|
Kush është Ruzhija? Besoj se është e domosdoshme që opozicionet të afrohen, le të përpiqemi të afrojmë perceptimin e realitetit,sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme për të arritur në konkluzione të drejta sesa të prekësh realitetin, të përpiqesh të bësh Shën Thomanë.
UGPV ALBANIA ftohet per antaresim ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) eshte ne prag te realizimit te nje arritje vertete te rendesishme. Shoqata e vetme e gazetareve ne hapesiren gjeografike nga Tirana e lart, eshte vetem nje hap larg antaresimit ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ). Maqedoni: Ne 4 javë largohen 3000 shqiptarë të Kumanoves. Kërkojnë azil në Belgjikë Drejtuesit e agjencive turistike, thonë se numri i shqiptarëve që janë shpërngul katër javët e fundit është rreth 3 mijë. Vetëm këtë të shtunë nga Kumanova drejt Belgjikës u nisën 3 autobus me pasagjerë. “Shkoj në Belgjikë për të siguruar kushte më të mira për jetë, pasi këtu nuk ka punë. Ka 32 vite që KUKUISUF!
Haberi Sabahi Akshami Të kujt the? “Dushk per gogla” apo “Ruzhdije per votat” Jemi te gjithe deshmitare se shume mandate dhe fate jane percaktuar ne dyert e Gjykatave te Shkalles se Pare, te Apelit, te Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese. Kjo ka ndodhur pasi vete Ligjvenesi e kishte parashikuar te ndodhte keshtu dhe per nje arsye te thjeshte: me “semundjet” qe ka sistemi yne i drejtesise, eshte shume e lehte te mbahet peng!
A do te kete ndonjehere fund gjakmarrja!? Kur do te frenohet fenomeni i gjakmarrjes nder shqiptaret!? Pyetja qe mesa duket mbetet perhere e me shume retorike, po kthehet ne nje “shpate Demokleu” mbi koken e shqiptareve, madje edhe atyre me te rinj ne moshe. Rast pas rasti te duket se ky fenomen mesjetar i mbeshtetur ne kodin mesjetar te Kanunit te Lek Dukagjinit, do te na shoqeroje perjetesisht brez pas brezi. Pa qiell kjo apoteozë e politikës Gjithqysh ata orvaten me mish e me shpirt për me e ngrit kultin e tyre, e ndërsa ata përpiqen, ky sindrom Sizifi bahet ideologjia e tyne, e para dhe mramja
Sokellime komunisti Nga: Shahin KOLONJA Sokellime komunisti Kur do të shpëtojmë nga ngërçi? Modeli ekstrem i majtë u modifikua drejt qendrës në disa vende ku partitë komuniste mbetën në fuqi (Kinë, Vietnam), dhe rezultati ishte një zhvillim meteorik i tyre. Ndërsa modeli i djathtë reganian u modifikua majtas nga Klintoni në SHBA dhe Bleri në Britani e Madhe, po me rezultate spektakolare.
Një histori dashurie që kthehet në një tragjedi familjare Ende edhe sot historitë e dashurisë ka gjasa të kthehen në tragjedi familjare. Njerëzimi në të gjithë kohërat, që nga Helena e Trojës e deri te “Kronikë e një vrasje të paralajmëruar”, gjithnjë është orvatuar ta tragjedizojë mrekullinë njerëzore të dashurisë. Edhe pse bashkë me kohërat qaset të ndryshojnë dhe mendësitë e njerëzve, ende absurdi është një sfidë e ethshme. Për këtë dekor të errët na flet më së miri një ngjarje e paradisa ditëve, konkretisht më 10 janar 2010. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kolovicën e Re. nr. 75, në familjen e Adem Avdiut, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri mbetet i plagosur për vdekje, vet i zoti i shtëpisë, dhe vritet vëllai i tij, Sabit Avdiu. Kjo ngjarje e rëndë, me një bilanc të përgjakshëm bëhet dëshmi rrënqethëse, rreth asaj, se sa të pasigurtë e kemi jetën. Kosova e pavarur, dy vjet me pas
Reforma e deshtuar! Kriza ekonomike asnjehere e pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare, mes te tjerave, detyroi ekzekutivin Berisha te reduktoje shpenzime te panevojshme (sipas logjikes se tyre) te administrates shteterore ne ne gjitha nivelet. Mbi te gjitha, u trumbetua me buje heqja e mjeteve dhe shofereve personale te deputeteve, te zevendesministrave, drejtoreve te drejtorive dhe deri ne nivelin e pushtetareve vendore. Si edhe shume reforma te tjera te pamenduara dhe te sforcuara, koha tregoi se edhe kjo ishte e deshtuar. Kane perfituar nga kjo reforme vetem te zgjedhur apo te emeruar, te cilet pervec te ardhurava ligjore ose jo, kane perfituar edhe te ashtequajturat “bonuse” kompensuese per reduktimin “de jure” te shpenzimeve te stafeve te fryra (sipas qeverise). Sipas nje skeme tashme te publikuar, keto “bonuse” arrijne mesatarisht ne 35.000- 45.000 leke te reja ne muaj qe i jane shtuar pagave ne borderote perkatese duke nisur nga deputetet dhe deri tek pushtetaret vendore. ZGJIDHJA OPTIMALE PËR KRIZËN BALLKANIKE
Qëndresa antikomuniste
MUSTAFA ALI RIZAI , “SKENDERBEU” I TURQISE EUROPIANE…
5 variante per zgjidhjen e krizes Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes (KiE) e percaktonte qarte: opozita shqiptare duhej te levizte e para ne skakieren e politikes se renduar ne vend. Duke folur me gjuhen e shahut, Edi Rama dhe PS-ja do te luanin me guret e bardhe (kane epersine e levizjes se pare, por qe ne politike nuk eshte favor gjithmone), ndersa Sali Berisha dhe PD-ja do te luanin me guret e zinj (jane jo te favorizuar me gjuhen e shahut pasi levizin te dytet, por jo sa i takon politikes). Tashme, dy “te medhenjte” e politikes shqiptare jane ulur ne dy anet e nje tavoline shahu dhe detyrimisht, duhet te kete nje fitues dhe nje humbes. Ndryshe nga shahu ku parashikohet edhe barazimi “remi”, ne konceptin politik veshtire te ndodhe. Komploti i “konservatorëve” Në situatën e ndezur politike në vend, për shkak të së ashtuqujturës çeshtje të kutive të votimit, po konstatohet dukshëm tashmë, nxitimi i një grupi deputetësh socialistë për të hyrë në Parlament. Pse – shtrohet pyetja, gjithë ky tension e kjo ngutje, madje e shoqëruar me deklarata thellësisht impresionuese politike kundër lidershpit të opozitës, ndërsa supozohej të ndodhte e kundërta në këtë situatë delikate, të kishte një farë solidariteti partiak – ndërkohë që ka dhe një lëvizje politike mes të majtëve e të djathtëve që kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit. Ndergjegjja kombetare ne gjumë Nga Frank Shkreli Ku eshte zemerimi? Homoseksualizmi si standard Nga Hamdi Nuhiju Historiani grek zbulon të vërtetën historike Petrika GROSI PITER FEITHIT NUK KA KUSH T’I SHKRUAJË (Faktori ndërkombëtar me strategjinë e re për veriun përveçqë nuk sjell asgjë të re në raport me veriun, ai e vazhdon politikën e vjetër ndaj Kosovës në përgjithësi. Strategjia e Piter Feithit për veriun përveçqë është e vjetruar, ajo është edhe mjaft absurde: ajo pret pajtimin e serbëve për t’iu nënshtruar institucioneve të Kosovës!!! Dhe, merreni me mend, kjo strategji i ka fituar duartrokitjet e përgjithshme (!), sidomos të Qeverisë së Kosovës (!!!). Avni KLINAKU Alexandra Stiglmayer : KE po punon shume ngadale per vizat
Misioni vlerësues i Komisionit Evropian përfundoi javën e shkuar shqyrtimin e plotësimit të kushteve nga Shqipëria për çështjen e regjimit pa viza në vendet e Shengenit. |
![]() |
Nr. 136 i gazetës në print
Nr. 135 i gazetës në print
Lidhjet me Italinë, lidhje gjaku
Për njeriun mesatar e poshtë, nuk bëhet as se si fjalë, për përshtypje në lidhje jo vetëm kulturash, por edhe gjaku, me Italinë fqinje. Histeritë kanë eklipsuar histori. E ky njeri mesatar e poshtë, ka kohë që kërkon perëndimin pa ditur se pse, thjeshtë, o përmes vizash o përmes rrezikimit të jetës në rrugë pa rrugë. Para se të pyetesh kush je ti, duhet ta dishë vetë kush je ti. Desha të shprehem se shqiptarët jemi, më shumë se jemi kështu si jemi.
2000 vjet më parë, kur Jul Çezari u martua me Kleopatrën, romakët nuk i thanë Perandorit të famshëm, ç’ është kjo femër?
Kleopatra ishte shqiptare e fisme e një epoke më të avancuar se ajo e Mbretit Gent, i cili 168 vjet para Krishtit, kur Shkodrën e drejtuan Romaket për të vazhduar me plot shtatë shekuj ndërtim, lulëzim, zhvillim, qe vëndosur familjarisht në Romë, bri lumit Tiber. Buna aso kohe nuk e përmbytte Shkodrën. Shqipëria ishte Itali.
Ky fakt sillet në vëmëndje, pikërisht në këtë nëntë vjetor të veprimtarisë së konsullatës italiane në Shkodër, kur pas një ndërprerjeje prej 62 vitesh të marëdhënieve diplomatike me shtetin Italian, pra nga data 7 prill 1939 kur konsulli Salvatore Meloni u largua pas shtatë viteve shërbim, pikërisht më 20 janar 2001, dhjetë vjet pasi Shqipëria ishte plurale, konsullata, çuditërisht e vetmja perëndimore, çeli dyert e saj në Shkodër. Selia i hapi dyert në banesën tradicionale, aty ku konsulli italian Eugenio Durio pat aktivitet nga 30 dhjetori 1861, deri më 30 dhjetor 1866. Kjo banesë që edhe po e botojmë në fotografi, ka qënë pronë e familjes Parruca, një nga familjet e pasura e të njohura për biznes, të asaj kohe të ndritshme.
Veprat njerëzore dhe lidhjet e afërta që konsullata ka materializuar përgjata kësaj kohe e historie, janë mjaft evidente. Prioritet studentëve për bursa në universitetet italiane, stimulim kulture, zhvillim biznesi, konsulenca përmes takimeve e shkëmbimeve të përvojave, hapje hapësirash për viza të ndryshme për gjithkënd ka merituar çka ka kërkuar, është pikërisht vlerësimi që kanë marrë tre konsujt në këto nëntë vite, nga Pushteti e Media. E kur themi nga media, kemi para sysh edhe komunitetin, pasi gazeta jonë ka dëgjuar dhe publikuar në vazhdimësi, gjithçka lidhet me transparencën e shërbimin.
Stefano De Leo- s, konsull nga 20 njanar 2001 deri më 7 qershor 2003, këshilli bashkiak i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi”. Roberto Orlando- s, konsull nga 9 qershori 2003 deri më 22 tetor 2006, gazeta “Shqipëria Etnike” i ka akorduar Dekoratën “Mik i Medias e Kulturës” dhe Këshilli Bashkiak titullin “Qytetar Nderi”, Stefano Marguccios, konsull nga 22 tetor 2006 e që vazhdon sërish, Unioni i Gazetarëvë Profesionistë të Veriut (UGPV Albania) i ka akorduar titullin e larte “Antar Nderi“ dhe këshilli bashkiak “Qytetar Nderi”.
Gazeta “Shqipëria Etnike”, që gjejmë momentin të kujtojmë se ka të njëjtën moshë me riçeljen e konsullatës italianë në Shkodër dhe që i ka ndjekur e publikuar deri në hollësi zhvillimet, është e bindur se akoma më shumë do ishte zhvilluar Veriu Shqiptar nga prania e trupës diplomatike italiane këtu, nëse politika e pushteti ynë do ishin në lartësinë e pritshme, së paku nga ata që i kanë votuar. Pra, definacionet e politikës e pushtetit me diplomacinë nuk kanë qënë aq lidhje monolite në një shoqëri tashmë Anëtare të Natos e aspirante për në familjen e madhe europiane.
Demokracia nuk është as modë që ndërrohet sipas stinëve, salloneve a bulevardeve, as formë që me një grusht jep e me një lopatë merr. Italia, me të cilën na lidhin të gjitha interresat, është një urë lidhëse dhe e vetmja urë mbi të cilën mund të kalojmë “lumin” që na ka lënë në “Itakë” me Bosnjën, Turqinë e Kosovën.
Ndoshta dikush, pra politologë të Brukselit, mund të na thonë ; Jeni si ata, si boshnjakët, turqit e kosovarët.
Kjo qëndron vetëm në dokumenta, por kurrsesi në realitet, në histori, në gjak, në gen, në shpirt. Po nëjse, vitin tjetër mbase kemi të drejtë të flasim shumë më qartë në pika që sot duam të lexohen jo në rreshta, por mes tyre. Sot qëllimi ynë është evidenca. Në aktivitetin ekonomik, investimet nga jashtë përmes ndermarrjeve të huaja e të përbashkëta, janë të lavdërueshme. Në veprimtarinë ekonomike, sipas të dhënave zyrtare të Ministriosë së Financave, Italia mban vëndin e parë me 35 % të numrit të ndermarrjeve, e ndjekur nga Greqia me 18 % dhe mëpastaj me gjithë botën, ajo pjesa tjetër, pra 47 %. Kjo merr vlerë shumë të madhe kur thua se biznesi kontribuon me 80 % të produktit të brëndshëm bruto.
Si rrjedhojë e krizës globale, eksportet e produkteve fason si veshje, konfeksione e këpucëri, vërtet kanë pësuar një rënie krahasuar më një vit më parë, por kjo “gropë” është shumë e cekët përballë “hendeqeve” me Rusinë a Kinën. Të duket paradoks i politikave kur qasjet janë drejt Kinës, Turqisë apo Botës Arabe, jo se nuk duhet, por se i kemi larg e këmbën e kemi hedh në rrugë për tjetërkund.
Në Veri, regjion ku dhe funksionojnë shumica e ndermarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha italiane, meritë padyshim ka diplomacia e Italisë, përkushtimi i saj. Dy konsujt e fundit, Orlando dhe Marguccio kanë ditur të krijojnë marëdhënie të hapura e transparente me shtypin. Kjo ndoshta lidhet edhe me profesionet e tyre para se të hyjnë në “banesën” e diplomacisë. E shumëçka në këtë jetë, përkushtim është. Secili aty ku është.
Kush ka frikë të identifikohet kush është kush, nuk din ç` janë parimet e Brukselit, dhe pse, Europa është aleatja jonë natyrale, as pse mundësia e lëvizjes së lirë është vështirë ti pranohet atij që nuk ka shtet, nuk ka identitet, nuk ka synim të qartë e të dlirët. Është pra kjo, cilësia që prodhon koha. Çlirimet drejt qytetërimit, drejt mirëqënies jetike, drejt lëvizjes së lirë, nuk vijnë me përrralla, me bindje në ëndrra, por duke i qit në fund (me votë) ata të parët, normalisht ata që kanë humbur qëllimshëm rrugën drejt Perëndimit.
Cirkomanët politikë i lënë ku e ku numrat e “Dorolla Circus”. Këtu dallohet edhe veçantia edhe njësimi.
E veçanta është se tanët u sjellin telashe njerëzve, të dytët kënaqin gjithë njerëzit e Botës me akrobaci artistike.
E përbashkëta është se si të parët, si të dytët, në numrat e tyre, nuk kanë kafshë.
Por formulimi i së ardhmes kërkon dedikim vullneti, forcë besimi që është aty, në “kruskotin” e zhvillimeve historike të shoqërisë sonë. Me perëmdimin kemi pak dallim, për të mos thënë fare dallim. Jemi të lirë, me mundësi për zhvillim të lirë. Dhe kështu kemi rrugëtuar qyshkur u krijua toka. Kohrat na përplasën në dy periudha të errëta, një 500 vjeçare e një 50 vjeçare. Edhe kjo 50 vjeçarja është pushtim. Pushtim prej komunizmit satanik.
Ja, Mbreti Ahmet Zog, më 25 mars 1939, refuzoi një marreveshje të Benito Musolinit, ku mes pikave të tjera, Shqipërisë i ofroheshin të drejta të plota me Italianë, pra, unifikim. Pak ditë më vonë, më 7 prill, iku (fluturoi) Zogu. Më 12 prill 1939 një Asamble Kolaboracioniste i hoqi Kurorën Mbretërore Zogut dhe më 16 prill ia dha Viktor Emanuelit III, i cili mbretëroi për katër vjet e pesë muaj, pra deri më datën 8 shtator 1943 kur kapitulloi Italia, duke mbaruar mbretëria e saj. Shjqipëria aso kohe ishte ndër vëndet e zhvilluara, ndër më të respektuarat, ku siç thuhet edhe sot “hante qeni petulla”. Elita intelektuale normalisht ishte vite dritë para të sotmes.
Por sot kur kemi aplikuar për në BE dhe Europë e Bashkuar do të thote edhe mungesë kufijsh e doganash, fshirje edhe nga fjalori të diferencimeve raciale etj., mbase meriton diskutim një problem. Ata njerëz që lindën nga 12 prilli 1939 deri më 8 shtator 1943, a mund të kenë arsye, nëse është në vullnetin e tyre, të kërkojnë, pse jo, nënshtetësi italiane, pasi kanë lindur në një shtet të njësuar me Italinë?
Lufta e dytë Botërore që kish filluar më 1 shtator 1941 do përfundonte më 2 shtator 1945, ku Shqipërinë e vëndosi në krah me diktaturat, me merhumët. Kjo ishte arsyeja pse më i neveritshmi i gjithë historisë sonë, Enver Hoxha, i ndërpreu marëdhëniet me shtetin italian. Psikozë frike, mund të përkufizohet “filozofia” e shtetit komunist, ku aspro më shumë se me të huajt ishte me të vetët. Athtësia tanimë iku. Kemi qënë perëndim qysh para Krishtit.
Sokol Pepushaj
Mafia ballkanike e “levizjes se lire”
“Uji ka filluar te shterroje, por njerez mbyten me shume”! Eshte me mire t’ia besojme urtesise se popullit startin e nje problemi tashme shume vjecar qe po shoqeron Shqiperine e shqiptaret. Per rreth 45 vite ishte rregjimi komunist ai qe izoloi shqiptaret nga pjesa tjeter e botes, ndersa prej 20 vitesh kete po e realizon mese miri Bashkimi Evropian ne bashkepunim me klasen politike shqiptare. Thuajse dy dekada nga koha e thirrjes “E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”, ne jo vetem nuk jemi pjese e kontinentit plak (sa i takon integrimit kuptohet, pasi gjeografikisht jemi ne kete kontinent me deshiren e Zotit!), por vazhdojme te enderrojme levizjen e lire pa viza ne te ashtequajturen “hapesire Shengen”. Sipas asaj cfare eshte premtuar, premtohet dhe do te premtohet per te pakten edhe disa muaj, Shqiperia eshte ne prag te liberalizimit te levizjes me vendet e Bashkimit Evropian. Ne fakt tashme ky nuk eshte vetem premtimi (i pambajtur) i rradhes i klases sone politike (pozite- opozite keto 20 vite), por edhe nje peshperitje e lehte (te pakten) e nderkombetareve qe madje kane vene edhe afate sic eshte korriku apo shtatori i ketij viti. Sic e thame ne fillim, “uji ka filluar te shterroje” (kane mbetur edhe pak muaj nga liberalizimi i pritshem) por nga ana tjeter “njerez po mbyten me shume” (eshte shtuar fluksi ne perfaqesite diplomatike i atyre qe kerkojne vize, por edhe i atyre qe duan te largohen nga Shqiperia pa pritur liberalizimin, nese do te vije).
Duke filluar nga 10- diteshi i trete i dhjetorit, disa vende te Ballkanit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, kane fituar te drejten e levizjes pa viza ne hapesiren “Shengen”. Si zakonisht, Shqiperia por edhe Bosnje- Hercegovina mbeten ne “vagonin e fundit” te liberalizimit. Per shume arsye, shqiptaret e kane treguar veten si nje komb qe ka pasion te lere vendin ne drejtim te shteteve me te zhvilluara. Mund te kete shume arsye, qofte ekonomike, politike, konfliktuale qe shqiptaret deshirojne te largohen nga atdheu i tyre, por vlen te permenet se rreth 1/3 qytetareve te Shqiperise jetojne jashte kufinjeve shteterore. Mbase nje arsye e vlefshme e ketij eksodi te vazhdueshem (here i organizuar, here individual) ka te beje me vokacionin e shqiptareve si “qytetare te botes”, term i perdorur jo rradhe dhe me krenari prej shume syresh. A mund te mos perfitonin shqiptaret, te pakten nje pjese e tyre, prej liberalizimit te vizave per serbet, malazezet dhe maqedonasit? Natyrisht qe jo!
Disa jane para liberalizimit zyrtar te vizave me Malin e Zi, Maqedonine dhe Serbine, shqiptaret e interesuar te largohen nga vendi, moren masa per te perfituar edhe ata njesoj si qytetaret e shteteve te sipercituara. Sipas nje investigimi te realizuar nga gazeta “Shqiperia Etnike” u konstatua se shume qytetare nga Veriu i Shqiperise, u pajisen me pasaporta malazeze biometrike. Hetimet treguan se behej fjale per nje seri pasaportash biometrike malazeze, tek te cilat ne menyre te pashpjegueshme, nuk duhej te vendoseshin shenjat e gishterinjeve te mbajtesve te tyre. Kostoja e nje pasaporte te tille, bashke me udhetimin drejt vendit te destinacionit ne Bashkimin Evropian, varionte nga 3500- 4000 euro. Nje kusht i rendesishem per te siguruar nje udhetim te suksesshem drejt destinacionit, ishte njohja e gjuhes malazeze, duke patur parasysh se ne Malin e Zi ka nje minoritet shqipfoles te njejte me ate te Veriut te Shqiperise. Sipas investigimeve tona, deri ne keto dite te shkurtit, jane mese 100 personat qe kane perfituar permes itinerarit qofte tokesor (Greqi), qofte detar (Durres) qofte edhe ajror (Rinas). Ne disa raste kane qene familje te tera qe kane munduar te realizojne enderren e tyre me kete sistem. Ketu nuk perfshihen pakicat malazeze qe jetojne ne Veriun e Shqiperise, te cilat duke patur edhe dyshtetesine e mundshme, kane siguruar kete te drejte levizjeje automatikisht.
E njejta skeme e ngjashme, eshte perdorur edhe ne Maqedoni. Meqenese ky shtet ka rreth 25-40% te popullsise shqipfolese, nuk ka qene shume mundimshme te realizohej pajisja me pasaporta biometrike e shtetasve shqiptare, te cilet kerkonin te largoheshin drejt Evropes. Nese ne prag te hyrjes se Bullgarise ne BE ishin te shumte shtetasit maqedonas me kombesi bullgare qe kerkonin pasaporten e Sofjes, ne prag te liberalizimit te vizave te Maqedonise me BE-ne ishin me qindra shqiptaret e Shqiperise qe kerkuan edhe ata nenshtetesine maqedonase duke paraqitur dokumentacione nga me te ndryshmet per te vertetuar “kombesine si maqedonas”. Permes ketyre levizjeve, por edhe nderhyrjeve ne sistemin e prodhimit te pasaportave biometrike ne Maqedoni, eshte bere e mundur qe te sigurojne udhetimin drejt Evropes mbi 200 banore deri ne fund te janarit, kryesisht te lindje- juglindjes se Shqiperise. “Gjetja” e lidhjeve te gjakut me Maqedonine, ka patur nje kosto te ulet per shqiptaret e Shqiperise qe kerkonin pasaporta biometrike, nga 1500- 2000 euro. Per ata qe kerkonin te ktheheshin ne maqedonas pa patur asnje lidhje, kjo shifer ishte shume e larte nga 3000- 3500 euro per person.
Me te thjeshte duket se e kane patur shqiptaret ne lidhje me Serbine. Veriu i Kosoves, por edhe me gjere, ne mase ka aplikuar per pasaporta biometrike, pavaresisht se gjeografikisht dhe politikisht ishin nen nje admninistrate tjeter. Ne kete liste jane perfshire edhe mjaft shqiptare qe per nje arsye apo tjeter, jane vendosur ne Kosove qofte me lidhje krushqie, qofte edhe me “marifete” kombesie si ne rastin e Maqedonise. Edhe ne kete rast, si ne rastin e Malit te Zi dhe Maqedonise, ka qene avantazh njohja e gjuhes sllave, duke justifikuar edhe gjuhen shqipe permes pakicave shqipfolese ne keto treva te Ballkanit. Marrja e nje pasaporte biometrike per shqiptaret e Kosoves qe kane dashur te jene edhe nenshtetas te Serbise, ka qene gratis ndersa ata te “marifeteve” kane paguar deri ne 1500 euro per kete “sherbim”. Nuk mund te thuhet nje numer i perafert i perfituesve ne kete rast, por flitet per nje numer shume te larte, me i madh se ai i Malit te Zi dhe Maqedonise te marre sebashku.
Sipas gjasave, numri i perfituesve eshte shume me i larte se ai qe ka mundur te investigoje “Shqiperia Etnike” permes disa deshmitareve dhe natyrshem kurba vjen ne rritje per dite. Pas skafeve, gomoneve, kufinjeve tokesore dhe ujore, avioneve e trageteve shqiptaret serish arriten te sfidojne “Shengenin” duke u futur ne te pa liberalizim vizash, pavaresisht se “per sy e faqe” ndryshuan shtetesine, urojme perkohesisht.
Megjithate, etja e shqiptareve per Evropen, nuk mund te ngopej as me keto lehtesime te paparashikuara. Me te shumte ne numer, ata iu drejtuan perfaqesive diplomatike perendimore ne vendin e tyre me shpresen e sigurimit te nje vize, qofte edhe turistike, por per te provuar njehere “shansin” ne “token e premtuar”. Sipas “EMA”- Levizja Evropiane ne Shqiperi, ka patur nje shtim te aplikimeve ne perfaqesite diplomatike ne vendin tone gjate vitit 2009. Por ajo qe bie ne sy eshte shkalla e larte e refuzimit te vizave nga ambasadat dhe konsullatat, qe ne disa raste arrin deri ne 90% ose vetem 10% e atyre qe aplikojne, arrijne te marrin viza. Sipas disa investigimeve te bera nga “Shqiperia Etnike”, refuzimi i vizave ne mase duket se behet ne kuader “te korrje- shirjeve” te fundit ne prag te liberalizimit te pritshem per shqiptaret ne korrik apo shtator 2010. Aplikimi ne mase i shqiptare sjell te ardhura jo te vogla per shtete te ndryshme te BE-se duke llogaritur se kostoja mesatare e nje aplikimi per vize eshte 35 euro. Nga ana tjeter, refuzimi i vizes sjell krijon nje psikoze pamundesie per te interesuarit, te cilet kur iu refuzohet ne sportel, e kerkojne vizen tek sekseret qe per hir te realitetit, nuk kane munguar asnjehere dhe madje jane identifikuar shume lehte edhe nga qytetare te thjeshte. Keta seksese qe kryesisht qendrojne prane selive diplomatike perendimore, te mundesojne pa probleme marrjen e vizes direkt duke permendur emrin e titullarit, por pasi te paguhen jo me pak se 3500 euro per “sherbimin”. Nje nga skemat e perdorura ne keto raste, eshte edhe ajo e shfrytezimit te dokumentacioneve te “mbetura” ne perfaqesi diplomatike nga ata qe u jane refuzuar vizat dhe me ndryshime fare te vogla, kthehen ne te vlefshme per ata qe paguajne, per sa kohe do te kete nje rrjet qe perfundon tek zyrtaret e Zyrave te Vizave ne perfaqesite diplomatike te BE-se.
Te gjithe tashme jemi te bindur se ai qe ka deshiruar te lere Shqiperine me cdo kusht, e ka arritur ate me nje menyre apo nje tjeter sic edhe i permendem me lart. Liberalizimi i pritshem i vizave eshte nje arritje jo e vogel per Shqiperine e shqiptaret, por nje humbje jo e vogel per peshen e perfaqesive diplomatike te BE-se ne vendin tone. Njekohesisht do te jete edhe fundi i seksereve dhe rrjeteve ballkanike por edhe shqiptare te pajisjes me viza “Shengen” ne menyra te ndryshme per shtetasit nevojtare shqiptare.
Blerti DELIJA, Albert VATAJ
Gjakmarrja – plaga qe nuk mbyllet
Pas vitit 1990, nje nga fenomenet qe ka demtuar me shume shoqerine dhe familjen shqiptare, ka qene gjakmarrja. Ky fenomen mesjetar i bazuar ne Kanunin e Lek Dukagjinit, pasi qendroi i fshehur nen peshen diktatures komuniste, shpertheu ne mase te gjere duke shkaktuar viktima kryesisht ne Veriun e Shqiperise. Shifrat e perhapjes se kesaj “murtaje” nder shqiptaret, jane tragjike duke treguar se gjakmarrja eshte nje plage qe nuk mbyllet kurre.
Ajo cfare e ben gjakmarrjen te jete e tmerrshme- e pakrahasueshme me asnje fenomen tjeter, eshte pikerisht “marrja e gjakut” jo vetem tek “dorasi” (ai qe kryen krimin) por tek te afermit e tij. Keshtu rrethi i viktimave te gjakmarrjes zgjerohet jo vetem me te vraret e te plagosurit, por edhe me te ngujuarit dhe personat qe per te shpetuar jeten detyrohen te mos tregojne vendndodhjen e tyre.
Rasti i Arjan Gurit i datelindjes 10 janar 1988, raportohet si me domethenesi sa i takon shtrirjes se hakmarrjes tek te gjithe meshkujt e nje fisi te perfshire ne gjakmarrje. Pronesia e tokes e pazgjidhur akoma ne Shqiperi, ishte pikenisja e nje historie te trishtuar te gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Ishte viti 1998, atehere kur Arjani ishte vetem 10 vjeç kur nisi edhe kjo histori tragjike. Nje konflikt pronesie ne mes familjes ne Dem Vataj dhe familjes Guri, i kishte vene ato kunder njera- tjetres. Ne nje nga mosmarreveshjet dhe zenkat e shpeshta te atyre koheve, pikerisht ajo e dates 20 maj 1998, nje pjestar i familjes Guri ka qelluar me arme ne drejtim te Dem Vataj, duke e lene te vrare ne vend. Kaq ka mjaftuar per te vene ne levizje rregullat e Kanunit te Lek Dukagjinit permes fenomenit te marrjes se gjakut apo sic njihet me shume gjakmarrjes. Familja e Dem Vataj ka marre hakun, duke vrare me 15 shtator te te njejtit vit Nikë Gurin, gjyshin e Arjanit, i cili e perserisim ne ate kohe nuk kishte mbushur akoma 11 vite jete.
Qe nga ai vit, keto dy familje jane ne gjak dhe nga frika e hakmarrjes ndaj njera- tjetres, jane te detyruara te ngujohen. Megjithe punen e bere nga shoqatat e pajtimit, deri tani nuk eshte bere e mundur qe keto familje te shtrijne doren e pajtimit mes tyre. Familja Guri, e cila i ndruhet hakmarrjes, eshte zhdukur pa adrese. Edhe djali Arjan Guri, i cili sot eshte eshte vetem 22 vjec, por i kercenohet seriozisht jeta nga hasmeria e familjes se tij me familjen Dem Vataj. Sic eshte thuhet ne Kanun, ai eshte shenjestra me e lakmuar e gjakmarrjes, pasi ekziston sot e kesaj dite “vrasja e me te riut dhe me te mirit te fisit” per te marre gjakun.
Ky rast tregon fare qarte pamundesine e shuarjes se fenomenit te gjakmarrjes ne Veriun e Shqiperise, percjelljen e hasmerise edhe ne breza te tjere te paperfshire ne ngjarje njekohesisht, tregon pafuqine e shtetit per ta frenuar, teksa shoqatat e pajtimit japin shifra vertete tragjike. Ne Shqiperi jane mbi 700 familje ne hasmeri me njera- tjetren, ku viktimat me te dhimshme jane pikerisht femijet dhe te rinjte, te cilet jane mbi 170. Sipas te njejtave burime, jane te shumta familjet te cilat jo vetem ngujohen, por edhe nuk ka asnje adrese per ta ose per te afermit e tyre qe jane ne qender te pushkes se gjakmarrjes.
Redaksia
Nano – president, pro dhe kunder
Historia e jetes se njerit prej “dinosaureve” te politikes shqiptare te pas vitit 1990, Fatos Nano ka qene ne qender te disa emisioneve televizive dhe gazetave ne vend gjate diteve te fundit. Pak kush ka dyshime qe edhe kjo dalje e fundit e ish- kryeministrit, ish- kryesocialistit ka si synim mbajtjen e tij ne jeten politike aktive te Shqiperise. Askush tashme nuk ka dyshime se jo vetem Nano, por edhe LMN-ja e PS-se po luajne me dashje apo pa dashje, me hir apo pahir ne dem te Edi Rames dhe te partise qe ai drejton qe nga viti 2005. Rrugetimi i Fatos Nanos, i LMN-se por edhe i mazhorances aktuale qeverisese, do te jete i perbashket edhe per disa kohe, sipas gjasave deri ne vtin 2012, ku eshte e qarte se Nano deshiron me force e shpirte te jete pasuesi i Bamir Topit si kryetar i shtetit.
Kjo enderr e Nanos por edhe e shume perkrahesve te tij, ka mbetur e tille ne shume raste, pergjate ketyre viteve, per tu ndalur ne perpjekjen me te forte te tij dhe mbeshtetesve me futjen ne gare perballe Bamir Topit dhe Neritan Cekes ne vitin 2007. Te gjithe faktoret politike te kohes, ne skene apo pas saj, me ze ose me nenkuptim, ishin pro nje kanididati te tille per kryetar shteti, edhe pse ishte rrezuar nga pushteti bashke me PS-ne nen peshen e akuzave kurrehere te provuara per korrupsion galopant. Posti i presidentit per Nanon, ishte njefaresoj kompensimi qe Berisha sipas gjasave ia kishte premtuar teksa ish- kryeministri i doli ne krah si presion ndaj opozites se Rames ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit 2007. Megjithate, shume faktore, brenda dhe jashte Shqiperise penguan realizimin e endrrres se vetme politike ne Nanos, e cila per asnje rast nuk eshte shuar, por madje eshte forcuar nga viti ne vit.
I prezantuar si “autoritet politik” (shprehje e sajuar nga vete ai) Nano preferoi te largohet bute nga politika aktive. Gjate mandatit 2005- 2009, ai ishte ne zgrip te humbjes se mandatit, per mungesa afer 6- muajve (sic e parashikon Kushtetuta) pa arsye ne Kuvend. Megjithate, si asnje deputet tjeter, per Nanon jo vetem u mbyllen syte duke i dhene rregullisht rrogen, por edhe shperblime. Pozicionimi si AntiRama i Nanos, filloi qartas qe para qershorit 2007 (kur filloi beteja presidenciale), por u zhdavarit ne prag te zgjedhjeve te vitit 2009. Prijes per 15 vite i socialisteve shqiptare, Nano nuk ngurroi “te coje uje” ne mullirin e Berishes, ne dem te Edi Rames dhe krijeses se tij politike Partise Socialiste. “Borxhi” i Berishes ndaj Nanos vijonte te rritej nga java ne jave, nga muaji ne muaj ndersa perhere e me shume ish- kryesocialisti largohej nga strukturat por edhe zemrat e antareve te partise se tij. Ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 por edhe pas tyre, Nano krijoi nje kapital te rendesishem politik duke demtuar PS-ne e opoziten, ne favor te PD-se, por njekohesisht duke sponsorizuar LSI-ne e Ilir Meten per nje bashkepunim te mevonshem me qeverine e kryeministrit Berisha.
Cdo politikan eshte ne tregun politik per te akumuluar kapital sa me te madh politik, duke treguar disa vlera sic jane konsekuenca, karizma, vendosmeria por edhe fleksibiliteti ne momente te caktuara. Nano ne fakt qe pas lirimit te zyres si prijes i popullit “roze”, ka treguar pak ose aspak ne kete drejtim. Me sakte, nese eshte treguar ne lartesine e epiteteve te lartcituara, i ka vene dukshem ne sherbim te kryeministrit Berisha dhe indirekt ne mbeshtetje te karrikes se enderruar presidenciale. Duket qarte se nese gjithcka do te ishte ne doren e mazhorances aktuale, Nano nuk do te kishte asnje veshtiresi te vihej ne krye te shtetit shqiptar, te pakten ne votimin e trete ne Kuvend qe parasheh vetem 71 vota deputetesh, pas ndryshimit te bekuar edhe nga Edi Rama te Ligjit Themeltar te Shtetit.
Por a do te jete gjithcka ne doren e mazhorances ne momentin kur do te diskutohet zgjedhja e pasuesit te Bamir Topit ne vitin e larget por edhe jo shume, 2012?
Kriza politike 8- mujore, e pranuar tashme jo vetem nga Edi Rama dhe nderkombetaret por edhe vete Berisha, ka ndryshuar shumecka ne skakieren e politikes shqiptare. Se pari, duhet te gjendet nje zgjidhje e konfliktit te hapur opozite- mazhorance, te cilet edhe pse kane pranuar idene e sugjeruar nga KiE per tu ulur ne nje tryeze, jane intranzigjente ne kerkesat e tyre ne lidhje me hapjen ose jo te kutive te votimit. Se dyti, nese do te gjendet nje zgjidhje ne tryezen e kryesuar nga presidenti Topi, cila do te jete ajo? Hipotezat variojne nga qeveria teknike, bashkeqeverisje e gjate per integrimin PS-PD deri ne vitin 2013 por edhe zgjedhje te parakohshme duke unifikuar dy pale zgjedhje ne nje vit.
Se treti, realizimi i sejciles nga hipotezat e mesiperme, do te sjelle shume ndryshime ne vend. Sipas gjasave, PS-ja dhe Rama do te duhet te jene “firmetare” bashke me Berishen e PD-ne te te gjithe hapave qe mund te ndermerren ne vijim, qofte edhe per presidentin e ri te vendit. Precedenti eshte ai i vitit 2002 dhe “dashurise” 6- mujore Nano- Berisha qe krijoi institucione kushtetuese bipartizan, qe realisht rezultuan te deshtuara.
Se katerti, me tryezen e partive per daljen nga krize dhe me nje sukses te mundshem te saj, presidenti Topi natyrisht do te fitonte kredite, duke e nxjerre dukshem nga hija ne te cilen eshte munduar te lere mazhoranca aktuale. Megjithese votimi do te behet ne Kuvend, mbeshtetja nderkombetare do te ishte nje faktor rilevant ne nje rikandidim te mundshem, gjithmone ne kuader te nje bashkepunimi te pritshem PD- PS.
Se pesti, ne momentin e realizimit te paqtimit PS-PD pas nje tryeze te suksesshme, Nano do te ishte nje lojtar jo shume i vlefshem, jo shume me peshe ne politiken shqiptare. Kandidimi i tij, eshte e veshtire te realizohet ne keto kushte, edhe sipas skemes se “te pabindurve” ne opozites ne vitin 2007.
Ne kohe te ndryshme te historise 20 vjecare shqiptare, Nano ka qene armik por edhe mik, qofte i Berishes, qofte i Rames. Berisha per rreth 4 vite, i rezervoi edhe burgun e Bences, ndersa Nano permes Ilir Metes, e beri Berishen te shijoje per disa ore qelite e ftohta te Kavajes si i shoqeruar. Nano deklaron se e mori “me thonj te paprere” nga Parisi Edi Ramen per ta bere minister te Kultures ne vitin 1998, por ketij individi kryeministri i asaj kohe i besoi marrjen e “keshtjelles” kryeqytetase te PD-se, Tiranen te cilen Rama e mori edhe me pas, madje duke patur edhe kundershtite publike ose te fshehta te Nanos. Rama i ofroi Nanos edhe vendin ne listen e deputeteve te vitit 2009, por ai e refuzoi, edhe pse flitet se iu garantua nje numer i konsiderueshem pasuesish ne listat e PS-se. Qe nga ajo kohe, dyshja Rama- Nano perjetojne nje armiqesi shume te thelle, te pakrahasueshme me ate Rama- Berisha dhe jo e jo me ate Nano- Berisha te para vitit 2005.
Ne kete persiatje presidenciale mbase te parakohshme dhe larg te vertetes qe do te tregojne faktet e vitit 2012, duhet llogaritur edhe vete faktori “Nano”. Pa me te voglin dyshim, eshte nder politikanet me te sprovuar ne Shqiperine pluraliste. I perket thuajse te njejtes shkolle politike si edhe Berisha, pavaresisht karaktereve deri diku mjaft te ndryshme. I anatemuar si individi me i korruptuar nga Ballkan nga kundeshtari i tij Berisha, po nga vete ky, ai u “shpla” politikisht gjate mandatit te pare te PD-se. Raportet me nderkombetaret te Nanos, jane shume te minimizuara, te pakten ato publike, te cilat edhe vete ish- kryemninistri do te kishte interes ti publikonte. I strukur ne Viene, tashme ai ka vendosur te jete spektator, qofte edhe ne rradhen e pare te politikes aktive shqiptare, duke ndjekur zhvillimet permes valeve satelitore te televizioneve shqiptare, telefonatave apo e- mail-eve. Si nje individ me vese te deklararuara nga vete ai (kazinote te pakten!), Nano ka krijuar nje profil te nje pasaniku te majte, i cili justifikon luksin e jetes se tij jo vetem me te ardhurat nga kompania qe menaxhon bashkeshortja ne Shqiperi, permes dhuratave te pafund te disa bisnesmeneve (te cileve sipas gjasave i ka krijuar lehtesi gjate kohes qe ishte kryeminister), cuditerisht edhe permes gjyqeve te fituara ndaj gazetave jo vetem italiane, duke qene ne pritje te shqyrtimit te nje kerkese per demshperblim 3 milion euro ndaj nje periodikeje te njohur ne Apenine.
Politika dhe endrra e tij per president te Shqiperise, jane kthyer ne nje tjeter ves te tij, i ngjashem me kazinote e bixhozin. Nuk ngurron te luaje kur e mendon vete apo ia kerkojne. Hedh mbi tavoline miliona kredite politike te akomuluara, duke i vene ne sherbim edhe te lojtareve te tjere krah tij, apo duke ia kundervene. Pret momentin qe kartat e poker-it te hapen per te pare nese ka fituar apo jo nga kombinacionet e panumerta te letrave te bixhozit. Nese jo, nuk merzitet. Rifillon jeten duke nderruar bixhozin politik, me ate te kazinove, shijon ate qe ka krijuar apo i eshte ofruar dhe pret serish momentin tjeter per ta provuar realizimin e endrres. Nano nuk ka ngutje, ka mjaft durim dhe eshte lojtar i mire politik. Sa do ia arrije te raelizoje endrren? Eshte nje pyetje qe eshte akoma shpejt per ti kthyer pergjigje. Personalisht mendoj se tashme e ka shume me larg realizimin sa e ka patur ne vitin 2007 ose mund ta kete ne vitin 2017, nese natyre do te vijoje te jete e mire me te si deri me tani.
Blerti Delija
Vdekja e ngadalte ne emer te gjakmarrjes
Ngujimi eshte nje nga fenomenet me te egra qe shoqerojne prej vitesh gjakmarrjen tek shqiptaret. Ne shume raste, familjet dhe fiset e perfshira jane te detyruara te harrojne edhe te vraret ne emer te gjakmarrjes, teksa shohin vuajtjen e te gjalleve nga pamundesia per te plotesuar kushtet me elementare te jetes. Sapo ka ndodhur nje vrasje qofte edhe nga nje grindje e castit, menjehere klasifikohet si gjakmarrje ne emer te Kanunit te Lek Dukagjinit, duke nisur keshtu nje cikel te gjate hakmarrjesh ne mes familjeve e fiseve te tera. Ky fenomen tashme eshte shume i perhapur ne rajonin e Shkodres dhe eshte kthyer ne nje makth per te gjithe banoret. Menjehere, familjet deri ne brezin e 7-te te lidhjeve te gjakut, jane te detyruara te ngujohen dhe mund te lirohen deri ne brezin e 3-te vetem nese familja e demtuar u jep leje. Kjo plage eshte mjaft e perhapur edhe perreth qytetit te Shkodres ne fshatra te ndryshem sic mund te vecojme Gucine e Re. Vetem ketu jane disa familje qe jane perfshire nga gjakmarrja dhe si pasoje jane te detyruara te ngujohen te gjitha, me perjashtim te grave dhe vajzave, te cilat e kane te pamundur te mbajne peshen e rende te mbijeteses ekonomike. Ne kete fshat jane disa familje qe tashme jetojne ne kushte shume te renda ekonomike, pervec kercenimit te vazhdueshem per jeten. Familje ne gjak jane ato te Musa Kulla, Muho Çoku, familja H.S. (nuk mund t’ia publikojme emrin per arsye sigurie) familja e Endrit Gezim Goçaj etj., etj., pasi lista mund te vijonte shume me e gjate.
Kemi bashkebiseduar per ceshtjet e mbijeteses se veshtire ekonomike te familjeve te ngujuara nga gjakmarrja me shume pjestare, kryesisht gra me te cilat mund te komunikohet edhe pa marre leje tek gjakesit. Gjyshja e Endrit Goçaj, Sybe rrefen historine e dhimshme te familjes se saj, e cila eshte ne gjak me familjen e Shaban Danit. Prane nesh afrohet edhe nene Sabrija, ne syte e te cilet jane bashkuar tmerri per jeten e rrezikuar te djalit, por edhe veshtiresite e panumerta ekonomike. Gjyshe Sybe, nje grua e moshuar qe rrezatonte miresi ne cdo qelize te saj te lodhur nga jeta, perlotet here pas here, teksa gjen mbeshtetje tek Sabrija, dy gra te cilat duket kane mbetur ne meshire te fatit. Djemte dhe burri i Sybes kishin ikur per te shpetuar jeten e rrezikuar nga gjakmarrja me fisin Dani, ndersa ato tregojne se asnje instance shteterore nuk perkujdeset per to. Gjyshe Sybe nuk dinte te jepte nje adrese per burrat e shtepise, ashtu sic edhe nene Sabrija, por luteshin qe te pakten te ishin gjalle dhe te mos i zinte plumbi i hasmit te tyre. Ne keto raste, asnjehere burrat nuk lene adrese, pasi ne te kundert ata do te arriheshin lehte nga plumbat e hakmarrjes te bazuar ne nenet e kodit mesjetar te Lek Dukagjinit. Dy grate e familjes Goçaj tashme jane te detyruara te mbajne mbi supet e tyre jo vetem ankthin per vrasjen e meshkujve te shtepise, jo vetem presionin e vazhdueshem te hasmit qe i prêt “me pushte per faqe” por edhe problemet e thella ekonomike. Eshte e qarte, asnje nga burrat nuk mund te punoje tashme, pasi ne momentin me te pare ato do te ishin viktime e hakmarrjes. Ata detyrohen prej shume kohesh, te mos kene asnje adrese duke u privuar nga jeta normale qe do te enderronte cdo njeri. Gjyshe Sybe fshin here pas here lotin me cepin e shamise se saj teksa leshon ofshama qe duket i dalin nga shpirti. Megjithe perpjekjet qe jane bere per pajtim shton nene Sabrija, nuk ka qene asnjehere e mundur te shtrihet dora e pajtimit mes familjeve.
Situata ekonomike e kesaj familjeje eshte renduar se tepermi edhe nen peshen e krizes globale qe ka perfshire gjithe Shqiperine, e ne menyre te vecante familjet ne zonat rurale. Ketyre u duhen shtuar edhe hallet e shumta te lidhura direkt ose indirect me gjakmarrjen, me ngujimin e te gjithe meshkujve apo me keq me ikjen e tyre ne drejtim te panjohur thjeshte per te shpetuar jeten e kercenuar nga armet e zjarrrit qe qellojne ne emer te Kanunit.
Eshte ky vetem nje kapitull nga libri i madh dhe i dhimbshem i tragjedise shqiptare me emrin gjakmarrje. Largohemi nga fshati Guci e Re, duke marre me vete nje kujtim te trishtueshem te dy grave, gjyshe Sybes dhe nene Sabrijes, te cilat nen peshen e varferise ekonomike, shpresojne te mos marrin nje dite lajmin e kobshem per vrasjen e burrave dhe djemve te shtepise se tyre. Ne gjithe kete panorame, shteti eshte thjeshte nje spektator, i cili sic ndodh ne nje salle kinemaje thjeshte mund te shohe nga afer ate cfare ndodh ne ekran, pa mundur te ndikoje apo te ndryshoje dicka. Kjo eshte historia e familjes se Endrit Gezim Goçaj, por mund te jete e ngjashme me historine e shume familjeve te tjera shqiptare qe vazhdojne te jene viktima te gjakmarrjes.
Sokol Pepushaj
Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike
Pak ditë ma pare, në malin e Dajtit, u gjet një varr i përbashkët me eshtnat e afër 19 personave, të cilët ka shumë gjasa të jenë viktima të fushatave spastruese të regjimit komunist. Saktësisht ata u zbuluan nga një kërkues i eshtnave të të atit, disa muaj ma parë, por u bënë publike dhe u zhvarrosen për t’i nënshtruar ekzaminimit këto ditë. Kafkat e gjetuna, rezultojnë të kenë dëmtim në pjesën e pasme, çfarë nënkupton se ata janë ekzekutuar me plumb mas koke. Të paktën deri më tash, përkundrull kësaj qasjeje përqarkohet kjo e vërteta hipotetike, qi munet me ken dhe e vërteta e mrame, e pamëdyshtë. E vërteta mbi baza shkencore do të duhen ditë, e pse jo dhe muaj, deri sa gjithçka të përqaf kjartësinë e këtij makabriteti.
Me plumb mas koke. Është ky një togfjalësh që të trondit, të shtang, të lë pa fjalë, të çakqrqejf gjithseçka. Asht një togfjalsh qi ka siluru hera-heras mbi qiellin e Shqipnisë komuniste, e ka trokit orë e pa orë në vetëdijen e gjithsekujt, që asht përpjek e ka luftu “me ndërtu komunizmin me forcat e veta”, e për me e ba kët vend “shkam granite në brigjet e Adriatikut”. Kush nuk e ka nigju këtë togfjalsh, asht ba kurban i “plum mas koke”, si këta fatkeq që u përpoqën, e duke u përpjek luftun me mish e me shpirt me triumfu liria, e duke luftu ata u flijun. U flijun jo krej për vetvedi. Kishte qiell për krahët e tyne, por kur ata kërkuan qiell për shqiponjën, kush kushtruen tuj çu zanin, ata u ban dark korbash. Ata u vranë sepse besuan në idealet e tyne, në idealet e shenjta të lirisë dhe besimit te Zoti.
Tash qi kena mbi duar eshtnat e tyne, kafkat e tyne, munena me besu edhe na në atë për të cilën ata u flijuen. Por kjo s’ka me ken e mjaftueshme për ne, qi sot nuk asht se nuk luftojmë. Na liftojmë, luftojmë me shoshojn, mbi truallin e këtij varri masiv, mbi truallin e këtij ish-kampi internimi t’përçarkuem rethekrah me tela me gjëmba.
Ani, duhet të këtë një tash e mas. Gjithseqysh ne i kena këta etshna para syve tanë, thellë në ndërgjegjen tonë. E i shfletojmë si faqet e një historie t’harrueme, të joshumlargët për me u ndërmend, e në këtë ndërmëndje për mos me ken të mëdysht. Por me dëshmu, e me ndëshku. Të kujtojmë, ndërsa i soditim, e të kumtojmë.
Po, ata kishin vdekur në mënyrën tipike të ekzekutimeve që përdornin despotët, gjelatët e bishës së etun për gjak. Ata nuk ishin viktimat e Kmerve të Kuq, as të masakrave të Pol Potit. Natyrisht nuk i përkisnin as Strebrenices e Reçakut. Ata nuk ishin të vram nga paramilitarët serb, natyrisht. Por regjimi që u mori jetën atyne, ishte jo më pak mizor e më makabër se gjithëçfarë ka njohur liria ndër diktatorë e diktatura.
E ndërsa presim me ankth, se cilës nga masakrat i përkasin këto eshtra, ne kemi 20 vite që heshtëm, bashkë me kufomat e këtyre fatkeqve gojkyçun, qi guxojnë të flasin sot. Janë së paku 20 vite që ka njerëz që jetojnë me këtë të fshehtë. Ata nuk treguan dhe vazhdojnë të mos tregojnë, anipse toka i nxori ato jetë të shuara. Ajo nuk i mbante ende në gjinin e saj. I nxori për të akuzuar. Një kushtrim eshtrash është zgjuar e ka mbushur me vikamën e vet të zezë gjithsekah kjo gjamë flakëron tuj fluturu. Ata jo vetëm se vdiqën për të vetmin krim, që tash njihet si e drejta themelore e njeriut, lirinë, por ata që i vranë deshën dhe ti mohonin, ti fshinin me aq lehtësi, si një gabim me gom. Ata duke rilindun, vijnë nër ne për të dëshmuar, për të akuzuar, për të kallxu gjithseçka na njerëzit e të tashmes mohuem, të djeshmen ogurzez të diktaturës komuniste. Ata u zgjuen nga gjumi i thellë në atë luginë të malit të Dajtit, për me ndërmendë ndërgjegjen tonë letargjike, atë vetëdije që e ka turbullu vershimi i ndërkryem i nji politike që mbahet fort pas rrajve të asaj peme t’lvorume prej rrufeve të demokracisë.
E ndërsa ne i presim për t’i përcjell për në banesën e tyne të fundit, kurrseqysh nuk munet me pranu, se ata do të prehen të qetë, nëse pranojmë si përmbushje e amanetit të tyne, ceremonialet e lamtumirës, pathosin e fjalimeve dhe nekrologjitë poetike. Nëse vetëm kjo ndodh dhe kurrçka tjetër. Pra, nëse ne nuk bahena ma të vetëdijshëm, ma ndëshkues për krimet e komunizmit, pjellën e kësaj ulkonje kobzezë. Nëse ne e kena prap në mëdyshaz divorcin me të shkumen, nuk kena ba gja tjetër vetëm sa i kena shkul ata eshtna nga mali i dajtit për t’i ngul në varrezat e martirëve. Nëse kjo ka gjasa të ndodh, ata kot që u zgjuan nga Mali me Gropa, për tu varrosun në një tjetër mal, kodër apo fushë.
Ata nuk u zgjuan nga vdekja për të vrarë askënd, për ma tepër, ata që u dhanë një plum mas koke, apo ata që i masakruan nëpër bodrumet e sigurimit të shtetit, apo ata që firmuan ekzekutimin e tyne pa gjyq. Ata u zgjuan për me kushtru zashëm nër ne, që këta kriminelë të mos munet ma me viktimizu, as të kalumen, as të tashmën e as të ardhmen e atyne që dashurojnë lirinë, të bindun se dashurojnë jetën.
Nga Albert Vataj
“Pyetësori Evropian” dhe “lesh e lia” e Pyetësorëve!
Intervistë e korespondentit të gazetës “Shqipëria Etnike”, studiuesin Agron Luka
SHE: Zoti Agron, cili është opinioni juaj si një studiues i historisë, jeni pro apo kundra “Pyetësorit Evropian”, për deklarimin e regjistrimin simbas dëshirës personale të etnisë dhe fesë në Republikën e Shqipërisë?
A.L.: Më duket se ky “Pyetësori Evropian ”, Nr. 1, i cili u quajt edhe si “Kartolina e Vitit të Ri e Bashkimit Evropian për Shqipërinë” është ngatërruar e përzier “lesh e li” edhe me nja dy Pyetësorë të tjerë. Përsa i përket “Pyetësorit Evropian” të BE, ky thuhet se përmban rreth 2000 pyetje dhe është një detyrim pyetje-përgjigje, vetëm për shtetin e qeverinë, më konkretisht do të plotësohet nga Ministria e Integrimit Evropian të RSH, nuk ka punë direkt me popullin. Pra nqs e keni fjalën kryesisht vetëm për këtë “Pyetësor Evropian të BE”, ky besoj se nuk ka fare nevojë as për opinionet e mija, sepse nuk është një tip referendumi që duhet t’i përgjigjemi me ndonjë po ose jo. A, nqs më pyesni, për sasinë e pyetjeve, do thosha me ironi: Besoj se as për antarësimin e integrimin në Parajsë nuk bëhen kaq shum pyetje! Kaq shum pyetje, për një popull evropian të një gadishulli të quajtur Evropa, shumë shekuj më përpara se barbarët, dmth evropianët e sotëm perendimorë, ta mësonin e ta përvehtësonin këtë emërtim?! Edhe që ta vazhdoj edhe paksa ironinë, vetkuptohet se një Pyetësor i këtyre përmasave, nuk mund të botohet për publikun e gjerë, sepse jo vetëm që nuk do ta blinte asnjë shqiptar, por as qeveria nuk do ta botonte falas, tashti që i kanë mbaruar edhe eurot e borxhit të parë dhe po kërkon “borxhin e dytë”! Nuk e kanë harruar ende shqipëtarët atë leksionin e rëndësisë objektive të ligjit ekonomik. Dëshironi ta zgjeroni pyetjen edhe për Pyetësorët e tjerë?
SHE: Atëhere, po, sepse ndryshe, për një lloj keqkuptimi informacioni “lesh e li”, do të mbaronte Intervista, ende pa filluar mirë.
A.L.: “Pyetësori Nr. 2”, me sa kam lexuar në media e në Internet, është një “Pyetësor Format” i kërkuar njëherësh nga OKB dhe nga një Komision Evropian statistikor, i cili flitet se i përmban dhe i kërkon të regjistruara si një intervistim deklarim personal në një formular format edhe ato dy pyetjet për të cilat ju po kërkoni edhe opinionin tim nëse jam kundra apo pro. Më përpara se të shprehen opinione nga populli poshtë e përpjetë, më duket se vetë Kuvendi dhe organet e larta duhej t’ia kishin paraqitur BE opinionin e miratimin e tyre me po ose jo. Deri më tashti që flasim, me sa di, ky Format nuk është botuar.
“Pyetësori Nr. 3”, ndryshe “Pyetësori Pollo”, i cili u hodh në lojë duke u përzier me nder “si pordha nëpër brekë”, ka të bëjë me regjistrimin e dytë të popullsisë, të banesave etj, në demokraci në RSH (ose i 11-ti në historinë e Shqipërisë) dhe do të futet në praktikë në vitin 2011. Në kutiat e këtij Pyetësori, thuhet në internet se, ka edhe kutia për deklarimin e etnisë, deklarimin e feve ose të ateizmit, deklarimin se cilën gjuhë amtare ke, cilën gjuhë përdor kur je bilinguist, madje kërkohen edhe detaje të imta me vetëdeklarim të lirë me një sërë kutiash boshe se, nga e ke origjinën: si malazes, goran serb, maqellaras, podgoriçan, boshnjak, vllaho-aromun, egjiptian, rom, turk, etj. Një etni këtu duhet ta shënosh me detyrim. Ndërsa kutitë e feve mundesh edhe të mos i deklarosh e as t’i plotësosh, pra nuk janë të detyrueshme. Kështu, qeveria po na hap kutia me bollëk, kur kemi në derë edhe “çështjen e kutive”! Formati i botuar i këtij “Pyetësorit Pollo”, pritet të dalë në qarkullim me kalimin e kohës, si të thuash “duke parë e duke bërë” edhe “nga sa do të na paguajnë”…
Gjithsesi, ashtu si papritur në mediat e shkruara dhe në ato televizive tek ne, fare paradhënie po zhvillohet një debat i ndezur dhe i acaruar, pro e kundra. Dikush i hodhi “Pyetësorëve” një fije shkrepse, siç i hidhet disa mullarëve me kashtë apo ndonjë pike karburanti dhe menjëherë u vërejt se u aktivizuan një pjesë e madhe e krerëve të lartë politikanë, historianëve, analistëve dhe opinionistëve profesionistë të liçensuar. Shumica e tyre u shprehen kategorikisht kundra deklarimit dhe regjistrimit me vullnet të lirë të etnisë dhe kundra deklarimit të besimit fetar përkatës ose të deklarimit si laik e ateist. Diskutimi shkoi deri në atë gradë sa që deri regjistrimi etnik dhe fetar të konsiderohej edhe si antikushtetues deri edhe si “tradhëti kombëtare”, madje duke u justifikuar se këtë deklarimin e lirë nuk e lejon as “Kushtetuta e R. SH”! Mendoj se demokracia jonë përsëri edhe pas dy dekadash, po vuan nga një inerci e çuditëshme e imponimit të një mendimi dhe vije nga lart, nga mania për të bërë perversitet dhe për të çensuruar mendimin diskutues etj.
U injektua kështu, me një mënyrë të rafinuar dizinformimi, një farë frike e acarimi popullor nga poshtë. Tv. Klani, në emisionin Opinion, e dha edhe një farë “shembulli praktik”, se si duhej deklaruar pyetësori! Deputeti T. Shehu, ish kryeministër: Etnia, shqiptar, feja bektashi islam; ish ministri i jashtëm P. Milo: shqiptar, feja do ta shohim; deputeti i PBDNJ dhe Omonias, L. Solis, etnia greke, besimi ortodoks, nënshtetësia shqiptare; ish deputeti i PS-së i adoptuar si deputeti i partisë çame Sh. Idrizi: shqiptar, islam suni. Ky e kryesoi debatin dhe e lidhi të gjithë arsyetimin e mospranimit të regjistrimit etnik e fetar, me “çeshtjen çame”, me rrezikun e madh grek etj.
SHE: Me qënë se dolëm këtu, si mendoni për “çështjen çame” dhe sa i madh është rreziku i fryerjes së minoritetit grek, pastaj edhe i greqizimit dhe i ortodoksizimit të emigrantëve shqipëtarë?
A.L.: Shiko, e quajtura si “Çeshtja Çame”, besoj se është një lloj preteksi, dhe kjo çeshtje, nuk ka përse të kondicionojë tërë RSH. Shqipëtarët çamë janë të ardhur në atdheun e tyre amë nga krahina e Çamërisë, e cila ka pasur edhe grekë edhe shqipëtarë, apo jo. Konflikte etniciteti, po të lexohen dokumentet historike atje ka pasur në vazhdimësi, qysh në shek XIV e më përpara. Në zonat kufitare zakonisht, midis tërë etnive edhe në Evropë e kudo, kanë ndodhur nga këto përplasje, të pllakave etnike tektonike, si të thuash. Aktualisht çamët në RSH, besoj se nuk përbëjnë një lloj minoriteti, sepse ata janë albanë/shqipëtarë, janë në vendin e tyre. Nga ky lloj këndvështrimi më duket edhe e pa arsyetuar, që ata kanë një parti politike dhe me deputetë përfaqësues në Kuvend. Mendoni ju, sikur edhe krahina të tjera të Shqipërisë të zënë e të formojnë parti politike, çfarë mund të ndodhë?! Historikisht, me gjithse nuk ka statistika të sakta, thuhet se disa mijëra çamë u shpërngulën me përdhunë mbas vitit 1944 dhe që të gjithë u mirëpritën dhe u strehuan në atdheun e tyre. Tashti, mbas më shumë se gjysëm shekulli, po na dëgjojnë veshët edhe shifra se çamët në Shqipëri janë rreth treqind mijë! A e keni ndopak idenë se çfarë shtese demografike i bie?! Dhe, ndërkaq nuk dijmë fare se sa çamë të pa shpërngulur ka aktualisht në enklavën çame banuese në Republikën e Greqisë! Madje për një turp të madh, nuk dijmë as sa emigrantë punëtorë shqiptarë ka në Greqi, sepse flitet qesim, herë shtatëqind mijë e herë edhe më shumë! Po ashtu edhe në Itali, Angli, SHBA, Australi etj. Nuk dijmë as se sa Çamë Shqipërie, janë bashkë me këtë masë emigrante punëtorësh. A nuk është skandaloz ky realitet, kur ka edhe tre ministri të posaçme për këtë punë?! Duke u deklaruar kundra regjistrimit etnik e fetar, deputetët çamë, shprehin frikën e madhe të fryrjes artificiale të etnisë greke deri edhe në 500.000, duke përdorur pensionet, duke joshur me blerje punëtorët emigrantë me ndërrime etnike e fetare, gjoja me vullnet të lirë etj. Mua më duket se kujdesi e meraku i një deputeti socialist apo demokrat evropian, duhej të ishte më shumë tek të drejtat e klasës punëtore shqiptare, që jeton e punon në Greqi e gjetkë. Ti si çam flet për riatdhesim nga Shqipëria në Greqi, flet për rikthimin e pronave të dikurëshme në një shtet tjetër, kur në të njejtën kohë shteti ynë është kushedi se sa disa herë më poshtë se shteti grek. Ti flet për pensionet, kur moshën e pensionit në Shqipëri e ke shtyrë nja 10-15 vjet direkt, pa folur pastaj për pensionet shumë herë më të ulta. Nuk kemi të drejtë të bëjmë profetin nëse kërkesat çame do të triumfojnë ndonjëherë dhe se të treqindmijë çamët e supozuar, mund të ktheheshin në mënyrë masive në Greqi, apo nëse shteti grek do u japë euro në kompensim për ish pronësitë që kanë pasur në Greqi! Dhe, mbi këtë llogjikë reciprociteti, vaj halli sikur të dalë edhe ndonjë deputet partie krahinore në Shqipëri dhe t’u kërkojë çamëve rikthimin dhe kompensimin e pronave që kanë marrë në Shqipëri! Po sikur, të kishte ndodhur që nja 1 milion grekë të kërkonin punësim e të vërshonin mbarë e mbrapsht në mënyrë të pa ligjshme në Shqipëri, a do t’i pranonte Shqipëria?! Edhe nuk po zgjatem këtu në disa rrjedhoja të tjera, më duket se nuk kanë qenë më të lehta disa genocide të sekt-komunizmit të Enver Hoxhës, këtu brenda në Shqipëri! Shkurt muhabeti është fryrë artificialisht kjo “çeshtja çame”, shumë më tepër se ç’duhet.
SHE: Z. Agron, ju mendoni se edhe nga qeveria po kërkohet të manipulohet e zvarriset deri diku vëmendja nga “Pyetësori Evropian”, nga ai kryesori?
A.L.: Po, me sa duket e ka edhe një lloj “tendencioziteti”, sado që qeveria mundohet të duket si “zbatuese e përpiktë” e kërkesave që vijnë nga Evropa dhe SHBA. Edhe “Ministria e Integrimit Evropian” edhe organizmat e tjera duhet të ishin më transparentë për Pyetësorët. Tashti nga fundi po na del se Pyetësori Evropian 2, që përmban disa lloje pyetjesh është një ide e një kërkesë, jo vetëm e OKB, por edhe e një instituti statistikash gjeopolitike, që quhet Eurostat, i cili do të realizohet edhe përmes një ndihmese të Instat-it shqiptar, që do të dixhitalizohet etj. Me sa duket, vitet 2010-2011, do i kullosim krahas me “Projektet Madhore Bërthamore e Digat Madhështore”, edhe me një ortek Pyetësorësh e Intervistash…
SHE: Por, ta fusim “gishtin në plagë” si me thënë, a e ndalon në të vërtetë Kushtetuta e RSH, deklarimin e etnisë dhe të fesë, pastaj edhe ndërrimin e tyre, simbas dëshirës personale?
A.L.: Së pari ta fillojmë me një anomali, si makroemërtim etnik e në rrang shteti. Mjafton të kujtojmë se në Nju Jork ndodhet OKB/ONU, ku edhe ne bëjmë pjesë si anëtarë dhe atje ne prezantohemi jo direkt si “shqipëtar e Shqipëria”, por me përkthimin si alban e Albania. Po ju pyes juve: A e keni parë ndokund të shkruar e të kushtetucionalizuar në Kushtetutën e RSH, këtë fakt?!
Në një emision televiziv, unë dëgjova se disa historianë e juristë cituan diçka edhe nga Kushtetuta e RSH, dhe simbas mendimit të tyre “deklarimi i identitetit kombëtar dhe i fesë, me detyrim, në rangun personal” janë antikushtetues.
Në realitet, në Kushtetutë nuk ka ndonjë nen të formuluar të veçantë, që të flasë konkretisht e specifikisht rreth “identitetit kombëtar/nacional”, se si duhet vetëdeklaruar ky i shkruar, brenda shtetit dhe jashtë shtetit! Tashti, ju e dini edhe se nuk duhen ngatërruar konceptet e etnicitetit dhe shtetësisë.
Por, të vijmë te thelbi i pyetjes tuaj. Në Nenin 19, Pika 2, shkruhet: “Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj”. E sigurisht, ka një ndryshim kur personi është brenda shtetit dhe kur është banues i ligjshëm dhe me një nënshtetësi në një shtet tjetër. Në këtë rrethanën e fundit, personi lehtësisht mundet të ndërrojë edhe etninë edhe të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.
Duke e shtyrë “Pyetësorin Evropian”, nuk besoj se do mund të ndalohet fenomeni i ndërrimit të etnisë dhe të fesë, edhe sikur Evropa të mos na e kërkojë fare statistikën se sa islamë suni, sa bektashi, sa kristianë ortodoksë e katolikë, sa mospraktikantë ritesh, sa ateistë, etj ka në RSH. Edhe ta themi realisht, sa kandar do i ngrejë e do i ulë Evropës, kjo statistika shqipëtare?!
Sa i përket fesë. Në Kushtutën tonë, kjo formulohet kështu në njejës me termin fe. Besoj se e kuptoni se një formulim i tillë është i paqartë, a thua se në Shqipëri kemi vetëm një fe! Pra, për “fenë”, realisht duke nënkuptuar të gjitha fetë, në Nenin 10, Pika 1 shkruhet: “Në RSH nuk ka fe zyrtare”. Ndërkaq për vetë deklarimin ose mos deklarimin dhe për vetë ndryshimin e lirë të besimit fetar/ose të mos besimit, në Nenin 24, Pika 2 dhe Pika 3, duket se ka edhe një farë formulimi, ku interpretimi mundet të marrë edhe nuanca kontradiktoriteti në mes këtyre pikave. Më mirë po t’i citoj: “Pika 2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindiet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave ose kryerjes së riteve”; “Pika 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet dhe besimin e tij”.
Pra shkurtimisht, personalisht çdo qytetar në RSH, mundet të bëjë si të dëshirojë, ta deklarojë ose mos ta deklarojë (vijon në faqe 13)
(vijon nga faqe 5) fenë përkatëse, ta ndryshojë besimin nga një fe në një fe tjetër etj, ti zbatojë ose të mos i zbatojë ritet etj. Shiko, ndonjë formulim, diku i bie edhe ndesh disa ligjeve e riteve të obligueshme në pikëpamjen e drejtësisë dhe librave fetare! Pyetësori 2 do t’i regjistrojë të gjitha si deklarimin si edhe mos deklarimin, konformë edhe me Kushtetutën tonë dhe nga kjo do nxjerrë një statistikë. Por, në këtë çeshtje nuk duhet të kemi ndonjë tendenciozitet, sepse etnia dhe feja janë të ndara si koncepte dhe po ashtu pushteti fetar është i ndarë nga ai shtetëror. Pra regjistrimit nuk i dihet se si do të shkojë, do ta deklarojnë fenë apo nuk do ta deklarojnë shqipëtarët dhe pakicat etnike, simbas dëshirës personale. Edhe nëqoftëse fiton mos deklarimi, nga kjo do të nrrirret një konkluzion. “Pyetësori Format Evropian 2”, duke mos qenë me detyrim deklarimi, nuk besoj se shkon askërkund në kundërshtim me Kushtetutën tonë aktuale dhe me Konventën Evropiane “Për të Drejtat e Njeriut”. Ndërkaq, nga ekspertët tonë dhe evropianë, mbase duhen riparë ndonjë /ose disa nga ato pjesë të Kushtetutës, ku duhet të ketë ndonjë/ose disa nga ato formulimet e papërcaktuara, “as mish as peshk”.
Të mos e ketë Kushtetuta identitetin alban-shqipëtar të preçizuar qartësisht është një lloj anomalie, sepse Karta e Identitetit dhe Pasaporta Biometrike e kanë. Mirëpo edhe për këto lind pyetja: A janë bërë këto dy dokumente me vullnet e deklarim të lirë?! Sepse ekziston mundësia që të shkojnë në kontradiktë e në mos kombinim me regjistrimin e Pyetësorëve dhe hajde bëj pastaj Karta e Pasaporta të reja!
Disa “opozitarë”, ngritën edhe çeshtjet: përse “krerët” e dy/ose katër besimeve fetare kryesore në Shqipëri, nuk janë shprehur as pro e as kundra?!; përse nuk bëhet ky Pyetësor njëkohësisht në të gjithë hapësirën ku banojnë shqipëtarë?; përse nuk plotësohen këto të dhëna me Regjistrin Themeltar?; përse Karta e Identitetit dhe Pasaporta Biometrike nuk e kanë as atësinë e amësinë?; etj. Mua më duket, se të thuash në Preambul, vetëm “Ne, Populli i Shqipërisë”, duke u kapur pas “aspiratës shekullore për bashkimin kombëtar të pa realizuar në një shtet të përbashkët”, realisht i bie që padrejtësisht ta mohosh se faza e konsolimit të nacionit/kombit shqiptar është e realizuar edhe pse nuk kemi patur një shtet unik për të gjithë shqiptarët. Unë do të thosha se ta shtrosh kështu teorikisht si “opinionistët” është lehtë, por t’i analizosh e t’i kërkosh këto “përsetë”, kushedi se ku dalim! Ja që etërit fetarë nuk e kanë marrë me ngut, ja që populli shqiptar i Kosovës nuk e kërkon bashkimin etnik e shtetëror me Shqipërinë, sepse ndoshta edhe nuk e lejojnë hë për hë etj. Edhe përsa i përket atyre vërejtjeve për Kartat e Identitetit dhe Pasaportat Biometrike, besoj se ekspertët duhet të jenë konsultuar me ekspertët e standarteve evropiane, sepse nuk besoj se do të ndodhë përsëri ai preçedenti kur në pasaportat për jashtë shtetit ishte harruar ai “sqapi i artë” pa u vendosur në Stemën e Republikës!
SHE: Ha, ha…
A.L.: Taman, qyfyr për të qeshur! Besoj se nuk ka ardhur nga pakujdesia, se për këto raste si me qëllim, si pa qëllim, çështja shqyrtohet objektivisht. Pa më thuaj ti mua, a ka ndokund ndonjë dhi apo sqap të artë?! Do thuash, ka në heraldika, por ma gjej ti mua se cila heraldikë historike shqiptare e ka pasur “sqapin të artë”! Hë… Por, me sa duket “fluturon edhe gomari”, sepse edhe “shqiponjë jeshile” kemi mu në ballë të “Sallës së Seancave” të Kuvendit të RSH dhe “dekoratori” e justikon këtë me një lloj “arti surrealist evropian”, sa për të thyer ngjyrat!
Duke mos e patur me aq qejf këtë “Pyetësorin 2”, edhe qeveria e partia në pushtet po nxiton që me anën e disa deklaratave të zyrtarëve të gjendjes civile, t’i vendosë disa “paraprita ligjore” këtij Pyetësori, në bazë të “Regjistrit të Gjendjes Civile”, duke thënë se ky regjistrim është thjeshtë statistikor që i duhet Evropës, etj. Kështu “kasta” ose edhe “klasa”, siç i pëlqen më shumë të vetëquhen, politikanëve tanë kaq të lartë, po kërkon ta manipulojë këtë regjistrim pak nga lart e pak nga poshtë!
Duke konstatuar këtë lloj shqetësimi e madje në raste edhe me tone alarmante, them se me të drejtë ngrihen çeshtje-pyetjet: Mos ndoshta ishte dashur që specialistët evropianë të pyesnin më përpara “ekspertët shqipëtarë” se çfarë pyetjesh duhej t’i drejtonin? A ka kërkuar Republika e Shqipëria me vullnet unanim pothuajse referendar të hyjë, të anëtarësohet e të integrohet në Evropë, apo tashti po na del se edhe për këtë lloj antarësimi e integrimi është vepruar pa asnjë lloj parametri ligjor si në rastin e fillimit të antarësimit në KVI? Mos Evropa me një farë mënyre na ka imponuar në mënyrë të nxituar? Apo, mos qoftë larg, duhet të hyjë Evropa në “kopështin e lulëzuar dhe në fanarin ndriçues Shqipëri” dhe t’i nënështrohet kushteve shqipëtare?!
SHE: Për çfarë parregullsish ligjore e keni fjalën, kur përmendni çështjen e antarësimeve dhe integrimeve, a mos po e tejkalojmë pak?
A.L.: Republikën e Shqipërisë, simbas Kushtetutës dhe ligjeve, askërkush nuk mundet ta ndalojë të mos zhvillojë marëdhënie e të mos nënëshkruajë marrëveshje me shtete dhe me organizata internacionale, si ta gjykojë ajo, mbi bazën e vullnetit të sovranit popull. Për këtë të mos kemi asnjë lloj keqkuptimi. Mirëpo, të gjitha partitë politike, i gjithë Kuvendi i RSh, qysh nga fillimi i demokracisë pluraliste, unanimisht kanë deklaruar se, “përveç antarësimit në NATO”, “prioritet të prioriteteve kemi antarësimin dhe integrimin Evropian”. Dhe ju e dini se kemi edhe një ministri të posaçme për këtë prioritet, “Ministria e Integrimit Evropian”, gjë që nuk e kemi bie fjala për integrimin me Vendet Islame. Normalisht i bie që të flasim tashti edhe për “popujt vëllezër evropianë”, për “popujt vëllezër të NATO-s”, me të cilët po luftojmë në një barrikadë, apo jo. Mirëpo ju e dini se ne kemi edhe disa vëllezër meraku të tjerë, të cilët i deklarojmë vëllezër akoma edhe sot, si dje. Më fal, por, të flasësh pak më hapur është sinqeritet e seriozitet, ndërsa të mos flasësh dhe t’ia fusësh tjetrit “ujin nën rrogoz” është hipokrizi e konspiracionizëm! Mirëpo u bë si modë tashti që po fole diçka që nuk i pëlqen dikujt apo çensurës zyrtare, jo vetëm se dikush kërcen përpjetë a thua se ia ke ngulur bizin, por ke edhe disa pasoja persekutimi!
Por, është një fakt, se për antarësimin në KVI dhe për pyetësorë-parametrat e saj, nuk u dëgjua kund ndonjë lloj debati e diskutimi kaq i ndezur! Vërtetë se në një seancë parlamentare është debatuar (N. Lesi me S. Berishën) se, hyrja e antarësimi atje me të drejta të plota, fillimisht ishte bërë pa një vendim ligjor të Kuvendit të Shqipërisë, por vetëm me një marëveshje “sy më sy” e “gjysëm verbale të heshtur”, Berisha-Nano-Gjinushi-Meidani dhe me firmën e Serreqit! Me kaq edhe pas disa miratimeve të heshtura, kjo çeshtje nuk u ndie më!
Tashti për antarësim-integrimin në Evropë kemi pasur rreth 20 vjet kohë për t’u menduar dhe më duket se ky debat po tregon një farë mospregatitje, përderisa po thuhet se edhe është i parakohshëm etj! Unë, do të kisha sugjeruar se nuk ka përse të mos konsultohet sovrani populli, nëse e dëshiron këtë antarësim-integrim në Evropë, ashtu siç ia ka bërë si “fakt të kryer” kasta politike shqipëtare! Përse po e them këtë? Po ja dëgjova nga Kryetaria e Kuvendit një Deklaratë se, “antarësim-integrimi në Evropë është tashmë një proçes i pakthyeshëm se, ky ishte fati ynë” etj. Ndoshta Kryetaria, mundet ta ketë të drejtë këtë në gjykimin e saj, por më mirë të sigurohemi se nuk i dihet se çfarë ndodh. Pastaj, që të jemi korrektë e dini, se edhe disa vende evropiane e bëjnë Referendumin Popullor, përfundimisht pro apo kundra hyrjes antarësimit dhe interimit në Evropë!
Gjithsesi “proçesi nuk është i pakthyeshëm”, as në gjuhën teorike ligjore edhe pse “si të pa kthyeshëm” e deklaron Kryetaria e Kuvendit, apo Kryetari i PD-së ose i PS-së. Në Nenin 123, Pika 2, më duket, thuhet se edhe sikur një marëveshje ndërkombëtare e përmasave më të rëndësushme të jetë nënëshkruar, ajo marëveshje duhet të miratohet e ratifikuar me një ligj, me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit; dhe po aty te Pika 3, shkruhet se, vetë Kuvendi mund të vendosë që ky ratifikim të bëhet edhe me Referendum të popullit në RSH. Pra, ekziston ndonjë eventualitet që vetë Kuvendi ose vetë Populli, mundet të mos e ratifikojë, madje edhe ta delegjitimojë. Se mos është hera e parë që ne jemi betuar e stërbetuar për “Miqësi e besnikëri të pakufishme, të përjetëshme” dhe pastaj ia kemi dredhur, duke pretenduar se ata nuk i kanë respektuar marëveshjet, se ata kanë ndërruar boshtin ideologjik etj…
SHE: Edhe në demokraci ia kemi dredhur ndonjëherë?!
A.L.: Po e ke harruar atë “Deklaratën” e Berishës se, u prish me SHBA, medemek për Bazën e Sazanit… Hedhja e gjithfarë vicklave edhe për Pyetësorët Evropianë, tashti, do të thosha se hyn në ato perversitetet e hungurimat tipe të ish diplomacisë së vjetër shqiptare.
Po sqaroj edhe diçka, diku do të ketë edhe ndonjë moskombinim standartesh midis ligjeve të Kushtetutës Evropiane dhe të Kushtetutës së RSH dhe në këtë rast në Nenin122, Pika 2, më duket se diçka është parashikuar që, Marëveshja Ndërkombëtare e ka një farë epërsije mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të. Ndoshta ndonjë moskombinim mund të ketë edhe midis këtyre dy antarësimeve të mëdha ku aktualisht luhatet Shqipëria! Besoj, se me kalimin e kohës, kur të hyjmë në Evropë, në fushën e legjislacionit, Republika e Shqipërisë do të detyrohet të përzgjedhë standartet moderne e progresite, por le t’ia lëmë kohës, sepse kemi dalë pak jashtë temës, me parashikime të historisë së ardhshme.
SHE: Meqënëse përmende pasaportat biometrike, si do të duhej të shënohej identiteti ynë nacional, sepse juve keni shkruar disa herë për një temë të tillë?
A.L.: Shiko, mos u gabo, identiteti nacional ose kombëtar është i shënuar edhe për brenda vendit edhe për jashtë vendit. Emërtimet Shqipëri, shqipëtar praktikisht janë të barazvlerëshme me përkthimin Albania, alban dhe janë të shënuara edhe në pasaportat biometrike edhe në Kartën e Identitetit, siç edhe në Pyetësorin Evropian etj. Elementi juridik që mungon është se ky përkthimi Albania, alban, gjuha albanishte, duhet të legjitimohen edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Ja shikoni se çfarë ndodh përshembull, simbas Pyetësorit. Etnia? Shqipëtar. Shteti ku banoni? REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Atëhere në letrat që do i raportohen Evropës, do të kemi përkthimin: Etnia? Albanian. Shteti ku banoni? REPUBLIC OF ALBANIA. Apo jo? Kjo praktikë ndodh edhe në të gjitha vetëprezanzimet në Evropë, në OKB, në Komisionin e Venecias e gjithkund në botën internacionale. E thënë me pak humor letrar të stilit majakovskian, anomalia del pak a shumë kështu:
“Emërtimet Albania e Shqipëria nuk janë binjake që historia i lindi njëkohësisht.
Ne shkruajmë Shqipëria dhe vetë e përkthejmë Albania, ata e shkruajnë Albania, ne e përkthejmë Shqipëria…
E kemi ngritur me kohë qysh më 1998, atëhere kur u kërkuan diskutime për Kushtetutën së Re edhe më pas. Simbas mendimit tonë diskutues, në Preambulën e Kushtetutës, ose edhe në ndonjë Nen të veçantë të saj duhet të kushtetucionalizohet edhe përdorimi i emërtimeve të formacionit tradicional Albani, popull alban dhe gjuhë albanishte, me të cilët historikisht e realisht ka filluar dhe është dominuar proçesi i nacionalitetit në hapësirat teritoriale albane, epirote e maqedone. As që ka ekzistuar fare ky problem për “ekspertët kushtetues”, të cilët Shqipërinë ia jepnin “Komisionit Evropian të Venecias” në broshura të përkthyer si Albania dhe vetë shqipëtarët, si albanë! Nuk u ndie as “eksperti” i kushtetutave evropiane dhe kanuneve mesjetare, Sali Berisha i PD-së që kësaj Kushtetute të 1998, i kishte gjetur aso kohe në kritikat e tija, “plot 100 copë gabime”!
Dhe si ka mundësi që ky formacion emërtimesh Albani, popull alban, gjuhë albanishte, i cili funksionon realisht, të mos kushtetucionalizohet as sot e kësaj dite, së paku me një fjali?! Ne përmendëm një “cen të vockël”, ku bie fjala një podgoriçan mundet të deklarohet tashti si malazez, ndërsa në Kartë dhe Pasaportën Biometrike i ka të shënuara si shqipëtar – alban.
SHE: Si mendoni ju z. Luka, kush duhet regjistruar me etninë shqiptar-alban?
A.L.: Së pari ata që janë me origjinë has albanë-shqipëtarë evropianë.
SHE: Po ato etni, nuk po flas për persona të veçantë, të cilët kanë edhe dallime nënracore semitike bie fjala, a nuk mund t’i konsiderojmë edhe ata si shqipëtarë, siç bie fjala amerikanë janë edhe zezakët në SHBA?
A.L.: Më ke bërë një pyetje të vështirë, sepse unë nuk jam jurist e as ekspert kushtetues për racat e nënracat njerëzore, përzierjet ndërmjet tyre etj. Gjithsesi do të përgjigjem me një opinion relativ. Anoj nga mendimi se, nuk mund të pretendohet regjistrimi i etnisë si shqipëtar/albanë , bie fjala për etninë egjiptiane, ose për romët. Por, pse po e them këtë, kjo nuk do të thotë se, “u tha u bë”! Thuhet për egjiptianët se këta nuk na paskan sot një gjuhë të tyre amtare! Nuk e kanë sot, për disa shkaqe, kryesisht për injorancën e dikurshme etj, kur edhe vetë popullit shqiptar i kërkohej të turqizohej. Por, ata e kanë pasur një gjuhë dhe kjo do të thotë se duhet të fillohet të mësohet gjuha e tyre amtare arabe-egjiptianishte në shkollat e lagjeve të tyre, e po ashtu për romët gjuha rome! Sipas një statistike të vetëdeklaruar të disa eksponentëve, te “Emisioni i Çanit”, na rezultonin nja 300.000 egjiptianë dhe nja 150.000 romë! Çfarë përqindje do të bënin aktualisht me këtë shifër, ta zëmë vetëm egjiptianët?! Sepse, sikur po na zënë veshët se të huajtë jo shqipëtar në RSH, janë në përqindie të papërfillshme! Të deklarohesh kështu, kësaj i thonë të gënjesh vehten dhe të tjerët, ditën për diell! Edhe nëse këto statistika “alla Çani” mund të jenë shumë më të vogla, besoj se egjiptianëve e romëve i takon ta kenë një parti politike dhe ndonjë deputet të tyre pa çasur fare nevojë t’i atashohen PBDNJ e Omonias! Unë për mendimin tim personal pa tendencë e pa asnjë lloj paragjykimi, nuk e gjej as të arsyetuar e as të argumentuar bindshëm se, egjiptianët dhe romët duhet të regjistrohen me etni- identitet si shqipëtarë, me preteksin se përndryshe atyre na i bëhet një lloj dallimi e diferencimi racial! Përkundrazi, besoj se këto enklava etnike duhet ta kenë për krenarinë e tyre regjistrimin ashtu siç janë edhe realisht. Sepse edhe antropologjia edhe historia reale, janë argumentime shkencore apo jo? Edhe faktikisht ata kanë treguar një vitalitet të qartë për ruajtjen e konservimin e identitetit të tyre. Vetkuptohet që nën/shtetësia e tyre duhet të jetë shqipëtare, simbas vendit ku banojnë.
SHE: Po, për regjistrimin e tyre fetar dhe a e përfitojnë edhe këta statusin e qytetarisë evropiane?!
A.L.: Jam dakort që të regjistrohen siç e dëshirojnë apo siç e kanë pasur në regjistrat themeltarë të gjendjes civile nëqoftë se e kanë pasur, me përkatësinë fetare islame apo kristiane. Ardhja relativisht masive e këtyre dy etnive, i përket shpërnguljeve me pahir të kryera nga Turqia më shumë, pra ishte bërë në kohën feudale të okupacionit turko-osman dhe nuk ka ndonjë lloj proçesi gjenerues e integrues të kohës së borgjezisë në krahasim me SHBA. Politikat dhe praktikat turke për të prishur dhe nakatosur bazamentet etnike autoktone janë të njohura. Tashti sa për statusin e qytetarisë evropiane, besoj se ti e di se Evropa aktuale është mbushur dëng me “extrakomunitarë” nga të gjitha racat e nën racat njerëzore. Për rastin tonë do të bëhej fjalë për interkomunitarë. Pastaj se mos është vetëm për ne ky problemi i egjiptianëve dhe romëve, është për të gjithë gadishullin tonë. “Ku hanë pesë han edhe i gjashti”, ka vend boll Evropa për të gjithë. Pa dyshim edhe ata do ta marrin statusin e qytetarit evropian si të gjithë ne.
SHE: Po për etnitë e tjera, “pakica kombëtare” evropiane si e mendoni, a duhet ta shprehin dhe ta deklarojnë lirisht përkatësinë e tyre etnike, fetare e gjuhësore?
A.L.: Po këto i garanton Kushtetuta e RSH, në teori, tërë puna qëndron te praktika.
Së pari, mendoj se fillimisht është e nevojshme më në fund që të jepen statistika të sakta. Përse gjithmonë historianët, politikanët dhe statistikat tona, duhet të flasin e të hamendësojnë qesim se sa egjiptianë, sa romë, sa grekë, sa çobanë/vllehë/aromunë, sa maqellaras, sa goranë, sa podgoriçanë, sa boshnjakë, sa turq konjarë, sa çifutë sefarditë, sa tartarë, sa armenas etj, ka në Republikën e Shqipërisë? E ç’farë saktësie e sigurie na tregojnë regjistrat e gjendjes civile të kohës së Turqisë, të Zogut, të Italisë dhe të kohës së PPSH-së? Sepse dihet fort mirë që në kohën e 1938, mezi edhe me disa shtesa bëheshim pak më shumë se nja 800.000 shqypetarë.
Së dyti, ndoshta përpara bërjes së Pyetësorit 2 Evropian, në RSh do të ishte e nevojshme që të testohen dhe të lejohen pakicat kombëtare ta shprehin lirisht dhe pa asnjë ndalesë përkatësinë etnike dhe t’u lejohet legalizimi i të gjitha të drejtave të tjera, ashtu siç jua garanton Neni 20, Pikat 1 e 2 të Kushtetutës së RSH. Kjo sepse ndoshta mbi bazën e ish Regjistrit Themeltar, në kohën e diktaturës me një mënyrë e me një tjetër është ushtruar shtypje dhe imponim, duke i regjistruar forcërisht si shqipëtarë. Unë do shprehesha se nëqofëse vllehët e aromunët e nënfiset e tyre, (që pretendojnë se janë rreth 150.000) e dëshirojnë me vetëaprovimin e tyre që proçesi i integrimit, i albanizimit-shqipetarizimit të tyre edhe si ish popuj të përafërt në kuadrin e popujve e gjuhës neolatine ka qenë dhe është normal, atëhere mund të pranohet që këta të shënohen si alban-shqipëtarë. Por, pa një aprovim të një përfaqësie gjithpërfshirëse apo të një referendumi të tyre, ky regjistrim automatikisht si shqipëtarë, apo edhe ndonjë faturim arbitrar si grekë, nuk do të ishte i rregullt.
SHE: Z. Luka, më lejoni t’ju pyes, pak për historikun në Shqipëri të fiseve apo nënfisve të vllehëve e aromunëve, siç po i quani edhe juve, sepse ka thënie se i kanë sjellë bejlerët shqipëtarë.
A.L.: Jo, jo, nuk i kanë sjellë bejlerët shqipëtarë. Fiset baritore vllahe, aromune me disa emërtime nënfisesh janë të vjetra qysh nga antikiteti në gadishullin tonë dhe kanë pasur një prezencë e një shpërndarje heterogjene pothuajse në të gjithë gadishullin. Në shek XI, krahas Albanisë e albanëve, tonë me emërtim nacionaliteti, na dalin edhe fiset vllahe si Blahoi. Kur të dy pykat sllavojugore u lidhën dhe u konsoliduan, fiset me emërtime të ndryshme vllaho-aromune e humbën lidhjen me prapavijën e tyre të fuqishme. Pjesë-pjesë këto fise baritore filluan të asimiloheshin nga etnitë e tjera. Edhe ne shqipëtarët kemi asimiluar një pjesë të këtyre fiseve. Ka qenë një kohë kur edhe Rilindja Kombëtare Shqipetare i bënte disa hesape e hilmihabere si qesim, si psh “jemi 2,5 milionë shqipetarë”, siç deklaronte S.F; ose, “Vërtet ka ca vllehë në jugë, po vllehtë nuk bashkohen dot me Rumaninë andaj janë me ne”, siç shprehej N.F. “Istori e Shqiperisë”. Dhe na del se përveç vllehëve tanë kuco-vllehë, xinxërve, llaci-facëve, çobanëve, sarakaçanëve etj, na paskësh patur edhe ca vllehë të mirë edhe në Pindi (më shum se 1 milion), të cilët vetëprojektet shqipëtare pa pyetur fare për hanxhiun, i llogarisnin me Shqiperinë me 5-6 vilajete. Sigurisht se Evropa aktualisht kërkon të dijë më shumë për heterogjenitetin në vendin tonë dhe kjo gjë bëhet me statistika dhe jo qesim.
SHE: Por, ka zëra se vetë Rumanija, nuk ia ka paraqitur Evropës fare këtë Pyetësor kaq të hollësishëm në lidhje me hungarezët e Transilvanisë, se i ka shpërngulur me forcë romët drejt Italisë, Evropës etj!
A.L.: Ashtu, keni ndonjë dijeni ju se sa mijë pyetje ka pasur “Pyetësori Rumun”, sa romë romunë ia kanë rrasur Italisë e Evropës?
SHE: Jo, jo.
A.L.: Epo, atëhere, le të shohim se si do ta pranojë Evropa edhe Republikën e Shqipërisë, pa plotësuar fare “Pyetësorin”, ose me thanë edhe më ndryshe, edhe si do t’ia hedhë diplomacia shqipëtare “bionde e oksigjenuar” Evropës.
SHE: Kur ka gjeneruar proçesi i kombësisë në vendin tonë?
A.L.: Proçesi që ne e quajmë me termin “proçesi i kombësisë” ka gjeneruar në vendin tonë shumë shekuj më përpara se sa të hynte në përdorim vetë termi i ri diminutiv “kombësi”, sepse aso kohe ne përdornim termin mbarëevropian nacionatitet. Dua ta nënvizoj kështu: Fisi Albanoi dhe qyteti Albanopolis janë burimi e zanafilla e lashtë e emërtimeve, të cilët nuk e humbën vazhdimësinë dhe dominuan në proçesin e nacionalitetit nga shek XI e këndej me formacionin Albania, populli alban, gjuha albanishte!“Ekspertët kushtetues” të Kushtetutës së 1998, e kaluan klasën, duke menduar se kjo “harresa” e Albanisë, ishte thjeshtë një pakujdesi, që nuk çonte peshë! Duke e lënë jashtë Albaninë dhe formacionin e saj të pa kushtetucionalizuar, objektivisht është lënë jashtë e gjithë pjesa historike e vazhdimësisë autoktone, nga Iliria, Dardania, Albania e Epiri, deri te shek XV! Po pse vetëm me 200-300 vjet të termit Shqipëri, mund të mbetemi “krenarë dhe të vetëdijshëm” për historinë e “Ne Populli i Shqipërisë”?!
Po e marr një shkak për diskutim, nga një kronikë televizive po e darkës së datës 25 janar, në Top Chanell, titulluar “Albanopolis”, filmuar në fshatin Zgëdhesh të rrethit të Krujës. Siç e vinte në dukje edhe vetë kronika televizive, këto rrënoja janë katandisur në epokën e demokracisë si rrangalle pa asnjë vlerë, ku nuk ka bërë kush asnjë gërmim arkeologjik qysh nga koha e socializmit dhe aktualisht shërbejnë edhe si stane për dhën e dhi! Unë kam formuluar disa vërejtje:
Së pari: Qyteti Albanopolis, i cili për vete rrodhi nga fisi albanoi, “nuk është zanafilla e emrit kombëtar Shqipëri”, siç e lexoi kronika sipas formuluesit të tekstit, por fisi albanoi dhe qyteti i tyre Albanopolis, janë zanafilla e vetë emërit kombëtar Albania dhe formacionit të tij!
Së dyti: Nuk është e argumentuar që Zgërdheshi është identifikuar me siguri absolute shkencore, si Albanopolis, por mbetet ende një hipotezë. Me sa duket, për hatrin e një kurioziteti-surprizë, formuluesi i tekstit i ka lejuar vetes edhe një farë zgërdheshje-ngërdheshje të saktësisë shkencore!
SHE: Z. Luka, në parantesë, kam dëgjuar se fisi albanoi dhe qyteti Albanopolis, ishin si pjesë e Maqedonisë. Çfarë mund të sqaroni juve?
A.L.: Mendoj ta ndërpresim këtu për numërin e ardhshëm këtë “Pyetësorin” tuaj.
SHE: Epo mirë.
vijon në numërin e ardhshëm
Sfidat e Obamës, presidentit që sillet si kryeministër
Kaloi një vit, dhe Obama akoma nuk po shfaqet presidencial. Mjeshtëror në mobilizimin e një lëvizjeje për t`u zgjedhur president, por akoma nuk po vendos autoritetin presidencial. Sipas medias në Uashington, ai po sillet si kryeministër, duke u marrë më shumë me ligjet dhe kompromiset mes senatit dhe dhomës së përfaqësuesve. Dikur, Bismarku thoshte se “të bësh ligje, është si të bësh salsiçe”. Obama foli para seancës së përbashkët në kongres, në fjalimin e State of the Union. Për 220 vjet, liderët amerikanë kanë përmbushur detyrën e tyre të informojnë për gjendjen e unionit. Kjo është bërë në kohë paqeje e lufte, në kohë prosperiteti, depresioni e varfërie. Në fjalën e tij, Obama kujtoi kohën kur aleatët zbarkuan në Omaha Beach dhe kur fitorja ishte në dyshim. Presidenti nuk harroi as kohën e së Dielës së Përgjakur. Ai tha se: “pa harruar ndarjet dhe mosmarrëveshjet tona, hezitimet dhe frikën tonë, Amerika prevaloi sepse ne zgjodhëm të ecim përpara si një komb dhe një popull”. Obama e kupton se kombi është duke u testuar përsëri, pas një viti recesioni dhe kur qeveria është zhytur në një borxh të thellë. Ai e pranoi se: “Ekspertët na kanë thënë se nëse nuk veprojmë, mund të përballemi me një det të dytë depresioni. Kësisoj, ne vepruam menjëherë dhe me agresivitet. Dhe një vit më pas, më e keqja e stuhisë kaloi”. Por, presidenti nuk e mohoi dot se 1 në 10 amerikanë nuk gjen dot punë. Shumë biznese janë mbyllur. Vlerat e shtëpive kanë rënë. Qytezat e vogla dhe fshatrat janë goditur. Sipas, Obamës, “për ata që e dinë se çfarë është varfëria, jeta është bërë më e vështirë”. Obama e njeh ankthin e popullit të tij. “Për këto luftra unë vendosa të garoja për president. E di se ndryshimi nuk erdhi aq shpejt sa duhej”.
Presidenti pohoi se për njerëzit e thjeshtë nuk ka kuptim që sjellja e keqe në Ëall Strit shpërblehet, por puna e rënë e popullit, jo. Obama është elokuent: “Aspiratat janë të përbashkëta, një punë të pagujë faturat. Një shans te ecë përpara, një mundësi t`u japim fëmijëve të tyre, një jetë më të mirë”. Obama e kupton se amerikanët duan punë, duan të nisin biznese të reja dhe të shkojnë në shkolla. Mbi të gjitha, qëndron ekonomia. Ka një gjë që na bashkoi demokratë e republikanë, ne të gjithë e urryem shpëtimin që u bëmë bankave. Ishte si një kanal rrënjësh”. A po shkon SHBA drejt kapitalizmit shtetëror? A e dini se në SHBA, 1.1 trilionë dollarë në vit shkojnë për rrogat e administratës. Ed Feulner, kreu i Heritage Foundation; shkruan se qeveria shtetërore dhe lokale në SHBA, vetëm për vitin 2008, shpenzoi 1.1 trilionë dollarë vetëm për rrogat dhe benefitet e punonjësve. Kjo është gjysma e asaj që qeveria shpenzon. Obama do t`i rrisë këtë vit, rrogat e tyre me 8 %. Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës, një punëtor i qeverise qendrore ose lokale, paguan 40 dollarë në orë për rrogën dhe benefitet. Kjo është 25% më shumë se mesatarja e sektorit privat, 27 dollarë në orë. Vetëm pensionet e pa financuara të punonjësve të administratës qendrore dhe lokale, shkojnë mbi 3.2 trilionë dollarë, një ngarkesë prej 27 mijë dollarë për çdo familje amerikane. Rreth 80% e punonjësve federalë dhe lokalë, do të marrin pensione të majme. Afro 7.9 milionë punonjës qeveritarë janë të organizuar në sindikata, kurse nga sektori privat në unione janë vetëm 7.4 milionë amerikanë.
Nga: Robert PAPA Usa
Zgjatimi i shtyllës sonë kurrizore
Askush nuk mund ta thotë, përveç atij vetë, nëse një shkrimtar i yni, fort i njohur, bezdiset kur i kujton vargjet që pati shkruar dikur në të ritë e tij. Ato që bënin fjalë se si ne shqiptarët jemi një komb disi i çuditshëm. Fundi i shtyllës sonë kurrizore nuk është diku në qafë, porse në tytën e pushkës, martinës, mauzerit, patickës, kallashit. Kështu pati shkruar pak a shumë disa dekada më parë ai. Askush nuk e di mirë, mbase tani as ai vetë, nëse shkrimtari këto vargje i besonte vërtet, ishin shenjë e një krenarie të ndjerë, apo ishin më shumë një autoironi për kombin e tij që kishte harxhuar aq shumë mund, gjak e kohë duke u marrë më tepër me pushkën, se sa me librin? Apo thjesht ishte një konformizëm i gjetur për t’u strukur brenda kornizave të patriotizmit fort të vlerësuar të realizmit socialist? Askush nuk e di dhe mbase nuk ka përse ta dijë. Në gjithë këtë mesele, i rëndësishëm është që togfjalëshi “pushka, zgjatimi i shtyllës sonë kurrizore” është jo vetëm i qëlluar, por edhe fort aktual. Javën që shkoi dhe ditët e para të kësaj jave kemi pasur të bëjmë goxha shpesh me këtë “zgjatimin e shtyllës sonë kurrizore”.Qetësinë e një mbrëmjeje në Durrës e çorën krismat e një kallashnikovi. Brenda një çasti, tre vetë shkuan në jetën tjetër. Nuk kaluan shumë ditë dhe një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në kronikat tona. Në Vidohovë kishte ndodhur një masakër. Fshati i largët i Devollit, krejt në kufi, ishte i njohur vetëm për ata që ishin që andej dhe për fshatarët përreth. Vetëm pak kush kishte të bënte me atë fshat që ka nisur të mpaket dalëngadalë. Sikur të mos ishin të ashtuquajturat “provokacionet në kufi të gushtit të 1949”, askush nuk do të kujtohej për fshatin e mbuluar nga dëbora. Por ja që fati e desh që Vidohova të kujtohej sërish pas 61 vjetëve, sërish për krisma, gjak e viktima. Gjaku i tre vëllezërve përskuqi borën e pashkelur. “Zgjatimi i shtyllës sonë kurrizore” kishte bërë kërdinë.Dy ditë më parë kallashi u bë protagonist i një historie edhe më absurde. Në Vërdovë, fshatin e njohur të Pogradecit, disa fëmijë i gëzoheshin shtresës tashmë të trashë të dëborës. Por ja se ku del një kallash. Fëmijët vrapojnë të bëjnë një foto. E kush prej tyre nuk do të mburret teksa pozon me një kallash në dëborë? Porse “zgjatimi” ynë i famshëm është tinëzar. Kallashi shkrepet pa dashje dhe një 13-vjeçar dergjet pa jetë. U tha se fëmijët e kishin gjetur armën pranë një depoje uji, por kjo duket se është një sajesë e pastër, e thënë vetëm për të shpëtuar ndonjërin nga akuza për armëmbajtje pa leje.
Shefi i hetimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme doli para shtypit dhe tha se në të gjitha këto raste, policia ka vepruar shpejt dhe me profesionalizëm. “A mund të parandalohen këto raste?”, e ka pyetur dikush. Përgjigjja ka qenë negative. Ndodhitë kanë qenë ose pasionante, ose të paqëllimta. Në këtë rast, roli i policisë është që të zbulojë shpejt autorët. Shefi deri diku ka të drejtë, po deri diku ama. Sigurisht që nuk ka polic në botë të ndalojë vrullin e çmendur të një burri të tradhtuar, ose të një njeriu që ka jetuar jetë e mot me idenë e hakmarrjes, ose të një tjetri që thjesht ka lajthitur nga mendja. Të tilla ngjarje kanë ndodhur dhe ndodhin edhe në vende të tjera. I shohim thuajse përditë në lajme. Shefi kishte të drejtë edhe kur lavdëronte punën e policisë në zbardhjen e krimeve dhe kapjen e autorëve.Porse shefi ka harruar një gjë. Ka harruar se sa e thjeshtë është te ne që të gjesh një armë vrastare, apo më mirë “një zgjatim të shtyllës sonë kurrizore”. Shefi harroi të thoshte se vrasësi i tre vëllezërve do ta kishte shumë herë më të vështirë punën sikur në dorë të kishte vetëm një thikë apo një sëpatë. U harrua të thuhej se sikur të mos ishte në qarkullim fare lirshëm ai kallashi i mallkuar, loja e fëmijëve do të kishte qenë një hare mbi dëborë dhe jo një tragjedi. Është harruar të thuhet prerë e shkoqur se ne jemi ende një popull i armatosur, madje i armatosur deri në dhëmbë. Nuk gabojmë nëse themi se jemi edhe më të armatosur se gjyshërit tanë, me të cilët Mbreti Zog i pati disa “muhabete” të mira. Se si i bëhet që, më në fund, edhe ne të kemi një shtyllë kurrizore normale dhe jo atë që mbaron me tytën e pushkës, këtë duhet ta thonë më parë nga të gjithë specialistët. Mbase duhen forcuar ligjet që dënojnë armëmbajtjen pa leje, mbase duhen shtuar kontrollet e policisë, mbase të dyja bashkë. Ja pra se ku paskemi ende mundësi që të parandalojmë çmenduritë vrastare. Askush nuk do të kundërshtojë nëse shtrëngohen masat ndaj armëmbajtësve pa leje. Duke qenë një gjë fort e dënueshme, edhe arma do të shndërrohet në një gjë të pështirë, në një gjë që nuk duhet prekur me dorë dhe jo më t’i thurësh himne. Arma është krijuar vetëm për të marrë jetë njerëzish. Kjo duhet ngulitur fort në kokën e gjithsecilit prej nesh. Nëse krijojmë bashkë, shtet e shoqëri, një klimë mbytëse ndaj saj, madje deri edhe në shijet estetike, atëherë sigurisht që do parandalojmë shumë e shumë vrasje. Dhe mbase atëherë do t’u blejmë gjithnjë e më rrallë për Vit të Ri kallashë prej plastmasi bijve tanë. E gjithë kjo histori ndoshta duhej të niste që këtu.
Fatos BAXHAKU
PYES NGA BRUKSELI: XHAXHI SALI, TE RRI KETU APO TE VIJ?
Tema e mesimit: Perparesia e rendit demokratik, qe shpjegoj mesuesja sot,u be shkak dhe me zgjoj mendimin per te shkruar keto rradhe modeste, pa pretenduar te bej gazetarin e profesionist, por ashtu siç i ndjen rrealisht nje gjimnazist i vitit te peste.
Pasi mesuesja argumentoj shtetet me demokraci te konsoliduara qe qendrojne ne shkallen siperore te zhvillimit europiane,ajo na shpjegoj gjithashtu edhe per shtetet ne zhvillim e me demokraci te brisht, ku ben pjese edhe shqiperia.Ne fund te shpjegimit si zakonisht pyetja rutine e mesueses:Jeni te qart? Kush nga ju ka pyetje? Mesimin e rradhes kemi nje teme te lire me titull: Demokracia ne vendin tim.Ku secili nga ju do te pregaditet ashtu siç e mendon rrealisht se si funksionon demokracia ne vendin tuaj.( ne klase jemi nga disa shtete te globit) Tani me thoni disa nga vendet europjane me demokraci te brisht, dhe jepni disa fakte. Po thuajse te gjith nxenesit e klases pa u menduar dy here u pergjigjen nje zeri:Albanie, duke dhene si fakte korrupsionin qeveritar dhe varferine e popullit.Disa nuk u pergjigjen jo se nuk e dinin, por midis tyre aty ne banken e dyte isha une, shoku i tyre, ata nuk folen por me shikonin me keqardhje.Jane shoket e mij, te cilet mu gjeten me prane se te tjeret ne fatkeqesin qe patem para ca kohe si familje kur na u djeg banesa ketu ne Anderlecht.Une ula koken sikur te isha i fajshem.Ju e kuptoni vet, se sa u vrava para klasas. ç’do njeri qe ka seder e perceptim njerzor do te vritej. Mandej natyrisht ne te tilla raste, ne adoleshentet ndoshta s’e kemi rrezistencen e te rriturve. Mu be sikur krejt klasa mori ngjyren e drrases se zeze, dhe ngadale u zhyta ne erresire, ne te cilen po shihja nje enderr te keqe, qe fatkeqsisht edhe ne drite ajo eshte e vertet. Dihet se e verteta vret. Kjo me ngushtoj hapsiren per ta ndjer vehten te barabart me klasen. Natyrshem me erdhi ne kujtese ajo shpreja kosovare: “Oh sa mire me ken shqipetare”por ne fakt, dhe s’kam pse tua fsheh, per momentin s’u ndjeva edhe aq i tille(kete krenari ne emigrantave na e mohon klasa politike e vendit tone, e cila na katandisi ne shkallen fundore te europes.) Mandej mesuesja e mori vesh se une jam shqipetar, mu afrua ngadal pa fol asnje fjale, por perkedhelja e saj prej nene, foli me shume se sa njemije fjale. Sjellja e saj mbetet per mua pjesa me prekse dhe me e kuptueshme, ndoshta nga te gjitha shpjegimet e saj gjat ketij viti shkollor. Merci beaucoup, Madame! (Faleminderit shume mesuese!)
I mbushur me maraz deri ne lote, me erdhi ndermend ajo pyetja origjinale e krejt shqiptarve qe ka nje jete te tere qe na mundon: Pse shqiperia mbetet gjithnje vendi me i prapambetur i europes? Madje ngrita doren per te pyetur mesuesen, por ne çast ndrrova mendim. Nuk munda, shkurt nuk me la sedra. Pyetet bota se ç’far dhe pse ndodhin te keqiat ne shtepin tende? Prandaj ula doren dhe koken njekohsisht, dhe vendosa duke e prish pak sa rregullin qe kete pyetje tia drejtoj babait sa te shkoj ne shtepi. Sa e gjate sot kjo ore mesimi !
E dija se ne “salle d’étude” (salla ku prinderit percjedhin dhe presin femijet e tyre) me priste motra. Edhe ajo studjon ne kete shkolle.Gjithnje rrugen e bejme bashk, perveç se jemi moter e vella, jemi dhe shoke te mire, konsultohemi se bashku per mesime, por edhe per ndonje poezi qe shkruajme nga njehere.Gjate rruges, ja shpjegova “endrren e keqe” ne shqip, nuk doja te flisja ne frengjisht e t’me kuptonin te tjeret per çfare po bisedonim. Eh! SHprehu ndjeshmerin per vendlindjen motra, gjithmon ne shqiperi keshtu ka qene – me tha, sikur te ishte nja 50 vjeç e ti kishte provuar vet vishtersit e jetes.
Sa po erdha ne shtepi, fill e futa babain ne linje per sa ju fola me lart. Nga natyra jam kurreshtar, prandaj nisur nga deshira per te ditur sa me shume per shqiperine, i pyes shpesh prinderit, sepse t’ju them te drejten une nuk di edhe aq shume gjera per vendin tim, per faktin se kur prinderit me sollen ketu ne Belgjike, une isha pese vjeç, dhe sot jame 17, nxenes ne vitin e pest ne shkollen “Athéné Bracops Lambert” në Bruksel, (ketu ne Belgjike sistemit arsimor eshte 6+6+6) keshtu qe per SHqiperine, di vetem ato qe me tregojne prinderit,dhe ç’far shikoj ne rrjetin satelitor te Digitalb, natyrishte edhe internetin e shfrytezoj ne sherbim te njohjes se vendit tim, por prap se prap ne shqiperi per arsye te tjera, s’kam mundur asnjehere te shkoje.
Babai gjithnje na tregon ne femijve gjera interesante per vendin tone, per traditat, besen, trimerine, bujarine, etj. NJe dite ju “qepa” te me tregonte per fshatin e tij te lindjes, per Reçin. I lindur dhe i rritur ne vitet e veshtira te socializmit, babai me tregoje per jeten e mundimshme e sakrificat e prinderve te tij per mbijetese, por edhe per menyren e jeteses sot ne demokraci e te afermve tone qe kemi ne atje. E vetmja menyre jetese -na thot babai- per banoret e ketij fshatit bazohet ne dy fushata gjithsej 3 muaj pune: Ne vjesht rreth nje muaj, mbledhja e geshtenjave pasi dihet se pothuajse te gjitha faqet e kodrave te Reçit jan te mbushura me geshtenja,dhe dy muajt e veres mbledhja e sherbeles ne mal.Per vendin ku jetojne keta njerez punetor e fisnike, me shume se kujdesi i qeverive, eshte kujdesur vete Zoti,qe u ka fal malin me sherbele, dhe u ka shtuar pyllin me geshtenja, si dy mbeshtetjet baze te mbijeteses, por fatkeqesisht qeverite e ketyre 19 vjeteve, te majta apo te djathta as qe e kane vene ndonjehere ujin ne zjarr, per tu siguruar tregun e shitjes se kesaj kulture, perveç ndonje furgoni privat qe shfrytzon rastin per tu ngjitur ne fshat, per tua bler me 40 leke kg, e per ti tregtuar pastaj diku tjeter sipas hesapit te tij. Per pasoje edhe ato pak prodhime shpesh here u kalben, ose detyrohen ti shesin nen vleren e tyre.Nga ana tjeter,si gjithkund ne shqiperi qe mungojne shume gjera, edhe ne Reç mungon kryesorja, me jetikja mungon uji. Atje bima vaditet me “ne dasht Zoti me ra shi”.Prandaj ne pa mundesi per te jetuar ne ate fshat, kush ka mundur ne keto vitet e demokracise, eshte larguar per ne zonat urbane.Nejse. U zgjata pak, por le te kthehemi tek pyetja, per temen e mesimit.
E ndjeva se sot babai me kuptoj menjehere, por kesaj rradhe se si mu duk, jo si kohe me pare kur bisedonte me mua i qeshur e krejt lirshem.Vura re se ishte me serioz dhe me i kujdesshem ne shpjegimin e tij, qe rihte nga te dy krahet, edhe nga mesuesja, por edhe nga prindi. Ndoshta nuk e priste sot nga une preukopimin e kesaj pyetjeje me kaq insistim, por babai e di mire se tani e tutje nuk me interesojne me prrallat qe me tregonte kur isha i vogel per t’me vene ne gjum, e pastaj me thoshte: Flij tash, se neser do ngrihesh heret per te shkuar ne kopsht.Tani kane ndryshuar ca rregulla. Sot i vura nje “kusht”: T’me tregoj krejt te verteten me fakte mbi gjendjen e pergjidhshme ne vendin tone, te cilat duhet ti pranojme edhe pse ato jane te hillura, se e kam mesim dite e te henen pergjigjia ime do te vleresohet me note. DHe pyetje eshte:
KUSH PO E PENGON SHQIPERINE TE INTEGROHET NE B.E ?
Ndjek rregullisht emisionin e perjavshem, “Lieux & Peuples” (vende dhe popuj) qe transmeton nje nga tevizionet me prestigjoze Franceze.Aty pasqyrohet vertetesia e jeteses te popujve ne vende te ndryshme te globit.Per koinçidence sonde, si per ti dhen pergjigje pyetjes time, po transmetohej nje rreportazh mjaft renqethes mbi gjendjen ne disa zona veriore te SHqiperise.Ndoshta rreporteret e ketij emisioni kishin filmuar ekstremin me te erret, por gjithsesi gjithçka ishte bazuar ne fakte konkrete, dhe kjo mjaftonte per te krijuar bindjen per tu pergjigjur ekzaktesisht pasneser ne mesim.(e ndoshta per tu vleresuar me noten 10, note te cilen se desha kurr).Duke pare me syte e mij te verteten e hidhur,dy motra te semura te lillura ne kasolle per gjat 20 vjeteve demokraci, duke pare shkolla pa çati, duke ndjer dhimbje per moshataret te mije te kesaj zone per jetesen e tyre ekstreme te varfer, e disa prej tyre te ngujuar nga gjaksoret, duke par nje administrate te gjymtuar nga korrupsioni i militanteve partiak, pa arsim te mesem e aq me pak pa diploma perkatese, (goditje e rend per institucionet e brishta shqipetare) duke par e ndjer subjekte te tilla te dhimbshme qe edhe per Migjenin do te ishin teper “terheqse” mendova i bindur: se e akuzuara kryekeput per prapambetjen e kesaj zone dhe pengesen e shqiperise per tu ingranuar ne B.E, ka qene dhe eshte vetem klasa politike e ketij vendi, e majt apo e djatht, kjo s’ka rendesi, rendesi ka fakti se gjithmon pas tyre eshte fshehur “djalli”, prandaj dhe populli i sterlodhur siç shpreheshin banoret e ketyre aneve, ne intervistat e tyre me te drejt ka humbur ndjeshem besimin tek qeverit e rradhes.
Vet-vetiu me bie ndermend ajo pyetja, qe ne emigrantave gjithnje na qendron pezull mbi koke, por kesaj rradhe jo per mesuesen, as per babain, sepse ata s’mund t’me japin pergjigjen qe une kerkoj, por bash per kryeministrin e vendit tim. E pa mundur per ti ditur kush tjeter me mire se sa Ai, shkak-pasojat e mjerueshme sociale të cilat kane mberthyer malesoret e asaj krahines veriore te pasqyruar ne rreportazhin francez, apo per permbytjen apokaliptike te zonës së Nënshkodrës, e kushedi sa te tjera.Kam edhe nje arsye tjeter per te pyetur pikerisht vetem kryeministrin:Tani ne s’kemi ç’te bejme, se fati e deshi qe Ai te na bjer ne hise, dhe me sa duken punet ne shqiperi, jo vetem sa te mbarojme une dhe brezi im shkollen e te behemi te afte per te punuar, por sa ta ken ymrin gjall, Ai do te mbetet i perjetshem ne krye te atij vendi, pavarsisht se eshte apo jo aty vendi i Tij, sepse per fatin eTij te madh e fatkeqesine e tere atij populli, s’ka kush ta zevendoj. A se ka deklaruar Ai me gojen tij se: “Une i mund sa herë të dua kundershtaret e mij dhe do te qëndroj në krye te pushtetit derisa të vdes”? Prandaj po t’mos e pyes kryeministrin kujt tjeter tia drejtoj pyetjen:
XHAXHI SALI, A TE RRIJ APO TE VIJ ?
Krejt prane baneses sone ketu ne lagjen Anderlecht, eshte nje park shume i bukur, i kompletuar me te gjitha: Me kend lojrash per femijet, me fush basketbolli, e mini-futbolli, me bare e me peme dekorative.SHkurt shume argetues. Ketu dalim e rrim shpesh familjarisht, sidomos gjate veres, ky me duket parku me joshes dhe me prekes qe kam pare ndonjehere, dhe per kete e kame nje arsye: Para rreth 10 vjetesh disa nga keto peme i ka mbjell babai im me grupin e punes se ndermmarrjes te gjelberimit. Tani ato jane rritur shume, dhe sa here rrij nen hijen e tyre mendoj: Si fluturoj keshtu kjo dekade si era. Eh sikur keto peme babai im ti kishte mbjell ne nje park atje ne Kirasin tone te SHkoder loces! DHe endrroj me shprese se ndoshta nje dite edhe atje do kete parqe te tilla kaq te bukura e kaq ç’lodhse.
Ne emigruam ketu ashtu si nje e treta e popullit te shqiperise, jo nga deshira per te lene vendin tone, por te detyruar nga pamundesia per te jetuar ne ate vend, por ama gjithnje me mendimin per tu kthyer nje dite. DHe ky mendim me kthehet ne bindje, kur ndigjoj ne menyre te perseritur prinderit e mij ne biseda te sakonshme familjare:Do te kthehemi ne vendin tone, pas do kohe sa te ringjallemi ekonomikisht e te arsimojme femijet, sepse eshte me mire te kontribuojme per vendin tone se sa te punojme per boten.
Nga njera ane me vjen keq qe prinderit e mij, si shume shqipetare te tjere rinine e tyre e lane rrugeve te botes.Ne jeten e njeriut s’jan pak 11 vjet larg te afermve te tij, se njeriu si ka dy jete. Mirpo te jem i sinqert, nje pyetje gjithnje me mundon: A kame pse te mbaj shprese se kur te kthehem atje do t’me sigurohet edhe mua vendi i punes pa fut mik e pa dhen lek, por me meritokraci? Veshtir me duket. DHe s’kam pse tua fsheh frigen qe ndjej, se edhe sikur te gjej ndonje pune po se perkraha mendimin e qeverise mundt te me nxjerrin “per zhelesh” nga puna e pastaj, ku te akohem duke ditur se institucionet perkatese jane te pushtuara nga militant partiak? Në këtë vend nuk ke kujt ti ankohesh më për padrejtësitë që të bëhen.
Une e di se Ju Zoti Berisha, do te me thoni eja ne shqiperi se qeveria ime ka arritur suksese te jashtzakonshme, historike etj. Po, natyrisht edhe ndonje pune e mire eshte bere. Por eshte detyre e Juaja te permbushni te gjitha premtimet elektorale, ndaj kjo nuk perben ndonje risi te jashtzakonshme, perkundrazi ne rraport me ate qe kerkon BE per te na pranuar brenda saj, sukseset tona mbeten si suksese lagjesh apo ndermarrjesh, dhe kjo na le larg premtimit te fort qe i ke pas shitur popullit: “Do ta bejme Shqiperin si te gjith europa”.Prandaj populli te besoj dhe te votoj, me shprese se burrat e mbajne fjalen. Ne fakt per ne B.E. per njehere me te tjeret, startuam, ne nje gare krejt e barabart, por ata kane arritur me kohe, tash ata kane harruar qysh kur, kurse populli yne akoma vazhdon te zvarriset ne menyre te pa precedent, dhe sot pas 20 vjeteve, nuk ndodhemi fort larg stacionit te pare per ku u nisem ne krye te heres. Te gjith europa lindore levizin per ne perendim pa probleme vizash, vetem prinderit tane rrezikojne femijet e tyre me gomone duke na dhene peng detit te pa ngopur me jete shqipetaresh, pa ditur se ku po na perplasin dallget e jetes. Por paradokset ne shqiperi s’kane te ndalur, kjo u pa qart pikerisht ne diten kur BE-ja vendosi të pranojë Serbine, Maqedonine dhe Malin e zi, por jo SHqiperine, Ju duke folur e duke qeshur njekohsisht,(ne fakt per te qeshur eshte) na e paraqitet mosdhenjen e vizave si arritje historike te qeverise demokratike!
Atehere kush eshte përgjegjësi kryesor përse shqiptarët nuk lëvizin dot lirshëm, pa viza në Evropë,?
Zoti Berisha! Ju gjithnje me optimizmin tuaj karalteristik i keni premtuar popullit, “Ju siguroj une ju” “Ju garantoj une ju”, Ju….SHkurt na keni shitur garanci sa keni dashur, pa e ndalur asnjehere tregun e tyre.Me lejoni te sjell ne vemendjen tuaj, se si e perjetova keto dite nje nga “garancit” tuaja:
Per plotesimin e dekumentacionit qe i kerkohet nje emigranti nga shteti prites, dekumenti baze eshte pasaporta(ne rastin tone ajo biometrike) Alternativa e vetme per tu paisur me pasaporte per ne, mbetet ambasada jone ketu ne Bruksel, mbasi ne shqiperi e kemi te pamundur te vijme per munges dekumentacioni. Ndaj i u drejtuam ketij institucion me shprese se ashtu siç paisen te gjith emigrantet e shteteve te tjera nga ambasadat e tyre, edhe per ne e njejta procedur duhet te funksionoj. Mirpo, vertet punonjesit e ambasades na u pergjigjen me edukate e mirsjellje, por te vetmin dekument qe na siguruan ata ishte: Nuk mund t’ju ndihmojme per paisjen me pasaporta biometrike! Ky vertetim na duhej vetem per ta paraqitur pran Office des Etrangers (zyres perkatese te dekumentacionit), si porove, sepse ndryshe eshte e pa mundur ta besojne institucionet perkatese belge nje absurditet te tille, duke ditur se kjo nuk ndodh me asnje ambasade te shteteve tjera ketu ne Belgjike vetem si gjithnje me ne shqipetaret. Paradoks ? GJithkush nga ju mund ta gjykoni sipas menyres tuaj, por rreth nje fakti besoj se te gjith bashkohemi: Paradokset e klases tone politike jane bere pjese e jetes tone ne shume fusha. Ato çudisin Boten, por ne shqiperi jo askend. Kete e degjon edhe nga emigrantet bile simpatizant te kesaj qeverie tek dalin te zemruar nga dera e ambasade kur thone: Aha edhe garancite e kryeministrit tone na kan dal krejt prej qejfit. DHe kjo eshte vetëm miniatura e “garancive tuaja” ne rraport me ato te perditshmet qe provon populli ne shqiperi.
Duke ju ndjekur nga Brukseli, nepermjet rrjetit satelitor Digitalb. O Zot sa bukur i tregoni prrallat! Here si aktor babaxhan, e here fort i egersuar, (sipas situatave) duke ç’thurur gjuhen pa limit, nuk mund te them duke nxjerr mendjen jasht funksionit, sepse Ju me siguri diku e keni qellimin, por sidoqoft ato te lene pa mend. Kush i kujton te gjitha, por nja dy-tri, po permend: Ajo prralla e famshme “me duar te pastra”, ajo me gjykata, apo “mosha e interrnetit” ne ç’do fshat te shqiperise, por prralla me e re ajo me eklips, qe qe u tregove shkodranve te permbytur, na habiti te gjithve.Ndoshta dikush edhe mund ti paragjykoj e te thot p.sh se jane te denja per 1 prillin, apo siç na tha nje GJakovar tek po ndjeknim permbytjen e nenshkodres ne nje A.S.B.L shqiptare: Allahile qysh po munden politikajt tane me fol qesisoj? NJani thot se i paska xan rrugen hana diellit e per qet pune ndodhi rreziku! E tjetra ja pret: Na jena ma te fort se Franca e Britania e Madhe! Qe besa, tan mileti asht tuj dit, se qetu kerset piskama, por tjeter kund asht kaçuba qe fle lepuri.
JU MOSHATARET E MIJ
Ju moshataret e mij te asaj krahine, qe ju ndoqem me dhimbje ne rreportazhin francez, qe na bete te ndjehemi pjese e vishtersive tuaja, mbyllet keshtu edhe nje vite te veshtire jetese, per shkak te problemeve te shumta ekonomike
Ne e dim se ju vertet sot jeni te varfer, por ju jeni te zgjuar e plot talent, dhe me siguri neser do te beheni, te afte, me dinjitet e plot energji pozitive, per ta ndertuar jetesen tuaj me ritmet e kohes, sepse skamlleku” ju burreroj para kohe”, e ju mesoj shume gjera qe edhe femijet e me te pasurve nuk i din. Ata vertet gëzojne dhe luajne me para pa fituar asnje betejë,por ju po fitoni betejen me vishtersit e shumta qe mbart jeta. Kjo u jep ju me shume energji e kurajo, kjo u bene me fisnik.se ata.DHe natyrshem kjo shkon ne linje logjike,sepse sakrificat e njerzve te ndershem siç jan prinderit tuaj, te cilet po “gjirojne” ne kufijet e mbijeteses ne nje fare menyre “jane kthyer ne mesim per ju”, per te kuptuar shume gjera ne jete, sepse veshtiresit te bejne te mendosh shume dhe te pregadisin per ti sfiduar ato, po ç’ka se sot mund te jeni te pashkolluar apo vetem me 8 klase, (jo per mungese vullneti, por per mungese shteti)vertet shkolla te jep kulturen, por fisnikria ka tjeter shpjegim. Kjo veti pasqyrohet dukshem edhe tek ju.Kete ne e pame ne intervistat tuaja teper prekse ne rreportazhin francez.
Ne duam ti kujtojme Zotit Berisha se edhe Ai kur ka qene femije ne shkollen 7-vjeçare “Asim Vokshi” të Tropojës ka pasur ëndrra, te behet mjek e te sheroje njerzit. DHe endrren e tij ia beri rrealitet qeveria e asaj kohe, duke i dhen bursen e duke e bere doktorr. Kurse ju moshataret e mij kerkesat tuaja i keni krejt modeste, kerkoni nga qeveria çatine e shkolles, e cila ka humbur ne mjergullen e politikes!
Ju moshataret e mij te qytetit tim, e imagjinoni se ç’do te kishte ndodhur me femijet e pasanikeve, fjala bie me femijet e qeveritareve tane te nderuar, po te kishin provuar vet ata tmerrin e permbytjes ashtu siç po e provoni ju? Ata do te ishin mpire(per t’mos thene ndonje fjale tjeter me qe jane femije) kurse ju qe u ka provuar jeta me vishtersi qysh se keni lindur, dini te veproni edhe ne momente kritike, se zoti u ka pais edhe me mentalitetin e durimit, por edhe me forcen e kurajon per ti sfiduar vishtersit, prandaj them se ju dini me shume se femijet e te pasurve. Ju dini edhe faktin qe femijet e qeveritareve tane ndoshta nuk e dine:Se me gezimin dhe me lumturine e femijve, matet ecuria dhe niveli i vertet i nje vendi.
GJate gjithe ketyre diteve me kane ndjekur si hije, ajo ora e “gjate” e mesimit, rreportazhi francez, prrallat e kryeministrit, pergjigja negative e konsullates tone ketu ne Bruksel per pasaportat, dhe permbytjen apokaliptike e krahines verilindore e vendit tim,dhe me kane vene para dilemes: Ti hell ne leter apo jo keto ndjesi? Per te vetmen arsye: Se nuk desha te filloj te shkruaj se pari, me nota pesimiste per klasen politike te vendit tim, sepse si natyre s’jame as une i tille, por me qe e kisha edhe mesim dite, (ky shkrim nuk eshte pjese e pergjigjes se Temes se mesimit: Demokracia ne vendim tim.sepse s’eshte e lehte ti thuash para klases te verteta kaq te hillura se ato te turperojne) dhe nga ana tjeter brenda vehtes ndjej shpresen dhe besimin, se nje dite me siguri intelektualet e shqiperise kane per ta gjetur sulucionin e duhur, per ta ngritur ne kembe shqiperine, nga zvarrisja e pa precedent, dhe do te gjejne korsine e duhur per t’iu bashkuar edhe ne europes,vendosa me ne fund ti rendis ne rradhe mendimet e mia,dhe tia jap SHqiperis Etnike per botim.
ARDIT BALA, student ne shkollen”Athéné Bracops Lambert”, Bruksel
Malësia e Madhe thesar kulture dhe resursesh strategjike
Kush nuk e njeh Malësinë e Madhe menjëherë mendja të vete tek të qenurit malësorë. Emri më i nderuar, ku mishërohet tradita me bashkëkohoren, fjala me personalitetin, karakteristika e veshjes e të folurit me civilizimin qytetar, fisnikëria me kulturën shpirtërore e demokratike etj.
E nuk ke se si të mos i bashkangjis këtyre rreshtave vargjet hymn për Malësinë.
“Po ku je Malësi e Madhe,
Mir’ e di ke pas shum halle,
Je kreshnike, je e mir’
Jam krenar që jam yt bir”.
Ja si shprehet Edit Durham për Malësinë e Madhe. “Unë ju drejtova në fillim, nga Malësia e Madhe, jo për të parë malet, por për të vëzhguar jetën, historinë, boten dhe të panjohurën e madhe, ashtu siç i sheh malësori”.
Këtu dua të shtoj se me të vërtetë nuk janë vetëm malet, fushat, liqeni, kullat karakteristike, veshjet tradicionale etj., që e bëjnë Malësinë e Madhe, një trevë të njohur, por siç thotë edhe poeti i kësaj treve Nikolla Spathari:
Për pak fushë e disa male,
Nuk po i thon Malësia e Madhe,
Por ma e madhe asht trimnia,
Kue mur emnin Malsia,
Asht e madhe kulla e gurit,
Por ma e madhe besa e burrit,
Fjala e dhan e ndera e shpisë,
Që ja dhan emnin Malsisë.
Nga pikpamja gjeografike
Malësia e Madhe është njohur si qendër administrative shumë heret, kjo në varësi edhe të mënyrës së organizimit të pushteteve. Edhe gjatë pushtimit turk treva jonë është përkufizuar si nëndarje administrative me vehte në kuadrin e organizimit të Vilajeteve. Në kohën e Zogut është përcaktuar si n/prefekturë, ndërsa pas vitit 1944 u përcaktua si lokalitet derisa sistemi i asaj kohe e çkurorëzoj Malësinë e Madhe nga të gjitha atributet duke e lënë pa emër historik, por me një epitet jo funksional e jopatriotik Mbishkodër. Ndërsa pas ndryshimeve demokratike Malësisë së Madhe iu dha titulli administrativ Rreth e ndërsa tani N/prefekturë.
Emri: Malësi e Madhe
Sipërfaqja: 897 km2
Popullsia: 54642 banorë (ku në fshat jetojnë 41112 banorë dhe në Qytet 13410 banorë) me një dendësi prej 61 banorë / km2.
Qendra administrative: Kopliku
Ndarja administrative: N/Prefekturë e Prefekturës së Shkodrës me 6 njësi vendore (Bashkia Koplik dhe 5 Komuna: Kelmend, Kastrat, Shkrel, Qendër dhe Gruemirë).
Të dhëna të tjera të karakterit gjeo – strategjik: Në rrethin Malësi e Madhe ka dy pika doganore: Hani i Hotit dhe e Vermoshit, si dhe Stacionin e vetëm Ndërkombëtar Hekurudhor të Bajzës ç’ka e bën këtë trevë shumëpozicional në marrëdhënie me trevat e tjera në Shqipëri dhe urë lidhjeje në marrëdhëniet me shtete të tjera të Ballkanit si Malin e Zi, Serbinë, Kroacinë e tjera vende të Evropës.
Nga pikpamja historike:
Treva e Malësisë së Madhe mund të ketë mbi 2000 vjet që me formimin e etnosit ilir. Kjo është e vertetuar si nga studiues vendas dhe të huaj si Selami Pulaha, Martin Ivanaj, At Kol Berisha, E. Koci, A. Bue, H. Hekard, F. Nopça, E. Durham, A. Baldaci etj. të cilët në shkrimet e në studimet e tyre e radhisin Malësinë si trevë të hershme.
Malësia e Madhe njihet për mikpritjen e veçantë ku nëpërmjet shprehjes së dalë nga thellësia e shpirtit “buk e krip e zemër” tregon më së miri vlerat e burrërisë, të besës dhe bujarisë së madhe, ç’ka vlerësohet edhe në veprat e E. Durhami që Malësia ju bë atdheu i dytë për të.
Por Malësia dhe banorët e saj malësorë siç kanë qenë të afërt me mikun kanë ditur të tregohen edhe të rreptë edhe me armikun e pushtuesit e panumërt që e kanë mësy për pushtim territoresh të saj. Gjatë historisë së Malësisë së Madhe njihen shumë luftëra me emër që mbahen mend në kujtesën e trashëguar deri ditët e sotme. Heret me pushtimin turk njihen disa luftëra sidomos ai kundër Vuco Pashës në 1638 i cili u vra nga dora e trimëreshës kelmendase siç njihet nga të gjithë Nora e Kelmendit.
Një tjetër ngjarje historike për rrethin tonë është “Kryengritja e Malësisë së Madhe” e 6 Prill 1911 ku trimat malësorë me në krye Ded Gjon Lulin ngriten në Deçiç flamurin kuq e zi duke i paraprirë dukshëm ngritjes së flamurit në Vlorë nga plaku i urtë, politikani e diplomati shqiptar Ismail Qemali me 28 Qershor 1912. Një përshkrim më të plotë për këtë luftë paraqitet në veprën e madhe të At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malsisë” ku në këngën e Njëzet thuhet:
“Të shtat krajlat janë çue në kambë,
Kah ka ra, medet, kjo gjamë
Në atë Malsi, në atë Rapsh të Hotit
Ded Gjo’ Luli burrë si motit
Me i’ çetë Lekë bisha shkorretit
Ka nis pushken në asqer të mbretit”
Po kështu një jehonë tepër të madhe pati edhe “Lufta e Koplikut” e 1920 kundër intervencionit ushtarak në Malësi e Shkodër nga forcat shoviniste malazeze luftë e cila vendosi fatet e mëtejshme të territorit shqiptar. Në këtë luftë ra për të mbetur gjithmonë i pavdekshëm Zef Prelë Martini si dhe shumë luftëtarë të tjerë për të cilët poeti atdhetar Hil Mosi veprimtar i dalluar në ballë të Lëvizjes Kombëtare shkruante:
“Atje bri rruge n’at fushë t’Koplikut
Do vorre rishtas ngrehun tek diftojnë
Se djemt e shqypes vdesin, po anmikut
Të shejtin vend, pa gjak nuk ia lëshojnë.”
Falë sakrificave të malësorëve tanë, të mbështetur nga e gjithë Shqipëria, ku rol të veçantë ka patur edhe Ahmet Zogu si ish – Ministër i Brendshëm i asaj kohe bënë të mundur zbrapsjen me turp të ushtrisë malazeze.
Edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare njihet kontributi i çmuar i malësorëve qoftë në krimjimin e formacioneve partizane, siç është formimi i Batalionit Partizan “Perlat Rexhepi” në fshatin Vorfe të Komunës Gruemirë me 30 korrik 1943, ashtu edhe në beteja të përgjakshme me pushtuesin fashist italian ku kulmin e saj e ka “Lufta e Reçit” e 31 Korrikut e 1 Shtatorit 1943, ku ranë duke luftuar e për të mbetur gjithmonë në panteonin e lavdisë dëshmorët Rifat Nuzi, Ismet Dertliu dhe ushtari italian Giorgo Martini. Ja si e shpreh në këngën e tij rapsodi i mirënjohur Rrok Gjelaj epopenë e kësaj lufte:
“Se këto gështenja shekullore
Per Malësinë u banë llogore
Pushkë e topa pa ia nda
Reçi i Luftës u bë kala.”
Po kështu një luftë kundër pushtuesve nazistë gjerman u zhvillua edhe në fshatin Vorfe të Komunës Gruemirë me 3 Nëntor 1943 ku mbetën të vrarë dëshmorët Halit Bajraktari, Istref Shabani, Ali Synaj me dy bijtë e tij Smajlin e Muhametin dhe Hasan Hyka.
Për këto ngjarje e të tjera të LANÇ-it në Malësinë e Madhe deri në çlirimin e plotë të rrethit tonë e të gjithë Shqipërisë me 29 Nëntor 1944 kanë shkruar në librat e tyre Deli Bishaj, Abdyl Sadiku, Rexhep Haka, Mul Deli Bajraktari etj.
Gjithmonë Malësia e Madhe është shquar në përpjekjet e saj për liri, çlirim kombëtar e përparim shoqëror. Ja se si i këndon rapsodi i njohur i trevës sonë Artisti i Merituar Sali Mani pikërisht këtyre vlerave të malësorëve tanë në shekuj të shekujve:
“Moj Malsi, Malsi e Madhe
Moj burrnesh zemërbujare
Flak je ndez me kulla e ksolla
Për liri ka këndu grykholla (pushka)”.
Malësia e Madhe është e njohur edhe për vlera historike të nominuara gjatë gjithë historisë së saj duke filluar nga Nora e Kelmendit e Tring Smajlaj, me Çun Mulen si pjestar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ded Gjon Luli, Zef Hoti luftëtari trim pjesmarrës dhe Dëshmor i Luftës së Spanjës me 1937, Mul Deli Bajraktari ku mjaftoi vetëm këmbëngulja e tij prej patrioti e atdhetari të zjarrtë në “Luftën e Reçit” që Malësia e Madhe edhe sot do ta kishte vuajtur gjakderdhjen mes vetë malësorëve. Çun e Life Jonuzi, Gjeto Keqi, Ramadan Reçi, Bejto Faslia, që në vitin 1942 ndezi pushken në Reç për të mos dorëzuar partizanët e pranishëm në shtëpinë e tij, ku ra dëshmorë në këtë luftë edhe e bija Gjylije Bejtja 14 vjeçare. E të tjerë luftëtarë e patriotë që me mençurinë e trimërinë e tyre shkruan faqe të lavdishme duke i bërë nder gjithë Malësisë, e për t’u kujtuar brez pas brezi.
Nga pikpamja ekonomike
Malësia e Madhe duke qenë një vend me profil jo industrial tregon qartë pozicionin e saj bujqësoro – blegtoral dhe me një turizëm të admirueshëm dhe të shtresëzuar nga Liqeni i Shkodrës e deri tek malet me dëborë. Katër janë shtyllat ku duhet të përqëndrohet edhe në të ardhmen puna për ta mbajtur trevën tonë të begatë jashtë ndotjeve industriale si bujqësia, blegtoria, peshkimi dhe turizmi, ku insfrastruktura rrugore, rrjeti energjitik, telefonik dhe ai mediatik, shëndetësia, arsimi profesional për këto fusha etj. e kthejnë këtë vend të virgjër në një perlë të vërtetë për ta patur zili të gjithë.
Bujqësia. Malësia njihet për kultura të përgjithshme por dhe për specifike për trevën e saj. Ajo ka të zhvilluar vreshtarinë, pemtarinë, perimet si dhe bimët etervajore e medicinale. Para viteve ’90 rrethi ynë është njohur edhe për prodhimin e drithërave si dhe bimëve industriale ku veçohet duhani, por vetë politikat e ndjekura nga qeveritë shqiptare kanë bërë që këto kultura bujqësore të mbesin të dorës së dytë. Duhani si një kulturë shumë fitimprurëse duhet patjetër të rigjenerohet jo vetëm në mendjen e fermerit por edhe pse kjo kulturë bujqësore është prodhuar me cilësi nga tokat tona duhet që edhe institucionet përkatëse ta promovojnë më shumë në nxitjen e fermerit që përsëri të mbillet në Malësi të Madhe. Prioritet në këtë trevë duhet të futet edhe kultura e ullirit meqenëse ajo i përshtatet mjaft mirë klimës dhe tokave kodrinore që rrethi ynë i ka me shumicë.
Blegtoria. Në rrethin tonë blegtoria zë një vend të rëndësishëm jo vetëm për tu ushqyer por edhe për të ardhurat që ajo i jep fermerit malësor, nga ku mund të veçoja lopen, delen, dhinë, shpendët shtëpiakë, bletët etj. Duke parë edhe relievin që zotëron Malësia e Madhe, blegtoria i është përshtatur më së miri komunitetit që jeton në këtë rreth dhe vetë banorët e kanë parë blegtorinë si më fitimprurëse kurdoherë e jo vetëm në ditët tona.
Peshkimi. Falë Zotit dhe natyrës, komunitetit që jeton në Malësinë e Madhe i janë ofruar mundësi të ndryshme për të patur mundësi si të ushqyerit ashtu edhe rritjes së të ardhurave në familje e fjala është për një nga perlat e Malësisë e konkretisht Liqeni i Shkodrës. Ky liqen ofron përveç të tjerave që do i përmend më poshtë edhe mundësinë e peshkimit ku në ujërat e këtij liqeni rriten lloj – lloj peshqish si: krapi, karasi, ngjala, qefulli, sharmaku, gjuhca, mlyshi, etj. Është një komunitet i tërë që merrret me peshkim në ujërat e këtij liqeni ku fillon nga Vraka (Komuna Gruemirë) e deri në Hot (Komuna Kastrat). Duhet përmendur se edhe zona e Kelmendit nëpërmjet Lumit të Cemit i ka mundësitë e peshkimit ku gjuhet një nga peshqit e rradhë të zonës që është trofta.
Turizmi. Rradhë vend apo trevë mund t’i ketë rastisur një peisazh aq i admirueshëm natyror sa ç’e ka Malësia e Madhe, ndonëse pak është bërë që kësaj treve t’i jepet prioritet në zhvillimin e turizmit. Bukurisë natyrore duke i shtuar edhe ato historike e tradicionale e bëjnë rrethin tonë shumëdimensional në përshtatshmëri për turizëm, të cilën mund ta klasifikojmë në disa drejtime:
Turizëm ujor. Të qenurit 30 km vijë kufitore me Liqenin e Shkodrës e bën këtë rreth e sidomos zonat në afërsi të saj me mundësi të këtij turizmi. Por ajo ç’ka duhet theksuar është se brigjet e këtij liqeni për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë Berisha në vitet 1993-1995 i cili e përdori këtë liqen për konstrabandë karburanti në ndihmë të makinës ushtarake të Millosheviçit, tashmë janë shumë të ndotura dhe kërkon investime të mëdha për t’u kthyer në një vend normal të zhvillimit të plazhit për banorët e Malësisë e më gjërë. Në këtë liqen me pak përkushtim mund të bëhet shumë i dobishëm edhe zhvillimi i disa sporteve ujore.
Turizmi i gjelbër e i bardhë. Vetë pozicioni gjeografik i kësaj treve bën të mundur zhvillimin e këtyre lloj turizmi ku mund të përmenden fshatrat turistike të Razmës, Bogës, Fushë – Zezës, Vermoshit, Lëpushës etj. Këto zona janë tipike për të dy llojet e turizmit, ai i gjelbër gjatë stinës së verës dhe turizmi i bardhë gjatë stinës së dimrit ku vend të veçantë në të parën mund të zërë edhe sporti i alpinizmit, ndërsa në këtë të fundit zë sporti i skive, të cilët kanë një përshtatshmëri shumë të madhe në këto zona.
Turizmi historik, gjeo – arkeologjik etj. Siç thamë edhe në përshkrimin historik të trevës së Malësisë së Madhe, një vend të veçantë për turistët vendas e të huaj kanë edhe vështrimi i kulturave historike ku mund të veçoja Kalanë e Ballëzës, Kalanë e Marshejit, Kulla e Bajraktarit të Hotit, vështrimin e shumë shpellave si ajo e Frashërit, Shpella e Zanave në Bogë, Shpella e Lopçit, Shpella e Bogdanit etj. Një vështrim mahnitës për këdo do ishte pamjet e katarakteve, kanionëve, Alpet e Veriut etj. Këtu mund të fusim edhe mundësinë e studimit të disa bimëve endemike dhe subendemike me interes për biologët.
Duke i parë në kompleks të gjitha këto mundësi të zhvillimit ekonomik, ajo që të bie në sy për një rendje drejt progresit për këtë trevë me emër është sinjifikative dhe shumë impenjuese për gjithë pushtetin në tërësi (atë qendror e lokal), investimi në infrastrukturë në përgjithësi e atë rrugore në veçanti, gjetja e tregut për prodhimet bujqësoro – blegtorale, hartimi i një guide turistike për gjithë rrethin Malësi e Madhe, kreditimi me interesa të ulëta për banorët etj., çka do sillnin rezultate të larta në rritjen e të ardhurave për çdo familje malësore duke bërë të mundur me këto mjete luftimin e dy “sëmundjeve” aq të ndjeshme për komunitetin që jeton në këtë trevë të cilët janë varfëria dhe papunësia.
Ashtu siç dua të theksoj se Malësia e Madhe megjithse ka një ujë të pijshëm për t’u patur zili nga çdo trevë tjetër e vendit, siç është uji i mrekullueshëm e Pajave në Rrjodh ajo e vuan tmerrësisht mungesën e këtij uji, çka duhet të investohet e më shumë të administrohet ky ujsjellës dhe ndërmarrja që e ka në varësi.
Nga pikpamja kulturoro – arsimoro – sportive.
Kultura. Duke përmendur Malësinë e Madhe që siç e kam trajtuar edhe më lart zë vendin më skajor në Veriun e Shqipërisë, nuk mund të mos afishosh edhe arritjet dhe vlerat kulturore të kësaj treve. Eposi i Kreshnikëve me “Këngët e Mujit e Halilit” mund të jetë edhe zanafilla e grumbullimit të folklorit dhe e trashigimisë kulturore të trevës tonë, duke treguar në këtë rast nëpërmjet këtyre këngëve edhe hershmërinë e kësaj treve. Gjithashtu ajo që të bie në sy është edhe ruajtja e traditave mijëra vjeçare deri në ditët tona si veshjen karakteristike tipike të kësaj treve si xhamadanet, çakshirët e xhubletat. Ja si shprehet autori hungarez Daniel Kornidez në vitin 1753-1754 kur shkruan: “as palloi, as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave Kelmendase”. Për këto veshje kanë shkruar edhe Franz Nopça, Edit Durham etj. Po kështu këngët e vallet tradicionale si dhe tradita e organizimit çdo vit të “Logut të Bjeshkëve” në Qafë të Bredelecit duke i shtuar këtu edhe ruajtjen e disa lojrave si “loja e kapuçave”, “plaku i dasmës” etj. Mikpritja është shumë origjinale për malësorin dhe e ruajtur në çdo brezni. Bujaria e mallësorit ka qenë me gjithë shpirt e kjo tregohet edhe në ditët e sotme, ku miku të thërret tek dera “o i zoti i shtëpisë” gjithë shtëpia “lëviz nga vendi” kur i zoti i shtëpisë të kthen përgjigje “o mir se t’ka pru Zoti” e se “shpija asht e Zotit dhe e mikut, buk, krip e zemër ke me gjet në ket shpi”. Akoma është e ruajtur edhe në ditët tona tradita e “odës së miqve”. Aq i dhanun është malësori për të pritur mikun sa tregojnë që në kohën e pushtimit osman një malësor ishte dënuar me vdekje për kundërshtim të pushtetit turk dhe para se ta pushkatonin e pyetën nëse e kishte ndier veten më ngushtë se këtë herë, malësori i ishte përgjigjur: “po, kur më ka ardhë miku në shtëpi e nuk kam pasë buk me i dhanë”. Këngët janë kënduar me lahutë dhe me çifteli. Por ajo që është më origjinale është “Kënga e Majakrahut” për të cilën Edit Durham ka thënë: “këngë tipike shqiptare e pashoqe”.
Të shkruash për kulturën malësore është e pamundur të mos përmendësh kollosin e këngës lirike nga Bajza, basin më të shquar shqiptar Artistin e Merituar Lukë Kaçaj i titulluar së fundmi pas vdekjes “Nderi i Kombit”. Ai këndoi në skena të vendit por edhe me famë botërore duke nxjerrë në pah atë zë brilant. Ashtu siç nuk mund të mos kujtosh mjeshtrat e folklorit malësor e shqiptar si “Artistat e Merituar” Sali Mani e Jonuz Delaj, Pretash Nilaj, Rrok Gjelaj, vëllezërit Buçi, Violeta Deda etj. e duke përfunduar me artistët e sotëm shumë dinjitozë si Skender Xhafa, Arben Delaj, Zaim e Lulka Mërkulaj, Donika Vuçina, Petrit Gjinaj, Kujtim Rexhvelaj etj, apo të humorit si Qazim Çelaj e Gac Kodrina, Vebi Kurti, Marash Kaçaj, Vito Pllumit ejt.
Po kështu do përmendja paraqitjen dinjitoze të grupit folklorik të Malësisë së Madhe në festivalin folklorik të Beratit në vitin 1995 i cili zuri vendin e parë, pikërisht për paraqitjen e kësaj trashigimie kulturore që vetëm malësorët e këngëtarët e saj ta japin këtë kënaqësi. Si të mos shkruash për fituesin e “Pendës së Argjendtë” poetin Sokol Zekaj, poetin e ndier Dodë Kaçaj, romancierin Ramiz Lika apo kritikun letrar Kadri Ujka e të tjerë artista që kanë bërë e bëjnë të mundur që me këngë, humor, valle, vargje, romane e tregime historike bëjnë të mundur ruajtjen e traditave më të mira kulturore.
Një vend të rëndësishëm dua t’ia kujtoj edhe zhvillimit të medias në rrethin tonë ku vend të veçantë zë televizioni lokal TV-Kopliku dhe gazeta “Malësia” ku për këtë të fundit do të sugjeroja të mos e ndërpresë botimin pasi ka qenë një zë kuptimplotë për trevën e Malësisë. Dua të përgëzoj pronarët e TV-Koplikut zotërinjtë Zenel Hoxha dhe Nazmi Jubani si dhe gazetarët e rrethit tonë Gëzim Vuçaj, Vasel Gilaj, Rifat Ymeri, Bashkim Ramekaj etj, të cilët bëjnë të mundur ekspozimin e Malësisë së Madhe dhe vlerat që mbart ajo jo vetëm brenda kufijve territorialë të Shqipërisë por edhe jashtë saj kudo ku ka shqiptarë.
Arsimi. Zhvillimi i arsimit në rrethin tonë është i lidhur pazhgjidhshmërisht me historinë e kulturën e trevës së Malësisë së Madhe. Megjithëse nuk ka data të sakta njihen shenjat e arsimit qëme pushtimin otoman, të cilët duhen thënë se përveç se pushtimit lanë një vend të tërë siç është Shqipëria në errësirën pa dritë e dituri e patjetër kësaj nuk i shpëtoi as Malësia e Madhe. Por pavarësisht kësaj malësorët i gjenin mënyrat të mësonin shkrim e këndim. Ndonëse në fillim mësimet ishin spontane, më pas filloi organizimi nëpër vende të kultit fetar e më pas me Shpalljen e Pavarësisë nisi edhe organizimi i mësimdhënies në shkolla ku mund të veçonim edhe mësuesit e parë si Hil Mosi, Prek Gjoni, Kol Martini, Palok Traboini e deri me Migjenin e “Legjendës së misrit”, “Lulit të vocërr”, të “Vargjeve të lira” etj.
Pas viteve të çlirimit të vendit (pas viteve 1944-s) e më pas u vendos sistemi 7 e 8 vjeçar, e ndërsa sot ky sistem kaloi në 9-vjeçar në bazë të reformave të ndërmarrë nga qeveria aktuale për arsimin e detyrueshëm etj. Sot në Malësinë e Madhe numërohen 26 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të mesme. Nëtë parën studiojnë rreth pesë mijë nxënës, ndërsa në të dytën një mijë e pesëqind nxënës.
Duhet thënë se nga Malësia e Madhe e konkretisht nga shkollat e saj kanë dalë intelektualë, kuadro të devotshëm për të bërë më të mirën për trevën e tyre. Sot në rrethin tonë ekziston edhe një Zyrë Arsimore e cila me administratën e saj bën politikën e kuadrit në funksion të të gjitha shkollave e në këtë kontekst edhe të arsimimit të nxënësve.
Unë më lart përmenda disa nga mësuesit e parë të mësimit të shqipes, por nuk mund të mos bëj një kujtesë të përgjithshme për gjithë atë plejadë arsimtarësh që kontribuan e vazhdojnë të kontribuojnë edhe tani në mësimdhënie dhe në edukimin e fëmijëve malësorë anembanë trevës sonë. E në këtë rast dua të jap një shembull krenarie për gjithë ne malësorët e për shqiptarët në përgjithësi me përmendjen e emrit të profesorit të nderuar të gjuhësisë z. Gjovalin Shkurtaj.
. Historiku i zhvillimit të sportit mund të flitet i organizuar shumë vonë në trevën tonë në mënyrë ekipore, ndërsa individuale ka patur potenciale që i kanë dhuruar emocione malësorëve shumë sportdashës të cilat mund t’i përshkruaj më poshtë. Por zanafillën dhe mënyrën e veçantë të pasqyrimit të sportit e shohim të perceptuar në lojra të ndryshme popullore që malësorët i kanë organizuar në festa të ndryshme popullore siç mund të përmendim “Logun e Bjeshkëve”, apo gëzime të ndryshme në odën e miqve me mysafirët si “loja e kapuçave” etj. Këto sporte jo vetëm kanë argëtuar malësorët tanë por edhe ka ndikuar në zhvillimin mendor të tyre.
Edhe nga ana sportive Malësia e Madhe ka patur e ka potenciale të njohura individuale dhe ekipore në shumë sporte. Kështu mund të përmendim ekipin e futbollit dhe të shahut “Veleçiku” që e kanë përfaqësuar Malësinë e Madhe në shumë aktivitete sportive të zhvilluara e që zhvillohen edhe tani që me krijimin e këtij ekipi në vitin 1986.
Mund të përmendim me krenari kampionin e peshngritjes Seladin Zogu, në mundje, Paulin Sterkaj e Dushan Vaso, në atletikë Ilo Pjetri, në futboll të ndierin Millan Vaso, Salvator Kaçaj, Besnik Dulin, Ridvan Hebaj etj., në boks Besnik Gjetaj, në shah kampionin Gëzim Ndoka e të tjerë sportistë që kanë bërë e bëjnë emër në klube të ndryshme të vendit si me Vllazninë, Partizanin, Dinamon etj., por që kurdoherë e kanë treguar se i përkasin Malësisë së Madhe.
Nga pikpamja politike
Malësia e Madhe duke qenë një ndër trevat më të lakmuara për t’i gllabëruar nga ana territoriale falë dhe pozicionit të saj gjeografik, ka formësuar edhe natyrën e vet prej një malësori me karakter të fortë, mosnënshtrues dhe politikbërës në favor të vetë kësaj treve. Kjo ka bërë që edhe natyra të jetë disi radikale, por kurrsesi në dëm të vetë Malësisë dhe vendit amë Shqipërisë për të cilat ajo ka kontribuar shumë në forcimin e vlerave për demokraci, liri, çlirim kombëtar e përparim shoqëror.
Pikërisht këto treva e kanë bërë trevën tonë dhe malësorët e saj shumë të besueshëm edhe në ndërmarrjen apo përfshirjen në shumë iniciativa me karakter rajonal apo kombëtar. Edhe pse jo me ndonjë arsimim të veçantë ajo çka është vlerësuar tek malësori kanë të bëjnë me besën, trimërinë e mençurinë e shfaqur kudo. Kur ta ka dhënë fjalën malësori më parë ka pranuar të falë jetën e tij ose të fëmijëve të tij se sa të shkeli mbi besën e dhënë. Këto vyrtyte të trashëguara deri në ditët tona e kanë perfeksionuar atë edhe politikisht.
Këtu mund të përmendim individ politikbërës që në emër të trevës së Malësisë kanë bërë përpjekje madhështore në dobi të çështjes kombëtare si Çun Mula përfaqësues i kësaj treve në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Ded Gjon Luli si drejtues i Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Edhe në ngritjen e flamurit në Vlorë me 1912 kur Shqipëria u shpall shtet Sovran dhe i Pavarur ka patur përfaqësues nga treva e jonë pavarësisht se nuk paraqiten me emra konkretë pasi malësorët e kanë patur për traditë të mos mburren, por të kryejnë detyrën e ngarkuar në dobi të kombit dhe atdheut. Edhe më vonë duke përfshirë edhe periudhën e LANÇ-it ka patur politikanë malësorë me cilësi të veçanta për të çuar në këmbë popullin për të çliruar vendin nga pushtesit nazi-fashistë si Çun Jonuzi, Bejto Faslia, Gjeto Keqi etj.
Por ka dhe një periudhë të errët në dëm të një pjese të mirë të malësorëve të cilët pushtetasit e ardhur në fuqi pas 1944 persekutuan me dhjetëra qindra e mijëra individë, familje, fise e fshatra në mbarë Malësinë e Madhe vetëm se nuk ishin dakort me politikën që ndiqte qeveria në fuqi duke i vrarë, internuar dhe lënë pa shkollim e pa asnjë të drejtë lirie ato. Kjo periudhë është një rast unikal në mbarë Europën demokratike e më gjërë, çka edhe sot ia vlen të reflektohet, duke rritur ndjenjën njerëzore dhe politike për më shumë respekt dhe humanizëm ndaj kësaj shtrese të persekutuarish që privimi i jetës dhe lirisë së bërë gjatë regjimit totalitar nuk ndjehen të respektuar duke u sjellur edhe tani shumë pakënaqësi ndaj mënyrës se si shteti përpiqet t’i trajtojë si viktima për të përfituar politikisht nga ato e jo t’i integrojë moralisht dhe fizikisht në jetën e përditshme.
Nisur nga këto qëllime të mos bindjes ndaj sistemit totalitar duhet përmendur një lëvizje me armë e nisur për t’i dhënë udhë gjithë vendit e që ka në sens Lëvizjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe të Janarit 1945 por që dështoi pa u nisur mirë jo nëse kishin të drejtë apo jo se sa nga moskoordinimi i mirë i veprimeve ku sundoi ndjenja bajraktariste (e theksuar kjo në gjithë veriun e vendit) në drejtim të kësaj lëvizjeje. Megjithatë duhet patjetër të vlerësohet kjo lëvizje pasi ishte e para e këtij lloji në gjithë Europën Lindore.
Është pikërisht ky persekucion politik, ekonomik, social etj. gjatë gjithë viteve të qëndrimit në pushtet të qeverisë komuniste tipare këto që ndikuan edhe me ardhjen e demokracisë në Dhjetor 1990, duke bërë që shumica e malësorëve të Malësisë së Madhe të hedhin vështrimin tek këto ndryshime për të gjetur ngushëllim tek forcat politike antikomuniste me tendenca djathtiste. Përqëndrimi i vemendjes tek sistemimi në punë i njerëzve e jo i kapaciteteve të duhura individuale e programore nuk ka sharmin e duhur tek malësorët.
Kjo bëri që malësorët të reflektojnë duke e treguar vehten tamam demokrat të mirëfilltë, ses për to e rëndësishme është përfaqësimi dinjitoz, me reputacion e që sjellin përparim ekonomiko – shoqëror për to, për familjet e trevën e tyre se sa programi i thatë i një qeverie qoftë kjo e djathtë apo e majtë.
Ndaj edhe votuesi malësor zhgënjimet i ka shprehur me votë që nga ’92 e deri në ditët e sotme ashtu siç i shprehi me votë edhe në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009. Ato do zgjedhin atë forcë politike që ka qenë dhe është më pranë halleve e shqetësimeve të tyre dhe ç’është më kryesorja mundohet dhe gjen rrugën e zgjidhjes së këtyre problemeve.
Nga: Sytki Ndrecaj,
Nënprefekt i Malësisë së Madhe
“Qyfyret” e paspermbytjeve ne Shkoder
Normalizimi i situates dhe shpresa per mosrikthim te gjendjes se rende ne rajonin e Shkodres, risjell ne vemendje detaje, te cilat ne qetesine e ketyre diteve, ngjallim humor por edhe reflektim. Jane grimca ngjarjesh publike por edhe private, te cilat nga shumekush mund te konsiderohen edhe sajesa, ndersa shume te tjere mund te gjejne veteveten.
Presidenti “jetim”
Mosmbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare nuk do te jete ajo cfare do te na kujtoje pse jo pas disa vitesh presidentin Bamir Topi ne periudhen e permbytjeve te fillimvitit 2010 ne rajonin e Shkodres. Kreu i shtetit ka qene i pranishem ne zonat e permbytura, qendrim mese normal dhe detyrim i Topit, por sipas gjasave jo shume i mirepritur. Ne viziten e tij te 14 janarit, presidenti ishte vertete “jetim”. Ai shoqerohej nga shume ambasadore e diplomate te huaj ne Shqiperi, por pergjate udhetimit te tij ne zonat e demtuara nga permbytja, nuk iu vu pas asnje antar i Komitetit Nderministror te Eemergjences, madje as edhe i Shtabit te Emergjences ne rang qarku. Eshte rast unikal mbase ne bote qe kryetari i nje shteti te zhvilloje nje vizite thuajse private ne nje nga rajonet e vendit te tij, ndersa ish- presidenti Moisiu u shpall qytetar nderi ne Bari vetem pasi ndaloi atje, mbase rastesisht. Orientimet e dhena ne lidhje me qendrimin ndaj Topit, kane qene te qarta dhe permblidhen ne nje episod te thjeshte, i konstatuar edhe nga disa gazetare. Ne te njejten kohe me viziten e presidentit ne zonen e Obotit, rastisi edhe nje deputet i PD-se. Pa pemduar shume, ai iu drejtua shoferit te tij per te ndaluar prane makinave te karvanit presidencial Topi. Me shume sgjuarsi, shoferi i kujtoi deputetit te Shkodres se nese Berisha do ta merrte vesh se kane parkuar makinen prane atyre te presidentit, do te fluturonte mandati. Natyrisht deputeti ndoqi keshillen e urte te shoferit dhe iu rikthye ne kujtese marredhenia “e shkelqyer” institucionale e kryeministrit me presidentin.
Kush perhap panik?!
Nje situate si ajo e permbytjeve ne rajonin e Shkodres ka gjasa te shfrytezohet per te ngjallur panik, qofte edhe pa arsye, qofte edhe per hobi. Sipas kryeministrit Berisha, ka panik te mire dhe panik te keq. Paniku i keq eshte ai i perhapur apo i stimuluar nga vete qytetaret, te cilet te frikesuar nga realiteti, “infektojne” njeri- tjetrin. Ndersa paniku i keq, eshte ai i perhapur nga njerez te interesuar, sipas kryeministrit por edhe kryeparlamentar, ishin prane Partise Socialiste. Megjithate, Berisha por edhe Topalli e kane perjashtuar veteveten nga dyshimet. Kreu i qeverise fillimisht deklaroi se Shkodra ndodhet ne prag katastrofe nga permbytjet dhe me pas se permbytjet qendrojne si “shpata e Demokleut” mbi (koken) Shkodren. Ndersa kryedeputetja deklaroi “live” ne nje interviste telefonike per nje televizion te Shkodres se do te jete e nevojshme qe nga “emergjence” situata ne rajonin e Veriut duhet te kaloje ne “te jashtezakonshme” si pasoje e rreshjeve. Po keshtu, edhe terheqja e femijeve nga shkollat e Shkodres kur perflitej carja e digave te HEC-eve, nuk u be sigurisht me urdher te Edi Rames, por permes linjave zyrtare te arsimit ne hapesiren e permbytur. Gjithsesi, i dyshuari kryesor i perhapjes se panikut eshte serish Edi Rama, pasi deklaratat e cituara me siper nuk kane qene panikngjallese, ndersa heshtja e Rames per kete ceshtje, ka qene shume e rrezikshme. Megjithe impenjimin e prokurorise, akoma nuk po gjenden panikerkuesit, edhe pse jane sekuestruar kaseta video dhe audio.
“1 m3 bore= 3 m3 uje”
Qe Genc Ruli nuk ishte i prere per minister Bujqesie, ishte e qarte. Por qe nuk ka informacion as edhe elementar, mbase qe perpihet ne klasen e trete apo te katert fillore, kete shqiptaret nuk e dinin. Gafa e ministrit Xhaferri per eshtrat e pasjella ne Shqiperi te Ismail Qemalit, duket asgje para asaj te ministrit te Energjitikes Ruli. Per te bindur shqiptaret per rrezikshmerine e shkrirjes se papritur te debores ne afersi te kaskatave te Drinit, Ruli beri nje zbulim unikal: 1 meter kub bore, kur shkrihet “prodhon” 3 meter kub uje! Sigurisht, Ruli eshte disinformuar nga keshilltaret e tij dhe natyrisht ka bere figuren e budallait, te pakten para specialisteve te energjitikes ish- vartes te tij, por edhe atyre qe kane pak njohuri te shkolles fillore nga lenda e fizikes. Jo nje meter kub bore, por as edhe nje meter kub akull (bore e presuar) nuk prodhon as edhe nje meter kub uje. Megjithate, nje gafe e tille ministrore, ka shume mundesi te jete eklipsuar nga hallet e shkodraneve, te cilet duke qeshur nga halli qe u kishte rene, kane justifikuar deri diku edhe ministrat, te cilet per here te pare ne me shume se 4 vite, u tha dikush “puna e mbare”, shprehje qe perdoret gjeresisht ne Shkoder.
Berisha dhe Luka per klimen ne unison
Ngrohja globale eshte identifikuar nga kryeministri Berisha si shkaku i ndryshimeve te papritura (sipas tij) te klimes ne Alpet shqiptare. Sipas specialisteve, me kete pohim kreu i qeverise ka bere nje zbulim indirekt shume te rendesishem: ne Alpet tona eshte celur nje vrime ozoni! Vetem keshtu mund te kete logjike pohimi i kryeministrit tone. Vetem keshtu mund te pranohet teza e tij qe ne nje hapesire rreth 28 mije km2, brenda nje kohe kaq te shkurter, te kete ndikim nje fenomen global. Ka edhe nje mundesi tjeter: globi te jete coroditur dhe vrimat e ozonit, nga poli i Veriut, te jene zhvendosur ne Alpet shqiptare!
Ne lidhje me klimen eshte shprehur edhe kryebashkiaku i Shkodres Lorenc Luka ne nje emision televiziv ne Shkoder. Parashikimi i motit eshte i sakte vetem per nje periudhe kohore 6 ditore. Me pas parashikimet nuk jane te sakta, ka thene qytetari i pare i Shkodres. Natyrshem, edhe atij ia kane sugjeruar pergjigjen. Megjithate, ai dhe te gjithe ata qe ia kane sugjeruar kete pergjigje “sa per te dale nga situata”, u kujtojme se parashikimet jo vetem javore, por edhe mujore mund ti gjejne fare lehte duke lundruar ne internet. Nuk po zgjatemi me shume ne kete teme, duke i dhene te drejte kryetarit Luka, me shpresen qe fiset “Maya” por edhe “NASA” te jene gabuar ne lidhje me parashikimet per vitin 2012.
Grimca realiteti
Ne nje nga udhetimet e shpeshta ne zonat e permbytura, Edi Rama ka qene i detyruar te udhetoje me nje varke te vogel me motor (sule). Kryesocialisti ka qene aq i frikesuar, saqe per asnje cast nuk ka folur pergjate udhetimit, ne fakt nje ves qe ai tashme e ka dhe ia njohin te gjithe. Te vetmet raste kur ai ka nxjerre ze kane qene kur i eshte hakerryer shoqeruesit qe levizte ne varke dhe kameramanit, i cili duke xhiruar bente qe varka te lekundej. Megjithate, per fatin e socialisteve e tiranasve, udhetimi u krue pa asnje incident, sic edhe nje perballja e pamenduar ne mes Rames dhe Topallit ne lagjen “Livade” te Shkodres.
Nje socialist i devotshem ka kuptuar se ka votuar gabim per thuajse 20 vite vetem pas kesaj situate te permbytjeve ne Shkoder. Perpara kameras televizive, ai deklaroi se nuk ka votuar asnjehere per PD-ne deri me tani, por gjithmoje per PS-ne e te majten. Vetem pasi pesoi permbytjen e ketyre diteve dhe pa interesimin e shtetit per te dhe te tjeret, ai vendosi te premtoje voten e tij gjithmone djathtas, specifikisht per PD-ne. Kryedemokrati Berisha e ka marre vesh kete lajm dhe ka vendosur qe ne prag te zgjedhjeve, qofte te parakohshme, qofte te zakonshme, te mundesoje permbytje apokaliptike jo vetem ne Veri (te cilin e ka bastion) por edhe ne Jug duke shpresuar ne “kalimin e ylberit” te socialistit ne Shkoder. Ne keto kushte, qytetaret jane te lutur te mbajne ne shtepite e tyre mjete lundruese, cizme peshkataresh, ushqime ne sasi te medha, natyrisht edhe grepa e rrjeta per te zene peshk.
Gara e ndihmave per te permbyturit
Komuna e Dajcit ka qene nder me te permbyturat ne rajonin e Shkodres. Si rrjedhoje, edhe evakuimi i njerezve ne kete zone ka qene perparesi dhe eshte arritur te largohen thuajse 90% e banoreve (sipas raportimeve zyrtare). E si per cudi, edhe vemendja kryesore e shperndaresve te ndihmave, eshte perqendruar pikerisht ne kete zone. Jane raportuar shperndaarje te dhjetera ton ushqime, veshmbathje, uje e mbulesa por per ke?! Ose qeveria ka genjyer ne lidhje me evakuimin e njerezve, ose ato ndihma i ka thithur ndonje “vrime e zeze” jo per ti eleminuar, por per ti shfaqur ne ndonje treg te Shkodres, M.Madhe apo edhe Lezhes.
Vetem qindra metra me larg, ishte fshati Mushan, i cili fale disa argjinaturave te mbajtura ne kembe me shume sakrifica nga banoret, nuk u permbyt dhe te gjithe banoret qendruan ne shtepite e tyre. Edhe atje arriten ndihmat e shtetit (te marrsha te keqen o Shtet!) me nje sasi me shume se skandaloze: 80 gr vaj per fryme, 2 kg makarona per familje, 1.5 liret uje per familje, gjysem qiriri per ndricim, 400 gr sheqer, nje konserve mishi 250 gr per familje dhe sigurisht detersiv per makina larese. Ju siguroj se nuk eshte humor por realitet i hidhur.
Partia Socialiste ka ngtitur edhe ajo nje shtab per ndihmat ne favor te te permbyturve. Rreth 1 mije litra uje i imbotiluar u eshte shperndare banoreve me lundra nga deputete te partise socialiste. Ajo qe ia vlen te permendet eshte numri i madh i hamburgerave, rreth 10 mije, te shperndare nen drejtimin e shefes se emergjencave te PS-se Keti Bazhdari. Sipas gjasave, per gjithe kete kohe, fast-food-et e Shkodres kane punuar vetem per llogari te PS-se dhe deri tani, fatmiresisht nuk njoftohet asnje i helmatisur nga hamburgerat. Vec tyre, jane shperndare edhe cizme te numrave te ndryshem. Sa i takon parave, nuk ka asnje informacion nga llogarite e celura per kete qellim nga PS-ja ne dy banka.
Rreth 25 kompani te fuqishme bisnesi ne Shkoder, kane dashur te jene kontribuese per te permbyturit. Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise Anton Leka, i ka falenderuar publikisht. Nuk ka asnje shifer zyrtare per totalin e mbledhur nga keto bisnese, por sipas bisedes informale me nje nga bisnesmenet kontribues, shifra nuk arrin kurrsesi ne 10 milion leke te reja, pra as 400 mije leke per nje bisnes. Sipas ketoij bisnesmeni, donacionet minimale jane bere per te qene ne syte e kryeministrit, i cili keto dite ka patur vemendjen ne Shkoder. Sa per kujtese, vetem nje paradite, qytetaret e Shkodres kane mbledhur rreth 2.5 milion te reja ne ndihme te viktimave te 9 janarit, te grisshur nga nje emision ne Top- Channel. Eshte vertete kohe krize!
Meta kunder Berishes
Kompensim “qindarke per qindarke” eshte togfjaleshi me i permendur nga kryeministri Berisha keto dite ne te gjitha daljet publike. Pavaresisht asaj cfare do te ndodh me pas dhe se a ka shteti para per te demshperblyer te permbyturit, Berisha ka ndikuar ne krijimin e nje qetesia shpirterore per te gjithe te demtuarit. “Perkthimi” nga shqipja ne shqip e fjaleve te kryeministrit, do te thote se pas vleresimit te demit, te permbyturit do te marrin para ne dore “cash”. Ilir Meta, megjithese numri 2 i qeverise, ka tjeter mendim nga shefi i ekzekutivit. Ai e ka shprehur qarte se nuk do te kete para “cash” per te permbyturit, por vetem riparime te demeve dhe demshperblim te humbjeve, sipas gjasave ne natyre. Pra, te ka ngordhur nje lope, do te zevendesohet. Te jane demtuar parcela qe prodhojne 20 kv domate, do te marresh domate etj. Kjo ka krijuar nje fare frike tek banoret e zonave te permbytura, te cilet nuk dine kujt ti besoje: atij qe drejton kete qeveri prej mese 4 vitesh, apo atij qe e mban ne kembe kete qeveri prej mese 4 muajsh?
Kur te mund “zullumi”
Nuk dua te futem ne diskutime se i kujt ishte faji per permbytjet. Gjithsesi, nje gje eshte e qarte: KESH mendonte te fitonte “nje grusht me para” nga shitja e energjise se superprodhuar ne HEC-e. Meqe Berisha ka premtuar kompensim, indirekt ai ka pranuar edhe nje pjese te pergjegjesise per permbytjet. Ky eshte koncepti juridik i disa avokateve, te cilet madje jane te mendimit se parate per te permbyturit nuk mund te kalojne thjeshte me nje vendim qeverie, por vetem si rezultat i nje vendimi gjyqesor qe shpall fajtore dhe demshperblim. Gjithsesi, kompensimi finaanciar do te realizohet nga fondet e KESH, sipas gjasave ato qe ka fituar nga shitja e energjise, por natyrisht nuk mund te mjaftojne. Prifti u nis te fitoje para por tashme do te paguaje ato cfare ka fituar dhe do te duhet te siguroje edhe te tjera. Qeveria ka njoftuar se do te kerkoje 300 milion euro hua. Thua te perdoren ato per kompensimin e te permbyturve ne qarkun e Shkodres?!
Epilog
E ndjejme per detyre ti bejme nje falenderim te perzemert te gjithe gazetareve, por deri diku edhe mediave qe percollen kete realitet. Pa orar, pa kushte thuajse minimale (sidomos gazetaret e mediave lokale), ata percollen me perpikmeri cdo gje qe lidhej me situaten e rende. Ne shume raste, ishin promotor per mire i zhvillimeve, duke u kthyer ne zedhenes te shpreses. Edhe kesaj rradhe, mediat nuk i shpetuan politizimit. Disa ekrane benin gare qe kush ta ngrinte me lart flamurin e PD-se dhe te qeverise. Te tjera luftonin per te zene vendin e pare ne maratone per cuaarjen perpara te flamurit te PS-se dhe opozites. Nga nje ekran ngriheshin lavde per shtabin, per ndihmat, per ministrat e pushtetaret. Nga nje tjeter ekran te gjithe keta identifikoheshin si fajtore per situaten.
Kjo situate e jashtezakonshme perseriti edhe njehere situata tashme te zakonshme ne panoramen mediatike shqiptare e shkodrane duke treguar se edhe pas 13- 14 viteve nga fillimi i lulezimit te mediave private, ato akoma nuk i kane hequr “shpergenjte” edhe pse mbase kane nisur te ecin me kembet e tyre te brishta e qe levizen nga mekanizma politike qe tanime shquhen lehte edhe nga nje sy i sprovuar, edhe i nje te permbyturi.
Blerti DELIJA
XHAMIA E PLUMBIT – Monument besimi, qytetrimi e bashkejetese ne Shkoder
Qe nga viti 1773 ne historine e besmit e qytetrimit te Shkodres ka zene nje vende te rendesishem objekti i kultit Islam , “Xhamia e Plumbit”. Kjo Xhami ishte ndertuar ne lagjen e vjeter “Qafe “ , sot “Tabake”, ne breg te lumit Drin afer Kalase…Historia e ndertimit te kesaj Xhamie i perket periulles me te lavdishme te Pashallekut te Shkodres e me gjere kur drejtohej nga Dinastia famemadhe shqiptare e Bushatellinjeve , qe me lufte e perpjekje kishte fituar autonomin substanciale nga perandoria Osmane , duke marre trajtat e nje shteti te pavarur me shume kufije Etnik – Arbenore te njohur edhe nderkombetarisht…Kjo dinasti ka si simbol te saje Karamahmud Pashen i cili ne vitin 1786 kishte shpall Konfederaten Ilirike te enderruar prej shekujsh nga Shqiptaret…
Histori vlersimi e ndertimi…
Studiuesi shkodrane Hamdi Bushati shkruan se Xhamia e Plumbit eshte monumenti historik ma i bukur nder te gjitha objektet e tjera te lagjes “Tabake”,eshte ndertesa madheshtore e artistike ne stilin turko-arab , qe ka terheq interesimin e vazhdueshem te vizitoreve…Xhamia e Plumbit eshte veper e Mehmet Pashe Plakut … Pllaka e gdhendur mbi porten e xhamise eshte nje dokument i padiskutueshem qe shkruan se kjo xhami eshte nje veper e ndertuar ne vitin 1187 Hixhri ,qe me kalendarin e sotem Gregorian korespondon me vitin 1773 …*1*.Te dhenat e kronikaneve te kohes tregojne se Mehmet Pashe Plaku xhamine e ndertoi me gure te gdhendur e te sjellur prej popullit me sistemin zinxhire (dore me dore) prej Gurit te Zi e deri ne vendin e ndertimit…Mustafa Pasha jo vetem investoi me para te kohes ,por edhe mori pjese direkt ne ndertimin e Xhamise Plumbit ,ku per kete tregojne edhe nje “anektode” e cila thote se : “Kur nje fshatare donte me i paraqite Pashes nje ankese personale ,dhe e kishte marre vesh se ai ndodhej ne mes puntoreve ,por nuk e dallonte ,sepse ai ishte i veshur thjeshte… Rastisi qe personi ta pyeste (vete Pashen) se ku gjindej Pasha dhe mori pergjigjen qe te priste pak. Pas perfundimit te punes , Pasha u vesh zyrtarisht dhe i doli perpara hallexhiut ,qe mbeti i prekur nga thjeshtesia e tij..” *2*. Studiuesi tjeter shkodran Smajl Bala “tregon” se Xhamia ishte e ndare ne dy pjese: pjesa e jashtme ,qe ishte pjeserisht e pa mbuluar,dhe salla e faljes e mbuluar me nje Kube te madhe …afersisht 15 metra te larte ,aq sa eshte edhe lartesia e xhamise…Ne pjesen e jashtme (pjesa e hyrjes ne xhami ) ,faleshin besimtaret qe vinin me vonese dhe kishte keto permasa : gjatesi 15 metra dhe gjeresia 13 metra. Kjo salle kishte kater dyer…kater dritare ne balle te hyrjes , kater ne anesoren majtas dhe tre dritare ne anesoren djathtas. Te gjitha dritaret ishin me grila hekuri e te stilizuara.. Kishte edhe dy dritare nga nje anesore ,qe jane te salles faljes. Harqet dhe bordurat anesore te dritareve qe gjinden ne pjesen e hyrjes te xhamise jane te zbukuruara me dekoracione “bimore”(Imitime ne forma te bimve dhe luleve, N.B.). Pjesa e Brendeshme ( salla e faljes)..eshte ne forme katerore 10 X 10 metra. Ajo ka deren e hyrjes dhe nje paradhome te hapur nga salla .., ose vendi ku rrinte Imami ne xhami…Ne fasad ka pese dritare te vogla ,ku njera eshte me e larte , gjithashtu salla ka tete dritare poshte dhe kater larte. Kubeja eshte tetekendeshe ,ku secili kende ka nga nje dritare te vogel…Ka pasur edhe cardakun prej derrase…parmake dekorativ …shkalle derrase per tu ngjitur ne cardak dhe qe komunikonte me deren per tu ngjitur ne minare. Ne mes te Kubes qe mbulonte sallen e faljes kishte te varur ne varg (zinxhire) hekuri nje shandan me kandila qelqi ,qe fillimisht funksiononin me vaj ulliri , me vone me vaj guri e llampa elektrike…Dyshemja ka qene e shtruar me cimento dhe me matriale izoluese nga lageshtira. Persiper ishte e shtruar me qilima. Ka pasur edhe rafte per vendosjen e kepuceve…*3*. Por me interesantja ka qene se Salla e faljes ka pasur edhe kanalin e Zerit qe deportonte nepermjet mureve ne te gjitha ambientet e Xhamise… Minarja eshte ndertuar me gure te gedhendur te lidhur me hekur dhe pikur me plumbe .
Xhamia ne “fokusin” e Studiuesve te huaj.
Ky objekt kulti me vlera te medha besimi e qytetrimi ka terhequr vemendjen e studiuesit dhe ish konsullit francez ne Shkoder Hekard (Hecquard) i cili shkruan se vetem njera nga Xhamit te terheq me shume vemendjen , Xhamia e Plumbit e ndertuar nga Pasha Bushatlli i Shkodres. Kjo xhami kupolat e saj i ka te mbuluara me plumbe dhe te mbeshtetura mbi kolona graniti ,me kapitele te uredherit Korintas….Ne te njejten kohe (me xhamine ) Pasha ndertoi uren e Kirit…Ura ka qene e ndertuar (mbi lumin Kir) ne vitin 1768 jo shume large vendit ku ujrat e tij derdhen ne Bune . Ajo ure sherbente per te lidhur qytetin me fshatin e madh Bahcallek . Konstrukti i forte i kesaj ure , harqet e larta e te guximeshme ,si dhe gjigantizmi i saj paraqesin nje pamje qe gjithsesi te imponohet…*4*.
Eshte interesant se sipas Hekardit Ura dhe Xhamia jane ndertuar ne vitin 1768 ,pra pese vite me heret se shkrimi i gjetur ne pllaken e deres se xhamise .Per kete ne mendojme se viti 1768 eshte koha e fillimit te projektimit e ndertimit te xhamise, ndersa viti 1773 eshte viti i inagurimit te ndertimit te plote. Studiuesi dhe albanologu i njohur i shekullit XIX-te Johan Georg Hahn pershkruan me nota brilante natyren dhe xhamin e plumbit ,ku nder te tjera po lexojme: ”Nga Juglindja syri te sheh fushen e Drinit dhe vargjet e bukura te maleve qe si ne panoram vijn njeri pas tjetrit..
Perpara shkon rruga e gjate e lagjes Tabakeve ,ne mes kodrave dhe Kirit ,i cili ne perendim te kodres se Kalase bashkohet me Drinin. Mbi lumin Kir eshte endertuar nje Ure Guri …me te cilen lidhen me lagjen e Bahcallekut .
Lagja e Tabakeve ka nje xhami te bukur te mbuluar me pllaka plumbi..*5*. Nje studiues i njohur italian (Ermanno Armao) duke shkruar per disa vepra ndertimi me vlera (si Ura e tjer) ne Shkoder do te “thoshte” ; Vereni harten tone dhe shihni se qe ne ate kohe (shekulli XVII), ishin Dy Ura, ndoshta prej druri ; njera mbi Bune me poshte se ajo e sotmja prej hekuri , dhe tjetra mbi lumin Kir , e zevendesuar njeqinde vjet me vone me nje ure guri ,kur u ndertua edhe Xhamia e Plumbit ne vitin 1773… Ura e gurit mbi Kire eshte rrezuar nga ujerat e rrembyeshem te Drinit ne vitin 1880 , kjo ure gjindej ne mes Xhamise Plumbit dhe ures se sotme te Bahcallekut ..*6*.
Vlen te kujtohet se Ura e ndertuar nga Mehmet Pash Plaku (Bushatlliu) kundrejt lagjes “Ajasem” ose “Tabake” kishte lidhje me rrugen tregtare Shkoder-Lezhe te shekullit XVIII…
“Fati” i ndertuesit te xhamise.
Ndertuesi dhe themeluesi i Xhamise Plumbit Mehmet Pasha ka pasur varrin (dhe tyrben..) ngjitur me xhamin ne anen e djatht te murit , ne skuten per nen minare , ne pjesen e qarkueme me hekura te trashe dhe qe ishte e mbuluar me pullaz ,sic e vertetojne fotografit e vjetra. Si rezultat i permbytjeve te vazhdueshme ,lymi i lumit ka arritur deri ne dritare ,duke mbuluar edhe varrin e Pashes , per te cilin flitet se eshte vet i dyte..*7*, ku nje studiues shkodran shkruan se varri i dyte ketu sipas gojdhenave ka qene i Ibrahim Pashes. Ndersa ne hyrje te oborrit te Xhamise ka qene nje ndertese e vogel ku brenda saj ka pasur nje saraxhe Uji*8*.
Xhamia ne mes dekadave e shekujve .
Xhamia si cdo objekt tjeter i ndertuar nga dora e njeriut eshte ndeshur nder dekada me pasojat e shekujve dhe shekullareve..Ndaj per ti perballuar keto pasoja ka pasur nevoje disa here te riparohet ,gje qe konfirmohet per here te pare ne vitin 1863. Ne vitet e pushtimit Austro-Hungarez (1916-1918) xhamise fatkeqesisht ju demtua shtresa e plumbit (duke ju grabitur) . Ne vitin 1920 ky dem u riparua. Ne vitet 1930 rane disa gure te minares, ndersa ne revisten “ Zani i Nalte” te vitit 1938 jepet alarmi se Xhamia e Plumbit ndodhet ne shkaterrim e siper prej vershimeve te lumit Drin per cdo vit ,sa te thuash se krejt xhamia brenda eshte mbushur me lym (dhe), si dhe minarja e kesaj xhamie mbas pak kohet rrezikohet per te rene…
Xhamia e Plumbit ne vitin 1930 e kishte pushuar aktivitetin fetare..*9*.
Me gjithe rrokopujat historike , xhamia e plumbit me ndihmen e besimtareve kishte mbijetuar dhe fituar statusin “ monument kulture “. Ne vitin e zi atesit te 1967 Xhamin e Plumbit e goditen dy fatkeqesi ,se pari nje rrufe qe i keputi pergjysem minaren e bukur te ndertuar me gure te latuar ,qe dukej madheshtore prej se largu ..*10* ,dhe se dyti “lufta” kunder Besimeve qe shpalli shteti komunist. Ne fakte Xhamia e Plumbit nuk u shkaterrua me kulm e themel ,si shume objekte kulti te besimeve muslimane e kristiane ,por u la thuajse ne harrese…
Si per cdo veper qe eshte ndertuar ne emer te Zotit edhe per Xhamin e Plumbit me 16 nentor te vitit 1990 vjen dita e rilindjes saj . Hafiz Sabri Koci ne nje miting madheshtore (ku muaren pjese besimtare musliman e kristian) ,”deklaron” rihapjen e e ketij tempulli te Zotit.
Qe nga ajo dite kjo xhami me ndihmen e Krijuesit te gjithesise dhe vullnetin e besimtareve ju kthye normalitetit ,por ky normalitet sot rrezikohet jo me nga djajt e kuq qe kane rene nga vakti ,por nga vershimet e ujrave te Drinit ,qe shpesh pa meshire kerkojne te perpijne jo thjeshte nje objekt kulti ,por edhe nje monument qytetrimi ,qe eshte realitet i bashkejetese se mrekullueshem te shqiptareve…
R E F E R E N C A T :
*1*. Hamdi Bushati ,Shkodra dhe Motet .I. fq.56.
*2*. H. Bushati ,po aty fq.58.
*3*.Smajl Bala ,Institucionet Islame dhe Hoxhallaret e Shkodres,fq.128-131.
*4*.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperise se Eperme ,ose i Gegerise ,fq.42-43.
*5*.Johan Georg Hahn ,Studime Shqiptare ,fq.136.
*6*.Ermanno Armao ,Vende , kisha , lumenj , male e toponime te ndryshme te nje harte te lashte te Shqiperise Veriore, fq.116.
*7*.H. Bushati ,po aty ,fq.57.
*8*.S. Bala , po aty, fq.128-131.
*9*.S. Bala , po aty, fq.128-131.
*10*.H. Bushati , po aty ,fq.57-59.
Ndue Bacaj
Kur historia rrefehet si përrallë
Ky artikull mori shkas nga një shkrim me titull “Vëllavrasja e Këlmendit në janar të vitit 1945” i botuar në gazetën Shqip datë 14 janar 2010, me autor Shaqir Vukaj. Të intriguar nga titulli dhe nga emri i autorit shumë njerëz duhet ta kenë lexuar, veçanërisht ata të cilët e kanë pësuar nga kjo “vëllavrasje”, jo vetëm në fushë të betejës, por veçanërisht pas saj. Kjo për dy arsye: Se titulli presupozon një kënvështrim të ri rreth ngjarjeve të janarit 1945, dhe se origjina e autorit, birit të Bejto Faslisë, njeri me mjaft peshë në pushtetin e ri komunist, rrëfimeve të të cilit ai i referohet pa thënë se po citon të atin, është ajo e palës komuniste në këtë konflikt, që pasi s’ka lënë gjë pa thënë në dyzet e pesë vjet, paska prapë ç’të thotë. Por sapo hyn në brendi zhgënjehesh dhe ndjen edhe keqardhje sesi ka mundësi që edhe pas njëzet vitesh pluralizëm të kesh kurajon për të keqtrajtuar historinë, me të njëjtën bojë që u shkrua në dyzet e pesë vite e akoma më keq kur këtë e bën dikush që nuk ngurron edhe të shfaqet në emër të vëllazërisë.
Artikulli i cituar nuk ka vetëm keqinterpretime, por edhe fshehje të së vërtetës dhe sajesa të cilat është pak t’i quash të turpshme. Aq më tepër kur je i vetdijshëm se të shkruash histori është punë vërtet e vështirë edhe për kompetentët.
Së pari, historia nuk bëhet nuk bëhet me thasheme të tipit “… qarkullonin zëra…”. Le të ndalemi tek kjo pikë. Tirana u çlirua me 17 nëntor. Komunistët thonë se forcat partizane hynë triumfatorë në Shkodër, duke ndjekur këmba këmbës armikun me 29 nëntor. Nga data 17 deri më 29 në ndjekje të forcave gjermane nuk është rregjistruar ndonjë betejë partizane. Komunistët po organizonin jo shporrjen e okupatorëve, por instalimin e pushtetit të tyre, aksion të cilin e kishin filluar që pas Konferencës së Pezës. Ka plot studiues të cilët kanë shprehur opinionin se komunistët po kursenin forcat për t’i përdorur kundra rivalëve për pushtet dhe kjo tashmë është e vërtetuar.
Është një e vërtetë që ka pasur në nëntor të vitit 1944 përpjekje nga Mark Gjon Markaj e të tjerë për të organizuar një forcë ushtarake që do t’i bënte rezistencë forcave partizane të cilat po shtrinin pushtetin komunist në të gjithë Shqipërinë, por përkjejet e tij më shumë se ushtarake kanë qenë politike, për rrjedhojë edhe të pasukseshme. Tentativën e fundit për këtë organizim Mark Gjon Markaj e ka bërë në Shkrel me 29 nëntor 1944, por dëshmitarë pjesëmarrës në atë tubim kanë pohuar më vonë, (im atë Dedë Luket Grishaj, Rrok Kanto Marashi por edhe Marash Mali, të cilit Shaqir Vukaj i referohet si i saktë) në 1991 se Mark Gjon Markaj nuk u shfaq bindës në planet e tij ushtarake, prandaj dhe nuk u ndoq nga malësorët.
Përçarës tingëllon interpretimi i angazhimit të malësorëve në periudhën e luftës. Sipas autorit malsërot e Hotit, Këlmendit, Kastratit, Shkrelit duke qenë në shumicë katolikë nuk e luftuan Italinë. Madje qenka e vërtetë se Italia fashiste, duke përfituar nga fakti se këto krahina ishin në masë të fesë katolike, dhe duke shfrytëzuar me të gjitha format faktorin fetar, kishte arritur të krijonte një situatë të tillë, në mos të pajtueshme me pushtimin, të paktën, e kryesorja, që popullsia të mos organizohej në luftë kundër saj. Atëherë i bie që Rranzat e Malësisë, të cilat në maxhorancë nuk i përkasin besimit të krishterë, e që e paskan luftuar shumë Italinë, ta kenë bërë këtë të nxitur nga faktori fetar, i papajtueshëm me ideologjinë komuniste!
Të nisesh nga një logjikë e tillë është mjerim intelektual. Sepse nuk merr parasysh asnjë rrethanë apo faktor historik, gjeografik dhe sigurisht edhe politik. Rrok Kanti, nipi i Llesh Marashit, për të cilin Shaqir Vukaj thotë me një gjuhë urrejtjeje se ka lyer duart me gjak, pohonte se gjatë kohës që ne, pra Lleshi me çetën e tij, përpiqeshim të tërhiqnim në luftë kundër Italisë edhe malësorë të tjerë, nuk ia dolëm për shkak se politika italiane bëri një propagandë të fortë të bashkimit të trojeve shqiptare, por edhe sepse ne deri më atë periudhë ishim të identifikuar si ithtarë të Zogut, figura e të cilit nuk pëlqehej fort ndër malësorë. E pra Llesh Marashi ishte katolik si shumica e pjestarëve të çetës së tij, njerëz të cilët morën pjesë edhe në luftën e Reçit kundër italianëve dhe këtë historia e ka të rregjistruar, edhe pse Shaqiri e harron me dashje, ashtu sikundër sajon se Llesh Marashi paska qenë edhe komandant i një çete partizane! E vërteta është krejt ndryshe. Qarkori i partisë komuniste të Shkodrës dërgoi pranë çetës së Llesh Marashit, Qamil Gavoçin një i ri komunist, i ngarkuar të bënte për vete pjestarë të çetës dhe t’i konvertonte në komunistë. Rrok Kanti e ka shpjeguar edhe këtë. Lleshi e priti Qamilin krahëhapur me kushtin që ai të mos ushtronte propagandë në rradhët e çetës. “T’i njoh bindjet djalë, por nëqoftë se do të bësh propagandë komuniste në çetë do të më detyrosh që të të përzë!”. Pas jo më shumë se tri javësh, thotë Rroku, Lleshi nuk pat zgjidhje tjetër veçse ta përzente. Rroku ka thënë gjithashtu se Lleshi nuk do të kishte dashur ta përzente nga çeta Qamil Gavoçin, sepse ishte një shans për t’u bërë si shembull ndjekës edhe nga të rinj të tjerë antifashistë nga qyteti apo rrethinat. Por një çetë me parti do të vinte ideologjitë politike mbi atdheun dhe nuk do të ishte një njësi e unifikuar ushtarake.
Figura e Llesh Marashit është sigurisht një figurë komplekse me dritëhijet e veta, por mjaft interesante siç e dëshmojnë edhe disa nga dokumentet e tij. Kur e kam pasë pyetur Rrokun pse Lleshi e mori përsipër postin e qarkomandantit të xhandarmërisë së Shkodrës gjatë pushtimit nazist, përgjigja për mua ka qenë një befasi. Vendi ndodhej në anarshi, rrezikohej jeta dhe ekonomia e shumë njerëzve, dhe më shumë se lufta vendit i duhej një rend e rregull, dhe në atë drejtim po investonin figura shumë më madhore se Lleshi, si patër Anton Harapi dhe Lef Nosi. Nga Rrok Kanti kam mësuar të kundërtën e asaj që thotë Shaqiri në artikullin e tij. Llesh Marashi hapi në korrik të vitit 1944 burgun e Shkodrës duke liruar të gjithë të burgosurit, komunistë apo ordinerë, ndërsa në gusht të po atij viti në bashkëpunim me Nikë Gjeloshin e Shalës dhe forcat e komanduar prej tij i zunë pritë një autokolone gjermane në afërsi të fshatit Vrakë fare pak kilometra nga qyteti i Shkodrës, duke i shkaktuar dëme armikut por edhe duke rrezikuar shumë meqenëse distanca nga qyteti i Shkodrës ku gjendeshin mjaft forca gjermane të dislokuara përshkohej në dhjetë minuta nga një ushtri e motorizuar dhe me rezerva të fuqishme përforcimi. Ka të ngjarë që ky sulm të ketë qenë i koordinuar me forcat ajrore britanike, pasiqë Rroku pohonte se po atë ditë kanë bombarduar këtë autokolonë avionat anglezë.
Të gjithë librat, disertacionet e pajisura me dokumentacion nga sigurimi i shtetit gjatë diktaturës e kanë përmendur e stigmatizuar të parin nga armiqtë e reaksionit Llesh Marashin. Rakip Beqaj, Fadil Paçrami, Demir Dyrmishi e të tjerë e të tjerë janë përpjekur ta japin figurën e Llesh Marashit sipas versionit armik e tradhtar të pushtetit popullor. Mirëpo duke dashur ta përcjellin figurën e tij si armik të pushtetit popullor kanë dhënë edhe një kontribut pa dashje në dimensionin patriotik të tij kur kanë cituar letrën apo letrat, proces verbalet apo fjalimet e tij ku shprehimisht thuhet se “ne duam një qeveri të të gjithë shqiptarëve, dhe jo një qeveri të njërës palë. Çdo gjë që kemi bërë e do të bëjmë, e bëjmë në interes të atdheut, pa asnjë tendencë partie.” Llesh Marashi kërkonte një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Lufta që organizoi ai ishte një luftë civile, por duhet thënë se ishte një kundërpërgjigje e asaj që po bënin komunistët duke uzurpuar pushtetin në mënyrë tërësisht ilegjitime, pa marrëveshje me palët e tjera dhe pa zgjedhje të lira e të ndershme. Argumente të tilla Shaqiri i quan broçkulla. Aferim!
Shaqiri ka marrë përsipër të na thotë të vërtetën rreth luftës së Këlmendit, natyrisht si ia ka thënë i ati, por ka bindjen se vetëm ai po thotë të vërtetën edhe pse e di se mund t’i tingëllojë si përrallë. Krisi një pushkë s’dihet se ku e palët ranë në luftime thotë pak a shumë Shaqiri, i cili duke përshkruar pozitën gjeografike dhe ca të dhëna historike rreth Këlmendit e figurës së Prek Calit, kërkon të na imponohet si kompetent. Mirëpo Shaqiri e ka një hall. Por më parë se të shkojmë tek halli i tij, po i kujtojmë atyre që s’e dinë se malësorët nuk hyjnë në luftë pa e marrë vesh se “ç’a asht pushka more?” e pa u qitë kushtrimi. Një injorim të tillë nuk mund ta bëjë kurrsesi një bir malësori. Shaqiri e bën. Nuk e di ku ka lindur, por unë kam lindur në qytet, jam rritur e edukuar si qytetar dhe e ndjej veten produkt të Shkodrës, por si biri i një familjeje pjesëmarrëse në atë luftë dhe në ato ngjarje, që ka vuajtur më pas djegien dhe plaçkitjen e shtëpisë, fakt të cilin të paktën katër vetë nga njerëzit me peshë nga rradhët e komunistëve të asaj kohe e kanë pohuar, dhe meqënëse të gjithë janë të vdekur po i lemë të qetë, burgosjen e njëzet e tetë vetëve që nga foshnja e gjirit dhe deri tek plaka, e më pas internimin e një pjese të familjes, nuk mund të hesht e të pranoj se gjithçka në Këlmend ndodhi aksidentalisht. Ajo që ndodhi në Këlmend ishte e paralajmëruar. E parashikuar që me Besëlidhjen e maleve ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Këlmendi por edhe nga Gruda e Triepshi, të cilat gjendeshin të ribashkuara administrativisht me Shqipërinë për shkak të pushtimit, e të cilës Shaqiri i referohet, dhe ka të drejtë kur pohon në njëfarë mënyre se funksioni i kësaj Besëlidhjeje ishte pengimi i ngritjes së këshillave nacionalçlirimtare si themeli i pushtetit të ardhshëm komunist, çka nënkupton se malësorët nuk do t’i jepnin besë pushtetit të ri. Së pari sepse komunizmi ofronte të kundërtën e asaj me të cilën malësorët ishin mësuar prej shekujsh: fenë dhe traditën e organizimit shoqëror të cilin edhe perandoria osmane qe detyruar ta njihte. Komunistët nuk kanë qenë naivë, të paktën nga përvoja kur ngritja e këshillave dështoi pikërisht në dy krahina: Malësi të Madhe dhe Mirditë.
Por le të kthehemi tek thelbi. Ta ilustrojmë pak këtë ngjarje me dokumentet e historiografisë komuniste Demir Dyrmishi në librin e tij “Lufta për likuidimin e bandave kriminale dhe organizatave tradhtare 1944-1948” faqe 27, është i vetmi që na ofron një pamje më serioze të asaj që ndodhi në janar të 1945 në Këlmend. Le ta citojmë: Llesh Marashi, pasi organizoi bandën kriminale, grumbulloi rreth vetes disa reaksionarë nga Kastarati dhe Shkreli dhe vuri nën komandë 300-400 veta. Nga mesi i janarit, goditi batalionin e parë të Brigadës së Parë Sulmuese tek ura e Tamarës e në Broje, duke i shkaktuar humbje të ndjeshme.
Shaqiri duke iu referuar të thënave të të atit por edhe arkivit, e pohon se në Këlmend mbërriti batalioni i parë i Brigadës së Parë Sulmuese, formacion legjendar dhe krenari e luftës partizane që u shkërmoq brenda pak orëve nga një grup malësorësh. Por nuk e përmend se tek ura e Tamarës na paska qenë edhe Llesh Marashi me forca nga Kastrati e Shkreli. Përse? Sepse sipas Shaqirit ka më shumë se një Malësi, dhe se fiset (po i quaj kështu për shkak të traditës) i jepkan vetes të drejtën të dalin nga një Beslidhje edhe pa paralajmëruar. Kjo do ta turpëronte secilin nga malet e Malësisë. E Këlmendi nuk mund t’ia lejonte vetes “luksin e turpërimit”. Është e vërtetë se në mënyrë të organizuar Hoti nuk mori pjesë në kryengritjen e Malësisë të drejtuar nga Llesh Marashi. Shkaqet nuk janë analizuar ende për arsye subjektive dhe kjo nuk merret në konsideratë nga asnjë pikëpamje historike e as mund të flasim me hamendje. Dimë vetëm që në anën tjetër të kufirit, shqiptarët malësorë kanë tentuar t’u vijnë në mbështetje sipas parimit të Besëlidhjes vëllezërve tyre në këtë anë dhe shumë prej tyre e kanë paguar shtrenjtë nga forcat partizane malazeze, “vëllezërit” e partizanëve shqiptarë. Tash pra e kemi të qartë se as batalioni i parë i Brigadës së Parë e as forcat antikomuniste të Malësisë nuk gjendeshin rastësisht aty, kur ke parasysh skajin ku ndodhet vendi.
Ta ndash rezistencën e Këlmendit nga kryengritja e Malësisë është jo vetëm inkompetencë apo apologji për përfshirjen e Bejto Faslisë në atë luftë “vëllavrasëse”, por dashakeqësi, siç del në shumë rreshta; dashakeqësi që rrjedh nga një formim komunist që i sheh përpjekjet e malësorve në dyzet e pesën si veprime bandash të pandërgjegjshme dhe jo si mision për të ndalur kulshedrën e kuqe (dhe këtë term nuk po e sajoj unë).
Shaqiri bën me vetdije një punë të cilën ai thotë se duhet ta bëjnë historianët, por i kalon caqet e “historianit” bashkë me rekomandimet e veta kur thotë se “sot është dita t’i përkujtojmë të gjithë njëlloj”. Të nxjerrim mësime, porosit Shaqiri, duke kërkuar që mos të kuptojmë se kush e ka fajin jo vetëm për luftën “vëllavrasëse” por edhe pasojat e luftës të cilat ai i pohon. Atëherë përse ta mësojmë historinë? Që t’ua tregojmë brezave si përralla nga kolltuku i gjyshit? Jo! Sepse atëherë do të mbetemi pa histori dhe mjerë ne! Shaqiri e konsumoi të drejtën e tij për ta treguar historinë ashtu siç e di ai përsakohë që me vetdije të plotë rrëfeu një përrallë. Le ta mbajë për vete, sepse ne të tjerët nuk jemi pa histori. Unë nuk do të bëj me Bejto Faslinë atë që Shaqiri bën me figurën e Llesh Marashit në mënyrë të qëllimshme. Por unë një pyetje e kam. A e ndjen Shaqiri moralisht detyrën për t’i kërkuar falje Malësisë në emër të të atit, si njeri me peshë që ishte ai në rradhët komunistëve, për ata qindra malësorë të pushkatuar me gjyq e pa gjyq e për ato dhjetra shtëpi të djegura e të plaçkitura? E megjithatë unë do ta kujtoj edhe Bejto Faslinë. Do ta kujtoj për një episod njerëzor të tij para zonjës së Shtëpisë së Grishajve në burgun e Shkodrës kur ka marrë t’i japë diçka nga kuleta e tij si ndihmë. Ajo ndihmë nuk është pranuar, përkundrazi është prapësuar si fyerje, sepse malësorët, burra apo gra qofshin, kështu janë gatuar, të kërkojnë drejtësi dhe të mos pranojnë lëmoshë. Dhe e vërteta është aty ku është drejtësia.
Eduard GRISHAJ
Mungesa e stabilitetit politik stimulon krimin
Qyteti i Shkodres eshte njohur historikisht si qyteti me i persekutuar nga rregjimi komunist 45 vjecar, si qyteti i qendreses antikomuniste por edhe djepi i demokracise se re te rilindur ne dhjetorin e vitit 1990. Qyteti i lashte i Rozafes ka patur deshmoret por edhe heronjte e vjeter e te rinj te demokracise. Bashkim Vehid Qarrabuti i datelindjes 22 korrik 1970, ishte shume i ri kur ne vitin 1990 Shqiperia dhe shqiptaret e etur per demokraci, nisen betejen per crrenjosjen e komunizmit me despotik ne Evrope. Si pinjoll i nje prej familjeve te persekutuara gjate rregjimit komunist, 20 vjecari Bashkim Qarrabuti do te ishte pjesmarres ne te gjitha levizjet ne qytetin e tij te lindjes si ate te 14 janarit 1990- e para perpjekje e shkodraneve per te rrezuar bustin e dikatorit Stalin ne sheshin kryesor te qytetit, 16 qershorit 1990- kur varrimi i martirit Pellumb Pellumbi u kthye ne nje proteste ndaj qeverise komuniste te Ramiz Alise, 13 dhjetorit 1990- kur Shkodra i dha lekundjen e pare te rendesishme diktatures vetem nje dite pas themelimit te PD-se ne Tirane, 2 prillit 1991- kur sheshi para Komitetit te Partise se diktatures u la me gjakun e 4 deshmoreve te demokracise. I vendosur ne shenjester te veglave qorre te diktatures, si pjesmarres ne kete proteste paqesore te qytetareve shkodrane me 2 prill 1991, Bashkim Qarrabuti pa i mbushur akoma 21 vite jete, keqtrajtohet ne menyren me cnjerezore nga Sigurimi famekeq i Shtetit.
Demokracia shqiptare e lindur e brishte, do te lekundej deri ne shkaterrim ne vitin 1997, kur revolucioni i armatosur komunist, rrezoi strukturat e shtetit te ngritura me aq mund e sakrifica. Megjithate, edhe ne ato kushte, Bashkim Qarrabuti ishte nder ata qe mbrojten me vetemohim institucionet e shtetit ndaj rebelimit komunist.
Pas vitit 1997, filloi nje jete e veshtire per te gjithe ata, te cilet i besonin demokracise dhe idealeve te shenjta. Bashkim Qarrabuti, i shenjestruar nga forcat e erreta ne pushtet, do te ishte viktime e dhunes dhe keqtrajtimit me te eger. Ai ishte pjesmarres ne protesten popullore ne diten e varrimit te Azem Hajdarit ne Tirane- tribunit te demokracise shqiptare dhe per kete arsye u keqtrajtua fizikisht ne menyren me te paimagjinueshme, duke i shkaktuar demtime te shumta. Kontribut i vyer i Bashkimit Qarrabutit, eshte edhe ai ne mbrojtje te votes se lire. Ne fushtatat elektorale gjate viteve te demokracise, ai ka qene perfaqesues i Partise Demokratike dhe te djathtes qofte te lagjen e tij “Vojo Kushi”, por edhe ne zona te tjera ku e kerkonte interesi i mbrojtjes se votes. Ne zgjedhjet e 24 qreshorit 2001, Bashkim Qarrabuti ishte antar i Komisionit te Zgjedhjeve ne zonen 13, ku perballe ishin nenkryetarja e PDSH-se Jozefina Topalli dhe kandidati i Partise Socialiste ne pushtet ne ate kohe Gjergj Leqejza. Pjesmarrja ne kete komision dhe kembengulja e tij per te mos lejuar manipulimin e zgjedhjeve ne zonen 13, i kushtuan mjaft rende. Ndaj tij pati presione te shumta, u kercenua me arme zjarri nga grupe kriminale te mbeshtetura nga pushteti i asaj kohe. Teksa largohej nga Q.V. 13, Bashkimi u qellua me arme, por fatmiresisht jeta i shpetoi.
Ne kushtet e nje terrori te jashtezakonshem, i rrezikuar per vdekje, pak muaj pas zgjedhjeve te vitit 2001, ai u detyrua te largohej per te shpetuar jeten e tij. Te njejtat grupe kriminale, qe nga ajo kohe dhe deri me sot vazhdojne te ushtrojne presion ndaj familjes, duke i qelluar edhe me arme zjarri ne banesen e tyre ne lagjen “Vojo Kushi” te Shkodres madje edhe nndaj babait te Bashkimit, Vehid Qarrabuti. Ne kushtet e mungeses se stabilitetit politik dhe te krizes qe ka perfshire vendin, klimes se ashper ne mes PD-se dhe PS-se, aktiviteti kriminal eshte rritur ndjeshem dhe kjo provohet qarte nga vrasjet e shumta te diteve te fundit ne zona te ndryshme te vendit. Ne keto kushte edhe ata qe kerkojne te marrin jeten e Bashkim Qarrabutit, jane aktivizuar per te cuar deri ne fund ate qe nisen qe nga viti 2001: vrasjen e ketij demokrati te flakte.
Nr. 134 i gazetës në print
Edi Rama a është i besueshëm meritueshëm? Po thyerjen e thesarit të Shkodrës kush do e hetojë?
Rama duhet të deklarohet, a do merret me mafien e ndertimit, sidomos në Shkodër, ku askush besoj nuk mund të sjellë vetëm një rast ku ndertimet janë brënda parametrave, a do hetojë mbi vjedhjen e thesarit të Shkodrës, pasi thesari është plaçkitur ditën për diell, pasi vetëm në shtyp është zbardhur komplet ngjarja, pasi mediat tërhiqen sa thuhen dy fjalë, pasi bosët e ndërtimit, ata që kanë mbetë gjallë,
pasi disa flitet edhe kafeneve se janë pushkatuar apo jo, thuhet se pushkatojnë edhe prokurorë, edhe hetues, edhe gazetarë, nëse guxojnë e ribotojnë, fjala bjen intervistën e vetë drejtorit të thesarit në gazetën “Universal” ne vitin 1997, etj., që këto mitingje të mos mbeten në kuadër të interesave të bandave, për të cilat po flet për ditë kryeministri Berisha.
Të ngjan se Shqipëria sot ka dy pushtete, pushtetin e rrugës dhe pushtetin e zyrave. Ky karshillek pushtetesh duket se ka degjeneruar më shumë mes dy personash, Sali Berishës dhe Edi Ramës.Në fakt, të dy kanë impakt mbi njerëzit që dalin në rrugë për të treguar muskujt e forcës për kundërshtarët. Në mitingun e Ramës disa bërtisnin se ishin vetëm 30 000 vëtë, të tjerë çirreshin se ishin mbi 100 000 vetë, sikundër në atë të Berishës me rastin e 8 dhjetorit, 19 vjetorit të ngritjes së rinisë studentore kundër diktaturës komuniste, kush thotë se ishin 100 000 vetë, të tjerë 500 000 vetë. Në të gjitha rastet me mirëdije gabohet, pasi thjesht futedsh në internet dhe sheh se sheshi pasra kryeministrisë është fiks 30 000 metër katror, ndërsa sheshi Skënderbej 45 500 metër katror. Kaq është analiza e thjeshtë e pa emocione. PD-ja kishte vetëm 33 për qind më shumë shesh dhe me këtë 33 për qindësh, sipas disa TV-ve e gazetave, nëse marrim ekstremin, i takon që në 1.5 hektarë të kenë qëndruar 470 000 mitingashë! I pari tashmë ka konsumuar thuajse gjithë energjitë, ndërsa i dyti ende është në prolog të politikave të mëdha. Megjithatë, starti nga ku Edi Rama nisi rrugëtimin politik është i hershëm. Lëvizjet e tij si ekstremist i djathtë, sipas deklaratës së kryeministrit Berisha janë evidentuar që me fillimin e proceseve demokratike kur ai ishte në hap me Berishën, kur ai ngulmonte që ish komunistët të dënohen e shoqëria shqiptare të pastrohej nga spiunët e njerëzit mbi kurrizin e të cilëve rëndonin krime. Si ekstremist i djathtë mori telajon e u nis për rrugë, diku afer që të jetë edhe në kontakte, drejt Parisit, duke i besuar penelit të piktorit. E, nëse ai zgjidhi krizën personale, ku edhe jetës i dha shijet e lirisë, sidomos me femra, ku me fotot nudo ka vite që ka futur në punë demokratët shqiptarë, për krizën politike kujtohej jo rrallë, duke botuar shkrime që shumë kush edhe sot pas rreth 15 vitesh i kujton si kushtrime për një domosdoshmëri të kursit shqiptar në rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik, si një filozofi që Nano zbuloi se interesat e veçme mund ti alternoi në ideologji, në shkencë-ide.
Me një përdorim të kufizuar veprimesh, të lexueshëm e kuptueshëm nga shtresat jashtë kupolës së shtetit, si me thënë nga ata që nuk ishin të lidhur me krimin, korrupsionin e përfitimet e pameritëta, duke prodhuar përditë edhe bashkim edhe përçarje, qysh më 1998 në postin e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve, me sportivitet, siç ishte sulur kundër komunistëve mëkatar si Alia, vejusha Hoxha, Berisha, u shëndërrua në Shtomë edhe ndaj vetë Nanos që i bënte spektakël e karshillek gjithkujt që nuk i bindej. Rama tha shumëçka, ndaj edhe mori guxim ti besoi vetes të kërkoi votën e kryeqytetit në 2000-shin, si qytetar i pare. Teksa të tërërë i quajti dështakë, parazitë, ndjellakeq si Siriusin e Greqisë së lashtë bujqit, Tirana në të vërtetë sot është mbushur plot me përkrahës të tij dhe është shëndërruar në një qytet europian, ndoshta vite dritë ecje para, nga koha e Brojkës që e ndajnë vetëm nëntë mote. Aso kohe më duket se shqiptarët porositnin ushqimin dhe në tavolinë nxirrnin kallashin, karikatoret, granatat… , ku personazhet e vëndimeve të ngushta, brënda kornizave të intereseva personale e klanore ndesheshin si sot, me kundërshtinë e nderkombëtarëve. Ata edhe sot po flasin me letra të hapura për mungesë të analizave serioze dhe nisma të dështuara, të pakonkretizuara për shkak të korrupsionit dhe mungesës së hapësirave të lirisë.
Po vetë Rama a jep siguri se nuk do të instaloi një pushtet të frikshëm dhe se reformat e progresin nuk do i bllokoi? Protestat natyrisht nuk mund të jene një matës i saktë i të drejtës apo mos të drejtës për hapjen e kutive e hetimin e shumë çështjeve që vetëm kërkohen.
Kështu pra, shefi i opozitës është përbetuar për shumëçka që shqiptarëve u intereson në të vërtetë. Pra, besimi a duhet vlerësuar për nga njerëzit që po i shkojnë pas, shesheve? Nëse po, edhe Berisha është mbret i sheshit. Por Rama duhet të largohet nga sloganet e demagogjia, duhet të deklaroi a do i hapë kutitë, kurdo që të vijë në pushtet, qoftë edhe për trensparencë, a do hetohet mbi Gërdecin, mbi rrugën Durrës – Kukës, mbi vajzën e kryeministrit, pasi e ka akuzuar rëndë, mbi Fazlliçin, Taçin, Selmanllarin, a do merret me mafien e ndertimit, sidomos në Shkodër, ku askush besoj nuk mund të sjedhë vetëm një rast ku ndertimet janë brënda parametrave, a do hetojë mbi vjedhjen e thesarit të Shkodrës, pasi thesari është plaçkitur ditën për diell, pasi vetëm në shtyp është zberdhur komplet ngjarja, pasi mediat tërhiqen sa thuhen dy fjalë, pasi bosët e ndërtimit, ata që kanë mbetë gjallë, pasi disa flitet edhe kafeneve se janë pushkatuar apo jo, thuhet se pushkatojnë edhe prokurorë, edhe hetues, edhe gazetarë, nëse guxojnë e ribotojnë, fjala bjen intervistën e vetë drejtorit të thesarit në gazetën “Universal” ne vitin 1997, etj., që këto mitingje të mos mbeten në kuadër të interesave të bandave, për të cilat po flet për ditë kryeministri Berisha.
Pra, Rama, me ndjeni militantë, duhet të thotë ato çka e lënë ende larg sprovës, të pabesuar në mos meritueshëm, mjaftueshëm.
Sokol Pepushaj
Italia 1.650.000 euro per Kelmendin dhe Shkrelin
Komunat e Kelmendit dhe te Shkrelit ne Malesine e Madhe do te jene pjese e nje projekti zhvillimi rural te integruar. Kjo eshte bere e njohur gjate nje konference per shtyp, ku jane dhene detaje ne lidhje me kete iniciative te re te Italise ne rajonin e Shqiperise se Veriut.
Sipas pergjegjesit te projektit Pier Paolo Ambrosi ky projekt financohet nga “Cooperazione Italiana” (Bashkepunimi Italian), implementohet nga shoqata italiane “VIS” ne bashkepunim me Konsullaten e Italise ne Shkoder. “VIS” eshte nje shoqate joqeveritare italiane e cila eshte e pranishme ne Shqiperi nga viti 1995 me projekte bashkepunimi per zhvillim por edhe humanitare, te realizuara ne bashkepunim me Qendren “Don Bosko” te Tiranes dhe Shkodres.
Ne fazen pergatitore “VIS” ka operuar ne nje kontakt te ngushte me autoritetet shqiptare si ne nivelin qendror ashtu edhe lokal, duke arritur ne nenshkrimin e nje “Memorandumi mirekuptimi”, tek i cili kane aderuar Ministria e Bujqesise dhe Ministria e Mjedisit, dy administratat komunale te interesuara, Caritas-i, Teuleda, MADA, Shkolla Pyjore e Shkodres dhe shoqata te ndryshme lokale, si perfaqesuese te shoqerise civile.
Projekti eshte planifikuar mbi bazen e orientimeve programore te parashikuara ne ligjin 9817 “Per bujesine dhe zhvillimin rural” dhe ne “Strategjine e zhvillimit rural” te adoptuar me VKM nr. 774 qe inspirohen tek kriteret e percaktuara nga Bashkimi Evropian me “Agenda 2000”.
Aktivitetet e parashikuara jane kreditimi i aktivitetit prodhues, financimi si dhurate per aktivitetet komunitare, me nje vemendje te vecante ne aktivitetin pyjot dhe ate kunder erozionit, edukimin mjedisor, mbeshtetjen per shoqatat (shoqerine civile) dhe asistencen teknike ne bujqesi dhe mbareshtrim dhe me ne pergjithesi per aktivitetet prodhuese dhe jo, kur kane nevoje per rikualifikim dhe perditesim.
Kontributi i “Cooperazione Italiana” eshte 1.650.000 euro dhe vlen per te nenvizuar se me cfare interesimi Italia ka ndermend te mbeshtese nismat qe kane si synim permiresimin e kushteve te qendrueshmerise ne Shqiperi, sidomos ne Veriun e vendit.
A ka “mafia” ne Shkoder!?
Fillimisht mendojme se eshte e udhes te tregojme se cfare eshte “Mafia” ne vetvete. Termi “Mafia” eshte nje term shume i perhapur ne nivel boteror, me ane te te cilit karakterizzohet nje tipologji e vecante e krimit te organizuar. Termi “mafia” u perdor fillimisht per te treguar nje organizate kriminale me origjine ne Sicili e cilesuar si “Cosa Nostra” (Ceshtja Jone), fjale qe iu publikua botes gjate procesit te te penduarit te pare te mafias italiamerikane Joe Valachi.
Blerti Delija
Hera e pare qe u shfaq zyrtarisht fjala “mafia”, e perhapur gjeresisht tashme ne perdorim si personifikim i “organizatave keqberese te organizuara”, ishte ne nje raport te kryeprokurorit te Palermos ne vitin 1865 Filippo Antonia Gualtiero. Por sot e kesaj dite origjina e termit “Mafia” eshte akoma mjaft misterioze. Termi “mafiusu” (mafioz) tregonte nje person, nje objekt ose nje mjedis “te spikatur” dhe nje bashkesi nuk dihet cfare ka superiore dhe te larte. Nje shtepi popullore e mirestabilizuar, e paster, e rregullt dhe qe pelqehet, eshte nje shtepi “mafiusedda” (mafioze) dhe vetem pas hetimit te prokurorit palermitan eshte e detyruar te paraqese gjera te keqija.
Pas ketij sqarimi deri diku te detyruar meqenese Shqiperia paska qene djep edhe i Mafias, sipas deklarimeve te politikaneve tane, rikthehemi ne realitetin tone. Qeveria Shqiptare eshte shembull i lulezimit te Mafias ne pushtet, eshte deklarimi edhe aktual i opozites se kryesuar nga Edi Rama. Nuk po ndalemi te permedim raste, pasi ato tashme lakohen ore e minut nga vete drejtuesit e politikes opozitare ne mediat qe nuk i mungojne.
Bashkia e Tiranes eshte epiqender e krijimit dhe zhvillimit te pandalshem te Mafias, mafiozeve madje edhe Punisteve. Sipas gjasave, kjo e fundit ka lidhje dicka me Partine e Punes. Kjo eshte ajo cfare deklaron kryeministri Sali Berisha po jo vetem ne lidhje me institucionin e drejtuar prej 9 vitesh nga kryetari Rama. Edhe ketu nuk po humbasim kohe te sjellim shembuj. Pertej lojes se njohur politike, jemi te bindur te pranojme se “aty ku ka ze, nuk eshte pa gje”, pavaresisht aplifikimit reciprok te akuzave me synim fitimin e kapitalit politik.
Tashme, nje pyetje e drejteperdrejte por edhe disi retorike: A ka mafia, jashte Tiranes ku kane seline qeveria dhe Bashkia e Tiranes, me e madhja ne vend? Per shembull, a ka mafia ne Shkoder?!
Shume kush mund te ndjehet i cuditur me kete pyetje, sic edhe mund te cuditet nga deklaratat reciproke te lidershipit politik shqiptar. Mafia nuk eshte vetem ajo qe jemi mesuar te degjojme ne, me vrasje ne mes te rruges, rrembim personi, vendosje gjobash qe kemi degjuar per mafian italiane, kryesisht ne jug te ketij vendi. E per hir te se vertetes, ka patur edhe ne Shkoder raste te tilla. Ka patur dhe ka vrasje ne mes te rruges, jane rrembyer bisnesmene te cilet nese kane shpetuar jane detyruar te largohen, ka patur dhe ka vendosje gjobash tek ata me te pasurit. Te gjitha keto, shume nga qytetaret shkodrane i kane patur tema bisedash ne shtepi dhe lokale. Historia e mafias ka treguar se aajo ka lulezuar me shume atje ku varferia ka qene me e thelle. E Shkodra ka qene dhe mbase vijon te mbetet, nje nga zonat me te varfra te vendit, me nje papunesi rekord dhe me nje numer shume te larte te familjeve qe jetojne me lemoshen e shtetit. Edhe ne Itali, vrasjet e para te tipit mafioz jane fshehur pas hakmarrjes apo edhe gjakmarrjes, nje fenomen i njohur edhe ne jugun e ketij vendi, sigurisht jo aq i perhapur sa ne Shqiperi. Ne jugun e Italise fillimisht por edhe ne rajone te tjera te vendit, jane njohur ata qe konsiderohen si “padrino”, ndersa ne Shkoder jane cilesuar dhe cilesohen sot nen ze si “te forte”. Ashtu si ne Apenine dhe ne vendin tone, nje pjese e tyre gezojne “imunitet”, jane te paprekshem nga ligji, madje edhe ndihmohen nga struktura te shtetit. Nga vrasjes dhe venia e gjobave ndaj bisneseve dhe pasanikeve, mafia ne Itali filloi te fuqizohej ekonomikisht permes qarkullimit te parave te fituara ne rruge kriminale. Edhe ne Shkoder eshte vene ne zbatim e njejta skeme, ku nje numer shume i madh bisnesesh dhe pasanikes zene fill ne situaten e turbullt te vitit 1997, per te qene sot nder me te respektuarit dhe te privilegjuarit e shoqerise. Faza me e larte e organizimit te mafias, eshte bashkepunimi me politiken, madje ne disa raste edhe perfshirja ne institucione e mafiozeve apo edhe politikane te mbeshtetur nga mafia. Edhe ne Shkoder ka ndodhur i njejti fenomen, ku jo rradhe ne rangjet e larta te politikes jane kandiduar dhe zgjedhur elemente me te kaluar kriminale dhe lidhje te qarta me boten e jashteligjshme. Permes kesaj linje, mafia arrin ti imponohet shtetit dhe strukturave te tij, arrin ti krijoje vetes favore te shumta dhe natyrisht te kete peshe edhe ne fatet e nje shteti apo komuniteti. Keshtu ka ngjare edhe ne Shkoder. Kryetare te bashkise, keshillltare, deputete apo edhe nivele te tjera perfaqesimi e drejtimi, kane qene dhe vijojne te kene peshen ne jeten e komunitetit, madje duke dale haptas edhe ne shkelje te ligjeve. Fatkeqesisht, ashtu sic edhe pohon kryeministri Berisha, edhe disa segmente te medias qendrore e vendore jane vene direkt ose indirekt nen trysnine apo sherbimin e mafias. Kjo nuk vlen vetem per opoziten, por edhe mazhorancen. Interesat e mafias dhe bisnesit, jane nderthurur me interesa mediatike per te manipuluar opinionin, per ti mbyllur gojen atij dhe ne nje fare menyre, per te qene mbulese e mafias ne aktivitetin e saj. Fenomeni tashme eshte i pranishem edhe ne Shkoder dhe realiteti i perditshem le pak shteg per gjykime te tjera. Prej vitesh tashme eshte e qarte se Bashkia, Qarku dhe Prefektura mbrojne dhe shprehin interesat e nje kategorie te caktuar, nisur fillimisht nga bindjet politike, por ne vijim edhe tek interesat e klaneve qe ne Shkoder njihen mire dhe perfliten cdo dite, edhe pse me ze te ulet. A nuk eshte edhe kjo nje lloj organizimi, nje lloj mafie qe tenton te fuqizohet ekonomikisht permes pushtetit politik? Sigurisht qe po! Te gjithe ata qe lexojne keto rradhe, cuditen teksa iu duket se percillen mendimet e te gjitheve, pasi te gjithe i bejme keto biseda dhe kudo. Ne konceptin me te ngushte te fjales, Mafia do te thote te jetosh, te punosh, te perfitosh dhe te vendosesh pasuri duke shkelur ligjin dhe rregullat, duke favorizuar nje person apo nje shtrese ne dem te nje tjetre, duke dhene privilegje e leje ndertimi vetem per nje kategori permes penalizimit te te tjereve qe mbase plotesojne me shume kushtet ligjore. Prandaj jam i bindur si edhe shume te tjere, se mafia eshte e perhapur kudo, edhe ne komunen me te humbur te Shqiperise, ku te pakten abuzohet me disa miliona te ndihmes ekonomike, apo merren para per te ndertuar nje rrruge e cila edhe perurohet e ne fakt nuk eshte hedhur asnje lopate zhavorr asnjehere. Ne kujtohemi se ka mafie vetem kur na mohohet nje e drejte qe na takon apo kur degjojme se dikush i vra nga nje “i forte” apo nje tjeter vra nje “te forte” te Shkodres ose kur degjojme dike ne media duke artikuluar akoza te kesaj natyre. Shkodra ka edhe nje vecanti tjeter. E gjithe kjo skeme, ka suportin e te gjitha paleve politike, qofte te shumices vendore, qofte edhe te pakices me ngjyre tjeter. Kjo e fundit vendos ne plan te pare interesat individuale apo te grupit ne nje moment te caktuar, per te patur me pas si fasade shpetimtare konferenca per shtyp apo dalje publike gjoja denoncuese. Ne kete kendveshtrim, ne te gjithe kuptimin e fjales, Shkodra po vuan pengmarrjen e plote nga ajo qe gjithe diten, mund te quhet vetem me nje emer: Mafia!
Cdokush me te drejte mund te thote: Po rastet konkrete, emrat e atyre qe jane apo mund te quhen pjese e kesaj mafia ne Shkoder? Ka shume arsye pse nuk i themi, por me kryesorja eshte ajo qe ndodh me te gjitha vendet e zoteruara nga mafia: siguria e jetes! Nga ana tjeter, te gjithe i dime dhe i njohim dhe fare lehte pas cdo rreshti mund te rendisim jo nje por qindra emra qe plotesojne kushtet e percaktuara me siper. Njekohesisht, eshte shume e lehte te mesohen emrat, mjafton te besh nje shetitje ne rruget e Shkodres dhe konstaton me lehtesi te gjithe te privilegjuarit, te gjithe te pushtetshemit, te gjithe te lidhurit me pushtetin dhe me klanet, pra ata qe me plot goje mund te quhen Mafia ne qytetin me te madh verior. Po cfare mund te beje opinioni qytetar? Asgje! Nje pjese e mediave- tribuna te natyrshme qytetare, jane te marra peng nga mafia. Veteorganizimi qytetaro- civil eshte ne nivele shume te ulta dhe i monopolizuar kur i intereson, nga klanet politike te lidhura edhe ato me mafian direkt ose indirekt. Sipas gjasave, situata duhet te precipitoje deri ne ate shkalle, si ne Palermo, qe njerezit te ndergjegjesohen dhe te dalin shesheve per te pastruar jeten e tyre nga klanet mafioze e qe ne fakt, eshte nje ndermarrje e veshtire, thuajse e pamundur.
Sic thame ne krye te heres, Italia ka me shume se 150 vjet qe ka identifikuar Mafian dhe akoma sot e kesaj dite nuk mund te thuhet se e ka mundur perfundimisht me te gjitha arrestimet e bujshme. Ne Shqiperi, Mafia nuk guxoi te ngrihej gjate diktatures komuniste, por lulezoi pas viteve 1990 dhe u organizua fuqishem pas vitit 1997. Qe prej asaj kohe, te gjithe, direkt ose indirekt punojme per te, nga maja e piramides te shtetit e pushtetit, deri tek qytetari me i thjeshte, nga Tirana, Shkodra dhe deri tek komuna me e humbur e Shqiperise. Pasi kjo eshte Mafia, nuk eshte nje koncept abstrakt!
Nena dhe bijte e saj viktima te dhunes ne familje
Familja shqiptare eshte tashme shenjester e nje fenomeni shume te rrezikshem: dhunes brenda saj. Kryeministri Berisha, duke marre si shembull dhunuesi ne familje kryetarin e opozites Edi Rama, i ka rene kembanave te alarmit, duke pranuar direkt paaftesine e shtetit per ta perballuar kete fenomen qe po shkaterron shume familje shqiptare. Teksa ne metropolin e Shqiperise, nje individ si kryetari i PS-se Edi Rama shenohet si nje nga dhunuesit e vlerave te familjes, imagjinoni se cfare kalvari kalon ne provincen shqiptare Vjollce Mustafa dhe dy djemte e saj.
Konsiderohet nga njerezit normale si nje nga ngjarjet me te shenuara, por per Vjollce Mustafen viti 1993, kur u martua me Gazmend Mustafen, eshte fillimi i vuajtjeve te saj fillimisht, por edhe te femijeve qe erdhen ne jete. E martuar me shkuesi, Vjollca nuk dinte asgje per bashkeshortin e saj ne lidhje me problemet mendore por edhe te varesise nga alkooli, te cilat i provoi ne kurrizin e saj dhe te femijeve. Qe ne muajt e pare te marteses, Vjollca u be pre e nje dhune te pashoqe psikologjike dhe fizike. Bashkeshorti i saj Gazmendi, i cili ishte shtruar ne spital ne Itali dhe ne Shkoder per probleme mendore, e dhunonte ate rregullisht, disa here i “droguar” edhe nga alkooli. Situata rendohej me shume nga problemet e thella ekonomike te familjes dhe nje varferi ekstrema e tejskajshme: mbijetesa ishte bazuar si per shume familje te tjera vetem tek ndihma sociale e shtetit, e cila nuk mjaftonte vecse per te mbajtur frymen gjalle. Me kalimin e viteve, Vjollca solli ne jete dy femije, Fatlum Mustafen tashme 15 vjec dhe Eduard Mustafen 7 vjec. Situata ekonomike u be shume e veshtire per tu perballuar, teksa gjendja e mjerueshme shtynte me shume drejte dhunes bashkeshortin e Vjollces, Gazmendin. Dhuna tashme ushtrohej jo vetem mbi Vjollcen, por edhe Fatlumin e me pas edhe ndaj Eduardit. Problemet psiqike te bashkeshortit Gazmend por edhe varesia e tij nga alkooli e shtyne deri ne tentative per te vrare djalin e vogel Eduardin, madje duke tentuar edhe te vetevritet. Prej vitesh tashme, ai e kishte braktisur familjen e tij ne meshire te fatit dhe Vjollca e dy djemte e saj, kalonin momente jashtezakonisht te veshtira per jeten e tyre, duke jetuar me kercenimin e hapur per jeten e gruas por edhe te njomcakeve te saj. Sa here qe rikthehej ne familje, Gazmend Mustafa vazhdonte ushtrimin sistematik te dhunes, duke mos u mjaftuar vetem me kembet e duart e tij, por duke vene ne perdorim edhe mjete te tjera te forta. Policia, e cila njoftohej here pas here nga Vjollca, mjaftohej thjeshte me dergimin e bashkeshortit dhe babait dhunues Gazmend Mustafa ne spitalin psikiatrik, ku pasi qendronte disa kohe, lihej i lirë per te terrorizuar perseri bashkeshorten dhe femijet e tij. E cfilitur nga dhuna e problemet e shumta, Vjollca dhe dy djemte e saj u detyruan qe ne fshehtesi te madhe, te largohen ne drejtim te Malit te Zi, fatmiresisht nje vend ku shqiptaret mund te hyjne e dalin pa viza. Ne kushte ilegaliteti, ata u strehuan ne Podgorice ne mjediset e Shoqates per Mbrojtjen e Grave te Dhunuara, por edhe aty ndiheshin ne kercenim te madh nga Gazmend Mustafa dhe njerezit e tij, te cilet i ndiqnin kemba- kembes tanime per ti vrare. Per tu shkeputur njehere e mire nga nje bashkeshort dhe prind kriminel qe tentoi ti vrase disa here, Vjollca ne vitin 2006 kerkoi divorcin nga bashkeshorti Gazmend ne Gjykaten e Shkodres. Lajmi i marre nga pala tjeter, shkaktoi nje acarim te jashtezakonshem jo vetem te Gazmend Mustafes, por tashme edhe te familjareve te tij, te cilet e konsideronin veten ne baze te Kanunit si te “koritur” dhe kerkon te merrnin hak, po serish ne baze te Kanunit, duke vrare Vjollcen dhe djemte e saj. Qe prej asaj kohe, askush nuk e di ku ndodhen, askush nuk ka me lajme ne lidhje me fatin e Vjollces dhe djemve te saj, Fatlumit dhe Eduardit, te cilet urojme te mos kene rene ne doren e bashkeshortit- baba kriminel Gazmend Mustafa, i cili eshte nje nga te shumtit, qe bashke me kryetarin e opozites shqiptare, jane dhunuesit e pashembullt te familjes shqiptare perballe pafuqise se shtetit per ta frenuar kete fenomen.
Ndue Bacaj
Politika e luftës dhe e pamundura e Sizifit
Në zënkat publike, politikanët vazhdojnë të sillen sipas logjikës së mikut dhe të armikut. Një formë e ritualizuar e konfrontimit, e cila nuk e fsheh mëritë e thellë latente. Megjithatë askush nuk pranon t’i pohojë konfliktet si themelore e jetës dhe veprimtarisë prodhuese të politikës. Përkundrazi, vazhdojnë të djegin temjan dhe të predikojnë për devotshmëri dhe bashkëjetesë paqësore mes vedit.
Gjuha e acaruar dhe nervat e tendosura, vetëm sa e rëndojnë kurrizin ulok të situatës, duke e degdisur drejt të pamundurës, këtë Sizif politik.
Nga Albert Vataj
Mbasi kanë ballafaquar forcat mbështetëse, “100 mijë vetë” në protestën e 20 nëntorit dhe “gjysmë milioni” në festën e 8 dhjetorit, elefantët e politikës vijojnë të përplasin egërsisht me njëri-tjetrin. Sakaq më ndërmendet një proverb Indian që thotë, “Kur zihen elefantët, ai që e pëson është bari”. Dyshimi për ta pranuar këtë proverb si të tërë, nuk më nxjerr nga shtjella e bindjes, se politika shqiptare po dëmton qartazi dhe ngultas imazhin dhe shanset integruese. Vetëm po besuam në mrekulli, shpresojmë se mund të lind dhe të rritet në këto kushte të acarta politike, paqja dhe kompromisi, dialogu dhe fundi i bojkotit të institucioneve. Sakaq, horizontet drejt evropianizmit do të çelen.
Por opozita ngultazi zvarritet në vazhdën e “politikës së madhe” jashtë parlamentit, larg institucioneve. Rikthimi i saj në sheshe, vetëm sa e vel aftësinë ndikuese dhe motivimin e resursit njerëzor, për ta ushqyer këtë gjenerim energjie. Rama nuk duket me ndonjë ndërmendje për të lëshuar pe, pavarësisht se takimi i tij me Presidentin u duk si një sinjal pozitiv, anipse i pabereqetshëm. Berisha nga ana tjetër, ka vendosur të mbajë në efiçencë artilerinë e rëndë, duke mëshuar fuqimisht respektimin e institucioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve larg telashit të hapjes së kutive. Ndërkombëtarët, rast pas rasti, po i bëjnë me dije politikës, se dialogu është një domosdoshmëri e interesave integruese.
Vullneti për të gjurmuar mundësitë dhe për të gjetur zgjidhjen, ka mbajtur dhe do të mbajë endë të kyçur kutitë dhe horizontin drejt sfidave evropiane. Së paku kësaj trumbete po i bihet. Pasi kjartësisht konstatojmë se politika shqiptare e ka të pamëdyshtë pasionin e saj të konfliktualitetit, si vazhdë e respektimit të traditës.
Në zënkat publike, politikanët vazhdojnë të sillen sipas logjikës së mikut dhe të armikut. Një formë e ritualizuar e konfrontimit, e cila nuk e fsheh mëritë e thellë latente. Megjithatë askush nuk pranon t’i pohojë konfliktet si themelore e jetës dhe veprimtarisë prodhuese të politikës. Përkundrazi, vazhdojnë të djegin temjan dhe të predikojnë për devotshmëri dhe bashkëjetesë paqësore mes vedit. Ashpërsia e konkurrencës për pushtet politik ndërmjet së djathtës dhe së majtës, madje edhe nëse që të dyja e konsiderojnë të kapërcyer këtë dallim, vazhdon të përftojë organizimin e hapësirës politike në përputhje me logjikën e mikut dhe të armikut. Megjithatë, konfliktualiteti nuk ka të bëjë më modele alternative të shoqërisë, po thjeshtë luftë për pushte dhe pretendime territoriale të kamufluara këto me petkun e kauzës së integrimit. Politika vazhdon të jetë e njëjtë, e prirur për nga kontradiktat, konfliktuale, e sertë, shpesh edhe e paqartë dhe e çorientuar, pa ide dhe e shteruar në alternativa. Ajo që ka ndryshuar është rëndësia e asaj për të cilën luftohet. Rëndësia nën veladon. Tashme nuk është fjala dhe aq për shndërrim social, sepse politikanët nuk e marrin përsipër rolin e heroit për të paraprirë, edhe pse qasjet për të ngasur një vullnet të tillë, janë kryefjala e ligjërimeve dhe epiqendra sizmike e transformimit. Konflikti politik, fatkeqësisht sa vjen e katandiset, jo tamam si një përballje alternativash, se sa konflikt midis grupesh të interesit ekonomik për të fituar pozicione të reja ndikimi dhe supremacie. Është pikërisht kjo, që kacafytjet politika i bën gjithnjë e më të ashpra dhe shtysat gjithnjë e më parimore, më idealiste.
A jemi vallë, në një fazë tranzicioni në hapësirën politike, apo thjeshtë politika shqiptare ka mbetur konseguente e shprehive të saja të garrametshme, politikëbërëse të së shkuarës? Kjo ka bërë që pretendimet për besueshmëri dhe mbështetje popullore të jetë dhe të trumbetohet si një trofe, jo si një ndikesë që gjallon nga energjia që çliron pasioni politik dhe militantizmi. Me fjalë të tjera, politika mbetet e vetme në fushëbetejë. Që interesi për politikën të mund të rikthehet, nevojitet një rinovim i gjuhës, një gjuhë që të përputhet më mirë me realitetin dhe aftësi për të rindërtuar idenë dhe alternativën, e jo për të përsëritur veten, atë të fshikulluaren, atë të vetëpërjashtuar nga ndryshimet dhe kërkesat gjithnjë në rritje, për qytetari, mature, tolerancë, dialog, mirëkuptim dhe vullnet për të rendur, e ndërsa ecën për të ndryshuar. Vitet rendin e ngulazi me të rendin dhe transformimet. Rriten kërkesat dhe kriteret. Realiteti shtron përpara një sërë zgjidhjesh të ngutshme dhe me rëndësi kapitale. Në këtë ngarendje, në një terren që mbetet gjithnjë armiqësor, politika e gjen veten shpeshherë të ngërthyer në kacafytje. Jo gjithnjë zhvillimet u shtratuan në rrugëtimin e tyre natyror. Shpesh ato i ngjanin zbritjes uturitëse të një përroi, i cili ishte mbarsur nga shira gjëmimtarë.
Nëse gjithçka determinohet nga forca që gjenden jashtë vullnetit politik, angazhimi nuk ka asnjë lloj kuptimi. Prapëseprapë, me diçka duhet të ushqehen ata që mbeten. Ideologjitë esencialiste rishfaqen me karakteristika të ideologjive epokale, anipse ato janë vetëm fasada e gjithë kësaj ngrehine që po bie gurë pas guri.
Ai pasion politik që u rrit në rrjedhë të premtimit të madh mund të konsiderohet se na ka dhënë lamtumirën në një farë kuptimi. Megjithëse ende kjo kolonë mbetet në këmbë, madje, ne e pikasim atë si të vetmen që mbanë pa rënë ngrehinën. E djathta, fatmirësisht në pushtet, duhet të jetë e kujdesshme dhe të ysht në vetvete atë që e karakterizon, njohjen dhe trajtimin e filozofisë së vlerave. Në këtë kuadër, do ta gjente të përligjur për hir të interesave madhore, të dale nga vetvetja, aq sa të mbrojë kauzën dhe të shpëtojë doktrinën. Pra të ofrojë zgjidhje, dhe të mos e ofrojë këtë si një rebus.
Duhet ndërmendur se: “Ajo që nuk zgjidhet, pezmatohet, derisa shpërthen, duke prodhuar metastaza”, konstaton te “Fundi i pasionit politik”, Josep Ramoneda. Qasjet për ta trajtuar si një mbarsje të rrezikshme, duket se kanë orientuar të tashmen politike, jo dhe aq përnga një rrugë pa krye, se sa drejt një etape të pafund të konfliktalitetit. Tensioni ideor dhe shprehës, kontradiktat thelbësore të zanafillës së shtrëngatës, e shtytin, duke e dëngur me helm mundësinë e perceptimit, të asaj që do të konsiderohej si një zgjidhje. Palët mbrojnë më fanatizëm argumentet e tyre, të shndërruara në armë të duelit. Ndonëse asnjëri, formalisht, nuk e pranon se kjo tashmë është një betejë, madje e ashpër dhe pa kurrfarë rreze shprese për armëpushim, ose e thënë me terma bashkëkohore, për kompromis politik. Në të tashmen e dialogut, si kusht i politikave integruese, mazhoranca duhet të jetë i ngasur për nga vullneti i tolerimit dhe kompromisit.
Artileria e rëndë duhet të tërhiqet nga fushëbeteja. Mbase kjo dikton si domosdoshmëri edhe ndryshimin e strategjisë dhe taktikës politikbërëse së “luftës”. Gjuha e acaruar dhe nervat e tendosura, vetëm sa e rëndojnë kurrizin ulok të situatës, duke e degdisur drejt të pamundurës, këtë Sizif politik.
Familja Malocaj e rrezikuar nga gjakmarrja
Gjakmarrja po merr shumë jetë njerëzish të pafajshëm. Vetëm 20 vitet e fundit janë vrarë rreth 19 000 shqiptarë . Si një traditë e trashëguar nga drejtësia primitive, fenomeni i gjakmarrjes në dy dekadat e fundit ka dëshmuar rast pas rasti e në tërësi edhe defekte te luftës kundër kriminalitetit dhe mosbesimin që ka komuniteti ndaj policisë dhe drejtësisë. Kështu, duke mos funksionuar shteti ligjor, njerëzit në konflikt kanë zgjedhur vetëgjyqësinë sipas normsve të Kanunittë Lekë Dukagjinit. Një ndër dramat e shumta të shoqërisë shqiptare është edhe rasti i shtetasit Gjergj Ndrek Malocaj, lindur më 14. 04. 1964, në fshatin Trush të prefektures së Shkodrës. Gjergj Ndrek Malocaj dhe familja e tij janë të fshehur që nga data 22. 02. 2008 dhe janë detyruar të braktisin shtëpinë në fshatin Trush. Megjithëse janë të pafajshëm, ata janë viktima të normave të Kanunit mesjetar të feudali Lek Dukagjini. Pikërisht më 22. 02. 2008, një grua, banore e këtij fshati, e quajtura Luçe Rrethi, për motive banale ka vrarë bashkëfshatarin Nikoll Malocaj. Pa kaluar dy orë nga vrasja, vëllai i viktimës, i quajturi Gjergj Gjokë Malocaj është hakmarrë, duke vrarë me armë zjarri kriminelen Luçe Rrethi, pra duke kryer vetëgjyqësi. Nga ky moment fisi Malocaj bie në dy gjaqe, njërin me familjen ku ishte e martuar Luçe Rrrethi dhe tjetrin me familjen nga ishte bijë ajo. Pra Gjergj Ndrek Malocaj me familje megjithëse i pafajshëm, jeton i fshehur. Kështu edhe vëllezërit e tij me famije Broz Malocaj, Lodovik Malocaj dhe Nush Malocaj kanë braktisur banesat, pasi i prêt vetëm plumbi i hakmarrjes. Edhe motra e Gjergj Ndrek Malocaj, e quajtura Nora Malocaj bashkë me familje ka afro dy vjet që jeton në ilegalitet.
Këto pra janë pamje të jetës së zymtë të realitetit shqiptar, realitet që e rendit Shqipërinë në vëndin më të çuditshëm të Botës, ku konfliktet nuk i nenshtrohen ligjit, por normave kanunore mesjetare që u përcollën deri në ditët tona, si të shenjta.
Redaksia
Ortjon Shehu (Hajdari) viktimë e pafajshmre e ligjeve mesjetare të Kanunit
Gjakmarrja, në Kanunin e feudalit Lekë Dukagjini njihet edhe sot si një dënim kapital. Është marrja e jetës së atij individi që ka kryer një vepër të rëndë ndaj jetës, familjes, pronës, nderit dhe dinjitetit. Gjakmarrja është vrasje për të marrë hak. Me ekzekutimin e saj ngarkohet pala e dëmtuar, e cila është e detyruar ose të falë ose të marrë hak. Pala fajtore është e detyruar të ngujohet sipas rregullit kanunor. Me ngujimin e palës fajtore, lind e drejta e negociimit për pajtim që mund të bëhet me falje ose me kompesim financiar. Kanuni sugjeron pajtimin me falje, duke e konsideruar faljen, si një nivel të lartë morali dhe trimërie. Por rrahja është më e vështirë të falet, pasi sipas zakonit koritja jeton. I rrahuri gjithmone shihet me sy te keq që nuk mori hak, pra jeton me turpin. Kështu ka ngjarë edhe me shtetasin shqiptar Ortjon Shehu (Hajdari), lindur në Lushnje më 02 .08 1977. Shumë vite më parë, pikërisht në muajin mars të vitit 1996, Ortjon Shehu (Hajdari), i cili jetonte
në shtetin fqinj Greqi, vëndosi të vizitojë qytetin verior, Shkodrën. Pasi ka shetitur qytetetin e bukur dhe shumë lokale karakteristike e moderne, në mbrëmje ka shkuar tek një lokal afër monumentit të heroi kombëtar Isa Boletini në lagjen “Perash” të qytetit Shkoder. Aty, në pije e sipër ka replikuar me shtetasin Gjelosh Kapaj nga Dukagjini, pikërisht nga vëndi ku ka lindur Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kapaj, një person i njohur në Veri si problematik për ngatërresa, e ka acaruar shumë situatën, si rrjedhojë edhe e pijes. Ai ka krijuar shumë rrëmujë në lokal dhe duke qënë edhe me shokë e kanë rrahur të quajturin Ortjon Shehu (Hajdari). Në rrëmujë e sipër Ortjon Shehu (Hajdari), në vetëmbrojtje, ka gjetur nje rast dhe ka goditur me grusht në fytyrën e Gjelosh Kapaj. Duke qënë shumë njerëz në lokal, kanë arritur ta pengojnë konfliktin që mund të përfundonte me vrasje, duke e ndihmuar të largohet me shpejtësi të quajturin Ortjon Shehu (Hajdari), i cili është nisur drejt shtetit Grek. Por pas disa muajve, Gjelosh Kapaj ia ka gjetur adresën dhe e ka detyruar të jetojë i fshehur shtetasin e pafajshëm Ortjon Shehu (Hajdari). Pas kaq shumë vitesh “Shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë” dhe disa miq të tij i kanë thënë të vijë në Shqipëri me qellim pajtimin. Dhe Ortjon Shehu (Hajdari) ashtu veproi. Erdhi kohet e fundit e beri përpjekje për disa muaj, por jo vetëm nuk u arrit sheshimi i konfliktit, por Gjelosh Kapaj organizoi shumë të tjerë për ta vrarë. Në këto kushte, shtetasi shqiptar Ortjon Shehu (Hajdari) detyrohet njëlloj si rreth 10 000 shqiptarë të tjerë të jetojnë në ilegalitet, nga frika se një plumb do e vrasë, thjesht vetëm se u vetëmbrojt nga një person problematic.
Redaksia
Perballja me dhunuesit e votes se lire
Politika shqiptare e ketyre 19-20 viteve demokraci, eshte mbeshtetur fort edhe mbi traditen e trasheguar ne vite apo dekada nga njeri- brez ne tjetrin. Tashme jane te shumta familjet, te cilat genetikisht jane mbeshtetese te idealeve te majta dhe te Partise Socialiste, subjekti me i rendesishem politik ne opoziten shqiptare. Nje trashegimtar i shquar i kesaj linje, eshte edhe i riu Emiljan Memçaj i datelindjes 16 korrik 1984. Ne rradhet e socialisteve shkodrane por edhe ne rajonin e Shkodres, fisi Memçaj njihen si mbeshtetes te fuqishem te Partise Socialiste. Qe nga viti 1991 kur u krijua ky subjek politik, ne Reç te Malesise se Madhe, pikerisht ne fisin e Memçajve, Partia Socialiste ka patur nje mbeshtetje te jashtezakonshme. Idealet e patriotizmit, te mbrujtura me ato te social-demokracise, te mëkuara nga familja e tij, drejtuan edhe Emiljan Memçaj drejt Partise Socialiste. Fillimisht u ingranua fare i ri ne rradhet e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), madje shume shpejt jo vetem ishte nje nga me aktivet, por edhe u zgjodh ne forumet drejtuese per Malesine e Madhe. Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, Emiljani pati edhe perballjen e vertete me problemet e thella te tranzicionit shqiptar, mbi te gjitha per ceshtje qe lidhen me voten e lire. Duke qene pinjoll i nje familjeje te njohur si perkrahese e Partise Socialiste, Emiljani u angazhua si komisioner ne qendren e votimit te Reç te M.Madhe. Me caktimin ne kete pozicion, ai do ta mesonte se ne Shqiperi akoma nuk mund te flitej per votim te lire dhe demokraci. I bindur ne idete e tij, Emiljani nuk pranoi ofertat financiare qe i erdhen nga PD-ja dhe forcat e djathta, duke qene i vendosur ne moslejimin tjetersimit te rezultatit te votimit ne qendren qe i ishte besuar. Megjithe kercenimet e hapura per jeten, madje edhe me arme të “të fortëve” te zones qe mbeshtesnin Partine Demokratike, Emiljani nuk lejoi qe te grabitej vota ne qendren e tij te votimit, ashtu siç ndodhi ne zgjedhjet e vitit 2005 ne shume zona te Shqiperise. Me ardhjen ne pushtet te PD-se pas zgjedhjeve te vitit 2005, Emiljan Memçaj ishte vene ne shenjestren e grupeve kriminale te armatosura me suport ne qeverine qe ishte krijuar. Ne 19 shtator 2005, vetem pak muaj pas zgjedhjeve dhe krijimit te qeverise “Berisha 1”, u sulmua naten nga persona me maska, te cilët ne fakt ishin me uniformen blu te policise dhe leviznin me makina pa targa. Vetem rastesia e shpetoi te riun nga vdekja e sigurte, pasi ne ato momente po kalonin prane vendit te agresionit disa persona qe po ktheheshin nga nje feste familjare. Madja ata e ndihmuan Emiljanin, ashtu i derrmuar siç ishte, te shkonte deri ne shtepi. Pasi i shpetoi ketij akti kriminal, i riu u detyrua te fshihej per shume muaj me rradhe, teksa agresoret e veshur me uniformen e shtetit i kercenonin familjen dhe kerkonin qe te tregonin vendndodhjen e Emiljanit. Si per ironi te fatit, e njejta situate do te perseritej edhe 4 vite me pas, pikerisht ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Duke menduar se situata ishte qetesuar, me kerkesen e Partise Socialiste, Emiljani u angazhua serish per zgjedhjet parlamentare, tashme ne pozicionin e vezhguesit. Ne Malesine e Madhe, nje nga zonat ku sipas opozites aaktuale, pati manipulimin me te thelle nga ana e Partise Demokratike ne dem te Partise Socialiste, Emiljan Memçaj arriti edhe njehere te ruaje voten e paprekur. Ne pozicionin e tij, ai detyroi komisioneret ne qendrat e votimit te ndiqnin rigorozisht rregullat e percaktuara ne Kodin Zgjedhor, ndersa numeruesit te rinumeronin disa here dhe sakte fletet e votimit qe kerkonin te manipuloheshin. Emiljani, pasi kreu me shume sukses detyren qe iu besua nga PS-ja si vezhgues, ishte aktiv edhe ne levizjet e mepastajme te opozites, e cila nuk u fut ne Kuvend nga tjetersimi i rezultatit te votimit, ku edhe raporti i OSBE- ODIHR-it do te pranonte se ne 22 nga 66 qendrat e numerimit, numerimi ishte i keq ose shume i keq. Ndersa kthehej nga mitingu i protestes i organizuar ne Shkoder ne mjediset e Pallatit te Sportit per ne vendlindje, Emiljani u ndoq nga nje makine me targa te huaja, e cila me pas u mesua se drejtohej nga punonjes policie, por te maskuar si civile. Emiljani u detyrua te shtonte shpejtesine e makines, per ti shpetuar ndjekjes, ndersa mjeti i tij u be pre e te shtenave me arme nga agresoret. Prej asaj dite, askush nuk ka me asnje informacion per 25- vjecarin Emiljan Memçaj, i cili mbase eshte tashme edhe viktime e sakrifikuar e urrejtjes politike, per fajin e vetem se beson ne shenjterine e votes, per te cilen iu kercenua edhe jeta e tij ne dy atentate te tmerrshme, por edhe shume tentativa te tjera per ta eleminuar fizikisht.
Redaksia
Boj Kot
E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore.
Nga: Elsa BALLAURI
Nuk do desha kurrsesi ta lidhja në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë fjalën bojkot me një perifrazim që do t’i shkonte më shumë për shtat humorit të Lakes, mikut tonë të ndjerë të Petro Ninit: në një të folur më tiranase: boj kot = bëj kot. Kjo nuk do të thotë që e nënçmoj veprimin e opozitës për të shprehur vullnetin e saj me bojkot, pas dëshpërimit të zgjedhjeve të qershorit. Bojkoti është një shprehje e lirisë për të thënë atë që mendon. Duke mos dashur të bëj rolin e gjykatësit, në një situatë tepër të tensionuar të politikës që na e ka sjellë në majë të hundës, e quaj të nevojshme të them dy fjalë nga këndvështrimi i qytetarit që mendon se i ka ardhur më në fund sahati (në fakt sahati ka kaluar), të fillojë të jetojë normalisht.
Është interesante të bësh një retrospektivë të thjeshtë e të shohësh se prej dy dekadave kohë, përveç ditëve të paharruara dhe optimiste të korrikut e pastaj dhjetorit ‘90, të shkurtit 1991 e pak më tutje, kemi kujtime të trishtuara ose shumë të trishtuara. Arritjet i dimë, por arritjet sa ç’mund të jenë në mënyrë paradoksale të mrekullueshme, siç është hyrja në NATO, aq edhe nuk mund të vlerësohen si të tilla, kur vjen puna tek jeta e qytetarëve, siguria dhe e ardhmja e tyre.Dua të ndaloj këtu për t’u rikthyer në frazën e parë të këtij shkrimi, ku fjala inflacioniste bojkot, përsëri më përkthehet në mendje me shpejtësi në atë tiparin tipik të të gjithë politikës shqiptare: të bësh kot. Me keqardhje them se të bësh kot, ka qenë një devizë e pashprehur, e pashkruar, e pashpallur, por një devizë e vetëndjerë e veprimtarisë politike, e cila me falcitetin e saj i ka shkaktuar shumë dëme shoqërisë sonë. Sa fjalë të bukura u premtuan dhe s’u realizuan, sa ish të përndjekur u lumturuan kur i shkatërruam prangat e diktaturës, por shumë prej tyre vazhdojnë të vuajnë edhe sot, e të tjerë ikën për të mos u kthyer më, sa shumë besuan se demokracia do t’i bënte të jetonin jetën me dinjitet, si qytetarë të mirë e të respektuar, por fatkeqësisht kjo mundësi është shumë larg.Të bësh kot, është si një instinkt i domosdoshëm për shqiptarët. E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore. Mbaj mend që në atë kohë kishte një shprehje që flitej nën zë: njerëzit bëjnë sikur punojnë dhe shteti bën sikur i paguan. Kjo ishte reale, ndodhte përditë, gënjenim njëri-tjetrin dhe nuk na vinte keq për këtë: me kohë kjo u bë një sjellje, pjesë e psikologjisë së jetës, pjesë e marrëdhënieve me njëri-tjetrin.
Nuk jam e para që e them, që armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë shqiptarët. Bënim kot dhe dëmtonim veten tonë. Gjithsesi, jetonim në një botë diktature dhe vështirësia për ta ndryshuar atë ishte shumë e madhe. Por paradoksalisht vazhdojmë të bëjmë kot dhe jetojmë në një botë që e quajmë demokratike dhe që të mos e ndryshojmë sjelljen e vjetër, kjo nuk na falet.Unë e kuptoj shumë mirë që opozita ka shqetësimin e vet, ka zhgënjimin e vet dhe i duhet të luftojë për të arritur atë që aspironte. Duke qenë personalisht e pranishme në procesin zgjedhor, them me bindje se procesi kishte manipulime të shumta, të vogla dhe jo të vogla. Këto përpjekje erdhën nga të gjitha anët: të gjithë aktorët politikë në zgjedhje, të mëdhenj e të vegjël, u përpoqën të favorizonin veten nëpërmjet manipulimeve. Nuk mund të ndodhte ndryshe në Shqipëri. Nëse do të ishte ndryshe në këto zgjedhje, ne nuk do ta kishim emrin shqiptarë. Kjo nuk është përbuzje, ky është realitet. Duam s’duam, jemi produkt i të shkuarës sonë dhe riparimi do shumë kohë të bëhet. Por, nga ana tjetër, në këto zgjedhje u rikuperuan disa probleme të rëndësishme të zgjedhjeve të kaluara dhe kjo me të drejtë u quajt një arritje. Të jemi realistë, në Shqipëri gjërat do të ecin shumë ngadalë, por e rëndësishme është që nga viti në vit, qoftë edhe me milimetra, ne duhet t’i përmirësojmë ato. Nuk jam në anën e askujt që ka kryer manipulimin, por situata e krijuar më ngjan me atë që njëra palë që ka manipuluar dhe s’ka fituar, akuzon palën tjetër që ka manipuluar dhe ka fituar. Natyrisht nuk është normale dhe në këtë rast pala e parë e ka për detyrë të tregojë shkeljet, por mënyra që ka zgjedhur për t’i treguar këto shkelje, pra ajo e bojkotit, është e kotë.Ka një tjetër vend ku mund të tregohet aftësia elokuente e fjalës dhe jo sharja, ku mund të tregohet përgjegjësia që ke marrë përpara njerëzve që të kanë zgjedhur, dhe jo dallkaukllëku dhe ky vend është parlamenti.Debati parlamentar (të shpresojmë që do të jetë në lartësi të duhura intelektuale), duhet të jetë një shans për opozitën dhe pozitën, që të ketë mundësi të ndryshojë realitete njerëzore. Njerëzit presin për këtë. Thellësisht ata janë të bindur që manifestimet dhe protestat e partive janë një tjetër veprim i lodhshëm i të bërës kot, por të mjerët njerëz, nuk kanë ç’të bëjnë në një situatë kur politika ka në dorë jetët e tyre. Modeli i politikës shqiptare i të bërit kot, padyshim ka influencuar në jetët e njerëzve, pa iu lënë kohë dhe rast të gjejnë veten, të gjejnë mënyra dhe forma qytetare për t’u shprehur, për të reaguar dhe për t’u bërë të vlefshëm.
Le të mos flasim për intelektualët, ata të ashtuquajturit, ata që dinë akoma më mirë të bëjnë kot, që e gjejnë lumturinë ose nën sqetulla politikanësh, ose nën rreshtore militantësh, duke na çuditur gjithmonë e më shumë me fjalorin e zgjedhur.
Idealizmopragmatizmi
Teksa shikoja takimin e ish- Sekretarit te Pare te PPSH-se Ramiz Alia me studentet ne dhjetor 1990, me terhoqi vemendjen nje personazh: Arben Imami! Natyrisht, bashke me Shinasi Ramen, Azem Hajdarin dhe disa te tjere, ishte nder me te qarte ne ate cfare artikulonin apo kerkonin ne ato dite kur eksperianca e munguar kerkonte te vendoste ne skene te paren force politike opozitare ne Shqiperi. Qartas konstatohej se ai ishte nder idealistet e mirefillte, sic besoja atehere e ebesoj edhe sot, ishin thuajse te gjithe pjesmarresit ne takimin e Pallatit te Brigadave. Ne te njejten linje do te vazhdonte arsyetimi per ish- aktorin Imami nese ai sot, do te ishte ne nje pozicion tjeter dhe jo ate te Ministrit te Mbrojtjes se vendit tim. Ne emer te idealizmit te tij, njekohesisht edhe te bindjeve asokohe se Berisha po ndiqte shembullin e totalitarizmit partiak punist, Arben Imami bashke me disa te tjere, do te shkeputej nga Partia Demokratike, per te krijuar nje force politike me demokratike se ajo. Imami eshte ne fakt shembelltyre e asaj se si nuk duhet te jete apo te paraqitet nje politikan ne syte e shqiptareve e fatkeqesisht, paskan kujtese te shkurter. Nga fjalet, Arben Imami iu drejtua edhe armeve ne vitin 1997 per te rrezuar ish- presidentin a asaj kohe, kryeministrin e sotem Sali Berisha. Jo vetem kaq, por pas zgjedhjeve te 29 qershorit 1997, Arben Imami- nismetar dhe themelues i Partise Demokratike, ishte kundershtari me i eger i Berishes, rrjedhimisht edhe i PD-se madje duke qene pjese e qeverive te majta ne pozicione shume te rendesishme. Deri ne kapercyell te vitit 2005, Imami vijonte te ishte ne kete linje, ndersa duket se u josh nga thirrjet e Berishes ne prag te zgjedhjeve parlamentare te kohes dhe u rikthye si djali plangprishes i PD-se. Duke gelltitur reciprokisht ate cfare kishin thene e shfryre per njeri- tjetrin per thuajse nje dekade, Berisha dhe Imami u pajtuan ne kuptimin me te gjere te fjales, duke harruar epitetet “gjeneral i revoltes komuniste” apo edhe “diktatori i fundit komuniste ne Evropen Lindore”. Tashme, pas 4 viteve nga 2005-a Imami nga Drejtor Kabineti i Berishes- kryeminister, katapultohet si deputet, madje edhe si minister i Mbrojtjes e kandidat i perfolur te pakten si Sekretar i Pergjithshem i PD-se. Natyrisht, Berisha ka “leshuar pe” per interesa politike nisur nga viti 2005, te cilat i rezultuan te suksesshme edhe ne zgjedhjet e ketij viti. Po Imami? Pergjigja eshte shume e thjeshte: edhe punen e aktorin nuk arrin ta beje me, as edhe si jurist i diplomuar apo avokat (nese nuk gaboj) nuk gjen pune apo nuk siguron te ardhura. Mbetet alternativa e politikes, tashme duke hedhur poshte idealizmin e fillimviteve ’90 per te perqafuar pragmatizmin.
Lista e “Imameve” do te vazhdonte e gjate, shume e gjate. Neritan Ceka ishte nder te paret qe u largua nga Berisha, sipas ketij te fundit, i nxitur nga ish- presidenti komunist Alia. Kronologjia politike e Cekes, eshte identikisht e njejte me ate te Imamit, por shtyhet disi ne kohe me shume. Arkeologu i rezistoi tundimit te Berishes deri ne vitin 2007, atehere kur u realizua nje pazar interesant per presidentin e Republikes. Pa nje arsye te qarte, Ceka dhe laco-partia e tij, braktisen opoziten e deriatehershme, mori postin e nenkryetarit te Kuvendit dhe per tu kthyer thjeshte ne nje keshilltar te kryeministrit Berisha, pasi nuk arriti te mbushte sa duhej me vota furgonin e tij elektoral.
Pak a shume, edhe Lufter Xhuveli eshte ne te njejten “barke”. Ne vitin 2005 “kaperceu ylberin” dhe nga e majta bashkoi votat me Berishen, per te bashkeqeverisur 4 vite, pas 8 viteve pushtet me socialistet e nga 1997. Teksa u rrezua ne zgjedhjet e ketij viti, Xhuveli nuk u terhoq nga politika, edhe pse publikisht kishte deklaruar se “nuk e ka problem daljen nga politika, pasi kishte profesionin e tij te pedagogut bujqesor”. Sic duket edhe ai nuk arrinte te kujtonte profesionin e tij te vjeter dhe iu bashkua stafit te kryeministrit, edhe ai thjeshte si Keshilltar i Berishes.
Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferri ishin “tre musketieret” e rradhes e i kthyen shpinen Berishes, duke e akuzuar si diktator, te korruptuar, te inkriminuar. Te pakten keshtu mendonin per te publikisht dhe me ze diku nga kapercyelli i vitit 2000. Ne prag te zgjedhjeve te vitit 2005, ne kembim te disa vendeve te sigurta per deputet me votat e PD-se, PDR-ja e “tre musketiereve” iu afrua Berishes. Nisi bashkeqeverisja deri ne vigjilje te pergatitjeve per zgjedhjet e vitit 2009. Xhaferri shume me heret, Pollo dhe Shehu me vone nxituan te kapin “simiten”: u rikthyen ne PD-ne e drejtuar nga Berisha duke lepire peshtymen e hedhur, ose me sakte duke deklaruar si per qershite se “kete nuk e kam permjerre, as kete, as kete….” per ti ngrene te gjitha. Sipas gjasave edhe “tre musketieret” e kishin te qarte se nuk mund te jetonin dot me profesionet e vjetra te para vitit 1990 dhe u rikthyen tek partia qe e themeluan, e braktisen, e shane, e anatemuan por qe edhe e “paskan patur ne zemer”. Lista do te vazhdonte e gjate, shume e gjate, me Genc Rulin madje edhe me Prec Zogajn, i cili do te meritonte renditjen, nese ne minutat e fundit apo “in extremis” nuk do te prishej me Berishen per nje vend ne liste per tu hedhur tek Ngjela, i cili nga ana e tij mbase do te ishte edhe ai pjese e kesaj liste. Realiteti i paszgjedhjeve te kesaj vere, eshte edhe me paradoksal. Nje tufe kryetaresh partishe politike qe konkurruan ne koalicion me PD-ne, tashme jane thjeshte zyrtare te niveleve shume te ulta, deri ne drejtore drejtorishe, qe sigurojne jetesen si vartes direkt apo indirekt te kryeministrit Berisha. Praktikisht, si rrogetare te tij, keta kryetare partishe nuk do te kene asnje mundesi tjeter, vecse ti binden punedhenesit, pse jo edhe te bejne kerkese zyrtare per shkrirje me PD-ne. Ne kete linje, rasti me perfekt eshte kryetari i PLL-se, Ekrem Spahija, te cilin po e veceoj meqenese eshte ne krye te nje subjekti tradicionalist te djathte shqiptar me nje profil disi me te konsoliduar se prodhimet politike te pas vitit 1990.
Jashte ketij arsyetimi mbeten tani per tani mjaft emra. Me te spikaturit jane pikerisht Mustafaj, Biberaj, Zogaj, Ngjela e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet per momentin. Tashme jane nder kritizeret apo kundershtaret me te hapur te kryeministrit Berisha. Megjithate, asgje nuk zgjat pafundesisht, as edhe armiqesia apo kundershtite me dike. Koha dhe shembujt e mesiperm kane treguar se ka patur, pra mund te kete edhe riafrime. Nje gje eshte e sigurte, edhe kjo e provuar katerciperisht: Askush nuk do ta beje per idealin e tij, sic nuk e ka bere deri me tani askush. Ne plan te pare, nisur menjehere pas pak diteve te pluralizmit dhe krijimit te PD-se ne dhjetor 1990, ka dale pragmatizmi ose me sakte, interesi personal apo klanor. Ai te ben qe armikun ta besh mik e mikun pa teklif ta shpallesh armik. Idealet, idealizmi tashme jane relikte per muzeume, ne rastin me te mire pjese e diskutimeve, analizave apo edhe kujtimeve qe ne fund te fundit kane nje mision: te tregojne ku kemi qene, ku jemi dhe ku mund te shkojme! Praktikisht vendnumero, per te mos qene pesimist per hapa prapa, sidomos sa i takon moralit ne politike- i shenjte per pjesen me te madhe te demokracive perendimore qe u perpoqem te imitonim ne vitin 1990.
Pa sukses!
Bl. De.
Paria sunduese dhe elita
Nga : Shenasi RAMA
Ne thelb te marredhenies se shtetit me qytetaret e vet, dhe kjo vlen per te gjitha shtetet, qendron nje marreveshje e pashkruar, rendesia e se ciles behet e dukshme vetem ne momentet kur shteti gjendet ne krize te thelle. Kjo marreveshje mbeshtetet ne besimin reciprok se shteti do t’iu ofroje te gjithe qytetareve te vet sigurine e jetes, te mireqenies ekonomike dhe rregullin e duhur shoqeror. Te tre keto forma te sigurise jane te nderlidhura dhe te pashkeputshme nga njera tjera dhe te nderlidhura ne konceptin baze strategjik, qe mandej behet themeli i politikave te shtetit. Shtetet qe ia ofrojne kete siguri qytetareve te tyre jane shtete te qendrueshme, me qytetare besnike, me mireqenie relative, e me nje rend shoqeror qe pranohet nga te gjithe si legjitim dhe me koncepte strategjike qe jane te dallueshme por qe mendohet se jane ne sherbim te interesave te popujve te tyre. Shtete te tilla jane Franca, Gjermania, Izraeli apo Taivani.
Mirepo, ka shume raste kur shteti kapet e vihet ne sherbim te nje grupi te caktuar dhe instrumentalizohet e shfrytezohet prej ketij grupi. Ky grup qe merr kontrollin e shtetit zakonisht fillon si nje grup me interesa shume te ngushta, te dallueshme nga interesat e shtetit e te qytetareve te tjere. Duke perdoruar mjetet e shtypit e propaganden, fuqine ekonomike, lidhjet me politiken, me zyrtaret, ushtaraket, policine, ky grup ia arrin qe te zaptoje shtetin. Ajo cka eshte edhe me problematike, ky grup ia arrin qe t’i imponoje shtetit e qytetareve konceptin baze strategjik se si do te arrihet siguria e shtetit dhe e qytetareve vete dhe keshtu behet paria sunduese e tyre. Ka nje dallim midis parise sunduese dhe elites. Te pakten ne parim, elita (te zgjedhurit) e udheheq popullin e shtetin duke vepruar me mendesine e sherbimit publik, paria (ato qe kane fuqine) e sundon popullin e shtetin duke vene mbi te gjitha interesat e veta te ngushta.Ky eshte thelbi dhe fillimi i ikjes nga realiteti dhe i ndertimit te nje realiteti absurd qe jetohet nga qytetaret, ne fakt eshte jeta e tyre, por qe gjithsesi eshte ne sherbim te paster te parise. Ndersa duket se shteti po i mbron qytetaret e vet, ne fakt shteti e qytetaret po i sherbejne parise dhe i vetmi grup qe perfiton nga kjo gjendje eshte paria. Duke mos pasqyruar interesat e verteta, reale dhe jetike, te qytetareve dhe te shtetit vete, koncepti strategjik i shtetit, i sendertuar nga paria sunduese, behet baza per aventura politike, qe natyrisht i sherbejne ketij grupi dhe interesave te tij, por qe jane shkaterrimtare per shtetin e qytetaret. Realiteti qe krijohet, e qe eshte i mbeshtetur mbi kete koncept fals sigurie eshte nje realitet absurd. Eshte realitet sepse njerezit e jetojne perdite ate jete, por eshte absurb sepse eshte i ndertuar mbi premisa qe nuk jane reale e te verteta, por te imagjinuara, te rreme dhe ne sherbim te ketij grupi. Zgjidhjet qe behen nga njerezit, edhe kur ky system shembet, jane te mbeshtetura ne kete absurditet te jetes se tyre dhe prandaj ato jane te paparashikueshme, te paimagjinueshme, dhe, ne rastin me te mire, anormale.Ne rastin e shqiptareve ne shtetin shqiptar ka dy raste te shenuara kur paria sunduese ia ka arritur te kape shtetin potesisht, te kontrolloje plotesisht mjetet e informimit dhe te propagandes, strukturat ekonomike, politike e te sigurise dhe te imponoje konceptin strategjik baze te shtetit shqiptar. Eshte interesante dhe me vlere qe te gjykohet se prej nga ka ardhur paria sunduese, por kete e kam bere ne nje perralle tjeter. Por ia vlen qe shkurtimisht te permenden e vleresohen dy konceptet baze strategjike qe kane rezultuar shkaterrimtare per shqiptaret, por qe natyrisht, kane qene e jane krejtesisht ne interes te parise sunduese.Ne paranteze, duhet thene se cdo shtet normal synon qe para te gjithave te siguroje mbijetesen e vet dhe kjo mbijetese eshte ne thelb te konceptit strategjik te shtetit. Mbijetesa sigurohet duke pasur bazen territoriale, ekonomike, ushtarake e demografike dhe mandej aleancat qe te lejon qe te ndjehesh i sigurte nga rreziqet qe mund te kesh. Po te ishte nje shtet e popull normal, interesi i shtetit shqiptar duhej te ishte fuqizimi i bashkepunimit ndershqiptar, perhapja e ketij koncepti strategjik te shtetit qe e lidh kombin me shtetin dhe i ben qytetaret besnike te shtetit. Mandej, ne kontekstin e lojes politike ballkanike, shteti i shqiptareve do te ishte ne gjendje qe te jepte e merrte si i barabarte me shtetet fqinje e ne kete menyre te gjitha problemet e shumta do te mund te zgjidheshin pak a shume drejt e ne interes te shqiptareve.Mirepo, gjate ketij gjysem shekulli dy konceptet baze strategjike te adaptuara nga paria e Tiranes i kane rene ndesh katerciperisht interesit strategjik te shtetit e te vete qytetareve. Duke menduar per ruajtjen e sundimit te vet, paria e Tiranes si gjate kohes se Enver Hoxhes, si tani, synon vetem e vetem per me i ike realitetit te politikes reale. Ajo ka ndjekur e po ndjek interesat e veta qe jane te qarta, por ne kundershtim te plote me interesat e popullit te vet. Paria ka qene e don te mbese ne kontroll te shtetit shqiptar me cdo kusht, te kontrolloje ekonomine e shoqerine dhe ta transformoje shtetin ne nje instrument te vetin per pasurimin e fuqizimin e vet. Interesi strategjik i parise eshte ky interes i ngushte i saj. Ky interes ndahet nga te gjitha palet e parise, qe pervec rrahjeve te dites e kane gjetur e do ta gjejne gjuhen me njeri tjetrin.Ia vlen qe shkurtimisht te analizohen te dy konceptet strategjike te parise se Tiranes qe e kane formesuar politiken e shtetit shqiptar dhe qe natyrisht na kane sjelle ne kete gjendje te mjere ku jemi sot. Kjo duhet bere sepse nje krahasim me te shkuaren do te tregoje se si me pare, ashtu edhe tani, realiteti qe jetohet sot ne Tirane eshte nje realitet absurd, pa lidhje me te verteten e me jetiken, me interesin e shtetit e te qytetareve. Pasojat e ketij absurditeti jane te frikshme dhe gjurmat qe ato do te lene ne mendesine kolektive te shqiptareve duhen menduar mire.
Ne thelb te konceptit baze strategjik te shtetit gjate kohes se Enver Hoxhes ishte ideja e rrethimit. Si fillim duhet thene se Enver Hoxha nuk e ka dashur kurre kombin shqiptar. Kur i lexon veprat e tij e sheh se atij i jane dashte 10 vjet per me e permende njehere Kosoven, dhe kur e permend ne takimin me malesoret e Tropojes flet per shfrytezuesit feudale. Prandaj, duke kerkuar me i ike kombit e idese se shtetit-komb, paria e Tiranes dhe Hoxha vete fliste per rrethimin imperialisto-revizionist, dhe koncepti baze strategjik u be ‘te jetojme si ne rrethim’ sepse do na pushtonte SHBA dhe BRSS. Frika imagjinare nga nje pushtim i tille u intensifikua bash kur atij e parise se Tiranes iu dhane sigurite se shteti shqiptar nuk do te prekej, thjesht sepse ishte ne interesin e fuqive te medha per te mos krijuar probleme te ketij lloji. E megjithate, paradoksalisht, shteti shqiptar u be misherimi i modelit makiavelian te sundimit nga paria e te venies ne plan te pare te mbrojtjes se territorit te shtetit. Mirepo, edhe pse nuk kishte kercenim direkt, parise i duhej me cdo kusht ideja e rrethimit. Po te thuhej se nuk do te na pushtonte njeri, si do ta mbanin ato pushtetin? Si do te mund t’i mbanin ato shqiptaret ne nje shtet terrorist qe kontrollohej me dhune policore? Mbi te gjitha, pse duhej te mbeteshin ato ne pushtet? E keshtu paria e Tiranes e ndertoi realitetin absurd ku jetuan shqiptaret per disa dhjetravjecare. Energjite e burimet materiale, te pakta e shume te cmueshme, u derdhen ne ndertimin e bunkereve, ne harxhimin e kohes se punes per zbore e stervitje, per ndertime e struktura, per tunele e armatime, qe ishin krejtesisht joproduktive dhe ne kundershtim me interesin kombetar te shqiptareve. Gazetaret e shkrimtaret, mesuesit e kengetaret, inxhinjeret, mjeket e partiaket te gjithe u moren me rrethimin imperialisto-revizionist.Ana tragjikomike e kesaj loje qe u lujat me shqiptaret eshte se paria e Tiranes nuk e besoi vete rrenen e vet por se, duke luajtur lojen si duhet e deri ne fund, ajo filloi ti tregonte botes perms propagandes se Radio Tiranes se me te vertete, realiteti absurd qe perjetonte shteti shqiptar e qytetaret ishte realiteti qe duhej te perjetonte edhe bota, sepse ky ishte realiteti i vertete. Por ndersa shqiptaret ne shtetin shqiptar e jetonin kete realitet dhe ne fakt ky ishte jeta e tyre, paria e Tiranes bente c’ishte e mundur per te kontrolluar levizjet nacionaliste shqiptare jashte vendit. Rrena ishte vetem per popullin shqiptar e jo per parine. Paria e Tiranes e dinte se kush ishte armiku i saj i vertete dhe lufta e saj ishte per te mbytur nacionalizmin shqiptar e per te mbajtur kontrollin e shtetit ne duart e jenicereve e te aleateve te tyre. Rrethimi imperialisto-revizionist ishte nje koncept qe i sherbente asaj per te kontrolluar popullin e vet, “per t’iu hedhur trute e gomarit” shqiptareve, per t’i shmangur nga interesi i tyre jetik, qe duhej te ishte fuqizimi i shtetit te tyre kombetar.Mbas vitit 1990, koncepti strategjik i shtetit shqiptar eshte i ndertuar mbi idene e integrimit, euroatlantik apo europian. Paria e Tiranes, e te gjithe llojeve dhe e te gjitha ngjyrave ka qene kunder vendosjes se idese se shtetit-komb ne qender te konceptit strategjik te shtetit shqiptar. Arsyeja eshte e thjeshte, krijimi i shtetit-komb do te conte ne minimin e kontrollit te saj mbi shtetin shqiptar thjesht sepse strukturat qe do te krijoheshin do te ishin te mbeshtetura ne nje ideologji e ne nje system tjeter vlerash. Dhe, duke ndjekur te njejtat metoda si ne kohen e Enver Hoxhes, paria e Tiranes, qe prape ishte e njejta ne thelb e ne mendesi, edhe pse e zgjeruar me nje tufe te re hajnash e arrivistesh, luftoi me te gjitha mjetet e menyrat kunder kesaj ideje, duke synuar ne te njejten kohe qe ta perdoroje ate per interesat e saja te ngushta.Interesat e saj per te promovuar idene e integrimit europian jane krejtesisht te qarta. Edhe pse duket se objektivi i integrimit po i u sherben qytetareve qe, ne fakt, mezi presin te marrin nje vize e te shkojne e te punojne ne te zeze, e thjesht duan te ikin nga syte kembet nga vendi i tyre, paria po mendon per veten.Objektivi i saj eshte te mbaje njerezit nen kontroll. Nuk ka gjasa qe shqiptaret te hyjne ne Europe. Mirepo po ta dine kete ato do te rebelohen sepse nuk jane punet aq mire sa duket ne Bllokun e Tiranes. Atehere, si pushtimi gjate rrethimit, qe nuk ndodhi kurre, edhe europianizimi gjate integrimit nuk do te ndodhe kurre, te pakten jo ne ate forme qe e duan dhe e presin shqiptaret.Mirepo per te mbajtur popullin nen kontroll, integrimi duhet paraqitur si nje proces qe kerkon energji e forca te medha e mbi te gjitha durim nga shqiptaret.Ne fakt paria e Tiranes ka nje semundje interesante te trasheguar nga koha kur dikur e diku, kane qene ‘dikushi’: marrezine e madheshtise. Untia e tyre per status e pushtet eshte perkthyer ne objektivat e saj strategjike: pasurim i shpejte dhe sa me i madh, ndertimi i nje jete luksi dhe moderne, kontroll pa kushte i shtetit, edhe kur ai shtet mund te perfundoje sa nje tavoline tek Sheratoni, ikje nga pergjegjesia historike e morale dhe minim i cdo vlere shoqerore. Ato nuk ngopen po nuk e pane vete si me te fuqishmit ne Europe. Prandaj, per te arritur objektivat e veta, paria lufton ta paraqese integrimin si te pashmangshem.Keshtu, Europa eshte bere miti i Eldorados se politikes shqiptare. Mirepo te gjitha konceptet dhe botekuptimi qe rrjedhin prej ketij miti jane irreale. Per shembull thuhet se kur te hyjme ne Europe do ti zgjidhim te gjitha gjerat, se ne Europe do te hyjme, ne mos tjeter kontrabande, se Europa nuk mund te na lere ne jashte saj, se gjithcka duhet ta bejme me objektivin e integrimit ne mendje e me rradhe. Keshtu kemi parti qe i jane perkushtuar objektivit te integrimit, ministri e qeveri te integrimit, OJQ e OJF, tekste shkollore e klasa te vecanta qe i edukojne shqiptaret per vlerat e integrimit e me rradhe. Kemi edhe shkrimtare qe i nxjerrin shqiptaret si themelues te Europes e ruajtes te vlerave te qyteterimit europian, poete qe shkruajne per Europen, kengetare qe kendojne me mire per europen se sa per katundin e tyre. Flamuret europiane gjenden ne te gjitha zyrat, bile edhe ne mejhanet luksoze ta sjellin kafen me filxhana me flamurin europian.Histeria integruese eshte e te njejtit nivel e intensitet si histeria e dikurshme e rrethimit. Ne vend te zborit, shqiptaret shkojne ne klub e pijne kafe duke pritur hyrjen ne Europe. Paria, megjithate e din se kjo eshte nje rrene e paster. Europa ua ka beret e qarte se nuk mund te hyjne ne Europe edhe per disa dhjetravjecare. Mirepo rrena e integrimit duhet shitur dhe duhet qe t’ua mbushim mendjen shqiptareve se jemi ne rruge te mbare. Keshtu qe bejme kerkesa per anetaresim pa na ftuar kush, flasim per permbushje kushtesh e detyrimesh qe nuk ka i ka vue kush, dhe i themi vetes europiane, kur te gjithe e dime se ne Europe na shohin si dicka krejt tjeter. E nderkohe paria vazhdon me punue kunder interesit kombetar te shqiptareve. Zgjidhja qe ka gjete paria e Tiranes nuk eshte me me i kthye levizjet nacionaliste ne marksiste-leniniste, por me i kthye udheheqesit politike te shqiptareve ne trojet e tjera ne hajna e cuba e jenicere si ato vete.Si perfundim, duhet thane se per shkak te ketyre koncepteve kriminale strategjike te parise shqiptaret i kane humbur disa shanse historike qe nuk do te iu kthehen kurre me. Njerezit qe e kane harxhuar jeten duke luftuar rrethimin apo duke desherue integrimin jane te mbyllur ne ate realitet absurd e imagjinar qe iu ka krijue paria e Tiranes; gjykimet e tyre per boten e per veten jane infantile dhe te shtremberuara, te demshme per ato vete e per te gjithe te tjeret. Askush me mire se Europa nuk e din kete gja.Mirepo, eshte ne interesin jetik te parise se Tiranes qe te zgjase kete gjendje absurde sa me shume qe te jete e mundur. Vetem keshtu mundet qe te fuqizohet e mbese ne kontroll te shtetit e te qytetareve qe i konsideron ne sherbim te saj. Prandaj si pushtimi qe nuk ndodhi asnjehere, gjasat jane se edhe integrimi nuk do te ndodhe asnjehere. Ajo qe mundet me u thane eshte se ne fund, kur te vije momenti i zhgenjimit te frikshem, qe eshte i pashmangshem, as paria e Tiranes nuk do ti kete arritur objektivat e saj as shqiptaret nuk ti kene arrite objektivat e tyre.
Kauza e humbur e kutive
Edhe per shume kohe Shqiperia nuk do te jete shembull i ndertimit te nje demokracie, por njekohesisht as edhe i mosfunksionimit total te ketij sistemi. Tranzicioni i gjate e ka provuar tashme se vendi yne perpiqet te krahasohet me demokracite e konsoliduara, te pakten me ato te rikrijuara pas shembjes se mureve ne Evrope por fatkeqesisht nuk ia ka arritur. Nga ana tjeter, antaresimi ne NATO i ka mundesuar Shqiperise “luksin” e mosrreshtimit si nje vend i botes se trete.
Themeli i nje sistemi demokratik, eshte pikerisht zgjedhja e alternatives me te mire te mundshme permes votes. Ketu kane nisur qe pas zgjedhjeve te vitit 1991 problemet e vendit tone dhe po vazhdojne edhe pas rreth dy dekadave. Beteja eshte per rileximin e votes se hedhur nga shqiptaret me 28 qershor 2009 por indirekt edhe per ndryshimin e konfiguracionit politik pas zgjedhjeve te parakohshme. Tanime rinumerimi i votave nuk vjen si nje shembull i vecuar (flasim per muajt e fundit!) sic ishte ai zgjedhjeve presidenciale te Afganistanit, vend ku si per ironi te fatit, Shqiperia eshte kontribues per vendosjen e rendit dhe demokracise ne suazen e NATO-s. Rumania, nje vend ish- komunist por tashme antar i Bashkimit Evropian, duhet te zgjedhe presidentin permes rinumerimit te votave pas kontestimit te njerit prej kandidateve ne gare. Behet fjale per nje rinumerim gjigant, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Sipas gjasave antaret e kesaj gjykate kane logjikuar mbi nje fakt te thjeshte: ai qe do te jete president i Rumanise, duhet te qeverise mbi rezultate te qarta duke i mbyllur shtegun cdo mosnjohjeje te mundshme te institucionit nga kundershtari. Kane gjykuar gjithashtu se nuk cenohen parimet demokratike dhe vota e lire nese rinumerohen edhe njehere, madje duke lene hapur edhe idene e permbysjes se rezultatit te publikuar tashme. E thene me shkoqur, Rumania vendosi ne zbatim “moviolen”, term i huazuar nga futbolli, por ndryshe nga rregullat e FIFA-s, me mundesine e ndryshimit te rezultatit ne tavoline nese konstatohen ndryshe vullnetet e rumuneve.
E solla kete shembull per tu rikthyer ne realitetin shqiptar serish, me nje teme e cila prej mujash eshte kryefjale e zhvillimeve politike ne vend, pikerisht hapja ose jo e kutive te votimit. Nuk e kam te qarte nese sistemi i Rumanise eshte i njejte me ate te vendit tone duke patur ne linjen e certifikimit te zgjedhjeve edhe nje Kolegj Zgjedhor, por me tagrin qe i jep Kushtetuta edhe Gjykata Kushtetuese e Shqiperise besoj se ka tagrin te gjykoje edhe mbi nje vendim te dhene nga Kolegji Zgjedhor shqiptar. Pra, Kushtetuesja mund te marre ne shqyrtim nje kerkese te mundshme te opozites nese kerkesa per hapjen e kutive eshte e ligjeruar ose jo. Te njejtin gjykim mund te jape edhe nese mazhoraanca aktuale dergon per kushtetutshmeri moshapjen e kutive te votimit ne disa rajone te vendit. Kjo nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe sipas gjasave sepse politika ka qene, eshte dhe do te jete edhe per shume kohe mbi gjykatat, te cilat indirekt apo edhe direkt jane produkt i te pares (politikes). Per te mos e zbukuruar, jemi perbetuar dhe perbetohemi per pavaresi te pushteteve, por ai politik jo rradhe ka neperkembur vendime te detyrueshme per zbatim sic eshte rasti i Gjykates Kushtetuese, madje edhe mbeshtetur ne koalicione politike kuqeblu.
Ne fushen e betejes politike, jo vetem aktoret kryesore por edhe analistet e ndryshem, madje edhe qytetare te thjeshte, mund te gjejne mjaft argumenta pse duhet te hapet apo pse nuk duhet te hapen kutite. Opozita e drejtuar nga Edi Rama, nuk ka asnje mekanizem ligjor specifik per te mbeshtetur kerkesen e saj per hapjen e kutive te disa qarqe te vendit. E vetmja mundesi, eshte ajo mbi te drejten e informimit te publikut, nje ligj i menduar kryesisht per gazetaret e qytetaret, por jo per ceshtje specifike sic jane zgjedhjet dhe qe mbrohen nga fakti se “vota eshte e fshehte”. Behet fjale per nje ligj qe detyron institucionet e shtetit te japin informacion per kerkuesit brenda nje harku kohor jo me shume se 40 dite. Megjithate, edhe kjo besojme se eshte ceshtje interpretimi e Gjykates Kushtetuese. Togfjaleshi me i perdorur nga opozita eshte “transparence per voten e qytetareve”, por qe realisht nuk ka asnje baze ligjore specifike per tu mbeshtetur.
Ne koncept, mazhoranca ka te drejte teksa artikulon togfjaleshin “nuk dalim mbi vendimet e gjykatave”, shprehje qe permendet shpesh nga kryetari i koalicionit PD- LSI, kryeministri Sali Berisha. Tingellon paksa e cuditshme si shprehje, por askush nuk mund ti mohoje Berishes e mazhorances te drejten e ndryshimit dialektik: nga mosperfilles te vendimeve edhe te Gjykates Kushtetuese (ne fakt ne bashkefajesi me PS-ne ne shume raste!), tashme duan te zbatojne rigorozisht teorine e ndarjes se pushteteve. Jo vetem kaq, por nuk kerkojne as edhe thjeshte te monitorojne, pa vene ne dyshim vendimet e gjykatave, ne kete rast Kolegjit Zgjedhor, i cili ne vetvete duhet percaktuar apo interpretuar nese mund te konsiderohet gjykate apo pjese e mirefillte e ketij sistemi.
Eshte e qarte se “kauza e votes” i sherbeu opozites si motiv per te perligjur qendrimin aktual politik. Me pas, pas bojkotit te opozites, e njejta kauze i sherben edhe mazhorances per te refuzuar sistematikisht kerkesen e lidershipit te majte. Dhe ja ku jemi tashme, ne nje udhekryq qe pret nje zgjidhje politike, e cila nuk ka me asnje lidhje me “kauzen e votes”, e cila per te dy palet mund te konsiderohet e humbur. Edhe po t’ia japin si te drejte, Rama nuk eshte me i kenaqur vetem me hapjen e kutive te votimit te Shkodres, Tiranes e Beratit. Tashme ai kerkon “koken e Berishes” per te arritur ne zgjedhje te parakohshme. Edhe vete kryeministri Berisha e ka bere te qarte se kutite e votimit nuk do te hapen per asnje arsye. Dy palet ne istikam tashme kane filluar te enderrojne: Edi Rama sheh ne enderr zgjedhje te parakohshme qe mund ta ofrojne me pushtetin, Sali Berisha sheh zgjedhjet e vitit 2013 madje serish si fitimtar i tyre. Ka edhe nje skenar tjeter te mundshem qe na e ofron nje vend fqinj si Greqia. Karamanlis u largua nga pushteti me zgjedhje te parakohshme, por te realizuara per te dyten here, pasi ne zgjedhjet e para u rikonfirmua fitues. Me nje opozite te dobet, me LSI-ne ne krah, por edhe me nje kryetar te opozites te etiketuar moralisht “dhunues i familjes dhe vlerave te saj”, Berisha nuk eshte cudi qe ta vendose opoziten para faktit te kryer te zgjedhjeve te parakohshme, atehere nuk askush nuk e pret. Mbase, menjehere pas inkasimit te nje tjeter suksesi pas antaresimit ne NATO sic eshte liberalizimi i pritshem i vizave per shqiptaret jo me larg se korriku 2010. Por a do te futej ne garen e ofruar nga Berisha kryesocialisti Edi Rama? Ne dukje, ai eshte i kenaqur me nje qeveri teknike gjithperfshirese per te realizuar disa reforma, mes te cilave edhe ajo zgjedhore. Por kushtetuta dhe ligjet e vendit nuk do te lejonin nje qeveri teknike, nese Berisha do te provokonte zgjedhje te parakohshme, gjithmone nese e veren se kufiri “84” nuk do te mund te kaalohet ne asnje menyre. Rama nuk do te kishte asnje alternative tjeter vecse pjesemarrjen ne zgjedhje te mundshme te parakohshme dhe sipas gjasave, do ti humbiste si ato te 28 qershorit perballe nje mazhorance te konsoliduar dhe te shtuar me vota nga e majta.
Optimistet nga rradhet e opozites mendojne se zgjedhjet vendore dhe ato te parakohshme parlamentare mund te bashkohen ne nje date. Optimistet e mazhorances jane te bindur se jo vetem ky mandat do te perfundoje, por do te fitohet edhe nje tjeter 4- vjecar ne vitin 2013. Politika tashme eshte kthyer ne paparashikueshmerine e saj mitike dhe ne keto kushte, ka vetem nje keshille per antaret apo simpatizantet e partive politike: pergatituti, pasi nuk i dihet. Kembana e alarmit mund te bjere edhe me shpejt nga sa e mendojne, e presin, i kane orientuar apo i kane mbumosur!
Blerti DELIJA
Konflikte të zgjidhura me vetëgjyqësi
Nga të dhënat e fundit të Prokurorisë shqiptare, në 18 vitet e fundit janë vrarë me vetëgjygjesi 9800 persona. Kjo është shifra zyrtare e prokurorisë, por ajo e vërteta është shumë më e madhe. Shto këtu pastaj edhe konfliktet e hershme, edhe shekullore. Gjithsesi, fenomeni i gjakmarrjes është plagë shumë e rëndë e cila në vënd të sheshohet me ligje të ashpra apo me ngritjen e strukturave të policisë në prefektura, po thellohet në vazhdimësi. Raportohen 11 000 fëmijë që nuk mund të vazhdojnë shkollën për shkak të gjakmarrjes. Një hata edhe për shifrën zyrtare në një shtet me tre milion banorë brënda kufijve aktual. Një ndër viktimat e pafajshme të hakmarrjes është edhe Besmir Taf Fikaj, babor i komunës Postribë, qarku Shkodër.Sipas kryekomunarit F. Shabaj, shumë vjet më parë, pikërisht më 1997, J. Likaj i kishte vrarë babain, të ndjerin Taf Fikaj dhe tashmë kërkohej të vritej edhe ky. Në kushte të tilla, për të shpëtuar nga plumbi i hakmarrjes, Besmir Fikaj na thonë se ka marrë rrugët pa rrugë të perëndimit, për të mos u kthyer kurr më në vëndin e vet. Në këtë vënd, të quajtur Shqipëri, të vjen rëndë kur thjeshtë, sipas shifrave zyrtare të Prokurorisë Shqiptare, publikon se vetëm në fshatrat e Nënshkodrës janë 2200 familje me lidhje të ngushta fisnore që kanë konflikte. Janë me qindra edhe vrasjet brënda familjes, sidomos për konflikte pronësie. 120 000 dosje me konflikte për tituj pronësie, presin sot gjykim nga Gjykata e Shkallës së Parë në këtë vënd të vogël që nuk ka gjasa për kritere të sigurisë së të drejtës dhe lirisë së njeriut, aq më tepër të garantimit të jetës dhe dënimit sipas ligjit trë fajtorëve. Shumë nga vrasësit shëtisin të lirë, pasi drejtësia është e kënaqur, nëse sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit palët në konflikt pajtohen dhe atëherë drejtësia pushon çështjen. Edhe në raste të tilla, vrasësi, i falur, mund të vrasë sërish, duke kërkuar në vazhdimësi falje. Por ekziston edhe fenomeni që nuk kallxohen vrasjet, pasi kërkohet për ta marrë vetë gjakun, me vetëgjyqësi, për të vënë në vënd “nderin”. Sipas drejtuesve të Shoqatës së Misionarëve të Paqës dhe Pajtimit të Shqipërisë, janë arritur shumë pajtime mes të konfliktuarve që kërkonin hak, por në rastin e shtetasit Besmir Fikaj janë bërë shumë përpjekje pa rezultat. Pra, janë me dhejetëra mijëra njerëzit që ruhen për të mos i marrë plumbi hakmarrës e po ashtu dhjetëra mijëra pushke të gatshme që rrinë mbushur të gjejnë momentin për shpagim. Rregullat kanunor e vetëgjyqësia janë ligji i vërtetë.
Redaksia
Çdo shkrimtar ndihet i pakuptuar nga populli i vet
Shkrimtari i madh Ismail Kadare flet pas marrjes së Çmimit “Princi i Asturias”
Intervistoi: Eni Vasili
Ju fituat çmimin “Princi i Asturias”, ku në konkurrim morën pjesë 31 kandidatë nga 27 vende të botës. Ndodhi që ju dhe Kundera u nisët nga Franca, por ju perfaqësonit Shqipërinë, ndërsa Kundera Francën. Si ndodh në këto raste, njëlloj si me lojtarët e futbollit?
Është pak më ndryshe. Unë kaloj gjysmën e kohës në Francë, Kundera diçka më tepër besoj. Ka një ndryshim, ai quhet shkrimtar francez, tani edhe përfaqëson Francën, sepse ka disa vjet që ka ndërruar gjuhën, meqë shkruan frëngjisht dhe jo në çekisht. Natyrisht, ai është shkrimtar me origjinë çeke, një pjesë e veprës së tij është shkruar në atë gjuhë. I përket Çekosllovakisë, se atje ka lindur, por formalisht është shkrimtar francez, kështu që ka përfaqësuar Francën. Unë nuk jam shkrimtar francez, unë kam nënshtetësi të dyfishtë, por jam shkrimtar shqiptar, kam shkruar gjithmonë në gjuhën shqipe.
Nga burimet tona, tre anëtarë të jurisë e kanë dorëzuar të bardhë fletën e votimit. Përveç gjykimit letrar, që ka qenë absolutisht pro jush, me sa duket kjo fletë e bardhë ka qenë për arsye politike; psh Spanja nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë komenti keni për këtë veprim, dhe a ishte vendimi i jurisë një mënyrë për ta mbështetur Kosovën, e njëkohësisht edhe kundërshti e hapur ndaj vendimit të qeverisë spanjolle për të mos e njohur atë?
Unë nuk do t’i lejoj vetes të bëj një përfytyrim të tillë që është disi jashtëletrar. Këto janë juri përgjithësisht të pavarura. Por sado të pavarura të jenë, natyrisht kanë një lidhje me vendin e tyre, një lidhje që unë nuk mund ta përcaktoj sa është dhe sa nuk është. Juria është tepër e nderuar, kryesohet nga kryetari i Akademisë se Spanjës, dhe përderisa çmimin e jep shtëpia mbretërore vetvetiu ka atë karakterin e dinastisë, e natyrisht lidhet me Spanjën si shtet, si komb, si histori. Por megjithatë unë besoj se juria është e pavarur dhe nuk mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejt por mund të ketë ndikim të tërthortë. Ka një qendrim të qeverisë spanjolle që në këtë rast nuk ka pse të përkojë me qendrimin ndaj një shkrimtari. Zakonisht për çmimin që ka fituar një nderim në botë është një juri që është vlerësuar gjithmonë për një vizion artistik letrar të veprave dhe jo të ngatërrohet me motive joletrare.
Cili është çmimi më i rëndësishëm për ju nga këto që keni marrë deri më tani?
Më i rëndësishmi është çmimi britanik. Jo se e them unë, por njihet si më i rëndësishmi. Çmimi “Princi i Asturias” konkurron më të, është nga më kryesorët. “Booker Price International” ka traditë të re, tre herë është dhënë gjithsej. Unë kam qenë i pari që e kam marrë në versionin ndërkombëtar, kurse “Princi i Asturias” ka traditë gati 30-vjeçare, e sigurisht ka një aureolë më të madhe përsa i përket famës dhe ceremonive – por çmimi anglez e ka përpara këtë gjë me sa duket.
A përbën marrja e këtyre çmimeve një lloj kredie që ju afron gjithmonë me çmimin Nobel?
Mendoj se nuk ka të bëjë drejtpërdrejt. Mundet t’i kesh këto çmime dhe të të ndihmojnë, por mund edhe të mos i kesh dhe ta marrësh çmimin “Nobel”. Sigurisht një pjesë e madhe e shkrimtarëve që e kanë marrë këtë çmim e kanë patur çmimin “Princi i Asturias”, sepse sic thashë është një çmim tradicional, me kohë më të gjatë, paçka se nuk është një kushtëzim ky.
Çfarë rekomandohet nga letërsia shqipe?
Në kolegje unë kam një roman dhe nuk ka si të ketë dy, sepse në fund të fundit, është veç një shkrimtar i huaj që hyn zakonisht atje ku janë të vendit. Është romani “Kush e solli Doruntinën”, i pastruar pak sipas kritereve pedagogjike që mos të ketë skena që të acarojnë nxënësit. Kuptohet që letërsia është e lirë, shmangen motivet delikate. Në këtë roman më kanë kërkuar leje që të heqin një faqe e gjysëm, jo më shumë, rreth 50 rreshta. Kjo është.
Një shkrimtar i dimensionit tuaj ka përherë një marrëdhënie të ndërlikuar me vendin e vet, marrëdhënie që shfaqet ndryshe në periudha të ndryshme. Cila është marrëdhënia juaj me Shqipërinë dhe shqiptarët? A ka ndryshuar me kalimin e kohës dhe në ç’sens? A mund të quheni ju një shkrimtar politik, një shkrimtar i angazhuar?
Ajo që thatë ju është shumë e drejtë, që marrëdhëniet e një krijuesi përgjithësisht janë të ndërlikuara, nuk mund të jenë veçse të tilla me vendin e vet, e ka vetë natyra e artit. Arti krijohet për një kohë të gjatë, kështu është edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtaritë e tjera shoqërore e politike, të cilat janë të lidhuar me popullsitë qe jetojne aktualisht në këtë vend. Ne themi populli shqiptar a populli francez, pra me fjalën popull ka njëfarë paqartësie, kuptojmë si të thuash anën më të mirë të një vendi, padashur përfshijmë edhe pjesën që ka jetuar më përpara, por gjithsesi nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar – por le ta percaktojme se cili është populli shqiptar, është ky popull që jeton tashti? Kjo është në radhë të parë. Do bëhen zgjedhjet, do kenë punë me këtë popull, po ka një popull tjetër që ka jetuar përpara dhe që do të vijë, që ai s’ka punë me këtë popullsi, ka shumë pak, ka punë indirekte si të thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi kanë punë me popullin tjetër, atë të madhin që kanë shkuar një pjesë dhe që do të vijë, kështu që vetvetiu vepra e tyre do të krijojë keqkuptime, o me njërin brez ose me tjetrin, s’ka se si te mos krijojë. nganjëherë do ta duan më shumë, nganjëherë më pak, nganjëherë do të bëjnë sikur s’e duan dhe e duan, nganjëherë do të bezdisen prej tij, na ngatërron punë thonë, ose do vijë ndonjë tjetër e do të thotë, jo, ky është ai që duhet të jetë tamam. Kështu që vetvetiu një vepër e krijuar dhe çdo vepër krijohet për një kohë të gjatë relativisht, flasim për letërsinë e mirëfilltë, atë që ju e quajtët letërsi e madhe, unë po e quaj letërsi normale, ajo që jeton, ai seleksionohet se shumica e letërsisë btoërore shkon dëm si gjethet kur bien në vjeshtë, shumica e librave ecin, zhvillojnë, japin energjinë e tyre aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe në emër të kësaj, nga ky seleksionim ngelet madhështia e letërsisë. Letërsia gjithmonë ngelet pjesa më e mirë e saj, maja, ashtu sic duhet të ngelet. Kjo letërsi do të ketë marrëdhënie patjetër shumë të ndërlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithë popujt disa herë.
Ju po e shikoni nga këndvështrimi i popullit, i cili do të ketë probleme me shkrimtarin, por shkrimtari vetë çfarë marrëdhëniesh krijon?
Shkrimtari vetë do të jetë në mënyrë natyrale ka respekt për popullin e vet, por jo se ka rezerva, por ai e di e ndjen më shumë se e di, se me popullin mund dhe te mos merret
vesh dhe nuk duhet të shqetësohet shumë nga kjo gjë në qoftë se në ndërgjegjen e tij, ai e di qe në këtë rast ka të drejtë ai dhe jo lexuesi, të mos përdorim fjalën popull gjithmone. Lexuesi mund të gabojë, i 3 vjetëve, i 15 vjetëve, lexuesi shqiptar i kohës së komunizmit përshembull nën trysninë e regjimit që kishte, sigurisht ka qenë në gjendje të gabuar në një pjesë të letërsisë shqipe – ne s’kemi si ta mohojmë këtë gjë. E pra ajo kohe kaloi, shkrimtarët që ishin të nxjerrë nga jeta letrare rikthehen, janë rikthyer, janë duke u rikthyer edhe më, e do të rikthehen edhe më mirë. Ja pra se si kanë pasur të drejtë ata, nuk mund të themi dhe jo populli, po ajo kohë, ai ndërlikim që ishte, regjimi, diktatura, epoka populli vetë, kanë gabuar të gjithë.
A jeni ndjerë ju ndonjëherë i pakuptuar nga populli juaj?
Çdo shkrimtar, po.
Për shembull një vepër konkrete…?
Po ka vepra që nuk kanë qenë të kuptuara, dhe shkrimtari nuk ka pse të shqetësohet shumë, ose të fillojë të hajë inat, kështu është kjo gjë…
Në veprën tuaj gjen shpesh prani të politikës. Flas këtu edhe për angazhimin tuaj shumë aktiv në çështjen e Kosovës. A mund të quheni shkrimar politik, shkrimtar i angazhuar?
Politika është pjesë e jetës, siç është dashuria, siç është e gjithë veprimtaria njerëzore që janë në kundërshtim me njëra tjetrën shpesh, dhe letërsia i pasqyron kur i duhet, kur nuk i duhet nuk i duhet. Letërsia ka një zgjedhje nga jeta jashtëzakonisht trillane interesante, tjetërlloj fare. Ngjarje të rëndësishme në jëtë në letërsi nuk kanë rëndësidisa herë. Ngjarje të rëndomta në jëtë në lëtërsi mund të japin kryevepra. Çfarë është vepra më e përkryer që quhet përgjithësit nga kritika letrare botërore, në lëtërsi është Makbethi. Çfarë është ajo? Një vrasje pasdarke, d.m.th., një ngjarje fare e zakonshme, e megjithatë kjo ngjarje e madhe. Ka ngjarje të mëdha në historinë ë botës që kanë luajtur një rol kolosal e megjithatë nuk kanë qenë interesante për letërsinë. Pse sepse ligjet e saj janë të tilla. Ajo krijon një botë paralele prandaj rëndësia në jetë dhe në letërsi është krejt e ndryshme, dhe këtu ngatërrohen të gjithë. Përshembull deklarata e të drejtave të njëriut 200 e ca vjet përpara ka kthyer përmbys historinë e botës nga ana konceptuale nga ana e moralit, dhe unë nuk di të them të drejtën a ka 5-6 faqe letërsi për të apo nuk ka. Mund të ketë vetëm disa vjersha tek tuk. Pra nga kjo pikëepamje letërisa është krejt e padrejtë, sepse pavarësia e saj ndaj jetës merr format groteske disa herë është shumë xheloze me jetën. Ne e kemi mësuar në shkolla nuk e di ju se letërsinë e pjell jeta, pasqyron jetën. Letërsia ka lidhje shumë pak me jetën disa herë, aq sa mund të ketë lidhje të madhe aq sa nuk ka lidhje me të kur të dojë të mos ketë. Letërsia ka lidhje me një pjesë të jetës dhe nuk ka lidhje me atë që jetojme ne ditë pas dite, minutë pas minute shekull pas shekulli,. Këtu fillon krejt keqkuptimi. Ajo ruan me xhelozi pavarësinë e saj ndaj dhe është e pakuptueshme disa herë ndaj dhe acaron disa herë ndaj dhe krijon ato keqkuptimet dhe ndërlikimet e saj me popullin. Por ne shkrimtarët që e bëjmë këtë që jemi makinistë të kësaj makine ne këtë e dimë dhe nuk ka pse të mërzitemi, nuk ka pse të kërkojmë një botë utopike ideale ku njerëzit të mahniten pas letërsisë dhe ta kuptojnë drejt, siç duhet nuk ndodh kjo…
Po flisnim për politikën?
Herë pas here kur duhet nuk ka asgjë të keqe të hyjë edhe politika. Unë kam përshkruar në veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200 mund të jenë, më tepër nuk e di. Nuk ka ndonjë vend të madh sic mund të mendohet. Ngaqë unë kam jetuar në epokën komuniste ne shkrimtarët e asaj kohe quhemi sikur jemi përzier me politikën. Po ta shikosh, po të filloj me veprat e mia, si libri im i pare “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nuk ka ndonjë gjë politike, është më tepër një motiv i kërkimit i një vdekje pas një lufte të madhe, “Kronikë në Gur” ka tek -tuk paragrafe që të kujtojnë ato dramëza të luftës civile, romani “Kështjella”, folëm për këtë. Më vonë vepra të tjera “Pallati i Ëndrrave”.Është një roman që ka politikë sigurisht grindaj shqiptaro- sovjetike “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Dhe ai ka një pjesë të vogël por ngaqë është qendrore si ngjarje, është e rëndëishme, identifikohet ky roman.
Më tepër e kisha fjalën edhe si shkrimtar i angazhuar, po marr rastin e Kosovës?
Kjo nuk është as mirë, as keq. Ti je shkrimtar, ti mund ta bësh këtë por edhe mund të mos e bësh. Nuk është një kushtëzim që do të fitosh nga kjo ose do të humbasësh nga kjo. Po përmendët Kosovën. Do të ishte e dëshirueshme për lexuesin tim perëndimor që mua të më shikonin si të thuash “të pastër” pse përzihet ky në punët e Kosovës. Unë nuk jam përzier në punët e Kosovës se do të merrja ndonjë post në Kosovë, se do të fitoja ndonjë post në Shqipëri, përkundrazi unë kam humbur nga kjo gjë në kuptimin naiv të lexuesit tim, që mund të thotë ç’punë ka që merret me këto të na bëjë letërsi. Por unë e kam bërë këtë si qytetar nuk është punë prej shkrimtari. Duke pasur një njohje publike unë e ndihmova popullin tim, do të ishte imorale të mos e bëja këtë gjë, ka shkrimtarë që nuk e kanë bërë, unë e pata mundësinë, pata nxitjen e shtypit botëror, e bëra me kënaqësi. Ditarin për Kosovën “Ra ky mort e u pamë” nuk ma kërkoi asnjëri, as artikujt në shtyp, unë i shkrova ato për të mbrojtur popullin tim, do të thoni ju mund të mbroni një popull tjetër, por mund të qëllonte të mbroja edhe një popull tjetër nuk e përjashtoja, por qëlloi që drama kryesore ishte e popullit shqiptar dhe natyrisht nuk mund të isha menjanë, dhe kam bërë shumë mirë, nuk pendohem kurrë le të më qortojnë sa të duash. Kjo mund të quhet i angazhuar politikisht, po dakord çfarë të keqe ka, mund të quhet nacionalizëm, po t’i japësh atë kuptim, çfarë të keqe ka mbrojtja e këtij kombi. Dikush mund të thotë po mirë pse s’e mbrojte tashti? Kombi grek në rast tjetër, kam shkruar edhe për letërsinë klasike greke dhe më kanë thënë boll ke shkruajtur, ja pra, tërthorazi kam ngritur vlerat e një populli tjetër ballkanik në hartë, dhe e kam bërë më shumë se për traditën letrare shqiptare. Ç’të keqe ka?
Një pjesë e krijimtarisë suaj e përbën poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurrë për të. Pse?
Kjo është pyetja më delikate që më keni bërë. Kur më kanë bërë këtë pyetje kam thënë gjysmën e se vërtetës e cila është një e vërtëtë gjithashtu, por nuk kam dashur të futem në një të vërtetë më të thellë.
Do ma thoni të vërtetën?
Po, do t’jua them edhe tjetrën. Gjysma e së vërtetës është se unë e kam quajtur poezinë shqipe dhe poezine e vendeve socialiste në përgjithësi si përgjegjëse për një frymë optimiste agresive, prishje të artit. Nuk është faji i poetëve, por është vetë natyra e poezisë e tillë që shërben nëpër festa, i drejtohet publikut, shkrimtarë nën presionin e padurueshëm nga të gjitha anët për arsye nga më të ndryshmet, kanë bërë vjersha, librat nuk botoheshin po nuk kishin vjersha për partinë etj, etj dhe poezia e mbartte tërë këtë barrë, këtë taksë morale që paguanin shkrimtarët shqiptarë, bullgarë, rusë, cekë, hungarezë, ndaj dhe më ishte krijuar një mungesë respekti për poezinë. Nuk duroja dot kur ne shkrimtarët shqiptarë në takimet me delegacionet në mbledhje mburreshim me poezinë në mënyrë të pahijshme. Vinte ta zëmë shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thonim se kemi tirazh 20 mijë kopje në poezi dhe ata linin mendjen, se në Perëndim nuk ka gjëkund 20 mijë kopje. Ne mburreshim me një gjë kot, nuk ishte mburrje ishte e kundërta ishte turp. Ne mburreshim se poezitë i botonim në gazetat e mëdha të përditshme. Kjo më krijoi një aversion për poezinë të them të drejtën, një kujtim të hidhur. Dhe nuk doja ta çmoja aq sa u bë zakon të çmohej, poezia e guximshme, avangardë, kishte sigurisht letërsia shqipe poezi të mira edhe në ate kohë por ka prodhuar me shumë kursim, me shumë vështirësi.
Kjo është gjysma e së vërtetës. Gjysma tjetër, kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore të mëdha, do ta paguash disa herë njohjen, dhe çdo shkrimtar i njohur është i ndërgjegjshëm për këtë. Do të kesh një acarim të verbër prej shumë kolegëve të tu, herë pas herë. Unë nuk e quaj këtë një gjë për të vënë duart në kokë në një farë mënyrë është e natyrshme. Në botën artistike letrare intelektuale filozofike ka një konkurrencë të pashmangshme, dhe dashurpadashur viheshe në një gjendje fajtori, në kuptim që je shumë i njohur, flasin shumë për ty, botojnë shumë për ty, të lavdërojnë shumë. Nuk po them që nuk nuk më pëlqejnë lavdërimet, nuk po e them se e di që nuk do të më besoni, por ata që më njohin më mirë e dinë që unë nuk shkoj kurrë në forumet ku flitet për mua, jo se më duhet të jap ndonjë ide me status të veçantë të njeriut, ju them sinqerisht: nuk më pëlqen të dëgjoj emrin tim pesëqind herë të lakuar, nga një referues nga një tjetër. Dhe ka vite që unë nuk shkoj asgjëkund, dhe nuk shoh as emisionet ku flitet për mua. Si duket kjo trysni kjo ndjenjë faji që ke ndaj kolegëve duket sikur ti je fajtor që ai nuk është bërë shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtor, por sigurisht nuk mund ta bësh as atë me faj që mendon se je ti. Kështu unë instinktivisht në fillim nuk e kam kuptuar, jam tërhequr nga poezia, sepse nuk doja të më përmendnin në poezi .Unë shkruaja, botoja, kam botuar. Një pjesë e veprës sime me vlerë është poezia. Lexuesit e pëlqejnë, nga librat që shiten më shumë prapë vazhdojnë të jenë përmbledhjet poetike të viteve të fundit. Por unë sinqerisht jam tërhequr dhe jo vetëm nuk dua të m’i lavdërojnë, por mundësisht nuk flas as vetë, kam dëshirë të rri mënjanë, pikërisht për këtë hiqem më.njanë nga një pjesë e letërsisë, rrini të qetë unë nuk përzihem. Thonë po merr Kadareja, na e mori edhe këtë çmim, i babëzitur më quajnë, se u duket sikur i marr unë sikur unë mezi pres të marr një çmim dhe asnjëri nuk do të më besojë në jetë. Vetëm e dinë kur mund t’i kem thënë njerëzve që kam patur miq që më kanë thënë se mund të të japim një çmim që të mos ma japin mua më mirë këtë çmim, nuk është mirë, nuk kam ndonjë kënaqësi dhe duket sikur po i fyeja, por le të kenë edhe të tjerët cmime. Nuk e beson njeri këtë, por është e vërtetë…
Herën e fundit ju kam pyetur për dashurinë, pse nuk gjendet shpesh në librat tuaj. Më keni thënë, sa më lart të shkojë letërsia, aq më shumë dashuri ka në të. Ç’do të thotë kjo?
Ndoshta nuk e kam thënë mirë. Unë mendoj se motivin e dashurisë e kam në shumë vepra. Jo se e mendoj unë por ma kanë thënë disa kritikë që kanë bërë vepra për mua që keni shumë dashuri pse thonë që nuk keni. Por kështu më thonë dhe unë i kam besuar i thashë. Unë paskam motive grash, por si duket mënyra ime e të shkruarit është e tillë që si duket bie pak në sy. Dhe unë kam thënë që dashuria në jetën njerëzore zë një vend kaq të madh sa kurrsesi nuk e zë në letërsi. Është një nga ato paradokset, trillet e letërsisë që folëm në fillim. Pse vrasjet zënë vend më shumë se dashuria,- ka gjë më të shëmtuar se një vrasje-, ato zënë vendin e nderit me thënë të drejtën që nga antikiteti deri sot…
Demokraci “made in Albania”
“Ne fillim te viteve ’90, ne sheshet e Shqiperise dhe te Shkodres, te gjithe ne kerkuam kryesisht dy gjera, te fiksuara edhe ne thirrjet e asaj kohe: “E duam Shqiperine si gjithe Europa” dhe “Liri- Demokraci”. Ndersa sot pas 19 viteve, duket se kemi harruar gjithcka, duke u fokusuar kryesisht ne rruge dhe trotuare”. Nje pohim i nje mikut tim, i cili ne fakt eshte nder nismetaret e levizjeve demokratike ne Shqiperi, me me nxiti te bej nje vezhgim te vogel, duke u kthyer disa vite pas. Fatmiresisht (ne nje kendveshtrim edhe fatkeqesisht!) kane kaluar fare pak vite nga ajo periudhe, e cila ne na duket pambarimisht e gjate, sidomos kur pengohemi dhe ngecim ne termin stermundues “tranzicion”.
Studentet e Dhjetorit ’90 realisht u ngriten ne protestat e tyre duke filluar nga gjendja shume e rende e krijuar nga deshtimi total i sistemit socialisto- komunist ne Shqiperi dhe ne lindje. Por nuk duhet te harrojne se nxitja ne fakt ishte politike qe nga renia e Murit te Berlinit, vrasja e Causheskut dhe “era” e ndryshimit ne te gjitha vendet e Lindjes komuniste. Nje situate e tille krijoi premisa per nje veteorganizim te studenteve- elitat e shoqerise ne cdo kohe, per te kaluar ne kerkesa te mirefillta politike sic ishte lejimi i pluralizmit te mendimit dhe ideve e organizimeve politike me pas. Shprehja me e perdorur e atyre diteve, javeve dhe muajve ishte “Liri- Demokraci” e personifikuar nga ngritja e dy gishtave lart, simbol i perbotshem qe tashme ne Shqiperi eshte identifikimi i nje partie politike, Partise Demokratike. Vertete, situata ekonomike e vendit ishte mjaft e rende, por ajo u eklipsua nga etja dhe uria e shqiptareve per demokraci, liri fjale dhe organizimi politik, i ndryshem nga Partia e Punes dhe levat e saj vasale te bindura. Nje tjeter slogan shume i perdorur i atyre diteve ishte edhe “E duam Shqiperise si gjithe Europa”, e shtjelluar sot pas 19 viteve, do te thoshte rikthim i sistemit te tregut te lire apo kapitalizmit ne vendin e cfilitur prej te pakten 45- vitesh nga komunizmi. Ne fakt, edhe ne kete kuptim, ne kemi ndertuar ne shoqeri kapitaliste “alla shqiptarce” qe asnjehere, e perseris asnjehere, nuk i vedosi te gjithe ne nje start te barabarte. Pa harruar ketu qe sipas ngjyres se pushteteve politike, u krijuan dhe po krijohen “kasta” te privilegjuara, te cilat jane madje edhe mbi ligjin.
Ai cfare mund te konsiderohet problemi me i madh i shqiptareve lidhet me parrullen e famshme te fillimviteve ’90 “Liri- Demokraci”. Ndersa kemi arritur te sigurojme lirine e shprehjes dhe te organizimit shoqeror e politik, lirite e tjera lene shume per te deshiruar. Sot e kesaj dite, prona nuk eshte kthyer tek i zoti, ish- te perndjekurit dhe ish- te persekutuarit apo te afermit e tyre qe mund te kene mbetur gjalle akoma nuk kane marre ate cfare shteti me ligj u ka dhene per vitet e vuajtjes. Po permend vetem keto dy kategori, shembull konkret i mungeses se lirise dhe moszbatimit te ligjit ne vend dhe kjo vlen per te gjitha qeverite qe kane (keq)qeverisur nga viti 1992 e deri me sot.
Po a ka Demokraci ne Shqiperi?
Eksperiencat e ndryshme boterore tregojne se themeli i ndertimit te cdo demokracie, eshte nje pushtet gjyqesor i pavarur dhe i paanshem qofte nga ekzekutivi, qofte nga ligjvenesi apo edhe pushteti i katert sic klasifikohet media. Ketu startojne problemet e kahershme te demokracise shqiptare, te cilat filluan tek “Plepat” ne Durres dhe perfunduan me shkeljet e vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga Kuvendi dhe jo vetem nje here. Eshte jo vetem nje pushtet i akuzuar nga te gjitha anet si me i korruptuari ne vend, por tashme eshte edhe i zene peng me te gjithe kuptimin e fjales nga pushteti suprem ne Shqiperi, ai politik. Jane me qindra, mos te themi me mijera dosjet dhe ceshtjet qe i jane vene perpara ketij sistemi per ti gjykuar qe lidhen direkt ose indirekt me pushtetet e tjera apo me politiken ne teresi. Deri me sot, ne shumicen e rasteve nuk ka patur guxim per te nisur ceshtje, ose nese ka ekzistuar ndonje “gjykates i marre”, dosja eshte mbyllur per mungesa provash apo edhe ceshtje proceduriale. Shembujt do te ishin te tepert, pasi dite per dite mediat percjellin te tilla raste kur drejtesia jo vetem lakohet apo perkulet, por edhe keputet ne mes para pushteteve te tjera. Tashme fjala “reforme” ne drejtesi eshte nje term aq shume i abuzuar me te, saqe vetem nje permbysje totale konceptuale qe duhet te nise me politiken, mund te sjelle ate cfare te gjithe presim ne emer te Demokracise.
Nga politika, ne nje shtet te brishte si Shqiperia, burojne te gjitha pushtetet. E cfare mund te presim nga kjo politike? Nga viti 1990 nuk eshte bere asgje tjeter vecse riciklim i nomenklatures dhe ish- nomenklatures. Nje koleg i imi me tregoi nje histori interesante te nje ish- zyrtari te larte te kohes se komunizmit ne Shkoder. Nje shkrim ne lidhje me nje ujesjelles, i cili thjeshte kishte gelltitur parate por nuk solli uje per banoret e nje zone ne Shkoder, solli nje stuhi jo te vogel qe perfundoi me kalimin nga antar i PPSH-se ne kandidat te PPSH-se te zyrtarit, i cili realizoi edhe nje levizje paralele. Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1987, ndersa pas vitit 1990, pikerisht per kete fakt ai konsiderohet si ish- i perndjekur dhe i persekutuar. Jo vetem kaq, por ne emer te ketij “persekucioni” te aferm te tij tashme bejne karriere te suksesshme ne shtetin shqiptar, te pakten ne nivelin lokal. Me pelqen te permend shpesh termin “Katovice”, emri i nje qyteti ne Poloni, ku komunistet e asaj kohe u mblodhen dhe vendosen qe te dorezojne perkohesist pushtetin politik tek te besuarit e tyre, per tu rikthyer ata vete ose bijte e tyre serish, pasi te fuqizoheshin ekonomikisht. A ka shembull me tipik se Shqiperia ne kete kuptim? Besoj se eshte shembulli me i qarte dhe eshte materializuar vit pas viti ne kupolen e shtetit dhe deri ne qelizat me te vogla te tij. A doni emra? Nga t’ia fillojme nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, ajo e Gjinushit, e Mediut, Milos, LSI-ja?!
Mungesa e demokracise ne rradhet e subjekteve politike, te pakten atyre kryesore, reflektohet detyrimisht me marrjen e pushtetit prej tyre. Nese ke prirje diktatoriale brenda familjes tende politike, natyrshem do ti implementosh edhe ne strukturimin e shtetit, ne momentin qe zgjedhesit te japin te dretjen e perkohshme te perdorimit. Gjithmone kur “e drejta e perdorimit” te perkohshem te shtetit, nuk vidhet permes marifeteve me zgjedhjet sic eshte thene dhe po thuhet keto kohe. Edi Rama u rikonfirmua ne krye te PS-se me nje rezultat historik, duke i lene rivalit te tij Lakrori (i emeruar apo jo, s’ka rendesi!) vetem disa therrime votash. Sali Berisha rikonfirmohet nuk di per te saten here kryetar i PD-se, ne te shumten e rasteve pa kandidate dhe me nje rezultat qe te kujton vetem votimet ne kohen e PPSH-se. Rreth Rames e Berishes, ne partite respektive duket se tubohen me se shumti njerez “yesmen” qe sigurojne karrieren mbi bazen e “ligjit te shefit”: Sa me shume qe mendon si shefi, aq me shume ben karriere!
Po shqiptaret? Vazhdojne te jene thjeshte deshmitare te ketyre panoramave (anti)demokratike, pa patur fuqi te ndryshojne asgje, edhe nese kane deshire apo edhe mundesi. Ata preferojne dike, hedhin voten ne kuti dhe u numerohet ne favor te dikujt tjeter. Keto nuk jane akuza qe vijne nga une, por nga ata qe jane ngritur ne piedestale pikerisht permes ketyre rrugeve, te cilat gjithmone duhet te te cojne “de jure” drejt Demokracise, ndersa “de facto” drejt nje pseudoDemokracie qe nuk e enderroi asnje ne vitin 1990, atehere kur edhe u derdh gjak per te cimentuar lidere te rinj, me mentalitet te vjeter, qe tashme kane rreth 20 vite ne politike, gjysmen e kohes qe shqiptaret “deshiruan” edhe ish- diktatorin Enver Hoxha. Sot na mbetet vetem te enderrojme “Liri- Demokraci”, “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” (pavaresisht se jemi te fundit drejt Evropes, edhe pas Bosnje- Hercegovines se martirizuar) dhe ne kete kohe krize, te shijojme trotuare, asfalte, te kerkojme ujesjellesa, kanalizime te ujrave te bardha e te zeza, riparime shkollash e rrugesh, ndersa urine ta shuajme duke gelltitur politike por edhe copa asfalti dhe trotuaresh, nese na i bluan stomaku!
B.D.
Ky milet vetem keshtu (nuk) e do!’’
Nga Genti Metaj
Tirana e diteve te fundit ndihet e ndezur nga tallazet e mitingjeve. Nga njera ane eshte opozita qe tashme e ka bere te qarte misionin e ri vene vetvetes dhe aspiratave te saj politike, nga ana tjeter eshte mazhoranca, e cila festoje me madhështi renien e “Murit te Berlinit shqiptar”. Idete e seciles force politike jane “origjinale” dhe domethenese vetem ne nje pike. Jane origjinale ne nevojen e secilit prej liderve te pozites dhe opozites per te rikonfirmuar influencen e tyre perpara sovranit popull dhe per t’i kthyer pergjigje politikisht sho-shoqit dhe deklaratave te ndersjellta. Ne demokraci filozofia politike nuk eshte e komplikuar. Gjerat jane te ndara me njefare “kanuni” te shkruar dhe te pashkruar ne menyre qe ata qe qeverisin te jene te kontrolluar, ndersa ata qe kontrollojne (opozita) te mos abuzojne me kontrollin.
Detyra e qeverise eshte “te qeverise”, ndersa ajo e opozites te marre pushtetin me cdo lloj forme demokratike. Nje tjeter aspekt i ketij kanuni eshte dhe iniciativa e “paqes politike”.
“Paqja politike” eshte e domosdoshme per te arritur objektivat dhe piksynimet ne te mire te vendit dhe bashkeqytetareve qe te kane deleguar qeverisjen per nje mandat te caktuar. Megjithese mund te jete pak absurde, “paqja politike” propozohet rendom nga qeveria, e cila e ka per detyre te ftoje opoziten ne tryeze bisedimesh, te propozoje zgjidhje dhe ofroje koncensione ne lidhje me nje problem te caktuar. Nga ana tjeter opozites i takon te beje te njejtat orvatje, megjithese mundesite e saj per te marre iniciativa dhe per te kushtezuar mazhorancen nuk jane te barabarta.
Aktualisht “paqja Politike” ne Shqiperi duket e pamundur. Pozicionet diametralisht te kunderta mes paleve e bejne te pamundur gjetjen e nje kompromisi. Ajo qe te shqeteson dhe qe nuk i sherben aspak shqiptareve eshte fakti se kjo amulli e cila deri dje nuk mund te quhej politike, ka marre nje kah tjeter. Pas manifestimit te opozites me 20 nentor, pas jehones qe pati kjo proteste e para per nga forma, por dhe per nga pjesemarrja ne Tirane, ka ndryshuar jo pak gjera.
Ne radhe te pare protesta u “mbeshtet” nga trupi diplomatik si e drejte legjitime e cdo qytetari dhe opozites ju kerkua me se normalisht te shmangeshin dhuna dhe incidentet. Nga ana tjeter, ne qoftese se deri dje nderkombetaret pohuan dhe eshte e vertete se zgjedhjet e fundit jane me te mirat te bera ndonjehere ne Shqiperi, duke mos harruar te vene ne pah faktin se nje e treta e votave u numerua keq ose shume keq; Ne rast se deri dhe komuniteti nderkombetar i kerkonte opzites te kthehej ne kuvend, pas protestes se fundit eshte me se e sigurt se raportet ne lidhje me pjesemarrjen, maratonen, kerkesat dhe thirrjet kane qarkulluar ne kancelarite europiane dhe ato amerikane. Pra te pakten ne lidhje me formen ka jo pak gjera qe kane ndryshuar.
Renia e “Murit te Berlinit shqiptar” eshte nje ngjarje e shenuar ne historine e popullit tone. Zemra e levizjes ne ate kohe ishin ata te rinj e te reja te cilet sot jane rreth te dyzet e pestave. Pra kjo renie duhet festuar dhe te nderohet me te gjitha ritet qe i shkojne per shtat. Problem eshte serish politika e cila pasi ka monopolizuar si ka mundur kete levizje rinore te asaj kohe, vazhdon te pervetesoje levizjen duke ja veshur vetvetes.
Problemi eshte se ata njerez qe rrezuan murin nuk jane me vetem anetare te PD apo PS. Tash pas afro 20 vjetesh nje pjese e tyre nuk kane asnje lidhje me politiken, nje pjese kane mbetur ne analet e njeres apo tjetres parti politike, por kurrsesi nuk mund te pretendohet se “Muri” u rrezua nga nje njeri apo nje parti politike.
Ajo qe te bie ne sy eshte fakti se Kryeministri ftoi ne shesh gjithe “demokratet dhe europianet” shqiptare per te festuar 8 dhjetorin. Kur kane mbetur vetem pak dite nga kjo date, pa asnje lloj pergatitjeje apo paralajmerimi na duhet te perballemi me “Festen e Renies se Murit”. Une kam vetem nje problem me kete miting. Jo nuk dua te keqkuptohem, por ç farë ishte, feste apo antimiting? Ne rast se dëshifrohet antimiting dhe nje pergjigje kundrejt opozites me te njejten monedhe prape nuk eshte problem, por ne rast se kjo “feste” kishte si qellim kryesor “fashitjen” e protestave te opozites te cilat arriten kulmin ne daten 20 nentor; ne rast se kjo “feste” u bë per t’u treguar nderkombetareve se “populli “ eshte me qeverine, tregon se ketu sapo ka filluar problemi.
Ai nuk eshte gje tjeter vec nevojes se mazhorances per t’u vetlegjitimuar ne syte e opinionit publik shqiptar dhe ne menyre specifike perpara atij nderkombetar. Nga ky moment teza se pas mitingut te opozites gjerat kane ndryshuar konfirmohet, se qeveria nuk mund te luaje ne te njejten menyre te njejtat karta, se opozita moralisht ka nje aresye me shume per te vazhduar presionin ndaj qeverise, se qeveria duhet te nderrmarre hapa konkrete per te zgjidhur situaten, behen aktuale dhe te diskutueshme, qofte per nderkombetaret, qofte per mazhorancen.
Ky fakt tregon se zyrat e qeverise kane filluar te kene njefare ankthi dhe pasigurie ne thelb legjitime, por mbi te gjitha i tremben nje aksioni qytetar, i cili ne rast pershkallezimi do te bente te pamundur qeverisjen e vendit, packa se cili eshte fajtori dhe cila eshte e verteta.
E keqja me e madhe e kesaj situate eshte bllokimi i reformave dhe plotesimit te kushteve te integrimit. Ne kete kendveshtrim te dy lideret e kane mendjen top se politika qe po ndjekin eshte me e mira dhe se ne nje menyre apo tjetren do te arrijne ta (per)mbytin njeri tjetrin.
Shoqeria shqiptare rrezikon te pesoje nje krisje te madhe dhe te rikthehet ne nje bipolarizim te tejskajshem si ai viteve 1990 apo 1997. Pervec integrimit, vizave, Bashkimit Europian, vendi rrezikon te humbase dhe njehere kredibilitetin ne syte e mbare botes dhe jam i sigurt qe nje ringritje e mundshme do te jete shume here me e veshtire se ato te kaluarat.
Ndonjehere ringritja politike, fitimi i besimit dhe besueshmerise mbajne ne fije te perit.
Ndersa lideret nuk do te kene asnjehere nevoje per liberalizim vizash (ata udhetojne te qete ku dhe kur te duan), ndersa lideret nuk do te kene kurre problem fitimin e bukes se gojes, pagesen e dritave, ujit, punesimin, kultivimin e tokes etj, popullit do t’i duhet serish te degjoje nga goja e vet, nga goja e liderve dhe botes qe na rrethon: “Ky milet vetem keshtu (nuk) e do!
Para ligjit
E bëra kot, nuk është vetëm në kohë bojkoti, nuk është e rastësishme dhe e sapokrijuar. Është një traditë që ka si nisje psikologjinë e gjatë komuniste, që e degradoi Shqipërisë në tre breza njerëzore.
Nga Ndue Ukaj
Titulli i këtij shkrimi shëmbëllen dukshëm me titullin e tregimit të mirënjohur të shkrimtarit Franc Kafka, “Në derën e Ligjit”. Brenda një konteksti të zymtë politikë, ku trishtimi i jetës politike shqiptare është në kulmin e absurdit të mundshëm, kudo hapësirave shqiptare, ky tregim me fuqinë stigmatizuese që ka dhe mesazhin e fuqishëm që përcjell, ravijëzohet para nesh si një margaritar i fuqishëm, shenjat e së cilit lënë për të kuptuar shumëçka lidhur me të vërtetën e portës së ligjit dhe njeriut që kërkon të hyjë në të. Tregimi është një metaforë e fuqishme për njeriun që kërkon te sendërtoi aspiratat për drejtësi, për liri, për mirëqenie. Kanë kaluar shekuj, dekada e janë shuar jetë të tëra të njeriut shqiptar, tek pret, i penguar si është më keq, i manipuluar dhe abuzuar, para derës së Ligjit.
Prandaj është koha që ajo të hapet.
Në tregimin e Kafkës, kemi dy personazh me tipare krejtësisht kontradiktore, rojtarin, i cili bënë roje të porta kryesore e Ligjit dhe një fshatar, në dukje të parë naiv, i cili kërkon të hyjë në të. Synimet e fshatarit janë të çiltra, qartësisht të motivueshme, ndërsa pengesat e rojtarit të pakuptueshme dhe intencionalisht sabotuese e absurde. Në një dialog të shkurtër mes fshatarit e rojtarit, kuptohet se fshatari i epur për të hyrë në derën e ligjit, e ka të pamundur të realizoi qëllimin e tij. Ai pret aty, deri një ditë kur edhe pleshtat e gëzofit të rojtarit i njeh dhe të njëjtëve ju lutet që t’ia mundësojnë të hyjë te Ligji. Fshatari është në çastin e vdekjes, shikimi i tij është dobësuar shumë, ndërsa veshët i janë mbyllur dhe e kupton se ai nuk do të hyjë kurrë brenda dhe fundi i tregimit është kështu:
Rojtari e sheh se burri është nga mbarimi i jetës dhe, që ai të mund ta kuptojë, i ulërin në veshin tashmë të mbyllur:
“Këtu nuk mund të hynte askush, se kjo derë ishte caktuar për ty. Tani po largohem dhe po e mbyll”.
Dera mbyllet, ndërsa në mënyrë implicite na thuhet se fshatari vdes pa hyrë te Ligji. Vdekja e tij, kësisoj është një sinjifikativ i fuqishëm për gjithë ata që bëjnë ligjin dhe interpretojnë atë.
Trishtimi i jetës politike shqiptare t’i gërryen sytë, ndërkohë që brendapërbrenda saj lulëzon oligarkia politike, e cila ka pushtuar gjitha sferat e rëndësishme të jetës, ka ndrydhur si është më keq inteligjencën dhe është bërë diga më e fuqishme që pengon transformimet e nevojshme brenda një kombi të stërvuajtur, i cili pret të përjetoi shkëndijat e ligjit dhe ato të rrezatojnë mbi të. Në këso momentesh e krizash të shumëfishta politike, rikthimi i klasikëve të mendimit botëror dhe leximi i tyre, të ngushëllon, jo për ndonjë arsye madhore, por sepse tek ta, njeriu sadopak gjënë prehje shpirtërore. Kam lexuar sa e sa herë këtë tregim të Kafkës dhe çdo herë e më shumë jam bindur se brenda një tregimi të shkurt, çuditërisht del e ravijëzuar tërësisht jeta shqiptare, sfida e njeriut shqiptar me Ligjin, me politikën, trokitjet e tij të pareshtura para ligjit, para një porte që për të vazhdon të jetë e rrethuar me gjemba të pakalueshëm, para një vendi që është mbërthyer nga injorantë, njerëz që kombin e idealet e përbashkëta i kanë shndërruar në interesa krejtësisht gjepi. Te porta qytetari sheh rojtarët paranojak të politikës shqiptare, të cilët, në vend se të ndihmojnë atë për të arritur të Ligji, tek e Drejta, tek Liria, e pengojnë, në mënyrën më barbare të mundshme. Sikur Fshatari para Rojtarit tek porta e Ligjit, nga subjekti i tregimit të Kafkës, ashtu ndodhet qytetari shqiptar para politikës tmerrësisht të vrazhdë shqiptare, duke pritur që nga brendia e saj të shfaqën njëherë shkëndija drite. Mirëpo, sa duken shenja shpresëdhënëse, pëlcet diçka dhe vendnumërimi ynë sforcohet. Ndërsa qytetarit, i duhet të pres. Teksa, pritjet e tij, çdo ditë e më tepër marrin karakter thellësisht absurd, sepse e tillë është politika shqiptare, në Tiranë e Prishtinë, me një fjalë, kudo hapësirave shqiptare. Ndryshe, nuk ka sesi njeriu me një mendje sadopak racionale të arsyetoi budallaqet e pafundme të Tiranës politike dhe Prishtinës politike. Nga dyja qendrat vërshojnë lajme më të pazakonta për Europën dhe botën e qytetëruar. Zbulime enigmash, tamam sikur në tregimet fantastike ndodhin në Prishtinë. Gjuhë vulgare nga më të pazakontën, dëgjojmë nga pozita e opozita në Tiranë. Brenda tyre gulçon një trishtim, një trishtim që nuk ka të ndalur. Ndërsa qytetari sodit i tmerruar skenën më absurde të panumërta të jetës shqiptare, një politike që vazhdon te jetoi për vete, për komoditet e saj, për interesat e saj, për inatet e saj, për qejfet e saj, duke e shtypur dhe ndrydhur si është më zi njeriun, atë që pret para politikës, para ligjit.
Në Kosovë, vendin ku bërlloku të zë frymën, ku ka mungesë uji e rryme, ka shërbimet komunale janë minimale, ndodhin çudirat të gjithfarshme, sikur nëpër tregime odash primitive, rrëzohen e formohen qeveritë. Dhe askush nuk jep përgjegjësi, për këtë cirke politik. Po në këtë Kosovë, ku papunësia është në shifra alarmante, korrupsioni shkëlqen, krimi i organizuar lulëzon dhe askush nuk ndjehet fajtorë, mbase fajtori gjithmonë gjendet diku tjetër. Po të shihet se si flasin politikanët tanë, vërtetë të duken engjëj, mirëpo realiteti është krejtësisht tjetër. Prandaj, qoftë apologjetët e së keqes dhe denoncuesit, te ne janë bërë një simbiozë e rrezikshme, së cilës askush fare nuk i beson.
Ndërkaq në Tiranë, njeriu tmerrohet kur dëgjon me çfarë retorike të vrazhdë, aspak humane, e thellësisht jo politike sulmohen kundërshtarët politikë. Vendi është i katandisur në varfëri, ndërsa në gjitha sondazhet ndërkombëtare radhitët ndër të fundit, madje edhe pas Maqedonisë, një shteti të sapoformuar e të brishtë. Ndërkohë që politika në Tiranë vetëkënaqet paturpësisht dhe bënë lojërat më të ndyta.
Dhe pra, këta janë rojtarët e politikës shqiptare, ata që pengojnë synimet e shëndosha për të hyrë në portën e Ligjit, metaforë kjo për shtetin e të gjithëve, shtetin e mirëqenies e prosperimit, ku idealet e përbashkëta e vlerat e përbashkëta janë për të gjithë, ku nuk ka selektime qytetare nga më të çuditshmit. Është koha që synimet për të hapur derën e Ligjit të kuptohen drejt, të motivohen fuqishëm. Para saj nuk duhet vetëm soditur. Atë duhet hapur. Koha nuk punon gjithmonë për ne.
Qyteti sy kuq
I ri, njëzet e pesë vjeçar, nuk e kishte kuptuar asnjëherë se përse sytë e banorëve në atë qytet ishin tejet të kuq. “Ngjajnë si sy peshqish”,…
Nga: Alban BALA
Ngjyrat e natës ishin ftohur ngadalë nën peshën e vesës së imët, që rrëshqiti nga qielli më shpesh se zakonisht. Përtej, nëpër qelqet e largëta të qytetit, përkapej vetëm amshtia e pajetë e erës, që shtynte shkarthëm rremat e bardhë të dritëhënës, duke lëngëzuar figurtha ikanake. Ishte prag dimri. Në zgriiip të Nëntorit. “Një mot i kotë, që veç sa shton një rrudhë në fytyrën e pakuptim të provincës.” Këtë e thoshte shpesh kolegu i tij, profesori i letërsisë në institutin demek universitar, ku punonte. “E keni parë? Sidomos pasi bie muzgu.”
Fytyrat në provincë zhbëhen në muzg, humbin tretshëm tiparet, ndërsa heshtja u rëndon mbi mishra si një lëkurë e trashë dhe e vrarë. Derisa i shemb. Si shtëpi ku nuk jeton dot njeriu. Kur qytete të tilla dergjen buzë ujërash, tiparet e njerëzve i rrëmben ujana. I mbledh në shtjella të errëta dhe i sjell mbrapsht vetëm në mëngjes, kur dielli përvesh një dorë rrezesh përtace mbi tjegulla, duke kërcitur thyeshëm nën lëvoret e pemëve.Ky visor ishte jeta e tij. Nuk mbante mend gjëra më lojnacake, të cilave t’u gëzohej. Nuk kishin ndodhur. Të paktën, jo për të. Epoka e tij ishte një natë e gjatë me këmbët e zhytura në llohun e trashë të bregujit, duke pritur peshkun.
Gjithkujt i thoshte se peshkimin e kishte hobby. Një pasion të fshehtë e të lazdruar vetmueshëm në kërkim të vetes. Tani koha e tij ndahej mes shkollës ku punonte dhe bregut të kësaj ujane lumore. Thuajse çdo ditënatë. Në pragmbrëmje nisej me biçikletë drejt vendit të tij, me kallamat e ndehur lart që dridheshin në ajër si antena nervoze, sipas muzikës së gropave të rrugës. Ai ecte shpejt, pa përshëndetur njeri, për në cakun e tij ku e priste vetmia.Në fakt, peshkonte për të mbetur gjallë. Familja me tre fëmijë dhe një grua pa punë, ishte një barrë shumë e rëndë për rrogën e tij të vogël. Peshkonte për bukën e gojës, krejt i pagojë. I lodhur, shpesh me kallama në dorë, e kaplonte gjumi. Zgjohej prej të ftohtit e kthehej në shtëpi, duke lënë pas gjithnjë në bregun e lumit kallama dhe njerëz të tjerë të ndehur mbi rrjedha. “Hallexhinj”, psherëtinte turbull, ndërsa ikte nëpër natë të flinte. Por thellë në zemër i kishte lakmi.Në fillim, e shoqja ishte shpupurisur përse netët e tij jashtë ishin aq të gjata. Ai e kishte qetësuar, duke thënë se tashmë aq shumë njerëz bënin si ai. Më vonë zbuloi se gjysmës së qytetit nuk ia dinte shtëpinë, por i njihte ata nga vendi ku peshkonin.
E acaronte ideja që njerëzit në breg ishin së tepërmi. Këtë muaj tri herë kishte ndërruar qëndrim. Tani shtoji i tij ishte një bregore me baltë, edhe pse këpucët i fusnin ujë dhe reumatizmi i këndonte një iso të dhimbshme në palcë. Sytë i bëheshin ujem, duke pritur që kallami i tij të lëkundej fatlumshëm nën peshën e një peshku të madh. Por kjo ndodhte rrallë.I ri, njëzet e pesë vjeçar, nuk e kishte kuptuar asnjëherë se përse sytë e banorëve në atë qytet ishin tejet të kuq. “Ngjajnë si sy peshqish”, e kishte përmbyllur atëherë me bindjen e shkollarit të ri të biologjisë, pa përthithur dot një arsye të pranueshme sesi kafshëzat e një mjedisi i kushtëzojnë tiparet njëra-tjetrës. Por netët e gjata në bregujin e hidhur ia kishin dhënë shpjegimin. Edhe sytë e tij tani ishin të kuq.Kolegët e tij po ashtu peshkonin. Ua njihte siluetat që ua tundte era, ose gjumi. Atyre u thoshte se atij i pëlqente peshkimi, ajo lojë inteligjence mes njeriut e natyrës, dueli i hekurt mes frikës dhe urisë që mvesh grepin e ndehur nën ujëra, ku lazdron dëshpërueshëm një mizë a një krimb. Ditën në klasë ai kapte miza, që i mblidhte fshehur në një kuti cigaresh, të cilën e mbante kudo me vete. Këtë ia kishte mësuar një profesor i gjimnazit, i cili ishte mbytur tragjikisht tre muaj më parë. Thanë se grepi i kishte ngecur në një baltovinë me shkurre dhe ai hyri ta nxirrte. I gjetën vetëm këpucët dhe kallamin. Edhe një shportë me dy peshq shumë të vegjël. Por trupin nuk ia nxorën kurrë.
Prej asaj dite, në ëndrrat e tij hyri frika. Shpesh e më shpesh zgjohej i tmerruar, duke tërhequr me mundim, në vend të peshkut, trupin e lodhur e të prishur të profesorit plak, nga gjoksi i të cilit dilnin fluturim një grusht miza. Në gojë ndiente shijen e metalit të mprehtë dhe ngrihej i përmbytur nga djersët, ndërsa veshët i oshëtinin: “Bregu i lumit e di të vërtetën… Bregu i lumit e di… Edhe në të gjallë, njeriu është preja e një kallami të ndehur prej dikujt tjetër mbi të, të paktën një breg më lart.” Tani ai e thotë këtë përditë, pa zë, pa vajtim. Vetëm kockat i qajnë në trup prej reumatizmës dhe këpucëve të vjetra, ndërsa rihedh tojat. Dimri do të jetë edhe më i vështirë, gjëmon kujtesa.Kur qielli çahet në shira, gjumi i tij mbushet me makthe. Janë dhimbjet që tkurren shuejtshëm në rënkime. Sheh ëndërr sikur në gojën e tij ka hyrë një grep. Ka ngecur. Një grep i madh që varet jashtë një dore, të cilën ai s’e sheh. Gruaja bri tij zgjohet. Ia ngul sytë e kuq dhe hesht. Gati qan. Atij i duhet ta prehë. Ia përkëdhel kokën. I tregon ëndrrën e tij dhe me të qeshur shton se ka zbuluar – hahahaha, sapo e ka zbuluar – se edhe këpucët e atij që u hedh grepin njerëzve më të vegjël, atyre si ai – fusin ujë. Po, po. Fusin ujë. Si të gjitha këpucët… Hahahah… Gruaja vë buzën në gaz. E tërheq afër vetes dhe ia ngroh këmbët e akullitura. Ia freskon ballin e djersitur. Ndërgjegja e njëkohëshme e viktimës dhe vrasësit shtrihet bri tyre në të njëjtin shtrat dhe kaq mjafton për të mbijetuar. Moralisht. Kallamat e peshkimit janë krahët e tij. Me to mund ta përqafojë botën, të ndihet i vlefshëm. Çdo natë.
Fëmijët e tij nuk e pëlqejnë peshkun. Ata madje, as nuk e dinë se përse e hanë atë aq shpesh. Në këtë qytet njerëzit janë aq krenarë e të heshtur, sa ç’duhet “për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”, pranon ai heshturazi, ndërsa gjumi e kaplon mbi nënkresë. Jashtë thuajse ka zbardhur. Qelqet e qytetit regëtijnë agullimën, ndërsa era shtyn shkarthëm rremat e brishtë të dritës, duke shprishur frymën e avullt të natës. Është dimër. Dhjetor.
Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954
Historia, biografia dhe komentimi për Migjenin dhe Veprën e tij, ende sot në Demokraci të falsifikuara dhe të deformuara, në botimet e financuara nga Ministria e Kulturës!
Agron Luka
(vijon nga numri i kaluar)
Mbas kritikave dhe hedhjes poshtë totalisht të Gj. Lukës më 1955, SL u vu në punë për të shkruar varjantin e tij, trockisto-stalinist. (Shih E. Hoxha, Ditar, 1955-1957, Vëll I, f 77)
Kongresi i XX i PK të BRSS dhe “Raporti” i Hrushovit ia dogji kartat në dorë aventurierëve hoxhistë e shehistë të PPSH-së dhe lakenjve të tyre. Shihni e gjykoni vetë! Ku është sot i ruajtur ky dorëshkrim me anëshkrimin “largë”, kaq me rëndësi të madhe kapitale, që e paska patur në dorë “kritikuesi” dhe Kritika Zyrtare e revistës Nëndori më 1954?! Ku ishte vetë “interpreti”, SL, pse nuk mbajti qëndrim ndaj këtij fallsifikimi kaq banal, ndaj një akuzimi kaq ekstrem në kurrizin e Gjovalin Lukës?! Përse nuk e ndryshoi vetë SL në botimin e 1957, f 105, këtë varg?! Përse nuk i tha sëpaku dy fjalë, sepse këtu ndryshonte jo një mendim i thjeshtë me përdhunë, nuk ishte punë bragashash, por një histori e tërë, një ideologji e tërë, një dogmë e pandryshueshme e armiqësisë së përjetëshme e luftës së klasave, duke përdhunuar edhe vetë teorinë marksiste! Dhe çfarë ndryshimi marshallah, që nuk kishte të krahasuar me ato “bragashat e Studentit Nush”, që ishin si “mustaqet e Çelo Picarit”! Dhe vaj halli, sikur ta kishte ngrënë Gj. Luka atë koqe ulliri “korrektuese”! (hall ashtu e hall kështu, ma ke nxe e ma ke ftof gomarin) Hë, hë, se çdo t’i kishte punuar Gj. Lukës pastaj usta S. Luarasi hakmarrës i paprinciptë në atë ribotimin e vitit 1961, kur tashmë ishim prishur edhe me “sovjetikët e largët” që më 1954 i kishte dëshiruar me “dritën e pishës”…
Po, hë, ku ishte Perendimi dhe vetë BRSS, kur Italia fashiste iu hodh në grykë Shqipërisë së gjorë, për të sjellë 5 milion kolonë italianë dhe kur Zogu I ia la peshqesh Italisë komunistët e Organizatës Komuniste të Shqipërisë në burgun e Beratit?! Dhe “Shoku i Prangave” i Qemal Stafës dhe bashkëautori i asaj këngës së “Frontit Popullor” me Qemal Stafën, ka qenë Gjovalin Luka! Aso kohe E. Hoxha gjezdiste pa viza dhe dëfrehej në Itali… Lufta e II evropiane e botërore në fakt e kishte filluar Parathënien me pushtimin e Shqipërisë…
Edhe tek vjersha “Pak Poezi”, krahas miratimit të ankesës së “anonimit”, shihej se, E. Hoxhës edhe aty nuk i kishte pëlqyer interpretimi i GjL! Djaloshi 23 vjeçar Lili dashuronte vajzën e tezes Lilushën. Kjo dashuri, sikur të ishte reale dhe të kalonte në kontakte seksuale, për moralin tradicional shqiptar, do të ishte një mëkat i madh, një inçest, një flligshti në gjak, madje ishte e dënueshme edhe me zhdukje fizike. Por edhe sikur të ishte si një dashuri fillestare infantile, si një tentacion, madje edhe si mendim si erotikë ose si dashuri platoniane, kjo ishte një mëkat për moralin fetar! Por thuhej se një lloj morali tjetër e lejonte, e lejonte edhe morali i degjeneruar edhe arti dekadent borgjez. Ndërsa “realizmi socialist” nuk kishte kohë për të humbur për drama të tilla sentimentale me përshkrime psikologjike… Por, shkrimtari ynë realist kritik, jo vetëm që i hyn t’a përshkruajë si rast i veçantë, sepse e ka për detyrë ta përshkruajë, por do të përpiqet edhe ta justifikojë, ta mbrojë, t’i bëjë avokaturën. Ç’ti bësh çeshtje zemre, dëshirë e papritur seksi nën shkëlqimin verbues të kofshës së bardhë… nuk pyet momenti, instinkti, dhe nuk pyet as ndenja. Ndenja lind ashtu vetvetiu… justifikohej Migjeni. Ah, buzët e kuqe, sytë e kaltër… Por, e ka kushurirë dhe ai e di fare mirë se nuk lejohet, edhe ajo e di… luftë e brendëshme… ai gati e puthi…
Çfarë emri ka kjo lloj dashurie kaq pasionante, sepse as platonike e mirëfilltë nuk është, as ai instinkti i fshehtë shtazarak nuk hyn… sytë e kaltërt, shikimi diskret/i përmbajtun i nënkuptuar… Drama zgjidhet “Deus es machina”, Lili transferohet në një qytet tjetër, por flaka djegëse, tërë qenia e Lilushës mbeti e memorizuar në mendjen e tij, në imazhet në dhomat e errëta të fotove që aparati i trurit i ruan.
Dhe sytë e kaltërt, po ashtu i kishte edhe Z. B…. Dhe kjo nuk ishte një rastësi koinçidencë, te Lilusha po ato sy, qëllimisht i kishte vendosur vetë Migjeni! Te Z.B., Migjeni kishte pasur parasysh një dashuri reale personale që sapo i ishte ndezur me një vajzë. Dhe, në fakt kjo dashuri filloi të përflitej me gjallje të Migjenit dhe u amplifikua edhe më pas vdekjes së Migjenit! Gjovalini e komentoi sa më shkurt që mundi vetëm me një fjali dhe nuk përgojoi asgjë: “Vjersha i drejtohet një vajzës që dashuronte Migjeni”. Kaq ishte komenti, as emrin nuk ia përmendi, megjithse e dinte se kush ishte. (Shih, Z. B, te bot. 1954, shën 1, f 65)
Simbas interpretimit të GjL, te proza “Pak poezi”, ndonëse jo identikisht, Migjeni përsëri kishte pasur parasysh diçka nga vetia e vet, në dashurinë që ushqente ndaj Z.B. Gj. Luka sigurisht e dinte se kjo ishte Bojka Nikolla. Edhe dukej sikur Migjeni me këtë rast kishte përshkruar pikërisht atë variantin më ekstrem, për të cilin e përgojuan. Edhe vetë emrat e ngjajshëm të koinçiduar Lili e Lilusha, të kujtonin mbiemrat e ngjajshëm M. Nikolla dhe B. Nikolla. Ndoshta, ndoshta, që të mos i nxiste dhe justifionte edhe me një farë mënyre edhe më tepër ato zërat përgojues, Migjeni nuk e botoi prozën “Pak poezi”.
Dikush, kishte pëshpëritur se, këtë vajzë Z.B., Migjeni e kishte pasur si kushurirë të vetën të largët… Kaq u desh që ky lajm të përhapej në një qytet fanatik anadollak të mbushur plot me thana-thaça, për dy arësye: nga fama e poetit ateist dhe nga bukuria simpatike e Bojkës. Thuhej se disa klerikë ekstremistë për t’u hakmarrë për shkrimet ateiste, për shkrimet për heqien e ferexhesë e kundra murgeshave etj, ia ngjitën Migjenit këtë shpifie. Dhe jo vetëm kaq, por kjo donte të tregonte se komunistët nuk kishin pikë morali, donin të prishnin familien dhe rregullin tradicional, se mund të martoheshin edhe me kushurirat e me motrat!
Nëqoftë se Lili ndërroi qytet, edhe Migjeni ndërroi qytet. Bojkës i kishte shkruar një letër serbisht se, po shkonte me studime në Torino në Itali…, por atje vdiq duke luftuar me armikun TBC… Edhe Bojka ndërroi qytet, vajti edhe në Beograd, derisa përfundoi në Tiranë… Mirëpo, “tjetër kund flinte lepuri” më 1954. E. Hoxha e hoqi novelëzën, “Pak poezi” dhe komentin e saj, sepse ishte herët, për të tilla kërkime arkeologjike të “kritikës letrare”…
Më 1951, në themelim-rithemelimin e PKSH, E. Hoxha ndër ato “Kujtesat” me rregullimet retrospektive të kultit të tij, ua caktoi edhe vendet petritave: Ë Pilo, Pilo, unë isha ulur këtu…, ai atje…, Koçua nxehej, bëhej nevrik, nuk e duronte dot atë Anastasin… unë i thosha, rri ti shoku Koço, rri se e rregulloj unë këtë punë… Miha dhe Pilua, Vasili dhe Qemali… I poshtri Zef Mala, thoshte “edhe sikur të vijë vetë Stalini në Shqipëri” ne… Ë, Shoku Tuk, ë shoku Tuk, të kujtohet ty ai Raporti i Dimitrovit, po kur punova për të shkruar Rezolucionin, të kujtohet?…
Me rastin e përkujtimit të Vasil Proletarit, E. Hoxha e përkujtoi edhe Bojkën e bukur me sy të kaltërt, nusen e Spiro Lazrit e cila qysh në verën e vitit 1940 edhe më herët ua kishte lëshuar shtëpinë Enverit, dhe Vasil Proletarit, “komandantit të njësiteve guerrile atentatore”. Kishte qenë “Vasua i dashur”, që ia kishte prezantuar shokut Enver, shoqen Bojka, si një kushurirë të tijën dhe “si një bazë, ku të fuste kokën në ditë të vështira”. Një të tillë bazë Enveri e kishte edhe te e motra e KT, andej nga Lana, dhe aty u përplas rastësisht dhe bëri edhe një polemikë historike me “frikacakun” KT: “Ç’do ti mo, nuk jam në shtëpinë tënde, kam ardhur se më ka ftuar vetë motra jote”…
Në Tiranë, pas çlirimit, Komandanti i fryrë priste edhe sekretare rinie jugosllave shtatlarte bionde që ia dërgonte Titua, ndërsa Nexhmija nuk përmbahej nga xhelozia…
Gjovalini këto edhe plot pëshpëritje të tjera për moralin pervers të EH i kishte dëgjuar e mësuar në Tiranë, pasi nga shtatori 1945 ishte transferuar atje…
Shumë më vonë, kur do të shkruante për bashkim-themelimin e PKSH, E. Hoxha do të përkujtonte me nostalgji Bojkën, një grua shumë simpatike dhe e sinqertë që e fliste shumë mirë gjuhën serbe. (“Kur lindi Partia, Kujtime”, bot. 1981, në kapitullin “Në dyqanin Flora”, f 85- 86)
-Për hajër na qoftë! – i thashë Bojkës, në strehën tënde bujare po piqemi… Bojka zëmërçelur u ngrit në këmbë dhe më përqafoi mua dhe Vasilin…
-Mali me malin nuk piqen, por njerëzit përpiqen, themi ne andej nga jugu…
Më pas timarliu i PKSH, EH, midis “200 petritave/sokolave dhe sokoleshave”, ndër rastet tipike femërore, më veçanërisht përshkruante “kontributin historik” që kishte dhënë “Bojka e Bukur”, për bashkimin e puthitjen e grupeve komuniste për themelimin e PKSH, me ato eskursionet andej lart nga Ura e Brarit, “me birrë dhe sallam nga Dyqani Flora” me ëmbëlsirën e Bojkës së Spiro Lazrit dhe me banjot në lumë… (Kapitulli, “Drejt bashkimit historik”, bot. 1981, f 109-110) Aty ku e la Migjeni “ëndrrën”, e vazhduan Burri Enveri me Burrneshë Bojkën, me Delikaten dhe Milladinin e Dushanin…
Ndërsa i kujtoheshin përbukuri deri edhe ngjyra e kaltërt, e syve të Bojkës, “Themelonjësit Mbigjeni” nuk i kujtohej se “kush nga njerëzit e zakonshëm kishte hyrë e kishte dalë në shtëpinë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare”, nuk i kujtohej se, kush ia kishte sjellë Partisë atë turrën e napolionave ar, Direktivat e Kong. VII të Kominternit dhe Raportin e Dimitrovit, për Frontin Popullor, të përkthyera madje edhe shqip nga Shkodra… Epo, ja që si kujtoheshin, pse do t’i kujtoheshin, këto vogëlsira?! Mundet që ai të kishte qenë në turnin e gjumit se komunistët e vërtetë ia këpusin gjumit, ata budallenjtë idealistë nuk kishin gjumë. Shuma e qindra e qindra napolionave ar nuk ishte për t’u kujtuar, fundja më në fund ai nuk ia kishte dorëzuar atij, por atij Tukut, ndërsa ky ia dorëzoi Enverit “si kujdestari dhe kollonisësi i financës së Partisë”… Këto napoliona në fakt i ishin dhënë si hua nga kursimet personale, të cilat as që guxoi kurrë më t’ia kërkonte, por as t’i bënte për zë, se të shkonte koka. Madje është tmerrësisht e vështirë t’i përmendësh edhe sot sepse neoenveristët jo vetëm guxojnë edhe t’i shkyejnë letrat, por të kërcënojnë edhe me vdekje… Sidoqoftë infantili, idealisti, komunisti GjL, diçka kishte fituar: shoku Dushan i dhuroi një palë qillota ushtarake jugosllave!
Shokët e Partisë ia fshinë namin dhe nishanin nga 8 nëntori 1941-shit, jo vetëm Gjovalinit “Shokut të Prangave” të Qemal Stafës, por edhe disa të tjerëve… Ndërkaq, sarrafit gjirokastrit të maceve, i kujtoheshin me qarje shpirti ato 5 napolonat e pajës së Sanos, që ia kish ngrënë Koçua me Pavlinën dhe ia lanë Sanon pa martuar! Ishte Parti Komuniste kjo e një tipi të veçantë, parti komuniste, terroriste e kazermës orjentale, unike në Evropë, jo shaka…
Në fakt për punën e Bojkës, ka qenë SL, miza e kalit, me pëshpërimat e tij qysh më 1953 e 1957… Njohjen me Bojkën, Migjenit ia kishte bërë e motra Ollga që e kishte pasur shoqe klase… Letrat “komprometuese” të dashurisë së fshehtë të Bojkës, që gati sa nuk kaloi në vetvrasje, i ruante Ollga, e mbiquajtura edhe si “Migjenia femër”. Pas vdekjes së Ollgës, kaluan si trashigim te SL, i cili më 1961, për t’u pajtuar me Enverin, ia dorëzoi Shtëpisë Muze Migjeni në Shkodër, me porosi që t’i botonin pas vdekjes së Bojkës dhe të shoqit.
Kur vetë shoku E. Hoxha e ngriti aq lart në piedestal ish dashnoren e Migjenit, më 1981, S. Luarasi nga shtrati ku lëngonte nuk kish mundësi të qëndiste edhe ai ndonjë tregim “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar për Bojkën më 1941”, sepse ç’ishte e vërteta tërë kohën nga 1936 e Spanjës e deri më 1945, kishte qenë jashtë shteti në Francë “me shërbime internacionaliste”… Edhe luftën botërore edhe luftën nacional-çlirimtare franceze dhe shqiptare e kishte dëgjuar me radio nga Franca, madje në një rast kishte dëgjuar se andej nga Kolonja gjermanët kishin vrarë më shumë se 3000 njerëz…
Kështu ishte dr. Zequa, një migjenolg zyrtar, më 1988, ai që i “zbuloi letrat”, i përktheu nga sërbishtia në frëngjishte dhe e botoi një pjesë nga një “letër dashurie” e vitit 1938, “për marksistë-leninistët francezë dhe ata botërorë”… Bojka, që ishte gjallë deri më 1991, heshti…
Por, të kthehemi atje ku mbetëm. Gjovalini bëri si bëri dhe në pjesën hyrëse të “Veprave” të Migjenit që, e titulloi me qëllim “Shënim” dhe në disa interpretime të tjera, e la të nënkuptuar se e kishin detyruar t’i hiqte ato 6 pjesët letrare. Ai e ndërroi ish Parathënien dhe e shkurtoi në më pak se një faqe. Aty me disa dredhime si, “ i kemi lanë pa i botue, i kemi lanë jashtë” i shënoi ato poezi dhe proza për të cilat letra e KQ të PPSH kishte urdhëruar mosbotimin. Për dy prozat e pabotueme shkroi: “po lamë jashtë dy proza të pa botueme: “Pak poezi” dhe “M’at anë gardhit asgja e re”, që asht lanë prej Migjenit vetëm sa e fillueme”. Kështu nënkuptohej se GjL i njihte, i kishte këto, por si të thuash i la vetë pa botuar. Në të vërtetën, megjith paburrninë e anonimit, GjL e kishte quajtur plotësisht të drejtë të drejtën e autorit të families edhe sikur kjo të ishte bërë pishman. Por, anonimi nuk ishte aq burrë, sepse burrërinë e kishte treguar edhe me disa gjëra të tjera, duke u hequr fillimisht si biçim redaktori etj.
Më vonë, pas botimit, gjatë një diskutimi më 1955, dikush që e kishte kuptuar, fare qartë e pyeti: Shoku Gjovalin, përse i keni hequr ato shkrime të Migjenit, që kanë qenë të botuara edhe më përpara? Po, ja ashtu u gjykua si më e drejtë!… (Ruhet dorëshkrimi origjinal i këtij diskutimi, AL)
(vijon në numrin e ardhshëm)
Nr. 133 i gazetës në print
|
Në emër të zonjave! …eshte nje tjeter zonje e buzeqeshur e ekraneve tona, madje edhe e atij ekrani qe “de facto” e komandon nga viti 2005 mazhoranca aktuale, qe eshte viktime e etapes se rradhes ne politiken shqiptare. Per vete natyren qe ka, cdokujt eshte munduar ti thote “t’kam zemer” por edhe ajo nuk i ka shpetuar mekatit te madh: ka bashkejetuar disa kohe me kryebashkiakun e asaj kohe ne Tirane, aktualisht lider i opozites. Quhet Rudina Magjistari… Eleminimi i kundershtareve politike vazhdon ne Shqiperi Prej rreth 2 dekadash, Shqiperia nuk po arrin te realizoje zgjedhje politike te pranueshme nga palet pjesmarrese ne to. Edhe shqetesimi kryesor i nderkombetareve, mbetet pikerisht “themeli” i cdo demokracie perendimore, zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve. Kjo beteje thuajse 20 vjecare ka tashme edhe heronjte e vet, ata qe perpiqen me te gjitha menyrat per te garantuar nje here te vetme nje proces normal zgjedhor. Kete e ka provuar Luan Dani, i cili eshte detyruar te paguaje edhe nje harac te madh personal e familjar. Ishte viti 2005 kur Luani, duke ndjekur gjurmet e familjes se tij, e njohur nder vite si mbeshtetese e nacionalizmit dhe tradites balliste, iu bashkua levizjes se iniciuar nga Leka Zogu per nje fryme te re bashkimi ne politiken shqiptare, pikerisht Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK). Duke vene ne rrezik jeten e tij, Luan Dani arriti qe ne zgjedhjet e vitit 2005, ne zonen qe mbulonte ai, te mos lejonte vjedhjen dhe tjetersimin e votes se qytetareve. Tashme i vene ne shenjester nga grupime kriminale me sfond te paster politik, Luan Dani u detyrua te hapte fjale se ka ikur jashte shtetit per ti shpetuar hakmarrjes, e cila ishte paralajmeruar permes kercenimeve te shumta per jeten e tij. Ne fakt, Luani ishte fshehur per muaj te tere tek shoket e tij dhe miqte e familjes. Strategjia e “veçimit” kundër strategjisë së “bojkotit” Edi Rama nuk besoj se ka më shumë mëkate të publikuara ose jo se Silvio Berluskoni në Itali në lidhje me zonjat apo zonjushat. E pra, me gjithë publikimet e shumta, sulmet e hapura, grevat e gazetarëve, publikisht Silvio Berluskoni nuk ka humbur as edhe nje mik. Madje as Sali Berishën, mik prej shumë vitesh i kryeministrit italian! Mitingu i madh i një kauze të vogël Po si mund të quhet kauzë e vogël kërkesa e drejtë për hapjen e kutive që ka të bëjë me lirinë themelore në demokraci, atë të votës? – mund të protestojë me të drejtë shumëkush. E megjithatë fakti që kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është e drejtë, nuk e bën atë një kauzë të madhe. Natyrisht që opozita ka të drejtë që ngulmon tek hapja e tyre. Natyrisht që justifikimet e Berishës për mos të hapur kutitë janë pallavra që nuk i beson as ai vetë. Por e vërteta është se kutitë e mbyllura e kanë bërë pis, por nuk e kanë deformuar në thelb vullnetin e elektoratit. E vërteta është se Partia Demokratike dhe LSI’ja së bashku kanë më shumë vota sesa PS’ja. Dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Rama kur akuzoi LSI’në se trafikoi djathtas 80.000 zemra të majta. Ndaj, hapja e kutive ndonëse është një kauzë e madhe për liderin e Partisë Socialiste është një kauzë e vogël për demokracinë shqiptare në përgjithësi. Kutitë, të mallkuarat ato! Kryetari i opozitës bërtet për votat mbi një altar. Sipër kokës së tij, kryeministri tund dy gishtat lart. Rreth tyre, turmat përballë apo ato përtej ekranit, presin kthimin me autobusët që i sollën në Tiranë, dhe ndonjë 500 lekëshe për dietë. Kjo është edhe ajka e gjithë protestës.Kurse rrotull e vërdallë Tiranës, vërtiten makinat luksoze me targa Z, sirenat e policisë e sigurimit për të lënë të kalojnë personalitetet që po punojnë natë e ditë për zgjidhjen e krizës.Përse duhet të kemi patjetër krize çdo dy vjet? Apo është i vetmi ilaç që mban zgjuar politikanët? Çfarë përfitojnë shqiptarët nga Lëvizja e Lirë drejt BE-së? …falë lëvizjes së lirë tek ne do dynden bullgarët, serbët apo rumunët e kualifikuar mirë që do zënë poste menaxheriale, drejtuese apo inxhinierike, ndërkohë që shqiptarët do jenë të aftë të mbushin kryesisht postet e “hyzmeqarëve”. Dy javë ramazan mediatik Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet…tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit Çadrat e Ramës fituan! Po çfarë fituan? Për hir të së vërtetës duhet thënë se Berisha është një njohës i përsosur i “rrugës” (protestave), madje mund të thuhet me plot gojën se ai është “mbreti i rrugës”. Ai e njeh shumë mirë aftësine e rrugës dhe bëmat qe ajo shkakton. Çdo njeri besoj i mban mend protestat e tij të panumërta kur ishte në opozitë… Është kohë e përshtatshme për krime 64 deputetët e opozitës nuk marrin pjesë në parlament. Kjo mënyrë proteste për votën e vjedhur jo vetëm ka bllokuar të gjitha reformat, por ka rritur në maksimum edhe krimin. Vrasjet, plagosjet, grabitjet, dhunimet e përdhunimet janë gati të ditëpërditshme. Mbrëmë pasi ka rënë nata në pritë ka rënë edhe Desantila Dibra, banuese në lagjen Vojo Kushi të Shkodrës. Sipas burimeve tona, tre persona i kanë prerë rrugën me një makinë dhe kanë tentuar ta fusin forcërisht brënda automjetit. Ajo që nga dita e zgedhjeve, pra 28 qershori, thuhet se shoqërohej, nga frika për jetën. Edhe mbrëmë, mësojmë se i ati Hamdi Dibra, ka qënë duke e pritur në atë rrugë. Kur ka parë ngjarjen, është lëshuar me gjithë energjitë për të shpëtuar vajzën. Pra, përleshja ka qënë jo pa pasoja, pasi Hamdi Dibra është qëlluar me grushta dhe menjëherë ka përfunduar në spital, ndërsa e bija rrezikoi të mbetet e qorruar në dy sytë, pasi tetë vite më parë kish humbur syrin e djathtë nga një ekspoziv. Kjo vajzë është një ndër viktimat e kësaj kohe të çmëndur. Që nga 28 qershori edhe prindërit e saj janë kërcënuar disa herë, ndërsa vetë ajo ka provuar kërcënata banale e çnjerëzore. Madje, më 3 korrik 2009, rreth orës 21 e 30 minuta po në Shkodër, tentuan ta dhunojnë për arsye që lidhen me zgjedhjet parlamentare. Si studente në fakultetin e gjuhëve të huaja, dega italianistikë, ajo është detyruar të braktisë edhe studimet. Është pra një viktimë pa faj e votës. Viktimizimi i saj ka nisur pasditen e 28 qershorit në një nga qëndrat e numërimit të votave ne një nga fshatrat më të mëdhenj të Shkodrës. Si përfaqësuese e PS-së, është goditur me grushte, pasi nuk ka pranuar absolutisht të manipuloi votat, siç i është kërkuar të tërheqë nga kutia e votimit fletët pa vlerë për ti zëvëndësuar me të tjera në favor të PD-së. Mësohet se i është ofruar edhe një shumë e konsiderueshme eurosh. Ajo nuk është korruptuar, duke patur qëllim që vota të lexohet e pastër. Pra, nuk ka vepruar si te tjerë komisioner, ku pikërisht në Shkodër kryetari i partisë Demokristiane Nard Ndoka, pas fakteve filmike të paraqitura në media dhe në prokurori, ka hap padi penale kundër katër komisionerëve. Desantila Dibra ka kërkuar ndërprerjen e numërimit deri në qartësim të situatës. Ajo kërkesë e ligjshme, deklaron ajo, nuk është marrë parasysh, por i janë ofruar përfitime të tjera më të mëdha. Serish ka refuzuar dhe është ngritur e ka ikur nga qëndra e numërimit pa firmos procesverbalet e dokumentacionet përkatëse. Sapo ka dalë nga qëndra e numërimit, dy të rinjë i kanë dalë përpara, ku njëri e ka mbajtur nga krahët e tjetri e ka qëlluar me grushte duke i thënë të bëjë gati rrobat e vdekjes sew nuk ke vënd e gjallë ne Shqipëri. Pra dhuna e përdorur në zgjedhjet e 28 qershorit, është brënda kutive të votimit, të këtyre kutive që ka lenë gjysmën e deputetëve jashtë parlamentit dhe për të cilat kryeministri ka sqaruar se nuk do të hapen kurrë. Në Interes të shtresave sociale apo të Edi Ramës? Si pionier i Enverit dhe i mbajtur me hatër, njëshat nuk ka mësuar ti vendosë në radhë. Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik Situata politike në vend ka pësuar një ngërç. Palët e përfshira janë pjesë e shtjellës së akuzave dhe kundërakuzave. Caku, ku e sheh vetën politika, duket pa rrugëdalje. Negociatorët e një paqe s’duken gjëkundi. Shumë prej faktorëve që në kësisoj situatash kanë kërkuar dhe gjetur shtegun për të hudhitur për nga normaliteti, duket qartazi se kanë preferuar spektatorin. Çdo ditë që kalon fashin gjasat e gjetjes së një kompromisi. Opozita vijon të mbetet jashtë Kuvendit, vazhdon të bëjë politikë jashtë institucioneve. Pragu ku ka mbërritur kjo kacafytje, qaset për të mbetur më shumë një lojë mediatike se sa vazhdimi i një etape të re zhvillimesh ku situatat e hedhin politikën e ditës. Aktorët hyjnë e dalin nga skena pa i mëshuar kurrnji argumenti të ri dhe vazhde të natyrshme të kësaj stuhije “ndryshimesh”. Ajo që e bën kërcënuese këtë moment, nuk është dhe aq logjika ultimative e opozitës, për të venë mazhorancën me shpatulla pas murit, se sa është zvargia dhe tejshtyrja e binishit. Gjithë kjo në shërbim të interesave, ndoshta jo të një personi të vetëm, por të një grupi, të cilët i bashkon një çështje, ajo e shkatërrimit të imazhit të Shqipërisë, ajo e mbajtjes në tunel të ecjes së shqiptarëve për nga e nesërmja.
Sundimi i të pushtetshmëve dhe Shqipëria në zgrip
Politika apo politikanët janë mëkatarët
Dykohësia e një Shqipërie
Mrumja e të tashmes në maxhën e kokave të nxehta
Politika e rrugës pa krye
Mercenarizmi i shoqërisë
Vendosmëria e Berishës
Solidariteti dhe marionetat
“U mbars mali, polli një mi” “Lufta e klasave” ne kapitalizmin shqiptar “Lufta e klasave” eshte nje nga termat me te frikshem te periudhes diktatoriale komuniste ne Shqiperine e para vitit 1990. Ne emer te saj u rrenuan jo me mijera individe, por mijera familje qe ishin viktima mbase thjeshte te nje mbiemri. Nisur nga lufta e klasave, u krijua edhe neologjizma e famshme origjinale shqiptare “i deklasuar”. Ne emer te saj, termat “bej”, “cifligar” apo “kulak” u kthyen nder me te shemtuarat nofka qe mund ti etiketoheshin nje individi. Ajo cfare e ben me tragjik termin “lufte e klasave” eshte pikerisht ngritja e kampeve te mirefillta te perqedrimit komunist ku degdiseshin “armiqte e klases” dhe te gjithe ata e kishin lidhje meta. Madje edhe brendave telave me gjemba, ne nje periudhe u instalua lufta e klasave. Ata qe ishin denuar si tradhetare te Partise Komuniste, nuk e konsideronin veten net e njejtat pozita me “te deklasuarit”. Pikerisht keta i drejtuan leter diktatorit Enver Hoxha, ku i kerkonin qe lufta e klasave te shtrihej edhe ne burgjet politike shqiptare. Jashte tyre, prej dekadash kjo lufte ishte ashpersuar ndjeshem, teksa mijera te rinj humbisnin mundesine e arsimit te larte, te punesimit sipas aftesive deri edhe tek lidhjet martesore, te cilat duhej te ishin detyrimisht brenda te njejtit lloj. Ne emer te luftes se klasave, vit pas viti u cunguan te gjitha lirite themelore te individit, u shpik neni famekeq “55” i agjitacion- propagandes, lulezuan flete-rrufete mureve te Shkodres e keshtu me rradhe. Energjia, pse nuk duhet te rritet çmimi Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) ka kerkuar prej disa kohesh rritjen e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret shqiptare. Faktikisht, nuk ka thuajse asnje baze reale ekonomike ne kete kerkese, ne perjashtim te nje pike ne kontraten e shitjes se aksioneve nga shteti shqiptar, tek kompania ceke “Cez”. Pavaresisht se shteti vazhdon te ruaje disa perqindje aksionesh tek OSSH, kompania eshte nje shoqeri private dhe si e tille, eshte e pritur te rrite fitimet, natyrisht permes rritjes se cmimit te energjise elektrike. Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954 Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954 *** Mos ma kërkoni të vërtetën. Ajo gjendet në një galaktikë si kjo e jona, por adresa nuk i dihet Parafjalë për librin më të ri të shkrimtarit Dashamir Cacaj Krijimi i Shtetit të Parë Shqiptar Principata e Parë e Arbërisë (1190-1261) |
Nr. 132 i gazetës në print
KALI I TROJES DHE GOMERET E SHQIPERISE
Misteret e madhështisë Trojane, Monumentit të Rubinttë të labirintheve të errëta të lakmisë njerëzore që nuk ka cak, gjithkush e di se e kanë konakun në Azinë e Vogël. Pellazgët, nga ku rrjedhim ne, e me vonë e shumë më vonë të tjerët, siç thonë ca libra shumë të vjetër dhe sa kohë nuk është provuar e kundërta, kështu na lind e drejta të mëndojmë, i besuan “dhuratës” së Kalit, duke i dhënë Botës mesazhin e mirëbesimit, por mbi gjithçka, duke përjetësuar hyjnizimin e fuqinë e paraardhësve të Ilirëve. Troja pra, gjeneron e vigjëlon gjithë Botën sot, ku djajtë gjithsesi mund të krijojnë gjithçka djallëzore në filozofitë mbase edhe të shekujve që nuk kanë ardhur.
Hipoteza mes Trojës dhe Shqipërisë sot fatkeqësisht nuk ngjan thjesht si hipotezë. Asokohe iu besua “dhuratës” me një lojë pastërtisht të pastër dhe Troja e pësoi. Sot Shqipëria po i beson një loje pastërtisht të papastër dhe po pëson çdo ditë. Kali i Trojës tashmë nuk është nga fisi dinak i Helenëve, por ky Kalë është Gomar dhe është shqiptar. Bile këtu ka shumë Gomerë Troje. Gomerë fodullë që Shqipërinë po e çojne andej nga duan, jo drejt Europës, po drejt Taçizimit, Fazlliçizimit, Selmanllarizimit, drejt Afrikës, drejt greminës. Viktima nuk janë ca ushtarë të ngopur me verë , por populli barkëthatë që edhe bukën e merr me qitap e prap duartroket hajdutët, mashtruesit, terrerizuesit që rrahin edhe në mes të Tiranës gazetarët, vetëm se kryejnë detyrën e shenjtë, të lajmësit që qysh nga Kanuni i Romës së lashtë e deri tek i Lekë Dukagjinit, nuk prekeshin.
Ka katër muaj e dhjetë ditë që zgjedhjet parlamentare kanë përfunduar dhe nga Kali i 28 Qershorit nuk kanë dalë gjithë “ushtarët”. Disa kanë “amët” në dorë e maskat në fytyrë dhe kanë hyrë në parlament, gjysma tjetër kanë po “armët” në dorë e po maskat në fytyrë e kanë dalë shesheve në protesta. Një nga “gomerët” e kësaj loje ka bërë kërdinë. Thuhet se merr vota majtas e bën “dhuratë” fitoreje djathtas. Madje bën kurban edhe njëfarë Rezart Taçi, personazh ndër më të dyshimtët e të lakuarit në medie, si person me akses e suport afër qeverisë. Pse të mos kemi guxim të mëndojmë se po bashkëpunon jo vetëm me atë burrin e gjatë që organizon protesta edhe kundër tij, pse të mos kemi guxim të mëndojmë se Taçi është një lojë e Metës, i kritikuar mjaftueshem si hajdut e provokuar mjaftueshëm si egërsirë që i beson shtetit se do e mbrojë, si ministrat Mediu e Basha, pse të mos kemi guxim të mëndojmë se Meta po bashkëpunon edhe me Topin, zonjën Rama, Biberajn etj., ca nga personazhet që mund të kenë ndikim në lojë. Ca gomerë të tjerë nuk kanë hyrë fare në parlament, por pas humbjes së betejës kishin idenë për “dhuratrën” e madhe, Kalin, që barku i tij nuk i zuri të tërë për ti marrë mbretërinë një “Tribuni” që shumëkush i ka vënë nofkën se hyn në lojë me trimeri e fiton me dredhi, madje nuk zbret nga “kali” kurrsesi. Edhe në Bruksel, atje ku rrinë të urtët e Europës, duket se tirren ca hilera për Ballkanin. Me kartën e të fortit në dorë, deklaroet se votimet janë të mira, veçse në fiks një të tretën e numërimit të këqia e shumë të këqia. Me kartën italiane Fratini ngul këmbë para ministrave të jashtëm të BE-së për të diskutuar rreth aplikimit tonë për liberalizim vizash dhe, me kartën gjermane shuhet si flakë kashte euforia politike.
Si nisje kërdie mund të deshifrohet edhe dhunimi i kolegut tonë, njërit ndër gazetarët më aktivë, Mero Baze, nga një rrugaç që i vjen era naftë dhe është bërë ndër të pasurit e Europës duke nisur nga hiçi, veç me një tuf letra, si Fazlliçi, para një viti. Çdo nisje, çdo zhvillim, çdo bitisje, i ka rrënjët veç në para, në përfitime. Ministri i ekonomisë Dritan Prifti nisi presion mbi kompaninë “Taçi Oil” dhe mbi bosin e naftës Taç, duke e akuzuar për disa dhjetëra e një ditë më vonë për disa qindra milion euro që i paska borxhe tek shteti, veçmas nga spekullimi me akcizat e doganat. Këtu u zëmëruan dy policitë, ajo e ministrit të LSI-së që i takoi të jetë policia tatimore me atë të shtetit që i takon ta drejtojë një minister Taçist, i PD-së, edhe ky i akuzuar si Taçi, për korrupsion rreth 300 milion eurosh. Taçi, tashmë i trimëruar për mbështetje, por edhe i zëmëruar se po i kërkojnë shumë para, sidomos pasi mediat italiane megjithëse ofroi mbi 800 milion euro për blerjen e ca aksioneve tek ekipi i futbollit të Bolonjës, apo pasi pagoi katër milion euro për të sjell dy herë ekipin e Milanit, e etiketuan një emigrant leckaman që ka punuar kamarier me 1100 euro në muaj, merr përsipër të qëlloi me grushte kolegun Baze që vetëm publikoi të vërtetën.
Këtë Taç nuk arriti ta kapë policia deri sa u vetëdorëzua, pas presionit medietik e faktorit ndërkombëtar.
Parë në një kënd krejt ndryshe, por pse jo të mundshëm, mund të thuash se LSI, ose e thënë ndryshe partia e Metës, mund të jetë e infiltruar për të shëmbur murin e korrupsionit, pse jo edhe për ti çelur udhën demokracisë që tash 19 vjet ecën një hap para e një hap mbrapa…
Në këtë Shqipëri Trojë, (Trojë= Troje, Tokë), duket se është formësuar e materializuar djallëzia e drejtuesve të këtij vëndi, paçka se votuesit janë mërzitur edhe me fytyrat e tyre që ua shpifin edhe kur i shohin në ekrane.
Pra, nuk janë hiletë që i bëjnë gomerët të rëndësishëm, por janë paratë dhe ndarja e dhuratave që promovojnë sjellje prej bosësh e shpirt prej bamirësi në kohë fushatash këtij populli që është mësuar tu besojë gënjeshtrave disa herë rresht.
Etja për para në këto kohë moderne, këtu është grykësi që ka rënë në sy të gjithë perëndimorëve, ku pushtetarët kanë pushtuar gjithë strategjinë e biznesit e kontrabandës, pabesisë e veseve, ku Taçët vjedhin e rrahin, ku këta Gomerë Troje edhe pse krejt të dukshëm, po funksionojnë efikasivisht, pa e çarë kokën as për kritikat e drejtpërdrejta të perëndimorëve, ndonjë prej të cilëve mbase edhe ka interes të rrijë në bark të “Kalit” sa më gjat;, derisa Shqipëria të mos ketë Gomerë Troje.
Ngjashmëria mes Kalit të Trojës dhe Gomerëve të Shqipërisë, nuk është pra, thjeshtë hipotezë…
Sokol Pepushaj
Bashkimi Evropian “le pas dere” muslimanet e Ballkanit
“Aplikimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat per Bashkimin Evropian nuk eshte marre ne shqyrtim nga Keshilli i Ministrave te Jashtem per arsye teknike dhe jo politike”. Ka qene kjo fraza zyrtare artikuluar nga zyrtare te BE-se pas takimit te organizuar ne Luksemburg.
Qe ne krye te heres, arsyet e thena publikisht per mosafrimin e disa shteteve te fundit te Ballkanit ne gjirin e BE-se, kane qene nga me te ndryshmet. Pergjithesisht, per ta thjeshtuar per te gjithe shkaku kryesor ka qene se “qeverite respektive nuk kane bere detyrat e shtepise se ngarkuara nga BE”. Megjithate, te pakten mua por edhe shume te tjereve, u ka mbetur ne mendje pohimi i ambasadores se Suedise ne Tirane, Elisabeth Stam, u kujdes te pergenjeshtroje zerat se “Shqiperia dhe Bosnje- Hercegovina kane mbetur pas ne procesin e perafrimit me BE-ne nga mazhoranca e madhe muslimane e popullsise ne keto vende”. Nuk duhen shume mend per te kuptuar apo te pakten per te aluduar te kunderten e asaj cfare artikulon normalisht nje ambasadore, shteti i te ciles ka presidencen e rradhes se Bashkimit Evropian. Faktikisht, me kete binom te fundit te trenit qe eshte nisur prej Evropes, duhet perfshire edhe Turqia, vend qe prej rreth 4 dekadash ka aplikuar per statusin e vendit kandidat dhe akoma nuk eshte perfshire pasi “nuk respekton te drejtat e pakices kurde” etj., etj.
Nuk po ndalemi fillimisht dhe hollesisht tek Shqiperia, por po flasim permes gjuhes se shifrave, te cilat deri diku “vertetojne” friken e BE-se nga muslimanet ne mazhorance ne Bosnje dhe Turqi.
Shteti i vogel i martirizuar i Ballkanit, i njohur tragjikisht permes luftrave ne Ballkan e vacanarisht permes Srebrenices martire, perllogaritet te kete aktualisht mbi 4.6 milion banore, prej te cileve 45% jane te besimit musliman, 36% ortodokse, 15% katolike dhe 4% hebrenj dhe protestante. Pra, eshte nje vend me mazhorance muslimane dhe i bie qe mbi 2 milion banore te jene pikerisht te ketij besimi. Nderkohe, sipas statistikave zyrtare qe gjenden lehtesisht ne internet, te ardhurat vjetore per fryme te banoreve te Bosnjes (pro capita) jane mbi 17 mije USD (GDP (nominal) mbi 55.4 bilion USD).
Turqia, nje nga vendet me te fuqishme te NATO-s, aleat shume i ngushte i SHBA-se, jane nje shtet laik qe ze fill nga koha e Ataturkut. Megjithate, mazhoranca derrmuese e popullsise eshte serish e besimit musliman. Popullsia muslimane perben 97%, ajo e krishtere vetem 2% ndersa te gjitha besimet e tjera vetem 1%. Historia e Turqise ne raportet me BE-ne eshte mese interesante. Qe ne vitin 1963 Turqia eshte vend i asociuar me Komunitetin Ekonomik Evropian (me pas Bashkimi Evropian), dhe eshte pjese e sistemit doganor me BE-ne e nga viti 1996. Nderkohe, mban statusin e vendit kandidat te BE-se qe nga viti 1999. Ndersa, nga viti 2005 kane nisur zyrtarisht negociatat per antaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian, teksa eshte ne mbyllje edhe viti 2009. Arsyet e zvarritjes lidhen me te ashtequajturin represion te paakices kurde, me faktin se vetem 3% e territorit turk perfshihet ne Evrope dhe natyrisht me ndarjen e Qipros ne dy pjese pas konfliktit te vitit 1974, ku Turqia nderhyri ushtarakisht. Sa i takon te ardhurave vjetore per fryme te popullsise turke, jane rreth 14 mije USD ne vit. Sipas perllogaritjeve, mbi 73 milion turq jane te besimit musliman, te cileve bashke me Bosnje- Hercegovinen, kalojne 75 milion muslimane qe mund ti bashkohen hipotetikisht Bashkimit Evropian.
Te kalojme tashme ne shifrat e flasin per Shqiperine, shifra e sigurisht jane te peraferta dhe mund te sigurohen ne internet. Sipas shifrave zyrtare, tashme popullsia e Shqiperise i afrohet 4,3 milion banoreve. Te ardhurat per fryme kalojne 4 mije dollare ne vit me nje GDP (nominal) mbi 21 bilion USD. Sa i takon perberjes sipas besimit, mazhoranca vazhdon te jete e thelle ne favor te besimit musliman. Faktikisht, studime te ndryshme japin perqindje te ndryshme te popullsise me besim musliman e variojne nga 64% deri ne 79,9 %. Duke bere nje te mesme te perpjesshme, i bie qe popullsia muslimane ne Shqiperi te jete rreth 72%, ose ne shifra mbi 3 milion banore, qe duke iu bashkuar Turqise dhe Bosnje- Hercegovines, arrijne ne mbi 78 milion muslimane ne vetem keto tre shtete. Ketu nuk po perllogarisim edhe popullsine muslimane te Maqedonise dhe te Kosoves, qe se bashku me tre vendet e mesiperme, kalojne shifren e 80 milion muslimaneve, kandidate potenciale per tu bere qytetare te BE-se.
Ne fakt, deri tani kemi dhene thjeshte te dhena te cilat jane kokeforte dhe te verifikueshme. Megjithate, ka edhe nje “frike” tjeter te BE-se ne rast te integrimit te ketyre shteteve ne BE, qe lidhen jo thjeshte me 80 milion muslimane, te cilet “nulifikojne” popullsine e Gjermanise te pakten (lokomotive e BE-se), por edhe nga menyra e funksionimit te te institucioneve komunitare. Si te barabarte ne mes te barabarteve, keto shtete me shumice muslimane, numrin me te madh te eurodeputeteve, do ta kene pikerisht te ketij besimi, sic edhe Komisioneret e mundshem si pjese e ekzekutivit te BE-se. Ne raste te votimeve ne Keshill, ne Komision, por edhe ne Parlament, votat do te kene te njejten peshe ne vendimmarrje. Nga ana tjeter, pervec ketyre shifrave te popullsise muslimane, jane edhe miliona te tjere te cilet fillimisht si emigrante me te drejta te privuara (per te zgjedhur dhe per tu zgjedhe) me pas me te drejta te plota si antare te BE-se, mund te rrisin ndjeshem ndikimin e botes muslimane ne vendimmarrjet e rendesishme te institucioneve komunitare, pse jo pas disa dekadave, edhe te permbysin ekuilibrat aktuale.
Pavaresisht se ka patur perpjekje qe ne nenet e para te Kushtetutes se BE-se, e deshtuar dhe zevendesuar (nese ia arrin te miratohet) nga Traktati i Lisbones, e te vendosen rrenjet kristiane te BE-se, askush deri tani te pakten, nuk ka marre guximin te flase hapur mbi arsyet reale te mosafrimit te disa vendeve qe permenden ne Bashkimin Evropian. Ne keto kushte, gjithcka prej dekadash, vijon te permblidhet ne “detyrat e shtepise” se ketyre vendeve: reformat ne drejtesi, ndarja e pushteteve, sigurimi i kufinjeve, pasaportat biometrike, lufta ndaj korrupsionit, rregjistrimi i popullsise e te tjera perralla si keto. Te gjitha keto bien poshte me nje fakt te thjeshte, sic jane antaresimet e Bullgarise apo Rumanise ne vitin 2007. Niveli i funksionimit te shtetit, korrupsioni, niveli ekonomik, lene shume per te deshiruar ne keto vende, sa ne disa raste BE-ja ka bllokuar edhe fondet. Atehere ose BE-ja eshte nxituar per hir te besimit te njejte (te pakten kristian!) ose duhet ta pranoje qe ka gabuar, me keq ka favorizuar keto shtete, qe jo vetem jane deshtim i pranuar thuajse publikisht, por kane frenuar edhe deshiren per zgjerim te vete Bashkimit Evropian. Per t’iu kthyer telegrafikisht ceshtjes shqiptare te zgjedhjeve, ne Bullgari publikisht nje vote u ble me 50 Euro, ndersa ne krye te qeverise erdhi nje individ me nje te kaluar aspak te panjollosur, me karriere badigardi.
Nisur si nje “kopjim” i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian tentoi te hape dyert per popuj dhe kultura, e ne fakt e ka realizuar deri ne zgjerimin e fundit te para 2-3 viteve. Megjithate, BE nuk mund te jete kurre SHBA, qe “marrin” nje kenian me baba te besimit musliman, me ngjyre dhe e ngrejne ne krye te kombit si president i vendit. Tashme BE-ja po kalon nje dileme te mirefillte, qe lidhet sipas gjasave edhe me zhvillimet e reja ne bote te pas 11 shtatorit, por edhe me friken e implementimit te nje mentaliteti e mund te importohet bashke me antaresimet e reja te mundshme te disa shteteve me mazhorance muslimane. Ne fakt, ky nuk eshte nje problem i shteteve e kerkojne te futen ne BE, por i vete ketij organizmi, i menyres se ndertimit dhe funksionimit, qe sipas gjasave ka vertete nevoje per reformim te thelle, te shpejte dhe te qenesishem. Dilema me e madhe e BE-se sipas gjasave, lidhet me ate te bashkeekzistences apo jo te dy kulturave, te dy mentaliteteve te ndryshme, deri diku edhe te asimilimit te mundshem apo te kalimit ne minorance fare pa pritur. Te gjitha keto llogaritje behen ne disa zyra te vecanta te Bashkimit Evropian, por normalisht nuk behen asnjehere publike. Ndersa, pas dyerve te kesaj shtepie presin ne rradhe shume shtete, mes te cileve miliona evropiane, ne gjirin e te cileve jo me pak se 80 milion muslimane, qe ka shume mundesi te konssiderohen si rrezik per Bashkimin Evropian.
Blerti Delija
Nga dëmshpërblimi si të persekutuar politikë përfitojnë Mehmet Shehu, Petrit Dume Beqir Balluku, Kadri Hazbiu e shumë ish pashallarë të kuq
Së bashku me kategorinë e disidentëve të vërtetë, të ndëshkuar prej organeve të diktaturës komuniste të proletariatit, do të marrin dëmshpërblim edhe segmente që kanë qenë, njëherazi, pjesë dhe viktimë e kësaj diktatuare.
Çfarë thotë konkretisht ky nen? Në ide të përgjithshme, ai përjashton nga përfitimi i dëmshpërblimit një sërë personash, të cilët, para se të ndëshkoheshin prej regjimit diktatorial të Enver Hoxhës & Co kanë patur të tilla poste që ndikonin drejtpërdrejt në zgjatjen e tij. Në projektligjin e ri. këta individë përjashtohen nga përfitimi i dëmshpërblimit. Janë shtatë kategori profesionale, të cilët janë ndëshkuar si pasojë e luftës për pushtet brenda llojit dhe jo sepse kanë qenë disidentë, kontribues aktivë apo pasive kundër tij. Konkretisht, neni gjashtë i projektligjit të ri përcakton si jopërfitues: ish-punonjësin e sektorit për Sigurimin e Shtetit (shërbimi i fshehtë komunist), të Komitetit Qendror të PPSH-së, oficerin e Sigurimit të Shtetit (legal a ilegal), të reparteve të ndjekjes dhe ato të ruajtjes së personaliteteve, hetuesit, prokurorët, gjyqtarët a ndihmësgjyqtarët në procese politike speciale. Po ashtu, përjashtohen nga e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit denoncuesi, dëshmitari i rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve, personi i regjistruar në materialet e Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor me cilësinë informator, agjent rezident, strehues ose zotërues i një apartamenti të vënë në dispozicion nga Sigurimi i Shtetit gjatë periudhës 30.11.1944 deri më 01.10.1991. Së bashku me kategoritë e mësipërme, të përjashtuar nga marrja e dëmshpërblimit janë edhe: ish-anëtari i qeverisë komuniste, anëtari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, anëtari i Këshillit Presidencial komunist, së bashku me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetë komunistë, përpara zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Në dukje, vendimi i parlamentarëve demokratë motivohet si një gjest humanizmi, kurse në të vërtetë nuk është tjetër, veçse një përdhosje e vlerave të vërteta antikomuniste. Jo vetëm, sepse vendosja e shenjës së barazisë midis xhelatit dhe viktimës bën pjesë në kategorinë dialektike të të kundërtave të papajtueshme, por sepse ajo pjesë e ish-nomenklaturës komuniste, e cila më vonë u bë viktimë e saj, nuk ka asgjë të përbashkët me të kundërtën e saj: disidencën dhe viktimat e kësaj të fundit. Sepse, Mehmet Shehu dhe pinjollët e tij, vërtet e pësuan pas daljes në konkluzion të Enver Hoxhës se ishin “çerdhe poliagjentësh”, por kjo ndodhi pas rreth 40 vjetëve kontribut të rëndësishëm në favor të zgjatjes, forcimit dhe konsolidimit të diktaturës komuniste dhe një jete prej “pashallarësh të kuq” që këta bënë. I njëjti vlerësim mund të qëndrojë edhe për Kadri Hazbiun, Beqir Ballukun, Feçor Shehun, Petrit Dumen, Sejfulla Malëshovën, Liri Belishovën, etj., të cilët, me amendimin e nenit gjashtë të ligjit dalin të barabartë me Musine Kokalarin, Lef Nosin, Nebil Çukën, Pjetër Arbnorin, Abdi Sharrën, Osman Kazazin, me grupin e deputetëve të pushkatuar barbarisht gjatë viteve të tetorit të kuq ’45-’48, me dy poetët, Vilson Bloshmi e Genc Leka dhe shumë figura të tjera që nuk ua përmend emrat për arsye vendi. Përkundër kësaj nomenklature të ndëshkuar, nga lufta brenda llojit, deputetë dhe pinjollë pasues të idealeve dhe kauzave të kundërta me komunizmin përfunduan tragjikisht, jo si rezultat i kësaj lufte, por nga qenia kundërshtarë të bindur ideologjikë dhe politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës & Co. E përcaktojmë kështu, pasi njeriu që e drejtoi anijen e komunizmit shqiptar për më shumë se 40 vjet në këtë sipërmarrje nuk ishte i vetëm. Ai kishte nga pas edhe shpurën, ku bënin pjesë të sipërpërmendurit, së bashku me armatën e hetuesve, gjyqtarëve, spiunëve, denoncuesve etj., kategorive të ndëshkuara nga organet e drejtësisë së llojit të vet e që sot protestojnë për të përfituar dëmshpërblim. Nisur nga këndvështrimi i periudhës postkomuniste shqiptare sipas optikës së Nurembergut antinazist, nuk është e tepërt të thuhet se amendimi i Nenit 6 të projektligjit “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, nuk është gjë tjetër, veçse stimulim i atavizmit komunist, që vazhdon të frymërojë në politikën shqiptare. Përkundrazi, lënia e tij në trajtë të pakorrigjuar le të shërbejë si hapi i parë i futjes së shoqërisë shqiptare në rrugën e dekomunistizimit real.
Nga: Xhovani SHYTI
Interviste ekskluzive e kryediplomatit italian ne Shiperine e Veriut, z. Stefano MARGUCCIO per gazeten “Shqiperia Etnike” dhene gazetarit Blerti Delija. Konsulli Marguccio: Rruga e Shqiperise drejt Brukselit, kalon neper Rome
Liberalizimi i vizave per shqiptaret, eshte ne doren e Qeverise Shqiptare, pohon per “SHE” diplomati italian. Ne perfundim te tre viteve te qendrimit ne krye te Konsullates se Italise ne Shkoder konsulli Marguccio kujton se tashme leshohen 13 mije viza ne vit per banoret e Qarqeve te Veriut te Shqiperise. Sipas tij, viti 2010 do te jete vit i pranise se fuqishme te Italise ne “vendin e Shqiponjave”
Z. Marguccio, tashme mbushen 3 vite nga marrja e detyres se Konsullit te Italise ne Shkoder. Cfare ka shenuar kjo periudhe ne jeten tuaj dhe ne karrieren diplomatike?
Ekperienca ne Shkoder profesionalisht ka qene shume stimuluese dhe e pasur. Shqiperia ofron sfida interessante per nje diplomat. Historia e saj eshte antike dhe magjepese, dinamikat e saj sociale jane shume komplekse. Pra nje rebus i vertete per tu zgjidhur per ke deshiron te jetoje aktivietetin e tij diplomatike si ndermjetes kulturor dhe deshiron te jete nje interpretues i realitetit lokal.
Cilat kane qene prioritetet e punes suaj ne ardhje dhe sa keni mundur ti realizoni ato gjate ketyre viteve?
Kam mberritur ne Shkoder ne nje moment te veçante, atij te hapjes se Qeverise Italiane ndaj Shqiperise. Kjo hapje solli si rrjedhoje nje dyfishim te punes ne Konsullate e keshtu qe nje nga prioritetet e para ka qene ajo e organizimit te kesaj rritje pune dhe sigurimit qe kjo te behej ne menyre trasparente dhe sa me mire. Ne te njejten menyre nga 2007 dhe Kooperacioni Italian vendosi te inicioje pranine e tij ne Veri te Shqiperise, e keshtu qe kam mundur te ndjek personalisht redaktimin e nje strategie nderhyrjesh qe po jep, pikerisht muajt e fundit, frytet e veta: me shume se dhjete milion euro te destinuar ne projekte te ndryshme ne fushen sociale, mjekesise dhe formimit.
Cfare lidhjesh keni instaluar me Shkodren dhe shkodranet ne pergjithesi, por edhe me institucione te vecanta, njekohesisht edhe me mediat dhe gazetaret?
Shkodra eshte nderi i tradites se mikpritjes ne Shqiperi dhe kam pranuar me kenaqesi titullin e “Qytetarit te Nderit” qe Keshilli Bashkiak me ka dhene. Çdo here qe kam rast te takoj qyetetaret e ketij qyteti, institucionet e tij dhe perfaqesuesit e medias ndjej simpati dhe afersi. Nga njera ane sigurisht roli im me lejon te gezoj ndjenjat me te mira qe shqiptaret ushqejne ndaj Italise, te cilen une perfaqesoj, e nga ana tjeter besoj qe eshte diçka edhe me personale qe natyrisht me jep kenaqesi.
Cilat jane shifrat konkrete qe tregojne ne nje fare shkalle realizimin e objektivave qe i kishit veten vetes por edhe qe mund te konsiderohen si kontribut i Konsullates per zonen e juridiksionit te saj?
Kam trasheguar nje institucion qe leshonte rreth 5000 apo 6000 viza ne vit dhe tani jemi ne shifrat vjetore te 11.000 e 13.000. “Kooperacioni Italian” ka financuar rreth 13 milion euro per projekte qe do ti sherbejne se pari banoreve te zones qe mbulon kjo konsullate ne sektoret me te ndjeshem si ai i mjeksise, lufta kunder varesise ndaj alkoolit dhe droges, formimit, sherbimeve sociale per shtresat me te pambeshtetura te popullsise dhe zhvillimit te zonave malore si ajo e Kelmendit dhe Shkrelit. Tashme dhe rruga e famshme Shkoder-Hani i Hotit eshte financuar dhe shume shpejt do te fillojne punimet. Ne zonen e Lezhes kane mberritur investime me shifra me te medha se nje miliard euro, qe pa dyshim do te sjelle ne pese vitet e ardhshme nje zhvillim te madh ekonomik dhe vende te reja pune. Ne fund kemi realizuar dhjetera aktivitete kulturore, koncerte, bashkepunime ne nivel universitar, konferenca me tema te ndryshme. Me duken shifra te rendesishme qe perfaqesojne nje afrim gjithnje e me te madh te dy vendeve tona.
Liberalizimi i vizave per shqiptaret, duket se eshte ne “metrat e fundit”. Sipas jush, per te finalizuar procesin ka me shume ne dore Qeveria Shqiptare apo vete Bashkimi Evropian?
Pa dyshim vullneti politik i Bashkimit Evropian per te çuar Shqiperine drejt liberalizimit te vizave Schengen eshte shume i forte. Topi ne kete moment me duket eshte ne fushen e qeverise shqiptare e cila duhet te demostroje te kete arritur standartet e Bashkimit Evropian te nevojshme derisa ky liberalizim te behet realitet.
Tashme haptas Italia ka dale si “avokate” e Shqiperise jo vetem per liberalizimin e vizave, por edhe marrjen e statusit te vendit kandidat per Shqiperine. Pse mendoni se Italia, ndryshe nga shume shtete te BE-se, eshte e interesuar ne kete drejtim?
Italia ka qene i pari partner i privilegjuar i Shqiperise menjehere pas renies se regjimit diktatorial per volumin e ndihmave, bashkepunimit institucional ne te gjitha nivelet, investimet dhe fluksin tregtar. Mendoj se eshte normale qe sot, mes gjithe shteteve te Bashkimit Evropian, te jete ai qe me shume ben per nje hyrje sa me te shpejte te “vendit te shqiponjave” ne Evrope. Rruga e Shqiperise drejt Brukselit kalon neper Rome.
Sigurisht, nuk eshte objektivi kryesor i konsullateve leshimi i vizave per qytetaret shqiptare. Megjithate, a mendoni se do te zbehet pozicioni i ketyre perfaqesive diplomatike ne Shqiperi pas liberalizimit te mundshem te vizave per shqiptaret?
Roli i nje Konsulli eshte ai i te berit te ures lidhese mes dy vendeve, stimulimit te shkembimeve ekonomike dhe tregtare dhe atyre kulturore. Hapesirat ne kete kuader jane gjithnje e me te medha. Liberalizimi i vizave Schengen nuk do te jete fundi i leshimit te vizave ne pergjithesi. Kush do te levize ne Itali per te punuar ose per tu bashkuar me familjaret do te kerkoje gjithsesi leshimin e vizes.
Z. Marguccio, jo te gjithe koleget tuaj do te kishin zgjedhur me deshire pozicionin qe keni ju, per shume arsye. Nderkohe, ju keni mbushur 3 vite ne kete detyre. A do te deshironit te qendronit me gjate apo do te preferonit nje Ambasade te rendesishme ne nje vend tjeter?
Siç e dini kam ardhur ketu vullnetarisht dhe nuk jam penduar per kete zgjedhje. Mandati im “shkodran” eshte akoma dhe sot nje eksperience profesionalisht shume e pasur dhe shume terheqse. Ai i diplomatit eshte nje profesion ku komponenti relacional eshte baze dhe ne fillim mbillet. Nje mandat katervjeçar te lejon te mbledhesh frytet e punes tende dhe une nga 6 nentori hy ne vitin tim te katert. 2010-ta sigurisht do te me gjeje ketu per disa muaj e pastaj do te shohim…
Dy paraardhesit tuaj dhe ju, jeni tashme “Qytetare Nderi” te Shkodres. A perben kjo nje obligim me te madh per ju, edhe nese largoheni nga Shkodra? Ne kete linje, ne raportet qe keni me parardhesit tuaj (nese keni) sa vazhdojne te jene te interesuar per Shkodren e Shqiperine ne pergjithesi?
Me duket se Shkodra ka mbetur ne zemer te dy paraardhesve te mije me te cilet komunikoj shpesh. Persa me perket mua, thuhet se emerimi i pare per nje diplomat eshte si “dashuria e pare”, pra nuk mund te harrohet kurre.
Ju jepet mundesia te komunikoni me mijera qytetare ne rajonin ku Konsullata ka juridiksion. Cfare do te deshironit ti thoni, ndonje sugjerim, keshille, “lajm te mire” apo cfare te deshironi ju?
Mund te ju them se 2010-a do te jete nje vit ku Italia do te jete shume e pranishme ne Shqiperi. Ambasada e Italise ne Tirane eshte duke organizuar ne bashkepunim me Konsullaten e Shkodres dhe Vlores nje sezon me aktivitete e pagezuar “Dy popuj, nje det, nje miqesi” qe do te zhvillohet ne te gjithe vendin nga 14 marsi ne 2 qershor te vitit te ardhshem. Me bashkepunimin e te gjithe eksponenteve te “Sistemit Itali” ne Shqiperi (sipermarrje, institucione, shoqata dhe ente te tjera) jemi duke pergatitur aktivitete kulturore, por jo vetem, per te ndjere sa me afer dy anet e Adriatikut. Pregatituni te merrni pjese sa me shume ne numer! Sidomos te rinjte qe shpresoj do te kene keshtu mundesi per tu argetuar dhe per te ndenjur bashke.
Incidentd diplomatik apo lajthitje…?!
Në kapitullin e dytë, “Ceremoniali diplomatik”, të vëndimit të Këshillit të Ministrave Nr.229, datë 23.4.2004, në pikën 10 “Imuniteti diplomatik”, përcaktohen qartë mjaft gjëra që mund të shmangnin një incident të panevojshëm diplomatik, i cili në dukje është i parëndësishëm, por që, sipas gjasave, nuk do të kalojë pa pasoja, të paktën për Shkodrën si qytet, e mbase edhe më gjërë.
Jo vetëm përmes mediave, opinioni publik i qytetit dhe rajonit të Shkodrës, mbase edhe më përtej, është njohur me rastin e bllokimit të një mjeti me targa diplomatike, i rregjistruar zyrtarisht si pronë e Misionit diplomatik të Austrise në Shqipëri, e më specifikisht në Konsullatën e Nderit Austriake në qytetin më të madh verior. Në fakt për qytetarët e Shkodrës, ka mjaftuar që të kalojnë një herë para Bashkisë së tyre, për të mësuar këtë lajm të pazakontë, unikal ne llojin e tij, madje edhe në vënde që akoma janë në luftë, si Afganistani apo Iraku.
Targa CD 01-99 prej shumë vitesh është e njohur në Veriun e Shqipërisë, duke përfaqësuar edhe vëndin mik, Austrinë, e cila prej mëse një dekade, është një investitor mjaft energjik e bujar në Shkodër, ku vlen të përmëndet Ndermarrja Ujësjells- Kanalizime Qytet, por edhe një sërë investimesh të tjera në formën e donacioneve kryesisht, të cilat kalojnë vlerën e dhjetëra milion eurove. Në këtë linjë të miqësisë tradicionale, shteti austriak çeli në Shkoder Konsullaten e Nderit, e perfaqesuar nga konsulli i Nderit Gjergj Leqejza, diplomat me të gjitha efektet dhe mbajtes i “kartes blu” diplomatike, e njëjtë edhe me atë që mban çdo ambasador i akredituar në Shqipëri, si amerikani John Withers, italiani Saba D’Elia, britanikja Fiona Mcllwham, etj.
Skandali i verifikuar vetëm disa ditë më parë para Bashkisë Shkodër, me bllokimin e paprecedent të një makine me targa diplomatike si dhe qëndrimi i saj demonstrativ per 4 ditë pa u zhvëndosur sipas rregullave në fuqi, tashmë është zbardhur totalisht nga gazeta “Shqiperia Etnike”.
Në kuadër të 19 tetorit, 6- vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës (feste zyrtare në Shqipëri), shtepia në lagjen “Badraj” të Shkodrës, ku mëndohet se ka jetuar për disa kohë familja e Shenjtores, u kthye në shtepi- muze, pikërisht nën kujdesin e Konsullit të Nderit të Austrisë Gjergj Leqejza. Në ceremoninë e organizuar me ketë rast, merrnin pjesë Zonja e Parë dhe bashkëshortja e kryeministrit, teksa ra në sy mungesa e “pajustifikueshme” e autoriteteve vëndore, duke nisur nga Qytetari i Parë i Shkodrës Luka, prefekti Cungu, kryetari i Qarkut Kolombi, deputetët.
Zonjat Topi dhe Berisha, të cilat preferuan të vijnë në këtë ceremoni të thjeshtë thuajse “incognito”, (si emer, i panjohur, si mbiemer, i pacaktuar), janë ftuar në një koktej të organizuar me këtë rast nga konsulli Leqejza, në mjediset e bar- restorant “Idromeno”. Duke qënë me mision dhe në kushtet e mungesës së një vendparkimi pranë lokalit, konsulli Leqejza parkoi makinën në vëndin e caktuar për makinat e Bashkisë Shkodër. Kjo edhe për arsye se zonjat Topi dhe Berisha kishin vetëm 45 minuta kohë në dispozicion për të qëndruar në qytetin e Shkodrës. Në parantezë mund të thuhet se në të njejtin vend jane parkuar, parkohen dhe do te parkohen edhe me tej mjete te keshilltareve bashkiakë të zgjedhur edhe me 300 e pak vota që shërbejnë më shumë si melhem për plagë të hershme e të reja se sa për përgjegjësi qytetare me një mbledhje në muaj, të deputetëve, të zyrtarëve vendas dhe të huaj, pa u shqetesuar shumë nga policia rrugore, aq më pak nga ajo bashkiake.
Deshmitarë okularë në ngjarje, deklarojnë për gazetën “Shqiperia Etnike” se konsulli Leqejza ka dalë nga lokali “Idromeno” në momentin që ka mësuar se makina e tij me targa diplomatike, po bllokohej me ganxhat e Policise Bashkiake. Tre policë bashkiakë, kishin filluar punën e vendosjes së ganxhes bllokuese, kanë prerë fletë- gjobën dhe nuk janë shqetësuar aspak nga prania e konsullit Leqejza, i cili ka kërkuar ti bindë se bllokimi i mjetit me ganxhe, në prani të drejtuesit të mjetit dhe aq me shumë të një mjeti me targa CD, është jo vetem një gabim, por madje edhe marrëzi. Leqejza ka komunikuar edhe me drejtorin e Policisë Bashkiake, i cili disa metra më larg, ndiqte punën e vartësve të tij. Pasi ka ndeshur në kokefortesinë e policëve bashkiakë të cilët emrin marrëzi (pazzia) e kanë vlersuar si offendere (ofendim), apo, sipas gjasave thjeshtë po zbatonin një urdhër të eprorëve, Leqejza ka provuar të komunikojë me drejtues të Bashkisë Shkodër, të cilët nuk kanë marrë përsiper riparimin e një gabimi që i ngjan më shumë fajit dhe madje me paramendim. Konsulli Leqejza, është rikthyer në mjediset e “Idromeno” për të respektuar deri në fund zonjat Topi e Berisha, per te vijuar me pas zgjidhjen e këtij incidenti përmes rrugëve e kanaleve diplomatike ndërshtetërore. Janë deshmitare zonjat Topi dhe Berisha për kohën kur është “gozhduar” trupi diolomatik dhe konsulli ka qënë në ushtrim të detyrës specifike, pasi ka vazhduar ende kokteji, ose thjesht e shqip, zonjat i ka lënë në tavolinë, i ka gjetur po në tavolinë, ka vazhduar aktivitetin e më pas i ka përcjellë. Madje konsulli nuk u ka lënë të kuptojnë asgjë dy zonjave, Topit e Berishës, duke reflektuar pranueshmëri kontribuese diplomatike edhe përballë lajthitjes që s’ din me ç’ emër tjetër ta pagëzosh.
Ku është gabimi i palës shqiptare?
”Imuniteti diplomatik përfaqëson një tërësi të drejtash që gëzohen nga misionet diplomatike dhe anëtarët e tyre për kryerjen e detyrës zyrtare të mbrojtur nga çdo ndërhyrje, presion dhe që krijon një klimë marrëdhëniesh të lira dhe respekti midis shteteve.I.
Eshte ky përcaktimi zyrtar i shtetit shqiptar në lidhje me imunitetin, të cilin si mbajtës i “kartës blu” diplomatike, gëzon edhe konsulli Gjergj. Sigurisht, është një përshtatje e Protokollit të Shtetit të Republikës së Shiperisë me Konventen e Vjenës për marëdhëniet diplomatike në mes shteteve dhe organizmave. Ne një pikë tjeter të VKM Nr. 229 e cituam në hapje të këtij shkrimi, pikërisht pika 10.3 percakton qartë se deri ku shtrihet imuniteti dhe paprekshmëria diplomatike dhe konkretisht : “Imuniteti dhe paprekshmëria diplomatike shtrihet mbi përfaqësitë e huaja, rezidencat private, diplomatët, aktivitetin e plotë të tyre, korrespondencën, arkivat dokumentore dhe çdo lloj pronësie tjetër që gëzojnë për shkak të detyrës dhe në emër të shtetit dërgues.I. Ndersa ne piken 10.4 percaktohet edhe më specifikisht pozicioni i konsullit Leqejza: “Për ata që janë shtetas shqiptarë ose kanë dyshtetësi, të huaj dhe shqiptare, apo që kanë leje qëndrimi të përhershme, imuniteti shtrihet vetëm në fushën e ushtrimit të detyrës specifike që iu është ngarkuar, por jo në të gjithë aktivitetin dhe aspektet e tjera të punës dhe jetës së tyre.”.
Pa dashur të ndalemi në interpretime të hollësishme, përmes paragrafeve të mësipërm përcaktohet qartë se edhe makina me targa zyrtare CD 01-99, përfshihet në “imunitetin dhe paprekshmerine diplomatike” siç thuhet në pikën 10.3, pasi natyrshëm mjeti lëvizes shërben për realizimin me sukses të misionit diplomacik të konsullit Leqejza. Arsyetimi që jep Bashkia përmes deklaratës per shtyp, por edhe në një takim që pata specifikisht për këtë çështje, pavarësisht argumenteve, na duket jo bindës, derisa për çështje që kanë të bëjnë me marëdhëniet mes dy shteteve, Austrisë dhe Shqipërise, i referohen thjeshtë Kodit Rrugor: “Automjeti me targë CD 01-99 në bazë të kodit rrugor, e pikërisht nenit 129 të tij, në kapitullin për automjetet e trupit diplomatik , në faqen 159 , në pikat 1 dhe 3 të këtij neni e ka të përcaktuar qartë se askush edhe pse ka imunitet nuk ka të drejtë të shkellë rregullat e qarkullimit rrugor. Për shkeljet e kryera ndiqen procedurat e zakonshme ligjore, (Gjobitja e mjetit) si dhe bëhen njoftimet përkatëse Ministrisë së Punëve të Jashtme e cila bën njoftimet e nevojshme në rrugë diplomatike.
Në rastin konkret makina e konsullit të nderit të Austrisë e parkuar përpara godinës së Bashkisë Shkodër: „ është në drejtim të kundërt me kahun e lëvizjes, ka parkuar në një vend ku nuk lejohet parkimi, ka një tabelë e cila sinjalizon ndalimin e parkimit për ditët e shtuna dhe të diela. Për më tepër që ditën e dielë në ambjentet e Bashkisë Shkodër pritej Zv/Kryeministri njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, dhe për efekt sigurie në raste të tilla, është e ndaluar parkimi para institucionit të Bashkisëës.
Nese nuk ka humor, një arsyetim i tillë është mjaft i pa kuptimtë me pozicionin e Konsullit të Nderit të Austrisë. Kur diplomati është me mision, në bazë të Konventes së Vjenës, parkon mjetin sa më pranë të jetë e mundur dhe në vëndin më të afërt. Madje, policia është e detyruar të mbikqyrë deri në fund të misionit diplomatik. Nuk ka asnjë dyshim se Leqejza ishte në mision diplomatik me dy personalitete të shtetit, zonjat Topi dhe Berisha. Edhe nëse Policia Bashkiake kerkon të zbatojë ligjin deri në këtë pikë, pas vendosjes se fletë- gjobës, vëndosja e ganxhës bllokuese, aq më shumë në prani të drejtuesit te mjetit është e pajustifikuar dhe e paligjshme. Nga ana tjeter, ka një limit kohor të caktuar, kur mjeti mbahet i bllokuar me ganxhe dhe nëse pronari nuk paraqitet për të kryer formalitetet e tjera, mjeti dergohet në parking. Ndersa makina CD 01-99 qëndroi si „trofe lufte“ 4 dite para Bashkisë Shkoder. E. së fundi, qënia e mjetit të Konsullatës Austriake në Shkoder si rrezik për sigurinë e ministrave te jashtem shqiptar dhe turk, është një lajthitje që kalon çdo arsyetim sado profan të një injoranti keqdashes dhe nxites konflikti. Kjo pikë, nuk ka nevojë per asnjë koment.
Pse ndodhi incidenti diplomatik dhe pasojat e mundshme
Natyrisht, nuk ka një version zyrtar perveç atij të shpërndarë nga Bashkia dhe atij të publikuar nga konsulli. Megjithatë, kemi disa të dhëna e mund të hedhin indirekt dritë. Deri në minutat e fundit, prania e zonjës së Kryeministrit, Liri Berisha, nuk ka qënë e konfirmuar, ndërsa autoritetet vendore janë njoftuar të gjitha per aktivitetin në nderim të Nënë Terezës me zonjën Topi e konsullin Leqejza. Pra, mëndohej se do te vinte vetëm zonja Topi, bashkëshorte e presidentit te vendit dhe…!
Në keto kushte, mungesa e treshes Luka- Cungu- Kolombi, nuk ka nevojë për shumë komente. Sipas gjasave, ardhja e beftë e zonjes Berisha bashkë me zonjën Topi, i ka zënë të papergatitur autoritetet vëndore, të cilat kishin planifikuar bojkot të pakërkuar nga Par(t)ia e Tiranës Tirana, ndaj bashkeshortes se Presidentit të Republikës.
Në këto kushte, pa patur mundësi riparimi të fajit, dikush ka „shfryrë inatin“ tek makina e personit që kishte organizuar aktivitetin për nder të Nënë Terezes. Nuk besojme se ka nevoje për më shumë komente.
Informacione të besueshme të „SHE“ bëjnë me dije se incidenti nuk është marrë shumë lehtë jo vetëm nga konsulli Leqejza, por as edhe nga Ambasada Austriake në Tiranë, Ministria e Jashtme dhe Protokolli i Shtetit. Nga burime të reyervuara notat Verbale kanë mbërritur në Bashkinë Shkodër, duke shprehur mes te tjerave edhe protesten për incidentin paradoksal, të turpshëm madje. Pavarësisht se makina CD 01-99 është në pronesi të konsullit Leqejza, ajo përfaqeson shtetin austriak, i cili është një nga donatoret më bujarë në Shkodër dhe në Veri të vëndit. Për vetë natyrën e gjërave, tashmë gjithçka është larguar nga pjesa e dukshme, për tu transferuar në analet diplomatike. Mjeti i bllokuar, pasi qëndroi 4 ditë para Bashkisë, është liruar nga bllokuesit të cilët e kanë çuar me duart e tyre dhe e kanë parkuar në oborrin e Prefektures Shkoder, per tu marre më pas nga pronari i ligjshëm.
Ky incident, i pari në historinë e Shkodrës dhe Shqipërise, duhet te shërbejë si mësim për autorët. Interesat e qytetit dhe të komunitetit, duhet të jene mbi mllefet dhe inatet personale, veçanarisht përballë shteteve mike si Austria. Nga ana tjeter, nuk përjshtohet mundësia e një „ftohjeje“ të shtetit austriak perballë një trajtimi të tille nga Policia Bashkiake dhe Bashkia Shkoder e përfaqesuesit të saj ligjor e zyrtar në rajonin e Veriut, konsullit Gjergj Leqejza, i cili më shumë se vetëveten, perfaqeson Austrinë në ushtrim të funksionit dhe misionit të tij.
Ndërkohë që, si për ironi te fatit, thuajse në të njejtin vend, parkohet një makinë serish me targa diplomatike CD e një personi që njihet si Konsull Nderi i një shteti tjeter, por që në fakt nuk rezulton në listën e përfaqesive diplomatike te rregjistruara në Ministrine e Jashtme të Shiperisë.
Në kërkoftë ndokush fakte, ne kemi edhe foto, hazer xhevap bile…
Sokol Pepushaj
EDI RAMA “KATOLIKU”, QE I “LUTET” SHENJETORES MARIE, POR BESON TEK DJALLI NEXHMIJE …
Mbas zgjedhjes ne krye te Partise Socialiste te Edi K. Rames ,filloi propogandimi gjoja e nje politike te re ne kete parti . Filozofia e trashigimtares te se majtes ekstreme shqiptare (PS) si me “magji” u mbeshtet ne dy “Kollona” , se pari ne ate te “filozofise” pertej te majtes e pertej te djathtes ,dhe se dyti ne “shenderrimin” alkimist te Edi Rames nga ortodoks fondamentalist ne “Katolik” te kulluar. Ky shenderrim u be sa hap e mbyll syte ,taman sikur thone “Geget”, si me pas kaluar Ylberin…”Ylberi” ne kete rast thone te majtet paska qene pagezimi ne nje kishe katolike ,e cila ka “shenjteruar” largimin e Edi Rames nga tufa e “arinjeve “ ortodokse dhe bashkimin e tij me grigjen e “qengjave” katolik…Ne me kete rast nuk po vijojme me sentencen tjeter qe tregon fatin e grigjes se “qengjave” kur ne krye te tyre eshte vendosur nje zog ujku me lekur ogici ,por po i qendrojme besnik titullit te shkrimit …
Retrospektiv
Ne gjysmen e dyte te vitit 1990 ,kur komunizmit po i vinte “fundi” Partia e Punes e Shqiperise me ne krye Ramiz Alin dhe te vejen e diktatorit Nexhmije Hoxha filluan zbatimin e planit per te kontrolluar pluralizmin qe po vinte ne Shqiperi. Te paret aktor qe u muaren ne prova nga regjizorja (e sigurimit te Partise), Nexhmija ,ishin “femijet” e besnikeve te PP-se ,te cilet kishin garanci se nuk i tradhtonin idealet komuniste te Enverit ,pavaresisht nga perdredhjet qe duhej te benin per interesat e Partise… Natyrisht nje nder keta kishte qene edhe Edivin Kristaq Rama , djali i antarit te Komitetit Qendrore te Partise,antarit te Presidiumit te kuvendit popullore, dhe nipi i antarit te byros politike Spiro Kolekes . Ne dosje pervec trashigimise piktori-profesor kishte edhe ca garanci te tija personale ,qe kur ishte basketbollist i Dinamos dhe rezerv i kombetares , si dhe piktor ilustrues i revistes “Ne sherbim te Popullit” ,ku Edi (sic e therrisnin) stigmatizonte armiqt e socializmit e komunizmit… Nexhmija pasi e merre ne provim ,kishte vene re ,se Edi nga emocionet e shkermoqjes se sistemit qe e donte me shpirte ,rrembehej e per inat te atyre qe nuk po e mbronin fliste disi percart ,ndaj Nexhmija i thote se ti Edi momentalisht je i rrembyeshem e nuk bene per nje rol te pare ,por do te jesh ne nje rol te dyte. Edi qe nuk ishte mesuar te jene i dyte ,jo vetem nuk e pranon kete rol ,por kerkon ta sfidoi “Nenen” e komunizmit enverjan ,ndaj vendos te largohet nga politika e majte dhe te ngjitet ne te djathten, natyrisht per te miren e te majtes ,por edhe duke sfiduar mosbesuesit … Ne vitet e para (1991-1993) shkroi disa artikuj “antikomunist” ,ku shau e stigmatizoi komunistet ,veteranet , spiunet e sigurimit shtetit etjer ,e deri luften nacional-clirimtare e lancoi si lufte civile per pushtet te komunisteve.. Keto shkrime e tjera i permblodhi (se bashku me nje shokun e tij nga vatha komuniste) ne nje liber me titullin “Refleksione…” Per fat te keq te Edi Rames as tek Partia Demokratike dhe as Partite e tjera te djathta nuk u be i besueshem ,ndaj vendosi te largohet nga Shqiperia ,nen ritmin e kenges “patriotike “ : ”Ty Shqiperi te kam Dhjere…”. Pas vitit 1997 ,kur bijet e revolucionit arriten te marrin pushtetin , Nexhmija vendosi te rikthej ne skene Edi K.Ramen ,ndaj urdheroje kthimin e tij nga plevicat e Parisit. (Te mos harrojme se me vone ai qe zbatoi urdherin e hengri i pari…) Nexhmija pas kthimit e thirri ‘birin” plengprishes te Partise, i cili me kok ulur ne preher te Nexhmijes filloi te qaj me denese per prapesirat qe kishte thene kunder kominizmit e partise ,por Nexhmija e kishte qetsuar me fjalet “magjike” bire , partia ju kemi thene se per ju (bijet e komunisteve) eshte nena ,ndaj ajo ju fale e njekohesisht do tju besoje ,tashma nje rol te pare…. Edit ju ngrine lotet ne qerpadha ,dhe ne ngasherim e siper klithi me sa fuqi kishte , te rroje partia e nene Nexhmija… Si fillim Edi u be Minister Kulture ,pastaj kryetari i Bashkise Kryeqytetit ,dhe me vone edhe kryetari i Partise Socialiste shqiptare. Tashma Nexhmija e kishte mbjatur fjalen e vet , ndersa Edi duhej tja shperblente partise. Edi Rama per ti bere qjefin “nene” Nexhmijes sic i thote shpesh ne ambiente intime riktheu ne skene fuqishem perkujtimin e konferences se Pezes . Ne cdo 16 shtator ne Peze z. Rama organizon perkujtimin e kesaj ngjarje ,ku veteran truthare , komunist te thekur dhe bije te tyre jargaviten duke lavdruar Enver Hoxhen, dhe bemat e tij. Gjithashtu Edi ka rikonfirmuar 29 nentorin si “festen “ e nates se “bardhe” ,(kur ne fakte eshte e nata zeze e shqiptareve).. Edi Rama ,dashurin e pa kufishme per Partine e Punes e ka konsoliduar duke rikthyer ne skenen politike bijet e Sekretareve e hierarkeve te larte te PP-se. Nexhmija per kete e ka lavdruar Edi Ramen te cilit i ka dhene “bekimin” e saj si i vetmi pasardhes i denje i Enverit ,per te drejtuar partin e tij me emrin e tret te “ri”.
Edi nga komunist – ortodoks – fanati , ne “Euro-katolik”
Ne kushtet e reja partise socialiste i eshte dashur ti “hane” shume fjale qe kishte thene kunder Europes ,Perendimit dhe SHBA-se . Megjithkete kthese (hileqare) ,Edi Rama kishte vene re se ne shumicen e komunitetit katolik ai dhe PS-ja jo vetem nuk besoheshin, por ishin ende te “armiqesuar”,dhe kjo vinte qe nga koha e “baba” Enverit , i cili kishte dekleruar boterisht luften kunder klerit (katolik) ,dhe katolikeve ,ku sic thoshte ai (Enveri) ,ky komunitet (qendrestar autokton shqiptare) mbarte me vehte maksimumin e inteligjences e kultures Europerendimore , te mbeshtetura fuqishem ne binomin FE dhe ATDHE, vlera keto te papajtueshme me ato cfare propogandonte “stuhia” komunisto-sllavo-lindore .. Madje edhe partia socialiste gjate qeverimit saj (1997-2005) ,kishte qene mjafte “armiqsore” me katoliket ,te cileve nuk u kishte dhene asnje rol ne piramiden drejtuese te Shqiperise (qe nga presidenti , kryetari i kuvendit , kryeministri e tjer..). Per kunder kesaj Perendimi gjithnje kishte qene i ndjeshem ndaj komunitetit katolik . Shpesh ne ambiente te mbyllura Europianet u kishin thene perfaqesuesve te shtetit shqiptare se katoliket jane pasaporta Europerendimore e juaja . Ndersa partia Demokratike si rivale per pushtet e PS-se , gjate qeverisjes saje pervec te tjerave u ka dhene ( se e kane merituar) gjithnje nr.2 te shtetit ,kryetarin e Parlamentit shqiptare .. Edi Rama per te rregulluar disi keto raporte ,ndermori nje hap interesant ,duke u dekleruar (e pagzuar) “Katolik” ,dhe lene besimin e te pareve ortodoks .”Katoliku” i ri z.Rama menjeher urdheroj mediat e tija te shkruara e vizive te propogandojne “besimin” e tij te ri ,me te cilin do te afronte komunitetin katolik prane PS. Pas kesaje ne turneun “Dialog me Shqiperine” tentoi te katapultohet (si ne PS ,pernjehere antar e Kryetar), edhe ketu nga katolik “i ri” ne nje hierark te larte te katolicizmit , ndaj per kete oratorin e tij e quante “Enciklika” (ne fakt kete e ka te drejt vetem Papa). Ne keto “Enciklika” u dallua edhe budallalleku i “katolikut” Rama ,pasi “enciklikat” nuk benin fjale per punet e shpirtit ..,por benin fjale per punet e djallit-politik e deri per kunguj , tranguj e tjer.. Ter kete zallamuhi Nexhmija e kishte pare disi me nje mosbesim ,ku nje dite i kishte thene ,more ti Edi a e din se shumica e popullsise eshte muslimane dhe duke ju “perkushtuar” katolikeve kaq shume ,ka rrezik te humbasesh besimin tek ky komunitet shumice ?, por Edi e kishte qetsuar , se mbiemri i tij Rama ishte shume me i vjeter e domethenes , jo vetem se Edi “katolik” sot ,por edhe se ai i Kristaqit ortodoks … Nexhmijes si djall qe nuk i shpeton gje gjate bisedes ju kujtua , se katolicizmi eshte kunder disa “veseve” qe i praktikon zoti Rama , ndaj per kete shprehu nje fare dyshimi per suksesin e ketij konvertimi ,por per fate te Edit kesaj dileme i dha karar nje “demokristian” i atashuar prane PS-se i cili tha se nepermjet rrefimeve e lutjeve ja ka falur Jezu Krishtit mekatet ketij fare burri qe na ka nderua duke u bere katolik . Edi duke dashur te tregohet nje katolik i zellshem perpara mikut te tij ,tha se ai cdo dite i lutet vetem Shenjetores Marie , si nena e Jezusit . Nexhmija me te degjuar keto fjale tregoi shenja pakenaqesie , por Edi duke i shkelur syrin mikut “katolik” e dredhi muhabetin ,duke thene se vertet i lutet shenjetores Marie ,por ama i beson vetem “nenes” Nexhmije ..e cila do ta “shoqeroj” nga njera “fitorje” ne tjetren deri me 28 qershor 2013, se ne ate te 2009 ,shqiptaret nuk e kishin kuptuar..
Nga Ndue Bacaj
UGPV Albania- Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut feston 7 – vjetorin e krijimit MOTOJA E UGPV ALBANIA NGA KRIJIMI EDHE DERI ME SOT: NE KEMI NJE ENDERR: GAZETARIA TE JETE PROFESION! NA NDIHMONI TA REALIZOJME!
Me 5 dhjetor 2002 nje grup shume i vogel i gazetareve ne Veriun e Shqiperise, i dhane jete te pares dhe deri tani te vetmes shoqate profesionale te gazetareve ne Veriun e Shiperise: Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV). Disa kohe me pas, shoqata mori emrin UGPV Albania- Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut, i cili mbush 7 vite jete jo pa arritje te rendesishme.
Ishte 16 shkurti i vitit 2003 kur u prezantua per here te pare nje iniciative e nje grupi te vogel gazetaresh te Shkodres per te krijuar nje shoqate, e cila per shume arsye do te quhej Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV). Ideja sa gjeniale, por edhe e thjeshte e Blertit, Taulantit, Aniles, Sokolit, Erzenit, Rifatit, Aldes dhe Zefit kerkonte te ndikonte sado pak ne krijimin e nje klime me te qete per gazetaret gjate ushtrimit te profesionit te tyre. Duhet kujtuar se ne ato kohe, akoma shteti nuk arrinte te krijonte kushte optimale funksionimi per strukturat e tij, aq me pak per gazetaret dhe mediat. Ne hapat e pare patem shume dashamires, sic edhe mjaft skeptike nese kjo shoqate do te ishte faktor apo jo ne rajonin ku do te vepronte, madje edhe per kohezgjatjen e jetes se saj.
Ne marsin e vitit 2005 shoqata vendosi disa ndryshime te rendesishme mjaft domethenese, duke ndryshuar mes te tjerave edhe emrin nga Unioni i Gazetareve te Veriut ne Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania). Nuk ishte thjeshte nje ndryshim emri, por nje deshire per nje ngritje te vazhdueshme profesionale jo vetem te antareve, por edhe te gazetareve e mediave ne Veriun e Shqiperise. Me kete rast, u organizua edhe nje takim madheshtor, me pranine e autoriteteve me te larta vendore e shteterore te Veriut, por edhe me autoritete te padiskutueshme ne sferen e mediave. Nga 8 vete qe ishin themeluesit ne 5 dhjetor 2002, tashme ne rradhet e shoqates ishin afruar rreth 30 antare efektive. Me kalimin e muajve, shoqata institucionalizoi me shume aktivitetin, duke bere hapa konkrete qofte ne organizmin qofte edhe ne kontribute ne gazetari. Keshtu, u be e mundur e aktiviteti dhe synimet e UGPV Albania te njihen ne mbare boten permes faqes se internetit, e cila u be e mundur nga kontributi i z. Alban KRAJA- antar nderi i UGV-se. Permes faqes se internetit u be e mundur e UGPV Albania te krijonte lidhje te shumta, brenda dhe jashte vendit, duke u bere pse jo shoqata e gazetareve me e njohur dhe me e klikuar, ne nje kohe e homologet tane sot e kesaj dite, nuk kane nje faqe web. Ne vijim, UGPV Albania shenoi emrin e vet ne historine e gazetarise shqiptare, duke qene botues i Fjalorit Enciklopedik “Gazetare dhe Publiciste”, i pari ne historine e Shqiperise dhe shqiptareve. Nje merite te vecante ka Prof. Dr. Hamit BORICI, i cili publikimin e punes se tij dhe stafit, ia besoi pikerisht UGPV Albania, e cila e kishte nderuar me titullin “Antar Nderi”.
Perpjekjet tona kane vijuar edhe me kontributin konkret per median e lire, sic ishte botimi i disa numrave te gazetes se shoqates “Veriu Observer”, e cila per arsye te kuptueshme financiare nuk arriti ti mbijetonte tregut te shkruar. Megjithate, ne ato pak numra treguam se si mund te jete nje gazete vertete e lire, se si profesioniste te vertete mund te japin kontribute konkrete per shoqerine. Sigurisht, eshte ne planet tona rifillimi i botimit te kesaj gazete vertete te pavarur, natyrisht me mbeshtetjen e dashamiresve tane, te fondacione te ndryshme apo homologeve. Paralel me keto, shoqata ka punuar shume per rritjen profesionale te antareve te saj. Antare te UGPV Albania kane qene pjesemarres ne dhjetera takime, seminare dhe simpoziume kualifikuese. Njekohesisht shoqata ne bashkepunim me shume partnere, ka qene edhe bashkeorganizator i mjaft aktiviteteve te rendesishme. Perpjekje te jashtezakonshme kemi bere edhe per sensibilizimin e politikeberjes dhe opinionit te gjere per nevojen e vendosjes se rregullave te lojes ne media dhe nxjerrjen njehere e mire nga informaliteti. Te panumerta ishin edhe apelet e ne i drejtuam shoqatave te tjera homologe, OSBE-se dhe Komisionit te Mediave ne Kuvend per keto ceshtje, por deri tani fatkeqesisht kane rene ne vesh te shurdher. Mjaft aktive kemi qene dhe ne mbrojtjen e antareve por edhe gazetareve ne pergjithesi, sa here ata jane ndjere nen presion. E njejta linje eshte shtrire edhe ne raporte me kolege jashte juridiksionit te UGPV Albania. Nuk duhen lene ne plan te dyte edhe raportet e shkelqyera e kemi ndertuar me mjaft institucione me te cilat na lidh puna, por edhe me te tjera e udhehiqen nga interesat e komuniteteve ku jetojme. Nderkohe, mund te themi me krenari e mbi 90% e antaresise e cila tashme kalon numrin 50, eshte pajisur me karta identifikimi bashkekohore, eshte plotesuar edhe rregjistri elektronik i antaresise, ndersa eshte punuar deri diku me mbledhjen e kuotave, por qe duhet te jete ne nivele me te larta. Ne fakt, eshte thjeshte nje permbledhje e shkurter e nje aktiviteti 7- vjecar te UGPV Albania. Thjeshte jane permendur vetem disa piketa, por ata e na kane ndjekur dhe besojme do te vijojne te na ndjekin edhe ne vitet e ardhshme, e njohin dhe e vleresojne sic duhet kontributin tone gjate ketyre viteve. Akoma nuk eshte mbushur nje dekade jete, kemi bere, ka shume per te bere por disa gjera edhe nuk i kemi bere ndoshta sic duhet. Megjithate, ne kemi nje enderr: Gazetaria te jete Profesion i nderuar, i respektuar e dinjitoz. Te vetem veshtire t’ia arrijme. Na duhet ndihma juaj! Ju mirepresim ne proven e rradhes se UGPV Albania!
Zyra e Shtypit UGPV Albania
Në përvjetorin e shpalljes së Republikës Turke
Gjatë Luftës së Parë Botërore Osmane filloi shpërbërjen e saj, megjithëse që me përfundimin e Luftës Ruso – Turke dhe vendimet e Kongresit të Berlinit, pra që nga viti 1878 ajo humbi mbi ¾ e territoreve të saj.
Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Perandoria Osmane, tashmë e dobësuar, qëndroi neutrale, por me nxitjen e Ministrit të Luftës, Enver Pasha, Turqia në nëntor 1914 hyri në luftë në koalicion me Bllokun Qendror. Nga pesë armatat turke, tri u vunë nën komandën e gjeneralit gjerman Liman Von Sanders. Flota turke sulmoi anijet britanike dhe franceze në Detin e Zi. Pasojat e luftës ishin të rënda dhe fatale për Perandorinë. Arabia, me mbështetjen e Britanisë së Madhe, shpalli veten të çliruar nga Perandoria Osmane; nga Deklarata e Balfurit një pjesë e Palestinës i u premtua hebrenjve si atdhe kombëtar, ndërsa pas thyerjes së Bllokut Qendror forcat e Antantës synuan copëtimin e Turqisë dhe kufizimin e saj në Anadoll, por i mbetej Stambolli. Kështu filloi zbarkimi i trupave të Antantës në disa rajone të vendit. Prandaj filloi rezistenca kundër pushtimit nga trupat e Antantës, si dhe kundër qëndrimit kapitullues të sulltanit. Sidomos gjatë vitit 1919 u krijuan shumë organizata politike që dolën hapur kundër copëtimit të Turqisë dhe kërkonin pavarësinë e vendit.
Lufta për pavarësinë e vendit filloi me thirrjen e Kongresit Kombëtar në Erzurum, me 23 korrik 1919, i organizuar nga Mustafa Qemali dhe oficeri i marinës Rauf Bej, kongres që u quajt i paligjshëm nga Stambolli. Pastaj u pasua nga Kongresi i Sivasit (shtator 1919) ku përfaqësuesit e organizatave nacionaliste përgatitën rregulloren dhe programin e Shoqërisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Anadollit e të Rumelisë, me në krye Mustafa Qemalin. Punimet e Kongresit u mbyllën me 11 shtator 1919 dhe në mëngjezin e 17 shtatorit 1919 u ndërprenë marrëdhëniet me qeverinë e Stambollit, ndërsa komiteti përfaqësues për Mbrojtjen e të Drejtave të Anadollit e të Rumelisë kryente detyrat e një qeverie të përkohshme. Po ashtu me vendim të Komitetit Përfaqësues duke filluar nga 27 dhjetori 1919 Ankaraja u bë qendër e luftës kombëtare. Në janar 1920 u mblodh në Stamboll parlamenti ku përkrahësit e Mustafa Qemalit miratuan Paktin Kombëtar (Betimin Kombëtar) që mbronte pavarësinë e Turqisë dhe tërësinë e saj territoriale (28 janar 1920). Sulltani i fundit i Turqisë, Mehmeti VI, nuk pati asnjë mundësi dhe forcë që t’i kundërvihet lëvizjes reformiste të Mustafa Qemalit, po ashtu edhe problemeve politike ndërkombëtare. Gjatë luftës për pavarësi M. Qemali krijoi një opozitë edhe me gjykatën politike.
Lufta për pavarësi u zhvillua mjaft e ashpër. Kundërmësymja e ushtrisë turke të M. Qemalit e filluar me 26 gusht 1922 u kurorëzua me fitoren e saj. Me 9 shtator u çlirua Izmiri dhe Bursa, më pas Anadolli dhe ushtria e M. Qemalit po i afrohej Stambollit. Me 11 tetor 1922 u nënshkrua Paqa e Mudanias mbi armëpushimin me Turqinë dhe me 24 korrik 1923 u nënshkrua Traktati i Lozanës që njihte pavarësinë e Turqisë. Kështu planet për copëtimin e Turqisë përfunduan pa sukses.
Me 29 tetor 1923 Mustafa Qemali shpalli republikën me kryeqytet Ankaranë dhe vendi hyri në një fazë të re zhvillimi.
Gjatë qeverisjes 15 vjeçare Mustafa Qemali kreu reforma të thella politike dhe sociale për ndryshimin e Turqisë. Në vitin 1925 ndërmori “reformën mbi veshjen” për heqjen e velit për gratë dhe të fesit për burrat. Po në këtë vit u vendos kalendari Gregorian dhe sistemi metrik i masave. Këto u pasuan më vonë me vendosjen e alfabetit latin, vendosjen e mbiemrave etj. Bëri reformimin e sistemit gjyqësor duke gërshetuar pjesë – pjesë ato të vendeve të ndryshme europiane, si nga Kodi Penal italian, Kodi Civil zvecerian dhe Kodi Tregtar gjerman. U bënë përpjekje për barazinë sociale mes burrave dhe grave, si forcimi i martesës monogame, e drejta e votës për gratë në vitin 1930 dhe e drejta për t’u zgjedhur në vitin 1934.
Ideologjia politike dhe sociale, që u quajt pas M. Qemalit, “Qemalizëm” u bazua në “Gjashtë Kolonat” të formuluara në vitin 1931. Këto gjashtë kolona ishin: nacionalizmi, republikanizmi, rendi shtetëror, organizimi shtetëror, modernizimi dhe populizmi. Synimi i tyre ishte që të ndërtohej një shtet modern, një vend dhe popull i orientuar nga Perëndimi, si dhe një zhvillim i lartë ekonomik dhe social nën drejtimin e shtetit.
Mustafa Qemali, që u nderua me epitetin “Ataturk” – Baba i turqve, vdiq në vitin 1938. Por rruga e tij për modernizimin e Turqisë u vazhdua nga shoku i tij i armëve, që e zëvendësoi si president, Ismet Inonu.
Në fushën ndërkombëtare Turqia u përpoq që të ruajë pavarësinë, si dhe të ndjekë një politikë të fqinjësisë së mirë me vendet e Ballkanit. Në vitin 1934 u bë antare e Antantës Ballkanike, së bashku me Jugosllavinë, Rumaninë dhe Greqinë, gjithashtu u bë edhe antare e Lidhjes së Kombeve.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore qëndroi neutrale.
Pas luftës, në vitin 1947, përfitoi nga ndihma amerikane e “Doktrinës Truman”, si dhe i përforcoi marrëdhëniet me SHBA.
Në vitet 1950 – 1970 u rrit ndërhyrja e shtetit në jetën ekonomike të vendit për krijimin e një ekonomie të përzier (gërshetim i sektorit shtetëror me atë privat), si dhe u nxitën investimet e huaja.
Planifikimin ekonomik e vuri mbi baza ligjore Kushtetuta e vitit 1961, ndërsa në vitin 1963 filloi zbatimi i planve pesëvjeçare duke synuar një zhvillim të gjithanshëm. Megjithatë ka patur luhatje si rezultat i rritjes së deficitit buxhetor, iflacionit, papunësisë, krizës energjitike të viteve 1973 – 1974 dhe 1979.
Në vitet 1980 – 1990 u morën vendime të rëndësishme për liberalizimin e sistemit ekonomik, siç ishte kufizimi i ndërhyrjes së shtetit në jetën ekonomike, krijimi i një hapësire sa më të gjërë të ekonomisë së tregut, zhvillimi i një konkurrence të lirë, privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore, zhvillimi i sektorit të transportit, energjitikës, shërbimeve, bujqësisë etj.
Këto masa, si dhe zhvillimi i arsimit, kulturës, shërbimit mjekësor, zhvillimi i gjithanshëm i turizmit, industrializimi i shpejtë etj. bënë që Turqia në vitet ’90 të shndërrohet në një shoqëri urbane ku vetëm 1/3 e popullsisë jetonte në fshat.
Sot Turqia ndjek tendencën e globalizmit të ekonomisë duke u bërë një vend me ekonomi të integruar gjërësisht me atë botërore.
Astrit Dizdari, Gjimnazi “Jordan Misja”, Shkodër
EMBLEME E KULTURES SHQIPTARE NE BOTE
– Interviste me publicisten dhe shkrimtaren, zonjen Klara Buda, Shefe e Seksionit Shqip në Radio France Internationale –
Publicistja dhe shkrimtarja, zonja Klara Buda
Nga ana tjeter e telefonit me vjen nje ze i bute, i paqte dhe i kujdesshem. Ne mendjen time perpiqem, ta kujtoj kete ze ….dhe prej Parisit me njofton se eshte Klara Buda, Shefja e Seksionit Shqip te Radios Nderkombetare Franceze….
Natyrisht qe per mua nuk ishte nje ze krejt i panjohur. Ne kemi qene studente se bashku para gati nje cerek shekulli, por ajo qe me beri pershtypje ishte po ajo finese, kujdesje e respekt per bashkebiseduesin e vet, ne te foluren e saj, po ajo miresi qe mund te dhuroje nje njeri i kulturuar kur ti flet me te e ndoshta te qenurit gazetare radiofonike ja kishte theksuar me shume kete cilësi, qe e dallonte që kur ishim studente. Pikerisht në atë moshë e periudhë të të gjitha sprovave, kur zbulohet karakteri i vertetë i njeriut e kam njohur personalisht Klara Budën.
Ishte nje studente qe binte ne sy per gjithcka te mire, per rezultate te shkelqyera ne mesime e shpeshhere behej subjekt i bisedave rinore midis shokeve dhe shoqeve. Te bijen e nje mjeku me origjine nga qyteti i Beratit, banore ne Fieri e kishin ”perplasur” ne fakultetin e Mjekesise Veterinare, te Universitetit Bujqesor te Kamzes.
Pas mbarimit të gjimnazit “Janaq Kilica” ishte propozuar për medalje të Arte, në bazë të të cilës Klara duhej të zgjidhte të drejtën e studimit. Por në vend që t’i akordohej kjo medalje, si te gjithe maturanteve me rezultate të shkëlqyera, asaj nuk i jepet as e drejta për te ndjekur studimet e larta dhe detyrohet të punojë një vit në Hoxharë. E angazhuar në ndërmarrjen e bonifikimit ne Fier, ajo do të merrej direkt me shëndetsimin e tokave te përfituara nga tharrja e kënetës.
Perfytyroni nje vajze ne kapercim te adoleshences, punon ne te ashtuquajturin “stazh” ku i duhet të realizojë normën prej kater meter kub beton ne ditë, e qe fale kembenguljes e perballon me sukses.
Një vit më vonë lejohet te ndjekë studimet e larta në degën e Mjeksise Veterinare, ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, të vetmen mundesi per vazhdimin e shkolles se larte. Per te qene i sinqerte, Klares nuk i mungonte asgje per te qene ne nje dege me te preferuar, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme me mesatare dhjetë absolute ne te gjitha vitet dhe qe atehere zoteronte ne menyre prefekte gjermanisht, anglisht dhe italisht.
Me te ardhur në Institut, duke qënë aktive, e shoqërueshme dhe studente e shkëlqyer e propozojnë dhe e zgjedhin ne krye te rinise se Institutit, por shpejt biografia del ne siperfaqe dhe e largojnë prej aty. Aty mësojmë se kishte, siç i thonin atëhere, nje cen ne biografi. Megjithatë kishte kurajo, shkruante vazhdimisht ne gazeten “Studenti i Bujqesise”, “Zeri Rinis”, etj. sidomos artikuj per jeten studentore e që stimulonin vlerat qytetare.
Ne fillim te viteve nentedhjete vendoset familjarisht ne France, ku fale pasionit per te qene dikush ne jete, hyn sërish në Universitet dhe kryen nga e para studime ne nje fushe të ndryshme nga ajo për të cilën ishte lauruar ne Shqiperi :Letersi Moderne dhe te Krahasuar ne Sortone. Me pas studjon për Histori Arti ne Ecole Pratique des Hautes Etudes, duke u bere e para shqiptare që përfundon këtë Universitet prestigjioz. Ketu ajo punon nen drejtimin e albanologut francez Christian Gut dhe i përkushtohet rrefenjës kuteliane dhe shkruan biografine letrare te Mitrush Kutelit, një prej prozatoreve me te shquar shqiptarë.
Më pas, per disa kohe punon ne departamentin e Komunikimit dhe Informacionit ne UNESCO dhe njëkohësisht si korrespondente nga Parisi e BBC, kesaj shkolle te gazetarise mbareboterore.
Që pej vitit 1999, gjatë luftës së Kosovë ajo punon si gazetare për RFI-ne dhe aktualisht eshte Shefe e Seksionit Shqip ne Radio France Internacionale. Per aftesite e saj te shquara Klara Buda kandidon këtë vit në instancen me te larte te gazetarise franceze ne “Comision de Premiere Instance” qe certifikon kartat e shtypit francez permbi 37 mije gazetareve te te gjitha fushave ne mbare Francen. Kjo arritje do te ishte e lakmueshme per cdo gazetar të medias se shkrur apo audiovizive kudo ne bote.
Aktiviteti saj publicistik eshte tejet i pasur. Ka shkruar artikuj te shumtë duke cekur fusha te ndryshme, ku me se tepermi i ka meshuar faktit, qe kultura e nje populli eshte instrumenti me i fuqishem i integrimit te tij ne nje familje te madhe sic eshte familja europiane.
Që prej 15 vjetesh ka intervistuar nje numer te madh personalitetesh politike dhe te artit e kultures. Gjate kesaj kohe Klara Buda ka qene nje ze i forte ne mediat nderkombetare ne sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, nepermjet intervistave me aktoret vendimarres te kesaj çeshtje. Ajo është së bashku me gazetaren franceze Marie-Françoise Allain iniciatore dhe firma e dytë e thirrjes së intelektualëve francezë per të sensibilizuar opinionin mbi situaten ne Kosovë.
Në aspektin profesional ajo ështe angazhuar gjithashtu ne formimin e gazetareve duke qene lektore e departamentit te formimit profesional te rfi-se. Ka drejtuar cikle te ndryshme te seminareve të formimit ne gazetari radio, duke filluar nga radiot shqipfolese ne Maqedoni, ne kuadrin e nje projekti phare te financuar nga Ambasada Franceze ne Shkup dhe se fundi formimin e gazetareve te Radio Tirana 2, te financuar nga Radio France internacionale. Ajo ka marrë pjese edhe si lektore ne “shkollat politike” qe organizon keshili i europës me aktiviste te demokracive te reja te lindjes.
Por endrren e vjeter, per tu marre mirefilli me letersi, do ta arrinte pas gati 10 vjetesh, tashme jo ne Shqiperi, por ne perendim.
Me aktivitetin e gjithanshem si gazetare simbol e gazetarise radiofonike duke u perfshire ne eliten e gazetareve franceze; si nje ambasadore e pashpallur e kultures tone ne France dhe si nje shkrimtare qe po surprizon lexuesin meriton te konsiderohet si nje embleme e kultures shqipare ne bote.
Duke qene se ruan nje konsiderate te larte per Shkodren, per shkak te kultures se trasheguar ne breza qe mbart ky qytet dhe duke qene njekohesisht vete njeri i kultures, per here te pare dhe eksluzivisht per shtypin shqiptar Shefja e Seksionit Shqip te RFI-së, zonja Klara Buda, jep kete interviste per gazeten „Shqiperia Etnike“
Mark Preçi
Zonja Buda, si u gjendet, para gati njezet vjetesh, ne Parisin e endrrave te cdokujt, per te qene thjesht nje vizitore? Si ndodhi me ju? pasi si fillim ju u speciaizuat në veterinari dhe me pas ndryshuat degën per te studjuar letersi dhe art.
Klara Buda
Në Paris mbrita me ftesë të disa kolegëve të fushës së vétérinarisë, në vitin 1990. Ishte hera e pare që shteti jepte pasaporta udhetimi që shtetasit shqiptarë mund ti perdornin per udhetime private.
Vitin a parë të qendrimit tim u rregjistrova për të kryer një studim në shkencat veterinare dhe studiova ne fushen e hormonologjisë se gjedheve. Por megjithe se ky vit studimi me ka apsionuar kuptova se vazhdoja të bëja diçka qe e konsideroja si detyrën time dhe se ne fakt isha ne medyshje ne mes shkences dhe artit. Por megjithe studimet e gjata veterinare dhe praktikës prej pese vjetësh të këtij profesioni, kuptova përfundimisht se nuk kisha dëshirë që në të ardhmen të shëroja qen e mace, megjithese Parisi ështe vendi me më shume kafshe shoqerie per meterkatrore ne bote dhe se me kete profesion mund ta siguroja shume lehte jeten time.
Kështu ndodhi që në vitin e dyte te qendrimit tim ne France hyra ne universitetin e Sorbonës për studjuar Letërsi moderne dhe të krahasuar dhe me pas për Histori Arti në Ecole Pratique des Hautes Etudes, ku kam punuar me albanologun e shquar Christian Gut. Por me duhet te them se vazhdoj te jem e apasionuar njekohesisht edhe per artin edhe shkencën dhe ne shkrimet e mija te dyja keto bote jane ne harmoni te plote.
– Sa e veshtire ishte per ju integrimi ne Francë e aq më tepër në Paris, në nje ambjent krejt te ndryshem me ate te Tiranes dhe vecanerisht te qenurit shqiptare, ne nje kohe kur imazhi yne, ishte teper i renduar ne Perendim. A ju kujtohen momente ose ngjarrje kur jeni prekur nga trajtimi qe u behej shqiptareve?
Klara Buda
Në fillim në mjediset universitare, që me perkufizim jane mjedise kulture dhe te hapura, si ne Sorbone ,por edhe kur isha ne Maison Alfort, selia e veterinarise Franceze, nuk kam ndjerë kurrë asnjë diskriminim. Problemet fillojnë kur dëshiron te vendosesh në një vend, sepse atëhere fillon te kuptosh dhe te ndjesh konkurencen,kete mekanizem te pazevendsueshem te zhvillimit te shoqerise ne pergjithesi. Dhe tju them te drejten, klishete mbi ne shqiptaret dominojnë më tepër jetën e përditëshme, kur je ne kontakt me francezin e mesëm dhe madje kur je zgjedhur tashmë ne nje vend pune e perpiqesh te integrohesh ne ate mikrokozmos. Eshte pikerisht në kete moment qe ndeshesh me shumë me diskriminim. Ka gjithmonë njerez qe te konsiderojne si inferiore vetem se je shqiptare. Por ne pergjithesi ata qe te vene etiketa të tilla e te largohen jane persona me botkuptim te kufizuar, keshtu qe kjo nuk te demton, pasi ketyre njerezve edhe ti ke deshire tu largohesh, por ndoshta nuk e ben sepse je ne vend te huaj. Si te thuash, te qenurit shqiptar ne fund te fundit nuk ndikon aspak ne krijimin e miqsive te verteta sepse keto miqesi kudo qe te jesh mbeshteten me shume ne vlera te perbashketa sesa ne kombesi. Personalisht nuk jam ndjere e diskriminuar ne Francë.
Nese me kujtohet ndonjë ngjarje ku jam prekur nga trajtimi qe u behej shqiptareve. Po me kujtohet periudha ku anijet e mbushura me shqiptare mberrinin në portin e Brindizit. Ne ate kohë marka e veshjeve Beneton, qe e ka zakon te beje reklama provokuese ,kishte bere nje publicitet ku kishte anije te mbushuar perplot me bashkeatdhetare. Me kujtohet se nje laburante ne Maison Alfort, ku kryeja studimet ne veterinari, te nesermen e afishimit te reklamave 3X5 metra ne te kater anet ne Paris, me thote: nuk e kuptoj se si ikin keta njerez pa asnje valixhe…Iu përgjigja se nuk eshte e hera e pare ne histori qe njerzit iknin keshtu… dhe se kam vazhduar me nje shkallëzim shprehjesh njera me ironike se tjetra, duke perfunduar me shprehjen “ Nga diktatura nuk iket me valixhe Zonjë“, te cilën shumë miq ma kujtojnë edhe sot, me aq ton dhe zëmërim duhet t’ja kem thënë. Me kujtohet se isha teper e ashper me ate grua sepse ne shpirt me dhimbnin ata njerez, populli im, familja ime ( kisha mesuar se edhe kushurinj te mij kishin ikur ashtu drej Italisë.)
Gjtihashtu edhe ne fushen e perkthimit, nuk keni munguar te shfaqni aftesiste tuaja sinjifikative. Madje keni marre persiper te perktheni autore shqiptare te letersise se vjeter si Kuteli etj, per te cilet mendoj se jane te veshtire ne raport me shkrimtaret e sotem. A ngelet për ju përkthimi një fushe qe e lëvroni paralelisht me shkrimin.
Klara Buda
Duke punuar ne nje redaksi shqipe ne perendim, perkthimi eshte nje ushtrim i përditeshëm dhe me eshte bere shprehi, apo rutine. Ndryshe qendron puna me perkthimin letrar per te cilin e keni fjalën ju. Kete e kam ushtruar vetem ne raste te veçanta dhe ne kuadrin e studimeve universitare per Histori Arti. Por sa here e kam tentuar te merrem me ndonje perkthim eshte gjithmmone shkrimi qe ka thithur gjithe energjine, pasionin, dashurine dhe interesin tim…
Sapo kemi botuar romanin tuaj te pare të titulluar KLOROFORM, me subjekt nga totalitarizmi ne Shqiperi. Cfare trajton kjo veper? .
Klara Buda
Po shtëpia botuese Dudaj ka botuar romanin tim Kloroform, ngjarrjet e të cilit zhvillohen ne një mjedis studentor, nje grup intelektualësh të rinj përmes ngjarjeve te paimagjinueshme qe u ndodhin, do te zbulojne mizorine e diktaturës deri ku shtriheshin kthetrat e saj… Edhe ata per te cilet deri atë natë, diktatura ishte nje nocion abstrakt, qe kapte realisht vetem te tjeret do te goditen rende, deri ne mishin e tyre, siç eshte rasti i Almës, bijë e një intelektuali të lidhur me regjimin, zyrtar i lartë…
Gabim fatal do të vijë nga perceptimi i lirisë që besonim se gëzonim ne, të rinjtë ose nga mosnjohja e shkallës në të cilën regjimi ua kishte reduktuar atë.
Romani trajton një numër temash tabu nga dashuria e ndaluar, duke kaluar nga diskriminimi pozitiv i jugut ne disfavor te veriut e deri tek morfinomanët që nuk egzistonin ne statistikat zyrtare.
Ai tenton të bëjë një radiografi te sitemit totalitar dhe heton limitet që kishte arritur diktatura duke mos kyrsyer asgje, as edhe intimitetin e njërëzve. Ky fiksion mbi Shqipërine e vitev 80 te tregon se në çdo kohë edhe kur është në kulmet e saj, diktatura nuk mund të pushtojë gjithçka, njerzit i kanë rezistuar dhe do ti rezistojnë gjithmonë asaj, duke ruajtur parcela lirie…
Gjithnje duke ju referuar shtypit te huaj ju konsideroheni aktualisht si nje Ambasadore e Kultures Shqiptare ne France, kur kemi parasysh se lidhjet midis dy kulturave kanë qene te ngushta per gjate gjithe kohes. Cfare do te deshironit te ndryshonit ne te ardhmen ne kete drejtim.
Klara Buda
Mendoj se sejcili prej shqiptareve qe jeton ne perendim me menyren e tij te te qenit behet nje perfaqsues i kombit te tij, pasi do apo nuk do eshte modeli i vetem real qe kane njerzit perreth per shqiptarin. Ai eshte ne nje fare menyre nje ambasador i vendit te vet dhe kultura apo moskultura e tij perfaqsojne Shqiperine.
Një gje e them me siguri, nuk e di nese jam Ambasadore e kulturës shqiptare, por do ta kisha per nder po ta meritoja kete titull.
7.Si ju duket ky pozicioni i te intervistuarit, kur ju keni qene vazhimisht si intervistuese.
Klara Buda
Eshte i njejti ushtrim por si te thuash simetrik. Per te drejtuar me sukses nje interviste dhe per te nxjerre nga ajo informacione interesante duhet te njohësh mirë gjithshka qe egziston mbi temën ne fjalë dhe per kete duhet te pergatitesh. Sigurisht eshte shumë e me e lehte kur flet per punën apo jeten tende siç eshte rasti jone.
8.Se fundi, duke mos dashur te dalim nga skema e intervistave klasike, cfare deshironit të thoshit per lexuesit kryesisht shkodrane te gazetes sone e me gjere.
Klara Buda
Shkodra është në perceptimin tim qytet kulture me një gjuhë, si të thuash ajrore. Shkodra është më gjerë qyteti më i spikatur i veriut të Shqipërise ku flitej gegërishtja, tingëllimi poetik nga e cila u privua shqipja jone e që e lëvruan me aq art Mjeda, Fishta e shume e shume shkrimtare e poete qe Shkodra i ka dhene historise kombetare nder shekuj deri ne ditet tona. Në këtë aspekt Shkodra është një qytet martir. Nuk mund të mendoj për Shkodrën pa sjellë ndër mend Vargjet e lira të Migjenit. Kur rastësisht kam gjetur në një librari të Kosovës „Free Verse“, përkthimin e tyre në anglisht, kam ndjerë një kënaqësi të bëftë e te rralle.
Në romanin Kloroform ka një personazh qe quhet Fran, ai flet gegërisht, këndon eposin dhe i bie lahutës e ka një bukuri natyrale e cila nuk mund te fshihet as nga kostumet e NISH prodhim konfeksioneve te asaj kohe, qe merrnin per baze vetëm tipin antropomorfik të fushës…Eshtë një paralele me… kete ua lë lexuesve ta zbërthejnë…Por është pikërisht personazhi i malsores që sakrifikohet fizikisht në një nga krimet më mizore të rregjimit totalitarist … Nuk është rastësi se pse kam zgjdhur një malsore për këtë rol…veriu ne nje menyre apo ne nje tjeter eshte diskriminuar njefarsoj, ne radhë te pare gegerishtja …
Por me Shkodrën unë kam edhe lidhje te forta shpirtërore. Mikja ime më mirë dhe kumbarja apo ndrikulla si i thone ne Shkoder e djalit tim Franz-Hadrian është shkodrane. Juve vet Mark, jeni nga miqtë e mij më të mirë te institutit…
Pa harruar mikun tim më të ngushtë të kursit, i cili nje vit pasi kishim mbaruar studimet e veterinarïse më dërgon për ditëlindjen nga Shkodra në Tiranë një dhurate krejt te rralle, nje gic qumështi…. Vetëm një shkodran mund ta bëjë këtë…
8. Kur e keni vizituar së fundi apo cili është kujtimi i fundit që keni prej saj…
Ah, Eshte një kujtim që nuk harrohet, fati e ka dashur që të ndodhi diçka nga ato që nuk harrohen.
E kam gëdhirë një natë në qiell të hapur tek Hani i Hotit, në dimër të vitit 1996.
Së bashku me korrespondentët e BBC në rajon kishim ardhur në Tiranë dhe udhëtonim për në Ulqin, të Malit të zi. Por autoritet malazeze më ndaluan të kaloj kufirin dhe me ndanë nga grupi. Ndërkohë kolegët e tjerë qenë të detyruar të vazhdojnë rugën pasi duhet te ishin ne kohe per nje seminar te organizuar nga World service i BBC-së, me rastin e zgjedhjeve legjislative që zhvilloheshin në këtë vend. Një prej kolegëve vendosi te qendrojë me mua dhe u kthyem për të pritur ne lokalin e vogël e në atë kohë të varfër te Hanit të Hotit. Herë pas here kalonin e ndalonin fshatarë të zonës, disa prej tyre afroheshin pyesnin se çprisnim aty. Disa prej tyre na propozuan që të na kalonin matanë se e njohnin shtegun dhe se gati çdo natë fshataret kalonin matane kufirit e nuk kishte asnjë rrezik. Po kursesi nuk mund te pranoja te kaloja ilegalisht kufirin, keshtu që ndejtëm aty deri sa stafi i BBC, arriti të kontaktojë konsullin britanik, në Mal të Zi dhe ky i fundit ndërhyri që të më lejonin të hyja në mal të Zi. Nuk kam pasur gjithmonë shans…por varet si ta marresh, ne një fare menyre po pasi më kujtohet se qielli ishte me një kaltërsi përralle dhe tregonte gjithë yjet e tij deri ne ata më të largëtit dhe se fshahtas isha e lumtur qe e shijoja atë bukuri… une jam perpjekur gjithmone ti pozitivoj gjerat…keshtu punonjësi malazez i kufirit qe u tregua i ashper me mua dhe kujtonte se me kishte bllokuar aty nuk e dinte se padashur kishte plotsuar nje deshire te brendshme timen e pikerisht te shijoja atë cope qielli shqiptar të mbushur me yje pas vitesh ne smogun parisian..
Bisedoi: Mark Preci
AntiBaze!
Eshte shpifes, abuzon me pushtetin dhe hapesiren mediake qe i eshte dhene ne zoterim, eshte mashtrues ordinier, ka marre neper goje jo vetem politikane por edhe te aferm te tyre, eshte kriminel, madje edhe vrases! E meritonte ate qe gjeti nga “hundeleshet”!
Jane disa nga epitetet apo togefjaleshat me te cilet eshte etiketuar Mero Baze, nje nga gazetaret me te njohur ne vend, me te goditur direkt apo indirekt nga politika e levat e saj, me rebel ndaj pushteteve ne fuqi, me apo pa interesa te drejtperdrejta, me deshire profesionale apo per ti sherbyer nje krahu te caktuar. Pak kush e analizon ate cfare mund te quhet “fenomeni Baze” nga kendveshtrimi i qytetareve, me sakte i nje pjese te opinionit publik, te pakten ne Shkoder. Epoka qe jetojme, i jep ze, figure dhe akses ne publikun e gjere tashme jo vetem gazetareve e njerezve te medias. Platformat sociale, qe ne nje menyre apo tjeter po konkurrojne me audience edhe mediat e shkruara e audio-vizive, sherbejne per te testuar opinionin e gjere edhe ne drejtim te “antiBaze”.
Qe ne heret e para e me eshte dhene mundesia te jap opinionin tim publik, apo te analizoj nje ceshtje, nje personazh, jam perpjekur te shkruaj me gjuhe te thjeshte, pa dashur ta rendoj kumtin me “neologjizma” te germuara thelle apo edhe te huazuara nga gjuhe te huaja. Nuk e di sa mund t’ia kem arritur, por te pakten qe prej rreth 15 vitesh po perpiqem dhe do te vijoj te perpiqem te shkruaj thjeshte e kuptueshem nga te gjithe ata qe mendoj se me lexojne.
Eshte e qarte se gazetaret e publicistet, per vete profesionin qe ushtrojne, mbrojne direkt ose indirekt koleget e tyre, sidomos kur cenohen fizikisht. Nuk ka nje sindikate efektive te gazetareve, por permes shoqatave e grupimeve te ndryshme te kategorise, permes aksesit ne media, eshte arritur te realizohet nje fare vetembrojtjeje e kesaj kategorie. Keshtu ndodhi edhe me rastin “Baze”, ne te disaten here te vendosjes se tij ne shenjester.Megjithate, kolege qe e mbeshteten ne platforma sociale komunikimi ne internet, nuk guxuan ta mbeshtesin publikisht ne sheshin perballe Kryeministrise duke treguar se akoma nuk ka nje fryme te pandikueshme kryesisht prej pronareve te medias por edhe politikes.
Mero Baze nuk ka nevoje per avokatine e askujt, aq me pak timen. Gjithsesi, pas 2 dekadave rrugetim drejt demokracise, cdonjeri prej nesh, i ka te qarta disa koncepte drejt te cilave duhet rendur per te arritur ne standartet e shteteve perendimore. Nje mik i imi, disa vite me i madh ne moshe natyrisht, me tregonte nje rast kur para viteve ’90, ne kohen e krizes se thelle ekonomike shqiptare, qytetaret hynin ne burg per vetem nje fjale: Buka eshte e forte, po qendrojme shume ne rradha, nuk me mjafton talloni i mishit per 6 pjestare etj. Mungonte natyrshem liria e fjales, e shprehjes se mendimit duke u klasifikuar si “agjitacion e propagande”, klasifikuar me nenin famekeq 55, e me pas ne menyre simbolike e adoptoi nje gazete e pas viteve ’90.
Pas 19 viteve fitim te demokracise mbi diktaturen komuniste, qofte majtas, ofte djathtas apo ne qender, te gjithe jane te mendimit se nuk po arrijme akoma te vendosim themele te forta permes zgjedhjeve te pranueshme nga palet. Sistemi kapitalist e zevendesoi pseudosocializmin shqiptar, solli me vete mjaft fenomene negative, pervec perparesive qe i gezon pjesa me e madhe e qytetareve. Per gazetaret, por besoj edhe per nje pjese te madhe te shoqerise, fitorja me e madhe eshte liria e fjales, e shprehjes. Cdo qytetar, para Bashkise, Ministrise apo Kryeministrise, mund te kritikoje deri ne sharje apo fyerje cdo titullar, nga Presidenti deri tek Kryetari i Komunes. Jo vetem kaq. Mund ti kerkoje ne cdo kohe llogari, ti kujtoje se eshte taksapagues, merr rrogen nga taksat qe ai derdh ne shtet madje mund ti kerkoje edhe te largohet nga posti. Te gjitha keto, kur gjen akses, mund ti artikuloje edhe para mediave, me nje amplifikim te jashtezakonshem te idese apo kritikes se tij.
Po gazetaret cfare jane? Fillimisht jane qytetare, si te tille kane te drejte te shprehin opinionin e tyre si te gjithe te tjeret. Pervec kesaj, ata kane marre persiper nje detyre, ne shume raste i konsifderuar edhe si mision: informimin dhe formimin e opinionit te gjere permes hapesirave mediatike te shkruara apo audio-vizive. Nga e kane marre kete pushtet? Ne fakt, nuk i licenson askush! Jane pronaret e mediave ata qe “emerojne” dhe “c’emerojne” gazetare, por gjithsesi, i gjithe opinioni edhe vete njerezit e medias e kane pranuar kete, per nje arsye apo tjeter por qe tashme realitet. Nuk duhet harruar se qytetaret, pasi jane sorollatur, perplasur dhe nakatosur ne institucione te ndryshme shteterore e private, gjejne te vetmen “kishe per tu falur” me dere hapur: mediat, te cilat funksionojne me duart e gazetareve por jo vetem. Si mund te mbrohen qytetaret nga nje shpifes, nga nje mashtrues mediatik, me pak fjale si mund te jete nje “antiBaze”? Shume e thjeshte. Televizionet ne Shqiperi, jane me qindra, si edhe radiot e gazetat. Me telekomande, mund te ndryshosh nje kanal ku nuk te pelqen emri, fytyra apo edhe sinjali i caktuar qe aplifikon gazetarin. Per gazetaret e mediave te shkruara, nese nuk ke deshire ti lexosh, mos i blej gazeten. E thene me pak fjale, ka shume mekanizma, duke nisur nga renia e audiences, deri tek bojkotimi i nje medias se caktuar. Shume miq ne Shkoder me kujtonin dikur se kishin c’rregjistruar krejtesisht nje kanal te caktuar televiziv, pasi sipas tyre nuk percillte kulture. Po asnje nga qytetaret shkodrane, nuk sulmoi kete televizion apo gazetaret e tij asnjehere. Po nese cenohesh nga nje gazetar apo media e caktuar, permes shpifjes, mashtrimit apo keqinterpretimit? Eshte shume e thjeshte. Mund ti drejtohesh Gjykatave dhe drejtesise ne pergjithesi. Vetegjyqesia tashme ka dale jashte mode jo vetem e mbeshtetur ne Kanun, aq me pak ndaj gazetareve, te cilet duke u konsideruar si “lajmes”, nuk preken as nga ky kod mesjetar.
Sot eshte e lehte te jesh “proBaze” por shume me e lehte te jesh “antiBaze” dhe rruga e vetme demokratike eshte ajo cfare u mundova te percjell deri tani. Dhuna nuk justifikohet ne asnje rast, aq me pak nga nje bisnesmen qe me pasurine e tij, mund te bleje te gjithe “Bazet” e botes, te gjitha tribunat ku “Bazet” mund te dalin apo edhe te blejne te gjitha hapesirat apo gazetat e “Bazeve” pa i lene te japin mesazhet e tyre. Pronesine mbi fjalen e lire, nuk e ka askush tjeter pervec Krijuesit, i cili natyrisht duke ditur rendesine e fjales, percolli mesazhin e qarte se “E para ishte fjala”.
Personalisht jam i bindur se ne Shqiperi, nuk mund te flitet per demokraci mediatike, por per anarshi mediatike. Me shume eshte per faj te sistemit, vakuumit ligjor dhe interesave te nderthurura te politikes e pronareve te medias. Megjithate, duke rikthyer ne kujtese diktaturen komuniste 50 – vjecare, une perkrah anarshine mediatike, perballe cenimit te lirise jo te shtypit, por te cdo qytetari per te thene haptas dhe boterisht mendimin e tij, qofte edhe i gabuar. A nuk duhet te jete te pakten ne kete linje edhe nje gazetar, nje njeri i medias? Nuk po kerkoj me shume pushtet, edhe pse faktet treguan dhe do te tregojne se eshte pushtet i rrejshem. Deri me sot, per shume prej nesh, ishte krijuar ideja e personave te paprekshem, me pushtet, me dyer te hapura dhe madje nder me te pasurit ne Shqiperi. “Baze” tregoi se nuk i gezojne keto cilesi gazetare “VIP”, aq me pak ata qe punojne jashte vijave te verdha te Tiranes. Shteti nuk do apo nuk ka mundesi te mbroje gazetaret. Bisneset qe nuk jane te lidhura direkt me mediat, nuk kane deshire te behen krah i mediave dhe gazetareve. Nese edhe qytetaret, opinioni i gjere kthehen ne “antiBaze” me dhunen ne krahun e djathte, eshte fatkeqesi per te gjithe ne qe kemi ndermarre kete mision. Por edhe qytetaret bashke me ne, do te humbisnin “nje avokat” qe jo rradhe i ka rezultuar shume i vlefshem. Ja pse eshte shume e lehte e sot te jesh “antiBaze”! Duke u rreshtuar ne anen e kunder te “barrikades”, perballe gazetareve, ne krah te pushtetit, te te forteve, te pasurve….
Blerti DELIJA
Opozita – gati deri ne radikalizem
“Partia Socialiste konsideron te papranueshme dhe te deformuara rezultatet e dala nga zgjedhjet e 28 qershorit, megjithate Kuvendi mblidhet dhe formon kabinetin e ri qeveritar PD+LSI. Partia Socialiste bojkoton Parlamentin Shqiptar por mazhoranca vijon te prodhoje qeverisje dhe ligje edhe pse opozita nuk eshte e pranishme. Partia Socialiste i drejtohet shesheve te protestave popullore dhe kryeministri e mazhoranca i faturojne mekatet e voneses ne liberalizimin e vizave per shqiptaret. Cfare mund te beje me shume PS-ja dhe opozita ne pergjithesi per te rikthyer legjitimitetin e zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi?”. Jane keto disa nga arsyetimet qe degjon ne rrethe te drejtuesve te PS-se ne Qarkun Shkoder por edhe ne grupime te socialisteve e opozitareve te thjeshte. Sipas gjasave, gradualisht ata po “lodhen” nga kjo gare kunder nuk dihet se kujt dhe natyrshem perpiqen te prodhojne skenare te mundshem, natyrisht ne faavorin e tyre dhe te kauzes e perfaqesojne.
“Berisha tashme ka perballe tij nje te ngjashem me te: kryeministri “kokeshkrete” por edhe Edi Rama me “kokeshkrete” se ai” eshte nje tjeter arsyetim i shume socialisteve e opozitareve, qe sipas gjasave kerkojne te tregojne vendosmerine per ti shkuar deri ne fund gjerave, por duke pranuar indirekt se te njejten gje garanton edhe pala tjeter ne kete konflikt politik te rradhes “made in Albania”.
Natyrisht, kane kaluar vetem 4 muaj nga 28 qershori 2009, megjithate zhvillimet mund te thuhet se kane qene ne asimetri me kete periudhe jo shume te gjate. Ndersa kauza e mbeshtetur nga Rama per “raporte te kushtezuara me Kuvendin”, u konsiderua si mjet per te karikuar te tijte per ti dhene nje mandat tjeter ne krye te PS-se, zhvillimet e pas 26 shtatorit treguan se kryesocialisti- i forte me mandatin e tij dhe mandatimin e forumeve drejtuese socialiste, nuk perjashton radikalizim te levizjes se tij politike. Ne fakt, dalja ne shesh eshte hapi i pare i nje radikalizimi te pritshem, i cili duket se do kulmoje ne Tirane me 20 nentor, ne nje takim- sipas shenjave permbylles i fazes se pare te levizjes opozitare. Koha tregoi deri me tani, se opozita “pertej te majtes dhe te djathtes” se drejtuar nga Rama, nuk ka arritur as edhe te gervishe “murin” e mazhorances kompakte ne dukje PD+LSI. Po cilet mund te jene skenaret e mundshem te zhvillimit te kesaj perballjeje, e cila realisht urojme te qendroje ne konturet e nje perballjeje politike ne mes paleve?
Varianti I: Mazhoranca aktuale e drejtuar nga Berisha dhe Meta, kane te pakten 74, hipotetikisht deri me 80 mandate (nese do te kalojne ne mbeshtetje te qeverise antare te Levizjes per Mendim Ndryshe “Blushi”). Ato jane te mjaftueshme per te garantuar nje qeverisje solide, e cila mund te ngece vetem ne ligjet qe kerkojme mazhorance te cilesuar mbi 84 vota. Jane pikerisht ato ligje qe kerkohen me ngulm ne kuader te realizimit te reformave te kerkuara me ngut nga nderkombetaret per liberalizim te vizave, me pas edhe per antaresim ne BE te Shiperise. Mazhoranca aktuale ne kete rast, do te kishte “nje arme” per te akuzuar opoziten (faktikisht po e ben edhe tani!) se po pngon proceset integruese ne vend. Nese do te pranohej ky variant, mazhoranca aktuale do ti drejtohej fundit te 4 viteve mandat pa nevojen e opozites ne Kuvend, por sipas gjasave pa realizuar reformat e rendesishme per vendin. Megjithate, nuk perjashtohet mundesia e precedenti “Topi” i blerjes se mandateve, te perdorej ne kete skeme, duke nxjerre jashte loje totalisht kembenguljen e Rames dhe PS-se.
Varianti II: “Koalicion i madh” nen shembullin e Gjermanise per te realizuar disa reforma jetike per vendim, mes te cilave edhe ate te “Kodit zgjedhor”. Deshira per “qeveri teknike” me baze te gjere, eshte artikuluar tashme me ze te larte e publikisht nga drejtues te larte te partive aleate te PS-se. Ata jane gati te lene bojkotin, per tu futur ne qeveri. Ne kete rast, ka dy nenvariante: a) Qeveri teknike per te realizuar zgjedhje brenda 1 viti, bashke me zgjedhjet vendore dhe b) Qeveri me baze te gjere me mandat 4 – vjecar per te realizuar te gjitha reformat per te cilat ka nevoje vendi dhe ne fund te mandatit zgjedhje politike te pergatitura nga te gjitha forcat, duke mbyllur shtegun e kontestimit te mundshem te humbesve te zgjedhjeve.
Varianti III: Celja e kutive te votimit sic kerkon opozita dhe provokimi i zgjedhjeve te parakohshme nese kutite e votimit fshehin manipulimin e zgjedhjeve, ashtu sic trumbeton PS-ja dhe opozita. Sipas mendimit tim, nje skeme e tille nuk ka asnje mundesi te realizohet per shume arsye, por edhe per nje fakt te thjeshte qe ne politiken shqiptare perifrazohet qarte me termin e mirenjohur “kutia e Pandores”, e cila nese hapet rrezikon te cliroje te gjitha te keqijat e akumuluara ne keto 20 vite demokraci shqiptare.
Varianti IV: Nderhyn si gjithmone faktori nderkombetar nga jashte, ushtron presion mbi palet dhe ajo cfare del me pas, nuk besoj se mund te parashikohet nga asnje analist shqiptar apo i huaj, me perjashtim te ambasadorit te SHBA-se, te Britanise se Madhe, te Gjermanise, te KE-se, te Italise apo ndonje tjeter, por edhe ata ne momentin e vendoset perdorimi i nje skeme te caktuar ne Shqiperi.
Varianti V: Mendoj se eshte me i thjeshti dhe me ne logjiken e politikes shqiptare, i perdorur vetem pak muaj me pare nga ish- pjestare te opozites, aktualisht ne bashkeqeverisje me PD-ne. Eshte nje variant radikal, mbase edhe arma e fundit e mund te perdore PS-ja ne Kuvend. 60 apo 64 deputete te Partise Socialiste, burra dhe gra se bashku, futen ne Parlament dhe realizojne betimin, duke marre zyrtarisht mandatin e deputetit. Ne ate moment, te gjithe bashke deklarojne fillimin e nje greve urie ne mjediset e Kuvendit, duke bllokuar totalisht punen e ligjvenesit. Ishte pak a shume e njejta skeme e perdorur nga LSI, PDK, PSV 91 dhe disa forca te tjera politike, pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese dhe te kodit elektoral nga PD+PS ne pranveren e ketij viti. Ndryshimi do te ishte numerik, pasi nese ne rastin e pare ishin rreth 10 deputete ne greve urie, tashme do te futeshin ne greve jo me pak se 60 deputete. Natyrisht, salla e seancave plenare do te bllokohej, por koha tregon se Kuvendi mund te zhvilloje punimet ne nje salle tjeter, sic edhe ndodhi ne rastin e greves se deputeteve per ndryshimet kushtetuese. Ky do te ishte nje hap vertete radikal i opozites, por qe gjithsesi mbase nuk do te ishte detyrues per mazhorancen.
Varianti VI: Per mendimin tim, pak i realizueshem, ai i rrezimit nga brenda i qeverise, qofte nga mosmarreveshjet, qejfmbetjet, mosmbajtja e premtimeve te nenshkruara ne marreveshje nga palet apo edhe rikthimi ne origjine i nje pjese te kabinetit aktual dhe deputeteve mbeshtetes.
Jo rradhe here politika ka perdorur kartat e saj te perballjes frontale, per te terhequr vemendjen nga ceshtje te dites, jetike per shqiptaret, e sidomos per xhepat e tyre. Ne rastin me te mire perciptas, por ne shumicen e diskutimeve apo debateve, askush nuk kujtohet per situaten ekonomike te shqiptareve. Jemi ne prag te nje tjeter rritje te cmimit te energjise elektrike- mall konsumi i perditshem, i pashmangshem per tu blere. Ne bursat nderkombetare “ari i zi” ka serish tendence rritjeje, e cila ka filluar te reflektohet ne vend por do te thellohet pertej te gjitha limiteve normale. Te ardhurat e familjeve shqiptare nga emigracioni, tashme kane arritur ne minimumin e tyre, duke veshtiresuar ndjeshem jetesen e shqiptareve brenda kufirit. Deri me tani, nuk eshte artikuluar nje platforme e qarte per krijimin e vendeve te reja te punes, teksa si pasoje e mungeses se punesimit, ndjehet edhe nje rritje e lehte e kriminalitetit ne vend. Lidhje me kete ka edhe numri ne rritje i akteve te vetvrasjes ne shtresa e kategori te ndryshme te qytetareve. Indirekt po kuptohet tashme se kantieret ku po punohet intensivisht, numerohen me gishtat e dores, tregues i qarte i mungeses se likujditeteve. Edhe strategjia e po artikulohet per shitjen e trojeve ne zonat turistike, aty ku eshte ndertuar nga “borgjezet e rinj”, ecen ne te njejten logjike me cfare thame me siper. Cuditerisht, te gjitha keto kane dale ne plan te dyte. E gjithe kjo te kujton kohen e “Revolucionit Kulturor” ne Kine, ku Mao Ce Dun kishte shpallur parrullen “Nuk na duhet prodhimi, por Revolucioni”- slogan e solli shkaterrimin total te shtetit kinez ne ate periudhe. Perballe kesaj parrulle, Ten Siao Pin vendosi sloganin e famshem, i cili tashme ne kine cilesohet si proverb se “Nuk ka rendesi nese eshte macja e zeze apo gri, e rendesishme eshte te kape minj”. Ky qendrim i kushtoi Pini-it internimin 5 vjecar ne nje fshat te humbur, por qe u rehabilitua nga vete Mao duke e rikthyer si zevendeskryeminister. Morali besoj eshte shume i thjeshte: shqiptaret duhet te njohin se cili eshte Mao Ce Dun-i shqiptar dhe cili Ten Siao Pin-i i Shqiperise. Ne vazhdim te zgjedhin nese do te mendojne si Mao apo si Pin. Deri atehere, do te kete serish variante, serish perballje politike per nje “kauze” shume te rendesishme ne dukje, sic eshte ajo e zgjedhjeve te lira dhe kthimit te legjitimitetit sipas opozites. Personalisht jam i bindur se nese shqiptaret do te kishin me shume para ne xhepa, nuk do te interesoheshin ka shume per politiken, e cila nga kafenete shume here perfundon edhe ne sallen e Kuvendit. Madje edhe atje, shume here niveli eshte me i ulet se tavolinat e klubeve te Shkodres. Fatkeqesisht!
B. D.
Në vigjilje të 101 vjetorit të Kongresit të Manastirit (14-22 Nandor 1908) (Kujtesë historike) Muaji Nandor asht muaji i shumë ngjarjeve të mëdha për ne shqiptarët, por unë mendova të trajtoj një ngjarje të veçantë, dhe që me sa duket asht lanë në harresë!…
Kongresi i Manastirit:
Kongresi historik i Manastirit u zhvillua nga dt. 14-22 Nandor (1908) në Manastir, ku morën pjesë, (përveç të deleguarve zyrtarë) edhe (400) vëzhgues, nga të cilët (300) të besimit mysliman. Nga të ftuarit zyrtarë, (8) prej tyre erdhën nga Bukureshti, Sofja, Siçilia (Itali), Bostoni (SH.B.A). Nga katër provincat (vilajetet) e banuara me shqiptarë në Perandorinë Osmane, ajo e Shkodrës dërgoi (6) delegatë, Kosova (4), Manastiri (24), Janina (10), qyteti i Selanikut kishte vetëm një delegat, ndërsa Stambolli (3). Për sa i përket qyteteve, Korça kishte (8) delegatë; Gjirokastra (5), Shkupi dhe Elbasani kishin nga katër. Komisioni Drejtues i krijuar për hartimin e Alfabetit, i kryesuar nga Atë Gjergj Fishta, përbahej nga katër anëtarë – myslimanë, katër ortodoksë, dhe tre, katolikë. Ref: “George Gawrych – The – rescent and the e ogle otoman –rule, Islam and dhe Albanians, 1878 – 1913 – L.B. Taurus. 2006., fq. 165”. Shkëlqen në këtë kongres Shkodra me një përfaqësim dinjitoz, duke filluar me Fishten, Gurakuqin, Mjeden, Doçin, Logorecin, dhe (nëse nuk gabohem) dhe Hilë Mosin. Asht për t’u theksue, qëndrimi dinjitoz i Hafiz Ali Korçës, i cili, mbasi përqafoi Fishtën, tha dhe një lutje mes besimtarëve duke i bekuar shkronjat latine, (një shembull ky, sa fisnik aq dhe simbolik e patriotik) M.B. Vlen të theksojmë se, shqiptarët qenë të ndërgjegjësuar se shpëtimin nuk e kishin andej nga e prisnin, veçse, prej Perëndimit. Në Manastir kultura Perëndimore kishte korrur fitoren më të plotë: “Gjuha shqype shkoj në vend të vet, shkoj nga Perëndimi” – gëzonte Fishta pas betejës që i qe dashur të përballonte në atë Kongres. Shkronjat turqe e greqishte nuk u pranuan ppër Gjuhën Shqipe”. Çasti historik thua Sedertonte vegimin e Naimit dhe ky pati thirrur: O Diell që lind andej nga Perëndon”.
Ref. Dr. Aurel Plasari. “Via e Teodostit – Tiranë. 1992.
Jo të gjithë shqiptarët ishin ndërgjegjësuar, kishte mjaft prej atyre fanatikëve që donin shkronjat arabe apo greke. Ky “manifestim” (negativ), u shfaq në disa qytete me anë të protestave, ku mund të shquajmë atë të Manastirit, Tetovës, Gostivarit, Mitrovicës, Tiranës dhe Elbasanit. Ky “manifestim” u shqua në Kogresin e Dibrës (Korrik 1909) të cilin u mundua ta korigjonte (pas tre muajsh) – Kongresi i Elbasanit, i zhvilluar në tetor 1909.
Faik Konica, nga SHBA duket se e kishte kuptue rrezikun që paraqiste për çështjen Nacionale, Kongresi i Dibrës (si vazhdim i “frontit” të “dytë” i cili vepronte që në Lidhjen e Prizrenit (1878) dhe që ishte (proturk). Ndaj për t’iu shmangur këti rreziku, shkruante në “Albania” artikullin “Një lajmërim i shkurtër muhamedanëve”, që në vitin 1909. Në të vërtetë një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve muslimanë shqiptarë e përqafuan zgjedhjen Perëndimore për alfabetin e shqipes duke qenë të ndërgjegjshëm se nuk ishte fjala për një a, b, c-e, për për një zgjedhje politike e jetike për Shqipërinë. Pavarësisht protestave të fanatikëve (siç e theksuam ma nalt), pro shkronjave arabe, pjesa ma e madhe e shqiptarëve protestuan kundër tyne. Vlen të theksojmë (me shumë respekt)se, në një mbledhje të madhe të organizuar nga parësia dhe Kleri musliman në Gjirokastër, u shpall botërisht se A.B.C-eja Latine nuk i sjell asnjë të keqe (Fesë Islame). “Aplikimi i Alfabetit Latin në Turqi në vitin 1924, asht sinjifikativi i largpamësisë së këtyne patriotëve të shquar” – M.B. Faktet flasin: Protestat, kundër futjes së alfabetit arab në gjuhën tonë shqipe iu drejtuan Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit në Stambollë, nga Klubi i Janinës dhe prej qyteteve të tjera të Çamërisë. Protesta e Klubit të Filatit, drejtuar Portës së Lartë në Stambollë, përfundonte me këto fjalë: “Atë gjak që na ka mbetur do ta derdhim për A.B.C.-ën Latine”. Ref. Dr. Aurel Plasari – “Via e Teodostit” Tiranë 1992.
“Mesazhet pozitive që na vijnë nga krahinat e Jugut para një shekulli, janë produkt i shkallës së naltë të kulturës së fituar në emigracion, në SH.B.A dhe në vendet e Europës Perëndimore, dhe pa dyshim, i patriotizmit të trashëguar”. M.B. Këtu vlen të kujtojmë De Radën – arbëresh, dhe vëllezërit Frashërllijë, “pionierë” të Rilindjes. Ishte pikërisht Jeronim De Rada ai, që iu kujtoi shqiptarëve, se ishin pasardhës të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Ai zgjoi ndërgjegjen Nacionale, atë ndërgjegje, të cilën shumë “pseudo intelektualë” e “pseudo historianë” duan ta shuajnë nga “kalendari” i kujtesës Nacionale… duke mohuar (ose minimizuar) veprat e Kastriotit, Bogdanit e Nanë Terezës!… Janë pikërisht ata që denigruan – Fishtën e Konicën, Koliqin e Harapin, Camajn e Pipën e që sot, vjellin vnerë e kundër Kadaresë…
Dhe, çuditërisht, e gjithë kjo “aventurë” zhvillohet në emër të “antikomunizmit”, një aventurë, sa groteske aq dhe qesharake…
Në mbyllje të këtij shkrimi (por gjithnjë në funksion të tij) do të citoj dy nga figurat letrare nga më të shquarat e Rilindjes: Branko Merxhani, shkruante: “Përmbi gërmadhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhe të robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar… Një Shqipëri jo historike, por qytetronjëse”. Dhe është po ai që na shpjegon se ç’kuptonte me fjalën qytetërim: “Ne nuk kemi të bëjmë asgjë tjetër përveç se të pranojmë qytetërimin Europian ashtu siç është. Me të gjithë institucionet e tij. Me të gjitha format e tij. Me të gjitha vlerat e tij shpirtërore dhe mendore. Le të mbajmë gjuhën dhe ekzistencën tonë materiale… Ndryshe le t’i përgatitim që tani çadrat tona. Me formën e tanishme të jetës tonë nuk mundemi të mbetemi për shumë kohë në këtë kënd të dheut… Dhe, qytetërimin oksidental duhet ta marrim, jo të rreckosur, por të tërë dhe të pacënuar”. Në të njëjtin “kamp” me Branko Merxhanin rreshtohen thuajse të gjithë emrat më të rëndësishëm të “Panteonit të rralluar” të kulturës shqipëtare të kohës. Të gjithë ata e konsiderojnë vehten Europianë. Për të gjithë ata, projekti i Europianizmit (apo oksidentalizmit) të Shqipërisë dhe Shqipëtarëve është jetik për të ardhmen e tyre kolektive. Vetë gjuha me të cilën stigmatizojnë të shkuarën Lindore është tepër e ashpër. “Dhe pa dyshim, ishte kjo Elitë intelektualësh patriotë, që arritën të bindnin opinionin mbarë kombëtar (me shumicë muslimane)ppër të pranuar Alfabetin Latin”. Dhe pikërisht në një situatë tepër delikate, kur Shqipëria gjindej nën pushtimin osman. Është tepër e çuditshme (dhe e pabesueshme), kur sot, mbas një shekulli, ka intelektualë (madje dhe akademikë) si Rexhep Qosja i cili në debat me Kadarenë, e quan shkrimtarin tonë të madh “racist”, pse, ky na qenka pro – Europian, dhe, se ti quash shqiptarët, me prejardhje Europiane apo Kristiane, na i fyen muslimanët shqiptarë! Jam i mendimit se, në qoftë se do të pranojmë versionin e Qoses, na rezulton se, Shqipëria nuk na paskësh ekzistue para pushtimit osman dhe se ne, qenkemi të importuar nga stepat ose e thanun ma shkoqur, Shqipëria është krijesë e Perandorisë Osmane!…
Jam i mendimit, gjithashtu që ma parë se të hidhej ky version, (ose mendim antihistorik) duhej të na kishte treguar çfarë mendon akademiku kosovar, për Faik Konicën, apo për Mit’hat Frashërin, pra, për vetë formuluesit e idesë kombëtare, kur që në vitin 1924 në Librin e tij programatik “Plagët tona – çfarë na mungon? Çfarë duhet të bëjmë?” Ky i fundit, shkruante: “E urrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallëkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e Aziatikut në Shqipëri, që na bëri të rrijmë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi ne, si një hije e zezë, si një gurë i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë, një kohë errësire që ment ndryshoi çdo ndjenjë njerëzie, çdo cilësi njeriu të ndershëm”. Me keqardhje konstatojmë se në vazhdën e referencave të Akademikut – Qosja, ka penda intelektualësh kosovarë të cilët pushtuesit osmanë, pesëshekullorë, i quajnë Çlirimtarë! Madje bajnë dhe analogji absurde, duke i krahasuar me forcat Euro – Atlantike të cilat çliruan Kosovën!… “Versionet e Qoses vërtetë që kanë karakter politik, por një politikë që del jashtë “shinave” të historisë, kthehet në “bumeraug”. M.B.
Por në këtë këndvështrim, versionet dhe mendimet e Kadaresë janë të mbështetura në histori dhe të pa kontestueshme. Ismail Kadare, mbi besimin, ven shqiptarizmin dhe asht plotësisht i ndërgjegjshëm dhe vetëdijshëm se mendimin e tij e përkrahë çdo shqiptar, qoftë musliman apo kristian. Fakti që para një shekulli shqiptarët (në shumicë muslimane) pranuan Alfabetin Latin, tregon shkallën e naltë të vetë ndërgjegjësimit, se ne jemi Nacionalitet, me rrajë të thella Europiane, dhe padyshim – Kristiane.
Nga fundi i muajit korrik pashë në ekranin e Televizionit, ceremoninë e zhvilluar në Dibër të Madhe, me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Dibrës, i cili (antihistorikisht) i atribuohej Kongresit të alfabetit të Gjuhës Shqipe. Kur, dihet historikisht, që Kongresi i Manastirit 1908, sanksionon Alfabetin e Gjuhës Shqipe me rrajë Latine. Dihet se, Kongresi i Dibrës u organizue nga propoganda Xhon-turke, si kundërpeshë nga Kongresit të Manastirit, i inspiruar për Alfabetin Turko – arab. Ndaj, ceremonia që cituam urojmë që të ketë qenë një “lapsus” në të kundërt, “me keqardhje) mund të themi, se bashkëatdhetarët në Maqedoni, ndodhen 101 vite mbrapa Shqipërisë dhe 85 vite pas Turqisë. Në qoftë se me pretekstin e “luftës” kundër komunizmit, shtrembërojmë historinë, ky nuk mund të quhet gabim, por faj shumë i madh. Të spostosh vendimet historike të Kongresit të Manastirit e t’i kalosh ato në Dibër, do të thotë, t’ju japësh shkas maqedonasve me ngritë akuza nga ma absurdet, siç ndodhi kohët e fundit. Sipas mendjes sime, Akademia e Maqedonisë, bani gabimin ma të madh historik ndaj shqipëtarëve në Maqedoni. Por, këtij veprimi duhej t’i jepte përgjigje Akademia e jonë e Shkencave, e cila disponon të gjitha provat për të argumentue autoktoninë e Shqiptarëve në Maqedoni.
Gjithnjë (sipas mendjes time), thirrja e ndonjë politikani tonë për të djegur flamurin Maqedon, nuk përputhet aspak me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes shteteve dhe kombeve dhe nuk i shërben Paqës dhe Stabilitetit në një Ballkan problematik.
Intelektuali i njohur shkodran – Zef Pali (dritë pastë), në revistën “Flaka”, para disa dekadash) shprehej: “Zjarri, me zjarr nuk shuhet”. Sot Ballkani ka ma shumë nevojë pëpr “zjarrfikës” se sa për “zjarr vënës”.
Mark Bregu
Te majtet e “rinj” kercenojne nga llogoret e vjetra
Duket disi e pabesueshme qe pas pese viteve qe Partia Demokratike dhe aleatet e saj jane ne pushtet, te ndihen te rrezikuar demokrate te njohur e me kontribute te medha per demkoraci. Kercenimet kane autore (pa autor), por qe vijne nga i njejti drejtim, Partia Socialiste dhe bishtat e saj majtiste, te cilet, te egersuar nga humbja katastrofale ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, kane filluar te mos besojne me ne rruget demokratike te ardhjes ne pushtet. Kete e faktojne kercenimet e vazhdueshme te liderve te Partise Socialiste e forcave te tjera aleate te tyre, si kercenimet e bolshevikut te pandreqshem, ish-ministrit te fundit te Sigurimit te Shtetit komunist, Gramoz Ruçi, djalit “plangprishes” te bllokut komunist, kryetarit te PS-se Edi Rama, fabrikes se helmit te kuq, Skender Gjinushi e deri tek ish-misionari i majte ne kampin e djathte, Spartak Ngjela (djali i prokurorit famekeq dhe anetarit te Komitetit Qendror te PP, Kiç Ngjela), te cilet jane ne balle te protestave antidemokratike, ku kane lajmeruar deri nje revolte me arme si ne vitin 1997. Partia Socialiste me aleatet po tregojne se jane trashegimtare te denje te komunisteve shqiptare qe konsideronin armiq gjithe Europen dhe boten demokratike perendimore. Ata sot nuk marrin parasyshe vleresimet pozitive te zgjedhjeve te 28 qershorit ne Shqiperi, qe faktori nderkombetar i quan si me te mirat, me te drejtat dhe me demokratiket qe jane zhvilluar deri tani ne Shqiperi. Eshte ky vleresim i faktorit nderkombetar qe Shqiperia eshte me afer se kurre per heqjen e vizave dhe anetaresimit ne Bashkimin Europian. Partia Socialiste dhe lideret e saj me ne krye Gramoz Ruçin e Edi Ramen kane deklaruar se nuk i njohin vleresimet e Europes e Amerikes per zgjedhjet dhe as zhvillimet e vendit nen qeverisjen e Partise Demokratike me aleatet e saj, madje ata kane deklaruar se ka ikur koha e rekomandimeve dhe keshillave nga Europa dhe bota perendimore, duke lene te kuptohet se tashme majtistet jane gati te adaptojne metodat e se kaluares komuniste te Enver Hoxhes, kur Europa dhe Amerika konsideroheshin armiqte me te medhenj te regjimit te tyre. Kjo politike e zbatuar nga drejtuesit e larte socialiste, ka “zbritur” edhe tek baza socialiste, ku siç dihet jane te organizuar me celula, qe u ngjajne grupeve paramilitare. Keto grupe ne Shqiperi njihen si ekstremistet majtiste qe kercenojne e shpesh dhunojne (me shume ne erresire…) demokratet e kundershtaret e tyre politike. Por, me interesantja eshte ajo se ne shenjestren e ketyre ekstremisteve majtiste sot jane ata demokrate te rikthyer ne vendin e tyre nga bota perendimore, e veçanerisht nga SHBA-ja. Demokratet e rikthyer siç thame nga Amerika, kercenohen e dhunohen nga grupe ekstremiste te majta, te cilet i konsiderojne keta demokrate (si dikur komunistet) si misionare e agjente te amerikaneve, qe jane kthyer per te “ndalur” kthimin ne pushtet te forcave te majta. Ne si gazete kemi pasur njoftime te tilla, por per arsye te ndryshme ne nuk kemi mundur t’i denoncojme me emra, por vendosem qe me kete shkrim te sensibilizojme shoqerine shqiptare per rrezikun qe i kanoset nga keto forca te erresires (pasi kercenimet e dhunimet i bejne naten dhe larg syrit te shtetit…), mbasi keshtu ruajne disi anonimatin me emra konkrete kercenuesish, ndonese vatha e tyre dihet se eshte Partia Socialiste me bishtat e saj majtiste…
Ndue Bacaj
Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954
Agron Luka
(vijon nga numri i kaluar)
Historia, biografia dhe komentimi për Migjenin dhe Veprën e tij, ende sot në Demokraci të falsifikuara dhe të deformuara, në botimet e financuara nga Ministria e Kulturës!
Në kuadrin e rishkrimit të pjesshëm të historisë së Shqipërisë mbi bazën e realiteteve, fakteve e dokumenteve, më veçanërisht të historisë së kohës së re (fund shek XIX, shek XX e në vijim), natyrshëm hyn edhe historia e letërsisë shqiptare. Ndërkaq çuditërisht e paradoksalisht jo rrallë po vijojnë mjaft botime të financuara direkt me fonde nga Ministria e Kulturës, ku fryn një inerci neoenveriste me erë e shije mjaft të ndyrë…
I shtyrë nga pasioni, si një simpatizant, lexues dhe njohës i mirë i Migjenit, pjesërisht edhe si një detyrë e ngarkuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë (LSHSH), Gj. Luka realizoi më 1954 një botim të Migjenit, duke bashkuar në një vëllim pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij në poezi e në prozë. Vëllimi ishte i shoqëruar me interpretime komentuese, me shpjegime gjuhësore, me bibliografi të pjesshme dhe kryesisht ishte si botim për rininë. (“Migjeni Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka, bot. NSHB Tiranë, mars 1954)
Ky botim si libër ishte i pari mbas “çlirimit” të 29 nëntorit 1944, dhe si rend kronologjik, radhitej mbas botimit të prof. Dh.S. Shuteriqit në revistën “Literatura Jonë” në tetor 1948.
Siç dihet poezitë dhe prozat e Migjenit ishin botuar një e nga një në gazeta e revista të ndryshme. Përpjekja e parë për të botuar poezitë e Migjenit, në një vëllim, u bë nga Shtëpia Botuese “Gutenberg”, me librin “Vargjet e Lira”, më 1936. Migjeni kishte kontaktuar dhe pati edhe letër-këmbime direkte me vetë pronarin Ismail Mal Osmani. (Dokument i publikuar nga ne, GSH, suplementi Milosao, 11 tetor 2009 dhe njëkohësisht edhe në SHE) Ky botim i vitit 1936, simbas mendimit tonë të shprehur, nuk qarkulloi në shitje të lirë, u pezullua dhe mbeti në shtypshkronjë, më shumë për një çeshtje financiare mospagese, se sa për ndonjë urdhër me shkresë zyrtare çensurimi, ndalimi e konfiskimi. Një gjë të tillë, studiuesit deri më sot nuk e kanë vërtetuar dokumentarisht. Është një gjë e shprehur se me një mënyrë e me një tjetër vëllimi “Vargjet e Lira” më 1936 ka qarkulluar. Dhe këtu nuk duhej ekzagjeruar se edhe sikur të qarkullonte i plotë në të gjithë tirazhin prej 1000 kopjesh, nuk do të “shpërthente revolucioni”!
Migjeni ka vazhduar të botonte përsëri në prozë e në të njëjtën modë në gazetat e revistat e kohës së Zogut dhe askush nuk ishte futur në burg se, kishte lexuar apo se mbante Migjenin. Edhe pse vetë babai im, kishte shkruar aso kohe për çensurime etj, unë simbas vetë kujtimeve të tij ia kam ulur grykën atyre deklarimeve dhe besoj se nuk kam bërë asnjë lloj sakrilegji e asnjë lloj dhunimi të realitetit!
Me vendosjen e regjimit pushtues fashist italian dhe qeverive kolaboracioniste, siç e kemi shkruar me kohë, për Migjenin mbas vdekjes, pati edhe ndonjë botim, duke e përfshirë në antologjitë e shkrimtarëve më të shquar të botës shqiptare deri në atë kohë. Me këtë rast ishte përzgjedhur edhe një poezi, “Të lindet njeriu…” dhe një prozë “Zeneli”. (E. Koliqi, K. Gurakuqi, “Shkrimtarët Shqiptarë, Prej Lidhjes së Prizrendit deri më sot”, Pjesa II, bot. i Ministrisë së Arsimit, Tiranë 1941, Millosh Nikolla, f 471-475) Nuk është pak të të fusnin në këtë piedestal, akoma pa asnjë lloj libri të botuar, apo jo!
Dhe ky botim ishte lejuar kur regjimi, partia fashiste dhe direkt Xh. Xhiro ishin kujdesur që të mbikqyreshin rreptësisht shtëpitë botuese dhe kishin arritur edhe një farë kompromisi me pronarët e shtypshkronjave private shqiptare si “Tirana”, “Gutenberg” dhe “Luarasi”, që të mos lejoheshin botime me përmbajtje të rrezikshme antifashiste, të mos merreshin në punë punëtorë revolucionarë e komunistë antiitalianë. (Cit. sipas M. Islami, “Vasil Shanto”, bot. 1981, f 78, nxjerrë nga AQP, Fondi, “Partia Fashiste”, dok. Dt. 10/11/1939)
Libri me poezi “Vargjet e Lira” me të njejtin titull do të ribotohej mbas tetë vjetësh, më 1944, nga i njejti botues Ismail Mal Osmani, dhe kësaj rradhe do të qarkullonte dhe shitej lirisht. Botimi i 1944, në krahasim me atë të 1936, ishte çensuruar nga ministria e arsimit e kohës së regjencës dhe pjesërisht edhe me një farë aprovimi nga shtëpia botuese e sigurisht edhe nga vetë familia.
Në lidhje me botimin e 1936 (ashtu edhe për botimin e 1944), nga Ismail Mal Osmani, nga ndonjë biograf dhe nga disa shkrues “Kujtimesh” ishin shkruar edhe improvizime të pavërteta. Këta rivalizonin dhe binin edhe në kundërthënie me njeri-tjetrin se kush e kush e kishte ndihmuar më shumë praktikisht e materialisht Migjenin për botimin, me ndonjë parapagim këstesh etj. “Dialogjet” me Migjenin të stilit “Stefi-Luarasi” të “realizmit socialist”, të pasuara pastaj nga stili i lartë “Enver Hoxha”, do shënonin kulmin më 1981, kur u shkrua se, “V. Shanto, Q. Stafa dhe M. Duri i kishin dhënë një ndihmë jashtzakonisht të madhe Migjenit më 1936, për të botuar librin “Vargjet e Lira” në shtypshkronjën “Luarasi”, botim i cili do të shënonte një ngjarje të madhe në histori dhe në letërsinë shqiptare”! U nënvizua se, shitja e librit u ndalua nga regjimi obskurantist zogist. Me këtë rast Vasili, Qemali, Mihali dhe disa shokë punëtorë, na paskëshin organizuar tërheqien e stoqeve të “Vargjeve të Lira”, nga magazinat e shtypshkronjës “Luarasi” në Tiranë dhe shumë kopie ua shpërndanë punëtorëve, rinisë dhe nxënësve, duke propoganduar demaskimin e regjimit, nxitien e revoltës, ramjen fli etj. (M. Islami, “Vasil Shanto”, bot. 1981, f 50)
Shihni se, deri në çfarë pike kishin shkuar fabrikimet historike, duke e eklipsuar deri edhe “kontributin madhor” të pretenduar nga SL, me fillesë qysh më 1936 e 1947, madje kaq ironikisht, sa që ishte këmbyer edhe vetë shtypshkronja “Gutenberg” me shtypshkronjën “Luarasi”!
Përcaktimi i Gj. Lukës për Migjenin dhe si e donte E. Hoxha dhe regjimi…
Fatkeqsisht diktatura dhe praktikat antidemokratike do të vazhdonin edhe me vendosjen në Shqipëri të “regjimit demokratik popullor”, mbas 29 nëntorit 1944…
Peripecitë, “këshillat”, kritikat, krasitjet dhe urdhërat çensuruese filluan për Gj. Lukën, fill sapo libri kishte shkuar për botim. Nga Zyra e Arsimit dhe Kulturës pranë KQ të PPSH, në adresën e GjL dhe NSHB erdhi një letër-thirrje e cila i kërkonte të paraqiteshin dhe të sillnin me vete edhe një kopie të materialit të daktilografuar për botim. Për ata që, aso kohe, kanë pasur rastin të merreshin me fushën e letrave, shkrimeve të ndryshme etj, dihej se në një shumicë rastesh të rëndësishme materialet do të kalonin nga ky filtër kontrolli. Po aty në KQ të PPSH, ishte edhe “filtri i filtrave”, Zyra e Agjit-Propit. Edhe në një rast tjetët në rrjetat e këtyre dy zyrave kishte mbetur një monografi e Gj. Lukës për F. Konicën…
Shefi i asaj zyre i tregoi GjL se, pasi ishte shqyrtuar një ankesë anonime, e kishte lënë këtë porosi direkt shoqia Nexhmije. Dhe Nexhmija aso kohe sigurisht se përkthehej edhe Enver. Nexhmije Hoxha punonte në Zyrën e Agjit-Propit dhe po aty aso kohe ishte edhe shoqia LB… Kjo “kërkesë” i erdhi mjaft e çuditëshme Gj. Lukës, pasi shoqia Nexhmije ishte në dijeni të punës së tij për Migjenin, sepse edhe nga vetë natyra specifike e detyrës mbanin kontakte të shpeshta. Mbasi ishte dorëzuar materiali i daktilografuar për Migjenin, erdhi një letër tjetër, ku ndër të tjera shkruhej: “Dy vjersha, “Trajtat e Mbinjeriut”, “Lutja”, dy proza, “Ose… Ose”, “Tragjedi apo Komedi” dhe dy proza të pabotuara, “Pak poezi”, “M’at anë gardhit asgja e re”, nuk i plotësojnë kriteret si një botim për rininë, prandaj ato dhe komentimet përkatëse nuk duhet të përfshihen në këtë botim. Për sqarime të mëtejshme duhet të paraqiteni pranë kësaj zyre”.
Pak duke e nënkuptuar e pak edhe nga mirëbesimi i shefit të zyrës, rezultonte se, materialit “gati për botim”, mbi bazën e kërkesave të asaj letrës “anonime”, i kishte hedhur një sy vetë Enver Hoxha dhe këndej vetkuptohej se këto ishin urdhër-porositë e tija. E. Hoxha, kishte bërë edhe një vërejtje: “përse ky vëllim nuk ka fare një biografi të poetit revolucionar, themeluesit të realizmit socialist shqiptar”?! Flitej se “anonimi” i ishte ankuar edhe dikujt tjetër, shokut Mehmet Shehu…
Gj. Luka i paraqiti Zyrës së Arsimit dhe Kulturës pranë KQ të PPSH, një fletë me shkrim. Duke e kuptuar qartë se ai “urdhëri”, nuk prapsohej dot, ai pranonte që të mos botoheshin ato pjesët e rekomanduara. Por, me këtë rast, detyrohej të sqaronte: 1) në lidhje me vërejtjen për biografinë e Migjenit ju sqaroj se, nga kryesia e LSHSH më është komunikuar se, shoku SL së shpejti do të botojë një libër të veçantë e të plotë biografik, për të cilin ishte ngarkuar dhe për këtë arësye nuk kishte përse të përplaseshin dy autorë; 2) për dy prozat e pabotuara asnjëherë, si leje botimi dhe si kopie daktilografike, ia kishte dhënë vetë familia, dy motrat e Migjenit. Proza “M’ at anë gardhit asgja e re” ishte vetëm sa e filluar dhe kishte mbetur e pa mbaruar dhe për këtë arësye nuk kishte ndonjë komentim për të. Nëqoftëse tani familia kishte ndërruar mendim, ai tërhiqej menjëherë; 3) për dy prozat e botuara të njohura, siç edhe për disa raste të tjera, ai ruante edhe kopie daktilografime të hershme; 4) për 5 prozat e tjera “të pa botuara me gjallje të Migjenit”, paraqes faktet se ato janë botuar të gjitha më përpara në organet shqiptare të pas çlirimit dhe absolutisht nuk është pretenduar që, ato po botoheshin për herë të parë nga GjL. Dy nga këto, “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”, janë botuar vjet në gusht 1953, nga redaksia e revistës “Letërsia Jonë” Nr. 8, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Migjenit, me shënimin redaktorial si, “dhurim dhe leje nga origjinalet që ruhen nga familia e Migjenit”.
Kështu, mbas edhe një rishqyrtimi dhe diskutimi në Zyrën e Arsimit dhe Kulturës dhe në Zyrën e Agjit- Propit, të KQ të PPSH-së ishte vendosur që libri i mbledhur dhe pregatitur nga GjL të botohej, duke u respektuar ato heqiet e rekomanduara, megjith komentimet përkatëse.
“Anonimit” i shkoi huq goditja e madhe, megjithse diçka kishte fituar… Duke marrë zemër, meqënëse e kishte edhe një farë tradite edhe si sajues fantazist e alibist, “anonimi”, filloi edhe të trimërohej dhe në disa zyra u bë edhe i mërzitshëm, aq sa filluan ta nxirrnin edhe jashtë… (Këto raste takimesh verbale dhe letrash ankuese, ky “anonimi” i ruajti dhe i qepi me pe e gjilpërë duke i sofistikuar më vonë kur mendoi se i erdhi asi në dorë, duke gatuar agjentë e grupazhe, ca për kuzhinën e Hoxhës e ca për atë të Shehut, si të merrte puna…)
Por, kjo “surprizë” dhe ai definicioni, për Migjenin si “themeluesi i realizmit socialist” që, shkonte në kundërshtim me interpretimin e GjL si, “shkrimtar i realizmit kritik të avancuar”, e vuri atë në mendime. Simbas interpretimit të GjL (dhe jo vetëm të tij, sepse aso kohe ka pasur edhe opinione të shprehura nga disa studiues shqiptar), Migjeni nuk mund të identifikohej si “shkrimtari e modeli revolucionar komunist shqiptar”, sepse edhe vetë formimi i tij nuk kishte qenë ashtu. Pavarësisht se Migjeni e kapërcente disi pragun e realizmit kritik, me protestat për mjerimin e thellë, me idetë për revoltë e përmbysje të regjimit, me notat materialiste e ateiste e me ndonjë penelatë bolshevike, ai përsëri qëndronte si shkrimtar i realizmit kritik. (Të gjitha këto ide janë të shprehura në komentet e botimit 1954 dhe ruhen edhe dorëshkrimet e daktilografimet origjinale të GjL dhe në disa materiale të diskutimeve të tija. AL)
(vijon në numrin e ardhshëm)
Nr. 131 i gazetës në print
|
Në kapërcyellin e lidershipit politik Politika shqiptare do të vijojë të lëngojë mungesën e një konseguence përnga formati i një lideri evropian. Qasjet për ta theqafur gjithnjë liderin në honet e konfiktualitetit janë mëkimi i despotizmit tek lideri. Përpjekjet për të gjetur rrugë të tjera, novitete, janë domosdoshmëri dhe kushtëzime ku e ka futur realiteti ndërkombëtar të tashmen dhe të ardhmen e politikës dhe perspektivës shqiptare. Politika, duke filluar nga lideri duhet të përqafojnë një logjikë tjetër përfaqësimi, një filozofi tjetër të politikëbërjes. E megjithatë ne duhet të shpresojmë. Tash për tash duket se i ashtuquajturi tranzicion politik në Shqipëri s’ka ndërmend t’i vijë fundi. Ç’ka sot na përafron sadopak me vendet e lira, është mundësia që ka çdo shqiptar për të dalë nga vija kufitare e vendit të tij, pavarësisht mënyrave. Me përjashtim të kësaj, duket se në vendin tonë nuk ka ndonjë “të dhënë” tjetër se jemi duke u përshtatur me Perëndimin. Madje, mund të pranojmë se me periudhën e para ’90, kemi pak ndryshime. Edhe sot, partia është shteti. Kryetari i partisë është “Zoti”. Të tjerët janë plotësues të tekave të tij. Dhe për fat të keq, kjo nuk vërehet vetëm tek partia në pushtetin e madh, por edhe tek partia në pushtetin e vogël. Sali Berisha dhe Edi Rama, njëri në krye të ekzekutivit shqiptar, tjetri në krye të ekzekutivit të kryeqytetit, njëri kryetar i partisë në pushtet dhe tjetri kryetar i partisë në opozitë, po shfaqen me natyra krejt të ngjashme. Në fakt, Rama po shfaq natyrë të ngjashme diktatoriale me Berishën, pasi ky i fundit, nuk ka ç’të tregojë më shumë. Shqiptarët i besuan sërish kur u dha shkatërrim, shqiptarët i buzëqeshën kur ai u ngërdheshej, shqiptarët e falën kur ai u dhuroi gjak e plumba. E megjithatë, asgjë nuk e ndali Berishën të vendoste diktaturën sipas mënyrës së tij. Zotërimin e të gjitha institucioneve, kërcënimin ndaj mediave, përpjekje maksimale për të gjetur fajtorë tjetërkund për krimin e Gërdecit, buzëqeshje ironike për grevistët, e së fundi edhe shpalljen “armiq” të ish-bashkëpunëtorëve që bëjnë përpjekje për të dalë nga stani i tij. Vëreni me vëmendje karakteristikat e ngjashme që ka Rama me Berishën (i cili për hir të së vërtetës nuk ka asnjë shpresë për ndryshim). MARREZIA KOLEKTIVE Shqetesimit te nje anetari te Asamblese se PS Shkoder per domosdoshmerine e bashkpunimit parazgjedhor PS – LSI I deleguari I radhes se PS Blendi Klosi ju pergjigj me “kompetence” se bashke me LSI fitojme 72 deputet , ndersa vetem PS fiton 78 deputet. Kjo deklarate pas veprimeve, qendrimeve e deklartimeve te meparshme paralajmeronte se marrezia e drejtuesve socialist nuk do te njihte kufij. Dhe keshtu ndodhi e gjithe fushata perfshire edhe diten e zgjedhjeve ishte me shume lufte kunder LSI se sa perpjekje per te sqaruar qytetaret per programin e munguar te PS. Madje PS ishte pergatitur te festonte humbjen e LSI e jo fitoren e socialisteve. Drejtesinë e ka mposhtur Kanuni Ditët e fundit, nënkryetari i Këshillit të Lartë të drejtësisë Kreshnik Spahiu në një konferencë shtypi me drejtuesit e Gjykatave të Shkalles së Parë dhe ato të Apelit në vënd, deklaroi me ashpërsi e shqetësim se “Bandat nuk mund të diktojnë proceset penale…“, duke dhënë tashmë botërisht alarmin se drejtësia ka dështuar përballë krimit të fort organizuar. Ndër fenomenet kryesore është mosveprimi i drejtësisë mbi vrasësit, të cilët në të shumtën e rasteve fitojnë pafajësinë dhe më pastaj edhe vrasin denoncuesit. Një drejtësi e munguar ka sjell shumë viktima, qoftë edhepër zënka banale. Kështu, viktimë e rrezikimit të jetës është bërë edhe shtetasi Asllan Has Vulaj, lindur më 15. O4.1966 në fshatin Ura e Shtrenjtë të komunës Postribë të qarkut të Shkodrës. Ai, që nga data 08. 07. 2009 është në hasmëri me shtetasin Admir Bardhi nga Shkodra. Shkak i kësaj hasmërie ka qënë një ngatërresë e momentit në vëndin e quajtur Rus të qytetit të Shkodrës. Ky konflikt ka ardhur, pasi shtetasi Fatmir Ramadan Vulaj, ka plagosur shtetasin Admir Bardhi. E, megjithëse Asllani nuk ka asnjë faj, sipas kanunit të Lekë Dukagjinit ai ndodhet në gjak.Kështu, jeta e tij dhe të afërmve të tjerë rrezikohet dhe detyrohen të jetojnë në ilegalitet. Sipas deshmisë së kryekomunarit të postribës F. Shabaj, as pleqësia e fshatit, as pushteti nuk kanë arritur ta sheshojnë konfliktin në fjalë. Është ky një fenomen tepër shqetësues për veriun shqiptar, fenomen që deri sot ka regjistruar mijëra vrasje.Kulla e ngujimit tashmë është strehë e mijëra familjeve. Në Kiras është një lagje e tëre me të ngujuar që jetojnë prej 18 vitesh, ku as fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë apo të luajnë. Ata rrinë të mbydhur dhe të trishtuar. Kështu, ky konflikt fatkeqësisht duket se do sjedhe viktima, sa kohë që shteti jo vetëm nuk është në gjëndje të dominojë mbi Kanunit, por që botërisht zevenës kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaron se deri tash bandat e anarkia sundojnë gjykatat, prokurorinë, hetuesinë, gjithçka. “Enciklopedia maqedonase” dhe perngjasimet me “Histonine 12” Na shqeteson ajo cfare thone te tjeret per ne, pavaresisht se ne vetenxihemi net e njejten linje me ta! Prej kohesh qarqet akademike shqiptare ne mbare globin dhe ato te shoqerise civile edhe ballkanike, diskutojne per shtremberimet e fakteve historike qe lidhen me gjenezen shqiptare. Vihet ne diskutim ajo cfare eshte servirur nga nje institucion legjitim i nje shteti, deri diku i njohur boterisht, pavaresisht ne nen emrin Ish- Republika Jugosllave e Maqedonise, pikerisht Akademia e Shkencave. Pavaresisht se nuk guxuan asnjehere te dalin publikisht, ne grupin e autoreve rezultojne edhe shqiptare, te pakten perkah perkatesie etnike e tyre. Mbase u mungoi guximi per te kundershtuar, ne nje shtet ku faktori shqiptar ne rastin me te mire llogaritet ne rreth 40% edhe pse duhet te presim edhe disa muaj per te pritur shifra zyrtare te rregjistrimit. Pas presionit nderkombetar te gjithanshem, por edhe te faktorit pilitik shqiptar ne Maqedoni, kopjet e “Enciklopedise Maqedonase” u terhoqen nga shperndarja. Ajo cfare na cenon me teper ne si shqiptare ne disa nga faqet e ketij botimi, ka te beje me historine e shqiptareve ne Maqedoni por edhe ne pergjithesi ne Ballkan. Jane historianet ata qe do te vijojne te debatojne per keto probleme ne te ardhmen, por sa per te shuar kuriozitetin e mbase nuk ekziston me, deklamohet se shiptaret “jane te zbritur vone” ne Ballkan dhe madje kane zbuar sllavet nga trojet e tyre. Kosova do mbetet siç është, apo pjesa veriore do i njihet serbisë? Në diplomaci, ashtu si edhe në jetë, mësohet më shumë nga dështimet se nga sukseset. Sukseset do të duken në retrospektivë,…ndërsa dështimet ndrisin shtigjet dhe qorrsokakët që duhet shmangur (Richard Holbrooke). Është rregull që gjatë komunikimit, fjalori diplomatik të prodhoj dykuptimësi, dhe dokumente, pra marrëveshje, traktate, konventa, etj, me kuptimësi implicite. PSE TE MOS BASHKOHEN SHQIPERIA E KOSOVA NË NJË SHTET?! “Shqipni etnike, kurrgja tjetër!”. “Një komb, një kombëtare!”. Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjesht të tillë. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë – të qenit shqiptar! Shqiptarët kërkojnë integrim në BE, politikanët pengojnë Flitet boll për populizmin e politikanëve tanë, që shpesh identifikohet me premtimet e tyre të fryra nëpërmjet të cilave gënjejnë elektoratin. Por mashtrimi i elektoratit më shumë se tipar përcaktues i populizmit është karakteristikë e demagogjisë. Natyrisht të dyja janë të ndërlidhura, megjithatë nëse demagogjia është një element që ngjyros përmbajtjen e politikës, populizmi është një formë e caktuar e saj. Shumë shkurt mund të themi se kemi të bëjmë me politikë populiste, kur theksi vendoset tek fryrja e një kërcënimi që shpjegon gjithçka, në raport me të cilin populli, shoqëria apo kombi sendërtohen si entitete homogjene. Pra, në thelb populizmi thekson ndarjen ne (populli, kombi, shoqëria, etj.) dhe ata (komunistët, terroristët, politika e vjetër, korrupsioni, berishistët etj.) duke theksuar kërcënimin e atyre ndaj nesh. Kjo është pak a shumë struktura logjike e populizmit.Po t’i qëndrojmë besnik këtij përkufizimi, vërejmë se në Shqipëri populizmi është tipar themelor i shoqërisë civile, ku bëjnë pjesë jo vetëm OJQ-të, por edhe shkrimtarët, mediat, gazetarët, analistët apo komentatorët e shtypit. Të gjithë kanë një emërues të përbashkët; denoncimin e politikës në përgjithësi dhe politikanëve në veçanti. Në ligjërimin e shoqërisë civile politika dhe politikanët shikohen si gjëma më e madhe që i kanoset Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një strukturë tipike populiste; nga njëra anë kemi theksimin e një kërcënimi akut (politikën) dhe nga ana tjetër kemi shoqërinë, popullin apo kombin që përcaktohet në raport me të. Përballë kërcënimit të politikës realiteti kompleks social reduktohet në kategori rudimentare një dimensionale; populli që vuan prej politikës, shoqëria që do të integrohet në BE, por politika e lë jashtë, apo kombi që lyp bashkim, por politika nuk ia jep. Shenjteria e votes Aksioma per shenjterine e votes ne nje sistem demokratik, eshte aq e lashte sa edhe vete ekzistenca e sistemeve demokratike ne shoqerine njerezore. Askund me shume se ne Shqiperi, te gjithe perbetohen per shenjterine e votes, madje me shume se edhe per vete simbolet e burojne ne kete koncept nga Hyji. Ne cdo vend te botes, aty ku “de jure” ekzistojne sisteme demokratike, ka patur, ka dhe do te kete probleme me voten, sidomos kur ajo pasi eshte hedhur nga zgjedhesit, duhet te numerohet. Rastet nuk mungojne qe nga demokracite “par exelance” te SHBA-ve ne rastin e duelit te vitit 2000 ne mes Al Gore dhe G.W.Bush dhe deri ne Afganistan, shtet i cili mund te thuhet se eshte ne hapat e pare te ndertimit te nje shteti demokratik. Mreme neTirane u ndezen sirenat… Mbrëmë, shefi i opozitës më solli ndermënd Odisenë me marinarët e vet duke gulçuar me “anije” tek strofka ku rrin qeveria. Bertiste se i janë vjedhur votat, bertiste të hapet kutia e votës, (Pandorës), ku mund të dalin të keqia shumë, të keqia që mund të risjellin efektin e kohëve kur Perandorët grumbullonin perkrahës ti hakërrehen njëri-tjetrit, se janë të fortë e mund ta marrin fortesen… Dukagjini, tokë e begatë trimash “Shpata e malsoritt, asht ndera e vatanit” Nuk është aspak e lehtë të shkruash pak rreshta historike për Dukagjinin dhe Shalen, historia e së cilës është e lidhur si mishi me kocin. Të përmendesh fjalën Shale, do të thotë se ke pëmendur Dugagjinin, një ndër krahinat më heroike të popullit,shqiptar. Per 7 dite Italia ne qender te vemendjes boterore Italishtja, mes artit, shkences dhe teknologjise, do te jete tema e edicionit te 9-te te Javes se Gjuhes Italiane ne Bote, qe do te zhvillohet nga data 19- 25 tetor 2009. Kete vit, koencidencat me kete veniment qe perfshin edhe Shiperine, jane vertete te vecanta. Java e Gjuhes Italiane ne Bote kete vit, ecen parallel me disa pervjetore: 400- vjetori i vezhgimeve te para astronomike te Galileit me teleskop dhe 100- vjetori i lindjes se Futurizmit. Njekohesisht, viti 2009 eshte zgjedhur nga OKB-ja si “Viti Nderkombetar i Astronomise”. Eventi eshte pjese e festimeve per “2009- Viti Evropian i Krijimtarise dhe Modernizmit” i shpallur nga Komisioni Evropian. Aktivitetet kulturore te Javes se Gjuhes Italiane ne Bote- edicioni i 9-te, do te vene ne dukje kreativitetin italian ne art, ne shkence dhe ne teknologji dhe raportet e saj me kreativitetin gjuhesor, qe pergjate historise ka dhene mjaft kontribute per pasurine gjuhesore evropiane e universale: nga mizika tek lirika, nga artet figurative tek arkitektura, nga shkenca tek teknologjia, nga moda tek dizenjimi, nga kenga tek sporti, nga ushimet tek arti i kuzhines. Java e Gjuhes Italiane ne Bote lindi si iniciative ne vitin 2001 nga nje ide e Akademise Kruska dhe te Drejtorise se Pergjithshme per Promovimin dhe Bashkepunimin Kulturor, nen kujdesin e Larte dhe te vecante te Presidentit te Republikes se Italise. Nga viti ne vit ajo ka fituar perhere e me shume force dhe nje numer gjithnje ne rritje te pjesmarresve, i mbeshtetur fuqishem nga Institute te Kultures dhe Ambasadat e Italise kudo ne bote. Ne Shiperi, Java e Gjuhes Italiane ne Bote, perhere ka qene nje feste e rinovimit te miqesise tradicionale ne mes dy popujve. Italishtja ne shkollat shqiptare Dy jane programet e mbeshtetura nga Qeveria italiane per nje shtrirje me te madhe te italishtes ne shkollat shqiptare, ku aktualisht rezulton akoma jo ne te njejtin nivel me marredheniet e shpeshta ekonomike kulturore me italine dhe me perhapjen e njohjes se gjuhes se folur italiane, e cila kuptohet nga 70/80% e popullsise dhe flitet nga 50%e saj. SKLLAVEERIA MODERNE Gjithhere ia vlen ti kthehesh nje teme, teksa veren se je vete subjekt dhe objekt i saj, bashke me nje numer jo te paperfillshem “bashkevuajtesish”. E perdor kete term, duke qene “i privilegjuar” ne pozicionin e gazetarit nga nje periudhe rreth 15 vjecare, prej te cilave tashme rreth 12 vjet ne media lokale vizive dhe kombetare, sic edhe shume kolege te tjere e do te lexojne jo pa durim keto rreshta. “E reja” dhe “e vjetra” ky debat kaq i vjeter Debati mbi të renë dhe të vjetrën është shumë i vjetër në Shqipëri. Është një debat që ekziston që nga koha e rilindësve, të cilët nga vendet ku jetonin dhe punonin kërkonin të shkëputnin shqiptarët nga Perandoria Osmane e vjetër, e cila po i fundoste së bashku me rënien e saj. Të paktën kjo ishte ajo që shkruante Sami Frashëri në librin e tij “Shqipëria, çka qenë, çështë e çdo të bëhet”. Interesant ishte fakti që “e shkuara”, “e tashmja” dhe “e ardhmja” e këtyre autorëve rilindës ishin shumë të idealizuara dhe shumë larg realitetit, dhe kjo për shumë arsye. Më së shumti sepse shumica prej tyre jetonin larg Shqipërisë, kishin jetuar pak ose aspak në të dhe identiteti shqiptar që ata kishin krijuar ishte më shumë i imagjinuar sesa i jetuar dhe ata vetë ishin personalitete të shquara, të cilët kishin mundur të integroheshin në vendet ku jetonin dhe kishin një shumëllojshmëri identitetesh dhe jo vetëm atë shqiptar. Gjithashtu debati në këtë kohë ishte dhe një debat modernizues, meqenëse shumë prej rilindësve tanë jetonin në vende të cilat po kalonin fazën modernizuese të zhvillimit, ndërsa Shqipëria në kronikat e kohës përshkruhej akoma si vend tradicional dhe i pazhvilluar. Kjo prapambetje e vendit dhe “e vjetra” në Shqipëri identifikohej kryesisht me Perandorinë Osmane dhe mungonte fryma e kriticizmit brenda vetë shqiptarëve. Edhe në rastet kur ky kriticizëm ishte i pranishëm, si për shembull në poemën e Pashko Vasës “O moj Shqipni”, kriticizmi niste duke evokuar të shkuarën historike, e cila ishte më shumë ishte një legjendë ose mit sesa një histori e shkruar dhe racionale. Nga Libani, ku jetonte, Pashko Vasa nuk mund të krijonte një strategji të vërtetë për çlirimin e vendit thjesht duke evokuar legjenda nga e kaluara, të cilat populli analfabet nuk mund ti lexonte, por që i drejtoheshin një elite që jetonte jashtë Shqipërisë. Dhe kjo histori mitizimi vazhdoi për disa dekada, deri në fillim të shekullit të 20-të, kur Faik Konica shkroi “Doktor Gjilpërën” e tij. Historia në formë romani e përshkruar prej tij ishte një histori udhëtimi që ai pati mundësinë të bënte në Shqipëri dhe të zbulonte vetë realitetin që mbizotëronte në të dhe të thumbonte metodat orientale dhe anadollake që ai vetë vëzhgoi dhe që kishin aq pak të bënin me atë që ai kishte imagjinuar në mërgim. LOGU I BJESHKEVE OSE TRADITE SHEKULLORE EUROPERENDIMORE E KELMENDIT Prej vitesh ne Komunen Kelmend eshte rikthyer tradita e mrekullueshme e Logut te Bjeshkeve . Kete vit per aresye madhore ky evenimet u realizua (disi me vonese), me 22 gusht 2009. Kjo dite festive si gjithnje kishte organizator komunen Kelmend ,dhe vecanarisht kryetarin e saj Z.Ndue Lelcaj me bashkepuntoret e tij. Per hir te vertetes duhet thene qe ne fillim se ra ne sy mungesa e disa autoriteteve lokale e qendrore qe jemi mesuar ti shohim ne radhet e para te Logut te Bjeshkeve vitet e tjera. Gjithsesi ,pjesmarrja e Nenprefektit te Malesise Madhe Z.Shyqyri Bajraktari dhe autoriteteve te tjera lokale e institucionale plotesuan kete “boshllek” Jo-tradicional , te ketij evenimenti festive e te gezueshme ,kur hijeshia dhe bukuria e Kelmendit e me gjere kishte mbushur LOGUN historik ne Qaf te Predelecit me sokola e sokolesha… Kodi i Justinianit – “Sintezë” e drejtësisë romake “Vullneti i Justinianit, – shkruen historiani i shquem francez – Charls Diehi, – ka përfunduar një nga veprat ma të frytshme që i kanë shërbye përparimit të njerëzimit.” Tuj dijtë se Kontinenti Europian asht i ndërtuem mbi tri kolona; në kulturën Greke; në të drejtën Romake, dhe në Kristianizëm, vlen të theksohet se dy kolonat e fundit, Drejtësinë dhe Kristianizmin, i ka “dhuratë” prej Kostandinit të Madh, dhe prej Justinianit, (të dy Ilirian). Ligjërimi i Kristianizmit, dhe kodifikimi i të Drejtës Romake nga dy bij të Dardanisë, na ban të krenohemi para Europës, dhe, jo ta quajmë si “mëshirë” antarësimin e Shqipnisë në Bashkimin Europian. “Europa, përveç dy (autorëve të lartpërmendun), duhet të kujtojë dhe shpatën e Gjergj Kastriotit që u ba mburojë e kulturës dhe Krishtërimit Europian për 250 vjet.” M.B. Pa dyshim vepra ma e çmueshme e Justinianit asht kodifikimi i ligjeve të Romës së Vjetër. Ai mendonte se Perandori duhet jo vetëm të triumfojë mbi armiqtë e tij, por duhet të jetë edhe mbrojtës i drejtësisë në kohë paqeje. Ai besonte se, bashkë me pushtetin suprem, Zoti i kishte dhanë të drejtën me veprue si ligjëvënës dhe si interpretues i pa kontestueshëm i ligjeve në fuqi. (Tepër i lakmueshëm për kohën tonë. M.B). Puna për t’u krye ishte vërtetë kolosale, mbasi ligjet e Romës ishin në një gjendje mjaft kaotike. Mbas krizës së shek. III-të, jurispundenca romake kishte ra në dekandencë. Gjyqtarët vendosnin në bazë të precedentëve që kishin krijue predecesorët e tyre, të cilët kishin zbërthye një çështje ligjore për herën e parë. Në vitin 528 Justiniani emëroi një komision prej dhjetë vetësh (ekspertë) tue përfshirë juristin e famshëm – Tribonian, i cili u ba frymëzues dhe realizues i vërtetë i veprës Legjistative të atij shekulli. “Mbas 14 muajsh pas emnimit të komisionit doli në dritë Kodi i Justinianit” që përmbante gjithë ligjet, ose Statutet Imperiale që ishin shpallur tue fillue nga koha e Adrianit, d.m.th., qysh prej katër shekujsh ma parë. “Kodi i Justinianit” u ba sistemi Ligjor i vetëm dhe i detyrueshëm për të gjithë Perandorinë. Mandej Komisioni punoi edhe tri vjet të tjera për të studiue dhe për të nxjerrë substancën ma të vlefshme të afro 2000 vëllimeve mbi Jurispundencën dhe Ligjin tradicional që kishin hartue juristët Romakë gjatë shekujve. Njerëz të shquar të kombit shqiptar: Avokati Bardhyl Tirana Ceremonia e inagurimit të Presidentit Barack Obama ka qenë pa dyshim këtë javë, ngjarje më e ndjekur nga opinioni publik në mbarë botën. Ceremonitë e betimit të Presidentit të ri hapin një kapitull të ri të historisë amerikane e bashkë me të edhe të historisë botërore. Si ngjarje ato ndiqen edhe nga njerëz që zakonisht nuk kanë interes për politikën sepse kanë fituar një lloj simbolike të fortë të kulturës popullore. Me këtë rast, “Illyria” kontaktoi një nga njerëzit që si rrallë kush në botë i njeh ceremonitë e inagurimit të presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Ai është Bardhyl Tirana, avokati i shquar shqiptaro –amerikan, i cili në vitin 1977 ishte kryetari i ceremonisë së inagurimit të Presidentit Jimmy Carter. Ishte një rast i mirë për të krahasuar dy ceremonitë e për të folur për këtë ngjarje të madhe që tërheq vëmendjen publike amerikane e botërore. Dokumente të pa shfrytëzuara për Migjenin Fondi “Dosja Migjeni” në M. H. Shkodër dhe familia e të ndjerit Gjovalin Luka konservojnë disa dokumente e materiale të pa publikuara dhe të pa shfrytëzuara deri më sot nga studiuesit, biografët, gjuhëtarët dhe kritika letrare. GjL, ka qenë autor i një përmbledhje dhe komentimi, “Migjeni, Vepra, Mbledhë dhe shpjegue nga Gjovalin Luka”, bot. NSHB, Tiranë, mars 1954. “Kritika letrare” e udhëzuar direkt nga diktatori dhe kulti i individit E. Hoxha hodhi një lumë kritikash e akuzash për këtë botim duke e çensuruar fillimisht dhe më pas duke e ndaluar dhe nxjerrë nga qarkullimi. Më 1936 botuesi Ismail Mal Osmani komunikonte direkt me letra me Migjenin “Parathania e Parathanieve” në botimin e vëllimit “Vargjet e Lira” 1936-tës dhe në gjuhën origjinale të Migjenit DINASTIA E BAJRAKTARIT TAE SHALES Fisi i Shales si fiset e tjera ne shqiperi ne mungese te shtetit,ka pasur prisin e vete i cili qe heret eshte emruar BAJRAKTAR,ai nder shekuj ka drejtuar shalen ne mbrojtje te trojve te saj nga pushtues te ndryshem duke dhene shembullin e vete ne lufte dhe kuvende si dhe duke organizuar jeten brenda fisit duke rrite unitetin e shmang konflikte te ndryshme . Zot c,ka jane njata dy burra Ka marre pjese dhe drejtuar perpjekjet per pamvarsi ne luftrat kunder serbve dhe malazezve si dhe ka kundershtur me force cdo perpjekje qe eshet bere per nenshtrimin e shales dhe trojeve shqiptare nga cdo lloj okupatori i huaj. |
Nr. 130 i gazetës në print
|
SA NA AFRON ME EUROPEN GJUHA E ILIR METES nga Sokol Pepushaj Shumë shqiptaqrë sot mëndojnë se bashkimi i Ilir Metës me parti me koalicionin e djathtë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, mbart në vetevte një bombë të rrezikshme kundër integritetit të Shqipërisë drejt BE-së. Shumë të tjerë gjykojnë se 83000 votuesve Ilir Meta u rrëmbeu lirinë, u vodhi votën dhe ia kaloi Sali Berishës. Pra, dyfytyrësia e Metës apo pastërtia e qëllimit politik janë mes dinakërisë që hell në pjatancë Edi Rama dhe po dinakërisë që përdori Ilir Meta. Cili humbi dhe cili fitoi, thua ti lexues? Mëndojme se Rama Humbi dhe Meta humbi edhe atë që nuk kishte mundur ta humbiste, thjesht për arrogancën e pashoqe ndaj demokracisë deri para pak ditësh, ku kaloi Ylberin. Fitoi disa kohë më shumë në pushtet një qeveri e djathtë që gjithsesi me pak më shumë kujdes mund edhe të fitonte pa një ekstremist si Ilir Meta. E keqja është se drejtuesit e partive janë monumente dhe partitë fondamente që shëtisin tash 20 vjet me hark triumfi ku qëllimi është vetëm përfitimi personal. Pak përjashtim këtu bën PD-ja që në fund të fundit vitet e fundit e vënë në lidhje më qeverisjet e tjera ose me atë që mund ta pasonte, ka larguar errësirën, ka mbushur gropat e rrugëve me asfalt dhe ka ca projekte që nëse e lejon Ilir Meta, munjd ti kionkretizoi. Loja tinëzare me dosjet e Sigurimit të Shtetit Nga:Bedri BLLOSHMI Fillimi i vitit ’91 e mbas kësaj periudhe, struktura e ish-Sigurimit të Shtetit u trondit aq shumë, sa të gjithë u fshehën skutave. Shumë nga këta persona ikën në vendet komuniste ku filluan lidhjet tregtare. Po të dëgjoje se çfarë thoshte atëherë PD-ja ose e djathta, me të vërtetë duhej besuar se do bëhej “kërdia” ndaj ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ngasje në tis Nga Albert Vataj E si mund të ndodhte ndryshe. Burrëria e pranimit të humbjes, është në skaj të tançka ka gjasë tjetër për të marrë realiteti i tashëm politik, jo si të pranueshme por si realitet. Andradha e kumtit të fitores asht e përligjun për një syresh që buron nga produkti i zakonshëm. E kurrsesi, kjo nuk ka askurrnji fije që e lidhin në përligjjen e vet, kërrkënd që fati i keq e ka vu në podin e humbësit e që fati i vullnetit të sovranit, e ka përzgjedh mes të përzgjedhurve për ta drejtu. Deri më tash kemi vetëm një lider që ka pranuar fisnikërisht, të marrë rrolin e humbësit, dhe ai është Fatos Nano. Cilëtdo qofshin gojët e liga që e jargavisin përmes patosit e ekstazës, anatemën e këtij lideri të padiskutueshëm të së majtës fanatike, ata, nuk kanë paqe në këtë botë e në amshim nëse i bien mohit asaj që mbetet e vetme në memorien politike 20-vjeçare të politikës shqiptare. Humbjet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, kalimi i pushteti në mënyrë protokollarë, pranimi Nano megjithëse fathidhërisht, mbetët sot e mot i denjë dhe emblematike në të deritashmen e postkomunizmit. Berisha dihej se nuk zbriste lehtë nga kali. Por kurrkund dhe kurrqysh tjetër nuk e gjejmë atë që plasi deri sa i bindi shqiptarët për modernitet politik. Dhe ai asht Edi Rama. Megjithëse kupën e helmët të humbësit nuk ka patur fatin e keq ta ngre me fund asnjiherë deri më tash, sot heziton, si ai që ka vendosur t’i japë fund jetës, dhe ankohet më shumë se helmi është pelin se sa paskëndej në të nuk ka më jetë.
Misioni “Meta” nga Preç Zogaj Zgjedhjet e 28 qershorit nuk po prodhojnë asnjë fitues, por, si për të treguar se demokracisë nuk i shterojnë as në ditë të vështira mjetet e vetëmbrojtjes, ato, për fat, po prodhojnë mundësinë e artë të ekuilibrimit të pushtetit dhe rikthimit të vendit në standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kjo mundësi, që është e barabartë me një mision historik, i ka rënë në dorë Lëvizjes Socialiste për Integrim të zotit Ilir Meta. Me katër deputetët e fituar në Tiranë, Durrës, Fier dhe Berat, Meta është thirrur në kauzë të japë disa zgjidhje të mëdha për tipin e qeverisë së re dhe për kushtet e integrimit tonë në Europë. Fati nuk mund t’i krijojë një shans më të shkëlqyer një politikani të ri që mëton të shohë larg. Por si do të sillet Ilir Meta dhe LSI me katër mandatet e fituara me stërmundim, në një garë tmerrësisht të pabarabartë si kjo e 28 qershorit, që u projektua dhe u interpretua deri në fund për të vrarë politikisht gjithçka dhe gjithkënd që merrte frymë jashtë orbitës se dypartitizmit PD-PS? Në një skenë politike të ngrirë dhe surrealiste, vetëm Meta lëviz, vetëm ai është i lirë. Në të djathtë sheh Sali Berishën në mundimet e Tantalit mitologjik, që nuk mund të pijë dhe të shuajë etjen me ujin që i vjen deri afër mjekrës. “Aleanca e Ndryshimit” e drejtuar nga Berisha numëron shtatëdhjetë deputetë, por i duhet edhe një për të krijuar qeverinë e re; i duhet një për të filluar se pastaj dyshi dhe treshi gjendet më kollaj. Në të majtë sheh Edi Ramën, i cili përpëlitet pothuajse në të njëjtat mundime dhe ndoshta edhe në pendim me 66 deputetët e Aleancës së tij. Ta kemi të qartë: ai e di si janë bërë zgjedhjet, partia e tij ka marrë shumë më tepër vota se mandate, që do të thotë se LSI është viktima më ekselente e një sistemi të mbyllur dhe të kontrolluar në çdo qelizë nga PD dhe PS. Por Meta do ta përdorë notën e ndërkombëtarëve si një alibi që i jepet falas. Dhe pse të mos e përdorë, pse të mos i heqë qafe “parimisht” ndërmjetësit dhe sekserët që do të vërshojnë drejt tij? GOMARI I TROJËS Nga Artan Mullaj Bashkimit Meta-Berisha i mungoi së paku fisnikëria artistike e tradhëtive diplomatike që përfaqëson “KALI I TROJËS” në perceptimin njerëzor. Sepse ky bashkim i papritur i së majtës me të djathtën,ju publikua opinionit publik jo vetëm si një tradhëti e madhe për një popull të vogël,cka i kalon kufijtë e ndërgjegjies kolektive për ta duruar,por ju servir gjithashtu si një pabesi e shëmtuar dhe e rëndomtë… Por,edhe pse jo Kalë,por Gomar Troje, bashkimi në koalicion i pushtetarëve të ardhshëm është një nga ato ngjarje që krijojnë histori për një popull. Me sa duket, historitë nuk i bëjnë masat, por liderët.Madje as liderët,por instiktet e tyre të pamposhtura në gjueti të pushtetit me të gjitha mënyrat… Dhe, nëse intriga mbi të cilën u ngrit ky bashkim nuk është aq inteligjente sa historia klasike e tradhëtisë së Trojës,apo tragjeditë e Shekspirit,( sepse në këtë rast kemi të bëjmë me liderë të vrazhdë e shpirtvegjël),ajo merriton disa rreshta të zinj historie për befasine,fantazinë e shpërdoruar dhe për trazimin popullor që shkaktoi… QELLOHET ME TRE PLUMBA ALEKSANDER MALAJ Mbrëmë, rreth orës 21 00, Alesander Malaj, teksa udhëtonte me makinë nga Shkodra drejt Velipojës, është qëlluar me kallashnikov, në fshatin Berdicë, nga persona ende të paidentifikuar sipas burimeve të para të policisë. Tre plumba kanë qëlluar në trupin e tij. Policia ka shkuar shpejt në vendngjarje dhe viktima ka përfunduar urgjent në sallën e reaminacionit në spitalin rajonal të Shkodrës. Mjekët thonë se gjëndja e të plagosurit është kritike për jetën dhe po i jepet gjithë shërbimi i mundshëmnën mbikëqyrjen, mbrojtjen e uniformave blu. Ky shtetas ka një konflikt disavjeçar dhe edhe më 02 maj 2007 kur kishte dalë nga ngujimi për të kontrolluar biznesin e vet, e kane qëlluar për ta vrarë. Aso kohe kishte shpëtuar mrekullisht. Burime të policisë, por edhe të Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë konfirmuan mbrëmë për gazetën se prita mund të ketë lidhje me të vëll Përtej Sali Berishës! Sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes së pluralizmit, protagonist i të cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri më i suksesshëm politik në Shqipëri, një lider tradicional dhe historik, që ka anëtarësuar vendin në Këshillin e Europës, në NATO dhe po e çon atë drejt anëtarësimit në BE. Blendi Fevziu Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike në pushtet, është votëbesuar më 28 qershor, për një mandat tjetër qeverisës. Ky është i katërti në 18 vjet, që partia e tij fiton që prej dhjetorit të vitit 1990, kur ajo u themelua pas protestave të studentëve kundër komunizmit në Qytetin Studenti në Tiranë. Mandati i katërt për PD-në, kundrejt tre të fituar nga Partia Socialiste (njëri nën siglën e PPSH–së në 31 mars 1991), ka brenda tij mjaft fakte interesante: E para, Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohës së ndryshimeve antikomuniste në Europën Lindore, ende në pushtet dhe në politikë aktive! Shumë prej liderëve të tjerë historikë dhe tradicionalë të Europës Lindore, janë zhdukur ndërkohë nga skena politike, ose nuk i kanë rezistuar dot dinamizmit të saj. Pse nuk fitoi Edi Rama Edi Rama jo vetëm ndërmori një sfidë jashtë natyrës së tij të dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi të thyejë ligjet e politikës, që të paktën për të majtën shqiptare duhej të ishin bërë mësim. Edi Rama gjendet sot në një rrugë pa krye, në të cilën, me ndërgjegje të plotë, vendosi ta fusë Partinë Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikës, gjithë logjikën e numrave dhe fakteve, në emër të një pushteti absolut. Në fund të aventurës së tij, Edi Rama, dëshmoi se është shumë larg të qenit një politikan i regjur dhe se vendimet që ai merr janë shprehje e frikërave të tij të brendshme dhe jo e pjekurisë së një lideri. Megjithëse e dinte rolin vendimtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari i ri i Partisë Socialiste provoi ta shmangte atë, duke hedhur praktikisht në kosh votat në shumicë për të majtën shqiptare. Sot, ato vota janë të pavlefshme. Partia Socialiste ka dëshpërimisht nevojë për numrat e LSI, jo më për të qeverisur, por të paktën për të tentuar të pengojë krijimin e një qeverie të djathtë. Kryetari i PS dhe i Bashkisë së Tiranës vështirë të gjejë argumente për të justifikuar marrëzinë e madhështisë së tij. Ai ka qenë dëshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njësoj si ai sot) largoi nga partia kundërshtarët politikë më qëllim që ta gëzonte i vetëm dhe i qetë mandatin e tretë qeverisës. Goditja që mori ishte e rëndë. LSI e Ilir Metës ishte vendimtare në largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e së majtës në opozitë. Edi Rama e dinte këtë, kur në zgjedhjet vendore të vitit 2007 i zgjati dorën Ilir Metës, u bashkua me të dhe brenda një kohë të shkurtër si kryetar i PS, korri një fitore të madhe elektorale duke fituar jo vetëm Tiranën por edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo ishte një tjetër provë se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund të dilte fitimtare në betejat elektorale. Kjo ishte një provë e dytë edhe për Edi Ramën për të punuar fort në këtë drejtim. Mirëpo ai bëri pikërisht të kundërtën. Me arrogancën që i dha fitorja e re dhe me frikën permanente që i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithçka nën kontroll, Rama e vendosi Metën në cepin e ringut: ose të pranonte pa kushte bashkëpunimin me të ose të largohej. Ai nisi kështu një aventurë të rrezikshme, vuri një bast të fortë, të llojit ose të gjitha, ose asgjë. Në emër të eliminimit të çdo tentative që mund t’ia rrezikonte pushtetin absolut brenda së majtës, Edi Rama i kërkoi votat Berishës për të miratuar një ligj zgjedhor proporcional rajonal që synonte të nxirrte nga loja një konkurrim të mundshëm të ndonjë grupimi afër Fatos Nanos dhe ta ulte në minimum peshën specifike elektorale të Ilir Metës. Paçka se ky ligj mund t’i vinte për shtat Sali Berishës, paçka se kështu shembej çdo urë bashkëpunimi me Ilir Metën, paçka se e majta rrezikonte të ndahej. Për Edi Ramën këto nuk kishin rëndësi. Në emër gjoja të “politikës së re” ai spastroi terrenin për t’i krijuar vetes gjithë hapësirën e duhur që në tortën e madhe të pushtetit të nesërm të ngulej vetëm piruni i tij. Të tjerët, nëse do të silleshin të bindur dhe kokulur, do të mblidhnin ndonjë thërrime prej dorës së tij të gjatë. Ky ishte plani i Edi Ramës: më mirë një pushtet i sigurt e nën kontroll se sa një pushtet i varur nga aleanca me të tjerët. Kësaj rruge ai vendosi t’i shkojë deri në fund. Por, oreksi i tij rezultoi më i madh se sa stomaku. I mësuar me intriga të vogla dhe jo me beteja të këtij kalibri, Edi Rama ndodhet sot në mëshirën e votave të LSI për ta quajtur veten, të paktën i barabartë me kundërshtarin. Duke pritur numërimin e votave ai po shijon frytet e hidhura të ambicies së vetë politike. Me kokën mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundësi që me gjithë ato vota të majta, me gjithë konsumimin nga pushteti dhe skandalet të Sali Berishës, ai nuk arriti të jetë fitues. Për këtë pyetje ka vetëm një përgjigje: Edi Rama jo vetëm ndërmori një sfidë jashtë natyrës së tij të dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi të thyejë ligjet e politikës, që të paktën për të majtën shqiptare duhej të ishin bërë mësim. Sa herë liderët e Partisë Socialiste kanë ndarë pushtetin, kanë respektuar demokracinë e brendshme, kanë reflektuar të gjitha ndjeshmëritë brenda tyre, ata kanë qenë superiorë në ndeshjet me Sali Berishën. Sa herë kanë tentuar të kundërtën, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, janë rrëzuar nga lidershipi dhe pushteti. Edi Rama e kishte këtë përvojë të vlefshme, por zgjodhi të mbyllë sytë dhe të bëjë të njëjtin eksperiment. I dehur nga ideja e një pushteti të gjithin për vete, ai bëri hapin fatal: u lëshua në të njëjtën rrugë. Përfundimi ishte ai që parashikonin pothuajse të gjithë, që i vetëm ai nuk mund të fitonte. Por në fund humbja nuk është vetëm personale. Aventura e Edi Ramës mund t’i kushtojë Partisë Socialiste edhe katër vjet në opozitë, një gjendje e vështirë, të cilën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, deri më sot, nuk e ka provuar asnjë ditë të vetme. Tani, i mbyllur në zyrën e tij, duke parë shiun që shpëlan bojërat që ai i ka hedhur sipër Tiranës dhe që po përmbyt rrugët e saj, Edi Ramës nuk i mbetet shumë për të bërë. Ndoshta mendon një lutje të dëshpëruar për Ilir Metën, “mikun” e tij që dy vjet më parë i dha fitoren e më pas ai e hodhi “në batakun e politikës së vjetër” ose po kërkon në hard disk fjalimet që dikur u shkruante kryeministrave socialistë. Ai vetë nuk pati mundësi ta lexojë një të tillë. Politika makroekonomike, esenciale për stabilitetin Nga Jean-Claude TRICHET, President i Bankës, Qëndrore Europiane Çrregullimi i tregjeve monetare po e mban tani botën në grep për më shumë se një vit. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, viti 2007 shënoi një pikë kthese, me fillimin e turbullirave në tregjet financiare, të cilat do të kujtohen për një kohë të gjatë. Bankat qendrore, autoritetet mbikëqyrëse dhe qeveritë në të gjithë botën janë përgjigjur dhe vazhdojnë të përgjigjen vendosmërisht ndaj dobësive që shfaqen dhe materializimit të rreziqeve, në mënyrë që të rivendosin sapo të jetë e mundur stabilitetin dhe rrethanat ndihmuese për zhvillimin. Ngjitja e madhe e së djathtës John LLOYD Njerëzit nuk i besojnë të majtës NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT. KY VIT, ME I NGROHTI NE TOKE GJATE MIJEVJEÇARIT TE FUNDIT Kuriozitetenanda Shkruan “Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus. “Europa e diktaturave” Historia e vendeve evropiane në shekullin e 20 është histori e kalimit nga diktaturat në demokraci. Pothuajse të gjitha vendet evropiane kanë kaluar nëpër diktatura, të majta apo të djathta. Kështu edhe Shqipëria. Balliu: Koalicioni PD-LSI, moment historik kur politika shkëputet nga paragjykimi primitiv Fahri Balliu Botuesi i Gazetës 55 dha një intervistë për Televizion “Ora News”. Tema kryesore e kësaj interviste ishte situata paszgjedhore në vend dhe standardet që vendi ynë plotësoi në këto zgjedhje. Ndërkohë një tjetër tematikë në këtë intervistë ishte edhe bashkëqeverisja e pritshme PD–LSI për të cilën, publicisti Fahri Balliu u shpreh se kjo është një lëvizje historike në politikën shqiptare. Balliu theksoi më tej se një bashkëpunim të tillë e ka kërkuar edhe zoti Rama, por ai ndryshe nga Meta e shihte këtë lloj bashkëpunimi në sensin personal. Jeta e Jackson-it nëpërmjet këngëve të tija Nga Lorena Stroka Fjalët e shumta janë varfëri, aq më shumë kur bëhet fjalë për legjendarin më të madh të të gjitha kohërave, Michael Jackson… Personalitet sa i veçantë po aq dhe i vrullshëm, bëri realitet dhe jetoi të gjitha ato që të tjerët s’ëndërronin dot e jo më t’i shijonin, madje dhe në moshë shumë të re. Ishte njeriu që njohu përbuzjen por dhe lavdinë absolute. Çeli papritur dhe u “vyshk” ngadalë por gjithmone nën dritën e admirimit të gjitheaneshem. Edhe pse Michael nuk është më midis nesh, këngët e tija do të mbeten gjithmonë si tinguj të paharruar në veshët tanë, duke na sjellë ndërmend madhështinë absolute e cila do të mbetet e pavdekshme. Notat e tija të larta por dhe aftësitë unike kërcimtare e bënë të dallonte menjëherë nga anëtarët e tjerë të bandës Jackson 5. Sot legjenda e muzikës pop që kaloi panteonin e historisë, humbi betejën me vdekjen në 14:26 (ore lokale) mesditën e së enjtes. Mbreti i muzikës vdiq parakohe, në moshën 50 vjeçare, në një spital të Los Angeles, pasi pak më parë kishte pësuar pushim zemre. Para se të linte frymën e fundit legjendari Michael Jackson arriti të shkruante me shkronja të arta emrin e vet në historinë e muzikës botërore. Gjendja shëndetësore e super yllit Amerikan ishte venitur pas një serë ndërhyrjesh të njëpasnjëshme plastike. Madje para disa javësh lajmi se vuante nga kanceri i lëkurës ishte përhapur në të gjithë botën. Gjatë betejës që jepte me sëmundjen e rëndë, Michael-i kishte shprehur shqetësimin që ndjente në lidhje me jetën e tij, megjithese mjekët që e ndiqnin e kishin qetësuar duke i thënë se së shpejti do të ribëhej mirë, dhe se gjendja e tij shëndetësore do të rehabiltohej plotësisht. Kohët e fundit Michael-i ndodhej në fazë përgatitjesh intensive për realizimin e një serë koncerteve të programuara në Londër, të cilat priteshin me agoni të madhe nga adhuruesit e tij. Ylli i famshëm ishte baba i tre fëmijëve të mitur, Michael Joseph Jackson, Paris Michaele Jackson, dhe Prince “Blanket” Michael Jackson II. Sipas vëllait të këngëtarit, Jackson ndodhej brenda shtëpisë së tij në Bel Air të Los Angeles në çastet më dramatike të jetëvdekjes së papritur, menjëherë pas pushimit të zemrës, të afërmit që e rrethonin thirrën ambulancën, por mesa duket Michael-i ishte shuar para se të shkonte në urgjence. Pas transportimit në ambjentet spitalore mjekët u munduan ta risillnin në jetë për më shumë se dy orë, por gjithçka ishte e parikthyeshme. Sipas babait të yllit Amerikan, i biri i tij ndodhet në gjendje shumë të vështirë psikologjike pas humbjes së të atit. Fillimisht lajmi në lidhje me vdekjen e Jackson ishte transmetuar në mënyra të ndryshme, disa thonin se ka rënë në gjendje kome, ndërsa ca të tjerë se ka vdekur. Megjithatë konfirmimin e së vërtetës e bëri mjeku ligjor Gred Collar i cili deklaroi karakteristikisht: “Michael Jackson vdiq në mesditën e së Enjtes në 14: 26 (orë lokale).” Trupi i pajetë i këngëtarit legjendar u transportua me helikopter në morg, ku do të realizohet nekropsia/nekrotomia me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së papritur. Jermaine Jackson (vëllai i yllit) Madonna Celine Dion Lisa Marie Presley (ish bashkëshortja) Brooke Shields P. Diddy Jane Fonda Arnold Schwarzenegger Sa i rrezikshëm e i krahasueshëm me “gripin meksikan” është gripi i derrave? Mjeku i njohur amerikan i sëmundjeve infektive Robert Webster thotë se nga këndvështrimi shkencor është e vështirë t’i shmangesh krahasimit të këtij gripi të derrave me atë të gripit spanjoll të vitit 1918. Obama kërkon fonde shtesë për gripin Jonathan Beale, BBC, Uashington Medikamente antivirale Nuse me kilometrazh 0 nga Alfred Lela “Në ditën e parë të muajit të tyre të mjaltit, teksa po vishej, ndërkohë që Mbreti kishte zbritur poshtë, Mbretëresha Geraldinë gjen shërbyesen e saj duke qarë. Ç’kishte ngjarë? Vajza e frikësuar i shpjegoi: “Nuk po gjej dot këmishën tuaj të natës. Dikush duhet ta ketë vjedhur.” Të dyja kërkuan gjithandej, megjithëse Mbretëresha e dinte se askush nuk kishte hyrë në dhomë përveç Mbretit dhe shërbëtorit të tij. Mbretëresha e qetësoi dhe i tha se do ta diskutonte me Mbretin, kështu që vajza vazhdoi të shpaketonte garderobën elegante të Mbretëreshës, e cila përbëhej nga veshje që ajo nuk kishte parë kurrë. Cfarë është hymeni Të shoh makinën që ke dhe të them kush je… nga Kathleen McCleary Nje nocion i vjeter sa dhe qerrja; te pelqen ose jo, makina qe nget u dergon te tjereve nje mesazh. Ne kete epoke informacioni ti mund te zbulosh se cfare thote rreth teje makina qe zoteron ne websajte te ndryshme. P.sh. Volvo 740 Wagon = kam shume frike nga gruaja. VJETËRSIA DHE AREALI I FRYMËS GJEOGRAFIKE KOMBËTARE DETERMINON SHQIPËRINË NATYRALE Qerim Pllana Sepse, në këtë determinizëm asgjë nuk ka të rastësishme, asgjë nuk del jashtë doktrinës së shtruar, për zgjedhje fatlume të një kombi në një shtet të përbashkët. |
Nr. 129 i gazetës në print
| Punësimi, kryefjala e katër viteve të ardhshme
Shpreh kënaqësinë time të madhe që flas me ju si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s. Takohemi sot së bashku pas një udhëtimi katër vjeçar, në të cilin ne bashkërisht ia kemi dalë të realizojmë objektiva të mëdha. Ne ia dolëm të dyfishojmë rroga e pensione, rrogat e mësuesve të fëmijëve tanë, rrogat e infermierëve dhe të mjekëve tanë, si dhe të dyfishojmë pensionet për të gjithë fermerët shqiptarë. Ne së bashku ia dolëm të investojmë në infrastrukturën e këtij vendi, në rrugë, në ura, në ujësjellës, në kanalizime, në shkolla dhe në qendra shëndetësore, dhjetëra herë më shumë se në katër vite më parë. Ne ia dolëm të investojmë në fshatrat e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë mbi 1.6 miliardë dollarë dhe ia dolëm të bëhemi baza për Maliqin, për Korçën, për Shqipërinë evropiane. Në rrethin e Korçës qeveria ka investuar me qindra milionë euro në rrugë kombëtare dhe rrugë dytësore, në unazën e qytetit dhe në rrugët e qytetit, në shkolla, në ujësjellës dhe kanalizime. Unë kam ardhur tek ju sot për t’u zotuar se brenda vitit 2010 Korça do të jetë e para që do të ketë një infrastrukturë një qind për qind të re. Gjithashtu, dua t’ju siguroj se do të furnizojmë me ujë të pijshëm 24 orë të gjitha familjet. Në këtë qark dhe në mbarë Shqipërinë, pensionistët në fshat do të paguhen njësoj sa pensionistët në qytet, në tërësi ata do të paguhen më shumë se pensionistët e gjashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. E nisa me pensionistët, sepse shpërblimi ndaj mundit , djersës dhe lumenjve të tërë të sakrificës së tyre është shumë i madh. Katër vite më parë unë ju premtova se do të dyfishoj pensionet. Ishin të shumtë ata që reaguan me qesëndi ndaj premtimit tim, por sot ai premtim është realitet. Punësimi është dhe do të mbetet qëllimi im më madhor për ju dhe do të jetë kryefjala e katër viteve që vijnë. Punësimi i qytetarëve të Maliqit dhe të mbarë Shqipërisë do të bazohet në qindra e qindra projekte të veprave publike, në miliarda euro investime dhe në koncesionet e mëdha, në parqe industriale dhe në biznes. Unë ju premtoj ju dhe kryetarit të Bashkisë tuaj se do të financoj çdo projekt që do të ndryshojë për mirë jetë tuaj. Unë nuk di t’i dalloj kurrë të zgjedhurit lokalë, sepse ata janë qeveritarët tuaj, por punoj bashkë me ta për të zgjidhur hallet. Projekti i dytë i madh për Maliqin dhe Korçën është autostrada Qafë Plloçë – Qukës, e cila do të përfundojnë në fund të vitit 2010. Ju, por edhe të gjithë shqiptarët do ta kenë Shqipërinë në pëllëmbë të dorës. Ju do të mbërrini në kryeqytet në një kohë dy herë më shkurtër se sa tani. Përveç kësaj, do të jetë edhe autostrada e re Elbasan – Tiranë. Këto katër vite ndryshimi është shumë i madh, por këto katër vite nuk është se na i kanë hequr hallet tona. Jo! Ato janë një akumulim shumë i rëndë dhe ju e dini vetë se ku e nisëm ne shqiptarët rrugën e demokracisë. Sot dua të bëj një thirrje. I dëgjoj zëdhënësit e Edi Ramës, të cilët pasi janë zhytur dhe presin milionat e korrupsionit, që deklarojnë se Korça është sot më e varfër se kurrë në 100 vitet e fundit. Ata deklarojnë se nuk janë rritur pensionet, deklarojnë se rrogat e mësuesve nuk janë dyfishuar, deklarojnë se rrugët komunave të Korçës nuk janë asfaltuar, deklarojnë se prodhimi i fermerëve korçarë nuk është rritur. Nuk do të ndalesha në këto deklarata po të mos i konsideroja ato si ofendim publik për qytetarët e Korçës, për fermerët e Korçës, si dhe për fermerët mbarë shqiptarë. Por, le ta lëmë Edi Ramën në dëshpërimin e tij. Le ta lëmë Edi Ramën në standardin e tij. Ai ka vendosur një standard unik në historinë e demokracisë evropiane. Për herë të parë një kryetar i një partie kryesore nuk guxon të vendosë emrin e tij në krye të listës, duke ofenduar dhe lënduar në mënyrë të papranueshme, para së gjithash socialistet shqiptarë, të cilët janë një shtyllë e pluralizmit në këtë vend. Por, ai ka ofenduar dhe ka lënduar edhe demokracinë shqiptare, me këtë standard të tij të përçudnuar. 28 qershori është dita në të cilën ne votojmë për të ardhmen tonë evropiane, ne votojmë për Maliqin evropian, për Korçën evropiane dhe për Shqipërinë evropiane. Unë ju bëj thirrje vëllazërore që edhe këto ditë që kanë mbetur të merrni të gjithë letërnjoftimet e reja, sepse me ato letërnjoftime që të gjithë ne barazohemi me qytetarët e vendeve më të zhvilluara të Evropës. Më 28 qershor votoni 10-ën, 10-a është më e mira, 10- jeni ju, 10- është e vërteta, 10-a është Partia Demokratike, 10-a është Shqipëria evropiane. SALI BERISHA, kryeministër i Shqipërisë
Shkodra më e bukur së kurrë dhe antikomuniste si gjithherë Sot, Shkodra është shumë më e madhe. Sot, Shkodra është shumë më e bukur. Sot, Shkodra ndriçon, ndriçon ashtu siç e kanë dashur baballarët tanë, ndriçon ashtu siç ka qenë ëndrra e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam parë kaq shumë njerëz në sheshin “2 prilli”. Kurrë në 18 vjet nuk kam parë një mbështetje kaq të madhe, kurrë nuk kam parë një entuziazëm kaq të madh sa sot, më shumë se ‘92-shi, më besoni, shumë më tepër se ‘92-shi. Kështu do të jetë edhe fitorja e 28 qershorit, më e madhe, më e thellë, e jashtëzakonshme, si kurrë ndonjëherë. Dhe a e dini pse? Ju shkodranët e dini më mirë se kushdo tjetër. Shkodra, qyteti ynë, në shekuj ka qenë paralel me legjendën e këtij qyteti, me legjendën e Rozafës, e cila është flijuar për diçka më të madhe, është flijuar për jetën, është flijuar për të ardhmen. Kështu gjatë pushtimeve, kështu gjatë komunizmit. Padyshim, edhe në 8 vitet e kaluara Shkodra sakrifikoi shumë, por asnjëherë, asnjë zonjë shkodrane, asnjë zotëri shkodran nuk i kam dëgjuar kurrë të ankohen, nuk i kam dëgjuar kurrë dhe nuk i kam parë kurrë të përulen, nuk i kam parë kurrë të dorëzohen. Edhe kur Shkodra ishte pa drita, edhe kur Shkodra ishte pa rrugë, edhe kur Shkodra ishte pa të ardhme, edhe kur Shkodra ishte pa asgjë, pa të ardhme, pa perspektivë. Katër vjet më parë unë kujtoj një shkrimtar shkodran, i cili shkruajti një artikull me titullin “Shkodra në komë”. Ata nuk besonin se Shkodra mund të ngjallej. Ata nuk besonin se Shkodra mund të bëhej. Në fakt, ata këtë dëshironin, por ne shkodranët kemi besuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë dhe bashkë kemi ndryshuar Shkodrën, bashkë kemi ndryshuar Shqipërinë, bashkë kemi realizuar ëndrrën më të madhe që prindërit tanë, baballarët e kombit donin për vendin tonë, për Shqipërinë: Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për status. JOZEFINA TOPALLI
Unë ndihem mirë. Unë ju shikoj të gjithëve në sy Unë ju falenderoj të gjithëve. Sot, Shkodra ka rrugë të mrekullueshme. Sot, Shkodra ka investime që shumohen. Sot, Shkodra ka më shumë shkolla. Sot, Shkodra ka energji elektrike. Sot, Shkodra ka shpresën. Sot, Shkodra ka kthyer në realitet ëndrrën e saj, ëndrrën shekullore. Tre ditë më parë, Europa u zgjua blu. Shumica votoi për qendrën e djathtë. Europianët duan qendrën e djathtë. Unë sot Shkodrën e shoh më blu se kurrë ndonjëherë. Unë shoh Shqipërinë, kudo që kam qenë, kështu e kam parë, me besim, duke mbështetur Partinë Demokratike. Ata shohin dhe votojnë për fëmijët e tyre, duke votuar për Partinë Demokratike. Ata votojnë për ëndrrën e tyre. Ata votojnë për më shumë të ardhura. Ata votojnë për rroga më të larta. Ata votojnë për pensione më të larta. Ata votojnë për Shqipërinë moderne. Ata votojnë për Shqipërinë që zhvillohet. Ata votojnë për Shqipërinë që rritet. 28 qershori do të jetë një ditë e jashtëzakonshme. Fitorja do të jetë më e madhe se ‘92-shi. Më lejoni që këtu, prej këtij sheshi t’i them Edvin Ramës: Shkodra nuk ka votuar kurrë vesin. Shqiptarët nuk kanë votuar kurrë vesin. Aq më më tepër që ne shkodranët, nuk i durojmë dot frikacakët. Ata që fshihin. Ata që ikin. Ata që nuk pranojnë të dalin në debate. Ata që nuk pranojnë të japin përgjigje. Ata që kanë frikë edhe nga gazetarët. Ata që kanë frikë nga Sali Berisha, për të dalë në debat përballë njëri-tjetrit dhe atë që nuk pranon të drejtojë as partinë e tij. Ai që kërkon dhe mendon se mund të prishë festën e madhe të 28 qershorit. Kurrë, kurrë nuk do të mundet ta bëjë. Ne sot jemi shumë. Shqiptarët janë shumë, Jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë. Në Tiranë jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë, në Fier jemi më shumë nga ç’ishim 4 vjet më parë, në Korçë, në Vlorë, në Tepelenë, në Krujë, në Kukës, në Tropojë. Kudo do të votojmë më 28 qershor për projektin e ardhshëm, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë në rritje ekonomike. Ju e dini mirë, se nga raportet ndërkombëtare, Shqipëria dhe qeveria e saj u cilësua, si kampione në luftën kundër korrupsionit. Gjatë kësaj periudhe në raportet ndërkombëtare, Shqipëria ka dalë në 10 vendet e para, si vend reformator. Në raportet e fundit ndërkombëtare, Shqipëria ka marrë 10. Ka marrë 10 në rritjen ekonomike, ndërkohë që bota është zhytur në krizë financiare. Ka marrë 10 në rritjen e rrogave dhe të pensioneve. Ka marrë 10 kur është ratifikuar MSA-ja. Ka marrë 10 kur ka ratifikuar Protokollin e NATO-s. Nuk kishte gjë më të bukur, unë isha aty kur Sali Berisha u ul pranë Obamës. E kam parë aty, sepse isha në Strasburg, kur Sali Berisha u ul me të njëjtën të drejtë vote me Angela Merkel, me Sarkozinë, me kryeministrat më të rëndësishëm të Europës dhe të botës. Kurrë nuk kam qenë ndonjëherë më krenare. Vendi im, Shqipëria e vogël, Shqipëria me halle, por Shqipëri dinjitoze, Shqipëri me shpresë. Shqipëri që realizon ëndrrat, Shqipëri që rritet, Shqipëri që zhvillohet, Shqipëri që bëhet moderne. Ju e keni parë vetë, bota na beson ne. Obama tha se, Shqipëria dhe Kroacia janë vendet që kanë bërë reforma të jashtëzakonshme. Angela Merkel i tha kKryeministrit Berisha: “Ju po merrni shpërblimin e reformave të guximshme që keni ndërmarrë, kur erdhët në pushtet”. Sarkozi i tha kryeministrit Berisha: “Unë do të mbështes. Unë do ta mbështes Shqipërinë, në procesin e saj të dorëzimit të kërkesës e statusit të vendit kandidat”. Ju e keni parë vetë, se në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ata na thanë se reformat tona janë të admirueshme. Dhe a e dini pse? Në fakt, është e thjeshtë kemi punuar shumë, shumë, por kemi punuar me zemër, kemi punuar me shpirt, kemi punuar me përgjegjësinë që të jep karrigia. Kemi punuar shumë, edhe më shumë do të punojmë, për të bërë gjëra të tjera për Shkodrën. Për të bërë gjëra të tjera për Shqipërinë. Shkodra do të bëhet një Vjenë e vogël. Shqipëria do të bëhet një Zvicër e vogël. Rrogat do të jenë të krahasueshme, me ato të vendeve që sot janë anëtare të Bashkimit Europian. Ne jemi një popull i vogël, një popull që kemi pasur shumë hallë, një popull, të cilit i duhet shumë punë për të bërë. Ne do të punojmë prapë. Ne kemi fituar çdo garë, çdo garë në procesin e integrimit, çdo garë në reformat ekonomike, çdo garë në reformat e arsimit, çdo garë në infrastrukturë, çdo garë në energji. Ne do të fitojmë prapë, prapë dhe prapë. Unë dua t’ju falenderoj për mbështetjen, për besimin që gjatë këtyre viteve i keni dhënë Partisë Demokratike, i keni dhënë Sali Berishës, i keni dhënë ëndrrës suaj. Në fakt, keni votuar për fëmijët tuaj.
Pse zgjedh Nr. 10 në fletën e votimit, më 28 qershor!? Mund të kem 10 arsye të mos e votoj rimandatimin, por kam 1000 arsye që më bëjnë të votoj numrin 10. Ka shumë arsye që më rrugëtojnë tek bindja e pamëdyshtë për të zgjedh numrin 10 në fletën e votimit më 28 qershor. Sikurse ka pak arsye për të sëmbuar në vetvete, e për të më yshtun një vullnet që qaset për të menduar dhe vepruar ndryshe, atë ditë që shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur qeverisjen që do t’i drejtojë në katër vitet e ardhsme. Arsyet e mia për të refuzuar rimandatimin e qeverisjes aktuale mund të jenë dhjetë. Por janë një mijë arsye, besoj të mjaftueshme, që të marr rolin e predikuesit që të të bind se pse duhet të votosh Nr. 10. Pa patur nevojë për retrospektiv, prej të cilës veçse do të hullisësh gjykimin tënd për nga një qorrsokak, kjo për shkak të një çatrafilisje, nëpër të cilën ka rendur politika shqiptare, do të desha të ndalesha ngultas tek e tashmja. Me gjithë theqafjet e shumta në këto 4 vite qeverisje, ekzekutivi i drejtuar nga Sali Berisha mban në meritat e saja një ser arritjesh të jashtëzakonshme, siç e citon Presidenti Amerikan Obama, të mahnitshme, do ta artikulonte të tjerët, të guximshme do ta quante Presidenti Sarkozi, shembull për vendet e rajonit, ishte vlerësimi i punës së kësaj qeverisje nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, etj. Ratifikimi i MSA, anëtarësimi me të drejta të plota në Alenacën e Atlantikut të Veriut, aplikimi për antëratësim në BE, e shumë e shumë kulme të tjera dëshmojnë shumëçka. Kjo për sa i përket “përvetësimit” të sukseseve nga kjo qeverisje. Të mos harrojmë, së paku në këtë dekik të gjykimit tonë të kthjellët se Shqipëria dhe shqiptarët rilindën nga hiri i betejave despotike të politikës së viteve që lamë pas, dhe porsi një Sfinks janë në këmbë, janë një realitet nacional dhe ndërkombëtar. E mohon kush këtë, sot!? Për vendet që na pranuan në tryezën e tyre të madhe ishim një dele e zezë, dhe do të ishim nëse nuk do të kishte vullnet politik të mazhorancës aktuale për të përmbushur detyrimet që normëzonin besimin që edhe ne të ishim si të barabartë mes të barabartëve. Kjo ishte një ëndërr, apo jo. E kush do të besonte se, ne, shqiptarët do të ishim një ditë pjesëz e rëndësishme e vullnetit për paqe dhe liri në botë. Një vend trashëgoi dhe rriti në shpirtin e tij të sëmbuar armiq imagjinar dhe synimet e tyre territoriale ndaj vendit tonë. E kush do të besonte se Amerika dhe Evropa do të na kishin aleatë strategjik në politikat e tyre të mëdha. E kë, ne. Tash jemi ata që duhet të ishim, me autoritetin dhe dinjitetin që na takon dhe për të cilën memoria historike nuk e ka mohuar kurrnjiherë. Në këtë ditë mund të thërrasësh pa drojen më të vogël, me sa të ha gjoksi, se jam krenar, se jam shqiptar. E kush, ne! Ne që nëpërkëmbëshim nga tanët e të huajt, na shisnin dhe na blinin, punën dhe nderin. Sot është një ditë që ndryshon si nadja me akshamin, është një kohë dhe një moment për të bindur veten dhe kë ka veshë të dëgjojë se pse duhet votuar Nr. 10 në vlerën e votimit me 28 qershor. Përpjekjet për të luftuar papunësinë, krimin e organizuar, korrupsionin, varfërinë, e të tjera plagë që trashëguam nga komunizmi dhe që ditën t’i mbanin gjallë vetëm ata që na i bënë këto vrragë, deri katër vite më parë kur vullneti i popullit i dha dërrmën. Natyrisht të njëjten gjë shpresoj dhe besoj si në vullnetin e epër të Zotit se kjo do të ngjasë edhe më 28 qershor. Në këto katër vitë, shteti si funksion administrativ do të merrte një fizionomi, e cila parë nga e shkuara do të linte qartazi pas një diferencë botëkuptimi dhe gjallimi. Me fjalë të tjera shtetit i’u çorr maska e metamorfozës politike, shkas edhe nga qeverisja e vetë PD në fillesat e saj dhe më pas nga njëpasnjëtë e qeverisjeve socialiste. Shumë delenxhinj dhe matrapazë të pushtetit, shushunja e mamuthë e shitën dhe e blenë dinjitetin e shtetit, e molën këtë lopë të mjerë. Shteti ishte një mekanizëm, ingranazhet e të cilit ishin; në suita mbretërish, në tavolinat e kazinove, në shtretër orgjish, e gjithsekënd ku duhet të mos ishin. Pra shteti ishte vullneti i një grushti njerëzish, të cilët morën dërmën më 2005 dhe duhet së paku edhe një 4-vjeçar, që pësimi tu bëhet mësim. Po a janë po ata që sot vishen me mantelin e politikës së re, ata që mishërojnë vetëm Kainë, anipse predikojnë të jenë Abel. Ndryshimi i vetëm që shpërfaqin është mosha i pjesës dërmuese të përfaqësimit. Ky argument nuk e gjen veten të mëvetësishëm si bindës, nëse të servirur gjejmë vetëm fytyrat e tyre të frekëta, tendencat e tyre të sipërfaqshme, pozat jargavitëse mediatike, cinizmat dhe ironizimet anemike, patetizmin mediokër e buzëqeshjet e stampuara. Për tu hedhur më pas tek programet e tyre 1000-faqesh, të cilat kurrë si bënë prezent për publikun. Vijmë tek lidershipi i tyre që e ka parë dhe shitur si risi, të hedh në betejë një ushtri pa drejtues. Kjo pasi komandanti e ka të pamundur të heq nga koka kurorën perandorake të kryebashkiakut, e të vërë në gjoks parzmoren e luftëtarit. Tash që kishte mundësinë më të mirë të testonte veten se sa i vlen lakuara, ai, Edi Rama, “hyn” në betejë si fitimtar. Duke përjashtuar shansin e përballjes me votuesit, ai vetësakrifikon, mbase të vetmen mundësi të vlerës që ka si politikan. Ligjërimet plot pathos dhe pëllitjet folklorike nuk justifikojnë atë që dikton domosdoshmëria e rritjes së një lideri. Nëse ti flet për mjerimin, për viktimizimin gërdecian, ç’vend do të kishte kënga në këtë predikimin elegjiak. Nëse fshatarit i mëton modelin e Tiranës, mundësinë e vetme të pamundësisë, çfarë do tu tregojë ky prind fëmijëve, gjithmonë nëse ai ka pakçka në dijet e tija për distancimin që partia e këtij predikuesi ka patur dhe ka si filozofi politike. Ndërsa ata që kërkojnë të rimandatohen më 28 qershor, po qasen të jenë më konkret, më të drejtpërdrejtë në atë çfarë u premtojnë atyre që ku kërkojnë t’i votbesojnë. Shansi i tyre i të qenit në pushtet e bën më të lehtë këtë barrë politike. Shto kësaj dhe një mundësinë që në katër vite, ata, të paktën më çka pohojnë shifrat përmbysën çdo raport të kontributit të paraardhësve qeverisës. Duhet të mos lëmë mënjanë shumë faktorë avantazhistë dhe disavantazhist, kushte në të cilat bënë këtë 4-vjeçar pushtet. Do të isha më nivi po të mendoja se nuk kishte theqafje dhe gafa, risk të cilin do ta marrë në zgjedhjet e 28 qershorit mazhoranca e djathtë. Përfoljet dhe anatemat e shumta, të provuara ose në tentativë mediatike për tu identifikuar si përgjegjësi, si çdo përpjekje që rrëzohet në mundësinë e mbërritjes, edhe ata mbajnë në vetvete faj dhe pendesën nuk e kanë mohuar. Ndryshe ngase bënë pretendentët, kujtojmë vetëm 1997, vepra më e përbindshme e tyre, monstruoziteti me pashoq, që ata zgjodhën si rrugë të fitores. Nuk di të ketë kërkuar ndjesë ndonjëri prej tyre. Sukurëse nuk do ta njohja si pranim të fajit, së paku moralisht, Pons Pilatin që promovuan për gjëmën që i bënë shanseve të Shqipërisë duke e përshfaqur këtë vend në sytë botës, jo si një popull me histori të lashtë sa edhe popujt e tjerë, por si një tribu, i molepsur nga kodet zakonore dhe gjakimi për të shuar etjen. Gjithsesi shumëçka ka gjasa ti pranojmë si ndryshime me kahje nga e mira. Fundja votuesi shqiptar tash nuk asht më një tufë dhensh që sekush ka të drejtë t’i buj për nga kullota e tij. Shqiptarët në këto vite kanë dëshmuar një ecuri të dukshme të pjekurisë politike. Fatmirësisht në kahje ndryshe ngase vetë politika mëton. Sekush është i vetëdijshëm për vlerën që ka vota e tij, për vullnetin që duhet të votbesojë kjo votë. Përpjekjet për të rrokur përreth vetes sa më shumë, natyrshëm do ta shihja dhe pranoja si një pjesë e lojës. Në fund të fundit ata dinë të vendosin vetë për fatin e tyre. Janë pjesë e realitetit, ishin pjesë e tij, rritin dëshirën e të ardhmes dhe e kurorëzojnë atë vullnetarisht. Nga ALBERT VATAJ
RRUGA DREJT BE-së KALON NGA ROMA CEREMONIA E FESTËS SË ITALISË I DHA NJË MESAZH SHKODRËS Lidhjet e shqipërisë me Italinë janë të lashta sa vetë njeriu. Roma, Big Polis-i i Botës, megjithëse fjala Polis, lind tek Akejtë e lashtë, ka qënë rrugë, zhvillim, për ne. Qysh në shekullin e VII-të para Krishtit, romaku i famshëm Tarkuin ideoi ndertimin e kanalizimit cloasa maxima, ku ujrat e këqija, të zezat dhe të shiut të derdhen në lumin Tiber, duke i mësuar Botës se qytetërimi nis tek kujdesi për mbetjet, për pjesën e eger e përbuzëse të paraleles jetë-njeri. E hollëm vështrimin kaq larg, për tu kujtuar pushtetarëve të Shkodrës me histori qytetërimi qysh në kohën e Jul Çezarit e më përtej, që financimi i këtyre ditëve prej 15.9 milion eurosh për rehabilitimin e ujërave të zeza, ndërtimin e impianteve të ujit të pijshëm, mbrojtjen ambientale të Liqenit të Shkodrës, të mos e shpërdorojnë si herët e tjera. Vetëm për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës në 18 vjet, janë hellur në “Liqen” diku mbi 12 milion euro. Edhe sot ujrat e zeza i “lajnë qerpikët” në ujrat e bardha, troç të pijshme, Dhe, shumica nuk kanë mundësi të përdorin ujë të përpunuar. Sot, 30 për qind e kryeqëndrës së Veriut nuk ka rrjet kanalizimesh, ku jashtëqitjet organike depozitohen në gropa septike. Frymëmarrjen , Shkodrës kaq të bukur e të pasur siç e ka krijuar Zoti, s’mund t’ia pëngonte asgjë veç këtyre krijesave të përbuzshme, mbetjeve që e kanë zemëruar njeriun e thjeshtë me të paktën natyrën, mjaft prej të cilave i sheh sot ekraneve duke kërkuar vota. Dhe kush kërkon besim? Disa prej atyre që e kanë bërë jetën të frikshme, që janë të egër si derra, që kanë ndertuar ku ua ka thënë rradakja, që kanë vjedhur, që kanë lejuar që edhe trotuaret të shtyhen nga karriget e mejhaneve e pijanecët të pëngojnë lëvizjen e qytetarëve. Edhe më të ashpër se vetë Zoti me të paudhët, janë treguar disa asish, me njerëzit që sot u përgjërohen, se ndryshe nga ç’kanë punuar, do punojnë. Po në 28 qershor të paudhët janë ata, Zot është votuesi. Rrugën drejt BE-së, monstra pa ideal nuk e çelin, përkundrazi i vënë ca gjëmba. Dhe kjo rrugë nuk ka kthim. Koha e ka vënë Shqipërinë atje ku ka vëndin e vet. Një sy i kujdesshëm do e vërente këtë edhe në ceremoninë e përvjetorit të Festës së Republikës Italiane në ambientet e Konsullatës. Ishte hera e parë që u organizua një pritje pak ndryshe. Kjo lidhet me faktin se Shqipëria tashmë është Anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Pas Himnit të Flamurit, fjala e mbajtur nga konsulli Stefano Marguccio, natyrisht në një familjaritet të ngrohtë , i ngjante ceremonisë, (ku mungon parada, sfilata dedikuar operacioneve, mungojnë kuajt e qentë) që shteti italian organizon çdo 2 qershor në dekorin e pa shoq të Coloseut të Romës së lashtë. Nuk ishin primare vizat e punësimi, si vitet e tjera, por vlerat dhe principet e Kushtetutës italiane për ndërtimin e një Italie gjithnjë e më solidare, tanime në një front ushtarak edhe me Shqipërinë, si aktorë e faktorë për të garantuar stabilitet, paqe, progres të përbashkët. Një Ceremoni zyrtare e përshkuar brënda kornizave të pranueshmërisë së kontributeve diplomatike për zhvillimin e Veriut shqiptar, duke vlerësuar standardet e kulturës e bashkëpunimit ekonomik. Edhe bashkëecje në vlera shpirtërore, qytetarie, pasi institucionet e pavarura të shoqërisë civile, fesë e medias, artistëve e arteve, i kanë paraprirë krenarisë sonë të përbashkët, janë pranueshmëri fondamentale urash lidhjeje. Këto të fundit e kanë njohur, vlerësuar, publikuar, mëkuar kulturën italiane , kanë shkelur guximshëm dhe çiltërsisht në rrugën që sot na afron e nesër na bashkon, qyshkur pushtetarët punonin vetëm si mitingashë e nuk dinin (madje as dinë) ç është piktura, muzika, letërsia… Që nga 2 qershori i vitit 1946, brënda formatit institucional republikan, Italia ka kapërcyer shumë e shumë pengesa e goditje nga terrorizmi e fatkeqësi natyrore, për të ardhur tek tërmeti i 6 prillit në Abruzzo, ku shqiptarët përjetuan dhimbjen si italian prej vërteti. Madje edhe ne si gazetë shkuam në vendngjarje për të përcjellë në banesën e fundit viktimat, për ti thënë në shtyp ca fjalë modeste.zëmre. Ndërsa pushtetarët u kapardisen kafeneve, duke bërë nga një mesazh me telefon. Që të jemi të qartë në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, duhet të dimë se Italia është miku e partneri ynë kryesor, duhet të njohim mirë lidhjet e Gadishullit të Apenineve me Shqipërinë, duhet të orientohemi mbi tendencat historike. Nja 20 shekuj më parë, Via Egnatia lidhte Romën me Bizantin. Nje rrugë 1120 kilometër që kalonte nga Roma në Durracium (Durrës), Apoloni, (Fier), Maqedoni e Thrakë, drejt Kostandinopojës, ose Stambollit të sotëm. Është momenti të rikujtojmë këtu se Apoloni ka qënë Perëndi e Përgjithshme, koka e të cilit i është kthyer Shqipërisë nga Roma më 1982. Kështu kanë kaluar rrugët prej atje këtu, duke bërë një, dy pjesët mesdhetare. Përkatësia jonë në grupimin e shteteve, pavarësisht politikave tashmë ose të lëna pas, ose në theqafje, ku pengesë kanë qënë ose ekonomia, ose përbërja relegjoze, ose gjuha e kultura, por më tepër injoranca e burokracitë e pushtetarëve që janë të paaftë tu përgjigjen standardeve qytetëruese, duke dashur ta lënë popullin disa shkallë poshtë vetes, ka predominancë perëndimore, e cila pas zgjedhjeve të 28 qershorit duhet të marrë përmasim. 606 vjet më parë, pikërisht më 2 qershor 1403, Venediku pat marrë një vëndim historik për ngritjen e dy fortesave, njëra në bregdetin e Durrësit e tjetra në grykëderdhjen e lumit Buna, për mbrojtjen e Albanisë, fqinjes së mirë, djepit të një qytetërimi të lashtë që u rezistoi kohërave por jo pushtimeve, njëherë pesë shekullor, e më pastaj atij komunist pesë dekadësh. Tashmë këto duket po lihen pas, si një e shkuar muzeale. Mes Shqipërisë e Italisë, falë angazhimit perfekt të diplomacisë italiane këtu, veçmas konsullit aktual Marguccio dhe ish konsullit Robero Orlando që ndërtoi konture të bazta, janë shkëmbyer eksperienca të zhvillimit kulturor, social, ushtarak, është nxitur e rritur infrastruktura e komunikimit dhe veprimit. Në sektorin e ekonomisë, veçmas Fasonistët, e kanë patur konsullatën mbështetje në nënshkrimin e kontratave për mallrat gjysmë të gatshme. Kjo ka ndikuar jo vetëm në punësimin e mijëra njerëzve, jo vetëm në të ardhurat nga eksporti, por edhe rritjes së importit, pasi fasonistët punojnë me mall të porositur. Pra janë zbutur jo pak efektet e krizës globale. Edhe në sektorin energjetik janë arritur parametra modernë, jetëgjatë, me interesa të ndersjellta. Në të vërtetë edhe Zoti është treguar bujar duke e krijuar Shqipërinë bash në lindje të kontinentit të lashtë. Veriu shqiptar e ka lënë mbrapa të shkuarën. Është një partner plot resurse jo vetëm natyrore, por edhe njerëzore. Kësaj here, ndjen kënaqësi kur thua se kuota e studenteve për vitin akademik 2009-2010 është rreth 3500 në 61 universitetet italiane, ndërsa e punëtoreve sezonal rreth 3000. Në Itali studiojnë 71000 nxënës e studentë shqiptarë dhe para pak ditësh, më 10 qershor, shkrimtari ynë Ismail Kadare, njëri ndër 6 më të lexuarit në botë, (që jetojnë), kandidat disa herë për çmimin Nobël, u nderua nga Universiteti i Paleremos me çmimin “Honoris Causa”.Pra, sot Shqipëria, e veçmas Veriu, jep garanci për ti vënë natyrshëm synimet në hapësirat e euro zones. Kështu, Veriun nuk ka pse e shqetëson fare mbyllja hermetike e dyerve të emigracionit ilegal për ekstrakomunitarët nga qeveria Berluskoni. E normalisht, arsyet e forta gjejnë rrugë ligjore, sikundër edhe Amerika refugjatët kubanë i lokalizon që në det e i riatdheson. Shqiptarët, anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut,duhet të jenë të vetëdijshëm se politikat e emigracionit në Europë kanë nevojë për rregulla. Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike të standardeve më moderne të teknologjisë së sotme , janë një avantazh i madh drejt lëvizjes së lirë, edhe pse disa pushtetarë kjo nuk i kënaq. Ky proces është i mundur të konkretizohet në harkun pse jo të një viti, pasi prodhimi i dokumentave në fjalë është në rrugë të mbarë. Pra, ka ndryshuar shumëçka. Edhe në 63 vjetorin e Festës së Republikës së Italisë vëren ndryshim. Ka ndryshuar ceremonia, vlerësimi për mbështetje e bashkëpunim, konsujt normalisht, secili më i përkushtuar se tjetri, është freskuar personeli, gjithnjë e më shërbyes. Jeta avancon, njerëzit ecin në atë rrugën e duhur, natyrore, drejt Romës. Këtu nga viti në vit shesh atë pjesën e dukshme të gjenerimit, shesh artistë e krijues, intelektualë e kapacitete edukuese të reja që diskutojnë si perëndimorë, që punojnë e jetojnë si perëndimorë. Të vetmet fytyra të rracës së “Aleancës së Injorantëve”, çdo vit më të fryra nga dhjami e më të egra nga zhvillimi normal i shoqërisë, gjë që u humb ndoshta gjithçka, pasi nuk kanë tjetër profesion, veç të mashtruesit, fodullit, abuzuesit, gangsterit, janë pushtetarët, zyrtarët, përfaqësuesit e lidhjeve me orientimin e strategjive të bizneseve e tenderave, “vipat” partiakë, kryekomunarët e komunarët që kanë ndërruar o parti e partner, o karrigë e dashuri. Ana e mire për çdo konsull që vjen këtu në Shkodër është se çdo gjë e gjen gati nga paraardhësi, ku të riut i nevojitet veç njohja fizike me ta, ndërsa ana e keqe është se zhvillimet në standarte të karakterit politik, diplomatic, administrativ, ligjor, gjenerojnë me sforcim terren fantazie e me të “futur terren besimi. Nga SOKOL PEPUSHAJ
ASHPERSOHET FUSHATA: KEKA VRITET, JAHJA LARGOHET NGA SHQIPERIA Pas një jave shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Fushata ka degraduar në dhunën më të pashoqe, duke shënuar edhe viktima. Shpërthimi me eksploziv i kryetarit të partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe Aleksandër Keka, sipas kryedemokristianit shqiptar Nard Ndoka ka sfond të pastër politik. Pas kësaj vrasje, sipas akuzës së tij, është kryeparlamentarja Topalli dhe policia e shtetit.Tashmë padia penale është depozituar dhe drejtësia e ka pranuar akuzën e “Polit të Lirisë” kundër zonjës Topalli dhe Policisë së Shtetit. Formacionji politik “Poli i Lirisë”, i drejtuar nga ish kryeministri Aleksander Meksi, partia Demokristjane e drejtuar nga ish ministri i shëndetësisë Nard Ndoka, Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga ish kryeministri Ilir Meta, po shfaqen si opozitë e vërtetë dhe po goditen në format nga më barbaret nga dy partitë kryesore, PD dhe PS. Ky formacion është bashkë dhe pretendon shumë në këto zgjedhje, ndaj dhe goditet kaq rëndë. Ashtu sikundër Aleksandër Keka edhe një eksponent tjetër i këtij formacioni politik, Agim Jahja, ka patur kërcënata serioze për jetën. Agim Jahja, ish kryetar i LSI-së nga viti 2004 deri në 2008 për Shkodrën dhe aktualisht anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të LSI-së për Shqipërinë, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt e aktiv të Ilir Metës, në veriun shqiptar së bashku me të vrarin Aleksandër Keka, kanë reflektuar një potencial politik në formacionin “Poli i Lirisë” për Veriun. Kështu fushata ka degjeneruar deri sa arrin që anëtarin e Asamblesë së Përgjithshme të LSI-së Agim Jahja, ta detyroi të braktisë frontin politik dhe të largohet nga Shqipëria. Dhuna është e pakontrollueshme dhe jeta është krejt e pasigurtë. Dhëntë Zoti që dita e gjzedhjeve të mos kthehet në një dite të barbarizmit, por të shkoi e qetë e rezultati të njihet nga palët. Sokol PEPUSHAJ
ITALIA KERKON BALLKANIN NE BE Nuk eshte surprize kembengulja e diplomacise italiane per thithjen e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Vendi pertej Adriatikut prej vitesh, ndoshta edhe me shume, eshte kthyer ne nje avokat fillimisht te shqiptareve, me pas te serbeve por edhe te gjithe popujve te Ballkanit. Eshte e qarte se pas perkatesise fizike, kjo pjese e Evropes duhet te jete edhe pjese e BE-se. Te gjithe e kane artikuluar, por askush nuk e ka thene me ze te larte dhe publikisht si Italia, permes Franko Fratinit- minister i jashtem italian dhe me heret numri 2 i Komisionit Evropian. Nuk ia vlen te ndalemi per te treguar se pse Ballkani Perendimor duhet ti bashkohet familjes se madhe evropiane sa me shpejt te jete e mundur, por po vecojme disa arsye. Me antaresimin (mbase te nxituar) te thuajse te gjitha vendeve te ish- Lindjes komuniste, Ballkani Perendimor ka mbetur “njolla e zeze” ne brendesi te Bashkimit Evropian. Vec te tjerave, do te thote nje pamundesi kontrolli te imtesishem e te gjitha fenomeneve qe nisin nga terrorizmi, droga, emigracioni jo legal, trafiku i armeve etj., duke qene nje rrezik real per sigurine e qytetareve dhe vendeve te BE-se. Pavaresisht se vende me popullsi mjaft te vogel krahasuar me Unionin, vendet e Ballkanit Perendimor jane jo vetem nje atraksion turistik, jo vetem fuqi punetore me kosto mjaft te ulet (te pakten tani per tani) por edhe nje mundesi e shkelqyer investimi sidomos ne sektore per te cilet BE-ja ka mjaft nevoje sic eshte energjia permes ujit, permes eres, mbase me vone edhe permes nuklearit. Por ka edhe nje arsye me madhore. Ka qene mungesa e stabilitetit, me sakte konfliktet e armatosura nderetnike, qe lane Ballkanin Perendimor ne “trenin e fundit” te integrimit evropian. Sigurisht, te pakten prej 10 vitesh, aq sa ka perfundimi i luftes se Kosoves, stabiliteti ka qene mjaft i qendrueshem, siguruar me shume nga antaresimi i Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, por edhe krijimi i shtetit te ri te Kosoves. Pertej te gjitha luhatjeve te mundshme, pjesa e Ballkanit Perendimor ka nje vokacion proevropianist. Ne krye sigurisht eshte Shqiperia me rreth 96-97%, por edhe vendet e tjera kane nje mazhorance te thelle ne deshiren per tu integruar ne BE. Duke u kthyer tek Shqiperia, duhet riperseritur se integrimi ne BE pas atij ne NATO, mund te konvertohet shume thjeshte ne realizimin e levizjes se lire pa viza te shqiptareve ne hapesiren Shengen. Ka e ndjeshme edhe e vertete eshte si ceshtja, saqe edhe fushata elektorale per zgjedhjet politike 2009, ka si pike te forte te paleve pikerisht liberalizimin e vizave. Nga ana e saj, Shqiperia ka realizuar ate cfare ka mundur te realizoje, duke plotesuar pjesen me te madhe te kushteve te vena nga BE. Detyra kryesore mbetet realizimi i zgjedhjeve te pakontestueshme nga palet, por edhe pajisja ne mase te gjere e qytetareve te saj me pasaporta biometrike. Kontrolli i kufinjeve eshte ne nivele te kenaqeshme, ndersa do te kete edhe “nje numerim” indirekt te popullsise permes pajisjes me leternjoftime elektronike. Por serish nuk mjafton. Gjithcka mbetet ne doren e Bashkimit Evropian dhe vendeve antare te tij. Sic edhe jane shprehur edhe ne Shkoder, Parlamenti Evropian dhe institucionet e BE-se, jane te pakenaqura nga zgjerimi i shpejte ne lindje. Europarlamentari Iles Braghetto i UDC-se italiane e shprehu kete ne emisionin “Eureka” ne TV1 Channel, duke lene madje te nenkuptohet se liberalizimi i vizave per shqiptaret veshtire te realizohet brenda nje viti duke nisur nga tani. Megjithate, ne asnje moment nuk duhen neglizhuar interesat gjeo-strategjike dhe gjeo-politike te vete BE-se, por edhe deshirat e shteteve me te fuqishme antare. Ne kete rast, Italia ka qene, eshte dhe sipas gjasave do te vijoje te jete nje avokat i fuqishem i Ballkanit Perendimor e ne vecanti i Shqiperise. Pervec lidhjeve te kahershme e shume te njohura nder shekuj (ne periudhen e pushtimit italian 1939- 1943, Shqiperia ishte pervecse “de facto” edhe “de jure” pjese e Mbreterise Italiane), Italia dhe bisnesi italian kane interesa tashme me shumta ne Shqiperi, me investime kryesisht private qe i afrohen shifres 5 miliarde euro vetem gjate viteve te fundit. Nuk duhet harruar edhe nje komunitet shume i madh shqiptare, mbase edhe 500 mije vete, qe jetojne e punojne ne Itali, me dokumenta te rregullta, me shtetesi shqiptare, por me mentalitet plotesisht italian. Nje pjese jo e vogel e tyre, tashme jane natyralizuar si italiane, duke marre te gjitha te drejtat, edhe te te zgjedhurit dhe te zgjedhjes. Mbase na pelqen ne si shqiptare te mendojme deri ne kete pike, por realisht mbeshtetesi me i fuqishem publik dhe konkret i Shqiperise ne suazen e integrimit ne BE, eshte pikerisht Italia e pertej Adriatikut, me te cilen na lidhin shume pjese te historise sone shume shekullore, me konflikte, pushtime por edhe shume zhvillim sidomos ne 20 vitet e fundit te kapercyellit te shekullit te 20-te dhe fillimit te shekullit te 21-te qe tashme gjeresisht dhe jo vetem nga ne, konsiderohet si “shekulli i shqiptareve ne Ballkan”. Cili eshte plani 8- pikesh i Italise Nje “rodmap” me 8 pika per te pershpejtuar integrimin euro-atlantik te Ballkanit Perendimor. Ishte ky plani italian i prezantuar ne takimin BE- SHBA te Prages nga ministri i jashtem i Italise Franko Fratini. Vetem pak dite paara takimit informal te Hluboka-s Fratini kishte ftuar koleget evropiane te dergonin mesazhe “te dukshme dhe konkrete vendeve te ineresuara: Serbi, Kosove, Bosnje, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia dhe Shqiperia. Pika e pare e ketij plani eshte liberalizimi i vizave: Italia nxit qe raporti i Komisionit Evropian te jete ishte gati brenda fundit te majit dhe qe regjimi i liberalizimit te hynte ne fuqi ne mes fundit te te 2009-es dhe fillimit te 2010-es, me prioritet per Serbine dhe Maqedonine. Pika e dyte kerkonte qe Komisioni te fillonte pergatitjen brenda fundit te majit te raportit teknik per pranimin e Malit te Zi, i cili duhej te pasohej nga Serbia dhe Shqiperia, ndersa pika e trete ftonte te finalizohej antaresimi i Kroacise ne BE brenda vitit 2010. Ne piken e katert te “roadmap”: te forcohen kompetencat e perfaqesuesit te larte te BE-se per Bosnje- Hercegovinen (ambasadori austriak Valentin Inzko). Pika e peste parasheh kerkesen e zhbllokimit te hyrjes ne fuqi brenda qershorit te Marreveshjes se Asociim- Stabilizimit me Serbine, e cila nga ana e saj duhet te bashkepunoje plotesisht me Gjykaten per ish- Jugosllavine ne Hage. Deri tani, MAS ishte bllokuar nga vetoja e Holandes qe kerkonte nje bashkepunim me te madh te Beogradit ne arrestimin e krimineleve te luftes ne kerkim akoma nga kjo gjykate. Pika e gjashte: zhbllokimi shume i shpejte i mosmarreveshjeve per emrin e “Maqedonise” qe ve perballe Shkupin dhe Athinen. Greqia mban te bllokuar procesin e antaresimit ne BE dhe NATO pasi sipas, “Maqedoni” eshte emri i nje krahine te saj dhe qe ben pjese ne pasurine e saj historiko- kulturore. Pika e shtate: Italia insiston mbi rendesine e mbeshtetjes ekonomike per republiken e re te Kosoves. Pas njoftimit te Spanjes per terheqjen e trupave te saj brenda veres, nenvizohet qe per te udhehequr pranine nderkombetare, ushtarake dhe civile, duhet te jete parimi i “Together in, together out”- “Bashke brenda, bashke jashte”. Pika e tete: Italia kerkon nje takim BE- Ballkan, i zgjeruar edhe me SHBA-ne, i cili duhet te mbahet brenda gjysmes se pare e vitit 2010. Blerti DELIJA
SHQIPËRIA EUROPIANE ME PARTINË DEMOKRISTIANE (Fushata e zgjedhjeve parlamentare e ka hapur siparin e saj) Do ta fillojmë këtë shkrim me dy vargje të F. S. Nolit: “Mbahu nënë, mos ke frikë / se ke djemtë në Amerikë.” Me këtë “mesazh” i drejtohej Shqipërisë Imzot Fan Noli, kur ne ishim të pushtuar nga Perandoria Osmane. Të njëjtin mesazh dërgojnë sot bijtë dhe bijat e Malësisë së Madhe nga New Yorku dhe Detroiti, ku janë akomoduar prej afro dy dekadash. Mesazh, të cilin e dërgojnë përmes birit fisnik të këtyre bjeshkëve krenare: zoti Mark Lluma, intelektual dhe patriot me shumë vlera. Zoti Luma ka ardhur në Malësi për të kandiduar në emër të Partisë Demokristiane me miratimin e plotë të Kryesisë së kësaj Partie dhe me dëshirën e flaktë të bashkëatdhetarëve të diasporës. CV e zotit Luma është mjaft e pasur, qoftë nga prejardhja familjare, qoftë në aktivitetin e tij vetjak, mbasi ai ka shërbyer disa vite si Kryetar i Komunës së Shkrelit, ku drejtimi nga ana e kësaj komune ka qenë i admirueshëm dhe në lartësinë e kërkesave të kohës. Askush më shumë sesa Malësia e Madhe dhe Dukagjini nuk e ndjeu peshën e pushtimit Osman dhe askush më shumë se këto zona nuk i bëri rezistencë këtij pushtimi. Dedë Gjon Luli, Çun Mula, dhe krenaria e Djemnisë së Shalës, Mehmet Shpendi shkëlqejnë si “margaritarë në panteonin e Atdheut”. Malësia dhe Dukagjini u ngritën kundër Monarkisë dhe kundër Dikataturës Komuniste. Prek Cali është “Emblemë” në gjoksin e bjeshkëve, me organizimin e kryengritjes së parë antikomuniste të Malësorëve (janar 1945). Binomi “Fe-Atdhe” ishte lajtmotivi i çdo kryengritjeje të Malësorëve tanë trima e bujarë. Këtë “thesar” bese dhe bujarie do ta përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë, djali i Shkrelit – Mark Luma. Vëllezërit dhe motrat e Malësisë së Madhe, tashmë mbas 17 vitesh demokraci i kanë nxjerrë konkluzionet e nevojshme dhe me siguri do të dinë se kujt t’iajapin votën. Ata tashmë janë të ndërgjegjësuar se aspirata për një Shqipëri të vërtetë Europiane nuk mund të shprehet dhe të aplikohet jashtë kontekstit demokristian. Demokristianët ndërtuan Europën Moderne të Pas-Luftës. Demokristianët shqiptarë do të jenë “Lokomotiva” që do të tërheqë Shqipërinë drejt Europës së bashkuar. Nuk ka program tjetër përveç atij demokristian që mund të përputhet më shumë me karakterin e malësorëve. Ndërtimi i familjes me edukatë të shëndoshë, drejtësia sociale, bujaria, dashuria, besa, toleranca dhe ndershmëria, të gjitha këto janë të brendashkruara në programin demokristian. Eksperienca 9 vjeçare e zotit Mark Luma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garanti më sinjifikativ dhe më i fuqishëm për një përfaqësim dinjitoz. Jepjani votën Mark Lumës, birit tuaj, dhe të jeni të bindur se nuk do t’ju zhgënjejë. MARK BREGU
NË BOTËN E KAINIT, TË JETOSH SI ABEL Nisja nga origjina. Eva lindi 2 fëmijë, Kainin dhe Abelin. Ishin fëmijët e mëkatit e megjithatë Zoti u dha të dyve dy mundësi për të punuar e jetuar mirë. Kainit i la porosi të kultivonte tokën e të rriste fruta të bollshme prej saj, ndërsa Abelin e porositi të rriste bagëtitë e ta shumonte grigjën e tij. Të dy u munduan të bënin më të mirën e mundshme dhe një ditë ia ofruan produktet e tyre Zotit që ua kishte ofruar këtë mundësi. Nga të dy produktet që vëllezërit i ofruan, Zotit i pëlqeu më shumë oferta e Abelit, flija e bagëtive. Duket sikur Zoti parapëlqeu bariun e jo bujkun, por në fakt nuk është ashtu. Në këtë keqkuptim, Kainit iu errësuan sytë, ndoshta nga Zilia dhe e vrau të vëllanë. Që atëherë Zoti tha se askush nuk duhet ta prekte Kainin, pasi kjo ishte çështje e tij. Kurse Kainit vetë i tha se do t`i dilte shpirti brezni pas breznie e me shumë mund do t`i nxirrte të mirat e tokës që i ishte dhënë si dhuratë e që nuk e kish vlerësuar. Del e qartë se nga egoizmi, nga kjo diçka në formë antiteze njerëzore, buroi Zilia tek Kaini dhe kështu i përcatoi rrugën dhe vuajtjet atij e trashëgimtarëve të tij. Shumë shekuj më vonë, në kohën e Moisiut, kur hebrenjtë e skllavëruar në Egjipt fituan lirinë vetëm falë vullnetit të Zotit., ndodhi një fenomen pak a shumë i ngjashëm. Pasi ata, hebrenjtë pra, dolën nga Egjipti dhe kaluan shkretëtirën, vuajtjet e mundimet e tyre morrën një rrjedhë të re me Moisiun. Pasi kaluan vuajtjen e madhe të skllavërisë dhe ankthin e përndjekjes, atyre u erdhi dëshira të kërkonin të mira materiale e begati për të vazhduar një jetë më të mirë, pasi “bukë e gjellë, plus punës së stërmundimshme” ata kishin edhe kur rrinin të lidhur me vargonj në Egjipt. Kështu iu lutën Zotit. Ai i dëgjoi dhe ua dha, me zemërgjerësi. Por ata çfrarë bënë?! U turrën kush e kush më shumë të merrnin çdo gjë që kishte rreth tyre. E nga grykësia, filluan të merrnin inat njeri-tjetrin deri në grindje e përballje. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Një grusht njerëzish që kishin vuajtuar deri në ekstrem padrejtësitë njerëzore dhe më pas, falë Zotit kishin fituar lirinë, duke harruar paturpësisht historinë dhe plagët e tyre, por mbi të gjitha Dashurinë Qiellore, do përfundonin në një luftë vëllavrasëse prej grykësisë. Edhe njëherë, nga egoizmi buroi zilia, e pas saj, nga dëshira për të patur sa më shumë, grykësia, doli në pah padenjësia e qenjes së distancuar nga filli i krijimit të saj, Zoti. Pikërisht kjo ka ndodhur kronologjikisht në historinë e botës… e si rrjedhojë edhe në Europë. Njerëzit luten me dhimbje e gulçime shpirtërore kur janë në vështirësi të thella, por vetëm se fill pasi dalin nga kjo gjendje, ata harrojnë ku ishin dhe si dolën nga kjo situatë. Ata harrojnë proçesin e gjatë të lutjeve drejtuar Zotit në momentet e tyre më të pashpresa. Ata harrojnë gjithashtu se pikërisht përgjigjja Hyjnore, mëshiruese e zemërgjerë i kthen në kushte dinjitoze për patur një jetë të begatë. Me dritshkurtësi dhe banalitet harrojnë se nuk janë ata protagonistët e rrugëtimit dhe ngjarjeve të tyre. Pasi dalin nga gjendja e mjerimit fillon e zë vend në jetën e tyre egoizmi, zilia, grykësia, tradhëtia, mashtrimi, prita, hakmarrja. Të padenjët, pasi harrojnë ku ishin dhe si erdhën në kushte dinjitoze, i vërsulen parasë, pushtetit, vanitetit (vetpëlqimit) dhe sjelljes me prepotencë e mendjemadhësi në publik. Sa herë dalin para syve tanë këto fenomene nga njerëz që duan të shiten më shumë nga ç`janë në të vërtetë?! Ndërkohë që njerëzit e vërtetë, ata të plotësuarit e të vetdijshmit për burimin e të mirave në jetën e tyre, kanë një sjellje tjetër, krejt tjetër. Kjo që cituam më lartë është kriza e moralit të disa qenjeve që patën fatin të parapëlqeheshin për të qenë njerëz. Por në fakt ata nuk patën forcë dhe dëshirë të qëndrojnë njerëz e si pasojë degjeneruan në qenje të joshura nga paraja-një copë letër, nga pushteti, vaniteti dhe dëshira për t`u dukur në publik nëpërmjet sjelljeve prepotente. Kjo quhet pasoja e krizës morale. Kur njeriu degjeneron i joshur nga veset e mësipërme degjeneron në qenje dhe kjo përfaqëson pikën maksimale të krizës morale. Nga kjo krizë e madhe, nga kjo krizë morale, vjen edhe rrënimi. Rrënimi ekonomik. Rrënimi ekonomik shfaqet me rrëmujë, me një model jetese pa rregulla, me improvizime. Zoti është përbetuar disa herë për të krijuar një rend të ri botëror prej këtyre devijimeve në mënyrën e jetesës së njeriut. Që me Noeun, i cili doli garant për përmbushjen e porosive të tij dhe Zoti e besoi duke i sygjeruar varkën e shpëtimit. Më pas me Moisiun, i cili edhe ky doli garant për të çuar në vend porosinë e Zotit duke ndikuar tek populli i tij. Dhe Zoti e dëgjoi Moisiun, por siç rezulton qartë populli i doli fjale Moisiut. Më pas kjo ndodhi me Jezus Krishtin, të cilit për të shlyer mëkatet e patregueshme të njerëzve iu desh të gozhdohej mbi kryq. E Zoti, vetëm pse i biri pësoi vdekjen më të dhimbshme për ndjeshmërinë njerëzore, vendosi të japë ende kohë për reflektim. Por pas 2000 vjet kryqëzimi të kobshëm për shërbimin tonë, çfarë kemi? Kemi ende egoizëm, zili, grabitje, mashtrim, prita, hakmarrje, pushtet, vese, vanitet e prepotencë në ambjentet publike. Kështu janë shkatërruar janë shkatërruar perandoritë e jo më familjet mafioze, partitë fantazëm apo shtetet e krijuara artificialisht prej egoizmit njerëzor që dëshëron të verë patjetër kufij. RASTI SHQIPTAR Po në Shqipërinë tonë a ndodh e njëjta gjë? Sigurisht që po. Pa i ardhur gjatë vërdallë historisë tonë të sakatuar, do hidhemi menjëherë tek 18 vitet e fundit të quajtura “ në tranzicion”. Kjo periudhë mjafton si kampjon për të ilustruar të gjithë të kaluarën. Shqiptarët lirishtypur dhe të përgjakur gjatë komunizmit morën si dhuratë hyjnore lirinë. Edhe pse liri e pjesshme ajo ishte liri, njësoj si ajo e hebrenjve që dolën nga Egjipti. Menjëherë më pas, në shumë pak vjet, shqiptarët patën edhe shpërblimin materjal, njësoj si 2 bijtë e Evës pas mëkatit, si hebrenjtë pas shkretëtirës dhe si Europa perëndimore pas gozhdimit në kryq të Jezusit. Paratë shqiptarëve u erdhën më së shumti nga emigracjoni vetëmohues i bijve që sakrifikuan dëshirat e moshës për t`u ardhur në ndihmë familjeve. Ata sollën shumë para falë ndihmës mëshirplotë të Zotit dhe popujve mikpritës. Erdhën shumë para edhe nga organizma e institucjone ndërkombëtare. Erdhën shumë para edhe nga trafiqet, si pasojë e rritjes së egoizmit e grykësisë tek disa individë të caktuar. Nga shenjtëria kanë zbritur në mëkat. Në emër të këtyre shumave marramendëse parash, u kompromentuan njerëz, familje, grupime, parti, qarqe fetare (individë brenda tyre). Dhe kështu, modeli që u krijua për shoqërinë shqiptare që sapo kish dalë nga shtypja dhe vargonjtë, ishte ai i egoistit, materialistit, makiavelistit, grykësit, abuzuesit, përfituesit, servilit, ziliqarit, tradhtarit dhe i të pashkolluarit. Po, po. Sepse në Shqipëri, pasi çdo gjëje iu vu një çmim monetar: edhe burrnisë, edhe moralit, edhe fesë, edhe fëmijëve, edhe vendit të punës, edhe idealeve… erdhi momenti që iu vu një çmim edhe diplomave shkollore. Populli ynë thotë: “Ja sheshi, ja mejdani!”. E sheshi është zaptuar nga egoisti, ziliqari, tradhtari, i pabesi, prepotenti, provincjali që me prepotencë i imponohet qytetërimit për ta kthyer mbrapsht, atje prej nga erdhi ai vetë për të shpëtuar. Ky është paradoksi shqiptar brenda paradoksit botëror. Është i ngjashëm për nga proçesi i degradimit por shumë më i shëmtuar për nga ngjyrimet që merr gjatë rrugës së tij të mbushur me provincializëm primitiv, armik ziliqar e i përbetuar i qytetërimit. Në këtë krizë të thellë morali e qytetërimi së bashku, rrënimi ekonomik sapo ka filluar dhe nuk ka kapur ende fundin. Kjo nuk thuhet e nuk vërehet për dy arsye. Një sepse shqiptarët kanë qenë historikisht në kriza ekonomike dhe dy sepse shqiptarët janë frikacakë e gënjeshtarë përballë realitetit. Kjo vjen nga vogëlsia e perceptimi i vakët i një dimensioni shpirtëror. Njeriu nuk mund të gënjejë veten edhe para pasqyrës. Por jo, shqiptari e bën këtë: “bukur e mirë”. Edhe në botë e në gjithë Evropën ka krizë ekonomike por vetëm se atje thuhet e madje thuhet hapur. Ndërsa në Shqipëri gënjehet edhe pse kriza morale e ekonomike është me data antike, që kur shqiptari trdhëtojnë veten. Për të qenë më të drejtpërdrejtë dua të them se: -Gazetaria është nën thundrën dhe përçmimin ku e kanë vënë të lartpërmendurit që e drejtojnë këtë vend me vektor kokëposhtë. Moderatorët më të suksesshëm televizivë janë ata që ne njohim: fshatarë, armiq të qytetërimit, në emisjonet e të cilëve dominon modeli i “politikanit” injorant, të shëmtuar e fshatar pavarsisht se ka lindur në kryeqytet, pijanec dhe i djersitur me erë të keqe. -Djemt e moshës 17-20 por dhe më lart, shetisin me fuoristrada të shtrenjta. Veshin rroba të shtrenjta, mbushin trupin me tatuazhe, qethen shkurt si killera (duke shprehur parapëlqimin e modelit shoqëror të duan). Ata kanë të dashura që i ndërrojnë gati çdo ditë, si çorapet. Drogohen rregullisht me mburrje. Janë të pashkollë, agresivë dhe përdorues të një zhargoni të përbaltur. Ky individ që përdor ekstremailsht sensin e sfidës ndaj joshjes maksimale në jetën e tij, nuk mund t`i shmanget stacjonit të tij final. Ai vetëm sa përshpejton kohën e mbërritjes në këtë destinacjon. Pasi ka arritur gjithë këto pika joshjeje maksimale në jetën e tij të shkurtër prej moshës së re, ai nuk kërkon dhe nuk mund ta shmangë dot takimin e fundit me vdekjen. -Vajzat e reja ëndërrojnë të bëhen të dashurat e çdokujt që ka një fuoristradë, të vetën apo të marrë hua prej dikujt. Qoftë ky djalë i ri apo gjysh me proteza në gojë. Ato dalin në mëngjes nga shtëpia e prindërve dhe përfundojnë kafeneve në pritje që dikush nga këta që përmendëm më lart t`i “rimorkjojë për një xhiro me makinë”. Në paradhomën e trurit të tyre as që ekziston mendimi se mund dhe duhet të bëhen nëna të denja për bijtë që do rrisin. Nëna nga ato që askush, askurrë, të mos u drejtohet bijve dhe t`i tregojë me sens përçmues si “i biri i asaj kurvës”. Ato as që e çojnë nëpër mend se sa e rëndë është për një bir kur dëgjon keq e më keq për nënën e tij. -Po kështu gratë dhe vajzat e rritura që i veçohen paksa kategorisë së mësipërme, jetojnë me ëndrën materjaliste. Ato kanë mbetur pa u martuar sepse presin që burri i tyre të jetë gjithkush që të ketë para të mjaftueshme e që të plotësojë dëshirat e tyre të përzjera me doza të larta injorance. Pretendimet e tyre nuk përkojnë aspak me ëndrën për të patur familje apo për t`u bërë nëna. Ato nuk marrin aspak parasysh faktorin që e kundërshton ashpër “aspiratën” e tyre. Ato harrojnë se aventurjeri i rradhës, i cili lëvrin para për të joshur seksin tjetër, fokusohet në mosha relativisht shumë të reja, sepse në këtë mënyrë ai merr maksimumin e shpërblimit për paratë që jep. Bota do jetë mesa duket e barinjve të urtë, e trashëgimtarëve të Abelit. Albert VATAJ
KRIZA GLOBALE DHE FUSHATA ELEKTORALE NE SHQIPERI Eshte e vertete: Shqiperia nuk eshte prekur nga kriza ekonomike globale! Pavaresisht deklaratave politiko- elektorale, e verteton vete fushata zgjedhore e Partise Socialiste, ndersa Partia Demokratike thjeshte e rikonfirmon kete fakt. Pike se pari, eshte pjesa publiko- mediatike e mitingjeve elektorale anekend vendit qe tregon se “shendeti ekonomik” i te pakten subjekteve kryesore politike ne vend, eshte per tu patur zili edhe nga shume vende, shume me te zhvilluara se ne. Sidomos, ne kendveshtrimin e numrit te votuesve, dicka me shume se 3.1 milion qe kerkohet te manipulohet dhe jo vetem mediatikisht. Nga rreth 65 milion leke (te reja) qe shteti u dha per fushate elektorale partive politike qe e perfitojne kete mbeshtetje, dy partite e medha PD dhe PS perfituan respektivisht rreth 15 milion dhe 12 milion leke, ne total rreth 28 milion. Sipas “rregullave” te lojes elektorale, subjektet perfitojne ne fillim te fushates vetem 50% te shumes dhe ne fund, ne baze te rezultateve, pjesen e mbetur nese e meritojne. Sic edhe ne rast te mosarritjes se pragut te nevojshem, ato jane te detyruara ta kthejme mbrapsht shumen e perfituar. Tashme sheshet e qyteteve kryesore te vendit, jane kthyer jo vetem ne arene te “dyluftimit” elektoral deri ne zgjedhesin e fundit, por edhe te asaj qe mund te konsiderohet kosto e nje mitingu. Vete artistet e ftuar “te ndezin” atmosferen para fjalimeve te lidereve politike, deklarojne se marrin deri ne 40 mije leke per nje koncert, apo per te kenduar me “playback” dhe me mikrofon ne dore ne podiume fushatash. Normalisht, jane jo me pak se 5 te tille ne cdo miting te PD-se, pa llogaritur edhe grupin “Elita 5”, te cilet tashme e kane deklaruar publikisht, se “miqesisht” marrin jo me pak se 5 mije euro per koncert. Atehere, mjafton te behet nje matematike e thjeshte dhe vetem pjesa artistike e nje koncerti te PD-se, ka nje kosto te perafert 1 milion leke (te reja). Nuk duam te marrim per baze qe ne nje dite, mund te kete edhe me shume se nje koncert. Sigurisht, duam te besojme se gjate gjithe fushates, Partia Demokratike nuk realizon me shume se 20 mitingje te ketyre permasave, pavaresisht se jemi te sigurte se ky numer ne fund do te rezultoje edhe me i larte. Edhe nje femije i klases se dyte me nje veprim te thjeshte shumezimi, arrin ne konkluzionin se vetem pjesa artistike e reduktuar ne maksimum e mitingjeve te Partise Demokratike, kap nje shifer 20 milion leke (te reja). Qe ne kete moment, fondi i dhene nga shteti per kete subjekt, kapercehet me me 5 milion leke. Pavaresisht se Partia Socialiste udhehiqet nga “kryeministri” i rreth 1 milion shqiptareve te kryeqytetit, Edi Rama, meqenese ne rang kombetar jane ne opozite, mbase mund te llogarisim shpenzime per pjesen artistike te mitingjeve te saj, nje “skonto” prej 15- 20%. Duke e rrumbullakosur, edhe Partia Socialiste shpenzon rreth 15 milion leke (lte reja), duke e tejkaluar edhe ajo me rreth 3 milion leke shumen qe i jep shteti per 30 dite fushate elektorale ne mbare vendin. Megjithate, cdokush eshte i qarte qe nga donacione te ndryshme por edhe “kuotizacione” te mundshme te antareve, Partia Demokratike ka mundesi te shtoje 5 milion leke (te reja) per te balancuar pjesen artistike te mitingjeve, sic edhe Partia Socialiste nuk e ka problem te siguroje 3 milion leke (te reja) per te bere te njejten gje. Megjithate, kjo eshte vetem njera ane e dukshme e medaljes se fushates elektorale ne vend. Jo vetem shkodrane, por te gjithe qytetaret anekend Shqiperise, konstatojne se perpara fillimit te mitingjeve elektorale, jane me dhjetera njerezit dhe mjetet e impenjuara qe nga ngritja e tribunave, vendosja e monitoreve dhe amplifikatoreve gjigande, dekorimit te ambjenteve, shperndarjen e posterave dhe flamujve etj. Vlen te theksohet se vetem nje miniposter nga ata qe mbajne ne duar kryesisht te rinjte ne mitingje te tipit “Shqiperia po ndryshon” apo “Bashkimi i ri per ndryshim”, kane nje kosto qe varion nga 200 leke (te reja) deri ne 500 leke. Madje, tashme eshte e qarte se edhe pjesa tekniko- organiziative e mitingjeve te PD-se dhe PS-se, i besohet kompanive te huaja te specializuara, te cilat mesa duket e kane mesuar se “parajsa ekonomike” e Shqiperise se paprekur nga kriza ekonomike globale, eshte me me leverdi se vera e “pabereqetshme” e vendeve te Bashkimit Evropian “te shembur” nga kriza boterore. Megjithese eshte e lehte “ti besh llogarite xhepit te tjetrit”, ka edhe me per te shtuar. Studio levizese gjigante te televizioneve me te fuqishme ne vend si TV Klan dhe TV Vizion Plus, i garantojne cilesine e larte te suksesit mediatik por edhe manipulimit televiziv ne disa raste, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Minimalisht, pervec kostove te transportit, te konsumimit teknik te aparaturave, studiot levizeve shoqerohen nga nje staf prej te pakten 10 personash, qe natyrisht nuk kane si pagese “diten e punes” apo rrogen e zankonshme ne mediat ku punojne. Mbase keto sherbime u ofrohen subjekteve politike si shkembim favoresh sot apo neser, por natyrisht te gjitja kane nga pas nje fature financiare. E duke dashur te tregohemi deri ne fund te mire, pa dashur te kalojme limitet e mendjes se shqiptareve te thjeshte, serish duke i besuar matematikes si shkence ekzakte, asnje miting elektoral i madh i Partise Demokratike, nuk ka asnje mundesi te kushtoje me pak se 5 milion leke (te reja), ndersa Partise Socialiste meqenese eshte ne opozite ne 2/3 e vendit, po i vendosim nje fature rreth 4 milion leke (te reja) per miting. Mesatarisht nje dite mitingje elektorale i kushton PD-se dhe PS-se te marra sebashku rreth 9 milion leke te reja, ose 20 mitingje hipotetike (qe sipas gjasave ne fund duhet te rezultojne me shume) 180 milion leke te reja qe per lehtesi rrumbullakosjeje (besojme se serish jemi shume larg realitetit) vleresohen ne 1,5 milion euro. Natyrisht, ne shpenzimet e fushates elektorale nuk kemi perfshire spotet televizive (sidomos ato ne mediat kombetare qe vetem transmetimi i nje reklame te thjeshte deri ne 20 sekonda kushton afersisht 400 euro vetem nje transmetim), hapesirat e emsioneve te blera legalisht apo nen dore, ne rreshtimin e kronikave televizive me perparesi, ne tejkalimin e minutazheve te parashikuara duke mohuar balancat e nevojshme ne mediat kombetare etj. Serish, duke deshiruar te mos jemi “te keqinj” apo paragjykues ne mendimet tona, pavaresisht se i njohim te gjitha tarifat e procedurat qe ndiqen, kesaj pjese po i rrumbullakosim nje peshe financiare 1 milion euro dhe kemi arritur tashme ne 2,5 milion euro shpenzime vetem per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste ne 30 dite te fushates elektorale. Pavaresisht faktit se subjektet e tjera politike te mbetura, nuk mund te konsiderohen me pak te te pasura (shume prej tyre kane “mjele” per shume vite e dekada pushtetet ne Shqiperi) dhe me bisnesmene te fuqishem te kandiduar ne listat e tyre, te gjitha se bashku nuk po i llogarisim me shume se PD dhe PS te marra sebashku, pra vetem 2,5 milion euro. Shqiptaret e kane te qarte se para fushates zyrtare elektorale, ne Shqiperi ka patur edhe nje parafushate, edhe ajo me shpenzime te shumta, sigurisht jo ne nivelin e fushates. Pa me te voglin dyshim, per te zgjedhur 140 deputete per Kuvendin e ri, te gjitha partite politike ne vend duhet te shpenzojne deri me 28 qershor, jo me pak se 6 milion euro. Jemi te qarte se kjo nuk eshte ne asnje menyre vlera reale apo kostoja e fushates elektorale. Ketu nuk jane perfshire “shpenzimet operative” sic mund te konsiderohen karburantet, defektet apo sherbimet e mjeteve te pafund qe shoqerojne lideret politike, “harxhimet” per kafe qe ne fakt ne kete te nxehte mund te jene vetem pije freskuese dhe birre, pse jo edhe drekat e punes apo edhe ato masive ne rajone te ndryshme te vendit. Tashme nuk mund te vazhdojme me tej me perllogaritjet, pasi ne menyre te frikshme, shifra mund ti afrohet 10 milion eurove, qe per nje vend me 3.1 milion zgjedhes, eshte shume e larte. A mund te konsiderohet Shqiperia nje vend ne krize, apo e prekur nga kriza globale??!! Partia Demokratike ka te drejte kur deklaron se vendi nuk eshte ne krize, sic edhe shqiptaret duhet ta kuptojne se Partia Socialiste e perdor thjeshte si argument fushate krizen. Po nga vijne keto para, a vendos kush firme, a ka apo a do te kete transparence? Tash 18 vite nuk ka patur asnjehere, veshtire qe sivjet rregulli te prishet. Gjithsesi, e rendesishme eshte te votojme, te votoni, por pa harruar se sa e shtrenjte eshte vota juaj! E si gjithmone, fitofte me i miri, perzgjedhjen e kemi ne, e keni ne dore. nga Blerti DELIJA
KA PRSION PSIKOLOGJIK POR JO PAKESIM SYNIMESH Sot tetë ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimeve për të zgjedhur parlamentin e ri. Fushata kësaj here po zhvillohet më shumë mbi bazat e një presioni të egër psikologjik. Në pamje të pare duket se elektorati, sidomos i mesmi dhe i ulëti dilemësohet mes pakësisë së synimeve e shumësisë së përplasjeve shtresore, inatçore, ku duket një çveshje nga emancipimi, i shoqërisë. Vritet një simpatizant i PD-së thjesht për punë të një postere. I egri nuk flet, por nxjerr kallashin e le tre fëmijë jetimë, thua se i dhunuan Kuranin a Biblën, jo foton e njërit prej kandidatëve që edhe pse sot duartrokitet nga disa, nesër mund të shahet po nga këta, siç ka ngjarë rëndom. Parada e kandidatëve i ngjan një tregu me mall pa doganë, ku gjen me shumicë të lirë, fallto dhe shumë pak prej vërteti. Të lirët janë asish që nuk kanë dhënë asgjë, veçse kanë abuzuar me besimin, kanë bërë trafik besimi, kanë mashtruar e kanë shpifur, i bërtasin në vesh zgjedhësit se ie i varfër, se ie i nëpërkëmbur, se pasi të votosh për mua, do kesh lëvizje evropiane, ujë evropian, ajër evropian, fëmijë europian, ndërkohë që nuk kanë asgjë në dorë, pasi janë dy partitë e mëdha ato që kanë tagër e do vendosin. Të vegjlit , duke qënë i pasionuar pas gjahut, më duket se i ngjajnë atij zagari që nje lepur ia sjellin të zotit e katër i kullufisin rrugës. Kanë dhënë prova sa herë kanë shkuar në parlament. I kemi parë se janë në shoqëri dhe në frik të njëri tjetrit. Pra, kur janë atje në Olimp bëjnë pazare edhe me kundërshtarët, kur vjen puna tek rizgjedhja i nxjerrin sytë shoqi-shoqit. Këtë marrëdhënie duket se kanë edhe me elektoratin. Janë në shoqëri me të përgjatë fushatës, por jo pasi fusin në xhep mandatin. Por, me arritjet e mosarritjet, Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s, ka hedhur hapa konkretë drejt anëtarësimit në BE dhe vëmendja duket se është tashmë e përqendruar në sferat politike, ekonomike, integruese me një shumësim synimesh. Elektorati din të zgjedhë, din të vlerësoi edhe arritjet edhe premtimet. Nëse këto ditë shohim presione nga më banalet, ku e shëmtuara shitet si virtyt, pas 28 qershorit, nëse gabohet në kutinë e votimit, ata nuk do jenë më afër jush, por do vënë kravatat, do shumojnë bizneset, do shëtisin botën me pasaportat diplomatike për vete dhe të dashurat, do harnojnë ligje komuniste me pe laraman, nuk do nxjerrin thika për të prerë kabzerre kundërshtarësh, por do sheshojnë gjithçka deri në zgjedhjet e ardhshme. Monstra të tilla nuk mund të jenë demokratë, as shqiptarë bile. Shpresojmë që demokracia të marrë gjithnjë e me shumë formë, shqiptarët të lëvizin të lirë, prona dhe shpërblimi për ish të përndjekurit të mos këputen në mes, biznesi të zhvillohet me hapat që meriton ky vënd plot resurse e kapacitete intelektuale pas zgjedhjeve, normalisht të qeta, me standarde evropiane e të pranuara nga palët. TOMË SHKRELI
KRIMET SERBE NUK MUND TË LIHEN NË HARRESË NË EMËR TË PAQËSIMIT TË GADISHULLIT Intervistë e shkrimtrait Ismail Kadare Pyetje: Sapo jeni kthyer nga Kosova, ku u pritët me shumë ngrohtësi. Ju falenderojmë për këtë bisedë me lexuesit e gazetës « Illyria » të New York-ut. Pas çlirimit të Kosovës, politika serbe jo vetëm që nuk pranon të kërkojë ndjesë për genocidin në Kosovë, por po bën një fushatë të gjerë për t’u paraqitur para botës si palë e viktimizuar. Si e vlerësoni rolin e politikës së Kosovës e të Shqipërisë për të demantuar akuzat serbe? Kadare: Mendoj se ky rol ka qenë disi i pamjaftueshëm. Ka disa faktorë që e kanë penguar. Ka një trysni të pjellë nga një keqkuptim disi i përgjithshëm që, duke mos u kujtuar krimet serbe, ndihmohet paqësimi i gadishullit. Keqkuptimi është i rëndë. Dhe kryekëput i dëmshëm. Historia e njerëzimit tregon se çlirimi nga e keqja vjen nëpërmjet dënimit të saj dhe asnjëherë përmes harresës. Duket komod kërkimi i drejtpeshimit, klishetë, të dy palët bënë gabime, të kërkojnë harrim në emër të së ardhmes, etj. Por kjo kinse zgjidhje idilike, pa pendesë dhe pa dallim të xhelatit nga viktima, fsheh një kurth të rrezikshëm. Për Holokaustin gjithashtu u bënë përpjekje që, në emër të „pajtimit“ ndëreuropian, të lihej në harresë. Por, falë këmbënguljes së drejtë të hebrenjve, kjo nuk ndodhi. E keqja më e madhe ka qenë ajo që përmendni ju, kthimi i gjithçkaje kryengulthi, paraqitja e serbëve si palë e viktimizuar. Po kryhet kështu mu në sytë tonë, të krejt kontinentit, një dhunim monstruoz ndaj së vërtetës. E bashkë me këtë, kërkohet që Europa dhe Aleanca Atllantike t’i bëjë, në një farë mënyre një mohim, aksionit më emancipues të saj: ndërhyrjes për ndalimin e një masakre. E vërteta në këtë rast është një dhe nuk mund të ndryshohet. Në Kosovë krimet serbe kanë qenë të lemerishme. Amnezia nuk eshtë në të mirë të askujt, duke përfshirë këtu dhe vetë Serbinë. Pyetje: Sa mund ta dëmtojë Kosovën kjo fushatë nëse pala shqiptare nuk bën më shumë për të dëshmuar të vërtetën e saj? Kadare: Kjo e ka dëmtuar ndërkaq Kosovën. Qëndrimi duarkryq përpara fushatës çorientuese serbe është i papranueshëm. Unë jam europianist i vendosur dhe nuk shoh asnjë projekt të ardhshëm të Shqipërisë , Kosovës, krejt kombit shqiptar jashtë miqësisë me aleatët tanë perendimorë, Europë dhe SHBA. Ndërkaq pikërisht me miqtë e vërtetë thuhet më lehtë e vërteta. Dënimi i krimeve në Kosovë, e në krejt Ballkanin do të hapë rrugën e emancipimit të vërtetë. Në asnjë rast nuk jam partizan i goditjes vetëm të „kalit të rrëzuar“, siç quhen disa herë serbët. Në qoftë se zbulohen dhe vërtetohen krime të shqiptarëve, le të dënohen edhe ato një për një. Ndërkaq, në çdo rast kacafytjesh thelbin e çdo drejtësie në botë e përbën përmasa e dhunës dhe përmasa e përgjigjes ndaj saj. Retorikat e mjegullta ballkanase nuk kanë vend këtu. E aq më pak simetria komode, ajo që lejohet në grindjet e kalamajve, por jo në ato të popujve. Në fund të mijëvjeçarit në Kosovë u ndeshën dy popuj, njeri me ushtri, me polici, me tanke dhe me doktrinë robërimi, tjetri me armë të rastit dhe me doktrinë të kundërt. Ajo që ndodhi, duke përfshirë edhe dhunën shqiptare, duhet të gjykohet paanësisht, siç gjykohet konflikti midis dy popujve dhe jo midis një populli dhe një nënpopulli. Pyetje: Një nga akuzat serbe ndaj shqiptarëve, që ka bërë jehonë edhe në shtypin ndërkombëtar e në organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është ajo mbi „transplantimin apo trafikimin e organeve të viktimave serbe gjatë luftës së Kosovës“. A ka qenë në nivel reagimi i shqiptarëve rreth kësaj akuze serbe? Kadare: Nuk jam i sigurtë në se reagimi shqiptar ka qenë në nivelin e duhur ose jo. Problemi shkon më thellë. Mungesa e seriozitetit ka pasoja të rënda kudo, por, në shqyrtimin e krimeve gjithçka rëndohet. Për fat të keq, kjo ka ndodhur. Mohuesit (negacionistët) janë një dukuri e njohur. Nuk ka epokë pa ta, ashtu siç nuk ka popull pa rimohues (renegatë). Për hakmarrjen „e tmerrshme“ shqiptare janë shkruar libra të tërë e janë bërë profecira ogurzeza. Sipas tyre, në Kosovë duhej të bëhej kërdia. Jam i sigurtë se sikur të gjykoheshin një për një, madje me gjyqe të bujshme rastet e hakmarrjes shqiptare , bota do të pësonte një zhgënjim pozitiv, nëse mund të përdoret një shprehje e tillë. Rrjedhimisht hetimi dhe dënimi i tyre nuk do të ishte aspak në dëm të çështjes shqiptare. Le të marrim, për shembull, ngjarjen më të rëndë, djegien e kishave serbe. Ishte pa dyshim ngjarja që e dëmtoi dhe vazhdon ta dëmtojë më së shumti Kosovën. Edhe në këtë rast kam bindjen se një hetim serioz do të nxirrte një të vërtetë më të thellë nga ajo që u trumbetua. Eshtë normale që mendimi i parë që të vjen në këtë rast është se kishat u dogjën nga shqiptarët. Dhe e vërteta , me sa duket, është kështu: kishat u dogjën vërtet nga duar shqiptarësh. Por kjo s’duhej ta pengonte një hetim serioz për t’i shkuar më thellë së vërtetës. Logjika e kërkonte këtë. Djegia brenda një nate e një numri kaq të madh kishash ka qenë një aksion monstruoz e njëkohësisht antishqiptar i llogaritur për të neutralizuar të vërtetën e tragjedisë që pësoi Kosova: krimet, shpërnguljet, vrasjet e foshnjave, përdhunimin e pafund të grave dhe të vajzave shqiptare. Shqiptarët nuk kishin djegur kurrë kisha serbe. Nuk kishin djegur gjatë epokës otomane, kur s’mund të thuhet se shteti osman kishte ndonjë zell të madh për t’i mbrojtur ato. Nuk kishin djegur gjatë robërisë jugosllave, kur ishin plot mllef kundër Jugosllavisë. Nuk kishin djegur gjatë Luftës së Dytë Botërore , kur quheshin dhe në të vërtetë ishin, në rrethana më të favorshme se serbët. Atëherë përse do ta bënin këtë pasi e fituan lirinë? Për të vërtetuar parullën serbe se nuk luftonin për liri, por kundër krishtërimit? Përse do të bënin një akt të dënueshëm nga ana njerëzore e politike, që i armiqësonte me Europën dhe SHBA-të, ndaj të cilave mirënjohja e tyre s’kishte kufi? Hetimi serioz do të shkonte përtej duarve të shqiptarëve, te projektuesit e krimit, ata që ishin të interesuar që krimi të ndodhte. Nuk përpiqem kurrsesi t’i nxjerr engjëj shqiptarët. Eshtë e neveritshme të mbrosh një palë kriminelësh ngaqë ata janë të kombësisë tënde dhe gjithë zellin ta drejtosh kundër palës tjetër, ngaqë ata janë të kombësisë së huaj. Por gjithkush duhet të dënohet për ato që ka bërë dhe për aq sa ka bërë. Të gjithë e dinë ç’është terrorizmi i sotëm dhe cilat janë metodat e tij. Për një habi të madhe, nuk kam parë ndonjë herë të vihet në dukje se në konfliktin me serbët shqiptarët nuk kanë përdorur metoda të bujshme terroriste: rrëmbime avionësh, mitralime civilësh apo hedhje bombash në sheshet ose kafenetë e Beogradit. Janë akte që mund të ishin ndoshta tunduese, për shkak të natyrës disi teatrore të shqiptarëve. Por ja që ato nuk ndodhën dhe, për fat, ato janë akte të tilla që s’mund të ndodhin në heshtje apo në qilare të fshehta, siç janë fantazitë me trafik organesh të zonjës del Ponte. Pyetje: Në të gjitha problemet e sotme në Ballkan ndeshemi me çështjen e nacionalizmit. Përshtypja është se pikëpamjet për të janë shpesh burim paqartësish. Kadare: Për paqartësinë keni të drejtë. Eshtë një panair i vërtetë për spekulantët. Përdoret pas interesit, ashtu si nocionet komb, patriotizëm, madje atdhe. Kërkesa për ta luftuar nacionalizmin agresiv është, jashtë çdo diskutimi, e domosdoshme. Çështja shtrohet që dënimi i tij të bëhet sipas një standarti të vetëm. Midis dy popujve në konflikt nuk mund të kërkohet që njeri të jetë model i liberalizmit në këtë rast, e tjetrit t’i lejohet e kundërta. Kjo ndodh, për fat të keq, me shqiptarët e serbët. Serbët i kanë mbushur mendjen vetes se u dënuan pa të drejtë. Si rrjedhim, ata kërkojnë kompesim, për të mos thënë shpagim. Këtu qëndron e keqja. Kujdesin europian për ta, e përkthejnë gabim. Sigurisht që në Kosovë ata kanë të drejtën e padiskutueshme të gëzojnë të drejtat maksimale që japin standartet maksimale europiane. Por, në vend të kësaj ata ëndërrojnë një gjë absurde. Ata duan të kenë në Kosovë statusin e një pakice sui generis. Thënë ndryshe një kinsepakicë që, në të vërtetë, të ketë peshën e një shumice. As më pak, as më shumë kërkohet kthimi në aparteid, në gjendjen e kushtëzimit racist ndaj shqiptarëve. Qytetërimi europian, duke pranuar fajin e racizmit e ka dënuar atë pa mëshirë dhe pa kthim. Serbët duhet ta harrojnë përgjithmonë patologjinë antishqiptare. Për t’u kthyer te standarti i njejtë për luftën kundër nacionalizmit dua të theksoj se askush nuk ka të drejtë t’u kërkojë serbëve të mos e duan atdheun e tyre. Madje mendoj se po ta donin siç duhet atdheun serb, do të ishte më mirë edhe për fqinjët e tyre. Dhe kjo është e vërtetë për gjithë ballkanasit. Ndërkaq ndodh që shqiptarëve iu kërkohet pak a shumë tërthorazi të jenë disi shpërfillës ndaj kombit të vet. Pavarësisht se nuk thuhet haptas, një de-shqiptarizim i hapësirës shqiptare në Ballkan quhet si diçka pozitive në dobi të multietnicitetit. Mendoj se është e kundërta. Pikërisht ky de-shqiptarizim i nxitur, që të kujton shkombëtarizimin otoman, që shqiptarët e njohin mirë, mund të jetë një shtysë për një hovzim të nacionalizmit shqiptar, në atë kuptim të keq që e dëgjojmë shpesh. Kam vënë re disa herë një droje, një mëdyshje, për të pohuar me zë të lartë popullin shumicë që jeton në Kosovë. Disa herë përdoret fjala “shqipfolës”, disa herë kursehet edhe kjo. Prirja për të shpikur një klonim, një tjetër komb, nuk mungon, thua se Kosova, ashtu siç është, nuk e përligj veten. Arsyeja e të qenit të çdo populli është jeta e tij, natyrisht e pandarë nga liria e tij. Nëse kjo ridëshmon ide ose doktrina pozitive, aq më mirë. Por popujt nuk mund të shërbejnë vetëm si vitrina idesh. Arsyeja e të qenit të shqiptarëve, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë është e njejtë me atë të çdo populli tjetër në Europë. Ky është një ligj universal dhe për shqiptarët nuk është e detyrueshme një leje e veçantë për të. Pyetje: A mendoni se janë shanset për një paqe të qëndrueshme në Ballkan? Kadare: Natyrisht që të gjithë janë të interesuar për paqe dhe qetësi në Ballkan. Në radhë të parë shqiptarët dhe serbët. Më lejoni të përsëris mendimin se Ballkani i sotëm nuk ka nevojë për popuj misionarë. Koha ka treguar se misionarizmat kanë qenë të gabuara. Ne shqiptarët u bëmë gaz i botës me “misionin planetar” të mbrojtjes së marksizëm-leninizmit. Të tjerët s’patën ndonjë fat më të mirë me misionarizimin e tyre, madje serbët pësuan ndëshkimin. Nëse ka sot një mision me përmasa vërtet të mëdha në gadishull, ky është pajtimi. E në këtë pajtim ndërballkanik normaliteti midis shqiptarëve dhe serbëve është ndoshta kryesori. Po ky normalitet nuk mund të kryhet me sajesa kozmetike. Shikoni për shembull çështjen e Mladiçit. Kam përshtypjen se këtij horri vulgar të soldateskës serbe ia rritin vlerën si në një ankand, thua se pas dorëzimit të tij do të ndodhë mrekullia. Problemet e gadishullit janë shumë më të thella. Vendosja e drejtpeshimit në Ballkan mund të bëhet vetëm nëpërmjet një aksioni të gjatë dhe respektit të barabartë për këta popuj. Historia ballkanase është vërtet shpesh herë kundërthënëse, por në fund të fundit, gjithë historia e njerëzimit është e tillë. Europa e sotme, ku këta popuj kërkojnë të hyjnë, duke qenë kontinenti i të drejtave universale të njeriut, është në radhë të parë Europa e kombeve të lira. Intervistoi: Vehbi Bajrami
ROLI I SPIKATUR I JOZEFINA TOPALLIT Është e lehtë të dallohet se në fushatën parazgjedhore dhe ditët që i paraprijnë votimit për Parlamentin e ri, Jozefina Topalli ka marrë një rol të spikatur. Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike preferon të shfaqet në takime masive me simpatizantë demokratë apo në mbështetje të solidaritetit femëror. Tubimet në Durrës e Shkodër, me një pjesmarrje masive të grave, ishin ndoshta më pikantët e përpjekjes elektorale të Topallit. Por çfarë e dallon angazhimin e zonjës së hijshme nga Shkodra, jo vetëm në fushatën elektorale, por edhe në veprimtarinë e saj politike të kohëve të fundit. Së pari, Jozefina Topalli po zhvillon fushatën e saj elektorale, brenda fushatës së Partisë Demokratike. Sistemi i ri zgjedhor sigurisht që stimulon një organizim të fushatës në bazë qarqesh dhe me shkëputje apo diferenca nga koordinimi qendror, por Topalli ka shkuar përtej Shkodrës. Ajo mbledh vajza e gra në takime elektorale, duke u përpjekur të mbajë flamurin e lëvizjes feministe në politikën shqiptare. Së dyti, takimet e organizuara nga kryeparlamentarja sigurojnë pjesmarrje të lartë njerëzish, edhe kur në to nuk është i pranishëm Kryeministri Berisha. Kjo duket të jetë një risi, jo vetëm për Partinë Demokratike, ku sigurisht njeriu më karizmatik mbetet kryetari i partisë. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se ashtu siç vepron Topalli në Tiranë, Durrës, Shkodër apo Kuçovë, do të silleshin edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në PD dhe PS. Sot është thuajse utopike të mendosh se Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi do të mblidhnin mijëra simpatizantë, nëse mes tyre nuk do të qëndronte Berisha; është po ashtu e paimagjinueshme që Gramoz Ruçi dhe Valentina Leskaj t’u flasin mijëra njerëzve, në rast se Edi Rama nuk do të këndojë këngën “Çohu”. Së treti, Jozefina Topalli është politikania më e sulmuar formalisht nga opozita në katër vitet e shkuara. Ndaj kryeparlamentares janë hartuar dy mocione për shkarkimin e saj, duke lënë përshtypjen se opozita interesohej më tepër për zyrën ku dikur punonte Enver Hoxha në selinë e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, se sa për kolltukun e Berishës. Përqendrimi i vëmendjes së opozitës mbi Topallin ishte sigurisht një faktorizim i rëndësishëm për të. Vetë kryeparlamentarja shfaqte hapur edhe në seancat e Kuvendit ashpërsinë në drejtim, duke ngjallur zemërimin e opozitës, por duke fituar zemrat e militantëve. Së katërti, Jozefina Topalli përpiqet të ngrejë në këmbë gjatë aktivitetit të saj politik edhe një makineri imazhi. Një element ky shumë i rëndësishëm për avancim në politikë, por që shumica aktuale në pushtet nuk ka ditur ta shfrytëzojë me efikasitet. Kryeparlamentarja ka provuar, duke nisur me fasadën e ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, kontaktet e dendura ndërkombëtare, festimet për anëtarësimin në NATO dhe deri me miniekspozitat për kryetarët e Parlamenteve apo ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Jozefina Topalli duke i rënë kitarës ishte shfaqja më e fundit e politikanes, e cila duket se ka vendosur të investojë në imazhin publik. Në këtë mënyrë, Jozefina Topalli po përpiqet të përcaktojë rolin e saj në politikë dhe veçanërisht në Partinë Demokratike. Është vështirë dhe thuajse e pamundur të gjesh në selinë blu drejtues të tjerë që të përpiqen të ndërthurin aktivitetin politik me veçantinë e temave të prekura apo çështjeve të mbrojtura, së bashku me një kurim të imazhit. Arsyet pse Jozefina Topalli ka vendosur ta bëjë këtë mund të jenë të shumta. Më të guximshmit e shikojnë atë në një tentativë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në të ardhmen, të tjerë e vendosin në postin që mban sot ish-homologu i saj Bamir Topi. Ndoshta asnjëra prej të dyja mundësive mund të mos rezultojë e vërtetë. Sot sigurisht që mund të themi se kemi fituar një politikane, e cila mund të ngjallë mërinë e kundërshtarëve politikë, por që në rradhë të parë synon protagonizmin brenda të djathtës. Këtë protagonizëm Jozefina Topalli e ka vetëvendosur. Nga Elton METAJ
BASHKIMI QË VRET PLURALIZMIN Ideja e Edi Ramës është shkëputur nga citimi i Enver Hoxhës në raportin e mbajtur nga diktatori që ende nuk ishte bërë diktator, në Konferencën e Pezës në vitin 1942 “Duhen lënë mënjanë gjërat që mund të na ndajnë në bindjet tona dhe të mobilizohemi e të lidhemi me njëri-tjetrin për një çështje të madhe”. Po të pyesësh sot se e kujt është kjo thënie apo ide, do të marrësh në shumicën dërrmuese të rasteve një përgjigje të shpejtë: e Edi Ramës. Por nuk është kështu. Autori i vërtetë i kësaj thënieje është Enver Hoxha. Citimi është shkëputur nga raporti që ai mbajti në vitin 1942, në Konferencën e Pezës dhe kur nuk ishte bërë ende diktator. Është një thënie, pra, e vjetër, por shumë e ngjashme me ato të politikës “së re” të Ramës, që po ashtu propagandon bashkimin tej bindjeve, tej së majtës dhe së djathtës. Dhe në qoftë se shqiptarëve nuk do ua vrasë veshin kjo përputhje e kryetezës së një politike të stërvjetër të vitit 1942, me kryetezën e një politike që pretendon sot të jetë e re, kjo do të thotë se ata nuk dinë të mësojnë nga pësimet e historisë. Po përse thirrjet e sotme për bashkim, ose të paktën ashtu sikurse i shtron Edi Rama, janë jo vetëm primitive, jo vetëm jashtë kohës, por edhe të rrezikshme si politika për pluralizmin? *** Ndoshta ngaqë shqiptarët kanë vuajtur shumë si një komb i ndarë, thirrja apo fjala “bashkim” duket se është ngulitur në psikologjinë e shumicës prej tyre një aspiratë sublime. Bashkimi është absolutisht i mirë dhe prandaj kusht flet për bashkim është po ashtu i mirë ose i bën një të mirë “popullit”. Duket që politikanët shqiptarë e kanë kuptuar këtë afeksion thuajse subkoshient të masave për bashkimin dhe prandaj “bashkimi” është fjala më e abuzuar në fjalorin e tyre. Në të gjitha kohërat. Edhe sot. E megjithatë duhet të pranojmë se e mira apo e keqja e një bashkimi varet nga nevoja reale për të në një periudhë të caktuar historike. Varet edhe nga fakti se për ç‘bashkim bëhet fjalë ose kush duhet të bashkohet, mbi ç‘bazë dhe përse? Kështu, kur bëhet fjalë për kombin, bashkimi është një e mirë vështirë e kundërshtueshme. Pavarësisht, nëse e mundësojnë apo jo rrethanat. Veçanërisht bashkimi është i domosdoshëm kur kombit apo edhe shtetit i kanoset një rrezik i jashtëm, ose kur duhet të mobilizohet kundër një pushtuesi. Askush nuk mund të kundërshtojë që Skënderbeu ndoqi një politikë shumë të drejtë kur u bëri thirrje princërve shqiptarë për bashkim në luftë kundër osmanëve. Në atë kohë, rreth 7 shekuj më parë, ajo ishte vërtet (pa thonjëza) një politikë e re. Duhet pranuar se e drejtë ishte edhe thirrja e Enver Hoxhës për bashkim gjatë pushtimit nazi-fashist përjashtuar faktin që ai u investua fshehtas në sabotimin e këtij bashkimi. Raste të tjera ka plot. Përgjithësisht, bashkimi dhe thirrjet për bashkim përkojnë me interesin kombëtar, me çështjen kombëtare. *** Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur çështja shtrohet në rrafshin shoqëror ose pasi kombi, që është çliruar nga të huajt, ka përpara sfidën e ndërtimit të një sistemi politik pluralist dhe me liri. Në këto momente, thirrja për bashkim shndërrohet në keqbërëse dhe përdoret enkas që, nëpërmjet afeksionit që kanë njerëzit për bashkimin, të mbytet liria e tyre. Edhe shqiptarët kanë thënien: bashkimi bën fuqinë. Por kjo fuqi (politikisht fuqi = pushtet) është përdorur jo rrallë për të shtypur vetë shqiptarët. Enver Hoxha e kishte të justifikuar thirrjen për bashkim gjatë luftës për çlirim, por më tej, kjo thirrje u bë strumbullari i një politike që asgjësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Mbi një bashkim të tillë, që më pas u ngrit në nivelet e unitetit (të një bashkimi edhe më monolit rreth Enverit, partisë së tij dhe tej partive të tjera) u themelua diktatura komuniste që zgjati gati gjysmë shekulli. Është gjysmë shekulli skllavëri dhe shtypje me parullën e bashkimit dhe kur pluralizmi identifikohej me përçarjen dhe shpallej një ide armiqësore. Kjo nuk duhet harruar. Nuk duhet harruar që kryeparulla e diktaturës: tek uniteti qëndron forca jonë! Krejt në kundërshtim me diktaturën, forca dhe epërsia e demokracisë mbi diktaturën nuk qëndron te bashkimi, tek uniteti, por te pluralizmi. *** Në mbarim të periudhës së “bashkimit” absolut, shqiptarët shpallën frenetikisht pluralizmin politik. Krijimi i partive të tjera politike, përveç asaj në pushtet, u shpall si një arritje historike e një sistemi të ri. Dhe në atë kohë askujt nuk i shkonte ndërmend të fliste e thërriste për bashkim. Por ja, pas 18 vjet pluralizëm, shohim që jo pak shqiptarë janë lodhur nga pluralizmi dhe partitë, nga sherret dhe konfliktualiteti i tyre. Jo pak kanë nisur të mendojnë se pluralizmi politik, që deri dje e duartrokitën si shpëtim nga bashkimi që impononte diktatura komuniste, nuk qenka i përshtatshëm për Shqipërinë. Prandaj jo rastësisht ka nisur të ridalë në skenën politike “bashkimi”. Dhe është pikërisht “bashkimi” dhe jo pluralizmi politik që paraqitet sot si politikë “e re”. Madje, në emër të bashkimit, Rama dhe Berisha u kanë dhënë udhë “reformave” që dukshëm priren nga skartimi i pluralizmit politik. Por zgjidhja nuk është kjo. Në këtë moment, shqiptarët ngjasojnë me izraelitët, që pas largimit nga skllavëria e Egjiptit kërkonin, të lodhur nga bredhjet në kërkim të tokës së premtuar, të ktheheshin prapë në Egjipt. Dallimi është se, ndërsa në rastin e izraelitëve ishte “populli” që i bënte presion Mesias që të ktheheshin prapa, në rastin e shqiptarëve është “Mesia” që i bën presion “popullit” të kthehet prapa te “bashkimi”. *** “Toka e premtuar” e shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim, por për konsensus. Në këtë rast shteti, qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave. Tej spektrit të këtyre ngjyrave ka vetëm errësirë. Fakti që pluralizmi në Shqipëri ka degjeneruar në konfliktualitet dhe përçarje, nuk është argument për të hequr dorë prej idealeve pluraliste. Fakti që partitë nuk janë treguar të denja për misionin e tyre, nuk është argument për të hequr dorë nga partitë. Puna është jo t‘i shfrytëzosh të metat, dobësitë dhe zhgënjimet e pluralizmit kundër pluralizmit (këtë e ka bërë shumë mirë Hitleri dhe Musolini), por t‘i riparosh ato në dobi të pluralizmit. Kjo kërkon të fuqizosh ato institucione që, jo vetëm e kufizojnë, por edhe kontrollojnë ushtrimin e pushteteve politike. Të forcosh një drejtësi të pavarur që nuk lejon askënd të ngrihet mbi ligjin. Kjo kërkon të fuqizosh ato vlera, parime dhe praktika të demokracisë të cilat nuk lejojnë që pluralizmi të degjenerojë në përçarje dhe partitë në banda të korruptuarish. Dhe këto vlera dhe parime janë mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njerëzve, e pronës, e punës, e jetës nga dhunimi arbitrar i pushteteve politike, e lirisë së fjalës dhe medias, të organizimit, të mbrosh ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve nga i njëjti dhunim. Është mungesa e këtyre vlerave, tradhtimi i këtyre parimeve, sabotimi i këtyre institucioneve nga vetë politikanët, që e ka degjeneruar pluralizmin në përçarje dhe që u jep dorë sot po prapë politikanëve si Edi Rama, të ofrojnë si një solucion magjik dhe trullosës, “bashkimin” tej partive, tej politikës së politikanëve, tej pluralizmit. *** Por kjo nuk është zgjidhja. Kjo do të qe vdekja e pluralizmit dhe largim nga premtimi i bërë në fillim të viteve ‘90, largim nga aspirata e sintetizuar në parullën e asaj kohe: Liri-Demokraci! Dhe është sharlatanizëm politik që, një lider partie të bëjë thirrje për bashkim tej kufijve të partive. Është edhe populizëm vulgar. Është një turp për lidershipin e Partisë Socialiste (që shpresojmë se nuk është reduktuar vetëm me Edi Ramën) që toleron një bjerrje kaq të rrezikshme të parimeve politike për një parti që synon Evropën. Asnjë lider partie nuk do të guxonte, në kushtet e një shoqërie pluraliste, të bënte thirrje për bashkim tej-partiak, pa mohuar misionin e partisë që drejton. Sepse është absurde, është si një kontradiktë në përkufizim. Një lider partie që thërret për bashkim jashtë partive! Atëherë ç‘duhet edhe partia e tij? Të paktën, Rama duhet të largohet nga PS dhe pastaj të shpërndajë ftesat për një bashkim të popullit rreth tij. Të vetmit liderë partiakë që kanë bërë thirrje për bashkim tej partive, kanë qenë diktatorët si Hitleri, Stalini, Musolini apo dhe Enveri. Ata kanë bërë gjithnjë thirrje për bashkimin e popullit rreth pushtetit të tyre absolut, rreth partisë së tyre, ndërkohë që kishin dënuar me vdekje pluralizmin politik. Kjo që po ndodh është vërtet një hap i rrezikshëm prapa. Tashmë ka ardhur momenti të pyesim: mos edhe Rama ëndërron një bashkim të tillë, që do të na shpëtojë nga të këqijat e “pluralizmit”? Nga: Andrea STEFANI
NUK KA PRIRJE NATYRORE DREJT KONFLIKTIT. AI NDERTOHET Aty nga viti 1920, tri gra amerikane dhe nje shqiptar 12 vjecar i besimit musliman futen thelle ne malet e Veriut. Aty gjejne strehe ne nje shtepi katolike me sigurine se mikpritja tradicionale e zones nuk do tu mungoje. Por ka dicka qe s’shkon. Miqte po presin dhe darka po vonon. Ne dy te mengjesit “darka” me se fundi mberrin. E bashke me te shpjegimi per vonesen e pazakonte; vec mishit te derrit nuk kishin asgje tjeter per te ofruar, dhe duke e ditur se djaloshi musliman nuk mund te hante mish derri ata derguan dike te gjente ushqim ne anen tjeter te malit. Kjo qe arsyeja per vonesen e darkes. Ky episod pershkruhet ne vete te pare nga nje shkrimtare e mirenjohur liberale, Rose Wilder Lane, dhe eshte pjese e librit te saj te udhetimeve ne Shqiperi. Ngjarja simbolike e merr kuptimin nga nje kod qe ben fjale per njeriun, nderin dhe mikpritjen. Ky kod nuk ben fjale per katoliket, muslimanet a te tjere. Ndarja e shqiptareve ne keto kategori perdoret tradicionalisht nga te huajt dhe jo nga ata vete. Ne ditet tona shumcka ka ndryshuar: komunizmi erdhi e ra, kishat e xhamiat u shkaterruan dhe rindertuan, njerezit e pane 11 shtatorin ne TV e madje disa sysh iu kthyen Samuel Huntington-it per te gjetur shenja shpjegimi per rrokopujen rreth nesh. Por dicka nuk ndryshoi: Kodi. Ne Shqiperi ne flasim per te pasur e te varfer, qytetare te abuzuar dhe politikane te korruptuar, albumin me te fundit te Madonna-s dhe ndeshjen e rradhes te skuadres kombetare te futbollit. Por nuk flasim shenjueshem rreth muslimaneve, katolikeve, ortodokseve apo bektashinjve. Shume prej shqiptareve nuk dine as fene e shokut apo te kolegut te tyre, perjashto rastin kur emrat jane shkoqur fetare. Tipari i perbashket i dy fazave kronologjike eshte menyra me te cilen perdorim gjuhen. Caqet e gjuhes sone jane gjithshtu ato te botes sone. Ne e ndertojme boten perqark me ane te gjuhes. Dicka qe nuk eshte formuluar gjuhesisht, thjeshte nuk ekziston. Ja perse nje fjalor qe nuk prodhon terma antagoniste nuk prodhon as konflikte. Ka vetem nje rruge per te formesuar konflikte fetare permes mjeteve gjuhesore: manipulimi i kodit te komunikimit dhe krijimi i nje pozicioni mbizoterues per nje diskurs te caktuar, ose thene ndryshe: monopolizimi i gjuhes dhe perjashtimi i te tjereve. Anasjelltas, ka dy rruge qendrore per te parandaluar konfliktet: shmang ose shkaterro termat fetare, ose krijo kushte legjitime per pluralizmin e tyre. Rilindja Kombetare shqiptare e shmangu gjuhen fetare per te mos ngucur forcat centrifugale, regjimi komunist e shkaterroi ate per te bllokuar konkurrencen ideologjike, dhe se fundi tranzicioni demokratik e ka perkrahur pluralizmin per te siguruar liri dhe qendrueshmeri. Le te perqendrohemi tek kjo fundit. Sot ne kemi te gjitha lirite e nevojshme fetare te garantuara nga kushtetuta. Kjo eshte e mjaftushme per Shqiperine, por jo per vende te tjera te cilat, krejt si Shqipria perbehen nga disa bashkesi fetare. A do te thote kjo se ne nje fare menyre ne ruajme sekretin e harmonise fetare? Shum jane te dhene per tu pergjigjur me nje “po” te forte. Une, jo. Autore shqiptare dhe te huaj i kane meshuar te ashtuquajturit “modelit shqiptare te harmonise fetare”. Sidoqofte ne duhet te jemi te kujdesshem me lojen e fjaleve. Modeli i bashkejeteses eshte krejt i ndryshem nga modeli i shpjegimit te bashkejeteses. Rasti i dyte dhe jo i pari e shpjegon me mire gjendjen e Shqiperise. Nje model bashkejetese supozon ekzistencen e nje projekti strategjik te paramenduar qe ka per qellim sigurimin e bashkejeteses. Mirepo ne Shqipri nuk patem nevoje te prisnim ardhjen e demokracise per te bashkejetuar paqesisht me njeri-tjetrin. Ne ia patem dale mbane edhe ne regjime te tilla si Perandoria Osmane apo regjimi autoritar i Mbretit Zog. Shpjegime te ndryshme jane paraqitur per te argumentuar ate qe eshte quajtur “model bashkejetese”. Te gjitha rreken te percaktojne ate qe eshte bere per te shmangur konfliktin. Shume pak kane qemtuar ate cka ne fakt…nuk eshte bere. Personalisht mendoj se ajo qe s’eshte bere shpjegon shume me mire bashkejetesen fetare ne Shqiperi. Dhe cka nuk eshte bere eshte pikerisht tehezimi i njeanshem i gjuhes politike. Gjuha na jep forme sapo i qesim fjalet. Diskutimi mbi konfliktet fetare ne rastin shqiptar eshte ilustrimi me i mire i kesaj. Ndersa flasim rreth menyrave te shmangies se konflikteve ne krijojme idene e tyre. Krijojme idene se konflikti eshte pothuajse gjendja natyrale e marrdhenieve fetare. Kjo me siguri do t’i cudiste malesoret shqiptare qe mirepriten Rose Wilder Lane dhe perkthyesin e saj, shqiptar mysliman. Nuk kishte ligj dhe as police per ta zbatuar ligjin ne ate shtepine ne mal. Por, kjo nuk qe nje arsye per te vrare tjetrin. Nuk ka prirje natyrore drejt konfliktit. Konflikti ndertohet. Thene ndryshe, nje konflikt shkruhet ose flitet ne menyre qe te lexohet apo degjohet. Ne Shqiperi nuk ka konflikt sepse askush shkruan ose flet rreth konfliktit dhe, nga logjika e tregut politik, askush nuk do te lexoje apo degjoje. Por, mungesa e konfliktit nuk eshte produkt i nje projekti strategjik apo nje model qe ne mund ta copjojme/hedhim ne rrethana konfliktuale. Ne kesi rrethanash konflikti eshte folur dhe shkruar dhe gjuha eshte perdhunuar nderkohe, polarizuar dhe monopolizuar nga secili komunitet apo grup ne konflikt. Secila ane eshte nderkohe duke folur gjuhen e saj dhe ka te Verteten e saj. Vetem ketu ne mund te mendojme rreth nje modeli bashkejetese si pergjigje te nje rrethane konfliktuale. Ky model do kerkonte krijimin ose kthimin tek nje gjuhe e perbashket pluralizmi dhe shfronesimin e se Vertetes. Ne nje shoqeri demokratike paqesore e Verteta fetare eshte nje pikepamje dhe gjithkush ka te drejten themelore per te besuar ne te pa perjashtur te Verteten e tjetrit. Rasti shqiptar sinjalzion dy parakushte te nje bashkejetese paqesore natyrale: Se pari, nje ndarje e qarte e politikes nga feja. Pas konflikteve fetare zakonisht ka arsye poliitke sepse diferencat fetare jane mobilizues te larte. Se dyti, liberalizimi i gjuhes dhe perfshirja legjitime e te gjithe fjaloreve ne debatet shoqerore, perjashto ato raciste dhe diskriminuese. Tipari me i rendesishem i funksionimit politik shqiptar eshte perjashtimi i fjalorit fetar nga ideologjite partiake. Nje nga arsyet kryesore ishte pamundesia e kapjes se votes se shumices muslimane (e cila eshte ne fakt nje shumice virtuale ne mungese te praktikes fetare) ne te vetmin vend ballkanik qe mbeshtet plotesisht ne te njejten kohe politikat (policy)e SHBA-ve dhe te BE-se. Ashtu si ne Kosoven fqinje, partite fetare jane te parendesishme nga nje kendveshtrim elektoral. Sidoqofte, kushti themelor per nje bashkejetese paqesore mbetet perjashtimi i gjuhes se njeanshme fetare nga perballja politike dhe nga hapesira e debatit publik. Prej kesaj pikepamjeje perpjekjet per te interpretuar historine shqiptare apo traditat fetare si te lidhura me identitete te vecanta fetare jane shume here me te rrezikshme se cdo konflikt i rendomte. Autori eshte lektor ne Universitetin Europian te Tiranes. Eseja eshte nje fjalim i mbajtur ne simpoziumin e organizuar nga NATO “Forcimi dhe promovimi i bashkekzistences dhe tolerances fetare per nje siguri me te madhe ne Ballkan dhe me tej”. Materialet e ketij aktiviteti do permblidhen ne librin “Realitetet e reja fetare ne Ballkan”, nen kujdesin e Mentor Nazarkos dhe Prof. James Pettifer. Nga ERMAL HASIMJA
I THEM JOZEFINËS: TË FALEMINDERIT! Mesazhi ishte i kthjellët dhe na motivon! Fjalët e pathëna, mesazhet e munguara, kumtet realiste, të fshehura kinse janë të ezauruara dhe të vërtetat e pamohueshme, në kohë fushatash elektorale janë gurëzit e imët për ta quajtur atë që ne se duam ta konsiderojmë Rërë. Partia Demokratike është shtrat lumi, lumë i asaj race që çon në det (lexo: popull) një rrjedhë të zhdërvjellët me efekt qetësues për shpirtëra të ndjeshëm. Ndërkohë ky lumë e frymë bashkë kujdeset vazhdimisht që brigjet e tij të mos kërcënohen nga kafshimet cinike e të mbrapshta. Ka ndodhur përafërsisht kështu përgjatë viteve që ndërtojnë parzmoren e kësaj force politike (lexo: Partisë Demokratike) në përballjet aq të shumta elektorale. Por, s’janë gjasat t’ja fshehim në motet e mëkëndejme elektoratit të djathtë ata vektorë që bëjnë punën e ushunjëzave. Me zë të ulët është thënë prej vitesh se tek partiçkat të ulët është thënë individë të katapultuar me synime të errëta për t’i ushqyer metastazat e udhëtimit në stilin e gaforres, mishërim tipik i të cilit është Don Ed Flama me suitën e vet. Elektorati i djathtë, mishi dhe gjaku i Partisë Demokratike, priste prej kohësh zërin e munguar Konfirmimin Dinjitoz. Të vërtetën që nuk mbulohet me shoshë. Motivin, pas të cilit ja vlen të sakrifikosh sa kohë sakrifica jote është performancë rezatuese e afirmim vlerash, qytetërim perëndimor e shejtërim i stilit papal. Dikur, anise pak vonë, lajmi i mirë erdhi. E lançoi numri dy i Partisë Demokratike, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar dhe teefundit Jozefina Jonë. E diktori troç misionin shkatrrimtar të partiçkave. Tha me plot gojën se kanë tri veti alarmuese për fatin e shtetit që konstruktohet në mëngjesin e 29 Qershorit 2009. Kumti erdhi nga Postriba. Dhe ta dijë lexuesi i “Shqipëria Etnike”: Postriba është shqipja e antikomunizmit e Nderi i Kombit Shqiptar. Ja përse fjalët e zonjës së Hekurt të Shqipërisë tashmë të Ringjallur, ngjitin. Është pak t’i themi Jozefinës Tonë, në kor mbarëshqiptarësh, Të faleminderit. Mesazhi që na dhe na i ngjalli shpresat e mërguara. Kumbti ishte i thjellët si bora e parë mbi Bjeshkët e Namuna. Me një transparencë fatlume ishin fjalët e tua Zonja Topalli. Sinqeriteti i atyre fjalëve është motivimi për qindramijëra shqiptarë që shohin tek Partia Demokratike europianizimin e vendit të tyre, me një kohë fizike dhe mitike saktësisht të tyren, përfshij shpresën e pashterrim për një të nesërme të sigurt, komode e dinjitoze deri në asht. Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit, ju them jagove e judëve të kësaj nisjeje të vrullshme të mijëvjeçarit të ri. Morritni lajme të stisura, kinse Jozefina Jonë dhe u nxitua dhe shkeli në dërrasë të kalbët. Mbushni me to ekranet e sajdisura me lejet e ndërtimit të dirigjuara nga Ed Flama. Ëndërroni më kot e pashpresë deshifrimi i një kumti ndryshe. Për hir të vërtetës në një linjë me Jozefinën Tonë ishte dhe kumti i lançuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi e topiti Sokol Ballën kur i tha se Ligji i Lustracionit ishte më se i dobishëm për fatet e Kombit. Bamir Topi tha se në listën e partiçkave ka sigurimsa. Atë që nënshkruesi i këtyre radhëve dhe kolegë të tij analistë e komentatorë të fateve njerëzore të Shqipërisë Statike e Heroike, fatlumturisht e bëri defacto numri një i shtetit. Në emërtimin sigurimsa, jam i sigurt se nënkuptoi dhe spiunë e kontabandistë. Më thoni lexues të nderuar të “Shqipëria Etnike” a mund të emërtohen ndryshe një hordhi emrash të servirur për kandidatë për deputetë të PS-së, LSI-së, PDK-së, PL Drejtësi, PSD-së, PDS-së, Grupit të Nëntëdhjetë e Nëntë Shëmtive njerzore, Dule e hileqarëve e ndonjë tjetre partiçke me emër të njohur deri tek gardhi i oborrit të një bujku a blegtori të rëndomtë në malësinë time që pozon hijshëm krenarinë time. Si ta pagëzoj ndryshe Ilirin e Hamitit me 47 konfirmime për mercenarizëm të sofistikuar, Ditmirin e Sulejmanit kur i tha gruas së vet se sonte ti flë me sekretarin e parë, Tomë Doshin pa kurrfarë nevoje për t’i ngjitur një nofkë, Nard Ndokën e Preç Zogajn që janë të aftë të krijojnë një pendë mëzetërish, Gilmanin e Rusit të Vogël që jo për faj të lagjes mbeti i vogël. Lista zgjatet e zgjatet me adashë të sipërcituarve. Fillin e kësaj liste me monstra e dhëntë Zoti ta frenojë dita fatlume e 28 qershorit 2009, kur Partia Demokratike do të ngjitet me solemnitet në Altarin e Qeverisjes së radhës, falë edhe kumtit të kthiellët të kryeparlamentares shqiptare. Nuk është e tepërt që në sajë të këtyre radhëve, t’i drejtohem dhe një herë Jozefinës, e t’i them me përzemërsi: Të faleminderit! Mesazhi yt ishte i kthjellët! Na motivoi të gjithëve për të marrë notën Dhjetë në fitoren e merituar e të pashmangshme të 28 qershorit 2009. Dashamir Cacaj Botues i gazetës “Laboremus”
ME EMIGRANTET SHQIPTARE NE PETIT CHÂTEAU TE BRUKSELIT Emigrantët pa dokumenta jetojnë dobët dhew kanë frikë policinë e shtypiun, ndaj bëmë një pakt t[ mos I identifikojmë me emra. Një inxhinier gjeolog nga Kukësi kërkon punë nga më të rëndomtat. Emigrantët shprehen se shtetet e afrikës intetesohen më shumë për shtetasit e vet se Tirana zyrtare për ta. Një çift nga Librazhdi kanë dalë të kërkojnë punë, pasi kanë pesë fëmijë dhe jetojnë ilegal. Sapo drejtohesh prej tyre, largohen me vrap pasi na marrin për polic civil. Një shqiptar nga Kopliku ka treguar të vërtetën si ka shkuar në Belgjikë dhe sa para ka paguar dhe nuk e kanë kthyer. 6 Gratë emigrante kryejnë punet më të rëndomta, nga pastruese e deri në ndërtim. Petit Château, eshte nje miniqender qe ndodhet prane kanalit qe lidh Belgjiken me pjesen tjeter te Europes Perendimore, pothuajse ne qender te Brukselit. Ketu eshte vendi ku kerkojne pune emigrantet (jo vetem shqipetar )qe s’kane mundur akoma të sigurojne dekumentat definitiv nga shteti belg. Eshte vendi per hallexhinjtë, per te shfrytezuar mundesite e tyre fizike për mbijetesë, me shpresë se një ditë e mire do vijë për ta. Jemi pikerisht ketu, midis nje grupi jo te vogel emigrantesh shqipetare. Ata banojne ne zona te ndryshme te Brukselit, por zgjohen me sabah, marrin metrot, tramat apo autobusët e pare dhe vijne ketu ne Petit Château per te kerkuar pune, edhe pse e dine mire se puna ne te zeze eshte e ndaluar me ligj nga shteti dhe po ti ndaloje policia,pasojat do te ishin te renda. Kuptohet burgu ose riatdhesimi i pret, por prapë se prapë ketu apo diku tjeter ata do te kerkojne pune se s’kan rruge tjeter per te ushqyer familjet. Buka e femijve i detyron. Se jeta u dashka pranuar, -siç thone ata , – ashtu si te vijë, me te mirat e te keqijat e veta, tamam ashtu si loja e bixhozit, paçka se propabiliteti i fatit peshon nga rreziku . Prandaj duke e kuptuar arsyen se asnjeri nga emigrantet nuk ka deshire te identifikohet, vendosem nje “pakt”: Nuk do te permendim emra konkret ne rradhet e ketij shkrimi. Ketu ata takohen me njeri-tjetrin dhe gjithnje pyetja e pare e tyre qe u qenderon ne krye te bisedave eshte ai rrefreni i perditshem sa preukupues aq edhe i merzitshem: He ç’fare ke bere per letra? Asgja besa, ngre supet nje 42 vjeçar nga Kopliku. Kam 12 vjete qe vazhdoj te paguaj avokatin, por ai me thot me prit prap .Ç’ka me ba. -Bej durim sa te mundesh, – e ngushllon nje Dibran , me i moshuari i grupit, të cilin po ashtu e ndjek i njëjti fat i keq prej 11 vitesh. -Kjo menyre e te jetuari -e shtyne me tutje biseden Dibrani, – me ka lollur me shume se mosha, sa te shumten e neteve ngrysem me ndjenjen e pendimit, jo pse u largova nga shqiperia, por se nuk zgjodha ne kohen e duhur nje shtet tjeter . Kudo qe te kisha shkuar kame bindjen se tani do te isha stabilizuar. Por tani eshte teper vone, ku te “mbytem” pas 11 vjeteve pritjeje ketu? Ma besoni se shpesh here nga lodhja rraskapitëse me ze gjumi ne divan, e te nesermen e gdhij ashtu veshur duke e pare vehten gjysem shtrire me nje batanije siper qe ma kane vene femija. U plaka duke pritur te drejten e ligjeshme per dekumenta qe te punoje pa frikë e te jetoj si te tjeret. Dhe asnjehere nuk e mesova arsyen e vertet te kesaj zvarrisjeje S’munda asnjehere te dal nga verferia e te ballancohem me te tjeret per tu realizuar femijeve kerkesat e kohes, -perfundon ai ,-duke na dhene te kuptojme se dekumentat definitive jane faktori baze, te cilat bejne diferencen midis jetes normale dhe vishtersive per te mbijetuar. NJe mesoburr nga Kukësi po hante buke-djathin e drekes ashtu ne kembe, por njëkohesishte edhe duke vrojtuar me kujdes hyrjet me shprese se po vjen dikush qe ka nevoje per punetorë, e ky pastaj ti turrej shpejt se ia zene te tjeret rradhen. Pune ç’far do te jetë e begenisi, sepse une jame mesuar, – na thot ai. Edhe tek ushtari i pa njohur ne Tirane, ( ai eshte çvendosur nga Kukesi ne Bathore) hamall kam punuar.Vertet profesionin e kam gjeolog, kam punuar 17 vjet ne Ndermarrjen GJeologjike ne Kukes, por kur s’me mbajti vendi im, kush te pyet ketu per ate pune. Keshtu me keto duar e kam mbajtur familjen,(kallot në duar janë të ashpra). Punoj gjithë diten e ne darke paguhem sipas dëshirës e mëshirës së pronarit ,shpesh nuk e marr as gjysmen e hakut te mundit fizik. Jam i detyruar tu bindem edhe ketyre kushteve sepse kame 7 fryme ne banese qe presin buken prej meje. Eksperienca ketu, -vijon ai, -na ka mesuar se shqetesimi kryesor, nuk eshte vetem per buken e gojes, sepse per te mbajtur shpirtin gjalle po na ndihmojne disa organizata te ndryshme bamiresie, por me shume se kaq kemi shqetesimin per te ardhmen e ketyre femijve, sepse keshtu te pa stabilizuar nuk shtyhet te gjith jeten ,duke u ngrysur ne darke, gjithnje me stresin, se ç’do te behet me femijet tane te nesermen. Keta njerez kane halle, kanë problem. Per ata nuk kujdeset, as shteti ame, as shteti prites. Ndoshta kjo ne nje fare menyre fatkeqsisht shkon ne nje linje logjike dhe shpjegohet ne faktin trondites : Kur shteti yne nuk kujdeset aspak per ne, -na thotë nje Tepelenas, atehere ç’presim nga te tjeret? Ai vazhdon, mbase edhe me pak mllef, por gjithsesi reuymej është kjo: “Veshtire te gjendet edhe nje shtet tjeter ne europe e me gjere, kaq moskokeçares si shteti yne per emigrantet e vet, qe jo vetem kujdesja per ata eshte zero, por ai nuk di se ku i ka bijtë, duke harruar se keta njerez te sakrificave mbajne rreth 60% te ekonomise se ketij vendi. Ndoshta vetem ne emigrantet shqipetarë nga 8 milion syresh, nga shume shtete te botes qe ndodhen brenda 27 vendeve te B.E.-së, te pa stabilizuar,(shifrat jane zyrtare nga Brukseli) jemi me te pa mbrojturit nga shteti ame. Kur shikojme emigrantë afrikan, nga Sudani, Sierra-Leone, Gana, Guinea e tjera,te cilet kane perkrahjen e kujdesin e vazhdueshem te shteteve te tyre, ne lutemi: O Zot fute ne rruge politiken shqipetare te arrijme te pakten shtetet afrikane. E themi hapur se emigrantet shqipetarë ketu ndjehen realisht te fyer e te neperkembur, megjithse kjo s’besoj se e ve ne levizje klasen politike te shtetit tone, sepse jane 18 vjet prove qe vertetojne kete pohim. Dhent Zoti,me keto votime ndryshimin per te mire.” Fare prane stacionit te tramit nr 51 ketu ne “Petit Château”, disi te veçuar nga te tjeret nje çift burr e grua nga Librazhdi shikonin si te trembur, se kushedi ndoshta iu dukem si ata civilet, (sepse gjithnje ketu ekziston frika se vjen policia, e ne raste te tilla ata shperndahen me shpejtesi ne drejtime te ndryshme tamam ashtu siç saçmet kur dalin nga gryka e çiftes), por pasi hyme ne bisede me ta, dëgjojme nga goja e tyre sinqeritetin e shpirtit: “Kemi vertet shume frige sidomos kur dalim te dy ketu, se po t’na ndaloj policia na nis familjarish ne shqiperi, ndryshe do te ishte te ndalonin vetem njerin, -na thote nena e 5 femijeve, – por banesa “s’na le brenda” e na bie ketu, me shprese se ne mos te dy, te pakten njerin nga ne do na marrin dikush ne pune”. Ketu grate qe kerkojne pune jane te shumta, ato ne pergjithsi punojne pastruese shtepiash,lokalesh, por edhe ne bujqesi e ndertim. Aman, pune te jete na thot nje grua nga Mamurrasi, e cila duke pritur per pune ashtu midis shiut,me nje pelerine hedhur mbi supe, flet ngadale por kallxon dukshem merzitjen e saj. Punoje nje dite ne jave, pastroje shtepine e nje Flamaneje, ajo me paguan mire, por nje dite eshte pak per mua se jame vete e pesta pa asnje te ardhur tjeter. Ditet tjera ketu me ke , por eshte veshtire me gjet pune, se kerkesa nga punedhenesit ka pak, e njerez jane ba shume. Kame kater muaj qe vetem 9 dite kame punue. Shqiptarët këtu janë shpresësvrarë. Emigracioni ka qënë tepër më i vështirë se e kanë mënduar. Një komb i coptuar. Rreth 2.2 milion shqipetare ndollen ne kosove, rreth 1 milion jane ne Maqedoni, ne turqi ndodhen rreth 2 milion shqipetare, edhe ne Mal te Zi jeton nje pjese e konsiderueshme, mandej vjen toka Ame, me rreth 4.3 milion banore, se ciles rreth 1/3 i iken ne “drejtim te pa ditur”keto kohet e fundit. Emigrantët thonë se paas 91-it qeverive tona seç u ngaterruan kembet ne korrupsion, humben ekuilibrin, humben “busullen”, humben rrugen, humbem garen me kohen, e per pasoje tani jemi ketu ku jemi. Por kesaj historie fort te thellë s’eshte kollaj ti pergjigjesh e tia zberthesh komplekset e fshehura edhe historian ne qofsh. Nejse. Historine e ketij kombi, secili nga ju lexues mund ta vendosë ne peshoren e gjykimit. Por le te kthehemi konkretisht ketu me emigrantet. Dihet se emigrantet shquhen per sakrifica, por jo me pak edhe per format e mbijetesë. Dhe kjo shkon ne linje logjike, sepse sakrificat e ketyre njerzve te thjesht per te mbijetuar me pune te ndershme,ne nje fare menyre “u kane vlejtur” per te kuptuar shume gjera ne jete, sepse veshtiresit te bejne te mendosh shume dhe te pregadisin per ti sfiduar ato. Kjo veti pasqyrohet dukshem edhe tek nje dymetrosh prej Malesise se Madhe tipik malesor nga ata burrat fisnik te kahershem , qe degjojne shume e se hellin fjalen pa peshuar. Ai duke mbeshtjell nje cigare duhan qe nje dashamir i tij e kishte kujtuar nga Kopliku, u shpjegon shokeve per intervisten qe dha para do kohe ne komisarjat GJeneral: Me pyeten se me ç’far ke udhetuar per te ardhur deri ketu? Mu desht me u kallxua te verteten: “ Me gomone deri ne itali, ku kemi pagua nga 1800 euro, mandej me…Ti e di, -me nderpreu shefi-se ke krye nje veprim te kundraligjshem? E kuptoj z.shef-u pergjigja-se Brukseli ka rregulla strikte, per te mos pranuar askend ketu kundra ligjeve .E kuptoj gjithashtu se do kishte kene 1000 here ma mire sikur shteti yne ti kishte rrealizua detyrat e shtepise te caktueme prej Brukselit, per tu ba pjese e Tij. se athere do te udhtoja edhe une si gjith bota dhe jo me gomone, por ja qe politikanet tane atje s’mund ti bajne te dyja, edhe korrupsionin edhe detyrat e shtepise,prandaj u nisa njashtu tuej menua: Ehuu ku jane ata e ku jame une, me prit kur te realizojne ata kriteret me u pranua ne Bruksel (B.E) per mua ka me kene teper vone, e une athere me siguri i kam la duart per kete dynja. Me nje fjale kam vdek. Kjo eshte arsyeja qe une dhe shume shqipetare te tjere na detyroje me ju mbet Ju ne dere.” Ai vazhdon rrëfimin: “Masandej ata me pyeten per tjeter gja: ç’ka ke kontriboua ti per Belgjiken, qe kerkon te kontribuojne Belgjika per ty? Kame pese femije qe per mua jane pasunia me e madhe, -u thash shpirtnisht- Atyre u kame kushtua jeten per me i rrite te hajrit, e po baj ç’mos per tu futur ne gjak edhe mentalitetin e durimit se jena ne dhe te huaj. Por edhe ata m’kan kuptua e po mi shperblejne sakrificat e mia. Jane ingranua ne menyren me aktive ketu, jane shembullor ne shoqni, te shkelqyeshem ne mesime e kane mesua nga 2-3 gjuhe te ndryshme, premisat jane fort te besueshme per mu ba t’zott ne jete. E imagjinoni se ne ç’fare gjendjeje stresi rriten keta femije , ndaj te cileve jeta po tregohet fort e eger? E megjithate edhe ne keto kushte, veshtire se ju munde te kuptoni se ç’ka ndjejne keta femije ne mbrendesin e tyne. Ju a them une Z.shef: Me ken te paster prej ç’do “infeksioni te kohes”,me mbijetua tuej sfidua veshtersit,e me vazhdua me keto ritm per mu ba dikushi ne jete. Kjo per mua asht pasuni qe nuk çmohet. Dhe kete pasuni une ja kame dhan shtetit Belg. G jykoje se ky asht kontributi me i madh qe nje njeri mundet me dhane per Belgjiken. Prandaj keta meritojne vemendje e duhen vleresua dhe perkrah prej institucioneve tuaja perkatese,me ken se edhe ata nuk kerkojne prej jush ndonje gja te pa mundur, vetem njato dekumenta ne Z. shef..”. NJe shkodran, duke pritur per pune por pune s’ka, shfrytezon kohen per humor: “A me shifni mu qe s’merzitem e s’kam gajle hiç per kete problemin e letrave edhe pse kam 11 vjet qe i pres. E kam çu mendjen ne nje vend edhe pike .Kallxona bre burr e pyet i interresuar nje kosovar ku asht qaj vend qe ta çojme mendjen edhe ne? Ndigjo ta marrsha, i kam fut nje mendje krejt te lehte njashtu si gomari: Me punu sa te mundem e me duru sa te mundem, A s’eshte gomari simbol i punes e i durimit?” Disa qeshin duke treguar ndjeshmerin e kesaj shakaje, te tjere e shikojne te menduar. O ju qe mendoni ç’ka u solli merzitja? Mandej une per vedi besoj se gjithçka e mire ka kohen e vet,tash shpresoj se asht afru e bardha dite edhe per ne. Astronomet thone: Mbas nje dimni te fort, vjen nje pranvere e bukur. Kaq u desh ketu,per tu ndeze debati poliik. Jo Gerdeci i Berishes, jo tenderat e Rames, jo mbertheckat e Pangos jo… Ndigjoni ju te PD-së, une jame socialist, -vijon ai, -por per Berishen kame respekt te veçant, sepse ka ndryshu 100% prej kohes kur ka ken president, natyrisht athere ishte fillimi e i mungonte eksperienca, por gjithkush e di se atehere te tjeret villnin e Saliu i ruante, e tash Saliu vjell e te tjeret e ruajne e ky s’eshte ndryshim i vogel.” Debatit i ngrihet bajagi volumi e tendenca, se helbete si shqipertar qe jemi kudo qe te ndodhemi s’mund te rrime pa ba nje fije politike,e kemi si ushqimin e perditshem, por jo te gjith disa as qe i bien atij krahu se kane do halle tjera me te medhe se mbertheckat,por degjojne shume e nje fjale se flasin, duke na kujtuar shprehjen e urt mjaft domethense: “Ata qe nguten e flasin te madhe nuk din ç’ka thon, kurse ata te maturit nuk e thon krejt ate qe dine.” Tani ne oret e pasdites kur dita eshte thyer,natyrisht emigrantet ketu”rradhohen”,ndonjeri ka pas fatin te gjej nje pune,shumica qe edhe kete dite e shkuan dem,shkojne ne banesat e tyre me shprese se neser dite e re nafake e re.Kurse disa te tjere edhe pse bie shi vazhdojne ti bejne hyzmet punes duke pritur akoma.Midis tyre eshte ai malesori i intervistes,nje ish-mesues nga Puka,tre permetar gjithnje bashk me dy komshit e tyre Tepelenas,dy vllezer kosovare te ardhur ketu qysh prej vitit 1999 , kur shkau -siç thone ata- u kalli shtepine, e bashke me ate grupin qe vazhdon akoma te rrahin debatin politik, behen nja 14 a 15 vete.Tek i shikon keta njerez qe me kaq kemngulje presim midis shiut qe dikush tu afrojne nje pune sa per mbijetese,ke vertet arsye te krijohet bindja: Keta jane emigrantet e vertet shqipetare.Kerkush te mos pres qe keta “heronje” te thyhen para vishtersive,e dikush te shikojne tek ata dobesin e karakterit:Per deri sa ky shtet nuk u jep dekumenta qendrimi, nuk i lejon te punojne, nuk u jep as ndihme sociale,athere keta do te detyrohem te vjellim per te mbijetuar.Jo ky ves kurr ska qene e s’mune te jet i ketyre njeresve te ndershem’ sa do e veshtire qe tu vije jeta. E themi kete sepse ka edhe ndonje ekzemplar (jo vetem shqipetar,)qe i bie shkurt rruges se keqe. Duke u përshëndetur me ta në ndarje nuk mun të mos thuash se keto raste te shkëpuzura janë një drtamë e vërtetë, po kurrsesi nuk perfaqesojne emigracionin shqipetar. Nga i dërguari ynë në Bruksel Fadil BALA
GJUHA E GJARPERIT QE “SULMON” NENE TEREZEN Gjate gjithe atyre viteve qe Kosova luftonte per te fituar lirine e pavaresine , qarqe te Moskes e Beogradit jane munduar qe kesaje lufte ti japin ngjyrim fondamentalist islamik ,ose me e lehta komunisto-enverist ,pasi keshtu mendonin te sensibilizonin opinionin e Europes dhe Botes Perendimore me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Fatesisht kjo propogand mashtruese antishqiptare ,jo vetem nuk u muar parasysh nga faktori nderkombetare ,por ky faktor u soldarizua aq shume me te drejtat e shqiptareve autokton te Kosoves ,sa nderhyri ushtarakish duke bere te mundur clirimin perfundimtar te Kosoves nga shovenet Serb (1999) ,dhe si rrjedhoje ndihmoi e njohu pavaresin e shtetit te Kosoves te shpallur me 17 shkurt 2008…Kosova si treve e hershme shqiptarie ,ka demostruar e po demostron para Europes dhe Botes Perendimore ,se eshte pjese historike e saj ,ndaj ketyre nuk u ka shkuar mundi kot ,pasi duke cliruar Kosoven Perendimi ka cliruar nje pjese te veten qe eshte shembull i qendreses se qytetrimit e zhvillimit perendimore ndaj atij lindor.. Kjo mrekulli ne Kosoven e cliruar ,me siguri ka verbuar e zemruar armiqt e hershem e te perhershem te shqiptareve ,armiq qe nuk jane vetem ata qe i shkruajn emrat me shkronja cirilike e deri arabe ,por edhe ata qe i shkruajn dhe mbajn per emra e mbiemra shqiptare.. Mjerisht si modelin e kesaj tollovie mediatike antishqiptare na duhet te marrim imamin e xhamise se Madhe ne Prishtine Shefqet Krasniqin i cili me zulmin e tij antiperendimore ka zgjedhur si objekt goditje jo nje figur te thjesht te shqiptareve ,por nje simbol te jetes toksore e hyjnore , bamiresen – shenjetore ,Nene Terezen. Per hir te vertetes duhet thene se edhe ne Shkoder ka pasur reagime nga segmente te komunitetit musliman qe kerkuan dhe “detyruan” pushtetin lokal per te mos e vendosur shtatoren e Nene Terezes ne hyrje te Shkodres (afer Kishes se Zojes se Keshillit Mire),por aty ku eshte sot para godines se Albtelekomit . Gjithashtu nje reagim afersisht te till ka pasur edhe kur u “diskutua” qe nje nga simbolet e kartave te identitetit te jene edhe shembelltyra e Nenes Tereze ,qe ne fakt ishte me shume nje provokim mediatik i porositur ,se sa nje mendim i faktorit shtetrore shqiptar…Sulme mediatike ndaj Nene Terezes ka vazhdimisht ne Shqiperine Politike (te 1913), por keto kane qene e jane disi me te zbehta e pa “jehon “ kombetare e nderkombetare. Ndersa sulmet mediatike te Imamit te xhamise Madhe te Prishtines Shefqet Krasniqit fatkeqesisht kane gjetur “perkrahje” ne Beograd , Moske e deri ne Cerdhen e terroristeve “Islamik”, gje qe mund te lene gjurme hijesh ne Shtetin e ri te Kosoves.. Para se te mnerremi me disa nga akuzat e Imamit ,ne po i kujtojme se ky Shefqet ka nje mbiemer Krasniqi qe i ka rrenjet ne trojet qendrestare shqiptare- Europerendimore te Malesise Madhe . Ku rreth pese shekuj me pare i pari i mbiemrit te tij ishte KRASNI ,qe eshte nje vella i te pareve te Hotit ,Trieshit ,Piperit ,Merkotit e Vasojeviqit ,qe dalngadal u shtuan e zgjeruan ne trojet etnike shqiptare ,duke u bere fise ,male e bajrak ne vehte ,por qe nje pjese e tyre fatkeqesisht sot jane te ortodoksizuar, ose islamizuar nen shtypjen e mjerimin e pushtuesve Sllav e Otoman,ku nje rast i till eshte edhe Krasniqeja e sotme e islamizuar (por e patjetersuar) rreth 250 vite me perpara.. Imami Shefqet ne vend qe ta kishte per nder qe ka mbiemrin e kesaje krahine historike shqiptarie ,me fjalet e veprat e tij deshmon se nuk e meriton mbiemrin Krasniqi… Gjithsesi gjuha mediatike e perdorur ne internet (apo media te shkruara),kunder Nene Terezes i perket “gjinise” se nje fushate te pamoralshme ,denigruese e fyese jo vetem per simbolin e shenjterimit shqiptare te shekullit njezet , por fyen nje popull te tere kudo qe banon e jeton sot ,me qellime te qarta per minimin e harmonise e bashkejeteses se mrekullueshme nderfetare,qe ekziston prej shekujsh…Nene Tereza sipas Imamit Shefqet e paska vendin ne Xhehnem pasi nuk eshte muslimane , dhe per mekatet e bera do te digjet ne flaken e Xhehnemit ..ajo i ka pasur te gjitha vijon ky imam , ka pasur deren hapur ku ka dashte me shkua pa pare ne kete dynja ,ka pasur me hanger cfare ka dashte ,me pi cfare ka dashte ,burra kend ka dasht me nderrue. Ajo ka pasur plote te mira ne kete dynja… Mjerisht ky fetare pretendon se keto “predikime” i bene ne emer te “Kuranit”,kur ne fakte jane predikime te lena pas shekuj me pare ,jo nga Kurani i shenjte ,por nga pushtuesit otoman ,qe i quante kristianet te pa fe e si te tille ,ose duhej te pranonin besimin e pushtuesit ,ose duhej qe te vriteshin ,shpronsoheshin e skllaveroheshin… Imam Shefqetin duket se e ka kapur skleroza ,pasi e kunderta ai do ta dinte se te gjitha trojet tona etnike ,duke perfshire edhe Kosoven martire kane qene totalisht te banuara nga banore autokton (Iliro-Shqiptare) te besimit Kristian,besim qe e kishin perkrahur e perqafuar qe ne shekullin e par si filozofi shpetimtare -shpirterore ,perkunder deshires se pushtusit romak. Per besimin Kristian qe sot eshte edhe qytetrim e zhvillim ,ne te cilin “kullote” edhe dashakeqi Shefqet, Dardania e “tij”,(per te cilen pretendon se ka luftuar per ta cliruar),ka nje plejad te tere martiresh , shenjetoresh e heronjesh ,qe jane ne themelet e vete Europes e Botes Kristiane ,me ne krye heroin legjendar Gjergj Kastriotin Skenderbe (edhe ky i sulmuar mediatikisht..). Per rilindjen e nje figure kaq te madhe e dy-dimensionaleshe (toksore e hyjnore) eshte pritur nga NE dhe BOTA plote 505 vite..Por tashma kjo mrekulli kishte lindur (1910 ) jo tek nje mashkull,por tek nje femer,me emrin Gonxhe Kol Bojaxhi, nga prinder safi shqiptare dhe Katolik.. Emrat fetare e human (Moter e Nene) do ti merrte sic dekleronte Ajo, pasi i eshte pergjigjur thirrjes se Jezu Krishtit,per tu sherbyer njerzve me ne nevoje te kesaje bote.. Institucionet e saj te bamiresise jane te shtrira thuajse ne te gjithe boten . Nga keto institucione dhe nga vet dora e fjala e Nene Terezes,gjeten derman fizik e mbi te gjitha shpirterore mijera e miliona njerz ne zgrip te jetes . Natyrisht kjo eshte nje mrekulli qe eshte bere me ymrin e vete Zotit, ymer qe ja kishte dhene bijes sone ,Nene Terezes.. Per keto mrekulli e vepra eshte vlersuar dhe nderuar nga Kisha ,Shtete dhe Institucione prestigjoze te Botes ,nga te cilat po kujtojme cmimin NOBEL per paqen (te 9 dhjetorit 1979),vendosjen emrit saj ne disa qendra ,sheshe e institucione , ngritjen e shume shtatoreve apo monumnteve te Nene Terezes neper Kryeqytete e qytete te Botes ,duke perfshire edhe ato te Prishtines e Tiranes ,e deri tek shtatorja e vendosur ne Shkoder (me 29 dhjetor 2006) ,shtatore qe i falen duke e “pagezuar” si Zoja e “Re”e Shkodres , qe i mungonte ketij qyteti qe nga 25 prilli i vitit 1467…per aresye qe besoj se duhet ti dij imami i Xhamis Madhe te Prishtines… Nene Tereza pasi i ka lene kesaj bote veprat e saja te pavdekshme nderroi jete ne vitin 1997… Selia e Shenjte per Nene Terezen ka miratuar diten e 19 tetorit (qe nga viti 2003) si dite te lumturimit e Shenjeterimit te saj, ndersa shteti shqiptar kete dite e ka njohur si dite feste e pushimi . Tashma kjo Nene e madhe e Botes “thirret” edhe Shen Tereza,dhe neper bote kane filluar ndertimet e kishave apo katedraleve kushtuar kesaje Shenjetore ,duke perfshire edhe kryeqytetin e Kosoves Prishtinen, ku banon (me sa duket vetem fizikisht) Imam Shefqeti.. Vlersimet per Nene Terezen nuk kane rreshtur nga personalitete laike e teokratike nga i gjithe planeti toke . Shqiptaret jane falnderuar per kete bije te madhe qe i kishte falur botes edhe nga Papa Gjon Palit II i cili kur vizitoi Shqiperine me 25 prill 1993 do te dekleronte : “ …Atdheu i Nene Terezes eshte ketu…. Ne personin e Nene Terezes Shqiperia eshte nderuar gjithmone . Ky eshte misioni i saj dhe i gjithe atyre qe , porsi ajo, jane ndjekes te vertet te Krishtit, jane apostuj te Krishtit , jane apostuj te dashurise e te dhembeshurise. Ju falnderoj sot ne emer te Kishes Katolike per kete bije te tokes suaj e te popullit tuaj.” Eshte ky vlersim dhe vete Historia e Shqiperise Etnike , qe kane bindur Europen dhe Boten Perendimore ne drejtesine e luftes dhe perpjekjeve te shqiptareve te Kosoves , per te rifituar lirine e pavaresine e grabitur nga kopete dy-kembeshe te arinjeve sllav , te zbritur se voni nga Uralet ne trojet e bekuara te kesaj Europe Kristiane e Perendimore , ku bejne pjese edhe trojet etnike Iliro-Shqiptare me ne krye Dardanin e mocme apo Kosoven e sotme qe pavaresisht nga besimet qe i kane imponuar shekujt ,ata kane qene e jane Europerendimore ,pasi besojne te gjithe (ata qe vertet besojne ) ne nje Zote qe eshte Nje dhe vetem Nje.. Presidenti i asaj kohe i republikes Islamike te Iranit , Muhamet Khatani pas vdekjes se Nene Terezes do te thoshte : ”Madheshtia e Nenes Tereze konsiston ne shpirterimin e madh nga mendimet e medha te vlerave morale dhe fetare ,qe ajo mbante per te miren e njerzimit.”. Nga ky vlersim i mrekullueshem per Nene Terezen (nga nje Presidenti me profil te larte fetar) ,“gjejne” mbeshtetje edhe fjalet proverbiale te Papa Gjon Palit dyte se ne kete bote ka dy FE ,ata qe besojne ne Zot , dhe ata qe nuk besojne. Duke u bazuar ne theniet e ketyre dy personaliteteve qe u perkasin dy besimeve te medha te kesaj bote , neve me te drejte na lind dyshimi se Imami i xhamise se madhe te Prishtines ,Shefqet Krasniqi ,nuk eshte bere protogonist mediatik si kundershtare fetare i Nene Terezes ,por si sherbetror i “paguar” i Serbo-sllavizmit (apo dreqi e dine se kujt..) qe kerkon ta paraqes Kosoven si “rrezikun islamik” te Europes , duke cuar keshtu uje ne “mullirin”e propogandes antishqiptar… Ndaj per kete “fare” imami (qe me siguri eshte nje mutacion jo shqiptare) meriton te themi , se ka qene “gjynah” synetlleku ne organin gjenital , pasi ky imam i djallit meriton “synetllekun” ne gjuhen e tij prej gjarperi …gje qe me siguri do t’ja bejne shqiptaret e Kosoves Europiane e me gjere ketij “imami” me gjuhe gjarperi e te tjerve si ai … NDUE BACAJ
LULËZIMI I EKONOMISË SONË GJATË PERANDORISË ROMAKE, SHEK. III PARA KRISHTIT DERI NË 495 PAS KRISHTIT Sa ma shumë thellohemi në studimin e historisë aq ma shumë njihemi me pushtimet dhe pasojat që na sollën pushtuesit. Nga të gjitha këto pushtime, ai Romak ishte me një kohëzgjatje ma të madhe, prej shek. III para Krishtit deri në vitin 495 pas Krishtit, por në të njëjtën kohë kjo periudhë pushtimi mbet periudha ma e begatë në të gjitha kohnat: Gjatë kohës që Shqipnija vazhdoi të jetë si pjesë e Perandorisë Romake të Perëndimit gëzoi një shkallë begatije dhe qytetnimi që nuk asht përsëritë ma asnjëherë në historinë e saj mijvjeçare. Përmes Shqipnis kalonte atëherë Via Egnatia, një nga rrugët tregtare ma të mëdha që bashkonin Perëndimin me Lindjen. “Me sa duket Qeveria Berisha por e përsëritë këtë histori vërtetë të Lavdishme”. Autostrada Durrës – Morinë, asht sinjifikativi i këtij mendimi: Via Egnatia kqyrej si vazhdim përtej Italisë i Via Appia, dhe prandaj ishte vija ma me randësi e komunikimit me Orientin. Fakti se dallohej me një emen të posaçëm dëshmon randësinë që kishte, mbasi shumë pak rrugë të antikitetit njifen me emnat e tyne. Besohet se emni “ka mbetë” nga ndërtuesi i saj, një i quejtun Egnatium, jetëshkrimi i të cilit nuk dihet deri më sot. Via Egnatia përmendet për herë të parë nga Polibi, i cili shkruan se asht ndërtue mbi shtratin e një rruge të maparëshme aty nga shek. II-të para Krishtit. Rruga fillonte nga Durrësi dhe Pojani dhe të dy degët puqeshin diku afër Elbasanit dhe s’andejmi, Via Egnatia kalonte përmes Ohrit dhe Manastirit për të mbaruar në Selanik. Në shek. IV mbas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri në Bizancë. Udhëtimi nga Roma në Bizancë zgjaste 24 ditë. Disa nga ngjarjet ma të përmenduna të historisë Romake janë lidhë me historinë e Via Egnatit: Për ciceronin ishte rruga e mërgimit; për Pompeun, rruga e ritiratës drejt Azisë, për Antonin e Oktavianin rruga ma e shpejtë, për të la gjakun e Çezarit. Randësia e kësaj rruge ishte ma tepër ekonomike. Nëpër këtë rrugë zhvillohej një tregëti intensive në të dy drejtimet. Italia ishte në atë kohë qendra industriale e Perandorisë. Ajo eksportonte mallëra të fabrikuara prej leshi e mëndafshi, prej qelqi e metali, vazo, artikuj luksi etj. Importoheshin në Itali kryesisht gjana ushqimore, landë minerale, ar, argjent, landë ndërtimi etj. tregtija ishte në duart e sipërmarrësve që kishin si prona të tyne doket, magazinat, anijet dhe karvanet që përdornin. Ata që banin tregti me boten e jashtme udhëtonin deri në vendet ma të largëta të Perandorisë dhe lidhnin kontrata për shuma të mëdha. Përparimi ekonomik i përgjithshëm pati si rrjedhim ngritjen e qendrave të reja ekonomike përtej kufijve të Italisë. Provincat e Ilirisë dhe të Maqedonisë fituan një vend me randësi në këtë valë të gjanë aktiviteti të Perandorisë, në fushën ekonomike. Plini, shkruan se në kohën kur Perandor ishte Neroni u zbulue në Dalmaci një minierë florini që jepte ma tepër se 20 kg metale të çmueshëm në ditë. Ka gjasë që në Shqipninë Veriore të kenë qenë shfrytëzue burime bakri. Shoqnia Italiane që punonte para luftës në minierën e bakrit në Rubik, kishte zbulue tunele nën tokë, që besohej se mund të ishin çelë në kohën e romakëve. Qyteti Byllis, në lindje të Vlonës, njihej në kohët e vjetra si qendra e prodhimit të serës apo asfaltit, që përdorej për të lyer dërrasat e anijeve për të ndalur depërtimin e ujit në mes tyne. Eksploratori francez, Pouqueville i kohës së Ali Pashë Tepelenës besonte se afër Gusmarës, në qarkun e Beratit, punoheshin miniera argjendi: “Argjendi i Ilirisë dhe ari që prodhohej në Maqedoninë Lindore, ishin pa dyshim një burim me randësi të ardhunash për thesarin e Perandorisë”. Provinca e Maqedonisë (që përfshinte pjesën ma të madhe të tokave shqiptare) ishte burimi kryesor i landës së ndërtimit për kantjeret detare të Perandorisë. Skelat bregdetare dhe kryesisht Pojani, Durrësi dhe Lleshi (Lezha), ishin qendra tregëtare me rëndësi nëpër të cilat kalonte një pjesë e madhe e mallrave që shkëmbeheshin ndërmjet Italisë dhe Orientit. Një sasi e madhe drithi dhe prodhimesh të tjera bujqësore që prodhoheshin në fushën bregdetare të Shqipënisë dërgoheshin në Itali. Një sasi vene, voji dhe djathi të zgjedhun t’Ilirisë, si dhe peshku i konservuem, nga liqenet Iliriane të Shkodrës dhe Ohrit, eksportoheshin n’Itali. N’atë kohë lumejt e Shqipnisë kishin zallin e d’lirë nga llomi dhe anijet mund të lundronin një distancë të gjatë nga bregu i detit. Durrësi dhe Pojani gëzonin një lulëzim të jashtëzakonshëm si limane tranziti n’mes t’Italisë dhe Europës Juglindore. Lezha loste po atë rrol për Shkodrën, Kosovën dhe vendet ma përtej. Pare argjendi me stemen e Durrësit janë gjetë në gjithë Ballkanin deri në Hungari. Siç dihet, Romakët ia ndërruen emnin Durrësit nga Epidomnus në Durracium, mbasi emni që i kishin dhanë kolonistët e Korintit tingëllonte pak si ters në gjuhën latine. Ky qytet i famshëm i historisë kishte kalue fatkeqësinë me u shkatërrue ma se një herë nga tërmeti dhe njerëzija besonin se ishte një denim për viset e banorve të tij të korruptuem dhe të hasdisun nga pasunia e teprueme. “Shikoni sa kemi vuejt nen pushtimin Romak!”. Mendoj se asht e domosdoshme njohja e Rinisë me këtë histori në mënyrë që ajo të bajë krahasimin mes pushtuesve dhe të nxjerrë konkluzionet. (M.B) Pojani ishte sidomos një qendër kulturore me një Universitet ku Jul Çezari dërgoi Oktavianin për të plotësue studimet. Straboni, – lavdëron qytetin për urtësinë e ligjeve dhe të legjistatorëve që i kishin hartue. A ju vjen zani zotëni parlamentarë, se cilët ishin ligjvënsit para 16 shekujsh? Cicëroni e quan Pojanin – “Pojani i Madh dhe i mrekullueshëm”. Asht vërtetë për të ardhun keq kur historia manipulohet apo keqinterpretohet nga njerëz të politizuem apo fanatikë – pesë shekullorë. Duhet të jemi krenarë me para ardhësit Ilirë, dhe me veprat që na lanë gjatë shekujve që drejtuan Perandorinë Romake, Perandorinë ma të fuqishme të kohës. Gërmimet që u banë në Pojan para luftës së Dytë Botënore, nën drejtimin e arkeologut francez – Leon Rey, nxorën në shesh mbeturinat madhështore të atij shkëlqimi të hershëm, por, puna mbeti në mes. Mbetën edhe shumë zbulime për t’u ba para se të mundë të shkruhet historia e plotë e popullit shqiptar nën sundimin e Romës Republikane dhe Imperiale. Perandori – August u ba shkaktar për rindërtimin e Butrintit (Buthrakun) që ndodhej në atë kohë në buzë të detit. Simbas një Legjende të Vjetër, Butrintin e ndërtoi për të parën herë Heleni, biri i Priamit, simbas modelit të Trojës. Në kohën e Perandorisë Romake, duket se ka qenë një qytet i lulëzuem ku shkëlqente kultura Latine. Gërmimet arkeologjike të para luftës, nxorën në shesh shumë monumente. Bustin e Perëndeshës së Butrintit, Mbreti Zog, ia dhuroi Musolinit. Vlen të theksohet se, pushtuesit nuk kanë qenë të njëllojtë. Duhet kujtue se Spanja, afro 700 vjet ka qenë e pushtueme prej arabëve, por ata kanë lanë vepra të shkëlyera të kulturës së tyne. Nuk duhet harruar se, Algjeria ka qenë koloni franceze për ma se një shekull, por francezët lanë aty gjurmët e një qytetnimi plot vlerë. Po të shikosh kryeqytetin Algjer, ai ngjason kaq shumë me Parisin, sa asnjë qytet tjetër i botës. Në qoftë se kemi folur për pushtimin pesëshekullor osman, kjo nuk duhet parë në rrafshin fetar, por kryesisht në vandalizmin që përdori në shkatërrimin e monumenteve të kulturës, infrastrukturës dhe të gjitha vlerave të tjera. Nuk di të jetë ndërtue ndonjë monument kulture gjatë pushtimit pesë shekullor osman. Edhe në qoftë se asht ndërtue ndonjë urë apo rrugë, atë e kanë ndërtue vezirët shqiptarë, siç asht Ura e Mesit në Shkodër, apo Bizisteni, të cilat u ndërtuen nga pashallarët – Bushatllijë. Sundimtarët pushtues nuk duhen gjykuar nga ana religjioze, por duhet parë, cilët ndërtuan dhe cilët shkatrruan. MARK BREGU
TË “MIRËT” (JO “TË MJERËT”) E VËLLAIT TË MADH Tre “të mirët” të lidhur ngushtë shpirtërisht, shkuan në finale, ç’ka e kishte menduar shumëkush. Po kështu edhe Qetsori që s’ishte instaluar pothuajse me asnjërin nga të gjithë banorët, “edhe një i vetëm trim në luftë”, gërricjet e tij të tepërta nganjëherë e bëjnë të bezdisshëm edhe për teleshikuesin, e jo për banorët e Shtëpisë më të Madhe. E çuditshme që ky banor zgjati kaq shumë pa u lidhur ngushtë me asnjërin! Mbase ngaqë fliste shumë dhe thoshte pak (model i politikanëve që populli i do dhe verbërisht iu shkon turmë duke i duartrokitur dhe brohoritur, duke qëndruar hell në këmbë). Dyshonte që ishte e sajuar letra e babait të Bjordit, apo nuk i pëlqente që nuk i kishte shkruar dikush nga të afërmit e tij??? Dyshonte për lidhjet e Bjordit me Adelën që është jetëshkurtër. Pra, futet në jetën e tjetrit, ç’ka nuk dëshmon kulturë, as qytetari. “Qytetarët nuk janë për punë”, përçmon pra banorët që vinin nga qyteti, fjala “qytetar” ka tjetër kuptim me fjalën “banor”. Qetsorin nuk e përçmoi askush, edhe pse ishte nga fshati. Mburrej që kishte lexuar shumë libra, ç’ka nuk vihet në dyshim. Pak e çuditshme që ka lexuar kaq shumë, dhe vë re vogëlsirat. Ata që lexojnë shumë janë shpirtëmëdhenj, dhe jo kaq të zellshëm për të fituar para. Ka merita për lojën edhe pse banorët e bënë “kampion të nominimeve”. Pra, ishte aq “i mirë” që të shtëpisë nuk e donin brenda. Brendësia e tij, si ajo e politikanëve tanë, si një kasafortë e pambushur mirë, që do të mbushet me çdo kusht. Është reputacional, por ngaqë e do shumë paranë, më krijon përshtypjen e një “Harpagoni të dëshpëruar”… Bjordi, ky personazh i “të mirëve”, poastadoleshent i pjekur, inteligjent, i mirë në dukje, gjithë jetë, me ëndrra të bukura, me gjestikulacionin e aktorit “artist i mirësisë”, që padyshim e pret krahëhapur, një e ardhme e bujshme në jetë dhe kinematografi. I përshtatshëm për skena erotike… Duket qartë nga mirëbukurisjellja, që është edukuar mirë me jetën perëndimore. I çiltër, i mirë, di të ambjentohet dhe di t’u fitojë zemrën atyre që e rrethojnë, pa intrigë, aspak i zellshëm të kalojë kufinjtë e vetvetes. I çliruar nga çdo ankth (edhe nga ai i fitores), ai pret i qetë çfarë t’i vijë. Çfarë më lë për të dëshiruar dhe ngurroj ta quaj model, është gjuha jonë që duhej t’i përkushtohej më shumë. Për këtë duhej të përkujdesej më shumë, e ëma, zonja Antoneta, që nuk i mungon kultura, duket nga të folurit që e njeh mirë gjuhë tonë standarde. Bjordi, nga mënyra e të folurit, të krijon përshtypjen e një arbëreshi të moshës së tij… Adela, nëse Zhan d’Arka jonë, Nora e Kelmendit, mprehu shpatën për të vrarë pashain turk (dhe e vrau), Adela ka mprehur shpatën deri në dorezë, të vrasë, Pasha Mentalitetin. Pasha Mentaliteti shqiptar, më i forti, më i egri, më primitivi i gjithë Pashallarëve të kësaj bote. Lufta e saj kundër Pasha Mentalitetit, duket paksa donkishoteske, por modeli i saj duhet vlerësuar shumë. Ajo po. Të krijon përshtypjen se ka lexuar shumë. Nuk tha asnjëherë që kam kulturë, që nxjerr kërthizën jashtë, as që lavaris flokët, as që bëj tatuazh, pra duket që nuk është një vajzë kozmetike tralala. Ka botë të pasur shpirtërore. Miksimi i brishtësisë femërore me vitalitetin, nxjerr në pah shumë vlera që shoqëria shqiptare do shumë kohë për t’i kuptuar. Është e guximshme, jo e parakohshme (siç e quajnë të paskohshmit). Ajo përcjell shumë mesazhe njëherazi. Vajzës shqiptare nuk duhet t’i vriten ëndrrat. Nuk duhet të mbetet brenda kornizës së amvisës. Pra, duhet të jetë më e lirë, të shpërthejë “thargun” e regresit… Adela është model i femrës bashkëkohore për te ne heroinë e lirisë së femrës dhe e lirisë njerëzore… Adi… Viktor Hygoi, për kryeveprën e tij “Të mjerët”, dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore, kishte sajuar një personazh të ngjashëm me Adin e sotëm, Zhan Valzhanin… Kjo është meritë e stafit që e përzgjodhi, por edhe e Adit që nuk e zhgënjeu këtë staf. Mesazhi i tij, sa human edhe filozofik: “të ndryshosh nuk është kurrë vonë”. Ky është njeriu, i forti i të fortëve. A ka më të fortë se atë që lufton me vetveten??? Edhe ai nuk i ka shpëtuar Pasha Mentalitetit: burgaxhi, drogaxhi, adoleshent plak… Duhet pranuar drogaxhi, burgaxhi e adoleshent, por kurrsesi plak. Edhe nëse bëhet mbi njëqind vjeç ai është i ri në shpirt, sepse është poet i lindur. Pas betejave të përbindshme, me vetveten, kthehet në simbol të fisnikërisë… Ka humor të hollë, modern, që të bën për të qeshur, por edhe të mendohesh. Muret e fatit janë të parrënueshme. Ai kuptoi i pari “të mirët” (Adelajdën dhe Bjordin) dhe krijuan një lidhje aq të ngushtë që nuk mund ta bënin të tjerët. A nuk ishte kjo meritë e tij??? Ai donte t’i shohë, “të puqur si dy yje”, si Zhan Valzhani, Kozetën dhe Mariusin. Ky është shpirti i njeriut! Pra, s’u bë xheloz si të tjerët. Mbase ai, në moshën e tyre, ishte në burg, apo pa një të dashur… E keqja dhe vuajtjet e nënës e bënë Adin aq të mirë, mirësinë e tij nuk e gjetëm tek të tjerët. Njeriu që nuk vuan, disi ka fat, por nuk ka fat sepse nuk njeh gjithçka. Adi është i ndjeshëm, kam mendimin se më shumë e ka munduar pendimi për gabimet e tij se e mundon etja për ta fituar këtë lojë. Gjithsesi, prapë është vetëdënuar të jetë i mirë. Fjala “i mirë” dhe “i mjerë” për te ne, kanë shumëçka të përbashkët, jo vetëm si fjalë, por edhe në fatin e njeriut. Bota duhet të pranohet kështu siç është, me derra të ngopur dhe Sokratë të uritur… Ata që kanë fatin të jenë njerëz, jo, jo, nuk i kanë të gjitha fatet… Pjetër Vukaj, shkrimtar
BISEDË NË ETER … DHE DIÇ MË TEPËR SE AQ “Bisedë në eter”, një roman i krasitur mjeshtërisht, me subjekt amorf, kohë reale e personazhe bashkëkohës. I ardhur disi vonë e jo për faj të tij në substraktin e letrave shqipe, Dashamir Cacaj është cilësuar, jo pa të drejtë nga kritika e kualifikuar, si një “zë poetik i lënë çuditërisht në harresë”. Është rasti të kumtojmë se pas publikimit të gjashtë librave me poezi e po kaq të tjerë në axhendën e tregimit të shkurtër, novelës e humorit me kahje satirike, kontakton me lexuesin elitar nëpërmjet romanit të tij të parë, ngjarjet e të cilit shfaqen nëpër kapërcej pa thyer qafën askund, si një bisedë në eter e diç më tepër se kaq. Parapëlqimi i autorit është shtresëzimi i një sharmi të një lloji të mëvetshëm, për të konstruktuar mbi këtë sharm linjat e prozës romaneske. Libri është shkruar në vetën e parë, çka nënkupton se “ujëvara” e ndodhive skrupuloze gjer në zenit, me sekuenca tmerrësisht të përshpejtuara, ka për dysheme avëlmendin ku skicohen tipa e karaktere të qëmtuar nga historia apo në konstruksion e sipër, të cilët me mijëra fije i lidhin me titanët e politikës e të kulturës, këtij binomi solid në traversat e mbështetjes së fateve të një kombi, siç është ky i yni. Ndeshesh në faqet e këtij libri me tipa që popullojnë viset rurale e sjellin prej së andejmi eshkën e qëndresës e forcën e Mujës e të Gjergjelezit në përballje me shovinizmin e shqipfolësve të fundshekullit që përcollëm jo pa dhimbje e krenari. Has në faqet e kursyera tepër të prozës së Cacajt, personazhe pa pikë morali, të ngjitur me përdhunë deri në majë të piramidës shtetërore, por edhe asish që ia përndritën mollëzat e faqeve kombit të vet. Një shkrimtar province ka një ftesë në grusht, tharmi i së cilës ia ka dystuar gropën e një boshllëku të kahershëm. Në familjen e Kadareve, sipas gjykimit të tij naiv e human, nuk është e lehtë të trokasësh. Dhe veçanërisht asaj vjeshte të vitit 1998, pas muajsh të përgjakshëm nga tutorë të pushtetit të dikurshëm. Ka një mision të vetin, madje të denjë për përgjithësim, shkrimtari i provincës. Derivate të këtij kumti është e natyrshme t’i shtrojë për diskutim nëse fati i prin drejt një kuvendi (pa dorashka) me më të madhin e letrave (ku ta dish, ballkanase, europiane a të përbotshme). Ndodhitë me një intensitet të hatashëm parashkruhen në konfiguracionin e një kroni të dyzuar. Me një mijë mundime është rikonstruktuar, ndofta për të dytën herë në ekzistencën e vet, shteti shqiptar. Ngulmojmë ta bëjmë me dije lexuesin se etapa e parë, kur Shqipëria është vërtet komb i konstruktuar hijshëm i përket viteve 1924-1939, ndërsa e dyta: në segmentin fatalisht të shkurtër të kurbës kohore 1992-1997 kur befas, nga faktorë të ndërkryer e heterogjenë ndodh përplasja e gjymtyrëve të shtetit. Batica dhe zbatica fokusohen në vështrimin e mprehtë si teh kame të shkrimtarit të provincës e duron sorile të përplaset me dallgën e furishme të një partneri potencial. Tablotë që shpalosen me përshpejtim për ta mbajtur prush dialogimin me lexuesin, kanë vërtetësi të përbindshme. Autori nuk ngurron të etiketojë “djallin” e “Mesinë”, qoftë ky autokton apo i mportuar. Duke siluruar mespërmes pareteve të kronikave bastarde e absurde njëherësh, bisturia e shkrimtarit operon rrufeshëm. Romani anunçon shpresë e kortezi në kapërdimjen e sfidave. Pa dyshimin më të vogël, shteti do të formësohet në një mëngjes mbase jo fort të largët. Janë ende në këmbë princat e prosperitetit, madje me karizmë e forcë të pashtershme. Cubat kanë ngjyer fytyrat me mellan. Ani, të duket sikur të josh shkrimtari. Vjen një ditë e harrohet Katovica, kjo nëpërkë e çmeritur. Në mënyrë sintetike, lexuesi sheh si në pasqyrë demonët e të ligët e motit, të cilët janë shfaqur në kapërcej e janë sfumuar pamëshirshëm nga erupsioni i mbijetesës. Shqipëria ka marrë më tepër plagë se Gjergj Elez Alia, është goditur brinjë më brinjë edhe gjatë pranverës së vrarë të vitit 1997. Është regjur lëkura e saj, duron. Anunçohet, ky kumt paçka se shandani jeshil është ende në horizont. Njerëzit rrijnë e vëzhgojnë qeverisjen e mbrapshtë. Dynden e mbushin sheshet. Por mjerisht stepen e topiten. Ia ka djegur buzët zhegu i gjysmëshekullit me diktat e kërbaç. Por shkrimtari ngazëllen, do ta kapërcejmë Vaun qoftë edhe mbi trap, si në kohët gri. Kaptinat e romanit, që janë tridhjetë e tre, përkojnë me vitet e jetës së Jezusit. Lexohen me një frymë jo pse janë rreptësisht të shkurtër. Përpiqesh t’i shtrydhësh sadopak apo t’ua provosh fortësinë në morsën e kritikut. As nuk nxjerrin ujë dhe as gërvishen nga morseta. Është meritë e autorit ky kujdes prej skalitësi. Gjuha e romanit është lumturisht e zhdërvjellët. I popullojnë pasazhet fjalë e fraza të trevës së veriut, të cilave nuk iu dha “viza” më 1978, kur u hartua “Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe”. Dhe kjo plotëson një boshllëk të ndjeshëm. Merita e autorit për ta shtuar numrin e luleve në bashtinën e gjuhës së kultivuar është kumt emblematik. Proza moderniste gjer në skajin e mbramë është një kanxhë ku shkrimtrët e sotëm duhet ta ankorojnë jahtin e krijimtarive të veta, natyrisht, nëse këta të fundit nuk kanë për mision vegjetimin e shtogut, por atë të qiparisit apo të bredhit. Shkrimtari i provincës, alias autori i “Bisedë në eter”, sheh nga kjo dritare. Nuk e teprojmë po të shprehemi se vështrimi i tij është i kthjellët. Daniela STEFANI
|
Nr. 128 i gazetës në print
| DEPUTETET SHESIN VIZA SHENGEN
Komunist un jam/ Mehmetin mik e kam Këto vargje këndonte rrugëve baltovinë të fshatit Shishtavec në Kukës, një injorant komunist, kur merhumi Enver Hoxha mbretëronte. Të gjithë e dëgjonin komunistin, të gjithë e kishin frikë, të gjithë e urrenin,por po të gjithë e respektonin dhe i shtronin dreka e darka. Këndonte per dy arsye: E para, që tu thoshte të tjerëve se është i pushtetshëm. E dyta, se është i ditur dhe jo si ata. Megjithatë, të gjithë e dinin se ai nuk dinte të shkruajë as emrin e vet. Kjo filozofi puro komuniste aso kohe, e adoptuar në fshatrat më të thellë të Shqipërisë, funksiononte, ndryshe nga zonat qytetase që tirrnin barcoleta me arrogancë e injorancë pushteti, paçka se jo rrallë njerëzve u këputej “peri”, e prangat u shtrëngonin duart, e jeta u merrte tjetër drejtim, në burgjet Luciferr. Paçka se politika sot ka ndërruar kostum, ka ngelë elegante në tërësinë e saj. Bile injoranca ka ecur nga fshatrat e thellë,ka marrë qytetari , ka ngul rrënjë në kryeqytet e ka çel” lule” në Olimp. Ajo ka dalë nga vargjet e fshatarit me opinga gome dhe është ngjitur tek deputetët, pushtetarët, diplomatët, zyrtarët, kryekomunasit e deri tek anëtarët e këshillave. Ata, të urryerit, të çkallajisur tashmë, bejnë moral, drejtojnë. Edhe pse kanë vjedhur, abuzuar me besimin, tallur me gjithkënd, prapë në kohë fushate shfryhen, bëhen të “dashur”, betohen për “virgjëri”. Një zë i çjerrë deputeti, në një ekran televiziv, më tërhoqi vëmëndjen kur tha se shqiptarët pasi të bëjnë kartat e identitetit dhe të paisen me pasaportat biometrike, mund të shkojnë kudo në Europë. Mjafton të presin biletën dhe të nisen. Në këmbim të kasaj “ndere” që medemek e bënta ai truthatë me parti, kërkonte votën në zgjedhjet e 28 qershorit! Dhe kujt ia kerkonte votën. Atij votuesit që nuk ka as 1200 lekë të aplikoi për kartën e identitetit. Pra, ky tip politikani po krijonte sipas tij identitetin e një “cope” populli që po sipas tij nuk ka para të ketë kartë identiteti. Po ky politikan që flet si nana e Zeqos majë thane, ç`identitet ka për vete? Ndoshta aksidentalisht, por mandatin e parë e pat fituar si demokrat. Aso kohe krahu tjetër politik e gjuante me “gurë” dhe mallkonte ata që u mashtruan për një budalla karierist. Në zgjedhjet e tjera u divorcua nga PD-ja e shkoi tek Genc Pollo,atë mot kundërshtari thekur i PD-së për punë “parimesh” të një popsti qeverisës. Edhe me “Zabitin” Pollo fitoi. Atëherë filluan ta sulmojnë edhe demokratët edhe socialistët, edhe demokristianët edhe ballistët. Me pak fjalë, të gjithë. Por ata që e shanë dje shumë, sot e duan shumë.Arsyeja? Është rikthyer prapë në PD- fakiri. Tash nuk i kërkon votat as si antidemokrat as si spiun, as si injorant, megjithëse kur një gazetar i “Fiks Fare” e pyeti para pak ditësh sa anëtarë ka NATO, ai tha 16 anëtar. Sot vjen si bos dhe votat i kërkon po si bos. Ky është Ferdinand Xhaferi. Po nëjse, për anëterët e Natos të mos i vëme shumë faj. As deputeti i gjithë partive deri sot Neritan Ceka, nuk dha përgjigje të saktë. Madje kishte asi deputetësh që thanë; Nato ka 60 nanëarë! Këto monstra pra, pretendojnë të çelin portat e Europës, të vënë në lëvizje lëvizjen e lirë të shqiptarëve.Madje të atyre shqiptarëve që shkojnë në qytetin më të afërt një herë në dy-tre vjet, pasi grupet e tjera shoqërore nuk kanë dhe aq probleme lëvizjeje të lirë. Kjo vjen për dy arsye: E para: Ata e dinë se votuesi mesatar dhe i dobët beson çdo gjë. Edhe në e gënjesh nëntë herë, prapë e beson gënjeshtrën e dhjetë. Bile kjo kategori fatkeqësisht përbën shumicën. Fshatari beson edhe në zbutjen e ujkut. Përpjekjet për mbijetesë e kanë detyruar fshatarin të “zbutë” ujkun e ta përdorë në vënd të qenit për të ruajtur bagëtitë po nga ujku. Edhe kur ujku ia ka prerë gjithë vathën, prapë fshatari ka “zbutur” ujk tjetër. E dinë këta mashtues nivelin e votuesit të ulët e të mesëm, ndaj i kërkojnë prapë besim. E dyta: Duke qënë shumica e pretendentëve për deputet nga klasa e injorantëve, përpiqen të vënë në lëvizje kodin e besës. Pra, “un të jap vizën”, ti më jep votën. Dhe fshatari mashtrohet. Mendon se nuk do paguajë më nga katër mijë euro për djalin a vajzën për një vizë Shengen të paktën, si deri më sot, tek sekserët. Kjo nuk ka të bëjë fare me truk gazetaresk, pasi statistikat zyrtare të Ministrisë së Brëndshme flasin për 78 000 shqiptarë të riatdhesuar nga BE përgjatë vitit të shkuar, ku të gjithë kishin kaluar kufirin përmes sekserëve të vizave apo të kalimit ilegal. Ky lloj votuesi nuk kërkon më shumë. Nuk din ç`është integrimi, ç`është shteti ligjor, ç`është bota e qytetëruar, ç`janë të drejtat e liritë njerëzore, ç`është tirania, ç`është skllavëria, ç`është prona e sa vlerë ka jeta. Për ta deputetët, ligjbërësit, shtetarët,diplomatët, nuk kanë detyra civile e as përgjegjësi civilizuese. Ata janë të prirur e të kënaqur të qeverisen e shërbehen nën pushtetin e lëmoshës. Liria, ligji, prona, lumturia, jeta, nuk janë produkte industriale që i ofron e dhuron pushteti.Pushtetet po, kur nuk kanë substancë njerëzore, ndërtojnë tirani, me “teknologji” shtypëse. Paradoksi këtu qëndron në pse-në e pranimit si natyrshmëri e përditshmërisë së përplasjeve shtresore të shoqërisë, (fatkeqësisht të sëmurë nga infeksioni komunist 50 vjeçar), të tiranisë. Kështu pra, votuesi duket i rrezikuar pikërish nga vullneti i vet, ngjashmërisht me Edi Ramën që u serviri shqiptarëve 1000 faqe program partie. Edi që në nisje rrezikon. Rrezikon seriozisht, pasi shumica e votuesve të cilëve u është drejtuar dhe u prëmton, nuk kanë lexuar as 10 faqe nga historia e Shqipërisë. Pikërisht kësaj kategorie i kërkohet të studiojë, kuptojë e besojë 1000 faqe program të PS-së. Kryesocialisti duket se ka modifikuar vargjet e atij komunisti nga Shishtaveci i Kukësit, normalisht në sens të kundërt : Sali Berish un nuk jam/ Edhe nënë Feridenë, nënë e kam. Po sa sukses do ketë një filozofi e çmëndur, kur në kështjellën socialiste hyjnë vetëm miqtë e besnikët e kryetarit? Filozofia e Ramës që edhe po i pëlqen ta identifikoi si me atë të Obamës, duke gabuar gjithnjë, i ngjan një ligji Afganë, mbi kufizimet e të drejtave të grave Shi`ite, ku thotë: “Gratë duhet të plotësojnë nevojat seksuale të burrave dhe ju ndalohet liria e lëvizjes”. Përdorja e kufizimeve edhe brënda partisë nga kryetari, përfolja se në lista mund të ketë edhe emra pretendentësh për ligjprodhues që kanë të shkuar të zezë dhe kanë reflektuar zymtësi e bajraktarizëm, po rrit rrezikshmërinë e besimit politik në një të ardhme më të mirë pas 28 qershorit. Sokol Pepushaj
KANUNI MPOSHT LIGJIN Mungesën e autoritetit të shtetit ligjor e zëvendëson hakmarrja primitive, Kanuni i Lekë Dukagjinit. Shumë shqiptarë janë bërë viktima të këtij kodi që ka jetuar afro 600 vjet. Madje mjaft të pafajshëm kanë shkuar në varr nga pushka e hakmarrjes, vetëm se kanë patur një lidhje gjaku me personin që ka hapur një sherr. Një viktimë e tillë është edhe Besnik Gani Ganija, lindur më 01. O8. 1956 në Pukë dhe banues në Shkodër. Sipas një dokumenti zyrtar të kryetarit të baskisë Pukë, Rrustem Strugaj, të cilin redaksia e disponon në dosje, Besnik Ganija familjarisht është i ngujuar, megjithëse pa faj dhe pushteti nuk ka pushtet ti siguroi jetën. Ky ngujim, njëri ndër mijërat në Shqipëri, daton nga 24 gushti 1999. Djali i xhaxhait të tij, i quajturi Ylli Ganija kish shkaktuar një aksident me pasojë vdekjen e shtetasit H.T. nga qyteti Pukë. Që aso kohe dy fise bien në gjak. Fisi Ganija ngujohet sipas ligjeve të kanunit. Perpjekjet për pajtim kanë dështuar shumë herë dhe sipas shkresës zyrtare lëshuar nga shoqata e Misionarëve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë, Me nr. 22 të protokollit,datë 29.04.2209, kjo familje rrezikon të vritet, siç ka ngjarë në shumë raste të tjera të ngjashme.Pas grumbullimit të këtyre informacioneve, u interesuam thellë rreth këtij problemi. Vërtet kjo familje është më afër vdekjes sesa jetës. Dhjetë vitet e fundit kanë qënë një ferr i vërtetë për të, ku fatmirësisht gjithë anëtarët e saj i kanë shpëtuar plumbit deri sot. Gjaksit në të vërtetë janë treguar edhe zemërgjerë, duke i dhënë disa herë besë dhe ku Besnik Ganija ka mundur të çoi me periudha fëmijët në shkollë. Por kohët e fundit, kur gjakësorët mësojnë se gjithë meshkujt e fisit Ganija kanë mundur të largohen nga Shqipëria për të shpëtuar jetën, Besnik Ganija ka marrë ultimatumin. Nuk ka më besë dhe për pajtim as që bëhet fjalë. E keqja duket se mbështetet edhe mbi faktin se ai ka katër djem, tre në shkollë dhe një poshtë moshës për të shkuar në bankat e dijes. Tashmë këtyre fëmijëve u ndërpritet çdo shpresë për të mësuar, për të luajtur më shokë e shoqe dhe janë të ngujuar bashkë me prindërit. Gjaksit shfrytëzojnë rastin që ai ka katër djem. Katër fëmijë me ëndrra për jetën dënohen nga ligjet e egra të Kanunit, çka tregon se shteti, ligji, nuk kanë autoritet as mbi kodet mesjetare. Shqipëria Etnike
HAKMARRJE PER SHKAK TË DETYRËS Vitet e fundit ka qënë një kohë e përshtatshme për grupet e terrorit, anarkistët, kontrabandistët, për gjithë ligjshkelësit. Viktima shumë herë kanë qënë pikërisht ata persona që kanë punuar mirë, që kanë zbatuar ligjet e shtetit apo edhe kanë mbrojtur institucionet e shtetit. Kështu ka ngjarë në pranverën e vitit 1997, kur shteti ra pas falimentimit të firmave piramidale, ku gjithë ndërmarrjet prodhuese e dyqanet u grabitën, ku gjithë depot e armatimit u shpërthyen duke marrë municionet dhe armët, të cilat edhe sot një pjesë e madhe e tyre janë në duar të njerëzve. Në repartin ushtarak të Vaut të Dejës, rreth 20 kilometër larg Shkodrës, më 1997 mijëra vetë sulmuan magazinat e ushtrisë për të grabitur armatimin. Oficeri Gëzim Ejlli u përpoq të ruante armatimin e ushtrisë shqiptare në repartin ku ai shërbente. Turma e revoltuar pas disa orë përpjekjesh arrin të thyejë me forcë repartin e të boshatisë gjithë municionin luftarak, ku merr edhe tanket e del rrugëve duke qëlluar. Policia tërhiqe e shteti bie. Ata që mbrojtën institucionet apo depot e armëve disa u vranë, të tjerë u plagosën ose u shënjestruan nga bandat për tu eliminuar. Kështu ngjau edhe me oficerin Gëzim Ejlli nga Dajçi. Atij i çuan fjalë se do e pushkatojnë. Siodoqoftë besonte në ligjet e shtetit dhe vazhdonte punën duke u ruajtur. Por hakmarrja do binte mbi të. Arrijnë ti shkojnë edhe në shtëpi e ta dhunojnë, duke e rrahur në prani të familjes. Ky veprim e vret edhe moralisht oficerin Ejlli. Kështu në vitin 2000, megjithëse kishte rreth 20 vjet vjet karierë ushtarake, duke parë se nuk mund ti shpëtoi hakmarrjes së bandave, apo inateve që lidheshin me detyrën e tij, arrin të largohet familjarisht nga Shqipëria, për të mos u kthyer kurrmë. Por fatkeqësisht i biri Amarild Gëzim Ejlli këtë vit (2009) kthehet në Shqipëri. Sapo vjen ndeshet me hakmarrjen. Grupe të paidentifikuara i çojnë fjalë se nëse nuk tregon vendndodhjen e të atit, do ta vrasin. Ai, në vitin 1997 ka qënë fëmijë dhe duke qëndruar shumë vite në shtetin e lirisë e demokracisë njerëzore, zihet ngushtë, por edhe pa përkrahje, pasi shteti ende është i pafuqishëm, për të mos thënë patericë e krimit të organizuar. Kështu, kërcënatat rriten deri sa vjen data 14 prill 2009, kur në fshatin Mushan, teksa ishte tek daja dhe del për të pirë një kafe, tre persona pa maska, e godasin egërsisht me mjete të forta, duke e shtrirë për tokë. Si duket kanë mënduar se e kanë vrarë dhe janë larguar me shpejtësi. Fshatarët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar urgjent në spitalin rajonal të Shkodrës.Sipas kartelës nr.1032, ai është shtruar në spitalin e Shkodrës në reaminacion, më 14.04.2009 dhe ka dalë më 16.04.2009, duke marrë këshillim për “Qëndrim në shtëpi nën kujdes mjekësor”. Mësojmë se Amarild Ejlli nuk mund të qëndronte në spital nga frika se mos vinin dhe e vrisnin. Në fakt në spitalin e Shkodrës është arritur deri të pushkatohen mjekë.Ish mjeku Zamir Shazi është një rast. Kështu Amarild Ejlli, pasi i shpëtoi mrekullisht vrasjes, jeton në kushte ilegale. Rifat Ymeri
PRAGPËRBALLJA Pas thuajse 2 dekadave, aktoret kryesore te politikes shqiptare kane ndryshuar ne vigjilje te zgjedhjeve politike ne Shqiperi. Lideri historik i Partise Demokratike, njekohesisht edhe nder nismetaret e qendrestaret e levizjeve demokratike ne vendin tone, Sali Berisha nuk do te kete me perballe direkt te pakten, liderin tjeter historik te Partise Socialiste, ikone e politikes se larte shqiptare Fatos Nano. Qe ketu fillon edhe interesi i ri qe ofrojne keto zgjedhje te 28 qershorit 2009. I njohur si “rebel” qe ne vitet e fundit te ’80-es por edhe si nder nismetaret e ndryshimeve demokratike ne Shqiperine e fillimviteve ’90-te pavaresisht se biri i nje familjeje shume prane regjimit komunist, Edi Rama tashme eshte ne anen tjeter te barrikades, perballe kryeministrit aktual, ish- presidentit Sali Berisha. Analiza e ketyre dy individeve, duhet te startoje nga zanafilla. Berisha, nje malesor nga Tropoja qe gjithcka ne jete e ka arritur me shume mund e sakrifica, duke u perballur edhe me mentalitetin qe ka ekzistuar dhe fatkeqesisht vazhdon ndaj nje pjese te popullsise qe personifikon kryeministri, ngjiti shkallet nje e nga nje jo vetem karrieren profesionale te mjekut, por edhe ne ate te politikes. Rama nje nga te rinjte e Tiranes, i rritur ne/ose prane Bllokut te famshem, ne kontakt direkt apo indirekt me “mollet e ndaluara” te regjimit komunist, pse jo edhe nje “i llastuar” nga fati si biri i nje te privilegjuari te komunizmit, jo shume i suksesshem profesionalisht si piktor, por jo pak si politikan dhe menaxhues i te pakten kryeqytetit shqiptar, shfrytezoi konjukturat vit pas viti qe te arrinte ne 2009-en perballe rivalit te tij. Pavaresisht se antar i Partise se Punes per mese dy dekada, Berisha u vu ne krye te nje levizjeje te iniciuar nga studentet, duke u kthyer ne simbol i ndarjes se Shqiperise nga e kaluara komuniste, nisur nga vete pozicionimi i ashper dhe denimi i hapur ndaj diktatures dhe atyre qe e perfaqesonin apo e perfaqesojne nder vite. Si per ironi te fatit, ne vigjilje edhe Rama ishte ne te njejtin krah me Berishen, me ndryshimin e vetem se perfaqesonte qendrime radikale ndaj ish- diktatures dhe perfaqesuesve te saj, natyrisht te shprehura publikisht kohe pas kohe. Nuk eshte e qarte nese Rama mori teseren e PD-se ndonjehere, por shume shpejt u kristalizua distancimi i tij nga forca e pare opozitare ne vend. Berisha ne vitin 1992, do te arrinte ne majen e piramides shteterore te fillimdemokracise shqiptare, teksa Rama ne ate kohe u kthye ne nje nga opozitaret me te medhenj te tij dhe shtetit qe u instalua. Per hir te realitetit, nuk ishte as i pari dhe as i fundit dhe natyrshem as edhe i vetmi. “Letrat nga ferri” te botuara kryesisht ne gazeten “Koha Jone” tregonin pozicionimin e ashper te Rames, edhe gjate kohes se emigrimit ne France. Mesi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998, do te sillte edhe permbysjen e pozicioneve jo vetem ne mes dy subjekteve kryesore PD- PS, por edhe individualiteteve Berisha- Rama. I pari do te linte presidencen me fitoren e zgjedhjeve politike nga e majta, ndersa i dyti, do te niste rrugetimin e pushtetit ne Shqiperi. Ishte viti 1998, i cili ne karrieren politike do te shenjohet ne kujtesen jo vetem te Rames me shprehjen e Fatos Nanos disa vite me pas “e mora me thonj te paprere nga Parisi dhe e bera minister”. “Gaveta politike” e Rames nuk zgjati shume, ndersa Berisha po perpiqej te mbante pa u shthurur PD-ne, e cila jo vetem doli ne opozite por edhe ishte goditur rende ne imazh por jo vetem, nga ngjarjet e vitit 1997- 1998. Si minister i Kultures ne qeverite socialiste, per kohen, Rama paraqiti nje performance ndryshe, pa dashur te perdorim edhe termin te suksesshme. Nuk ishte shume e veshtire, qofte edhe me idene e bojatisjes se fasadave te ministrive, pasi Shqiperia ngjante si nje vend i sapodale nga lufta civile. Sipas gjasave, kjo performance bindi edhe PS-ne ta kandidonte per kryetar te Bashkise Tirane ne vitin 2000, pa patur teseren roze ne xhep dhe sipas xhasave, pa u interesuar shume nese kishte ate te PD-se se fillimviteve ’90. Pasi mundi ne perballjen e pare te vertete politike rivalin Besnik Mustafaj, Rama filloi te shijonte “flladin” e pushtetit te vertete. Krijimtaria e tij artistike qe mbase nuk ishte e mjaftueshme per te qene nje piktor i spikatur, e ndihmoi per te nisur ndryshimin e Tiranes, duke nisur nga ç’kioskezimi, per te vijuar me lyerjen e fasadave te pallatave, ndertimin e trotuareve, lulishtave dhe parqeve, rrugeve e me tej, gjithnje sipas stilit te tij dhe imazhit qe kishte te stampuar ne tru. Ne pozicionin e kryeopozitarit, Berisha e kishte te pamundur te ndalte fillimin e ngjitjes se Rames ne politike. Koha tregoi se Berisha as qe e kishte menduar se nga kryetar Bashkie, ne vitin 2009 do ta kishte perballe Ramen, te ndare ne mes tashme jo nga fatet e nje qyteti, por fatet e nje kombi, edhe pertej Shqiperise. Ne prag te 28 qershorit 2009, ka mjaft paralelizma. Berisha vazhdon te drejtoje me “dore te hekurt” partine e krijuar dhe te drejtuar nga ai “de facto” qe nga viti 1990. Te njejten linje vijon nga viti 2005 edhe Edi Rama me partine e marre nga Fatos Nano, edhe pse idete e menaxhimit politik para me ato pas marrjes se kreut te PS-se, jane vite drite larg nga njera- tjetra. Nese konceptualisht, Berisha ka te drejte si perfaqesues i te djathtes, e ndertuar gjithmone rreth nje lideri te forte dhe te pakontestueshem, Rama “i rrembeu” modelin edhe ne ndertimin e nje partie te majte, e mesuar gjithmone me hapesira te pamata kundershtimi edhe ndaj “njeshit” ne krye. Berisha ne fakt, ka vijuar rrugen tradicionaliste te ndertimit te nje subjekti te djathte politik, duke marre edhe kosto si largimi i bashkepunetoreve me te ngushte, te cilet tashme jane rikthyer ose ne PD ose ne kolaicion parazgjedhor. Modeli “Rama” i menaxhimit te PS-se eshte reflektim i konstruktit moralo-politik te vete liderit, i cili mbase ne fillim te viteve ’90, ishte nder me radikalet e ndryshimeve ne Shqiperi. Kjo ka sjelle qe PS-ja nga menyra e organizimit, disiplina e tepruar, te mos konsiderohet nje force e majte tradicionaliste, por ti afrohet qendres se spektrit politik, madje edhe te djathtes. Jo rastesisht trinomi i artikuluar nga Rama fillon me liderin ne konceptin e qeverisjes: lider, ekip, program. Ne nje vend si Shqiperia, me probleme te thella sociale- ekonomike- zhvillimore te trasheguara dhe te bartura nder vite, eshte shume e veshtire qe programet politike te dallohen qartas njeri nga tjetri. Shume pika, madje vertete shume, te programave te zbatuara apo te paraqitura nga PD dhe PS, jane shume te ngjashme duke patur ne sfond elementin social, per te arritur ne shume drejtime deri ne populizem ekstrem. Vetem renditja e prioriteteve apo e “100 diteve te para te pushtetit” mund te dalloje Berishen dhe Ramen. Korrupsioni! Ky eshte “kali i betejes” qe perdori PD-ja per te ardhur ne pushtet ne vitin 2005 dhe eshte pikerisht ky “kale beteje” qe Rama po perdor per te larguar nga pushteti Berishen me 28 qershor. Kryesocialisti Rama e di shume mire se ky argument, ishte shume efikas per te larguar Nanon nga qeverisja e para 4 viteve, por edhe Berisha e di shume mire se i njejti argument, i bazuar edhe ne komisione hetimore, rezultoi i deshtuar ne “pritat” qe i ngriten kryebashkiakut te Tiranes per ta larguar nga menaxhimi i Metropolit ne te gjitha takimet elektorale. Ne menyre paradoksale, me shtimin e akuzave, te komisioneve hetimore parlamentare, nga viti 2000 deri ne vitin 2007, Rama thelloi fitoren ne garen per kryetar Bashkie i Tiranes perballe rivaleve demokrate. Ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, Rama po kapet fort pas korrupsionit te qeverisjes aktuale, edhe pse vete nder premtimet me te bujshme elektorale, nuk ka paraqitur akoma nje platforme se si mendon ta zvogeloje korrupsionin ne qeverisjen e re, nese do ta marre votat e shqiptareve. Rama po perdor nje metode, e cila te pakten ne “kurrizin e tij politik” ka rezultuar e deshtuar nga kundershtaret, te pakten ne garen per bashkine e Tiranes nga viti 2000 e ketej. Berisha eshte kapur vertete fort pas investimeve qe ka realizuar, rritjes se rrogave, NATO-s, Bashkimit Evropian etj. Nga viti 2005, ka ndryshuar shumeçka edhe ne mentalitetin e shqiptareve. Asokohe “korrupsioni” rrezoi nje qeveri dhe qeverisje, per ta zevendesuar me nje tjeter. A kane te njejtin mentalitet shqiptaret edhe pas 4 viteve? A ka me shume rendesi per ta minimizimi i korrupsionit apo ajo cfare shohin cdo dite duke nisur nga xhepat e tyre dhe pamjet perballe e rruget qe shkelin? Kete do ta mesojme vetem me 28 qershor 2009, bashke edhe me pergjigjen e pyetjes: a kane ndryshuar vertete shqiptaret ne 4 vite? Blerti DELIJA
Gjakmarrja, plaga më e rëndë e shoqërisë Plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare, gjakmarrja, përditë e përnatë po merr jetë njerëzish. Paradoksi me bazë në “ligjet”e Kanunit mesjetar të feudalit Lekë Dukagjini, është bërë një kancer i tmerrshëm për shoqërinë që paguan edhe me jetë të pafajshmish kodet e një rregulli tashmë të pakuptimtë për botën e qytetëruar. Pushka e gjakmarrjes ka marrë shumë e shumë jetë të pafajshme, deri në disa brezni, edhe për hakmarrje shekullore. Ky fenomen, sidomos 19 vitet e fundit ka marrë përmasa të frikshme. Pak kohë më parë, më 06.04.2009, në mes të qytetit verior Shkodër, u vra me armë zjarri Nadir Quku. Edhe sot pas kaq ditësh policia nuk ka arritur të prangosë asnjë person. Burime pranë policisë bëjnë të ditur se pista e hetimit është hakmarrja. Por rreth kësaj vrasjeje duket se ka hije të tjera që zor të zbardhen ndonjë ditë. Burime të besueshme bëjnë me dije për gazetën se vrasësit kanë ngatërruar personin. Duket se objekt i pushkatimit ka qënë Gjovalin Praçja, çuditërisht shumë i ngjashëm me viktimën. Quku dhe Praçja në të vërtetë ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin. Quku mësojmë se nuk ka patur asnjë konflikt dhe ka qënë njeri shumë i respektuar, ndërsa Praçja ka patur probleme për shkak të babait të tij. Më 20 nëntor 2004 Ndue Praçja kishte vrarë me armë zjarri shtetasin Isuf Kadria dhe që aso kohe familjet Praçja dhe Kadria ishin në hasmëri. Familja Praçja i është nënshtruar edhe ligjit kanunor të ngujimit. Nga vrasja e pashmanshme, Gjovalin Praçja ishte larguar për në Francë. Edhe atje, burime shumë të besueshme dëshmojnë se Gjovalinit i ishte kërcënuar jeta. Pra, edhe pse pa asnjë faj, Gjovalin Praçja është në shënjestër të plumbit hakmarrës. Ashtu edhe i ati dhe e ëma. Prindërit e tij jetojnë në ilegalitet të plotë, të ngujuar. Ndërsa gruan dhe dy motrat aktualisht i ka në Francë, diçka më të sigurta nga hakmarrja. Kjo pasiguri për jetën është në përmasa tmerruese. Pra, shumë shqiptarë, sot janë të detyruar të jetojnë në ilegalitet. Madje as fëmijët nuk kanë të “drejtë” ti çojnë në shkollë. Paradoksi më i madh është se në mes të qytetit të Shkodrës ekziston një lagje me të ngujuar. Afër lagjes Kiras, në Livadhe, sot janë qindra familje të tilla që jetojnë prej afro 19 vjetësh me frikën se një ditë do i marrë plumbi dhe shtohen përditë, duke e thelluar plagën e gjakmarrjes dhe ligjëruar të “drejtën” e hakmarrjes. Ndue Bacaj
ZBULOHET TELEGRAMI I MINISTRIT TË JASHTËM GJERMAN QË FUTI NË LUFTË AMERIKËN MË 6 PRILL 1917 Kur gjermanet dergojne telegrame te largeta teksti i te cilave perbehet nga nje rradhe numrash me nje dukje te pakurrfarqellimte, kij mendjen. Nje telegram i tille, me autor ministin e jashtem gjerman Artur Zimmerman, mberriti ne zyrat e Legates gjermane ne Meksiko ne vitin 1917. Ishte nje mesazh i koduar derguar qeverise meksikane me propozimin per nje alenace ushtarake kunder Amerikes. Kercenimet territoriale kundrejt SHBA-ve te perkufizuara ne kete telegram e perndezen qendrimin e opinionit publik amerikan kunder Gjermanise, cka coi ne vendimin e Kongresit per t’i shpallur lufte asaj ne vitin 1917. Ne vitin 1914 vendet europiane qene futur ne nje konflikt i cili shpejt u pershkallezua per te hyre ne histori si Lufta e Pare Boterore. Ndersa ushtrite europiane vriteshin e priteshin, Shtetet e Bashkuara qendruan asnjanese. Ne vitin 1916 U. Uilson u zgjodh president i vendit per te dyten here me se shumti fale slloganit “Ai na mbajti jashte lufte”. Megjithate gjerat shume shpejt do te ndryshonin. Ne janar 1917, agjentet britanike deshifruan nje telegram te ministrit te jashtem gjerman Zimmerman drejtuar perfaqesuesit te Berlinit ne Meksike, von Ekhardt. Ne kembim te nje aleance ushtarake Gjermania i ofronte Meksikes mbeshtetje per aneksimin e ish-territoreve te saj, tashme pjese e Amerikes. Me 24 shkurt anglezet ia derguan tekstin e teklegramit presidentit Uilson dhe ekzistenca e tij mberriti mediat amerikane me 1 Mars. Me 6 Prill 1917, Kongresi amerikan i shpalli lufte Gjermanise dhe aleateve te saj. Telegrami i Zimmermanit padyshim i dha shtysen e fundit hezitimeve amerikane per t’u futur ne lufte duke ndryshuar keshtu rrjedhen e historise. Balancat e konfliktit ndryshuan pas kesaj duke sjelle disfaten dhe si rrjedhoje kapitullimin e Fuqive te Boshtit. Ky telegram dhe Lufta e Pare Boterore sherbyen ne fakt edhe si shkas i prezantimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne arenen nderkombetare. Nje domen ne te cilin shteti i madh i pertej Atlantikut vazhdon te jete aktor i dores se pare. TEKSTI I DESHIFRUAR I TELEGRAMIT TE ZIMMERMANIT “Me 1 te shkurtit kemi ndermend te fillojme aktivizimin e pakufi te nendetseve. Do te rrekemi, megjithekete, qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mbeten asnjanese. Nese ky plan deshton, i ofrojme Meksikes nje propozim ose aleance mbi bazat e meposhtme; te bejme lufte bashke dhe paqe bashke, mbeshtetje financiare te pakursimte dhe nje pranim nga ana jone i ripushtimit te territoreve te humbura ne Teksas, Nju Meksiko dhe Arizona. Me hollesite e ketij aksioni mund te merreni vete. Per sa me lart ju do ta informoni Presidentin ne sekret te plote sapo shperthimi i luftes me Shtetet e Bashkuara te jete i sigurte bashke me sugjerimin se ai duhet qe me nismen e tij te ftoje Japonine per perkrahje te menjehershme dhe ne te njejten kohe te ndermjetesoje mes nesh (Gjermanise – shen. i red.) dhe Japonise. U lutem bejani me dije Presidentit se nderhyrja e pameshirshme e nendetseve tona ofron mundesine qe Anglia te bindet per te bere paqe ne krye te disa muajve.” (Firmosur ZIMMERMAN) Marsel Lela
VRASJA, SI TEST POLITIK Në një pritë cubash, humbi jetën pak ditë më parë deputeti i tri legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Xhindi. Ngjarja makabre e asaj të shtune mbrëma ishte tepër e rëndë, tragjike për familjen, shokuese për kolegët, ndëshkuese për strukturat e rendit. Familja humbi njeriun e saj më të dashur, shoqëria u nda përgjithmonë nga miku i tyre i mirë, socilistët i dhanë lamtumirën e fundit, atij që i përfaqësoi ata me formatin e një politikani, krejt ndryshe ngasa jemi mësuar t’i përcjellim deri më tash. Banorët e Roskovecit, Fierit dhe Shqipërisë cep më cep, e përcollën me pikëllim këtë ngjarje. Lajmi i ekzekutimit në oborrin e shtëpisë të një deputeti të Partisë Socialiste, vetëm dy muaj nga zgjedhjetn e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit, natyrshëm që përshkoi si një detonator mundësinë e makthit politik, të kësaj vrasje. E dyta e këtij rangu, pas asaj të Azem Hajdarit më 1998, i cili gjeti vdekjen fare pak metra larg selisë së Partisë Demokratike. Për fatin e mirë të vendit, kësohere klasa politike dëshmoi, për spariherë maturi dhe pjekuri politike, duke mos e komentuar këtë vrasje dhe duke i’a deleguar gjithçka të mëpasme strukturave të specializuara. Sado që minëvënësit mediatik, pinjollët e atyre të 1997 apo të 1998, u përpoqën që nëpërmjet një pyetësori tejet provokativ, u përpoqën të peshkonin personalitetet më të spikatura të politikës, kjo vrasje makabër mund të mbeste jashtë korrnizave politike. Ka shumë pikëpyetje që ngrihen në lidhje me këtë mungesë vullneti për ta injektuar politikisht këtë ngjarje. Sikurëse ka shumë arsye për të besuar, se klasa politike nuk ka më asnjë shans për tu kapur pas një vrasje dhe për të vënë veten në kreun e një anarshie të mundshme. Kjo e motivuar edhe nga shkasi kalendarik ku ndodhen zgjedhjet dhe nga pozitat jo fort të shëndosha që e majta ka në pragun e kësaj beteje elektorale. Paralelisht më këtë maturi, le ta quajmë kështu, pasi do të ishte e shëndetshme, edhe pala që do të ishte e shënjuara në thep-shtjegzën e këtij atentati, mazhoranca, tregoi edhe ajo klasin e saj. Që nga Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri, deri tek ministrat dhe deputetët, të gjithë pa përjashtim, u gjendën pranë familjes së deputetit të vrarë në këto momente të trishta. Të gjithë u angazhuan për një hetim dhe ndëshkim ekstrem të këtij krimi të rëndë. Në këto kushte krimi nuk mundi të gjente një kahje politike dhe mbeti një motivim i strukturave të hetimit dhe të rendit për zbardhjen e kësaj ngjarje. Politika, pak a shumë mbeti jashtë, dhe mirë bëri. Kostoja do të ishte e barabartë, sikur edhe kjo vrasje, të mbarsej politikisht. Humbësin dhe fitimtarin do ta luante vetë politika. Por jo vetëm ajo. Shanset e derisotme të vendit do të viheshin para një pikëpyetje të madhe. Momente delikate do përballnin politikën në këtë prag zgjedhjesh. Do të kërcënohej në tërësi procesi. Gjithçka e mbërritur me kaq mund dhe sakrifica do të shkonte dëm. Imazhi ynë do të pësonte një gërryerje serioze. Një nga kolonat më të rëndësishme, besueshmëria ndërkombëtare, do të merrte një krisje serioze. Kjo vrasje do të na vriste sërish. Megjithatë shteti përkundër kësaj maturie, kësaj pjekurie politike, duhet të tregojë se është e predispozuar deri në maksimum për zbardhjen e kësaj çështjeje. Sa më shpejt që ti bëhet me dije opinionit publik, mbi prangosjen dhe vënien para drejtësisë, të autorit të vrasjes, aq më bindës mbeten deklaratat e titullarëve të shtetit dhe të rendit për angazhim. Qasjet për ta zvarritur, do të ishte një mundësi që opozita ta shfrytëzojë atë politikisht. Ndërkaq shteti do ta gjente veten, jo “si vrasës”, siç ka ndodhur dhe siç mund, por “si bashkëpunëtor në krim”. Dhe kjo natyrisht që do të ishte me një çmim të shtrenjtë, koston të cilën do ta kishte të vështirë ta paguante pushteti, (që kërkon të rimarrë një tjetër mandat), dhe pa kurrnji ndërmendje që opozita ta falë. Çdo ditë që këtë vrasje e vesh misteri, është një mundësi që opozita këtë mjegullnajë ta përdor si mantel apostulli në betejën elektorale. Nga Albert Vataj
DEMOKRACIA E BANDITËVE Shqipëria dergjet e përmbytur nga padrejtësia. Indikatorët e lartë të korrupsionit janë shumë pak për të pasqyruar atë pafundësi telashesh, shpesh me fund tragjik, që mungesa e drejtësisë sjell në jetët e njerëzve. Me padrejtësinë janë të lidhura flakjet masive nga puna për shkaqe politike, dhunimet e pronës së qytetarëve nga njerëz me pushtet dhe pranë pushteteve politike, të gjitha pasurimet e paligjshme dhe të dhunshme. Sepse padrejtësia në Shqipëri vazhdon të ketë një rrënjë politike, një rrënjë pushteti. Ajo vazhdon të jetë, si edhe në gjithë periudhën komuniste, vartësim, nënshtrim apo vënie e pushtetit të drejtësisë në shërbim të pushtetit politik. Me rënien e komunizmit, despotizmi oriental në Shqipëri humbi monopolin politik, por mjerisht nuk humbi sundimin mbi drejtësinë. Bota e politikës vazhdoi ta sundojë botën e drejtësisë. Partitë politike fituan lirinë të konkurrojnë, por drejtësia nuk fitoi dot lirinë nga partitë politike. Theksi u vu te liria politike, te liria si demokraci, por jo te liria si drejtësi. Ky është një nga gabimet më fatale që i ka dhënë mundësi despotizmit politik (pavarësisht bojës) të ringrihet dhe, në aleancë me korrupsionin e krimin, të orvatet për të rimbytur lirinë e njerëzve. Dhe shpëtimi i vetëm i lirisë është pavarësimi i drejtësisë nga thonjtë e pushteteve politike gjithnjë e më të korruptuar, në mënyrë që të mund të luftojë korruptimin e këtyre pushteteve. Pas thuajse 20 vjet tranzicion postkomunist, refleksionet mundësohen gjithnjë e më të qarta. Eshtë konfirmuar se demokracia dhe liria nuk ecin gjithnjë bashkë. Se e drejta e votës për të gjithë dhe zgjedhjet e lira, mund të krijojnë shanse pushteti edhe për liderë ekstremistë dhe qeverisje të korruptuara. E atje ku mungon pushteti i pavarur i drejtësisë, që mbron të drejtat dhe liritë e njerëzve nga abuzimet e njerëzve me pushtet, qeverisje dhe mazhoranca legjitime të dala nga zgjedhje legjitime, shfaqin në raport me liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve (atë të punës, pronës, fjalës, organizmit), një rrezikshmëri që të kujton diktaturat komuniste dhe jo komuniste. Shkurt, në të gjitha ato vende ku traditat liberale kushtetuese, pra edhe të pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, kanë qenë më të forta, pluralizmi dhe rivaliteti politik kanë qenë më pak konfliktualë, më shumë konstruktivë dhe pushtetet e dala nga zgjedhjet ishin më në harmoni me ligjin dhe të drejtën. Zgjedhjet e lira kanë qenë (këtu ka përsëri kontribut edhe drejtësia e pavarur) edhe të ndershme dhe për rrjedhojë, demokracia i ka shërbyer fuqizimit të lirisë dhe drejtësisë. Demokracia dhe liria kanë ecur krah për krah, duke forcuar njëra-tjetrën. Mjerisht, Shqipëria nuk i përket këtij rasti fatlum. Gjërat do të kishin ecur shumë më mirë për shqiptarët dhe vendi do kish shmangur shumë trauma e konflikte, sikur që në fillim të tranzicionit të ishte bërë një investim më i fuqishëm për pavarësimin e drejtësisë. Ndodhi e kundërta. Institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësori që sa po dilnin nga skllavëria e pushtetit komunist, u gjendën nën presionin dhe sulmet e pushtetit të ri berishist. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria pati në krye të qeverisjes një autoritarist si Sali Berisha, që u përpoq me të gjitha mënyrat ta përdorte prokurorinë dhe gjyqësorin kundër rivalëve politikë, pra ta përdorte politikisht. Sot, drejtësia në Shqipëri do të kishte një pushtet real baraspeshues e kontrollues mbi politikën, nëse në nisje të tranzicionit do të kish pasur një lider, si për shembull Kryeministri Nehru, i cili drejtoi Indinë, pasi kjo fitoi pavarësinë nga Britania. Sikundër thekson edhe Fareed Zakaria, në librin e tij “E ardhmja e lirisë”, Nehru ishte rritur dhe edukuar në shkollën britanike, me koncepte shpirtërisht të rrënjosura për ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit, prandaj ishte i vendosur t‘i mbronte “edhe kur kjo nënkuptonte se duhej të pranoje disfata politike në gjykata”. Krahasojeni për një moment këtë qëndrim me atë të Berishës, Nanos dhe politikanëve të tjerë shqiptarë, që nuk kanë lënë asgjë pa bërë për të ndikuar mbi vendimet e gjykatave kur ato bartin një ngarkesë politike. Megjithëse, partia e Kryeministrit Nehru ishte superiore mbi partitë rivale, aq sa India mund të quhej “një shtet demokratik njëpartiak”, ajo ishte e vendosur të krijonte tradita të forta të qeverisjes kushtetuese. Gjykatat u bënë të pavarura, shtypi vërtet i lirë dhe toleranca fetare e shenjtë. Kjo strukturë mentalitetesh, politikash dhe institucionesh, bënë që liberalizmi të përballojë më vonë edhe populizmin e rrethuar me servilizëm të Indira Gandit. Por gjërat janë përkeqësuar, qëkur sistemi gjyqësor, nga krenari e dikurshme e “demokracisë më të gjerë në botë” është shndërruar në shërbëtor i korruptuar i pushtetit politik. Që nga ky moment, India është bërë më shumë demokratike (pra me më shumë parti që konkurrojnë për pushtet), por gjithnjë e më pak liberale (pra, me më pak liri e të drejta të garantuara për njerëzit). Në ndonjë shtet të Indisë (si në Utar Pradesh), gjërat kanë arritur deri aty sa sistemin politik mund ta përcaktojmë si një “demokraci banditësh”, ku kutitë e votimit dhe zgjedhjet manipulohen, “ku partia fituese mbush administratën – ndonjëherë edhe gjykatat – me militantët e vet dhe u jep ryshfet ligjvënëseve opozitarë që të kalojnë në anën e saj”. Na duket sikur Zakaria këtu ka shkruar ekzaktësisht për Shqipërinë dhe “demokracinë e saj të banditëve”. Por ka edhe më, sepse ngjashmëria është totale. Zakaria shpjegon se tragjedia e miliona votuesve qëndron në faktin e hidhur se përfaqësuesit e votuar prej tyre pasurohen dhe fuqizohen jashtëzakonisht, duke vjedhur fondet publike, ndërsa flasin për hallet e popullit. Ky proces degjenerimi arriti kulmin në nëntor 1977, kur Kryeministri i Utar Padeshit, siguroi shumicën parlamentare, duke krijuar një kabinet prej 93 ministrash, në mënyrë që deputetët që ndryshonin anëtarësinë e partisë së tyre dhe mbështesnin atë, të merrnin poste qeveritare. Ne kemi rastet e “xhuvelizmit” dhe të tjera variante të tij, që me siguri do të shfaqen edhe nesër, pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Mungesa e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë nga politika, korruptimi i tij i brendshëm, që është një hallkë shtesë e zinxhirit që e mban të skllavëruar, po e degjeneron sistemin në një demokraci banditësh që nuk njeh liri dhe të drejta, por majmet duke i dhunuar ato. Kjo po shikohet në të gjitha nivelet e shtetit. Media po raporton gjithnjë e më shumë raste të “të fortëve” në qarqe, bashki apo komuna, që duke qenë të mbështetur nga segmente të pushtetit, dhunojnë pronat e qytetarëve. Gjendja nuk do të qe kjo, nëse qytetarët do të kishin në mbrojtje të drejtat e tyre, gjykatat, prokurorinë. Por në realitet ata dhunohen dhe askush nuk i mbron, flaken nga puna me pretekste të stisura dhe nuk e gjejnë dot të drejtën. Dhe shohin me zhgënjim demokracinë “për atë çka ajo është bërë në të vërtetë: pra një sistem i hapur dhe i kapshëm në teori, por faktikisht i sunduar nga pakica fanatike të organizuara mirë ose të pasura, të cilat sakrifikojnë të ardhmen që të mbrojnë interesat e tyre të tashme”. Me këtë degradim të politikës dhe ambicieve të saj duhen shpjeguar të gjitha rrënimet që vuan sot Shqipëria, rrënimin e mjedisit, e drejtësisë, e bujqësisë dhe industrisë, rrënimin e bilanceve të shtetit nga borxhet gjithnjë e më të larta, rrënimin e të drejtës publike nga korrupsioni. Të gjitha janë rrjedhojë e sakrifikimit deri edhe të së ardhmes së shoqërisë dhe natyrës për ambiciet mediokre të një grushti politikanësh dhe lobeve të lidhur me ta. Po cili është shpëtimi? Eshtë eliminimi i atij gabimi të bërë në fillesë të tranzicionit, është çlirimi i drejtësisë nga thonjtë e politikës, është ri-integrimi i praktikës së demokracisë me liberalizmin kushtetues, me ringritjen e institucioneve si drejtësia e pavarur dhe të atyre të shoqërisë civile. Misioni është shumë i vështirë, por jo i pamundur. Dhe sado i vështirë, është e vetmja rrugë për t‘u shpëtuar despotizmave që kërcënojnë nga horizonte tashmë shumë të afërt. Pa një rifillesë të tillë, demokracia do të mbetet një lëvozhgë e zbrazët, por njëherazi maskë “perëndimore” e një sistemi banditësh politikë dhe jo politikë, që ka për tipare “gërryerjen, manipulimin e lirisë dhe degradimin e jetesës së përbashkët”. Nga: Andrea STEFANI
JA SI FUNKSIONOJNË INSTITUCIONET E BASHKIMIT EUROPIAN KËSHILLI EUROPIAN Këshilli Europian lindi nga Samitet e Kryetarëve te Shteteve dhe te Qeverive te vendeve anëtare. Ne Samitin e Parisit te mbajtur ne dhjetor 1974, u vendos që këto takime te mbaheshin tri herë ne vit dhe te merrnin emrin Këshill Europian. Ne vitin 1987, Akti i Përbashkët Europian e bëri Këshillin Europian pjesë te strukturës institucionale te Komunitetit. Tashmë ai është pjesë e Bashkimit Europian. Kryetarët e Shteteve dhe te Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht te paktën dy herë ne vit. Ata shoqërohen nga Ministri i Jashtëm si dhe një Anëtar i Komisionit. Funksioni themelor i Këshillit Europian është përcaktimi i drejtimeve kryesore politike për integrimin Europian. Ai e realizon një gjë te tillë duke marrë vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Këshillin ose Përfaqësuesit e Shteteve Anëtare. Ne këtë mënyrë, Këshilli Europian ka drejtuar punën për bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpërdrejte te parlamentit si dhe një numër aplikimesh për aderim. PARLAMENTI EUROPIAN Origjina e Parlamentit Europian fillon ne vitet 50-te me traktatet themeluese. Parlamenti Europian përbëhet nga 730 deputete, te cilët zgjidhen me votim te drejtpërdrejte nga qytetarët e shteteve anëtare. Kjo do te thotë se Parlamenti Europian gëzon legjitimitet demokratik dhe se është i vetmi organ përfaqësues i qytetarëve te Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen një herë ne pesë vjet dhe te drejtën e votës e gëzon çdo qytetar europian që është regjistruar si votues. Për sa i përket zgjedhjes ne mënyrë te drejtpërdrejte, anëtarët e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janë përfaqësues te popujve te shteteve që bëjnë pjesë ne Komunitete”. Megjithatë, për një kohë te gjate ata kane qene delegate te shteteve anëtare dhe zgjidheshin sipas procedurave te veçanta nga secili shtet. Një mënyrë e tillë zgjedhjeje nuk siguronte përfaqësim te mjaftueshëm te grupeve opozitare te parlamenteve te shteteve anëtare, duke çuar kështu ne një “deficit demokratik”. Ne vitin 1976, Këshilli nxori një vendim lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesve ne Parlament me votim te përgjithshëm dhe direkt. Zgjedhjet e para te përgjithshme dhe te drejtpërdrejta janë mbajtur ne vitin 1979. Që prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik te 374 milionë qytetarëve te Bashkimit dhe ka përfaqësuar interesin e tyre ne marrëdhënie me institucionet e tjera te BE-së. Parlamenti Europian i zhvillon punimet e tij ne Francë, Belgjikë dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore, ne te cilat merr pjese çdo eurodeputet, zhvillohen ne Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Europian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe çdo takim plenar shtesë zhvillohet ne Bruksel, ndërsa Luksemburgu është qendra e administratës se Parlamentit (Sekretariati i Përgjithshëm). Parlamenti ushtron tri funksione themelore: 1. Ai ushtron pushtetin legjislativ ne bashkëpunim me Këshillin. Fakti që është një organ i zgjedhur ne mënyrë te drejtpërdrejte bën që Parlamenti te jete garanti kryesor i legjitimitetit te se drejtës europiane. 2. Këshilli i BE-së dhe Komisioni Europian janë te detyruara te kërkojnë mendimin e Parlamentit, përpara se te adoptojnë një akt legjislativ, sa herë që Traktatet e parashikojnë shprehimisht një gjë te tillë. Konsultime te tilla mund te jene edhe opsionale. 3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi te gjitha institucionet e BE-së, veçanërisht mbi Komisionin. Ai gëzon te drejtën për te pranuar ose refuzuar emërimin e Komisionerëve; mund te paraqesë mocion mosbesimi ndaj Komisionit ne tërësi dhe Komisioni është i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve te Parlamentit. Ai ushtron, ne bashkëpunim me Këshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-së, duke ndikuar kështu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gëzon te drejtën te miratojë ose te rrëzojë buxhetin ne tërësi. Veprimtaria e Parlamentit ndahet ne dy faza kryesore: 1. Përgatitja e sesioneve plenare. Kjo bëhet nga anëtaret e Parlamentit ne komisionet parlamentare te cilat janë te specializuara ne fusha te veçanta te aktivitetit te Bashkimit. Çështjet për debat diskutohen edhe nga grupet politike. 2. Sesionet plenare. Gjate këtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente përpara se te votoje tekstin ne përgjithësi. Ne veprimtarinë e Parlamentit Europian bëjnë pjese edhe “komunikimet” me Këshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatën ne bote. KËSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN Këshilli është organi kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Europian edhe Këshilli është krijuar nga dispozitat e traktateve gjate viteve ‘50. Ai përfaqëson shtetet anëtare dhe ne takimet e tij merr pjese një ministër nga secila prej qeverive te shteteve anëtare te BE-se, me varësi te natyrës se çështjeve qe do te diskutohen ne atë takim. Marrëdhëniet e Bashkimit Europian me pjesën tjetër te botes mbahen nga “Këshilli i Çështjeve te Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë”. Por një konfigurim i tille i Këshillit ka përgjegjësi te gjera edhe për çështje te politikes se përgjithshme, prandaj takimet e tij mund te ndiqen nga secili prej ministrave te qeverive te shteteve anëtare, sipas zgjedhjes se vete qeverive. Gjithsej ekzistojnë nëntë konfigurime te ndryshme te Këshillit: 1. Çështjet e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë 2. Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) 3.Drejtësia dhe Punët e Brendshme 4.Punësimi, Politikat Sociale, Shëndeti dhe Çështjet e Konsumatorit 5.Konkurrenca (Tregu i Brendshëm, Industria dhe Kërkimet) 6.Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia 7.Bujqësia dhe Peshkimi 8. Mjedisi 9. Edukimi, Rinia dhe Kultura Gjithsesi, Këshilli mbetet një institucion i vetëm. Secili prej ministrave ne Këshill gëzon plotfuqishmëri. Kjo do te thotë se, deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht te afta për te angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Me fjale te tjera, nënshkrimi i ministrit është nënshkrim i qeverise qe ai përfaqëson. Gjithashtu, çdo ministër i Këshillit është përgjegjës ndaj parlamentit te vendit te tij si dhe ndaj qytetareve qe ky parlament përfaqëson, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve te Këshillit. Këshilli ushtron gjashte funksione themelore: 1. Miraton normat komunitare. Ne disa fusha te caktuara, këtë pushtet ai e ushtron ne bashkëpunim me Parlamentin Europian. 2. Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike te shteteve anëtare. 3. Lidh marrëveshje ndërkombëtare, ne emër te Bashkimit Europian, me shtete ose organizata ndërkombëtare. 4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, se bashku me Parlamentin Europian. 5. Zhvillon Politiken e Jashtme dhe te Sigurisë se Përbashkët te Bashkimit, ne baze te direktivave te Këshillit Europian. 6. Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore te shteteve anëtare ne çështjet penale. Shumica e përgjegjësive te Këshillit kane te bëjnë me fusha te veprimit komunitar, ne te cilat shtetet anëtare kane hequr dore nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrës organeve te BE-se. Kjo fushe veprimi përbën “shtyllën e pare” te Bashkimit Europian. Megjithatë, dy funksionet e fundit kane te bëjnë me fusha ne te cilat shtetet anëtare nuk kane hequr dore nga sovraniteti i tyre, por thjesht kane pranuar te punojnë se bashku. Kjo quhet “bashkëpunim ndërqeveritar” dhe përfshin “shtyllën” e dyte dhe te trete te Bashkimit. Veprimtaria e Këshillit te BE-se është e organizuar si me poshtë: • COREPER. E gjithë puna e Këshillit përgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Përfaqësuesve te Përhershëm (COREPER), i cili përbehet nga përfaqësuesit e përhershëm ne Bruksel te te gjitha shteteve anëtare si dhe nga ndihmësit e tyre. Vete puna e COREPER-it përgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, te cilat përbëhen nga delegate te shteteve anëtare. • Presidenca e Këshillit. Secili prej shteteve anëtare kryeson takimet e tij për një periudhe gjashte mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative te Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndërmjet shteteve anëtare. • Sekretariati i Përgjithshëm. Ky është një organ ndihmës i Presidencës dhe ka për detyre te siguroje funksionimin normal te punimeve te Këshillit ne te gjitha nivelet. KOMISIONI EUROPIAN Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Europian ne tërësi. Ai përbën mekanizmin drejtues te BE-se. Komisioni Europian përbëhet nga 25 anëtarë te cilët emërohen një here ne pese vjet, pa kaluar 6 muaj nga data e zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Procedura e emërimit është e tille: • Qeveritë e shteteve anëtare bien dakord mbi emrin e personit qe do te drejtoje Komisionin për pese vjetet e ardhshëm. • Presidenti i Komisionit zgjedh, ne bashkëpunim me qeveritë e shteteve anëtare, anëtarët e tjerë te Komisionit. • Parlamenti Europian aprovon përbërjen e Komisionit te ri, ne tërësi. Ne rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshëm. Selia e Komisionit Europian është ne Bruksel, por ai ka një numër zyrash ne Luksemburg, përfaqësi ne te gjitha shtetet anëtare te BE-se si dhe delegacione ne disa prej kryeqyteteve te botes. Komisioni Europian ushtron katër funksione themelore: 1. Propozon aktet normative ne Parlament dhe ne Këshill; 2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin; 3. Është “gardiani” i Traktateve (se bashku me Gjykatën e Drejtësisë); 4. Përfaqëson Bashkimin Europian ne arenën ndërkombëtare. Vete Komisioni vendos fushën e veprimtarisë te secilit komisioner si dhe shpërndarjen e përgjegjësive ne rast se është e nevojshme. Stafi i Komisionit është i organizuar ne departamente, te njohura ndryshe edhe si “Drejtori te Përgjithshme”. Secila prej këtyre drejtorive është përgjegjëse për një fushe te veçante te aktivitetit te BE-se dhe kryesohet prej një Drejtori te Përgjithshëm, i cili është përgjegjës përpara njërit prej komisionarëve. GJYKATA EUROPIANE E DREJTËSISË Gjykata e Drejtësisë është krijuar ne vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Çelikut. Detyre e saj është te siguroje qe e drejta e BE-se te interpretohet dhe te zbatohet ne mënyrë uniforme ne te gjitha shtetet anëtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve te Bashkimit, personave fizike dhe juridike. Gjykata është e përbërë nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, duke siguruar, ne këtë mënyrë, përfaqësimin e sistemeve ligjore te te gjithë shteteve anëtare te BE-se. Gjykata ndihmohet nga 8 “avokate te përgjithshëm”, te cilët kane për detyre te japin mendimin e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet te jene te paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje te përbashkët te te gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund te ripërtërihet me një ose dy periudha te mëtejshme tre-vjeçare. Çështjet kryesore qe shtrohen për zgjidhje përpara Gjykatës: 1. kërkesa për gjykim paraprak; 2. procedimi për shkelje te detyrimeve qe rrjedhin nga traktatet; 3. procedimi për anulim te një vendimi; 4. procedimi për mosveprim. Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për te zgjidhur numrin e madh te çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t’u siguruar një mbrojtje me te mire ligjore qytetareve te Bashkimit, ne vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles se Pare”. Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri te caktuar çështjesh, ne mënyrë te veçantë te atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane te bëjnë me raste te konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve. Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga një President, te zgjedhur ndërmjet gjyqtareve për një mandat tre-vjeçar. Marion Gajda Student i shkencave politike dhe institucioneve Europiane-Itali
AMBSADORI D’ELIA ZGJEDH “REZIDENCE” VERIUN E SHQIPERISE Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia shenon emrin si diplomati i pare perendimor qe zgjedh rajonin e Veriut te Shqiperise si “rezidence” per thuajse nje jave. Nga data 5- 11 maj 2009, ambasadori D’ Elia eshte i pranishem ne territorin qe eshte juridiksion i Konsullates se Italise ne Shkoder dhe konkretisht ne rrethet e Lezhes, Shkodres, M.Madhe, Pukes, Tropojes, Mirdites etj. Ne takimin sensibilizues te organizuar me gazetaret konsulli i Italise ne Shkoder Stefano Marguccio ka thene se vizita eshte nje deshire e ambasadorit D’ Elia per tu njohur nga afer me territorin, me mundesite konkrete te zhvillimit dhe bashkepunimit dypalesh, por edhe me aktivitetin e bashkekombasve ne kete rajon. Me e vecante behet kjo vizite nisur edhe nga fakti se ambasadori shoqerohet nga familja e tij, nje pjese e stafit te Ambasades por edhe disa personalitete te tjera. Vizita startoi ne oren 10:00 te dites se marte 5 maj 2009 dhe mbyllet me 11 maj ne oren 18:00 ne Lezhe. Fillimisht, ambasadori ka zhvilluar nje takim me autoritetet lokale te Lezhes ne Bashkine e qytetit ku eshte takuar me kryebashkiakun Viktot Tusha, kryetarin e Qarkut Bardh Rica, kreun e Komisionit te Jashtem Parlamentar Prec Zogaj etj. Gjate takimit eshte diskutuar edhe per planin strategjik te zhvillimit te qytetit te lashte. Agjenda e ngjeshur ka vijuar me takime me klerike italiane te kryesuar nga ipeshkvi imzot Vitale, ne ndermarrjen e perbashket italo-shqiptare “EUROFISH” ku ishte i pranishem edhe pronati italian Rizzoli. Nje etape e rendesishme ishte edhe takimi me bleterritesit e Lezhes, ku u prezantua edhe programi i zhvillimit te “Kultures se Bletes” ne kete rajon, kontribut i Ministrise se Jashtme Italiane me nje vlere 480 mije euro. Ne qytetin e Shkodres vizita e ambasadorit D’ Elia ka nisur ne Fakultetin e Italianistikes se Universitetit “Luigj Gurakuqi” pasdreken e te martes. I shoqeruar nga konsulli Marguccio, ambasadori ka takuar pedagoge dhe studente te kesaj dege ku eshte diskutuar edhe per perfundimin e nje konvente mbi perkthimet organizuar nga Universiteti i Firences. Shume e vecante ka qene edhe mbremja e organizuar ne brigjet e liqenit te Shkodres, ide- surprize e konsullit Marguccio per ambasadorin, familjen e tij por edhe shume bashkekombas. Tingujt e muzikes se ofruar “Live” jane bashkuar me zerat e liqenit, duke krijuar nje ansambel shume te vecante, i permbyllur edhe me nje “bufe” tradicionale. E merkura e 6 majit ishte shume e ngjeshur me aktivitete, te cilat startuan ne oren 9:00 me nje vizite ne Shkollen e Mesme Dygjuheshe “Shejnaze Juka”, per te vazhduar me nje vizite ne shkollen e Jezuiteve “Pjeter Meshkalla” dhe ne shkollen “Maria Ndihmetare”. Gjate takimeve ambasadori D’Elia ka marre informacion ne lidhje me aktivitetin e shkollave qofte publike qofte private, eshte informuar gjithashtu edhe per bashkepunimin ne mes Italise dhe Shqiperise, duke patur si pikenisje te forte pikerisht keto shkolla qe vizitoi. Perurimi i Qendres Profesionale Bardhaj- Bleran, e cila vjen si kontribut i OJF-se “CELIM” me nje vlere 896 mije euro, ishte nje tjeter etape e rendesishme e vizites se ambasadorit diten e merkure. Ne prani te autoriteteve vendore dhe rajonale, ambasadori D’ Elia ka prere shiritin e perurimit te kesaj qendre, e cila tashme eshte kthyer ne pike referimi per te gjithe te rinjte, duke i mundesuar fitimin e nje profesioni- nje mundesi me shume per punesimin e tyre. Ndermarrja “Voice Star” qe ka punesuar deri tani rreth 200 te rinj e te reja ne Shkoder, kompani Call Center ka terhequr interesin e vizites se diplomatit, per te vazhduar me Spitalin Rajonal te Shkodres. Nje projekt me vlere 839 mije euro i implementuar nga OJF-ja “AISPO”, ka sjelle nje forcim te sistemit te Urgjences ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Gjate vizites ne zyren e projektit por edhe ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ambasadori D’Elia eshte njohur nga afer me projektin, me rezultatet konkrete dhe rezultatet e pritshme duke patur si referues shefin e projektit ne fjale Filip Vila dhe Federico Chiodi-n e “AISPO”-s. Ne nje takim te zhvilluar ne mjediset e BIS Banca, ambasadori i Italise eshte takuar me perfaqesues te Shoqates per Zhvillimin e Shqiperise se Veriut dhe njekohesisht edhe me idene e krijimit te Dhomes se Tregetise Italo- Shqiptare. Pasdreken e te merkures ka startuar edhe vizita ne M.Madhe me nje mbikqyrje te Zones Industriale te Koplikut, projekt i “AIIOA”, ku ambasadori eshte njohur nga afer me projektin, eshte takuar me kryebashkiakun Ramadan Lika dhe ka qene pjesemarres ne nje “bufe” te shtruar nga shoqata “AIIOA”. Pas konferences per shtyp te organizuar ne Konsullate me gazetaret, ambasadori ka marre pjese ne nje darke te shtruar per nder te tij nga sipermarresit e Shkodres ne restorantin “Idromeno”. Me 7 maj ambasadori D’Elia iu drejtua komunes ne Kelmendit dhe Shkrelit ne M. Madhe, ku u prezantua edhe projekti per zhvillimin rural te ketyre komunave, me nje vlere rreth 1,6 milion euro te implementuara nga OJF-ja “VIS- COL’OR”. Nje vizite ne Tamare ne zyrat e projektit, takimi me drejtuesit e pushtetit vendor te komunave te interesuara, me drejtorine e Pyjeve, perfaqesuesit e CARITAS-it te zones dhe organizata te ndryshme te perfshira ne projekt, i kane lene vendin nisjes per ne piken turistike te Vermoshit per te kaluar edhe naten ne strukturat e ngritura nga pader Sergio. Mengjesi i te premtes ka nisur me nje vizite ne luginen e Vermoshit, i shoqeruar edhe me nje mengjes te lehte dhe me degustimin e prodhimeve tipike lokale. Ambasadori D’Elia eshte mahnitur nga mrekullite e natyres se kesaj zone, nga ajri i paster por edhe njerezit mjaft bujare te Vermoshit. Pasdreken e te premtes, kreu i diplomacise italiane ne Shqiperi ishte ne qytetin e Rreshenit, kryeqender e rrethit te Mirdites. Pasi eshte pritur dhe takuar me autoritetet vendore dhe klerikale te qytetit, pas vizites ne disa qendra profesionale dhe formimi, ambasadori D’Elia eshte rikthyer ne Shkoder per te marre pjese ne nje darke te shtruar per nder te tij nga autoritetet vendore. Gjate dites se sotme, e shtune 9 maj, ambasadori dhe shoqeruesit e tij, gjendet ne Tropoje. Ne oret e para te mengjesit te dites se sotme, ata jane nisur drejt Komanit, per te marre tragetin e linjes i cili do ti shpjere deri ne Fierze. Pasi do te zbresin nga trageti, me makina do ti drejtohen lugines se lumit “Valbona” nje nga perlat e natyres shqiptare. Nata eshte parashikuar te kalohet pikerisht ketu ne kushtet e “agriturizmit”. Te dielen ne mengjes eshte parashikuar nje tur turistik- panoramik ne male, per te mberritur ne Theth dhe nje mengjes ne natyre. Pasdreken e dites se diele, do te behet nje vizite ne nje ferme te Pukes, ngritur dhe menaxhaur nga Don Giovanni Fiochi, e cila prodhon nga proshutat, sallamet, erezat, kerpurdhat, pijet etj. Te henen e 11 majit, eshte parashikuar nje vizite e shkollen agrare te Blinishtit, strukture e realizuar nga don Antonia Sharra, misionar nga Abruco me nje reputacion te padiskutueshem ne zone. Ne Vaun e Dejes ambasadori do te vizitoje shkollen e Formimit Profesional te realizuar nga Alvaro Ricci, nje artizan lacial qe ka hapur ne bashkepunim me Diocezen e Vau- Dejesit nje shkolle te formimit per ndermarrje me te rinjte e zones. Ishulli i Shurdhahut dhe zbulimet arkeologjike atje do te jene nje tjeter terheqje per ambasadorin, i cili do te njihet nga afer me punen e bere nga studente te Poliklinikut te Barit. Ne kete ambjent, te pranishmit do te shijojne edhe nje “piknik” ne natyre. Ne Shengjin delegacioni do te ndalohet ne ndermarrjen per perpunimin e peshkut “Poseidon”, bashkepunim italo- shqiptar, ku ambasadori D’Elia do te takohet me administratorin Scermino dhe me kryebashkiakun e Shengjinit. Turi i takimeve te delegacionit te kryesuar nga ambasadori Saba D’Elia ne Veriun e Shqiperise, do te perfundoje me prezantimin e dy projekteve ne Lezhe. Projekti i pare per njohjen dhe formimin e migranteve te rikthyer ne Veri te Shqiperise te implementuar nga OFJ-ja “IPSIA- CARITAS” me nje vlere rreth 873 mije euro. Projekti i dyte eshte ai i forcimit te sherbimeve sociale- edukative per promovimin shoqeror dhe kulturor dhe pergatitjen per pune te te rinjeve ne Lezhe, i menaxhuar nga OJF-ja “VIDES- LABor MUNDI”, me nje vlere 489 mije euro. Vizita e ambasadorit D’Elia tregon vijimesine e vemendjes se shtetit dhe qeverise italiane ndaj Veriut te Shqiperise. Nuk ishte rastesi qe vetem nje muaj nga emerimi, ambasadori D’Elia zhvilloi ne Shkoder viziten e pare jashte Tiranes, ndersa tani qendron ne territor bashke me familjen per rreth 1 jave. Vemendje e Italise ne Veriun e vendit eshte perqendruar ne zbutjen e varferise por edhe formimin e te rinjeve drejt tregut te punes. Gjate vizites u konstatua se vemendja eshte perqendruar ne 4 sektore kryesore: social- edukative, social- shendetesor, mjedisin dhe zhvillimin rural e migrimin. Ne brendesi te ketyre 4 sektoreve jane prezente 13 projekte, me nje vlere me shume se 11 milion euro. Per te krijuar nje ide per perkushtimin italian dhe rezultatet e arritura, vlen te permendet se 11 nga 13 projektet e paraqitura, jane miratuar tashme. Blerti DELIJA
VERMOSHI,MREKULLIA E “VIRGJER” KLIMATERIKE E ALPEVE SHQIPTARE Dje kreu i diplomaciesë italiane në Shqipëri Saba D`Elia, konsulli Stefano Marguccio, presidenti i A.I.I.O.A. Giovanni Degennaro, drejtuesi i bankës italiane di Sviluppo Alessandro Limata , ishin në Tamare, Sot do jenë në Vermosh ndaj ne po i kushtojmë vëmëndje kësaj zone me perspektiva zhvillimi me interest ë dyanshëm jo vetëm ekonomik. Vermoshi eshte nje nder mrekullit natyrore e klimaterike ,qe Hyji e krijoj ne trojet Ilire (te Malesise Madhe) qe ne agimin e jetes…Vermoshi i ngjan nje amfiteateri te madh natyrore qe i ka te gjitha resurset per te qene i tille : Ka fushen e saj te veshur me barin e bimesin natyrale qe te mrekullon syrin,e shpesh quhet “ari i gjelbert” (kjo eshte lugina e Vermoshit qe ndahet permes nga lumi me te njejtin emer). Ka dy “Tribunat “ e medha qe jane : Ne Veri kurrizi malor i Marlules ,dhe ne Jug Kurrizi malor i Viles , edhe keto te veshura me pyje e bimsi te shumllojeshme..Si dhe karakterizohet nga nje klime e fresket me ajer te paster ,qe e shijon cdo njeri qe kerkon te KLIMA ne Vermosh eshte disi me e vecante se e Kelmendit ne pergjithsi. Kelmendi perfshihet ne zonen mesdhetare ,malore-veriore ,ndersa Vermoshi merr nuanca kontinentale malore ,me nje dimer..shume te ftohte dhe vere .. mjafte te fresket,per shkak te te ndikimit te ajrit kontinental nepermjet grykdaljes se pellgut nga lindja ,te lartesise se madhe mbi dete dhe te mbuleses se dendur me pyje… Mesatarja e janarit si muaji me i ftohte ne Vermosh eshte rreth – 3 grad celcius ,ndersa temperatura me e larte ne muajt e Veres sillet rreth 12 – 16 grad celcius…Rreshjet ne Vermosh (ne lugine) kapin mesataren vjetore rreth 2021.7 mm ,ndersa ne male rreshjet kane nje shifer shume me te larte qe sillet nga 2500 – 3500 mm ne vite (Kol Progni ,”Kelmendi’ monografi ,fq.30-31).Sic shihet edhe vete sasia e madhe e rreshjeve ne male (rreth lugines se Vermoshit) ne muajt e Veres influencon qe ne kete zone te kemi nje temperature te fresket gjate muajve te nxehte , duke krijuar nje mikroklim me vlera per kete treve (klimaterike) ,ende te “Virgjer”. TE DHENA HISTORIKE .. Vermoshi sipas shume studiuesve ,ka qene nje vend jo i perhershem banimi , por vetem bjeshke verimi per banoret e vendbanimeve te Kelmendit , e vecanarisht te atyre te Selces…Madje nje studiues shqiptare (ne dekadat e para te shekullit XX) shkruante se: Vermoshi ishte me e bukura Bjeshke..e Selces …shtrihet ne nje lugine fushore me ara e livadhe ,nje lum e pershkon per se gjati… Per me i dale ne fund e ne krye behet nje ore e gjysem..(At Gjon Karma ,NDER MALET TONA ..fq.237.).Por ka edhe nga ata qe mendojne se Vermoshi ka qene i banuar edhe para pushtimit turk ,por klima e ftohte i detyroi banoret te largohen per ne Kosove . Ky mendim gjen mbeshtetje vetem ne disa varreza te paidentifikuara ne Velipoj (te Vermoshit) .Kurse banoret e sotem kane ardhur nga Selca. Ne vitin 1890 njihet dimerimi i pare i nje familje , e cila doli ne Vermosh per aresye shendetsore ,dhe nuk u kthye me ,pasi gjendja e saj u permirsua. Ne vitin 1895 fshati kishte 12 shtepi , me 1909 behet kryeqendra e bajrakut te Selces . Gjate qeverisjes se Ahmet Zogut Vermoshi arrine ne 35 shtepi..(Kol Progni , po aty ,fq.92). Per kete Perle klimaterike te alpeve shqiptare kane shkruar edhe shume studiues te huaj ,ku ne po shkepusim vetem nje fragment nga studiuesi italian Fulvio Kordinjano , i cili nder te tjera do te shkruante : “..Vermoshi ka qene vecse nje vend kullotash ,pothuajse 1000 metra mbi nivelin e detit …Lugina e Vermoshit eshte nje nga me te bukurat dhe me te shendetshmet e Shqiperise se Eperme , e rrethuar nga dy faqe mali te medha Alpine ,te cilat mbulohen nga pyje ahu e bredhi shume te bukura. Lugina te shpie ne Lugun e Gucinjes ,prej se ciles ndahet nga qafa e Vjedernikut. Mund te thuhet se Vermoshi eshte Kurora mbreterore e Shqiperise.. Gjithmon ka qene molle sherri me sllavin qe e ka pasur ne kufi dhe kerkonte t’ia vidhte ,gje qe do te thoshte te lije Shqiperine pa Xhevahirin e saj me te bukur..” (F.Cordignano ,”SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve te misionarit te madh At Domenico Pazi (1847 – 1914 ,pj.II ,fq.88.) Emri i Vermoshit eshte disi i vone ,pasi ai nuk gjindet ne regjistrat e kadastres se viteve 1416-1417 (te Venedikut) , e as ne ato te viteve 1485 ,1582 (te Otomaneve) ,madje mendohet se emri i Vermoshit ka lidhje me fjalen VERIM , pasi keto troje kane qene vende ku kalohej Vera e banoreve te Selces e tjer . Gjithashtu duke par se kjo bjeshke sjellte shendet per te gjitha moshat qe veronin ketu ,fjales VERIM nder mote ju shtua fjala tjeter MOSHE…gje qe ka sjelle deri ne ditet tona toponimin Vermosh, me prejardhje te paster shqiptare.. Vermoshi sot ne fillimet e shekullit XXI eshte fshati me i banuar i Kelmendit . Sipas zyres se gjendjes civile (janar 2009) Vermoshi ka 1460 banore. Vlen te kujtohet se vet Treva , Mali apo Bajraku i Kelmendit eshte nje mrekulli natyrore , e “kombinuar” me mrekullit njerzore ,te banoreve autokton qe popullojne keto troje. Ne Kelmend gjen gojdhena e studime per lidhjen e emrit te treves me Shen Klementin ,me Keshtjellen Klementiana e tjere qe duan nje studim te vecant,e deri tek ajo cfare shkruan nje studiues francez qe prejardhjen e emrit te Kelmendit e mendon se vjen nga nje burre i njohur ne histori si KOLE MENDI ,ose Kola i mencur… (Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise Eperme ose i Gegerise , fq.176.). Kelmendi ka qene nje Cerdhe e pamposhtur lirie ,ku zogjte e shqipes gjeten strehen e tyre te perhershme ne vitet e luftrave e kryengritjeve qe nuk ju ndane kesaje toke per rreth dy-mije vite..Dhe kete e pershkruan mrekullisht Ipeshkevi famemadh Pjeter Bogdani ne nje relacion qe i dergonte Selise Shenjte (Rome) ne vitin 1685, ku nder te tjera shkruante: “..Kelmendi eshte nje keshtjelle natyrore ,me nje popullsi monolite nga tre pikpamje : banoret e tij jane te gjithe shqiptare,te gjithe katolike dhe te gjithe luftetare…” Si simbol te kesaje qendrese heroike mund te kujtojme Noren e Kelmendit , qe thuhet se vrau ne cadren e tij Pashain turk. Pastaj vijojme me trimin legjendare Mem Smajlin (1790 -1860), i cili ishte barrikada e e pa kalueshme e fqinjeve shoven-sllav , qe kerkonin te grabisnin bjeshket e Vermoshit. Ky mbrojtes i trojeve shqiptare jo vetem sa ishte gjall ,por edhe pas vdekjes ishte tmerri i sllaveve grabitqare (serbo-malazez),aq sa deri vone ne Mal te Zi i “kendohej” kenga : “ Lumi ti o zogu i malit / Qe nuk po e dron Memin e Smajlit / Memi i Smajlit ba me t’pa / Fluturim kishte me t’vra …” Varri i ketij trimi legjendar gjindet e nderohet edhe sot ne Bjeshket e Pojanices (Vermosh) ,pasi ketu ishte varrosur sipas amanetit te tij ,qe edhe i vdekur do te “cohej” nga varri per tu dalur zot ketyre trojeve… Ne Vermosh qe nga viti 1993 gjindet e rindertuar shtepia – muze e piramides “gjalle” te kufijeve shqiptare Prek Cali .Ky atdhetare i flakte njihej nder mote edhe nga Kralnit e Europes ,pasi ishte pikrisht ,urtesia ,trimeria dhe guximi i Prek Calit qe bene te mundur mbrojtjen e Vermoshit, Kelmendit e me gjere nga grabitja e fqinjeve Sllav, ne vitet e trishta te 1913- 1926 ,kur mjerisht “hije” te Europes plake ishin ne krah te sllaveve jabanxhi , e jo shqiptareve vendali (autokton). Prek Cali ishte nder te paret qe dha edhe kushtrimin se komunizmi ne trojet tona dhe te Europes po vinte si nje pushtues e shkaterrues i vlerave mijera- vjecare te besimit e qytetrimit perendimore.. Komunizmi i pa Fe dhe Atdhe e pushkatoi Prek Calin (1945), si mijera nacionalist e patriot te tjer shqiptar , qe “rilinden” ne perjetsi pas vitit 1991 , kur edhe u rrezua pertok ne perjetsi sistemi Komunist…Duke kaluar per ne Vermosh (pak pa arritur ne qender te komunes Tamare ) cdo vizitor mund te shikojne nje Ure me nje histori rreth 500 vjecare (Ura e Tamares ). Ne Tamare gjindet memoriali per te gjithe emrat e heronjeve te demokracise ,qe u ndeshen me kulshedren komuniste …Ne Selc (bri rruge) ne vendin e quajtur Suka e Mkushit gjindet nje memorial i vecant me emrat e trimave nacionalist qe rane per binomin Fe dhe Atdhe ne fushen e betejes kunder pushtuesve shekullore Otoman me 25 perill 1911..Ne Qender te Vermoshit ( ne Varret familjare) gjinden te skalitur varre me emrat e nacionalisteve qe dhane jeten ne lufte e perpjekje me diktaturen komuniste… E tjer. MREKULLI NATYRORE… Lumi i Vermoshit me gjatsi 20.7 km ,me nje shtrirje interesant nga Perendimi ne Lindje , me nje shtrat te ceket dhe pjerresi 2.3 grad. Mendohet se ky lum ka “mbire” von ne keto troje dhe perbehet nga shume deg-burime. Ne peisazhin natyror te Vermoshit dallohen edhe Lugu i “varur” i Skropatushes ,Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutiroges ,shkembinjte e rrudhosur gjate rruges per ne Lepush ,Shpella Karstike e Jacices ,Lugu i Lerthit , i Viles ,lugu i Niles e tj…(K.Progni ,po aty fq.90.) Vermoshi ne pergjithsi eshte nje vend ku ka shume burime (gurra apo kroje) te ujit te pijshem me vlera e cilesi te mrekullueshme qe nuk shterrojne kurre. Shume nga keto burime uji kane ardhur deri ne ditet tona si homonime (me emra njerzish apo fisesh), e tjer. Te gjitha keto burime uji jane te mrekullushme ,por ne po dallojme vetem dy ,per vecorit e paperseristeshme te “epiteteve” qe trashigojne : Gurra e Smutiroges qe ka uje te shendetshem per Femrat dhe Gurra e Seferces me ujin e shendetshem per Burrat…Per keto dy burime uji sot thuhet se jane pije energjike natyrale shume me te vlefshme se ato industriale ,jane nje RED – BULL qe lum kush e shijon… Te gjitha ata qe do te kene fatin te verojne ne Vermosh ,kane mundesi te behen “protagonist” per te pare e shijuar nje eveniment artistik e kulturore te trashiguar prej shekujsh nga treva e Kelmendit , i njohur ne histori me emrin ”LOGU I BJESHKEVE”. Ky eveniment me karakter te theksuar festiv zhvillohet ne vendin e quajtur “Qafa e Perdelecit” (fshati Lepushe ,perla e alpeve shqiptare), jo shume larg Vermoshit. Sot ne Qaf te Perdelecit ka njefare infrastrukture. Dikur ky vend ka sherbyer edhe per kuvendet e mbare kelmendasve e me gjere. Qafa e Perdelecit nder shekuj ka qene edhe vendi i festimit te pervitshem te festes fetare Shna Prendes,ku me kete rast eshte kenduar , kercyer ,jane zhvilluar lojra popullore e tjere. Mbasi ky eveniment eshte zhvilluar gjithnje ne gjysmen e dyte te muajit gusht ,kur afrohej edhe fundi i verimit te pervjetshem ne bjeshke eshte quajtur “Logu i Bjeshkeve”. Veshja e burrave dhe grave ka qene gjithnje me kostume kombetare. Gjate manifestime nder mote filloi edhe konkurimi per kostumet dhe bukurin e femrave e meshkujve qe merrnin pjese ne Logun e Bjeshkeve..Ne ditet e sotme ky manifestim ka fituar shume elemente te qytetrimit bashkohore perendimore ,ku me i spikaturi eshte momenti i perzgjedhjes se bukurise se Logut te Bjeshkeve qe tashma njihet me “emrin” MIS BJESHKA….Por pa humbur vlerat e vecanta te antikes.. Per te gjitha ata qe duan te gjejne edhe prehje shpirterore tek Besimi Kristian ne Vermosh qe nga viti 1996 eshte ndertuar nje kish mjafte e bukur e moderne qe i kushtohet Shen Gjon Pagezuesit… Ne Vermosh cdo vizitor gjene mikpritjen e bujarin e pa cenuar nga koherat. Gjene produkte orgjinale – blgtorale si ; mishin e fresket , qumshtin me nenproduktet e tij , kosin ,djadhin ,gjalpin e tjer.Gjene produkte bujqesore te njohura si Pataten e Vermoshit e deri Rakin e Kumbulles. Per turistet apo vizitoret gjuetare ,Vermoshi eshte nje park natyrore gjuetie i pasur me kafshe e shpend te egra nga me te ndryshmet. Gjithashtu edhe adhuruesit e bimesis apo botonistet ,ne Vermosh e me gjer mund te gjejne bime te shumta per nga llojet , bukuria e vlerat qofshin edhe ato kurative… Vermoshi si vend klimaterike e turistik eshte i virgjer ,e kete virgjeri ja ka “ruajtur”disi edhe infrastruktura rrugore (e pa asfaltuar) ,mungesa e sinjalit te telefonis (fikse apo celulare)… Aktualisht ne Vermosh nuk ka nje rrjet hotelesh apo vilash te ndertuara per turist apo pushues . Por banoret vendas kane krijuar kushte qe te presin pushues apo turist te ndryshem per periudhen e veres,qe me gjuhen e sotme quhet “Turizem Familjare”. Gjithashtu kujtojme se ne Vermosh e per-rreth ekziston edhe mundesia e zhvillimit te aktiviteteve te tjera si alpinizem , Ski (ne dimer) e tjer… NDUE BACAJ
AMBASADORI D’ELIA VIZITON RADOFARMA-N Nuk ishte parashikuar ne agjenden e parapergatitur te turit verior te ambasadorit te Italise ne Tirane Saba D’Elia, por natyrisht nuk do ti shpetonte interesit te tij investimi me i fundit dhe serish shume i suksesshem i bisnesmenit Paulin Radovani- RADOFARMA Veterinare. I shoqeruar nga konsulli i Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, ambasadori D’Elia dhe delegacioni qe e shoqeronte, jane pritur nga presidenti i RADOFARMA Paulin Radovani. Pas fjaleve te mireseardhjes, Radovani i ka shoqeruar miqte e nderuar ne mjediset e sapoperfunduara te RADOFARMA Veterinare, duke i njohur njekohesisht edhe me teknologjine e instaluar, proceset e ndryshme te punes, per te kulmuar tek produkti perfundimtar. Radovani i ka treguar ambasadorit D’Elia per synimet e tij afatshkurtra por edhe ato afatgjata per te zgjeruar vazhdimisht aktivitetin, duke mundesuar qe te gjitha medikamentet veterinare te sigurohen nga fermeret ne Shqiperi, pa patur nevoje ti presin te vijne nga jashte. Pervec cilesise se garantuar, profesionalizmit te stafit te mbikqyrur nga specialistet me te mire vendas dhe te huaj, RADOFARMA Veterinare ofron edhe cmime shume konkurruese me efekte kurative te medikamenteve ne nivelet me te larta. Nga ana e tij, ambasadori D’Elia por edhe delegacioni qe e shoqeronte, kane mbetur te impresionuar nga investimi me i ri i bisnesmenit Radovani. Ambasadori ka vleresuar ambicjen perhere ne rritje te presidentit te RADOFARMA, i cili po provon rruge te reja investimi, por qe po rezultojne te suksesshme jo vetem per Radovanin, por edhe kategorite e interesuara direkt apo indirekt nga aktivitetet e tij. Vemendja e shtetit, qeverise por edhe shoqatave te ndryshme, eshte fokusuar fort ne Veriun e Shqiperise, ka thene ambasadori D’Elia dhe natyrshem, shembuj suksesi si RADOFARMA duhet te mbeshteten fuqishem si promotor te zhvillimit te qendrueshem te “vendit te shqiponjave”. Ambasadori italian ka siguruar presidentin Radovani se do te beje te gjitha perpjekjet qe mbeshtetje e investimit tek RADOFARMA te jete e sigurte dhe e shpejte, duke mundesuar ecjen paralel me bisnese te kesaj natyre ne mbare Evropen e me gjere. Ambasadori dhe delegacioni qe e shoqeronte, ka pare nga afer edhe investimet e tjera te bisnesmenit Radovani, sic eshte kompania e mirenjohur “Berttoni” e cila tashme eshte kthyer ne simbol te bashkepunimit te suksesshem shqiptaro- italian ne Shqiperi e eme gjere. Sokol PEPUSHAJ
URA E TAMARES Ne komunen Kelmend ,apo me sakte ne qendren e sotme te kesaj komune ne Tamare , gjindet nje Ure me emertimin Ura e Tamares . Kjo veper qytetrimi e zhvillimi eshte e ndertuar mbi lumin Cem te Vuklit ,ne nje distanc rreth 75 metra me perpara se te bashkohet me degen tjeter te lumit (Cem ),Cemin e Selces. Gojdhenat qe qarkullojn edhe sot tregojne per nje ndertim disi te vonshem te kesaje Ure . Keto gojdhena na cojne rreth vitit 1775 ,kur Bushatelinjet drejtonin Pashallekun e Shkodres,ku bente pjese edhe zona e Kelmendit..Ndertimi apo rindertimi modern i Ures i kushtohet nje gruaje me emrin Tamara qe thuhet se ishte bashkeshortja e Pashait te Shkodres (mendohet e Karamahmut Pash Bushatliut). Ne ato kohe thuhet se ura mbi lumin Cem ishte shume e dobët, gje e cila sillte shkaterrimin e her-pas- hershem te kesaje ure nga rreshjet dhe ujerat e rrembyeshme te lumit. Nje rast i till i shkaterrimit te ures kishte ndodhur kur gruaja e Bushatliut te sipercituar po kthehej nga gjinia e saj , thuhet nga Mali i Zi ( por ne mendojme se gruaja me emrin Tamara ishte nga trojet etnike shqiptare te Gucise) . Deri sa u “rindertua” me mjete rrethanore ura mbi Cemin e Vuklit , gruas te bushatliut ju desht te presin disa dite..Kjo vones kishte merzitur Tamaren dhe bashkeshortin e saj. Tamara me tu kthyer ne Shkoder nderhyri tek i shoqi (Pashai i Shkodres) i cili siguroi fondet per ndertimin e Ures .Kur perfundoi se ndertuari Ura ,per nder te gruas qe beri te mundur kete ndertim, ju dha emri “URA E TAMARES “..Ne gojedhene thuhet se kete emer e mori edhe Vendi ,qe nder shekuj kishte sherbyer me Hanet e tij si “qender” pushimi per rrugetaret qe donin te kalonin nga Shkodra e me gjere per ne trojet e tjera te Shqiperise Etnike si ne Guci ,Plave e me tej. Per gojdhenen e me siperme ka shkruar edhe gjeografi i njohur Kol Progni ne librin e tij “KELMENDI”,fq.102-103. Emri Tamara u trashigua edhe ne fillimet e shekullit XX ,kur Tamara u be fshat , dhe ne vitin 1935 me nje vendim te Qeverise se Mbreterise Shqiptare ju dha emrtimi administrativ ; qender e komunes Kelmend. Ura e Tamares eshte e bukur dhe mjaft komode. Ajo ka dy qemer. Qemeri i madh eshte me 13 metra hapsire drite, ndersa qemeri i vogel ndodhet ne krahun e djathte. Mbi Ure jane hellur shtresa betoni ,qe kane lehtesuar kalimin e mjeteve te ndryshme.. Duke mos u mjaftuar vetem me gojdhena per historin e Ures se Tamares , ne po i “drejtohemi” studiuesit nga Bosnja LOVRO MIHACEVIQ , i cili per shume vite ka qene edhe famulltare ne trojet e Malesise Madhe e me gjere. Disa nga studimet e tija me karakter historik dhe etnografik jane te botuara ne librin me titull :“NEPER SHQIPERI “ 1883-1907..Ne faqen 20 te librit nder te tjera shkruan : “..Ura e Tamares … eshte prej guri e mjaft e ngushte , e gjate eshte pesedhjet hapa . Me konstruksionin e vet tregon se vjen nga shekulli XV ose XVI ,nga koha kur venedikasit kalonin me karvanet tregtare neper kete rruge ,nga Shkodra e Tivari per ne Guci ,Plave ,Pej e Shkup. Rruga prej ne Ure te Tamares e deri ne famulline e Vuklit eshte shkembe e shkrepa te gjalle…” Studiuesi Mihaceviq nuk shkruan gje per prejardhjen e emrit te ures… Per emrin “Tamara” studiuesi dhe albanologu bullgare Vladimir I. Georgiev ,shkruan se shte emer vendi me origjine ILIRE ,ndonse ne kumtesen e tij lexohet Tomara e jo Tamara…( Iliret dhe Fqinjet e tyre ,Kuvendi i Studimeve Ilire 15- 20 shtatore 1972 ,botim i Institutit te historise te Akademise shkencave te RPSH ,fq.55.). Natyrisht kjo Ure nder mote ka pesuar ndryshime te koheve ,duke ju pershtatur nevojave te udhetimit ,jo si dikur me mushq ,kuaj ,qerre ,karroca e tjer ,por me automjete moderne sic i shohim edhe sot . Me emrin e kesaj Ure jane te lidhura shume ngjarje e data te historise se Kelmendasve ,por ne po kujtojme vetem DY : Betejen antiotomane te vitit 1911 (qe ne histori njihet si beteja te Ura e Tamares), dhe luften mbrojtese apo rezistencen antikomuniste te Kelmendit ,qe e ka fillesen prane kesaje Ure ne fillim te vitit 1945, qe shpesh ne histori shkruhet “Lufta e Tamares” e tjer. Gjithsesi Ura e Tamares si te gjitha veprat ndertimore shumeshekullore u eshte neneshtruar rikonstruksioneve te nevojshme nder mote, duke i ndryshuar disi pamjen per mire ,por keto rikonstruksione nuk i kane ndryshuar trashigimin e vlerave te zhvillimit e qytetrimit ,qe rrezaton ne historine shumeshekullore te Kelmendit e me gjere. Ndue Bacaj
PËRTEJ KARRIGEVE TË POLITIKANËVE RRI KRIZA EKONOMIKE Përtej të përditshmes së ngarkuar me presionin gjithëplanësh të politikës në vend në prag të zgjedhjeve parlamentare, situata ekonomike rreh pulsin real të qytetarëve. Dyndja e informacioneve nga fusha e financave dhe paqartësia e tyre shtojnë dilemat nëse do të përmirësohet situata apo do të precipitojë në dhembje të fortë që mund të shkaktojnë rënie drastike të nivelit të jetesës. Optimizimi i ministrit Bode, i cili parashikoi këto ditë një rritje vjetore prej 4-5 % të ekonomisë në vend u shoqërua me raportin e FMN-së që e ul në dhjetë herë më pak këtë shifër, ndërkohë që askujt nuk i interesojnë shifrat, por vetëm xhepat. Në rrëmujën e lojës statistikore, matricat qytetare koorninojnë raportin se sa fusim dhe sa nxjerrim nga xhepi. Të gjithë ankohen në këtë periudhë dhe sinjalet kryesore nuk vijnë vetëm nga buxhetorët, por edhe nga biznesi. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të institucionalizojë një tryezë të përbashkët qeveri-biznes për të paraprirë efektet negative të krizës. Është e qartë se hapja e ekonomisë sonë, orientimi i shkëmbimeve tregtare me vendet që janë në krizë natyrisht që ka efekte të reflektimit të saj. Biznesi nuk mund të jetë më i qetë kur sheh se bankat janë gjithnjë e më dorështrënguara në kreditimin e biznesit, kur tregut ka filluar t’i mungojë likuiditeti, apo kur remitancat që janë burim konsumi dhe investimi kryesisht për biznesin e vogël, po bien. Të gjitha këto argumenta kanë një arsyetim të justifikuar dhe nuk mund të konceptohet lënia mënjanë e interesit të biznesit në këtë kohë. Është për tu marrë në konsideratë dhe shumë seriozisht raporti i fundit i Bankës Botërore që e vendos Shqipërinë në listën e vendeve që do të varfërohen veçanërisht shumë nga rritja e papunësisë mes emigrantëve. Bashkë me Moldavinë dhe Taxhikistanin, vendi ynë numëron 1.2 milionë të punësuar jashtë dhe gati 400 mijë vetë të punësuar brenda vendit. Ulja e remitancave me rreth 473 milionë euro janë të ardhura që u mungojnë shqiptarëve dhe sipas studimit më shumë rëndojnë tek të varfërit. Një nga sugjerimet e ekspertëvë për zbutjen e pasojave është përqëndrimi në ruajtjen e vendeve të punës, mbrojtjen e njerëzve dhe stabilizimin e sektorit financiar. Sipas të dhënave të fundit, shqiptarët që jetojnë nën minimumin jetik janë pakësuar nga 1 milion vetë në vitin 1998 në 373 mijë në vitin 2008, sipas të dhënave zyrtare. Por një pjesë e konsiderueshme prej tyre, mund të kthehen në statusin e të varfrit brenda dy viteve të ardhshme. Në këtë kuadër, ndërkombëtarët vlerësojnë se brenda vitit 2010, për fat të keq, rreth 35 milionë njerëz do të rikthehen në statusin e të varfrit dhe të dobëtit. Kjo është një krizë njerëzore që po rritet pa zhurmë, e mbytur nga lajmet për krizën financiare dhe ekonomike botërore. Problemi më i madh është se, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kriza ka gjasa që të prekë jo vetëm rritjen ekonomike të dy viteve të ardhshme, por edhe potencialin e rritjes ekonomike në terma afatgjatë në rajon. Më shumë se një e treta e njerëzve që dolën nga varfëria gjatë dhjetë viteve të fundit, rrezikon të kthehet sërish nën minimumin jetik, si pasojë e krizës aktuale ekonomike në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qëndrore. Në anketën e fundit të Zërit të Amerikës, u vu re se shqiptarët e përjetojnë krizën. Pyetjes: “A mendoni se kriza financiare do ndikojë në vendin tuaj?, 80 % e të anketuarve iu përgjigjën PO, ndërsa 20 % iu përgjigjën negativisht. Kriza ekonomike globale natyrisht që ndikon në ngjarjet e jashtme botërore, por mundet të thuhet me plot gojën se ka hyrë edhe në Shqipëri. Kjo vihet re që në kursin e këmbimit valutor, në çmimet e banesave dhe madje në artikujt ushqimorë më jetikë. Shqipëria po e përjeton furtunën e këtyre kohëve të turbullta, ndonëse ka një inflacion të ulët. Në këto rrethana, pyetjes nëse e ndiejmë ose jo krizën ekonomike, dikush mund t’i përgjigjes që gjatë gjithë kohës ne kemi qenë në krizë, por kjo e tanishmja është sfumuar me lezet për të mos frikësuar shqiptarët, të cilët de-fakto e pranojnë krizën, ndërsa institucionet de-jure nuk e kanë shpallur atë. Jemi në vit elektoral dhe është e kuptueshme që qeveria s’mund të bëjë gabime të kësaj natyre, por për të treguar sukseset rrit pagat dhe pensionet. Çështja është çfarë do të ndodhë pas 28 qershorit. I. Koti
SI U HAPËN DOSJET SEKRETE NË EUROPËN LINDORE? Shqipëria ka kohë që debaton për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste. Këshilli i Europës ka bërë kritika të ashpra për ligjin tashmë të rrëzuar edhe nga GJYKATA KUSHTETUESE . Ligji i kaluar me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca, sipas ndërkombëtarëve kishte implikime serioze kushtetuese. Në të vërtetë, prekeshin prokurorët dhe hetuesit e ngjarjes së Gërdecit, por jo ish ministri i mbrojtjes Mediu që është në gjykim për tragjedinë që erdhi si pasojë e aferës së trafikimit të armëve dhe ku humbën jetën 26 persona e u plagosën mbi 300 të tjerë. Gjithsesi, legjislatura e pas 28 qershorit do jetë e detyruar të hartoi ligjin për hapjen e arkivave sekretë. Ish vëndet komuniste i kanë hapur tashmë dosjet. Më poshtë po përmbledhim format se si kanë vepruar ato. BULLGARIA Në dhjetor 2006, parlamenti i Bullgarisë kaloi një ligj për të hapur arkivat e shërbimeve të saj sekrete dhe për të zbardhur të vërtetën mbi shërbimin tashmë të shpërbërë, Darzhavna Sigurnost, një prej shërbimeve më famëkeqe sekrete të Luftës së Ftohtë. Sipas ligjit, publiku lejohet që të shohë dosjet. Disa dosje mbeten sekrete për publikun, për “arsye të sigurisë kombëtare”. ISH ÇEKOSLLAVAKIA Në vitin 2003 Republika Çeke botoi listën e personave që kanë bashkëpnuar me policinë sekrete të kohës së komunizmit, StB. Një listë me emrat e rreth 160 mijë të personave të pretenduar si bashkëpunëtorë, u bënë publike një dekadë përpara nga ish dezidenti Petr Cibulka, që tha atëherë si i kishte marrë informacionet prej një burimi që kishte mundësi të shihte dosjet e StB-së. Sllovakia hapi mijëra dosje sekrete të StB-së në nëntor 2004. Këto dosje përmbanin emrat e më shumë se 21 mijë vetëve, ku përfshihen informatorë dhe dizidentë të pretenduar, datojnë në mesin e viteve 1950. GJERMANIA Pas ribashkimit, Gjermania kaloi një ligj në vitin 1991 për hapjen e arkivave të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, Stasi. Ligji për Dosjet e Stasi-t, i mbrojti ato nga shkatërrimi dhe mundësoi hapjen e tyre graduale. Çdo shtetas ka të drejtën të inspektojë dosjet personale dhe të gjejë se deri në çfarë mase Stasi ka ndikuar në jetën e tij. Më shumë se dymilion njerëz i kanë inspektuar dosjet e tyre. HUNGARIA Në vitin 2003 një ligj u mundësoi individëve që të shikonin dosjet e tyre të hartuara nga policia sekrete e kohës së komunizmit, për t’u krijuar mundësi viktimave që të shikonin se kush i kishte spiunuar. Vetëm informacionet që vlerësohet se prekin sigurinë kombëtare mbeten sekrete. POLONIA Në nëntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi një ligj të ri për hapjen e dosjeve të policisë sekrete që përmbanin informacione për diplomatë aktualë, ministra qeverie dhe anëtarë të parlamentit. Përpara këtij ligji, vetëm historianët dhe gazetarët kishin mundësi t’i shihin këto dosje, të cilat mbahen në Institutin Kombëtar të Përkujtimit (IPN) të ngritur në 1998 për të përndjekur krimet naziste dhe komuniste në Poloni. Dosjet janë bërë publike, por personat që tregohen se kanë bashkëpunuar kanë të drejtë të apelojnë në gjykata për të pastruar emrat e tyre. RUMANIA Në 1999 qeveria ngriti një komision të posaçëm, Këshilli për Studimin e Arkivave të Sigurimit (CNSAS) për të studiuar miliona dokumente të policisë sekrete. Në bazë të ligjit, CNSAS-s i kërkohet që të kërkojë mes dokumentave për shenja bahkëpunëtorësh në mesin e politikanëve dhe figurave të larta publike. Në 2005 të gjitha arkivat e policisë sekrete (Securitate), u hapën për publikun, me përjashtim të atyre të kanë të bëjnë me çështje të sigurisë kombëtare. Mijëra vetë kanë mundur të zbulojnë nëse të afërmit apo fqinjët e tyre kanë qënë apo jo spiunë. ISH BASHKIMI SOVJETIK Në ish Bashkimin Sovjetik, me përjashtim të republikave balltike, tendenca ka qënë për t’i mbajtur të mbyllura këto arkiva të policisë sekrete sovjetike, KGB. Ish oficerë të lartë të KGB-së janë në krye të politikës apo biznesit në Rusi. Nga vendet ballktike, Letonia votoi në mars 2007, për hapjen e arkivave që mbanin emrat e agjentëve të ish KGB-së. Parlamenti i Lituanisë votoi në tetor 2006 për hapjen e arkivave specialë të qeverisë ku mbahen dosjet e KGB-së, që këto dosje të jenë të hapura pa kufizime për publikun. ISH JUGOSLLAVIA Në vitin 2001, shtetasit serbë u lejuan për herë të parë që të shikonin dosjet sekrete të UDBA-s. Por shoqatat për të drejtat e njeriut kundërshtuan ndaj faktit se pasuesit e UDBA-s mund të ruanin kontrollin e dosjeve. Ata gjithashtu ishin dyshues se shumë dosje mund të jenë shkatërruar në ditët dhe javët që pasuan rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit. Pjesa më e madhe e publikut në Serbi dhe Kroaci është e interesuar lidhur me dosjet e policisë sekrete në vitet pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Në nëntor 2001, Kroacia hapi dosjet e policisë sekrete të mbajtura nga qeveria e presidentit, Franjo Tudjman. Në prill të vitit 2003, një faqe interneti e pautorizuar afishoi informacione për 1.5 milion individë në Slloveni, të marrë nga arkivat e UDBA-s. Qeveria u përpoq që të bllokonte hyrjen në këtë faqe. Sokol Pepushaj
PSE EUROPIANËT E ADHUROJNË BARACK OBAMËN? Pyetje idiote, mund të thuash. Ai është i ri, i pashëm, i zgjuar, frymëzues, i arsimuar, kozmopolitan, dhe mbi të gjitha, ai premton ndryshim rrënjësor nga administrata më jopopullore amerikane në histori. Krahaso këtë me rivalin e tij John McCain i cili fliste për ndryshim por, për shumë europianë, përfaqësonte të kundërtën. Dhe, megjithatë ka dicka të cuditshme rreth manisë europiane për një politikan amerikan të zi edhe pse të gjithë e dimë se një president me ngjyrë apo një kryeministër (lëre pastaj një emri i dytë i të cilit është Hussein) është ende i paimagjinueshëm në Europë. Ose ndoshta pikërisht këtu qëndron edhe kyci i cështjes. Europianët, për një kohë të gjatë, kanë qenë mikpritës me yjet afro-amerikanë të përtej Atlantikut. Kujto Josephine Baker-in e cila i magjepsi parizianët dhe berlinezët në një kohë kur zezakët nuk mund të votonin-apo dhe të përdornin të njëjtat banjo si të bardhët-në shumë pjesë të Shtetve të Bashkuara. Qytete si Parisi, Kopenhageni dhe Amsterdami u dhanë strehë muzikantëve zezakë të xhazit që vinin nga Amerika që kishin nevojë t’i iknin racizmit të institucionalizuar. E njëta vlente edhe për artistë të tjerë. James Baldwin-i për shembull, e gjeti atdheun tek Franca. Meqenëse në Europë kishte shumë pak zezakë, adhurimi i yjeve amerikanë me ngjyrë ishte i lehtë. I bëri europianët të ndiheshin epëranë ndaj amerikanëve. Ata mund ta përgëzonin veten për mungesn e paragjykimeve racore. Kur njerëz nga vendet jo perëndimorë filluan të vinin në masë në Europën e pas 1960-ës u pa se mosparagjykimi racor ishte thjeshtë një iluzion. Prapë, iluzioni ishte i ëmbël për sa kohë zgjati dhe Obamania mund të përmbajë një element nostalgjie, ashtu si dhe shprese. Arsyeja tjetër e dashurisë europiane me Obamën është se ai shihet si dicka më shumë se një amerikan. Ndryshe nga McCain, heroi i luftës, fund-e-krye amerikan, Obama duket si qytetar i botës. Me baba kenian, ai bart shkëlqimin njëherë e një kohë shoqëruar me lëvizjet clirimtare të Botës së Tretë. Nelson Mandela e trashëgoi këtë shkëlqim; në fakt ai e personifikonte atë. Ca nga ai shkelqim ka prekur edhe Obamën. Kjo nuk e ndihmoi dhe aq në Amerikë. Në fakt, fare mirë mund të ketë ndikuar për keq. Populistë republikanë për një kohë të gjatë janë përpjekur për t’i përshkruar kundërshtarët e tyre europianë, shpesh me mjaft sukses, si elitistë “jo-amerikanë”, intelektualë, dhe nga ata lloj njerëzish që flasin frëngjisht-shkurt si “europianë”. Kur Obama mbajti fjalimin e tij entuziast në Berlin qershorin e kaluar, përballë 200 mijë gjermanve, popullariteti i tij në Amerikë ra, vecanërisht në rripin industrial në Ohajo dhe Pensilvani. Ai për pak sa nuk rrezikoi dukjen si ‘europian’. Por europianët e vërtetë bash për këtë e donin. Por arsyeja kryesore e Obamamanisë mund të jetë më komplekse. Së voni, është bërë e zakonshme mes komentatorëve dhe kritikëve europianë që ta nënvlerësojnë statusin e Amerikës si fuqi e madhe dhe aq më pak fuqinë e saj frymëzuese. Në këtë, pak a shumë, ata kanë ndjekur opinionin publik. Shumë njerëz me mendësi liberale shprehen, shpesh me keqardhje, zhgenjimin e tyre të thellë me Amerikën gjatë viteve të errëta të Bushit. Kombi me adhurimin për të cilin u rritën-një vend që edhe pse me të meta, prapë fryzmëzonte ëndrrat për një të ardhme më të mirë dhe prodhonte filma madhështorë, ndërtesa këlthitëse, rock ‘n’ roll-in, JFK dhe Martin Luter Kingun-qe infektuar nga luftra rrënimtare, (zyrtarisht sanksionoi torturën), shovinizmi trashaman dhe arrogancë e jashtëzakonshme politike. Të tjerë shprehën të njëjtin zhgënjim me schadenfreude*. Më në fund kombi i mbipeshë, i madh, arrogant, fatalisht tërheqës i cili e la në hije Botën e Vjetër për kaq kohë, kishte rënë në gjunjë. Duke parë rritjen ekonomike të Kinës, Rusisë dhe Indisë dhe vështirësitë amerikane në Lindjen e Mesme ishte tërheqëse të besoje se fuqia amerikane në fakt nuk kishte më dhe aq peshë. Një botë shumëpolare, menduan shumë, do të qe gjerësisht më e parapalqyer se Pax Americana. Sidoqoftë projeksione të tilla nuk munden kurrë të fshehin njëfarë ankthi grrithës. Sa europianë (apo aziatikë, për atë punë) do të ishin në fakt më të gëzuar si subjekte të pushteti superior të Kinës apo Rusisë? Nën shpërfilljen medemek konfidente te fuqise amerikane ende ka ca dëshirë për tu kthyer tek një kohë më e sigurtë, kur bota demokratike mund ta mbështeste kolektivisht kokën në supet e gjera të Uncle Sam-it. Kjo, gjithashtu, është ndoshta një iluzion. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga koha e Planit Marshall, Bllokades se Berlinit, dhe Krizes Kubaneze te Raketave. Por, unë nuk besoj se ëndrra amerikane ka vdekur në Europë. Obamamania duket se e ka ringjallur. Zgjedhja e Obamës ka demonstruar se gjërat janë ende të arritshme në Amerikë; gjëra të cilat tjetërkund mbeten të paarritshme. Për sa kohë që kjo është e vërtetë, Amerika, si primus inter pares, ende mund të shihet si mbrojtësja e lirive tona. Europianët -e të tjerët- mund ta shohin me habi ngritjen e Kinës, dhe të shpresojnë në gjetjen e një modus vivendi me Rusinë, por pa shpresat e frymëzuara nga republika e jashtëzakonshme e cila përfaqëson më të keqen dhe më të mirën e të shkalafiturës botës sonë perëndimore, ne të gjithë do të ishim shumë më keq. Thellë në zemër, shumë europianë e dinë këtë. Bash për këtë ata po cmenden nga zgjedhja e Barack Obamës. Ian Buruma
ÇËSHTJA SEKRETE ÇERNOBIL. KATASTROFA E 1986-ËS GJITHMONË U FSHEF 1. Siguria e centraleve atomike nuk është siguri, por para, lob 2. Ky lob ushtarako-inmdustrial sponsorizohet nga shteti dhe vë në dispozicion informacion të rrëmë 3. Nëntë milion njerëz jetojnë sot të prekur rëndë nga radioaktiviteti Protokollet e konferencave të OKB-së mbi temën Çernobil, të cilat u zhvilluan në 1995 në Gjenevë dhe në 2001 në Kjev, nuk u publikuan kurrë. Të kundërtën e pohoi qershorin e vitit të kaluar zëdhënësi i WHO Gregory Hartl. Deri dhe kur gazetarët bënë presion, u vazhdua me përrallën e gënjeshtrave. Janë thjesht përmbledhjet e fjalimeve të mbajtura në Kjev – si dhe dymbedhjetë nga disa qindra manuskripte të dorëzuara në Gjenevë – që u hapën për publikun. Rreth një milion fëmijë të Çernobilit janë të sëmurë nga pasojat e kontaminimit radioaktiv. (1) Njerëzit i organizon iniciativa „For an Independent WHO“. Ajo fajëson WHO për komplicitet në fshehjen e pasojave të fatkeqësisë së reaktorit si dhe ndihmën e padhënë për popullsinë e prekur. Iniciativa kërkon që të revidohet artikulli 1, paragrafi 2 në marrëveshjen mes WHO dhe Zyrës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEO) (2). Sipas këtij vendimi duhet që WHO para se “të ndërmarrë një program kërkimi shkencor ose një masë“ në fushën bërthamore, të konsultohet me Zyrën Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEO), që çështja në fjalë „të zgjidhet me konsensus“. Një ndryshim i këtij artikulli duhet të realizohet në Mbledhjen Botërore te Shëndetësisë. Iniciativa argumenton që WHO duhet të jetë e pavarur nga IAEO, nëse ajo duhet të vlerësojë në mënyrë shkencore dhe të pavarur faktet, në bazën e të cilëve mund të zhvillohet terapi të përshtatshme për viktimat e kontaminimit radioaktiv. IAEO sipas statutit të saj ndjek qëllimin „të mbështesë dhe të përhapë për përdorimin e energjisë bërthamore për paqen, shëndetin dhe mirëqënien në të gjithë botën“. Në të vërtetë ajo është një organizatë lobiiste (me përmasë ushtarake), e cila as nuk duhet të kishte të drejtën të fliste për çështjet shëndetësore dhe të politikës shkencore. Disa shembuj mund të tregojnë, se pse. Keshtu IAEO mundi përmes vetos të saj të pengonte zhvillimin e konferencave të planifikuara mbi temën e radioaktivitetit. WHO i ka vulosur statistikat groteske të vdekshmërisë dhe morbiditetit, me të cilat Agjencia Bërthamore pas Çernobilit donte të dëshmonte, që kishte pasur vetëm 56 të vdekur dhe 4000 raste kanceri të gjendrës tiroide. WHO nën kontroll nga Agjencia Bërthamore Mohimi i sëmundjeve të rrezatimeve çon pashmangshmërisht në mangësi në përkujdesje. Në të gjithë botën jetojnë nëntë milionë njerëz në rajone të prekur rëndë nga radioaktiviteti. Që prej 23 vjetësh ata marrin ushqime të kontaminuar, me pasoja të njohura. Por përkrahësit të energjisë bërthamore e shohin çdo kërkim mbi pasojat e rrezikshme të rrezatimit jonizues veç si rrezik ekonomik, i cili duhet penguar me çdo çmim.Respektivisht në studimin, i cili në vitin 1991 u kërkua nga Ministritë e Shëndetësisë së Ukrainës, Bjellorusisë dhe Federatës Ruse, as nuk u shfaqën kërkime mbi dëmtimet e mundshëm të materialit gjenetik. Megjithëse këta vende e kishin bërë kërkesën e tyre përkërkim shkencor tek WHO, drejtimi i projektit në fund u zhvillua nga Agjencia Bërthamore. Dhe ajo vendosi prioritete të tjerë, si psh me një studim për zhvillimin e karies. Ky konflikt interesash pati pasoja fatale për qindra mijëra njerëz, siç kanë treguar shkencëtarë dhe institucione të pavarur. Pasojat më të këqija nuk mund të shquhen akoma, duke qenë se izotopet radioaktive vetëm pas njëfarë kohe pasurohen në organet e brendshme dhe dëmet në gjenomin njerëzor bëhen të dukshëm më së pari në gjeneratat e mëvonshme. Qindra studime epidemiologjike, të cilat janë zhvilluar në Ukrainë, Bjellorusi dhe Federatën Ruse, maten një rritje domethënëse të sëmundjeve të kancerit të çdo lloji (me mijëra raste vdekjesh), një rritje të vdekshmërisë së fëmijëve dhe perinatale si dhe një numër të madh të aborteve spontane. Për më tepër vjen një numër në rritje i deformimeve dhe anomalive gjenetike, shqetësimi të zhvillimit mendor, sëmundje neuropsikologjike, raste verbërie, sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, të sistemit të qarkullimit të gjakut, të traktit të stomakut-zorrës, të rrugëve të urinës si dhe të metabolizmit. Por kush ama do t’i besojë këtyre studimeve? Katër muaj pas Çernobilit drejtuesi për sigurinë e reaktorëve pranë IAEO, Morris Rosen: “Edhe sikur çdo vit të ndodhte një incident i tillë, energjia bërthamore për mua edhe në vazhdim do të ishte një burim i leverdisshëm energjie”. Sikur i gjithë publiku të dinte mbi pasojat e vërteta të katastrofës së 1986, atëherë të gjithë debatet mbi energjinë bërthamore do të mbaronin menjëherë. Për këtë arsye WHO ka frikë nga fëmijët e Çernobilit. Për dekada rresht lobet e industrisë së duhanit, të kimisë agrare dhe të naftës e kanë bllokuar zbatimin e masave mbrojtëse për shëndetin dhe mjedisin, që do të kishte dëmtuar fitimet e tyre. Por lobi i energjisë bërthamore është akoma më i fuqishëm: Ai ka qeveri të shteteve bërthamore pas vetes, sidomos SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francën, sikurse dhe organizata të fuqishme ndërshtetërore. Ky lob ushtarako-industrial i sponsorizuar nga shteti vë në qarkullim një numër shumë të madh informacionesh të rrema. Shkencëtarë të korruptuar takohen deri dhe në universitetet dhe organizatat kërkimore më të vlerësuara. Në një artikull në faqe të parë të revistës mjekësore The Lancet universitetet cilësohen si „ndërmarrje të vërteta“, „të cilat i shndërrojnë zbulimet e tyre në para të thata, në vendë të ruajnë statusin e tyre si organizata kërkimore të pavarura“. Ekspertizat e nënshkruara nga kapacitete shkencore mbi „sigurinë“ e centraleve atomike jepen për zhvillim ose financohen ose të dyja bashkë nga lobi bërthamor. Sikurse dihet edhe efekti serë u mohua nga shkencëtarët, të cilët e lanë veten të bliheshin nga ndërmarrjet e mëdha. Por ndërkohë që emisionet që janë përgjegjëse për ndryshimin e klimës janë akoma (teorikisht) të kufizueshme, për mbeturinat bërthamore të energjisë bërthamore kjo nuk është më e mundur. Edhe sikur që nesër të ndaloheshin të gjithë format e përdorimit bërthamor – trashëgimitë e tyre përsëri do ta ndikonin për mijëra vjet rresht jetën në tokë. “Shkenca“, e cila jep informacione mbi energjinë atomike në përgjithësi dhe mbi katastrofën e Çernobilit në veçanti, eshte në çështjen e rrezikut shëndetësor njëkohësisht gjykatës dhe palë. Të gjitha institucionet që merren me energjinë bërthamore duke përfshirë organizata si Euratom ose zyra të veçanta të OKB-së funksionojnë si një „familje incestuale e mbyllur për nga jashtë. (11) Performancat e gabuara të kësaj pseudoshkencë dhe metodave të saj lëvizin që nga ekzagjerimi i tepërt deri në mashtrim subtil. (12) Në fazën e parë, menjëherë pas incidentit të Çernobilit, u bë fjalë për fallsifikimin dhe fshehjen e të dhënave. Matjet radioaktive dhe kërkimet mbi sëmundjet e kancerit thjesht nuk u zhvilluan. Shkencëtarë dhe institucione të pavarur, të cilët i zbuluan pasoja e kontaminimit bërthamor, u sulmuan dhe studimet e tyre u censuruan. Mijëra kërkime, të cilat lindën në tre vendet më të prekur në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi, nuk u përkthyen. Dhe në konferencat shkencore fusha të tëra të shkencës mbeten të papërfshira. Kjo ndodhi për shembull në rastin e kërkimeve mbi dëmtime rrezatimesh kronike të brendshme nga doza të vogla, të cilave iu nënshtrohej dhe i nënshtrohet akoma dhe sot e gjithë popullsia rreth e përqark Çernobilit. Një pacient kanceri, i cili mbijeton pesë vjet, vlen si i shëruar Në sekuencën e performancave të gabuara bëjnë pjesë përllogaritjet e munguara të specialistëve, të cilat llogarisin një rëndesë mesatare me rreze të popullsisë dhe aty u lanë pa shqyrtuar dhe ndryshimet gjigande rajonale. Për këtë ka mjaftueshëm shembuj: Studime mbyllen pas dhjetë vjetësh, në mënyrë që mortaliteti dhe morbiditeti afatgjatë të mos mund të përfshihet më. Një pacient i sëmurë me kancer, i cili ka mbijetuar pesë vjet, vlen si i shëruar. Një studim kufizohet vetëm në kancerin se përfshin vetëm të mbijetuarit e Super-GAU-t (katastrofes) ose kufizohet vetëm në tre shtetet më të prekur. Një tjetër regjistron pakësimin e sëmundjeve të kancerit tek fëmijët, ndërkohë këta fëmijë mund të jenë sëmurur nga kanceri kur janë rritur. Midis 1950 dhe 1955 në SHBA përqindja vjetore e sëmundjeve të reja me kancer të çdo lloji u rrit me 55%, sikurse tregoi Instituti Kombëtar i Kancerit. Tendenca të ngjashme u vëzhguan dhe në Europë dhe në gjithë vendet e industrializuar. 75% e këtyre sëmundjeve të reja shkojnë në llogari të llojeve të kancerit, të cilat nuk burojnë nga konsumi i nikotinës. Por thonë se kjo përqindje e rritur e kancerit e gjen burimin veç në diagnostifikimin më të mirë apo në tërësi në jetëgjatësinë e rritur. Natyrisht numri i sëmundjeve me kancer është aq më i lartë, sa më i pasur e më i zhvilluar është një vend. Por kjo nuk është arsye, që të injorohet shkaku më i dukshëm – helme të natyrës dhe kontaminim kimik radioaktiv – dhe në vend të kësaj, siç e bëjnë të ashtuquajturit specialistë, të akuzohen viktimat për mënyrat e tyre jo të shëndetshme të jetës. Sot bëhet fjalë për atë, që të kërkohen sqarime serioze shkencore dhe të kërkohet parandalim i efektshëm, që merret me arsyet reale të sëmundjes. Për këtë shkak grupe të vetëndihmës thërrasin për bojkot të organizatave të fuqishme bamirëse, të cilat jane të lidhura ngushtë me industrinë farmaceutike dhe teknikën mjekësore. Pacientët me kancer kërkojnë që të çojnë para gjyqit shkaktarët e vërtetë për fshehjen e rreziqeve të energjisë bërthamore. Dhe iniciativat qytetare luftojnë që të inicojnë studime për shpeshmërinë e kancerit të fëmijëve. WHO do duhej të kujdesej për dy gjëra: për sjelljen e gabuar të shkencëtarëve dhe ndërthurjen e industrisë, universiteteve dhe institucioneve shkencore. Në janar 2007 Margaret Chan siguroi gjatë zgjedhjes së saj si drejtore e përgjithshme, se një nga anët e forta të WHO është kompetenca e saj në shëndetësi. „Direktivat tona kanë autoritet maksimal“, sqaroi Chan. Kjo ama nuk vlen për tematikën e radioaktivitetit dhe shëndetësisë, ku IAEO zotëron autoritet maksimal, pa pasur as edhe një kompetencë në çështjet e shëndetësisë. A është për t’u llogaritur me atë që vendet anëtarë të WHO do të shfaqin kundërshtim? The Lancet shprehet: “Qeveritë në nivel kombëtar dhe rajonal kanë lënë pas dore gjithmonë nga e para detyrimin e tyre, të vendosin interesat e popullsisë para fitimit të tyre”. Ka ardhur koha që të zhvillohen më së fundi kërkime të pavarura dhe të besueshme mbi pasojat shëndetësore të përdorimit civil dhe ushtarak të energjisë bërthamore. Dhe rezultatet e këtyre kërkimeve në vazhdim të publikohen pa kufizime. Nga Alison Katz
CENTRALET BËRTHAMORE NË SHQIPËRI DHE GJENERIMI GJIGAND I TYRE NË BOTË Në Shqipëri ka rinisur debati rreth idesë së hedhur nga kryeministri Sali Berisha për ndërtimin në vend të një centrali bërthamor. Zoti Berisha mori një mbështetje në parim edhe nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Srgjan Kerim tha në Tiranë se e drejta për zhvillimin energjitik është një e drejtë e vendeve në zhvillim siç është Shqipëria. Më poshtë i hedhim një vështrim politikave dhe prodhimit të energjisë bërthamore në disa vende të botës. SHTETET E BASHKUARA Shtetet e Bashkuara janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore. Në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. FRANCA Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Këto centrale përmbushin pak më pak se gjysma e nevojave të vendit për energji. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera evropiane. Politikat për energjinë në Francë morën shkas nga kundërpërgjigjja ndaj krizës së naftës në vitet 70, kur qeveria vendosi të zhvillojë fuqinë bërthamore si një mjet për arritur sigurinë e energjisë. AUSTRALIA Australia nuk prodhon energji bërthamore. Planet për të shqyrtuar nëse vendi ka nevojë për të zhvilluar energji bërthamore u lanë pas dore kur Kevin Rudd, që ishte kundër idesë u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2007. KINA Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Qeveria planifikon të rrisë kapacitetin bërthamor. Pesë reaktorë të rinj por ndërtohen ndërkaq që pritet të fillojë ndërtimin e të tjerëve. INDIA Infrastruktura bërthamore siguronte vetëm 1% të konsumit kombëtar në vitin 2005, por parashikimet sugjerojnë se reaktorët bërthamorë mund të përmbushin më shumë nevojat e vendit me energji. Një marrëveshje e mbështetur nga SHBA-ja që i jep Indisë mundësi të shfrytëzojë teknologjinë dhe karburantet e huaja, është kundërshtuar brenda vendit prej atyre që mendojnë se kompromenton sovranitetin kombëtar. IRANI Irani aktualisht nuk prodhon energji bërthamore, por është duke ndërtuar një reaktor bërthamor në Bushehr me ndihmën e Rusisë. Për herë të parë Irani e planifikoi ndërtimin e reaktorit në vitin 1974. Plani u braktis pas revolucionit islamik në vitin 1979, por iu rikthye në vitin 1992. RUSIA Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Reaktorët bërthamorë prodhonin në 2005 rreth 6% të energjisë që konsumohej. Industria po rritet përsëri dhe qeveria ka si qëllim që të prodhojë më shumë energji për eksport. GJERMANIA Vlerësohet se 12% e energjisë së konsumuar në vitin 2006 erdhi nga infrastruktura bërthamore. Megjithatë Gjermania planifikon t’i mbyllë të gjithë reaktorët deri në vitin 2020. Qeveria po investon në një tjetër burim energjie atë të erës, por ka shqetësime se vendimi mund ta çojë vendin drejt një krize në sektorin e energjisë. Redaksia
SI GLOBALIZIMI PO KRIJON NJE KLASE TE ULET EUROPIANE Pjesetari i klases se ulet te kohes moderne nuk eshte i uritur. Ai ka nje strehe mbi koke, nuk eshte i prirur te semuret me shume se sa te tjeret dhe, madje, ka dhe pak leke ne xhep. Ne cdo vend Perendimor te Evropes, ai eshte qytetar dhe perfitues i sherbimeve sociale, edhe pse sherbimet e shtetit nuk jane me aq bujare sa ckane qene me pare. Lukse te tilla, sado pak qe mund te jene, jane relativisht dicka e re per proletariatin perendimor. Strehen me te mire paraardhesi i tij varfanjak, mund te shpresonte ta gjente ne nje fjetine te te pastreheve ose ne ndonje bujtine burrash. Ushqimi per te varferit ishte i paket dhe shpesh jepej vetem pas nje pritje te gjate ne rradhat e bukes apo ne menca. Te semuret nuk ishin as te siguruar nga ana mjekesore dhe as nuk mund te perballonin te paguanin doktoret, dhe nuk behet fjale fare per ilacet. Pleqte, per te mire apo te keq, u ishin lene brezit te ri per tu kujdesur per ta, ose liheshin ne dore te programeve te ndihmes nga kisha. Megjithate, edhe pse proletariati i kohes moderne eshte nga ana materiale me mire, ai ne fakt eshte ne gjendje me te keqe. Punetori i papune i kohes se vjeter kishte dicka qe te varferit e sotem nuk e kane me: ai e dinte se kush ishte armiku; ai kishte identitet klase; ai shpesh kishte dhe nje kulture te zhvilluar mire. Ai kendonte kenge, luftonte lufterat e tij politike, themelonte shoqata dhe idolizonte teoricienet sociale, megjithese nuk i kuptonte plotesisht ata. Gjate diteve te Mbreterise Gjermane, ai akoma mund te zgjidhte midis grupeve politike qe megjithese teknikisht jo-ligjore, kerkonin mbeshtetjen e tij. I varfri i se djeshmes ishte subjekt i historise, i studiuar me nje qartesi te kthjellet. Deri tani, i varferi i te sotmes, ne nje Evrope te bashkuar, eshte pak me shume se nje viktime e rrethanave. Dhe nese paraardhesi i vet ishte ne anet e shoqerise, sot ai eshte jashte saj. Megjithese ata nuk kane nje ze te tyrin, ne dime shume rreth anetareve to sotem te klases se ulet. Megjithese ne shumicen e rasteve jane te mbyllur ne vetvete, sic qendrojne ashtu te terhequr ne blloqet e apartamenteve te tyre, ata jane te analizuar nga dhjetera sociologe – te ekzaminuar ne ate mase sa nje biologjist ka studiuar nje lepur te zakonshem. Dhe nderkohe qe ata mund te jene te huaj ne token e tyre, ne kemi ne duar nje tipologji te qarte te tyre qe na lejon ti njohim me mire.Neglizhimi Intelektual Ne e dime, per shembull, qe proletariati i sotem eshte me i pasur se punetori i brezave te shkuar. Ne te vertete, me pak aftesi, ai mund te arrije dhe ne ato profesione qe krijojne nje rrjet te sigurt, dhe qe i japin atij mundesine te kete te ardhura te krahasueshme me ato te policeve, magazinierve dhe shoferave te taksive. Prandaj dhe nuk eshte varferia materiale qe e ndan ate nga te tjeret. Ne vend te saj, ajo qe dallohet eshte simptoma e neglizhimit intelektual. Te varferit e sotem shikojne televizor gjysmen e e dites. Tani, edhe producentet e televizionit i referohen asaj qe ata e quajne “TV e klases se ulet”. Proletariati i ri ha shume ushqime jo te shendetshme dhe i pelqen te pije duhan dhe alkol me tepri. Rreth 8 perqind e Gjermaneve konsumojne 40 perqind te te gjithe alkoholit qe shitet ne vend. Ndersa ai mund te jete familjar, familjet e tij jane shpesh te prishura. Ne diten e votimeve, ai jep nje vote proteste per te majten ekstreme ose partine e se djathtes, nganjehere duke i nderruar shpejt sa njeren, tjetren. Por gjeja kryesore qe e dallon te varferin e kohes moderne nga ai i kohes industriale eshte nje mungese interesi per arsimimin. Proletariati i sotem ka pak arsimim dhe asnje interes per ta rritur ate. Ne te kaluaren, ne ditet e para te industrializimit, te varferit anetaresoheshin ne shoqatat e punetoreve qe shpesh ishin edhe shoqata arsimimi. Ne kontrast, anetari modern i klases se ulet, e ka mbyllur veten plotesisht nga permiresimi i vetvetes. Ai gjthashtu ben shume pak perpjekje per t’i hapur deren te ardhmes se femijeve te vet. Aftesite e tyre gjuhesore jane me keq se aftesia e tyre per tu perqendruar. Rritjes se raportit te analfabetizimit i eshte pergjigjur pakesimi i mundesise se klases se ulet per tu integruar. Amerikanet, qe s’jane nga ata qe perziejne fjalet, i quajne kete lloj “white trash”.Kercenimi me i madh per demokracine Evropiane Proletariati i ri si klase homogjene, filloi te ekzistoje ne 10 vitet e fundit. Dhe ai nuk eshte ne asnje menyre nje fenoment perjashtimisht Gjerman: klasa e ulet po formohet ne cdo vend te madh industrial. Eshte e qarte se ekonomia politike moderne, nuk ka asgje per tu ofruar atyre qe kane njohuri te vogla. Nuk eshte thjesht rastesi qe rritja e numrit te klases se ulet po ndodh ne paralel me shterrimin e puneve industriale. Ne Evrope procesi i deindustrializimit mund te jete me me ndikim se sa monedha Euro, apo perpjekja per te farketuar nje kushtetute te perbashket. Sot, prishja e shoqerise kercenon Perendimin me shume se terrorizmi nderkombetar, megjithese politikanet po perqendrohen ne luften kunder kesaj te fundit. Bombat mund te tundin nje demokraci apo treg ekonomik, megjithate nuk mund ta shkaterrojne ate. Por procesi i erozionit ekonomik, e deprivon Perendimin nga punet, pastaj parate dhe, ne fund legjitimiteti demokratik. Cfare vlere ka shtetesia, nese njerezve u mohohet mundesia per te marre pjese ne boten punonjese? C’duhen lirite civile, nese e drejta per nje jete te pavarur nuk eshte pjese e tyre? A eshte e pranueshme nese te drejtat e shkruara ne kushtetute zbatohen vetem per klasat e arsimuara? Pyetje te nje rendesie themelore detyrimisht po dalin ne pah: a eshte e mundur qe demokracia te toleroje qe vazhdimisht te kete nje pjese te popullsise se saj te perjashtuar nga permiresimi i cilesise se jeteses? Dhe nese kjo gje pranohet, a do te na kthehet ky vendim ndonje dite, duke na shqetesuar per sa kohe jemi gjalle? A do te fillojne kombet perseri te ballafaqojne njeri tjetrin, sepse zemerimi i mbajtur perbrenda, do te gjeje nje vend te shpertheje? Apo ndoshta klasa e ulet do te filloje te revoltohet? Te dyja skenaret jane te mundshme. I vetmi rezultat i veshtire te imagjinohet eshte qe nuk do te ndodhe asgje. *Termi “white trash” perdoret ne SHBA per te karakterizuar klasen me te ulet te popullsise se bardhe. nga Gabor Steingart, “Der Spiegel” Perktheu Albana Orgocka
KULTI I SË KALUARËS SË PASTËR, SFIDA MË SERIOZE NDAJ THARJES BRENDA VEHTES “Vetëm tek pastërtia e së kaluarës mund të ndërtohet një e ardhme e merituar për shqiptarët në atë zonë të botës ku u takon të jenë”. Ja mesazhi estetikofilozofik,sipas studiuesit A.Gjekmarkaj, i romanit më të ri,”Darka e gabuar”, i vlerësuar si një libër i jashtëzakonshëm, i shkrimtarit tonë të madh,Ismail Kadare. Shpesh herë pyesim vehten ku po shkojmë me këtë distancim përjashtues …?! Ç’po ngjet me ne, me përmasat në rritje të tharjes brenda vehtes…?! Të jesh i majtë apo i djathtë,madje edhe i ekstremit të majtë apo të djathtë nuk është as meritë,as fatkeqësi,por një realitet rutinë në një shoqëri të hapur,kur dihet se finalen e vendos vota e lirë.Kurse të përjashtosh tjetrin aq ma keq grupin duke mohuar vetvehten nën ethet e një pragmatizmi kultmohues të vetvehtes kjo është e frikshme,e paturpshme dhe totalisht primitive.Madje tërësisht një tradhëti e idealeve demokratike, denigrim i dinjitetit njerëzor, kompromentim i thelbit real të vlerave të një shoqërie të hapur dhe kthim drejt një diktature moderne, rreptësisht të sofistikuar, sa detyrohemi të pranojmë atë që gjymëshekulli më parë e shprehte me aq dhimbje nobelisti i madh francez,A.Kamy: ”Sa kohë që intelektuali do të detyrohet t’ua besojë lirinë e vet kopukëve,të jesh i lumtur do të thotë të jesh fajtor…”(“Rënia” fq.45). Një dhimbje tashmë rutinë për ata që realisht e përjetojnë me dinjitet dhe jo si rezervat gjuetie i kultparcelës së çdo ngjyre qoftë ajo,Djathtas apo Majtas, të të qenit demokrat. .Dua të ndalem plot dhimbje dhe respekt në disa stacione të asaj Vehteje së cilës asnjëri nuk mund t’i shmangemi,po aq sa kriminalizojmë kur i kthejmë shpinën zërit që meriton të dëgjohet më shumë se kurrë,si zëri i identitetit tonë, Zërit të së kaluarës sonë të pastër, në kaosin e madh të tharjes brenda vehtes, nën kthetrat e thirrjeve të Nënës(ave) Parti.Mjerisht krejt si deri dje,sa po injorojmë edhe lidhjet tona të gjakut,të kodit njerëzor mes nesh duke frymëzuar përjashtimin drejt denigrimit total të thelbit tonë .. Vlerat e një komuniteti lexohen në rrugëtimin që ka ndjekur shkollimi,kultura dhe humanizmi në tërësinë e tij, do të thonin iluministët francezë, shekuj më parë. Një lexim plot domethënie i këtij kumti në kontekstin e një realiteti sa absurd,sa grotesk, madje në jetën e asaj province që në tërë qenien time e ndjej si gjëja më e shtrenjtë nën diell: Cila është e kaluara e kësaj province në këtë vështrim? Kur bëhet fjalë për shkollat që u ngritën në Shqipëri gjatë shekujve 13-15, ato dihet që ishin nën vartësinë e iunstitucioneve kishtare ortodokse dhe katolike,. Megjithatë hapja e shkollave në vendin tonë ,si institucione të dijes në çdo kohë, ofron interes dhe hapësira për të kuptuar dhe njohur nivelin e emancipimit kulturor të asaj treve që ka patur rastin t’i gëzojë në hapësirën e saj..Nën sundimin e Venedikut u ndjenë gjurmët e një okupimi i cili për të shtrirë maksimalisht influencën e vet mbi trojet tona ndoqi edhe taktikën e dhënies të sipërfaqeve toke të tëra me koncension Kështu Venediku koplikasit, të shtrirë në 6 lagje, i detyronte secilën prej tyre të paguanin çdo vit obrukun, katër groshë për shtëpi, t’i prashisnin, t’i krasisin, t’i punojnë të gjitha vreshtat dhe t’i vilnin me shpenzimet e veta. Siç mësojmë kur i referohemi Regjistrit kadastral të koncensioneve të rrethit të Shkodrës 1416-1417, fq.60. Kopenikasit detyroheshin çdo vit për taksën e verës prej 400 barrësh ,të cilën me shpenzimet e veta duhet ta sillnin në prani të Thoma Skjavit,kreut të fshatit 2. Kopenik,Koplik..Gjithë kjo referencë do të ishte jo aq kurioze për ne, në se nuk do të përballoheshim me një fakt shumë interesant për të gjithë. Detyrimeve ndaj bashkisë dhe Sinjorisë së Shkodrës nuk i shpëtonte as shkolla e Podgorës,e cila zotëronte ,gjithnjë duke iu referuar të njëjtit regjistër kadastral të koncensioneve ,një copë vreshtë e quajtur Stanovina prej një shati për çka detyrohej ndaj Sinjorisë me gjysmën e prodhinit që mirrte nga kjo vreshtë Kur kujtojmë se Venediku e pushtoi Shkodrën në vitin 1396, për t’u larguar në vitin e kolerës- 1479-ën, merr rëndësi shumë të madhe fakti që kjo shkollë sëpaku i takon të ketë funksionuar para 600 vjetësh, Dhe po të kujtojmë se shërbimet bujqësore në vreshtë kërkonin punëtorë të zotë dhe të ditur si dhe faktin që taksa vjetore ndaj bashkisë dhe Sinjorisë ,ishte e detyrueshme rezulton që mosha e nxënësve të kësaj shkolle të ketë qenë,minimalja, e nivelit të arsimit të mesëm të ulët. Në favor të këtij supozimi na vjen në ndihmë prof..dr. Neritan Ceka kur shprehet se”Ekzistenca e gjimnazeve në qytetet ilire ,si në Nikaja{Klos-Mallakastër}dhe në Antigona është e provuar nga gjetja e mbishkrimeve që përmendin gimnaziarkun,drejtuesin e edukimit të fëmijeve,krahas strategut,drejtuesit ushtarak dhe prytanit, drejtuesit të qytetit, si autoritete shtetërore të kohës {“Historia e Arsimit dhe e mendimit pedgogjik shqiptar”fq.17-18}. Çka dëshmon një traditë të hershme gjimnazi në këto troje.Edhe në Amantia ,thekson prof.Ceka,dëshmohen deri gara gjimnastikore që organizoheshin nga epimeletet,nëpunësit e ngarkuar enkas..Natyrisht gjuha e përdorur ishte ajo e pushtuesit edhe në shek.14,si gjuhë e kulturës apo më saktë e klerit, qoftë greqishtja nën okupimin grek apo latinishtja nën pushtimin venedik ku kisha ishte i vetmi institucion edukativ për qytetarët e Kopenikut,Koplikut Në një kontekst më të gjërë nuk është rastësor civilizimi dhe qytetaria e fshatrave të kësaj treve,(ku bënte pjesë edhe Kopliku i Sipërm) që duke u bashkuar shpesh herë në “Republikat” e veta ishin mjaft krerë fisesh,sipas Shuflait në veprën e tij ”Serbët dhe Shqiptarët”, të cilët duke u ngritur mbi të tjerët kishin krijuar dinastitë e veta autonome, dukët e të cilave s’është për t’u habitur që të kenë kodifikuar ligjet e shteteve me të cilat hynin në lidhje për interesat e dinastive të tyre, aq sa duket që edhe Kanuni i Lekëve (i malësorëve) dhe i Dukagjinit të kenë qenë të kodifikuar më parë,çka vërtetohet me ngjashmëritë mes tyre dhe “kanuneve” të Romës,Bizantit apo të Sllavëve të Jugut Të dhëna këto që dëshmojnë një shkallë shkollimi patjetër disi të mesëm të shkollës së Podgorës, në të cilën supozohet se krahas mësimeve të fesë kristiane, merreshin me sa duket edhe njohuri në fushën e kulturave bujqësore .kryesisht për pemëtarinë dhe vreshtat, të përshtatshme për këto toka pa lagshtirë.si veçori,ku lagja në fjalë dallonte për kultivimin e këtyre kulturave bujqësore edhe brenda atij fshati`që sot thirret Koplik i Sipërm.,siç dëshmohet numri tepër i madh i varieteteve të rrushit të kultivuar etj.pikërisht në tokat e kësaj lagjeje deri në vitet 6O-të të eksperimentit kolektiv. Madje,jo rastësisht, por edhe duke iu referuar një dëshmie publike të ripërsëritur nga i ndjeri Hysen Asllan Ujka,ishemigrant politik, bashkëfshatari ynë,mund të kujtojmë me shumë krenari dhe dinjitet faktin se Kopliku i Sipërm,si fshat, gjatë diktaturës të kujtonte një komunitet socialdemokrat. 3. Ky fshat,jo thjesht, nuk pati asnjë të burgosur politik gjatë komunizmit,por madje dy nga njerëzit e nderuar të tij : Sadik Selman Ujkaj,anëtar partie, sekretar i këshillit popullor dhe gjyqtar popullor i fshatit si dhe Reshit Bajram Çokaj, i pa parti,këshilltar i fshatit, në orët e para të marsit 1956 jo vetëm nuk pranojnë ta denoncojnë,por ,përkundrazi, e “lejojnë të rikalojë”drejt kufirit shtetëror bashkëfshatarin e tyre Hysen Asllan Ujka nga Podgora,lagjia e tij, kur ky i fundit kërkohej nga organet e Sigurimit Shqiptar të arrestohej si “tradhëtar”, “diversant” dhe ”agjent” i UDB-ës jugosllave. Këtë akt altruizmi,si solidaritet shembullor, sa fisnik, sa të guximshëm e kam dëgjuar për herë të parë nga vetë ,zoti Hysen Asllani,një malësor i nderuar, në një ditë morti në lagjen Zeqirmemaj të fshatit tim , në vitet 90të , kur sapo ishte kthyer nga Franca , pas afro 40 vitesh,Po ashtu disa herë,duke ia dedikuar jetën e vet këtyre dy koplikasve të sipërm,kërkonin ndaj meje ,si gazetar ,ai dhe të afërm të tij, ta bëja publike një fakt të tillë si një realitet që na nderon të gjithëve,siç thoshte Hyseni. Kurse në korrik 1970 komunistët e këtij fshati: Col Dashi,Sadri Lulaj ,Sadik Ujkaj,Sylo Peraj etj.nuk pranuan , jo thjesht ,të mos dënohej asnjëri nga anëtarët e Partisë Agrare,Arif Osja,Riza Peraj etj.,por madje as të pushohen nga puna të afërmit e tyre,edhe pse diktatura qe në kulmin e lulëzimit të saj. Pikërisht në thelbin socialdemokrat të këtij komuniteti, unë kam lexuar reagimin aq tolerant dhe me dinjitet ndaj qëndrimit tim ekstrem, janar 1974,gjatë analizës vjetore të Ndërmarrjes së ShitblerjesM.Madhe në vatrën e kulturës(sot xhamia e fshatit) të mbushur plot e përplot,6 muaj pasi këtë mjedis e kishte vizituar Enver Hoxha.Kudo ndihej atmosfera e vendimeve të Plenumit IV të KQ të PPSH”Mbi luftën kundër shfaqjeve të huaja liberale”, qershor 1973 .Intelektualët që aspironin sado pak hapësirë ishin vënë në shenjestër. Ligjëronte ngado si furi kolere vija e masave. Me të drejtë,në logjikën e kohës,deklarimi im publik:”Ju jeni byro partie e qelbur,mashtrues rrufjanë dhe revizionistë” u cilësua si demaskim publik i vijës së partisë,paçka se akti im nuk ishte me vetëdije të kthjelltë disidenti. Për një moment sallën e pushtoi heshtja… Rebelimi im publik kundër padrejtësisë ndaj një njeriu të thjeshtë si V.Sykaj,një njeri i mrekullueshëm,e cila para se të jepte shpirt, në vitin 2OO4, do të më kërkonte për të më rishprehur edhe njëherë mirënjohjen , i befasoi të gjithë.Ndërkohë pati ndonjë aparatiçik,tellall partie,që tentoi të përsëriste atë që ngjau me 13.1O.73 në një seancë gjyqi në Koplik Qendër me një tjetër drejtues shkolle,S.Hasa,i cili,me kërkesë nga salla, do të dënohej si ” mbrojtës i dashurisë borgjeze”, ndryshe për mungesë të vigjilencës revolucionare: 11 vjet mësues në Dukagjin. Për hir të së vërtetës, në rastin tim salla reagoi krejt ndryshe:Me një kaos shumë funksional,ajo u hodh me shumë dinjitet përkrah meje,një intelektuali të paparti,drejtor shkolle. Tentativa ogurzezë u kompromentua keqas që në hapat e parë…aq sa nomenklatura,komiteti i partisë në rreth, u detyrua të ndëshkojë vetvehten…! Ndërkaq respekti ndaj këtij akti dinjitoz komunitar në bllok të fshatit tim nuk do të më ndahej gjatë gjithë jetës duke inkurajuar brenda meje një qëndrim kurajoz ,kritik, publik pa marrë parasysh asnjëherë riskun, koston,apo karrierën.. . E këtij profili fisnik e civil nuk mund të lihet në harresë Sofra e shtruar e Bukës, me gjithë zemër e shtëpisë së madhe të Qerim Haxhisë në lagjen Lujs në çdo kohë të ditës: “Bujrum , mikut,shokut,apo kalimtarit të rastit.,buka asht gati! 4. Vërtet një mrekulli e një shpirti fisnik, E tillë qe edhe gatishmëria e po kësaj familje për të blerë çdo pëllëmbë tokë pa patur nevojë, as plan,të cilitdo koplikas të sipërm ,që kishte nevojë për ta shitur, me të vetmin qëllim human : Fshati “të mos përzihej”,të mbetej gjithnjë kompakt brenda vehtes, ai fshat që “fizikisht” është edhe sot i tillë,edhe pse është fshati më i madh në tërë Malësi të Madhe. Ky ishte shpirti demokrat,dinjiteti civil dhe kultura e komunikimit e koplikasve të sipërm,si fshat, siç ma ka ripohuar në korrik të 2006ës edhe vetë Caf Nuzi,ishkryetari i Partisë Agrare opozitare në vitin 1970, nga fshati Reç i M.Madhe, modeli i një antikomunisti të ndershëm, kur po zhvilloja me të bisedën përgatitore për një intervistë pranë TV Koplikut,i impresionuar nga deklarimi i tij dinjitoz 36 vite më parë,në Shkodër, në gjyqin e dytë si antikomunist: Zoti gjyqtar më jepni atë që më takon,mos më vononi.Ju e dini: “Unë jam dhe mbetem armik i Partisë së Punës së Shqipërisë!” Mjerisht kjo shqiponjë e fjalës së lirë ende banonte në barakat e ish ndërmarrjes “Muhamet Gjollesha”Shkodër, në pritje për të marrë një hyreje të re 1+1,në janar të 2007ës, por shumë i qartë në vizion,shumë dinjitoz dhe objektiv në vlerësimin e së djeshmes e të sotmes gjatë asaj bisede dyorëshe: Ndanim mjaft qëndrime të njëjta dhe bisedonim me respekt ndaj njëri tjetrit. Enkas e kisha planifikuar në intervistat Vip, menjëherë pas Dritëro Agollit, ”Nderi i Kombit”, intervistë e cila për fat të keq dështoi për arsye financiare të Shoqatës të të Përsekutuarëve Politikë, dega Shkodër, që ai drejtonte. Kalova tangent disa stacione në rugëtimin e të kaluarës sonë të pastër si fshat e më gjërë, si model ekuilibri e respekti mes vedi, në kushte e rrethana rreptësisht të vështira, kur mund të të priste: Pushkatimi politik, internimi, përsekucioni përbindësh brenda llojit, ferri total disa breza.Një e kaluar,si pjesa jonë e shëndetshme, që meriton t”i referohemi në ditët tona të entuziasmit modern, të krizës brenda vehtes. A po “sakrifikojmë” në drejtim të konfirmimit të këtyre vlerave dhe resurseve që i kontribuojnë hapësirave të komunikimit,humanizmit dhe integrimit mes nesh,Ndryshe Vetvehtes sonë si identitet, si pjesë e një treve që aspak rastësisht u quajt Malësi e Madhe, si një ambicie e shëndetshme përballë tharjes në rritje?!? Aspak..! Përballë kësaj tradite të spikatur,po dimensionohet në rritje cinizmi mes vedi duke injoruar ndjenjën e përgjegjësisë për të njohur e respektuar vetëveten : si histori,si kulturë,si identitet real, duke sakrifikuar aq shumë kohë barcoletë me tablotë sinoptike të persekucionit të shtirur,militantizmit pervers,apo veteranllëkut komercial ,pas afro 20 vitesh tranzicion,ndryshe postkomunizëm ,aq më tepër në një hapësirë province të dëshmuar dhe të vlerësuar gjatë diktaturës komuniste përgjithësisht indiferente gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Dëshmitë e një të kaluare të tillë, në memorien tonë, të mbërthyer nga braktisja sa groteske, sa absurde e vetvehtes, vinë si rebelim ndaj një shmangieje të dhimbshme në ditët tona nga Vetvetja nën ethe “frontesh” deri brenda gjakut,familjes apo fshatit të një lufte defakto klasore e të tjera idiotësi moderne shqiptare si këto, sa provinciale,sa kombëtare, që Konicën do ta detyronin të shprehej në vitet 30 të: “Më parë shes m… njeriu se të merrem me budallallëqet e shqiptarëve” {Faik Konica, “Çështë estetika?” fq.3} 5. Vallë ende të mos i kemi shpëtuar kurthit të Besnikërisë së Mallkuar ndaj Nënës Parti,si prerje bese ndaj kultvlerave të pastra të së kaluarës sonë ,në epokën e postfronteve dhe të postideologjive, nën ethet e mitpolitizimit idiot,denigrues,skllavërues dhe përjashtues brenda vehtes?! E tmerrshme kur po shohim që arsimlartësit tanë memecë,qorr qorrsumbulla, që disa media,pjesë e këtij stani, na i quajnë deri intelektualë,thjesht pse militantisht mund të mbajnë një post qeverisës apo partiak, me konformizmin dhe depersonalizimin total po shkelmojnë prosperitetin tonë demokratik, kur kemi aq nevojë,jo për principata politike,por për parti si instrumente të gjetjes së vetvehtes sonë me dinjitet. Ndryshe për një gjithëpërfshirje reale,në diversitet,të të gjitha vlerave tona si qytetarë apo si individualitete të dijes e të kulturës,larg prangave të politizimit të skajshëm, në emër të së ardhmes sonë të përbashkët në këtë vend që mund ta prosperojmë vetëm të bashkuar. Vërtet nuk dua ta besoj, por ,fatkeqësisht, misioni i Besnikërisë së Mallkuar, për paradoks, vazhdon : Tharjet e marrëdhënieve me të shkuarën e pastër rrezikojnë të thajnë marrëdhëniet me të ardhmen e ëndërruar ndër breza, ndryshe kulti i së kaluarës së pastër nga politizimi,larg gjellës së helmuar të Besnikërisë së Mallkuar dekada më parë, vjen aktualisht si sfida më serioze ndaj tharjes moderne brenda Vehtes. Kadri Ujkaj kritik dhe publicist
CILËT ISHIN ARBËRESHËT? (Të njohim historinë e paraardhësve) Aleksiada e Anna Komnenës paraqet një interes të veçantë për neve, mbasi atje përmenden shqipëtarët për herë e parë me emnin Albanez, që përdoret edhe sot në botën e jashtëme. Ky emen e ka burimin në kohët ma të lashta. Plotolomeu përmend në “Gjeografinë” e tij se Albanezët ose Arvanët, ishin një fis Ilrian që kishin si kryeqendër qytetin Albanopolis, pozita gjeografike e të cilit nuk asht gjetë deri më sot. Disa historianë mendojnë se ka qenë Kruja e sotme, por kjo teori nuk asht provue akoma. Në shek. X-të burimet bizantine quanin – Arvanon, tokat që ndodheshin në mes të Shkodrës dhe Durrësit, Ohrit dhe Prizrenit. Shqipëtarët vetë përdornin emnin Arbëni dhe Arbëreshë në kohën mesjetare. Shqipëtarët e Italisë e kan ruejt deri më sot emnin Arbëneshë. Për arsye dhe rrethana (ende të panjohuna) Arbënisë kan fillue me i thanë Shqipëni. Ndër bizantologët modernë, Rusi, – A. Vasiliev shkruan: “Emni Albanez u përdor për herë të parë në shek. XI-të nga autorët bizantinë për të dallue popullin e Shqipnisë së sotme. Ma vonë në epokën mesjetare Albanezët ranë nën sundimin e Karlit të dinastisë Angjevine, i cili mori titullin: “me mëshirë të zotit, Mbret i Siçilisë dhe i Albanisë”. Mbretnija e Siçiljes dhe Napolit, e cila u themelua nga trashigimtarët normanë të Robert Guiscardit, u pushtue në shek. XIII-të nga Karli Anjou (Auzhu), vëllai i mbretit të Francës, – Louis i IX-të. Tue ndjekë gjurmët e themeluesve të tjerë t’asaj mbretnie, Karli sulmoi brigjet lindore t’Adriatikut dhe zaptoi Durrësin dhe disa pika të fortifikueme t’asaj zone. Despoti i Epirit, i cili sundonte Shqipninë n’atë kohë, u betue si vasal i Mbretit të Napolit dhe Siçiljes. At’herë, Karli muer titullin Mbret i Shqipnisë. “Kur jetshkrimi dhe veprat e Karlit, – shkruen një historian Italian, – të jenë studiue ma mirë, ai do të dali në shesh si iniciator i parë i vetëqeverimit politik të Kombit Shqiptar”. Ref. (Garabellese – “Karlo d’Angia XI”, citue nga Vasilievi, fq. 595). Gjejmë rastin me folë edhe mbi fatin e Kishës Kristiane në Shqipni, para dhe mbas ndarjes qëu vertetue në shekullin e X-të në mes të Romës dhe Bizantit. Mbas rrebeshit të invazioneve sllave, struktura kishtare u riorganizue atje ku ishte e mundun, dhe u riformue me baza të reja atje ku ishte shkatërrue krejtësisht. Durrësi vazhdoi me qenë selija e metropolitit të Epirit të Ri. (Epirus Nova) dhe Kathedralja kishte shpëtue pa dam mbas dyndjeve të shek. VII-të. Kryepeshkopata Katolike e Tivarit u rithemelue në shek. e IX-të si Peshkopatë dhe u mvar nga Patriku i Bizantit. Peshkopata e Shkodrës mvarej prej Selisë Arkipeskopale të Dioklesë. Përgjithsisht Kisha Kristiane në Shqipni ndoqi relatat në mes të Kishës së Romës dhe asaj të Bizantit. Deri në mesin e shek. të VIII-të, Dioqezat Kishtare t’Ilirisë mvareshin nga Selija Katolike e Romës. Historiani Francez i Krishtërimit, L. Duchesne, i cili ka studiue veçanërisht zhvillimin e Kishës Kristiane në Iliri qysh prej kohës së Justinianit, cakton korespondencën, (citon korespondencën) e Papës Shën Grigor i Madh (590-604) si provë se ai vetë ishte shefi spirtual i provincave Iliriane. Në vitin 597, Papa Shën Gregor i dërgon një letër qarkore Peshkopëve të provincave Iliriane mbi dorzimin e ushtarve si priften dhe pranimin e tyne si murgjë nëpër kuvendet. Kjo letër iu asht drejtue, mes të tjerëve, Metropolive të Selanikut, Durrësit, Nikopolit, Justiniana Primas dhe Shkodrës. Në letër përmenden me emna provincat e Perandorisë që mvaren nga autoriteti Kishtar i Papës. Maqedonia, Epiri i Vjetër dhe Epiri i Ri përbajnë Dioqezin e Jugut, që përfshin Ilirinë Lindore. Shkodra si qendër Peskopale e Prevalitanës, dhe Justiniana Prima, si Arkipeskopatë e Dardhanisë, bajnë pjesë të Dioqezës së Veriut që përfshinë Ilirinë Perëndimore. Duhet theksue se në atë kohë Metropolitët ose Peshkopët nuk dorzoheshin drejtpërdrejt nga Papa, autoriteti suprem i të cilit simbolizohej me dërgimin e emblemës Romake “Pallium”. Ndryshimi i thellë në mes të Romës dhe të Bizantit përsa i përket veprimtarisë së Kishës Kristiane mbas ndarjes politike në fund të shek. IV-tërt, asht se në botën bizantine kisha ortodokse iu nënshtrue gjithnjë e ma tepër pushtetit politik të Perandorëve dhe ma në fund u ba vegla e tyne, tue bjerrë gjithnjë pjesën ma të madhe të prestigjit të sajë moral. Tue fillue nga Justiniani i Madh, Perandorët e Bizantit përdorën misionarët për të përhapë krishtërimin në mes të Serbëve, Bullgarve dhe popujve barbarë të tjerë, që ishin vendosë në tokat e Perandorisë. Në fillim, kjo ishte një masë përparimtare mbasi një fe e përbashkët shërbeu për një kohë të gjatë si një faktor bashkues në një shtet që përbahej nga shum popuj që ishin prej origjine dhe që flisnin gjuhë të ndryshme. Me kalimin e kohës sovranët e mbretnive Serbe, Bullgare dhe Hungareze, që ishin ba të krishtenë dhe kishin marrë një bazë kulture bizantine, formuen ambicjen me u kunorzue vetë si Perandorë në Katedralen e Shën – Sofisë. Nga ky shkak Perandorija Bizantine ishte në luftë gadi të përhershme kundër njenës apo tjetrës nga këto mbretni. Fati i Kishës në tokat shqiptare që kishin shpëtue nga invaduesit barbar u mvar në çdo fazë të epokës mesjetare nga peripecitë e luftës në mes të Bizantit dhe të popujve që orvateshin me e zaptue. Prirja, thuajse instiktive e shqiptarve ishte me u bashkue me Kishën e Romës, kurdoherë që kishin rastin e volitshëm. Kjo vazhdoi deri në shekullin XV-të kur Turqit duelën në Ballkan. “Nuk mundë të mohohet fakti që Arbëria gjatë shekujve ka pësue luhatje mes Lindjes dhe Perëndimit. Gjithashtu nuk mund të mohohet fakti se, të dyja kulturat kan qenë dhe mbeten të disponueshme pavarësisht prirjeve të sotme Euro – Perëndimore të cilat “artikulohen” ma shum nga politika se sa nga realiteti” (M.B.) Ky mendim (personal i imi) asht real dhe mjaft i prekshëm në pjesën dërrmuese të shtresave të popullsisë. Jam i mendimit se, ne shqiptarët përgjithësisht jemi të prirun të duam, apo të urrejmë me pasion disi të pakontrolluem, dhe kjo reflektohet edhe në ditët tona. Trashigojmë mernenarizmin, madje mercenarët që u shërbyen pushtuesve, shpesh herë i bajnë heroj! Do ta ilustroj mendimin tim me një shembull konkret: Dihet prej të gjithëve se, latifondistët shqipëtarë, u shpërblyen nga pushtuesit osmanë, me tokat e Arbëreshëve që migruan në Italinë e Jugut, dhe të atyne që muarën malet, për të ruajtur besimin dhe krenarinë nacionale. Janë pikërisht pinjollët e bejlerëve dhe pashallarëve shqiptarë, ata të cilët i vendosën kunorën Mbretnore, Viktor Emanuelit, kur dihet mirëfilli se fashizmi Italian erdhi si pushtues, dhe jo si mik apo si “turist”. Janë këto kontigjente që na e sollën komunizmin dhe internacionalizmin proletar. Globalizmi, me Internacionalizmin ngjasojnë si dy “vllezërit” Siamez… Internacionalizmi tek ne, shprehte mbylljen hermetike, dhe një edukim ideologjik absurd. Ndërsa sot, brezi i ri, ma shum po humbë se po fiton. Vrejmë me keqardhje prirjet për një çthurje, dhe kjo në emen të Globalizmit “modernist”. Hyrja e Shqipërisë në NATO, asht vërtetë një fitore, por pompoziteti që i ban politika shqipëtare, ban efekt të kundërt, sepse më quan tepër të privilegjuar, ndërsa unë mendoj se, ky eveniment duhet parë ma tepër, si përgjegjësi sesa si privilegj. Ishim në Traktatin e Varshavës, u larguam që në vitin 1968 (zyrtarisht) askush nuk erdhi me na pushtue, përkundrazi, sapo u hapën kufijt, ne “pushtuam” botën. Që t’i kthehemi krenarisë së Arbërit, dhe Kastriotizmit, duhet t’iu rikthehemi vlerave të traditës duke i kombinuar me kohën, por gjithnjë mbrenda moralit Arbënor. N’Europë nuk po shkojmë sot, aty jemi qysh se u krijue kjo tokë, por në këtë Kontinent, kemi veçoritë tona specifike, të cilat na dallojnë nga të tjerët. Europës do t’i marrim gjithçka që përputhet me ne. Në të kundërt nuk do të ekzistojmë si NACIONALITET. Atje ku flitet për të drejtat e Njeriut dhe ku neve aspirojmë të bahemi pjesë integrale e saj, po në këtë Europë po shfaqet anti-njeriu. A ka akt ma të shëmtuem se sa martesa e mashkullit me mashkull? Akti ma banal dhe ma i turpshëm, anti – Zot! “Nudot” janë shfaqja ma banale dhe ma primitive. Pra, Europa shpesh herë duhet t’i referohet moralit tonë dhe ta përdorë si një MODEL mjaft pozitiv. Mark Bregu
|
Nr. 127 i gazetës në print
| PARLAMENTI, “ITAKA” E ENVER HOXHES
28 qershori, dita e zgjedhjeve parlamentare, po afron. Të gjithë burrat e fortë dhe Amazonat e bukura, janë turrur drejt ishullit që tash 70 vjet sundohet nga komunistët. Në këtë Itakë të vogël, në parlament, asnjëherë qysh në kohën e mbretit Zogu i Parë, nuk “sunduan” intelektualët e vërtetë, burrat e burrneshat që shkruajnë histori e ndrijnë në përjetësi. Aty, shqiptarët kanë parë e dëgjuar hajdutë, komunistë me kostume të qepura me pe të zi mbi rroba të bardha e pe të bardhë mbi rroba të zeza, matrapazë votash e besimi, burra të çburrëruar që vetëm një herë, kur u bë një seancë për të drejtat e homoseksualëve, e patën brisk.. gojën, diskutuan me kompetenca e profesionalizëm, boksierë e hamenj, analfabetë që kanë blerë diplomat dhe kanë shkuar në parlament me erë përç dhie e kollare të blera tek Gabi, gra me taka të larta, hijerënda e fytyrëegra. Kësi monstrash e kanë pamundësi të jenë të butë, të njerëzishëm, edhe brënda llojit të tyre. Kurse të dobëtin e “mbysin”, e sakatojnë, duke e mashtruar e duke e vjedhur si në 12 të ditës, ashtu edhe në 12 të natës. Parlamentarët, të gjithë, madje edhe ato pak të gjitha, pra të shtatëtat Amazona, janë pasuruar çmëndurisht shumë, sa kudo, gjithkush, edhe lypsarët që shtrijnë shaminë në trotuar, tregojnë me gisht bizneset e pronat e tyre, që i kanë ngritur nga hiçi. me teknikalitet, pse jo edhe femëror. Se edhe burrat e këtij parlamenti nuk kanë shfaqur deri tash burrëri. Mënçuri jo që jo. Ata dhe ato kanë gjithandej SHPK, ( Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), por të pakufizuar kanë spekullimin e injorancën. Rraca e politikanëve komunistë është bërë problemore për gjithë sjelljen, për gjithë shijet, për tërë interesat; edhe për perëndimorët bile.A ma thotë dikush vetëm një që nuk ka pasuri sa 10 000 e më shumë votues të thjeshtë, a ma thotë dikush vetëm një që nuk e ka çuar kartonin me urdhër, si dikur para Enver Hoxhës? Dhe, të gjithë e “shajnë “ dhe e “mallkojnë “ diktatorin. Kur nuk shajnë Enverin, ose njëri-tjetrin, nuk thonë asgjë prej gjëje. Askurrkusah nuk e di se cili deputet i djathtë voton majtas e cili i majtë voton djathtas, sa zëmra u ban tak-tak votuesve, tashmë të çorientuar, jo vetëm politikisht. Në ishullin ku sundojnë komunistët, të gjithë kanë në të vërtetë një qëllim, ta mbajnë në gojë bibëronin dhe, kur kolegu përbri ia merr edhe të vetin, dalin e bërtasin, i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Kështu ka ngjarë me Ilir Metën, me Neritan Cekën, Paskal Milon, Skënder Gjinushin, Sabri Godon, Lufter Xhuvelin, Fatmir Gërdec Qipro Mediun, Genc Pollon, Petro Koçin, Nikollën, Braçen e vockel, Ekremin e zi dhe gjithë komunistët që duan ta bëjnë edhe Tiranën si Kukësin a Tropojën, që edhe kryebashkiak do donin një si Brojkën, ku kioskave të shiten diploma e drogë, armë e kontraceptivë. Disa përdorin retorika folklori, si burra zamani e gra zakoni, disa kërcënojnë si vagabondë e rrugaçë. Ilir Meta për shëmbull, u tregon grushtin të gjithëve, deklaron se do abrogoi edhe Kushtetutën, sa të kujton Mehmet Shehun që në momente depresioni vrau veten. Kur shkon fshatrave veshet me xhakovente me ngjyrën e peliçes së Mehmetit dhe fton ca kalemxhinj injorantë skutave, ku mbledh zakonisht nga katër-pesë grabitës, pesë-gjashtë gangsterë, dy-tre Amazona, ku më të bukurës i stampon edhe portretin dhe e vë në gjoks dhe pasi i mërzitet zgjedh një me të përshtatshme, si dhe dymbedhjetë-trembëlljetë mitingashë me pagesë. Të gjithë këta, sado të fitojë Iliri, prapë mbeten të tillë, barkëthatë e me gisht në gojë. Ata që përdorin retorika folklorike, janë ca katundarë që kanë braktisur ajrin e shëndetshëm të bjeshkëve dhe u thonë hallave, tezeve, dajave, gjithkuj që njohin “Votoje x parti se jam unë aty”. Ata që janë gënjyer deri tash, kanë qënë asish që kënaqen edhe tu blesh nje shishe raki dhe nuk e kanë kuptuar se pretendentët për parlamentarë dhe çakejtë që paguajnë pas vetes, e kanë mëndjen vetëm të sulen mbi tendera, afera korruptive, trafiqe. Kryetarët e partive të vockla, megjithëse të shumëpërfolur edhe për pseudonime, me ligjin e ri, hyjnë në parlament. Themi hyjnë në parlament, pasi vetëm koalicioni i shpëton, se po të ishte për ta, zor se ndonjëri do grumbullonte aq vota sa duhen në një Qark. Të marrim shëmbull Metën me koalicion. Kë mund të renditë në listë ish kryeministri. -Ç profesion ke patur? -Kam mbaruar shkollën e partisë. -Po, bën për deputet. -Po ti, ç ke bërë tash 18 vjet? -Mitingash më shumë, por edhe në kohë fushatash kam vjedh vota boll. – Bën, bën për deputet, edhe ti. Tjetri… kush është, se e dua nga 99 –a. Kështu, edhe në parlamentin e ardhshëm, nga disa parti duket se nuk do ketë prurje të pastra. E vetmja “pastërti” është se në parlamentin që do “ngrejë duvakun” mëngjesin e 29 qershorit, shqiptarët do shohin 30 për qind femra. Rama e Meta elementin femër betohen me dorë në… zëmer, se do e kenë shtyllë kurrizore të partisë e qeverisë. Rama do ketë 50 për qind femra e 50 për qind bura, për ta mbarështuar mbarë partinë. Vetëm ai vetë e prish balancën. Ku të deklarohet,andej rëndon kokrra. O tek femrat e qeveria, o tek meshkujt e bashkia. Po ku do i seleksionoi kjo parti kaq shumë femra sa i duhen? E thjeshtë. Në fshatra. Edhe nënë Ferideja do merrte ca vota, pse jo. Në Shqipëri kultivohet gjithandej drogë. Kurse meshkujt janë akoma të pabesuar. Lista mund të mësohet vetëm ditën e fundit. Kështu, burrat Rama i pret me pak fjalë, pasi ka frikë se mëndimet e tij ia çojnë Berishës, e ky i fundit ia “vjedh” e me to i mashtron votuesit! Megjithatë, burat rrinë në rrallë. -Për ç farë erdhe? -Këtë herë dua të ma futësh emrin në listë, o kryetar. E meritoj. – Herën tjetër do ta fusim ty, këtë herë kam punë me gra. Kush është në radhë… Eshtë koha e ndryshimit të Shqipërisë kjo. Amazonat e shumta duhet të dalin në “mejdan”, të mbushin sutienat me “barut”, të ngjeshin armët (politike) në brez e të “lufttojnë” me burat që prej dekadash rrinë në “Itakën” e Enverit, njëlloj si ish “burrat” e tyre kur ishin “gjallë”. Pra, parlamenti duket se sërish do jetë ishull. Ishull ku do hyjnë edhe ca Amazona. Sokol Pepushaj
TË ZGJOHESH NGA NJË ËNDËRR E BUKUR PËR TË JETUAR ËNDRRËN Sot, zgjohesh në agun e asaj Shqipërie kaherë e mot të përvujtun, lënguese, të nëpërkëmbur, hekakeqe e shpresëvrarë, ndryshe sot. Sot e mot, dita do të rrezellitë shqip, pa u përthyer në kurrnji syprinë bunkeri dhe paniku asimilimi nga armiqt që “na kishin në grykën e pushkës dhe ne i kishim në grykën e topit”. Iluzionet e vigjilencës, sintetizuar nga proverbi “uji fle, hasmi s’fle”, i përkasin të shkuarës. Imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik, puçistët, këto zhargone të ideologjisë së izolimit, këto maska ndjellakeqe të murtajës komuniste, janë varri pa nekrologji. Kuja e asaj vajtoreje është një makth, është një shpirt i keq, prej të cilit sot çlirohemi. Jemi të dlirë nga kjo mbarsje që zvargej në vetëdijen tonë. Sot kaplimi i agut shqiptar është drita shpirtit tonë liridashës, paqekungues. Sot përulemi me mirënjohje dhe respekt para emrit dhe kontributit vullnetmirë të të gjithë atyre, që bënë çmos për agun e kësaj ditë, zgjimin nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Për këtë prag të lyer me ambrozin e lirisë duhet të falenderojmë në kryeherën e tana mirënjohjeve atë bekim të krijuesit, Amerikën. Shqiptarët duhet të falënderojnë për stretiherë Amerikën, bijtë e saj dhe të lutemi Zotit për këtë mik të madh të shqiptarëve dhe paqes. Spariherë e falënderuam, asokohe kur Fuqitë e Mëdha desh na ndanë për të joshur orekset babëzitëse të fqinjëve tanë. Sdytiherë e falënderuam për Pavarësinë e Kosovës. Tash, e kemi për ndër ta falënderojmë për stretiherë, për pranimin në familjen e paqes në tryezën e madhe të kombeve të lira. Kurrëçka nuk duhet të na bëjë me drojë ta bëjmë këtë. Se ishte dhe është Amerika dhe burrat e saj të shtetit, që njohën dhe vlerësuan identitetin dhe dinjitetin tonë. Janë ata, që shtërnguan duart tona dhe besuan nër ne, kombin që meriton të jetë ai që gëzojmë ne sot dhe që do të krenohen brezat që do të vijnë. Anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndër të vetmet grupime supërfuqishë dhe vullnetesh për paqen, njëzëshëm mund të pohohet se është një nga momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar. Askurrë, askush, në qasjet e tija më optimiste dhe në synimet më euforike, nuk do ta mendonte se ajo që tashmë është realitet, të mund të ushqente fantazinë e tij më të zhvilluar. Shqiptarët zgjohen nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Brezi ynë, ka fatin që breza të tjerë nuk e patën, të shkruajmë në memorien historike bërjen realitet të një arritjeje që përafrohet me mrekullinë. Tash ne jemi të barabartë mes të barabartëve. Dinjiteti dhe personaliteti i identitetit tonë kombëtar, nuk është më një faktor i parëndësishëm një njollë e zezë dhe shkas për t’u nëpërkëmbur dhe referim për krahasime negative. Tashmë, ne, jo vetëm ulemi në një tryezë me më të fuqishmit e botës, por dhe shprehim njëherazi, njëzëshëm me ta vullnetin e një bote ku paqja është e shenjtë dhe ajo duhet garantuar me çdo mjet. Krenarisë sonë kombëtare i kthehen atributet, ata që piknisën me Kalorësin e Krishtërimit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Për një vend të vogël si Shqipëria, një vlerësim i tillë është një meritë, që vjen natyrshëm për gjënezën tonë nacionale. Fatet e kombit shqiptarë kanë kaluar sa e sa herë në tehun e mprehtë të fataliteteve historike. Identiteti ynë kombëtar e ka gjetur veten sa e sa herë para shpërbërjes. Lukunitë e kohës kanë tentuar disa herë të na çapërlojnë në copa-copa, duke mundur t’ia arrijnë të na gjymtojnë, por falë Zotit mbijetuam. Jemi për të jetuar këtë ditë, ditë e paprekshmërisë tëritoriale, ditë e garantimit të paqes dhe kontributit për botën, tokën e të gjithëve. Ndër të shkuaren kujtesa historike përcjell vendin tonë si një portë nga ku mund, hynë dhe dolën dreqi dhe biri. E çnuk bërë ata me Shqipërinë dhe shqiptarët, me dinjiteti dhe identitetin tonë. Erdhën dhe ikën, hynë dhe dolën të gjithë kujt i ra rruga këndej. Ndërsa sot, ajo është një e kaluar fatkeqe, një kujtesë që e ruajmë në memorie si një e shkuar që nuk do të përsëritet askurrë. Megjithëse vend i vogël, në tash jemi një. Jemi njësi dhe realitet, jemi botëkuptim dhe ndërgjegje, vullnet dhe aspiratë e paqes dhe dinjitetit. Sot e mbas, kurrqysh nuk do të mund kush të tregojë me gisht shqiptarët. Kudo që ai jeton dhe aspiron, është shqiptar dhe duhet ta mbajë me nder dhe krenari emrin e tij. Me anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata, diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i dinjitetit. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është rikthim definitiv, më sublimi i mundshëm i kombit tonë në gjirin e familjes perëndimore, është garanci e re dhe e madhe për zhvillim dhe jo vetëm siguri, të integritetit e sovranitetit territorial të Shqipërisë, por edhe të shtetit të Kosovës dhe të trojeve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Shqiptarët, janë më të sigurt se dje, shqiptarët janë më me perspektivë perëndimore se që ishin dje, shqiptarët, mbarë kombi ynë jemi me një të ardhme më të ndritur, më perspektive se mund të mendohej. Duke qenë pjesë, anëtare e NATO-së, Shqipëria dhe kombi ynë mbarë është para një të ardhme të re, është në rrugëtimin e faktorizimit në rajon dhe më gjerë, është më afër hyrjes në BE. Ne, si komb, së bashku me Shqipërinë, prej nesër jemi aty, ku ishte dashur të ishim para shumë dekadash, në NATO, pra në djepin e Perëndimit, të vlerave të qytetërimit i cili është streha e jonë më e sigurt, më e ngrohtë dhe më e dashur. Po kthehemi përfundimisht, si kombi më i vjetër i këtyre hapësirave në gjirin e familjes së madhe të Perëndimit të qytetëruar. Albert Vataj ESHTE KOHA PER NATO! Ështe faza e zakonshme e delirit. Delir i kuptueshem per nje kombd qe historikisht vetem ka ecur. Ka ecur dhe madje ne shume raste, duke formuar thjeshte nje rreth ne vend te nje drejtëze. Per here te pare ne historine tone moderne, mund te ndjehemi krenar per nje finish te arritur. Kemi kërkuar dhe po vazhdojme serish te kerkojme drejtime te nevojshme per tu rritur si komb, me pas edhe si shtet. Tashme ne krahun tone, kemi edhe rreth 27 te tjere, shume me te fuqishem, me te pasur se ne, por edhe ushtarakisht me te afte. Megjithatë, nga 4 prill 2009, jemi pjese e NATO-s, flamuri yne po valevitet ne mes 28 flamujve, te unifikuar ne nje te vetem- ngjyre, te ngjashem ne logo me busullen. Eshte momenti kur secili kërkon te tërheq nga vetja meritat. Edhe pse, kane kaluar mese 12 vite nga rrenimi i nje shteti, i nje ushtrie e cila sot krenohet me antaresimin ne NATO. Nuk ka patur, nuk ka dhe sipas gjasave, asnjehere nuk do te kete fajtore per nje kolaps te mirefillte, qe te pakten na humbi 8 vite rrugëtim drejt objektivave te fillim ’90-es. Sot eshte dita te tregojme, madje te rrahim gjoksin. Nganjehere kujtohemi edhe per popullin, i cili ne fakt pagoi dhe shpagoi me gjak jo vetem kolapsin e 1997-es, por edhe antaresimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Slogani “Eshte nje mrekulli e lirise” tashme eshte ngulitur ne cdo mendje, edhe pse duhet kujtuar se liria gjate 19-20 viteve te demokracise, ka ecur shume ngadale, duke u penguar, rrezuar, ngritur, ecur rene e ringritur. Sigurisht, faji nuk eshte i popullit. Eshte koha e festes, por edhe koha te kthejme koken pas. Fillojme me Skenderbeun apo Gjergj Kastriotin, por vetem kaq. Pjesa tjeter e historise, eshte me shume e mbushur me pushtime, rrenime, tjetërsime e konvertime. Nga njs sistem tek nje tjeter, nga nje diktator tek nje tjeter, nga nje “demokraci” ne nje tjeter palo- demokraci. Jemi pushtuar pa mundur asnjehere te mbrohemi. Kemi lene fushat per t’iu ngjitur maleve. Madje, kemi shpyllëzuar edhe malet per te hapur toke buke, ne kërkim te sigurimit te saj ne vend, teksa drithërat i hanin minjte ne shume hangare gjigante, te mjaftueshem per te ç’uritur nje popullsi shume me te madhe se e Shqiperise. Sot duket se eshte ndryshe. Nese nuk do t’ia “fusim vetes”, eshte e veshtire qe dikush te na kercenoje. Gjithmone, nese “sigurimet sekrete” te vendeve fqinje, nuk do te vijojne te kene interesa te “destabilizojne” vendin tone. Ne fakt, sot jemi me te mbrojtur se asnjehere: Greqia eshte me ne ne NATO, ne Veri eshte Mali i Zi qe “nuk guxon” te matet apo “te kruhet” me nje Shqiperi ne NATO, si dhe Kosova, pjesa tjeter e trungut ame. Maqedonia me shqiptaret atje, eshte nje tjeter siguri e integritetit, teksa deti na ndan nga rreziqet e ajri shpresojme te ruhet nga NATO tashme. Eshte viti 2009, rreth 41 vite me pare, u larguam nga nje tjeter aleance ushtarake komuniste: traktati i Varshaves. Ne vitin 1992, trokitem per here te pare ne NATO, vendi i pare ish- komunist i Ballkanit e Evropes Lindore. Ndersa sot, 17 vjet me pas, jemi nder te fundit qe jemi bere pjese, duke “u krenuar” me lenien mbrapa vetem te Serbise (me kriminelet e luftes), Maqedonise (me konfliktet e emrit me Greqine) dhe Bosnje- Hercegovines- shtetit eksperiment multietnik ne Ballkan. Ne kete liste, nuk mund te përfshihet kurrsesi Kosova, e sapolindur, por edhe e shume përkrahur nga antaret e NATO-s. Sigurisht, jemi shume vone, por ngushëllohemi nga vete fjalet e popullit tone: me mire vone se kurre! Eshte koha kur NATO duhet te vendoset ne mes qytetareve dhe politikes. Jo thjeshte per te marre meritat, por per tu përgatitur per ate qe na pret. Askush nuk e ka thene se vetem anteresimi ne NATo na sjell nje tarife prej 740 mije euro ne vit si kuote. Nuk eshte nje shifer shume e madhe, por ne fakt as shume e papërfillshme per nje shtet te vogel dhe te varfer, qe te pakten na komentojne deri tani. Sigurisht, jane para qe duhen paguar direkt ose indirekt nga qytetaret dhe jo politikanet. Tashme, eshte detyrim qe buxheti i ushtrise nuk duhet te jete me pak se 2% e GDP (Prodhimit te Brendshem Bruto) dhe progresivisht duhet rritur nga viti ne vit. Do te thote se shqiptaret do te heqin “para menjane” nga shume sektore, per t’ia dhene ushtrise si antare ne NATO. Ka edhe dicka tjeter, jo shume e kendshme, qe shpresojme te mos verifikohet, por mund te ndodhe. Ushtaret shqiptare duhet te derdhin gjakun e tyre nen uniformen e NATO-s, mbase edhe ta falin jeten ne emer te saj. Deri tani, ushtaret tane kane qene ne vijen e dyte apo te trete te “frontit”, te mbrojtur nga ushtri te vendeve te tjera. Mbase edhe per disa kohe mund te vijoje, por me pas ushtare shqiptare, amerikane, gjermane, britanike, turq e te tjere, do te duhet te perballen me te njëjtin rrezik, tashme si ushtare profesioniste. Te jeni te sigurte se ata nuk do te jene politikane, pushtetare apo femije te tyre, por qytetare te thjeshte shqiptare! Si pjese e NATO-s, vendi yne mund te jete edhe shenjester e sulmeve te rrezikshme terroriste, duke marre persiper keshtu nje tjeter risk. Eshte koha e meditimit, përsiatjeve por edhe bilanceve. Po te vihen ne nje peshore, askush nuk mund te thote nga mund te anoje: pozitivja apo negativja, me shume per qytetaret shqiptare. Gjithsesi, jemi ne NATO, nga shumëkush e konsideruar edhe si paradhoma e Bashkimit Evropian, nje tjeter teme qe ia vlen te diskutohet. Eshte koha globale e diskutimit, jo vetem e krizes ekonomike! BLERTI DELIJA 1001 PËRRALLAT E TRANZICIONIT – ZGJEDHJET E 28 QERSHORIT Si të rrini aty ku jeni, se ne mirë jemi! Sa më shumë që po afrohet data e zgjedhjeve kuvendore në shtetin shqiptar, aq më shumë po ndizet debati tradicional për listat, deputetët, personalitetet, koalicionet, firmat konsultuese, analizat e elektoratit, parullat e radhës, si dhe për meritat dhe sukseset e të gjithë parisë politike dhe të segmenteve të saj të rreshtuara në partitë politike të prijatarëve përkatës. Debati është i ethshëm dhe përplasja midis të ashtuquajturve personalitete politike të parisë së Tiranës është e karakterizuar nga një egërsi e pashoqe dhe e frikshme si dhe nga një paturpësi karakteristike për rrugaçët e dorës së fundit. Por, me gjasë, nuk ka shumë arsye për t’u shqetësuar sepse, kur iu duhet, duket se të ashtuquajturit personalitete politike merren vesh shumë mirë me njeri-tjetrin. Kjo sjellje mbulon qëllime të tjera.Paria e Tiranës janë më të lidhur me njëri-tjetrin se sa lënë për të kuptuar kacafytjet televizive. Nga një anë, politika është biznesi i familjeve respektive të të ashtuquajturve personalitete politike. Të gjithë ato vetë kanë qenë të përfshira në politikë që nga kohë të vjetra që s’mbahen mend. Në politikën aktive në shtetin shqiptar ka ish-partizanë të Luftës së Dytë Botërore, ish-sekretarë të PPSH-së, ish-Ministra të kohës së Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë e me radhë, të gjithë në krye të partive kryesore e në organet drejtuese. Duhet thënë se edhe pse paria e Tiranës është një çorbë shumë e përzier origjinash klasore, etnike e me radhë, shumë prej tyre vijnë nga shkolla e vjetër e PPSH. Ato kanë qenë të edukuar me shumë kujdes për të funksionuar në atë sistem dhe prandaj e gjejnë gjuhën shumë më lehtë me njeri-tjetrin. Si atëherë edhe sot, objektivi i tyre mbetet I njëjtë. Ato duan për tu bërë pari sunduese me zor, edhe pse rruga e tyre ka qenë dhe është e shtruar me mjerimin e vuajtjen e të gjithë shqiptarëve, dhe në këtë aspekt, asgjë nuk ka ndryshuar. Ato e njohin mirë njëri-tjetrin, ndajnë të njëjta interesa, vlera, e qëllime dhe pavarësisht partive politike, janë dy anët e të njëjtës medalje. Duke gjykuar nga sjellja e pandryshuar e parisë së Tiranës, duket sikur tranzicioni për to do të mbarojë vetëm kur ato të kenë nën këmbët e tyre të gjithë shqiptarët, siç i kishin për disa dhjetëravjeçarë nënë udhëheqjen e Enver Hoxhës. Por ky qëllim, edhe pse i dallueshëm në veprimet e tyre, nuk përmendet hapur si dikur sepse tashmë ato e dinë që nuk mjafton të sundosh dikë vetëm me forcë. Sundimi më I mirë është kur tjetri bindet se gjendja ku është nuk mund të ndryshohet dhe ose ikën e lë vendin ose nënshtrohet. Forca më e madhe e pushtetit është rezinjata e njerëzve dhe kjo arrihet me dështimin e njëpasnjëshëm të zgjidhjeve, të rrugëdaljeve e të të gjitha përpjekjeve për të ndryshuar drejtim. Prandaj, jemi e do të jemi në tranzicion të vazhdueshëm derisa paria e Tiranës të arrijë objektivat e saj. Nga ana tjetër, pra, parisë I duhet mbështetja e popullit. Për këtë arsye, të gjithë prijatarët partiakë po luftojnë që të mbajnë të lidhur mbas qerres së vet, militantët e tyre, tifozë fanatikë e klientë që shiten e blihen për një kafshatë buke por që besojnë verbërisht në të ashtuquajturin lider; ato nuk besojnë në vlera apo në ide, por në liderin e, natyrisht, edhe në interesin e në kuletën e tyre. Këtyre iu bëhen premtimet për policë e doganierë se, ndryshe, të ashtuquajturit personalitete politike nuk i marrin dot votat e shumta që i mbledhin militantët respektivë dhe i sjellin në kutitë e votimit. SHINASI RAMA USA, ish student i dhjetorit ‘90
NATO NË 60 VJETORIN E SAJ NATO në moshën 60 vjeçare nuk e ka fatin që të ulë ritmet dhe të nisë një periudhë pushimi. Aleanca pas 60 vjetëve ende rritet. Ajo ka tani 28 anëtarë dhe i mbijetoi Luftës së Ftohtë. Me ritme të reja, organizata po shndërrohet në një aktor global në fushën e sigurisë. Por pavarësisht nga kjo, problemet për të po shtohen. Qëllimi i përbashkët i organizatës, i cili kuptohej dhe s’kishte dhe aq nevojë të theksohej gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, tani duhet të përforcohet. Jaap de Hoop Scheffer është sekretari i përgjithshëm i Aleancës. “Nga NATO, thotë ai, pritet që ta vendosë Afganistanin në rrugën e duhur. Pritet që organizata të pajtojë dëshirën e vazhdueshme të disa vendevve për anëtarësim, me nevojën për të arritur një marrëveshje të qendrueshme me Rusinë. Përveç kësaj, aleanca pritet të dalë me një përgjigje ndaj kërcënimeve të reja jokonvencionale.” Kështu, si thotë dhe z. Scheffer, NATO tani e ka ka pjatën të mbushur. Çështja kryesore për të është Afganistani. Atje po vihen në sprovë kapacitetet politike dhe ato ushtarake të aleancës në një konflikt të gjithanshëm i cili kërcënon të zgjasë me vite. Dhe si thotë ministri kanadez i Punëve të Jashtme, Peter McKay, Afganistani është sprova kyçe për aleancën. “Dështimi në Afganistan, thotë ai, as që shtrohet si mundësi.” Afganistani nxjerr në sipërfaqe një seri problemesh nga e cila organizata vuan nga brenda. Një nga më të rëndësishmit është ai i ndarjes së peshës së detyrimeve të anëtarëve. Një grup i vogël vendesh, mes tyre dhe Kanadaja, po mbajnë peshën më të madhe të luftimeve më të rënda dhe pësojnë numrin më të madh të viktimave në jug të Afganistanit. Dhe si e bën të qartë ministri kanadez McKay, ka ardhur koha që të tjerët tani të bëjnë më shumë. “Vendet duhet të shohin se çfarë kapacitetesh kanë dhe cili është kontributi që japin dhe t’i krahasojnë ato, thotë ai. Nëse ato nuk dërgojnë trupa në terren kanë arsye financiare? Apo ka të bëjë kjo me aftësinë e tyre për të bërë më shumë në anën humanitare? Vetëm një qëndrim i tillë, i dykahshëm, shton ai, do të siguronte suksesin në Afganistan.” Por sipas sipas disa kritikëve, ajo që nevojitet, është një mënyrë e re krejtësist e re e bërjes së biznesit me Aleancën. Radek Sikorski, ministri i jashtëm polak, thotë se kjo nuk do të thotë asgjë më pak sesa një vendosje e Aleancës në rrugën e luftës. “Duhet të vendosim nëse jemi seriozë për të siguruar fitoren në Afganistan dhe nëse na nevojitet udhëheqje luftarake dhe kjo, shton ai, ndoshta do të thotë një rishikim i procedurave që kemi trashëguar nga e shkuara. Na duhen rregulla për ta ndarë në mënyrë të drejtë barrën e trupave dhe të kostos dhe në të njëtën kohë, shton minsitri polak, na duhen procedura për dërgimin e trupave në fushën e betejës dhe përdorimin e tyre sipas logjikës ushtarake, jo asaj politike. Një gjë e tillë, arrin në përfundim z. Sikorski, është shumë e vështirë që të bëhet por nëse nuk bëhet, rrjedha e zhvillimeve në Afganistan që për momentin nuk janë të favorshme, nuk ka për të ndryshuar.” Por sipas shumë zyrtarëve dhe kritikëve, në të njëjtën kohë, duhet bërë dhe një përpjekje shumë më e madhe për t’ia shpjeguar situatën elektoratit në vendet anëtare të aleancës. Elaine Tauscher, është anëtare e Kongresit nga Kalifornia. “Na duhet një narrativë për të shpjeguar me saktësi atë që po ndodh në Afganistan dhe pse është ajo me rëndësi,” thotë z. Tauscher. “Kjo duhet bërë, shton ajo, jo vetëm për popullin amerikan, por nga gjithë partnerët në NATO për t’ia shpjeguar situatën gjithë atyre që po mbështesin përpjekjet amerikane në Afganistan. “ Vetëm pak kohë më parë, presidenti Barack Obama u përpoq ta bënte këtë, duke u fokusuar tek kërcënimi i vërtetë që përbën Al-kaida. “Ata e kanë përdorur këtë terren malor si bazë për t’u fshehur, për të stërvitur terroristët, për të komunikuar me aktivistët, për të komplotuar sulme, për të dërguar luftëtarë për të përforcuar kryengritjen në Afganistan. Për amerikanët, tha presidenti Obama, ky rajon kufitar është bërë vendi më i rrezikshëm në botë.” Por nëse Al-Kaida përbën një sfidë të re në fushën e sigurisë, sfidat e vjetra nuk janë tejkaluar. Ridalja në skenë e Rusinë së fuqishme po preokupon shumë mendje në Aleancë. Të gjithë shpresojnë për një përmirësim në marrëdhëniet mes administratës së Obamës dhe Moskës. Askush nuk kërkon rikthim të ndasive të vjetra në Evropë, më shumë nga të gjithë ministri polak. “Polonia është vendi i fundit në Evropë që kërkon të jetë në një lloj vije të parë të re të frontit dhe që nuk ndjehet rehat në këtë pozitë. Kështu që ne punojmë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë dhe ministri i jashtëm polak shpreh keqardhje për faktin se ne, si thotë ai, dhe intelektualisht nuk mendojmë më për marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. Por në të njëtën kohë, ai rreshton dhe arsyet për këtë: Kur NATO u zgjerua deri pranë kufijve tanë, kur Gjermania u ribashkua në fillim të viteve 1990, thotë z. Sikorskim, ne nuk e pamë këtë si kërcënim. Pse? Sepse ne e kishim përkufizuar marrëdhënien si një aleancë të mundshme. Rusia tani, shton ai, e ka përkufizuar NATO-n deri në një shkallë si “një organizatë jomiqësore”, por ky ishte vendimi i saj.” Dikur, pas rënies së BS, kishte nga ata që hamendeshin nëse Rusia, një ditë edhe vetë mund t’u bashkohej radhëve të NATO-s. Kjo është pothuajse e pamundur të imagjinohet sot. Sidomos pas pushtimit të Gjeorgjisë prej saj në verën e vitit të kaluar. Nato tani duhet ta pranojë se duhet të përballet me një Rusi që herë është e vështirë, herë është e pakënaqur, për të diskutuar dhe për tlë zgjidhur çështje të ndjeshme, si janë mbrojtja raketore apo zgjerimi i mëtejshëm i saj drejt Lindjes. Dhe padyshim, NATO do që të mbijetojë dhe të zhvillohet në të ardhmen, për të mbetur një institucion relevant në një botë që ndryshon me shpejtësi marramendëse. Jaap de Hoop Scheffer tha kështu në një konferencë në Bruksel se e ardhmja e NATo-s do të varet nga tre faktorë. “I pari- zhvillimi i mjedisit global të sigurisë- e thënë ndryshe- cilat janë sfidat me të cilat duhet të përballemi gjatë viteve në vijim dhe si do të ndikojnë ato tek ne. Faktori i dytë, sipas z. Scheffer është qëllimi i përbashkët i aleatëve- apo i thënë ndryshe- a i perceptojmë ne njësoj krëcënimet dhe reagimet dhe nëse po, a kemi vullnet politik për të reaguar? Dhe faktori i tretë ka lidhje me NATO-n si institucion, tha z. Scheffer. A mundet organizata që të gjenerojë influencë të mjaftueshme politike dhe mbështetje të duhur ushtarake për të bërë atë në ne presim prej saj?” Këto janë pyetjet kyçe për të ardhmen e Aleancës. Sepse NATO është një amalgamë e çuditshme diplomacie dhe veprimi ushtarak. Por ajo është një organizatë aktive në të vepruar dhe ndoshta sot po bën më shumë nga ç’ka bërë gjatë 60 viteve të historisë së saj. Ndërsa NATO zgjerohet, shtohen debatet për misionin dhe ndarjen e përgjegjësive në gjirin e saj- nëse ndarja është e drejtë a jo. Samiti i ri do të rikonfirmojë aleancën ekzistuese mes anëtarëve, por për t’u zhvilluar më tej, ai duhet të shërbejë si pedanë për të bërë një rishikim thelbësor të mënyrës se si funksionon organizata në këtë botë të re të shekullit të 21-të.
Presidenti Obama përshëndet Shqipërinë dhe Kroacinë për hyrjen në NATO Presidenti Obama uroi Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësimin në NATO. Ai tha se do të donte që sa më shpejt edhe Maqedonia të futej në aleancë. Presidenti Obama i bëri komentet sot në takimin e nivelit të lartë të Aleancës në Strasburg të Francës. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania dhanë mbështetjen e plotë për strategjinë e re të Presidentit amerikan Barak Obama për luftën në Afganistan, por vazhduan t’i rezistojnë kërkesave amerikane për më shumë trupa, gjë që i la disi në hije simbolet e bashkimit në takimin e nivelit të lartë me rastin e 60 vjetorit të aleancës. Presidenti Obama u tha udhëheqësve të NATO-s se aleanca duhet të mbtetet e hapur për anëtarë të rinj, një tjetër qëndrim që mund të hasë rezistencë nga aleatët e tij. Gjermania, Franca dhe shumë vende të tjera të NATO-s besojnë se zgjerimi i mëtejshëm drejt lindjes do të dëmtojë më tej marrëdhëniet me Rusinë, të cilat alenca po përpiqet me vështirësi t’i përmirësojë. [insert caption here] Në një ceremoni në fillim të takimit të NATO-s në kufirin franko-gjerman presidenti Obama, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe krerët e tjerë shtetesh dhe qeverish ecën në një gjest simbolik nga ana gjermane e lumit Rin në anën franceze përmes një ure. Udhëheqësit u takuan me Presidentin francez Nikola Sarkozi që vinte nga ana franceze. Bisedimet e ditës po mbahen në Strasburg të Francës. Diskutimet priten të përqendrohen në strategjitë e reja për t’u përballur me kërcënimin e al-Kaidës në Afganistan dhe Pakistan, si edhe në zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm në NATO-s. Gjatë një fjalimi dje, Presidenti Obama bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore si edhe për përpjekjet për t’i dhënë fund terrorizmit. Udhëheqësit kryesorë evropianë u angazhuan të ndihmojnë me më shumë trupa dhe trainim në Afganistan krahas përpjekjeve diplomatike. Obama: Gjendja në Ballkan më e qëndrueshme, por arritjet ende të brishta Në një konferencë shtypi pas takimit të NATOs, duke folur për Ballkanin, presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza ekonomike globale tek konsolidimi i paqes në Ballkan. “Falë NATO-s, ndihmës së Evropës dhe punës së vetë popujve të këtij rajoni, gjendja sot është më e qëndrueshme. Por një pjesë e arritjeve janë ende të brishta”. Presidenti Obama shprehu shqetësim për ndikimin që mund të ketë kriza globale për aftësinë e këtyre vendeve për të qëndruar të fokusuara në forcimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave. Kjo nuk është tipike vetëm për Ballkanin, tha ai, ndodh kudo në botë. Siç u tha në takimin e 20-shes, vazhdoi ai, ajo që fillon si krizë financiare mund të shndërrohet në një krizë më të gjerë ekonomike, sociale, por edhe politike. Për Bakllkanin, theksoi presidenti Obama, duhet që ekonomitë e vendeve të tij të stabilizohen gjatë kësaj kohe krizash, pasi kjo do të ndihmojë për procesin e pajtimit politik.
Strategji e re e NATO-s në Afganistan Aleatët e Nato-s do të dërgojë 5 mij trupa shtesë në Afganistan Samiti i udhëheqësve të Nato-s ka rënë dakort për një strategji të re në përpjekje për të mposhtur talebanët në Afganistan. Shefi i Nato-s, që po largohet nga detyra, Jaap de Hoop Scheffer, tha se Nato do të dislokonte forcat e nevojshme për të mbështetur zgjedhjet e ardhshme në Afganistan. Aleatët e Nato-s do të ofronin fonde dhe trajnim për një forcë policore dhe ushtri të zgjeruar afgane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se aleatët e Nato-s kanë rënë dakort të dërgojnë 5 mijë trupa shtesë në Afganistan. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilësoi konfliktin afgan si një rast prove për NATO-n. Ajo tha se Afganistani kishte nevojë për ndihmë për të marrë përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vet si dhe për të garantuar se asnjë kërcënim i ardhshëm terrorist nuk vinte nga brënda kufijeve të këtij vëndi. Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se NATO nuk mund të kishte lluksin e humbjes. Kryeministri danez, Rasmussen, do të jetë shefi i ri i NATO-s. Obama u jep Presidentëve të Shqipërisë dhe Kroacisë Traktatin e Uashigtonit Është konfirmuar se Kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s. Turqia e kundërshtonte kandidaturën e z.Rasmussen për shkak të mënyrës sesi e trajtoi ai polemikën me kakarikaturat daneze për Profetin Muhamet. Ndërkohë Udhëheqësit e Aleancës së Nato-s në samitin e tyre në Strasburg të Francës po diskutojnë për mënyrën se si të mposhtin një kryengritje të Talebanëve në Afganistan. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilësoi konfliktin afgan si një rast prove për NATO-n. Ajo tha se Afganistani kishte nevojë për ndihmë për të marrë përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vet si dhe për të garantuar se asnjë kërcënim i ardhshëm terrorist nuk vinte nga brënda kufijeve të këtij vëndi. Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se NATO nuk mund të kishte lluksin e humbjes. Sipas korrespondentit të BBC, Xhonëthën Markus, në një ditë simbolizimi Presidenti Barak Obama i paraqiti në samit Presidentëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vëndeve më të reja të NATO-s, kopjet e origjinalit të Traktatit të Uashingtonit të përpara 60 vjetëve. Z.Obama tha se “dera e Natos do të mbetej e hapur për anëtarë të rinj në të ardhmen” Mesiç: Kosova e pavarur është realitet Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, në një intervistë ekskluzive për BBC-në thotë se e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftërave të viteve nëntëdhjetë në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Zoti Mesiç thotë po ashtu se Kosova është një realitet të cilin Serbia duhet ta respektojë edhe pa e njohur pavarësinë e saj. Me presidentin kroat bisedoi Seladin Xhezairi dhe fillimisht e pyeti se si e komentonte aderimin e Kroacisë e të Shqipërisë në NATO? BBC: Kroacia dhe Shqipëria edhe praktikisht janë anëtarë të rinj të NATO-s. Komenti juaj, ju lutem? Presidenti Mesiç: Kroacia dhe Shqipëria shprehën dëshirën e tyre që të përfshihen në integrimet euroatlantike dhe këtu, gjithësesi, bën pjesë edhe NATO-ja. Që ta realizonin këtë dëshirë, këtë synim të vetin, të dyja vendet ishin të detyruara të plotësin disa kushte dhe standardet e kërkuara. Me plotësimin e këtyre kushteve dhe me aderimin në NATO, ne kemi të garantuar sigurinë tonë, por njëherësh sigurojmë edhe një përparim më të mirë ekonomik, sepse hyrja në aleancën e NATO-s u garanton anëtarëve edhe shtimin e angazhimit në industrinë e mbrojtjes. Në këtë aspekt, ne shikojmë edhe hapje të vendeve të reja të punës dhe, si të them, një impuls për zhvillimin e ekonomisë. BBC: Zoti president, si e shikoni perspektivën e marrëdhënieve mes vendit Tuaj dhe Sllovenisë fqinje. Rikujtojmë dëgjuesit tanë se midis dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshjet shumëvjeçare lidhur me kufirin detar.. Presidenti Mesiç: Kjo është një mosmarrëveshje dypalëshe. Pra, është një çështje dypalëshe që nuk ka nevojë të lidhet me negociatat kroate për hyrje në Bashkimin Evropian. Në fakt, fjala është për vijën kufitare në Detin e Adriatikut, konkretisht në Gjirin e Piranit. Dihet se Komisioni i Badenterit konkludoi se të gjithë kufijtë e ish-republikave jugosllave u bënë kufij të shteteve të sapokrijuara dhe ne tani këtë po e respektojmë. Sllovenët kanë vërejtje për këtë pjesë të vijës kufitare. Ne jemi angazhuar që kjo të zgjidhet përmes negociatave. Meqenëse kjo nuk ishte e mundur të arrihej përmes negociatave dhe fjala është për përcaktimin e një pjese të vijës kufitare, ne propozuam që këtë çështje ta zgjidhë gjykata, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ose Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat mbi Detet me seli në Hamburg. Kjo për shkak se fjala është për një mosmarrëveshje rreth fakteve dhe faktet nuk duhet t’i verifikojnë politikanët. Neve kufijtë nuk duhet të na i përcaktojnë politikanët. Ne na duhet një zgjidhje thelbësore, kurse thelbin, kur është fjala për konflikt rreth fakteve, duhet ta zgjidhë gjykata. Në këtë kuptim, ne respektojmë parimin – nëse Kroacia duhet të funksionojë dhe po funksion si shtet ligjor, si vend i sundimit të së drejtës ku para ligjit të gjithë janë të njëjtë dhe nuk ka zbatim selektiv të së drejtës, atëherë po këtë e kërkojmë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, që subjektet ndërkombëtarisht të njohura të funksionojnë konform të drejtës ndërkombëtare. Kjo është esenca e qëndrimit tonë, por Sllovenia dëshiron që kjo të zgjidhet ad hoc, në një mënyrë tjetër. Sepse ne kemi një bregdet shumë të madh, ata kanë bregdet shumë më të vogël, por kështu nuk mund të zgjidhet çështja e së drejtës. BBC: Zoti president, a do të thotë kjo se Kroacia përjashton rolin e Brukselit, të Bashkimit Evropian, për kapërcimin e mosmarrëveshjes? President Mesiç: Ata mund të propozojnë vetëm rrugën drejt zgjidhjes në atë institucion që do të zgjidhë çështjen sipas meritës. Pra, ose njëra gjykatë ose tjetra, kur është fjala për kufirin. Ndërsa për peshkimin, për daljen në det të hapur, për këtë mund të bisedohet. BBC: Qeveria sllovene duke instistuar në zgjidhjen e konfliktit , paralajmëron se do të bllokojë aderimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Pyetja ime është – nëse është e mundshme arritja e një zgjidhjeje kompromise? Presidenti Mesiç: Shikoni, kur Serbia e vogël, e plasaritur, Serbia e Millosheviqit, keqtrajtoi të gjitha republikat dhe krahinat, në ish-Jugosllavi, Evropa heshtte dhe e pamë se cili ishte rezultati. Patëm një luftë të shkurtër në Slloveni, luftën e përgjashme në Kroaci, luftën brutale në Bosnjë e Hercegovinë, kurse më vonë Kosova u la në gjak. Evropa e kuptoi vonë se cilat ishin rreziqet nga Millosheviqi. Sot ne nuk frikësohemi nga ndonjë luftë e re, por Sllovenia me këtë jo vetëm që synon të pengojë Kroacinë në rrugën e saj në Evropë, por ajo pengon gjithë procesin e bashkimit evropian. Pra, tani Sllovenia është bërë problem i Evropës, sepse Evropa po bashkohet, juglindja e Evropës duhet patjetër të integrohet në Bashkimin Evropian. Ne duhet të fitojmë atë që ka sot Evropa, që të jetë njësoj për një kroat, për një serb, për një shqiptar, për një kosovar, nëse është nga kjo apo ajo anë e kufirit, nëse do të kemi një regullativë të balancuar, të cilën do ta harmonizojmë dhe do ta miratojmë përmes mekanizmave evropianë, me një procedurë demokratike. Dua të them se Evropa e tillë që do të përjashtojë luftën si mjet politik, kjo Evropë i duhet botës, si faktori më i madh i paqes, kurse Sllovenia po e ndal këtë proces. BBC: Edhe Maqedonia, së bashku me vendin Tuaj dhe Shqipërinë, ishte kandidate për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në NATO, mirëpo nuk ia doli për shkak të mosmarrëveshjeve me Greqinë fqinje për shkak të emrit të saj kushtetues, i papranueshëm ky për Athinë zyrtare. Keni ndonjë rekomandim për qeverinë në Shkup për të tejkaluar këto mosmarrëveshje? Presidenti Mesiç: Po, kjo tani është një çështje e hapur dhe po ashtu një çështje dypalëshe. Do të ishte mirë që ajo të lihej anash dhe të veçohej nga negociatat për hyrjen e Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Në fakt, për Greqinë kjo çështje është çështje politike, kurse për Maqedoninë është një çështje thellësisht kombëtare. Dhe kjo mund të zgjidhet vetëm përmes negociatave. Mirëpo, nuk do të ishte mirë që kjo çështje e hapur të pengonte integrimin evropian të Maqedonisë, sepse me këtë ndalet një proces që është i rëndësishëm edhe për Greqinë edhe për të gjithë të tjerët, që procesi të përfundojë, që Evropa të bashkohet, që të bëhet faktori më i fuqishëm i paqes në botë. BBC: Zoti president, si njohës i mirë i rrethanave në hapsirat e ish Jugosllavisë, si e shikoni çështjen e Kosovës – edhe një vit pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi zyrtar flet për Kosovën si për një pjesë të patjetërsueshme të shtetit serb… Presidenti Mesiç: Pas gjenocidit që bëri regjimi i Millosheviqit në Kosovë, dhe aksionve të aleancës së NATO-s, në Kosovë u rivendosën institucionet. Dhe, meqenëse Kosova ishte element konstituiv i Federatës jugosllave, duhej përcaktuar statusi i ri i Kosovës. Për hir të së vërtetës, Kosova ishte e lidhur edhe me Serbinë, por në thelb Kosova ishte element konstituiv i Federatës, sepse në institucionet e Federatës edhe republikat edhe krahinat ishin të përfaqësuara në mënyrë të barabartë. Dhe, duke marrë parasysh se Serbia nuk kishte më kapacitet për vendosjen e pushtetit në Kosovë, e nuk kishte kapacitet as për vazhdimin e negociatave, duhej përcaktuar statusi. Pra, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe në këtë hapsirë u krijua një realitet i ri, realitet të cilin ne e njohëm. Edhe një numër i madh vendesh të tjera e kanë njohur këtë realitet. BBC: Sipas disa analistëve, por dhe politikanëve, marrëshëniet shqiptaro-serbe dhe kroato-serbe janë çelës i qëndrueshmërisë së rajonit të Ballkanit. Çfarë duhet bërë për normalizimin e plotë të këtyre marrëdhënieve? Presidenti Mesiç: E vetmja rrugë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve është individualizimi i fajit për krimet e bëra gjatë luftës së kaluar, kusht ky edhe për hapjen e bashkëpunimit mes të gjithë subjekteve ndërkombëtarisht të njohura në këto hapësira. Kur them këtë konsideroj se edhe Serbia duhet ta njohë realitetin e sotëm. Por nëse nuk dëshiron të njohë Kosovën si subjekt ndërkombëtar, ajo duhet të hapë komunikimin, duhet të lejojë fluturimin e aeroplanëve, të lejojë komunikimin e qytetarëve, qarkullimin e kapitalit e kështu me radhë. Me fjalë të tjera, duhet të normalizojë marrëdhëniet. Se a do ta njohë apo jo Serbia Kosovën, kjo është më pak e rëndësishme sepse, siç e dini, Gjermania Perendimore kurrë nuk e njohu Gjermaninë Lindore, edhe pse bota e kishte njohur atë. Gjermanoperendimorët thanë se kurrë nuk do ta trajtonin Gjermaninë Lindore si shtet tjetër dhe nuk e njohën. Por e hapën komunikimin në nivel të qeverive, në nivel të përfaqësuesve të qeverive e jo në nivel ambasadorësh. Këtë mund ta bëj sot edhe Serbia, por duhet t’u lejojë të gjithë të tjerëve të bashkëpunojnë me Kosovën, sepse kjo do të shënonte një siguri më të madhe dhe gjithë juglindja jonë e Evropës do të kthehej nga integrimet evropiane. BBC: Kur është fjala për marrëdhëniet shqiptaro-kroate, historianët rikujtojnë të kaluarën e hershme. Gjithësesi se edhe komuniteti shqiptar në Kroaci, edhe arbëreshët e Zarës, kanë rolin e vet. Cili është mendimi juaj për nivelin aktual dhe perspektivën e këtyre marrrëdhënieve? Presidenti Mesiç: Marrëdhëniet shqiptaro-kroate kanë qenë gjithmonë të mira. Sikurse e thatë dhe vetë, ne kemi grupe të mëdha shqiptarësh të cilët në të kaluarën u shpërngulën në Kroaci e të cilët janë qytetarë besnikë të Kroacisë. Kemi edhe ata shqiptarë të cilët erdhën këtu më herët, para apo pas Luftës së Dytë Botërore. Është ky një korpus bukur i rëndësishëm i integruar në shoqërinë kroate. Ata, kur Kroacia u rrezikua, e mbrojtën si atdheun e tyre. Një pjesë iu përgjigj thirrjes për mbrojtjen e Kosovës. Kjo pra është një fije e fortë që na lidh me të gjithë shqiptarët, e veçmas me shqiptarët në Kosovë.
Obama përshëndet samitin ‘historik’ Obama foli për një samit ‘shumë produktiv’ Presidenti amerikan Barack Obama e ka përshkruar samitin e 20 vedneve më të zhvilluara të botës, G20, si një kthesë historike drejt ripërprtëritjes ekonomike botërore. “Përfunduam një samit shumë produktiv dhe besoj se ai shënon një kthesë historike në rrugën tonë drejt rimëkëmbjes ekonomike globale,” tha z. Obama. “Nga cilido aspekt, Samiti i Londrës ishte historik”, shtoi ai. “Historik për shkak të përmasave e gamës së gjerë të sfidave me të cilat përballemi dhe për shkak të afatit kohor dhe fuqisë me të cilat reaguam”. Reagime pozitive Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin – vlerat e aksioneve shënuan rritje. Bursat reaguan pozitivisht dhe ndanë optimizmin. Vlerat e aksioneve shënuan rritje. Megjithatë disa analistë thonë se samiti dha sinjalet e fillimit të disa ndryshimeve thelbësore në ekonomiks. Ata thonë se nënshkrimi i marrëveshjes për të ashpërsuar regullat në sektorin financiar sinjalizon rënien e kambanave e vdekjes për doktrinën anglo-amerikane se tregjet financiare funksionojnë më mirë pa ndërhyrje. Ata thonë se samiti shënon dhe një kthesë vendimtare të pushtetit financiar nga vednet e pasura, drejt Azisë dhe botës në zhvillim. Megjithatë ka shqetësim se vendet më të varfëra do të duhet të mbështeten ende tek vednet e zhvilluara dhe në zhvillim. Për çfarë u ra dakord Komunikata e samitit përcakton angazhime të mëdha për të përballuar menjëherë krizën. G20 ra dakord që të trefishohen fondet për FMN-në. Në afat të gjatë, përcaktohet një axhendë për të parandaluar kriza të ngjashme. Në këtë fushë, komunikata ravijëzon pamjen e një ekonomie globale që duket shumë ndryshe nga ajo që ka mbizotëruar gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në disa aspekte kyçe, thotë korrespondenti i BBC-së për Çështje Ekonomike, Andrew Walker. Ajo sugjeron se tregjeve financiare të mbikëqyrura sipërfaqësisht, po u vjen fundit. G20-a ka ndërmarrë megjithatë një angazhim të fuqishëm për të mos kufizuar tregtinë globale. Korrespondenti ynë thotë se është çështje tjetër nëse udhëheqësit e këtyre vendeve do t’i përmbahen këtij angazhim. Por ai shton se deri në një farë mase, ata ia lidhën duart vetes me kërkesën që i bënë OBT-së për t’i mbajtur në vëzhgim. Me këtë, nëse ndonjë prej tyre do të shndërrohet në proteksionist, të gjithë të tjerët duhet ta marrin vesh. REDAKSIA
PËR SHQIPËRINË ERDHI DITA E BARDHË E MREKULLISË SË LIRISË Qytetare dhe qytetarë të Tiranës, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, Sot, ne festojmë së bashku në ketë shesh 4 prillin, ditën e parë të anëtarësimit tonë në NATO; ditën e bardhë, ditën më të madhe për ne, për Shqipërinë, që nga pavarësia e saj. Gëzuar ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO! Më 4 prill, ju qytetarët shqiptarë, me përfaqësuesit tuaj më të lartë kaluat së bashku me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy, Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe të gjithë udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Urën e Evropës; urën që bashkon Kehlin me Strasburgun, urën që bashkon Francën me Gjermaninë, urën që simbolizon më shumë se çdo gjë tjetër shpirtin dhe vizionin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dje, ju dhe përfaqësuesit tuaj më të lartë, u ulën për herë të parë në historinë e këtij kombi në Samitin e Strasburgut si të barabartë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Prandaj sot, urimi im për ju, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, por edhe për shqiptarët kudo që janë sot, është: Gëzuar ditën e madhe të krenarisë kombëtare, ditën e bardhë të mrekullisë së lirisë! Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Anëtarësimi në NATO shënon për ne sigurinë e lirive tona, shënon arritjen më të madhe për liritë tona, të fëmijë tanë dhe të gjeneratave që vijnë. Ky anëtarësim shënon fundin e një udhëtimi shekullor; epik në qëndresë, legjendë në dhimbje, sakrifica dhe vuajtjesh më të mëdha se të çdo kombi tjetër. Ky anëtarësim shënon një fillim të ri të ndritur, në të cilin shqiptarët do të kenë NATO-n mburojë të lirive të tyre, epokë në të cilën ata do të mund të ndërtojnë të lirë, të ardhmen e munguar dhe të ardhmen që meritojnë. Që nga kjo ditë ne, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, do të kemi NATO-n, Aleancën më të fuqishme të të gjitha kohërave, si parzmore të së ardhmes sonë. Qytetare dhe qytetarë të Tiranës, qytetare dhe qytetarë shqiptarë kudo që jeni, Në dekada, por edhe në shekuj, pa praninë tuaj dhe pa praninë tonë, u morën qindra e mijëra vendime për sigurinë, për fatin, për territoret dhe për identitetin tonë. Që nga 4 prilli e tutje, për ne dhe për vendin tonë, liritë dhe fatin tonë, siguritë tona dhe të Shqipërisë, do të vendosim ne si të barabartë mes të barabartëve me aleatët më të fuqishme të tokës. Me anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata, diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit, por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i dinjitetit. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë; Sot, për ne dhe për të gjithë shqiptarët është dita e mirë njohjes tonë të madhe dhe të pafundme, para së gjithash për ata qindra e mijëra shqiptarë që ranë për lirinë dhe dinjitetin tonë në të gjitha kohërat. Ranë ata – mbijetuam ne, ranë ata – jemi të lirë ne; i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre. Sot, në emrin tuaj, dua t’u shpreh mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh aleatëve tanë, miqve tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Unë ju bëj thirrje nga ky shesh, ku së bashku 17 vjet kremtuam fitoren e demokracisë, që të ndalemi për një moment dhe të kujtojmë; sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e Tiranës, sheshet e qyteteve tona dhe rrugët e Shqipërisë ishin të mbushura si kurrë ndonjëherë me gëzim dhe entuziazëm. Por, në rrezet shkëlqimtare të diellit të ditës së parë të pranverës sonë të demokracisë rrëzëllenin së bashku me to skamja dhe mjerimi i jashtëzakonshëm, rrëzëllenin bunkerët, ky simbol i shëmtuar i së shkuarës, izolimit dhe shtypjes sonë. Sot, 17 vjet më pas ne mblidhemi sërish në këtë shesh, por kësaj radhe mblidhemi si një vend që 17 vjet më parë ishin jo dekada, por vite drite larg NATO-s, ndërsa sot ne jemi anëtarë të saj. Kjo u bë e mundur sepse në këtë periudhë ne njohëm dhe provuam solidaritetin, bujarinë dhe mbështetjen më të madhe të të gjitha kohërave. Vëllezër dhe motra, Në këto 17 vjet, asnjë komb nuk ka pasur mbështetjen që kemi pasur ne nga vendet e lira. I shprehim atyre mirënjohjen tonë të thellë. Bujaria dhe ndihma e tyre u shndërrua në një levë Arkimedi për ne, për t’u mbledhur sot në këtë shesh si anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot së bashku mikut tonë më të madh, kombit të madh amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentit, Senatit, Kongresit, taksapaguesve të këtij vendi. Një mirënjohje të pakufishme le t’i shprehim sot edhe miqve më të shquar të kombit shqiptar, Presidentit Xhorxh W. Bush, qeverisë së atij që themeloi në Tiranë Kartën “Adriatik 3”dhe që do të sillte në 10 qershor të vitit 2007 misionin historik; “Shqipëria në NATO!”, që sot është realitet. Mirënjohje të thellë e të pakufishme dua ti adresoj në emrin tuaj Presidentit Barack Obama, i cili përshëndeti me ndjenjat më miqësore anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ai vlerësoi si të jashtëzakonshme reformat që ne bëmë për të anëtarësuar vendin në NATO. I shpreh mirënjohje të thellë dhe të pakufishme Aleancës së Atlantikut të Veriut, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për mbështetjen e madhe. Të gjithë këto vende mike, këta burra të mëdhenj, liderë të kombeve aleate dhe anëtare të NATO-s, bënë që ne shqiptarët të shndërrojmë në realitet njërën prej dy ëndrrave më të mëdha kombëtare, njërin prej projekteve më të mëdha të historisë sonë; anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Së bashku, le t’i sigurojmë ata se këtë mbështetje të madhe dhe këtë besim të jashtëzakonshëm që vendosën mbi ne, do ta shndërrojmë në një energji të pashtershme, në një vendosmëri të palëkundur për të ndërtuar dhe konsoliduar në këtë vend vlerat dhe parimet e mëdha, mbi të cilat NATO është ndërtuar, qëndron dhe vepron. Le t’i garantojmë ata se me reformat e mëdha dhe të gjithanshme, ne shqiptarët do t’i përgjigjemi me besnikëri të madhe të gjitha kërkesave të Aleancës, do marrim pjesë në të gjithë misionet e saj civile dhe ushtarake, të çdo lloj. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të 28 qershorit me qëllimin për të zhvilluar zgjedhje të lira të ndershme. Ne do të shkojmë të sigurt drejt projektit të dytë të madh historik kombëtar; integrimit të plotë të Shqipërisë në Evropë. Rroftë Shqipëria! Zoti ju bekoftë ju, fëmijët tuaj, fëmijët e fëmijëve tuaj dhe gjeneratat që vijnë! Faleminderit! Nga Sali Berisha Kryeministër
PAPA BENEDIKTI XVI MIRËPRITI VIZITËN DHE FTESEN E ZV/MINIOSTRIT TË PUNEVE TE JASHTME ANTON GURAKUQI PER TE VIZITUAR SHQIPERINE Me 1 prill 2009, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme, z. Anton Gurakuqi, në një vizitë pune në Vatikan, mori pjesë në audiencën e zhvilluar nga Papa Benedikti XVI. Zv/Ministri Gurakuqi, pasi e falënderoi Atin e Shenjtë për mundësinë e kësaj audience, theksoi se Misioni dhe përpjekjet e Papës do të hyjnë në histori si mesazhe paqeje, larg dhunës dhe ndarjeve të çdo forme dhe si kontribut i vyer në forcimin e lidhjeve mes popujve dhe dialogut te qytetërimeve në mbarë botën.Nga ana e tij, Ati i Shenjtë nënvizoi shembullin e bashkëjetesës harmonike midis komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri,vlerësoi progresin e Shqiperise dhe politiken e paqes dhe stabilitetit ne rajon te ndjekur nga vendi yne. Zv/Ministri i Punëve të Jashtme Gurakuqi, e ftoi Atin e Shenjtë për një vizitë në Shqipëri dhe Papa Benedikti i XVI e mirëpriti ftesën duke theksuar mundësinë e një vizite së shpejti në vendin tonë. Me datë 2 prill 2009, Zv/Ministri Gurakuqi u takua me Zëvendës Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, Monsinjor Pietro Parolin. Z. Gurakuqi ndër të tjera theksoi kontributin e madh që ka dhënë dhe jep Selia e Shenjtë për ringjalljen shpirtërore, morale dhe edukative të popullit shqiptar dhe popujve tjerë në botë. Po në kuadër të vizitës në Romë, më 31 mars 2009, Zv/Ministri Gurakuqi, zhvilloi një vizitë në Urdhërin Sovran të Maltës, ku u prit nga z. Jean Pierre Mazery – Gran Cancelliere. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dypalëshe. Z. Gurakuqi shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme të Urdhrit Sovran të Maltës dhënë vendit tonë. Bleri Delija
ITALI: TERMETI MË TRAGJIK I 29 VITEVE TË FUNDIT LËNDOI EDHE ZEMRAT E SHQIPTARËVE ITALIA PËRCJELL NË BANESËN E FUNDIT VIKTIMAT E TËRMETIT Rajoni i Abrucos në Italinë Qëndrore, që nga tragjedia së 6 prillit të zi, zë faqet e para të gazetave dhe çelë edicionet informative në gjithë stacioneve televizive të Botës. Humbja është shumë e madhe, deri dje 287 të vdekur,tashmë të shëndërruar në Engjej, të percjellur per ne benesen e fundit kolektivisht dje, 1000 të plagosur, 100 të shtruar në spitale në gjëndje të rëndë, 17 000 të pastrehë dhe mijëra banesa të rrënuara. Gjithë Globi jetoi me dhimbjen italiane. Por pikëllimin e solidaritetin më të madh për Italinë dhe italianet e vëren tek shqiptarët. Shqiptarët janë shumë më të afërt se rusët, rumunët, moldavët, bullgarët, marokenë, kinezët…, me të lënduarit.Takon shumë prej tyre me sy të përlotur, takon shumë prej tyre që shkojnë drejt zonave të goditura nga termeti për tu interesuar për miqtë e të njohurit, takon shumë prej tyre që i ndihmojnë vellezërit e motrat italiane që shpëtuan gjallë, jo vetëm financiarisht, por edhe duke u bërë vënd në banesat ku ata jetojnë. Dje, me dhjetra shqiptarë dhuruan gjak për të plagosurit e tragjedisë. – U jemi borxh italianëve, pasi na kanë pritur si në familjen tonë dhe jemi një kontigjent prej rreth gjysëm milioni këtu, – na thotë Alban Kraja, mik e bashkpunëtor gazetës “Shqipëria Etnike” dhe figurë tashmë e njohur në jetën shoqërore dhe krijuese në Itali. Kraja na thotë se mbi 70 000 nxënës e studentë shqiptar vazhdojnë shkollat në gadishullin e shkatërruar nga tërmeti. Kraja na shoqëron kudo dhe komunikon me të mbijetuarit, duke u dhënë kurajo. Nga Shqipëria drejt gadishullit të lënduar rëndë, kanë vërshuar kameramane e reporter nga të gjitha mediat e shkruara e vizive autoritare kombëtare. Lëkundjet sizmike në qytezën Onna vazhdojnë. Herë pas here ndihen lëkundje. Kjo qytezë është shpërfytyruar. Edhe Kolimentos dhe Villa Grande ngjajnë si të bombarduara. Janë shëmbur monumente shumëshekullore, është shëmbur historia. L`Aquila, qytet i shekullit të 13-të , nuk ka më shtëpi të lashta me mure prej guri, nuk ka më kisha të stilit romanesk, nuk ka më gjurmë të epokës së rilindjes, nuk ka më ndërtesa. Ky qytet i vogël malor është rreth 100 kilometër larg Romës dhe përgjatë një shekulli vetem njëherë është regjistruar termet në Italinë Qëndrore, pikërisht më 13 janar 1915 në Avexanon, kur një goditje 7 ballëshe vrau, duke çuar në jetën e përtejme, 32 600 persona. Veçse, kjo trashëgimi italiane me vlera kulturore, ka qënë tepër e rrezikuar në vitin 1703, pikërisht nga termeti. Sot L`Aquila është gërmadhë, por shumë shpejt, sipas mediave italiane do jetë një qytet model, ku objektet e kultit dhe gjithë vlerat do marrin sërish jetë. Vetëm njerëzit do mungojnë. Italia në të vërtetë është një pozicion ku tërmetet kanë regjistruar dëme shumë rënda. Më 8 shtator 1905, goditja prej 7.9 ballëshe në zonën e Kalabrisë ka shëmbur 25 fshatra dhe sjellë vdekjen e 5000 vetëve, tre vjet më vonë, më 28 dhjetor 1908 , 82 000 persona kanë vdekur nga tërmeti prej 7.2 ballësh që rrënoi Mesinën, në Siçili. Kurse më 27 korrik 1930 në Irpinias të Italisë së Jugut kanë vdekur 1400 vetë nga lëkundja prej 6.5 ballësh. Italia kaloi dekada pa njohur goditje sizmike, sa dukej sikur rreziku nga natyra nuk do ta “mesynte” më. Por pikërisht pas 46 vitesh, më 6 maj 1976, qyteza e Friulit rrafshohet nga goditja prej 6.5 ballëshe, ku humbën 976 jetë e mbetën pa strehë 70 000 të tjera. Që aso kohe Italisë i kanosen tërmete të shpeshta. 13 dhjetori 1980, regjistron 2735 të vdekur e 7500 të plagosur nga tërmeti 6.5 ballësh në Ebolin, ndërkohë dhjetë vjet më pas, më 13 dhjetor 1990 në Siçili gjetën vdejken 13 persona dhe u plagosën 201. Tërmeti tjetër mban datën 26 shtator 1997, ku tronditja 6.4 ballëshe vrau 11 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha në Asisi. Edhe shekulli i ri për Italinë ka qënë i “pamëshirshëm”. Goditjet kanë bërë kërdinë. Më 26 shtator 2001, tërmeti prej 5.2 ballësh vrau një femër në zonën Alto Adixhe, duke vazhduar me 6 shtatorin 2002, ku dy persona vdiqën nga infrakti, si shkak i tërmetit të asaj dite prej 6 ballësh në Siçili. Më pak se dy muaj më vonë më 31 tetori 2002, ku u vranë 30 persona pas goditjers 5.9 balleshe në Kampo Bason, u vranë 30 persona. Shumica prej tyre ishin fëmijë nga Pulia. Kjo pra ishte kronologjia er zezë e tragjedisl Italiane nga tërmetet në këto 104 vitet e fundit. Kjo e fundit, qoftë e fundit. Nga Sokol Pepushaj
HISTORIA E NDRITUR 81 VJEÇARE E MBRETËRISË SHQIPTARE Mbreti Zog ishte në lartësinë e duhur dhe njeriu i cilësuar për ta udhëhequr vendin që natyra dhe traditat e popullit shqiptar e kërkonin”. Kështu ka deklaruar Hug H. Grant, ish-ministër i SHBA-së në Oborrin Mbretëror Shqiptarë. Më 1 shtator 1928 Kuvendi Kushtetues vendosi që Shqipëria të shpallet mbretëri demokratike parlamentare dhe e trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve naltmadhërinë e tij, Zogu I. Një fron mbretëror shqiptar do të thoshte autonomi dhe pavarësi e shtetit. Referuar librit të Ilir Ushtelencës, këto ishin probleme që diskutoheshin që në 1924 nga deputetët e asamblesë kushtetuese, të cilët u ndanë në dy grupe, republikanë dhe përkrahës të mbretërisë. Në qershorin e vitit 1928 pas krijimit të qeverisë së re, Presidenti Zog në emër të qeverisë dhe deputetëve, me qëllim që shtetit shqiptar t’i jepej forma definitive në përputhje me kushtet e brendshme dhe rrethanat e jashtme, nxori dekretin që më 5 gusht 1928 të mblidhej Kuvendi Kushtetues për të rishikuar ndryshimet e mundshme në Kushtetutë. Zgjedhjet e deputetëve në Kuvend u bënë në rregull, ndërsa Pandeli Evangjeli ishte Kryeministër.
Dita e madhe 1 shtator 1928 Mbledhja u hap në orën 9 të mëngjesit, ndërsa seanca u hap nga kryetari Pandeli Evangjeli. Deputetë nga treva të ndryshme mbajtën fjalime në këtë ditë, ndërsa Ahmet Zogu u quajt stërnipi i Skënderbeut. Pasi delegatët biseduan me njëri-tjetrin ligjëratat e ndryshme kuptimplota, zgjodhën një komision që t’i paraqiste Ahmet Zogut një vendim të posaçëm me këtë përmbajtje: “Asambleja Kushtetonjëse e mveshur me fuqitë sovrane të kombit, e aspinuar prej dëshirës së shquar të popullit, për interesat vitale t’Atdheut, në mbledhjen me datë 1 shtator ditën e shtunë në orën 9 e 12 minuta, me një zë e me një shpirt zgjedh e proklamon: Mbret të Shqiptarëve (Zogu I) birin të dalur prej gjirit të vet, Shpëtimtarin e Kombit, “Ahmet Zogun”, i zbritur prej familjes së famshme Shqiptare “Zogu”. Komisioni u përbë prej 17 vetash nga dy për çdo rreth elektoral. Në orën 5 pasdite të 1 shtatorit paraqitet Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i shqiptarëve para asamblesë Kushtetuese dhe në mes të brohoritjeve të pandaluara betohet sipas Statutit të shtetit shqiptar: “Unë Zogu I, mbreti i shqiptarëve, në çastin që kam hipur në fron të mbretërisë shqiptare dhe kam marrë në dorë pushtetin mbretëror, betohem para Zotit fuqiplotë se do ruaj bashkimin kombëtar, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, do respektoj me besnikëri Kushtetutën dhe do veproj në përputhje me kushtet dhe ligjet në fuqi, duke pasur gjithnjë parasysh të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë”. Pas betimit, mbreti mbajti një fjalim të shkurtër: “Nuk është aspak e vërtetë, që shqiptari i ka humbur cilësitë e tij dhe se s’meriton të ekzistojë, siç kanë kujtuar e kujtojnë disa. Ndërsa kombeve të tjera kur krijuan shtetet e tyre s’u mungoi ndihma e jashtme, kombi ynë e fitoi lirinë e tij me mundim, sakrifica e gjak. Shqiptari në kohë të lashta e të afërta ka treguar se në çastin e duhur është bashkuar për mbrojtjen e atdheut. Kjo u vërtetua edhe pas Luftës Botërore, kur kombi ynë në vitin 1913 u cungua me një vendim që ne s’e kemi njohur e s’do ta njohim kurrë. E pranoj mbajtjen e kurorës mbretërore, që më besoi populli dhe premtoj se nëse nuk do jem në gjendje të mbaj premtimet do i lëshoj vendin një tjetri më të përshtatshëm. Zogu e deklaronte veten e tij mbret i shqiptarëve dhe jo mbret i Shqipërisë. Fjala Mbretni dhe Mbret ishte një besim, një kurajë, njerëzit filluan me besuar se pas asaj apatie dhe plogështie me intriga dhe me përçarje koha erdhi më në fund me u kthye së mbari dhe me filluar një jetë të re me optimizëm se së shpejti dhe shqiptarët do të krahasoheshim me të tjerët dhe do të ecnim në rrugën e përparimit dhe të civilizimit. Ndërsa sot më datën 1 shtator 2008 plot 80 vjet më pas në Pallatin Mbretëror do festohet 80-vjetori i mbretërisë, 80 vjetori i moderimit të Shqipërisë dhe 80 vjetori i epokës më të artë në historinë e vendit të shqiponjave”.
Edhe 80-vjetori i ndërgjegjes kombëtare shqiptare Ndryshe nga e zakonshmja kur një mbretëri falënderon vendin e saj për kurorën, Shqipërisë i duhet të falënderoj kurorën për ndërgjegjen kombëtare të shtetasve të saj. Për vetë triumfin e idesë kombëtare duhet të gërshetohen tre faktorë kryesore, që janë vetëdija popullore e të qenit një komb i vetëm, propaganda kombëtare dhe veprimi patriotik për arritjen e qëllimeve. Padyshim që duke u bazuar te çfarë na ka treguar historia realiste dhe jo ajo idealiste tre kanë qenë burrat e shtetit që dinin të ndërthurnin harmonikisht këto tre karakteristika të vendit tonë. Dhe ata ishin: Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu. Ahmet Zogu apo Mbreti i Shqiptarëve siç njihet nga ne dhe nga gjithë bota iu dhuroi shtetasve të tij edhe pse jo për shumë kohë “kohën e artë” ose “Pax Albania”, kohë kjo e cila edhe sot kësaj dite kujtohet me nostalgji nga ata që rrojnë ende dhe ëndërrohet nga ata shqiptarë që e dëgjojnë ato vite të lakmuara të Shqipërisë. Në atë kohë falë mbretërisë sonë, qetësia brenda vendit ka qenë proverbiale dhe jo e vendosur me terror, por me ligje të drejta, moderne dhe vepruese, që siguronin jetën e personit, lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve e të ideve dhe shumë liri të tjera që edhe sot pas 80 vitesh nuk i kemi siguruar siç duhet. Për t’u përmendur dhe për t’u kopjuar madje është edhe politika e jashtme, e cila ishte më se e matur dhe e ekuilibruar. Nxënësit për më tepër në shkolla formonin idenë kombëtare të tërësisë së trojeve etnike dhe të popullit shqiptar përfshirë Kosovën dhe Çamërinë ndryshe nga sot, kohë ku ideja kombëtare tek të rinjtë shqiptar, por edhe tek të rriturit është venitur sikur të mos kishte ekzistuar kurrë dhe kur fjala atdhe nuk të jep më asnjë emocion, apo ndjenjë dhe ndodh madje që dhe nëse përmendet, të fillojnë të tallen me të. Në Shqipëri me ardhjen e mbretërisë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit erdhën edhe idetë perëndimore. Idetë reformatore erdhën jo vetëm nga të diplomuarit e universiteteve të Harvardit dhe të Parisit, por mbi të gjitha dhe nga Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare që do të jepnin shumë shpejt garancitë ligjore për një jetë demokratike në vend dhe për zhvillimin e reformave, por që për fat të keq u ndërprenë nga Lufta e Dytë Botërore. Monarkia Shqiptare duke qenë e tipit kushtetues ishte e përshtatshme edhe për zhvillimin e demokracisë dhe falë saj u sigurua edhe stabiliteti politik brenda vendit një problem gangrenë ky për politikën shqiptare për vite me radhë. Në kohën e mbretërisë, shqiptarët gëzonin liri të plotë duke punuar shumica pronën e tyre, duke e siguruar jetesën me punë të ndershme dhe duke u ndjerë zotër të vendit të tyre pa pasur dëshirën e emigrimit masiv kurrsesi. Suksesi në luftën dhe përpjekjet për bashkimin e kombit dhe për ndërtimin e shtetit modern të qendërzuar i dedikohen mbi të gjitha Mbretërisë Shqiptare. Në atë kohë ideja e bashkësisë nuk ishte ende e pjekur si duhet dhe kjo shpjegohet me sundimin e huaj qindravjeçar. Nga të gjitha qeveritë shqiptare, Mbretëria e Ahmet Zogut ishte më shumë se kurrë në shërbim të atdheut e të kombit, për formimin, forcimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar të pavarur dhe të së drejtës së shqiptarëve për bashkimin kombëtar brenda tërësisë së trojeve të tyre etnike nga udhëheqja jo vetëm e një njeriu me ideale, karizmatik dhe mbi të gjitha një atdhetari të madh, por edhe nga udhëheqësit e tjerë të kësaj qeverie që ishin njerëz të zotë, të zgjuar, energjikë, të pastër moralisht dhe të përkushtuar për vendosjen në Shqipëri të një demokracie të vërtetë të bazuar në drejtësi e të siguruar me ligje e të drejta vepruese për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve. Të drejtat e tyre të mohuara pa dallime të prejardhjes klasore, të përkatësisë krahinore, të anësive partiake dhe atyre fetare roli i Ahmet Zogut tek të cilat do të mbetet i pakontestueshëm. I bindur në idetë e tij se besimi në Zot, ruan dhe forcon pareshtur ndjenjën kombëtare, biri i Matit, që në ditët e para kur duhej të merrte në duar e veta qetësinë dhe rendin në shtetin amë (në Shqipëri, në ditët e Kongresit të Lushnjës) u përpoq të hyjë në lidhje të drejtëpërsëdrejta, të sinqertë, me besimet fetare, duke dashur t’u sigurojë atyre një dimension jo vetëm institucional por edhe kombëtar. Dhe në këtë mision, idetë e Mbretit Zog kanë ngadhënjyer kurdoherë në kahe të nacionalizmit shqiptar. Në vitet ‘30 të shekullit të kaluar, atëherë kur vendet ballkanike e përtej tyre ishin përleshur dhe përlesheshin etnikisht për shkak të besimeve të tyre fetare, në Shqipëri mbizotëronte ideja e madhe se feja e shqiptarit është shqiptaria. Mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu dhe Mbretëria Shqiptare u bënë shembull për shumë shtete evropiane. Kushtetuta Mbretërore ishte ndër më të përmendurat dhe ajo mbetet edhe sot e kësaj dite, aty jo vetëm që rregullohet e drejta e besimeve fetare, por përmes tyre përcillen edhe mesazhet e dashurisë për Atdheun dhe Kombin shqiptar. “Atdheu mbi të gjitha” ishte porosia e Mbretit Zog dhe kjo porosi synonte realizimin e ëndrrës së rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve. “Atdheu mbi të gjitha” duhet të rizgjohet, po sot dhe si datë le të jetë sërish data 1 shtator, dita kur monarkia jonë bën 80 vjeç dhe dita kur shqiptari para 80 vitesh u bekua si i tillë. LORENA KOLLOBANI
GJAKMARRJA, KY VRASËS MESJETAR I KOHËVE MODERNE E tashmja dhe e ardhmja, në sensin e vetëgjyqësisë, nuk ka patur, nuk ka dhe nuk ka premisa pozitive për të ndryshuar në dobi të qytetërimit, tolerancës dhe bashkëjetesës në paqe dhe në harmoni mes njerëzve. E hedhur ndër shqiptarë, jo dhe aq si formë gjyqësie në kushtet e mungesës së shtetit, se sa për të vënë në zbatim filozofinë “di vida di mpera”, (përç e sundo), gjakmarrja erdhi dhe mbeti duke predikuar vrasjen si të vetmen formë të mbijetesë së ndërit. Kudo ku jetojnë dhe aspirojnë shqiptarë, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri, ky amok vazhdon të vrapojë nëpër natë, vazhdon të mbjellë kuja, të hapë varre. Ajo që e bën imperative për të tashmen e funksionimit të gjakmarrjes, si një vetëgjyqësi, që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, i ashtuquajtur si Kanuni i Maleve, dhe në të njëjten kohë ajo që shqetëson çdo shtetformim, në rrugën e përpjekjeve të integrimit në strukturat euroatlantike, NATO dhe Bashkimin Evropian është vënia nën fre e këtij gjakatari mesjetar. Teorikisht dhe praktikisht të gjitha iniciativat kanë rezultuar të dështuara. Sado që dora e shtetit është përpjekur të jetë e pamëshirshme, për të ndëshkuar krimin, sipas zbatuesve të të drejtave zakonore, ajo është ndëshkimi i ligjit, kurse ata kanë ndëshkimin e Kanunit. Jeta e familjeve në gjak i ngjan një Purgatori brenda Ferrit. Lotët dhe dhimbja janë mozaiku që përplotëson tabllonë e trishtë, atë tablo që rri varur në ndërgjegjen tonë civilizuese. Kuja dhe vajet ndjekin bashkë me hijet, të kaluaren, dhe të tashmen e shumë familjeve shqiptare. Të gjitha nismat e grupimeve joqeveritare dhe dora e fortë e shtetit për të ndëshkuar vrasjet, kanë rezultuar të dështuara. Sipas tyre Kanuni është e drejta e vetme legale, pavarësisht se vjen nga mesjeta, që bën “drejtësi”. Kuadri ligjor është i pamjaftueshëm në të gjithë shtetformimet, ku jetojnë shqiptarët. Gazeta “Shqipëria Etnike” e ka trajtuar disa herë këtë fenomen, ka qenë një tribunë e predikimit të tolerancës dhe bashkëjetesës, faljes dhe dëbimit në të shkuaren të këtij fenomeni. Por gjakmarrja duket se është dhe do të jetë e vetmja “drejtësi”, pavarësisht aspiratave të qytetërimit të brezit të sotëm. Të flasësh për viktimat e këtij vrarësi mesjetar, më mirë se vetë viktima nuk do të mund të thoje asgjë. Rruga për në Kosovë na çon në shtëpinë e familjes Sollova, në Komunën Kastriot, të Obiliqit. Ishim për të përcjellë këtë mesazh te disa familjarë të ngujuar, dhe ja ç’na thotë Sofije Sollova, gruaja e Murat Sollovës: “Ju lutem dëgjojini këto fjalë, ju lutem se kemi ngelur në ditë të hallit. Jo vetëm që jemi bërë gjysëm njerëzish, por dhe familjet janë shpërndarë nëpër botë si zogjt e korbit”, shpreh ajo këto fjalë duke qarë me dënisë dhe duke fshirë lotët. Dhe duke folur për djalin, që e ka për zemër, Fadil Sollovën, shton se “gjaku që kemi me familjen Haki Krasniqi, që prej vitit 1997” është bërë shkak që ta dëshirojë ta kishte pranë. “Në fillim të atij viti”, citon ajo, “për arsye prone, tokë, vritet mixha i Fadilit dhe që prej atëherë familjet tona, ajo e Murat Sollovës hyn në gjak me familjen e Haki Krasniqit. Sipas Kanunit të Lekë Dukagjnit, gjaku lahet me gjak, e plumbi me plumb, djalë pas djali e burrë pas burri, deri sa shtëpitë të mos kenë meshkuj në votër”. “Në këto kushte”, shton Sofiaja, dhe ndërsa sytë i përhumb diku në kënd të dhomës ku ndodht e varur në murë një fotografi e familjes, “Djali është detyruar të largohet. Fundja mes dy të këqijave i’u desh të zgjidhte të keqen më të vogël. Po të ishte këtu, familja Krasniqi do të ma kishin vrarë për të marrë gjakun. Sado që ai nuk do të dëshironte që kjo të vazhdonte të ndodhte, ai do ta kishte të pamundur të qëndronte mbi zakonet, mbi Kanunin”, thotë për gazetën Sofija. “Në këto kushte, nuk do të gjente zgjidhje tjetër vetëm të emigronte, për vete, katër fëmijët dhe bashkëshorten” përfundon Sofija, e ndërsa në duart që i dridhen mban një shami të bardhë, me të cilën fshin lotët që tashmë i kanë zbritur deri në cepat e buzëve. Dhe largohemi nga ajo shtëpi, nga ato sy që vetëm lotonin dhe ai zë që vaji e kishte ashpërsuar. Fantazma e jetës jetonte brenda atyre mureve të ftohta. Nga dritaret e atyre shtëpive të dukej se, jo sy por tyta pushke të përgjonin. Ky është një nga shumë realitetet e trishta shqiptare në Kosovën e pasluftës, në Kosovën e saporilindur, në Kosovën që aspiron të njihet nga shtetet që nuk e kanë njohur ende, në Kosovën që kërkon të vendosë bashkëjetesën me serbët, si i persekutuari me persekutonin. Në fund të fundit fatin e popujve jo gjithnjë e vendosin vetë ata. Gjakmarrja erdhi për të mbetur si një dëshmi e të shkuares, si një e drejtë zakonore që trumbetohej se kishte lindur për vetëgjyqësi në mungesën e shtetit. Ajo erdhi për të vrarë paqen në gjirin e këtyre njërëzve, për të përçarë ata, për të shuajtur familje e fise, diku për tokë, e diku për nder, diku për një fjalë e diku për një vijë uji. E megjithatë rrobet e të vrarit të gjakut i ruajnë nënat në sunduqet e tyre, rrobe që do të lahen kur të lahet gjaku. Burrat tymosin duhan dhe vajisin armët deri në ditën kur nga tytat e tyre të lind vdekja. Fëmijët dëgjojnë histori gjaku e vdekjeje, bëma luftrash e burrash, nga gjyshërit e tyre. A nuk ju ngjan si një tablo mesjetare “Gjakmarrja”, pa dritë dhe e ashpër, pa kolorit dhe e ftohtë, pikëdhuese, një tablo që nuk do të dëshironit ta shihnin në asnjë ekspozitë. Në fakt ky është realiteti i dhjetra e qindra familjeve shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Redaksia
RADOFARMA- MEDIKAMENTE VETERINARE Mjafton edhe nje individ qe te shenjoje historine jo vetem te nje komuniteti apo qyteti, por edhe vete globit. E ne fakt, shembujt ne historine njerezore jane te shumte, kur njerez me vizion i kare paraprire shoqerise, duke sjelle me heret ne kohe ato qe mungonin apo duheshin shpikur. Tashme emri i Paulin Radovanit, nuk eshte i lidhur vetem me punesimin e qindra njerezve, duke u bere burim punesimi dhe shprese per mijera familje shkodrane e me gjere ne rajonin e Veriut te Shqiperise. Bisnesmen i suksesshem, pioner i ekonomise se tregut ne vendin tone, human dhe i kujtogjendshem, Radovani tashme eshte edhe “babai” i kompanise farmaceutike shqiptare “Radofarma”. Nje kompani, natyrshem nje tjeter arritje e bisnesmenit Radovani, e cila ka zene tashme vendin e merituar ne farmacite e Shqiperise, ku si rezultat i teknologjise por edhe i profesionalizmit, i bashkohet komponenti cilesi! Nuk eshte e lehte qe nje bisnesmen te vendose te shtoje investimin, sidomos tanime qe po flitet gjithandej per “krize ekonomike”. Pervec guximit, ne nje situate te tille duhet shume profesionalizem dhe njohje e mire e parimeve ekonomike te tregut. Keto jane bashkuar serish ne emrin e mirenjohur tashme, “Radofarma”. Serish, bisnesmeni Radovani kerkon qe per here te pare ne Shqiperi, te prodhohen medikamente veterinare. Brenda nje kohe te shkurter, gjithcka behet realitet. Vete personalisht, duke perzgjedhur specialistet me te mire te fushes, sic eshte Paft Lohja- drejtor teknik, ndjek nga afer te gjitha etapat. Lind keshtu i pari dhe i vetmi repart qe prodhon medikamente veterinare ne Shqiperi. Ajo cfare e dallon kete bisnes, eshte teknologjia e larte e perpunimit dhe prodhimit, permes aparaturave qe ne vendon tone jane shume me pak se gishtat e nje dore. Respektimi i kushteve te ndertimit, te punes, i mjediseve komode dhe te pershtatshme per punonjesit, jane parim qe shoqeron fjalen e fundit te shkences ne pajisje, bashke me nje lavorator vertete modern. Cili eshte matesi i suksesit te ketij investimi me te ri? Jane disa, por ne po permendim vetem pak prej tyre. Sic ndodh gjithmone me investimet e Radovanit, licensimi nga strukturat e specializuara te shtetit shqiptar, eshte hapi i pare, tashme i kaluar me sukses. I gjithe reparti eshte kontrolluar dhe verifikuar per plotesimin e te gjitha kushteve nga Sherbimi Veterinar Kombetar i Shqiperise por edhe ai i Greqise. Keta te fundit, pasi kane vizituar mjediset, kane pare kushtet, teknologjine, profesionalizmin e perkushtimin e stafit, kane krijuar bindjen se ne Shqiperi medikamentet veterinare jane te standarteve shume te larta cilesore. Reparti i medikamenteve veterinare “Radofarma” prodhon 13 artikuj. Ne fakt, jane medikamentet baze dhe me te domosdoshme per te gjithe fermeret qe mbareshtrojne bageti te ndryshme, qofte privatisht, qofte edhe ne ferma. Keto medikamente, deri me sot importoheshin te gjitha nga jashte Shqiperise, ndersa tani, gjithcka prodhohet ne vendtin tone, ne Shkoder- kryeqender e farmaceutikes shqiptare me emrin “Radofarma”. Ka edhe nje detaj tjeter shume domethenes. Medikamentet e prodhuara nga “Radofarma” jane shperndare tashme me 61 farmaci te te gjitha rretheve, nga Veriu ne Jug, nga Lindja ne Perendim. Nuk mund te diskutohet me per cilesine e prodhimeve pasi ato tashme jane testuar. Mbetet vetem vijimesia e prodhimit dhe shperndarjes, per te plotesuar te gjitha nevojat e veterinarise shqiptare. Prej vitesh tashme, Paulin Radovani ka krijuar dimensionin e tij, te dallueshem nga te gjithe bisnesmenet e tjere shqiptare. Investimet e tij nga viti ne vit, kane sjelle me shume vende pune, me shume te ardhura, me shume sfida por edhe me shume emer te mire per Shkodren e shkodranet. Gjeografia e investimeve eshte zgjeruar ndjeshem ne te gjithe qarkun e Shkodres e pertej tij. Nga prodhimi i kepuceve, eshte kaluar edhe ne krijimin e nje shkolle te mirefillte profesionale. Me pas, eshte vijuar me celjen e nje bisnesi ambicioz sic eshte ai i prodhimit te medikamenteve. Tashme, krijohet edhe reparti i medikamenteve veterinare prane “Radofarma”. Eshte nje njeri qe i pelqen sfida, deri diku edhe rreziku por qe deri tani ka rezultuar shume i suksesshem. Mund te konsiderohet sfida e rradhes, por suksesi i rradhes i bisnesmenit Radovani por edhe i krijeses se tij “Radofarma”. Sokol Pepushaj
POLITIKA VETËM KUR TË KUPTOJË “SISTEMIN NJERI” MUND TË PLANIFIKOJË SAKTË E GJATE inamizmi i natyrës njerëzore rrënjoset kryesisht për të shprehur zotësitë e tij ndaj botës, më tepër sesa zotësi për ta përdorur botën si mjet (E. Fromm). Në fakt, kështu duhej të funksionojë, nëse do të flisnim për një ecuri normale procesi, ku njeriu është edhe objekt edhe subjekt aktiv. Përmbysja e këtij raporti kaq të brishtë brenda nesh, na sjell përpara një historie tragjike, ku, sigurisht, viktimat jemi po ne vetë. Po të bëjmë një pyetje të thjeshtë se çfarë do të fitonte një njeri sikur të fitonte gjithë botën dhe të humbte shpirtin, përgjigjja duhej të ishte edhe më e thjeshtë: shpirti nuk shitet! Por, rëndom ndodh që pikërisht ata që kërkojnë më me ngulm të kenë të gjithë botën për veten e tyre, duke e konsideruar këtë si një arritje të pakrahasueshme, krejt vetanake, të mos arrijnë dot të kuptojnë atë çka është me të vërtetë e vërtetë – se plangprishja, luksi, pasuria dhe varfëria janë njëlloj. Ky prototip i politikës infantile ndërkohë vuan nga ideja se është krejt i shëndetshëm dhe se qëllimi i ardhjes së tij mes nesh nuk mund të jetë gjë tjetër veçse të rrotullohet rreth vetes së tij, pra rreth diellit të tij, që padyshim prej tij konsiderohet si i vërtetë. Tragjikja e gjithë këtij procesi qëndron në faktin se ky prototip i kësaj politike, nuk ka fare diell të tij, dhe aq më pak të ketë të vërtetën. Ky njeri-prototip, na dikton të besojmë në një njësi vlerash, ndërkohë që vepron në një drejtim tjetër dhe kjo për të është normale. Ky njeri-prototip i kësaj politike, duke qenë kaq infantil i mbart me vete edhe të gjithë veçoritë e kësaj periudhe të rritjes së një qenieje njerëzore, pra është infantil në të gjitha aspektet. Njëlloj si fëmijët është fragmentar, njëlloj si ata përzien realitetin dhe ëndrrën, njëlloj si ata përplas këmbët për çdo kapriço e tekë, njëlloj si ata i do të gjitha, njëlloj si ata shtresëzon brenda vetes së tij ankthin dhe frikën e mospranimit nga të mëdhenjtë, njëlloj si ata bëhet servil e frikacak, njëlloj si ata nuk mund të parashikojë pasojën e një veprimi që ndodh në të tashmen, për të vetmin shkak biologjik e psikik – ai nuk arrin të ndajë Kohën në elementët bazë të saj, në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. Dhe së fundmi, njëlloj si ata, ai nuk arrin të pozicionohet në raportin e të mirës me të keqen, duke mbetur kësisoj përfundimisht i papjekur. Kësisoj, ai nuk di se çfarë të bëjë me planifikimet, pjesë e së cilës mund të jetë ecuria dhe e ardhmja, jeta e një kombi të tërë. Planifikimet e tij mbeten krejtësisht iluzioniste për faktin se ai kurrë nuk është i gatshëm të braktisë kushtet nën të cilat bëhen të nevojshme iluzionet. Në këtë çast e gjithë retorika e tij drejtohet nga i ashtuquajturi sistem vlerash tradicionale, duke menduar se vetëm kështu do të ketë mbështetje të plotë prej një shtrese të gjerë të popullit, i cili nga ana e tij beson se ka në krye të paktën një njeri të pjekur, që përkon me imazhin e tij të udhëheqësit historik dhe, në fakt, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka braktisur përfundimisht atë, sistemin e vlerave, traditën, njeriun, bartësin e kësaj tradite – popullin. Ai beson se lundron në botën e ngritur prej tij drejt porteve e tokave të reja gjithnjë imagjinare, njëlloj si në një anije, së cilës në mesin e stuhisë e uraganit i humbasin nocionet e kiçit e bashit, sepse në atë çast ajo shkon nga fryn era dhe kurrë nuk e di në do gjejë pakëz qetësi. Nëse kombet e tjerë, nëse shtetet e tjerë, nëse politika dhe njerëzit e politikës së vërtetë e dinë rrugën e tyre, atë nga vijnë, ku janë dhe ku do të shkojnë me ekzaktësi, kjo ndodh se për ata kiçi është kiç dhe bashi është bash, ndaj anija e tyre lundron e sigurt dhe gjithsecili mund të shpalosë vlerat e veta, sepse gjithsecili, e aq më shumë politika, e ka kuptuar “sistemin njeri”, ndaj tashmë është në gjendje të planifikojë saktë dhe gjatë. Po ne ç’bëjmë? Ne ende përkëdhelim dhe i plotësojmë tekat e kapriçot asaj që na lë vetëm në mëshirën e erës në mes të detit të tërbuar. Sikur të ishim joshur fatalisht nga infatiliteti i politikës sonë! Mimoza Erebara
MEDITIME DHE REFLEKSIONE DUKE LEXUAR NJË ARTIKULL TË BOTUAR AFËR 9 DEKADA MË PARË! Duke ngulmuar në gjetjet e materialeve, shkrimeve në të kaluarën e largët, në hershmëri për mënyrën e të ushqyerit në Shkodër, duke shfletuar botime të ndryshme në arshiva e në Bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit në një moment befasues më tërhoqi vëmendjen shkrimi i dr. Farmacist Seit R. Pipës: “Këlbaza e Bagëtive” në revistën “Bagëti e Bujqësi” Shkodër, Tetor 1921. Leximi i imtë qe shtysë për të hedhur në letër disa mendime. Një zë farmacisti, në atë kohë, që me forcën e pendës, me aftësi e dituri, me kapacitet shkencor dhe intelektual, me ndjeshmëri qytetare – ulet dhe shkruan me vullnet e me dëshirë të brendëshme, një shkrim kushtrim, udhërrëfyes, shpjegues, analizues, vlerësues kritik të gjendjes së blegtorisë në vend. Autori paraqet propozime dhe rrugët e zgjidhjes, për të parandaluar katastrofën, humbjet, apo siç e quan “farimin” e bagëtisë, të ndalojë “hovin e rrënimit” të blegtorisë, çka autori e lidh ngushtësisht me përkeqësimin e jetës ekonomike të popullit në Shqipëri në atë kohë, 1921! Po kush ishte Seit Refik Pipa? Shkurtazi, në dy tre rrjeshta Prof. K. Kërçiku, në librin “Zhvillimi i Shëndetësisë në Shkodër gjatë shekullit XVIII-XX-1962”, faqe 240 (libër që absolutisht është gur shumë i rëndë themeli dhe kurdoherë busull orientuese dhe pikëreferimi për Shërbimin Shëndetësor në Shkodër) e rreshton në pleiadën e ndritur të farmacistëve që shërbyen në Shkodër në mote. Është e kuptueshme krejt mirë, pengesa, kufizimi in extremis, nga barriera e pakapërcyeshme ideo – politike e kohës, prandaj edhe Prof. K. Kërçiku ishte shumë i rezervuar në trajtimin lirëshëm të figurave dhe ndihmësave të vyera të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë që i shërbyen me devotshmëri popullit të Shkodrës në tërësi, në atë periudhë të gjatë që rrok e trajton libri. Në punën me përkushtim, me zellin e pasionin e studiueses së kujdesshme për përgatitjen e dipllomës: “Historiku dhe zhvillimi farmaceutik në Shkodër” nga diplomantja universitare Silvana Alija në vitin 2005, caktuar nga autoriteti Shtetëtor – Departamenti i Farmacisë të Universitetit të Tiranës – grumbullon dhe jep të dhëna të reja edhe për dr. Farmacist Seit Pipën. U lind në Libohovë më 1883, në një familje të njohur dhe me emër. Babai i vdiq i ri. Për mirërritjen e pesë vëllezërve dhe dy motrave, nëna e tyre Asime u përkujdes dhe nuk u la asgjë mangut, siç i thonë fjalës “shkriu tërë pasurinë” që kishte për shkollimin e tyre të plotë. Disa nga djemtë u shkolluan për jurisprudencë, gjinekolog dhe dr. Seiti për farmaci në Universitet e Turqisë. Nga vëllezërit pat që shërbyen në ofiqet e larta të Perandorisë Turke. Pas kryerjes së plotë të studimeve Universitare më 1908, dr. Seit Pipa për rreth një dekadë radhazi gjendet pedagog i kimisë dhe i biologjisë në gjimnazin e mirënjohur të rilindasve tanë në Zosimea të Janinës – Greqi. Në vitin 1917, hap në Shkodër farmaci (diku në rreshtin e njësive të ndryshme që vinin njëri pas tjetrit nga Bashkia sot drejt ish pedagogjikes së dikurshme – përballë Prefekturës sot) duke patur pranë edhe avokaturën e vëllaut Mustafa. Krijon edhe familje në Shkodër. Ndërkohë, me shkëputje ka shërbyer dhe në Burrel dhe Prizren. Ka vdekur në Shkodër, në vjeshtën e vitit 1946 duke lënë një djalë dhe gjashtë vajza, që vijuan jetën mes vështirësive të panumërta, nën peshën e rëndë të mbiemrit Pipa, përmes vuajtjesh, persekutimesh, humbjes ndonjërit dhe burgimit të vajzës Agime për lëvizjen e Postribës (1946). Është fjala e mençur nga dijet e gjëra dhe të thella shkencore të fituara nga studimi serioz universitar, shqetësimi vërtetë qytetar me ndjenja atdhedashurie të lartë e përkushtim patriotik, që shpalos e paraqet ky shkrim intelektuali, që e paraqet lart profesionalisht dhe me përgatitje brilante shkencore, me vlera për kohën, dëshmues dhe me nivel në anën shkencore, ekonomike, sociologjike. Vetë shkrimi i dr. Seit Pipës edhe sot flet, ndonse nga fëmijët e tij: Ikbali, Agimja, Lumnija, Fiqireti, Gjylteri, Asimja dhe Luani nga vitet e rënduara që kaluan me shumë peripecira, copëzat e jetës, dëshmitë e punës së babait të tyre janë mbajtur disi ndërmend deri në kufijtë e harresës së plotë. Përmes librave të shumtë që përdorte dhe udhëhiqej gjatë shërbimit ndaj të sëmurve, në farmaci në punën e përditshme, që ruhen me fanatizëm e kujdesshëm në shtëpitë e djalit, vajzave, nipave dhe mbesave tanimë si kujtime relike të babait, gjyshit (farmakologji, kimi, receptor, botanikë, fjalorë, fiziologji, farmokognozi, etj) dëshmohet që ka zotëruar: turqisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht. Disa nga fëmijët tanimë nuk jetojnë më, por lanë dhe ata emër. Luani (inxhinier elektrik) me të motrën Gjylter (kimiste teknologe) diplomuar përmes një kalvari të mundimshëm në vitin 1963 ideuan dhe prodhuan në Tiranë (ish kimike) materialin gërryes me fortësi të madhe: karburundumin (karburi i Siliciumit). Në atë kohë këtë e prodhonin vetëm 13 shtete në botë. Gjithashtu, djali i tij Luani ideoi, projektoi transofrmatorë me fuqi të ndryshme dhe këto merita iu njohën vetëm në vitet e para të demokracisë, mjeshtrit në fushën e energjitikës në vitin 1995 Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranë Këshillit të Ministrave i akordoi gradën: “Doktor i Shkencave” ing. Luan Seit Pipës. Rikujtimi dhe sjellja e plotë në vëmendje për herë të parë e këtij shkrimi të moçëm prej 9 dekadash dhe jetëshkrimit të autorit të tij në tribunën “Shqipëria Etnike” që del në Shkodër, sot mendoj se përbën edhe homazh, edhe rrespekt dhe vlersim të veçantë për doktor Seit Pipën edhe për ndjenjat e atdhedashurisë që kishte. Ndofta duke kaluar ca caqet e këtij shkrimi përkujtues të një figure të spikatur të shërbimit farmaceutik në Shkodër, do rreshtoj kalimthi se edhe nipat, mbesat, stërnipat, stërmbesat e dr. Seit Pipës që rrezatojnë dije, mençuri, dëshmues të genit intelektual. Kanë kryer studimet e larta apo dipllomohen në vende të huaja për fusha të ndryshme: inxhinieri (Suzana, Hansi, Paridi); juriste e efilologe (Odeta); ekonomiste-menazhere: (Silva, Eni, Juri); gjuhëtar-përkthyes (Keti, Sara, Aroni, Frida, Eni, Elsa); mjekë (Eva, Einar); antropolog (Marti); informaticien (Devi); muzikologe – master (Blerta); ushtarak – akedemist (Vilsoni). Këto i rendisim në nderim të Dr. Farmacist Seit Pipës, përpjekjeve të tija me aftësi profesionale e kulturore me i dalë për zot situatës së rëndë në blegtori krahas kryerjes së shërbimit me etikë, humanizëm dhe nivel shkencor ndaj popullit të Shkodrës si farmacist me përkushtim qytetar me njohuri të thella, me vizione dhe ide në fushën e veprimtarisë dhe jetës së përditshme. Me vlerat e njëmendta që nxirren nga shkrime të hershme të kolegëve profesionistë mendoj se duhet të merremi pandarë, mbasi përbëjnë trashëgimi të vyer, shpalosin vlera shumëplanëshe edhe për shërbimin farmaceutik të vendit sot e kurdoherë. Farm. BASHKIM L. LAÇEJ Anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë
KËLBAZA E BAGËTIVE (smundje bagtije) Këlbaza asht nji smundje, e cila shkaktohet prej nji fluture qi hynë ndër mushknitë e zeza. Kjo flutur asht në trajtë të njij gjethi ose të njij thumati shigje e ka i herë edhe si njij kokërr mandi i shtypun në nëgjyrë të mbyllët, e ka nji gjatësi prej 20 deri më 30 m-m, e nji gjanësi prej 4-12. Kuer moti ban i lig e me shijna të shpeskta, këto flutura gjinden me shumicë, edhe lëngata e lindun nga këto rendohet ma tepër mbi bagti, tue shkaktue, po thue, farimin e tyne. Sëmundja e këlbazës asht edhe ngjitëse e kështu damin e ka të math. Krymbi së parit ngjitet në mushknit’ e zeza edhe në “canal hepatique”, ku fillon me ushqyem vehten e tij, tue e rjepun e qiruem atë vend. Sasija e të këtyne krymbavet nuk mundet të dihet me nji mënyrë të caktueme, por mundet m’u numruem me nji sasi prej 100 deri më 600, e at herë shkaktojnë pa dyshim humbjen e bagtis. Flutura këlbaze asht e ngjitun ndër gjeth e barishta e nuk shifet me sy; gjindet ma tepër nder vende e kullosa të largështueme e bagtija e ngranë tue kullotë, pa dijtun se ajo flutur do t’a bëgajnë e do t’i mbysin mbas pak kohe. Shenja e lëngatës – Nji shtazë e këlbazës nisë, së pari, të japë shenjat e smundjes nder muejtë e Janarit e të Shkurtit, due u ligështue e dobtue nder gjymtyrë në mëngjes sytë i ngëdhihen t’ajtun, shijimi me ngranë vjen tue i u paksue e fillon të lëshojnë gushë ma tepër se e ka mbas zakonit, e merr nji ngjyrë si të zeshkët. Mënyra shërimi – Rrokull vjetavet 1910-1911 në Francë kje përhapun këjo smundje në bagti edhe nisi t’i damtojnë keqas. Qevërija e përkujdes mjaftazi tue kenë se jeta ekonomike sidomos atje në Francë, mvaresh prej Bulqësis degë e së cillës e randësishme asht pa dyshim bagtija. Përveç Qeveris edhe dijetarët Bulq e mjeksit e saja ma në za i kapi nji tmerë, ndaj kjo smundje poshtuese e seicilli nder këta i paraqiti Qeveris nga nji mënyrë kompozimi barnash për me mujtë e me i baem ball këti reziku. Profesori Z. Mousso propozoj përdorimin e Extrait Ethere Fugermal, i cili ishte përdorë edhe në Greqi me kohës. Profesori i sipërpërmendun me raportin e tij porositte si ma poshtë: Njij bagtije me nji peshë prej 6 kg, t’i u epshin pes dit me radhë, në mëngjes e në t’esull, gr. 1 më ditë prej atij bari, e 5 gr. Më ditë njij bagtije qi peskonte 25-30 kg., tue u përziem ky barë me nji sasi 5 fishësh e ma tepër me vaj ullini të mirë. Nder ato ditët qi do t’u epte ky barë, bagtija do t’u lente pa ngranë për 2-3 orë. Përveç kësaj, për me e baem bari veprën e dishrueme, do t’i u shtonte 15, 16 Philsin, Tharmë Phelsiku, Aspirin, e po i munguen këta, apo kjenë ma pak në sasi, d.m.th. prej 9-12 për qint, bari nuk munt t’ka ken atë dobi. Qe më sa përmblidhen porosinat e Profesorit; e un, me qëllim që me i baem një shërbim vendit t’im, mejtova me i a zbuluem këta porosina popullit e gjith atyne qi merren me rritjen e mbajtjen e bagtis, e kështu qi të munden pa pasun nevojë me baem shpenzime të randa me e përdorë barin e këlbazës për me ndalue hovin e rrenimit qi asht tue përtriem smundjen e saja në jetën bulqësore të vëndit t’onë, ku shijnat e lagshtinat nuk mungojnë, e ku populli nuk i a ka kujdesin. Deri më tash ky barë asht mbajtun si nji mëshefsi e mrekullueshme e asht baem si monopol në dorë të pak njerzvet. Qeverija duhet të përkujdeset me doemos qi të sjellin në Shqypni nga ky bar edhe t’i a dajë popullit me çmime fare të lira. Vetëm kështu këmi me mujtë edhe na Shqyptarët me e ruejtë bagtin prej nji katastrofi qi kishte për të vuem në rrezik jetën t’onë bulqësore nga e cila mvaret shpëtimi i kombit. Seit Pipa Shkodër, Tetuër 1921
KRYENGRITJA ANTIOTOMANE E VITIT 1911, OSE PERMBUSHJA E AMANETIT TE GJERGJ KASTRIOTIT NGA MALESIA E MADHE ETNIKE… (98 vjetori i ngritjes se Flamurit ne nje IN MEMORIUM) Flamuri i rezistences antiosmane te shqiptarise , 11 vite pas vdekjes se Kryeheroit tone dhe Europes perendimore ,Gjergj Kastrioti Skenderbeu (17 janar 1468), e c’vendosi cerdhen e lirise nga Kruja ne Malesin e Madhe Etnike. Qendresa dhe luftrat e banorve te trojeve tona bene qe perandoria aziatike jo vetem te mos gjejne kurre “rehati” ne keto troje ,por ti njohe Malesise Madhe nje autonomi ,qe troje te tjera te Shqiperise e te Ballkanit , e me gjere as ne enderr nuk guxonin ta shohin…Kujtojme se Malesia e Madhe gjate shekujve kishte fituar te drejten qe neper luftra te mbante flamurin e kuq ,ku ne vend te Shqiponjes dy-krenore kishte ne mes te flamurit shpaten e trimerise ** ,qe ne fakt ishte shpata simbol e Gjergj Kastriotit.. E megjithate per idealet e lirise ,flamurit e mvehtesie ,qe ishin amaneti i pa mort i Shpates mbrojtese te Arberise Mocme dhe qytetrimit te Europes se sotme ,Gjergj Kastriotit ,Trojet tona kishin derdhur lumej gjaku e dekada sakrificash ,duke bere qe cdo kater vite “Paqe” te kene nje vite lufte, qe megjithe kete stuhi qendrese e shpesh mbijetese amanetin nuk kishin arritur ta conin ne vend , por kishin arritur ta ruanin si syte e ballit… Ne vitet e stuhishme 1910 -1911 , ne Potgoricen e kohes , Malsoret ,por edhe Shkodran ,Shaljan e Shoshjan e me gjere , te strehuar ne Mal te Zi per ti shpetuar dhunes hileqare te Xhonturqeve ,kishin krijuar paraprakisht Komitetin e kryengritjes ,qe ne histori njihet si Komiteti i Potgorices ,me Sokol Bacin ,Ded Gjon Lulin ,Gjon Nik Pllucin,Gjek Marash Gjeloshin,Nik Gjelosh Lulin,Tom e Lek Zolin ,Luc Muc Elezin ,Kol Marash Vaten ,Nikoll Sokol Bacin , Mehmet Shpendin ,Ndoc Shoshin e tjere nga Shkodra e me gjere…*1*. Kryengritja e mvehtesise ,lirise e Flamurit, ne baze te kronologjise te dekumenteve *** e gojdhenave ka numrin 100 ,dhe date te fillimit 24 marsin (1911),me vend Rapshen e Hotit ,ku Dede Gjon Luli ,Kol Marsh Vata ,Zef Lani,Gjon Pllumi * 2 * , Pjeter Vogli ,Prel Nika ,Luc Nik Shabi ,Gjok Kol Shabi ,Gjelosh Gjok Mihaj,Tom Llesh Dragu ,e burra te tjere te Hotit,por edhe te Grudes ,Kelmendit e me gjere nisen pushken me asqer te mbretit ,duke mesyre kaushat ushtarake . Ky sulm luftarak i Malsoreve ishte i sukseseshem ,jo vetem se u moren dhjetra arme ,e mijera fishek, por mbi te gjitha ishte fillimi i sukseseshem i nje kryengritje qe zyrtarisht vazhdoi deri me 4 gusht 1911 ,pra plot 133 dite lufte e beteja…Vlen te kujtohet,se Italia si shtet fqinje e me lidhje historike kishte dijeni per pergaditjen e kryengritjes antiotomane (ne Malesi te Madhe e me Gjere),dhe per kete qe me 17 janare (1911) ne Rome u formua komiteti “PRO ALBANIA “. Ne mes emrave te deputeteve Italian figuronte edhe emri i Ricoti Garibaldit (Djali i Xhuzepe Garibaldit). Ky komitet krijoje 110 nenkomitete, qe numronin 14 mije vullnetare te regjistruar .Gjithashtu Zonat Arbereshe te Italise kishin krijuar komitetin (Arberesh) “PRO PATRIA”(Pro Atdheut ), si dhe u fillua grumbullimi i ndihmave ushqimore ,te veshmbathjes dhe armatimeve.. Per aresye politike shteti Italian pengonte nisjen e vullnetareve nga portet e veta ,dhe per kete ne frontin e luftes erdhen pake vullnetare dhe ndihma kryesisht mjeksore ,qe sipas raportimeve te kohes ne Triesh kishin arritur edhe dy mjeket Italian ; Dr.Negri dhe Dr.Bolonja ,te cilet mjekuan mjafte nga luftetaret e plagosur.. *3*. Ne keto dite Kryengritja i ngjante nje zjarri te madhe me voter Malesine e cila ngrohte zemrat dhe shpirtrat e shqiptareve. Per 133 ditet e kryengritjes ne trojet Malesise Madhe u zhvilluan dhjetra beteja te paharruara ,ku te paret tane shkruan faqe te reja te historise e lavdise,fama e te cilave mori Dhenat e Europes ,dhe zgjoi Kralnit e pergjumura.. Me ane shtypit te kohes *4* .( gazetave “The Times”,”Coriere d’Italia”,”Zeit” e tj..) ,si dhe rrugeve diplomatike ,Kryengritja per muaj me radhe ishte ne axhendat e jetes politike e shoqerore te kontinentit plake e me gjere, madje prane kryengritesve kishin ardhur vullnetare edhe nga Amerika e larget …qe donin te shihnin nga afer pas-ardhesit e Gjergj Kastriotit qe luftonin si luaj malesh . Betejat ne Qaf-kishe , Qaf Ungel , Qiepur(Traboin ), ne Perrua te Thate(Kastrat) ,ne Shkrel ,ne trojet e Grudes,Trieshit , Kojes ,ne Suke te Mkushit (Kelmend) ,Ne betejen e tmerrshme ne Suka te Moksetit ,ku mbeten 54 deshmore te lirise qe pushtuesi otoman i pagoi me 150 nizam te vrare *5* ,e tjera beteja qe historia u ka bere vende ne panteonin e lavdise te ketyre trojeve… Por mbi te gjitha e pavdekshme do te mbetet beteja e dites se Enjte e 6 prillit 1911 kur trimat kryengrites ,pas 14 diteve luftime kishin cuar ne vend amanetin e Gjergj Kastriotit ,duke e ngritur flamurin kombetare ne majen e Deciqit ( te Grudes ), qe u LA me gjakun 7 deshmorve (Kojas ), emrat e te cileve po i kujtojme : Dok Prec Deda ,Tom Uc Prela ,Marash Luca ,Cak Uc Prela ,Gjeto Tom Nika , Kol Dok Marku , dhe Gjeto Gjek Prela *6* , si dhe po cilsojme emrat e tre Flamurtaret qe valviten flamurin ,Nik Gjelosh Lulin (qe ra deshmore pa vonuar),Gjon Ujk Miculin dhe Pjeter Zefin ,te cilet duke ngritur ne maje te Deciqit Flamurin kombetare cuan ne vend edhe fjalen e prijesit legjendare te kryengritjes Dede Gjon Lulit ,dhe deshiren e Shqiptareve,qe e enderronin kete dite prej 432 vitesh.. Kryengritja antiturke qe mori Dhenat e Kralnive ,pervec pushkes ,demostroi edhe penden ,duke realizuar edhe Kuvendin historik te Greces (10 deri me 23 qershore 1911) *7* ,ku u formuluan 12 kerkesat qe kishin ne themel ,lirine, mvehtesin dhe flamurin,gje qe i jep kesaje kryengritje edhe permasa diplomatike. Gjate diteve te kryengritjes ,nuk kishte burre as grua qe ishte i zoti qe te mos merrte pjese ne luftime apo ne ndihme te kesaje lufte. Hoti ,Gruda ,Kelmendi ,Plava ,Gucia ,Trieshi ,Koja ,Kastrati, Shkreli , Kopliku , Lohja ,Reci ,Rrjolli , Buza e Ujit , Grizha , Gruemira e tjera pjese te Malesise Madhe Etnike ,madje me kete kryengritje u bashkuan edhe Shkodran e Nenshkodrak, Shaljan , Shoshjane , Lezhjane ,Mirditore e deri nga Kosova martire e me gjere. Vetem nga Votra e kryengritjes dhane jeten qindra deshmore ,ku si gjithnje ne krye qendron mali i Hotit , e pas tij vijne Gruda,Kastrati ,Kelmendi ,Shkreli e tjere.. Kryengritesit shqiptare vetem nga Malesia e Madhe numronin 4000 deri ne 6000 luftetare te lirise , e ndersa Perandoria Otomane kishte hellur ne fushat luftimim 30-60 mije ushtar e officer *8*, por edhe duke u detyruar te kthejne ne skenat luftarake edhe kriminel si Shefqet Turgut Pasha e tjere..Vlen ketu te kujtohet nje bisede e nje studiuesi dhe Albanologu te njohur ,qe gjate atyre diteve kishte takuar ne Koplik Gjeneralin turk , Shefqet T. Pasha ,i cili i kishte shpalle synimin e Stambollit per te shpartalluar e shfarosur Malsoret,dhe ne vend te tyre ,ne kufirin turko- malazez (pra ne trojet e Malesise) do te sillte emigrant Boshnjak..*9*. Por fal Zotit dhe qendreses se pasardhesve te Gjergj Kastriotit kjo nuk ndodhi kurre edhe pse ne krye te kryengritesve ishin legjendaret Dede Gjon Luli, Sokol Baci , Dede Nik Bajraktari, Kol Zefi , Zef Miliq Lulgjuraj , Marash Uci , Luc Nishi , Mark Gjeka , Pjeter Nik Daku, Maco Grizhi , Lulash Zeka , Zef Peri , Prel Kol Shyti , Tom Nikoll Hasani , Palok Traboini , Zef Marash Dajani , Ded Elez Shabaj , Gjeto Marku , Pjeter Gjok Toshi , Luc Prel Nishku , Dode Preci , Gjelosh Gjoka , Prelot Keqi , Ujk Gjeloshi , Ded Gjon Ujka , Gjelosh Doka , Prel Nik Pretashi , Prel Keri , Nik Zefi , Tom Nika , Vat Marashi , Martin Preka , Dok Lani , Kol Kurti , Mirash Luca , Dedush Marashi, ,Luk Marku , Kol Gjon Leci , Luc Gjeloshi , Dasha Nika , Smajl Mustafa , Deli Met Bajraktari , Sokol Mali , Gjon Nik Plluci , Islam Makalushi , Pretash Zek Ulaj , Ded Prec Marashaj , Zenel Shabani , Vuksan Lek Alia , Luc Mark Gjeloshi , Fran Pali , Mirash Pali ,Nik Zeka , Gjelosh Toma (Bekaj), Dul Gjelosh Palushaj , Gala Smajli , Nik Gjeloshi , Gil Dosh Margilaj , Marsh Mark Gjeloshaj , Nikoll Mirash Gjokaj , Lek Ivani-Bekaj , Tom Nik Pretashi ,Lek Shaba –Gojcaj , Dyl Sokol Bajraktari , Lul Rapuka ,Llesh Gjergi , Prek Gjtja Gjeto Daka ,Tom Lek Kolnikaj ,Mehmet Shpendi i Shales e deri legjendari i Kosoves Isa Boletini… *10*, e tjere burra qe per aresye kohe nuk po mundemi tju a cilsojme emrat ,por qe historia e atdheut u ka bere vende ne altarin e lirise e lavdise se perjetshme… E ndersa ne kete kryengritje muaren pjese edhe qindra gra e vajza ne po kujtojme vetem dy simbolet e femrave Shqiptare ,Zhana d’ Arket e koheve te reja Tringe Smajlen , bijen e Bajraktarit famemadh te Grudes Smajl Martini,dhe Nore Kolen , ren e Ded Gjon Lulit …*11*. Nje ndihme te madhe sidomos ne nderkombetarizimin e kryengritjes ne rruge mediatike dhe diplomatike kane dhene patriotet e klasit pare , Luigj Gurakuqi ,Ismail Qemali , Hil Mosi , Risto Siliqi ,si dhe perfaqesuesit e binomit FE dhe ATDHE , Pater Mati Prenushi -famulltar i Kastratit ,P. Buon Gjecaj –famulltar i Grudes , P. Sebastian Hila –famulltar i Rapshes , P. Lorenc Mitroviq –famulltar i Bajzes ,P. Karl Prenushi –famulltar i Vuksanlekajve, P. Luigj Bushati – Famulltar i Traboinit , *12* , Pater Ciril Cani *13*, Joakim Serreqi – famulltar i Selces , Frat Gjoni –famulltar i Vuklit , Dom Nikoll Ashta-famulltar i Shkrelit , Dom Frano Karma –famulltar i Boges , Dom Ernest Kozi –famulltar i Rrjollit **** e tjer… Nderkombetarizimi i kryengritjes ishte aq i madh sa qe kur Stambolli shpalli fitoren mbi kryengritesit ,nje personalitet Europian i kohes shkruante ,se kryengritja e malsoreve …perfundoi ( ndoshta )me nje fitore ushtarake te Stambollit ,por me shpartallimin diplomatik te Xhonturqeve ..*14*. Gjithsesi me daten 4 gusht (1911) Perandoria otomane njoftonte zyrtarisht shperndarjen e kryengritjes ,pra te votres se zjarrit te Malsise e me gjere ,por shkendijat e ketije zjarri do te ndeznin dhjetra zjarre te tjera neper trojet e Shqiperise Etnike , zjarre qe do te ngrohnin zemrat e shqiptareve dhe do te sillnin diten e shpalljes se pavaresise ( nga Vlora) me 28 nentor 1912 … Pavaresi qe per nje pjese te trojeve natyrale shqiptare ,Kosoves martire, ju desht te presin edhe gati nje shekull,(deri diten e shpalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008), por tashma me shpresa se pritja e gjate e lumejt e gjakut do te ndalojne njeher e pergjithmon , pasi te gjith shqiptaret kemi nje rruge te perbashket, ate drejt Bashkimit Europian ,qe sic ka emrin ne themel ka vetem BASHKIMIN e jo ndarjen…Nderim, e lavdi ne perjetsi te gjithe atyre qe u sakrifikuan per keto troje e Shqiperine natyrale … NGA NDUE BACAJ Publicist – Studiues
STASI “ZBULON” SHQIPËRINË E SIGURIMIT Lufta e Ftohtë, një histori shqiptare në Panairin e Vjeshtës në Lajpcig, në vitin 1974. 780 faqe dokumentacion operativ i “falen” publikut, dosjet e zbulimit dalin në dritë. Viti 1974. Lajpcig, “kufiri fundor” i udhëtimit ideologjik të një delegacioni shqiptar. Dikush duhet të dijë dhe kuptojë se çfarë Partia po bën në vendin e vogël të shkëputur tashmë nga të gjitha blloqet. Një stendë përfaqësimi në panairin e vjeshtës, disa materiale propagandistike, që përfshijnë veprat e udhëheqësit apo edhe fjalime nga Kongresi i fundit dhe… marketingu i Luftës së Ftohtë ka thyer izolimin zyrtar. Në fakt, dikush interesohet për këtë imigrim politik të “beftë” të Shqipërisë. Episodi gjendet në arkivat e STASI-t gjermano-lindor, i cili, përmes 780 faqeve, ka dokumentuar gjurmimin operativ të stendës shqiptare, por edhe të ambasadës sonë në Berlin, dy “ente” të propagandës së Tiranës. I publikuar së fundmi, ai ka risjellë në vëmendje debatin e hapjes së dosjeve, që është i prekshëm në të gjithë ish-lindjen komuniste. Survejimi në këtë rast, edhe pse në një vështrim retrospektiv, duket i pamotivuar edhe aq, ka angazhuar “sfera të larta” të shërbimeve gjermano-lindore, çka paracakton edhe rëndësinë e dosjes që prezantohet sot si libër që thith përshtypje. “Mendohet se Shqipëria do të marrë pjesë në Panairin LHM 1980, sërish më një tendë informuese. Në këto kushte, pasi jemi marrë vesh edhe me sektorin kundër spiunazhit, kemi rënë dakord që të vazhdojnë masat e marra për zbulimin e aktiviteteve subversive dhe pengimin e tyre. Bashkëpunëtorët jozyrtarë kanë ngritur lidhje stabile me diplomatët. Në të ardhmen duhen koordinuar masat me njësitë përkatëse të shërbimit”, citon DWELLE dokumentacionin operativ. Ky hap, që gjeneron mundësi për të vërtetën historike, që duket sikur banalizon metodat e punës së shërbimeve, ka një tingëllim aktual në Shqipëri. Kjo për shkak se debati i zhvilluar për dosjet në vendin tonë lidhet gjithnjë me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit për aktivitetin politik. Në fakt, përvoja gjermane parashtron një sugjerim që liberalizon edhe informacionin e Zbulimit, i cili implikon direkt interesa të sigurisë kombëtare. Për këto të fundit në Shqipëri ende nuk flitet, ato duket se gëzojnë imunitetin e një mbrojtjeje që kapërcen “fuqitë” e shoqërisë për të lustruar veten nga një e shkuar e afërt, që ende krijon probleme. Në fakt, disa zyrtarë kanë përhapur idenë se këto të fundit… kanë humbur apo janë djegur. Hetimi: Bashkëpunëtori jo zyrtar “Ulli” mori kontakt me … (emri i fshirë) në (vendndodhja e fshirë). Ky tregoi interes të madh për bashkëpunim jozyrtar dhe dorëzoi materiale që nxisin urrejtjen. Pas përfundimit të LHM 79 (panairi i vjeshtës i vitit 1979), u bë një vizitë në banesën e tij, kur ai nuk ndodhej atje dhe te banorët e shtëpisë u gjend material që nxisin urrejtjen. Etika e publikimit të pseudonimeve: “Ulli”, Roland Horn, Peter Luchs, Anna, Fräser, Kirchner. Emra bashkëpunëtorësh jozyrtarë të STASI-t (Shërbimi Sekret i Gjermanisë Lindore) kanë dalë në dritë së fundmi në një publikim që ka brenda vetes një etikë që i përshtatet demokracisë. Pa zhurmë dhe luftë politike të përçartur, ish-njerëzit e STASI-t janë prezantuar përmes “nofkave” dhe raporteve të tyre. Sipas DWELLE, Stefan Topf ka qenë drejtuesi i grupit të tyre, ndërsa majori Graun ka bërë vlerësimin final të tyre. Në një informacion të detajuar, por gjithsesi të filtruar e seleksionuar, publiku po njihet me një pjesë të punës së shërbimit më të organizuar të Luftës së Ftohtë, i cili kaloi në sitë rreth 60% të popullsisë. Pseudonimet i përkasin personave që janë përdorur për të mbikëqyrur punën zbuluese shqiptare dhe përpjekjen e Tiranës për të “penetruar” në Evropë. STASI: Tirana, pararoja e Pekinit në Evropë. Gjurmimi operativ i kryer nga STASI, drejt aktiviteteve të ambasadës shqiptare në Berlin, lexohet edhe si një zbulim i qëllimeve të regjimit të Tiranës. Në kulmin e izolimit, STASI heton një interesim të PPSH, lidhur me zhvillimet e majta në Evropë, duke e vendosur atë shkarazi si një qëndrim pararojë të Pekinit. “Nëpërmjet një pike shërbimi në Lajpcig është bërë e njohur se një diplomat shqiptar, emri i të cilit dihet, me qëndrim prokinez dhe antisovjetik, vazhdon të kërkojë kontakte me qytetarët tanë dhe të kontrollojë partnerët kontaktues ekzistues”, thuhet në dosje. Diplomati ‘Prokinez’ cilësohet si një përfaqësues që kërkon të dijë rreth kongresit të Partisë së Bashkuar Socialiste, programit të saj, statutit si dhe vlerësimeve gjermane për proceset e ndodhura në Partinë Komuniste franceze. Nuk përjashtohet pra edhe interferenca “maoisto-enveriane” në këtë përpunim të ri programor. “Nga ana e ambasadës shqiptare vazhdohet të dërgohen me postë te njerëzit tanë, por edhe te të huajt që jetojnë te ne, si dhe qytetarëve të DDR materiale shtypi me përmbajtje maosite dhe të tilla që nxisin urrejtjen”, vlerësohet në dosje. Precedenti: Lustracioni shqiptar, nevojë e luftës politike. Dosje vetëm për ish-Sigurimin dhe jo për Luftën e Ftohtë. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ka një specifikë të konceptimit se si do të zbatohet ligji i Lustracionit. Nëse në Gjermani, Poloni etj., në kuadrin e këtij ligji janë përfshirë edhe dosje të veçanta për persona me ndikim në etapat e Luftës së Ftohtë, te ligji shqiptar nuk parashikohet një gjë e tillë. Më shumë se një sfidë ndaj krimeve të komunizmit në tërësi, procesi ynë i lustracionit përqendrohet më tepër në “larjen e hesapeve” me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Ekspertët gjermanë për shembull, shpjegojnë se ata hartuan një ligj, i cili synonte të bazohej në përvojat individuale. “Ka njerëz të cilët deri në fund 1989 kanë spiunuar të afërmit e tyre, pra u kanë bërë keq atyre. Por, ka edhe bashkëpunëtorë, të cilët nuk kanë shkaktuar dëme kaq të mëdha”, sqarojnë ata. Debati i dosjeve në Shqipëri, mbetet gjithsesi mjaft i vështirë për t’u përfshirë i gjithi në një ligj të posaçëm, për vetë specifikën historike që komunizmi pati këtu. Prandaj hartimi i tij krijoi mjaft përplasje mes kampeve të politikës dhe ende vazhdon të mbetet një çështje e hapur, derisa ligji ka mbetur peng i Kushtetueses për të dhënë vendimin, nëse ai do të gjejë zbatim konkret apo jo. Ndërkombëtarët, nga ana e tyre, kanë kërkuar që ai të rishqyrtohet me kujdes dhe politika të mos nxitohet për aplikimin e tij konkret. Ngërçi kryesor, që krijonte ky ligj, me të cilin ata nuk u pajtuan që sa u njohën me nenet e tij, ishte edhe përfshirja e sistemit gjyqësor në fushatën e ndëshkimeve për përfaqësues të tij, të cilët mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Kjo u cilësua e papranueshme nga ekspertët amerikanë, por edhe evropianë, të cilët ndikuan në marrjen e vendimit për pezullimin e zbatimit të këtij ligji nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nga Skerdilajd Zaimi
SIKUR ÇDO VOTË TË SHKONTE NË VËNDIN E VET DO IKTE MARRËDHËNIA DIKTAT-DIKTATURË Shpesh e më shpesh detyrohemi të pranojmë një fakt: që çdo gjë dhe çdokush e ka një çmim, pa përjashtim. Si dhe ata pak veta që kundërshtojnë këtë lloj idiome janë aq indiferentë sa, të pafuqishëm të ngrenë zërin, pranojnë jetën statike të diktuar nga dikush tjetër. Kisha 18 vjet që mendoja se marrëdhënia diktat-i diktuar kishte mbaruar. E pata këtë mendim kur votova për herë të parë. Isha i bindur se ajo kohë do të sillte ekzistencën e një sistemi, që e kishim lakmuar prej kohësh, dhe që do të arrihej me anë të votës së lirë. Jam po aq i bindur edhe sot se nëse vota e çdo qytetari do të shkonte atje ku ishte nisur, ne sot do të ecnim të arsimuar në rrugë të shtruara, duke thithur ajër të pastër me një mirëqenie sociale të lartë. Populli nuk është fodull dhe e di të mirën e tij; mbi të gjitha di ta dallojë dhe zgjedhë atë nëse i ofrohet. Por atëherë si ta quajmë situatën aktuale: Vakum opsionesh? Ankand politik? *** Jetojmë brenda një aparati të ri shoqëror që kemi krijuar ne si shqiptarë në subkoshiencë dhe pa vetëdije, që ndërthur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe na sjell një formë të re strukturimi social. Çdo hamendje apo siguri se ky sistem është demokracia, do të ishte imazh i gabuar i utopisë shqiptare, që çdonjëri prej nesh ka në mendje prej 18 vitesh. Nuk do pranoj kurrë të them se jetojmë në një demokraci, derisa në shekullin XXI të mijëvjeçarit të tretë vuajmë nga mohimi i të drejtave universale qytetare dhe nga pafuqia për të kundërshtuar një aparat shtetëror që nuk punon për pushtetdhënësit, nuk punon për ju dhe për mua. Më lejoni të jem pak krijues e ta quaj sistemin tonë ‘neokomunizëm‘. Për dy arsye konceptuale, është kjo trajta më e përshtatshme që mund të marrë shteti jonë në kuptimin politik: 1. Partia-shtet mbetet ende bërthama e organizimeve strukturore dhe vendimmarrjeve kombëtare, por që; 2. Pluralizmi politik dhe liberalizimi fals i pushtetit nuk shtypen. Ky lloj sistemi politik identifikohet me sipërmarrjet militante të një karakteri nepotik dhe kalon ditët në një ineficencë popullore të skajshme. Tani le të mbështetemi pak dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi pragmatizmin e këtyre ideve. Shumë shpejt do të realizonim se pushtetet kryesore qeverisëse vuajnë nga autonomia institucionale, dukuri kjo që sjell ngërçe të hatashme në përpjekjet për të ulur burokracitë administrative. Çdo përpjekje dhe veprim që prish konkurrencën institucionale dëmton eficensën e sistemit. Nuk shoh, në këtë të fundit, ndonjë dallim nga pushtetet e përqendruara (diktatet) përderisa vendimmarrja politike kalon vetëm nga një kanal me drejtim nga qendra. Dhe qendra është partia, apo jo? Për më tepër, struktura të ndryshme shtetërore i kanë gjetur një aplikim të ri krahinizmit, duke ia vjedhur kështu meritat letërsisë. Por ka akoma dukuri që provojnë teorinë e neokomunizmit. Alokimi i burimeve, qofshin këto publike apo private, përcaktohet në mënyrë egocentrike, planprojekti i të cilëve nuk mbështet përmirësimet e shërbimeve publike në masë të gjerë. Analizat dhe aplikimet financiare të projekteve madhore u studiohet leverdia ekonomike në terma mikro. Ndërkohë që, duke u gjendur në zonën gri për shumë aspirata kombëtare (si integrimet euroatlantike dhe reformat për mirëqenie) lipset një përfitim gjithëpërfshirës dhe makroekonomik në thelb. Gjithsesi, derisa po përpiqemi të identifikojmë një formë të re të një sistemi të ri politik, le ta japim të plotë përshkrimin për hir të së drejtës. Përveç partisë-shtet, në këtë sistem lejohen edhe parti të tjera që, në parim sjellin variacionin e mendimit qytetar në skenën politike. Logjika na e do që të mendojmë se kur ofrohen shumë mundësi zgjedhjeje, ai që përfiton është “konsumatori”, zgjedhësit, populli. Dhe në fakt, partitë nuk janë gjë tjetër veçse grupime të organizuara që tejçojnë interesat e grupeve të ndryshme qytetare në strukturat politike dhe ky është koncepti që qëndron në thelb të sistemeve demokratike. Por le ta çojmë pak më tej këtë arsyetim. Kemi kurbën e ofertës politike që nëpërmjet organizimeve partiake mbulon kurbën e kërkesës së interesave të çdo qytetari. Me larminë e partive në Shqipëri nuk ka dyshime se interesat kryesore të popullit kanë gjetur një tempull ku të falen, përndryshe nuk do mund të justifikonim ekzistencën e 50 e më shumë partive. Siç thuhet shpesh në shkencën sociale të ekonomiksit, situatat ideale ekonomike për një vend ndodhin aty ku kërkesa dhe oferta priten me njëra-tjetrën. Kështu që për rrjedhojë, kërkesa e nevojshme për përfaqësim politik, e kënaqur nga oferta partiake duhet të sillte rrjedhimisht ekuilibrin e shumëdëshiruar politik. Por një gjë e tillë nuk ndodh dhe evidencë për këtë është pakënaqësia e gjerë qytetare që vërejmë çdo ditë, që tregon se interesat e tyre nuk janë përfaqësuar në mënyrën e duhur. Kjo do të thotë se një forcë tjetër që nuk është marrë parasysh ndërhyn në modelin ekonomik të drejtimit politik, dhe nuk e lë atë të vihet në ekuilibër. Mund të identifikohen shumë forca të këtij lloji që krijojnë “zhurmë” dhe nuk lenë sistemin të funksionojë në mënyrë të pavarur. Ato zënë fill që te procesi i cunguar i votimit dhe ekzagjerimet elektorale, dhe mbarojnë te pabarazia e pushteteve. Në çdo rast, vota jo e lirë dhe pabarazia janë veçori të një sistemi ademokratik, dhe nuk mund të flitet më për progres shoqëror, apo drejtësi ligjore dhe politike, duke qëndruar në themele të dobëta. Por për të ruajtur balancat, do më duhet të jap një argument tjetër që tregon se edhe konceptet ekonomike janë relative e të limituara, kur kërkohet aplikimi i tyre në politikë. Për këtë do t‘i referohem “Pasurisë së Kombeve” të Adam Smith. Në logjikën e tij thuhet se mirëqenia ekonomike e një vendi arrihet në sajë të zhvillimit individual të interesit vetjak. Në këtë kontekst, njeriut i “lejohet” të zhvillohet ekonomikisht në mënyrë personale, sepse tregjet financiare publike kanë aftësinë të vetekuilibrohen. Fatkeqësisht kjo ide, pra individualiteti, nuk na leverdis në politikë, dhe si e tillë është e paaplikueshme. Eksentrizmi në thelb të tij përjashton pjesëmarrjet gjithëpërfshirëse, dhe lë rrugën e hapur për veprime të karakterit personal, apo për përfitim të një grupi të caktuar interesi. Është pikërisht kjo dritëshkurtësi që pengon vizionin progresiv në politikë dhe që më pas shkakton regres shoqëror në vend. Detyrimisht krijohet një sistem qeverisës që korrigjon vazhdimisht vetveten, dhe punon pa prioritete, ose me prioritete të gabuara. Nga: Jonel Kristo |



Nga Sali Berisha
Ka një kundërshti të cilën unë dhe askush nuk mund ta injorojë dhe kjo kundërshti ka të bëjë me një perceptim të ndryshëm të një realiteti, por ka të bëjë edhe me një të drejtë të padiskutueshme të opozitës, që të kërkojë garancitë më të mëdha për një proces zgjedhor. Duke qenë i vetëdijshëm se kjo është një e drejtë legjitime, më legjitimja e një opozite, në katër vitet që shkuan ata, të cilët bashkëpunuan në procesin elektoral, e dinë se Sali Berisha nuk ka lënë koncesion pa bërë, në mënyrë absolute çdo koncesion. Unë nuk jam nisur asnjëherë t’i diktojë opozitës vullnetin tim. Pse s’e kam pranuar këtë? Sepse e kam konsideruar detyrë time më kryesore t’i japë asaj garanci të plota dhe prandaj kemi arritur në një reformë zgjedhore shumë të rëndësishme.
kërkojë punë dhe kot. Për këtë jemi detyruar të ikim” tha një qytetar nga Sllupçani deri sa po priste autobusin për tu nisur drejt Belgjikës. Qytetaret kanë informacione se atje mund ta rregullojnë statusin si azilant, sa janë këto informacione të sakta nuk e di, por papunësia ka ndikuar që njerëzit të kërkojnë rrugëdalje, pa e ditur çfarë i pret atje. Ikjet drejt vendeve të BE-së janë reflektuar edhe në shkolla. Bëhet e ditur se mbi 100 nxënës të rajonit të Kumanovës tani më kanë braktisur mësimet. “Në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, mbi 110 nxënës nuk vijojnë mësimet. 12 prej tyre tani më kanë marrë fletëshpërnguljet, kurse tjerët nuk janë paraqitur disa javë me radhë në shkollë. Ky fakt është brengos dhe alarmant. Ne po e përcjellim me kujdes këtë situatë por nuk kemi çfarë të bëjmë pasi situata e rëndë ekonomike dhe heqja e vizave e ka sjellë këtë gjendje” tha Etem Xheladini, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar (LASH), në Kumanovë. Po ashtu mësohet se qytetarët që shpërngulen shesin me të madhe sendet e vlefshme dhe kafshët shtëpiake. Në argjendaritë e Kumanovës, thonë se asnjëherë më parë nuk ka pas interes më të madh nga qytetarët për ta shitur floririn. Nga ana tjetër në Ministrinë e punëve të jashtme në Shkup thonë se ka gjasa që të gjitha këto familje që u larguan nga Kumanova të kthehen pas disa muajve pasi Maqedonia ka marrëveshje me BE-në për riatdhesim që nënkupton mos pranimin e azilantëve. Ndryshe, me heqjen e vizave sipas të dhënave zyrtare drejt vendeve të BE-së kanë udhëtuar rreth 150 mijë shtetas, 30 për qind prej të cilëve nuk janë kthyer.
nga Sokol Pepushaj
, janë të akuzuar e akuzojnë ose krehin bishtin e të tjerëve. Gazetarët janë në darën e tyre.
Blerti Delija
te e sterzgjatur dhe e pranuar edhe nga “arbitrat” tane nderkombetare. Si per ironi te fatit, ketij sistemi i eshte lene thuajse cdo here ne dore edhe fati i zgjedhjeve- themeli i demokracise shqiptare. Jemi te gjithe deshmitare se shume mandate dhe fate jane percaktuar ne dyert e Gjykatave te Shkalles se Pare, te Apelit, te Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese. Kjo ka ndodhur pasi vete Ligjvenesi e kishte parashikuar te ndodhte keshtu dhe per nje arsye te thjeshte: me “semundjet” qe ka sistemi yne i drejtesise, eshte shume e lehte te mbahet peng! Asnjehere nuk u tentua te krijohej nje mekanizem zgjedhor krejtesisht ne vete, me te gjitha hallkat e tij, pa kaluar ne dyert e drejtesise, sic ndodhi edhe ne 28 qershor 2009 me vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Konsiderohet gjykate, por ne fakt eshte thjeshte nje hallke e perkohshme administrative e zgjedhjeve. Te gjithe gjyqtaret qe perzgjidhen per kete trupe, jane gjykates te Apelit dhe si te tille, kane mandat per gjykimin e zgjedhjeve vetem per disa dite. Gjate ketyre diteve, a mendon kush se ata do te kene imunitet nga te gjitha semundjet te cilat i vuajne si pjestare te sistemit tone te korruptuar dhe aspak te ndershem gjyqesor? Ai qe pohon ne kete rast, eshte thjeshte naiv per te mos thene me shume. Per te siguruar mandate deputetesh, cdo kush nga palet ne zgjedhje jane te gatshem te “vene ne loje” shume me teper miliona se ne nje ceshtje te thjeshte qe gjykohet ne Apel. Vetem per te zgjedhur presidentin Bamir Topi, vlera e votes se nje deputeti ka arritur ne 500 mije euro ne Shqiperine tone te varfer!
res. Denisi eshte viktime e gjakmarrjes, duke qene i biri i Shkelzen Saljas.
Nga Albert Vataj
ht i furishëm, dhe shtegu, nëpër të cilin po don me kalu asht shtegu ma i rrezikshëm dhe përcaktusi i daljes në det, të lundrimit të kësaj anije të molisun kacafytjes nëpër kthina e shkëmbinj që koha ka beh në shtegkalimin e saj. Pa u kthy në retrospektiv, për mungesë mjetesh transporti, vendos të ndalem në stacionin e tashëm ku nodhet politika shqiptare. Siç asht ba e ditun për të gjithë, ajo që ka shqetësu politikën, s’bashku me të, çdo shqiptar, mbeten “hapja e kutive”. Ky dyfjalsh i ka pru Shqipnis ma shumë sekëlldi, vramëndje e helmatisje, sa s’ka mujt me i pru ndonji luftë tjetër, gjithnjë në armëpushim. Mundem me e thanë pa droje se ky dyfjalsh ka ba dame, ma shumë se dy përmbytjet qi mësyn Shkodrën e krahinat përreth kësaj. S’kishte nevojë me u hap digat, apo me gufu batica e Adriatikut, e moti me e shpraz tan zemëratën e vet mbi shkodranët e lezhjanët, qi ne me kuptu se ku dreqin struket përmbytja e kutive. Ajo që mundem me than dhe me e dëshmua asht se politika, e tana në një thes, ka shpraz kot energji, njatypari me shndërrimin e gjithasaj në një forcë shtytëse e zhvillimit të ekonomisë dhe gjithçkaduhet për shqiptart rrethekahjanë. Media si paterica e këtij invalidi lufte, mundi me e kry masmirit misionin e vet. Thua se kurrnji hall tjetër nuk rrokte ndër shqiptar, veç hapja e kutive dhe hapja e kutive. Zemreku i këtij sahati të çartun, tuj dasht me vonu fundin e orës së tij politike, bani ç’mos me mishëru pasionin e tij latent, të hapjes së kutive, në një ideologji, në kauz, në revolucion. Kryeministri Berisha nga kahu tjetër, pa dasht me ken za i dytë i kësaj buçime të kobshme “revolucionare”, e mbajti telin e tendosur të kutive të Ramës, të tendosun. E kësisoj nga ana e tij, kryesocilisti Rama nuk do ta kishte të vështirë t’i bientë pa pushim veglës së tij cingëritëse. Melodia do të ndryshonte në varësi të trysnisë ndërkombëtare dhe të afrisë së pragut në zgrip, ku shkonin 64 mandatet e socialistëve. Gjithsesi në të nëjtin mbarsej dhe gufonte furia e Ramës, pavarësisht intonacioneve. Tash kur burrat e PS hyn në Kuvend, jo aq për të pranuar luftën institucionale, të propozuar edhe prej aleatëve të tyre ndërkombëtar, se sa për të mos djegur mandatet, pak gjas ka met, se ata do të luajnë në tjetër fushë. Hapja e kutive, ka qenë, është dhe do të mbetet fyndekrye ajo që kërkon Rama, në përmbushjen e interesave të tij personale që gjithherë i gjejmë të sejdisun në një kostum hijerëndë politik.
Eduard ZALOSHNJA
ua majtas nga Klintoni në SHBA dhe Bleri në Britani e Madhe, po me rezultate spektakolare.Duke u kthyer në Shqipëri, ishte e natyrshme që, pas dështimit të eksperimentit mizor komunist, shoqëria shqiptare të prirej drejt modelit të djathtë. Dhe në fakt, pavarësisht nga etiketat që i vënë vetes partitë shqiptare (të majta, të djathta) modeli i zhvillimit që ato kanë ndjekur ka anuar vazhdimisht djathtas. Kjo ka ardhur kryesisht prej trysnisë së institucioneve ndërkombëtare (FMN-ja, Banka Botërore, BE-ja, OBT-ja etj.), por edhe si rrjedhojë e alergjisë ndaj rolit të madh të shtetit, të krijuar te shqiptarët e thjeshtë nga thundra mbytëse e regjimit komunist.Siç argumentonte Blendi Kajsiu në artikullin e tij të fundit, si rezultat i ndjekjes së një modeli të djathtë zhvillimi në Shqipëri, qeverisja është diçka që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë një segment gjithnjë e më të vogël të shoqërisë sonë. Niveli i lartë i papunësisë, niveli i lartë i emigracionit dhe dërgesave financiare të emigrantëve, si dhe niveli i lartë i popullsisë në zonat rurale, si pasojë e mungesës së një ekonomie prodhuese, bën që shumica e shqiptarëve të preken pak ose aspak nga qeverisja. Sidoqoftë, ndryshe nga ç’argumentonte Kajsiu në artikullin e tij, numri i votuesve indiferentë ose pak të interesuar se kush qeveris përbën një pakicë në Shqipëri. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet shqiptare e vërteton këtë.
botë, funksionimi i shumë prej i nstitucioneve, që përfaqësojnë shtetit ligjor, është fiktiv, jo efikas dhe aspak garant për jetën, shëndetit dhe pronën. Kjo situatë kaotike, mosbesimi dhe pushtetesh paralele dhe pranisë së faktorit ndërkombëtar si bikqyrës, ende mbetet e largët dita kur një kosovar do të ndjehet i sigurtë në shtëpinë e tij, fshatin e tij, qytetin e tij, shtetin e tij të blërë më gjak dhe varre. Si shumë familje të tjera kosovare, edhe familja e Adem Avdiut, është viktimë e hasmërive të vjetra dhe të reja, i hakmarrjeve dhe i gjakmarrjes, një ndër fenomenet që kodet zakonore të mesjetës lanë ndër shqiptarë si formë pushteti. Kanuni i Lekë Dukagjinit, ka qenë, është dhe do të jetë një ligj malesh. Do të vrasë në formën e gjakmarrjes për sa kohë që mungon funksionimi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës. Këtë e konstatoi edhe para disa ditësh një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri, vuri theksin tek kjo plagë, duke vënë përpara përgjegjësisë shtetin, i cili lejon që të funksionojë Kanuni e jo ligji. Në një prononcim për të dërguarin tonë në vendin e ngjarjes, bashkëshortja e Ademit, Zejnije Avdiu, kërkon që të sensibilizohet opinioni publik, i cili duke hequr dorë nga Kanuni, beson te shteti ligjor dhe drejtësia, tek pavarësia e Kosovës, tek ajo pavarësi për të cilën e garantoi ditët e fundit dhe kryediplomati francez Bernard Kushner, ndërsa ai vizitoi Prishtinën. Duhet përpjekja e të gjithëve për të gëzuar të drejtën e vetqeverisjes dhe vetvendosjes në Kosovën shtet. Mbetje të së kaluarës, si Kanuni dhe trajtesa të tjera të vjetra, vetëm sa e frenojnë ecjen përpara dhe zbehin angazhimin ndërkombëtar për të qenë faktor ndikues në përcaktimine të ardhmes së Kosovës dhe kosovarëve. Gjithnjë nëse ka një vullnet politik dhe një angazhim të të gjithëve, diçka mund të ndryshojë. Le të jenë, thotë nënë Zejnja, viktimat e shtëpis sime, të fundit të kësaj plage vrastare. Letë jetë vrasja e Sabit Avdiut dhe plagosja e të vëllait të tij, Adem Avdiut, fundi i kësaj tragjedie të pasluftës. Por duhet të shpëtojmë djalin e saj i lir Avdiu, dashurinë e tij “të ndaluar” Valentinën, që u bë shkak i kësaj hasmërie. Megjithatë le të shfletojmë tablonë e kësaj tragjedie për të parë dhe analizuar dinamikën e zhvillimeve dhe për të përfunduar tek absurdi të ngre armën dhe merr jetë të pafajshme. Sipas Zejnije Avdiut, djali i saj i vetëm, i cili ndodhet në emigracion në Francë, i lir Avdiu ka marrë një vajzë me pëlqimimin e të dyve. Vajza e quajtur Valentina Avdiu (Nuhiu) i i shte premtuar familjes së Jeton Krasniqit. Ashtu si gjakmarrja, edhe mblesëria, fejesa e vajzave që në djep, mbetet tagër i të shkuarës. Nuk kuptohej, e për më tepër të marrë pëlqimin e dy familjeve, një lidhje dashurore mes dy të rinjve. Megjithëse kjo plagë është mpiksur në zonat urbane, në zonat rurale, kjo mbetet evidente. Është pikërit thyerja e kësaj fjale të dhënë, e kësaj miqësie të prishur, ajo që ka shtyrë familjen Krasniqi, që duke derdhur gjak të rikthejë në vend nderin e humbur, personalitetin e nëpërkëmbur. Tani jemi përpara faktit të kryer, familja Avdiu dhe Krasniqi ndodhen në hasmëri. Tragjizmi ka lindur nga një dashuri. Ky “krim”, i cilësuar si një e drejtë njerëzore e buruar nga ndjenjat ka qenë i vetmi “krim”, që ka bërë familja Avdiu, e cila ka provokuar një krim të përgjakshëm dhe natyrisht hapjen e një serije gjakmarrjeje mes dy familjeve. Bashkëshortja e Adem Avdiut, Zejnija, e gjykon si të paparashikuar rrjedhjen, në të cilën hyri familja e saj. Ajo nuk do të besonte se një lidhje dashurie mes dy të rinjve të kishte këtë katalizator negative. Ajo nuk do të besonte gjithashtu se kjo të bëhej shkak që djali i tyre i vetëm, i liri të shihte veten në një rreth ferri, të vuaj dhe jo vetëm kaq, të braktis vendin e tij, familjen e tij, për të shpëtuar dashurinë dhe jetën e vet. Jo vetëm kaq, familja e përfshirë në këtë vorbull përpirëse të trëgjizmit mesjetar që gjallon në shekullin XXI, shfaqin hapur pafuqinë për të ndalur këtë përbindësh që kërkon, siç dhe i a arriti të prishë jetën e tyre të qetë. Në kushtet kur familja e Jeton Krasniqi kërkon që të çojë në vend nderin e humbur, ajo me të cilën përballet familja Avdiu është pafuqia për t’i bërë ballë dhe për të ndryshuar rrjedhën fatkob të ngjarjeve. Nëqoftë se djali, Ilir Avdiu nuk braktis Valentinën, dashurinë e tyre, fatin e jetës së tyre të lidhur së bashku, çmimin duhet të paguajnë të gjithë. Ky tragjizëm i fillimshekullit, tejkalon çdo absurd të njeriut mesjetar në kohërat moderne. Një nënë duhet të braktis djalin e saj, dhe djali duhet të “mohojë” prindërit, për fajin e vetëm, se ka zgjedhur vetë me dëshirën e tij njeriun e jetës.
Nga Bujar Bukoshi
administratave rajonale apo vendore, ndoshta jo si shofere, por gjithsesi duke marre serish nje rroge e duke vazhduar ti sherbejne shefave te tyre deputete. E njejta skeme eshte zbatuar thuajse rigorozisht edhe per shoferet e zevendesministrave apo drejtoreve te drejtorive, duke fryre organikat e administratave lokale apo institucioneve te varesi te tyre. Ne te shumten e rasteve, gjithcka eshte pare jo thjeshte si “shperblim” ndaj shofereve, por edhe “detyre partie” per te mbrojtur besniket apo qendrestaret.
Dr. Muhamet Aliu
a ekonomike të jetë më e larta në Evropë. Të gjitha analizat tregojnë se kjo krizë edhe më tutje po vjen duke u thelluar.
Nga: Uran BUTKA
te rrënjët te platforma kombëtare e Rilindjes, ndërsa komunizmi ishte i sipërfaqshëm dhe i paasimiluar, madje i paadaptueshëm në truallin shqiptar, ideologji bolshevike e importuar nga Rusia, ndaj trysnia dhe përcaktueshmëria nacionaliste ishin imponuese në atë kohë. Madje, nacionalistët e kishin nisur të parët luftën kundër italianëve. Ata udhëhoqën opozicionin dhe demonstratat në prag të agresionit fashist mbi Shqipërinë. Nga data 3-6 prill profesorët, studentët dhe qytetarët e Tiranës, me në krye Safet Butkën e Vasil Andonin, manifestuan fuqishëm kundër këtij agresioni, si edhe kundër qëndrimit nënshtrues e kapitullues të qeverisë. Më 7 prill 1939 e kundërshtuan me armë luftëtarët nacionalistë: Abaz Kupi me oficerë të Ushtrisë kombëtare në Durrës, ku Mujo Ulqinaku derdhi gjakun. Po ashtu, Hysni Lepenica e Skënder Muço, Nazif Babani me shokë luftuan në Vlorë e Sarandë etj. Në krye të rezistencës antiitaliane ishin nacionalistët. Mjafton të përmendim veprimin e çetave të Gani Kryeziut, Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit, Myslim Pezës, Safet Butkës, Hysni Lepenicës, Abaz Ermenjit, Ismail Petrelës, Mestan Ujanikut, Demir Staraveckës etj., që luftonin sipas traditës shqiptare të luftës për çlirim kombëtar.Ndërkohë, nacionalistët me Mit’hat Frashërin në krye, kishin hedhur themelet e organizatës nacionaliste Balli Kombëtar në Tiranë, më 8 prill 1939, si një alternativë kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, por edhe si një alternativë politike e sociale, të paraqitur në programin e saj “Nacionalizma shqiptare” të vitit 1939.Komunistët të cilët, pas nënshkrimit të paktit të mossulmimit Ripentrop-Molotov, kishin adaptuar një qëndrim pasiv, u hodhën në luftë të organizuar kryesisht pas prishjes dhe sulmit të ushtrive gjermane kundër Bashkimit Sovjetik.
Ndue BACAJ
dershtaret e tyre brenda Turqise, gje qe ja veshtirsonte projektet edhe Mustafa Qemalit. Ne kete situate kaotike forcat ushtarake Europiane duke perfshire edhe Greqine e ringjallur kerkonin te shkyenin sa me shume troje nga Stambolli ,Izmiri e tjer…Ne keto kushte patriotet turq formuan qeverine kombetare te Ankarase me ne krye Mustafa Qemalin. Ne fund-prillin e vitit 1920 u mblodh konferenca e San-Remos (Itali) ,ku aleatet (Fuqite e Medha) bene planin per coptimin “perfundimtare” te Turqise …Edhe Konferenca e Paqes ne Paris ishte po kaq armiqesore me Turqin ,brenda teritorit te se ciles po jepte shpirt perandoria shumeshekullore Otomane ,por mbi germadhat e saj po lindete Turqia e re …Protagonist i saj tashma ishte bere Mustafa Qemal Ataturku , i cili luftonte ne dy fronte : kunder “mbeturinave “ otomane ,por edhe synimeve grabitqare , te Greqise ,Italise , Anglise ,Frances e tjer… Me 4 nentor 1922 Asambleja Kombetare e Turqise miratoi projektligjin qe suprimonte sulltanatin osman, gje qe i hapte rruge Mustafa Qemalit dhe forcave nacionaliste e perparimtare per clirimin e plote dhe ndertimin e Turqise se re.. Me 23 korrik 1923 u nenshkrua traktati i Lozanes …Turqise ju rikthyen Izmiri ,Rumelia Lindore me Edrenen , bregu europian i Dardaneleve ,siujllesa e Galipolit ,pjesa turke e Armenise dhe Kurdistanit qe ishin marre me traktatin e Sevres.. Mbeti e pa zgjidhur ceshtja e Mosulit dhe e puseve te pasura me nafte… Ne kete vit (1923) Mustafa Qemali siguroi shumicen ne parlament , dhe u zgjodh kryetare(President) i Republikes Turke ….Edhe pse Mustafa Qemali me forcat perparimtare turke kishin fituar ne vitet 1925 , 1927 dhe 1930 kishte pasur trazira ,te cilat i zgjidhi me ligje e kompetence ky burre i madh shteti.. Turqia Europiane e projektuar nga Mustafa Qemali do te behej realitet me nje seri reformash , te ideuara dhe realizuara (jo pa veshtirsi) nga Mustafa Qemal Ataturku . Duke pare se vlera e ketyre reformave eshte e rendesishme edhe sot (per Turqine e me gjere) ,ne po i risjellim ne kujtese per lexuesin si me poshte:
jike, Namik Vehbi Fadile Hoti per kryeministrin e para disa viteve. Batuta e Gramoz Rucit per qendren e votimit ne Ruzhdije, riktheu emrin e nje tjeter fshati te famshem, pikerisht Dushkun e Lushnjes.
o shikohet brenda një konteksti më të gjërë politik, në rastin në fjalë mund të jemi (ndoshta) para ndonjë komploti të konsevatorëve të PS-s, në akordancë me pjesën tjetër të konservatorëve të politikës shqiptare (jo të konservatorizmit si element i pluralizmit), apo të klasës politike që u “sajua” në prag të kolapsit të regjimit komunist, brez politikanësh ky që vazhdon të mbijetojë vetëm në Shqipëri, ndersa ka kohë që ka dalë në pension në ish lindjen komuniste.
aq vjete nga renja e komunizmit ne Shqiperi. Pas lajmit te “zbulimit” te eshtrave qe mendohet se jane te viktimave te komunizmit dhe mungeses se reagimeve zemeruese ndaj lajmit ne shtyp dhe gjetiu, vete me vete mendova dhe beje pyetje: nese, (1): Shqiptaret jane te lodhur nga e kaluara e tyre komuniste, a po (2): vetem eshte nje indiference publike,ose (3) Zot ruajna nuk shohin gje kritike per ato qe kane ndodhur gjate asaj periudhe te zeze per shqiptaret. Fatkeqsisht une mendoj se te tri keto hamendje te mia jane te verteta.
stitucioni ngaqë edhe për këtë shtet janë vënë standarde të dyfishta. Krahasimet mund të na sjellin deri tek shteti ynë fqinj Bullgaria dhe Maqedonia, të cilët për nga niveli i zhvillimit ekonomik gati se nuk dallojnë prej njëri-tjetrit. Bullgaria u pranua në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia duhet të presë që të plotësoj standardet e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Standardet nga ana e Unionit Evropian, ose Bashkimit Evropian, janë të ndryshme.
Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar çam në Greqi. Kjo trajtesë vjen në rrafshin historiko- kronologjik, që pas kryengritjes së vitit 1821, pavarësisë së shtetit grek dhe deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Besnik i parimit të të vërtetave që jep historia, larg ndikimit të politikës dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek që në fillimet e jetës së tij nuk u mësua të jetojë me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetër dhe me origjinë tjetër kombëtare. Sa i takon përmbajtjes të këtij libri, pjesa e parë me kapitujt “Antisemitizmi grek: një udhëtim, 1821, 1891, 1931”, “Shfarosja e hebrenjve të Greqisë: Ideologjia, tensionet shoqërore dhe koniuktura”, “Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste”, “Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti”, Jorgos Margaritis paraqet fakte tronditëse që dëshmojnë mbi shkatërrimin gradual të komunitetit hebre në Greqi, i cili arriti kulmin gjatë luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në qytetin e Selanikut. Sipas historianit helen, në Selanik antisemitizmi grek mori formën e tij më luftarake dhe njëkohësisht më politike e teorike, duke ofruar në këtë mënyrë materialin e parë për zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste. Qyteti i Selanikut u bë epiqendra e dramës së hebrenjve në Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtë e Greqisë, padyshim u bënë pjesë e “zgjidhjes përfundimtare”, të cilën e frymëzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistët në shkallë mbarë evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekë në vitin 1940, më shumë se 50. 000 prej tyre u shfarosën në kampet e vdekjes, pra shumë që e tejkalon 70%. Shifrat, shkruan autori parashtrojnë pyetje të caktuara vendimtare, përgjigjia e të cilave i referohet tërthorazi ose drejtëpërdrejt shoqërisë greke, klimës që mbizotëronte në të, si dhe koniukturat gjatë periudhës së pushtimit. Ndërsa në pjesën e dytë të librit, “Peripecitë e çamëve deri në dëbimin e tyre gjatë dhjetëvjeçarit të 40-ës”, Margaritis e njeh lexuesin me fatin tragjik të minoritetit tjetër historik në Greqi (çamët). Periudha së cilës i referohet autori janë vitet 1912-1944. Historiani ndjek në rrafshin historiko-kronologj ik, politikën e qeverive të ndryshme greke ndaj minoritetit shqiptar të Çamërisë, dëbimet sistematike të këtij minoriteti, egërsinë e tmerrshme të nacionalistëve grekë në kurriz të çamëve deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Sipas historianit grek, shkatërrimi i minoritetit çam përbën një ngjarje unike në Greqinë e vitit 1940. Shkatërrimi i këtij minoriteti, dhuna e përdorur, dëbimi masiv i çamëve nuk mund të krahasohet me shkatërrimin e komuniteteve hebraike, vepër e nazistëve gjermanë në kuadrin e “zgjidhjes përfundimtare”, me gjithë veprimet dhe bashkëveprimet pasive të faktorëve grekë në këtë proces. Madje sipas tij, ndoshta ky akt i shëmtuar nuk mund të krahasohet as me fatet e sllavomaqedonasve gjatë së njëjtës periudhë, i cili u lidh me konfliktet e përgjithshme në hapësirën greke dhe veçanërisht me Luftën Civile. “Fati i çamëve, shkruan Margaritis, nuk ka asgjë të përbashkët as me peripecitë e asaj kohe të autonomistëve vllahë dhe as me ato të myslimanëve të Trakës.” Del qartë se kemi të bëjmë me spastrim etnik ose më saktë një shpërthim të dhunës, që synonte mbylljen e çështjeve të minoriteteve me metodën më radikale, zhdukjen e popullsive minoritare. Të rëqethin faktet tronditëse jo vetëm të muajve të parë të vitit 1913 (pas rënies së Janinës dhe kur Çamëria u pushtua nga ushtritë greke), të viteve 1923-1926, 1930-1940, por veçanërisht ato që Jorgos Margaritis, jep për qytetin e Paramithisë më 27 qershor 1944: “Me gjithë premtimet, më 27 qershor qyteti u kthye në thertore. Me qindra e qindra vetë, numri është i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesëqind personave, u vranë me mënyrat më çnjerëzore brenda dhe përreth qytetit. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurive, e plotësonin këtë kuadër.” Gjithashtu, historiani Margaritis flet në këtë vëllim edhe mbi spastrimet e bëra nga grekët mbi fshatrat myslimane në jug të Kalamait, me dëbimin e banorëve në veri të lumit dhe kryesisht në zonën e Sajadhës e të Filatit. Më tej trajtohet rikthimi i shumë çamëve në dhjetorin e vitit 1944 dhe akti final i tragjedisë së tyre; Pas marrëveshjes së Varkizës, grupet e Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke, që ishin strehuar në Korfuz, si grupe të Gardës Kombëtare, u kthyen në Çamëri. Ata vazhduan veprën kriminale të lënë përgjysmë dhe masakruan qindra çamë të tjerë në Filat dhe në rrethinat e tij. “Kështu mbyllet sipari i tragjedisë çame, bashkëqytetarë ve tanë të vjetër që u vranë barbarisht në emër të spastrimit kombëtar dhe fetar”, shprehet historiani grek. Për ata që nuk e njohin, historiani Jorgos Margaritis lindi në Athinë në vitin 1954. Ai jep historinë moderne në degën e shkencave politike në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Në veprat e tij, Margaritis, është marrë kryesisht me Luftën e Dytë Botërore në Greqi, Rezistencën Greke si dhe me një nga periudhat më tragjike të popullit grek, Luftën Civile.
Në pritje për viza
za. Me sa dij unë javën e kaluar përfundoi i ashtuquajturi Bllok 2, që do të thotë çdo gjë që ka të bëjë me kontrollin e kufijve dhe migrimin e paligjshëm, por më parë një mision tjetër shqyrtoi çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në dhjetor ka pasur një tjetër mision që shqyrtoi sigurinë e dokumentave, nëse pasaportat biometrike plotësojnë të gjitha kushtet.



anë e tij Anton Malaj, i cili më 1 shtator të vitit 2005, është qëlluar nga Kol Shtysi, pasi ky i fundit dyshonte se Anton Malaj kishte të dashur gruan e tij. Vrasja aso kohe qe klasifikuar si vrasje e mbetur në tentativë. pasi plumbat vetëm kishin arritur të bëjnë dy vrima në makinën e Antonit, pa e goditur në trup. Duke mos gjetur asnjë rrugë shpëtimi të jetës, Anton Malaj është zhdukur nga Shqipëria prej disa vitesh. Policia është e rezervuar për pista të tjera rreth ngjarjes së mbrëmshme, por mëndohet se Aleksandër Malaj është thjeshtë një viktimë, pasi është pikërisht i vëllai Anton Malaj që kërkohet për tu vrarë sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, meqënëse publikisht, pavarësisht se pa asnjë provë, Kol Shtysi, nga Malësia e Madhe e ka akuzuar se ka qënë i dashuri i gruas së tij. Burime të tjera deklarojnë se Aleksandër Malaj ka marrë shumë herë kërcënata për të treguar vendndodhjen e të vëllait, Anton Malaj. Atentatii mbrëmshëm, nëse viktima nuk shpëton, do regjistronte vrasjen e nëntë që nga 1 janari 2009 për motive hakmarrjeje në qarkun e Shkodrës.




