplaneteve” të banuara – ata jashtë Sistemit Diellor – në galaktikën tonë.

Sipas një studimi të vitit 2012, deri në 15,785 civilizime aliene ekzistojnë në miliona ekzoplanete në Rrugën e Qumështit.

Duke kombinuar frekuencën e konfliktit njerëzor me numrin e mundshëm të qytetërimeve të huaja, Caballero parashikoi se sa planetë armiqësor janë atje.

Ai u ul në katër, edhe pse ai pranon se llogaritja e tij në pjesën e pasme të zarfit ka disa të meta të mëdha.

Nr. 150 i gazetës në print

0

Ekonomisti Pal Lera, intelektual me integritet të shumëanshëm

Per të, çdo ditë është e vlefshme dhe ka rëndësine e saj. Vlefshmëria matet me atë që i jep komunitetit, institucionit ku punon. Rëndësia është definitive, e përhershme, për të rritur pandërprerë impaktin pozitiv në mjedisin që e rrethon.
Mjaftojnë këto dy fjali portretizuese që shumë njerëz në Shkodër ta dinë se bëhet fjalë për ekonomistin Pal Lera. Aq sa është e lehtë të flasësh për të, aq është edhe e vështirë të trajtosh vlerat shumëdimensionale që ka mbartur dhe po ripërtërinë ditë pas dite, vit pas viti. Në hierarkinë thuajse të përmbysur të vlerave, sot është e vështirë të gjesh e të prezantosh para lexuesve model intelektuali, por Pal Lera, përveçse intelektual i formuar mirëfilli, është edhe një individ me shumë integritet të shumëanshëm.
Asgjë nuk e ka arritur pa mundë, pa sakrifica, pa përkushtim dhe ndershmëri, siç ka ngjarë me shumë politikanë a zyrtarë që janë shkarravitur nëpër seli parishë e paguar para dyerve të universiteteve për të patur një diplomë në xhep që nëse flet ndokush, ti nxirret para defteri me firmë dekani e vulë universiteti. Pal Lera është vërtet një model i njeriut shumëdimensional. Ishte viti 1976, kur pas rezultateve të shkëlqyera, djaloshi i ri do të niste studimet e larta në Universitetin Bujqësor, Fakulteti Ekonomik- Dega Financë. Një ambjent i ri, me shumë të panjohura e risi,do të përballohej me dinjitet dhe sukses nga Pali. Gjithçka mund të perblidhet vetëm në një shifer : 9,5 ! Kjo ishte mesatarja e notave që siguroi ne 4 vite pune e përkushtimi në studimet e larta universitare duke marrë titullin « Ekonomist i Lartë i Financës ». Gjate viteve te universitetit Pal Lera ishte ndër studentët më të spikatur, më këmbëngulës dhe njëkohësisht, më të afertit edhe me pedagogët. Përbri emrit të tij, gjithherë vlerësim maksimal.
Falë rezultateve shumë të larta në universitet, por edhe profilit profesional që sapo kishte nisur të ndërtonte, Pali në gusht të vitit 1980 filloi punë në një nga ekonomitë bujqëore të kohës, në Pult të Dukagjinit. Fillimisht llogaritar dhe më pas Shef finance, Pali do të fillonte të vinte në zbatim njohuritë profesionale të fituara në shkollën e lartë, ku për hirë të së vërtetës duhet thënë se ndryshonte si dita me natën me shkollën sot, ku mund të gjesh edhe shitës kioskash me diploma të blera me para. Vec kësaj, djaloshi i ri, me një traditë të mrekullueshme të trashëguar nga të paret e tij, do të fitonte shumë shpejt simpatine dhe respektin e të gjithë punonjësve e banorëve të zonës. Për më shumë se 6 vite, Pal Lera do të jepte kontributin e tij për këtë ekonomi bujqesore duke dhënë prova të gjithanshme të formimit të tij jo vetëm në profesion, por edhe në ndertimin e raporteve me njerëzit.
Me të njëjtin vullnet dhe përkushtim Pali do të vijonte punën edhe në një tjeter ekonomi bujqesore, atë të Shoshit, ku u emerua në fillim të vitit 1987. Fillimisht ishte Shef finance, ndërsa më pas do ti besohej drejtimi i të gjitha punëve, si Drejtues. Tashmë me një eksperiencë të dukshme, të lakmueshme për çdo intelektual, Pali do ta kishte më të lehtë të arrinte rezultatet e dëshiruara. I drejte dhe i ndershëm, kështu e cilësojnë edhe sot e kesaj dite të gjithe ata që e njohin Palin, cilësi të cilat ia spikatën edhe në zonën e Shoshit.
Viti 1991 e gjeti Pal Leren në detyrën e Shefit të financës së Ndërmarrjes Bujqësore të Oblikës, ku qëndroi deri ne vitin 1992. Pas 11 viteve eksperience dhe suksesi në menaxhimin financiar dhe organizativ, Pali kishte krijuar profilin e drejtuesit, duke treguar vlera të larta. Për këto arsye, në dhjetor të vitit 1993, Pali do të emërohej në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në Drejtorinë Rajonale të Shkodrës. Si inspektor, atij iu besua sektori më i rëndësishem i ketij institucioni, kontrolli i zbatimit të ligjshmërisë në të tëra njësitë e varësisë qendrore në nivel lokal. Jo vetem si një ekonomist i lartë i formuar, por mbi gjithçka si specialist i çështjeve ekonomiko-financiare, Pali do të ishte një shtyllë shumë e fuqishme e funksionimit të ketij institucioni në Shkodër. Këtë e tregon më së miri edhe qendrimi në këtë post pa nderpreje për plot 7 vite, deri ne vitin 2000. Në këtë periudhë aspak të shkurtër, Pal Lera do të karakterizohej nga serioziteti, përkushtimi, ndershmëria në detyrë dhe në marëdhëniet me njerëzit, korektesa në zbatimin e ligjit si dhe sensi shumë i lartë në përmbushjen e detyrës. Një rast mbase unikal që përgjatë 7 viteve në një detyrë të tillë nuk u përfol nga askerkush qoftë edhe për dobësinë më të vockël, ndërkohë që në Shkodër nga përvoja ime si gazetar nuk di një rast që dikush në një institucion ka kaluar pa u akuzuar o nga media, o nga kundërshtarët politikë, o për korrupsion, o për paaftësi.
Për të percjellë eksperiencën e akumuluar, pse jo edhe si nje shembull i suksesit, Pal Lera emerohet ne Institucionin e Prefektit te Qarkut Shkoder ne shtatorin e vitit 2000. Ai emërohet Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Financiar, padyshim drejtoria më e rëndesishme dhe me përgjegjësi në këtë institucion. Për mëse 6 vite Pali do të merrej me drejtimin e veprimtarisë së kontrollit në shkallë Qarku, duke patur një ngarkesë e përgjegjësi shumë të lartë, të cilën e përballoi me shumë sukses e profesionalizëm. Të gjithë drejtuesit e komunave e bashkive, të sektorëve të ndryshëm me të cilët ka bashkëpunuar gjatë këtyre viteve Pal Lera, flasin për profesionalizmin e spikatur, por edhe aftësinë e komunikimit dhe të ndërtimit të raporteve të punës. Ne zbatim të detyrave të pozicionit zyrtar, ka patur dhe vijon të ketë udhërrefyes vetëm ligjin dhe zbatimin e tij.
Nga viti 2006 dhe në vijim, Pal Lera vijon të punojë në Institucionin e Prefektit të Qarkut, tashmë në Sektorin e Auditit të Brëndshëm. Objekt i punës së tij është vlerësimi i funksionit të sistemit te kontrollit të brëndshëm dhe veprimtarisë në përputhje me legjislacionin në njësitë e qeverisjes vëndore. Pavareëisht se Institucioni i Prefektit të Qarkut është në varësi të qeverisë qëndrore, pavaresisht se kanë ndryshuar mjaft qeveri, Pal Lera ka qënë i palëvizshëm në pozicionin e tij. Eshtë ky një tjetër tregues i qartë i profilit të tij te lartë profesional, integritetit, ndershmërisë, serizoitetit në punë, i marëdhënieve komunikuese qoftë me eprorët, vartësit apo personat me te cilët e lidh puna. Në profesionin e tij, që në ditën kur nisi punën ne vitin e largët 1980 dhe deri më sot, vit pas viti Pal Lera ka ndërtuar me durim, këmbëngulje por edhe me sakrifica figurën e intelektualit të respektuar e vlerësuar nga gjithkush e njeh apo e ka lidhur qoftë edhe një takim me të. Por edhe më shumë se kaq. Ka ndërtuar figurën e intelektualit me integritet, gjë e rradhë në realitetin e vëndit tonë.
Ky është vetëm njëri aspekt i Pal Lerës. Të afermit, miqtë dhe shoqëria kanë edhe ata perceptimin e tyre. Eshtë njeri i dialogut, debatit, por edhe i humorit të vecantë. Eshtë shumë njerëzor dhe nuk ngurron të ndihmojë ata që i ofrohen për ndihmë në rrethana të ndryshme. Takohet me të gjithë, i ndalet të gjitheve që kërkojne ti flasin. Komuniteti që i përket dhe ku jeton, e njohin më mirë se askush për të gjitha këto cilësi. Sigurisht, shumëçka e ka të trashëguar nga genet e mrekullueshme të familjes së tij, një familje e njohur për traditat dhe burrërine e saj në gjithë trevën e Veriut. Por gjatë këtyre viteve tek Pali traditat janë pasuruar, janë veshur me vlera të tjera që e bëjnë të spikasë në radhën e parë të intelektualëve të Shkodrës, të kësaj Shkofre që megjithëse ka kapacitete profesionale, intelektuale, drejtuese, siç është rasti në fjalë, po lëngon nga shterpësia dhe mungesa e përfaqesimit e drejtimit. Kjo, pavaresisht deshires qe Pali ka për ti shërbyer Shkodrës, komunitetit, integrimit të vëndit ne strukturat Euro-Atlantike edhe si profesionist i vërtetë, nuk ka dashur shumë të jetë në vëmëndjen e blic-eve të mediave apo të gazetave.
Siç ngjet me intelektualët e profesionistët në mbare botën perëndimore, ku ata e zhvillojnë profesionalizmin e tyre jashtë dritave të reflektorëve, ka ndodhur edhe në Shkodrën e kulturës, ka ndodhur edhe me Pal Lerën. Për mëse 30 vite në pozicione të rëndesishme shtetërore, Pal Lera ka treguar aftësi të veçanta drejtuese dhe organizative, në grupe të vogla individësh dhe edhe në numër të larte punonjësish dhe bashkëpunëtorësh. Ka qënë ky, njëri nga synimet që i ka vënë vetes, por edhe që e ka realizuar me sukses ky intelektual i përmasave.
Pika më e fortë, për Pal Leren është familja. Ashtu si Anteu merr forcë sa herë që këmbët i prekin tokën, ashtu edhe Pal Lera merr forcë, frymëzim e krenari brënda familjes së tij. Nje bashkëshort dhe prind i mrekullueshëm, por tashmë edhe një vjehërr shumë i dashur me nuset e djemve te tij. Ka synuar gjithherë tek arsimi, tek kultura dhe vlerat që bartin e përcjellin edhe në familje. Në këtë linjë ai zgjodhi edhe bashkëshorten, e cila natyrisht është me arsim të lartë, Mësuesi. Ishte synimi i Palit, natyrisht edhe i bashkëshortes, që të njëjtën rrugë të ndiqnin edhe dy djemtë. Me shumë sakrifica dhe përkushtim, Pali arriti që edhe dy djemtë të përfundonin studimet e larta. Të njëjtën frymë, Pal Lera e mbolli me shumë këmbëngulje edhe tek djemte e tij. E ndërsa familja tashmë është zmadhuar edhe me dy nuset e djemve, që të gjithë kanë arsimin e lartë- një krenari më vehte për Pal Leren dhe familjen e tij.
Pal Lera është realizuar si profesionist dhe intelektual. I ka dhënë shoqërisë dhe komunitetit mbase më shumë se shumëkush tjetër. Ka krijuar staturën e tij të vlerësuar nga shumë faktorë të rëndësishëm. Ka rritur pjekuri profesionale, intelektuale dhe jetësore, ndaj e duan dhe e respektojnë kudo në veriun shqiptar, ndaj i kushtuam kaq vëmëndje, edhe për të thënë se Shkodra ka njerëz të mënçur, të ndershëm e të respektuar nga komuniteti.

Sokol Pepushaj

Pse nuk duhet te jete president Fatos Nano?!

E ka fiksim! Te behet president i Shqiperise! Me cdo kusht, edhe perms nje pakti me vete Djallin, po te jete e nevojshme! Qe nga kryetar i partise me te madhe ne vend, ne burg por edhe kryeminister i vendit- i ka provuar te gjitha ! Tip pa komplekse dhe pas hume skrupuj, sa here flitet per temen « president », ai rishfaqet nga hija si me magji, gati per te sulmuar kreun e shtetit. Mbase i eshte kthyer edhe ne fobi, mbase edhe nje fund zyrtar karriere politike, mbase edhe nje post qe mendon se e meriton apo ia kane borxh !
Ne vitin 2007 provoi ta realizoje duke qene vete pjese e Parlamentit, me votat e mbeshtetesve te vet brenda partise qe vete e krijoi dhe ideoi pas konvertimit nga komunistet shqiptare. Shanset i kishte te shumta. Kishte dale ne fillim te 2007-es ne krah te ish- armikut te tij si partner per te zhbllokuar zhvillimin e zgjedhjeve vendore nga opozita. Me heret, ne vitin 2005, perflitej se nuk ia moren pushtetin me vote, por u vetelargua pas keshillave te ish- aleateve amerikane. Ne 2007-en u dogj ! Ne kuptimin me te plote e te gjere te fjales. Megjithate, arriti nje kompromis me ate qe i mori postin, te pakten per punesimin e disa njerezve te tij ne presidence, por edhe ne institucione shteterore. Pasi hapi luften zyrtare ne pasardhesin e tij ne krye te partise se vet, iu rikthye hijes politike, me dalje te herepashershme luftarake kunder atij qe e fajesonte per humbjen e postit presidencial. Jo zyrtarisht, u kthye ne opozite te opozites, kryesisht, ne opozite te kryeopozitarit ! Ne hije, vazhdoi jeten me te gjitha privilegjet shteterore, mbase edhe te pamerituara si trajtim nga ky shtet.
Pati durimin te priste, duke mos pranuar angazhimin direkt politik si deputet i sigurte i partise se tij ! Duket se e rifuti ne skene as me pak as me shume, por vete kreu i ambasades se shtetit me te fuqishem ne bote ! Keshtu mund te interpretohet te pakten nje darke 3-4 oreshe ne mes tij dhe ambasadorit te shkurter dhe me syze.
Eshte fillim viti 2012, ditet e para te muajit te trete te tij. Serish paraqitet me te njejten ambicie, por mbase me i etur dhe me me pak mundesi reale per tu futur ne gare. Pavaresisht se me deshiren e tij, eshte jashte Parlamentit. Ka me pak ndikim direkt tek ata, firmat e te cileve i duhen per tu futur ne garen presidenciale. Eshte edhe 5 vjet me i vjeter ne moshe apo me i pjekur, si te doni ju, por qe ka shume vite qe ka kaluar pengesen e 40- viteve per te qene president ! Kete here, rikthimi i tij ne garen e perjteshme eshte paraprire nga nje ftese publike per angazhim politik ne partine qe krijoi ne vitin 1991. Ftesa i ka ardhur nga ish- kryetari i Bashkise Tirane, i sponsorizuar nga ai ne vitin 2000 per garen e pare, por edhe armiku i tij me i madh brenda llojit. Eshte heret te flitet, por nga brenda familjes se tij politike, nuk ka pozicionim zyrtar edhe per nje arsye te thjeshte : nuk eshte hapur ajoma zyrtarisht gara ! As pala tjeter, garuese e pritshme ne kete gare, nuk ka nxjerre publikisht asnje emer.
Pas kuintave, sipas gjasave ka nisur edhe loja e numrave ne Kuvend. Pavaresisht se nuk duhen si ne vitin 2002- 84 vota, edhe kufiri 71 duket i veshtire nese do te kete perballje politike te vertete mes dy kampeve. Socialistet aktualisht kane 64 kartone ne Parlament. Sipas gjasave, mbeshtetja e 4 kartonave LSI-ste do te jete per te, nese ai do ia kerkoje. Njera vote e PDIU-se ne Parlament eshte e garantuar per te, pasi kryetari i zgjedhur pas unifikimit te cameve, me heret ka qene deputet i perzgjedhur nga vete ish- kryesocialisti ne partine e tij. Sipas gjasave, edhe vota tjeter e kesaj partie, do te shkoje ne te njejtin drejtim. Pra jemi deri tani ne 70 vota mbeshtetesish, gjithmone nese do te marre mbeshtetje politike fillestare nga partia e tij. Po te llogaritet edhe ish- ministri LSI-st i energjitikes i kaluar ne opozite tashme, teorikisht i ka numrat- 71, per tu zgjedhur president i vendit.
Megjithate, kjo eshte vetem njera pjese e llogarise dhe nese te vetet ne Kuvend, do ta mbeshtesin zyrtarisht politikisht ne gare. Mazhoranca ne pushtet e ka shprehur haptas se do te zgjedhe nje president nga rradhet e saj. Nese do te jete keshtu, atehere duhen zbritur 4 votat e LSI-se dhe 2 vota te PDIU-se! Pra „mazhoranca hipotetike“ do te bjere ne 65 deputete, duke shenuar deshtimin e dyte rradhazi te tij ne kete gare.
Ka edhe nje alternative tjeter, te parashikueshme qe lidhet me votimin e fshehte per presidentin. Nje marreveshje e mundshme per bashkejetese paqesore e majte presidenciale- e djathte qeverisese edhe pas 2013-es, mund te sjelle surpriza edhe pasi ish-kryesocialisti te jete konsakruar zyrtarisht si kandidat i te majtes. Do te ishte nje loje qe sjell perfitim maksimal per marrjen e karrikes presidenciale, por edhe denim me nje mandat te trete ne opozite per te majten. Natyrisht, mund te sillte edhe djegien apo kurbanizimin e nje perfaqesuesi te mazhorances, i cili do te shenohej ne historine e konkurrimeve presidenciale si Dokle 2. Sigurisht, duhet marre parasysh edhe alternativa tjeter qe ai te mos jete zyrtarisht kandidat i opozites se majte. Atehere gjerat do te koklaviten qe ne momentin e zyrtarizimit te kandidatures- mbledhjen e firmave te nevojshme te deputeteve. Asnje nga keta te fundit, nuk do te rrezikonte avenirin per nje vijimesi mandati deputeti edhe pas 2013-es per te realizuar endrrren e nje ish-kryetari apo ish-kryeministri te terhequr nga politika aktive. Ne keto kushte, presidenti natyrshem do te ishte i mazhorances qeverisese.
Eshte edhe varianti i kulisave, por duhet marre miratimi dhe garancia e suksesit nga nderkombetaret, vecanarisht nga ambasadori i shkurter dhe me syze i vendit te fuqishem mik. Aleanca fluide nuk eshte nje term i panjohur dhe i paperdorur ne politiken shqiptare te ketyre 20 viteve.
Tani te flasim hapur! A i duhet Shqiperise nje individ si Fatos Nano ne krye te shtetit? Pavaresisht se mendimi im nuk ka ndonje peshe ne vendimmarrje, une them se jo ! Ka shume motive, por une do te permend vetem disa. Nje ish- antar i Keshillit Presidencial komunist te vendit, nje kryeminister me shume hije dhe me pak drite ne aktivitetin e tij publik dhe privat, nje ish- i burgosur ordinier per vjedhje vulgare pavaresisht se mori 70 million leke nga shteti si i pafajshem pas 4 viteve burg, nje pelivhan politik qe per interesa te ngushta dhe ne sherbim te realizimit te egove personale politike kapercen « ylberin » pa asnje problem, nje individ i dhene publikisht pas kazinove-lojrave te fatit-bixhozit dhe pijes alkolike, nje ish- kryeminister i larguar nga pushteti si simbol i korrupsionit dhe si kreu i mafias me te rrezikshme ne Ballkan, nuk besoj se duhet te jete Kryetar i shtetit shqiptar ne 100-vjetorin e formimit te tij ! Zgjedhja e tij nuk i ben nder askujt, aq me pak qe do te rregjistrohet ne historine e Shqiperise ne nje rang me Ismail Qemalin apo te tjere kollose te politikes sone ne vite.
Ne nje sistem demokratik, askush nuk mund te pengoje askend te kerkoje apo enderroje te pakten, nje post edhe si presidenti i vendit. Por ne cdo sistem demokratik ka dhe duhet te funksionojne rrjetat e pengimit te deliranteve te perjetshem qe cdo pozicion e shohin si mundesi perfitimi personal apo kenaqje te egos individuale dhe ne asnje moment si nje post ne sherbim te interesave te vendit dhe qytetareve.
Ne vitin 2005 lideri i opozites se atehershme Sali Berisha deklaronte se do te nxirrte ne pension kryeministrin Fatos Nano. Realisht ia arriti, qe do te thote se nga ajo kohe, Nano eshte ne pension, por me nje jete luksi te ngjashme me ato qe shqiptaret shohin vetem ne filma. Precedenti i rikthimit ne skene apo detyre pas daljes ne pension, njihet edhe ne garen per postin e presidentit te vendit, sic ishte rasti i Alfred Moisiut. Por pas 7 viteve si pensionist politik, veshtire se Nano mund « te ringjallet » apo me pak te meritoje postin e kryetarit te shtetit !

Blerti Delija

Familja Bibaj ne gjak, e rrezikuar me jete

Problemet e pronesise ne Shqiperi jane kthyer ne burim hasmerish te trasheguara dhe te reja. Komuna Postribe eshte nga me te prekurat nga keto probleme, te cilat tashme jo vetem kane marre jete njerezish, por po vijojne te kercenojne me jeten shume te pafajshem. Familja Bibaj eshte nje nga familjet me te njohura te zones, me tradita shume te mira dhe shume e rregullt ne fshatin Boks te Komunes Postribe. Por tashme, ekzistenca e saj eshte vene seriozisht ne rrezik. Nje nga djemte e kesaj familjeje, Admir Caf Bibaj i lindur me 16 shkurt 1983 mund te quhet viktime e pafajshme e zbatimit te Kanunit te Leke Dukagjinit, ku gjen mbeshtetje fenomeni i gjakmarrjes ne Shqiperi. Historia e konfliktit ne mes familjes Bibaj nga fshati Boks me familjen Hysaj nga fshati Myselim i te njejtes komune, e ka zanafillen ne pranveren e vitit 2006. Babai i Admirit, i quajturi Caf Bibaj ka plagosur per motive pronesie shtetasin Idriz Hysaj. Kaq ka mjaftuar qe jeta e familjes Bibaj, ne menyre te vecante e Admirit te kthehet ne nje ferr te vertete. Tashme, pesha e gjakmarrjes rendon pikerisht mbi te, pasi Admiri eshte djali i madh i Caf Bibaj. Por edhe Sherifi, vellai tjeter i Admirit eshte nen trysnine e gjakmarrjes. Ngjarja ka bere nje buje te madhe ne Komunen Postribe. Edhe vete komuna, madje edhe kryetari i Komunes Postribe Faz Shabaj jane ne dijeni dhe jane perpjekur te ndermjetesojne pajtimin me ane te shoqatave dhe misioneve te pajtimit. Megjithe perpjekjet e shoqatave dhe organizatave te ndryshme te pajtimit, deri tani konflikti ne mes familjes Bibaj dhe familjes Hysaj nuk eshte zgjidhur. Per kete arsye, Admiri dhe familja e tij jane te ngujuar ne nje vend qe nuk e di askush. Mbi shtepine e tyre, e cila faktikisht eshte bosh, eshte qelluar disa here me arme zjarri. Gjakesit mendojne se ndonje nga pjestaret e familjes Bibaj mund te kthehen dhe keshtu mund te marrin gjakun. Para pak ditesh, me 1 mars 2012, ne oborrin e shtepise se familjes Bibaj ne Boks te Postribes, eshte hedhur nje gratane, e cila ka demtuar pjeserisht banesen.
Gjakmarrja eshte nje murtaje qe po shuan shqiptaret. Ky fenomen nuk po kursen as njerezit e Zotit. Dritan Prroi, pastori i kishes “Fjala e Krishtit” ne Shkoder, u qellua per vdekje ne mes te Pedonales se qytetit, me Bibel ne dore. Nderkohe, ne emer te kanunit te Lek Dukagjinit, jane vrare edhe gra e vajza, por edhe femije te mitur. Jeta e familjes Bibaj dhe Admirit, mund te nderpritet ne mes ne cdo kohe. Ai tashme eshte ne shenjestren e gjakmarrjes.
Redaksia

Denis Isufi më afer vdekjes se jetës

Para tre ditësh, pikërish më datën 1 mars në mbrëmje, një kalimtar në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës më telefonon.
-Flas me drejtorin e gazetës “Shqipëria Etnike”?
-Po.
-Këtu në Perash po bëhet nami. Në një supermarket ushqimor janë futur tre persona me maska dhe nga brënda dëgjoihen të bërtitura. Diçka e tmerrshme po ndodh.
U nisa menjëherë. Ishte supermaketi i shtetasit E.I. që ishte vënë nën sulmin e tre personave të armatosur e me maska, të cilët kishin grabitur gjithë paratë e xhiros së ditës, kishin rrahur e keqdhunuar 26 vjeçarin Denis Isufi dhe sipas deshmitarëve okularë që flisnin të tmerruar, personat me maska ishin larguar me një veturë tip golf pa targa. Ngjarja kish ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta. Mësojmë se i dhunuari, Denis Isufi, kishte marrë plagë nga goditjet me mjete të forta sa deshmitarët mëndonin se ka vdekur. Atë e kishim marrë të afërmit për ta mjekuar në kushte ilegale, në shtëpi, pasi 26 vjeçari kishte patur konflikte hasmërie dhe kish jetuar i ngu
juar prej vitesh. Atë natë, ilegalisht kish shkuar tek supermarketi i kushëririr E. I. dhe kish qënë pre e sulmit barbar. Raste të tilla ku të plagosurit nuk besojnë të kurohen në kushte spitalore nga frika se i vrasin në spital, apo se vetë policia dekonspiron, janë të shumta. Ka patur mjaft raste kur të shpëtuarit janë sulmuar edhe në spital, siç ka ngjarë të pushkatohet edhe mjeku. Kështu pati ngjarë me mjekun e ndjerë Zamir Shazi, i cili është pushkatuar në krye të detyrës, duke shpëtuar jetën e një pacienti. Denis Isufi, viktimë pa faj, gati sa nuk iu shtua listës tepër të gjatë të të vrarëve për hakmarrje. Në rreth për tu vrarë është futur që nga data 30 gusht e vitit 2007, datë kur një kushëri i tij nga nëna, i quajturi A. R. Kishte vrarë shtetasin Z.K. dhe plagosur një tjetër. Që nga ajo ditë sipas ligjeve të Kanunit të Lekë Dukagjinit, këtij kodi mesjetar që në fakt është shumë më potent se ligji aktual, si i afërm i tij, ishte ngujuar edhe Denis Isufi. Një dalje nga ngujimi natën dhe gati i mori jetën. Në fakt, kështu është pushkatuar edhe prifti, Pastori i Kishes Ungjillore “Fjala e Krishtit”, 28 vjeçari Dritan Prroni në mes të rrugës pedonale në qëndër të qytetit të Shodrës nga shtetasi M. N. një pasdite të para një viti e gjysëm. Edhe prifti ishte pa faj, madje predikonte fjalën e Krishti për besimtarët, por një pjestar i familjes kish bërë një vrasje dhe M. N. arrin ta pushkatoi, duke u hakmarrë sipas Kanunit.
Janë pra shumë jetë të pafajshme që janë bërë viktima të gjakmarrjes, fenomen me të cilin edhe ca shoqata kanë spekuluar, ku krahas ca pajtimeve, më shumë kanë ngatërruar njerëzit.
Sokol Pepushaj

Faji ynë në njollosjen me të padrejtë të Shqipërisë

Nga Adri Nurollari

Sot në epokën e globalizmit, imazhi i vendit luan një rol gjithnjë e më të madh për zhvillimin e atij vendi. Me një imazh më të mirë tërhiqen më shumë investitorë, krijohet më shumë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare financiare dhe jo vetëm, stimulohen eksportet, thithen turistët etj., etj. Aq i rëndësishëm është bërë nami i një vendi, sa prej ca kohësh kanë nisur edhe renditjet ndërkombëtare sikurse është Anholt-GfK Roper Nation Brands Index. Fatkeqësisht imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë është përtokë në një kohë kur ekonomia jonë është ende e izoluar nga tregjet botërore dhe është e dëshpëruar për investitorë dhe turistë. Për shumë arsye objektive ne na takon të mos kemi ndonjë nam kushedi se sa të mirë në nivel ndërkombëtar, sepse çalojmë në shumë aspekte, por nuk meritojmë ta kemi aq keq sa e kemi sot.
Doza e pamerituar e namit tonë të keq nuk na vjen vetëm nga dashakeqët dhe paragjykimet e pabazuara prej të huajve, por vjen edhe për faj tonë. Rasti më tipik është ai i aktorëve politikë, të cilët kur shkojnë jashtë, mezi presin t’i shfrytëzojnë takimet me të huajt për të fituar kredite, duke sharë rivalët politikë dhe nuk humbasin rast që t’i lajnë në publik rrobat e palara të Shqipërisë shpesh madje duke i ekzagjeruar faktet për të fituar më shumë kredibilitet apo vëmendje. Kjo gjë vjen edhe nga injoranca, sepse shumica e shqiptarëve është e hiper-përqendruar te problemet e vendit dhe nga vendet fqinje njeh vetëm fasadën ose pak gjëra sipërfaqësore dhe nuk është e vetëdijësuar për debatet e brendshme politike të këtyre vendeve dhe skandalet e shumta të viteve të fundit që garojnë mirë e bukur me ato tonat.
Së pari duhet ta sqaroj që unë personalisht nuk jam i kënaqur me mënyrat se si venë gjërat në Shqipëri dhe nuk gëzohem që ende jemi ndër më të varfrit të Europës dhe s’mund të organizojmë një palë zgjedhje dinjitoze. Unë e dua shumë vendin tim dhe besoj sinqerisht se vendi ynë ka potencial të ecë shumë më shpejtë dhe të jetë shumë i begatë nëse krijohen kushtet e duhura. Për mua çdo kërkesë, kritikë presion që kërkon që Shqipëria të zhvillohet më shpejtë në liri, demokraci dhe ekonomi është më se legjitime e duhet inkurajuar pa kursim. Megjithatë duhet thënë që në krahasim me vendet e tjera Shqipëria nuk është detyrimisht më keq, përkundrazi në shumë aspekte vendet e tjera fqinje që kanë imazh më të mirë ndërkombëtar janë në realitet më keq se ne. Pra duke përmendur sa keq janë vende të tjera nuk dua të keqkuptohem e të mendohet se kështu dua të relativizoj e zbeh problemet tona të brendshme apo t’i fsheh e t’i justifikoj ato. Unë thjesht dua të them që edhe kështu siç jemi, prapëseprapë nuk jemi më keq krahasuar me vendet fqinje dhe nuk kemi pse të kemi kompleks inferioriteti apo të tregohemi hiper-kritik ndaj vetes.
Mjafton të shikohet Greqia për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur në vendet pranë nesh. Një ndër gjërat më qesharake që ka dalë në shtypin ndërkombëtar këto ditë është fakti që pedofilët dhe kleptomanët konsiderohen si njerëz me aftësi të kufizuar dhe trajtohen me subvencione shtetërore ndërkohë që me paratë që po merr borxh nëpër botë ky shtet vazhdon të blejë armë të sofistikuara e të shtrenjta paçka se kriza ka bërë që shumica e vendeve të NATO-s të bëjë shkurtime drastike në buxhetet dhe kapacitetet mbrojtëse. Italia pastaj me skandalet e Berluskonit dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë është një tjetër model i hidhur i fqinjëve tanë. Në 2005-n, i famshmi Beppe Grillo ndërmori një iniciativë të quajtur “Parlament i pastër”, që synonte të denonconte ata deputetë të cilët jo thjesht ishin akuzuar e përfolur, por kishin marrë një dënim të prerë nga gjykata dhe ky numër për legjislaturën 2001-2006 ishte 25, ndërsa në legjislaturën e tanishme është me 19 deputetë që kanë një dënim të mirëfilltë nga drejtësia. Kosova dhe Bosnja pastaj i përkasin një kategorie tjetër, sepse kanë probleme të theksuara jo vetëm me vendosjen e sundimit të ligjit, por edhe me shtet-ndërtimin, ndërsa Serbia po shënon një regres të theksuar dhe në listimin e vitit të fundit të “Transparency International” ka rënë nga vendi i 71-të në vendin e 86-të.
Kroacia para pak muajsh ka futur në burg ish-kryeministrin Ivo Sanader ndërkohë që në Rumani ende vazhdon gjyqi ndaj ish- kryeministrit Adrian Nastase. Regres të madh ka pësuar Bullgaria, e cila shpesh nëpër mediat perëndimore përmendet si kryeqyteti europian i korrupsionit dhe para pak iu refuzuan fondet që i takonin pikërisht sepse kishte bërë hapa prapa në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i tanishëm ka qenë ish-kampion karateje dhe nga ish- bodyguard i ish-diktatorit bullgar, Todor Zhivkov, si dhe i ish-mbretit dhe njëherazi ish-kryeministrit Simeoni II, tanimë kontrollon shtetin e Bullgarisë dhe është pre e akuzave të panumërta nga brenda dhe jashtë vendit. Brukseli ka qenë në mëdyshje të madhe nëse do t’i pranojë apo jo Bullgarinë dhe Rumaninë për t’u përfshirë në zonën “Shengen” nga frika e korrupsionit të administratës dhe lehtësisë me të cilën bëhen trafiqet në kufijtë e vendeve më të fundit anëtare. Para pak javësh, protestat masive që u zhvilluan në Budapest nxorën në qendër të vëmendjes të mediave ndërkombëtare kalbjen prej korrupsionit që ka pësuar elita politike hungareze.
Maqedonia konkurron fort për sa i përket standardeve të kthimit prapa në aspekte të korrupsionit, lirive e demokracive jo vetëm me nismat e shumta shoviniste antishqiptare të ndërmarra së fundmi, si për shembull ligji i natalitetit, enciklopedia, projekti Shkupi 2014 etj., por edhe me përqendrimin e pushtetit në dorën e Kryeministrit Gruevski. Në periudhën e fundit, jo vetëm që Gruevski ka ndezur retorikën nacionaliste populiste, por edhe ka shtënë nën kontroll shumë institucione, duke emëruar miq të afërm apo familjarë të tij. Kështu, për shembull, një kushëri të parë Saso Mijalkov e ka emëruar në krye të Zyrës për Siguri dhe Zbulim, një tjetër kushëri, Vlatko Mijalkov, e ka në krye të doganave ndërsa kumbarën e tij, Zoran Stavrevskin, e ka nënkryetar qeverie.
Mali i Zi pastaj është një rast klasik më shumë për përqendrimin e pushtetit në dorën e një njeriu me Milo Gjukanoviçin i cili edhe pse është vetëm në krye të partisë në pushtet e nuk është më në krye të shtetit, vazhdon të kontrollojë në mënyrë kapilare vendin nëpërmjet njerëzve dhe familjarëve të tij. Për ilustrim një ndër bankat kryesore në Malin e Zi, “Prva Banka”, pronë e vëllait të tij Aco Gjukanoviç kur ishte në vështirësi financiare nga kriza ekonomike që e ka pllakosur këtë shtet, mori 40 milionë euro ndihma nga buxheti i qeverisë. Po ashtu skandali i fundit në Malin e Zi që prek edhe shqiptarët e atyshëm lidhet me kumbarin e Milos, Veselin Baroviq i cili privatizoi në mënyrë të dyshimtë kompaninë e kripores së Ulqinit të quajtur Bajo Sakuliq në vitin 2006 për vetëm 800 mijë euro. Baroviq e çoi enkas në falimentim këtë kompani dhe nëpërmjet lidhjes me shtetin bëri që në planin e fundit kombëtar hapësinor të miratuar para pak javësh të ndryshohet destinacioni i tokës së kësaj kripore, e cila konsiderohej e mbrojtur si pasuri natyrore dhe e shndërroi në truall ndërtimi. Tanimë që kjo tokë u riklasifikua si zonë industriale dhe për ndërtim pronari ka shpallur një ankand publik për shitjen e aseteve të ndërmarrjes së kësaj kompanie nga Ulqini me çmim fillestar prej 257.8 milionë eurosh.
Kjo listë, në fakt, mund të ishte një libër i mirëfilltë por qëllimi kryesor i saj është për të shkundur sadopak opinionin publik tonin, duke thënë se ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar më të mirën për vendin tonë, por nuk kemi shumë arsye për ta sharë vendin tonë përkundrejt vendeve të tjera të ngjashëm me tonin, të cilët nuk është se shkëlqejnë. Kjo listë shpjegon atë që shumëkush e ka quajtur indiferencë të ndërkombëtarëve përkundrejt të ashtuquajturave skandale të pakapërdishme në vendin tonë. Shumë nga opozita dhe media indinjohen se si BE, SHBA apo ndërkombëtarët në përgjithësi mund të rrinë duarkryq kur mësojnë për skandalet tona. Ajo që nuk kuptohet prej tyre është se kësilloj lajmesh shkojnë në Bruksel apo Uashington me tonelata nga anembanë rajoni ynë. Mësimi që duhet të nxjerrim është se boll e pritëm ndryshimin nga lëmosha apo paternalizmi i të huajve, ka ardhur koha që problemet t’i zgjidhim brenda vetes. Faktet e mësipërme gjithashtu tregojnë se duhet të matemi mirë kur flasim për gjendjen e Shqipërisë në nivel krahasimor ndërkombëtar, sepse duke mos njohur çfarë ndodh në vendet e tjera, shpesh katandisemi dhe tregohemi të padrejtë me të, duke e njollosur me të padrejtë përkundrejt të tjerave shtete që janë ngjashëm ose më keq se yni.

Martohen por krijojnë hasmëri deri në vrasje

Mendësitë e shumë njerëzve, sidomos në veriun shqiptar, edhe mrekullinë njerëzore të dashurisë e shohin si një turp, si një tablo të zezë që e ndjek fisin brez pas brezi, deri sa të marrë gjakun sipas Kanunit, kur vajza ikën nga shtëpia pa pëlqimin e prindërve, vëllezërve e motrave, madje edhe më gjërë. Pra në Shqipërinë që ende vazhdon tranzicionin e gjatë postkomunist, absurdi që lidhet me jetën e lirinë e femrave është një sfidë plot ethe. Në shumë raste, martesa e të rinjve pa pëlqim të familjeve, është kthyer në hasmëri e deri në vrasje. Kështu ka ngjarë edhe me dy motra nga fshati Trush i Komunës Berdicë, një zonë rurale në qytetin verior Shkodër.

Ridvan Kapllanaj

Ridvan Kapllanaj

Dy motrat, pa pëlqimin e familjes, njohin e dashurojnë dy vëllezër nga Fshati Mjedë, rreth 20 kilometra larg fshatittë vajzave. Pra vëllezërit Sylo Kapllanaj dhe Teoland Kapllanaj, detyrohen të grabisin motrat Jesmina dhe Miranda Mehaj, diku e gjashtë vjet të shkuara. Familja Mehaj, sipas Kanunit koritet dhe kërkon të vrasë, të vërë në vënd nderin e humbur. Sylo Kapllanaj me Jesmina Kapllanaj jetojnë të ngujuar dhe arrijnë të kenë dy fëmijë. Po kështu, mësojmë se dy fëmijë kanë edhe Teoland Kapllanaj me Miranda Kapllanaj. Por familja e Mehaj nuk mund të kapërdijë tradhëtinë e vajzave. Kështu, dy vëllezërit Kjapllanaj, janë viktima të pafajshme të hakmarrjs dhe gjakmarrjes, këtij përbindëshi që vjen deri në këto ditë si një ndër fenomenet që kodet zakonore të mesjetës lanë ndër shqiptarë si formë pushteti. Kanuni i   Lekë Dukagjinit, ka qenë, është dhe do të jetë një ligj malesh. Do të vrasë në formën e gjakmarrjes për sa kohë që mungon funksionimi i   shtetit ligjor, i  shtetit të së drejtës. Në kushte të tilla, të vrasjes së sigurtë megjithëse tashmë kanë krijuar familje dhe kanë edhe nga dy fëmijë, vëllezërit Kapllanaj, nga ngujimi i detyruar, gjejnë mundësinë dhe marrin rrugët pa rrugë të Perëndimit, së bashku me gratë e fëmijët, vetëm e vetëm për të mos u vrarë, si shumë të tjerë.
Por le të shfletojmë tablonë e kësaj tragjedie për të parë dhe analizuar dinamikën e zhvillimeve dhe për të përfunduar tek absurdi të ngre armën dhe merr jetë të pafajshme. Largimi i vëllezërve Sylo dhe Teoland Kapllanaj ka shtuar zëmërimin e mundësisë së munguar tani për tani për gjakmarrje dhe dy ditë më parë është bërë kërcënimi serioz tek vëllai i vogël i familjes Kapllanaj. Persona të zëmëruar e kanë zënë dhe e kanë rrahur tek vëndi i quajtur Ura e Bunës, në hyrje të Shkodrës, pikërisht rreth orës 19 e 20 minuta të datës 2 mars, të quajturin Ridvan Kapllanaj. Ne shkuam dhe e takuam të dëmtuarin që po mjekohet në ilegalitet dhe flet me shumë frikë, duke treguar se ai nuk ka ngatërresë, por i kanë kërkuar adresën e vëllezërve të tij. Gjithsesi, dinamika e hakmarrjes është e nxehtë, pasi i kanë dhënë paralajmërimin e fundit, përndryshe? do takohen prapë.
E çfarë? Kuptohet, edhe ky djalosh si duket po i shtohet listës së të ngujuarve.
Ndue Bacaj

 

Drejtësi?! Këtë duhej ta vëndosnin të akuzuarit!

Nga Fatos Lubonja

Nuk ishte i papritur për mua numri i madh i reagimeve të atyre lexuesve që, pas shkrimit “Drejtësi – Demokraci”, m’u drejtuan duke më thënë se nuk rregullohet me paga të larta korrupsioni në Drejtësi, se 2000 euro në muaj nuk bëjnë punë, pasi këta janë mësuar me shumë më tepër, e më përmendnin pastaj, kush faktin se mjafton të shikosh se çfarë makinash kanë gjyqtarët e prokurorët tanë, kush se këta shpenzojnë deri 100 000 euro në vit vetëm për pushime, kush duke më treguar vilat e tyre e me radhë e me radhë. Nuk ishte e papritur edhe një ndjenjë nënshtrimi total ndaj këtij realiteti që shprehej në shumicën e këtyre reagimeve, ku, si ekstrem që puqet me nënshtrimin do të fusja edhe reagimet e egra të atyre që propozonin si zgjidhje efikase jo rritjen e pagave, por “dajakun”, “burgun”, “gijotinën”, duke harruar se në një demokraci “burgun” do të duhet ta vendosin po të akuzuarit në fjalë.
Nuk ishte e papritur, po ashtu, heshtja nga ana e politikës, që dihet se ka axhendën e vet, në të cilën vetëm propozim i dobësimit të pushteti të tyre në favor të pushteteve të tjera nuk mund të bëjë pjesë, siç nuk ishte e papritur edhe heshtja e shumicës së gazetarëve të llogoreve, që më provoi edhe një herë se çështja e pavarësisë së gjyqtarëve nga partitë politike është në thelb e njëjtë me çështjen e pavarësisë së gazetarëve.
Megjithatë, duke qenë se çështjen e pavarësisë së Drejtësisë e konsideroj më të rëndësishmen për momentin, po e rimarr edhe një herë temën duke replikuar me ato argumente kundër propozimit tim, që më duken të rëndësishmet.
Së pari, dua të ve në dukje se thelbi i shkrimit tim nuk ishte thirrja për t’i ngritur rrogat prokurorëve dhe gjyqtarëve, por thirrja për të çliruar Drejtësinë nga “prangat ekonomike” – siç komentonte një lexues, – ku propozimi për rrogat merrte një vlerë përtej shumës së parave që propozoja. Le të ndalemi pak këtu. Kam ngulmuar dhe ngulmoj se pas vitit 1997 sistemi i ndërtuar në Shqipëri, që shumë e kanë quajtur herë oligarki, herë kleptokraci, herë shkërdhatokraci, herë klientelokraci, herë postdemokraci, por kurrë demokraci, e ushtron sundimin e tij jo nëpërmjet burgjeve, as nëpërmjet policisë apo shërbimeve sekrete, por nëpërmjet “prangave ekonomike”. Nuk ka pikë dyshimi se këtyre prangave i shtohet edhe injoranca, edhe shpëlarja e truve, por, kur bëhet fjalë për elitën, ku do të hynin pa dyshim edhe prokurorët e gjyqtarët, elementi kryesor janë prangat ekonomike.
Çfarë e karakterizon këtë sistemin tonë të prangave ekonomike, që është sui generis në egërsinë e tij, siç ka qenë edhe komunizmi ynë? Në një rreth vicioz, ky sistem më një anë ka vendosur në qendër të vet paranë jo vetëm si nevojë mbijetese, por edhe si të vetmin burim lumturie dhe, më anë tjetër, duke mos krijuar dot mundësi që ta shpërndajë atë në mënyrë të ligjshme, i shtyn njerëzit drejt korrupsionit, kriminalitetit etj. Me fjalë të tjera, në një rreth vicioz, sa më shumë nevojë për para kanë njerëzit në këtë sistem, aq më shumë shtyhen në krim e paligjshmëri.
Kur bëhet fjalë për Drejtësinë, në terma thjeshtëzues do të thuhej se prokurorët dhe gjykatësit tanë janë përpara alternativës: ose të mjaftohen me rrogën që nuk mund t’u kënaqë as nevojat e tyre materiale dhe jo më ato të “lumturisë”, ose të shiten te mafia dhe krimi që i paguan shumë më tepër. Shumica ka bërë zgjedhjen e dytë, çka implikon edhe korruptimin e tyre nga politika, pasi marrja e një vendi të tillë pune në sistemin tonë klientelar për shumicën nënkupton të kesh dorën e ngrohtë të partisë. Kur arrijnë në këtë pikë të analizës së realitetit tonë, të gjithë i kap dëshpërimi, duke të thënë se të gjithë kanë bërë këtë zgjedhje, duke filluar që nga Presidenti dhe Kryeministri, e duke shtuar: mirë prokurorëve e gjyqtarëve, po administratës, po deputetëve, po policëve, po mësuesve, po mjekëve, a nuk u duhen rritur rrogat, dhe ku t’i gjejmë këto para? Dikush më ka kujtuar se edhe vetë kam shkruar se këtu bëhet fjalë për një flotë që duhet të ecë e tëra, jo për një anije të vetme që shkëputet përpara. Dhe më në fund kryeargumenti kundërshtues është ai se çfarëdo rroge t’u vësh gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo s’mund t’i çlirojë nga varësia prej politikanëve që i emërojnë, që me ndryshimet kushtetuese i kanë bërë edhe më të varur nga pushteti i politikanëve.
I quaj shumë të rëndësishme këto kundërargumente. E quaj shumë të rëndësishëm edhe argumentin se një ndryshim i madh do të vinte nga ndryshimi kulturor: d.m.th. kur në sistemin e vlerave të njerëzve nuk do të siguronte vetëm paraja, por edhe vlera të tjera të ashtuquajtura “shpirtërore”, që te prokurorët dhe gjyqtarët do të përktheheshin, veçanërisht, në dashuri për drejtësidhënie dhe krenarinë e të qenit i drejtë.
Por, në këtë pikë unë shtroj pyetjen: a duhet filluar diku? A po themi se një nga këqijat më të mëdha që na lë prapa është konfliktualiteti i dy bandave dhe korrupsioni i tyre, si dy anë të së njëjtës medalje: a po flasim përditë për reforma: a kemi një prezencë ndërkombëtare që asiston Shqipërinë në rrugën e saj drejt demokracisë, me fjalë të tjera, a shpenzohen përditë energji për ta ndryshuar gjendjen? Askush nuk e mohon dot këtë, ndonëse, ç’është e vërteta, shumica janë të mendimit se ajo që bëhet është një teatër, sipas të cilit, lëviz gjithçka për të mos ndryshuar asgjë. Por, s’mund të mohohet, po ashtu, se e gjithë kjo klimë e imponon nevojën e një Drejtësie të pavarur edhe atyre që më pak se kushdo do ta donin një gjë të tillë, siç janë politikanët tanë.
Kujtoj me këtë rast se fakti që me ligj në sistemin ku jetojmë ndarja e Drejtësisë nga pushtetet e tjera është parim themelor, e prandaj askush nuk guxon ta kundërshtojë, e lehtëson këtë punë. Ndërkohë që po shkruaja këto radhë, lajmet e TV Klanit transmetuan një akuzë të rëndë, se një biznesmen i lidhur me socialistët paska shtyrë/paguar disa nga ata njerëz që kanë bërë dhunë më 21 janar të hedhin në erë shtyllat e tensionit të lartë në Lezhë, për ta futur vendin në terr ditën e 31 janarit. Nëse është kështu, krimi është shumë i rëndë; nëse nuk është kështu, ky lajm të kujton akuzat e fabrikuara për sabotim në kohën e Hoxhës. Kush do ta ndajë të vërtetën: të dënojë fajtorët për sabotim, apo fabrikuesit për fabrikim akuzash të rreme? Apo do të vazhdojmë me akuza ekranesh që i shërbejnë vetëm teatrit elektoral të partive, apo me pretendimin se Drejtësia na sigurohet kur këta kontrollojnë njëri-tjetrin? Unë them se jo. Këta duhet të gjejnë urgjentisht rrugët për t’ia lënë këtë pushtet Drejtësisë së pavarur prej tyre. Siç shkruaja edhe në shkrimin paraardhës, njerëzit janë tejngopur dhe me këtë teatër, dhe ka ardhur koha të fillohet diçka serioze, që vërtet të ndryshojë diçka.
Le të rendis disa arsye shtesë nga ato të artikullit paraardhës pse, sipas meje, çlirimi i njerëzve nga sistemi i “prangave ekonomike”, që, e përsëris, nuk janë të vetmet, duhet të fillojë nga Drejtësia.
Së pari, sepse puna e prokurorit dhe gjyqtarit është e një përgjegjësie sipërore në mbarëfunksionimin e shtetit dhe të një shoqërie. “Një vendim i padrejtë (gjyqësor), – thotë Fracis Baconi, – bën shumë herë më keq sesa shumë shembuj të këqij, sepse nëse këta ndotin lumin, ai ndot vetë burimin”.
Së dyti, sepse ekonomikisht, nëse një mjeku, një mësuesi, qoftë edhe një njeriu të administratës mund t’ia pranosh (duke pasur parasysh vështirësitë), edhe një punë të dytë me të cilën të plotësojë rrogën, është e vështirë që një prokurori apo një gjyqtari t’i thuash të gjejë kohë të hapë një aktivitet tregtar.
Së treti, sepse numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve është më i vogël në numër sesa ai i mësuesve, mjekëve, njerëzve të administratës etj., etj.
Në një koment të tij mbi shkrimin tim, një lexues që dukej se ishte njeri i së drejtës, pasi thoshte se “kurrsesi nuk mund të presësh të marrësh drejtësi nga dikush që nuk ka mjetet për ta dhënë atë, që janë minimalisht statusi i gjyqtarëve/prokurorëve: duke përfshirë, garancitë ekonomike, sociale deri edhe fizike për ata dhe familjen e tyre”, shtonte edhe faktin se në raportin e EURALIUS-it është thënë  prerazi që para 4-5 vjetëve, se: “Është e rrezikshme për sistemin e drejtësisë shqiptare të ketë paga më të ulëta se 1000 euro në muaj për gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë”.
Përsa i përket argumentit – shumë serioz – se edhe një gjyqtar apo prokuror i mirëpaguar mund të mbetet i varur e në shërbim të politikës, unë gjykoj se nëse akti i mirëpagimit do të shoqërohej me disa rregullime shtesë në ligj, që do ta bënin zgjedhjen e gjyqtarëve edhe më të pavarur nga ç’është prej politikës, do të rritej shumë më tepër mundësia që Drejtësia të varet te ligji, dhe jo te partitë politike.
Si përfundim, duhet pranuar se “malli” që marrim ne prej njerëzve të Drejtësisë nuk është i krahasueshëm as me ushqimet që blejmë në treg, as me cilësinë e mësimeve në shkolla, as me atë të shërbimeve mjekësore dhe as me atë të shërbimeve gazetareske, politike apo administrative. Të gjitha këto që përmenda janë tejet të rëndësishme, pa dyshim, por për të gjitha ato mund të flasësh për procese përmirësimi që vijnë me kohën. Për të gjitha ato mund të flasësh edhe për “blerjen” e tyre “sipas takatit”, pra, për ushqime më cilësore dhe më të dobëta, për mësues më të zotë dhe më pak të zotë, për gazetari më profesionale dhe më pak; edhe shërbimin e politikanëve e të administratës mund ta relativizosh, por kurrsesi Drejtësinë. Sepse ajo, sikurse liria,  është e drejtë themelore që ka të bëjë me thelbin e jetës, para së cilës duhet të ndjehen të barabartë të gjithë, të pasur dhe të varfër, të fortë dhe të dobët, kriminelë dhe të ndershëm. Prandaj dhe për këtë “mall” duhet të paguajmë më shumë se për çdo mall tjetër. Dhe jam i bindur se do të ketë shumë prokurorë dhe gjyqtarë që do ta ndiejnë peshën e përgjegjësisë që do t’u jepte një akt i shoqërisë që do t’i vendoste ata në qendër të shpresës për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.
Një thënie arabe thotë: “Mjerë ata breza, gjyqtarët e të cilëve meritojnë të gjykohen”. Ka disa breza shqiptarësh që e vuajnë këtë mallkim. Është koha për të thënë mjaft.

Shkoder: “Kryqëzohet” Kryesocialisti Genc Uruçi

Nga Sokol Pepushaj

Fushata zgjedhore brënda familjes socialiste shqiptare, ka sjellë përplasje të shumta e “dallgë” të forta edhe në Rrethin e Shkodrës. Antarë të forumeve drejtuese, antarë të thjeshtë, sipmatizantë, por edhe qytetarë pranë tyre, janë pjesë si objekte apo subjekte në këtë situatë të nderë të krijuar. Pavarësisht se prej rreth 3 vitesh nga “theqafja” e dytë në përballje me PD-në dhe aleatët e saj PS-ja tenton potencialisht pushtetin në Shqipëri, të paktën në rrethin e Shkodrës kjo forcë politike paraqitet copë-copë, arna-arna, xhele-xhele.
Këtë e thotë vetë Shërbimi Sinoptik i PS-së, pra të pakënaqurit e shumtë, të cilët kanë parashikuar gjithmonë ditë me fortuna, e në të ardhem lajmërojnë edhe cuname, nëse Rama vazhdon me modele drejtuese të pamotivuara.
Herë pas here në analizat zyrtare ose jo të veprimit politik që pas zgjedhjeve të vitit 2011, nuk kanë munguar edhe akuzat konkrete ndaj lidërshpit, teksa tashmë është e qartë se “po kerkohet koka” e drejtuesve më të lartë në nivel rrethi, por edhe qyteti. Në një nga mbledhjet e zhvilluara pa praninë e mediave, tonet kanë qënë veçanërisht të larta në drejtim të kryetarit të PS-së të Rrethit Shkodër Genc Uruçi. “Mëkatet” që i shigjetohen Uruçit janë të shumta, duke pikënisur nga mënyra se si u zgjodh (emërua) me katapultim në PS, duke i eleminuar fillimisht rivalët potencialë si Nikolin Dedvukaj (i cili më pas la rrugën me gjemba të PS-së e u fut në rrugicën e shtruar të LSI-së, pikërisht për këtë arsye), deri duke i dhënë “kryetarllekun” në tavolinë edhe në përballjen me kryesocialistin e Velipojes Ndue Ndreca. Por ajo që i etiketohet tashmë si dështimi më i madh kryetarit Uruçi, shtë garimi në zgjedhjet e 8 majit 2011 për kryetar të Bashkisë Shkodër.
Në një takim të zgjeruar të Asamblesë së rrethit, në prani edhe të deputeteve por edhe të deleguarës së kryesisë së PSSH-së, Mimi Koledhi, kryetarja e PS-së e Qytetit Shkodër, njëkohësisht edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak Shkodër, Keti Bazhdari, ka nxjerrë shpatën politike nga “milli”, duke sulmuar ballas kryetarin Uruçi për përformancën e zgjedhjeve të 8 majit 2011. Bazhdari i ka kujtuar Uruçit, por edhe të pranishmëve, se ai ishte kandidati më i dobët i mundshëm për Bashkinë Shkodër, duke paraqitur thjeshtë dy argumenta. Së pari, Uruçi, sipas Bazhdarit, ka qënë ndër personat më të anatemuar për korrupsion në rajonin e Shkodrës për shkak të pozicioneve shtetërore që ka patur deri në vitin 2005. Së dyti, ka përmëndur Bazhdari, Uruçi ka qënë një person nën hetim nga Prokuroria, por edhe nën gjykim nga Gjykata gjatë kohës që ka kandiduar. Bazhdari, por edhe të tjerë të pranishëm në mbledhje, e kanë cilësuar Uruçin si kandidatin më të dobët të PS-së që nga viti 1991 e këtej, bazuar në rezultatin e tij shumë të ulët të arritur.
Në të vërtetë, Uruçi përgjatë fushatës elektorale për kreun e Bashkisë Shkodër, i ka shpjeguar pafajësitë e tij, duke i quajtur si shpifje, gjithgçka flitej në këtë linjë.
Nga ana tjetër, është sulmuar bashkë me Uruçin edhe ish deputeti i Shkodrës Ilir Beqja, i cili është akuzuar se ka zgjedhur me qëllim një kandidat të lehtë si pupël për Bashkinë, siç ishte Genc Uruçi, si një mënyrë për të shpëtuar mandatin e deputetit, i cili në atë periudhë diskutohej në Kuvënd dhe në Gjykatën Kushtetuese. Mosfuksionimi dinamik i strukturave të PS-së dhe mungesa e pranisë në marëdhëniet me publikun, i është etiketuar fillimisht kryetarit Uruçi, ish- deputetit Beqja, por edhe grupit të këshilltarëve bashkiakë në Bashkinë Shkodër. Antarë të asamblesë kanë shprehur haptas pakënaqesitë e tyre, duke cilësuar se asnjë nga këshilltarët aktualë bashkiakë, nuk ka asnjë lidhje me PS-në në vite.
Pas gjithë këtyre akuzave, kryetari Genc Uruçi nuk ka munduar thuajse as të flasë para asamblesë. Ai është përballur edhe me një mocion mosbesimi të antarve të Asamblesë, mocion i cili tashmë është bërë publik dhe ka mbërritur edhe në tavolinën e punës të kryetarit të PSSH-së Edi Rama. E vetmja mbrojtje publike që ka pulsuar për Uruçin, ka qënë mediatike kryesisht dhe ka ardhur nga deputeti i Qarkut të Shkodrës i PS-së Tom Doshi. Duke iu referuar mocionit të firmosur, Doshi e ka cilësuar si të pavlerë, si të kohës së PP-së, ndërsa ka thënë se personat e pakënaqur në PS-në e Shkodrës, mund të shkojnë tek LSI-ja ose PD-ja, pasi militojnë si socialistë por bëjnë punën e tyre brënda partisë.
Ajo që vlen të theksohet është edhe diskutimi për lënien e mandatit të Kryetares së PS-së Qytet nga Keti Bazhdari. Ajo nuk është lejuar te vihet ne krye te fushatës per zgjedhjet e 8 majit 2011, por në mënyrë paradoksale asaj i faturohet një pjesë e dështimit të PS-së në përballjen me PD-në. Ishte mënduar se si “pinjolle” e Edi Ramës në Shkodër, Bazhdari do të mund ti shpëtonte “kryqezimit” siç edhe kolegu i saj Uruçi, por zërat e besueshëm që në vazhdimësi na japin informacione nga brënda PS-së, tregojnë se edhe ajo do të detyrohet të largohet për t’i liruar vëndin dikujt tjetër. Akoma nuk ka një profil të përcaktuar për zevëndësuesin e Bazhdarit, por sipas gjasave po tentohet një individ, i cili mund të jetë “kryqëzim” në mes banorëve të rinj të Shkodrës dhe atyre më të hershëm si rezidentë, duke tentuar, pse jo edhe qytetërimin fshatar të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, duket është kristalizuar pasuesi i mundshëm i Genc Uruçit në krye të PS-së së Rrethit Shkoder. Jane disa emrat që kanë nisur të qarkullojnë edhe kafeneve, por mësë shumti të tërë konvergojnë tek Luan Heta. Aktualisht, Heta është antar i KB Shkodër dhe i Këshillit të Qarkut Shkodër. Madje, duke kandiduar për postin e kreut të Qarkut, ai ka arritur në votim të devijojë edhe disa vota të djathta në drejtim të kandidatuës së tij. Bisnesmen i suksesshëm ndërtimi në Shkodër, Heta është një prurje e re në PS-në e Shkodrës, duke ndjekur edhe gjurmën e babait të tij tek ky subjekt. Amplifikimi i parë publik e zyrtar i Luan Hetës ishte në zgjedhjet e vitit 2009, ku pranoi të përfshihej në listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Shkodrës, natyrisht jo në pozicionet e para te listës, pasi deri shumë socialistë shprehen se në krye kanë qënë pikërisht asish që më së pari Shkodra nuk i respekton e më së fundi i përçmon me neveri, o si pasardhës të komunizmit, o si persona me defiçenca të dukshme intelektuale krahasuar edhe me votuesin e thjeshtë.
Në tërë këte situatë të mjegulluar, shpresa e mundshme mund të vijë vetëm përmes Tom Doshit, i cili edhe pse është thjeshtë nje deputet qarku, është në fakt personi që ka tërësisht në dorë menaxhimin e PS-se në rrethin e Shkodrës, por edhe me gjërë. Padyshim është njeriu më me influencë edhe pranë kryetarit Edi Rama, i cili tashmë duket se ia ka deleguar të gjithë pushtetin politik në rajonin e Shkodrës. Pavarësisht se ishte sponsorizuesi më i drejtperdrejtë i Genc Uruçit në garën për kryetar të PS-së Shkodër, Doshi duket se analizën e bazon në shifrat konkrete të zgjedhjeve 2011. Natyrisht, Doshi, tashmë si një lojtar potencial në politikë, nuk i njeh asnjë meritë Uruçit për fitoren e paparashikuar të PS-së në shumë komuna bastione të PD-së, pasi ka qënë vetë ai që është vënë në krye të fushatës dhe tan çka ka PS-ja sot, dihet mirëfiili prej kujt e ka. Eshtë një parti që i lexohet kollaj politika, prandaj edhe besimi është kështu siç është. Rrjedhimisht edhe meritat i takojnë vetë deputetit socialist, pasi ka punuar në një terren politik vetëabortues. Ajo çfarë mund “të kryqëzoje“ Uruçin nga Doshi, është pikërisht rezultati i dobët i marrë në Bashkinë Shkodër dhe fushata ineksistente, thuajse ilegale në qytetin Shkodër, pa harruar edhe zërat që natyrisht kanë mbërritur deri tek Doshi, se Uruçi dhe Beqja kanë bërë “lojë dyfishe“ , “kanë trukuar ndeshjen“ në favor te PD-së. Megjithatë, nëse nuk është pjesë e një loje të zakonshme politike në kësi rastesh, është e çuditshme mbrojtja më shumë televizive, që indirekt i ka bere Uruçit deputeti Doshi në lidhje me mocionin e mosbesimit. E nëse do të levizet në linjën e ndryshimit që në fakt e presin tashmë të gjithë socialistët, si në fshat, ashtu dhe në qytet, Luan Heta është me padyshim personi që do të gëzojë mbështetjen e plotë të Doshit, e cila konvertohet fillimisht në kandidim dhe më pas në zgjedhje plebishitare nga Asambleja e Rrethit.
Të rikthehemi tek mbledhja e Asamblesë së Rrethit. Deputeti i PS-së Paulin Sterkaj ka deklaruar rikandidimin e tij në 2013-ën, më me zell se në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, kur kishte përballë atëherë Mandelën shqiptar, të ndjerin Arbnori, duke prëmtuar një rezultat spektakolar të PS-së në M.Madhe, zonë e cila sipas dukës, do ti lihet atij në menaxhim. Njëkohësisht, janë shprehur rezerva në Asamble, por më shumë pas saj në lidhje me emërimin e Mimi Kodhelit dhe Ditmir Bushatit si të deleguar të Kryesisë së PSSH-së për Shkodrën e M.Madhe.
Nëse Kodheli nuk është e përshtatshme, duke mos e njohur as për fytyrë PS-në e Shkodrës, Ditmiri ka probleme me mbiemrin dhe atësinë, që duket bën alergji në qënësinë e tërësishme në Shkodër. Nese do të kandidonte për deputet ky, babai i tij Sulë Bushati, ish Sekretar i Pare i Kmitetit të PPSH-së në Shkodër, do ishte një emër i freskët për të cilin flitet përgjithesisht mirë, por konotacioni me riciklimin e “Bllokut” në Shkodër, eshte mëse i qartë, madje i urryer fort, deri në neveri, ndoshta edhe për shumë vite.
Nëse fushata elektorale e 2013-ës në Shkodër do ti besohet strukturave të PS-së, është e qartë se numri 4 i deputetëve të fituar nga socialistët në vitin 2009, do të jetë nje ëndërr e bukur, por e frikshme, nga e cila tashmë po zgjohet e trembur e gjithë antarësia e PS-së, pse jo edhe votuesit.

Plesht ne trupin e Shqiponjës!

Nga Blerti Delija

Kauza nacionaliste eshte e vjeter sa vete ekzistenca e njerezimit. Ne thelb, cdo levizje, cdo lufte apo edhe cdo bisede ka ne thelb pikerisht etjen per supremaci- duke filluar nga nje individ, ne nje grupim per te finalizuar ne nje komb. Jo rradhe here karta e nacionalizmit ka nxitur e frymezuar luftra per dominim te nje kombi mbi nje tjeter. Shembujt jane te shumte, por mbase spikat Adolf Hitler me „luften e tij“ per dominimin e races ariane ne bote. Nacionalizmi ka sjelle edhe triumf te perkohshem, por edhe fund tragjik jo vetem per ideatoret, por edhe popujt qe i kane besuar verberisht. Serish, shembulli eshte Gjermania.
Ne ditet e sotme, ka edhe shfaqje triumfuese te nacionalizmit, ku mbase duhet marre serish si shembull Gjermania. Sigurisht, jo Gjermania e projektuar nga Hitleri, por Gjermani qe pranon ne gjirin e saj me te drejte te plote qytetarie qe nga afrikanet mulate apo me ngjyre, aziatiket e verdhe dhe deri tek shqiptaret- dikur ne histori te pershkruar edhe si rrjedhe e races Ariane. Shembulli me perfekt i nacionalizmit multietnik dhe multiracor, mund te konsederohen SHBA-te ne ditet e sotme. Per kete komb, komentet jane te teperta: Amerika eshte mbi cdo gje per nje afroamerikan, anglosakson, hispanik apo edhe nje kinez!
Karta e nacionalizmit eshte luajtur edhe ne Shqiperi ne kohe e epoka te ndryshme te historise. Me e kristalizuar ka qene gjate periudhes se Rilindjes sone Kombetare, por e shtrire ne kohe ka ardhur deri ne ditet tona. Realiteti aktual social e politik na servir nje numer jo te vogel afirmimesh nacionaliste, nga me te lehtat, deri tek me ekstremet. Ne themel te te gjithave, eshte riformatimi i nje kombi te copezuar te cilit i vihen mjaft emra, por une quaj me te gjeturin Shqiperia Natyrale. Nuk dua qe askush ne mendoje se jam ithtar i nje liste me emer te tille, por thjeshte me pelqen si percaktim perballe gjetjeve si Shqiperia e Madhe, Shqiperia Etnike etj.
Po afron 100- vjetori i themelimit zyrtar te shtetit qe gezojme sot, por edhe 100- vjetori i shkermoqjes se qellimshme te nje kombi te cilet i perkasim te gjithe. Pra, nacionalizmi eshte nje karte qe mund „te pjelle“ edhe suksese ne skakieren politike shqiptare.
Deri ne mesin e viteve ´90, subjektet politike qe perconin ideale te pastra nacionaliste- pse jo per bashkimin e trojeve shqipfolese, shikoheshin si te papershtatshme ne gjirin e politikes shqiptare. Per kete arsye subjekte te tilla te pastra nacionaliste si Balli Kombetar apo Levizja e Legalitetit, u pane shtrember madje dhe me armiqesi, teksa sot e kesaj dite mbajne si suksesin me te madh marrjen e Bashkise Shkoder ne vitin 1996. Per perfaqesim te larte politik, mund te flitet vetem per disa dhjetera deputete te shperndare ne 20 vitet e pluralizmit shqiptar, me shume si dhurata te koalicioneve me partite e medha.
Ne Shqiperi ka patur levizje qytetare te shtresave te ndryshme. Nder to ishte dhe „Mjaft“ por asnjehere nuk iu drejtua nacionalizmit apo krenarise kombetare si argument per rritjen e saj. Karta e nacionalizmit u rikthye fuqishem sidomos pas mesit te viteve 2000 dhe kjo jo nga subjektet e fuqishme politike si PS apo PD, por nga parti te lindura kryesisht si shprehese te interesave te grupeve sociale ne pakice. Arrijme tek Partia per Drejtesi e Integrim e cila si perfaqesuese e popullsise came ne Shqiperi, u fuqizua ndjeshem pas zgjedhjeve te vitit 2009, ku iu bashkua edhe deputeti i PS-se Shtepim Idrizi, i cili coi ne dy numrin e deputeteve ne Kuvend, duke u bere pjese e mazhorances qeverisese.
Si nje vend antar i NATO-s, i cili tashme ka nje kupole mbrojtese shume te fuqishme mbi koke, ka sjelle qe kauza nacionaliste te rilulezoje. Diku rreth 10-11 muaj me pare nisi nje fushate e fuqishme e quajtuar Aleanca Kuqezi. Vetem emri te le te kuptosh shume, por tashme edhe permbajtja e shpalosur flet qarte. Paradoksi eshte se ne krye te saj u vendos qe ne krye te heres nje figure e njohur e realitetit shqiptar, Kreshnik Spahiu- Nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Sic nuk besoj se nisja e levizjes nuk eshte rastesore, po ashtu nuk besoj se eshte rastesore vendosja e Spahiut ne krye te saj. Ne paranteze duhet sqaruar se Spahiu kishte lene te kuptohej se AK-ja nuk do te shnderrohej ne nje parti politike, por ne nje levizje ne te gjitha trojet shqipfolese me qellim bashkimin e kombit. Pasi „iu pre kostumi“ per tu shkarkuar nga posti (me apo pa te drejte, nuk ka shume rendesi), Spahiu vendosi ta ktheje kauzen nacionaliste ne nje subjekt politik, ku brenda nje viti pretendon te marre 1 milion njerez ne mbeshtetje! Ne keto kushte, kemi te drejten te analizojme.
AK-ja prezantohet si nje subjekt politik pa ideologji te mirefillte orientuese. Pra, nuk eshte e majte, nuk eshte as e djathte. Mund te mireprese kedo ne gjirin e saj, por asnje minister apo ish-minister. Karta e vetme eshte „integrimi i shqiptareve mes vetit“ dhe „unifikimi i trojeve shqipfolese“. Por votat kerkon ti marre ne Shqiperi per te hyre ne Kuvendin e Shqiperise! Pervec kesaj, AK-ja e Spahiut kerkon te jete pjese e sistemit, por pa u bere pjese e sistemit! Pak e veshtire te shpjegohet, por Spahiu parashikon edhe bllokim te zgjedhjeve ne 2013 nese nuk miratohen propozimet e saj per Kodin Zgjedhor!!!!!!!!!! Per ta thene troc, nuk eshte shume larg kallepit te nje partie te tipit Nacional- Socialiste apo Fashiste, qe kur nuk ua japin dicka, e rrembejne me dhune !
AK-ja do te jete nje parti e udhehequr nga ish-drejtuesi me i larte i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi, i cili pasi la detyren iu bashkua korit te stermadh shqiptar duke etiketuar gjyqesorin si pushtetin me te korruptuar, me te nenshtruar nga politika, rryshfeti etj. Por ka ne plan te kerkoje votim nga populli per gjyqtaret, njesoj sic ndodhte dikur per fasade ne diktaturen e E. Hoxhes, kur emrat propozoheshin nga partia dhe formalisht „i votonte“ populli. Vecse ne kete rast, gjyqtaret do te cimentoheshin per 4 vite mandat dhe nuk mund ti hiqte asnje Spahi tjeter qe mund te ishte ne krye te KLD-se!
Ndoshta edhe me te drejte, AK-ja permes Spahiut kerkon „lirimin e krahut“ nga te perjetshmit 20- vjecar te politikes shqiptare. Por ka nje problem te vogel. Qe te gjithe, qofte brenda subjekteve te tyre politike, qofte edhe nga populli shqiptar, jane votuar per te qene ne ato vende qe jane sot. Nga ana tjeter, Spahiu akoma nuk eshte votuar nga ata qe do te behen pjese zyrtare e AK-se dhe akoma nuk e ka deklaruar se sa kohe do te qendroje personalisht ne krye te AK-se para se „ti liroje krahun“ nje tjetri!
Ne tubimet e shpeshta dhe te kushtueshme te AK-se, platete e sheshet mbushen mese shumti nga te rinj. Te gjithe jane te grishur nga etja per shqiptarizem, krenari kombetare e ndoshta nacionalizem ekstrem. Kjo eshte edhe shtresa qe mund te manipulohet me lehte nga Spahiu& CO ne emer te nacionalizmit per te marre vota e ngritur pjedestale te reja politikanesh per perjetshem! Fillimisht u hidhet „kocka“ e nacionalizmit dhe pas perpunimit nacionalist, kerkohet vota per te nisur ngjitjen-skeme e thjeshte dhe e njohur!
AK-ja permes Spahiut, sic edhe une, nuk eshte dakort me dhurimin e shtetesise shqiptare (pasaportes) kundrejt nje investimi mbi 100 mije euro. Megjithate, nuk ngurron aspak te nxjerre nga xhepi nje badge (tesere) ku eshte stamposur flamuri yne kombetar dhe mbi te fjalet e Naimit („Ti Shqiperi me jep nder,……..) dhe te deklaroje publikisht se shume shpejt do te jete ne shitje me nje cmim nga 1 deri ne 10 euro! Por mund te kete nga ata bisnesmene, thote, te cilet mund te blejne 1000 karta per punonjesit e tyre dhe te paguajne 10 mije euro! Ore, po kur tani qe eshte thjeshte nje levizje qe tenton te kthehet ne parti dhe per te marre fitime per subjektin e tij nxjerr ne shitje flamuj te vegjel, po kur te jete ne qeveri ai nje pasaporte edhe mund ta jape per me pak se 100 mije euro- mjafton te mbushen arkat?!
Me e vecanta ishte nxjerrja e tre emrave per kandidate per president, te cilet i kishte zgjedhur nga nga e majta (P. Xhufi), nje nga e djathta (Gj. Bojaxhi) dhe nje nga ish- ushtaraket (M. Pashaj). Vetem fakti qe keta tre emra vijne nga goja e Spahiut, ata jane te djegur tashme jo si kandidate presidenciale, por edhe politikisht, edhe nese do te jene pjese e AK-se! Spahiu ben gjoja se nuk e di se emrat kandidate per presidente, duhet te mbeshteten me firmat e deputeteve ne Kuvend dhe deri me tani, asnjeri nuk eshte deklaruar si i partise se re te ish- Nenkryetarit te KLD-se!
Qe eshte nje realitet i ri ne politiken shqiptare, askush nuk e ve ne dyshim per AK-ne. Por edhe qe nuk ka asnje platforme te ndryshme nga ato qe premtojne partite e tjera politike ne vend, as edhe per kete nuk ka asnje dyshim. Spahiu apo spahite, po perdorin karten e nacionalizmit, madje edhe ate te luftes kunder terrorizmit per te fituar kredo politike. Kjo ndodh ne nje kohe kur po perflitet se qellimet shkojne ne drejtim te kundert totalisht, por mbase do te zbardhen me vone! Ka nje hipoteze qe pret te vertetohet ose jo, se Spahiu po ngre ne kembe strukturat e partise se Topit, pasi te largohet nga presidenca. Topi mund ta marre drejtimin ne vjeshten e 2012-es. Uroj te mos jete keshtu, per seriozitetin e integritetin e figures se krijuar nga vete Topi. Nese do te ndodhte keshtu, qe Topi e Spahiu te bashkoheshin nen nje cati politike, rrezimi i grehines per faj te njerit do ti zinte poshte qe te dy!
Ne kohen qe po jetojme, ne trupin e Shqiponjes se mbuluar me pupla te zeza, nje Plesht mund te fshihet shume lehte! Ai e besdis here pas here Shqiponjen duke i thithur gjakun. Kjo do te vazhdoje deri ne momentin kur Pleshti do te perfundoje ne sqepin e Shqiponjes dhe atehere historia do te marre fund! Shume here perrallat mund te behen realitet, por vetem per nje kohe te shkurter! Sidomos ne Shqiperi, vendin e Shqiponjave!

Nostalgjia për Sanremon

Nga Ndue Lazri

Ra edhe sipari i Festivalit të Sanremos, ose më mirë i festivalit të këngës italiane. Pas 5 mbrëmjesh të gjata, ku kishte më pak muzikë e më shumë show, i 62-ti festival u mbyll mes shumë diskutimesh e polemikash, e ku fituese u shpall një këngëtare e re, Emma Marrone me këngën  “Non è l’inferno” (Nuk është ferri). Një këngëtare e talentuar e me temperament, që po i imponohet me aftësitë e saj vokale e interpretuese botës së spektaklit e të muzikës italiane. Vitin e kaluar ajo u rendit në vendin e dytë në festivalin e Sanremos me një këngë mjaft të bukur. Kurse këtë vit fitoi. Në 62 vjet histori të Festivalit të Sanremos ky është rasti i tretë kur një këngëtar në dy vjet njëri pas tjetrit pushton vendin e dytë e pastaj të parë në garën e këngës italiane. Para saj e kishin arritur këtë sukses Tedy Renis e Bobby Solo.
Një e veçantë tjetër ishte fakti që këtë vit në podiumin e fituesve u ngjitën tri gra: Emma, Naomi e Arisa, që të tria të reja në moshë por që në vitet e fundit janë afirmime me vlerë në muzikën e lehtë italiane. Dhe që të tria me këngë të kompozuara nga burra. Mbase në këtë rast burrat mund të merrnin “revanshin” e tyre duke thënë që “pas një gruaje të suksesshme qëndron një burrë i suksesshëm”.
Sanremo (në Itali emri i këtij qyteti të bukur të bregdetit të Ligureve identifikohet me festivalin), është një eveniment me rëndësi në jetën kulturore e atë të përditshme italiane. Për të flitet të paktën një muaj në tërë shtypin e mediat, por edhe në familjet italiane (dy javë para fillimit e dy javë pas përfundimit të tij). Para tij flitet për pjesëmarrjen, për të ftuarit e rëndësishëm nga tërë bota, për modelistët që do të veshin këngëtarët e drejtuesit e festivalit, për pagesat tepër të larta që u rezervohen presantuesve e sidomos të ftuarve të veçantë. Bie fjala, i ftuari më i rëndësishëm për këtë vit ishte mbreti i rock-ut italian, Adriano Celentano. Zëra pro e kundra, debate me ditë të tëra përse atij i ishte rezervuar pagesa prej 700 mijë eurosh për 70 minuta pjesëmarrje në dy net të festivalit (i takon 10 mijë euro në një minutë) në një kohë kur qindra mijëra familje italiane nuk arrijnë të mbyllin muajin në kushtet e krizës së tmerrshme ekonomike e kur një punëtor i thjeshtë një sasi  të tillë parash nuk e fiton në 40 vite punë që i duhen për të dalë në pension. E Celentano, në përgjigje të këtyre debateve, vendosi që tërë shumën ta jepte në bamirësi për spitale në vende të varfra të botës, madje mori përsipër të paguante nga xhepi i tij taksat që i takonin lidhur me këtë shumë.
Gjatë e pas festivalit në shtyp e media flitet më shumë për dukuritë jashtëmuzikore që solli festivali se sa për këngët e tij. Duket sikur ato u lihen më shumë shtëpive diskografike e shijes së dëgjuesve që të blejnë të lirë këngët e tyre të preferuara, ku shpesh në krye për shitje të lartë janë këngë të ndryshme nga ato që kanë fituar në festival. Dukuri e njohur. Kurse flitet për orë e orë në të tëra TV e shkruhet në gazeta për thashetheme, për skandale në skenën e festivalit e prapa kuintave për nivelin e lartë të shikuesve që arriti kjo apo ajo pikë e zhvillimit të festivalit. Bie fjala, bukuroshja argjentinase Belen Rodrigues, i ngriti në yje si nivelin e shikuesve, ashtu edhe atë të debateve rozë me gjestin e saj, se zbuloi pjesët intime në skenë për t’i treguar publikut në sallë e telespektatoreve që nuk vishte të mbathura e në vend të tyre kishte tatuazhin gjithashtu shprehës të një fluture të vizatuar në njërën anë. Ose një nga pikat kulmore për nivelin e shikuesve ishte momenti kur Celentano në “predikën” e tij prej profeti u shpreh se duhen mbyllur organe të tilla shtypi të Vatikanit si “Avvenire” dhe “Famiglia cristiana” sepse nuk flasin sa duhet për parajsën por ngatërrohen me politikë. Pa dyshim,  të kritikosh një ose disa organe shtypi për nivelin e tyre, është një e drejtë legjitime jo vetëm e Celentanos, por e kujtdo.Por të flasësh për mbylljen e tyre, është shprehje e kufizimit të lirisë së mendimit. Por Adriano është mjeshtër i provokimeve  dhe e di se provokimet e tij sjellin audience të lartë e kjo për finanzat e RAI-t do të thotë miliona euro.
E titullova këtë shkrim  “Nostalgji për Sanremon” pikërisht duke patur parasysh këtë invazion të showt në kurriz të anës muzikore të festivalit. E ne që jemi rritur me Sanremon, që e ndiqnim atë në radio edhe atëherë kur nuk ishte ende televizioni, që përfshiheshim nga ethet e garës së këngëve me dy interpretime nga yje të pakthyeshme të këngës e skenës italiane, e ndjejmë vërtet atë nostalgji. Jo se nuk e pranojmë transformimin, modernizimin, ecjen përpara të muzikës me shijet e kërkesat e kohës e të publikut me moshë të re, por na vjen keq që logjika finanziare e reklamave evidenton në skenë skandalin përpara muzikës, diskutimet boshe e gossip-in përpara vlerësimeve professionale të krijimtarisë. Të vjen keq që një nga pikat më emocionuese të festivalit, dueti i Adriano Celentanos me Gianni Morandin me këngën e mrekullueshme të Adrianos “Penso a te e il mondo cambia” (Mendoj për ty e më ndryshohet bota”, kaloi gati në heshtje. Ky duet dhe pjesëmarrja e Lucio Dallës përkrah një djaloshi të ri, ishin të vetmit përfaqësues të viteve të arta  (vitet ’60) të muzikës italiane e treguan se ata, pavarësisht nga mosha, dijnë të jenë novatorë e mbeten të mëdhenj.
Jo vetëm ai duet i interpretuar bashkërisht, por edhe mënyra e komunikimit në skenë gjatë netëve të festivalit, fliste për atë miqësi që i lidh dy idhujt e muzikës italiane që nga ajo periudhë e artë. E pikërisht për nostalgjikët e atij brezi këngëtarësh, gërmova e gjeta disa pika të përbashkëta që i ka bërë Adriano Celentanon e Gianni Morandin aq të dashur për ne.
– Unë e adhuroj Sanremon që kur në vitin 1958 pashë të këndonte në skenën e tij i famshmi Claudio Villa. E duke parë atë, më lindi dëshira të bëhesha këngëtar- thotë Gianni Morandi.-Por nga dëshira, deri tek ngjitja në skenë është një rrugë e pafund. Në fakt ai e nis rrugën e këngëtarit vetëm e aty nga viti 1962 (50 vjet më parë). Në një qytezë në rivierën Adriatike ai po regjistronte diskun e tij të parë me titull “Andavo a cento all’ora” (Udhëtoja me 100 km në orë). Adriano më dëgjoi dhe më kërkoi të bashkohesha me klanin e tij. Ai ishte 24 vjeç e i njohur në atë kohë, unë 17 vjeç dhe isha fans i tij. Desha të shkoja pas tij, por impresario im më ndaloi duke më thënë: “Jo, ti duhet të bësh rrugën tënde për hesapin tënd, nëqoftëse dëshiron të bëhesh dikush. Keni dy mënyra të ndryshme interpretimi”,-tregon Gianni.
Pavarësisht se nuk u bashkuan në klanin Celentano, rruga e tyre e karrierës ka pika të ngjashme. Për shembull, në festivalin e Sanremos të vitit 1961 Adriano do të paraqitej me këngën “Il tuo bacio è come un rock” (Puthja jote është si një rock). Por rrezikonte të mos merrte pjesë, sepse ishte duke kryer shërbimin ushtarak e duhej leje speciale. U detyrua vetë ministri i mbrojtjes italiane të asaj kohe Giulio Andreotti të firmoste lejen për atë djalosh të talentuar. E Adriano e justifikoi lejen, sepse u rendit në vendin e dytë në atë festival. Historia do të përsëritej në vitin 1967, por këtë radhë me shërbim ushtarak ishte Gianni Morandi e rregullorja e donte që për 6 muaj të mos kishte të drejtë leje.Por u sigurua mundësia që ai të  merrte liridalje e të shkonte të bënte prova pikërisht me Celentanon në Milano.
Të ngjashme janë edhe historitë e tyre të dashurisë. Në vitin 1963 Adriano njihet me Claudio Morin gjatë regjistrimeve të filmit “Uno strano tipo”. Dashurohen dhe më 14 korrik 1964, në ora tre të mëngjesit shkojnë e bëjnë martesën në një kishë në Toscana për të mënjanuar praninë e paparazëve, të fansave e të kuriozëve. Gianni Morandi njihet me gruan e tij të parë Laura Efrikian, në vitin 1964 gjatë xhirimeve të filmit muzikor  “In ginocchio da te” (Në gjunjë përpara teje). Dashurohen dhe më 13 korrik 1966 bëjnë martesën fshehurazi për të njëjtat motive si çifti Celentano.
Karriera artistike i ka bashkuar sa e sa herë në skenën e Sanremos si konkurentë të këngës, por përherë miq të mirë, i ka bashkuar në skuadrën e futbollit të këngëtarëve të njohur italianë për të zhvilluar ndeshje bamirësie, i ka bashkuar në Lourdes kur kanë shkuar në procesion e në ndihmë të të sëmurëve etj.
Në vitin 1972 Gianni Morandi u ngjit në skenën e Sanremos si këngëtar. 40 vjet më vonë ai ngjitet në këtë skenë për herë të dytë radhazi si drejtues e prezantues i festivalit. E të ftuar nderi ka mikun e një jete, Adriano Celentanon. Këndojnë bashkë një këngë emocionuese.
– Për mua ishte ëndërr ta kisha Adrianon të ftuar në festival, -thotë Gianni.-Adriano është Italia.
E Adriano, si për t’u dhënë përgjigje mediave që kishin shkruar se ky është festival i Celentanos, duke përshendetur publikun thotë: – Ky është festivali i Morandit.
Ja, edhe për këto, ne nostalgjikët do të ndjejmë gjithnjë nostalgji për Sanremon, edhe pse e ndjekim për 5 mbrëmje të gjata çdo vit.
Ndue  Lazri

10 kryeqytetet e arkitekturës më të famshme në botë

Nga stili i eklektik i Antoni Gaudit në ndërtesat e Barcelonës, deri tek vendet magjike prej çeliku dhe xhami në Dubai dhe Shangai, kryeqytetet e arkitekturës të zgjedhura në listë janë të bërë enkas për të mahnitur vizitorët. Qyteti i parë në listë është Barcelona. Disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanë bërë tullat dhe llacin të duken si asgjë tjetër në botë. Duke filluar me spitalin “Hospital de Sant Pau” dhe “Palau de la Musica Catalana”, ku do të gjeni punë tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner. Këto ndërtesa janë cilësuar si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Gjithashtu, nëse vizitoni Barcelonën duhet të shikoni dhe vepra të tjera të punuara nga arkitekti Antoni Gaudi. Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Casa Mila”, “Park Guell” dhe “Temple Expiatori de la Sagrada Familia”. Më pas vjen Parisi. Duke ecur në rrugët e këtij qyteti, çdo vizitor mund të ndihet si në mes të një muzeu të madh arti. Kjo, për arsye se pavarësisht ndërtesave mesjetare, të rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi është gjithashtu i njohur për pjesët moderne që ndërthuren me ato klasike, si për t’ju kujtuar njerëzve se bëhet fjalë për më shumë se një muze. Në fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumë i dhënë pas kësaj ideje, saqë sanksionoi një projekt të arkitekturës moderne të quajtur “Grands Travaux”, në vitet ’80, për të freskuar stilin klasik të qytetit. Rezultatet përfshijnë piramidën e qelqtë në hyrje të Luvrit. Më i vonë në kohë është Çikago. Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë. Arkitektët u vendosën atje dhe krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala “qiellgërvishtës” u krijua pikërisht në këtë qytet. Veprat më të famshme arkitekturale të qytetit përfshijnë “Sears Towers”, ndërtesa më e lartë në SHBA, “Wrigley Building” etj.
Barcelona, Spanjë
Disa prej arkitektëve më të mëdhenj të botës, nga e shkuara dhe e tashmja, i kanë bërë tullat dhe llacin të duken si asgjë tjetër në botë. Duke filluar me spitalin “Hospital de Sant Pau” dhe “Palau de la Musica Catalana”, ku do të gjeni punë tradicionale nga arkitekti Lluis Domenech i Montaner. Këto ndërtesa janë cilësuar si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Gjithashtu, nëse vizitoni Barcelonën duhet të shikoni dhe vepra të tjera të punuara nga arkitekti Antoni Gaudi. Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Casa Mila”, “Park Guell” dhe “Temple Expiatori de la Sagrada Familia”.

Athinë, Greqi
Akropoli, vendndodhja e civilizimit të hershëm grek, si dhe vendi që përfshin frymëzimin për civilizimin tonë modern, i jep këtij qyteti fuqinë e tij arkitekturore. Ju mund të shihni aty kolonat greko-romake, si dhe zbukurimet me ornamente të vizatuara në krye të tyre. Gjithashtu, nëse mendoni se Akropoli është madhështor, atëherë duhet të vizitoni Akademinë e Athinës, një version më modern i stilit greko-romak, si dhe stadiumin e Lojërave Olimpike të Athinës. Nuk është sekret se pjesa më tërheqëse e këtij qyteti është arkitektura moderne.

Dubai, Emiratet e Bashkuara
Arabe
Mendohet se ky kryeqytet i arkitekturës ka 25 përqind të vinçave të botës që po punojnë aty. Aktualisht “i ndotur” nga ndërtesat e larta, Dubai gjithashtu ka dhe atë që është konsideruar si hotel me shtatë yje, “Burj Al Arab”. I krijuar në formën e anijes me vela, hoteli është gjithashtu dhe më i larti në botë. Kjo ndërtesë zbehet në krahasim me ndërtesa të tjera në horizont, si “Hydropolis”, hoteli i parë nënujor në botë, “Burj Dubai”, ndërtesa më e lartë e botës, si dhe “Dubailand”, një lloj parku zbavitës i stilit “Walt Disney”.

Romë, Itali
Ashtu si Athina, Roma është një ndër pjesët më interesante arkitekturale të civilizimit të hershëm perëndimor. Veprat klasike dihen pak a shumë, Koloseu, Panteoni, Forumi Romak etj. këto konkurrojnë me vepra pak më të reja, si sheshi i Shën Pjetrit në Vaktin, Faltoren Sistine dhe monumentin kombëtar të Viktor Emanuelit të dytë. Ndërkohë që nuk njihet për ndërtesa moderne, begatia e arkitekturës së lashtë, klasike dhe asaj rilindëse, i japin Romës një vend të merituar në qytetet me arkitekturën më të famë.

Paris, Francë
Duke ecur në rrugët e këtij qyteti, çdo vizitor mund të ndihet si në mes të një muzeu të madh arti. Kjo, për arsye se pavarësisht ndërtesave mesjetare, të rilindjes, neoklasike, moderne, Parisi është gjithashtu i njohur për pjesët moderne që ndërthuren me ato klasike, si për t’ju kujtuar njerëzve se bëhet fjalë për më shumë se një muze. Në fakt, ish-presidenti francez, Francois Mitterrand ishte shumë i dhënë pas kësaj ideje, saqë sanksionoi një projekt të arkitekturës moderne të quajtur “Grands Travaux”, në vitet ’80, për të freskuar stilin klasik të qytetit. Rezultatet përfshijnë piramidën e qelqtë në hyrje të Luvrit.

Çikago, SHBA
Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë. Arkitektët u vendosën atje dhe krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala “qiellgërvishtës” u krijua pikërisht në këtë qytet. Veprat më të famshme arkitekturale të qytetit përfshijnë “Sears Towers”, ndërtesa më e lartë në SHBA, “Wrigley Building” etj.

Berlin, Gjermani
Që prej rënies së Murit në vitin 1989, Berlini është fokusuar në transformimin e ndërtesave. Disa prej atyre më të famshme përfshijnë: “Reichstag”, parlamentin e dikurshëm nazist, i cili është rikrijuar me një kube xhami, “Potsdamer Platz”, i cili është rindërtuar dh etani përfshin qendrën “Sony”, si dhe lagjja “Daimler Chyrsler”, e cila është ndërtuar nga fillimi në pesë vite. Në ndërtesat e tjera bëjnë pjesë ambasada britanike dhe muzeu hebre i skicuar nga Daniel Libeskind. Në qytet ekzistojnë gjithashtu shumë pjesë arkitekturale klasike, si muzeu “Altes” dhe “Das Rotes Rathaus”.

Shangai, Kinë
Kina po punon me vrull dhe Shangai është një prej projekteve të saj. Shkalla aktuale e zhvillimit është aq ekstreme saqë aprovimet e ndërtimeve dhe vendimet po merren në çështje orësh, krahasuar me muajt që nevojiten në vendet perëndimore. Kjo shpjegon dhe qendrën e qytetit, Pudong, ku ndodhet ndërtesa më e lartë në qytet, “Jin Mao Tower”, si dhe “Oriental Pearl Tower”, i cili është një hotel dhe qendër tregtare. Më shumë nga e shkuara e qytetit mund të gjendet në zonën e skelës, me vepra të stilit arkitekturor kolon.

Firence, Itali
Shumë vetë e konsiderojnë këtë qytet të mrekullueshëm si “ground zero” të Rilindjes Italiane. Veprat më të famshme përfshijnë: “Pallazzo Vecchio”, “Accademy of Fine Arts”, ku gjendet dhe Davidi i Mikelanxhelos, si dhe “Uffizi”, një galeri arti me vepra të mëdha të Rilindjes. Më pas vijnë kishat, “Santa Maria del Fiore” është një katedrale e famshme dhe kisha e katërt më e madhe në Evropë, pastaj “Basilika di Santa Croce” është një tjetër kishë e madhe. Një prej vendeve më tërheqëse të Firences është “Ponte Vecchio”, ura mesjetare, ku janë ndërtuar shumë dyqane.

Brazilia, Brazil
Në më pak se katër vite, ky vend është kthyer nga një ide në një prej qyteteve më me jetë të Brazilit. I skicuar nga një planifikues urban, Lucio Costa, në vitin 1957, ndërkohë që ndërtesat u projektuan nga Oscar Niemeye, qyteti u planifikua në formën e një kryqi, por tashmë i ngjan më shumë një fluture apo një aeroplani, kur shihet nga lart. Ndërkohë që ka nga ata që e kanë kritikuar formën e qytetit, ai konsiderohet si Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Disa prej ndërtesave më të famshme të këtij qyteti përfshijnë “Palacio da Alvarado”, rezidencën zyrtare të presidentit të Brazilit etj.

Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përkrenaria e Skënderbeut dhe helmeta epirote-maqedone në një monedhë të basileusit Trifon (142-138 para Kr.)

Agron Luka

Kaq pak informacion, për një temë tillë! Para disa ditësh, në Muzeun Historik Shkodër, u ndodha në një diskutim mbi përkrenaren e Skënderbeut. Në internetin shqiptar, në zërin e përkrenares ishte prezantuar një lloj krahasimi fotografik i përkrenares mesjetare të Gj. K. Skënderbeut me një tip helmete antike, simbas pamjes së skanuar nga një monedhë antike. (shih fig. 1)
Bashkbiseduesi, krahas prezantimit të ilustrimit grafik nga kompjuteri, më drejtoi edhe këto pyetje: ”A keni ndonjë  dijeni për këtë monedhë, ku është gjetur, çfarë kohe i përket, cila ka qenë vendndodhja e këtij basileusit Trifon? Çfarë opinioni mund të jepni për analizën dhe konkluzionet që ka paraqitur ky autor shqiptar?”
[Në parantesë, unë kam njëfarë njohurie mbi disa tipe helmetash të personazheve mitologjikë dhe të basileusave antikë të gadishullit tonë, në disa paraqitie numizmatike, kam një lloj koleksioni modest dhe e kam pasion të memorizoj në kompjuter paraqitjet e monedhave dhe informacionet nga katalogët e internetit; kam botuar diçka  për tema të  tilla etj.]
Mbasi më kaloi impresioni i parë, realisht mjaft befasues e kurioz, fillova të llogjikoj për një opinion fillestar e relativ dhe i ktheva këtë përgjigje: “Me sa po shoh, këtu nuk jepet ndonjë referencë studimi. Sigurisht një temë e tillë nuk duhej te ishte si enigmatike! Nuk po shoh as emrin e autorit dhe as ndonjë informacion për vetë monedhën dhe ti ke të drejtë që i shtron këto pyetje. Duke gjykuar nga shkrimi alfabetik helen, nga dega me gjethe lisi, mendoj se kjo monedhë lidhet me një trashigimi epirote ose diçka e përzier epirote e maqedone. Një ide për bazileusin Trifon e kam dhe me sa mbaj mend e kam lexuar në Biblën e Vjetër, por duhet ta verifikoj. Gjithashtu, do të ishte e nevojshme të dinim se, kush i ka miratuar përfundimet e këtij krahasimi, përderisa i kanë dhënë edhe një vend me kaq rëndësi. Më duket se me kaq pak informacione, krijohet një përshtypje e parë, sikur kësaj sinteze nuk mund t’i bëhen vërejtje, diskutime etj”.
Unë kam bërë një shkrim në lidhje me përkrenaren e Skënderbeut. (“Marin Barleti kopjoi librin e Dh. Frangut apo anasjelltas?, gaz. SOT, 5 maj 2009) Aty kam shprehur idenë se përkrenaria si punim e si dhuratë mesjetare (pavarësisht nëse Gj. K. Skënderbeu, ka patur si dhurata simbolike, një ekzemplar ose dy të tilla), ngjan se, është unike në formën e llojin e saj. Duke e diskutuar me mosbesim pretendimin e studiuesit Lek Previzi, se Gj. Kastrioti na kishte patur dy përkrenare të tilla, njërën për luftime e tjetrën si dhuratë e simbolikë koleksioniste, unë e kam shprehur diskutimin se, përkrenaria me kokë e bri dhie nuk dokumentohet të ishte përdorur e mbajtur në kokë në beteja nga Skënderbeu. (shih fig. 2.)
Nga grafikat e para, nuk rezulton një  gjë e tillë, pavarësisht se si e paraqitën piktorët e më vonshëm, pavarësisht  si e konceptuan dy rusët, skenaristi dhe regjizori, në filmin Skënderbeu më 1953 dhe pavarësisht se si ia ngjeshën përkrenaren, sidomos artet e “realizmit socialist-enverist”.
Nga autorët antikë, nga Bibla e Vjetër, nga Kurani, etj, por edhe nga disa monedha e ndonjë medalion, krahas shumë tipeve helmeta me simbole e mitologji të tjera, dijmë se tipe helmetash me një bri ose dy brirë dhie mbante Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit. Edhe pasardhësit basileusa mbas vdekjes dhe shpërbërjes së perandorisë së Aleksandrit të Madh, mbanin përkrenare me brirë, mbanin simbole me shqiponja, quheshin me epitete si të tillë. Kurorëzimin me degë me gjethe lisi e gjejmë si traditë  te epirotët edhe te maqedonët etj. Pirron e Epirit, ushtarët epirotë e maqedonë e quanin shqiponjë dhe ai shquhej edhe si rritës ushqyes e stërvitës shqiponjash. Por Pirrua mbante edhe përkrenare me brirë cjapi, siç dëshmon Plutarku. Plutraku tregon dhe e thekson se, maqedonët e shpallën Pirron edhe si mbret të tyre dhe ia kurorëzuan kokën me dega me gjethe lisi, sepse ashtu ishin kurorëzuar të gjithë ushtarët epirotë. Aeliani vëren se Pirroja gëzohej kur ushtarët e thërrisnin shqiponjë, po ashtu siç e thërrisnin edhe Antiohun si skifteri. Dhe ky Antiohu ishte një basileus në lindjen e mesme. Të kujtojmë se edhe vetë Pirroja ishte shkolluar në Aleksandri te Ptolemejtë etj (shih, Plutarku, “Vitae Parallelae”, Pyrrhus, 10,1, 11,8,9,10,11; Aeliani, “De Animallum Natura”, Lib. II, 40; VII, 45)
Dijmë se dega e lisit përdoret gjërësisht në monedhat epirote dhe gjithashtu e dijmë se popullsia ilire-alban-epirote e identifikonte veten edhe me emrin maqedon, jo vetëm sepse një pjesë e këtyre popullsive përfshihej realisht në atë emërtim teritori, por edhe sepse e pretendonte trashigiminë e ish Maqedonisë, si fqinji më i afërt, si popull bashkëpjestar i një aleance gadishullore, filluar qysh nga koha e Filipit II, Olimpisë Epirote, Aleksandrit të Madh dhe Aleksandrit Mollos etj. (shih ilustrimet përkatëse nga paraqitjet e monedhave)
Në këtë temën e përkrenares, informacione e kontribute të rëndësishme nga autorët shqiptarë ka fillimisht M. Sirdani, pastaj autorë të kohës socialiste dhe bashkëkohore, si K. Frashëri, L. Malltezi, M. Zeqo etj.

Tre prerje varjante të ndryshme të kësaj monedhe nga Basileusi Trifon (142-138 para Kr.) dhe disa çështje të tjera të hapura
Me gjithse fillimisht, kontrollova sa munda, nuk më kapi grepi ndonjë lloj studimi rreth këtij autorit që e kishte paraqitur shkrimin në internetin shqiptar!
Por, papritmas me dt. 29 shkurt 2012, vura re se interneti kishte bërë një përmirësim minimal, kishte shtuar disa rreshta. Kështu m’u desh të përshtatnja edhe unë shkrimin tim. Informacioni dhe krahasimi për të cilin flasim, ka autor dr. Ilmi Veliu dhe titullohet, “Leka i Madh (Aleksandri i Maqedonisë ishte me origjnë ilire”. Ndër të gjith rreshtat e cituar shkruhet kështu: Kryeministri i Sllavomaqedonisë Nikolla Gruevsi ka urdhëruar që Lekës së Madh ti vëhet një shtatore në mes të Shkupit e cila do të jetë e lartë mbi 20 metra. Si duket Nikolla e ka kuptuar se maqedonasit në Maqedonine Perendimore janë shqiptarë ortodoks dhe se përmendorja e Lekës në mes të Shkupit do të përfaqësojë kulturën shqiptare dhe jo atë sllave. Edhe Skënderbeu me përkrenaren e tij ka pasur elemente e figura të njëjta me atë të Lekës së Madh, sepse e ka ditur se Leka ka qenë me origjinë ilire. Në monedhën antike që është në fotografi shihet përkrenaria e Lekës (Aleksandrit të Madh) dhe në fotografi majtas është përkrenaria e Gj. K. Skënderbeut të cilat kanë figura dhe elemente të njejta”. (Shih forumi Zemra Shqiptare, Zëri “Përkrenaria”, postimi E enjte 02-12-2010)
Me sa kisha lexuar dhe sa kam patur dijeni, ky Basileusi Trifon përmendej në Biblën e Vjetër, te “Libri i Parë i Makabenjve”, ku flitet në një mënyrë më të posaçme, mbi situatën, evenimentet historike, ndërrimet e basileusave etj, në territoret e lindjes së mesme, nga Azia e Vogël, Siria e deri në Egjipt, mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Dhe kështu e rilexova me vëmendje edhe një herë pjesën përkatëse në Biblën e Vjetër.
Kontrollova në internet dhe e gjeta monedhën në tre varjante, siç po e paraqes, pa ia  luajtur as diçiturat në anglisht. (Fig. 8, 9, 10; Shih, “Forvm’s Classical Numismatics Gallery – Greek and Greek Imperial Coins”, në një ripostim të modifikuar, të kohës së fundit)
Rezulton se, nga bazileusat që ndanë teritoret mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, madje edhe mbas atyre, ruhen për një kohë të gjatë traditat mitologjike, kulturore, besimi politeist i Zeusit, shtampat e simbolet e monedhave sin ë kohën e Aleksandrit të Madh. Vendndodhja e basileusit Trifon (142-138 para Kr.), stacionohet si zotërime në lindjen e mesme, në një zonë midis Sirisë dhe atyre ku mbaronin sundimet e pasardhësve të Ptolemejve të Egjiptit. Basileusi Trifon kishte mundur Antiokun VI (145-142 para Kr.), duke ia marrë edhe mbretërimin, por më 138 para Kr., vret veten i mundur në një betejë nga vëllai i Demetrit II.
Në këtë “krahasim-analizën” dhe “konkluzionet”, e sintetizuara të internetit tonë, konkretisht me një frazë, pretendohen nga dr. Ilmi Veliu, tre përfundime, si më poshtë:

  1. Diferencë-kronologjia rreth 2000 vjeçare, nga monedha te përkrenaria mesjetare, merr për bazë një përkrenare të tillë të Aleksandrit të Madh.
  2. Te përkrenaria e Skënderbeut (e njëjta përkrenare?!) kemi një imitim-kopje nga kjo formë helmete e monedhës antike.
  3. Të njëjtat simbole te dy rrathët e shënuar me numërin 1; dhe te koka e dhisë me brirë të shënuar me numërin 2. (?)

Vërejtje dhe mendime ndryshe

Për mendimin tim, në lidhje me përfundimet e mësipërme kam disa vërejtje dhe ndonjë shtesë:

  1. Ka sigurisht një lloj baze e arsyetimi për një krahasim, porse më produktive dhe më e justifikuar do të ishte, sikur krahasimi të ishte bërë me një artefakt helmetë/përkrenare antike maqedone, ilire, epirote, me kokë e bri dhie/sqapi etj. Dhe deri më sot nuk kemi ndonjë gjetje arkeologjike të një përkrenareje identike të tillë me përkrenaren punim mesjetar dhuratë për Gj. Kastriotin. Kronologjia rreth 2000 vjeçare, plotësohet duke patur parasysh pjesërisht Aleksandrin e Madh. Por, të kuptohemi se, ka edhe para Aleksandrit të Madh tradita të tilla. Pra, krahasimi duhet bërë me një artefakt më të sigurtë!
  2. Nuk kemi asgjë të garantuar, që Përkrenaria e Skënderbeut të ishte  punuar në mesjetë duke imituar konkretisht formën e monedhës së paraqitur të shek II p.e.r. Për më tepër akoma nuk kemi informacione e përfundime të sigurta, nëse këtë përkrenare Skënderbeut ia dhuroi Papa Piu II apo Ferdinandi i Napolit. Barleti na informon: “Në qytetin mbretëror në Napoli, në praninë e mbretit Ferdinand arritën përfaqësuesit e Papës Piu II, dukës së Milanos dhe thuaj të gjithë princëve të Italisë, me përgëzime të pazakonta dhe me dhurata shumë të mëdha. Por e vërteta është se Papa Piu II dhuratat shumë më të mëdha … duke i dhënë fjalën se kur të hidhej në Epir e në Maqedoni, brenda një kohe të shkurtër, jo vetëm që do t’i vinte kurorën  dhe do ta shpallte Mbret të Epirit, të Maqedonisë, të Thrakës dhe të të gjithë Romës së Re, por do ta vinte në krye të gjith forcave të Kryqëzatës”; Mbreti Ferdinand… e nderoi veçanërisht Skënderbeun me dhurata… me një sasi të madhe ari e argjendi, kuaj Italie… armë të tjera, dhurata ushtarake të rralla dhe të çmuara…”. (Shih në HS, f 418-421)

Ka patur edhe ide se kjo përkrenare kishte një origjinë punimi nga orjenti, ose nga një mjeshtër orjental etj.

  1. Nuk rezulton me aq siguri se, te pjesët e shënuara me vizë 1 e 2, kemi të njejtat simbole, siç shihet edhe nga një këputje pjesëve konkrete dhe të zmadhuara.

Koka e dhisë është një derdhje në bronz e larë me ar. Kjo derdhje nuk rezulton e sigurtë tek monedha konkrete dhe tek varjantet e tjera të saj dhe kështu kërkon mendim autoritetesh kompetente dhe teknika të sofistikuara.

  1. Edhe simbolet brenda rrethit, nuk duket se janë identike/të njëjtat! Në Pëkrenaren e Skënderbeut, siç e theksojnë K. Frashëri dhe M. Zeqo, ka një shtesë të mëvonshme (?), një lloj fashature/rripi bakri i larë në ar, i montuar me përçina, ku janë në formë rozete gjashtë petale luleje dhe gjashtë monograme sekrete. Për deshifrimin e tyre ka shkruar fillimisht edhe M. Sirdani e më pas ripërsërit prof. K. Frashëri, i cili shkruan: Përkrenarja e Skenderbeut është punuar me metal të bardhë, pajisur me një rrip (ruban) të larë me ar. Në majë të saj është vendosur një kokë dhije me brirë, punuar në bronx të larë në ar. Në pjesën e poshtme të saj, ka rreth e rrotull një rrip bakri me nje mbishkrim prej gjashte rrokjesh, te ndare midis tyre me rozeta: IM * PE * RA * TO * RE * BT, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathiae * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit të bekon ty Skënderbe, Princ i Matit, Mbret i Shqiperisë, Tmerri i Osmanllinjeve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me këto gjashtë monograme duket se është vënë më vonë në përkrenare nga pasardhësit e Heroit, të cilët kanë menduar se me shtimin e titujve do t’ia rritnin atij vlerën, kurse, siç u tha, ai nuk ka mbajtur asnjë nga këto tituj, por vetëm “Zot i Shqipërisë/DominusAlbaniae”. (“Ju rrëfej armët e heroit”, 9 shkurt 2005)

Prof. dr. M. Zeqo, ka nënvizuar se, përkrenaria iu dhurua Skënderbeut, si një simbolikë e fitores së Kryqëzatës, në përngjasimin e fitoreve të Aleksandrit të Madh kundra Darit të Persisë, siç interpretohej edhe në Biblën e Vjetër, ku sqapi i perendimit ia theu brirët dhe kokën dashit të orjentit, përkatësisht Dariut. Edhe Zeqo me disa luhatje e shënon se, Skënderbeu nuk e ka patur titullin “Mbret-Rex i albanëve e epirotëve”. Por, këtu duhet të mos harrojmë se, titulli  Imperator dhe Mbret i Romës së Re dhe me rradhë deri te titullatura Mbret i Albanisë dhe i Epirit i ishin premtuar Gj. Kastriotit! (përse nuk i janë bërë analizat kimike asaj larjes me ar?!) Gjithsesi, edhe po ta marrim si të mirëqenë se rripin me monogramet e kishin shtuar pasardhësit, do kishim aty një konfirmim “sekret”, për atë ish premtimim aq pompoz si: “Kapiten i Përgjithshëm i Kryqëzatës, si Mbret i Albanisë, Epirit, Maqedonisë, Thrakës e madje edhe i Romës së Re”! Ky premtim i Papës Piu II, reduktua së fundi, para se të imbarkohej në Ankona, thjeshtë si “Mbret i albanëve dhe i epirotëve”, por edhe ky rezultoi i pa mbajtur me pabesi dhe u mbulua e u justifikua me mister me vdekjen e Piut II … Papa Piu II u katandis aso kohe aq i dëshpëruar, sa edhe t’i drejtohej me letra vetë Mehmetit II, ku ia premtonte kurorën e perandorit të Romës së Re, me konditë që ky të kthehej si kristian, madje letra me lutje të tilla, simbas Barletit, i dërgonte Sulltan Mehmetit edhe vetë Skënderbeu. (HS, f 443) Por, do të guxonte një prift meshtar i thjeshtë të shtonte një histori të tillë të trilluar me emrin e Papës, aq më tepër ta improvizonte me atë “stilin tuqididik”?! Kam përshtypjen se prof. Frashëri, nuk e ka arsyetuar pohimin e tij, konformë me realitetet historike.
[Në një letër drejtuar Papës Benedikti XVI, “Shoqata Dukagjini” dhe “Shoqata Integrimi në Europë”, me anën e një studimi të Agron Lukës, kërkuan që arkivistët e Vatikanit të ndihmonin në zbardhjen e kësaj enigme dhe pyesnin nëse ishte e mundur brenda kanonikëve kishëtar që, Kurora mbretërore e premtuar Skënderbeut dhe grada kardinal Pal Ëngjëllit, t’i akordoheshin në mënyrën retrospektive e honorifike, pa cënuar absolutisht rendin republikan të Kushtetutës së Shqipërisë. Me anën e Nunciaturës Apostolike, me dijeninë e vetë Papës, ne morëm një përgjigje inkurajuese siç e vërteton edhe Shkresa … Por me sa duket burokracia e Vatikanit, mbase e ka harruar…!]

  1. Megjith atë pak “ironinë” e z. I. Veliu, nuk mendoj se z. Gruevski dhe akademikët sllavomaqedonas po e bëjnë shtatoren e Aleksandrit të Madh, thjeshtë e vetëm për hatrin e disa fshatrave me ca pak minoritete, disa qindra ortoksë shqiptare të Maqedonisë Perendimore! Po myslimanët shqiptarë, pse i harroni dhe ku i fusni ju zotëri?! Unë besoj se Gruevski dhe ata që mendojnë si ai e bëjnë këtë për të treguar se në popullsinë sllavomaqedone e bullgare ekziston ende një lloj trashigimie e ish popullsisë maqedone autoktone, se në Maqedoni vetëm gjuha ishte sllavizuar etj, fantazi jo shkencore si këto! Fakti që sllavojugorët dhe bullgarët e maqedonasit sllavojugorë janë të ardhurit e shek VI e më vonë, nuk mund të shbëhet me asnjë akrobaci, sado të lartë ta ngrejnë shtatoren maqedonasit e sado ta lajnë edhe me ar Aleksandrin e Madh, megjith Bukefalin, kalin e tij! Pjesët e luanit nga ish trashigimia e shuar e Maqedonisë antike, kanë të drejtën t’i pretendojnë vetëm popullsitë fqinje autoktone. Dhe ky është një fakt historik i pretenduar në vazhdimësi, sidomos nga populli alban/epirot-shqiptar. Nuk duhet harruar e anashkaluar gjithashtu nga historiografia shqiptare se, Sulltan Mehmeti II, Khalif, ia kishte falur Skënderbeut atë “bukëshkaljen dhe shpalljen qafir”. Përndryshe përse do merreshin e do nderoheshin, me urdhërin e vetë Sulltan Mehmetit II, “me respekt shumë të madh e me frikë perendie/të All’llahut”, eshtrat e një qafiri për hajmalira të shenjta?! Ne, për më tepër patëm hedhur edhe një hipotezë se Mehmeti II i ngriti edhe një Tyrbe, Skënderbeut në Lezhë.

Këndej kanë më të drejtë ata autorë që Gj. K. Skënderbeun e shohin edhe si heroin nacional që i përket të gjitha besimeve dhe rrymave të tjera në Shqipëri.

Le të nxjerin ato pak mësime që mund të nxirren nga historia jonë e hidhur qarqet e larta politike e kulturore shqiptare por edhe ato europiane. Me sa duket, siç e shpreh Kadare, kasta e lartë politike e kulturore shqiptare ka qenë e gatshme të plotësojë me urgjencë vetëm standartet e “Dërgatës së Xhedahut”, ndërsa preferon të zvarriset me “darka krokodilësh” e “studime fizibiliteti” për standartet europiane! (I. Kadare, “Mosmarrëveshja…”, f 29-31 etj)
Këtu me kaq duhet ta mbyllim, për ta vazhduar ndonjëherë tjetër…

Ilustrimet grafike:

Fig.1. Informacioni i internetit shqiptar dhe i dr. I. Veliut nuk tregon asgjë për vend-gjetjen e kësaj monedhe etj!

Fig. 2. Armët, shpata dhe helmeta e Gj. K. Skënderbeut, simbas një grafike të shek XVI.

Fig. 3.  Medalion bronzi, Aleksandri i Madh, me përkrenare me kokë luani dhe me kokë me një bri dhie si Bir i Zeusit. Gjetur në Shkodër.

Fig. 4. Helmetë përkrenare maqedone e ilire me kokë dashi.

Fig. 5. Monedhë argjendi, gjetur në Shkodër. Aleksandri i Madh  me përkrenare me bri dashi, si Biri i Amonit.

Fig. 6. Monedhë argjendi e Basileusit Ptolemeu i Egjiptit. Shqiponja e Aleksandrit të Madh. Gjetur në Shkodër.

Fig. 7. Monedhë bronzi e Aleksandrit të Madh me përkrenare-helemetë me kokë luani dhe me harkun e topuzin e Herakliut, nga e mbante veten, si pasardhës, fisi i Aleksandrit. Inicialet BAE, deshifrohen Bazileus Aleksandri Emathia. Nga këto armë si koleksione mbante edhe Skënderbeu.

Fig. 8. Diodotus Tryphon10 viewsAE 19, 5.25g, Diodotus Tryphon, 142-138 BC, Obv: Tryphon facing right. Rev: Macedonian helm with Ibex horn, caps of Dioscuri, ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΤΡΥΦΩΝΟΣ ΑΥΤΟΚΡΑΤΟΡΟΣ, light green patina with earthen highlights, VF. Houghton 259, CSE 259

Fig. 9. Diodotus Tryphon16 viewsAE 18, 4.28g, Diodotus Tryphon, 142-138 BC, Obv: Tryphon facing right. Rev: Macedonian helm with Ibex horn, caps of Dioscuri, ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΤΡΥΦΩΝΟΣ ΑΥΤΟΚΡΑΤΟΡΟΣ, light brown patina, aXF. Houghton 259, CSE 259

Fig. 10. Diodotus Tryphon12 viewsAE 18, 5.48g, Diodotus Tryphon, 142-138 BC, Obv: Tryphon facing right, dotted border. Rev: Spiked Macedonian helm with Ibex horn, caps of dioscuri in field, ΒΑΣΙΛΕΩΣ ΤΡΥΦΩΝΟΣ ΑΥΤΟΚΡΑΤΟΡΟΣ, dark brown patina, gVF. S 7089, B.M.C.4.69,12

Fig. 12. Monedhë argjendi e basileusit Perseu, bashkëkohës dhe aleat i basileusit ilir Genthio të Shkodrës. Vini re formën e shqiponjës autoktone gadishullore, me krahë të hapur cep më cep e kuorëzuar me me një degë me gjethe lisi, siç edhe në monedhat epirote. (“Ati Zeus, vrik dërgoi shkabën e rrufeshme, ndër shpezë më ugurmirën, t’murrmen gjahtare që e quajnë zeshkane. E sa është porta me kapakë puthitur, aq krahët shkaba cep më cep i hapi”… episod në vargjet homerike,  Iliada, XXVI, v. 359-394)

Fig 13. Demetri II Nikator i Sirisë (129-125 para Kr.), mbretëria e dytë. Monedhë çuditërisht e gjetur në Shkodër.

Fig. 14. Demetri II Nikator i Sirisë (146-140 para Kr.). Vini re shqiponjën, krahasuar me atë të Aleksandrit të Madh etj!

Fig. 15. Stema heraldike e shek XII, e families fisnike me origjinë shkodrane Lule Frangu/De Florea Franco, në Manfredonia, Napoli, që paraqet shqiponjën e zezë biqefale, luanin e artë, liqenin, lumin Bunë, një urë, disa rrugë etj.

16. Letra Përgjigje e Papës Benedikti XVI

Klementiana, fortesa apo kështjella që u shua ndër shekuj për ti lënë amanet emrin fisit të kelmëndit

Nga Ndue Bacaj

Në trojet e Malesise Madhe (si edhe në ato të Shqiperisë ) ndër shekuj kanë lulzuar ndertime civile e mbrojtese ,të cilat në thelb shprehin qytetrimin dhe zhvillimin e kesaje pjese nga më shqiptaret e Shqiperisë Europerendimore. Rrebeshet e moteve që kaluan ndër keto troje shpesh rrafshuan ,qytete ,qyteza ,fortesa apo keshtjella ,por nuk rrafshuan kujtesen e Malsorve per historin e tyre , e cila perveç gojdhenave ,legjendave ,dekumentacionit apo historise së shkruar ,kanë si deshmi qytetrimi e zhvillimi , rrenoja ,themele , gurë dhe shenja objektesh të ndryshme ,të cilat vendasit i njohin , dhe kanë trashiguar historinë e tyre nga njeri brez në tjetrin ,edhe pse mbi keto kanë kaluar ,qindra apo mijera vite.
Keshtjella Klementiana ose shqip Kelmendi është e njohur të pakten që në shekullin e VI , ku per ketë shkruajn historian ,albanolog dhe studiues të huaj dhe vendas. Studiuesi dhe Albanologu i njohur Milan Shuflaj , per Fortesen apo Keshtjellen Klementiana nder të tjera shkruan : “ Mbas shekullit VIII zhduken ngadale të gjitha keshtjellat romako-bizantine të cilat nuk moren karakter qyteti . Duket më së shumti qendroi fortesa Klementiana (te Prokopi )….Në shekullin e XVII nga ky fortifikim merr emrin fisi shumë i forte i Klementineve (shqip Kelmendi)…(Serbet dhe Shqiptaret fq.15 ). Studiuesit shqiptare Lekë Rrotani dhe Palokë Rrotani në studimin e tyre me temë : Kelmendi dhe Kelmendasit (mbi vjetersin e banimit në Kelmend ,mbi prejardhejn e kelmendasve dhe mbi vazhdimsine e banimit ketu ) nder të tjera në studimin e tyre mund të lexojmë : “…Vijme tash tek shekulli VI pas Krishtit. Nuk kemi perse lodhemi e të kerkojmë dekumente të shumta . Dekumenti më i sigurt është vepra “De aedificias” e Prokopit nga Çezareja që permend Kehtjellen e quajtur KLEMENTIANA ,të cilen e vendosë diku në thellsi të maleve veriore shqiptare. Deri më sot nuk është percaktuar ende saktesisht vendndodhja e kesaj keshtjelle me gjithë hipotezat e ndryshme. Ne mendojme se perderisa ai e quan Klementiana dhe Kelmendi që po marrim në shqyrtim ne ,ka vazhduar jeten në ato rrethina ,perse të mos e kerkojme ketë Keshtjellë brenda Kelmendit ,çka do të vertetonte keshtu më së miri vazhdimsine e banimit aty ? . Ndonse mund të duket kjo një hipoteze e jona ,ne ngulim kembë se kjo keshtjellë gjindet në VUKEL të Kelmendit . Permbledhtas po themi se ketu kemi zbuluar një vendbanim – keshtjelle me mure rrethues 1526 metra , me dy porta hyrje (njera nga të cilat e mbyllur me gurë më pas ) dhe me dy kulla mbrojtese . Ketu kemi mjafte gjetje arkeologjike : Qeramikë ,armë e vegla hekuri dhe dy monedha bronxi të shekullit II – III pas Krsihtit . Brenda rrethimit ka banesa me një urbanistike të rregullt…” (Shkodra ndër Shekuj fq.284-285 , Vii.II. fq.284-285 ,Muzeu historik Shkoder 1998.). Per ketë studim interesant vlen të sqarohet se Prokopi i Çezares ka jetuar dhe shkruar gjatë shekullit gjashtë pas lindjes së Krishtit, gjë që e bënë të besueshme ekzistencen e Forteses apo Keshtjelles së Klementianes në trojet e Kelmendit dhe konkrestisht në Vukel , ku muriet dhe rrenojat e kesaje Keshtjelle shihen edhe sot ,si dhe per keto ka trashigimi gojore të bollshme në Vukel dhe krejt Kelmend . Gjetjet arkeologjike të sipercituara që i perkasin shekullit II – III vertetojnë se fortesa apo Keshtjella e Kelmendit ka ekzistuar ndoshta edhe më perpara shekujve II dhe III-të pas Krishtit , si dhe na bejne të mendojmë se kjo Keshtjelle ka sherbyer jo vetem si fortese apo kompleks fortesash per qellime ushtarake të perandorise Romake ,por ka pasur edhe karakter të një qytetrimi civil , gjë që na jep të drejtë ta quajmë ,jo thjeshtë Keshtjelle ,por një qender urbane që me nivelin me të vogel ishte Qytezë. Natyrisht muriet dhe rrenojat që shohim sot në Vukel janë deshmia më e gjallë e një qytetrimi dhe zhvillimi të Trojeve të Kelmendit ,ku duke ditur historinë e Keshtjellave – qyteza apo qytete të mbreterisë (shqiptare) të Ilirëve ,të pakten që nga Teuta e deri te mbreti Ilir Genci (apo Genti) , ne themi se Keshtjella në trajtat e një qyteze në Kelmend me emrin e njohur në histori Klementiana , duhet të kenë një moshë rreth 2250 vjeçare. Kjo moshë e kesajë Keshtjelle na benë që të themi pa droje se gjatë luftrave mbrojtese të mbretit Genti (apo Genci,që perdoret shpesh) me ushtritë (pushtuese romake ) duhet të ketë qenë objekt sulmi dhe qendrese , por edhe shkaterrimesh deri në kohen e pushtimit romak (viti 168 para lindjes Krishtit ). Ndaj duke pasur parasyshe keto luftra dhe pushtimin romak ,(që me sa duket e rikonstruktoi Keshtjellen Klementiana per qellime të vetat) ne mesojme per historine e kesaje Keshtjelle apo fortese vetem nga shkrimet e shekullit VI-të , tëProkopit nga Çezareja ,që jetonte dhe shkruante nën Perandorin Romake….Është me vlera te citohet edhe studiuesi i njohur Ermanno Armao që në një botim të tije shkruan per Kalanë e Kelmendit duke ju referuar një Kleriku e studiuesi shqiptare , ku ndër të tjera lexojme : “…Atë Rrok Gurashi ka vertetuar per mua me mirsjellje se e quajtura
Kala e Kelmendit është e rrethuar në perendim nga Maja e Rriskut, në lindje nga Maja e Shenikut (Shenkollit) dhe në jug nga Maja e Kllogjens…” (Vende ,Kisha, Lumenj,Male e Toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqiperise Veriore, Fq.157 ),( Harta është e Hartografeve Coronelli dhe Cantelli të shekullit XVII,N.B.).
Në favor të ekzistences së Keshtjelles Klementiana në Vukel shprehet edhe ish konsulli francez në Shkoder HEKARD ( Hecquard) në mesin e shekullit XIX, ku ndonse ai nuk i “vrojton” rrenojat e saj , ndër të tjera shkruan :
”Jo larg Vuklit, ndodhej siç thonë një Keshtjellë e fortifikuar ,nga e cila sot nuk gjendet asnjë gjurmë ,dhe disa vjet më parë një banor i ketij fshati ,duke mbjelle një hardhi gjeti disa monedha ari të kohes së perandoreve Kostandin dhe Valentin….”(Hyacinthe Hecquard ….HISTORIA DHE PERSHKRIMI I SHQIPERISË SË EPERME OSE I GEGERISË , fq.176 ). Studiuesi dhe Historiani Atë Marin Sirdani (me orgjinë nga Boga ) ,në librin “NDRIÇIME TË HISTORISË ,TË KULTURES DHE TË ARTIT SHQIPTARË ,në faqen 222 ,duke shkruar per “HEROINAT E MALEVE”, gjatë luftes antiotomane (shek.XVII) ,tregon se : “GJYTETEZA E KELMENDIT , është vendi ku ishte fuqia më e madhe e Kelmendit ,dhe ku mblidheshin kuvendet, madje në keto kuvende merrnin pjesë edhe gra e vajza ,që ma se një herë kishin ra në luftë dhe ishin da me nderë ,ku një ndër keto heroina kishte qenë edhe Nora (e Kelmendit) që vrau pashen turk… Mirpo ky autor Qytezen e vendos në Nikç e jo në Vukel, gjë që na bënë të mendojmë se mos vallë ka pasur një Qyteze (me fortesen perkatese) edhe në Nikç ,apo është një lapsus… Në shkrime të ndryshme thuhet se Kelmendasit e moren emrin nga Keshtjella , ku disa studiues ketë e percaktojne teper vonë , pra në shekujt e XVI – XVII ,gjë që nuk perkon me realitetin ,pasi Keshtjellen Klementiana ,dhe emrin e Kelmendit e takojmë shumë më heret , ku ndoshta per disa shekuj “të parë” pas lindjes së Krishtit , kështjella Klementiana ka qenë qendra e qytetrimit dhe zhvillimit modern bshkohore per vetë banoret e ketyre trojeve me emrin dhe historine e madhe të Kelmendit , e njohur kjo kombetarisht dhe nderkombetarisht …Sidoqofte ne Malsoreve në pergjithsi dhe kelmendesve në veçanti na kanë mbetur thjeshtë si deshmi krenare muriet dhe rrenojat që shohim sot në Vukel ,si dhe gojdhenat që trashigohen pa pushim nga njeri brez në tjetrin ,por edhe këto duhen ruajtur në perjetsi , si deshmi qytetrimi e zhvillimi…

Në shërbim të atdheut: Kosova në FUSNOTË, Republika e Hundë-Leshave…

Nga Agim Vuniqi

Prishtina është një qytet i madh me shumë banorë, është ftohtë e shpesh është errët. Era fishkllon e din të përplaset në ndonjë gem të çveshur dhe thuase të pret kur të rrahë në lëkurë cullak. Qielli është i errët e memecë dhe bora t’i mbyll sytë dhe të bie fytyrës, mund të rreshqasësh rrugicave apo të shtyhesh me ndonjë automjet se kush kujt do t’ia lë shojë rrugën, ke shansë edhe te rrëzohesh, e pastaj …priti analizat, reklama shkëlqyese, nuk din nga të orientohesh, në spitale publike apo në ato private, as vet nuk ke për të kuptuar se ç ’tëka gjeteur, sigurisht në se ke portfolion e thellë -ke dikend jashtë nuk do të shpëtoshë lehtë pa ndonjë stendë, është rregull e pashkruar e shëndetësisë kosovare. Qyteti ka një treg të gjërë i cili mbledhë një mori njerëzish (gjatë zgjedhjeve këta janë votues) dhe bëhet zhurmë e madhe, aty është vendi ku tregtarët të presin me sharje të llojllojshme, kuptohet nëse prishë renditjen e pemëve dhe perimeve, bëhet aq shumë zhurmë sa që munden edhe veshtë të të shurdhohen. Në anën tjetër kupton se ne jemi njerëz të vyeshëm e të urtë me kulturë të lashtë, jemi besnik dhe degjojmë të huajtë-miqtë me shumë gë zim, normalisht edhe tingullin e eurove. Këtu qeverisin politikanët me vetura të shtrenjëta, edhe ata bëjnë shumë zhurmë, prijnë bile, alarmet e policë ve që bëjnë “eskortë” sinjalizojnë realitetin kush qeverisë këtë vend të ç uditshëm, kur ishte sistemi monist “i diktaturës” “no-hit” ndodhitë ishin te rralla, ndersa tash në kohen e partive shumë-moniste, të ekonomisë së tregut e të demokracisë “sus” e qile gojën janë shpeshtuar, përfundimisht zhurma na ka hije, është “shik”-trend me lashtësinë dhe civilizimin tonë të hershëm, që aq shumë e kemi eksploruar
Ngjarje shumë e rëndësishme në Kosovë është edhe kur tymoset duhani me kamish, më heret ishte edhe “shik“, ngase kamishi qehlibar importohej “incognito” nga Rusia, dhe të gjithë ata dahanxhinjë që bënin llafe burrash dhe bënin qefe tymi “tullug” nuk brengoseshin për ambientin, ishin krenar në atë log burrash, qehlibari i verdhë i mbante kryelartë. Ashtu si kamishi mjet për të tymosur duhanin, duke u bërë dëmë edhe të tjerëve, e…dhepse me ligj është e lejuar që në gjysmën e lokalit mund të bëshë qef, edhe me nargile nëse dëshiron, varet si janë të shperndara take-tuket, njëjtë bëhet edhe interpretimi i ligjit, e… po mirë hapësirën nuk mund ta ndash në dysh, aq është i logjikshëm ligji…njejtë si Kamishi “shik” i “SHIK-ut“, i cili u bë maraz se akuzave të tij nuk po ua vënë veshin votuesit, herën e parë si deputet i paguar dhe me nam shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të spjeguar ç ‘është transparenca, herën e dytë u paraqitë si “zëdhënës” qeverie apo i grupit parlamentar të PDK-së, është vështirë per me dallue.., ai i bëri publike informatat sekrete “të ineresit national” se dikush nga informatorët e “SHIK-ut” paska përgjuar nën batanien e Albin Kurtit (nuk dha spjegime shtesë se ai ishte i veshur apo ndryshe, që është fakt shumë i rëndësishëm për politikën e shtetit) bile ishte angazhuar “kombëtarisht” të futej nën fustanellën e nje vajze ministri të Millosheviqit, duke ia futur kot, pa përmendur ndonjë emër të përveç ëm…, me rëndesi që ai u bë yll medial, akoma nuk është qartësuar deri në fund se cili nga tabori i informatorë ve të tij iu ka “marrë erë” të brendshmeve të gocës së ministrit, nuk do te ishte ç udi, nëse ai një ditë do të parafrazon edhe parfumin, le këtë, por po rritet rreziku nëse ky angazhim i deputetit shndërrohet në ligj, qytetarët do t’i këthejë në kohën e hamameve publike, më mirë me u la cullak publikisht, bile-bile është në koherencë me presionet ndërkombëtare të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe, për më shumë trasparencë, nuk behesh gazi i dynjas, se poqëse merr guxim me u la privatisht në banjo personale mund t’i manipulojnë rezultatet e rexhistrimit…
Dua të them edhe një gjë që se kam thënë më pare, se ç farë burrash jemi. Guximi yne s’ka shoq në botë. Ata që kanë të drejtë shetitjeje do të kenë parë shume vende…, me viza shengen, premtim i kohëpaskohshëm i qeveritarëve të vendit, jam i sigurt se hundë-lesha më të medhenje se në Kosovë nuk kanë parë. Njëri duke dashur me spjegue denjësisht këtë dukuri më tha se kishte parë një njeri me njëfarë kapele si hartë, republikë e vizllue…shme, dhe me rrobe të larme qe i kishte “hyp” një njeriu tjetër, veshur me rrobe edhe më të pasura thjesht qytetare, kur ishin ndalur para kafes ai me republikë të vizllueshme i zdrypi. Kafexhiu kishte dalur përjashta për t’i nderuar duke u perulur deri në tokë, e ai njeriu me rrobe të larme e me republikë te vizllueshme hyri ne kafe dhe u ulë pranë tavolinës, e cila ishte stolisur në një menyrë të veç antë, gati njëjtë si në rastin e përgatitjes së planit qeveritar në Bullgari, apo edhe këtë të fundit ngjasues si veza-vezës të gatitjes së rezolutës dalëse nga EULEX-I, që u votua në Kuvendin e Kosovës, duke u kundërshuar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai me rrobe qytetare kishte mbetur para kafenesë duke pritur. Kafexhiu e kishte nderuar edhe atë duke u përulur thellë. C’don të thotë kjo, kafexhiu kishte spjeguar ky që hyri është politikan i madh, e ai tjetri është qytetar i përmendur, është atdhetar, kishte përshperitur kafexhiu. Po pse i lejon me hypë? Kafexhiu ishte mënjanuar me një ane kishte qeshur me përbuzje dhe kishte thënë; – Kjo te ne ç mohet si nderim i madh, i cili rrallëkujt i bie hise! Ky është një shërbim për atdheun, te cilin nuk din as nuk mundet ta ç mojë ç do popull!

 Ky eshte çkombëtarizimi!

Nga Gjin Musa

Kryeministri Shqiptare Sali Berisha eshte i vetemi politikan ne keto 100 vite shtet qe di te fabrikoje dhe te prodhoje teori nga më të çuditshmet.
Qe nga 1912 e deri me sot çdo sistem qe ka sunduar Shqiperin ne një fare mase eshte perpjekur te mbroje identitetin kombetare.
Kur kryeministri actual qe i ka sjelle Shqiperise shumë tensione ne keto 20 vite, na trumbeton me te madhe per kremtimet ceremonjale te festimit te 100 vjetorit te pamvaresise, pa leke ne buzhet, tani na ftone mafie sebe, greke , çifute e kushe te kete leke per te hedhur ne banken e boshatisure te shtetit pa qeveri. Ejani dhe merrni shtetesin Shqiptare!
Kryeministri ishe presidenti i 96-97-tes qe u dogj Shqiperia, tani kerkon te na çkomtarizoje!
Po afron fushata elektorale, duhen fonde per te derguar rruge me rruge femijet e shkollave dhe simpatizanet e Berishes per te gerthitur,”liri-demokraci”.
Ne asnje vend te botes, as ne Somali nenshtesin nuke e blen dot. Ketu me nje model qe ka dale jashte cdo kontrolli njerezor, nje “politica”qe s’di cfare eshte politika, ka marre persiper si atehere kure ishte president i vendit, te gjitha detyrat funksionale te nje shteti, kryeplak fshati, komunare, bashkiak, prefekt, minister i cdo ministrie, historiane dhe gjeografe, alpiniste e futbolliste, regjizore e aktore, fshatare e qytetar, gazetare dhe kalores, nuk ka vende qe ky te mose kete pushtet, ky njeri qe ka bërë një shtetin e pushtetin..
Europa heshte kur degjone kete kryeminister te mbuluare nga korrupsioni dhe mafja e pushtetit qe ka marre peng shtetin.
Ekonomia Shqiptare “sfidone Europen” ne keto kohe te veshtira, shprehet ai.
Edhe nje femije po ta pyesesh se cfare do thote ta bleshe nenshtetesine, do qeshe me te madhe! Nenshtetesia eshte e shenjte, e pa prekesheme, ase nuke shitet dhe ase nuk blihet.Vetem nje, Sali Berisha, e bene kete gje. Eshte rruga e fundit per te mashtruare njerezit qe te blejne shtetesine Shqiptare. Per kete luftuan patriotet Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e mijra djeme evajza nanash qe flijuan jeten per kombin Shqiptar? Po sot kete kombe kerkon ta perdhose ky format pazari, me bandat kriminale qe jetojne nen petkun e pushtetit.
20 vjet eksperimente mbi popullin Shqiptar, vrasje, plackitje, djegie deri ne hapjen e depove te armatimit, deri ne prag te luftes civile qe fale faktorit nderkombetare u ndalua ne ’97-en..
Shqiperia sot eshte ne ditet me te zeza ne historin e saj 100 vjecare. Po i shitet identiteti kombetar 100.000 euro. O vllezer e motra, ky eshte pazari politik dhe mafioz. Çfare pritet? Te ribehet historia? Ja kjo eshte ta ribeshe kombin treg per biznez, per qellime te ngushta.. ,Historia nuk do na fale ne se do shesim identitetin. Brezat qe do vijne do na mallkojne, po ne c’fare te bejme? Te heshtim si deri sot perpara tradhtise kombetare? Jo kurre, te gjithe me nje fjale, me nje betim, identitetin tone nuke e shesim dhe as e e falim. Ideatoret e kesaj tradhtie kombetare perpara drejtesise se popullit, sepse drejtesia e shtetit ka kohe qe ka vdekure, eshte marre peng nga bandat qe do te na ndryshojne historin kombetare. Jo 96-97-tes ne Shqiperi. Atdheu na therret, tradhtise ti keputim kembet dhe duaret .Rilindasit na therrasin, jo prape shqiperia me krye ne hi. Ti Shqiperia ime, sot je vertet nje zonje e rande, po tradhetia po don me te shite moje nane.

 

Nr. 149 i gazetës në print

0

Pse pa Berishen dhe Edi Ramen?

Nga Fatos Lubonja

Në shkrimin paraardhës, të titulluar “Në pamundësi të hetimit gjithëpërfshirës”, duke u nisur nga fakti se, në gjendje krizash, si kjo që ka shpërthyer, krijohen kushte për reflektim më të thellë, pasi ndjehet nevoja që ato të mos përsëriten, hidhja propozimin (jo për herë të parë) e ndëshkimit të liderëve të të dyja partive si nevojë ndryshimi të politikave të mbrapshta që e kanë bllokuar vendin. E thosha këtë duke iu referuar mundësive ligjore e morale që implikon për këtë 21 janari, por duke pasur parasysh edhe të kaluarën e tyre, edhe rreziqet që na kanosen prej tyre në të ardhmen. Reagimet (po ashtu të njohura) ishin disa llojesh. Kategoria e militantëve e të rreshtuarve mbronte liderin e vet duke fajësuar ekskluzivisht tjetrin apo duke pretenduar se, përderisa këta janë më të votuarit, s’kemi pse t’i heqim dhe se prandaj gjithçka përcaktohet nga vota. Një kategori tjetër e pranon problemin, por jo zgjidhjen e propozuar. Sipas tyre, asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e liderit/liderëve, pasi do të vijnë të tjerë që do të sillen po si ata. Këta sjellin, madje, edhe shembuj të më të rinjve, si këtu edhe në Kosovë, që sillen po njëlloj, me kult të individit në vend të institucionit. Janë më në fund edhe ata të shumtë që të thonë: “Mirë e ke ti, por këta janë bërë gjithnjë e më të fuqishëm e prandaj s’guxon kush t’i sfidojë”. Disa syresh theksojnë jo vetëm kultin e tyre të individit në rritje, por edhe monopolet dhe oligopolet e fuqishme të vendit, si dhe mediat e tyre, madje edhe ndërkombëtarët që, tek e fundit, me këta po operojnë.
Duke pranuar idenë se “këta” janë sot gjithnjë e më të fuqishëm për shumë nga arsyet e përmendura, e se prandaj nuk është e lehtë ajo që propozoj, unë gjykoj se, po për këto arsye, paradoksalisht, ata janë edhe më të dobët se kurrë e prandaj puna edhe mund të bëhet e mundshme. Kjo jo vetëm sepse dëmet e tyre dhe vetëdija e këtyre dëmeve, me gjithë punën e madhe dizinformuese që bëjnë mediat që i mbështesin, është më e madhe se kurrë ndër njerëzit, por edhe sepse një politikë e tillë, që synon të dobësojë deri shkatërrojë tjetrin, ka rezultuar shkatërruese edhe për ata vetë. Pa dyshim, qëndron argumenti i atyre që thonë se kjo nuk është punë ndërrimi liderësh, por kulture. Por, kur them se duhen ndryshuar liderët, nuk kam parasysh thjesht personat Berisha dhe Rama, por “rolin” që kanë luajtur këta individë dhe ata më afër tyre në “dramën” e imponuar nga “regjisori”, siç do ta quaja metaforikisht kulturën dominuese, veçanërisht te militantët dhe sistemin e tërë politik ekonomik që i qëndron prapa, më i kriminalizuar se kurrë. Ndëshkimi i tyre si liderë, pra, nuk duhet kuptuar si ndëshkim dy personash, por si ndëshkim edhe me kuptim simbolik, kulturor të një modeli lideri dhe i një mendësie bërjeje politikë që na ka çuar e rrezikon ende të na çojë deri në vrasje të njëri-tjetrit. E këtu më duhet të shtoj se, në këtë ndëshkim, karakteristikat individuale të tyre nuk duhen injoruar. Jo të gjithë aktorët janë të gatshëm ta luajnë rolin prej protagonisti që luan Berisha apo Rama në këtë dramë. Ata kanë karakteristika të tilla individuale që një “regjisor tjetër” në një “pjesë tjetër teatrale” nuk do t’i zgjidhte për protagonistë. Dhe unë mendoj se e kemi mundësinë e një regjisori tjetër dhe të aktorëve të tjerë protagonistë. Pa metafora, duke mos mohuar argumentet e atyre që janë pesimiste për të ardhmen, unë ngulmoj se ka, megjithatë, jo pak të dhëna që tregojnë se kjo shoqëri është pjekur aq sa t’i duket normal një tjetër antropologji lideri nga ajo e Berishës dhe Ramës që, sipas gjykimit tim, janë mjaft simetrikë me njëri-tjetrin, paçka se të rreshtuarit me socialistët e gjykojnë Ramën ndryshe nga Berisha, duke thënë se ky s’ka vrarë, kurse ai ka vrarë, apo duke thënë se atë nuk e kemi provuar, këtë e kemi provuar. Këtu po hap një parantezë ndaj kësaj vërejtjeje. Gjykimi im është se Ramën e kemi provuar jo pak për të parë se ai, edhe në nivele jogjithëpushtetshmërie (si ministër i Kulturës dhe si kryebashkiak) ka treguar një shkallë të frikshme personalizimi të institucionit, mospërfilljeje ndaj ligjit, korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin, ashtu sikurse edhe një shkallë të frikshme prirjeje për të kontrolluar dhe “vrarë” çdo zë të lirë që ekziston në këtë vend. Sa vetëm budallenjtë apo ata që kërkojnë ta përdorin për të zgjidhur hesapet e tyre personale mund të besojnë se në rolin e të gjithëpushtetshmit, ky do të vepronte ndryshe. Kujtoj po ashtu se ai e çoi PS një hap prapa edhe duke eliminuar një traditë që tentoi të vendoste me Fatos Nanon; atë të largimit të liderit në rast humbjeje, duke u bërë kështu edhe më simetrik me Berishën.
Për t’u kthyer përsëri te tema e pjekurimit: unë gjykoj se ka tregues jo të paktë dhe jo të parëndësishëm se kjo shoqëri është pjekur deri në atë shkallë sa të pranojë lider me tjetër antropologji.
Së pari, do të sillja faktin se kjo shoqëri ka vuajtur aq gjatë nga kjo “dramë politike” e konfliktit permanent dhe nga këta aktorë politikë, sa prej kohësh ka zhvilluar vetëdijen për një lider tjetërsoj. Në fakt, kjo është një krizë e stërpërsëritur, që në thelbin e vet mund të përkufizohet kështu: lufta e egër për pushtet e dy partive me mendësi autoritare dhe me liderë autoritarë për shkak të së cilës në vend se të kemi dialog dhe një dialektikë të kundërtash që sjellin zhvillim, kemi një refuzim total të ndërsjellë të të dyja palëve që nuk e lënë të arsyeshmen, e së bashku me këtë edhe shoqërinë, të hedhë hapa përpara, përkundrazi, e mban të bllokuar. Po ashtu, kjo mendësi autoritare totalitare nuk bllokon vetëm dialogun dhe dialektikën, por edhe instrumentet që duhet ta çojnë atë përpara, që janë institucionet. Ngulmoj se ky është një mendim i gjithëpërhapur sot ndër shqiptarët dhe tentativat për t’ia veshur fajin vetëm njërës palë, siç bëjnë partitë dhe propagandistët e tyre, nuk janë aspak bindëse si për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët që ndjekin proceset në vend. Prandaj ndëshkimi duhet të jetë dykrahësh. Kujtoj, po ashtu, se kjo nevojë nuk është e re. Ajo është shprehur, madje duke pasur mbështetje të fortë popullore e ndërkombëtare, edhe në kohën kur Erion Veliaj krijoi lëvizjen “Mjaft” që, në thelb, me bekimin edhe të ndërkombëtarëve, synonte largimin e Nanos dhe Berishës si përfaqësues të frymës së vjetër. Sot vëmë re se njerëzit në Partinë Socialiste janë po ata, madje se edhe vetë Nano po kthehet me shpresat që të bëhet President, pasi përvoja e socialistëve e ka nxjerrë më demokrat se Ramën. Nëse Velinë dhe të vetët, që u bënë protagonistë në politikë pikërisht në sajë të kësaj lëvizjeje, nuk i shqetëson më ky fakt, pasi u “thithën” nga sistemi që denonconin apo se nuk ishin ashtu dhe aq të sinqertë në lëvizjen e tyre, kjo nuk do të thotë se motivet për t’i thënë “mjaft” klasës së vjetër politike nëpërmjet ndryshimit të lidershipit të saj janë shuar. Ato janë bërë edhe më akute madje.
Së dyti, edhe vlerësimi pozitiv që i bëhet nga një numër i madh shqiptarësh natyrës më tolerante, më të hapur ndaj kritikës dhe më të gatshme për të dhënë dorëheqjen të Fatos Nanos, tregon se vetëdija e epërsisë së një lideri ndryshe ekziston te shqiptarët. Po përmend gjithashtu faktin se Lulzim Basha e impostoi fushatën e tij elektorale duke luajtur rolin e një lideri të hapur, jo urrejtës, madje duke evituar edhe Berishën, çka tregon se sondazhet e kompanive që i kanë organizuar fushatën elektorale i kanë folur për papëlqimin nga shumica e shqiptarëve të këtij lloj lideri.
Së treti, një pjesë e mirë e shqiptarëve janë sot tejet të informuar për çka ndodh në botën demokratike. Shumë syresh i dëgjon të bëjnë krahasime me këto vende edhe përsa i përket faktit se liderët e partive apo qeverive ndryshojnë vazhdimisht në këto vende duke prodhuar zhvillim më të shpejtë dhe demokraci më të madhe. Është e vërtetë se ne, në këtë aspekt, kemi imituar më shumë rastet e Italisë apo Greqisë, me të cilët kulturalisht jemi edhe më afër, ku liderët partiakë nuk ndryshojnë aq shpesh, por përsëri shqiptarët kanë parë se këta, gjithsesi, tregojnë se dinë të ndajnë pushtet me të tjerët, se dinë të dialogojnë, të bëjnë autokritikë, të njohin aspekte pozitive te kundërshtari, se luftën e bëjnë parlamentare dhe jo me gurë në rrugë dhe, mbi të gjitha, se i respektojnë institucionet e tjera duke filluar nga ai i votës së lirë.
E vetmja gjë që e vështirëson jashtë mase propozimin tim, pra, nuk është vetëdija e shqiptarëve, por pafuqia e tyre për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy liderëve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë direkt apo indirekt opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër midis të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj liderit, apo pse, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre. Por edhe për këtë arsye, mendoj se tragjedia e 21 janarit duhet trajtuar edhe nën dritën e ndërgjegjësimit për nevojën e ndëshkimit të liderit jashtë e përmbi-institucional nëse nuk duam që tragjedi të tjera, ndoshta edhe më të rënda se 21 janari, të na e diktojnë këtë ndryshim.

Parti te reja apo reforme zgjedhore

Tashme me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, i vlen perhere e me shume te krijohet nje parti. Me miratimin e saj, ne zgjedhjet me te para, partia mund te marre kredi per te financuar fushaten. Sa eshte masa e kesaj kredie nuk eshte zbuluar akoma, por e thene ndryshe, partia politike po konsiderohet haptas si nje bisnes i ligjshem. Po nuk u arrit rezultati i duhur, denimi i vetem per partine, eshte perjashtimi nga gara ne zgjedhjet e ardhshme.
Nuk eshte sekret tashme. Spektrit politik shqiptar do ti shtohen edhe parti te tjera politike. Nese eshte i sinqerte pohimi i Presidentit Topi, pervec subjektit te tij politik qe thuhet se do te linde ne daten simbolike te 20 shkurtit (dita e rrezimit te bustit te Diktatorit ne Tirane), do te shtohet edhe partia e re e Kreshnik Spahiut- pasi ai te dorehiqet apo te shkarkohet nga Kuvendi si Nenkryetar i KLD-se. Askush ne Shqiperi, pervec atyre qe disponojne listat e sakta, nuk mund te thote se sa mund te arrije numri i ketyre subjekteve politike ne Shqiperi. Tashme me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, i vlen perhere e me shume te krijohet nje parti. Me miratimin e saj, ne zgjedhjet me te para, partia mund te marre kredi per te financuar fushaten. Sa eshte masa e kesaj kredie nuk eshte zbuluar akoma, por e thene ndryshe, partia politike po konsiderohet haptas si nje bisnes i ligjshem. Po nuk u arrit rezultati i duhur, denimi i vetem per partine, eshte perjashtimi nga gara ne zgjedhjet e ardhshme. Fare lehte, brenda nje harku kohor 4 vjecar, perfshi zgjedhje vendore zgjedhje politike, secili mund te krijoje (ne menyre hipotetike) nga nje parti politike, te provoje shansin ne elektorat, te marre nje kredi dhe nese nuk siguron mandate, siguron ca para. Madje, edhe “falimenti” i njohur ne bisnes, ketu nuk ka efekt. Partite mund te jene te pafundme, aq sa eshte gama e mbiemrave te tyre ne gjuhen shqipe dhe “kryetarlleku” mund te kaloje nga gjyshi tek babai, nga babai tek biri, nga biri tek nipi, nga nipi tek sternipi e keshtu me rradhe. Gjithe ky arsyetim ia vlen per te treguar se cila eshte vlera reale qe ka nje parti politike ne vend, ndersa deri me tani nuk po gjejne udhe ligjore per futjen ne gare levizjet qytetare, qofte edhe te perkohshme.
Per hir te funksionimit te parimeve te pluripartitizmit ne keto 20 vite te para te demokracise, mbase edhe une kam mbeshtetur dikur idene e te pasurit te nje spektri politik te pasur me dhjetera parti. Mirepo faktet kane treguar se kam qene i gabuar ose me sakte, roli i partive te quajtura te vogla, nuk ka qene aspak i rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare, perkundrazi.
Me shume se percuese te interesave te kategorive te paperfaqesuara, gjate qenies ne qeverisje partite e vogla kane punuar per interesat e tyre te ngushta. Rasti me ekselent eshte ai i LSI-se. Fitoi ato vota qe fitoi ne 2009-en me kauzen e largimit te PD-se nga pushteti. Me pas, keto vota qe i fitoi si nje subjekt radikal kunder vijimit te qeverisjes se vitit 2005, LSI-ja nuk mbeshteti thjeshte PD-ne me 4 mandate te arta ne Kuvend, por mori dicka si 20% te qeverisjes se vendit ne te gjitha nivelet. Nje pjese shume e rendesishme e tortes, si kompensim per mbajtjen ne pushtet te mazhorances dhe duke i paraprire krijimit te nje koalicioni te mundshem te madh PD+PS ose edhe zgjedhjeve te parakohshme qe askush nuk mund ta thote se nuk do te mund ti fitonte serish PD-ja dhe aleatet e saj te natyrshem. Ky eshte haraci i pare, ndoshta jo me i rendesishem qe duhet te paguaje nje force e madhe politike.
Nuk eshte aspak rastesi qe skandali me i madh i korrupsionit ne Shqiperi keto 20 vite, plasi pikerisht ne dikasterin qe drejtohej nga viti 2009 nga LSI-ja. Tashme eshte e qarte se si eshte menaxhuar ministria e Ekonomise pasi te pakten Prifti dhe Meta i kane bere publike te gjitha allishverishet e tyre. Pavaresisht se gjykata i dha pafajesi Metes, ndoshta edhe Priftit me pas, e gjithe kjo histori ka dhe do te kete nje kosto – jo vetem dhe thjeshte per LSI-ne, por edhe per PD-ne e mazhorancen kur te rikerkoje nje mandat tjeter qeverises ne 2013-en. Ky eshte haraci i dyte, por serish nuk eshte i fundit.
Mund te konsiderohet e natyrshme qe PDK-ja e Ndokes te kaloje nga koalicioni i PS-se tek ai i PD-se. Rikthim brenda nje familjeje politike. Por kalimi i LSI-se nga krahu i Socialisteve tek ai i PD-se, nuk eshte aspak e natyrshme. Jo vetem antare e simpatizante te thjeshte te PD-se, por edhe drejtues kane rene ne hall ne perdorimin e termit pezhorativ “socialist”! Kjo pasi ne gjirin e tyre kane tashme mjaft socialiste lsi-ste qe para zgjedhjeve te 2009-es ishin me armiqesoret me PD-ne dhe lidershipin e saj. Nga ana tjeter, fale edhe kalimeve te shpeshta nga PS tek LSI apo anasjelltas, ish- hierarke te larte te PS-se ne qender apo ne qarqe po marrin poste shume te rendesishme si lsi-ste. Edhe deshira e zjarrte e LSI-se per te hyre ne qeveri per te ndihmuar integrimin e vendit, rezultoi fiasko. 4 vota te LSI-se ishin te pamjaftueshme, ndersa u provua se vetem bashkepunimi parlamentar PD-PS mund te afroje integrimin e Shqiperise ne Europe.
Pesha reale dhe risite qe solli LSI-ja, nese doni ju edhe PDK-ja, PSD-ja, PAD-ja e keshtu me rradhe ne qeverisjet 20 vjecare te vendit, kane qene inekzistente. Ne te gjitha rastet, kane lene pas gjurme te thella keqmenaxhimi, po te doni edhe te korrupsionit dhe te pakenaqesive.
Sigurisht, ky eshte mendimi im, i nje personi qe besoj e njeh mjaft mire realitetin e ketyre 20 viteve, ne shume ngjarje e zhvillime edhe si deshmitar okular. Mbase ka ardhur koha per nje reforme te thelle zgjedhore. Sistemi aktual zgjedhor- proporcional rajonal me baze qarkun, eshte i mire. Mbase mund te shihet mundesia e rindarjes territoriale ne 6 qarqe, prej nga me lista te hapura (preferienciale per kandidatet e rreshtuar ne liste), te zgjidhen 100 deputete nga 140 qe ka i gjithe vendi. Pragu elektoral ne rang qarku duhet te jete jo me pak se 5% per partite politike dhe 10% per koalicionet. Nese nuk kalohet ky prag ne nivel rajonal, votat te mos kalojne per rinumerim (korrektim nacional) ne qender per 40 vendet e mbetura. E thene ndryshe, te konsiderohen “nul” dhe te zerohen. Numerimi ne Tirane dhe ndarja e 40 mandateve te behet vetem me ato parti apo koalicione qe kane arritur te kalojne pragjet ne qarqe. Ne pamundesi te plotesimit te votave te nevojshme per mandatin e deputetit, keto vota tu shtohen subjekteve te medha politike PS dhe PD. Keshtu, krijohet nje koalicion apo qeveri e forte, e mbeshtetur ne vota te sakta dhe ne aleanca te paracaktuara. Mbase ne kod mund te parashikohet edhe ndalimi i kalimit pas zgjedhjeve te mandateve nga nje krah politik apo koalicion ne tjetrin. Te pakten, moralisht politika do te fillonte te tregonte rritjen e saj.
Se fundi, mbetet per tu zgjidhur edhe problemi i kryetareve te perjetshem te partive te vogla. Une nuk jam shume dakort me kufizimin e mandateve propozuar kohet e fundit, edhe pse per hir te realitetit historia ka treguar se individet me idete e tyre i jane imponuar masave dhe u kane sjelle zhvillim e prosperitet. Por ka edhe zgjidhje te tjera. Burrerore do te ishte qe kryetaret te fitonin me forcat e tyre vendin ne Kuvend. Por per te qene me te sigurte, ata mund te kooptohen ne listat e subjekteve te medha politike sa per te hyre ne Parlament. Por me pas ekziston perseri mundesia e kushtezimit te qeverisjes permes disa mandateve te tyre te fituara nga subjektet e medha politike.
Shqiperia ka nevoje per kryeminister te forte ne nje republike qe ne fakt quhet parlamentare, por eshte thellesisht kryeministrore. Me shume se 20 vitet e fundit ku asgje nuk ishte e kristalizuar, e treguan dhe do e tregojne 8 vitet e qeverisjes se PD-se me kryeminister te vetem dhe te pakontestuar. Kryeministri behet i forte nese mbeshtetet fuqimisht nga deputetet e linjes se tij politike. Qe keta deputete ti qendrojne pse jo edhe besnike, duhet te jene gjithmone ne dispozicion te subjektit politik. Mbase duhet ndryshuar kushtetuta, e cila i jep me shume pushtet nje individi- deputet se nje partie politike qe e ka kandiduar dhe zgjedhur. Shkeputja e deputetit nga linja e partise se tij, duhet te kushtezohet edhe me lenien e mandatit dhe te privilegjeve qe derivojne nga ai. Edhe kjo, me shume ne emer te moralit se te ligjit.
Duhet reforme zgjedhore per Shqiperine e shqiptaret dhe jo platforme afatshkurter per disa partiza me nje furgon elektorat!

Blerti Delija

DRAMA E FAMILJES KOSOVARE PA ATDHE DHE NEN KERCENIMIN E HAKMARRJES

Lufta e Kosoves per liri e pavaresi ka perfunduar ne veren e vitit 1999 me hyrjen e trupave te NATO-s atje, por drama e shume familjeve kosovare te shperngulura vazhdon edhe pas kaq shume vitesh. Tmerri i vrasjeve dhe spastrimit etnik te rregjimit te Milloshevicit, i ka lene vendin kercenimit te jeteve te pafajshme nga hakmarrja.
Si mijera familje te tjera kosovare, familja e Sami Myftarit nga Decani i Kosoves, u detyrua te largohej nga vendlindja ne vitin 1999. Samiu mori me vete bashkshorten Anila dhe djalin e vogel Gerald, ndersa ngelen ne Kosoven e pergjakur nena Qamile dhe vellai Mithat. Ashtu si shume familje te tjera, edhe ky trung familjar u nda si pasoje e luftes ne Kosove. Me brenge ne zemer per fatin e te dashurve te tij, Samiu dhe familja e tij erdhen ne Shqiperi me nje mije e nje mundime. Per tre muaj qendruan ne nje kamp te ngritur ne Shkoder per mikepritjen e kosovareve. Per t’iu larguar traumave te luftes dhe problemeve te shumta, Samiu dhe familja e tij arrijne ne France ne 6 shtator 1999. Per 4 vite kjo familje ka jetuar ne Rennes te Frances, ku edhe u shtua me vajzen qe e quajten Kjara. Pavaresisht se i perkiste besimit mysliman, Samiu dhe bashkeshortja menduan nje emer perendimor per vajzen e tyre e cila sic kishte edhe emrin Kjara, shpresonin te shihnin vetem te mira ne jeten e tyre. Ne vitin 2003, me deshiren e tij, Samiu dhe familja u larguan nga Franca. Arsyeja e vetme ishte te gjente nenen e tij, e cila kishte mbetur ne Kosove dhe nuk dihej asgje per fatin e saj. Mbërrin në Durrës. Permes udhetimit me autobus nga Durrësi në Kosovë, bashke me shume familje te tjera kosovare, Samiu planifikoi shume endrra per kthimin ne vendlindjen e tij, Decanin e Kosoves. Por pikerisht, gjate oreve te ketij udhetimi, jeta e tyre mori nje kthese katastrofale. Ne bisede me familje kosovare dhe pas hyrjes ne detaje, Samiu meson se vellai i tij Mithati qe kishte mbetur ne Kosove, kishte kryer vrasjen e Andro dhe Bozho Bela, fqinje serbe ne Decan. Me pas edhe ai vete, Mithati, ishte eleminuar fizikisht. Bashkeudhetaret kosovare ne autobus e keshilluan Samiun te mos hynte ne Kosove, pasi dy vellezerit e tjere te familjes serbe Jovan dhe Bllazho, kerkonin ta vrisnin si hakmarrje, por edhe per “te barazuar” llogarite sipas zakoneve te hakmarrjes ballkanike. I kercenuar per jeten jo vetem ai por edhe familja e tij, Samiu merr vendimin me te veshtire te jetes se tij, të kthehet në Shkodër. Samiu u sistemua ne konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Per te perballuar jetesen, bashkeshortja Anila u punesua si pastruese, ndersa vete Samiu si roje. Cdo mundesi per te udhetuar drejt Kosoves, drejt vendlindjes se tij por edhe njeriut me te shtrenjte te jetes- nenes, tashme ishte e pamundur. Familja e tij kryente vetem levizje te limituara brenda territorit te konviktit. Kur femijet mbushen moshen shkollore, nena dhe babai i tyre nuk mund ti shoqeronin sic do prind normal. Femijet shoqeroeheshin ne shkolle nga nje person dashamires, i cili edhe ai rrezikonte jeten nga ndonje prite e vellezerve serbe qe kerkonin hakmarrjen. Ndersa punonte si roje, Samiu ruante edhe veten dhe familjen e tij. Nga pamundesia për te udhetuar drejt Kosoves, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder i dha te drejten te pajisej me dokumenta shqiptare. Por gjithsesi, Samiu e ndjen se Shqiperia nuk eshte atdheu i tij natyral dhe se nuk mund te jetoje tere jeten i kufizuar, nen trysnine e vrasjes ne emer te hakmarrjes vete ai, por edhe familjaret e tij te ngushte. Rreziku per jeten shtohet ndjeshem teksa tashme, edhe levizja ne mes Kosoves e Shqiperise eshte me e lehte dhe vrasesit mund te udhetojne drejt Shkodres per te realizuar misionin e tyre vrastar per Samiun dhe familjen e tij.
Kemi degjuar shpesh te flitet per kthimin e shume familjeve te shperngulura ne Kosove. Por kemi degjuar me shume per konfliktet e hapura, viktimat e shkaktuara ne mes shqiptareve e serbeve, te cilat gjithnje kane ne sfond luften e Kosoves. Hakmarrja ballkanike me sfond etnik, qendron si sopate mbi kryet e Samiut dhe familjes se tij, por edhe shume familjeve te tjera kosovare.
Redaksia

Fulvio Kordinjano i plote me “Shqiperine” ne gjuhen shqipe

Nga Albert Vataj

“Tani le ta leme te flase misionari yne…”, “Kete me bukur e thote vete At Pazi…” shkruan, jo pak here, Kordinjano. Shkrimet e At Pazit deshmojne nje talent prej shkrimtari e nje shije te holle gjuhesore e letrare, te frymezuar, vec te tjerash, nga dashuria per malesorin shqiptar dhe natyren shqiptare. Pershkrimet e ketij prifti misionar me shpirt poeti, per bukurine e pashoqe te Alpeve tona, portretizimi i malesoreve, i botes se pasur shpirterore, pershkrimi i jetes se perditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale te tyre, jane nder faqet me emocionuese e me mbreselenese te librit.
Kohet e fundit bibliotekes me serioze te albanologjise se ardhur ne shqip, i eshte shtuar dhe libri “Shqiperia” i personalitetit dhe studiuesit italian Fulvio Kordinjano. Ndoshta me shume se kushdo, ky autor ka pas kontakte me vendin tone, me ngjarje dhe situata qe fatet tona historike na kane servirur. Kordinjano, ky emer i shumediskutuar, ka nje varg librash, veprash te medha apo shenimesh e studimesh qe lidhen me Shqiperine, cka e ben kete albanolog jo vetem nder me te interesuarit ndaj “temes shqiptare”, por edhe nje nga me te vemendshmit, skrupulozet, njohesit e thelle, te ketij areali apo teatri ku ka luajtur jeta e populli yne.
Nuk eshte e para here qe shtepia botuese “Almera” hedh syte nga vepra serioze te albanologjise. Vetem para nje muaji nga dyert e kesaj shtepie botuese doli libri “Populli, gjuha dhe letersia shqiptare” veper e Gaetano Petrotes, qe sikur dhe eshte theksuar nga kritika e shtypi eshte vepra me e plote dhe me shumedimensionale, skrupuloze dhe e thelle, qe eshte shkruar rreth filologjise, historise se gjuhes e letersise e personaliteteve te fushave si dhe ngjarjeve qe lidhen direkt me to.
Libri “Shqiperia” i Fulvio Kordinjanos eshte i ndare ne tri vellime. I pari ka pak kohe qe ka bere xhiron e suksesshme te librarive dhe tani eshte ne treg vellimi i dyte.
Ne kete vellim lexuesi do te gjeje nje gjeografi te gjere ngjarjesh, qe Domeniko Pazi i pati mbledhur qe nga viti 1847 e deri ne 1914 ( dhe qe Kordinjano na i sjell te kuruara, te stilizuara e plote ngjyra, te vendosura ne kontekstin historik kur ato ngjarje kane ndodhur).
Kordinjano na krijon mundesine ta shohim vepren e At Pazit edhe ne nje drite tjeter. Kesaj here nga brenda, te shkruar nga vete dora e protagonistit te librit, ne letrat, relacionet, ditaret e dokumentet e tjera te trasheguara prej tij. Kemi te bejme, si te thuash, me nje liber brenda librit, te nderthurur ne menyre te harmonishme. “Tani le ta leme te flase misionari yne…”, “Kete me bukur e thote vete At Pazi…” shkruan, jo pak here, Kordinjano. Shkrimet e At Pazit deshmojne nje talent prej shkrimtari e nje shije te holle gjuhesore e letrare, te frymezuar, vec te tjerash, nga dashuria per malesorin shqiptar dhe natyren shqiptare. Pershkrimet e ketij prifti misionar me shpirt poeti, per bukurine e pashoqe te Alpeve tona, portretizimi i malesoreve, i botes se pasur shpirterore, pershkrimi i jetes se perditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale te tyre, jane nder faqet me emocionuese e me mbreselenese te librit. Ato mbartin njeheresh vlera te paperseritshme njohese, edukuese dhe estetike. Nga ana tjeter, ato jane nje deshmi e drejtperdrejte dhe e mirefillte, gati-gati fotografike e Shqiperise, ne kapercyell te shekullit XIX. Librit i japin me shume frymemarrje e vertetesi edhe deshmite e sjella nga arkivat e kohes, qendrime te personaliteteve te larta te Vatikanit, pape, kardinale dhe drejtues te Propagandes Fide. Nese u shtojme ketyre edhe hulumtimet e shumta e perfundimet bindese te Kordinjanos, i cili ishte edhe vete njohes shume i mire i Shqiperise, i gjuhes shqipe, i kultures dhe jetes se popullit shqiptar, atehere pohimi yne se kemi te bejme me nje enciklopedi te rralle te jetes shqiptare te kohes, eshte me se i perligjur. Nje enciklopedi autentike, e cila nuk duhet t’u mungoje, jo vetem tryezave te punes se studiuesve, mesuesve, studenteve, nxenesve, por edhe bibliotekave te lexuesve te moshave e profesioneve te ndryshme.
Te dy vellimet e vepres se Kordinjanos “Shqiperia” jane pune serioze perkthimi, te bere ne nje nivel shume te larte nga Ilirjana Angoni. Besnikria ndaj vepres, korrektesia ndaj materialeve te autorit, plastika dhe eleganca e gjuhes se perdorur nga perkthyesja, e sjellin ne kohe kenaqesine e leximit te kesaj vepre te shkrua para rreth 70 vjetesh. Volumi gjuhesor i Angonit, nuancat kuptimore qe ka thirrur ne perkthim si dhe stili i te perkthyerit e bejne kete botim si nje nga me seriozet e ardhur ne shqip.
Botimet “Almera” ka ne politikat e saj te botimit nje varg veprash serioze te albanologjise. Perzgjedhja, puna skrupuloze, konsultimet e vazhdueshme, cilesia e autoreve dhe veprave te perzgjedhura, i japin “Almeras” jo vetem tagrin e cilesise se larte me te cilen botohen keto vepra, por nje pjese e rendesishme e profilit te kesaj shtepie botuese do te jete e lidhur me autore dhe vepra qe lidhen me Shqiperine dhe personazhet e personalitetet apo ngjarjet kulmore te saj.
Bashkpunimi i kesaj shtepie botuese me shkrimtarin dhe publicistin Mark Simoni, ashtu si dhe te vepra voluminoze e Gaetano Petrotes apo ne “Shqiperia” e Fulvio Kordinjanos si dhe ne botimet e tjera ne vazhdim, i japin botimeve seriozitet filologjik dhe perkujdesje profesionale.
Me kete rast duhet te theksojme se nje veper tjeter e shkruar nga Giuseppe Crispi, ajo “Memorie historike – Skenderbeu” (e shkruar ne 1853) do te vije tek lexuesi yne nga botuesja Miranda Gjyzeli, nen perkujdesjen e kurimin e Mark Simonit dhe te perkthyer prej Ilirjana Angonit.

Dashuri ne “kohen e koleres” me emrin gjakmarrje

Ne realitetin shqiptar mund te ndodh qe ndjenja me sublime njerezore- dashuria, te kthehet ne nje kalvar vuajtjesh te pafundme. Si nje “kolere” e koheve moderne, gjakmarrja ka shtrire “kthetrat” e saj edhe ne marredheniet mes te rinjeve shqiptare. Dy vjet me pare, Aleksander Rezaj nga fshati Sukaj- Dajc e komunes Dajc te rrethit te Shkodres, njihet dhe me pas dashurohet me Elizabete Velaj nga fshati Sterbeq i Bashkise Koplik ne rrethin Malesi e Madhe. Atekohe, vajza ishte vetem 17- vjece dhe djali ishte 34 vjec. Dashuria nuk e njeh diferencen e moshes, por familja e vajzes nuk mendonte keshtu. Sapo lidhja e dashurise ne mes Aleksandrit dhe Elizabetes mesohet nga te afermit e vajzes, Elizabeten e ngujojne kunder deshires se saj per te mos u takuar me Aleksandrin. Sipas Kanunit, ajo kishte “korite” familjen e saj me kete lidhje te sinqerte dhe te paster dashurie. E vetmja menyre komunikimi, edhe ajo e kufizuar, ishte celulari. Ne rastet e rradha kur vajza kishte mundesi te komunikonte me Aleksandrin, ajo i rikonfirmon vendosmerine e saj per te mbajtur kete lidhje. Duke e pare te pamundur qe lidhja e tyre te kurorezohej normalisht, Elizabete i thote Aleksandrit se eshte e gatshme te largohet nga shtepia e saj me cdo kusht, per tu bashkuar me dashurine e jetes se saj. Permes celularit, ata caktojne nje nate, 21 dhjetorin e vitit 2010 ku Elizabete Velaj iken nga shtepia dhe hipen ne makinen e Aleksandrit qe e priste prane shtepise se saj. Aleksandri e merr vajzen dhe e con menjehere ne shtepine e tij ne Sukaj- Dajc. Per vete mentalitetin e zones, por edhe forcen qe ka Kanuni ne Malesine e Madhe, i gjithe fshati Sterbeq shpreh befasine e indinjaten e tij per kete veprim te vajzes. Nen ndikimin e opinionit te fshatit, por edhe me peshen e Kakunit mbi supe, familja e vajzes i dergon fjale asaj dhe Aleksandrit qe kudo te jene, do te vriten pasi nuk mund te durojne peshen e koritjes. Qe nga 21 dhjetori 2010, Aleksander Rezaj dhe Elizabete Velaj u bashkuan ne te gjitha kuptimet si burre e grua, duke i premtuar njeri- tjetrit se nuk do te ndahen kurre deri sa ti ndaje vdekja. Por nga ajo dite, Elizabete dhe Aleksander jetojne te ngujuar, sepse cdo dalje e tyre jashte shtepise, i rrezikon te vriten ne emer te Kanunit por edhe per “te kenaqur” opinionin e fshatit Sterbeq te Koplikut. Deshira e te rinjeve eshte qe te kurorezojne lidhjen e tyre edhe juridikisht ne Zyrat e Gjendjes Civile, por akoma nuk e kane gjetur mundesine as te shkojne deri aty nga frika e perfundimit te endrres se tyre bashke me vrasjen ne prite. Nuk jane te pakta rastet ne Veriun e Shqiperise qe ka patur vrasje te kesaj natyre. “Koritja” nga vajza qe largohet nga shtepia me burrin e saj te ardhshem, nuk tolerohet dhe klasifikohet menjehere ne kapitujt e Kanunit famekeq. Ne rastin e dy te rinjeve, rrezikshmeria eshte edhe me e larte pasi edhe opinioni ne fshatin Sterbeq “e mirepret” kete vrasje.

Albert Vataj

Vazhdon dhuna ndaj të persekutuarve politikë

Vetëm disa ditë pas dhunës që u përdor kundër të persekutuarve politikë nga organet shtetërore, para një jave policia përdori dhunë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Shkoder dhe Malësi të Madhe.
Tashmë, të gjithë e dimë që administrata e Berishës është e shqetësuar jashtë mase me lëvizjen anti-Berishiane të të persekutuarve politikë që po përkrahen e ndihmohen nga Partia Demokristiane dhe disa parti të tjera. Disa analistë të njohur kanë hedhur idenë se edhe Partia Socialiste po ndihmon në përpjekjet e të persekutuareve politikë për kompensimet dhe shperblimet që u ka premtuar partia Demokratike që në vitin 1991.
Xhuliano Çekaj dhe babai i tij Kanto Çekaj, të cilët ishin nder të ndaluarit e datës 5 shkurt, ku u mbajtën disa orë në komisariat, folën për gazetën tonë dhe thanë: “Jena lodh me mashtrimet e Berishës. Ai është pengesa kryesore për kërkesat tona legjitime: Ne e kemi besuar këtë njeri deri tani. Ne punuam për të dhe partinë e tij për vite me radhë. Kur Bruno, djali im e rrezikoi jetën e vet për Berishen, unë isha ai që i thashë atij të përkrahte këtë parti, sepse kjo parti do na ndihmonte. Tani, unë dhe djali tjeter jemi të përjashtuar nga kjo parti dhe arrihet deri të arrestohemi nga partia që ne sollëm në pushtet”
-Ta kuptojmë të gjithë të persekutuarit se PD është kundër nesh dhe kërkesave tona, -thotë Fred Rudaj, njëri ndër organizatorët kryesorë të të persekutuarve politikë në Shkodër. Rudaj ështe arrestuar para rreth pesë javësh. Arrestimit e keqtrajtimit fizik nuk i ka shpëtuar as organizatori tjeter i të persekutuarve politikë Franc Vukaj, i cili së bashku me Fred Rudaj kanë përjetuar momente tmerri fizik e psikologjik.

Kanto Çekaj

Xhuliano Çekaj

Fred Rudaj

“Policia erdhi në orën tre të mëngjesit tek shtëpia: Thyen deren. Me armë në dorë hynë brënda. Na kontrolluan shtëpinë, terrorizuan familjen time dhe arrestuan mua dhe babai tim, Nikoll Vukaj. Ky është tmerri më i madh që kam përjetuar në jetën time. Në komisariat ata u sollën në mënyrë brutale me mua dhe me babën tim. Shënjat që kam unë në fytyrë dhe trup e vertetojnë këtë dhunë që ata ushtruan kundër nesh. Unë sot po flas me juve, por e di se do kem probleme të tjera se po ju them juve të vërtetën”, – deklaron Franc Vukaj duke iu dridhur zëri.
“Berisha dhe partia e tij na kanë marrë nëpër këmbë tash 20 vjet. Ai beson se ne të persekutuarit jemi me të, sepse ai është me PD-në. Kjo ka ndryshuar që në vitin 2005, kur Jozefina Topalli na akuzoi ne dhe PDK-në se jemi vegla të PS-së dhe kërkojmë të destabilizojmë shtetin. Ata po e sjellin destabilizimin e shtetit tonë dhe po përdorin dhunë të ashpër kundër nesh”, tha Spartak Pepaj, i cili është ndaluar nga policia dy ditë para tubimit që regjistroi kaq dhunë dhe presion.
Zëdhënësit e Berishës dhe Topallit i konsiderojnë këto tubime si anarkiste, si anti PD, të organizuara nga veglat e majta të Edi Ramës.
“Ne kemi marrë masa të veçanta kundër organizatorëve të këtyre tubimeve që po shpërndahen në Veri të Shqipërisë. Kemi bërë një listë të organizatorëve dhe po përpiqemi ti kontaktojmë ata një nga një. Prokuiroria e rrethit do hapë dosje penale kundër tyre dhe ne do të bashkëpunojmë me prokurorinë në ndjekjen penale të këtyre huliganëve anarkistë”, -thotë zëdhënësi i policisë.
Deklarata e kundërdeklarata, dhunë e terror. Kjo është pamja më e plotë që mund të paraqesim.
“Dhuna ndaj të persekutuarve dhe PDK-së nuk mund ta zgjidhë këtë problem. PD-ja dhe organet e tjera shtetërore duhet ta marrin seriozisht shqetësimin e të persekutuarve. Të perseskutuarit janë ata që nuk do i nënshtrohen as Berishës dhe as dhunës policore, deri sa të fitojnë të drejtat e tyre. Unë lutem që organet shtetërore të mos përsërisin 21 janarin e vitit 2011, ku Garda e Berishës është e akuzuar për vrasjen e katër demonstruesve paqësorë. Ju bëj thirrje organizatave dhe partive politike si dhe anëtarëve të PD-së që të mbështesin kërkesat legjitime të të persekutuarve dhe ti vëndoset STOP dhunës ndaj tyre”, -deklaroi zëdhënësi i PDK-së.
“Jam i shqetësuar jashtë mase për dhunën ndaj anëtarëve dhe organizatorëve tanë në Veri të Shqipërisë. Jo vetëm që u diferencuam dhe persekutuam çnjerëzisht, për 50 vjet të diktaturës komuniste, por tani po detyrohemi të braktisim vëndin tonë dhe të largohemi për në vëndet e tjera të Botës për të shpëtuar jetën”, -shprehet përmes telefonit nga New York-u, kolegu ynë, gazetari i mirënjohur Vasel Gilaj, i cili u largua nga Shqipëria për në vëndin e lirisë e demokracisë njerëzore, SHBA, pas problemeve që pati në Shqipëri si kryetar i PDK-së dhe anëtar i Shoqatës së të Persekutuarve politikë. Sokol Pepushaj

Kryeprokurori britanik Keir Starmer: 21 janari, sulmet personale dhe publike, shqetësuese

Kryeprokurori britanik Keir Starmer, ndërsa këmbëngul për pavarësisë e institucioneve kushtetuese në Shqipëri, shpreh hapur shqetesimin për sulmet personale dhe publike që u bëhet institucioneve të pavarura.
Ai citoi se sulmet ndaj një institucioni të pavarur, cënojnë elementët demokratikë të sistemit të drejtësisë. Ky qëndrim i prerë u shpalos gjatë një konference për shtyp, në prani të ambasadorit të BE-së, Sekui dhe ambasadores së Britanisë në vendin tonë, në permbyllje të vizitës së tij dy-ditore në vendin tonë.
“Si drejtues i një organi të pavarur, unë  jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë jo vetëm individët e targetuar, por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, theksoi Starmer.
Sipas tij, për ngjarjen e 21 janarit e rëndësishme mbetet një investigim i plotë, gjithëpërfshirës, ndërsa sjell drejtësi. “Dua të jem i qartë. Është me rëndësi që të ketë një investigim të plotë i cili të jetë efektiv dhe të japë drejtësi, dhe ky investigim duhet të drejtohet nga Prokuroria në mënyrë të pavarur. Unë do ta insistoja për këtë në vendin tim”, ka shtuar më tej ai.
Starmer shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare, me qëllim luftën ndaj krimit. “Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar për të punuar me organet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë për të luftuar krimin që cënon të dyja vendet dhe për të forcuar shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Nëpërmjet Ambasadës tonë në Tiranë, departamentet dhe agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar punojnë aktualisht me një sërë aktorësh në fushën e zbatimit të ligjit, me projekte asistence, raste studimore, projekte binjakëzimi dhe kështu me rradhë. Puna jonë me Prokuroren e Përgjithshme dhe zyrën e saj është një shtyllë qendrore e këtij bashkëpunimi”, theksoi ai. Sipas tij, integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është domosdoshmëri, duke theksuar se institucioni i Prokurorisë duhet të lihet i lirë të bëjë drejtësi.

Ambasadorja gjermane Holtkemper: Përfundimet e FBI-së për 21 janarin nuk janë çështje shijesh

Edhe Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper shprehet se komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me shqetësim vonesat në hetimin e 21 janarit. Në një intervistë për DW, ajo ka deklaruar se ekspertiza e FBI-së është me “vlerë absolute” dhe se nuk mund të ketë devijime të mëdha nga përfundimet e tyre pasi sipas saj nuk bëhet fjalë për çëshje shijes por për ligjet e fizikës.
“Lidhur me shkaqjet e vdekjeve ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha –në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh, – tha znj.Holtkemper
Por selia blu akuzoi sërish kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e PS-së për mashtrim të opinionit publik dhe bashkëpunim mes tyre, për të mbuluar, sipas PD-se, ate qe kjo parti e quan “skenarin e 21 janarit”. Kurse shefi i opozites Rama  citon se provat e hetimit janë gozhduese: “KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërine! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim”, citohet në rrjetin social twitter. Deputeti i djathtë Fatbardh Kadilli, akuzoi kryeprokuroren Ina Rama, se spekuloi sipas tij ekspertizën e ardhur nga FBI-ja.

Pse nuk duhet dekriminalizuar Shpifja dhe Fyerja

Blerti Delija

Diskutimi i lodhshem dhe i kahershem per heqjen nga Kodi Penal i Shpifjes dhe Fyerjes, ka mberritur ne kapercyellin final. Sebep per celjen e nje diskutimi te tille eshte bere Liria e Medias dhe e Gazetareve. Sipas logjikes se propozuesve dhe sponsorizuesve, heqja e Shpifjes dhe Fyerjes si vepra penale dhe kalimi vetem ne civile (denim me gjobe) do te sjelle me shume hapesira profesionale per median dhe punonjesit e saj. Ne kete kuader kufinjte tashme jane tejkaluar dhe flitet per heqjen totale te Shpifjes dhe Fyerjes nga Kodi Penal dhe jo vetem per gazetaret por per te gjitha kategorite. Edhe publikisht, me hapesirat qe me jane krijuar, jam shprehur kunder nje ndermarrjeje te tille. Tashme, meqenese jemi ne vigjilje te realizimit te kesaj nisme, po perpiqem te jap disa argumenta si gazetar, si njohes i mire (te pakten mendoj) i politikes por edhe si qytetar.
Media dhe Gazetaria ne Shqiperi kane nisur te lulezojne vetem pas viteve ’90. Madje, superzhvillimi i tyre ka nisur me mediat elektronike ne vitet 1996-97 dhe vijon edhe sot pa ndalim. Ky lulezim, pervec dritareve te lirise dhe transparences- sic i konsideroj une mediat, ka sjelle edhe nje inflacion te mirefillte te profesionalizmit. Sot e kesaj dite, me gjithe perpjekjet e Shoqatave dhe grupimeve shqiptare e te huaja, tregu mediatik shqiptar i falet vetem “ligjit te Bosit”. Per ta shkoqitur, eshte pronari i nje medias ai qe ben rregullat e profesionit te gazetareve dhe punonjesve te tjere qe ka punesuar. Ai i merr nga auditori (merren edhe nga rruga ne fakt ne shume raste!), i jep dokumentin e gazetarit, mund ta emeroje edhe Drejtor Lajmesh apo Televizioni (gazete, radio, etj) dhe ne nje moment te caktuar e “ndersen” ndaj kujtdo per interesa te ngushta personale te tij, te klanit ekonomik apo politik qe e mbeshtet apo qe i sherben. Duket e hidhur, por ku eshte realiteti sa shume media dhe gazetare te ndryshem jane kthyer thjeshte ne “hanxhar” ne duart e pronareve dhe ne kurriz te profesionalizmit e lirise se medias. “Hanxhari” funksionon thuajse gjithmone parimeve te Shpifjes dhe Fyerjes publike direkte apo indirekte (me VoxPop te orientuar). Gjithcka ndodh aktualisht ne kushtet kur Shpifja dhe Fyerja jane pjese e Kodit Penal. Po nese Shpifja dhe Fyerja do te dekriminalizohej totalisht sic po kerkohet? Faqet e gazetave, edicionet e lajmeve ne TV e Radio, faqet e internetit do te ktheheshin ne makthin e te gjitha kategorive shoqerore duke patur ne anen tjeter gazetare te pabindur, rebel, nen kontrollin e askujt (pervec pronareve). Shpifja dhe Fyerja do te ktheheshin ne nje mjet shume te rendesishem presioni dhe perfitimi te pronareve te mediave, te cilet do te shfrytezonin me shume se deri tani gazetaret ne kushtet kur nuk ka nje Kod Etike Profesional te njohur e te pranuar me apo pa ligj dhe kur nuk ka asnje organizem qe mbikqyr zbatimin e parimeve profesionale.
Dekriminalizimi i Shpifjes dhe Fyerjes ne ambjentin politik shqiptar, eshte nje tjeter aspekt qe ia vlen te merret ne konsiderate. Keto 20-21 vite pluralizem, keto dy elemente kane dominuar skenen politike. Permes Shpifjes ne shume raste eshte marre apo eshte lene madje edhe pushteti politik. Ndersa Fyerja ka qene arma e perdorur me shpesh nga te gjithe ne foltoret e Kuvendit por jo vetem. Ne emer te kesaj Fyerjeje ne Parlamentin tone eshte arritur edhe te shkrehet pistoleta e nje deputeti ndaj nje tjeter deputeti. Imagjinoni pak sikur deputetet apo edhe politikanet e rangjeve te tjera te mos kercenoheshin te pakten “de jure” nga Shpifja dhe Fyerja ne Kodin Penal?! Ne rastin me te mire, seancat e Kuvendit te pakten, do te duhej te transmetoheshin pas ores 02.00 (sipas etikes se KKRT-se) dhe me pulle te kuqe. Na rradhet e politikes Shpifja dhe Fyerja do te fitonin pa frike statusin e qytetarise duke i zhdukur totalisht ate pak moral qe mund ti kete mbetur politikes. Ardhja ne pushtet dhe largimi nga ai, do te kishin si lajtmotiv vetem Shpifjen por edhe Fyerjen qe ne syte e publikut do te konsideroheshin si te verteta deri ne momentin kur nje gjykate do te merrte me shume vonese ndonje vendim te ndryshem. Dhe dihet se cila eshte situata e sistemit gjyqesor sot ne Shqiperi, sa shpejt dhe me sa vendosmeri leviz ai?!
Kalojme ne kategorine e qytetareve te thjeshte te ketij vendi. Shqiperia eshte nje vend ballkanik, natyre gjaknxehte. Kane qene jo te pakta rastet kur pas nje fjalie te tille “Pse me sheh?!” kane vdekur edhe njerez. Perpiquni te enderroni pak nje vend ku mund te shpifet pa problem, mund te fyhet pa problem pasi nuk rrezikon asgje pervec ndonje gjobe! Mbase nuk qendron, por po bej nje paralelizem me gjakmarrjen. Jam i bindur se nese masat ndeshkimore taksative ne Kodin Penal do te ishin me te ashpra, vetegjyqesia do te ishte me e vogel, rrjedhimisht edhe gjakmarrja me pak e perhapur. Nese shqiptaret nuk do te kene friken e perballjes me burgun, Shpifjet dhe Fyerjet do te ishin buka e perditshme ne gojen e qytetareve perballe pushtetareve dhe te zgjedhurve vendore, por edhe ndaj bashkeqytetareve te tjere me te cilet mund te kene edhe thjeshte nje antipati.
Ndoshta e shoh pak te ekzagjeruar situaten, por besoj se mund te kete mjaft elemente te ndjeshem ne kete analize, sidomos per te gjithe ata qe mbajne mend 1997-en dhe ndonje vit tjeter te Shqiperise.
Ne thelb, dekriminalizimi i Shpifjes dhe i Fyerjes i grish te gjithe shqiptaret te jene me te papergjegjshem ne ate cfare artilukojne, qe shprehin ne ambjente te ngushta familjare, publike apo edhe mediatike. Nuk besoj se rritja e dozes se papergjegjshmerise se hipotetikuar i sherben shoqerise shqiptare ne kushtet aktuale. Duke nisur nga gazetaret e njerezit e medias, politikanet e te gjitha niveleve dhe per te perfunduar me qytetaret e thjeshte, te gjithe duhet te jene me te pergjegjshem, me te vetedijshem per ate cfare thone. Liria e cdokujt mbaron aty ku cenohet liria e tjetrit. Askush nuk gezon dhe nuk duhet te gezoje nje liri absolute, qofte edhe me perdorimin pa hesap te fjales. Nje gazetar duhet te flase, te tregoje, te deshmoje por edhe te percjelle perceptimet e tija te realietit si deshmitar okular. Cdo politikan, edhe pse duket e ka te veshtire, duhet te mesohet te mos shpife, te mos fyej jo vetem nje koleg te tij, por asnje qytetar. Fyerje nuk eshte thjeshte nje fjale e pamatur, por edhe fyerja e inteligjences se nje zgjedhesi permes premtimeve te pambajtura e te perserituara. Cdo qytetar duhet te mendohet dy here para se te nxjerre nje fjale te pamatur ne drejtim te atij qe ka perballe. Ne menyre figurative mencuria popullore thote se qafa eshte krijuar e gjate nga Zoti qe fjala te mos dale menjehere dhe pa u perplasur ne disa pengesa. Deri me sot ishim mesuar me “shqpif, shpif se dicka mbetet”. Nga sot duhet te mesohemi “shpif, shpif se eshte profesion, fiton dhe nuk denohesh”! A duam vertete kete Liri ne shqiptaret ne vitin 2012?! Une jo!

Befasitë e Censusit 2011 dhe diskriminimi i femrës

Censusi 2011 kishte disa surpriza. Megjithëse rezultatet paraprake të Instat mund të rishikohen dhe të plotësohen me të dhënat e identitetit, censusi shqiptar e dha mesazhin para se të perfundojë. Fillimisht, ideja e këtij censusi i dha dorë një fuqie politike që i thërret shqiptarët të dalldisen me ngjyrat e flamurit. Megjithëse Aleanca Kuqezi në faqen e saj zyrtare deklaron se e do Shqipërinë si gjithë Evropën (slogan bajat i politikanëve pa vizion qysh në 1991-shin), mitingjet e flamurit që organizohen nga kjo forcë e bëjnë Shqipërinë të ngjajë me Italinë e Mussolinit dhe Turqinë e Ataturkut, dhe jo me Shqipërinë evropiane që duam të gjithë.
Që Shqipëria është jashtë rrugës së saj evropiane e tregoi edhe një fakt tjetër. Një fakt që kalon në heshtje dhe që të vret më shumë sepse është prezent në realitetin shqiptar përgjatë një periudhe prej 30 apo me shumë vitesh dhe askush nuk duket se i ka treguar interes. Ndërkohë që debati politik përqendrohet tek implikimet etnike apo fetare të një censusi ku çdokush vetëdeklarohet sipas dëshirës, regjistrimi i popullsisë e tregoi qartë se në Shqipëri problemet më serioze janë sociale. Akoma edhe tjetërsimi i identitetit –nëse ndodh vërtet- duhet të shikohet si një pasojë e problemeve sociale që shtyejnë këta qytetarë të ndryshojnë identitetin e tyre etnik. Me pak fjalë, t’i kërkosh qytetarëve të protestojnë me flamurë në dorë jo vetëm që nuk sjell një vizion të ri social por i jep ushqim politikave të reaksionit që krijojnë probleme të reja.
Befasia që rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë shkaktuan tek mua ishte se numri i meshkujve në Shqipëri shfaqet më i madh sesa numri i femrave. Megjithëse në shikim të parë diferenca meshkuj femra duket e vogël, rreth 0.4%, ky fakt do duhej të na shqetësoj nga shumë aspekte. E para e punës, diferencat gjinore sipas Instat kanë qënë më të thelluara vitet e kaluara (me përjashtim vitin 2001, për shkaqe që për mendimin tim lidhen me emigrimin masiv të kryefamiljarëve gjatë viteve 1997 dhe 1998). Në regjistrimet e popullsisë në vitet 1979 dhe 1989 diferenca midis gjnisë femërore dhe asaj mashkullore ka qënë e shifrës 4.0% , në favor të meshkujve sërish. Nuk mund të jem i sigurtë për saktësinë e këtyre shifrave, megjithatë shqetësues është fakti që një raport anormal midis dy gjinive nuk duket të ketë interesuar askënd përgjatë gjithë këtyre viteve. I indinjuar nga ky fenomen nisa një kërkim të vogël në internet për të parë se si janë raportet demografike midis gjinive në kontinentin evropian. Dhe ndodhi ashtu siç e kisha parashikuar. Në të gjitha shtetet evropiane numri i femrave ishte më i madh sesa numri i meshkujve. Megjithëse kjo diferencë në favor të femrave nuk e kalon një-përqindëshin në Evropë, kam besimin se raporti do ishte akoma më favorizues për gjininë femërore nëse në këto shtete nuk ekzistonte një numër i madh emigrantësh nga Lindja e Mesme, Afrika, dhe Ballkani, që eksportojnë kryesisht meshkuj.
Pyetja që lind këtu është: do duhej këto shtete të shqetësohen pse kanë më shumë femra sesa meshkuj në territorin e tyre? Dhe përgjigja është: sigurisht që jo!
Kina, Nigeria, Sudani, apo Shqipëria, do duhej të shqetësohen pse regjstrimi i popullsisë i tregon meshkujt më të shumtë sesa femrat, dhe jo Bashkimi Evropian ku femrat janë më të numërta sesa meshkujt.
Megjithëse mundësia që një embrion t’i përkasi gjnisë femërore apo asaj mashkullore statistikisht është 1 me 1, apo 50% dhe 50%, në mjekësi dhe në sociologji është pranuar si fakt që vajzat kur lindin të kenë një jetë më të shendetshme dhe më të gjatë sesa djemtë. Ky është edhe shpjegimi pse në BE ka më shumë femra sesa meshkuj, sepse në BE ndarja e shanseve në jetë është më e drejtë. Por nëse mundësitë në jetë do ishin absolutisht të barabarta si për meshkujt ashtu edhe për femrat atëhere, sipas sociologut Brian Barry, numri i femrave do ishte akoma më i madh në çdo shtet të Evropës apo të Amerikës së Veriut.
Megjithëse është pothuajse e pamundur të gjej dikush statistikat e vdekjeve, sëmundjeve, dhe emigrimit në Shqipëri, një vështrim i shteteve ku statistikat mbahen dhe publikohen rregullisht për çdo vit, tregon qartë se meshkujt jetojnë një jetë më të rrezikshme sesa femrat dhe ata janë më të prekur nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e alkoolit dhe duhanit, nga aksidentet, etj. Në Shqipëri kemi edhe fenomenin e emigrimit masiv që zakonisht prek kryefamiljarët dhe burrat e zonave bujqësore. Pra është një habi e madhe sesi meshkujt na dolën më të shumtë sesa femrat në këtë shtet, aq më tepër kur problemet shendëtësore që lidhen me femrat -si komplikacionet gjatë lindjes apo kanceret e gjoksit dhe mitrës- në Evropë nuk janë po aq shqetësuese sa aksidentet fatale, problemet kardiake, apo kanceri në mushkëri.
Pa dashur të vë veten në rolin e mjekut, do thosha se frika më e madhe nga këto statistika është se në Shqipëri veç të tjerash mund të kemi të bëjmë edhe me fenomenin e kontrollit të lindjeve. Ky kontroll i lindjeve duket se favorizon meshkujt, ndërkohë që format e këtij kontrolli janë ende të paqarta ngase siç e theksova askush nuk ka treguar interes. Mundet disa çifte të mos bëjnë më fëmjë nëse fëmija i parë edhe i dytë janë djem, në kundërshtim me çiftet që pasi bëjnë një ose dy vajza mundohen edhe për një djalë. Por mundet të ketë edhe shpjegime të tjera. Regjistrimi i vitit 1979 tregon se diferenca e madhe prej 4.0% midis gjinive mund të jetë arritur edhe midis aborteve të vajzave. Megjithëse abortet përbëjnë një çështje serioze të debatit publik në SHBA dhe shtete të tjera, në Shqiperi mediokriteti nuk i lejon debatit të referohet tek çështjet serioze. Por meqënëse po preket çështja e abortit këtu, do thosha se vetë akti i abortimit nuk është pika më shqetësuese e debatit. Problemi kryesor lidhet me rrethanat e dështimit të fëmijës dhe me mënyrën sesi këto femra marrin këtë vendim. Nëse në Shqipëri për shembull një grua aborton fëmijën vetëm sepse e di që është vajzë, apo sepse burri i saj e detyron të mos lindi një vajzë tjetër, nuk do ishte kjo diçka shqetësuese që do duhej t’i tregojmë vëmendje?
Javët e fundit ka pasur një debat në lidhje me përfshirjen e grave në politikë. Megjithëse qeveria ka reklamuar një farë angazhimi në këtë drejtim, hapat e bëra duken të pamjaftueshme. Përfshirja e gruas në politikë nuk është një çështje ftese dhe pranimi, ku PD apo ndonjë parti tjetër i ofrojnë dikujt një ofertë të regjistrohet në parti apo të kandidojë në votime. Një angazhim i tillë politik nuk është as i vërtetë dhe as demokratik. Është një angazhim autoritar ku dikush i tregon dikujt tjetri sesi të marri pjesë në politikë dhe i vendos vetë rregullat e pjesëmarrjes. Ne nuk duam gra që marrin pjesë në politikë si trup i huaj –që pak lidhje ka me realitetin e përditshëm shqiptar– apo si agjente të burrave që i komandojnë. Që gruaja të ketë fjalë në politikë kërkohet një emancipim i gjerë i saj në të gjitha fushat sociale. Nëse dikush është i varur ekonomikisht, siç ndodh me shumë femra në Shqipëri, nuk mundet sesi të ketë fjalë në politikë. Aq më tepër kur leku duket se vë në lëvizje jetën politike. Që gratë të kenë interes në politikë duhet që të kenë shanse të barabarta në jetë me burrat që bëjnë politikën. Format e diskriminimit të femrës në Shqipëri janë të panumërta dhe nuk munden kurrësesi të kufizohen në këtë artikull. Megjithatë nuk mundemi ne të presim mrekullira nga gratë kur në Shqipëri ka gjasa se femrat as në mitër nuk i kanë shanset e barabarta me meshkujt. Shoqatat e emancipimit të gruas në Shqipëri do ishte më mirë të angazhohen më tepër tek diskriminimi që i bëhet femrave qysh në lindje sesa të organizojnë protesta kundra njërës apo tjetrës parti që iu ofendon eprorët burra. Ka gjasa se në Shqipëri, ashtu si në Kinë dhe Nigeri, disa vajza janë eliminuar qysh në mitër. Do e lëjmë çështjen të kalojë pa u përmendur për shkak të mediokritetit tonë apo do i kushtojmë vëmendje? Nuk do duhej një shtet demokratik të lokalizoj fshatrat apo qytetet ku fenomeni i kontrolleve të lindjeve është më i përhapur, dhe të përcaktohen shkaqet dhe efektet e këtij fenomeni? Nuk do ishte mirë që dikush të angazhohet, dhe të pyesi çiftet që kanë abortuar vajzat për shkakun e këtij vendimi? Pikërisht, ato nëna që dështojnë vajzat e tyre do na ndriçojnë disi rreth shkaqeve të mospjesëmarrjes të shumë grave në politikën shqiptare.

Erjus Mezini

Në Shkurt shqiptarët mëndojnë: A do ‘’hajë’’ kokë ky Janar?

Në fakt, deri më 21 Janar 2011, kur Sali Berisha gjakosi shqiptarët me armë zjarri në zemër të kryeqytetit të tyre, nuk rezultonte ndonjë eveniment tragjik ndodhur në Janar, ndërkohë që për botën ka qenë ndryshe. E vetmja ngjarje e hidhur e historisë sonë (së hershme) regjistrohet më 17 Janar 1478 kur vdiq Heroi ynë Kombëtarë, Skënderbeu.

Në historinë tonë moderne Janari pat sjellë disa evenimente domethënëse. Kështu, Shqipëria u shpall dy herë republikë në Janar, më 21 Janar 1925 (datë qe do gjakosej nga Berisha më 21 Janar 2011), dhe më 11 Janar 1946.
Më 6 Janar 1882 u lind Fan Noli, ndërsa më 10 Janar 1913 pat lindur Mehmet Shehu
Në botë, në muajin Janar kanë ndodhur këto evenimente
Të vdekur ne Janar:
1. Galileo Galilei
2. Lenini
3. Mohandas Gandi (Indi – i vrare)
4. Winston Churchill
5. Cu En Lai
6. Më 25 Janar është dënuar me vdekje gruaja e Mao Ce Dunit.

Shikoni ç’lidhje interesante kanë dy ngjarjet e mëposhte:
1. Më 16 Janar 1945, Adolf Hitleri u fsheh në bunkerin e tij të nën-dheshëm në Berlin, ku vrau veten më vonë.
2. Ndërsa më 16 Janar 2012 Gjykata e Lartë e Shqipërisë do japë vendimin për Ilir Metën, për ta futur në “bunker” apo për ta lënë të “lirë”, në Janar…
Më 15 Janar 1993 është arrestuar në Palermo bosi i Mafias italiane, Salvatore “Tot” Riina.
Në Janar rezulton të ketë ndodhur tërmeti më vdekjeprurës në historinë botërore, me 830 mijë viktima.
Pra, Janari “ha” kokë… Deri më 21 Janar 2011 shqiptarët nuk kishin ndonjë histori me “kokë” në Janar. Por pas kësaj date (falë Berishës) është iluzion të mendohet e kundërta… Who is next?
Nga Vëzhguesi

A jemi sot një komb i palumtur?!

Nga Koloreto Cukali

Unë kam një problem me statistikat. Koncepti më çnjerëzor për mua është ai i PBB, Prodhimit të Brendshëm Bruto. Bashkë me të dhe deficiti buxhetor. Jam ndjerë kështu ndaj shifrave sa herë zhvillimin e Shqipërisë së statistikave e krahasoja me Shqipërinë time, atë të përditshmen, të njerëzve, të halleve e lumturisë së tyre. Shqipëria ime me Shqipërinë e shifrave nuk kanë shumë lidhje. Sa më shumë përparon Shqipëria e shifrave, aq më e vetmuar shoqëria shqiptare; sa më i lartë Prodhimi i Brendshëm Bruto, aq më të panjerëzishëm e të ligj njerëzit; sa më stabël inflacioni, aq më shumë dhunë ndaj njëri-tjetrit, deri në asgjësim.
Ajo që unë besoj është se shifrat e zhvillimit, nuk tregojnë të vërtetën për njeriun. Mënyra si e masim zhvillimin është pjesë e një sistemi të kalbur ekonomik e shoqëror, që e tregoi veten vitet e fundit.
Këtu është çasti që komentuesit nervozë, fillojnë e përmendin vendet që kanë parë, “shko në filan shtet/qytet e shih ç’bëhet”, “mos kujto se ky problem është vetëm te ne” etj.
Sigurisht. Në asgjë që shkruaj nuk kam besuar që është problem vetëm i brendshëm. Shoqëria njerëzore kalon sfida të ngjashme në të tërë planetin. Sistemi, ai që propagandohet si më i suksesshmi, është jo-funksional gjithandej. Ndryshimi është që këtu tek ne, sistemi nuk pikon depresion. Pikon gjak.

Kombi i palumtur
E tërë dita jonë shkon mes pyetjesh që na brejnë.
A thua do të na vonojnë rrogat? A më dalin 10 mijë lekë për sonte? A do gjej parkim? A do të ma thyejnë xhamin? A do të mi vjedhin tasat e rrotave? Kushedi sa na kanë ardhur dritat? Ku ta vëmë një fëmijë të dytë? Kush do të ma marrë vajzën nga shkolla? Çfarë dhurate t’i bëj mësueses së djalit? Ku t’i gjej një mik profesorit? A thua e ha lekun? Të ketë luajtur prapë bixhoz? Ku t’i gjej paratë për borxhin? Si s’kam një femër beqare te puna? Do të na e ndërrojnë shefin, se sapo e rregullova muhabetin? Sa ditë pushim mund të bëj me kaq kursime?
Këto pyetje, janë njëkohësisht dhe përgjigje. Përgjigjet e një kombi të palumtur.
Shqetësimi im është se, nëse në teori ne i gëzojmë të drejtat bazë njerëzore, pse, jemi përherë e më të frustruar? Nëse vendi ecën përpara, qoftë dhe me milimetra, pse jemi të palumtur? Nëse gëzojmë fjalën e lirë, garancinë e strehimit e ushqimit, pse jemi përherë e më të pasigurt?
Kam gjetur një merak të ngjashëm në punët e Martha Nussbaum, filozofes amerikane. Idetë e saj, janë ndoshta një pikënisje e re për një kohë të re. Idetë e saj kanë mbi 10 vite në qarkullim. Por, ndoshta, tani koha për to ka ardhur.
Kapacitetet tona
Zhvillimi, nuk mund të jetë thjesht PBB-ja. PBB-ja çuditërisht rritet së bashku me përqindjen e vetëvrasjeve. Një popull i zhvilluar, është një popull i cili i përdor në mënyrën më të mirë kapacitetet e veta. Shihni pak përreth, sa nga njerëzit që ju njihni bëjnë atë që kanë vërtet qejf të bëjnë?
Ne nuk i shfrytëzojmë kapacitetet tona, sepse askush nuk na e ka mësuar që mirëqenia, është E DREJTA jonë. Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik në qoftë se njeriu nuk ka mirëqenie, le të jetë si e sa të dojë inflacioni.
Martha Nussbaum, ka përpunuar një listë të kapaciteteve të njeriut. Plotësimi i tyre, është në fakt një program ekonomik zhvillimi.
10 kapacitetet e njeriut
Më duket me vlerë ti rendis të dhjetë kapacitetet që përcaktojnë mirëqenien e njeriut. Kështu, mund të kuptoj më mirë, pse nuk ka mirëqenie në këtë vend.
1. Jeta. Sipas filozofes, është shumë e rëndësishme që njeriu të jetojë një jetë të plotë, deri në fund të jetëgjatësisë normale. Njeriu, ka të drejtë të mos vdesë para kohe.
2. Shëndeti i trupit. Njeriu ka të drejtë të ketë shëndet të mirë, shëndet riprodhues, të ushqehet ashtu siç duhet, të ketë strehë të përshtatshme.
3. Integriteti i trupit. Njeriu duhet të jetë në gjendje të lëvizë i lirë nga një vend në tjetrin; të jetë i mbrojtur nga dhuna, sulmet, përdhunimet; të ketë shanse për të marrë e dhënë kënaqësi seksuale dhe të ketë mundësi zgjedhje riprodhuese.
4. Shqisat, imagjinata, mendimi. Kushdo duhet të jetë i aftë të përdorë shqisat e veta; të imagjinojë, të mendojë e të arsyetojë. Për këtë i duhet arsimimi i përshtatshëm. Të ketë eksperiencat që zgjedh vetë; të përdorë mendjen i mbrojtur nga liria e të shprehurit, të jetë i lirë të gjykojë për fenë dhe votën e vet; të marrë eksperienca që i falin kënaqësi.
5. Emocionet. Njeriu ka të drejtë të lidhet me njerëzit e me sendet jashtë vetes; të dashurojë e të qajë për mungesën e atyre që do, të përjetojë mallin, mirënjohjen dhe deri inatin e justifikuar; njeriu ka të drejtë që emocionet e veta të mos i shkaktohen nga frika e ankthi prej dikujt a diçkaje.
6. Arsyeja praktike. Njeriu ka të drejtë të jetë i aftë të formojë idetë e veta mbi të mirën e të keqen dhe të reflektojë mbi planifikimin e jetës së tij. Njeriu ka të drejtën e lirisë së ndërgjegjes.
7. Bashkimi. Njeriu ka të drejtë të jetojë për dhe me të tjerët; të shqetësohet për qeniet e tjera njerëzore, të ndërlidhet me ta në forma të ndryshme ndërveprimi social; të preket nga hallet e të tjerëve: të jetë i aftë për drejtësi dhe miqësi; të trajtohet si i barabartë e i njëvlershëm me këdo qenie njerëzore mbi tokë.
8. Qeniet e tjera. Kushdo ka të drejtë të jetojë për dhe në bashkëjetesë me kafshët, bimët, dhe botën natyrore.
9. Loja. Njeriu ka të drejtë të qeshë, të luajë, të gëzojë aktivitete rekreative.
10. Kontroll mbi mjedisin e vet.(A)Politik: të marrë pjesë në mënyrë efektive në zgjedhjet politike që drejtojnë jetën e tij; pjesëmarrje e lirë, liri shprehjeje, liri krijimi partish. (B)Material: të ketë të drejtën të zotërojë pronë; të drejtën të gjejë punë, i barabartë me të tjerët.
Këto kapacitete shkojnë përtej të drejtave bazë të njeriut. Ato janë një program ekonomik, që askush nuk ka ndër mend ta vërë në praktikë. Shqipëria ime është vendi ku thuajse askush nuk i praktikon kapacitetet e tij. Madje, një pjesë prej nesh nuk gëzojnë asnjërën nga ato liri thelbësore. Prandaj jemi një komb i palumtur.
Politika e kapaciteteve
10 kapacitetet e Martha Nussbaum, janë më shumë sesa tekste librash e intervistash. Ato janë një program politik dhe ekonomik për vitet që vijnë. Ato janë një përkufizim i lirisë.
Liria jonë substanciale sipas Amartya Sen, është përmirësimi i jetës që bëjmë dhe lirisë që gëzojmë. Jetët tona duhet të jenë më të pasura, dhe ne duhet të jemi njerëz më të plotë nga ana sociale.
Qëllimi i shumë njerëzve sot është të heqin një person ose grup politik nga pushteti. Kur, duhej të ishte lufta për të sjellë në pushtet një lidership i cili vjen mbi këtë program: ti garantojë çdo shqiptari se do të kujdeset për kapacitetet e lirisë së secilit.
Liderët nuk mund të jenë më njerëz që gënjejnë. Liderët, do duhej të ishin njerëz që e dinë se çfarë i nevojitet njeriut dhe na thërrasin ta ndërtojmë së bashku botën.
Politika duhet të vijë e frymëzuar. 10 kapacitetet e filozofes Nussbaum, duhet të jenë baza mbi të cilat të ngrihet shteti e politikat shtetërore. 10 kapacitetet i duhen mësuar fëmijëve në shkollë e në familje, për t’i bërë gati për të jetuar në një kohë të re.
Një kohë e re për politikën, për arsimimin dhe për jetën është pas murit. Ne mund të ngelemi të fundit. Por, ajo do të vijë për të gjithë herët a vonë.
Jeta, si film ku nuk luajmë ne
Në të tërë filmat amerikanë, flas për filmat komercialë me happy end, njerëzit bëjnë punë interesante, të këndshme. Ne i mbajmë kanalet te filmat e gëzueshëm e me happy end. Në nënndërgjegjen tonë, të gjithë do donim të ishim ata personazhet e filmit, me një punë që ta bënim me qejf, do donim të takonim njerëz interesantë, të binim në dashuri me persona të veçantë, të flasim idenë tonë mbi botën. Të udhëtonim. Të ishim të lirë, e të lumtur.
Shihni pak rrotull.
Filmi ynë, nuk është nga ata me happy end.
Pak kush nga ata që njoh bën atë punë që ka qejf, voton atë që vlen, dashuron atë që e plotëson, konkurron i lirë për projekte, jeton aty ku ndjehet më mirë. Askush nuk thotë të vërtetën apo atë që beson.
Në Shqipëri ka akoma shumë njerëz që nuk kanë parë akoma as Tiranën. Ka njerëz të frustruar që nuk e dinë ç’është dashuria, veç kur e marrin me dhunë. Ka njerëz që nuk dinë të qeshin veç të kërcënojnë. Ka njerëz që nuk dinë të lexojnë por kanë marrë mastera e phd. Në Tiranë qentë rrugaçë i vrasin, breshkat i kontrabandojnë. Protestuesit, i pushkatojnë. Votën e blejnë. Fëmijët nuk luajnë dot në rrugë. Romët i djegin. Shqipëria, si pronë e paluajtshme i përket shumë pak njerëzve.
Në Shqipëri ka njerëz që nuk kanë asgjë për të humbur, veç prangave.
Koha e re
Jemi në agimet e një kohe të re. Edhe pse, qielli përmbi ne është kryesisht i zi. Por ky nuk është Matrix dhe nuk na drejtojnë makinat.
Njeriu ka të drejtën të mos vdesë para kohe, të jetojë në shëndet, të lëvizë e lirë të riprodhohet, të marrë edukimin e duhur e të shprehë kreativitetin e vet, të ketë lidhje afektive, të ketë konceptin e vet kritik mbi botën, të jetojë në raport me të tjerët e në harmoni me qeniet e tjera, të luajë, të qeshë e të jetë kreativ, të ketë zgjedhje politike e të zotërojë prona.
Ky është ligji i ri njerëzor dhe flamuri i ri i pranverave të reja arabe.
Zhvillimi, vjen pavarësisht se shumë njerëz ishin kundër makinave me avull apo kundër kompjuterëve.
Qielli ynë është akoma i zi. Por, nuk ka mijëra rrugë për zhvillimin. Ka vetëm një. Dhe, qoftë dhe me milimetra, ne, nuk mund të shkojmë dot në rrugë tjetër.
10 kapacitetet, janë dimensioni i ri i lirisë.
Dhe – më duket se e ka thënë Gorki – lirinë nuk e meritojnë ata që nuk janë gati çdo ditë të dalin në rrugë e të luftojnë për të.

BOZHAJ – HOT 6 PRILL 1941 – Një ditë tmerri që nuk do harrohet kurrë

Në perkujtim të pushkatuarve nga ushtria Jugosllave / Nga Ndue Bacaj

Gjashtë Prilli i vitit 1941 ,megjithse ishte ditë e diel dhe dita e parë e PASHKEVE , pra e ringjalljes ,ajo do të hynte në historine e Kastratit (dhe Malesisë së Madhe) si ditë tmerri , terrori dhe vdekje.. Ushtria Jugosllave kishte hyrë në trojet etnike shqiptare (Hot ,Kastrat e më gjerë ) “per t’i dalur para” , pushtuesit fashistë Italian që po marshonte per të pushtuar edhe trojet e mbreterise Jugosllave…Në ketë kohë shumica e kastratesve duke qenë në mes dy zjarresh ishin detyruar të largohen me familje e gjanë e gjallë per në trojet e tjera të Malesisë ku gjenin strehe më të sigurt, si në Reç , Lohe të siperme e tjer , duke mbetur keshtu fare pak banore në shtepiat e tyre…Në terheqje e siper ushtria shovene serbo-malazeze filloi arrestimin dhe prangosjen e të gjithë atyre malesorë që arriten t’i kapnin edhe pse nuk kishin asnje faj.. Arrestimet e bastisjet nisen në fshatin Pjetroshan ,pasi disfata e ushtrisë jugosllave filloi ketu afer , në Bader të Mehajve (Koplik) e në Përrua të Thatë …Të paret që u arrestuan ishin Palok Mirash Murrizi -Pjetroshan , dhe Malot Nikoll Curanaj (Curraj) -Jeran, i cili kishte qenë çoban te Halla e tij (Dil Bacja e martuar në Pjetroshan me Gjeto Dak Ujken)..E pastaj do të arrestonin Marsh Kol Gjoken (Preçetaj) -Gradec , Luk Prelen (Preçetaj) Gradec , Arif Smajl Halajn -Aliaj , Riza e Vesel Breshkun -Aliaj , Pellumb Maçin-Vukpalaj, dhe Kol Nik Lulashin.. Pas ketij “grupi” fatkeq do të arrestonin edhe Marash Gjek Ndoken Vuçetaj (Pjetroshan) , Prel Gjeto Broqin Kosan, Prek Gjonin (Vuçetaj) dhe Gjovalin Prek Rrethatoken-Pjetroshan. Nentë te arrestuarit e parë do të prangoseshin me pranga hekuri ,ndersa katër te arrestuarve te dytë do tu lidhnin duart me konop (litar)…Fati deshti që Marash Gjek Ndoka dhe Prel Gjeto Broqi ,t’i zgjidhnin duart nga konopi dhe të arratiseshin ,ndersa Prek Gjoni dhe Gjovalin Prek Rrethatokja do të liroheshin nga Serbo-Malazezet pasi janë “prezentuar” si kusherinjet e majorit të ushtrise serbo-malazeze ,Lek Mirash Luca i njohur në luften e Koplikut 1920, por per ketë duket se i ka ndihmuar edhe gjuha nashke që kanë ditur ta flasin ..Mjerisht fati nuk ka qenë me të arrestuarit e grupit parë të perberë prej nentë fatkeqesh të lidhur dy e nga dy..ku kishte mbetur i prangosur i vetem Kol Nik Lulashi… Kola duke perfituar edhe nga terreni , si dhe guximi arratiset ,duke u shpetuar nga duart ushtareve serbo-malazez…Ndersa kater “çiftet” e tjera të prangosura dorë në dorë “vazhduan” rrugen per në Bozhaj të Hotit. Ata tetë burra kastratas edhe pse e dinin se ishin pa shpetim në duart e bishave të “plagosura” sllave qendronin me koken lart dhe pa u ligeshtuar per asnjë çast .. Në Bozhaj ata i ndalen para nje grope gelqerje (të braktisur) dhe të rrethuar nga ushtarë e oficer të armatosur e të egersuar serbo-malazez… Para kesaj situate te renduar edhe psikologjikisht një oficer që dukej se ishte nga Serbia u kishte thenë ketyre malesoreve ; se ju si armiqt tanë të perhershem keni deshiruar humbjen tonë me ushtrinë italiane ,ndaj ju kemi sjellur ketu që ta paguani me jetë “deshiren” tuaj… Në ketë moment pranë gropes së gelqeres afrojnë një kale ,të cilin e “pushkatojnë”, duke u treguar keshtu fatin që i priste tetë shqiptaret e prangosur…, por ata nuk “dorzohen”… Oficeri serb që hiqej edhe si komandanti i “madh” jep urdher që tetë kastratasit e lidhur dorë per dorë të rreshtohen pranë gropes së gelqeres ,si dhe veçon 16 ushtarë të tij të armatosur ,të cilet i vendos në një distance prej 5-6 metrash nga fatkeqet ,që kishin ra në duar të mizorëve shkije. Ushtareve u jep komanden e pergatitjes per zjarr… Ndersa kastratasit trima i provokon duke u thenë se kam pushkatuar shume shqiptarë ,por me sa duket ju jeni më të friksuarit , ndaj nese doni të shihni ndonje fije shprese per të jetuar, kerkoni mëshirë ,duke u ulur ne gjunjë per të më fshire me gjuhen tuaj të “ndyrë” kepucet e mia dhe të ushtareve të mbreterisë, si dhe të puthni duart tona që kanë “çelsin” e shpirtit tuaj…. Njekohesisht ju tha të prangosurve buzë gropes së vdekjes të nderojnë flamurin jugosllav , gjë që malesoret e refuzuan …..Në ketë moment fatal trimave të Kastratit ,Malesisë e Shqiperisë ju kujtuan trimeritë e heroizmat e të pareve të tyre ,dhe me shpirtë e mendje filluan të “kendojne” kenget e trimerisë , të kuvendeve , logjeve , betejave ,por edhe ato të djepit , me të cilat i kishin rritur naneloket kreshnike… Ata nuk u ligeshtuan , por me koken lartë thirren qelloni o kriminel , se nuk na ,perkulni…Shovenet serbo-malazez nuk hezituan ,por qelluan pa “meshire” duke teguar shpirtin dhe zemren e tyre katile , që siç shkruante gjeniu i kombit shqiptare at Gjergj Fishta : “ Të gjithë shkjetë në drrasë të krahnorit / kanë per zemer nga nëe gur vorrit”.
Bataret e pushkeve të shkjeve gjimuan ,jo si pushkë , por si topa…Burrat trima u “rrezuan” sikur të ishin lisa shekullore në mes shkembinjëve historik , sikur të ishte vetë mali me oshtimen e një orteku…. Por edhe mbas pushkatimit shkjetë e ballkanit si bisha të terbuara dhe me urrejte patologjike , nuk u ngopen me gjakun që i kishte mbuluar tetë kastratasit e pushkatuar, por i kontrolluan (me kembë) , per të vertetuar vdekjen e tyre. Madje kriminelet sllavë filluan t’i qellonin edhe me pistolet në koke…Por me sa duket vetë Krijuesi kishte dashur që gjaku i ketyre kastrateseve të mos “humbë”, ndaj Luk Prel Preçetajn e kishin kapur plumbat në gishtat e dores..Ky kastratas instiktivisht apo me ndergjegje , duart tij që kullonin gjakë i kishte vendosur mbi koken e vet , duke u dukur i mbuluar në gjakë ,ndaj nuk e qelluan me pistolet në koke pasi e konsideruan të vdekur të sigurt.. Para se të largoheshin nga vendi i krimit keta kriminel shekullore , në gropen e gelqeres mbi trupat e kastratasve trima hollen kalin e pushkatuar pakë më parë….. Luk Prela pas largimit të ushtrise serbo-malazeze u çua nga gropa e vdekjes dhe u kthye në trojet e Kastratit , ku nuk kishte kambë shkjau ma…,duke u berë keshtu lajmesi dhe deshmitari i gjallë i kesaj masakre … Emrat e shtatë kastratasve që shpirtin ja besuan qiellit , ndersa trupin ja besuan dheut të ketyre trojeve etnike shqiptare ,jane :
1.Palok Mirash Murrizi , 2.Malot Nikoll Curanaj (Curraj) , 3.Arif Smajl Halaj , 4.Riza Breshu , 5.Vesel Breshku (Aliaj) , 6. Marash Kolë Gjoka (Preçetaj) ,7.Pellumb Maçi. Pas ketij lajmi të zi familjaret e ketyre burrave të pushkatuar e kishin mjafte të veshtirë per të shkuar në vend-ngjarje ,per të identifikuar dhe varrosur njerzit e tyre ,pasi ende kishte lufte në ketë pranvere ,që në vend flladit pranverorë dhe aromes së luleve degjohej era e barutit.. Nga kjo kohë e tmerrshme unë (nipi i njerit nga keta të pushkatuar,Malot Curanajt ,ose Doshit siç e therriteshin në zbunim..), kamë të memorizuar fjalet (e babes tim Llesh Nikoll Curanaj) ,që së bashku me kushririn e tij (Kolë Nik Leken-Curanaj), kishin arritur të shkojnë pas pakë diteve në Bozhaj të Hotit , ku e kishin gjetur kufomen e njeriut të tyre (së bashku me të pushkatuarit e tjer) , në një gjendje gati të panjohur (të nxirë , fryrë e deformuar) ,që per ta identifikuar i kishin “ndihmuar” dhembet e gojes së Malotes që i kishte pasur katarosh (dy bashke). Duke qenë kohë lufte , por edhe sipas keshilles të malesoreve të Hotit (Bozhaj) njeriun e tyre e futen në DHE në vorre të Bozhajve. Per kete varrim jashtë tradites se malesoreve , babai im dhe kushriri i tij kishin “gjetur” njefarë ngushellimi pasi, Malota në Hot edhe i vdekur ishte te dajat , sikurse edhe Marsh Kol Gjoka… ( Ata ishin nipat e Nikoll Mirash Hasanit e djalit tij Tomes , që ndër mote kishin qenë firmetarë dhe veprimtarë të shquar (me pend e pushkë) të çeshtjes kombetare shqiptare të ketyre trojeve .Varrosja në Bozhaj të Hotit e Malotes ,(por edhe disa tjerve) u mendua të ishte e perkoheshme , dhe në një kohë më të qetë do ta rivarrosnin Doshin (Maloten) në varret familjare në Jeran… Babai ime dhe kushriri i tij, nuk e arriten ketë ditë pasi ata iken nga kjo botë para viteve 1990…Por ata edhe në varre besoj se janë disi të lehtesuar nga kjo “barrë”, pasi kohet më të qeta nuk ishin vonuar kaq shumë per fajin e tyre dhe të malesoreve , por per fajin dreqneve të kuq ,që fatekeqesisht “po” fqinjet sllav na i kishin sjellur qysh klysh nga strofka Rusi me një emer të perçudshem …komunizem… Por fatekeqsisht deri ateherë (kur u rrezua komunizmi…) ketyre varreve (në Bozhaj nën Malin e Zi) u kishte humbur shenji e nishani , por jo nami…Mjersht ne të gjallëve (deri sot) per të ngushlluar vehten na duhet të kujtojmë filozofin e besimit ku thuhet : “Nga DHEU kemi lindur e DHE do të behemi..” Me kete rast duke dashur të nderojmë e kujtojmë sa do pakë keta martire që vaditen me gjakun e tyre të paster, keto troje të shenjta etnike shqiptare, ku gjaku i derdhur ndër shekuj rrinë tuj vlua…I lutemi Zotit në qiell , që shpirtrat e dlire të ketyre martirve, të pushojnë në paqen e meritueme dhe driten e pambarueme.. Ndersa DHEU që u ka mbuluar trupin u kjofte i lehtë, siç besojmë se e kanë , pasi është DHEU i tokes nanë Shqiptare , i asaj toke per të cilen u sakrifikuan breza e breza të tërë malesoresh e shqiptaresh , shepesh edhe në lulen e rinisë , siç ishin edhe martiret e 6 prillit 1941 – Lule- kujtimi, që nuk i vyshken kurrë as acaret e Uraleve që shpesh frynë me terbim në keto troje…të cilat shpresojmë të degjojnë flladin e ererave të ngrohta Europerendimore.

Në legjenda e histori me ujëmbledhësat e kështjellës Rozafate

Kështu, në shtator 2011, fati i buzëqeshi arkeologëve polakë / Agron Luka

Zbulimet e ekspeditës polake në një çisternë (ujëmbledhës, sternë, saranxhë), më shtynë ta përfundoj një shkrim që e kisha nisur me temën e çisternave, para më shumë se, dy dekadave. Si i thonë një fjale, “plagën e vjetër” ma ngacmoi fakti se, unë kam qenë një vullnetar i Bërthamës Arkeologjike të Muzeut Shkodër, ku kam marrë pjesë në katër sezone në fundin e viteve 80-ta, në zonën e polisit poshtë, në gërmimet e arkeologëve B. Lahi dhe G. Hoxha.
Përgjatë pothuajse të gjith kohës së shtetit shqiptar të shek XX dhe në dy dekadat e demokracisë (1990-2010), askush nuk e kishte marrë mundimin as t’i pastrojë, as t’ua hedhë një sy si kuriozitet arkeologjik këtyre çisternave!
”Në kohën e Zogut”, pak ose aspak mund të flitej për gërmime arkeologjike në Shkodër. Por, edhe “në kohën e Enverit”, nuk ishin bërë gërmime arkeologjike, filmime e fotografime të brendëshme, studime teknikash ndërtimi, etj. E shumta ishte “restauruar” alla shqiptarçe në kohën e fundit ndonjë grykë çisterne, mbasi origjinalet i kishin plaçkitur ose thyer. “Pengesa madhore”, na kishte qenë “rrethimi kapitalisto-revizionist” me të cilin justifikohej edhe mungesa e fondeve! Por, me sa dukej ndër shkaqet, përveç koncepteve të gabuara që diktoheshin nga lart-poshtë, hynte edhe një farë predispozicioni antishkodran!
Ekspedita arkeologjike polake në kështjellën Rozafa të Shkodrës, mbas afro dy dekadash “shkatërrimesh anarkiste dhe gjumë letargjik”, mbi bazën e një sinjalizimi vendas, qysh në hetimet e para në ditën e tretë, ka hasur në zbulimin e disa pllakave me mbishkrime, të fshehura në një ujëmbledhës. Është një akt juridik që lidhet me kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire, i periudhës së Augustit. (fig. 2)
Ky shkrim dhe katër të tjerë të gjetur aty janë dërguar për një ekspertizë më të specializuar deshifrimi në një institut arkeologjie në Francë. Të gjithë ujëmbledhësat, prej një kohe që nuk dihet e nuk përcaktohet, kanë mbetur të mbushura plot me gurë.

Autorët antikë
Apiani, i njohur edhe si përzgjedhës i legjendave mitologjike ilire, shënonte: “… qyteti i Ilirisë Skodra ndodhet pikërisht në mes të gjirit Jon”. (Bella Civilia, Lib. V, 65)
Si “gjiri i Jonit”, në një kohë të hershme quhej e gjith pjesa jonike dhe adriatike bashkë, deri ku mbaron Adriatiku. Ky “pozicion mesi” i Skodra-s, vërtetohej edhe nga matiet antike me stade. Ishte e kuptueshme jo vetëm nga ky këndvështrim, por edhe nga disa realitete të tjera hidronimike ilire me Drî (dri-dra, sanskritisht = rrjedhje lumore), me “Gjinin e Drinit”, që Flori, Shkodrën do ta definonte: “Scorda/Scodra kryeqyteti i ilirëve”. (Epitome, Lib. II, 13, Lufta ilire)
Quhej “Gjiu i Drinit”, jo vetëm sepse aty derdhej Drini i Lezhës, por me sa duket edhe sepse disa autorë antikë e shënonin se Buna derdhej në Drin e Shkodrës e jo anasjelltas.
Prespa/vendi ku buron rreja/rrjedha dhe Lyknidi/Ohrida/sy liqeni, aty te Mali Lynk (Mali i Thatë/Skordon Oros) ishin dy zemrat e para, ku buronte Drini i Zi, i cili bashkohet me arterie, vena e kapilarë, me Drinin e Bardhë dhe për të vazhduar te zemra e tretë e madhe te Liqêni Labiatan, bashkë me Bunên e Kirin, për tu derdhur në Detin Adria/Adriatik-u ilir, te “Gjini i Drînit.
Me sa duket qyteza e lashtë Adria, që konsiderohej edhe si, gji deti, edhe si krahinë, edhe si qytezë, edhe si lum, edhe si mal, edhe si fis, (te Hekateu, Theopompi, Aristoteli etj) e kishte zanafillën të lidhur te Drîni.
Tit Livi e vlerësonte Skodra-n kështu: “Skodra ishte pika më me rëndësi… si fortesë e të gjithë mbretërisë ilire… vendi më i fortë dhe më i vështirë për t’u afruar i Labeatëve… qyteti ishte i fortë prej natyre dhe atë e mbronte i gjith fisi i ilirëve me vetë mbretin/basileusin në krye”. (Cit, “Ilirët dhe Iliria…”, f 129-130)

Diçka nga Marin Barleti dhe nga tradita e ruajtur në Itali.
“Shkodra ka ekzistuar shumë më përpara se të lindte Aleksandri i Madh… Shkodra ishte qyteti më i përmendur dhe kryeqendra e krahinës së Albanisë, ishte roja, syri, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretërisë, porta e detit Jon dhe Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e gjithë të krishterëve evropianë… Shkodra është syri dhe koka e mbarë provincës, është selia dhe principata e të gjitha qyteteve të tjera… Shkodra pa dyshim është epiqendra e të gjithë kësaj province të Albanisë/Epirit…“ (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, përkth. 1967 dhe 1982, f 37; f 43; f 108; f 110)
“…e kishin parë Zonjën Shën Mëri, Nënën e Shpëtimtarit, duke ruajtur muret dhe fortifikimet e kështjellës së Shkodrës”. (Rr. Sh. f 82)
Por, me sa shihet kështjella, siç e tregon edhe kangë legjenda e saj, nën shtresën islame me “gjynah e bela”, dhe nën shtresën kristiane me “mëkat flijimin njerëzor”, kishte patur edhe një Zonjë më të lashtë… (fig. 3)
Bazorelievet e V. Karpaçit, në “Shkollën e Albanëve”, shek XV, na tregojnë, Sulltan Mehmeti II, Fatihu, Botë Pushtuesin dhe Vezirin e Madh, Daut Pashë Ganjolla, shqiptar nga fshati Ganjollë i Shkodrës, në Kodrën e Kazenës/Kodra e Pashës, përballë, duke iu kërcënuar mbrojtësve të Kështjellës. Aty kemi edhe Zojën e Shkodrës me fëmijën e saj, madje edhe Zojën Magdalenë… Simbas traditës popullore dhe asaj të shkruar nga Barleti, Sulltani me 2 korrik 1478, kishte deklaraur: “Oh, se ç’vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vete dhe për folenë e zogjve të saj”! (Rr.Sh, f 56)
Aty mund të vini re tre kulla-hyrjet, luanin e qytetit, protektorin Shën Stefanin, stema heraldike etj. Daut Pashë Ganjolla mban çelësin e qytetit në brez. Epitetet, shqiponja, luani, dragoi, skjapi etj, i dedikoheshin Aleksandrit të Madh dhe në mesjetë i kishte imituar edhe Gj. K. Skënderbeu, heroi nacional. Nuk ka dyshim se një pjesë e këtyre epiteteve i takonin edhe vetë kështjellës/folesë dhe popullit iliro/alban-epirot të Shkodrës. (shih fig 2 e fig 3)

Farlati dhe Stadtmülleri
Nga dorëshkrimet e pa botuara të D. Farlatit, fundi i shek XVII: “në të tretën portë druni (bashkë me një grumbull mbeturinash kockash dhe nofullash të disa shtazëve të mëdha të therura) duket një nikia dhe trajta e një varri. Deri në ditët tona cirkonte ose rigonte prej varrit diçka sikurse tambël, që ende sot sikurse gati tre shekuj ma parë, ishte i mbledhun me nderim/veneracion të madh dhe vlente si i vetmi shërim, për gra që nuk kishin gji ose që ishin keq ndër cicat. Së fundi, sepse u ftoh nderimi, ndër ditët tona tambli/qumështi filloi me prâ, as tjetër nuk shihet përveç shênjave të bardha të tamblit që ridhte ma përpara…
(Biblioteka e Seminarit të Padovës, Cod. 315, p. 4°, cit. simbas Rev. LEKA, Nr. 10, tetuer 1932, f 316, përkthim nga italishtia)
Stadtműller: “Në raste të rëndësishme, tek ilirët, bëheshin flije njerëzore, si ndër festa të mëdha, para një beteje ose në ndërtimin e kështjellave e urave, përndryshe flijoheshin edhe kafshë, sidomos demi, dashi dhe gjeli… Kujtimet për flijet e vjetra njerëzore jetojnë ende në besimin popullor dhe në këngët popullore të Ballkanit, ku para së gjithash vihet në lidhje me kështjellën e Shkodrës… Romanizimi ka shtuar disa gjëra në kalendarin e kulteve pagane të gadishullit të vjetër, por ishte kristianizmi ai që i ktheu festat pagane dhe në vend të perendive dhe perendeshave të vjetra vuri shënjtorë kristianë…” (G. von Stadtműller, “Forschungen zur albanischen frűchgeschichte”, sipas përkthimit shqip të Arkivit të I.H-Gj. Tiranë, kap. IV,“Koha pararomane/paralbane”, f 109, dhe shën 68, Flijet tek ilirët dhe trakët, ku citon edhe Hahn etj.)

Ujëmbledhësat ose çisternat-depozitat/saranxhat e kështjellës Rozafate
Jo rastësisht Venecia, “qytet-shteti i parë borgjez i botës”, ishte lidhur me Shkodrën, si një nga bazat e saj më të fuqishme të trasesë merkantiliste levantine, në mesjetë, dhe jo rastësisht ka patur lidhje dhe disa krahasime midis dy qyteteve. Sigurisht Shkodra ka një ekzistencë historike shumë e shumë më të lashtë se Venecia.
“Venecia është në ujë, por ujë (të pijshëm) nuk ka”, shkruante në vitet e para të shek XVI, kronikani Marino Sanudo, i njohur edhe për lexuesit shqiptar, nga përkthyesi i shquar I. Zamputi. Nëqoftëse do të bënim ndonjë farë krahasimi të Venecies me Shkodrën, qyteti ynë rrethohet gjithandej nga ujërat dhe gjithashtu ka ujra nëntokësore të pijshme me një bollëk të jashtzakonshëm. Por, në akropolin e kështjellës Rozafate, nuk ka ujë pusesh me burim direkt, por ka ujëmbledhësa nga shiu dhe një farë rigimi shkambor, fenomen gëlqeror e kapilariteti, sidomos mbas shiut dhe në një kohë relativisht të nxehtë. Dhe shiu sigurisht nuk i ka munguar këtij vendi (as përpara monoteizmit), siç e tregon edhe humori popullor, “A ka pushuar shiu në Shkodër”?
Nëqoftëse dy lumenjtë e T’rojës homerike, kanë shterruar me kohë, po ashtu siç shterrën edhe”lotët e Kroit të Niobës”, së shtangur në gur, në malin Sipse, “të rethuar me orë zana”, në Shkodra edhe sot e kësaj dite nuk ka shterruar asgjë, madje as qumështi gëlqeor. (shih, Homeri, Iliada, K XXIV, v. 732-754, përkth shqip, 1979, f 444-445)
Drini, Kiri, Buna, liqeni, Cemi dhe gjith ata përrenj, derdhin në det, një sasi kolosale uji.
“Qumështi gëlqeror” që medemek kishte shterrur në fundin e shek XVII (sepse kishte shterruar edhe nderimi ndaj kësaj mrekullie pagane), tregohej se kishte filluar të funksiononte përsëri nga H. Hecquardi në vitin 1858. Me sa dukej arësyea ishte te rreshjet dhe te tharja e ujëmbledhësave.
Qumështi që kullonte nga formacioni gëlqeror, ende kullon në tynelet e fshehta, sidomos në ditët me rreshje dhe të ngrohta. Forcimi i këtij qumështi, “gjini em u ngurtësoftë”, ishte në realitet një lloj gëlqereje e stazhionuar për lidhjen e gurëve, ishte një nga sekretet e forcimit të mureve. Jo më kot atje te bregu i Drinazës kishte patur një gëlqeore. Aty kishin përfunduar sa e sa mrekulli mermeri, në kohët e ikonoklastisë monoteiste. Më në fund janë edhe ata lumenj me liqenin bashkë, që qajnë, si lotët e Fatijes së murosur.
Çensura monoteiste veproi edhe mbi vetë legjendën. Ishte “gjynah e bela ndaj mureve të kalasë” për shtresën e fundit islame, afërsisht po ashtu siç ishte “mëkatë kristiane” flijim-murimi njerëzor, siç ishte i vetëdijshëm edhe këshilltari shêjti plak. Por, në legjendën shkodrane për ruajtjen e traditës, në mbishtresëzimet e sipërme të legjendës me tre muratorë, duhej të kalohej “gjynah/mëkati”, si një kompromis, si një rast i veçantë. Legjenda shkodrane është autoktone e lashtë, nuk është as kopjim nga fqinjët veriperendimore sllavë (siç i kishte rezultuar në mënyrë tendencioze dikujt), nuk është as thjeshtë një “sekret muratorësh mesjetarë”, por ka patur disa mbishtresëzime qysh nga shtresa e lashtë.

Ndoshta do na japin diçka më shumë çisterna/saranxhat?!
Në kështjellën Rozafa, në tre oborret e saj ka pesë e ndoshta edhe më shumë ujëmbledhësa dhe pothuajse dhjetë copë gryka pusesh, ndërsa në qytetin poshtë ka patur me mijra pusa dhe akoma ka. Historia e ndërtimit të pusave dhe tipave të ndryshëm me burime tokësore, si vijëmbledhës dhe si shimbledhës, shkon thellë, në epokën e bronzit dhe sidomos perfeksionohet në epokën e hekurit. Vetë fjala pus ka lidhje me latinishten e italishten pozzo.
Në vartësi të ndërtuesve, vendeve, teknikave të ndërtimit, kronologjisë etj, depozitat ujëmbledhëse në vendin tonë quhen si çisterna nga venetishtia, ndërsa në gjuhën popullore më shumë njihen si saranxha, nga mjeshtrit saraçenë arabë.
Simbas një sinteze, të një studimi të M. Sirdanit, të njohur tash vonë, shkruhet: “Pamja e sotme e kështjellës i detyrohet punës që u bë nën drejtimin e venecianëve, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qé ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej uji i shiut me anë ujësjellësve prej gurit të gjallë dhe derdheshin brenda për ta pasur si depozitë në rast rrethimi nga armiku. Këto shihen edhe sot dhe ka ndonjë që ujin e depozituar e ruan aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i lë gjë mangët ujit të puseve të qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i mureve të kalasë ku punuan mjeshtër vendas dhe dalmat; brenda kësaj kohe u mor pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima duke i dhënë si shpërblim për këtë, ndërrim tokë afër kishës së Shën Vlashit, ku tani është Hamami”.
Nëqoftëse do e merrnim si të mirëqenë këtë tezë pa u thelluar shumë, atëhere do të dilte se Venecia ishte ndërtuesja e parë e këtyre çisterrnave! Si të gjitha shtetet principata italiane, përfshi qendrën e Vatikanit edhe të gjith “Lidhjen Italike” edhe Republika e Venedikut kishte menduar plane afatgjata për një luftë e mbrojtje ndaj turko-osmanëve, por larg territorit të vet, pra në gadishullin tonë. Këndej, padyshim ka patur punime riparuese e thelluese e mbase edhe ndërtime të reja ujmbledhësash, por do të ishte gabim po ta kuptonim tezën e Sirdanit, se kështjella nuk kishte patur asnjëherë më përpara çisterna/saranxha. “Stili e teknikat veneciane”, sigurisht evidentohen diçka, por duhet menduar se, ka edhe stile e teknika të tjera. Duhet të ketë edhe një traditë vendase të hershme dhe këndej mbeten shumë çeshtje të hapura që ekspertët, tashti që ky eksplorim u hap, me siguri do t’i analizojnë.
Simbas disa kumtimeve, që mi ka dhënë prof. Z. Shkodra andej nga fillimi i viteve 80-ta, ai mendonte se, çeshtja e ndërtimit të këtyre çisternave/saranxhave ishte e diskutueshme, sepse duhej të kishte patur të tilla edhe të hershme, duke e bazuar gjykimin e tij, se rrethime të gjata kishte patur Shkodra, edhe në kohën romake, në mesjetën e hershme dhe të mesme.
Ne gjejmë përshembull gjejmë një rethim të gjatë, mbas viteve 1390, kur Shahin Beu i Shkupit, mercenarët feudalë Balsha dhe Pjetër Mazrreku e kishin rrethuar Shkodrën, me një rrethim për afro tre vjet, siç e shkruante edhe vetë Barleti. Atëhere çfarë uji kishin pirë të rrethuarit në ato vite, po të mos kishte patur çisterna?! Simbas Barletit edhe simbas Sufflayt, në këtë rrethimin që mendohet aty rreth viteve 1392- 1395, turqit dhe mercenarët mbasi e dogjën të gjithë pjesën e poshtme të qytetit dhe vranë rreth 5000 kalorës etj, i shtrënguan qytetarët lart në kështjellë me një rrethim të gjatë, duke e djegur dhe shkatërruar me gjith muret rrethuese të gjithë pjesën e qytetit poshtë në fusha. Kjo gjendje shkatërrimi, rrafshimi e djegie ekstreme konfirmohet edhe nga Kadastra e vitit 1416-1417, por u vërtetua edhe nga kërkimet arkeologjike të Bërthamës së Muzeut Shkodër, në fund vitet 80-ta. (Zënia dhe shkatërrimi në periudhën anarkiste të dekadës së fundit të shek XX, të zonës arkeologjike, megjith gropën stratigrafike etj, ka qenë një fatkeqësi, mbase edhe e pariparueshme…)
Ndoshta, duhet të hipotezojmë edhe për një dorë saraçene?! Rreth viteve 840, një flotë e madhe saraçene kishte pushtuar në bregdetin Adriatik, territoret nga Harapaj, Shën Gjini e deri në Rraguza/Dubrovnik. Ata kishin pushtuar edhe kështjellat Roza e sipërme (Kotorri) dhe Roza e poshtme (ndoshta Shkodra?). Në vitin 1416 në afërsinë Shën Gjinit gjendej akoma fshati Saraçenopoli, ku kishte si krye edhe një Benko Saraçenopoli! Autorët Z. Shkodra dhe Kol Luka e kishin hedhur idenë se, këtu duhet të kishim edhe kontaktet e para të vendit tonë me botën arabe islame. Fakti që egjiptianët/evgjitët/magjypët e kanë harruar gjuhën tregon diçka në favor të kësaj teze-hipoteze.
Nga kjo pikë saraçene e Saraçinopolit, arabët madje mendohet se, kishin pushtuar edhe portin e Barit në Itali dhe muri saraçen shkoi edhe deri në afërsi të Vatikanit! Gjithsesi le të presim, por ndërkohë nuk do ishte fort keq t’i hidhej ndonjë hetim arkeologjik edhe Saraçenopolit vetë. Ka kohë që e ne e kemi sinjalizuar. Lidhjet dhe shkëmbimet me orjentin, madje me vazhdimësi dhe pa ndërpreje qysh nga koha dhe post koha e Aleksandrit të Madh, ishin vërtetuar qysh në gërmimet e fund viteve 80-ta…

-vijon-

Vit i keq për diktatorët – por as vit i mirë për demokracinë

Nga Frank Shkreli

Në përgjithësi mendohet se viti që kaloi nuk ishte një vit shumë i mirë për diktatorët dhe tiranët anë e mbanë botës — në të vërtetë, për ta, ishte një vit shumë i keq, kur të merret parasyshë  fakti se gjatë vitit që posa lamë pas, një numër i konsiderueshëm diktatorësh u rrëxuan nga pushteti, u vranë ose u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre. Në këtë mes përfshihet Moamar Gadafi i Libisë, i cili u vra nga kundërshtarët e regjimit të tij; presidenti Hosni Mubarak i Egjiptit, që u rrëxua nga fuqia dhe i cili përballet me dënimin me vdekje; dhe kohët e fundit vdiq udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Ill Jong, që kryesonte një prej regjimeve më të ashpëra e anti-njerëzor që ka njohur bota.  E ashtuquajtura ‘’pranverë arabe’’ filloi në Tunizi dhe protestat popullore detyruan presidentin e atij vendi Ben Ali, të largohej nga vendi e të kërkonte strehim në mërgim. Hugo Çavez i Venezuelës, siç njoftohet nga media të ndryshme, mund të jetë duke vdekur nga sëmundja e kancerit; dhe udhëheqësi i Sirisë, Bashar al-Assad përballet me një revolucion, ndërkohë që forcat e regjimit të tij, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, mund të kenë vrarë me mijëra nga bashkatdhetarët e tij protestuesë dhe kundërshtarë të regjimit të tij.
Prandaj, diktatorët botërorë që qëndrojnë ende në fuqi, pas shumë dekadash, dhe kundër vullnetit të popullit që ata sundojnë, si Assadi i Sirisë, Mugabe i Zimbabvesë, vëllëzërit Kastro të Kubës, Ahmadinezhad i Iranit, e të tjerë si këta anë e mbanë botës — kurë shikojnë fatin që pësuan një numër diktatorësh vitin që kaloi në duartë e popujve të tyre të zemëruar, kanë shumë arsye të jenë të shqetësuar për fatin e vet këtë vit dhe në vitet e ardhëshëm.  Këta dhe diktatorë të tjerë si ata sillen si megallomanë, të dehur me fantazitë e veta dhe të bindur se ata janë të gjithëpushtetshëm dhe të pazëvëndsueshëm dhe si të tillë nuk do të largohen kurrë nga pushteti, vullnetarisht.  Për diktatorët që u rrëxuan, u vranë, vdiqën ose u dëbuan nga fuqia vitin që kaloi, por dhe për diktatorët që janë ende në fuqi anë e mbanë botës, viti 2011 ishte një vit ndryshimesh të mëdha dhe të jashtzakonshme me pasoja të cilat ende nuk mund të parashikohen, jo vetëm për popujt e vendet e afektuara, por as edhe për botën.
Por nëqoftëse viti që kaloi ishte një vit i vështirë për diktatorët dhe tiranët anë e mbanë botës, atëherë a mund të thuhet se ai ishte një vit i mirë për demokracinë?  Deri tashti, shumë veta janë të zhgënjyer nga frutat që ka sjellur ose jo e ashtuquajtura ‘’pranverë arabe’’.  Në shumë qarqe ekzistojnë shqetësime se shumë prej grupeve dhe lëvizjeve në Lindjen e Mesme, sidomos në Egjipt dhe Libi, mund të jenë infiltruar nga elementë ekstremë që nuk kanë aspak të bëjnë me qëllimet dhe objektivat fillestare të ‘’pranverës arabe’’, e cila lindi dhe u frymëzua nga dëshira e miliona arabëve për të rrëxuar diktatorët dhe për të siguruar lirinë, demokracinë dhe dinjitet më të madh njerëzor për veten dhe familjet e tyre, mohuar atyre me shekuj.
Megjithë zhgënjimet e deritanishme të ‘’pranverës arabe’’, viti 2011 mund të konsiderohet deri diku si një vit suksesesh kundër diktaturave, dhe një vit përparimesh të dukshme në fushën e të drejtave të njeriut, pasi bota nuk do të shqetësohet më nga çmendurinat e Gadafit ose Kim Ill Jong-ut –ndonëse nuk është ende e qartë se si do të sillen pasardhësit e tyre.  Por megjith këto përparime në fushën e të drejtave të njeriut, të njohura ndërkombtarisht, bota fillon Vitin e Ri 2012, me dyzina diktatorë dhe udhëheqës autoritarë e gjysëm autoritarë — lista e tyre është tepër e gjatë për tu përmendur këtu — regjimet e të cilëve vazhdojnë të sundojnë gjithnjë afër dy miliardë njerëz anë e mbanë botës, popuj që jetojnë nën nivele të ndryshme sistemesh tiranie e diktaturash civile e ushtarake.
Mbrenda disa ditësh pritet që organizata amerikane ‘’Freedom House’’ të botojë raportin e saj vjetor për vitin 2011, mbi lirinë dhe demokracinë në çdo vend të botës. Analiza dhe përfundimet e atij raporti besoj se nuk do të habisin asnjë person që rregullisht ndjekë zhvillimet ndërkombëtare. Pa ditur se cilat do të jenë përfundimet e raportit në fjalë mbi lirinë dhe demokracinë në botë, mjafton t’i sjellim në mend lexuesit se udhëheqësi rus Putin, megjithëse përballet me protesta të mëdha popullore kundër regjimit të tij do të ri-zgjidhet për të disatën herë; udhëheqësi i Bjellorusisë Lukashenko vazhdon të shtypë opozitën mbrenda vendit dhe të zemërojë fqinjët e tij evropianë për politikën e tij shtypëse ndaj kundërshtarëve të tijë; antarët e byrosë politike të Kinës nuk e kanl në mend të tremben apo të shqetsohen nga ndonjë protestë e vogël aty këtu të cilat ata i shtypin me forcë të pamëshirshme, përfshirë ato në Tibet dhe njëkohësisht, imponojnë kufizime të rënda ndajë lirisë së shtypit dhe internetit; regjimi teokrat i mullahëve të Teheranit nuk pushon së shtypuri kundërshtarët e tij megjithë protestat ndërkombëtare, ndërkohë që përballet me shtimin e sanksioneve ekonomike për arsye të programit iranian për prodhimin e armëve bërthamore dhe ushtron kufizime të egëra ndaj përhapjse së informatave, përfshirë internetin.
Këjo pasqyrë nuk është aspak shpresëdhënse për ata që janë duke luftuar për demokraci mbrenda këtyre dhe vendeve të tjera shtypëse, as për ata që besojnë dhe dëshirojnë në përhapjen e demoktacisë anë e mbanë botës. Këjo gjëndje e keqe e të drejtave të njeriut në botë nuk është shpresëdhënse as për ata që besojnë dhe luftojnë, që njëherë e mirë, t’i jepet fund dhunës së sanksionuar nga shteti në këto dhe shoqëritë e sotëme moderne të shekullit XXI.
Viti që kaloi ishte pra një vit i keq për diktatorët e tiranët por në të njëjtën kohë ishte një vit i vështirë edhe për zhvillimin e demokracisë. Pasi demokracia nuk vendoset vetëm me largimin e një diktatori nga fuqia, por mbi të gjitha nga aftësia e një populli për të mësuar të zgjedhi një system politik për të zëvendsuar një regjim me një qeveri nepërmjet zgjedhjeve të lira, me pjesmarrjen aktive të të gjithë qytetarëve, një qeveri e cila të mbrojë të drejtat e njeriut për secilin qytetar, bazuar në ligjet që në mënyrë të drejtë zbatohen për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të parandalohet çdo lloj diskriminimi ndaj komunitertit rom

Deklaratë e Komitetit të Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), gjatë këtyre ditëve ka ndjekur me shumë vëmëndje kushtet e vështira në të cilat është imponuar të jetojnë disa komunitete Rome të qytetit të Tiranës, për shkak të veprimeve të kundraligjshme të pushtetit vendor dhe neglizhencës ose mosreagimit në kohë nga ana e Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Qeverise.
KShH ka reaguar publikisht dy herë për situatën, duke u bërë thirrje institucioneve përkatëse për të marrë masat e nevojshme, por ende nuk shohim veprime konkrete.
Në këtë vështrim, mbështesim interesimin e menjëhershëm të Avokatit të Popullit, ndërhyrjet e tij pranë autoriteteve publike, si dhe vëmendjen e veçantë të tij për këtë komunitet, duke i strehuar përkohësisht në ambjentet e institucionit të tij, gjë që të paktën evitoi qëndrimin e këtyre personave në të ftohtin dhe lagështirën e tepërt të këtyre ditëve. Ne çmojmë dhe bashkohemi edhe me reagimet dhe veprimet e mbështetjes materiale për këtë komunitet që po kryen komuniteti ndërkombëtar dhe shoqëria civile vendase dhe ndërkombëtare.
Pavarësisht nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, problemi i strehimit të komunitetit Rom, që këto ditë evidentohet qartë me të gjitha pasojat e tij të rënda e të dëmshme, është i njohur nga autoritetet shtetërore të të gjitha niveleve, sepse ngjarjet e fundit në dëm të interesave të komunitetit rom nuk janë as të parat dhe as të vetmet. I kujtojmë opinionit shoqëror se situata të tilla janë të përsëritura edhe në vitet e kaluara. Mediet, KShH dhe organizata të tjera kanë reaguar në vazhdimësi. Të vetmit që nuk reagojnë janë strukturat e shtetit, të cilat kanë dhe përgjegjësinë direket në këtë drejtim ashtu siç kanë marrë përsipër edhe në strategjinë e hartuar e miratuar për këtë qëllim. Deri tani nuk jemi njohur me asnjë veprim konkret për strehimin e komunitetit rom në ambiente të përshtatshme. Edhe premtimi i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për sistemimin e tyre në një godinë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka rënë preh e burokracisë, e cila nuk po tregon ndjeshmërinë e duhur për një çështje kaq urgjente.
KSHH, përsëri, i bën thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e komuniteteveRome, duke e zgjidhur këtë nevojë jetike të tyre shpejt, në mënyrë të përshtatshme dhe përfundimtare. Lënia e tyre në kushtet aktuale përbën trajtim ç’njerëzor, degradues dhe diskriminues, domethënë një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

“Kontribut” kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavaresisë që vendin e ka në Vlorë, por kryet e vendit në Malesi të Madhe

PAS 600 DITËVE “UDHETIM OLIMPIK” , MBËRRITI NË VLORË FLAMURI KOMBËTAR I NGRITUR NË DEÇIQ ME 6 PRILL 1911 , NDERSA PAS 523 DITEVE UDHETIM “EPIK” SHPALLET NË VLORË PROGRAMI POLITIK I PAVARESISË QË LINDI NË GREÇË TË KELMENDIT ME 23 QERSHOR 1911…
Nga Ndue BACAJ

Dita e shpalljes së pavaresisë si per çdo komb tjeter , edhe per ne shqiptaret është një simbol i vlerave kolektive kombetare , per të kujtuar e nderuar lumenjet e gjakut , detet e djersës , oqeanet e sakrificave e privimeve që shoqeruan historinë tonë ,në themel të së ciles qendrojnë hijeshem mijëra deshmorë e martirë të atdheut..Të paret tanë deshmorë e martirë nuk gjejnë paqe ,ata nuk i tretë dheu nga i cili “linden”,nese ne trashigimtaret e tyre prej mishi , gjaku ,gjuhe e kombesie nuk vijojmë të ecim pa mendyshje në rrugen që na kanë lenë amanet…Në ketë rrugë të gjatë e të veshtirë ka kontributin e vet ,çdo trevë , mal , krahinë ,katund , fis e familje shqiptare ,në kohen dhe vendin e vet…Data 28 nentor 1912 sot kujtohet e festohet si simboli më madhështor i datave historike dhe ngjarjeve të shenuara per të gjithë shqiptaret kudo që janë ; e veçanarisht per ata të republikes së Shqiperise , republikes së Kosoves ,apo të trojeve tona etnike të ndara politikisht ndër mote e shekuj nga Europa e vjeter , mbi “rrenojat” e së ciles ka lindur një Europ e re , që në themel sot ka bashkimin e jo ndarjen…Per të arritur deri te kjo ditë historia jonë është shkruar më shumë me gjak se me boje . Ajo ruhet pak në arkiva ,dhe shumë më shumë në çdo pellembë truall , në çdo shkemb e gurë ,në mal ,në koder apo fushë , e deri në rrënjët e trungjet e lisave shekullore ,që shpesh ushqyen e rriten shtatin me gjak e jo me ujë..Është pikrisht ky gjakë i derdhur rrëke që edhe sot qarkullon në damaret e kesaj toke ,sikur të ishte në damaret e trupave tanë ,duke na kujtuar se kudo që të jemi , “folenë” e kemi vetem ketu , në keto troje etnike Iliro-Shqiptare…

MALESIA E MADHE NË KRYE TË VENDIT.!!
Nese duam të dallojmë ndonjë Trevë , Krahinë ,apo pjesë të tokes Shqiptare që i takon “KRYET E VENDIT”, per luften ,qendresen dhe kontributin e pashlyer në historinë e Pavaresise e Flamurit të Shqipërisë Etnike ,padyshim ajo ka vetem një emer sinjifikativ , Malesia e Madhe..Ketu është foleja ku gjeti strehen e sigurtë amaneti i pamort i Flamurit të Gjergj Kastriotit Skedrebe ,ketu u ruajt e pashuar votra plot zjarre atdhedashurie edhe ndër mote të liga e shterngata . Nga kjo voter u shperndan ndër shekuj shkendijat që do të ndiznin zjarre të tjera lirie e flamuri në votrat e Shqiperisë Etnike. Ketu pa driten e diellit per herë të “parë” Flamuri kombetarë pas 432 viteve erresirë otomane. Ketu nga Deçiqi , nisi udhetimin 600 ditore
(6 prill 1911 – 28 neteor 1912) deri në Vlore flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke leshuar driten e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomise i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nepër Shqiperi e Europ per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë , Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi etjer ,të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative) Malesia e Madhe Etnike me në krye kryetrimin e kryeatdhetarin legjendar Ded Gjon Lulin do të ishin në perjetsi në KRYE të luftes ,perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore per një Shqiperi të lirë e të mosvarme…
Per gjithë ketë qendrese historike Europa çuditej e mahnitej me forcen ,vullnetin e trimerinë e Malesoreve per tu matur pa frikë me superfuqin ushtarake të asaje kohe , perandorin Otomane ,nga e cila shpesh në kapercyejt e shekujve e dekadave ishte dridhur vetë Europa , së ciles keto të dridhura ja kishte hequr per rreth një çerek shekulli (1443-1468) “Mesia” i Arberise dhe qytetrimit Europerendimore Gjergj Kastrioti , gjaku i të cilit rrjellte më i paster se askund tjeter në trojet e Malesise Madhe me simbol Ded Gjon Lulin me shok shumë…Në ketë kujtese të shkurter historike nuk mund të pershkruhet rruga qindra vjeçare e luftrave dhe perpjekjeve me pushke e pendë ,të kreshnikeve dhe dragojeve të trojeve tona ,pasi ato jane të shumta sa vete historia , e cila po të shkruhej e plotë në leter do të krijonte një mal gjigand që do tja kalonte edhe malit e majes së Veleçikut 1726 metra të lartë. Vetem per gjatë 133 ditve të stuhishme të kryengritjes antiotomane te vitit 1911 ,jane shkruar më shumë se 700 artikuj në rreth 78 organe shtypi të huaja (duke perfshire edhe ato qe botoheshin nga kumunitetet shqiptare); si në Itali , Angli ,France ,Gjermani ,Austri , Bullgari ,Rumani ,Greqi ,Serbi , Rusi e deri ne Ameriken e larget. Kampione të mediave të shkruara jane ato Italiane , e pastaj vijnë ato Austriake ,Angleze e tjer. Në ketë kryengritje që i parapriu shpalljes së pavaresisë kishin marrë pjesë edhe vullnetare nga Italia ,Bullgaria e deri Amerika ,ndonse të pakt në numer.. Gjithashtu per ketë kryengritje dhe jehonen e saj të më vonshme janë shkruar e arkivuar dhjetra relacione e letra të konsujve të ndryshem ,por edhe ato në mes patrioteve shqiptare ,që shikonin me admirim e frymzim veprimet luftarake e diplomatike të Malesoreve të Malesise Madhe dhe aleateve të saj : Dukagjinasve ,Mirditoreve ,Lezhjaneve ,Shkodraneve ,e veçanarisht Nenshkodrakeve e deri ato të Kosoves… Disa nga korifenjet e shpalljes së pavaresise në Vlore me 28 nentor 1912 ; si Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi e deri Fadil Toptani e tjer ,jo vetem kishin kontaktuar e ndihmuar malesoret kryengrites , por ketë kryengritje dhe memorandumin e saj ishin perpjekur ta perhapnin në të gjitha trojet shqiptare e kryesisht në ato të Shqiperisë mesme e të jugut.. Ketë e vertetojnë dhjetra relacione ,letra e memorandume që u zhvilluan ,që nga Peja ,Gjakova , Prizreni , Manastiri , Gjirokastra ,Korça ,Vlora e deri në Janinë e më gjërë ,në perkrahje të kryengritjes antiotomane të Malesisë Madhe ,por edhe në mbeshtetje të memorandumit autonomist të Greçes.. Keto ishin pra shkendijat e votres së zjarrit të Malesisë ,që u perhapen e ndezen zjarre të reja lirie e flamuri në të gjithë Shqiperinë , por edhe në komunitetet shqiptare nepër botë ,duke sensibilizuar edhe një pjese të faktorit nderkombetare…Mjerisht Shkodra dhe shume troje të Shqiperisë “Eperme” (Gegnisë) në kohen e Shpalljes së pavaresisë ishin shesh betejash në mes dy pushtuesve ; atij shekullore Otoman ,i cili në grahmat e fundit ,duke u mbrojtur nga shovenet Serbo-Malazez kerkonte të perfundonte “misionin” ,apo jepte shpirt më sakt si pushtues i “mirë”…Ndersa troje të Jugut të Shqiperisë ,si Korça e Gjirokastra ndodheshin nën kercenimin e fqinjëve hileqar e grabitqarë Grek…
Edhe pse në keto kushte ,kur rreth dy të tretat e Shqiperisë ndodheshin të pushtuara , patriotet shqiptarë kishin vendosur që të shpallnin pavaresine ,duke venë faktorin nderkombetare para faktit kryer . Me 25 nentor 1912 Elbasani shpall pavaresinë . Paria e Durresit me daten 26 nentor , njoftonte me telegrame Elbasanin ,Beratin ,Gjirokastren ,Lushnjen ,Korçen ,Staroven , Vloren ,Delvinen e Permetin , se kishte shpallur pavaresinë dhe per ketë kishte njoftuar edhe perfaqesitë e huaja. Me daten 27 nentor njoftojnë shpalljen e pavaresisë edhe Kavaja, Peqini e Lushnja… Per arësye të kushteve që u krijuan me afrimin e ushtrive serbo-malazeze pranë Durrësit
,patriotet e pavaresisë me në krye plakun e urtë Ismail Qemalin ,dhe bekuesin e ketij akti madhorë kombetarë Dom Nikoll Kaçorrin ,vendosen që “unifikimin” e shpalljes së pavaresisë për të gjithë Shqiperinë ta bënin në Vlorë. Edhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë ( si Isa Boletini që arriti me një ditë vones e tjer) me daten 28 nentor 1912 nga ballkoni i shtepise të Xhemil Vlores , në Vlorë u njoftua “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë e per-rrjellojë edhe me ngritjen e flamurit (28 nentor 1912) në Vloren e vogel me rreth 5 mijë banorë ,nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan , në atë fillim mbrëmje të ftohtë ,me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të keij akti ,të organizuar nga qeveria me në krye Ismail Qemalin…Shpallja e pavaresisë shpesh ndër rrethet e shqiptareve ,(në ato ditet e para) , konsiderohej si jo reale , por dalngadal ky u bë një realitet i pamohueshem ,edhe pse Europa plakë në konferncen e Londres (1913) , na ka lënë jashtë kufijeve të Shqiperisë politike rreth gjysmen e teritoreve Etnike shqiptare. Por sot kohrat kanë ndryshuar… Europa e re ,ka në themel bashkimin e jo ndarjen… “Sinjalet” e para i kemi marrë ; Kosova është e lirë dhe pavarur , shqiptaret në trojet e tyre etnike të mbetura jashtë kufijeve politik të Shqiperisë, po behen faktor në shtetet ku janë , shtete të cilat fatësisht kanë në program rrugen e antarsimit në Bashkimin Europian, rrugë në të cilen ecim pa u ndalur edhe ne shqiptaret…Kjo gjë na gezon e shton entuziasmin , se 100 vjetori i shpalljes së pavaresisë ( me 28 nentor 2012) të na gjejnë më afer se kurrrë në realizimin e ëndërres të të gjithë shqiptareve ,per një Shqiperi siç e ka falë Zoti… në vendin që i takon rreth sofres së Bashkimit Europian

Nr. 148 i gazetës në print

0

Jozefina Topalli, Presidentja qe i duhet Shqiperise

Kemi pra shansin qe ne 100 vjetorin e shtetformimit, te zbutim egersine politike, te hapim hapesirat e qyteterimit, te presim gjithe çka meritojme si shqiptare ne jeten tone.
Mjaft me politikat konfliktuale te burrave qe prodhojne autaoritarizem e bajraktarizem lindor. Keshtu,historia nuk do kete me pasqyren ku çdo president pas perfundimit te mandatit, nuk e sheh as veten ne pasqyre paster.
Para 5 viteve e gjysem, pikerisht gazeta “Shqiperia Etnike” rreshtoi znj. Jozefina Topalli si kandidate te mundshme per presidente te Shqiperise. Ne nje te qershorit 2007, Kryetarja e Kuvendit evidentohej si nje personalitet i denje per tu vene ne krye te shtetit, duke rreshtuar edhe disa nga arsyet objektive. Por poliika konfliktuale e burave të politikeberjes sillej rreth e qark qarqeve qe prodhojnë autoritarizem e bajraktarizem lindor. Per fat te keq qe nga shtetformimi yne e deri sot, Shkodra ndertoi gjerdanin e arte te kultures, shembi e para themelet e diktatures, çimentoi konturet e demokracise me jete njerezish per lirine e jeteve qe sot kerkojne me shume hapesira jete.
Si deshmitare dhe percjelles te zhvillimeve politike qe pas vitit 2001, gazeta “Shqiperia Etnike” i rikthehet edhe njehere kandidatures se Jozefina Topallit si Presidente e Shqiperise, natyrisht me shanse shume me te medha per tu vene ne krye te piramides se shtetit.
Natyrisht, edhe per ne, kriteri paresor qe duhet te plotesoje nje kryetar shteti ne vendin tone, eshte ardhja nga rradhet e politikes aktive. Prej vitit 1996, karriera politike e Topallit njeh vetem rritje jo vetem ne rradhet e Partise Demokratike ku tashme prej shume vitesh eshte Nenkryetare, por edhe ne postet drejtuese kushtetuese ne vend. Fillimisht si nenkryetare dhe tashme prej thuajse 7 vitesh kryetare e Kuvendit, tregojne se konsolidimi si figure politike e Topallit, eshte nje fakt i njohur boterisht. Ne skakieren e turbullt te politikes shqiptare, ku elementi femeror stimulohet me perqindje te gatshme, Topalli ka ditur jo vetem te spikase, por edhe te arrije ate cfare asnje zonje tjeter shqiptare e ka arritur ne keto 100 vite te shtetformimit shqiptar. Duhet pranuar se eksperienca e akumuluar per 16 vite ne nivelet me te larta politike, ka nje background qe lidhet pike se pari me vete formimin jetesor, por edhe vlerat qe demonstrohen e forcohen vit pas viti, muaj pas muaji, dite pes dite. Eshte veshtire qe ne karrieren si politikane profesioniste te Jozefina Topallit te gjesh qofte edhe nje rast te vetem ku ajo te kete gabuar, qofte brenda rradheve te subjektit te saj politik, por edhe ne realitetin publik shqiptar. Eshte pikerisht kjo qe e dallon nje politikan te suksesshem nga nje i deshtuar apo i pasuksesshem.
Jozefina Topalli i perket nje kategorie shoqerore, e cila per hir te realitetit, ka marre shume pak nga ajo cfare meritonte te merrte. Ish- te persekutuarit politik (qe ne disa raste kembengulin qe te ua heqin parashtesen ISH) kane patur shume pak akses ne institucionet e rendesishme te ndertuara pas 1990-es. Jozefina Topalli i perket pikerisht kesaj kategorie. Familjet Coba dhe Topalli pervec vlerave qytetare nder dhjetevjecare e shekuj, kane provuar mbi kurriz edhe persekucionin politik. Edhe ky eshte nje fakt i pamohueshem dhe i njohur tashme brenda dhe jashte vendit. Madje, thuajse gjithmone, Topalli e deklaron me krenari perkatesine e saj shoqerore si ish- e persekutuar politike. Edhe ky eshte nje tjeter motiv se perse, ne krye te shtetit shqiptar, pas 21 viteve demokraci, duhet te jete nje perfaqesuese e kategorise me te shtypur gjate diktatures komuniste ne Shqiperi. Nje perfaqesuese e asaj shtrese qe ka dirur te fale edhe persekutoret e vet, me sy gjithnje nga e ardhmje, nga qyteterimi, nga kultura, nga jeta, nga barazia para ligjit. Ngjitja e Topallit ne krye te shtetit, eshte vleresimi real me i larte per kete shtrese, per lirite e munguara, per lirite e aspiruaa, per standartet e pritura e te kerkuara tashme nga diplomacia perendimore, veçmas ajo amerikane.
Per shume arsye dhe rrethana, politika shqiptare e ketyre 21 viteve eshte karakterizuar nga ashpersia dhe konfliktet. Ererat politike kane krijuar krytarin e shtetit monster te debateve e mosmarreveshjeve, te perplasjeve e te dyshuesmerive kushtetues. Nje nga shkaqet mendojme se eshte pikerisht mungesa e elementit grua ne rradhet e politikes aktive, aq me pak ne vendimmarrjet e rendesishme shteterore. Nje shoqeri genetikisht maskiliste, e ka shume te veshtire te krijoje hapesira per grate. Por tashme, nen shembujt e perbotshem te Kondolesa Rajs, Hilari Klinton, Angjela Merkel dhe me heret ne kohe si Margaret Thecer dhe Tansu Ciller, edhe Shqiperia duhet te tregoje vlera tolerance gjinore. Edhe per vete Shqiperine dhe shqiptaret, ne vitin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit tone, do te ishte nje vlere e shtuar qenia ne krye e nje zonje. Te gjithe e kane pranuar qe shtimi i peshes se elementit femeror ne politike, ndikon ne shtimin e mirekuptimit dhe tolerances, elemente qe personifikohen pikerisht nga gjinia femerore.
Viti 2013 eshte jubilar per te gjithe shqiptaret. 100 vite me pare u hodhen bazat e shtetit tone, e kesaj Shqiperia qe te gjithe ne i perbetohemi. Faktet kokeforta tregojne se bashkejetesa dhe bashkeekzistenca, mirekuptimi dhe toleranca ne mes tre besimeve fetare, kane qene nje gur themeli. Mjafton te shohim ata qe iniciuan dhe finalizuan aktin e pavaresise me 1913-en dhe bindet cdokush. Megjithate, ka edhe nje tjeter fakt po aq kokeforte: asnje qytetar apo perfaqesues i besimit katolik, nuk ka qene ndonjehere ne krye te shtetit shqiptar! Mbase ndokush mund te na akuzoje pasi te lexoje kete paragraf, por gjithmone po i referohemi fakteve. Kontributi i komunitetit katolik dhe klerikeve, ka qene jetesor ne te gjitha etapat e zhvillimit te shtet dhe kombformimit tone. Historia eshte e mbushur me kollose, te cilet gjithhere kane ditur te demostrojne nacionalizem me devizen “fe e atdhe”. Sigurisht, nuk mund te mohohet ne asnje rast kontributi dhe vlerat edhe te komuniteteve dhe klerikeve te besimeve te tjera, por jemi te bindur qe eshte momenti qe “te kompensohet” kjo mangesi te cilen shumekush e thote nen ze apo ne ndergjegjen e vet.
Shkodra, qyteti buze kalase “Rozafa”, qyteti i ngritur mbi shtatin e nje gruaje tash e 2500 vjet me pare, eshte nje emer i rende per kedo qe e shqipton. Veshtire te gjesh ndonje qytet tjeter ne Shqiperi, mbase edhe ne Ballkan, qe te jete permendur me shume nga shqiptare e te huaj dhe qe te kete peshe ne fatet e vendit tone. Historia 2500 vjecare me kryenecesine e saj, e ka vendosur kete “Zonje te rande” ne rreshtin e pare. Objekt dhe subjekt kryesor, per vlera por edhe sakrifica, Shkodra e meriton te kete perfaqesuesen e saj ne krye te shtetit shqiptar, Shqiperia e meriton ta kete tolerancen e flladin e jetes qe sot i mungon, si pishtar lirie drejt Europes, drejt lirive qe burojne me se pari nga pallati i drejtimit te shtetit.
Eshte krenari e ligjshme per ne qe jemi lindur dhe jetojme ne kete qytet, por jemi te bindur se edhe qindra mijera shqiptare te tjere, jane ne nje mendje me ne. Cdo gje lidhet me emrin e Shkodres, ne cdo zhaner te jetes: sporti, kultura, arti, feja, arsimi, natyra, traditat, modernja e keshtu me rradhe. Sot kryeqender e padiskutueshme e Veriut te vendit, gjithmone ka qene ure per kalimin e qyteterimit nder shqiptare, fillese e cdo gjeje te re dhe pozitive. Mbi te gjitha, Shkodra eshte simbol boteror i bashkejeteses perfekte te tre besimeve kryesore fetare ne vend, evidentuar kjo ne shekuj edhe nga te huajt e shumte qe ky qytet i mirepriti.
Tashme, duhet te flasim edhe si shkodrane, si veriore. Mund te na konsiderojne edhe si lokaliste ne kete ndjesi. Por nuk mund ta mohojme se dera- nese nuk do te jete krejt e hapur per ne, te pakten ne fytyre nuk do te na perplaset sic ka ndodhur jo rradhe here keto 20 vite, e me specifikisht ne gjate 8 viteve te nje qeverisjeje te kaluar. Edhe kete ne duhet dhe duam ta vleresojme ne keto rreshta. Nuk po ndalemi te flasim ketu per ate shumecka qe eshte bere tash 7 vite ne Shkoder (qe eshte akoma pak nga ajo qe meriton!), qe nuk ka te krahasuar ne asnje drejtim me neperkembjen deri ne mohim te 8 viteve “te kiametit”! Qenia ne krye te shtetit te Jozefina Topalli eshte nje garanci edhe pertej 2013-es qe Shkodra e Veriu te kene vemendjen e duhur e te merituar te strukturave qeveritare e shteterore. Ne duam ta shikojme edhe ne kete kendveshtrim! Veriu, kudo ne glob, ka resurse, pasuri qe duan qellim te mire te shenderrohen ne perfitime per tere shqiptaret, gje qe nuk ka ngjare deri sot.
Politika shqiptare eshte e paparashikueshme! Ajo cfare peshtyhet ne mengjes, gelltitet me deshire ne darke dhe anasjelltas. “Valsi” i kandidaturave presidenciale ka nisur tashme dhe emrat potenciale mund te shtohen. Per arsyet e mesiperme, por edhe dhjetra te tjera, Jozefina Topalli eshte kandidatura me e pershtatshme per Kryetare Shteti! Duhet te jete Presidente e Shqiperise! Duhet te votohet nga mazhoranca aktuale dhe jo vetem ne kete post! Merite politike dhe qejfmbetjet qarramane brenda dhe jashte kampeve politike, duhet ti lene vendin arsyes dhe argumentit, mbase edhe nevojes se shtetformimit dhe shtetkonsolidimit, ne te gjithe parametrat. Nese e majta e ka seriozisht prurjen ne politikë te elementit femer, nuk besojme se ka shume argumenta per te kundershtuar nje figure qe ende nuk mund te akuzohet as per me te voglen afere korruptive. Zonja Topalli ka mundesine te propozohet dhe te zgjidhet me 71 votat e nevojshme kushtetuese te parlamentit si Presidente! Nderi emancipues i politikes shqiptare duhet te unifikohet ne kete emer, pse jo duke shprehur konsensualitet njerezor dhe largpamesi ne nje emer, ate te Jozefina Topallit! Historia do na jape te drejte dhe do ti vleresoje te gjithe! Historia nuk do kete me pasqyren ku çdo president pas perfundimit te mandatit, nuk e sheh as veten ne pasqyre paster.
Kemi pra shansin qe ne 100 vjetorin e shtetformimit, te zbutim egersine politike, te hapim hapesirat e qyteterimit, te presim gjithe çka meritojme si shqiptare ne jeten tone.

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

Pasurinë e pushtatarëve në Shqipëri e ka ende ëndërr edhe familja dinasti e industrisë italiane, Anjeli

Kjo ishte parapare preje koheshe,politika Shqiptare kishte rene ne doren e nji njeriu te pa pergjegjeshem dhe te pa korrigjuare.Ngjarjet e viteve 96-97 thame qe i kane dhane mende z.Berisha prandaje populli e riktheje ne pushtet me moten “Me duare te pastra”.Ç’fare mashtrimi, c’fare skanali nga kjo qeveri e korruptuare qe nga baza deri teke kreu i shtetit.Ngjarja e Gerdecit pa asnji te ndeshkuare nga drejtesia po fliste qarte dhe hapure se ne Shqiperi nuk ka shtet, nuk ka drejtesi. Vjedhja e votave në mes të ditës dhe në sy të nderkombëtarëve për Bashkinë e Tiranës, ishte dita ndër më ogurzezat për Shqipërinë. Sali Berisha po kerkonte ta shtroje Shqiperin qe nga Vermoshi deri ne Konispol nen diktatin e tije, por dhogariët ishin bere gabim edhe athere kure vendosi kualicionin me Ilir Meten. Kishe filluare te vinte një ere e athët, korupsion dhe hajni, lufte kunder opozitese dhe liderit Edi Rama, konjuktura nga më te pistat nga disa opozitare si Kastriot Islami, Harasani dhe me gjithe respektin qe kame per ndonji deputet tjeter te Partise socialiste qe po kerkonin te mbeshtesnin Berishen per te goditur Ramen, tashmë kane deshtuare me turp. Partia Socialiste u torturua ,u vra, nuke u la gje pa thane nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli qe tani jane ne gerhamat e fundit per tu perballure me popullin dhe drejtesin Shqiptare. Amerika dhe Europa nuk mashtrohen më nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, që siç përflitet deri kafeneve këtu në Itali ku jetojmë e punojmë afro 600 000 shqiptarë, kane frike jeten e familjeve dhe na kerkokan garanci,! Jo kushdo qofte, perpara ligjit duhet te pergjigjet. E gjithe pasuria e vene pa drejtesisht duhet konfiskuare urgjentisht. Këtu në Itali as familja Anjeli nuk mund të flasë për niliona euro, siç flitet se fitoi filan minister a filan mik i një klani qeveritar. Kujtoj Dritan Priftin me 1. 800. 000 euro me një firmë, jashtë rrogës së shtetit si ministër apo favoreve të tjera të mundshme!!!
Po si e ka vënë pasurinë familja Anjeli?
Familja Anjeli. konsiderohet e vetmja dinasti e vërtetë italiane. Një familje industriale që ka ditur të zërë një vend epërsie absolute jo vetëm në ekonominë dhe shoqërinë e Italisë, por edhe në nivel botëror, duke bashkuar një mentalitet evropian sipërmarrjeje me një dashuri dhe stil tipik të traditës artizanale të Italisë. Meritë mbi të gjitha e krijuetsit të FIAT, Xhovani Anjeli
I pari pari i fisit, Xhuzepe Francesko Anjeli, i lindur në 1789, që u përpoq i pari të shfrytëzojë paratë e veta e t’i hedhë për vepimtari jashtë bujqësisë. Në qershor të vitit 1839, ai firmosi një kontratë për ndarje të aksioneve në një biznes pambuku me qendër në Napoli, bashkë me 17 ortakë të tjerë.
Në 11 korrik të vitit 1899, pranë zyrave të Bankës “Sconto e Sete” të Torinos, Anjeli dhe nja tridhjetë ortakë të tjerë firmosën aktin e themelimit të një shoqërie të re, Fabrika Italiane e Automobilëve Torino, me një kapital fillestar prej 800 000 liretash. Shumicën relative të aksioneve e kishte vetë Banka, e përfaqësuar nga familja Anjeli. Detyra e administratorit të deleguar i shkoi pikërisht Xhovanit. Nisi kështu epopeja e FIAT-it që sot ka pushtuar globin, por fillimi me 800 000 lireta!
Edhe sot po ti kërkohen në dorë 1. 800. 000 euro familjes Anjeli, pra fiks kaq sa ish ministri Prifti tha se i ka fituar nga shitja e ca aksioneve, kjo familje këtu në Itali tronditet.
Ja pra që është logjike që çdo pune e piste qe ka dëmtuare shtetin dhe interesat kombetare duhet zbardhur. Ora e demokracise po troket ne Shqiperi, komunistet perpara drejtesise. Shqiperia i perket Europes, Europa na do, nuke mashtrohemi ma nga politikat e felliqura., Sote ka dalur lakuriqe perpara gjithe botes ky njeri qe preje shume viteshe mban penge Shqiperin me nji grushte matrapazesh. Dhunimi i opozites nga ti Sali Berisha tashmë ka dale ne drite te diellit. Nuke ka kohe per falje dhe garanci politike, si në matrapazllek.
”Lavireve te rrugeve apo rrugaçëve të Tiranës duhet tu japësh liri sa nuk thyejnë ligjin, sa nuk vjedhin si ministrat tu, sa nuk janë të rrezikshëm për popullin e demokracinë. Edhe për këto akuza një pjesë e madhe e emigrantëve që u detyruam të ndërtojnë jetën ketej në perëndin, m[ndojmë se shpejt do kemi të drejtë të kërkojmë sjhpjegim. Para drejtësisë, normalisht.

Gjin Musa, Gazetar në Romë

Të rrezikuar me jetë

Hakmarrja, konfliktet nga më të ndryshmet po hapin varre perditë në Shqipëri. Shteti jo vetëm nuk është i fuqishëm, por as duket se ka qëllim të ndëshkoi krimin. Viktima të pafajhme të hakmarrjes sipas ligjeve të Kanunit mesjetar të Feudalit Lekë Dukagjini është edhe familja prej katër personash, Petrit Sabri Elezi, lindur më 04. 05. 1976, gruaja e tij Erkanda akoma pa i mbushur të 29  vitet, vajza e tyre  Selma që ende nuk i ka mbushur 8 vjet dhe djali Samed, ku akoma nuk i ka mbushur 6 vjetët. Kjo familje prej katër anëtarësh nga lagjia “Guerile” e qytetit verior Shkoder që nga data 17. 11 2009 është në konflikt gjakmarrjeje dhe nga ajo ditë e deri sa ariti të marrë rrugët pa rrugë për ti shpëtuar plumbit të gjaksorit, ka qënë e ngujuar si qindra familje të tjera në këtë qytet, ku as fëmijët nuk mund ti dërgojnë në shkollë. Zanafilla e këtij konflikti ka qënë se pikërisht më datën 17. 11. 2009, babai i shtetasit Petrit Elezi, i quajturi Sabri Elezi, kishte plagosur rëndë të quajturin Ndue Beroshi. Mësojmë se shkak i ngatërresës ka qënë një banesë dhe frreth 3000 metër katror tokë në pronësi të familjes Elezi, ku Ndue Beroshi, siç kanë vepruar shumë të ardhur nga zonat e thella malore, pretendonte ti zaptonte me forcë. Në fakt të ardhurit kanë zaptuar edhe zyrat e fjetoret e ish Divizionit Ushtarak të qytetit Shkodër dhe edhe sot e kësaj dite jetojnë aty, si në pronat e veta. Ndue Beroshi, mësojmë se është i ardhur vitet e fundit në qytetin e Shkodrës nga zona e Dukagjinit, nga vëndi i Lekë Dukagjinit, krijuesit të Kanunit. Plagosja ka lënë sakat njërin krah të Ndue Beroshit dhe ky duket është shkaku që Misionarët e Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë megjithë përpjekjet e shumta për pajtim, nuk kanë arritur të sheshojnë konfliktin. Këtë e pohojnë për gazetën vetë funksionarët e kësaj shoqate në Shkodër. Mësojmë se para pak ditësh, pikërisht më datën 18 janar, rret orës 19. 00, në drejtim të shtëpisë ku banonte Petrit Elezi në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, janë lëshuar breshëri automatiku.
Gjithë viktimat e gjakmarrjes në Shqipëri janë bërë tashmë gjysëm njerëzish, të egër, të pashpresë, sa në lagjen “Livadhe”, lagje e re në periferi të qytetit të Shkodrës,  sot jetojnë qindra familje të ngujuara. Jeta e këtyre njerëzve është në mëshirë  të fatit, njëlloj si e viktimës pa faj Petrit Elezi, ku babai i tij thjeshtë u përpoq të mbrojë pronën e familjes së vet dhe sot jo vetëm i janë larguar të afërmit për të shpëtuar jetën, por edhe i gjuajnë me plumba shtëpinë. Janë të bekuara ditët në Shkodër që nuk kanë të shtëna armësh  a vëndosje lëndësh plasëse nepër banesa për të vrarë. Ndërsa vrasjet janë edhe ato të përjavshme, deri në pushkatim të priftërinjve në mes të qytetit, ku pastori i kishes “Fjala e Krishtit”. Dritan Prroni 28 vjeç, është pushkatuar nga Mark Njemza 21-vjec, lidhur me një konflikt të vëllait të priftit. Pra asnjë shans nuk duket ne qytetin e Shkodres në drejtim të civilizimit, qytetërimit bashkëjetesës njerëzore.

Albert Vataj

Keshilltari i presidentes Jahjaga, Ilir Deda, nip i presidentit serb Boris Tadiç

Nipi shtin pushkë për dajën!” (fjalë popullore)

Vera Dushi, Qëndrim Bajrami

“Modeli i dy Gjermanive, është i pranueshëm për Ilir Dedën këshilltar numër një i kryetares, Atifete Jahjaga. Ai  ende mendon dhe beson  se Kosova është pjesë e Serbisë dhe  në të ardhem duhet të bashkohet, ashtu sikur është bashkuar Gjermania. Në një intervistë për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit, Ilir Deda, thotë se Rezoluta 1244 e OKB-së nuk korrespondon me situatën në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar se opsioni më real për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, është modeli i dikurshëm i Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, të cilat më vonë do të bashkoheshin në një Serbi unike, ashtu sikur ndodhi bashkimi i dy Gjermanive”, komunikon Radio “Kosova e Lirë”, më 25 dhjetor 2011. Japim deklaratën e Ilir Dedes si është shkruar origjinalisht, në intervistën dhënë gazetës së Novi Sadit, “Dnevnik”: “– ????? ??? ??????? ?? ??? ??? ????????? ?? 2007. ?????? ? ???? ?? ?????? ????? ??? ??????????? ?????? ????????????? ?????? ?????? ? ??????. ??? ????? ?? ??????? ?? ???????? ????? ?????? ?????? ??? ?????, ? ???? ?? ? ???? ?? ??????? ????????????? ??????? ?? ???????? ???????.”  Kjo don të thotë shqip: “Modeli të dy shteteve gjermane u sugjerua që prej 2007 dhe tani kthehet si një opcion realist për të normalizuar marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe pastaj do të vijë si një stabilizim të plotë të gjendjes në Ballkanin Perëndimor.”
Ky nipi i Serbisë “harron” se modeli i te dy Gjermanive nuk shkon midis ish kolonizatores se Kosoves, Serbia dhe Kosova, ish kolonia e Beogradit, por vetëm midis Kosovës dhe Shqipërisë, që janë dy shtete shqiptare, sepse shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Serbisë janë dy popuj të ndryshëm, që dallojnë si dita me natën. Kurse shqiptarët e Republikës së Kosovës (që përbejnë mbi 95% të Republikës së Kosovës) dhe shqiptarët e Republikës së Shqipërisë janë një komb i vetëm, ashtu siç ishin edhe gjermanët e Gjermanisë Perëndimore dhe gjermanët e Gjermanisë Lindore, që sot jane të ribashkuar. Prandej, modeli i dy Gjermanive, i Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore, duhet të zbatohet edhe në rastin konkret midis dy Shqipërive, Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Kosovës.
Si këshilltar i presidentes së Republikes së Kosoves, ai do të duhej të kërkonte jo veç “stabilizimin” e gjendjes, dmth. futjen e Kosovës ne gjirin e Serbisë vrastare, por prerjen e ndikimeve të Serbisë në Kosovë
Të shohim disa të dhëna të biografisë së tij familjare dhe politike.
Ilir Deda e ka nënën serbe. Kjo s’do të ndikonte shumë nëse ky karrierist s’do të ishte ngritur në një pozitë të rëndësishme politike dhe nëse ai nuk do të kishte shpallosur edhe ide pro-serbe të këtij lloji, siç është “modeli i dy Gjermanive midis Serbisë dhe Kosovës”.
Politikisht, ai ka qenë me FER të atij Shpend Ahmeti që është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Besoj se masave të gjera popullore u kujtohet deklarata e Dell kundër Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe pritja madhështore që Dell iu beri dy krereve të FER: Ilir Deda dhe Shpend Ahmeti.
Ilir Deda para se të formonte, bashke me Shpend Ahmetin, FER-in, ka qenë këshilltar i ambasadorit Dell.
Zonjes Jahjaga, Ilir Dedën ia ka dhenë (si keshilltar) zoti Dell, i cili gjithashtu e zgjodhi zonjen Jahjaga për Presidente të Republikës së Kosovës.
Kot nuk thotë fjala e urtë popullore se dardha pik ndër dardhë, ashtu edhe Ilir Deda ka gjak serbi dhe është e natyrshme që ai e përkrah Serbinë.   Ilir Deda e ka tradhetuar Kosovën duke e përkrahur idenë e të dy Gjermanive te dhenë nga Tadiçi. Ilir Deda tradhetar i popullit kështu duhet të quhet e jo këshilltar i presidentes, por këtu ka gabuar edhe vet presidentja që e ka emëruar në atë pozitë. Ky tradhëtar ose duhet të largohet nga pozita që e mban tani ose duhet që edhe presidenten bashkë me të ta shkarkojë sovrani popull. Duhet të vetëdijësohen qytetarët e Kosovës se kush e këshillon presidenten e vendit dhe ta kuptojnë arsyen se pse presidentja është kaq naive dhe kaq tolerante ndaj ngjarjeve në veri të Kosovës.
Në qoftë se zonja Jahjaga nuk do ta largojë nipin e Serbisë (liri Deda) nga detyra e këshilltarit te saj, atëherë kemi të drejtën të dyshojmë se edhe zonja Jahjaga, ashtu si disa eksponentë të lartë të qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përmes Ilir Dedës, mban fijet e lidhjeve të saj me Serbinë dhe me Boris Tadiçin, i cili para disa ditësh e ka bërë të njejtin propozim që e ka bërë edhe Ilir Deda.
Pra, në rastin konkret katërciperisht vërtetohet fjala e urtë popullore dibrane: “Nipi shtin pushkë për dajën!”

Kush e stimulon vetëgjyqësinë?!

Fenomeni që shqetëson shtetformimin tonë, intergrimin në strukturat Euroatlantike, më teper se gjithçka, edhe se politika konfliktuale e korrupsioni galopant, edhe se autoritarizmi e elementë terroristë të lakuara kohet e fundit edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane drejtuar Washintonit e të publikuara nga Wikileaks-i, është pijkërisht gjakmarrja , larja e hesapeve,
Konflikti për pronat, sidomos me ato që lidhen me ligjin per pronat, ligj shume i diskutuar edhe ne Parlament dhe që ende nuk po merr zgjidhje, ka shkaktuar shume te vrare. Viktime e ketij konflikti u bë edhe Elton Sylja, lindur në Shkoder më 14. 11. 1984 e banues po në Shkoder, qyteti ky më i prekur nga konfliktet dhe që ka regjistruar rreth 30 për qind të viktimave qe kanë bazë hakmarrjen. Në fakt në Shqipëri, sipas një shkrimi të botuar kohët e fundit në gazeten italiane Corriere della Sera nga gazetari i njohur Ettore Mo, vetëm të vrarë për hakmarrje në Shqipëri në 20 vitet e fundit janë rreth 10 000 shqptarë. Këto shifra rrënqethëse i fsheh shteti shqiptar, duke abuzuar me shifra të paverteta, edhe sipas ca shoqatave fantazmë.  Elton Sylja, gruaja e tij dhe tre fëmijët, Denilson, Ervis dhe Vigan, që nga  viti 2009  u bënë pjesë e të ngujuarve, pjesë e atyre që tashmë duhet të jetojnë të fshehur, me jetën në fije të perit, më qartë më afer vdekjes se sa jetës, pasi babai i Eltonit, Xh. S. në vitin 2009 kish plagosur shtetasin N. K. Sipas burimeve te sigurta, plagosja ka patur si bazë konfliktin per pronën, tokën. Sherri kish degjeneruar deri në plagosje. Përpjekjet për pajtim nuk kanë munguar, por fatkeqësisht kanë dështuar deri tashti. Madje edhe para dy ditesh, të enjten rreth orës 18 e 30 minuta, shtepia e Eltonit është qëlluar nga jashtë me breshëri armësh, duke terrorizuar edhe komshinjtë. Eshtë pra një konflikt që nuk dihet si do përfundoi. Mungesa e ligjit stimulon vetëgjyqësinë.

Redaksia

Ilir(ë) Meta

Jam nder ata njerez qe ne asnje moment nuk kam dyshuar se Ilir Meta nuk do te denohej! Natyrisht, jo sepse kam qene i bindur se ish- kryeministri ishte i pafajshem. Kam qene i bindur ne pafajesine e tij pasi akoma Shqiperia nuk eshte rritur aq shume sa te denoje nje ish- kryeminister, aq me teper pjese e nje mazhorance ne pushtet. Mbase Shqiperia nuk ka edhe luksin ta denoje nje figure kyce politike te tranzicionit te saj te mundimshem.
Mbase ka qene rastesi, por diten kur Gjykata e Larte lexoi pajafshmerine e Ilir Metes qe per mua te pakten ishte shpallur qe diten kur nisi gjyqi i tij, nje televizion kombetar shqiptar dha nje panorame me shume se te trishte te varferise se thelle shqiptare. Nuk jam nder ata njerez qe mendojne se varferia si shkak domosdoshmerisht duhet te kete pergjegjes qeverine. Nese do te isha ne kete linje, te gjitha qeverite e globit do te ishin te padenja te qeverisnin popujt e tyre, duke filluar nga SHBA-te deri ne Liberine qe tashme rikonfirmoi nje grua per here te dyte presidente te vendit. Lidhja ne mes gjyqit qe shpalli pafajesine dhe pamjeve qe demostruan varferine gjeografikisht te shtrire shqiptare, me erdhi vetiu. Ishte nje konotacion, nje lidhje e pavetedijshme, mbase aspak e miremenduar. E pra, zyrtarisht- ne baze te deklarimeve te pervitshme te pasurise, Ilir Meta nuk eshte politikani me i pasur ne vend. Madje, nuk eshte as nder me te pasurit e listes se 10-15 te pareve. Sigurisht, nuk eshte as ne nivelin e ish- kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama i cili deklaron se ka pasuri vetem 3 mije euro ne banke qe jeton ne shtepi me qera dhe qe ka ne bashkepronesi vetem nje shtepi te trasheguar nga privatizimi i banesave shteterore te vitit 1993.
Truri filloi te fluroje ne hapesirat e veta dhe u ndal tek mbiemri Becaj. Eshte kryetarja e Gjykates se Larte, vajzen e se ciles ish- ministri i jashtem Meta e kishte emeruar ne nje nga perfaqesite tona diplomatike jashte vendit. Gjithcka e kishte bere per humanizem. Kete e ka pohuar vete publikisht Ilir Meta. Po mendoja humanizmin e Metes ne rastin Becaj, duke e krahasuar me pamjet e varferise se dhimbshme shqiptare. Ne fakt, Meta ne bashkepunim me ministrin e shendetesise Vasili i kishin shpetuar jeten (nese nuk gaboj) nje femije dhe familja e tij e falenderoi publikisht ne disa dhjetera edicione lajmesh.
Vajtimi me ze i nje nene qe nuk siguronte dot buken e gojes per femijet e saj te mitur brenda nje shtepie qe cfare frynte apo binte jashte e fuste brenda, me solli ne mendje nje tjeter skeme. Ka qene kohe vere kur u tha se Ilir Meta kishte marre kercenime per jeten. Ne nje vile diku nga Golemi apo Gjiri i Lalzit- e denje per aktoret e famshem te Hollivudit, Ilir Meta me kembe te demtuar nga loja ne minifutboll, jetonte i qete me mbrojtjen diskrete te strukturave te shtetit tone. Nuk ka asgje te keqe. Edhe nje krimineli shteti duhet ti garantoje jeten qe nha koha e heqjes se denimit me vdekje ne Shqiperi. Aq me shume e ka detyrim t’ia mbroje nje ish- kryeministri dhe figure te nderuar politike si Ilir Meta.
Secili ka mbi koke catine e shtepise qe meriton. Secili ka ne tryezen e tij ushqimin per te cilin ka punuar te fitoje. Secili ka miqesine dhe familjen per te te cilen ka luftuar. Por ama, secili prej nesh eshte dhe duhet te jete i barabarte para ligjit. Keshtu ndodhi edhe me Ilir Meten. U dorehoq nga mbrojtja ministrore, u dorezua edhe nga mbrojtja imunitare, kerkoi me ngulm qe te gjykohej edhe kur do te mund te fshihej pas procedurave. Perballe tij, shorti vendoi nje trupe gjykuese qe ai nuk mund ta ndryshonte dot, edhe po te deshironte. Cfare faji ka Ilir Meta qe vete Gjykata e shpalli te pafajshem me date 16 janar 2012?
Mund te jene te pakte shqiptaret qe te pakten njehere ne jeten e tyre nuk kane pohuar qofte edhe nen ze qe gjyqtaret shqiptare jane te korruptuar! Por kush i korruptoi ne rastin e Ilir Metes? Per gjykimin e tij u harxhuan mjaft para, qofte ne ekspertimin e pare qe u krye ne SHBA dhe kushtoi rreth 5 mije USD, qofte per ekspertimin e dyte qe u krye nga eksperte shqiptare me softe pirate dhe qe kushtoi diku tek 30 mije USD (30 mln lek te vjetra)! Tanime, te gjitha keto shpenzime do te duhet ti paguaje shteti pasi Prokuroria (akuza shteterore) deshtoi me kembenguljen e saj per te hetuar e denuar Meten. Tashme po verej se qe nga fillimi i ketij shkrimi dhe deri me tani, direkt ose indirekt po permenden apo po nenkuptohen parate, leket apo dollaret. Me shume mundesi, eshte nje rastesi qe lidhet me kete ceshtje.
Politika nuk eshte perziere ne asnje rast ne ceshtjen ne fjale. Parlamenti ishte i gatshem ti hiqte imunitetin menjehere Ilir Metes, madje edhe Dritan Priftit. Eshte e qarte se objektivat politike duhen arritur dhe nuk mund te mungojne teresisht shigjetimet ndaj Prokurorise apo edhe ndonje segmenti gjyqesor jo shume te ndershem profesionalisht. Por, nuk mund te konsiderohen nderhyrje ne ceshtjen Meta. Jane nje panorame mese normale 20 vjecare e Shqiperise post-komuniste. Meqe ra fjala, Meta u akuzua per korrupsion aktiv dhe u shpall i pafajshem. Tanime edhe Dritan Prifti, i akuzuar per korrupsion pasiv vetiu konsiderohet i pafajshem. Pra, e gjithe ceshtja ne fjale per korrupsion ne rangjet e larta te politikes, rezultoi nje flluske sapuni. Serish, i vetmi rast i korrupsionit te vertetuar nder zyrtare te larte eshte ai i vitit 1993, ku ish- kryeministri Nano u denua 7 vjet si ordiner per ceshtjen « Levante Co ». Ata qe e kane harruar, ndihmat qe erdhen nga Italia per ne shqiptaret. Madje, edhe Nano pas disa muajve qe doli nga burgu ordiner, fitoi pafajesine dhe mori diku 70 mln te vjetra si demshperblim per burgun e padrejte. Permbledhtas, gjyqi i Metes rivertetoi se shqiptaret kane klasen me te paster politike jo vetem ne rajon, por edhe ne bote. Akuzohen, u hiqet imuniteti, hetohen, gjykohen dhe dalin te pafajshem. Por serish ka nje klecke te vogel. Si arriten te vene pasuri jo te parendesishme si vilat, makinat luksoze, apartamente ne Bllok apo ne zona turistike te gjithe politikanet e larte shqiptare?! Dhe kjo, vetem me rrogat e marra pas firmave ne borderote perkatese. Nese nuk ka dicka tjeter (dhe nuk mund te kete, pasi edhe ceshtja Meta vertetoi « virgjerine » politikaneve tane perballe korrupsionit !), kjo mund te quhet mrekulli shqiptare !
Ne fund, mbetet tu gjendet « pronari » video- pergjimit te shfaqur me titrim nga TCH, shifrave qe thuhet se degjohen si 700 mije apo 7% por edhe te shohim nese Prifti ka nje bllof te rradhes me te tjera video per te futur ne qorrsokak drejtesine tone, e cila nga gjyqi ndaj Metes ka dale me e forte dhe me e specializuar se me pare ! Nuk eshte e qarte ne fakt edhe nese ne vijim Prifti duhet te kerceje nga belaja nga nje autogol me oren- rregjistrues qe e ka zbuluar eksperti amerikan apo anglez (me falni se nuk mbaj mend sakte kombesine !), nje shkembim fare miqesor i rreth 70 mije eurove !
Pas shpalljes se vendimit te Gjykates se Larte, selia e LSI-se ne Tirane, u pushtua nga perkrahesit qe therrisnin « Meta- Meta- E verteta » ! Thirrje te ligjshme per nje individ, qe ne menyre te cuditshme mban ne kembe qe pas vitit 2001 te vetmen particke e cila arrin te marre pjese te qenesishme ne torten PD-PS te pushtetit. Shume kane provuar te shkeputen nga te medhate dhe pas pak kohesh, jane rikthyer tek ato pa patur thuajse asnje sukses te qendrueshem. C’te kete Meta me shume nga ajo qe ka patur p.sh. Genc Pollo, Dashamir Shehi, Nard Ndoka etj ?! Ne fakt, asnjeri prej tyre, nuk ka qene asnjehere kryeminister i vendit, qofte edhe per nje muaj ! Asnjeri prej tyre (te treve) nuk ka qene drejtues i nje partie te madhe si Ilir Meta qe ishte sekretar (kryetar) teksa Nano ishte ne burgun ordiner ! Asnjeri prej tyre nuk ka qene ne krye te nje Forumi Rinor te partive te medha sic ishte Ilir Meta ! Asnjeri prej tyre nuk ka qene luan, dmth sportist i sporteve te renda si Ilir Meta !
Bashke me Gjykaten e Larte, deshtoi edhe « Fiks Fare » qe sipas eksperteve shqiptare, ka keqperkthyer (titruar) video- pergjimin. Ilir Meta ka gjithe te drejten e zotit te kerkoje demshperblim kete cenim te figures se tij, qe vec te tjerash e la „de jure“ jashte qeverise per rreth 1 vit. Sigurisht, qe do te rikthehet pjese e ekzekutivit pas certifikimit te virgjerise politike nga Gjykata e Larte. Edhe me heret, ish- kryeministri Nano riktheu ne qeverine socialiste Mucin- Bacin- Cacin qe ishin votuar nga KPD-ja e famshme e asaj kohe !
Nga gjyqi i Ilir Metes, askush nuk fitoi por as nuk humbi realisht. Madje as drejtesia shqiptare! Tash po jepet publicitet ne spektaklin “Grande Fratello”, adashi i “Big Brother” ne Shqiperi. Per 6 muaj nje tufe njerezish pranojne ti nenshtrohen monitorimit 24 ore te kamerave, ne cdo aspekt te jetes sit e ngujuar. Cdo gje eshte me ze dhe me figure te qarte! Jo si tek video- pergjimi ku tritrimi ishte i falsifikuar, sipas Gjykates se Larte te pakten.
Eshte viti i 100- vjetorit te shtetit modern shqiptar! Rrnofte Shqipnia! Kjo ka rendesi! Te tjerat shkojne e vijne, si gjithmone nder shqiptaret!
Dicka te fundit, pot e fundit afer. Une e kam njohur nga afer Ilir Meten. Mbase edhe per shkak te profesionit! Nuk kam turp ta pohoj, edhe pse dikush mund te mendoje te kunderten!

Blerti Delija

Rama “Killer”, Ramesha vegel, Topi “rrugaç”, Prifti inatçi, Meta zëmermadh e lum Shqipëria që e ka

Të hënën ndodhi ajo që prtisnin gjithë shqiptarët e rritur: Ilir Meta pas pretencës se prokurorisë që i ngarkonte dy vjet burgim dhe shuma jo të vogla parashë si hajdut, doli i pastër qelibar nga vëdimi i formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Kjo ishte e pritshme për arsyen më të arsyeshme të besimit që ka populli i lumtur shqiptar tek drejtësia e dashuria për ilir Metën.
Por habia ngjau per fëmijët e vegjël. Ata teksa shihnin Ilir Metën të rrethuar nga anëtarë të LSI-së duke folur për demokraci të pastër, për drejtësi të çiltër, për luftë të ashpër kundër korrupsionit, trafiqeve dhe fitoreve të tij dhe qeverisë shqiptare mbi hajdutet e të korruptuarit, pyesnin: Ilir Meta u fut në burg apo ai po fut në burg prokurorinë?
Ti e ke pak të vështirë me fëmijët tu shpjegosh se edhe prokuroria është xhan, është e drejtë se mbron interesat e shtetit, të popullit, por edhe xhaxhi Iliri është xhan, është i paster, është i mirë dhe as që bëhet fjale të vjedhë edhe një lek të vetëm tek populli që e don fort e po punon ditë e natë per të. Por gjithsesi, fëmijët janë të zgjuar dhe e kuptojnë më në fund drejtësinë e shenjtë dhe shpirtin e madh të xhaxhi Ilirit. Ata e kuptojnë edhe kur thotë fitova 5-0 me klanin e killerit Edi Rama, të prokurorisë shqiptare, të presidentit Bamir Topi, të inatçiut Dritan Prifti. Ata e kuptojne se edhe pse 5 gjyqtarët i quan GOLA. Është burri më popullor e i ndershëm i politikës.
Ja pra një rast që ne të rriturit të paktën, duhet ta kuptojme edhe më në thellësi. As kerkush nuk ka të drejtë të paragjykoi tjetrin para se të flasë gjykata, drejtësia, ajo që është e shenjtë dhe e barabartë për të gjithë shtetasit shqiptarë. Ilir Meta është shëmbull, është i pari zyrtar i lartë që drejtësia u muar me të shumë dhe së fundi doli krejt i pastër. Po kush e ka inat atëherë të nderuarin, të respektuarin, personin që gjithë ata që i kanë mbetur ne qafë duhet ti kërkojnë sot falje?
Këtë e shpjegon vetë zoti Meta, të cilit sot edhe unë duhet ti kërkoj falje nese kam dyshuar sado pak. Pak çaste pasi e nderuara drejtësi i dha plotësisht të drejtë, Meta deklaroi botërisht se Ai si Luan kishte përballë një mi si Dritan Prifti, kishte ca prokurorë dhe ca killerë kundra. Këta killerët pas zgjedhjeve të suksesshme të 8 majit 2011, e kishin kërcënuar edhe me jetë të nderuarin Ilir Meta, i cili na dha lajmin që presin dashamirësit e tij se ka një video Rama- Ramesha, por që e mban tek Spartak Braho.
Këtu del një tjeter shpirt human. Zoti Meta, si i pastër tashmë, ku nuk ka gojë askerkush ta akuzoi, ka edhe cilësi shumë mbinjerëzore, si Perendi. Ai duket se nuk do ta sulmoi kundërshtarin. Për shëmbull Dritan Priftin, ka zemër të gjërë dhe nuk duket se do e paditë për shpifje, Ina Ramën nuk do e denoncoje si bashkëpunëtore me killerët, Edi Ramën nuk do e ndëshkoi si vrasës, Bamir Topin nuk do e degjeneroi si rrugaëç e anti-Metë. Jo se nuk merret Luani me minj, por edhe se duket ka vëndosë të falë edhe prokurorinë që i nxiu krejt kot, normalisht jashtë çdo logjike juridike e njerëzore, personalitetin, emrin e moralin kaq të mirë, edhe killerët që e kanë kërcënuar me jetë.
Këto veprime kaq humane të zotit Meta të kujtojnë Jezu Krishtin para Pons Pilatit: “Fali o Zot se nuk dijnë çka bajnë”.
Veprimi kaq human i zotit Meta shpresojmë ta prekë sadopak edhe zotin Dritan Prifti të mos i shpifet tjetër me video-regjistrime të tjera për të cilat ka deklaruar botërisht se i disponon, madje me figurë e zë të pastër. Edhe në i pastë, le ti mbajë për vete, pasi drejtësia të cilën fatmirësisht e kemi siç e meritojmë, nuk mund të pranoi të rrezikohet emri i qytetarit shqiptar se i mbushet mëndja dikujt, qoftë edhe zevendesministër, të filmoi diçka.
Sidoqoftë, nëse Dritan Prifti ka inat të madh, Ilir meta ka zemër të madhe. E paçim sa malet zotin Meta për të mirë të popullit shqiptar, pasi e kemi të vetmin politikan që nuk u tremb nga shpifjet, por u perball si burrat me “minj” si ish ministri Prifti, prokuroria, presidenti e deri tek killerët, deri në bindjen e gjithë shqiptarëve e ndërkombëtarëve se është shëmbulli më i mirë i shtetarit shqiptar, paçka se një kolegu im e pagëzoi: Meta “i dhjerë, por krenar”.
Sokol Pepushaj

Nëpër magjitë e Athinës së Lashtë

Nga Ndue Bacaj – Studiues ,Publicist

Udhetimi dhe impresionet e Fillimit
Udhetimi me autobuz nga Shkodra per në piken doganore të Kakavijes ,megjithse komod, nuk i mungonte entuziazmi, jo vetem se po shkonim të shihnim e takonim njerzit tanë të dashur, por edhe pse do të vizitonim qytetrimin më të lashtë në botë dhe simbolin e ketij qytetrimi Akropolin …Nuk mund të rri pa e thënë se duke pasur parasysh “klimen” propogandistike të krijuar nga mediat “sallake“ shqiptare tek unë ekzistonte frika e kalimit të kufirit grek ,megjithse ishim të paisur me të gjitha dokumentet që kerkonte marrveshja e heqjes së vizave me vendet antare të BE’së dhe vetë shtetit Grek.
Kontrolli në piken doganore Shqiptare ishte një kontroll serioz dhe pa asnjë problem ,ndaj kalimi në piken doganore greke na ktheu “emocionet” ,të cilat u shuan pa as më të voglin dyshim ,pasi ishte një kontroll i shpejt ,i sakt dhe korrekt nga doganieret grek.. Valixhet apo çantat u kontrolluan me një aparat ,por pa i levizuar nga bagazhi i autobuzit ,ndersa pasaportat nuk vonuan më shumë se 5-6 minuta per të na i kontrolluar dhe vulosur ,pa na kerkuar asnjë dokumentë shtesë ,se ku shkonim apo shumen e eurove që disponim. Per ta thënë troçë ,kontrolli doganore në piken greke ishte më i shpejt dhe më i lehtë se në doganen tonë… Megjithse udhetimin nga kakavija per në Athinë na takojë t’a bëjmë naten ,”aroma” e tokes , fshatrave apo qyteteve na zgjonte enderrat se keto troje dikur ishin safi shqiptare ,të banuar po nga shqiptare autokton ,të cilet tashma ose i kishin lëshuar keto troje ,ose janë ambjentuar me shtetësinë Greke… Udhetimi në pjesen më të madhe të rruges i takonte një autostrade moderne ,ndersa mberritja në Athinë ,ndonse rreth ores 04.oo pas mesnates ,nuk dallonte shumë me diten nga prania e dritave , që ndriçonin çdo cep të qytetit me një siperfaqe prej 476 km2 , dhe me mbi katër milion banorë vendas e një milion të huaj…Ndersa klima e protestave ekonomike të grekeve ja kishte lënë vendin qetësisë absolute…Mbas kenaqësisë së takimit me njerzit tonë ,dhe rehatimit në shtepin e tyre (në një lagje te qytetit) ,ne kishim menduar që në ditet e ardheshme jo vetem të mesojmë diçka më shumë dhe më konkrete nga historia e qytetrimit grek , por edhe të “preknim” ketë qytetrim , ketu në zemren e tij ,në Athinen antike..Qyteti i Athines është qyteti më i “vjeter”, jo vetem i Europes ,por edhe i Botes , si nga historia e qytetrimit ,dhe ajo e ndertimit. Ndertimi i Athines zë fill në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.. Simboli i pavdekshem i ketij qytetrimi që qendron në kembë mrekullisht ,dhe vizitohet çdo ditë nga qindra e mijëra turist , studiues , arkeolog, historian e tjerë është padyshim qendra historike , me emrin e njohur në të gjithë boten ; AKROPOLI , që edhe nga larg pamja e tij të mahnit duke të “detyruar” t’a vizitosh…

Pershtypja e parë e takimit me Akropolin
Me ndihmen e vajzes sime dhe burrit të saj unë realizova ënderren time të një vizite në Akropol. Rruga per ketu ishte mjaft e këndëshme nepermjet tramvait , e veçanarisht udhetimi në metron e Athines ( me tren të nendheshem). Per ta berë ketë pasdite sa më të kendeshme e familjare (dhenderi e vajza ime ) muaren me vehte edhe dy fëmijet e tyre.
Sapo arritëm në kodren ku ishte Akropoli i famshem ,mua më beri pershtypje gjendja mjaft e mire e murieve dhe ambienteve të tjera të ketij qyteti e qytetrimi të lashte, por që perseri disa pjesë të Akropolit po rikonstruktoheshin.. Pershtypja e parë e ”takimit” tim me Akropolin ,më zgjoi kujtesen per ato çfarë kisha lexuar e mesuar per ketë mrekulli të qytetrimit e zhvillimit mijëravjeçarë te Greqise e Botës.. Në keto momente filluam të filmojmë (nga jashte ,se brenda nuk lejohej) , si dhe bëmë fotografi me “Akropolin”. Akropoli ishte i permasave ; 280 meter i gjatë dhe 140 metra i gjerë. Kodra mbi të cilen ishte ndertuar Akropoli shenonte lartesin 156 mbi nivelin e detit…Duke qenë se Akropoli është zemra e qytetit të Athines ,këtu “ruhet” historia mijera vjeçare jo vetem e Greqisë ,por edhe historia më e lashtë e njerzimit të civilizuar.. Çdo gurë ,çdo rrasë , çdo pjesë e murieve dhe dyshemeve ,çdo matrial arkeologjik ,i ruajtur mirë apo i demtuar mbanë brenda pjesë të historise dhe qytetrimit më antik të planit Tokë , në të cilen jetojmë ne shembelltyrat e vetë Krijuesit…
Emri Akropoli sipas studiuesve rrjellë nga bashkimi “fjaleve” greke ;
Akro = i larte ,siper dhe Polis = qytet ,pra qytet i larte ,apo qyteti siper..
Akropoli është perfaqesuesi më tipik i ndertimit të fortifikuar të qendres së qytet-shtetit , me tempullin kushtuar perendisë mbrojtese. Fortifikimi është bërë me mure rrethuese dhe gurë të mëdhenj.. Akropoli duket se është berthama e ndertimit të vetë Athines ,ku per rrjellojë (Akropoli) ka një moshë ,po aq sa vetë Athina , por edhe një histori rindertimesh të më vonshme , kryesisht per aresye të fatkeqsive natyrore dhe të luftrave me pasoja shkatërrimtare..

Athina , në mes miteve , legjendave dhe qytetrimeve të lashta
Edhe per Athinen dhe qendren e saj Akropolin ekzistojne legjenda e mite , që trashigohen e njihen edhe sot tek banoret vendas e më gjërë. Mjaft interesante na u duken (mitet apo legjendat) si ato të mbretit legjendar – athinas Çekrope që thuhet se ishte gjysem burrë e gjysem gjarper (madje shpesh edhe emri i Akropolit lidhet me emrin Çekrope)…Per te vijuar me legjenden e “duelit” në sytë e të gjithë popullit të mbledhur në Akropol në mes Perendeshes Atena (Athena) dhe Zotit detit Poseidonit. Dueli (nëse mund të quhet keshtu) me ketë rast behet me dhurata. Poseidoni bënë dhurat një kalë të shkelqyer e të bardh , emblemë e forces ,fuqisë dhe kurajos duke pretenduar mbeshtetjen në beteja. Ndersa Atena (Athena) bënë një dhuratë Ulliri me premtimin se do të jap urtesi , maturi ,inteligjenc e paqe..Gjë që duket se e pelqyen më shumë athinasit.. Ketu në Athinen historike ende janë të “pashlyera” mjaftë gjurme të qytetrimeve të saj dhe qytetrimeve të tjera të Greqisë së Lashtë ,pasi siç dihet në ato kohë si i gjithë kontinenti Europian e më gjërë edhe Greqia (nëse mund ta quajmë keshtu) ishte e ndarë në disa qytetrime (e per rrjellojë në qytet-shtete) dhe kultura , ku më të njohurat ishin ato të Kretes (shpesh monoike sipas mbretit mitologjik të Kretes, Minos), si dhe kultura e Mikenes e cila ishte kryeqendra e Peloponezit dhe ndërlidhte Korintin me Argosin. Per të vijuar me shtetin e Spartes me një organizim të veçant me karakter mbrojtes, dhe duke qeverisur me ligjet e famëshme të Likurgut ,që njihet si ligjëvënesi legjendar e tjer…Por ketu na u kujtua se që në shek.XIII para Krishtit sipas një tradite të vjetër u bë bashkimi i 12 bashkesive të Atikes (krahinë në Greqin e mesme e njohur në kultivimin e ullinjeve dhe vreshtave ,në nxjerrjen e argjendit dhe mermerit) dhe kryeqytet u shpall qyteti i Athines…Mbreti i parë legjendar i Atikes ka qenë Tezeu , i cili i perket gjenerates që ka jetuar para luftes së Trojes.. Vlen të shenohet se mbreti i Mikenes Agamenoni në shekullin e XII para Krishtit ndermori ekspediten e famshme të Akejve kunder Trojes…Rreth viteve 800 para Krishtit ketu fillon epoka e madhe e qytetrimit grek, e njohur si epoka helenike… Natyrisht keto gjurmë “të lexueshme dhe të palexueshme” ruhen më mire se kudo në Akropolin e Athines…Ketu (në Akropol) “gjenden” disa tempuj , si tempulli Efesto ,tempulli Atena Nike (kushtuar perendeshës të fitores së Athines), tempulli Elensinon kushtuar Demetres , apo tempulli i EREKTEONIT , ( Eretteo i Drejtesisë) Joniko-Grek (shek.V para Krishtit), e tjer tempuj sinjifikativ ,por një ndër më të veçantit është tempulli gjigand i Partenones , i ndertuar ngjitur (poshtë) me Akropolin gjate viteve të qeverisjes së reformatorit të madh Perikliut (443-428 para Krishtit). Sapo hyhet në ketë tempull (Partenone) ,në murin e siperm të pullazit të nderteses gjendet paraqitja e skenes ,që i kushtohet lindjes së perendeshes Atena (Athena).Ndersa në pjesen e sprapme është paraqitur grindja ndërmjet Atenes dhe zotit të detit Poseidonit. Vetë shtatorja e Atenes është punuar prej fildishi e ari. Në mes të helmetes saj duket sfinksi ,kurse anash janë paraqitur grifonë (luanë me kokë dhe me krahë shqiponjash). Shtatorja e Atenes ka të veçant veshjen me Kiton (veshje grash deri te këmbët). Ajo në njeren dorë mban fytyren e Nikës (perendeshes së fitores) ,kurse në tjetren shtizen . Afer këmbës ka mburojen ,kurse rreth shtizes gjarprin. Në rrezet e shtatores është paraqitur lindja e Pandores . Hesiodi dhe këngëtarë të tjerë thonë se , Pandora ka qenë gruaja e parë, dhe se para lindjes saj nuk ka ekzistuar gjinia femërore…

Akropoli dhe Pellazgët
Historia e fqinjësisë mijëra-vjeçare të popujve të gadishullit Ballkanik e veçanarisht të atyre Pellazgo-Ilire ,me ato Greko-Helene , na tregon se ndër shekuj kanë ekzituar kufijë të tjer ,por edhe levizje të lira popullsie që i kanë sherbyer edhe zhvillimit ,ndertimit , qytetrimit e paqtimit.Duke ditur se pellazget kanë qenë puntorë dhe mjeshtra
të mrekullueshem shpesh është shkruar e thenë se pellazget kanë kontributin e tyre në shume vepra e monumente qytetrimi e zhvillimi që shohim sot në trojet greke ,ku një ndër më sinjifikativit është Akropoli i Athines. Gjithsesi per të “argumenuar” diçka nga kjo histori po i drejtohemi studiuesit dhe histrorianit amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) , cili ne librin e tij “SHQIPTARET”… në faqen 67,duke ju referuar historianit të lashtesisë greke TUQIDIDI-t ,shkruan : “Tuqididi na siguron se Akropoli ,më i njohuri në botë ai i Athines fqinje , nuk u ndertua nga Grekët ,por nga keta Pellazgë. Banoret e parë (Pellazgë) u vendosen aty 2000 vite para Krishtit. Më vonë Akropoli u shenderrua në një fortesë. Një autoritet i sotem per Greqinë e lashtë ka vrejtur : Kanë mbetur ende pjesë të murit prej guri gelqeror gri në blu ,me të cilet zotrit Pellazgë të kalasë (Akropolit ..N.B.) siguronin caqet e kodres së tyre të pjerrtë.Muri i vjeter quhej Pelasgjkon.. Arkopoli është i bashkuar me Aeropagun , kurse muret ishin ndertuar në menyrë të tillë , që hyrja kryesore perendimore e kalasë të kalonte permes nëntë portave, njera pas tjetres. Veper kjo e pellazgëve , e trashiguar më vonë nga “pasardhesit” e tyre grekë. Kulti i Athinasë i dha emrin qytetit, ndersa të gjithë banoret në afersi të tij , ndër ta edhe Pellazget u quajten Athinas”. Gjithsesi duke ditur se Akropoli si çdo veper monumentale e ndertuar me qindra e mijëra vite më perpara, ka perballuar po kaq rrënime, shkaterrime, por edhe rindertime, gjurmet ndertimore të duarve të arta pellazgjike thuajse janë mohuar e“harruar” aq shumë sa sot mundet të gjinden vetem në themelet e kesajë mrekullie me identitet grekë…

Djepi i demokracisë
Ketu në Athinë ( me qender Akropolin) është “mbjellur” per herë të parë “Fara” e DEMOKRACISË. Ajo filloi të lindë në shekullin e VII-të (para Krishtit) ,kur pushteti i mbretit u zevendesua prej nëntë të moshuarve ,që quheshin Arkondë ,të cilet beheshin antarë të Aeropagut (Këshilli i pleqve) . Ky këshill mori emrin nga vendi ku ai mblidhej në qytetin e Athines , në kodren kushtuar perendisë Ares.. Ndersa në shekullin e VI-të para Krishtit një athinas i quajtur Kilon ishte perpjekur të organizonte një kryengritje në Athinë ,por deshtoi sepse nuk u perkrah nga shumica e demosit (popullit). Per të parandaluar shperthime të tjera nga shtresat e ulta ne vitin 621 (p.K.) arkondet thirren Drakonin i cili zbatoi me rreptesi e korrektësi ligjet e qytet-shtetit. Jehona e kësaj kohe edhe pse kanë kaluar më shumë se 26 shekuj , degjohet edhe sot me “shprehjet” ; masa drakoniane ,ligje drakoniane e tjer… Rreth vitit 594 (p.K.) filloi të hell shtat një reformë me emrin e Solonit ,arkondit të ditur e të ndershem që u ngarkua per organizimin e qeverisjes…Ai bëri anulimin e skllavrisë per huatë dhe forcoi lirinë e trashigimisë…Soloni bëri edhe reformen e Timokracisë ose reformen e Censit (që i ngjan Censusit të sotem të regjistrimit të popullsise e pasurise) që klasifikonte qytetaret e Athines në kater kategori… Kjo reform krijoi edhe një organ të ri ,Këshillin e 400-ve, që merrej me problemet e perditshme të qeverisjes me mjaft vlera demokratike..Me emrin e Solonit lidhet edhe krijimi në Athinë i Gjyqit Popullorë të quajtur , Heliea. Keto reforma demokratike do ti avanconte reformatori i tretë ,që erdhi në pushtet rreth vitit 510 (p.K.) me emrin KLISTENI, dhe u mbeshtet më shumë te njerzit e thjeshtë. Klisteni ndau Atiken sipas parimit toksor në 30 rrethe , dhe krijoi këshillin e 500-ve … shprehje e qeverisjes demokratike ,duke sjellur faktin që per herë të parë ,të gjithë qytetaret e lirë-burra mund të votonin dhe të zgjidheshin pavaresisht nga pasuritë e tokes. Per të mbrojtur sistemin e ri ai futi praktiken e Ostrakizmit , ku athinasit mund të votonin per të dëbuar nga qytet-shteti per një periullë kohe persona të cilet quheshin të rrezikshem. Me reformat e Klistenit në Athinë u hollen bazat e demokracisë së drejtperdrejtë ,gjë që do të thoshte se qytetaret merrnin pjesë vetë në qeverisje … Me keto reforma mbaron edhe periulla e luftes që zgjati më shumë se një shekull ndermjet aristokracisë dhe demosit (popullit). Në vitin 443(p.K.) shfaqet një reformator tjeter me vlera të mëdha demokratike , Perikliu, i cili per 15 vite rresht u zgjodh çdo vit në postin e lartë të strategut të Athines (Ai deshtoi vetem një herë në rizgjedhjen e tij). Perikliu ndërmori reformat per demokratizimin e thellë të shoqerisë Athinase ,duke mbrojtur interesat e shumices së qytetarve. Perikliu me ligjet e reja u dha mundesi qytetarve të zgjidheshin në poste shtetrore ,(dhe u vendos per herë të parë) që nënpunësit të merrnin rrogë nga arka e shtetit.. Roli kryesor i qeverisjes në kohen e Perikliut i takonte Kuvendit të Qytetarëve (Eklesia). Ai mblidhej çdo 10 ditë në kodren e quajtur PNIKS në Athinë , per të vendosur per problemet themelore të qeverisjes , me anë të ligjeve dhe vendimeve. Nënpunsit e lartë të shtetit pergjigjeshin dhe jepnin llogari perpara Kuvendit të Qytetarve. Qytetaret mund të kretikonin drejtuesit politik pa u ndeshkuar. Në Asamble çdo qytetar ishte i lirë të thoshte çfardo që ai mendonte. Keshtu , p. sh. zejtari i thjeshtë kishte po ato të drejta , per të folur dhe votuar ,si pronari i madh i tokave.. Ketu per herë të parë (në një shoqeri të organizuar) u votua duke “skalitur” në rrasa ,apo tjegulla emrin e atij që donin të zgjedhnin…

Athina “mitra” ku zunë fillë , filozofia, historia , letersia, arti, kultura dhe embrionet e “shkences”
Edhe sot pas qindra e mijera vitesh në boten e qytetruar njihen e vlersohen emrat dhe veprat e korifenjëve të lashtësisë greke. Ata jo vetem kujtohen ,por merren edhe si reference per shumë fusha të filozofisë , historisë , letersisë , artit , kultures dhe “shkencave”. Natyrisht në ketë raportazh të shkurter ,nuk kemi aresye të mos i kujtojmë sadopak disa nga keta emra të medhenjë të qytetrimit të lashtë që edhe sot u bejnë dritë shumë rrugëve e rrugicave të kesaj bote , ndaj i gjejmë edhe të perjetsuar (jo vetem në Athine e Greqi ,por në gjithë Europen e më gjerë) ,në piktura , skulptura ,buste , memoriale e tjer.. Disa nga të cilet po i sjellim në kujtes si : Herakliu, Pitagora , Demokriti e tjer , e veçanarisht ai që ndryshoi drejtimin e studimit filozofik per natyren e vetë njeriun ; SOKRATI , filozofi i famshem ,teza e të cilit “Njih Vetveten“ vlen edhe sot , dhe per ketë filozofi u denua me vdekje në vitin 399 para Krishtit… PLATONI (427–347 para Krishtit) ishte nxënes dhe pasues i Sokratit..Edhe ky ishte një filozof i madh që perveç veprave të njohura është autor i ”sentences”filozofike e politike se; të gjitha të keqijat per individin dhe qytetin ( e Athines antike) ,vijnë nga politikat dritshkrurtra dhe per pasojë ,nga regjime të këqija. Sipas Platonit e mira dhe e drejta nuk janë vlera thjeshtë individuale ,por matëse ,etalone të pandryshueshme dhe të perjetshme, ku ne duhet të mbeshtetemi per të rregulluar jeten tonë… ARISTOTELI , ishte nxënës dhe pasues i Platonit (shek.IV p. Kr.). Ai thoshte, studimi shkencor behet i mundur sapo perpunohen kushtet e aresyetimit demostrativ…Filozof është ai që njeh më tej se sendet..Vlen të kujtohet se edhe sot perdoret thenia e Aristotelit se “Njeriu është kafshë politike”.. Në ketë truall linden tragjedianet e mëdhenj, që i dhanë gjalleri jetes shpesh të “pergjumur” të Ahtinasve e më gjerë si Eskili që njihet si babai i tragjedisë , i cili në kryevepren e tij “Prometeu i lidhur” i ngre himn lirisë së mendimit kunder tiranisë ,per të vijuar me tragjedianet , Sofokliu , Euripidi etjer.. Keto tragjedi luheshin në pergjithsi në teatrin e Dionisit që ishte pranë Akropolit ,dhe ishte ndertuar në shekullin e V para Krishtit.. Gjithashtu mori hov edhe komedia e cila kishte perfaqesuesit e saj të degjuar Aristofanin dhe Epikarmin… Interesant paraqiteshin veprimtarit muzikore ,ku vete muzika lidhej me veprimet gjimnastikore dhe strevitjen ushtarake të të rinjve…Si vegla muzikore permenden Kitara që lidhej me hyjnin Apolon ,ndersa Fyelli lidhej me hyjnin Dionis.. Shkrimet e historisë njohin zhvillime të mëdha me Herodotin dhe Tukididin që kishte marrë pjese si një nga strateget e Athines..Edhe artet pamore , si piktura e skulptura kanë lulëzuar veçanarisht në shek. V-IV para Krishtit . Keto arte per herë të parë në historinë e artit boteror krijuan në pergjithsi bazat e një veprimtarie artistike të realizimit të lartë e të vetdijshëm. Piktori më i madh i shek.V (p.K.) ishte Polignoti , që krijoi kompozime te nderlikuara e me subjekte shumefigurëshe …,Skulptoret gjenialë që i perkasin gjysmes dytë te shek.V para Krishtit janë Mironi ,Fidia dhe Polikteti. Kryevepra e Mironit është skulptura “Hellesi i diskut”. Polikteti futi në skulpturë sistemin e perpjestimeve matematikisht të sakta të pjeseve të trupit ,me vetë trupin në tersi me idenë e “prerjes së artë”,ndersa Fidia paraqitet si një mjeshter i madh i harmonisë të relieveve me karakter rrëfimtar. Frymen e psikologjisë të botes së brendshme e futi artisti Praksiteli nga Athina…etjer. Gjatë shekujve V-IV para Krishtit njohen zhvillim disa degë të sheknces si Matematika e Astronomia që u perceptua nga Pitagora e pasuesit e tij , si një sistem i sferave të planeteve që levizin , ku planeti i tokës nuk ishte qendra e tyre, ndersa dijetari Metoni nga Athina percaktoi shkencërisht gjatësin e vitit në 365,3 ditë…Edhe shkenca humane e mjeksisë kishte perfaqesuesin e saj më sinjifikativ Hipokratin ,ku formula e betimit të mjekut ka vlera praktike e ligjore edhe sot pas rreth 2500 viteve…Athina është organizatorja e lojrave Olimpike në lashtesi ,por edhe në kohen e re ,ku në vitin 1896 u zhvilluan lojrat e para olimpike moderne…Të gjithë keta perfaqesues të pavdekshem të zhvillimit e qytetrimit botëror,sot janë perjetsuar në panteonin e historise me libra , piktura ,skulptura ,memoriale e monumente ,që tashma janë një trashigimi e çmuar e vetë Athines ,Greqisë e më gjërë…

“Shejna” luftrash shkaterrimtare në Akropol
Nëse ke sado pakë njohuri per historinë e luftrave të zhvilluara në lashtesi në trojet greke e më gjëre , sapo të gjendesh para Akropolit ,të duket se kujtesa së bashku me imagjinaten tënde të “zgjojnë” diçka nga historia e tmerrshme dhe lavdishme e ketyre luftrave. Ato jane te shumta sa vet historia ,por ne po veçojmë fare pakë : Së “pari” Lufta kunder Persianeve e vitit 490 para Krishtit ,luftë që njihet si beteja Maratonë e cila u kurorzua me fitoren e Athinasve , ku sipas gojdhenave per të njoftuar fitoren u dergua një lajmëtar , i cili pershkoi mbi 150 km dhe vdiq vetem pasi arriti të thotë “Nike” = “Fitore”. Në vitin 486 para Krishtit perseri Perset nuk hoqen dorë nga sulmet ushtarake kunder Grekeve, duke arritur deri në shkretimin e Atikes dhe grabitjen e Athines , por në vitet 480-479 para Krishtit ,flota e madhe Perse u shpartallua nga ajo greke e udhëhequr nga strategu athinas Themistokliu.. Ndersa një luftë tjeter e madhe ,që ka mbetur në histori është ajo e Peloponezit ,që zgjati nga viti 434 deri në vitin 404.. Gjithsesi fitorja e luftrave (veçanar kunder Persëve) hapi prespektiva të reja per zhvillimin ekonomik e kulturor të qytet-shtetit të Athines..U rindertua qyteti i shkatërruar me në krye Akropolin , ku perveç mureve ,per celebrimin e fitores perfundimtare mbi Perset u ndertua edhe nje Statuje kolosale (Atena Parthenone).Ndersa ngjitur me Akropolin do të ndertohej tempulli i famshem që e shohim edhe sot me emrin Partenone…
Shekuj më vonë kur Perandorin Romake , u nda në dy pjesë , në atë të Perendimit ,dhe atë të lindjes , Greqia (nëse mund ta konceptojmë keshtu) perfundoi me perandorinë romake të Lindjes ,por dalngadal shekujt e perandoris Bizantine e konfirmuan vetë Greqinë si perfaqesuesen tipike të kesaj Perandorie me kryeqytet Kostandinopojen…. Madheshtia e ketyre shekujve filloi të marri fund kur Turqit në vitin 1453 pushtuan Kostandinopojen…Turqit Athinen e pushtojnë tre vite më vonë (në vitin 1456). Vlen të kujtojmë se tempulli i famshem i Partenones së bashku me kishen kushtuar Shen Maris -Virgjer pushtuesit turko-otoman e transformuan në xhami deri në vitin 1687 ,kur Venecianet sulmuan Akropolin. Turqit pas kesaj Partenonen e perdoren edhe si magazinë per barut . Tempulli gjatë kohes shpertheu ,dhe per ketë aresye sot ka pullaz…E paharruar ka mbetur edhe grabitja e disa objekteve arkeologjike të Akropolit (me lejen e sulltanit) nga lordi anglez Elgin i cili keto objekte arkeologjike i ka ekspozuar (që nga ajo kohë) në muzeun Britanik ,ku shteti Grek ende i kerkon…Pushtim turko-otoman zgjati më shumë se tre shekuj e gjysem.. Athina në vitin 1834 rideklerohet kryeqytet i Greqisë. Në atë vit Athina kishte rreth 6 mijë banorë.. Vlen te kujtohet se në vitin 1941 Athina pushtohet nga Gjermania naziste pasi kishte rezistuar rreth dy muaj me luftë, ndersa thuhet se Hitleri në kete kohe viziton Akropolin…

Athina Muza e qyteterimit e zhvillimit
Athina historinë e saj e ka të ruajtur në 50 muze ,të cilet pasqyrojne thuajse
çdo detaj të qytetrimit e zhvillimt mijëra-vjeçarë deri në ditet e sotme.
Por ne po kujtojmë fare pakë nga këta muze ,(sipas nesh më kryesoret” : Muzeu i Akropolit , Muzeu Arkeologjik Kombetar , Muzeu i Folklorit ,Muzeu i Çeramikes , (me hyjnin që i kushtohet) , Muzeu i Muzikes , Muzeu Bizantin e tjer…Gjithashtu Athina ka disa lagje e zona që perbejnë qendren historike ,si lagjia antike PLAKA që është e ndertuar në “kembet” e tempullit të famshem Partenone . Kjo lagje ka marrë hov zhvillimi veçanarisht që ne shekullin e XIX-të. Ketu gjindet dyqane ,lokale e gjithshka antike . Eshte interesant se thuajse 90% e rrugeve të lagjes Plaka janë kembësore (Pedonale). Ketu ndodhet muzeu i veglave të muzikes popullore që rrokin një hark kohor nga shekulli i III para Kishtit deri në shekullin e XIX-të.. Lagjia Kolonaki , është një lagje plot me dyqane antike dhe me një muze artesh ,themeluar në vitin 1986 ,por me objekte arkeologjike pesëmijë vjeçare… Lagja Monastiraki (emër që duket se vjen nga koha e manastirëve), kjo lagje dallohet per qeramiken ,artizanatet dhe veshjet antike . Ketu gjindet buzuku (buzuqi) orgjinal. Po në ketë lagje është edhe varri i hyjneshes të Qeramikes… Një lagje tjeter interesante antike është lagjia Likabeto. Në ketë lagje perveç shumë vlerave historike e arkeologjike , gjindet edhe (Kodra) pika më e lartë e Athines (Likavito) në kuoten 277 metra mbi nivelin e detit. Nga kjo pike mund të shihet (siç thot populli) Athina si në pëllëmbë të dores. Per tu ngjitur në ketë lartesi ishte ndertuar një rruge (por edhe një shesh ku mund të parkoje autoveturat) që të afronte pak pa u ngjitur në maje. Në lartesin maksimale të kodres që prej gjysmes parë të shekullit XIX është ndertuar nje kishë impozante kushtuar Shen Gjergjit (Georgit) ,si dhe një lokal modern…etjer. Çdo ditë qindra turistë ngjiteshin ne Likavito ,nga ku benin fotografi e filmime te qytetit të Athines… Edhe ne keto lagje kishte mjaft rrugë e sheshe këmbësore (pedonale) , si dhe kisha kushtuar shenjetoreve kristian…Gjithashtu tregu dhe lokalet ishin të mobiluara me mjaft objekte e sende antike ,dhe të paisura me skulptura ,piktura ,memoriale ,apo bocete të historise së ndertimit ,qytetrimit , zhvillimi dhe protagonisteve të ketij antikiteti…

Biblioteka Adriano
Në Athinë ka edhe shume biblioteka ,që mbajnë brenda historinë e shkruar mijera-vjeçare ,por një nder më të rendesishme është biblioteka ADRIANO
që mban “homonimin” e perandorit romak (Adriano) , i cili njihet edhe si ndertuesi i bibliotekes në vitin 132 para Krishtit. Biblioteka ishte në kujdesin e perandorit dhe kishte të sistemuar një koleksion të gjërë matrialesh të shkruara. Biblioteka ishte e rrethuar nga një murë.. Gjithsesi per ketë bibliotekë shkruhet se në vitin 267 mbas Krishtit pesoi një shkaterrim të madh ,por në vitin 412 (mb.Kr.) u rindertua duke ju shtuar një kopsht (apo oborr) prtitje dhe një bazilik kristiane . Një shkaterrim tjeter të njohur kjo veper qytetrimi e dije pësoi në shekullin e VII (mb.Kr.),per të vijuar me një rindertim tjeter të mëvonshem. Por shkaterrimet e rindertimet nuk kanë rreshtur , pasi të pakten pas pushtimit otoman edhe biblioteka ,si çdo veper e qytetrimit perendimorë e kristian ishte në “luftë” të papajtueshme me qytetrimin e besimin turko-aziatik…Gjithsesi biblioteka Adriano sot është një mrekulli ,që ruan brenda magjinë dhe historinë e shkrimeve dhe librave që nga fillimet në stela (rrasa) guri ,në matriale prej balte , e mbi të gjitha shkrimet në pergamene ,që na kanë transmetuar ,historine ,qytetrimin e zhvillimin mijëra-vjeçarë , e deri në librat e sotme…

Sheshi Omonia dhe shqiptarët

Sot sheshi OMONIA në Athinë ,nuk është më sheshi i lotëve ,i vuajtjeve dhe i anktheve të emigranteve shqiptare që ngjasonin me skllevrit ,të cilet qendronin ketu duke pritur me orë e ditë një pundheses ,që i ngjante më shumë një skllavpronari të pamëshirshem se një pronari grek të koheve të sotme… Sot sheshi Omonia ,ështe një hapsirë (edhe e gjelberuar) me vlera të trashiguara kulturore , historike , arkeologjike e turistike. Ketu gjindet edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe mjaftë vlera të pavdekshme , të jetës e veprimtarise të qytetit të Athines historike e më gjërë. Sheshi Omonia është qendra e qytetit..

Epilog
Duke i ardhur fundi këtij raportazhi të shkurter ,por plot mbresa të “perziera” me imagjinaten që na “afron” me lashtësinë , shpreh besimin se Greqia si trashigmtare e kësaj mrekullie qytetrimi e zhvillimi mijera-vjeçarë ,do të kalojnë edhe keto kohë kritike të krizes ekonomike e financiare , siç i ka kaluar ndër shekuj shumë fortuna e stuhi ,që nuk munden të shkaterrojne ketë trashigimi historike nga e cila ende mahnitet njerezimi.

Gegnishtja – nji visar i neperkambun

Dokumentet e para të shkrueme në gegnîsht

Nga Palokë Rrotani
Nuk kemi nder mênd me bâ histironë e shqipes së shkrueme, por me argumentue se ât giûhë qi âsht e dokumentueme mâ e para, deri edhe me libra madhorë, diktatura komuniste shqiptare e hodhi poshtë, si t’ishte nji copë zhele e, edhe sod, pinjojtë e asaj diktaturë nuk po lânë gur pa luejtë per ta vazhdue punen e ndytë t’étenve të tyne. Âsht mû ashtû sikursè mirë e shprehë poeti ynë kombëtar:

“Sá per ktâ, edhe ‘i giûhë magjype
Na hîn n’punë sa giûha shqype.”
(Gj. Fishta: “Ânzat e Parnasit”)

E prá, kët giûhë duhet me e çue në kâmbë!!!
Kemi njoftime per gegnîshten e shkrueme, qysh në fillimin e shek. XIII (Dorëshkrimi i Teodor Shkodrânit-1210; Dokumenti i Arkivit të Dubrovnikut-1284, Anonmi i vjetit 1308; Deshmia e Guljelm Adae-s-1332), por gjâ të faktueme (deri tash) kemi vetem prej gjysës së dytë të shek. XV:
Formula e Pagzimit: Me 8 nandor 1462, në Kishen e Trinisë së Shêjtë, në Mat, Emzot Pal Êjlli, kryeipeshkëv i Durrsit e i Rajonit t’Ilirisë, në Konstitucjonet e veta, ndermjet shkrimesh tjera në latinisht, shkruen në gegnîshten e shqipes edhe ât qi e kanë quejtë Formulë e Pagzimit: Vnte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Ûn të pagzoj n’êmen t’Atit e të Birit e të Shpirtit Shêjt.)
Fjalori i Arnold fon Harff-it: Me 1497, udhtari gjermân, Arnold von Harff, tue shtegtue per në Token e Shêjtë, u ndalue pergiatë bregdetit të Shqipnisë, prej Ulqinit e deri në Sazân, ku shenoi fjalë e shprehje në gegnîsht. Âsht per t’u vû ré se pse ky udhtar nuk shenoi fjalë toske, tue pasë kalue edhe neper Tosknî. A mos ndoshta nuk kishte aq largim të dy kryedialekteve të shqipes n’ât kohë?!…
“Meshari…” i Dom Gjon Buzukut: Fillue me 20 marc 1554 e krye me 5 kallnuer 1555, kjo veper, “monumenti mâ i vjetri i giûhës shqype”, sikursè e ka percaktue studiuesi i censhem, Atë Justin Rrota, i bân nderë gegnîshtes, tue i dhânë peshen e vêndin qi meriton. Janë shkrue mija faqe per kët veper. Madjè, me 2005, në 450-vjetorin e botimit, âsht pregaditë edhe nji botim me permbledhje studimesh qi trajtojnë giûhen e vepres së parë të shqipes. Çkadò qi të thohet e të shkruhet per kët veper, në nji pikë do të permblidhen të gjitha: giûha e ksaj veper âsht gegnishtja, madjè nji gegnîshte letrare per ât kohë.
Veprat e Dom Pjeter Budit(1566-1623): Giatë kohës qi sherbente si prift në Zadrimë, boroi tri vepra, të shkrueme në gegnîsht: “Doktrina e Krishtênë” (1618), “Pasqyra e të Rrëfyemit” (1621) e “Rituali Roman” (1621). Nder kto tri vllîme perfshîhen 3096 vargje 8-rrokëshe, origjinale në gegnîsht. Po të mblidhshin në nji vllîm, do të delte nji liber me rreth 100 faqe, qi do të perbânte vepren e parë poetike të letersisë shqiptare.
“Fjalorth etimologjik fjalësh” (1633) i Emzot Pjeter Mazrrekut, âsht nji fjalor i vogel italisht-gegnîsht, në dorëshkrim.
“Fjalori latinisht-shqip” (1635) i Emzot Frano Bardhit, per pjesen shqipe (gegnîshte), âsht shkrue në nji gegnîshte të paster e të perpunueme. Të vûmit perkrah latinishtes, giûhës nderkombtare të kohës, e fisnikon gegnîshten. Njiherit duhet vû në dukje se, në kët fjalor, kemi edhe permbledhjen e parë në shqipe, të fjalve t’urta (113 copë), edhe kto në gegnîshten e âmbel tonen.
“Çeta e profetenve…” (1685) e Emzot Pjeter Bogdânit, kryevepra e letersisë së vjeter shqiptare, me tipare të plota letrare e artistike, e paraqet gegnîshten si nji giûhë të zhvillueme e të dêjë per me ndêjë prânë latinîshtes së Virgjilit e italishtes së Dantes. Në kët liber gjînden edhe dy vjersha në gegnîsht të Lukë Bogdânit e të Lukë Sûmës.
“Kuvêndi i Arbnit”, Merqí e Zadrimës, 14-15 kallnuer 1703: Arqipeshkvi i Tivarit, Emzot Vinçenc Zmajeviku, me shtysë të Papës Klementi XI (Albâni) 14), me prejardhje shqiptare (Kelmênd-Kurbin), mblodhi kuvêndin e ipeshkvijve shqiptarë, per të mârrë mâsa kunder islamizimit të popullit shqiptar. Dokumentet e ktí kuvênd u shkruen në latinisht; u perkthyen në shqip (gegnîsht), me 1706.
Me 1872, Dom Êjll Radoja, prift i Dioqezës së Shkodres, e ribotoi, tue e kthye në giûhen gegnîshte të kohës, ku duken edhe mâ shûm turqizma, çka verteton se pushtimi katershekullor turk e kishte bâ punen e vet edhe në giûhë shqipe (perkatsisht në gegnîshte).
Kemi, mandèj, edhe shûm fjalorë tjerë njigiûhësh, dygiûhësh e shumgiûhësh, si edhe gramatika e perkthime të Doktrinës së Krishtênë e vepra tjera, kryesisht me permbajtje fetare katolike, të gjitha në gegnîsht, por nuk po i shenojmë ktû, tue kênë se do t’i trajtojmë nder pjesët qi vijnë mbas.

Gegnîshtja deri në Pamvarsí (1912), mbas Pamvarsisë e deri në Luften II Botnore
(1939-1945)

Pa u futë në hollsí, pergiatë gjith ksaj periudhë, gegnîshtja u perdor në të gjitha shkrimet e librat qi u botuen, sidomos në Gegnî. Mbas perpjekjeve per nji giûhë letrare shqipe, në mënyrë të veçantë prej Komisisë Letrare të Shkodres (1916-1918), qysh me 1920, në Kongres të Lushnjes (vendimi u mor me 1923) e mbrapa, prá, rreth nji çerek shekullit, gegnîshtja u perdor edhe si giûhë zyrtare.
Edhe giatë Luftës së Dytë Botnore, në të cilen u perfshî edhe Shqipnîa, gegnîshtja vazhdoi me kênë giûha zyrtare e shtetit shqiptar. Âsht per t’u shenue se edhe dokumenti i formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (8.11.1941), âsht shkrue në gegnîsht, por ma vonë komunistat toskë, qi uzurpuen pushtetin, u munduen me ja zhdukë gjurmët ktí dokument. Shûm dokumente tjera, qi ndodhen nder arkiva të shtetit shqiptar, të shkrueme pergiatë ksaj luftë, janë në gegnîshten zyrtare, të vûme në perdorim n’ato kohë.

Perndjekja e denimi i gegnîshtes prej rregjimit komunist

“…Si u vorrosa intelektin,
Nisa t’u luftoj dialektin…” 15)

Po japim nji pasqyrë panoramike të ktyne perndjekjeve e denimeve:
1-Perndjekja e disá antarve t’Institutit të Studimeve Shqiptare “Skanderbeg” (1939-1944), si: Atë Anton Harapi, Mustafà Kruja, Ernest Koliqi, Kolë Ashta, Ethem Haxhiademi, etj.
2- Me 1945, kur minister i shtypit, i propagandës e i kulturës ishte Sejfullà Malëshova, u hoq perdorimi i gegnîshtes si giûhë shtypit.
3- Me 1946, kur minister i arsimit ishte prap S. Malëshova, gegnîshtja hiqet prej librave shkollorë.
4- Me 1951, me vendim të Ministrisë s’Arsimit, nder klasat a para të shkollës fillore në Véri, msimi do t’u bânte vetem në toskërisht (prá, mësim i detyrueshem në dialektin toskë).
A. Xhuvâni bâni kritika, tue thânë se do të duheshin tre o kater breznî per me ndryshue giûhen, kursè E. Çabèj mendonte se duhej ruejtë ndryshimi dialektor, në kerkim të nji bashkimit. Por askush nuk jau vûni veshin ktyne d? korifejve të giuhsisë shqiptare…
5- Me 1952, në nji sesion shkencor, me porosí prej nâlt, hidhet ideja qi në bazë të giûhës letrare shqipe të vêhet toskërishtja. Kundershtuen Eqrem Çabej, Lirak Dodbiba, Osmân Myderrizi e ndonji tjeter, por e pësuen… Prof. Eqrem Çabej shprehu mendimin se duhet mbledhë e gjith lânda e shqipes, duhet studiue e mandèj duhet bâ percaktimi i giûhës letrare e i fjalorit të drejtshkrimit. (Simbas intervistës së të bijës së profesorit, Brikena Çabej, dhânë në RTSH, në lajmet e orës 20.00 të datës 14 marc 2008).
Pasuen mandej edhe mbledhjet e 1953-shit (konferencë kombëtare, qi imponoi drejtshkrimin toskë) e të 1956-s (botohet e shperdahet “Ortografia e gjuhës shqipe”, ku i jepet epersí toskërishtes), per të njâjtin qellim djallzor…
Si kundervûmje ndaj veprimeve të 1952-shit në Tirânë, âsht mbledhja po e 1952-shit (nandor) në Prishtinë (Kosovë). Mâ vonë, në Kosovë do të ketë edhe mbledhje tjera: Prishtinë, mâj 1957 e kallnuer 1963, si edhe “Ortografia e gjuhës shqipe” (=e gegnîshtes letrare), 1964.
6- Me 1967, del në qarkullim “Rregulla të drejtshkrimit të shqipes” (projekt), ku duket kjartë se tashmâ ishte vendosë qi gegnîshtja të vorroset, e permbi vorr të saj të ngrehet si gjel nji toskërishte e trukueme. Per ironî të fatit, nuk vonon e me 22-23.04.1968, në Kosovë mblidhet Konsulta e Prishtinës, e cila, nen shprehjen “nji komb – nji gjuhë”, perkrahë vendimet e komunistave të Tirânës. Ky âsht dâmi mâ i madh qi disá giuhtarë të Kosovës i kanë bâ shqipes, në pergjithsí, e gegnîshtes, në veçantí.
7- Me 1972, në Tirânë, u mblodh ashtû i quejtuni Kongres i Drejtshkrimit, i cili âsht vula mâ e ndytë qi ka zhigatë giûhen shqipe, tue ndalue kshtû, perfundimisht, me ligj (kupto: me dhûnë) gegnîshten e shkrueme. Âsht per t’u shenue (per mos me u harrue!) se mbledhjen pregaditore per kët soj kongresit, komunistat toskë do ta bâjshin në Shkoder, gjâ qi na bîndë se atâ dojshin me e gjue gegnîshten mû në zêmer të saj… Do t’u mbushshin faqe te tâna, po të sillshim ktû reagimet e njerëzve të drejtpeshuem, tue fillue prej atyne të thjeshtëve e deri te dijetarët e vlertë… “Giûha letrare nuk bâhet perdhûni.”-shkru-
ente studiuesi i censhem, Atë Justîn Rrota. Por, edhe ky ishte: “vox clamantis in deserto” (nji zâ qi thërret në shkretînë)… E kerkush nuk e ndîen…
Prá, vjetet 1945- 1972 mûnd t’i cilsojmë, me plot gojen: vjetet e antigegnîshtes. Por s’mbaron ktû…
8- Çka âsht mâ zí, edhe me 1992 e 2002, mbeturinat e “akademikve” të Tirânës (o, mâ mirë: akademikve t’Enverit), bashkë me pinjojtë e tyne të mbasdiktaturës, tue festue në mënyrë pompoze 20 e 30-vjetorin e atí kongres famkeq, ngulin kâmbë, si mûshka, mos me u tûndë prej llogoreve… Atâ kjoshin, se koha do ta bâjë të veten!…
Po ma kânde me i permbyllë kto shenime per perndjekjen e gegnishtes, me vargjet satirike t’Arshì Pipës, shkrue prej tij qellimisht në toskërisht:

Bir, Selman i nënës, ç’të të qaj më parë,
gjuhën e gjysmuar, kombin klasë-ndarë,
gegërit çirakë, toskët ustallarë!
Shqipen me dy krerë, mespërmes përçarë!
Ç’ja qëruan plehrat me kordh’ e hanxharë!
nxënësit e Marrit, trimat kostallarë!
Jemi apo s’jemi revolucionarê!
Tito, Krushçev, Mao, gjithë tradhëtarë,
Baba Stalon kemi kumtër e kumbarë,
mjeshtëra Shehlerët bashk’ me Hoxhallarë.16)

Gegnîshtja sod

Vae victis (lat.)
Mjerë të mûndunit!

Si âsht gegnîshtja sod? Po më vjen mâ mbarë me u pergjegjë në mënyren e poezisë “Shqypnisë së robnueme” të shkodrânit të dijtun, Pashko Vasa:

Po sod, gegnîshte, po m’thuej si je?
Njashtû si lisi i rrxuem per dhé.
Shqiptart t’shkojn’ sypri e me kâmb’ t’shklasin
E as nuk t’flasin, por veç t’bertasin…
Se mâ anmiqt’ nuk t’shohin me sy,
Por rrijn’ tue t’shá, tue t’fye e tue t’p’shty…
Oh, mjer’ ûn per ty, ku t’ka vojt’ halli:
Me t’tall’ kulîmi, me t’folun rrangalli!…

Kulimat e rrangallat janë luftuesit e gegnîshtes: komunista të konvertuem (kinsè!) o pinjoj tê tyne. (Çka del prej mîcet, gjuen mî…). Janë edhe disá truthamë e servila (nder tâ – edhe gegë, me të vertetë: rrangalla), të cilve u kanë rá per pjesë trûtë e gomârit… E mos të harrojmë se ujku mjegull don… Anmiqtë tanë të perjetshem nuk lânë gjâ pa bâ, si e si të hupin rrâjët tona… Loja e mîve – gazmêndi i mîcave… Nâ nuk duhet me u xânë ndermjet vedit, por duhet me u bâ nji fjalet e me e rimëkâmbë gegnîshten! Po u harruem nder lojna fjalësh e në punë pa dobí, nuk kemi bâ gjâ tjeter veçsè punen e anmikut… Jo, por nâ nuk do të bâjmë kshtû! Tashmâ e dijmë fort mirë se çkâ duhet e çkâ nuk duhet me bâ per kët punë… Do të bâjmë mâ të miren!…
Si u thà mâ nâlt, me 1992, giuhtarët e Enverit organizuen konferencen “Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë” (epoka e tyne! – nenvizimet e mia –P.Rr.), per me festue 20-vjetorin e Kongresit të 1972-shit. Me 2002, po ata giuhtarë “të ndritun”, të po atí kongres të zí, organizuen konferencen ashtû të quejtun shkencore nderkombëtare “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot” 17). (nenvizimi êm–P.Rr.).
Vêni ré si e cilsojnë heren e parë: letrare, e mbas dhetë vjetësh: standard. Me “standard” , jo vetem duen me justifikue vedin, por edhe duen me nâ e imponue edhe né çorben qi kanë bâ me 1972… Ndalu, beg, se ka hendèk!… Nâ qi e njohim mirë gegnîshten e e duem fort, pëvesim: Pse giûha ashtû e quejtun letrare (tash së vonit, edhe: standard!!!) âsht aq larg gegnîshtes? Pse e emnojnë gegnîshten “dialekt”, kurse toskërishten e normuar – “standard”? Ktâ pse-ha kanë nji pergjegje: Me 1972, çdo gjâ âsht bâ me paragjykim e me dhûnë!!!… Per me bâ genocid giuhsor e letrar, në dâm të gegnîshtes!…
Per shumicen e pjesmârrsave të konferencës së 2002-shit, mund të gjîndet nji justifikim: janë toskët komunista t’Enverit e nuk duen me i rá mohit “kauzës” së tyne, por per pjesmârrsat gegë nuk ka asnji justifikim. P.sh., per z. Gj. Shkurtaj, gegë me prejardhje, por i hibridizuem në Tirânê, jo vetem qi nuk ka justifikim, por ka vetem nji dyshim: a thue e ka harrue ai se âsht prej Bajzës së Kastratit të Malcisë së Lahutës?!… Ai, në konferencen e 2002-shit, në mes tjerash, thà, në toskërisht: “Veçse këtë herë kjo konferencë po zhvillohet në një situatë fatlume (nenvizimi êm –P.Rr.) për gjuhën shqipe. Pas luftës së Kosovës, shqiptarët mund të lëvizin këndej e andej trevave shqiptare për të parë shqipen standarde e cila i ndihmon të ndihen më të bashkuar me njëri-tjetrin.” E mâ poshtë: “[…] ne gjuhëtarëve na mbetet detyrë kryesore që të marrim në duar gjuhën standarde e të mos e lëmë të tjetërsohet sipas qejfit të secilit prej përdoruesve të saj.” E dijmë mirfillit se sá fatlûme ishte e âsht situata per giûhen shqipe… Mâ fatkeqe nuk ka si bâhet!… Kujton, mandèj, zotnî Gjovalini se âsht endè në kohen e kjoftlargut, kur ai me kolegët e vet giuhtarë t’indoktrinuem, kishin pështetjen e pushtetit komunist diktatorial tosk!!! Per mâ teper, a nuk e din Gjovja se giûhen nuk e “marrin në duar” atâ, giuhtarët, por shkrimtarët?!… Giuhtarët e studiojnë, por janë shkrimtarët atâ qi e çojnë nâlt, me veprat e tyne…
Edhe mâ poshtë bân thirrje (kinsè!) me i hjedhë sytë kah “gegërishtja e shkruar në variantin geg dhe folklori i pasur i kësaj gegërishteje. Këtu duhet të gërmojmë, aty ku edhe leksiku është shumë i pasur.”
A mûnd të ketë tjetër “gegërishte të shkruar” perveçse në variantin geg?!… Lêne, z. Gjovalin, gegnîshten në punë të vet! Mos germò aty! Shko e germò tjeterkûnd, se ndoshta padronët e tu të paguejnë prap disì!…
Kurse z. Rahmi Memûshaj ankohet e madjè ngrehoset me kercnîm per né, tue thânë (e shkrue) se nâ kênkemi prej atyne qi “formojnë një kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i mëson gjeneralit strategjinë dhe porfani i shpjegon profesorit teorinë.” 18). Po ashtû edhe zj. Shefkije Islâmaj, tue u rropatë me i dalë zot nji giûhës qi kurr nuk e ka folë e as ka per ta folë se të jetë gjallë, na quen né qi i dalim zot giûhës sonë, lokalista. Nder tjera, ajo shprehet: “Lokalistët gjithmonë u kanë sjellë dëme shqiptarëve dhe vazhdojnë t’u sjellin.” 19). Qè pergjegjja ême per z. Memûshaj, per zj. Islâmaj e per tjerë si ktâ: Nuk jau njoh zêmren, por ju njoh permes shkrimesh. Mûndet qi jeni fort të mirë, por nder shkrime (sidomos per giûhen e të parve tanë) paraqiteni në të kûndert. Ju, z. Memûshaj, keni mârrë titullin “profesor” prej profesorit t’antigegve… E vetmja thânie qi i shkon per shtat grupimit tuej âsht ajo qi tha dikur Galileu: “trû të skllavnuem”… Mos harroni se Galileu ka shprehë gjithnji mendimin qi, tue kênë se krijimi âsht nji mistèr per t’u zbulue, njohja njerzore nuk ka kufî… Pra, ju nuk mûndeni me na ndalue né me punue per giûhen tonë! Ju (ti, z. Memûshaj, me kolegët e tu), shûm-shûm, mbasi keni endè në dorë frênat e “akademisë” së Tirânês, mûndeni me na ndalue titullin “profesor”… Mos ki frigë!… Ta kemi falë!… Nuk e duem!… Na lên në punë tonë, qi të punojmë si djali i babës, si ushtari i gjeneralit, si profani i profesorit!… Ju e keni frigë debatin shkencor!… Si mund të jeni ju “profesorë” pa nxânës?!… Duhet ta dini, nji herë e mirë, cilët janë “gjuhëtarë të mirëfilltë” e cilët – “ca të tjerë”20).
Ashtû të quejtunit akademikë të Tiranës bânë pakt me djallin per me i vû pritë (mâ parë) e per me e hupë (mandèj) giûhen gjigânde (=gege) të njerëzve gjigândë (=gegëve)… Kujtuen ktâ liliputë të neveritshem se, tue ja lidhë flokët Gegnîshtes-Guliver, nder do kûja-rmuese dhâmbësh, do ta mberthejshin e do ta paralizojshin, per ta hjedhë mâ vonë në humnerë e per ta zhdukë. E per çkâ gjith kjo?! Per t’u bâ servila të diktatorve komunista bashkëkrahinorë. (Mâ i zí, në kët veprimtarí të fëlliqun, u diftue kryesherbëtori Dh. S. Shuteriqi, se, tue kênë pinjoll prej nji babës gegë (shûm të nderuemit Simon Shuteriqi), në fillim nuk dinte kah me ja mbajtë e mâ vonë, mâ në fûnd, shkoi per rrugë të sherbtorit të shûm zotnîve… Sa keq! Pati punue shûm gjâna të mira per shqipen, por e derdhi koven veç me nji shtjelm!…)
Por jo! Sadoqi komunistat toskë, të cilët erdhen në pushtet mbas Luftës II Botnore (mbas luftës civile në Shqipnî, qysh prej Mûkjes 1943), shkelen me kâmbë vlerat e kandveshtrimit alternativ gegë, tue u rrekë, me të gjitha mënyrat e mjetet, jo vetem me i pré degët e trûngun, por me i thá edhe rrâjët (nji prej rrâjve mâ ushqyese të Gegve âsht giûha gegnîshte), por, per fat të mirë, gegnîshtja sa u perzhìt pak në të shkruem, por në të folun NUK MÛND TË MPOSHTET, nuk mûnd të zhduket, se ajo âsht trashigimtare e GIÛHËS qi âsht NÂNË e gjitha giûhve JAPETIKE, giûhë të rracës së bardhë (borike)!!!… Sido kjoftë, duhet me bâ shûm kujdes, se pak ká pak, po u là m’ânesh, harrohet e biret çdo gjâ, kshtû edhe giûha…
Per mos me u zgiatë e njiherit per me e pá të verteten në sy, shterngohemi me u shprehë se gegnîshtja sod âsht në mes të kater rrugve e nuk din kah me ja mbajtë, per shkak se askush nuk po ka guxim me i prî e me ja kallxue rrugen qi duhet me ndjekë… Nuk mjaftojnë vetem zânet tona (qi, si duket, nuk po don kush prej atyne nâlt me i ndigiue), por duhet qi ky problem me u mârrë seriozisht prej kompetentave gegë, të cilët duhet me u mbledhë, me mârrë vendimet e duhuna e me e vû në lëvizje ingranâzhin e ndryshkun të gegnîshtes, të hjedhun dikû në baltë prej shûm vjetësh!!!… Po u là kshtû, ka me mbarue!!!… Nji giûhë qi nuk shkruhet, heret e vonë ka me u zhdukë!!!… Váj per né!!!…

Bibliografi

A. Degrand: “Kujtime nga Shqipnia e Epërme”; Shkoder, 2001
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Buzuku dhe gjuha e tij”; Tiranë, 2005
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Aleksander Xhuvani; Tiranë, 1980
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Historia e letërsisë shqiptare; Tiranë, 1983
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij; Tiranë, 1988
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Letërsia si e tillë; Tiranë, 1996
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës, I; Tiranë, 1973
Aleksander Xhuvani: “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”; Tiranë, 1956
Aleksander Xhuvani: “Studime gjuhësore”; Tiranë, 1956
Antonio Baldacci: “Shqipëria e madhe”; Tiranë, 2006
Ardian Ndreca: “Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skanderbeut”; Tiranë, 2008
Aristidh Kola: “Gjuha e Perëndive”; Tiranë, 2003
Aristidh Kola: “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”; Tiranë, 2007
Armin Hetzer: “Gjuha letrare e njësuar shqipe pas kthesës politike”, në “Hylli i Dritës”, Nr. 3; Shkoder, 2010, ff. 79-99
Arshi Pipa: “Kritika (Esse 1940-1944)”; Tiranë, 2006
Arsim Spahiu: “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër”; Tiranë, 2006
Artan Haxhi-Tefë Topalli: “Histori e gjuhës së shkruar (ushtrime)”; Shkoder, 1998
Artan Haxhi-Tefë Topalli: “Histori e gjuhës së shkruar shqipe”; Shkoder, 1999
Atë Daniel Gjeçaj: “Gjergj Fishta: jeta dhe vepra”; Shkoder, 2007
Atë Gjergj Fishta: “Piksime estetike mbi artin e fjalës”; Prishtinë, 2003
Atë Justin Rrota: “Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore”; Shkoder, 2006
Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane (grup autorësh gjermanë); Tiranë, 1990
Bahri Beci: “Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre”; Tiranë, 2002
Bahri Beci: “Historia e standardizimit të shqipes” (Politika dhe planifikimi gjuhësor në Shqipëri); Tiranë, 2010
Bahri Beci: “Një periodizim ndryshe i historisë së standardizimit të shqipes”, në “Hylli i Dritës”; Shkoder, 2011, nr. 2, ff. 90-101
Bardhyl Demiraj: “Norma gjuhësore dhe substandardi në një tekst shqip të shek. XVIII në arealin kulturor të Veriut”, në “Hylli i Dritës, Nr.1; Shkoder, 2011; ff. 79-95
Behar Gjoka: “Sistemi letrar piramidal”; Prishtinë, 2007
Behar Gjoka: Martin Camaj – Shkrimtaría e tij; Tiranë, 2010
Benedikt Dema: “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”; Tiranë, 2005

Me sipërmarrësit shqiptarë në Toskana – Itali. Emigranti që u bë sipërmarrësi i parë shqiptar në Itali

Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve të tjerë shqiptarë, që duke vënë jetën në rrezik, u nisën drejt brigjeve italiane për të realizuar ëndërrën e tyre për një jetë më të mirë. Ndërsa rruga e tij drejt realizimit të kësaj ëndërre është disi e ndryshme?
Nikolin Gjeloshi nga Dukagjini mund të kishte menduar të bënte një jetë të pasur edhe duke qëndruar në Shqipëri e duke shfrytëzuar mundësitë që ju krijuan kur u emërua në komisariatin e policisë në Shkodër.Atëherë  i thanë të merrej me operacionin “Pelikan”, që administronte ndihmat humanitare italiane në fillim të viteve ‘90, kur në Shqipëri mungonte gjithçka.Por, sa më shumë që kalonin ditët në atë punë, aq më tepër ai shihte  mënyrat e paskrupullta me të cilat pasuroheshin kolegë të tij që përvetësonin ndihmat e destinuara për njerëzit e varfër.E kjo nuk përputhej me karakterin dhe ndërgjegjen e tij. Të luftonte i vetëm kundër atij korrupsioni galopant që po lulëzonte mbi kurrizin e popullit fukara do të ishte një donkishotizëm e mund t’i rrezikonte edhe jetën e tij e të familjes. Ndaj, e vetmja mënyrë ishte të largohej prej aty e të tentonte ta ndërtonte jetën në mënyrë të ndershme jashtë atdheut, në Itali. Tentoi 6 herë pa sukses që të kapërcente kufirin.Pastaj ja doli mbanë e arriti në brigjet italiane e pastaj në ishullin e Siçilisë. Nisi punën si gjithë emigrantët e tjerë, për të mbijetuar. Por nuk ishte kjo ëndërra e tij. E pa edhe vetë që në Siçili ëndërra e tij nuk do të merrte krahë kurrë.Ndaj u spostua në Toskana, tek disa njerëz të njohur të tij. E aty filloi përpjekjet për të bërë punë të pavarur, për t’u bërë në fillim një sipërmarrës i vogël, e pastaj të zgjeronte aktivitetin me punë të ndershme.Tentoi të hapte një firmë private ndërtimi.Por pengesat burokratike ishin të tmerrshme.Midis Italisë e Shqipërisë ende nuk ekzistonte një marrëveshje ndërqeveritare për dhënien e lejeve për aktivitete private.Me gjithë këto vështirësi, Nikolini nuk ishte nga ata që dorëzoheshin. Luftoi zyrë më zyrë, në kuesturë, bashki e kudo.Bashkia e Pistojës kishte një mentalitet disi ndryshe ndaj emigrantëve shqiptarë dhe ju vu përkrah Nikolinit. E ai ja arriti të hapte firmën e parë shqiptare të ndërtimit me emrin “Edil-Albo”, duke u bërë kështu sipërmarrësi i parë shqiptar e duke u hapur rrugën edhe shumë bashkëatdhetarëve të tjerë që të luftonin për të njëjtën ëndërr.
Kështu fillon rruga imprenditoriale e Nikolinit, i cili, pas hapit të parë, luftonte të realizonte ëndërrën e tij, të bëhej më shumë se një sipërmarrës i thjeshtë?

Nikolini, tek 1038 sipërmarrës shqiptarë vetëm në Pistoia
Nja dy vite më parë më qëlloi të shkoja për motive pune disa ditë rresht në Toskana, më saktë në Prato, një qytet i vogël, por i bukur pranë Firences. Aty pashë se  gjysma e popullsisë ishin kinezë, të cilët kishin aktivitetet e tyre prodhuese e tregtare dhe ishin integruar për mrekulli në jetën italiane.
Tek i shikoja kapanonet e tyre të mëdha ku prodhonin e tregtonin veshje e mallra të ndryshme, dyqanet etj. mendoja pse vallë shqiptarët nuk ja arrinin të krijonin një komunitet të tillë që t’i imponoheshin popullsisë vendase me aktivitetin dhe punën e tyre. Nuk e dija që jo më shumë se 6 km më tej, në qytetin mesjetar të Pistojës, ishin pikërisht shqiptarët që dominonin ne numer dhe në aktivitete prodhuese mbi emigrantët e tjerë e që kishin krijuar një komunitet kompakt e të respektueshëm në zonë. Shkak për njohjen e këtij realiteti të gëzueshëm u bë një djalë tjetër i Dukagjinit , miku dhe kolegu im Gjin Musa, i cili më telefonoi nga Roma e më tha të takoheshim në Pistoia, në një aktivitet të sipërmarrësve shqiptarë.
Vajta me kënaqësi dhe ajo që pashë e ndoqa për dy ditë më mbushi me gëzim, por edhe me krenari për bashkëatdhetarët e mi, që me punë të ndershme kishin arritur të integroheshin aq mirë.
Aktiviteti i titulluar “Itali – Shqipëri, 20 vjet sipërmarrje” organizohej nga Bashkia e Pistojës, por me idenë e sipërmarrësit të suksesshëm Nikolin Gjeloshi, tashmë me shtetësi italiane, i cili është bërë një pikë referimi për emigrantët shqiptarë e për autoritetet italiane dhe një urë lidhëse midis tyre për ndihmë e respekt reciprok. E në fakt, këtë stimë e respekt të ndërsjelltë e tregon edhe niveli i organizimit të këtij takimi, shkalla e interesimit dhe pjesëmarrja.
Vetë kryetari i Bashkisë, Renzo Berti, kishte rezervuar për këtë takim sallën më të bukur,ose siq e quajnë salla e madhe, të cilën bashkia e përdor vetëm për momentet më të rëndësishme. Kjo sallë, me gjithë pallatin komunal, është ndërtuar që në vitin 1200 dhe është e tëra e veshur me afreske nëpër muret e saj. Ajo ka rëndësinë e saj të veçantë edhe për faktin se këtu është nënshkruar dokumenti i parë i sipërmarrësve italianë.
Është kënaqësi ta shikosh këtë sallë të mbushur me shqiptarë, të cilët duket që njihen mirë me njëri – tjetrin e janë mësuar tashmë të mblidhen në takime të tilla të përbashkëta. Por është e ndjeshme edhe prania jo vetëm e autoriteteve lokale italiane, por edhe e qytetarëve të thjeshtë italianë të Pistojës, që vijnë me kënaqësi të asistojnë në këtë aktivitet të miqve të tyre shqiptarë. Përveç kryetarit të bashkisë marrin pjesë edhe drejtues të konfartizanatit të Pistoies e të Firences, punonjës të bashkisë, përfaqësues të bankave që mbështesin e ndihmojnë sipërmarrësit shqiptarë me një ndjenjë besimi e respekti të ndërsjelltë.
Kryetari i Bashkisë, Renzo Berti,duke përshëndetur të pranishmit, thotë: “Presim me kënaqësi në këtë sallë iniciativën për këtë aktivitet, që është frut i mikpritjes dhe i respektit që banorët e Pistojës kanë për komunitetin shqiptar, por mbi të gjitha është frut i atij besimi që vetë shqiptarët kanë ditur të krijojnë midis nesh në rrjedhën e viteve”.
Pastaj e merr fjalën  Nikolini, i cili, nuk ndalet në historinë e jetës së tij, por në emër të sipërmarrësve shqiptarë, u bën një apel institucioneve italiane e shqiptare: “Do të doja që termi krizë të mposhtet në radhë të parë me punë, nevojitet të hapim një stinë të vërtetë pune, duke forcuar bashkëpunimin dhe respektin reciprok”. E të flasësh me këtë gjuhë optimiste, në një kohë kur kriza ka marrë përmasa të frikshme edhe në Itali, është oksigjen për këta sipërmarrës të vegjël shqiptarë por që po bëhen shembull edhe për vetë italianët se si mund të mbijetohet e të ecet përpara qoftë edhe me hapa të vegjël në një kohë kur duket se çdo gjë është ndalur në vend.
E këtu në Pistoia janë tashmë 1038 sipërmarrës shqiptarë, të cilët zënë vendin e parë ndërmjet sipërmarrësve të tjerë. Nikolini tashmë, nga firma e tij e ndërtimit, ka kaluar si konsulent teknik tek firma e madhe e prodhimit të pishinave, me emrin “Del Taglia”. Ajo prodhon me qindra tipe e lloje pishinash, të të gjitha formateve dhe i eksporton edhe në vende të ndryshme të botës.Roli i Nikolinit është i ndjeshëm për mendimin e tij krijues.Madje në katalogun e firmës e shohim atë  bashkë me një nga fitueset e Mis Italia, duke i bërë reklamë prodhimeve të kësaj firme.
Ndër këta sipërmarrës, 700 kanë firma ndërtimi, të tjerë kanë firma në aktivitete bujqësore, në shërbime, ristorante etj. Mbi aktivitetin dhe integrimin e tyre flet edhe dokumentari që shfaqet për të pranishmit, realizuar nga TVL Pistoia. Për shembull Alkid Dema ka një firmë që prodhon skela ndërtimi prej hekuri, me të cilat furnizon tërë ndërtuesit, jo vetëm në Firenze e Prato, por edhe në qytete të tjera.Ai ka arritur të punësojë deri tani 11 vetë.
Vëllezërit Ejlli kanë një ofiçinë, e cila prodhon mbulesat e pjesët e tjera prej hekuri për serrat e luleve.Prodhimet e tyre shiten jo vetëm nëpër tërë Italinë e veriut, por edhe në disa shtete të Europës Rudina Gjondrekaj ka lokalin e saj si parrukiere ,Ardian Pema ka hapur picerinë e tij, që frekuentohet me kënaqësi edhe nga vetë italianët,Leonard Prenga është bërë i njohur në fushën e kopshtarisë e të tjerë. Janë këta sipërmarrës e të tjerë që nderohen me çmimtë veçantë në këtë takim për arritjet e tyre si sipërmarrës.
Tek ndjek këtë takim të këndshëm, vërej që edhe shërbimi fotografik e me video për këtë veprimtari kryhet nga shkodrani i talentuar Ferdinand Bjanku dhe nga fotoreporterja Stela Subashi. Për kronikën punon edhe gazetarja Afërdita Shani nga Velipoja e Shkodrës, presidente e Icse, e cila është në kontakt të përhershëm dhe ndihmë për sipërmarrësit shqiptarë pranë institucioeve lokale në Pistoia e Firence.
Atmosfera e ngrohtë e këtij takimi vazhdon edhe në darkën e shtruar në një restorant simpatik të Pistoiës nga organizatorët e aktivitetit.Sërish bashkë, italianë e shqiptarë, që bisedojnë ngrohtësisht, si në një familje të madhe.
Me mikun e kolegun tim Ramadan Bigza, që ka ardhur që nga Athina për gazetën “Albania Press”, bisedojmë për kënaqësitë e mbresat që ngjall një  takim i tillë mes bashkatdhetarësh e miqsh.Përballë kemi zotin Donini, që ka qenë për 20 vjet president i konfartizanatit të Firences. Ai flet me simpati për komunitetin shqiptar në Firence e Pistoia.Mësojmë që në Toskana jetojnë mbi 65 mijë shqiptarë dhe ata kanë 12 për qind të aktivitetit si sipërmarrës.Dhe ajo që të gëzon më shumë është se mosha mesatare e këtyre sipërmarrësve është ndërmjet 30 e 49 vjeç, ndërsa mosha mesatare e sipërmarrësve italianë është 60 vjeç. Kjo flet për vitalitetin dhe energjinë rinore të aktiviteteve prodhuese shqiptare në këtë zonë dhe është një premisë e mirë për rritje në të ardhmen.

Libri
Në sallën e aktivitetit ishte ekspozuar edhe një libër. Titullohet “NIKO” dhe është shkruar nga një personalitet i njohur i fushës së modës dhe i skenës së teatrit e kinematografisë, Paolo Seganti. Ky autor, që ka qenë prezantues i njohur i firmave Chanel, Valentino e Armani në pasarelat e modës në Paris, Milano e Tokio e tani aktor në Amerikë, është tërhequr në mënyrë të veçantë nga historia e emigrantit shqiptar Nikolin Gjeloshi, të cilin e quan cittadino del mondo (qytetar i botës).Libri hapet me nje parathënie të shkurtër të Prof Enrico Ottombino. Libri është shkruar me frymëzim e në mënyrë shumë tërheqëse nga autori. Duke u ndalur tek një malësor i thjeshtë i bjeshkëve shqiptare, që merr rrugën e emigrantit, autori përgjithëson artistikisht, me ndjenjë njerëzore, delikatesë e jo pa dhimbje, figurën e njeriut që për shkaqe ekonomike i kthen krahët vendit të tij për të kërkuar fatin në një tokë tjetër.
Është një histori ku gërshetohen krenaria tipike e malësorit të ndershëm shqiptar, me shpresat e zhgënjimet e shumta që përplasen si dallgë në rrugën e një emigranti, me gëzimet e dhimbjet që shoqërojnë jetën e përditshme të tij, me sakrificat e shumta deri në arritjen e qëllimit që i ka vënë vetes. Dihet, këtë rrugë e ndërmarrin me mijëra.Por jo të gjithë ja dalin mbanë.Kurse Nikolini ja ka dalur e prandaj shkrimtari Paolo Seganti e kthen atë gati në një simbol për tërë emigrantët e tjerë.
Libri u prezantua këto ditë në një aktivitet të posaçëm të organizuar në qytetin e Firences dhe po mirëpritet nga lexuesit.

***
Atmosfera e takimit të një dite më parë vazhdoi edhe të nesërmen, me një vizitë të organizuar në qytetin e mrekullueshë të Firences, qytet i vlerave të pallogaritshme kulturore e artistike, djepi i Rilindjes italiane dhe europiane. Nikolini na fton të shkojmë në piazza Mikelanxhelo, në një nga kodrat ku qyteti-kryeqendër i Toskanës shihet si në pëllëmbë të dorës. Pamja është vertet sugjestionuese e bashkatdhetarët tanë lëshohen me kënaqësi të filmojnë pamjet apo të bëjnë foto duke patur qytetin e bukur në sfond.
Ishin dy ditë vërtet të bukura, që na bënë të ndjenim praninë e atdheut tonë, atmosferën e ngrohtë shqiptare në zemër të Toskanës.

Ndue Lazri, Bologna- Itali

Diskutime Migjeniane: Andrea Stefi, “Nji shikim i përgithshëm mbi Veprën dhe Jetën e Migjenit”, Relacion i vitit 1954, konservim arkivor i pa shfrytëzuar dhe i papublikuar, në “Dosjen Migjeni” në Muzeun Historik Shkodër.

Sa e njohim shkrimtarin e viteve 30-të Andrea Stefin me pseudonimet CORVUS dhe TRINITAS?! Pse mbeti CORVUSI pa fole në migjenologji?!

Agron Luka

Më kishte bërë shumë përshtypje, përse mikun e “shokun intim” të Migjenit, shkrimtarin Andrea Stefi, shumë i cituar në ish Parathëniet e bot. 1957 dhe ribot. 1961, nuk e kishin prezantuar aspak në atë Parathënien e re dhe të improvizuar ndryshe, në ribotimin zyrtar të vitit 2002, me financimin dhe asistencën e Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Nuk pashë pothuajse asnjëherë një përgjigje nga kritika zyrtare, për më tepër aktualisht po konstatohen disa qëndrime kontradiktore e debatuese! Tani po marr mundimin ta tregoj vetë një lloj versioni të diskutueshëm, sepse ia kam premtuar lexuesve.
Shkruesi i disa kujtimeve dhe interpretimeve mbi disa krijime të Migjenit, ku pretendonte se, ai ishte mbi të gjithë si, shoku më i ngushtë, intim i zëmrës, idealeve dhe i partisë së Migjenit, quhej Andrea Stefi.
Pohimin se, kishte qenë “shok intim me Millosh Gjergj Nikollën”, ky person do e vetëdeklaronte te shkrimi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, 1954, ku kishte disa kritika ndaj interpretimit të V. Balës dhe Gj. Lukës, për Gogolin, duke pretenduar se, ashtu ia kish deklaruar vetë Migjeni “zbërthimin e simbologjisë alegoriko-satirike”. (shih fotoskanimin).
Meqënëse këtë privilegjin e mikut më intim, z. Andrea ia kishin njohur e krehur edhe disa vizitues dhe miq të Migjenit, ky filloi ta aplikonte vazhdimisht këtë metodë ku, për disa intimitete e interpretime, bazohej direkt në të thëna e konfidenca origjinale nga Migjeni!
Duke e zgjeruar “kritikën”, Andrea Stefi, botoi te revista “Nëntori”, Nr. 11, 1955, “Rreth historisë së botimit të vëllimit “Vargjet e Lira”, f 68-70. Në këtë shkrim, A. Stefi pretendonte se, ruante edhe një letër të gjatë me shkrimin original të Migjenit, postuar nga Puka, ku pohonte se, Migjeni kishte kontradikta dhe e kritikonte rëndë, “njeriun me reputacion kombëtar të specializuar në koridoret e Ministrisë së Arsimit, Gjergj Kokoshin”, i cili nuk kishte kontribuar aspak për botimin e “Vargjeve të Lira”. Për më tepër z. Andrea pretendonte me shkrim edhe se, Migjeni ia kish ngarkuar atij personalisht kujdesin, gati-gati si monopol, për botimin e vëllimit “Vargjet e Lira” më 1936, dhe e mbyllte me porosinë si urdhëresë: “Ban çtë duesh, Andre, vetëm njeri tjetër mos të përzihet në këtë punë!”
Siç vetkuptohet kjo letër duhej të kishte qenë e para shtatorit 1936, dhe kjo “urdhëresa e mospërzierjes për botimin” e përfshinte edhe vetë zotin Skënder Luarasi, i cili kishte pretendime se, edhe ai ka patur një letër monopol nga Migjeni dhe madje edhe se, na i paskësh parapaguar edhe një farë kapari nga fondi personal, botuesit Ismail Mal’Osmani! (Shih letrën, në bot. 1957, f 52-53; GSH, 17 prill 2003, f 12-13)
Biografi zyrtar i Migjenit, i ngarkuar zyrtarisht vetëm për biografinë, prof. S. Luarasi, e citonte gjërësisht Andra Stefin, por nuk dihet se përse i kishte lënë në hije disa deklarata, pak si të çuditëshme të Stefit, si bie fjala këtë “punën e monopoli të botimit” që sapo e sipërpërcituam?! (Shihni, “Migjeni, VEPRA mbledhur dhe redaktuar nga S. Luarasi, 1957, Parathënia, f 47-50, edhe ribot. 1961; Redaktimi gjuhësor i bot 1957, ishte bërë nga N. Jorgaqi nën kujdesin e Dh.S. Shuteriqit dhe LSHA.)
Nga sa duket, z. Skënder Luarasi, i kishin interesuar dëshmitë, shkrimet, interpretimet dhe pikëpamjet e Andrea Stefit se, Migjeni ishte themeluesi i realizmit socialist shqiptar dhe se regjimi i Zogut e kishte çensuruar e përndjekur etj. (Shih fotoskanimin bot. 1957, f 46)
Kjo e vërtetë e katërciptë, nuk mbulohet dot as me “operacionet plastike” të bot. 2002, as me meritat e padiskutueshme të personalitetit intelektual të prof. S. Luarasit (sepse nuk ia kemi mohuar asnjëherë), as me “Nderin e Kombit” nr 1467 dhe as me Dacibaot, me të cilat një i çakorduar i ka mbushur dëng Websitet shqiptare!
Petro Marko, i cili paska patur rastin ta njihte nga afër shoqërinë e ngushtë midis Migjenit dhe Andreas, në dimër të vitit 1936 në Shkodër te kafe Vllaznia, e përshkruante kështu: “Migjenit i hahej shumë muhabeti me Andrenë… Edhe unë (Petroja AL) e kisha shok Andrenë dhe e donja shumë për sinqeritetin dhe altruizmin e tij… po Andrea ishte pak entuziast dhe mund t’i rrëshqiste pak gjuha… Migjeni më tha: Ato që i di unë, i di edhe Andrea… Petroja po niset për në Spanjë… unë nuk shoqnohem me njerëz që llapin… sa ma shumë shokë të shkojnë në Spanjë aq ma mirë asht për ne …” (P. Marko, “Milloshi shoku ynë”, rev. DRITA, 17 gusht 2003, f 13; DRITA, 8 tetor 1961)
Ndër shokët që kanë patur shoqëri dhe njohje të afërt e personale me Migjenin, që e kishte vizituar edhe në Pukë, ka qenë edhe Arshi Pipa. (“Përkujtim i Migjenit”, rev. Bota a Re, Nr 5, nëntor 1945; shih edhe “Për Migjenin”, bot. 2006, f 33)
Por, çuditërisht nuk dihet pse dhe nga çfarë motivesh u nis prof. Pipa, kur konkretisht Andrea Stefin, CORVUSIN, në studimin e bot. në Mynih, 1978, do ta definonte si “miku trockist i Migjenit”! Kishte qenë realisht trockist ky Andrea, apo më shumë si një antikonformist anarkist?
(“Për Migjenin”, III. Miti i Perëndimit në poezinë e Migjenit, cit., f 88, shën. 32; Po aty te shën 32, Pipa, duke cituar, VEPRA, bot. 1957, f 220, referon një lloj specifikimi, sikur ky ishte një sqarim-shënim/detyrim i Skënder Luarasit! Ky në fakt ka qenë një shënim i Redaktorit gjuhësor N. Jorgaqi dhe i Dh.S. Shuteriqit vetë. Ky konkluzion rezulton i qartë nga konfrontimi i bot. 1957 me ribot. e vitit 1961, f 238-239, ku kjo fleta SHËNIME i përkiste Redaksisë së botimit. Në bot. e 1957, kjo fjala Red. nuk ishte shënuar dhe nga këndej kishte rrjedhur edhe keqkuptimi sikur këto SHËNIME, me redaktimet gjuhësore të “gjuhës së errësuar nga alegoritë e trajtat lokale” dhe me “influencat e mishrat e huaja në botkuptimin e përgjithshëm” ishin si kontribute të S. Luarasit. Por, në fakt ai ishte kundra këtyre pikëpamjeve. Në këtë gabim kisha rënë edhe unë në një shkrim të vitit 2003, bot. në RD.)
Simbas prof. A. Pipës, që citonte dikë tjetër (?), shkruhej se, “vetë socializëm/komunizmi ishte një fe, dhe kjo ishte një fe e re edhe për revolucionarin Migjenin, i cili konvertohet me këtë fe të re”! (Për Migjenin, cit. f 41)
Diku e kam edhe të shënuar nga babai im, se realisht kishte disa nga këta ideatorët e “fesë së re komuniste”, madje dolën edhe sekte me bazë kristiane si Weitlingu, dhe një lloj komunizmi islamk si ai gjeneralit Wilich, i cili e absolutizonte përjetësisht luftën e klasave, në vend që ta luftonte, ta zbuste dhe ta shuante sa më shumë që të ishte e mundur në një shoqëri të zhvilluar!
Këto literatura ekzistojnë, janë përkthyer edhe në shqip herët, madje janë një detyrim për komunistët, simbas testamentit të fundit të F. Engelsit. Enver Hoxha, qysh nga përkthimi i vitit 1948 e më herët kishte varur turinjtë… Vite më vonë kur ai u vetëshpall si “Kllasiku Reformator i Pestë”, Enver Hoxha do nxirte tezën se lufta e kllasave duhej forcuar e nxitur edhe në socializmin e zhvilluar edhe në komunizëm e matanë tij, deri në shpartallimin e plotë moralo-politik e fizik të armikut!

Disa diskutime migjeniane aktuale
Kohët e fundit komentatoria e Top Chanell, z. Monika Stafa Shoshori, ngriti një si pikëpyetje nëse vjersha “Një natë pa gjumë”, i kushtohej Andrea Stefit, apo simbas një versioni tjetër Afërdita Shahinit. Z, Monika pohonte se, CORVUS-i, na quhej edhe si një trockist, simbas prof. A. Pipës!
(“Migjeni i pa të fshehta”, Gaz. Shqip, 8 shtator 2011, f 14-15; po ajo, në një emision televiziv Excusive, transmetuar nga Top Chanell)
Zonja Stafa kishte paraqitur aty edhe disa dorëshkrime të Gj. Lukës, nga ribotimi i një libri të bot. Migjeni, 1954 dhe diçka tjetër dorëzuar për botim nga unë prof. Sh. Sinanit per te Milosao, por që z. Admirina Peçi nuk e kishte botuar nga një farë ndërhyrje…
Në lidhje me inicialet A.Sh. te vjersha “Një natë pa gjumë”, simbas M. Stafës, ka lloj “konfuzioni”! Por, fillesa e këtij “konfuzioni”, mendoj se, duhet verifikuar piksëpari tek dorëshkrimi ose daktilografimi original. Z. Monika Stafa shkruan: “nga origjinali manoskrit janë inicialet A.S., dhe jo incialet A. Sh”. Atëhere, z. Stafa, botojeni më përpara atë originalin e fotoskanuar dhe pastaj llogarinë e konfuzionit duhet t’ia kërkoni ayre që e kanë monopolin privat dhe zyrtar shtetëror të Migjenit!
Unë sugjeroj dhe konstatoj se, botimi i vitit 1944, f 83-84, nuk i ka patur fare ato inciale! Pra heqia fillestare e incialeve (nqs kanë qenë aso kohe), i takon families e ndoshta më konkretisht z. Ollga Nikolla. Po ashtu, meqënëse bazohej në botimin e v. 1944, për rjedhojë inicialet e kushtimit, nuk i ka as botimi i v. 1954, f 75 -76 nga babai im Gj. Luka.
Por, z. Stafa, i kanë inicialet A. Sh., botimi i vitit 1957, f 105-106 dhe ribot. 1961, f 107-108; i ka edhe ribot. 2002, f 63-64. Ju mundeni t’i verifikoni fare letë. Pra, fare i qartë, del konkluzioni, nëse dikush i ndërroi incialet, nga A.S. në A. Sh., ky “konfuzionim apo padije/tym”, apo “ndërrim diakritik” shoqëruar edhe me “një kapërcim ylberi/ndërrim gjinie”, duhet kërkuar tek familia Nikolla dhe pastaj te familia e S. Luarasit dhe e trashigimtarëve interpretë/tefseristë me liçensë! Në finale, kjo çështja e inicialeve të kushtimit, nuk e lëkund faktin e lënë të shkruar nga babai im me dorëshkrim, se Migjeni fillimisht kishte lidhje militantizmi me Afërdita Shahinin dhe me komunistët e Shkodrës. (Më hollësisht do e trajtoj në një shkrim tjetër. AL)
Kjo llogjikë, ku shpjegimet i duheshin kërkuar atyre që i kollonisnin dorëshkrimet e daktilografimet e Migjenit, duhet mbajtur parasysh edhe për disa raste të tjera, “anëshkrimesh” etj. Po kujtoj, se ka patur një rast, ku medemek synohej për ta zbutur ndikimin niçean me njëfarë kulti migjenian specifik (studim i K.B. me miratimin e S.L.), ku ky heroi migjenian i projektuar, dilte se na paskësh qenë “Mbigjeniu i gjenialëve” Enveri! Duke patur këtë synim final, që më vonë e shprehu edhe poeti Ll. Siliqi, pretendohej se dikush (një x a y?) na paskësh shtuar arbitrarisht, një dyfjalësh, “Dithyramb Nitzschean”, i cili nuk na paskej qenë në origjinalin me lapës të Migjenit, sepse dikush ia kishte vënë si shtojcë qysh më 1936! Esteti e kritiku autoritet, z. A. Uçi jo vetëm e mbështet akoma këtë shtesën e Dithyrambit, si një manipulim të hershëm, por tenton ta sjellë si një fakt të padiskutueshem! (A. Uçi, “A u ndikua Migjeni nga autorët e huaj?, GSH, 9 tetor 2011, f 22) Tash vonë diku e kam parë njërin që pretendon edhe një lloj ndryshimi fjale nga një varg, duku andej nga fundi i “Trajtave të Mbinjeriut”!
Mua më duket z. Uçi, se më e lehtë ishte një fshirje me gomë ose sajimi i disa dorëshkrimeve, ose përndryshe këtë verifikimin kaligrafik të manoskriteve në organet e specializuara ta kishit bërë me kohë! Si me këtë “shtesë” si pa këtë shtesë, kulti i individit niçean-hitlerian-stalinist, kulti njerëzve nitzschean, del i qartë te Trajtat e Mbinjeriut.
Po, kështu ka patur edhe raste kur u kërkua edhe hesap dhe u kritikua rëndë Gj. Luka se, përse nuk e kishte ndërruar fjalën “vetëm”, duke vendosur fjalën “larg”, siç na e kishte anëshkrimi i manoskritit original, përsëri te vjersha “Një natë pa gjumë”! (shih fotoskanimin) Gjovalinin e kritikuan edhe për influencë antistaliniste, edhe pse nuk kishte biografi të Migjenit edhe pse nuk botoi “letrën e SL” etj! Domethënë, ma ke nxe e ma ke ftoh gomarin… por, Z. Uçi hesht në këto pika kaq të rrezikshme! Përse nuk e ndryshuan ata që pretendonin se, kishin edhe manoskrite origjinale me korrektimet, ndreqiet, redaktimet e Migjenit vetë nga Italia… (Shihni fotoskanimin, Rev. Nëndori, nr. 5, 1954, f 125-130)
Ndërkaq, jashtë temës migjeniane, Z. Stafa ka shprehur edhe disa shqetësime personale të sajat, mbi disa errësira biografike për Gj Lukën, etj, për të cilat për mosnjohjen e saj personale, mosnjohjen nga publiku i gjërë etj, nuk jemi përgjegjës ne! Ja ku më ka plotësisht të gatshëm, për një Intervistë, ose të dal në një emision televiziv me dokumente autentike.
Një nga shkrimet që shkaktoi disa reaksione të ndryshme pro e kundra, padyshim ishin “Kujtimet e Kujtimeve të Andrea Stefit”, nga veterani i monografive të stilit letraro-historik N. Jorgaqi. Z. Jorgaqi e përshkruan me mjaft simpati Andrea Stefin, madje e kishte patur mik të ngushtë që e shfrytëzonte edhe për njohjet e dijenitë e thella që Stefi kishte për figura të vjetra. Jorgaqi, përveç A. Stefit, na nxjerr në evidencë edhe disa shokë të vjetër, njohës të afërt të Migjenit, të njohur si kontributorë të migjenologjisë zyrtare të realizmit socialist, të mesit të viteve 50-ta, si A. Gjyli, T. Gjyli, M. Dermani, A. Çanga etj, të cilët simbas direktivave dhe inkurajimit të Partisë dhe Redaksisë së Nëntorit e kishin mbushur Migjenin dëng me dëshmi për tregime për Majakovskin, Gorkin deri edhe Shollohovin, me tregime për jetën e lumtur në fabrikat, sovhozet, kolkozet e SMT e BRSS.
(N. Jorgaqi, “Rrëfimi i Panjohur, “Migjeni e humbi virgjërinë me “njenën nga ato…”, GSH, 9 tetor 2001, f 18-19)
Me të gjithë llogjikën e mundshme, si kishim patur mundësi ta dinin lexuesit e thjeshtë këtë sekretin kaq intim të virgjërisë, të Andrea Stefit, rrëfyer Nashos, ku Migjeni e kishte humbur virgjërinë para një prostitute proletare nën të?! Vetë z. Nasho, e ruajti për në fund dhe na e rrëfeu “sekretin” vetëm pak ditë para finishit, evenimentit të 100 vjetorit! Gjende që na e rrëfeu, se ky sekret intim, do kishte mbetur i pa zbuluar për migjenologjinë. Për më tepër, Migjeni nuk na paskej qenë edhe aq keq me shëndet aso kohe dhe prandaj ia këshilloi ç’virgjërimin mashkullor Andrea, pa çka se proletares së shkretë greke mund t’ia ngjiste edhe TBC-në…
Në disa telefonata dhe komunikime me e-mail, Z. N. Jorgaqi më kërkoi edhe mua ndonjë shkrim – Kujtim për Migjenin nga babai im dhe gjithashtu edhe ndonjë interesim në “Dosjen Migjeni”, në M. H. të Shkodrës. Duke shkuar për t’ia plotësuar kërkesën thjeshtë për respektin e pleqërisë z. Jorgaqi, unë konstatova se në M. H. Shkodër, konservohej qysh nga viti 1954 edhe një shkrim daktilografik i Andrea Stefit. Fillimisht kujtova se mos ishte ai i botuari në fundvitin 1955, të cilin e citonte edhe S. Luarasi. Më pas mbasi e sistemova nga ngatërresa e rendit të fotoskanimit e kuptova se, bëhej fjalë për një shkrim ndryshe. Ndërkaq kur po mendonja t’ia dërgonja këtë dokument me e-mail, shokut Nasho Jorgaqi, ky botoi me datën 9 tetor 2011 shkrimin e tij. Më erdhi pak keq se vetë A. Stefi i 1954, nuk kombinonte me A. Stefin e 1955 dhe as me Jorgaqin…
Pastaj erdhi edhe ai emisioni tip,”leksione migjenologjike 2”… Dikush ishte çuditur se, përse nuk më kishin thirrur edhe mua në Panel?! Por, si të më thërrasin mua, kur migjenologjisë zyrtare, të ish Partisë mëmë dhe bijave, nuk i pëlqejnë disa të vërteta ndryshe, as sot?! Por, megjithse duan të na mbyllin gojën, sidoqoftë jemi në Demokraci, se përndryshe, eh se çtë bënin në “Kohën e Enverit dhe Partisë”!
[Shënim: Distancohem nga disa interpretime që arrijnë deri në ultraekstremizëm, në shkrimin, “Migjeni, poeti i epsheve – i fshehur në hiperbolë”, në websitin, “Forumi proletar & Forumi Italian”, me autor Shpend Arbëria, 14 tetor 2011. Unë deklaroj se nga babai im nuk kam patur asnjë dijeni për ndonjë vizitë sekrete të Migjenit në BRSS etj.
Për biografinë e babait tim dhe për Debatin që ka patur direkt me E. Hoxhën më 18 qershor 1955, dhe për dënimin makabër që ky ia paracaktoi, jam i hapur me të gjithë sinqeritetin e mundshëm. Unë personalisht nuk kam asnjë lloj qëllimi demontimi e denigrimi personal ndaj Migjenit e ndaj askujt. Fundja më në fund jemi në Demokraci dhe ajo ndërtohet mbi bazën e diskutimit të të vërtetave. E quaj shumë të poshtër cilësimin tim si mashë dhe si Qafir, bashkë me disa kërcënime penale e civile! Nuk ka askush të drejtë të vendosë etiketime në Website, mbi emrin Agron Luka…]

Ja, çfarë shkruante e pohonte vetë Andrea Stefi, në Relacionin e mesit të vitit 1954.
Janë nja 9-10 copë fletë të daktilografuara, që kush të dëshirojë mundet t’i verifikojë në Dosjen Migjeni në Muzeun Historik Shkodër. Fillimisht po paraqesim vetëm pak fragmente të fotoskanuara. Këtu do të bëjmë vetëm me paksa komente, për të ruajtur korrektesën dhe jo se nuk kemi mundësinë për t’i bërë edhe një analizë komplete e krahasuese me kontradiktoritetet dhe me manipulim-rregullimet e mëvonshme. Këtë do ta bëjmë pak më vonë.
Ju lexues, keni rastin ta krahasoni A. Stefin e vitit 1954, me atë të fund vitit 1955 dhe më në fund me rrëfimet letrare të prof. dr. N. Jorgaqit të v. 2011!
Lexojeni se si “moralisti proletar”, z. Andrea, i konsideronte si “eksperimente praktike studimi e njohëse flirti e seksi shum të zgjedhun, të jetës borgjeze dhe të paguara me çmim shumë të lartë”, vizitat e Migjenit në bordelet e Greqisë dhe Jugosllavisë! Ku i merrte këto para, Migjeni i varfër?!
Kam përshtypjen se, vetë Andrea Stefi ka fantazuar dhe ka abuzuar “në emër të shokut intim”, me emrin e Migjenit. Lexojeni episodin e çensurimit të shkruar nga A. Stefi më 1954 dhe krahasojeni se sa ndryshojnë me atë që qëndisi më 1955 dhe që e citonte S. Luarasi gjërë e gjatë! Ai që e paska këshilluar e paralajmëruar Migjenin për, për “mosqarkullimin e vëllimit Vargje e Lira dhe për konsekuenca të randa”, paska qenë si këshillë e një miku familiar fillimisht, dhe jo nga një avokat i afërm i Prefekturës Shkodër, siç e qëndisi më 1955! Madje z. Andrea, i cili në një vend tjetër na justifikonte konformizmin taktik për hatrin e strategjisë, këtu na dilte si “antikonformist dhe si trim”, qe na e paska kritikuar Migjenin dhe na e paska sharë rëndë kuislingun Ernest Koliqi!
Lexojeni dhe gjykojeni me sytë tuaj se, për çfarë e kishte kritikuar e akuzuar Kritika Zyrtare enveriste-staliniste Gj. Lukën, më 1954, sepse nuk e ndryshoi pjesën e botuar më 1944, të vjershës “Një natë pa gjumë”, simbas porosisë dhe “shënimit të anëshkruar” medemek nga Migjeni! (Rev. Nëndori, nr. 5, 1954, f 125-130)
Migjeni na paska dëshiruar dhe nënkuptuar një ndërhyrje ushtarake të BRSS në Shqipëri, siç edhe në Spanjë! Gj. L., këtë e kishte komentuar në libër dhe e kishte quajtur haptazi kryengritje – revolucion puçist me frymëzime fashiste e staliniste dhe kishte vërejtur se komunistët nuk i kishin aso kohe aspak masat me vete!
Eh, po ku pysete për realitetin letërsi-historia e realizmit-enverist…

Ndal shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skënder Luarasit!

Të nderuar lexues,

Shpreh keqardhjen që në  median www.shqiperia-etnike.com, nr147,  eshte  shpallur  shkrimi  i Agron Lukës “Liria dhe korrektesa e shtypit, përballë ndërhyrjeve redaksionale,  çenzurës dhe frikës ndaj zyrtarëve të lartë!”,  ku në mënyrë skandaloze nëpërkëmbet  e vërteta dhe dinjiteti i personalitetit të shquar Skënder Luarasi. me qëllimin  e verbër  “ të marrë hak”.
Debatet  mbi vepr ën e Migjenit t ë zhvilluara mes Sk ënder Luarasit dhe Gjovalin Luk ës dhe t ë vazhduar prej vitesh nga ne pasardh ësit e tyre,  së fundmi  morën  përmasat  e një skandali ku  shkelmohen elementet m ë minimal ë t ë arësyes dhe nderit.
Në polemikat tona  të mëparshme gazetat “Albania” dhe “Shqip”, pas ballafaqimit me faktet, treguan seriozitetin e tyre duke u distancuar nga sajesat  e Agron Luk ës.
Gazeta Albania (“Albania”, 22.4.2010, fq.21) shpallte: “Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë‚ “Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës”, ku thuhet: Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte një kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori” (Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu… Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetër’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…).” Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme, të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim, nga e cila redaksia e gazetës “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh. Fullani është i pavërtetë. Ndiejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse te personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.”
Pas  distancimit  edhe të  drejtuesve të gazetës “Shqip”, në vend që të kërkonte falje publike p ër trillimet e tij, Agron Gj. Luka i akuzoi se shkak i k ëtij  “denoncimi” ishte një lojë e manipuluar e Petros !Ai deklaroi
“Me përgjegjësi të plotë civile e penale,  Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte.”
Përballë kësaj sfide morale e ligjore vë  perpara gjykimit të  lexuesit të nderuar provat reciproke: citimet e denoncuara si mashtrim nga gazeta “Albania”  dhe “provat e cituara” që servir  Agron Luka.
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33)
“Prova” e cituar dhe e skanuar  sipas Agron Lukes “Me anën e këtyre gjuhëve botërore (rusishten konkretisht AL) gjatë studimevet, i përvehtësoi Milloshi idetë revolucionare. Gjatë kohës që ndënji në Monastir mundi të lexojë veprat e klasikëve ruse Pushkin, Tolstoi, por veçanërisht ato të krijuesve të realizmit socialist, veprat e Gorkit e të Majakovskit. Gjurmat e këtij edukimi i gjejmë ndër librat e tij, ndër ato të pakta që i shpëtuan prej zjarrit ditën e 22 qershorit 1942…” (f 11, e bot. 1957).
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“letërsia e Migjenit ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47 simbas origjinalit të bot. 1957.)
“Prova “ e cituar dhe e skanuar  sipas Agron Lukes: “S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, është dakort me të dhe shkon në unison se, Migjeni te “Kangët e Rilindjes” dhe te “Parathanja e Parathanjeve”donte t’i këndonte zgjimit kombëtar, përpjekjeve të popullit për çlirim dhe se ishte orvatë që këto të paraqesnin programin poetik të lëvizjes së çlirimit për përmbajtjen socialiste të të gjithë veprës së tij që ai e ndiqte edhe në jetë. (f 47 etj) Nëqoftëse z. Petro gjen ndonjë lëvizje tjetër (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe më minimum si social-demokrate, në emëruesin e përbashkët, le ta interpretojë ndryshe…”. Nga Petro Luarasi

Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“Migjeni ishte një kontribues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48)”
Fotoskanimi i f 48.

“Prova “ e cituar dhe e skanuar  sipas Agron Lukes “S. L. citonte A. Stefin, të cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: “Unë për veten teme e quej veprën teme si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve…” (shih në f 47, “rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL)
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.)
“Prova “ e cituar dhe e skanuar  sipas Agron Lukes: “f32 në korrelacion me f 44
Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957. Hapini sytë e lexojeni edhe “Urdhërin e Lirisë së Kl. I”.
f. 44, Migjeni është një nga luftëtarët më të parë për lirinë e Shqipërisë… Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit – krah për krah me dëshmorët e LNÇL…
Migjeni ishte “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë.” ( Në këtë paragraf Agron Luka perseri shtrembëron  citimin e origjinalit qe nuk e ka fjalinë “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë dhe gjithashtu ne vend të citimit jep shpjegime.Shenim i Petro Luarasit)”
“Prova “ koment   sipas Agron Lukes: duke iu referuar shkrimeve te Andrea Stefit: Citoj: “Simbas fantazisë së Migjenit, përveç shtetit proletar në lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe një shtet tjetër i tillë afërsisht n’anën e kundërt (në perëndim AL) të të njajtit kntinent, në Spanjë. ( A. Stefi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Këtë interpretim e këtë mikun CORVUS, e citonte dhe e përkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, “Kuptimi i dyfishtë i Gogolit”. Këtë lidhje e sqarim të bashkëngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/çensuruar.

Pretendimet sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”

“Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu….”
“Prova “ koment   sipas Agron Lukes e shoqëruar me fotokopje e copëza  fjalish nga artikuj të Petro Luarasit
(GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, “por, u dënua shefi i poezisë, Dhimitër Fullani”…Gazeta Shqip, 4 dhjetor 2006, f 18-19. Lexojeni letrën që z. S. Luarasi i shkruan shokut Mehmet Shehu, posaçërisht për z. Dhimitër Fullanin, për z. Thanas Leci etj… dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e përzien me një tjetër letër për familien e Petro Markos, për ikjen në Spanjë etj! …Në Dosjen Migjeni, në MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit… Do vijmë edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam një dokument edhe për atë eveniment.
Këto perifrazime pa lidhje i lidh Agron Luka i lidh me konkluzionin: “Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pësuar asnjë lloj peripecie nga kjo lloj letre, atëhere i kërkoj falje familes Fullani, edhe pse unë nuk kam asnjë pikë faji në këtë mes.” (Pra edhe këtu kopjon fjalët e Shvejkut” Ç’faj kam unë për veprimet e mia”. Shënim i Petro Luarasit). N ë fund Agron Luka  hedh bomb ën ‘asgj ësuese”:
“Disidenti” dhe “Nderi i Kombit”, Skënder Luarasi ka përgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, një seri njerëzish e intelektualësh si F. Paçrami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj… ndër ta disa herë edhe babanë tim.”
http://www.shqiperia-etnike.com/she147/she147shqip.htm

Petro Luarasi
Sqarim per skandalin e Agron Lukës me “internimin” e Dhimiter Fullanit,
– Dhimiter Fullani dihet qe nuk eshte internuar ndonjehere
– Letrat e Skender Luarasit te botuara nga une ne shtyp nuk kane te bejne fare me “internimin” e Z.Dhimitër Fullani, as qe permendet emer, por me pafajësinë e Petro Markos.
– Familja Fullani apo te tjere shkrimtare e dine mire qe Dhimiter Fullani thjesht u hoq si pergjegjes botimi per aresye te tjera, por nuk eshte denuar kurre politikisht, aq me pak nga ndonje ankese e Skender Luarasit ndaj tij. Ky eshte trillimi i rradhes i Agron Lukes duke komentuar sipas hamendjes se tij shkrimet e mia nder vite.
– Skënder Luarasi vërtet ka debatuar e  kritikuar  mjaft shkrimtarë e zyrtarë për cështje me karakter historiko-letrar, por kurre nuk ka patur ndonje reference denoncimi apo denimi te ndokujt si spekulon Agron Luka. Ai  kritikoi Gjovalin Luk ën  se ia p ërvet ësoi dhe shtremb ëroi materialet mbi vepr ën e Migjenit n ë vitin 1953 kur vet ë qe i p ërjashtuar nga Lidhja e Shkrimtar ëve. Gjovalini i pushtetsh ëm e botoi n ë vitin 1954 dhe p ër shkaqe t ë tjera u d ënua nga shok ët e tij komunist ë m ë von ë.
Nga sa u deshmua nga ballafaqimi me pretendimet e Agron Lukës, të ashtuquajtura “citime” të Skënder Luarasit  “ kinse si të marra nga botimet e” Migjenit” të viteve 1957 e 1961 nuk gjenden në origjinal, pra janë të tëra sajesa.
Dihet nga cdo njeri normal si dhe shpjegohet nga fjalori i gjuhes shqipe qe “citim” d.m.th. “me dhene fjale per fjale nje pjese te shkurter nga ndonje veper ose shkrim i ndonje autori”. A nuk e di Agron Luka këtë gjë elementare!?
Gazetat “Albania” dhe “Shqip”  a nuk kane pasur te drejte qe i kane denoncuar “citimet’ si manipulim i tij?!
Në këto rrethana  deklarata e tij “Me përgjegjësi të plotë civile e penale une Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte” përbën një skandal mediatik.  Ndaj i drejtohemi:“O Agron Luka. Ndal Shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skënder Luarasit!” në media të ndryshme ku përdor edhe pseudonime.

Petro Luarasi

Edhe një Përgjigje të parafundit për z. Petro S. Luarasi!

Nga Agron Luka

Qysh nga viti 2003, qysh se iu kundërvu fillimisht botimit të motrës së vet, te gazeta DRITA dhe te 7 Serialet te GSH, 15-21 prill 2003, Z. Petro S. Luarasi, herë me bashkëautorin D. Kaloçi dhe shumicën vetë, nuk ka lënë gazetë dhe Website Forumesh shqiptare pa i mbushur dëng me gjithfarë shpifiesh, trillimesh, sharjesh etj, në adresën  time. Por ai hesht se unë kam botuar shkrime, studime, diskutime, dokumentime etj, në shumë organe rregullisht, përfshirë disa të tilla edhe në gaz. Albania dhe Shqip. Shkrimet e mija edhe në këto dy organe janë të botuara dhe janë edhe në internet. Po të ishin ashtu siç trillon ky zotëria si “skandale e trillime”, ato redaksi do t’i kishin hequr nga interneti. Nuk ka asnjë lloj Deklarate dhe asnjë lloj Denoncimi nga ato Redaksi që ai pretendon! E vërteta ka qenë se red. gaz Albania, kishte bërë ndonjë ndërhyrje, sidomos në titujt redaksionalë dhe për ato më kërkoi një falje me e-mail, të cilin e kam publikuar. Për atë moskorrektesë, unë e ndërpreva botimin. Unë ia kam paraqitur argumentimet e mija të botuara edhe me fotoskanime një për një red. gaz. Albania. Sa i përket gaz. Shqip, ajo botoi thjeshtë një shkrim të z. Petro, ku ky e kishte ribotuar një lloj Falje që Red. Albanias i kishte kërkuar z. Petro, si “Pjestar i families Migjeni” dhe si miku i një këshilltari të Kryeministrit… Edhe botimi në internet i “Faljes”, nuk ka qenë nga Red. e Albanias, por nga vetë z. Petro, i cili e ka shumëfishuar në të gjitha Websitet e Forumeve ku ai ka lejen edhe të shajë e fyejë banalisht! Por, mbi të gjitha, ky zotëria ka mbetur i takuar! Me maniakalizëm ky zotëri kërkon me çdo kusht t’i dalë e tija, por duke harruar se çfarë ka lënë ai vetë të shkruara poshtë e përpjetë, edhe në gazetat e botuara! Shko z. Petro në Gjykatë dhe në Prokurori, rrugën e ke të lirë, nuk ta ka ndaluar askush. Kategorikisht e absolutisht nuk e kam hapur unë i pari polemikën dhe debatin, e kanë hapur e para z. Angjelina Ceka Luarasi dhe z. Petro S. Luarasi, qysh nga vitet 2002-2003 dhe unë i jam përgjigjur dora-dorës me argumente, disa edhe me dokumente arkivore të pa shfrytëzuara etj. Z. A. Ceka Luarasi edhe “Konferencën Përkujtimore për 100 vjetorin, “Migjeni i Shekujve”, me dt. 10 tetor 2011, mbajtur nga U. Luigj Gurakuqi, në prezencën e dëshminë e të gjith auditorit, e ktheu në një tribunë sulmesh e ofendimesh ndaj Gj. Lukës dhe meje, megjithse aty në bazë të rregullores së vendosur, nuk lejoheshin as dikutime, as replika! Unë ruajta gjakftohtësinë dhe respektova rregullin ndaj drejtuesit dhe ftuesit prof. T. Osmani.
Përsa i përket akuzës kryesore, të formuluar nga ndjesë pastë, z. S. Luarasi dhe të ripërsëritura nga z. Petro, se Gj. Luka na paskësh kopjuar e plagjiatuar apo shfrytëzuar materiale të Migjenit, të nxjerra nga një Arkivë, ku medemek ai i kishte depozituar te prof. Dh. S. Shuteriqi etj, unë dora-dorës i kam paraqitur argumentet e mija kundërshtuese. Gjithashtu ia kam paraqitur edhe për të gjitha pretendimet e tjera të ngritura. Nuk është domosdoshmëri që Migjeni, një ndër shkrimtarët më të shquar shqipëtar, duhet të mbahet si i lidhur për kërthize me S. Luarasin dhe me trashigimtarët e tij! Sigurisht i respektojmë edhe kontributet e prof. Luarasit etj. Kam deklaruar dhe deklaroj se dënimi i babait tim nga E. Hoxha, nuk ka ardhur nga letrat dhe përfoliet mbas shpine të z. S. Luarasi
Tashti me sa duket, z. Petro, ka filluar t’i shkarikohet bateria, sepse disa ish pretendime i kanë firuar rrugës.Të gjithë debatet dhe “Polemikiadën” me argumentimet e mija, unë do ta botoj së shpejti në një libër, ku nga ana ime nuk ka absolutisht asnjë sharje, por vetëm llogjikë argumentuese! Z. Petro ndërkohë sa lëshon Ultimatume, më mirë le të botojë ato librat të cilat i kishte premtuar dikur se do t’i botonte me përshpejtim në inat të Agron Lukës.

Fotoskanimet për “çështjen Dh. Fullani” , flasin vetë, O Zoti Petro Luarasi! Po më vjen jashtzakonisht mirë, që ai “dënimi” i trilluar nga ti vetë, nuk paska qenë më shumë se aq:

Nr. 147 i gazetës në print

0

10 pikat e Ramës ose “miu nën mustak”

10 Pikat e Ramës, disa, me duart e ngritura lart, drejt “Qiellit” të përskuqur të politikës, po i recitojnë si “Dhjetë Urdhnimet e Moisiut”, disa, me këmbët e ngulura fort në “Tokën” e zhuritur të po kësaj politike, po i injorojnë si 10 lajthitjet intime pas një pushmi të gjatë në plazh, por askerkush si një sherbim ndaj demokacisë apo fillimit të rrugës drejt një qasjeje për organizim politik të klasës sunduese që neser të kryejë detyrën e mbrojtjes së interesave të asaj klase që të sundoi dhe të rendit kushtetues. Në fakt, rendin ekzistues, detyrë për të cilën është i ngarkuar çdo shtet ta mbrojë, po e mbron me fanatizëm sot klasa sunduese, ajo që është në pushtet me votë. Pra, po mbron fiks atë çka hartuan e miratuan pikërisht dy kundërshtarët e kundërt edhe në kundërshti, Berisha e Rama.
Por nuk është normale dhe as e vertetuar kund në glob, që humbësi të pendohet pikërisht për prishje raportesh me Kushtetutën e ligjet e vëndosura me konsensus politik. Kështu i thonë të mos mëndosh fare për progres, por për xhepin, për klanet e ta çosh shoqërinë pafundësisht drej parametrave të rrezikshëm, ku çdo opozitë të vëndosë kushte e të paralizoi zhvillimin, qoftë edhe duke kafshuar trupin e vet.
Provokimi pa logjikë mund të tërheqë për veshi turma, por jo shoqëri, qoftë edhe si kjo e jona që ende ndahet vetem në komunistë dhe antikomunistë, pa tentuar në logjika a specifika normative të demokracive perëndimore. Kjo mbase edhe për faj të mospropdhimit të lidershipëve të përmasave perëndimore.
Gjuha e politikes që flet dhe lëvizja në kohë e zhvillimeve, stonojnë shumë sot. 10 pikat e Ramës që mbushën dynjanë me thashetheme, nuk kanë vëndosur asnjë pikë mbi “I”. Ato fare thjeshtë mund të jenë “miu nën mustak”, që sërish neser, cilado opozitë, të sjellë 10 pika të tjera e kështu shteti të kapërthehet në një litar lidh e ç`lidh e lidh e kurrë mos zgjidh.
Përvojat e këqia të 10 Pikave shqiptare janë prekësë e nuk kanë sjellë gjë të mirë as për drejtësinë, as për ekonominë, as për fëmijët e shqiptarëve që po rriten jo për faj të tyre më varfëri duke dëgjuar në televizion zhargone të pamoralshme nga “xhaxhallarët politikanë” si hajni, kriminalitet, vrasje protestueshish, kushte kusarësh e gjithfarë dreqlleqesh.
Edhe Partia e Punës dikur kishte fiks 10 Pika, të ashtuquajtura “10 Cilësitë e Komunistit”. Edhe ato qene hartuar nga një person, Enver Hoxha. Edhe ato erdhen si një stoli për të demokratizuar shoqërinë, paçka se për 50 vjet shërbyen si armaturë stolishë të regjimit. Ti lexoje kanë qënë mjaft të “ëmbla”, paçka se helmuan popullin për 50 vjet të diktaturës së pashoqe. Për rastësi, ose thjeshtë më shumë se për rastësi, edhe në zgjedhjet e pushtetit vëndor të 8 majit, pikërisht na qëlluan “10 Vota të Edi Ramës” që pushtuan sheshet, që e bënë edhe popullin të vëndosë helmeta pasi plasi sherri në sheshe, në rrugë, në porte, në aeroporte, në kafene, në dasma e morte, duke përleshur dhëmb për dhëmb hamendjet se kryebashkiaku i Tiranës fitoi apo nuk fitoi me 10 Vota. Në pamje të parë ashtu dukej, se fitoi, pasi 10-a na qëlloi si 10 Cilesitë e Komunistit, “stoli për të stolisur” jetën e qytetarëve që dashkan nja 15 vjet një kryebashkiak. Por hileja doli pas numërimit votë për votë të qytetareve të Tiranës, ku nuk kishin votuar për “Ramë 4”, po për “Bashë 1”.
Daljet publike të Edit, i pamë të gjithë se merakoseshin medemek për qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe paralajmeronin zëmërimin e tyre nëse preken këto 10 Vota në 250 880 si ato, por pas kësaj fasade doli tjetërgjë. Ndërkombëtarët përshëndetën leximin e vullnetit të çdo qytetari dhe lanë të hapur fushën e demokracisë, ku asgjë nuk është e lehtë as për tu arritur, as për tu manipuluar, se ndeshja luhet një herë e duhet të gjesh forca të pretendosh për ndeshjen tjeter. Kur ndeshjen e humbet, kurrë nuk është fajtor fituesi. Normalisht, mund të mos jesh dakord me gjykimin dhe po normalisht duhen kerkuar dobësitë tek vetja. Në demokraci askush nuk të fal pushtet, përkundrazi.
As në 10 Pikat e Ramës, nuk të ngjan se ofrohet logjikë qeverisëse, se lëshohet terren siç thotë ai, përkundrazi. Ajo pika 9-të sidomos, ku Rama pranon të bëjë kurban të lakuarit në kabllogramet e Ambasadës Amerikane drejtuar Washingtonit, ndoshta është e vetmja pikë nevralgjike dhe po të ishte e vetme, tjeter besueshmëri do kishte hartuesi. Kjo pikë, ku gjynahtarët rrefehen tek ambasadori, i ngjan rrefimit të besimtarit para priftit.
Kur rrëfimi rrjedh, normalisht prifti mbron institucionin dhe eshtë në moralin e “fshatarëve” pastaj, ti ndëshkojnë si me thënë fjla bie, “gratë që thyen kunoren”, apo ti falin, se në kishë janë rrëfyer në fund të fundit horllekxhinjtë. Disa të rrefyer, edhe kreu i shtetit, pranuan botërisht se kanë hapur zemren, se kanë thënë të vërteten. Por këtë pikë, Rama e di se e ka të “humbur”, siç edhe synon, për shkak të nëntë pikave të tjera.
Pa përmëndur me dhjetëra humbje, madje edhe të jetëve njerëzore në mosdakordësi rezultatesh të çertefikuara nga ndërkombëtarët dhe komisionerët e vetë të majtës, për pikërisht anomalitë e krijuara deri tash pa rezultat nga Edi Rama, mbi popuillin shqiptar, të djathtë e të majtë, të qëndrës dhe abstenues, rëndojnë mjaft dështime ekonomike, sociale, ligjore, integruese dhe ndryshe nga 10 Pikat që nuk kanë asnjë pikë mbi “I”, e keqja nuk është se popullit shqiptar i kaloi njëherë “miu” nën mustak”, por “miu” mësoi rrugën e po tallet përditë me fukarallekun e dobësinë e tij, duke i bërë fole nën “mustak”.
Sokol Pepushaj

E veshtire te jesh gazetar ne Shqiperi

Te jesh gazetar, po behet perhere e me veshtire ne realitetin e sotem shqiptar. Mbajtja e ketij emri shume te rendesishem, si pjese e Pushtetit te Katert, eshte shume e lehte per gazetaret pro- pushtetit apo qe kthehen ne zedhenes te “bemave te tyre”. Nuk ndodh keshtu per gazetaret e tjere apo per ata qe guxojne te investigojne per zbardhjen e te vertetes edhe per ngjarje tragjike te se perditshmes sone. Keta gazetare, jane pre e presioneve dhe dhunes fizike per fajin e vetem se jane gazetare te pablere nga pushteti me vende pune apo me para ne dore.
Taulant Koplikaj eshte nje nga keta gazetare, qe me se shumti ka preferuar te jete investigues, per te nxjerre te verteten e ngjarjeve edhe te bujshme ne Veriun e Shqiperise. Kur askush nuk guxonte te investigonte per nje teme te nxehte dhe te shume perfolur, ate te kontrabandes me Malin e Zi ne kohen e embargos nderkombetare, gazetari Koplikaj ne vitin 2006 realizoi nje dokumentar qe denonconte pikerisht kontrabanden e karburanteve ne bregun e liqenit te shkodres me ish – Jugosllavine. Dokumentari tashme eshte i njohur per te gjithe dhe aty hidhen akuza direkte mbi kryeministrin, atehere president i vendit, Sali Berisha i cili sipas gazetarit furnizoi rregullisht makinen serbe te luftes gjate viteve 90.
Nje tjeter investigim i bujshem i gazetarit Taulant Koplikaj ishte edhe ai per vrasjen e Drejtorit te Policise se Qarkut Shkoder, Arben Zylyftari, qe ne Veriun e Shqiperise cilesohet si « vrasja e shekullit ». Keshtu, ne vitin 2010 ai do te realizonte nje dokumentar investigativ ku hidhet drite mbi kete vrasje misterioze te drejtorit te policies se Shkodres Arben Zylyftari, e cila sipas gazetarit Koplikaj ka ndodhur nga vartesit e tij.
Rasti i fundit dhe flagrant ishte investigimi disa ditor i vdekjes se nje 12- vjecari ne rrenojat e nje ndertese te prishur nga Inspektoriati Ndertimor i Bashkise se Shkodres me daten 9 shtator 2011. Pasi mori disa telefonata kercenuese, njerez te cilet gazetari Koplikaj druhet t’ua permende emrin dhe ti identifikoje apo ti denoncoje, e kane goditur e dhunuar fizikisht mbremjen e 15 shtatorit, ne nje rrugice prane baneses se tij. Sipas atyre pak deklarimeve qe mundem ti shkepusnim kolegut Koplikaj, gjithcka lidhej me denoncimin publik qe i ka bere Kryetarit te Bashkise dhe Shefes se Urbanistikes ne Bashkine e Shkodres per zbatimin e vendimit te KKRT-se qe solli vdekjen e 12 vjecarit Kristian Marku ne rrenojat e nje garazhi. I frikesuar me shume per jeten e familjareve te tij, gazetari Koplikaj nuk ka pranuar te beje denoncim ne polici pasi policia ne Shkoder eshte vegel qorre e kreut te Bashkise Lorenc Luka. Ne saje te nje pune disa ditore gazetari Koplikaj arriti te siguronte dokumenta te pakundershtueshme lidhur me veprimet e jashteligjshme te shefes se Zyres se Urbanistikes Aida Shllaku e cila se bashku me kryetarin e Bashkise Luka, kane firmosur per prishjen e garazhit por qe ne fakt e kane lene punen ne mes, nje veprim ky qe con te pakten ne ndjekjen penale te tyre dhe qe solli humbjen e nje jete te pafajshme.
Mjaft i njohur si gazetar investigative, Koplikaj jo rradhe here eshte vene ne shenjester te kercenimeve te politikaneve dhe eksponenteve te krimit te organizuar te lidhur ngushte me politiken. Gjithashtu ne shtypin e shkruar ai ka qene mjaft kritik ndaj politikaneve te nivelit te larte, kryesisht nga rajoni i Shkodres, ku edhe ai jeton.
Duke pare situaten e rende ne te cilen zhvillohet profesioni i gazetarit, Taulant Koplikaj dhe nje grup i vogel gazetaresh ne Veriun e Shqiperise, i dhane jete Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut – UGPV Albania (www.ugpv.org), si nje mundesi per ti dhene me shume force zerit te tyre. Per cilesite e tij, nga themelimi deri me sot, Koplikaj eshte Sekretar i Pergjithshem i kesaj shoqate. Por per vete kushtet, kjo shoqate ka patur thuajse te pamundur te mbroje gazetaret. Thjeshte, ka bere publike dhe ka denoncuar shume raste, por pjesa me e madhe kane mbetur thjeshte ne faqen e internetit, pasi edhe mediat lokale nuk kane deshire te pozicionohen kunder pushtetareve dhe ne mbrojtje te gazetareve.
Pas dhunes qe eshte ushtruar ndaj tij, gazetari Koplikaj dhe familja e tij, jetojne ne ankth te plote per sigurine e jetes. Sic duket, ky gazetar “e ka mbushur kupen” ne perballjen me krimin politik dhe tashme eshte ne rradhen e pare te hakmarrjes. Ne si kolege te tij, nuk mund te bejme asgje me shume se sa ta denoncojme kete fakt ne nje nga tribunat e vetme qe na ka mbetur, te cilen e falenderojme sinqerisht me kete rast.
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut – UGPV Albania

Berisha dhe Rama bashkohen nga Alia

Pak kush e kishte menduar se ish- lideri i fundit komunist dhe njekohesisht ish- presidenti i pare i pluralizmit ne Shqiperi, Ramiz Alia, do te unifikonte Berishen dhe Ramen ne nje qendrim. Ceremonia mortore zyrtare e Alise tregoi qarte se si Berisha, ashtu dhe Rama nuk ia njohen rolin ne realitetin shqiptar as para dhe as pas vitit 1990.
Diten e varrimit te ish- paraardhesit te tij ne Presidencen e vendit, Berisha zgjodhi te mos jete present fare ne Tirane. Alibia zyrtare ka qene perurimi i nje rruge diku ne Korce. Ndersa Rama nuk eshte lodhur aspak per te gjetur alibi, thjeshte nuk ka qene i pranishem ne homazhet zyrtare ne ish- Shtepine Qendrore te Ushtarakeve ne Tirane. Dy njerezit me te fuqishem ne Shqiperise aktuale, ndoshta edhe te pas vitit 1990, jane unifikuar ne nje qendrim ndaj atij qe ne shume qarqe eshte quajtur si Gorbacovi shqiptar apo edhe ideatori i Perestrojkes shqiptare.
Qasja e ketyre dy personazheve te rendesishme politike ndaj Ramiz Alise, ka qene deri diku e ndryshme. Berisha ka patur njohje personale, pse jo edhe mirebesuese me Aline ne fillim te vitit 1990. Te dy e kane pranuar rolin e ish- kardiologut te njohur ne Levizjen e Dhjetorit, madje ne shume raste ka patur edhe spekullime se Berisha ka qene « misionar » i Alise tek studentet ne revolte. Gjithsesi, historia ka treguar, edhe permes vete gojes se dy deshmitareve Berisha- Alia, se nuk ka qene nje skeme e stisur per te ngjitur ne krye te vendit postkomunist Berishen. Prova me e forte ishte burgosja e Alise nga gjykatat shqiptare ndersa Berisha ishte president i vendit, pikerisht si pasues i Alise. Asokohe dhe me vone, shume vete e kane quajtur kete denim si « mbrojtje te jetes se ish- presidentit » nga Berisha teksa mund te kishte reagime te ashpra ne emer te hakmarrjes ndaj komunizmit. Per hir te realitetit, Berisha ka qene ne vijimesi shume i ashper ndaj Alise dhe rolit te tij para dhe pas vitit 1990, teksa u iniciua edhe nje hetim parlamentar per Masakren e Tivarit, ku flitej per implikim direkt te Alise. Ky i fundit, gjithmone ka qene i rezervuar ne te vertetat e tij ne lidhje me Berishen, te cilat nuk kane gjasa te ndryshojne pasi Alia cdo gje e ka mbuluar me heshtje per perjetshme pas vdekjes se tij.
Pavaresisht se biri i nje eksponenti jo te parendesishem ne epoken e sundimit komunist ne vend para 1990-es, Rama ka qene qe ne krye te heres radikal i ashper ndaj sistemit diktatorial. Ne kete linje kane qene qendrimet e tij, madje citohet te kete thene se ish- komunistet e larte, mes tyre dhe Alia, duhen varur publikisht. Gjate bashkejeteses politike te pas vitit ’90 ne mes Rames dhe Alise, nuk duket te kete patur ndonje komunikim apo simpati reciproke. Rama ka qene gjithhere radikal, ndersa Alia tek-tuk ka vleresuar rolin e kryebashkiakut Rama ne ndryshimin e Tiranes, por ndonjehere edhe per frymen qe tentonte te percillte ne PS, gjate mandatit te tij te pare. Me nje diference te thelle moshe, thuajse 40- vjecare, Rama duket se as qe eshte perpjekur te kete perfitime qofte edhe politike nga Alia apo perkrahes te ideve te tij. Rasti me i fundit eshte ai i zgjedhjeve te 8 majit, ku me votat e Hysni Milloshit te Partise Komuniste, Rama mund te ishte sot e kesaj dite kryetar i Bashkise Tirane. Megjithate, nuk mund te shpetoje nje detaj i dites se varrimit te Alise. Figura te rendesishme dhe historike te PS-se nuk kane munguar ne homazhet per ish- sekretarin e Pare te PPSH-se. Ndersa ish- kryeparlamentari Servet Pellumbi mund te kete ndermarre iniciative personale per te nderuar Aline, nuk mund te thuhet e njejta gje per Namik Doklen ish- kryeparlamentar dhe rival formal i Alise ne garen per president ne vitin 1991 e, vecanarisht per Gramoz Rucin- vertete ish- minister i kohes se Alise, por edhe aktualisht nr. 2 i PS-se, si kryetar i Grupit Parlamentar dhe i Asamblese se socialisteve shqiptare. Mbase gjithcka mund te jete zgjedhje individuale e ketyre eksponenteve, por veshtire te kene vepruar te pakten pa sinjalizuar Ramen per kete veprim. Mbase eshte hapi i pare i zgjuar per thithjen e atij elektorati, qe edhe per hir te jetes se Alise, ka votuar jo PS-ne, por komunistet qofte te Milloshit, Asllanit apo te tjereve.
Partia Demokratike, duke paralajmeruar qendrimin e saj radikal edhe diten e vdekjes se Alise permes gazetes se saj « RD », thuajse e konsideroi feste vdekjen e ish- presidentit te pare te pluralizmit. Megjithate, nuk ia mohoi te drejten e nje funerali zyrtar, sic parashikon Protokolli i Shtetit. Nje aleat jetik i PD-se, LSI-ja e Metes, e nderoi maksimalisht Aline me pjesemarrjen e vete liderit te saj ne ceremonine mortore. Ne te njejten linje ka qene edhe lideri historik i socialisteve, trashigimtari i stafetes se Alise ne krye te PPSH-se qe nderroi emrin ne qershor 1991 ne PSSH. Fatos Nano nuk ka ngurrruar te jete i pranishem, ndoshta edhe duke ardhur enkas nga Austria, rezidence e tij e pas vitit 2005.
Me pjesmarrje ose jo, bojkotim apo percmim, hidherim publik apo kenaqesi te fshehte, klasa politike shqiptare e ktheu ne nje dite te rendesishme funeralin zyrtar te Alise. Berisha dhe Rama u unifikuan ne nje qendrim, ndersa u ndane prej tyre Nano- Meta, por edhe Pellumbi- Dokle- Ruci. Mbase dita e ndarjes nga jeta te Alise mund te sherbeje edhe si start i nje panorame te re politike ne jeten e Shqiperise. « Padrinoja » i politikes shqiptare te pas vitit 1990, sic u quajt edhe nga mediat e huaja, nuk do te kete me hije te forte ne skakieren politike, nuk do te arrije te mbaje peng apo te orientoje ne prapaskene por edhe me mesazhe publike lideret tane politike ! Mbase tashme cdo politikan do te kete mundesi te jete vetevetja, te ece vete dhe te rrezohet po vete ! Jo rradhe historia ka treguar se vdekja e nje politikani te larte te nje shteti, mund te sherbeje si lindje e nje ere te re, ne te gjitha kuptimet e kesaj fjale!
Blerti DELIJA

Gazetaret opozitare viktima te dhunes shteterore

Shqiperia prej vitesh tashme, eshte ne listen e zeze sa i takon lirise se mediave dhe te gazetareve. Klasifikimet vjetore te organizmave boterore, e vleresojne vendin tone ne nje nivel te ulet te lirise se shprehjes edhe nga vete gazetaret. Per vitin 2010 Shqiperia renditej ne vendin e 80-te, e lene pas edhe nga vende si Kenia, Libani, Mongolia e Moldavia (sipas « Reportere pa kufi »). Ndersa jane publikuar me dhjetera raste te mediave dhe gazetareve qe punojne ne Tirane, situata eshte me e rende ne provincen shqiptare.
24- vjecari Senad Nikshiqi, si mjaft te rinj te tjere, u dashurua me « fjalen e lire » qe heret dhe per kete iu perkushtua arsimimit ne gazetari ne Universitetin e Shkodres, ku kryu ciklin 3- vjecar ne vitin 2009. Paralelisht, ai u angazhua edhe ne mediat lokale qe ne vitin 2006 si gazetar ne TV1 Channel. Pasioni i tij ishte raportimi i sakte dhe i panaashem, te cilin e kishte motiv gjate gjithe karrieres se tij profesionale. Pas nje eksperience ne TV1 Channel dhe TV Rozafa, Nikshiqi vijoi profesionin e tij ne Antena Nord Televizion, i cili njihet per frymen e tij kritike ndaj pushtetit ne fuqi. I pozicionuar si gazetar i politikes dhe i temave sociale, ai shume here atakoi struktura te pushtetit aktual ne qender dhe ne baze. Jo rradhe raportimet e tij, sic ishte rasti i vrasjes se kreut te PDK-se M. Madhe Aleks Keka apo per permbytjet biblike ne Shkoder, kane ngjallur reagimin e strukturave te pushtetit. Mjaft here, Senadi u kercenua edhe me telefonata anonime apo edhe me numra celulari malazez, duke i rritur ndjeshem pasigurine ne profesionin e tij te gazetarit. Angazhimi i gazetarit Nikshiqi vijoi pa nderprerje dhe me vendsomeri profesionale edhe ne zgjedhjet e 8 majit 2011, ku ai pasqyroi nga afer fushaten e kandidateve per kryetar komunash dhe bashkish te opozites per qarkun e Shkodres.
Si pasoje e ketij angazhimi publik ne Antena Nord Televizion- i njohur si opozitar dhe qe per kete arsye ndodhet ne prag te falimentimit, Senadi u perball edhe me dhunen fizike. Disa dite me pare, pikerisht me 12 tetor 2011, rreth ores 22.30, teksa po kthehej nga puna ne shtepi pas nje dite te lodhshme e te ngarkuar, Senad Nikshiqi goditet nga dy persona te panjohur ne erresiren e njeres prej rrugicave te lagjes « Rus » te Shkodres. Teksa rrezohej pa ndjenja ne toke nga goditjet e agresoreve, Senadi degjonte sharje dhe fyerje kercenuese nga me te ndryshmet qe lidheshin me profesionin e tij te gazetarit. Pas disa minutave, Senadi u permend dhe me shume veshtiresi, iu drejtua shtepise se tij qe per fat te mire e kishte mjaft prane vendit ku e goditen. I frikesuar tmerresisht nga kjo dhune e ushtruar, gazetari Nikshiqi nuk guxoi as te drejtohej ne spital per tu ekzaminuar apo marre ndihmen e nevojshme. Privatisht, ai u vizitua ne fshehtesi ne shtepine e tij nga nje mjek i njohur i familjes dhe mori ilacet e nevojshme per kalimin e traumes fizike dhe shpirterore. Qe nga ajo nate, familja e Senadit, vellai Admiri dhe prinderit, jetojne te tmerruar, duke mos dale thuajse fare nga shtepia e tyre. Ne ilegalitet thuajse te plote, te kercenuar me jete, jane Senadi i cili qendron i mbyllur, por edhe vellai i tij Admiri, i cili nese del ne rruge, do te jete viktime e hakmarrjes per profesionin e vellait te tij. Jo rradhe prane baneses se tyre, ne oret e mbremjes, parkohen makina me xhama te erret dhe me targa te huaja te paidentifikueshme te cilat kercenojne jeten e Senadit dhe te familjes se tij.
Te jesh gazetar ne Shqiperi, eshte nje sipermarrje shume e veshtire, por te jesh kritizer ndaj pushtetit qendror apo vendor ne rajonin e Shkodres, jeta jote varet ne fije te perit. Madje, edhe familjaret e tu jane te rrezikuar per shkak te gazetarit qe jeton me ta. Apelet e shoqatave te ndryshme, shqiptare e nderkombetare, kane rene ne vesh te shurdher. Tashme eshte e qarte se edhe struktura te shtetit si policia, jane ne sherbim te qarqeve kriminale qe tentojne te mbyllin me cdo cmim gojen e gazetareve opozitare. Pasiguria per gazetaret opozitare me pushtetin ne Shqiperi, po arrin ne nivele katastrofike dhe askush nuk mund ta permiresoje situaten.
Redaksia

Pamja e syve ështe gjëja me e shtrenjta per njerezit

Me quajne Nikoll Bregu. Para 8 muajve me iku pamja e syrit te djathte. Shikimi me mjegullohej dhe filloi te me prishej pamja edhe me syrin tjeter. Me 1 shtator dhendrri im kontaktoi me mjekun okulist Astrit Beci, i cili me dergoi ne kliniken e tij per vizite. Mjeku, sapo me pa gjendjen e syrit, me nisi menjehere per operim ne spital. Aty gjeta nje sherbim dhe pasterti te shkelqyer. Shefja e pavionit Zana, me beri analizat, me dha ilacet e tensionit, me beri gjilperen per normalizimin e shendetit per te qene te gatshem te perballoj operacionin.
Mjeku i spitalit, Pellumb Suka- patolog, me mbajti afer, nen kujdesin e tij deri sa u futa te operim. Mjeku dhe dhendrri im erdhen dhe me derguan ne dhomen e operimit. Fatmiresisht operimi shkoi mire. Me vone, ne dhomen e shtrimit erdhi doktori per te pare gjendjen pas operacionit. Une e pyeta se sa me kushtonte operacioni i kryer. Ai mu pergjigj: “Une marr rrogen e shtetit e ketu jam ne sherbim te te semureve. Kjo eshte detyra ime”.
Deshiroj dhe shpresoj qe te gjithe mjeket te sherbejne me ndergjegje, pa rryshfet dhe korrupsion.
Sot me date 18 shtator shoh me syrin e operuar shume mire. Falenderoj mjekun, personelin e pavionit per sherbimin e kendshem. Ju faleminderit!
Nikoll Bregu

Fotomania e mashtrimit

Shume heret i kam dashur fotografite.Ne shtepi kam pase nje album me foto te studios se famshme Marubi.Qendroja me ore te tera, duke veshtruar ato foto, te cilat me mahnisnin dhe, pastaj imagjinata ime feminore humbiste thelle ne histori. Imagjinoja Shkodren e kohes se Marubve, qe i kisha idhujt e femijrise time dhe, ashtu kane mbetur, deri ne ditet e sotme.
Kam blere shume aparate fotografik dhe, kam me qindra foto e filma ne shtepi.
Shume nga presonazhet e tyre nuk jetojne me.
Por, mos ta zgjas me kete histori, ngaqe nuk eshte qellimi im tash, per te treguar me gjate per to se, mbase nje dite do ti rikthem asaj teme por, po tregoj ate qe me mundon ne keto çaste.
Eshte tjeter gje pasioni dhe, tjeter kur pasioni yt behet objekt mashtrimi.Kjo me ka nxit mua te shkruaj keto pak radhe.
Po, po objekt mashtrimi ,bile mashtrim publik. Duke mos e zgjatur, po tregoj nje histori, qe me ka ndodhe mua, ketu ne Michigan.
Kudo qe shkoj, me vete, padyshim qe kam nje aparat fotografik, ose kamera filmike.
a njeren, asnjehere makina ime nuk ndodhet e, keshtuqe me ka ra rasti te fotografoj me qindra njerez, te rendesishem, por edhe te thjeshte,kalimtar te kesaj jete.
Vipa me peshe ne komunitet, qe vertete kane kontribuar ne nje menyre apo tjeter, per t’i dhene jete dhe gjalleri komunitetit, te cilet nuk i kane edhe aq te rendesishme pozimet me personalitete, qe vijne e shkojne, ketu ne diaspore, por per mua ata, gjithesesi kane qene dhe jane personazhet e aparatit tim.
Te tjere, qe e kane thjesht per hobi, nje foto me nje te njohur,une kam me qindra nga keto ,nuk me mundojne fort, per mua jane karaktere.
Eshte nje grup tjeter, qe tash eshte bere e modes per ta, qe nje foto me nje personalitet e kane per t’u mbushur mendjen te tjerve se ;”he, ja kush jam une, po s’me besuat, shikoni dhe kete foto, qe e kam nga filan takim, apo filan mision qe kreva, une filanin e kam mik” e te tjera vetlevdata . Nuk thote kot populli: “fol,fol se dicka do te mbetet” e, keshtuqe, ketyre fotomanisteve nuk u vjen keq shume nga vetvetja se, edhe ndokush i nepergojon per vetlevdatat dhe mburrjet me ato foto, qe ku jane fotot dhe, ku jane lidhjet me personazhet e tyre. Nje mal i tere i ndane!
Por ama, nje shikuesi te thjeshte i mbetet ne mendje, se vertet paska te beje me nje njeri te rendesishem, qe komuniteti ka nevoje per kete burre, apo burneshe etj etj…
Dikush, kur ta lexoj kete shkrim do te thote:”he se nuk te ka bere kush me zor, qe t’ua besh ato foto, e tash ua nxene me goje, aq sa po u nxjerre mushkrite. Po te paten mbete ndonje pare borxh, thuaju, se do t’i japin”,por une do t’u thoja; s’eshte pune paresh more burra, por eshte nje gjest, qe as qeni nuk e kaperdine, nje vetmburrje te tille. Kjo, vertete te nervozon,te revolton dhe te ben te flasesh vetes, se mos je ne enderr!
Njeri nga presonazhet e mi, para do kohesh, kur nje “i madh” nga Shqiperia vizitoj Michiganin, me afrohet dhe me thote:- ” …te ma besh nje foto, kur une t’i afrohem, se ndoshta edhe s’mund ta takoj”.
Por, ndodhi ajo qe deshi presonazhi im, atij i ra drita e diellit, “i madhi” nga Shqiperia i dha doren dhe pranoj edhe te pozonte me te, para aparatit tim.
Ate dite, presonazhi im ishte shend e vere ,i lumtur si ai e askush tjeter. Me mori shume here ate jave ne telefon, per te me pyetur, ne ia kisha bere fotografite, apo jo.
Ja dhashe foton, e ai iku i lumtur . Vrapoi ne nje studio per ta zmadhuar dhe vendosur ne dhomen e pritjes, qe t’u mburrej vizitorve.
Ca te tjere, i vendosin keto foto “fatkeqe” ne vendet e punes se tyre e, me keq, kur disa “mjeshter” te mashtrimit, bejne dhe kompozime me personalitete, te cilet vetem ne televizor mund t’i kene pare, ndersa per t’i takuar, jo kurre.
Kur kujtoj fotot e Marubeve atehere, kur mjeshtria e fotografise ishte ne hapat e pare dhe, bej krahasimin me ditet tona moderne te mashtrimit ,ndjehem keq, qe teknika moderne eshte vene ne funksion te se keqes shoqerore.
Nga Rush DRAGU

ULQIN, SIMPOZIUM NDERKOMBETAR PER LETERSINE DHE IDENTITETIN KOMBETAR SHQIPTAR

ULQIN Ka zhvilluar punimet gjatë gjithë ditës së dielë, më datën 18 shtator, në qytetin bregdetar të Ulqinit Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar për Letërsinë Gojore dhe Identitetin Kombë tar Shqiptar në ambjentet e Hotel Mediteran Resort. Ishin të pranishëm studiues dhe hulumtues të kësaj fushe nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Po kështu, nderonin me pjesmarrjen e tyre edhe deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi, zotërinjtë Mehmet Bardhi dhe Luigj Shkreli. Po ashtu ishte i pranishëm edhe Këshilltari pranë Avokatit të Popullit të Malit të Zi, Nikë Gashaj, njëkohësisht edhe President i Shoqatës për Kulturë dhe cështje shoqërore
Kryetari i kë shillit organizues së kë tij simpoziumi, Magjistër Ismail Doda, në fjalën e tij të hapjes ndërmjet të tjerash u shpreh:
“Meqë kryetari i Komunë s së Ulqinit dhe të tjerë të ftuar nga udhëheqës të tjerë të ftuar nuk janë sot prezentë, më lejoni që të përshëndes deputetët e pranishëm, zotërinjtë Mehmet Bardhi dhe Luigj Shkreli. Organizimi i sesioneve shkencore në këtë fushë mbetet detyrë shtesë e qarqeve shkencore dhe universitare në të gjithë hapësirën shqiptare. Jam i privilegjuar dhe ndjej një kënaqësi të madhe ta hap këtë simpozium shkencor. . Ndërprerja e mbajtjes së Seminarit Ndërkombetar “Shkodra ne Shekuj” pas vitit 2005, të cilin e organizonte Muzeu Historik dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodres shkaktoi zbraztësi në këtë fushë… Jemi një komb i vetëm, kemi një kulturë, një histori, një letërsi dhe cdo element përbërës të përbashkët për identitetin tonë kombëtar. Ky është edhe pikësynimi i qartë i organizimit dhe mbajtjes së këtij simpoziumi shkencor ndërkombëtar dhe dëshirës që materialet që do të referohen këtu të shohin dritën e botimit sa më parë. U jam mirënjohës kolegëve të Këshillit Organizues të këtij aktiviteti, Agron Xhagolli, Enver Mehmeti, Miaser Dibra, Zymer Neziri, Hamit Xhaferi dhe po ashtu bashkëpunëtorëve të mi, Tahir Tahiri dhe Daut Zeka, respektivisht Kryetar dhe Sekretar të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi me seli në Ulqin, për punën në këtë organizim dhe për përkrahjen financiare duke ndihmuar në mbajtjen e këtij simpoziumi. Duke ju uruar sukses dhe punë të mbarë dëshiroj që të ndiheni mirë dhe të kaloni sa më bukur në Ulqinin tonë të lashtë sa Iliria.”
Ndërsa në përshëndetjen e tij, Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, Tahir Tahiri tha:
“Kam kënaqësinë dhe nderin që t’ju përshëndes në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi por edhe në emrin tim dhe t’ju falenderoj për pjesmarrjen tuaj në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”. Vlerësoj se të gjithë ne që jemi sot të pranishëm jemi të nderuar që kemi rastin që të dëgjojmë kumtesa shkencore nga studjues, ndër më të spikaturit të letërsisë dhe identitit kombëtar shqiptar, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Gjej rastin që t’ju falenderoj juve të nderuar kumtues që me kumtesat tuaja po jepni një ndihmesë shumë të rëndësishme për kulturën tonë kombëtare. Këshilli Nacional i Shqiptarëve si një institucion që përfaqëson dhe prezanton shqiptarët në Malin e Zi ka në qendër të veprimtarisë së tij ka për qëllim mbrojtjen, afirmimin, realizimin dhe zhvillimin e të drejtave nacionale, kulturore, gjuhësore dhe të të gjitha të drejtave dhe interesave të tjera të shqiptarëve. Në programin e punës së vitit 2011 Këshilli ka paraparë ndërmjet të tjerash realizimin e një sërë projektesh me qëllim prezantimin sa më të denjë të vlerave kulturore, historike dhe të identitetit kombetar të shqiptarëve në Malin e Zi. Në vazhdën e aktiviteteve është edhe projekti që po realizojmë sot, ky simpozium shkencor. Ky projekt madhor, do ta quaja, i Këshillit Nacional të Shqiptarëve u lehtësua falë idesë, organizimit dhe punës së palodhëshme të Magjistër Ismail Doda, Doktorat pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, në krye të këshillit organizativ dhe stafit udhëheqës dhe teknik të zyrës së Këshillit Nacional të shqiptarëve. Eshtë një privilegj për ne që ky simpozium i rëndë sishëm për mbarë kombin shqiptar po mbahet në Ulqin, në këtë qytet sa madhështor me bukuritë dhe resurset e veta aq edhe krenar në lashtësinë e tij.”
Seancën e parë të paradites e udhëhoqën studjuesit Kolec Topalli, Ruzhdi Ushaku, Zymer Neziri dhe Ismail Doda. Ndërkohë , referuan në këtë seancë, Ismail Doda, Ruzhdi Ushaku, Klara Kodra, Zeqirja Neziri, Adem Jakllari, Zymer Neziri, Enver Mehmeti, Hamit Xhaferi dhe Kolec Topalli.
Ndërkohë, senacën e pasdrekë s e udhëhoqën Irena Gjoni, Emil Lafe, Adem Zejnullahu dhe Bahri Brisku. Referuan në këtë seancë Agron Xhagolli, Rudina Llazari, Irena Gjoni, Bahri Brisku, Adem Zejnullahu, Albin Sadiku, Sadri Fetiu, Miaser Dibra dhe Emil Lafe.
ARBEN LAGRETA

Fjala e lirë, e drejta e burgosur!

Bota është bërë me aq “UNE” sa ka dhe njerëz: çdonjeri e konsideron vehten më të rëndësishëm dhe mendon se meriton më tepër konsideratë nga çdo njeri tjetër. Eshtë e nevojshme të kultivojmë dhe ta zhvillojmë më shumë vetveten.” Dr. JANI DILO
Vitet kaluan dhe njerëzit ngado pyesin: “kur do të fitojë arësyeja mbi taktikat partiake?!” Ajo që i zëmëron në këtë vara-vingo është e drejta që gjëndet akoma e burgosur! Kjo, helmon atmosferën shqiptare.
Arroganca ka ndryshuar vetëm tonin, formën. Një frikë në përgjim kjo! Eshtë nevoja për të mbrojtur të ligen, që nuk i kursen vehtes turpe të tjera, edhe pse dashi i kopesë tregoi plakje dhe kopeja u duk e çoroditur!
Skandali i ngjan një gjuetije për të deklasuarin. Pushteti gjyqësor, kthyer në një armë të mpirë. “Fjala e lirë”, një pamje dekorative, krejt e padobishme derisa drejtësi do të thotë –asgjë. Situata remi! Sugjeron kthim në metaforën: “Prapa ktheu!”
Kordoni i krimeve nuk po këputet. Lulëzon mentaliteti komunist!
Një tragjedi e fatit për Njeriun fisnik, “kur flasim për krimin-thotë poeti i persekutuar Piro Kuqi – na mbyllen gjithë shtigjet!” Dhimbja, më e madhe nga një eksperiencë brutale. E drejta duhet të tretet si një lugë sheqer në një filxhan ujë. Dhe në këtë rrokopujë,.. braft, një dolli e vogël me shkëndi shprese, e kambanat e alarmit bien, thëngjijtë do të marrin flakë.. Po.., strukturat e drejtësisë mbeten të ngrira! Plagët mbeten të hapura Kalvar i mundimeve përsëritet, ndonse pa frynën e dikurshme revolucionare po, gjithnjë e më të dhimbëshme
Rast tipik me kriminelet e bandës “Kuqo” të Sheperit, në gjyqin komedi të Gjirokastrës.. u lanë të lirë dhe u afruan Tiranë edhe pse vrasja që kryen si një skenë nga ferri!. Adaptoi gjyqi, si gjykim hijesh, disa taktika të së shkuarës.. deri dhe avukat s’lejuan për viktimën! U kthyen me fuqi vampiri! U sakrifikuan dy thesarët e jetës: e d r e j t a dhe m o r a l i. Një kombinim fatal! kur dihet: ligjet njerëzore modelojnë ato të drejtësisë. Një paralajmërim fatal për ferrin që ishte duke vazhduar! Pamje, që të rrënqethin deri në palcë. Terroristët marrin vlera superiore, në raport me fatin njerëzor shqiptar Zatën më tepër fajtor se ai që bën krimin është ai, që bën errësirën. “Aty, ku ka eerësirë – thotë HUGOI – ka dhe krime.”
Drejtësia, si ai zjarrfiksi që kërkon ta shuaj zjarrin me benzinë. Propaganda e komunistëve një mashtrim edhe pse komunizmi u rrëzua nën peshën e tij e gënjeshtra e madhe dolli në dritën e Diellit.. Lustra e kësaj drejtësie kërkon të krijojë një hapësirë frymëmarrje… Drejtësia, si një gur mozaik që fut të tjerët në kllapi… përdoret për të fashitur plagët me premtime të rreme, premtime boshe në fushata dhe, për të ndarë në mes tyre kulaçin e pushtetit. Shumë e shëmtuar të shënosh numurin e viktimave se, një njeri i pafajshëm të vritet, njësoj si të na vrasin të gjithëve.
Fusha e zyres së drejtësisë akoma e minuar. Antikorpi i demokracisë vështron ç’ka duhet të fshehi jo ç’ka duhet të thotë. Europa po ferkon sytë me habi! Limiti i kësaj bote drejtësie është: Çmënduria komuniste!
Konsiderohen njerëzit si objekte që duhet të shkatërrohen. Pastaj, kanë dhe gojë të na flasin, demokracinë e sollën pa gjak! Akoma kërkojnë të na mësojnë pedagogjinë e mashtrimit! Në këtë disiplinë të trishtueshme vihen në punë gjithë mbeturinat e së kaluarës.. ç’do gjë shihet “pa shih, pa shih” ç’po bëhet… Dopingu social, d.m.th. hi syve për të rimarrë pozicionet e humbura, rrit shumë zhgënjimet.
A nuk janë vepra, të këtij lloji një pasqyrë që tregon: “Kush shikon vehten si majmun, nuk mund të reflektojë si apostull”? Shkunduni zoterij! Akoma u verbon magjia e kullës së kuqe?! Diskutimet toleruese, përfundimet janë diskredituese! E vetmja mënyrë për të zhdukur komunizmin është, të zhdukim mashtrimet.
De! Ta marrë djalli-thotë me vehte i persekutuari në këtë dhimbje qe drejtësia e hutuar nga korrupsioni në emër të jetës e bën jetën të padurushme !Gjithçka monotone përqark tij! E çngjyrosur! Fshihet historia e dhimbëshme, jeton brënda tij një tragjedi ! Shkatërruar jeta e Tij nga torturat, ankthet, tmerret, poshtërimet.. deri te vrasjet makabre me armë të ftohta të kthyera në epidemi, j në tranzicion si në Leusë, Sheper etj. e drejtesia akoma i duhet heshtja!? Në këtë proçes – verbal mendimi që përmban formulën “I DEKLASUAR” në këtë lloj autopsie intelektuale, në këtë dhimbje gjithnjë në rritje, shumëzuar mërzitja e herëshme.. – vuajtjet e shpirtit!… i sjellin ndër mënd fjalët e neveritëshme, që i përngjanin jargëve të një epileptiku mbi copën e bukës: “Në emër të popullit je i arestuar!”..
E di mirë, i çliruari nga xhelati i burgut që sot mbeti i persekutuar se, e ardhmja nuk i është prapa derës, po, në fund të fundit është me Të.
“Peshorja” drejtësi, a thuaj akoma nuk di që e drejta për shqiptarin është JETE, është SHPRESE. po, tentohet ti jepet akoma popullit një bollëk gënjeshtrash?!
Muaji mjaltit i atyre si Femi Avdiu që burgosin të drejtën, e komunistë që e ndjejnë se gabojnë – vetëm kur thonë të vertetën, nuk duhet të zgjati më! Ç’ështja ka marrë pamjen :të jesh a të mos jesh. Në këtë disiplinë të trishtueshme thuhet se jetohet, po gënjëhet. Me të drejtë poeti shkruan: “Kërkova DREJTESI Atë nuk ma dhanë Më thanë: S’të takon se, ke të drejtë: (“Paradoks shqiptare” E. Dilo)  Del dhe ndonjë bejte: “Jeto me përralla, bjeru pas ëndrave !” Po, rruga më e mirë për të lexuar ëndërrat është, të lirohet e drejta nga burgu sa më shpejt! Jeta tregoi dhe vërtetoi se, sa më demode behej sistemi aq më agresiv:
Dhe, në këtë konteks nuk duhet të heshtet për ta ushqyer popullin me qumështin e vet aq më tepër për kontribute dinjitoze patriotike, shkencore prej gjeniu si të PETRO ZHEJIT. A thuaj të jetë ironi ë fatit ë memorjes politike të lërë në harresë e Atdheu ynë akoma të mos njohi profesorë si, Stavri Skëndi, Arshin Pipa, Safete S. Juka, Sami Rrepishti etj. etj.? Ahere pse heshtet dhe vetëm heshtet për ti vënë këta e të tjerë si këta në vendin ku meriton elita e kulturës shqiptare. Si është e mundur të mos i jepet vëndi merituar prof. Isuf Luzaj që, nderuar medalje floridi nga parlamen i Argjentinës, apo presidenti REGAN do ti varte në qafë medaljonin “Mësuesi i AMERIKES”. E të gjitha këto në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të Atdheut janë. Kjo babëzi “Uni” nuk lejon emra që nxitin fuqinë e të menduarit, mbulon pa aftësinë me krime, lë “forcat e errata në shëtitje” si dhe pronën të mos vejë tek i zoti, mpiks intriga e bën jetën tronditëse, shkel të drejtën e jetës, s’ka koncept për të drejtat e njeriut, pse aleat ka mashtrimin komunist:. E, s’di i vuajturi shqiptar as të gëzohet, të qeshë, as të pikëllohet, as të trëmbet para një hëne gjaku.
Afrohet i persekutuari, që te plagët pambarim si familje vuan më tepër dhimbjet e Atdheut, tek i cili jeton një shpirt fisnik, një inteligjencë që i ka varur shpresat te virtyti shqiptar dhe vetëm një pyetje e dëgjon të thotë: “SA!” Edhe sa do vazhdojnë? Vite e vite kaluan e ai mbeti deri te privilegji “i marrjes së dokumentave” ..për persekutim, për prona – “ish pronari!”.. Dhe, mos dhënja e pronës tregon që mbetet akoma pre e regjimit! I shkon ndërmënd tërë këto e të tjera si këto e buzëqeshja i ka ngrirë.. pa shtëpi, pa të drejtë, pa liri…. terë jeta e Tij një madheshti në dhimbje veç ka një shëndet të fortë shpirtëror edhe pse e drejta i është burgosur! Ai, e di mirë që e nesërmja është me Të. Vjen pa tjetër dita, që drejtësi të ndalojë hemoragjinë e saj!
Nga Ksenofon M. Dilo

Konflikti per pronat problem shqetesues per shoqerine

Megjithese kane kaluar me shume se 20 vite nga vendosja e sistemit te tregut te lire ne Shqiperi, problemet e pronesise nuk jane zgjidhur akoma. Diktatura 45 vjeçare komuniste groposi krejtesisht pronen e individit, duke e kthyer gjithcka ne prone te socializmit. Vitet qe pasuan shpalljen e pluralizmit politik ne vendin tone ne vitin 1990, nuk arriten te zgjidhin kete problem per shqiptaret. Konfliktet e pronesise jane kthyer ne nje nga burimet kryesore te konflikteve ne mes individeve dhe fiseve te tera, veçanarisht ne Malesine e Madhe, treve e njohur edhe per temperamentin sanguin te banoreve te saj. Problemet e pronesise jane agravuar ndjeshem edhe si pasoje e ligjit 7501 per token, i cili eshte akoma ne fuqi. Ne disa raste, si pasoje e ketij ligji, krijohet mbivendosje mbi te njejten prone. Madje, edhe kur jepet nje vendim nga gjykatat shqiptare, ai jo vetem nuk zbatohet, por edhe mund te prishet. Rasti me i fundit eshte ai i gjykatesit te Vlores, Skerdilajd Konomi, i cili u vra me shperthim eksplozivi pikerisht per çeshtje pronash. Ndersa sa ishte gjalle kishte fituar gjyqin per pronen e tij, tashme gjykata pritet t’ia prishe kete vendim, qe do te thote nje vrasje e dyte per gjyqtarin e Vlores.
Ne lidhje me konfliktet per pronen mbi token, ne Zagore te Bajzes, ne Malesine e Madhe eshte rregjistruar nje rast tipik, ku tashme qytetarit Vilson Deli Mehmetaj por edhe pjestareve te familjes se tij, u rrezikohet jeta. Historia, si shume te tjera, ka nisur me venien ne zbatim te ligjit “ngaterrestar” 7501. Familja Mehmetaj ka rene ne konflikt me familjen Metush Ramadan Mulaj, pikerisht si pasoje e ketij ligji. Toka ne fjale ka qene e trasheguar brez pas brezi nga familja Mehmetaj dhe ne ditet e sotme pikerisht nga Deli dhe Xhemile Mehmetaj- bashkeshorte dhe djali i tyre Vilson, por u eshte grabitur me nje ligj absurd duke ua dhene pronen e ligjshme familjes Mulaj. Çeshtja e kesaj pronesie ka krijuar probleme te thella ne mes dy familjeve, teksa familja Mulaj ka kercenuar me jeten pjestaret e familjes Mehmetaj. Kjo e fundit, me te drejte kerkonte te gezonte pronen e trasheguar, ndersa familja tjeter pretendonte se e kishte perfituar token ne emer te ligjit 7501. Presioni dhe kercenimet e familjes Mulaj kane ardhur ne rritje ne nje shtrirje kohore prej rreth 16 vitesh, duke detyruar familjen Mehmetaj : Deliun, Xhemilen, Vilsonin dhe madje edhe te fejuaren e tij Saida Ramadan Memçaj, te ngujohen nga frika e hakmarrjes se familjes Mulaj, pikerisht ne ate vend qe ne Shkoder njihet si « Lagjia e Gjakut » ne Kiras. Por nga presionet dhe kercenimet per jeten, familja Mulaj ka kaluar ne veprime konkrete kunder familjes Mehmetaj. Ka qene dimer, pikerisht me 16 janar 2008 rreth ores 22 e 30 minuta, kur Vilson Mehmetaj eshte vene nen bresheri automatiku afer teatrit “Migjeni”, ku plumbat kane terrorizuar kalimtaret dhe ai eshte futur mes tyre duke i shpetuar vdekjes dhe plumbave. Atentatoret mendohet te kene qene pikerisht te fisit Mulaj. Edhe ditet e fundit ka patur perpjekje per ta vrare. Pikerisht me 7 tetor 2011, i moshuari Metush Mulaj, se bashku me disa te tjere, kane rrahur Vilsonin Mehmetaj ne nje rrugice te lagjes “Kiras” te Shkodres. Si pasoje e goditjeve me grushte, me shqelma por edhe mjete te forta, Vilsoni ka rene pertoke pa ndjenja. Siç duket, agresoret kane menduar se Vilsoni ka humbur jeten dhe jane larguar. Vetem fati e ka ndihmuar Vilsonin ti mbijetoje sulmit barbar, ndersa familja e tij por veçanarisht e fejuara, jane tmerruar pasi asnje strukture e shtetit shqiptar nuk merr persiper te nderhyje ne konflitet e pronesise. Duke ditur se eshte shenjester e hakmarrjes, Vilsoni kishte kufizuar prej vitesh daljet, duke levizur teper rralle. Por pas sulmit shtazarak qe per pak i mori jeten, Vilsoni kohet e fundit jeton i fshehur ne ilegalitet, bashke me te afermit e tjere. Frika qe e ka shoqeruar prej vitesh per jeten e tij i eshte kthyer ne nje makth te vertete Vilsonit dhe familjes se tij, pasi jeta e tyre tashme varet ne fije te perit. Jeten e Vilsonit dhe te tjereve, e ndan nga vdekja vetem nje dalje apo ekspozim i pakontrolluar, qofte edhe per pune familjare. Atehere Vilson Mehmetaj dhe familja e tij, do te ishin thjeshte nje rast, nje vrasje me shume si pasoje e konflikteve te prones ne Shqiperi.
Albert Vataj

Mund te pendohem…atehere kur dua une!

Nga viti 2008 deri me sot, veprimet politike te PS-se dhe te Opozites rreth e rrotull saj, kane qene te gabuara! Pohimi vjen nga vete kryesocialisti Edi Rama, i cili tashme po lepin ate qe ka peshtyre prej mese 3 vitesh. Te jesh ne krye te « popullit opozitar », por edhe te jesh publikisht « pro » qendrimeve te Opozites, jo vetem eshte guxim, por ka edhe kosto. Permblidhen qartas ne keto dy rreshta ecuria e lidershipit socialist, por edhe viktimizimi jo vetem i  antaresise, por edhe i besimtareve te qellimeve te sinqerta dhe perendimore te kesaj ecurie.
PO! Eshte guxim qytetar te pranosh se ke gabuar nje here,  dy here, tre here por jo gjithhere! Sidomos me kosto per ndjekesit, ithtaret apo simpatizantet, brenda dhe jashte nje strukture politike. Edhe ne tavolina socialistesh “te thekur” po ngrihet perhere e me shume zeri per gabimet e njepasnjeshme, te vazhdueshme, sistematike te Edi Rames dhe enturazhit te tij te afert keshillues – vendimmarres.
Kreu i PS-se qe ne vitin 2005, me marrjen e pushtetit politik socialist, filloi te sillej si “djale i llastuar”. Ne kete linje eshte e gjithe veprimtaria e tij publike por jo vetem e Edi Rames. Si « djale i llastuar » e trajtoi Ilir Meta ne vitin 2007, duke i dhene mandatin e kryebashkiakut te Tiranes, te pakten pas nje analize te thjeshte te zgjedhjeve te atij viti. Edhe ne vitin 2008, si te tille e konsideroi Sali Berisha, teksa i la dore te lire ne ndryshimet kushtetuese, te kodit zgjedhor e te tjera ndryshime. Ndersa brenda rradheve te partise se tij Rama konsiderohej prej kohesh tashme si «djale i llastuar », ai filloi te ndjehej i tille edhe ne spektrin politik shqiptar. Me kete eufori, Rama shenoi deshtimin  e pare te madh ne jeten e tij, pikerisht humbjen e zgjedhjeve politike ne 2009. Nuk eshte  e rendesishme  te gjykohet legjitimiteti i bashkimit PD-LSI, fakti eshte se Rama dhe Opozita nuk moren dot nje deputet me shume se PD-ja per te mundesuar apo provuar krijimin e nje qeverie.
Pikerisht ne kete moment Rama nisi te kuptoje se nuk eshte “djaloshi i arte” i politikes shqiptare. Ai u ul me kembe ne toke, duke zgjedhur alternativen me te keqe te mundshme te perballjes me nje politikan me shume pervoje dhe te ashper, sic ishte Berisha. Radikalizmin dhe autoritarizmin e Berishes ne pushtet, Edi Rama tentoi ta luftoje me te njejtat arme. Partia Socialiste, ndoshta me demokratikja ne vend deri ne vitin 2005, ne vitin 2009 u vendos nen sundimin e plote te Rames. Nga ajo kohe deri me sot, kryesia e PSSH-se nuk eshte mbledhur asnjehere. Nderkohe, deputetet filluan te vleresohen me nota nga vete « mesuesi » i tyre Edi Rama.
Radikalizmi i Edi Rames startoi me bojkot dhe perfundoi me 4 te vrare ne sheshin para Kryeministrise. Natyrisht, askush nuk ka akuzuar Ramen se i vrau, por natyrshem askush nuk e mohon se ata iu pergjigjen thirrjes per miting nga Opozita e kryesuar prej tij. Gjate kesaj periudhe, deri me 21 janar 2011, Rama humbi shume perkrahje edhe ne arenen nderkombetare. PS-ja, ndryshe nga PD-ja, asnjehere nuk ka qene radikale, e dhunshme gjate qendrimit ne opozite. Mirepo kjo dhune, ne vitin 11-te te mijevjecarit te trete, ne nje vend antar te NATO-s, nuk mund te perkrahej apo te shihej me sy te mire nga nderkombetaret. Aq me shume, kur Nderkombetaret per 20 vite, kane treguar se nuk rreken te gjejne te mirin, por me te mirin ne mes dy te keqinjve.
Rama ka qene ne pushtet, edhe nga viti 2005 kur mori PS-ne ne opozite. Nderkombetaret i kishin pergatitur edhe denimin personal. Pavaresisht se ishin te pranishem ne numerimin e votave te fundit te Tiranes ku Rama rezultoi ne avantazh me 10 vota, asnje nga ambasadoret e rendesishem nuk i uruan fitoren. Pa dashur te futemi ne rebusin e zgjedhjeve te Tiranes, prania e ambasadoreve me te rendesishem ne diten e marrjes se Bashkise nga Basha, vizitat e shpeshta te tyre gjate ketyre pak muajve ne kete institucion, tregojne qarte planin per « ndeshkimin » e « djalit te llastuar » te PS-se.
Tashme, Edi Rama eshte realisht ne opozite ! Nuk ka me asnje pushtet individual, asnje mundesi per te mbajtur pas vetes njerez te lidhur me interesa ne Bashkine e Tiranes. Tashme eshte prova e vertete e Edi Rames ne krye te opozites shqiptare. Hapi i pare, te lepije te gjitha ato qe ka peshtyre nga viti 2008 e ketej. Mund te jete manover e rradhes, por mbase edhe zgjidhja e vetme per te terhequr pas vetes “qerren” thuajse te permbysur te Opozites. Rama eshte penduar per cdo gje qe ka bere deri me tani! Eshte penduar per ndryshimet kushtetuese, eshte penduar per kodin, eshte penduar per kompromiset me Berishen, eshte penduar madje edhe per prishjen me Ilir Meten. Eshte penduar, qe do te thote se ka gabuar sistematikisht deri me sot! Natyrisht, kete nuk e ka pohuar dhe nuk do ta pohoje ndonjehere, por nuk duhet aftesi e madhe analizuese per te kuptuar mesazhin indirekt te tij. Rama eshte penduar edhe per debatet e munguara dhe te kerkuara nga Berisha ne 2009-en dhe Basha ne 2011! Madje, kur nuk ka asnje gare elektorale ne prag, ai i kerkon debat publik Berishes! Per cfare do te debatohet? Per 10 pika te propozuara nga ai por te papranuara as ne parim nga kundershtari politik!!!!!!!!!!!
Ne keto kushte, ka mbetur vetem te provohet besueshmeria e lidershipit opozitar te Edi Rames. Fillimisht, ai duhet tu kerkoje falje publike antareve te familjes se tij politike per energjite e pafundme qe ia keqperdori keto tre vitet e fundit. Me pas, ai duhet tu kerkoje falje shqiptareve per te gjitha shqetesimet, problemet, vonesat apo te keqijat qe direkt apo indirekt iu ka shkaktuar me rrugen e tij te gabuar politike, jo rradhe ne dem te interesave kombetare. Se fundi, Rama duhet tu kerkoje falje 4 te vrareve, dhjetra te plagosurve, te dhunuarve apo te ngujuarve ne greva urie qe sherbyen si kamikaz ne rrugetimin e gabuar te tij. Pas ketyre, Rama mund te kete moral te rinise politiken, vitin 0 ne opoziten e vertete, pasi liroi karriken e kryebashkiakut te Tiranes.
Gjithhere kur eshte vene perballe Berishes, Rama ka humbur. Nga viti 2005 e deri me sot. Prej ardhjes ne krye te PS-se, Rama ka dobesuar mbeshtetjen e nderkombetareve per kete subjekt politik. Nga perkrahes publik i fraksioneve, tashme ai ka mbyllur cdo spiral mendimi ndryshe ne partine e tij politike. Asnjehere realisht, nuk ka mundur te ndertoje nje opozite te vertete, me peshe reale. Nuk eshte rastesi qe aleatet e PS-se, moren dy here me pak vota se aleatet e PD-se edhe me 8 maj 2011. Po atehere, cili eshte modeli qe mbron para shqiptareve Edi Rama ? Politikan jo konseguent, radikal dhe i dhunshem per tu kthyer ne qengj. Pasi nuk arriti te shembe apo te djege ura, tashme po perpiqet te ngreje ura, por qe nisin nga ai dhe detyrimisht duhet te perfundojne po tek ai. Mbetet vetem modeli 11 vjecar i Tiranes. Nje pyetje e thjeshte : cfare investimi madhor dhe me fondet e qeverisjes se vet lokale arriti te realizoje Rama nga viti 2005 e deri ne 2011 ? Ajo cfare u arrit nga 2000- 2005, me shume ishte merite e qeverive socialiste dhe kryeministrave Nano, Meta dhe Majko qe i drejtuan investimet e tyre ne Bashkine e Tiranes. Pak a shume,  sic do te ndodhe me Tiranen e Bashes per sa kohe do te jete ne pushtet PD-ja ne nivel qendror !
Personalisht, publikisht e kam mbeshtetur Edi Ramen ne disa kauza te rendesishme sic eshte transparenca e votes, liria e saj, ne perballjen me korrupsionin etj. Keto kane qene bindje te mijat, tek te cilat vijoj te besoj. Por nuk kam menduar asnjehere se ne natyre mund te vije dita qe qengji dhe ujku te flejne se bashku! Aq me shume, kur askush nuk mund te thote sot se cili eshte ujku apo qengji ne politiken shqiptare. Aq me teper, kur njeri nga te dy thote se jam panduar qe isha ujk (qengj) dhe po behem qengj (ujk)! Sidomos kur njeri nga te dy (qengj apo ujk!) rezervon te drejten e pendeses pasi ka hedhur valle ne gojen e tjetrit! Edi Rama ka tradhetuar PS-ne, te majten, popullin opozitar, mbeshtetesit e parimeve demokratike te funksionimit te nje shoqerie perendimore! Kjo tashme lexohet fare qarte, ndersa vendimet e metejshme per fatin e tij politik pas renies nga pushteti, jane vetem ne doren e antareve te familjes se tij politike! Por nje postulat vjen nga thellesite e kohrave: si eshte prijesi i opozites dhe familja e tij politike sot,  do te jete kryeministri dhe shteti ne pergjithesi neser!
Blerti Delia

Ne 20 vjetorin e mardhënjeve diplomatike Shqiperi-Vatikan

Shqiperia ne vitin 1976 doli hapur si vend ateist. Shëmbja e kulteve fetare ishte perfundimisht shkaterrimi i kulturës dhe identitetit.
Komunizmi dhe diktatori Hoxha vrane dhe perekutuan kryesishte kleriket katolike.
Ne Shqiperi u mbyllen 2.169 kisha dhe xhamia sipase satistikave te asaje kohe,.
Ne Shqiperi ishin 7 ipeshkvi me rrethe 200 prifterije e mbi 200 murgesha, qe rezultojne ne librat e arkivave te vitit 1945.
Gjate tragjedise Shqiptaro-komuniste arriten ti mbijetojne regimit 1 ipeshkvi e 30 prifterinj dhe nje numer shume i vogel, aty teke te tridhjetat, murgesha.
Selia e shejte e Vatikanit u trondite nga keto veprime monstruoze gjakatare. Vatikani u perpoq te ndermjetesonte me severine e asaje kohe te Shqiperise, po c’do tentaive ishte e kote.
Do Zoti dhe erdhe viti i lirise dhe i demokracise. Aty ne fillim te viteve 90, te cilat sollen driten e Diellit dhe bekimi e zotit per Shqiptaret, lindi liria e fjales dhe e besimit. Njerezit rininisen ti gezoheshin jetes qe i priste ne te ardhemen.
Qeveria e asaje kohe, Qeveria Berisha, filloi menjehere kontaktet me selin e Shejte te Vatikanit.
Fillimi i kontakteve te Nene Terezes me vizitat e saje te shpeshta, ndikuane per mire teke selia e Shejte e Vatikanit.
Çimentohen mardhenjet diplomatike ku ambasadori i pare i Shqiperise ne Vatikan ne vitin 1992 emrohet z.Wili Kamsi, i cili pati nderin te pritej nga Shejtnia e Tije Papa Gjon Pali i II, ku me ate rast ambasadori i dorzon letrat kredenciale.
Ne vitin 1996 emrohet si ambasadore z.Pjeter Pepa duke u zevendesuare ne vitin 1997 me z. .Jul Bushati,ne vitin 2002 emrohet si ambasadore z.Zef Bushati. Qe nga viti 2006 e ne vazhdime eshte z.Rrok LOGU. Te gjithe shkodrane.
Selia e Shejte. Akreditone ne Shqiperi ne vitin 1992 Nuncin e pare Apostolik Imzot IVAN DIAS (sote sardina), ne vitet 1997 Nuncin Imzot GIOVANNI BULAITIS dhe ne vitin 2008 Nuncin Apostolik Imzot Ramiro Mliner Ingles.
Vendosja e mardhenjeve diplomatike ne mese te Shqiperise dhe Selise se Shenjte eshte rreye drite, shprese zhvillim.
Data 25 prill 1994 eshte nje date qe historia Shqiptare e ka skalitur ne memorjen e saje. Token Shqiptare e puthe sapo zbret ne aeroportin e Rinasit Papa Gjon Pali i II. Nji pritje madheshtore,e pa harrar. Mesha e Shejte ne Katedralen e Shkodres ishte nje hapje horizonti per nje popull te shtypur qe donte paqen, fene e jeten.
Papa konsistoje ne caktimin e 30 kardinaleve te rije,ku emrimi i kardinalit 92 vjecare MIKEL KOLIQI ISHTE VLERESIMI QE PAPA I BERI KETIJE KLERIKU TE DERGJUR PER 38 VJETE BURGJEVE KOMUNISTE.
Diplomacia e Selise se Shenjte te Vatikanit eshte e shperndare ne 178 shtete te botes. Ka mbi 43 organizata te ndrysheme nderkombetare me statuse te plote dhe ate te vezhguesit te perhereshem..
Mardhanjet e shendosha ne mese te qeverive Shqiptare dhe Selise se Shenjte kane qene shume te dobisheme, ku jane neshkruare nji sere marrveshjesh dy paleshe.
Ne fushen e mjekesise, Selia e Shenjte ka nenshkruar contrate me ministrin e shendetesise te Shqiperise ne fushen e kerkimore-spitalore”Bambino Gesu”, ne vitin 2010 Poliklinika Universitare”Agostino Gemelli”ne Rome, gjithashtu ne prill te 2011 eshte firmosur protokolli i bashkepunimit ndermjet Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Operas Pellegrinaggi.
Mardhenjet dy paleshe ne mese te Vatikanit dhe qevrise Shqiptare jane zgjeruar si ne fushen e shendetesise, arsimit ,kultures e deri ne sigurimin e ndimave matriale sanitare dhe ushqimore.
Ne fushen e arsimit,Selia e Shenjte duhet pershendetur per iniciativen per hapjen e Universitetit “Zoja e Keshillit te Mire”per edukimin e brezit te ri..Ne qytetin e Elbasanit eshte ngritur nji fakulitet i mjekesise per infermieri, ku diplomat e ketij fakuliteti njifen nga BE.
Nji ndime te madhe ka dhene Selia E shenjte per kurimin falas te gjithe femijeve Shqiptare qe vuajne nga semundje te renda dhe atyre vdekje prurese. Asistenca dhe kosulenca mjekesore falas per qindra femije, eshte vleresuar edhe nga Presidenti i Republike .Bamir Topi, i cili ka dekoruar disa mjeke teSpitalit “Bambino Gesu”per kontributin e shquar qe kane dhene ne sherimin dhe perkujdesjen e femijeve Shqiptare.
Sote Selia e Ambasades Shqiptare ne Vatikan ka ndryshuare ne menyre te duksheme. Funksion mire si nje perfaqesi dinjitoze diplomatike, ku eshte hapure zyra konsullore me personelin perkates..Ambasadori Rrok Logu eshte i nderuar dhe i respektuare deri ne organet ma te larta te Vaticani. Pune kembengulese, sjellja dhe edukata qytetare e vete ambasadorit dhe te gjithe personelit te pefaqesise sone diplomatike ne Vatikan na bejne te ndihemi mire. Ne qender te Romes eshte ngriture kisha katolike per Shqiptaret, nje gjeste human dhe teper domethanes per Vaticanin, i cili vlereson popullin shqiptar.
Ne pervjetorin e njezete te mardhenjeve diplomatike ne mese te Shqiperise she Selise se Shenjte te Vatikanit, ne Shqiptaret ndihemi krenare qe sote jemi njerez te besimit dhe te fese, cka nenkupton se po i bashkengjitemi familjes se madhe Europiane, si europiane.
Gjin Musa, Rome

Platforma per Shqiperinë Natyrale mbështetet ne faktorë brënda doktrinës se Shtetit

Lajmi për përpilimin e Platformës për Shqipërinë Natyrale (etnike), prej 250 faqesh me tirazh prej 50-mijë kopjesh, nga i nderuari Koço Dano, analist, komentues, njohës dhe punëtor i zellshëm i çështjes mbarëkombëtare në Tiranë duhet të gëzojë çdo shqiptarë e shqiptare, kudo që gjendën në planetin tonë. Sepse, i nderuari Koço, ka vite që me letrat, analizat, komentet, sugjerimet dhe shkrimet e tij, e ka dëshmuar fuqimisht se Bashkimi i Sepse, në këtë determinizëm asgjë nuk ka të rastësishme, asgjë nuk del jashtë doktrinës së popullit dhe i shtetit shqiptar mbështetet në faktorët dhe doktrinën relevante, konceptet dhe në ligjet e natyrshme, të cilat bazë dhe pikëmbështetje kanë disa faktor qenësor: Vjetërsinë si fundament të lashtësisë iliro-pellazge, territorin dhe vërtetësinë mbështetur në shkencat shoqërore-humanitare dhe njerëzore siç janë; Ilirologjia tashmë shkencë e njohur dhe e përhapur në gjithë botën e civilizuar europiane dhe botërore, në antropologjinë, gjithashtu shkencë humanitare natyroro-njerëzore, etnologji dhe etnosin (popull), etnografi dhe arkeologji, histori dhe gjeografi, si dhe gjuhë, albanologji, tashmë e shtrirë, studiuar dhe e përhapur ndërkombëtarisht në Europë dhe në botë. Një Platformë e tillë, e cila është dashur kaherë të përpilohet nga akademi dhe akademik, albanologë dhe njohës të diplomacisë, politikës, historisë dhe institucioneve të tjera relevante, përpilohet nga një atdhetar i zellshëm, mbase me përkrahjen edhe të ndonjë grupi solli Doruntinën?, ose kush e priu këtë apo atë evolucion. Kush e ka shkruar Poemën: ?Iliadën dhe Odiseun? ! Apo, kush i ka shkruar; ?Otellon?, ?Makbethin?, ?Mbretin Lir? etj. Me rëndësi është se kush i loz rolet shembullore, në këto drama njerëzore, të shëndrruara në drama apo pjesë artistike filmore e dramatike etj. Sepse, çështja shqiptare, vërtetë është jo vetëm një dramë aktesh e ekranizuar në film apo e shfaqur në teatër. Sepse, aktet e sjelljeve çnjerëzore të një okupuesi apo pushtuesi, të një fqiu ndaj fqiut tjetër, siç janë rastet me dhe ndaj shqiptarëve, në dy shekujt e fundit, determinojnë filozofinë e re, të kërkesës për bashkim si aspiratë të ligjshme, natyrore, pavarësisht se në ç`ligje, kode, kuvende apo kushtetutë, mbështetën ato kërkesa imediate, të shumicës absolute të një kombi, i cili akoma nuk e ka përfunduar krijimin e tij homogjen e shtetëror. Edhe pse të filluar krah për krah me kombet e tjera, sidomos në Europë. Sepse, pikërisht, po kjo Europë, vendimmarrësit në të, duke filluar nga Kongresi i Berlinit qershor 1878, shqiptarët i ndau dhe ua la përgjysmë fazën e krijimit si komb, me një shtet dhe një territor të tij gjeografik, historik, etnik, etj., mbështetur në lashtësinë e iliro-pellazgishte, në antropologji, etnologji, arkeologji, në lashtësinë historike, në gjeografinë e shtrirjes gjuhësore albanologjike, shqipes e kështu me radhë. Se çdo akt, apo Platformë duhet mbështetur në diçka që është determinante, kjo nuk ka dyshim. Se çdo akt, apo dokument i natyrës se një Platforme determinon edhe tezat përmbajtësore, kjo nuk diskutohet. Se çështja e bashkimit kombëtar, ishte një kohë të gjatë tabu, kjo vlen shumë më tepër për ?Shqipërinë Londineze?, e pranuar pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në vitin 1918, me Konferencën Paqësore dhe përfundimin e Luftës, pra për herë të dytë, në të njëjtit kufij që i ka edhe sot, as kjo nuk ka diskutim. Por, duhet të pranojmë se populli, i cili ngeli jashtë kufijve të Shqipërisë në vitin 1913, shqiptarët në Kosovën Natyrale- etnike, kurrë nuk janë pajtuar, dhe për asnjë kohë për ta, nuk ka vle tabuizmi, heshtja, apo guximi që të sfidohen të tri ish-Jugosllavit- alias Serbia, për luftën e paepur për ribashkim kombëtar territorial dhe shtetëror me një Shqipëri etnike Natyrale, apo Natyrore. Për këte, ekzistojnë jo njëmijë e një fakte, por me mija fakte. Janë luftërat, gjenocidi, etnocidi dhe kulturocidi, i përdorur kundër shqiptarëve, janë dëshmorët, heronjtë dhe martirët, janë të burgosurit, që nga viti 1912 e deri te Mendela i Kosovës, z. Adem Demaçi. Më në fund është Lufta dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Kosovës Lindore dhe ajo e Iliridës, dëshmi determinuese e luftës për çlirim, liri bashkim dhe demokraci. Të gjitha viktimat e rëna që nga Lidhja e Prizrenit 1878, e deri në qershor të vitit 1999, në tokat shqiptare të Kosovës Natyrore, kanë rënë për çlirim, liri dhe për bashkim, me një atdhe, në Shqipërinë Natyrale- etnike. Prandaj, Platforma më e re, e përpiluar dhe e shpallur këtyre ditëve, për Shqipërinë Natyrale, pavarësisht se ku dhe në çka mbështetet ajo, është e mirëpritur si një dokument i ri bazë, për të ecur drejtë sendërtimit dhe jetësimit të idealeve të çdo shqiptari dhe shqiptareje, që di dhe kupton, se çfarë do të thotë të jesh pjesëtar i një kombi, i një atdheu, i një gjeografie dhe historie, një gjuhe dhe i një shteti të përbashkët. Unë e kam thënë dhe e përsërisë, se bashkimi është fuqi e brendshme endogjene e zhvillimit ekonomik, social, shëndetësor, kulturor, diplomatik, politik dhe gjeostrategjik, por në dëm të askujt, veçse në interes kombëtar, të qytetarëve, rajonit dhe më gjerë kontinental dhe botëror. Unë jam tejet i sigurt, se kjo dhe ndonjë Platformë tjetër, të cilën e përkrah absolutisht shumica, është me rendësi jetike, historike dhe kombëtare, që të jetësohet po ashtu me dialog, debat dhe marrëveshje shoqërore, njerëzore së pari brenda vetë shqiptarëve në Ballkan, Diasporë e pastaj në rrugë për në Londër, Paris, Berlin, Romë apo Uashington. Sepse, i bie respekti atij dhe atyre, të cilët do të reflektojnë mbi tërë atë, që iu ndodhi shqiptarëve një shekull e më parë, jo në Uashington, përkundrazi, jo në Romë, por, në tri qendrat vendosëse në Europë; Berlin, Londër dhe Paris. Kurse, Moska, mund të jetë vetëm një mike e mirë e ardhshme, për të dëshmuar se nuk është armike e popullit shqiptarë. Pavarësisht të kaluarës së tyre mjaftë të dhembshme, sidomos nga ngjarjet në Sanxhakun e Nishit, dhe aktualitetit me Kosovën. Madje qarqet ruse, mund të bëjnë shumë në këtë drejtim determinues, siç vepruan me popujt dhe vendet baltike, (lituanezët, estonezët, letonezët) e të tjerët. Duke ua mundësuar shkëputjen dhe lirinë e të qenit të pavarur, nga çfarëdo tuturizmi, tiranie apo nënshtrimi etj. Së fundi hilet e dhembshme dhe me dëme të pariparueshme ndaj popullit shqiptarë në Gadishullin Ballkanik dhe në Europë duhet të riparohen, përmirësohen dhe të kthehen në vend ato padrejtësi, në ato qendra ku edhe iu shkaktuan shqiptarëve që nga viti 1877/1878. Sepse, në këtë doktrinë determinuese asgjë nuk ka të rastësishme, asgjë nuk del jashtë kërkesave dhe të drejtave eksplicite për zgjedhjen fatlume të një kombi me një shtet të përbashkët, për të cilat synime luftohet tash e një shekull!
Qerim Pllana

Ne malet e Veriut eshte kthyer Kanuni, kodi qe parashikon hakmarrjen e gjakut (gjakmarrjen) Femijet e humbur te Shqiperise te murosur ne shtepi per t’i shpetuar gjakmarrjes

Nga 1991 deri me sot jane 10 mije viktimat e raprezaljeve ne mes klaneve, mbeshtetur ne nje tradite antike dhe te pergjakshme
SHKODER (Shqiperi) – Dy vellezer 17 dhe 15 vjecare, Darjan dhe Vladimir (emra fals pas te cileve fshihen persona konkrete) kane kaluar femijerine dhe adoloshencen te ngujuar ne shtepi dhe nuk kane dale kurre as per te shkuar ne shkolle. Nje izolim total, thuajse cnjerezor, i cili i atribuohet ne nje pjese te madhe vendimit te prinderve per ti kursyer femijeve kontaktin e parakohshem me boten e te rriturve, nje komunitet vecanarisht grindavec dhe i dhunshem.
Por nuk behet fjale per nje rast te izoluar. Ne keto vitet e fundit, eshte bere me i shpeshte emigrimi i malesoreve shqiptare qe, duke braktisur shtepite, stallat dhe bagetite ne malet e krahinave veriore, kane zbritur ne fusha ne kerkim te punes dhe paqes. Mbi te gjitha paqes. Sepse atje lart jeta eshte larg nga idilikja. I gjithe territori eshte pre e grindjeve te pergjakshme te 20 mije familjeve – njera kunder tjetres se armatosur – qe nga 1991 deri me sot kane shkaktuar vdekjen e thuajse 10 mije personave dhe penguar me shume se 1000 femije te mesojne alfabetin.
Masakra ka nisur nje nate vere te vitit 2000 ne nje fshat malor me nje grindje ne lokal kur, sipas deshmise se nje gazetari anglez, nje i dehur – nje fare Pellumb Morevataj – qelloi nje shok te tijin qe i kishte kercenuar familjen, duke e vrare. Ne vitet qe pasuan, nje sere hakmarrjesh dhe kunderhakmarrjesh sollen shume viktima, mes te cileve edhe vete Pellumbi me vellezerit e tij pasi eshte shkruar ne Kanun (kod i vitit 1400 qe mbulon dhe rregullon, ne Shqiperi, te gjitha aspektet e jetes) « gjaku duhet te paguhet me gjak ».
Edhe ne kopjet me te vonshme te librit, te botuara ne fillim te shekullit te 20-te, Kanuni mbeshtet nevojen e ruajtjes se tradites se hakmarrjes (gjakmarrjes) teksa ne te njejten kohe inkurajohet cdo tentative ne procesin e pajtimit kombetar, qe i besohet te ashtequajtureve Misionare, te cileve u takon detyra te nisin kontakte paqesore mes dy paleve me « rituale – shkruan nje gazete me ironi makaber – ku pihen gota me vere, te perziera me gjakun e njeres dhe tjetres pale ».
Nje nga keta misionare, Aleksander Kola, i eshte dashur te merret nje dite me nje rast qe ne vetvete nuk sillte nje lloj hakmarrjeje vdekjeprurese: vrasjen e nje akulloreshitesi qe kishte refuzuar ti shiste nje akullore nje femije. « Per fat – thote – keto ngjarje barbare jane ne renie. Sot flitet me pak per hakmarrje dhe shume me teper per pajtime. Njerezit duhet ti rikthehen frymes se Kanunit, qe vjen nga zemra dhe perhapet me se shumti ne rajonin tone: per ne, kush vret nje shok, vret veteveten. Gjate viteve te diktatures nuk kishte viktima sepse Hoxha kishte ndaluar traditen e hakmarrjes, qe eshte ringjallur, por shume e vaket, pas vdekjes se tij.
Perballe hotelit tim, ne qender te qytetit, ngrihet kupola e nje xhamie ndersa pak me larg saj, rreth 1 km distance, ngrihet kompanjeli i nje kishe katolike: e keshtu, sapo zgjohesh, mund te degjosh njekohesisht kendimin e Ezanit dhe renien e kambanave, dy gjuhe qe nuk perputhen kurre. “Ne realitet – komenton Kola – ekziston ne vendin tone nje harmoni e mire ne raportin mes kristianeve dhe muslimaneve”.
Vuajne ndeshkimin, persekutimin dhe hakmarrjen jo vetem autoret e krimit por, kur ekzistojne, edhe te afermit meshkuj te familjes qe konsiderohet pergjegjese: ashtu sic i ka ndodhur ne fakt Samir Zizos, vellai i Shpetimit, i denuar me burgim te perjetshem pasi ka perdhunuar e vrare nje vajze 10 – vjecare, i cili i kalon ditet e tij ne nje fabrike te vjeter sovietike ne Tirane, prej kohesh jo aktive. I vetem, ne depresion, me trurin dhe stomakun qe funksionon tashme ne menyre te pjesshme, pranon se do te preferonte te ishte i mbyllur ne nje burg si Samiri : por kerkesa e tij per falje ose, te pakten, ndryshimi e lehtesimi i denimit eshte refuzuar ftohte nga familja e viktimes.
Drama e vellezerve Darjan dhe Vladimir, te ngujuar ne shtepi dhe te fiksuar para televizorit nga mengjesi ne darke, bashkendahet ne Shqiperi nga legjone nxenesish e studentesh qe vuajne ndjekjen e nje shkolle te thjeshte, per te mos folur per diplomim apo laureim. Nga sa mesohet nga bashkebisedimi me nendrejtorin e shkolles se Bardhajve, Leke Pjetri, qe i ka dedikuar pjesen me te madhe te jetes mesimdhenies, ne fillore e te mesme : « Jane shume familjet qe nuk dergojne femijet ne shkolle – tregon – nga frika qe sulmohen apo grabiten nga njerez te klaneve familjare me te dhunshme. Si pasoje, ministria ka vendosur qe i takon mesuesve te shkojne dhe ti mesojne ne shtepite e tyre. Eshte kjo qe une bej falas me gruan time, vajzen time dhe mesuesit e tjere. Me nxenesit nuk flasim kurre per fenomenin e hakmarrjes (gjakmarrjes). Eshte nje gje monstruoze dhe nuk do te kuptonin”. Nuk na surprizon qe ne muret e zhveshura te klases, eshte shkruar me germ ate medha kapitale mesazhi qe Pjetri i ka dhene 15 nexenesve te tij per t’ia transmetuar prinderve, te mbytur ne indiference: “PO jetes, jo HAKMARRJES”.
Mesazh qe ndjen te vribroje me intensitet ne nje shtepi te vogel ne Tropoje, nje fshat malor i arritshem pas 6 oreve rrugetim me makine pergjate nje rruge te keqe, plot me gure dhe me kthesa. Na prêt Sokoli, nje plak 78- vjecar, i gjate dhe pak i kerrusur, nje tufe e dendur flokesh te bardhe, pizhamat me vija, buzeqeshjen dhe fjalet e nje njeriu qe nuk ja jetuar kot. « Me vrane babane kur ishte 2 vjec e gjysem – tregon – eksperience qe ka plagosur per vdekje femijerine time : por, ne nje njejten kohe me ka pasuruar ne shpirt dhe isha akoma adoleshent kur mora vendimin per tu impenjuar ne luften per ndalimin e ciklonit te harmarrjeve (gjakmarrjes), duke u bere njeri prej Misionareve. Megjithate, nje tjeter vuatje e madhe do te trondiste jeten time : kur vrane djalin tim, nje gje e tmerrshme qe eshte e veshtire ta fal, pavaresisht impenjimit tim te ndermarre ne proceset e pajtimit. Jo pak familje ma kane mbyllur deren ne fytyre. Fale edhe bashkepunimit me priftin dhe imamin, kam arritur ndonjehere te organizoj takime ne mes familjeve drejtperdrejte armike, ti ul ne te njejten tavoline dhe ti bej te hane buken e pajtimit ».
Sa i takon Enver Hoxhes, gjykimi eshte i drejtperdrejte dhe i prere : « Gjate “mbreterimit te tij” – deklaron Sokoli – ndersa Kanuni dhe Bibla ndaloheshin, ka qene i vetmi diktator qe zhduku traditen e grindjeve dhe hakmarrjes (gjakmarrjes). Nuk ka bere asnje tjeter te mire, ne dijenine time ». Do ti takoje historianeve te nderhyjne per vleresimin e mandatit te tij : por fakti qe trupi i tij eshte zhvendosur nga varrezat e heronjeve per tu varrosur ne nje varreze normale, stimulon ndonje sugjerim. Ne kete pike, Sokoli me tregon nje fotografi me nje dedikim te Nene Terezes se Kalkutes me nje buzeqeshje krenarie dhe adhurimi, sikur te nenvizonte se heroizmi dhe shenjeteria jane nje mall shume i rradhe.
Se si « zoti i hakmarrjes » ka mundur te perplase ne mes te dites nje njeri – alien ndaj grindjeve si pastori ungjillor i quajtur Tani, 34 vjec, na e shpjegon e shoqja Elona, 30 vjece, qe e takojne me seline e Kongregates fetare te bashkeshortit te ndjere : « 3 vite me pare – tregon – xhaxhai i burrit tim vrau nje njeri dhe nga ai moment te gjithe familjaret e tij – 24 burra – dhe femije meshkuj u zhduken nga qarkullimi dhe u ngujuan per 6 muaj ne nje vend sekret. Tani prej kohesh ishte impenjuar ne luften kunder hakmarrjes se gjakut (gjakmarrjes), nje levizje qe kishte adoptuar si slogan « Fjala e Krishtit ». I kthyer nga Anglia pas disa muajve (teksa kishte parashikuar te kalonte tre vjet) Tani vendosi te dale i zbuluar per te vijuar betejen e tij kunder hakmarrjes se gjakut, qe per qeverine shqiptare « nuk ekzistonte ». « Ate mengjes – vazhdon vejusha – kishte dale nga ndertesa e Kongregates per te marre me makine ne shkolle femijet tane. E vrane ne qender te Shkodres ». Ajo cfare pason, ka nje zhvillim me pak brutal. « Tani – ka zbuluar me pas Elona – kishte folur me vellane e tij, te cilit i kishte thene tekstualisht : « Nese me vrasin, nuk dua te me merret haku. Eshte e qarte ? ». Dhe tre dite pas krimit, vellai mbajti premtimin dhe deklaroi solemnisht qe nuk do te hakmerrej. Vrasesit i dhane 16 vite burg, por njerezit kane akoma per zemer mesazhin e burrit tim, qe i nxit te distancohen nga hakmarrja ».
Nuk ka asnje te dhene te verifikuar per numrin e familjeve te perfshira ne grindjet e gjakut, qe ne Shqiperi duhet te jene me shume se 3.000, ndersa Aleksander Kola e zvogelon ne nje total 1.400 familje. Ne Shkoder, sipas vleresimit te Simonit, i cili kryeson shtepine- familje te komunitetit « Papa Gjoni XXIII », jane rreth 60 familjet mbi te cilat rendon aktualisht kercenimi i gjakmarrjes, edhe pse per kryebashkiakun e qytetit « eshte nje problem per te cilin nuk duhet te flitet sepse nuk ekziston ».
Per Luigj Mila – sekretar i pergjithshem i Komisionit “Drejtesi& Paqe” Shqiptar – “grindjet e gjakmarrjes jane nje fenomen tipik i shoqerive net e cilat ligji nuk eshte mjaftueshem i forte dhe si rrjedhoje familja dhe raportet mes familjareve perbejne burimin kryesor te autoritetit ». Dy, sipas tij, mund te jene zgjidhjet : e para, afatgjate, duke informuar popullaten ne menyre te detajuar mbi shtrirjen e gjere dhe kompleksitetin e problemit ; e dyta, afatshkurter, me arrestimin dhe ndeshkimin e menjehershem te personave pergjegjes te ketyre lloj krimeve. « Behet fjale per nje fenomen – sakteson Mila – qe ka ngulur rrenjet e tij ne kohet e shkuara, deri ne 2 mije vjet me pare, sic rezulton nga dokumente historike, si Kanuni i Lek Dukagjinit ».
Mbeshtjelle nga inkompetenca totale mbi argumentin historiko- sheknecor, gjej strehe ne banesen e nje zonje te sjellshme qe me tregon historine e saj : per te hir te vertetes mjaft e ngjashme me shume qe kam treguar ne pelegrinazhin tim ne shkurter mbi malet shqiptare. Vjehrri, i futur ne burg per 4 muaj dhe qe del pas 4 viteve ; vellai i burrit qe vret burrin qe e ka denoncuar ; burri qe nuk del dot me nga shtepia nga frika se mund te vritet ; ajo qe cdo dite duhet te shoqeroje femijet ne shkolle, 12 dhe 7 vjec, sepse ndryshe ata nuk shkojne. Dhe ne fund, ja edhe ankesa e fundit e gruas shqiptare, e konsideruar nga kodi i shenjte “si dicka superiore ne familje”, qe eshte thuajse gjithmone e mbyllur ne shtepi edhe pse Kanuni nuk ia imponon dhe, e privuar sic eshte nga cdo e drejte, ndryshe nga mashkulli me i pavlere, nuk eshte e denje te martirizohet.
Ettore Mo

Shenim i Redaksise – Ky shkrim eshte botuar ne nje nga gazetat me te njohura dhe te medha te botes “Corriere della Sera” ne Itali. Ai trajton nje nga temat me te nxehta te realitetit shqiptar, gjakmarrjen, por edhe trajtimin e grindjeve te momentit si gjakmarrje. E vecanta e shkrimit eshte se autori ka shetitur ne Shqiperi, ne Shkoder, Tropoje, Tirane e gjetke, duke folur me njerez qe vuajne kete fenomen. Ettore Mo eshte vete deshmitar okular i pasojave te gjakmarrjes dhe disa momente i ka fiksuar edhe ne foto, te cilat i percjellim per lexuesit tane.
Vendosem ta perkthejme dhe botojme meqenese asnje gazete shqiptare nuk e beri kete. Eshte nje pjese e realitetit te hidhur shqiptar, e pare me syte e nje gazetari te huaj, i cili sic e pranon dhe vete, nuk ka asnje njohuri per gjakmarrjen. Madje ai ka probleme edhe me terminologjine e perdorur ne gjuhen italiane « faide », « vendetta di sangue » etj., te cilen ne jemi perjekur ta pershtasim me terminologjine qe njihet ne Shqiperi.

Familja Çobaj, Brez Hyjnor në trupin e historisë shqiptare

E vendosur në Shkodër që para shekullit XVII, familja Çoba u bë shpejt një ndër “dyert” më të rëndësishme të qytetit. Pinjollët e të parëve të Çobajve e kanë përjetësuar emrin e tyre me Shkodrën, teksa kanë pasur role të rëndësishme në kohë të ndryshme, në zhvillimin e qytetit.
Ekonomistë e juristë me tituj shkencorë, të arsimuar që herëtnë universitetet e Perëndimit, tregtarë të rëndësishëm por edhe ministra, deputetë, kryetarë bashkie e të apasionuar pas artit e sportit gjen mjaft nga ky fis, sikurse edhe klerikë të nderuar, të persekutuar, të pushkatuar, burgosur apo të internuar nga komunizmi.

Historia e familjes
Sipas veprës më të plotë të botuar deri tani për historinë e qytetit të Shkodrës, “Shkodra dhe Motet”, por dhe dëshmisë së një prej pjesëtarëve të familjes Çoba, që jeton ende në Shkodër, Ndoc Karlo Çobës, familja është e vendosur në Shkodër para vitit 1736. Fisi është shkëputur nga fshati Çobë i Laçit, ku thuhet se sot ka mbetur në këmbë një nga degët e familjes. Çobajt ekzistojnë në regjistrat e pagëzimit që para vitit 1730. I pari i familjes, i rregjistruar në letrat dhe regjistrat e kohës, sipas pemës gjenealogjike që zotëron aktualisht familja ka qenë Gjoni. Fillimisht, ai është vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit, por pronat dhe shtëpitë e tyre shtriheshin në gjithë Shkodrën. Rreth viteve ’80 të shekullit të 19 , Kolë Çoba, njëri prej djemve të Gjonit, i cili ishte tregtar i madh, ka patur në zotërim një flotë me 4 anije, me të cilat bënte tregti jo vetëm në Mesdhe, por dhe më tej. Madje, në kohën e luftës ruso – turke, dy prej këtyre anijeve u mbytën. Ai merrej me tregti mallrash si leshi, shqemja ( bimë që i merret lëkura), gëlqere e pashuar, lëndë drusore etj. Megjithëse tregtar i lindur, Kolë Çoba njihej si dashamirës i artit dhe djemtë e tij i arsimoi në perëndim. Në ditarin e M. Boriçit , kjo familje numërohet si një ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit në vitin 1844. “Letrat e vëllezërve Çoba”( 1878-1880), sipas vëllimit 3 të “Studime Historike”, botim i vitit 1968tregojnë se kjo familje kishte aktivitet të madh tregtar. Degët e familjes u shtrinë ndër vite me trashëgimtarë të tjerë, shumica e të cilëve trashëgonin sipas zakonit të familjeve katolike të Shkodrës, emrat e baballarëve apo gjyshërve të tyre.

Çobajt tregtarë
Në kronikat e kohës, Çobajt ishin ndër familjet tregtare më të njohura të qytetit. Me një lloj tregtie të veçantë, ata arritën të bënin emër dhe pasuri. Me anë të agjentëve të vendosur në portet kryesore të Adriatikut si në Venedik, Trieste, Raguzë, Kotorr, Brindizi si dhe në trevat e Kosovës dhe të Maqedonisë me qendrat në Gjakovë, Pejë, Prizren e Shkup ata informoheshin për çmimet e tregut dhejepnin udhëzime mbi shit- blerjet. Vëllezërit Ejll e Gaspër Çoba arritën të krijonin një firmë tregtare. Sipas studiuesit e historianit Hamdi Bushati, më i njohuri ishte Ejlli, i cili nuk qe vetëm një tregtar i shkathët e administrator i mirë, por u mor edhe me punë të tjera si përkthyes i konsullatës Austro Hungareze në Shkodër. Ejlli pati fatin të jetë një ndër të paktët persona të dekoruar nga Franc Jozefi pas 25 vjetësh punë si përkthyes në konsullatë.

Çobaj-Bianku, firma që prodhoi tonelata sapuni
Të pasur dhe të famshëm. Shekulli i XIX u tregua dashamirës me Çobajt, të cilët në rrjedhën e kohës krijuan fizionominë e tyre. Për një kohë të gjatë, firma e tyre merrje kryesisht me grumbullimin dhe me përpunimin e leshit, lëkurës, duhanit, drithërave, druve dhe me importin e mallra jetësore si kripë, vajguri, artikuj industrialë, ushqimorë, kinkaleri. Në fundin e shekullit të XVIII dhe gjatë shekullit të XIX , familja Bianku, një familje tjetër e njohur në Shkodër, pronarë të mëdhenj tokash formoi me vëllezërit Çoba një firmë të përbashkët, aktiviteti i së cilës zgjati 15 vjet. Firma mori famë të madhe në prodhimin e sapunëve, por edhe në drejtime të tjera si në grumbullimin dhe prodhimin e duhanit dhe në eksportin e leshit. Sipas të dhënave të kohës, vetëm brenda një vitit në firmën Çoba -Bianku prodhoheshin 180 tonë sapun. Më pas, firma u nda dhe secila familje e vazhdoi aktivitetin për hesap të vet. Veç kësaj, Çobajt u kujdesën shumë edhe për zgjerimin e pasurive të paluajtshme si dhe të pronave bujqësore, troje, ullishta e vreshta, nga të cilat nxirrnin rrushin dhe rakinë e verën që eksportonin, por edhe që pinin mbrëmjeve të shregullave, aq të famshme në Shkodër. Nga ana tjetër, vëmendjes të tyre nuk i shpëtuan edhe banesat, dyqanet, magazinat. Veprimtaria tregtare e tyre nuk u ndërpre as në fillimin e shekullit XX, ndonëse disa prej pjesëtarëve të familjes iu kushtuan politikës dhe ofiqeve zyrtare të nëpunësisë, në shtetin shqiptar. Tregtinë e vazhduan Pashko Çoba dhe i biri Pjetri , një degë kjo e kësaj familjeje.

Çobajt në histori
Ejll Çoba( senior) figuron në listën e anëtave të Dhomës të Tregtisë dhe ishte ndër drejtuesit e Odës së Tregtisë, ndërsa është ndër shqiptarët e paktë të dekoruar nga Perandori Austro- Hungarez, Franc Jozefi.
Loro Çoba dhe Gaspër Çoba bëjnë pjesë në Kompaninë e Katedrales të vitit 1891. Gjithashtu ata janë edhe anëtarë të Klubit “Lidhja Kombëtare”, krijuar në Shkodër me 1913 për të administruar qytetin e për të përballuar situata e vështira
Gjon F. Çoba do të zgjidhej deputet në zgjedhjet e vitit 1922 dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit në vitet 1022- 1924. Një personalitet i shquar i kësaj familjeje është edhe Ndoc Kolë Çoba.

NDOC ÇOBA, Miku i Fishtës që dha shpirt në hetuesi
Figura e Ndoc Çobës zë vend të nderuar në aktivitetin politik e shoqëror të gjysmës së parë të shekullit XX. Pasi kryen studimet e larta për ekonomi në Venedik, përfshihet në lëvizjen kombëtare. Pati një korrespondencë të pasur me patriotët që jetonin e punonin në Shqipëri e jashtë saj dhe shkroi mjaft artikuj në shtypin evropian. Më 1908 u bë kryetar i klubit “Gjuha Shqipe”, ku sekretar ishte At Gjergj Fishta. Në vitet 1909- 1910 është drejtor i përgjithshëm i doganave shqiptare, pasi mbante gradën e doktorit të shkencave ekonomike. Më 1918 merr pjesë në kongresin e Durrësit duke luftuar për mbrojtjen e kufijve politikë të Shqipërisë të vitit 1913. Ishte përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjes në vitin 1920 dhe në qeverinë që doli nga ky kongres, mori detyrën e Ministrit të Financave. Në këtë kohë ndërmori reforma financiare të panjohura më parë në Shqipëri siç ishte ajo e forcimit të arkës së shtetit përmes huasë shtetërore në popull. Sipas nipit të Ndoc Çobës, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit të tij dhe jeton aktualisht në Shkodër, deri para pak kohësh në shtëpinë e tyre ruhej një fletore, regjistër financiar i kësaj periudhe, kur financa shqiptare drejtohej nga Ndoc Çoba. Botoi gazetën “Ora e Maleve “. Në vitet 1928- 1936 është kryetar i asamblesë bashkiake të Shkodrës . Nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin fashist të Shqipërisë. Së bashku me figura të njohura të kohës si Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi etj, organizon Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942. Për organizimin e saj , ndihmon dhe djali i tij, Karlo Çoba , i cili duke qenë i diplomuar në Perëndim, punonte në administratën shtetërore të kohës. Ndoc Çoba ishte drejtues i Konferences së Pezës me qëllimin e bashkimit të gjithë forcave antifashiste. Menjëherë pas Konferencës së Pezës, Ndoc Çoba internohet nga fashistët italianë në Ventotenë , në Bergamo të Italisë.Shpëton falë kapitullimit të Italisë dhe kthehet në atdhe ku vazhdon të punojë si nacionalist .Kështu shkon në Zall – Herr dhe drejton Kongresin e Lëvizjes së Legalitetit. Pas çlirimit të vendit, arrestohet nga komunistët dhe pse ishte në moshë të thyer . Vdes nga torturat në hetuesi në mars të vitit 1945.

Një grua e Çobajve, në krye të “revolucionit” feminist
Protagonizmi politik i Jozefina Topallit ka qenë risi për politikën shqiptare të pas viteve ’90, ku kishte fare pak hapësirë për femrat, por jo për familjen e saj të origjinës. Rreth 70 vite më parë, një tjetër grua e Çobajve ishte po aq aktiviste dhe e njohur, jo vetëm në Shkodër. Shaqe Marije Çoba ka hyrë në histori si një ndër gratë e dalluara për atdhetarizmin e saj, luftën për mbrojtjen e trojeve nga copëtimi dhe emancipimin e gruas shqiptare. E arsimuar në Zagreb të Kroacisë dhe në Itali dhe e përkrahur mjaft nga bashkëshorti i saj, Ndoci ajo krijoi komitetin “Gruaja Shqiptare”, ku së bashku me gra të tjera intelektuale shkodrane grumbulloni në popull ndihma për ushtrinë kombëtare që luftonte për ruajtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi në Luftën e Koplikut. Spitalet ishin një tjetër fushë e aktivitetit të saj të gjithanshëm. Nga nëntori i vitit 1920 e deri në korrik 1921 botoi revistën “Gruaja Shqiptare”, në nëntë numrat e së cilës publikoheshin ndihmat e familjeve shkodrane për luftëtarët e lirisë si dhe trajtoheshin probleme të tjera shqetësuese të jetës së gruas, si roli i saj për zhvillimin e përparimin e shoqërisë, respektimi i të drejtave e lirive të saj, edukimi e arsimimi i fëmijëve, veçanërisht vajzave. Revista u shpërnda edhe në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Shaqe Marije Çoba, më 10.11.1937 bën një riorganizim të shoqatave të grave në nivel kombëtar me pjesëmarrjen e 150 grave, me objektiv luftën kundër zakoneve të vjetra, analfabetizmit, përmirësimin e veshjeve të grave, mbrojtjen e shëndetit të nënës e fëmijve etj. Familja Çoba disponon dokumente të aktivitetit të saj, të cilat janë ruajtur me kujdes, madje dhe në formë ditari prej saj deri në vitin 1954, kur dhe ndërroi jetë.

Tregtarët e klerikët e Çobajve, armiqtë e “luftës së klasave”
Tregtarë e klerikë. Mjaftuan këto dy aktivitete të Çobajve për ta ndryshuar kryekëput historinë e tyre, me ardhjen e komunistëve në pushtet. Gjithçka ndërtuan në tre shekuj histori u zhduk në vitet e para të regjimit diktatorial në vend. Nga një familje që kontribuoi në çlirimin e vendit, Çoba u shndërrua në “armikun” e luftës së klasave. I pari që u përball me persekutimin komunist ishte Ejll Çoba. Juristi i njohur shkodran, i dekoruar nga perandori i Austro-Hungarisë mori i pari goditjen, pas vitit 1944. Fillimisht ai u dënua me vdekje, por më pas ky vendim ekstrem u shndërrua në një burgim pa fund. Karlo Ndoc Çobau arrestua disa herë dhe u dënua me burgim dhe 5 vjet internim politik. Goditja politike solli edhe kolektivizimin e mëpasëm të pronave të Çobajve. Vetëm Ndoc Çobës, sipas nipit të tij me të njëjtin emër, iu morën 4 shtëpi, tre në rrugën “Tre Heronjtë” dhe një tek ish- restorant “Shkodra”. Gjithçka kishin blerë të parët e tyre, toka bujqësore, shtëpi, magazina në Shkodër e Tiranë u sekuestruan dhe i kaluan shtetit.

Fundi tragjik i Dom Ernestit
Dom Ernest Çoba ishte një tjetër figurë e respektuar e këtij fisi, që pati fund edhe më tragjik se të afërmit e tij, gjatë sistemit komunist. Në vitin 1951, Dom Ernesti u zgjodh famulltar i Shkodrës, ndërsa në vitin 1952 u shugurua ipeshkv dhe vazhdoi si ordinator i arkidioqezës së Shkodrës, deri në supriminin e kishës në 1967. Në kohën kur në Shqipëri ishte me rrezik të propagandoje fenë, Dom Ernesti mbante mbi supe peshën e të qenit klerik dhe drejtues i fesë në Shkodër. Për shumë vite ishte ndërmjetës i Selisë së Shenjtë me Shqipërinë, ç’ka do të bëhej edhe preteksi që do të çonte drejt hekurave. Ai u arrestua më 18 mars 1967. Vdiq në qelitë e hetuesisë, pas vuajtjesh e torturash çnjerëzore. Në librin “Çinarët “, të shkruar nganjë prej klerikëve shqiptarë të persekutuar, At Konrad Gjonajt , autori shprehet për Dom Ernest Çobën: “Imzot Ernesto Çoba e mori drejtimin e kishës në kohën më të zezë dhe më të vështirë . Kaloi jetën i survejuar, i ndjekur, i përbuzur, pasi ishte në mjedis telashesh që nuk do të mbaronin kurrë. Me qeverinë mbante marrëdhënie korrekte zyrtare. Ishte i thjeshtë, i ndershëm e gojëmbyllur. U arrestua dhe u torturua nëpër qelitë e burgjeve deri sa vdiq në duart e persekutorëve “.
Në Shkodër ekziston një legjendë, për vdekjen torturuese të Dom Ernestit. Sipas rrëfimit të një radiologu, në vendin e tij të punës ishin dukur dy oficerë me një thes në krah, në një nga ditët e vitit 1967. Pasi kërkuan të bënin një radiografi, hapën thesin e nxorrën që andej një krijesë me trup fëmije e fytyrë të plakur. Radiologu kishte kërkuar emrin e të sëmurit, të cilin e kishte mësuar vetëm pas një hezitimi të gjatë të oficerëve. Ishte Dom Ernest Çoba, drejtues i klerit në Shkodër, i katandisur në një grusht, pas torturash të gjata.
Anila Dushi

Tetori i udheheqesise shqiptare

Fatet e Shqiperise dhe shqiptareve kane nje lidhje me shume se interesante me muajin tetor. Politikanet me me peshe nder vite por edhe udheheqesit me jetegjate e te spikatur te Shqiperise moderne, kane lindur pikerisht ne muajin tetor, natyrisht ne vite te ndryshme. Nese do ta konsideronim vitin 1924 si vitlindjen e nje Shqiperie te konsoliduar si shtet, me perjashtim te viteve te pushtimit (1939- 1944), fatet e vendit kane qene gjithmone ne duart e individeve te lindur gjate muajit tetor. Mbase eshte nje rastesi, por muaji tetor mund te konsiderohet pa frike si muaji i ditelindjeve te udheheqesve shqiptare me jetegjate, me te shquar dhe qe kane ndikuar me se shumti ne fatin e Shqiperise dhe shqiptareve. Dhe qe te gjithe kane pasur apo ndertuar nje Shqiperi, e cila eshte njohur edhe permes emrit te tyre!
Ahmet Zogu
Emri i tij eshte lidhur me krijimin e nje shteti modern shqiptar. Mbase asnjehere nuk jane ndjere me krenare shqiptaret perballe europianeve te tjere se sa gjate viteve te qeverisjes se Ahmet Zogut. Ka qene minister, kryeminister, president dhe mbret i Shqiperise. Ditelindja e tij eshte e para qe hap serine e ardhjes ne jete te udheheqesve te vendit tone. Ai ka lindur me 8 tetor 1895 ne Burgajet te Matit. Rregullisht ka qene ne krye te Shqiperise nga viti 1924- 1939. Interesante eshte edhe data e vdekjes se tij ne France, me 9 prill 1961, 2 dite pas 22 vjetorit te pushtimit te Shqiperise nga Italia- 7 prill 1939 kur u detyrua te braktiste vendin.

Sali Berisha
Ka lindur me 15 tetor 1944, i dyti per nga data e lindjes ne te njejtin muaj. Ndersa nuk ka qene shume me peshe ne fatet e Shqiperise se para vitit 1990, me pas ka patur ndikim te padiskutueshem ne fatet e vendit. Ka qene president i Shqiperise ne harkun kohor 1992- 1997, kryeminister i vendit 2005- 2009 dhe 2009- vazhdim. Ka rregjistruar emrin si nje figure qendrore e rikthimit te demokracise ne vend, por edhe per largimin e tij me dhune ne vitin 1997 si pasoje e krizes se piramidave financiare. Pavaresisht ka qene ne opozite politike per thuajse 10 vite, roli i tij ka qene perhere jetik per Shqiperine e shqiptaret. Pa me te voglin dyshim, eshte me i shkolluari nga te gjithe udheheqesit e vecuar ne kete shkrim, madje edhe mbajtes i grades se larte shkencore Profesor Doktor.

Enver Hoxha
16 tetori ka qene deri ne vitin 1990 nje nga datat me te shenuara per Shqiperine komuniste e banoret e saj. Viti 1908 shenoi lindjen e Enver Hoxhes pikerisht me 16 tetor, vetem nje dite pas ditelindjes se Sali Berishes. Roli i Enver Hoxhes ne fatet e Shqiperise e shqiptareve ka nisur ne vitin 1941, kur me mbeshtetjen e komunisteve jugosllave u vendos ne krye te Partise Komuniste Shqiptare, post qe e mbajti deri me 11 prill 1985 kur vdiq. Figure kontradiktore, me shume drite- hije, Hoxha tashme konsiderohet si diktatori komunist shqiptar i 45- viteve, 1945- 1990. Pervec se drejtues i partise- shtet, Hoxha ka qene edhe minister dhe kryeminister, sic edhe Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se, pasuese e PKSH-se dhe paraardhese e PSSH-se. Hoxha e ktheu Shqiperine ne nje eksperiment fatkeq per shtetasit e tij, ne nje kamp te madh perqendrimi dhe asgjesoi te gjithe kundershtaret e tij politike por edhe ish- shoket e tij deri tek kryeministri Mehmet Shehu.

Ramiz Alia
Lindi ne Shkoder, me 18 tetor 1925 por origjina e tij eshte nga Sarajeva. Ka qene hierark i larte i Partise Komuniste dhe pasueses se saj Partise se Punes. Ka qene sekretar i KQ te PPSH-se dhe pas vdekjes se Hoxhes edhe Sekretar i Pare i kesaj force politike. Gjate jetes se tij ka qene minister, President (si kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor para vitit 1990) por edhe Presidenti i pare i Shqiperise pluraliste, i zgjedhur pas zgjedhjeve te 31 marsit 1991 nga Parlamenti i atehershem shqiptar. Arriti ti mbijetoje te gjitha spastrimeve brenda rradheve te Partise se Punes te realizuara ne periudha te ndryshme nga Hoxha. Ne disa qarqe, sipas burimeve te informimit kryesisht te huaja, eshte personi qe ka vrare me arme (pistolete) ish- kryeministrin Mehmet Shehu, i cili u tha se u vetevra me 17 dhjetor 1981. Ka qene kjo arsyeja qe Hoxha e vendosi si pasues, pa llogaritur marredheniet e mira me bashkeshorten e Enverit, Nexhmijen. U largua nga kjo jete me 7 tetor 2011, 11 dite para se te festonte 86- vjetorin e lindjes.

Haxhi Lleshi
Mbase as ai nuk e ka ditur, por per 29 vite rresht eshte konsideruar me shume jashte Shqiperise, si president i vendit. Ka lindur me 19 tetor 1913 dhe nga 1953- 1982 ka mbajtur postin e kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor, ose sic mund te konsiderohet sot, President i Shqiperise. Postin e mori nga Omer Nishani dhe ia dorezoi Ramiz Alise. Si pinjoll i nje dere te njohur ne Diber, Haxhi Lleshi ka qene jo i shkolluar, por njekohesisht edhe nje komandant partizan me influence gjate luftes se dyte boterore. Shume qarqe dhe individe, pas vitit 1990 e kane cilesuar si te dhunshem dhe imoral. Madje, bashkeshorten e pare dhe djalin e pare, pas divorcit, i larfoi nga Tirana duke i internuar ne Elbasan. U kthyen ne Tirane nga Alia, pasi Lleshi u largua nga detyra. Lleshi eshte nje nga figurat e rradha ne harkun 1945- 1990 qe ka patur nje karriere politike te larte ne shtet, por jo shume ne PPSH. Ka vdekur me 2 janar 1998.

Vlen te theksohet se nga keta 5 udheheqes te larte te Shqiperise ne vite, te cilet bashkohen nga ditelindja ne muajin tetor, kane qene te gjithe perfaqesues te trevave veriore- verilindore te vendit, me perjashtim te Hoxhes i cili ishte nga ju, Gjirokastra. Me perjashtim te Haxhi Lleshit, qe te gjithe kane pagezuar nga nje Shqiperi : e Zogut, e Enverit, e Alise dhe e Berishes. Sa nga ata ishin apo jane diktatore, sa i kane vlejtur vendit apo i kane shkaktuar dhimbje ?! Kesaj pergjigje mese miri do ti ktheje pergjigje historia, pavaresisht vleresimeve qe jepen here pas here ditet e sotme ! Kur historianet te mund te flasim, do ta kemi kete pergjigje!
Blerti Delija
Sokol Pepushaj

Jeta e kryeministrit: puro, uiski dhe fruta deti

Me 24 janar 1965, ndahet nga jeta Kryeministri legjendar i Britanisë së Madhe Winston Churchill

Si e humbi Luftën e Parë Botërore dhe fitoi të Dytën.
Me 24 janar 1965, vdiq Ëinston Churchill. Ëinston Leonard Spencer Churchill, lideri britanik që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatet gjatë krizës së Luftës II Botërore, vdiq në Londër në moshën 90 vjeç. Churchill rridhte nga një familje me histori të gjatë në shërbimin ushtarak, dhe pas vdekjes së të atit me 1895, Churchill filloi karrieren ushtarake, duke shërbyer në Indi, Sudan dhe Afrikën e Jugut, ku u shqua disa here në beteja të ndryshme. Me 1899 ai largohet nga ushtria dhe fillon karrierën politike, ku me 1900 zgjidhet ne parlament si përfaqësues i Partisë se djathtë konservatore. Me 1904 ai ndryshon drejtim politik dhe bashkohet me Partinë e majtë liberale, duke shërbyer në disa poste të rëndësishme shtetërore. Më 1915, në pjesën e dytë të Luftës I Botërore, Churchill u konsiderua përgjegjës për humbjet e fushatave ushtarake në Dardanele dhe Gallipoli, dhe u përjashtua nga koalicioni qeveritar i luftës. Në këtë kohe ai shkoi vullnetar në lufte, si komandant i një batalioni britanik në Francë. Me 1917 Churchill i rikthehet përsëri politikës si anëtar i qeverise liberale. Nga 1919-1921 ai ishte sekretar shteti për luftën, ndërsa më 1924 rikthehet në partinë e djathtas konservatore. Gjatë viteve 1929-39 ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmëroi në këtë aspekt. Pas shpërthimit të Luftës II Botërore, Churchill u riemërua në postin e Lordit të Parë të Admiraleve, dhe 8 muaj më vonë bëhet Kryeministër i një qeverie koalicioni. Në vitin e parë të administratës së tij, Britania qëndroi e vetme kundër agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botes së populli britanik “kurrë nuk do të dorëzohej”. Ai bindi britaniket t’i bashkoheshin rezistencës dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovjetik Stalin të bashkoheshin në një aleancë që arriti me sukses të mposhte fuqitë e Boshtit të Qendrës”. Në korrik të 1945, 3 muaj pas disfatës gjermane, qeveria e tij konservatore humbi në zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchill dha dorëheqjen si Kryeministër. Ai u bë lideri i opozitës së djathtë dhe me 1951 u zgjodh përseri Kryeminister. Dy vite më vonë ai fitoi Çmimin “Nobel” në letërsi për 6 vëllimet e tij historike të studimit të Luftës II Botërore dhe për fjalime të ndryshme politike. Me 1955 Churchill doli në pension si Kryeministër por qëndroi si anëtare parlamenti deri në vitin 1964, një vit para vdekjes.

Është vështirë të përfytyrohet figura e Kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) në orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në të ritë e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere. “Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, – tregonte Churchill-i. – Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski”. Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë. Mazordomi i tij Norman McGoëan kujtonte: “Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë”. Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar. Vetë Kryeministri britanik e quante këtë përzierje “solucion për shpëlarjen e gojës”. Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armën dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: “Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë”. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë. Në vitet e rinisë së vet kryeministri i ardhshëm britanik dhe Laureati i çmimit “Nobel” u përzhit personalisht me erën dhe flakën e barutit dhe pikërisht atëherë mori dhe njohuritë e para të artit të të gatuarit. Churchill-i detyrohej shpesh herë të gatuante asaj kohe gjatë fushatave ushtarake ushqimin në zjarr me shkarpa nën qiell të hapur. Edhe pasi u bë politikan i famshëm ai pa problem mund të përgatiste me duart e veta për mysafirët e tij një drekë të tërë. Winston Churchill kishte fituar nam për pasionin e tij ndaj jetës me komoditete dhe luksoze dhe ia dinte vlerën të ngrënit mirë. Vërtet, hamës ai nuk mund të quhej kurrsesi: Winston Churchill nuk preferonte gjellët ekzotike dhe gatimet e sofistikuara. Në qoftë se Churchill jetoi deri në moshën 90-vjeçare, atëherë lind natyrshëm pyetja: në se duhet vallë sqima, moderimi dhe të përmbajturit në ushqim? Pa përmendur fare këtu cigaret dhe pijet? Thonë, se 20 vitet e fundit të jetës së vet ai e la megjithatë pijen dhe duhanin, megjithëse vazhdonte të pozonte për fotografët me puron e famshme havaiane në dorë. Në të vërtetë, gjendja shëndetësore e këtij jetëgjati linte shumë për të dëshiruar. Ndërsa të ngrënit sir Winstoni e kishte me qejf të madh. Për mëngjes atij zakonisht i servirnin pjepër, omëletë ose vezë të skuqur me proshutë, qofte me mish viçi ose pulë të pjekur, bukë të thekur me marmelatë. Dhe pinte ai gjatë kësaj shumë kafe me kajmak qumështi. Për drekë ai mund të hante fillimisht file peshku (gjuhëz deti), salmon të tymosur dhe karkaleca deti, më pas mish të pjekur dreri të mbushur me pure mishi me dhjamë, mëlçish pate, me salcë prej zhardhok këpurdhash (truffle, tartufo). I pëlqenin shumë Churchill-it edhe guaskat e detit (ai, në përgjithësi, kishte dobësi të madhe për produktet, frutat e detit), roston e viçit të përgatitur me puding Jorkshiri dhe perime. Në moshën 88-vjeçare Churchill-i mund ti lejonte vetes, për shembull, një drekë të tillë në hotel “Savoy”: në fillim guaska deti me shampanjë, më pas supë-pure me bizele të njoma dhe një gotë sherry. Pastaj atij i servirej në tavolinë file peshku shojzë të Atlantikut Verior me salcë të bardhë dhe verë Puyn Fyuis. Më tej vijonte mishi i viçit ala-Wellington me karotë dhe patate të skuqura e të përzhitura me verë Bourgogne. Për ëmbëlsirë ai merrte Creme Brulee dhe një gotë verë Madeira. Në fund fare porosiste djathë Stilton me një gotë verë Porto të stazhionuar mirë. Pas kafes degustimi i të gjitha këtyre mrekullive të artit të kuzhinës kurorëzohej nga ai me puron havaiane dhe një gotë konjak. Dhe pavarësisht nga ajo se ç’hante për darkë Churchill-i, para se të binte për të fjetur ai pinte një gotë consomme të ftohtë. Por gjellë kryesore në banketet e veta Winston Churchill-i quante megjithatë bisedën e mirë, ndërsa bashkëbiseduesin më interesant veten e vet.

50 shprehjet legjendare te Uinston Curcill

Uinston Çurçill nuk ishte vetëm një politikan i madh, por dhe një orator i shkëlqyer. Edhe pse tani ai nuk jeton më, trashëgimia e tij jeton me shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas. Këto janë 50 prej tyre.

1. Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.
2. Taksat e mira nuk ekzistojnë.
3. Disa e shohin sipërmarrjet private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.
4. Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.
5. Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.
6. Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.
7. Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.
8. Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.
9. Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë.
10. Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.
11. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
12. Ndonjëherë ju do të pengoheni tek e vërteta, por pjesa më e madhe prej nesh ngrihen dhe vazhdojnë përpara sikur s’ka ndodhur asgjë.
13. Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.
14. Është diçka e mirë për një njeri të paarsimuar të lexojë libra me citime. Citimet, kur gdhenden në kujtesë, të japin mendime të mira. Ato gjithashtu të nxisin të lexosh autorët dhe të kërkosh të tjera.
15. Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.
16. Nëse keni dhjetë mijë rregulla, ju shkatërroni gjithë respektin për ligjin.
17. Gjithmonë mund t’i besoni amerikanëve për të bërë gjënë e duhur, pasi të kenë provuar gjithçka tjetër.
18. Historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj.
19. Sa më larg të shikoni prapa, aq më larg përpara ka gjasa që të shihni.
20. Jam gati të takoj Krijuesin tim. A është i përgatitur Krijuesi im për provën e rëndë të takimit me mua, kjo është një çështje tjetër.
21. E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.
22. Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.
23. Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
24. Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
25. Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë.
26. Një shaka është diçka shumë serioze.
27. Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet t’ju vrasë dhe dështon, dhe më pas ju kërkon juve që mos ta vrisni.
28. Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë dhe shpresë.
29. Edhe pse personalisht jam shumë i kënaqur me eksplozivët e momentin, e ndjej se s’duhet të qëndrojmë në rrugën e përmirësimit.
30. Edhe pse i përgatitur për mundimet, preferoj që të shtyhen.
31. Qëndrimi është diçka e vogël, por që bën një ndryshim të madh.
32. Baldwin mendonte se Evropa ishte e mërzitshme, dhe Chamberlain mendonte se ishte vetëm më i madh se Birmingami.
33. Betejat fitohen nga kërdia dhe manovrat. Sa më i madh gjenerali, aq më shumë do të kontribuojë në manovrat, aq më pak do të kërkojë për kërdi.
34. Para Alamein-it nuk kemi pasur kurrë një fitore. Pas Alamein-it kurrë nuk kemi patur humbje.
35. Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.
36. Përpjekjet e vazhdueshme, jo forca apo inteligjenca, janë sekreti i çlirimit të potencialit tonë.
37. Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.
38. Kuraja është ajo që duhet për t’u ngritur dhe për të folur; kuraja është gjithashtu ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar.
39. Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin njerëzor. Kërkon vëmendje që gjendja e gjërave të jetë e shëndetshme.
40. Vështirësitë e nënshtruara janë mundësi të fituara.
41. Mos lejoni që planet e mëdha për një botë të re të shmangin energjitë tuaja nga ruajtja e asaj që ka mbetur nga bota e vjetër.
42. Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
43. Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.
44. Për të mirë e për të keq, zotërimi i ajrit është sot shprehja supreme e fuqisë ushtarake dhe flotat dhe ushtritë, edhe pse vitale dhe të rëndësishme, përsëri duhet të pranojë se kanë rang vartësi.
45. Për rolin tim, them se do të jetë më mirë sikur të gjitha partitë t’ia lënë të kaluarën historisë, veçanërisht tani që propozoj ta shkruaj historinë vetë.
46. Që nga Stettin në Balltik, tek Trieste në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur përmes Kontinentit.
47. I madhi dhe i miri rrallë janë i njëjti njeri.
48. Ai ka të gjitha virtytet që i urrej dhe asnjë prej veseve që admiroj.
49. Qytetarët e shëndetshëm janë e mira më e madhe që një vend mund të ketë.
50. Historia shkruhet nga fitimtarët.

Albanologu i shquar Robert Elsie ka te drejte kur thote se letersia shqipe nuk njihet ne bote…

Albanologu, perkthyesi, studiuesi dhe nje nder njohesit me te mire te letersise te tradites dhe bashkehore, i nderuari dhe respektuari z. Robert Elsie ka thene: “Letersia shqiptare nuk njihet ne bote…” Rreth ketij mendimi po vetequajme fenomeni ne fjale (mbasi letersia shqipe ne bote nuk njihet dhe do te thoja as letersia e fenomenit artificial, qe tashme eshte vetem brenda shqipfolesve e shqipshkrueve) nuk ka argumentuar asgje ne interviten e fundit hedhur po ne kete grup (toplisten e alb-shkences) nga biografi i tij z. Çerçiz Loloci.
Ne kete rast z. Elsie ka thene nje te vertete, mbasi bota nuk eshte vetem nje qark i ngushte intelektualesh dhe politikanesh francez, por ne planetin tone ka mbi 6 miliard banore, qe me shumice jetojne ne 5 kontinente. Ne kolonite franceze ne Afrike, ku si gjuhe zyrtare ose sekondare eshte frengjishtja letersia shqipe eshte e panjohur. Shume autor afrikane jane te njohur ne Amerike, fale klubeve, qendrave kulturore, kishave metodiste protestane, katolike, evangjeliste etj., shoqatave dhe organizatave afrikano-amerikane qe jane me shumice. Ne Afrike jeton nje popullsi mbi 700 milione banore. Nuk kemi pare deri me sot njerez ne qytetet e shteteve te Afrikes te vihen ne radhe per te lexuar letersi shqipe, por kemi pare helikoptere te OKB-se, Frances etj., qe te hedhin ndihma ushqimore per mbijetesen e ketyre njerezve te mire por fatkeq… Edhe ne kontinentin tjeter gjithashtu ne Australi letersia shqipe nuk eshte e njohur. KJo me sa duket lidhet me diatancen e madhe midis 2 hemisferave veri-jug. Edhe ne Indi (me shumicen e nje popullsie te varfer ose te tejvarfer sikurse quhen fakiret e Indise), qe ka nje popullsi mbi 1 miliard banore letersia shqipe serisht nuk mendoj se njihet. Megjithate India dallohet per llojshmerine e kultures, shkrimtareve, aktor dhe filmat kinematografik. Ne Amriken Latine (Amerika e Jugut), ku flitet dhe shkruhet spanjisht (me perjashtim te Brazilit, ku flitet portugalisht), me sa kam biseduar me disa miq qe jetojne ne New York, letersia shqipe nuk njihet e per me teper as fenomeni i vetekrijuar nga media elektronike shqiptare. Ne ShBA (me popullsi 302 milion banore) letersia shqiptare nuk njihet, mbasi nuk ka autor #1 best seller (te perfshire ne botimet e gazetes prestigjioze The New York Time). Shume vete nuk dine se ne cilin kontinent ndodhet dhe cfare gjuhe flitet. Nje mik amerikan me tha kohet e fundit se cfare gjuhe flitet ne shtetin tend: rusisht apo kinezshe, mbasi ai kishte lexuar se Shqiperia ka qene nen influencen politike dhe ekonomike te ish Bashkimit Sovjetik dhe me vone te Kines… Ne Azi, ku eshte e perqendruar 2/3 e popullsise se botes letersia shqipe dhe autoret e saj (ose nder me te miret sikurse i quajne “kritiket” e shtypit sot ne Shqiperi si “fenomen”, “disident”, “gjeni te letrave shqipe”, “balzaku i koheve moderne”, etj.) jan te panjohur. Kina me nje popullsi 1.3 miliard ze vendin e pare ne bote (sipas demografeve amerikane) per gjuhen me te folur dhe te shkruar dhe serisht letersia shqipe eshte e panjohur, mbasi nuk ka asnje autor best seller ose #1 te shitur ne librarite kineze. Une mendoj se njohja e letersise se nje shteti ka te bej edhe me zhvillimin ekonomik. Kina sot ka nje zhvillim ekonomik marramendes dhe se investitoret amerikane me shumice po i transferojne kapitalet e tyre financiare ne Kine sepse produktet e konsumit kane kosto me te ulte. Kjo ka bere qe Kina te jete ne qender te vemendjes te botes se sotme. Mbas ekonomikese vjen edhe kultura, arti etj. Lojrat olimpike te fundit te mbajtura ne Kine ishin me teper nje zhvillim i kultures dhe artit 5 mijevjecar kinez. Kinezet kane shume botime te tyre edhe ne New York ne gjuhen angleze, kane shkolla, qendra arti kulture dhe ne kete menyre ata promovojne arritjet e artit dhe kultures se tyre duke mos harruar traditen. Komuniteti shqiptar ne Amerike nuk ka qendra serioze te konsoliduara dhe per me teper ka vetem grupe ose individe ka kane njetin e mire te bejne dicka pozitive per artin dhe kulturen e tradites te trojeve etnike shqiptare, por s’kane force financiare dhe aftesi bashkekohore organizuese. Ne shtetin me te zhvilluar ekonomik te Azise dhe te dyten ne bote pra Japoni nuk ka asnje autor shqiptar qe te kete sukses nga shitja e librave te xhepit. Ne Europe pervec frances ku ndonje autor eshte botuar ne disa mijera kopje nuk ka serisht edhe ketu asnje autor shqiptar best seller, mbasi edhe per “fenomenin” nuk ka asnje informacion te sakte per tirazhin, ribotimete  herpashershme nga shitja e librave te xhepit. Per mendimin tim me shume zhurme behet ne mediat shqiptare per shqiptaret. Asnje nga autoret sikurse thuhet ne Shqiperi se jane te njohur qofte edhe ne france nuk shkruan librat e vet direkt ne gjuhen frenge qofte ky edhe “fenomeni” apo “gjeniu i letrave shqipe. Tani lind pyetja se ku eshte e njohur letersia shqipe dhe per pasoje dhe veprat e shkrimtarit (te shquar per boten shqiptare) z. Ismail Kadare, mbasi nuk ka asnje best seller. Po jap vetem nje shembull. Ne Amerike dhe bote deri tani jane shitur 7 milion libra (sipas gazetes The New York Times dhe revistes TIME) me autor Presidentin tone Barok Obamen, duke qene nder me te shiturit nder disa presidente te Amerikes te marre sebashku. Pra nje figure politike qe nuk ka me shume se 1 vit ne skenen politike amerikane dhe boterore botohen deri ne 7 milion kopje ndersa nuk dime sa sa eshte tirazhi i botimeve te gjithe autoreve shqiptare te perkthyer ne bote sot, kjofte dhe i “gjeniut” “shkrimtarit me te famshem nderkombetar Kadare” sikurse thuhet ne mediat shqiptare. Deri me tani shkrimtaret shqiptare shkruajne ne gjuhen shqipe per t’u lexuar nga lexuesit po shqiptare. Pikerisht mosnjohja e letersise shqiptare ne bote dhe konstatimi i drejte i albanolgut te njohur z. Robert Elsie nuk eshte bere objekt i analizave nga media shqiptare, te pakten sa kam mundur te lexoj deri me sot. Edhe vete z. Ka dhene nje pergjigje te pergjithshme (qe te kujton politikanin cimcakez z. F. Nano qe flet shume e s’thote asgje konkrete) dhe asje konkrete. Pra ne kete rast z. Elsie na la te kuptonim edhe pse ne mediat shqiptare behet zhurme shume rreth “fenomenit” ai eshte i panjohur ne bote. Kur kete konstatim me kohe e kam thene une dhe shume te tjere, te gjithe jemi quajtur trathtare, kunderkombetar etj. brockulla te fjalorit te diktatorit largkjofte ose Dulles se Gjirokastres. Meqenese kete konstatim e deklaroi me ne fund drejte dhe sakte z. Elsie media hesht. Deri kur do te vijohet nga media servile te genjehet lexuesit se ky apo ai shkrimtar eshte kolos, gjeni, balzak, etj., epitete kilometrike te vendosur para dhe mbas emrit te personit kjofte ky edhe z. Kadare. Une mendoj se idhujt e krijuar prej rere shpejt koha do te tregoj se jane apo jo te tille. Te marrim vetem rasitn e Shqiperise. Ne Shqiperi 3/4 e territorit te saj jane reliev kodrinor dhe malor, ku dhe eshte perqendruar edhe 55-60% e popullsise rurale. Ne zonat e thella malore ende sot e kesaj dite nuk shkon shtypi dhe qarkullon libri artistik shqiptar dhe i huaj. Te rinjte sot ne qytete por edhe ne katunde jane me shume te interesuar qe kohen e lire ta kalojne mes miqve dhe shokve ne disko, plazhe, eskursione, koncerte, kinema, party, internet, toplista rinore argetuese, website personale, my space, facebook, apo per te gjetur rrugen me te lehte per t’u larguar nga Shqiperia per nje jete shume me te mire se periudha e tejzgjatur tranzitore qe s’dihet se kur do te mbaroj etj. dhe nuk kane deshire te ngujohen me ore ose dite te tera duke lexuar libra politik, gazeta me shkrime kilometrike etj. Nese nje te riut ne Shqiperi do t’i afrosh si dhurate nje liber te nje shkrimtari te njohur apo nje CD apo te shkoj per feste me shokete  shoqet, aiose ajo sigurisht qe do te zgjedh te dyten. Brezi i ri ne Shqiperi mbas viteve 1990 nuk eshte i interesuar te lexoj libra me kooperativista, dimra te vetmise se madhe, qe jane produkt i sistemit komunist, ndonese media qe trashegon mentalitet dhe aksion komunist per inerci shkyhet e bertet s eketo jane shume te bukura. Ne Shqiperi nje shkrimtar kjofte edhe ky z. Kadare njihet vetem fizikisht ose si emer, mbasi asnjeri prej tyre nuk di te thote nje titull libri ose personazhi te veprave te tij. Nje pjese e rinise qe jeton sot ne katund ka me shume interes te bej disa lek, dhe ne zonat e thella malore te kullosin bagetite se me ato ai nxjerr qumeshtin, mishin, gjalpin duke i kullotur ato sa me mire. Une nuk di se nje i ri qe del ne mal me bageti te marre me vete edhe librin. Ai preferon nje radio me bateri se nje liber. Nese ai do te lexonte librin delen do ta cante ujku apo do te rrezohej ne ndonje humnere… Te rinjte ne qytet e kane mendjen tek argetimi qefi e jo tek librat. Edhe ndonje qe shkon ne universitet kerkon qe ta marr ate sa me lehte pa vrare mendjen shume. Te vertmet raste kur nje shkrimtar shqiptar njihet eshte kur profesori i deges se gjuhe letersise i jep si teme diplome kete apo ate autor qe ai pelqen dhe nuk e le ne deshiren e studentit qe te mbroje diplomen me nje teme te tradites te pashkelur me pare ne fushen e hulumtimeve, duke sjelle nje risi edhe per vete kulturen shqiptare.
A eshte me mire te debatohet me argumente per konstatimin e sakte te perkthyesit, studiuesit dhe albanologut bashkekohor z. Robert Elsie se te flitet per fenomene te rreme qe nuk ekzistojne ne realitet jo vetem ne Shqiperi por as ne bote…
Faleminderit per vemendjen!
Klajd Kapinova

Me rastin 100 vjetorit të ditëlindjes së Migjenit
Migjeni: “komplet i panjohur”ose pjesërisht, për fajet e çensurës së diktatorit Hoxha, të ekspertëve të realizmit socialist shqiptar dhe të sëndyqeve të trashigimtarëve letrarë Replikim e debat miqësor me dr. prof. Moikom Zeqo

 Agron Luka

Në gazetën Shqip, dt. 6 tetor 2011, prof. dr. Moikom Zeqo, sapo ka deklaruar: “Migjeni, paradoksalisht rezulton komplet i panjohur, sidomos në rrafshin estetik dhe eseistik… Në vitin 1973, universiteti i Leningradit boton librin e Gertruda Entrej, të quajtur “Krijimtaria e Migjenit”. Ky libër i rëndësishëm, i pari për llojin e vet për nga analiza e plotë në rrafshin eseistik për Migjenin tonë… G. Entrej, (e cila paradoksalisht na paska zotëruar pesë letra të panjohura të Migjenit dhe Ditaret e Migjenit! AL) ka qenë profesore në Universitetin e Tiranës për shumë vjet, si dhe mike intime e Ollga Luarasit, motrës së Migjenit”.

Atëhere, fillimisht dëshiroj të formuloj disa çeshtje: Ju, z. Zeqo, si ish “shkruesi i fundit i serialit “Migjeni, Vepra”, bashkë me R. Uçin e Kadarenë, si i besueshmi, njohësi e përkthyesi jugosllavisht-frëngjisht i “Letrave Intime”, si parashikuesi, që e dinit se, si do ta kishte shkruar “Protestën e Fuqishme, Dekani i Dekanatit të Migjenologjisë”, pse nuk e zhbiriluat edhe këtë çështje “të Letrave Befasuese”, sa e kishit gjallë Dekanin, por e latë deri më sot?!
Aktualisht, juve mendoni se ka mbetur vetëm rrafshi estetik dhe se duhet gjetur fajtori?! Epo përse nuk e përkthyet Gertrudën mbas vitit 1990, por e latë edhe juve në fund të Sëndykut?! Ju mendoni se ato materiale ia dhuroi Gertrudës, Ollga Nikolla Luarasi, para se të vdiste më 1959?!
Shikoni, Z. Zeqo, se mos bieni në kontradiktoritet, sepse është thënë se, “origjinalet manoskrite” që i ishin besuar Jordan Misjes nga vetë Migjeni, ishin djegur me rastin e rrethimit,  djegies dhe ekzekutimit të Tre heronjve të Shkodrës”. I dogji një plakë nga frika … Shih, S. Luarasi, “Migjeni, VEPRA, bot. 1957, f 11.
Me sa duket, krahas disa librave rusisht, që plaka anonime nuk i dogji, “sepse për libra si të Gorkit e Majakovskit, nuk kishte frikë”, ja që na paska shpëtuar edhe një tip defteri/quaderno apo rradhoi gjysëm i shqyer, me dorëshkrime origjinale nga ajo plakoçja dhe ndonjë Ditar…
Kush i dërgoi pesë “Letrat e Panjohuara e Befasuese të Migjenit”, në BRSS, Ollga (Nikolla) Luarasi, para vitit të vdekjes më 1959, i dërgoi Skënder Luarasi vetë, apo ndonjë ish shtetase sovjetike?! Mos i mori vetë G. Entrej, mikia intime e ngushtë e Ollgës?!
Shiko, Moikom, në librin e G. Entrej, citohet Migjeni i vitit 1957, por edhe ribotimi i vitit 1961, aty ka edhe citime të vitit 1963, prandaj mendoj se Ollga nuk duhet të ketë gisht.
Si dhe pse, Skënder Luarasi, që i deklarohej sh. Enver se, i kishte bërë shërbime të mëdha Partisë dhe Atij, ia fshehu Partisë dhe sh. Enver se, nga “Sënduku Misterioz”, i manoskriteve origjinale migjeniane kishte edhe pesë letra manoskrite dhe ndonjë copë Ditar dhe se ato mungonin nga inventari?!
Si dhe sa çuditërisht e paradoksalisht, botimi i Gertruda Entrej, më 1973, në kohën e duartrokitësve neostalinistëve brezhnjevianë, na përbënka analizën e plotë në rrafshin eseistik?! Sa gjynah që sepaskëshim njohur eseiste e estete Gertrudën e vitit 1973, simbas botimit të universitetit të Leningradit, me emrin A. A. Zhdanov, dekoruar me Urdhërin e Leninit, Urdhërin e Punës dhe të Flamurit të Kuq… atëhere kur po përflitej edhe se po pajtoheshim…

***

Para disa muajve, i shoqëruar nga dy shokë të tij dhe nga drejtori i bibliotekës së Shkodrës M. Barleti, më bëri një vizitë dr. prof. A. Plasari. Ai, sëpari, u habit që unë simbas detyrimit ia kisha dërguar 5 copë kopje Bibliotekës Kombëtare, nga ribotimi i fotoskanuar i librit, “Migjeni, Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, NSHB, Tiranë 1954. Kështu ia kisha dërguar edhe bibliotekave të Shkodrës, megjithse tirazhi kishte qenë minimalisht modest, vetëm 100 kopje. Aktualisht Migjeni është i privatizuar, megjithse për librat e privatizuesve financon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve…
Me këtë rast, edhe sepse libri nuk ishte për shitje në dyqane, siç e kishte konstatuar edhe vetë Plasari, ia dhurova edhe atij një kopje. Pastaj e urova përsëri për “Skënderbeun Voluminoz”, siç e kisha uruar edhe me e-mail dhe i tregova se si një shkrim që bënte fjalë për dy grafika të Tyrbes së Skënderbeut në Lezhë, nuk ma kishin botuar. Aty te Tyrbia, më duket se ishte edhe njëfarë tipi i ngjajshëm si Lekë Dukagjini duke u falur…
Si rastësisht prof. Plasari, më pyeti nëse kisha dijeni për disa letra të pabotuara të Migjenit, të cilat dikush i paskej dërguar në BRSS! Unë iu përgjigja qartë se, nuk kisha asnjë lloj dijenie për këtë rast specifik konkret. Unë e sqarova se gjithë sa kam ditur i kam botuar pjesërisht. Vëllimin 1 e kisha edhe si detyrim të premtuar për 100 vjetorin e lindjes së Migjenit dhe 90 vjetorin e lindjes së babait tim.
Në vëllimin 2 të Migjenit do të botoj edhe disa surpriza të tjera, por nuk kam ndonjë ngut emergjent, mund ta botoj edhe vitin e ardhshëm, mbasi të shfryhen mirë ata që kanë patur disa pretendime. Ajo që di unë nga babai im Gjovalin Luka është se së paku qysh nga skenari dhe puna për filmin Skënderbeu, hulumtues specialistë sovjetikë të ndryshëm, me “Carta Bianca” nga Enver Hoxha direkt, kanë marrë dhe kanë bërë hatanë mbi libra, literatura e dokumente të rralla të bibliotekave dhe arkivave shqiptare! Dhe këto kujtime i kam botuar. Mbase edhe për Migjenin mund të ketë ndodhur kështu, sepse si nga botimi i parë rusisht i vitit 1954 dhe nga botimi i dytë i vitit 1973, unë shoh se kanë përdorur disa dokumente që në Shqipëri nuk njihen?! Aty kam lexuar edhe për disa polemika e citime edhe me “Zanin e Naltë”…
Ka patur edhe një kohë kur sovjetikë e sovjetike të ndryshëm bënin kërdinë edhe te dyqanet me okazion, mbi bizhuteritë me diamante e rubinë, kur shqiptarët e shkretë i shisnin për bukë goje… (Siç po del nga arkivat ruse, Enveri i lutej Stalinit, aman ma merr arin që ua kam marrë/vjedhur me forcë pasanikëve shqiptarë dhe që i kam asgjësuar komplet edhe si klasë. Tash po na del edhe se, nuk do të ishte edhe si shumë çudi se, Enveri na paska paguar për pushtetmbajtjen edhe Zogun I, edhe brenda në CIA…)
Migjeni te novela “Pak Poezi”, siç e dinte edhe babai im edhe unë, mos qoftë e thanun, por ka rrëshqitur pak edhe në dekadentizëm, mbase ishte një rrëshqitie e protestë çasti, sepse nuk e lejuan Lilin, të martohej, të kishte mardhënie seksuale me vajzën e tezes Lilushen sy kaltër… Pak Poezi, ishte gjithsesi dekadentiste!
Ndoshta sot kemi ndonjë përmbysje rrokamboleske e paradoksale, sepse pederastinë e martesat gei po na i kërkon edhe USA e Europa me ambasadorët si kushte integrimi e antarësimi, por kurrsesi për mua ky nuk mundet të jetë morali demokrat progresist, por një degjenerim. Dhe në këtë pikë unë jam dakort me Deklaratën e përbashkët të klerikëve shqiptarë dhe kundra Parlamentit shqiptar. Mos qofsha unë i gabuar estetikisht! (Për këtë estetikë e ka fjalën dr. Zeqo, aktualisht)?! Edhe i tregova se libri i babait tim ishte çensuruar në 6 copa letrare të Migjenit, ku përfshihej edhe novela Pak Poezi! (fig. 1)
Kjo e çuditi edhe më shumë Plasarin, i cili e aprovoi komentimin mbasi e lexoi, bile më tregoi se kishte patur edhe ai një përplasje personale.
Por, pastaj më tha: “mirë se botimin e 1954, mundeni ta kishit patur, sepse aso kohe librat sovjetikë vinin në Shqipëri, po atë të vitit 1973, si e keni siguruar”?! Edhe unë i thashë, po, po aso kohe nga 1954, madje kishte edhe kartapostale që thoshin, “Pokupajtje sovetskije knjizhki”. Duke e nuhatur diçka se ku rrahte, Plasari, i tregova se, për botimin e 73-shit babai nuk ka patur dijeni, porse këtë libër mua ma ka dhuruar prof. H. Leka. Aty i kam lexuar ato që të thashë, aq sa mundem unë rusisht të kuptoj. Ai madje u çudit për rusishten time, por nuk kujtohesh se disa nga ato pjesë i kisha mësuar gati përmendësh. (Shih fotoskanimet)

***
Tashti, nga ato pyetjet e Plasarit, unë po reflektoj se diku në Tiranë na paska zier me kohë kjo çorbë… edhe ky “zbuluesi” na paska qenë prof. dr. M. Zeqo, i cili e ka do kohë që i sillet anës e anës muhabetit.
I isha përgjegjur njëherë Zeqos, për shkrimin e babait tim, për disa shkrime të Migjenit në një të përkohëshme jugosllavisht; e kisha nuhatur edhe përse ky ish shoku Moikom, nuk e përmendte fare emrin e Gj. Lukës, sepse ruante bindjen se ky Gj. L., ka plagjiatuar “materialet e S. Luarasit të 1948”, ashtu siç e deshi edhe shoku Enver e sidomos shoku Mehmet (Qytetari i Nderit i Mallakastrës dhe Protektori i Dekanit)…
Ata që e kanë njohur e ndjekur, para dhe mbas 1990, fillimisht karrierën e arkeologut nënujor dhe pastaj shkrimet shumgjinijëshe, të dr. prof M. Zeqos, krahas meritave të padiskutueshme, sigurisht se e kanë vënë re edhe një lloj tendence të shquar për paradokse, stil të rënduar e gjysëm surrealist-socialist me “karakter atropoik”, (duke harruar se përveç Atropos ishin edhe dy mojrat po aq të barabarta, Laheza dhe Klotoja) dhe sidomos për disa fluturime e ekzagjerime, përsëritje e ripërsëritje me ato mbylljet me shtampën e re “stil i demokratizuar”, Amen ose Amin. Kështu kur jorgani qëllon shumë i shkurtë, ndodh që këmbët nuk mbulohen mirë, kur të zë gjumi dhe i shtrin padashje gjunjët e mbledhur.
Në një takim në zyrën e tij, në MHSH, z. Moikom u çudit shumë, kur unë e vlerësova xhestin e guximin e tij për kritikën ndaj N. Hoxhës në atë Kongresin 1-10-të PPSH-PSSH…
Dhe të futemi te tema konkrete. Në f 11, të botimit të vitit 1957, S. Luarasi duke vlerësuar disa libra që kishin shpëtuar nga zjarri, ditën e 22 qershorit 1942, thekson se aty gjenden: “Gjurmat e edukimit me krijuesit e realizmit socialist, veprat e Gorkit dhe Majakovskit…”. Në fakt i gjith problemi i madh i S. Luarasit, më 1957, ishte ta nxirrte Migjenin si, “themelin e letërsisë shqiptare të realizmit socialist me tre kryevepra të kësaj letërsije” (Shih, bot. 1957, f 46) dhe se këtë definicion ia kishte penguar “borgjezi Gjovalin Luka” etj, etj frymëzime-shamatara disidentore dhe përgojime e letra-spiunime… sa te Mehmeti e sa te Enveri…
Këto të vërteta të katërcipta, nuk mund të fshihen dot kurrë, sado që pretendenti trashigimor, z. PL., të shkojë te ndonjë redaksi metistësh dhe në vend që t’i çojë origjinalin e vitit 1957, nga ishin nxjerrë citimet e mia, i çon ribotimin e 1961 dhe meqenëse nuk i korespondojnë faqet, unë qenkam fallsifikues citimesh apo si “mashë e skuqur”, që Petri Juniori do të më paditë në Prokurori apo se do të më riinternojë edhe më zi se në Rroskovec…!
Kur, z. S. Luarasi citonte dhe mbështeste “rrencakun dhe pseudotrockistin A. Stefi”, natyrisht se, ishte i një mendje me atë.  Tashti ta fshish Stefin, ta bësh Delite dhe Recycle Bin, si A.C. Luarasi, kjo nuk do të thotë se CORVUSI nuk ka ekzistuar! Gjithashtu nuk do të thotë se, pikpamjet e CORVUSIT nuk ishin identike edhe me ato të frymëzuesit estetikut, S. Luarasi mbas perdes…  Epo sikur aso kohe, BRSS ishte ai Gogoli, shalëhapur nga kontinenti në kontinent, nga Uralet te Spanja apo jo, për të krijuar një BRSS të dytë, apo të tretë mbas Mongolisë së Ulan Batorit?! Hë…
Apo ndërroi politika o burra të ndërrojmë e të përshtatemi ndryshe sepse ja që edhe S. Luarasi vetë na paska lënë edhe një tjatër Parathanie të 1956, si Dekan i anglistikës & amerikanistikës…
Edhe krahu ekstremist i djathtë apo i qendrës së cektë, “i pesëshes së parë të Ramizit”, kurrë nuk do të mundë t’i fshehë të vërtetat! E shumta mundet të organizojë ndonjë Simpozium tinëz në ULG Shkodër dhe të mos më dërgojë mua ftesë apo mos të më japë të drejtë kumtese e as diskutimi, simbas porosisë nga Tirana, të ndonjë filo osmanisti alla Erdogan – Davutogllu dhe të ndonjë ish demokrat-fanolisti e kemalisti, aktualisht admirues, “i burrit të imtë, Zoguogllu”…

***
Dr. Zeqo, pikësëpari nuk e ka parë apo ndoshta nuk ka dashur ta shohë një “thembër të Akilit” te Dekani. Në f 59 të bot. 1957, S. Luarasi botonte me demek një facsimile të paskopertinës së botimit të vitit 1936, se si e kishte patur ndërmend Migjeni dhe se si ia kishte filluar shtypjen “Shtypshkronja Gutemberg”! Vini re e gabimin nga Gutenberg në Gutemberg, ku këtë gabim vetë S. Luarasi e bën edhe në vende të tjera! Në botimin e 1936, origjinali është ndryshe, siç e paraqesim të fotoskanuar. Pra shtypshkronja nuk mundej ta bënte gabim emrin e vet dhe ky lloj gabimi quhet pak si fallsifikim!
Por, edhe te botimi rusisht i vitit 1973, ka ndryshime edhe në përkthime etj. Aty ka edhe një nga çeshtjet që SL… e kishte ngritur me të madhe (dhe sidomos e amplifikuan bashkëautorët P.L., e D.K.)  se Gj.L., e kishte ndryshuar, shtrembëruar me përdhunë shkrimin original të 1948, nga “Shoqëni Hiq bragashat!” – në “Hiqe maskën”!
Eksperti dhe “i pa anshmi”, M. Zeqo mjafton t’i hedhë një sy revistës “Letërsia Jonë”, nr. 8, gusht 1953, dhe do ta zbulonte se kush ia kishte dhënë atë dorëshkrim alternativ redaksisë, redaktorit Shefqet Musaraj dhe anëtarit të redaksisë Dh. S. Shuteriqit, të cilët e botuan.  (shihni fotoskanimin)  Kompetenti Zeqo, mundej ta kontrollonte te bot. 1953 edhe atë pjesën, ku “Nushi flinte në dyshek e nën jorgan me të motrën Age”, që S. Luarasi pretendonte se ia kishin çensuruar, madje PL, pretendonte se ia kishte çensuruar Gj. Luka. Ajo pjesë nuk ekziston në bot. e vitit 1953. Po ashtu e kishte edhe botimi i vitit 1954. Atëhere si e ndryshoi Gj. Luka, nga kopja e 1948, kur S. Luarasi më 1954 dhe më 1956-1957, deklarohej se ky variant, i korigjuar e korrektuar nga vetë Migjeni në Itali, po bëhej i njohur e po botohej për herën e parë! Ku e kishte S. Luarasi atë kopje të 1948, pse nuk e botoi asnjëherë?! Apo gabimin trashaman e bëri Petroja, i cili deklaroi te gaz. Korrieri (23 nentor 2005, f 28-29) se, në materialet e 1948 ishte kjo pjesë e çensuruar…?!
A na lejohet ta pyesim interpretin dhe të mirëinformuarin dr. Zeqo se, kush ia dha origjinalin, për këto përkthime rusishte, apo fillimisht ka patur edhe një variant relativ?!
A qëndronte e gjith e keqia te “Bragashat e borgjezisë katolike të 1936”, te Nushi që flinte me të motrën, dhe…siç gajasej Shehu i Çorrushit… apo tek “borgjezia reaksionare katolike”, siç raportonin ambasadorët e tipit stalinistë-enveristë?!
A kishin ndonjë gisht këtu edhe të dërguarit besnikë, për të rrasur nëpër Hauret e Augiasit të Arkivave Sekrete Ruse dhe në Ditaret e Çuvahinit, edhe  disa letra retrospektivishte, për të  rregulluar Enverin me Kosovë …
O Zoti Moikom, edhe Gj. Luka e kishte përkthyer Zhdanovin fillimisht, porse duke reflektuar, e kishte kuptuar se kishin të drejtë Zoshenkua, me “Aventurat e Majmunit” dhe Ana Ahmatova … Po ta lexosh edhe sot, ky libër-fjalim diskrediton dhe i bën qesharakë vetë Zhdanovin dhe Stalinin. (Gjovalini kishte përkthyer edhe nga Majakovski etj)
E megjithatë edhe një diktator si Stalini, mbeti i habitur nga krimineli e perversi gjirokastrit, i cili ëndrrën më të madhe na kish patur të takonte Stalinin dhe mundësisht, simbas një prof. Marri, të na nxirrte edhe ne me origjinë gjeorgjiane…
Do vijë edhe koha kur do ta shuajmë edhe kuriozitetin, se çfarë kishte bërë Gjovalin Luka, që krimineli skicofreni E. Hoxha provoi t’ia shuante komplet trutë e kokës…
Në “Kritikën Zyrtare” që iu bë botimit të Gj. Lukës më 1954 (Revista Nëndori, nr. 5, 1954), ka patur mjaft kritika të poshtra, ku ka patur një dorë edhe z. S. Luarasi, porse atje trashigimtarët e materialeve dorëshkrimore origjinale etj, ishin kritikuar edhe sepse nuk e kishin plotësuar një detyrë morale, t’ia vinin në dispozicion studiuesve variantet e korigjuara, korrektuara, redaktuara, zbulimet e reja, dhe jo t’i nxirrnin nga sënduku copa-copa. Qysh aso kohe Gj. Luka kishte protestuar: “Sa origjinale dorëshkrimore ka në Sëndyqet Misterioze i mistershmi Skënder Luarasi”?!
Dhe juve Z. Zeqo e dinit këtë se e kam botuar, ju kam kërkuar edhe ndihmë që të bënit të paanshmin dhe ta mbyllnim debatin, por dikush e deshi që të më akuzonte mua si “atentator letrar”… dhe ja se si del puna tashti, disa materiale na paskan fluturuar në BRSS… Por, në fakt juve z. Zeqo keni ekzagjeruar, sepse Migjeni nuk është aq komplet i panjohur etj, por mbase diçka pjesërisht. Sigurisht Migjeni ka qenë dhe mbetet një shkrimtar nga më të shquarit e vendit tonë.
“Hiqni maskat”, ose ndryshe Hiqni Bragashat apo Pantallonat e Majakovskit, dhe dilni në brekë apo pa…, zotërinj hipokritë, “Përfitues e Privatizues të Migjenit” dhe migjenologë ndryshues-shtrembërues-përdhunues, kameleonë post enveristë! (Vo: Ky shkrim u botua në gaz. Shqip, dt. 7 tetor 2011. Por, siç edhe si disa të tjerë nuk qe botuar krejtësisht korrekt edhe me ilustrimet e skanuara në gazetë dhe në internet. Për, arësye botimi njëherë dhe për mungesë vendi dhe me dëshirën e autorit, shkrimi ribotohet në internet nga gaz. Shqipëria Etnike i plotë dhe me ilustrimet grafike Red.)

Fotoskanim nga tregimi “Pak Poezi”, i botuar më 1957 dhe i çensuruar nga botimi i vitit 1954.

Fotoskanime të botimeve rusisht të vitit 1954 dhe 1973.

F 46 e botimit 1957, e skanuar ku citohej, Migjeni si krijuesi i tri kryeveprave të themelit të letërsisë së realizmit socialist shqiptar, simbas definicioneve të atij që dr. Zeqo e ka quajtur “Dekani i Migjenologjisë shqiptare” etj.

F 11 dhe f 33 e bot. 1957, ku pohohet se dorëshkrimet origjinale ishin djegur, vetëm kishin shpëtuar disa libra; se Migjeni klasikët ruse dhe klasikët e realizmit socialist i kishte lexuar në origjinalet rusisht etj, etj.

Fotoskanime: 1. Bot 1936; 2. Bot.SL original i 1957; 3. Bot. 2002, i A. Ceka.

Skanim, botimi i dy tregimeve të pabotuara më 1953, te Letërsia Jonë, me dy fjalëshin “Hiqe maskën”!

F 6 dhe f 55 të skanuara të bot. 1957, ku vetë S. Luarasi deklarohej se botimi i novelës “Studenti në Shtëpi” bëhej me material fare të panjohur deri më tani (1957 AL). Përse nuk e tha SL të qartë se po ky variant i “Studentit në Shtëpi”, ishte edhe në vitin 1948, porse tha vetëm, “pjesën më të madhe të lëndës”. Dhe vini re se kjo lënda nuk ishte pronë private e Skënderit, por e Migjenit!

Gaz. Korrieri, 23 nentor 2005. Art. i P. Luarasit ku shkruhet se S. Luarasi ia kishte dorëzuar Dh.S. Shuteriqit “prozat e pabotueme” të Migjenit në 1948 me “gabime të shumta ortografike etj” dhe se novelën e panjohur “Studenti në shtëpi”, Gj. Luka e zhalaviti me mbi 200 gabime, me omisione dhe ndryshime, sidomos nga “Hiqi bragashat”, në “Hiqe maskën.” Dh. S. Shuteriqi e mohoi kategorikisht se SL i kish dorëzuar atij gjëkafshë më 1948!

Botimi rusisht i vitit 1954, f 136, dhe botimi rusisht i vitit 1973, f 102, i novelës “Studenti në Shtëpi”, mbyllen me dyfjalëshin “Hiqe maskën” – “zbroz liçinu”.

Në pas fletë shkruhet: Përkthye nga Gjovalin Luka

Çertifikatë – Dekoratë e Z. Gjiko Nokoliq e vitit 1924, e babait të Migjenit, nxjerrë nga MH. Shkodër, për të cilën ka shkruar dr. M. Zeqo.

Pasaporta e fundit e Migjenit, me të cilën udhëtoi në Itali dhe me të cilën do të regjistrohej për studime. (Shih, Migjeni, Vepra”, bot. 2002, A. Ceka, f 242) Si ka ndodhur që “ish korigjimi i 13 tetor 1911” nuk ishte reflektuar këtu?!

Liria dhe korrektesa e shtypit, përballë ndërhyrjve redaksionale,  çenzurës dhe frikës ndaj zyrtarëve të lartë!

Përgjigje të dokumentuara të Agron Lukës ndaj shpifësit Petro S. Luarasi në gazetën Shqip, 15 tetor 2011 dhe ndaj “denoncimeve” të gazetës Albania në shtyp e në internet! 

  1. Në gaz. Shqip, dt. 15 tetor 2011, në shkrimin P. Luarasi, “Migjeni i “panjohur”: Padituri apo sfidë së vërtetës?!”, lidhur me një të ashtuquajtur “Denoncim” publik dhe me internet të gazetës Albania, ndaj personit tim Agron Luka ju sqaroj:
  2. Red. e Gaz. Shqip, nuk më lejoi t’i përgjigjesha z. P. Luarasi, me preteksin se e kishin mbyllur çështjen Migjeni dhe se kishte marrë Kritika nga eprorët!
  3. Shih fotoskanimin e bot. në gaz. Shqip.
  4. Shih fotoskanimin e  citimeve të mia nga faqet e cituara. www.shqiperia-etnike.com

 
Redaksia e gazetës Albania:

  1. Nuk ishte korrekte me botimin e titujve, nëntitujve të mij origjinalë, të cilët i ndryshoi për efekte bombastike e ndoshta edhe qëllimisht! Improvizoi tituj që nuk kombinojnë me interpretimin në tekst, si psh e sajoi nëntitullin “Inçesti…” etj ( Dy botime nga A. Luka, në muajin prill 2010)
  2. Redaksia e gaz. Albania nuk reagoi qysh nga fillimi ndaj postimeve të mija me e-maile, për të korigjuar dhe për të sqaruar ato preçedente të cilat i krijoi vetë me ndryshimet e saj.
  3. Nuk ishte korrekte me verifikimin e akuzave, bllofeve, pretendimeve e ballafaqimeve, të z. P.S. Luarasi.
  4. Redaksia e gaz. Albania i kërkoi “Falje Publike”, z. P. S. Luarasi, pa verifikuar asgjë  duke më fajësuar apriori, ndërsa “denoncimi” ishte një lojë e manipuluar e Petros!
  5. Simbas rregullave elementare gazetareske, redaksia e gaz. Albania duhet t’i botonte në gazetë “Protestën, Deklaratat dhe Përgënjeshtrimet” e mija, të cilat ia dërgova edhe personalisht pronarit dhe drejtorit z. Ylli Rakipi.

 

Në gaz. Shqip, dt 15 tetor 2001, z. Petro pretendon ndaj meje, përsëri, keto akuza, që i sjell të fotoskanuara:

Pak Sqarim lexuesve.

Me z. Petro S. Luarasi, qysh nga një Serial botimesh prej 7 Dossierësh dy faqësh, me “dhurimin e tij të lëndës së SL” dhe me autorësinë e Dashnor Kaloçit (Gazeta Shqiptare, 15-21 prill 2003, etj), unë kam pasur një seri polemikash.
Tek ky Seriali i G. SH., P.S. Luarasi dhe D. Kaloçi, shpifnin e akuzonin me montatura banale me copa letrash dhe me improvizime kujtimesh gojore, mbarë e mbrapsht për botimin “Migjeni, Vepra, mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, botim N. SH. B., Tiranë, mars 1954. S. Luarasi kishte pretenduar në botimin e vitit 1957, se, “poezitë dhe prozat e Migjenit, e botuara nga Gjovalin Luka më 1954, përfshinin pjesën më të madhe të një materiali për botim prej nja 100 faqesh me biografi e me foto, që ia kishte dorëzuar për botim në dorë personalisht Dh. S. Shuteriqit më 1948, kur ai ishte si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë” etj.
Duke i avancuar shpifiet më përtej këtyre deklarimeve të të atit, P. S. Luarasi pretendonte se, “Kritikat” dhe “Protestat” e hapura të S. Luarasit në adresën e Gj. Lukës kishin filluar qysh më 1953, 1954, 1955, 1957, 1971 dhe për të vazhduar deri në “Kujtimet” e fundit 1982, ku madje e sillte edhe si shembull se, “Gjovalin Luka na ia paska unjur kokën dhe i paska kërkuar falje publike Skënder Luarasit”…
Përsa i përket çeshtjes së komentime-intepretimeve të copave letrare të Migjenit, për të cilat S. Luarasi nuk ka qenë dakort me komentimet e Gj. Lukës, ku i quante të gabuara, të shtrembëruara, dykuptimëshe etj, etj, sigurisht ka qenë e drejta e S. Luarasit t’i bënte edhe kritika publike. Por, problemi ka qenë se S. Luarasi e kishte tejkaluar të gjithë masën e ndershmërisë me sulme, denigrime e spiunime mbrapa krahëve.  Për këto sjellje, (jo aq të lehta të kalueshme…) qoftë edhe “si gjaknxehtësira e si frymëzime oratorike”, siç ato që mundohet t’i lajë, Z. Naum Prifti, ne do t’ua kthejmë përgjigjen. (Shih, N. Prifti, “I pa epuri prof. Skënder Luarasi”, botuar nga, http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare).
E ka një cak kjo “paepuria Skenderiane”, sepse, kur shkonte edhe me letra spiunime direkt te E. Hoxha e te M. Shehu e kallamkusuri tjetër nuk besoj se mundeni të rehatoheni kaq kollaj e të hallashtiseni me humor, me të sharat e epitetet e Skënderit kur nxehej e shante si lapsangjerë etj… Po çuditem se si z. N. Prifti nuk e paska ditur se, prof. S. Priftin,  Skënder Luarasi nuk e spiunoi vetën në Dekanat, por e rispiunoi edhe me një letër direkt e te E. Hoxha! (Me rastin e një letre drejtuar E. Hoxhës, për botimin e Vepra, vëll 6, 1971)
Vetë i përfoluri kryesor prof. Dh. S. Shuteriqi, i cili me sa duket kishte heshtur, më 1957, kur S.L. e kishte hedhur në treg atë alibinë e lashtë, me gjalljen e tij dhe në prag të vdekjes më 2003, e sqaroi dhe e përgënjeshtroi zyrtarisht atë ish pretendimin e 1948 të S. Luarasit. Prof. Dh. S. Shuteriqi, protestoi ndaj S. Luarasit dhe trashigimtarëve të tij të çoroditur, protestoi edhe ndaj z. D. Kaloçi dhe e shkruajti qartë se, “Skënder Luarasi kishte hedhur baltë mbi Gjovalin Lukën në mënyrë të pa ndershme”. (Dh. S. Shuteriqi, “Ja e vërteta e akuzave të Luarasit”, Gaz. Shqiptare”, 17 maj 2003, f 12-13).
Ndërkaq, ribotuesit e “Veprave” të S. Luarasit (libra të botuar e ribotuar, të financuara me paratë e Ministrisë së Kulturës”), përkatësisht e bija A.C. (L) dhe i biri P.S.L. (në Website), krahas botimit të një mali me polemika që S. Luarasi na kishte zhvilluar me një dyzinë personash e personalitetesh me emër (të vdekur tashmë), vazhdojnë të botojnë e të ndërkallin në ato botime gjithfarë dialogjesh-polemikiadash të tjera që na paskej zhvilluar “principialisti dhe etoloni i të vërtetave” S. Luarasi me ata, kundra Gjovalin Lukës. Përshembull, janë edhe nja dy debate të rënda gojore më 1948 dhe më 1961, që S.L. na paskej zhvilluar me Fatmir Gjatën, ku ky na e kishte pas nxjerrur jashtë nga zyra duke i thënë se, nuk ia besonte ato akuza etj, etj.
E pra edhe vetë ky lloj formulimi, edhe nqs kishte qenë i vërtetë më 1961, nuk ia jepte aspak të drejtën trashigimtarëve të S. Luarasit për të na përgojuar babain tonë të vdekur, mbarë e mbrapsht. Shkrimtari i ndjerë, Fatmir Gjata, ka vdekur më 1989 dhe si korrektesë elementare ky lloj debati me kujtime gojore të njëanshme të S.L., nuk mund të përdorej si argument-fakt për të vërtetuar pretendimet e alibitë e S.L. deri më 1957, mbasi Gj. Luka, qysh nga viti 1955 ishte duke vuajtur torturat e dënimet më monstruoze…
S.L. ka në aktivin e tij, jo vetëm Kujtime me dialogje e letra spiunimesh, me zyrtarë të vegjël, por edhe direkt te E. Hoxha, te M. Shehu, te H. Kapo, te R. Alia etj.
Për më tepër simbas disa letrave, të cilat vetë z. P. S. Luarasi m’i ka dërguar me postë, shkruhet simbas amanetit të S. L., se, shkrimet “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar, Kujtime”, nuk ishin për t’u botuar, por “ishin si orjentime për Petron e vogël kur të rritej”…
Botimi i Veprave të Migjenit, komentimeve personale etj, gjithsesi janë një e drejtë e Luarasëve postumë të z. Skënder Luarasit dhe trashigimtarëve të tjerë migjenianë dhe kjo sigurisht është një çështje mbrendëshme e tyre.  Por, ajo që zgjon reagim, janë të ashtuquajturat “Kujtime” autentike të S. L., ku ka plot manipulime dhe shtesa të z.Petro Luarasi dhe të z. Angjelina Ceka (Luarasi)!
Unë e kam të gjithë të drejtën t’i përgjigjem, të diskutoj e debatoj me mendimet, kundër argumentet dhe me faktet që kam. Ky debat e polemikë do të mbyllet me botimin e dy librave nga ana e ime, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Migjenit dhe të 90 vjetorit të lindjes së babait tim Gj. Luka (1921-1980).
P. S. Luarasi me të gjithë kallamkusurin e përkrahësve e aleancistëve të tij, “nga fryn era”, sado që i ndërron ato websaitet, si “hana e bajramit”, kurrë nuk do të ma mbyllë gojën megjith epitetet e pakulturuara të tijat, për të drejtat tona, Po ashtu edhe e motra Angjelina Ceka (Luarasi) zgjodhi Konf. Përkujtimore për 100 vjetorin e Migjenit në U. L. Gurakuqi Shkodër për të bërë provokacione e replika në adresën e families sonë, për të cilat unë me kulturë nuk iu përgjigja, sepse aty nuk lejoheshin diskutime!

Fotoskanim nga S. Luarasi, “Migjeni, Veprat”, ribot. 1961, f 99, mbas vjershës Z. B = Bojka Nikolla, f 98, vjen ky ilustrim fotografik me diçiturën origjinale: “Migjeni me të motrën Olga dhe një kushurinën e tij në Shkodër”. Kjo foto është e v. 1935 dhe këtë e përmend edhe vetë Bojka në letrat intime, ribot. 2002, A. C. (Luarasi), f 241-249. Atëhere kush e përgojoi i pari, si kushurinë….

Ky fotoskanim është nxjerrë nga libri “Ardhja e Migjenit…”, të Ismail Kadaresë.

Fotoskanim  nga “ridenoncimi”, në gaz. Shqip, dt 15 tetor 2011

Te nderuar shqiptar,

Ju vemè në dijeni se redaksia e gazetës ’Albania’’, datë 22.04.2010, f. 22, e ballafaquar me fakte, i ka kërkuar ndjesë familjes Luarasi, për shpifjet e trillimet e Agron Lukës ndaj Skënder Luarasit nè shkrimet e botuara nè faqet e saj.

Në gazetën Albania shkruhet: Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë ‚”Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës’’ ku thuhet: “Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (f 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte një “kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.) “Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori”(Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: ’’(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu… Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetër”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…)’’

Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme , të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin ‘’Migjeni’’, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim nga e cila redaksia e gazetës Albania distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh. Fullani është i pavërtetë. Ndjejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse tek personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.’’
Po ju pjesemarres ne forum si e mendoni rrugën që duhet ndjekur ndaj shpifësit Agron Luka, gjyq civil e penal apo mjafton thjesht një diskreditim publik?

Fotoskanim nga mashtrimet e  manipulimet e z. Petro Luarasi në internet.

Red. gaz Shqip, për dijeni z. Aleksandër Çipa dhe Drejtorit z. Besnik Myftari:

Me përgjegjësi të plotë civile e penale Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte. Me keqardhje konstatoj se gazeta juaj, me anën e z. Dori Daka më ka komunikuar se, nuk mundet ta përgënjeshtrojë Z. Petro Luarasi etj, edhe sepse e kanë mbyllur serialin e Migjenit! Por kjo është një çeshtje serioze që nuk lidhet me Migjenin.
Ju dërgova të fotoskanuara vetëm dy shembuj se, si falsifikon familia Luarasi dhe veçanërisht z. Petro. Në internet, www.shqiperia-etnike.com Nr. 147, janë paraqitur edhe fotoskanimet e plota saktësisht simbas citimeve të faqeve. Në se ju me lejoni dhe më premtoni një Përgënjeshtrim ose nje botim, mund t’ua nis edhe juve kompletin e citimeve të fotoskanuara.
Me konsideratë Agron Luka  agronluka @yahoo.com/

Bllofet e Angjelina Ceka (Luarasit) dhe Petro S. Luarasit në kompromis me Redaksitë!

Simbas pretendimeve të z. Petro Luarasi, me ndihmen e red, gazetës Albania, ribotuar shabllon edhe nga red. e gazetës Shqip, dt. 15 tetor 2011, Agron Luka, ka cituar në mënyrë të falsifikuar, deri edhe pa asnjë lidhje minimalisht me temën e argumentet.  Të nderuar lexues të pa anshëm, ju paraqes fotoskanimet e citimeve të mija dhe lidhjet me temën dhe argumentet në diskutime:

Krahasoni “Parathënien” e bot. 1957, (“shih përgjithsisht, Hyrje, Jeta, Vepra, f 5-58, bot 1957”), të S. Luarasit  me  “Parathënien” e bot. 2002, të rikompozuar nga A. Ceka (Luarasi). Janë dy Parathënie të kundërta, megjithse pretendohej se, ishin e njëjta, me të njejtin autor dhe të njejtën datë!

Redaksia ta krahasojë vetë, postkopertinën e botimit original “Vargjet e Lira”, bot. 1936, me postkopertinën, siç i rezultonte dhe e pretendonte Skënder Luarasi  më 1957.

 A  B

A. Fotoskanim i origjinalit të postkopertinës “Vargjet e Lira” sipas kopjes së përfunduar më 1936, nga shtypshkronja “Gutenberg”.

B. Fotoskanimi, siç i rezultonte z. S.L., më 1957, ku shtypshkronja na quhej edhe si Gutemberg, ku kjo formë ishte pa dyshim një gabim i tiposur i vetë S. Luarasit, i cili e përsërit edhe në vende të tjera! Shtypshkronja nuk mund ta shkruante gabim emrin e vet, siç edhe vetë renditjen! Por, me sa dukej, me këtë pretendohej se, më 1936, Migjeni na kishte dërguar për botim edhe “Kangët e Fundit”, të cilat medemek ia kishin “çensuruar”!

Fotoskanimi i f 11, nga bot. original i vitit 1957.

Megjithatë ja citimi original nga f 11: “Me anën e këtyre gjuhëve botërore (rusishten konkretisht AL) gjatë studimevet, i përvehtësoi Milloshi idetë revolucionare. Gjatë kohës që ndënji në Monastir mundi të lexojë veprat e klasikëve ruse Pushkin, Tolstoi, por veçanërisht ato të krijuesve të realizmit socialist, veprat e Gorkit e të Majakovskit. Gjurmat e këtij edukimi i gjejmë ndër librat e tij, ndër ato të pakta që i shpëtuan prej zjarrit ditën e 22 qershorit 1942…” (f 11, e bot. 1957).

“letërsia e Migjenit ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47)

Fotoskanimi i f 47, simbas origjinalit të bot. 1957.

S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, është dakort me të dhe shkon në unison se, Migjeni te “Kangët e Rilindjes” dhe te “Parathanja e Parathanjeve”donte t’i këndonte zgjimit kombëtar, përpjekjeve të popullit për çlirim dhe se ishte orvatë që këto të paraqesnin programin poetik të lëvizjes së çlirimit për përmbajtjen socialiste të të gjithë veprës së tij që ai e ndiqte edhe në jetë. (f 47 etj)
Nëqoftëse z. Petro gjen ndonjë lëvizje tjetër (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe më minimum si social-demokrate, në emëruesin e përbashkët, le ta interpretojë ndryshe…

Migjeni ishte një kontribues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48)

Fotoskanimi i f 48.

S. L. citonte A. Stefin, të cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: “Unë për veten teme e quej veprën teme si një kontribut  për bashkimin e këtyre rretheve…” (shih në f 47, “rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL)

F32 në korrelacion me f 44

 A 

  1. Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957.  Hapini sytë e lexojeni edhe “Urdhërin e Lirisë së Kl. I”.
  2. F 44, Migjeni është një nga luftëtarët më të parë për lirinë e Shqipërisë… Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit  – krah për krah me dëshmorët e LNÇL…

Migjeni ishte “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë.

Citoj: “Simbas fantazisë së Migjenit, përveç shtetit proletar në lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe një shtet tjetër i tillë afërsisht n’anën e kundërt (në perëndim AL) të të njajtit kntinent, në Spanjë. ( A. Stefi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Këtë interpretim e këtë mikun CORVUS, e citonte dhe e përkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, “Kuptimi i dyfishtë i Gogolit”. Këtë lidhje e sqarim të bashkëngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/çensuruar.

(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu…)

Ja skanimi i dokumentuar:

GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, “por, u dënua shefi i poezisë, Dhimitër Fullani”…

 

 

Gazeta Shqip, 4 nëntor 2006, f 18-19. Lexojeni letrën që z. S. Luarasi i shkruan shokve Manush Myftiu, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, posaçërisht për z. Dhimitër Fullanin, për z. Thanas Leci etj… dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e përzien me një tjetër letër për familien e Petro Markos, për ikjen në Spanjë etj!
Në Dosjen Migjeni, në MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit… Do vijmë edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam një dokument edhe për atë eveniment. Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pësuar asnjë lloj peripecie nga kjo lloj letre, atëhere i kërkoj falje familes Fullani, edhe pse unë nuk kam asnjë pikë faji në këtë mes.

 “Disidenti” dhe “Nderi i Kombit”, Skënder Luarasi ka përgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, një seri njerëzish e intelektualësh si F. Paçrami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj… ndër ta disa herë edhe babanë tim.

Letra që SL pretendon se ia ka dërguar E. Hoxhës, më 1971, me rastin e Vepra 6 (cit. si më sipër)

Copë letre shkarravinë me të cilën “vërtetohen” falsifikimet e Gj. Lukës! GSh, Dossier, 16 prill 2003, f 12

Nga korespondenca me e-mail me zv redaktorin e gaz. Albania

Vetëm sa për të treguar, se Red. e Albania-s nga frika e këshilltarit të Kryeministrit, z. Ceka, ka mashtruar e përdorur dy standarte, po botoj vetëm një nga korespondencat me e-mail:
Fri, April 30, 2010 5:35:25
PM View Contact mesazh  From: albert gjoka albertgjoka@yahoo.com
http://help.yahoo.com/mail/ymail/ymail-01.html

To: Agron LukaLast Name <agronluka@yahoo.com>

zoti Agron

uroj te jesh sa me mire me shendet dhe me pune mu kalua per lexim letra jote me e-mai.
desha t’ju sqaroj se titujt e shkrimeve, eshte sqaruar publikisht se jane te redaksise dhe jo tituj te shkrimeve tuaja. per sa me siper, ne redaksine e gazetes albania kane qene edhe perfaqesues te familjes Migjeni, ku iu eshte kerkuar te falur per gabimin e bere ne titullin e faqes se pare te shkrimit.
Per gjera te tjera, iu kam thene edhe me pare, qe ju u terhoqet dhe une i kam qendruar korrekt botimit te shkrimeve tuaja ndonese ka pasur edhe debate apo pakenaqesi. ju u terhoqet dhe petro luarasi foli ne gazeten albania permes gojes se skender luarasit. per sa me siper, ju uroj gjithe te mirat
me konsiderate albert gjoka.
ps. shkrimi juaj tek shekulli per dokumentet e pavaresise ishte shume i mire. Urime.

Unë Agron Luka, Deklaroj me përgjegjësi të plotë: Menjëherë sapo konstatova ndërhyrje, me mbitituj dhe diçka edhe në mbrendësi, nga ana e Red. gaz. Albania, unë reagova dhe  protestova me një seri e-mailesh, për përgënjeshtrimin dhe korigjimin e tyre. Madje e ndala botimin.  Psh titullimi me fjalën “Inçesti i Bojkës”, ky  titullim, jo vetëm që nuk ishte përdorur nga ne, por shkonte në kundërshtim edhe me vetë interpretimet në shkrim. Ka qenë dhe është tjeteër gjë jeta personale  e shkrimtarit Migjen dhe tjetër gjë analiza e kritika letrare e pjesës letrare “Pak Poezi”! Janë dy gjëra të ndryshme, të cilat Luarasët i ngatërrojnë me qëllim. Te novela e shkurtë, “Pak Poezi”, personazhi Lili e tenton pa sukses, një lloj mardhënie seksuale e dashurie martesore me vajzën e tezes Lilushen, madje e deklaron hapur, ndonëse nga ana tjetër e kupton edhe pamundësinë, edhe moralin edhe realitetin e flligshtisë në gjak! Në këtë lloj eksitimi dhe ndoshta edhe si protestë çasti anarkiste, Lili na del edhe në një avokati të mardhënieve pederastike, atje ku shkruhet se, pozitivi bashkohet me pozitivin etj! Dhe ky lloj morali e kjo lloj krijimtarie letrare konkrete, quhen dekadente… Ishte ky interpretim nga Gj. Luka, shkaku që çenzura e E. Hoxhës, e ndaloi botimin më 1954 të kësaj cope letrare…
Nga ana tjetër ka qenë e drejta ime të trajtoja njohjet, relacionet dhe vlerësimet e diktatorit Enver Hoxha, me dy shokët jugosllavë Milladinin dhe Dushanin dhe me shoqen Bojka, ish dashnoren e Migjenit, të cilën siç e keni të vërtetuar katërcipërisht, si kushërinë të Migjenit, e ka përfolur vetë i pari z. Skënder Luarasi… (Migjeni, Vepra, ribot. 1961, f 98-99)
Në lidhje me shtrembërimet e red. Albania-s, protestova deri edhe te drejtori e pronari i kësaj gazete. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën e mashtrimit. Këtë turp duke më ndaluar e përjashtuar nga çdo lloj shkrimi me sa duket po e gëlltit edhe red. e nderuar e gaz. Shqip!

Uroj, që mbas këtyre publikimeve të reflektojnë se, unë kam qenë dhe jam korrekt dhe bllofet e ndërhyrjet e pushtetarëve, nuk munden ta mbulojnë të vërtetën.

Fakte të dokumentuara

I pa epuri Petro Skënder Luarasi ky “polemist i lindur me gen të trashiguar imponues”, pavarësisht se si qëndron realiteti dhe llogjika, te Forumi Shqiptar, një forum personali i families, me postimin e fundit dhjetor 2011, në vend që të reagojë me kulturë dhe me llogjikë, përdor fjalor sharës dhe jo të lejueshëm për një forum serioz. Për ta sqaruar përsa i ka ngelur peng, po vazhdoj t’ia hap paksa horizontin me fakte.
Petroja mbasi endet “me kontribute migjenologjike dhe luarasologjike disidentore” dhe me disa kinse citate, shkruan për mua në përfundim:
Përfundimisht ritheksoj se Agron Gjovalin Luka përfaqëson një specie të rrallë për qytetin e traditave tregtare e kulturore. Rënkon Shkodra se në diktaturë tregtarët e mendimtarët ia vranë e sakatosën, në burgje, internime e çmendina, ndaj edhe media ia përzgjidh leshkon si ikonë të gjallë të persekutimit dhe shenjtërimit të fjalës së lire! Të reklamosh banalitetet e Agron Lukës si kryevepra të pjekurisë është mëkat i madh ndaj paraardhësve dhe pasardhësve të inteligjencës shkodrane!!!

Petro Skënder Luarasi, ky polemist-dramaturg modern shkruan:

Brari,
Tema e ketij forumi eshte Migjeni dhe Skender Luarasi. A ke ndonje koment per materialin e mesiperm te Petro Luarasit.
Per pyetjen tende referohu tek Skender P. Luarasi, forumi shqiptar, images.Atje jepet foto e tekstit, data dhe motivacioni. Historia e dekretimit eshte normale ndersa e dorezimit pas disa vjetesh eshte “fantastiko-shkencore”. Dikur skandali eshte publikuar ne disa gazeta nen titullin e pergjithshem: “Nderi i Kombit” per Skender Luarasin jepet ne “ilegalitet”. E pabesueshme por reale. Madje sekretari i Mejdanit, Daut Gumeni “nuk dinte gje” dhe ne 100-vjetorin e lindjes se Skender Luarasit e çoi Meidanin duarbosh tek Muzeu Kombetar, ku u be ceremonia perkujtimore mes mijra njerezve qe s’kishin ku te uleshin. Kur doli e verteta ne shesh, lajmi mori dhené dhe perfytyro disa ish-anetare komisioni, ne nje kafene i japin te birit Petro S Luarasit vetem dekretin e ish-presidentit Berisha pa dekoraten e parate perkatese sepse “kishin humbur” ne rremujen e fajdeve.

Po pse more zoti Petro, unë ta paskam penguar edhe ty “Nderin e Kombit dhe të Tiranës?! Unë jam fajtori që S. Luarasit, ia dhanë “Nderin e Kombit” edhe para Migjenit vetë, pa medaljen përkatëse dhe pa asnjë lek?! Edhe ç’është akoma më surprizë, këtë modën e “harresës në syrtar të Ndereve të Kombit” të president Berishës dhe të president Meidanit, ia kopjoi edhe president Moisiu, me rastin e Migjenit… Me të vërtetë një rast komik e një tragjik! Por, më duket se këtë akt drame dhe këtë akt të pa moral, nuk e ke patur te Gazeta Shqiptare, as te RD-ja ku mburreshe me “Nderin e Kombit” nr. 1467 nga Berisha, dhe as te Shqipi…

Petro S. Luarasi ankohet kundra meje, për letrat që vetë ky Shvejk inteligjent i ka botuar, si, citime e dokumentime të librit shumë vëllimësh. “S. Luarasi “Kujtime, Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”. Por në ato vëllime potenciale, disa të shkarkuara nga vetë z. Petro junior Luarasi te gazeta GSH, gazeta RD, gazeta Shqip etj, ka edhe “letra disidentore” drejtuar Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, Ramiz Alisë, Hysni Kapos etj, duke raportuar dhe me “principialitete të larta kombëtare”.
Ja edhe një nga rastet, se si i ”përgënjeshtron” gënjeshtari Petro S. Luarasi që vetë e ka botuar:  “Shoku Enver… në Fakultetin e Filologjisë unë S. Luarasi i kam bërë një shërbim të madh Partisë, duke zbuluar punën antiparti të Stefan Priftit, i cili në gjuhën klasike greke ka dhënë leksione fetare, duke mos më… O drëë…”  Më duket se këtij i thonë spiunim apo jo?!  Por, në shkrimin e poshtë cituar shkrimtari dhe “avokati” i S. Luarasit, z. Naum Prifti, e tregonte rastin krejtësisht ndryshe:     
PENDIM PËR NJË VEPRIM JASHTË NORMAVE ETIKE
Skënder Luarasi ishte i ashpër me kundërshtarët, nuk dinte të bënte kompromis, e vazhdonte disputin gjatë, duke ua rrëfyer të gjithëve atyre që njihte, me qëllim ta dinin ç’kishte ngjarë.  Njëkohësisht e shquante edhe një ndjenjë e fortë vetëdije. Kur shkelte gabim, ose kur vepronte jashtë normave etike, e pranonte fajin e vet.
Njëherë m’u rrëfye se kishte kryer një mëkatë kundër Stefan Priftit, pedagogut të sintaksës shqipe dhe të greqishtes së vjetër në Universitetin e Tiranës.
Skënderi i kërkoi një studentes që ndiqte kursin e greqishtes së vjetër tekstin që përdornin. Qe një farë dispence e shaptilografuar me letër të keqe, si gjithë dispensat e asaj kohe. Skënderi filloi ta shfletonte dhe ta lexonte. Teksti ishte i vjetëruar dhe jashtë kohës. Aty thuhej botën e krijoi Zoti nga hiçi, se ai qe i kudogjendshem dhe i gjithëpushtetshëm. Skënderi u skandalizua nga  përmbajtja fetare që u servirej studentëve shqiptarë në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai edhe pa qenë antifetar do të fyhej shumë që gjeti në mes të Universitetit të Tiranës një tekst të denjë për seminaret fetare dhe shkollat e priftrinjve. I kërkoi lejë studentes t’ia merrte tekstin për dy tre ditë dhe ajo ia dha. Me teskt në dorë, Skënderi shkoi në dekanat duke e paraqitur si “corpus delicti” me frazat që kishte qëmtuar për Zotin. Rektori nuk deshi ta besonte, por e luti ta linte aty që t’ia jepte dikujt për ekspertizë. Fakti qe fakt. Stefan Prifti u kritikua nga dekanati  dhe u detyrua ta hiqte tekstin nga përdorimi, po natyrisht e kritikoi ashpër studenten që ia kishte huajtur tekstin prof. Luarasit pa lejën e tij. Studentja shkoi te  Skënder Luarasi duke qarë e duke i thënë se qe vënë në pozitë të keqe prej tij. Profesor Luarasi më tha se i kishte ardhur keq për të, madje i kishte kërkuar të falur, ndërsa për Stefan Priftin mendonte se e meritonte kritikën nga dekanati.

http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare/message/2549
Skicë poetike
I PAEPURI PROF. SKËNDER LUARASI

(Mirëpo ja se S. Priftin e spiunoi direkt e te Enver Hoxha ky vigjilent i Partisë, pa Dosje dhe zoti Naum nuk e dinte këtë!… AL)

Ja edhe rasti tjetër, në lidhje me “trimërinë disidentore” me temën e Haxhi Qamilëve, dhe “letrës dhe studimeve” të S. Luarasit drejtuar medemek direkt Enver Hoxhës, për kritikat nga S.L.-së, botuar nga Petro Luarasi dhe Dashnor Kaloçi, GSH,19 prill 2003, ja si shprehet përsëri miku i ngushtë dhe biografi i families Luarasi, shkrimtari Naum Prifti:
http://groups.yahoo.com/group/lidhjashqiptare/message/2549

I PAEPURI PROF. SKËNDER LUARASI
– PJESA E DYTE –
Shkruar nga Naum Prifti
New York korrik 2000 – mars 2001

Skicë poetike
KUSH ËSHTË KY S.L? NUK E DI!
… Studimi i botuar në një nga vëllimet e shumta të veprave të Enver Hoxhës, hapej me kritikë drejtuar S.L. dhe A.M.(?) të cilët kishin gabuar në gjykimin e figurës së Haxhi Qamilit. Qe kritikë e drejtpërdrejtë kundër Skënder Luarasit dhe në mos gabohem Meksit, veçse me iniciale. Pas botimit të veprës, miqtë dhe të afërmit e këshilluan Prof. Skënderin,  për të mirën e tij, të bënte një autokritikë të sinqertë ku të pranonte se kishte patur mendime të gabuara  për lëvizjen haxhiqamiliste, tani që Enver Hoxha e kishte kritikuar publikisht. Skënderi qëndroi i papërkulur në mendimet e tij dhe nuk i pranoi sugjerimet e tyre. Pak më vonë, një mesaxher i posaçëm, që vinte nga një institucion zyrtar, e pyeti nëse e kishte lexuar vëllimin e fundit të shokut Enver, ku kritikohej me emër. Skënderi iu përgjegj se, veprat e Enver Hoxhës i lexonte “me kujdes,” por askund nuk kishte parë ndonjë kritikë publike për veten e tij. I dërguari i posaçëm, një kolegu i tij historian, i tha se inicialet S.L. ishin të qarta për cilindo. Skënderi duke bërë të paditurin, e  pyeti: “A jeni i sigurt? Unë për vete jo. Kush mund të jetë ky S. L.?” Pyetja qe befasuese për kolegun. “Kuptohet, jeni juve, S.L. Skënder Luarasi!” “E pse qenkam unë dhe jo një tjetër? Ku ta di unë se nuk është Selman Latifi, Sotir Lefteri apo Sadik Lumi?” “Ju keni shprehur kritika për Haxhi Qamilin duke e akuzuar si antishqiptar, si antikombëtar…prandaj udhëheqësi u kritikon dhe ju duhet ta pranoni gabimin,” e këshilloi kolegu i tij. “Unë jo,” kundërshtoi profesori. “Ma faktoni ju lutem në cilin organ, a në cilën gazetë kam shfaqur mendime për Haxhi Qamilin. Nuk mund ta pranoj se ky S.L. jam unë dhe nuk mund të marr përgjegjësi se kush mund të jetë.” Profesori e ktheu së prapi kolegun, pa e ulur kokën para diktatorit.
“Nuk u trembët nga pasojat?’ e pyeta kur ma tregoi ngjarjen. “Kisha një argument të fortë,” më tha.  “Nuk kisha shkruar dhe botuar asgjë për të, kurse me gojë kisha folur gjithandej, por atë s’mund të ma vërtetonin.” Enver Hoxha u nevrikos sapo mësoi se Luarasi s’pranonte të bënte autokritikë, çka donte të thoshte se, vazhdonte të ruante pikëpamjet e veta për Haxhi Qamilin. Ai, me ligësinë e tij të përhershme, e etiketoi si agjent të imperialistëve dhe dhëndër të sovjetikëve! Enver Hoxha qe i tmershëm për etiketime politike, sado që në to s’kishte pikë logjike” .…
Petroja, te gazeta GSH e fotoskanuar, 15 prill 2003 pohon se SL na paska patur “studim” për Haxhi Qmilin etj,  ndërsa i ati Skënderi e kishte mohuar! I zoti e jep, por tellalli nuk e jep… Ajo që nuk e kishte ditur N. Prifti, më 2001, ishte se “I pa epuri prof. Skënder Luarasi” kishte tentuar t’ia dërgonte “Letrën”, Enver Hoxhës duke paditur e akuzuar më 1971, përsëri edhe Gjovalin Lukën, i cili aso kohe kishte plot 16 vjet që vuante dënimin e tmerrshëm nga Enver Hoxha, pa përmendur vuajtjet e bashkëshortes së tij dhe komplet families deri në finalen e vitit 1990! Por, unë askund nuk kam shkruar se Gj. Lukën e internoi spiunimi i S. Luarasit! Skënderi gjuante vetëm pre mbasi i kishte dënuar dhe çemndur E. Hoxha…
Po te ajo letër S.L. padiste te Enver Hoxha edhe prof. S. Priftin! Po ku pyesnin e ku ndjenin këto krijesa hibride, sadopak humanizëm, megjithse na shkruanin edhe drama etj?!

Replikanti i pa epur, Petro S. Luarasi!

Përpara se të shash simbas stilit të trashiguar, përpara se të harbohesh me “krijimtari dokumentuese”, te ato forumet me personazhet e shpikura si Brari, Mihali etj, ktheje pak edhe kokën mbrapa se çfarë prodhimesh ke fabrikuar, te gazeta GSH e te gazeta RD, ndë prillë të 2003, e në vazhdim, kur more atë turrin kritik e disidentor…dhe sa po fabrikon akoma!
Nqs z. Skënder Luarasi ia kishte dërguar këtë “letër”, me manoskritin e tij E. Hoxhës, zyrtarisht, atëhere botoje letrën e plotë komplet dhe jo me përzgjedhje e pika-pika…; boto zarfin me datë e me vula postare, me kartelë dhe kopjen e firmosur të marrjes në dorëzim nga sekretaria KQ të PPSH; gjithashtu gjej edhe fotokopjen autentike të kopjes finale dërguar E. Hoxhës, nxjerrë nga Dosjet e KQ. të PPSH, që ruhen nga Arkivi Qëndror i Shtetit! Me këto kushte ky quhet dokument. Histori me copa shkarravinash nuk ka! Ndryshe, ose kemi ndonjë letër të padërguar, të mbetur në tentativë, ose ndonjë ish provë autokritike, ose-ose alternativë migjeniane, kemi të bëjmë edhe me atë “disidencën”, “dramaturgjnë ose eposin epik”, tip “Pashallërët e Kuq”, mish njeriu që i rekomandohen “Kimerës së Kuqe” ti hante ditë për ditë…

Lexoje, ja ku është shërbimi i madh ndaj Partisë dhe shokut Enver i Skënder Luarasit, botuar nga Petro.

Nr. 146 i gazetës në print

0

 

Ky s’ka faj!

Askerkush tashmë në Shqipëri, nuk mund të dyshoi në faktin se Edi Rama është i “shfrenuar” përgjatë gjithë etapave që shfleton veprimtari politike e organizative dhe i “droguar” në fushata elektorale, ku të ngjan se është këtu për të shfletuar faqe të historisë shqiptare, për të larguar nga pushteti autoritarizmin, për të mos çarë kokën as për kundërshtarët as për ndërkombëtarët. Eshtë pra një mashtrim i përbërë nga gjithëçfarë do lloj gjëje, me kurse të vjetëruara Gramozruçiane, me lakuriqësi, me kënaqje nga gjërat që nuk ecin dhe aq mirë, duke mos e parë gjëndjen me syrin e realitetit, por nga cepi i logjikës së Fidel Yllit. Është pra vërtet një fenomen i talljes me të tjerët, një fenomen i organizimit të bojkotit, një fenomen i hokave me jetët e humbura të potestuesve dhe fatet e një kombi.
Themi kështu, pasi e sotmja e Edi Ramës është gjithmonë në në të sotmen e vet pa të nesërme:

Më vodhën votat.

Këtë sindromë ky njeri e vuan prej vitesh dhe nëse vazhdon e majta shqiptare me një vajtim si ky, duke pastruar kritizerët e pasionantët, pse jo edhe me synime për kryetar të PS-së, dhe duke patur në krah persona shumë të rrezikshem dhe që dokumentat e publikuar nga WikiLeaks-i, i kompromentojnë njëlloj si shumë asish afër pushtetit, druaj se edhe në zgjedhjet e 2013-ës, do prodhojmë të njëjtin standart, zgjedhje pa zgjidhje.
Nëse duam standarte, ato lindin e rriten vetëm përmes jetës parlamentare, prodhimit të ligjeve, pjekurisë e maturisë së lidershipëve politikë, pastrimit të politikës nga kriminelët, nga të gjithë të lakuarit në kabllogramet e Ambasadës Amerikane, rritjes ekonomike, bashkëpunimit me strukturat Euro-Atlantike, qetësisë publike dhe fondamentalisht njohjes së rezultatit të zgjedhjeve.
Të rrish gjithmonë duke shkruar pasthënien e pastestit të paszgjedhjeve, askush, as ata me besnikët e tij, nuk mund të mëndohet me mëndje të shëndoshe se mund të pranojnë.
Pushteti, normalisht që nuk mund të rrijë shumë gjatë në dorën e një force politike, qoftë edhe si kjo e Berishës, aq më tepër kur Ilir Meta, fenomeni me patjetër më negativ i tërë historisë së politikës shqiptare, mban një kolonë të fortë pushteti. Shto këtu pastaj gjithë atë kurbë shumë të rrezikshme që tani pas publikimit të kabllogrameve të Ambasadës Amerikane dërguar Washingtonit, kuptohet se nuk janë rroba që i shkojnë një shteti demokratik, se kjo shoqëri jo vetëm që nuk mund të pranojë të drejtohet nga ata, por as edhe të bashkëjetojë me ta. Se po nuk u larguaan këta, po nuk u ndëshkuan këta, fenomeni tashmë i dukshëm i gjithë këtyre të zezave, do trashet e nuk mund të ndriçohemi veçse me pasoja të rënda. Një shtet i kriminalizuar me një opozitë supër të kriminalizuar, do prodhonte varfëri deri në ekstrem dhe pamundësi për të kërkuar zbatim ligji, edhe nëse votat të vidhen sy në sy.
Jemi pra kaq keq, sa kohë e majta prodhon pasione, ngarkesa patologjike, miliardierë të lindur nga hiçi, politikëbërës që nuk dinë të shkruajnë dy rreshta, që nuk kanë lexuar një libër dhe nuk ka shanse pastrimi a rigjenerimi sa kohë qëndron si i pazëvëndësueshëm…

Edi Rama

Ky Edi, tashmë vetëm krytar i PS-së, më ka ngërthyer disa herë në analizat e mia kur e kam parë si Monument Ndertimi në krye të Bashkisë së Tiranës, por tashmë, pas disa betejave të humbura, ngjashmërisht si ato të kombëtares sonë të futbollit me skuadrat e huaja, më duket se nuk ka asnjë faj në tërë fajësinë e tij.
Ky Edi, si puna e Sizifit, e ngre PS-në përpjetë deri në Majë të Malit dhe sa herë e ngre, i rrokulliset e i bie poshtë në greminë. Pra, me çfarë shihet sot, duket se njëlloj si Sizifin, e kanë mallkuar “Perendite” për të punuar kot.
Kjo analizë nuk është as sesi në favor të qeverisë Berisha, por Berisha nuk është Zoti që ta mund sa herë votohet këtë kopuk që po e vesh me brez hyjnizimi deri edhe Arben Ristanin, këtë Korb të Zi të Kutive.
Paaftësia për të zgjidhur nyje në sistem, është faj i rëndë dhe pabesueshmëri se mund të ndriçosh nesër. Se demokraci nuk do thotë drejtësi absolute, por e drejtë bruto për t’u shprehur e për të vepruar. E kur ti kryetar i PS-së nuk e dëgjon fare elektoratin e majtë, kur nuk paske njerëz të mbrojnë votën e asaj pjese që të voton, kur nuk je i aftë të kesh ca juristë të mirë, çfarë synon tjetër veçse ti ngushtosh rrugën të majtës shqiptare drejt pushtetit dhe të vëndosësh kapërcyell edhe për popullin e kombin tënd drejt antarësimit në BE-së?
Sado të kritikohet Berisha sot, nuk ka tregues bindës se Edi Rama është i prirur të çmontoi krimin, të pastrojë listat e deputetëve apo edhe të “djegë” Gramoz Ruçin, tashmë pa të drejtë as të futet në tokën amerikane.
Pra, të ngan si një fajtor pa faj, ndoshta për shkak të kapjes nga mafia.

Sokol Pepushaj

As ky s’ka faj!

Te shenjosh me gisht nje fajtor, eshte shume lehte! Fjala bie, te akuzosh liderin historik te shqiptareve te pas vitit 1990, Sali Berishen! Po faktet dhe historia vertetojne krejt te kunderten.
Fundviti 1990. Askush nuk mund ta fajesoje asokohe, kardiologun Sali Berisha qe iu bashkangjit levizjes studentore si edhe shume intelektuale te kohes. Ecim disa muaj me pas, fillimviti 1991. Sali Berisha arriti te vihej ne krye te Partise Demokratike, krijim i Levizjes se Dhjetorit ’90. Antaret e pranishem te konferences zgjedhore votuan per kryetar PD-je pikerisht 45- vjecarin nga Tropoja. Natyrisht, edhe per kete pjesmarrje ne gare dhe fitore, ai nuk mund te fajesohet.
Vjen marsi 1992. Serish Berisha zgjidhet permes votimit, president i Shqiperise. Edhe pas 5 viteve, pavaresisht se Shqiperia ishte thuajse ne lufte civile, deputetet e Kuvendit te Shqiperise rimandatuan edhe per nje mandate presidencial Berishen. Rreth 3 muaj me vone, Berisha dha doreheqjen nga ky post duke nisur opoziten e gjate 8 vjecare. Sigurisht, nuk eshte faji i tij as qe u zgjodh dhe as qe u largua nga posti i presidentit. Ne paranteze, askush nuk mund ta fajesoje ish- presidentin as per kolapsin e shtetit shqiptar gjate vitit 1997.
Viti 2001! Per 4 vite Berisha i qendroi te gjitha sulmeve nga brenda dhe jashte PD-se. Megjithe perpjekjet e “armiqve te brendshem” ne bashkepunim me “armiqte e jashtem”, akush nuk e lekundi me peshen e fajit ate edhe pse humbi zgjedhjet perballe Fatos Nanos. Eshte e qarte se Berisha nuk mund te fajesohej se ngeli edhe per 4 vite ne opozite pasi zgjedhjet e “dushkuan” me llogaritje matematikore. Ne paranteze, askush nuk fajesoi Berishen as per ngjarjet e 14 shtatorit 1998, kur populli i doli nga kontrolli pas nje motivi legjitim sic ishte ekzekutimi i Liderit te Dhjetorit Azem Hajdari. Te njejten gje do te provonte pas disa viteve (janar 2011) edhe kreu i opozites aktuale.
Ardhja ne pushtet e PD-se me 2005 nuk ndodhi per faj te Berishes. Pasi “e rrezoi” me arme ne vitin 1997, pasi “e denoi” me vote me 2001, koha e risolli ne krye te shtetit ate me nje mazhorance te brishte, por te qendrueshme. 4 vite rradhazi kryeminister i pakontestuar nga te tijet, jane tregues i qarte.
Nga ajo kohe deri me sot, nuk eshte faji i Berishes qe Shqiperia u pranua ne NATO, nuk eshte faji i tij qe shqiptareve iu liberalizuan vizat. Sigurisht, nuk eshte faji i Berishes qe BE-ja nuk po i jep statusin e vendit kandidat Shqiperise.
Askush nuk mund ta fajesoje Berishen per Gerdecin ! Aq me shume, kur ne mes eshte nje kompani amerikane. Berisha inkurajoi drejtesine te vepronte mbi kedo, por nuk eshte pergjegjesi e tij qe nje « pushtet i pavarur » nuk kryen detyren e tij. Nuk ka faj Berisha qe rivali Rama e mbeshteti publikisht ne Spitalin Ushtarak te Tiranes duke i rrahur shpatullat diten e tragjedise se Gerdecit.
Berisha ideoi ndertimin e « Rruges se Kombit » por nuk mund te fajesohet per abuzimet e rreth 230 milion eurove te evidentuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Prokuroria te hetoje dhe te nxjerre fajtoret, madje ti denoje, ka qene pozicionimi i tij publik. Edhe per ngjarjen tragjike « te Bulevardit » askush nuk mund te akuzoje Berishen. Ai kerkoi mbrojtjen e institucioneve te shtetit, sic do te bente cdo shtetar tjeter ne bote. Natyrisht, ai nuk ka asnje faj per tubimin e dhunshem te organizuar nga Opozita para kryeministrise!
Ne vitin 2009 Berisha nuk mori votat e mjaftueshme per te qeverisur vendin edhe 4 vite. Nuk ishte faji i tij qe Ilir Meta i ofroi 4 vota per te ndertuar nje qeveri te cilen e kryeson serish Berisha. Ne paranteze, nuk besoj se ka njeri te fajesoje Berishen as per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008. Nuk ka asnje faj Berisha qe Rama i sugjeroi disa ndryshime, te cilat rezultuan qe te gjitha ne favor te kryeministrit aktual te vendit. Berisha nuk ia mori me zor votat socialisteve, sic edhe nuk ka faj qe tashme Rama i penduar, kerkon te beje nul keto ndryshime, por i duhet mbeshtetja e PD-se, te cilen Berisha nuk ka ne plan t’ia ofroje.
Berisha nuk ka faj qe te gjithe deputetet e PD-se dhe jo vetem e mbeshtesin pa rezerva ne nismat e tij brenda e jashte Kuvendit; nuk ka faj qe Opozita zgjodhi bojkotin e parlamentit dhe tashme po i rikthehet atij; nuk ka faj qe nje pjese e deputeteve opozitare mund ti bashkohen edhe pjeses se majte te mazhorances aktuale; nuk ka faj qe nderkombetaret e perkrahin ate me shume se Ramen; nuk ka faj qe institucionet e pavarura te shtetit por edhe ato nderkombetare e perkrahin ate.
Ti rikthehemi zgjedhjeve ne Shqiperi. Ashtu sic nuk ka faj per humbjet ne 1991, 1997 dhe 2001, Berisha nuk mund te fajesohet as per fitoret ne 1992, 2005 dhe 2009. Ai nuk ka patur faj as kur ka qendruar ne opozite permes manipulimeve ne dem te tij, sic edhe ka ardhur ne pushtet nga manipulime qe kane rezultuar ne favor te tij. Askush nuk mund te fajesoje Berishen se ka vajtur shtepi me shtepi duke kerkuar voten ne kembim te punesimit, te favoreve, te leshimeve te ndryshme, te parave, pronave apo dicka tjeter. Askush nuk mund ta fajesoje per kete Berishen, pasi eshte praktikisht e pamundur qe ai te jete diten e zgjedhjeve ne te gjitha qendrat e votimit apo te numerimit ne mbare Shqiperine. Askush nuk mund ta fajesoje ate as per vendimet e KQZ-se apo Kolegjit Zgjedhor, te cilat jepen ne favor te tij. Te dy keto institucione jane jo vetem te pavarur me ligj, por edhe te zgjedhur bashkarisht nga PD-ja dhe PS-ja.
Askush nuk mund ta fajesoje Berishen per rivalin e tij politik, i cili gjithehere mundet ne perballjet me te. Madje, vete Berisha e ka shprehur kete keqardhje duke thene se nuk mund ta zgjedhe dot kundershtarin. Berisha nuk ka faj as per kabllogramet e Wikileaks-it. Ai personalisht eshte paditur nga te tijte apo opozita ne seline e Uashingtonit ne Tirane.
Duket e lehte te drejtosh gishtin e fajesimit mbi dike, por faktet kokeforta tregojne te kunderten. Askush nuk mund ta fajesoje Berishen as ne vitin 2012 kur do te zgjedhe president ate qe ai deshiron, sic edhe ne vitin 2013 qe do te jete sipas gjasave serish kryeminister i Shqiperise.

Blerti Delija

11 shtatori 2001, mengjesi qe ndryshoi boten!

Mengjesin e 11 shtatorit 2001, 19 terroriste devijuan 4 avione te linjave per pasagjere ne udhetim drejt Kalifornise te nisur nga aeroporti Logan (Boston), Washington Dulles, dhe Newark. Rrembyesit drejtuan dy avione te modelit Boeing 767, fluturimin American Airlines 11 dhe fluturimin United Airlines 175 per tu perplasur kunder Kullave te veriut dhe te jugut ne World Trade Center (Qendra Boterore e Tregtise). Nje tjeter grup rrembyesish drejtuan fluturimin American Airlines 77 kunder Pentagonit, ndersa nje fluturim i katert, United Airlines 93, me te cilin terroristet mendonin te godisnin Campidoglio-n ose Shtepine e Bardhe ne Washington, u rrezua pertoke ne afersi te Shanksville ne Pensilvani.

***
Pervjetori i 10-te i tragjedise se 11 shtatorit, i gjen shpritrat e viktimave por edhe te familjareve te tyre me te paqetuar. “Sheiku i terrorit”, Osama Bin Laden, ideatori i sulmeve mbi Kullat Binjake por edhe lider i rrjetit famekeq terrorist “Al Qaeda” eshte vrare. Sigurisht, askush nuk mund te ktheje jetet e rrembyera nga sulmet terroriste, port e pakten pergjegjesi kryesor i tyre, ka marre fundin qe meritonte.
10 vjet pas atij 11 shtator qe shenoi nje epoke te re per globin tone, vecanarisht ne luften kunder terrorizmit, koha tregoi se Amerika mund te goditet, por nuk mund te rrezohet; mund te gjunjezohet per nje moment, por nuk mund te vritet. Nje premtim publik i ish- presidentit George W. Bush per te vene para drejtesise pergjegjesit e 11 shtatorit, u permbush nga nje tjeter president, Barack Obama, i cili ndoqi direkt nga Shtepia e Bardhe fundin e merituar dhe te paracaktuar te Bin Ladenit.

***
Viktimat e atentateve ishin 2974 persona, pa perfshire 19 rrembyesit: 246 viktima ishin ne 4 avionet e rrembyer, 2603 ne New York dhe 125 ne Pentagon. 24 persona vazhdojne te jene akoma ne mes te shpallurve te humbur. Te gjitha viktimat ishin civil, pa llogaritur 55 ushtarake te vrare ne Pentagon. Me shume se 90 vende humben qytetaret e tyre gjate sulmeve ne World Trade Center.
Departamanti i Zjarrefikesve te New York-ut humbi 341 zjarrefikes dhe 2 mjeke; Departamenti i Policise se New York-ut humbi 23 agjente; Autoriteti Portual Policor humbi 37 punonjes; sherbimet private te emergjences mjekesore humben 8 teknike e mjeke.
Edhe kombi shqiptar u godit nga kjo veper makabre e terrorizmit. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj shenuan emrat e tyre si heronj amerikane, bashke me te gjitha viktimat e tjera tragjike te sulmeve te 11 shtatorit.

***
Cdo kriminel qe ideon nje vrasje, mbase e ka te lehte ta realizoje ate. Por 11 shtatori 2001 tregoi se edhe ndeshkimi per cdo krim, per cdo akt terrorist eshte i pashembullt. Rreth SHBA-eve u bashkua koalicioni me i madh qe kishte ekzistuar ndonjehere ne bote. Shume shtete, te cilat mbeshtesnin terrorin, Al Qaeda-n dhe Osama Bin Ladenin, u ftuan te heqin dore. Lideret e ketyre shteteve nuk iu binden kesaj thirrjeje dhe pergjigja ishte vertete e ashper. Iraku i Sadam Huseinit dhe Afganistani i Mullah Omarit dhe i Bin Ladenit provuan grushtin e forte te zemerimit te ligjshem te pjeses tjeter te globit. Sadam Husein perfundoi ne litar, ndersa tashme edhe Bin Laden ka kthyer patkonjte nga dielli. Natyrshem, edhe Shqiperia do te behej pjese e kesaj aleance te pashoqe ne emer te luftes kunder terrorizmit por edhe lirise. Trupat shqiptare iu bashkuan atyre amerikane, britanike, gjermane etj., duke treguar se tashme orientimi i vendit tone eshte i qarte dhe i prere.

***
Pervec Kullave Binjake, dy qiellgervishteset me nga 110 kate, shume ndertesa te World Trade Center u shkaterruan apo u demtuan rende, perfshi 7 World Trade Center, 6 World Trade Center, 5 World Trade Center, 4 World Trade Center, Marriot World Trade Center, Kisha Greko- Ortodokse e Shen Nikolles. Ndertesa e Deutsche Bank eshte ne shkaterrim e siper pasi mjediset e brendshme jane toksike dhe te pabanueshme. Eshte programuar edhe shkaterrimi i Fiterman Hall, i cili u demtua rende gjate sulmeve. Ndertesa te tjera si 90 West Street, ndertesa e Verizon, pesuan dema te medha por u riparuan. Ndertesat e World Financial Center, One Liberty Plaza, Millenium Hilton dhe 90 Church Street, pesuan deme te moderuara. Edhe impiantet e telekomunikacionit te vendosura ne kullen jugore, u shkaterruan, perfshi antenat e transmetimeve radiotelevizive dhe urat radio, por stacionet e organeve informative rifilluan shpejt sinjalin dhe transmetimet. Ne rajonin Arlington, nje pjese e Pantagonit u demtua rende nga perplasja dhe zjarri qe e pasoi dhe nje pjese e nderteses u shemb.

***
Diten e sulmeve, kryebashkiaku i New York-ut, Giuliani pohoi : Do te rindertojme. Do te dalim me te forte se perpara, politikisht me te forte, ekonomikisht me te forte. Skyline (vendi ku ishin Kullat Binjake) do te kompletohet serish.
Heqja e inerteve perfundoi zyrtarisht ne maj 2002. Lower Manhattan Development Corporation u ngarkua per rikonstruksionin e zones se World Trade Center. Nje nga godinat e shkaterruara plotesisht, 7 World Trade Center, ka tashme nje kulle zyrash per perfunduar me 2006. Freedom Tower eshte ne ditet e fundit te ndertimit dhe me perfundimin e saj do te jete nje nga godinat me te larta te Amerikes jugore me nje lartesi prej 541 m. Parashikohet kompletimi i tre kullave te tjera brenda viti 2014, te spostuara me shume drejt lindjes krahasual me origjinalet. Seksioni i demtuar i Pentagonit u rindertua dhe u vu ne funksionim brenda nje viti nga sulmet terroriste.

***
10 vite nga sulmet e 11 shtatorit duket se kane kaluar shpejt. Megjithate mbare bota vazhdon te kete te fiksuara pamjet tragjike te Kullave Binjake qe rrezohen, te mbi 200 personave qe u hodhen nga katet e larta me deshiren per te vdekur, por per tu identifikuar nga familjaret e tyre. Pas 11 shtatorit 2001 shoqeria njerezore hyri ne nje faze te re te bashkejetes se saj. E mira dhe e keqja, krimi dhe ligji, terrorizmi dhe jeta nisen nje perballje te veshtire, te gjate dhe me viktima. Ky rrugetim mbyll pikerisht sot dekaden e pare. Bilanci mbase eshte tragjik. Vertete terrorizmi ka marre goditje te tmerrshme, por jane me qindra jete njerezish te pafajshem qe humben, jane mijera te tjere te gjymtuar, te plagosur, te pastrehe dhe te uritur. Ky eshte nje cmim qe duhet perballuar, duhet paguar, qe e ardhmja e femijeve dhe niperve tane, e brezave te ardhshem te jete me e garantuar. Ky mbase eshte mesazhi qe percjell 11 shtatori pas 10 viteve, bashke me dhimbjen per jetet e sakrifikuara ne emer te lirise dhe vlerave njerezore. 11 shtatori eshte ketu sot per te treguar edhe pamundesine e prishjes se bashkejeteses ne mes njerezve te racave, kategorive sociale apo edhe te besimeve te ndryshme fetare. As Bin Laden, as ndonje pasues i tij, nuk do te arrije asnjehere ta prishe kete bashkejetese, pavaresisht perdorimit te besimit si justifikim per aktet terroriste.
Ky pervjetor i 10-te i 11 shtatorit tregon qarte se pavaresisht kohes qe duhet, mundimeve dhe sakrificave, e mira triumfon mbi te keqen, jeta e meson njeriun ta jetoi jeten sic thote Bibla; edhe mbi sakrifica per hir te vellazerimit e paqes.

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

Gjakmarrja vret edhe fëmijën në bark të nënës

Fenomeni i gjakmarrjes, një plagë kjo shoqërore e cila ka hedhur rrënjë prej shekujsh në vëndin tonë në përgjithësi dhe, në veçanti në Veriun e Shqipërisë, vazhdon të jetë e hapur. Dhe për pasojë kemi jo pak raste ku familje të tëra janë të detyruara të mbyllen në Kullën e Ngujimit, për tu ruajtur nga plumbi i gjakmarrësit. Një shëmbull i tillë, mjaft konkret që flet qartazi për peshën e këtij fenomeni është edhe shtetasi Arben Muhamet Gushkeqi i datëlindjes 26 janar 1971, lindur dhe banues në lagjen Perash të qytetit Shkoder. Do të ishte data 28 gusht, një ditë e zezë, kur Arbeni me familjen e tij, gruan Dhurata, do të detyroheshin ti thonin jo lirisë, jo rrezeve të diellit, jo një jete normale, por të ngujoheshin diku në lagjet periferike të qytetit, për tu ruajtur nga gjakmarrësi. Në fakt, dhjetë vite më parë do të ndodhte një konflikt në mes djalit të xhaxhait të Arben Muhamet Gushkeqi, i cili quhet G. Xh. G. me shtetasin F. K., të cilin e vret për motive të dobëta, ku për këtë arsye vrasësi po kryen edhe dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare. E ndërsa vrasësi vuan dënimin në burgjet shqiptare që nga 28 gushti i vitit 2000, familja Gushkeqi jo vetëm që do të jetonte me ankthin se një ditë mundet që të hakmerren ndaj tyre, por ajo çka është më e tmerrshmja në këto kohë moderne, fëmijët e çiftit Gushkeqi janë viktima të pafajshme që mbahen peng në emer të Kanunit, pa shkollim, duke u rritur me ankthin e shkrepjes së armës vrastare mbi trupin e tyre të njomë, ndaj janë të detyruar për të marrë rrugën e kurbetit, për të ikur nga errësira e Kullës së Ngujimit, për tju shmangur rrezikut për jetën. Kësisoj familja Arben Muhamet Gushkeqi, Dhurata Gushkeqi dhe fëmijët e tyre Arisa dhe Anis Gushkeqi, u detyruan ti thonë lamtumirë Shqipërisë, Shkodrës së tyre të dashur, por mbi të gjitha, të merrnin me vete në rrugët e botës edhe një kujtim të hillur, humbjen e një tjetër pjesëtari të kësaj familjeje që po zhvillohej e rritej në barkun e nënës Dhurata. Një tragjedi antinjerëzore që ndodh vetëm në Shqipëri, në këtë vënd ku për 20 vjet janë pushkatuar rreth 10 000 njerëz vetëm për gjakmarrje. Kjo vdekje mizore e fëmijës në barkun e nënës, ishte si rrjellojë e një presioni psikologjik dhe tronditëse të jetës së ngujueme, ndaj për të shpëtuar nga fenomeni i gjakmarrjes, lamtumirë vendlindje. Kjo është rruga e vetme e kësaj familjeje, si e shumë të tjerave, të cilat edhe pse mjaft prej shoqatave dhe misioneve të pajtimeve të gjaqeve i kanë bërë hapat e duhur e të mundshëm për ti pajtuar këto familje në mes tyre, përsëri forca e Kanunit ka bërë të veten dhe familja Gushkeqi po kerkon lirinë e munguar prej dhjetë vitesh diku në Europën e lirë, pa ngarkesën emocionale të fenomenit të gjakmarrjes.

Redaksia

vendosin gjoba dhe e kercenojne me jete

Plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare, gjakmarrja, po merr përditë jetë njerëzish të pafajshëm. Vetëm gjatë tete muajve te k;tij viti janë regjistruar 117 vrasje të tilla. Madje në Shkodër, ekziston një lagje e tërë me të ngujuar nga konfliktet. Afër Kirasit janë qindra familje të tilla, ku as fëmijët nuk mund të shkojnë në shkolla si bashkëmoshatarët. Aty kanë shkuar shumë qeveritarë e minisatra dhe sërish plumbi i hakmarrjes rrin gati të qëlloi mbi ata njerëz, nëse dalin nga vëndi i ngujimit, ku dikush i ka mbyllur brënda për motive dhe nga më banalet. Hasmëritë janë të ndryshme, Veçmas konfliktet banale që lidhen me prona dhe gjobat qe u vëndosin bizneseve grupe te ndryshme jane problemi qe po e trondit me shumë sigurinë e jetës. Objekt i këtij shkrimi është një ish biznesmen i suksesshem në qytetin verior Shkoder. Fatjon Domni kishte një biznes ku merrej me tregtinë e peshkut. Paguante taksat rregllisht dhe ishte i siguruar në Zyren e Sigurimeve Shoqërore. Në Shkoder njihet fakti që grupe të ndryshme kane ndarë zonat e influencës, ku u vëndosin gjoba bizneseve. Edhe Fatjon Domni nuk kishte si tu shpetonte gjobave dhe grupit që kontrollonte vendin e quajtur Zdrale u pagoi tre here gjoba 1000 euroshe. Por në qershor të vitit 2009 i erdhi nje gjobe 30 000 euro. Aq donin grupi mafioz. Nuk kishte ku ti merrte aq te holla. Menjëhere nisen kercenimet e forta se o do u jepte aq para sa donin ose do i digjnin dyqanin. Dhe kalojne pak muaj e vjen dita e zezë ku dyqani hillet në ere me tritol. Pra tetori i vitit 2009 eshte koha kur shperthimi shkaterron gjithe objektin. Detyrohet te mbyllë biznesin, por kërcënimet rriten edhe më tepër. Poshtë derës së shtëpisë i futin një letër ku tashme i thonë se do e pushkatojnë. Që nga ajo kohë e deri sot Fatjon Domni është i ngujuar dhe nuk dihet fati i tij. Eshtë mes jetes dhe vdekjes, si shumë viktima të hakmarrjes pa logjikë. Rifat Ymeri

Wikileaks-i “shqiptar”- thashetheme mediatike apo “Big Brother”?!

Do te vinte edhe rradha e Shqiperise! Kabllogramet e vjedhura apo te dhuruara te Wikileaks, do te perfshinin natyrshem edhe Albania-n, emri nderkombetare me te cilin njihet “vendi i Shqiponjave”. Si ne gjithe boten, mediat ishin ato qe i dhane jehone kabllogrameve, vertetesia dhe autenticiteti i tyre nuk eshte vene ne dyshim as nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Vertetesia me sakte, ne ate cfare eshte raportuar nga ambasadat amerikane ne mbare boten.
Shtetet e tjera te globit qe jane perfshire ne keto publikime te pashoqe, kane zgjedhur me se shumti rrugen e injorimit, duke mos bere fare komente mbi faktet, ose ne rastin me te keq, komentet kane qene indirekte dhe te percipta.
Cfare ka thene Wikileaks-i qe shqiptaret ne tavolina klubesh apo ne tavolina mediatike nuk i kane degjuar qofte edhe si thashatheme?
Pa dashur te analizojme faktet e shumta dhe konkrete, mund te pohojme pa frike se te gjithe e kemi ditur kategorine e deputeteve (disa ne fakt, jo te gjithe!) qe na perfaqesojne ne Kuvend. Prej shume vitesh deputetet jane veteakuzuar mes tyre per te gjitha llojet e veprave penale, deri edhe ne autore vrasjesh, trafikante droge dhe njerezish, rrembyes femijesh etj. Madje, edhe emrat e vecuar nga raportimet e Ambasades Amerikane jane lexuar lirshem ne faqe gazetash, ne rubrika informative, tavolina klubesh.
Njerezit e paprekshem ne pozicione te rendesishme te strukturave shteterore, jane nje tjeter teme qe ka kaluar ne “Shqipnine e tavolinave”. Vete karriera e tyre publike dhe profesionale, afersia me individe te fuqishem ne politike, ka ngjallur ndoshta jo vetem me intutite, perceptime qe kane perfunduar edhe ne kabllograme.
Pervec “shtetit te badigardeve” dhe “shtetit te shofereve seksere”, ne Shqiperi ka lulezuar, lulezon dhe do te lulezoje edhe shteti i kusherinjeve, bijve dhe bijave, niperve dhe mbesave. Ky zbulim i Wikileaks nuk mund te quhet ndonje risi per shqiptaret, te mesuar tashme prej 20 vitesh me informacion te bollshem, nga shume drejtime dhe ne disa raste i vertete si rezultat i dekonspirimit me deshire ne dem te rivaleve edhe brenda llojit. Qe ne krye te heres, femijet e presidenteve, kryeministrave, ministrave dhe te gjithe piramides shteterore te kane zgjidhur pune, sigurisht kur kane qene ne moshe madhore. Ne te kundert, linja e zgjidhjes se puneve ka vijuar me kusherinjte e brezave me te larget.
Abuzimet me fondet publike, te rendit nga qindra mije ne qindra milion dollare, nuk ka qene e veshtire te zbulohen nga Wikileaks. Institucione te specializuara si KLSH-ja, Prokuroria, SHISH-i hartojne raporte te herepashershme qe perfundojne natyrshem ne zyrat e Ambasades Amerikane.
Lufta brenda llojit thonte Darvini, eshte lufta me e eger. Edhe tek njerezit ky postulat do te materializohej dhe nuk eshte cudi qe ka perfunduar edhe ne kabllograme. Ekzistenca e klaneve politike brenda partive te medha shqiptare, nuk ka qene asnjehere nje sekret i paarritshem per shqiptaret. Si ne PD, ashtu edhe ne PS, madje edhe ne subjekte te tjera, kane ekzistuar rryma apo korrente organizative per te mbajtur ne krye nje individ apo individe te caktuar.
Etja e pushtetit ekzekutiv, por edhe atij legjislativ per te vene nen kontroll pushtetet e tjera apo zyrat e rendesishme te piramides shteterore, ka shoqeruar klasen politike qe pas vitit 1990. Wikileaks ka treguar ate qe shqiptaret tashme e kane te qarte: lufta per marrjen ne zoterim te gjyqesorit, SHISH-it, Prokurorise etj., vazhdon pa nderprerje.
Shqiperia vasale dhe e pafuqishme ndaj fqinjeve, eshte nje tjeter teme e njohur e tavolinave te klubeve shqiptare. Sidomos ndaj Greqise, qeverite shqiptare jane pozicionuar prej dekadash ne kete linje. Edhe kete, qe ta besonim ne shqiptaret, duhej ta lexonim ne kabllograme.
Tema me qesharake e zbuluar, eshte ajo e manipulimit te zgjedhjeve, perdorimit te fondeve publike dhe e administrates per qellime elektorale etj. A ka shqiptar qe nuk eshte tashme i bindur se zgjedhjet ne Shqiperi manipulohen me te gjitha mjetet nga qeverite e rradhes ne pushtet?! Por edhe kjo na duket me e besueshme kur e thote Wikileaks, pavaresisht se edhe menyrat e manipulimit te zgjedhjeve, edhe ne qarkun e Shkodres, ne i dime tashme prej shume e shume vitesh.
Ajo cfare solli te re Wikileaks eshte zyrtarizimi apo publikimi i emrave konkrete, te cilet gjithsesi ne i dinim. Them i dinim, per ate kategori qe ka qene e interesuar te thithe informacion, por edhe kategorite e tjera qe mbase kane qene thjeshte degjues te vemendshem te tavolinave te klubeve dhe tavolinave mediatike. Per hir te realitetit, deklarimi i kryeministrit Berisha se kabllogramet ngjasojne me lajmet e faqeve te gazetave apo edhe rubrikat informative, ka nje baze te gjere vertetesie. Megjithate, edhe pertej kesaj logjike, mund te kete ceshtje per diskutim.
A eshte e mundur qe Ambasada Amerikane te mbushe me informacion Departamentin e Shtetit duke lexuar thjeshte gazetat? A eshte e mundur qe shteti me i fuqishem ne bote te kete ndertuar rrjetin e tij te informimit diplomatik duke lexuar gazeta e duke ndjekur edicione lajmesh? Teksa shqiptaret kane nje besim minimal tek mediat, Ambasada Amerikane ti perdore si lende te pare qe ndikon direkt ne hartimin e politikave te DASH-it ndaj vendit tone? A eshte e mundur qe qofte edhe informacione gazetash, te dergohen ne SHBA pa u verifikuar edhe ne burime te tjera me te besueshme? A eshte e mundur qe tashme Ambasada te kete krijuar burimet e veta te informimit ne te gjitha institucionet e rendesishme te Shqiperise, nje lloj Sherbimi Inteligjent te SHBA-se brenda vendit tone?
Pertej ketyre pyetjeve, te cilat jane ne nje fare menyre edhe pergjigje, Wikileaks ka nxjerre edhe nje fakt shume te rendesishem. Individe te rendesishem ne politike apo institucione kane dhene deshmi ne Ambasaden Amerikane ne Shqiperi, duke i dhene thuajse vertetesi absolute fakteve te publikuara nga kabllogramet.
Qe ne nuk kemi patur ndonjehere sekrete ndaj “te medhenjeve”, kjo dihej per Shqiperine tone. Por qe pervec raportimeve te zellshme dhe me deshire nga ana jone, ka edhe burime te tjera qe rikontrollojne informacionin, kjo eshte risi. Meqe eshte koncept mjaft i njohur ne vendin tone, Shqiperia, shqiptaret dhe ata qe jane ne juridiksionin e Ambasades Amerikane ne Tirane, jane pjese e nje show te tipit “Big Brother”. “Vellai i madh” di gjithcka, sheh gjithcka, por vendimet nuk i merr ai. Eshte Departamenti i Shtetit qe vendos pas raportimeve qe i vijne nga “Shtepia” e “Big Brother Albania”, e monitoruar rregullisht minute pas minute. Mbase “Shtet brenda shtetit” eshte percaktimi me i sakte i mundshem. Eshte pikerisht kjo qe kane ndertuar SHBA-te ne Shqiperi, por natyrisht edhe ne shtetet e tjera. “Ndihmoni Wikileaks te mbaje qeverite e hapura” eshte sllogani i Wikileaks. Duket e cuditshme, por ngjason shume me teorine qe eksporton ne bote SHBA-ja. Jane vetem 4% e popullsise se globit dhe rreth 1/5 e prodhimit te pergjithshem boteror! Kjo vlen jo vetem apo ekonomine mesa duket!

Blerti Delija

Hakmarrje në emer të Kanunit 600-vjecar

Tragjedia shqiptare me emrin gjakmarrje vazhdon në Shqipëri. Tashmë kjo murtajë ndër shqiptarët, po përhaper me shpejtësinë e një epidemie, duke kërcënuar dhe marrë jetë të pafajshme. Askush nuk arrin të ndalë dorën vrastare, madje as shoqatat e pajtimit që bëjnë përpjekje maksimale, por pa patur një mbështetje nga strukturat shtetërore.
Sokol Lulati i datë-lindjes 26 maj 1971 është viktima e rradhës e hakmarrjes së shëmtuar në emër të gjakmarrjes.
Eshtë viti 2006 që shënjoi edhe fillimin e ngujimit të tmerrshëm në emër të Kanunit për Sokolin dhe familjen e tij. Konflikti per çeshtje pronësie solli që Paulin Lulati, vëllai i Sokolit të plagosë shtetasin Xhenerin Kapcari. Ashtu siç thuhet në Kanunin famëkeq ku mbështetet gjakmarrja, familja e dëmtuar Kapcari, kishte të drejtë të vriste një pjestar të familjes Lulati. Nën kërcënimin serioz për jetën e tij, Sokol Lulati u detyrua të ngujohej, duke mos mundur të lëvize lirshëm, duke vuajtur edhe urinë bashkë me familjen e tij. Pre e këtij kërcënimi ishte Mirela, bashkëshortja e tij, por edhe fëmijët: dy vajza, njëra akoma pa i mbushur 3 vjet dhe tjetra vetem 3 muajshe.
Sokoli i kishte lëvizjet shumë të kufizuara. Dilte nga shtëpia shumë rradhë, duke u perpjekur të levizë naten apo në rrugë të cilat mëndonte se gjaksi nuk do ta gjurmonte. Megjithatë, ai ishte në shënjester të hakmarrjes.
Data 20 gusht 2011 mund të rezultonte vdekjeprurëse per Sokol Lulatin. Ndersa po levizte thuajse i maskuar me biçikletë në vendin e quajtur “Rus Katolik” në qytetin e Shkodrës, ai është shënjester e një breshërie automatiku. Edhe pse mjaft vonë, rreth orës 22.00 të darkës, gjakësi kishte mundur ta identifikonte. Vetëm falë Zotit por edhe errësirës, Sokol Lulati arriti të shpetojë dhe të largohet nga prita pa e kapur plumbat.
Tragjedia shqiptare e Kanunit vazhdon akoma. Edhe Shoqata Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve te Shqipërisë, nuk ka arritur të mbyllë këtë konflikt që daton me 8 nëntor 2006. Që prej kësaj date dhe deri më sot, Sokol Lulati dhe familja e tij janë të ngujuar, të kërcënuar me jetë, nën rrezikun e përhershëm të hakmarrjes në emër të gjakmarrjes.

Albert Vataj

I qellojne me plumba per t’u kujtuar denimin e sapodhene dhe shekullor. Drama e thelle e familjes Hyseni. Ndeshkimi eshte dhene pa urrejtje dhe kjo e ben ate dhe me te rende

Edhe atehere kur duket sikur harrohet per nje moment, dite, jave, ndoshta edhe muaj me rradhe, e eklipsuar disi nga krimet e tjera qe po pergjakin pothuajse cdo dite familjen shqiptare, duke mbushur rradhet e kronikave te zeza te shtypit vendas, Gjakmarrja rikthehet kohe pas kohe, si per te treguar se, sido qe te jete, ka qene dhe do te mbetet pjesa me e rendesishme e menyres se jeteses ne familjen shqiptare te Zones se Veriut.
‘Dinjitoze’ ne menyren se si shfaqet dhe sesi vepron, kjo forme e vjeter, e ringjallur rishtaz, ne te vertete prej me shume se 20 vjetesh, ne mendesine e tradicionalisteve te kesaj zone, nuk ngopet, as me heshtjen dhe misterin qe e rrethon ne shumicen e kohes, por duket se nuk ngopet, as me sfidat qe i ben ligjit dhe friken qe ka mbjelle tek njerezit e tij. Jo me larg se disa dite me pare dhe, pikerisht ne oret e para te mbremjes se 23 gushtit 2011, kur ne te vertete nata nuk ishte bere ende nate, ne fshatin Bardhaj ne rrethin e Shkodres, u sulmua familja e Xhelal Hysenit, banor i ketij fshati.
Nuk pati viktima te njerez. Jo me shume per faktin se ligji, apo mekanizmat e tij mbrojten Xhelalin dhe familjen e tij te vogel nga sulmi i agresoreve, por sepse, prej kohesh, Xhelali dhe familja e tij jetojne te mbyllur, ‘te ngujuar’, sic jemi mesuar te themi rendom, per shkak te nje historie gjakmarrjeje, me nje tjeter familje, edhe ajo banore e fshatit Bardhaj.
Ne te vertete, me shume se sa nje histori klasike gjakmarrjeje, behet fjale per nje drame te vertete, e denje per t’u treguar neper legjendat e vjetra epike te kesaj zone, por qe fatkeqesisht, reale dhe vrastare, pikerisht ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te 21-te.
Nje krushqi qe kthehet ne hasmeri, nje vrasje mes miqsh, ne pije e siper qe kthehet ne perrenj gjaku, nje cmenduri hakmarrese e babait te njeres prej viktimave te kesaj historie, qe kthehet ne praktike qe ve ne pune denimin e vjeter kanunor te parashikuar ne rastet e ‘shkeljes se Beses’.
Duket se te gjitha keto kane rene me te gjithe peshen e tyre vrasese mbi familjen Hyseni, e cila sot vuan, jo vetem ngujimin e gjate, qe prej me shume se nje viti e gjysem, jo vetem zhdukjen e djalit te saj te madh Gojard, diku, pertej kufijve ‘te pasigurise totale’ ne te cilen rrojne te gjithe pjestaret e tjere te familjes, por, edhe denimin kolektiv, heshtjen indiferente te bashkefshatareve, per te cilet, Xhelali, por sipas kanunit, edhe pjesa tjeter mashkullore e familjes se tij, jane fajtore per shkeljen e rende kanunore, ate me te renden, ‘te Beses se dhene’.
Gjithcka filloi kur per te marre hakun e djalit te tij te vrare, vellai i Xhelalit, Met Hyseni, qelloi mbi ate qe i kishte vrare te birin, Arbenin. Ne te vertete, familja Hyseni kishte dhene Besen para pleqve te katundit se nuk do te hakmerrej per djalin e vrare, duke e konsideruar keshtu te falur gjakun. Te pakten perkohesisht. Dhe Xhelali ishte bere garant per kete. Se si, ne cfare kushtesh dhe me cfare idesh qe i vlonin ne mendjen e coroditur prej fatkeqesise qe i ra ne familje (pervec djalit te vrare, ai humbi edhe dy mbesat e tij te vogla, te cilat nuk jetojne me ne shtepine e babait te tyre, tashme te vdekur, te vrare pikerisht nga daja i tyre) e beri kete, kjo nuk mund te shpjegohet, pervecse mund te merret me mend, por e verteta eshte se Meti vrau, duke mos i qendruar Beses.
Ligji nuk reagon, policia, si zakonisht u shmanget ketyre gjerave, duke pasur frike se mos njerezit e saj ngaterrohen pa dashjen e tyre ne histori gjakmarrjeje, per vete dhe me gjithe familjet… Atehere, mekanizmat e vjeter, te rinuar me shume se kurre, sidomos ne kete fshat, me te prekurin nga fenomeni i Gjakmarrjes, marrin ne dore fuqine dhe veprojne. Ka ndodhur shpesh keshtu, por, duket se pothuajse ne asnje rast si me familjen Hyseni, ndaj te ciles askush nuk kerkon te reagoje per t’i mbrojtur sadopak nga ndeshkimi i rende i dhene per ‘prerjen ne Bese’.
Edhe vete Misionaret e Paqes jane perpjekur disa here, sic kane bere edhe ne raste te tjera, por tashme, per ata ky eshte nje rast i pashprese.
Ne kete menyre, drama e kesaj familjeje merr permasa legjendare, si ne kohen e shekujve te kaluar, kur Kanuni ishte i vetmi nder dhe ligj ne kete zone.
Ngjarja e 23 gushtit 2011 e vertetoi kete. Te gjithe edine se kush qelloi kunder shtepise se tyre, madje edhe e dine se perse qelloi, thjesht per t’i fyer dhe per tu thene se denimi qe u eshte dhene nuk mund te falet dhe, megjithate, askush nuk flet dhe nuk jep emra konkrete. Madje dhe policet qe erdhen ne vendngjarje, iken per te mos ardhur kurre me. Sepse nuk eshte e lehte te kesh te besh me nje fshat te tere.
Dhe, me keq akoma, nuk behet fjale per urrejtje, as per inat, sepse askush nuk ushqen ndjenja te tilla per Hysenajt, sidomos per Xhelalin. Sikur te ishte keshtu do te ishte me pak e dhimbshme, sepse urrejtja merr fund nje dite. Perkundrazi, denimi me gjak te ftohte dhe me perulje sublime ndaj Kanunit, e ben dramen te pashmangshme dhe denimin te paevitueshem ne cdo kohe, sado e gjate te jete ajo.
Kjo eshte drama e familjes se Xhelal Hysenit qe perjeton nje ndeshkim shembullor qe sapo ka nisur per te…
Zef Nika

Neo-Otomanizmi ndër shqiptarë

Deklaratat e ministrit të Arsimit të Turqisë gjatë nji vizite në Kosovë për rishikimin e historisë sonë hapën rishtas debatin rreth neo-otomanizmit. Otomanizmi asht nji fenomen që i përket historisë,pra,i mbyllun e pa asnji spiral zhvillimit të matejshëm;megjithatë ndjenjat pro-otomane,e kam fjalën për nji farë jargavitjet orientale,nuk i janë nda asnjiherë shqiptarëve,madje edhe gjatë komunizmit. Lokucioni ma idiot që qarkullon lirshëm në politikën shqiptare asht “populli vëlla turk”,nji shprehje që nuk pasqyron asgja objektive,por që shpreh tendencën dhe dëshirën e rimëkambjes së nji gjendjeje mjerane.
Rranjët e kësaj historie nisin me nji fjalim të ministrit të Jashtëm turk,Davutogllu,në Sarajevë («Ottoman legacy and Balkan Muslim Communities today»,16/10/2009),tek i cili shihen hijet e epsheve perandorake dhe dëshira me i dhanë jetë nji koncepti që ka ma pak vitalitet se nji coftinë. Davutoglluja,në delirin e nji ministri perandorak që s’pushon së renduni prej nji qyteti të ish-perandorisë në nji tjetër,tue zbutë zemrat me praninë ngushëlluese të dovletit,në atë fjalim programatik identifikonte rolin e Turqisë së sotme me otomanizmin e dikurshëm. Në ketë mënyrë ai me nji pakujdesi jodiplomatike shkapërcente dallimet që baheshin deri sot mes dy entiteteve politike.
Fytyra e tij prej babaxhani e lejonte atë ditë në Sarajevë me nxjerrë prej gojet me shpengimin e nji qoftexhiu të brigjeve të Marmarës,visare të pandieme. Ai mbërriti ndër tjera me thanë në atë 16 tetor,se ka ma shumë shqiptarë në Anadoll se në Shqipni,se Anadolli ju përket ju (boshnjakë e ballkanas në përgjithsi),se ne kemi përgjegjësí ndaj jush edhe sot,pse ju jeni tanët,se taxhikë,pashtunë,azerë,boshnjakë,shqiptarë kanë nji qendër të vetme,Stambollin.
Asnji politikan shqiptar nuk reagoi ndaj fjalimit të Davutogllusë. Pseudo-nacionalistat shqiptar,ata që i bijnë legenit sa herë që ndonji grek i dejun flet përçart në Himarë,kësaj here flenin pa mend e pa shqisa.
Kohët e fundit asht pa nji mobilizim i madh dhe i financuem mirë kundër regjistrimit të popullsisë. Qëllimi i tij asht me pengue shtetasit shqiptarë me deklarue se çfarë fejet dhe çfarë etnijet kanë.
Deklarimi i etnisë asht i lidhun me nji bazë objektive dhe mund të verifikohet lehtë nëse nji qytetar prej Skraparit apo prej Lezhet deklaron se asht grek apo spanjoll. Ndërsa deklarimi i fesë asht subjektiv pse secili asht i lirë me besue në Zot dhe me qenë antar i nji bashkësie fetare apo mos me besue aspak. Ekuilibrat fetarë në Shqipni nuk janë ma ato të fundit të viteve ’30 dhe nji regjistrim i sotshëm do të sillte nji pasqyrë tjetër të gjendjes.
Ata që duen me pengue regjistrimin e popullsisë,ku të deklarohet përkatësia fetare e shtetasve,nuk e bajnë ketë gja tue u nisë prej idealeve laike të ruejtjes së shtetit,por prej nji impulsi regresist që don me ruejt nji status quo fiktiv,për me përligj kështu indirekt tezat e Davutogllusë. Në qoftë se do t’i hante meraku për laicitetin e shtetit,atëherë përkrah firmave kundër deklarimit të fesë duhet të mblidhnin edhe firmat për daljen e Shqipnisë nga Konferenca islamike!
Ajo që i jep guxim turqve me kërkue rishikimin e historisë sonë rrjedh edhe prej statistikave të pasakta që ekzistojnë dhe vijojnë me u përdorë edhe sot.
Mos të harrojmë se Turqia asht vorri i identitetit të miliona shqiptarëve të shpërngulun prej ish-Jugosllavisë. Si ka mundësi që populli vëlla turk e shkretinat e tija gëlltitën gjithë ata shqiptarë! Në qoftë se dashunia e tyne vëllaznore ka këto pasoja vdekjeprurëse,do të preferonim indiferencën apo harresën.
Ne admirojmë ruejtjen e gjuhës dhe traditave të arbëreshëve që kanë pesë shekuj të ndamë prej dheut nanë,kurse Turqia mike në pak dekada zhduku miliona shqiptarë.
Edhe sot ka shtetas që mbajnë pasaporta shqiptare dhe e ndiejnë veten pinjoj të Anadollit.
Në gjysmën e viteve ’30 kur Ahmet Zogu ndërmori reformat e veta që parashikonin heqjen e fesit,të ferexheve,shfuqizimin e Sheriatit etj.,pati familje të tana shqiptare që preferuen me emigrue në Turqi,sesa me pranue kushtet e reja.
Sot,ata që asokohe s’patën guximin me ikë,marrin guximin me thanë se Skënderbeu s’ka qenë hero por tradhtar,dhe e pohojnë ketë gja me koherencën e mbeturinave të nji epoke të palavdishme për ta dhe fatkeqe për ne.
Jam i bindun se doktrina e Davutogllusë asht anakronike,dhe inteligjenca e tij e pazoja me rrokë zhvillimet ballkanike në thellësinë e tyne shumëdimensionale,prandaj asht e destinueme me dështue. Fjalimet e tija retorike prej veziri,ku herë citohet Nastradin hoxha e herë tjera mbyllen me shprehje si:”s’ka kafe pa cigare,s’ka xhami pa minare”,tingllojnë thjeshtësisht qesharake.
Faktori kryesor i dështimit të asaj doktrine janë edhe shqiptarët e sotëm,ata të vërtetit,që shohin me ftohtësi dhe përbuzje kohën kur otomanët sundonin vendin e tyne,tue i izolue prej Europës e tue pengue çdo lloj progresi.
Sot turqit kërkojnë rishkrimin e historisë,e nesër kanë me kërkue me zhvendosë statujën e Skënderbeut prej qendrës së Tiranës.
Nji gja të tillë ata nuk e bajnë me grekët,tekstet e të cilëve përflaken kur flasin për otomanët. Me ne e bajnë pse klasa jonë politike e korruptueme nuk ka nji atdhe të caktuem,ajo asht sëmundja që e ulë imunitetin tonë dhe lejon që kombi jonë të poshtnohet prej nji ministri turqeli apo prej kandrrave që dovleti ka mbjellë anekand në tokën tonë.

Ardian Ndreca

Fati tragjik i bashkeshorteve te rinj

Jeta ne teresine e saj fsheh mistere te paimagjinueshme te individeve qe zgjedhin te bashkojne jetet e tyre ne martese. Veshtiresi te shumta te jetes se perditshme, nderthuren me fate tragjike, qe ne hapat e para te krijimit te nje familjeje te re nga dy te rinj.
Ai quhet Aleksander Simon Kroni, i datelindjes 10 tetor 1984. Ka lindur ne fshatin Berdice, te komunes me te njejtin emer. Kushtet e veshtira te tranzicionit te sterzgjatur shqiptar e shoqeruan gjate gjithe femijerise dhe rruga e vetme per te siguruar mbijetesen, per Aleksandrin dhe familjen e tij si pers hume familje te tjera, ishte emigracioni. Italia, ishte streha ku Aleksandri provoi te rifilloje jeten duke shpresuar ne realizimin e endrrave te tij rinore. Aspirata e tij ishte nje Shqiperi moderne, perendimore dhe shtet ligjor. I bindur ne keto ideale, Aleksandri vendosi te jape kontributin e tij per vendlindjen. Natyrisht, ai do te ndiqte gjurmen e atit te tij, Simon Kroni. Simoni u angazhua qe ne fillim ne politiken pluraliste, duke qene qe ne vitin 1994 kryetar i Partise Socialdemokrate per Komunen Berdice. Si aktivist i shquar dhe me reputacion ne zonen e tij, opozita e asaj kohe e kandidoi per kryetar te Komunes Berdice ne vitin 1996. Simoni ka qene rregullisht antar i Komisioneve Zonale te Zgjedhjeve per komunen e Berdices, si nje eksponent i larte dhe shume i besueshem i Opozites Shqiptare ne vite.
Me keto bindje politike u mbymos edhe djali i tij, Aleksandri. Alternativa e zgjedhur nga ai ishte apo e Opozites Shqiptare, ne sherbim te se ciles u vendos pa rezerva. Zemra e dliret e te riut, enderronte nje Shqiperi Perendimore, me zgjedhje te ndeshme dhe sipas standarteve me te mira nderkombetare. Pa i mbushur akoma 21 vitet e jetes, Aleksandri u rreshtua ne stafin e Opozites Shqiptare ne zgjedhjet e vitit 2005, duke dhene nje kontribut te rendesishem ne fitoren e kandidatit socialist Tom Doshi, qe bashke me deputetin Paulin Sterkaj ishin te vetmit qe fituan ne Qarkun e Shkodres. Pavaresisht kesaj fitoreje te arritur edhe me kontributin e Aleksander Kronit, pas zgjedhjeve te vitit 2005 erdhi ne pushtet Partia Demokratike dhe aleatet e saj. Menjehere filluan kercenimet ndaj opozitareve te vertete, duke u ndalur kryesisht tek individe si Aleksander Kroni, i cili ishte pjese e stafit te deputetit socialist fitues Tom Doshi. Megjithate, Aleksandri nuk u step, i bindur se vlerat demokratike ne ndertimin e shtetit, do te funksiononin nje dite. Me keto mendime, i riu u rreshtua edhe ne fushaten e zgjedhjeve vendore te vitit 2007, duke u bere pjese e stafit te kandidatit socialist per kryetar Komune Berdice Xhevdet Ethemi, i cili permes manipulimeve te shumta te pushtetmbajtesve te PD-se, nuk ia doli te fitoje. Viti 2009 shenoi nje etape te re ne jeten e Aleksadrit. Ai u kurorezua ne martese me Rolanda Kronin (Zefi) e ditelindjes 13 mars 1991. Pavaresisht kercenimeve te shumta qe ishte perballur, shpresa per nje jete normale nuk e braktisi asnjehere Aleksandrin, i cili enderronte nje familje te bekuar edhe me femije.
I zhgenjyer, por jo i dorezuar perballe presioneve, kercenimeve te shumta dhe deri letrave anomine, Aleksander Kroni ai serish ishte shume aktiv edhe ne zgjedhjet politike te vitit 2009 ne Qarkun e Shkodres. Per kontributin, vendosmerine dhe besnikerine e tij, ai u zgjodh vezhgues i PS-se ne Komunen Berdice. Ne qendren e tij te votimit, ai nuk lejoi komisioneret e PD-se te manipulojne procesin, duke sinjalizuar drejtuesit e PS-se ne nivel qarku por edhe Shtabin Qendror Elektoral te Qarkut. Si rezultat edhe i punes se Aleksandrit, Partia Socialiste arriti te fitoje 4 deputete ne zgjedhje duke shenuar nje sukses te madh politik.
Si nje aktivist i devotshem i Opozites, tashme Aleksander Kroni ishte vene ne shenjester te hakmarrjes se partise-shtet. Ndaj tij u rrit ndjeshem presioni dhe kercenimet, te cilat shtriheshin edhe tek njerezit e tij me te afert. Megjithate, ai ishte i bindur qe kishte ardhur koha qe Komuna e Berdices, vendlindja e tij, ti jepte pergjigje me vote krimit shteteror, i cili po e kercenonte prej thuajse 6 vitesh pa nderprerje. Qe ne ditet e para te caktimit te Besnik Xhemalit si kandidat i PS-se per Kryetar Komune Berdice, Aleksander Kroni ofroi kontributin e tij qe ishte i mirepritur. Ai ishte pjese e stafit te afert te kandidatit socialist, i cili me 8 maj 2011, arriti te dale fitues, duke u shpallur kryetar i Komunes Berdice. Pas 20 viteve, bastioni i PD-se dhe aleateve te saj politik, ndryshoi ngjyre duke kaluar majtas, tek kandidati Besnik Xhemali, i cili u shpall Kryetar i Komunes Berdice. Gezimi i Aleksandrit ishte i madh pasi u tregua se vota e popullit ndeshkon partine-shtet, sic ndodhi ne Komunen Berdice. Mirepo ky gezim nuk zgjati shume. Ishte ora 22.30 e dates 28 gusht 2011, dite e diele. Aleksandri po kthehej nga Velipoja me makinen e tij. Ne rrugen nacionale Velipoje- Shkoder, tek vendi i quajtur “Pusi i Fatimes”, nje postbllok policie, i beri me shenje te ndalej. Arriti te dalloje ne erresire dy individe, me uniforme policie, por me kapele te ulura mbi sy, pa mundur te dalloje fytyrat. Pasi e ftojne te fike dritat e makines, ata i kerkojne te dale nga makina dhe te vendose duart mbi makine. Ndersa ishte me shpine nga policet, ata e qellojne me shkopinje gome dhe pasi bie ne toke, vazhdojne ta qellojne me shqelma si te terbuar. Para se te humbiste ndjenjat, Aleksandri arriti te degjoje pjese te ndryshme fjalish si « ta vrasim qenin e kuq », « hiq dore nga politika nese do te jetosh », « ta zhdukim nga faqja e dheut familjarisht ». Pas rreth 30 minutash, Aleksandri permendet dhe veren se policet kishin ikur. Duke u zvarritur, me shume pak fuqi, ai arrin te rihipe ne makine dhe te arrije ne shtepi. Me pas, u mesua se agresoret nuk ishin police, por ishin maskuar me uniformat e policise per te realizuar vepren e tyre kriminale. Ata e kishin lene Aleksandrin pa ndjenja ne mes te rruges dhe te erresires, duke menduar se ai kishte vdekur.
Fati tragjik i ketyre dy bashkeshorteve fare te rinj, ka krijuar nje drame te vertete familjare. Bashkeshorti Aleksander Kroni kercenohet, dhunohet dhe goditet barbarisht nga elemente kriminale te maskuar me uniforme policie thjeshte perbindjet e tij politike dhe idealet demokratike. Bashkeshortja Rolanda Kroni jeton nen trysnine e vrasjes se bashkeshortit por edhe kercenimeve te hapura per familjen e saj te re. Tronditja ishte e thelle per bashkeshortet pas ngjarjes se 28 gushtit 2011, kur vetem fati solli qe Aleksandri te mos vdiste dhe Rolanda te mos ngelte e veje qe ne vitet e para te krijimit te jetes bashkeshortore. Me urgjence, duke nderprere edhe pushimet verore, Aleksandri dhe Rolanda u larguan nga vendlindja, pa lene asnje adrese, duke kerkuar te shpetojne jetet e tyre, por edhe te femijeve qe do te sjellin ne jete. Gjithmone, nese nuk do te bien viktima te pafajshme te krimit politik apo te gjakmarrjes.

Redaksia

Otranto! Të urrej, por dhe të falenderoj!

Jane ca ngjarje ne jeten e njeriut, qe pavaresisht se vitet kalojne, perseri ato nuk harrohen. Nuk harrohen sepse nuk te lene shkak-pasojat, te cilat shpesh te shfaqin ca mendime ngacmuese, qe te mberthejne ne emocione te kunderta, trishtimi dhe optimizmi gjithashtu. Mendime te dyzuara skajshem, qe kundershtojne e godasin fort njera-tjetren. Kështu me thot ekperienca personale, per nje ndolli para do vitesh, per te cilen natyrisht e kame nje shpjegim: Si e perjetova, pse e urreva dhe pse e falenderoje.

***
Edhe pse kishin kaluar 9 vjete nga permbysja dejure e nomenklatures komuniste, realiteti qe po jetonim rrezultoje zhgenjes dhe po na kthehej ne bindje, se ishte e kote te prisnim akoma e te shpresonim per nje te ardhme te sigurt ne kete vend. Kjo asrye me shterngoje ashtu si nje te treten e shqipetareve, qe ne menyre individuale te prish rregullin e jeteses ne vendin tim, e te marr jo pa dhimbje vendimin ekstrem: O vuajtje ketu, o larg ne emigrim. Ishte nata e 1 korrikut 1999.
Si e perjetova…
Pasi kishim avancuar disa milje ne thellesi te detit, aq sa edhe Vlora nga ku u nisem, pak nga pak na u tret nga syte, papritmas moti u perkeqsua frikshem. Dallget na rrethuan e po “talleshin” me gomonen e tejmbushur me hallexhinje, brenda se ciles po strukeshim me ankth e shprese, per te dale te gjalle ne breg. Kesisoj drejtuesit e gomones humben orentimin, duke shkuar shume larg ne drejtim te pa ditur. S’dinim ku gjendeshim, ne ujrat e Jonit apo ne ato te Adriatikut. Frika se mbas ç’do minuti dallget vrastare mund te na rregjistronin ne morine e morteve tragjike, natyrshem na kaploje te gjitheve. Po perjetonim nje situate vertet te tmerrshme midis detit te pa ane. Ne terrin e zi te asaj nate, une pash me syte e mendjes, te gjith historine e jetes time. Ate nate une pash, jeten dhe vdekjen krejt prane njera-tjetres.
Ne nje situate te tille, veshtire se te gjithë njerëzit e mbajne njelloj ankthin shpireteror. Kame pare prinder tek shihnin se po u keputej peri i jetes se femijeve te tyre, qe iu dhane kujes si nje kushtrim, qe te ipunojne rrethanat per te kerkuar ndihme. Ishte nje kushtrim pertej gomones, ndoshta per qeveritaret tane: Mos e detyroni popullin e varfer te rendnin drejt vdekjes. Aty kame pare femije te mbledhur grusht, me te fute gjalle ne dhe. Kame pare e ndjere lutje, lutje pa fund me gjith forcen e shpirtit, drejtuar dikujt atje lart. Kame pare burra me lot ne faqe. Ishin lote te reja mbi plage te vjetra. Per kedo qe ka nje fije perceptim njerezor, lotet e burrit jane vertet te frikshme.
Midis ketij makthi, mendimet vetvetiu ku s’me shkuan: Me erdhi ndermend ajo porosia e prinderve: Kujdes biri im, me zjarrin, me qeverine dhe me ujin kurr s’ka loje. Por une megjithese lojes me zjarrin e me qeverine u kisha ikur, per deri sa hyra ne spiralen e rrezikshme te lojes me ujin, kjo do te thote se kete porosi e kisha harruar. Nga thellesia e shpirtit, ndjeva dhimbje te skajshme e pergjegjesi direkte, per marrezine qe kisha bere, por atehere ishte teper vone, tani mundesine e reagimit e kisha zero. Ndjeva jo vetem se me tradhtuan endrrat e tokes se premtuar, por… mozomakeq, ky paska qene fati i femijeve. Si erdha deri ne kete pike, e ua keputa vet me duart e mia endrren ne mes. Ndjesia e pendeses ne ndergjegjen time me rendoj ne ate mase, sa gati me keputi fillin e arsyes e s’di se si u mbajta per disa sekonda, veç mbaj mend zerin burreror te nje dialekti kosovar, i cili tek me vuri doren ne sup, si per te shkarkuar urtesi e durim, na kurajoji te gjitheve me nje ton prej malsori: Gajret bre burra, mos u ligshtoni qeshtu para qetyne ferishteve (femijeve), se qe besa asht bash gjynahi i Zotit!
Kuraja e Kosovarit, me mblodhi te gjithe fuqine e shpirtit per te ushqyer femijet me optimizem e besim, se shume shpejt do te dalim ne breg shendosh e mire. GJeja qe desha me shume ne ato momenta ishte: Qe besimi i femijeve te fitonte terren, e te mundtte frigen e mbytjes.
Nga shpirti me vinte nje thirrje njerzore per te gjithe ata  kryefamiljare, me te cilet kishim qendruar disa dite ne Vlore, qe e dija se prisnin rradhen te ikin me gomone: O ju hallexhij! Para se të hidheni në aventurën e skajshme, te hidhni jeten e femijeve koke-a-pile, llogariteni koeficientin e lart te rriskut, dijeni se kurr me te pasigurt nuk do te jeni se sa ketu ku ndodhemi ne sonte, sepse morti mund t’ju zene prite kurdo e kudo, edhe aty ku se besoni!
Asnje shenje sigurie deri ne ato çaste nuk dukej. Tani te gjithe te kapur fort pas njeri-tjetrit, po mendonim perfundimin e dhimbeshem. Por, tek po dorezoheshim para çmendurise se dallgeve, Perendia kishte degjuar kushtrimin, dhe lutjet e prinderve, kishte ndijer lotet therese te femijeve, dhe vetem fuqia mahnitese e Saj, kur do Ajo, gjene menyrat magjike te mrekulloje njerezine. Qe te mos zgjatem, Perendia nuk e kishte shkruar ate nate, te mbylleshim pergjithmon ne arkivin e misrershem atje ne perjetesi. Ajo sprapsi vdekjen qe po na sillej mbi koke prej 8 oresh, dhe njiheresh me agimin, na ndriçoje rrugen, per te prekur endrren tone.

…pse te urreva… Otranto! ne pergjithsi, une ne jeten time s’kame ditur te urryej, perveç spiunit te pa bese, por ate nate prej ç’ka me tha nje mendje, u mbusha fort me zemërim deri ne urrejtje, sepse ndjeva nga afer pabesit tua, qe per ne shqipetaret perbejne histori te shumta morti e dhimbjeje. Nje Zote e di se sa jete femijesh te pa fajshem ke perpij pa njohur aspak meshiren. Ke mbjelle tragjedi te medha, rekord per nje popull te vogel e te varfer si shqiperia.
Thame ne fillim te ketyre rradheve, se shkak-pasojat nuk te lene ti harrosh ngjarjet. Po. Kete, ne shqipetaret e dime fort mire, se e kemi provuar vete. Ne e dime se shkaku s’je ti. Ti je pasoja. Shkaku eshte klasa politike e ketij vendi te varfer, qe kurr s’na deshi, s’na punesoje, ajo disa i vrau, shume te tjere i vodhi, nje pjese na hodhi ne det, disa i kthej ne mercenar te tyre, dhe pjesa e mbetur vuajne akoma edhe sot pas 20 vjeteve, makuterine e harpagonve te pa shoke ne europe, ndaj u detyruam te dorezohemi tek ti.
Kurse ti,  e shtyve akoma me thelle sjelljen brutale te politikuajve tane, duke zhdukur kush e di sa e sa njeres pa u dhene as varrin!
Si se mbydhe nje here deren e tragjedive? A nuk te duket se ke tejkaluar çdo mase, duke zhdukur njeres pa shenje e nishan?
Bemat tua tejet te dhimbshme, me te cilat su ngope njehere, jane provat me te pastra per te besuar, se edhe ate nate po kerkoje viktimat e rradhes. Ti ishe e pabese. Ti per shpirt qe kishe, nuk ndaleshe para asnje tragjedie. Ti ishe perbindesh! Kjo me shtoje zemrimin deri ne urrejtje. Te urreva  sepse me shume se ç’do gje tjeter ne kete bote, une si ç’do prinde dua femijet, mandej dua jeten edhe keshtu siç na erdhi me njemije e nje halle, dua te gjitha vlerat e virtytet njerzore nga te cilat ate nate, po qe per ty, te gjithe ne u privuam. Por fale zotit.

…pse e falenderoje  Otranto! Ne koshiencën time, kame folur shpesh me heshtjen, dhe  nje mendje e kundershton urrejtjen dhe te falenderon. Une imazhin tend s’mund ta tjetersoje, por nganjhere mendoje pak me ndryshe. Ja se pse:
Ne te vertet historit tua tragjike, kane paralajmeruar prej kohesh ç’do njeri me dy pare mend ne krye, se ngushtica jote eshte “postoblloku” ku firmosen e vulosen te gjitha “çmimet”, dhe te gjithe e dime se rradhehere emigranteve u ka shkuar rruga siç e kane parashikuar, por ja qe shpesh ne shqipetareve, buka e femijeve na ka çuar buze gremines, mandej ne sikur kemi nje koke pak me ndryshe nga bota, ndaj guxojme marrezine ekstreme.
Otranto! Une dija jo pak per rezymene tende, madje kame shkruar disa artikuj per fatkeqsite e disa njersve tane per te cilet  ke qene nje mallkim tejet i dhimbshem, por prova e asaj nate kaloj pertej njohurive qe kisha, per shkak se kesaj rradhe ne vendin e personazheve te mia, per nje fije shkova une, dhe kjo me beri te mesoje shume gjera qe si dija.
Gjykuar nga kendveshtrimi i mesimeve te Bibles, se pas ç’do vishtersie vjen nje e mire, une ne planin personal, edhe tani pas 12 vitesh, keshtu te shoh. Mesimdhense. Po e perseris mesimdhenese, sepse qysh ate bote e deri me sot, nga negativja une mora pozitiven, mora energji nga mesimi yt per te rregulluar ca gabime ne jeten time, dhe e shoh se shume gjera i pata te nevojshme ti ndreqja.
Me ke mesuar te kuptoj, se koha ne te cilen po jetojme eshte koha e rrefleksioneve. Me mesove gjene me kryesore, te dua me shume jeten, te vleresoje maturine kur eshte puna per te marre vendime rrisku siç qe marrezia ne fjale, qe nga njehere s’kam deshire ta kujtoje me. Mesova edhe nje “gjuhe” te rendesishme, te cilen ua kame perkethyer si keshille e mesim, shume prinderve guxim-tepruar keshtu si puna ime, qe prisnin rradhen per tu “matur” me ty.
Historia e asaj nate te cilen une e mora me vehte, eshte nje mesim-keshille dhe s’kame se si e harroj, sepse ajo me ka arientuar drejt nje kthese ndoshta 180 grade ne jeten time. Qe prej ati moti e deri sot, fluturuan si era jo pak por 12 vjete ne emigrim, (qe siç thote kenga “erdha djal e u  bana plak”) dhe pavaresisht se vitet kalojne, kjo histori per mua ka hyre dhe do te mbetet busulle ne jeten time familjare.
Eshte nje histori qe kalon nepermes ngushtices tende Otranto!Ngushtice i thone, por me permasa tejet e gjere midis dy boteve, midis jeteses rreale te ne shqipetareve dhe aspiratave tona te kahershme.
Otranto! Rrefimi im njerezor ne veten e pare, ndoshta nuk shton ndonje gje te veçant ne historite e tua, shembuj te tille kame bindjen se mund te shtoje ç’do njeri i mbijetuar, sepse keshtu na shkoj jeta ne shqipetareve duke u perkundur jo vetem nga dallget e tua, por ne teresi nga dallget e jetes, por une nuk munda te hesht per arsyen, se ta kisha borxh te te them me ndjesine e shpirtit te nje emigranti: Me ke zemruar deri ne urrejtje por edhe te falenderoj.

Fadil Bala, Bruksel

Presidentja Jahjaga kokëposhtë!

Vendimi i EULEX-it për të mos përkrahur aksionin e policisë së Kosovës në Veri ka qenë vendim i lartë i Brukselit.
Kjo vërehet edhe në kërkesën apo ta quajmë më mirë urdhërin e Catherine Ashton drejtuar presidentes Jahjaga të cilës i kërkon qe aksioni në veri të mos përseritet.
E përkedhelura e ambasadorit Dell tani është shëndrruar në kukull të Catherine Ashtonit dhe po i miraton të gjitha kërkesat e saj, sikur qe u pajtua për të mos e përseritur aksionin në veri.
Komisarja e BE-së për siguri Ashton e ka quajtur të njëanshem aksionin e policisë e që rezultoi me marrjen e pikave doganore në veri, gjë që i dha fund kontrabandës nga serbët.
Kjo eshte njësoj si e kanë quajtur serbët! Pra, duhet të kuptojmë se Jahjaga është pajtuar me një proserbe e shëmtuar si Ashtoni që ka thenë se kjo punë duhet te zgjidhet me dialog, Kjo i bie që ne duhet ta lusim Serbinë që të na e kthejë kontrollin në veri apo të pajtohemi me ndarjen e Kosovës!!
BE-ja sikur po frikësohet nga Serbia sepse është duke e toleruar shumë dhe po i lëshon pe ndaj kërcënimeve që po i bënë Serbia Kosovës tash e 12 vjet pas “çlirimit”.
Nw krye të shtetit të  Kosovës është një kukull e dirigjuar nga ndërkombëtaret dhe që vepron në bazë të urdhërave të tyre dhe jo në bazë të interesave te popullit.
Për shkak të antarësimit të Kosovës në BE qeveria e Kosovës është e gatshme ta fus edhe çështjen e veriut në bisedimet me Serbinë e që do të rezultonte me ndarje të Kosoves dhe prishjes se kufijve në Ballkan.
Shtetin e Kosovës e udhëheqin dy njerëz të ndikuar dhe të udhëhequr nga ndërkombëtarë për interesa te tyre.
Këto “kukulla” duhet të largohen nga pushteti dhe në vend të tyre të vijnë njerëz me ideale kombëtare që do ta shpëtonin këtë popull nga mjerimi.
Ne Kosovë ende nuk ekziston ndonjë parti që është e udhëhequr nga ideali për një komb të bashkuar. Vetëm FDBK po i kundërshtohet me sukses servilizmit dhe antishqiptarizmit të politikanëve të Kosovës që pranojnë një “shtet” të Kosovës si shtet eksperimental i eksperimentuar nga BE-ja.

Vera Dushi, Ilir Kadriu

Plak budalla

lberto Moravia

Duke pasur zakonin t’u vardisesh femrave, është e vështirë ta kuptosh, kur ajo kohë ka kaluar e gratë të shikojnë si një baba apo ndoshta edhe si gjysh. Është e vështirë mbi të gjitha, sepse çdo burrë i pjekur ka brenda kokës së tij një kokë tjetër: koka e jashtme ka rrudha, flokë gri, dhëmbë të brejtur, sy të mavijosur; përkundrazi, koka e brendshme i ka mbetur si atëherë kur ishte i ri, me flokë të zinj e të dendur, me fytyrë të sheshtë e sy të gjallë. Dhe është koka e brendshme që shikon me dëshirë gratë, duke menduar se është i shikuar prej tyre. Përkundrazi, gratë shohin kokën e jashtme dhe thonë: “Po ç’do, vallë ky karafil? S’e kupton që mund ta kisha gjysh?
Ta lëmë me kaq! Atë vit, salloni ku jam berber që prej gati tridhjetë vjetëve, u zmadhua: qenë ndërruar pasqyrat dhe lavamanët, qenë lyer muret e raftet dhe, së fundi, pronari mendoi mirë të merrte edhe një manikyriste që quhej Jola. Përveç pronarit, në sallon ishim tre vetë: një djalosh rreth të njëzet e pesave, Amato, i zeshkët e serioz, që kishte qenë polic; Xhuzepja, pesë vjet më i madh se unë, i shkurtër, trupngjeshur e i shogët dhe unë. Siç ndodh gjithmonë, kur në një ambjent vetëm burrash hyn një grua, vura re shumë shpejt se që të tre e shikonim me ngulm Jolën. Pastaj, ajo ishte tamam siç thuhet, një tip i zakonshëm, prej kartoline të ilustruar: e kolme, e ndezur, me një fytyrë që binte në sy dhe flokë të zinj; si ajo ka miliona. Duhet theksuar në këtë pikë që unë, pa u mburrur, mund t’i them vetes burrë i pashëm. Jam i hajthëm, i gjatë aq sa duhet, me një fytyrë të zbehtë e nevrike; dhe gratë thonë se kam një shprehje interesante. Vërtet, sidomos kur shikoj tërthorazi, sytë e mi godasin ëmbël, plot ndjenjë, gati- gati skeptikë. Por gjënë më të mirë kam flokët: gështenjë të çelët, të hollë, të pastër, të dallgëzuar, të prerë alla Naxaret, pra të ngritur si një flakadan, me basetat e gjata që zbresin deri në gjysmë të faqes. Veç kësaj, jam elegant: jashtë sallonit, gjithmonë i veshur me korrektësi, me kravatë, çorapet e shamitë e ujdisura; në sallon me një këmishë gati më shumë prej kirurgu se sa prej parukieri, shumë të bardhë. Me këtë cilësi, nuk është për t’u çuditur që unë jam fatlum me gratë. Dhe, meqë ky fat nuk më ka zhgënjyer kurrë, kam marrë zakonin që, po më pëlqyen, t’i vështroj në njëfarë mënyre të ngulët e magjepsëse që vlen qindra komplimente. Kështu, kur, pasi t’i kem vështruar mirë e mirë, u afrohem, vë re që fruti tashmë është pjekur: nuk më mbetet veç të shtrij dorën e ta këput.
Ai që më frikësonte më shumë në sallon, përsa i përket Jolës, ishte Amato. Nuk ishte i bukur, nuk ishte interesant, por ishte i ri. Xhuzepen nuk e vija fare në hesap: më i vjetër se unë, siç e kam thënë tashmë, dhe tamam i shëmtuar, pa derman. Jola rrinte përherë e ulur në tryezën e saj të manikyrës, në një qoshe, e shushatur nga mërzia dhe palëvizshmëria, e përhumbur në leximin dhe rileximin e dy a tri gazetave të sallonit apo në rregullimin e thonjve, në pritje për t’ua ndrequr klientëve. Pothuajse kundër dëshirës sime, instinktivisht, zura ta gjuaja me vështrime. Vinte një klient dhe ulej në poltronë: unë merrja peshqirët, e shtrija me një goditje të vetme, në mënyrë elegante dhe , ndërkaq, gjeja mënyrën t’i lëshoja një vështrim të gjatë. Ose laja flokët, duke fërkuar me të dy duart kokën e sapunosur dhe, sërish një shikim tjetër. Ose akoma, ushtrohesha në majën e gërshërëve mbi një ngjyrim: në çdo katër goditje gërshëre, një vështrim. Nëse pastaj lëvizte përtacisht për të marrë një hekur në raft, e ndiqja me sy në pasqyrë. Duhet thënë që Jola nuk ishte aspak e zgjuar apo lozonjare: madje kishte një shprehje të fjetur, shtinjake, e ngathët, si një dac i fryrë nga gjumi. Por me sot e me nesër, para se ta kuptonte se e shikoja; pastaj pranoi të ishte e shikuar; më në fund filloi edhe ajo të m’i shkëmbente shikimet. Pa ligësi, sepse nuk e kishte, në një mënyrë të ngathët e të rëndë, por të padyshimtë.
Mendova atëherë, siç i thonë fjalës, se dardha ishte pjekur; dhe një të shtunë e ftova të shkonim në banjat e Ostias, të dielën pasdite. Pranoi menjëherë, por duke vërejtur se nuk duhej ta kritikoja për kostumin e banjos: ishte shëndoshur dhe, i vetmi që kishte, i rrinte i ngushtë. Madje, pa ndonjë hije nazeje tha: “Jam dhjamosur pak, për shkak të qëndrimit ulur në sallon, pa bërë lëvizje”. Fjalët e një vajze pa djallëzi; edhe për këtë më pëlqente. E lamë të takoheshim të nesërmen në stacionin e San Paolos. Para se të shkoja, bëra një tualet të kujdesshëm. U rrova dhe pudrosa faqet. U kreha me një krehër të dendur për të hequr çdo dyshim zbokthi. Spërkata pakëz kokën dhe shaminë me një parfum manushaqeje. Këmishën e kisha alla robespier me grykë të hapur, xhaketën sahariane dhe pantallonat të bardha. Jola qe shumë e saktë: në dy, mes turmës së ekskursionistëve, e pashë të vinte drejt meje, e veshur krejt në të bardha, pak e shëndoshë dhe e shkurtër, por e re dhe e lakmueshme. Duke më përshëndetur, tha: “Çfarë turme…do të na takojë ta bëjmë udhëtimin në këmbë”. Si kavalier që jam, i thashë se do t’i gjeja një vend: të ma linte mua. Ndërkaq treni hyn nën strehë, turma mbi platformë ka një lëvizje paniku sikur është sulmuar nga një repart kavalerie, të gjithë bërtasin e thërrasin njëri- tjetrin, unë sulem, i ngjitem një sporteli, ngrihem mbi turmë, jam duke u ngjitur. Një djalosh zeshkan më jep një të shtyrë dhe bën të më kalojë përpara. Ia kthej të shtyrën, më tërheq për mënge, i jap një bërryl në stomak, çlirohem dhe sulem në vagon. Por kam humbur kohë me këtë harbut dhe vagoni është plot tashmë, përveç një vendi. Vrapoj drejt vendit, vrapon edhe ai; thuajse në të njëjtin çast, e kapim; për ta zënë, unë kostumin e banjos, ai xhaketën. Atëherë përballemi. I them: “Kam ardhur unë i pari”.”Kush e tha?” “E them unë,” i përgjigjem dhe i hedh xhaketën në fytyrë. Në këtë çast mbërrin Jola dhe ulet pa mëdyshje, duke thënë: “Faleminderit Luixhi”. Djaloshi mbledh xhaketën, heziton, pastaj e kupton që nuk mund ta përzërë Jolën dhe largohet duke shqiptuar me zë të lartë: “Plak budalla”.
Treni u nis thuajse menjëherë dhe mua më goditi një rrymë ajri duke qëndruar në këmbë pranë Jolës. Por tashmë kisha humbur çdo entusiazëm dhe do të doja të zbrisja e të ikja. Ato dy fjalë “plak budalla” më kishin befasuar pikërisht në çastin që nuk e prisja. Mendoja se djaloshi kishte thënë “plak budalla” me dy ndijesi të ndryshme. Fyerja qëndronte tek “budalla”; e deri këtu asgjë e keqe: kish dashur të më ofendonte, të më quante të marrë. Por “plak” nuk e kishte thënë për të më sharë. “Plak” e kishte thënë si një të vërtetë. Siç do të kishte thënë, ta zëmë, nëse në vend të të pesëdhjetave të isha gjashtëmbëdhjetë: “Kalama i marrë”. Me një fjalë, për të, si për të gjithë, përfshirë edhe Jolën, isha një plak; dhe pak rëndësi kishte se atij i dukesha budalla dhe Jolës, përkundrazi, inteligjent. Ndoshta s’do të kishte qenë aspak e nevojshme që Jola të zinte vend. Tekefundit, djaloshi do të më lëshonte pe njëlloj, për respekt moshe. Këtë e vërtetova prej njërit që po rrinte përballë Jolës, i cili kishte parë skenën dhe tha: “Djalë i keq… së paku duhej të lëshonte pe për hir të moshës”.
Ndihesha krejtësisht i ngrirë dhe i përhumbur. Dhe tasheparë çoja dorën në fytyrë gati duke kërkuar, në mungesë të një pasqyre, të kuptoja me gishta sa plak isha. Jola, natyrisht nuk e vriste mendjen fare. Në gjysmë të rrugës më tha: “Më vjen keq që mbete në këmbë”. S’munda të bëja tjetër, veç t’i përgjigjesha: “Jam plak, po, por jo aq sa të mos mund të rri një gjysmë ore në këmbë”. Gati duke shpresuar se ajo do të më përgjigjej: “Luixhi… ju i vjetër… ç’thua?” Përkundrazi, ajo torollake nuk tha asgjë; dhe kështu u binda që kisha të drejtë.
Në Ostia u zhvesh ajo e para, duke dalë, pastaj nga kabina në kostumin që po i pëlciste në trup, e bardhë, e freskët e ngjeshur dhe e re për të të tërbuar. Hyra edhe unë në kabinë dhe, gjëja e parë, shkova të vështrohesha në pasqyrën e thyer që varej në mur. Isha tamam plak: si nuk e kisha vënë re këtë gjë? Pashë me një shikim sytë e veshur e të humbur mes rrudhash, flokët plot fije të bardha, lëkurën e faqeve të fishkur dhe dhëmbët e verdhë. Këmisha alla robespiere, aq rinore, më bëri të turpërohesha: zbulonte gjithë qafën me tërë ato rrudha të flegëruara në fyt. U zhvesha e, ndërsa po përkulesha të vishja mbathjet, barku më kërceu mbi stomak e pastaj ra sërish poshtë si një thes i fryrë. “Plak i marrë”, përsërita me zemërim. Mendoja se këto ishin të papriturat e jetës: para një ore besoja se isha i ri, se mund të bëja namin me Jolën; tani, falë atyre dy fjalëve, e shihja veten të plakur, që mund të bëja vetëm babain e saj. Dhe më vinte turp prej gjithë atyre shikimeve që kishte pasur prej meje në sallon e, pastaj, që e kisha ftuar: kushedi ç’mendonte për mua, kushedi si më shihte.
E mësova më vonë se çfarë mendonte. Ndërsa, të kapur pas litarit të shpëtimit, po e linim veten të mbuloheshim nga dallgët, sepse deti ishte i trazuar dhe në çdo dallgë që na mbulonte unë mbetesha pa frymë dhe mendoja: “Mbetem pa frymë, sepse jam i vjetër”, ajo krejt e lumtur më thirri: “A e di, Luixhi, se nuk të mendoja kaq sportiv”. “Pse?” e pyeta. “Si më mendoje?” “Bah!” u përgjigj ajo, “një njeriu në moshën tuaj nuk i pëlqen më deti… këtu vijnë të rinjtë”. Në këtë çast një dallgë e lartë plot shkumë u thye sipër nesh dhe unë rashë mbi Jolën e, për t’u mbajtur, e kapa për njërin krah: i fortë, i rrumbullakët, mish vërtet i ri, që hidhej. I bërtita me gojën plot ujë të kripur: “Mund të isha yt atë”. Dhe ajo duke qeshur mes shkumës që i zjente përreth: “Baba, jo…të themi: xhaxha”. Pra dolëm prej ujit, mirëpo nga turpi dhe sikleti nuk kisha më as forcë të flisja. Më dukej se në gojë kisha një kurthë me sustë të shkrehur, që, për ta hapur, donte një lloz. Jola ecte para meje duke tërhequr mbi kofshë e mbi gjoks kostumin, i cili, i lagur, ishte bërë krejt i pahijshëm. Pastaj u hodh në rërë dhe mishi i saj ishte kaq i tendosur, sa rëra nuk i ngjitej dhe binte poshtë në copa të qullura. Qëndrova pranë saj, memec, i mpirë, i pazoti të lëvizja a të flisja. Ndoshta Jola, megjithëse ishte më e pandjeshme se një rinoceront, e kuptoi gjendjen time të dobët, sepse papritur më pyeti nëse ndihesha pak mirë. I thashë: “Po mendoja për ju. Kë pëlqen në sallon? Amaton, Xhuzepen apo mua?” Ajo, e përpiktë, m’u përgjigj, pasi u mendua pak: “Ua, ju jeni simpatikë që të tre”. Ngula këmbë: “Por Amato është i ri”. “Po” u përgjigj ajo, “është i ri”. “Besoj se është dashuruar pas jush”, e mora fjalën pas një çasti. Ajo u përgjigj: “Vërtet? Nuk e kisha vënë re një gjë të tillë”. Pra ishte e hutuar, si e merakosur. Në fund tha: “Luixhi, më ka gjetur një hall: më është shqepur kostumi prapa… ma jep peshqirin të shkoj të vishem”. Të them të drejtën qeshë i kënaqur nga ajo shqepje. I dhashë peshqirin, ajo u kthye ijazi dhe vrapoi në kabinë. Gjysmë ore më vonë ishim në tren në një vagon të zbrazur. Unë kisha tërhequr jakën e këmishës alla robespiere mbi qafë dhe mendoja se tashmë për mua kishte mbaruar dhe isha një plak.
Atë ditë u betova se nuk do ta vështroja kurrë më Jolën e asnjë grua tjetër; dhe ashtu bëra. M’u duk se ajo ishte pak e çuditur dhe nganjëherë m’i ngulte sytë me një shprehje qortuese, por mbase ishte një përshtypje. Kaloi një muaj, gjatë të cilit kisha folur katër pesë here me të me po ose me jo. Ndërkaq, ajo kishte zënë miqësi të veçantë me Xhuzepen, por që e trajtonte tamam si një baba, pa asnjë hije joshjeje, pa të keq dhe me seriozitet. Unë ndihesha më i vjetër se kurrë, qethja flokë, rruaja mjekra, merrja bakshishe e nuk bëzaja. Por një nga ato ditë, në të mbyllur, ndërsa po hiqja këmishën në kthinën e rrobave, pronari, një goxha burrë, njoftoi: “Sonte, nëse nuk jeni të zënë, do të darkojmë së bashku… qeras unë… Jola është fejuar me Xhuzepen”. Nxora kokën: Jola buzëqeshte në qoshen e saj, në tryezën e manikyrës; Xhuzepja buzëqeshte nga ana tjetër, duke pastruar një brisk. Befas ndjeva një lehtësim tepër të madh: Xhuzepja ishte më i vjetër se unë, Xhuzepja ishte i shëmtuar, e megjithatë Jola kishte pëlqyer Xhuzepen dhe jo Amaton. Vrapova me duar të shtrira tek Xhuzepja, duke thirrur: “Përgëzime, përgëzime të forta”, pastaj përqafova Jolën dhe e putha në të dyja faqet. Pra në sallon, më i lumturi nga të tre isha unë.
Të nesërmen ishte e diel dhe pasdite dola shëtitje. Vura re, duke bredhur, se po filloja sërish t’i vështroja gratë, si në të kaluarën, një për një, para e mbrapa.

Përktheu Zija Vukaj

Kuvendi i greçes, kuvendi ku mori jetë programi politik i pavarësisë së Shqipërisë

(Kumtese me rastin e 100 vjetorit; 10-23 qershor 1911 – 2011)

nga Ndue Bacaj

Që nga 23 qershori i vitit 1911 ,në “themelet” e historise së qendreses dhe perpjekjeve të shqiptareve ,për autonomi ,vetqeverisje dhe një Shqiperi të lire e të pavarur , shendritë si meteor drit-plotë KUVENDI I GREÇES . Ky kuvend patriotesh, trima e të urtë solli në jetë 12 kerkesat e memorandumit autonomist me arome te dukshme pavaresie . Memorandumi lindi “rreth sofres” së Malesisë së Madhe dhe nën ngohtesinë votres së kryengritjes më të sukseshme antiotomane te shqiptarëve.. Kerkesat e memorandumit të Greçes u shperndanë në të gjithë Shqiperinë natyrale , porsi kënga magjepse e bylbylit që kendon pa frikë , duke i bërë sfid roberisë e jehonë lirisë…

Kuvendi i Greçes vijim i tradites…
Kuvendi i Greçes (10 deri me 23 qershor 1911), është vijim i tradites historike të kuvendeve , memorandumeve dhe protestave të shqiptareve ,të cilet ndër shekuj , në luften ,perpjekjet dhe qendresen titanike për trojet e tyre , lirinë e flamurin , perkrah pushkes kishin “shokë” të pandarë edhe penden ,(pra rrugen diplomatike)..Ky kuvend historik “lindi” në zjarrin e kryengritjes antiotomane të Malesisë e Shqiperisë, të filluar me 24 mars (1911), dhe me “kulm qiellore”, ngritjen e flamurit kombetare te Gjergj Kastriotit me 6 prill (në Bratilë të Deçiqit). Ndaj Kuvendin e Greçes pa frikë e “pagëzojme” KRYEKUVENDI i kuvendeve të shqiptarise , me rendesi historike – kombetare i krahasuar me Kuvendin e Lezhes (2 marsit 1444) ,dhe me Lidhjen e Prizrenit (10 qershor1878)… Është me vlera të thuhet se disa nga Kuvendet ,Memorandumet dhe Aleancat antiotomane ,ndër shekuj kishin pasur “SOFREN” në trojet e Malesise Madhe natyrale dhe kishin per aleat ,jo vetem fqinjet tanë (shpesh hileqare) ,por edhe vende të Europes Perendimore të kohes si ; Venedikun dhe ish Republika te tjera Italiane, Francen, Spanjen , Austro – Hungarine e më gjërë…Edhe Kuvendi i Greçes është vijim i kesaj rruge diplomatike që kishte një qellim final..Pavaresinë e Shqiperisë.
Kuvendaret dhe Kuvendi i Greçes..
Pjesa më e madhe e nenshkruesve të protestave apo memorandumeve (të lidhjes Prizrenit e më pas) , që i kishte gjetur gjallë kryengritja antiotomane e vitit 1911 ,ishin në krye të kryengritjes me pushke në dorë ,por edhe disa nga pjesemarresit e Kuvendit të Greçes ,ku u nenshkrua Memorandumi famëmadh me 12 kerkesat që kishin në themel autonomin me arome pavaresie ,lirie dhe flamuri… Kuvendaret e Greçes ,që kanë hyrë në histori si Rilindasit e Programit te Pavaresisë janë : Ded Gjon Luli , Gjeto Marku -Hot ; Ded Nika , Sokol Baci dhe Tring Smajlja -Grud , Gala Smajli , Gjon Gjeka -Triesh ; Dod Preçi –Kastrat ; Tom Nika , Martin Preka –Shkrel ; Cal Dedli , Lul Rapuka , Llesh Gjergji , Prek Gjetja – Kelmend ; Mehmet Shpendi –Shal ,Prel Marjani –Shosh , Avdi Kola – Gimaj , Pup Çuni e Binak Lulashi – Toplan , Nik Mhilli – Shllak ; Bec Delia ,Dash Bajrami – Nikaj –Mertur ; Luigj Gurakuqi , Hil Mosi , Risto Siliqi – Shkoder ; Sali Hoxh Hidri –Elbasan – perfaqesues i Ismail Qemalit ; Nikolla Lako – perfaqesues i Korçes e Gjirokastres , Nuçi Pepo , si dhe perfaqesuesit e Binomit Fe dhe Atdhe :
Pater Karl Prenushi – famulltari i Vuksanlekajve ; P.Lorenc Mitroviq – famulltari i Bajzes ; At Mati Prenushi – famulltari i Kastratit ;
P. Sebastian Hila – famulltari i Rapshes ; P.Bonaventura Gjeçaj – famulltari i Grudes ; P. Luigj Bushati – famulltari i Traboinit… Megjithse pjesmarrja ishte më e gjërë , keta 34 emra kanë mbetur të skalitur në perjetsi në formulimin dhe konsolidimin e dymbëdhjetë kerkesave të Memorandumit , i cili kishte “frymen” e të gjitha trevave shqiptare (nga veriu në jug ) , ndaj në memorandumin orgjinal dallohet qartë nje perzierje dialektesh.. Ky memorandum ndonse kishte kerkesa disi me te “zbutura”e diplomatike se sa ato te paraqitura në zjarrin e kryengritjes , kishin në themel një autonomi substanciale që shkonte drejtë pavaresisë së Shqiperisë…
Kerkesat e kuvendit “shkurtimisht” ishin:
1.Garanci për të respektuar te drejtat ,zakonet e besimet.. 2.Njohjen e plotë të kombit shqiptare me ato të drejta që kanë kombet e tjera .. 3. Liri të plotë për zgjedhjen e deputeteve.. 4.E drejta e shqiptareve të mesojnë e perparojne në gjuhen e vet.. 5. Organizimi i administrimit te Vilajeteve ku ndodhen shqiptare… 6.Të zgjedhurit e Valinjeve dhe tjereve nenpunes të larte të shtetit të behen në mes më të mireve shqiptare.. 7. Emrimi i një perfaqesuesi të Sulltanit si inspektor i pergjithshem që te mbikqyre zbatimin e atyre qe u takojne vendasve (shqiptareve).. 8.Gjuha shqipe të perdoret si gjuhe zyrtare për shqiptaret.. 9. Sherbimin e detyrueshem ushtarak shqiptaret ta kryejne në vendet e veta.. 10.Të ardhurat nga taksat të shfrytezohen për ndertimin e rrugeve ,shkollave (shqipe) e tjer..
11. E drejta e kontrollit mbi buxhetin dhe shpenzimet lokale.. 12.Sigurimi i fondeve për rindertimin e shtepiave të demtuara gjatë kryengritjes , kthimin e të drejtes për mbajtjen e armeve e tjera… Keto kerkesa të Kuvendit të Greçes njihen me emrin historik Memorandumi i Greçes , por shpesh edhe “Libri i Kuq “, (sipas ngjyres kapakeve të librit)……Për aresye “objektive” memorandumin nuk e nenshkruajnë të gjithë pjesemarresit ,ku kjo bie në sy veçanarisht për gjashtë perfaqesuesit e binomit Fe dhe Atdhe , që me sa duket nuk e firmuan për të mos i dhënë rast propogandes perçarese fetare të pushtuesit.. Memorandumi i Greçes ju dorzua legates turke në Cetinë me daten 25 qershor (1911) nga perfaqesuesit e kuvendareve ; Ded Gjon Luli (Hot) , Sokol Baci (Grudë) , Dod Preçi (Kastrat) ,Prek Gjetja (Kelmend) dhe Luigj Gurakuqi (Shkoder).. Kerkesat e memorandumit “tashma” nuk kishin karakter lokal , por kombetare.. Dom Luigj Bumçi ( që ka qënë prezent) , tregon se kur “Ministri” (ambasadori) turk në Cetin, Sadredin Beu e pyetë Ded Gjon Lulin se ; a i duan për vehte a për Shqiperinë pikat e Librit Kuq ? , prijesi legjendarë i kryengritjes i ishte pergjigjur rrufeshem : “…Ato pika që janë në librin e kuq i dona më parë për vehte e mandej për Shqipnin mbarë…
Jehona e Memorandumit në Mediet e shkruara të kohes: MEMORANDUMI I GREÇES kishte një jehonë të madhe jo vetem kombetare por mbi të gjitha nderkombetare , e veçanarisht në mediat e shkruar të kohes , disa nga të cilat po i “kujtojme” si më poshtë :
*Gazeta e parë që botoi Memorandumin (jashtë Shqiperisë) ishte ajo Austriake “Neue Freie Presse” e Vjenes , e cila shkroi 12 kerkesat që me daten 25 qershor (1911),pra vetem dy dite pas perfundimit te Kuvendit…
*Gazeta e dytë që i bene jehon Memorandumit ,duke botuar edhe 12 kerkesat e shqiptareve është ajo franceze “Le Moniteur Oriental ” e dates 26 qershor 1911…
* Me daten 6 korrik (1911) Gazeta e Shkupit “Vardar” ,boton të plote Memorandumin e Greçes..
* Gazeta ” Corriere d’ Italia ” shkruan per Memorandumin e Greçes me 12 korrik (1911), duke e quajtur nje program politik që shkeputë Shqiperinë nga Turqia..
*Jehona e Kuvendit te Greçes nuk kishte mbetur jashtë vemendjes të komuniteteve shqiptare në Bullgari të cilet e botojne “Librin e Kuq” ne gazeten e tyre “Liri e Shqipërisë” (Sofje) me datat 7 dhe 20 korrik (1911). Gjithashtu Arbereshet e Italise ne Gazeten e tyre “La Nazione Albanese” e botojne në gjuhen Italiane Memorandumin e Greçes me daten 31 gusht (1911).. Edhe me vone Memorandumi i Greçes u ribotua ne disa organe shtypi te Arberesheve ,ashtu siç u botuan me vonë pjese te memorandumit dhe komente te ndryshme nepër Gazeta apo revista të Europes…
Memorandumi në trojet etnike shqiptare..!
Memorandumi i Kuvendi të Greçes , në trojet Shqiptare kishte pasur jo
vetem një jehonë të gjërë ,por edhe një perkrahje të madhe nga veriu ne jug te Shqiperise duke u “shoqëruar” me një varg memorandumesh , kerkesash e protestash të peraferta me ato të 10-23 qershorit (1911)..:
I njejti memorandum iu drejtua Portes lartë dhe perfaqesuesve te fuqive te medha nga ana e pjesmarresve te mitingut të gjërë popullore që u organizua te URA E SHUSHICES (afer Vlores) ,ku në hyrje të ketij memorandumi i ishte shtuar një dekleratë soldariteti me kryengritesit në
Veri të Shqiperise …
Gjirokastra realizon Memorandumin e saj me 21 korrik (1911) .
Tepelena del me dy Memorandume radhazi, atë të dates 18 gusht dhe atë të dates 23 gusht 1911… Me daten 9 shkurt 1912 ne Hot perpilohet nje memorandum tjeter qe u drejtohet Fuqive të Medha të Europes dhe u kerkohet per te nderhyre prane qeverise se Xhonturqeve per zbatimin e memorandumit të Greçes… Memorandumi është nenshkruar nga 50 perfaqesues të Hotit, Grudes,Kelmendit, Kastratit, Shkrelit ,Shales ,Shoshit e Kirit… Pastaj vijnë kerkesat e Krasniqes të prillit 1912 , kerkesat e Peshkopise të datave 1 dhe 15 maj (1912) , Memorandumi i Junikut 21-25 maj 1912 ,kerkesat e Mitrovices të muajit maj 1912 ,thirrja e Malsive te Gjakoves po e muajit maj.. Thirrja e perbashket e Shkodres, Janines, ,Kosoves dhe Manastirit ,perseri e muajit maj (1912) ,ku kjo thirrje eshte e botuar si trakt në gjuhet Shqip, Frangjisht dhe Italisht nën emrin e “Organizates Kombetare te Shqiperise” me nenshkrimet e Nikoll Ivanajt dhe Simon Dodes… Në qershor 1912 nga Korfuzi student shqiptare i drejtojne një proklomat opinionit publik për pjesmarrjen e tyre perkrah popullit shqiptare për çlirim kombetare… Ndoshta memorandumi më me vlera ,qe tregon se kerkesat e Kuvendit të Greçes ishin bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperise është ai i mbajtur me 23 korrik 1912 ne Sinjë te Beratit. Ne kete memorandum nder te tjera shkruhej :” Keshtu pra jemi te detyruar të rrimë në mal ,gjersa të njihen të drejtat tona dhe të garantohen me të vertetë per sot dhe per të ardhmen…12 kerkesat jane të njejta me ato të paraqitura në memorandumin e Greçes 10/23 qershor 1911. Memorandumi është hartuar në turqisht e frangjisht. Ai ka kete titull : ” Memorandum mbi vendimin e marrë nga Kuvendi i Pergjithshem i Krereve te Shqiperise së Jugut në maje të malit Sinja , më 10/23 korrik 1912 .Ky memorandum është nenshkruar nga 46 veta , në mes të cileve : Pandeli Cale , Izet Zavalani , Mustafa Kapinova , Jaup Korça e tjer.. Po në Korrik 1912 Prishtina formulon dy kerkesat e saja autonomiste… Manastiri në gusht të vitit 1912 i drejtohet me një thirjje popullit shqiptare për t’u hellur në kryengritje për lirine dhe veteqeverimin e Shqiperise ,pasi Stambolli duket se nuk po i mbante premtimet… Perseri Vlora me 4 gusht 1912 u drejton një memorandum për autonomi Sulltanit , Kryeministrit (e autoriteteve të tjera shtetrore e fetare të Stambollit). Durresi me daten 12 nentor (1912) i drejtohet me një memorandum perandorit të Austro-Hungarise ,me kerkesen për të perkrahur autonomine ose pavaresine e Shqiperise… Memorandumi është nenshktuar nga Dom Nikoll Kaçorri ,Murat Toptani ,Sali Gjuka ,Abdi Toptani e tjer , qe pas 16 diteve (me 28 nentor në Vlore) do të nenshkruanin aktin madhore te pavaresise së Shqiperisë…Pra siç shihet Memorandumi i Greçes gjeti perkrahje në të gjitha trojet etnike shqiptare ,duke u bërë programi bazë i pavaresise së Shqiperise. Rendesinë e ketij memorandumi e kishte kuptuar me kohë perandoria pushtuese otomane që drejtohej nga xhonturqit , të cilet kishin derguar që me 15 qershor (1911) në Prishtinë sulltanin “kufomë” Mehmet Reshiti –V-të , që së-bashku me funksionarë të larte të qeverisë osmane ,do të shpallnin “FALJEN” , per te gjithe shqiptaret e Kosoves qe kishin marrë pjese në kryengritjen antiotomane te vitit 1910 ,por me kusht që të denohej programi autonomist i Greçes… Gjithë këto zhvillime të rendesishme që vunë themelet e pavaresise së Shqiperise kanë një vleresim të pakrahasueshem , nese kemi parasysh se Kryengritja dhe Kuvendi i Greçes ,zhvilloheshin në një kohe kritike kur gjenerali Shefqet Tergut Pasha shpallte qellimin e tije të shfarosjes së malsoreve në kufirin turko –malazez (pra në Malesi të Madhe natyrale N.B.),dhe në vend të malsoreve thoshte se do të sillte emigrant boshnjake… Për suksesin historik te Kryengritjes dhe Memorandumit te Greçes Alabanologu ,Studiuesi dhe Diplomati i atyre koheve ,Franc Baron Nopça , me 6 korrik 1912 ne Gazeten austriake “ZEIT” shkruante : “…Kryengritja e Malesoreve, ajo e një viti më parë (1911 ,N.B.) perfundoi në dukje me një fitore ushtarake (të Stambollit) ,por me një shpartallim diplomatik të Xhonturqeve. Xhonturqeve iu desht t’i pranonin të gjitha postulatet e kryengritesve , pra 12 kerkesat e Memorandumit te Greçes…
Një Krahasim i “Guximshem”..
Duke dashur ti gjejë “shok apo shoqe” në Europë e Botë Memorandumit të Greçes ,unë mora “guximin” t’a krahasoj me dekleraten e pavaresise së Shteteve të Bashkuara të Amerikes të 4 korrikut 1776 ,qe per mua ,ndonse me një diferenc kohe prej 135 vitesh dhe largesi kontinentesh ,ato ngjasojne si dy pika ujë te deteve e oqeaneve… Edhe Amerika në ato kohe ishte koloni e Britanisë së Madhe dhe e ndarë në shtete të vogla ,si dhe Shqiperia e pushtuar prej shekujsh nga prendoria Otomane dhe e ndarë në vilajete. Në Filadelfia (SHBA) ra këmbana e madhe që lajmroi shpalljen e pavaresisë nga Anglia…. Kjo kemban ushtoi fuqishem me 4 korrik 1776 , kur 13 burrat e shtetit (perfaqesuesit e 13 kolonive) nënshkruan dekleraten e pavaresisë nga Britania. (Deklerata ishte shkruar nga Tomas Xheferson)… Kur u nenshkrua kjo deklerate amerikanet ende ndodheshin të pushtuar nga Britaniket ,dhe për të bërë realitet pavaresine u deshtë një lufte e madhe… Po kështu edhe në Shqiperinë Etnike nuk kishte pushuar kurr së reni “këmbana” e lirise ,veçanarisht ne trojet simbol të shqiptarise ,Malesi e Madhe ,ku ishte ruajtuar me heroizem për shekuj amaneti i Gjergj Kastriotit , fama e të cilit kishte arritur me kohe edhe në Ameriken e larget.. Deklerata e pavaresise së Amerikes shtegtoi per vite nga njeri shtet në tjetrin , ashtu siç “shtegtoi” memorandumi i Greçes në trojet shqiptare nga veriu në jug.. Nga historia mesojme se 4 korriku i vitit 1776 (Deklerata e pavaresise se SHBA-së) u desht të “udhëtojnë” 94 vite deri sa me 1870 , kongresi Amerikan ta njohi e shpalli zyrtarisht ,si ditë feste të SHBA-së…Ndersa Kuvendi i Greçes perkujton 100 vjetorin e tij , por në Shqiperi akoma nuk është bërë vlersimi zyrtare (kombëtar) ,edhe pse ka filluar të pranohet se në Memorandumin e 10/23 qershorit 1911 , i ka rrenjët programi politik i pavaresisë së Shqiperisë , i shpallur me 28 nentor 1912 nga Vlora , me thuajse të njejtit protagonist kryesore ; Ismail Qemalin ,
Luigj Gurakuqin e tjer…
Ne vend të Mbylljes
Duke perfunduar kumtesen time të vogel ,para kësaj vepre të madhe e të pavdekshme të Rilindasve tanë të pavaresisë së Shqiperisë , unë po “sjell” këtu “ndjesitë” e mia nga vizita e parë në Pllajen e Greçes , në këtë deshmitare të heshtur ,por të pashuar të historisë , ku ;
“Shkembinjet ,më ngjanin si stola e sofra të kuvendarve ,
Lendina plote gjelbrim më dukej në postin e qylymin e tradites ,
Ahët ,”lisat” dhe druret e tjer pyjore i enderrova si trarët e tavanit qiellore..
Kronin aty afer ,e adhurova si burimin e pashterrshëm ku shuhej etja e kuvendareve , që historia na e ka sjellë me homonimin “Kroni i Krenve”.
Ndërsa me lulet shumngjyrese të lendines u mundova të “ndertoj” kunoren e lavdisë , të ketij evenimenti historik e diplomatik ,që amanet e kemi në perjetsi ; se shqiptareve u ka hije jo vetem pushka top , por edhe mendja top , por me ndjesi e kahje gjithmon nga perendimi…”.
Ndaj edhe sot pas një shekulli brohorasim me krenari :
Lavdi të perjetshme kuvendit e kuvendarëve të Greçes …

Bibliografi e Konsultuar :
1. Edwin Jacques ” SHQIPTARET”, histori e popullit Shqiptare nga lashtesia deri ne ditet e sotme. Fq. 272. + Ferdinand Schevill “BALLKANI”,Historia dhe qytetrimi fq.203-204. 2.Dokumente te shek.XVI-XVII ,per Historin e Shqiperise ,Perg. nga Injac Zamputi ,fq.289-297. 3.Dokumente te Shekujve …..Vell. IV (1675-1699) ,fq.130-131. 4*.Stavri N. Naci ,Pashalleku i Shkodres nen sundimin e Bushatllinjeve 1757-1796 ,fq.174-176. 5 .Kristo Frasheri , Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ,fq.199 ,Ref. F.Sumes Rap.49 ,Shkoder 1 korrik 1878. + At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malesise fq.101-102. 6 .Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 ,Akademia e Shkencave te… Shqiperise ,Instituti i histories (1978) ,fq.30-37. 7. Po aty, Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 …fq.92-114. 8 .Serge Metais , Shqiptaret nga Iliret deri tek Pavaresia e Kosoves ,fq.39-47. 9. Gjek Gjonaj ,gazeta “55” date 31 korrik 2004 ,fq.18 . 10 .Lulash N. Palushaj ,MALESIA dhe Fiset e saj ,shenime historike ,fq.208. +Romeo Gurakuqi ,Kryengritja e Malsise se Mbishkodres e vitit 1911 ,fq.185… 11. At Marin Sirdani ,Franceskanet ne Shqipni dhe shqiptaret katolik në lamë të atdhetaris , fq.139-140 , + Romeo Gurakuqi..Po aty.. fq.127 . + At Konrad Gjolaj “CINARET” ,fq.63-65.
12. Ismail Qemali ,Permbledhje Dokumentash 1888-1919 ,Drejtoria e pergjithshme e Arkivave te shtetit 1982 ,perg. nga Teuta Hoxha ,fq.166.
13. Revista ” LEKA” e vitit 1937 /1 fq.12-13.(Pjese nga Memorandumi mbi vendimet e dhanuna prej kuvendit te pergjithshem shqiptare ne Grece ,me 10/23 te Qershorit 1911)… ( Me gjeresisht 12 pikat e Memorandumit mund te lexohen ne Revisten “Leka”te sipercituar…N.B.).
14.Raport nr.43 A-B,Cetinë 27.6.1911 ,roport i Erental-Vaincetel ).
15.D. Lugj Bumçi ,”Nga kujtimet e mia ,botuar ne “Hylli I Drites” 5/1944 ,fq.17-18. 16.Stefanaq Pollo , Ne gjurmë te Historisë shqiptare (botim i Akademise Shkencave ..Shqiperisë ,fq.269-270.
17.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare ,Akademia e shkencave …Instituti i historise , Tirane 1978 ,fq.225-226.
18.Ismail Qemali ,permbledhje dokumentesh ,po aty ,fq.166 + Akte te Rilindjes Kombetare ,po aty ,fq.225.
19.Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare , po aty ,fq.226-227.
20. Po aty..fq.228-230.
21.Po aty ,fq.230-231
22. Po aty ,fq.232-233
23.Po aty , fq.233-258.
24..F. Musaj “Isa Boletini” ,Tiranë 1987 ,fq.108
25. Franc Baron Nopça ,Udhetime neper Ballkan ,Kujtime…fq.290. 26.Franc Baron Nopça ..Po aty ,fq.358-359. 27. Gazeta “STANDARD” ,dt.05.7.2008… 28. Ndue Bacaj Gazeta “Shqiperia Etnike” ,nr.62 ,dt.13 korrik 2004. 29. Trashigimi gojore ,te mbledhura nga autori neper Malesi te Madhe.

Profesor Kol Ashta

– Kujtime e mbresa studenti –
Në vitet 70-të (të shek.XX) demostratat e fuqishme te studenteve ne Romë ,Paris e tj. ,per nje standart te ri , menyre te re jetese ishte nje levizje kulturore e mendimit ndryshe , nje levizje kulturore ,rinore ,por e perkrahur edhe nga puntoret .Kjo ere e ngrohte europiane kaloi telat me gjemba te Shqiperise dhe u ndie fort qe u shfaq ne menyren e te menduarit , ne menyren e veshjes ku djemt mbanin floke te gjate dhe vajzat minifunde ,ashtu siç visheshin te rinjet dhe te rejat ne perendim , por edhe ne lindje. Kjo ere e ngrohte u ndie ne letersi dhe arte ,ku pati poezi ,proze ,dramë , muzike qe kalonin caqet e realizmit socialist shqiptare , e nje nder arritjet me kulmore do te ishte festivali i XI –te , festival modern me kenge rinore. Dhe keto arrirje shpejt do te etiketoheshin liberalizma , ndikime borgjezo-revizioniste., e do te denoheshin me gjithe force nga shteti diktatorial.
Me 1972 fitova burse te plote shteti ne ILP –Shkoder , ne degen matematike-fizike ku qendrova pak dite. Rastesisht takova nje student te gjuhe –letersise dhe u prezantova si student i matematik-fizikes. Ai menjehere shfaqi deshiren e tij te kalonte ne matematikë dhe shtoi a njeh ndokend qe deshiron te nderroje dege,pasi ai ishte duke u interesuar. Une i zhgenjyer qe nuk fitova te drejten te shkoja ne Tirane qe atehere e kisha me shume qjef , isha ne gjendje te amullt ,mbase te mos e beja shkollen fare . Kjo oferte m’u duk si varacion dhe , pasi u mendova pak , pranova nderrimin . U paraqitem te shefat e katedrave qe rane dakord qe te behej ky nderrim. Megjithse duke zbritur shkallet e korpusit te vjeter te Institutit vjeter ,shefi i matematikes ,Tonin Shkupa me tha : “Do te pendohesh” ! Atehere as qe ja vura veshin ,nje nentembedhjetevjeçare nuk i mendon gjerat shume gjate ,por kur fillova punen, kur korrigjoja punet me shkrim nje pune e lodheshme qe e shoqeron mesuesin e gjuhes gjithe jeten , duke pare mire dhe çfare letersie behej ne shkolle nganjehere thosha me vehte : , me mire te kisha mbaruar matematike e letersin ta kisha hobi personale. Por ajo gje nuk zhbehej me.
Tek letersia shoke e shoqe te tjer ,profesor tjer. Nga gjithe profesoret ,ai qe me ra me shume ne sy ishte profesor Kolë Ashta , i cili dallohej nga te tjeret nga menyra e te sjellurit ,te folurit ,te shpjeguarit . Edhe ne leksion e seminare fliste shkodranishten e vjeter ,sa fjales qytet i thoshte gjytet ,ndryshe nga profesoret e tjer , qe flisnin me gjuhen zyrtare letrare. Ishte shume i kujdeseshem ne te folur ,me nje etike te larte dhe shume i apasionuar gjate shpjegimit . Tek ai ishin lidhur fort kultura familjare me kulturen latine dhe atë italiane. Me ra ne sy shkodranishtja e vjeter e profesor Kloles dhe thosha me vehte a do ta kuptonin plotesisht studentet nga jugu , se ne ate kohe kishte shume studenta nga jugu. E verteta si qendroi ?. Ne oret e para studentet nga jugu degjonin paksa te çuditur dhe me kuriozitet ,por do te ambjentoheshin me te foluren e prof Koles dhe do te miqesoheshin me të. Ishte lektor i shkelqyer. Perveç nivelit te larte te shkruares krijonte dhe asosacione te thjeshta e orgjinale.
Ne gramatike – historike , teorine e valeve te Shmidit ,per nje teori mjaft e veshtire e fillonte keshtu : Kena nje brrake ,hedhim nje gur dhe formohet nji rrath ,nji gur tjeter dhe nje rrath ,nji gure tjeter a prap nji rrath. Ça bajne tre rrathet ne uje ? Ato priten njani me tjetrin , ashtu jane pre edhe gjuhet njena me tjetren. Pastaj fillonte shpjegimin. Kujtdo qe i binte kjo pyetje kujtonte guret e rrathet e shpjegimin e prerjes se gjuheve. Por ndodhi dhe keshtu qe nje student kujtonte guret dhe rrathet ,por teorine nuk e dinte e vazhdonte te hillte gure ne uje. E profesori prerazi thote :”A ke gur ma e fillo teorine “.
Ishte mesimdhenes i apasionuar kur shtronte probleme hipotetike shenonte ne derrase nje yll veshtirsie dhe me ofshame nxirrte fjalet qe buronin nga shpirti i studjuesit te fjales. Ishalla tash gjindet kund ndonji rrase (ku te kete ndonje fjale shqipe) e me na shkua puna hulli !”
Kishte punuar si mesues per shume vjet , por atehere jepte tersisht lende gjuhesore ; leksikologji-fonetike ,drejtshkrim ,gramatike historike. I shmangej plotesisht bisedave e diskutimeve te tjera. Nje here ne korridor nje grup studentesh kerkuan ta pyesnin per diçka. Pranoi ,por me nje paraprite.-Patjeter pune gjuhet do te jete. Ne leksion e provokojne ,ku provokimi kishte aluzionin per qendrimin politik te profesorit ndaj gjuhes. Profesori me ate menyren e tij paksa naive , u tall keq me provokatorin ,qe si pergjigje mori te qeshuren e salles.
Flitet per nje filozof gjerman se kur dilte nga shtepia njerezit rregullonin oren ,deshmi kjo e saktesise se veprimeve tij te korrektesise. Profesor Kola duket ja kalonte filozofit gjerman. Paraqitej ne pune me saktesi te madhe ne leksione e seminare e veprimtari te ndryshme. Kisha radhen e sherbimit ne korpusin e ri. Para se ti bija ziles per te filluar mesimin nje profesor i historise me thote se ora eshte keq… , pau oren e tij dhe une e çova sa tha ai. Kishte kohe qe kishte filluar mesimi ,kur pashe profesor Kolen. U drejtua te kabina e dezhurnit , me pershendeti dhe me thote:,pse kjo qetsi ,apo ka ndonje aksion? Jo i thashe ka filluar mesimi. Menjehere pamja e fetyres i ndryshoi ,pau oren e tij dhe shtoi me nervozizem . Kjo ore eshte keq! Une u shfajsova dhe i tregova per çfare e kisha levizur oren. Edhe nje here plot nervozizem perseriti .Mos mor burre ,po kjo ore eshte keq !
Ky rast mund te jete rasti i vetem qe nuk paraqitej ne kohen e duhur.
Ishte i pakorruptueshem ne asnje rrethane. Profesori i vlersonte shume rezultatet e kolekiumeve qe i quante provime te vogla .Ata qe merrnin plus ne kolekium kishin nje avantazh se kur ne provim ishin ne mes katres e peses ,pluset e kelekiumeve siguronin noten kaluese. Nje student i shkon ne shtepi. Profesori e pret me respektin e duhur. Gjate bisedes studenti i thote se ne kolekiumin e fundit ishte pergjegjur mire dhe kishte marre plus . Profesori hap bllokun e shenimeve dhe i thote nuk ke marre plus . Po mos eshte bere ndonje ngaterrese i thote studenti “mik”. Ai reagon menjehere e ashper. Jashte ! Me profesor Fadil Podgoricen ngjanin si vellezer siamez , ishin pothuajse moshatare ,kishin mbaruar studimet ne Itali para luftes. Profesor Fadili jepte letersi te vjeter shqipe ,folklor ,drejtshkrim. Veçanarisht ishte i apasionuar pas letersise se vjeter shqipe ku oret 90 minuteshe i dukeshin te vogla. Dhe kur bisedonin njeri me tjetrin biseda e tyre ishte e veçante ,kuptoheshin shpejt me njeri-tjetrin.
Profesor Jup Kastrati kishte respekt te veçant per profesor Kolen dhe e komentonte si model te korrektesise. Profesori merrte pjese dhe ne veprimtarite shoqerore me studentet ,qofte edhe si profesor kujdestar i grupit tij. Behej lufte e madhe kunder flokeve te gjate ,favoriteve dhe pantollonave kauboj per djemt , e minifundeve per vajzat si ndikime borgjezo-revizioniste . Ne konvikt flinin nga tete vete ne nje dhome ,kishin kater shtreter marinaresh. Nje nate sapo u beme gati te flinim ,gati nuk u besuam syve ,kur ne dhomen tone pame ,profesor Jupin dhe profesor Kolen. I kishin derguar per te pare nese studentet ishin te qethur ,apo nuk ishin te qethur, kishin apo nuk kishin pantallona kauboj . Ndejen shume pak , hodhen nje sy ,na pershendeten dhe u larguan. Ishte shteti ideologjik qe keto profesor te shquar i detyronte te benin vizita te tilla banale . Profesori merrte pjese dhe ne mbledhjen e frontit te lagjes.Thjeshte merrte pjese , donte te largonte ferrat nga kembet ,te punonte i qete ne punen e tij. Ne leksione e seminare i referohej shpesh profesor Çabej-t duke e vlersuar si gjuhtar te vertet.Nje nga theniet e tij. –Ne shkence fillon te thuash nga vetja jote ,kur ke pervetesuar te gjitha njohurite paraardhese te asaj shkence.
Ishte nje gjuhtar i palodhur i fjales shqipe, nje studiues i perkushtuar i saj.
Parashtesat zvogeluese ne gjuhen shqipe ,jane shume te rralla. Dhe si ndodhi njehere ne provimin e leksikologji- fonetikes ? Nje student permend fjalen “Kacadre”.Profesori kerkon spjegimin semontik te fjales. Studenti shpjegon dre-dreri , kafshe e eger me brire te medhenje etj. Ndersa kacadre eshte nje dre i vogel ,parashtesa “kaca” i jep kuptimin zvogelues fjales “dre”.
Profesori e degjon per here te pare kete parashtese dhe mrekullohet prej saj. Dhe nuk permbahet . Pa..! sa parashtese e bukur zvogeluese. Dhe duke bere xhiro ne sallen e provimit e perserit disa here. Ishte profesori me i respektuar jo vetem per moshen , por edhe punen e tij. Pas viteve nentedhjete nje dite isha ne Shkoder ,rastesisht mora vesh se Arshi Pipa ate dite kishte takim me intelektualet e Shkodres ne auditorin numer nje te Institutit. Nuk hezitova dhe shkova. Ne podium ishin intelektuale te nderuar dhe ngjitur me Arshi Pipen ,ne krahun e djathte ishte profesor Kola ,pra ishte edhe intelektuali me i respektuar… Çfare la profesori per brezat ?.. Perveç punes si edukator i shume e shume nxenesëve e studentëve , punes ne pergatitjen e leksioneve ,shume artikuj te botuara ne studimet filologjike ,la pese vellime te botuara me te njejtin titull “Leksiku historik i shqipes” dhe nje pjese shume te mire te studimeve te tij ende te pabotuara ,dorshkrime. Lexova diku se nje filozof i lashtesise thoshte : – Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe ,por kur ai harrohet…
E ndjeva detyrim te shkruaj pak rrjeshta per kete profesor te shquar qe gjithe jeten ia kushtoi edukimit dhe shkences…

Mehdi Duli

Shpallja e Kushtetutës Xhonturke në Shkodër me 2 gusht (1908) sipas Edith Durham –”Brengat e Ballkanit”

nga Mark Bregu

“Shkodra e pranoi zyrtarisht kushtetutën vetëm me 2 gusht”. Herët në mëngjes njerëzit filluan të marrshonin drejt fushës së sëtrvitjes para ndërtesës qeveritare, nën diellin që shkëlqente, përmes një reje pluhuri të bardhë. Turma ishte në pjesën më të madhe me muslimanë, në fillim erdhën disa të krishterë të qytetit, pastaj u bënë më shumë. Një zyrtar turk hapi mbi një podium dhe lexoi një shpallje e cila nuk dëgjohej turqisht (një gjuhë të cilën e kuptonin fare pak njerëz) pastaj e ndoqi një hoxhë me një shpallje tjetër. U ngjit në podium një shqiptar katolik (mësues shkolle), mbajti një fjalim të përgatitur më parë shqip, dhe njerzve u erdhi zëri. Për të krishterët veçanërisht, ky ishte një çast suprem. “Jemi të lirë!”, thirri një i moshuar. “Kam gjithë jetën që e pres këtë çast. Tani, lavdi Zotit, do të vdes i qetë e i lumtur!”.
E pamundura kishte ndodhur. Dita e Shqipërisë kishte ardhur. Ndjenjat e ndrydhura në shekuj shpërthyen dhe populli si fëmijë kridhej në rrëkenë e gëzimit e të shpresës. Ka vetëm një mënyrë me të cilën shprehet gëzimi: duke shkrehur armët. Të gjithë kishin armë, të gjithë qëllonin. Festet verbuese prej pambuku të bardhë dhe vishnje të muslimanëve, muret bojë portokalli të kazermave, flamujt e kuq të ndezur të turqve, të dy bandat me veglat vezulluese që lëshonin njëherësh tinguj të ndryshëm, pipëza çjerrëze dhe daullja shurdhuese e katër arinxhijve, retë e tymit dhe lumi i shkëndijave që përhapte baruti i keq, e mbi të gjitha, qielli i rëndë, pa re dhe i kaltër, ishin përfshirë në atë hare të madhe të paharrueshme. Është një hare e jashtëzakonshme të ndodhesh në mes të zhurmës marramendëse të të shtënave të vazhdueshme. Këngët dhe të shtënat vazhduan deri në orën dy të mëngjesit. Plumbat vërshëllenin pa pushim mbi çatitë – të nesërmen mblodhëm shumë prej tyre – por nuk ndodhi asnjë fatkeqësi, as një luftim në rrugë, as dhe një dehje. Pa asnjë forcë policie, u mbajt një rregull i përkryer (një akt mjaft i lakmueshëm për kohën, sot mbas një shekulli – mendimi im – M.B.)
Pas më tepër së katërmbëdhjetë orësh me qitje të forta Shkodra ra në gjumë, dhe fjeti deri në drekë, kur u zgjua për t’u gëzuar dhe qëlluar përsëri, deri sa nuk mbeti asnjë fishek në dyqanin e armëve. Të parët që erdhën ishin postribasit, me 6 gusht, me katër flamuj, flamuj të mëdhej me njenen dorë, një shpatë, një hënëz, dhe një yll në sfondin e kuq me një bordurë jeshile, suma, Ura e Shtrejtë dhe Drishti. Shkodra ishte “çmendur” krejt. Tregu ishte mbyllur. Kënga kombtare “shqiptare”, e ndaluar nga autoritetet, që deri atëherë dëgjohej vetëm në male ose në ndonjë rreth të ngushtë, jehonte nëpër rrugë aq sa na u mërzit. Sikur të shtënat të pushonin ndonjëherë, ne do të habiteshim pa masë. Unë isha në qendër të gjithçkaje. Të gjithë më njihnin. Kaq e madhe ishte dalldia e lirisë, e vllazërisë dhe e barazisë, sa më ftuan të vizitoja xhaminë e vjetër të Shkodrës, xhaminë e plumbit dhe unë shkova, për habinë e disa konsujve të huaj, të cilët ishin përpjekur më përpara të merrnin leje, por kishin dështuar. Ishte një vizitë e mahnitshme. Më thanë – nuk e di se sa është e vërtetë – se isha femra e parë kaurre që isha lejuar të hyja mbrenda saj, se nuk ishte nevoja të hiqja këpucët (dhe unë megjithatë ashtu veprova), se, mund të fotografoja, se tani ishim të gjithë të lirë dhe të barabartë. Thuhet se më parë ajo ka qenë Kisha e Shën Markut, mundet dhe ka qenë, ndonse kishte pësuar shumë ndryshime. Xhamia ishte katrore, me një kube të madhe, hajati katror ishte i rrethuar me kolona, kokat e të cilave ishin me siguri të një kohe më të lashtë se pushtimi turk. Rrugina e brendshme që formonin kolonat rreth hajatit, ishte e mbuluar me shumë kube të vogla, të veshura me plumb, të cilat dhe i jepnin emrin. Gjithashtu më ftuan në disa xhamia të vogla aty afër – ndërtesa pa rëndësi.
Rëndësi ka që ato i hapën dyert për një femër kaurre, madje me gjithë këpucë. Pjestarët e fiseve më përshëndetën me gëzim, më vunë armë në duar dhe më morën me vehte. Zbrita në rrugën kryesore duke shkrehur fishekë me martinë dhe vrapova dhe sheshi i Katedrales, duke qëlluar me revolverët që vinin në duar. Festimet mbaruan. Ishte koha për t’u kthyer në male. Tani erdhi kulmi dramatik. Të burgosurit ende vështronin me keqardhje nga hekurat, duke pritur çdo ditë lirimin, e çdo ditë të zhgënjyer. Shkova te drejtori i burgut për ndonjë lajm, por nuk kishte asgjë. Malësorët filluan të largoheshin nga qyteti. Të burgosurit ishin të dëshpëruar. Dy ishin shaljanë dhe i thërrisnin fisit të tyre: “Shaljanë na shpëtoni!”. Të dyqind të burgosurit u bashkuan me ta. Shala u betua se nuk do të largohej nga qyteti, përderisa të liroheshin të gjithë: edhe pjestarët e fiseve që nuk kishin ikur u betuan se do të përkrahnin Shalën. Shkodra ishte e shqetësuar. Shala qetësisht lëshoi një ultimatum me këtë përmbajtje: “Na falni shkeljet tona. Na kanë urdhëruar të lidhim besën midis nesh, që të pajtojmë armiqsitë tona të gjakut, dhe t’i falim atta që kan shkelur ligjet e fisit. Ne bindemi. Por dhe ju gjithashtu duhet të falni. Në qoftë se dyert e burgut nuk hapen deri nesër mbasdite, ne do t’i hapim me forcë!”. Kjo iu dërgue Valiut të ri. Ne qëndruam në pritje, duke pyetur: “A u bë paqe?”. Pjestarët e fisit, mjaft të qetë, silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vetëm priftërijtë e tyre, si ndërmjetës, nxitonin lart e poshtë, nga fisi, te Valiu, të shqetësuar, por të ndërgjegjshëm se kishin në duar letrat. Më në fund, vonë në mbrëmje, takova një prift të mirënjohur, që vinte nga ndërtesa qeveritare. “Ç’lajme kemi?”e pyeta. “Jemi betuar të mos tregojmë asgjë” tha ai. Më vështroi me fitoren që shkëlqente në sytë e tij, dhe ia plasi të qeshurit “Ju faleminderit!” i thashë , “Ju kuptova”, Dhe në mesnatë, heshtazi, të dyqind të burgosurit u liruan. Në orën shtatë të mëngjezit të të nesërmes, u zhvillua një festë përfundimtare, jashtë Katedrales, para një grumbulli admiruesish. Të dy shaljanët e liruar të veshur me rroba festive, që ua kishin sjellë për këtë qëllim, dhe tashmë të armatosur gjer në dhëmbë, silleshin rretheqark, duke u përqafuar me të gjithë shokët e tyre. E stolisur me një shall të kuq e të bardhë – ngjyra ngjyra (ngjyrat e Kushtetutës). U solla për rreth si e marrë, duke u shpërndarë cigare të gjithve. Shala nisi pastaj një valle të mrekullueshme, e vetmja valle malsore që kam parë. Katër burra morën një valle madhështore, duke ecur në majë të gishtave dhe duke lëkundur krahët, duke thirrur ndërkohë, por të pashoqëruar me muzikë. Një djalosh me një xhamadan të kuq të errët, që e kishte humbur njërin krah, vërngëllinte një shpatë së bashku me të tjerët. Duke kërcyer si një maniak dhe duke lëshuar britma të forta, mbërriti para meje. Pa dyshim që në ato çaste unë ju përkisja maleve.
Duhet theksuar se Kushtetuta Xhonturke ishte vetëm një mashtrim i cili i zgjoi shqiptarët duke i ndërgjegjësue se, “ujku” ndryshon vetëm qimen, por jo vesin. Mbyllja e shkollave shqipe dhe e klubeve dhe e masave të tjera shtrënguese, u banë shkak i kryengritjeve të mëdha. Kosova u hodh në kryengritje. Nën udhheqjen e Isa Boletinit, Bajram Currit dhe Hasan Prishtinës mbi 20000 forca pushtuan Shkupin dhe tronditën Portën e Lartë në Stamboll. Çetat e jugut të udhëhequra nga Mihail Grameno e Çerçiz Topulli, u hodhën në luftë kundër pushtuesit. Malësia e Madhe, Dukagjini, Puka, Mirdita e Kurbini u hodhën në aksione. Me 6 prill 1911, “Luani” i malësisë, Dedë Gjon Luli, i ndihmuar nga Prijësi i Djelmënisë së Shalës, Mehmet Shpendi shpalosi për të parën herë Flamurin Kuq e Zi të Kastriotit. Me datën 27 maj të po atij viti, arbëreshi i shquar – Terenc Toçi ngre Flamurin në Fan të Mirditës, dhe më vonë në Qelëz të Pukës. Me datën 28 nandor 1912 në orën 10 të ditës, Gjin Pjetër Pervizi, ngrenë Flamurin në Milot, nën breshërinë e treqind armëve. Po në këtë ditë, me 28 nandor 1912, në orën dy mbas dreke, në Vlorë, ngrihet Flamuri dhe Shpalle Pavarësia e Shqipërisë.
28 Nandori mbetet data ma e shënuar në të gjithë historinë e Shqipërisë, sepse, asht dalja nga pushtimi pesë shekullor osman.
P.S. Kronistes studiueses dhe dashamirëses së shqiptarëve dhe në veçanti të malësorëve të Dukagjinit, shaljanët trima, besnikë dhe bujarë, i kanë ngritur një “Memorial” në Thethin Turistik të Dukagjinit. Vlen të theksojmë se Kushtetuta Xhonturke, pati “mashtrue” edhe eliten e intelektualëve shqiptarë duke përfshirë, Gurakuqin, Hasan Prishtinën etj. Mbyllja e Normales në Elbasan, do të vuloste zhgënjimin dhe do të ndizte “zjarrin” e patriotizmit.

Piaca

Përgëzoj ideatorin e pagëzimit me titullin “Piaca” të merkatos në pedonalen e qytetit edhe për të na rizgjue emocione retrospektive episodesh të bukura, por edhe jo rrallë tronditëse.
Piaca, sheshi kryesor në qendër të qytetit, degëzohet në këto drejtime: Kiras, Fermentim, Ura e Thive, Bashkia dhe një sekondare që të udhëheq deri në Parrucë, për të vazhduar në drejtim të Bunës.
Piaca ishte një pikë takimesh për motive të ndryshme.
Thuhesh kemi bërë xhiro në piacë “Giro giro tondo”. Dy ekstremet ku bëheshin shëtitje, ishi fillimi i rrugës “13 Dhjetori” (ish dugajët e reja) deri te Bashkia dhe kthimi duke respektuar krahun e djathtë. Kështu përshkohesh Piaca për të thënë gjiro në Piacë.
Pozitiven në këtë shkrim nuk kam arsye t’ia atriboj sistemit monist të qeverisjes, por atij brez “kryevepër” siç e citon në poezitë e tija poeti Luigj Toni. Atij brez të rinjsh që i rezistuan dhe e sfiduan atë sistem.
Të dërrmuar e të papaguar nga puna 6 ditore e javës, kishim të drejtën legjitime që gëzonim ditën e dielë që shpesh na e vidhte absurdi i aksioneve, punës vullnetare, pastrimi i qytetit, mbledhje në lagje edhe për t’ia nxi jetën dikujt. Rrobë të vetme të mira ia kushtonim kësaj dite. Vajza të hijshme shkodrane, sajonin me pëlhurat e kombinatit fustane të bukura falë fantazisë që nuk i mungonte, por të kujdesshme për mos t’i rënë ndesh konformizmit.
Vajza higjienike edhe pse pa lavatriçe, dush dhe kozmetikë, por “aqua sapone” në higjenë dhe karakter. Rrobe të hekurosura mirë edhe pse ujti me qymyr, këpucë të lustruara edhe pse në mungesë të bojës me blozen e fulteres që depozitonte fornela e vojit të gurit, nga djegia e vojit të kikirikut. Gjatë shëtitjes na i ushqente hundët era e mezeve të lokaleve, për ne “mollë e ndalueme” dëshronim, por me përjashtim të ndonjë karameleje falur nga gjyshja ruajtur nga vizitat, apo paketë cigareje tetëlekëshe “Dëfrimi” dhe 12 lekëshe “Dajti”, xhepat tonë ishin të zbrazur. Gjithsesi klientat nuk mungonin. Ato ishin të privilegjuarit e partisë që gëzonin vende pune me rroga të larta, ndërsa tonat sa për të siguruar shportën.
Ne ishim të edukuar, respektonim normat e qytetarisë me korrektesë. Në kalim përshëndetnim të njohurit. Na jepte kënaqësi buzëqeshja folëse e vajzave të njohura sikur një marrveshje platonike për të zgjedhur bashkëshorten e ardhshme. Maria de Filippi kondutore e programit TV italian “Uomini e donne” do ta vlerësonte admirueshëm.
Në lulishten kundrejt “Kafes së Madhe” një orkestër frymore nën drejtimin e mjeshtrit Zef Kurti luante pjesën nga autorë klasikë dhe popullore të stilizuara. Paraditen e ditës së Dielë, Piaca ftonte fluks shëtitjesh që shtoheshin pas orës 11 nga besimtarët në mbarim të meshës celebruar në kishën Françeskane dhe në atë Jezuite.
Ishte koha kur feja ende e lejuar, por edhe e kontrolluar, deri sa udhëheqësit e ndritur i ndriti mendja ta godiste popullin e vet edhe moralisht.
Mjeshtri i fotografisë Dedë Jakova, priste kërkesa nga kalimtarët për të pozuar, të cilët nuk mungonin.
Në mbrëmjen e së Dielës binte fluksi, për të marrë punën ditën e nesërme, sidomos mësuesit e rrethinave të Shkodrës, të detyruar të flinin në fshat, edhe pse nga mungesa e mjeteve të transportit, me përjashtim të biçikletës që të dilte gjuha jashtë nga cilësia e dobët. A është e besueshme? Kishte raste që në mungesë të kamerdares bënim mbushje me lecka. Edhe shpikësi më famoz do ta kishte zili këtë zgjidhje. Në mbrëmjen e së dielës kishim kursyer diçka për tryezën e “Kafes së Madhe”. Hyrja bëhesh çift. Pas orës tetë nuk gjeje vend. Një imazh europian ku binte në sy eleganca, pashmënia, etika e Shkodrës, i siguronte lokalit një klientelë të dendur. Luante një orkestër cilësore vallëzimi nën drejtimin e profesor Ndoc Shllaku, unikal në manierat interpretative të violinës. Çiftet kërcenin bukur dancet e njohura: tango, valzer, rrumba, beguine, bolero, swing, çarleston etj.
Këto ishin iluzionet për ndryshim, falë kontributit në këtë drejtim të Fadil Paçramit, Todi Lubonjës, Luarasit etj., deri në shembjen e kishave e xhamive, festivali i njëmbëdhjetë, tufëzimi i bagëtisë, letrat e hapura, fjalimet sistematike të Enver Hoxhës, të cilat e goditën në shpirt popullin shqiptar, sidomos atë të Shkodrës, që kontrollohej më shumë nga sigurimi (kontigjent i jugut) i pranishëm kudo.
Çfarë u përshkrua dhe të tjera pathënë është një realitet i pa mohueshëm, dhe ai që e injoron dhe nuk reflekton meriton ta provojë të cilën nuk ia dëshiroj. Kjo ishte rinia e jonë e vrarë padrejtësisht, kur perëndimi nuk perëndonte dhe lindja nuk lindte.

Aleksandër Gargjola, Mantova, Itali

Viktimë e ligjiti 7501

Shqiperia po vazhdon te jete viktime e ligjeve te fillimviteve ’90, kur mungesa e eksperiences se klases politike krijoi standarte te pazbatueshme ne realitetin postkounist shqiptar. Nje nga keto ligje eshte ai mbi token, i cili identifikohet me numrin e tij 7501. Ky ligj parashikonte ndarjen e tokes sipas frymeve, duke mos respektuar pronaret e ligjshem dhe njekohesisht duke bere pronare te tokes individe qe nuk kane qene kurre te tille.
Ardian Muhamet Mokçi i lindur me 19 qershor 1968 eshte nje nga viktimat e ketij ligji, i cili tashme ka nisur te prodhoje konflikte qe klasifikohen me gjakmarrjen. Ardiani jeton ne Shkoder, por ka prona ne komunen Postribe te rrethit Shkoder. Bashke me te afermit e tij, ai iu gezua ardhjes se demokracise ne Shqiperi pasi tashme do te gezonte pas shume vitesh privilegjet e prones se trasheguar ne breza. Por nuk ishte e thene, pasi E.U. kerkonte ti privonte nga kjo e drejte legjitime, si perfitues te tokes ne baze te ligjit 7501.
Duke mos dashur te krijojne konflikte, Ardiani dhe te afermit e tij, i lane kohe familjes Ulaj qe te bindet dhe ti kthente pronen pronareve te ligjshem. Situata ishte e tille deri para nje viti, kur per ceshtjen e kesaj pronesie mbi token, Sokol Guri, djali i xhaxhait te Ardian Mokçit, plagosi me arme zjarri nje pjestar te familjes Ulaj. Sokoli u arrestua nga policia dhe u denua nga gjykatat shqiptare ku aktualisht vuan denimin ne burg. Tashme, konfliktit te pronesise mbi token iu shtua edhe gjakmarrja. Familja Ulaj kerkon te hakmerret per plagosjen e nje pjesetari te familjes se saj, mbeshtetur ne Kanunin e Lek Dukagjinit sipas te cilit ‘gjaku lahet vetem me gjak’. Nder te rrezikuarit e kesaj hakmarrjeje te verber eshte edhe Ardian Mokçi, i cili eshte i ngujuar bashke me familjen e tij. Nese ai do te dale apo do te mesohet vendndodhja e tij, jeta e tij kercenohet nga hakmarrja ne emer te gjakmarrjes, si kusheri i pare me Sokol Gurin. Ngujimi i Ardianit dhe familjes se tij, jeta ne ilegalitet te plote e tyre, ka sjelle pasoja te renda edhe per mbijetesen e tyre e tyre, pasi burrat nuk kane asnje mundesi punesimi.
Kjo histori eshte nje tjeter kapitull i mosfunksionimit te shtetit ligjor ne Shqiperi, kur edhe ligjet e miratuara ne nxitim e siper nga Parlamenti, krijojne konflikte pronesie, stimulojne gjakmarrjen dhe shkaterrojne jeten e qindra familjeve shqiptare.
Fatime Kulli

“Monumenti i Qytetarisë” i dom Ndré Mjedja

Kontributi i hipotezave dhe analizave etimologjike e mitologjike në poemat Scodra dhe Lissus, i pa vlerësuar ende për të gjith meritën realiste e shkencore!
Agron Luka
Ky shkrim në përmasat e një Kumtese, ishte pregatitur për rastin e “Ditëve të Mjedës”, që sapo u përkujtuan me 1 gusht 2011, me rastin e restaurimit të kishës, në fshatin Kukël. Aty do të lexohej vetëm një pjesë nënkapitulli. Për arsyen e mosdërgimit të një ftese, kumtesa ime mbeti e pa prezantuar.
Me konsultimin e dashamirësinë e autoritetit mjedjolog, prof. Mentor Quku, ramë dakort që studimin, ta dërgoj për botim. (forma korrekte e mbiemrit është Mjedja, kurse forma më e përdorshme sot si e familiarizuar popullore është Mjeda)

Si e ndesha Mjedjen si etimolog dhe mitolog shkencor te Scodra.

Rreth kronologjisë, etimologjisë dhe evolucionit të emërtimit nga format e para të shkruara nga numizmatika si ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ, ΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΔΡΙΝΩΝ; nga burimet e shkruara SKODRA, SCOBRE, SCORDA, SKODRAI, SKODRE, SKYDRENOPOLIS, SCODRA, SCODRINENSE, SKADAR, SCUTARI, ISKENDERIE, ISHKODRA, unë kam shkruar disa shënime e studime, qysh nga viti 1968 e në vazhdimësi. (Rregjistrimi i parë i këtyre formave i dedikohet indeksit “Treguesi i Emrave”, në Librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. 1965, simbas përkthimit shqip)
Në shkrimet e mija kam diskutuar edhe për rrënjët/etimonet ilire e pellazge, për kompozitat, hidroniminë etj. Mua më ka rezultuar se, ngurtësimi përfundimtar në formën popullore Shkodra duhet të ketë ndodhur përgjatë mesjetës, siç e kishte vënë re G. Merula qysh më 1474, kur shkruante: “Qytetin në fjalë vendasit në gjuhën e e vet dhe të të parëve e quajnë Shkodra; sot italianët i kanë vënë një emër të ri dhe të huaj: Scutari”.
(S. Islami, “Le monnyage de Skodra, Lissos, et Genthios”, me katalog, Rev. “Studia Albanica”, Nr. 1, 1966, f 225-253; shih edhe “Iliria”, v. II, 1972; “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. 1965, “Treguesi i Emrave”, Zëri Skodra, f 578 etj; M. Barleti, Rr.Sh., bot. 1982. Aty edhe Merula, f 126.
A. Luka, “Etimologjia dhe evolucioni i emërtimit Shkodra, në vështrim multidisiplinor”, gaz. “Shqipëria Etnike”, Shkodër, 14 qershor 2001, në tre numra; Gaz. “Shkodra”, 7 qershor 2001, në tre numra; “Deti Adria/Adriatik emërtim i lashtë me origjinë ilire”, bot. në rev.”Kuvendi”, Miçigan, nëntor 2004. Bot. më parë edhe te gaz. 55 e te “Shqipëria Etnike”. Botimet kishin shkurtesa, u ishin hequr germat greke, shenjat diakritike etj; Edhe botimi aktual në internet, “Shkodra në vështrimin multidisplinor, “Etimologjia dhe evolucioni i emërtimit Shkodra” nga Shkoder. net… etj, ka ndonjë shkurtim dhe të meta të tilla, të cilat do t’i riparoj së afërmi.)
Ndër kurozitetet, bazuar te Mjedja, kisha vënë re se Apiani shënonte: “… qyteti i Ilirisë Skodra ndodhet pikërisht në mes të gjirit Jon”. (Bella Civilia, Lib. V, 65) Skodra, pra ndodhej në mesin e hapësirës bregdetare-tokësore Jon e Adriatik bashkë, (sepse Jon fillimisht, nga ana e gadishullit tonë quhej edhe e gjith pjesa jonike dhe adriatike bashkë, deri te Triestia ku gjallonin fiset ilire e epirote; nga ana italiane nga Kepi Japig e deri te Akuiloni).
Ky pozicion mesi i Skodra-s, vërtetohej edhe nga vetë matiet antike me stade, dhe verifikohet lehtë sot edhe me një kompas të thjeshtë. Ishte e kuptueshme jo vetëm nga ky këndvështrim, por edhe nga disa realitete të tjera hidronimike ilire me Drî, dri-dra, sanskritisht = rrjedhje lumore, me “Gjinin e Drinit”, që Flori, Shkodrën do ta definonte: “Scorda/Scodra kryeqyteti i ilirëve”. (Epitome, Lib. II, 13, Lufta ilire)
Tit Livi e vlerësonte Skodra-n kështu: “Skodra ishte pika më me rëndësi… si fortesë e të gjithë mbretërisë ilire… vendi më i fortë dhe më i vështirë për t’u afruar i Labeatëve… qyteti ishte i fortë prej natyre dhe atë e mbronte i gjith fisi i ilirëve me vetë mbretin/basileusin në krye”. (Cit, “Ilirët dhe Iliria…”, f 129-130)
Ne vumë re se, linguistika shqiptare në fushën e etimoneve/rrënjëve, te Shkodra, kishte neglizhuar çuditërisht autorët antikë! Straboni, përshembull, në lidhje edhe me lexime nga Hekateu, Theopompi, Herodoti etj, e shkruante qartë: “Karakteri barbar mund të dallohet edhe nga disa emra si Kekrop, Kodro, Aiklo, Kotho, Dryma dhe Krinako. Kurse thrakët, ilirët dhe epirotët edhe sot banojnë në krahinat anësore të Helladës, shumë më tepër se tani që barbarët kanë pa dyshim pjesën më të madhe të Helladës së sotme. (Straboni, Geographica, VII, 321; nxjerrë nga “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, shqip 1965, f 157)
Dhe ky “karakter barbar” shprehej në lidhje me ishujt gjuhësor barbar pellazg, që nuk kishin lidhje me gjuhën helene. Gjuha barbare pellazge, ilire, epirote, thrake, etj ishte qartësisht e dallueshme qysh nga Herodoti e me rradhë. Më konkretisht te Kodra dhe te hidronimi Dri, linguistika jonë jo vetëm kishte falur fatalisht, por edhe e kishte bërë lëmsh edhe etimologjinë, duke e nxjerrë Kodra-Kodrën, jo nga bazamenti iliro-pellazg i trashiguar, por përdhunisht e arbitrarisht nga Quadrum e lat. = sipërfaqe me katër anë”, duke ia falur latinëve emërtimin e Kodra=s, siç edhe të Detit Adriatik etj!
Duke u bazuar mbi këtë “taban të lashtë barbar iliro-pellazg” te autorët antikë, ne arritëm të shënojmë disa rrënjë dhe gjymtyrë: Kodro, Kodra, Kydra, Dryma, Dryop, Drina, Drîa, Drima, Adria, (mal, lum, krahinë, gji deti, det, fis), Skydra, Kodrion, Skydreonopolis, Kοδρ?νων, Σκοδρε?νων, Scodrina, Scodrana, Scodrinense, Scodra etj.
Unë, për herë të parë, ngrita çeshtje-diskutimin: “format ΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΔΡΙΝΩΝ, në shkrimet në monedha ishin si shkurtime të formës ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ për mungesë vendi, siç i përfundonte numizmati S. Islami, apo kishim të bënim me prerje të veçanta të dy pjesëve, të akropolit lart dhe të polisit poshtë në një kronologji pak më të hershme, siç i ndeshim edhe në Akrolissos dhe Lissos/Lissitan”?
I gjithë qëllimi im, meqenëse emri Shkodra mbetet në gjendjen e hipotezave, ishte të ndërtohej një kompozitë me tre elemente: S-Sh + Kodra + Drî, ose edhe këndvështrime të tjera. Kjo gjendje e hipotezave duhej të kompletohej e të justifikohej, aq sa kërkon hipoteza, për elementet e veçanta të kompozitës.
Më 1983, prof. Zija Shkodra, për një shkrim timin që do të diskutohej në redaksinë e revistës “Studime Historike”, duke më bërë konsulencën, me shkrimin e tij, mbi bazën e regjistrimit numizmatik, më kishte sugjeruar një etimologji Shko + Dri. (shih fotoskanimin e daktilografimit original të vitit 1982) Profesorin Shkodra, e sqarova se, “S”-ja në ballë nuk mundet t’a mbajë pêng të gjithë êmnin. Ju nuk e merrni fare parasysh faktin e dokumentuar, se në regjistrimet me shkrimin grek në monedha kemi edhe formën si ΚΟΔΡΙΝΩΝ e madje edhe si ΔΡΙΝΩΝ, siç e kishte edhe lumi. Krahas Codriopol, të Hanit, ne sjellim si krahasim e si përforcim qytetin Kodrion, në jug, në Epir, që thuhej se, e kish ndërtuar ose rindërtuar Pirrua. Ky qytet ishte i regjistruar dhe i dokumentuar në kronologjinë e shek III p.e.r., te Tit Livi, që e prezantonte kështu: “Luc Apusti… arriti në Antipatrea (= Berati, emërtimi ndoshta nga gjenerali Antipatri, i Aleksandrit të Madh. A.L.) qytet që ndodhet në një grykë të ngushtë, e sulmoi qytetin me forcë… i vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, e lëshoi ushtrinë në plaçkë, i prishi muret dhe i vuri zjarrin qytetit. Kjo frikë e shtrëngoi Kodrionin, një qytet i vendosur në një pozitë të mirë dhe i fortifikuar, të dorëzohej te romakët pa luftë”. (T. Livi, “Ab Urbe Condita”, Lib. XXXI, 27, 4.)
Prindi Gj. Luka dhe xhaxhai Kol Luka, më herët më kishin sugjeruar dhe rekomanduar të lexonja edhe dy poemat e Mjedës, Scodra dhe Lissus. Në të vërtetën, qysh nga gjimnazi unë i kisha lexuar dy poemat nëpër të, simbas materialeve të M. Ndojës. Duke mos i lexuar fare shënimet shpjeguese, siç u ndodh shpesh fillestarëve, kisha formuluar edhe unë një ide, sikur Mjedja kishte përdorur një lloj fantazie poeti, përzier me një dozë klasiçizmi dhe romantizmi, çka në letërsi, dramaturgji etj, lejohet. Por, papritmas dhe çuditërisht, duke e rilexuar me më shumë vëmendje, mbeta i befasuar dhe i mrekulluar, gjeta aty jo vetëm etimologji Kodra-n tradicionale popullore të mbarë shqipes, gjeta jo vetëm Kodrin mitologjik pellazg themeluesin e Athinës, por edhe varjantin mjedjan: “Kodri, i pari i fisit shkodranë”, simbas interpretimit të Barcollës; dhe “Kodri: hyjnia e Shkodrës, me sa duket”, simbas varjantit të interpretimit të prof. M. Ndoja. Unë me atë rast formulova: “Kodri, një personazh mitologjik pellazg, peloponezas-korintas, ilirian shkdodrian”, simbas një interpretimi, varjant hipotezë. Gjeta edhe atë që ishte si befasuese se, Mjedja kishte hedhur i pari edhe hipotezën: t’Shkodrîni/Te shkon Drîni! Pra e kishte edhe atë hundoren te i-ja siç e konstatoi i pari Petar Skoku dhe e përforcoi F. Luli. (Kodra, Lissus, bot. 1928, K. I, vargu 1; IV, v. 1, “kështjelli mbi kodra ngrehej”; Kodri, Scodra, bot. 1939, f 3 e f 12; “sinoret e t’Shkodrînit”, f 18; Shih edhe botimin Ndre Mjedja, “Andrra e Jetës”, shënime, komente nga M. Ndoja, bot. II, 2006, f 143, f 147, f 163 etj)
Duke iu kthyer e rikthyer disa herë, unë kam gjetur e rigjetur edhe një interpretim korrekt mitologjik, ç’ka tregonte për erudicionin e thellë nga Mjedja.
Unë e plotësova shkrimin tim, duke futur edhe Mjedjen, duke shprehur edhe çudinë se përse nuk ia kishin dhënë vendin e merituar edhe atij, simbas rendit kronologjik, në inventarin e hipotezave? Fare shkurt përzgjodha vetëm nja dy-tre shembuj diskutues, që i shënova në pas fletë. Kështu përshembull, njihej një burim antik i shkruar te Diodori, simbas të cilit Lezhën/Lissin e kishte themeluar tirani, Dionizi i Sirakuzës. (B.H., Lib. XV, 1, 2, 3 e 4)
Prof. M. Ndoja e shënonte këtë hipotezë, “Sirakuzani: Djonizi nga Sirakuza, themeluesi i Lezhës”. (Lissus, III, 9)
Kohë më vonë arkeologjia jonë nuk e pati pranuar krejtësisht burimin e Diodorit dhe e kundërshtonte me argumentimin “se, nuk kishte gjetur asnjë gjurmë arkeologjike mbi Dionizin e Sirakuzës” etj. Mirëpo, të vihet re: N. Mjedja “me Sirakuzanin”, nuk bënte fjalë për “themelimin e qytetit”, por për ndërtimin e një baze skele/porti detar. Këtë ne e gjenim të krahasueshme pak a shumë si Herakliu që ia kërkoi Dyrrahut një pjesë të portit, si shpërblim për ndihmën që i dha “në luftrat e vëllezërve ilirë të Dyrrahut”. (Apiani, Bella Civilia, II, 38 e 39)
Mjedja, padyshim e kishte lexuar Diodorin, dhe interpretoi: “kërkesën ilire të Lissos për ndihmë drejtuar Dionizit të Sirakuzës, meqenëse ilirët ishin në luftëra të mbrendëshme, Tirani i Sirakuzës, ndihmën e ofruar me armë helene e ushtarë sirakuzianë,” e shfrytëzoi për të kërkuar, “baza detare”, siç e shkruante vetë Diodori. Kështu Mjedja me një mprehtësi të habitshme kishte korigjuar diçka edhe vetë Diodorin, jo vetëm për termin “themelim”, por edhe për disa teprime e tejkalime. Në fund të fundit, llogjika të çon thjeshtë, se po të mos kishte ekzistuar Lissitani si qytet e si port, përse do të kërkonte ndihmën! Ashtu, solla edhe shembullin e diskutimeve të “Kodrave prej Lini” apo të “Këngëtarit të Linit”, te Homeri (K. XVIII, v. 719, shën 8, f 489) dhe “veshjet ilire me lin” te Mjedja.
[Aktualisht po konstatoj se, Mjedja e shënonte herët edhe idenë se ilirët me flotën 300 anijëshe dhe me sundimin në Korkyrën e Bardhë e në Korkyrën e Zezë e kishin kthyer Detin Jon/edhe Detin Adritik si një det të mbrendshëm me një farë monopoli e takse, atë që N. Ceka do e shënonte më 2002, si “Talasokraci”. (Lissus, IX, 1-10);
Mjedja kishte përdorur termin kome ilire, por në kuptimin e fiseve e krahinave dhe të emrave të Kata komas, emra që prof. Çabej, si emra fshtrash diçka i kishte nëvlehtësuar si të vonë. Pra nuk duhet ngatërruar interpretimi me kuptimin e komes islame me bazë fenë.]
Por shkrimi im nuk e pa dritën e botimit. Nga red. e rev. Studime-Historike u rekomandua, që ato Shënime të ndaheshin në dy pjesë të veçanta pjesa linguistike dhe pjesa historike. Më 1983, gjatë diskutimit të shkrimit tim, prof. Luan Malltezi, e befasoi një kritizer të redaksisë (K.B.), madje edhe mua vetë, kur në konkluzione tha: “Nga “Shënimet” e Agronit kemi se ç’të mësojmë edhe të gjithë ne… Por, botimi është pothuajse i pa mundur, sepse siç e dini Diskutimet ka shumë kohë që nuk botohen”…
“Harresa” dhe përjashtimi i kontributeve të Mjedjes, në historiografinë e në letërsinë e “realizmit socialist”, ishte si rastësisht apo si predispozicion dashakeq?!
Klasifikimi “si një vlerë nacionale”, që iu bë poemës Scodra, e quajtur edhe si “poemthi i pambaruar”, nga kritiku, autori i Parathanies dhe interpretuesi i Shënimeve, N.B. , me rastin e botimit më 1939 dhe pastaj vlerësimet më 1941 nga Henrik Lacaj e duke ardhur edhe te Mark Ndoja, kanë qenë më se të merituara. Nuk ka dyshim se këto vlenin identikisht edhe për poemën Lissus.
Ka mendime se Scodra ishte filluar dhe do rreshtohej para Lissus, në kuadrin e një skice ideje për një cikël katër poemash Shkodra, Lezha, Durrësi dhe Apollonia. Për shkakun se, Mjedja ishte disi i pakënaqur, me sa duket edhe nga kërkesat e larta ndaj vetes për një preçizion shkencor e artistik, Scodra mbeti e pa përfunduar, megjithse kishte filluar botimi i saj pjesë-pjesë. Kështu ndodhi që Lissus ishte botuar e para e plotë, më 1928, ndonëse pa shënime.
(D. Ndré Mjedja, LISSUS, Në Shkodrë, Shtyp. “Zoja e Papërlyme”, 1928; “SCODRA”, TINGLLIME me pak oroena të N.B., “KUMBONA E SË DIELLËS”, bot. Nr 1; Shtyp. “ZOJA E PAPËRLYEME” – SHKODRË 1939. Nik Barcolla pseudonim i At Nikollë Mazrrekut; Në antologjinë E. Koliqi, K. Gurakuqi, “Shkrimtarët shqiptarë, prej Lidhjes së Prizrendit deri sot”, 1941, f 114-123, nga Henrik Lacaj, siç ma ka kumtuar prof. M. Quku). Ka mundësi që Ndrê Mjedja, ndryshe nga “Lahuta e Malësisë”, ka dashur të kompletojë në një poemë moderne homerike, ciklin e katër qyteteve, katër djepeve të qytetërimit dhe të forcimit të etnosit ilirik-epirotik, duke nisur nga Shkodra/Skodrîn-ana e kohëve prehistorike e deri te prag koha historike. (Këtu lipset një sqarim. Siç dihet kronologjizimet e metodave të ndryshme paraqesin disa relativitete, ku ndonjëherë për shkakun e inteligjencës njerëzore thuhet se, “me njeriun hyjmë në histori”, ku vetkuptohet se histori shkruesi ishte vetë njeriu.)
Nga projekti, Mjedja realizoi pothuajse një e gjysëm. Por, nëqoftëse na lejohet ne ta shprehim, atë që nuk e realizoi e nuk e filloi Mjedja me poezi, për Durrësin e Apoloninë e realizoi në traditën e Marinëve shkodranë, autoriteti tjetër i harruar, Marin Sirdani. Në këtë kuptim e kam vendosur edhe titullin. Por, edhe ashtu, kur skicë-idea mbeti me aq, besoj se do të ishte i justifikuar titulli “Monument Qytetar”, pak a shumë si ato statujat antike, pa kokë ose vetëm si kokë që na mahnisin, prapëseprapë.
Për temën “e harrimit”, që po diskutojmë, për mendimin tonë, ndoshta qysh nga vërejtjet/oroenat e para, duhej të ishte thënë diçka konkrete paksa më e shprehur qartë, sepse kontributet linguistike-etimologjike dhe mitologjike të vendosura edhe në një kronologji prehistorike e në antikitet, janë mbi një bazament njohës real dhe shprehin një erudicion të thellë.
Por, mbas 1944, siç e kishte vue re edhe prof. M. Ndoja, megjithse për Mjedjen u munduan t’i krijonin një lloj nderimi e vlerësimi fals, realisht për t’ia kundërvënë Fishtës dhe të tjerëve, për shumë e shumë kontribute atë e harruan, e çensuruan, e vodhën, e ropën aq keq, sa që bibliografi e kritiku Begzad Balili, duke analizuar punën kolosale të prof. M. Qukut, sapo ka shprehur edhe një habi të sinqertë se, si nuk e paskëshim pikasur më parë!
Besoj se me Mjedën për këtë temë konkrete, ngjau pak a shumë si me shembullin e Marin Barletit dhe të Marin Sirdanit e të një dyzine autoritetesh të tjerë, të cilët jo vetëm “u harruan” si gurë themelesh në albanologji e në shqipetarologji, por edhe nuk iu lanë as fare pak vend për kontributet në fushën e linguistikës, mitologjisë, folklorikës, të kontributeve arkeologjike etj.
Në këtë modën e re të selamlleqeve përkujtuese nga e vetquajtura “klasa e lartë politike”, në modën e përcaktimit, të zënies e të vetëshpalles së “dekanateve e të dekanëve” në disiplinat e ndryshme, këta të ashtuquajtur “dekanë” jo vetëm kishin kopjuar/e po kopjojnë, deri edhe plagjiatuar studimet e kontributet e të tjerëve, por mburreshin dhe i reklamonin studimet e tyre si të parët lëvrues!

Kontributi dhe rendi i Mjedjes në formulimin e gjendjes së hipotezave për ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ e SCODRA dhe në përdorimin e mitologjisë

Poema e pambaruar Scodra ishte shkruar në poezi dhe fakti që trajtesa shkencore nuk ishte me formën e një punimi shkencor të mirëfilltë të linguistikës e mitologjisë, gjithsesi nuk mundet ta mohojë faktin se Mjedja ato ide i kishte përftuar nga lexime e njohje të literaturave shkencore, të botimeve të Hanit, Majerit etj. Nuk duhet përjashtuar edhe mundësia e shënimeve me skeda, sot mbase të humbura, diskutimeve më të gjera me kolegët etj.
Dihet, edhe është një fakt i mirënjohur se, fillimisht shumë nga autorët e Rilindjes Nacionale/Kombëtare shkruanin në poezi edhe trajtesa historike etj.
Prof. E. Çabej, për etimologjinë e emrit Scodra ka shkruar vetëm një herë bashkë me Xhuvanin, edhe aty jo tërësisht me mendimin e tij, por më shumë si një “inventarizim hipotezash”, siç ka qenë rasti i një hipoteze të hedhur nga Hani, qysh me 1853. (J. G. Hahn, “Albanesische Studien”, 1853, I, f. 238)
Nga bashkëautorët Xhuvani- Çabej shënohej: “Scodra: Kodra / Shkodër: Kodër (?); ku “S: Sh, paraqet një parashtesë të ilirishtes – shqipes me funksion të paqartë, sidomos në formime të lashta”. (A. Xhuvani, E. Çabej, “Parashtesat e gjuhës shqipe”, bot. në vëll. “A. Xhuvani”, I, 1980, f. 406; Po aty, cit. më sipër, “Parashtesat…”, cit. E. Çabej, “Spirantet, S – ja indoevropiane dhe grupet e formuara me të”, në Skicë e Fonetikës historike të shqipes, libri “Studime për Fonetikën historike të Gjuhës shqipe”, 1988, f. 62)
Simbas Hanit, dukej se kishim një kompozitë S/Sh + Kodra, ku S/Sh-ja mbetej për t’u përcaktuar, ndërsa pjesa tjetër interpretohej me etimologjinë popullore shqiptare Kodra, që përfaqëson një konceptim dhe përdorim të mbarë gjuhës sonë. Po të mos ishte Kodra fjalë e trashiguar, si do të shpjegohej përhapia aq e madhe në të gjith toponiminë e mikrotoponiminë e territorit tone? Për t’a përforcuar ekzistencën e Kodra-s, si një kronologji e kohëve antike, Hani kishte sjellë një shembull me një emërtim Codriopo-Codriopolis), nga Friuli, ku simbas nesh do të shkonin të krahasueshme edhe me Skydrenopolis dhe me Kodrionin e autorëve antikë.
Vetë Çabej, megjithatë pikë-pyetjen e interpretuar si një dyshim, nuk u mor më as me etimologjinë Shkodra, e as të rrënjës Kodra, as me rrënjën dri-dra e as me Adriatikun, as me gjinin e Drinit, Adrian e adrianët! Ai nuk u mor më as me formulimin e një serie gjendje hipotezash për S-Sh dhe as për Sk-Shk. Në atë volum kolosal pune të prof. Çabejit, ose për t’ia lënë vetë shkodranëve, o për mungesë kohe apo kushedi se si, ai nuk ishte marrë më. Çabej e quajti Drishtin, “qytet me Dri”, por nuk u kujtua për Shkodrën “me flumen Drî/Drînase, që i binte përmes pjesës së poshtme të qytetit; me një urë guri antike romake ku gjurmët e këmbëve shiheshin ende në shek XV “, siç e shkruante Barleti, por edhe siç e shkruante Plini Secundi, në shek I, “Skodra mbi brigjet e lumit Drin”? (Plini, NH, Lib. III, 22 (26).
Më 1993, konstatova se prof. dr. D. Luka si kompetent e si shkodran, nuk e kishte marrë në konsideratë e në kronologji as pohimin e H. Hequardit dhe as të Mjedjes, as për rrënjën Kodra wsi një etimologji me burim popullor dhe aspak edhe për “t’Shkodrîn-in”! Kompozitën Shko + Drin, megjithse si hipotezë, D. Luka e mbante dhe e reklamoi duke e afruar si një lloj kontributi e gjetje eskluzivisht të vetën, nxjerrë nga numizmatika!
Në arsyetimet e justifikimet e tia, D. Luka, pothuajse e përjashtonte kompozitën me Kodra-n e Hanit edhe si etimologji popullore, sepse simbas mendimit të tij, në fushë të toponomastikës nuk kemi asnjë rast ndërtimi me Sh + emër. (Simp. I, Shkodra në Shekuj, bot. 1993, D. Luka, “Rreth prejardhjes së emrit Shkodra”)
Mirëpo, emri në rastin konkret, i takonte të ishte vetë Kodra! D. Luka në ndonjë rast e përjashtonte edhe mundësinë e kompozitave me tre elemente! Por, na duket se këto lloje pohimesh nuk qëndrojnë krejt kështu! Mjaft t’ia kujtojmë paksa prof. Davidit disa kompozita me shkurtesa, të analizuara nga vetë ai: Kod’elterit = Kodra e Elterit, ku n ë fjalëformimin te Kodra- ka rënë grupi mbaresa “ra”; Kodlaç = Kodra e Laçit; Planeshndre = Plan + Sh/Shën + Ndrê’; Shumri; Kodvilat = Kodra + vilat, ku përsëri bie ra, etj. (“Të dhëna të onomastikës së Krujës…”, Rev. St. Fil., 3, 1982, f 151-157)
Ku do t’i lëmë gjith ato fjalëformime me një Sh të sh/kurtë që kemi përshembull te shêjtnorët e krishtênë si Sh’njoni, Sh’njergji, Sh’irgji, Sh’njaci e me rradhë e madje edhe ma heret nga paleokristianizmi e paganizmi, si Sh’njalli i Gogve, Sh’përdheja, Sh’prênda, Sh’mitri etj?!
Prof. Davidi, fliste aty me një farë minimumi relativiteti edhe për një lloj ngatërrese e anallogjie mbas reduktimit Skodrin me Kodra (po kur u bë ky reduktim?!), duke e harruar se analogjia do ishte akoma më e plotë te forma diminutive e kodras = kodrina!
Porf. M. Ndoja, madje sukën e Rozafates, e quante si kodrinë, ndërsa M. Barleti e quante edhe mal – monte, edhe kodër – collina, por edhe si një kodër-shkamb, siç realisht është edhe formacioni. Pra, te SKODRINON, pa e lëvizur gjendjen e hipotezave, mbase kishim një S-Sh me kuptimin përforcues si shumësi i kodrave S/SH+KO(DRA) + DRÎ, ku në përplasjen DRA me DRÎ si analogji, bie pjesa DRA. Pastaj me sa lehtësi përjashtohet shumësi i dyzuar, që jeton akoma, “Kodrat e Tepes”, sepse Tepe turqisht do të thotë Kodra, apo jo?! Ne kemi analizuar një sasi mjaft të madhe me parashtesa S-SH, me përforcim të një gjendjeje normale, me zvogëlim ose kundërveprim etj, si: “kalis-sh’kalis e ngul e heq; kalitje-sh’kalitje e hekurit; prish-sh’prish leshin; terr=sh’terrur, tharje e burrimit; pagim-sh’pagim, marrje haku; dridhe e dredhje me sh’përdridhe e sh’përdredhje, etj, etj.
D. Luka, nuk mundej të bënte ndonjë analize argumentuese të fonetikës historike të kohës e gjuhës ilire, pa gjetur të regjistruar foljen ilire “me shkue/në urdhnore shko”. Megjithkëtë ai e sillte gati si të përfunduar: “Emri i lashtë Shkodër ka kaluar pandërmjetësisht nëpërmjet gojës së shqiptarëve që nga koha pararomake, sepse zhvillohet në pajtim të plotë me rregullat e fonetikës historike të gjuhës shqipe sk- : shk dhe dr – : dr . Emri paraqet një kompozitë, një juxtapozicion të hershëm ndërtuar sipas natyrës së gjuhës shqipe nga dy fjalë të lashta vëndase shko dhe Drin me kuptimin “/Qytet i ndërtuar/ aty ku shkon Drini”, formim i përligjur nga konfiguracioni i vendit. Gjithsesi SHKODRA mbetet një ndër emrat e lashtë që vërteton autoktoninë e shqiptarëve në viset ku banojnë që së lashti.”
(Në parantesë dikush si inatçor e me ironi më kundërpërgjegji: Po ti vetë ke evidentuar ndonjë folje a ndajfolje ilire? Po, e kam konstatuar një rast dhe e kam botuar e interpretuar si diskutim, madje me shumë frikë se mos po bëj ndonjë gafë. E ke edhe në internet. Ja po ta citoj fiks se e di edhe përmendësh: “ILLYRIA, vend afër Pangait, nga Iliri, biri i Kadmit. Banorët illyroi dhe illyris dhe illyrias dhe Illyria, dhe Illyrion, dhe folje illyrizo, dhe ndajfolje illyristi, illyrikos”. S. Bizantini, shek VI, “Mbi Qytetet dhe Popujt”, “Ilirët dhe Iliria…”, bot. 1965, cit, f 419. Jo vetëm Herodoti i përmendte “tokat e ilirëve”, Malin Pangajon dhe faktin e një lidhje të lashtë me teukrët e Trojës, por edhe Straboni; më herët Herodoti, Historiae, Lib. IV e V, 13 etj; Straboni, Frag. Lib VII, cit. edhe Homerin f 161-162 etj; Shikoje dhe gjyko se sa kolosale është kjo informatë!)
Kemi ne një fonetikë historike gjuhe ilire të plotësuar?! A kanë një vlerë e kronologji të përherëshme edhe në rastet retrospektive me nga një e dy mijvjearë, disa rregulla fonetike të vona e të një faze të caktuar të shqipes?! Mundet t’i përdorim këto dukuri fonetike shqipe duke i quajtur edhe arbitrarisht si “ligjësi e rregullsi fonetike” edhe për gjuhën e evolucionet e kohëve pararomake e parahelene?! Ku do ta linim gjithë atë pëzierje minimumi me helenishten, latinishten, bizantinishten e sllavishten?! Po gojët e gjuhët e tjera edhe brenda kronologjisë ilire a nuk kishin interferenca? Po kush mundi të depërtojë aq thellë në vijimësinë shqip-albanisht-ilirisht dhe me çfarë bazamenti të shkruar leksikor e fonetik?!
Kush i urdhëroi dy Drinët, Drîziun dhe Drîbardhin, bashkohuni dhe zbrisni nga ana e verilindjes drejt veriperendimit, pastaj ndahuni përsëri njeri si Drînasë drejt qytetit X e tjetri si Lôndrêî drejt qytetit Y, me foljen urdhërore shko! Pse ky emër nuk iu ngjit edhe Lezhës, sepse edhe atje shkon Drini?! Për ma tepër kemi edhe një kompozitë tjetër Balldrê/Baalldrîê. Me çfarë e vërtetojmë ne ekzistencën e alternacës në lakime dra – dër në ato kohët puro ilire e postromake?!
Në realitet, te shkam-kodra e Drînit, Drini/Drinasa merr një kthesë afro nja 90° dhe ndërkaq misioni i hidrionimit Drî nuk shkon – nuk përfundon aty, por derdhet te Gjini i Drinit në Adriatik. Interpretimi, se Buna/Barbana, konsiderohej si e derdhur në lumin Drin, shkruhej qysh te T. Livi, dhe në këtë hulli ishte edhe Ptolemeu, kur në mes të Ulkinion dhe Lissos, vendoste dhe shkruante, “Gryka e lumit Drilon”. (shih “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. 1965, Livi, f 130 dhe Ptolemeu, f 267)
Edhe operimi me numizmatikën nga D. Luka, bëhej mbi disa llogari numri monedhash e përqindie apriori e arbitrare, mbasi kërkush deri më sot nuk ka mundur të na japë, të dhëna mbi sasitë e prerjeve të ndryshme, një rend e kronogji të saktë etj. Madje sot nuk po dihet as se ku ka përfunduar koleksioni i monedhave ilire, i Kel Abatit! Si dhe pse e harroi D. Luka se te botimi i Katalogut të Selim Islamit ka edhe monedha me regjistrimin grafik ΚΟΔΡΙΝΩΝ e ΔΡΙΝΩΝ?! Si ka mundësi që Shkodra e Universiteti i saj kanë fjetur gjumë letargjik, si nuk ka një Katalog të monedhave të saj me foto me pastërti me aparat dixhital, ndryshe nga ajo errësira “me futë gishtat në sy”e S. Islamit ku nuk shihet asgja?! Qartë se aso kohe aq ishin mundësitë, por sot?!
Duke mos lëvizuar asgjë nga gjendja e hipotezës dhe nga meritat e të tjerëve, unë paraqita vetëm një diskutim për një hipotezë me tre pjesë si kompozitë S-Sh + Kodra + Drî/ana. S-Sh-ja mund të ishte një germë që tregonte ujra të shênjta, mund të ishte vetë fjala Shêjte + Kodra + Drîn/ana. Mund të ishte edhe si një shumës kodrash; një shkurtim i numërit shtatë; mund të ishte një S shndrrimi/metamorfizimi i Kodra-s si shkamb; si sheshi sipër; si Shêe/Shênat (krhs Shêu i Rrjollit) e rrëmbyeshëm e shkumbues, që quheshin edhe si Drîî edhe te vetë Mjedja etj.
Nga ana tjetër edhe shfrytëzimi i materialit antik linte për të dëshiruar. Bie fjala, në autorët antikë te Livi (cit.) ishte shënuar në relacion me Shkodrën edhe burimi i Drinit te “mali Skord” (në një vend edhe Mali Lynk, ndoshta Mali i Thatë? etj), i cili në latinishten romake shënohej si Scardus mons, ndërsa më heret me gr. shënohej si K?δρον ?ρος. A nuk duheshin analizuar këto?
Kështu ndodhte aso kohe, dhe hidronimet pavarësisht ndonjë lëvizje, zakonisht rrojnë shumë gjatë edhe sikur popuj e gjuhë të tjera t’u hypnin përsipër, siç e tha Çabej: “Emrat e qyteteve janë më të vjetra e jetë gjata. Një grup posaçërisht konservativ përbëjnë emrat e lumejve e të ujrave përgjithsisht. Është vënë re se këto vazhdojnë e mbeten të gjalla edhe kur një vend ndërron popullsisnë ; zakonisht popullsia e re merr emrat e lumejve nga banorët që gjen në vend. Kështu emrat e lumejve dhe të rrjedhave të tjera mund të themi se përbëjnë shtresën më të lashtë në emrat e një vendi”. (E. Çabej, “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve”, bot. 1948-1949 dhe 1958)
Këtu duhen mbajtur pastaj parasysh edhe sofistikimet e modat e orakulltoreve etj.
Edhe fare mirë njihet nga Burimet Osmane, siç i njoftohej edhe direkt Sulltan Fatihut Mehmetit II, se arsyea kryesore e kokfortësisë dhe e qëndresës në shek XV e qytetit Shkodra/Iskenderie edhe pse nuk i dorëzonin çelësat e Kalasë ishte se, ata e besojnë atë kështjellë”. Po ashtu, në të gjith sistemin e fortifikimeve nga Lezha, e deri në Zhabjak e Drisht, Iskenderia e ndërtuar nga Aleksandri i Madh/Iskender Zülkarneyn=kokëdybrirëshi, ishte “Koka e Perustisë/Bishës”. (S. Pulaha, “Luftat… Burime Osmane”, 1968, f 286-289; f 263-268 Hoxha Sadeddin; f 206- 231, Kemal Pashazade; f 163-173, Idriz Biltisi; f 114-124, Këvamiu; f 105-109, Tursuni; f 93-95, Neshriu; f 71-72, Ashik Pashazade; f 57, Kronikat Anonime;) Tashmë siç njihet, me zbulimin e Statuteve të Shkodrës dhe të një “Testamenti e Privilegje të Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve”, çeshtja e një prezence ndërtimore të Filipit dhe Aleksandrit të Madh nuk ishte një fantazi turke, por një poshtërsi tipike antishkodrane, që për pak lek nuk i kishte kërkuar ato Statute, sepse njihej referenca që ato ekzistonin! Edhe t’i mohosh qytetit qytetarinë, duke lartësuar feudalin Balsha, si myslimani i parë i Shkodrës, është një inerci e servilizëm tipik orjental…
Së fundi, dr. R. Gurakuqi e preu shkurt: “Shkodra ka më se dymijë vjet që nuk ka ndryshuar emrin. Romakët e kanë thirrur qytetin Scodra: po ashtu edhe grekët… Han ka menduar se emri vjen nga fjala shqipe Kodra, tezë kjo tashmë e kapërcyer nga studiuesit”. (“Lindja dhe zhvillimi i qytetit Skodra në krahinën ilire të Labiatisë”, Sem. II, “Shkodra në shekuj”, vol. 1, 1988, f 15-19)
Gurakuqit, besoj se nuk i lejohej të “sh’kapërcente” me aq lehtësi e me turr, të mos e dinte se fjala shqipe edhe ilire-pellazge Kodra ishte lakuar edhe te Barleti, se Hanit ia sugjeruan disa intelektualë shkodranë, siç edhe H. Hecquardit, se Mjedja e kishte trajtuar, prandaj nuk lejohej aq lehtë ky sh’ kapërcim. Dhe meqënëse jemi këtu, vetë Çabej fjalën të alb./shqipes, Kaproll e barazonte me lat. Capreolus, nga ku shumë llogjikisht, për ne, buronte edhe folja kapërcim, ku me një s-sh tregon një gjendje të një sh’kapërcimi duke marrë vrull me një lloj vrapimi me një copë distancë. Kemi pra një pohim shumfishimi e jo një mohim moskapërcimi. Ja pra një nga funksionet e qarta të S-SH dhe me një element kronologjik. (“Disa faza më të moçme të shqipes në dritën e gjuhës së shqipes. (Shih, rev. shkencore e I.P. Shkodër, nr. 1, 1964)
Që nga format helene ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ, ΣΚΟΔΡHΙΝΩΝ etj, te forma romake Scodra, ka një ndryshim, kjo konstatohet fare lehtë. Këndej del edhe se me grekë, Gurakuqi e ka patur fjalën për autorë grekë të servilizuar të asaj kohës kopjace romake dhe jo për kohën e ish hegjemonizmit skllavopronar të aleancës akeje, mikene, të kolonizmit Korintian e të kohës Helene. (Krahaso edhe ΛΑΒΙΑΤΑΝ me LABEATUM lat., etj)
Ndryshimi i parë lexohet fill e te S-Sh; pastaj s’ka/nuk duket gjëkundi rrugës e regjistruar asnjë mbaresë me dër dmth nga dra – dër, që do të thotë se si formë themelore sot më mirtë do ishteShkodra, sepse kështu nuk ia këputim vazhdimësinë; pastaj te gjinija, nga mashkullore te regjistrimi helen, te femërore në regjistrimin latin romak! (Në nekropolet e Durrësit prof. V. Toçi gjeti edhe një emës vajze Scodrina.)
Me çfarë do të na garantojnë ne D. Luka e R. Gurakuqi se, gjinia fillestare/ajo e lashta ilire-shqipe na kishte qenë mashkullore sepse Drî-Drini i bie me shqipe si mashkullor, apo jo? (Drinasë – Drinasa do shkonte si femërore) Po me gjuhët e popujve pushtues si i bie? Absolutisht, besoj se nuk ka mbetur kush që t’ia mësojë Agron Luka, se Stefan Bizantini në shek VI i analizonte emërtimet e qyteteve tona me dy gjini simbas gjuhës së tij dhe se aso kohe nuk kishte gjini asnjanëse. Që të mos futemi në hullira më të thella, ndryshime ka patur madje edhe në latinishten italike ku ka patur edhe rikthime në mesjetë si Scodrinense, ndryshime e imponime të gojëve të huaja ka patur edhe te regjistrimet e vetë hidronimit Drî, që i takonte të ishte emërtimi i lashtë ilir për lumë.
Mjedja te Scodra me 11 tingëllimat, simbas Barcollës, thuhet se mbeti vetëm te kronologjia e prehistorisë dhe e mitologjisë së saj. Na ngjan se diçka duhet afruar, sepse kjo kronologji kap paksa edhe nga periudha historike kur, mënitë e lakmitë e akejve, ashtu siç kishin rrënuar e skllavëruar Trojën, ia kishin drejtuar sytë e mendjes dhe qëllimin Epirit e Ilirisë. Tash: “Afërdita për flî Rozafen lypë”. Sigurisht se kanë ekzagjeruar tej mase disa autorë që shkruajnë për simbioza krejtësisht paqësore, ku mos të harrojmë se jemi në skllavopronari! Mbase, mbase përplasje e beteja të jug-gadishullit me veri-gadishullin ka patur edhe përpara kronologjisë trojane e ilionase?!
Dhe ta bëjmë një krahasim. Perenditë akeje-greke-helene, nga s’mira, mnia/mënia ia mbytën 14 fëmijët (7 djem e 7 vajza) Niobës, së Trojë/Anatolisë. (Kjo fjalë e lashtë e ish fondit gadishullor, siç e vuri re Kristoforidhi ekziston ende në gjuhë shqipe dhe me të hapen edhe Odiseja e Iliada)
Fisin dhe vetë Nioben, Zeusi dhe qiellorët e shtangën/shndruan/metamorfizuan e n’gurtësuan si një bllok mermeri i një kroi-fontane në një shkamb në malin Sipse të Azisë së Vogël, rrethuar me orë e zana. Atje buronte/rridhte uji=lotët e Niobës së ç’mendur, për hidherimin e dhimbjen e madhe. (Varjanti homerik, K XXIV, v. 732-754, përkth shqip. f 444-445. Shën 5 jep varjantin me 12 fëmijë etj)
Ndërkaq, ja se si Mjedja e ka zbritur në ato kronologji të thella legjendën, motrat Rojzën/Orzën, Zanën dhe Faten me fëmijë për gjiri të cilës i bie fati të muroset. Aso kohe jo vetëm qiellorët bashkoheshin me dashuri e seksualisht me femrat tokësore, por kishte raste që edhe basileusat e barinjtë tokësorë bashkoheshin me nimfat e qeniet qiellore. (“Bukalioni, me nimfën Abarbare… shtrat dashurie n’mal përzieu me nimfën”, Ilisada, K. VI, v. 33; krhs në Shkodër, Kisha e Sh’ Barbarës?)
Mjedja e përshkruan sukën = shkamb- kodran e rojtëzes/kështjellës Rozafate, gati-gati si një piramidë natyrale, ku realisht plot blloqe kuadratike shkallë-shkallë, duket se ta japin atë ide. Ndoshta nuk do të gabonim po të mendonim se gurët kuadratikë e poligonalë aty ishin nxjerrë. Po ashtu është “qumështi gëlqeror” që kullon nga formacioni gëlqeror, që ende kullon në tynelet e fshehta, qumështin e amazonjës për të birin mbret. Forcimi i këtij qumështi/gjini em u ngurtësoftë, dmth një lloj gëlqereje e stazhionuar për lidhjen e shkëmbenjve, ishte një nga sekretet e forcimit të mureve. Më në fund janë edhe ata lumenj me liqenin bashkë, që qajnë me lotët e Fatijes së murosur…
Mosmbarimi i poemës Scodra padyshim ishte arsyea që aty nuk na dalin as Agroni, as Teuta, Genthi etj, siç dalin te Lissus. Por, siç te Lissus dalin “Djelmt e Ilit”, po ashtu edhe te Scodra del “Ili fatbardh”, që Polifemi e përftoi me një blegtoreshë/bareshë, f 6.
Siç dihet emri Agron mbahet me origjinë fenikase dhe Kadmi fenikas ishte ngjitur jo vetëm deri te Drini e liqeni te enkelejtë veriore, te liqênasit, por edhe deri në Budva e ma sipër në Rizon Kotorr (ose Roza-Rosa, në burimet bizantine). Kadmi dhe Harmonia madje ishin varrosur në Iliri…
Kështu edhe Kodri, përngjan si një vazhdues i misionit qytetërues të Kadmit, me shkrimin gjysëm piktografik e gjysëm alfabetik. Kodri ka në mburojen e tij një kimerë/lubi, një Kimerë si të Likisë/Liqês, një krahinë me Likane-Lekane/Liqen në Anatolinë jug-perendimore (krahs. me LIKNID të Ohridës) të cilën e përshkruan Homeri:
Me gjak e fis hyjnishë kuçedra/lubia/kimera ishte:
në kokë luan, dhi në mes, në bisht dragua/gjarpër,
e zjarr shkrumbues për tmerr nga goja villte…
(Iliada, K. VI, v. 220-222)

Për një tip si kjo kimerë, një derdhje në bronz me mbishkrim etrusk, që ndodhet në muzeun e Firences ka shkruar dhe është munduar t’i japë një deshifrim me shqipe, prof. N. Falaski Vlora. (Sem., “Shkodra në Shekuj”, vëll. II, 1999, f 5-12)
Shkodra përveç “Luanit të Shën Markut”, si një kopie a grabitie veneciane në Aleksandri e luanëve persianë e mesopotamë të kopjuar edhe nga Aleksandri i Madh (i cili ekziston copa-copa), kishte edhe një luan të sajin. Por atë duan ta bëjnë një kanjolino/kuçolo këlysh servil…; Shkodrën duan ta lënë pa çelësat e saj tradicionalë, të cilët edhe pse në 1479, i mori Daut Pashë Ganjolla, duke qenë Ganjollas i Nënshkodras, prap se prapë në Shkodër, te dizdari vendas i la…
Këtu, pra e ka vendosur Mjedja “Themelin e Ilirisë”, SKODRINANA e krahasueshme me SKAMANDRIOS, ku ata dy lumenjtë e T’Rojës a Ilionit, ka kohë e mot që janë sh’terur lotësh e janë sh’terrur uji, ndërsa Drini e Bujana jonë derdhin ende në Adriatik një sasi kolosale uji… (Orosh, Oronok, Orenjë etj, unë i lidhi pjesërisht edhe si vende orallakulltoresh antike)
Përse duhet t’ua falin ne etimologjinë Kodra latinëve me “quadrum = sipërfaqe me katër anë”, kur koncepti popullor e alban/shqiptar nuk përkon gjëkundi, sepse Kodra e Kodrina, janë të sh’rregullta e të përziera si formacione, janë të pyllëzuara krejtësisht ose pjesërisht, por edhe krejtësisht djerre, kur këtë rrënjë të lashtë e kemi të dokumentuara etj?! (Krhas edhe Codru rumanishte = mal, lartësi e pyllëzuar, me sa duket për specifikën, terrenin e klimën e Rumanisë)
Përse duhet t’ua falim emërtimin e Adrias/Adriatikut italianëve, kur kemi Adria qytezë, gji deti, lumë, krahinë, fis, malin Adria, bazileusin mitologjik Adria etj, të vërtetuara nga Hekateu, Theopompi, Aristoteli etj, se këto ndodhen në Iliri, atje ku “dhitë pjellin nga tre e katër keca”?!!
Urgjentisht mendoj se ka ardhur koha e shpëtimit dhe e rikuperimit si “Park Nacional” e të gjith zonës arkeologjike të polisit dhe të gjith zonës së kodrave e ujnave të damtuara në Shkodra, gati katastrofikisht në periudhën e Demokracisë (të anarkisë) dhe pastaj u duhet drejtuar projekteve e tenderave arkeologjikë me polakët që eksploruan Kotorrin dhe zbuluan atje thesarin më të madh të monedhave ilire me basileusin Ballaios etj…
Bashkia, Këshilli Bashkiak dhe të gjitha organet e kulturës, krahas me përkujdesen me aq pasione, “për fasadë memorien e qytetit, Piacën” dhe disa Ekspozita (madje duke e modifikuar Piacën borgjeze me Zall Kiri dhe me reklama shtampa me sixhime uniforme!), duhet të kishin reaguar pak nga pak edhe për damin kolosal që i janë ba: gjith Kodrave e Ujnave të Shênjta të Drînit; liqenit, (fjala ma e lashtë e konservuar nga Likia e Madhe e deri n’Like të Kroacisë). Liqeni i Shkodrës, simbas figurës metaforike të një kronikani turk, nxjerr ar dhe argjend të shkrirë dhe ia kalon edhe Grykës së Bosforit, dhe se, të gjitha këto të ardhura i shfrytëzonte Komuna Qytetare;
Shikoni si është katandinsur vetë zona arkeologjike. Hapeni paksa Mjedjen, se do t’a gjeni aty edhe Shqyponjën ilire. Hapni ndonjë literaturë antike si përshembull Prokopin e Qezaresë, dhe aty e keni edhe Skydreon Polis dhe mos “e harroni ma” Mjedjen!
[Këto ditë një prof., i universitetit, po diskutonte për veglat muzikore të antikës etj. Unë, mqs e kisha Mjedjen në dorë, i thashë se njoh një vegël mjaft të lashtë, një “fýll prej shtogu” dhe dikush tjetër një lahutë me zhgull breshke, dru e qime kalit. U shpreh çudia se deri më tash e kemi njohur shtogun për meritën vetëm se, “rritet si shtogu në mut”, por se ban edhe për fyell?! Unë tregova referencën, Mjedja, Scodra III, v. 9.
Dhe këtu ndërhyn enciklopedia e gjallë, dr. prof. Ahmet Osja, i cili shpjegoi se, shtogu ban për fyell, sepse e ka palcin lehtësisht të heqshëm, por kjo duhet provue, megjithse përderisa e ka thanë Mjedja, ai e din. Prof. Osja na tregoi edhe një bimë me lule të verdha me tub-fyelli plot me qumësht gëlqeror, tregues i formacionit gëlqeror! Po si dreqin e prodhon këtë lang gëlqeror, qysh në rranjë?! E kështu unë për ta kthyer edhe me pak humor shkodran tregova një kuriozitet: “Qumështi bimor i fikut mpiks qumështin e bardhë të bagëtive, kur tundet me tunc për t’i marrë burron/gjalpin”! Po ky qumëshi i lules së verdhë çfarë efekti shkakton? Ata kujtuan se po tallesha, por unë thjesht kisha cituar dy vargje të Homerit:
“Si lëngu i fikut mpiks qumshtin e bardhë,
kur me furi e trazon një dorë e sh’kathët…”
(Iliada V, v. 1093-1094; Dhe krahasoni këtu edhe “e ngathët me e sh’kathët”)]
Qytetërimi fillon nga peripoliset e poliset, nga qyteti e pastaj vijnë lahutat, lodrat e fyejt e skërfyejt e maleve… është tjetër gjë kur ato që kanë humbur në qytete kanë vegjetuar në male e fshatra. Mjedja, për dy poemat në fjalë meriton një komentim e shpjegim të hollësishëm me detaje, sepse them se ai ka punuar aty me një preçizion prej tornitori me të qinta…

Botimi “SCODRA” i vitit 1939

Botimi i “LISSUS”, 1928

Fotoskanim i daktilografimit origjinal me konsulencën dhe sugjerimet e prof. Zija Shkodra, 1983

Monedhë e studim i botuar nga M. Zeqo, “Figura e Gjarpërit Kadmik në bashet e anijeve ilire”. Vini re edhe cfurkun, ku një triton e një cfurk të Poseidonit në ujrat e murin ku kthen Drinasa, në Shkodër e ka zbuluar e fotografuar vetë M. Zeqo… Figura duket si një femër sirenë.

Monedhë argjendi e gjetur në Shkodër. Krahasoni sirenën e detit me sirenën te monedha e botuar nga M. Zeqo.

Monedhë e Aleksandrit Mollos, rreth 360-340 p.e.r. e krahasueshme me motivet e figurimet e mësipërme.

Kodri (Κ?δρος), medalion i shek IV p.e.r. *Cit, sipas P. Grimal, “Enclopedia dei Miti”, bot. 1990, f 138.

Enë, kyliks i shek V p.e.r., ndodhet në Muzeun e Bolonjës. Pjesa e pikturës i takon një piktori athinas të shek V p.e.r., me të njejtin emërtim Kodros. Kodri ΚΟΔΡΟΣ, si themeluesi e bazileusi i parë i Athinës, duke diskutuar me një bashkbisedues. Vini re: Kimerën!

Kimera e Arecos, derdhje bronzi që ruhet në Muzeun e Firences e datuar si e shek V-IV p.e.r.

POSTIMET E FUNDIT