Kush është Ruzhija?
Besoj se është e domosdoshme që opozicionet të afrohen, le të përpiqemi të afrojmë perceptimin e realitetit,sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme për të arritur në konkluzione të drejta sesa të prekësh realitetin, të përpiqesh të bësh Shën Thomanë.
Nga Sali Berisha
Ruzhdia? Ajo është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të PS-së u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën. Unë po ju them juve, të nderuar zotërinj, se simetrizmi i komisioneve është një nga shtyllat më kryesore të sistemit tonë për transparencën dhe mbi këtë bazë kemi rënë dakord 50% e Shqipërisë”
Dola këtu për të përshëndetur vendimin e opozitës shqiptare, grupit të saj parlamentar për të ardhur sot në Kuvend, për të marrë të gjitha përgjegjësitë kushtetuese që deputeti ka përpara atyre që e kanë votuar dhe e kanë sjellë në Parlament.
Gjithashtu, jam këtu për të garantuar opozitën për vendosmërinë time të palëkundur që të bashkëpunoj ngushtë me të duke respektuar të drejtat e saj, pushtetin e saj, autoritetin e saj moral. Kohërat janë shumë të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Janë kohërat e një procesi jetik dhe vendimtar për këtë komb, për të kapur të ardhmen e tij dhe shqiptarët më shumë se çdo komb tjetër, edhe sot, të ardhme më të mirë konsiderojnë të ardhmen në BE. Janë reforma të shumta e të gjithanshme të cilat presin kontributin e opozitës, presin kritikën e opozitës, vështrimin e saj kritik, oponencën e saj, por edhe mbështetjen e saj.
Me opozitën, në mandatin që shkoi, pavarësisht nga lufta normale politike, është proceduar me reformat më të thella të cilat bënë të mundur arritjen më madhore të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas pavarësisë, anëtarësimin në NATO. Unë kam bindjen se së bashku ne do t’ia dalim që të meritojmë vlerësimet pozitive për të gjitha etapat e procesit të integrimit në BE, statusin e kandidatit dhe etapat e tjera të këtij procesi.
Ka një kundërshti të cilën unë dhe askush nuk mund ta injorojë dhe kjo kundërshti ka të bëjë me një perceptim të ndryshëm të një realiteti, por ka të bëjë edhe me një të drejtë të padiskutueshme të opozitës, që të kërkojë garancitë më të mëdha për një proces zgjedhor. Duke qenë i vetëdijshëm se kjo është një e drejtë legjitime, më legjitimja e një opozite, në katër vitet që shkuan ata, të cilët bashkëpunuan në procesin elektoral, e dinë se Sali Berisha nuk ka lënë koncesion pa bërë, në mënyrë absolute çdo koncesion. Unë nuk jam nisur asnjëherë t’i diktojë opozitës vullnetin tim. Pse s’e kam pranuar këtë? Sepse e kam konsideruar detyrë time më kryesore t’i japë asaj garanci të plota dhe prandaj kemi arritur në një reformë zgjedhore shumë të rëndësishme.
Sërish jam këtu për të garantuar opozitën se do të ketë jo vetëm veto, por do të jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral. Në rast se dëshiron, edhe sistemin le ta ndërrojë, në rast se dëshiron, le të përdorim teknologjitë më të larta, ndonëse, besoj, se me procesin e numërimit e zgjedhjeve të fundit, ne realizuam një gjë të parealizuar deri më sot. Besoj se është e domosdoshme që opozicionet të afrohen, le të përpiqemi të afrojmë perceptimin e realitetit,sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme për të arritur në konkluzione të drejta sesa të prekësh realitetin, të përpiqesh të bësh Shën Thomanë.
Po do t’u lutem në rast se zoti Ruçi paraqet këtu Ruzhdien, të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, cila është Ruzhdia? Ajo është një qendër elektorale, në të cilën tre komisionerë të PS-së u larguan që në mëngjes, morën vulën dhe ikën. Unë po ju them juve, të nderuar zotërinj, se simetrizmi i komisioneve është një nga shtyllat më kryesore të sistemit tonë për transparencën dhe mbi këtë bazë kemi rënë dakord 50% e Shqipërisë. Ju jeni maxhoritarë dhe 50% të pjesës tjetër jemi ne maxhoritarë. Pra, jemi ndarë fifty-fifty. Por në qoftë se tre komisionerë porositen, unë, të jeni të sigurt ju, duke shprehur respektin më të madh për komisionerët, asnjëherë nuk mund të zotohem për integritet, megjithatë, atë qendër, është Gjykata e Apelit që e ka hedhur poshtë. Nuk urdhëroi përsëritje zgjedhjesh. E hodhi poshtë dhe nga Sali Berisha nuk keni pasur dhe nuk do të keni asnjë akuzë. Problemi është me gjykatën. Me ju, jo! Asgjë.
Së dyti, realitetet duhet të përpiqemi t’i perceptojmë siç janë. Ju dëgjoj në mënyrë të përsëritur të citohet një vendim i gjykatës, por, zonja dhe zotërinj deputetë, të dashur qytetare dhe qytetare shqiptarë, tre muaj më parë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i tha legjislativit shqiptar se ti nuk mund të hetosh pushtetin dhe qeverinë vendore. Nuk mund të hetosh, sepse cenon autonominë e tyre, pavarësisht se ai hetim bazohej mbi fakte dhe dokumente dhe këtë vendim të dyja palët nuk e kemi vendosur në diskutim, për shqiptarët, për ne, për ne të gjithë. Ka një pavarësi tjetër që është më e rëndësishme se pavarësia e pushtetit vendor dhe kjo është pavarësia e pushtetit gjyqësor. Atëherë, nëse ne kujdesemi, nëse ne na imponohet nga një pushtet tjetër, që të respektojmë autonominë e pushtetit vendor, dhe absolutisht nuk kam objeksion, besoj se ndarja madhore janë tre pushtete: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Pra, Gjykata Kushtetuese ndërhyri edhe brenda degës së pushtetit ekzekutiv. Besoj se edhe kultura juaj parlamentare sepse shumë prej jush keni disa legjislatura në Kuvend, është e mjaftueshme të na bëjë ne ta perceptojmë njëlloj realitetin dhe jo në dy mënyra të ndryshme dhe pastaj të mbetemi me slogane që nuk na shërbejnë për asgjë.
UGPV ALBANIA ftohet per antaresim ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve
Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) eshte ne prag te realizimit te nje arritje vertete te rendesishme. Shoqata e vetme e gazetareve ne hapesiren gjeografike nga Tirana e lart, eshte vetem nje hap larg antaresimit ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ).
Pas kontakteve te realizuara prej disa kohesh, ka qene pikerisht Federata Nderkombetare e Gazetareve (IFJ), e cila permes zonjes Renate Schroeder, bashkedrejtore e deges se Europes per IFJ-ne, Federata e Gazetareve Europiane (EFJ) ka ftuar zyrtarisht UGPV Albania te antaresohet ne kete organizem shume te rendesishem boteror te gazetareve.
Ftesa nga IFJ ka ardhur pasi ky organizem eshte njohur me aktivitetin e UGPV Albania qe nga krijimi me 5 dhjetor 2002 deri me sot, me perkushtimin e treguar ne mbrojtje te gazetareve shqiptare dhe te drejtave te tyre por edhe me reputacionin e krijuar gjate 8 viteve aktivitet.
Pasi eshte shqyrtuar nga sekretari i pergjithshem i IFJ-se Aidan WHITE, aplikimi i UGPV Albania do te kaloje per miratim ne Komitetin Ekzekutiv te IFJ. Pas njohjes dhe reputacionit te gjere te krijuar nga UGPV Albania ne Shqiperi dhe ne vendet fqinje, njohja dhe antaresimi ne strukturen me te rendesishme te gazetareve ne bote IFJ, eshte nje tjeter arritje shume e madhe dhe e rendesishme.
Vlen te theksohet se Federata Nderkombetare e Gazetareve perfaqeson 600 gazetare nga 100 vende te botes. Ajo eshte krijuar qe ne vitin 1926, per tu riformatuar ne vitin 1946 dhe per te ardhur ne formen qe eshte sot ne vitin 1952. Aktualisht president I IFJ-se eshte Jim Boumelha, si perfaqesues i Unionit Kombetar te Gazetareve per Britanine e Madhe dhe Irlanden, te zgjedhur ne kongresin e IFJ ne Rusi ne maj 2007. Vetem pas pak muajsh, do te mblidhet kongresi i rradhes ne Spanje i cili do te kete si teme kryesore te ardhmen e gazetarise.
Zyra e Shtypit e UGPV Albania
Maqedoni: Ne 4 javë largohen 3000 shqiptarë të Kumanoves. Kërkojnë azil në Belgjikë
Drejtuesit e agjencive turistike, thonë se numri i shqiptarëve që janë shpërngul katër javët e fundit është rreth 3 mijë. Vetëm këtë të shtunë nga Kumanova drejt Belgjikës u nisën 3 autobus me pasagjerë. “Shkoj në Belgjikë për të siguruar kushte më të mira për jetë, pasi këtu nuk ka punë. Ka 32 vite që kërkojë punë dhe kot. Për këtë jemi detyruar të ikim” tha një qytetar nga Sllupçani deri sa po priste autobusin për tu nisur drejt Belgjikës. Qytetaret kanë informacione se atje mund ta rregullojnë statusin si azilant, sa janë këto informacione të sakta nuk e di, por papunësia ka ndikuar që njerëzit të kërkojnë rrugëdalje, pa e ditur çfarë i pret atje. Ikjet drejt vendeve të BE-së janë reflektuar edhe në shkolla. Bëhet e ditur se mbi 100 nxënës të rajonit të Kumanovës tani më kanë braktisur mësimet. “Në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, mbi 110 nxënës nuk vijojnë mësimet. 12 prej tyre tani më kanë marrë fletëshpërnguljet, kurse tjerët nuk janë paraqitur disa javë me radhë në shkollë. Ky fakt është brengos dhe alarmant. Ne po e përcjellim me kujdes këtë situatë por nuk kemi çfarë të bëjmë pasi situata e rëndë ekonomike dhe heqja e vizave e ka sjellë këtë gjendje” tha Etem Xheladini, kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar (LASH), në Kumanovë. Po ashtu mësohet se qytetarët që shpërngulen shesin me të madhe sendet e vlefshme dhe kafshët shtëpiake. Në argjendaritë e Kumanovës, thonë se asnjëherë më parë nuk ka pas interes më të madh nga qytetarët për ta shitur floririn. Nga ana tjetër në Ministrinë e punëve të jashtme në Shkup thonë se ka gjasa që të gjitha këto familje që u larguan nga Kumanova të kthehen pas disa muajve pasi Maqedonia ka marrëveshje me BE-në për riatdhesim që nënkupton mos pranimin e azilantëve. Ndryshe, me heqjen e vizave sipas të dhënave zyrtare drejt vendeve të BE-së kanë udhëtuar rreth 150 mijë shtetas, 30 për qind prej të cilëve nuk janë kthyer.
KUKUISUF!
nga Sokol Pepushaj
Haberi
Shkodra dëshmon të jetë djepi i kulturës, i harmonisë fetare mes besimeve…, mund ta niste një reportazh një gazetar i pavjerrur.
Shkodra është kthyer në kantier ndertimi apo bum investimesh… ky qytet është shkatërruar nga socialistët (megjithëse asnjëherë nuk drejtuan as bashki as patën deputetë tu ndihet zëri), një tjeter afër pozitës.
Ndersa gazetarët opozitarë shumë- shumë mund ta titullonin reportazhin:
“Kërkohet hapja e kutive, ish të përmbyturit tashme janë përmbytur prapë” e ndonjë tip broçkulle të tillë.
Asgjë më shumë se kaq nuk kam lexuar në këto 20 vjet, përjashto një shkim nga Arben Çokaj me një titull diçka të tillë: “Stambolli digjet, kurva krihet”.
Askush nuk foli për ndërtimet pa leje, për vjedhjen e thesarit të Shkodrës që njerëzit i patën ngarkuar paratë në makina ditën për diell dhe në dosje ka emra konkretë, per rrugën pedonale që u shpenzuan mbi 800 milion lekë dhe janë vendosur ca pllaka që të kallin tmerrin dhe kërkon pak rrugë të mos bjerë këmba në vrimë, për tenderat që i marrin vazhdimisht nja katër vetë, për shkatërrimin e qendrës së qytetit, për shfrytëzimin e pushtetit e politikës në funksion të pasurimit, për kartelet e ndertimit që me pasuritë e tyre kanë varfëruar popullin e sakatuar qytetin, për dukuritë e frikshme të trajtimit të temave e lakimit të emrave konkretë.
Pse-në nuk ia vlen ta trajtosh, pasi redaksitë këtu në Tiranë duket se janë më të kënaqura ti marrin shkrimet thjesht miell, e mëpastaj ti gatuajnë vetë, ndersa disa nga mediat lokale janë në dorë të ca pronarëve që nuk dinë se nga bie me shtepi parimi profesional dhe në abuzim të profesionit të shenjtë, si transvestitë, nga frika që kanë për bizneset e pista, përdorin edhe kartën e gazetarit. Pra, tjetër janë e tjetër shiten.
Janë injorantë e kapardisen si gazetarë , janë të akuzuar e akuzojnë ose krehin bishtin e të tjerëve. Gazetarët janë në darën e tyre.
Transvestitët prej vërteti ndoshta i ndjen dikush, po për këta nuk ia ndjen mendermethana askujt, përveç ca injorantëve si deputetë a kryekomunarë në kohë fushatash, për tu hapur hapësirat për broçkulla. Për rrënat e radhës.
Duket pra se edhe fobia për ta ngritur median në lartësinë që kërkon publiku, pa pretenduar me çdo kusht në fronin e lirisë, siç qëndron vetëm gazeta Shqipëria etnike, ku nuk ka një rast të vetem në jetën e saj 10 vjeçare që nuk i kemi botuar dikujt qoftë edhe një shkrim për arsye që lidhet me presionin politik, kriminal apo mafioz, nuk mund ti përkasë as se si një objektivi të mirëfilltë, por një synimi të fiksuar për të mbrojtur bizneset e pista në ndertim, kazinotë apo fitimin e parave pa mund e pa moral deri në fitim parash me diploma. Një dukuri e tillë ku universitetet shesin diploma dhe shfrytëzojnë edhe dobësinë e seksit për të shitur provimet, është më se e dukshme, e përqëndruar edhe në duar që falë ndikimit të mbrapshtë në media, funksionojnë.
Sabahi
Vetëm disa njerëz që janë të prirur të mësojnë shumë, e dinë kuptimin e kësaj fjale. Këtu, në “portën” e Shkodrës, tek Kisha e Zojës, një Shpend, më i lashtë se njeriu, pasi Zoti e krijojë ditën e pestë e njeriun e krijojë të gjashën, kukuvajka, hipur në pishë, këndon në terezi të saj, këngën e saj, “kukuisuf”.
Pak metra më tej është xhamia e Plumbit, një monument kulture, ndërtuar më 1773, e mbytur në ujë çdo vit deri lart mesit dhe ku nga pjesa jashtë saj, duket se kullon plumb në rrezatim argjendi, për njerëzit që lexojnë edhe qyqen, e cila sipas legjendës, në Shkodër është një motër që pasi i vdiq vëllai Isufi, u shndrrua në zog e qysh kur nuk e di askush. I këndon vëllait. Ky shpend, vërejeni, ju përsërit çdo ditë ritualin e vet sipër pullazit, majë antenës së televizionit, kudo. Ka të drejtë. Qyqja vazhdon të vajtojë vëllanë e vet, por atyre që dëgjojnë edhe këngën e zogut u duket se qyqja ndoshta do mësojë edhe vargun… “kuku Shkodër”, nëse reagimi qytetar do vazhdojë gjumin letargjik.
Akshami
Po, po, sot shkodranët mburren vetëm me atë që u ka krijuar natyra dhe me historinë e të shkuarës, por kurrsesi me punën dhe të ardhmen e tyre. Kompetenca në drejtim e vendimmarrje kanë patur ata që janë pasuruar vetëm nga paratë e bankave të vjedhura, nga ndertimet pa leje apo nga tjetërsimi i pronave publike.
Pasi bjen nata (akshami), askush nuk mund të dalë pa frikë të bëjë një xhiro nëpër qytet me motrën në krah. I lirë. Nëse vëllai vonohet në darkë pa u mbyllur në shtëpi, është një motër që pret me ankth. Nëse një baba vonohet në mbrëmje, është një grua dhe fëmijë që presin. Një nënë lutet për të birin, të vijë shëndosh, se nata në Shkodër është e huaj. Pra e krimit, e hajdutit, e hyqymetit.
A është kështu?
Në qoftë kështu, më thoni atëherë a ka të drejtë kukuvajka që vazhdon të thërrasë Isufin?
Në rregullin e artë të lirisë njerëzorë, bën pjesë morali, që edhe qyqja e ka shumë më të lartë se ata të cilët, vëllai- vëllait e motra- motrës, deputeti- deputetes e deputetja- deputetit, i nxjerrin sytë për një pronë, për pushtet, per përfitime të pista, leje ndërtimi, tendera, poste të pameritëta, pushtim pronash publike…
Disa i besojnë Zotit, disa Djallit.
Po kush është më i pushtetshëm këtu në Shkodër?
Zoti thotë, puno sa të mundesh të të ndihmoj. Dhe ata që punojnë janë pak.
Po Djalli ç’u thotë?
Hajdeni pas meje, uzurponi prona, rrini afër bijve të mi, pushtetarëve e politikanëve, merrni tendera e vidhini gati gjithë paratë. Në kohë fushate vidhni vota, plaçkitni banka e thesare se nuk u heton kush sa të keni mbështetje politike.
Një Djall, i shkurter si xhuxh, afër pushtetit në Olimp, thuhet se ka shumë prona në Shkodër.
Ai shquhet për para të madhe, bythë të madhe, kokë të madhe e arrogancë të madhe. Ky xhuxhi, që thonë se ka vjedhur edhe vota, flitet se ka tentakula në Veri dhe ka kapërthyer problematika serioze që në një të ardhme hetimi, mund të sekuestrohen shumë pasuri.
Të kujt the?
Jo, nuk u tha emër, megjithëse një shtet perëndimor, një “bosi” në Shkodër, i ka refuzuar me vulë të kuqe, vizën. E ky miku i bosit në rënie atje majë Olimpit, si për çudi shquhet po për katër bëma: Vjedhje të madhe, bandë të madhe, media të madhe, mëndje të madhe.
Pra, shumëçka është në shërbim vetëm të pasurimit e krimit, duke bërë demarshe të vritet fjala e lirë, demokracia, mundësia e reagimit intelektual e qytetar. Të vritet haberi, sabahi e akshami.
Veç qyqen s’kanë mundur ta pushkatojnë duke paguar killer.
Ajo po u këndon qysh nga sabahi e deri në aksham, atyre.
P.S. Cdo referim per persona apo fakte konkrete ne kete ese, eshte thjeshte rastesi.
“Dushk per gogla” apo “Ruzhdije per votat”
Jemi te gjithe deshmitare se shume mandate dhe fate jane percaktuar ne dyert e Gjykatave te Shkalles se Pare, te Apelit, te Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese. Kjo ka ndodhur pasi vete Ligjvenesi e kishte parashikuar te ndodhte keshtu dhe per nje arsye te thjeshte: me “semundjet” qe ka sistemi yne i drejtesise, eshte shume e lehte te mbahet peng!
Blerti Delija
Nisi para disa viteve, shume viteve me Dushkun! Na ndoqi pas per shume kohe, sipas gjasave per tu mbyllur ne Ruzhdije! Problemet shqiptare me zgjedhjet mes vedi, kane qene te perhershme, me perjashtim te “referendumit” per tu ndare nga regjimi me 22 mars 1992. Askush nuk mund ta mohoje tashme se te gjitha raundet e zgjedhjeve pa perjashtim, politike, vendore por edhe te pjesshme, nuk kane qene teresisht te pastra. E thene ndryshe, asnjehere vullneti i popullit nuk eshte respektuar totalisht dhe sipas gjasave, ne shume raste na kane qeverisur ata te cilet nuk i kemi votuar. Ne kemi fituar imunitet nga nje fenomen i tille, por ne syte e nje perendimori, nje amerikani, gjermani, madje edhe italiani nje pohim i tille do ti shkaktonte reaksion te forte, duke nisur nga vetja e tij, me pas te nje kategori e tere qe voten e kane kthyer ndoshta edhe ne pasion, pak a shume si sporti.
Ne Shqiperi qenka deformuar qe ne krye te heres “shtylla kurrizore” e ndertimit te nje sistemi te ri, demokracise shqiptare qe u rikthye nder ne diku ne fillim te viteve 1990. Ne fakt, ne nuk paskemi qene ne demokraci, me sakte nuk jemi ne demokraci! Vertete qe tashme, jemi te lire relativisht per te thene hapur mendimin tone, te tubohemi, te protestojme, por ama instrumenti yne me i fuqishem, ai qe ngren dhe rrezon pushtetmbajtes, nuk paska qene asnjehere ne doren tone. Natyrisht, nuk pretendoj se po them dicka te re, por te pakten po e artikuloj ashtu sic duhet menduar tashme ne kapercyell te fundit te dekades se pare te Mijevjecarit te Trete tokesor.
Nga viti 1990 e deri me sot, cdo here eshte gjetur nje pretekst, nje menyre per te mbyllur problemet me zgjedhjet. Here- here kane qene marreveshjet, qe nuk kane funksionuar me shume se 6 muaj. Here- here eshte perdorur “metoda e kompensimit” per humbesin, ndoshta te pamerituar te zgjedhjeve te rradhes. Here- here eshte mbyllur jo nje sy e nje vesh, por qe te gjitha shqisat njeheresh, madje edhe me bekimin e nderkombetare. Gjithhere keta nderkombetare, me shume se hallin tone, kane “qare hallin e tyre”, sic edhe po ndodh me kete krizen e fundit, te pakten politike ne vendin tone. Eshte e thjeshte: BE e ka pesuar njehere nga Bullgaria dhe Rumania qe i perfshine pa plotesuar shume kritere ne gjirin e tyre dhe nuk duan te njejtin gabim ta bejne me Shqiperine, e cila tashme duket se eshte larg edhe liberalizimit te vizave me kete hapesire.
Eshte folur shume here per “gjynahet” e sistemit te drejtesise ne vend. Jane perfolur, premtuar dhe gjysemrealizuar madje edhe reforma ne kete sistem. Megjithate, ai vazhdon te lengoje, lenga te e sterzgjatur dhe e pranuar edhe nga “arbitrat” tane nderkombetare. Si per ironi te fatit, ketij sistemi i eshte lene thuajse cdo here ne dore edhe fati i zgjedhjeve- themeli i demokracise shqiptare. Jemi te gjithe deshmitare se shume mandate dhe fate jane percaktuar ne dyert e Gjykatave te Shkalles se Pare, te Apelit, te Gjykates se Larte dhe te asaj Kushtetuese. Kjo ka ndodhur pasi vete Ligjvenesi e kishte parashikuar te ndodhte keshtu dhe per nje arsye te thjeshte: me “semundjet” qe ka sistemi yne i drejtesise, eshte shume e lehte te mbahet peng! Asnjehere nuk u tentua te krijohej nje mekanizem zgjedhor krejtesisht ne vete, me te gjitha hallkat e tij, pa kaluar ne dyert e drejtesise, sic ndodhi edhe ne 28 qershor 2009 me vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Konsiderohet gjykate, por ne fakt eshte thjeshte nje hallke e perkohshme administrative e zgjedhjeve. Te gjithe gjyqtaret qe perzgjidhen per kete trupe, jane gjykates te Apelit dhe si te tille, kane mandat per gjykimin e zgjedhjeve vetem per disa dite. Gjate ketyre diteve, a mendon kush se ata do te kene imunitet nga te gjitha semundjet te cilat i vuajne si pjestare te sistemit tone te korruptuar dhe aspak te ndershem gjyqesor? Ai qe pohon ne kete rast, eshte thjeshte naiv per te mos thene me shume. Per te siguruar mandate deputetesh, cdo kush nga palet ne zgjedhje jane te gatshem te “vene ne loje” shume me teper miliona se ne nje ceshtje te thjeshte qe gjykohet ne Apel. Vetem per te zgjedhur presidentin Bamir Topi, vlera e votes se nje deputeti ka arritur ne 500 mije euro ne Shqiperine tone te varfer!
Mbi cdo vullnet tjeter, vullneti politik eshte superior. Aksioma eshte e vlefshme per cdo lloj demokracie pasi natyrshem, nga ky vullnet derivojne te gjitha pushtetet e institucionet. Mbeshtetur ne kete vullnet, u realizuan para disa koheve ndryshimet kushtetuese, per te cilat te pakten ata qe nuk u ngjiten ne pushtet, jane penduar. Ne emer te ketij vullneti, jane hetuar, shkarkuar dhe lincuar drejtues te institucioneve te rendesishme kushtetuese. Ne emer te ketij vullneti te munguar, prej rreth 20 vitesh akoma nuk po arrijme te bejme zgjedhje.
Kolegji Zgjedhor paska dhene disa vendime per zgjedhjet e 28 qershorit. E zeme per nje cast se ideja e hapjes se kutive pa patur efekt ne ndryshimin e mandate ne Kuvendin aktual, eshte e rrejshme. Po nese Kolegji Zgjedhor ka marre nje vendim, duke qene ne kundershtim me faktet, aq me keq me te verteten qe mund te fshehin keto kuti? Nuk do te ishte ndonje cudi e madhe, pasi sistemin gjyqesor e anatemojme te gjithe nga mengjesi ne darke. Por ne kete rast, vendimi nese eshte i gabuar, eshte me “qeder” per demokracine shqiptare dhe ne kate rast, nga gabim, ai i Kolegjit Zgjedhor duhet te klasifikohet faj i ndeshkueshem ne masen me te rende. Para te vertetes, te gjithe jemi te vegjel e te pafuqishem. Madje edhe vete Papet e Romes, jane treguar te vegjel, teksa pas shume shekujsh kane kerkuar falje per mesjeten e Inkuzicionit dhe duke rehabilituar te ashtequajturit heretike. Rasti i Rosenbergeve ne SHBA eshte nje tjeter qe tregon se drejtesia amerikane kerkon falje, edhe pasi i kishte denuar me karrike elektrike pa te drejte para shume viteve. Por ne keto raste, kemi te bejme me fate individesh, ne rastin shqiptar, per fatet e nje sistemi. Ka dy rruge: ose te riparohet ky sistem, ose te ndryshohet me nje sistem tjeter. Regjimin komunist e beme prove dhe e rrezuam ne vitin 1990. Mos valle eshte edhe sistemi aktual i papershtatshem per ne dhe kerkojme ta rrezojme ne favor te nje te riu? Vetem kjo mund te shpjegoje konseguencen e habitshme te dhunimit sistematik te zgjedhjeve ne vend, te debateve te pafund qe marrin energji, e cila nuk vlen per asgje.
Pas 20 viteve, shqiptaret kane mbetur te krenohen apo te kujtohen vetem per Dushkun e Lushnjes apo Ruzhdijen e Fierit. Jane thjeshte dy fshatra ne Shqiperi, te cilet ne fakt jane kthyer ne simbole te problematikes se votes ne vend. Ndersa mekanizmi i Dushkut ishte lehtesisht i verifikueshem edhe nga jashte, Ruzhdija u zbulua (mesa duket) nga Prokuroria pas hetimeve perkatese. Sot quhet Ruzhdije, pasi ne fakt mund te ishte edhe emri i ndonje qyteti si Shkodra, i ndonje komune si Kelmendi apo edhe i ndonje fshati si Bushati. Mekanizmi i zbuluar nga Prokuroria ne Ruzhdije ka vite qe perdoret me sukses ne shume qendra votimi. Komisioneret realizojne kompromis mes tyre qofte kundrejt parave apo edhe premtimit te nje vendi pune nga fituesi. Komisioneri “humbes” largohet “per te ngrene buke” ne shtepi apo per te pire nje cigare jashte qendres se votimit. Ne ate moment, koleget e tij firmosin, vulosin, fusin ne kuti flete- votimi aq sa u nevojiten. Pas pak kolegu kthehet, konstaton nje pjesmarrje ne votim 20-25% me te larte ne vetem 30-60 minuta, veren edhe listen e votuesve ku kane firmosur emigrante, madje te aferm te tij dhe ne fund te procesit, legalizon gjithcka me firmen e tij. Komisioneret “humbes” mund te stepen edhe nga kercenimet, por kjo ndodh shume me rradhe. Jemi te bindur se pak a shume e njejta skeme eshte konsumuar edhe ne qarkun e Shkodres, i cili tashme sipas gjasave ka mundesi te merret ne dore nga Prokuroria pas Ruzhdijes.
Pas kompromisit ne qendra votimi, vjen ai ne grupe numerimi dhe me pas edhe ne KZAZ-te, ku sigurisht edhe marreveshjet kushtojne shume me teper. Gjithcka e mbyllur qetesisht perkundrejt firmave e vulave, dergohet ne Tirane tek KQZ-ja ku mazhoranca politike, vazhdon te beje ligjin ne cdo periudhe. Ne fund, futet ne loje edhe Kolegji Zgjedhor, duke vulosur gjithcka ne menyre te palevizshme. I gjithe ky mekanizem, nis dhe perfundon ne korrupsion, trafik influencash e interesash duke kulmuar ne deformimin e vullnetit te zgjedhesve per te mbajtur apo hequr nga pushteti ate qe zgjedhesit nuk e kane vendosur dot.
Deri me sot, politika i ka shitur popullit “Dushk per gogla”. Sot po i serviret “Ruzhdije per votat”. Zgjidhni e merrni ke te doni vete!
A do te kete ndonjehere fund gjakmarrja!?
Kur do te frenohet fenomeni i gjakmarrjes nder shqiptaret!? Pyetja qe mesa duket mbetet perhere e me shume retorike, po kthehet ne nje “shpate Demokleu” mbi koken e shqiptareve, madje edhe atyre me te rinj ne moshe. Rast pas rasti te duket se ky fenomen mesjetar i mbeshtetur ne kodin mesjetar te Kanunit te Lek Dukagjinit, do te na shoqeroje perjetesisht brez pas brezi.
Pa i mbushur mire 20 vite jete, me tmerrin e ketij fenomeni eshte perplasur edhe Denis Shkelzen Salja, i datelindjes 17 korrik 1989, lindur dhe banues ne lagjen “Fahri Ramadani” te qytetit te Shkod res. Denisi eshte viktime e gjakmarrjes, duke qene i biri i Shkelzen Saljas.
Ngjarja eshte konsumuar me 18 shtator 2009, kur shtetasi Ymer Ymeri ka mbetur i plagosur nga dora e babait te Denisit, Shkelzen Salja. Kaq ka mjaftuar dhe menjehere eshte vene ne zbatim Kanuni i Lek Dukagjinit, sipas te cilit konsiderohen te perfshire ne gjakmarrje te gjithe meshkujt e familjes se Shkelzen Saljas, duke qene po te gjithe shenjestra te hakmarrjes se verber.
Shoqata Misionaret e Paqes dhe Pajtimeve te Shqiperise, me te marre njoftimin per kete ngjarje tragjike, ka tentuar te realizoje ndermjtesimin ne mes familjeve ne konflikt. Perpjekjet kane rezultuar te kota, teksa shtetasi Ymer Ymeri ka thene se do te gjeje paqe vetem pasi te realizoje marrjen e gjakut pikerisht ndaj Denis Saljas, djali i Shkelzenit qe ka kryerjen plagosjen. Gjithcka sipas shtetasit Ymer Ymeri, bazohet ne Kanunin e Lek Dukagjinit, ku pala e demtuar synon te marre hak duke vrare “me te mirin” e pales kundershtare, qe ne kete rast eshte Denis Salja, i cili nuk ka mbushur ende 21 vjet jete.
Qendrimi i metejshem i ketij te riu ne vendlindje, u be i pamundur pasi ndiqej hap pas hapi nga gjakesi, i cili kishte paralajmeruar hakmarrje per plagosjen qe iu be nga babai i Denisit. Ne rrezik te hapur per jeten, Denis Salja eshte detyruar te largohet nga Shqiperia, por pa e ditur askush se ku ndodhet, pasi edhe jashte vendit e ndjek hakmarrja ne emer te gjakmarrjes.
Cdo dite qe kalon e ben edhe me te rende situaten e perhapjes se ketij fenomeni, sidomos ne Veriun e Shqiperise, por edhe me gjere. Shteti eshte i paafte te minimizoje fenomenin, i cili tashme eshte njohur dhe konsideruar i rrezikshem edhe nga Organizata e Kombeve te Bashkuara, e cila ka derguar njerezit e saj ne Shqiperi pikerisht per kete ceshtje.
Redaksia
Pa qiell kjo apoteozë e politikës
Gjithqysh ata orvaten me mish e me shpirt për me e ngrit kultin e tyre, e ndërsa ata përpiqen, ky sindrom Sizifi bahet ideologjia e tyne, e para dhe mramja
Nga Albert Vataj
Në kryeherën e vet, tançka përbën kryekreun e politikës, kinse, produktin mediatik që zashëm buçet nër ne nga nadja deri në muzg, kumton një zell gati si ai i heroit epik, mbërritja e apoteozës, veshja e rrethvetes dhe brendinë me perëndinë. Zeja e sunduesit asht një profesion, të cilin e kan ushtru, të gjithë ata që bashkë me rrënimin e tyre, shkërmoqet edhe gjithseçka qi ata kanë ngrit. E thënë ndryshe, si ndër shqiptar, ashtu edhe ndër popujt e tjerë, si dhe në tribu, udhëheqësi asht një destinim i pakthyshëm përnga apoteoza. Gjithëpoaq duhet me kjartësu një gja, ndër ata që ngufasin përpjetë kreut, sikundër për ata që soditin përposhtë shtegut tuj u jargit prej nepsit të kreut, ngulmit të apoteozës. Qielli, ka gjasa të jes pa qiell kjo zapti pasionesh politike. Përkarshi kësisoj mobilizimesh, ky haber gjen pak vramëndje, nisun nga e drejta e çdo apoteoze për të patur qiellin e vet.
Duke u qas me ba një mozaik të këtij universi, që të vërtit, kurrkund tjetër veçse rreth nji individi, gjejmë kryekëput te krerët politik, këtë ngasje të mishëruar si shërbesa e vetme, që kisha e tyre kungon për besimtarët.
Gjithqysh ata orvaten me mish e me shpirt për me e ngrit kultin e tyre, e ndërsa ata përpiqen, ky sindrom Sizifi bahet ideologjia e tyne, e para dhe mramja. Koha bashkë me ndryshimet social-politike të individit që përban shoqërinë, ku ky kult kërkon të ngrihet, natyrshëm ka hedh para dhëmbëve të skërmitur të egos së tyre, tashti jo si gjithherë ndër diktatura e pushtete despotike… një manar. Sakaq kjo duhet të përftoj prej tyre përpjekje titanike, qi gjithëegjithë ky mun, të ketë vjeshtë të begatë.
Duke dasht me ik prej shpërgenjve të filozofimit dhe mistifikimit, që ndër do rreshta derdhëm shtatoret e politikës shqiptare, po kthehna me kam në tokë, e po i shikojmë gjanat në kokërr të synit, anipse me synin tem, që kurrsesi s’munet me ken këndvështrimi i syve të të gjithve.
Vërshimi ku e gjen veten, tuj shku përposhtë politika shqiptare, as ht i furishëm, dhe shtegu, nëpër të cilin po don me kalu asht shtegu ma i rrezikshëm dhe përcaktusi i daljes në det, të lundrimit të kësaj anije të molisun kacafytjes nëpër kthina e shkëmbinj që koha ka beh në shtegkalimin e saj. Pa u kthy në retrospektiv, për mungesë mjetesh transporti, vendos të ndalem në stacionin e tashëm ku nodhet politika shqiptare. Siç asht ba e ditun për të gjithë, ajo që ka shqetësu politikën, s’bashku me të, çdo shqiptar, mbeten “hapja e kutive”. Ky dyfjalsh i ka pru Shqipnis ma shumë sekëlldi, vramëndje e helmatisje, sa s’ka mujt me i pru ndonji luftë tjetër, gjithnjë në armëpushim. Mundem me e thanë pa droje se ky dyfjalsh ka ba dame, ma shumë se dy përmbytjet qi mësyn Shkodrën e krahinat përreth kësaj. S’kishte nevojë me u hap digat, apo me gufu batica e Adriatikut, e moti me e shpraz tan zemëratën e vet mbi shkodranët e lezhjanët, qi ne me kuptu se ku dreqin struket përmbytja e kutive. Ajo që mundem me than dhe me e dëshmua asht se politika, e tana në një thes, ka shpraz kot energji, njatypari me shndërrimin e gjithasaj në një forcë shtytëse e zhvillimit të ekonomisë dhe gjithçkaduhet për shqiptart rrethekahjanë. Media si paterica e këtij invalidi lufte, mundi me e kry masmirit misionin e vet. Thua se kurrnji hall tjetër nuk rrokte ndër shqiptar, veç hapja e kutive dhe hapja e kutive. Zemreku i këtij sahati të çartun, tuj dasht me vonu fundin e orës së tij politike, bani ç’mos me mishëru pasionin e tij latent, të hapjes së kutive, në një ideologji, në kauz, në revolucion. Kryeministri Berisha nga kahu tjetër, pa dasht me ken za i dytë i kësaj buçime të kobshme “revolucionare”, e mbajti telin e tendosur të kutive të Ramës, të tendosun. E kësisoj nga ana e tij, kryesocilisti Rama nuk do ta kishte të vështirë t’i bientë pa pushim veglës së tij cingëritëse. Melodia do të ndryshonte në varësi të trysnisë ndërkombëtare dhe të afrisë së pragut në zgrip, ku shkonin 64 mandatet e socialistëve. Gjithsesi në të nëjtin mbarsej dhe gufonte furia e Ramës, pavarësisht intonacioneve. Tash kur burrat e PS hyn në Kuvend, jo aq për të pranuar luftën institucionale, të propozuar edhe prej aleatëve të tyre ndërkombëtar, se sa për të mos djegur mandatet, pak gjas ka met, se ata do të luajnë në tjetër fushë. Hapja e kutive, ka qenë, është dhe do të mbetet fyndekrye ajo që kërkon Rama, në përmbushjen e interesave të tij personale që gjithherë i gjejmë të sejdisun në një kostum hijerëndë politik.
Pa dasht me prediku, kinse, me ken i njëmendtë, shtoj se kam ken dhe vazhdoj të jem si shumë syresh, syçel e mendjekthjellët, për moshapjen e kutive. Edhe ngase vërtetë do të kishte në këtë mes një vullnet dhe solidaritet të mazhdorancës, për të ruajtur si të paprekshëm drejtësinë dhe pushtetin gjyqësor. Por sot ndërsa Rama ka lënë të kuptohet, se ai edhe po i përdor kutitë, Berisha bukur mirë do kishte mejtu dhe vepru po ta sfidonte, si kavalier që është. Gjithqysh, nëse është i bindur në fitoren e tij, duhet të sfidojë kundërshtarin e tij politik dhe duke e sfidu të kjartësojë gjithkend në të drejtën e tij, e ta nxirrte picak vullnesën prej apostulli të Ramës. Dhe jo vetëm kaq, ta vërë para provës së zjarrit temperamentin e tij prej politikani dhe nëse ai fiton, të protokolloje edhe Edi Ramën si një nga pensionimet e tij politike.
Berisha duke hapur kutitë, bën një gabim shumë të madh. Por jo më i vogël do të jetë gabimi, nëse ai vazhdon t’i mbajë ato të mbyllura, përkundër kamnguljes së palëkundur të Ramës. Kjo pavarësisht se Berisha e do mendje të kthjellëta ndër shqiptar e din ma mirë s’bahet, se ku don me dal Rama me kutitë dhe çfarë kërkon ai nga kutitë. Gjithqysh Rama, në do far mënyrash gjykimi dhe gjithëkuptimi, po mbahet pas kutive si pas një rrënje të pleksur mirë në truallin e vet. Ai s’do mend se kërkon të fitojë edhe nga humbja, sikurse disfatën e lojës së tij të madhe për të eliminuar gjithë kastën e vjetër të politikës shqiptare, kërkon ta konvertojë në një mundësi apoteoze politike.
Nuk duhet mohuar fakti se si Berisha, ashtu edhe Rama mbeten të vendosur në kauzat e tyre, mediatike ose politike, dhe këtë sfidë do ta tërheqin zvarrë si një pre, deri në zgafellen e fushatës për zgjedhjet vendore. Kryesocialisti Rama sot për shumë shqiptar është një apostull i votës së lirë, kjo pasi veladoni i revolucionarit, atij i bie përshtat. Natyrisht në një vend ku gjithherë ka qenë e zellshme dëshura për të kundruar revolucionet, e kurrsesi jo për tu përfshirë në shtjellën e saj përpirëse. Ndërsa Kryeministri Berisha, në dukje dhe në realitet është diçka më lart dhe më larg se Edi Rama. Ai nuk po bën kundërrevolucionarin, pasi është i bindur se Rama kauzën e Kutive e përdor për të kamufluar të djeshmen e të tashmën e tij, disfatiste politike. Një ndër pozicionet e tij më të favorshme, është padyshim dakordësia e njëzëshme e faktorit ndërkombëtar, dhe Berisha e çmon këtë në maksimumin e vlerës që rezonin. Pasi ambicia e tij, gjatë këtij mandati, janë liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pavarësisht tolerancave që vetë Berisha i ka ofruar me bujari fine politike opozitës, ajo e ka mënjanuar këtë gatesë, si të papërshtatshme për metabolizmin e prishaqejfun politik. Gjithqysh opozita, dhe kur themi opozita nënkuptojmë PS dhe kur themi PS, nënkuptojmë Ramën, mbeten të murosur brenda të vetmes alternativ, asaj të hapjes së kutive, ose siç e kanë pagëzuar së fundi, transparencës së zgjedhjeve. Njëmendësia në këtë njëmundësi, poaq zvogëlon sa dhe fashit mundësinë e Ramës për të përmbyllur apoteozën politike. Sikundër teza e shkalafitun e kutive, derimtash ka tejkalu dhe fletërrufetë. Kësisoj opozita tuj dasht me fitu nga një humbje, rrezikon me humb nga mundësia e një fitoreje, reale apo të ndërmendun.
Rama megjithëse është deklaruar për mosndryshim rezultati, mbetet pak i besueshëm se këtë manovër nuk do ta përdor si një hile e si një grackë, në të cilën do të fusë Berishën dhe mazhorancën. Jo vetëm kaq. Gjithçka që del nga kuzhina e politikës rozë, ngjan më shumë si një gatesë bagëtish se sa një yshtje elegante gastronomike. Ky naivitet politik i hedhur në treg nga Rama, si modernitet dhe civilizim i vlerave të demokracisë, nuk është gjë tjetër vetëm minim i vazhdueshëm i klimës politike dhe deformim i imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kjo ka gjasa të jetë vepra më e shëmtuar dhe më dashakeqe që ka mundur të bëjë një politikan shqiptar, për vendin e vet, përgjatë gjithë historisë plot re të Shqipërisë. Më shumë se kaq, më keq se kaq nuk mund të bënte një politikan, në kaq pak kohë, në një kohë kaq domethënëse për fatet e të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Gjithçfarë ka bërë dhe po bën mediatikisht dhe virtualisht Edi Rama, nuk tejkalon synimin e tij personal dhe tekat e tij prej një egoisti pathologjik që diqysh e hovin në shtegun e një zelltari të paepur pranga apoteoza e tij politike. Bindjet kanë ushqy gjithherë pasione të mëdha, por askurrë nuk kanë mujt me u shërby idhujtarëve të vet si shkallare për me mbërrit perëndinë.
Sokellime komunisti
Nga: Shahin KOLONJA
Opozita hyri dhe doli nga parlamenti.Degjuam Gramoz dhe Saline qe “vajtonin” per Shqiperine,degjuam shume dhe kuptuam pak… Bene fjale per topa dhe kuaj,per fusha e male,vete flisnin e vete kuptonin.Ishkomunistet debatonin per demokracine,lirine e votes dhe te drejten e zgjedhjes.Ciceroi edhe ndonje vartes zeholle por sipas oreksit te shefit,perfundimi komedise ishte; nje vrime ne uje.Pune komunistesh do te thote cdokush,hajt pra ti gezojme dhe te hidherojme si dikur edhe tani.
Sokellime komunisti
Sokellin Sali -Doktori,
sokellin me ze mizori.
Ze bertet si sekretar,
para kush guxon ti dale!?
Jam mesuar kavalier,
ndaj po ju le te mjere.
Jam mesuar vec mbi kale,
deri ne fund do t’ia dale.
Ndaj kot grini fjale,
jam Saliu me palle.
Dua vec te qeverise
tymi ti dale shtepise.
Ti o Rame,gjysem djale,
zoti shume te ka fale.
Burreria nuk peshohet,
me fjale s’trumpetohet.
Une gjithmone jam i pare,
se kam pas sekretar.
Edhe tani o zogjthare
fitues jam ne cdo gare.
Se nuk leme askend,
qe te na japi mend.
Pushtojme vete,cdo kala,
ti o popull,vec na mba.
Me Edushin merrem vete,
ja di vrimat ku ti kete.
Sepse ne e vume roze,
ndaj se leme te bej boze.
Vete e vume,vete e heqim,
cdo gje me gisht ndreqim.
Kur i themi te ligjeroje,
vjen dhe fundi te mbaroje.
Celsat vete,ne i kemi
e leme te lehi qeni.
Kur i duhet mbylle goja,
dalim ne dhe i del boja.
Prandaj trurin mos e vrisni,
hani,pini edhe flisni…..
Por shume mos e teproni,
se jam une,Ali dhe Gjoni.
Populli vec te degjoje,
kush grindet,kush te fitoje.
Sepse ligjet i bejme vete,
brenda ta kete,kush ta kete.
Komunizmi nuk do shuhet,
du humbe kush te kruhet.
Vetem shani o mjerane,
per Dullen kemi sevdane.
Politiken ne dore kemi,
me servile e aleate qeni.
Njeri shkon e tjetri vjen,
ne krye perhere na gjen.
Prandaj grini sa te doni,
kurre dot s’do te kuptoni.
Teper lire ju kemi shitur,
keni mbetur,vec te mitur.
Kur do të shpëtojmë nga ngërçi?
Modeli ekstrem i majtë u modifikua drejt qendrës në disa vende ku partitë komuniste mbetën në fuqi (Kinë, Vietnam), dhe rezultati ishte një zhvillim meteorik i tyre. Ndërsa modeli i djathtë reganian u modifikua majtas nga Klintoni në SHBA dhe Bleri në Britani e Madhe, po me rezultate spektakolare.
Eduard ZALOSHNJA
Në faqet e shtypit shqiptar, por edhe në biseda të lira mes shqiptarësh, jo rrallë debatohet rreth pyetjes filozofike nëse Shqipëria është kështu siç është, sepse kështu janë politikanët e saj, apo politikanët shqiptarë janë kështu siç janë, sepse kështu është Shqipëria. Kjo pyetje është në fakt aq e vjetër sa ç’është dhe vetë filozofia.Kështu, në Athinën e lashtë, Platoni argumentonte se zhvillimi i një shteti varej nga sundimtari që e qeveriste. Sipas tij, një sundimtar i përndritur mund t’i udhëhiqte drejt begatisë subjektet e qeverisur prej tij, ndërsa një sundimtar i pandritur drejt mjerimit. Që nga koha e Platonit, kjo tezë e tij është kundërshtuar, pranuar, rikundërshtuar, ripranuar, deri sa ka ardhur në ditët tona në formë të modifikuar, si një test thelbësor mes së djathtës dhe së majtës moderne.E majta sot, në mënyrë të ngjashme me Platonin, beson se elita politike mund të ndikojë në transformimin e shoqërisë, e prandaj ajo sugjeron një rol sa më të madh të shtetit në jetën e vendit. Eksperimentimi më ekstrem me këtë ide u bë në vendet komuniste, ku shteti mori përsipër transformimin rrënjësor të shoqërisë nëpërmjet kontrollit të plotë të jetës ekonomike, kulturore dhe shoqërore të atyre vendeve.Në anën tjetër, e djathta mendon se zhvillimi duhet të vijë nga poshtë, nëpërmjet iniciativës së lirë dhe duke u bazuar në mentalitetin, kulturën dhe zakonet e anëtarëve të shoqërisë. Për këtë arsye, të djathtët sugjerojnë një rol sa më të vogël të shtetit në jetën e shoqërisë dhe respektim nga ana e tij të iniciativës së lirë dhe traditës. Shembulli më ekstrem i zbatimit të këtij parimi në kohët moderne është ai i administratës Regan në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës roli i shtetit në ekonomi dhe në jetën shoqërore u zvogëlua ndjeshëm.Modeli ekstrem i majtë u modifikua drejt qendrës në disa vende ku partitë komuniste mbetën në fuqi (Kinë, Vietnam), dhe rezultati ishte një zhvillim meteorik i tyre. Ndërsa modeli i djathtë reganian u modifik ua majtas nga Klintoni në SHBA dhe Bleri në Britani e Madhe, po me rezultate spektakolare.Duke u kthyer në Shqipëri, ishte e natyrshme që, pas dështimit të eksperimentit mizor komunist, shoqëria shqiptare të prirej drejt modelit të djathtë. Dhe në fakt, pavarësisht nga etiketat që i vënë vetes partitë shqiptare (të majta, të djathta) modeli i zhvillimit që ato kanë ndjekur ka anuar vazhdimisht djathtas. Kjo ka ardhur kryesisht prej trysnisë së institucioneve ndërkombëtare (FMN-ja, Banka Botërore, BE-ja, OBT-ja etj.), por edhe si rrjedhojë e alergjisë ndaj rolit të madh të shtetit, të krijuar te shqiptarët e thjeshtë nga thundra mbytëse e regjimit komunist.Siç argumentonte Blendi Kajsiu në artikullin e tij të fundit, si rezultat i ndjekjes së një modeli të djathtë zhvillimi në Shqipëri, qeverisja është diçka që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë një segment gjithnjë e më të vogël të shoqërisë sonë. Niveli i lartë i papunësisë, niveli i lartë i emigracionit dhe dërgesave financiare të emigrantëve, si dhe niveli i lartë i popullsisë në zonat rurale, si pasojë e mungesës së një ekonomie prodhuese, bën që shumica e shqiptarëve të preken pak ose aspak nga qeverisja. Sidoqoftë, ndryshe nga ç’argumentonte Kajsiu në artikullin e tij, numri i votuesve indiferentë ose pak të interesuar se kush qeveris përbën një pakicë në Shqipëri. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet shqiptare e vërteton këtë.
Kështu, në 10 vjetët e fundit, pjesëmarrja në zgjedhje e votuesve që jetojnë brenda kufijve të vendit ka qenë mbi 75%, pavarësisht se ndoshta më pak se 20% e tyre mund të kenë qenë të interesuar materialisht për fitoren e njërës apo tjetrës palë. Kjo pjesëmarrje e lartë në zgjedhje, ndërkohë që nuk shpjegohet vetëm me interesat e drejtpërdrejta materiale, mund të shpjegohet me traditën politike familjare, krahinarizmin dhe simpatitë personale të votuesve.Rezultatet e zgjedhjeve në 10 vjetët e fundit kanë treguar se elektorati shqiptar, i cili është ndër më aktivët në kontinent, është i ndarë në mënyrë pothuaj të barabartë mes dy kampeve politike. Si rrjedhojë, fitorja e njërës apo tjetrës palë është përcaktuar nga marifetet me sistemin zgjedhor apo me vetë zgjedhjet. Dhe për sa kohë të ekzistojë një ndarje pak a shumë e barabartë e elektoratit, do të vazhdojmë të shohim ngërçe politike si ky aktuali, ku të dyja palët pretendojnë se kanë siguruar përkrahjen e shumicës së votuesve.Një anim i ndjeshëm i elektoratit drejt njërës palë ka pak gjasa të ndodhë si pasojë e adaptimit prej saj të politikave që do ta rrisnin shumë numrin e njerëzve materialisht të interesuar për qeverisjen. Kjo, sepse një kurs i tillë do të kërkonte një ndërhyrje gjigante për këllqet e shtetit shqiptar dhe, për më tepër, do të dekurajohej fuqishëm nga partnerët tanë ndërkombëtarë, pa të cilët një vend i vogël si Shqipëria nuk mund të bëjë dot.Në fakt, një anim i ndjeshëm i elektoratit drejt njërës palë mund të ndodhë në rast se pala tjetër shkakton një traumë të madhe në jetën e vendit – siç ndodhi, për shembull, në vitin 1997. Por një traumë e asaj magnitude nuk ka gjasa të ndodhë më në Shqipëri. Ndërsa për një largim në masë të elektoratit nga të dyja palët dhe shkuarje të tij drejt një kampi të ri politik, apo për një rifreskim rrënjësor pozitiv të udhëheqjeve të dy partive kryesore, do të duhet të pritet gjatë – kjo gjë kërkon një evolucion gradual në mentalitetin, kulturën dhe zakonet e anëtarëve të shoqërisë.Së fundi, mund të shpresohet edhe për daljen në krye të njërit prej kampeve aktuale politike të një udhëheqësi të përndritur e karizmatik, i cili të tërheqë rreth vetes në mënyrë plebishitare elektoratin. Por historia ka treguar se kjo është një nga ato gjëra që ndodh rrallë…
Një histori dashurie që kthehet në një tragjedi familjare
Ende edhe sot historitë e dashurisë ka gjasa të kthehen në tragjedi familjare. Njerëzimi në të gjithë kohërat, që nga Helena e Trojës e deri te “Kronikë e një vrasje të paralajmëruar”, gjithnjë është orvatuar ta tragjedizojë mrekullinë njerëzore të dashurisë. Edhe pse bashkë me kohërat qaset të ndryshojnë dhe mendësitë e njerëzve, ende absurdi është një sfidë e ethshme. Për këtë dekor të errët na flet më së miri një ngjarje e paradisa ditëve, konkretisht më 10 janar 2010. Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kolovicën e Re. nr. 75, në familjen e Adem Avdiut, ku si pasojë e një sulmi me armë zjarri mbetet i plagosur për vdekje, vet i zoti i shtëpisë, dhe vritet vëllai i tij, Sabit Avdiu. Kjo ngjarje e rëndë, me një bilanc të përgjakshëm bëhet dëshmi rrënqethëse, rreth asaj, se sa të pasigurtë e kemi jetën.
Në këtë periudhë tranzicioni, nëpër të cilën po kalon Kosova, shteti më i ri në botë, funksionimi i shumë prej i nstitucioneve, që përfaqësojnë shtetit ligjor, është fiktiv, jo efikas dhe aspak garant për jetën, shëndetit dhe pronën. Kjo situatë kaotike, mosbesimi dhe pushtetesh paralele dhe pranisë së faktorit ndërkombëtar si bikqyrës, ende mbetet e largët dita kur një kosovar do të ndjehet i sigurtë në shtëpinë e tij, fshatin e tij, qytetin e tij, shtetin e tij të blërë më gjak dhe varre. Si shumë familje të tjera kosovare, edhe familja e Adem Avdiut, është viktimë e hasmërive të vjetra dhe të reja, i hakmarrjeve dhe i gjakmarrjes, një ndër fenomenet që kodet zakonore të mesjetës lanë ndër shqiptarë si formë pushteti. Kanuni i Lekë Dukagjinit, ka qenë, është dhe do të jetë një ligj malesh. Do të vrasë në formën e gjakmarrjes për sa kohë që mungon funksionimi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës. Këtë e konstatoi edhe para disa ditësh një zyrtar i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili gjatë vizitës së tij në Shqipëri, vuri theksin tek kjo plagë, duke vënë përpara përgjegjësisë shtetin, i cili lejon që të funksionojë Kanuni e jo ligji. Në një prononcim për të dërguarin tonë në vendin e ngjarjes, bashkëshortja e Ademit, Zejnije Avdiu, kërkon që të sensibilizohet opinioni publik, i cili duke hequr dorë nga Kanuni, beson te shteti ligjor dhe drejtësia, tek pavarësia e Kosovës, tek ajo pavarësi për të cilën e garantoi ditët e fundit dhe kryediplomati francez Bernard Kushner, ndërsa ai vizitoi Prishtinën. Duhet përpjekja e të gjithëve për të gëzuar të drejtën e vetqeverisjes dhe vetvendosjes në Kosovën shtet. Mbetje të së kaluarës, si Kanuni dhe trajtesa të tjera të vjetra, vetëm sa e frenojnë ecjen përpara dhe zbehin angazhimin ndërkombëtar për të qenë faktor ndikues në përcaktimine të ardhmes së Kosovës dhe kosovarëve. Gjithnjë nëse ka një vullnet politik dhe një angazhim të të gjithëve, diçka mund të ndryshojë. Le të jenë, thotë nënë Zejnja, viktimat e shtëpis sime, të fundit të kësaj plage vrastare. Letë jetë vrasja e Sabit Avdiut dhe plagosja e të vëllait të tij, Adem Avdiut, fundi i kësaj tragjedie të pasluftës. Por duhet të shpëtojmë djalin e saj i lir Avdiu, dashurinë e tij “të ndaluar” Valentinën, që u bë shkak i kësaj hasmërie. Megjithatë le të shfletojmë tablonë e kësaj tragjedie për të parë dhe analizuar dinamikën e zhvillimeve dhe për të përfunduar tek absurdi të ngre armën dhe merr jetë të pafajshme. Sipas Zejnije Avdiut, djali i saj i vetëm, i cili ndodhet në emigracion në Francë, i lir Avdiu ka marrë një vajzë me pëlqimimin e të dyve. Vajza e quajtur Valentina Avdiu (Nuhiu) i i shte premtuar familjes së Jeton Krasniqit. Ashtu si gjakmarrja, edhe mblesëria, fejesa e vajzave që në djep, mbetet tagër i të shkuarës. Nuk kuptohej, e për më tepër të marrë pëlqimin e dy familjeve, një lidhje dashurore mes dy të rinjve. Megjithëse kjo plagë është mpiksur në zonat urbane, në zonat rurale, kjo mbetet evidente. Është pikërit thyerja e kësaj fjale të dhënë, e kësaj miqësie të prishur, ajo që ka shtyrë familjen Krasniqi, që duke derdhur gjak të rikthejë në vend nderin e humbur, personalitetin e nëpërkëmbur. Tani jemi përpara faktit të kryer, familja Avdiu dhe Krasniqi ndodhen në hasmëri. Tragjizmi ka lindur nga një dashuri. Ky “krim”, i cilësuar si një e drejtë njerëzore e buruar nga ndjenjat ka qenë i vetmi “krim”, që ka bërë familja Avdiu, e cila ka provokuar një krim të përgjakshëm dhe natyrisht hapjen e një serije gjakmarrjeje mes dy familjeve. Bashkëshortja e Adem Avdiut, Zejnija, e gjykon si të paparashikuar rrjedhjen, në të cilën hyri familja e saj. Ajo nuk do të besonte se një lidhje dashurie mes dy të rinjve të kishte këtë katalizator negative. Ajo nuk do të besonte gjithashtu se kjo të bëhej shkak që djali i tyre i vetëm, i liri të shihte veten në një rreth ferri, të vuaj dhe jo vetëm kaq, të braktis vendin e tij, familjen e tij, për të shpëtuar dashurinë dhe jetën e vet. Jo vetëm kaq, familja e përfshirë në këtë vorbull përpirëse të trëgjizmit mesjetar që gjallon në shekullin XXI, shfaqin hapur pafuqinë për të ndalur këtë përbindësh që kërkon, siç dhe i a arriti të prishë jetën e tyre të qetë. Në kushtet kur familja e Jeton Krasniqi kërkon që të çojë në vend nderin e humbur, ajo me të cilën përballet familja Avdiu është pafuqia për t’i bërë ballë dhe për të ndryshuar rrjedhën fatkob të ngjarjeve. Nëqoftë se djali, Ilir Avdiu nuk braktis Valentinën, dashurinë e tyre, fatin e jetës së tyre të lidhur së bashku, çmimin duhet të paguajnë të gjithë. Ky tragjizëm i fillimshekullit, tejkalon çdo absurd të njeriut mesjetar në kohërat moderne. Një nënë duhet të braktis djalin e saj, dhe djali duhet të “mohojë” prindërit, për fajin e vetëm, se ka zgjedhur vetë me dëshirën e tij njeriun e jetës.
Në një vizitë në shtëpinë Avdiu, i dërguari ynë ka qenë bashkë me një nga anëtarët e pajtimit të gjaqeve, Sheh Ruzhdi Shehu. Nëna e i lirit Avdiut gjatë bisedës që shtrohet rreth ngjarjes, ajo u sjell mysafirëve një album fotografik, të cilin e ka si gjënë më të shtrenjtë, pasi ajo aty shmallet me të afërmit që i mungojnë. Më burrin që e ka në spital, me djalin në emigracion. Një rrezik që i kanoset familjes së saj, frika se mos humb djalin, nënë Zejnja e ka shumë të vështirë që ta fsheh. Si ajo edhe shumë nëna të tjera, të cilët lufta dje dhe paqja sot, po i përlot dhe po i bën të humbin shpresat.
Ikim nga kjo shtëpi, gazetari dhe pajtuesi i gjaqeve, duke marrë me vete dhëmbjen e kësaj nëne, me shpresen se do kontribuojnë që tragjizmi i kësaj familje të marrë fund. Megjithëse është shumë e vështirë. Kohët kanë ndryshuar, por njerëzit dhe mendësitë e tyre, ende vazhdojnë të jenë të vjetra në këto sfida të reja të integrimit evroatlantik dhe evropian të Kosovës.
A lbert Vataj
Kosova e pavarur, dy vjet me pas
Nga Bujar Bukoshi
Ish kryeminister i Kosovës
Demokracia është testuar në Kosovë dhe ka dalë fitimtare. Përpjekjet shtetndërtuese amerikane, të BE-së dhe të NATO-s janë testuar dhe, në këtë rast, kanë funksionuar. Kosova sot, pak më shumë se një dekadë pasi intervenimi i NATO-s detyroi tërheqjen e ushtrisë serbe, është demokraci e qëndrueshme, vetëqeverisëse dhe e përmbajtur”
Pavarësia e Kosovës, e shpallur dy vjet më parë, është realizim i dëshirës së zjarrtë të një vendi dhe një triumf ndaj represionit brutal.
Ne rezistuam me mjete jo të dhunshme për dekada të tëra, përfshirë vitet 1989-1998 kur unë si Kryeministër udhëhoqa Qeverinë në ekzil. Ne ishim të detyruar t’i rroknim armët për të mbrojtur veten tonë në fundvitet ‘90, dhe vazhdojmë të jemi mirënjohës që patëm ndihmën e NATO-s më 1999, për t’i dhënë fund represionit dhe gjakderdhjes.
Në vetëm dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka demonstruar angazhime të vendosura drejt proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe barazisë ndëretnike. Pavarësia e Kosovës është një faktor stabilizues për Ballkanin Perëndimor dhe nuk do të rrezikohet apo të kthehet mbrapsht.
E njohur nga gjashtëdhjetë e pesë shtete, nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë dhe Bosnjës, dhe nga të gjitha, përveç disa vendeve anëtare të NATO-s, sovraniteti i Kosovës dhe vetëpërgjegjësia në rritje mund të sjellë në një ndalim në debatet lidhur me popujt dhe kufijtë. Në Evropën e re, irredentizmi është një gjë e së shkuarës. Kosova është shembull i atij parimi.
Ndikimi i Kosovës në stabilitetin rajonal mund të shihet në zgjedhjet e fundit komunale në mbarë vendin, të cilat jo vetëm siguruan një opozitë të shëndoshë, por po ashtu konfirmuan koalicionin qeveritar. Në të njëjtën kohë, në përputhje me Planin e Ahtisaarit, Kosova po krijon komuna të reja minoritare – pjesëmarrja shumë më e madhe e minoritetit serb në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2009, mbështet mençurinë e kësaj politike. Një treg i më shumë se shtatë milionë shqipfolësve në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni, po ashtu mundëson një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë kufitar të tregtisë, të investimeve dhe të zhvillimit.
Demokracia është testuar në Kosovë dhe ka dalë fitimtare. Përpjekjet shtetndërtuese amerikane, të BE-së dhe të NATO-s janë testuar dhe, në këtë rast, kanë funksionuar. Kosova sot, pak më shumë se një dekadë pasi intervenimi i NATO-s detyroi tërheqjen e ushtrisë serbe, është demokraci e qëndrueshme, vetëqeverisëse dhe e përmbajtur.
Por, vështirë se mund të thuhet që Kosova është pa sfida. Vërtet, Kosova ka konfrontuar dhe do të vazhdojë të konfrontojë pengesat enorme pa marrë parasysh pavarësinë.
Pasoja të sundimit brutal të Beogradit ishin: një popullsi e rraskapitur, një infrastrukturë e dëmtuar dhe një tokë e plaçkitur. Njerëzit kishin ikur, ndërtesat, shtëpitë dhe rrugët ishin shkatërruar, bagëtitë ishin vrarë, komunikimet ishin ndërprerë, dhe tregtia kishte stagnuar. Serbët u larguan, por ata u larguan barbarisht.
Ende në listën tonë të rëndë “të gjërave për të bërë” janë luftimi i praktikave endemike të korrupsionit që, përderisa nuk janë unike për Kosovën, janë dëmtuese. Gjithashtu, ne duhet të bëjmë shumë për t’i bindur qeveritë tjera se ato duhet ta njohin Kosovën dhe të shkëmbejnë përfaqësimin diplomatik. Përderisa disa vende presin një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ato kanë nevojë për argumente më të forta – dhe ne mund t’i japim ato.
Për më tepër, veriu i Kosovës, ku minoriteti serb është më i koncentruar dhe ku interferenca e Beogradit është më e theksuar, duhet të adresohet me ndihmën ndërkombëtare. Kjo zonë kërkon bisedime të drejtpërdrejta, të mbikëqyrura ndërkombëtarisht – që të mos ndodhin incidente që mund ta çojnë peshoren drejt konfrontimit e jo kompromisit. Me ironi të konsiderueshme mund të thuhet se Serbia ka nevojë që Kosova të rifutet plotësisht në Evropë, përderisa Kosova ka nevojë që Serbia t’i realizojë synimet e saj evropiane. Nuk është shumë e tepërt të thuhet se ardhmëritë e dy popujve mbeten të gërshetuara siç kanë qenë për shekuj të tërë.
Pavarësia na ka mundësuar të bëjmë për veten atë që duhet të bëhet për qytetarët tanë. Vetëbesimi i tillë është po aq i mirëseardhur sa dekurajues. Përderisa udhëtimi për sigurimin e mirëqenies dhe prosperitetit për të gjithë kosovarët vetëm sa ka filluar, ne i kemi ndërmarrë hapat e parë kritikë. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar do të vazhdojë të jetë e rëndësishme, posaçërisht për të garantuar që interferenca e mëtejshme serbe të pengohet dhe të kanalizohet në bashkëpunim, e jo në konfrontim.
Kosova është ende shumë, shumë herët, në jetën e saj si shtet i pavarur. Por, edhe në një periudhë të tillë, unë kam vërejtur pjekjen e shpejtë të jetës politike dhe socioekonomike të vendit tim.
Kapaciteti ynë për sukses ka lindur nga lufta jonë për ta arritur pavarësinë.
(*) Autori është Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Ka qenë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, nga viti 1989 deri më 1999. Shkrimi është bërë për rrjetin e gazetave “McClatchy” të Sakramentos, Kaliforni
Reforma e deshtuar!
Kriza ekonomike asnjehere e pranuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare, mes te tjerave, detyroi ekzekutivin Berisha te reduktoje shpenzime te panevojshme (sipas logjikes se tyre) te administrates shteterore ne ne gjitha nivelet. Mbi te gjitha, u trumbetua me buje heqja e mjeteve dhe shofereve personale te deputeteve, te zevendesministrave, drejtoreve te drejtorive dhe deri ne nivelin e pushtetareve vendore. Si edhe shume reforma te tjera te pamenduara dhe te sforcuara, koha tregoi se edhe kjo ishte e deshtuar. Kane perfituar nga kjo reforme vetem te zgjedhur apo te emeruar, te cilet pervec te ardhurava ligjore ose jo, kane perfituar edhe te ashtequajturat “bonuse” kompensuese per reduktimin “de jure” te shpenzimeve te stafeve te fryra (sipas qeverise). Sipas nje skeme tashme te publikuar, keto “bonuse” arrijne mesatarisht ne 35.000- 45.000 leke te reja ne muaj qe i jane shtuar pagave ne borderote perkatese duke nisur nga deputetet dhe deri tek pushtetaret vendore.
Per te shtjelluar me qarte, nisim me deputetet. Ata tashme mund te behen pronare te makinave te tyre jo te lira dhe aspak te konsumuara shteterore duke paguar “5 aspra”. Kjo vlen per te pakten 100 deputete, te zgjedhur ne sistem mazhoritar para 28 qershorit. Thuhet se eshte bere reduktim (kursim) shpenzimesh shteterore me parate karburantit te perdorura “pa hesap” nga deputetet. Faktet flasin ndryshe. Deputetet vijojne te furnizohen nga rezerva karburanti te planifikuara per ndermarrje ne varesi te pushtetit vendor, sigurisht tek ato bashki, komuna apo ndermarrje me te njejten ngjyre politike. E thene ndryshe, parate jane kursyer ne buxhetin e Kuvendit, por jane shtuar ne buxhetet bashkive, komunave e ndermarrjeve te varesise, ne rastin me te mire, duke ndikuar (mbase edhe jo shume dukshem) ne sherbimet qe duhet ti afrohen qytetareve. Sa i takon atyre qe mund te konsideroheshin sakrifica e vertete e kesaj reforme, shoferet, asgje nuk ka ndryshuar. Ata vazhdojne perseri te paguhen, duke qene pjese e dukshme apo e padukshme e administratave rajonale apo vendore, ndoshta jo si shofere, por gjithsesi duke marre serish nje rroge e duke vazhduar ti sherbejne shefave te tyre deputete. E njejta skeme eshte zbatuar thuajse rigorozisht edhe per shoferet e zevendesministrave apo drejtoreve te drejtorive, duke fryre organikat e administratave lokale apo institucioneve te varesi te tyre. Ne te shumten e rasteve, gjithcka eshte pare jo thjeshte si “shperblim” ndaj shofereve, por edhe “detyre partie” per te mbrojtur besniket apo qendrestaret.
Po ne pushtetin vendor?
Situata eshte e njejte. Shoferet e kryetareve te qarqeve, bashkive, komunave, prefektet dhe pasuesit e tyre ne rangje paralele apo dicka me te ulta, vazhdojne te kene te njejtat makina, te njejtet shofere. Investigimet tona tregojne se te njejtet emra qe me pare firmosnin si shofere, tashme firmosin ne te njejta bordero, por duke qene ne pozicione te tjera te administrates. Natyrisht, vazhdojne te jene serish ne sherbim te shefave te tyre. Edhe sa i takon karburantit, pavaresisht se rrogat shefave jane fryre nga “bonuset”, ai sigurohet serish ne “rruge partie” tek ndermarrjet apo institucionet e varesise. Atehere cfare eshte kursyer? Ne rastin me te mire, shpenzimet jane reduktuar ne Kuvend apo dikastere qendrore e vendore, por jane shtuar ne pjesen tjeter te administrates, kryesisht vendore.
Per hir te realitetit, eshte arritur te kursehet dicka. Serviset e zakonshme te automjeteve te shtetareve ne te gjitha nivelet. Po a mund te besohet se parate per nevojat e automjeteve te tyre, te paguhen nga xhepat e pushtetmbajtesve ne te gjitha nivelet?! Vetem naivet mund ta besojne nje gje te tille.
Po atehere cfare ka sjelle e ashtequajtura reforme e reduktimit te shpenzimeve operative? Kursime ne fonde, jo! Ka sjelle ne fakt edhe nje problem te madh, per ate qe mendon jo vetem per parate. Njehere e nje kohe, pavaresisht asaj cfare kane mundur te realizojne, deputetet e mazhoritarit kane patur nje sekretar, qe ka mbajtur lidhjet e deputetit me zgjedhesit. Ne shume raste, kane patur edhe nje zyre per te takuar njerezit. Tashme te gjitha kontaktet me deputetet (nese do te kete), duhet te behen permes selive politike te partive qe ata i perkasin. Katrahura eshte me e madhe nese nuk ke njohje direkt me nje deputet: kush eshte deputeti yt, ku duhet ta kerkosh tek selia e PS-se apo e PD-se? Edhe nje kontakt formal i te zgjedhurit me zgjedhesit, tashme eshte zhdukur. Po per premtimet e dhena me hesap dhe pa hesap gjate fushates elektorale nga deputete te vecante, kujt duhet ti kerkohet llogari (nese mund te perdorim kete term)? Politika tashme eshte shkeputur nga zgjedhesit, edhe ne emer te shkurtimit te shpenzimeve operative, duke u kthyer ne kuptimin e plote te fjales ne DEMAGOGJI fund e krye. Vend i varfer dhe pamundesi te pakten komunikimi direkt me ata qe i ke dhene voten, kjo eshte Shqiperia jone!
Blerti DELIJA
ZGJIDHJA OPTIMALE PËR KRIZËN BALLKANIKE
Dr. Muhamet Aliu
Ish-sekretarja e shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kondoliza Raiz, në nëntor të vitit 2007, në një intervistë për “Dallas Morning News” i shpjegoi zhvillimet politike dhe perspektivat ekonomike në Ballkan. Me theks të posaçëm i vuri në spikamë dy pikat më nevralgjike:
? paqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës dhe
? krizën permanente kushtetuese, institucionale dhe juridike në Bosnjë e Hercegovinë.
Sa më shumë kohë po kalon nga kjo intervistë, aq më tepër po forcohen këto parashikime. Edhe Kosova, edhe Bosnjë e Hercegovina e kanë të pamundur të funksionojnë gjatë si shtete më vete.
Kosova ndodhet në ambient tepër të papërshtatshëm politik e ekonomik për shkak se zgjidhja e çështjes kombëtare nuk është bërë duke u respektuar vlerat e mirëfillta njerëzore e demokratike. Sidomos me Pakon e Ahtisarit dhe pastaj edhe me Kushtetutë është shkelur me të dyja këmbët në të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Kjo ka lënë pasoja edhe në kompaktësinë territoriale dhe në administrimin e plotë të territorit nga ana e institucioneve shtetërore. Natyrisht, kjo do të ketë pasoja jo vetëm politike, por edhe ekonomike.
Sot gjendja ekonomike e Kosovës na paraqitet mjaft e zymtë. Gati të gjitha ndërmarrjet ekonomike pas privatizimit e kanë humbur karakterin parësor të tyre. Fabrikat janë degjeneruar deri në nivel punëtorish me numër shumë të vogël punëtorësh; disa të tjera janë rrënuar tërësisht duke u kthyer në troje për ndërtim. Edhe ato pak prodhime vendore përditë i eksponohen konkurrencës së egër nga tregu disa herë më i fortë i Serbisë dhe i Maqedonisë, i cili ka truall të përshtatshëm në Kosovë në saje të faktit që futet brenda pa taksa doganore mbrojtëse dhe pa kurrfarë tatimi tjetër.
Mungesa e kontrollimit të të gjithë vijës kufitare, politikat e papërshtatshme fiskale, sistemi kreditor i pafavorshëm, mandej hapësira e tregut të brendshëm shumë e kufizuar, doganat e dhe akcizat e larta për material riprodhues dhe për teknologji për punë janë premisa që lënë pak ose aspak shpresë për një qëndrueshmëri ekonomike. Kur kemi parasysh edhe keqpërdorimet dhe shkallën e lartë të korrupsionit, kanë bërë që kriz a ekonomike të jetë më e larta në Evropë. Të gjitha analizat tregojnë se kjo krizë edhe më tutje po vjen duke u thelluar.
Bosnja e pas-Dejtonit i ka dy entitete përafërsisht të barabarta. Kjo ndarje në baza etnike e dalë nga një luftë pesëvjeçare shumë e përgjakshme, me shumë të vrarë e të zhdukur, është lënë të funksionojë si dy entitete në një shtet, ku vendimet do të merreshin me konsensus. Ky konsensus asnjëherë nuk është arritur, as mund të arrihet. Prandaj kriza institucionale është permanente. Këtu shkelen parimet themelore të demokracisë, pasi që udhëheqja e lartë vendoset me rotacion. Mungesa e stabilitetit në këto dy vatra krize pa dyshim sjell mungesë stabiliteti në krejt Ballkanin.
Ka një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin.
Kjo zgjidhje është parimi i vetëvendosjes së kombeve dhe realizimi i saj me mjete demokratike. Kosova dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë do t’i bashkoheshin shtetit amë, Shqipërisë. Kosova dhe viset tjera shqiptare bashkë me Republikën e Shqipërisë do ta formonin shtetin e tyre të qëndrueshëm juridik, politik e ekonomik. Pjesës së mbetur të Maqedonisë do t’i lejohej pa imponim nga jashtë të përcaktohet për shtet etnik maqedonas ose me dëshirë t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër (p.sh. Bullgarisë).
Edhe tek rasti i Bosnjës, pa respektimin e plotë të parimit të vetëvendosjes së kombeve nuk do të ketë premisa të qetësisë politike, e si rrjedhojë as ekonomike. Por duke mos e pranuar ndryshimin e kufijve me ndihmën e krimeve të luftës.
Të gjitha këto lëvizje mund të bëhen me marrëveshje, pa dhunë, me një mbikëqyrje ndërkombëtare. Konsideroj që këto lëvizje janë shumë të natyrshme dhe nuk do të ketë kundërshtime përmbajtjesore, eventualisht me ndonjë problem të vogël, i cili lehtë mundë të mbahet nën kontroll. Kështu do të stabilizohej tërë rajoni, duke qenë përafërsisht të gjithë të kënaqur. Vetëm atëherë do të fillonte bashkëpunimi i vërtetë rajonal, e njëkohësisht zhvillimi ekonomik i rajonit.
Atëherë nuk do të kishte nevojë që paqen në Ballkan ta ruanin ushtritë e shteteve të zhvilluara. Besoj që edhe azilet për refugjatë do të mbylleshin. Prandaj do të udhëtonim edhe ne pa viza si popuj të qytetëruar.
Qëndresa antikomuniste
Nga: Uran BUTKA
Humbjet njerëzore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, sipas vlerësimeve zyrtare shqiptare dhe Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën Humanitare e Rehabilitimin, arrinin në 28.000 deri në 30.000 të vrarë. Nga kjo shifër, vetëm afërsisht 1/3 e tyre janë vrarë në luftë kundër okupatorëve nazifashistë, pjesa tjetër është vrarë përgjatë luftës civile të provokuar nga PKSH dhe të nxitur nga jugosllavët.
Përballja me komunizmin në Shqipëri filloi qysh në vitet ‘30-40 të shekullit të kaluar. Përhapësit e propagandistët e parë të platformës komuniste ishin intelektualë të majtë, që kishin rënë në kontakt me idetë komuniste në Europë, veçanërisht ata që kishin qenë në BS.Kundërshtuesit më të mëdhenj të komunizmit si ideologji dhe sistem politik, ishin nacionalistët dhe mendimtarët e shquar shqiptarë, kryesisht ata që kishin studiuar në Perëndim dhe që e kishin njohur thelbin antinjerëzor dhe antidemokratik të komunizmit si teori marksiste-leniniste, por edhe si praktikë kriminale staliniste të shtetit të parë komunist në Rusinë Sovjetike.Lëvizja komuniste në Shqipëri, si edhe në vendet e tjera, drejtohej dhe investohej nga Kominterni me qendër në Moskë. Ajo u organizua nga agjentët komunistë jugosllavë, Popoviç, Mugosha, Jovanoviç e të tjerë, të dërguar prej Titos, që ishte përfaqësuesi dhe ndërmjetësi i Kominternit për Shqipërinë, por edhe nga Koço Tashko, që kishte ardhur në Shqipëri me udhëzimet e Kominternit (1937) dhe drejtonte Grupin e Korçës, mandej Enver Hoxha e të tjerë. Kështu doli në skenë PKSH, 8 nëntor 1941, themeluar sipas orientimeve të Moskës dhe me ndihmesën e emisarëve të Beogradit, M.Popoviç e D. Mugosha, që asistuan edhe në mbledhjen themeluese.Gjithsesi, tradita dhe ndërgjegjja nacionaliste ishte ende dominante në Shqipëri, ajo i kish te rrënjët te platforma kombëtare e Rilindjes, ndërsa komunizmi ishte i sipërfaqshëm dhe i paasimiluar, madje i paadaptueshëm në truallin shqiptar, ideologji bolshevike e importuar nga Rusia, ndaj trysnia dhe përcaktueshmëria nacionaliste ishin imponuese në atë kohë. Madje, nacionalistët e kishin nisur të parët luftën kundër italianëve. Ata udhëhoqën opozicionin dhe demonstratat në prag të agresionit fashist mbi Shqipërinë. Nga data 3-6 prill profesorët, studentët dhe qytetarët e Tiranës, me në krye Safet Butkën e Vasil Andonin, manifestuan fuqishëm kundër këtij agresioni, si edhe kundër qëndrimit nënshtrues e kapitullues të qeverisë. Më 7 prill 1939 e kundërshtuan me armë luftëtarët nacionalistë: Abaz Kupi me oficerë të Ushtrisë kombëtare në Durrës, ku Mujo Ulqinaku derdhi gjakun. Po ashtu, Hysni Lepenica e Skënder Muço, Nazif Babani me shokë luftuan në Vlorë e Sarandë etj. Në krye të rezistencës antiitaliane ishin nacionalistët. Mjafton të përmendim veprimin e çetave të Gani Kryeziut, Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit, Myslim Pezës, Safet Butkës, Hysni Lepenicës, Abaz Ermenjit, Ismail Petrelës, Mestan Ujanikut, Demir Staraveckës etj., që luftonin sipas traditës shqiptare të luftës për çlirim kombëtar.Ndërkohë, nacionalistët me Mit’hat Frashërin në krye, kishin hedhur themelet e organizatës nacionaliste Balli Kombëtar në Tiranë, më 8 prill 1939, si një alternativë kundër pushtimit fashist të Shqipërisë, por edhe si një alternativë politike e sociale, të paraqitur në programin e saj “Nacionalizma shqiptare” të vitit 1939.Komunistët të cilët, pas nënshkrimit të paktit të mossulmimit Ripentrop-Molotov, kishin adaptuar një qëndrim pasiv, u hodhën në luftë të organizuar kryesisht pas prishjes dhe sulmit të ushtrive gjermane kundër Bashkimit Sovjetik.
Udhëzimet e Kominternit ishin që Partia Komuniste të fshihej pas lëvizjes Nacionalçlirimtare antifashiste, që të gjente mbështetje popullore dhe më pas të merrte pushtetin me dhunë.Si një fenomen shoqëror, lufta ideologjike dhe më pas lufta e armatosur midis tyre, nuk ndodhi rastësisht apo nuk nisi menjëherë. Ajo i ka fillesat qysh me pushtimin fashist të Shqipërisë, i cili u çeli udhë dy rrymave politike dhe luftarake të kundërta: Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare, të dyja lëvizje të përftuara si një reagim ndaj pushtimit të huaj, por me mendësi, platforma e vija politike të ndryshme: njëra e djathtë, tjetra e majtë, njëra kombëtare dhe tjetra internacionaliste, njëra demokratike dhe tjetra terroriste. Këto lëvizje thithën, ngërthyen dhe mobilizuan secila pjesë të konsiderueshme të popullsisë së fshatit e të qytetit, që u përfshinë në këtë luftë, kështu që u bë ndarja e madhe e shoqërisë në dy kampe të kundërt, armiqësorë.Konfrontimi i brendshëm i armatosur për motive politike, ideologjike, pushtetore e kombëtare midis grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, rezistenca kundërkomuniste me armë dhe lufta e përgjakshme për shtypjen e saj, janë përbërësit kryesorë të luftës civile në Shqipëri.Deri në Kuvendin e Mukjes, përgjithësisht zotëroi fryma e mirëkuptimit, shpesh edhe e bashkëpunimit, ndërmjet dy organizatave kryesore politiko-ushtarake: Ballit Kombëtar dhe Frontit. Në muajin shkurt 1943 u arrit një kompromis ndërmjet Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar për formimin e një Komiteti Qendror të Koordinimit, që do të bashkërendonte veprimet e tyre luftarake kundër pushtuesve.Me këtë vullnet të përbashkët u ngritën komisionet apo komitetet krahinore të koordinimit dhe u arritën një sërë marrëveshjesh lokale, si në Korçë (shkurt 1943), Tepelenë (Bënçë) shkurt 1943, Mallakastër (shkurt 1943), Kolonjë (mars 1943), Polis-Mokërr (prill 1943), Dangëlli (prill 1943), Vlorë (maj 1943), Mat (korrik 1943) etj. Por u bënë edhe veprime të përbashkëta luftarake, si në Gjorm të Vlorës, Pocestë të Korçës, Mallakastër, Gramsh, Libohovë, Shënmëri etj.
MUSTAFA ALI RIZAI , “SKENDERBEU” I TURQISE EUROPIANE…
Ndue BACAJ
Kombi shqiptare edhe pse ne shumicen e kohes ne zgrip te mbijeteses , nder shekuj ka lindur e rritur personalitete e burra shtetesh te permasave Europiane e Boterore. Keto personalitete u perkasin thuajse te gjitha fushave te jetes , qe sherbyen per te ndertuar , rindertuar apo prosperuar kombe e popuj. Mjerisht shumica e ketyre u sherbyen popujve ,perandorive e vendeve te tjera ,shpesh edhe mjaft armiqesore me Shqiperine e shqiptaret. E ndersa te huajt “shijuan” veprat e ketyre shqiptareve te medhenje ,ne qe i kishim pjese te gjakut e trashigimise sone na mbeti ne pergjithsi vetem kenaqesia e krenaria , se keto personalitete i perkisnin races Iliro-Shqiptare.. Nga ky panteon i shendritshem mijeravjecare i shqiptareve , (kesaje radhe) menduan te “shkepusim” te madhin Mustafa Ali Rizain , themeluesin e ndertuesin e Turqise qe njohim sot, qe vepra e tij madhore e ka identifikuar ne histori me “emrin” Mustafa Qemal Ataturku.. Domethene Mustafa i shkelqyer (Qemal) dhe babai i Turqise (Ataturk), gjera qe ja ka atribua populli turk ketij burri shteti ,qe themeloi e ndertoi Turqin Europiane… Mustafa Qemali kishte lindur ne vitin 1881 ne rrethinat e Selanikut (dikur treve shqiptare), kur perandoria otomane kishte marre te tatpjeten dhe identifikohej me te “semurin e Bosforit” . Babai i Muastafes quhej
Ali Rizai ,dhe ishte nje nenpunes i perandorise Osmane… Ali Rizai vdiq shpejt duke lene me dy jetima nenen e Mustafes , Zybejden e cila per ti rritur dy femijet e saj u detyrua te shkonte tek i vellai ne nje fshat rreth dy ore larg Selanikut …Megjithe kushtet e veshtira Mustafa u shkollua nga Selaniku ne Manastir e deri ne Akademin e Luftes qe e perfundoi ne janar te vitit 1905. Pas kesaj ai sherbeu ne ushtrin osmane deri ne Siri e Palestine. Ne vitin 1907 u caktua ne shtabin e armates se trete ne Selanik , dhe me fillimin e luftes se pare Boterore Mustafa Qemali gjindej atashe ushtarak ne Sofje.. Me 2 shtator 1914 Perandoria Osmane hyri ne lufte si aleate e Gjermanise dhe Austrise . Me 1915 me kerkesen e tij,Mustafa u emrua ne shtabin e divizionit te sapaformuar ne Rumelin Lindore. Ne te gjitha keto detyra u shqua per devotshmeri e atdhedashuri. Vitet 1918-1920 Mustafa Qemali u dallua si nje luftetare konseguent ne mbrojtje te atdheut (Turqise) e cila rrezikohej nga shtete Europiane qe po perfitonin nga dobesia e ish ketij supershteti per shekuj. Mustafa Qemali u dallua jo vetem ne fushen ushtarake ,por edhe ne fushen diplomatike. Duhet kujtuar se Sulltani e Veziri i Madh megjithse nuk e kontrollonin situaten e Perandorise ata vepronin me besniket e tyre per te goditur kun dershtaret e tyre brenda Turqise, gje qe ja veshtirsonte projektet edhe Mustafa Qemalit. Ne kete situate kaotike forcat ushtarake Europiane duke perfshire edhe Greqine e ringjallur kerkonin te shkyenin sa me shume troje nga Stambolli ,Izmiri e tjer…Ne keto kushte patriotet turq formuan qeverine kombetare te Ankarase me ne krye Mustafa Qemalin. Ne fund-prillin e vitit 1920 u mblodh konferenca e San-Remos (Itali) ,ku aleatet (Fuqite e Medha) bene planin per coptimin “perfundimtare” te Turqise …Edhe Konferenca e Paqes ne Paris ishte po kaq armiqesore me Turqin ,brenda teritorit te se ciles po jepte shpirt perandoria shumeshekullore Otomane ,por mbi germadhat e saj po lindete Turqia e re …Protagonist i saj tashma ishte bere Mustafa Qemal Ataturku , i cili luftonte ne dy fronte : kunder “mbeturinave “ otomane ,por edhe synimeve grabitqare , te Greqise ,Italise , Anglise ,Frances e tjer… Me 4 nentor 1922 Asambleja Kombetare e Turqise miratoi projektligjin qe suprimonte sulltanatin osman, gje qe i hapte rruge Mustafa Qemalit dhe forcave nacionaliste e perparimtare per clirimin e plote dhe ndertimin e Turqise se re.. Me 23 korrik 1923 u nenshkrua traktati i Lozanes …Turqise ju rikthyen Izmiri ,Rumelia Lindore me Edrenen , bregu europian i Dardaneleve ,siujllesa e Galipolit ,pjesa turke e Armenise dhe Kurdistanit qe ishin marre me traktatin e Sevres.. Mbeti e pa zgjidhur ceshtja e Mosulit dhe e puseve te pasura me nafte… Ne kete vit (1923) Mustafa Qemali siguroi shumicen ne parlament , dhe u zgjodh kryetare(President) i Republikes Turke ….Edhe pse Mustafa Qemali me forcat perparimtare turke kishin fituar ne vitet 1925 , 1927 dhe 1930 kishte pasur trazira ,te cilat i zgjidhi me ligje e kompetence ky burre i madh shteti.. Turqia Europiane e projektuar nga Mustafa Qemali do te behej realitet me nje seri reformash , te ideuara dhe realizuara (jo pa veshtirsi) nga Mustafa Qemal Ataturku . Duke pare se vlera e ketyre reformave eshte e rendesishme edhe sot (per Turqine e me gjere) ,ne po i risjellim ne kujtese per lexuesin si me poshte:
1. Njerrja jashte ligjit e institucionit Islam te Kalifatit dhe Sheriatit..(3.III.1924)
2.Mbyllja e te gjitha Gjykatave dhe institucioneve te “drejtesise” te bazuara ne Sheriat (8 .IV. 1924).
3.Ndalohet krijimi i partive fetare ( 1924 -1925).
4.Hyne ne fuqi Kodi Civil i ri , i cili perjashton te drejten muslimane dhe ndalon Poligamin (martesen e nje burri me shume gra) e tjr…(17.II.1926).
5.Hyrja ne fuqi e kodit te ri ndeshkimore te bazuar ne ligje e te drejta qytetare , e jo ne kode fetare ,racore apo pasurore.(1.III.1926).
6.Ndalohet Fesi , Percja ,Ferexheja (mbulimi i femrave),(Gusht 1925).
7.Mbyllen teqet , zavijat e bashkevellazerite fetare muslimane ne tere Turqine (30.XI.1925).
8.Pranohet zyrtarisht ne perdorim (me ligje) Kalendari Europian (Grogorian) i cili hyri ne fuqi ne dhjetor te vitit 1925 , duke zevendesuar perfundimisht kalendarin arab qe ishte rreth gjashte shekuj mbrapa. Gjithashtu u zevendesua matja e kohes “allaturka” me Oren Europiane .
9.Zevendesohen shifrat arabishte me shifra europiane (24.V.1928).
10.Alfabeti arab hiqet nga perdorimi dhe zevendesohet me alfabetin Latin (3.XI.1928). Gjithashtu u ndalua mesimi i arabishtes dhe persishtes ne shkollat e mesme..
11. Me daten 9 nentor 1928 miratohet dekreti qe garanton me ligje laicizmin e shtetit..
12. Qe nga data 21 prill 1934 ,shteti detyron qytetaret qe secili te marrin nje emer e mbiemer per vehte ,per familjen e pasardhesit e tij …
13.U ndalohet klerikeve musliman ,kristian e cifut veshja fetare jashte institucioneve dhe misioneve te tyre fetare.
14.Dita e Diel percaktohet me ligje si dite pushimi e perjavshme (27.V.1935).
Gjate viteve 1931-1935 ,Mustafa Qemali zhvilloi e udhehoqi Levizjen kombetare per pastrimin e gjuhes turke dhe per rishikimin e historise kombetare…(Ka pasur zera se Mustafa Qemal Ataturku kishte planifikuar edhe rishikimin e religjonit Islam ne Turqine Europiane…).
Te gjitha keto reforma te ndermarra e te udhehequra nga Presidenti i Republikes se Turqise Mustafa Qemali nuk kane qene te lehta ,pasi atij dhe shtetit te ri me fytyre Europiane qe po ndertonte ju eshte dashur perhere te ndeshen e luftojne me trashigimin e perandorise Otomane , qe per shekuj kishte sunduar Turqine e me gjere. Ne keto vite Qemaliste (te shkelqyera) te Turqise ,Europa kuptoi (jo pa veshtirsi) se shteti qe po ndertonte Ataturku i “shtonte” (e jo pakesonte ) hartes se Europes nje shtet te madhe demokratik… Mustafa Qemal Ataturku vdiq me 10 nentor te vitit 1938 ,gjate nje vizite ne Stamboll , duke lene mbi kete toke veprat e tija te pavdekshme qe shendrisin ne perjetsi ne Qiellin e Turqise Europiane , por duke shpresuar se ato do te duken edhe ne Qiellin e Europes se Bashkuar.. Keto vepra kaq te medha qe ndermori e realizoi Mustafa Qemali ne “lufte”e perpjekje me trashigimite otomane ne Turqi , krahasohen vetem me ato vepra qe realizoi ( me luften mbrojtese kunder otomaneve ) Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Shqiperine e shekullit XV e me gjere..Keta dy burra shteti ndonse i ndajne shekujt , i bashkon lufta kunder otomaneve dhe qenia prej mishi e gjaku shqiptare…
BIBLIOGRAFI E SHFRYTEZUAR :
1.”Ataturku” Jeta dhe vepra ,botim i UNESKO-s 1981.
2.Nikoll Ivanaj ,Historia e Shqiperise se re ,pjesa I (Tirane 1943).
3.”Liria Kombetare” ,dt.1 nentor 1928 ,nr.95.
4.”Bota e re”,Korce 1936 ,nr.7 dhe nr.10-13.
5. Gazeta “Le Figaro” 11 nentor 1938.
6.Kopi Kycyku , Mustafa Qemal Ataturku ..Tirane 1990.
7. Revista “LEKA”, Te Drejtat e Shqipnise Ethnike ,vll.I.(fq.292-295)
Botim special ,ne shtypshkronjen “Zoja e Paperlyeme ,Shkoder 1944.
8.Dr. Lush Gjergji ,Atenagora Profet i Bashkimit (fq.100-101) botim i shtepise botuese “55”, Tirane 2006.

5 variante per zgjidhjen e krizes
Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes (KiE) e percaktonte qarte: opozita shqiptare duhej te levizte e para ne skakieren e politikes se renduar ne vend. Duke folur me gjuhen e shahut, Edi Rama dhe PS-ja do te luanin me guret e bardhe (kane epersine e levizjes se pare, por qe ne politike nuk eshte favor gjithmone), ndersa Sali Berisha dhe PD-ja do te luanin me guret e zinj (jane jo te favorizuar me gjuhen e shahut pasi levizin te dytet, por jo sa i takon politikes). Tashme, dy “te medhenjte” e politikes shqiptare jane ulur ne dy anet e nje tavoline shahu dhe detyrimisht, duhet te kete nje fitues dhe nje humbes. Ndryshe nga shahu ku parashikohet edhe barazimi “remi”, ne konceptin politik veshtire te ndodhe.
Ne fund te skadimit te 6 muajve te bojkotit, Partia Socialiste iu drejtua Kuvendit per ta rikthyer disi ne normalitet situaten politike ne vend. Sipas gjasave, me shume se nje skeme rezerve e PS-se, hapi i hedhur pasditen e 25 shkurtit drejt Parlamentit, ka qene nje shtytje e delegacionit te Keshillit te Evropes, por edhe nderhyrje e te majteve europiane si Swoboda. E thene shqeto, kete hap Edi Rama e PS-ja e hodhen me shume “per hater” te nderkombetareve, por natyrisht duke kerkuar dhe marre garanci per nje pozicionim gradual te tyre ne favor te opozites, nese mazhoranca nuk do te kete levizjen e saj, pse jo deri diku koncension ndaj te majtes serish bojkotuese. Eshte e qarte, per ate qe arrin te lexoje ne mes rreshtave dhe pertej fasades, se hyrja e PS-se nuk erdhi nga frika per djegie mandatesh as edhe nga deshira e opozites per t’iu kthyer normalitetit.
Sa u pa, mazhoranca pikerisht ne kete seance, hodhi edhe hapin e pare te gabuar. Gramoz Ruci, ne emer te opozites, i kerkoi shumices te merrte kohe per reflektim ndaj kerkesave per hetim te zgjedhjeve. Vazhdimi me konseguence i seances plenare sipas rendit te paracaktuar te dites, i mundesoi opozites realizimin e skemes se saj per vijimin e bojkotit, madje duke i dhene edhe nje shkak zyrtar permes anashkalimit te shumices ndaj saj. Batutat e shekmbyera ne Kuvend ne mes Berishes e Rucit, rikthyen ne kohe histori apo shprehje te famshme ne politiken tone te pas vitit 1990. Ajo e Berishes per kalin e kavalierin, riktheu ne vemendje theniet e te ndjerit kryetar te Partise Ekolog jike, Namik Vehbi Fadile Hoti per kryeministrin e para disa viteve. Batuta e Gramoz Rucit per qendren e votimit ne Ruzhdije, riktheu emrin e nje tjeter fshati te famshem, pikerisht Dushkun e Lushnjes.
Edi Rama e beri levizjen e tij. Tashme kriza nga rruga, e mbeshtetur nga nje grup deputetesh te zgjedhur te PS-se, u kalua ne sallen e Kuvendit bashke me validimin e mandateve te 64 deputeteve socialiste, te cilat gezojne tashme te gjitha privilegjet dhe imunitetet. Ai kenaqi nderkombetaret me kete levizje, por indirekt ka vene ne sikletin e levizjes se pare kryeministrin Berisha dhe mazhorancen e tij. Sipas gjasave, kreu i PS-se pret tashme nga lozha e tij komode jo vetem levizjen e Berishes, por edhe reagimin e mundshem te nderkombetareve pas saj. Logjika eshte e thjeshte: ngirtja e nje komisioni hetimor parlamentar, eshte automatike kur firmosin 35 deputete. Sa i takon objektit te hetimit te komisionit, pala qe nuk eshte e kenaqur, ne kete rast PD-ja, eshte e lire ta ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese. Nuk duhet te jesh avokat apo jurist te kuptosh lehte se ky eshte rendi normal i gjerave dhe jo e kunderta: opozita te dergoje per gjykim ne Kushtetuese nje objekt hetimi, qe sipas saj eshte teresisht i ligjshem.
Per zgjidhjen e krizes, nuk ka shume variante, te pakten nga ato qe nisen nga nje fare logjike dhe analize te deritanishme te zhvillimeve politike. Duke iu rikthyer shahut, pas levizjes se Rames, Berisha eshte i detyruar te levize me guret e tij te zinj. Deri tani, jane artikuluar dy mundesi per hapjen e kutive te votimit- kerkese vijuese e opozites. Keto dy mundesi, jane po kaq variante: ta hapen kutite qe ka kerkuar qe ne krye te heres ne menyre eksplicite opozita, pikerisht Shkodra, Tirana dhe Berati ose te hapen kuti ne 9 qarqe per te cilat gjykatat nuk jane shprehur. Varianti i pare mund te refuzohet lehte nga Berisha, por jo aq lehte varianti i dyte- gjithmone nese kerkohet te hidhet nje hap per zgjidhjen reale te krizes. Nje tjeter variant, eshte ai i moshapjes se kutive, gje qe do te sillte te tjera levizje: qeveri teknike me zgjedhje te shpejta te parakohshme, ose qeveri qe perfundon mandatin me perfshirjen e te gjithe faktorit politik por as Berisha e as Rama si kryeministra. Ne kete linje, eshte edhe nje tjeter variant: surprize e Berishes per opoziten, duke shpallur zgjedhje te parakohshme te shpejta brenda 45 diteve me nje kerkese te tille tek presidenti Topi, duke synuar te gjeje te papergatitur kundershtarin. Alternativa e fundit, eshte ajo e qendrimit te Berishes ne llogoren e tij, edhe pasi Rama pret levizjen e tij bashke me nderkombetaret. Ky do te ishte me shume nje favor per LSI-ne e Meten, te cilet nese do te linin shpejt pushtetin, do te kishin fatin e PDR-se dhe Pollos duke u tkurrur deri ne zhdukje. Nje variant i tille, do te ishte i paparashikueshem dhe i pamenaxhueshem me nje diapazon veprimesh te pakontrolluara qe mund te kujtonin nga 1997 shqiptare, deri ne 2004 ukrahinas.
Nje gje duket se eshte mese e qarte pas zhvillimeve te ketyre diteve: zgjdhjet e mundshme politike te parakohshme, nuk do te bashkohen ne nje dite me ato kushtetuese per pushtetin lokal. Zgjidhja do te vije shume me shpejt, pasi eshte e nevojshme dhe madje kerkohet me ngulm te vije. Pervec pjeses se dukshme, nderkombetaret kane luajtur dhe vijojne te luajne edhe ne prapaskene. Duhet pranuar se tashme ne syte e tyre, Rama dhe PS-ja jane me prane opinioneve te tyre, teksa Berisha dhe PS-ja jane ne fazen e proves.
Gradualisht shqiptare, jo vetem te majte por edhe te djathte, po krijojne bindje se zgjedhjet e 28 qershorit paskan pasur probleme dhe ato lidhen direkt me mazhorancen aktuale. Ndryshe nuk ka se si te shpjegohet ngurrimi i saj per trasparence, paprekur rezultatet e fiksuara. Kutite fshehin ne vetvete nje “Hiroshime” te mirefillte, qe nese hapen do te fshijne nga faqja e dheut te politikes ose Berishen, ose Ramen. Kjo eshte nje arsye me shume qe kutite te hapen, jo vetem per transparence por edhe per te pastruar politiken. Prej 20 vitesh shqiptaret jane velur nga skemat e njohur dhe te fshehta te perdorura per vjedhjen dhe tjetersimin e votes se tyre. Prandaj jane te bindur qe me cdo kusht ti japin fund ketij kalvari, qofte edhe duke u ndare me lidere tradicionale apo te rinj te politikes, per pakten per disa kohe.
Nje gje eshte shume e sigurte: kutite nuk do te hapen per te shpetuar moralin e mbetur te nje klase politike! E vetmja rruge per zgjidhjen, jane zgjedhjet! Kete here, pa hile, me te drejten e cdokujt per te pare se ku ka shkuar vullneti i tij dhe mbi te gjitha me “shpaten e Demokleut” mbi koken e atyre qe kerkojne te tjetersojne voten, e bashke me te edhe fatet e nje populli, te nje kombi! Eshte koha e levizjeve dhe jo vetem ne skakieren politike, por ne ndergjegjen e gjithsejcilit perpara se te meritojme ne quhemi europiane apo neser, pjese e Bashkimit Europian! Perpara tyre, eshte themeli i demokracise njerezore: vota e lire, e drejta per te zgjedhe dhe per tu zgjedhur! Te tjerat jane thjeshte derivate te pashmangshme, levizja e lire apo integrimi ne BE!
Blerti Delija
Komploti i “konservatorëve”
Në situatën e ndezur politike në vend, për shkak të së ashtuqujturës çeshtje të kutive të votimit, po konstatohet dukshëm tashmë, nxitimi i një grupi deputetësh socialistë për të hyrë në Parlament. Pse – shtrohet pyetja, gjithë ky tension e kjo ngutje, madje e shoqëruar me deklarata thellësisht impresionuese politike kundër lidershpit të opozitës, ndërsa supozohej të ndodhte e kundërta në këtë situatë delikate, të kishte një farë solidariteti partiak – ndërkohë që ka dhe një lëvizje politike mes të majtëve e të djathtëve që kërkon hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të votimit.
Gjithsesi, nuk mendoj se gjërat janë aq të rastësishme në këtë aspekt. Siç dihet, grupi i pesë deputetëve socialistë është mbështetës i Nanos në atë Parti, dhe nëse ky element d o shikohet brenda një konteksti më të gjërë politik, në rastin në fjalë mund të jemi (ndoshta) para ndonjë komploti të konsevatorëve të PS-s, në akordancë me pjesën tjetër të konservatorëve të politikës shqiptare (jo të konservatorizmit si element i pluralizmit), apo të klasës politike që u “sajua” në prag të kolapsit të regjimit komunist, brez politikanësh ky që vazhdon të mbijetojë vetëm në Shqipëri, ndersa ka kohë që ka dalë në pension në ish lindjen komuniste.
E thënë më drejtëpërdrejtë, sot (psh) shihet se ka një aleancë pothuajse të hapur mes Nanos, Berishës e Metës – ku si me magji armiqtë u bënë miq dhe “shpatat i kthyen në parmenda”. Kështu, ndërsa z. Meta është pjesë institucionale e koalicionit qeveritar (duke kryer një mashtrim të pastër intelektual ndaj elektoratit të tij – pasi gjithë fushaten e bëri kryekeput kundër Berishës), z. Nano e suporton atë nëpërmjet deputetit Lefter Koka (formalisht i LSI-s), si dhe të linjës destruktive të njerëzve të tij brenda PS-s. Nga ana tjetër, nxititmi i 5 deputetëve socialistë për të zbarkuar në Parlament sa më shpejt të jetë e mundur, mund të ketë si synim pikërisht këtë strategji, mbajtjen në këmbë të qeverisë aktuale, jo vetëm nëpërmjet votave atje, por mbase edhe përfshirjes direkte në kabinet.
Me fjalë të tjera, ka një bashkëpunim të dukshem e të ethshëm tashmë (në nivel komploti) të “bukës së vjetër” të politikës shqiptare, pa dallim linje partiake (i hoqën maskat më në fund), apo pjesës konservatore të saj, që vazhdon të mbijetoj me shumë sforco tani, për shkak të konfrontimit me një grup tjetër politikanësh shqiptarë që po tenton fort ti zëvëndësoj ata.
Nga Kritika
Ndergjegjja kombetare ne gjumë
Nga Frank Shkreli
New York
Ku eshte zemerimi?
Kohet e fundit ne Shqiperi u “zbulua” nje varreze ne malin e Dajtit ku gjendeshin trupat e te pakten 19 personave, te cilet mendohet se jane te kundershtareve te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. “Zbulimi” i kesaje varreze te madhe u be nga nje person qe kerkonte eshtrat e babait te tij. Ne shtypin shqiptar u njoftua “zbulimi” i eshtrave si nje lajm i rendomte. Thuhet se policia dhe prokuroria “reaguan zyrtarisht”. Qeveria formoi nje grup te posacem qe do te merret me kerkimin dhe identifikimin e te ekzekutuarve nga regjimi komunist. Njoftohet gjithashtu se Avokati i Popullit, shoqata te perndjekurve dhe antare te familjeve te “prekura” thone se, per cudi, kejo nuk na qenka e vetmja varreze viktimash te pafajsheme te komunizmit. Merret me mend gjithashtu se numeri konservativ i atyre viktimave te komunizmit qe nuk u dihet varri mund te jete rreth pes mije veta, ndoshta me shume.
Kane kaluar 20 vjete c’prej renjes se murit te Berlinit dhe pothuaj po aq vjete nga renja e komunizmit ne Shqiperi. Pas lajmit te “zbulimit” te eshtrave qe mendohet se jane te viktimave te komunizmit dhe mungeses se reagimeve zemeruese ndaj lajmit ne shtyp dhe gjetiu, vete me vete mendova dhe beje pyetje: nese, (1): Shqiptaret jane te lodhur nga e kaluara e tyre komuniste, a po (2): vetem eshte nje indiference publike,ose (3) Zot ruajna nuk shohin gje kritike per ato qe kane ndodhur gjate asaj periudhe te zeze per shqiptaret. Fatkeqsisht une mendoj se te tri keto hamendje te mia jane te verteta.
Kejo indiference nga publiku i gjere dhe mos-veprimi zyrtar ne te gjitha nivelet zyrtare dhe jo-zyrtare, ka detyruar familjaret, sic ishte rasti ne Dajt, per te bere c’mos qe – ane mbane Shqiperise – te kerkojne eshtrat e familjareve te tyre me qellim qe tu bejne nje varrim dinjitoz te dashureve te tyre dhe te nderojne kujtimin e tyre. Sekretet qe ende mbulojne ekzistencen e varrezave ne mase ne Shqiperi, 20 vjet pas renjes se komunizmit, jane nje denim i rende ndaj nje klase kollaboracioniste dhe rolit te saje gjate asaj periudhe. Si rradhe ne ndonje vend tjeter post-komunist, ose post-fashist, viktimat e regjimit te Enver Hoxhes — te gjalle e te masakruar — nuk mund te gezojne dinjitetin qe meritojne, per derisa autoret e disa prej ketyre krimeve mbajne edhe sot detyra te larta ne shtet, qeveri, gjykata, polici e prokurori. Eshte e vertete se Shqiperia pati, pak a shume nje “tranzicion paqesor” ne demokraci, por per derisa viktimave te komunizmit nuk u njihet ajo qe u ndodhi, per derisa ato nuk kompensohen dhe per derisa ato nuk nderohen dhe nuk varrosen me dinjitet, aty nuk ka paqe shpirterore, e fatkeqsisht ndoshta as paqe shqoerore. Kejo njohje ose pranim mund te behet lehte nga njerez te ndershem e pergjegjes, pa ri-ngjallur emocionet brutale te se kaluares. Eshte pergjegjesi kombetare, por edhe nderkombtare, per te gjitha shtetet, qe te behen hetime rreth shkeljes sistematike te te drejtave themelore te njeriut kudo e kurdo. Ne Shqiptaret, me te drejte kemi kerkuar e vazhdojme te kerkojme nga Beogradi qe te bashkpunoje me autoritetet e shtetit te Kosoves per zbulimin e varrezave te medha ku kane perfunduar mijera shqiptare gjate spastrimit etnik ne Kosove. Nese kete e kerkojme nga armiqet tane, ne kete periudhe te historise sone, duhet te jemi te gateshem qe nje here e mire te njohim dhe te denojme krimet e bera nga shqiptari kunder shqiptarit, gjate regjimit komunist. Kete e kane bere shume vende evropiane post-komuniste e post-fashiste, me qellim pajtimi kombetar. Eshte e veshtire te imagjinohet se ish-udheqsit komuniste, ende te gjalle, duke filluar nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha e deri tek nje polic i rendomte – nuk dine se ku ndodhen keto varreza te medha qe mbajne eshtrat e kundershtareve te tyre politike. Atyre u ka ardhur radha te flasin haptas per krimet e ketij sistemi qe Ronald Reagan e quante nje system te ligsht dhe genjeshtra e madhe e njerezimit.
Megjithse nuk jam ne kontakt me shume nga familjaret e viktimave komuniste, nga ata qe njoh dhe me te cilet kam biseduar, asnje prej tyre nuk eshte per hakmarrje, por vetem duan qe tu kethejne te dashureve te tyre dinjitetin me dicka aq elementare sa eshte varrimi dhe e drejta per ti vajtuar ata, gje qe eshte nje praktike e perbashket ne te gjithe njerzimin, e sidomos tek ne shqiptaret. Do te ishte gjithashtu nje akt njerzor dhe besoj nje lehtesim shpirteror per ta, neqoftse vrasesit komuniste ne mesin tone, te identifikonin varrezat e viktimave te komunizmit, te kerkonin falje nga te afermit e tyre te gjalle, dhe te kerkojne falje para shoqerise. A eshte kejo dicka shume per te kerkuar prej tyre? Prokuroria ndoshta mund tu ofroje atyre mos ndjekje penale ne shkembim per informata.
Sa me shume kohe qe te kaloje, kam frike se e verteta per komunizmin ne Shqiperi dhe per veprat monstruoze te tij mbi popullsine qe e kundershtonte, po zhduket nga ndergjegjeja e perbashket e shqiptareve. Eshte detyre e te gjithe atyre qe besojne ne te verteten dhe e gjithe atyre qe duan te ndertojne shtetin mbi te verteten dhe mbi vlerat kombetare te atyre qe u viktimizuan per mbrojtjen e tyre – qe kujtimet e tmershme nga komunizmi te mos hidhen ne pus dhe te mos harrohen pergjithmone, pasi historia qe harrohet mund te perseritet.
Eshte e vertete se gjate 1980-ave, komunizmi ne te gjithe Evropen kishte filluar te kalbej ideologjikisht, ekonomikisht dhe ushtrarkisht, por ishte udheheqja politike e Presidentit te atehershem amerikan Ronald Reagan dhe udheqeheqja shpirterore e Papes Gjon Palit te dyte qe me ne fund solli ne renjen e Murit te Berlinit dhe lirine e mbi 300-milion vetave.
Presidenti Reagan, ne fjalimin e tij ne Berlin me 1987, pat thene se “ky mur do te shembet. Ai nuk i ben ball se vertetes. Ai nuk i ben ball dote lirise.” Ashtu edhe ndodhi.
Shpresojme qe edhe muri shqiptar, qe gjithnje ndane te verteten nga krimet dhe gnjeshtrat e regjimit komunist te shembet njehere e mire, ne nje fryme drejtesie. Shoqeria shqiptare duhet pa tjeter te sjelle drejtesi per viktimat e komunzimit – mos tjeter ata, ne minimum, meritojne, gjetjen e varrezave dhe identifikimin e viktimave, me qellim qe familjaret te gjejne nje fare lloj paqeje per vehten e tyre dhe si rrjedhim per shoqerine shqiptare ne pergjithesi.
Homoseksualizmi si standard
Nga Hamdi Nuhiju
Republika e Maqedonisë, qysh prej themelimit të saj si Republikë, e ka definuar kahun e saj ideologjik dhe rrugën se nga duhet të ecë. Ka pranuar me vetëdashje sistemin demokratik dhe iniciativën evropiane për t’u integruar në të gjitha unionet perëndimore ekonomike, politike dhe ushtarake. Këto tre sfera, ose elemente të një ndërtese të madhe, janë baza rreth së cilës gravitojnë të gjitha shtetet në rruzullin tokësor.
Në botë janë krijuar shumë unione, duke u bazuar mbi aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak. Më të fuqishmit janë Bashkimi Evropian dhe NATO, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha shtetet në botë synojnë që të bëhen pjesë e këtyre unioneve, duke mos përjashtuar as Maqedoninë. Disa janë bërë më herët pjesë të këtyre unioneve, disa prej fqinjëve tanë më vonë, por kryesorja është se të gjithë janë orientuar drejt kësaj rruge. Por, për t’u bërë anëtar i këtyre unioneve, shtetet pretendente duhet që të plotësojnë kushte dhe standarde të vendosura nga ana e këtyre unioneve. Në rastin e mosplotësimit të këtyre standardeve nga ana e vendeve që synojnë të bashkohen me këto unione, këto unione iu japin këtyre vendeve përgjigje negative ose iu vendosin bllokadë. Ndërsa në rast se plotësohen standardet e kërkuara, atëherë ka gjasa që këto vende të jenë pjesë përbërëse të këtyre unioneve. Shpeshherë standardet janë të dyfishta, të padrejta dhe mbi to ndikon politika. Mund të bëjmë një krahasim mes të Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia e orientuar skajshmërish nga religjioni ortodoks dhe me sy nga lindja u pranua në Unionin Evropian dhe në NATO para Shqipërisë. Madje, Shqipëria për t’u pranuar në Unionin Evropian duhet që të plotësojë ende më shumë kushte dhe standarde. Për nga sistemi, Shqipëria ngjante shumë me Bashkimin Evropian, ngaqë ishte dhe është vend i deklaruar laik. Demokracia është e bazuar mbi laicizëm dhe këtë mendimtarët evropianë e dinë shumë mirë. Por, ndërhyrja e interesave politike, shpeshherë, ndërton standarde të dyfishta për shtete të caktuara në botë. Edhe pse Turqia i ka plotësuar prej kohësh të gjitha standardet e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian, megjithatë ajo nuk është pjesë e këtij in stitucioni ngaqë edhe për këtë shtet janë vënë standarde të dyfishta. Krahasimet mund të na sjellin deri tek shteti ynë fqinj Bullgaria dhe Maqedonia, të cilët për nga niveli i zhvillimit ekonomik gati se nuk dallojnë prej njëri-tjetrit. Bullgaria u pranua në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia duhet të presë që të plotësoj standardet e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Standardet nga ana e Unionit Evropian, ose Bashkimit Evropian, janë të ndryshme.
Disa janë të logjikshme, e disa prej tyre nuk janë të logjikshme. Shpeshherë këto standarde janë si kërkesë ose formë e nënshtrimit të plotë të shteteve të cilat synojnë që të bëhen pjesë e këtyre instancave. Në ndërtimin e kërkesave ose standardeve nga ana e politikbërjes në Evropë, ndikojnë shumë edhe lobet më të fuqishme në botë momentalisht. Sipas renditjes, në vend të pare vjen lobi çifut i cili vepron në të katër anët e rruzullit tokësor dhe, menjëherë, në vend të dytë vjen lobi i homoseksualëve i cili ka dorë në politikbërjen evropiane. Këto lobe kërkojnë që t’i nënshtrojnë vendet që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Rastin më të freskët e kemi me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë ku kërkohet qartë definimi i disa gjërave që bien në kundërshtim me natyrën njerëzore. Në Kosovë, qysh në versionin e parë të kushtetutës, shënohen të drejtat dhe obligimet e popullsisë ‘gej’ në Kosovë. Ky veprim anti-njerëzor ligjërohet dhe bëhet pjesë konstituive e sistemit politik dhe ligjor në Kosovë.
Të drejtat dhe obligimet e këtij grupi njerëzish në Kosovë janë të definuara me ndikimin e lobeve të ndryshme, ose edhe me presionin e fuqishëm ndërkombëtar. Kjo gjë është zgjidhur qysh moti edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, nga ana e Federatës së atjeshme.
Në Shqipëri, si shpërblim për futjen në NATO, u bë lejimi i homoseksualizmit dhe ndërtimi i këtij lejimi mbi baza ligjore. Tashmë homoseksualët janë të pranuar ligjërisht si komunitet në Shqipëri dhe ata mund të veprojnë lirshëm dhe të thërrasin edhe të tjerët lirshëm në prishjen e natyrës njerëzore. Ndërsa në Maqedoni ende nuk janë të definuara qartë çështjet e të drejtave dhe obligimeve të komunitetit ‘gej’. Ka shumë vërejtje në punët ligjore të vepruara deri më tani dhe, si duket, përmes këtyre vërejtjeve, Bashkimi Evropian po ndërton qëndrim të ri politik ndaj Maqedonisë. Këto ditë, organizata “Human Rights Watch” i dërgoi një letër kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, ku është kritikuar ligji për të drejtat dhe obligimet e popullatës së orientuar seksualisht ndryshe prej natyrshmërisë. Në letër theksohen diskriminimet që janë bërë ndaj kësaj popullate dhe kërkohet që të intervenohet në këtë ligj dhe të mbrohen të drejtat e homoseksualëve. Sipas të gjitha gjasave, ky apel ose kjo kërkesë e kësaj organizate është më me rëndësi sesa mijëra e miliona kërkesa të shqiptarëve të Maqedonisë që diskriminohen për çdo ditë, gati prej të gjitha ligjeve në Maqedoni.
Historiani grek zbulon të vërtetën historike
Petrika GROSI
Vitrinës të librit shqip i është shtuar një tjetër vëllim me mjaft interes. Bëhet fjalë për historinë dhe ngjarje të rëndësishme, të cilat kanë shkatërruar minoritete të ndryshme në Greqi, e mes tyre flitet edhe për çamët e Çamërinë, madje sipas botuesit shqiptar, me tepër objektivitet. “Dalja në qarkullim e librit të historianit Jorgos Margaritis ‘Bashkëpatriotë të padëshiruar’, të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë është ngjarje jo vetëm se plotëson një boshllëk në botimet për këtë problem, por edhe se vjen nga një historian i vendit fqinj”, shprehet botuesi Genti Gjonaj. Ai vijon më tej se “Për fat të keq, ndryshe nga botimet letrare, lexuesi shqipar është më pak i njohur me veprat e historianëve, grekë e veçmas me ato që trajtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve tanë apo fatin e minoritetit shqiptar çam në Greqi.” Ndryshe nga qëndrimet e Athinës zyrtare apo pseudo-shkencë tarëve të indoktrinuar, të cilët ngulmojnë që Greqia nuk ka pasur kurrë ndonjëherë probleme me komunitetet, historiani Jorgos Margaritis sjell fakte mbi të kundërtën, duke dëshmuar kështu ndërhyrjet dhe padrejtësitë që shteti grek ka kryer ndaj minoriteteve ndër vite dhe diskriminimin e vazhdueshëm të tyre. I mbështetur në tekste të botuara dhe burime të shumta arkivore, historiani Margaritis trajton fatet e komunitetit hebre dhe minoritetit shqiptar çam në Greqi. Kjo trajtesë vjen në rrafshin historiko- kronologjik, që pas kryengritjes së vitit 1821, pavarësisë së shtetit grek dhe deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Besnik i parimit të të vërtetave që jep historia, larg ndikimit të politikës dhe nacionalizmit ekstrem, autori konkludon se shteti i pavarur grek që në fillimet e jetës së tij nuk u mësua të jetojë me komunitetet dhe minoritetet e tjera, pra me fe tjetër dhe me origjinë tjetër kombëtare. Sa i takon përmbajtjes të këtij libri, pjesa e parë me kapitujt “Antisemitizmi grek: një udhëtim, 1821, 1891, 1931”, “Shfarosja e hebrenjve të Greqisë: Ideologjia, tensionet shoqërore dhe koniuktura”, “Hebraizmi grek dhe Rezistenca Antifashiste”, “Kisha Ortodokse Greke dhe Holokausti”, Jorgos Margaritis paraqet fakte tronditëse që dëshmojnë mbi shkatërrimin gradual të komunitetit hebre në Greqi, i cili arriti kulmin gjatë luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në qytetin e Selanikut. Sipas historianit helen, në Selanik antisemitizmi grek mori formën e tij më luftarake dhe njëkohësisht më politike e teorike, duke ofruar në këtë mënyrë materialin e parë për zhvillimin e organizatave me karakteristika nacionaliste, por edhe naziste. Qyteti i Selanikut u bë epiqendra e dramës së hebrenjve në Greqi, e pasuar nga Janina, ishulli i Korfuzit, Volos etj. Hebrenjtë e Greqisë, padyshim u bënë pjesë e “zgjidhjes përfundimtare”, të cilën e frymëzuan, e organizuan dhe e realizuan nazistët në shkallë mbarë evropiane. Gjithsej, nga afro 70. 000 hebrenj grekë në vitin 1940, më shumë se 50. 000 prej tyre u shfarosën në kampet e vdekjes, pra shumë që e tejkalon 70%. Shifrat, shkruan autori parashtrojnë pyetje të caktuara vendimtare, përgjigjia e të cilave i referohet tërthorazi ose drejtëpërdrejt shoqërisë greke, klimës që mbizotëronte në të, si dhe koniukturat gjatë periudhës së pushtimit. Ndërsa në pjesën e dytë të librit, “Peripecitë e çamëve deri në dëbimin e tyre gjatë dhjetëvjeçarit të 40-ës”, Margaritis e njeh lexuesin me fatin tragjik të minoritetit tjetër historik në Greqi (çamët). Periudha së cilës i referohet autori janë vitet 1912-1944. Historiani ndjek në rrafshin historiko-kronologj ik, politikën e qeverive të ndryshme greke ndaj minoritetit shqiptar të Çamërisë, dëbimet sistematike të këtij minoriteti, egërsinë e tmerrshme të nacionalistëve grekë në kurriz të çamëve deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Sipas historianit grek, shkatërrimi i minoritetit çam përbën një ngjarje unike në Greqinë e vitit 1940. Shkatërrimi i këtij minoriteti, dhuna e përdorur, dëbimi masiv i çamëve nuk mund të krahasohet me shkatërrimin e komuniteteve hebraike, vepër e nazistëve gjermanë në kuadrin e “zgjidhjes përfundimtare”, me gjithë veprimet dhe bashkëveprimet pasive të faktorëve grekë në këtë proces. Madje sipas tij, ndoshta ky akt i shëmtuar nuk mund të krahasohet as me fatet e sllavomaqedonasve gjatë së njëjtës periudhë, i cili u lidh me konfliktet e përgjithshme në hapësirën greke dhe veçanërisht me Luftën Civile. “Fati i çamëve, shkruan Margaritis, nuk ka asgjë të përbashkët as me peripecitë e asaj kohe të autonomistëve vllahë dhe as me ato të myslimanëve të Trakës.” Del qartë se kemi të bëjmë me spastrim etnik ose më saktë një shpërthim të dhunës, që synonte mbylljen e çështjeve të minoriteteve me metodën më radikale, zhdukjen e popullsive minoritare. Të rëqethin faktet tronditëse jo vetëm të muajve të parë të vitit 1913 (pas rënies së Janinës dhe kur Çamëria u pushtua nga ushtritë greke), të viteve 1923-1926, 1930-1940, por veçanërisht ato që Jorgos Margaritis, jep për qytetin e Paramithisë më 27 qershor 1944: “Me gjithë premtimet, më 27 qershor qyteti u kthye në thertore. Me qindra e qindra vetë, numri është i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesëqind personave, u vranë me mënyrat më çnjerëzore brenda dhe përreth qytetit. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurive, e plotësonin këtë kuadër.” Gjithashtu, historiani Margaritis flet në këtë vëllim edhe mbi spastrimet e bëra nga grekët mbi fshatrat myslimane në jug të Kalamait, me dëbimin e banorëve në veri të lumit dhe kryesisht në zonën e Sajadhës e të Filatit. Më tej trajtohet rikthimi i shumë çamëve në dhjetorin e vitit 1944 dhe akti final i tragjedisë së tyre; Pas marrëveshjes së Varkizës, grupet e Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke, që ishin strehuar në Korfuz, si grupe të Gardës Kombëtare, u kthyen në Çamëri. Ata vazhduan veprën kriminale të lënë përgjysmë dhe masakruan qindra çamë të tjerë në Filat dhe në rrethinat e tij. “Kështu mbyllet sipari i tragjedisë çame, bashkëqytetarë ve tanë të vjetër që u vranë barbarisht në emër të spastrimit kombëtar dhe fetar”, shprehet historiani grek. Për ata që nuk e njohin, historiani Jorgos Margaritis lindi në Athinë në vitin 1954. Ai jep historinë moderne në degën e shkencave politike në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Në veprat e tij, Margaritis, është marrë kryesisht me Luftën e Dytë Botërore në Greqi, Rezistencën Greke si dhe me një nga periudhat më tragjike të popullit grek, Luftën Civile.
PITER FEITHIT NUK KA KUSH T’I SHKRUAJË
(Faktori ndërkombëtar me strategjinë e re për veriun përveçqë nuk sjell asgjë të re në raport me veriun, ai e vazhdon politikën e vjetër ndaj Kosovës në përgjithësi. Strategjia e Piter Feithit për veriun përveçqë është e vjetruar, ajo është edhe mjaft absurde: ajo pret pajtimin e serbëve për t’iu nënshtruar institucioneve të Kosovës!!! Dhe, merreni me mend, kjo strategji i ka fituar duartrokitjet e përgjithshme (!), sidomos të Qeverisë së Kosovës (!!!).
Avni KLINAKU
Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
Se situata në veri të Kosovës tash e dhjetë vjet nuk ka shkuar duke u përmirësuar, por duke u keqësuar, për këtë pajtohen të gjithë. Se situata në veri ka qenë faktori kryesor i jostabilitetit në krejt Kosovën, edhe për këtë pajtohen të gjithë. Se veriu është duke mbajtur peng zhvillimin ekonomik, përparimin e përgjithshëm dhe sidomos të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, edhe ky është një fakt i padiskutueshëm (u pajtuan, s’u pajtuan të gjithë!). Ajo për të cilën tani për tani pajtohen shumica dhe për të cilën do të zhgënjehen të gjithë është strategjia e re për veriun si zgjidhje e situatës.
Pa u thelluar në detaje të strategjisë në fjalë, është i tejdukshëm fakti se për të pasur sukses kjo strategji kërkohet një kusht i cili faktikisht nuk mund të përmbushet. Dhe ai kusht është hiç më pak e hiç më shumë se sa pajtimi i serbëve në veri për t’iu nënshtruar institucioneve të Kosovës! Për këtë madje kërkohet edhe pajtimi i Beogradit! (Këtë e deklaron vetë Piter Feith, autori i deklaruar i strategjisë).
Le ta analizojmë këtë situatë me qetësi.
A është e logjikshme që në situatën e dhënë, pra në raportet Kosovë-Serbi dhe në situatën në veri, të pritet pajtimi i serbëve për nënshtrim ndaj Kosovës? Pse duhet të heqin dorë ata nga kontrolli i situatës dhe i territorit dhe nga të gjitha të mirat që u sjell kjo gjendje? A nuk kanë kaluar dhjetë vjet duke i lutur serbët e veriut të Kosovës dhe Beogradin që “ta pranojnë realitetin e ri”? A nuk kanë qenë dhjetë vjet të mjaftueshme për të parë se lutjet e tilla janë kundërproduktive? Situata nuk ka shkuar duke u përmirësuar, e as që ka dhënë shenja të tilla. Përkundrazi! Situata në veri ka shkuar duke u keqësuar dhe tani atje serbët dhe Beogradi e kanë konsoliduar pushtetin e tyre. Sa më tepër të vazhdojë kështu (e strategjia e re për veriun paralajmëron vazhdim të gjendjes, e jo zgjidhje të saj) serbët dhe Beogradi do ta konsolidojnë edhe me mirë pushtetin e tyre në veri të Kosovës e do të vazhdojnë me shpërnguljen e shqiptarëve nga këto hapësira, të cilët, në këto kushte, nuk mund të rezistojnë gjatë.
Problemi i veriut të Kosovës është para së gjithash problem në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por nuk duhet të harrohet për asnjë çast se në mes të Kosovës dhe Serbisë ekziston edhe një problem tjetër, problemi i shqiptarëve në Kosovën Lindore, i cili po heshtet padrejtësisht dhe heshtja e tij po na kushton për çdo ditë. Në të dyja rastet, si në veri të Kosovës, ashtu edhe në Kosovën Lindore, Serbia dhunshëm ka krijuar avantazhe të mëdha dhe po i realizon për çdo ditë qëllimet e veta: shpërnguljen e shqiptarëve nga të dyja rajonet.
Çfarëdo përpjekjeje që të bëhet, çfarëdo strategjie për veriun e Kosovës që të përpilohet nuk do të këtë sukses në qoftë se nuk e ka parasysh se problemi shqiptaro-serb nuk ka marrë fund, e sidomos nëse e anashkalon çështjen e pazgjidhur të Kosovës Lindore.
Përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës duke e anashkaluar çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk kanë kurrfarë gjasash që të përfundojnë me sukses, e sidomos jo në favor të Kosovës dhe popullit shqiptar.
Çështja e Kosovës Lindore lidhet ngushtë me veriun e Kosovës dhe që të dyja bashkë e përbëjnë pjesën e mbetur të problemit të pazgjidhur shqiptaro-serb. Dhe të dyja këto çështje janë objekt dhe mund të zgjidhen vetëm duke e respektuar parimin e vetëvendosjes së kombeve deri në shkëputje. Deri këtu çështja mund të shkojë më lehtë duke këmbëngulur në aplikimin e parimit të reciprocitetit në zbatimin e të drejtave si për serbët në veri të Kosovës, ashtu edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore. Dhe kjo duhet të jetë shtylla kurrizore e strategjisë për veriun. Dhe vetëm atëherë strategjia për veriun do të fillojë të japë rezultate. Këtë duhet t’ia thotë dikush Piter Feithit. Por, siç duket, atij nuk ka kush t’i thotë asgjë, sepse të gjithë janë të zënë me duartrokitjet e tyre të zakonshme, duartrokitje të cilat popullit shqiptar në përgjithësi dhe popullit shqiptar në Kosovën Lindore në veçanti po i kushtojnë shumë.
Alexandra Stiglmayer : KE po punon shume ngadale per vizat
Në pritje për viza
Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer, thotë në një intervistë për BBC-në se, nëse Komisioni do ta përshpjetonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për t’u aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme. Komisioni Evropian është kritikuar se po vepron me ngadalësi në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti. Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit “sugjeron se kur është fjala për çështje ‘urgjente’ aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan.
Misioni vlerësues i Komisionit Evropian përfundoi javën e shkuar shqyrtimin e plotësimit të kushteve nga Shqipëria për çështjen e regjimit pa viza në vendet e Shengenit.
– Ata kanë shqyrtuar të gjitha çështjet që janë kushte për të ofruar udhëtim pa vi za. Me sa dij unë javën e kaluar përfundoi i ashtuquajturi Bllok 2, që do të thotë çdo gjë që ka të bëjë me kontrollin e kufijve dhe migrimin e paligjshëm, por më parë një mision tjetër shqyrtoi çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në dhjetor ka pasur një tjetër mision që shqyrtoi sigurinë e dokumentave, nëse pasaportat biometrike plotësojnë të gjitha kushtet.
Çfarë do të ndodhë tani? A është kjo mundësia e fundit që autoritetet shqiptare kanë për të plotësuar kushtet për të marrë regjimin pa viza?
– Kjo nuk është mundësia e fundit, sepse, edhe në rastin më të pamundur, nëse Shqipëria nuk ka bërë një punë të mirë, Komisioni do të bënte një mision tjetër vlerësues pak kohë më vonë. Por kjo ka shumë pak mundësi të ndodhë. Komisioni, bazuar në raporte të mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afërsisht se cila ka qenë gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht për të verifikuar në terren, se si është gjendja. Pra, bazuar në këtë, Komisioni do të bëjë tani një vlerësim të përgjithshëm dhe të rekomandojë udhëtim pa viza për Shqipërinë, ose, në rastin më të keq, të rekomandojë udhëtim pa viza me kushtin që të zgjidhet në muajt e ardhshëm ndonjë çështje që mund të ketë mbetur pa u zgjidhur.
Pasi Komisioni bën rekomandimin, atëherë gjithë këtë procedurë duhet ta aprovojë Parlamenti Evropian?
– Komisioni Evropian duhet të propozojë amendimin e ligjit që përcakton vendet qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në zonën e Shengenit dhe ato vende qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë. Pra, Komisioni shkruan propozimin zyrtar dhe pastaj Parlamenti Evropian duhet ta miratojë, dhe pas tij duhet ta miratojë edhe Këshilli.
Në një raport të fundit nga organizata juaj, Nisma Evropiane e Stabilitetit, ju sugjeroni se kur është puna “për çështje urgjente aplikohen standarde të dyfishta për vende të ndryshme të Ballkanit”, dhe ju sugjeroni se mund të ketë vonesë në marrjen nga Shqipëria të regjimit pa viza në BE.
– Po, sepse vitin e shkuar, kur Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia morën regjimin pa viza në nëntor, si Parlamenti Evropian ashtu edhe Këshilli thanë se ata shpresonin se Shqipëria dhe Bosnia do ta marrin këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe ata thanë se kjo duhet trajtuar si një çështje urgjente dhe i bënë thirrje Komisionit që të paraqesë një propozim legjislativ për ta ndryshuar ligjin përkatës sa më shpejt.
Por tani, sipas kalendarit të tanishëm të Komisionit, është e pamundur që Shqipëria dhe Bosnja të marrin udhëtim pa visa para verës, sepse të gjitha këto procedura: shkruajtja e propozimit nga Komisioni, procedura e konsultimit dhe miratimit të brendshëm, kalimi në Parlamentin Evropian, komisionet e parlamentit, dhe pastaj në Këshill, e gjitha kjo do kohë dhe për momentin nuk duket se Komisioni do ta paraqesë propozimin aq herët që ky proces të zhvillohet para verës, dhe e gjitha kjo është në kontradiktë me atë që Parlamenti dhe Këshilli kërkuan vitin e shkuar.
A mendoni ju se ka një mungesë vullneti politik nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje?
– Nuk mendoj se është domosdoshmërisht mungesë vullneti politik nga ana e të gjithë BE-së , por për momentin është Komisioni që po punon shumë ngadalë. Unë vetëm mundem të spekuloj për arsyen pse. Nuk mendoj se ka qëllim për të punuar ngadalë, por këta njerëz duan të kenë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në dispozicion për të bërë punën e tyre. Ata nuk duan të bëjnë premtime të shpejta.
Ne besojmë, megjithatë, se ndërsa Këshilli dhe vendet anëtare thonë se kjo është një çështje prioritare, atëherë ka vullnet politik për ta bërë këtë sa më shpejt. Dhe ne mendojmë se vitin e shkuar pati një vullnet politik për t’i dhënë disa vendeve të caktuara regjim pa viza, dhe si rrjedhim disa gjera u bënë shumë shpejt.
A mendoni ju se gjendja në Shqipëri, bllokimi politik atje, mund të ndikojë në vendimin që do të marrë Komsioni?
– Ne mendojmë se Komisioni do të përpiqet të jetë shumë objektiv dhe të mos konsiderojë ndonjë kusht, që nuk përfshihet në hartën e rrugës, si ato gjera që ne përmendëm: pasaporta biometrike, kontroll rigoroz të kufijve, lufta kundër krimit të organizuar. Ne e dijmë se disa vende anëtare kanë filluar tashmë të thonë se ndoshta nuk është mirë që t’i jepet Shqipërisë udhëtim pa viza gjatë kësaj periudhe të një bllokimi politik. Kjo është e gabuar, sepse procesi ka qenë shumë teknik. Vendet anëtare kanë thënë: “Ja ku janë këto 50 a më shumë kushte, kur ato të jenë plotësuar atëhere vendi meriton udhëtim pa viza”. Pra, futja tani në lojë e problemeve politike, nuk ka qenë ndonjëherë kriter, kështu që nuk duhet të ndodhë.
Kur pritet që Komisioni të thotë nëse Shqipëria i ka plotësuar kriteret?
– Ata kanë thënë se do ta japin vlerësimin e tyre në mesin e muajit prill, por kjo është tepër vonë. Sikurse e thashë, misioni i fundit vlerësues e përfundoi punën e tij javën e shkuar, dhe ne shpresojmë se ekspertët do ta paraqesin raportin e tyre para Komisionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe është plotësisht e mundur që ta shkruash një raport të tillë brenda një jave apo dy.
Pra, nëse Komisioni e merr këtë raport nga mesi i marsit, atëhere Komisioni duhet të përpiqet ta shkruajë raportin e tij të përgjithshëm deri nga fundi i marsit, që është gjithashtu e mundur që të shkruash një raport për dy vende brenda dy javësh. Dhe kjo do të lejonte që të gjitha hapat e tjera të merren pak më herët, që do të thoshte që Shqipëria, ashtu edhe Bosnja, të kishte regjim pa viza para verës nëse ato plotësojnë kushtet.
BBC |