Presidenti Vladimir Putin po merr goditje të rënda nga rusët. Disa ushtarë rusë prej disa javësh po refuzojnë t’u binden urdhrave të eprorëve të tyre. Ata nuk duan të luftojnë, janë sprovuar nga beteja të forta prej muajsh, mungesa e ushqimit dhe e ujit ndihet aq shumë sa që disa kanë vendosur të vetëdëmtohen për t’u kthyer në shtëpi. Risia, tani, është vrasja e gjeneralëve të tyre: një përgjim midis një ushtari dhe partnerit të tij tregon se sa afër ishte goditja ndaj gjeneralit Valery Solodchuk. Historia ndodhi në rajonin e Donetsk ku batalioni nuk dëshiron të luftojë. Fitil u ndez nga një pyetje që Solodchuk, gjoja i bëri ushtarit. “Sa zgjat kontrata juaj?”, “20 ditë”, “Epo, ju keni njëzet ditë për të vdekur këtu”, thuhet në përkthimin e publikuar nga Messenger. Ushtarët që ishin të përfshirë drejtpërdrejt që të gjithë kishin refuzuar të shkonin të luftonin në front, duke pasur parasysh edhe humbjet e mëdha që pësuan. Me refuzimin kolektiv, në përgjime tregohet sesi gjenerali e kërcënoi me armë ushtarin duke thënë se do ta vriste nëse nuk do t’i bindej urdhrave. “Hajde, më vrit”, përgjigja pa frikë. Pas kësaj, ushtari nxori një granatë duke bërtitur “Hajde, më qëllo, hajde! Pra, le të shpërthejmë këtu së bashku.” Jo vetëm kaq, Vladimir Putini po humbet pjesët jo vetëm në luftë, por edhe në rrethin e tij: pas dorëheqjes së zhurmshme të Boris Bondarev, këshilltar i misionit rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, i cili kritikoi ashpër veprimet e Putinit dhe Lavrov në pushtimin e Ukrainës “Kurrë nuk ka qenë kaq i turpëruar ”, tha ai), ishte radha e dikujt brenda Kremlinit, e bërë në disa mënyra edhe më serioze. Ky është Valentin Yumashev, dhëndri i Boris Yeltsin dhe tani një ish-këshilltar i presidentit rus. Lajmi u bë i ditur nga Reuters i cili citoi dy persona që e njohin mirë atë.
Mira Rakacolli: Mjekët shqiptarë ikin në Gjermani se gjermanët emigrojnë në SHBA
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet ligjore se mjekët shqiptarë nuk largohen drejt Gjermanisë për shkak të pagës.
Ajo u shpreh se shkak është fakti se mjekët gjermanë largohen drejt Zvicrës dhe SHBA-ve. Rakacolli theksoi se sot mjekët kanë kushte më të mira.
“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.
Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.
Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga”, deklaroi Rakacolli.
Nr. 99 i gazetës në print
| Çdo shqiptar që ka një vizë Shengen, do marrë përsëri vizë, madje më të gjatë. Ja si fitohet shtetësia e emigrantëve në Amerikë, Angli dhe Greqi
Dje në Bruksel u zhvillua seanca e pare teknike për lehtësimin e vizave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionit Europian. Seanca e dytë dhe e fundit do zhvillohet në pranverë. Sipas asaj që u arrit dje, shqiptarët që kanë një vizë Shengen në pasaportën e tyre, edhe fëmijët, do të paisen patjetër me një vizë tjetër, më të gjatë se të parën. Normalisht, fjala është për ata shtetas që kanë respektuar afatet, pra limitet e vizave. Kështu lehtësohet lëvizja e lire e qytetarëve shqiptarë në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian. Shqipëria kështu vlerësohet se ka bërë hapa drejt integrimit të saj, ka luftuar me sukses grupet kriminale, ka luftuar trafikun klandestin dhe grupet terroriste. Janë Punonjësit shkencorë, gazetarët, studentët, biznesmenët, si grupe të veçanta që nuk do kenë probleme me lëvizje të lira. Edhe deri tashti këto kategori nuk kanë nxjerrë as edhe një problem, madje kanë shërbyer si ura lidhëse mes kulturës sonë e asaj europiane. Gjithsesi, për qytetarët e tjerë, pasi dihet se mundësitë e spekullimeve janë të mundshme, është e domosdoshme siguria e dokumentacionit identifikues. Shqipëria ka marrë përsipër t’u sigurojë shtetasve të vet pasaportat biometrike. Duke u lehtësuar vizat për një kategori të veçantë, kategori e cila edhe deri më tash nuk ka patur probleme për paisjen me të tilla, përjashto dokumentacionin burokratik në ndonjë rast sporodikt, mundësia e abuzimeve rritet. Kjo në favour të ambasadave e konsullatave, ku mund tu kërkohen kërkesa të rrepta në mënyrë që të rritet pazari për ata që nuk e kanë vizituar asnjëherë perëndimin. Rasti i ish ambasadorit gjerman ku shiste vizat shengen e bën shtypin të jetë gjithnjë në kërkim të sekserëve të vizave, siç e detyron moralisht ti thërrasë qytetarët të denoncojnë me fakte rastet kur u kërkohen para. Shqipëria është në zemër të Europës dhe është minimalja e kërkesës ta vizitosh atë. Zëvendës president ii KE-së, Komisioneri për lirinë, sigurinë dhe drejtësinë, Franko Fratini për shpejtimin e proçedurave e sheh me interes reciprok mes Shqipërisë e BE-së. Për shqiptarët tashmë është dashamirëse edhe Amerika, Anglia. Emigrantët tanë atje, mund të aplikojnë për nënshtetësi thjesht dukek njohur gjuhën dhe duke patur njohuritë e mjaftueshme për historinë e ligjet. Greqia fqinje jep edhe shanse më të avancuara për të marrë shtetësinë. Kushtet janë një qëndrim i ligjshëm të paktën pesë vjet, të ardhura vjetore 8500 euro plus të ardhura për fëmijët 1250 euro, pullë takes 900 euro, dokument nga një institucion sigurimi shoqëror e shëndetësor dhe dëftesa për mësimin e gjuhës greke. Ajo që është më problemore është dëftesa. Gjithsesi edhe ajo merret duke iu nënshtruar 100 orëve të ndjekjes së detyrueshme të mësimit të gjuhës dhe 25 orëve të detyruara të mësimit të historirë dhe kulturës. Pas kësaj procedure vjen provimi i suksesshëm me shkrim dhe me gojë. E rëndësishme është që ky provim të mos merret me frikë, pasi nuk është i vështirë. Janë 20 pyetje për redaktimin e një fjalie dhe strukturën e gjuhës greke. Ka pyetje për një tekst gazetash me 300 deri 400 fjalë nëse është kuptuar mire. Ka pyetje pas dëgjimit të disa pjesëve nga një emission lajmesh në radio. Është gjithashtu një hartim i shkurtër prej jo më pak se 250 fjalësh. Gjithashtu aplikanti i nënshtrohet një interviste të shkurtër ku shkëmbehen mendime mbi temat e ditës, por primare mbetet njohja e kulturës dhe e historisë. Provimet do jepen dy here në vit, çdo muaj shkurt dhe tetor. Sikurse tek lehtësimi i vizave për shtetasit shqiptarë edhe fitimi i nënshtetësisë greke për të interesuarit emigrantë ka problemet e veta. Sot, sipas statistikave të Institutit të Politikave të Emigracionit, vetëm 66.5 për qind e emigrantëve janë të siguruar. Gjithsesi edhe në Greqi emigrantët janë potencial. Ata përbëjnë 10.2 për qind të fuqisë punëtore dhe gjashtë ndër dhjetë kanë depozita në banka. Shqiptarët janë shumë më mire në raport me emigrantët e tjerë. Pra, shqiptarët shquhen për përshtatje dhe përshtatshmëri me ambientin, duke respektuar ligjet, ndaj dhe Franko Fratini i ka vlerësuar veçanërisht shqiptarët. Sokol Pepushaj
Çmimi i lirisë e i jetës Janë grupet anarshiste të ish diktaturës së kuqe, të shndërruar në socialistë që përditë po vëshirësojnë jetesën e njerëzve që aspirojnë për liri e të drejta njerëzore. Ata, edhe në parlamentin shqiptar po qëllojnë me grushte e shqelma, po thyejnë karriget dhe madje po shkatërrojnë edhe rrjetin kompjuterik të kuvendit. Në zemërim e sipër. Po ajo ç’ka është më e zezë është dhuna e revanshi i hapur me akte të egra terrori, duke e bërë të gjatë e me shumë kthesa rrugën e Shqiprisë drejt Europës. Kështu, ky djalosh që shihni në fotografi, i quajtur Antonio Martini, lindur me 24 janar 1966, është një akuzë e rëndë. Jeta e tij dhe e familjes është një tragjedi e dhimbshme. Ishte biznesmen, por me 30 mars 2004, grupe kriminale i vendosin një gjobë prej 20.000 eurosh. Kishte një klinikë fizioterapie në hotel “Rogner” në Tiranë. Kërcënatat i vinin me telefon me numër anonym. Duke pare se shumë biznesmenë që nuk paguanin gjobat merreshin peng, dhunoheshin edhe familjarisht, madje edhe pushkatoheshin, Antonio Martini detyrohet të largohet për në Gjermani në muajin korrik 2004. Pra, mbylli edhe biznesin për të siguruar jetën. Por pas pak më shumë se dy vjetëve, duke menduar se gjendja në Shqipëri është përmirësuar, pikërisht me 3 gusht, rikthehet në vendin e vet me qëllimin e mire për të rifituar biznesin. Për sërishmi e presin kërcënatat. Gjobvënia tashmë është edhe më e madhe. Deri në shuma 50000 euro. Edhe kësaj here kërcënatat i vijnë anonime përmes telefonit. Madje është shkuar deri atje sa t’i thuhet se nëse nuk paguan ashtu siç kërkojmë, do të marrim peng gruan dhe fëmijët. Dhe ky person është baba i rregullt dhe i mire. Është baba i katër fëmijëve. Sipas burimeve tona të sigurta, Antonio ka bërë kallxim në prokurori perms avokatit. Mësojmë se edhe telefoni i është vënë në përgjim, por gjithsesi detyrohet të jetojë në ilegalitet, pasi jeta e tij dhe e familjes kërcënohet seriozisht. Vasel Gilaj Artur Veshja
Tollovitje të përditshmë ndër leksionet mediatike Nga Albert Vataj Përkundrull një zelli për botime pafund periodikësh e të gazetash të përditshme, kundrojmë plot pezëm e panik se një tjetër gangrenë rrezikon të kaplojë endjen për informim publik. Ka do kohë që në këtë batërdi botimesh të ndeshim opinione, analiza, konstatime dhe përfundime, të cilat më përngjasojnë më shumë se kurrçka tjetër, veçse me leksione që duke u përpjek me u gadit dhe pispillos me frazeologjizma e terminologji fillërojnë një auditor me një re të zezë terrori. Duke kërkuar ndjesë po bëj me dije se shkas i këtyre radhëve janë ato që në një farë mënyre e gjejnë veten të prekur. E kurrkush tjetër s’ka pse ta vërë ujin në zjarr e ta vrasë mendjen nëse unë apo dikush tjëtër mendojmë kështu. Media, pjesa e mendimit intelektual është kthyer sakaq në një auditor ku jepen leksione pafund, filozofohet dhe konkludohet në përfundime me turravrap, por me një ndryshim të vockël fare, në këto mendjendritje mungon gjëja e gjallë e auditorit. Ose e thënë troç, mungon kjo copë Shqipëri me të mirat e të këqijat e saja. Kacarritja e mendimit dhe kumtit për t’u ngjitur sa më lart nuk parathotë ndonjë kob. Anipse e gjithë kjo s’bën gjë tjetër vetëm se thellon hendekun mes shkruesit dhe lexuesit, duke bërë të mundur dështimin e plotë të misionit për të cilin media ekziston, informimit, formimit qytetar dhe ngjizjes së një vetëdije të re politik, sociale ekonomike ndër robni, shqiptarë kësajhere. Strukja mes termash, anipse nuk ka piksynim për t’u fshehur si struci në rërë, gjithseqysh ajo përcjell këto gjasa. Rrëshqitja nga e drejta për të qenë mendim që rrok çdo endje për botëkuptim dhe përgjegjësi është në kryeherën e saj një risi dhe duke u orvatur të mbetet si e tillë ajo mundet të jetë vetëm mund i shkuar dëm. Është “sikur të mihësh në ujë”. Kjo pasi nuk ma ha mendja se media duhet të jetë pararoja. I yshtun nga e drejta për të besuar ndryshe, po e begenis më së shumti këtë tendencë si një revolucion mendimi që kërkon të kryengritjet në tërësinë e vet. Por kjo ka pak gjasa të jetë ajo e vërtetë, ballsam për plagën e mendësisë së një shoqërie që të mbetet në dorë për hiçgjë. Nuk e kam idenë më të vogël nëse këto mendje të ndritura ngucaten të na servirin leksione në vend të qëndrimeve, opinioneve, analizave apo konstatimeve, nga dëshira për ta kthyer Shqipërinë në një realitet virtual apo ngase turiten nga shpërblimet e kripura për gjasme mendjet e ndritura që gatitin të na i servirin. Ajo që tejkalon të drejtën për të qenë, e kurrëçka tjetër është se në këto radhë supersonike mendimi “Made in Albania”, pjesën dërmuese të së tëres si shkrim e zënë referimet, citimet apo diçka e ndërmjetme. Atje flitet për liri dhe demokraci ideale, thua se Shqipëria është vendi i cili i ka kaluar të gjitha etapat dhe tashti duhet të truc bythën e të mendojë se ka ardhur radha të dëshmojë një sistem ideal të përbotshëm. E për ta përligjur këtë nuk lënë mendimtar pa zhbiriluar për të na e dhënë si çelësin magjik për të çelur ftillimin e kësaj katrahure gjithështetbërës që ka zatetur qyshkur s’mbahet mend këtë vend. Flitet për pavarësi institucionesh, për kushtetuetshmëri, për çmos me kaq stërhollim. E është e natyrshme se kush bëhet me faj. E gishti nuk ka shumëkund se ku të drejtohet, paçka se të ecësh me thellësinë e këtij mendimi harrojmë ose nuk na begenis të provojmë se e keqja që ka kapluar ndër ne kurrseqysh nuk mund të jetë faj personal. Nëse duhet të mbesim përsëri në këtë hulli duhet të na bëjnë me dije këto mendje të ndritura se e sotmja dha pasojat e saj janë fryt i të djeshmes. Nuk mundet dhe s’ka gjasa të jetë ajo që dëshiroj unë apo dikush tjetër. Turravrapi për në sipërfaqen e problemeve shqiptare gostitur me terma e terminologji që kurrëçka s’kanë shqiptare mund të jetë shërbesë personale por jo predikim. Zoti na ruajtë nga ky optimizëm frelëshuar. Kam ndjekur me delikatesë, i kam lexuar e rilexuar këto lektorë mediatik dhe pakëz Shqipëri kam mundur të bëj zap. E vetmja grim Shqipëri që mund të kacarritesh e ta kapesh nga fundi i honit të këtyre mendimeve është argumenti Berishë apo Nano. Kurrë s’kam dashur ta personifikoj një person, për më tepër një shoqëri, apo të tashmën e një vendi, duke guxuar t’ia atribuoj tërëçka atij. As vetë Berisha nuk do ta begeniste një privilegj të tillë. Qasja për të tollovitur mendimin ndër fraza bombastike, perifrazime teoricienësh dhe hallakatje tematike ka gjasat të ketë fillesat e saj tek një zell disi i tërhequr në prapavijë i këtyre opinionistësh për të dëshmuar para së gjithash vënien e vetvetes në altarin e më të zgjuarit. Për të mos thënë për të trembur lexuesin, i cili duke e gjetur veten në kësi trajtesash ngrehaluce, të mos jetë në gjendje të ftillohet. Kjo finte mendimi e kësaj gjenerate analistësh të dëngur me shkollë, gjuhë të huaja, kondita, para e makina më shumë se hutim është një fyerje për lexuesin. Parja e realitetit shqiptar në tërësi nga vrima e gjilpërës, apo më përdreq akoma, nga bisedat e kafeneve hedh në hendek këto përpjekje titane të këtyre intelektuale, të cilët mbase do t’i shërbenin më mirë spariherë medias, lexuesit dhe krijimit të një mendësie vetëdijeje në opinionin publik. Sa më larg e gjejmë veten në kësi trajtesash, politike a sociale, ekonomike a psikologjike, aq më të pamundur do ta kemi t’i shquajmë gjërat në plotninë e tyre. Syri i atyre që kumtojnë dhe perfundojnë është dhe duhet domosdo të jetë një sy i mprehtë dhe i kjartë. Duke qenë kështu edhe lexuesi do të përfshihet në atë që do ta quanim përpjekje për tu arratisur nga klishe dalëboje, për të rrokur një pjekuri e për pasojë për ta parë veten jo si një turmë, por si pjesëza të bashkëjetesës dhe bashkëveprimit për ndërtimin e të tashmes dhe të së nesërmes. Nuk ma kanda të paragjykoj pozitat e admirimit politik të njërit apo të tjetrit, pasi kjo është një territor i paprekshëm. Por ngulmoj në atë që ata që i thonë vetes opinionistë domosdo duhet të përpiqen të jenë jo vetëm të paanshëm por dhe objektiv në shtjellimin e situatave dhe në nxjerrjen e përfundimeve. Nëse kjo armatë e gjen veten të rreshtuar në skalione politike, atëherë dohet ta pranojnë ata vetë dhe në të kemi mundësi të zgjedhim. Të bësh temena njëres palë, qoftë edhe nëpërmjet një personifikimi dhe ta shesësh si doktrin kjo nuk është synim për t’i dhënë shoqërisë një hop qytetërimi dhe t’i hedhësh mbi supe një armaturë vetëmbojtjeje. Kjo është politikë e njëanshme, është fushatë, është të shesësh sapunin për djathë. Kjo nuk është e moralshme. Inatet apo shërbimet për interesa palësh nuk kanë pse të shërbejnë si detonatorë të një katrahure mediatike. Nëse po, atëherë në këtë vend edhe mendjet e ftohta politike nuk janë më pak shpuzë se sa vetë personazhet kryesore në skenën brenda kraterit. Fundja gjithsekush di çbën. Kjartaz po guxoj me kryengrit mendim mbi këtë barrikad mendimtarësh dhe uzurpatorësh të së drejtës për të kumtuar atë çka u shijon atyre, pa vramendjen se lexuesit që i begenisin janë edhe të papunë, edhe të kequshqyer, edhe viktima edhe të nëpërkëmbur. Vetëm duke u ndjerë pjesë e këtij realiteti sekush mundet me i ofruar vetes një mundësi komode të të qenit çfarëdo, qoftë edhe opinionit apo analist, konstatues apo teoricien. Problemet shqiptare janë të prekshme. Me kudogjendjen e tyre ato injorojnë çdo përpjekje për të kërkuar kumtin e kësaj të tashme tek një format trajtimi jorealist e të devijuar. Të kesh respekt për lexuesin, do të thotë të ndjehesh më shumë se i paguar, i vlerësuar. Unë vijoj të besoj se ata dhe vetëm ata që kanë në dorë ndryshim e fatit të këtij vendi janë kurrkush tjetër veç ata që guxojnë të ngrenë krye e të ndeshen me pushtetin dhe çdo fenomen varrmihës i të tashmes e të pastajmes së këtij vend. Sikundër në përvojat e tjera, ku intelektualët, mendimi i pavarur dhe vendosmëria kanë shkërmoçur pushtete absolute, ashtu edhe nër ne ka potencial pozitiv që mundet të jetë produktiv në shërbim të të gjithëve. Sakaq nuk heq dorë nga detyrimi që duhet të ysht intelektualë dhe mendimtarët, të cilët duhet të shohin jo të presin t’ua rrëfejnë, duhet ta prekin jo t’ua kumtojnë atë që është shtys për një qëndrim, apo përfundim. Jeta e gjallë gëlon përtej zyrave të akomoduara mirë e me ajër të kondicionuar, larg bareve e ngrehinash shndritëse. Unaza e Tiranës nuk është Rruga e Qumështit, dhe duke mos qenë e tillë ne i kemi mundësitë dhe duhet të administrijmë më shumë realitet, më shumë Shqipëri.
Jepi Çezarit, ate çfare eshte e Çezarit! Ne fakt, nuk do te kisha dashur te trajtoja nje teme te tille dhe per shume arsye. Nuk kam preferuar asnjehere te marr nje pozicionim stoik ne krah te asnjë force politike, ne pushtet apo ne opozite. Megjithate, ne momente te caktuara, kam guxuar te jap opinionin tim edhe per politiken, pse jo duke tërhequr disi edhe “veshin” e disa politikaneve te majte dhe te djathte, sigurisht ne distance dhe ne menyre figurative. Perpara nje analisti apo opinionisti, kam preferuar te jem nje qytetar i Shkodres, pse jo edhe fanatik i ruajtjes dhe progresit te vlerave te saja me te mira. Askush, ne Shqiperi apo edhe gjetke, nuk e ka te shkruar ne balle se do te jete kryetar bashkie, deputet, minister, kryeminister apo president. Mese shumti, gjithçka arrihet ne baze te vlerave te krijuara dhe te demonstruara gjate nje karriere te gjate ne politike apo edhe si figure publike. Njekohesisht, nje peshe shume te madhe kane edhe konjukturat e caktuara politike brenda nje partie, mazhorance apo edhe perkatesie etnike. Vlen te citohet rasti i PBDNJ-se dhe te përzgjedhurve te saj ne qeverisje per 8 vite me PS-ne dhe tashme edhe me PD-ne apo edhe rasti i PAA-se se Xhuvelit, i cili madje, “kapërcen edhe ylberin”. Politika ne vetveve, eshte marredhenie. Marredhenie dhe marrëveshje me elektoratin, por edhe me forcat politike te nje mazhorance e me ngushtësisht, brenda nje partie politike te caktuar. E ne keto rrethana, do te behet nje përzgjedhje edhe ne baze te mbështetjes qe nje parti apo koalicion, ka gjetur tek nje treve, tek nje qytet edhe gjate kohes se qëndrimit larg pushtetit, ne opozite. Ne procesin e përzgjedhjes, pervec konjukturave te caktuara, vlerësohen edhe kontributet politike, publike dhe shoqerore ne rrethana konkrete. Nuk kam ndermend te sjell ne vëmendje te lexuesve, rregulla te caktuara loje ne Shqiperi e gjetke, nuk kam ndermend te loboj apo te behem avokat i askujt pervecse Shkodres, Shtepise sone te Perbashket. Gjate 8 viteve te qeverisjes se majte, pozicioni i Shkodres ishte i qarte: gjithnjë, mbështetje pa rezerva per PD-ne dhe te Djathten ne pergjithesi. Asnjehere Rozafa nuk iu dorezua te majtes, edhe kur ajo u prezantua me fytyren e te djathteve te shoqarise civile, me slogane ambicioze. Asnjehere qyteti i lashte nuk iu dha te majtes, edhe kur kryeministrat i premtonin “parajse investimesh 100 milion USD” ne rast te fitores se kandidatit te mbështetur prej saj. Shkodra nuk ia dha voten te majtes edhe pas nje diskriminimi, qe une gjithnjë e kam cilësuar politik, me energjine elektrike, por nuk ra pre e demagogjise edhe kur energjia iu dha “pa hesap” para, gjate dhe disa jave pas fushatave elektorale. Qyteti im, qyteti yne, nuk e uli koken edhe kur atij i jepej i njeti fond si edhe nje bashki si Orikumi. Personalisht, gjithnjë kam mbetur i habitur, pse jo i mahnitur nga nje stoicizëm i tille deri ne vetmohim, i nje qyteti te tere dhe gjithmonë, shpjegimin e kam gjetur ne rrenjet e thella antikomuniste te Shkodres, tek persekucioni disa dekadash i pesuar nga ky qytet. E ne fakt, pas mese 15 viteve demokraci dhe shfarosjes se komunizmit, edhe nje arsye e tille, pak mund te kete gjasa te vertetoje sa thashe me siper, por sinqerisht qe nuk gjej arsye tjeter. Per me teper, kur per 8 vite, per nje arsye apo tjeter, edhe Bashkia nuk ishte aq shume eficente ne shfrytëzimin e resurseve te saja, qofte edhe me krijimin e nje buxheti lokal, qe duhej ti sillte dicka me shume Shkodres edhe gjate 8 viteve te PS-se ne pushtet. Edhe gjate fushates parlamentare te vitit 2005, opozita e atëhershme dhe vete kryeministri i pritshem Sali Berisha, kishin premtuar nje vëmendje me te madhe per Shkodren. Pervec se nje detyrim i krijuar nder vite, si pasoje e mbështetjes pa rezerva dhe totale te kësaj force politike, qytetit duhej ti kthehej edhe nje borxh, qe per arsye politike nuk i ishte mohuar per 8 vite. Me shume se material, borxhi ishte edhe moral. Nje qytet me nje peshe specifike historike shume te larte gjate etapeve te zhvillimit te Shqiperise, nje qytet qe dite pas dite, krijon dhe eksporton intelektuale te sferave te ndryshme, duhej te kishte pergjegjesine e tij edhe ne qeverisjen e re te vendit. Askush nuk ka dyshim, sic edhe une qe po shkruaj keto rradhe, qe pedagogia Arenca Trashani, nuk ishte e gatshme dhe e përshtatshme per te marre postin e Ministres se Integrimit para rreth nje viti e gjysme. Megjithate, para se te gjykohet si ministre apo deputete, Trashani duhet te shihet ne kendveshtrimin e nje qytetareje te Shkodres, perfaqesuese e nje kategorie te intelektuale te rinj, edhe pse ndoshta ne formim e siper, sigurisht si politikane. Jo vetem kaq! Trashani eshte nje ze brenda ekzekutivit shqiptar, qe edhe nese druhet te thote me ze te larte nje fjale ne favor te zhvillimit te Shkodres, te pakten do ta mermerise. Nuk ka si ndodh ndryshe, teksa u lind dhe u rrit ne kete qytet dhe duhet thene se e viziton mjaft shpesh! E njëjta gja mund te thuhet edhe per Zv.ministrin e Jashtem Anton Gurakuqi, edhe ky nje nga intelektualet e rinj ne formim politik ne qytetin e Shkodres. Jo vetem pinjoll i denje i dinastise, mbiemrin e te ciles mban, por edhe nje person publik, me guximin per te thene hapur ate qe mendon se duhet bere me mire per Shkodren dhe shkodranet. Sigurisht, nese PDK-ja do te kishte nje post ne qeveri, per vete mbështetjen dhe ngrohtesine qe ka gjetur ne vite, do ti takonte sigurisht demokristianeve shkodrane. E ne Shkoder, askujt me pare se Gurakuqit, nuk mund ti takonte! Ju kujtoj te kthehemi pak vite pas ne kohe, gjithçka eshte e kthjellet. Patjeter, nese PDK-ja do te kete nje post ministri ne qeverine Berisha, sic eshte nënshkruar edhe marrëveshja, ajo do ti takoje nje perfaqesuesi te Veriut, pse jo me specifikisht, Shkodres. Kam qene nder ata, qe deputeten e Shkodres Jozefina Topalli, kam patur guximin ta kritikoj, mbase edhe me shume, kur kam konstatuar se ajo nuk po kryen sic duhet rolin e saj. Jo vetem Topallit, por edhe deputeteve te Shkodres, iu kam propozuar te dorezojne mandatet, si shenje indinjate dhe solidarizimi me diskriminimin qe po i behej qytetit edhe me energjine elektrike. Jam nga ata, qe publikisht kam qene kunder ndezjes se qirinjve ne sallen e Kuvendit nga deputete te Shkodres, shenje e nje njeriu qe tashme ka nderruar jete. Por, ne asnjë moment, nuk me shkon ndermend te sulmoj ne media vendore apo qendrore, nje figure qytetare te Shkodres si Jozefina Topalli, nuse e këtij fisi, por edhe bije e Cobajve. Pas shume viteve, shkodraneve, madje zonjave (shenje e emancipimit te perhershem te Shkodres) u jane besuar pozicione shume te rendesishme si nr. 2 i shtetit, Kryetare e Kuvendit apo edhe Ministre, qofte edhe zv.minister. Nuk duhet harruar se gjate 8 viteve, ne te gjitha dikasteret, gjuha zyrtare varionte nga “tironsja” deri tek “skrapariotja” per te përfunduar tek “gjirokastritja”. Ne fakt, nuk kam asgje per asnjeren nga trevat apo dialektet, por tashme po fiton te drejten e qytetarise ne dikasteret shqiptare edhe gegnishtja, e me specifikisht shkodranishtja e mrekullueshme. Tashme, ai qe ka provuar te trokase ne nje dere, nuk eshte percjelle menjehere me dialektet jugore, me epitetin nga pas “malok”. Jam i qarte, sic edhe shume prej jush, se kjo nuk eshte Parajsa! Megjithate, akoma nuk eshte mbushur nje vit e gjysme qe kjo mazhorance, me perfaqesues edhe te verioreve ne te, qeveris vendin. Tani per tani, eshte momenti te kerkojme perfaqesimin e merituar, te cilin e kemi arritur por duhet akoma me shume. Me vone, pasi ti jepet nje afat i duhur, duhet te kerkojme rezultate konkrete ne kuadër te zhvillimit. Do te jem une i pari, qe nese nuk do te kete rezultate, do te kritikoj, apo edhe te kërkoj publikisht ndryshime e largime. Per hir te vertetes, do te doja qe ne vendet e tyre, nese do ta bejne veten te largohen, te vihen serish veriore, e me specifikisht shkodrane. Keto dite, ne bisede me miqte e mije, nje nga te pranishmit, sigurisht me i vjeter se ne ne moshe, kujtonte me nostalgji kohen e para viteve ’90. Tingellon cuditshem, por mesa duket atij nuk i interesonte shume politika, qofte edhe persekucioni. “Nese do te kishte qëndruar ne Shkoder edhe per 2-3 vite si sekretar i pare i PPSH-se Muho Asllani, thoshte ai, sot do te kishim te përfunduar nje stadium sipas parametrave ndoshta edhe evropiane!”. E njëjta gje, mund te thuhet dhe per kohen e qeverise socialiste, kur per pak muaj, shkodrania Esmeralda Uruci, ministre e Kultures, arriti te vere ndonje gur per zhvillimin e qytetit. Mbase pas pak viteve, e njëjta gje do te kujtohet edhe per Topallin, Girakuqin apo Trashanin. Sejcili ka detyre te vendose nje gur ne themelet e te ardhmes se qytetit tone, e ata qe kane me shume pushtet, kane dhe me shume mundesi. Prandaj edhe gjykohen….. Blerti DELIJA
Skema e kafshatës apo “kafshatë që s’kapërdihet” Nga: Aleks PETRITI Në një vend si Shqipëria ku përqindja e varfërisë arrin shifra të mëdha dhe ku praktikisht një pjesë e ekonomisë , është parazitare me një fizionomi tejet konsumator dhe I financuar nga remitancat, hartimi I politikave sociale është dicka mëse positive. Nga kjo pikpamje duhen parë dhe inisiativat e qeverisë për të zbutur varfërinë apo për të rrënjosur një sistem efiçent të ndihmës sociale. Në buxhetin e shtetit ekziston një zë më vete për ndihmën sociale që për nga natyra sesi ofrohet nuk është as më pak e as më shumë se një lëmoshë. Shteti të paktën që nga kalimi në sistemin e ekonomisë së tregut, ka ofruar një fond për atë kategori njerëzish që nuk mund të sigurojë të ardhurat minimale për jetesë. Por siç ndodh shpesh në shoqërinë tonë, edhe kjo skemë nuk arriti ti shpëtojë korrupsionit dhe abuzimit. Asnjëhere kjo skemë nuk arriti të kryejë funksionin për të cilin u iniciua dhe ngeli vetëm një vrimë e zezë në arkën e shtetit. Paratë që harxhoheshin në këtë drejtim , për shumë arsye nuk mund të jenë një zgjidhje për këtë plagë njerzore. Pa dashur të hap një diskutim të karakterit filozifiko politik në lidhje me funksionimin e shteti social, do thoja se janë të pakta ato vende në të cilat ndihma e shtetit direkt në të ardhura , ka funksionuar për të ulur kubën e varfërisë. Në një farë mënyrë , të mbash mijra njerëz me një pagesë që nuk i kalon 3 mijë lekët në muaj , nuk u zgjidh atyre asgjë përveç se i mban gjallë. Kushedi sa e sa projekte do të ishin iniciuar dhe zbatuar me paratë që shpenzohen për ndihmën sociale. Orientimi i këtij fondi në investime do të kishte ndikuar më tepër në punësimin e këtyre njerëzve që përfitojnë nga kjo skemë. Duke mos mjaftuar kjo eksperiencë aspak e mirë në zbatimin e skemës së ndihmës sociale , pak ditë më parë kryeministri , bëri publike zëvendësimin e saj me një thjetër praktikë që sipas tij do ti jepte zgjidhje këtij problemi. Skema e re e Berishës u pagëzua me emrin “ skema e kafshatës”. Ai përmendi listat e ushqimeve që ekzsitojnë në dyqanet ushqimore, ku familjet nuk arrijnë të shlyejnë borxhet. Ky është kulmi i asaj që quhet varfëri ekstreme. Pa dashur të ve në dyshim dëshirën e mirë të kryeministrit vetëm duke u nisur dhe nga emri , duket se ndihma e re e Qeverisë nuk do të ndryshojë shumë nga ajo e para. Pra kafshata nuk vlen për gjë tjetër, vetëm sa për të mbijetuar. Nuk mund të ecet me idenë së atyre që kanë nevojë dhe smund të garantojnë dhe nevojat më minimale, mjafton tu ofrosh pak para sa për tu ushqyer dhe ke zgjidhur problemin. Ky është ligjërimi i varfërisë dhe asgjë më shumë. Sistemi kapitalist ka në natyrën e vet diferencimin e shtresave, por kjo nuk do të thotë që një kryeministir të dalë dhe të deklarojë se disa janë shumë të pasur prandaj duhet të vendosim barazi. Kjo i ngjan më shumë deklaratave të drejtuesve komunistë që kërkonin të realizonin barazinë utopike. Kjo shtresë e popullsisë në vend përveçse tu fshish listat e borxheve në dyqane kërkon tu sigurosh punë dhe mundësi për ushtrimin e aktivitetit privat. Pikërisht detyra e Qeverisë duhet të përqëndrohet më tepër sesi mund të hapen më tepër vende pune , apo si mund të lehtësohet bujqësia nga pengesat për të prodhuar më shumë të ardhura. Madje nuk do të mjaftonte vetëm kjo, por duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e përfituesve të ndihmës sociale jetojnë në fshat, orientimi duhet të jetë drejt në subvencionimin dhe mbështjen për prodhimin bujqësor. Në këtë mënyrë nuk do të kujdesej më shteti për të fshirë listat e ushqimeve , duke kontribuar në shtimin e një shtrese parazitare, që u bë e tillë jo me dëshirën e saj. Paradoksi më i madh në Shqipëri ndodh sepse çdo gjë vlen për konsum politik dhe elektoral. Është po kjo klasë politike që e ka zhytur vendin në një vorbull korrupsioni dhe varfëri , dhe janë po këta përfaqësues të kësaj politike që me thesin e parave në dorë blejnë votën duke paguar borxhet që ekzistojnë në “defteret” e dyqaneve duke bërë që kjo skema e kafshatës të kthehet në një “kafshatë që skapërdihet”
Studentet sakrifikojnë universiteteve të Europës dhe vendet e punës në Shqipëri “i meritojnë” bukuroshet me minifunde! Ne jete njeriu ben shume sakrifica per te arritur obiektivat e ndryshme te caktuara gjate jetes se tij. Ne shqiptaret, duke qene nje popull ne zhvillim e “siper”, mundohemi te sakrifikojme dicka me shume, sidomos duke u largurar nga shtepite dhe te afermit tane. Ne shqiperi mendohet se njehere qe je jashte saj ke shpetuar. Ekseperienca na e hedh poshte kete gje, madje tregon se imigracioni do te thote sakrifice shume me e madhe, lodhje e trefishte, per te kaluar tek pasojat me te renda si poshtrimi humbja e identitetit, skllavizimi ne dobi te te tjereve dhe te vendeve te tjera. E gjithe kjo per te gjetur “dicka” qe na mungon ne vendlindje. Ne shqiptaret nuk e duam vendin tone; dhe kjo jo sepse largohemi prej tij po sa here qe jemi brenda nuk mundohemi te bejme dicka te mire per te, madje e demtojme ate. Me nje shembull te thjeshte mund te them se ne shtetet perkatese jashte shqiperise nuk hedhim cfaredo lloj gjeje per toke, po te njejtet ne kur jemi ne atdhe themi “hajt se ne shqiperi jemi”, dhe po ajo gje qe ne cdo shtet te civilizur hidhet ne koshat perkates ne rruget tona perfundon qe ta shkelesh me kembe apo edhe te rezikoje shendetin e kalimtareve. Kete “pakujdesi” na e lehtesojne shume ato qe ne institucionet e duhura na qajne hallet. Dihet se ne cdo shtet ne zhvillim duhet te kete ligje te forta dhe kryesorja duhet te kete njerez qe mbikqyrin zbatimin e tyre ne formen me rigorose. Kjo nuk do te thote diktature por thjesht pergjegjesi qytetare. Natyrisht peshku qelbet nga koka, por populli shqiptar, me gjashtembedhjete vjet plurarizem e di limitin e klases se vet politike dhe kete nuk e pranon. Kemi kaluar nga nje diktature ekstreme ne nje kapitalizem ekstrem, asgje nuk bazohet ne aftesi. Kerkohet kthimi i klases intelektuale dhe i studenteve te diplomuar jashte shteti. Askush me teper se ajo klase nuk e di c’do te thote poshtrim e ulje. Nje person me universitete dhe me tituj perfundon te beje kamarierin apo lavapjatesin, pa pasur asgje ne kundershtim me keto dy profesione, po nje njeriu qe studion i perket nje rol tjeter ne shoqeri. Po per c’fare te kthehemi? Kemi studiuar duke sakrifuikuar ne shume ane dhe ne fund ne kthimin ne atdhe ai shpreblim qe na jepet eshte nje vend pune me treqindmije lek te vjetra. Po leme menjeane te ardhurat, dhe pas pak viteve nderron klasa politike dhe ti je ne mes te rrugeve ne nje vend ku as kamarierin as lavapjatesin nuk e ben dot. Ajo qe kerkohet eshte nje ligj i forte per administraten dhe siguri per vendin e punes ne baze te aftesive. Joeksperienza na ben te deshirojme nje arritje te menjehershme ne maje, duke kaluar shume shkalle njeherezi, kjo ndoshta edhe nga shembujt qe na japin perfaqesuesit tane ne parlament duke kapercyer nga tre tavolina me nje hap per te shkuar te kryetaria e parlamentit. Po cdo shkalle ne jete merret nje e nga nje dhe per kete duhen ligjet perkatese qe lejojne rritjen profesionale ne baze te aftesive dhe eksperiences. Ne shqiperi ndodh e kunderta. Njerez me 30 vjet eksperienze merr dy here me pak se nje capkene e sapo ardhur e veshur me nje kostum te “modes” dhe se eshte nje “mike” e shefit. Ne shqiperi po nuk shkove dakort me shefin te ulin rrogen ose te heqin fare nga puna, sepse aftesite jane gjera qe merren parasysh shume pak. Per te bere te mundur kthimin e studenteve duhen ligje dhe duhet ti sigurohet nje trajektore e qarte te cilen ato te ndjekin. Jo se shkollat shqiptare jane me te dobeta, perkundrazi. Po ne situaten tone eksperiena perendimore e civilizuar do na ndihmonte shume ne zhvillimin e te gjitha fushave ne Shqiperi. MARIN SHELDIJA Student në Itali
Jasht Shqipnia nga Konferenca e vendeve islamike! Me daten 08.10.2006 lexova ne gazeten SOT shkrimin me titull “Blushi nxit përçarjen fetare”, te cilin po e citoj ketu poshte: “Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka reaguar dje ndaj debatit të ndodhur pak ditë më parë në parlament mes deputetit socialist Ben Blushi dhe ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj. Mes debateve të ashpra mbi rrëmbimin e avionit, debati Mustafaj-Blushi, mori spunto në pikën kur deputeti i majtë iu drejtua ministrit dhe e pyeti se cila është arsyeja e vërtetë që në Vatikan mes shumë ambasadorëve të organizatës së shteteve islamike, thirret pikërisht ambasadori shqiptar, për të ndihmuar në zgjidhjet e konflikteve mes vendeve myslymane. “Ne jemi vend evropian dhe shumica e shqiptarëve nuk mund të pranojnë që të jenë një vend islamik”, u shpreh Blushi.Pikërisht një deklaratë të tillë, Komunitetit Muslimian e konsiderin fyes, por edhe përçarës nga ana e deputetit socialist Ben Blushi. “Z. Blushi jo vetëm që ka fyer muslimanët shqiptarë, por edhe ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe statusin e Partise së vet, prandaj dëshirojme që jo vetëm të merren masa, por edhe të kerkoje falje ndaj muslimanëve dhe ndaj elektoratit të vet”, thuhet në një njoftim për shtyp të .këtij komuniteti. Njoftimi thekson se më datën 05/10/2006, deputeti i zones 80, i qarkut të Korçës, Ben Kico Blushi, ka fyer një pjesë të popullit shqiptar, dhe ka dhunuar kushtetutën, dhe statutin e partise që përfaqeson. Në seancën e ditës së djeshme enjte të parlamentit, kur debatohej pikërisht për rëmbimin e avionit nga turku Hakan Ekinçi, ka patur një shkëmbim të ashpër replikash mes deputetit Blushi dhe ministrit Mustafaj. Pas pretendimeve të Blushit se kur jemi një vend europian pse duhet të jemi pjesë e një organizate islamike, i është përgjigjur edhe Mustafaj. Ministri është shprehur se nuk është mirë që një deputet, një përfaqësues i qytetarëve të përkatësive të ndryshme fetare, shpreh në parlament urrejtje për islamizmin, pasi kjo paraqet në të vërtetë një rrezik kombëtar.” Pra ne nji shtet europian, laik, si Republika e Shqipnise, dmth as musliman, as kristjan, as ebrè, as budist, as konficist, as ateist, nji qytetar i lire shqiptar nuk ka alternative tjeter veçse: Te lavdroje fene islame. Ne rast te kundert drejtuesit fetar musliman shqiptar, qe permateper jane pasardhes shqiptarsh kristjan, “ofendohen” dhe te sulmojne me akuza antikostitucionale. Kulmi asht kur edhe vete ministri i qeverise se shtetit laik shqiptar ne mbeshtetje tenton tia mbylli gojen nji deputeti tue e akuzue se “..shpreh në parlament urrejtje për islamizmin, pasi kjo paraqet në të vërtetë një rrezik kombëtar”. Perderisa as deputeti nuk mund te shpreh publikisht opinionin e vet lirshem mbrenda ligjit dhe te garantuem me Kushtetute, ky fakt nuk asht gja tjeter veçse dhune psikologjike dhe kufizim Lirie te personit. Siç e din gjithkushi, ne kohen e okupatorit te eger turk pese shekullor, te gjithe shqiptart persekutoheshin dhe neperkambeshin sepse te gjithe ishin kristjan. Kjo ishte aresyeja qe me mijra e mijra shqiptar me familjet e tyne u detyruen te lejne vendin dhe te ikin ne vendet kristjane europiane fqinje per te gjete strehe dhe mbrojtje, mijra te tjere moren malet, ndersa qindra mijra te tjere u detyruen me forma te ndryshme dhune te ketheheshin ne musliman. Persekutimi zgjati edhe gjate rregjimit te diktatorit E.Hoxha gjate te cilit u persekutuen pa mshire ne veçanti katoliket. Sot qe nuk jemi ma as nen okupacionin turk dhe as nen diktaturen e E.Hoxhes fatmirsisht kristjant shqiptar nuk persekutohen ma. Ky asht nji hap shume i madh historik perpara, veçse vazhdon prep neperkambja e tyne. Kjo neperkamje provohet me faktin qe “demokrati” Sali Berisha, nexansi i E. Hoxhes, me krye te vet dhe tinzash e futi Republiken laike te Shqipnise ne Konferencen e Vendeve Islamike, pa marre parasyshe aspak se ne Shqipni ka qindra mijra kristjan shqiptar dhe mijra e mijra te tjere shqiptar jobesimtar, te cilet mund te formojne se bashku ma shume se gjysmen e popullsise. Ky veprim asht anti kostitucional, ofendues, neperkambes dhe mosperfilles! Ky veprim i ngjane nji VAZHDIMI VIRTUAL TE PUSHTIMIT TURK! Prandej mbasi po ushtrohet nji dhune psikologjike kundra lirise se personit dhe keshtu dale nga dale po rrezikojme te kethehemi prep mbrapa nga nji vend laik ne nji vend teokratik, solidarizohem plotesisht me deputetin socialist Ben Kiço Blushin dhe kerkoj publikisht: 1) Mbrojtjen e laicitetit te shtetit shqiptar dhe per konseguence 2) Daljen urgjent te Shqipnise jashte nga Konferenca e Vendeve Islamike! Shpresoj ne mirekuptimin dhe solidarizimin ne shtyp te gjithe shqiptarve perparimtar pa dallim bindje politike dhe fetare. Paul Tedeschini
Intervistë me shkrimtarin Skender Krosi 1. Z. Skender, cila është jeta juaj me pak fjalë? – Unë kam lindur në Tiranë. U shkollova në shkollën “Qemal Stafa” e më pas bëra një kurs “Teknik Radiologjie” si ndihmës mjek. Fatkeqësisht nuk mu dha e drejta e studimit për shkollën e lartë edhe pse notat i kisha shumë të mira. Ky ka qenë një zhgënjim i madh për mua. Më pas në vitin 1990, emigrova në Itali me familjen time. Fillimi për mua në atë vend nuk ka qenë i lehtë, ashtu si për çdo emigrant tjetër shqipëtar. Por unë i mposhta të gjitha këto vështirësi falë vullnetit tim të mirë arrita të integrohem për së mbari në shoqërinë italiane. Edhe pse jo pak herë e kam ndjerë frymën raciste që kanë të huajt karshi nesh, megjithatë me këmbëngulje gjithçka arrihet. E ndjeja veten të paplotësuar dhe ndjeva nevojën që të studioja më tej. Kështu studiova mjekësi të përgjithshme. Pasi u diplomova kam punuar në të gjithë Italinë verilindore, sidomos në qytetin e Triestes. Unë kam qëndruar për 16 vjet në Itali dhe dua të them se e vetmja arsye e emigrimit ka qenë ajo ekonomike, doja të fëmijët e mi të kishin një të ardhme më të mirë. E them me bindje se gjithë këto vite kam punuar me denjësi duke u munduar të ngre sa më lart nderin e shqiptarëve, sepse vërtetë e meritojnë këtë gjë. 2. Ç’do të thotë për ju të kaloni plot 16 vite të jetës suaj në emigracion? – Po, gjatë këtyre viteve jeta ime ka ndryshuar pozitivisht sepse mund të them se jam pasuruar shumë në të gjitha sferat sidomos nga ana emotive dhe morale. Populli italian është i ndryshëm nga ne dhe unë mora gjërat e mira nga ajo kulturë e huaj. Kur u largova nga Shqipëria gjithçka e shihja me idenë e internacionalizmit, mendoja se gjithçka ishte ideale, por sot mendoj shumë ndryshe, sot gjithçka e shoh me idenë esenciale. 3. Ndërsa tani pas shumë vitesh emigracion, keni vendosur të qëndroni përgjithmonë në Shqipëri, ç’ju shtyu të merrnit këtë vendim? – Shtysa më e fortë e imja, ishte krijimtaria ime. Unë e dua gjuhën time dhe dua që çdo gjë që të shkruaj për problemet të shkruhet në gjuhën amtare. Dua që të shkruaj për problemet morale të shoqërisë ku kam lindur, dhe ku shpresoj të vdes. Këtu dua t’i dedikohem tërësisht pasionit tim dhe dashurisë sime krijuese. 4. Sot pas shumë vitesh ktheheni dhe gjeni një realitet të ndryshëm. Si e shikoni ju këtë realitet dhe sa gjeni veten brenda këtij realiteti? – Realiteti shqiptar është transformuar shumë, një ndryshim shumë i madh. Por meqë unë kam tendencë optimiste, këtë ndryshim e shoh pozitivisht. Por nuk mund të mohoj faktin që ende në shoqërinë dhe realitetin shqiptar ka gjëra që nuk shkojnë, si për shembull niveli kulturor. Kjo lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë unë e rithem edhe një herë gjithçka po ndryshon për mirë. Për sa i përket vetes sime brenda këtij realiteti nuk ka qenë shumë e vështirë për përfshihem. Më pëlqen fakti që tek njerëzit e thjeshtë është kurdoherë prezente mikpritja dhe modestia. 5. Mësuam që profesioni juaj është radiolog, po në krijimtari si e gjete veten? – Pasioni im për të shkruar ka shoqëruar të gjitha ditët e jetës sime. Që në fëmijëri kam krijuar, edhe në rininë time, madje kam botuar, por ato krijime ishin sporadike, jo fort të qarta. Gjithçka që unë e kam krijuar, e kam shkruar në shqip, me shpresë që t’i jap shqipes sepse është një gjuhë që më nxit të shkruaj. Mjekësinë e zgjodha si nevojë që kisha atëherë. Gjithë jetën kam patur pasion letërsinë, edhe pse në sistemin kapitalist italian më krijoi hapësira të favorshme që unë të ushtroja profesionin tim si mjek. 6. Vjen botimi juaj i parë “E kuqja e trëndafilit”. Çfarë u servir lexuesve ky libër? – Lexuesit e këtij libri do gjejnë brenda një mesazh unik “Njeriu duhet të jetë i lirë ta shprehë idenë e tij, qoftë me art, shkencë, filozofi etj”. 7. Promovimi i librit tuaj po bëhet në Bushat të Shkodrës. Si ndjeheni? – Ndihem shumë i emocionuar dhe shumë me fat që libri im tashmë është në dorë të lexuesve. Më vjen mirë që ndodhem midis njerëzve që e duan dhe e kanë në shpirt librin. 8. Të tjera vepra presin dritën e botimit besoj, apo jo? – Kam gati te vëllimi poetik që pritet të botohet së shpejti. E kam titulluar “Të rendësh drejt diellit”. Për mua dielli personifikon të vërtetën. Gënjeshtra nuk reziston dhe unë i them njeriut që të ecë në jetën e tij me të vërtetën. Gjithashtu kam gati edhe një tjetër roman që pritet të botohet së shpejti. Romani mbart temë socialo-pedagogjike ku flitet për gjakmarrjen. 9. Por më parë më thatë se jeni shumë nacionalist, në ç’natyrë? – Nacionalist në atë mënyrë që dua që çdo shqiptar të ulet në një tavolinë me dinjitet që është shqiptar. Dua që të ndjehemi të barabartë qoftë me një italian, francez etj. Të mos ndjehemi inferior. 10. Shkrimtari juaj më i pëlqyer shqiptar dhe i huaj. – Ndër shkrimtarët shqipëtarë do të veçoja Migjenin. Ai ishte i pari që solli vargjet e lira dhe i ngjeshi me një figuracion të tillë që është vërtetë për t’u admiruar. Nga poezia botërore do të përmendja Ipsen, Jorka, Pushkini, Pol Elyar etj. Tek këto shkrimtarë gjej një bukuri të jashtëzakonshme. Ndërsa nga gjinia e prozës, lexoj nga klasikët e prozës së realizmit dhe iluminizmit francez. Por lexoj edhe autorë bashkëkohorë si Umberto Ecco, Edmonde de Amici etj. 11. Ç’synim i vini krijimtarisë suaj? Çfarë mendoni që kjo krijimtari do të sjellë në shoqërinë shqipëtare? – Shpresoj që gjithçka që shkruaj të shndërrohet në një rrugë të ndezur që t’ia djegim syrin të gjitha paragjykimeve që na kanë zënë daljen në botën e civilizuar që edhe një ditë të themi me mburrje dhe krenari jemi Shqiptarë me kulturën tonë shekullore, dhe nuk na mungon as edukata, as paraqitja, as denjësia në raport me botën e civilizuar. 12. Ç’mendim keni mbi krijimtarinë e ditëve të sotme, dhe mbi gjeneratën e shkrimtarëve të rinj? – Mund të them me bindje se çdo njeri tek ne e ka sensin poetik. Dua të përmend një fakt ku së fundmi në panairin e librit në Tiranë kam njohur një poete të re, quhej Drilona Mulaj. Ajo më pëlqeu për spontanitetin e shprehjes poetike. E them me bindje se në fushën e poezisë dhe artit shqitpar mund të bëhet një krahasim me popujt më të evoluar të botës. Po të ishte e njëjta gjë edhe në shkencë dhe teknikë sot Shqipëria do të ishte ndryshe. 13. Dhe në fund cili është mesazhi që ju doni t’i jepni të gjithë lexuesve te “Shqipëria Etnike”? Dëshiroj që edhe populli ynë të ketë një parti politike ultranacionaliste ku të shprehet interesi i tij ndaj atdheut. Këtë gjë e ëndërroj. Unë do të isha antari i parë i kësaj partie. 14. Z. Skender, faleminderit për intervisten! – Faleminderit juve! Intervistoi: Emiranda Lukaj
Përtej grilave të derteve tona Nga Albert Vataj Sa herë që është për t’u marrë ndonjë dokument në ndonjë nga zyrat e ndryshme të shtetit për qytetarët, fillon praktika e “parapërgatitjes shpirtërore” disa ditë përpara. Një frymëmarrje e thellë dhe drejt e në radhët vrasëse ose në përballimet mbresëlënëse me nëpunësit përkatës. Roje që sundojnë krenarë dhe të pathyeshëm mbi çelësat e dyerve. Nëpunës që, megjithëse të shohin për herë të parë në jetë, të drejtohen me të njëjtin respekt me të cilin i drejtohesh ndonjë personi që të ka përndjekur gjithë ditët e jetës tënde. Dyer që të përplasen në fytyrë e debate të lëna përgjysmë, me njerëz që megjithëse e kanë për detyrë, nuk të dëgjojnë, sepse u ka ardhur orari i kafes dhe nuk kanë kohë të merren me ty. Sherre pafund nëpër radha dhe shtyrje e sharje pa limit. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, gabime e mangësi, për të mos folur për gabime ortografike, nëpër dokumentet e përfituar me kaq shumë mund. Duket sikur në ngjyra paksa letrare, egzagjerohet ndonjëherë realiteti, por në shumicën e rasteve kjo është tabloja e eksperiencave të tilla. Disa prej institucioneve shqiptare e kanë përmirësuar ndjeshëm këtë realitet, por kjo është akoma një dukuri tej mase e përhapur, dhe jo vetëm në rang shtetëror. Që nga zyrat e gjendjeve civile të shpërndara nëpër pallate të rrënuara, e deri tek dyqanet luksoze në qendër të qyteteve, fenomeni është thuajse i njëjtë. Shoh me dhembje sa herë që kthehem në Shqipëri, që pjesën më të madhe të kohës këtu ta merr lufta për egzistencë. Lufton për gjëra, që përtej kufijve janë stabilizuar para shumë e shumë vjetësh, lufton për drita, lufton për ujë, lufton kundër çmimeve që rriten pa kriter, duke ulur çdo ditë standardin tonë të jetesës. Nga të mos stresohesh nga e gjithë kjo, për më tepër kur sapo vë këmbën në Shqipëri, gjen një punonjës të rendit që të bërtet sikur t’ia kishe bërë borxh për vite me radhë, kur hyn në një dyqan dhe shitësja të rri më e ngrysur se kurrë, kur të duhet të durosh prepotencën e një nëpunësi që fshihet pas një tavoline pune e që të trajton si një hiç vetëm për faktin se ka në dorë edhe gjënë më të vogël. Nëse i kemi vënë vetes qëllimin t’i shtojmë njëri-tjetrit stresin e përditshëm, ia dalim mbanë plotësisht dhe me sukses. Nuk do ta harroj dot asnjëherë pamjen e dhimbshme të një të moshuari, të cilit i dridheshin duart duke kërkuar në dosjet që kishte marrë me vete, ndërkohë që nëpunësja e paaftë i kërkonte me urgjencën më të madhe, dokumente që s’ishin parashikuar fare në listën e afishuar. Nëpunëse e paaftë, po, sepse duhet të shkonte dikush që ndodhej rastësisht në radhë e që studionte ligj për t’i shpjeguar se dokumente të caktuara kishin të njëjtën vlerë, por mbi të gjitha, e paaftë për të qenë e sjellshme e për të dëgjuar deri në fund fjalët e një të moshuari, që nuk po arrinte të shpjegohej nën tonin e saj irritues. “Eh, kapitalizmi…“- do psherëtinte dikush në moshë të thyer. Ky lloj fenomeni nuk është kapitalizmi që kam hasur unë në Perëndim, është pjesë e një kapitalizmi të shpërfytyruar, pjesë e një standardi gjysmak në të cilin kemi vendosur të hedhim rrënjë, pa ngritur kokën për të kërkuar më shumë. Pjesë e një zinxhiri mangësish që tërheqim ditë pas dite, duke u munduar t’ia hedhim njëri-tjetrit e duke luftuar për t’i fshehur më tepër se sa për t’i eliminuar. Ne shqiptaret s’para dallohemi për njerëz që trajtohen mirë. Nuk na trajtojnë mirë të huajt, s’na trajton mirë politika, s’na trajtojnë mirë ambasadat, s’na trajtojnë mirë ata që na drejtojnë, e kështu me radhën përkatëse. Kemi mësuar nga eksperienca, që s’ia vlen të presësh asgjë nga asnjeri, sepse vetëm shpatullat e tua të nxjerrin në dritë. Shqiptarët janë një popull, që atëherë kur kanë dashur, ia kanë bërë vendit vetes, kanë ngjallur respekt dhe kanë vepruar me autoritet, sepse jemi popull që e ka merituar një gjë të tillë. Jo të gjithë fenomenet luftohen me të njëjtën mënyrë, ndaj jam e sigurt se për sa folëm, do të ishte një fillim i mirë, nëse vetë ne, në rangjet e thjeshta të popullit, të trajonim njëri-tjetrin me respektin që një person, qoftë edhe vetëm për faktin që është njeri, meriton. Jam e bindur që kjo ndodh herë pas here me solidarizimin e njerëzve të thjeshtë, por nëse do të realizohej një përhapje në masë e këtij fenomeni, nëse gjithsecili nga ne do të trajtonte me respektin dhe edukatën e duhur disa nga njerëzit që i ndodhen pranë, efekti përçues do të arrinte përmasa të pashmangshme. Nuk është utopike, aspak utopike, sepse nuk duhet të ngremë shkolla të tëra edukimi, duhet vetëm të rivemë në jetë bonsensin që si popull nuk na mungon, asgjë tjetër. E nëse duket utopike, asnjë problem: audaces fortuna iuvat. Nga dokumentet, tek respekti, një lidhje pak e çuditshme, por që dëshmon edhe një herë që ndryshimi vjen nga gjërat e vogla. Nga të gjitha anët që çalon Shqipëria, disa nga ato që kemi në dorë mund edhe t’i zgjidhim vetë, ndaj pa pritur me kokën poshtë që respektin të na e falin, mund ta fitojme duke ia dhënë së pari njëri-tjetrit, duke zbatuar parimin themelor të asaj shprehjes së famshme që thotë: “Bëju të tjerëve atë që do të doje të të bënin ty”. Do të hidheshin kështu, themele të shëndetshme për një revolucion të mirëfilltë vlerash.
Artan Haxhi, vijimesia e qeverisjes se Shkodres nga PD-ja Demokratet jane mese te sigurte ne perseritjen e fitores se Bashkise se Shkodres, ashtu ic ka ndodhur prej 15 vitesh. Valsi i kandidaturave te PD-se per postin e kryetarit te Bashkise me te madhe te Veriut, ka ngjallur nje interes te jashtezakonshem. Sipas burimeve te sigurta, drejt Tiranes ne qender, jane nisur emrat e rreth 45 kandidateve potenciale. Sic ka ndodhur edhe me pare, seksionet dhe grupseksionet demokrate te Shkodres, kane percjelle prane kryesise emrat e preferuar prej tyre dhe kryesia e deges, ka vendosur dergimin e listes se plote, pa bere ndonje përzgjedhje fillestare. Jane te shumte kandidatet, te cilet kane shanse per tu përzgjedhur si kandidate dhe sipas gjasave, edhe kryetare te ardhshem te Bashkise Shkoder. Nga Ahmet Omi, sekretar i PD-se, tashme kreu i Rezervave te Shtetit ne Tirane; Lorenc Luka, kryetar i Qarkut, Voltana Ademi nenkryetare e Bashkise, Rudolf Rasha, nënkryetar i Bashkise, Qashif Hoxha kryetar i Nendeges nr. 4, Sabri Bushati drejtor i Albtelekomit Shkoder, Anton Leka kryetar i Keshillit te Bashkise, Lorenc Mosi drejtor i Teatrit “Migjeni”, jane disa nga emrat kryesore te listes, prej se ciles kryesia e PDSH-se, do te perzgjedhe kandidatin per kryetar te Bashkise. Megjithate, askush nuk ka dyshimin me te vogel, se kandidati kryesor i PD-se per Bashkine e Shkodres, vijon te mbetet Artan Haxhi, Qytetari i Pare aktualisht. I ardhur nga sfera akademike, Haxhi ka nje stature intelektuale te krijuar edhe si ish- zv.rektor i “Luigj Gurakuqit”. Madje, disa burime bejne me dije se Haxhi, nese nuk do te përzgjidhet si kandidature per kryetar bashkie, do te jete rektori i ri i Universitetit te Shkodres. Gjate 3 viteve te mandatit te tij, Artan Haxhi ka treguar nje fryme disi me liberale ne menaxhimin e pushtetit vendor ne Shkoder. Dy nenkryetaret qe e mbeshteten, Ademi dhe Rasha, realisht paten te gjitha hapësirat e nevojshme te veprimit, ne sektoret e përcaktuar, per te dhene kontributet e tyre per qytetin. Asnjehere Haxhi nuk tentoi te grumbullonte ne duart e tija te gjitha kompetencat e pushtetit vendor. Fryma e tij liberale u konstatua edhe ne marredheniet me Keshillin Bashkiak. Pavaresisht se mazhoranca ishte e nje ngjyre me mandatin e kryebashkiakut, asnjehere nuk iu imponua asaj me propozimet e administrates. Ne shume raste, Haxhi “i ka hapur rruge” vullnetit te Keshillit, edhe kur nuk ishte i bindur se institucioni vepronte ne menyre te drejte. Liberalizmi i Haxhit, eshte konstatuar edhe ne marredheniet e instaluara me mediat. Jo vetem qe gazetaret dhe mediat, i kane patur dyert e Bashkise te hapura ne kuptimin e plote te fjales, por asnjehere, edhe pse mund te kete patur mundesite e instrumentet, kryetari Haxhi, nuk ka kërkuar ti imponohet direkt ose indirekt mediave. Kryebashkiaku ka dhene shembuj te mire edhe ne luften ndaj korrupsionit. Eshte nder te vemtit pushtetare vendore te Shkodres, qe ka shkarkuar nje nga drejtoret me te rendesishem te administrates se tij, te cilit iu vërtetuan mjaft shkelje nga kontrollet e realizuara. Nje nga sferat me te rendesishme ne zhvillimin e qytetit, jane investimet. Duhet pranuar botërisht se deri me zgjedhjet e vitit 2005, qyteti i kishte me pikatore fondet per investime. Megjithate, edhe ne keto kushte Haxhi dhe administrata e tij, arriten qe per 3 vite, te realizojne volumin me te madh te investimeve ne qytet nga te ardhurat e vete Bashkise. Dikush mund ti konsideroje thjeshte mbushje gopash apo trotuare, por faktikisht, deri me sot nuk i kishte realizuar askush. Nga ana tjeter nuk duhet harruar se me fondet e Bashkise, jane ndertuar edhe rruge, kanalizime etj. Ne fakt, ky shkrim nuk vlen qe te formojne nje ide apo opinion, nihilistet (ata qe kane prirjen te mohojne gjithçka) apo edhe socialistet (ata qe e shohin gjithçka me syzet optike te largimit 15 vjecar nga pushteti) e aleatet e tyre te majte. Ne mbyllje te mandatit te pare te Haxhit, kryebashkiaku ka edhe nje argument te forte ne krahun e tij. Eshte ndoshta i vetmi kryetar Bashkie qe nuk eshte përfolur asnjehere per korrupsion, ryshfete, trafik influencash apo mitmarrje. Nje nga miqte e mije, jo me shaka, me thote madje se “Haxhi eshte i vetmi kryetar qe ka dale nga Bashkia, me te njëjtin kostum qe ka hyre”. Me kete analize te thjeshte, kuptohet se Haxhi eshte kandidati me i mundshem per te vijuar qeverisjen e Shkodres nga PD-ja. I ka te gjitha rekuizitet e nevojshme per te marre edhe nje mandat te dyte, me nje eksperience te fituar ne qeverisjen e qytetit, por mbi te gjitha me nje ndershmëri proverbiale ne menaxhimin e postit. Sigurisht, ne nje mandat te dyte, Artan Haxhi do te jete edhe me komod, edhe me i suksesshem ne sherbim te qytetit. Qeveria shqiptare ka dhene qartas dhe haptas sinjale te kthimit te vëmendjes ndaj Shkodres. Me nje ndermjetes si Artan Haxhi, me nje mandat te dyte, qyteti me i madh verior ka vertete shanse per te rikuperuar regresin zhvillimor te akumuluar ne 15 vite. Blerti DELIJA
Sokol PEPUSHAJ
Perceptim i gabuar i PS-se Shkoder. Shkodranet duan Çunin, “socialistet” duan Koplikun, Edhe pse nuk eshte akoma e qarte nese PS-ja do te futet ne zgjedhjet vendore te 20 janarit 2007, tashme eshte ne fuqi nje dekret presidencial qe ka shpallur zyrtarisht daten e zhvillimit te tyre. Ne kete kuader, jane hedhur per diskutim brenda partive te ndryshme politike, emra individesh qe do te garojne per kryetar te njesive te pushtetit vendor dhe keshillave perkates. Partia Socialiste ka sjelle nje risi ne perzgjedhjen e emrave, duke filluar me vendosjen e disa kritereve, ku pas plotesimit te tyre, cdo individ, brenda dhe jashte rradheve socialiste, mund te vetekandidoje. Ne kete kuader, per kryetar bashkie te Shkodres, shpallen vetkandidimin per ngjyrat e PS-se bisnesmeni Sait Fishta, arkitekti Zef Cuni si dhe padagoget Aurora Dibra, Mehdi Kroni dhe Namik Kopliku. Ne takimin e pare me strukturat drejtuese, bisnesmeni Fishta preferoi te terhiqet, duke mbetur ne gare vetem 4 persona, mes te cileve nje arkitekt, antar i kryesise se PS-se, kandidat per deputet ne vitin 2005 Zef Cuni,dy perfaqesues te shoqerise civile, jashte strukturave partiake si Aurora Dibra dhe Namik Kopliku si dhe, Mehdi Kroni, antar i kryesise se PS-se dhe njekohesisht kandidat per kryesocialist te qytetit te Shkodres. Faza tjeter dhe mjaft e rendesishme e perzgjedhjes se metejme te kandidaturave, ishte votimi “1 antar, 1 vote” nga antaresia e PS-se se qytetit per keto 4 emra. Ajo qe ra ne sy pas perfudimit te votimit me 19 tetor 2006, ishte rritja e abstenuesve ne votim nga rradhet e vete socialisteve. E thene me shifra, nga rreth 980 antare qe PS-ja numeronte ne rradhet e saj ne zgjedhjen ne baze te parimit “1 antar, 1 vote” te kryesocialistit Ndue Dodaj, ne keto zgjedhje shume me te rendesishme edhe per qytetin e Shkodres, moren pjese afersisht 530 antare socialiste. Nuk duam te futemi ne gjykimin e procesit te votimit ne pergjithesi, por mendojme te japim mendimin tone ne lidhje me rezultatin. Ne fakt, shume persona, antare ose jo te PS-se se Shkodres, me publikimin e 4 emrave, mbeshtesnin idene e nje fitoreje te lehte dhe madje me diference, te kandidatit Zef Cuni. Pas numerimit te votave, mund te thuhet ne menyre surprize, fitues rezultoi Namik Kopliku. Nje rezultat i tille, brenda stukturave te PS-se, ngjall vertete, me shume se habi. Dy antare te kryesise, persona te njohur per strukturat, te cilave u kane kerkuar voten, si Cuni dhe Kroni, rreshtohen respektivisht i dyti dhe i katerti. Jo vetem kaq. Nese do te ishin potenciale te fuqishme jo vetem intelektuale, por edhe oratorie, dy perfaqesyesit e shoqerise civile Dibra dhe Kopliku, nuk kishin as mundesine e zhvillimit te disa takimeve me strukturat e PS-se, per te justifikuar disi rezultatin. Aq me teper, kur ne ndryshim nga Dibra, kandidati Kopliku prej thuajse 30 viteve, eshte vetem mysafir me qytetin e Shkodres, prej te cilit eshte larguar qe kur ishte student dhe per tu ripashaportizuar vetem 3 nentor 2006. Pra, kandidati Kopliku, eshte votur si kandidat per kandidat te kryetarit te Bashkise Shkoder, duke qene qytetar i Tiranes. Argumenti i vetem qe lidershipi i PS-se se Shkodres, mbeshteste rezultatin e votimit te 19 tetorit brenda rradheve te socialisteve, ishte ideja e nje perceptimi ndryshe te antaresise. Me qarte, antaret e PS-se nuk kane votuar se cili do te ishte kandidati me i pershtatshem per ata si kryetar i ardhshem i Bashkise, por se cili do te ishte perceptimi i qytetareve shkodrane ne lidhje me 4 emrat e paraqitur. Ne plan te pare, nese do te ishte ndjekur ky kriter, do te kishte nje logjike dhe risi: socialistet provojne me mendojme fillimisht si qytetare, dmth jo si antare partie! Por edhe nese kjo ka ndodhur, ka patur nje shenjestrim te gabuar, duke marre persiper te gjykojne thjeshte si qytetare te Shkodres. Vetem pak dite pas votimit te 19 tetorit 2006, socialistet, ne pika te ndryshme te qytetit, vendosen cadrat e tyre per te terhequr opinionin e qytetareve te thjeshte ne lidhje me 4 emrat e propozuar. Ne fakt, numri i qytetareve te interesuar per te dhene mendimin e tyre, ishte shume me larte se ai i socialisteve me tesere, duke gjykuar nga numri i formulareve te plotesuar. Kjo edhe pasi, jane hedhur dyshime serioze per plotesimin te me shume se nje formulari nga i njejti person, ne favor te nje kandidati te caktuar, i cili mbase duhej te fitonte. “Cadrat” treguan se perceptimi i socialisteve, duke gjykuar si qytetare te Shkodres per kandidatin me te mire per kryetar bashkie, ishte i ndryshem nga ai i vete shkodraneve qe u shprehen permes plotesimit te nje formulari. Me i preferuari, rezultoi Zef Cuni, pas tij Aurora Dibra dhe vetem i treti Namik Kopliku i socialisteve, i pasuar nga Mehdi Kroni. Sigurisht, eshte surprize rreshtimi ne vendine dyte te Dibres, e cila gjithsesi eshte nje mbiemer i njohur dhe me vlera per qytetin, por nje tjeter mbiemer shume i njohur, ai i Koplikut, jo vetem qe nuk fitoi, por u rreshtua i treti. Eshte mese normale, pasi Cuni eshte nje figure publike, me reputacion profesional dhe intelektual, ndersa Kopliku edhe pse mund ti kete keto cilesi, nuk njihet ne Shkoder. Kjo, jo per fajin e qytetareve, por te tijin pasi prej 30 vitesh ka zgjedhur Tiranen per te jetuar. Ne nje qytet si Shkodra, eshte shume e veshtire qe pushteti te ndryshohet, aq me pak te kaloje ne duart e PS-se. Cdo kandidat do ta kishte te pamundur te fitonte, por ne rastin e nje kandidimi te mundshem dhe perfundimtar te Koplikut, PD-ja do ta kishte mese te lehte fitoren. Edhe llogarite e ndryshme qe mund te behen ne lidhje me perkatesine fetare te kandidatit te PD-se, e cila mbase mund te jete e ndryshme nga ajo e PS-se dhe anasjelltas, nuk mendojme se afrojne shanse per te marre Bashkine e Shkodres nga opozita mese 15 vjecare. Megjithate, pas kandidimit mjaft dinjitoz te Esmeralda Urucit, risise se sjelle nga Gjergj Leqejza, socialistet kishin mbase me shume mundesi per te bere nje perzgjedhje me te mire te kandidatit, bazuar ne shanse reale dhe argumenta per te rivalizuar denjesisht. Tashme PS-ja e Shkodres, ka bere nje perzgjedhje dhe ka derguar ne kryesine e Tiranes 4 emrat, sipas renditjeve: asaj te votimit brenda strukturave dhe votimit te hapur nga qytetaret. Ne fakt, edhe perzgjedhja e Tiranes, nuk do te jete shume e lehte. Nese do te qendroje ne fuqi kandidatura Kopliku, perceptimi qytetar permes testimit, eshte kunder tij. Por edhe nese emri ndryshohet nga Tirana, jane strukturat e PS-se Shkoder qe mund te reagojne negativisht! Ndersa shkodraneve, sidomos 73% qe zgjodhen abstenimin ne vitin 2003, u intereson nje shtyse qe te lene shtepite e tyre me 20 janar 2007, per te mbeshtetur kandidatin me te mire. PD-ja eshte serish e favorizuar, jo vetem nga unifikimi i ngjyres se pushtetit me qendren, por edhe vendosja perballe e nje kandidati, tani per tani, anonim jo ne kuptimin e peshes intelektuale qe mund te kete, por te migrimit rreth 30 vjecar drejt Tiranes. Redaksionale
Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë Nga Albert VATAJ Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar. Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar , e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar , e diskutueshme dhe e pasigurtë. Parimi i barazisë nuk mund të vendoset në shoqëritë civile, pa qenë mbizotërues në botën politike. Mund të ekzistojnë të drejta të barabarta për të shijuar të njejtat kënaqësi, për të marrë të njejtat profesione , për të shkuar në të njejtat vende me një fjalë për të jetuar në të njejtën mënyrë dhe për të kërkuar pasurinë me të njejtat mënyra ndonëse të gjithë njerëzit nuk marrin pjesë një lloj në qeverisje. Këto parime të barazisë dhe dëshira e njerëzve për liri të plotë , mundësojnë lindjen e demokracisë. Sipas kësaj teorie kur publiku qeverisë , nuk ka njeri që të mos ndihej se ç’vlera ka vullneti i mirë i publikut. Duke tërhequr vlerësimin dhe dashurinë e tyre në mesin e të cilëve i duhet të jetojë, ai sigurisht që sheh dobinë, lumturinë dhe çështë më kryesorja barazinë e tij me të tjerët. Megjithatë edhe demokracia nuk është një formë e përsosur e udhëheqjes , mirëpo karaklteristikat cilësit dhe fisnikëria që ka ajo , sot kur bota është në një civilizim të madh , qartë po shihet domosdoshmëria e ekzistencës së saj. Në ato vende ku nuk sundon demokracia , sundon diktatura dhe despotizmi. Është thënë se një despot i fal lehtë nënshtetasit e tij pse nuk e duan atë , por me kusht që të mos e duan edhe ata njëri-tjetrin. Ai atyre nuk u kërkon që ta ndihmojnë në qeverisjen e shtetit , por që ata të mos aspirojnë që ta qeverisin atë vetë. Kjo është një teori që qind për qind kundërshtohet nga demokracia siç thotë edhe Karl Popper_i : “Pyetja se kush duhet ta marrë pushtetin është pyetje e parashtruar gabim.Mjafton që të ndërrohet përmes zgjedhjeve qeveria e papërshtatshme. E kjo sipas tij është demokraci” Shihet qartë ndikimi i tolerancës së demokracisë në një pushtet shtetërorë. Toleranca është karakteristikë e demokracisë , karakteristikë kjo që mundëson edhe deri te arritja e barazisë shoqërore në shtet , barazinë që shumë shekuj njerëzit e kanë dëshiruar dhe janë sakrifikuar pa masë. Çdo lloj forme e pushtetit shtetërorë në teorinë e tij thotë se mbron të drejtat dhe detyrimet e njerëzve , mirëpo, de facto asnjëra përveç demokracisë nuk e shprehu teorinë e saj në vepër , ose thënë më mirë , teorinë që kishte, e kishte të pa definuar mirë. Demokracia shprehte përmes veprimeve të veta e kjo don të thotë se ushtron veprimtari civilizuese , humanitare , toleruese dhe afatgjate.
Në Ferizaj, aty ku hoxhallarët luten për Enver Hoxhën Elisabeta Ilnica “Enver! Enver!”. Nëse me këtë emër do të thërrisje rrugës nëpër Ferizaj të Kosovës, të paktën 1 në 10 meshkuj do të ndalohej për t’u përgjigjur. Pothuajse të gjithë të moshës 30-40-vjeçare, origjina e Enverëve ishte e njëjtë; vinte nga adhurimi për ish-kreun komunist në Shqipëri. Një adhurim që koha jo vetëm nuk kishte mundur ta zbehte, por përkundrazi, e kishte ringritur fuqishëm kultin e tij. Enver Hoxha në Ferizaj ishte si filozofia e verës, që sa më shumë vjetërohet, aq më e mirë bëhet. Nëse Gjirokastra e lindi djalin që më pas do të bëhej udhëheqësi i shtetit shqiptar për 45 vjet me radhë, Ferizaj tashmë konsiderohet si qyteti që kërkon ta bëjë të përjetshëm. Për këtë ka dhe plane konkrete… E kush më mirë mund të na i zbulojë ato, se sa kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. I lidhur ngushtë me të vejën e Enver Hoxhës, Nexhmijen dhe ish-shefin i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Veli Llakaj, ai flet për një të ardhme të kuqe jo vetëm për qytetin e tij, por për të gjithë viset ku ka shqiptarë. Dhe në Ferizaj kjo ngjyrë ka filluar të përhapet, deri aty sa… edhe hoxhallarët e duan Enver Hoxhën. Pavarësisht faktit se ish-kreu komunist ishte kategorikisht kundër fesë, besimtarët myslimanë në Ferizaj kanë arritur deri aty sa kanë bërë dhe iftar për Enver Hoxhës (vakt i ngrënies së pasdites për agjëruesit në muajin e shenjtë të Ramazanit). Kjo ka ndodhur më 16 tetor 2005, ku simpatizantë të ideologjisë së tij janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar që një nga 374 rrugët e Ferizaj të marrë emrin e ish-diktatorit shqiptar. Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në manifestimin e parë publik, më 16 tetor 2005, protesta nuk u ndal, derisa erdhi ora e iftarit që përkon me disa minuta pas perëndimit të diellit. Kur daullet kanë nisur të ndihen në qytet, njëri nga hoxhallarët, i cili ka qenë dhe vetë pjesëmarrës në tubim, i ka ftuar të gjithë manifestuesit që të hanë së bashku iftar për Enver Hoxhën. “T’i bëjë rehat shpirti në xhenet (parajsë)”, – ka thënë hoxha, i cili është kujdesur që rituali i shenjtë atë ditë t’i dedikohet ish-kreut komunist të Shqipërisë. Mendimi i tij është duartrokitur mes brohoritjesh “Enver Hoxha, Enver Hoxha”, ndërsa janë lutur për të. Jo vetëm kaq, por pas ngrënies së iftarit, besimtarët myslimanë kanë nisur të shpërndajnë edhe zeqat për Enver Hoxhën, në emër të Allah-ut (ndihma në para dhe ushqime për njerëzit e varfër, të cilat nuk konsiderohen lëmoshë). *** “Enver Hoxha është i papërsëritshëm dhe ne, qytetarët e Ferizajt, e kemi kuptuar këtë, pavarësisht përkatësisë politike apo besimit fetar”. Kështu e shpjegon ringritjen e kultit të ish-kreut komunist në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Popullore për Ferizajn, Remzi Hasani. Sipas tij, në manifestimin e një viti më parë kanë marrë pjesë anëtarë të partive të ndryshme politike, besimtarë, ushtarakë, nëpunës shteti, etj. “Ne akoma nuk kemi ngritur një parti Komuniste, pasi këto që kemi na dalin e na teprojnë momentalisht. Nuk mendoj se është koha për të krijuar akoma më shumë forca politike, pasi statusi i Kosovës kërkon që të jemi sa më të mbledhur edhe politikisht dhe unë e vlerësoj këtë. Në rast se ne tani do të guxojmë të regjistrohemi zyrtarisht, faktori ndërkombëtar mund të na paragjykojë. Për më tepër, presim fillimisht që të gjitha partitë komuniste në Shqipëri të shkrihen në një. Më tej, pas pavarësisë, atëherë edhe ne, në bashkëpunim me Partinë Komuniste të Shqipërisë, do të krijojmë degën tonë. Por pavarësisht se nuk kemi partinë me zyra, vulë e stemë, është për t’u theksuar fakti që në Ferizaj figura e Enver Hoxhës është shumë e dashur për të gjithë. Ata që e kundërshtojnë kanë vetëm një arsye; janë titistë”, – thotë Remzi Hasani. Dhe, akuzat titiste kanë arritur deri në derën e kreut të Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Arsyeja?! Sërish flet Hasani: “Edhe pse mblodhëm 1 500 firma që të paktën një rruge t’i vendosej emri i Enver Hoxhës, pa llogaritur sa të tjerë janë që nuk kanë mundur dot të firmosin, numri 4-fishohet. Por kryetari i komunës refuzoi edhe ta shqyrtojë kërkesën tonë, edhe pse vetë pati deklaruar publikisht që qytetarët kanë të drejtë propozimi për rrugët e Ferizaj. Megjithatë, të jeni të bindur që nuk do ta lëmë me kaq”. Sipas tij, në vitet ’90 nuk pati një ligj Kuvendi për heqjen e busteve, fotografive apo monumenteve të tjera të Enver Hoxhës, ishte vetëm dëshira e qytetarëve që i rrënoi ato. Edhe sot, për rivendosjen e tyre është dëshira qytetare… *** Po çfarë mund të bëjnë komunistët pa parti të Ferizaj për të dalë kundër vullnetit të kryekomunarit Grainca?! “Edhe bomba atomike po të bjerë ne do ta emërojmë sheshin kryesor “Enver Hoxha”. Meqë kryetari i Komunës nuk deshi që t’i lërë emrin një rruge, tani do të jetë një shesh. Në fakt, ky shesh vetëm zyrtarisht nuk quhet “Enver Hoxha”, pasi tashmë të gjithë ashtu e njohin dhe e thërrasin të gjithë. Është bërë si pikë orientimi i kalit të Skënderbeut në Tiranë. Kot e ka, pasi ne do t’ia dalim. Në vend të një tabele të vogël që kërkuam, do të përgatitim një tjetër gjigante kuqezi, me yll e flamur apo elementë të tjerë të komunizmit, ku në mes të saj të shkruhet “Enver Hoxha” dhe do ta vendosim në qendrën e sheshit. Nëse komuna e heq ditën, ne do ta rivëmë natën apo nëse e heq natën do ta rivëmë ditën. Nuk do të ndalemi derisa Enver Hoxha të marrë vlerësimin që i takon edhe në qytetin e Ferizajt” – flet për “Shekullin”, Hasani, ndërsa nuk harron të tregojë për atë se çfarë ka bërë ish-kreu komunist për Kosovën. Sipas tij, Enver Hoxha ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar menjëherë pas mbarimit të LANÇ, ku ai dërgoi drejt Kosovës 200 mësues në kuadër të luftës kundër analfabetizmit. Madje, Hasani thotë që Enver Hoxha është betuar që në vitin 1936 para varrit të Bajo Topullit se do të bashkojë të gjithë shqiptarët, po ashtu edhe më 31 dhjetor të vitit 1 janar 1943 dhe janar të 1944. Por arsyen pse ish-kryekomunisti shqiptar nuk arriti dot t’i mbajë këto betime, ai e anashkalon me shpjegimin: “Enver Hoxha duhet vlerësuar për realitetin se vetëm ai dhe SHBA-ja nuk e nënshkruan Helsinkin e vitit 1975, pra nuk i legjitimoji kufijtë e ndarë të Shqipërisë që u copëtuan që nga viti 1913. E, deri tani Serbia është mbrojtur deri tani me Kartën e Helsinkit, ku u njoh Republika e Jugosllavisë”. *** Për të mbështetur rifillimin e “epokës së lavdishme”, siç kanë dëshirë ta quajnë enveristët në Ferizaj, nga Tirana është nisur para disa muajsh drejt këtij qyteti edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, i cili ka bujtur në hotel “Lyboten” në Ferizaj. Pikërisht, më 11 prill 2006, nga valixhja e tij në dhomën e hotelit, u ka treguar dhe një “surprizë” ferizajsve komunistë; një plan sekret të Enver Hoxhës në vitin 1981 për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Më pas e ka lexuar atë publikisht në mes të sheshit të qytetit, së bashku me një telegram urimi të Nexhmije Hoxhës, ku shkruhej: “Pastë fat Ferizaj, më shumë se sa Gjirokastra”. Kjo letër i ka entuziazmuar pro-enveristët, por edhe i kanë kërkuar të vesë së Hoxhës që të bëjë përpjekje për të unifikuar të gjithë komunistët shqiptarë kudo që janë. “Na vjen keq që janë kaq shumë parti komuniste, sepse Enver Hoxha është një dhe i vetëm. Po ashtu na erdhi keq për Nexhmijen kur në Kongresin XIV të LANÇ-it deklaroi se ‘gjatë luftës e rrezikonim kokën në torbë, por kishim masat. Sot jemi të lirë, por mungon masa”, – thotë Hasani. Sipas tij, pavarësisht baltës që i është hedhur figurës së Enver Hoxhës, komunistët do ta “pastrojnë”. Me ambicie Hasani deklaron edhe një projekt, i cili do të fillojë tani në tetorin e vitit 2006 për të përfunduar pas 2 vitesh. Bëhet fjalë për një simpozium shkencor posaçërisht për Enver Hoxhën. “Në vitin 2008 do të mbahet një simpozium mbarëkombëtar me fakte dhe argumente shkencore për të gjithë veprën e Enver Hoxhës. Do të analizohet prej qindra specialistësh çdo detaj historik, çdo vepër e tij, çdo vendim e deklaratë e tij për të dalë në përfundime shkencore. Kjo është mënyra më e saktë për të treguar nëse ka gabuar apo jo Enver Hoxha, nëse ka bërë mirë apo keq”, – thekson kryetari i Lëvizjes Popullore, Remzi Hasani . *** Ndërsa Hasani mundohet të lartësojë kujtimin e Enver Hoxhës, kjo duket një “telash” më vete për kryetarin e Komunës së Ferizaj, Faik Grainca. Duke e ditur reagimin e ashpër të komunistëve ndaj refuzimit për të emëruar zyrtarisht një nga sheshet e qytetit me emrin e ish-diktatorit shqiptar, ai mundohet të shpjegojë për gazetën “Shekulli” arsyet e kundërshtimit: “Është një iniciativë e një grupi qytetarësh për të pasur një rrugë apo shesh që të thirret Enver Hoxha dhe kjo është krejt normale. Por ai propozim nuk ka kaluar në Kuvend për miratim dhe as nuk e shpresoj që një gjë të tillë të ndodhë, sepse me sa dimë, as në Tiranë e asgjëkundi tjetër në Shqipëri, asnjë rrugë nuk mban emrin e Enver Hoxhës. Do të ishte krejt e natyrshme nëse Enver Hoxha konsiderohet si figurë e plotë, që të sillej nga Tirana në Prishtinë dhe më pas le të ndalonte dhe në Ferizaj. Ne nuk mund të dalim dhe të flasim para kryeqyteteve për Enver Hoxhën”. Sipas tij, më parë duhet pritur që historia të thotë fjalën e fundit për të, ta shqyrtojë e gjykojë njëkohësisht dhe vetëm atëherë mund të gjendet një vend për të dhe në rrugë apo shesh. Deri këtu Faik Grainca flet si kryekomunar, ndërsa duke dashur të shprehë edhe përshtypjet individuale për Enver Hoxhën thotë: “Unë personalisht mendoj Enver Hoxha nuk e meriton një respekt të tillë, që të mbajë emrin e ndonjë rruge apo sheshi në qytetin tonë, pasi përkundër meritave që i veshin artificialisht, mendoj se ka pasur shumë dobësi, ka sjellë mjerim, dhunë diktat etj”. Ndërsa vendosjes me çdo kusht të një tabele “Enver Hoxha” nga ana vullnetare e komunistëve në Ferizaj, të cilën e deklarojnë me thënien “që as bomba atomike nuk do të na ndalojë”, kryekomunari përgjigjet: “Dhuna?! Është shprehje tipike komuniste. Pra, del e qartë se kush komunistë. E vërteta është se ata janë shumë larg demokracisë”. Titistët që çuan në Ferizaj Koçi Xoxen Figurat e vjetra të komunizmit e kanë ndjekur gjithnjë Ferizajn. Për historinë e këtij qyteti flet pak fjalë edhe Afrim Demiri, i cili është dhe gazetar pranë “Koha Ditore” në Kosovë. Duke iu referuar ngjarjeve më të fundit në Ferizaj, ku ai banon, Demiri thotë për gazetën “Shekulli”: “Koçi Xoxe dhe Enver Hoxha, si duket, e kanë fatin të vazhdojnë rivalitetin edhe për së vdekuri dhe atë çuditërisht në Ferizaj. Është një rrugë, jo larg nga qendra e Ferizajt që titistët me vite e kishin e kishin emërtuar me emrin e Koçi Xoxes. Në rininë time mbajë mend se shumë shokë të mi, me dhjetëra herë kishin hequr atë mbishkrim, për ta rivendosur titistët e pushtetit sërish. Dhe në mes të kësaj loje heq e vendos, shumë prej tyre kishin ngrënë edhe dajak, mos edhe burg. Tani, si për ta plotësuar mozaikun e përmbysur, del propozimi që një rruge, objekti apo sheshi t’i ngjitet emri i Enverit”. Sipas tij, lufta në mes titistëve dhe enveristëve nga blloku i revanshizmave socialist po bartet në kohën e pluralizmit të brishtë të Kosovës. Për më tepër, Demiri ka bindjen se, me sa duket, duhet t’u dalë punë edhe akademikëve të vendeve tona për të liruar opinionin nga frustrimet e panevojshme me nëntekst politik. “Së paku, nëse Enveri i ka sjellë dëm çështjes shqiptare dhe popullit shqiptar për aq sa i ka sjellë, mendoj se nuk duhet lejuar që enverizmi ta ketë atë shans sërish. Në demokraci ka konkurrencë të vlerave të tjera, andaj historia e shkruar mirë do t’i ndihmonte këto vlera”, – shprehet Demiri. Ferizaj, në “skanerin” dje dhe sot Qyteti i Ferizajt është vendbanim relativisht i ri, prandaj dhe ekonomia e tij është zhvilluar në vitet e vonshme. Një ndër faktorët më të rëndësishëm nga e kaluara historike për formimin e qytetit të Ferizajt dhe të zhvillimit ekonomik të tij, është padyshim ndërtimi i vijës hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorë, linjë kjo shumë e rëndësishme për transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave, që njëkohësisht ndikoi së tepërmi në ndryshimin e fizionomisë së vendbanimit shndërruar atë në qytet. Zanafilla e ekonomisë së Ferizaj fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kështu p.sh në vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtëpi sa kishte në atë kohë, 200 prej tyre ishin dyqane. Përveç fabrikës së tjegullave, të gjitha ndërmarrjet tjera që ekzistojnë në Ferizaj, janë themeluar në kohën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si pozicion gjeografik, Ferizaj shtrihet në jug të pjesës qendrore të Kosovës. Paraqet një udhëkryq të rëndësishëm, sepse nëpër këtë qytet kalojnë të gjitha rrugët e rëndësishme që e përshkojnë Kosovën nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim. Këto rrugë pastaj vazhdojnë edhe në shtetet fqinje dhe në rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorë dhe gjithsej ka 44 fshatra Dy fshatrat më mëdha janë Gremja dhe Komogllava, në të cilat jetojnë nga 6 000 banorë. Komuna e Ferizajt ka afro 145 000 banorë, prej tyre gjysma jetojnë në qytet dhe gjysma në fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnë rreth 3 700 banorë, kryesisht ashkalinjë, romë, goranë, myslimanë, serbë, në të cilat përbëjnë rreth 2,06% të popullatës. Ndërkaq, Ferizaj është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Sot ende funksionojnë fabrikat dhe ndërmarrjet e dikurshme, të cilat ishin bazë për zhvillimin ekonomik të komunës, siç janë Fabrika e Tubave të Çelikta, Fabrika e Vajit, Kombinati i Drurit, Fabrika për Përpunimin e Frutave Ekzotike, Fabrika e Tullave etj. Komuna kishte gjithsej 19 ndërmarrje shoqërore. Këto ndërmarrje edhe sot funksionojnë, por me vështirësi dhe presin të privatizohen. Tashmë ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës. Në Komunën e Ferizaj janë të regjistruara rreth 4 000 biznese, ndërsa numri i të punësuarve në ekonominë private është mbi 7 000 mijë dhe është më i madh se numri i të punësuarve në ekonominë shoqërore.
SERVILIZËM DERI NË PËRULJE Vetëm pak ditë më pare u zhvillua në Tiranë ceremonia e rivarrimit të eshtrave të ushtarëve gjermanë të rënë gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë, eshtra këtontë atyre që nuk ishin riatdhesuar dekata më parë. Padyshim që kjo është një e drejtë e shtetit gjerman , për ti bërë nderimet të rënëve të tij, dhe pse ato i përkasin një lufte të palavdi e deri të turpshme të këtij popullit gjerman , ndaj së cilës dhe ai vetë ka kërkuar ndjesë publike. Ndërsa për shtetin shqiptar , ky është vetëm një detyrim ligjor , që rrjedh nga amendamentet e konventave ndërkombëtare të nënshkruara prej tij.Në të vërtetë, ajo që më bëri përshtypje dhe më nxiti të jap opinionin tim për këtë , është qëndrimi i drejtuesve të lartë të qeverisë shqiptare , me në krye ministrin e mbrojtjes Fatmir Mehdiu, pjesmarrës aktive në ceremoninë e rastit. Them aktiv , se nisur nga pamjet filmike të transmetuara nga mediat vizive qendrore , ministri ynë i mbrojtjes nuk ishte thjesht në pozucionin e një zyrtari të lartë që po kryente një detyrim protokolli , për të qenë i pranishëm në këtë ceremoni. Ai u shfaq me një pamje të pikëlluar e të ngrysur , sikur të rivarrosurit të ishin ushtarë shqiptarë e jot ë huaj që kishin vrarë shqiptarët , si dhe ishte në krye të ceremonisë , krahas ambasadorit gjerman. E ndonëse ambasadori gjerman Annen dukej i qetë , indifirent dhe po kryente një detyrim ligjor të pozicionit të tij, Mehdiu ynë gati sa nuk po derdhte lot e mezi e përmabante vehten , nga pikëllimi për ushtarët gjermanë që kishin ardhur në Shqipëri si pushtues dhe kishin vrarë bashkëatdhetarët e Mehdiut që jetonin në vendin e tyre . E sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, por ministri Fatmir Mehdiu në fjalën e tij , dhe pse nuk arrij ta kuptoj se përse ishte e nevojshme që ai të fliste, , me zë emocionues e që i dridhej nga pikëllimi , kujtoj se mes të tjerash tha një shprehje të tillë : “Le të prehen të paqe dhe të najapin mesazhe të tilla që të na mësojnë dhe net ë jetojmë në paqe”!!!. Për pjesën e pare të shprehjes, është normale që për çdo të vdekur të thuhet “ u preftë në paqe”, një respect njerëzor ky , pavarësisht se kush është i vdekuri, si dhe pse ka vdekur.Por ajo që më çudit është pjesa e dytë e frezës së Mehdiut : “ të na mësojnë të jetojmë në paqe”. Se çfarë mësimi e mesazhi paqeje mund të na japë kujtimi i ushtarëve nazistë gjermanë , hitlerianë , këtë e di vetëm Mehdiu. Vetëm për leksione paqeje nuk mund të flitet për ushtarët gjermanë të luftës së dytë botërore , që së bashku me idetë e formimin e tyre nazist , u rreshtuan me më të keqen , duke vrarë miliona njerëz në botë.Nuk kuptoj dhe diçka tjerër. Ky Mehdiu ynë minister , duke qenë kaq pacifist , përse është pro, madje krenohet me djemtë shqiptarë që shkojnë n Irak apo Afganistan, ndonëse misioni i tyre padyshim është mjaft i ndryshëm nga ai i ushtarëve gjermanë të luftës së dytë botërore. Duka analizuar veprimet e fjalët e ministrit tonë të mbrojtjes , dhe pse dyshoj pak në aftësitë e formimin e tij , më shqetësuese është ndjenja e servilizmit deri në përulje qesharake e disa drejtuesve shteti, ndaj të huajve. Fatkeqësisht kjo vërehet dhe në nivele e fusha të tjera , ku kemi të bëjmë me të huaj , por kur servilizëm i tillë bëhet nga një ministër, që së paku për përfitime ekonomike nuk duket se ka nevojë, kuptohet se çfarë përmasash ka për nivelet e tjera. Kjo më kujton dhe raste të tjera ku shfaqet hapur një inferioritet epërulje pa asnjë arsye e drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, dje dhe sot , ndaj përfaqësuesve të shteteve të fuqishme e ndaj të huajve në përgjithësi. Kjo nuk justifikohet në asnjë rast me ndjenjën e respektit për të huaj . Ai është një servilizëm e përulje poshtëruese jo vetëm për ato si individë , por dhe për atë që ato përfaqësojnë.Më shumë se kushdo, politikanët e lartë, duhet të dine të nderojnë kombin e vendin të cilit i përkasin RIDVAN SHTEGU
“Rroli i qytetarisë shkodrane në ngritjen e flamurit mbi Deçiç (1911) Për heroizmin e pashembullt të malësorëve të Malësisë së Madhe, dhe Prijësit të saj Popullor, kreshnikut të Traboinit – Dedë Gjon Luli, hisoriografia Shqiptare asht shprehun me kohë. Madje dhe për përfshirjen në këtë lëvizje të intelektualëve dhe patriotëve të shquar shkodranë si Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi e Risto Siliqi, por, me këto figura në një farë mënyre asht mbyllë “Qarku” i ndihmës qytetare ndaj “Ulurimës” së malësorëve për Pavarësi. Asht shkrue gjithashtu edhe për ato pjesë fanatikësh, të cilët e pritën Turgut Pashën në Baçallek sikur të ishte çlirimtarë dhe jo pushtues! Asht folë e shkrue edhe për atë “rregjiment aksionistash” që u nisën për të pushtue Malësinë, nën tingujt e daulleve të pushtuesit, dhe, si u kthyem me “bisht ndër shale”, mbasi lane të vramë e të plagosun. Në këtë shkrim do të flasim për pjesën ma të emancipueme, ma patriote dhe liridashëse të qytetarisë shkodrane, e cila dha një kontribut të madh në ndihmë të bashkë-Vllazënve malësorë, kundër bishës osmano-aziatike. Këtë privilegj na e ofron “Arkivi i Faik Konicës”, përmes dishmitarit-okularë të asaj ngjarjeje madhore, 2. Nush Keçi: Me 24 Mars 1911, plasi pushka në Malësi të Madhe, dhe lufta filloi në fushën e Rapshës. Menjëherë në Potgoricë u krijue nji komitet për me i ardhë në ndihmë malësorëve, me pare, pushkë e ushqime. Në këtë komitet bante pjesë dhe (autori i siperpërmendun) Nush Keçi bashkë me Gjonin e Cin Radovanit, Shanin e Pjetër Koliqit, prej Shiroket, dhe Pashko Trashani, Ndrekë Kiçi, Loro Suma, Zef Dema, Pjetër Bumçi, Simon Gjon Laca, dhe Ndoc Shoshi prej Shkodret. Ndihmë të madhe i kanë dhanë Komitetit, Lush Guga, Ndoc Guga, Ndoc Naraçi, Pjeter Kuçi, Kel Dema, Jak Voci, Gjon Karma, Jak Daija, Gjon Koliqi, e Gjon Shoshi. Komiteti hapi edhe degë të tjera në qytetet e Malit të Zi, si, në Riekë, Cetinë, Vini-Pazar, Tivar, Kotorr e deri në Trieste të Italisë. Ndër këto degë bajshin pjesë shum shkodranë, ndër të cilët; Mati Koliqi, Mati Stani, Gaspri i Martin Ndojës, Gjon Mala me të vëllanë, Zef Koka, Zef Jak Dajçi, Nush Guli, Pjeter Dodmasej, Jak Deda, Pashko Gurashi, Filip Zadrima, Jak Zanba, Gjush Prela, Filip Pema, Filip Parruca, Kolë Simoni, Kolë Ashiku (farmacist) etj. Këtij Komiteti i kanë ardhë ndihma në të holla, prej shqiptarëve të Amerikës, Egjiptit, Rumanisë e Dalmacisë, dhe prej qytetarëve shkodranë. Të gjitha mledhjet baheshin në shtëpinë e Nush Koçit (thotë vetë autori), se nuk ja kishin besen malazezëve, dhe se, Konsullata Turke në Podgoricë na gjurmonte me spiuna që i kishte dergue Valija i Shkodrës. Për t’i hjedhë pluhun syve Qeverisë së Malit të Zi, ne, zgjodhëm si Kryetar Komiteti – Sokol Bocin, e Sekretar të birin – Kolen. Spiunat e Turqisë na ndiqnin në çdo hap, tuj ba rraportime në Shkoder, e Qeverija, burgosi Kolen (Sekretarin), Gasprin, Pashko Kakarriqin, Pjeter Koliqin, Gasper Kiçin, Nush Koliqin e Shaptuk Darragjatin, për shkak të bijve e vllazënve të tyre që bajshin pjesë në Komitet dhe mblidhnin ndihma për malësorët luftëtarë. Por, edhe unë nuk ndejta me duar kryq – (thotë autori). Me malazezët njihesha prej kohësh, kisha disa miq e kumbarë, dhe prandaj hapa një rrjet – kundër spiunazhi – e kur më binte me vertetue se ndonji spiun punon për llogari të Turqisë, kam ndërmjetësue me i internue në Kolloshin në Danilograd e në ndonji vend tjetër. Në atë Komitet u vumë në marrveshje me qendrat shqipëtare t’Europës, Amerikës, Afrikës, dhe nxorem leje me importue armë e municione, dhe për këtë ngarkuem Zef Dajçin me i shpernda. Ky aspect i sipërtrajtuem tregon, se, qytetaria e Shkodrës në pjesën e saj më të emancipueme dhe Atdhedashëse, u aktivizue me të gjithë potencialin e sajë në ndihmë të bashkë vllazenve dhe bashkë Atdhetarëve malësorë në Kryengritjen e madhe të Malësisë. Kjo tregon solidaritetin maksimal me “Luanin” e maleve Dedë Gjon Luli, në ngritjen e Flamurit të Arbërit mbi Bratitë të Deçiçit me 6 Prill 1911. Nuk e dij nëse, këto fakte qëndrojnë të dokumentuara në “Arkivin e Shtetit”, por e randësishme asht se, këtë e vërteton ma së miri “Arkivi” i njenit prej figurave ma të shqueme të Kombit t’onë, të Madhit, Faik Konica. Kanë qarkullue mjaft “thash e theme” për pasivitet të qytetarisë shkodrane në Luftën e Malësisë së Madhe e të Dukagjinit, por, ky fakt i dokumentuem nga nji Arkiv serioz, e shperndanë “tymnajen” dhe nxjerr në dritën e Diellit, Atdhetarët e vërtetë shkodranë, dhe në anën tjetër spiunët (anonimë) që i ndihmuan pushtuesit osmanë, për të përjetësue këtë pushtim mizor, posë shekullor… Figurat e sipërpërmenduna, tregojnë madhështinë e shpirtit intelektual shkodran, dhe pa asnji mëdyshje dhe shpirtin e madh të tregtarëve shkodranë që ndihmuan financiarisht kryengritësit. Asht për t’u përgëzue vepritmi patriotic i atij Komiteti i cili sensibilizoi Europen, Ameriken dhe Afriken, dhe çdo vend ku “Shqipja” i kishte të shperndamë bijtë e sajël, të cilët kontribuan me të gjitha mjetet, me të holla, ushqime dhe armë e municione. Deçiçi, dhe “Legjenda” e maleve – Dedë Gjon Luli, duhet të skaliten thellë në mendjen e çdo shqiptari me gjak Arbënori, si, Flamurtar të pare mbas pushtimit pesë shekullor. Shprehja e publiçistit të Malësisë së Madhe, – z. Ndue Bacaj se: “Në Deçiç u ngrit Flamuri, dhe në Vlorë u ngrit shkopi”, gjithnjë mbetet proverbiale. Në Deçiç e ngriti Malësija, ndërsa në Vlorë e ngriti diplomacia… Importimi i patriotizmit nga Veriu në Jug, asht i pa justifikueshëm. Patriotizmi asht gjithëpërfshirës, ndërsa kontributet janë shum ma të mëdha në Veriun Shqiptar dhe në Kosovë. Historia s’të falë. Ky “importim” u shumfishue në periudhen komuniste që lame pas, dhe kryesisht për të mbushun çdo shesh të Jugut me buste e shtatore të luftëtarëve të Lirisë. Tri here në ditë këndohej kënga – “Te Rrapi në Mashkullorë”… Ndërsa, për Deçiçin, Canneleven, për udhëheqësin legjendar, Dedë Gjon Luli, nuk e moren “mundimin” për t’i ngritë një MONUMENT!… Ka ardhë koha që Këshilli Bashkiak i Shkodrës, të mendojë për këtë burrë të Madh të Kombit; të mendojë për Anton Loredanin, Komandantin e famshëm Venedikas i cili me nji “grusht” shkodranë e mbrojti Rozafen tue luftue 6 muej i rrethuem nga 150000 trupa osmano – aziatike. Nuk duhet (anashkalue) heroizmi i pashembullt i dy ushtrive italiane të cilët ç’aktivizuan minat që kishin vendosur gjermanët për të hjedhë në erë qytetin. Nuk duhet harrue, se këta dy “Shejtorë” u vorrosen për së gjalli, nga krinimelët nazistë, vetëm pse shpëtuen Shkodren. Nuk besoi se mundë të ketë akt ma heroik e ma sublim. Shkodra ju detyrohet, me ngritjen e një “MEMORIALI” madhështorë, – “Ushtarëve të panjohun”, dhe pa dyshim, kjo detyrë i përket “Këshillit Bashkiak” me një vendim pragmatik, (jashtë çdo “kriteri” burrokratik). Ky veprim do të ngrinte në nji shkallë të naltë vlerat tradicionale të kulturës dhe mirënjohjes shkodrane. Për të mos u largue (nga tema që po trajtojmë), duhet theksue se, emnat që cituem ma nalt, dhe që kontribuen në ngritjen e Flamurit mbi Deçiç, tregon shkallen e naltë të solidaritetit dhe të vetëdijes Nacionale të trashigueme në shekuj. Mesazhi i këtyre qytetarëve të nderuem duhet t’ju percillet brezave si një “stafetë”. Mbas ardhësit duhet të kultivojnë në këtë “mesazhë”, dhe të mburren për shpirtin e madh të gjyshave të tyne, për ta que ma përpara këtë stafetë. Ky episod, i nxjerrun nga (Arkivi i Faik Konicës në vitin 1952 në Washingëton), asht një ballafaqim historik i cili verteton katercipërisht se, zemra e malësorëve trima, funksiononte në rezonancë të plotë me trunin e inteligjencës qytetare, dhe hjedh poshtë çdo studim apo shpifje të atyne (shqipfolsave) që kanë “definue” se, katolikët shkodranë, dhe malësorët, u vunë në shërbim të malazezëve në Rrethimin e Shkodrës në vitin (1913)!… Pinjollëve të atyne që e pritën Turgut Pashën me “ceremoni” daullet aziatike, duke e konsiderue si “çlirimtarë”, vlenë t’ju kujtojmë këtë citim të Nolit, se kush ishte pushtuesi osman: “Krahun nga Greku, Serbi e Bullgari/ don gajk të thithë/ dhe vjen te shqiptari/ Si gjarpen zvarriset dhe i sillet per qark/ me Dinin në gojë, me helmin në bark”… Ky, ishte Turgut Pasha, dhe helmi që lëshonte bisha aziatike, për të “ndersye” fanatikët kundër Vllazënve malësorë të një gjaku! Dhe çuditërisht, për këtë kategori rrenegatesh përgatiten piedestale… Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, asht shembulli ma konkret, dhe “sinjifikativ” i mendjes së ndritun të Fan. S. Nolit, ku, largpamësia e tij, ju qendron shekujve. Shmangija nga kualicioni Ballkanik – antiturk, ishte veprimi ma destruktiv i pashallarëve shqipëtarë dhe klasës feudalo – kalabracioniste, pasojat e të cilëve edhe sot janë evidente. Asht fakt i pamuhueshëm se, sistemi që lamë pas, asnjiherë nuk u ba “pre” e këtyre gabimeve. Të gjithë jemi dëshmitarë se, në atë periudhë, ui ngritën në piedestal figurat anti osmane, dhe u “fishkulluan” Kalabracionistat. Konkretisht: Në dramën “Halili e Hajria” të Kolë Jakovës, ngrihet figura e Halil Gorrisë, dhe “fishkullohet” Bektash Aga… Në kangen: “Atje poshtë te Mullini”, shkelqen – Rexhep Greçari. I bahet jehonë Dasho Shkrelit (që priste dyzet nizamë). Asnjeni nga këta figura nuk kanë qenë komunista… Ky, kontrast, “zbehë” në maksimum vlerësimin historik të figurave. Janë pikërisht këta burra, bashkë me Hodo Sokolin, që duhet t’ju ngrihen piedestale, për krah – Dedë Gjon Lulit. Arkivi i Faik Konicës, asht “Arkiv” i memorjes Nacionale, dhe mbartë në vetëvehte vlera të pallogaritshme, dhe kjo e shprehun në mënyrën ma të përkryeme në Kryengritjen e Malësisë së Madhe. Këtu konvergon kaq bukur me Gurakuqin e Fan Nolin, gja kjo që tregon, gjithë përfshirjen, në mbrojtjen e interesave Nacionale. Kjo tregon ma së miri se, Atdhedashunia nuk asht “pronë” e nji individi, një krahine apo një religjioni. Konica dhe Noli vijnë nga Jugu, njeni musliman dhe tjetri ortodoks, por, me nji emnues të përbashkët – “SHQIPËTARE “. Ky argument, hjedh poshtë çdo orvatje për përçarje Fetare apo Krahinore. Një “Leksion” ky mjaft i goditur për cilindo që kërkon të bajë propogandë përçarse mes religjioneve apo krahinave. Ndonëse, në koncepte ideologjike jo gjithnjë të perkueshëm: – Gurakuqi, Konica e Noli, në çështje me karakter Nacional, gjithnjë janë të bashkuem. Një “Leksion” mjaft i goditun për politikanët aktualë Shqipëtarë. Mark Bregu
Lufta e Koplikut (27 korrik 1920 – 14 shkurt 1921) Vështrim i shkurtër historik Nëse ka kundë trevë që nuk ka pjesë të saj (qoftë mal, fushë, shkëmb, kodër apo gur) që nuk është larë me gjakun e bijve më të mirë të saj ndër shekuj në mbrojtje të kësaj toke, në mbrojtje të lirisë dhe identitetit, e para, padyshim, është treva e Malësisë së Madhe Etnike dhe aleati i pandarë i saj, Shkodërlocja me rrethinat. Për këtë qëndresë që në shumicën e moteve kishte trajtat e mbijetesës, flasin jo vetëm shkrimet historike (për hir të së vërtetës të paktë), jo vetëm gojëdhënat e shumta që u trashëguan brez pas brezi, si amanete që nuk shuhen kurrë, por mbi të gjitha flet çdo pëllëmbë e këtyre trojeve, e cila kishte parë në heshtje dhe dëgjuar dhimbjet e mëdha që pushtuesit e ndryshëm u kishin shkaktuar këtyre trojeve dhe banorëve të tyre që trimërisht e kishin bërë “deken si me le”, për këto troje dhe atdhe… Historia na servir qindra luftëra mbrojtëse, kryengritje e organizime legjendare, jehona e të cilave nuk e ka lënë në qetësi mashtruese popullin e këtyre trevave, që gjithnjë ishte në ballë të krejt shqiptarisë. Mjerisht në të shumtën e këtyre kohëve, kur jeta ishte në fije të perit, për të mos qenë i tillë atdheu, Shqipëria, të parët tanë nuk ishin të organizuar kurrë shtetërisht, pasi nuk kishin shtetin e tyre, gjë e cila kishte pasoja jo të pakta. E, ndërsa për shumë luftëra e kryengritje mund të themi kështu, për Luftën e Koplikut ndodhi e kundërta, pasi në muajt e parë të vitit 1920 Kongresi historik i Lushnjës kishte krijuar qeverinë shqiptare dhe strukturat shtetërore të cilat që nga momentet e para të aktivitetit iu desh të përballojë dy luftëra, njërën me pushtuesit italianë në Vlorë dhe tjetrën me pushtuesit serbo-kroatë-sllovenë, (ku bën pjesë pa emër edhe Mali i Zi), si dhe me pretendimet e shovenëve grekë në jug. Gjithsesi, Lufta e Koplikut ishte vatra e madhe e zjarrit, e ndezur nga fqinjët tanë, e që natyrisht ky zjarr duhej të administrohej që të mos digjte shqiptarët e Shqipërinë, por pushtuesit dhe mbështetësit e tyre, që në atë kohë i kishin rrënjët në Europën plakë, e cila me vendimet e saj të 26 prillit 1915, kërkonte të zhbënte përfundimisht Shqipërinë e zvogëluar prej saj në vitin 1913, e ku Lufta e Parë Botërore (1914-1918) kishte ndalur disi këtë plan ogurzi për trojet tona. Sidoqoftë, ato që kishin mbetur në letër që nga viti 1915, Europa donte t’i bënte realitet me Konferencën e saj famëkeqe të Parisit të viteve 1919-1920, që i zhvilloi punimet në Pallatin Mbretëror të Versajës. Momenti i fillimit të Konferencës së Parisit u gjet mjaft delikat për shqiptarët, thuajse pa shtet e të copëtuar, pasi gjatë vitit 1919 dhe fillimit të vitit 1920, kishte shumë grupe të organizuara edhe ushtarakisht që kërkonin influencën e tyre nëpër Shqipëri, madje kjo ishte një ndër arsyet që kryeqytetin e Ilirisë, Shkodrën e mbanin të pushtuar Fuqitë e Mëdha, me në krye francezin Bardi de Furtu, që me sa duket si francez, ku Franca në atë kohë ishte një ndër mbështetëset e sllavëve të jugut, kërkonte që me hilet e tij t’i dorëzonte Shkodrën federatës Serbo-Kroato-Sllovene, dhe ta bënte pjesë të Malit të Zi. Nëse në planin politik ishin gjetur shkaqet e fillimit të pushtimit të trojeve tona, në planin praktik duhej t’i gjente vetë serbo-malazezi, që mjerisht arriti t’i gjende disi, pasi një grup oficerësh e xhandarësh shqiptarë që mbronin kufirin e vitit 1913 u provokuan nga pala serbo-malazeze dhe natyrisht ushtarakët tanë iu përgjigjën provokimit. Sidoqoftë vlen të theksohet se shovenët fqinjë kishin kapur e pushkatuar në dhjetor të vitit 1919 plot 15 malësorë të pafajshëm, të cilët ishin: 1. Marin Gjek Ujkvukaj; 2. Marash Gjek Ujkvukaj, dhe Luc Nik Preçi nga Rrapsha e Hotit; Mark Shkodra nga Shkodra dhe Gjeto Preka, Gjon Preka, Nik Gjetja, Kol Gjetja, Gjon Nik Gjeli, Gjon Marku, Dod Prek Ujka, Zef Marku, Pretash Prek Martini, Gjon Preçi dhe Zef Preçi, të gjithë nga Kushja e Hotit, si dhe kishin burgosur e masakruar, duke i bërë të vdisnin në burgjet malazeze plot 10 trima të tjerë, të cilët janë: Prek Gjon Gilaj, Luc Gjon Gila, Mirash Prek Lula, Gjon Nik Shabi, Luc Gjoku dhe Pretash Dashi nga Rrapsha, si dhe Maç Deda e Hut Kola nga Starja, Gjek Rush Haxhi nga Brigja dhe Nikoll Lulash Meri nga Traboini…, si dhe kishin bërë raprezalje mbi një grup pleqsh, grashë e fëmijësh nga Gruda dhe Hoti i mbetur nga 1913-a me Malin e Zi, të cilët kërkonin të vinin të shpëtonin në Shqipërinë politike… Serbo-malazezët, që më 12 shkurt 1920 kishin filluar sulmin mbi Malin e Traboinit, me qëllim pushtimin e Shkodrës e më gjerë. Gjithsesi, paria e Shkodrës, më 11 mars dëboi gjeneralin francez dhe mori situatën në duart e veta… Lufta e serbo-malazezëve në front të gjerë në Malësi të Madhe filloi më datën 27 korrik 1920, por tashmë kjo luftë kishte edhe ndihmën e qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, madje kjo datë njihet edhe si data zyrtare e fillimit të Luftës së Koplikut, e cila më 2 gusht mori bekimin e Qeverisë Shqiptare të Sulejman Delvinës, bekim që u konkretizua në takimin e Çesmës së Koplikut, në shtëpinë e Zef Luc Mullisit, ku ishin të pranishëm patrioti i klasit të parë Bajram Curri dhe Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Por, përveç organizimit ushtarak, në ndihmë të luftëtarëve dhe popullsisë u krijua edhe Komiteti bamirës “Gruaja Shqiptare” më datën 3 gusht në Shkodër, me kryetare Shaqe Ndoc Çobën, kryetare nderi Habibe Bekteshi, sekretare Paulina Leka dhe arkëtare Albina Ashiku, ku ky komitet bamirës, pa vonuar erdhi në frontin e luftës në Koplik e Malësi dhe ndihmoi luftëtarët e lirisë me ushqime, veshmbathje dhe mjekime të plagëve të luftës. Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe mbrapavija me në krye Kryetarin e Bashkisë Musa Juka, i cili kishte organizuar mirë furnizimin e frontit të luftës me ushqime e ujë nga qyteti me karroca, gjithashtu të rinjtë, myslimanë e katolikë, me biçikletat e tyre kryenin punën e korrierëve, ku në mes tyre u dalluan: Simon Rranxi, Loro Nika, Kol Çuni, Muhamet Haxhia, Qazim Haxhia etj. Në Shkodër, doktor Sadedini themeloi shoqatën “Hylli i Kuq” në ndihmë të të plagosurve… Por e rëndësishme ishte se luftëtarët e Malësisë e më gjerë tashmë ishin të organizuar në formacionet e një ushtrie të udhëhequr nga shteti shqiptar, ku në bazë të një dokumenti të AQSHF, n.260, dosje n.26, letër e Intendances Koplik-Komandës së Trupave vullnetare (Çesme-Koplik), jepet kjo listë e vullnetarëve e ndarë si më poshtë: Rrapsha e Hotit 120 luftëtarë, Traboini 103, Gruda 32, Kastrati 307, Shkreli 148, Rrjolli 133, Buza e Ujit 34, Reçi e Lohja 132, Drishti 76, Boksi 76, Suma 32, Grizha 76, Sheldia 24, Kopliku 30, Shllak-Temal 90, Jubani 75, Xhandarmëria e komanduar nga Hasan Bushati 130, Parruca 36, Perash i Vogël 22, Dudasi 10, Rusi i Vogël në tre formacione 150, Rusi i Madh me dy formacione 70, Qafa 10, Tophana 35, Ndocej 23, Bahçallëku 10, katolikët e Shkodrës 72, xhandarë 15, “Hylli i Kuq” 6. E gjithë kjo ushtri mbrojtëse, sipas këtij dokumenti kishte plot 2000 luftëtarë, ku në këtë dokument të bie në sy prezenca e vullnetarëve nga Gruda dhe Traboini, që nga viti 1913 i ishin aneksuar Malit të Zi. Në formacionet luftarake të Luftës së Koplikut jepen të dhëna se morën pjesë edhe 300 luftëtarë nga Kosova (160 dhe 140 nga Plava e Gucia), ku këtyre luftëtarëve vullnetarë u printe trimi Hasan Feri (djali i Jakup Ferit, N.B.). Në javën e parë të gushtit (1920) erdhën në Shkodër edhe 300 luftëtarë vullnetarë nga Kruja e Kavaja të cilëve u prinin Mustafa Kruja dhe Abaz Kupi… Por, sipas kronologjive të luftës mësohet se luftëtarë vullnetarë erdhën edhe nga Shijaku, Durrësi etj., gjë që vërteton se ushtria shqiptare i kalonte 4000 vetë, pa llogaritur luftëtarët e tjerë që luftonin në mbrojtje të trojeve të tyre në Dukagjin, në Dibër, Mat etj., ku edhe atje, si në mbrojtje të Shkodrës, qëndroni forca të gatshme për të përballuar sulmet e mundshme të ushtrisë serbo-malazeze, e ku të gjitha këto beteja tashmë ishin të komanduara nga shteti i ri shqiptar. Lufta e Koplikut ishte jo vetëm një luftë frontale në trojet e Koplikut, Malësisë së Madhe e më gjerë, por ishte edhe një luftë diplomatike e cila zhvillohej nëkryeqytetin e Francës, në Paris, që në fillimet e vitit 1919 e vazhdonte edhe gjatë vitit luftarak 1920. Shqipëria kishte në konferencë përveç delegacionit të kryesuar nga At Luigj Bumçi, me sekretar At Gjergj Fishtën dhe anëtar Mit’hat Frashërin etj., të cilët, përveç oratorisë dhe aftësisë së tyre kishin mbështetjen e Papa Benediktit XV, si dhe premtimin e Presidentit të 28-të të SHBA, Woodrow Willson, i cili më 4 korrik 1918, kur ishte takuar me patriotin dhe veprimtarin Fan Noli, i kishte premtuar mbështetjen e Shqipërisë të 1913-s në axhendat e mëvonshme të Europës plakë, ku në atë takim me përfaqësues të kombeve të shtypura në jahtin presidencial “Mayflower” i kishte thënë direkt përfaqësuesit të “Vatrës”: “Në Konferencën e Paqes, një zë do të kemi dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë…”. Natyrisht, premtimet e një burri të tillë shteti si Willson, kishin peshën e vet në Konferencën e Versajës, gjë që nuk lejoi coptimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Sidoqoftë, shpirti i luftëtarëve të lirisë ishin padyshim ata burra që qëndronin në krye të luftës, si Deli Meta, Luc Nishi, Adem Haxhia, Sulço Beg Bushati, Hamit Gjylbegu, Rexhep Shala, Maliq Bushati, Muharrem Kazazi, Shuk Gurakuqi, Sylejman Bajrami, Zenel Shabani, Xhemal Bushati, Bajram Hyseni, Taip Shkodra, Rasim Gjyrezi, Gjeto Daka, Maliq Sokoli, Zef Serreqi, Hasan Bushati, Man Hoti, Ndok Gjeloshi, Pader Ciril Cani, Dom Loro Caka, Dyl Grizha, Nur Sokol Bajraktari etj., etj. Theksojmë se një rol të rëndësishëm kanë luajtur burrat trima të Koplikut, që ishin në zemrën e kësaj lufte, e cila merr edhe emrin tashmë historik “Lufta e Koplikut”, si: Cuf Brahimi, Kadri Selmani, Dylo Meti, Zeqir Hoti, Bel Cufaj, Nikoll Zefi, Brahim Sejdja, Dik Laçi, Hajdar Meta, Beqir Curri, Hajdar Curri, Cul Istrefi, Sejdi Fili, Musa Selimi, Bajram Rexha, Hajdar Duli, Zek Zeneli, Sylo Haxhia, Çun Zeqiri, Beqir Zeneli, Ramadan Sejdja, Abdyl Bajraktari, Cuf Rexhepi, Elez Ujka. Luftime të rëndësishme u zhvilluan gjatë gjithë periudhës së luftës (27 korrik 1920-14 shkurt 1921), por si vend legjendar të luftimeve edhe sot kujtohen ato te “Varri i Papës”, në “Majë të Napujës”, në “Sukë të Kolvatës”, rreth “Sukës së Bajraktarit”, në “Majë të Krygjës”, në “Suka të Moksetit”, në “Qafë Malthit” (Lulash Pepaj, Hot) ku serbo-malazezi pretendonte kufirin që më 1918, në trojet e Koplikut të Sipërm, në Buzë të Ujit (Kamicë që u kap një varkë me ushqime e municione të ushtrisë serbo-malazeze), etj., dhe veçanërisht mbahet mend beteja e zhvilluar në lagjen “Llazan” më 20 shtator 1920, në shtëpi të Lush Pep Smakajt, ku trimi legjendar, dëshmori nga Hoti, Zef Prel Martini, e ktheu këtë shtëpi në kullë baroti, si dikur Oso Kuka Kullën e Vraninës. Ky trim ndonëse i plagosur e shpagoi veten me 4 ushtarë dhe një oficer të vrarë, por që mjerisht një major shqiptar, mercenar tek serbo-malazezi, e mori në besë trimin e plagosur, ku në Badra të Mehajve padronët e tij ia pushkatuan robin e luftës të zënë në “besë”… Sidoqoftë Zef Prel Martini nderohet edhe sot me faqe të bardhë, e ndërsa ata që i shërbyen serbo-malazezit kujtohen për faqe të zezë, si tradhëtarë, të cilëve Malësia ua di emrat, por ne këtu po i “falim”, e që mjerisht nuk janë pak, duke përfshirë edhe disa kastratas të “gënjyem” që patën ngritë flamurin e gjoja shpallë Republikën e Kastratit… Një eveniment simbolik i kësaj lufte do të mbetet në histori. Gruaja nga Vukpalajt, që kur u rrethuan në shtëpinë e Dedush Marashit 14 hotjanë trima dhe po u mbaroheshin fishekët, del kjo burrneshë dhe u thotë: “Qindroni burra, se u erdhi në ndihmë Shkodra”. Dhe me këtë kurajo ata luftuan e fituan, ndërsa këtë trimëreshë malësore, serbo-malazezët e vranë duke e vendosur kështu në panteonin e lavdishëm të Luftës së Koplikut. Në Luftën e Koplikut ranë heroikisht dhjetra dëshmorë të lirisë, ku ata emra që kemi arritur t’i sigurojmë po i cilësojmë si më poshtë: 1. Luc Nishi (komandanti legjendar) – Hot 2. Zef Prel Martini – Hot 3. Oso Ujk Osja – Reç 4. Zef Ded Luli – Hot 5. Nik Luc Marku – Kastrat 6. Gjeto Ded Marku – Kastrat 7. Zef Gjok Mali – Traboin 8. Zef Mark Gilaj – Hot 9. Luk Nik Marku – Hot 10. Marash Gjeto Marku – Kastrat 11. Mark Ded Gjoni – Traboin 12. Luc Lek Gjeloshi – Traboin 13. Gjeto Brahim Elezi – Vorfë 14. Lash Ujk Luli – Traboin 15. Lek Pjetër Marku – Kastrat 16. Ded Prek Ujka – Hot 17. Kol Nik Gjeloshi – Traboin 18. Kol Nik Luli – Hot 19. Islam Hajdar Korobuci – Linaj-Leporosh 20. Nish Ul Marku – Kastrat 21. Gjon Nik Gjergji – Hot 22. Luc Nik Preçi 23. Nikolin Ded Lulashi – Kastrat 24. Marash Vat Marku – Kastrat 25. Lek Keqi – Traboin 26. Kol Nik Gjeloshi – Traboin 27. Zef Ujk Smajli – Traboin 28. Prel Nik Pretashi – Kushe (Hot) 29. Gjon Vat Mashi – Hot 30. Prek Dush Nika – Brigje (Hot) 31. Luk Nik Pllumi – Brigje 32. Gjon Lulashi – Kushe 33. Pjetër Kol Ujka – Traboin 34. Milan Mustafa – Traboin 35. Lek Pjetri – Vukpalaj (Kastrat) 36. Nik Luc Mujaj – Vukpalaj 37. Mark Hys Kalaj – Vukpalaj 38. Zef Nik Lumaj – Mokset (Kastrat) 39. Marash Vat Lumaj – Goraj (Kastrat) 40. Nush Ulaj – Goraj 41. Nikoll Ded Lulashi – Goraj 42. Prel Mark Vuksanaj – Kastrat 43. Voc Keqi – Kastrat 44. Nikoll Keqi – Kastrat 45. Lulash Voc Keqi – Kastrat 46. Nik Tom Narkaj – Kastrat 47. Ndrek Kaçeli – Kastrat 48. Nish Ula – Budish (Kastrat) 49. Zef Prela – Traboin 50. Mark Deda – Traboin 51. Selman Bajram Ramçaj – Çesme (Koplik) 52. Mustaf Alivoda – Shkodër 53. Ali Rexhep Spahia – Shkodër 54. Can Osmani – Ura e Shtrejtë (Postrribë) 55. Zeqir Beqja Ura e Shtrejtë 56. Oso Meta – Rrjoll 57. Prek Dashi – Hot 58. Kol Dushi – Hot, e të tjerë e të tjerë, që ndonëse nuk kemi mundur t’u sigurojmë emrat në këtë material përkujtimor, emrat ua ka siguruar përjetësisht si Dëshmorë të Atdheut kjo tokë e shtrenjtë së cilës iu falën pa hile… Nder e lavdi të gjithë atyre që luftuan e u flijuan për këto troje që amanet na i kanë lënë të parët, e që këtë amanet e kemi përcjellë e do ta përcjellim brez pas brezi… Referencat: 1. Gojëdhëna që qarkullojnë edhe sot, si dhe emra të marrë nga organet e shtypit të kohës dhe bibliografia e poshtëshënuar. 2. Hamdi Bushati, “Shkodra dhe Motet”, v.I, fq. 471. 3. N. Spathari “M. Madhe, siç e njoha unë”, fq. 193. 4. Xh. Repishti, “Lufta për mbrojtjen e Shkodrës në vitet 1918-1920”, fq. 215. 5. H. Bushati, vep. e cit., fq. 472-473. 6. Xh. Repishti, vep. e cit. fq. 244. 7. Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri, 1897-1942”, fq. 159. 8. H. Bushati, vep. e cit., fq. 474. 9. Edvin Zhak, “Shqiptarët…”, fq. 403-405. 10. H. Bushati, vep. e cit., fq. 477 (sipas kujtimeve të Rrustem Bërdicës…) 11. Emrat e dëshmorëve, të mbledhura nga revista dhe gazeta të kohës, si dhe referencat e sipërcituara, por edhe sipas gojëdhënave që ruhen edhe sot, të marra në vitet 1974-1978 nga dëshmitarë dhe pjesëmarrës në këtë luftë që jetuan deri në këto vite. Ndue Bacaj
“Sekreti i Atlantidës në Shpellën e Nereut në Detin Jon“! (Sipas mitologjisë së lashtë të gadishullit tonë, “Plaku i Detit” Nereu, që jetonte bashkë me të bijat nereidat e oqeanidat, në një shpellë nënujore të Detit Jon, e dinte “Sekretin e rrugës për te Atlanti dhe Atlantida, në fund të Tokës në Perendim” dhe ishte ai që ia tregoi këtë rrugë eksploratorit Herakli! Rizbulimi me fantazi i Kontinentit Atlantida në shek II.) Agron Luka Pak nga mitologjia dhe autorët antikë për Atlasin dhe ishull-kontinentin Atlantida. -Axha Gon, ti e din sekretin se ku ndodhet kjo Atlantida? -Po e di. -Siii, a ke gjetë ndonjë monedhë?! Të luuutem ma trego, sekretin. -Të gjithë sekretin nuk do t’a tregoj, sepse ai është i mbyllur te një shpellë nënujore, në detin Jon… (I mirënjohuri si zhytës nënujor dhe si komentator televiziv, Xhemal Mato te “Shekulli” i dt. 5 dhjetor 2006, shkruante se ka plot shpella nënujore të pa eksploruara në detin Jon) Në një emision të fundit shkencor televiziv, të titulluar “Në kërkim të Atlantidës“, hidheshin disa hipoteza se ndoshta Atlantida duhej kërkuar në hapësirën ishullore vullkanike mesdhetare, si në Kreta, madje deri edhe në Trojën e famshme etj. Ndër hipotezat kandidate, edhe më parë, ka pasur supozime edhe për ishujt Britanikë, për ishujt vullkanikë të Kanarieve dhe Azoreve, për një zonë në Meksikë etj. Duke u bazuar tek Platoni se Atlantida ndodhej përtej “Shtyllave të Herakliut”-Gjibraltarit, hipoteza më e fundit, të cilës i kushtohej edhe pjesa më interesante, kërkonte të demostronte se Atlantida dhe kryeqendra e saj mund të kishin qenë edhe në hemisferën perendimore, në nënkontinentin amerikan. Atje janë gjetur edhe rrënojat arkeologjike të një qyteti “me mure të larë në ar“ dhe të një perandorie gjigande etj. Kështu vendosa të shkruaj diçka për të vegjlit, por dhe për të rriturit tanë. Realisht diçka më kishte mbetur edhe si peng nga shkrimet e mija të mëparshme. Sipas mitologjisë helene, e cila kishte përvehtësuar e rregulluar edhe nga mitologji më të lashta egjiptiane, asiro-babilonase, fenikase, pellazge etj, Atlanti/Atlasi ishte bir i Japetit dhe i një Oqeanine (Klimenes ose Asia në një varjante tjetër). Atlasi, i rracës së gjigandëve, kishte tre vëllezër Menezin, Prometeun dhe Epimeteun. Një varjante tjetër e sjell Atlasin si birin e Uranit, dhe vëlla me Kronin, pra si xhaxhai i Zeusit. Kur Zeusi i shpalli dhe e fitoi luftën ndaj gjigandëve, Atlasin e dënoi të mbante “globin qiellor në fund të botës në perendim”, diku atje te Gjibraltari e te shkretëtira marokene. Po atje, me sa duket e kishte “internuar-dëbuar” edhe bazileusin e lashtë Gerionin e Trefishtë të Epirit me kopetë e tij, madje e kishte ngarkuar të ruante edhe Hesperidat e Bukura, Pemën e Hesperideve me mollët e arta, atje kishte edhe një gjarpër tizar. Po ashtu edhe Prometeun e famshëm, që ua vodhi zjarrin perendive për njerëzit, Zeusi e dënoi të lidhur në një majë shkëmbore në Kaukaz, ku një shqiponjë i hante mëlçinë. Njihet pastaj mitologjia, se si Herakliu shkoi të vizitonte Atlasin, se la si shenjë “Shtyllat e Herakliut” në ngushticën e Gjibraltarit etj. Në mitologjinë helene njihej ideja se duke shkuar nga perendimi arrihej në lindje! (Shih, P. Grimal, “Enciclopedia dei miti”, 1990, f 80 etj) Ish mitologjitë e hershme, të përziera edhe me dijenitë më të hershme gjeografike njerëzore u reflektuan të shkruara edhe në një varg autorësh të mëvonshëm antikë, si edhe në arte të tjera, sikurse vërtetohet nga shumë zbulime të objekteve arkeologjike. (shih figurat) Është thënë se vepra “Odiseja/Uliksi” e Homerit realisht është një hartë detare mesdhetare, në të katër kordinatat ekstreme. Aristoteli më vonë do të përkufizonte se në saje të hegjemonizmit helen, kolonitë helene do të kuaknin, përreth detit Mesdhe, si bretkocat rreth një pellgu. Mirëpo, ja se na del se në temën e Atlantit dhe Atlantidës, në mitologjitë e lashta të gadishullit Evropa, një vend zënë edhe teritoret e popullsitë iliro-epirote, madje një vend edhe me pikë-nisjen e eksploratorit Herakli! Dhe të vjen mjaft hidhur që kjo temë, sado e modës mitologjike, nuk duhej lënë në harresë nga autorët tonë dhe as në errësirën e fund detit, për mungesën e kërkimeve arkeologjike nënujore. Nga Apollodori (shek II p.e.r.) nxirret informata se Herakliu fillimisht, kur doli nga Argosi, nuk e dinte rrugën që të çonte te gjigandi Atlasi, i cili “mbante sferën qiellore, në fundin e botës në Perendim”. Me këtë preokupacion, ai erdhi me rrugë tokësore në Iliri dhe këtu mori një informatë nga nimfet lumore ilire, që jetonin në një shpellë diku andej pranë Epidamnit. Të kujtojmë “Shpellën e Pëllumbit”, “Shpellën e Zezë” afër Tiranës dhe se Epidamni-Dyrahioni, pas v. 627 p.e.r. u shndrrua si Hong-Kongu i antikitetit! Vetë legjenda mitologjike e Epidamnit na sinjalizon për ekzistencën e një qyteze-qendre detare edhe më përpara se të instaloheshin aty kolonistët nga Korinti, Korkyra dhe Dorida e Peloponezit. Në po këtë legjendë na del me pjesmarrje edhe vetë Herakliu. [Etimologjia, “Sipër Demi, Rrashtë/Koka e Demit”?] Siç e kanë vënë në dukje disa autorë, fisi i Dorianëve mbahej me lidhje gjenealogjike dhe e pretendonte Herakliun, gjysëm të perendishmin dhe më vonë të perendishmin, si një monopol të tijin. Me këtë prejardhje, neoheraklidët dorianë pretendonin pretekse e avantazhe në pronësi tokash, aty ku vendoseshin, sepse ato vende “na i kishte zbuluar i pari Herakliu”. Kështu edhe pushtimi i Peloponezit u quajt “Rikthimi i Neoheraklidëve” dhe me sa duket ky fenomen ka ndodhur edhe në Epidamn. Është e dukshme se fise doriane kishte edhe në Iliri. Hylli, i biri i Herakliut dhe nimfës lumore ilire Aigaia, na kishte edhe një fis e qytezë me emrin Hylleis në Iliri, në Mallakastër dhe po kështu me të njejtin emër fis e qytezë, kishte edhe në Dorida në Peloponez. (Shih Stefan Bizantini, “De Urbibus et Populis”, cit. sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f 421, ku citon për këtë autorët antikë) Dhe të kthehemi te rruga e Atlantidës. Nimfat lumore ilire i thanë Herakliut se nuk e dinin atë rrugë, por megjithatë i dhanë informatën se vetëm Plaku i Detit Nereu, i cili jetonte në një shpellë nënujore detare diku nga bregdeti i Jonit bashkë me të bijat nereidet e oqeanidet, e dinte sekretin e asaj rruge. Herakliu shkoi atje dhe vetëm pasi e shtrëngoi me forcë Nereun, arriti t’a mësonte nga ai intinerarin e asaj rruge. Ai duhej të kalonte ngushticën e AkroKaravës (Anija e madhe feake si një vargmal lartë i ngurrosur, Akrokeraunia, sipas mitologjisë së Homerit. Këtu, ngushtica e Japigjisë/Otrantos. A.L.), pastaj të lundronte brigjeve të Siçilisë dhe në pikën më të afërt duhej të hidhej në Libi dhe që andej të shkonte te Oqeani Perendimor Atllantik, nga ku mund të arrinte te ishull/kontinenti i Atlasit. Kujtojmë se Homeri e përmend Nereun (ose Forkyni) dhe gjithashtu nënvizon se në Ishullin Skeria/Korfuz kishte porte, shkollë lundrimi, kantjere anijendërtuese dhe se detarët feakas të Korfuzit i binin kryq e tërthor detrave deri në fundet e botës. (“Mbi të tjerët n’art të lundrimit shquheshin feakasit…/ nam kishin si lundërtarë të aftë/ zotër lundrash, detarë me rrema të gjatë…/kryq e tërthor detrave u binin/ ….” Odiseja, 1976, VIII; XIII, etj) Sipas disa autorëve antikë, Korfuzi qysh më përpara se shek VIII p.e.r., dmth përpara atij që quhet si “kolonizimi i madh korintian”, kishte qenë një bazë detare me një dominim iliro-epirot dhe që ia kalonte si traditë e flotë detare edhe vetë Korinitit. Ka mjaft pika të supozohet se detarët jonikë epirotë kishin përvehtësuar edhe mitologji nga kontaktet e tyre direkte me navigatorët fenikas e egjiptianë, të cilët ishin ngjitur deri në Jon-Adriatik, në importimin e mineraleve, skllevërve, mjaltit e dyllit për mumifikimin etj. (Herodoti e pohonte se fenikasit i kishin shitur tempullit të Zeusit të Dodonës dy priftëresha të zeza dhe se ky tempull profetizonte njësoj si tempulli i Tebës së Egjiptit. “Historiae”, IX.) Përsëri nga Apollodori informohemi se diku nga Egjipti dhe nga Arabia, Herakliu mësoi se atje dinin edhe disa rrugë të tjera me të cilat kordinatat tokësore përshkoheshin duke u imbarkuar në një “Kupë Fluturuese të Diellit”. Me këtë kupë mund t’i bihej tokës, në të katër kordinatat, madje mund të shkohej edhe te Hiperboreanët veriorë etj. Llogjika të shtyn të mendosh se këto ide, sado realizime dëshirash njerëzore me fantazi, bazoheshin jo vetëm te toka e sheshtë me katër kordinata, por diku-diku edhe te toka glob. (Apollodori, “Biblotheca“. Lib. II, 114 etj; shih më hollësisht Grimal, cit. f 231-232 dhe f 442-443 etj.). (vijon)
Edison Shahinit i kërcënohet jeta! Anarshia është prezente sot e gjith ditën në Shqipëri. Mediat televizive e ato të shkruarat përditë e përnatë janë plot me kronika të zeza, ku spikasin vrasje nga më makabret. Tetë orë luftë u desh të bënin 300 policë, kundër një krimineli në Elbasan, i cili kishte pushkatuar dy gra, derisa u qëllua për vdekje nga snajperët e plocisë, katër ditë më parë. Shqipëria është vendi i terrorit ordiner dhe politik, pasi edhe opozita perverse e revanshiste dhe ndonjë shtetar rushfetist, përditë po i shërbejnë ëndrrave dhe shkëlqimit të anarshistëve, përditë po e largojnë këtë vend nga rruga për integrim në familien europiane. Një ndër intelektualët shqiptarë që ka jetën të rrezikuar seriozisht, për shkaqe politike është edhe Edison Shtjefën Shahini, i datëlindjes 30/08/1979. Ai ka mbaruar me nota të shkëlqyera, Degën e Pikturës, në Akademinë e Arteve Tiranë. Por, mbas mbarimit të Universitetit jo vetëm ngelet i papunë si demokrat, por edhe i kërcënohet jeta deri sa në panik detyrohet të braktisë Shqipërinë. Edhe këto ditë, pavarësisht se nuk është këtu, akoma families së tij i vijnë kërcënime për të treguar vendndodhjen e tij. Kjo e vërtetë e hidhur lidhet me veprimtarinë e tij, si ri me ëndrra dhe vizione për të ndikuar që ky vend me kaq shumë probleme të integrohet si popujt e tjerë në strukturat euro-atlantike. Qysh në vitin e tretë të shkollës së mesme, Edisoni ka qenë veprimtar i “Shoqatës Antikomuniste 13 Dhjetori 1990”. Duke iu referuar Dokumentit me Nr. 1034, të protokollit të kësaj Shoqate mbarëshqiptare, i ati Shtjefën Shahini, ka marrë pjesë aktive në demostratat e 14 janarit 1990, për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Stalin, ka marrë pjesë në funeralin e 16 qershorit, kur u varros nën plumbat e policisë martiri Pëllumb Pëllumbi, në protestën e fuqishme të 13 dhjetorit 1990 për shembjen e shtatores së Enver Hoxhës, në manifestimin e 2 prillit 1991 kundër votëvjedhjes nga komunistët e Ramiz Alisë dhe klanit të tij, të cilët me atë rsat pushkatuan katër vetë. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse kjo familie i kishte paguar shumë shtrenjt bindjet e veta. Gjyshi i Edisonit ka qenë i burgosur nga viti 1946 deri në vitin 1952. Edhe me 14 shtator, kur u varros Zgalemi i Demokracisë shqiptare Azem Hajdari i pushkatuar në qendër të Tiranës, Edison Shahini arrestohet e dhunohet keqas, për dy ditë që mbahet në Komisariat jashtë çdo llogjike e ligji. Në pragzgjedhjet e vitit 2000, nga persona të paidentifikuar, Edisoni u keqtrajtua sepse nuk pranoi të manipulonte votat e PD-së, duke qenë në detyrën e vëzhguesit të kësaj force politike, e cila është e kërcënuar nga anarshistët, të cilët edhe në Parlament arrijnë të bllokojnë reformat kushtetuese, vetëm sepse duan t’a mbajnë Shqipërinë të pa sigurtë e të pa prespektivë. Edhe më 18 maj 2003, Edisoni është rrahur barbarisht mu në mes të qytetit nga dy policë dhe një oficer. Këtë e dëshmuan për gazetën SH.E.N. Marku, P.Gjini dhe Z. Ndreaj, të cilët deklaruan se i kanë shpëtuar edhe jetën me atë rast, duke e transportuar në shtëpi. Por, edhe sot familja e këtij të riu po kërcënohet. Dikush dhe grupet ekstremiste duan t’a eleminojnë fizikisht, prandaj duke mos gjetur asnjë lloj zgjidhje as sigurie jete e asnjë zgjidhje ekonomike, piktori i talentuar, ka marrë rrugën drejt Perendimit, megjith dhimbjen e thellë për braktisjen e atdheut dhe njerzve më të shtrenjtë. Në Shqipëri vetëm vrasja dhe uria e pret, sepse hijenat gjaksore, duan pushtetin me çdo kusht dhe gjithashtu duan në mos kokën, gjithsesi një gjymtim e ndëshkim ekzemplar, sikurse ka plot raste në këtë vendin tonë përditë e përnatë. Rifat Ymeri
Ish- kryetari I PDSH-se Eduart Selami viziton Shkodren. Eduart Selami: Bisnesi i Paulin Radovanit, “oaz perendimor” ne Shqiperi Nje nga figurat qendrore te viteve te par ate pluralizmit politik ne Shqiperi, Eduart Selami ka vizituar para pak diteve Shqiperine. Qe ne vigjilje, ai kishte deklaruar se vizita e tij kishte qellime krejtesisht provate pas nje mungese ne vendlindja thuajse 9- vjecare. Ne ditet e qendrimit te tij ne atdhe, Selami zhvilloi nje seri takimesh me drejtues me te larte te shtetit, te politikes shqiptare, bisnesit, intelektuale etj. Ish- kryetari i PDSH-se Selami, ka takuar qe nga kryeministri Berisha, drejtues te PD-se dhe te PS-se, antare te kabinetit qeveritar, ish- kolege te tij dhe miq. Ne fakt, vizita e ish- kryetarit te PDSH-se, i cili u largua nga Shqiperia pas disa ferkimeve qe pati me ish- presidentin Sali Berisha, u komentua mjaft gjere. Sipas disave, Selamit iu ofruan edhe poste konkrete ne qeverisjen e re te vendit, madje edhe Brenda rradheve te PD-se. Burime te tjera konfirmojne se Selami thjeshte ka marre disa mesazhe, te cilat mbase mund ta rikthejne serish ne Shqiperi diku andej nga pranvera, mbase me nje impenjim afatgjate ne skenen politike shqiptare. Nderkohe, gjate te gjitha prononcimeve, te cilat ne fakt ishin te shkurtra dhe te pakta ne numer, Selami gjithnje ka mbeshtetur tezen e nje vizite private ne vendlindje, edhe pse nuk kane munguar zerat qe lidheshin edhe me nje mission specific te tij ne Shqiperi, lidhur me qendrimin shume te gjate thuajse nje dekade ne SHBA. Nder personalitetet e shumta qe Eduart Selami ka takuar ishte edhe biznesmeni i njohur dhe i suksesshem shkodran, Paulin Radovani. Vizita e Selamit ka qene me te vertete miqesore, teksa ai ka takuar mikun e tij te vjeter, tashme nje biznesmen human me nje shtrirje perhere e me te gjere te aktivitetit te tij. Nga ana e tij, Radovani ka kujtuar njohjen e kahershme me Selamin, qe ne kohen kur te dy ishin pjese e Keshillit Kombetar te PD-se. Selami i shoqeruar nga Radovani, ka vizituar fabrikat e prodhimit te kepuceve, duke u njohur nga afer me punen por edhe kushtet optimale per punetoret. Ne fakt, Selami ka shprehur vlerësime maksimale per biznesin e Radovanit dhe ecurine e tij gjithnjë ne rritje dhe ne sherbim te komunitetit. “Bisnesi i Paulin Radovanit,eshte nje oaz perëndimor ne Shqiperi, ka thene Selami dhe te duket vetja sikur ndodhesh ne nje fabrike ne Gjermani apo ne SHBA. Eshte vertete nje model qe duhet te merret shembull, ka vijuar ne nje prononcim te vetin Selami, dhe realisht bie ne sy per mire edhe ne realitetin qe e rrethon aktualisht Shkodren e Shqiperine”. Vizita e Eduart Selamit ne fabriken e Paulin Radovanit ka zgjatur mjaft gjate, shprehje e interesit te mikut nga SHBA-ja. Njekohesisht, Radovani ka ftuar mikun e tij per te vizituar edhe punishten “Arlechino” te maskave veneciane te Edmond Angonit, e cila ndodhet brenda territorit te fabrikes se kepuceve te biznesmenit te mirënjohur shkodran. Pas vizites, Radovani i ka rezervuar nje pritje te ngrohte dhe private Selamit, ne pranine e vetem disa miqve te tij. Sigurisht, jane diskutuar mjaft ceshtje, por sigurisht, gjithçka ka mbetur ne mesin e bashkëbiseduesve. Ardhja e Selamit ne Shkoder, e me specifikisht, vizita ne biznesin e Paulin Radovanit, eshte nje vlerësim per ate qe ky i fundit ka kontribuar ne vite dhe do te vijoje te kontribuoje per zhvillimin e komuniteteve, tashme duke kaluar kufinjte e qytetit te Shkodres, drejt Pukes e me gjere. Selami e ka ftuar Radovanin familjarisht per nje vizite ne SHBA, te cilen biznesmeni e ka pranuar me kenaqesi. Duke përfituar nga prania e tij ne Shkoder, Eduart Selami ka kryer homazhe dhe ka vendosur kurora me lule edhe tek memoriali qe kujton deshmoret e “2 prillit 1991”. Nderkohe, gazeta “Shqiperia Etnike” ka qene e vetmja qe ka mundur te fiksoje ne celuloid viziten e Eduart Selamit ne fabrikat e bisnemesenit Paulin Radovani dhe nje pjese te tyre po e paraqesim per lexuesit tane te shumte, brenda dhe jashte vendit, e vecanarisht ata qe na ndjekin ne mbare globin me internet! Blerti DELIJA |
Nr. 98 i gazetës në print
| “Go West” agjentë të FBI në Tiranë
Tre agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve, prej dy ditësh ndodhen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë Flamur Vezaj TIRANË – Pasaportat dhe vizat amerikane të falsifikuara nga organizata e njohur me emrin “Go West” sjellin në Tiranë tre agjentë të FBI-së. Prej dy ditësh, punonjësit e Byrosë Federale të Hetimeve po verifikojnë dokumentet amerikane të sekuestruara gjatë operacionit të zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë. Dosja e anëtarëve të “Go West”, së bashku me provat materiale të sekuestruara ndodhet prej një muaji e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritet që javën e ardhshme të fillojë procesi gjyqësor i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Por agjentët e FBI-së kanë hapur para trupit gjykues kutitë e dyllosura të provave materiale, duke kërkuar në to të gjitha dokumentet amerikane të gjetura në agjencinë e kreut të organizatës, Nikolin Çako.
*** “Agjentët e FBI-së, prej dy ditësh ndodhen në katin e katërt të gjykatës, ku kanë rihapur kutitë e dyllosura e po fotokopjojnë të gjitha dokumentet amerikane të sekuestruara gjatë operacionit”,-pohojnë për “Shekullin” gjyqtarë të Krimeve të Rënda. Agjentët e ardhur pak ditë më parë nga SHBA-ja, të ndihmuar edhe nga personeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda po verifikojnë me hollësi të gjithë numrat e pasaportave dhe ID- të e kartave amerikane, duke i fotokopjuar. Burime pranë gjykatës pohojnë se atyre u janë dashur tre ditë kohë për të sistemuar provat materiale të dërguara nga prokuroria, çka tregon se agjentët e FBI-së i pret një punë e lodhshme për të verifikuar deri në dokumentin e fundit amerikan, të falsifikuar. Mësohet se pjesën më të madhe të arkivës e kanë zënë provat e bllokuara në shtëpinë e Nikolin Çakos, i akuzuar si kreu i grupit të njohur tashmë me emrin “Go West”. Në banesën e tij, në lagjen e “Selvisë” u gjet një laborator i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve si dhe kompjutera të rinj me programe të avancuara, në të cilët përgatiteshin dokumentet e falsifikuara.
*** Misioni i agjentëve të FBI-së në vendin tonë është mbledhja e të gjitha dokumenteve false të sekuestruara, por edhe zbulimi i atyre qytetarëve shqiptarë, që mund të gjenden tashmë në SHBA falë këtyre dokumenteve false. Mes dokumenteve të bllokuara në cilësinë e provës materiale gjenden edhe karta të bardha me informacion sipas destinacionit dhe për përfitimin e “Green Cards”, viza amerikane bosh e të plotësuara, vula të konsullatës shqiptare në Uashington apo edhe leje- hyrjeje të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, në emër të shtetasve shqiptarë, të gjitha të falsifikuara. Në laboratorin e Çakos janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1000 pasaporta të 29 shteteve të ndryshme, mes të cilave ato amerikane kishin edhe çmimin më të lartë. Në këtë operacion policia arrestoi Nikolin Çakon, pronari i agjencisë “Go West”, Eduart Bejkon, Voltan Turtulin, Ylli Xhametën, Demir Shabën, Eljano Cenkon, Betim Sadikajn, Altin Flamurin, Përparim Kateshin dhe Selman Muratin. Pritet që javën e ardhshme të gjithë të pandehurit do të dalin para togave të zeza, me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve”, “falsifikimit të vulave”, “falsifikimit të vizave dhe dokumenteve të gjendjes civile”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Konsulli Stefano Marguccio, vijimesia e diplomacise italiane ne Shkoder Me ne fund, para disa diteve, ka marre zyrtarisht detyren si Konsull i Italise ne Shkoder, diplomati Stefano Marguccio. Ne kete detyre, Marguccio ka pasuar konsullin Roberto Orlando, i cili pas mbarimit te mandatit ne Shkoder, ka vijuar karrieren ne ambasaden e vendit te tij ne Britanine e Madhe. Marguccio eshte konsulli i trete i Italise ne Shkoder, pas Deleos dhe Orlandos, gjithnje ne kohen e rifillimit te aktivitetit diplomatik pas viteve pas vitit 2000. Megjithate, sic e kemi thene shpesh, Konsullata Italise ka qene nje nder shtate te tilla, te cilat ne kohe te ndryshme para epokes se komunizmit, kane gjetur ngrohtesi ne qytetin e Shkodres. Me vijimin normal te aktivitetit, permes mediave dhe vecanerisht gazetes “Shqiperia Etnike”, mund te mesoni me shume per aktivitetin diplomatik dhe synimet e punes ne Shkoder te konsullit Marguccio. Gjithsesi per te shuar kuriozitetin e kuptueshem te shkodraneve por edhe verioreve, ku ka juridiksionin Konsullata e Italise ne Shkoder, po japim disa te dhena per konsullin Marguccio. Origjina e Marguccio-s eshte nga veriu i Italise dhe pikerisht Milano. Nuk ka shume vite qe eshte futur ne dekaden e katert te jetes se tij, por eshte i martuar dhe baba i nje femije te sapolindur. Sipas burimeve tona, Marguccio ka preferuar qe familja e tij e re, te jetoje bashke me te ne qytetin tone. Sigurisht, eshte nje vleresim pozitiv qe ai i ben qytetit tone, pervec faktit se paraqitet si nje njeri shume familjar. Deri ne momentin e emerimit si pasues i Orlandos ne Shkoder, Marguccio ka punuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Italise, ne nje sektor mjaft te rendesishem. Me heret, i ka punuar ne Komunen e Milanos, duke mbulur sektorin e Organizimit te Shoqatave te ndryshme. Marguccio eshte edhe nje sindikalist, madje drejtues i saj ne Ministrine e Jashtme te Italise. Ai ka qene zv.president i Sindikates Kombetare te Punonjesve te Ministrise se Puneve te Jashtme, duke qene edhe mjaft aktiv. Per vete moshen e re, Marguccio konsiderohet si nje diplomat i ri karriere, por qe premton shume ne kete sfere. Me ardhjen ne Shkoder, konsulli i ri i Italise, po zhvillon takimet e para prezantuese dhe te kortezise me institucione vendore si Kryetari i Bashkise, ai i Qarkut, Prefekti etj. Ne keto takime, Marguccio ka shprehur vendosmerine e tij per te ndikuar ne forcimin e gjithanshem te marredhenieve ne mes Italise, Shkodres e Veriut te Shqiperise. Ne fakt, sfida e konsullit italian, duket jo e lehte. Ai eshte i treti ne rradhen e konsujve te vendit te tij ne Shkoder, ku dy te paret madje, jane vleresuar ne ikje edhe me titullin e larte “Qytetar Nderi” i Shkodres. Nga ana tjeter, dashamiresia e opinionit, nese do te punohet me devocion dhe ndershmeri, por edhe me mediave, nuk do ti mungoje, sic nuk i ka munguar kolegeve te tij me perpara. Realisht, Marguccio i ka disi te vendosura shinat e bashkepunimit te gjithanshem ne kete rajon. Mjafton te ecet ne kete drejtim, ndoshta duke rritur disi shpejtesine e levizjes dhe rezultatet e punes se tij, nuk do te vonojne te duken. Si gazete, kemi qene shume dashamires dhe promovues te arritjeve dhe te vlerave te Kosnullates dhe drejtuesve te saj ne kohe te ndryshme, sic edhe me te drejte, ne shume raste kemi qene kritike per fenomene negative, qe jo vetem kane demtuar imazhin e Italise ne Shkoder, por kane krijuar probleme edhe ne kategori te ndryshme te qytetareve te Qarkut te Shkodres. Eshte ky misioni yne, te cilin mendojme te vazhdojme edhe ne te ardhmen. Me kete rast, gazeta “Shqiperia Etnike” por edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i shprehin publikisht urimet me te sinqerta konsullit Stefano Marguccio me marrjen e detyres diplomatike ne Shkoder. Si edhe me heret, ne rikonfirmojme bashkepunimin e hapur dhe ne interesin reciprok, por edhe te rajonit tone e te dy vendeve, Italise dhe Shqiperise. Blerti DELIJA, Sokol PEPUSHAJ Emigrantet shqiptare ne Itali, kerkojne te drejten e votes ne Shqiperi!
Kete nentor mbushen plot 94 vite qe nga koha kur vendi yne u shpall i pavarur. Rreth nje shekull me pare burrat me te shquar te Kombit proklamonin rilindjen e Shqiperise dhe legjitimonin aspiraten shumeshekullore te popullit tone te vuajtur por krenar e liridashes. Ne sot gjendemi larg vendit tone fizikisht por kurre kjo nuk do te na pengoje qe zemra te na rrahe ne vazhdimesi per flamurin tone kuq e zi. Krenaria jone legjitimohet nga prejardhja jone prej nje populli fisnik, te njerit prej themeluesve te Europes antike. Te jesh shqiptar do te thote te jeshe pjese e nje kombi te lashte aq sa dhe vete lashtesia e jetes ne kete Kontinent. Ndaj me teper se te tjereve, neve pertej detit, na takon per detyre qe te mbajme gjalle kulturen tone, traditat tona e mbi te gjitha gjuhen tone. Ja perse here pas here “Lidhja Nacionale Shqiptaro – Arberesh, organizon ane e kend Italise takime te tilla madheshtore me pjesemarrjen e artisteve tane te mrekullueshem qe, qofte edhe per pak ore te mbledhur se bashku, na kujton thenien: Oh sa mire me qene shqiptar. Nuk duhet nenvleresuar kurresesi fakti qe sipas te dhenave te Istitutit te Studimeve Ekonomike Italiane, komuniteti shqiptar ne kete vend, i perbere nga 350 mije residente, eshte nder me te begatet dhe integruarit. Nderkohe qe firmat shqiptare ne kete vend jane 20.732 dhe investimet e tyre te drejteperdrejta ne Itali kapin shifren e 1.2 miliarde euro. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Itali spikat nder te tjeret ne investimin e asaj qe konsideron primare, blerjen e shtepise se pare, 37% e tyre e kane ne pronesi, jane rreth 30.000 studente neper universitetet me te mira te Italise. Nuk ka dyshim qe nje vend i madh dhe mik i Shqiperise siç eshte Italia, ne saje legjislacionit fleksibel dhe favorizues ndaj investimeve, krijon premisat optimale per ringritjen progresive te ndermarrjeve te reja qe do kene perhere e me shume pronare me origjine nga vendi i shqiponjave. E gjithe kjo situate ringjalljeje e projekton komunitetin shqiptar drejte nje te ardhme te konsoliduar pasi shqiptaret e Italise me potencialin e tyre do te ndikojne perhere e me teper ne jeten ekonomike dhe politike qofte ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi. E gjitha eshte vetem çeshtje kohe. Per kete arsye, po firmoset nje peticion dhe qe prej nje viti kemi nisur me mbledhjen e firmave, permes te cilave do i kerkojme Parlamentit ne Shqiperi qe edhe shqiptaret jashte vendit te votojne aty ku gjinden e perse jo te prezantohen dhe ne strukturat shteterore dhe qe te kene me shume mundesi te mbrojne dhe mbeshtesin komunitetin e gjere shqipfoles ne ç’do vend te Botes. Per te arritur kete duhet qe te jemi parimisht te bindur qe politika jone e vetme eshte Kombi, Interesi yne i vetem eshte Atdheu. Qellimi jone final eshte afrimi i metejshem i vendit Ame me Europen e bashkuar. Qe t’ja arrijme qellimit duhet te jemi te bashkuar dhe pjesemarres. Dr. Alban KRAJA President i Lega Albanese, Itali
Lorenc Luka: Kryebashkiaku qe i nevojitet Shkodres Te kandidosh per kete force politike ne Shkoder, eshte njelloj si te marresh mandatin paradhenie. Edhe pse ne opozite me pushtetin qendror per 8 vite (1997-1005), qyteti stoikisht votoi PD-ne ne opozite. Edhe kete here, sipas gjasave ne Shkoder nuk eshte “koha per ndryshim” qeverisjeje. Atehere, hajde kryetar Bashkie! Nuk eshte e qarte akoma nese zgjedhjet do te zhvillohen ne afatin e tyre kushtetuese (20 dhjetor- 20 janar) apo ne pranvere, por nje gje eshte e sigurte: kandidati i propozuar nga PD-ja ne Shkoder, mund te konsiderohet qe ne kete moment si kryebashkiak. Faktet jane kokeforta dhe qartazi tregojne se gjate 16 viteve demokraci, qyteti eshte qeverisur nga e djathta, e me specifikisht nga Partia Demokratike. E vetmja gjysem anomali, ishte mandati 1996- 2000, kur kryebashkiaku i te Djathtes se Bashkuar Shkodrane, Bahri Borici, qeverisi me nje mazhorance te PD-se ne Keshillin Bashkiak dhe duke patur si nenkryetar nje emer te propozuar nga PD-ja. Edhe vete brenda rradheve te demokrateve dhe aleateve te tyre, opinionet per qeverisjen e qytetit keto 16 vite jane te ndryshme, pozitive, pesimiste por edhe kritike. Pjesa tjeter e spektrit politik, haptazi e konsideron keqeverisje te qytetit nga ana e PD-se ne keto 16 vite. Por nuk eshte kjo tema e ketij shkrimi. Ethshem, por pa u ndjere, fushata ka startuar edhe ne Partine Demokratike te Shkodres. Eshte faza kur, kandidatet e mundshem potenciale, luajne ne prapskene, ne ate pjese qe thuajse nuk shihet nga njerezit e zakonshem. Fusha e shahut politik, qendron larg reflektoreve edhe te kamerave dhe mediave dhe levizjet behen kryesisht ne nivele shume te larta te politikes. Sigurisht, tashme ne pushtet ne Shqiperi, fitojne peshe specifike te konsiderueshme njerezit e veshur me pushtet ne piramiden e shtetit, sic mund te jete kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, por edhe deputete te vecante, sic mund te jete edhe kryetari i PD-se Shkoder, Astrit Bushati. Skema ne pamje te pare, duket se eshte inversi i nje modeli te mirefillte demokratik. Me pare, kandidatet e mundshem potenciale, kerkojne te testojne mbeshtetjen qe kane ne strukturat e larta te PD-se ne Tirane, por tashme edhe te personave me influence dhe te veshur me pushtet nga 3 korriku 2005. Pas ketij hapi, kerkohet nga baza qe te “nxirret” emri, i propozuar nga strukturat e bazes se partise, ne seksione apo ne grup seksione, per te kulmuar me kryesine e PD-se ne Shkoder e me pas per tu nisur drejt Kryesise se PDSH-se ne Tirane e me specifikisht, ne tryezen e punes se kryeministrit Sali Berisha. Deri me tani, nje skeme e tille ka qene fituese per Shkodren dhe veshtire te ndryshohet edhe kete here. Per zgjedhjet e vitit 2003, PD-ja Shkoder, per te eleminuar problemet, dergoi ne Tirane nje liste te gjate, e cila u shqyrtua dhe u nderruar disa here edhe nga Berisha, deri sa arriti tek emri i Artan Haxhit, i cili eshte kryebashkiak sot, ne perfundim te mandatit te pare. Mbase mund te jete i pari dhe i fundmi mandat i Haxhit si kryetar Bashkie ne Shkoder, por gjithmone eshte nder te favorizuarit ne garen e re, pikerisht per kete fakt. Shume heret, ne mbarim te vitit te pare te mandatit, Haxhi publikisht kishte deklaruar se nuk ka ndermend te rikandidoje me. Nga ajo kohe, kane ndryshuar shume gjera per mire dhe ne favor te Haxhit. Keshtu, ne pushtet te Tirane, eshte PD-ja. Problemi i energjise elektrike, gngrene 8 vjecare e Shkodres, deri tani ka marre nje zgjidhje shume te mire per qytetin. Eshte deklaruar akordimi i 12 milion USD investime ne qytetin me te madh verior, shifer e papare ndonjehere per Shkodren ne 16 vite. Se fundi, Haxhi e ka me te lehte te premtoje dhe ti mbaje premtimet, pasi pervec 4 deputeteve te Shkodres ne krah, ka tashme edhe nje qeveri te drejtuar nga PD-ja. Gjithsesi, Haxhi as nuk e ka pranuar por edhe as mohuar nje rikandidim te mundshem, duke lene te kuptohet se eshte ne gare, te pakten teorikisht. Nje nga personat me shume kredite ne garen e mundshme, eshte edhe kryetari aktual i Qarkut Shkoder, Lorenc Luka. Pasi ka qene disa vite kryetar i PD-se Shkoder, qe do te thote njohes i mire i strukturave politike dhe elektorale qe te nxjerrin fitues ne Shkoder, Luka per tre vite, ka drejtuar Keshillin e Qarkut te Shkodres, nder me te penalizuarit nga qeverisja 8 vjecare socialiste. Sigurisht, ne kushtet e mesiperme, Luka dhe stafi i tij, ka patur shume pak ne dore per te ndryshuar realitetin ne kete rajon, por serish eshte treguar mjaft aktiv. Ne bashkepunim me Konsullaten e Ambasaden e Italise, ka mundur ta ktheje te gjithë vemendjen e investitoreve italiane, ne drejtim te ketij rajoni. Ne hapesirat qe i ka lejuar ligji, Luka ka arritur te krijoje te gjitha lehtesirat e mundshme per thithjen e ketyre investimeve, por edhe te tjerave dhe mund te pranohet se ka patur mjaft sukses. Parku Indutrial ne Koplik te M.Madhe por edhe projekti nder- rajonal ne mes Qarkut te Shkodres, Lezhes dhe disa zonave te Malit te Zi, jane dy nga sukseset me te dukshme dhe te spikatura. Nga ana tjeter, vazhdimisht dhe me koherence, Luka ka qene ne krah te qytetareve, edhe teksa kane protestuar per diskriminimin politik qe i behej rajonit nga qeveritaret e majte gjate 8 viteve te kaluara. Statura e krijuar gjate karrieres se tij politike, por edhe menaxhuese te pushtetit vendor, i mundeson kryetarit Lorenc Luka nje kapital shume te vleresueshem politik, nje premise shume e mire edhe per kandidimin e tij si kryebashkiak i Shkodres. Nje nder emrat me te akredituar si kandidature potenciale per karriken e kryetarit te Bashkise Shkoder, pa me te voglin dyshim eshte edhe bisnesmeni i mirenjohur dhe i suksesshem Paulin Radovani. Nje njohes shume i mire i funksionimit te pushtetit vendor per vete pozicionin e tij si keshilltar i PD-se, por njekohesisht edhe i legjislacionit ne pergjithesi, Radovani shume here eshte lutur ne kuptimin e plote te fjales per te kandiduar, por nuk ka pranuar te investohet ne politike. E njejta gje mund te thuhet se po ndodh eshte kete here me bisnesmenin e mirenjohur dhe te suksesshem, por sipas gjasave aktiviteti i tij, edhe nese do te jete ne sherbim te pushtetit venor, mendohet te perfshije nje hapesire me te gjere se qyteti i Shkodres, me synim Qarkun e Veriut. Tashme, Radovani nuk eshte thjeshte bisnesmeni qe po shtrin fuqimisht dhe ne shume fusha bisnesin e tij, por po i jep pune dhe shanse jete edhe banoreve te zonave te tjera te rajonit te Shkodres, sic eshte rasti i investimit ne Puke dhe ne te ardhmen edhe ne zona te tjera. Edhe pse nuk mund te perjashtohet apriori kandiatura e Radovanit si kryebashkiak i Shkodres, sipas gjasave bisnesmeni do te ulet ne karriken e kryetarit te Qarkut te Shkodres, nje pozicion i merituar dhe qe mund ta mbuloje me kompetence. Aktiviteti i Paulin Radovanit, per vete cilesite e tija humane, eshte vleresuar maksimalisht edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ka dashur qe te jete personalisht ne nje nga perurimet e investimeve te tija ne Puke. Nenkryetari aktual i Bashkise, Rudolf Rasha, e pati nje here mundesine per tu bere kryetar, por per arsye shendetesore zyrtarisht, preferoi te terhiqet nga gara. Nga ajo qe konstatohet, Rasha ka krijuar nje profil te qendryeshem si nr. 2 i Bashkise dhe mund te mbetet i tille edhe nese do te zgjidhet nje kryetar i ri pas Haxhit. Tashme pozicioni i teknicienit, i krijuar nga Rasha, i sherben shume mire edhe qytetit te Shkodres. Nje emer tjeter, mund te jete edhe ai i Lorenc Mosit, ish- kryetar i Qarkut Shkoder. Mosi, ishte jo vetem nje nga kandiaturat me potenciale te zgjedhjeve te vitit 2003, por mbase ne nje moment, mund te kete qene edhe i propozuari i vetem nga Berisha. Shkeputja nga pushteti vendor per tre vite, por edhe emrimi si drejtor i “Migjenit”, ne ne nje fushe qe ai e konsideron te preferueshme prej tij, mund te jete nje handikap per kanidimin e tij. Sipas gjasave, ai qe do te kandidohet per kryetar Bashkie nga PD-ja, do te jete edhe kryabashkiaku i ardhshem. Fatlumit qe do ti buzeqeshe fati, ne momentin e kandidimit, do te kete “ne xhep” mandatin si qytetar i pare i Shkodres. Mbetet thjeshte perzgjedhja ose, Hajde Kryetar Bashkie! Blerti DELIJA
Edhe arkitekti Zef Çuni synon drejtimin e Bashkisë Shkodër Një fjalë e urtë amerikane thotë: “Klienti im është mbreti im!”. Kjo filozofi, normalisht përshkon edhe politikën. Po, sa “mbret” është votuesi shqiptar? Të vjen turp ta thuash, pasi loja përgjatë 16 viteve të fundit po luhet me një portë. Pra me portier të njëjtë për dy skuadrat e kundërta: PD e PS. “Lojtarët” shkodranë kanë qenë energjikë, kanë shënuar “gola” më shumë se gjithë të tjerët. Megjithatë, padrejtësitë e shumëfishta kanë qenë epitafi politik. Pra, janë shpërblyer më pak se gjithë të tjerët. Kthimi drejt së ardhmes për këtë qytet që të gjithë thonë se është shumë i lashtë, është plot e përplot resurse e kapacitete intelektuale e kulturore, ka mbetur në kapërcyellin e pakapërcyeshëm. Prag është një hap që s’u hodh tash 16 vjet, prag është një votë që nuk u respektua tash 16 vjet. Në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të 12 tetorit 2003, pjesëmarrja në votime ishte 27%. Pra, një minimum. U prit shumë, me të drejtë, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005. Por, minuset janë shumë, pasi në asnjë vend të botës nuk gjejmë qoftë edhe një shembull ku minimumet prodhojnë maksimume. Këtë duket se ka si filozofi, madje si epitaf të saj PS-ja e Shkodrës në këto zgjedhje, shto këtu edhe modelin qeverisës të Edi Ramës në Tiranë. Gjithnjë sipas drejtuesve të PS-së së Shkodrës që me forma të ndryshme synojnë të japin modele si ato në Tiranë për qeverisjen vendore, larg diferencimeve e nëpërkëmbjes së sovranit, janë shumë më afër fitores se demokratët në Shkodër. Këta të fundit, sipas socialistëve, nuk kanë bërë asgjë veç premtimeve e përfitimeve personale. Ti përpiqesh të reklamosh “fenomenin PD” në Shkodër, por socialistët që kanë ofruar si rrallëherë intelektualë publikë e të papërfolur, e zbehin këtë fenomen deri në gati padukësi. Edhe 12.000 votat e kryebashkiakut demokrat në zgjedhjet e fundit i përqeshin, duke i krahasuar me gjysmën e votuesve të një komune, madje edhe duke thënë se vetëm Esmeralda Uruçi në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 pati marrë rreth 14.000 vota. Kur atyre u thua se në shtator është dhënë një fond prej 3.800.000 USD për ndërtimin e rrugëve të Shkodrës, të cilat gumëzhijnë nga puna e disa punëtorëve dhe në shkurt 2007 do të jenë të gjitha të përfunduara, sipas parametrave, pra shumë të bukura e jetëgjata, ata janë shumë skeptikë dhe thonë: “Të presim e t’i shohim!”. Kur ti u thua se po në shtator nga Qeveria Shqiptare është akorduar një fond prej 12.000.000 USD dhe këto shifra të papara ndonjëherë në historinë e lashtë e të re të Shkodrës, në fillim të marsit 2007 do të jenë të dukshme, të prekshme për gjithkë ka sy, siç është deklaruar botërisht, ata se pse dreqin s’duan ta besojnë as këtë. Nejse, është puna e tyre. Gjithsesi, si kandidaturë të mundshme socialistët kanë pesë formularë të plotësuar vullnetarisht, nga ku, njëri do të fitojë si kandidaturë për kryebashkiak të Shkodrës. Katër të tjerët do të jenë krah të fituarit për të fituar bashkinë më të madhe të kryeqendrës së Veriut. Në të vërtetë, Edi Rama ka vënë kushte tepër konçize, ku kandidatët plotësojnë kritere të larta intelektuale, profesionale, ekonomike, morale e shoqërore. Arkitekti Zef Çuni, ndër më të njohurit në Shqipëri, me një begraund të shkëlqyer, njohës shumë i mirë i funksionimit të pushtetit vendor, i cili është shquar për mendime të hapura edhe mediatike për ruajtjen e fizionomisë së qytetit nga ndërtim-shkatërrimet edhe aso kohe kur në pushtet ishte Fatos Nano, është vërtet një vlerë potenciale që synon të qeverisë Shkodrën krejt ndryshe me deri sot. Biznesmeni mjaft i suksesshëm dhe me reputacion Sait Fishta, është një tjetër kandidat për kandidat. Në “skuadrën” që u thotë shkodranëve “Provoni të qeveriseni njëherë si Tirana”, është edhe akademiku, intelektual Namik Kopliku, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Është edhe një tjetër akademike, një femër, Aurora Dibra, pedagoge e Shkencave Natyrore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, kandidate për kandidate të qytetares së parë. Edhe akademiku Mehdi Kroni, pedagog i “Luigj Gurakuqit” është një tjetër potencial intelektual e shoqëror që garon për ta qeverisur Shkodrën me model Edi Ramçe. Pra, njëri nga këto pesë figura shumë potenciale do të përballet me PD-në në qytetin “termometër” të politikës shqiptare. Dhe të gjithë do të jenë bashkë. Dhe të gjithë do të ndihmojnë edhe në drejtimin e Bashkisë nëse realizohet synimi socialist. Pra Bashkia sipas socialistëve do drejtohet nga njerëz që s’do përfitojnë personalisht dhe do jenë specialistë e personalitete të pastra morale e shoqërore. Gjithsesi, qëllimi i shkrimit tonë është tjetër, t’u themi njerëzve se vota si zgjedhje është zgjidhje ose lidhje e paracaktuar. Vota jote, sidomos për ty që ke abstenuar deri tash, ka në dorë të çmojë ose të përçmojë, duke i dhënë atë çka meriton, kandidatit për kryebashkiak. Asgjë më shumë që është humbur s’humbet, në fund të fundit. Proçesioni i situatave politike në këtë prolog fushate, vetëm për Tiranën bie adrenalinë. Fakti se shumë të votuar, bile edhe të pavotuar, pra këshilltarë bashkiakë a komunalë, pasurohen shumë edhe përgjatë një mandati, pak, tepër pak, mund të ketë të bëjë me mosmundësinë e ndryshores, në ato vende ku nuk është punuar mirë, normalisht. Duhen kërkuar të njihen edhe emrat e këshilltarëve apo jo? Ata janë parlamenti i komunës, parlamenti i bashkisë, ata që të çmojnë ose të përçmojnë ty votues, edhe ty që nuk votove fare. Artikulimi i fjalëve shabllon, pa vizione, model i përhershëm dhe i mërzitshëm i mitingjeve nga ata që kërkojnë përfitime vetjake e farefisnore, në varësi të zonave, është vështirë të ngjitë më, nëse ti që nuk ke votuar, voton. Është lojë me ty votues nga injorantët që jo në pak raste edhe të kanë drejtuar, është baltosje, është shterpësi, është varfëri, është mashtrim, është fyerje e rëndë. Atyre që nuk u ka thënë askush “Puna e mbarë!”, atyre që s’kanë dell intelektualizmi, e para e prona kanë ngado, duke i përfituar nga ti votues, a mund t’ua besosh qeverisjen e drejtimin tënd?! Përtesa për të votuar s’mund të deshifrohet si indiferentizëm, pasi jemi larg, tepër larg këtij luksi, por thjesht si mërzitje me anormalitetin që në shumë vende të lindjes përmasohet pas votimit. Më shkoqur, vota e gabuar të çon vetëm indietro. Aftësia për të dhënë mesazhe të meçme, për të qenë origjinale, si vlerë e qenësishme dhe e aftë për të përmirësuar sistemin e pafund të mashtrimit, talljes, fodullëkut, hajdutllëkut, përmes personalitetit, ndreshmërisë, “rregullave” që vijnë përgjatë mandatit për menaxhimin e problemeve, varet vetëm në një “gozhdë”, në Votë. Pra, aftësia për të zgjedhur është aftësi për të përmirësuar vetveten. Sokol Pepushaj
Trashëgimtarët e krimeve komuniste në sallën e Parlamentit, viktimat në lozhë Pas rreth nëntë muajve që Asambleja e Këshillit të Europës miraton rezolutën e dënimeve të krimeve komuniste, Parlamenti Shqiptar më në fund nis diskutimin për miratimin e një rezolute të tillë. Si gjithnjë, ne shqiptarët edhe kësaj here ishin të fundit, por fundi i kësaj dileme tronditëse, megjithë diskutimet e deputetëve të djathtë, apo të majtë, treson se ende shqiptarët jetojnë në vorbullën e reminishencave të diktaturës komuniste e cila sipas disa gjasave më së shumti ka humbur emrin, por jo bëmat e saj. Themi kështu, se siç shihet me lehtësi, trashëgimtarët biologjikë dhe ideologjikë të komunizmit enverian sot janë ulur dhe bëjnë ligjin në Parlamentin Shqiptar, ku si për ironi të fatit janë ata që kërkojnë dënimin (teorik) të krimeve komuniste, ku në shumicën e rasteve këto krime kërkojnë t’i nxjerrin pa autorë konkretë në emra e mbiemra. E, ndërsa viktimat, apo fitimarët, siç i quajti një i persekutuar i çoroditur, vazhdojnë të jenë në rolin e spektatorit, ku mbrëmë vetëm shihnin e dëgjonin nga lozhet e Parlamentit, kur në fakt këta duhet të ishin në sallën e Kuvendit dhe trashëgimtarët e komunizmit, as në lozhe. Sidoqoftë, në Shqipëri vazhdojnë paradokset, pasi ka vetëm disa javë që të majtët shqiptarë kërkuan rilverësimin e figurës së ideatorit dhe të praktimit të krimeve komuniste, Enver Hoxhës, gjë që e kishin bërë edhe gjatë viteve që qeverisnin, duke vendosur fotografinë e tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ndërsa ky ishte një riciklim simbolik, praktikat e tjera të sistemit komunist jo vetëm u përsëritën, por edne vazhdojnë të bëjnë ligjin, veçanërisht në organet e drejtësisë, ku gjyqtarë, hetues, prokurorë, sigurimsë e të tjerë që dënuan me pushkatim e varje, poetë, shkrimtarë, intelektualë e shqiptarë patriotë, sot janë drejtues në gjykata, prokurori e deri në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë lyer duart e tyre me gjak dhe deri tani nuk kanë kërkuar falje as formalisht për bëmat e tyre. Gjithashtu tellalli i këtyre krimeve “Zeheri i Popullit” vazhdon të shkruajë e denigrojë për antikomunistët e demokratët e vërtetë, duke u thurur lavde atyre që na sollën gjëmën komuniste. Mjerisht ky tellall sot nuk është i vetëm, pasi ka pjellë edhe dhjetra media të shkruara dhe vizive të cilat me forma të ndryshme himnizojnë kriminelët komunistë dhe denigrojnë figurat e vërteta të shqiptarisë. Rezoluta që pritet të miratohet në Parlamentin tonë dënon jo vetëm krimet me një autor, Enver Hoxhën, ndërsa kriminelëve që janë gjallë dhe ishin veglat e diktaturës as nuk u përmendet emri, çfarë do të thotë se ata rrinë përsëri në sofër të parë në sistemin e pluralizmit e demokracisë, të cilat i luftuan deri në vdekje. I vetmi zhvillim pozitiv, nëse nuk është thjesht një sllogan, është iniciativa e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, gjë që nëse bëhet vërtet, do të sjellë pastrimin e politikës dhe jetës shqiptare nga llumi dhe duhma komuniste që çdo ditë i pakësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë infeksionin e kolerës së kuqe në Shqipërinë post-komuniste. Sidoqoftë, le të presim dhe të shpresojmë, pasi kjo nuk është nismë e jona, por e Europës, e cila do të na pranojë në sofrën e saj vetëm të pastër… Ndue Bacaj Flore Malocaj Artur Vashja
Dërrasa e zezë, Argita, Hakani e të tjerët “Veprimi qytetar I vajzës së kryeministrit, e cila kërkoi vetë të sqaronte pozitën e saj, më risolli në mendje bëmat e “bad boys”-ve të ish-pushtetarëve, të përfolur që nga lidhjet me botën e krimit e deri në ngjarje mistrecësh që përfundonin me të shtëna armësh e plagosje të pafajshmish” “Krerët e opozitës më shumë u kujdesën për organizimin e festës së Pezës dhe ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës sesa për të ndërmarrë një lëvizje politike ndaj skandalit Dibra”. “Në sfond po rishfaqen përplasjet për zona të lira zgjedhore mes aleatëve të vegjël të socialistëve, përplasje që një ditë pas zgjedhjeve mund të rezultojnë fatale për ta” Nga Taulant KOPLIKU Zëdhënësi I selisë rozë, Sajmir Tahiri, nuk do ta kishte menduar asnjëherë suksesin e paparë që do ti dhuronte një dërrasë e zezë, e thjeshtë shkolle, e cila do ti bëhej bashkëudhëtare përgjatë këtyre muajve të fundit. Përpara kërshërisë së mediave, dërrasa e zezë do të kthehej në armën e tij më efikase ku do të shpalosej e gjithë strategjia politike e Partisë Socialiste. Shifrat e korrupsionit të qeverisë, nepotizmi, pema gjenealogjike e familjes së kryeministrit Berisha, bëmat e Lul Bashës e Sokol Olldashit e mbi te gjitha pasuritë e Argitës janë hedhur e bardha mbi të zezë cdo mëngjes herët për t’iu servirur më pas mediave nga zëdhënësi Tahiri. Qendra e gravitetit të socialistëve (pa harruar gazetën historike ZP) u be pikerisht ajo tabele e zezë e cila qendron ditë-natë në hollin e katit përdhes të Partisë Socialiste, duke eklipsuar madje edhe jetën parlamentare të kësaj force që fatkeqësisht më shumë sesa alternativa, gjatë këtij viti ka prodhuar konflikte me bilbila e tam-tame si dhe debate shterpë. Fare mirë Argita Malltezi, mund të kishte mbyllur gojën duke shpërfillur të gjithë ata që interesoheshin për pronat e saj. Askush nuk e detyronte të bënte sqarime, aq më pak me një dalje për më shumë se një orë, e aq më pak duke iu përgjigjur pyetjeve të njëpasnjëshme të Fevziut. Heshtja e saj pavarësisht opinioneve te ndryshme, nuk do të ishte komentuar asnjëherë si frikë. Megjithatë ajo preferoi të bënte sqarime për të gjithë opinionin publik. I deklaroi të gjitha në detaje duke mos harruar as edhe një cent nga cfare ajo dhe bashkëshorti I saj kishin përfituar gjatë jetës së tyre në cift. Megjithë reagimet e mëpasme të të gjithë faktorëve, veprimi qytetar I vajzës së kryeministrit, e cila kërkoi vetë të sqaronte pozitën e saj, më risolli në mendje bëmat e “bad boys”-ve të ish-pushtetarëve, të përfolur që nga lidhjet me botën e krimit e deri në ngjarje mistrecësh që përfundonin me të shtëna armësh e plagosje të pafajshmish. Megjithëse opozita e atëhershme kërkonte sqarime për ngjarjet e njëpasnjëshme që kishin për protagonistë këta djem të llastuar, asnjëherë ata vetë nuk u panë të dilnin publikisht për të lehtësuar sadopak prindërit e tyre të sikletosur. Shkaku nuk është shumë e vështirë të merret me mend. Në të kundërt, prindërit ishin ata që nuk “tuteshin” aspak nga opinioni por i bëheshin haptazi krah bijve, duke akuzuar si gjithmonë kundërshtarët politikë për shpifje. Përqëndrimi I luftës politike tek emri I Argitës që më e pakta është mungesë e theksuar etike, demonstron sërish shterpësinë e alternativave nga zyrat e forcave të majta. Nëse ka një cështje nga e cila qeveria, megjithë përpëlitjet u vendos me shpatulla në tapet, është cështja “Albatros”. Marrja si I pandehur dhe dorëheqja e detyruar e ish-drejtorit të DPAC, Gazmend Dibra, është padyshim një goditje për qeverinë dhe ministrin e transporteve Basha. Megjithatë edhe më I painformuari I ka të qartë se kjo nuk është kurrsesi një fitore e opozitës. Kjo ishte një përplasje e hapur e medias me aktorët e një cështjeje e cila u kthye në një “gate” që po I kushtonte jo pak qeverisë. Në gjithë këtë cështje, opozita vetëm se rikrijonte skemat e bëra publike nga media, duke I ribotuar të nesërmen, ndërkohë që krerët e saj më shumë kujdeseshin për organizimin e festës së Pezës dhe ridimensionimin e figurës së Enver Hoxhës sesa për të ndërmarrë një lëvizje politike ndaj skandalit Dibra. Cdo ditë e më shumë po bëhet e qartë se Hakan Ekinxhi mund të ishte I të njëmijëtave por kurrsesi terrorist. Largimi I tij nga Shqipëria u bë konform të gjitha rregullave dhe si për dreq, turku u kontrollua tre herë me rradhë në aeroportin ‘Nënë Tereza”. Megjithatë lëvizja e beftë e opozitës për këtë cështje, kalonte cdo parashikim. E nesërmja e ngjarjes së 3 tetorit, u gdhi me tituj vërtetë të cuditshëm të gazetës së opozitës e cila kërkonte në një ditë të vetme një dyzinë dorëheqjesh e shkarkimesh. Argumenti? Terrorizmi zbriti në Shqipëri. Në mesditën e 4 tetorit në komisionin e sigurisë kombëtare, shigjetat u drejtuan ndaj ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që një politikan I majtë se ku e zbulon se personat që u mbaron azili duhen rikthyer në atdhe me pranga. Gjithsesi edhe kjo përcapje e opozitës kishte një rrjedhë logjike. Mungesën e alternativave. Akualisht levizjet politike të opozitës janë përqëndruar në përgatitjet për zgjedhjet vendore në prag. Ndërsa në parlament deputetët e minorancës kujdesen të mbrojnë qoftë edhe fizikisht dinjitetin e kolegëve të tyre të varfër, apo edhe për zbukurimin e sallës me bustet e porositura të “diktatorit” Sali, në sfond rishfaqen përplasjet për zona të lira zgjedhore mes aleatëve të vegjël të socialistëve, përplasje që një ditë pas zgjedhjeve mund të rezultojnë fatale për ta. E megjithë këto probleme që thellohen dita-ditës mes rradhëve jo më aq të shtërnguara të së majtës, dërrasa e zezë vazhdon me avazin tashmë bajat të bukurshkrimit: Argita.
Komunizmi, sëmundja që vret edhe sot Para pak kohëve Parlamenti Shqiptar u kujtua që konform rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të zhvilljë një seancë kushtuar dënimit të krimeve komuniste. Duke parë historinë e krimeve komuniste në tërësi, Malësia e Madhe është treva simbol i genocidit dhe krimeve komuniste, që filloi që në janar të vitit 1945 dhe fatkeqësisht nuk ka të mbaruar as sot pas 15 viteve që de jure thuhet se ka rënë ky sistem antinjerëzor, por që faktikisht ekzistojnë trashëgimtarët e kriminelëve komunistë të cilët janë ulur këmbëkryq dhe bëjnë ligjin në Partinë Socialiste, si trashëgimia më e denjë e kësaj kaste që si dikur në ilegalitet inspiron dhe zbaton një strategji kriminale kundër të gjithë antikomunistëve, e veçanërisht kundër ish-shtresave të persekutuara politike nga diktatura e Enver Hoxhës e kompani. Mjerisht rikthimi në pushtet i komunistëve me emrin socialistë, me revolucion tipik bolshevik në vitin 1997, bëri që shumë struktura të ish-komunistëve të ringrihen, pasi shteti demokratik i kishte shkatërruar gjatë qeverisjes së vet në vitet 1992-1996 dhe ku këto struktura vazhdojnë të jenë të forta edhe sot, e veçanërisht ato në organet e drejtësisë dhe policisë, si dhe në shumë shoqata e organizata tipike komuniste që lulëzuan në vitet 1997-2005. Këto struktura janë fatkeqësia e Shqipërisë që kërkon të integrohet në Bashkimin Europian, por ky është një realitet i hidhur dhe që pranohet me keqardhje nga shumica e shqiptarëve. Gjatë qeverisjes socialiste në Shqipëri ndodhën shumë vrasje enigmatike, shumë persekutime e dhunime, shumë trafiqe droge, armësh e qeniesh njerëzore të cilat nuk kanë marrë asnjë përgjigje as sot kur në pushtet kanë ardhur demokratët, pasi siç thamë më sipër në krye të organeve të drejtësisë e ligjit janë po ata që sunduan e mjeruan Shqipërinë për rreth 55 vite komunizëm apo socializëm. E ndërsa kanë filluar të arrestohen disa mafiozë me mbështetje totalisht të majtë, kanë mbetur enigmë shumë vrasje e krime, që nga vrasja e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, e deri tek malësori nga Kopliku, Angjelin Smakaj, ku me versionin aspak të besueshëm, në vitin 2003, u tha se ka vrarë (varur) veten, në shtëpinë e tij, pasi nuk kishte përfituar një vizë në Konsullatën Italiane në Shkodër. Ky ishte versioni zyrtar i socialistëve atëherë në pushtet, por ne koplikasit dhe malësorët e tjerë jo vetëm nuk e besojmë këtë version zyrtar të komunistëve të rinj (me emër), por vazhdojmë të dyshojmë se zoti Angjelin Smakaj, që në atë kohë banonte në qytetin e Shkodrës, jo vetëm nuk është vetvrarë por është vrarë me qëllim nga strukturat kriminale të sigurimit të shtetit komunist apo socialist, siç quhen sot me emrin e ri SHISH. Këtë e themi pasi ne njihnim karakterin prej shqiptari e malësori të vërtetë të të ndjerit Angjelin Smakaj dhe familjes së tij, të cilët nuk ishin dorëzuar kurrë edhe në kushtet e terrorit komunist në vitet e tmerrshme të sundimit të kanibalit të kuq Enver Hoxha. Madje, mbi familjen Smakaj persekutimi kishte qenë i dyfishtë, pasi pinjollët e kësaj familjeje duke përfshirë edhe të ndjerin Angjelin Smakaj, ishin nipat e antikomunistit simbol të kryengritjes antikomuniste të janarit të vitit 1945, dëshmorit të demokracisë Llesh Marashit nga Zagora (Shkreli), ku ky demokrat e patriot kishte qenë organizatori dhe drejtuesi i kësaj kryengritjeje, duke idenfitikuar në historinë tonë këtë kryengritje si kryengritja e Llesh Marashit, që në fakt është edhe kryengritja e parë antikomuniste në tërë Europën që e kishte zënë lëngata e kuqe. Sidoqoftë Angjelin Smakaj jo vetëm kishte qëndruar, por me ardhjen e demokracisë e pluralizmit kishte qenë në radhët e para të koplikasve, malësorëve e shqiptarëve që kërkonin të rrëzonin diktaturën komuniste dhe rikthimin e demokracisë në Shqipëri. Angjelin Smakaj mbahet mend për kontributin e tij që në janar të vitit 1991 e vazhdim, duke e dalluar këtë demokrat të lindur, jo vetëm si nismëtar i krjimit të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe por edhe si qëndrestar në vitet e zeza të rikthimit të komunistëve në pushtet. Angjelini ishte nga ata burra që mori pjesë në të gjitha protestat, demonstratat dhe organizimet e tjera paqësore që PD-ja udhëhiqte në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut që pushteti socialist kërkonte t’i dhunonte. Zoti Angjelin Smakaj ka një kontribut të madh në fitoret e kandidatëve e alternativave të PD-së në Malësi të Madhe, por që fatkeqësisht në shumicën e Shqipërisë fitonin pasardhësit e komunistëve-socialistët. Duke parë të gjitha këto, si dhe duke njohur zakonet kriminale të komunistëve të vjetër apo të rinj ne vazhdojmë të dyshojmë se Angjelin Smakaj nuk është vetvrarë, por e kanë vrarë segmente kriminale të socialisto-komunistëve me të cilët ishte në luftë të përhershme, ashtu siç kishte qenë daja i tyre Llesh Marashi, të cilin komunistët e kishin varur, tamam siç vdes edhe nipi i tij, Angjelini, por sot në kushte të tjera komunistët nuk kishin guximin ta deklaronin të varur nga ata, por e akuzojnë se ka varur veten, gjë që nuk është e vërtetë. Nëse lufta në mes të antikomunistëve demokratë dhe socialistëve do të kishte marrë fund, kjo do të ishte gjysma e së keqes, pasi këto do t’i përkisnin të kaluarës, por fatkeqësisht komunizmi është ende i fortë dhe megjithëse ka ndërruar taktikë ai nuk ka ndërruar strategji, të cilën e zbaton në forma e mënyra klandestine e ilegale, duke goditur apo kërcënuar të gjithë demokratët potencialë në përgjithësi, dhe veçanërisht familjet e të persekutuarve politikë, si kundërshtarë potencialë të komunistëve të vjetër apo të rinj. Është interesant se po nga familja Smakaj shpesh janë kërcënuar e keqtrajtuar natën nga njerëz me maska, të rinj e të reja demokratë, të cilëve pas dhunimeve u është thënë se nëse vazhdoni të flisni keq kundër socialistëve apo komunistëve, ju do ta pësoni më keq se dajat tuaj me në krye Llesh Marashin e deri tek vëllai e njeriu juaj Angjelin Smakaj… Në një shtet normal kjo do të zbulohej dhe autorët që kërcënojnë do të dilnin e dënoheshin para organeve të drejtësisë, por në Shqipëri kjo duket se nuk do të ndodhë kurrë, pasi siç thamë më sipër, organet e ligjit e të drejtësisë janë të uzurpuara nga komunistët dhe pinjollët e tyre, që janë realisht frymëzuesit dhe mbështetësit e të gjitha krimeve dhe trafiqeve antiligjore e antinjerëzore që shqetësojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën e më gjerë. Pikërisht nga këto krime komuniste që u rrezikonin jetën, janë detyruar të braktisin Malësinë dhe Shqipërinë, qindra e mijëra demokratë e antikomunistë, ku meqë e kemi fjalën tek familja Smakaj, këtë fat mjeran e kanë pasur edhe bashkëshortët Mikel Smakaj dhe Mimoza Smakaj… Ne, si gazetë nacionaliste, herë pas here jemi munduar të sensibilizojmë opinionin dhe shtetin, por deri tani asgjë nuk është bërë…, sidoqoftë, shpresojmë dhe falënderojmë ato vende dhe shtete, të cilat bujarisht strehojnë bijtë tanë të rrezikuar… Ndue Bacaj
Presidenti Moisiu ne prag te doreheqjes Burime te besueshme prane kreut te shtetit shqiptar, bejne me dije se presidenti Moisiu pret perfundimin e takimeve me drejtues te partive politike per te zyrtarizuar vendimin e tij. Mungesa e gjetjes se nje konsensusi politik per kohen e zhvillimit te zgjedhjeve, por edhe mosmarreveshjet per reformen ne legjislacionin zgjedhor, pritet te sjellin nje largim te parakohshem nga detyra te presidentit Alfred Moisiu. Njekohesisht, ne rolin e garantit te Kushetutes dhe te ligjshmerise se institucioneve, kreu i shtetit e ka te veshtire te pranoje dhe te dekretoje ligje qe prekin kuadrin zgjedhor, duke shkelur afatin e paracaktuar 6 mujor nga koha e zhvillimit te zgjedhjeve. Burimet e cituara me siper, bejne me dije se kreu i shtetit po perjeton nje situate aspak te kendshme, teksa i kane mbetur rreth 9 muaj nga perfundimi natyral i mandatit. Presioni ndaj tij eshte rritur ndjeshem dhe nga te dy krahet politike. Pas mosdekretimit te shkarkimit te prokurorit Sollaku, mazhoranca e drejtuar nga PD-ja, i kerkon me ngulm dekretimin e zgjedhjeve ne afatin kushtetues, mbase edhe si nje shpagim per mosshkarkimin e kreut te akuzes. Nga ana tjeter, mbeshtetur ne kushtet e papershtatshme atmosferike, por edhe ne mungesen e reformimit te nevojshem te sistemit zgjedhor, opozita e drejtuar nga PS-ja, kembengul ne zhvillimin e zgjedhjeve diku nga pranvera e ardhshme. Njekohesisht, presidenti Moisiu ka edhe presionin e nderkombetareve, te cilet kane dhene rekomanime qe pas 3 korrikut 2005, per ndryshimet e nevojshme ne kodin zgjedhor. Nisur nga natyra “ushtarake” e Moisiut, ai mund te tregohet rigoroz me shpalljen e dates se zgjedhjeve brenda hapesirave kushtetuese. Por nga ana tjeter, me kodin aktual zgjedhor, i cili vijon te jete fuqiplote, nuk lejohen ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve qe 6 muaj para dates se zgjedhjeve. Nese do te miratohet nje kod i ri, veshtire te parashikoje dispozita prapavepruese ne kete kendveshtrim. Keshtu, pozicioni i Moisiut nuk eshte aspak komod. Eshte i grishur te shpalle daten e zgjedhjeve brenda hapesires kushtetuese 20 dhjetor- 20 janar, por nuk mund te dekretoje ndryshime ne kuadrin perkates ligjor ne nje kohe kaq te afert nga zgjedhjet. Kreu i shtetit mund te shpalle daten e zgjedhjeve, por nuk mund te jete garant i nje procesi ku haptas, opozita ka deklaruar se nuk do te marre pjese. Presidenti Moisiu eshte i prirur te respektoje sugjerimet e nderkombetareve per ndryshime ne kuadrin ligjor te zgjedhjeve, por nuk mund te pranoje zgjedhje me pjesmarrjen e vetem partive te mazhorances, madje edhe ato, jo te gjitha pjesmarrese. Ne te gjithe keto skenare, pozicioni i marre nga Moisiu, do te kishte nje kosto shume me madhe, mese shumti morale, pasi aktiviteti politik i tij, mund te konsiderohet ne kapercyell. Edhe nje gjeneral sypatrembur si ai, ne nje fushe beteja, i rrethuar nga armiq apo miq qe nuk ia duan shume te miren, e ka te veshtire te gjeje rrugezgjidhje per ti kenaqur te gjithe. E vetmja alternative, me me pak deme edhe per situaten aktuale politike, eshte doreheqja e tij, thone burime prane kreut te shtetit…. Moisiu po ben testimin e fundit te klases politike. Ai ka premtuar se brenda dates 15 nentor, do ta shpalle vete daten e zgjedhjeve, nese politika, sic edhe po ben, nuk arrin konsensus. Mirepo, nuk paska qene aq e lehte sa e kishte menduar: thjeshte zbatimi i prerogativave kushtetuese, me nje klase te percare politike si ajo shqiptare! Edhe nese shpall zgjedhjet ne afatin kushtetues, ne vend do te krijohej nje situate aspak e kendshme, mbase deri ne kaos social me vetem pjesmarrjen e partive te mazhorances ne proces. Rrjedhimisht, zgjedhjet nuk do te kishin ndonje vlere dhe nga ana tjeter, do te ishte nje kosto e madhe edhe financiare, per nje vend te rrenuar nga varferia. Por edhe nese nuk do ta shpalle tani daten e zgjedhjeve, duke iu afruar pranveres, ditet e tija do te shkutoheshin. Mazhoranca do ta akuzonte si shkeles (me te drejte!) te kushtetutes dhe sigurisht, do ti bente gati nje proces “impechement” per ta rrezuar, por duke rrezikuar serish nje kaos social. “Doreheqja, kapak floriri”, mbase keshtu mendon edhe Moisiu. Nje terheqje nga gara pa i rene akoma bilbilit arbitri Parlament, mund te jete zgjidhja me e pranueshme, por gjithsesi duke lene pas nje krize institucionale. Si rregull, brenda 45 diteve, duhet te zgjidhet nje president i ri nga Parlamenti aktual. Eshte parashikuar nje seri votimesh per te arritur 84 nga 140 votat e nevojshme, por nje gje eshte e sigurte: nga doreheqja e presidentit, nuk mund te arrihet ajo qe kerkon opozita ne keto momente, zgjedhjet e parakohshme! Asnje nga deputetet aktuale, vecanarisht ata qe nuk jane shume “VIP” dhe qe nuk e kane te sigurte rizgjedhjen, sidomos ata te 40 proporcionalisteve, nuk do te rrezikonin mandatin pa u mbushur akoma 18 muaj nga marrja e tij. Eshte e sigurte qe nje president do te zgjidhet, edhe me doreheqjen e Moisiut dhe pa vajtur ne zgjedhje te parakohshme politike. Ne rastin me te mire apo me te keq per nje krah apo tjeter politik, Kurban- Moisiu para kohe, mund te sjelle thjeshte shtyrjen e zgjedhjeve, ndoshta per asye thjeshte teknike, te zgjedhjet se pasuesit te tij te mundshem. Kete here, presidentin e Shqiperise e ndan jo nga vetvrasja, te cilen e ka tentuar disa here gjate jetes se tij si ushtarak, por nga doreheqja e parakohshme ne fund te mandatit te tij, me pak se nje hap. Megjithate, per nje moshe te thyer por te mbajtur mire si Moisiu, per nje individ qe ne rrethana te ndryshme ka tentuar vetvrasjen por edhe ka suportuar vdekjen e njerezve me te afert, ushtarakisht i mjafton vetem nje komande rreshtore: “Ne vend ndal. Prapa kthehu!”. Dhe kjo histori, mund te marre fund! Blerti DELIJA
Shqipëria nuk mund të akuzohet si pjesë e Perandorisë Osmane në pushtimin e Ballkanit Kjo asht akuza ma e randë që zotërijtë Olsi Jazexhi dhe Sali Aga i bajnë atdheut të Gjergj Kastriotit në parathanjen e librit “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha”. Pikërisht në faqet 10-11 të këtij libri, shkëputa citimin të cilin do ta trajtoj besnikërisht dhe çdo lexues me gjak arbënori ta vendosë në “peshoren” e ndërgjegjes së tij. Ja, si shprehen autorët e sipërpërmendun: “Dashuria që Hasan Riza Pasha dhe kombi turk tregoi për shqiptarët gjatë rrethimit të Shkodrës nuk është i vetmi rast në historinë tonë të përbashkët, kur turqit kanë mbrojtur shqiptarët. Ata kanë bërë kështu edhe në Janinë, Vlorë dhe mbarë Ballkanin gjatë luftërave ballkanike. Lidhjet e sinqerta dhe dashamirëse ndërmjet popullit shqiptar dhe turk dolën në pah edhe gjatë ditëve të vështira për ne në 1997, kur klasa jonë politike i vuri zjarrin vendit që kërcënohej nga pushtimi helen. Turqit qenë pranë nesh edhe gjatë fushatës së NATO-s në Kosovë, më 1999, siç qenë në krahun tonë dhe në vitin 1389, kur me në krye Sulltan Muratin dhe Bajazidin thyen njëherë e përgjithmonë supremacinë serbe në Kosovë dhe ndanë me shqiptarët sundimin e Ballkanit për pesëqind vjet me radhë.” (fq. 10). Ndërsa në fq.11 të këtij libri shkëputëm këtë citim: “Për kërkuesit e të së vërtetës, ku libër ndihmon dhe në rivlerësimin historik të kryengritjeve të Malësisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë kohës së Luftës Ballkanike; duke i zhveshur këto kryengritje nga romantizmi dhe paragjykimet që ka shoqëruar historianët komunistë gjatë përshkrimit të tyre dhe treguar disa të vërteta edhe më të mëdha. Këtu vlen të përmendim atë që Hortense von Zambaur thotë në librin e tij (fq.28): “14 Nëntor 1912: Bombardime, si ditën e djeshme. Të krishterët po bëhen gjithnjë e më nervozë dhe tashti po fillojnë të pendohen për intrigat e tyre me Malin e Zi. Mirë t’u bëhet; këto janë frutet e politikës së tyre”. Më parë se të analizoj citimet e sipërpërmenduna, duhet skjarue se, autori i këtij libri quhet Hamdi Ertuna. Duhet skjarue gjithashtu se, në kopertinën e librit (në mënyrë krejtësisht provokative) asht “skedue” Xhamija e Sulltan Fatiut, dhe në sfond, qyteti “raja” i Shkodrës, ndërsa në kapakun e fundit na paraqitet harta e Vilajetit të Shkodrës si “pjesë” e Turqisë!… Tue pasë parasyshë se, Shkodra përfaqësohet (në këtë libër) me Sulltan Fatiun, pushtuesin e Kostandinopojës dhe Kosova me Sulltan Muratin, më duhet t’ju kujtoj “shqipfolësave” të naltpërmendun këtë thanje “sentencë” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare: “Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit!”. Autorët e naltpërmendun, në tentativë për të maskue qëllimet e tyne, shpesh herë “sulmojnë” komunizmin, por due t’ju kujtoj “zotnive” se komunizmi e ruejti kte “xhami” pa e asgjësue dhe pikërisht kur ai asgjësoi Kishën e Vaut të Dejës, ku kishte vu kunorë Gjergj Kastrioti! Thoni pastaj se komunizmi shqiptar nuk ishte islamik. Tashti do të marrim në shqyrtim pikën e parë, por do ta nisim nga fundi (për efekt koherence), te “bashkëveprimet” turko-shqiptare në Fushë-Kosovë, në vitin 1398. Duhet t’ju kujtojmë se në betejën e Fushë-Kosovës kanë marrë pjesë të gjitha shtetet e krishtera të Ballkanit dhe shumë princa shqiptarë, duke përfshirë edhe Gjon Kastriotin, të cilin ju, osmanllinjtë e kohëve moderne, e keni quajt Jovan, duke demonstrue nji urrejtje patollogjike për fqinjët ortodoksë ballkanas dhe duke u vetakuzuar si fondamentalista të shkallës sipërore. Ju kujtojmë se, kosovarët i përfaqësonte denjësisht djaloshi i Drenicës, Millosh Obiliqi, që jua dërgoi në botën tjetër kryekriminelin Sulltan Murati (“rahmet” pastë ai dhe ju, ithtarët e tij). Ju, zotërinjtë Olsi Jazexhi dhe Sali Aga, me veprimet tuaja sa antihistorike, aq dhe të papërgjegjshme, po i bani shërbimin ma të mirë Serbisë dhe shërbimin ma të keq Kosovës, dhe pikërisht në këtë periudhë decizive, kur të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë janë vënë në efiçencë për t’i dhanë pavarësinë e saj të meritueshme. Ju, edhe ngjarjet tragjike të vitit 1997 i lidhni me Turqinë, kur dhe ma naivët e dijnë se Kosova u çlirue nga forcat Euro-Atlantike, me në krye Shtetet e Bashkuara. Asnjë fuqi perëndimore apo lindore nuk kanë deklarue deri më sot se, në vitin 1997 Shqipëria u sulmua ushtarakisht nga helenët (grekë). Edhe ma naivët e dinë se Greqia asht anëtare e NATO-s dhe se anëtarët e kësaj aleance nuk mund të sulmojnë një shtet, cilidoqoftë ai, pa urdhërin e Shtabit Suprem të Aleancës. Atëherë, ç’janë këta marrëzina?! Ju keni citue Hortense von Zambaurin, për të ligjërue akuzat e turpshme që u bani malësorëve trima të Malësisë së Madhe dhe të Dukagjinit. Ju, përveçse kërkoni të mohoni Dedë Gjon Lulin që shpalosi flamurin e Arbërit, duke e kthye Deçiqin në një kështjellë lirie. Ju injoroni kryengritjet e Kosovës dhe bijtë dhe bijat e saj të lavdishëm, me Isa Boletinin, Idriz Seferin, Sefë Kasharën, Haxhi Zekën dhe “shqipen” e Kosovës, Shote Galicën. Ju, në këtë libër i ulni në minimum vlerat e Hasan Riza Pashës, kur Shkodrën e deklaroni pjesë të Turqisë. Kjo arsyetohet plotësisht me mungesën e shqiptarëve në koalicionin ballkanik dhe në mbrojtjen e Shkodrës nën flamurin turk, kur realisht ajo ishte e pushtuar nga Turqia dhe Hasan Riza Pasha ishte nji pushtues. Në qoftë se Hasan Riza Pasha do të kishte ngritë flamurin shqiptar që në fillim të luftimeve, atëherë përgjegjësia do të binte mbi forcat serbo-malazeze dhe nuk asht aspak çudi që mund të ishte hjekë rrethimi menjiherë. Këtë “hipotezë” timen e “ndriçon” fakti se, menjiherë mbas kësaj lufte 6-mujore, Shkodra u njoft pjesë e Shqipnisë. Tue qenë se Olsi Jazexhi ka shkruar me përbuzje edhe kundër fenomenit të humanizmit botnor, shejtneshës së ardhshme, Nanë Terezës, askush nuk duhet të çuditet me fanatizmin e tij skajor, dhe me antishqiptarizmin e tij. Së fundi, libri “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza Pasha” nuk asht asgja tjetër veçse nji mashtrim, nji antihistori që don të “himnizojë” të gjitha figurat ma të urryera kolaboracioniste që i shërbyen pushtuesit osman pesëshekullor dhe që edhe sot “tundin” tapitë me të cilat i pati stimulue pushtuesi për shërbimet që i banë tue mohue edhe gjakun arbnor dhe shpesh herë tuj e “turbullue” me gjakun e pistë të stepave aziatike dhe sot mburren me këtë paturpësi duke u deklarue vllazën të nji gjaku me osmanët. Koka e “konservueme” e Ali Pashë Tepelenës në Stambollë asht shembulli ma “ogurzi” për të tregue se kolaboracionistët dhe të ngjashmit e tyne të sotëm kokën e kanë në Azi dhe vetëm trupin në Shqipni… Çuditërisht, këtij Pashai i kanë ngritë shtatore. Por, për këta sharlatanë përgjigjen ma të meritueshme e ka dhanë Kadare, të cilën e kam citue qysh në fillim të shkrimit. “O Zot, fali injorantët dhe ndëshkoi intrigantët!” (M.B.). Mark Bregu
Përmbledhja e Doktrinës Shoqërore të Kishës Jam shumë i lumtur të kthehem këtu në Shqipëri për të paraqitur Përmbledhjen e Doktrinës Shoqërore të Kishës, të redaktuar prej Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe të Paqes me vullnetin e të paharrueshmit Shërbëtor të Hyjit Gjon Pali II. Ky takim mbi Përmbledhjen është një nismë domethënëse, që i nderon Organizatorët e vet, sepse, nëpërmjet saj, bëhet e dukshme gatishmëria për ballafaqimin, në kohë kaq të ndërlikuara e të vështira, me instanca që vijnë prej etikës shoqërore të krishterë. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ftesën që më është drejtuar nga Shkëlqesia e Tij Imzot Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, i cili ka qenë animator i gatshëm e zemërgjerë i përkthimit të vështirë të Përmbledhjes në gjuhën shqipe dhe i kësaj paraqitjeje publikut. Dëshiroj ta inkuadroj paraqitjen e Përmbledhjes në perspektivën e ndërtimit të qytetërimit të dashurisë. I vendosur në këtë perspektivë, qëllimi themelor i doktrinës shoqërore të Kishës, që është ndërtimi i një shoqërie më njerëzore, ndriçohet për së tepërmi. Në të vërtetë, angazhimi i parë në të cilin ajo i thërret besimtarët, është ai që ta përhapin dashurinë në marrëdhëniet shoqërore, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Përmbledhja ka një strukturë të thjeshtë dhe lineare. Pas një Hyrjeje, vijojnë tri pjesë: e para, e përbërë prej katër kapitujsh, trajton premisat themelore të doktrinës shoqërore – planin e dashurisë së Hyjit për njeriun dhe shoqërinë, misionin e Kishës dhe natyrën e doktrinës shoqërore, personin njerëzor dhe të drejtat e tij, parimet dhe vlerat e doktrinës shoqërore; pjesa e dytë, e përbërë prej shtatë kapitujsh, trajton përmbajtjet dhe temat klasike të doktrinës shoqërore – familja, puna njerëzore, jeta ekonomike, bashkësia politike, bashkësia ndërkombëtare, mjedisi dhe paqja; pjesa e tretë, mjaft e shkurtër sepse përbëhet vetëm nga një kapitull, përmban një seri udhëzimesh për përdorimin e doktrinës shoqërore në praktikën baritore të Kishës dhe në jetën e të krishterëve, sidomos të besimtarëve laikë. Përfundimi, i titulluar Për një qytetërim të dashurisë, shpreh qëllimin bazë të të gjithë dokumentit. Përmbledhja e vë doktrinën shoqërore në qendrën e misionit të Kishës. Kisha, duke jetuar në botë dhe për botën – megjithëse duke mos qenë e botës – nuk mund ta lërë pas dore misionin e vet të frymëzimit të saj në mënyrë të krishterë. Kur Kisha interesohet për nxitjen njerëzore, ku kumton rregullat e një bashkëjetese të re në paqe dhe në drejtësi, kur punon, së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë, për krijimin e marrëdhënieve dhe institucioneve më njerëzore, ajo “mëson rrugën që njeriu duhet të përshkojë në këtë botë për të hyrë në mbretërinë e Hyjit”. Në të vërtetë subjekti i përshtatshëm për natyrën e doktrinës shoqërore nuk është gjë tjetër veçse e tërë bashkësia kishtare. Përmbledhja, në nr.79 pohon: “Doktrina shoqërore është e Kishës sepse Kisha është subjekti që e përpunon, e përhap dhe e mëson atë. Ajo nuk është privilegj i një përbërësi të trupit kishtar, por e tërë bashkësisë: është shprehje e mënyrës me të cilën Kisha e kupton shoqërinë dhe vendoset përballë strukturave të saja dhe ndryshimeve të saj. Përmbledhja parashtrohet si një manifest për të realizuar një humanizëm të ri, në perspektivën e qytetërimit të dashurisë. Në të vërtetë, në Hyrje pohohet se ajo është përpunuar për të nxitur e mbjellë në brazdat e qytetërimit një humanizëm integral, solidar, të hapur ndaj Transhendencës (krh. nr. 7). Është Manifest, në kuptimin se në të gjenden koordinatat, ideale dhe historike, të një shoqërie të re, për t’u dhënë trup kërkesave gjithnjë të gjalla të Ungjillit e të krishtërimit, në mënyrë që të banojnë në zemrën e njerëzve. Njerëzimi nuk mund të jetojë pa një perspektivë të së ardhmes, pa një udhërrëfyese. Në perspektivën e ndërtimit të humanizmit të ri integral e solidar, angazhimi i madh është për të përhapur, për të propozuar dhe për të bërë që të japin fryte parimet e doktrinës shoqërore të Kishës, të paraqitura mirë në kapitujt e tretë e të katërt të Përmbledhjes. Ato paraqiten si një ndihmë për të gjithë, por sidomos për të krishterët, që nga këto parime janë të nxitur që të ndërtojnë një shoqëri të denjë për njeriun, më të drejtë e më vëllazërore. Parimi personalist. Përmbledhja pohon: “Kisha sheh në njeriun, në çdo njeri, shëmbëlltyrën e gjallë të vetë Hyjit”. “Njeriu, i kapur në konkretësinë e tij historike, përfaqëson zemrën dhe shpirtin e mësimit shoqëror katolik. Në të vërtetë, krejt doktrina shoqërore zhvillohet duke u nisur prej parimit që pohon dinjitetin e pacënueshëm të personit njerëzor”. Prandaj parimi personalist i përket dinjitetit absolut, qendërsisë, pacënueshmërisë së personit njerëzor të konsideruar në cilësitë e tij thelbësore të individualitetit dhe të socialitetit; ai duhet të jetë subjekti, themeli dhe qëllimi i gjithë veprimit shoqëror: personi njerëzor nuk mund të instrumentalizohet kurrë. Parimi i të mirës së përbashkët. Të realizuarit e saj u përket të gjithë shtetasve, të organizuar siç duhet në shoqëri prej autoritetit civil, sepse e mira e përbashkët është e mira etike e jetës shoqërore, në të gjitha aspektet e saj, për të gjithë subjektet dhe përbërësit e saj. Prandaj e mira e përbashkët kërkon pjesëmarrjen e të gjithë shtetasve, edhe pse autoriteti politik ka përgjegjësinë më të madhe për të, meqenëse ai përfaqëson arsyen e të qenit, kuptimin dhe qëllimin e veprimtarisë politike. E mira e përbashkët përfshin tërësinë e kushteve që favorizojnë zhvillimin e plotë të personit dhe të grupeve të ndërmjetme – mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave të njeriut, të familjes, të lirisë për t’u asocuar, etj. Parimi i subsidiaritetit. Përmbledhja pohon: “Ky parim diktohet sepse çdo person, familje apo trup i ndërmjetëm ka diçka origjinale për t’i ofruar bashkësisë. […] Me parimin e subsidiaritetit janë në kundërshtim format e centralizimit, të burokratizimit, të asistencializmit, të pranisë së paarsyetuar e të tepërt të shtetit dhe të aparatit publik […]. Vënies në jetë të parimit të subsidiaritetit i përgjigjen: respektimi dhe nxitja efektive e parësisë së personit dhe të familjes; vlerësimi i shoqatave dhe organizatave të ndërmjetme, në zgjedhjet e tyre themelore dhe në të gjitha ato që nuk mund të delegohen apo të merren përsipër prej të tjerëve; inkurajimi që i bëhet nismës private, në mënyrë që çdo organizëm shoqëror të mbetet në shërbim të së mirës së përbashkët me veçantitë e veta; nyjëzimi pluralist i shoqërisë dhe përfaqësimi i forcave të saj jetësore; mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe të pakicave; decentralizimi burokratik dhe administrativ; ekuilibri mes sferës publike dhe asaj private, me njohjen si pasojë të funksioneve shoqërore të privates…”. Parimi i solidaritetit. Përmbledhja pohon se solidariteti është qoftë parim etiko-shoqëror, qoftë virtyt, konkretizim aktual i vërtetë i drejtësisë. Ky parim qëndron në vetëdijen e faktit se njerëzimi përbën një njësi të madhe e të shumanshme, që i paraprin gjithçkaje dhe të gjithëve, më e gjerë e themelore se sa ajo që shprehimisht njihet apo ndërtohet prej secilit. Ai shprehet në vetëdijen e një ndërvarësie themelore mes të gjithë njerëzve, që i thërret të gjithë në një bashkëndarje efektive të të mirave, të burimeve, të përgjegjësive dhe të vështirësive, në një klimë ndërsjellshmërie dhe barazie të të drejtave e të detyrave: solidariteti si të qenit prej të tjerëve, për atë që kemi marrë prej tyre; solidariteti si të qenit me dhe për të tjerët, për atë që duhet t’u japim atyre. Dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve ju për ta përdorur Përmbledhjen, duke ndjekur objektivin edukativ për t’i bërë të zbulohen e vlerësohen këto parime shumë të çmueshme në jetën shoqërore, kulturore, ekonomike e politike të Shqipërisë. Ato janë boshte themelore për të kuptuar çdo shprehje të veprimit shoqëror, duke u nisur prej personit, deri te familja, te Shteti. Të krishterët laikë, individë dhe të asocuar, duhet të jenë bashkëbiseduesit e privilegjuar të Përmbledhjes, e cila duhet të përbëjë për ta një mjet të çmuar të formimit dhe një burim të vazhdueshëm të frymëzimit. Ata, në sajë të pagëzimit, janë të vendosur brenda misterit të dashurisë së Hyjit për botën që Krishti e ka zbuluar dhe që Kisha e vazhdon në histori. Të krishterët laikë, me kompetencën dhe profesionalitetin e tyre si dhe me marrjen përsipër të përgjegjësisë për të vepruar në një kontekst të veçantë, në njëfarë mënyre e plotësojnë doktrinën shoqërore të Kishës në frontin praktik dhe ndërmjetësojnë përplasjen e saj të pashmangshme me realen. Doktrina shoqërore nuk është thjesht një dije teorike, por ajo është për veprimin, është e orientuar drejt jetës, duhet zbatuar me krijimtari e duhet mishëruar. Të krishterët laikë në këtë kanë një rol shumë të veçantë, edhe pse jo përjashtues. Po përfundoj duke vënë në lidhje Përmbledhjen me enciklikën e parë të Atit të Shenjtë Benedikti XVI. Në të vërtetë, në qendër të Deus caritas est, – sidomos në paragrafët 26-29 – është vendosur doktrina shoqërore e Kishës, shprehimisht e përmendur në paragrafin 27 edhe në nyjëzimin e saj historik prej Rerum novarum deri te Centesimus annus. Veç kësaj, në të njëjtin vend, kujtohet botimi i Përmbledhjes së doktrinës shoqërore të Kishës, që ka “paraqitur në mënyrë organike” tërë mësimin shoqëror të Kishës. Pra, mund të themi se Enciklika përmban në vete jo vetëm ndonjë aspekt të doktrinës shoqërore, por tërë magjisterin modern shoqëror të Kishës. Doktrina shoqërore vendoset brenda – dhe jo në skaj – të kumtimit të krishterë se Hyji është dashuri. Pra, doktrina shoqërore lidhet në mënyrë organike me dashurinë që, si virtyt teologal, është vetë jeta hyjnore që e ushqen Kishën në shërbim ndaj botës, dhe si virtyt njerëzor është ajo miqësi shoqërore e civile pa të cilën lidhjet bashkësiore mes njerëzve dobësohen e lëkunden. Enciklika e kumton dashurinë si vetë thelbin e Hyjit, dhe pikërisht për këtë nuk lë pa i konsideruar aspektet njerëzore e shoqërore të dashurisë, që prej asaj drite ndriçohen e pastrohen. Brenda këtij dialogu mes hyjnores e njerëzores vendoset doktrina shoqërore e Kishës, që duhet të jetë vazhdimisht në lidhje me dashurinë e jetës hyjnore dhe në të njëjtën kohë të përkulet me dashuri mbi nevojat e njerëzimit. Sh.T. Imzot Giampaolo Crepaldi Sekretar i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes
Orientim, praktikë, përgjegjësi shoqërore dhe politike Të gjithëve ju drejtoj përshëndetjen në emër të Zyrës Kombëtare për problemet shoqërore dhe punën të Konferencës Ipeshkvnore Italiane (KII) dhe të drejtorit Imzot Paolo Tarchi, i cili s’ka pasur mundësi të jetë i pranishëm sot në mesin tonë për arsye të angazhimeve që ka marrë kohë më parë. Siç është përcaktuar qartë në hyrjen e veprës, që sot po paraqesim, marrëdhëniet që kemi pasur gjatë këtyre viteve, në gjirin e Komisionit Evropian “Drejtësi dhe Paqe”, mes Italisë dhe Shqipërisë, kanë prodhuar si shenjë konkrete bashkëpunimi përkthimin e Përmbledhjes së Doktrinës Shoqërore të Kishës në gjuhën shqipe, me qëllim që teksti të mund të ishte të mund të përdoret si një mjet real shoshitjeje për një formim gjithnjë e më cilësor dhe që u drejtohet shumë njerëzve. Shpejtësia që karakterizon sot ndryshimet shoqërore e bën të dukshme për të krishterët nevojën e krijimit të një kulture shoqërore dhe politike për një ungjillizim të shoqërores, të aftë për të përpunuar një të vepruar baritor duke u nisur nga Doktrina Shoqërore e Kishës. Për këtë arsye Përmbledhja paraqitet “si një mjet për shoshitjen morale dhe baritore të ngjarjeve të tërësishme, që karakterizojnë kohët tona; si një udhërrëfyes për të frymëzuar, në nivel i ndividual e kolektiv, sjellje edhe zgjedhje që na lejojnë të vështrojmë drejt të ardhmes me besim e shpresë” (PDSH, 10). Siç mësuam nga relacioni i Shkëlqesisë së Tij Imzot Crepaldi, i cili, siç e dimë, është bërë copë për realizimin e kësaj vepre, Përmbledhja, pikërisht sepse ka një rol orientues dhe praktik, që ka lidhje me të vërtetën, bëhet mjet i çmueshëm për të orientuar përgjegjësitë shoqërore dhe politike, që katolikët janë të thirrur për të marrë përsipër, në të sotmen e historisë që ka nevojë për një kulturë shoqërore dhe politike në të cilën takimi mes besimit, arsyes dhe shoshitjes shprehen në një angazhim praktik në shërbim të së mirës së përbashkët. Prandaj, urimi ynë është që, ngjarja e përkthimit të Përmbledhjes në gjuhën shqipe, të jetë rast i volitshëm për të realizuar ecje të përbashkëta formimi për laikët, meqë “në detyrat e ungjillëzimit, domethënë të mësimit, të katekezës e të formimit, që doktrina shoqërore e Kishës nxit, ajo i drejtohet çdo të krishteri, sipas kompetencave, karizmave, detyrave dhe misionit të kuptimit që ka secili” (PDSH, 83). Uroj, që çdo përpjekje që bëhet për ta kumtuar Krishtin në realitetin tokësor të mund të gjejë njerëz vullnetmirë, që dëshirojnë të realizojnë në tokën shqiptare, nëpërmjet dialogut, shenja konkrete drejtësie dhe paqeje. Dom Pasquale Spinoso Zyra kombëtare e KII-së për problemet shoqërore dhe punën
Ekonomia, kultura, liria, jetojnë brenda nesh Nga Angelo Ferro, President i UCID, Itali BKSD – Bashkimi i Krishterë i Sipërmarrësve Drejtues nuk është një parti politike dhe nuk bën pjesë në asnjë parti nuk është një sindikatë dhe nuk ka qëllime sindikaliste është një lëvizje personash që kanë përgjegjësi vepruese në ekonomi e në profesionet e ndryshme, por që nuk kërkon mbrojtjen e klasave që dëshirojnë të vënë: Nismën individuale në shërbim të së mirës së përbashkët Ekonominë në shërbim të personit Kompetencën e tyre në shërbim të talenteve për të qenë dëshmitarë të besimit Kjo do të thotë për ne të përkrahim formimin e drejtuesve. Është një detyrë e ngadaltë, por që mund të çojë në rezultate konkrete. Gjërat e kësaj bote ecin shpejt, por janë gjëra, shpesh mungon shpirti, shkasi, prirja për arritje më të larta në botë. Kur ekziston ky humus i çon të gjithë drejt përmirësimit. BKSD-ja jeton për të krijuar këtë humus të krishterë, pa të cilin gjithçka rrënohet. Nëse shohim në këtë moment Shqipërinë, vërejmë se provania ka vënë përballë nesh dy përgjegjësi: punë dhe mëkëmbje. Provania na jep kohën për të bërë. Duhet punuar, duhet punuar në të vërtetën. Duhet që secili të marrë mbi vete përgjegjësitë e veta. E atëherë bashkohen personat që synojnë të zbatojnë parimet e Doktrinës Shoqërore të Kishës. Jemi në BKSD si persona, që kanë një ndjenjë të përbashkët: korrektësinë në profesion dhe ndershmërinë në marrëdhëniet e biznesit, angazhimin për të bërë të sjellin fryte (në avantazh të të gjithëve dhe në objektivin e të Mirës së Përbashkët) “talentet” që i janë besuar secilit nga Provania; shkëmbimi si proces zgjerimi të mundësive; fitimi si tregues i mbarëvajtjes së mirë të ndërmarrjes dhe jo praktikë vetëm e përvetësimit vetjak; financa si element funksional në investimet për prodhimin e të mirave dhe të shërbimeve të dobishme për përparimin e njerëzimit dhe jo si spekullim i thjeshtë, tregu si instrument i shpërndarjes së barabartë dhe jo si vend i konkurencës së egër; krijimi i vlerës si proces zgjerimi të mundësive. Tregu është një institucion shumë dinamik që siguron dhe kërkon efektshmëri dhe frytshmëri; por në ekonominë e tregut nuk ka asgjë që të imponojë vetëm vlera materialiste, hedoniste dhe utilitariste. Është niveli i shoqërisë që bën të trajtohen nga tregu tipologjitë e të mirave/shërbimeve: nëse rritet niveli estetik, kulturor dhe etik i prodhuesve dhe i konsumatorëve, rritet përmasa cilësore e të mirave të trajtuara, deri në mundësinë për të përfshirë të mirat shpirtërore dhe virtytet. Sigurisht, rruga që kemi përpara paraqitet e gjatë dhe angazhuese lidhur me këto mundësi etike të tregut akoma në një pjesë të madhe të panjohura dhe të rrënuara nga gjërat jetëshkurtëra, mundësi që për të mund t’u shprehur kërkojnë nivele në rritje të njohjes dhe të përgjegjësisë prej të cilave jo vetëm që nuk mund ta shmangim veten, por që madje kërkojnë ushtrimin e përgjegjësisë sonë si persona dhe si shoqatë: përgjegjësia e të parëve. Funksioni i BKSD… Mblidhemi në BKSD në sajë të të qenit persona që veprojnë në ndërmarrje, në shkollë, në kërkim, në profesionet me pozita përgjegjësie dhe që ndihen të shtyrë – gati një krezmim i dytë – nga vlerat ungjillore, për t’u përpjekur për të çuar përpara një zhvillim jo vetëm tekniko-ekonomik, por njerëzor, duke shkuar në rrënjë, në mendjen dhe në zemrën e njeriut, në mënyrë që të bëjë të piqen profesionalizma më të larta dhe të përbëra; duke provuar, eksperimentuar, risuar, duke ndërtuar mundësi për të vlerësuar njeriun. Të rrimë së bashku, të frekuentohemi, të nxisim njëri-tjetrin, për hove drejt lartësisë, të instruktojmë njëri-tjetrin në përgjigjet ndaj “provokimeve të Besimit”, të çojmë përpara atë “pedagogji të të shkëlqyerës” që nuk ka asgjë elitare por madje përkthehet në përhapje të praktikave të mira: ja përse-ja e BKSD-së, përshpirtëria themeluese e shoqatës sonë, BKSD-ja si “pakicë krijuese”. “Fati i shoqërisë – thotë Benedikti XVI – varet nga pakicat krijuese. Të krishterët besimtarë duhet të ndihen të tillë”, duke bërë përshqim dhe duke vepruar. E ka kujtuar Benedikti XVI në Pritjen e Posaçme për ne më 4 mars: “BKSD-ja si pikë referimi e qëndrueshme në shqyrtimin e çështjeve, në përpunimin e projekteve, në kërkimin e zgjidhjeve, për problemet e përbëra të botës së punës dhe të ekonomisë. Në fakt është pikërisht në këtë fushatë – ka qenë nxitja e Tij – që ju realizoni një pjesë të pashmangshme të misionit tuaj si të krishterë laikë e pastaj të ecjes suaj të shenjtërimit”. Është të punuarit tonë në vërtetësi. Epoka moderne filloi me propozimin e metodës së të ecurit së bashku me njerëzit e tjerë për të përparuar: ky trinom lirie, barazie, vëllazërie, i shprehur nga Revolucioni Francez ka pikërisht këtë kuptim. Por tani kemi kuptuar se barazia nuk qëndron në planifikimin e jetës së të gjithëve në të njëjtin nivel; se liria nuk është e para për të shpenzuar më shumë të mira e më shumë shërbime; se vëllazëria nuk rrjedh nga doktrina e regjime, por qëndron brenda nesh. Dhe është vëllazëria ajo që tërheq lirinë e barazinë. Por vëllazëria nuk është e delegueshme, nuk është formulim politik; kërkon angazhimin personal, kërkon Dashurinë dhe Drejtësinë. Sot ekonomia globale nuk lejon të merret vetëm e mira dhe të flaket e keqja. Mësimi i shekullit XIX (dhe si ndërmarrje e shohim në kapërcimin e konceptit të konkurrencës mors tua vita mea, për të arritur në të vënit së bashku veçoritë më të mira të secilit, duke përpiluar një rrjet në terma efektshmërie/frytshmërie me rezultat të madh) themelohet mbi partneritetin sa më të gjerë e të nyjëtuar të mundur. Dy kullat na kanë treguar këtë të vërtetë: në një botë të ndërlidhur nuk është e mundur të ndahet gruri nga egjra: na arrin gjithçka njëherësh: erë e shi, diell e breshër; nuk është e mundur të bësh politikën e ndarjes dhe të zgjedhësh se me kë të rrish, sepse me trafiqet globale arrin, për fat të keq, edhe terrorizmi global. Të kesh gjithnjë e më shumë miq bëhet pra një must i botës globale; përndryshe vjen dekadenca dhe ngushtimi në egoizma. Por, gjithçka do të ndalej. Ndërkohë që duhet punuar në të vërtetën, që do të thotë të dëshmosh duke rrezikuar, pa shumë struktura, më vete e në thjeshtësi, atje ku jemi në gjendje të shprehim, të vërtetën e Drejtësisë dhe Dashurisë. Nëse i kemi kuptuar si laikë këto dy mësime të historisë kjo na çon në kërkimin e rrugës që i jep kuptim punës sonë, një kuptim i sigurt, i plotë, jo instrumental dhe jetëshkurtër: është vlera e shtuar e Besimit tonë. Jetojmë kështu BKSD-në si mundësi – sipas mësimit të Palit – kështu që “Hyji ynë t’ju bëjë të denjë për thirrjen e vet dhe me fuqinë e vet t’ju bëjë të aftë të kryeni çdo të mirë që dëshironi dhe fenë tuaj ta bëjë vepruese”.
Nxitje e lavdërueshme për studimin dhe nxitjen e doktrinës shoqërore Imzot Gianpaolo Crepaldi Dom Pasquale Spinoso Atë Lello Lanzilli Dott. Angelo Ferro Prof. Alfred Çapaliku Ju falënderoj për praninë tuaj dhe për kontributin në këtë paraqitje, në gjuhën shqipe, të “Përmbledhjes së doktrinës shoqërore të Kishës”. Falënderoj Moderatorin Dom Gjovalin dhe përkthyesen Znj. Loreta Tomën. Përshëndes Autoritetet Civile dhe Fetare të pranishëm dhe të gjithë juve, vëllezër e motra si dhe Mediat. Pas dy viteve nga publikimi i “Compedio della dottrina sociale della Chiesa” prej Selisë së Shenjtë, pas një pune shumë të vështirë dhe të lodhshme, sot më 28 tetor paradite, në Tiranë dhe tani në Shkodër, me gëzim të madh ju paraqesim në gjuhën shqipe “Përmbledhjen e doktrinës shoqërore të Kishës”. Ky botim është bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe ndihmës së shumë njerëzve. Falënderimi im i drejtohet para së gjithash të ndjerit papa Gjon Palit II – që e ka dashur gjallërisht redaktimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme – si dhe Kardinalit Raffaele Martino, president i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes, që është kujdesur për përpunimin e saj dhe ka dhënë autorizimin për përkthimin në gjuhën shqipe. Duke shprehur kënaqësinë e vet për afrimin e përfundimit të nismës së ndërmarrë, në një letër që më ka drejtuar më 17 shkurt 2006, Kardinali Martino shkruante: “Jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet përkthimi i një thesari kompleks dhe voluminoz siç është “Përmbledhja”. Pra, përpjekja me të cilën është kryer tregon nxitjen e lavdërueshme që Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dëshiron t’i japë studimit dhe nxitjes së doktrinës shoqërore”. Edhe thjesht prej tonit dashamirës të këtyre fjalëve mund të kuptohet se me çfarë përzemërsie dhe afërsie ai e ka ndjekur e nxitur angazhimin tonë. Përkujdesja e Kardinal Martinos ka gjetur një përgjigje konkrete të Sekretarit të Administrimit të Pasurisë së Selisë Apostolike (APSA), Arqipeshkvi Imzot Claudio Maria Celli, i cili është treguar menjëherë i gatshëm për të firmosur Kontratën e nevojshme për botim. (Mendoj se shumë prej jush do t’ë kujtoni sepse Imzot Celli qe i dërguari i parë në Shqipëri i Papës Gjon Pali II në vitin 1991) Një falënderim i detyrueshëm për ndihmesën ekonomike i shkon Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Ajo, nëpërmjet Zyrës Baritore Shoqërore dhe të Punës, e përfaqësuar sot nga Dom Pasquale Spinoso, ka financuar krejt projektin e botimit dhe të Përmbledhjes në gjuhën shqipe. Falënderoj edhe të gjithë ata që, nën kujdesin dhe angazhimin tim të vazhdueshëm, kanë bashkëpunuar që kjo vepër të dalë në dritë, veçanërisht Komisionin e Drejtësisë dhe të Paqes të dioqezës Shkodër-Pult dhe ata që janë marrë me përkthimin dhe redaktimin. Puna e tyre nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Nganjëherë janë gjendur përballë mungesës së një gjuhe teologjike të përshtatshme ose u është dashur të bëjnë një zgjedhje të vështirë mes termave të ndryshëm, secili me një nuancë specifike domethënieje. Në mënyrë që të gjithë të mund të jenë në dijeni për arsyet e zgjedhjeve të bëra, në faqet 353-359 është vendosur të botohet edhe një fjalor i vogël i fjalëve kryesore që kanë krijuar problemet më të mëdha. Uroj që të mund të shërbejë për sqarimet e nevojshme. “Përmbledhja” në nr.7 thekson se “i krishteri (dhe çdo njeriu) në doktrinën shoqërore të Kishës mund të gjejë parimet e reflektimit, kriteret e gjykimit dhe udhëzimet e veprimit nga të cilat duhet të niset për të nxitur një humanizëm të tërësishëm dhe solidar”. Jam i bindur se në këtë Përmbledhje çdo lexues dhe çdo politikan do të mund të gjejë sugjerime të dobishme për të kërkuar zgjidhje për problemet shoqërore që prekin edhe realitetin e vendit tonë. Veç kësaj, uroj që prej këtyre faqeve shumë persona të frymëzohen për t’u angazhuar më aktivisht për ndërtimin e një shoqërie më të mirë e më të drejtë, në qendër të së cilës të mos jetë interesi i pak njerëzve, por e mira e përbashkët e të gjithëve, duke respektuar dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Faleminderit për vëmendjen Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult
Lamtumire “Kadare”?! Personalisht, si edhe shume te tjere, nuk kam patur dyshim se tek Ismail Kadare, kane bashkejetuar gjithnje njeriu egoist makiavelist dhe shkrimtari i privilegjuar i oborrit hoxhian. Edhe vete Kadare, publikisht e ka deklaruar se nuk meriton titullin “disident”, por tashme edhe shkrimtari e ka te veshtire te mbuloje pamjen e antinjeriut Ismail. Paraprakisht, dua te them, se deklarime te ndryshme, rrenqethese te Janulla Rrapit, i marr me shume rezerva, edhe pse ajo grua permend emra konkrete, i marr me rezerva. Kadare ka humbur logjiken e ftohte, e cila e ka karakterizuar edhe gjate diktatures, ku jo vetem mbijetoi i amplifikuar nga rregjimi edhe jashte Shqiperise hoxhiane, por edhe paska arritur te mbuloje me vello te trashe mjaft ane te erreta te se kaluares. Nderprerja e nje dashurie te padeshiruar ne mes vajzes se nje “VIP”-i, dhe nje djali te nje “sere te ulet”, eshte normale edhe ne realitetin aktual te Shqiperise por edhe Evropes. Prindi Kadare, me te drejte apo te padrejte, duke shkelur edhe mbi vullnetin e vajzes se tij 17- vjecare Grejsa, por edhe ne jeten e nje 17- vjecari Renato te filmit “Mesonjetorja”, nderpreu ne mes nje lidhje dashurie. Si nje individ i privilegjuar, nomenklature e larte e rregjimit te kaluar, Kadare- njeri, kishte te gjith instrumentat jo vetem per te mbyllur kete histori dashurie shekspiriane, por edhe te mbylle ne cmendine ne te ri, mekati i vetem i te cilit ishte se “guxoi” te dashuroje nje vajze te “seres se larte” komuniste! Fare mire, nje ngjarje e tille, edhe pse e dhimbshme, mund te ishte mbyllur nje here e mire. Por “Dimri i vetmise se madhe” per kete ngjarje, nuk eshte destinuar te mbyllet. Pas mese 22 viteve, dalin ne drite fakte edhe me dritheruese, te cilat jo vetem tregojne per shkaterrim te nje familjeje, por edhe per krimin e vrasjes se nje jete, te saponisur. Ne “Top Story”, Janulla Rrapi, duke permendur emra konkrete, nje pjese e te cileve jetojne, ke bere deklarimin makaber se me deshiren e Ismail Kadarese, dhe me nderhyrjen e nje sekretari te KQ te PPSH-se, Foto Cami, Grejsa 17- vjerace, ka abortuar nje femije- djale, 6 muajsh ne barkun e nenes qe priste krijesen e saj! Kjo histori, nuk ia vlen te tregohet me tej, pasi sa me shume qe zgjatet ne detaje, aq me teper figura dhe imazhi i Kadarese zvoglohet pambarimisht, deri te shuarje. E perseris, deklarimi deri diku hakmarres i Janulla Rrapit, duhet te merret me rezerva. Megjithate, mbi nje ngjarje te tille, duhet te hidhet drite! E verteta duhet te dale ne shesh. Gjate diktatures, por edhe ketyre viteve te demokracise, kemi ndertuar dhe po vijojme te ndertojme buste ne piedestale te pamerituara, apo te ngritura mbi fatkeqesine e te tjereve dhe krimin. Pas mese dy dekadave, edhe pse brenda dy familjeve por edhe disa personazheve te tjera, e verteta nuk duket e veshtire te zbardhet. Tashme rreth 40 vjecare, Grejsa Kadare, duhet te gjeje force dhe te tregoje te verteten. Nese eshte e vertete dhe i dhemb jeta e nje femije qe ia hoqen me forte nga trupi i saj, ajo duhet te gjeje force te denoncoje babane kriminel, pasi nuk mund te kete epitet tjeter! Edhe bashkeshortja e Kadarese, Helena, duhet te heqe nje barre te rende jo vetem nga shpirti i saj, por edhe nga borxhet qe cdo prind i ka femijes. Edhe te tjere personazhe, te cilet permenden me emra, duhet te marrin guximin te zbardhin kete te vertete, nese eshte e tille. Edhe vete Kadare, disa here kandidat per “Nobel”, fitues i shume cmimeve kombetare dhe nderkombetare, duhet te behet njehere “burre” dhe te pranoje nje faj te bere ne rrethana te caktuara, te gjithsesi nuk e justifikojne aspak nje sjellje te tille, qe perfundon me nje seri krimesh, deri ne vrasje. Gjithnje nese historia e Janulla Rrapit, eshte e sakte. Ne asnje moment, teksa po shkruaj keto rreshta, nuk e perjashtoj idene e sulmeve denigruese ndaj imazhit monumental te Kadarese. Mbase ketij te fundit, i intereson te zbardhe te verteten, duke e faktuar pse jo, duke e hedhur poshte historine e familjes Rrapi, nese nuk eshte e vertete. Perndryshe, historia rrezikon te mos zbardhet kurre, duke lene hije dyshimi, duke dale ne skene ne kohe te ndryshme jo vetem duke kthyer kermen e qelbur te diktatures, por edhe te prodhimeve dhe veprave te asaj kohe. Nese Kadare ka dicka per te fshehur nga e kaluara e tij, te cilen nuk mund ta bleje as duke shitur famen e tij boterore, eshte mire te lere piedestalin, qe mbase e ka okupuar me pa te drejte. Jo vetem kaq! Nese Kadare eshte iniciator i nje vepre te tille, pavaresisht kohes qe ka kaluar, duhet te pergjigjet para drejtesise per vrasje, po, po, per vrasje. Te nipit te tij 6 muajsh, ne barkun e vajzes se tij 17 vjecare! Nese aborti eshte bere pa deshiren e nenes Grejsa dhe te babait Renato, Ismail Kadare duhet te pergjigjet si nje kriminel i rendomte! “Asnjeri nuk eshte aq i pasur sa per te blere te kaluaren e tij”. Sentenca eshte e perbotshme, edhe per Kadarene e madh. Nje shkrimtar oborri i dikatures hoxhaine, qe kerkon te fitoje kredite ne demokraci nen petkun e njeriut “qe per mrekulli” i shpetoi “hanxharit”, eshte shume me pak i demshem se nje vrases, madje i te afermeve te tij. E kjo ne emer te ruajtjes se nje imazhi te krijuar ne diktature, ne dem te vajzes, nipit por edhe te familjeve te “seres se ulet”. E se fundi, si edhe here te tjera, dua te kujtoj se une jam shume i vogel ne kuptimin e plote te fjales, perballe hijes se fames se Kadarese, e cila mbase mund te shuhet plotesisht! Por, nuk mund te qendroj indiferent pa dhene opinionin tim per nje ngjarje, e cila edhe sot pas mese 20 viteve, te dritheron trupin teksa e degjon! Ismail Kadare, e ka nje mundesi reale per te hyre ne historine boterore te letersise, mbase duke lene pas edhe vete Shekspirin. Mjafton te shkruaje nje liber per historine tragjike te dashurise se Grejses dhe Renatos, ndoshta edhe te nipit fatkeq te palindur asnjehere,i cili u denua me vdekje nga gjyshi i tij, i cili tashme, nuk do te mund te fitoje kurre cmimin “Nobel”, por as edhe plotesine e definicionit te thjeshte e te veshtire “Njeri”! Lamtumire Kadare, Ismail! Blerti DELIJA
Drejtuesit e arsimit mbushin xhepat me para, mesuesit neperkemben Vazhdimisht është folur e vazhdon të flitet për figurën e mësuesit dhe nuk kanë munguar asnjëherë epitetet e përkufizimet për këtë profesion. Padyshim , që të përçosh dije, njohuri , është sa fisnike aq dhe emocionale , sidomos kur puna të jep rezultate të frytshme.Sot çdo profesion tjetër , edhe ai i mësuesit ka nivelet e tij , shkallët e këtyre niveleve jo rrallë herë përcaktojnë dhe nivelet e brezave të nxënësve që dalin prej tyre. Qëllimi i këtij shkrimi , pa dyshim nuk është himnizimi i figurës së mësuesit. Kuptohet si kudo dhe në këtë profsion ka nivele të ndryshme profesionalizmi dhe aftësie. Sidomos pas viteve 90-të , me liberalizimin e tejskajshëm të shkollave të larta , mësuesit u shtuan së tepërmi, ndërsa niveli i mësimdhënies ra mjaft. Rendja për të marrë një diplomë mësuesie apo për të vazduar studimet në degët e mësuesisë u bë për shkak se, mundësitë e punësimit në këtë fushë janë më të mëdha se kudo. Historikisht , mësuesi ka qenë një “shërbëtor i bindur “ i sistemeve , i qeverive të ndryshme kushdo qofshin ato. I ndodhur nën tutelën e shtetit , i cili është punëdhënësi i tij, pavarësia e tij ka qenë e mohuar më shumë se kudo tjetër. Përballë disa rrethanave në dukje “komode “për këtë profesion , siç është ajo e të paturit të drejtë të më shumë ditëve pushim që shkojnë nga 42 deri 56 ditë, ndryshe nga sektorë të tjerë, para viteve 90-të , mësuesi ishte ai që zbatonte ideologjinë e partisë në pushtet. Në këto vite, mësuesit më tepër se të ishte profesionist , i kërkohej të ishte idelog, që duhej të punonte me njerëzit në qytet e fshat për të përçuar ideologjinë e partise. Ai duhej të punonte pas pune lajmet politike të gazetave të kohës me masat e gjëra, të angazhohej në punë shoqërore e vullnetare, madje nuk I shpëtonte as puna prodhuese bashkë me nxënës dhe as stërvitja ushtarake. Ai rreshtohej në parakalimet idiote për festa, mbushte rreshtat e mitingjeve e sallat e mbledhjeve të organizatave të ndryshme . Pas vitit 1990, ndryshimet ndodhen dhe në arsim. Por ndërsa qeveritë demokratike të pas 1990-ës folën mjaft për ridemnsionimin e figures së mësuesit , madje në programet e partive politike nuk u kursyen rreshtat për to, përsëri mësuesi mbeti më i nëpërëmburi. Kjo pasi ndonëse në forma të tjera , ai përsëri mbush e vazhdon të mbushë rradhët e mitingjeve partiake, mbledhjeve të kota e të strëzgjatura me titullarë etj. Nën presionin e atyre që kanë drejtuar dikasterin e arsimit në këta 15 vite demokraci, drejtuesit lokale të arsimit e përçojnë këtë presion tek stafet e tyre, tek drejtuesit e shkollave që janë mësues si gjithë të tjerët, e këta më tej tek mësuesit e thjeshtë. Sa prezent është presioni, mjafton të shohësh një aktivitet ku marrin pjesë drejtues të lartë të arsimit apo të shtetit, pavarësisht cila force politike apo kah është në pushtet, vëren me dhjetra drejtues shkollash, inspektorë arsimi etj. që të komanduar si në rreshtimet e dikurshme, mbushin këto ambjente dhe pse shumicës së tyre nuk ia ndjen për partitë apo liderët që janë të detyruar të dëgjojnë e duartrokasin .Por nuk mjafton vetëm kjo “e keqe” jo aq e madhe . Mësuesi edhe gjatë këtyre 15 viteve nëpërkëmbet pasi paguhet më pak se çdo kategori tjetër e punësuar në shtet, se është vazhdimisht nën presionin e direktivave, udhëzimeve e rregulloresh “idiote”, që tani që fundi kanë marrë emrin “qarkore”, se duhet të pranojë të fyhet, tallet e injorohet nga njerëz pa nivel , pa edukatë e moral, që ndonjëherë mund të jenë dhe drejtues të paaftë , por dhe prindër e nxënës. Në një nga udhëzimet e fundit të ministrisë së arsimit të tanishme , mësuesit i ndalohet të ngrejë dhe zërin në klasën me 50 nxënës, pasi fyhet personaliteti i nxënësit, pa folur për të tjerat. Por mësuesi aktualisht nuk mundet të vërë note negative , të mbesë nxënës , të nxjerrë jashtë klasës atë që thyen rregullat , apo të ndërrmarrë masa ndëshkimore, sipas ligjeve në fuqi dhe dispozitave normative të arsimit. Kjo pasi mësuesi nuk mbrohet nga askush, as nga shteti që e ka punësuar. Jo rrallë here kane ndodhur akte dhune ndaj mësuesve, ku autorë kanë qenë nxënës e prindër, pa foluar për dhunën psikologjike e verbale me të cilën ato ballafaqohen shpesh. Por tani së fundmi, mësuesit janë bërë dhe shërbëtorë të librashitësve e shtëpive botuese. Kjo pasi këtë vit atyre iu ngarkua misioni shtesë , gjithmonë pa shpërblim ( prej kohësh është janë hequr dhe fletë lavdërimet) i lidhjes së kontratave me shitësat, endjes me dhjetra herë e duke qëndruar për orë të tëra pas dyerve të librarive që kanë lidhur vetë kontrata me shtetin për tërheqjen e teksteve shkollore, transportit të librave pa i paguar askush asgjë dhe pse prej 15 vitesh jetojmë në një ekonomi tregu që funksionon sipas ligjeve e rregullave të kapitalizmit, përballjes me prindër që kërkonin libra pasi viti shkollor kishte filluar e librat mungonin etj. Shtëpitë botuese që abuzivisht kanë siguruar treg për shitjen e mallit të tyre, apo libraritë që duke qenë private rendin pas interesit të tyre fitimprurës, pak kanë qenë të përgjegjshëm se ky mall me shitje të sigurtë siç është libri shkollor duhej derguar sipas kontratave prej vetë atyre në dyert e shkollave dhe së paku disa ditë para se të fillonte viti shkollor. E ndërsa këto njësi private e kanë fitimin e sigurtë, janë mësuesit e drjtuesit e shkollave ato që sorollaten me orë të tëra jashtë mësimit nëper librari, ngarkohen me çanta të mbushuara me libra duke u kthyer në hamej të dijes. Sot në një shoqëri kapitaliste, në mënyrë të pakuptueshme ato janë punëtorë papagesë të punësuar në shtet, dhe kjo pasi shteti përtej propogandës së fryrë të reformave tashmë të dështuara në arsim, as nuk mendon për mësuesit por vetëm i shfrytëzon ato, sikur të mos ishte shteti , por kapitalisti më i egër. Mendimi që ekziston , madje nuk ngurohet dhe të shprehet në ambjente të ngushta zyrtarësh se” këta ( mësuesit) durojnë se janë mësuar kështu”, është i pranishëm në breza drejtuesish të papaftë, që qëndrojnë mes burokracisë së shkresurinave të panevojshme dhe e vetmja punë e “dobishme” që bëjnë është mbushja e xhepave të tyre nga puna e papaguar e “mëditësve” arsimtarë. Dhe këta të fundit, heshtin, durojnë , dhe nevoja për të patur një punë e page të sigurtë i bën që të vazhdojnë të jenë të bindur deri në nëpërkëmbje , ato “të urtit deri në dhembje, të thjeshtit deri në madhështi”. RIDVAN SHTEGU
Vitore Stefa Leka: Nëna emigrante me Zemër të Madhe! Takimi me Vitore Stefa Leka, një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali veçanërisht të shoqatave atdhetare, të Lidhjes Shqiptare në Bote e të qarqeve intelektuale e artistike. nga Albana Temali Kisha dëgjuar tepër nga miqte e mi të shpërndarë në gjithë anët e Botës (e jo vetëm në Itali) për Vitore Stefa Leka. Fjalë “të mëdha”, pothuaj të pabesueshme rreshtoheshin për personin në fjalë. Në komentet e tyre pak nga pak mësova për prejardhjen e saj nga nje familje patriotësh, per jetën e saj plot vuajtje gjatë diktaturës e me pas për punën e saj të paçmuar si humaniste, bamirese, e cila nisi që pas mbërritjes së saj në Trieste në ‘91 për mbledhjen e ndihmave për emigrantët e sapo mbërritur apo për dërgimin e tyre në Shqipëri, duke sensibilizuar opinionit italian për situatën e vështirë që po kalonte atdheu në atë periudhë fillestare tranzicioni. Mësova që Vitorja për shumë nga bashkatdhetarët tanë, që fati i solli në këto brigje, kishte hapur derën e shtëpisë së saj e jo vetem kaq.. Episode te ndryshme flasin edhe për asistencën që i ofroi për muaj të tërë një ushtar të UÇK, i cili ndodhej i shtruar në një spital në Trieste, për një vajzë italiane që e shpëtoi nga rruga e drogimit e shembujt janë të pafund e të gjithë plotësojnë portretin e kësaj gruaje të radhë. Por jo vetëm kaq, mbasi Vitorja është edhe një krijuese e talentuar, poete e prozatore me disa botime të sukseshme. Me pak fjalë, një njeri i gjithanshëm e mbi të gjitha një atdhetare, humaniste e bamirëse e ditëve të sotme. Ja pse e thërrasin “Nënë Tereza e Triestes”. Ja pse nobelisti, piktori me origjine siriane Masrur Imani ( “Qytetar Nderi” i Shqiperisë) e ka konsideruar “a very special person to know” , ja pse ka kërkuar të emërohet “Gruaja e vitit”, ja pse i ka kerkuar presidentit Berisha në njërën nga vizitat e tij në Shqipëri : “nëse të ishte e mundur ngritja në qëndër të Tiranës i një busti të artë për Vitore Stefa Leka, për shërbimin e madh humanitar që i ka bërë vendit të saj dhe aktivitetin e saj të gjithanshëm shoqeror” . Këto janë motivet që më shtynë për të prezantuar lexuesve Vitore Stefa Leka nëpërmjet një interviste, realizimi i së cilës m’u lehtësua nga thjeshtësia e ngrohtësia e fjalëve të saj. Me Vitore Stefa Leka – E lindur në Berat por prej vitesh me banim në Triste – ç’përbëjne për jetën tuaj këta dy qytete? Në rradhë të parë ju falenderoj për këtë intervistë se me duket sikur nëpërmjet saj do të bashkëbisedoj me bashkëkombasit e mi. Po, jam lindur në qytetin e lashtë të Beratit dhe aty kam kujtimet më të shtrenjta të fëmijerisë dhe rinise sime. Jeta ime aty ka qënë një jetë pa jetë, një fëmijëri pa fëmijëri, e një rini pa rini, pra një “e vdekur” e gjallë.. por përsëri kam mall edhe për guret e qytetit tim të lindjes. Në këtë dhé të largët e të huaj kujtimet vërshojne si lumë e të mbushin shpirtin, me dhimbje dhe frymëzim. Ja një nga poezite, ku e shpreh këtë mall për qytetin tim: Më dogji malli.. Atje ku linda , dielli më qeshte ndryshe Pranvera te porta sillte blerim Një çerdhe nën strehë ngrinin dallandyshet Dhe veshja e thjeshtë më kishte kuptim … Cdo gurë në zemër ta kam kujtim Më dogji malli, o Berati im! Tani kam 16 vjet që jetoj në qytetin e bukur të Triestes, në Itali. Mora rrugën e mërgimit si shumë shqiptarë të tjerë dhe të them të drejten, për herë të parë që kur jam bërë e ndërgjegjshme u ndjeva e lirë në këtë qytet. Beratin e dua se është sic thashë vendlindja ime dhe njeriu dhe në fund të botës të shkoje do të kthejë kokën te rrënjët e tij , tek ai prag ku tha fjalen e parë, ku hodhi hapin e pare, ku njohu nënë e atë, miq e mikeshat e para. Por, unë them se shumë e dua dhe Triesten , këtë qytet të bukur, që laget nga Adriatiku , si dhe brigjet e atdheut tim. Me këtë qytet tashmë më lidhin kujtime të tjera. Erdha në një moshe që isha bërë nënë dhe gjyshe. Trieste më dha lirinë, e cila më kishte munguar, për kaq e kaq vjet. E ndjeva vehten në kuptimin e plotë të fjalës NJERI. Vërtet fillimi nuk ishte i lehtë, por them se shteti italian u tregua bujar me ne emigrantet e vitit 1990. Na krijoi kushtet për punë, banesë etj. Pas kaq vjetësh, këtu në Trieste mori krahë dëshira ime për të shkruar, e cila më ishte ndërprerë dhunshëm, në rregjimin diktatorial .U ndjeva e rilindur, vetëm që malli për Atdheun ishte i paparashikushëm. Edhe Triestja më ka frymëzuar për poezi e prozë. Ja njëra nga ato: Qytet i madh, Qytet i huaj mes teje unë-nje çudi e vogël E vogël, sa një pikë loti Je tepër madhështor për të qënë i imi Tepër i vogël, për të më kuptuar Infinit dëshirash Kotësish.. Qytet i madh I huaj… – Lindur e rritur në një familje me tradita e rrënjë të thella atdhetarie e kulturore, stërmbesë e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefës (veprimtar i njohur i Lidhjes së Prizrenit), bijë e intelektualëve të shquar Kostaq e Eleni Stefa , sa ka ndikuar ky ambjent në formimin kulturor e rritjen tuaj? Familja ime ishte me të vërtetë djepi, që më rriti me atdhedashurinë dhe dashurinë për të bukurën, me respektin për njeriun. Unë mbeta jetime shumë herët, nga im atë Kostaq Stefa. Atë e pushkatoi ai rregjim në moshën 44 vjeç duke e lënë nënën të vejë, në moshën 33 vjeçare dhe ne femijëve tij do të na ndiqte si hije në biografinë tonë, vrasja e tij. Megjithëse fëmije e vogël, une e mbaj mend atë portret të ndritur të tim eti, fjalët e tij të urta. Ishte nëna ime Eleni, që diti të na rritë ne jetimëve me dashurinë për njerëzit, për dijen dhe kulturën. Të gjitha këto ndikuan në formimin tim si njeri dhe megjithatë ëndërra për të krijuar poezi dhe tregime m’u pre dhunshëm qysh në shkollën shtatëvjeçare. Unë atë ëndërr e ruajta thellë në gji. Kam lexuar shumë qysh e vogël dhe kjo natyrisht ishte një dëshirë e ndezur nga nëna ime, që sot mban titullin “Mësuese e popullit “. Im At, i kishte lënë si amanet të fundit nënës që ne fëmijëve të mos na linte pa shkollë të larte, por dihet se sa mund ti u jepte diktatura të drejtë studimi, fëmijëve të një pushkatuari prej saj. Kështu që ëndërra dhe dëshira e atit tim dhe që ishte njëkohësishte dhe ëndërra e ne fëmijeve të tij nuk u realizua dot, për arsyet që thashë më lart. – Vuajtjet kane shoqeruar ju dhe familjen tuaj gjate vitete te rregjimit komunist. Cfare ju ka mesuar ky perjetim i dhimbshem e cfare ndikimi ka pasur ne krijimtarine tuaj? Ajo kohë mos ardhtë kurrë! Gjithë Shqipëria ishte një burg, por ne të persekutuarit nga ai rregjim diktatorial e dimë mire çfarë do të thotë të jetosh nën thundrën e përhershme të diktaturës çdo cast të jetës tënde. U mësuam të ishim gojëkycur dhe ti ruheshim çdo provokimi që na bëhej nga spiunët e sigurimit. Ne për rregjimin e atëhershëm ishim jo NE , por ATA. Përjetimi i dhimbshëm i asaj jete, që NUK ISHTE JETE.., më mësoi të isha e kujdesshme në çdo sjelljen time, por njëkohësisht si natyrë kam qënë dhe jam krenare. Nuk e ula kurrë kokën para vështirësive. Jeta më njohu me shumë lloje njerzish , të mirë, dinakë, të përulur, krenar etj. Të gjithë këta personazhe unë i kam dhe në tregimet e mia. Dhimbjen time gjithashtu e kam dhënë nëpër poezitë e mia. Kjo m’u bë e mundur, siç thashë dhe më lart, vetëm pas vitit 1990. Atë që e kishte ndrydhur shpirti dhe e mbante fshehur me vite të tëra , më në fund e tha shpirti në poezi e në prozë. Dhimbja e atyre viteve më ka bërë njeri të prekshëm dhe që di të vleresojë njeriun e mirë e të drejtë dhe ta ndihmojë atë në çdo rrethanë. – Italia është kthyer për ju në atdhe të dytë, ku edhe ka rinisur integrimin shoqëror e social i juaj dhe i familjes suaj. C’kujtime keni nga ditët e para të mbërritjes në brigjet italiane dhe pse vendndodhja juaj në Trieste? Atë mbrëmje të mbërritjes sonë, në brigjet e LIRISE do të thosha isha krejt e hutuar. Akoma nuk më besohej se kishim ikur nga ferri. Shtrëngoja pranë vehtes fëmijte e mi dhe në krah kisha tim shoq, që dhe ai nuk ishte më pak i emocionuar se unë. Siç thashë dhe më lart, shteti italian na krijoi menjëherë të gjitha kushtet për të jetuar si njerëz dalëngadalë, arritëm të ambjentoheshim me jetën e re. Natyrisht fëmijt e patën më të lehtë adaptimin me të se sa prindërit e tyre. – Në Itali mori formë reale krijimntaria letrare-artistike. Cilat janë librat e botuar dhe dy fjalë mbi përmbajtjen e tyre? Fillova të shkruaj pas disa muajve që ishim vendosur në Trieste. Ishte ndoshta malli për njerezit që kisha lënë larg , për Atdheun, nuk di ç’të them, po di që poezia është mbret i shpirtit për mua dhe fillova të derdh vargjet e para, të cilat një dite panë dritën e nën kujdesin e vellait tim, të ndjerë Alfred Stefës, me vellimin poetik “La Liberta!”, “Poezi që merr frymë pas pushkatimit”(1992), vëllimi i dyte me poezi erdhi pas dy tre vitesh me titull “JETOJ RINGJALLJEN” Këta dy vëllime, sidomos i pari mbajnë atë dhimbje, që më ka ndjekur pas në vitet e diktaturës, kurse vellimi i dyte them se ka më shumë drite si e thotë dhe vetë titulli. Me vonë, në vitin 2004 kam botuar dy libra të tjerë “Vetmi e largësise” (poezi) dhe “PLAGE SHPIRTI” (tregime) Në vëllimin e tretë natyrisht tematika rëndon me shumë mbi eksperincën time si emigrante dhe këtu përsëri do të takoni dhimbje. Në vëllimin me tregime kam pershkruar ngjarje dhe personazhe të jetuara gjatë gjithë jetës sime. – Jo vetëm krijimtari artistike por edhe pjesmarrje aktive në radhët e shoqatave shqiptare për integrimin e mbrojtjen e interesava të emigracionit. Cilat janë synimet kryesore të kësaj pjesmarrje dhe disa nga organizatat apo shoqatat në të cilat merrni pjesë? Aktivitetin tim si veprimtare në rradhët e shoqatave kulturale shqiptare të Diaspores në Itali apo dhe gjetkë e kam filluar sa vura këmbët këtu në Itali. Qëllimi im ishte dhe është human dhe njerëzor, që shqiptarët e të gjitha trevave kudo ku janë, të kenë të bashkuar shpirtin dhe zemrën. Kam marr pjesë aktive në formimin e disa shoqatave kulturale “shqiptare-italiane”, në shumë qytete të Italisë, nga veriu në jug dhe jam antare nderi në shumë nga këto. Ka dy vjet që jam antare nderi dhe e bashkimit të shoqatave shqiptare -arbereshe, me seli në Rimini dhe me president dr. Alban Krajën. Njëkohësisht i jam bashkuar që në oret e para Lidhjes Shqiptare në Botë dhe në Kongresin e parë të kësaj lidhje, që u mbajt në Prizren, më 26-27 Nëntor të vitit 2001 më kanë nderuar duke më zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar. – Per devocionin e veprimatrine tuaj humatare e shoqerore ju therrasin «Nene Tereza e Triestes ». C’efekt ju ngjall nje “emertim” i tille? Më duket një emërtim shume i lartë dhe nuk e di sa e meritoj. Unë gjithcka që kam bërë dhe bëj e kryej me gjithë shpirt dhe jo për të marrë tituj. Ajo që kam hequr unë nuk dua që të përseritet tek të tjerët. Mundohem tua zbus dhimbjen atyre që e kanë. T’ju them sinqerisht nuk me vjen mirë të flas për këtë temë.. nuk kam menduar ndonjeherë se do numeroja “mirësite “ apo ndihmat e mija humane që nga 1990 e këtej ketu apo në Atdhe. Mendoj se kështu veprojmë të gjithe në këtej nga na ka hedhur fati mbasi kemi nevojë shumë për ndihmën dhe dashurinë e njeri-tjetrit. – Motoja juaj eshte Ju kam vellezer, me thoni moter” – dicka me teper? Me mire po ju them poezine me kete titull Ju quaj vëllezër Më therrisni motër Më jepni besën T’ju jap unë dorën Në shpirt të bëhemi edhe më të mirë Të ndezim dritë ku kemi errësirë! Dhe tokës sonë me dhëmbje mbuluar T’i mbretërojë e mira Paqe e bekuar! Poezi kushtuar Vitore Stefa- Leka Kush te njohu dhe s’te cmoi… Kush te pa t’falenderoi Ke s’ndihmove e uruar Moj shqiptarja e bekuar …! Shkojne vitet pale e rradhe Plakjen kurre s’ke per t’a pare… Ti ke lindur per te mira Moter e nene Vitoria ! ….Je,dhe ngelesh MIRESIA..!
Dy papa Benediktët dhe Shqipëria Që nga dita e 29 shtatorit të këtij viti, që Papa Benedikti XVI i deklaroi hapur ambasadorit tonë në Vatikan, zotit Rrok Logu, se Selia e Shenjtë dhe ai, si kreu i saj, e mbështesin pa rezerva anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian, shumë media vizive dhe të shkruara e komentuan në përgjithësi këtë deklaratë jo si një lajm të rëndësisë së veçantë, por si një lajm gati rutinë. Arsyeja e këtyre komenteve mund të jetë nga më të ndryshmet, por ne me këtë rast nuk kemi objektiv t’i analizojmë këto, pasi menduam të bëjmë një koment krejt ndryshe, por me lidhje historike në mes Selisë së Shenjtë dhe shqiptarëve. Papa Benedikti XVI, në mes të të tjerave pati deklaruar se “Shqipëria aspiron me të drejtë për t’u integruar në Bashkimin Europian, pasi ajo ndihet e lidhur jo vetëm për arsye gjeografike, por edhe për arsye kulturore e mbi të gjitha historike, që Vatikani i di më mirë se askush tjetër… prandaj edhe mbështetja jonë”, vijoi ai, “do të jetë maksimale…”. Duke parë këtë deklaratë në kontekstin historik, ne shqiptarëve menjëherë na shkon mendja se Papa Benedikti XVI nuk është i pari papë që del hapur në mbrojtje dhe ndihmë të vendit tonë, madje si për koinçidencë ne mund të kujtojmë se ishte paraardhësi i tij (në emër) Papa Benedikti XV, i cili gjatë viteve 1919-1920 deklaron hapur mbështetjen e Selisë së Shenjtë për tërësinë territoriale të Shqipërisë të vitit 1913, ku këtë deklaratë e lëshon pikërisht në sy të dy përfaqësuesve të kombit tonë, Atë Luigj Bumçit dhe patriotit Mehdi Frashëri, të cilët kishin shkuar për ta takuar, si anëtarë të delegacionit tonë në Konferencën famëkeqe të paqes në Paris. Pas kësaj, me ndihmën e zotit të Tokës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Selisë së Shenjtë dhe trimërisë së pashoqe të shqiptarëve, u ruajt nga lakmitë shoviniste kjo Shqipëri që kemi sot. Sidoqoftë, mbështetje të vazhdueshme nga Selia e Shenjtë e krerët e saj ne kemi pasur vazhdimisht, duke përfshirë edhe Papa Gjon Palin II, madje kjo në shumicën e kohës ka ndodhur në momentet më tragjike të shqiptarëve, kur ata sundoheshin nga diktatura komuniste, e cila mbështetjen e quante diversion e qëllimkeqe, gjë që nuk ishte e vërtetë, pasi lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë të pamohueshme, pasi në themelet e saj ka gjakun e sakrificat e rreth 600 martirëve e shenjtorëve, ka kontributin e katër papëve me origjinë shqiptare, si dhe shpatën e shenjtë mbrojtëse të saj në shekullin XV, Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, dhe mbi të gjitha engjëllin lajmëtar të mëshirës e mirësisë, Nënë Terezën… Gjithsesi, mbështetja e Papa Benediktit XVI, për ne shqiptarët është një ogur i mirë, pasi e tillë i shte edhe mbështetja e Papa Benediktit XV në vitet 1919-1920… le të shpresojmë. Ndue Bacaj, Jozefin Gilaj
Mbi trevën e Kabashit Kohët e fundit doli në qarkullim libri “Rrapja”, vështrim historiko-etnokulturor i komunës Rrape. Autori lindi në Kabash, në vitin 1963. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Kabash, pastaj kreu të mesmen në qytetin e Pukës. Studioi dhe u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi në Shkodër. Ka qenë mësues, drejtor shkollash dhe aktualisht është Kryetar i Komunës Rrape, e cila përfshin 9 copë katunde, të cilat falë aftësive i ka drejtuar me mjaft profesionalizëm. Në vitin 2006, nisur nga dashuria për vendlindjen, Ndue Gjoni i paraqitet lexuesit me librin “Rrapja”, i cili ka një rëndësi të veçantë për njohjen e mëtejshme të trevës së Kabashit. Autori, në fletët e para na ka paraqitur objektet për emblemën e Komunës së Rrapjes, ku fitoi varianti i “Gurit të Shenjtë” dhe shqipja dykrenare e Lek Dukagjinit, që e ka pasë selinë në Kabash. Në vazhdim, autori na paraqet figurën e Prendush Gegës, poetit të Kabashit, “Artistit të Merituar” (pas vdekjes). Aty janë paraqitur disa këngë të shkruara dhe të kënduara nga Prendushi, si “Kanga për shkollën e Iballes, 1903”, “Kanga për Rrethimin e Shkodrës, 1913” etj. Me mjaft vërtetësi artistike përshkruhet portreti i Prendushit te “Mrizi dhe Kroni i Prendushit”: Te Kroni i Prendushit, ku uji buronte, Nën hijen e mrizit me çifteli këndonte, Bashkë me tufën, aty mrizonte. Si rrjedha e kronit jeta vazhdon, Dhe kurrë Kroni Prendushit s’shterron. Si rrjedha e kronit jeta vazhdon, Edhe vargu popullor, kurrë s’shterron! Në libër përshkruhet Ukë I. Lluka, ish-oficer karriere, “Qytetar Nderi” i Komunës RRApe. Ishte Kryeplak fisi dhe i shtëpisë së Vojvodës së Kabashit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uka mbajti ekuilibrin midis forcave ndërluftuese tue evitue gjakderdhjen. Mbas viteve ’90 Uka u mor me pajtim konfliktesh për gjakmarrje. Uka la pas trashëgimtarë të edukuar dhe të kulturuar, të cilët e mbajtën lart figurën e babës së tyre. Autori ndalet te lufta për çlirimin e Rrapes, për heroizmin partizan, ku përmend dëshmorët Kadri Zogu e Malë Shaqiri. Po atë mbrëmje, në lagjen “Pezhve” vritet Met Hasa “Hero i Popullit” dhe Halil Qela, dëshmor. Autori përmend historikun e shkollës së Kabashit dhe të disa shkollave të tjera në Buhot, Blinisht, Bicaj, Rrape, qysh nga viti 1918-1931, duke mbajtë edhe qëndrime ndaj ish-politizimeve. Në historinë e hershme, autori shënon se Hani i Rrapes ka funksionuar qysh herët në antikitet, pastaj edhe në vazhdimësi me rrugën e Prizrenit. E përmendur është aty te Hani edhe “Gështeja e Rrapes”, me moshë më se 400-vjeçare, e shpallur edhe si “Monument Kulture”, e cila ka edhe një vjershë të bukur: Kujtoj me mall, Gështejën e Rrapjes Eh, shumë herë u takuem bashkë N’mes t’acarit edhe t’vap’s Kurrë ti s’na ke lanë jashtë. Por tash nuk ban ma hije Pse deg’t tuja jan tuj u tha? A pse t’mori historia E në libra duhet me t’pa?! Autori e ka shoqëruar librin me mjaf pamje piktoreske të natyrës së bukur e të mrekullueshme të Komunës, e me disa nga njerëzit më të shquar e të shkolluar. Mendoj se në këtë pikë mund të kishte ba diçka më tepër e shpresoj se në botimet e tjera ka për ta përmirësuar. Duke përfunduar i uroj autorit Ndue Gjoni suksese të mëtejshme, vepra të tjera për historinë dhe kulturën e Komunës Rrape dhe trevave përreth. Urime! Zef Koliqi
RADOFARMA sfida e farmaceutikes shqiptare Te imponohet qe ne momentine pare kur futesh ne mjediset e saja. “Radofarma”, kompania farmaceutike shkodrane, ne tere kuptimin e fjales ka lulezuar ne qytetin me lashte me mjediset qe ofron. Nje siperfaqe qindra metra katror e gjelberuar dhe e sistemuar, qe do ja kishte zili cdo ndermarrje homologe ne cdo vend te Bashkimit Evropian. E nderkohe, bisnesmeni i mirenjohur me shpirt human, i sukseshmi edhe ne kete sfere Paulin Radovani, te heq cdo dyshim teksa te pohon se gjithcka eshte menduar dhe realizuar sipas standarteve te Bashkimit Evropian. “Radofarma” ka sjelle dhe implementuar tashme ne Shkoder, Evropen te cilen ne shqiptaret e ndjekim pas prej mese 16 vitesh. 4 flamuj prane e pare, ai i Evropes se Bashkuar, Shqiperise, SHBA-se dhe Italise, i paraprin standarteve qe ne i pame vete dhe nje pjese te tyre, ju keni mundesi ti konsatoni permes pamjeve por edhe ketij shkrimi, i cili kurrsesi, nuk mund te shpalose te gjithe ate qe perfshin ne vetvete “Radofarma”. Mjediset e brendeshme, te ndrertuara sipas modeleve me te perparuara te industrise farmaceutike boterore, te imponojne menjehere rregulla rigoroze. Ne asnje nga mjediset, nuk mund te futesh ashtu sic vjen nga jashte. Vetem pasi je “dizinfektuar”, duke larguar cdo lidhje te mundshme me mikrobet e jashtme dhe pasi je pajisur me veshje speciale nga koka tek kembet, mund te besh nje vizite te udhehequr nga vete presidenti i “Radofarmes”, Paulin Radovani. Eshte nje cikel i mbyllur, qe nga prodhimi i antibiotikeve dhe deri tek ambalazhimi i tyre dhe kudo eshte vendosur sigla e njohur “sipas standarteve CE” te Bashkimit Evropian. Pajisjet jane me modernet, fjala e fundit e teknologjise farmaceutike, ndersa stafi me i pergaituri dhe i kualifikuari edhe jashte Shqiperise. Eshte nje investim gjigant ne te gjitha kuptimet dhe ne vazhden e investimeve unikale, te cilat tashme nga bisnesmeni Radovani, po i japin frymemarrje jo vetem qytetit, por edhe qarkut te Shkodres dhe Veriut te vendit. Por “Radofarma” ka edhe nje vecanti tjeter, jep garanci per prodhimet e saja, te cilat kane te bejne drejtperdrejte me jeten e njeriut. Jetojme ne nje nje kohe, por edhe vend, ku cilesia e ilaceve, le shume per te deshiruar. Medikamente jocilesore, por edhe te skaduara, kane rrezikuar dhe po rrezikojne jeten e njerezve. Ne shume raste, farmacistet, me apo pa shkolle, te mesuar apo te sajuar, justfikohen me idene se ilacet vijne nga vende te huaja dhe ne nuk marrim pergjegjesi per cilesine e tyre po edhe per daten e skadences, e cila ne shume raste, manipulohet apo edhe mbulohet me ndonje etikete “te rastesishme”. Gjithe kesaj skeme, “Radofarma” nje here e mire, i mbyll rrugen. Nuk eshte thjeshte respektimi i te gjithe standarteve te BE-se qe thame me siper, por edhe fakti se “Radofarma” eshte nje kompani shkodrane, shqiptare, qe prodhimin e sj, kryesisht e ka per bashkekombasit dhe jo sic mund te ndodhe me kompanite e huaja, te cilat “shqiptarin” e shohin si qytetar te dores se dyte, qe mund te gelltise ilace jashte standarteve. Medikamentet e “Radofarma” kane kaluar me sukses edhe proven e konsumatorit evropian, duke marre vleresime maksimale. Por ka edhe nje garanci me shume ne kete drejtim. Pronari Paulin Radovani, ka dhene prova te shumta te zhvillimit te bisnesit human, ne sherbim te qytetareve. Kolapsi i disa viteve me pare, mbase e detyroi te filloje gjithcka nga e para. E serish ne qytetin e tij, per ti dhene mundesi jetese bashkeqytetareve te tij. Gjate ketyre viteve, Radovani kishte mundesine, qe me kushte edhe me te mira, te zhvendoste bisnesin e tij, edhe jashte Shqiperise. Por ai qendroi, me gjithe kushtet shume te veshtira qe iu krijuan, mungesen e energjise elektrike, ne burokracive te ndryshme. Ai e shtriu bisnesin e tij dhe perseri ne Veri, per ti dhene shanse edhe banoreve te Pukes e me gjere. Suksesi i “Radofarma”-s eshte i garantuar. “Moti i mire, shihet ne mengjes”, thote nje fjale e urte dhe pa me te voglin dyshim, “Radofarma” eshte nje sfide e hapur per industrine farmaceutike dhe me te gjitha, nje siguri e larte dhe e testueshme per cilesine e prodhimeve te saja. Me jeten, nuk mund te hidhet lotari, duke konsumuar ilace qe duhet te te shpetojne jeten, por mund te ta marrin ate! “Radofarma” eshte zgjidhja e ketij shqetesimi, per te gjithe ata qe kane nevoje per medikamente cilesore dhe efektive! Ne e pame dhe vertetuam kete! BD |
Nr. 97 i gazetës në print
| “GJERMANIA E VOGËL” NË BALLKAN
Brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman Bekim REXHEPI Prej 01 Shtatorit administrata ndërkombëtare në Kosovë do të udhëheqet nga dy gjermanë, në vendet më kyqe. Joackim Ryker në postin e kryeadministratorit të UNMIK-ut, dhe Roland Kather në postin e gjeneralit të trupave nderkombëtare të KFOR-it. Është rastësi apo hera e parë që këto dy poste vijnë në diktatin e një vendi, dhe më shumë se kaq duket se Kosova është shëndërruar tani në një Gjermani të vogël politike në Ballkan. Derisa nuk pritet një kohëzgjatje me një adaptim të ri, të stafit politik ndërkombëtar në Kosovë, pakkush mund te shpreh brengosje në mosvazhdimësinë e negociatave edhe pse ato janë me plotë probleme teknike-politike. Ndryshimi i stafit ndërkombëtar nuk do të ngadalsoi ritmin e zhvillimeve të këtyre negociatave sepse ato janë nisur më qëllim që të arrihet një marrëveshje mes palëve konfrontuese, para se te shkohet në imponim te marrëveshjesë. Këto negociata padyshim kanë kosto të lartë dhe pak a shumë ka qasje në to sepse ato siç dihet tashmë menagjohen nga grupi i kontaktit, i cili siç dihet nuk jap llogari, por në fakt kërkon llogari nga pjesmarrësit negociues, te cilët gjithësesi duhet të janë te vetdijshëm. Ndofta gjatë këti administrimi gjerman të Kosovës do të mund të ndodhi “veprimi politik” i përcaktimit të statusit politik të Kosovës me “pavarsi” dhe ky akt do te mund të jetë edhe një vendimi historik, pasi që Gjermania ka merrë roli më garantues në vendimet politike Evropiane. Kosova është problem Evropian, i tillë ka kenë, por neglizhenca dhe paaftësia e institucioneve evropiane ndaj problemit të Kosovës, e ka rënditur atë në problem ndërkombëtar. Kosova akoma pjesërisht mbetet problem nderkombëtar sepse disa institucione nderkombëtare nuk e kanë përfunduar misionin e tyre, janë akoma në funksionet politik. Por, funksioni i institucioneve ndërkombëtare po e zbret barrën e vet tek ato evropiane më qëllim të përmbylljes se misionit të vet, duke marrë misone të tjera në vatrat e krizave siç kemi në lindje. Për një tërheqje të ngadaltë nuk ka mëdyshje, sepse janë më te qarta implikimet e politikës evropiane, rreth problemit të Kosovës, dhe synimi i fundit për futje në gjirin e vendeve integruse të BE-së. Nuk mund të anashkalojmë edhe skepticizmin e shumë refugjatve shqiptarve që janë kthyer nga Gjermania gjatë luftës, të cilët asaj kohe mbetën mes dy zonave: te interesit të Gjermanisë që sa më parë ti largoj refugjatët kosovarë ( me përjashtime te atyktushme) dhe interseit te regjimit serb që këtyre njerzëve t’ua shtoi edhe më shumën vujtjen me dhunë sistematike. Pra skepticizmi për stafin gjerman duket i pranishëm, por gjithsesi duhet forcuar bindjen se brenda madatit gjerman do të forcohet ligjshmëria e brendshme politike e Kosovës, për çka Gjermania shquhet me zbatushmërin e vet ligjore, të shpresojmë për më shumë ligjshmëri në Kosovë me madat Gjerman.
KRYEBASHKIAKU I ARDHSHEM I SHKODRËS, NJË BISNESMEN SHUMË I FUQISHEM Qyteti i Shkodrës ze një vend ne eliten e qyteteve dhe jo vetëm atyre shqiptare. Tregtia shumë e hershme me Venedikun, Venecian e sotme; shkollimi e pergatitja e kapaciteteve ne universitetet me prestixhoze të Evropes Perendimore, e ka bërë Shkodren një nder qytetet me të zhvilluara dikur. Ndërsa sot, Shkodra është kjo që është! Ne këto 16 vite demokraci, njerezit kane qene të prirur të votojne partite, jo kapacitetet intelektuale dhe të ndershme. Me kete percaktim, nuk duam të fyejme asnjerin prej ish- kryebashkiakeve apo atyre aktuale, vetëm se duam të sjellim ne vemendjen e opinionit: perderisa nuk kane punuar mirë, fjala vjen si ne Tirane; atëherë i bie që duhet të kenë punuar keq! Gjatë këtyre viteve, asnjëherë Shkodra nuk pati si “Qytetar të Pare” një personalitet, vec cilesive të tjera, edhe shumë të pasur. Është e qartë se ka ikur qartazi koha e “Ikonave Partiake”. Kete here, për të miren tone dhe të Shkodrës, kurrsesi nuk duhet të politizohet figura e kryebashkiakut të ardhshem. Janë të shumte emrat, të cilet para “perdeve të partive” perfliten si kandidate, me shumë politikisht se bazuar ne vlera dhe kapacitete reale të individeve. Ndërsa ne, thjeshtë do të percjellim emrat që perfliten si kandidate, por pas “perdeve të partive”. Jemi të bindur se qytetaret e Shkodrës, nuk e dine qartazi se cilave ngjyra politike u perkasin emrat që do të permendim, siç edhe do të vleresonin me shumë se kolorin, aftesine e spikatur ne sferen e bisnesit që kane menaxhuar nder vite. Nga ana tjeter, emrat që ne do të percjellim me vijim, nuk do të kishin asnje problem të kandidonin për sejcilen prej partive të spktrit politik shqiptar. Gjithcka mund të zyrtarizohet vetëm kur neper podiume apo tribuna, partite do të cirreshin me premtime boshe si deri tani, duke iu vene kandidateve nga një “targe” politike nga pas. Si kandidate potenciale për kryabashkiak të Shkodrës perfliten emrat e Paulin Radovanit, Ismail Ahmetit, Sait Fishtes, Gjergj Leqejzes, Tom Doshit, Agron Celes, Ardi Kimces. Janë që të gjithe bisnesmene të suksesshem ne sferat që kane zgjedhur dhe normalisht asnjeri prej tyre, nuk do të kete nevoje “të mjele” të shkreten bashki të Shkodrës! Deri me tani, ngjitja ne karriken e kryetarit të Bashkise Shkoder, është pare si një mundesi reale për tu pasuruar. Faktet kokeforta tregojne se të gjithe ish- kryebashkiaket e deritanishem, nuk kane patur ne CV-ne e tyre ndonje pasuri të trasheguar nder vite, që të justifikoje jetën luksoze pas lenies se mandatit. Nuk po zgjatemi me tej ne kete drejtim, por mendojme se kete here është e rendesishme që të votohet një i pasur, ne kuptimin e plote dhe të mirefillte të kesaj fjale. Vota normalisht, është interes! Shembulli me i qartë është Tirana, një qytet i permasave evropiane tashmë. Megjithese është larg Shkodrës vetëm 90 km, para qytetit me të madh verior, është thuajse me shumë se një shekull, mbi të gjitha, ne mentalitet dhe perceptimin për jetën dhe zhvillimin e ne pergjithesi. Vezhguesi Politik
“Shqipëria 1 euro” dhe 5 grosh zehër mediatike Nga Albert Vataj “Shqipëria 1 euro” ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga trajtesat e shumëfishuara në formate dhe këndvështrime të ndryshme. Në ballë si gjithnjë ata që me statusin e mendjendriturit kërkojnë të diktojnë në gjithçka dhe për çdo gjë parimet dhe mendësitë e tyre si të vërtetën e kulluar. Dhe këta jo rastësisht janë më të flaktit e vënies nën fre të kësaj “shitje të Shqipërisë”. Nuk marr përsipër të ndal karvanin e kundërshtarëve të platformës “Berisha”, “Shqipëria 1 euro”, sikurse nuk më shtang zelli i këtij vërtiku, të të gjithë atyre, që duke u pozicionuar kundër, mendojnë se do t’i bëjnë shërbimin më të mirë këtij vendi dhe perspektivës ekonomike të saj. Megjithë gatishmërinë për të ofruar me bollëk argumentet e tyre si kundraargumente të promovuesit të kësaj platforme, këta syresh u orvatën të dëshmojnë, jo vetëm se janë kundër çdo gjëje, pas së cilës vjen Berisha, por se patologjia e tyre nuk i ndal të luajnë heretikun në kushtet kur vendi ynë përpëlitet në të sotmen e një biznesi më shumë artizanal se sa profesional dhe perspektiv. Ata harruan se me “Shqipëria 1 euro” ishte një ftesë për biznesin e huaj, pa lënë jashtë këtyre portave dhe biznesin vendas. Ky i fundit natyrisht duke qenë garant për disa kritere që e bëjnë këtë platformë efikase dhe një shërbesë e ardhmërisë ekonomike. Duhet të bëjmë me dije atë që në një farë mënyre shqiptarët janë të njohur. Konkretisht, se biznesi i huaj ka teknologji më të përparuar, ai sjell kualifikim më të lartë të punonjësve vendas, hap vende pune dhe ka pagesa më të larta për punonjësit. Të gjitha këto epërsi të biznesit të huaj do të promovohen dhe do të nxiten me paketën “Shqipëria 1 euro”. Nisma e qeverisë e shpallur nga kryeministri Sali Berisha, është bërë shumë tërheqëse edhe për vetë emrin që mban “Shqipëria 1 euro”, megjithëse shumë nga kundërshtarët u nisën pikë së pari nga pagëzimi i kësaj nisme, për të shfryrë tërë mllefin e tyre kundër qeverisjes aktuale dhe drejtuesit të saj. Natyrisht që artikulimi nuk merr përsipër të jetë tregues i gjithë asaj që në vetvete përmban “Shqipëria 1 euro”. Ai është një konvension, një artikulim, një etiketë dhe nuk merr përsipër të dëshmojë mrekullinë e botës. Mrekullia “Shqipëria 1 euro”, në vetvete është dhe shpresohet të jetë ajo që mbart në vetvete zbatimi i kësaj nisme, kurrsesi jo të merret kallp si një emërtesë apo trofe politik. Ajo që të acaron në këtë mishmash mediatik për “Shqipëria 1 euro”, është se e gjithë vija e parë e frontit kundër kësaj nisme janë prototip të mbylljes së hesapeve për vete dhe familjet e tyre. Atyre as se u shkon ndër mend se ka ende familje që kacafyten çdo ditë me mundësitë e mbijetesës. Se ka fëmijë që u derdhen sytë e u plas zemra para vitrinave plot shkëlqim, ndërsa fëmijët e tyre, çfarë u sheh syri ua mbërrin dora, sezonin e pushimeve i bëjnë jashtë vendit, edhe vizitën më të rëndomtë shëndetësore preferojnë ta bëjnë po kështu, jashtë vendit. Janë këta, të cilët pasi kanë humbur çdo lidhje me realitetin real, jo atë virtual me këtë vend, marrin rolin e flamurtarit për të mbrojtur Shqipërinë që Berisha don t’ua shesë të huajve. Për ta ky vend është një lopë, të cilën duhen ta kullotin të tjerët e ta mjelin ata vetë. Por ndërsa kjo filozofi çdo ditë e bëhet gjithnjë e pamundur për shijet e tyre, shfrytëzojnë çdo mundësi për të dëshmuar patriotizmin e tyre kotrastues në emër të fjalës së lirë dhe mendimit intelektual. Deri më tash nuk mësohet që në media apo nëpër forume të bëhet një debat profesional rreth “Shqipëria 1 euro”, dhe të analizohen përparësitë dhe defektet që mbart ajo në vetvete. Por këto mëndje të ndritura nuk kanë nge të ulen e të shohin me dëshirën e mirë diçka që i përket të sotmes dhe të ardhmes së ekonomisë dhe biznesit shqiptar. Një tjetër krim në të cilin ata janë pjesëmarrës aktiv, është se ata nuk janë të paformuar për të mos marrë vesh se çfarë propozon dhe garanton “Shqipëria 1 euro”, dhe se pas saj nuk është se fshihen vetëm arsye, rreth të cilës duhet ngritur një mur i lartë kundërshti dhe anatemomi. Ata janë të vetëdijshëm profesionalisht, por jo politikisht se “Shqipëria 1 euro”, është në vetvete strategji që ofron krijimin e një klimë të përshtatshme dhe tërheqëse biznesi për investitorët e huaj dhe vendas. Nisma “Shqipëria 1 euro” duket sikur drejtohet vetëm më kahje nga biznesit të huaj, ose të paktën kështu u tingëllon kavalërisë së kundështarëve politike të Berishës, por në fakt është një nismë që mbështet dhe biznesin vendas. Natyrisht atë biznes i cili është i aftë të mbajë mbi supe garantimin e një produkti të lakmuar ose garant për eksport dhe hapjen e vendeve të punë. Në kryeherën e asaj që ofron “Shqipëria 1 euro”, është hapja e vendeve të reja të punës, si garanci e një bazamenti stabile ekonomik. Mbase shpatarëve të luftës anti-Berishë nuk do t’i interesonte, ashtu siç dhe hamendësohet, që katastrofa sociale të vijojë të mbetet një nga gangrenat kërcënuese të trupit të drobitur të shoqërisë shqiptare. Ka shumëçka që këto kalemxhinj që u duhet bërë me dije. Nëse ata janë kundra dhe të qenin kundra nuk e vë në dyshim kur ka argumente bindës, krahas helmit që vjedhin duhet të na ofrojnë dhe një recetë për këtë sëmundje të gjatë shqiptare, sëmundje të cilën e promovuan, i shërbyen dhe vijojnë ta bëjnë si filozofi demoniake. Ndryshe duke heshtur do t’i bënin një shërbim të mirë vetes, jo xhepit dhe natyrisht do të përfitojë kush të mundet nga e keqja sipas tyre “Shqipëria 1 euro”. Nuk duhet harruar se shumë aktivitete në Shqipëri, të cilat janë të vendosura në objektet ish-shtetërore ka kohë që nuk i japin shtetit më shumë se 1 euro. Për fatin e keq ata që përfitojnë nga kjo janë ato që i fryjnë më shumë këtij zjarri, që për fatin e mirë është një zjarr i cili vetëm sa gjallërohet më tepër, pasi mushkëritë e tyre nuk çlirojnë aq sa ky zjarr të fiket nga fryma e tyre. Nuk ka pse gjithçka që Berisha mendon domosdo duhet të përfundojë në tehun e kritikave. Ai natyrisht që gjatë punës së tij voluminoze ka gabime, shumë prej të cilave i ka pranuar, dhe një pjesë e tyre janë udhërrëfyer drejt riparimit. Patologjia e kritizerëve i ofron atyre që janë molepsur prej saj gjithçka si gozhdë, ndërsa ata janë çekani. Kundrimi dhe trajtimi politik i nismave me synim minimizimin e traumës sociale është minim i ty dhe thellim i mëtejshëm i gjendjes kataklizmi, batak në të cilin është ky vend. Nuk do të ishte fyese për askënd, qoftë edhe për më të motivuarin politikisht që disa gjëra që rrjedhin nga pushteti, të cilin e kundërshtojnë, të hesht kur nuk ka se çfarë të thotë. Tambureve mediatike në politikën shqiptare ka me bollëk se pse t’i bihet, e jo një dëshire të mirë t’i hidhët përmbi një tis mjegulle dhe terri, vetëm e vetëm se kjo është dhe duhet të jetë sipas tyre parimi politik, të cilin përfaqësojnë dhe i shërbejnë. Makiaveli vërtetë ka nonlimit të gjitha mjetet për të mbërritur tek qëllimet politike, a pushtetit. Por ai gjithsesi ka limituar, nuk e ka shpenguar teorinë e tij, për ta zhveshur atë nga çdo moral, nga çdo parim. Gjithnjë kjo shërben nëse këto shërbëtor të djallit, që njëkohësisht janë edhe të politikës se pushtetuzurpimit e motivojnë gjithçka si makiavelizëm. Ai nuk e shkroi se duhet të vdesësh në mjerim një popull që pastaj të përftosh po prej tij të drejtën e përfaqësimit. Ai motivoi, mjeti të justifikojë qëllimin, por jo kur kjo ka një kosto sociale. Gjithsesi këta gangster mediatik e politik nga kjo edhe joshen edhe pretendojnë të fitojnë, pavarësisht se shpërblehen majmë për mendjen e tyre të ndritur, drekojnë majm e sorollaten nëpër makina luksoze. Anipse dikush shumë larg tyre ka menduar dhe ka thënë: Nëse edhe një njeri i vetëm në botë është në nevojë, luksi është krim. Duke u dashur ta përmbyllë desha ta çmoj në 5 grosh debatin kundërshutes të “Shqipëria 1 Euro”. Se ky 5 groshë gallate midiatike nuk është e interesuar, më së paku e duruar të kuptojë e të përpiqet të kumtojë se “Shqipëria 1 euro është një çmim simbolik që u vihet të gjitha shërbimeve dhe lehtësirave që mund t’u ofrojë shteti shqiptar investitorëve, me synim rritjen e kapaciteteve të punësimi, nivelit të pagave të punëtorëve, të rrisë produktin për eksport, sepse nëpërmjet këtyre parametrave arrihet tek qëllimet finale ndryshimin e parametrave të derisotëm të mirëqenies. E në të tëren e kësaj, kjo në prezantimin e Shqipërisë në fushën e ekonomisë, me nivele bashkëkohore dhe qasjen për të bindur botën dhe këtë kavaleri zullumqare mediatik se në Shqipëri nuk janë venitur shanset e bërjes së shtetit, të garantimit të parametrave për ta ndjerë vetën jo të diferencuar, jo një qen që pret t’i hedhin një kockë. Anipse politika vijon të bëjë gabime, por jo kaq vrastare.
Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe zgjedhjet në prag Nga Sokol Pepushaj Dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i Enver Hoxhës kanë risjellë në skenën politike shqiptare konfrontime dhe përplasje. Sërish kjo ka shërbyer si “mollë sherri” dhe një dinamikë e re e gjallërimit të betejës mes palëve politike. Jashtë kësaj vorbulle është përfshirë dhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. Ai është përplasur me historianin dhe politikanin Paskal Milo. Ky i fundit e ka akuzuar atë si shërbëtor të regjimit dhe Enver Hoxhës, deklaratë kjo që vjen pas asaj të bërë në Pezë që në thelb përmbledh një vlerësim për diktatorin e fundit komunist. Gjithashtu në Kuvend Kryeministrit i kanë treguar teserën e tij të anëtarit PPSH-së. Sakaq Shqipëria e gjen vetën nën retë e zeza të debateve mbi komunizmin dhe veprimtarinë famëkeqe të Sigurimit të Shtetit. Rikthehet sërish në konturimin e gjenerimit të politikbërjes shqiptare hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Yshtjen për t’u bërë katalizator i një klime jostabile politike, dosjet e Sigurimit e diktoi një rezolutë që duhet të mbahej nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me qëndrimin ndaj komunizmit. Nëse shtetet e tjera të lindjes e konsiderojnë kapitull të mbyllur këtë transparencën e pastërtisë së figurës së politikanit, ndryshe ngjet në Tiranën zyrtare. Gjithnjë është gjurmuar dhe kapur një arsye që rikthimi tek e kaluara komuniste të shërbejë si koperturë, për përfitim kohe dhe devijim nga problematika urgjente me të cilën përballet realiteti politikë shqiptarë. Anipse kjo gjen një arsye të koherëncës për faktin se duke nxjerr dosjet përpiqet t’i bëhet me dije apo të tentohet të vihen nën fre pretendimet e eksponentëve të ndryshëm të rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, të cilët tash që po gatitet gjella elektorale vihen re qasjet e tyre për tu bërë pjesë e politikës. Natyrisht veç atyre që tashmë janë një faktor në politike. Ende nuk është bërë ashiqare e njohur për miletin, se pse dështuan nismat e tjera për hapjen e dosjeve, sikurse ka pak gjasa që edhe kjo ndërmarrje të ketë një fat tjetër, veç atij që kishin pararendësit, dështimin. Duhet të pyesim se çfarë u bë më ligjin për pastërtinë e figurës së politikanit. Kujt iu ofrua pensioni politik në këmbim të veprimtarisë së tij në shërbim të komizmit. Realisht asnjërës palë nuk i intereson një qëndrim korrekt dhe përfundimtar për sa i përket imunitetit anti-spiunë që duhet t’i injektohet klasë politikës shqiptare. Mungesa e vullnetit të mirë, si në të gjithë gamën e ligjbërjes apo shtetformimit është një tregues. Edhe kjo nuk kishte se si të ishte pjesë e përjashtimit nga kjo logjikë e mbrapshtë. Implikimi në Sigurimin e Shtetit duke mos bërë përjashtim kahesh dhe përfaqësuesish politik, mbahet si kryearsyeja se pse kësaj maskarade nuk i ofrohet një vlerë përfundimtare. Në të përgjithshmen e logjikimit, mbi bazën e së cilës është dhe vijon të dirigjojë shtetin shqiptarë mbetet ai që mund të konsiderohet si konstatim dhe preferohet të trajtohet si paragjykim. Konkretisht politika shqiptare është pjesë e asaj doktrine se nëse nuk ke qenë i përfshirë dhe nuk kë shërbyer në Sigurimin e Shtetit, nuk ka shanse të bësh karrierë në politikë. Në këto kushte si mund të mos jesh skeptik se do t’i jepet fund një herë e përgjithmonë hapjes së dosjeve, vënien para përgjegjësisë morale, politike dhe ligjore të të përfshirëve në të dhe shkëputjen nga kthetrat e komunizmit. Ka shumë të ngjarë që shtetbërjet e popullpërfaqësitë të kenë si tepër politikanë të përfshirë nga zelli dhe patriotizmi për t’i shërber regjimimit më antihumane që ka përcjellë civilizimi. Individë të ndryshëm, që janë ose jo të kërcënuar nga kjo domosdoshmëri dhe që fatalisht janë prezent, natyrisht që nuk kanë pritur momentin e fundit të përballen me të vërtetën e hidhur të përgjegjësisë për shërbimin që i kanë kryer diktaturës komuniste. Dhe koha ka qenë në kahun e tyre. Nuk ka frenuar politika selektive e sundimit as të majtët e as të djathtët të ekzekutojnë, të zhdukin apo së paku të manipulojnë dosjet e tyre. Gjithsesi mbetet përsëri për të shpresuar se jo të gjithë dëshmitë e regjimit të Hoxhës të jenë zhdukur. Duhet të jemi të ndërgjeshëm se pak mundësi ekzistojnë që të mos jetë e vërtetë, se një pjesë e konsiderueshme e atyre dosjeve janë ekzekutuar. Si e majta, disi më e anatemuar nga kjo përgjegjësi politike, ashtu dhe e djathta, jo më pak aktive në shërbimin që eksponentë të saj i kanë ofruar regjimit të Enver Hoxhës, të dyja sa kanë mundur kanë bërë që të jenë duarlarë. Këto Ponc Pilat të shtetit, Parlamenti e tollovi-partive mendojnë se do të mbeten të tillë deri në fund, duke pagëzuar engjullizimin e tyre. Nëse ata dosjet i kanë ekzekutuar, ndërgjegjja e tyre dhe vullneti janë tashmë binarët prej të cilave nuk mund të dalë treni i filozofisë dhe vullnetit politik që përfaqësojnë. Ajo që përbën “Thembrën e Akilit” të këtij riciklimi, mendoj se nuk është dhe aq përllogaritja e vlerave përfundimtare dhe divorci me të kaluarën e errët të komunizmit, se sa trajtimi si mekanizëm politik që njëra palë përpiqet ta konvertojë në armë për ta mësyrë palën tjetër. E thënë telegrafisht, ky mbetet një mjet i luftës politike, e kurrsesi një filozofi e re me të cilën duhet të mishërohet politika. Nëse Gjinushi akuzon se pushtetëmbajtësit i kanë zhdukur dosjet, gjë të cilën e kishin bërë edhe ata vetë më parë, dëshmon se edhe kësaj here shkëputja nga brigjet e të djeshmes komuniste do të jetë shumë e vështirë për anijen e politikës shqiptare. Ata e përdorin si fushëbetëjë politike, jo si një shkëputje pa kthim nga komunizmi, motiv që orientoi shumë shtete të Lindjes për të vendosur pozitat e të tashmes pa anatemime të së djeshmes komuniste. Edhe kjo sajesë ka gjasa të ketë një fund pa lavdi. Koha për politikënt shqiptare shfaqet gjithnjë e më shpesh si element shumë i rëndësishëm. Kjo ngase vetë politika vuan nga të qenit aktive, efektive, e përgjegjshme dhe e vendosur për t’i shkuar gjërave deri në fund. E kujt konkretisht i intereson përfitimi në kohë që do të zaptojë çështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit. E para- Opozita si katalizator i këtij reaksioni duke u gjendur përballë një vendosmërie kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve brenda këtij viti dhe duke u gjendur pothuaj e papërgatitur për një përballje elektoralë, e motivuar politikisht zgjon ethe të së kaluarës duke i kthyer në kapacitete që gjenerojnë zallamahi politike dhe terren kohor. E dyta- E majta duke e parë veten para të pamundur për të ecur ende në frenimin e ndezjes së motorëve elektoralë, e konsideron çeljen e problemit komunizëm dhe dosje si një territor shumë të favorshëm për të yshtur drejt një përcaktimi kohor të ditës së përballjes elektorale për pushtetin vendor. Pra e gjithë ajo që duhet të kuptohet rreth kësaj trajtese disi bjerrakohëse ka gjasa të ketë një lidhje kryekëput me zgjedhjet dhe akomodimin e plotë që e majta kërkon të realizojë për të mos rënë në grackën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare ku ajo pësoi një humbje fatale. E bindur se respektimi i afateve kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve do të jetë një vrastare politike, ajo po të pamundurën, po e kundron si të justifikueshëm çdo mjet që i shërben qëllimeve të saja politike. Por nuk e gjen veten jashtë këtyre etheve paraelektorale dhe hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit komunist edhe e djathta. Mbi të rëndojnë shumë akuza, besueshmëria e të cilave pak rëndësi ka në këtë rast nëse ka bazë të vërtetë ose jo. Gjithsej ajo mbetet e shënjuar, sikurse nuk mund të fshij me asgjë atë përgjegjësi që mund të ketë në një rast të të qenit pjesë e anatemimit politik që rrjedhon nga shërbimi që mund të jetë ofruar prej tyre për Sigurimin e Shtetit. Hapjen e dosjeve nuk e konsideroj si kataklizmi politike, por koha që preferohet t’i ofrohet kësaj më duket jo më pak e rrezikshme. Sikurse shërimi nga kjo plagë që rizgjohet sa herë që politika tentodoset, është domosdoshmëri. Tani kur i gjithë spektri politik duhet të dëshmojë vullnetin e mirë dhe gadishmërinë për të ofruar zgjidhje të standardeve duhet edhe kësaj zallamahie politike t’i gjendet një zgjidhje. Mend kemi, anipse Fishta na kujton se “pamporrin e shkarpave preferuam”. O borra. Vendi ka ngelur zë zgrip. Politika bjeri t’i biem, s’mund të jetë një produkt i punës dhe shërbimit që politika dhe politikanë i bëjnë atyre që o ofruan vullnetin për t’i përfaqësuar dhe mbojtur. Tendenca e politikës shqiptare për të përdorur mekanizma stopues është një fenomen që hedh dritë mbi mungesën e një përgjegjësie politike, patologjike kjo. Këta nuk janë rregulla loje. Dhe nuk përbën ndonjë të papritur asgjë që ka lidhje papërgjegjësinë dhe mungesën e sensit dhe etikës politike. Pas grushtave, shqelmave, banaliteteve, “trimërive” dhe kthimit të foltores së Parlamentit në një vrimë haleje ku politika mërmjerr, duhet të gjendet pakçka për të mos vrarë përfundimisht shpresat se ky vend mund të bëhet, se në këtë vend nuk do të drejtojnë ata që mbollën ferr e tani kërkojnë të bëjnë profetin. Tamtamet e politikës shqiptare si për hapjen e e mbylljen e dosjeve, për mocion besimit e mosbesimi për Kryeministrin, për hidh e prit, janë tashmë logjika e cicmicit. Veç varfëri, amoralitet, mungesë vullneti, kolaps politik, debate shterp, bilbilenj e tollovitje, nuk di se ç’di tjetër ajo pjesë e politikës që për të bërë oponencë nuk përjashton çdo mjet.
Konsulli italian Roberto Orlando dhe Shkodra në tre vite Konsulli edhe “i rreptë”, edhe i dashur, edhe këmbëngulës, edhe reflektues, edhe korrekt, edhe shumë i gjetur në veprimtari, tamam si një “qytetar” elitar, i kryeqendrës së Veriut shqiptar, Roberto Orlando, tashmë një kontribut i vyer. Shkodra në tre vite të punës së Konsullit Orlando ka ndjerë eksperiencën e të dhënave sistematike në rritje, të drejtpërdrejtë, por edhe seleksionuese që kanë ndikuar në kulturë, art, në dijen e vetëdijen për liritë, të drejtatm, por edhe detyrimet njerëzore që në një testim procesesh mendojmë se e radhit në faza afër përfshirjes në kanalet e një ekuilibri energjik e civilizues në konturet e forta e kalldrëmin për rrugëtim drejt Europës. Pra, tre vitet e punës së tij janë shembulli i funksionimit profesional dhe korrekt të një përfaqësie diplomatike. Si një dallëndyshe e parë e rikthimit të konsullatave në Shkodër, pas periudhës së gjatë të diktaturës komuniste, selia diplomatike italiane ka krijuar një stereotip që do u shërbejë si shembull edhe të tjerëve, që do ishte mirë ta pasonin. Realisht, ndjejmë vërtet keqardhje për largimin e një miku të shquar që dinte të ishte shumë i çiltër brenda “rregullave” diplomatike. Jo vetëm kaq. Ndjejmë keqardhje edhe pse po na largohet një bashkëqytetar. Por ama, ndjejmë edhe kënaqësi, edhe krenari, pasi megjithëse po largohet pas 10 a 11 ditësh, na përshëndet duke na lënë pas një punë vërtet të shkëlqyer trevjeçare në drejtim të selisë diplomatike. Ne, botërisht njihemi si gazetë kritike, normalisht duke qenë një dritare e mendimit të lirë intelektual shqiptar, por ndjejmë vërtet se për Orlandon, ndoshta kemi shkruar më pak se meritonte. Mbi gjithçka ka reflektuar korrektesë dhe profesionalizëm. Edhe me rreptësi e këmbëngulje. Karriera e tij 10-vjeçare do të vijojë vrullshëm në Ambasadën e Italisë në Britaninë e Madhe. Është një vlerësim i merituar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, e cila ka vlerësuar aktivitetin diplomatik të Orlandos, gjatë viteve të shërbimit në Ambasadën në Tiranë fillimisht, por veçmas në tre vitet e drejtimit të Konsullatës në Shkodër. Në këtë Shkodër që është vërtet e vështirë, jo vetëm për një arsye, dy apo tri. Për ata që e kanë njohu nga shumë afër, ishte vërtet njeri i sfidave, madje edhe i pranonte me kënaqësi e maturi. Miku i Gazetarëve, njeriu i drejtë në gjykim e veprim, qytetari i nderit i Shkodrës, do të jetë në Britani. Ambasada Italiane në Mbretërinë e Bashkuar është më e rëndësishmja pas asaj në SHBA, tregues ky i qartë i përzgjedhjes që bëhet për personelin. Bazuar në punën e tij, por edhe në marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me mediat, ku veçohet “Shqipëria Etnike” nga mediat e shkruara dhe “TV Rozafa” nga televizionet lokale, por edhe nga çka ka ofruar në tre vitet e shërbimit në Shkodër, Roberto Orlando është etiketuar me mirënjohje, me respekt, sigurisht të merituar, jo vetëm si diplomat, por edhe si individ mjaft human dhe rigoroz në zbatimin e detyrës së tij. Por nuk është ky qëllimi i këtij shkrimi. Qëllimi është evidentimi i vlerave tashmë të njohura të Orlandos dhe të Konsullatës së Italisë, si një nga promotorët e stimulimit të zhvillimit të gjithanshëm të Shkodrës e të Veriut gjeografik shqiptar. Akordimi i titullit më të lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës, nga Këshilli Bashkiak, është një tregues i cili mendojmë se duhet të ndiqet edhe me një nderim nga Këshilli i Qarkut Shkodër, për vetë kontributin e diplomatit italian që ky qytet 2400-vjeçar nuk mund ta harrojë kurrë. Asnjëherë ai nuk është ndalur në “Vizat e Verdha” të qytetit, por ka qenë i pranishëm edhe në Malësinë e Madhe e Vaun e Dejës, edhe në Burrel, edhe në Lezhë, edhe në Pukë, edhe në Kukës. Tregues tjetër i vlerësimit të merituar, ka qenë edhe vlerësimi i mediave për punën korrekte, profesionale, në lartësi të Konsullit Orlando. Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut shqiptar, i ka akorduar titullin e lartë “Mirënjohje” për aktivitetin në shërbim të rajonit të Veriut, por edhe për transparencën dhe marrëdhëniet e instaluara me gazeta, televizione, radio vendore dhe kombëtare. Gazeta “Shqipëria Etnike”, e njohur si më të rreptat, si më kritizeret e shumë individëve, e shumë grupeve mafioze apo terroriste, e shumë fenomeneve negative të shoqërisë, ka vlerësuar punën e Konsullit Roberto Orlando dhe Konsullatës në këto tre vite. Për këtë i ka akorduar dekoratën e lartë “Mik i gazetarëve”. Fakti i mësipërm ia vlen të theksohet fort, duke patur parasysh se kur ka patur fakte apo përfolje, në fillimet e Konsullatës por edhe të punës sonë si gazetë, kemi shkruar ato që kemi shkruar. Edhe këtë fakt, në një takim të gjatë të kohëve të fundit, na e përmendi Orlando. Kjo do të thotë që edhe kemi debatuar, por gjithmonë në shërbim të më të mirës së mundshme që nuk ka fund, as do të ketë fund. Është një diplomat që Shkodra do t’ia ndjejë nevojën, megjithëse ai thotë se paraardhësi i tij është vërtet diplomat i mirë, familjar i mirë, njeri i mirë. Shkodra në shekullin e kaluar ka qenë një mikpritëse e ngrohtë e përfaqësive të shumta diplomatike, të cilat numërohen gjatë periudhave të ndryshme, deri në 7 të tilla. Është kjo një shenjë dalluese e faktit se qyteti më i madh verior ka qenë gjithmonë në pararojë të afrimit me Europën. Megjithatë, që nga viti 2000 Shkodra ka dallëndyshen e parë të saj diplomatike, Konsullatën Italiane. Nuk është rastësi që e para përfaqësi diplomatike e BE-së në Shkodër është pikërisht ajo italiane. Edhe pse ka qenë qyteti më i persekutuar i Shqipërisë, Shkodra ka patur fatin dhe mundësinë të ndjekë kanalet televizive italiane, siç ishin ato të RAI-t. Duke vënë kanaçe sipër shtëpive, duke pranuar edhe të burgoseshin për teneqe që natën i vendosnin në një shkop e ditën i fshihnin nën çarçafët ku flinin fëmijët. Sigurisht, shiheshin edhe kanale të tjera të “huaja” dhe të ndaluara, siç ishin ato të ish-Jugosllavisë, por gjithnjë përpjekjet më të guximshme janë bërë për të ndjekur televizionet italiane. Një nga periudhat më të debatuara dhe më të zjarrta të Shkodrës kanë qenë ditët e Festivalit të San Remos, i cili, jemi të sigurt, është ndjekur me të njëjtin pasion në qytetin toën, siç edhe në Romë të Italisë. Janë të shumtë të huajt, teksa mahniten, teksa mësojnë se italishtja, prej vitesh, konsiderohet thuajse si gjuhë e dytë për shkodranët. Edhe marrëdhëniet tregtare të Shkodrës me Italinë, kanë qenë ndër më të zhvilluarat, ndër më të suksesshmet, krahasuar jo vetëm me qytete të tjera shqiptare, por edhe me shtete të Ballkanit. Një pjesë e elitës intelektuale të fillimshekullit të kaluar, por edhe deri në fillim të vitit 1944, u arsimua në universitetet e akademitë italiane. Njëkohësisht, janë me qindra familjet mikse, ku burrat shqiptarë janë martuar me gra italiane apo anasjelltas, dhe falë dashurisë njerëzore duruan mbi kurriz urrejtjen dhe dhunën demoniake të rregjimit komunist. E, pra, mbi këtë bazë Konsullata Italiane në Shkodër e bëri ngjizjen natyrshëm, duke u konsideruar madje më shumë pjesë e qytetit të Shkodrës se sa e Ministrisë së Jashtme të Italisë. Konsullata e Italisë në Shkodër ka kryer edhe një tjetër mision unik. Me imazhin e krijuar gjatë pak më shumë se 6 viteve, fillimisht me Stefano De Leon që shtroi shinat e diplomacisë, por veçanërisht gjatë tre viteve të fundit nën drejtimin e Roberto Orlandos, Konsullata ofron një shembull për t’u ndjekur edhe nga konsullatat e tjera, të cilat duhet të vijnë në Shkodër. Jo vetëm Orlando, por asnjë nga punonjësit e Konsullatës nuk u përfolën për afera komprometuese e korruptuese. As ankimi më i vogël i mirëqenë nuk mbëriti në gazetën “Shqipëria Etnike”, e njohur si më e hapura dhe më e gatshmja për debate publike edhe për çështje që na kanë lakuar edhe gazetat më prestigjioze të botës, deri sa ka patur edhe kundërshti publike ndaj mendimit tonë të lirë e të shenjtë. Dhe kemi fituar gjithëherë respekt e mbështetje nga shtypi amerikan, britanik, por edhe australian. Madje, ne kemi botuar letra edhe kundër vetes. Me dhjetra. Gjithçka e mirë është arritur fillimisht me zbatimin me përpikmëri të kuadrit ligjor italian, por edhe të atij të BE-së. Ama, Konsulli Orlando materializoi diçka më shumë: profesionalizmin, përkushtimin, transparencën maksimale të mundshme, në çdo aktivitet të mundshëm, seriozitetin, gatishmërinë për të gjetur kohë brenda pak sekondash të komunikojë me shtypin përmes postës elektronike, por edhe më afërsisht me ata që i ka vlerësuar të ndershëm e të pastër. Një konsullatë mikpritëse, e hapur për çdo individ, por rigoroze në punën e saj. Puna e Konsullatës, siç ka ndodhur me të tjera në shumë qytete të Shqipërisë, mund të kufizohej fare normalisht vetëm në pranimin e kërkesave për viza dhe legalizime, pritjen dhe përcjelljen e delegacioneve të ndryshme italiane. Por jo, Orlando dhe stafi i tij, shumë profesional dhe i përkushtuar, kërkuan që në ndërtesën e re të Shkodrës së postkomunizmit të vendosnin edhe ata “gurët e tyre” të themelit. Janë lehtësimi i procedurave për qytetarët, janë gati të ditëpërditshme aktivitetet e ndryshme ekonomike, sociale, kulturore, artistike që mbajnë firmën e Konsullatës së Italisë në Shkodër. Edhe ky është një stereotip që mund të shërbejë si një pikënisje e mirë për aktivitetin e çdolloj tjetër përfaqësie diplomatike që do të ndjekë atë italiane në Shkodër. Diplomat, por duke jetuar si një shkodran i mirë, është ajo çfarë ka reflektuar në tre vite aktivitet Konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando. I ka dhënë shumëçka qytetit tonë, veriut shqiptar, prandaj themi ato që duhen thënë, fjalët e mira, të merituara, në këtë përcjellje vëllazërore në drejtim të detyrës së re në Britaninë e Madhe, ku gazeta “Shqipëria Etnike” aktualisht ka katër bashkëpunëtorë me viza afatgjata, Kolë Prognin, Nikë Bunjën, Rifat Ymerin dhe juristin e gazetës, Fran Dashin, të cilët do e sjellin, shpresojmë, edhe me ndonjë intervistë të mundshme, së paku si qytetar të Shkodrës, për lexuesit e shumtë. Orlandos, pas tre ditësh do t’i dorëzohet me ceremoni titulli më i lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës. Edhe në këto ditët e fundit para largimit, para largimit nga Shkodra, Orlando ka vendosur t’i japë një vlerësim një tjetër qytetari të Shkodrës, edhe ai italian, Dom Carlo. Kleriku është shumë i njohur dhe i respektuar për kontributin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë, përmes ngritjes së shumë qendrave edhe për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara. Është një kontribut që një italian jep për qytetin tonë dhe, është një tjetër italian, Konsulli Orlando që kërkon të nderojë punën e bërë me shumë humanizëm. Më 21, në orën 16.00, në Teatrin “Migjeni” do ishte mirë t’i jepej titulli i akorduar edhe dr.Orlandos. Sigurisht edhe në Këshillin Bashkiak ka ndonjë qejfmbetje, por vota e këshilltarëve, vullneti i popullit të Shkodrës vlerësojnë në maksimum punën e Konsullit kaq të suksesshëm Orlando. Është kjo një përcjellje e bukur, e merituar për këtë “Qytetar Nderi” të Shkodrës, për këtë mik të kulturës, të fjalës, të debatit. Një shprehje e njohur latine, pra e italishtes antike, thotë: “Të gabosh është njerëzore. Të thellosh gabimin, është budallallëk”. Duhet të mendojmë nga erdhëm që ta dimë ku shkojmë. Shkodranët duan të ecin drejt Europës. Falëminderit Orlando që ke bërë kaq shumë për qytetin e lashtë, Shkodrën. Blerti Delija Sokol Pepushaj Filloi organizimi për Festivalin XVI Shqiptar New York Klajd Kapinova New York Në ambientet e Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” u mbajt mbledhja e parë për pergatitjen e Festivalit XVI Shqiptar, që edhe këtë vit është menduar të mbahet ne New York. Këtë vit nën kujdesin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe Qendrës Kulturore “Nëna Tereze” në New York, do të mbahet Festivali XVI Shqiptar. Ky aktivitet tradicional i përvitshëm, që organizohet nga Qendra Nëna Tereze, nën kujdesin e të përndershmit Don Pjetër Popaj famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, kryetarit dhe editorit të revistës “Jeta Katolike” Z. Mark Shkreli, regjizorit e skenografit Z. Astrit Toto dhe ekipit të stafit etj., është menduar që këtë vit të mbahet në përkujtim të 400-vjetorit të Frang Bardhit dhe 100-vjetorit të poetit Naim Frashëri. Organizatorët e Festivalit, këtë vit kanë menduar që ai të mbahet më 12 Nëntor 2006, në ambientet e Teatrit Lehman College Bronx New York. Nga burime e brendshme të organizatorëve të Festivalit XVI, këtë vit mendohet që të jenë të ftuar Grupi Artistik me këngëtarë dhe valltarë nga shteti i Michiganit ose sikurse njihet ndryshe si Grupi i Detroitit, Grupi “Rozafat” nga New York-u, Grupi “Bashkimi Kombëtar”, i cili, ka menduar të bëj një suprizë, duke ftuar Grupin Artistik të këngëve e valleve popullore shqiptare nga Athina, Grupi i Bostonit, Grupi North Carolina etj. Sëshpejti, do të jepen detajet e ardhshme të konceptimit të Festivalit, pjesëmarrësve të tjerë, këngëtarë, valltarë, instrumentist, humorist, miq dhe të ftuar nga trojet etnike shqiptare dhe shtetet e tjera në Amerikë. Ajo që është e rëndësishme sipas regjizorit e libretistit Astrit Toto, është se do të bëhet paraqitja e koloritit të pasur të ngjyrave të veshjeve tradicionale të krahinave, trevave të larmishme me kostume popullore. Veshjet të gjitha do të jenë origjinale, që janë ruajtur prej shumë vitesh me kujdes nga vetë pjesëmarrësit dhe që këtë vit kanë rastin e mirë t’i tregojnë me krenari në Ditën e Festivalit XVI Shqiptar në New York. Toto shton, se skena e Festivalit XV tradicional Shqiptar do te jete e ndryshme nga ajo e vitit te kaluar dhe ai ka paraqitur nje project ambicioz me koncepte dhe detaje tradicionale shqiptare dhe fryme moderne.
Universiteti Europian i Tiranës, më i miri në Shqipëri Ende arsimi shqiptar nuk ka ditur ose nuk ka mundur të diferencohet nga mësimdhënia formale apo edhe informale. Edhe çelja e shumë universiteteve private nuk ka sjellë ndonjë risi në formimin e brezit të ri. Kjo lidhet jo dhe aq shumë me metodat se sa me stafin dhe profesionalizmin e pedagogëve. Një shans i madh është çelja e Universitetit Europian të Tiranës. Themi një shans i madh pasi do të jetë një mekanizëm i gjallë ku programet më të përparuara të shkencave europiane do u ofrohen studentëve të këtij gjigandi të dijes. Universiteti Europian i Tiranës ka zgjedhur stafin më profesional dhe më të përkushtuar akademik. Rektor është prof.doc.Ferit Duka, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale është prof.asoc.doc Tonin Gjuraj, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, prof.asoc.dr.Romeo Gurakuqi. Themeluesit e universitetit janë tashmë figurat e njohura Adri Nurellari, Henri Çili, Ermal Hasimja dhe Blendi Vejsiu, njerëz me një profil të lartë mediatik, liberalë, analistë të zotë e personazhe simpatike të dëshiruar e të respektuar nga shoqëria shqiptare. Kështu, të gjitha departamentet e këtij universiteti janë kapacitete që i kanë kaluar përmasat e Shqipërisë. Tërë stafi është me grada shkencore, i specializuar në universitetet më të njohura perëndimore. Një staf akademik që ka dhënë dhe vazhdon të japë leksione edhe në shumë universitete të perëndimit. Është një veçanti e këtij stafi akademik mosha e pedagogëve. Janë thuajse të tërë të rinj në moshë, çka studentëve shqiptarë do u ofrohet jo vetëm një filozofi tërësisht ere mësimdhënieje, por edhe adrenalinë komunikimi me metodat më të avancuara perëndimore. Ne shohim përditë se si stafet e shumë universiteteve në Shqipëri aludojnë për njohjen e diplomave shqiptare jashtë kufijve tanë. Kjo në të vërtetë nuk është arritur ende, por ajo çka është e rëndësishme për njohje diplome është stafi akademik. Diplomat janë të besueshme e të mirëqena kur kanë poshtë firmën e kapaciteteve që njihen në perëndim, kur kanë poshtë firmën e personaliteteve të shkencës me grada shkencore. Kështu, stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës, duke përzgjedhur tërë mësimdhënësit, mund të themi se ka nisur si njëshi i arsimimit të brezit të ri. Është ky universitet pa dyshim një dritare e çelur drejt Europës, është ky universiteti më i kompletuar dhe me emërimin më autoritar në Shqipëri, është ky universitet me stafin dhe programin më të kopletuar. Sokol Pepushaj
Shkodra njeh vlerat e diplomacisë Shkodra është njohur si qyteti i “të parave”. Aty është botuar gazeta e parë, ka lindur fotografia, drama, është krijuar banda e parë muzikore etj. Në këtë vazhdë është edhe hapja e agjensive konsullore të para. Kështu, që në vitin 1777 ka ekzistuar konsullata e Venedikut, duke vazhduar me konsullatat ruse, franceze, austro-hungareze, italiane, greke dhe malazeze. Secila prej tyre ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në periudha të ndryshme, kjo e diktuar sigurisht dhe nga faktorë historikë. Marrëdhëniet fillestare të Austrisë me Shqipërinë dhe në veçanti Shkodrën, i përkasin shekullit të XVIII, dhe i pari konsull ka qenë Vinzenz Ballarin, i cili qëndroi në këtë post deri në vitin 1836 (kohën kur ai vdiq). Ndërsa e para konsullatë italiane daton në vitin 1861 me konsull Eugenio Durio, i cili vazhdon këtë detyrë deri në vitin 1866. “Aktiviteti diplomatik i Francës në Shkodër përkon me sundimin e Bushatllinjve, në periudhën 1757”, është shprehur Mozali. Ajo ka shtuar se ekzistojnë një sërë arsyesh se përse u vendosën kaq shumë përfaqësi diplomatike në këto kohë në Shkodër. Duket se qyteti i lashtë verior, Shkodra, u ofronte atyre më shumë se qytetet e tjera të vendit. “Për hir të së vërtetës, duhet të themi se Shkodra ka qenë gjithmonë “diplomate” në kuptimin e gjerë të fjalës. Ajo ka ditur të kuptojë vlerat e diplomacisë, duke e shndërruar atë në raporte konkrete dhe shumë të mira, duke pasur në qendër interesat reciproke ekonomike dhe politike”, shpjegon Mozali. Ndërkohë, ajo shton se tradita duhet të rikthehet duke bërë që Shkodra të përfitonte nga rikthimi i përfaqësive të huaja diplomatike. “Rihapja e përfaqësive të huaja diplomatike në këtë qytet do të krijonte mundësi zhvillimi në të gjithë zonën. Do të krijoheshin mundësi reale për thithjen e investimeve si dhe për krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të bizneseve të huaja. Kjo do të çonte edhe në uljen e papunësisë në këtë qytet, i cili renditet ndër të parët në vend, për sa i përket numrit të të papunëve”. Jozefin Gilaj Florë Malocaj
“Bum” investimesh në Shkodër. Gjiganti Italian COTONELLA vjen me qendër në kryeqendrën e Veriut Bisnesmeni i mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza, do të jetë drejtori i përgjithshëm i COTONELLA-sme qender ne Shkoder, duke patur besimin e plote të familjes Zannier, e cila ne vitin 1972 i dhe jate markes se njohur të veshjeve intime. Ne mars 2007, COTONELLA do të jetë një “marke e rregjistruar” e Shkodrës. Ishte viti 1972, kur Maurizio dhe Donatella Zannier, themeluan ndermarrjen COTONELLA, për prodhimin e veshjeve intime, të cilat tashmë janë nder lideret kryesore ne të gjithe Evropen e me gjere. Vit pas viti, tashmë edhe me ndihmen e femijeve, e kane zhvilluar dhe zgjeruar bisnesin e tyre, me mbeshtetjen e impenjimin e të gjithe bashkepunetoreve dhe ne këto 35 vjet, kane kontribuar ne rritjen e ndermarrjes me një gjitheperfshirje ne shkalle të gjere, profesionlizem dhe me shpirtin e grupit. Para 12 viteve, ne Shqiperi ata hodhen hapat e pare të investimit, duke i besuar një nga laboratoret e para COTONELLA, bisnesmenit të mirenjohur shkodran, Gjergj Leqejza. Kështu hodhi rrënjë nja nga investimet me serioze dhe me të dobishte ne Shkoder, por edhe me gjere. Një nga plaget me të renda të tranzicionit shqiptar, papunesia, filloi të zbutej ndjeshem. Me mijera gra, muaj pas muaji dhe vit pas viti, u punesuan ne këto laboratore. Pervec sigurimit të jeteses se familjeve të tyre, ata fituan edhe një eksperience të re pune, ne parametra bashkekohore evropiane. Kushtet e punës, filluan të permiresohen ndjeshem me kalimin e viteve. Nga ana tjeter, duke pare ecurine e shkelqyer të COTONELLA-s se drejtuar nga Leqejza ne Shkoder, pronaret Familja Zannier, filluan edhe rritjen e volumit të punës, duke krijuar mundesi të reja për punesimin e shumë familjeve shkodrane. Gradualisht, Shqiperia e bashke me të Shkodra, po i afrohej pranveres se cmendur të vitit 1997. Të gjitha bisneset u paralizuan. Ligjin e benin armet dhe kriminelet. Megjithatë, edhe ne këto kushte të veshtira, GjergJ leqejza, me shumë sakrifica sublime, vazhdoi aktivitetin e tij. Ishte një vendim i vështirë për tu marrë, por edhe shumë i rendesishem: mijera familje, mund të vuanin edhe urine nese do të mbylleshin laboratoret COTONELLA. Duheshin rritur ndjeshem shpenzimet. Jo vetëm duhej menduar për ruajtjen e laboratoreve dhe makinerive shumë të shtrenjta, por edhe për percjelljen nga puna ne shtëpi dhe anasjelltas të punetoreve. Ne dispozicion të tyre, u vendosen autobuse, të cilet mbyllen shumë shqetesime dhe probleme edhe për familjet shkodrane, që kishin pjestaret e tyre të punesuar. Me gjithe këto veshtiresi, ku plumbat dhe armet ishin të pranishem ne çdo vend, ne çdo moment të dites, laboratoret COTONELLA arriten të vijonin punën thuajse normalisht, duke ruajtur stabilitetin ekonomik të mijera familjeve shkodrane. Ne krye të punëve si gjithmone, ishte vetë bisnesmeni Gjergj Leqejza. Vitet kalonin dhe stabiliteti politik, ekonomik dhe social do të shkonte drejt normalitetit. Laboratoret COTONELLA rriten ndjeshem aktivitetin e tyre, duke u shtuar dhe bashke me ta, edhe numri i të punesuarve. Të gjithe i kujtojme njoftimet e here pas hershme për punonjes të firmave “MADISH” apo edhe “SHQIPERIA TRIKOT”, të cilet përherë e me shumë, gjenin kushte me të mira puna. Brenda këtyre laboratoreve, ekzistonte një fryme familjare. Ne raste festash të ndryshme, jo vetëm kishte dhurata por edhe shperblime monetare. Ndërkohë, këto laboratore po i ngjanin perdite e me teper, homologeve të tyre ne çdo vend të perparur të botes. Ne këto 12 vite, bisnesmeni Gjergj Leqejza, tregoi aftesi të spikatura ne menaxhimin e laboratoreve COTONELLA. Kjo sigurisht, nuk do të kalonte pa u vene re nga pronaret e saj, familja Zannier, të cilet moren vendimin shumë të rendesishem por edhe shumë dobisjelles për Shkodren e Shqiperine. Marka e njohur e veshjeve intime, do të zhvendos qendren e saj nga Italia, ne qytetin e Shkodrës. Tashmë, të gjitha prodhimet e kesaj kompanie, do të mbajne shenjen dalluese “made in Scutari, Albania”. Jo vetëm kaq. Shkodra do të jetë distributori kryesor i lendes se pare, e cila do të perfundoje procete ne vende të ndryshme të globit, aty ku janë ngritur laboratoret COTONELLA. Drejtor i Përgjithshëm i COTONELLA, do të jetë Gjergj Leqejza, i cili tashmë ka arritur atë që nuk mund ta enderroje asnje bisnesmen tjeter. Edhe ne këto kohë, Leqejzen e gjen ne pune. Ka vertetë impenjime të shumta. Pervec aktiviteteve të tjera prodhuese dhe ne shumë sfera të bisnesit, tashmë po behen gati mjediset e reja për COTONELLA-n ne Shkoder. Behet fjale për një investim gjigant ne dhjetera mijera katrore, ku do të perfshihen jo vetëm reparte prodhimi, por edhe ambalazhimi, magazinimi etj. Me ardhjen me qender ne Shkoder të COTONELLA-s, që pritet të realizohet perfundimisht ne mars 2007, do të kete nevoje ne total për rreth 5 mije krahe pune. Kjo do të thote, një ndihme me shumë për të eleminuar papunesine ne qytetin e Shkodrës, por edhe me gjere. Pervec sa thamë me siper, ardhja e COTONELLA-s me qender ne qytetin tone, është një merite e padiskutueshme e Gjergj Leqejzes, i cili është jo vetëm një bisnesmen i shquar dhe i sprovuar, por edhe një diplomat i spikatur, si Konsull Nderi i Austrise ne Shkoder. Është edhe një rritje e shenuar e prestixhit, kur një marke e njohur e veshjeve intime si COTONELLA, do të dale ne treg si një prodhim i Shqiperise e i Shkodrës. Duke iu kthyer sërish asaj që mund të thuhet për COTONELLA-n, konstatohet ne të gjitha nivelet profesionale, një pune ne grup, si një instrument shumë i mir i lidhjes ne mes individeve dhe Ndermarrjes dhe Ndermarrjes e klienteve. Prej mese 10 vitesh, një pjese e procesit të prodhimit, është delokalizuar jashtë Italise, siç është rasti i Shkodrës. Ne të gjitha strukturat, të sintonizuara fort mbi filozofine e cilesise, që karakterizon “shtepine- nene italiane”, punojne mese 1000 persona, të gjitha me një kualifikim të larte. Aktiviteti i COTONELLA-s, nuk perfshin vetëm prodhimin dhe tregtimin e veshjeve intime, por edhe sponsorizimet e ndryshme. Një nga me të fundit sponsorizime, edhe me të bujshme, është ai i MISS ITALIA 2006, ku fituesja Klaudia Andreati, 19 vjece, mund të konsiderohet vertetë një “vajze COTONELLA”. Për të 11-in vit rradhazi, COTONELLA është sponori kryeso i ketij aktiviteti shumë të rendesishem të bukurise italiane. Fituesja e MISS ITALIA 2006, Andreati, për një vit o të jetë “testimonial” e COTONELLA-s, gjatë evenimenteve dhe manifestimeve që do të organizoje Ndermarrja. Shembulli i menaxhimit të perkryer dhe profesional të COTONELLA-s ne Shkoder nga Gjergj Leqejza, sigurisht që duhet ndjekur edhe nga shumë bisnese të tjera. Është shumë e rendsishme, ne një bisnes, të kesh fitime të mira. Por kjo nuk mjafton. Duhet me shumë munde për të bërë emër të mirë, për të krijuar besim tek investitoret e huaj, siç është rasti i atyre italiane të COTONELLA-s. Nga Vasel Gilaj, Artur Vashja
Zbulimi ne parlamentin shqiptar A ka patur ndonjehere Komunizem ne Shqiperi?! Ne cilen ane të “barrikades” politike do të ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do të kishte rene viktime e “luftes se shtrigave” të PPSH-së? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa “avokati i ceshtjeve ligjore të humbura”, tregonte ne një studio televizive konceptet e “demokracise liberale”. Ne Shqiperi, “hyn derri e dosa bashke”! Kështu ka qene, është dhe fatkeqesisht do të mbetet për shumë kohë. Të vetmit që nuk paten mundesi të flasin për denimin e krimeve të komunizmit, rehabilitimin e viktimave të atij sistemi dhe ridimensionimin e historise 50 vjecare të kumunizmit shqiptar, ishin vetë ish- të persekutuarit! Edhe ne mes rradhëve të tyre, dallohen qartë kategori të ndryshme, jo të gjitha të perndjekura apo persekutuara njelloj nder vitet e diktatures Hoxhiane& CO. Janë vetë ata, të cilet me shumë nen ze, kujtojne edhe bashkevuajtes të Spacit, Burrelit, Qafe Barit etj., që jetonin thuajse si pashallare ne burgje, duke shitur ne kuptimin e plote të fjales të burgourit e tjerë tek autoritetet e kampeve, e me tej, tek drejtuesit e PPSH-së ne qender e ne baze- organizatat e partisë! Jo vetëm kaq. Edhe brenda një fisi, komunizmi perdori metodat e veta të “divida ed impera”, metodes romake “perca e sundo”. Edhe ne mes dy vellezerve, u krijua një hendek, edhe pse të dy bij të një ati “tradhetar”, “bashkepunetor të fashizmit, nazizimit, Zogut” etj. Një vella persekutohej, internohej, burgosej, torturohej deri ne brezin e niperve, ndërsa vellai tjeter, jo vetëm që privilegjohej ne pune të lehta, i shkolloheshin femijet e niperit, por madje pranohej edhe ne PPSH! Sherbimi i vetëm që duhej të kryhej: spiunim i vellai të persekutuar, hafije ndaj të afermeve të tjerë! Ka edhe shkalle të tjera të persekucionit. Personalisht, bej një dallim të qartë ne mes Spartak Ngjeles, të ndjerit Pjeter Arbnori por edhe Atë Zef Pellumbit. Që të gjithe keta, perfaqesues të spikatur të disa kategorive të të persekutuarve të komunizmit, kane nxjerre një lloj “gjoksin” perpara, sigurisht jo ne kuptimin e keq të fjales, por ne emër të vuajtjeve. E kam thënë edhe me heret, Spartak Ngjela, është ne një nivel me të afermit e Koci Xoxes, Tuk Jakoves, Zef Males, Liri Belishoves, Liri Geges, Mehmet Shehut, të permbledhur të gjithe ne termin e perashtatshem “viktima të luftes për pushtet brenda llojit të kuq”. Avokati “i ceshtjeve të humbura ligjore”, ishte bir i Bllokut, pavaresisht se ndoshta si natyre, i pelqente të dilte pak jashtë kontureve të kohes. E njejta gjë, mund të reklamohet edhe nga të aferm të personave të sipercituar. Por ka diçka ndryshe ne kete arsyetim të nisur. Që të gjithe, edhe babai i Ngjeles, Kicua, ishin nismetare të instalimit të një diktature të urryer, që edhe pas 16 viteve nga shembja ne Shqiperi, nuk i dime akoma pasojat e saja, pasi “kutia e Pandores”, nga një fuqi magjike, nuk po lihet të hapet! Me tej akoma, ishin të gjithe pjestare të një stafi të ngushte të dikatorit, ne miniature- diktatore të vegjel nen friken e gijotines se Hoxhes. Për të qene ne kete nivel, duheshin ndjekur rregulla strikte, të cilat mese miri i zbatoi mesa duket, i “fundmi i krereve komuniste” ne pushtet edhe ne demokraci, Ramiz Alia. Të tjeret, ne varesi të situatave, perfunduan me kokën nen gijotine, femijet u debuan nga Blloku, u internuan, u burgosen, ndoshta edhe u vrane. Por shumë prej tyre, gjeten ne ato burgje ku u degdisen, viktimat e duarve të tyre të lara me gjak dhe për ironi të fatit, bashkejetuan kriminele me viktima, ujku me delen për shumë vite, që pas viteve ’90, të kerkonin paradoksalisht, të njejtin status, të njejta të drejta. Ka patur edhe kundeshtare të diktatures, edhe politikisht, siç ishte rasti i të ndjerit Pjeter Arbnori, i cili kerkoi ti jepte jetë, bashke me shoke të tjerë, një alternative politike socialdemokrate, kundër Partisë se Punës apo Komuniste. Janë të shumte ata, që për motive të pastra politike dhe jo “lufte shtrigash”, u denun, u debuan, u burgosen, u plagosen, u vrane, u degdisen. Arbnori u denua me vdekje, por mbase dora e Zotit, nderhyri dhe iu fal jeta, për të qene pas 28 viteve burg, një nga deshmitaret e gjalle të persekucionit. Pavaresisht burgosjes se gjatë, vuajtjeve normale ne ferrin komunist, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë Mandela i Shqiperise, ka patur edhe kategori të tjera që kane perjetuar me shumë se ferrin ne kampet e shfarosjes komuniste. E mes tyre, permendim At Zef Pellumbin. Jo për atë që ai hoqi personalisht, por ishte bashkevuajtes i atij ferri, të cilin “rrnoi për me e tregue”. Armiku me i eger të komunizmit, ishte Besimi, Feja. Nuk ishte rastesi që kleriket, kryesisht ata katolike, u goditen që ne ditet e pare të rdhjes ne pushtet të Hoxhes & CO. Por sa janë kleriket që dolen para toges se pushkatimit duke thënë “Poshte komunizmi”, “Rrnofte Shqpinia”, “Rrnofte Krishti Mbret”? Kjo ishte sfida me e madhe që mund ti behej rregjimit komunist, e prandaj , të tille personalitete, të gjalla apo të vdekura ne kohë të ndryshme, meritojne majen me të larte ne panteonin e ndertuar jo me blloqe mermeri, por ne atë të zemrave të njerezve. Ne Kuvend, të gjithe flasin kundër komunizmit, ne emrin e tyre apo të prinderve, edhe pse mund të kenë lene pas një imazh aspak burreror, duke “paditur” edhe miqte e njerezit e afërt. Askush nuk mund të gjykohet, por edhe mund të justifikohet ne kushtet e perjetimit të një diktature shumë të eger Hoxhiane ne Shqiperi. Të hapen dosjet, ose siç thamë me siper “Kutia e Pandores”. Çfarë do të arrihet? Panorama që thamë me siper, flet qartë. Vellai do ta dale spiun i vellait, i nipit, mbeses, babait, xhaxhait. Bri do të ndjehej i turperuar para babait apo anasjelltas. Ne Shkoder p.sh., janë të shumte ish- Sigurimsat që njihen, siç ka edhe të tjerë që e kane merituar me kalimin e viteve, pa të drejtë, kete emër. Dosjet, nese do të hapen, do të krijojne një kaos të papare social, deri edhe ne vellavrasje, të ngjashme me ato që lidhen me çështjen e pronave. Politika kerkon thjeshtë të fitoje kapital, siç edhe tingellojne të çuditshme deklaratat e të riut ne moshe, por të vjeter ne koncepte, Pandeli Majko, i cili merr guximin publikisht të thote “mos na cenoni moralin që na perket”, duke aluduar për periudhen komuniste. Pjesa tjeter, me kete teme shumë të prekshme për shqiptaret, kerkon të fitoje kredibilitet politik apo edhe të terheqe vemendjen nga ceshtje me të rendesishme aktuale për vendin. Nuk duhet harruar se ne fillim ’90, ne unison klasa politike ra dakort që dosjet për asyet që cituam me lart, të mos hapen për 20-25 vjet, mbase edhe me teper. Tashmë kerkohet me ngulm, duke nxjerre perpara Keshillin e Evropes, si ne rastin paradoksal të heqjes se denimit me vdekje ne një vend, ku gjakmarrja është ulur kembekryq, edhe ne legjislacionin e mentalitetin shtetformues. Nuk duhet harruar, se teksa autoret dhe ideatoret e vitit 1997, mbeten sot e kesaj dite anonime, janë rreth 4000 të vraret nga marrezia kolektive, që akoma sot e kesaj dite, ka lene arme që mbjellin vdekje. Perpara se të na dhimbset Europa drejtë të ciles duhet të shkojme, perpara se të perpiqemi të ecim ne një rruge që ajo na drejton me konceptet e konsoliduara nga ajo prej shekujsh, jemi shqiptare, para se të jemi evropiane, derdhim gjak shqiptari, para atij evropian! Nuk besoj se do ti bëjë shumë pershtypje eurodeputeteve apo 25 antareve të BE-së, nese vendi yne do të perfshihej nga një kaos social pas hapjes se dosjeve. Problemi yne i vetëm, është se komunizmi është rrenjosur dhe qendron i qetë e i sigurte kembekryq ne Kuvendin e Shqiperise. Ajo u pa qartë edhe ne debatin e fundit, ku të gjithe ngjasonin me ato grate e perdale, ku njera i thote tjetres “ma mbaj pak kopilin tim, sa ti them asaj tjetres e perdale”. Të gjithe kruhen e do të vijojne të kruhen gjatë nen peshen e zgjebes komuniste që e kane ne gen, të jetuar apo të injektuar nga babai tek biri. E si gjithmone, kerkojne që mekatet e tyre, ti paguaje populli. Si? Fare thjeshtë, të hapen dosjet ne mase, të plase koi ne mase. Të jeni të sigurte, se nese do të hapeshin dosjet e 140 deputeteve, që të gjithe do të dilnin të lare, sidomos ata që kane 15 vite ne politike. Kjo për faktin e thjeshtë, që ne këto vite, kane patur akses ne dosjet e korridoret e erreta ku ato ruhen. I kane pastruar me kujdes, pse jo duke i asgjesuar apo ndryshuar thjeshtë numrat ne fletet e para të dosjeve. Tashmë, të gjithe therrasin, kapeni, denojeni, burgoseni komunistin e mbetur gjalle! Gjithe problemi është se ku gjendet. Të gjithe janë konvertuar, të gjithe kane nderruar lekuren edhe pse biologjikisht por edhe enderisht, duket e vështirë teksa ke kaluar një moshe të caktuar. Me ka rastisur të shoh të persekutuar po bij të tyre, që aderojne, militojne madje edhe drejtojne ne subjekte të majta politike edhe ne PS, e cila konsiderohet si trashigimtare e PPSH-së, ne të gjitha drejtimet. Nga ana tjeter, janë me mijera komunistet, ish- sigurimsat që kane aderuar, militojne, madje drejtojne, parti të djathta, ku PD konsiderohet edhe me e ashpra ndaj komunizmit. Njerezit janë të lodhur, të topitur, të velur me kete teme. Për faj të politikës, ajo riciklohet prej 16 vitesh dhe kush e di persa vite të tjera do të vijoje. Është e thjeshtë: a mundet politika, të nxjerre jashtë loje vetveten, duke penalizuar ata që kane dosje, që kane qene spiune, persekutore? Kurrsesi, nuk ka ndodhur njerez dhe mos prisni të ndodhe. Ne të gjithe atë debat të madh, askush nuk u kujtua për Katovicen e Polonise. Komunistet e mbledhur atje, edhe pse ne grahmat e fundit, fale pervojes, krijuan linjen e veprimit: të leshojme perkohesisht pushtetin, të forcohemi ekonomikisht dhe të kthehemi ne fuqi, qofte edhe me emra të tjerë. Skema vazhdon të zbatohet me sukses, ne Shqiperi, asgje nuk ka levizur nga shinat komuniste, sa edhe me drejtuesit e shtetit këto 16 vjet. Vendi yne, perballe një levizjeje të tille, që fatkeqesisht vazhdon se ka ithtare dhe zbatues edhe ne demokracine liberale të Spartak Ngjeles, është shumë i vogel, shumë i pafuqishem. Ne cilen ane të “barrikades” politike do të ishte sot Spartak Ngjela, nese babai i tij, Kicua, nuk do të kishte rene viktime e “luftes se shtrigave” të PPSH-së? Nuk e di pse me erdhi spontane kjo pyetje, teksa “avokati i ceshtjeve ligjore të humbura”, tregonte ne një studio televizive konceptet e “demokracise liberale”. Nuk e di nese do të kem mundesi të marr ndonje pergjigje, por jam i sigurte se pozicioni i Avokatit, nuk do të ishe ekzakt ai që ka sot, pas një mllefi disa vjeçar ne krijuar, pas largimit të tij dhe të familjes nga Blloku i privilegjeve komuniste, të cilat vijojne edhe sot, mbase me një mbiemer tjeter që nderrohet një here ne 4 apo 8 vjet, permes zgjedhjeve që sërish na afrojne me regjimin e kaluar. Blerti DELIJA
Aty ku bashkohet bujaria dhe humanizmi Zhvillimi i vrullshëm i kapitalizmit në vendin tonë (me sa duket) nuk po kalohet lehtë dhe kjo për të vetmen arsye se ai po vjen më i ashpër se sa “dimri” në zonat malore. Mes kapitalistëve të rinj dhe shtresave të tjera të popullsisë mazhoritare është hapur një hendek i madh i cili po thellohet çdo ditë duke e polarizuar shoqërinë shqiptare me mënyrën më të skajshme, gjë kjo që mundtë shkaktojë një përplasje me pasoja të pallogaritshme. Parë në këtë këndvështrim duhen përgëzuar të gjithë ata kapitalistë të rinj të cilët e zgjerojnë biznesin e tyre duke hapur sa më shumë vende pune. Rasti i zotit Paulin Radovani, i cili i kaloi “kufijtë” e qytetit tonë duke e shtrirë biznesin e tij të suksesshëm edhe në qytetet e Pukës e Fushë-Arrëzit, duke hapur 200 vende pune. Ky shembull duhet të vlejë për të gjithë biznesmenët, për të zbutur sa të jetë e mundur fenomenin e varfërisë ekstreme. Para disa ditësh pata rastin të takoj mikun tim, zotin Nikollë Gjeta (bletërritës). Nikolla (me një modesti shembullore) më tha se ai bashkë me vëllain e tij, Lazër Gjeta, i kishin dhuruar Sanatoriumit të Shkodrës një sasi prej 60kg mjaltë. Për bujarinë dhe fisnikërinë e malësorëve, kam shkruar dhe do të shkruaj, por akti i sipërpërmendur përveç dy komponentëve të lartpërmendur, u shton atyre dhe humanizmin kristian, duke e bërë figurën e tyre më të kompletuar dhe më qytetare. Nuk e pyeta Nikollën se sa kuintal është prodhimtaria e tij, por 60kg mjaltë i vura në “peshoren” e ndërgjegjes qytetare të këtij bletërritësi me origjinë prej Dukagjini dhe pashë se shpirti i këtyre vllezërve vërtet babaxhanë, mban më shumë peshë se sa supet e tyre dhe se ky akt vërtet human është për t’u patur zili nga çdo biznesmen dhe çdo qytetar. Ky akt më frymëzoi për t’u bërë apel dhe për t’u dhënë një këshillë (sa të sinqertë, aq dhe miqësore) të gjithë biznesmenëve bashkëqytetarë: “Bëhuni të ngjashëm me vëllezërit Gjeta dhe me z.Paulin Radovani, sepse ju që përfaqësoni kapitalizmin dhe borgjezinë e re, vini nga shtresat e varfra, ku baballarët tuaj erdhën në pushtet (kryesisht nga gabimet dhe fajet e tregtarëve paraardhës), ku (me ndonjë përjashtim të rrallë), të tjerët e futën “arin” ndër qypa dhe e varrosën, kur pjesa më e madhe e popullit vuante për bukën e gojës! Kjo padrejtësi e shprehur në tingujt e fuqishëm të “Internacionales”, i frymëzoi prindërit tuaj për të bërë atë që u quajt “Revolucioni Proletar”. Kujdes vëllezër se historia mund të përsëritet dhe pastaj tingujt e Internacionales, të kësaj “sinfonie” mund të përsëriten me “nota” akoma më të larta. E, nëse kjo do të ndodhë, atëherë Hysni Milloshi mund të kthehet jo vetëm në një “dirigjent”, por ndoshta… në një hero. Shembulli i vëllzërve Nikollë e Lazër Gjeta duhet të vlejë si një mesazh për më shumë solidaritet dhe humanizëm. Mark Bregu
Dëgjoj lajme me deputet, kujtoj Helenën e Trojës Thonë që disa njerëz, ndoshta, të shtyrë nga kureshtja, apo nga ndonjë tjetër shkak shkuan tek varri i Helenës së Trojës dhe pas kaq shekujsh e vitesh hapën varrin e saj. Kjo nuk është e gjitha. Së bashku me varrin e Helenës gërmuan edhe në varrin e shërbyeses së saj që ndodhej aty pranë. Tani po të mbaronte këtu historia, çdokush mund te kishte menduar se varri i Helenës është hapur për gërmime arkeologjike ose për të vërtetuar ndonjë fakt historik. Këtë e them sepse duke pasur parasysh figurën madhështore te Helenës. Të gruas që shumë luftra u pagëzuan nën emrin e saj. Para Helena me pak fjalë mund të quhet gruaja që skicoi fatin e botës antike. E me të drejtë që kërkime të tilla janë të natyrshme. Po varri i shërbëtores pse të jetë çelur vallë; – bëhet pyetja tjeter. Mos edhe ajo për gërmime arkeologjike e fakte të tjera historike. Por për çudinë time nuk ishte ashtu siç mendoja unë. Ato varre nuk ishin hapur as për gërmime arkeologjike, as për fakte historike. Ato varre ishin hapur as më shumë as më pak për të parë ndryshimin midis Helenës madhështore dhe shërbyeses së thjeshtë…. Këtu u shtanga vërtetë! Pas kaq shekujsh hapen varret e dy njerëzve vetëm për të parë ndryshimin ndërmjet tyre?!… Po ja që ndodh edhe kështu! Po kush vallë mund ta ketë bërë një gjë të tillë?!… E bënë ata që menduan se madhështia e Helenës ishte e përjetshme e i rezistonte edhe vetë kohës, madje edhe vetë dheut e pllakës së varrit. Po ata njerëz besuan se edhe skllavëria e një shërbëtoreje do të ishte sërish nën atë varr. E vazhdimi i historisë thoshte se ata njerës mbetën të zhgënjeyer nga ajo që panë. Ishin thjeshtë eshtra që nuk kishin aspak madhështi e aq më pak skllavëri. I vetmi dallim midis këtyre dy varreve ishte emri. Gërma të renditura sipas një rradhe dhe që formojnë një emër. Atëherë ata njerëz u tërhoqën duke marrë me vete zhgënjimin më të madh të jetës së tyre. Ata heshtën duke mos na lënë ne mundësinë të kuptojmë nëse e njohën faktin se midis Helenës dhe shërbëtores së saj, nuk kishte ansjë ndryshim, tani që të dyja ishin të vdekura, të dyja. Këtu mbaronte dhe “historia e famshme”. Nuk e di por mua spontanisht më erdhi ndër mend një pyetje: – Sa vlen njeriu?! Ja, dallohen qartë nota egoizmi edhe në këtë pyetje. E më pas vjen pyetja: -Pse njerëzit jetojnë dhe sillen rreth të njëjtit univers që është “uni”?! Aty kanë të përditshmen e tyre edhe te ardhmen. Pse “uni” shumë herë simbolizon deri dhe në origjinalitet egomotivin, madhështinë e për të arritur deri tek cinizmi? Pse është kështu? Pse ndodh ashtu? Në mendjen time skaliteshin disa pyetje njëherësh e nuk po gjeja përgjigje për asnjërën. E ç’më bëri kjo historia me Helenën, mendova me vete! Por ndërgjegja më brente dhe nuk më linte të qetë. Duhej t’i përgjigjesha në një farë mënyre vetes sime. Kështu që mendova së pari ta nis nga vetja ime. Përmenda më parë “unin” dhe unë nga vetja ime po ia nis. Vallë unë kush jam?! Një njeri i thjeshtë që mbase në të ardhmen do te bëhet “dikushi”. Mbasi të kem përvetësuar një profesion, por sërish njeri i thjeshtë do të ngelem sado egoiste të jenë ambiciet e mia. Tani jo te gjithë profesionet të lenë ashtu., ne vend numëro, se ka profesione të veçanta që të ngrisin gradën. Po një i varfër, i cili mezi i del të fitojë kafshatën e bukës, çfarë mund të pretendojë. Gjëja e parë që më bie ndër mend është të shoh edhe një të neserme dritën e diellit. Po një tregtar? Të ecë sa më mbarë biznesi. E megjithatë mbeten të gjithë ato kategori që përmendëm më lart. Nuk mendoj se ambicja e tyre shkon lart shumë. Më duket se gjithë kjo nuk po më çon askund. Vendosa ta le fare, të harroja ato historinë e Helenës dhe te vazhdoja punët e mia. Po ç’më duhet mua kjo punë. Vendosa ta harroja fare. Pak orë më vonë po ndiqja televizionin dhe ja edicioni i lajmeve. Kronika e parë dhe pikërisht në qendër të lajmit një zënkë midis pozitës dhe opozitës. Arsyeja e këtij sherri si duket një deputet i opozitës i kishte marrë karrigen një deputeti të krahut tjetër dhe e kishte kthyer në pronë private. Diçka e tillë flitej në lajm. E si çdo ditë kishte plasur sherri. Ja edhe jë herë po shprehin talentin. Kur papritur mu kujtua ajo historia e Helenës. Po politikanët vallë çfarë do të mendonin për këtë histori?! Mos vallë edhe ato do ta besonin një gjë të tillë?! Këtë nuk e di, por nuk e kuptoj pse të gjithë më ngjajnë pak me Helenën e Trojës. Po vetëm pak fare ama?! Se nga pamja e jashtme jo dhe aq. Jo se janë edhe aq të shëmtuar, por thonë që Helena ka qenë shumë e bukur, por më ngjajnë me karaktere. Edhe ata janë të veshur me madhështi, para dhe pushtet pa marrë parasysh tani në i kanë fituar të gjithë këto me apo pa ndere. Po mendoja si do të ishte varri një politikani në krahasim me varrin e një njeriu të thjeshtë po t’i hapnin pas shumë vitesh. Meendoj se ashtu siç doli varri i Helenës në krahasim me varrin e shërbëtores së thjeshtë. Thjeshtë një rrjeshtim gërmash do të formonin emrat e tyre do t’i dallonin. Se harrova t’ju them edhe nëj detaj të vogël përsa i përket gërmave. Në varrin e Helenës nga koha e madhe që kishte kaluar kishte rënë një gërmë. E varri i shërbëtores e kishte emrin të plotë. E njëjta histori mund të përsëritet edhe pas shumë kohësh! Ndoshta!!!… Ndërkohë unë vazhdoja të ndiqja lajmet e nuk më hiqej nga mendja historia e Helenës… Emiranda Lukaj
Era e re e kishës katolike Nga Albert VATAJ Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters ka publikuar më 11 tetor atë që mund ta quajmë me kuptimin e plotë të fjalës si zanafilla e erës së re të kishës katolike romane. Kjo shënon edhe një moment kthese në politikën e Selisë së Shenjtë, pikërisht në ndryshimin e kursit të ndjekur gjer më tani nga Papa Gjon Pali. Pasardhësi i tij, Benedikti i XVI mësohet të jetë deklaruar se katolikët nuk duhet të lejojnë që besimi dhe identiteti i tyre të zbehet për hir të dialogut me besime të tjera fetare. “Duhet të mos harrojmë se identiteti ynë kërkon fuqi, qartësi dhe kurajo në botën ku jetojmë”, – u deklaroi Ati i Shenjtë pelegrinëve dhe turistëve në audiencën e tij të përgjithshme të përjavshme në Vatikan. Në audiencën e përgjithshme Benedikti XVI i ftoi besimtarët të vijojnë ecjen në rrugën e dialogut në gjurmët e Koncilit II të Vatikanit, por duke e dëshmuar identitetin e krishterë me forcë, qartësi e guxim. Sipas Radio Vatikanit Papa këtë mesazh u drejtoi mw 11 tetor 35 mijë shtegtarëve nga të katër anët e botës, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, duke e marrë shtytjen nga figurat e Simon Kananeut e të Judë Tadeut, apostuj, të cilëve ua kushtoi katekizmin e sotëm. Përmes këtyre dy figurave, Papa kujtoi se Jezu Krishti i zgjodhi nxënësit dhe bashkëpunëtorët e vet nga shtresa të ndryshme shoqërore e fetare, pa bërë asnjë përjashtim, sepse: “Atij i interesojnë njerëzit, jo kategoritë shoqërore ose etiketat”. Ishte Jezusi që i bashkonte, që i bënte ta ndjenin veten si një njeri i vetëm – tha Ati i Shenjtë, dhe shtoi: “E ky është një mësim i vërtetë për ne, që shpesh kemi prirjen të nënvizojmë ndryshimet e ndoshta edhe kundërshtimet, duke harruar se në Jezu Krishtin na jipet forca për t’i zgjidhur konfliktet tona”. Më pas Ati i Shenjtë mësohet të ketë cituar disa nga frazat e letrës së Judës Apostull, në të cilën dënohen ashpër ata që shkaktojnë përçarje në gjirin e Kishës. Shkruan Juda: “Ju jap zemër të luftoni për fe që u është dhënë shenjtërve një herë e përgjithmonë. Sepse depërtuan me dredhi ndër ju disa njerëz të patenzonë, që hirin e Zotit e zevendësojnë me ndyrësi dhe e mohojnë Jezu Krishtin, të vetmin Zotërues e Zotin tonë. Këta njerëz – vijoi të citonte Papa Racinger – që e gjejnë pretekstin në hirin e Hyjit për t’i bërë vëllezërit të dredhojnë rrugë, duke krijuar përçarje në gjirin e Kishës të shtyrë nga ëndrrat e tyre, Juda i krahason me ëngjëjt e dëbuar nga qielli dhe thekson se ndjekin rrugën e Kainit. Nga etja e ndyrë për fitim, jepen pas gabimeve e bëhen njolla në darkat e shenjta të të krishterëve. Janë re pa ujë që erërat i sjellin andej e këndej, janë lëndë vjeshtake pa fryt, dy herë të thata, pa rrënjë, valë të tërbuara deti, që përplasin në breg paturpësitë e veta, yje të këputura, endacake, për të cilat ruhet terri i përjetshëm. Janë njerëz që murmurojnë e ankohen, jetojnë sipas prirjeve të veta të pacipa, të ledhatuar nga disa, që duan vetëm të nxjerrin fitim prej tyre. Janë njerëz shtazorë, nuk e kanë Shpirtin Shenjt! – citoi Papa – dhe në vijim vërejti: “Ndoshta ne nuk e përdorim më fjalë kaq polemike, por edhe në se përdorim figura poetikisht të bukura, nuk harrojmë ta themi qartë si atë që mbetet shenja dalluese e të krishterit, si atë që nuk pajtohet me krishterimin. Koncili II i Vatikanit – vijoi Shenjtëria e Tij – u ka mësuar katolikëve rrugën e ndjesës e të dialogut, rrugë që do të vijojë të ndiqet me vendosmëri. Por kjo nuk do të thotë të harrojmë se e kemi për detyrë t’i vemë në dukje gjithnjë, me të njëjtën forcë, tiparet themelore të identitetit tonë të krishterë, nga të cilat nuk mund të hiqet dorë, në emër të një pluralizmi të keqkuptuar. “Duhet ta kemi të qartë se identiteti ynë kërkon forcë, qartësi e guxim përballë kundërshtimeve të botës në të cilën jetojmë!”. Që pas komenteve kontradiktore të Papës lidhur me fenë islame një muaj më parë, çështja lidhur me zgjerimin e dialogut të katolikëve me besimet e tjera është shndërruar në temën kryesore të debatit në Kishën Romane. Natyrisht që pozitat ku u vendos Ati i Shenjtë për të ulur gjakrat që shkulmonin në botën islame, e zbehën ndjeshëm autoritetin e kishës katolike, duke i vënë asaj një barrierë të lartë. Një pjesë e klerit dhe e besimtarëve katolikë, pikënisur nga shtysat e politikës së tolerancës së Vatikanit besojnë se kanë bërë kompromise të tepërta në kurriz të identitetit të tyre fetar gjatë katër dekadave të fundit, që pas viteve 1962-65, kohë kur Këshilli i Dytë i Vatikanit bëri thirrje për një dialog më të hapur me myslimanët, hebrenjtë dhe anëtarë të besimeve të tjera. “Por, kjo mënyrë dialogu, që është e domosdoshme, nuk duhet të na bëjë të harrojmë detyrën tonë për të vënë në pah parimet dhe identitetin e besimit tonë katolik, nga i cili nuk mund të heqim dorë”, – deklaroi Ati i Shenjtë. Në një fjalim në Universitetin e Regensburgut në Gjermani më 12 shtator, Papa Benedikti XVI kishte citua perandorin bizantin të shekullit XIV, Manuel II Palaeologus, i cili ishte shprehur se “profeti Muhamed kishte urdhëruar përhapjen me shpatë të besimit që predikonte”. Megjithëse kishim të bënim me një realitet historik të perifrazuar ajo shërbeu si fyese për myslimanët. Fjalimi i Papës shkaktoi protesta të dhunshme në shumë vende myslimane, të cilës i’u bashkangjitën personalitete fetare dhe politike. Në këtë kundërshti që kaploj gjithë botën islame, për ironi të fatit s’kishte se si të bënte përjashtim edhe për Shqipërinë. Kjo e fundit nëpërmjet autoriteteve të larta të Komunitetit Mysliman Shqiptar dënoi perifrazimin që bëri Papa Benedikti i XVI. Për të vijuar më pas në audiencën e Papës në Vatikan për ambasadorët e shteteve islamike, ku jo rastësisht është i ftuar dhe merr pjesë edhe ambasadori ynë atje. Lideri shpirtëror i më shumë se një miliard besimtarëve katolikë në mbarë botën ka shprehur disa herë keqardhje lidhur me reagimin e botës myslimane pas komenteve në Gjermani duke deklaruar se mesazhi i tij ishte keqkuptuar. Ai me këtë dëshmoi ndjesë, dëshmoi më së shumti tolerancën si filozofi e bashkëjetesës dhe maturisë ndërfetare, megjithëse e trajtoi deklaratën e tij perifrazuese dhe komentin si një keqkuptim. Pikërisht atëherë kur zhurma nis të fashitët në Sheshin Shën Pjetur në audiencën e përjavshme u bën me dije katolikëve se për tolerancën nuk mund të shkelet mbi parimet e Kishës Katolike. Gjithsei deklarata e Papa Benediktit të XVI më shumë se kushtrim i vetëdijës katolike, mbetet propozim i një kursi të ri të politikës së tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të Vatikanit. Natyrisht që kjo nuk do të kalojë pa u vënë re nga spektret e tjera religjioze, sikurse nuk do të pasojë një situatë aq komode për vendosmërinë e kryeqendrës së Kishës Katolike për ta vënë në zbatim këtë politikë të re, shinat e të cilës sapo i ka shtruar vetë kreu i saj Papa Benedikti i XVI. Sigurisht që kjo përfundimtare ka si shtysë jo dhe aq pendesën që Ati i Shënjtë rezervoi për ata që u ndjenë të fyer nga deklaratat e tij në vendlindjen e tij, Gjermani, por nga se vetë kjo përulje u keqkuptua me sa duket nga personalitetet fetare, ose u prit vengër nga papati. Gjithsesi kjo është një erë e re ku filozofia e Kishës Katolike e sheh veten si domosdoshmërisht prezent në kuadrin e orientimit të politikave të tolerancës në raport me besimet e tjera. Deklaratat e Papës më shumë se ndërgjegjësim janë një shërbesë me prirje të forcimit të pozitave të Kishës Katolike, në kryeherën e saj në raport me vetë katolikët, e më pas me besimet e tjera. Kësaj radhe Ai ka qenë shumë më i qartë dhe shumë më konkret në përpjekjet e tij për të ruajtur të forta themelet e Kishës.
Në historinë shqiptare 32 kryeministra: nga Ismail Qemali tek Sali Berisha – Që nga krijimi i shtetit shqiptar më 1912, Shqipërinë e kanë drejtuar 32 kryeministra. – Kryeministri i parë është Ismail Qemali, ndërsa i fundit Sali Berisha. – Kryeministri më i ri në moshë është Ahmet Zogu, 27 vjeç. – Kryeministri më i moshuar, Pandeli Evangjeli, 73 vjeç. Ja emrat e tyre: 1. Ismail Qemali 2. Turhan Pasha 3. Sulejman Delvina 4. Iljaz Vrioni 5. Pandeli Vangjeli 6. Qazim Koculi 7. Hasan Prishtina 8. Idhamen Kosturi 9. Xhafer Ypi 10. Ahmet Zogu 11. Fan Noli 12. Kostaq Kota 13. Mehdi Frashëri 14. Shefqet Vërlaci 15. Mustafa Kruja 16. Ekrem Libohova 17. Maliq Bushati 18. Ali Këlcyra 19. Ibrahim Biçaku 20. Rexhep Mitrovica 21. Fiqiri Dine 22. Enver Hoxha 23. Mehmet Shehu 24. Adil Çarçani 25. Fatos Nano 26. Ylli Bufi 27. Vilson Ahmeti 28. Aleksandër Meksi 29. Bashkim Fino 30. Pandeli Majko 31. Ilir Meta 32. Sali Berisha Val Preka
Pas vendimit të Moisiut për “Sollakun” S’ka perplasje institucionale Kryeministër- President! Të gjithe tashmë, presin një perballje të ashper apo “karshillek” deri ne perplasje ne mes Moisiut dhe Berishës. Kjo pas vendimit të kreut të shtetit për mosshkarkimin e prokurorit Sollaku, edhe pse Parlamenti e kishte “lincuar” prej muajsh. Perballe një presidenti që ka deklaruar publikisht se ke menduar me shumë se një here të vrase veten, edhe një kryeministër si Berisha, e ka jo të vështirë, por të pamundur. Beri mirë apo keq Moisiu që nuk dekretoi shkarkimin e prokurorit Sollaku? A ishte apo është, i kapur shteti nga segmente të krimit të organizuar, perfshi edhe presidentin? Ne një republike parlamentare, kreu i shtetit a duhet të miratoje me sy mbyllur atë që i sjell Kuvendi? Janë disa nga pyetjet, të cilave direkt, nuk kam ndermend ti pergjigjem, pasi të gjitha të drejtojne ne pista ku ne fund perballesh me politizimin e ceshtjes se siperpermendur. Dua ta analizoj çështjen nga një kendveshtrim tjeter, ai i mundesise se një perplasjeje ne marredheniet institucionale ne mes Moisiut dhe Berishës, pasi “Plaku i Urte” nuk miratoi shkarkimin e Sollakut. Vetëm dy dite me pare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e quajti të mbyllur çështjen “Sollaku”, pas vendimit të kreut të shtetit. Megjithatë, nuk ka harruar ti kujtoje ketij të fundit se Shqiperia është Republike Parlamentare. E thënë me shqeto, “ligjin” duhet ta bëjë gjithnje dhe mbi çdo institucion, Kuvendi. Koncepti fillestar i Republikës Parlamentare, është pikerisht ai që permendem me lart, por nuk duhet harruar Kushtetuta, e cila ne disa raste, institucioni i Kuvendit dhe i Presidentit, duhet të “japin pelqimin” për emrime të ndryshme. Moisiu, thjeshtë ka zbatuar atë që i ka dhënë si të drejtë kushtetuta, duke mos dhënë “pelqimin” për shkarkimin e Sollakut, ku sërish, prokurori i Republikës është nomenklature e tij, ne emrim dhe ne shkarkim. Nese dikush duhet të kapet me dike për kete ceshtje, ajo është kushtetuta e miratuar ne vitin 1998, që ka parashikuar sa thamë me lart. Të gjitha të tjerat, deri sa të mungojne fakte të qartë, behet fjale thjeshtë për sulme politike nga njeri krah apo tjetri. Mazhoranca, permes niveleve të ndryshme drejtuese, por jo nga vetë kryeministri Berisha, dhane vleresimet e tyre, sigurisht negative, për vendimin e Moisiut. Ndërkohë, opozita nxitoi ta perdore politikisht kete vendim mese normal ne mendjen e tij, të presidentit. Madje, u arrit deri atje sa të diskutohet a mund të bashkekzistoje dyshja Moisiu- Berisha pas kesaj perballje. Çdo mjet apo shkak (demokratik) është i vlefshem për të realizuar qëllimin, është morali i opozitës tash sa vjet. Megjithatë, mendoj se nuk do të kete një perplasje institucionale për arsyet që do të rreshtojme me poshte. Kryeministri Berisha, ka vetëm një vit që ka fituar mandatin qeverises 4 vjeçar nga shqiptaret me 3 korrik 2005. Moisiu ka nisur vitin e fundit të jetes si president, ne manatin e tij 5 vjeçar dhe shumë vështirë mund të rizgjidhet pas “Sollakut”. Ne një perplasje të mundshme, edhe për vetë ambiciet politike, por edhe sa thamë me siper, me shumë do të humbiste Berisha. Një tjeter alternative është edhe “impechment”-i i Presidentit, shkarkimi i Moisiut nga Kuvendi, i cili e gezon kete të drejtë ekkluzive. Gjithcka duket e vështirë, pasi mungojne numrat ndoshta për ndryshime ne qeveri, jo me për të rrezur një president. Se fundi, nuk duhet harruar se kemi kryetar shteti një ushtarak krriere, bir ushtaraku, i cili publikisht ka deklaruar, se mese një here, ka menduar të vetvritet ne rrethana të ndryshme. Edhe një kryeministër si Berisha, do ta kishte të vështirë me një president, i cili tashmë prej kohesh, është “ngurtesuar” perballe fatkeqesive edhe familjare që e kane goditur. Moisiu sheh vetëm ligjin dhe vetëm atë, mund të zbatoje dhe ti nenshtrohet! Gjatë këtyre 16 viteve, ishim mësuar të shihnim vetëm dy fortame presidentesh. I pari, ishte një person shumë autoritar, nga zyra e të cilit, jo vetëm duhej të kalonin por edhe të buronin të gjitha pushtetet. I dyti, ishte një president as mish, as peshk, një karrierist me endrren e rizgjedhjes, pa mundur të tregoje e as mbroje, kompetencat që i jepte kushtetuta e miratuar e vitin 1998. Moisiu ndryshon prej këtyre dy formateve, jo vetëm nga ajo që thamë me siper, por edhe nga fakti se është i vetmi president konsensual politik. Nga ana tjeter, ai nuk ka se çfarë të humbe me, pasi është ne kapercyell jo vetëm të karrieres por edhe të jetes. Fatmiresisht, pas 16 viteve, erdhi momenti i bashkejeteses brenda një njejtave kontureve institucionale, edhe të dy individeve, të cilat tashmë nuk do të shkojne shumë dakort me njeri- tjetrin. Megjithatë, qeveria do të dergoje ligje ne Kuvend, dhe nga ky tek Presidenti. Ne fakt, vetëm një here Moisiu mund të ktheje një ligj, pasi heren e dyte, automatikisht edhe pa firmen e kreut të shtetit, miratohet. Por a është vetëm kjo marredhenia ne mes dy krereve me të larte të shtetit? Janë me mijera fije të tjera me shumë të padukshme, të cilat mund të krijojne një situate që mund të “kalerohet” nga opozita. Kjo e fundit, edhe pse pa levizur asgje, pa patur asnje lloj pushteti, ka fituar një aleat të fortë indirekt, siç është presidenti i Republikës. Megjithatë, duke vijuar ne të njëjtën linjë, Moisiu nuk do të kete probleme të dekretoje daten e zgjedhjeve ne harkun 20- dhjetor- 20 janar, e atëherë presidenti do të behej shenjester e sulmeve të opozitës. Çfarë mund të kete apo të kerkohet me shumë që të kemi edhe ne me ne fund, një burre shteti?! Blerti DELIJA
Demokristianet të bashkuar takohen në Shkodër I ftuar: Kryetari i Partisë Demokristiane Shqiptare z. Nard Ndoka si dhe ish kryetari Zef Bushati e drejtues të spekterit demokristian (Replikë e sekretarit të Partisë Demokristiane dega Shkodër Z. Gjergj Livadhi me kryetarin e P.K D SH avokat Fran Dashin. Me dt.30.9.2006 në një nga sallat e Hotel Turizmit të Shkodrës u organizua takimi i demokristianëve të bashkuar takim që organizohet për herë të parë mbas 5 (pese) vjetëve bashkë me kristiandemokratët. Takimi u organizua nga Av.Fran Dashi me kryesinë e kryetarët e PKD të rretheve nga Fieri deri në malsinë e madhe ku kjo parti qe shtrirë.Ishin prezent kryetari i PKD të Tiranës zoti Paulin Mema inxh.dhe bisnesmen kryetari i PKD të Fierit inxh. Agim Pashku i PKD Mirditës z.Zef Lleshi i cili mban edhe funksionin e kryetarit të këshillit kombëtar të PKDSH e një ndër përsonat nismëtar që krijuan Partinë Demokristiane të Shqipërisë në vitin 90-91 Martin Bobi kryetar i PKD Lezhë, Marash Kaçi kryetar i PKD Malësi e madhe drejtues të Partisë Demokristiane dega Shkoder drejtues të grup seksioneve të komunës së rrethinave Gjin Leka e Angjelin Prendi, të komunës Velipojë inxh.Agostin Martini të komunës Hajmel Hil Gjoka si dhe mjaft anëtarë e simpatizant të të gjithë spekterit demokristian e që shkojnë drejt bashkimit ne një Parti të vetme Demokristiane . Zoti Nard Noka shoqërohej nga Emanuel Dungu nga kryesia e partisë demokristiane si dhe nga Anton Gurakuqi tashmë i emruar në postin e zv/ministrit të punëve të jashtme Zef Bushati ish kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë i cili sapo ka mbaruar mandatin e ambasadorit ne htetin e Vatikanit, gjithashtu Kujtim Gjuzi ish nenkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i PDK në periudhën e Bushatit.Ne këtë takim që më tepër ishte informal fjalën e hapjes e mori av. Fran Dashi ku me pak fjalë të cilat çojnë drejt bashkimit PKD parti kjo e dyta mbas Partisë mëmë asaj Demokristiane ku fjalën ja dha zotit Ndoka I cili në mënyrë të përmbledhur informoi ketë takim për punën e tij në krye të Partisë Demokristiane Shqiptare punë që siç tha ai ishte e përqëndruar me shume në rrethet jugore të Shqipërisë si dhe qëndrimet e subjektit të tij politik që përfaqëson në Parlamentin Shqiptar duke paraqit pozicionin e tij të qartë e në interes të Partisë që ai drejton dhe të Demokristianëve Shqiptar Parti e cila bën pjesë në kualicionin qeverisës.Takimin e përshëndeti edhe z. Bushati ku ndër të tjera tha se ardhja në grupin parlamentar demokristian nga krahët e ndryshëm të politikës shqiptare është një mrekulli e cila na ka dhënë shpresë së Partia Demokristiane e drejtuar nga z. Ndoka po bëhet faktor dhe zë i fuqishëm në parlamentin shqiptar zë ky që duhet të respektohet nga mazhoranca në pushtet e pse jo edhe nga opozita e bashkuar . Në këtë takim e mori fjalën kryetari I këshillit kombëtar të PKD njëhërësh edhe kryetar I PKD Mirditë Zef Lleshi ku me tone të ashpra u shpreh se Partia Demokristiane duke qënë edhe në cilësinë e nismëtarëve të krijimit të kësaj Partie tha se kjo forcë ka vuajtur mungesën e organizimit ku ka munguar kurajoja për ti parë drejte problemet probleme të cilat çuan në copëzimin e padëshirueshëm që tash besoj se po i kalojme së bashku duke krijuar një platformë të re e të mirorganizuar dhe këtë do ta bëjë mirë kryetari Ndoka.Në këtë takim pati edhe replikë nga sekretari I partisë demokristiane dega Shkoder me kryetarin e PKD av.Fran Dashi duke thënë se ju keni ikë nga partia e tani po ktheheni prap.Natyrisht demokristianët jane të shqetësuar se periudha e zgjedhjeve për pushtetin lokal po afron e tash e mbetur pa drejtues mendoj se është e domosdoshme zgjedhja e drejtuesve për partine demokristiane dega shkoder .E pse nëqoftëse do të ruhet kjo gjëndje e të vazhdojë duke qëndruar nen sqetullen e partisë demokratike dega shkoder e ne drejtimin e mjekut e bisnesmenit dy drejtues që as zyrë as flamur nuk kanë tash 5vjet e po të vazhdojmë kështu besoj se flasim e shruajmë kot.Gjithsesi demokristianët e bashkuar kane element që brënda kësaj force I kanë rezistuar kohës e që kanë aftësinë të drejtojnë mirë .Një nder ta është av.Fran Dashi I cili në zgjedhjet lokale të vitit 2000 çoj PDK ne Shkoder forcë të trete politike e po kështu kemi edhe një nder nismëtaret e krijimit të partisë demokristiane të viteve 90-91 në Shkoder z.Martin Cukeli I cili ka shkollën e lartë të rendit I cilësuar si edhe një nga ekspertët më të mirë në këtë fushë po kështu edhe të lartën në Jurisprudencë e që në zhgjedhjet e korrikut 2005 ka kandiduar për deputet në subjektin kristian e në Shkodër ka marrë mbi 2000 vota, vota të cilat I janë vjedhur më shumë se gjysma kuptohet duke qenë subjekt I pambrojtur edhe pse jo edhe i sulmuar e mund të kete edhe disa të tjerë por në PDK I kemi pare rralle. Me shpresën e madhe që kryetari Ndoka do ta shikojë me vëmendje degën e PDK Shkodrës pjesë e së cilës është edhe ai vetë e për të krijuar sa më pare mundesine e riorganizimit te partise demokristiane dega Shkoder që padrejtësisht është lënë në hije. Të gjithë këto vite e duke mbajtë me shpresë e shpresa në fakt vjen duke punuar. Kryetari I demokristianëve edhe në cilësinë e deputetit të kuvendit popullor po bën përpjekje të fuqishme duke na bërë të qartë ne demokristianëve shqiptarë se kjo forcë politike do të jetë forca e tretë në parlamentin shqiptarë e aktive në qeverisjen e vendit e shembull për mirë qeverisje duke u bërë e pranishme kudo pasi demokristianët kanë vlera dhe janë të aftë për të drejtuar në të gjitha fushat. Demokristianët edhe pse pjesë e kualicionit të qeverisjes vazhdojnë të kërkojnë me këmbëngulje atë që iu takon e pse jo edhe kritikuar këdo që përpiqet të anashkalojë kërkesat e drejta të kësaj force tashmë të konsiderueshme. Këtë takim e përcollën edhe mediat lokale të cilët fjalën e kryetarit Ndoka e paraqitën sipas mënyrës së tyre si dhe preferencave te ndryshme. Lek Luma
Kur i del içi byrekut Nga Albert VATAJ Nuk është çudi që nesër në tezga e kioska do të kemi një gazetë më pak. Në dyert e redaksive nuk do të shohim më fytyrën e armatosur me vetëdije profesionale, të atyre, të cilët harrojnë se armatura e dijes profesionale dhe kryeepjes është diçka më e rëndë se pesha me tepri e këndellës së të qenit nën ofertë. Mjerimit profesional mbase i ofrohet një shans për të mos kenë edhe femër edhe përfaqësuese e medies. Sikurse edhe shqipja do të ndjehet i skapulluar nga terroi dhe vrastarët. Por edhe një shitës patatesh do të ndjehet më i vlerësuar kur të marrë në dorë një gazetë me dëshirën për t’u informuar. Telefonit të prishur mbase do t’i këputet ndonjë fije. E dhëntë Zoti ata që do të sakrifikohen të jenë pjesë e asaj shoqërie që duhet të përmendet sa më heret më mirë të bëjë një punë të dobishme më shumë se kjo që ka bërë deri dje. Sakaq do të zgjojë vullnete dhe ëndrra. Do të shoh veten të vendosur në një pozitë më të shëndoshë fizike në kohë dhe hapësirë. Gjithsesi mbeti me shpresë se do të jetë mbishqiptare kjo copë Shqipëri. Ëndërr në qoftë ma paska kënda. Si një gazetë më pak, shumëçka më pak?! Natyrisht që pas kësaj bota do të vazhdojë së ekzistuari, dhe shqiptarët do të kenë më pak mundësi të zgjedhin, por jo më pak shanse për t’u informuar. Kjo ditë do të lind si çdoditëtjetër, më aq ndryshim, sa, duke qenë periferik për nga rëndësia do të kalojë pa lënë gjurmë dhe pa tunduar edhe më altruistët dhe emotivët. Deri më tash tre shtypshkronjave të kapaciteteve të mëdha u është vënë dryni. Është bërë mirë apo keq le t’ua lëmë të merren të tjerët me këtë punë, por unë po ngufatem nga dëshira p të dëshmuar atë çka mendoj për këtë. Kur këto gazetashtypëse u mbyllën, gjë e cila ishte pak e besueshme se mund të bënte vaki, por ja që bëri, fillimisht gishti u drejtua nga shteti, i cili u kujtua se kush i kishte borxh kuletës së taksapaguesit shqiptar dhe vendosi t’i tregojë se ka ligj, ka edhe shtet. Këta të fundit mendonin se duke qenë “kishë” do kishin mundësi që Zoti t’i shihte me sy të mirë, pavarësisht se doktrina është fe në vetëdijen e besimtarëve, pa ta ajo është një përrallë e bukur. Duke qenë se ata shtypnin gazeta, pra ishin furra e një pushteti do të kishin mundësi të fshiheshin si struci. Por jo për ngaherë. Kur e kuptuan se e kishin gabim, e pësuan. Por bashkë me ta zanafillën e ka ta pësojnë edhe vetë promotorët e kësaj situate, nami i titujve të gazetave që ndërseheshin mbi të sotmen shqiptare më misionin e informuesit. Media e shkruar këto pesë vitet e fundit është një ndër bizneset që ka shpërthyer si kërpudhat pas shiut. Pas ndërtimit, bërja e një gazetë renditet e dyta në kryeradhën e bizneseve në Shqipëri. Kjo deri para pak ditësh kur një përmendje e shtetit kjo kështjellë prej rëre pikënis të ndjehet e kërcënuar seriozisht dhe të shkërmoqej. Konkretisht bëhet fjalë për mbylljen e disa shtypshkronjave, të cilat pak nga borxhet që u kanë gazetat në likuidim, pak sa më shumë nga mosshlyerjet e detyrimeve në shtet, kanë vënë kyçet duke nxjerrë zbuluar morinë e nevojës për shtyp të gazetave të përditshme. Fillimisht ajo që ka karakterizuar pasojat pas kësaj bëme është shkurtimi i stafeve, ulja e numrit të faqeve, e pse jo dhe afrimi i mbylljes së disa redaksive. Tash që shteti po bën të pamundurën të tregojë se ka detyrime por edhe i detyrohen, nis t’i dalë içi byrekut, atij byrek që duke u shijuar shumëkujt u bë garnitura më e preferuar e kavalerisë së gazetarëve që nga kafja në kafe kërkonin të informonin edhe atë katundarin në cep të këtij vendi se si dhe qysh kjo e ajo. Turravrap i nxjerrjes së titujve të rinj të gazetave dhe bombardimi i gazetarëve me oferta jashtë çdo logjike ekonomike, janë dëshmi i një biznesi kokëprerë, pa orientim ekonomik dhe jashtë parapërgatitjeve për një rrethanë të tillë. Mbështetja e medies në logjikën e të qenit si garant të shkelësve të ligjit, të abuzuesve me detyrimet ndaj shtetit, kanë qenë sipas meje shtysat që situata e borxheve të gangrenizohej deri në këtë nivel sa të provokojë dhe mbylljen e tyre nga debitit ndaj shtetit dhe borxheve ndaj shtypshkrimit. Rendja pa kokëçarje e disa gazetave në një informalitet që sa vinte dhe thellohej ka shërbyer si një qiell i kthjellët para stuhisë, që disa parelinj t’i hynin rrugës së biznesit duke vjedhur nga pak tek lexuesit apo përfitimet publicitare e gazetave që ishin në treg. Kjo do të bënte që të prishej ai bilanc ekzistues, që informaliteti të mos ishte kaq sundues që të viheshin në dyshim vijueshmëria e botimeve, si pasojë e fryrjes deri në pamundësi të shlyerjes së borxheve të botuesve për shtypit dhe shtypshkronjave për letrën. Sot për sot ndoshta ende ka shanse të mos shpërthejë ajo që parashikohej, shpërthimi. Se shumë nga poseduesit e medies së shkruar menduan se të kesh lekë është gjithçka, dhe duke pasur dhe një gazetë do të mund të diktonte qoftë edhe shtetin, i cili duhet sepse kështu duan ata, të luaj indiferentin para debiteve të shumta të shtypshkronjave. Harbimi i pasionit për të pasur një gazetë, e pse jo për të qenë pronar edhe i një gazete duke u bërë mani, ka degdisur këtë biznes në një mundësi për të pasur një punë, të shumë e shumë të ashtuquajturish gazetarë. Pas kësaj vjen një media fotokopje, për t’i lënë radhën konturimit të një psikologjie mosbesimi në opinion. Dhe finalja, vënia përballë faktorit financiar. “Fundi dalt hajër ka thanë Gjergj Mullaga”.
“Jehona e Shkodrës” njeh vetëm progres Një ndër shoqëritë kulturore artistike e cila dallohet për organizim dhe ekzekutim në shumë dhe llojshmëri veprimtarish artistike, e njohur tashmë nëpërmjet medias elektronike dhe shtypit të shkruar jo vetëm nga publiku shkodran por edhe më gjerë, është “Jehona e Shkodrës”. Ky asocacion artistik, i krijuar më datën 14.02.2001, nga emra të njohur të artit e kulturës shkodrane me producent z.Xhelal Halili, që në nisje e vijim po debuton me mjaft seriozitet e profesionalizëm në drejtim të pasqyrimit të vlerave të artit e kulturës kombëtare, të pasurimit e ruajtjes së trashëgimisë në këto fusha. E gjejmë me vend të themi se menjëherë pas krijimit, shoqëria “J.Shkodrës” nisi me aktivitetin e parë që u mirëprit nga publiku shkodran, me këngëtarë e interpretë nga Shkodra, Mali i Zi dhe Malësia e Madhe. Ky aktivitet i pritur e i duartrokitur, çeli siparin e vijimësisë së veprimtarive, ku ndër më të dallueshmit është spektakli i përvitshëm “Sofra Shkodrane”, aktivitet që organizohet çdo vit në kuadrin e festimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por, me të drejtë lexuesit mund t’i lindë pyetja: “Mirë fillimi, po ku mbaron aktiviteti?”. Përgjigjja është konkrete dhe e verifikuar në numëror e rradhor, e cila nuk njeh mbydhje por shtohet e pasurohet. Për të saktësuar atë çfarë thamë më lart po rendisim disa nga veprimtaritë kryesore të “Jehona e Shkodrës”, siç janë: – Turne artistik në të gjithë qytetet e veriut, si Kukës, Tropojë, Burrel, Rrëshen, Lezhë, Laç etj. Aktiviteti titullohej “Show pranvere”. – Turne artistik në të gjithë territorin e Kosovës me aktivitetin e titulluar “Festa e Lirisë”, me këngëtarë e interpret nga më të njohurit e skenës dhe ekranit. Duhet thënë se veprimtari të tilla në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni organizohen çdo vit. – Një aktivitet tjetër mjaft i realizuar ishte koncerti recital i këngëtarit Shaban Gjeka, shqiptar nga Mali i Zi. – “Jehona e Shkodrës” mundësoi pas disa viteve pauzë, rikthimin e festimit të përvjetorit të luftës së Reçit, e cila përkujtohet çdo vit në të dielën e parë të shtatorit. Po të vazhdojmë me treguesit rradhorë të aktiviteteve do të na duhej të vijonim gjatë, por mendojmë se është e vlefshme të evidentojmë dy aktivitetet e fundit që u organizuan në metropolin e vendit, Tiranë. I bujshëm duhet thënë ishte koncerti recital i këngëtaresh shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj, me të ftuar special, i titulluar “Si Zhyljetë e dashuruar”. Koncerti i mbajt në Pallatin e Kongreseve, në sallën qendrore, e cila u mbush tej vendeve të disponueshme Një koncert tjetër që u mbajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ishte recitali i këngëtarit nga Tuzi i Malit të Zi, Lindon Camaj i titulluar “Kënga i bashkon shqiptarët”. Nëse deri këtu shembulluam disa nga aktivitetet e realizuara të cilësuara të mëdha, lind domosdoshmëria e evidentimit të bashkëpunëtorëve apo stafeve drejtuese e ekzekutuese të veprimtarive. Një ndër të përhershmit në aktivitetet e Shoq.Kult.Artist. “J.Shkodrës” është skenografi i talentuar Hysni Halili. Po kështu, një tjetër bashkëpunëtor profesionist është Fran Babaj, Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Artistëve e Gazetarëve dhe Sportistëve të Shqipërisë, i cili në disa aktivitete ka kryesisht funksionin e skenaristit dhe udhëheqësit artistik. Bashkëpunon ngusht dhe përhershëm në aktivitetet e “J.Shkodrës” këngëtarja Elizabeta Marku. -Tani Shoqëria Kulturore Artistike “Jehona e Shkodrës”, – deklaron producenti dhe drejtuesi i parë i Shoqërisë, zoti Xhelal Halili, – po përgatitet për një turne në ato shtete të Evropës që ka shqiptarë, me një koncert në të cilin do të përfshihen këngëtarë të njohur nga tërë trevat shqiptare. Së fundi, zoti Halili nuk harron të komunikojë edhe përgatitjet që kanë filluar për realizimin e aktivitetit të përvitshëm “Sofra shkodrane”. Fatime Kulli, Ndue Bacaj
Partneriteti me krimin dhe gjunjëzimi i shtetit Nga Albert VATAJ Atë që vullneti i Kuvendit të Shqipërisë e konkludoi si një gjykim i paanshëm dhe vënie nën fre të institucionalizimit të shtetit të krimit, e hedh në erë vetëm një letër prej tre faqesh e Presidentit të Republikës. Gjithçka ishte nëse e parashikuar, sikurse gjithçka kishte marrë trajtat e saj. Pritej që gjithçka të fliste në gjuhën e shkresave në formë vendimi. Moisiu dhe tërëçka që vërtitej rreth emrit të tij gjatë periudhës kur raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“ po shoshitej në zyrat e Presidencës u agravuan në limitime të atilla sa e lanë jashtë të papritures vendimin e kreut të shtetit për Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Ky i fundit duke marrë bekimin e numrit një të shtetit provon ta vërë para një sfide gjithë atë përpjekje të mundimshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionit. Nuk kam hequr dorë për asnjë moment nga ideja së krimi dhe politika janë anët e së njëjtës medalje. Gjithnjë më ka tundur parimi se krimi i organizuar dhe konturimi i një mafie kanë zanafillën në strukturat e politikës dhe mbijetojnë në sajë të mbështetjes dhe imunizimit të saj. Por se ai kërkon dhe bën të mundur të jetë palë më majën e piramidës së shtetit këtë e dëshmon vetë poseduesi i saj, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Me hezitimin për të pranuar largimin e Sollakut ai nuk bën gjë tjetër vetëm se bëhet pjesë e akuzave që rëndojnë kundër tij, për të vijaur më pas me shpërdorimin që i bën jo vetëm institucionit që përfaqëson por varros përfundimisht organin e akuzës, dhe këtë e bën duke u mbrojtur Presidenti i Republikës, Afred Moisiu, ka shuar përfundimisht të gjithë vijën e zjarrit nën të cilën kishte kohë që e gjente veten kreu i Prokurorisë Theodhori Sollakun. Kreu i shtetit i ka dërguar zyrtarisht një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku parashtron argumentet e tij për rrëzimin e kërkesës së mazhorancës për rrëzimin e kryeprokurorit. Arsyeja kryesore e cila ka bindur kreun e shtetit për mosdekretimin e kërkesës së shumicës së djathtë parlamentare, ka qenë mungesa e argumenteve ligjorë për shkarkimin e Sollakut. Numri një i shtetit shqiptar nuk ka gjetur asnjë shkak, i cili ta bindë atë për të hedhur firmën për largimin e Sollakut nga drejtimi i akuzës. Moisiut iu desh mbi tre muaj për të arritur në këtë përfundim. Pas komisionit hetimor parlamentar i ngritur me qëllimin për shkarkimin e kryeprokurorit, Presidenti mori në dorë raportin përfundimtar të këtij institucioni parlamentar. Moisiu u përbetuar se arsyetimi dhe gjykimi i tij do të ishte sa më korrekt, sa më i drejtë dhe i ftohtë në këtë rast delikat, duke respektuar mbi të gjitha ligjin. Pak a shumë nën këtë vorbull arsyetimesh kreu i shtetit ka rrëzuar vullnetin e mazhorancës parlamentare, duke ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me veprimtarinë e këtyre komisioneve hetimore. Vendimi i tij për t’i thënë jo asaj që pozita nuk la mjet për ta konkretizuar, ka gjasa të mos ketë ndonjë tregues pozitiv për klimën politike. Kjo u dëshmua po ditën kur ky vendim u bë publik, me deklarimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila e ka akuzuar rëndë kreun e shtetit duke e quajtur të paprecedent vendimin e tij. Ajo nuk ka hezituar nëpërmjet intervistës në „Zëri i Amerikës“, edicioni shqip të aludojë se ku veprim e bën atë ortak me krimin dhe nxit korrupsionin. Duke vijuar më tej Topalli ka nënvizuar se në të ardhmen nuk do të ketë asnjë bashkëpunim mes Parlamentit dhe kryeprokurorit Sollaku, pasi sipas saj mbi të rëndojnë shumë akuza. Ndërsa nga ana e tij kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar „Sollaku“, Astrit Patozi duke kundërshtuar energjikisht kundërshtimin e Presidentit Alfred Moisiu për shkarkimin e Theodhori Sollakut, e ka cilësuar si hap të paramenduar. Në vijim të deklaratës, Patozi ka nënvizuar se hetimi për kryeprokurorin u tregon shqiptarëve simbiozën e krimit të organizuar me politikën që 8 vitet e shkuara ka prekur majat e shtetit. Pak a shumë kjo është panorama politike që pasoi vendimin e Presidentit. Në thelb nuk ka gjasa të kenë tjetër përbërje më shumë se kaq deklaratat e pozitës, sikurse e majta duke e gjetur veten në shtratin me gjethe dafine që i shtron Presidenti ose do të bëjë avokatin e avokatisë së Moisiut, ose do të ndërsejë ndaj gjunjëzimit të së djathtës politikën e pamundësisë dhe dështimit, duke i dhënë të drejtë vetes së procesi për shkarkimit të Sollakut ishte dhe mbetet i mbarsur politikisht. Lidhjet e vjetra të trashëguara si dhe lidhja e re e karakterit ekonomik e ka bllokuar Alfred Moisiun të përmbushë detyrën e tij kushtetuese. Deklarata se sa të jetë ai, Dhori Sollaku nuk preket është një iluzion. Dosjet e krimit duhet të shfletohen, bile aty do të shtohen edhe hetime të reja që kanë të bëjnë me karakterin familjar të një marrëdhënieje të paligjshme që po vë në rrezik institucionet e shtetit si dhe luftën kundër krimit të organizuar Tashme zbulohet gjithçka. Lidhja e hershme dhe natyra e saj e trashëguar, kombinuar me përmasën ekonomike të ditëve tona, e ka bllokuar Alfred Moisiun, i cili ka paraqitur nje pasqyre mjerane te arsyeve se pse nuk mundet ta shkarkojë Dhori Sollakun, edhe pse ai është përgjegjës për mosveprimin ne te paktën 24 dosje vrasjesh. Presidenti Moisiu, në letrën e tij dërguar Kuvendit të Shqipërisë rendit arsyet se përse ai nuk ka shkarkuar Sollakun. Sipas tij, edhe pse vendimi nuk është paraqitur në formën e kërkuar nga neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës dhe procedurës së kërkuar nga neni 114 i rregullores se Kuvendit, duke vlerësuar, më tepër se mangësitë formale, thelbin e kërkesës dhe punën e komisionit hetimor parlamentar, arriti në përfundimet e mëposhtme: Në raport janë konsideruar shkelje te rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve nga Prokurori i Përgjithshëm, me veprimet ose mosveprimet e tij për një sërë çështjesh të listuara në atë raport. Komisioni hetimor mori përsipër të gjykojë bazueshmërine në ligj të vendimeve të prokurorëve për çështje të caktuara penale. Për secilin rast, komisioni ka vlerësuar te gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e çështjeve penale të analizuara, ky qëndrim i komisionit, i miratuar më tej nga Kuvendi. është në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetëm në nenin 7 të Kushtetutës, por, është një parim që përshkon terë organizimin dhe funksionimin e organeve të pavarura kushtetuese. Më tej, ky qëndrim i kornisionit është në kundërshtim me fushën e veprimtarisë së komisioneve hetimore, të përcaktuar në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe fonksionimin e komisioneve hetimore i Kuvendit”, dhe në “Kodin e Procedurës Penale”. Vendim-marrja lidhur me një procedim penal është atribut i organit të prokurorise, i cili sipas nenit 148 të Kushtetutës është organi i vetëm që ushtron ndjekjen penale. Vendimet e marra lidhur mc ushtrimin e këtij funksioni kushtetues mund të vlerësohen vetëm nga hierarkia e prokurorisë nga prokurori më i lartë e deri tek prokurori i përgjithshëm, ose të kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palëve. Askush, veç këtyre organeve, nuk ka të drejtë të arrijë në përfundime dhe të bëjë vlerësime për vendim-marrjen e prokurorisë, përfshi këtu edhe komisionet hetimore parlamentare. Edhe në rastin më të mirë, ky vlerësim do të ishte subjektiv, që do të thotë i hapur për interpretime dhe mendim ndryshe. Komisioni hetimor nuk mund te marrë atributin e gjykatës e cila është e vetmja sipas ligjit që në instancë të fundit vlerëson nëse një çështje penale është pushuar me të drejtë ose jo, apo nëse mosfillimi apo pezullimi i një çështje është ose jo i bazuar në ligj. Ne këtë mënyrë, komisioni ka marrë atribute qe nuk i ka as vetë Kuvendi i Republikës, duke ushtruar në një farë mënyre kompetenca apo atribute që janë në dorë të organit te prokurorisë ose gjykatës. Vlerësoj se në veprimtarinë e këtij komisioni nuk është marrë ne konsideratë vendimi interpretues datë 14,05,2003, i Gjykatës Kushtetuese e cila është shprehur se “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar në mënyrë të atillë që të mos ndërhyjë në veprimtarinë e pushteteve të tjera. Kam ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e veprimtarisë së këtij komisioni dhe kam verifikuar edhe përbërjen e tij. Vlerësoj se përbërja e komisionit dhe qëndrimet e disa anëtarëve të tij kanë cenuar parimin e një procesi të -rregullt ligjor dhe atë të prezumimit të pafajësisë. Kjo, se, anëtarë te veçantë të komisionit, edhe kur ai kishte filluar procedurën hetimore, publikisht, kanë marrë përsipër të deklarojnë te provuara shkeljet apo akuzat e pretenduara, të cilat duheshin verifikuar për vërtetësinë e tyre nga komisioni i posaçëm hetimor. Veç kësaj, në përbërjes të komisionit, 5 nga 7 anëtarët e shumicës parlamentare janë dhe nënshkrues të kërkesës për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, duke cenuar më tej parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të procesit. të rregullt ligjor, për të cilat ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr.75, datë 19.04.2002. ne një situatë analoge më këtë në shqyrtim. Si konkluzion, pas vlerësimit të procedurave për ngritjen dhe funksionimin e komisionit hetimor parlamentar, si dhe të raportit të miratuar nga Kuvendi, referuar drejtpërdrejt edhe vendimit date 19.04,2002, të Gjykatës Kushtetuese, nuk gjej shkelje të tilla të ligjit në veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, sa të përbëjnë rast për shkarkimin e tij, sikurse e kërkon neni 149, paragrafi 2 i Kushtetutës. Kështu që vendosa të mos e shkarkoj Prokurorin e Përgjithshëm, për arsye se propozimi për shkarkimin e tij nuk ka mbështetje ne kriteret dhe procedurat e parashikuara në Kushtetutë dhe ne jurisprudencën kushtetuese”. Marrëdhënia e hershme dhe shndërrimi i vonshëm i Sollakut ne punëdhënës te familjareve te Moisiut, duket se e pamundësojnë kryerjen e detyrës kushtetuese nga ana e kryetarit te shtetit. Megjithatë, ideja se kthimi i vendimit te parlamentit te Shqipërisë përmes artificieve juridike mund ta lere situatën siç është, pra mund ta shpëtoje qofte Alfred Sollakun, qofte Dhori Moisiun, është thjesht një iluzion. Te gjithë ndërkombëtaret kërkojnë qe te zhbllokohet institucioni i akuzës, dhjetëra dosje presin ne prokurori dhe gjendja do te zhbllokohet gjithsesi. Dyshja Moisiu-Sollaku le te shijoje iluzionin e aleancës që bllokon shtetin. Jozefina Topalli është shprehur qartë se ky Kuvend nuk do te ndalet para aleancave të tilla. Përkundrazi, ai do te shkoje deri ne fund ne hetimin e simbiozes Moisiu-Sollaku, së pari në përmasat familjare te kësaj marrëveshjeje, e me tej edhe do te japë verdiktet përkatëse, te cilat janë gjithsesi rrjedhime te verdiktit popullor te 3 korrikut 2005. Sakaq jetës politike shqiptare i shtohet edhe një pengesë tjetër. Tjetër vatër konflikti duke u hapur pikërisht nga personi garant i bashkëjetesës politike dhe një harmonie në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet kardinale, fundosin përfundimisht çdo shpresë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në një terren të përshtatshëm dhe se konsensusi për rrugë të përbashkëta do të jetë në udhëkryq. Fati i institucioneve vihet në pikëpyetje. Vetë kryeprokurori duke dashur ta mbajë me përdhunë karriken e tij i promovon organit të akuzës një mungesë totale vitaliteti, efiçense dhe përgjegjësie ligjore dhe juridike në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Presidenca nëpërmjet vetë Presidentit shkërmoqet para syve tanë duke na dëshmuar se tashmë nuk kemi një kishë se ku mund të rrëfehet dhe falet politika. Asgjë më shumë se kaq nuk mund të ndodh. Nuk do të kishte tjetër fund kjo histori përleshjesh të kokave të shtetit. Për paqe politike as që bëhet fjalë. Armët sapo janë mbushur dhe beteja sapo ka filluar. |
Nr. 96 i gazetës në print
| Është çmendur Fatos Nano apo stabiliteti politik fallco kërcënon?!
Fatos Nano sot është thjesht deputet. Megjithatë ardhja e tij në Shqipëri, në Parlament, ka ngritur “dallgë” të fuqishme në politikën shqiptare. Nëse një vit e ca më parë ishte ish-opozita, sot mazhoranca qeverisëse, që bërtiste “Nano ik!”, sot është opozita, asokohe mazhorancë qeverisëse, që me fjalë të tjera po i thotë “Ik, Nano!”, memories së vet politike. Këtu kemi të bëjmë me një “çmenduri” ose me kërcënimin e një stabiliteti fallco të numrave të kartonave në Parlament, saqë të ngjan se politikës sot i nevojiten deputetë kartonash dhe jo ligjbërës. Ardhja e Nanos shqiptarët i ka bërë me gjysëm zemre dhe janë në dilemë të kostos që do paguajnë. Shumë prej asish që kishin bërë “fli” Nanon, sot e duartrokasin atë. Me përjashtim të disa kolltukdashësve, Nano si proces tashmë, erdhi natyrshëm e pa bujë, por edhe në kafene ku shkon, politikëbërësit i japin rëndësi, autoritet, e ngrejnë në pjedestal. Nano po fiton pikë sa herë rrudhosen e vrerosen ata që ia kanë frikën një njeriu të zakonshëm, pa funksione, pa asnjë kërkesë të dukshme të tij. Po sikur të 140 deputetët e Parlamentit shqiptar të kishin aftësinë e Nanos, si thoni, Shqipëria do bënte politikë më të dobët apo më cilësore? Për shqiptarët, por më shumë për parlamentarët, procesi Nano është i palexueshëm, megjithëse edhe takime bëjnë të dy kampet e politikës, të cilët duket se ende nuk po gjejnë modelin e një progresi premtues, madje as qetësues për veten e vet, së pari. Gjithsesi, Fatos Nano, me të zeza e të bardha, po shërben si shtysë shumë e rëndësishme, që Shqipëria të jetë ajo që duhet të jetë, jo ajo që është apo pretendon të jetë, apo edhe siç ishte. Po Nano, është ai që ishte, apo jo? Po, normalisht, po. Veçse të mos harrojmë që edhe politika pak ka ndryshuar përgjatë këtyre 16 viteve demokraci. E, nëse politika pretendon ndryshime, edhe Nano që është thjesht një deputet, mund të ketë të drejtë të pretendojë ndryshime, pasi stabiliteti politik nuk mund të jetë një çështje numrash, siç vikatet përditë, por mënyra se si ecin, ndryshojnë, punët në një vend. Përndryshe, klasa jonë politike, përgjatë gjithë pluralizmit, me përjashtime sporadike, kur ka patur kryengritje dhe greva paralizuese, është kujdesur me bizantizma të tilla, si kartonët e nevojshëm kushtetues, apo votat e blera të mocioneve, të qëndrojë në pushtet deri në neveritje, deri në kryengritje. Kujtojmë modelin qeverisës 1992-1997. Qe humbur një referendum për kushtetutën, pat fortunë për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale dhe, pse e qysh nuk kemi qëllim të zgjatemi, shkoi Shqipëria në protestat e kryengritje. Socialistët përfituan, jo si socialistë, por siç pat deklaruar i ndjeri Pjetër Arbnori, njëri ndër politikanët më serioz shqiptarë, si specialistë, duke e moderuar qëndrimin e tyre me lojrat e kartonëve në Kuvend, dhe megjithëse të përçarë, ia dolën mbanë të mbajnë qeverinë për dy legjislatura rresht. Me Fatos Nanon timonier. Mund të mburren se e kaluan pushtetin pa luftë, me zgjedhje të lira të njohura nga ndërkombëtarët. Por ama na lanë precedentin e stabilitetit politik fallco. Kjo duhet të shqetësojë politikëprodhuesit, jo ardhja e atij që ideoi e faktorizoi lojën e deputetëve kartona. Nano, kur mbaron një lojë, nis një tjetër. Qëndrimi i socialistëve në pushtet u bë nën parullën “Më mirë ne, se sa të kthehet Berisha”. Por kupa u mbush dhe me të drejtë populli i rrëzoi të majtët që vodhën edhe me të majtën, edhe me të djathtën, duke bërë të ndodhë e pabesueshmja, riciklimi i ish-presidentit të mandatuar dy herë, madje në mandatin e dytë nën plumbat e kryengritësve. Askush nga votuesit shqiptarë nuk do dëshironte të ecej në ato gjurmë, ose të deklarohet se janë numrat për zgjedhjen e presidentit në vitin 2007. Në një kohë që mungojnë numrat që votuesit u kanë dhënë besimin, ç’do të thotë kjo? Diversion ndaj opozitës? Trembje me një Fatos Nano, si gogol? Blerje votash?! Demokraci është kjo?! “Nuk ka zgjidhje”, sa kohë që ky është refreni inatçor i dy kampeve, refren i kthyer në “fis”, jo në politikë ku vërtet bëhen kompromise në interes të votuesve. Politikanëve shqiptarë duhet t’u vijë zor kur flasin në këtë mënyrë, kur populli ka të tjera nevoja. Qeveria duhet të flasë fort e qartë se çfarë do të bëjë në vitin 2006 për të rregulluar jetën tonë dhe jo të flasë se ku ka synime Fatos Nano duke u kujdesur për kolltuqet që fluturojnë në vitin 2007. Po nuk ka fare krizë do thonë ata që kanë mandate deputeti. Në të vërtetë krizat nuk janë në sallën me kondicioner të Kuvendit, por në vuajtjet e njerëzve dhe në zhgënjimet për kryerjen e funksioneve të politikëbërësve që kujtohen për “buzëqeshje” vetëm kur kanë nevojë për vota, që shajnë kundërshtarët deri në shtatë brezni në fushata e pastaj edhe bashkëqeverisin. Popullit nuk i hyn në hesap se sa kartona ka një mazhorancë. Popullit i duhet mirëqenie, siguri, dyfishim pensionesh, ulje taksash, dëmshpërblim të viteve të burgut politik, ndërtim rrugicash e autostradash. I duhen pra rrugët rurale, spitalet, çerdhet, kopshtet, shkollat, universitetet, hapja me perëndimin, ulja të paktën 25% e doganave, krijimi i kushteve për turistët e biznesmenët e huaj. Nuk shohim kërkund në botë që qeveria të mbahet në këmbë duke u mburrur me disa kriminelë të kapur nga shtetet e huaja, një punë kjo thjesht normale dhe e përditshme e interpolit, ndërkohë që janë akuza për korrupsion deri tek Presidenti i Republikës apo Kryeprokurori. Dhe jemi në një kohë që nga njëra anë zhurma se Berisha po lufton korrupsionin ka shkuar deri në Bruksel, nga ana tjetër fortuna Nano ka kapërthyer tërë politikën dhe po nxjerr në dukje nervozizmin e ndoshta edhe kërkesat se duhen edhe të tjera punë. A i shërben popullit kjo gjendje? Kujt thoni i shërben ky stabilitet? Ndërrimi i qeverive sa më shpesh të jetë e mundur, siç ka vepruar Italia fqinjë, deri sa të mbahen premtimet e të ngrihet ekonomia do të ishte shumë normale për një vend në krizë, ku deputeti vete në parlament si ikonë partie e kthehet në karton që ndërron ngjyrë si kameleon. Kriza ekonomike e varfëria janë prapë, apo jo? A ka shpresë ndokush se do të zgjidhen në një të ardhme sa mandati i një qeverisjeje? A mund t’u hapim rrugë liderve autoritarë që nuk janë interesuar për shtet ligjor dhe institucione të pavarura, por vetëm për pushtet personal? A është normale që tërë politikëbërësit të acarohen se pse erdhi Fatos Nano një deputet shqiptar që ka marrë votat në zonën e vet dhe ulet pikërisht në karriken e vet në parlament, madje pa folur deri sot? Gjithsesi, edhe nëse politika gabon, edhe nëse Nano nuk po flet, populli tashmë i lodhur, do flasë me votë. Sokol Pepushaj
“Rregullator” i komplikuar Afro gjashtë shekuj më parë, prijësi feudal Lekë Dukagjini nxori një rregullator për të rikthyer në vend dinjitetin e cënuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit përgjatë shekujve shërbeu si ligj. Por edhe sot janë dhjetra mijëra shqiptarë që vuajnë përditë me frikën e hakmarrjes, të vrasjes, edhe kur nuk janë fajtorë. Është ky kanun pra, një “rregullator” tepër i komplikuar që kërkon vrasjen jo vetëm të fajtorit, por edhe të familjarëve dhe të afërmve dhe që fatkeqësisht edhe sot qëndron shumë më autoritar se ligjet e shtetit. Nga ky kanun i lashtë, nga ky “rregullator” i ashpër e vrasës, e ka të rrezikuar jetën edhe Ndoc Zefi, lindur më 10 maj 1967. Sipas burimeve tona të besueshme, ai edhe nuk është fajtor. Por ngjarja, si shumë të tjera, është e komplikuar dhe kanuni e dënon. Nipi i tij, Fran Mark Zefi, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të Lin Dardhës më 15 gusht 2001. Në të vërtetë Frani nuk ka bërë tentativë, por një tjetër person, pas një zënke banale, ka qenë shkak i tentativës. Fran Zefi ka ndërhyrë për t’i ndarë, e në rrëmujë e sipër ngatërresa ka degjeneruar në plagosje. Po, ec e bind pleqësinë, ec e bind “rregullatorin” e lashtë, Kanunin, se Fran Zefi jo vetëm që nuk qëlloi por për fat shpëtoi pa marrë goditje, ndoshta edhe vdekjeprurëse. Pra, duke qenë i njohur i të goditurit, e bëjnë fajtor. S’merren parasysh as betë, as logjikë, por faji rëndon mbi të pafajshmin, se ashtu kanë vendosur pleqtë. Kështu, dy familjet përfshihen në një konflikt të egër, ku sipas Kanunit kërkohet vrasje. Në këtë hakmarrje përfshihet edhe Ndoc Zefi, familjarisht, pasi të akuzuar ka nipin e tij. Ai fshihet, jeton në ilegalitet i ngujuar nga frika e gjakmarrjes, deri një ditë që kushtet i vështirësohen aq shumë sa detyrohet e gjen si të vetmen rrugë shpëtimi ikjen nga Shqipëria. Kështu, i gjithë fisi Zefi me origjinë nga fshati Palaj i komunës Shllak, janë të rrezikuar, megjithëse asnjë faj jo vetëm ligjor, por as njerëzor, nuk rëndon mbi ta. Jetmir Delaj
Shkodra “pasaportizon” diplomatin italian Roberto Orlando, tashmë një qytetar shkodran 25 keshilltare bashkiake të Shkodrës kane votuar për shpalljen e diplomatit italian “Qytetar Nderi”. Pas tre viteve karriere diplomatike ne drejtimin e Konsullates se Italise ne Shkoder, Orlando do të vijoje rrugen e tij ne Ambasaden e Italise ne Britanine e Madhe. “Për kontributin ne drejtim të rritjes se bashkëpunimit ndermjet Qytetit dhe Qarkut të Shkodrës me Qeverine Italiane ne fushat e kultures, ambientit, infrastruktures dhe biznesit”. Është ky motivacioni i titullit “Qytetar Nderi” për konsullin e Italise ne Shkoder, Roberto Orlando, akorduar nga Keshilli Bashkiak i qytetit me të madh verior. Iniciativa për të nderuar diplomatin italian, u ndermorr nga një grup keshilltaresh bashkiake, me nxitjen e gazetareve, të cilet e njohin nga afer aktivitetin e Konsullates dhe të konsullit Orlando. Nisma erdhi natyrshem, për vetë kontributin e gjithanshem të diplomatit italian, i cili pre tre vite ne drejtim të selise diplomatike italiane ne Shkoder, u karakterizu nga një transparence maksimale me publikun, duke komunikuar me mediat e permes tyre, me të gjithe të interesuarit. Ne shumë aspekte, siç thone ne kerkesen e tyre edhe 16 keshilltaret bashkiake, Orlando tejkaloi ne shumë aspekte angazhimet e mrra ne dobi të qytetit të Shkodrës, që ne nisje të aktivitetit të tij diplomatik. Shumë here, ne faqet e “Shqiperise Etnike”, aktiviteti i Konsullats, ka qene i pranishem natyrshem. Megjithatë, kete here, ne do të përcjellim për lexuesit tane, mendimin që kane patur për aktivitetin 3 vjeçar të konsullit Orlando 16 keshilltaret që e propozuan dhe rrjedhimisht edhe Keshilli Bashkiak që i dha titullin me të larte “Qytetar Nderi”. Kontributet e evidentuara janë: · Stimulimi i zhvillimit social- ekonomik ne Shkoder, mbështetje e biznesit dhe organizimi i veprimtarive kulturore e artistike ne qytet. Të gjitha këto kane ndikuar ndjeshem ne rritjen dhe intensifikimin e komunikimit ndërkulturor midis dy popujve tane dhe përshpejtimin e proceseve integruese ne shumë aspekte. · Rigjallerimin, vecanerisht ne kohët e fundit, të lidhjeve tradicionale Shkoder- Itali, me ane të organizimit të veprimtarive të perbashketa muzikore, artitike, kulturore, etj., dhe kontributit të tij personal ne një njohje të thelle nga aktore të rendesishem italiane, politike, sociale e ekonomike të Shkodrës dhe aseteve të saja. Koncerte të artisteve të njohur italiane dhe shqiptare janë organizuar dhe sponsorizuar nga z. Orlano ne Shkoder, duke synuar miqësimin e të dy vendeve tona dhe afrimin shpirtëror të tyre. · Nxitja e projektit “Parku Industrial” ne Koplik të M.Madhe, si një prej arritjeve me të reja, me kembenguljen e tij dhe mbështetjen e fuqishme të ambasadorit të Italise ne Tirane, Attilio Massimo Iannucci. Ky bashkëpunim dhe kjo përpjekje kane rezultuar me miratimin e projektit ne vleren e rreth 20 milion euro, si bashkëpunim me Rajonin e Puglia-s, duke tërhequr drejt Shkodrës me kete rast, edhe bisnesmene të tjerë të fuqishem italiane. · Forcimin e bashkëpunimit ne fushen e arsimit të larte universitr midi Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe atyre italiane, veçanërisht me Universitetin e Firenze-s. Mbeshtetje me kete rast, të të gjitha iniciativave universitare me palen italiane, veçanërisht me Degen e Italianistikes. · Dhenia e mbi 21 mije vizave dhe legalizimi i mijera dokumenteve, sid he lehtësimi i procedurave konsullore për autoritete drejtuese ne Shkoder, njerëz të artit, të sportit, pedagoge, biznesmene, brenda kuadrit ligjor konsullor, perbejne një tjeter kontribut për tu shenuar ne punën e tij 3 –vjecare. Sigurisht, 16 keshilltaret bashkiake që e propozuan, kane paraqitur vetëm me pika, punën kolosale të konsullit Roberto Orlando ne Shkoder. Ashtu siç e kemi thënë edhe me pare, ai është kthyer ne një promotor të mirefillte të zhvillimeve progresive dhe pozitive ne qytet, por edhe ne rajonin e Veriut shqiptar. Për të gjitha këto, ai ka fituar respektin e merituar të qytetareve shkodrane, i cili permes delegimit, u shpreh me voten e keshilltareve bashkiake, që i akorduar Orlandos titullin me të larte që mund të jape qyteti i Shkodrës. Tashmë, me të gjitha efektet, Roberto Orlando është qytetar shkodran. Ai që e ka njohur nga pranë, e ka vërejtur që ai kënaqej teksa i thonin se je një qytetar shkodran. Madje ndjehej i lumtur dhe krenar me kete përcaktim që i behej nga shumë të njohur. Bukurine këtij titulli, ia shton edhe fakti se ai e merr atë, ne momentin e largimit drejt një detyrë me të rendesishme diplomatike ne Ambasaden e Italise ne Britanine e Madhe. Jo vetëm Orlando por edhe edhe shumë shkodrane, do të deshironin që ai të qëndronte ne krye të perfaqesise diplomatike, por mandati 3 vjeçar përfundoi. Eksperienca e marrë ne krye të selise diplomatike ketu, pervec asaj ne Ambasaden e Tiranes, është mjft e vlefshme. Për kete Ministria e Jashtme Italiane, vendosi që ta dergoje ne një tjeter seli diplomatike, shumë here me të rendesishme se Shkodra. Titulli që i është akorduar Roberto Orlandos, është vertetë i merituar. Pervecse një kenaqesi për atë që e ka marrë, është edhe një detyrim me teper. Vertetë që ai është larguar nga Shkodra e Shqiperia, por titulli “Qytetar Nderi” e obligon për kontribut të vazhdueshem për qytetin, rajonin e Veriut dhe Shqiperine. Nga ana tjeter, Orlando do të kete një motiv me shumë për të ardhur ne Shkoder. Nese do të vinte për të takuar thjeshtë, miqte e të njohurit, tashmë duhet të vije edhe për tu çmallur me qytetin, me drejtuesit e tij, të cilet e donin aq shumë, saqe e bene “Qytetar Nderi” të tyre. Titulli i akorduar nga Bashkia Shkoder, mund të konsiderohet një kulm për karrieren e Orlandos ne Shqiperi, të cilin mund ta enderrojne pa e arritur dot, shumë diplomate të huaj. Për hir të realitetit, duhet pranuar, se kane qene mediat e gazetaret e Shkodrës, ata që e kane vlerësuar me pare punën e Konsullates dhe të konsullit Orlando. Fillimisht, ishte Unioni i Gazetareve Profesioniste të Veriut (www.ugpv.org) ai që i kordoi titullin e pare “Mirenjohje”. Ne vijim, të njëjtin titull ia akordoi edhe gazeta “Shqiperi Etnike”. Me krenari, mund të pohojme, se kemi patur marredhenie të shkëlqyera me konsullaten, por edhe konsullin Orlando. Pasardhesi i Roberto Orlandos, ne krye të Konsullates se Shkodrës, do ta kete mjaft të lehtë punën e tij. Shinat e bashkëpunimit, të vendosura nga Orlando, mjafton të ndiqen dhe të shtohen me të tjerë binare. Shkodra dhe shkodranet, mediat dhe gazetaret, siç edhe “Shqiperia Etnike”, si ngaherë janë të gatshem të bashkepunojne. Ne frymen e afrimit me BE-ne, gjerat duken me të thjeshta. Nese do të vijohet ne të njëjtën linjë të transparences dhe bashkëpunimit, do të ecim shumë gjatë përpara ne drejtimin e duhur. Ne të kundërt, ne jemi ketu për të evidentuar mangësi dhe probleme, duke kërkuar permiresim dhe zgjidhje ne favor të komunitetit të cilit i sherbejme dhe do ti sherbejme gjithmonë. Keshilltaret që e propozuan
Ishin 16 keshilltaret bashkiake, të cilet ndermoren iniciativen për ti akorduar konsullit Orlando titullin “Qytetar Nderi”. Nuk përbën ndonje sekret tashmë, se shtytja për të ndermarre kete nisme, keshilltareve iu dha nga disa gazetare shkodrane. Me poshte, mund të shihni listen e keshilltareve që propozuan Roberto Orlandon: · Tonin Gjuraj (PD) · Dashamir Dini (PS) · Zef Cuni (PS) · Lodovik Dega (PD) · Shyqyri Selhani (PD) · Agim Shima (PS) · Lorenc Luka (PD) · Artan Kolnika (PS) · Ormir Rusi (PD) · Jani Jovani (PS) · Filip Guraziu (PD) · Fatlum Nurja (PD) · Ndue Dodaj (PS) · Paulin Radovani (PD) · Artur Luka (PD) · Anton Gurakuqi (PDK) Mund të konstatohet lehtë, se keshilltaret janë nga forca të ndryshme politike, nga besime të ndryshme, duke treguar se të gjithe ihin të bashkuar ne kontributet e konsullit Orlando gjatë 3 viteve. Tashmë që gjithçka ka përfunduar me voten e deleguar të sovranit, nuk duhet anashkalur edhe qëndrimi aspak institucional dhe shumë personal, i disa drejtuesve të Keshillit dhe Bashkise Shkoder. Ata kërkonin që të pengonin nderimin e Orlandos, nisur thjeshtë nga mosrealizimi i disa interesave të ngushta personale, si pasoje e zbatimit me perpikmeri të rregullave dhe ligjeve nga selia diplomatike italiane. Biografia Roberto Orlando ka lindur në Corsano (Lecce), më 27.4.1969. Diplomohet në Letërsi Bashkëkohore pranë Universitetit të Pisa-s, Shkollë e Lartë Normale. Më 1997 mbron Doktoratën në Kërkime pranë Universitetit të Lecce-s. Mbas një konkursi emërohet Vullnetar në karrierën diplomatike më 1998. Si Sekretar Legate më 1999 caktohet në Zyrën VI të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Politike, kompetente për Rusinë dhe Vendet e Lindjes, më pas në Zyrën III pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Vendet e Europës. Sekretar i Dytë në Tiranë më 2001, me detyrat e shtypit/kulturës dhe bashkëpunimit të decentralizuar, këtu rivendoset në cilësinë e Sekretarit të Parë më 2002. Blerti DELIJA
Oriana Fallaci: Bota humbet një ze polemizues Shumë herë në faqet e gazetës “Shqipëria etnike” Oriana Fallaci, 77 vjece, ka vdekur gjate nates se enjtes duke u gdhire e premtja (15 shtator 2006) ne Shtepine e Kurimit “Santa Kiara” ne Firence, ku ishte e shtruar prej një jave nen një privatesi shumë të rrepte. Nderimet e fundit të shkrimtares, sipas deshires se saj, u zhvilluan ne forme ngushtësisht private. Gazetare luftarake, intervistuese e emrave të mëdhenj, polemizuese anti- Islam, shkrimtare e best- seller: ne një vend i Italia, që mban rigorozisht të ndara letersine dhe gazetarine dhe që vetëm ne vitet e fundit, ka pare të lulezojne figura të intelektualeve- yje, fale transmetimit të talk- show televizive, Oriana Fallaci ka perfaqesuar një rast unikal. Një toskane “me gjak të paster”, me personalitetin e saj të fortë dhe me metodat e saja të drejtpërdrejta, Fallaci ka qene gruaja e pare ne Itali që ia ka dale ne një terren tradicionalisht i “pushtuar” nga burrat. E qartë dhe e sinqerte deri ne ekzibicion, ka interpretuar jo vetëm gazetarine që e jeton me një shpirt të fortë aventure, duke dokumentuar disa nga konfliktet me të rendesishme dhe kryengritjet nga vitet ’60 e ’70; por edhe ceshtje personale, të fshehura pas ekranit të “fiction”. Kur u kthye ne tregimtare, brenda një kohë të shkurter, Fallaci u kthye ne shkrimtaret italiane bashkekohore me të lexuar ne bote. E lindur ne Firence ne vitin 1930, Fallaci debuton pa i mbushur akoma të 17-at si kroniste e një periodikeje fiorentine për të kluar me pas tek “Europeo”. Ketu ajo merret me aktualitetin dhe doket dhe kesj faze i përkasin edhe librat e saj të pare: “7 mekatat e Hollivudit” (1957), “Seksi i panevojshem, udhëtim rreth gruas” (1961), romani “Penelopa ne lufte” (1962) dhe “Antipatiket” (1963). Impenjimi ne gazetari rritet ne vitet që pasojne, ne proporcion me renesine e temave të trajtuara. Fallaci “matet” me evenimente si zbritja ne Hene (teme edhe e librit “Nese dielli vdes”, 1965) dhe me luften ne Vietnam: “Asje nuk është kështu” ne vitin 1969, libri me të cilin fiton çmimin e saj të pare “Bancarella” dhe tregon cilesine e saj si korrespondente, duke konsoliduar famen e saj nderkombetare. Ne vitet ne vazhdim, vijon të shkoje ne Vietnam, duke ndjekur betejat me të pergjkshme dhe duke u evidentuar për guxim. Merret edhe, gjithnjë për “Europe” dhe me pas për “Corriere della sera”, me konfliktet indipakistanez dhe të Lindjes se Mesme, kryengritjet ne Ameriken Latine, ku mbeti e plagosur rende ne masakren e Plaza Tlatelolco ne Qytetin e Meksikos (1968). Është kjo edhe periudha e disa prej intervistave me të famshme me shefa shtetesh dhe lidere politike, që prej ndokujt, janë gjykuar edhe me hije, nga të tjerë shumë të zbutura, por që mbesin gjithsesi një model i llojit me të vështirë të gazetarise: ne mënyrë të vuante, janë të arrire dhe të njohur perballjet e saja me Henry Kissinger, Nguyen Van Giap, Golda Meir, Ghedafi, Khomeini, Deng Xiao Ping që përmblidhen ne librin “Interviste me historine” (1974). Kalimi i saj ne tregimtare, “thirrja” e të ciles dukej edhe ne stilin e reportazheve të saja, vlerësohet nga publiku i të gjithe botes. Romanet e saja (“Leter një femije që nuk ka lindur asnjëherë” (1975), 40 ribotime vetëm ne Itali; “Burri” (1979), që mori çmimin “Viareggio”; “Insciallah “ (1990) që mori supercmimin “Bancarella”) përkthehen ne 30 vende (mes të cilave Japonia, Kina, Tajlanda dhe vendet arabe), shesin miliona kopje dhe ngjallim menjehere polemika dhe jo vetëm kulturore. Të gjitha këto, duket se janë vetëm “antipasta” e asj që do të ndodhe e funit, beteja kolosale e Fallaci-t, ajo kundër Islamit, i përuruar nga risia editoriale italiane e viteve të fundit “Zemerim dhe krenari”, një ripërpunim i një shkrimi i dale ne “Corriere della sera” të nesërmen e 11 shtatorit dhe që ka vazhduar me dy libra të tjerë. Stili i saj, sipas kritikeve i pameshirshem, i pelqen publikut dhe nga ana tjerë korrespondon, ne të mirë dhe ne të keqe, me fragmente të personalitetit të saj. Publiku vlerëson sinqeritetin ne rrëfimet e saja, edhe kur kufiri i retorikes duket se është tejkaluar, por kritiket ne profesion, nuk ia akordojne kurrë përfundimisht patenten e shkrimtare. Asaj duket se i vjen keq, por e shpreh pa ndonje diplomaci të gjetur: disa vite me pare,duke marrë një cmim ne France, kishte thënë: “ Ne Itali njerëzit me duan, por ata që pretenojne të thone se fare duhet ose nuk duhet të pelqeje, me duan shumë me pak.”. Ndokush e kishte fajësuar edhe për shijen e tepruar për të ekzagjeruar ne shfaqjen publike te ceshtjeve personale: incidentet ne lufte, dashurinë për Panagulis, sëmundjen. Por gjithsesi, ishte e paevitueshme që një karakter i “pazbutshem” si i saji “të personifikonte” edhe sfiden e te fundmes tragjike përballje! Fallaci ka qene e pranishme me shkrimet e saja, edhe ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”. Numrat ku ajo ka percjelle shkrimet e saja, kane qene nder me të lexuarit, gjë që tregon se edhe ne Shqiperi dhe ne mbare hapesiren shqipfolëse ku lexohet “Shqiperia Etnike”, Oriana Fallaci ka qene mjaft e mirëpritur, qofte edhe për natyren e saj të spikatur polemizuese. Blerti DELIJA
A ekziston standardi?! Gazeta “Java” më dha rastin me u njoftë gjansisht me vlersimet e standartit të shqipes të gjuhtarit kosovar Z.Rexhep Ismaili. Ky raport i tij i mbajtun përpara arsimtarve shqiptar të shkollave shqipe në Suedi m’i dha shkas kësaj replike qëllimi i së cilës asht me hedhë dritë mbi disa përcaktime sipas meje të gabueme të këtij raporti. A ekziston standardi? E ka titullin raporti i zotni Ismailit, mendoj se fjala e parë e kësaj replike të jetë JO. Në at raport të stërzgjatun në një tepri të pakandshme siç ndodh në rastet kur populli thotë: mos tjerr tortë e konop”. Për me na mbushë mendjen se hedhja e firmës së tij në vendimin famkeq të kongresit anti-gegni të 1972-shit, ka qenë me vend. Nji ndër kushtet ma kushtizuese për pasjen e nji standardi sipas tij na paska qenë dyndja e popullsisë kosovare në Prishtinë. E pyes z.Ismaili, përse ndikoka shpërngulja e popullsisë në krijimin e nji gjuhe biles “standarde”. Si janë marrë vesht njani me tjetrin deri atëherë?! A 1972-shi e bani domosdoshmëni të pashmangshme të kosovarve me e zëvendësue dialektin e tyne shumëshekullor me standardin?! E si ia paskan ba me u marrë vesht deri para importimit të standardit?! Po e zamë ma të pasupozueshmen, se e paskan pasë nevojë të ngutshme këtë gjuhë. A e kërkoi populli këtë apo ia dhuruen gjuhëtarët e vet këtë prodhim të fabrikës komuniste shqiptare. A aq të pasuksesshme i kishte dhanë provat gegnishtja sa këto prova me i detyrue gjuhtarët kosovarë me e importue standardin nga përtej gegnisë?! Shkrimet e deriatëhershme të shkrimtarëve gegë a ishin dëshmitarët e dështimit të gegënishtes?! Ky gjuhëtar mundohet me e justifikue standardin me ato vlera që nuk i nxjerr në pah ai raport n’sa mund të nxirret tabani përmbi ujë. Z.Ismaili thotë se në kohën e krijimit të standardit në Kosovë fliteshin serbishtja e turqishtja, prandej u desht importimi i standardit në Kosovë. A mos vallë shqipes standarde do t’ia lëshonin vendin e tyne serbishtja e turqishtja?! Unë mendoj se importimi i standardit u ba për me e nxjerrë sa ma parë jashtë përdorimit dialektin gegë, kjo arritje në Kosovë do t’i shërbente mburrjes së komunizmit shqiptar e të përdorej si shembull për gegninë e pushtueme prej Enverizmit. Këtë qëllim e sheh edhe arsyeja ma miope. Nji ndër pretekstet e z.Ismaili për importimin edhe në Kosovë të atij standardi që ia ngjiti këtë emën, organizatori i kongresit të tij dhe kumbarët që asistuen në atë pagzim ishte mospasja e botimeve shqipe në Kosovë. E të ishte ma e drejtë me u ankue se në Shqipninë e atëhershme të gjitha botimet në Shqipni ishin të komunistizueme, prandej kosovarët me botimet shqiptare të atyne viteve do të mësonin ma shumë komumizëm se gjuhën shqipe. Z.Ismaili thotë: “Ne u përpoqëm të gjenim një gjuhë sa ma të kultivuar”. E si mund t’i mungonte kultivimi dialektit të shkrimeve ma prestixhoze të kombit tonë?! Ai thotë se kongresi i 1972-shit u solli shqiptarëve një gjuhë të njësuar”. A do të quhej e njësueme sikur baza e standardit të ishte gegnishtja? E pra nuk asht i randsishëm njësimi, sa mënyra e njësimit. Dialekti toskë nuk ka asgja që nuk e ka gjuha e “njësuar”, ndërsa gegnishtja ka në standard nji korrnizë rane në atë ranishte e marrun për njifarë gjoja justifikimi, që jo vetëm asht marre me e quejtë justifikim, asht edhe justifikim që të shkrin gazit. Ma tutje ky gjuhëtar na thotë: Një dialekt s’ka si të quhet gjuhë”. E pse ajo kokrriza rane që mori nga gegnishtja e baka toskënishten me u quejtë gjuhë?! Për aq sa ka marrë standardi nga gegnishtja do të ishte si me hedhë në një kile ujë dy pikla H2O e me i dallue në at ujë piklat që ke hedhë. Ky gjuhëtar ma tutje thotë: “Norma kombtare e standardit asht kristalizuar në çdo hallkë fonetike, leksikore, gramatikore e fjalëformuese. E në disa hallka ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit. Ai mendoj se duhej t’u pasqyronte epërsinë e këtyne elementeve ndaj atyne të gegnishtes, përndryshe cili asht qëllimi i të përmendunit të tyne?! Prandej standardi e toskënishtja si nji gojë e vetme që i quejn Gjepura, kur foli për hallkat e normës së standardit tha: “Është kristalizuar çdo hallkë”, pak ma poshtë na thotë: “në disa hallka të veçanta ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit”. Mos vallë çdo hallkë do të thotë përjashtim i disa hallkave?! E kur thotë disa hallka, për cilat hallka asht fjala? Shkak tjetër ky gjuhtar për përdorimin e standardit quen pastrimin e barbarizmave. Ky mendim e vetn në dyshim kontaktin e tij me median e shkrueme dhe elektronike në Kosovë e në hapsinën mbarëshqiptare. Standardi jo vetëm nuk i ka pastrue barbarizmat, por gjatë kohës së standardit janë shtue si kurrë ma parë e këto barbarizmat e reja nuk janë si të vjetrat të imponueme nga pushtuesat e huej e të bamë të pazëvendësueshme, të tashmen janë marrë qëllimisht me zëvendësue fjalët shqipe, për si ia kanë nisë këta standardistat mbas pak kohe shqipja ka me na u dukë gjuhë e huej. Unë nuk po e përmendi numrin e përafërt të këtyne shembujve tronditës sepse këta shembuj i sheh e i ndigjon sa herë të lexosh e të ndigjosh mediat tona, z.Ismaili e ngrenë në qiell standardin për rolin e tij në përkthime. Nji rol të madh në përkthime luen talenti i përkthyesave e po të duem me dhanë në këtë fushë vlerat gjuhsore, kryeveprat ma të vështira të përkthimit janë në gegnisht. “Komedia Hyjnore”, “Iliada” e “Osideja”, “Hermandi” e “Dorotea” e të tjera z.Ismaili ankohet se në këtë raport për mësimin e ngadaltë të standardit nga gegët z.Ismailit duhet ta dijë se jo të gjithë gegët e kanë përqafue me entuzjazmin e tij mbasi baza e pranimit të nji gjuhe janë argumentat e standardi e vuen shumë mungesën e tyne. Fillimi i të mësuemit të standardit ka ndeshë në aq rezistencë sa na tregon edhe vetë z.Ismaili kur na thotë: “Për ta asimiluar sa më shpejt e sa më mirë standardin, në vitin 1974 këshilli i ministrave nxori një vendim të firmosur nga kryeministri Mehmet Shehu, vendim i masave të rrebta kundra penguesave të ecjes së standardit sa ma normalisht”. E pra po të ishte se ky standard e meriton këtë emën përse t’i paraprinin masa aq të rrepta?! Dihet se ato masa aq të rrepta të zbatueme tash 34 vjet që u krijue vetëm e vetëm për me qenë varrmihësi i gegnishtes, mjerisht e ka mënjanue gegnishten aq sa shumë shqiptarve u asht ba disi i pazakontë leximi në këtë dialekt. Të ushtruemit e nji gjaje përban suksesin e atij ushtrim. Asht kjo veti e stërvitjes që ushqen shpresen e arritjes së qëllimit të z.Rexhep Ismaili e të kolegëve të tij ithtarë të standardit, ndërsa unë e të ujdisunit me mue për standardin shpresojmë në ngadhnjimin e së drejtës. E dimë sa kambëngulje i nevojitet ngadhnjimit të kësaj të drejte, por e drejta frymzon kambëngulje të pakufishme. Unë mendoj se Shqipnisë i ka ardhë periudha e mundësive të ngadhnjimit të së drejtës. Se sa i padrejtë asht ky standard na tregon edhe qëndrimi i shkrimtarëve e poetve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluem, si Martin Camaj, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Sami Repishti e të tjerë që po të përmbushte standardi kërkesat e mëdhaja të shkrimtarëve në mos tjetër interesi artistik do t’i nxiste me u ba përqafuesat ma të zellshëm të standardit. Pak ma tutje z.Ismaili na thotë se standardi i ka të gjitha të mirat e mbas pak si ta kishte harrue këtë lëvdatë, pranon: “Gjuha jonë asht në krizë”. Në vazhdim na thotë: “Koha moderne në të cilën po jetojmë na bën të nevojshëm standardin sepse ne sot shkruejmë me kompjuter”. Me këtë, ky gjuhtar don me na thanë: Standardi ka vizën e hymjes tonë në Europë. E çfarë i mungon gegnishtes që nuk e përballoka jetën moderne si standardI?! A thue edhe kompjuteri e rrefuzon gegnishten si ithtarët e standardit?! E shton: “Standardi zëvendëson edhe fjalët e vjetëruara. Kurrë ma parë nuk kam ndigjue se edhe fjalët vjetrohen. E si mund të kuptohet mosha e vjetërsisë së fjalës që i paska ardhë koha me u zëvendësue?! Deri tash e kemi ditë se fjalët janë të pavdekshme e këtë na e vërtetojnë edhe fjalët e gjuhëve që nuk janë të popujve të sotëm si greqishtja e vjetër e latinishtja. Për çudinë e çudive gjuhtari në fjalë tue dashtë me na kritikue ngathësinë e të mësuemit të standardit na thotë se toskët e mësojnë ma shpejt se ne standardin. A nuk do të ishte njisoj si me thanë: toskët e mësojnë shumë ma shpejt se ne toskënishten?! Në këtë raport kritikohet infinitivi. Infinitivi ka zhvilluar mundësi të stërholluara. Fjalët “mundësi të stërholluara” e bajnë të pakuptimtë këtë fjali, dhe lind pyetjen: Këtë defekt a e ka vetëm infinitivi i shqipes, apo infinitivi i çdo gjuhe ka të njajtin faj. Nëse infinitivi gjindet kaq fajtor kudo në botë, i duhet dhanë i njajti dënim që i dhanë standardistat shqiptar infinitivit të gegnishtes. Pak ma poshtë si justifikim i heqjes së infinitivit tonë, ky gjuhëtar merr si shembuj gjuhët ballkanike. Mos vallë edhe gjuhët e mëdha të botës të ndjekin shembullin e gjuhëve ballkanike?! Pse nuk e përmend faktin se infinitivi nuk u përshtatet strukturës së gjuhëve ballkanike e nuk asht se e kanë pasë dhe e kanë heqë si puna jonë. E pra, për hir të gjuhëve ballkanike apo të tosknishtes me strukturë të gjuhëve ballkanike u hoq gegnishtja me strukturë të gjuhëve europianoperëndimore? Ma në fund u sugjeron mësuesave t’u japin nxanësave me mësue si Naimin e Lasgushin ashtu edhe Fishten e Mjeden. Për këtë meriton me u përgëzue që nuk u tha Fishten e Mjeden me i përkthye tosknisht e mandej me ua dhanë nxanësave me i mësue. Mendoj se do të ishte në nderin e çdo shqiptari pa le pastaj të gjuhëtarëve me protestue energjikisht kundra atyne që u kanë rezervue aq hapsinë shkrimtarëve gegë në librat e leximit letrar në shkolla. Si ato hapsina, ashtu edhen përzgjedhja e pjesëve të tyne letrare përbajnë treguesin ma bindës të diskriminimit e ngjyrës komuniste i stërpikun me pakëz pikla demokracie sa me u hedhë pluhun syve atyne që problemet kyçe i shohin vetëm në sipërfaqe. Siç mundet me u vu re edhe nga ma i pavëmendshmi përzgjedhja përgjithësisht e shkrimtarëve gegë përfshinë kryesisht shkrimtarët që shkruejnë në shqipen “standarde”, si për me dashtë me na thanë: Është turp tashmë të shkruash në gegnishte”. Jo zotni, asht marre per ne gegët me ua dhanë mundsinë standardistave me gjet në shkrimet e gegve të sotëm “halen në perpeq”. Ma poshtë z.Ismaili tue dashtë ndoshta me tregue “avantazhin shkencor” të tingujve të “standardit” në vend të bante me këta tinguj shembuj krahasuesa për sa u përket rolit të tyne në secilin dialekt, i rreshton pa asnji shembull tue e ba kështu këtë shpjegim shpjegimin ma të pashpjegueshëm. Unë mendoj se mbrojtsat e standardit ta tregojnë bagazhin e tyne me argumenta gjuhësor në debate me ata që i ftojnë në debat. Ngadhnjimi në këtë debat i jep përgjigjen përfundimtare e ngadhnjimtare pyetjes: A mund të konsiderohet kongresi gjuhësor i 1972-shit kongres i standardit? Gegët e sidomos intelektualët e gegnisë do të duhej me e pa me shqetësim thellimin 34-vjeçar të rrajëve të atij zakoni që e bani këtë të ashtuquejtun standard që aq e gllabroi lexuesin gegë sa edhe po t’ia japësh nji copë leximi gegnisht, gjatë leximit e transkripton si pa vetëdije në tosknisht. Meqë ky ka qenë objektivi i standardistave kjo arritje natyrisht i gëzon pa masë. Megjithkëtë padrejtësia u frymëzon të drejtëve kambënguljen e ngadhnjimit. Shtimi i përpjekjeve të së drejtës, ia shton energjinë të ecunit drejt qëllimit që meriton përpjekjet tona të parreshtuna. Gjokë Vata
Mazhoranca aktuale italiane “hap dyert” Italia, shtëpia e dyte e emigranteve. Në fillim të tetorit një “sanatoria” e re. Shumë shpejt, rreth 350 mije emigrante nga vende të ndryshme të bots, mund të futen brenda rregullave të emigrimit legal ne Itali, fale iniciatives se ndermarre nga mazhoranca aktuale e drejtuar ng Romano Prodi. Një seri lehtësimesh pritet të mundesojne një jetë me të mirë për shumë emigrante, mes të cileve edhe ata shqiptare. Ishin të shumte emigrantet shqiptare, të cilet ne prag të zgjedhjeve politike të prillit 2006 ne Itali, e shikonin me simpati fitoren e mundshme të se majtes se udhëhequr nga Romano Prodi. Siç është e natyrshme, gjykimi nuk behej politikisht, por nga ndikimi që do të kishte ne jetën e emigranteve, edhe atyre shqiptare, largimi nga pushteti ne Itali i të djathtes, vecanariht të dyshes Bossi- Fini. Me kete binom, shqiptaret si edhe shumë etni të tjera emigrantesh ne Itali, lidhnin ligjin famëkeq me të njëjtin emër, i cili veshtiresoi ndjeshem punësimin e të huajve. Vota e italianeve, të cilet ne 5 vite të qeverisjes Berluskoni, konstatonin një varfërim të shtreses se ulet dhe të mesme të shoqerise si dhe një favorizim të klases se larte të bisnesmeneve dhe sipermarresve, realizoi edhe deshiren e emigranteve, edhe atyre shqiptare: ne pushtet erdhi e majta e drejtuar nga Romano Prodi! Ne fakt, tek e majta, jo vetëm ne Itali, por edhe gjetke ne BE, emigrantet shohin mundesi me të mëdha për të realizuar aspiratat e tyre për kushte jetë dhe pune me të mira. Edhe gjatë fushates, Prodi dhe lideret e tjerë të se majtes e kane publikuar kete deshire të tyren. Një nga hapat e pare të hedhur nga qeveria Prodi, ishte pikërisht ne drejtim të një trajtimi me dinjitoz të emigranteve. Sipas asaj që përflitet, shumë shpejt, mbase ne fillim të tetorit, do të hyje ne fuqi një “sanatoria” e re për të gjithe emigrantet ne Itali. Emigrantet shqiptare që jetojne ne Itali që ne fillim të viteve 90, kujtojne se këto nisma janë ndermarre gjithmonë ne kohen e qeverive të majta. Një iniciative e tille e qeverisë italiane, synon mes të tjerave jo vetëm legalizimin e shumë emigranteve klandestine ne Itali, por edhe “skedimin” le ta quajme të të gjithe tyre që kohë pas kohë, kane hyre ne gadishullin Apenin. “Sanatoria” parashikon kushte lehtësisht të plotesueshme nga ata që duan të legalizohen si emigrante të ligjshem. Nga përvoja e viteve të kaluara, mjafton një kontrate pune dhe një marrëveshje qeraje për basen ku jeton emigranti, për të aplikuar. Njëkohësisht, permes këtij procesi, Italia ka mundesi të “kaloje ne site” të gjithe emigrantet klandestine, ti marrë shenjat e gishterinjeve, duke eliminuar ne maksimum elementet kriminale edhe për të ardhmen. Një tjeter iniciative e qeverisë italiane, është edhe mundesia që do i jepet çdo të huaji, për të merkur pune ne Itali. Deri me tani, të gjithe ata që kërkonin një mundesi për një jetë me të mirë ekonomikisht ne Itali, zgjidhnin rrugen ilegale, duke vene ne rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe duke u kthyer ne një kontingjent të mundshem për përdorim nga krimi. Shumë shpejt, cdo indivi do të kete mundesi të aplikoje pranë ambasadave apo konsullatave italiane për vize pune-kerkuesi. Kjo për faktin e thjeshtë, se punedhenesi italian, nuk mund ti ofroje një kontrate pune një të huaji ne vendin e tij të origjines, pa e njohur me pare nga afer, pa i konstatuar aftesite apo kualifikimet e mundshme personalisht. Ai që kërkon pune ne Itali, thjeshtë duhet të paraqese ne seline diplomatike italiane garanci nga të aferm apo të njohur, për mundesine ekonomike të qenrimit ne kete vend. Kjo do të thote, se i garantohet ushqimi, fjetja dhe lëvizja ne kërkim të punës ne Itali. Shumë shpejt ne Itali, duhet të fillojne të ngrihen edhe komitete konsultative me emigrante të etnive të ndryshme. Sipas zyrtareve të qeverisë italiane, qellimi është tërheqja e mendimeve nga emigranteve se si mund të arrihet me mirë integrimi i tyre ne shoqerine e vendit mikprites. Ne sherbim të natyralizimit dhe pershtatjes se shpejte me rlitetin italian, po shihet mundesia e aplikimit të pjesëve me të rendesishme të kushtetutes edhe ne gjuhe te tjera pervec asaj italiane. Sa thamë me siper, janë ne funksion të dhënies se shtetesise italiane emigranteve të huaj, ne një afat kohor me të shkurter se 10 vjet, sa është aktualisht. Ne fakt, një nga nismat me të rendesishme të qeveris aktuale italiane, është pikërisht kjo. Është ndjekur shembulli i shumë shteteve të tjera demokratike dhe jo vetëm evropiane. Me kete hap, rriten me shumë pergjegjesite e emigranteve, të cilet duke u bërë shtetas italiane me të gjitha efektet, kontribuojne me shumë dhe ne të gjitha drejtimet për Italine. Këto janë vetëm disa nga iniciativat e ndërmarra nga qeveria Prodi, pa llogaritur edhe shumë e shumë të tjera që priten të ndërmerren. E majta ne Itali, i ka të gjithe numrat e nvojshem i ne Dhomen e Deputeteve ashtu edhe ne Senat. Kjo është edhe diferenca ne mes ih- qeverisë Berluskoni me atë Prodi aktualisht. Ne fakt, komuniteti i emigranteve ne Itali, i dyti për nga madhesia, prej kohesh nuk kishte demonstruar ndonje përkrahje të madhe për ekponentet e qeverisë Berluskoni. Siç thamë me siper, me se shumti zgjedhja ishte ne drejtim të asaj që ofronin për emigrantet. Nder ngjarjet me të bujshme, jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithe emigrantet ne Itali, ishte konflikti i liderit të “Lidhjes se Veriut” Umberto Bossi me presidentin e “Lidhjes se Shoqatave Shqiptare e Arberesh ne Itali”, bashkëqytetarin tone, Alban Kraja. Nenvizojme se Kraja është antar nderi i “Unionit të Gazetareve Profesioniste të Veriut” (www.ugpv.org) , shoqate e cila është e binjakëzuar me “Lidhjen” e krijuar nga shkodrani ne Rimini të Italise. Pas shumë vitesh seanca gjyqesore, me ne fund drejtësia italiane, e mbylli kete ceshtje, duke u konsideruar kështu një fitore për Albn Krajen, emigrantet shqiptare dhe të gjithe të tjeret ne Itali. Nuk po zgjatemi ne kete histori, pasi jo ka qene shumë here e pranishme ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”, mik dhe bashkepunetor i shqur i të ciles, është Kraja. Tashmë, ngelet vetëm të presim materializimin e sa thamë me siper. Ne ditet dhe javet ne vijim, permes shërbimeve tona që do të relizojme ne shumë rajone dhe qytete të Italise, ne bashkëpunim me “Lidhjen e Shoqatave Shqiptare e Arberesh ne Itali” dhe me mbështetjen e gazetes “Shqiperia Etnike”, do të sjellim informacione me të plota, ne lidhje me atë që ka bërë, po ben dhe do të bëjë për emigrantet qeveria Prodi. Jo vetëm kaq. Ne faqet e gazetes do të vijojne të rikthehen edhe reportazhe dhe materiale informative ne lidhje me aktivitetin e emigranteve tane ne Itali, me festat dhe manifestimet e ndryshme që do të organizojne. Flore Malocaj Artur Vashja Jozefin Gilaj
Mitizimi i lidershipit, si patologjia e shoqëria Nga Albert Vataja Si çdo shoqëri në zhvillim, edhe produkti njerëzor shqiptar nuk e sheh veten jashtë këtij diktati të rrjedhimit logjik të kapërcyellit të epokave. Pamëdyshja për të insistuar tek kjo filozofi që gjurmon popujt nuk më ngre barriera për të menduar se në një ndalesë do të krijonim një tjetër konturim të asaj që pasqyron në rrethrrotullinë e qenësisë së saj shoqëria shqiptare. Në vetvete ajo reflekton trajtat e një natyre disi tej këtij piketimi filozofik. Molepsja me politikën, si me një epidemi e ka vanë atë para shumë sfidave të pamundura për t’u mposhtur. Politika duke u bërë një ushqim oreksi, për të cilin e kalon çdo babëzi i ka deleguar popullit tim të drejtën për të qenë ndër ato pak popuj, që duke u marrë kaq shumë me punët që nuk i takojnë, si pa teklif e ka angazhimin e së përditshmes që fillon dhe mbaron tek kulmi i shtëpisë së vet. Fatale e konturon problemin kthimi i angazhimit me politike si qëllim në vetvete. Sapo politika gjen shtegun si ai përroi i kahershëm, e zbret pa bërë zhurmë, beh papritmas një dimension politik me ca muhabete “si kofini pas të vjelave”, e shtrëngata fillon. Sakaq ai përrua tani teposhtet gjithë tërsëllimë duke marrë me vete drurë, gurë e llum. Rikthimi i ish-kreut të Partisë Socialiste, faktorizimi i tij mediatik në politikën e ditës fragmentarizohet jo vetëm si një argument por dhe si një “perspektivë” e asaj të majte që ka kohë që vuan problemin e lidershipit, e që nuk mundi të mbetej jashtë edhe deklarimeve të Nanos. Spostimi në kohë dhe në hapësirë e kësaj figure politike kaq karizmatike, duke lënë në skenë rivalin e tij politik, sot Kryeministër u përcoll në realitetin shqiptar si fundi i një epoke. U duk sikur veç politikës edhe tërësia fizike dhe psikologjike e kësaj kashre të rruzullit filloi të ndjehej më e lehtësuar, të merrte frymë më thellë. Por fatkeqësisht paskemi parë apo kuptuar një realitet virtual shqiptar. Këtë merr përsipër të na e rrëfejë riatdhesimi politik i Nanos, shpërthimi torturues i ethes së malaries mediatike dhe temperaturat e larta të shoqërisë. Gjithçka shqiptare u duk se rivuri vend sërish. Por tashmë më një ndryshim. Nëse deri dje kishim dy artikulime politike, tashmë pluskimet e personazheve dytësorë me filozofinë e tyre të të bërit politikë sipas dy modeleve nuk mbeten në miniaturë. As për ata nuk kishte vend në periferi. Ja ku u vumë ballë për ballë me lidershipin. Ata erdhën dhe duke imituar bënë çmos për fronin e faraonit, pa mundur të ngjitnin shkallët deri tek altari ku ende breroret e liderëve legjendar vezullonin. Politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo e majtë në veçanti, ngërçin më të paevitueshëm kanë atë të liderit legjendar. Ky ishte, është dhe ka gjasa të mbetet si religjion i politikbërjes në Shqipëri. Trumbetimi i hyjnizimit të këtij dimensioni politik dirigjon në tërësi gjithë sistemin e politikëbërjes, duke e shtegtuar këtë aktivitet të shoqërisë drejt një ngurtësimi. Riciklimi në të përditshmën mediatike të Nanos është dëshmi e patjetërsueshme e samëlartcituar. Ai duke u rikthyer nuk konsumoi asnjë vepër penale, për më tepër, me këtë ai dëshmoi se prania e tij në arenën politike është një domosdoshmëri. Pamundësia masiviste për ta kuptuar si madhështore piramidën e politikës pa faraonët e saj Nano dhe Berisha, nuk është një problem që mbartet e zë vend për fajin e këtyrë dy figurave, roli i të cilëve ka qenë i patjetërsueshëm në politikën shqiptare. As filozofia e propozuar prej tyre në artikulimin dhe faktorizimin në jetën politike shqiptare nuk merr përsipër të jetë përgjegjës për mungesën tonë të gatishmërisë për të rrokur tjetër figurë, të tjera mendësi, tjetër filozofi, të tjera alternativa, tjetër portret, të tjera botëkuptime. Kjo më shumë se një sëmundje është një patologji e trashëguar në rrugëtimin tonë gjenetik të shtetbërjes. Nëse grekët e lashte shpikën perëndi për të bërë shtet, dhe e bënë, kjo nuk do të thotë se ata kufizuan vendin në Olimp për të tjera perëndi që nevojiteshin. Nëse ata sot flasin më shumë për Aristotelin se sa për Artemisën apo Athinanë, kjo tregon se ata besonin edhe tek dija pozitive. Dhe mbeten edhe sot e kësaj dite, Olimpi si tempull dhe kujtesë historike, sikurse Sekrati, Sofokli, Aristofani, etj, si dimensione të mendimit dhe pika të larta referimi nga ku Greqia shihet shum larg. Emancipimi politik i një shoqërie nuk është një detyrë që u përket tërësisht personazheve që shfaqen e zhduken, figurave që lartësohen e gremisen, dimensioneve që uzurpojnë e faniten. Eshtë domosdoshmëria për ta kuptuar të sotmen dhe të ardhmen si argumente fizike dhe shpirtërore që piktakohen në unin e çdokujt. Politika është një produkt konsumi. Duke qenë e tillë ajo duhet të trajtohet si e tillë, kjo për të mos i lënë më shumë mundësi territoriale në jetën dhe të përditshmen tonë. Në të kundërt nëse duhet domosdo ta shohim politikën si qëllim, duhet krahasimisht të përcaktohen dhe parametrat e duhur të të përfshirit dhe trajtimit të saj në raport me unin tonë. Në këto kushte në e shohim politikën si një mënyrë për të orientuar qëllimet tona, por gjithsesi duke ruajtur të paprekur, racionalitetin, vetëdijen, ndërgjegjësimin dhe botëkuptimin tonë për të. Duke qenë pre e patologjisë sonë për ngritjen në kult të NJE-shit, dhe paprekshmërinë e tij, provojmë të mbajmë në vetveten një lloj skllavërimi që do të trashëgojë pasoja si për unin tonë ashtu dhe për filozofinë e udhëheqësit në politikë. Ato do vazhdohet të mbeten të përjetshëm perandor dhe ne të përjetshëm skllevër të pranisë së tyre. Mbase jo gjithçka është në kapacitetet tona për sa i përket zgjedhjes, apo legjitimitetit për të besuar dikujt tjetër të drejtën për të na përfaqësuar. Gjithsesi ne duhet të bëjmë të pamunduren ta shohim veten jashtë këtyre vargonjve. Bashkë me kohën, me kapërcimin e breznive ne duhet të ndërtojmë të tjera marrëdhënie edhe me pikëtakimet e mendësive politike. Ndryshimi është një faktor i pamohueshëm, gjithmonë nëse e mbështesim mbi baza logjike, rrjellojën qoftë edhe fizike të gjërave. Ne duhet me domosdo të mësohemi më një trajtim më tokësor të lidershipit në politikë. Hyjnizimi i derisotëm i këtij faktori ka bërë që ata të bëhen jo vetëm zotër të karriges së tyre dhe zotërues privilegjesh që rrjedhin prej saj, por edhe diktues të fateve tona. Kjo është e drejta e tyre e propozuar nga orjetimin jonë i politikës dhe marrëdhënieve tona me të. Mitizimi i lidershipit nuk varet nga e drejta e tyre për të zgjedhur apo për të kontribuar në lartësimin e vetes deri në kulmet nga ku i rrëzon vetëm rrufeja. Ai është dhe mbete pjella e mëndësisë kolektive e asaj që mund të thuhet troç, patologjisë së kahërërrokur ndër shqiptar për bajraktarin, mbretin, udhëheqësin, kryetarin për të zbritur tek këta të fundit, pagëzimin e të cilëve ta bëjë secili për oreksin e tij. Sa më vonë që të kuptojmë se gjërat duhet ndryshuar për hir të së ardhmes, aq më të pamundur to ta kemi mundësinë e shërimit nga kjo tifo.
Të jetosh nëpërmjet fjalës së Nënë Terezës Në ditët tona, qofshin ato të lumtura apo të hidhura, njeriu përjeton shumë ndjenja që duke medituar dhe duke i kuptuar arrin në përfundimin se gjithçka është pjesë e jetës. Por, ç’është në të vërtetë jeta? Ajo është një ndeshje e ashpër mes realitetit dhe ëndrrës. Është një monotoni për të shkuarën, shpesh herë edhe nostalgji, por edhe një kureshtje brejtëse për të ardhmen. Jeta mund të jetë një “gjellë” me shumë shije. Një gjellë ku shumë herë kripa është e hidhur. Jeta është një skicë apo një vizatim ku nuk mund të përdoret goma për të fshirë. Shpesh, ne njerëzit frikësohemi nga kërcënimet e saj, por asnjëherë nuk themi se jeta është e tepërt. Nëna jonë Terezë na ka dhënë një tablo të mrekullueshme mbi konceptin e jetës. Ndoshta askush në të vërtetë nuk mundi ta kufizonte jetën sepse as jeta në vetvete nuk mundi të kufizohej… Jeta është mundësi, kape! Cili njeri vallë jetoi dy jetë?! Askush! Askush nuk mundi të kapte për së dyti herë mundësinë e të rilindurit e të rijetuarit. E ku ka më bukur se sa të kesh mundësi të jetosh! E të jetosh do të thotë të ëndërrosh. E, në mes asaj mundësie ti mund të kapësh edhe mijëra mundësi të tjera. Bëj kurajo dhe kape mundësinë më të mrekullueshme që mund të të ofrohet ndonjëherë, “Jetën”. Shikoje se si jeta vezullon me një bukuri të mahnitshme që as ti e as unë nuk do të kishim guxim ta prishnim apo ta shpërfillnim. Shikoje si hidhet e përdridhet si lozonjare, kërkon të të shfaqë bukurinë e saj, të t’i tregojë të fshehtat, sekretet, kërkon që ti ta admirosh. Por në vend që ta kuptosh atë bukuri, ti shpesh herë habitesh me lëvizjet e saj. Përpiqesh t’i kuptosh por sa shumë largësi ndjen me të. Sa ftohtë i sheh bukuritë e saj. E, ajo sillet e sillet rreth teje, të flet me atë gjuhën e magjishme, të ledhaton me buzëqeshjen, me lumturi, e adhuron atë, i bindur megjithëse pak në mëdyshje se ekziston dhe harron jetën, këtë bukuri hyjnore. Shiko si i stolis ditët e tua plot gjallëri dhe emocion. Shikoje këtë ëndërr pa zgjim, adhuroje, por mos guxo ta lëndosh. Mos harro: Jeta është bukuri, admiroje! Jeta është lumturi, shijoje! Ditët e tua t’i qëndis jeta sipas mënyrës së saj. Peri i saj është i artë por mantelin duhet ta përgatitësh ti vetë. E, ndërsa jeta qendis pëlhurën tënde, ti shijon dhe përjeton gjithçka. Mos u zgjo asnjëherë nga ëndrra e jetës. Kupto thelbin e kësaj ëndrre pa mbarim. Përballu me të pa egoizëm. Mos beso në mrekulli por mos e prano rënien. E, ndoshta do ta kuptosh se vetë ëndrra është një mrekulli. Përdor ambicjen tënde për ta bërë realitet këtë ëndërr. Jeta është një ëndërr, bëje realitet! Shpesh herë je në kërkim të forcës, por nuk e gjen. Kërkon forcë ta përballosh një zhgënjim, një lot, një dhimbje… Ndihesh e pafuqishëm. E, në fakt ti nuk e di se kjo është një sfidë mes teje dhe jetës. Një sfidë e ashpër ku ti kërkon të mbijetosh e jo të sfidosh. Pra, jeta është një sfidë, ti thjesht përballoje! Duaje rregullin e jetës, pranoje atë ashtu siç të jepet dhe kryeje deri në pikën e fundit këtë detyrë që mund të jetë e vështirë, por asnjëherë e pamundur. Jeta është detyrë, kryeje! Mos i kërko jetës të jetë e pafajshme kur as ti nuk je aq naiv. Luaj lojën e saj dhe rolin që të takon. Përdor dinakërinë tënde, por pa djallëzi për të shtyrë ditët e servilizmit të jetës. Luaj por pa dëmtuar jetën dhe pa shkatërruar jetën. E, atëherë do ta kuptosh. Jeta është një lojë, luaje! Kujdes që të mos e humbësh një thesar të çmueshëm. Ruaje shumë shtrenjtë dhe do ta kuptosh se çdo sekond vlen shumë. Jeta është e çmueshme, kujdesu për të! Jetën nuk mund ta blesh e as nuk mund ta shesësh me paratë dhe arin e gjithë botës. Jeta është një pasuri vetëm e jotja që nuk mundet të blihet apo shihet por vetëm të fitohet ose të shkatërrohet. Prandaj jeta është një pasuri, ruaje! Sa mirë do të ishte sikur të jetoja njëmijë jetë, por nuk është nevoja. Mjafton të jetosh një herë duke u ushqyer nga dashuria dhe fisnikëria. A do të të mjaftonte një jetë ta zbuloje një dashuri e 999 jetë të tjera ta përjetosh? Jeta është një dashuri, gëzoje! A mundesh vallë të demaskosh misterin e jetës?! Po ta arrish një gjë të tillë nuk do të bëhesh i njohur apo i famshëm, por i pavdekshëm. Jeta është mister, vrapo ta zbulosh! Duhet të përmbushësh një premtim. Një premtim që ti pa vetëdije e ke bërë por që duhet të jesh aq i ndërgjegjshëm sa ta përmbushësh. Po kur? Dje, sot, nesër, çdo sekond. Pra, jeta është një premtim, përmbushe! Mos u dorëzo nga një lot që pas një zhgënjimi të ra mbi faqe. Nuk është asgjë tjetër veç një trishtim i jetës që do të të kalojë. Kupto, jeta është një trishtim, kaloje! Këndoji bukurisë, lumturisë, ëndrrës me një melodi të ëmbël. Por mos harro t’i këndosh trishtimit, vuajtjes, sfidës… Përcilli këto me një melodi të trishtë e atëherë do të vëresh se, jeta është një himn, këndoje! Lufto kundër vetes, dëshirës, ëndrrës e trishtimit. Lufto me jetën kur ajo të sulmon. Po kush vallë do të fitojë në këtë duel. Këtë zbuloje nëse e pranon luftën, në të kundërt, jeta do të të mundë pa e ditur se ti di t’i rezistosh. Jeta është luftë, pranoje! Jeta s’është asgjë tjetër veç një aventurë që shpesh herë përjetohet pa u ndjerë dhe vetëm ti je pjesë e rrezikut të kësaj aventure. Jeta është një aventurë, rrezikoje! Jeta të jep atë që ti ke frikë ta kërkosh. Ajo lexon dëshirat e tua. Do të jesh i lumtur, për këtë ji i sigurt dhe vetëm atëherë pranoje se lumturinë ta dha jeta. E pra, jeta është lumturi, meritoje! Që të mësosh gjithçka mbi jetën, duhet ta jetosh atë, e gjatë kësaj udhe, do të përballesh me mundësitë, bukuritë, ëndrrat, sfidat, detyrat, lojën, vlerën, pasurinë, dashurinë, misterin, premtimin, trishtimin, himnet, luftërat, aventurën, lumturinë… Atëherë të jesh i sigurt se jeta është jetë, mbaroje (jetoje)! Emiranda Lukaj
Ne prag të çeljes se Degës se Gazetarisë ne Shkodër Gazetaria televizive Shqipëria nuk ka patur para viteve ’90 një shkolle të mirëfilltë të “Gazetarisë televizive”. Edhe fakulteti i gazetarisë (i cili ne fakt, nuk ishte mirëfilli i tille!) i asaj kohë, nuk mundi apo nuk deshi asnjëherë të krijonte një profil të tille. Shembulli me i mirë, janë kronikat televizive të para viteve’90, ku një person me sado pak eksperience, e konstaton se lajmi është thuajse “gazetash”. Pa iu shtuar këtyre, edhe politizimin e tejskajshëm si ne çdo aspekt të jetës. Çelja e Degës se Gazetarisë ne Shkodër, është një nga lajmet me të mira të paktën të këtyre viteve të fundit, për komunitetin e njerëzve që ushtrojnë këtë profesion prej shumë kohesh. I përmbledh të gjithë (edhe veten!) ne togfjalëshin “komunitetin e njerëzve që ushtrojnë këtë profesion”, pasi e ndjej të vështirë ti cilësoj “gazetare”. Jo pse është ndonjë profesion “luksi” të paktën për ata që punojnë ne media lokale, porse realisht, nuk e dimë akoma se cili është gazetar dhe cili jo, se kush u dha këtë titull dhe për fare arsye. Këto mund të përcaktohen, nëse janë kritere, vetëm ne baze të “vjetërsisë” ne pune të individëve, të mediave ku punojnë dhe mbase edhe të rrogave që marrin e kushteve të punës. Jam nder të paktit njerëz, që me ngulm kam kërkuar dhe nuk jam penduar aspak, që të ndërtohet një organizëm për certifikimin e vlerave ne këtë profesion. E thënë ndryshe, të ketë një Komitet apo diçka të tille, që të licencoje, të monitoroje dhe të heqë të drejtën e ushtrimit të profesionit (sipas disa kritereve të përcaktuara qartë) për gazetaret. Tema është e kahershme dhe publike, prandaj nuk dua të zgjatem shumë. Ne prag të hapjes se Gazetarisë ne Shkodër, thjeshtë dua t’ju kujtoj të gjithë atyre që do ta fillojnë e përfundojnë atë kurs, si edhe ne dege të tjera, nuk o të thotë se do të jene gazetare. Këtë e ka treguar koha dhe ne shumë vende të botes, por edhe ne Shqipëri, ku të diplomuar ne gazetari, ne rastin me të mirë dhe fatlum, janë bërë zedhenes të institucioneve të ndryshme. I shkruaj këto rradhe dhe të tjerat ne vijim për “Gazetarinë televizive”, duke qene një nder personat që kam krijuar mediat vizive të Shkodrës, kam menaxhuar ato ne vite dhe vazhdoj të punoj. Një eksperience kjo e fituar natyrshëm, pa ndërprerë edhe lidhjet me median e shkruar por edhe me radion, pasion i kahershëm i imi.
*** Si çdo profesion tjetër, edhe gazetaria ne përgjithësi dhe ajo televizive ne veçanti kane rregullat e përcaktuara qartë. Jo çdo shkrim (proze), mund të jetë ne vetvete lajm ose ne formatin e lajmit. Me evoluimin e këtij profesioni, rregullat gjithnjë kane ardhur duke u forcuar dhe perfeksionuar, gjithnjë për ti dhënë lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit, një prodhim sa me cilësor. Me herët, mjaftonte ti përgjigjeshe tre pyetjeve gjatë raportimit të një kronike apo lajmi dhe pikërisht: Ku? Kur? Cfare? Sigurisht, behet fjale thjeshtë për një standard orientues dhe duhet patur parasysh se strukturimi i materialit informativ të shkurte (kronike, lajm) është ne varësi të asaj që rëndom ka filluar të quhet “scoop” ne gazetari dhe nuk ka nevoje shumë edhe për përkthim, që nëse do të behej, i përafrohet termit “buje”. E thënë ndryshe, nëse do të ndodhte një vrasje ne sallën e Kuvendit, interesante do të ishte që lajmi fillimisht, ti jepte përgjigje pyetjes “ku?”, pasi do të tërhiqte me shumë interesin e lexuesve. Nëse një vrasje do të ndodhte pak minuta para se të vinte p.sh. një kryeministër për vizite, do të ishte me interesante që të fillohej shtjellimi me kthimin e përgjigjes se pyetjes “kur?”. Një mosmarrëveshje e përhershme, dhe jo vetëm ne Shqipëri, është ajo ne mes gazetareve dhe gjuhëtarëve, ne lidhje me ndërtimin e fjalive të lajmit. Të dhënë shumë pikërisht pas “scoop”-it, shpesh gazetaret, bazuar ne cfare thamë me sipër, nuk respektojnë rigorozisht rreshtimin e gjymtyrëve të një fjalie, ne rregullin e zakonshëm “kryefjale, kallëzues, kundrinor etj.”. Ne këto raste sigurisht, ka një peshe shumë të madhe edhe vetë bagazhi i gazetarit, i cili duhet të gjeje një të mesme të përpjesshme ne mes të respektimit të normave gjuhësor, por edhe e dhënies se “të rese” sa me me profesionalizëm për lexuesit, dëgjuesit shikuesit. Një tjetër mënyrë e përcjelljes se materialit informativ tek klientët, është edhe ajo që ne anglisht konsiderohet e 5W-ve. Duke e shqipëruar, për te dhënë një lajm apo kronike, ndoshta ne një mënyrë me të hollësishme, i duhet përgjigjur jo me tre pyetjeve, por 5! Ne anglisht, të gjitha këto fillojnë me germën e pare “w”, ndërsa ne shqip do të ishin: Kush? Cfare? Ku? Kur? Pse? Qellim ne vetvete, nuk është te arrihet kompletimi deri ne fund i përgjigjeve ndaj pyetjeve te mësipërme, por për te kënaqur kuriozitetin e lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit, ndoshta duke i dale përpara edhe pyetjeve te mundshme që ai ka ne mendje e duke i dhënë edhe përgjigjet relative. Tre aspektet themelore te gazetarisë bashkëkohore janë: Saktësia, Konciziteti dhe Qartësia. Ne anglisht gjithnjë, ne baze te germave fillestare te këtyre tre fjalëve, konsiderohen edhe si ABC e gazetarisë anglosaksone. Me e rëndësishmja nder to, është sigurisht saktësia. Një artikull mund te jete tërheqës mund te jete edhe i karakterizuar nga një stil i pagabueshëm, por nëse mungon saktësia, nuk ka asnjë vlere. Gjithnjë duhen verifikuar burimet e tua te informacionit.
*** Askush nuk e ka “të shkruar ne balle” se është apo mund të behet gazetar! Është kjo këshilla e pare që do ti jepja çdo individi që mendon këtë alternative jo thjeshte dhe vetëm si pasion, por edhe profesion. Ne bote, janë te shumta rastet, kur vetëm pasi është ulur të shkruaje dhe të lexohet nga të tjerët; vetëm pasi ka dale para një mikrofoni dhe ka folur; kur ka bërë një kinoprove dhe ka fituar, nga njerëz mese të zakonshëm, janë zbuluar talente që kane bërë edhe historinë e gazetarisë ne periudha të ndryshme. Pavarësisht nëse dikush është mosbesues ndaj jush, deri me momentin që ju të provoheni, jeni potencialisht i afte për të ushtruar profesionin e gazetarit. Nga ana tjetër, jo gjithmonë, pse ju keni pasion, apo mendoni se jeni “i prere” për këtë profesion, do të bëheni gazetar. Talenti, i dhuruar nga Natyra apo Zoti, është një pikënisje shumë e mirë ne profesionin e gazetarit! Kjo nuk do të thotë se një njeri që ka shkruar mirë hartimet, ka kënduar ne vogëli, apo është fotozhenik, mund të shkruaje ne gazete, të flasë ne radio apo të punoje i prezantues ne TV. Por nuk duhet harruar asnjëherë se edhe një “gagaç”, mund të behet një orator, madje edhe nder me të mirët e të gjitha kohërave. Ne ndihme na vjen nga Greqia e lashte, Demosteni. Një njeri që i mbahej goja që ne lindje, përballej rregullisht çdo dite me egërsinë e valëve të detit dhe sot e kësaj dite, mbahet nder oratorët me të mirë të të gjitha kohërave. Ky është vullneti, për të arritur diçka. Gjithmonë, vetëm përmes ushtrimit dhe punës sistematike. Dëshira për të rifilluar edhe nga gabimet, drejt standardeve profesionale! Ne çdo profesion, kush punon, edhe gabon. Aq me tepër, ne një profesion të ri dhe të vështirë, ku Shqipëria nuk ka ndonjë “shkolle” të mirëfilltë. Ne fillimet e “Gazetarisë televizive” ne Shkodër e Shqipëri (e kam fjalën për TV private), binin ne sy kronika apo lajme me një kohëzgjatje jashtë çdo norme dhe standardi, ku një shërbim televiziv zgjaste jo me pak se 4 minuta, ne shumë raste deri ne 7! Gradualisht, me kalimin e viteve, por edhe duke përvetësuar eksperiencat e mediave të huaja, filloi përafrimi me standartet profesionale. Kjo vlejti jo vetëm për kohëzgjatjen, por edhe parametra të tjerë, si stili i të shkruarit, pasqyrimi i thelbit dhe i detajeve kryesore, përcjellja (lexim+interpretim) e lajmit deri edhe tek teknologjia për prodhimin e tij, ku nga analog, tashmë po kthehet gradualisht ne çdo media ne digjital. Jam i bindur se kjo ka qene një eksperience shumë e vlefshme. Puno dhe lër të punojnë edhe të tjerët, pa xhelozi, pasi ka vend për të gjithë (të aftet)! Sigurisht, edhe ne këtë fushe nuk ka mbetur asgjë “për të shpikur” ne shqiptaret ne gazetari, e aq me pak ne atë televizive. Mjafton të kesh dëshirën e mirë për të akumuluar dije ne këtë fushe, i çdo tjetër, pasi mundësitë nuk mungojnë. Veçanërisht ne Shkodër, standardet krahasuese profesionale, janë gjetur lehtë, përmes kanaleve televizive shtetërore italiane RAI, që shiheshin dhe shihen pa shumë probleme që nga koha e komunizmit. Nga ana tjetër, veçanërisht pas vitit 1997, kur mediat vizive private linden edhe ne Shkodër, literatura filloi të vërshojë nga jashtë vendit. Ne këto kushte, u krijua le ta quajnë, klasa e pare e gazetarisë, e cila u perfeksionua me kalimin e viteve ne eksperienca profesionale, pa patur, siç është e kuptueshme një arsim të përshtatshëm (dege Gazetarie). Ajo që ekzistonte para viteve ’90, ishte e përqendruar tek media e shtypur apo “printuar”, pa llogaritur se ishte tërësisht e politizuar, fakt i kuptueshëm. Nuk mund të mohohet, se penda të atyre viteve, vijuan me kompetence madje edhe sot, duke iu përshtatur standardeve me të mira bashkëkohore profesionale. Nga viti ne vit, shihet e vështirë bashkëjetesa ne mes brezave ne profesionin e gazetarisë, veçanërisht asaj televizive. Emra të cilësuar “VIP”, për faktin e thjeshtë se kane punuar apo punojnë ne media me mbulim kombëtar me sinjal, sillen ne të gjitha studiot televizive, ne edicione lajmesh. Kjo, jo nga aftësia profesionale, por nga konjuktura të ndryshme. Ata janë kthyer ne një barrikade për të gjitha ata që aspirojnë ne këtë profesion, qofte edhe me diplomën e Gazetarisë ne xhep. Mungesa e krijimtarisë, mbulohet fare mirë me punën ne grup! Si ne çdo profesion dhe sfere të jetës, kriza e ideve apo e krijimtarisë, është fare normale. Ne Gazetarinë Televizive, kjo mund të kalohet lehtësisht. Specifika e “punës ne grup” që k ky lloj i gazetarisë, sjell lehtësi ne tejkalimin e kësaj vështirësie. Nuk janë të pakta rastet që një kameraman, i ka dhënë idenë e një kronike apo lajmi gazetarit. Nuk janë po të pakta rastet, kur ka ndodhur edhe e kundërta. E njëjta gjë mund të ndodhe edhe me sugjerimet e të tjerëve bashkëpunëtore, siç mund të jetë një montazhier, teknik audio apo video. Jo me kot, drejtuesi i Redaksisë, shefi apo kryeredaktori, e kane të nevojshme të mblidhen here pas here me stafin. Një person i vetëm, siç është kryeredaktori, e ka shumë të vështirë të gjeje çdo dite, ide për të gjithë vartësit e tij. Nga ana tjetër, çdo vartës, e ka shumë të lehtë që edhe çdo dite, të japë sugjerime edhe për kryeredaktorin. Është detyra e këtij të fundit, të përzgjedhë, të përcaktojë detyra dhe ne fund të ditës, të bëjë redaktimet e nevojshme dhe të nxjerre konkluzionet. Perfeksioni pamje- zë- tekst, është shumë i vështirë, por duhet të përmirësohet vazhdimisht! Gazetaria televizive, përmbledh ne vetvete tre komponentë. Nuk mjafton vetëm të shkruash apo raportosh mirë (Shtypi i shkruar), nuk mjafton ta interpretosh mirë me zë (Radio), por duhet edhe të jesh i pranueshëm vizualisht (Pamja përmes kamerës) për atë që po i ofron prodhimin tënd. Nuk janë të pakte ata që e kane cilesur shumë komode punën ne gazete, edhe ne radio. Ndërsa ne Televizion, është shumë e vështirë, pasi duhen që tre komponentët që thamë me sipër, të jene përherë e ma pranë perfeksionit. Nuk kujtoj, jo vetëm ne Shqipëri, por edhe jashtë saj, që të jetë një gazetar i mirëfilltë televiziv, i cilësuar ne një kohë të caktuar, me i miri mbi dhe. Kjo tregon se koma nuk është arritur ne këtë perfeksion që kërkohet dhe mendoj se nuk do të arrihet edhe për shumë kohë. Kjo nuk vlen për gazetaret televizive të studios, të cilët janë ne rolin e intervistuesit, moderatorit, analistit, opinionistit etj. Ai që raporton lajmin, e përcjell atë qofte edhe nga vendngjarja,e ka shumë të vështirë detyrën e tij drejt perfeksionit. Megjithatë, është detyrë përmirësimi i përhershëm. Prandaj ne gazetarinë televizive, janë me të suksesshëm apo preferohen, ata që janë kaluar eksperiencën e shtypit të shkruar, por edhe të radios. Por nga ana tjetër, duhet pranuar se gazetari televiziv, duhet të jetë ne vetvete një tip estetik dhe i paraqitshëm. Është shenje e respektit që ka për të gjithë ata që i drejtohet me shërbimet e tija periodike.
*** Brenda një institucioni mediatik televiziv, pozicioni i gazetarit mund të jetë i ndryshëm, siç edhe perceptimi për punën e tij. Si rregull, ai është pjesëtar i një Redaksi, me një numër të caktuar kolegesh. Përgjithësisht, ne këtë fryme, kryesisht ne një Drejtori Informacioni, ekzistojnë disa ndarje apo Departamente. Ato janë ne varësi të interesave të Pronarit (Pronareve), shtrirjes se sinjalit, programacionit. Ne krye të çdo departamenti, zakonisht ka një Redaktor, por ne varësi të interesave, mund të jetë edhe një Kryeredaktor. Pjese perberese e Departamentit, përgjithësisht, janë edhe Kameramanët. Rregulli parësor është bashkëpunimi, por gjithnjë ne këtë “grup pune” gazetar- kameraman, fjala e fundit vendimtare është e gazetarit. Për cilësinë e shërbimit të kryer, është përgjegjës i pare pikërisht gazetari. Administrativisht, të gjithë janë nen varësinë e Drejtorit te Televizionit, i cili ne asnjë moment, nuk duhet të preke profesionalisht rolin e Redaktorit apo Kryeredaktorit. Sa thamë me sipër, vlen kryesisht për prodhimin e përditshëm dhe me të rendesishem të një televizioni, siç janë Lajmet, Rubrikat e ndryshme informative periodike, Përmbledhjet javore ose edhe Specialet. Një nga pozicionet me te spikatura, është edhe ai i gazetarit ne studio televizive, i cili mund të jetë ne rolin e prezantuesit, moderatorit, intervistuesit, analistit, opinionistit. Ne të gjitha këto pozicione, arrihet shkalle- shkalle, ku me shumë se një kurs apo edhe diplome, vlen kontakti real me individin apo individët. Prezantuesi, është hapi i pare ne këtë spirale. Mjafton të jesh i rrjedhshëm ne të folur, të kesh një paraqitje estetike dhe një skenar të mirë përpara. Moderatori, është një shkalle me lart. Përveç asaj që cekem, duhet të kesh edhe një personalitet të fortë, edhe pse ndoshta gjithçka e ke të shkruar paraprakisht ne një pyetësor. Ne rastin me të thjeshtë, nuk duhet që emisioni që moderon, të të “ike” nga duart apo dikush që është ne studion tende, të “të marrë” rolin. Të paktën, duhet të jesh i afte të mbash të ftuarit ne linjë por edhe të kronometrosh kohen, t paktën kur kjo është e rëndësishme. Nëse emisioni behet “i bezdisshëm” për ata që e ndjekin, duhet te konstatosh, duke mos e lejuar “të bëjë bark” me shumë (është një term që përdoret ne këtë profesion, i huazuar nga balonat!). Duhet gjendur medoemos një zgjidhje. Me e lehta? Ti kërkosh regjisë të shfaqe disa minuta publicitet, gjatë të cilave tu tregosh te ftuarve se “kush komandon” ne studion tende! Të kesh përballë një njeri që e njeh pak ose aspak, që ke vetëm 30 minuta që bashkëbisedon me të jashtë kamerave. Me pas, ta fusësh ne studio dhe të nxjerrësh nga ai, atë që dëshiron ti, apo që mendon se përbën interes për teleshikuesit e tu! Duket e vështirë, por është kjo detyra e gazetarit- intervistues ne studio. Mund të konsiderohet si një nga detyrat me të vështira, sidomos kur ke me shumë se një të ftuar, apo kur perfaqesojne “dy ane të kundërta të se njëjtës medalje”. Duhet një përvojë shumë e gjatë profesionale, një njohje ne detaje e temës apo temave që trajtohen, por mbi të gjitha një karakter i fortë, ne disa raste edhe “harbut”. Veçanërisht ne debate, të gjithë kërkojnë te flasin sa me shumë për të mbrojtur idetë, edhe pse ndoshta nuk thonë asgjë me fjalët e tyre. Intervistuesi, ndodhet ne mes dy zjarreve, mbase edhe me tepër. Ai që flet me shumë dhe ngre zërin, nuk ka gjithnjë të drejtë dhe nuk duhet toleruar. “Dora e fortë” e gazetarit, duhet të jetë e pranishme, madje edhe duke i kërkuar teknikes ti heqë nga puna mikrofonin. Hapësirën televizive, ndonjë i ftuar, mund ta përdorë thjeshtë si tribune për të shprehur interesat e tija, edhe pse mund të jetë krejt ndryshe me temën e emisionit, apo edhe me interesat e medias e të teleshikuesve të saj. Nuk ka shumë rendësi nëse këtë gjë ia bën një njeriu të zakonshëm, një deputeti, ministri, kryeministri, presidenti apo mbreti. Ne studion tende, persa kohë je para kamerave, je ti mbreti. Të tjerët, janë të gjithë me poshtë. Asnjëherë, nëse ti kërkojnë, të ftuarve nuk u jepen të gjitha pyetjet, ose nuk u tregohen të gjitha ato që ke ndërmend të pyesësh. Nëse të kërkojnë të jesh rigoroz ne ato që u ke servirur me pare, “bej hile”, duke e ndërprerë ne mes të përgjigjes se një pyetjeje. Ai nga “zelli” e oratoria e madhe, nuk do të hezitoje ti përgjigjet një pyetjeje që ti kishe ne mend. Nëse ndodh kështu, pra nuk i përgjigjet, ti je i fituar, të paktën përballë teleshikuesve, të cilët e ke gjithnjë detyrë ti japësh maksimumin tënd nga ekrani. Gjithmonë, pyetjet e lehta dhe pa shumë probleme, ndoshta edhe për “ti fërkuar shpinën”, lihen për ne fillim. Me të rëndësishmet ne fund, ose fshihen ne mes atyre me pak të rëndësishme. Para emisionit, asnjëherë nuk duhet të pish kafe me të ftuarit, pasi rrezikohen kompromise ne dem të cilësisë. Pas tij, jo vetëm kafe, por edhe komplimente. Nuk i dihet, mbase ke nevoje serish ta kesh ne studio, ku i dihet! Analisti, është gazetari i cili tashmë, me eksperiencën e akumuluar nder vite, mund të analizoje ngjarje, fenomene që kane ndodhur, apo mund të ndodhin me vone. Përgjithësisht, analistet kane një peshe të madhe ne gjykimet e tyre publike, për vetë imazhin që mund të kenë krijuar. Kjo vlen për analistet, të cilëve, jo rradhe u janë vërtetuar analizat e tyre për ceshtje të ndryshme. Opinionisti, ka një tjetër pozicion, disi me të avancuar se analisti. Ajo cfare ai shpreh, thuajse merret si diçka që nuk ka nevoje për tu vërtetuar, por do të ndodhe. Kjo pasi, ka patur një seri “shënjestrash” të sakta dhe për një kohë të gjatë.
*** Jo çdokush, mund të jetë gazetar televiziv! Aftësitë profesionale, të cilat i rreshtuam edhe me sipër, duhet të jene kriteri i pare dhe i padiskutueshëm. Ka edhe një komponent shumë të rendesishem: pamja e jashtme. Askush nuk pret që ne ekrane të dalin ekskluzivisht portrete të tipit Elvis Presley. Por sërish akush, nuk do ta pranonte me kënaqësi portretin e “Kurrizos” se Notre Dame de Paris si gazetar televiziv. Mund edhe të mos jesh shumë “i pashëm”, por je i pranueshëm, i dashur apo fotozhenik ne sytë e teleshikuesve. Por gjithsesi, kjo mund të provohet vetëm përpara kamerës. Figura e gazetarit televiziv, jo thjeshtë si pamje, duhet të jetë e pastër, e papërlyer. Ne ndryshim nga shtypi i shkruar, mbase edhe radioja, ne televizion njerëzit e kane shumë të lehtë të bëjnë lidhjen ne mes emrit dhe pamjes, portretit tuaj. E përmes ekranit, ne një komunikim të drejtpërdrejte (me telefon, apo me mesazhe), gazetari mund të vihet shumë lehtë ne vështirësi dhe me pak mundësi për tu mbrojtur: ne rastin me të mirë, e tradhton mimika. Janë të rradhe gazetaret, të cilët mund të përballojnë me sukses diçka të tille, sidomos kur “sulmohet” ne pikat e tija të dobëta personale. Përshtatshmëria me situatat e ndryshme që mund të krijohen ne studio apo ne terren, është një tjetër aftësi e padiskutueshme për një gazetar televiziv. Mund të jesh brenda një dite përballë një ministri a kryeministri, krimineli apo polici, gjykatësi apo trafikanti. Me secilin duhet një sjellje e caktuar para kamerës. Diçka e vogël, një lëvizje e mimikës, jo vetëm mund të të tradhtoje, por të “hedhe ne ere” të gjithë shërbimin që keni filluar të bëni. Me të rrezikshmit ne këtë pike, janë ata që e njohin profesionin tënd dhe që sigurisht janë koleget e tu. Pa me të voglin dyshim, aftësia e kameleonit, do të ishte e përshtatshme ne shumë raste. Gazetaria Televizive ne vetvete, është një ajsberg. Mbi sipërfaqe, duket jo me shumë se 30% e asaj që është ne të vërtetë. Ajo zhvillohet dhe ecën çdo dite, bashke me përparimin e teknologjisë. Është një sfide e vazhdueshme, e cila duhet përballur me gjoks, ne kuptimin me burrëror të fjalës. Sa me sipër, janë thjeshtë perceptime dhe përvoja profesionale të asaj që kemi lexuar apo studiuar ne libra, të cilat ne shumë raste, janë krejt të ndryshme nga teoria. Si gjithmonë, si ne çdo aspekt të jetës, vlen aksioma “Nuk mësohet noti ne të thate”! Blerti DELIJA
President i Unionit të Gazetareve Profesioniste të Veriut Bashkia Shkoder, 1.054 miliarde leke investime Qeveria Berisha mban premtimet për qytetin me të madh verior Brenda një muaji e gjysme, qyteti do të kthehet ne një kantier të vertetë ndertimi. Qeveria demokratike e kryeministrit Berisha, ia ka dhënë Shkodrës atë që i është mohuar ne këto 15 vitet e fundit, edhe pse të gjithe janë të ndergjegjshem se qyteti- martir meriton shumë me teper. Shumë kryetare bashkish ne vite të qytetit të Shkodrës, do të kishin enderruar pozicionin e kryebashkiakut Artan Haxhi, teksa me 14 shahtor do të informonte bashkeqytetaret për një “bum” të mirefillte investimesh nga buxheti i rishperndare. Afërsisht, 11 milion dollare aerikane, të cilet pritet të fillojne të materializohen pas rreth një muaji e gjysme, aq sa duhet për procesin e tenderimit të veprave që do të ndertohen. Jo vetëm kaq, pas 6 muajve nga fillimi i punimeve, gjithçka pritet të perfundoje, gjithnjë ne varesi edhe të kushteve atmosferike, për të realizuar një pune sa me cilesore. Ajo çfarë është e rendesishme, është se Bashkia Shkoder ka patur projekte, të cilat i ka paraqitur pranë qeverisë shqiptare. Siç kishte deklaruar me heret nënkryetari i Bashkise, Rudolf Rasha, projektet e paraqitura nga pushteti vendor, arrinin ne rreth 15 milion dollare. Akordimi i 11 milion dollareve, është një premise e mirë, aq me teper për të hedhur poshte akuzat e qeverisjes se majte socialiste, e cila akuzonte se Bashkia nuk ka projekte për të paraqitur ne qeveri, prandaj nuk ka investime ne Shkoder (!?). 11 milion dollare të akorduara dhe kjo vetëm për periudhen e mbetur të këtij viti ne vijim, tregojne një interes pozitiv të qeverisë dhe ne mënyrë të veçante të kryeministrit Sali Berisha për kete qytet të martirizuar. Edhe gjatë fushates se fundit zgjedhore, lideri i opozitës se asaj kohe, por edhe eksponetnte të larte si Jozefina Topalli, kishin deklaruar se i kane shumë borxhe Shkodrës. Me kete fond të akorduar, jo vetëm janë përmbushur, por janë tejkaluar angazhimet e marar nga qeveria para komunitetit shkodran. Nuk e teprojme po të themi, se është një nga investimet me të medhaja të bërë ndonjehere ne Shkoder, mbase me i madhi i këtyre 15 viteve demokraci të marra se bashku. Shkodra kujton me nostalgji dhe me të drejtë, disa rruge që u përfunduan sipas parametrave bashkekohore gjatë viteve të kryebashkiakut Ormir Rusi, i cili duke marrë një kosto politike mbi vetë, por për të ndryshuar sado pak pamjen e qytetit, mori fonde nga qeveria e Ilir Metes. Po cilat janë investimet kryesore të planifikuara për Shkodren me fondin 11 milion dollare amerikane? Po i paraqesim sipas zerave: 1. Rikonstruksion e ndertim rrugesh me vlere të përgjithshme 914,9 milion leke të reja për rruget: · “Korpusi” · “8 marsi” (“Tregu i Ri”) · “Nazmi Kryeziu” · “Q. Cirilami”- Bahce e Cakejve · “Justin Godart” · “Stacioni i trenit” · “Tahsim Berdica” · “Skenderbeg” · “Hyrja e Shkodrës” Këtyre u duhet shtuar sigurisht edhe unaza e qytetit, ndertimi i të ciles tashmë ka nisur prej javesh. 2. Rikonstruksion i fasadave ne rrugen- muze “13 dhjetori”, me vlere 43 milion leke të reja 3. Ndricimi i kalase “Rozafa” me një vlere 2,9 milion leke të reja 4. Investime ne sistemin e kanaleve të ujrave të zeza dhe ujesjelles me një vlere 93 milion leke të reja. Duke u ndalur ne sa evidentuam me lart, verejme me kenaqesi ndërhyrje ne akse vertetë jetike për qytetin, jo se të tjerat nuk janë të rendesishme për komunitetet. “Hyrja e Shkodrës” pas ndërhyrjes, pritet të paraqese një pamje hume të hijshme, e ngjashme me rrugen e Plazhit ne Durres, për ata që e kane frekuentuar, sa për të krijuar një ide. Po kështu, mjaft e rendesishme edhe edhe rruga e “Stacionit të trenit”, e cila me ndërhyrjen, do ti jape rendesine që uhet edhe përdorimit të këtij transporti shumë te leverdisshem, por edhe të sigurte. Nderhyrja ne rrugen “13 dhjetori”, është mese e mirëpritur. Kjo për faktin e thjeshtë se rruga e stilit “Venecian” e projektuar nga i madhi Idromeno, pas trazirave të vitit 1997, ishte kthyer ne turpin e qytetit. Aq me shumë, kur ne pjese të veçante të saj, vlerat muzeale janë cenuar nga ndertimet jashtë çdo standarti të rruges- muze. Një nga bukurite me të rradha të qytetit, është kalaja “Rozafa” dhe ndriçimi i saj, do të ishte një grishje me shumë për të gjithe ata që duan ta vizitojne qytetin. Se fundi, por jo nga rendesi. Nderhyrja ne kanalizimet e ujrave të zeza, është një nevoje imediate për te shpetuar qytetin nga përmbytjet e fekaleve, sa here që bie shi. E ne kete pike, mbase do të ishte mirë,që qeveria, për vitet ne vijim, të planifikoje investime edhe për kanalizimet e ujrave të bardha. Pas eksperiences se mirë dhe të suksesshme të bashkëpunimit me austriaket për ujin e pijshem, tashmë me ndërhyrjen e qeverisë, qyteti mund të zgjidhe disi edhe problemin e kanalizimit të ujrave të zeza. Është e natyrshme dhe detyrë qytetare, që pas këtij fondi të akorduar, të falenderojme ng thellësia e shpirtit kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij për vëmendjen reale të treguar ndaj Shkodrës. Edhe për deputetet e qytetit, veçanërisht për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkojne falënderimet e perzemerta të të gjithe shkodraneve. Ndërsa për Bashkine, pervec falënderimeve, i kujtojme që të vijoje punën për hartimin e projekteve të tjera, për të cilat Shkodra ka nevoje. Pas 15 viteve harrese, me po pa dashje, qyteti ka nevoje për një ndërhyrje të fortë dhe ne shumë sektore. Fillimi i 11 milion dollare investimeve ne qytetin e Shkodrës, pritet me kersheri të madhe, gjithnjë ne kuadër të ndryshimit rrenjesor të pamjes se kryeqendres se veriut. Ka qene vetë kryetari i Bashkise, Artan Haxhi, i cili publikisht ka deklaruar me 14 shtator 2006, se maksimumi pas një muaji e gjysme, pritet të fillojne punimet. Kjo do të thote se me 1 nentor, ne do të jemi ne këto akse dhe sektore, për të konstatuar mbajtjen e fjales. Nuk është shumë e rendesishme vetëm të akordohen fond, por të perdoren dhe me efikasitet, pa u shpërdorur apo me keq, vjedhur. Nga ana tjeter, po kryetari i Bashkise Haxhi, ka thënë se brenda 6 muajve nga fillimi i punimeve, duke marrë parasysh diçka edhe kushtet kohore për një pune cilesore, do të jene realizuar investimet. E thënë ndryshe, të gjitha veprat që thamë me siper, dihet të jene të përfunduara jo me vone se 1-15 korrik 2007. Është detyrë edhe e opozitës ne qytetin me të madh verior, që të shohe respektimin e “deadline” të vendosur nga Bashkia për realizimin e këtyre investimeve. Deri atëherë, të gjithe të jetojme me pritjen e embel të realizimit të investimeve 11 milion dollare ne qytetin tone, i cili asnjëherë gjatë këtyre 15 viteve, nuk ka qene me pranë ndryshimit për mirë të imazhit të tij. Blerti DELIJA
Flitni giuhen e nanës -Shkrueni giuhen e mjeshtrit!- (Përmbi shkrimin “Bajraktarizëm, fise e klane, synime ndarëse edhe për gjuhën”, të autorëve Fran Gjoka e Jermit Delaj, botuar në gazetën “Shqipëria Etnike”, datë 3 gusht 2006, f.13) Fill ma s’parit, më duhet me u shprehë se këtë shkrim temin nuk po e baj për replikë a polemikë me autorët e sipërpërmendun, por me qellimin e mirë me u mësue atyne (e të tjerëve) të vërteten për të ashtuquejtunen “gjuhë standarde” shqipe e për perjashtimin me dhunë të gegnishtes. Shkrimin tuej e filloni me grupin emnuer “pluralizmit politik”. Pse e harroni pluralizmin gjuhësor? Mandej, fill, thirrni në ndihmë “profesorin e nderuar të gjuhësisë shqiptare dhe mbarë diasporës”, Gj.Shkurtaj. Diaspora, a nuk ka pjesë te gjuhësia shqiptare?!… Veç kësaj, me gjithë nderimin qi kam për zotni Gjovalinin (si shok i vjetër i pedagogjikes e si mësues, koleg, i gjuhës shqipe), per hir të së vërtetës, më duhet me thanë se ai asht nji nder studiuesit gegë qi, jo vetëm nuk i ka dalë zot aspak giuhës së nanës, gegnishtes, por edhe e ka prozhmue e paditë si të padejë… Por ajo qi më shqetëson ma fort mue, asht zelli juej per me perkrahë mendimin e gabuem të z.Gjovalinit per me vu ligje ndeshkuese per “normëshkelësit” e standardit tuej. Mos kujtoni, zotnij, se giuha bahet me ligje shtetnore?! Jo! Ajo ka ligjet e veta. Ju mundeni me dalë kunder tyne, porse unë me të tjerë, jo! Me sa kuptoj prej emnit “Fran” e prej mbiemnave “Gjoka” e “Delaj”, ju jeni malcorë gegë. Besoj se e dini qi çdo gja e mirë e racës pellazge-ilire-shqiptare asht ruejtë nder malet tueja. Ju lutem, madje ju këshilloj, mos ta perçmoni!… Ma poshtë shpreheni se “gjuha standarde” “formohet nga gjuhëtarët”. Jo! Ajo formohet prej shkrimtarëve ma të mirë. (Ju kujtoj Danten). Giuhëtarët duhet me ba vetem kodifikimin e giuhës, por vetem kur të jetë koha… Ju keni pasë nji qellim të mirë: mos me perdorë, pa nevojë, fjalë të hueja e me e shkrue sa ma mirë shqipen. Por ju vetë, në këtë shkrim tuejin, keni perdorë (krejt pa nevojë) shumë fjalë të hueja: impenjim, konsolidim, maksimum, ama, tamam, aspekt, predispozim, preferik (?!…), pragmatizëm, penalizim, snobizmi, emergjente, efikas, kurrikulor, etj… Me thanë e me ba, janë dy gjana… Me sa duket, ju nuk keni njohuni të plota (ose, të pakten të mjaftueshme) permbi perpjekjet per njisimin e shqipes. (Ju keni shkrue “njehsimit”; shpresoj të jetë gabim shtypi, pse, ndryshe, giuha na del matematikë…). Perpjekjet, para pushtimit komunist të Shqipnisë, per nji shqipe letrare (jo: standarde as të njisueme), janë ba qysh heret, por unë po due me permendë vetem disa, qysh me Dom Gjon Buzukun, Emzot Pjeter Bogdanin, Dom Pjeter Budin, Emzot Frano Bardhin, Kuvendin e Arbenit (1703), Faik Konicen, Konferencen e Ipeshkvijve Shqiptarë (1902), Kongresin e Elbasanit (1909), Komisinë Letrare të Shkodres (1616-1618), Kongresin e Lushnjes (1920), Drejtshkrimin e vjetit 1964 (në Kosovë), Gramatiken e Martin Camajt (1984), etj., etj. Per me perligjë mendimet tueja, në shkrimin tuej ju permendni vetem shkrimtarë toskë. Po ata gegë, ku janë?!… Baba em, sod rreth të nandëdhetave, din permendsh vargje të tana të Naimit e të Çajupit, por njiherit din permendsh pothuej krejt “Lahuten e Malcisë” e gati të tana poezitë e Dom Ndre Mjedjes… Ju keni sjellë edhe mendimet e gabueme të Emzot Fan Nolit, per me ilustrue të tuejat (sikurse thamë: të gabueme): “Lëvizja për të ngritur gjuhën shqipe në shkallë kombëtare nisi në Toskëri”. Jau thashë ma nalt kohen se kur kanë fillue perpjekjet (jo: lëvizja, pse kjo fjalë nuk e jep kuptimin e duhun të veprimit). Mos i ngatërroni të folmet me dy kryedialektet e shqipes! A.Xhuvani e F.Noli kanë folë e shkrue, i pari në kryedialektin e gegnishtes e i dyti në kryedialektin e toskërishtes. Ju shkrueni se këta dy “nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptarësh”. Bajrakë e fise kishte në Gegni të Eper. Fiset janë edhe sod e kanë me kenë edhe në të ardhmen. Bajrakët kanë ardhë tue e lanë randësinë e tyne. Por mos i perbuzni! Ishin model i organizimit të malcorëve gegë, per kohen qi e kerkonte këtë mënyrë veprimit… E, fiset besoj se nuk i keni me i mohue. (Njani prej jush asht i fisit Delaj). Në kjoftë se i mohoni fiset tueja, ma mirë thoni “kalimera” në Vermosh e “dobro jutro” në Pervezë ose “good morning” në Bjeshkët e Namuna!!! Nuk ma merr mendja qi nder shpitë tueja të thoni “Mirëmëngjes, mama!” e “Drekën e mirë, xhaxha!”. Nuk i ka da giuha gegët e toskët. Perkunder! Të kenunit ndryshe pasunon të kenunit unji… Mos harroni: në Zvicer perdoren kater giuhë zyrtare; anglishtja nuk ka nji normë standarde; norvegjezët kanë në perdorim dy kryedialekte letrare… Disa vende të zhvillueme të Europës nuk e kanë pranue euron, por kjo nuk don me thanë se Këshilli i Europës duhet me nxjerrë nji ligj per me i detyrue ata me e perdorë paren e re. Ose me i detyrue të gjithë europianët me folë anglisht!!! Sikurse shihet në shkrimin tuej, ju keni krye nji fakultet giuhësie, por, per fat të keq, jeni indoktrinue: mohoni giuhen e nanës e doni me xanë giuhen e njerkës, qi jo vetem ju len pa hanger, por ju rrahë ka tri herë në ditë, para buket e mbas buket… Ruejuni!!! More burra, pse ia lueni eshtnat F.Konicës?! Ai asnjiherë nuk kje shprehë ashtu sikurse keni shkrue ju: “O Zot, ruaje gjuhën shqipe nga shqiptarët! Amen!”. Qe fjalët e Konicës: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë drejtësie që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shqypit”. (Citojmë simbas R.Memushaj, “Shqipja standarde”, Tiranë, 2005, f.13). Edhe diçka tjetër: Shpreheni: “kemi të bëjmë me një shqipe të shpartalluar”, tue dashtë me argumentue shqetësimin tuej per njoftimet, pershendetjet televizive, etj. A e dini pse ndodhë kështu? Per arsye se, edhe mbas nji gjysë shekullit dhune ndaj gegnishtes, gegët nuk kanë mundë me e “tretë” në “stomakun” e tune të giuhës, toskërishten e imponueme… E, çka me ba, pra?… Duhet mos me i futë në zgiedhë, pa i pasë stervitë ma parë, si të lirë, si kandidatë per t’u vu pendë, e mandej, si mjeshtra të lavrës, per t’jau mësue të tjerëve zejen… Ju, në shkrimin tuej, mbërrini deri aty sa të kërcnoni me “masa të rrepta penalizuese” e “me gjoba në shkollë”, per ata qi nuk zbatojnë “me rreptësi shkencore atdhetare normën e njësuar letrare shqipe”. Ruajna, Zot!!! Prite, Zot, ba me ju vu ju në krye të shtetit! Kishit me na kthye edhe nji herë diktaturen, atë ma të rrepten, në të gjitha fushat e jetës!!! Kjoftë larg!!!… Ndoshta do të isha zgiatë edhe ma, per me ju thanë (bindë, ndoshta jo) se e keni kapë taroçin per bishtit, por po ndalem, tue e mbyllë me fjalët e studiuesit e poetit getë M.Elezi “Janë bash trojet veriore të Atdheut, vendi ku u mbajt gjallë shqipja e shkruar për qindra vjet. Gjuha e parë letrare shqipe është gegërishtja veriore, (nënvizimi em – P.Rr.) e pasuruar me elemente të shumë trevave, e mishëruar në veprat e atyre dijetarëve e atdhetarëve të mëdhenj që njihen si Katër B-të e Veriut: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. Pa librat e krijimtarinë e tyre, historia dhe zhvillimi i gjuhës shqipe do të kishin mbetur rrasur thellë në mjegull; nuk do të kishim pasur as studime etimologjike në fushën e shqipes, as gramatikën historike siç e kemi sot, falë të cilave u dëshmua shkencërisht identiteti indoeuropian i mvetësishëm i gjuhës sonë.” (Shih: M.Elezi, “Gjuha shqipe në bunker?” (sprovë), Tiranë, 2005, ff.17-18). Ju, me të drejtë, thoni se per giuhen shqipe duhet me ndihmue të gjithë, porse unë kisha me shtue: të gjithë, por simbas aftësive: populli i thjeshtë – me e folë shqipen paster, intelektualët – edhe me e shkrue mirë, shkrimtarët – me e çue në majet ma të nalta të perfaqësimit, kurse giuhëtarët – me e kodifikue, ma në fund. Ju të dy, bashkautorë të shkrimit në fjalë, ju lus të punoni per shqipen, në fushë të pastertisë së saj (ku, si më duket, keni pasion). E, ma në fund, nji këshillë, me dashamirësi: A doni me i ba nji sherbim giuhes suej? Me e folë e me shkrue, “sikur Mjedja na pat’mësue”!!!… Palokë Rrotani
Berisha e Pukës Rrethi i Pukës është rreth 50 km larg qytetit të Shkodrës. Ka sipërfaqe të madhe dhe kufizohet me Tropojën, Kukësin, Mirditën dhe Shkodrën e Hasin, pra është i treti rreth në Shqipëri me sipërfaqe katrore. Puka është qytet i vogël, i pastër, i rrethuar me pisha dhe me gjelbërim. Në këtë rreth është edhe fshati tepër malor, larg edhe nga Iballja, por me një burrëri dhe trimëri të rrallë. Ky fshat quhet Berishë, i cili shtrihet larg deri në Kosovë, Durrës dhe Tropojë. Është fshati më i madh dhe më i vjetër në Pukë, me terren tepër malor, me një trimëri të rrallë, i cili ka nxjerrë burra të pushkës por edhe të pendës. Me ardhjen e Mbretit Zog në Shqipëri, Berisha u ndëshkua nga Mbreti. Në vitin 1925 opozita kundër Zogut bëri kryengritjen në Pukë, ku mbeti i vrarë Mhill Shpendi dhe Geg Gjura në vitin 1926. Po qeveria e Zogut organizoi Mat, Dibër dhe Lumën të Kukësit kundër kryengritjes së Pukës dhe u bë luftë rreth një muaj dhe po përsëri nga Berisha u varën në litar tre burra, Ndue Dashi, Ndrek Markiqi dhe Dedash Jaku dhe u pushkatua Vat Ndoc Kola. Me ardhjen e Italisë në Shqipëri u arratis nga ushtria Tosh Biceli, që më vonë do të shkruajmë, dhe u dënua me vdekje, ku theu burgun dhe iku. Siç e thamë dhe më sipër, kundër Zogut luftoi edhe Sokol Cubi ku mbeti i vrarë edhe burri i përmendur Mark Deda nga Aprripa e Merturit dhe sot e ksëaj dite këndojnë malësorët pukjanë trimërinë e Sokol Cubit. Mirëpo edhe në kohën e Turqisë u larguan nga Berisha shumë njerëz dhe mehallë duke shkuar në Berishë Radogoshit, siç është Zeq Tahiri, Uk Berisha, ku kanë luftuar kundër Turqisë dhe regjimit të Zogut. Është larguar shtëpia e Ram Berishës dhe është vendosur në Tropojë të Vjetër, ku djali i Ram Berishës ka dalë President i Shqipërisë dhe Kryeministër i këtij vendi që asnjë shqiptar kurrë nuk ka dalë si ai dhe me të drejtë duhet të quhet Skënderi i dytë shqiptar. Ky është fshati Berishë i Pukës, siç shkruam, ka nxjerrë burra që nuk harrohen përjetë,p or shumë i ndëshkuar nga çdo regjim në Shqipëri. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri, përsëri deshën të pushkatojnë disa burra, por falë Zotit që u bë mbrojtës i këtyre burrave ish Nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Pukës Frrok Kolë Gjergji nga Arst-Miliska i cili qëlloi për një takim me popullin dhe nuk e lejoi komandantin e Brigadës IV që të pushkatojë burrat e djemtë e Berishës, duke i treguar vuajtjet nga regjimet e tjera. Por u lanë pa pushkatuar disa vetë dhe më vonë u arrestuan dhe u dënuan me burg, siç ishin Zef Çun Hajdari, Palok Marketa, Bibë Ndue Marashi, Mark Zymberi me dy djemtë Zefin e Prelën dhe shumë familje u internuan, si familja e Kol Preç Hajdarit. Mirëpo, siç folëm edhe më sipër, tani do të flasim për Tosh Bicelin i cili thamë u dënua nga Mbreti Zog, nga Italia fashiste dhe nga Gjermania naziste, pra në tre regjime, me vdekje, por shpëtoi deri në ardhjem e komunizmit në Shqipëri. E piketuan si njeri i rrezikshëm kundër çdo regjimi. Ky mori pjesë në luftë në Gojan të Pukës kundër komunizmit. Aty filloi piketimi kundër tij dhe do të shkruajmë më shumë më pas për trimin, nacionalistin, besnikun e Berishës që mbetet i paharruar vendosmëria dhe trimëria e tij, siç po ju shkruajmë tani. Tosh Bicel Keçani ishte burrë i fortë, por i vetëm. Ai u ndëshkua me burg nga regjimi i Zogut, nga Italia dhe nga Gjermania, mirëpo sikur u bë e rrugës burgosja e tij herë pas here nga katër regjime që sundonin në Shqipëri. Mbas çlirimit të vendit nga regjimet e huaja, kur këtu sundonte egërsia famëkeqe komuniste, Tosh Biceli ndiqej këmba-këmbës edhe nga Sigurimi famëkeq i Shtetit. Ai u largua nga fshati por edhe nga Rrethi Pukë, duke shkuar në fshatin Çuk-Deg të Tropojës dhe atje ngriti një kasolle me gjethe dhe rrinte i vetmuar, larg fshatit e njerëzve të tij, me një tufë bagëti. Sadoqë ndiqej nga Sigurimi, ky ndihmoi nacionalistët e dy rretheve, si p.sh. Pal Bibën, Nikë Sokolin, Pashk Ademin, Ndue e Gjon Lushin e shumë e shumë të tjerë me bukë e ushqim i përcillte për në Jugosllavi, pra ishte një bazë e fortë kasollja e tij për disa vite me radhë, mirëpo Sigurimi i ra në gjurmë disa kohë më vonë, i cili punonte si bari në në këtë pyll. Mbas disa përpjekjes, se ruhej shumë, shpesh herë edhe bagëtitë i linte vetëm duke përcjellë deri matanë kufirit nacionalistët. Ata i ndihmonte se këtu afër ishte edhe varka e drurit që ishte punëtor i saj Uk Daut Avdia. Toshi me Ukën kishin marrëdhënie shumë të mira dhe ndihmonin dhe kalonin mbi Lumin Drin shumë familje nacionaliste të cilët i shoqëronte Mark Zogu me shokë drejt Jugosllavisë me ndihmën e Uk Dautit e Tosh Bicalit. Në pranverë të vitit 1953 u arrestua nga disa policë që e kërkonin disa kohë, por ai fshihej në këto male dhe zhdukej. Por ata mundën ta arrestonin dhe e çuan në Degën e Brendshme në Tropojë dhe më vonë në Pukë dhe përfundoi në birucat e Koçi Xoxes në Tiranë. Për dy vjet me radhë ai ndenji në këto biruca, u keqtrajtua në atë mënyrë sa nuk besohet. Që në vitin 1942 para çlirimit akuzohej për lloj-lloj agjenturash e lidhje me shumë e shumë nacionalistësh për strehim, përcjellje të tyre. Ai ishte i fejuar kur u burgos. U dënua me vdekje, por meqë nuk kishte asnjë klasë shkollë, Kolegjiumi i Gjykatës së Lartë në Tiranë e dënoi 25 vjet dhe ai bëri rreth 18 vjet e u lirua. Vajza e fejuar e priti dhe u martuan në moshë të madhe ku lindën djem e vajza dhe vdiq disa vjet para ardhjes së demokracisë. Sot kjo familje gëzon respekt të veçantë në Berishë e mbarë krahinën e Iballës së Pukës. Pra, siç shkruam më sipër, kjo ishte Berisha, ky fshat i lartpërmendur me këtë shkrim të shkurtër, por me një domethënie shumë të madhe. E rikujtojmë këtë fshat, këta burra që lanë histori trimërie në këtë trevë malësie. Le t’i shkruajmë këta rreshta për të rikujtuar edhe njëherë burrat trima, nacionalistët e vuajtur me vite e shekuj nga regjimet famëkeqe të shtetit shqiptar, por historia vjen mbrapa këtij fshati. Shan Sokoli Zef Koliqi
Kosova, pararendëse e pavarësisë (1912) Në historinë sa të lavdishme, aq dhe të dhimbshme të popullit shqiptar, një rol shumë të madh ka luajtur veriu shqiptar në përgjithësi, dhe Kosova në veçanti. Pas Lidhjes së Prizrenit, kur ndërgjegjja e çdo shqiptari (madje edhe asaj pakice pro-turke) e quajti si domosdoshmëri shkëputjen nga “mitra” osmane. Ekspeditat e njëpasnjëshme të pashallarëve osmanë, ndeshjet më të vështira do t’i kishin në Dardaninë e papërkulur në shekuj, ndaj çdo pushtuesi. Drenica, pa asnjë dyshim mbetet njëra nga kështjellat e qëndresës tonë kombëtare, me dy nga përfaqësuesit më të lavdishëm, Millosh Obiliqin dhe Adem Jasharin, i pari i shquar në betejën e Fushë-Kosovës, kundër Sulltan Muratit (1379), dhe i dyti kundër satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Siç e thamë më lart, pas Kongresit të Berlinit, të gjitha forcat progresiste filluan t’u bien sirenave të alarmit dhe do të ishte “Lidhja e Prizrenit” ajo që do të dëshmonte para kancelarive të Europës se Shqipëria nuk don të mbetet më “instrument” në duart e Portës së Lartë dhe se bijtë e saj nuk do ta derdhin më gjakun e tyre për interesat e sulltanëve të Stambollit, por vetëm për mbrojtjen e trojeve arbërore që na il anë të parët. Shqiptarët e humbën durimin përballë abuzimeve revoltuese të autoriteteve turke dhe këtë padurim e demonstruan në veçanti kosovarët. Një padrejtësi që Kajmekami (nënprefekti) i Jakovës u bëri banorëve të krahinës shërbeu si shkëndijë e kryengritjes. Një turmë e madhe shqiptarësh marrshuan kundër Jakovës, thyen depon e ushtrisë dhe u armatosën sa më mirë. Me një shpejtësi vetëtime, kryengritja u përhap në mbarë Kosovën, duke u shtrirë deri në Mirditë. Udhëheqësit nacionalistë, ndër të cilët edhe intelektualët e Kosovës, si Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica etj., formuluan kërkesat politike të kryengritjes. Në fillim ata kërkuan dhe ngulën këmbë që të shpërndahej Parlamenti (Turk) që u zgjodh në prill 1912 në kondita fare të parregullta dhe arbitrare. Qeveria e Stambollit nuk e çmoi rëndësinë e kësaj lëvizjeje dhe e bëri veshin shurdhër. Por shqiptarët e kishin bërë mend të mos i linin punët për gjysëm dhe brenda pak ditësh, qytetet më me rëndësi të Kosovës ranë në duar të kryengritësve, Jakova, Peja, Gjilani, Prizreni, Prishtina, u bënë simbole të armëve shqiptare. Vetëm në Has, afër Prizrenit, u bë një ndeshje e përgjakshme ku disa ushtarë turq mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë u zunë robër. Hasan Prishtina u bë udhëheqës suprem i kryengritjes, të cilën e drejtoi plot dinjitet (shënimi im, M.B.) nga qyteti që mban emrin e tij. Afshi i nacionalizmit nderi zemrat e shqiptarëve të veshur me uniformën e ushtrisë turke. Në Manastir një batalion u rrebelua dhe u bashkua me çetat civile në mal. Divizioni i Parë Turk, Yildiz, nga më të zgjedhurit, u dërgua në ndihmë të trupave lokale, por, në vend që të luftonte kundër kryengritësve, ushtarët u bashkuan me ta, mbasi çarmatosën oficerët që donin të zbatonin urdhërat e qeverisë turke. Aty nga mbarimi i korrikut (1912), në Kosovë nuk kishte mbetur më fuqi turke e organizuar, por mjerisht kosovarët mbetën vetëm në orën e ngadhnjimit. Në Malësinë e Madhe agjentët e Kral Nikollës bënë propagandë kundër kryengritjes duke thënë se nuk kishte ardhur koha ende. Knjazi i Malit të Zi donte të fitonte kohë deri sa shtetet e Ballkanit të kishin lejen e Rusisë për t’i shpallur luftë Turqisë. Disa krerë të Malësisë e kuptuan manovrën mizore të princit karadakas. Burrat e Kelmendit u çuan peshë për të dëbuar turqit dhe për t’i provuar Europës se nuk ishin as me Knjazin, as me Sulltanin. (Ref.: Edith Durham “The struggle for Scutari”). Mjerisht aksioni i tyre i guximshëm mbeti i izoluar. Në Shqipërinë e Jugut lëvizja revolucionare u kufizua në veprimtarinë e çetave, luftëtarë të lirisë si Mihal Grameno, Çerçiz Topulli, Spiro Bellameni etj. Ata patën shumë ndeshje me ushtrinë turke dhe luftuan trimërisht, por lufta e tyre mbeti e lokalizuar dhe nuk mori karakterin e një kryengritjeje kombëtare. “Jam i mendimit se me cilësinë e një studiuesi të paanshëm dhe me përkushtimin thellësisht qytetar, të bëj një vërejtje të cilën e quaj obligim për çdo studiues të zellshëm dhe të sinqertë”: Si ka mundësi që historiografia shqiptare, gjatë afro një gjysëm shekulli, mbeti vetëm brenda “kornizës” dhe “kontureve” (thellësisht lokaliste) të vargjeve “lapidar” “Te Rrapi, në Mashkullorë” dhe kjo vetëm për të kënaqur shijet e diktatorit?! Është vërtet një fat i madh kur përmes historianëve të shquar si (i ndjeri) Tajar Zavalani, mësojmë për epopenë e lavdishme të vëllezërve tanë dardanë, të një fisi e të një gjaku” (Autori – M.B.). Suksesi i kryengritjes në Kosovë mjaftoi për të detyruar qeverinë turke të jepte dorëheqjen. Qeveria e re e kryesuar nga Muhtar Pasha bëri menjëherë hapa për t’u marrë vesh me shqiptarët. Më se dyqind delegatë shqiptarë u mblodhën në Prishtinë për të biseduar propozimet e qeverisë turke. Këto propozime u hodhën poshtë mbasi nuk përmbushnin kërkesat e shqiptarëve. Një ultimatum prej 48 orësh iu dërgua Qeverisë së Stambollit, duke kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe emërimin si Kryeministër të Qamil Pashës, i cili kishte qenë rrëzuar nga fuqia më1909 me nxitjen e “xhonturqve” ekstremistë. Me dekret të Sulltanit, Qamil Pasha u emërua kryevezir më 5 gusht 1912. Shefat e kryengritjes shqiptare parashtruan kërkesat e tyre definitive si vijon: 1. Të emërohet një guvernator i përgjithshëm për katër Vilajetet, Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë. 2. Guvernatorët e të katër Vilajeteve të jenë me origjinë shqiptare. 3. Të reformohet sistemi gjyqësor duke u bazuar në traditat e doket e vendit dhe të emërohen gjyqtarë shqiptarë, për të administruar drejtësinë. 4. Shqipja të jetë gjuha zyrtare në administratën publike dhe në shkollat e katër Vilajeteve. 5. Pjesa më e madhe e të ardhurave shtetërore në të katër Vilajetet të shpenzohet brenda tyre. 6. E drejta për të mbajtur armë t’u njihet të gjithë civilëve shqiptarë që e kanë pasë gëzuar më parë. 7. Të shpallet një amnisti e përgjithshme dhe të shpërblehen të gjithë ata që kanë pësuar dëme materiale. 8. Të merren në gjyq ish-kryeministrat Haxhi Pasha dhe Sait Pasha, bashkë me ministrat e tyre. Qeveria turke i pranoi në përgjithësi këto kërkesa. Parlamenti u shpërnda dhe një komision i kryesuar nga Ibrahim Pasha u nis për në Prishtinë për të përfunduar marrëveshjen. Kur erdhi puna për të biseduar konkretisht, qeveria turke refuzoi të pranonte që ushtarët shqiptarë të bënin shërbimin vetëm në Shqipëri, që civilët të lejohen të mbajnë armë dhe që pjestarët e dy kabineteve të mëparshëm të dërgohen në gjyq. Këmbëngulja për të patur armë në shtëpi ishte një mbeturinë e së kaluarës dhe që nuk pajtohej me programin e nacionalizmit shqiptar parashtruar në kërkesat më lart. Nëse është se Shqipëria do të bëhej një shtet i vetëqeverisur, me administratë, gjyqe dhe polici të rekrutuar në vend, atëherë nuk do të kishte nevojë që çdo shqiptar ose çdo bajrak të siguronte vetëmbrojtjen kundër një rreziku të jashtëm. Duhet konstatuar pra, sado me keqardhje, se një pjesë e madhe e atyre që luftuan me aq entuziazëm dhe vetëmohim në verën e vitit 1912, shikonin mbrapa, domethën donin rivendosjen e prvilegjeve që kishin pasë gëzuar para kryengritjes së “xhonturqve”. Ky qëndrim pati si efekt më vonë përfundimin e marrëveshjes me qeverinë turke dhe kjo vonesë pati rrjedhime fatale për avenirin e Shqipërisë. Shefat e kryengritjes shqiptare ngulën këmbë që kërkesat e tyre të pranoheshin pa asnjë ndryshim. Kur qeveria turke nuk u tregua e gatshme të përulej, operacionet luftarake rifilluan. Isa Boletini, në krye të 20.000 luftëtarëve shqiptarë të armatosur okupi Shkupin, duke dhënë prova të një disipline të përsosur dhe që fitoi admirimin e konsujve të huaj në atë qytet. Ky ishte grushti i vdekjes për regjimin e kalbur të “xhonturqve”. Në këto kushte erdhi lajmi nga Stambolli se qeveria i kishte pranuar të gjitha kërkesat e shqiptarëve. Anembanë Shqipërisë kumboi jehona e një entuziazmi të papërshkrueshëm. Trimat e Isa Boletinit u siguruan se qëllimi i tyre ishte realizuar dhe kështu u shpërndanë dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Fakti që qeveria e Stambollit kishte emëruar Mehmet Pashë Dërrallen si Prefekt në Prizren, dhe Hasan Tasim Pashën si guvernator në Janinë, tregon se Stambolli ishte detyruar të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Ishte “vullkani” dardan ai që do të “përvëlonte” legjonet turke dhe do të përgatiste premisat e fitores së madhe të pavarësisë. Kosova është dhe do të mbetet në analet e historisë si pjesa më cilësore e sakrificës deri në sublime në luftërat e parreshtura kundër të gjitha invazioneve. Me plot të drejtë, shteti, qeveria dhe të gjitha partitë politike shqiptare mbështesin fuqimisht pavarësinë e Kosovës, si një pjesë ndër më vitalet e trupit arbëror. Pa dyshim kjo pavarësi do të ketë në themel gjakun e mijëra kosovarëve dardanë të të gjitha periudhave të historisë. Mark Bregu
Për herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçës Në historinë e shkruar të Shqipërisë, Greça e Kelmendit zë një vend të vogël, por në historinë e jetuar e trashëguar, Greça zë një vend aq të madh sa mund të quhet pa frikë Kryevendi i Kuvendeve të shqiptarëve ndër shekuj që kërkonin lirinë, flamurin e mvetësinë. Në Greçë nga data 10 deri më 23 qershor të vitit 1911 zhvilloi punimet kuvendi i krerëve dhe përfaqësuesve të Malësisë e Shqiptarisë, kuvendi i atyre burrave që kishin realizuar kryengritjen antiotomane më të suksesshme në krejt historinë 433-vjeçare të robërisë aziatike. I asaj kryengritjeje që tronditi Stambollin, që zgjoi Europën plakë nga gjumi i harresës ndaj shqiptarëve, si dhe i asaj kryengritjeje që më 6 prill valëviti lumturisht flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit, i cili simbolizonte jo vetëm lirinë e pavarësinë e ëndërruar prej shekujsh, por mbi të gjitha simbolizonte qytetërimin dhe besimin europerëndimor të pashuar nga pushtuesit turq… Kostoja e kësaj qëndrese për shekuj kishte sjellë lumenj gjaku mbi këto troje shqiptare, që njëkohësisht ishin edhe troje të Europës plakë, e ku shqiptarët që në shekullin e 15-të e deri në vitin 1911 ishin sakrifikuar vetë për të shpëtuar qytetërimin e besimin europerëndimor, megjithëse shpërblimi kishte qenë thuajse i papërfillshëm… Sidoqoftë, në valën e kësaj kryengritjeje antiotomane, kur pushka e lirisë e flamurit kërciste në trojet e Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, krerët e Komitetit të Podgoricës, dhe ata të kryengritjes, që thuajse ishin të njëjtët, menduan të realizojnë kuvendin historik ku kërkesat e shqiptarëve të kuvendohen e shkruhen, për t’ia bërë të ditur perandorisë dhe Europës për të qenë garante në realizimin e tyre. Greça, si vend, nuk u zgjodh rastësisht, pasi ndër shekuj këtu ishin mbledhur kuvende e aleanca antiturke, si të shqiptarëve vetë, por edhe me popuj të tjerë që i kishte kapur lëngata e verdhë (aziatike). Greça plotësonte jo vetëm bukurinë madhështore të Alpeve shqiptare, jo vetëm popullsi qëndrestare e luftëtare të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, siç ishin kelmendasit e trieshianët, por mbi të gjitha përfaqësonte një fole të mrekullueshme që vetë krijuesi e kishte falë për të ruajtur bijtë e shqipes. Siç shihet këtu si simbol i këtij kuvendi është vetë ahu madhështor me trungjet e tij si dhe shkëmbinjtë mbi të cilët qëndruan me orë e ditë ata që realizuan kuvendin dhe bënë historinë. Në krye të kuvendarëve si gjithnjë qëndronte Dedë Gjon Luli i Hotit, simbol i kryengritjes antiotomane, e pastaj vijnë Dedë Nika, bajraktari i Grudës, Dodë Preçi, bajraktari i Kastratit, Gala Smajli, trieshjani trim e i urtë që siguroi kuvendin, Sokol Baci i Grudës, Tom Nika i Shkrelit, Cal Dedi i Selcës, Lule Rapuka e Vuklit, Llesh Gjergji i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Mehmet Shpendi i Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prel Marjani, bajraktari i Shalës, Avdi Kola, bajraktari i Gimajve, Gjon Gjieka i Trieshit, Nik Mhilli i Shllakut, e mbi të gjitha burrnesha Tringë Smajlja, e bija e bajrakarit famëmadh të Grudës, Smajl Martinit, që ndër mote kishte shkri jetën e tij për këto troje… pastaj vijnë Bec Delia nga bajraku i Nikaj-Merturit, Dash Bajrami, bajraktari i Nikajve, por edhe toptanasit Pup Çuni dhe Binak Lulashi, Prek Gjetja përfaqësues i krejt bajraqeve të Kelmendit. Në këtë kuvend historik morën pjesë edhe patriotë e nacionalistë jo vetëm të përmasave krahinore, por edhe kombëtare, çfarë e bënë këtë kuvend mbarëkombëtar. Këtu mori pjesë famëmadhi Luigj Gurakuqi, por edhe patriotët e intelektualët shkodranë Hil Mosi dhe Risto Siliqi, e ndërsa patrioti i njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht Ismail Qemali, i cili ishte i lidhur me kryengritjen e kuvendin e saj, kishte dërguar përfaqësuesin e tij Sali Hoxhë Hidrin nga Elbasani, ndërsa Korça e Gjirokastra përfaqësoheshin në kuvendin e Greçës me patriotin Nikolla Lako, por edhe troje të tjera të shqiptarisë kishin në zemër të kuvendit trimin Nuçi Pepo. Është interesant se në kuvend dhanë kontributin e tyre edhe 6 përfaqësuesit më të spikatur të binomit “Fe e Atdhe”, si Padër Karl Prenushi, famullitari i Vuksanlekajve, Pader Lorenc Mitroviq, famullitari i Bajzës, Padër Mati Prenushi, famullitari i Kastratit, Padër Sebastian Hila, famullitari i Rapshës, Padër Bonaventura Gjekaj, famullitari i Grudës dhe Padër Luigj Bushati, famullitari i Traboinit. E, ndërsa këta pjesëmarrës direkt në kuvend përgatisnin memorandumin me 12 kërkesat, që në themel kishin lirinë, mvetësinë dhe flamurin, me mendje e zemër në këtë kuvend ishin të gjithë malësorët, dukagjinasit, shkodranët e të gjithë ata shqiptarë që kishin të shtrenjtë atdheun që ua kishte falë Zoti, por ua kishte marrë përkohësisht robi i djallit, me të cilin ishin në luftë prej shekujsh. Memorandumi i nënshkruar më 23 qershor 1911 këtu në Greçë, menjëherë u botua në gjuhën shqipe dhe franceze, por më vonë edhe në anglisht, italisht e deri gjermanisht, etj. Memorandumi iu dorëzua një kopje fuqive të mëdha të asaj kohe, si garanci për ta zbatuar Perandoria Otomane, dhe një kopje vetë perandorisë që t’i zbatonte 12 pikat e memorandumit, që për hir të realitetit duhet thënë se kërkesat ishin pak më paqësore se ato të filluara në zjarrin e kryengritjes. Sidoqoftë, jehona e memorandumit, si dhe jehona e kryengritjes i kaloi kufijtë e Shqipërisë Etnike. Për memorandumin shkruan që më 25 qershor 1911 gazeta “Neue Freie Presse” në Vjenë në gjuhën gjermane, më 26 qershor 1911 në Paris shkruan “Le Moniteur Oriental” në frëngjisht, më 6 korrik gazeta e Shkupit “Vardar”, shkruan në gjuhën serbo-kroate, më 12 korrik nga Roma në italisht shkruan gazeta e njohur italiane “Corriere d’Italia”, si dhe shumë organe shtypi të shqiptarëve në dhena të huaja, por edhe të shteteve të ndryshme të Europës. Gjithsesi jehona e memorandumit jo vetëm u përhap në tërë Shqipërinë, por kishte edhe shumë tubime popullore në përkrahje të këtyre kërkesave që nuk ishin tashmë lokale, por mbarëkombëtare. Një ndër tubimet më interesante në përkrahje të memorandumit të Greçës ishte ai që u zhvillua te Ura e Shushicës në Vlorë. Në përkrahje të kërkesave të memorandumit u hodhën thuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë, të cilat u mblodhën në kuvendet e tyre, duke formuluar memorandumet përkatëse që kishin në themel memorandumin e Greçes. Më 21 korrik 1911 Gjirokastra realizoi një memorandum që ia dërgonte qeverisë xhonturke, më 18 gusht 1911 ishte Tepelena ajo që fillimisht formulon një sërë kërkesash ndaj xhonturqve, ku këto kërkesa më 23 gusht i realizon një memorandum me kërkesa lirie e mvetësie. Kërkesa e memorandume të frymëzuara nga memorandumi i Greçës realizojnë edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë Shqipërisë, si ai i Sofjes më 14 shtator 1911 e të tjerë. Kërkesa e memorandume të shqiptarëve vazhdojnë edhe gjatë vitit 1912, ku vlen të theksohet memorandumi i Hotit, më 9 shkurt 1912, i cili nënshkruhej nga 50 krerë e prijës malësorë nga Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Shala, Shoshi, Kiri e të tjerë. Memorandumi u drejtohej fuqive të mëdha për të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke për të zbatuar memorandumin e qershorit 1911… Kërkesa e memorandume janë bërë nga Krasniqja në prill 1912, Peshkopia më 15 maj, Juniku nga datat 21-25 maj, na Mitrovica po në muajin maj 1912, nga Malësia e Gjakovës po në muajin maj, nga Janina, Korfuzi etj., në muajin qershor, por edhe nga Berati, Prishtina, në muajin korrik, nga Manastiri në muajin gusht e deri nga Durrësi në muajin tetor-nëntor e të tjerë deri sa më 28 nëntor 1912, nga Vlora, përfaqësuesit e gjithë Shqipërisë shpallën mvetësinë, programi i së cilës ishte ai i memorandumit të Greçës… Nëse në Vlorë u formua një kabinet qeveritar me një program së pari emergjent për njohjen e mvetësisë së Shqipërisë, ne malësorët e këtyre trevave kemi të drejtë të mburremi se kabineti i parë i një qeverie emergjente që kërkonte garantimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe mvetësinë e Shqipërisë nuk ishte ai i Vlorës, por ai Kuvendit të Greçës i 10 deri 23 qershorit të vitit 1911, e për rrjedhojë rezidenca e parë e këtij kabineti qeveritar shqiptar ishte ahu shekullor, këta shkëmbinj, këto lëndina, këto troje që ruajtën e ruajnë përjetësisht historinë e Malësisë e Shqipërisë, histori me të cilën krenohemi jo vetëm në trevat e Malësisë së Madhe, por gjithë shqiptaria, që kemi me borxh jo vetëm t’i kujtojmë e nderojmë me tubime e simpoziume, por edhe duke i memorizuar nga njëri brez në tjetrin, pasi këto janë jo vetëm frymëzimi i të sotmes, por edhe pasaporta europerëndimore e të ardhmes të krejt Shqipërisë… Ndue Bacaj
Shoqata atdhetare Dukagjini në kulmin e saj të punës Atëdhetaro Patriotike Shkak për të shkruar këto rreshta u bë ardhja nga Gjermania në Shkodër e bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së Martin Camajt zonja Erika Camajt. Ku në respekt të kësaj figure të madhe shoqata Atdhetare Dukagjini organizoi në një nga sallat e Bibliotekës “Marin Barleti” një takim me anëtarët e saj miq dhe të ftuar. Ishin të ftuar nga shoqata intelektual të sferave të ndryshme, të rretheve akademike nga universiteti “Luigj Gurakuqi” Profesorët Gjergj Përluca e Hasan Leka e nga ato diplomatike Profesor Vili Kamsi ish ambasador pranë shtetit të Vatikanit, ish perfekti i Pukës e Malësis të Madhe, një herësh edhe konsull nderi në ambasadën Austriake, në Tiranë për Shkodrën, Z.Gjergj Leqejza, kryetarët e lidhjes së shkrimtarëve Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, Skender Drini dhe Kadri Ujkaj, si dhe mjaft dashamirës të artit dhe të kulturës, te gazetës Shqipëria etnike, të gazetave lokale dhe kombëtare, si dhe mediave vizive, të Shkodrës dhe Koplikut. Fjalën e hapjes së këtij takimi, me bisedë të lirë e mori kryetari i shoqatës Dukagjini, Z. Ndue Sanaj, ku falënderoj pjesëmarrësit në këtë bisedë e në mënyrë të veçantë z. Erika Camaj. Fjalët e kryetarit te shoqates si dhe të oratorëve të tjere, që përshëndetën u shoqëruan nga duartrokitjet e gjata dhe të shpeshta të pjesëmarrësve e kjo ishte e natyrshme, pasi për Martin Camaj u thanë mjaft gjëra reale dhe të gjetura. Pati nga këta oratorë njohës të mirë të Martin Camajt, të cilët folën në kujtim e nderim të veprës së tij, e që filluan nga vendlindja e deri në pikat më kulmore të arrira prej tij. Oratorët folën për Martin Camajn, se ai u lind nga Temali i Shllakut që e edukoj, nga Dukagjini që e fisnikëroj, nga Shkodra që e mësoj, e nga atdheu që e mëkoj me urtësi dhe burrni shqiptare, e vetëm i pajisur me këto cilësi e virtyte arriti majat ma të larta të kulturës moderne Evropiane e asaj Botërore. Martin Camajt me gjithë këto arritje mendjen e kishte tek atdheu i tij e ishte krenar për dhen e të parëve e duke vendosur qeleshen e bardhë mbi ballin e hapur, thoshte se jam birë i shqiponjes e djalë Shqiptarë. Për Martinin foli edhe bashkëshortja e tij Dr. Erika Camaj, një shqipfolëse mjaftë e mirë, të cilës kryetari i shoqatës Atdhetare Dukagjini, Z. Ndue Sanaj në mënyrë simbolike i akordoj titullin antare nderi e shoqatës Atdhetare Dukagjini. Titull që e pranoj me kënaqësi, duke e falënderuar shoqatën Atdhetare Dukagjini. Shoqata Atdfhetare Dukagjini ka filluar të zbardhë disa nga figurat atdhetare kulturore dhe patriotike që vepruan brenda dhe jashtë atdheut, e për arsye që të gjithë i dimë Ishin të ndaluara në periudhën e pas luftës e sidomos në gjysmën e dytë të shekullit, që lamë pas. Duke e tejkaluar çdo paragjykim të kohës të djeshme dhe të sotme të para dhe të pas luftës, sidomos mentalitetin e sistemit monist e sot atë pluri partitizëm ajo vepron fuqishëm jashtë çdo paragjykimi politik e fetarë, krahinorë dhe raco, duke e vendos në qendër të punës të saj, gjithnjë e jashtë çdo paragjykimi, duke vendosur të vetmin kriter, kontributet, që çojnë përcaktimin e vlerave. Në gjithë larminë e shoqërisë së re, që duam të ndërtojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha, ndryshime që besojnë se na çojnë drejt Europës, e ku të gjithë bashkë aspirojmë të shkojmë kjo shoqatë jep kontributin e saj të madh. Do të them edhe dy fjalë për mediat vizive lokale, të cilat na shoqëruan gjatë gjithë këtij aktivitet, e që për mua ishin tepër të varfëra. Ku në sekuencat e imazhet, që i dhanë ekranit të vogël filluan prezgjedhjen në mënyrë selektive, duke paraqitur përsona të njohur, drejtues miq, duke lënë jashtë kamerave sallën plot e duartrokitjet e vazhdueshme e ma mirë më thënë, se mediat lokale vizive edhe pse private e të pavarura mbeten të varura e s’është nënvlerësim të aktivitetit të shoqatës a pakujdesi e tyre, por vetëm porosi se këto kameraman vepruan në unison deri edhe kameramani i zërit të Amerikës, duke mos dhënë sallën e mbushur plot nga pjesëmarrësit, të mbedhur për Martin Camajn. Sigurisht e dimë se mediat janë komerciale e jetojnë me investime e të ardhura nga puna e tyre, por në rrallë të parë, duhet të japin kronika e ngjarje reale. Se si u paraqitën na kujtuan dikur transmetimet e vëllezërve Lalumir, duke na kthyer 100 vjet prapa. Vetëm në figurë në lëvizje pa zë, shpikje kjo, që koha e tyre nuk e kishte arrirë. E siç shihet janë të prirur dhe e vazhdojnë ta ushqejnë magjinë e ekranit të vogël më shumë me përralla me mbret, se sa me aktualitet. Duke na detyruar në shikuesve, të shohim më shume kanale prestigjioze, si Rai_Uno BBS, SNN, duke na bindur, se edhe gazetarët e kameraman të mediave lokale, kombëtare e televizionit publik shqiptar japin vetëm dreka e dasma, ku bjen tupani e lodra, e ku nuhat era e mishit të pjekur, e gëlon aroma e alkolit e të birrës. Tashmë duhet ti japin ekranit lokal kombëtar e atij publik shqiptarë, pamje te tilla, që japin homologët e tyre të lartë përmendur, që shkojnë në zonat e nxehta si në Afganistan, Irak e ndoshta nesër në Liban, e ku shqiptarët përfaqësohen, në mënyrë dinjitoze në mbrojtje të paqes e lirisë. Këto janë dasmorët e vërtetë te lirisë, ku bashkë me aleatët e vet ndijnë aromën e barotit ku kërcet topi e mortaja, e ushton avioni e raketa, e ku gazetarët rrezikojnë jo në pak raste jetët tyre. LEKE LUMA |
Nr. 95 i gazetës në print
| Errare umanum est!
“E para ishte fjala!”. Keshtu thuhet ne njerin prej librave te shenjte, te cilin nuk po e permend, pasi shumica e atyre qe i lexojne keto rreshta, nuk e kane lexuar tekstin e perkthyer ne shqip. “Fjala” ne kuptimin me logjik te saj, eshte sinonim e “Lirise”. E kjo, per faktin e thjeshte se “Fjala” nuk mund te burgoset, te lidhet, e aq me pak te vritet. Ne rastin me te keq, mund te vritet ai qe e artikulon ate. E duke iu kthyer asaj qe personifikohet me “Liri”, eshte e thjeshte te bazohesh tek nje tjeter shprehje. Sigurisht, per mentalitetin tone, “Liria i ka rrenjet thelle ne gjak!”. Jo! “Liria jote perfundon aty ku cenohet liria e tjetrit!”. Duke u kthyer ne realitetin tone te viteve te pas- demokracise, besoj se ketu jemi te gjithe ne nje mendje, eshte abuzuar ndjeshem dhe haptas dhe me “Fjalen”, por me shume mendoj, me “Lirine”. Eshte keqperdorur “Fjala” duke e thene vend e pa vend ne emer te “Lirise”, ashtu sic edhe ne emer te ketij termi, kemi thene aq shume “Fjale” sa qe te gjitha tashme duken shume pa vend. Permes fjaleve, te lidhura ne togfjalesha apo ne fjali te thjeshta e te perbera, jane hedhur lumenj akuzash, pa e vrare shume mendjen nese kemi apo jo fakte. Te mos harrojme, se per nje fjale, e cila mund te mos i kete pelqyer dikujt, familje te tera jane ngujuar. Po, po, ngujuar! Sigurisht, kur dikush ne emer te “Lirise” per te mbajtur nje arme, ka qelluar dike qe i tha nje fjale qe nuk i pelqeu shume. Jane te shumte edhe llafazanet, ne kuptimin e plote dhe te mirefillte te kesaj “Fjale”. Disa nuk kenaqen me biseda tryezash, por i “eksportojne” ato edhe ne media te ndryshme, gazeta apo TV e radio. Ketu gjithcka komplikohet! Ne emer te “Lirise”, nje bisede e thjeshte dhe pa shume probleme ne nje tryeze ku shijohet kafe, shnderrohet ne nje ceshtje jo kombetare, por edhe nderkombetare. Ndersa shkruajme keto rradhe ne kete gazete, gjithcka eshte e qarte! Ne emer te “Lirise” se “Fjales”, dikush kerkon te shkruaje dhe te transmetoje, ate qe fare mire, mund tia kishte treguar dikujt serish duke u ulur ne nje kafe. Nuk do te kishte patur asnje problem dhe me pas, dy persona, e perseris, vetem dy, mund te kishin rene dakort ose jo per nje teme te caktuar! Nga ana tjeter, me te drejte, per nje ceshtje qe me shume se me materialen, lidhet me shpirtin, dikush reagon dhe madje publikisht! E ketu, futemi ne dilemen e perhershme te njerezimit, “Te flasesh apo te mos flasesh”! Sigurisht, shume presin qe une te shprehem ne favor apo kunder njerit prej ketyre kaheve, ne rreshtat e ketij shkrimi. Nuk kam ndermend te marr nje pozicionim, sic edhe nuk kam bere deri tani. Jam i sigurte ne dicka. Asnje nga analistet, opinionistet, gazetaret apo edhe thjeshte, ata qe e kane pasion te hedhin dy rreshta ne nje media te shkruar, nuk jane dakort me censurimin e shkrimeve te asnje lloji! Njekohesisht, asnje nga njerezit vullnetmire, ne nje shoqeri sic eshte kjo shqiptare e ketyre viteve, nuk kerkon te nxise konflikte, aq me keq urrejtje te asnje natyre. Ekulibri ne kete pike, me keto dy mendime alternative, eshte veshtire te gjindet. E keshtu, eshte gabuar dhe do te vijoje te gabohet, nga te dy kahjet. Gabojne ata qe “Fjalen e lire”, e thone me shume se duket dhe ku nuk duhet, sic edhe gabojne ata, qe mundohen ta frenojne ate, duke mos perdorur “si arme”, vetem “Fjalen”, te njejten arme. Jane te shumta rastet, ku njerezit, institucionet apo edhe shteti kane gabuar. Gjithcka lidhet me “Lirine”, por edhe me “Fjalen”, e cila mbase kur hidhet mbi nje leter, behet shume me peshe. Eshte e veshtire qe njerezit te jetojne 100% sipas shkrimeve te shenjta, perjashto ata, te cilet duke veshur petkun, pepiqen, por perseri nuk ia arrijne ne kete mase. Por mediat, te shkruara apo vizive, asnjehere nuk kane gabuar dhe sigurisht, nuk do te gabojne teksa ndjekin rrugen e tyre profesionale. Nje shtepi pa dritare, edhe pse me dyer te medha, nuk mund te marre driten e nevojshme te diellit. Pa dritare, nje shtepi do te kuterbonte ere te keqe. Edhe nese dicka, nuk eshte ne nivelin maksimal te mundshem, eshte me mire te publikohet! E keqja nese merr ajer, eshte shume me e lehte te permiresohet! Ne mbare boten, kemi degjuar dhe po degjojme per mjaft individe apo grupime, te cilet po terrorizojne mbare globin, nga Evropa, deri ne Azi. Por ata jane e keqja me e vogel e njerezimit. Me te rrezikshmit, jane ata qe nuk ndjehen dhe ne nje moment shfaqen pa mundesi parandalimi. Kundershtari me i ashper, eshte ai qe nuk te tregon kembet! E jo me kot, shpesh here perserisim me vete “Zot, me ruaj nga miqte, pasi nga armiqte ruhem vete!”. Blerti DELIJA
PS-ja, me krime pat ardhur në pushtet, me krime po kërkon ta rimarrë pushtetin Gjatë këtyre muajve në opozitë, minoranca e majtë nuk po bën asgjë tjetër veçse po vijon lidhjet e saj me krimin. Pasi e mbajtën pushtetin për 8 vite, duke u lidhur me krimin, të cilit i dha favore, përmes tij sërish kërkon të marrë pushtetin. Skenat e dhunës në Kuvend nga titullarë të opozitës si Ilir Meta i LSI-së, tregojnë qartë se kjo pjesë e politikës shqiptare është e lidhur me krimin, duke kërcënuar edhe mjaft demokratë të vendosur. Një nga këta është edhe Altin Haxhari, i datëlindjes 5 qershor 1979, i cili u rreshtua me bindje të plotë si anëtar i PD-së që nga viti 2002. Akvititeti i Haxharit ra në sy të pushtetit politik të PS-së dhe falangave të saj të armatosura. Më 22 mars 2002, policia politike e arrestoi thjesht si një militant i vendosur demokrat. Atë ditë në Shkodër u organizua një mitin madhështor në përkujtim të 22 marsit 1992, kur PD-ja kishte fituar duke kthyer në Shqipëri pluralizmin pas 50 viteve diktaturë. Altin Haxhari ishte një nga pjesëmarrësit më aktivë. Ai iu nënshtrua torturave çnjerëzore, të denja vetëm për diktaturat fashiste, që në vendin tonë fshiheshin pas termit socialist. Për mungesë provash ai lirohet duke treguar qartë se arrestimi i tij u bë për motive politike. Megjithatë, shërbimet famëkeqe, vijim i natyrshëm i Sigurimit të Shtetit komunist hoxhian, kishin planifikuar edhe vrasjen e të riut, kështu që Altini u detyrua të mjekohej ilegalisht dhe jo në spital. I kërcënuar vazhdimisht për jetën nga bandat e lidhura dhe të veshura me pushtetin fashisto-socialist, ka jetuar i fshehur për shumë kohë, si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar eliminimit vetjak por edhe të familjarëve të tij. Në këto kushte, si shumë demokratë të tjerë, Altini u detyrua të braktisë Shqipërinë, për të siguruar jetën e tij. Por dhe sot jeta e tij është e kërcënuar. Edhe pse në opozitë, PS-ja vazhdon të jetë e lidhur me banda, të cilat kanë për detyrë të ekzekutojnë vendimet e marra gjatë 8 viteve në pushtet, për zhdukjen e demokratëve. Në këto kohë, bandat e lidhura me opozitën, e cila tregon përherë e më shumë inkriminimin e saj politik, duke eliminuar kundërshtarët që ka patur gjatë 8 viteve në pushtet, kanë ndërmarrë një fushatë të egër dhune, deri në ekzekutime të militantëve demokratë. Ashtu siç janë eliminuar në Fier, Lushnjë, Shkodër, demokratët si Altin Haxhari janë të rrezikuar në çdo moment nëse kthehen në Shqipëri. Megjithë përpjekjet e qeverisë Berisha në luftën kundër krimit, duhen edhe shumë vite që siguria për jetën të jetë e garantuar. Aq më tepër, kur edhe në strukturat aktuale të shtetit, si policia, gjykata e prokuroria, vijojnë të ushtrojnë aktivitetin (anti)ligjor komisarë politikë të PS-së. Vasel Gilaj, Albert Vataj
Amerika, Britania dhe terrorizmi Ka ekzistuar, ekziston dhe për shumë kohë do të ekzistojë terrorizmi. Po çfarë është në të vërtetë? Një akt terrorist duket i lehtë të dallohet si i tillë. E megjithë ekzistencën e ligjeve dhe traktateve ndërkombëtare që e përkufizojnë terrorizmin si krim, madje qysh në gjenezë, në ideologji, kjo botë e trazuar prej tij ka edhe njerëz që e mendojnë ndryshe. Krejt ndryshe. Terrorizmi mund të ndodhë kudo dhe në mënyrë të paparashikueshme. Në Samara të Irakut, një xhami shiite është hedhur në erë në shkurt. Edhe në Bali të Indonezisë, tre autorë sulmesh vetëvrasëse, kanë shkaktuar vdekjen e 20 vetëve. Londra, si vendi i menduar shumë i sigurt, u trondit në korrik, ku tre trena metroje dhe një autobus u hodhën në erë me bomba. 10 gushti ishte planifikuar si dita më e zezë e botës nëse terroristët do arrinin të hidhnin në erë 12 avionët e planifikuar. Në mendjet e terroristëve që po përballen me drejtësinë, kish marrë jetë jetëmarrja e mijëra jetëve të pafajshme. Jo rrallë ka patur edhe manifestime kundër veprimeve të Presidentit amerikan Xhorxh Bush apo Kryeministrit britanik Toni Bler. Është e vërtetë që popujt ngado nuk duan luftë, aq më tepër kur paqja mund të funksionojë. Po sa e mundshme është të sigurosh atë që duan njerëzit, paqen? Terrorizmi fatkeqësisht po e imponon dhunën. 11 shtatori 2001 në New York, ende është në sytë e gjithkujt, ashtu i si, tragjik, ndaj edhe përkufizimi i tij është hartuar me fjalë shumë të rrepta. Terrorizmi mund të përkufizohet nga gjithkush si dhunë kryesisht kundër civilëve nga grupe që duan të ndikojnë tek politikat e qeverive, duke ngjallur frikë e panik në ato shoqëri. Ndaj edhe startimet e terroristëve synojnë Amerikën, Anglinë apo vende të tjera që ndikojnë edhe në politikën globale. Analisti Brian Jackson i Koropratës Rand në Uashington është shprehur se megjithëse objektivat e grupeve të veçanta terroriste mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, ka diçka të përbashkët që i lidh këto akte dhune. Pra, kështu ka dashur të thotë ai kur ka nënvizuar: “Terrorizmi është armë psikologjike. Është përpjekje për të shkaktuar frikë dhe të ushtrojë veprim tek njerëzit përmes frikës. Kështu, duke u bërë keq pjestarëve të popullsisë, ata përpiqen të shkaktojnë frikë tek gjithë popullsia që ajo nga ana e saj të ushtrojë presion tek qeveria për të ndryshuar vendimet e saj”. Kjo erë e keqe ndihet ngado në botë. Kështu ngjau edhe në Spanjë para dy vjetësh. Pra nuk ishte rastësi që tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, një sërë shpërthimesh shkatërruan tre trena, duke çuar në varr mbi 200 jetë të pafajshme. Një videokasetë qe gjetur asokohe në Madrid, ku merrej përsipër përgjegjësia nga Al-Kaida, e cila kërkonte që Spanja të tërhiqej nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Irak. Analistët kanë pranuar se pikërisht videokaseta ka ndikuar, madje është bërë faktor që spanjollët përmes kutisë së votimit të zgjidhnin Partinë Socialiste të opozitës së Jose Luis Rodriguez Zapateros, si drejtuese të fateve të Spanjës. Dhe pikërisht socialistët e Zapateros tërhoqën menjëherë trupat spanjolle nga Iraku. Sot ka përkufizime ligjore për terrorizmin në ligjet amerikane e britanike, por edhe në traktatet ndërkombëtare. Megjithatë, këto përkufizime mund të jenë të ndryshme nga qëllimi dhe përmbajtja, duke lënë të çelura të tjera të rregullta gjithnjë në varësi të efektivitetit të terrorizmit si akt e ideologji. Jeffrey Breinholt, zëvendës-shef i kundërterrorizmit në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, shpjegon se si parashihet terrorizmi në ligj për SHBA-në: “Në Shtetet e Bashkuara nuk ka gjë të tillë si krim i terrorizmit. Në fakt, ne si qeveri bëjmë një listë të akteve që ne e dimë që terroristët i kryejnë dhe pastaj e parashikojmë si krim, kryerjen e këtyre akteve”. Pra, rrëmbimi i avionëve, mbajtja e paligjshme e armëve, eksplozivëve dhe shkatërrimi i objekteve qeveritare amerikane janë disa nga aktet e lidhura me terrorizmin që parashihen në ligjin federal. Shumë vende dhe traktate ndërkombëtare, madje jo vetëm perëndimore, e pranojnë terrorizmin si krim, por ka edhe deklarime që nuk i konsiderojnë disa akte si terrorizëm. Kjo për shkak të bindjeve politike apo edhe shoqërore. Në qoftë se del në rrugë në Amerikë dhe pyet, ashtu mbarë, pra edhe amerikanë të kombësive dhe bindjeve të ndryshme, se çfarë është terrorizmi, në dhjetë vetë do marrësh tetë përgjigje të ndryshme. Për çdo person ideja e një terroristi dhe e një luftëtari të lirisë është e ndryshme. Por nuk duhet harruar se në vitet 1980, terroristët në Amerikën Qendrore ishin për vendet lindore luftëtarë të lirisë. Pra, me pak fjalë, është mjaft e komplikuar tema mbi terrorizmin. Disa njerëz e kanë mbrojtur dhunën e IRA-s në Irlandën Veriore, si një përpjekj legjitime për të bashkuar rajonin e kontrolluar nga Britania, me Republikën Irlandeze. Arsyetime të tilla janë përdorur edhe për dhunën e separatistëve çeçenë dhe të Sri Lankës. Ideja e terrorizmit mund të ndryshojë edhe nga besimi fetar. Disa njerëz pretendojnë se shkrimet e shenjta të besimit kanë fragmente që e justifikojnë dhunën dhe kjo, megjithëse të gjitha fetë kryesore thonë se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e papranueshme. Perëndimi e shikon terrorizmin si një kërcënim të madh për paqen e stabilitetin. Kundër tij po merren e do merren gjithnjë masa më të rrepta, biles gjithëpërfshirëse. Edhe në vende që nuk ua di kush emrin. Lista me aktet që perëndimi i di, plotësohet përditë, çdo orë e minut. Pra, përpjekjet e veprimi po shkon edhe përtej kapjes dhe ndëshkimit të autorëve të dhunës. Analisti Steven Welsh, në Qendrën për Informacion për Mbrojtjen, në Uashington, thotë se: “Që të kapet rrjeti i gjerë, gjithkush që ka përgjegjësi dhe, të shqyrtojmë masat që duhet të marrim për të parandaluar terrorizmin, ne duhet t’u gjejmë rrënjët aktiviteteve ndihmëse si sponsorizimeve, organizimit, nxitjes për dhunë…”. Pavarësisht gjithçkaje që njeriu paqësor ka bërë e po bën, këto aktivitete, me ndihmën e teknologjive moderne që lejojnë lëvizjen e fshetë deri diku edhe të komunikimit (me njëri-tjetrin, normalisht, pasi bisedat e tjera të gjitha deshifrohen e janë prova), e bëjnë luftën globale komplekse dhe jo të lehtë. Është fat për të gjithë popujt se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumë vende të tjera të fuqishme, thonë se asgjë nuk do i ndalojë deri në mposhtjen përfundimtare të terrorizmit, duke bërë histori me historinë. Sokol Pepushaj
A është ky hap drejt triumfit të politikës serbe për Kosovën Është V.Kushtunica armiku i Kosovës së lirë, i shqiptarëve që duan paqe. Por, për këtë paqe të shqiptarëve, për këtë liri të Kosovës, armiku nuk do të ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj është me normale të thuhet se nuk ka përfunduar lufta me Serbinë. Kjo luftë ka te ngjarë të zgjasë edhe për sa kohë që Kosova mbahet e tillë, sipas thënjës se njohur; “ngrihe, e mos e këput“.
Gazimestani vend i bastionit nacionalshovenizmit serb. Ky vend i vogël, me i kish pa origjinë, me i histori të rreme, vazhdon të mbetet, të bëhet lëmshi më i madhë i trazirave të mundshme, në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve. A do ta lejojë këtë UNMIK-u dhe qeveria e saj solidare, që flet në emër të Kosovës. Kjo po dëshmohet gjithnjë e më shumë, madje rasti i vizitës së V.Kushtunicës, është argumenti më i madhë dhe më i palëkundshëm. Sikur po harrohet gjaku i trimave, lufta e tmerrshme dhe terrori i kriminelëve serb, që ushtruan për ni kohë të gjatë mbi Kosovën dhe shqiptaret. Ndofta, po kaq me trishtim, mund ta ketë marrë, gadi dhe secili shqiptar, që i druhet Serbisë. Pyetjae, Se a i druhemi Serbisë me këtë politikë që kemi, vetëm një mburravec e thotë troç; Jo te madhe e, pa mbulesë. Ardhjen e Kushtunicës në Kosovë dhe epilog i vizitës së ti, nuk qe në fakt pjesëmarrja në kremtën apo ceremonin fetare. Më tepër se kremtë se ceremoni fetare ato ken politike dhe kërcnim politik i sërishëm nga brenda, ngjajshëm me ish diktatorin Millosheviq. Se politika serbe nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve dhe Kosovës e deshmoi fjalimi politik, i kryeministrit aktual serb, i cili e pohoi se:“ unë do të bëjë më shumë se Millosheviqi që ka bërë për serbet këtu“ . Ky qe mesazhi, i ti në Kosovë. UNMIK-u, e toleroi edhe njëherë aktivitetin politik te agresionit serb mbi Kosovën, duke e lejuar Kryeministrin e një vendi kriminal të kthehet në Kosovë, pa u penduar, pa kërkuar falje publike për krime të bëra, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më këtë edhe njëherë, ne po tregohemi të papërgjegjëshëm ndaj vetës dhe historisë sonë. Ngjarjet e krimit makabër të kryra nga serbët në Tivar, as edhe sot nuk u denuan nga askushi sepse nuk e ngritëm kurrë zërin deri te arsyeja. E njëjta gjë, sikur po përseriten edhe tani, me krimet kudo e ku në Kosovë, në fakt për këtë nuk po e ngrisim sërish zërin e fuqishëm deri te arsyeja. Shkaqet për këtë nuk janë aq shumë te atakura me realitetin. Pse kaq shpejt harrohen momentet më të rëndësishme të historisë, tmerret që na i shkaktoi Serbia në shekuj, lëgjendat shqiptare, lufta e UÇK-së, dhe të tjera… Janë produkti më zhglyeshëm, më te dëmshme që ne vazhdimisht i bëjmë vetës. Pamjt që ndodhën në Mitrovicë janë akoma trishtim, në pritën e vendosur nga Lëvizja për Vetëvendosje, LPK-ja, për të mos hyer serish njeriu armik i papërmisueshëm dhe „nongrato“ i shqiptarëve. Ndërhyrja e dhunshme, brutale e policisë së ashtuquajtur SHPK, (solidja e KFORI-t dhe të ashtuquajturve policë nderkombëtar) shënoi dhe pësoi në vete degradimin më te madhë, ne besimin e saj tek populli. Pse t’i besohet një policie që harron kriminelët, në vend se ajo te solidarizohej me protetstuesit, ajo i rraf dhe i dhunon qytetaret e vet për kriminelet e Serbisë. Kështu ajo mbron Serbin nga brenda, Ngjajshëm ndodhi edhe më parë, me Drashkoviqin, dhuna ishte bërë objekt i qytetarëve të saj, që nuk duan njerzë të thikave, te kalashnikovë-ve, që Kosovën kur te duan, e kur tu teket e bëjnë shënjestër te nacional-shovenizmit serb. Është V.Kushtunica armiku i Kosovës së lirë, i shqiptarëve që duan paqe. Por, për këtë paqe të shqiptarëve, për këtë liri të Kosovës, armiku nuk do të ndi, nuk do te pajtohet. Ndaj është me normale të thuhet se nuk ka përfunduar lufta me Serbinë. Kjo luftë ka te ngjarë të zgjasë edhe për sa kohë që Kosova mbahet e tillë, sipas thënjës se njohur ;“ngrihe, e mos e kput“. Kushtunica në një tubim në Mitrovicë vite më parë, nxorri kalashnikovin për ti friksuar shqiptaret dhe për tua bërë te njohur se Kosoven nuk do ta lëshojnë. Këtë pamje e pamë serish në Gazimestan me gjuhen gjarpër, helëm për Kosovën dhe shqiptaret. Ky aversivitet i politikës serbe nuk ndalet duke zbutur tonet tone, kinse për t’i treguar botës dhe atyre se ne nuk jemi te ngjajshëm si ta. Duhet, sjellje tjera ndaj provokimeve të vazhdushme të politike serbe dhe maglomanve te nacional-shovenëve serb. Ardhëja e kryeministrit aktual serb pas shtat vitetve në Kosovë, nuk solli ndryshimin e mundur te një Serbie demokratike, te njeriut që krekoset para opinionit te vet dhe te jashtëm se Serbia nuk është më nën diktatin e ngjajshëm, me regjimin e Millosheviqit. Kjo mani intrigash i sherben politikës që e zë në kut atë që mundet. E, a jemi ne shqiptaret e Kosovës kuti i politikës Serbe, më këtë lloji politike servile, rrallë kush se do ta besonte te kundërtën!. Ardhja e Kushtunicësnë Kosovë, në Gazimestanin si bastion , nuk mund të ndodhte ndryshe nga ajo që e vertetuam dhe qe e ishte paksa e ditur. Nuk ndodhi ajo siç e pohuan; F.Sejdiu dhe A.Qeku, kjo vizitë do të jetë vetëm si një vizitë private me mison fetar. Ja të tilla aluzione politike merr qytetari i Kosovës nga „Presidenti“ nga „Kryeministri“,i saj. Deri kur qytetarit te Kosoves do ti mistifikohen realitetet politike qe kan të bëjnë më të dhe për ta. Kryeministri serb, V.Kushtunica erdhi në Kosovë, jo i shoqëruar nga policia serbe, siç do të deshironte ai, por ngjajshëm, u sigurua se nuk do ti ndodhë asgjë sepse garantuse do te jetë SHPK-ja. Këtë edhe e bëri SHPK-ja, për Kushtunicën, atë e siguroj deri në atë masë sa për të do të dhunohej brutalisht, kushdo kjoft ai edhe veprimtari i dalluar i çështjes shqiptare apo deputeti i paralamentit të Kosovës. Bekim Rexhepi
Fier: Dhunë mbi aktivistin e FRESH-it Demokratët intensifikojnë gjuetinë e shtrigave duke e shtrirë atë në të gjitha nivelet e anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Socialiste. Së fundi, viktima e radhës ka qenë i riu socialist, anëtar i FRESH-it, Saimir Toska. I kontaktuar nga gazeta, ky i fundit ka dëshmuar se në mbrëmjen e 25 janarit, menjëherë pas kthimit të tij në shtëpi, dy policë, efektivë të Komisariatit të Fierit, kanë shkuar në banesën e tij dhe i kanë kërkuar në mënyrë të prerë që ta shoqëronin në ambjentet e policisë. Pa dashur të shkaktojë incident të panevojshëm, si edhe duke dashur të shmangë reagimin e shqetësuar të gruas së tij, Toska është bindur dhe është nisur bashkë me dy policët për në komisariat. E çuditshme është se trajtimi që i është bërë aty nuk e ka justifikuar urgjencën me të cilën ai është thirrur dhe shoqëruar, pasi gjatë gjithë natës askush nuk është marrë me të, qoftë edhe sa për ndonjë formalitet të thjeshtë. Vetëm në nesërmen në mëngjes, vetë Shefi i Komisariatit ka komunikuar me Toskën duke i thënë se ndaj tij ka patur një denoncim për ushtrim dhune ndaj dy personave emrat e të cilëve ai nuk i bëri të ditur. Pas refuzimit të Toskës dhe këmbënguljes së tij për të mësuar emrat e denoncuesve, zyrtari lokal i policisë i deklaroi Toskës se tashmë kjo çështje do t’i kalojë Prokurorisë dhe se policia e quante të ezauruar detyrën e saj duke e lejuar Toskën të shkojë në shtëpi. Sakaq, nga burimet tona në Prokurori mësojmë se ndaj të riut Saimir Toska është hapur një çështje penale pas kallzimit të bërë ndaj tij nga organet e policisë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve lokale të Partisë Socialiste të Fierit. Vetë kryesocialisti fierak Kujtim Shehaj, por edhe deputeti i zonës, Petro Koçi, në një deklaratë për shtyp ka cilësuar këtë si një veprim diskriminues, “akti i rradhës” në gjuetinë e shtrigave që pushteti i Berishës ka filluar në të gjithë vendin kundër anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Socialiste, veçanërisht në Fier, i njohur si qytet që ka votuar vazhdimisht për socialistët, siç theksohet në deklaratën për shtyp. “Saimiri është viktimë e aktivitetit të tij disavjeçar politik në shërbim të PS-së, për më tepër që është punësuar në administratën lokale të saj”, kur z.Koçi për gazetën “Shqipëria Etnike” duke shtuar se gjithë të tjerat janë sajesa të policisë lokale, e cila aktualisht kontrollohet me dorë të hekurt prej pushtetit të sotëm demokrat. Jetmir Delaj
Ligji i ri për pushtetin vendor shmang konfliktin e interesave Duke vlerësuar idenë e zgjatjes së mandatit të të zgjedhurve lokalë në 4 apo 5 vjet dhe me argumentet e paraqitura, është mirë të ndalemi në këtë pikë. Duhet të kemi parasysh se e vetmja mënyrë e ndërtimit të institucioneve të drejtuesve të pushtetit lokal janë zgjedhjet politike. Por është shumë e nevojshme që pas zgjedhjeve këto institucione të veprojnë si të tilla dhe vetëm si së tilla. Nevojat e panumërta të komuniteteve tona të organizuara në njësi administrative nuk mund të presin asnjë sekond vonesa krejt banale të këtyre institucioneve, që duhet thënë se gjejnë hapësira ligjore për shkak edhe të ligjeve në fuqi. Dhe defektet në ligj fillojnë që nga ligji për zgjedhjet lokale. Tashmë është evidente në fjalorin politik fjala Dushk. Kjo përdoret me dhe pa arsye sa herë që ka probleme në Parlamentin Shqiptar, i cili për të dytën legjislaturë radhazi është ndërtuar mes defektesh zgjedhore edhe me këtë problem. Por unë do të thoja se në shoqërinë shqiptare ky defekt në parlament është krejt minimal në krahasim me Dushkun në pushtetin lokal. Dihet se zgjedhjet lokale ndërtojnë brenda institucionit të drejtimit lokal dy mini-institucione siç është ai i Kryetarit dhe Këshillit Bashkiak. Për nga rëndësia për një funksionim të rregullt të institucionit, këshilli bashkiak-komunal është shumë i rëndësishëm dhe jetik duke qenë organi vendimmarrës. Po kështu ky mini-institucion është shumë i rëndësishëm dhe për performancën politike pasi duke përjashtuar dy partitë e mëdha të cilat synojnë dhe në shumicën e rasteve i dominojnë të dy mini-institucionet, të gjitha partitë e tjera kërkojnë të përfaqësohen. Duke qenë se ligji paragjikon zgjedhjen e këtyre dy mini-institucioneve brenda institucionit në mënyrë të veçuar, këtu ndërhyn Dushku i kushtëzuar nga dëshira e përkeqësimit medoemos, sëmundje kjo e politikës sonë. Votat për kandidatë shkëmbehen për vota për këshilltarë e anasjelltas. Të mëdhenjtë lëshojnë e të vegjlit përgjërohen për mbijetesë dhe përfundimi ligjor moral i zgjedhjeve të tilla lokale, të ligjshme janë mini-institucione dushkore, me vështirësi të mëdha funksionimi. Megjithëse institucioni i kryetarit është i një force politike, institucioni i këshillit i përket një përzierjeje miks pa ekuilibër politik por që vetëm bllokon ose e përdor mini-institucionin për qëllime personale. Kam parë këshill të dalë nga mënyra dushkore që nga socialdemokratë janë pjestarë të grupimit të djathtë, aleancistë me të drejtat e njeriut apo republikanë me socialistë. Kjo shumë e theksuar në këshilla komunalë ku ndërhyn dhe një veçori tjetër, që do ta theksoj më poshtë, si konflikti i interesit. Një dukuri e tillë është shumë e dëmshme në funksionimin e institucioneve të pushtetit lokal, në përmbushjen e detyrave të tij, në shërbim të popullit. Sa e sa raste në dukje absurde, kanë ndodhur në shoqërinë tonë të bllokimit të funksionit të pushtetit lokal, por që kanë shfrytëzuar hapësirat ligjore në fuqi. Këtu, si gjithnjë, fajin e kanë partitë politike të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve, por fajin e ka edhe ligji i cili duhet t’u presë rrugën njëherë e përgjithmonë abuzuesve të tillë. Dy janë rrugët më efikase për rregullimin e përfaqësimit: a) barazimi i votës parti-kandidat; b) rritja e pragut të përfaqësimit. Reformat decentralizuese të pushtetit lokal duhet doemos të shoqërohen me përmirësime funksionale të këtyre institucioneve që për mendimin tim janë “thembra e Akilit”, pika më e dobët administrative e shoqërisë sonë. Me shumë seriozitet në ligjin e funksionimit të pushtetit lokal duhet parë dhe konflikti i intersit, ose e thënë ndryshe moslejimi i organizimit të këtyre institucioneve mbi bazë farefisi, miqësie, pasi nepotizmi është bërthama e tyre. Këto fenomene kryesisht në komuna e sidomos kur ata drejtojnë njësi të pakta administrative, janë bërë gangrenë e vërtetë për funksionin e këtyre institucioneve. Pa dëshiruar të përmend identitete, di disa institucione të tilla kur kryetari ka 2 apo 3 këshilltarë kushërinj, bies në parti të ndryshme, 2 apo 3 nëpunës në administratë miq apo kushërinj. Të duket se kur troket në derën e këtyre institucioneve ke ngatërruar derë e po troket në biznesin e këtij apo atij individi, të papranueshme. Ndoshta dikush do të thotë që fajin e kanë zgjedhësit. Mund të kenë fare pak të drejtë. Fajin kryesor e ka ligji. Ndaj duhet rregulli. Mbifajin e ka politika. Me urgjencë politika duhet të ndërhyrë për rregullimin e legjislacionit. Zgjedhjet lokale po afrojnë. Ata nuk janë zgjedhje politike. Këta zgjedhje mos të gënjejë mendja njeri se përbëjnë test politik. Janë zgjedhje për një administratë lokale që është shumë e rëndësishme. Një administratë që nuk duhet ta ndjejë veten të imunizuar qoftë dhe për arsye të ligjit, por ta ndjejë veten shërbëtore, të mbrojtur por shumë të kontrolluar. Dhe në do të arrihet që të zgjedhim një pushtet lokal cilësor, funksional e të përgjegjshëm, Shqipëria do të bënte një hap të madh integrues drejt Europës. Politika shqiptare duhet ta dijë mirë këtë. Të mos përdorim gjithçka për interesa politike. Është koha të punojmë e veprojmë mirë, për këtë popull plot halle. Aleksandër Kaçi
DITËVERA ” DIBRANE ” NË SALAMINË… DITA e VERËS është një festë mbarkombëtare, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët : në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni. Një ditë atë e gjeta, ashtu siç e pata përjetuar në fëmijëri, në një ishull të Greqisë, midis arvanitasve të Salaminës… Dita e Verës… 14 Marsi…Sa herë dëgjoj këtë emër kujtesa këthehet një gjysëm shekulli pas, në ditët e mija të fëmijërisë, në ato ditë që nuk këthehen më. Dita e Verës ishte një ditë e gëzuar për të gjithë por në veçanti ajo ishte një ditë e madhërishmë për fëmijët… Dita e Veres si dhe shume Ditë të tjera të shënuar në kalendarin vjetor si Novruzi, Shëngjergji, Shënkolli, Shën Mëria, Shën Mitri e të tjera ishin pika referimi në kalendarin popullor. Fejesat, dasmat, lindjet, vdekjet, të mirat dhe të këqiat, gëzimet dhe fatkeqësitë ishin masë e kalendarit popullor. Nëna ime e mirë, sa herë kur unë festoja ditëlindjen time që sipas letërnjoftimit ishte më 11 maj më thoshte se ti nuk ke lindur pesë ditë pas Shëngjergjit ( 6 maj ) por pesë ditë para Ditës së Verës. Dhe asnjëherë nuk mungonte të përshkruante, me gëzimin e nënës se si komëshinjtë vinin e të mbulonin me lulet e sapoçelura të thanës duke uruar që të bëhesh i fortë si thana, të rrethonin me vezë të kuqe që të rritesh i shëndetëshëm, ” I bardhë e i kuq si veza…” Që në vogëli, por edhe tani që kam hyrë në dhëmbët e pleqërisë, asnjëherë nuk më janë shqitur nga qënia ime këngët dhe ritet e Ditës së Verës,bukuria që përcillnin mëngjeset paraditverore. Të bukura, kaq të bukura sa nuk harrohen kurrë, ishin ditët, apo më mirë të them javët e paraditverës… Ngriheshim herët në mëngjes, pa zbardhur dita. Vishnim shpejt e shpejt ndonjë rrobë të trashë të leshtë që të përballonim të ftohtin e mëngjesit që në Dibër në fund të shkurtit e fillim të marsit thuajse kurdoherë ishte me debore e me akull dhe dilnim “Tek Thana”. Kjo bimë frutore çel e para midis të gjitha pemëve në anët tona. Sythat e saj fryhen e plasin edhe midis të ftohtit e ngricës. Druri i saj konsiderohet si druri më i fortë midis të gjithë drufrutorëve që natyra mban në gjirin e saj të virgjër. Ndoshta kjo është arsyeja që të parët tanë paganë kanë zgjedhur për t’iu falur thanës, për tu fërkuar pas saj që ” të bëhemi të fortë si thana”. Edhe këngët që këndonim me zë të lartë që të dëgjojnë komshinjtë ishin këngë që të ftonin për shëndet. Ja njëra prej tyre ashtu siç ka mbetur e pashkulshme në kujtesën time.. I fortë si thana, I lartë si plepi I lehtë si lajtheja I bardhë e i kuq si veja… Ëndrra dhe dëshira e fëmijëve në ato kohë ishte të ishin trup fortë si thana, të ishin truplartë si plepat kavak që lartoheshin rreth shtëpive, të ishin trup lehtë si lajthija dhe të ishin të bardhë e të kuq si veza. Për këtë i luteshin Ditës së Verës.
Ngritja herët ishte një garë e përditëshme fëminore. Ai që ngrihesh i pari kishte privilegjin të tallte e përqeshte bashkmoshatarët e vet t’u linte atyre “morrat e pleshtat”, t’u këndonte me qesëndi : Fli or Gëzim fli , Të ka marrë nana n’gji, Sa qenke rrit Qenke ba si shyt… Ftesa per te dale “ke thana”, ishte domethënëse, qesëndia për ata që flinin gjumë ishte po ashtu domethënëse. Dita e Verës shënonte fundin e punëve të mbyllura dimerore dhe fillimin e punëve të hapura, të mëdha të Verës. Ndaj secili tash duhet te ngrihet heret dhe t’u pervishet punëve . Nata e Verës ishte Nata e Luleve. Ne mesditë , djem e vajza shkonin në zabel dhe mblidhnin lule, bënin me to kurora dhe duke kënduar e hedhë valle vinin e i ngjisnin mbi portat e shtëpive . Në mbrëmje mblidheshin tek mullinjtë dhe pasi hidhnin në ujin që shkumzonte tek dilte nga elika e mullirit lule, mbushnin ibrikët me ujë dhe me të spërkatnin shtëpitë… Në mbrëmje, kur binte errësira organizohej ndezja e zjarreve. Pranë çdo shtëpie fëmijët, në një garë të pashpallur, me ditë të tëra punonin kush e kushtë bënte mullarin më të math, të ndizte zjarrin më të madh. Rreth zjarreve përsëri këndoheshin këngë, thyheshin vezë e në fund organizohej kapërcimi i flakëve në shuarje. Në sofrën e Natës së Verës zakoni e donte që të vihej gjeli më i math i tufës së shpendëve të shtëpisë… Dita e Verës, 14 marsi, shpaloste të tjera bukuri, të tjera rite. E ndërsa nënat dhe gjyshet gatuanin “Petën e Ditveres”, e mbushur me gjërat më të shijshme të kohës, fëmijët, djemtë dhe vajzat, madje edhe nuset e reja që zakonisht merrnin leje për t’u kthyer tek prindët, nisnin këngët dhe lojërat e tyre. Djemtë luanin kala dibrance, futboll, dokrra, madje organizonin lagje me lagje beteja me bahe, një mjet thurur me penjë që përdorej për të përcjellë gurët kundër kundërshtarit nga një kodër në tjetrën. Goditja që mund të mirrej nga një gurë i kundrërshtarit nuk konsiderohej fatkeqësi dhe nuk ushqente asnjë lloj mërie me kundërshtarin…Vajzat luanin jesir,qorrduka e lojëra të tjera. Luanin edhe një lojë tjetër me vajzat e lagjes përkundruell. Këndonin dhe u hidhnin rromuze njera tjetrës. Gëzim sillnin midis fëmijëve, por edhe të rriturve, ardhja e Llazoreve dhe këngët karakteristike që përcilleshin në ritin e ardhjes, qëndrimit dhe ikjes së tyre. Llazoret ishin njerëz, djem dhe vajza, të lagjes tjetër, të cilët visheshin me rroba shumëngjyrëshe dhe në fytyrë mbanin maska që të mos njiheshin. Llazoret përfaqësojnë ato shfaqje popullore që aktualisht kanë hyrë në fjalorin festiv mbarbotëror me emrin Karnavale… Kur erdha në Athinë për afro një vit te tërë jetova ne Salaminë, një ishull i banuar nga shqiptarë të ardhur shekuj më parë, nga arvanitas. Një ditë u befasova kur Parashqevula që i kishte kaluar të gjashtëdhjetat , duke biseduar me mua me fjalë arvanitase ( unë në atë kohë nuk dija asnjë fjalë greqisht ) më këndoi një këngë të fëmijërisë së saj që më solli në Salaminë ditëveret e krahinës sime. Kur ishim të vogla, më tha ajo, më 14 mars. Ditën e Verës dilnim në majë të kodrës së Kamaterosë dhe u këndonim vajzave të fshatit tjetër, Ambelaqit: Ambelaqi gropa gropa I ka vashat porsi lopa… Parashqevula këndoi me një shqipe çuditërisht të pastër të njëjtën këngë që vajzat dhe nuset e lagjes sime u këndonin vajzave dhe nuseve të lagjes së Kallçishtit… DITA E VERËS është një festë e vjetër popullore, një festë shumë e vjetër, festë pagane, parakristiane, gjeografia e së cilës është shumë më e gjërë se Elbasani apo Dibra ku unë përjetova gezimet e saj fëminore, Ajo është një festë mbarkombëtare, që nuk njeh kufij. Duke shkruar keto rradhë, rrjedhe e kujtimeve të herëshme nuk mund të rri pa përcjellë për lexuesin urimin tradicional : “Gëzuar Ditën e Verës! E gëzofshi atë me nanë e me babë,me motra e vëllezer, me nipër e mbesa, me miq, shokë, shoqe e dashamirë ! ” ABDURAHIM ASHIKU
Dukagjinasit në ndihmë të Shkodrës së rrethuar (1478-1479) (Shkodra në dorë të otomanëve) Një “sekuencë” nga skena tragjike e Rrethimit të Shkodrës (1478-1479) më ngacmoi për të shkruar këta rreshta, dhe është pikërisht një moment kritik kur pushtuesit e shumtë osmanë i ishin afruar portës kryesore dhe kishin ngritur mbi bedenin e parë flamurin turk. Sulltan Mehmeti II (Fatiu), mbas shumë fitimeve të bëra në Krujë e në Lezhë (Llesh), u nis për Shkodër, e më 20 maj 1478 mbërriti përreth qytetit dhe me atë shpejtësi e shtini në një rrethim të rrebtë. Në Kështjellë nuk kishte brenda veçse 1600 luftëtarë e ndër ta disa venedikas, të gjithë të lidhur në besë me vdekë burrërisht e mos me u dorëzue. Kryepari i tyre ishte Antoni i Lezzes, i cili me Nikollë Monetin, Flor Janinën e Donatin ndërtoi shtigjet e qëndresës. Frat Bartolomeu i Epirit, i Shoqërisë së Domenikanëve, me fjalë të zjarrta u jepte kurajo të ndrymëve për qëndresë të fundit përballë një armiku aq të madh dhe aq mizor, që kishte me vete afro 150.000 luftëtarë e 10.000 kamile (deve) të ngarkuara me topa të mëdhenj, me gjyle e mjete të tjera luftarake. Lëmi ushtarak i otomanëve shtrihej nëpër fusha rreth Shkodrës e nuk shihej tjetër veçse shatorre e ushtarë të paumërt otomanë. Kështjella qe rrahur me topa pa pushim, me të madhe rrebtësi e toka dridhej në çdo anë nën ushtimën që tmerronte botën. Ky bombardim zgjati për disa ditë e në shumë vende ledhet qenë dobësuar e çilur, por luftëtarët e brendshëm, me një shpejtësi të rrufeshme i mëkëmbnin (riparonin-M.B.) me gurë të rinj, me trupa e me grremça për të mos i lënë shteg armikut për të hyrë gjatë sulmeve të tij të shpeshta dhe të furishme. Më 22 korrik qe çarë me topa një krah i ledhit te porta e madhe e Kështjellës, e ushtritë otomane, duke bërë një yrysh të fortë, mundën me u afrue e me ngulë në beden të parë flamurin e Sulltanit, por nuk mundën të qëndronin, se në atë çast ia mbërritën me shpejtësi të rrufeshme luftëtarët e Dukagjinit, të cilët e ndaluan hovin e armikut dhe duke e larguar prej andej në teposhtet e Rozafës, dhe me flamurin e Shën Markut, i cili valëvitej rishtaz, aty ku përpara pak kohe valoi ai i turkoshakëve. Terri i natës e ndaloi furinë e luftëtarëve, por të nesërmen u përsëritën sulmet dhe gjaku shkoi si rrëke, por të ndrymit në Kështjellë, me një qëndresë kreshnike i zbrapsën ushtritë otomane duke i vënë në ikje në teposhten e Kështjellës. Ndër këto ndeshje të rrebta mbetën të vdekur 400 luftëtarë të brendshëm e 12.000 luftëtarë otomanë. Më 27 korrik u përsëritën mësymjet, por qëndresa e të ndrymëve jo vetëm u rezistoi atyre ndeshjeve të furishme të armikut, por i zbrapsi duke i shkaktuar armikut dëme të pallogaritshme. Ndërsa bëhej luftë e përgjakshme përreth Shkodrës, një pjesë e ushtrisë turke kishte mësyrë Drishtin, i cili nuk mundi t’i qëndrojë furisë otomane e më në fund u dorëzua. Të gjithë të dorëzuarit qenë vënë nën shpatë e kokat e tyre u dërguan para Sulltanit i cili dha urdhër t’i vinin mbi hunj e t’i shfaqnin të rreshtuar përballë Kështjellës, për t’u futur tmerrin të rrethuarve, por Shkodra nuk u tremb, e qëndresa e tyre zgjati aq sa Sulltan Mehmeti i mërzitur, mbasi la Evrenaz Pashën me 40.000 luftëtarë, ai vetë, me pjesën tjetër të ushtrisë u kthye në drejtim të Stambollës. Venediku, me sa mundi, kërkoi të mbledhë princat kristianë të Europës, në bashkim për të ndaluar turrin e Sulltanit, por duke parë se nuk kishte mbetur më asnjë shkëndijë shprese, as për bashkim e as për ndihmë, kërkoi të bjerë në marrëveshje me të dhe kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 janar 1479. Shkodra u dorëzua me kusht me i lanë me dalë të lirë luftëtarët me armë, e qytetarët me materialet që mund të merrnin me vete. Kështu Antoni i Lezzes (Anton Loredani), Kryepari i luftëtarëve të rrebtë dhe heroi i qëndresës mbinjerëzore, doli prej Shkodrës me 450 burra që kishin tepruar prej asaj lufte të përgjakshme e me 150 gra të ngarkuara me armë e me tesha e takame kishe, e jo vetëm nuk patën trazime, por qenë të nderuar prej armiqve që kishin mbetur të habitur duke parë se një grusht burra kishin bërë për aq kohë gjithë atë qëndresë para një ushtrie aq të madhe. Fitimi i Shkodrës dhe i Drishtit nga ushtritë otomane qe bërë me shumë gjak të turqve, të cilët humbën gjatë kësaj fushate në rrethimin e këtyre kështjellave, mbi 45.000 luftëtarë. Masi ra Kruja, Lezha, Drishti e Shkodra, otomanët mësynë Myzeqenë ku Gjon Muzaka i ngelur vetëm përballë tyre, qëndroi me burrëri, por më në fund, i lodhur prej shumicës së armikut, qe nënshtruar e vdiq në vitin 1510, e kështu Shqipëria nuk mundi të ketë më asnjë shpresë qëndrese. Shumë shqiptarë nuk mundën ta shohin me sytë e vet pushtimin e vendit të rënë në duar të mërishme të atij armiku me të cilin patën luftuar disa vite dhe dolën ndër vende të sundimit të Venedikut, në krahun e Mirditës, Italisë e në Siçili, ku përbënë katunde më vete. Shkodranëve të ikur, Venediku u siguroi mjete jetese e u siguroi dhe punë të ndershme, e u lëshoi toka për t’i punuar. Krahu i Malësisë, Mirditës e Dukagjinit, bashkë me disa zona të tjera nuk iu nënshtruan otomanëve edhe për disa kohë deri sa Sulltani u lidh me jua lanë liritë e lypuna prej tyre. Kushtet e kërkuara ishin këto: me jua lanë armët; mos me i prekë në gja e në doke (zakone); mos me i ngucë në besim. Me këto kushte e njoftën kryesundimin e Sulltanit të Stambollës, por asnjëherë nuk u shua ëndja e lirisë së plotë. (Ref. “Historia e Shqypnies”. Ç’m’kohë të vjetra deri m’tashmet. Shkodër, Shtypshkronja “Nikaj”, viti 1917, fq.89, 90, 91, 92). Duke shfletuar librat e historisë dhe burime të ndryshme të shkruara nga historianë prestigjiozë vendas dhe të huaj, zemra e çdo atdhetari të vërtetë mbushet me krenari. Po vallë, vetëm me të shkuarën do të mburremi para botës?! Po sot, cilët jemi ne, që përmbysim në mënyrën më të paskrupullt tradicionalizmin dhe krenarinë iliro-arbëre duke ngritur në “piedestale” figurat më të përbuzura të renegatëve dhe duke ngurruar para krenarisë tonë nacionale? A ka turp më të madh se sa të ngresh monument Ali Pashë Tepelenës dhe të projektosh monument për ndonjë të ngjashëm të tij, kur në Shkodër nuk ka përmendore Hodo Sokoli, Dasho Shkreli, Dedë Gjon Luli?! Kur në Tiranë kanë vënë një çallmaxhi turk në vend që të rrezatonte monumenti i Pjetër Bogdanit. Në Shkodër, Këshilli i Bashkisë heziton për monumentin e Shenjtëreshës famëmadhe, Nënë Terezës!…, dhe së fundi të “zgjuarit” vendosin ta vënë përballë Guakuqit! Mos vallë duan të vënë në “garë” martirin me shenjtëreshën?! “Të vendosësh në drejtim të paaftin ose të pandershmin, është njësoj sikur të vësh mbathjet në vend të kapeles” (Autori – Mark Bregu). Së fundi: A kanë dijeni për mbretin ilir Agronin, Gentin apo Teutën? Pse i humbën 30.000 dollarë, apo i përvetësuan?! Mark Bregu
Pse nuk I duhen Shqiperise zgjdhjet e parakoheshme! Detyra e cdo opozite, eshte te beje oponence ndaj mazhorances ne pushtet, me synim dhenien e nje alternative me te mire per zgjedhesit. Demokracia perkthehet ne numra ne Parlament, te cilet aktualisht, I ka nje mazhorance e udhehequr nga PD-ja. Duhet te mesohemi te presim me durim mbarimin e natyrshem te nje 4- vjecari, ku duhen bere bilance. Ose kur mazhorances aktuale, ti minimizohet mbeshtetja nen 70 deputete. A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita nese ne 2007-en nuk do te duhej te zgjidhej presidenti I vendit? Demokracia, ne cdo vend te botes, konvertohet ne numra. Rregulli nuk eshte “shpikur” nga ne shqiptaret, por eshte unikal ne te gjithe shoqerine njerezore, aty ku ndertohet nje sistem I tille. Nje nga politikanet me te njohur te globit, Uinston Çurçill ka thene se “Sistemi kapitalist, nuk mund te jete me I miri. Por me gjeni nje tjeter me te mire dhe e ndryshojme”. Historia njerezore ka treguar se ne nje sistem te tille, vlerat e demokracise shfaqen me te pastra dhe me me shume hapesire lirie. Te nesermen e humbjes se zgjedhjeve, opozita ne Shqiperi, e ka mendjen menjehere tek zgjedhjet e parakohshme, edhe pse zgjedhesit I japin mandatin nje mazhorance per ti qeverisur per 4 vite. Te ardhur nga nje sistem diktatorial 45- vjecar, vazhdojme ta kemi shume te veshtire te qeverisemi nga njerez qe nuk kane dale nga rradhet (partite) tona. Kesaj I duhet shtuar edhe largimi nga vendet “ku ne mos rrjedhte, pikon” ndonje privilegj ne rang ministri, zv.ministri apo edhe me poshte. Ne keto raste, opozita flet gjithmone ne emer te popullit, duke kujtuar se ne mazhorance, ajo ka votuar kunder pushtetmbajtesve aktuale. Mbase mund te jete keshtu, ose me sakte, e pranojme se eshte keshtu. Nuk duhet harruar ajo qe thame me siper, sistemi te cilin kerkojme te ndertojme. Nje shembull kuptimplote, vjen edhe nga SHBA-ja, te cilin te gjithe tokesoret, e konsiderojne si shembullin me tipik te demokracise. Ndersa konkurronte ne mandatin e pare si president perballe Al Gorit, Xhorxh Bush kishte shume me pak vota se rivali I tij. Megjithate, ne respekt te sistemit ne fuqi, nderhyri Gjykata Supreme, e cila “I detyroi” te pakenaqurit “te mbyllnin gojen”, duke iu nenshtruar rregullave te lojes. E njejta gje, ka ndodhur ne Shqiperi pas 3 korrikut 2005. E majta tashme ne opozite, kembengul se e djathta ne pushtet, ka marre me pak vota nga zgjedhesit. Ashtu qofte! Por ne Kuvend, koalicioni I kryesuar ng Berisha, ka te gjithe numrat e nevojshem te qeverise ne baze te kushtetutes dhe te ligjeve te demokracise. Megjithate, tashme prej rreth 1 viti, opozita permend vazhdimisht zgjedhjet e parakohshme, duke vene si “deadline” vitin 2007, I cili ka nje kuptim magjik per kete pjese te politikes shqiptare. Jam shume I bindur se qeveria Berisha, nuk ka sjelle parajsen ne toke per shqiptaret, sic edhe nuk mund ta sjelle jo vetem ajo, por asnje qeveri askund ne glob. E marrim per te mireqene edhe faktin se ekonomikisht, mbase jetojme me me veshtiresi se me pare. Kjo ndoshta edhe si shkak I mbylljes “se rubinetave” te atij pak korrupsioni dhe shkelje ligji, te cilet mbase te gjithe, jemi dakort se ka qene “lubrifikanti” I nevojshem per nje jete me me pak telashe ekonomike. Por te gjitha keto, po te vihen ne peshore, nuk anojne dot me shume se lufta kunder krimit, korrupsionit, por edhe ecja drejt standarteve te antaresimit te vendit tone ne BE, qe e enderrojme te gjithe, te majte, te djathte, centriste dhe apolitike. Asaj qe thame me siper, I duhet shtuar edhe faktori kohe, teksa kabineti Berisha akoma nuk ka mbushur nje vit ne qeverisje te vendit. Eshte shume e renesishme, ti lihet koha e nevojshme gjithkujt qe kerkon te realizoje dicka, aq me teper kur mandati I dhene nga zgjedhesit, natyrshem eshte 4 vjecar. Detyra e cdo opozite, eshte te paraqese alternativa me te mira nga ato qe paraqet mazhoranca. Kjo do te sillte, nje rritje te perkrahjes popullore, e cila do te konvertohej ne vota, por vetem pas 4 viteve. Ose ne rastin tjeter, kur mazhoranca te binte nen nivelin 70 deputete, te mbeshtetjes ne Kuvend. Logjikisht, te gjithe duhet te mendojne ne kete sens, ne kete fryme, edhe nese dikujt nuk I pelqen dialekti verior I Berishes, e folmja shkodranishte e Topallit, dialekti jugor I Leskajt apo edhe portreti I Trashanit. Mendoj se ky eshte rregulli numer 1 I cdo sistemi demokratik dhe jo vetem ne Shqiperi. Parimi themelor I nje sistemi demokratik, eshte liria e shprehjes se opinionit dhe alternatives dhe me pas, jane zgjedhesit qe thone fjalen e fundit. Jemi te qarte se sot PS-ja dhe aleatet e saj, sic edhe neser ndoshta PD-ja me te vetet, asnjehere ne nje shesh te vetem, ne nje miting te vetem, nuk mund te mbledhin 2 milion njerez kunder nje mazorance, per te treguar se ajo nuk I ka numrat. Atehere, testi I vetem jane zgjedhjet. Jam I bindur thellesisht, se zgjedhjet e parakohshme nuk I sherbejne askujt, as edhe vete opozites. Jane te shumte eksponente te saj, te cilet sinqerisht, shprehen se duhet te qendrojne nje kohe te gjate larg pushtetit, per tu pastruar nga semundjet qe burojne prej tij. Nga ana tjeter, ne loje jane jo vetem fatet e Shqiperise drejt BE-se, por edhe statusi perfundimtar I Kosoves. Ne keto dy raste, nje shtet I konsoliduar dhe pa trazira zgjedhjesh dhe polemikash elektorale, do ti sherbente shume mire qellimeve te mesiperme. Se fundi, edhe nese po qeveris keq, sic thone te majtet, mazhorances aktuale I duhet dhene mundesia te gaboje sa e rende, qe pas 4 viteve ne zgjedhje, e majta te marre sa me shume vota, per te ndertuar shtetin sipas alternativave te saj. Nje zgjidhje e tille, mbase eshte mjaft sempliciste, por eshte nje parim qe te pakten shume vende ne bote, e kane aplikuar. Megjithate, ne vitin 2007, eshte nje takim shume I rendesishem, jo I zgjedhesve shqiptare, por I deputeteve te Kuvendit. Per zgjedhjen e pasuesit te Mosiut ne krye te shtetit, jane te nevojshme 84 vota, te cilat aktualisht, mazhoranca duket se nuk I ka. Opozita, kerkon te shfrytezoje kete fakt, jo per te dhene konsensus qofte edhe per nje figure te propozuar nga vete ajo, per te arritur pushtetin ne zgjedhje te parakohshme. Etja per pushtet bashkuar papergjegjshmerise se nje shtetari apo shtetareve te mungur, mund te sjellin nje situate te padeshiruar per askend. Ka edhe nje detaj fare te vogel. Me sistemin aktual, me te cilin opozita aktuale humbi, ku e merr sigurine e majta se mund te fitoje zgjedhjet? A do te mendonte per zgjedhje te parakohshme opozita, nese ne vitin 2007 nuk do te ishte takimi me zgjedhjet e presidentit te republikes? Blerti DELIJA
Një reportazh i vogël nga kështjella e madhe e Kelmendit Nëse dikush kërkon të shohë një kështjellë të pamposhtur, të cilën nuk mundën ta shkatërronin shekujt, në Shqipëri ajo kështjellë është pa as më të voglin dyshim Kelmendi i Malësisë së Madhe. Për rreth katër shekuj e gjysëm kelmendasit u ndeshën e luftuan me hordhitë otomane që kërkoni jo vetëm t’u merrnin trojet e lirinë, por mbi të gjitha t’u ndërronin me dhunë besimin. Lufta ishte e gjatë dhe e tmerrshme, por fitorja u takoi kelmendasve që pas shkatërrimit të Perandorisë Turke, popullsia e këtij vendi ishte mbi 96% e besimit katolik, pra ishte e po atij fisi famëmadh që jetën dhe vdekjen e kishte të bazuar në binomin “Fe e Atdhe”. Kur Shqipëria u tha se ishte e lirë nga nazi-fashizmi, në pushtet erdhën komunistët të cilët e pushtuan e sunduan Shqipërinë me metodat antinjerëzore, të përziera me diktaturën bolshevike. Kelmendasit dhe Malësorët e kishin paralajmëruar rrezikun komunist, i cili pa vonuar do të shkatërronte gjithçka ishte fetare e atdhetare. Besimi katolik u shpall armiku më i rrezikshëm i komunizmit, ku Kelmendi, si kështjella e besimit kristian u vendos në shënjestër të sistemit neo-otomano-bolshevik. Për të vërtetuar këtë mjafton të vizitosh Kelmendin e sotëm dhe të bisedosh me banorët atje, ku mëson masakra dhe krime komuniste, ku dëgjon emra familjesh e fisesh të persekutuara, të burgosura, të internuara vetëm se nuk mohonin besimin tek Krishti, që komunizmi e kishte ndaluar. Ne, kësaj radhe, në reportazhin tonë, po shkruajmë vetëm për familjen Gjelaj, ku si simbol kanë të ndjerin Ndue Vat Gjelaj, të cilin Partia e Punës (Komuniste), në vitin 1979 e kishte dënuar me 7 vjet burg, me akuzën “agjitacion e propagandë kundër shtetit komunist”, ku një pjesë e propagandës kishte qenë edhe fetare, pra për besimin tek Zoti, që në kushtetutën e vitit 1976 ndalohej me ligjin komunist. Sidoqoftë, pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991, mendohej se kalvari i persekutimit të Ndue Gjelajt dhe familjes së tij do të mbaronte, por siç mësuam nga banorët e Kelmendit, kjo nuk kishte qenë e thënë, pasi përsëri Ndue Gjelaj dhe familja e tij do ta pësonin, madje edhe më keq nga Partia Socialiste (Partia Komuniste me emër të ndërruar në qershor 1991). Në vitin 1993 falangat komuniste të mbështetura nga Partia Socialiste vrasin vëllanë e Ndues, Gjekë Gjelajn në kushte misterioze, pasi ishte kërcënuar disa herë si antikomunist, dhe besimtar i mirë katolik që kishte ndihmuar në ringritjen e kishave. Por sidoqoftë Ndue Gjelaj gjatë qeverisjes demokratike deri në vitin 1997, gjeti njëfarë qetësie shpirtërore, e cila filloi t’i trazohet kur socialisto-komunistët morën pushtetin me dhunë në vitin e zi 1997. Gjithsesi, në vitin 2002 Ndue Vatë Gjelaj arriti të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (bashkim familjar) tek e bija Liza Ndue Gjelaj (Vushaj – mbiemri i burrit pas martesës). Ndue Gjelaj mahnitet me bukurinë, zhvillimin dhe ekonominë amerikane që e kishte bekuar vetë Zoti dhe kjo ishte arritur vetëm në qytetërimin e besimin kristian, në të cilin besonte Ndueja dhe familja e tij. Pas kthimit nga Amerika, Ndue Gjelaj filloi të tregojë mrekullitë që kishte takuar atje, ku në mes të tjerave thoshte se është turp me i dhanë ma vota Partisë Socialiste e cila na kishte lënë në këtë mjerim, mashtrim e shkatërrim të pashoq. Socialistët në pushtet duket se morën masat e tyre kriminale duke e helmuar në mars të vitit 2004 (mendohet në një lokal të militantëve të tyre). Ky helmim në fillim e sëmuri rëndë derisa në vitin 2005 i mori jetën, por mjerisht kësaj vdekjeje i ndërruan edhe diagnozën. Socialistët në pushtet vazhdimisht kishin pasur në shënjestër jo vetëm Ndue Gjelajn, që i morën jetën, por edhe fëmijët e tij, ku mjafton të kujtohen tmerret që kishte hequr e bija Hana Ndue Gjelaj (sot me mbiemrin Drejaj, mbiemri i burrit Fran Drejaj), e cila disa herë ishte kërcënuar me vdekje se po vazhdonte rrugën e babait si besimtare katolike dhe si antisocialiste. Hanën disa herë kishin tentuar edhe ta grabisnin banditët socialistë, gjersa njëditë u detyrua të largohet nga Kelmendi e Shqipëria që e deshi aq shumë. Është interesant se një trajtim të tillë dhunimi e kërcënimi kishin edhe djemtë e Ndue Gjelajt, Besnik e Fran Ndue Gjelaj, por që këta si burrat arritën të mbijetojnë deri tani me shumë vështirësi. Vlen të theksohet se edhe tani që pas tre korrikut të vitit 2005, kur në pushtet kanë ardhur demokratët, socialistët e mirëorganizuar në grupe militante dhe në errësirë (larg syrit të shtetit demokratik) vazhdojnë hakmarrjen siç e quajnë ata ndaj demokratëve, e veçanërisht atyre të besimit katolik, të cilët i quajnë armiq të përjetshëm të komunizmit e socializmit. Për të maskuar veprimtarinë e tyre militantët socialistë shpesh kërcënimeve dhe dhunimeve ndaj demokratëve katolikë u japin ngjyra të fondamentalistëve islamikë, duke bërë që jeta e demokratëve katolikë të jetë e rrezikuar përherë. Dhe ku shpesh me keqardhje konstatohet se këtë jetë janë të detyruar ta shpëtojnë vetëm duke emigruar në vendet perëndimore, ku si simbol kanë vendin e lirisë e demokracisë së vërtetë, Amerikën… Ndue Bacaj
Komunikatë për shtyp e Konsullatës Italiane Komunikojmë se duke filluar nga dita e martë, 22 gusht, dokumentacioni për legalizim për Studime do të mund të dorëzohet drejtpërdrejt pranë zyrave të Union Ekspres të pranishme në zonën e mbulimit të Konsullatës, pasi të jetë legalizuar nga Ministria e Jashtme e Shipërisë. Zyrat e Union Ekspres do të pranojnë vetëm dokumentacionin e paraqitur nga qytetarë shqiptarë të cilët kanë pasaportë që hyn në kompetencat e Zonës së Mbulimit Konsullor të Shkodrës. Sipas kësaj procedure, dokumenti do të mund të tërhiqet, i legalizuar nga Konsullata e Italisë në Shkodër për Studime, brenda 7 ditësh më së shumti, duke filluar nga data e dorëzimit pranë zyrave të Union Ekspres. Kujtojmë se legalizimi për Studime është Falas; pagesa është e detyrueshme vetëm për shërbimin e dorëzimit dhe tërheqjes së dokumenteve pranë agjensive të Union Ekspres, me tarifën e vendosur nga kjo zyrë. Konsullata e Italisë në Shkodër u ofron kështu të interesuarve një shërbim që do të mund të zgjidhet lirisht, me synim bërjen më të efektshme të punës së Konsullatës dhe dhënien në kushte më të mira të shërbimeve për publikun. ……………………….. Consolato d’Italia Scutari
Komunikatë për shtyp e Konsullatës Italiane Konsullata e Italisë në Shkodër komunikon se, sipas afateve të parashikuara nga normativa e pararegjistrimeve të studentëve të huaj në universitetet italiane, studentët që janë paraqitur në Konsullatë nga data 31 korrik deri më 3 gusht do të mund të tërheqin pasaportat e tyre pranë sporteleve të “Union Ekspres” që ndodhen në çdo rreth të Zonës së Mbulimit Konsullor (Shkodër, Pukë, Koplik, Kukës, Tropojë, Hasa, Lezhë, Rrëshen, Dibër) më 22 gusht. Për dorëzimin e pasaportave falas pranë zyrës më të afërt me vendbanimin e secilit student, falënderojmë Union Ekspres, shërbimin i cili, në ngjashmëri me sa është bërë në Tiranë dhe Vlorë, ka marrë përsipër këtë nismë në dobi të të interesuarve. Janë 336 visa të lëshuara, 6% më shumë në raport me vitin e kaluar. Fakultetet e përzgjedhura mbeten kryesisht në argumentin juridik-ekonomik (Ekonomi, Juridik, Shkenca Politike) dhe në argumentin teknik (Mjeksi, Inxhinjeri, Arkitekturë); ndër zgjedhjet më të veçanta janë edhe akademitë e arteve, veçanërisht konservatorët e muzikës. Firenze është një pikë tërheqëse për studentët shqiptarë, në vazhdën e një tradite shekullore, të përtërirë këto 15 vitet e fundit, por edhe Milano, Padova, Bologna, Roma etj., me më pak synime drejt jugut dhe ishujve (Bari, Catagna, Cagliari). Shumë studentë, gjatë bashkëbisedimit, kanë treguar njohje të mirë të gjuhës italiane, falë edhe marrjes së çertifikatave të gjuhës të njohura në shkallë ndërkombëtare, si “CELI”, që do t’i përjashtojë nga provimi i gjuhës italiane pranë universiteteve. Studentët që kanë marrë vizën, të vlefshme deri më 31 janar 2007, duhet të japin provimin e gjuhës italiane si dhe provimet e mundshme shtesë për hyrjen në kurset universitare me numër të kufizuar: kush i merr këto provime duhet të përfundojë regjistrimin në kohën e parashikuar, me qëllim dhënien e lejes së qëndrimit. Mbyllet kështu edhe këtë vit procedura e studentëve, si gjithmonë një takim me shumë rëndësi për punën e Konsullatës dhe për nevojat e publikut, që është karakterizuar këtë vit nga disa risi të rëndësishme si pararegjistrimi drejtpërdrejt përmes internetit, vendosja e takimeve të sakta dhe pa pritje në rradhë për studentët, me procedura mirësjelljeje dhe efektshmërie, si dhe dorëzimi falas i pasaportave. Të gjithë studentëve, iu priftë mbarë! ……………………….. Consolato d’Italia Scutari
Reportazh nga Alpet e Shqipërisë së Veriut Thethi në 50-vjetorin e lindjes së alpinizmit shqiptar 1. Drejt lartësive me borë Rruga automobilistike Shkodër-Theth, tani në gusht ka një kënaqësi të veçantë edhe për faktin se nga një rrugë shumë e mundimshme, po zgjerohet dhe asfalti së shpejti do t’i thotë Bogës “Mirë se të gjeta!”. Udhëtojmë drejt shtigjeve të gjelbra, drejt shtigjeve të bardha. Arrijmë në Okol të Bogës. Makina tani merr kthesën. Fillon ngjitja drejt lartësive dhe përballë kemi male gjigande, mbi supet e të cilëve ka borë që kafshohet nga rrezet përvëluese të gushtit. Në lugina të thella është ulur të pushojë orteku me borë të përjetshme, që s’ia ka frikën gushtit. Bora i dhuron freski të pashoqe gjithë natyrës alpine. Përmes tunelit të gjelbër, përmes gjetheve plot freski, makina arriti në qafën e Tërthores. Kjo qafë është pika më e lartë automobilistike e vendit tonë. Shpalosen pamje mahnitëse. Ndalojmë në Bunin e Tërthores. Disa metër mbi rrugën automobilistike, sodisim liqenin me origjinë akullnajore. Hedhim vështrimin nga perëndimi. Lart Biga e Gimajve plot me borë, sikur të ishte në dimër. Poshtë shtrihet lugina e Shalës, përmes së cilës kalon lumi i akullt. Në të dyja anët e lumit zbardhojnë shtëpitë e lyera me gëlqere dhe gjelbërojnë livadhet e arat. Vazhdojmë udhëtimin. Ndalojmë te varri i Trieshit. Përsëri pamje fantastike! I përpijmë me vështrim të gjithë ato male që shpojnë hapësirat blu. Duket sikur i kemi rrokut e sikur i kemi të gjitha në pëllëmbë të dorës. Sytë tanë bëhen “kamera dixhitale”. Dhe ja: 2. Thethi, perlë e bukurisë së natyrës shqiptare Shtegu i Dhenve, në këtë shteg, gjatë periudhës dimërore ka qenë rruga më e shkurtër për t’u lidhur me Bogën duke udhëtuar për në Shkodër. Për shkak se në dimrat e gjatë mbarohej ushqimi për bagëti, fillohej shtegtimi me dele “dhen”. Tufat e dhenve ose të deleve kalonin në shtegun e ngushtë dhe për këtë arsye është quajtur Shtegu i Dhenve. Në kullotat alpine, lart mbi livadhet e Gjeçajve, Baldaçi zbuloi një lule që nuk gjendet askund në botë e cila u quajt “Valfenia Baldaçi”. Krenohet Thethi për këtë lule, krenohet Shqipëria për këtë specie që Zoti e ka krijuar vetëm për Shqipërinë. Vështrojmë djathtas, në veri të Thethit. Mbi lagjen Okol ngrihet madhërishëm Mali i Radohinës. Ky mal me borë të përjetshme dimrave s’duron borën mbi supe dhe herë pas here, në mënyrë të vazhdueshme zbraz orteqe në luginë duke përhapur oshtimë shurdhuese. Kjo oshtimë, kjo melodi alpine është bërë ngacmues i përhershëm për banorët e këtyre anëve. Pamjet shpalosen përsëri. Ja, Rrethi i Vizhnës, ja Maja e Harapit. Në këtë majë ndodhen pikat më të vështira për t’u pushtuar nga alpinistët. Në shpatet e këtij mali supershkëmborë, super të pjerrët, alpinistët evropianë duke përdorur mjetet më moderne për ngjitje, shumë prej tyre janë thyer para vështirësive në Malin e Harapit. Në vitin 1995, alpinistët tanë, me shumë përvojë, u ballafaquan me vështirësi të pakalueshme. Një lajm rrënqethës u përhap në fshat. Një alpinist ishte ngujuar në mes të shkëmbit. Qëndronte i varur në litar dhe s’kishte asnjë shans për të vepruar. Nata u err dhe ai qëndronte i varur. Shokët e kishin të pamundur ta shpëtonin me mjetet që dispononin. U dha alarmi. Malësorët u pikëlluan pamasë. Alpinisti qëndroi si nga ata dragonjtë e maleve. U njoftua Tirana dhe me shpejtësi u bë ndërhyrja me helikopter. Rezultatet e para dolën pa sukses. Njerëzit u tmerruan, por alpinisti, si një Promete i vërtetë s’u mposht. Mbas disa ndërhyrjeve problemi u zgjidh me sukses. Të gjithë duke u dridhur dolën nga një “ferr” i vërtetë. Alpinisti e kreu detyrën, atë detyrë që as më modernët s’e kishin arritur një fitore të tillë. Vetëm një zemër shqiptari do të korrte një fitore të jashtëzakonshme. Përsëri pamje: Qafa e Pejës, tutje liqeni akullnajor karakteristik për Alpet. Maja e Alisë dhe maja e Jezercës, Qafa e Vablonës… Maja e Drenit, Maja e Zorgjit. Ja, këto male të lidhura dorë për dore rrethojnë fshatin e bukur të Thethit, Parkun Kombëtar në zemër të Alpeve, perlën e bukurive mahnitëse të natyrës shqiptare.
3. Turizmi kulturor, turizmi familjar Shtëpitë e bukura të fshatit Theth, ndërtuar sipas modelit alpin, shtëpi të shpallura nga shteti “Monument Kulture”, shkolla në qendër të fshatit e bëjnë fshatin më tërheqës për pushuesit, tursitë e alpinistë të huaj dhe vendas. Tani në Theth janë shpërngulur shumë familje për në zonat urbane dhe kanë mbetur pak familje që banojnë vazhdimisht në këtë fshat, por me të filluar pranvera, banorët kthehen në fshat për të kaluar pushimet verore në shtëpitë e tyre dhe një pjesë e madhe zhvillojnë turizëm familjar. Ka shumë nga banorët e Thethit që janë kualifikuar për turizëm familjar, si për kuzhinë, për hoteleri si dhe kanë përparuar me zotërimin e gjuhës angleze. Me banorët e Thethit komunikohet lehtë, sepse kanë kulturë qytetare, mbasi prej 70 vjetësh, gjatë periudhës së verës, shumica kanë banuar me familje qytetare në shtëpitë e tyre. Përveç kësaj, ka banorë të shumtë me arsim të lartë me degë të ndryshme të ekonomisë e të kulturës, duke përfshirë këtu edhe degën e menaxhimit për biznes-turizëm. Kjo përbën një mundësi shumë të madhe për zhvillimin e turizmit kulturor e familjar, për rritjen e të ardhurave ekonomike të banorëve të këtyre alpeve. Të gjithë banorët, njëzëri kërkojnë nga Qeveria Demokratike, Shteti, të japë kredi për zhvillimin e turizmit familjar, të ndërhyjë me investime të veçanta për të rregulluar infrastrukturën. Urgjentisht kërkohet vendosja e një ripetitori, sepse celularët në fshat nuk punojnë. Gjatë verës fshati kërkon mjek që t’u përgjigjet nevojave për pushuesit e shumtë që gjatë verës arrijnë me mijëra, si: turistë, alpinistë, familjarë për verim etj. Prania e rendit në çdo kohë është e domosdoshme. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z.Bujar Leskaj, krahas zhvillimit me sukses, si asnjëherë tjetër të turizmit në bregdet, në qendër të vëmendjes ka edhe turizmin kulturor e turizmin familjar si dhe zhvillimin e alpinizmit në Alpet e Shqipërisë së Veriut, këtu në Theth. Zoti Leskaj dhe deputeti i zonës n.2, Astrit Bushati, në të ardhmen do të intensifikojnë punën për të plotësuar kërkesat e banorëve të këtyre Alpeve, të Thethit, “Bastionit të Demkoracisë” në Veri të atdheut, 1991-2005, me fitore të bujshme dhe pa asnjë humbje për Partinë Demokratike dhe koalicionin e djathtë. Tani, në gusht, kur vapa të përvëlon, ka replika të shumta për bukuritë e bjeshkëve të Thethit. Këto bukuri janë shijuar nga personalitete të shquara të kombit shqiptar, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, At Anton Harapi dhe zotërinjtë më të shquar të Shkodrës etj. Thethin e ka vizituar edhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Profesor Doktor Sali Berisha dhe turistë, alpinistë nga e gjithë Shqipëria, nga kontinente të ndryshme të botës që kanë dhënë vlerësime kulmore për bukuritë e natyrës dhe për pasurinë e madhe shpirtërore të malësorëve të këtyre bjeshkëve. Ja pse Qeveria Demokratike krenohet me këtë banor dhe së afërmi këta, me këtë pasuri natyrore që i ka dhuruar Zoti edhe thethjanët do të bëhen milionerë. Së shpejti, me masat që do të marrë Qeveria, në drejtim të Alpeve do të vërshojnë mijëra e mijëra turistë vendas dhe të huaj, familjarë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të priten nga banorët e Thethit me shprehjen tradicionale “Mirë se ju ka prue Zoti!” 4. Thethi, vendlindja e alpinizmit shqiptar Në qendër të fshatit, në fasadën e mureve të shkollës së Thethit është vendosur një pllakë mermeri. Kjo pllakë është aty dhe ruhet prej një gjysmë shekulli. Në të, me daltë e çekiç është skalitur: “Këtu, më 18 korrik 1956, u organizua aktiviteti i parë alpinistik në vendin tonë”. U mbushën plot 50 vjet, kur një makinë ndaloi në oborrin e shkollës, nga ajo zbritën alpinistë që do t’i dhuronin Thethit dhe Shqipërisë ditëlindjen e alpinizmit shqiptar. Alpinistët më të mirë, që tani e tutje do të zhvillonin stërvitje të organizuar me rininë shqiptare, zunë vend në Theth. Nismëtarët e parë ishin personalitetet më të njohur të sportit e të atletikës shqiptare si Luigj Shala, Minella Kapo, Astrit Omeri, Vasil Stambuli, Taxhedin Shehu e shumë të tjerë. Respekte e mirënjohje për ata themelues që nuk jetojnë më. Respekt për të gjithë ata sportistë shkodranë që u morën me zhvillimin e sportit të alpinizmit në Shqipëri dhe që i dhanë me të drejtë Thethit privilegjin për t’u quajtur vendlindja e alpinizmit. Pal Rupaj
Bashkëbisedim i hidhur… Mbase më parë ishte e domosdoshme biseda ime me të që unë të shkruaja diçka të tillë. Mbase më përpara as që më ka shkuar ndër mend mbi këtë fakt. Shpesh herë, shumë gjëra nuk na bëjnë edhe aq përshtypje nëse nuk i prekim, edhe pse jemi në dijeni të ekzistencës së tyre. Janë histori të kësaj bote të çmendur që të çmendin dhe ta bëjnë edhe një herë më të pakuptimtë arsyen e të jetuarit. Janë histori që pa asnjë të drejtë ulin vlerat njerëzore. Në fakt nuk arrij ta konceptoj nëse unë në të vërtetë isha pjesë e asaj bisede apo isha thjesht një dëgjuese, sepse… sepse ajo nuk fliste fare me mua. Ajo i drejtohej “atij” që në të vërtetë nuk ishte aty. Por ajo e ndjente aty, e ndjente tek i përgjigjej, e ndjente të pranishëm ndaj dhe i fliste. Përgjigjja e asaj krijese të padukshme por prezente, e acaronte edhe më shumë atë. Unë, lexues të nderuar vendosa t’jua përcjell edhe juve këtë bashkëbisedim mes “asaj” dhe “atij”, që kushedi se ku mund të ndodhet tani. Kam bindjen se pasi të keni përfunduar rreshtin e fundit të këtij shkrimi, edhe ju, ashtu si pa kuptuar, do ta gjeni veten brenda… Ndoshta… Shshshtt!!! Mos qaj më! Hajde tani se mjaft qave. Unë nuk di se çfarë ke xhanëm?! Pse nuk e mbyll atë gojë një herë të vetme. Gjithë ditën s’bën asgjë tjetër vetëm qan. E di, më ke mërzitur aq shumë sa nuk di ç’të të them. Ore, ti, do të pushosh apo jo?!… Na mërzite, tani. Të ushqeva, të vesha, të ndërrova, tani ç’do më zotrote? Po s’ke faj ti, aq më mirë të sillet njeriu me ty, ti as që do t’ia dish madje aq më keq sillesh. Më çan veshët gjithë ditën e ditës me atë të qarën tënde acaruese. Ja, kështu, pusho, bëhu i mirë. Të paktën meqë janë momentet e fundit që do të jemi bashkë. Të paktën të ndahemi paqësisht. Le që, ku kupton ti se ç’të them unë?! Edhe unë që merrem me ty. Megjithëse më pëlqeka të flas me dikë, e meqë unë nuk kam askënd tjetër këtu, po flas me ty. Para se të shkosh do të t’i tregoj të gjitha në mënyrë që të mos mbesë pishman asgjë, madje një ditë edhe të më falënderosh fort që të nisa nga këtu. Do të më thuash “më shpëtove!”. Pa prit njëherë, ku të të çoj unë ty?! Këtë s’e mendova. Sa budallaqe që jam! Mos do zotrote të të çoj në Hënë apo tek yjet… jo me ngadalë se atje s’të çoj dot. Por një gjë ta them se pasi unë të të çoj atje ku dua dhe të kalojë njëfarë kohe, atëherë ti do të shkosh në qiell, pasi më kanë thënë se njerëzit e mirë shkojnë në qiell e që nga atje lart do të më falënderosh. Ti i mirë je, ma do mendja. Nuk i ke bërë njeriu keq deri më sot. Sigurisht, përveç meje! Mua më nxive jetën. Po ç’t’u desh që erdhe njëherë?! Po kush të thirri?! E pikërisht tek mua. Tek unë, që i urrej ata si puna jote. Po pra, i urrej, tani e more vesh ti. Ta dish para se të shkosh që të urrej sepse më shkatërrove jetën. Po pse e bëre? Po jeta ishte vetëm e imja. Ti ç’dreqin deshe që kërkove pjesë në jetën time. E unë prandaj të urrej. Ja, tani fillove prap të këndosh, ti po pusho, të thashë dhe mos ma ndërprit fjalën përgjysëm. E di ti që nuk i ndërpritet fjala tjetrit. Apo s’të pëlqen të dëgjosh fjalë të tilla. Epo, ky është realiteti. Mos do të bërtas edhe më shumë, ja: Të Urrej!!! Tani besoj e more vesh, ka kohë që më je ngjitur dhe s’më shqitesh. Por tani nuk ka më, s’të duroj më. Tani do të të zhduk nga jeta ime, të më lesh të qetë. E mbaj fare mirë mend atë ditë që mora vesh që të prisja ty. Ai ishte mallkimi im. Por vetë mallkimi i çastit, sepse jetën s’të lë të ma marrësh. Këtë hiqe nga mendja. Mbaj mend se dola nga spitali si e llahtarisur me përgjigjen e analizave në dorë. M’u duk sikur sapo më kishin dhënë dënimin me vdekje. Kujtoj bisedën e fundit që pata me atë. Emrin nuk guxoj t’ia përmend. Më shpuri në djall mua bashkë me ty, sapo ia thashë. Madje edhe më gjuajti. Unë hëngra një shpullë për fajin tënd edhe për këtë të urrej. Ai iku dhe edhe unë e çova në dreq të mallkuar atë maskara. Sigurisht ai të hiqte qafe fare kollaj, po unë nuk kisha ku të të çoja. Të kisha brenda vetes. Në shtëpi më mbyllën derën në fytyrë ata të mijtë. Thjesht, nuk të pranonin se nuk të njihnin. Fundja kur nuk të doja unë që të kisha brenda vetes, pse të të donin të tjerët?! Ti do të më pyesësh pse nuk të hoqa qafe që në fillim. Me shumë dëshirë do ta kisha bërë, por unë për inat të atij që unë s’dua t’ia përmend emrin, për inatin e atyre të mijve dhe për inatin e gjithë botës doja që ti të dilje në dritë. Dhe mbi të gjitha nuk të hoqa që në fillim sepse ti duhet t’i dije të gjitha këto që po t’i them sot. E më pas fillikat e vetme… pusho pra, fillove ti, pusho se po flas… ashtu… fillova që të fshija rrugët… e ndërkohë ti rriteshe brenda meje, dhe barku më fryhej çdo ditë e më shumë. O Zot, çfarë tmerri, ç’më ke bërë të heq për nëntë muaj me radhë, edhe për këtë të urrej, për të mos përmendur çastin kur të nxora në dritë, as që dua ta kujtoj atë ferr të vërtetë. E të gjitha këto përse?! Vetëm për një shkak, vetëm për ty. Ti je fajtori i vetëm. Ti që s’më lë rehat në jetën time, por deshe të vish i paftuar, i padëshiruar. Dhe ja, tani kanë kaluar gati pesë muaj dhe unë ende s’e kuptoj se çfarë jam duke bërë ende këtu me ty. Pse nuk të jap fund njëherë e përgjithmonë?! S’e di!!! Ohu! Fillove ti! Eja të dalim sepse sot është fundi për ty e fillimi për mua. Eja se pjesën tjetër do ta tregoj rrugës se do të ecim goxha, pasi unë nuk kam gjetur vedin ku të të lë akoma. Eja e më qaj gjithë rrugës, se nuk të duroj dot. I sheh sa njerëz ka në rrugë? Në pamje të parë të duken të gjithë indiferentë, e të mirë, secili në punën e vet, por me të vërtetë janë ca përbindësha që i urrej. Shih si na shohin gjithë përbuzje. Le të më përbuzin sot, sepse nesër nuk do ta bëjnë më, sepse nesër ti nuk do të ekzistosh. Le të kënaqen ashtu si e kanë zakon me fatkeqësinë e tjetrit. E di këto pesë muaj që kaluam bashkë nuk mbaj mend se të kam puthur apo përkëdhelur ndonjëherë. Mbaj mend kur më buzëqeshe për herë të parë dhe unë u talla me ty duke të të thënë se këtu buzëqeshja nuk ekziston fare në këtë botë ku gabimisht ke ardhur ti, prandaj duhet të ikësh sa më parë. Por ti as që ma vije veshin dhe vazhdoje të më buzëqeshje si i marrë. Edhe kujt, mua që të urrej. Mirë që nuk di të flasësh se kush të duron edhe dërdëllitjet e tua. Por tani më mjafton edhe e qara jote dhe unë bëhem menjëherë keq. Më mirë të qeshësh, sepse ashtu të paktën nuk të çan veshët. Por tani as nuk do të qash, as nuk do të qeshësh më. E shikon gjithë këtë hapësirë që na rrethon. Kjo është bota e fëlliqur që të zvarrit sa në një labirinth, sa në një tjetër. Po atë orën e madhe tek muri, e shikon? Ajo orë mat kohën që të vret me sekondat e saj. Dhe ti më ke vjedhur shumë kohë, por tani s’ka më. Jam në dilemë, po sikur të të kisha mbajtur edhe disa kohë, vallë a kisha mundur të të doja një ditë? Jo, jo, jo as nuk e imagjinoj. Të të dua unë ty? Ti që më shkatërrove jetën. As që bëhet fjalë. Do të të urreja çdo ditë e më shumë. Po sikur të të hedh tek ky koshi i mbeturinave. Të paktën këtu brenda nuk do ta dëgjojë kush të qarën tënde mbytëse deri sa unë të jem larg. Hapa dhe kapakun. Ja, rri këtu. Këtu do të jesh mirë. Të kam mbështjellë edhe pse bën pak ftohtë. Tani, unë po iki përpara se të më shohë dikush. E di, të jap fjalën që nuk do të të urrej më tani. Nuk do ta harroj kurrë që një herë pata një bebush apo jo, sepse ti ishe bebushi im. Atje ku do të shkosh do të jesh shumë më mirë, për këtë të jesh i sigurt dhe të thashë edhe një herë, do të më falënderosh që nuk të lashë të jetosh në ferrin e këtushëm. Ah…, edhe diçka të fundit, asnjëherë nuk të kam vënë një emër. Po sikur të ta vë tani?! Jo, më mirë jo. Ashtu siç erdhe, një i huaj, ashtu edhe shko. Më mirë të mos kesh fare emër. Atje ku të shkosh ti kam dëgjuar se të vënë emër, të quajnë engjëll. Tani lamtumirë bebush! Emiranda Lukaj
Beteja e Sukës së Mkushit Pak kush në Malësi të Madhe, e aq më pak në Shqipëri (përveç kelmendasve) mund të kujtohet për betejën e zhvilluar në Sukë të Mkushit më 25 prill 1911. Kjo betejë e zhvilluar në trojet e Kelmendit në valën e kryengritjes antiotomane të Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, është më e rëndësishmja pas atyre luftimeve që çuan në ngritjen e flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robëri aziatike. E themi më e rëndësishmja pasi tërbimi i Sulltanit kishte arritur kulmin, pas sukseseve të mahnitshme të kryengritësve të cilët jo vetëm kishin zgjuar opinionin mbarëkombëtar, por mbi të gjithë kishin ngritur në këmbë Europën plakë, e cila dremiste deri atëherë duke menduar se Shqipërinë (këtë pjesë së saj) e kishte humbur përjetësisht… Tërbimi i Perandorisë Otomane kishte risjellë në skenën ushtarake kriminelë si Turgut Pasha e Et’hem Pasha, të cilët ishin betuar që jo vetëm të shuanin kryengritjen e Malësorëve e më gjerë, por edhe të shkretonin këto troje që do të harronin deri në amshim Kryengritjen e Flamurit e të trimave të Dedë Gjon Lulit. Plani i Stambollit ishte që të fuste në mes dy zjarreve forcat kryengritëse dhe vetë Malësinë e Madhe, duke sulmuar këtë trevë në dy drejtime: së pari, me taborret e Et’hem Pashës që ndodheshin me qendër në Gjakovë, të cilat do të vinin nga Gucia dhe të godisnin në Kelmend; së dyti, forcat e tjera që ndodheshin në Shkodër të mësynin Malësinë nga Përroi i Thatë, Kastrati, Hoti e me rradhë deir sa këto dy pjesë të taborreve të bashkoheshin në Tuz, për të shpallur shpartallimin e kryengritësve dhe krejt Malësisë heroike, që ndër shekuj kishte qenë treva që nuk i kishte lënë një natë të flinin të qetë Sulltanin dhe drejtuesit e tjerë të Perandorisë Otomane. Sidoqoftë, plani i Perandorisë ishte vënë në zbatim për të nisur luftën, por jo për të mposhtur Malësorët, të cilët afër Virit të Kastratit kishin ndaluar turrin e hordhive turkoshake që vini nga Shkodra, të cilat prisnin fitoren e taborreve (8 batalioneve) të Et’hem Pashës që vinte nga Gucia dhe kishte filluar luftën me trimat kelmendas. Beteja më e rëndësishme e fitores së luftëtarëve kreshnikë të Kelmendit zhvillohet pikërisht më datën 25 prill 1911, në Sukë të Mkushit, ku rreth 1.000 luftëtarë të lirisë luftuan si luanë malesh kundër 8 batalioneve të Et’hem Pashës, duke i shkaktuar armikujt otoman plot 150 të vrarë e të plagosur, por mbi të gjithë duke e detyruar këtë ushtri pushtuese të ikë në panik nga kishte ardhur dhe njëkohësisht të prishë përfundimisht planin e Sulltanit për të shkatërruar kryengritjen dhe harruar ngritjen e flamurit kombëtar të 6 prillit në majën e Bratilës, Deçiq. Nëse pushtuesi otoman vërtet do të kishte realizuar synimin e tij, jehona e kryengritjes dhe suksesi i saj jo vetëm që do të ishin të rrezikuara, por edhe jehona kombëtare e ndërkombëtare do të ishte zbehur aq shumë sa do të rrezikoheshin edhe shpresat e pavarësisë së ëndërruar prej shekujsh nga malësorët në veçanti e shqiptarët në përgjithësi, ose shqip duke u shuar kryengritja antiotomane dhe jehona e saj, do të shuhej vatra e zjarrit kombëtar që tashmë ngrohte pa pushim zemrat e shqiptarisë të ndodhura në mes acarit dhe akullnajave që kultivonte pushtuesi aziatik. Për fat të Malësorëve dhe shqiptarëve, kjo nuk ndodhi, por fati i kryengritjes erdhi si rezultat i trimërisë dhe heroizmit që treguan kelmendasit dhe Malësorët e tjerë në betejat luftarake në të gjitha trojet e Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, ku mbi të gjitha çelësi i kësaj fitoreje është pa as më të voglin dyshim beteja e 25 prillit 1911 në Suk të Mkushit. Natyrisht në këtë betejë mbrojtëse ranë dëshmorë 8 trima legjendarë dhe u plagosën disa të tjerë, ku kjo luftë në disa momente u zhvillua edhe trup me trup. Dëshmorët që na servir historia e shkruar dhe ajo gojore ka përcjellë me lavdi dëshmorët Pjetër Mark Rudi, Mark Prek Marku, Nik Marash Ujk Hoti, e mbi të gjithë qëndrojnë dy vëllezërit dëshmorë nga Selca, Gjekë e Zef Prek Mark Leka. Vlen të theksohet se edhe sot trashëgohet se si e priti nëna e dy vëllezërve dëshmorë, Mitare Lucja lajmin e rënies në fushën e betejës të dy djemve të saj. Ajo kur i treguan, pasi heshti një çast, nga thellësia e shpirtit të një nëne që fëmijët i kishte rritur me këngët e trimërisë që në djep për atdheun, tha: “Tash kam pse gëzohem për djemtë që kam pasur, mbasi nuk u është dhimbtë jeta për mbrojtjen e trojeve të tyre që na kanë lënë amanet të parët, që pushojnë në këto troje të lara me gjak ndër mote”. Beteja në mes Malësorëve dhe taborreve otomane në Suk të Mkushit kishte zgjatur mbi 6 orë dhe kishte qenë një luftë e tmerrshme, pasi ishin deshur trimat me trima, ku Kelmendasit kishin dalë kryetrima, e kjo me siguri edhe me ndihmën e vetë Zotit. Nga kjo betejë u përfituan edhe 150 pushkë të kohës, 8 çadra dhe një sasi municioni, ky kryengritësit do t’i përdornin në betejat e mëvonshme, kundër hordhive turkoshake. U dalluan në këtë betejë kryetrimi Luc Mark Gjeloshi, që njihet edhe si prijësi i kësaj beteje dhe pastaj vijnë: Marash Ujka, Mac Luca, Tom Preka, Marash Marku, Luc Shqutaj, Vat Gjeli, Luc Loshku, Ujk Leka, Zef Preci etj., etj., që nuk po ua përmend emrin, por që historia i ka shënuar me germa të arta në gjerdanin e saj të pavdekshëm të atdheut. Është interesant se në këtë betejë morën pjesë edhe gratë burrnesha që përsëritën historinë e Norës famëmadhe të Kelmendit, e njëra nga këto ishte trimëresha Gjelinë Gjokja që thuhet se mblodhi 52 armë… Për këtë betejë famëmadhe në ato vite dhe më vonë shkruan jo vetëm shtypi vendas i kohëve, si “Hylli i Dritës”, “Leka” etj., por që në atë kohë shkruan edhe gazeta të njohura angleze si “The Times” dhe ato italiane si “Corriere d’Italia” etj. Shkruan intelektualë dhe patriotë si Risto Siliqi, i cili tek libri i tij “Pasqyra e ditëve të përgjakshme”, që e boton në Trieste (1912) i ka kushtuar në pjesë të shënimeve të tij kësaj beteje famëmadhe. Gjithashtu Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcisë”, i kushton plot zjarr shpirtëror disa vargje betejës në Sukën e Mkushit. Është interesant të thuhet se humbjen e kësaj beteje e njofton edhe vetë gjenerali turk, ku ndër të tjera i shkruante Stambollit: “…Me turp të madh detyrohem t’ju informoj se urdhëri juaj nuk u zbatua. Kelmendi dhe Malësia e Madhe nuk na u nënshtruan, jo se nuk deshëm ne, por me gjithë përpjekjet e sakrificat shumë të mëdha tonat, e humbëm luftën. Këtu, madhëri, më shumë lufton vendi se Kelmendi, arnautët të vrasin aty ku nuk e pret… Vetëm në betejën te Suka e Mkushit kemi luftuar 6 orë trup me trup dhe pikërisht këtu pësuam humbjen më të madhe. Përveç atyre që u vranë në front, 95 ushtarë e oficerë u zunë robër dhe shumica e tyre u hodhën në përrua nga një shkëmb, lartësia e të cilit është 1500 metër. Por, mbi të gjitha ata ranë me emrin tuaj në gojë, madhëri. Në këtë luftë edhe moti ishte në disfavorin tonë dhe Zotin e kishin ata prej vetes…”. Gjithsesi, pas këtij informacioni të vetë gjeneralit turk, çdo fjalë do të ishte e tepërt, për betejën famëmadhe të Sukës së Mkushit të 25 prillit 1911, ku Malësorët dhe kelmendasit u zbardhën faqen këtyre trojeve, shqiptarisë e mbi të gjitha brezave pasardhës, një pjesë e të cilëve jemi ne Malësorët kudo që ndodhemi. Natyrisht ne na mbetet detyrë që këtë betejë, por edhe të tjera që mbajtën gjallë këto treva ndër shekuj, duke dëshmuar përjetësisht qenien tonë europerëndimore, t’i kujtojmë e përjetësojmë në pafundësi, se kështu nderojmë ata burra e burrnesha që u sakrifikuan vetë për të mbijetuar Malësia e Shqipëria, por nderohemi edhe ne të cilët duhet të dëshmojmë se jemi trashëgimtarë të denjë të bijve të shqipes. Mundësimi i përkujtimit dhe memorializimit të betejës së Sukës së Mkushit, nga bijtë e Kelmendit që jetojnë në dhena të huaja (SHBA), tregon qartë se ata, ndonëse jetojnë në një vend të zhvilluar e begatë, jo vetëm nuk kanë harruar trojet e të parët e tyre, por edhe se janë trashëgimtarë të denjë të heronjve e kreshnikëve tanë që i lanë nder e lavdi ndër shekuj kësaj pjese të bekuar të Europës… Nder e lavdi dëshmorëve dhe heronjve të betejës famëmadhe të 25 prillit 1911. Ndue Bacaj
Me emrin e All-llahut Meshiruesit Meshireplotit Pershendetje i dashur dhe i rrespektuar deri ne detaj, drejtor i gazetes famekeqe “Anti Shqiperia-etnike” Sokol Pepushaj….! (Po them “Anti Shqiperia” sepse ju me keto shkrime vetem se fusni armiqesi midis te krishtereve dhe muslimaneve ne qytetin e Shkodres, dhe kjo vetem per disa interesa te ngushta materiale). Se pari, une qe po ju shkruaj kete email, jam nje djalosh 19 vjecar i besimit islam dhe praktikant i kesaj feje prej vitesh. Emri im eshte Ersani…. Me shume interes e kam lexuar gazeten tuaj (si rradhe ndonjehere) me artikullin “Haremi i Muhammedit alejhis selam….Harem apo strehe vejushash”…..ku gazetari Agron Lukas Podolski, i cili me paturpesine me te madhe dhe me fshataresine e tij kembe e krye, kishte bere gjoja nje debat me nje “musliman” ne thojza ku i kishte shprehur se gjoja Jezu Krishti paska qene imoral dhe se profeti i nderuar i Zotit Muhammedi alejhis selam, paska qene me moral te larte. Sa i perket kesaj te fundit, askush ne mbare rruzullin tokesor nuk mund ta njollose figuren dhe moralin e nje te derguari te madh, sepse vete historia e deshmon nje gje te tille….po ashtu askush nuk mund te njollose figuren e profetit te nderuar te Zotit Jezus apo sic e quajme neve muslimanet ( Isa alejhis selam)…. Nuk eshte hera e pare qe ju shkruani tema “provokuese” ne adrese te muslimaneve, dhe profetit Muhammed alejhis selam, ndaj grave te tij te ndershme si dhe per Kur’anin, ku egersia e madhe qe fshihet ne zemrat e juaja, tregohet ne shkrimet qe beni ndaj islamit dhe muslimaneve. Gjithsesi, realiteti qe ju rrethon ku deshmon per nje Shqiperi me 87 perqind te besimit musliman dhe vetem 15 perqind te besimit te krishtere, ju there thelle ne shpirtin tuaj te zi dhe ju shqeteson sepse ju ne Shqiperi jeni nje minoritet i tepruar nga e kaluara e osmaneve. Sa i perket letres qe kishte shkruar ai i famshmi Agron Lukas Podolski, ka treguar edhe nje here si shume here te tjera, paaftesine dhe injorancen e gazetareve qe ka kjo gazete qe shume pak e frekuentojne, (dhe ato pakice jane shoket e rangut tuaj). Fakti qe kohet e fundit “Kodi i da Vincit” ka dale neper kinemate boterore dhe selia e shenjte e Vatikanit e ka denuar, ku dhe eshte perfolur edhe diskutuar ne shume media vizive, nuk eshte faji i muslimaneve, por i vete te krishtereve. Nuk duhet te harrojme se ate film e kane bere vete te krishteret dhe jo muslimanet, por si i thuhet muhabetit, “S’ka c’ti beje gomarit, shkon e i bie samarit”. D.m.th nuk ka c’ti beje vellezerve te tij ne krishterizem qe ia kane fyer Jezusin, shkon e shan muslimanin i cili eshte larg idiotsirave dhe poshtersirave qe vete te krishteret ia mveshin Jezusit per interesa te ngushta materiale. Duke pare kete shpifje ndaj te derguarit te Atit, Jezus (Isa), atehere gazetari ne fjale kishte sjelle nje artikull ku shprehte “aprovimin” qe Jezusi ka bere vertet marrdhenie seksuale jashte marteset, mirepo, thekson “punonjesi yt i dashur”, nuk eshte vetem Jezusi qe ka qene imoral, por edhe Muhammedi alejhis selam. Me kete rast, gazetari yt qe ti ia jep rrogen per te mbajtur frymen gjalle per nje genjeshter te radhes, fatkeqesisht me duhet te ta them se ai ka “aprovuar publikisht para te gjithe te krishtereve shqiptar” per imoralitetin e Jezusit gje te cilen une si nje besimtar musliman, e kundershtoj dhe e denoj ashper. Ndoshta i ka shkuar dora kur ka shkruar shpejt apo e ka shkruar me qellim, kete po jua le juve ta verifikoni si drejtor i tij. Nuk duhet te harroni se: “Eshte e padyshimte qe besimtaret musliman e besojne Jezusin ( Isa sic e quajme neve), si nje profet i zgjedhur i Zotit dhe se nena e tij ka qene nje grua e ndershme dhe e nderuar nga Zoti edhe ne librin e shenjte te muslimaneve Kur’anin. Madje per nder te Marise, Zoti ne Kur’an e titullon nje sure te plote me emrin e saj “Merjem” apo sic e quani ju Mari, gje te cilen ne librin tuaj (Biblen) nuk e keni dhe nuk e nderoni kaq shume Marine. Padyshim qe sipas muslimaneve lindja e Jezusit pa baba eshte nje mrekulli me vete dhe kete muslimanet e besojne pa me te voglin dyshim sepse eshte e shkruar ne Kur’an dhe se profeti Jezus nuk eshte i lindur femije kopil apo te kete bere femije gjate jetes se tij. Ne muslimanet bashkohemi me te krishteret dhe e denojme kete film qe eshte nje triller i qarte dhe se ky film ne menyre kategorike duhet te bojkotohet sepse eshte nje fantazi e atij qe e ka bere kete film per interesa te ngushta materiale dhe se historia e hedh poshte kete film.” Keto kane qene edhe qendrimet e muslimaneve ne pergjithesi, te pakten ne qytetin e Shkodres. Dhe ajo cka eshte me e bukura, kete shkrim ia kam derguar edhe mikut tim Don Prenke Lazrajt i cili eshte prift dhe drejtor i radio Marise. Po nuk e besuat, ju keshilloj qe te shkoni te takoni Don Prenken dhe t’a verifikoni nese une po ju genjej apo jo. Sa i perket ndershmerise se profetit Muhammed, All-llahu thote ne Kur’an: Ti (Muhammed) me te vertet je ne nje moral te larte”. El Kalem: 4. Po ashtu, historiani i mirenjohur Michael Hart shkruan: “Zgjedhja ime per te vendosur Muhammedin ne krye te listes se njerezve me me ndikim te globit, mund te habise shume lexues dhe te linde pikepyetje tek te tjeret, por ai ishte i vetmi njeri ne histori, i cili kishte pasur sukses siperor si ne nivelet fetare, ashtu edhe ne ato shekullare”. (Hart, Michael, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in Histori). Pra edhe njerez intelektual e vleresojne figuren e profetit Muhammed e aq me teper qe jane te krishtere. Por ne fund te fundit, kush e njeh Agronin e cmendur dhe i prekur me xhind??? Sa i perket Kur’anit nese eshte liber i Zotit apo nje triller i Muhammedit, po ju them nje gje dhe n.q.s jeni te zote ta beni, atehere une ju besoj se vertet Kur’ani eshte nje triller i Muhammedit ashtu sic ka pohuar edhe ish Arqipevshki qe duket se kishte rene ne Shkoder para ca vitesh dhe eshte rritur ne malet e ullinjve te Dukagjinit Si ka mundesi qe nje njeri analfabet, te shkruaje nje liber te tere??? Nje analfabet nuk mundet me shkru nje rresht apo te formoje nje fjali, e jo me te beje nje liber. Se dyti, All-llahu ju sfidon juve o qafira qe nuk i bindeni Zotit me argumente: All-llahu thote ne Kur’an: “N.q.s ju mendoni se ai (Muhammedi) e ka bere kete Kur’an dhe nuk eshte prej All-llahut, atehere bejeni nje te tille si ai Kura’ni??? Te pakten beni nje sure te vetme??? Te pakten beni nje rresht??? E nese mos e patet bere deri me tesh, as qe do ta beni kurre ndonjehere”. Jane munduar shume shkencetare, historiane, shkrimtare qe ta ndryshojne nje presje te vetme, por nuk ia kane arritur qellimit e as qe do t’ia arrijne sepse All-llahu eshte betuar ne Kur’an se: “Ne e kemi zbritur ate (Kur’anin) dhe Ne do t’a mbrojme ate”. Ndersa persa i perket Bibles, ajo jo qe eshte ndryshuar, por eshte bere malli me i lire per tu tregtuar ne duar te ndryshme dhe behet ne te cdo gje qe ka deshire papa i shenjte. Per ta vertetuar kete, po te them se cdo 4 vite me duket, papa i shenjte ndryshon ligjet e Bibles me pretekstin se “ai eshte i frymezuar nga Shpirit i Shenjte”. Dhe ajo cka eshte me qesharakja, eshte se tashme Bibla eshte e ndryshuar 100 perqind. Dhe kete e verteton shembulli qe do permend: Te krishteret thone qe neve kemi Biblen me te sakte….te njejten gje pohojne edhe orthodokset, po ashtu edhe Deshmitaret e Jehovait thone ashtu,,,edhe protestant…..me thoni…cila eshte Bibla e sakte???? A e shikoni se cdo grup i gezohet idese se vet dhe secili ka Biblen e tij personle??? Pastaj, ma shpjegoni kete tjetren qe perse prifterinjte e mesjetes i digjnin ne turren e druve shkencetaret e medhenj dhe i quanin heretike??? Arsyeja eshte fare e thjeshte: Sepse shkencetaret thonin se Toka eshte e rrumbullaket dhe prifterinjte thonin se eshte e rrafshet dhe per kete arsye i binin ndesh Bibles se “Zotit Ate” dhe i digjnin per se gjalli….Po te ishte nje liber hyjnor, nuk do te kishte perplasje ndermjet shkences edhe fese…… arsyetoni me shume dhe mos besoni me verberi.
Sa i perket fese ” Muhamedanizem”, tek ne muslimanet nuk ekziston si term askund te shkruar e as ne imagjinate. Feja e muslimaneve eshte “Islami ose Islamizmi’ dhe jo “Muhamedanizmi”. Faktikisht, nuk ju ve faj sepse ju mendoni se islamin e themeloi Muhammedi dhe nuk ishte nga Zoti dhe andaj e quani Muhamedanizem ashtu sic e quani ju krishterizem qe rrjedh nga fjala “krisht”, apo Buda dhe thuhet feja Budiste, ne varesi te themeluesit. Ne fakt tek ne nuk eshte themelues i islamizmit Muhammedi, por All-llahu e zbriti kete fe si drite dhe shpetim per njerezit e gjithe botes. All-llahu thote ne Kur’an: “Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time dhe zgjodha per ju islamin fe”. Maide:3. Pra nuk ka thene dhe zgjodha per ju Muhamedanizmin fe sic pretendon driteshkurtesia e mendjes suaj. Gjithsesi, nga i gjithe ky shkrim, shpresoj qe te keni mesuar dicka me shume rreth islamit dhe t’a dalloni te verteten nga e shtrembera qe ju verbon syte dhe zemrat e juaja.
Dhe nje keshille te fundit: Mos shkruani me budallalleqe te tilla sepse nuk eshte aspak ne demin tone, por ne demin e Shkodres, tolerances fetare dhe demin tuaj. Kete te fundit merreni si te doni, por mos harroni se nje dite do ta paguani shtrenjte para All-llahut duke llene llogari per veprat e juaja te shemtuara qe edhe vete Bibla ju ndalon te fyeni fene e tjetrit..sigurisht denimi i zjarrit eshte merite per juve dhe ta gezoni n.q.s nuk i ktheheni se vertetes ose se paku na lini rehat te jetojme te qete ne Shkodren heroike dhe te lavdishme…ashtu sic jemi te krishtere e musliman se bashku…. Ersani….
Bëjmë me dije… Botimi i këtij shkrimi, megjithëse plot fyerje në adresë të redaksisë, tregon se ne jemi të hapur dhe transparent. Fjala dhe mendimet janë të lira për njeriun, pa asnjë dallim. Pavarësisht nga gjuha e përdorur, e falenderojmë artikullshkruesin, të cilin e ftojmë të përdorë emrin e tij të vërtetë, pa frikë. Ju kujtojmë se asnjëherë nuk është cënuar ndonjë shkrues, cilidoqoftë ai, që ka fyer figurën e Krishtit, apo gjithë krishtërimin, e që ka pasë pasoja. Këtë e vërtetojnë ngjarjet e fundit, e jo vetëm në Shqipëri. Gjithashtu, i bëjmë me dije artikullshkruesit, se asnjëherë nuk kanë ekzistuar “bibla”, por vetëm një: si katolikët, si ortodoksët, si proteastanët (dëshmitarët e Jehovait, pavarësisht nga emri i bukur, nuk kanë të bëjmë me krishtërimin e as me Krishtin) kanë patur dhe kanë edhe sot një dhe vetënm një Bibël. Në Krishtërim nuk ekzistojnë “kopje të djegura” nga klanet rivale e as “vargje satanike” që fshehin të vërteta apo zbukurojnë të pavërteta… Por këtë ne e kuptojmë, pasi, jo vetëm artikullshkruesi, por shumica e atyre që vjellin vrer kundër Krishtit a Krishtërimit, nuk e njohin aspak Biblën e mesazhin 3600 vjeçar që përcjell ajo për njerzimin në përgjithësi, e individin në veçanti… Ne e kuptojmë këtë injorancë që pjell intolerancë… Redaksia
AMBASADA E REPULIKES SE SHQIPERISE Prane SELISE SE SHENJTE VATIKAN Vatikan 16 Gusht 2004
Informacion Mons. Lajolo i shkruan Ambasadorit Zef Bushati Me rastin e perfundimit te misionit prane Selise se Shenjte, Sekretari per Mardheniet me Shtetet i Vatikanit, Mons.Giovanni Laiolo, i eshte drejtuar me ane te nje letre Ambasadorit te RSH-se zotit Zef Bushati ne te cilen nder te tjera thuhet: “….Zoti Ambasador, Ju falenderoj per miresjelljen, per bashkepunimin si dhe per disponibilitetin te cilin keni manifestuar ne keto vite, qe kane lehtesuar zhvillimin dhe forcimin e raporteve qe lumturisht ekzistojne midis Selise se Shenjte dhe Republikes se Shqiperise. Duke Ju shprehur gjithashtu me sinqeritet vleresimin tim per organizimin optimal te vizites time kohet fundit ne Shtetin tuaj dhe duke Ju uruar gjithe te mirat per aktivitetin Tuaj te ardhshem ne atdheun Tend, si dhe per te gjithe te dashurit Juaj,Ju perseris, Zoti Ambasador, konsideratat e mia te larta dhe te vecanta per Ju.” – perfundon letren Sekretari i Shtetit te Vatikanit. Ambasadorit Zef Bushati ne perfundim te Misionit i eshte programuar ne ditete para te Shtatorit, Udience me Papa Benediktin XVI si dhe me Sekretarin e Shtetin, Kardinalin Angelo Sodano.
Kritika asht nji nga gurthemelet e demokracis nga Gjok Vata Ne numrin e gazetes ship te dt.19,7,2006 u botue nji shkrim i Z.Gjerciz Lolocit,me titullin “Terbimi anti Kadare i gjirizeve”nji titull kaq i pandenj me u mendue e jo ma me u shkrue tregon shfrim te pa premajtun terbimi te autorit te kti shkrimi,kunder cilit do qe gucon me shpreh lirisht vlersimet e tija ndaj krijimtaris te Kadares.Dihet se mrojtja ma e pa thyshme e nji krijimtarie,asht vet cilsia e saj.Ajo cilsi i shndrron ne deshtak te gjith ata qe perpiqen me shvlersua artin ndersa mrojtja ma e dobt e sasis pa cilsieshte ramje e trompetes se propagandes me shkopit e fanatizmit,qe pretendan me na bind vetem me zhurmen e volumit te ksaj trompete.Un menoj qe nji mrojtje e till nikon negativisht edhe vlerave rreale te krijimtaris te marrun ne mrojtje.Sherbimin me te dobishem nji autori mun tja baj kjo fjali e thjesht:LEXONI KRIJIMTARIN E X E AJA VET DO JU TREGOJ VLERAT E SAJA.:Z.Loloci thot qe komisjonet nerkomtare te vlersimit ndikohen vetem e vetem nga niveli artistik i krijimit por nuk duhet te harroj se dy elementat perbas te nivelit te nji shkrimi jan stili e permajtja aq e rancishme asht permajtja e nji krijimi letrar sa Alfred Nobel e ka vu si kusht i par i vlersimit per dhanjen e cmimit Nobel :tri jan detyrat e artit:1- denoncimi i se keqes,2-hymnizimi i se mires,dhe te ushqymit e e shijes me ushqimin qe e rrit ne mnyr sa ma te knaqme.Kjo asht plotsia e artit qe shyrton komisjoni i dhanjes se cmimeve vertet prestigjoze.Autori i shkrimit qe me frymzaj ket rreplik thot :sa her troket ndonje lajm i gzushem per shqiperine edhe shqipetaret mbujis nji dhum qe permbyt Tiranen e krejt vendin:Lind pytja”Mos vall lajmet e mira per shiprin e shiptart qenkan vetem ata qe kan te bajn me sukseset e Kadares?!Ky a nuk do te thot vetem Kadareja asht shipnia e shiptart?!Perse lajmet e gzushme per Kadaren qokan pesh kritikusat e tij?!A ka te drejt Loloshi me i qujt dhum ata qe nuk e ndjejn veten krenar per keto lajme?!A kaq te shumet qekan keta kritik sa me dhumin e tyne e permbytin Tiranen e te gjith shipnin?!Neqofshim kaq shum ne mas per tjeter,per numrin i tyne duhen marr ne konsiderat.Loloshi thot “Ata vihen ne gar per versiteti”amas vall kritika ndaj Kadares i shndrroka ne njerz pervers?!Keto shprehje percvec te ofendumne prej tyne a nuk e fyejn edhe vet demokracin ?!Z.Loloshi na thot se Kadareja asht ne pragun e botimit te nji vepre qe do te perkthehet “anglisht,frangjisht,spanjisht,arabisht e kinezce”edhe nese kjop asht e vertet kjo e vertet nuk mun te bahet penges kritike perkthimi i nji shkrimi asht venim marrje e nji perkthysi e kte vendim marrje e kushtezon honorari i dhan perkthysit.Pra perkthimi ne shum e shum raste nuk tregan njesin matse te vlerave te krijimit,aq ma pak shprehje e vlera te personalitit te vlerave letrare siq pretendon Loloci “vlera e personalitetit te letrave europjane e boterore”Ma posht artikull shkrusi thot “se dy kineast amerikan te hollivudit kan ne qener te dokumentarit te tyne per shipni e viset shiptare shkrimtari ton te madh Ismail Kadare”I kujtaj artikull shkrusit se kur thohet per shipnin,shipnia asht permbledhese e viseve shiptare mandej ky Zatni thot se lajmet e mira per Kadaren “provokojn shperthimin e gjirizeve”.Ne kritikusat e krijimtaris te Kadares mendoj se flasim me plot gojen sepse jemi njerz me ndergjegje te dlirt me aftesi te mjaftueshme e me vizion te qart lidhun me pretendimet tona.Dhe na vjen keq per te gjith ata qe nuk din ose ngurrojn me i nda vlerat nga antivlerat e pikrisht per kete jemi te angazhum me ndimu lexusin te orjentohet drejt fitimit te ati sens kritik qe i jep munsi me qen lexus sa ma i kulturuar mbasi asgja nuk i sherben permirsimit te cilsis sa sensi kritik i lexusit.Loloci thot se :Kadare me rastin e marrjes te nji cmimi nderkomtar mposhti gjasht nobelist e kater kandidat per cmim nobel.E si mundte mposhtet nobelisti qe asht i nderum me cmimin ma te nalt ne bot?!Kur me mposht nobelistin do te duhej me marr nji cmim ma te nalt se cmimi nobel.Me shton :”Kunder Kadares aktivizohen nji ser anonimesh dhe emrash periferik”.Un nuk kam ndesh ne shtyp as nji anonim kunder Kadares e me duket e pa lejushme me e percaktu vendin e emnave te kritikuese te Kadares ne periferi apo ne qender te kultures.Meqense Loloci e njihka kete anonim si djali i nji ishministri te diktatures ,djali i nji gjenerali te diktatures,djali i nji kapteri te athershem i cili sipas Z.Lolocit paska ba nji perversitet me nji emisuion televiziv gjestin e te cilit nuk mundem me e permend,perse nuk i thot emnat?!Nuk ka shiptar me sa do pak ndjenj atdhetarie qe te mos deshiroj sa me shum bashkatdhetar ushqyesa te krenaris se tij.Por pikrisht nese dum te jemi sa ma krenar me figurat tona deshirojm qe me ane te kritikes te sinqert e serjoze ti japim shkas krijuesva tane meqen sa ma te paprekshem nga kritika.
Nëpër stacionet e një libri plot dhimbje e dinjitet të Ekrem Bardhës: “Shqipëria larg dhe afër” Jeta e kritikut letrar është një më vete e parë nga raporti, marrëdhëniet dhe “kontaktet” me botën shpirtërore të autorëve të shumtë që na bëjnë pjesë të jetës së tyre përmes përjetimit të krijesave që vijnë në këtë jetë ashtu rastësisht – si apel i vetë thelbit të qenies – shpirtit në afirmim dhe konfirmim të dinjitetit njerëzor dhe të vlerave të tij në një botë rreptësisht të “izoluar” brenda vetes nën kultin e pragmatizmit kult. Kështu më erdhi në dorën time këto kohët e fundit, përmes gazetarit të talentuar dhe tashmë aq të mirënjohur të “TV Malësisë”, Rifat Ymeri, libri i mikut të tij dhe i të gjithë shqiptarëve, “Shqipëra larg dhe afër”, me autor z.Ekrem Bardha, Konsull Nderi i Shqipërisë në shtetin e Miçiganit të SHBA-së. Do të vinte ky libër, krahas romanit të parë të përgjegjësit të emisionit shqip pranë TV Podgoricës, “Rruga e pamëshirshme”, e Fran Camajt, si në plotësim të një domethënieje tejet të ndjeshme, tejet thelbësore. Ah, mall, mall i vendit tënd, ah, shpirt që gëzohesh vetëm brendavetes – është mesazhi brilant që i bashkon këta dy libra si në plotësim dhe në konfirmim të vlerave të njëri-tjetrit. Të dy bashkatdhetarët ecin në të njëjtën rrugë, të dy autorët lëvizin në të njëjtin realitet modern, të dy autorët, përplasen brenda vetes në të njëjtën dhimbje. Rruga e pamëshirshme, spiralja e gjatë, plot kthesa që na çon në të njëjtin shteg. Duaje vetveten – duaje pa komplekse, se ajo që sjell në shpirtin tënd ngrohtësia e saj, edhe pse me halle, derte, varfëri, sikur plot dhimbje, mundime, ndeshje dhe dyshime në një realitet sfidash dhe ndërvarësish, vjen para teje si sfida më e madhe: Të mbetesh vetvetja. Është pikërisht kjo sentencë që mbërthen nga fillimi deri në fund librin e z.Ekrem Bardha, “Shqipëria larg dhe afër”. Autori e quan thjesht: Kujtime – dokumente, fotografi… Jo, libri “vret” shumë më larg edhe nga forma letrare e realizimit. Duke lëvizur mes shprehjes letrare dhe historisë, si jetë e individit apo e një grupi, përmes fjalës së thënë troç dhe asaj të përjetuar nga dramat që fati ia dedikoi, atij si shumë bashkatdhetarëve që u detyruan t’i kthenin shpinën, po kurrë shpirtin vendit të tyre, fjalë e Bashës e thjeshtë, e qartë, po aq vizionare dhe diku-diku meditative flet për një realitet të përjetuar jo rastësisht, jo pa mesazh, jo pa ndjenjë dhimbjeje dhe përgjegjësie. Dhe ajo më kryesorja, totalisht si fjalë-fjalë e lirë, fjalë jashtë prangave të interesave banale, apo të moralit politik skllav, fjalë e dalë nga shpirti: “U desh pak kohë që të kuptoja se politika ishte ajo që ndante dhe përçante njerëzit, qofshin edhe të një familjeje. Dragushi nga Selenica vetë ishte komunist, kurse të vëllanë, Isufin, e kishte me Ballin dhe ishin armiqësuar deri në atë shkallë, sa rrezik të vrisnin njëri-tjetrin.” (“Shqipëria larg dhe afër”, fq.32). Dhe pas kaq vitesh, edhe pse tashmë është jo thjesht dikushi, por një emër me shumë dinjitet, i njohur dhe i miqësuar me qarqet më të larta të politikës amerikane, Ekrem Bardha kujton gjithçka me shumë ngrohtësi. Gjuha e reportazhit dhe toni publicistik në shumë faqe rrisin hapësirën e mendimit si hapësira e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për gjithçka shqiptare: “Akoma s’kisha mbushur 14 vjeç dhe nga punët e bujqësisë nuk merrja erë. Më kujtohet si tani sa zor pata kur mora pendën e qeve për herë të parë dhe nisa të lëroja. Sa dhimbje, sa mbresa që të pushtojnë tërë qenien, sa hapur brenda vetes shprehet Bardha nga lartësia aktuale e një biznesmeni me emër aq të madh tek ai çunaku i Radanjës së tij të dashur, kur “në dhomën e vetme që sajuam”, u strehuan pesë kurorë… flini, në këtë dhomë plot 11 veta që do të thoshte plot 11 frymë për t’u ushqyer… Dhe në vazhdim, me atë respekt lapidar për nënën e tij, vërtet një nënë qytetare dhe qenie dinjitoze që si komandante e shtëpisë, e zonja e saj nuk kishte se si të mos përjetonte plot lot dhe dhimbje fatin e njerëzve të saj më të dashur, fatin e loçkës së zemrës së saj të madhe. Por kjo nën dhe i biri nuk ankohej, nuk jepej, qëndresa, kjo vlerë më e vlerta në këtë botë do të thoshte Luigj Gurakuqi, poeti dhe politikani ynë “vigan-liberator”, mbante lart nënën, kurajonte si pak kë Bashën që… Ngrihej me natë, vinte qetë përpara dhe shonte në ara të lëronte me parmendë dy-tri orë, sa të binte zilja e shkollës, shprehet Basha, fëmijë që e donte fort jetën kur zgjedha e saj po e rëndonte tejet skajshëm fidanin e një shpirti që për mrekullisht i besonte asaj – jo si përrallë, por si sfidë. Sa ndjenja malli dhe respekti të mrekullueshëm e mbërthejnë nëpër faqet e librit për babain, Sulo Konicën, me nismën e të cilit në mesin e viteve ’30 do të ndërtohej shkolla në fshatin e tij, siç i tregonte mësues Tomorri, apo për gjyshen e tij “që kurrë nuk më nxirrte duarthatë, prandaj më erdhi keq për sëndykun që u dogj bashkë me shtëpinë e saj” – thotë Basha. Drama e Bashajve, drama e Vashajve, dajallarëve të tij e shprehur me një realizëm të hatashëm, plot respekt për fjalën dhe kurrsesi duke abuzuar me të, vjen në libër si shfletim i dramës sonë: sa asaj çame, sa asaj kosovare, sa asaj thënë ndryshe gjithëshqiptare në realitetin e një fqinjësie që edhe në kohët moderne vazhdon të mbajë në këmbë fantazmën absurde të një ligji absurd, aspak për mëkatet tona – atë të luftës me Shqipërinë, kur bijtë e saj me Boçarë e kompani qenë promotorët dhe promovuesit e lirisë nga sundimi i gjatë otoman 85 vite më parë. Drama që i jep ton gjithë pjesës së parë të librit është ajo kushtuar rrjedhave të fatit të të vëllait, Samiut, të tradhëtuar brenda vetes gjithsesi, që “edhe sot e kësaj dite e kujtoj atë ndarje aq të dhimbshme. Ishte më keq se vdekja: po na ndanin për së gjalli” (fq.72), definon autori. Drama përjetohet në libër aspak nga këndi i kultivimit të urrejtjes brenda vetes në klimën e njërës prej diktaturave më idiote të shek.XX, por si nevojë e një refleksioni shumë më të thellë mes vedi. Vërtet diktaturat kanë vulën e krimit e të makabritetit njerëzor të pashoq në llojin e vet, por kur doza e kësaj vule rritet artificialisht me krisjen brenda vetes me vetëdije apo verbërisht i bëjmë shërbimin më të keq se kurrë të ardhmes sonë. Duke iu referuar pikërisht kësaj dukurie të shëmtuar, e kultivuar ndër shekuj nga pushtues të jashtëm e të brendshëm mbi shqiptarët, autori definon me shumë të drejtë: “Njerëz të tillë, pa karakter (si Ramadan Ibrahimi – denoncuesi i Samiut), pa personalitet, që të shesin shpejt, janë të ndëshkuar nga njerëzit, nga familja, nga koha dhe nga vetvetja, paçka se ata nuk e kuptojnë” (fq.68). Ishte pikërisht ky status mjeran që do të dërgonte në gijotinën e Kim Filbit, agjentit anglez në shërbim të KGB-së, ajkën e kombit shqiptar. Dhe natyrisht, thekson me të drejtë autori që “atij nuk mund t’i vinte keq për disa të rinj nga Shqipëria, përderisa kishte tradhëtuar vendin e tij, Anglinë”. Statusi moral tepër i lartë në golgotën e jetës së tij familjare dhe private mbahet gjithherë lart nga motoja: “U arratisa nga Shqipëria si i përndjekur nga regjimi komunist, por Atdheun vazhdoja ta doja si më parë”. Realist deri në fund ndaj jetës Basha Amerikën nuk e përjeton si vend të përrallave me luks dhuratë, por si “Vendi i punës, se në Amerikë nuk jetohet pa punë” ku duhet të kesh fort në tokë këmbët me koshiencën se “Të paguash ose të shpenzosh më shumë se sa fiton, do të thotë të falimentosh”. Të lidhur fort brenda vetes ku “Arka e kursimeve ishte nëna e cila paratë i mbështillte me një shami dhe i fuste në baulen e saj “Bashajt bëhen tejet koshientë për të përballuar jetën me shembullin e përkushtimit dinjitoz, sfidat e jetës në emër të një jete plot dinjitet, ku “morali i nënës, më i madhi, që t’i martonte djemtë me vajza shqiptare” do të ishte njëra ndër spuntot më interesante dhe më të vlerta që do të mbante gjallë te Bashajt dashurinë për vendin e tyre dhe luftën sistematike për të lobinguar deri në nivelet më të larta të piramidës së departamentit amerikan të shtetit, apo tek liderët kryesorë, si Bush, Klinton e të tjerë për çështjen kombëtare, ku Kosova me fatin e saj do të përbënte kryefjalën e gjithë atij forumi republikan, apo Komiteti Republikan të shqiptarëve të Miçiganit e më tej në të gjithë nivelet e piramidës politike të SHBA, deri në vitin e lavdishëm 1999, kur me ndihmën dhe mbështetjen totale amerikane, UÇK-ja do ta kthente në realitet të kapshëm ëndrrën e saj të një Kosove-shtet të pavarur dhe sovran si pjesë e Evropës së Re. Mjaft interesante është spiralja në rrugën e suksesshme të biznesit në SHBA, rruga e të cilit (nënkupton libri), kalon nga komunikimi me klientin deri tek lëvizjet e guximshme që shpesh riskojnë deri në hartimin dhe aplikimin e metodave nga më bashkëkohoret të menaxhimit të vlerave dhe shtrirjes së mbinatyrshme dhe pjesë-pjesë të biznesit me koshiencën se vetë jeta nuk është tjetër vetëm konkurencë – këtu qëndron edhe bukuria e saj si hapësirë sa intriguese, sa magjepsëse e realizimit të vetvetes. “Dhe kur fiton konsideratën apo prestigjin duhet të dish ta mbash”, nënvizon autori. Kënaqësia e punës të vjen në jetë, patjetër si kënaqësi e vetë jetës. Kurse vetë jeta e jetuar realisht s’është tjetër vetëm burim kënaqësish dhe përvojash nga më brilantet në emër të plotësimit të vetvetes. “Salloni “Bardha” mori një pamje tërheqëse, sapo erdhi të punonte si modeliste gruaja ime, Lumturia. Ajo menjëherë fitoi simpatinë e klienteve, si për modelet me fantazi që krijonte, ashtu edhe për mirësinë që tregonte” konkludon plot satisfaksion Basha. Shqiptarët janë vitalë dhe këtë vitalitet ata e manifestojnë në çdo vend ku punojnë, nënkupton autori, kur edhe të tjerëve nuk u mungon dashamirësia ndaj tyre – dashamirësia e standardit amerikan, ku njeriu mbështetet në kuptimin më të plotë të fjalës të të drejtave njerëzore për t’u realizuar në vetvete. Në këtë klimë Bashajt shohin të plotësuar dëshirën e tyre “dëshirën e nënës që të katër vëllezërit të punonin së bashku”, vjen kjo si dëshira e vetë njeriut shqiptar për të jetuar me dinjitet në emër të një të ardhmeje më të mirë. Dhe Basha, apo diaspora shqiptare, “kurrë nuk e harroi atdheun e saj, nuk u lodh kurrë së menduari e punuari për të, edhe pse larg tij”. Në fillim të viteve ’60, tregon Basha – demonstruesit shqiptarë ballistë e legalistë krahas të tjerëve, të fyer nga parullat antishqiptare kundër Atdheut të tyre, lanë mënjanë kryeministrn, Mehmet Shehun, – që vizitonte Nju Jork-un dhe iu kthyen minoritetit grek duke u përleshur me ta dhe duke i vënë përpara, pa u lënë kohë të mbroheshin, duke treguar se mërgata politike shqiptare ishte antikomuniste, por jo antishqiptare”, (fq.122). Një mrekulli e vërtetë brenda shpirtit të qenies që gjithsesi apelon përballë atij kështjellëzimi modern brenda nesh, që të mbërthyer në sfidat e kohëve moderne në emër të mbijetesës apo edhe të spekullimit, bien pre e entusiazmit modern duke shkuar deri në mohim të plotë të vetvetes, apo deri në njollosje të figurave tona kombëtare simbol i civilizimit tonë të hershëm, si Heroi ynë Kombëtar, Gj.K.Skënderbeu. Është një apel i fuqishëm që vjen nga faqet e këtij libri brilant mbresash dhe dokumentesh të Bashës që flasin në dobi të çështjes sonë në total, kur edhe pse jemi në fillimet e mijëvjeçarit të tretë, siç shprehet akademiku R.Qosja, jemi populli që ende nuk i kemi zgjidhur tri problemet madhore brenda vetes, po aq në raport me botën kur “Jalta” vazhdon të jetë akoma gjallë: 1.Çështjen kombëtare; 2.shoqërore dhe 3.atë demokratike. Në këtë këndvështrim, libri i Ekrem Bashës afishohet si kontribut dinjitoz i njeriut shqiptar si njeri modern që besimin tek vetja dhe forcën shtytëse të këtij besimi e gjen tek shmangia urgjente e të gjithë atyre paragjykimeve dhe mentaliteteve sa anakronike, sa fatale për të ardhmen tonë, ku gricjet artificiale do të largonin jashtë rrugës evroatlantike ku aspirojmë. Një apel i fuqishëm ky për klasën politike, ashpërsinë brenda gjirit të së cilës në llojin e vjetër të luftës politike autori e përjeton me indinjatë. Duke u treguar mirënjohës deri në skaj ndaj mikut të tij dhe të shqiptarëve, kongresistit Broomfield, i zgjedhur disa herë përfaqësues për Kongresin Amerikan, njëri nga veprimtarët më të njohur dhe më me autoritet në dobi të çështjes shqiptare, autori vë në dukje se ky mik i shqiptarëve që në fillim të viteve ’80 kishte demaskuar farsën e bashkim-vllazërimit në Jugosllavi “Bashkim vllazërimi ka marrë fund me kohë”, do të deklaronte ky amerikan i madh, mik i patriotit dhe biznesmenit të standardeve ndërkombëtare, z.Ekrem Basha. Jo rastësisht ky mik i madh thirrej në diasporë edhe si “shtylla e shpresës kosovare”, nënvizon autori i librit. Shumë interesante është evidentimi i realitetit amerikan si një realitet me këmbë në tokë përballë sfidave që po rroknin në rritje njerëzimi, çka shpaloset aq bukur në replikën e Hrushovit me Niksonin në vitin 1960. Fjalëve të Hrushovit se fëmija i fëmijës suaj në Amerikë, pas disa kohësh do të jetojë në komunizëm, ish-Presidenti amerikan i përgjigjet me tepër sukses: “Fëmija i fëmijës suaj, pas pak vitesh do të jetojë i lirë dhe në demokraci” (f.127). Një fëmijë i atyre viteve ishte dhe Ekrem Bardha, që sot si mbarë diaspora shqiptare ka fatin të jetë “fëmija që do të jetojë vërtet i lirë dhe në demokraci”. Dhe nëse kjo do të ishte natyrisht meritë e madhe e të tjerëve, merita e bashkëmoshatarëve të Bashës së atyre viteve, kohë më parë apo edhe sot, qëndron në atë që ata ditën të ruajnë vetveten si një vlerë dhe motivim i brendshëm në mënyrë të vazhdueshme. Dhe kjo nuk do të vinte ndryshe vetëm si një orientim i vetvetes nga këndvështrimi brilant i librit të mrekullueshëm të këtij sensi të Bashës: “Larg dhe pranë Shqipërisë”. Si i tillë, ky libër vjen si monument i vlerave morale, civile dhe njerëzore të një komuniteti, që në emër të jetës së vetvetes, në emër të dashurisë për kombin e tyre mbajtën gjallë përballë çdo sfide, deri edhe atë më tragjike që kaloi edhe familja Basha, duke lënë një copë të shpirtit të saj në skëterrën e një eksperimenti tragjikomik të llojit shqiptar, diti të fitojë mbi vetveten në emër të jetës, në emër të së ardhmes së natyrshme të kombit dhe të atdheut të tij. Me krenarinë e ligjshme të të qenit shqiptar më lumturon, sepse vetëm brenda kësaj filozofie ne do të meritojmë me dinjitet edhe dashurinë dhe inkurajimin e botës moderne ku synojmë të realizohemi. Urime dhe nderim të përjetshëm z.Bardha që shpalosët jo thjesht si një kapitalist i kompletuar i kohëve moderne, por mbi të gjitha si njëri nga korifejtë e atdhedashurisë, shembull për të gjithë shqiptarët, kudo në këtë botë kaq të egërsuar brenda vetes! Kadri Ujkaj, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve M.Madhe |
Nr. 94 i gazetës në print
| Gaztori i perandorit të Romës në shekullin e 3-të dhe gazi i politikës shqiptare në shekullin e 21-të!
nga Sokol Pepushaj Në natyrën njerëzore nuk është vërtetuar se i besohet atij që mashtron. Sjellja e njeriut në pamje sociologjike është proces grupor. Ndërsa nga ana biologjike sjellja, prirjet, janë të lindura. Pra, kompleksitetin e perceptimit të personit biologjik, të drejtimit pa drejtësi sociale, racore, religjioze, seksuale apo tenike, bota tashmë e ka lënë nëpër muzeume. Claudi, perandori i rreptë i Romës në fundshekullin e 3-të, sipas zakonit të kohës, duhej t’i plotësonte kërkesën e fundit një të dënuari me vdekje. Ky i fundit kish kërkuar që vetë Perandori, me duart e tij duhej t’i lante fytyrën me ujë. E çuan para Perandorit, i cili mbushi grushtat me ujë dhe i fërkoi faqet. – Çojeni në kryq – foli rreptë Perandori i rreptë. – Madhëri, nuk ma plotësuat dëshirën, – tha krimineli. Perandori rrudhi vetullat, u mbush me vrer, por krimineli shumë i qetë thotë: – Jo, madhëri, un nuk kam fytyrë, fytyra ime është prapanica, ndryshe nuk do të bëja krimin që kam bërë. Perandori qeshi me të madhe dhe jo vetëm që nuk e kryqëzoi, por e mori gaztor, afër vetes. Por kjo përrallë e para 18 shekujve, sot duket e prekshme në politikën shqiptare. Politikanët që nuk meritojnë më besim, po sillen si krimineli me ish-Perandorin romak. Megjithëse janë bërë gaztorët e shqiptarëve dhe gazi i Europës, ku masa e pajtimit dhe e mospajtimit janë përditë në duel, ata që shkatërruan Shqipërinë më 1997 dhe aksidentalisht drejtuan shtetin tetë vjet, sot marrin guximin dhe jo vetëm “nxijnë” çdo iniciativë të qeverisë, por edhe nuk e kuptojnë veten se janë mjaft qesharakë në “alternativat” që servirin. Krijimi i Byrosë Politike të Partisë Socialiste është kthim prapa apo jo? Është njëfarë kopjimi i vetë Enver Hoxhës. Doni shpjegime thatë? Dakord, plotësisht dakord. Skënder Gjinushi vlerësohet se ka të gjitha nasijetet e të parit të byrosë politike të Enver Hoxhës. Vetë Edi Rama duket se ka imazhin e Spiro Kolekës, që merrej asokohe me punët botërore. Neritan Ceka mund të thuhet se ka një imazh të dyzuar mes Kadri Hazbiut e Simon Stefanit. Por shiheni me kujdes Paskal Milon, Paskali vdes të luajë rolin e Foto Çamit në byronë e “re” politike. Po Iliri? Meta deklaron prerë se do të jetë kryeministri i ardhshëm, edhe pse si rol të rëndësishëm në byro ka atë të Hysni Kapos. Më pak i rëndësishëm shfaqet në konfigurimin e byrosë së re Pandeli Majko, për të cilin të gjitha rolet janë uzurpuar dhe mbetet të luajë vetë rolin e Pilo Peristerit. Gazeta e PS-së është ajo që çeli vetë Enver Hoxha, ndërsa Byroja Politike u rikrijua. Edi Rama s’ka vonuar të vërë në jetë të vetmin aksion politik që njeh: atë të regjimit të merhumit Hoxha. Duke thirrur të gjithë të vegjlit e opozitës në Kryesinë e Kuvendit, ai është munduar që t’u mbushë mendjen vetes dhe atyre se megjithë rrëzimin e mitit të Zogut të Zi, të Kryeprokurorit Sollaku, të mafias e krimit, punët nuk janë dhe aq keq dhe shumë shpejt do të vijë rezultati. Por fjalët janë fjalë. Për këtë Edi Ramës i duhet edhe një imitim formal i mënyrës se si paraardhësit e tyre bënin politikë. Dhe vendimi është marrë i prerë: Funksionimi si një parti politike e njësuar, e drejtuar nga një forum i përbashkët, i cili do të drejtojë gjithçka. Një byro politike pra, një byro si qëmoti që do të marrë vendim se kur do të plasin manifestimet e egra, kur do të vijë rasti për t’iu turrur institucioneve, por së pari një byro politike për t’u identifkuar secili me “babanë e tij shpirtëror”. Në zemër të kësaj ringjalljeje mbetet Skënder Gjinushi, njeriu që sipas mirinformacionit, i ka të gjitha nasijetet e Enver Hoxhës. Po të gjitha ama. Ai e pretendon rolin e axhitatorit, por edhe të hartuesit të listës së zezë, ku dhe të tjerët kanë pranuar me zell t’ia japin shëmbëllimin. Edhe pse është një binar i gjatë, Edi Rama mban për shëmbëlltyrë të vetën, ministrin e punëve botërore, Spiro Koleka dhe ëndërron të bëhet theror pranë pusetave, kanaleve, gropave, rrënojave me pluhur e baltë. Prandaj edhe aferim i qoftë kjo shëmbëlltyrë. Neritan Ceka e ka disi më të ndërlikuar kujtesën e vet për Byronë Politike të Enver Hoxhës, prandaj për momentin ka refuzuar të kryejë një funksion të qartë në byronë e re. Imazhin duket e ka fluid, mes Kadri Hazbiut dhe Simon Stefanit. Jo i pandërlikuar është edhe shëmbëllimi që kërkon Paskal Milo, paçka se në byronë e re ka premtuar të luajë rolin e Foto Çamit. Ajo që pritej ndodhi. Ilir Meta po shfaqet shumë energjik në prezantimin dhe funksionimin e byrosë së re politike të opozitës, i cili bërtet se është njeriu i punës, i aksionit e do të jetë kryeministri i ardhshëm i kësaj opozite byroiste, paçka se thotë nuk do të jetë si Adil Çarçani, por do të luajë rolin e rëndësishëm që në byronë paraardhëse luante Hysni Kapo. Në të vërtetë Ilir Meta ka më shumë imazhin e Mehmet Shehut. Krejt i pakënaqur ka mbetur Pandeli Majko, për të cilin ka mbetur vetëm roli i parëndësishëm i Pilo Peristerit. Por gjithsesi, më mirë periferik sesa mungestar. Së fundi, kujtoni fillimin e shkrimit, se si krimineli u bë gaztor.
Të rizgjohesh me ëndrrën e ardhjes në pushtet mbi kufoma nga Albert VATAJ Detonimi i vitit 1997, pasojat e të cilit po vazhdon t’i paguajnë qytetarët shqiptarë, shteti dhe imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, po i afohet përvjetorit të dhjetë. Atëherë kur guxuam të iknim nga baltovina e kësaj çmendurie që na etiketoi në sytë e botës si popull primitiv, kur plagët nuk kanë pushuar së lënguari dhe paranoja së ndëshkuari, në arenën politike ka nga ato syresh që rizgjohen me ëndrrën e ardhjes në pushtet mbi kufoma. Nuk u mjaftoi ai vit, por duhet që edhe në përkujtimin e tij, të riciklonim përsëri atë që të vërtetojmë plotësisht së bisha ende ka etje për gjak. Su mjaftuan varret që opozita e atëhershme dhe e sotme njëkohësisht të pretendojnë që pushteti merret vetëm me gjak. Ata pasi dështuan në dhënien me gjak të pushtetit, gjë të cilën e kishin premtuar, pas fitores së Berishës, kërkojnë tani në një rimarrje të pushtetit, përsëri gjak, vdekje, varre, kuja, shkatërrim. Do të mjaftonte zgjedhja e një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga mazhoranca, kandidaturë që e pretendonte opozita, që në gjirin e pjellës së 1997-ës të rizgjohen pasionet e përgjakshme të vitit ogurzi. Ka qenë kreu i PS, Edi Rama, i cili duke ju drejtuer politikës së shesheve, ka lënë të kuptohet, se riciklimi pasdhjetëvjeçar i një çmendurie kolektive, është mjeti që mund t’i bëjë ballë “politikës së uzurpimit të shtetit dhe institucioneve nga Berisha”. Në pamjen e përgjithshme, politika e sheh veten në një krizë të thellë dhe pa rrugdalje që piknis nga kriza e lidershipit në kampin rozë, për të vijuar tek një hallakatje e të gjithë kampit të majte pas humbjes fatale në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare që risollën triumfalisht në pushtet Sali Berishën. Kërcënimet për mosnjohjen e kandidatit të mazhorancës për KQZ, dhe refuzimi për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore, si dhe shumë faktorë të tjerë të politikës së verbërisë oponente, gjenerojnë një fillimstuhie. Nga ana tjetër mazhoranca është e vendosur të vijojë rrugën e qeverisjes me dorë të ashpër kundër korrupsionit dhe “Kapjes së shtetit”, pavarësisht se po ndesh në shumë barriera, të cilat aty këtu shfaqen si lufte për mbrojtjen e kushtetuetshmërisë nga ana e opozitës. Tendenca e të bërit politikë duke ju referuar një eksperience të trishtë, siç ishte ajo e vitit ’97, minon çdo shpresë, se në të ardhmen do të kemi një paqe politike, që kërkohet në kuadrin e kushteve nga Bashkimi Evropian, pas ratifikimit të marrëveshjes së Asociim Stabilizimit. Dallohet qartë se nuk ekziston vullneti i mirë politik, për të vënë paqe. Edhe mazhoranca, mbase duhet të ishte më tolerante dhe të karakterizohej nga fryma e bashkëpunimit, pavarësisht se kjo nuk është një diktim me rregulla të qarta loje dhe me parime të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve të shtetit ligjor, nga ana e opozitës. Ajo që ata kërkojnë me forcë, është ajo që të dajthtët e konsiderojnë si vënie e gurëve nën rrota të vijimit të reformës institucionale dhe luftës pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në këto kushte lind ai hendek, të cilin opozita kërkon ta ngushtojë nëpërmjet kërcënimeve për rikthimin e ngjarjeve të vitit 1997. Se sa do të mund t’ia arrijnë kësaj ekzakt kjo nuk dihet, por ajo që dihet me saktësi është se sot pas afro 10 viteve, nga ai vit ogurzi, shoqëria është ndërgjegjësuar, vetëdija qytetare ka mbërritur të tjera parametra, fatkeqësisht jo ato që pandehin Rama e Gjinushi, si promoter të rikthimit të atyre trazirave që shkatërruan shtetin dhe e kthyen vendin në pragun e një lufte civile. Mjeti, me të cilin kanë vendosur së fundi t’i thonë ndal Berishës, socialistët, është jo vetëm një mjet fatal por një dështim i turpshëm dhe një shterpësi politike. Gjersa ata të binden se në Shqipëri s’ka më shanse të rikthehen trazirat e vitit 1997, shumë mjete më efikase politike të të bërit opozitë, u kanë mbetur në duar, pa mundësi të konkretizimit të vlerës për oponencë. Papërgjegjësia politike dhe fryma revolucionare e të majtëve, në kushtet e një terrori me të cilin ende jetojnë shqiptarët edhe pas afro 10 viteve, është përfshirje në një krim politik të këtyre “mendjeve të ndritura”. Pavarësisht se kjo nuk mund të jetë një realitet prej të cilit opozita të përfitojë sërish pushtetin si para 10 viteve. Nëse ata kërkojnë dhe pretendojnë t’i kenë gjetur pikat e kontaktit të vitit 2006 me vitin 1996, kjo nuk do të thotë se ata kanë të garantuar të jenë moralisht të obliguar t’u thonë viktimave të tyre të rizgjohen nga varret për të ndriçuar me shpirtin e tyre rrugën e riardhur në pushtet. Për më keq akoma të kërkojnë një gjeneratë tjetër për ta viktimizuar në emër të një patologjie anti-Berishë, që u valon ndër deje, dhe manisë së pushtetit të përjetshëm, prej së cilës e kanë të vështirë të divorcohen. Nuk di të ketë kohën dhe guximin për sakrificë të ndokujt, që Rama të rrethohet nga një breror perëndie, Gjinushi të mund të vozisë sërish në moçalin e kënetës socialiste, e bandatët ordiner dhe ato politik të bëjnë ligjin në këtë copë Shqipëri të mbetur jasht mallkimit të tyre. Ndoshta është ende heret për të dhënë përfundime rreth asaj, se kush do të jetë sensibiliteti i opinionit publik për thirrjet revolucionare të eksponentëve të opozitës. Mbase gjithçka i duhet lënë kohës. Por ajo që është përfundimtare dhe që nuk mbetet e dyzuar në këtë hamendje, është se ajo që detonoi vitin 1997, ishte aksidenti që pësuan shqiptarët në firmat piramidale. Këtë e shfrytëzuan mjaft mirë, pikërisht këto eksponentë, që sot rikërkojnë rrënjët e asaj çmendurie për të degdisur drejt ferrit fatet e shqiptarëve, e t’i vënë flakën Shqipërisë. E përse? Vetëm që pasionet e tyre patologjike për pushtet të përjetshëm, të jenë një bazament i përjetshëm në këtë realitet, duke mos patur në brendi dhe filozofi asgjë tjetër vetëm fikjes së shpresave, se ky vend mund të bëhet, se ky vend mund të dalë nga kthetrat e babzisë së abuzuesve me pushtetin, se ky popull meriton më shumë se një klasë plitike, të cilës sa herë i cënohen interesat personale, ngrenë popullin si urë për të mbërritur tek qëllimet e tyre. Të zgjohesh me ëndrrën e ardhjes në pushtet mbi kufoma është një paranojë, një patologji, një delir, prej së cilës vuajnë ata që mjetet dhe format e tilla të ardhjes dhe mbajtjes së pushtetit ia kanë filozofi. Nëse shoqëria nuk i shëron, vetë ajo do të jetë viktima. Zoti e dhëntë që të jetë ende ëndërr!
Moisiu, në mes PS-së dhe PD-së nga Blerti Delija Jane te shumte politikanet te cilet shprehen se nuk do te deshiroja te isha ne pozicionin e presidentit te Republikes Alfred Moisiu ne kete situate te ndere politike ne vend. Duket se te gjitha privilegjet e te qenit kryetar shteti, humbasin teksa ndodhet haptas ne mes te mazhorances dhe opozites. Gjate kesaj periudhe pushimesh, te cilat mbase nuk do te jene aspak te tilla per kryetarin e shtetit, ky I fundit duhet te reflektoje per shume ceshtje, por mbi te gjitha te marre nje vendim ne lidhje me kryeprokurorin Sollaku. I vleresuar mjaft nga opozita per disa qendrime te mbajtura nga ai dhe KLD-ja qe kryeson, nga mazhoranca Moisiu eshte cilesuar edhe si shkaktar I situates aktuale te ndere ne politiken shqiptare. Megjithe mesazhet e here pas hershme per vijimin e reformes zgjedhore qe I ka drejtuar kuvendit, Moisiu po sheh se opozita duket e vendosur te bojkotoje zgjedhjet ne kushtet aktuale politike. Pasi ka dekretuar ligjin per kthimin e kompensimin e pronave, ashtu sic ishte miratuar nga mazhoranca ne Kuvend, Moisiu duhet te marre nje qendrim per nje tjeter vendim te ketij te fundit, ne lidhje me dekretimin e shkarkimit te Sollakut. Ne fakt, presidenti nuk ka asnje afat ligjor per tu shprehur ne lidhje me kete ceshtje, por sipas ministrit te Drejtesise Bumci, ai nuk duhet te kaloje afatin e dy muajve, aq sa iu deshen komisionit hetimor parlamentar dhe Kuvendit per te marre vendim. Nese do te dkretonte shkarkimin, ndjeshem kreu I shtetit do te rregullonte marredheniet me mazhorancen aktuale, ndersa ne rast ne injorimit te vendimit te parlamentit, vendi do te zhytej ne nje krize te thelle parlamentare, qe mund te conte deri ne kerkesen per shkarkim te presidentit te vendit. E ne keto kushte, kriza aktuale ne Kuvend, do te dukej asgje, krahasuar me abisin ku mund te futet vendi I shqiponjave. Jo rradhe here, Moisiu ka deklaruar se udherrefyes I veprimtarise si president, eshte vetem kushtetuta dhe ligji. E ketu, duket sikur ceshtja komplikohet me shume, teksa politika shqiptare nuk ia ke vene shume veshin, termave te tille. Me nje moshe ne kufinjte e pjekurise, por edhe te tekave te pleqerise, ai nuk mund te gjykohet persa kohe mbn qendrime ne pozicionin qe ka. Ne menyre te cuditshme, nje post I cili konsiderohet me shume honorifik ne republiken tone parlamentare, po merr nje rendesi shume te madhe per fatet e Shqiperise. Asnjehere ne keto 16 vite demokraci, presidenti I vendit nuk ka patur kaq shume ne dore fatet e demokracise sone te brishte. E gjithe vemendja e spektrit politik, e opinionit vendas dhe te huaj, duket se eshte perqendruar tek ky burre, I cili shume shpesh po cilesohet si “burre shteti”, duke u folur edhe per nje rizgjedhje te tij te mundshme ne vitin 2007. Eshte mese e qarte, se nuk do te jete Moisiu ai qe do te vendose per gjithcka dhe I vetem. Rreth e rrotull, eshte nje mori e tere njerezish, keshilltare te brendshem dhe te jashtem si dhe “Keshilli I te Urteve” qe do te kene nje peshe te madhe ne vendimet e qendrimet e Moisiut. Nuk do te ishte aspak cudi, qe pavaresisht se firmat I vendos Moisiu, ne vendimet e tija te reflektohen apo pasqyrohen edhe opinionet e njerezve rrotull tij. Ne vitin 2002, teksa ai propozohej si president konsensual Nano- Berisha, ishin te shume ata qe shprehnin mosbesim ne aftesite e Moisiut ne drejtimin e institucionit te Presidentit. Me kalimin e viteve, vecanarisht ne kapercyell te vitit te fundit te mandatit, personi qe deklaron me krenari se I perket nje race te zgjuar si hebrenjte, po tregon nje personalitet te fuqishem. Mbase edhe nga faktori moshe, por edhe deshira e tij thuajse e shprehur publikisht, per te mos u rikandiduar ne kete post. Ne gjithe kete persiatje, nuk duhet anashkaluar edhe roli I padiskutueshem dhe vendimtar I dyshes se dinosaureve te politikes shqiptare Nano- Berisha. Ky I fundit, thuajse publikisht, permes njerezve dhe mediave prane tij, e ka pare si te mundur zgjedhjen e ish- kryesocialistit si pasues I Moisiut ne vitin 2007. Ndikimi I nje marreveshjeje te tille te fshehte (nese ekziston vertete, sic thuhet), do te jete I madh edhe ne vendimet qe mund te merren nga kreu I shtetit. Votat Nano- Berisha, nuk do te mungonin as per nje shkarkim te parakohshem ne Kuvend te Moisiut, sic edhe per zgjedhjen e “turistit” politik Nano ne krye te shtetit.
Kritika asht nji nga gurthemelet e demokracis Ne numrin e gazetes ship te dt.19,7,2006 u botue nji shkrim i Z.Gjerciz Lolocit,me titullin “Terbimi anti Kadare i gjirizeve”nji titull kaq i pandenj me u mendue e jo ma me u shkrue tregon shfrim te pa premajtun terbimi te autorit te kti shkrimi,kunder cilit do qe gucon me shpreh lirisht vlersimet e tija ndaj krijimtaris te Kadares.Dihet se mrojtja ma e pa thyshme e nji krijimtarie,asht vet cilsia e saj.Ajo cilsi i shndrron ne deshtak te gjith ata qe perpiqen me shvlersua artin ndersa mrojtja ma e dobt e sasis pa cilsieshte ramje e trompetes se propagandes me shkopit e fanatizmit,qe pretendan me na bind vetem me zhurmen e volumit te ksaj trompete.Un menoj qe nji mrojtje e till nikon negativisht edhe vlerave rreale te krijimtaris te marrun ne mrojtje.Sherbimin me te dobishem nji autori mun tja baj kjo fjali e thjesht:LEXONI KRIJIMTARIN E X E AJA VET DO JU TREGOJ VLERAT E SAJA.:Z.Loloci thot qe komisjonet nerkomtare te vlersimit ndikohen vetem e vetem nga niveli artistik i krijimit por nuk duhet te harroj se dy elementat perbas te nivelit te nji shkrimi jan stili e permajtja aq e rancishme asht permajtja e nji krijimi letrar sa Alfred Nobel e ka vu si kusht i par i vlersimit per dhanjen e cmimit Nobel :tri jan detyrat e artit:1- denoncimi i se keqes,2-hymnizimi i se mires,dhe te ushqymit e e shijes me ushqimin qe e rrit ne mnyr sa ma te knaqme.Kjo asht plotsia e artit qe shyrton komisjoni i dhanjes se cmimeve vertet prestigjoze.Autori i shkrimit qe me frymzaj ket rreplik thot :sa her troket ndonje lajm i gzushem per shqiperine edhe shqipetaret mbujis nji dhum qe permbyt Tiranen e krejt vendin:Lind pytja”Mos vall lajmet e mira per shiprin e shiptart qenkan vetem ata qe kan te bajn me sukseset e Kadares?!Ky a nuk do te thot vetem Kadareja asht shipnia e shiptart?!Perse lajmet e gzushme per Kadaren qokan pesh kritikusat e tij?!A ka te drejt Loloshi me i qujt dhum ata qe nuk e ndjejn veten krenar per keto lajme?!A kaq te shumet qekan keta kritik sa me dhumin e tyne e permbytin Tiranen e te gjith shipnin?!Neqofshim kaq shum ne mas per tjeter,per numrin i tyne duhen marr ne konsiderat.Loloshi thot “Ata vihen ne gar per versiteti”amas vall kritika ndaj Kadares i shndrroka ne njerz pervers?!Keto shprehje percvec te ofendumne prej tyne a nuk e fyejn edhe vet demokracin ?!Z.Loloshi na thot se Kadareja asht ne pragun e botimit te nji vepre qe do te perkthehet “anglisht,frangjisht,spanjisht,arabisht e kinezce”edhe nese kjop asht e vertet kjo e vertet nuk mun te bahet penges kritike perkthimi i nji shkrimi asht venim marrje e nji perkthysi e kte vendim marrje e kushtezon honorari i dhan perkthysit.Pra perkthimi ne shum e shum raste nuk tregan njesin matse te vlerave te krijimit,aq ma pak shprehje e vlera te personalitit te vlerave letrare siq pretendon Loloci “vlera e personalitetit te letrave europjane e boterore”Ma posht artikull shkrusi thot “se dy kineast amerikan te hollivudit kan ne qener te dokumentarit te tyne per shipni e viset shiptare shkrimtari ton te madh Ismail Kadare”I kujtaj artikull shkrusit se kur thohet per shipnin,shipnia asht permbledhese e viseve shiptare mandej ky Zatni thot se lajmet e mira per Kadaren “provokojn shperthimin e gjirizeve”.Ne kritikusat e krijimtaris te Kadares mendoj se flasim me plot gojen sepse jemi njerz me ndergjegje te dlirt me aftesi te mjaftueshme e me vizion te qart lidhun me pretendimet tona.Dhe na vjen keq per te gjith ata qe nuk din ose ngurrojn me i nda vlerat nga antivlerat e pikrisht per kete jemi te angazhum me ndimu lexusin te orjentohet drejt fitimit te ati sens kritik qe i jep munsi me qen lexus sa ma i kulturuar mbasi asgja nuk i sherben permirsimit te cilsis sa sensi kritik i lexusit.Loloci thot se :Kadare me rastin e marrjes te nji cmimi nderkomtar mposhti gjasht nobelist e kater kandidat per cmim nobel.E si mundte mposhtet nobelisti qe asht i nderum me cmimin ma te nalt ne bot?!Kur me mposht nobelistin do te duhej me marr nji cmim ma te nalt se cmimi nobel.Me shton :”Kunder Kadares aktivizohen nji ser anonimesh dhe emrash periferik”.Un nuk kam ndesh ne shtyp as nji anonim kunder Kadares e me duket e pa lejushme me e percaktu vendin e emnave te kritikuese te Kadares ne periferi apo ne qender te kultures.Meqense Loloci e njihka kete anonim si djali i nji ishministri te diktatures ,djali i nji gjenerali te diktatures,djali i nji kapteri te athershem i cili sipas Z.Lolocit paska ba nji perversitet me nji emisuion televiziv gjestin e te cilit nuk mundem me e permend,perse nuk i thot emnat?!Nuk ka shiptar me sa do pak ndjenj atdhetarie qe te mos deshiroj sa me shum bashkatdhetar ushqyesa te krenaris se tij.Por pikrisht nese dum te jemi sa ma krenar me figurat tona deshirojm qe me ane te kritikes te sinqert e serjoze ti japim shkas krijuesva tane meqen sa ma te paprekshem nga kritika. Gjokë Vata, “Qytetar Nderi” i Shkodrës
Bashkise Shkoder i del pronari: Anton Leka! Bashkia e Shkodres eshte nje institucion publik, I cili menaxhon qytetin, bazuar ne mandatin qe zgjedhesit shkodrane I delegojne 45 personave ne Keshillin Bashkiak. Qe ne themelet e shtetit, por vecanarisht keto 16 vitet e fundit, jane me qindra keshilltaret qe jane zgjedhur dhe kane ikur, sic jane disa edhe kryebashkiaket dhe kryetaret e Keshillit Bashkiak qe kane drejtuar parlamentin e qytetit. Anton Leka, kryetari actual I Keshillit te Bashkise Shkoder, gradualisht po merr trajten e pronarit te ketij institucioni. Kjo, duke gjykuar nga qendrimet qe ai ka mbajtur dhe po mban, duke perdorur standarte te ndryshme per ceshtje te ngjashme. Shembulli me evident ishte mbledhja e fundit e Keshillit te Bashkise, drejtimi I se ciles jo vetem I iku nga duart Lekes, por ai e degjeneroi situaten ne prag te nje ngjashmerie me Kuvendin e koheve te fundit, duke ndjekur shembullin e te majteve ne opozite ne Shqiperi. Tashme, Anton Leka nuk po pyet me koleget e tij keshilltare te djathte, te cilet ka filluar ti shikoje me percmim nga lart- poshte, por ka filluar te shkele haptas edhe ligjet, pa folur ketu per vullnetin e zgjedhesve shkodrane. Ne mbledhjen e Parlamentit te qytetit, Anton Leka publikisht, ne prani te mediave, ka shkelur vullnetin e 17 keshilltareve per nje ceshtje, e cila iu kerkua te futej ne mbledhje, te cilen e kishte zvarritur prej dy muajsh. Ish- kryebashkiaku Ormir Rusi, I kujtoi Lekes (se madh) se nje ligj I vitit 2000, muaji gusht, I mundeson jo nje grupi keshilltaresh, por edhe nje te vetmit, propozime ne mbledhjen e keshillit per te future nje ceshtje ne rendin e dites, por ne menyre paradoksale Antoni I kujton rregulloren e Keshillit dhe procedurat burokratike. Ne asnje moment, nje rregullore, qofte edhe e miratuar nga Keshilli Bashkiak, nuk mund te jete superior ndaj ligjit te Kuvendit te Shqiperise, por mbi te gjithe nuk mund te jete superior ndaj vullnetit te shkodraneve, I shprehur kete here me firmat e 17 keshilltareve. Ne nje rast te ngjashem, nje tjeter propozim I kryetarit te Bashkise Haxhi, per te futur ne rendin e dites nje ceshtje, pranohet me sy mbyllur nga Leka (I madh). Behej fjale per nje propozim, I cili nuk kishte kaluar ne asnje komision apo edhe kryesine e Keshillit, duke shkelur haptas te gjitha procedurat. Pra Antoni, zbaton dy stndarte te ndryshme, per ceshtje te ngjashme, duke lene hijen e dyshimit te vasalitetit ndaj Ekzekutivit te Bashkise Shkoder, edhe pse shkel haptas mbi vullnetin e 17 keshilltareve, me vote te deleguar nga qytetaret shkodrane. Ne kete pike, keshilltari democrat Tonin Gjuraj, me keto fakte publike ne dore, nuk ka munguar ta akuzoje balle per balle Leken per nepotizem, favorizim te individeve dhe klaneve te caktuara, duke u sjelle si pronar I Bashkise Shkoder. Pasi ka humbur durimin, Leka ka nderprere mbledhjen, per te perjashtuar Gjurajn, duke mos ia arritur, pasi ky vete ka braktisur me pas mbledhjen. Ndersa duhej te votohej me pas, propozimi I kryebashkiakut Haxhi, ne fund te mbledhjes, ai eshte future ne rendin e dites pa pare dhe pa kujtuar dhe sigurisht, nen dirigjimin e Lekes, eshte miratuar. Per te rritur simpatine perballe pushtetareve te medhenj ne Tirane, Leka ishte gati te miratonte edhe nje studim urbanistik ne qender te qytetit (Milet Bahce), edhe pse cenohej haptas studimi urbnistik I miratuar nga Bashkia dhe qeveria Nano se bashku. Ishte nje propozim shume I turbullt, pa paraqitur asnje document dhe keshilltaret ia rrezuan Lekes. Ai arriti deri atje, sa perpiqej ti mbushte mendjen dy ish- kryetareve te Bashkise Filip Guraziu dhe Ormir Rusi, se ne ate vend, nje prone e Bashkise, ishte privatizuar!? Madje pa paraqitur asnje document te asnje natyre. Ne fakt, Leka (I madh) ka kohe qe nuk ka as problemin me te vogel ne trajtimin e Keshillit te Bashkise si nje instrument privat ne interes te tij dhe te nje grupi ne parlamentin e qytetit. Ai arrin deri atje, sa per keto interesa mediocre dhe meskine, shprehet publikisht para keshilltareve te djathte bashkiake edhe per aktivitetin e perfaqesive te ndryshme diplomatike, duke hedhur akuza te denja per nje nivel nen mesataren qytetare. Thjeshte, se atij I jane refuzuar disa nota verbale te leshuara pa hesap dhe jashte cdo kriteri, per “bisnesmene” te cilet I paguajne kryetarit te Dhomes se Tregtise (Lekes) taksen vjetore te antareise, duke I siguruar pervec nje rroge te majme, edhe shume privilegje te tjera indirekte. Te gjitha sa thame me lart, jane vezhgime vetem gjate nje mbledhjeje te Keshillit te Bashkise, ndersa diponojme edhe shume fakte te tjera, qe tregojne mese miri dhe qarte se Anton Leka po kthehet gradualisht ne nje pronar te Bashkise se Shkodres. Ne kushtet aktuale, asnje keshilltar apo grup keshilltaresh, nuk mund ta bllokoje. Duhet vetem nderhyrja e zgjedhesve shkodrane, por me pare e forumeve politike te partise qe e propozon dhe e mbeshtet kete pasues te denje te emrave qe do te lene me pak gjurme (per mire) ne historine shume shekullore te qytetit tone te lashte! Shenim I REDAKSISE
Shqipëria dhe Italia: “Në krahët e luanit” Pararendës i zhvillimeve globale, por edhe i popujve dhe kombeve të ndryshme, ka qenë historikisht dhe do të mbetet kultura, shkëmbimi i vlerave më të mira të trashëguara në shekuj. Koha ka treguar se çdo investim material, sado me vlera, me kalimin e viteve, dekadave apo shekujve, humbet funksionin primar. Ndërsa me kulturën ndodh krejt e kundërta, ku me kalimin e kohës vlerat rriten, duke akumuluar vazhdimisht falë edhe talentit që i përcjell ato tek masat e gjera të njerëzve. E, në këtë kuptim kanë qenë dhe do të jenë të mirëpritura manifestime kulturore, të cilat përveç gjallërimit të jetës kulturore, afrojnë më shumë popuj dhe vlera qytetare pavarësisht largësisë gjeografike. Këto distanca shkurtohen kur bëhet fjalë për raporte qindra vjeçare në mes Italisë dhe Shqipërisë, e në veçanti Shkodrës. Me sa duket ka qenë ky edhe qëllimi i aktivitetit të organizuar para disa ditëve nga Konsullata Italiane, në mjediset e selisë diplomatike në qytetin e madh verior. Edhe pse simboli i luanit është tregues i qartë i madhështisë së Venedikut të dikurshëm, sot Venecia, titulli “Në krahët e luanit” ishte shumë i gjetur dhe ne preferuam ta modifikojmë disi: Shqipëria dhe Italia, në krahët e luanit! Fillimisht është pritur mbërritja e një varke tipike veneciane me vela e shumë dekadave më parë. Duke u nisur nga vendi i origjinës, Venecia, varka me vela ka përshkuar një itinerar shumë domethënës. Janë përshkuar brigjet e Greqisë së Homerit, më pas ka kaluar në Kroacinë e Sirakuzës së famshme, për të vijuar me Malin e Zi të krajlëve të njohur dhe për t’u ndalur në brigjet e Shqipërisë së Kastriotit dhe Nënë Terezës së madhe. Këto vende dikur kanë qenë një linjë e suksesshme e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve të shumëllojshme që nga kohët më të lashta. Pasi ishin ndërprerë nga murtaja komuniste prej rreth gjysëm shekulli, simbolika e fortë tregonte se ato së bashku, shikojnë dhe duhet të shikojnë vetëm drejt të ardhmes së përbashkët: integrimi në familjen e madhe evropiane. Më pas, selia diplomatike italiane në Shkodër ka mikpritur autoritetet më të larta të pushtetit vendor, personalitete të fushave të ndryshme, drejtues të komuniteteve fetare, të mediave etj. Fjala e rastit është mbajtur nga Konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando, i cili e startoi gjithçka me humor, duke treguar se ky zhanër e afron edhe më shumë Italinë me Shkodrën, e cila në Shqipëri njihet si djepi i barcaletave, term i huazuar nga italishtja. “Shoh sot këtu, edhe shumë persona të cilët nuk i kishim ftuar. Megjithatë ata janë të mirëseardhur dhe kjo tregon që jo vetëm ne kemi krijuar familjaritet me ju, por edhe ju me ne”, ka qenë kjo shprehja e spikatur e diplomatit Orlando. Në fjalët e kryediplomatit italian është mësuar njëkohësisht edhe për dekorimin me titullin e lartë “Kavalier” të dy punonjësve të Konsullatës në Shkodër, znj. Rozeta Cedroni dhe z.Antonio Zefiro. Këto dy propozime ishin bërë nga ish-Konsulli italian në Shkodër, Stefano De Leo, për të cilin Konsulli Orlando ka thënë fjalë mjaft të mira dhe vlerësuese. Në këtë vlerësim për dy personat e sipërpërmendur, Presidenti i Italisë, Karlo Axelio Ciampi ka shprehur edhe mirënjohjen e tij për punën e bërë nga Konsullata në përgjithësi që në çeljen e saj, por sigurisht duke veçuar përpjekjet e titullarëve De Leo dhe Orlando. Edhe autoritetet e pushtetit vendor, të pranishëm në këtë aktivitet, kanë shprehur konsideratat e tyre jo vetëm për dy të dekoruarit, por edhe institucionin diplomatik dhe drejtuesit e tij në këto vite, duke i cilësuar si promotor të bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe të zhvillimit të rajonit verior të Shqipërisë. Pas përshëndetjes së Kryetarit të Qarkut Shkodër, Lorenc Luka, ka marrë fjalën edhe kolegu gazetar italian, Maurizio Crema, i cili ishte edhe ideator i aktivitetit “Në krahët e luanit”. Festa ka vijuar me një koncert të grupit venecian “Galere di Fiandra e di Siria”, për t’u pasuruar nga Ansambli i Këngës Popullore Qytetare të Shkodrës, i drejtuar nga Bardh Hysa dhe i shoqëruar edhe nga këngëtari Frederik Ndoci. “Në krahët e luanit” është një projekt komunikimi i cili dëshiron të përshkojë historinë e njerëzve që kanë jetuar në brigje dhe kanë lundruar Detin Adriatik. Duke u nisur nga Venecia në fund drejt Greqisë, duke prekur Istrian, në Kroaci, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Janë vende që i përkasin të kaluarës sonë dhe që në gjysëmshekullin e fundit janë përzënë nga e tanishmja, kanë ndërmend më në fund një të ardhme ku ne na duket si detyrë që të jemi të pranishëm, me të njëjtat dëshira për hapje si lundërtarët venecianë. Duam të lundrojmë për të prekur me dorë atë që sot, është harruar ose keqinterpretuar, duam të hapim një rrugë për të kapërcyer një nga kufinjtë e paktë të mbetur, duke u rikthyer si tregtarë, tregtarë të historisë dhe të kulturës”. Kështu shprehet ideatori, kolegu gazetar Crema, i cili flet kështu edhe në emër të stafit të këtij projekti. Blerti Delija Sokol Pepushaj
Sait Fishta perdor element kriminal kunder “Shqiperise Etnike” Po shkruat me, do te pushkatoheni! Dita- dites, krimi I te gjitha llojeve, po merr goditje shume te forta nga qeveria demokratike e kryeministrit Sali Berisha. Emra shume te medhenj, dikur te paprekshem dhe me pushtet absolut, tashme po perballen me drejtesine. Ne kete nisme madhore dhe shume te vlefshme, unikale te llojin e vet ne keto 16 vite demokraci, qeveria Berisha ka mbeshtetjen pa rezerva te faktorit nderkombetar, Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe te gjithe njerezve vullnetmire ne mbare globin. Rruga drejt Evropes, kalon me cdo kusht permes eleminimit te krimit, te cdo lloji, I mbeshtetur nga cdo krah politik, I natyresse organizatave kriminale apo edhe kriminalo- ekonomike. E ne kete linje, ashtu sic na eshte kerkuar, ne po bashkepunojme dhe do te bashkepunojme pa rezerva jo vetem me kryeministrin Sali Berisha dhe qeverine e tij, por edhe me presidentin e Republikes Alfred Moisiu dhe te gjithe faktoret vendas dhe te huaj perendimore, te cilet kerkojne te afrojne vendin tone me BE-ne dhe NATO-n. Ketij qellimi sublim per fatet e vendit, I ka sherbyer edhe hapja totale e gazettes “Shqiperia Etnike”, per te gjithe ata qe kane mundesi dhe duan te japin kontribut per ecjen perpara te Shqiperise. Mbase dikush, ndjehet I kercenuar apo I rrezikuar dhe per kete, nuk guxon te publikoje emrin e tij, duke u quajtur thjeshte por edhe kuptueshem Anti Krim Shkodran. Ketij individi apo individeve te mundshem qe sjellin here pas here informacione, ne I kemi hapur dhe do te vijojme ti hapim hapesire ne faqet tona. Eshte ky misioni yne I perjetshem si media e lire dhe e pavarur qe na ka karekterizuar si unike ne te gjithe median e shkruar mbare shqiptare. Sic e kemi thene dhe e perserisimi, ne nuk mbajme asnje pergjegjesi, teksa nuk bejme as edhe redaktimin me te vogel te shkrimeve te kesaj natyre. Madje, ne jemi distancuar publikisht nga autori apo autoret e mundshem te ketyre shkrimeve. Gjithsesi, e theksojme dhe e perserisim me force se edhe ne numrat e ardhshem redaksia do te vijoje linjen e saj si nje “Shtepi e Fjales se Lire”, duke I rezervuar njekohesisht te drejten e replikes te gjithe individeve apo institucioneve qe permenden ne faqet e gazettes. Megjithate, problemet per gazeten dhe stafin e saj, kane filluar te duken. Pas botimit ne numrin e fundit te artikullit “Sait Fishta, simbol I krimit ekonomiko- politik”, falanga kriminale, nuk kane ngurruar qe publikisht, ne nje mjedis me qindra njerez, te kercenojne drejtuesit e “Shqiperise Etnike”. Me nje vokabular te denje vetem per vitin e mbrapshte 1997, drejtuesve te gazettes, duke u folur ne emer te Sait Fishtes, I kane kujtuar se po shkruat me, do t’ju pushkatojme. Jo vetem kaq. Ne telefon me te njejten gjuhe, ka folur edhe vete Fishta, I cili ka treguar keshtu panikun e thelle qe e ka zene. Sic eshte e natyrshme, strukturat e specializuara per zbulimin dhe asgjesimin e krimit, edhe ne kete rast kane qene te pranishme, vetem 15 m larg nga ku “trimat” po kercenonin gazetaret me shprehje te vitit 1944, qe I drejtoheshin edhe klerikeve para pushkatimit. Detyra e tyre, te cilen nuk e dime se sa e kane realizuar, ka qene rregjistrimi I ketyre bisedave, qe ne nje moment te caktuar, te perdoren si prove per ndeshkimin e elementeve kriminal. Gazeta disponon edhe ajo, materiale te ndryshme kompromentuese, te cilat vertetojne sa thame me siper dhe tashme per kete veprim kriminal, jane informuar te gjitha instanat, duke filluar me perfaqesite diplomatike, shtetet e fuqishme perendimore, OSBE, Keshilli I Evropes dhe Komisioni Evropian permes perfaqesive te tyre ne Shkoder e Tirane. Nuk eshte hera e pare qe drejtues te gazettes, kane patur dhe sigurisht, nga element kriminal, i yshtur me shuma marramendese parash, do te kene edhe ne te ardhmen. Megjithate, jemi dhe do te vijojme te ecim ne rrugen qe kemi nisur prej vitesh. Asnjehere nuk kemi qene pjese e krimit dhe nuk do te jemi. Do te vijojme ta denoncojme por edhe te ndeshkojme me forcen e fjales, te cilen na e jep profesioni yne sa I shenjte, aq edhe humar por edhe I rrezikshem. Presionet kesaj rradhe, kane ardhur nga individe te akuzuar dhe vertetuar plotesisht si vrases. Por ne nuk perkulemi dhe do te vijojme te akumulojme informacion dhe te dhena per te vene para drejtesise keta individe te papergjegjshem dhe kriminale qe vihen edhe ne rolin e kamikazit. Permes ketij editoriali, kerkojme ti bejme apel Saiteve por edhe te tjereve pas tyre, qe koha e lulezimit te krimit ekonomiko- politik, ka perenduar. Dora e drejtesise do te jete e forte mbi ta! Ndersa ne, do te jemi gjithnje roje te vlerave me te mira te demokracise, te gatshem edhe per sakrificen me te madhe. Kjo eshte dhe do te jete “Shqiperia Etnike”! REDAKSIONALE
Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, “Mjaft!” dhe banori rural Mendova të respektoj pak veten e mijëra e dhjetëra mijëra banorë ruralë që jetojnë si unë, më mirë apo shumë më keq, me vetëm të drejtën e përfaqësimit të vetvetes. Kjo e motivuar nga njëmijë e një arsye që në të shumtën janë ankesa e probleme jetike për një qytetar të jnë vendi, por mbi të gjitha është motivuar nga mosrespekt i shumë institucioneve shtetërore e joshtetërore të cilat kanë marrë përsipër të flasin në emër të shoqërisë (në të shumtën e rasteve krejt të njëanshëm) përpara opinionit publik. Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit, “Mjaft!”, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Akademia e Shkencave, organizata të panumërta për mbrojtjen e gruas, jetimëve, fëmijëve e derivateve të tyre, Teatri Kombëtar, teatrot në rrethe, organizata administrative, historike, sociale, kulturore, etnografike etj., etj. organizma ligjorë me akses të mjaftueshëm në median e shumtë vizive apo të shkruar. Është e pamundur t’i përmend të gjitha. Ndoshta dhe institucioni që i ka miratuar të gjitha këto organizime nuk mund ta ketë të lehtë të verifikojë inventarin e tyre. Gjithsesi kjo është e ligjshme. Në një demokraci si e jona që shpesh tentojmë ta denigrojmë në anarshi ka vend për gjithçka. Dhe kjo është ajo që personalisht “mua” që pak më përpara ndoshta rashë në gabimin e të identifikuarit tim me banorët ruralë më shqetëson. Cili është produkti shoqëror i këtyre shoqatave. Po marrëdhënia e tyre me shoqërinë. Sa i kryejnë detyrimet e tyre ligjore apo statutore me grupimet social-shoqërore. Jam thellësisht i zhgënjyer çka është gjysma e së keqes. Jam krejt i bidur se veproj në mënyrë të qëllimshme çka përbën shkelje ligjore. Si ka mundësi që Avokati i Popullit, institucioni i të cilit paguhet nga taksat tona të mos vërë re disproporcionin e madh të nivelit jetik të zonave rurale me qendrat urbane. Disproporcionin e pensioneve, të furnizimit me energji elektrike, të shkollimit, të shërbimit mjeksor, të infrastrukturës apo të hyjë më thellë në nivelin ekonomik aktual e në perspektivë të këtyre shtresave. Komiteti i Helsinkit proteston sa herë të afërm apo miq të komitetit kanë probleme të prishjes së rehatisë së përjetshme apo interesave ekonomiko-politike të tyre e asnjë fjalë për mbi12 vjet për banorin rural të cilin e besoj se e ka harruar se ekziston që paguheni me taksat tona liritë e të drejtat e njeriut për qytetarët e këtij vendi. Jam i zhgënjyer më e pakta me organizatat joshtetërore “Mjaft!” njëra prej tyre e në modën e “aristokracisë” së re dhe me akses të rëndësishëm në media, në mënyrë më të modifikuar artikulon veprimtari spektakolare në shërbim të “aristokracisë” së sipërpërmendur. Krejt e qëllimtë, krejt e njëanshme. Është e drejtë e saj. Por krejt e papranueshme nga unë banori rural. Kur nëpërmjet syzeve që mbulojnë sa thashë më sipër kërkon ta shesë lëvizjen si mbarë shoqërore e aq më pak të më përfshijë mua, banorin rural duke më lënë vetëm një alternativë, atë të të menduarit siç mendojnë ato, paçka se në nevojat e mia hallet shtohen. Më e pakta jam i zhgënjyer nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve apo Konsumatorëve. Nuk e di nëse ato konsumojnë ndonjë para nga taksat tona, po them se do të ishte një gabim i madh nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Këta shoqata i bëjnë keq kauzës në me emërtesat e mësipërme pasi nuk besoj se në zonat rurale është ndjerë qoftë një qindarkë puna e tyre. Po Akademia e Shkencave, sa është ndjerë dhe e ka përmirësuar puna voluminoze shkencore e kësaj akademie jetën time. Po t’i referohem asaj çfarë duhet të ishte bërë me atë që kjo akademi bën aktualisht për ”mua”, banorin rural me siguri që do të isha i lumtur që kjo akademi të mos ekzistonte e të paktën me fondet përkatëse do të kishte me dhjetëra shkolla të reja për fëmijët ruralë. Po të dëgjosh fjalët e pakuptimta për “mua” të akademikëve me siguri që mund të shpallem dhe fajtor për mendimet e mia heretike kundër shkencës, por “unë” që asnjëherë nuk e ndjeva të mirën e kësaj shkence mbes i qetë e i vendosur, por jo indiferent për gjendjen ku ndodhem. Ç’të them më parë. Rrugë që shemben e bllokohen, shtëpi që rrëshqasin, zona të tëra që përmbyten. Ndaj vëmendja është përqendruar vetëm në një pikë. Tek Qeveria, të paktën është produkt i votës sonë. Ca na gënjejnë, ca mundohen të na blejnë me para, ca fitojnë e pak bëjnë për “ne”. Megjithatë, duket se vërtet vota e drejtpërdrejt për qeverisjen është më e dobishmja. Nëpërmjet institucioneve lokale por dhe atyre dikasteriale është më afër se të gjitha këta institucione, shoqata me gjithfarë emërtesash të shpikura apo të kopjuara nëpër botë. Ndaj do t’i bëja thirrje Qeverisë jo si shoqatat nga bulevardet e Tiranësa po zyrat e mykura e të asfiksuara të institucioneve lokale të ushtrojë të drejtat e kompetencat e saj të ligjshme për t’i vlerësuar e përkrahur në mënyrë të barabartë shtresat shoqërore shqiptare. Rritja dhe rregullimi i raporteve të pensioneve, rritja e rrogave, investimet në arsim e shëndetsi dhe mbulimi me cilësi i këtyre shërbimeve është dora e dobishme e shtetit për ne. Kontrolli i institucioneve lokale administrative dhe vlerësimi i tyre si të tilla dhe vetëm të tilla pavarësisht se krijohen nga zgjedhje politike do të ishte një ndihmë e madhe për “mua” banorin rural. Kjo për Qeverinë është detyrë është vlerësim, është e njëjtë për qytetarin e vet çkado e dallonte dukshëm nga mentaliteti parazit e abuzues i shoqatave tona apo veprimtarëve të shoqërisë civile, apo akademikëve, avokatëve, kryetarëve e nënkryetarëve, artistëve e pseudoartistëve të cilët për hir të së vërtetës nuk duhen peshuar në të njëjtin kandar. Ka edhe prej tyre që kërkojnë dhe japin me ndershmëri kontributin e tyre, ndaj duhen vlerësuar vetëm nga produktiviteti shoqëror i pakomplesuar. ALEKSANDËR KAÇI PAULIN DOÇI
Shqipëria ka nevojë për një forcë të tretë politike, që duhet të jetë Partia Kristian Demokrate Nuk ka dyshim në mendjen e askujt se Partia Demokratike e Shqipërisë mbizotërohet nga myslimanë dhe që Partia Socialiste është kryesisht ortodokse. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Njerëzit e lirë duhet të jenë në gjendje të bashkohen në çfarëdo partie që dëshirojnë, pavarësisht nga feja e tyre, për sa kohë që nuk përpiqen të imponojnë besimet e tyre politike mbi të tjerët dhe nuk i përjashtojnë të tjerët, pasi kjo do të ishte e dëmshme dhe përçarëse për kombin tonë. Megjithatë, që nga viti 1992, dy partitë, PD dhe PS, kanë përjashtuar katolikët. Që nga viti 1992 e deri tani, pavarësisht se cila parti ishte në pushtet, nga të gjithë ministrat e caktuar nga të dyja, vetëm njëri ka qenë katolik. Më pas, vetëm pak katolikë i kanë mbajtur pozitat e tyre në pushtet, si ambasadorë, këshilltarë politik të Kryeministrit, apo anëtarë të kabinetit të tij. Dikush mund të pyesë përse kështu? Ndoshta sepse katolikët nuk i kanë kandidatët e kualifikuar për këta pozita, apo sepse të dyja PD-ja dhe PS-ja i konsiderojnë katolikët më pak atdhetarë se myslimanët apo ortodoksët? Mos i kanë frikë katolikët sepse nuk i njohin, apo u druhen sepse i njohin shumë mirë? A mos ka ndonjë marrëveshje midis PD dhe PS për t’i përçarë katolikët për t’i ndaluar kështu që të marrin pushtetin në Shqipëri? Cilado qoftë përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve, ka ardhur koha për komunitetin katolik shqiptar të kuptojë se nuk do të ndihmohen nga asnjëra parti. Nëse kjo nuk ka qenë e dukshme deri tani, duhet të jetë tani, veçanërisht që kur Berisha u rikthye në pushtet. Pavarësisht nga sa bënë katolikët për Partinë Demokratike në përgjithësi, dhe për të në veçanti, shikoni ministrat e tij, ambasadorët dhe kabinetin e tij dhe thoni se sa katolikë ka? A nuk e di ai se katolikët ishin të parët që u ngritën kundër regjimit komunist dhe të parët që derdhën gjakun e tyre për të sjellë demokracinë në Shqipëri? A nuk e di ai se katolikët e zgjodhën dhe e rizgjodhën atë? A ka harruar Berisha kontributin që katolikët i kanë dhënë Shqipërisë në përgjithësi dhe demokracisë në veçanti? A nuk e di ai se katolikët mund të jenë njerëz të mëdhenj dhe besnikë por armiq të tmerrshëm? Apo është e vërtetë ajo që Zef Brozi shkroi në artikullin e tij të datës 8 prill 2006, në “Koha Jonë”, “Berisha nuk ka ndryshuar”. Katolikët duhet ta kuptojnë se as myslimanët, as ortodoksët nuk do t’i përqafojnë ata politikisht. Ata, PS-ja dhe PD-ja i kanë ndarë pushtetet politike dhe sferat e ndikimit dhe janë të lumtur me atë që kanë. Pse duhet të shqetësohen për katolikët, kur vetë katolikët i kanë lejuar edhe PD-së edhe PS-së për kaq kohë shkojnë kaq larg me politikat e tyre anti-katolike. Prandaj ka ardhur koha që katolikët, të cilët përbëjnë 15-18% të popullsisë së Shqipërisë, të formojnë lëvizjen e tyre politike, domethënë të bashkohen me Partinë Kristian Demokrate. Kjo parti nuk duhet të jetë përjashtuese por përfshirëse. Kushdo duhet të lejohet të hyjë në partinë tonë, pavarësisht nga besimi. Sidoqoftë, qëllimi kryesor i partisë duhet të jetë vendosja e një force të tretë politike në Shqipëri që duhet të mbizotërohet nga katolikët, që do t’i bëjë dy partitë e mëdha politike të bëjnë koalicion me të. Ka ardhur koha që katolikët të bëjnë atë që është e mirë për katolikët. Hapi i parë për të arritur këtë qëllim është bërë. Më 6 qershor 2006, “Koha Jonë” shkruante se Nard Ndoka, Ndue Shpani, Jak Ndoka, Pashk Ujka, Frrok Gjini dhe Nikoll Lesi hynë haptas në Partinë Kristian Demokrate. Dhe më 24 qershor 2004, Ndue Pjetra, një socialdemokrat u bashkua me këtë parti. Këta mund të jenë në gjendje të formojnë një grup parlamentar, prandaj Berisha i ka bërë disa ftesa kësaj partie. Janë 19 katolikë deputetë në Parlamentin Shqiptar, që përkthehet në afërsisht 15% të anëtarëve të parlamentit. Ata janë: Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Alfred Dalipi, Alfred Gjergji, Petrit Gjini, Ndre Legisi, Angjelina Kola, Gjovalin Prenga, Ndue Shpani, Aldo Bumçi, Pashko Ujka, Gjok Vuksani, Preç Zogaj, Jozefina Topalli, Jak Ndoka, Nard Ndoka, Nikoll Lesi, Frrok Gjini dhe Ndue Pjetra. Ata përfaqësojnë kryesisht veriun e Shqipërisë, si Malësinë e Madhe, Shkodrën, Pukën, Lezhën, Mirditën, Matin dhe këto janë vendet ky banojnë kryesisht katolikët. Këta deputetë kanë tre gjëra të përbashkëta: janë katolikë; përfaqësojnë zona katolike, dhe sa herë që kandidojnë, pavarësisht nga përkatësia politike, fitojnë. Ne kishim Lek Çukajn, Paulin Sterkajn dhe Tom Doshin që fituan si socialistë në zona që ishin më së shumti të përndjekura nga regjimi komunisto-socialist dhe sot janë demokratë. Ato u zgjodhën dhe u rizgjodhën vetëm sepse ishin katolikë që kandidonin në zona katolike. Kjo tregon se katolikët janë votues besnikë, dhe se dëshirojnë që përfaqësohen nga të vetët, edhe nëse nuk përputhen me përkatësitë e tyre politike. Kjo duhet të na japë sigurinë se nëse kandidatët katolikë do të kandidonin si kristian-demokratë, do të fitonin duke i dhënë kësaj partie nga 18 deri në 20 deputetë, që do të ndryshonte faqen e politikës shqiptare përgjithmonë. Për ta arritur këtë qëllim, udhëheqja e Partisë Kristian Demokrate duhet të punojë në pesë fronte. Së pari, ne duhet të tërheqim individë si Spartak Ngjela, Gjovalin Bzheta, Lek Çukaj, Valentin Palaj, Gjergj Zefi, Fran Dashi, Lek Lumaj dhe të tjerë që e dinë mjaft mirë se nuk i përkasin as PD-së, as PS-së, për t’u bashkuar me partinë tonë. Së dyti, udhëheqja kombëtare e kësaj partie duhet të bëjë një fushatë më agresive rekrutuese politike dhe punë koordinuese në zonat ku jetojnë katolikë. Udhëheqja e partisë duhet t’i vizitojë këto zona dhe t’ua bëjë të qartë njerëzve atje se ata janë partia që i përfaqëson. Në fund të fundit, PD-ja dhe PS-ja po bëjnë të njëjtën gjë me mbështetësit e tyre. Së treti, ne duhet të vendosim një kontakt të drejtpërdrejtë me mbështetësit tanë në diasporë, si në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi dhe të ushqehemi nga potenciali i tyre intelektual dhe financiar. Së katërti, ne duhet të zhvillojmë kontakte me parti të tjera të krishtera në SHBA. Dhe së fundi, ne duhet të kërkojmë që, ashtu siç ishte vendosur më përpara, Shqipëria të bëjë një regjistrim fetar dhe të vendoset njëherë e mirë përbërja fetare e kombit tonë. Nëse do të jemi në gjendje të përmbushim sa thamë, ne do të kemi mundësi të themi fjalën tonë në politikën shqiptare dhe zëri katolik do të dëgjohet përsëri, pasi është detyruar të heshtë për shumë e shumë vite. Ky do të ishte një hap i mirë dhe pozitiv për Shqipërinë në përgjithësi dhe për katolikët në veçanti, pasi do të detyronin fillimin e një dialogu të ndershëm dhe të hapur midis partive tona politike. MANUELA ZEFI Koordinatore Politike, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
Hakmarrje për shkak të detyrës Me frymë të hapur revanshiste si dhe me akte të egra dhune, terrori psikologjik e fizik është përballur pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, Alban Dodani. Albani ka lindur më 31 mars 1969, është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 10 vjeçe. Fëmijët mësonin tek shkolla “Zemra e Krishtit”. Ka qenë një ndër aktivistët e PS-së, me funksione deri në strukturat e larta të saj. Gjithsesi, pas hyrjes në punë në policinë ndërtimore, ai depolitizohet plotësisht dhe jo vetëm që nuk merret me politikë, por as don t’ia dijë për të. Kështu, vazhdon punën me përpikmëri, konform ligjit. Është një person me begraund shumë të mirë në jetë, familje, shoqëri e punë. Madje vazhdonte vitin e katërt të universitetit “Luigj Gurakuqi” për fizikë, ndërsa e shoqja po vitin e katërt në të njëjtin universitet për administrim-biznes. Një familje pra me synime të qarta në jetë, me perspektivë. Porse, pas fitores së PD-së, Albanit i jepen sinjalet e para për pushim nga puna. Në kryqëzatë të persekutimit e përndjekjes, ish-polici i mirë u vu më 7 shkurt 2006, ku pushohet nga puna nga politika e ndyrë dhe diskriminimi si kristian. Brenda fushatës së hakmarrjes, ishin edhe kërcënimet psikologjike, me telefonata e letra anonime, por edhe nga persona që ai dhe institucioni i Policisë Ndërtimore kishin “goditur”, duke shembur ndërtimet pa leje. Ai, gjatë kohës së punës, në zbatim të ligjit, kishte shembur edhe ndërtimet e personave të lidhur me politikën. Sot në Shkodër njihen zyrtarisht mbi 2400 ndërtime pa leje. Vetëm në komunën e Velipojës janë 980 të tilla. Në këtë sektor shumë problematik të parave të pista që janë investuar në ndërtim. Në këtë sektor ditët e fundit u zbuluan edhe llogari bankare të Osma Bin Ladenit. Llogaritë u bllokuan dhe ndërtimet u shtetëzuan. Por le të kthehemi tek ish-polici Dodani, i cili pas pushimit padrejtësisht nga puna dhe kur kërcënatat rriten, kërkon takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore të Shqipërisë, z.Ibrahim Marina. Drejtori jo vetëm s’denjon ta presë, por as nuk i kthen përgjigje letrës ankimore. Kështu terrori përmasohet. Arrihet deri atje sa t’i dërgohet një zarf me katër plumba, duket se deshifrohet me katër persona të familjes në fjalë. Terroristët e kapobandat arrijnë t’i vendosin edhe gjoba. Më 4 maj 2006, teksa kthehej me makinën personale nga Velipoja, i organizohet një atentat për ta zhdukur fizikisht. Makina merr disa plumba, ndërsa Albani, fatmirësisht shpëton. Por e ëma, Natalina Dodani, nuk i përballon kërcënimet e jetës së djalit që e ka rritur e edukuar. Ajo kalon në hemoragji cerebrale dhe shtrohet për rreth dy muaj në spitalin neurologjik të Shkodrës. Në vazhdimësi, terrori rritet. Më 21 korrik 2006, i hidhet tritol në shtëpi, ku banesa dëmtohet rëndë. Fatmirësisht pa viktima. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ai detyrohet të heqë fëmijët nga shkolla “Zemra e Krishtit”, të ndërpresë studimet ai dhe gruaja dhe të jetojnë në ilegalitet të plotë. Është vërtet një klimë e keqe, ku përditë vriten njerëz të pafajshëm. Hakmarrja është një fenomen që po merr përmasa, ku edhe të qenit kristian është rrezik. VASEL GILAJ
“Kodi da Vinçi” banal e mistifikues ipeshkvi italian imzot Bruno Forte, jezuiti atë Gerard O’Collins dhe profesor Vekoci shpjegojnë falsifikimet e veprës së Kodit da Vinçi Kodi da Vinçi’ banal e mistifikues, por shumë i leverdishëm: “Shfaqje e relativizmit në kohët tona”: kështu shprehet teologu Bruno Forte, kryeipeshkëv i Kieti-Vastos, për suksesin e filmit “Kodi da Vinçi”. Regjisori i “Kodit da Vinçi”, Ron Hovard, nuk ka pranuar të shtojë një shënim në fillim të filmit, për të sqaruar se kemi të bëjmë me një fryt të fantazisë e jo me të vërtetën historike. Kërkesa e bërë nga Prelatura e Opus Deit e cila, në librin me të njëjtin titull të Den Braun, përshkruhet si një sekt, i cili bën çmos t’i fshehë të vërtetat themelore që kanë të bëjnë me origjinën e krishterimit. Po marrim vetëm një shembull nga romani. Në të shkruhet se paskej qenë Kostantini ai i cili, në vitin 325, me Koncilin e Nikesë, na paskej vendosur të flitej për Hyjninë e Krishtit. E ky s’është tjetër, veçse një falsifikim i mirëfilltë, siç nënvizon teologu Bruno Forte, kryeipeshkëv i Kieti-Vastos, intervistuar nga Radio Vatikani: Përgjigje: – Të thuash se hyjnia e Jezusit qenka një lloj shpikjeje apo krijimi, që u bë më vonë, madje pas ca shekujsh, është absolutisht përpjekje artificiale, pa kurrfarë themeli, sepse ndër Ungjijtë Jezusi jo veç se njihet me titullin, të cilin bota hebraike ia jepte vetëm Zotit: “Kyryos – Zot”, por për më tepër quhet shprehimisht “Biri i Zotit”. E jo në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, që përdorej nganjëherë në botën hebraike, por në kuptimin më të plotë e më të fuqishëm të Pashkëve, të dritës së Ngjalljes, që dëshmon se ai është Zot, është Shëlbues i botës. Këtë e gjejmë ndër Ungjijtë kanonikë. Jemi, pra, në shekullin I, në zanafillën e krishterimit. I gjithë krishtërimi, gjithçka është kristianizëm i parë në këndvështrimin historik, jo në këndvështirmin e një përvoje – ndonëse edhe kjo, me rëndësi vendimtare – siç është përvoja e fesë, nuk do të mund të shpjegohej, në se nuk nuk do të njihej në mënyrë absolute vetë Jezu Krishti si Zot, si Shëlbues, si Hyj, si Bir i Hyjit. Pyetje: – Në të vërtetë falsifikimet që na propozon romancieri amerikan nuk janë aspak të reja: janë një shfrytëzim i traditës gnostike. … Përgjigje: Të ashtuquajturit “Ungjij gnostikë”, ashtu si gjithë prodhimi heretik i shekujve të parë, depërtojnë në traditën e madhe të krishterë të zanafillës. Por doktrinat që, ndër vepra si “Kodi da Vinçi”, përpiqen të tingëllojnë si të besueshme, në të vërtetë janë absolutisht të mëvonshme dhe të falsifikuara dhe zakonisht, me qëllime politike. Ta shpjegojmë më qartë: arianizmi, që mohon, pikërisht, hyjninë e Jezusit, është fenomen politik. Autoriteti perandorak, për të afirmuar se perandori ishte një i vetëm, bënte të njëjtën gjë edhe me Zotin, duke e paraqitur misterin e Trinisë si diçka të pakuptueshme që nuk mund të pranohej. Pyetje: – Qëndrimi që është mbajtur ndaj këtij romani, madje edhe nga besimtarët, a nuk duhet parë si shenjë e thellë e padijes së përhapur për themelet e fesë? Ç’pikëpyetje i lindin me këtë rast një bariu? Përgjigje: – Mua më duket se kemi të bëjmë me një rast të fryrë me qellime ekonomiko-komerciale. Përsa i përket reflektimit letrar, shumë lexues, ashtu si unë, memëzi e kanë kryer së lexuari “Kodin da Vinçi”, pikërisht sepse i mungon plotësisht bukuria letrare. Ndërsa çdo pohim mbi Jezusin dhe mbi karakterin historik të Ungjijve gjatë dy shekujve të fundit, është bërë duke u nisur nga një diskutim kritik, duke të krijuar idenë e një pune të jashtzakonshme, të një gërmimi këmbëngulës, të një dokumentimi rigoroz. Në të vërtetë në roman nuk nuk ekziston kurrfarë dokumentimi: gjithçka është fryt i përhapjes banale të lajmeve të rreme, komerciale, të marra aty-këtu, ndërtuar në formë batutash që nuk kanë kurrfarë themeli historik. Mund të themi shkurt se serioziteti shkencor mungon krejtësisht. Atëherë, pse njerëzia e blejnë këtë libër? Pse e lexojnë? Sepse jemi në shekullin e bindjeve të fshehta , të propagandës, dmth në një shekull, në të cilin shumë shpesh suksesi i një vepre në treg nuk tregon absolutisht se ajo vepër ka edhe vlerë artistike. Nuk besoj se një vepër e tillë mund të ndikojë mbi jetën e ndokujt. Në se ndokush do ta braktiste fenë sepse ka lexuar “Kodin da Vinçi “, më duket se nuk do të dëshmonte tjetër, veçse nuk ka pasur kurrfarë feje, se ka besuar thjeshtë për forcë zakoni ose se nuk i ka bërë kurrë vetes pyetje serioze për Jezusin, për të pasur edhe përgjigje po aq serioze, duke fituar pjekurinë në fe. Pyetje: – Benedikti XVI, që kur ishte kardinal, i pati porositur besimtarët të ruhen nga kurthet e relativizmit kulturor. A mund ta shpjegojmë suksesin e romanit, që përshkohet nga kuptimet e dyfishta dhe dyshimet, ndërmjet së vërtetës e fantazisë, si shprehje të këtij fenomeni në kohët tona? Përgjigje: – Është e qartë se ndërgjegjet e shqeta, shpesh herë të brishta, pilotohen lehtë nga propozimet e librave që propagandohen, që shiten e përhapen me shpejtësi, pavarësisht nga vlerat, karakteristikë kjo e një sistemi ekonomiko-komercial mbi të cilin duhet të reflektojmë e që është pikërisht sistemi i globalizimit. Në këtë kuptim mund të thuhet se suksesi i “Kodit da Vinçi” është pjesë përbërëse e kancerit të relativizmit, nga i cili vuan struktura ekonomike e komerciale e fshatit global, që quhet botë. Është një fenomen, si të themi, i modës, e si i tillë edhe duhet vlerësuar, pa i dhanë kurrfarë peshe etiko-shpirtërore, sepse do të ishte nder tepër i madh për një vepër, së cilës nuk duhet t’i kushtojmë kurrfarë vëmendje, duke e vlerësuar për aq sa vlen, si vepër mode, që s’ka të bëjë fare me këndvështrim shpirtëror apo me kërkimin e Zotit e të vlerave. “Mashtrim mjeshtëror” është titulli i një dokumentari, shfaqur dje në Romë, që shpjegon falsifikimet e “Kodit da Vinçi, një ditë para shfaqjes së filmit të frymëzuar nga romani i Den Braun. Me ne, Atë Gjerald O’Kollins “Kodi da Vinçi, mashtrim mjeshtror” titullohet dokumentari, realizuar nga Mario Biazeti për agjensinë Rome Reports News, që tregon se romani i Den Braunit është ngritur mbi një kështjellë falsifikimesh. Video u paraqit dje në Sallën e Shtypit të Jashtëm në Romë. Në këtë takim, organizuar tri ditë para shfaqjes së filmit, morën pjesë, ndërmjet tjerëve, historiania e artit, Elizabet Lev dhe teologu jezuit i Universitetit Papnor Gregorian, atë Gjerald O’Kolins. Pikërisht atë Kolinsit iu lutëm të na flasë për falsifikimet kryesore të romanit e të filmit “Kodi da Vinçi”. Përgjigje: – Brauni tregon se, me shtytjen e Kostantinit, hyjnia e Krishtit u shpall për herë të parë në vitin 325. Por kjo është krejtësisht e pavërtetë. Në Besëlidhjen e Re, e pikërisht në Ungjillin e Gjonit, Apostulli i drejtohet Jezusit me fjalët: “ Zoti im e Hyji im!”, ndërsa Letrat e Palit pohojnë vazhdimisht fenë në Krishtin si “Zot e Hyj”. Hyjnia e Krishtit nuk është doktrinë e shpikur në shekullin IV, por nis që me zanafillën e krishterimit! E pastaj vjen gënjeshtra e Braunit, që ka të bëjë pikërisht me Ungjijtë: sipas tij, në kohën e Kostantinit qarkullonin tetëdhjetë Ungjij; Kostantini zgjodhi katër prej tyre dhe e detyroi Kishën t’i përdorte vetëm këta. Ka shumë mundësi që Brauni të mos e dijë se të katër Ungjijtë njiheshin zyrtarisht nga Shën Ireneu dhe Etërit e tjerë të Kishës, që në shekullin II, dmth dyqind vjet para Kostantinit! Pyetje: – Një nga elementet kryesore, mbi të cilat ngrihet romani, është trillimi i Den Braunit mbi lidhjet e Krishtit me Marinë Madalenë. Në të vërtetë mund të themi se edhe kjo sajesë nuk është ndonjë gjë e re… Përgjigje: – Rezultati që dëshiron të arrijë, është të cënojë Jezusin, ta ulë në nivelin njerëzor, ta paraqesë si burrë të martuar, kryetar të një lëvizjeje të re fetare, me një fjalë, një Jezus që nuk është në gjendje ta kënaqë shpirtin tonë, i cili ka uri e etje për Zotin. Libri i Braunit nuk është i vetmi që provon ta cënojnë figurën e Jezusit. Për Braunin e të tjerët, Jezusi është figurë shqetësuese, e unë besoj se pas këtij libri fshihet pikërisht përpjekja për të pohuar se Jezusi ishte me natyrë thjeshtë njerëzore. Pyetje: – Mirëpo si e shpjegoni ju suksesin e këtij romani, e mbi të gjitha, faktin se shumë lexues kanë arritur deri atje, sa të mendojnë se tezat e “Kodit da Vinçi” janë të vërteta? Përgjigje: – Shumë njerëz dëshmojnë padijen e tyre të thellë në lëndën e Shkrimit Shenjt. Faji është yni. Ne, profesorët, nuk ia kemi dalë mbanesh t’ua mësojmë historinë e vërtetë të Kishës ose zanafillën e Ungjijve tanë kanonikë. Braun ka ditur të shfrytëzojë bestytnitë dhe padijen e miliona njerëzve. Është thjeshtë një libër i verdhë, ku përzjehen pak seks, pak fe, pak fshehtësi … përgatitet, kështu, një koktej që funksionon mjaft mirë. Pyetje: – Romani i Den Braun ka nxjerrë në dritë të diellit, siç theksuat edhe ju, injorancën e thellë të shumë besimtarëve mbi zanafillën e fesë. Ç’përgjigje i duhet dhënë kësaj sfide kaq urgjente për Kishën? A mund të dalë edhe e mira, nga e keqja e një romani përplot me falsifikime? Përgjigje: – Po! Një rezultat pozitiv i këtij libri si edhe i filmit mund të ishte krijimi i grupeve të studimit, i grupeve të njerëzve që interesohen. Vitin e kaluar isha në SHBA, ku fola për “Kodin da Vinçi”. Herën e parë u mblodhën katërqind vetë, të dytën edhe më shumë. Libri ka krijuar publik, ka krijuar interes, e tani është radha e katolikëve të përgatitur, e profesorëve katolikë, radha jonë, t’i ndihmojmë njerëzit për ta shuar urinë shpirtërore. Kemi, të paktën tani për tani, një publik vigan. Gjeniu i falsifikuar: romani i Den Braun, e tani edhe filmi i frymëzuar prej tij, falsifikojnë veprën e Leonardo da Vinçit. Për këtë na flet profesor Aleksandër Vecozi Suksesi i romanit të Den Braunit lidhet me emrin e Leonardo da Vinçit, të cilit ia falsifikon si figurën, ashtu edhe veprën. Në romanin e tij, nga i cili frymëzohet filmi që nisi të shfaqet sot, Braun mbështet tezën se në ‘Darkën e Mbrame’ të Leonardos, njeriu që është ulur pranë Jezusit, nuk është Shën Gjoni, dishepulli më i ri, por Maria Madalena. Tezë pak si tepër e çuditshme kjo, siç nënvizon profesori Aleksandër Vecozi, drejtor i Muzeut ‘Leonardo da Vinçi’, intervistuar nga Radio Vatikani: Përgjigje: – Mbi këtë temë të veçantë, të Shën Gjonit Apostull pranë Jezusit, nuk ka dyshime, sepse të gjithë e dimë se Leonardo pikturoi skenën e Darkës së Mbrame të Jezusit me Dymbëdhjetë Apostuj. Nuk ka pikturuar katërmbëdhjetë vetë, siç ngjet nganjëherë ndër episode të tjera të historisë së artit. Mund të themi, prandaj, se kemi të bëjmë me një provokim me efekt që s’ka të bëjë aq me letërsinë, sa me tregun e letërsisë. Një hamendje të tillë mund ta rrëzojmë në shumë këndvështrime, edhe në atë teknik, duke pasur parasysh se në pikturën e Rilindjes, fytyra e Gjonit është paraqitur gjithnjë me një ëmbëlsi të jashtzakonshme. Nga hyrjet historike të ‘Kodit da Vinçi’ është hequr një frazë e cila, fillimisht, krijonte vërtetë konfuzion. E kjo frazë mbështeste tezën se të gjitha veprat e artit, burimet historike, dokumentat edhe të sekteve të fshehta, ishin e vërtetë e pastër historike. Si është hequr kjo frazë, autori i romanit fiton më tepër liri për të provokuar, për të shpikur… Pyetje: – Ndërmjet tjerash, Den Braun thotë edhe se Mona Liza është autoportet hermafrodit… A mund të vërtetohet kjo tezë, apo edhe këtu kemi të bëjmë me një trillim? Përgjigje: – Kodi da Vinçi është shkruar duke pasur parasysh më shumë efektin se sa thellësinë letrare, cilësinë artistike. Në këtë kuptim, Gjokonda e Leonardos është një nishan që mund të qëllohet lehtë, dmth që mund të zgjojë menjëherë kureshtjen e lexuesit. Provokimi do të funksiononte, në se nuk do të ishte fare e lehtë për ta hedhur poshtë. Gjithsesi kujtoj se ka një traditë të çuditshme, sipas të cilës shumë studiues e besojnë këtë tezë, për mua të pabesueshme. Mjafton të vëmë ballë për ballë autoportretin e Torinos dhe fytyrën e Gjokondës, për të vërejtur menjëherë se buzët, hunda, posaçërisht sytë, e edhe qepallat, nuk kanë kurrfarë përkimi. Nuk gjejmë kurrfarë ngjashmërie, ndonëse vetë Leonardo shpeshherë pohonte se artistët pikturojnë vetveten. Në të vërtetë, pikturojnë idenë e tyre mbi pikturën. Gjokonda nuk ka kurrfarë ngjashmërie me portetin e Leonardos, ndërsa tema e figurës hermafrodite është një nga provokimet e romanit. Mund të themi se në këtë portret gjejmë idenë e Leonardos mbi pikturën, me të gjitha ndërlikimet e jashtzakonshme të vlerave estetike e konceptuale të veprës, tepër larg nga çdo lloj banaliteti që na propozon në këtë rast Den Brauni. Pyetje: – Duke lexuar “Kodin da Vinçi” përfytyrojmë një Leonardo misterioz, që s’mendon tjetër, veçse të shënojë kode në veprat e veta, një lloj magjistari…. Juve, që ia keni kushtuar gjithë jetën studimit të gjeniut të madh, ç’përshtypje ju bëjnë këto teza? Përgjigje: – Kodi da Vinçi e banalizon madhështinë e Leonardos. Mund të them se ky është një çast delikat, në të cilin Leonardo është më i famshëm se kurrë e njëkohësisht, më i marrë nëpër gojë se kurrë. Në faqen e famshme 62 të botimin të parë italisht të ‘Kodit’, radhitet gjithë seria e keqkuptimeve dhe e dyshimeve rreth figurës së gjeniut. Leonardo, që ishte kundër falltorëve e alkimistëve e që kërkonte me durim të madh të vërtetën shkencore, na paraqitet si magjistar e alkimist. Pastaj vijnë me radhë trillimet mbi Leonardon, që sipas Braunit, shpikte vegla torture, që zhvarroste të vdekurit e që kishte përkrahjen e shejtanit. Një serë aluzionesh tepër larg nga e vërteta. E më pas vjen edhe hipokrizia shpirtërore e Leonardos ndaj Kishës. Shkruhet se da Vinçi paskej pikturuar qindra vepra kishtare, e pavërtetë edhe kjo, sepse në realitet Leonardo ka realizuar shumë pak vepra të kësaj natyre. RADIO VATIKANI Programi Shqip Emigrantët, Shqipëria italiane përtej Adriatikut Albert Vataj Treguesit e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë, një reciprociteti të shkëlqyer dhe një garanci larg çdo interesi të ndërsjelltë të Italisë me vendin tonë janë rikonfirmuar gjatë vizitës së disa ditëve më parë të Nënsekretarit italian të Punëve të Jashtme, Famiano Crucianelli në Tiranë. Në konferencën e përbashkët të ministrit tonë të jashtëm Besnik Mustafaj dhe Famiano Crucianelli mund të nënvizohet deklarata e Zoti Crucianelli: “Ne kemi tashmë një kuotë që përbëhet nga 3000 deri në 4500 vetë dhe konkretisht kemi një ndjeshmëri të veçantë ndaj emigrantëve dhe të rinjve shqiptarë. Nuk e di nëse jeni të dijeni të faktit që, në dispozicion të studentëve shqiptarë janë 6000 bursa studimi. Ndarja e bursave në Itali bëhet kështu: 90% i takojnë italianëve dhe 10% të huajve. Dhe shqiptarët bëjnë pjesë tek 90 përqindëshi i italianëve. Kjo është një tregues më se I qartë e fatit të kësaj miqësie dhe fqinjësie. Të drejtat e studimit dhe shtimi I legalizmit të emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali. Në lidhje me mundësinë e Ratifikimit të shpejtë të MSA-së nga pala italiane Mustafaj është shprehur se:- “U fol për rolin primar që mund të luajë Qeveria italiane dhe Italia kundrejt hyrjes së Shqipërisë në BE dhe ky rol që Italia po dëshmon si shenjë e lartë miqësie ndaj Shqipërisë, presupozon shumë më tepër se ratifikimi i MSA-së. Kjo do të thotë që Italia, do të ketë një rëndësi të veçantë dhe në realizimin e standardeve këtu brenda që na nevojiten ne për të përmbushur detyrimet për Marrëveshjen e MSA-see”. Ndërsa Nënësekretarin italian Crucianellinë lidhje me vlerësimin e Italisë për hapat e marra së fundi në lidhje me luftën kundër trafiqeve të jashtëligjshme në Adriatik, ai ka nënvizuar: “Siç e përmenda edhe pak më parë, në sektorin e luftës kundër paligjshmërisë dhe të luftës kundër trafiqeve të paligjshme, bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i përkryer dhe është për t’u marrë shembull për të gjithë Mesdheun. Natyrisht, mund të bëhet dhe më shumë e në fakt, ne diskutuam edhe për bashkëpunimin midis ministrive të Drejtësisë së dy vendeve tona. Faktikisht, në fushën e luftës kundër kriminalitetit, masat asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, por ajo që kemi bërë tashmë, është tepër e rëndësishme. Kjo vizitë është një shënj positive dhe një garanci që vendi ynë merr nga aleati I saj Itali, aq më tepër kur vizita e tij përkon me rativifikimin e marrëveshjes së Asociim Stabilimit me Bashkimin Evropian. Vdekjet (a)natyrale Arbnori-Pashko Brenda pak ditesh distance nga njeri- tjetri, u zhduken dy nga figurat me te rendesishme te pluralizmit shqiptar: ish- kryeparlamentari Pjeter Arbnori dhe ish- zevedeskryeministri Gramoz Pashko, njekohesisht edhe dy nga figurat me kryesore te Partise Demokratike ne vite. “Natyra eshte treguar e pameshirshme”, mund te perifrazohen keto dy vdekje, te cilat mbase ne analet e historise mund te trajtohen tani e tutje se bashku, sic edhe kontributet e ketyre dy personaliteteve, ecen paralel ne 16 vitet post- komunizmit shqiptar. Ne fakt, nje nga cudite me te medha te natyres, eshte pikerisht vdekja pa pritur dhe pa kujtuar e Mandeles shqiptar, Pjeter Arbnorit. Kjo per faktin e thjeshte se mosha, por edhe vuajtjet e 28 viteve burg mbi shpine, nuk mund te justifikojne kurresi nje vdekje te papritur, ne pak ore dhe si per ironi, ne nje vend si Italia, ku mjekesia eshte shume e perparuar. Sic edhe e kam shprehur publikisht, Arbnori vizitohej shpesh nga mjeket dhe me pak se nje muaj nga vdekja e tij, mu shpreh jo pa kenaqesi se “bluzat e bardha e kishin siguruar se nuk vuante nga asnje semundje dhe madje te gjitha organet jetesore, i punonin si sahat”. Ndoshta edhe nga natyra e profesionit, gazetar, si une edhe shume te tjere, jemi pak dyshues, duke patur parasysh se Arbnori ishte jo vetem nje simbol, por edhe pjestar shpirteror i shume familjeve shkodrane e shqiptare. Ne fakt, eleminimi i Pjeter Arbnorit politikisht, kishte startuar prej kohesh. Pa dashur te bejme nje analize te gjate dhe te hollesishme, ai u kandidua ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005 ne nje zone, ku fitorja e tij ishte e mundur aq sa Arbnori mundi te parandaloje vdekjen e tij (a)natyrale. Perballe nje biri te treves se M.Madhe, njekohesisht edhe me nje PD te shkaterruar nga mosmarreveshjet ne mes malesoreve me qendren e vecanarisht Sali Berishen, bashkuar edhe me epersine e te keqes ndaj te mires ne Shqiperi, i sollen Arbnorit humbjen e sigurte por te paraprojektuar mbase, qe nga zyrat lokale te PD-se deri tek ato ne qender. Kesaj i shtohet edhe fakti tjeter, qe nga selia blu e Tiranes, Arbnorit asokohe, iu sugjerua qe te mos “ngrinte shume pluhur me zonen e tij”, pasi e djathta kishte fituar dhe si pjese e natyrshme e saj, ai do te kishte vendin e merituar. Jo si nje ushtar besnik i partise, sic e etiketon(te) dikur apo edhe sot ndonje nga “miqte” e tij, por si nje politikan qe i nenshtrohet vullnetit te forumeve politike te subjektit qe militon, kur edhe ato vendime jane te padrejta dhe e cenojne direkt, Arbnori vazhdoi te qendronte ne pritje te nje kerkese per te dhene kontribut sic edhe deri me 3 korrik 2005. Me konstituimin e Kuvendit te ri dhe me pas me krijimin e qeverise se re te kryesuar nga Berisha, natyrshem Arbnori priste te thirrej per te vijuar kontributin e dhene. Ne kete periudhe, ne tryeza te shumta shihej me shume skepticizem nje ide e tille, teksa nga Tirana, jo vetem ai por edhe te aferm shigjetoheshin tashme “nga te medhenjte” ne pushtet dhe me poste. Nga ana tjeter, kujtohej shpesh edhe deshtimi i Arbnorit si kandidature per president konsensual ne vitin 2002, teksa mazhoranca e asaj kohe shprehej e gatshme, ndersa pengesat me te medha i vinin nga lidershipi i PD-se ne ate kohe, pas 3 korrikut 2005 ne pushtet. Askush nuk ka as dyshimin me te vogel qe Arbnori kerkonte te ishte pjese e qeverise. Askush nuk dyshonte se arbnori donte ndonje post shume rilevant ne nje nga pozicionet e larta, mbase edhe kushtetuese. Ashtu sic u fol, ai do te ishte i kenaqur dhe i lumtur qe te merrte postin e ambasadorit te Shqiperise ne Vatikan dhe kur edhe ky post, iu dha nje personi tjeter (edhe ai shume i nderuar!), Arbnori mori goditjen perfundimtare jo vetem politike. Hamendjet per nje sabotim te shendetit te tij ne Itali, pas operacionit te pare me sukses ne zemer, po zene perhere e me shume hapesire edhe pse personalisht, me duket e pabesueshme qe politika te shkoje deri ne ate pike. Por politika dhe vecanarisht mazhoranca aktuale, eshte vrasese ne kuptimin figurativ, te personalitetit dhe te aftesive te treguara nga Pjeter Arbnori. Me pas, nuk ka shume rendesi nese ai vdiq nga injektimi i nje shiringe me ajer ne vena (nje alternative qe e kam degjuar ne tryeza), apo nga merzia qe e kaploi pasi njerezit me te cilet luftoi e punoi per 16 vite e lane ne rruge, pikerisht teksa alternativa e djathte erdhi ne pushtet pas 8 viteve…. Kush e dha urdherin per nisjen me urgjence te helikopterit drejt Italise? Eshte nje pyetje qe vlen 10 milion dollare, por qe akoma nuk po merr nje pergjigje. Prej ketu mund te shtjellohet fare mire edhe vdekja e dyte (a)natyrale e mistershme e Gramoz Pashkos, padyshimin me te vogel, nje nga ekonomistet me te mire shqiptar, potencial intelektual por edhe politik i rikthyer ne gjirin e PD-se qe e krijoi pas nje ndarjeje mjaft te gjate kohore. Fabula eshte sa e pabesueshme, aq edhe intriguese per nje “triller” me metrazh te gjate. Teksa shetiste ne breg te detit ne Himare apo po peshkonte, ai ka rreshqitur ne uje, pa patur asnje njeri prane. Njeri version, eshte se ka perplasur koken duke rene, ndersa varianti tjeter, eshte se pasi ka pesuar nje infrakt, ka rene ne uje. Me pas eshte perplasur nga njerez qe kerkonin ta nxirrnin ne breg. Edhe ketu, si goditje e pare, si ne rastin e Arbnorit, eshte nje infrakt apo parainfrakt, por qe gjithsesi lidhet me zemren e njeriut. Identikisht si ne rastin e Arbnorit, ka edhe nje seri te dyte. Pas 10 minutave, Pashko eshte gjetur i gjalle dhe ne gjendje kome, eshte drejtuar me shpejtesi per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Aty i jane bere vizitat e nevojshme dhe eshte vendosur dergimi ne Itali me urgjence per nje kurim me special. Duhej qe transportin ta bente nje helikopter i Ministrise se Shendetesise, por nuk kishte aftesi per udhetim naten. Me pas, vihet ne sherbim nje helikopter qeveritar, me te cilin vetem dy ore me pare, ishte kthyer nga Pogradeci, kryeministri Berisha. Pas tragjedise, rezultoi se edhe ky helikopter nuk i plotesonte kushtet per te udhetuar naten. Gjithsesi, dikush dha nje urdher misterioz per nisjen urgjent te helikopterit drejt Italise. Ne oren 22.22 te nje dite te zakonshme, kontaktet me helikopterin u shkeputen dhe qe prej asaj kohe, nuk ka asnje lajm. Pashko dhe i biri, si dhe 4 persona te tjere, konsiderohen te humbur. Fillimisht u tha se ishte nje mot i keq- i pergenjeshtruar nga ministri Mediu, me pas u tha se faji ishte njerezor- i pergenjeshtruar nga ministri Olldashi dhe me pas u tha se fati u tregua i pameshirshem- nga kryeministri Berisha. Ndersa keto dite, po flitet per nje shperthim te helikopterit ne ajer dhe shkak ishte nje infrakt i pilotit. Vertete e cuditshme, por ne skene dalin serish problemet me zemren, ndersa duhet pranuar se jeta e presidentit, kryeministrit dhe autoriteteve te tjera, paskesh qene e rrezikuar vazhdimisht, pasi pilotet legjendare nuk paskan qene mire me shendet(?!). Hamendjet jane te shumta, por sipas gjasave, ne kushtet e mungeses se nje kutie te zeze te helikopterit, por edhe mosgjetja e mbetjeve te tij, te bejne te mendosh se e verteta nuk do te zbardhet kurre. Edhe nese gjendet dhe shpallet publikisht kush e dha urdherin e nisjes, jo vetem qe te humburit nuk do te kthehen me, por sejcili mund te justifikohej se deshiren e madhe per te shpetuar nje jete njeriu! Une kam nje tjeter mendim, edhe pse thjeshte ne formen e hipotezes. Helikopteri qeveritar, ishte vene ne shenjestren e dikujt, i cili kerkonte te godiste nje nga kreret e shtetit qe perdornin “Bell 222”, ose duhej qe ndonjerit prej tyre ti jepej nje sinjal, nje mesazh, nje paralajmerim. Nuk eshte hera e pare qe kane ndodhur keto ngjarje, sic edhe na tregon historia boterore ne shekuj, duke na lene edhe shprehjen “Koke turku”. Hamendjet e tjera, per nje eleminim te parapergatitur, te deshtuar ne brigjet e Himares dhe te perfunduar ne detin Adriatik, edhe pse lidhen me nje ripozicionim te ri te pritshem te Pashkos, per mendimin tim nuk qendrojne. Me sakte nuk dua ta besoj se politika shqiptare ka arritur deri ne ate pike…. Shoqeria njerezore ka njohur dhe do te njohe vrasje te pazbuluara ndonjehere. Edhe per vdekjet (a)natyrale, mund te thuhet e njejta gje. Arbnori dhe Pashko, futen ne kete grupin e fundit, edhe pse e verteta thuhet se vonon, por nuk harron. Por kur ne mes qendron nje det i tere, si ai Adriatik, prej nga u kthye i vdekur Arbnori dhe ku humbi ne te njejten gjendje Pashko, e verteta eshte veshtire te zbulohet. Mbase nuk ka as edhe deshire per tu zbuluar! Ketu mund te futemi ne historine e Romes moderne, ku gjendet gjithmone nje Brut! Blerti DELIJA
Kur tërbimi të kap për hunde Nga ALBERT VATAJ Jeta parlamentare shqiptare mësohet të ketë hyrë në një rrugë pa krye. Përkeqësimi i situatës ka tejkaluar çdo limit. Opozita nuk ka zgjedhur bojkotin për të shprehur qëndrimin e saj kundër mekanizmave të zaptimit të KQZ-së nga mazhoranca, të paktën kështu pretendojnë të majtët. Ajo që ndodhi në Parlament nuk merr përsipër të tregojë një tjetër fytyrë të ligjvënësit shqiptar. Zallamahia, grushtet dhe sharjet me libër shtëpie, janë bërë tashmë një rrjedhojë logjike e punimeve të këtij institucioni të zgjedhur nga shqiptarët. Opozita e përfaqësuar nga një tufë mistrecash, (se gansterët dhe halabakë, se ata kanë norma burrërie të mos i vërsulen një gruaje si hienat mbi ngordhësirën) rrijnë si me gjysëm bythe në ndejtoret e Kuvendit dhe me gjysmën tjeter e lënë në gadishmëri, që sapo ndonjëri prej sojit të tyre luan bishtin ato vërsulen në këmbë. E ç’bëjnë në këtë rast, lind pyetja? Se sa trima janë, këtë as se duet ta marrim në konsideratë. Nuke kanë trashëguar dhe as nuke guxojnë të gjenerojnë burrëri apo forcë argumenti të të vërë më shpatulla pas murit. Kulmin mistrecëria e ajtë e ka mbërritur seancën e ditës së premtë. Kësaj here kanë qënë petritët e LSI-së, të cilët kanë bërë gangsterin, të mbështetur në të gjithë sektorët e ofensivës së tyre të burracakërisë edhe nga socialistët, e tipit të Mus Ulqinakëve. Të gjithë shqiptarët për fatin e keq panë drejtpërdrejtë atë që të zgjedhurit e tyre bënë. Tërbimi I pjellës së selisë rozë, metistët, nuk kishin mëshirë as për vazot e luleve decorative pas panelit të qeverisë, në Parlament. Në këtë rast askush nuke ka kohë të mendojë, se si u agravua situate që precipitoi në gjeste të tilla. Pakkush nga qytetarët e di se strumbullari I gjithë kësaj është Presidenti I Republikës, Alfred Moisiu, I cili u’a dha socialistëve kandidaturën e KLD-së për anëtarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dhe mazhoranca duke e konsideruar këtë si një sfidë, ose më saktë si një qorrsokak ku tentonte ta fuste Alfredua me minorancën KQZ-në dhe vendimmarrjen në këtë institucion të rëndësishëm zgjedhor, ofrojnë në Kuvend kandidaturën e tyre nga partitë e vogla të mazhorancës. Gracka ku e gjen vetën politika shqiptare është një mundësi e përkeqësimit të mëtejshëm të klimës, që pikënis me banditizmin metist në seancën parlamentare të së premtes, për të vijuar me ndërtimin e strukturave të vitit ogurzi të 1997 nga ana e opozitës. Ende nuke I dihet se deri ku mund të rrugëtojë kjo katrahurë politike, por kjo në një farë mënyre ishte e pritshme. Kjo për vetë faktin se opozita që me “Zogun e Zi” po akumulon dhe po peshkon raste për t’u ndërsyer. Morali I gjithë kësaj është amorali. Qëllimet personale të disa eksponentëve të majtë është kthyer në një makineri që është vërsulur në të sotmen shqiptare. Edi Rama kërkon me të gjitha mjetet të fshihet pas këtij apokalipsi politik të rehabilitojë vetveten e penalizuar nga abuzimet e mëdha me fondet publike. E keqja e kësaj është se në këtë lojë e gjejnë veten Presidenti I Republikës, ai që nuke resht së kërkuari racionalitet, vetëdije politike dhe mature, ndërkohë që ai është vetë proverbi: “ngrihet nëj I marrë e hedh një gurë në lum, 100 të mençur hidhen dhe se nxjerrin”. Në batak është edhe kreu I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, parimet për të cilat ai u divorcua me PS I ka shkelur me të dy këmbët. Zoti e dhëntë që në këtë çmenduri, të urtët të gjejnë vendin e tyre, jo nën hije, porn ë vijën e parë të frontit, të sjellin alternative dhe të hullisin drejt normalitetit jetën parlamentare dhe veprimtarinë politike të dy kampeve. Shanset janë të pakta. E pamundur mbetet dhe ikja nga kjo rrugë pa krye.
Politika e korbave As varret e hapur, as shpirtrat që prehen në fund të detit, as lotët e nënave, as pikëllimi dhe keqardhja kolektive e një populli, askurrkiametin nuk ndalë gjuhët e helmëta të një politike për të kthyer tragjedinë në një front të të bërit opozitë. Kjo është dëshmia më e turpshme që ka mundur të bëjë vaki në një shoqëri civile. Për më keq, kur kjo lukuni dhe isoja e kësaj kuje nuk ka të ndalur. Ndërsa Adriatiku është kthyer në një arenë makthi, torture dhe padurimi, e ndërsa gjashtë jetet dirgjen në tabanin e këtij përbindëshi të pamëshirë, një tjetër fatkeqësi ka pllakosur në të sotmen shqiptare. Politika e majtë po përdorë të gjithë kapacitete e saj për ta shfrytëzuar fatkeqësinë e pesë familjeve të tragjedisë në një politikë opozitare korbash. E majta, porsi korbat që i vijnë kundruall vdekjes, edhe ata ngulmojnë të gjejnë krisje në këtë fatalitet të fatit, për t’i konvertuar në armë, me të cilat të bëjë ofensivë efikase ndaj qeverisjes. Askund, askurrë, vetëm këtu si akurrkund tjetër, vdekja, fatkeqësia, fati i hidhur të përbëjnë ushqim për kësi lloj korbash. Ndërsa familjet presin nga ora në orë, nga dita në ditë të mësojnë diçka për vendndodhjen e mundshme të të dashurve të tyre në fund të Adriatikut, ata që dje i qanë dhe ndanë dhimbjen më familjarët e të zhdukurve, nga ora në orë, nga dita në ditë rrëmojnë e sajojnë turli lloj mjetesh për t’i ndërsyer pushtetit. Përkthimi i gjithë kësaj është se shteti i dërgoj fatet e tyre drejt një fundi fatal. Një monstruozitet i tillë nuk dëshmon asnjë lloj morali politik apo njerëzor, për më pak qytetari. Ata nuk mjaftohen me vdekjenhumbjen e gjashtë personave. Ata nuk ngopen as me torturën e pafund të shtetit për t’i gjetur trupat, sikurse nuk do t’u mjaftonin më keq se kaq që të tregonin pak humanizëm. Politika opozitare e tyre nuk është as më shumë e as më pak se një rrëmim i vazhdueshëm në plagët lënguese të dhimbjes tragjike që ka pllakosur këto familje nga pamëshira e fatit. Hetimi nga ana e të majtëve, rreth dorës vrastare të shtetit, për këtë fatkobzi, siç vërtiten ta nënquajnë ata këtë lojë turpi është një shërbesë që i bëjnë shpërbërjes totale të moralit të tyre. Duke mos u ndalur para asgjëje për të mbërritur në qëllimet e tyre, ata viktimizojnë të drejtën ë çdokujt për të shpresuar se ky vend do të ketë një ditë një klasë politike morale, qytetare, humane dhe të denjë për progres. Të luash më këtë tragjedi është pjesëmarrje në krim, pavarësisht se ata kanë marrë anën e atyre që duan të zbardhin çdo sekondë të asaj natë të zezë që gremisi gjashtë fate njërëzore në fundin e detit. Kjo politikë korbash kurrsesi nuk mund të jetë një oponencë, për më tepër një rol pozitiv në tabanin e këtij fataliteti. Fati ishte i pamëshirë me jetët e atyre fatfikurve, por bëhet edhe më i pamëshirshëm kur këtë e përdor si një kartë të lojës politike. Asnjëri prej atyre që jeta e tyre u shua papritur dhe në emër të shpëtimit të jetës nuk është fajtor, sikurse përgjegjësia e fajit nuk është pjesë as e atyre, të cilët nisur nga dëshira e mirë dhe humanizmi i rrugëtuan ata drejt rrugës pa kthim. Le t’i lëmë shpirtrat e tyre të prihen të qetë në fatin e tyre, në fundin e detit, e familjet lë t’i mbushim me shpresë se shumë shpejt do të kenë një varr për të dashurit që humbën në këtë fatkobzi. Kjo ka një fund, duke i vënë kapak kësaj politike korbash që vijon opozita të bëjë. Redaksia
Bajraktarizëm, fise e klane, synime ndarëse edhe për gjuhën! Në sistemin e ri të pluralizmit politik, social-ekonomik dhe arsim të vendit, veprimet dhe roli i individit për gjuhën e folur dhe të shkruar po fitojnë gjithnjë vlera të reja. Po bëhen përpjekje që çdo individ të luajë rolin e vet dhe të zërë vendin që i takon në shoqërinë e sotme shqiptare. Pak muaj më parë, në gazetën “Mësuesi”, profesori i nderuar i gjuhësisë shqiptare dhe mbarë diasporës, Gjovalin Shkurtaj, thoshte: “Mjaft më me kritika të paadresuara: Shpifja vijon të jetë nën trysninë e shkruesve dhe folësve të pakujdesshëm. Ka ardhur koha që normëshkelësit të përgjigjen për dëmin që i shkaktojnë gjuhës shqipe. “Malli” për fjalët e panevojshme është bërë ndër ne si një sëmundje ngjitëse që po merr përmasat e një epidemie gjuhëvrasëse”. Me trazirat e mëdha që ka përballuar Shqipëria dhe me nivelin kulturor që ka trashëguar, kjo është një periudhë e mjaftueshme. Është me vend që t’u drejtohemi strukturave të gjuhësisë së sotme me pyetjen: “Ku ka ngelur zbatimi i shqipes ndër ne?” Vetë pyetja e shtruar për reflektim flet për një studim madhor të kësaj fushe ndër ne, që do përsëri kohë dhe hapësirë në shumë rrafshe të jetës së përditshme. Gjuha standarde nuk është një parlament ku secila krahinë përfaqësohet me të dërguarin e vet, gjuha standarde është madhësi kulturore që krijohet nga lëvruesit e saj në rrethana të caktuara dhe formohet nga gjuhtarët, duke përzgjedhur nga tërësia e formave ekzistuese, ato që prestigji i lëvruesve i ka përhapur më shumë gjuhën e shkrimit dhe që pajtohet më mirë me vetë ecurinë e zhvillimit historik të asaj gjuhe. Kjo fushë e gjuhës standarde do përgatitje dhe impenjim më të madh nga intelektualët në përgjithësi dhe nga mësuesit e gjuhës dhe të letërsisë në veçanti. Pra, ndjenjë e pasion për të, moral e dashuri të lartë dhe mbi të gjitha respekt e vlera të mëdha për këtë thesar ndër të parët dëshmues të dallimit kombëtar. E parë në këto faktorë, të cilët duhet të njihen mirë, ngase kjo fushë e dijes është shenja e parë dalluese e veçantisë kombëtare. Ka ecur tepër ngadalë në rrjedhë të historisë sonë, qoftë në fushën e konsolidimit të alfabetit, qoftë në rrafshin e njehsimit të gjuhës gjithëkombëtare kemi kapërcyer shumë shekuj përpjekjesh të këtij kombi, për t’i vënë këto në themelet e duhura e të shëndosha të cilat qëndrojnë në ditët e sotme. Por për këto piketa ndërtimesh, të këtyre fushave gjuhësore është derdhur shumë gjak dhe është paguar shumë shtrenjtë nga stërgjyshërit e gjyshërve tanë. Këtu e njëqind vjet më parë, Xhuvani thoshte hapur për daljen në dritë të një gjuhe letrare të njësuar, pra të krijuar mbi baza të shëndosha letrare. Ai mbetet burrë i madh i këtij kombi me që e me nam të madh në fushën e dijes gjuhësore. Por puna e këtij dhe shumë xhuvanëve të tjerë të gjuhësisë shqiptare i kanë dhënë, i japin kombit në fushën e dijes dhe të urtësisë po ç’e do namin dhe këshillat e tyre nuk janë të kapshme dhe të rrokshme tek disa intelektualë, politikanë, mësues të gjuhës, punonjës të medias së folur dhe të shkruar, të cilët po i fusin brirë gjuhës së sotme të njësuar. Prof.Xhuvanit nuk i vinte fare rëndë që t’i shtrijë dorën për punën e madhe që kishin bërë në gjuhë e për gjuhën dy vëllezërit, Naimi dhe Samiu. Edhe Noli me urtësinë që e karakterizonte për vlerat njohëse të gjuhës së kombit pati thënë: “Lëvizja për të ngritur gjuhën shqipe në shkallë kombëtare nisi në toskëri”. Shih D.Agollin në “gjuhën e Nolit”, Tiranë 1999. Këta dy dijetarë të mëdhenj, Xhuvani, siç dihet i takonte të folmes veriore, ndërsa Noli i përkiste të folmes jugore, por këta nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptarësh, të cilat nuk i kapërcyen për t’u mbajtur kombi i patundur vetëm në sajë të gjuhës së njësuar për të cilën edhe ballafaqohemi sot aty-këtu me telashe dhe shpesh herë edhe me synime ndarëse. Duke lexuar mediat e sotme, revista e tekste të fushave të ndryshme “njeriut të ndershëm i bëhet sikur gjuha e sotme letrare standarde e përcaktuar këtu e 35 vjet më parë ka mbetur vetëm në letër, nuk ka arritur ngritje të duhur cilësore siç duhet të kishte”. Kërkojmë të sjellim ndihmesën tonë të çmueshme edhe në kritikën e gabimeve e lajthitjeve e shkronjave vulgare gjuhësore që manifestohen tek disa prej folësve, gazetarëve dhe politikanëve. Ajo, që të shqetëson janë kresat zyrtare që përgatiten çdo ditë me mijëra nëpër administratat publike e jopublike, në institucionet arsimore shkencore e kulturore, ku shumë prej tyre paraqiten me plot gabime gjuhësore. Mendojmë që brenda një ministrie, dikasteri të punësohet një specialist i gjuhës apo redaktor letrar, i cili do të korrektojë apo redaktojë shkresat zyrtare. Lexuesit tanë duhet të jenë të bindur, se gjuha shqipe është një institucion dhe mosrrespektimi i këtij institucioni duhet të shoqërohet me masa penalizuese. Por ana tjetër e këtij shqetësimi duhet të shoqërohet gjithnjë me një propagandë ofinamike, ku vetë gjuha amtare të vlerësohet në maksimumin e kërkuar, ku studimet mbi shpifjen letrare të zënë vendin e merituar. Si ia bëri Naimi i madh që si gjen dot as një barbarizëm në veprën e vet. Po Noli, që mori guximin dhe solli në shqip edhe Servantesin, edhe Shekspirin, edhe Khajamin? Po Konica, Kuteli, Poradeci, Xoxe, Agolli e Kadareja etj. Këta mjeshtra të fjalës e gjetën të pat harruar arën e fjalës, ama fjala u ndrit në fjali, në prozë e në poezi. Shëndoshje e mbrojtje mund të bëhen me masë të prekshme energjike prej mendjesh që mendojnë tamam shqip e prej zemrash që rrahin shqip. Gjuhën shqipe e kemi ndër më të vjetrat e më të mëdhatë e kontinentit, për të mos përmendur një vlerësim të të madhit Kadare që e rendit ndër dhjetë gjuhët më të rëndësishme të rruzullit. Në Shqipëri gjuhësia krahasimtare ka pasur arritje me vlera të mirfillta shkencore dhe gjithnjë gjuhëtarët tanë të nderuar kanë hedhur dritë në raportet e shqipes me gjuhët e tjera. Studimi i shqipes, përveç interesit shkencor është lidhur ngushtë me interesat tona kombëtare. Qëndrojmë para një fakti shumë të bukur, shumë interesant, që jo vetëm gegërishtja, por edhe e diasporës, sidomos ajo e Arbëreshëve të Italisë, tek e cila në mes shumë barbarizmave latine dhe greke gjenden thesare të vërtetë, format më të vjetra të shqipes, të cilat duhet të rigjejnë vendin e tyre në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, nga ku janë zbuluar me dhunë tridhjetë e ca vjet më parë, në mënyrëqë të rizënë vendin e merituar në gjuhën e kultivuar shqipe. Këtu kujtojmë përpjekjet 40-vjeçare të prof.Shkurtaj si njeri pasionant, intelektual me interesa të gjera shkencore, si studiues dhe hulumtues të gjuhës shqiptare në përgjithësi dhe të Arbëreshëve të Italisë në veçanti. Por krahas interesimit maksimal, që po bëjnë gjuhëtarët tanë në përgjithësi, kemi tek disa të tjerë mungesë të predispozimit, ku ka arsye të njohura të vjetra politike, por nuk duhet harruar dhe nënvlerësuar dhe ndikimi që ka patur dhe do të kishte një afrim më i madh i rolit të gjuhës tonë dhe vendit dhe në aspektin më preferik të asaj, atë komercial, pasi një afrim i tillë do të thoshte një kthim të vëmendjes së botës mbarë drejt shqiptarëve dhe Shqipërisë. Këtu, të vijnë ndërmend perifrazimi i të madhit Konica: “O Zot ruaje gjuhën shqipe nga shqiptarët! Amen!” Të shqetëson aktualisht fakti se tepër shikues në njoftimet apo përshëndetjet televizive që bëhen. Shumë prej këtyre njoftimeve paraqiten me gabime drejtshkrimore. Pra, kemi të bëjmë me një shqipe të shpartalluar. Shikon materialet e llojeve të seminareve, janë të mbytura nga fjalët, Curricul, cv, verb, arketip, cllaster, brainstorming, insert etj. Duket sikur bëjnë çdo sforcim për të gjetur një fjalë të huaj në vend të shqipes. Pse? Nuk ka mundësira shqipja e sotme për dijet e tyre të pafundta? Të vijmë pastaj tek politikanët. Edhe më i pakulturuari dhe më dallkauku nga deputetët e këtyre 15 vjetëve do të gërmojë e do të gjejë ca fjalë që nuk i ka fjalori i shqipes dhe do t’i zbrazë në forume e mbledhje. S’mund të themi të mos përdoret fjala e huaj, kur ajo është më përfaqësuese se sa fjala shqipe, as të fjalorit teknik ndërkombëtar, ku shpesh përdoret në sesione e konferenca shkencore. Duhet të mbizotërojë mirëdashja. Vallë kemi kujt t’i drejtohemi?! Kemi armatën e madhe intelektuale dhe jo pseintelektuale (pasi këta të fundit janë ata që po vrasin çdo ditë gjuhën dhe kulturën tonë të folur dhe të shkruar). Ka krijues të rinj, ku vihet re prirje për të eksperimentuar në poezi. Po përdorin një gjuhë të kamufluar për të qenë sa më modernë, ku në fakt nuk po sjellin asgjë të re përveç hermetizmit të saj, si shmangie flagrante një norme të njësuar letrare, ndërtime sintaksore jashtë natyrës së shqipes dhe mbi të gjitha përzierje amorfe të stileve të saj etj. Kujtojmë këtu ligjin francez, i cili është një ndër më të rreptit në këtë fushë. Por nuk mbetet pas as ligji rumun, dëshirojmë një kohë të shpejtë të gjejmë zbatim edhe një ligj shqiptar. Kushtetuta ka garantuar respektimin e gjuhës shqipe, por fatkeqësisht kjo ide deri tani nuk është mbështetur në ligje masa të rrepta administrative. Është përfolur këtu e dy vjet më parë për një ligj, që parashikonte të gjitha llojet e penalizimeve. Gabimet drejtshkrimore, më shumë se sa snobizmit, po i adresohet një pragmatizmi të patolerueshëm, që po bëhet në shkolla dhe në institucionet shtetërore dhe private. Të gjitha këto, po bëhen në kurriz të gjuhës letrare kombëtare shqipe. Gjuha shqipe me institucionin e saj të gjuhësisë është një institucion nga qytetarët shqiptar me ligjet e saj përkatëse detyrimisht kërkohet të shoqërohet me masa të rrepta penalizuese, që duhet të nisin me gjoba në shkollë e deri në heqje liçenciale në administratat publike e private. Kërkojmë mesazh shkencor, ndërgjegjësim gjuhësor e tërë shoqërisë së sotme shqiptare, duke kërkuar zbatimin me rreptësi shkencore atdhetare të normës së njësuar letrare shqipe, si një vlerë shënuese dhe kualifikuese, duke filluar nga nxënësit, studentët, mësuesit e pedagogët, media e shkruar dhe elektronike, në administratën qëndrore e lokale etj. Secili sipas mundësive dhe vendit ku punon e jeton të japë ndihmesën e tij, pra me gojë e me shkrim, me protesta të kulturuara. Veç të japë. Dhe atëherë institucionet tona shkencore e gjuhësore dhe bashkë me ta edhe shteti mund të tundet. Dhe krenaria e një kombi, gjuha dhe kultura e tij mund të shpëtojë pa u asfiksuar. Po mësimdhënia e gjuhës shqipe në shkollat tona, ka nevojë për një trajtim të ri? Mendojmë se ka probleme emergjente në kuadrin e përdorimit të metodave, strategjive dhe teknikave që kërkojnë ta shoqërojnë atë. Kësaj lënde i ka ardhur koha për përparësi, për gjetjen dhe përdorimin e saj më efikas të mësimdhënies dhe mësimnxënies së saj në shkolla. Lënda e gjuhës kërkon ndryshime kurrikulore, studim dhe thellim të mëtejshëm në mësimdhënien e gjuhës në shkollat e mesme e shoqëruar me një formim sa më shkencor e gjuhësor të mësuesve të ardhshëm në universitete dhe ajo që të shqetëson sot është ngritja e kulturës gjuhësore të nxënësit në shkolla, që me keqardhje të lënë për të dëshiruar. Shpresojmë se edhe autorët e teksteve e programeve të gjuhës shqipe do të jenë partizanë të progresit, gjithnjë për përmirësim dhe ndryshim të pandërprerë. Shkurt për lëndën e gjuhës shqipe presim gjithnjë ndryshime të pritshme dhe brenda kornizave kurrikulare. FRAN GJOKA, JETMIR DELAJ |
Nr. 93 i gazetës në print
| Kushtetueshmëria e moralit jokushtetues të një kryeprokurori
Kushtetuetshmëria e Kuvendit të Shqipërisë duket se po ndesh në disa barriera të antikushtetutshmërisë, me të cilën ata kanë ndër mend ta flakërojnë zotin kryeprokuror të përgjithshëm nga karrika e tij e shtrenjtë. Beteja për karrike e Prokurorit të Përgjithshëm, po tejkalon çdo parashikim të mundshëm. Vënia përballë akuzave, ngritja e një Grupi Hetimor Parlamentar ka gjasa të jenë vetëm starti i kësaj përballjeje. Fshehja pas Kushtetutës dhe disa pretendimeve tip klauzolë të ligjeve, me sa duket po favorizon në kohë këtë zotëri, dhe pothuaj një pjesë e konsiderueshme e politikës ka drejtuar antenat e vëmendjes nga kjo “ndarje e shapit nga sheqeri”. Banaliteti i kësaj difensive të zotërisë në fjalë qëndron më së tepërmi tek “të ngulurit këmbë si mushka” për të vijuar të jetë kryeprokuror. Ani pse pushteti e ka akuzuar atë për mbi 80 dosje të kthyera në shtretër për flirtet e minjve të zyrave të institucionit që ai drejton. Sikur ky vend të mos kishte hall tjetër vetëm atë të të ndenjurave të kryeprokurorit, nuk do të kishte ndonjë ngarkesë dhe aq emocionale. Nuk do të merakosej dhe aq shumë ndokush për ta bërë me gjasa se ku e ka kokën e ku bythën kryeprokurori që ishte ai që është apo ai që do të vijë. Por kur ka “me thes” halle ky vend, kjo “punë krahu” e politikës do të ishte po kaq e rëndësishme sa hapja e një kanali të KESH për futjen enjë linje të tensionit të lartë, pa mbyllur ende kanalin tjetër që ka hapur, pak a shumë për të njëjten gjë. Ngulmimi i kryeprokurorit “për të hedhur viskla” natyrisht që “s’do shumë mend e kalem” për të pranuar se “ku ka zë s’është pa gjë”. Fshehja pas “të zezës mbi të bardhë” që “pin ujë” vetëm për të mbrojtur karriken e vet, duhet t’i shërbente këtij burri, që ma ka veshur veten me ligje, të kujtohej se kjo punë më së shumti ka një moral. Nëse atij “si bën syri tërt” s’ka pse të tollovis andej e këndej e të kapet pas ligjeve apo klauzolave të ligjeve “si i mbyturi për shkumë”. Të dorëzojë vullnetarisht detyrën, të pranojë hetimin për çfarë akuzohet, e nëse “ka bythë” natyrisht është fjala për ato që po mundohet kaq shumë “me mish e me shpirt”, ta tregojë burrërinë, “ja sheshi ja mejdani”. E nëse ai është i zoti, gjë të cilë do ta merrja me rezervë, le “t’ua nxjerrë lakrat sheshit”. E besoj so kjo nuk do t’i shkonte kot, se kanë ndryshuar kohët. E për më tepër guxoj me e pranuar se ka perënduar koha kur “mbuloje dielli me shoshë” si për ata të Berishës ashtu edhe për këta të Nanos apo Ramës, se s’po e merr dreqi vesh. Zotërisë Prokuror të Përgjithshëm sikut të mos i mjaftonte gjithë ky thes me halle dhe derte, edhe Komisioni Shetëror i Verifikimit të Pasurive e ka vënë atë para një tjetër akuze, asaj të fshehjes, ose manipulimit të deklarimit të pasurisë. E jo pak por bëhet fjalë për 200 milionë, të cilat për këtë njësh të akuzës s’përbënte motiv që të ishte edhe kjo shumë një vlerë pasurore që i duhej bërë me dije një urdhri laksativ të shtetit. Ky zotëri duke lënë mënjanë gjithë ai lum akuzash, vreri dhe penalizimesh por si një Ante ngrihet në këmbë dhe i shkrepet të kërkojë shpalljen si antikushtetues të vendimit për ngritjen e komisionit të hetimit dhe pezullimin e këtij vendimi. Sipas tij, komisioni hetimor vishet me atribute e kompetenca hetimore dhe gjyqësore për kontrollin e vlerësimin e çështjeve konkrete të prokurorisë. Kuvendi shkel parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve ligjvënës dhe gjyqësor, pasi hetimi ose ndjekja penale për çështjet konkrete është detyrë e prokurorisë. Ja çbëhet! Madje kjo mendje e ndritur dhe suflerët e tij shkojnë më tej duke e konsideruar veprimtarinë e këtij komisioni si shkelje të të drejtave të njeriut. Ky zotëri duhet t’u thotë atyre që e kanë zgjedhur dhe tani së fundi dhe shqiptarëve që zgjohen e flenë me portretin e tij stoik para syve, se a konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, e drejta e një qytetari tashmë të lirë, i cili ka rifituar “liberty” pasi ka marrë jetën e dikujt tjetër apo ka konsumuar vepra të tjera penale. Nëse ai ka burrërinë ligjore të na tregojë se kjo është e bazuar në Kushtetutë dhe në ligje, atëherë Komisioni duhet të mblidhet jo për ta hetuar por për ta vlerësuar veprimtarinë e institucionin që ai drejton dhe të atë personalisht. E jo të “uthullohet” në përpilimin e akuzave “për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat konsistojnë në: “një numër ngjarjesh, për të cilat nuk është zbuluar autori, përdorimin e Prokurorisë si mjet shantazhi politik (rasti i Nikollë Lesit), prishjen e vendimeve gjyqësore për shkak të pavlefshmërisë së provave (një rast), përfitimin e kompensimit për burgim të padrejtë nga personat e akuzuar dhe të deklaruar të pafajshëm, ose për të cilët është pushuar çështja penale, nxjerrjen e urdhrave te paligjshëm që cenojnë të drejtat dhe liritë e personave, kualifikimin e gabuar të veprave penale dhe kërkimin e masave të buta të dënimit, mosfillimin e ndjekjes penale për raste të korrupsionit të denoncuara publikisht, mosmarrjen e masave për eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes, dështimin e ekstradimit te shtetasve Altin Arapi e Orik Shyti, mungesën e bashkëveprimit me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe përqindjen e ulët të dërgimit në gjykatë të kallëzimeve që vijnë prej këtij organi, mosfillimin e ndjekjes penale për rastet e identifikuara nga Komisionet Hetimore parlamentare”. Në rolin e avokatit mbrojtës nuk ka nguruar të jetë në pozita gati protagoniste edhe eksponentë të Partisë Socialiste, të cilët nga ana e tyre ngrenë po ato pretendime që parashtron si shkelje edhe vetë zotëria kryeprokuror. Në rrethana të tilla, depolitizomi “i merr të keqen” kreut të Prokurorisë së Përgjithshme si organ i akuzës. Gjithçka e gjallë para se të jetë e motivuar nga Kushtetuta apo ligje, nga struktura që ngihen në qënsinë e tyre duke marrë frymë me mushkëritë tona, duhet të maten dhe me një masë tjetër atë të moralit. Nëse kushtetutshmëria e ofensivës si Kuvendit të Shqipëri është antikushtetuese, vetë kushtetuta a ka një moral që e mbron atë si kushtetues. “Sa para bën” zotëri kryeprokuror, t’i do të guxoje të thërrisje ndërgjegjen tënde e të motivoje veten moralisht të hetoheshe, pavarësisht se këtë as se e ke bërë, as nuk ke ndër mend ta hedhësh këtë hap civil, as nuk do të të lënë ta tejkalosh atë vetvete, në të cilën të ka reinkarnuar ai sistem, ajo klasë politike, ajo kastë njerëzish, ai motivim financiar, të cilën t’i këron ta mbrosh “me shpirt ndër dhëmbë. ALBERT VATAJ
Ndahet prej nesh Pjetër Arbnori Pjetër Arbnori, politikan, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë, shkrimtar, ka ndërruar jetë në një spital në Napoli (Itali) në moshën 71 vjeçare nga sëmundja e hemoragjisë cerebrale. Kush ishte simboli i qëndresës dhe persekutimit ![]() Credits by: LSA / LSA Category: PD Date: Saturday, 08 July 2006
I njohur si Mandela e Shqipërisë, Ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në pesë legjislatura, (1992-2005) një nga kundërshtarët e regjimit komunist, i burgosur politik për 28 vjet, Pjetër Arbnori u lind në qytetin e Durrësit ë 18 janar 1935. Gjatë 71 viteve të jetës së tij, ai është nderuar me titujt “Mësues i Popullit”, “Pishtar i Demokracisë”, “Qytetar Nderi” i qytetit të Vaut të Dejës. Asambleja parlamentare e vendeve frëngjishtfolëse i ka dhënë titullin “Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës”. Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, i ka dhënë medalionin e argjendë “Nënë Tereza” dhe prerjen e artë “Georgus Castriotus-Scanderbeg” 27.11.1996, Instituti Biografik i Kembrixhit dhe Instituti Biografik Amerikan kanë futur biografinë e Pjetër Arbnorit në “Ëho is Ëho” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar botimi 26-27. Ka marrë medaljen e shekullit XX për merita. Akademia Kulturore Romë i ka dhënë medaljen “Scodrinon” dhe diplomën 2001. Pavarësisht nga fakti se mbaroi shkollën e mesme me medalje, nuk iu dha e drejta për të vazhduar studimet e larta. Më 1953 filloi punën si mësues. Më 1954 pushohet nga puna për motive politike. Më 1956 filloi punën si punëtor krahu në bujqësi. Me anë të dokumenteve të rreme mundi të fillojë studimet në Universitetin e Tiranës. Mbaroi në dy vjet e gjysmë, nga pesë vjet që ishte, studimet me korrespondencë në Fakultetin e Filologjisë dhe u diplomua me motivacionin “shkëlqyeshëm”. Më 1960, mësues letërsie. Që në moshën 14 vjeç u përfshi në aktivitetet e grupeve ilegale kundër komunizmit. Shtypi e shpërndau trakte e së bashku me intelektualë të tjerë mori pjesë në themelimin e një organizate ilegale socialdemokratike, programin e së cilës e hartoi vetë. Në pranverën e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua për krimin e krijimit të Partisë Social Demokrate dhe pas një procesi të gjatë prej dy vjetësh u dënua me vdekje. Mbas tre muajsh dënimi iu kthye në 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundër diktaturës, duke shkruar dhe organizuar të burgosurit kundër regjimit. Për këtë, iu shtuan edhe dhjetë vjet të tjera burg me akuzën “për agjitacion dhe propagandë, si dhe për arsye të shkruarjes së një romani dhe tregimeve të ndryshme të shkurtra. Mbasi kreu dënimin më tepër se 28 vjet, u lirua në gusht të viti 1989, dhe më pas punoi si punëtor në një zdrukthtari. Që në fillimet e lëvizjes demokratike mori pjesë aktivisht dhe në demonstratën e parë antikomuniste, më 14 janar 1990, në qytetin e Shkodrës, për të rrëzuar bustin e Stalinit. Më 12 dhjetor, në tribunën e mitingut themelues të PD-së, i dorëzoi Azem Hajdarit dhe Sali Berishës një mesazh nga Shkodra demokratike dhe antikomuniste. Më 13 dhjetor 1990 qe njëri nga organizatorët e demonstratës antikomuniste në Shkodër, ku u hodh në erë busti i diktatorit Enver Hoxha.
Pjetër Arbnori Shkrimtar Ka shkruar ditarin sekret me titull “Lufta për të mbetur njeri”, që ka mundur ta mbajë gjatë 28 viteve të burgut dhe nuk ka parë ende dritën e botimit. Ka përkthyer shumë libra nga anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe rusishtja.
Veprat e botuara nga viti 1992, deri në vitin 2000 “Kur dynden vikingët” novelë, 1992 “Mugujt e mesjetës” roman, 1993 “Bukuroshja me hijen” novelë, 1994 “E bardha dhe e zeza” roman, 1995 “E panjohura” – Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996 “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg “Vorbulla”, roman, 1997 “Letër nga burgu” “Nga jeta në burgjet komuniste”, studime historike 1992 “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman 2000 “Lufta për të mbetur njeri” – intervista 1990-2000 “Andre Morua, Historia e Anglisë”, përkthim 1996
Në pranverën e vitit 1961, zoti Arbnori u arrestua për krimin e krijimit të Partisë Social Demokrate dhe pas një procesi të gjatë prej dy vjetësh u dënua me vdekje. Mbas tre muajsh dënimi iu kthye në 25 vjet burgim. Ai vazhdoi aktivitetin kundër diktaturës, duke shkruar dhe organizuar të burgosurit kundër regjimit. Për këtë, iu shtuan edhe dhjetë vjet të tjera burg me akuzën “për agjitacion dhe propagandë, si dhe për arsye të shkruarjes së një romani dhe tregimeve të ndryshme të shkurtra. Mbasi kreu dënimin më tepër se 28 vjet, u lirua në gusht të viti 1989
Berisha: Kombi humbi kryeparlamentarin e lirisë Mbrëmë, në një spital të Napolit, u nda nga jeta burri i shquar i kombit shqiptar, politikani, ish-kryeparlamentari i vendit, njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesorë të Partisë Demokratike, shkrimtari dhe humanisti i njohur, Pjetër Arbnori. Me vdekjen e Pjetër Arbnorit, familja humbi bashkëshortin, prindin, familjarin e shkëlqyer dhe shembullor, kurse Shqipëria dhe kombi shqiptar humbën “Mandelën” e tyre dhe të mbarë Europës, legjendën e qëndresës së njeriut për liri dhe dinjitet njerëzor, kryeparlamentarin e lirisë. Partia Demokratike humbi udhëheqësin dhe themeluesin e saj të mençur, të vendosur, të shquar; letrat shqipe, njërin prej kalorësve të tyre më në zë; shoqëria shqiptare, humanistin e madh, bashkëvuajtësin, simbolin e qëndresës dhe sakrificës së tyre mbinjerëzore. Ço shqiptar përulet me nderim të madh para kujtimit të veprës së Pjetër Arbnorit dhe ndjehet i pakësuar me humbjen e tij. Ju ftoj të nderojmë kujtimin e Pjetër Arbnorit me një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tij!
Nano: Arbnori, kontribut të vyer për demokracinë Ish-kryeministri, Fatos Nano, ngushëlloi bashkëshorten e Pjetër Arbnorit për humbjen e papritur të njeriut me të afërt të familjes. “Respekt dhe mirënjohje për njeriun që vuajti kalvarin e tmerrshëm të burgjeve të komunizmit dhe që dha kontribute të vyera për demokracinë shqiptare”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të ish-kryesocialistit Nano. Një mesazh ngushëllimi ka bërë dje edhe Partia Socialiste. “PSSH shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit për humbjen e të afërmit të tyre, z. Pjetër Arbnori. PSSH respekton vuajtjet e z. Arbnori në burgjet e diktaturës si dhe figurën dhe rolin i tij gjatë viteve të pluralizmit shqiptar, jo vetëm si kryetar, por edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në këtë mesazh ngushëllimi.
Topalli: Arbnori-mbrojtësi i paepur i të drejtave të njeriut Kryeparlamentarja Topalli, gjatë një konference për shtyp, shprehu në emër të Kuvendit ngushëllimet për humbjen e mikut, politikanit të madh, simbolit të rezistencës ndaj regjimit komunist dhe simbolit të besimit tek vlerat e demokracisë. Jam këtu, për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella, në emër të Kuvendit, por edhe personalisht, për humbjen e politikanit të madh, mikut tim, të familjes time, mikut të të gjithëve, për humbjen e simbolit të rezistencës ndaj regjimit komunist, simbolit të “luftes për të mbetur njeri”, i besimit te vlerat e demokracisë. “Pjetër Arbnori, përfaqësuesi i denjë i letërsisë jozyrtare shqiptare, të shkruar në kushte terrori e me rrezik për jetën, do të mbetet një ikonë e historisë së re të pluralizmit shqiptar, përfaqësues dhe zëdhënës i shtresës më të nëpërkëmbur të shqiptarëve gjatë 50 viteve të diktaturës. Si politikan, deputet i plejadës së parë politike të viteve ‘90, ai është pjesë e filozofisë liberal-demokrate, me frymë të theksuar sociale, shenjë e tolerancës dhe kulturës politike. Ndërsa, si Kryetar i Parlamentit, si deputet dhe si burrë shteti ai do të mbetet në kujtesën e të gjithëve si një personalitet që të kujton figurat më të ndritura shtet-formuese shqiptare”, tha znj. Topalli. “Kuvendit, politikës dhe të gjithë shqiptarëve do t’i mungojë politikani me mentalitet paqësor perëndimor, frymëzuesi i qëndresës dhe mbrojtësi më i paepur i të drejtave të njeriut”, shtoi ajo. Znj Topalli tha se: “Kuvendi është i përkushtuar maksimalisht për t’i bërë të gjitha nderimet shtetarit të madh Pjetër Arbnori së bashku me familjen e tij”.
Topi: Arbnori, figura e qëndresës qytetare Drejtues dhe përfaqësues të partive politike shqiptare vlerësuan figurën dhe kontributin e ish-Kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori, i cili u nda nga jeta në një spital në Napoli (Itali). Kreu i deputetëve të PD-së, Bamir Topi, Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së Pandeli Majko, kreu i deputetëve të LSI-së, Sabit Brokaj dhe Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, në prononcimet e tyre vlerësuan figurën e zotit Arbnori, si një nga politikanët e veçantë që ka njohur tranzicioni shqiptar, si një figurë të përmasave kombëtare, simbol të demokracisë dhe anti-komunizmit. Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, shprehu keqardhjen më të thellë për humbjen e ish-Kryeparlamentarit Pjetër Arbnori. Zoti Topi në një prononcim tha se, “në sytë e të gjithë demokratëve shqiptarë, por edhe në pjesën më të civilizuar të kombit, zoti Arbnori mbeti figura e qendresës qytetare ndaj sistemit komunist totalitar”. “Pa dyshim, për ne që kemi punuar me të, ai mbetet një intelektual me horizont të gjerë dhe me një urtësi shembullore, humbjen e të cilit ne do ta ndjejmë”, tha zoti Topi.
Moisiu: Arbnori, simbol i disidencës politike Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu priti me hidhërim të madh lajmin e ndarjes nga jeta të politikanit, shkrimtarit dhe shtetarit të njohur, Pjetër Arbnori. Në komunikimin me familjen e të ndjerit, Presidenti Moisiu shprehu ngushëllimet e tij të thella për humbjen e personalitetit politik dhe familjarit të devotshëm, si dhe vlerësimin e tij më të lartë njerëzor dhe zyrtar për jetën dhe veprimtarinë politike e shoqërore që Pjetër Arbnori realizoi në 71 vitet e jetës së tij. “Pjetër Arbnori ishte shembulli i një njeriu me vlera të larta qytetare, simbol i disidencës antikomuniste, krijues me talent të rrallë dhe modeli i një politikani të ndershëm dhe me vizion, i cili me punën e tij i dha nder Shqipërisë”, – u shpreh Presidenti Moisiu.
Ndoka: Një figurë e përmasave kombëtare Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, vlerësoi figurën e ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori, si “një figurë të përmasave kombëtare në jetën politike pluraliste të Shqipërisë”. Në një prononcim kryetari Ndoka, theksoi se zoti Arbnori, do të mbetet “simbol i demokracisë dhe i vlerave demokristiane”. “Ai është simbol i vërtetë i vuajtjeve nga regjimi komunist i së kaluarës, por që në asnjë rast, me qëndrimine tij, duke qenë në funksione të larta shtetërore nuk mbolli urrejtje për persekutorët e tij, përkundrazi fali frymë tolerance dhe përkushtimi maksimal për kombin”, tha zoti Ndoka.
Majko: Humbje për politikën shqiptare Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, tha se, “ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Kuvendit, Pjetër Arbnori është një humbje e madhe, jo vetëm për familjarët e tij, por edhe për politikën shqiptare”. “Zoti Arbnori ka qenë një prej politikanëve më të veçantë që ka njohur tranzicioni demokratik në Shqipëri. E kam njohur personalisht prej vitesh dhe është një nga politikanët e rrallë, që pavarësisht bindjeve të ndryshme politike që kishte, ishte dhe një mik i veçantë”, theksoi sekretari Majko.
Brokaj: Politikani që la një figurë dinjitoze Kryetari i Grupit parlamentar LSI-PDS, Sabit Brokaj, tha se, “zoti Pjetër Arbnori, si politikan i së djathtës tregoi vetpërmbajtje dhe urtësi në politikë, megjithëse regjimi komunist e kishte ndëshkuar rëndë”. “Ish-Kryeparlamentari Arbnori, në kontrast me mjaft politikanë të së djathtës, ish-komunistë, të cilët shfaqën egërsi ndaj së majtës, manifestoi vetpërmbajtje dhe ekuilibër”, tha zoti Brokaj. “Si politikan, ai la një figurë dinjitoze në politikën shqiptare, e vlefshme për t’u respektuar për ekuilibrin, tolerancën dhe vetpërmbajtjen”, tha kreu i deputetëve të LSI-së.
Agolli: ‘’Arbnori, kërkues i tolerancës dhe i harmonisë” Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli e cilësoi dje humbjen e Pjetër Arbnorit, “një humbje të madhe për politikën dhe për kulturën shqiptare”, duke e konsideruar atë “një figurë mbi të gjitha historike”. Agolli u shpreh se, ‘’vlera e Pjetër Arbnorit, i cili vuajti 28 vjet burg në kohën e diktaturës, qëndron në radhë të parë tek vlerat e tij njerëzore’’. “Ndonëse me një jetë tejet të vështirë, ai nuk i maste kurrë njerëzit me metrin e përkatësisë partiake, por me vlerat e tyre njerëzore dhe morale”, tha Agolli, i cili ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, kur Arbnori ishte Kryetar i këtij Kuvendi (1992-1996). “Arbnori, kryetari i parë i Kuvendit pluralist në Shqipëri, në situatat më kritike, jo vetëm që nuk i acaronte ato, por mundohej të bindte, të falte dhe të urtësonte gjendjen” u shpreh Agolli, duke kujtuar se e kishte njohur Arbnorin që në ditët e para kur “kishte ardhur nga burgu”(1989) . “Që atëherë njoha tek ai një njeri të ekulibruar”, cilësoi Agolli, në atë kohë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëvë dhe Artistëve të Shqipërisë. “Ai është një shkrimtar i veçantë dhe origjinal. Veprat e tij shquhen për një realizëm të thellë; ai nuk i trillon dukuritë dhe fenomenet dhe ndonëse është një kundërshtar i komunizmit në letërsinë e tij, ato nuk gërthasin dhe as nuk politizohen”, tha Agolli . “Kjo është edhe arsyeja që veprat e tij dallojnë nga disa vepra të shkrimtarëve të tjerë disidentë, të cilët duket sikur duan të ndezin grindje në veprat e tyre”, u shpreh shkrimtari i përkthyer në disa gjuhë të botës, duke shtuar se, “Arbnori në veprat e tij është kërkues i harmonisë dhe tolerancës”. “Kam qenë në diten e lindjes së tij, kur mbushi 70 vjeç, sikundër edhe ai ka qenë në 70 vjetorin e lindjes sime, në ceremonitë e zhvilluara në Devoll, tha Agolli, duke nënvizuar, se megjithëse kundërshtarë politikë, kishte marrë pjesë në dasmën e Arbnorit në Shkodër në vitin 1991. “Në këtë dasmë ngrita edhe një dolli dhe Pjetri si një njeri shumë i kujdesshëm nuk harroi të më dërgonte edhe fotografitë e kësaj ceremonie, nga e cila ai pati një jetë të lumtur bashkëshortore dhe dy fëmijë që i donte shumë”, kujtoi shkrimtari i njohur.
Fatos Lubonja: Simbol i rezistencës intelektuale Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin për ndarjen nga jeta të zotit Pjetër Arbnori. Të dy na ka lidhur i njëjti fat për të jetuar vitet e gjata të burgut jo në të njëjtën qeli, por në të njëjtin burg dhe pikërisht atë të Burrelit. Gjatë këtyre viteve Pjetri u kthye në simbol për të gjithë të burgosurit. Zoti Arbnori u kthye në simbol të njeriut që përfaqëson figurën e rezistencës intelektuale dhe inspirimit për ditë më të mira. Ajo që me keqardhje evidentoj është se brezi, i cili vuajti për të parë një Shqipëri të lirë dhe të përparuar, po shuhet pak nga pak.
Bashkim Hoxha: Shkrimtar Pjetër Arbnori edhe pse njihet si shkrimtari i shtatë novelave dhe veprave të tjera të plota, ai është njëherazi edhe shkrimtari që shkroi brenda mureve të burgut në copa letrash dhe fleta cigaresh. Pjetër Arbnori është shkrimtari dhe figura e mbijetesës së intelektualit në kohëra të vështira. Eshtë vërtetë e pamundur të ndash figurën e tij si shkrimtar me atë të njeriut human dhe të butë.
Fatmir Toçi: Njeriu i paqes dhe jo hakmarrjes Shpreh keqardhjen për humbjen e njeriut të letrave, por edhe të politikanit të shquar e të urtë shqiptar, Pjetër Arbnori. Jeta e tij ka qenë një kalvar i vërtet, i cili ka ecur edhe në burgjet e regjimit komunist shqiptar. Por ajo që e dallon zotin Arbnori nga të tjerët është qetësia dhe butësia. Ai kurrë nuk e tundi flamurin e të persekutuarit. Arbnori kudo, si në jetën politike, në atë legjislative, në botën e letrave dhe në marrëdhëniet me njerëzit dhuronte frymë tolerancë. Pjetër Arbnori personifikon njeriun e paqes dhe jo të hakmarrjes.
Curriculum Vitae e Pjetër Arbnorit 1991-1992 Kryetar i Degës së PD-së Shkodër 1991-2001 Anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së 1991, 31 mars – Deputet i Partisë Demokratike, Zona Laç Shkodër 1992, 22 mars – Deputet i Partisë Demokratike, Zona Shkodër qytet 1996, 26 maj – Deputet i Partisë Demokratike, Zona Laç Shkodër 1997, 29 qershor – Deputet i Partisë Demokratike, Zona Bushat Barbullush, Hajmel 1992-1996 – Kryetar i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë 1996-1997 – Kryetar i Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë 1991-1992 – Nënkryetar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut 1997-2000 – Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut 2001- 2005 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për zonën Bushat, Barbullush, Hajmel 1999, shtator – Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun 2005-2006-Anëtar i Kryesisë së PD
Europa, e matur me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën Tashmë Europa, Amerika dhe bota kanë edhe një tjetër shtete, një tjetër flamur që do të renditet në panelin e OKB-së. Një tjetër realitet shtetformues gjallon në zemër të Ballkanit, të këtij Ballkani kaq të “egër”. U krijua Republika e Malit të Zi. Zyrtarizimi i një muaji më parë i pavarësisë së Malit të Zi, i cili është konkretizuar nga zgjedhjet, ku vullneti i vetëvendosjes së popullit arriti shifrën 55,5% duke tejkaluar edhe pragun e vendosur nga Brukseli, shënoi fillimin e një fundi pa kthim të Jugosllavisë së madhe. Në këtë Ballkan kaq problemor, ku Kosova dhe Shqipëria ende janë “brazda” ku terrorizmi përpiqet të mbajë rrënjë, perëndimi i dinastisë titiste u vu ballas me faktorë të tjerë të rëndësishëm historikë me vullnetin e popujve për të kërkuar dhe për ta marrë me çdo mjet mëvetësinë, lirinë për ta jetuar të lirë jetën. Emri i Titogradit u shua. U pagëzua me emrin e bukur Podgoricë. Ky është tashmë një fakt, siç është fakt shembja e Zogut të Zi në Tiranë. Por realiteti shqipfolës ka probleme kudo. Thuhet se në Mal të Zi vendosi vota shqiptare. 7% nuk është pak. Shqiptarët kanë votuar bllok. Madje tërë emigrantëve shqiptarë u janë paguar biletat dhe diçka më shumë për të shkuar në Mal të Zi për të votuar pro pavarësisë. Janë rreth 10 milion euro që i ka vënë në lëvizje Kryeministri. “Vallja” shqiptare tashmë nga Mali i Zi mund të vazhdojë edhe në Kosovë, ku frikë sjell një mundësi bashkimi me Shqipërinë. “Violinat” bien edhe nga liderë të partive shqiptare në Maqedoni, çka e bën Europën dhe botën të jetë e matur. Nëse Kosova arrin të shkëputete nga Serbia, kjo e fundit mund të festojë pavarësinë nga iluzionet titiste. Gjithsesi, përgjatë historisë, mikroshtetet europjane kanë qenë gjithnjë më pak agresivë në politikën e tyre, më demokratikë dhe me ekonomi më të zhvilluar. Kjo vlen edhe për Shqipërinë e Kosovën. Por, le të kthehemi te komshinjtë më potencial, malazezët. Mali i Zi tani planifikon që të inkuadrohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të tërheqë investitorët me politikat që janë zbatuar në Estoni. Suksesi i eksperimentit do të përcaktohet nga suksesi i ekonomisë, i qeverisjes politike dhe jo nga një nocion i paqartë se Mali i Zi është krijuar mbi themelet e monarkisë dhe se ka zhvilluar rezistencë heroike kundër sundimit otoman. Edhe Shqipëria mund të mësojë diçka, paçka se jo kaq shumë rezistencë ka zhvilluar, përjashto periudhën e Gjergj Kastriotit. Gjithsesi edhe Mali i Zi, edhe Shqipëria kanë të përbashkëta. Atje ka reputacion kontrabanda e duhanit, e kafesë, e klandestinëve drejt Italisë. Atje mafiozët jetojnë parajsë. Edhe këtu janë këta fenomene, paçka se Kryeministri Sali Berisha përditë e përnatë po u bën barrikadë. Mali i Zi u nda nga Serbia. Nuk kishte asnjë “logjikë” pse kjo ndarje të mos jetë e lehtë, sikurse ishte ajo mes Republikës Çeke dhe Sllovakisë dhe të mos i ngjante ndarjes që ka pësuar Bosnja pas pavarësimit. Kosova, sikundër shprehet Ministri i Jashtëm shqiptar, Besnik Mustafaj, duhet të karakterizohet nga një tregues i botëkuptimit civil, pasi kështu fitoi Mali i Zi në këtë gadishull të zhurmshëm, ku ky hap gjigand nuk i la shteg krijimit të panikut tek ata që me vullnetin e tyre kanë votuar për mbetje me Serbinë apo tek vetë serbët, meqë pavarësisht nga statusi politik, Mali i Zi do të vazhdojë të mbetet sllav dhe ortodoks. Për dallim, shumë serbë e kanë të vështirë të pajtohen me idenë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur, i dominuar nga shqiptarë. Megjithatë diçka mund të ndodhte edhe me Kosovën përgjatë këtij viti. Përmbyllja e kapitullit të fundit në trashëgiminë shkatërruese të Millosheviçit, sikur të kishte pak më shumë siguri se terrorizmi s’do të jetë dhe a qi rrezikshëm për perëndimin, do ishte mjaft i dobishëm. Është e vërtetë se jo gjithçka ecën mirë. Europa gjithnjë është përpjekur të jetë shumë e matur me “folenë e grerëzave”, Ballkanin. Shumë analistë mendojnë se kanë qenë të gabuar kur kanë thënë se Europa kërkon vështirësimin e pavarësimit të Malit të Zi, pasi dëshironte të kompensojë Serbinë për humbjen e afërt të Kosovës. Jo, diplomatët anglezë, italianë, gjermanë, francezë etj., etj. shumë shpejt do jenë aty, në Podgoricën e bukur, në amfiteatrin e bjeshkëve. Ka ecje dhe ecje, apo jo? Hapat e ecjes drejt perëndimit të popujve ballkanas, më shumë me pahir se me hir, po bëhen faktikë. Vërtet, mbase deri vonë kancelaritë europjane nuk e kanë fshehur dashurinë për t’i lënë popujt e vegjël të Ballkanit nën thundrën e pushteteve sunduese, por kjo ka një shpjegim që të jep të drejtë ngjarja e 11 shtatorit 2001 mbi dy kullat binjake. Mbase Europa sheh boshtin e fuqishëm ortodoks si bosht paqeje. Por, ama gjithkush ka të drejtë të mendojë për zgjidhje më të mira. Gjithherë Europa ku ne duam të shkojmë, ka qenë dorëjashtë në lidhje me vendosjet. Europa po, ka përgjegjësi me rrugëtimin e zgjidhjes së çështjeve të shteteve të Ballkanit, si pjesë të trupit të vet. Pavarësimi i Malit të Zi do të krijojë më në fund marrëdhënie më të qarta edhe me vetë Serbinë. Trysnia e Europës mendojmë se do të jetë e fuqishme. Kjo ndarje e Malit të Zi është edhe një goditje kundër kryeministrit nacionalist të Serbisë, Vojsllav Koshtunica, në një periudhë kritike për të. Në aspektin psikologjik, e rëndësishme është t’i japë fund procesit, përmes të cilit çdokush dëshiron të ndahet nga Serbia. Normalisht, kjo dobëson edhe pozicionin e Koshtunicës në Kosovë. Tek e fundit, Serbia është humbëse e madhe nga shpërbërja. Ajo ka nisur katër luftëra, ka bërë shumë gjak e krime për ta shndërruar Jugosllavinë në një Serbi të madhe. Por më në fund mbeti vetëm, me vetveten, pasi edhe Kosova shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Epoka e mureve ndarëse duket se po shpërbëhet gradualisht. Mali i Zi është goditje shkatërruese për të ashtuquajturën Serbi e Madhe. Tendenca për ta zgjidhur këtë mëvetësi të malazezëve përmes vullnetit të lirë, e ka joshur deri diku Serbinë, e cila nga ana e saj s’kishte pse të mos besonte se ka fanatikë, serbofilë, të cilët do të pranonin të ishin nën thundrën e një shteti që rri në këmbë me fantazmat e luftërave të përgjakshme nacionaliste dhe ultranacionalizmave patologjikë. Edhe përballë këtij shansi, politika e Beogradit u ballafaqua me dështim. Pra edhe për Kosovën synimet janë në grahma me pak frymë. Në pamundësi për të bërë të paanshmin, vullnetmirin e dhënies fund të fataliteteve historike, edhe zyrtarëve të kancelarive europjane, shumë pak u ka mbetur për të rrudhur supet. Kosova dhe pavarësia e saj janë edhe të domosdoshme, edhe të fortmatura. Trekëndëshi Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë, ende për Amerikën shihet si terren, ku stabiliteti ndikon në zbutjen e Ballkanit. E një pjese ballkanase. SOKOL PEPUSHAJ
Botërori dhe politika Kur luhet futboll Hapja e kampionatit botëror në “Allianze Arena” ishte një spektakël i bukur, tërheqës, rrezellitës dhe me një shkëlqim marramendës. Një tregues domethënës i asaj çka një shoqëri e organizuar dhe e mirëdrejtuar di të bëjë. Thjesht dhe bukur, dhe mbi të gjitha për të dhuruar kënaqësi për njerëzit. Shqiptarët të shquar për tërheqjen ndaj lojës së futbollit spektakël, po e ndjekin këtë botëror në kafene dhe lokale të tejmbushura, gumëzhitës, ku të gjithë flasin dhe asnjë nuk dëgjon. Një refleks i fituar gjatë këtyre viteve të gjata tranzicioni. Teksa shijojnë këtë spektakël madhështor, stadiumet e jashtëzakonshme, turmat që dëfrejnë pambarimisht, presin që të mbarojë kjo shfaqje e radhës, për t’u kthyer në hallet e tyre të përditshme. Sporti dhe magjia e lojës sikur i bën të harrojnë rutinën e përditshme. Në ato çaste sikur harrohen gjithçka, se koha ikën, se rrugët janë po ato, por tashmë me gropa të stërmëdha, se të nesërmen sërish do të mendojnë si të mbijetojnë në këtë jetë që për dreq ka marrë mbrapsht tash e shumë vjet. Në fshatra të vogla, qyteza dhe qytete, të harruara në mjerimin e tyre, atje ku politikanët shqiptarë, të majmur nga premtimet e pambajtura, luajnë çdo katër vjet në “stadiumet” elektorale të topitura nga zhurmat e turmave të sjella me autobus, nga fanatikët e partive dhe megaprogrameve elektorale. Atje ku balta politike ka prodhuar papunësi, mungesë shprese dhe padije, ku mungojnë shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët dhe programet konkrete. Atje ku turma bërtet e brohoret çdo katër vjet. Dhe sërish të padëgjuar nga askush dhe të vetëm në varfërinë e tyre. Pra, është koha që politika të japë mesazhet të reja. Është koha për të zbritur në nivelin e shqetësimeve të qytetarëve, për t’i bërë ata pjesë të politikës. Ana tjetër e medaljes kërkon që dhe ndjenja qytetare të zgjohet, për të dalë nga hipnoza e zhgënjimit të gjatë. Nga hipnoza e krijimit të pavetëdijshëm të asgjëje të re. Një tur ndryshe Në këtë zheg klimaterik dhe sportiv, lideri socialist Rama ka ndërmarrë një tur ndryshe. Jo tur elektoral, por njerëzor. Për të dhënë një mesazh të ri dhe të shumëpritur, të një politikë ndryshe, ku në qendër të saj të jenë fshatarët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një tur larg traditës së fanfarave të rreme, zhurmave të sirenave të policisë dhe basteve politike. Një tur për t’u ulur dhe ndjekur së bashku me njerëzit ndeshjet e botërorit, për të biseduar me ta, anëtarët, simpatizantët, kundërshtarët dhe qytetarët e thjeshtë. Për të folur dhe dëgjuar njerëzit që s’dëgjohen, për të filluar së bashku me ta hartimin e një projekti politik të ri. Të një projekti ku qytetarët e këtij vendi të jenë hartuesit, zbatuesit dhe përfituesit e drejtpërdrejtë. E veçanta e këtij turi është se ai nuk kërkon votat e tyre, por mendimin e njerëzve, për të ndryshuar mënyrën sesi gjërat ecin në këtë vend. Kur dëgjon fshatrat dhe qytezat e këtij turi, shumë syresh kërkojnë t’i gjejnë në hartë. Helmësi, Luzi i Vogël, Rrogozhina, Mamurrasi, Gjormi, Orenja, Qendra, Përrenjasi , Çërrava, Gjoca, Pajova … Vallë ku bien ato? Sepse ato s’janë parë dhe dëgjuar në kronika televizive apo në ture elektorale. Sepse ato nuk i ka shkelur kush në vite. Sepse ato janë fshatrat dhe qytezat më të harruarat e mëdha, të rrudhosura e të mpakura, në vite shëmtimi e demagogjie. Ja një arsye më tepër për të thënë se ky tur është ndryshe. Ai është një tur ku lideri socialist kërkon të shpalosë një futbollpolitikë të re, për të folur dhe dëgjuar njerëzit pa protokoll dhe podiume, por me zemër dhe mendje tek shqetësimet e tyre. Për t’i bërë të vetëdijshëm se duhet të rizgjohen. Për të besuar së bashku, se ky vend mund dhe duhet të bëhet, ku ata do të jenë aktorët dhe lojtarët e zhvillimit të këtij vendi. Besim dhe shpresë se këtij vendi që Zoti i ka falur me shumicë gjithçka, nuk ka sesi të mos i ketë dhënë njerëzit e mirë dhe të aftë për të ideuar, punuar dhe prosperuar jetën e tyre, nga fshati më i largët në metropolin shqiptar, për të ndjekur modelin e vendeve të përparuara, si atje ku luhet ky botëror i madh dhe për ta shijuar atë. Na duhet një fillim i ri Ky ishte mesazhi tjetër i Edi Ramës. Një mesazh për të dalë nga topitja e kësaj politike të pamoralshme. A nuk duket se njerëzit sikur janë pajtuar me mënyrën sesi gjërat shkojnë? A nuk e ndjejmë teksa takojmë njerëzit, se ata e kanë humbur shpresën se ky vend mund të bëhet? A nuk shihet qartë në sytë e njerëzve topitja e mosbesimi? Një topitje e viteve të zhgënjimit dhe fitoreve imagjinare. Ura, rrugë dhe objekte social-kulturore, projekte për bujqësinë e blegtorinë e deri tek fushat e golfit që ngrihen… në fantazitë dhe gotat e politikanëve të kënaqur, teksa pinë shampanjat e fitoreve mbi kurrizin e popullit të vet. Realitete iluzionare, që i duhet thënë njëherë e mirë me zë të lart “STOP”, për të bërë kthesën e madhe e të shumëpritur. Duke dalë nga topitja, duke u rizgjuar për një fillim të ri, për të rifituar vetveten, fqinjin e sakatuar dhe të pashpresë, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Për të rifituar besimin se gjërat nuk duhet të shkojnë kështu, sepse këtij cikli mashtrimi dhe fanatizmi politik i ka ardhur fundi. Duke pohuar njëherazi, se tashmë është koha të kaplohemi nga ethet për të zhvilluar vetveten. Atje ku jetojmë e punojmë, në lagje, fshatra, komuna e kështu me radhë. Në emër të qytetarisë së vlerave të vërteta, për t’u organizuar e angazhuar së bashku në punë dhe projekte reale. Kjo për të flakur ethet e politikës dhe për të fituar ethet e qytetarisë, për të dalë njëherë e mirë nga politikat boshe e premtimeve false. Duke filluar të kërkojmë arsyen për kohën e humbur dhe për kohën që duhet të fitojmë, atëherë ethet e botërorëve do të na bëjnë të ndihemi pjesë e vërtetë e kësaj etheje globale të argëtimit. Atëherë dhe distanca e ekraneve me fushat e futbollit të botërorit do të jetë thjesht dhe vetëm një njësi matëse. Jam këtu për t’ju dëgjuar Ndryshe nga politikanët e dialogëve të dëshiruara, por vetëm të dëshiruara, dhe të monologëve të vazhduara pambarimisht në pseudopodiume, Edi Rama u ul në kafenetë ku ndiqet botërori, për të dëgjuar ata të margjinalizuarit në ekstrem, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Kjo për arsyen e thjeshtë, por të panjohur për politikën shqiptare të këtyre viteve, se Komunikimi dhe Dëgjimi janë fillimi i zgjidhjeve për gjithçka. Nëse liria e shprehjes është tashmë një liri e garantuar, në kufijtë e irracionalitetit të kësaj politike pa moral, ku gjithkush mund të shajë gjithkënd, liria për të komunikuar, pra për t’u dëgjuar dhe dëgjuar, është dhunuar dhe nëpërkëmbur. Kjo, sepse njëherë në katër vjet, politikanë, partiakë, djem xhajash, hallash e dajash, farefis, shpura sekserësh, politikë xhuveliane dhe dreqi vetë, venë për të luajtur lojën e radhës duke pyetur: Sa autobusë kanë ardhur? A është mbushur sheshi? Po pankartat me sharjet ku janë? Çfarë t’u premtojmë këtyre fshatarëve kësaj radhe, se atë urën ua premtuam katër vjet më parë? Do fitojmë apo jo! Dhe basti i radhës fillon e tirret, e turma ngjiret e ngazëllehet nga kjo potere-politikë. Dhe në fund, të kënaqur për zhurmën-oshtimë dhe premtimet që s’u kuptuan, ndahen secili në hesap të vet, duke pritur ndeshjen tjetër. Kjo politikë disavjeçare nuk është pa modele. Politikani Berisha është modeli “par exellence” i kësaj falspolitike, meqenëse siç i pëlqen të mburret fort, kundërshtarin e vet e ka nxjerrë në pension. A thua kjo ishte sfida më e madhe e këtij vendi! A thua se ky vend nuk ka halle për t’u dëgjuar! Dhe në një shoqëri të tillë, ku topi shqelmohet sipas orekspolitikës pakufi, ku vetëm monologohet dhe nuk dialogohet, ku forca dhe jo argumenti janë në themel të gjithçkaje, çdo gjë e premtuar nuk është gjë tjetër, vetëm se mashtrimi i radhës. Në këto takime gjithçka është ndryshe. Njerëzit dëgjohen teksa flasin për problemet dhe hallet e jetës së vështirë. Ata flasin duke respektuar e dëgjuar njëri-tjetrin, duke besuar tek njeri-tjetri. Ata flasin për fatin që i ndihmoi të shpëtonte nga përplasja teksa shiste anës rrugës, për tokat që s’punohen, për prodhimin që vuan nga mungesa e reklamës dhe tregut, për papunësinë dhe mungesën e perspektivës së fëmijëve të tyre, për mundin dhe shpresën e çuar dëm. Dhe në këto takime e kuptoj se ngazëllimi për nënshkrimin e MSA është i tjetërkujt, por jo i këtyre njerëzve. Në këto takime nuk ka premtime, por shënime. Shënime të cilat në ditët që do të vijnë, do të merren fshat më fshat, për të hartuar programin e fillimit të ri për partinë më të madhe opozitare, Partinë Socialiste. Për t’i bërë njerëzit pjesëtarë aktivë në hartimin e një programi për një qeverisje të realizueshme, të prekshme dhe të matshme. Dhe në qendër të këtij programi që do të shkruhet anembanë Shqipërisë, të jetë ai njeriu i thjeshtë, me angazhimin dhe përgjegjësitë e tij qytetare, për një jetë më të mirë. Sigurisht, duke u dëgjuar dhe respektuar për gjithçka, duke i kthyer njeriut shqiptar diçka nga dinjiteti i nëpërkëmbur. Për të mundësuar daljen nga kolapsi ekonomik dhe mjerimi i tejzgjatur, dhe për të shijuar më bukur dhe pa hile bastesh sharlatanësh politikë botërorët e ardhshëm… Ata që kanë problemet, ofrojnë edhe zgjidhjet më të mira Janë idetë, ato që çojnë përpara shoqërinë. Që idetë të materializohen, kanë nevojë të mbështeten nga politika. Një politikë që s’dëgjon nuk mund ta bëjë këtë. Ajo vetëm mund të bëjë demagogjinë e radhës. Këtë mbështetje e siguron vetëm një qeverisje e ndershme dhe e aftë. Në një shtet demokratik kjo është një domosdoshmëri për të realizuar dëshirën dhe aspiratat për t’u futur në rrugën e zhvillimit. Ndryshe aspiratat vdesin dhe dëshirat shuhen. Kjo duke garantuar individin në ushtrimin e përgjegjësive qytetare, për të zgjedhur dhe për t’u aktivizuar, për të parë në sy të vërtetën dhe për të ofruar zgjidhje. Një qeveri dhe politikë e përgjegjshme ka për detyrë t’i mbështesë ato, si pjesë e kontratës me qytetarët. Një shoqëri që të meritojë një të ardhme më të mirë, ka nevojë që çdo qytetar duhet ta konsiderojë veten të aftë për të dhënë ide, për t’u bërë pjesëmarrës në hartimin e politikave brenda një hapësire të caktuar. Të besojë se kjo pjesëmarrje do të vlerësohet dhe respektohet, si një marrëveshje kontraktuale e një politike të moralshme me qytetarët e vet. Gjithashtu, çdo qytetar të shohë projektet që do të realizohen me afate të përcaktuara, si rezultat i një pune studimore në plane të mirëorganizuara. Dhe për më tej, çdo qytetar të punojë për të realizuar këto projekte, duke menduar se ato janë në dobi të tij, por edhe të të tjerëve. Integrimi nuk mund të kuptohet pa integruar vetveten. Dhe kjo bëhet duke vënë në lëvizje ingranazhin ide zhvillimi-pjesëmarrje- programim-punë, duke realizuar ato çka dëshirojmë. Integrimi në Evropë do të thotë që ne të jemi të organizuar dhe integruar së bashku në një shoqëri të harmonizuar në vlera dhe standarde jetese. Kjo do të na bëjë të shpresojmë, që një ditë “OLE-ja” e famshme e botërorit të këndohet dhe dëgjohet si një argëtim i kësaj loje të bukur. Angazhim politik dhe qytetar Një ndeshje futbolli dhe çfarëdo loje tjetër, është lojë për të kaluar kohën në mënyrë të kulturuar, për t’u argëtuar dhe kënaqur, duke e jetuar atë. Indiferenca nuk sjell argëtim, veçse zhgënjim. Indiferenca e qytetarëve në vendimmarrje është shkatërrimtare. Ajo shërben për të ushqyer dhe majmur lojtarët e politikës që argëtohen me varfërinë e njerëzve. Indiferenca, tifozllëku i politikave boshe, refuzimi për të marrë përgjegjësitë gjithsecili, për të filluar organizimin mbi principe moderne të shoqërive të përparuara është fatale për demokracinë tonë të brishtë. Në një demokraci funksionale, pjesëmarrja aktive dhe transparenca janë kushte thelbësore për t’u zhvilluar dhe ecur përpara. Ne, si individ dhe shoqëri, kemi nevojë t’u përgjigjemi disa pyetjeve: Cila është pjesëmarrja jonë në formulimin e politikave për shfrytëzimin dhe vënien në përdorim të burimeve që posedojmë? Çfarë na pengon t’i shfrytëzojmë ato? Cila është shkalla e pjesëmarrjes në shpërndarjen e të mirave materiale që realizohen? Vetëm pasi t’u jemi përgjigjur këtyre pyetjeve, mund të dimë më shumë përse është kjo gjendje. Mospjesëmarrja dhe pritshmëria nga shteti, qeveria dhe politika, do të thotë që të lësh një pakicë të ushtrojë pushtetin e të gjithëve. Do të thotë që të hartohen pambarimisht strategji e projekte që nuk gjejnë zbatim. Ne kemi aktualisht burime dhe potenciale të harruara për t’u shfrytëzuar në të mirë të ndërtimit të një shteti social. Ideja për t’u organizuar në shoqata e forume agronomësh, ekonomistësh, inxhinierësh, fermerësh të aftë, synon angazhimin e këtyre potencialeve në interes të zhvillimit të mjedisit ku punojmë dhe jetojmë. Kjo bazuar në traditën dhe nevojën për të qenë kompetitivë. Dhe kjo mund të ndodhë duke besuar në një politikë të re, e interesuar për të vënë në lëvizje dhe aktivizuar mekanizmat që garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje, pra hartim, planifikim dhe realizim politikash ekonomike-sociale etj. Një angazhim qytetar në planifikimin dhe programimin e burimeve dhe potencialeve, do të thotë të mira materiale dhe shërbime sociale më cilësore në përfitim të të gjithëve. Pjesëmarrja aktive e publikut do të materializoje një qeveri të fokusuar tek qytetarët. Ndërsa politika duhet të bëjë kthesën e madhe ndaj shoqërisë shqiptare. Kjo duke mundësuar garantimin e kësaj pjesëmarrjeje, si shprehje të demokracisë. Në këtë kuadër, duhet të rrëzohen njëherë e mirë barrierat e ngritura në këto vite, që kanë për qëllim vrasjen e vullnetit për angazhim qytetar, si dhe skemat funksionale diskriminuese të mospjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në hartimin e politikave. Kështu do t’i japim lamtumirën këtij tranzicioni, së bashku me politikanët aktorë, një elite agallarësh vendorë dhe qendrorë. Kjo, duke i vënë ekspertët e kualifikuar, që nuk i mungojnë këtij vendi, në shërbim të popullit, duke i larguar ata nga barrikadat e politikës fanatike dhe duke i vendosur në barrikadat e përparimit e zhvillimit. Kjo është rruga në të cilën kanë ecur vendet e përparuara dhe kjo është rrugëdalja jonë si një alternativë historike. Prandaj qytetarët duhet t’i përgjigjen kësaj ftese të hapur të liderit të socialist Edi Rama, duke sjellë në mendje modelin konkret të kësaj qeverisjeje në realitetin shqiptar, bashkinë e Tiranës. Përgjegjësia fillon nga vota dhe një politikë e moralshme Demokracia e drejtpërdrejtë është vullneti i popullit i shprehur me votën, e cila nuk duhet shpërdoruar dhe aq më pak deformuar. Në këto vite, ky vullnet është deformuar dhe shpërdoruar. Vjedhje votash e mashtrime, turma të fortësh e politikanë të shqetësuar, thjesht dhe vetëm për të deformuar pikërisht këtë vullnet. Dushku e MegaDushku, nxjerrin në pah se politika nuk është e interesuar për të marrë votën bazuar në verdikte popullore, në kontrata politike me qytetarët, por vetëm për pushtetin, duke dhunuar demokracinë. Një rreth vicioz në të cilin endemi për një kohë të gjatë. Përgjegjësia për votën është e lidhur drejtpërdrejt me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në hartimin e projekteve elektorale dhe përcaktimin e përfaqësuesve të tyre. Ky është mesazhi që Rama u përcjell bashkëbiseduesve në takimet e këtij turi. Shqetësimi i socialistëve është paraqitja e një alternative ndryshe, një alternativë që zgjidh hallet dhe shqetësimet e njerëzve. Pjesë e kësaj alternative është modernizmi i forcës politike që ai përfaqëson. Kjo duke ushtruar demokracinë e drejtpërdrejtë në parti, për t’i dhënë fund politikës bazuar në klane e grupe interesi, rrjeteve nepotike dhe shurdhërisë që e mban larg atë nga shqetësimet e njerëzve, nga qendra në bazë, duke i vënë të zgjedhurit në shërbim të zgjedhësve. Modernizmi i Partisë Socialiste nuk shihet si një qëllim në vetvete, por në shërbim të interesave të zhvillimit të Shqipërisë. Paraqitja e një modeli të tillë, në kohën kur modele të tilla mungojnë ose drejt të cilave nuk tentohet të shkohet, është e nevojshme të theksohet se duhet ndjekur nga e gjithë politika shqiptare. Për të lënë pas sëmundjen e vjetër të mosrespektimit të votës, të ndërtimit të politikave për grupe e klane, por jo në shërbim të vendit. Në këtë tur, me shqetësimin qytetar dhe politik, Edi Rama po jep mesazhe të një politike të re. Prandaj futbollpolitika e këtij turi po mirëpritet kudo që ai po shkon. Sepse njerëzit teksa ndajnë kënaqësinë e futbollit, po ndajnë si të barabartë shqetësimet dhe hallet e tyre me liderin e opozitës, e një opozite që po nis një faqe të re, larg shpërdorimit të lirisë të fjalës, duke respektuar lirinë për të dëgjuar, për të ndërtuar një program të ideuar nga qytetarët, për një qeverisje të ardhshme në shërbim të tyre. Mbi të gjitha, për një politikë me një moral të ri. VLADIMIR KOÇI
Si e njoha Pjeter Arbnorin Me kujtohet si sot, teksa nje burre shtatshukrter, me nje gozhup me gezof tek pjesa e qafes, kishte hipur ne nje nga pallatet ne sheshin “Isa Buletini” te Shkodres. Ishte nder mitingjet e para, mbase i pari qe organizohej ne Shkoder dhe perkrah intelektualeve me pardesy te bardha, ishte edhe ky burre shtatshkurter, i cili me pas do te behej jo vetem nje nga drejtuesit e shtetit post-komunist, por edhe nje figure shume e njohur, shumeplaneshe jo vetem ne Shqiperi. Ishte kjo njohja e pare dhe ne distance me Pjeter Arbnorin. Me vone, fytyra e tij do te ishte shume e njohur ne publik dhe me eshte fiksuar edhe perpara ish- Komitetit te PPSH-se ne prag te 2 prillit 1991, teksa perpiqej te vinte qetesi, aq sa ishte e mundur perballe nje turme te stermadhe te etur per liri e demokraci. Vitet do te kalonin dhe Pjeter Arbnori, si nje nga perfaqesuesit me te spikatur te shtreses se ish- te persekutuarve, por njekohesishte dhe me te shkolluarit dhe te diturit edhe si autodidakt gjate 28 viteve burg, do te ngjitej ne krye te institucionit te demokracise shqiptare, Kuvendit, te cilin e drejtoi per 5 vite nga 1992- 1997. Pas ketij viti, marredheniet me “axhen” Pjeter sic e therrisnin thuajse te gjithe ne Shkoder, do te shpeshtoheshin. Kjo edhe per arsye te profesionit qe une kisha, si gazetar e drejtues i mediave lokale. Periudha kohore, ishte mjaft e veshtire, pasi tashme PD-ja, bashke me te edhe Arbnori, ishin ne opozite. Edhe ne keto kushte, ne zgjedhjet e 1997-es, Arbnori pati nje triumf te vertete, duke fituar ne menyre plebishitare. Ka qene disa here i pranishem ne studiot e TV lokale ku une kam punuar, por nje mbrese te vecante me ka lene nje interviste e vjeshtes 2001, atehere kur Arbnori perflitej si nje kandidature potenciale per president te vendit. Kemi bashkebiseduar mesa kujtoj, per mese 2 ore dhe ajo qe te bie ne sy, kishte nje diskordance ne mes moshes qe kishte dhe kthjelletsise se mendimit dhe logjikes qe shprehte. Per asnje moment, nuk pati as luhatjen me te vogel, e cila ndoshte per moshen dhe vuajtjet e tija, mund te ishte normale. Pervec se ne studio, Arbnori ka qene gjithmone i gatshem te prononcohet edhe ne ambjente te tjera, qofte pas ose para nje mbledhjeje, por edhe nje tubimi elektoral. Nje nga shprehjet qe me ka mbatur ne mend dhe e perseris shpesh me miqte, te cilen e kam degjuar me pas edhe nga politikane te tjere, por per here te pare vetem nga Arbnori, ishte para nje bisede. Une i kisha kerkuar nese kam te drejte te pyes per cdo gje. Ai, sic e kishte natyre, me tha qetesisht: “Une do te te them te verteten gjithmone, por jo te gjitha te vertetat. Ato nje politikan nuk mund ti thote kurre. Ti “axhe” ke ne dore te bash pyetjet, pergjigjet i kam ne dore une”. Pas zgjedhjeve te fundit te 3 korrikut, ku ai nuk mundi te zgjidhej per te gjashten here. Edhe pse nuk e shprehur asnjehere publikisht, Arbnori ndjehej i tradhetuar. Ne disa raste, me mencurine e tij, linte te nenkuptohej se e keqja i kishte ardhur nga brenda PD-se, rangjeve te larta te saja, te cilat me cdo kusht donin te pengonin zgjedhjen e tij. Megjithate, asnjehere nuk hodhi akuza apo mllef kunder individeve te ndryshem. Pas 3 korrikut me ardhjen e PD-se ne pushtet, edhe pse qendroi si rradhe kush per 8 vite ne opozite, pa patur asnje lloj perfitimi personal, por duke trokitur ne dyert e te gjitheve per zonen e tij zgjedhore, nuk u gjend asnje vend ku ai mund dhe duhej te jepte kontribut por edhe eksperiencen e akumuluar gjate 16 viteve. U tha se do te ishte Ambasador i Shqiperise ne Vatikan, por nuk u realizua. Ndersa se fundmi, ne shume qarqe filloi te anatemohej si nje kandidature e fuqishme per president te vendit. Ne keto kushte, kur mbi dhe aktivitetin e tij kishte filluar te binte erresira, Arbnori kishte bere gati terheqjen nga te gjitha postet politike, nje proteste kjo e llojit te tij. Faktikisht, Arbnori kishte filluar te lodhej, jo nga mosha, por nga braktisja por deri diku, edhe sulmet ndaj te afermeve te tij ne Shkoder. Nje moter e tija, edhe pse iu dha fillimisht nje shtepi si e pastrehe, iu anullua, ndersa nje i aferm i bashkeshortes se tij, iu hoq nga puna ne nje institucion vendor. Por serish vijonte aktivitetin, tashme si kryetar i Forumit Kunder Dhunes Policore. Ka ardhur ne Shkoder, ka dale edhe publikisht ne mbrojtje te te drejtave te te paraburgosurve apo edhe te burgosurve. Ne aktivitet deri ne momentet e fundit te jetes se tij. Iku ne Napoli te Italise per tu kuruar. Kete e mora vesh vetem diten kur u mesua vdekja e tij. U nis drejt Apenineve pa buje, pa zhurme, thuajse i sigurte se ishte etapa e fundit e rrugetimit mbi toke. Shume pak njerez, madje te aferm te tij, e dinin se Arbnori po kurohej ne Itali. Semundja perparoi shume ditet e fundit. Harresa dhe braktisja e bashkelufetareve per kauzen e madhe te Demokracise, mesa duket e gerryente nga brenda. Shpesh here, kur takoheshim, tregonte me krenari se nuk vuante nga asnje semundje. Madje mjeket i kishin thene se do te jetonte gjate, mjaft gjate….. Paradreken e te shtunes, 8 korrik 2006, mora vesht lajmi se Arbnori nuk vdiq, por nderroi jete. Keshtu duhet te thuhet per nje individ si Arbnori. Ne fakt, fillimisht mu duk e pabesueshme. Jo nga fakti i largimit nga kjo bote, pasi qe nga lindja, drejt asaj rruge ecim. Momenti i ndodhjes se ngjarjes, me ngjalli pse jo, edhe dyshime! Epoka e Jakobineve, kishte te vetin slloganin makiavelist “Qellimi justifikon mjetin”. Per mua, Arbnori ishte i fundmi i Idealisteve te Medhenj. Me te mbyllet jo vetem nje kapitull, por shuhet edhe nje fryme. Ajo e Pacifistit me ze te ulet, por me kumbim te larte. Lamtumire miku im, jam krenar qe te njoha dhe qe me rreshtove nder miqte e ty sa ishe gjalle! Krishti te paste ne Parajse! Blerti DELIJA
Kush ishte Pjeter Arbnori Lindur në Durrës me 18 janar 1935. 14 vjeç fillon të marrë pjesë në grupet ilegale kundër diktaturës. Mbaron në dy vjet e gjysëm studimet në Fakultetin e Filologjisë me rezultate të shkëlqyera. Merr pjesë në krijimin e një organizate social-demokrate, programin e së cilës e hartoi vetë. Më 1961 arrestohet dhe dënohet me vdekje. Pas tre muajsh dënimi i zbret në 25 vjet burg. Si pasojë e aktivitetit të tij në burg, i shtohet dënimi edhe me dhjetë vjet për agjitacion e propagandë. Në gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysëm. Merr pjesë që në fillimet e para të lëvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-së për Shkodrën. Më 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrë titullin “Mësues i Popullit” dhe “Pishtar i Demokracisë”. Gjithashtu është “Oficer i Madh i Urdhërit të Plejadës” nga Asambleja e vendeve frëngjishtfolëse. Insituti biografik i kembrixhit, e futën biografinë e tij në “Who’s Who” të intelektualëve dhe në Fjalorin Biografik Ndërkombëtar. Ka shkruar shtatë romane dhe ka botuar: “Mugujt e mesjetës” – novelë, “Kur dynden Vikingët” – novelë, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura, Vdekja e Gebelsit”,etj. dhe ka përkthyer nga frëngjishtja “Historia e Anglisë”.
Burgu i Qafë-Barit, ky luciferr i komunizmit Shpesh herë kemi shkruar për vuajtjet gjatë diktaturës së egër komuniste. Diktatura më e egër në botë ka qenë dhe mbetet ajo e Enver Hoxhës. Në krye të qeverisë ishin vënë për një gjysëm shekulli Hoxha-Shehu. Larg në malësinë e Pukës, afër alpeve, një kodrinë e re mbante jo vetëm minerale, por edhe dëborë që shkrihej vetëm 3-4 muaj në vit. Atje u vendos, nga shteti monist, të ngrihet një kamp për të burgosur politikë, pra kampi i shfarosjes. Mbas shumë vuajtjesh çnjerëzore, një ditë e zezë, datë 22 shkurt 1984 drejtoria e kampit të Qafë-Barit, me urdhër nga Ministria e Brendshme filloi një diktaturë të specializuar kundër të burgosurit politik. Jo gjoja s’keni bërë normën dhe keni thyer disiplinën. Kështu filloi revolta e Qafë-Barit, e cila nisi me mospranim ushqimi, mosdalje në punë, por menjëherë u lajmërua Tirana zyrtare dhe arritën specialet e menjëherë me raprezalje komuniste u ushtrua dhunë çnjerëzore mbi atë që veç emrin kishte njeri. Me një gjyq antiligjor, antikushtetues u dënuan me vdekje tre vetë, të quajturit Sandër Sokoli, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Që të tre u pushkatuan aty në kampin e Qafë-Barit në Pukë. Komandant ishte Mand Coja. Kushedi ku ndodhet sot, por nëse jeton, tek PS-ja është. Pra, kjo ishte diktatura komuniste që përgjaku dëborën dhe mineralin e Qafë-Barit. Janë këto copëra të zeza të një jete sterrë, të një jete që tashmë do ngelet si model i shkeljes së të drejtave e lirive njerëzore. SHAN SOKOLI, MARK QAFA
Berisha: “Filanto”, shembull i suksesit të biznesit italo-shqiptar Ditët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar sërish qëllimin e qeverisjes së tij: ndërtimin e shtetit ligjor. Ai ka vënë në dukje se kjo do të arrihet me reforma të gjithanshme, të cilat afrojnë vendin me standardet e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, edhe biznesi shqiptar tashmë duhet të fillojë të konturohet në nivele evropiane të zhvillimit dhe funksionimit të tij.
Shembulli më i qartë dhe konkret është “Filanto”, një kompani prestixhioze në Itali, filialet e së cilës tashmë janë të hapura në shumë vende të globit, e ndër to edhe Shqipëria. Në vendin tonë, partneri serioz dhe i besueshëm ka qenë dhe mbetet biznesmeni i mirënjohur dhe i suksesshëm Paulin Radovani, i cili aktualisht është edhe drejtor i përgjithshëm i “Filanto Albania”, filialit të kollosit italian të prodhimit të këpucëve në mbarë globin. E gjithë kjo nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e Kryeministrit shqiptar, prof.dr. Sali Berisha, i cili ka pritur në një takim privat drejtuesit më të lartë të “Filanto Albania”. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët Rexhep Uka (PD) e Frrok Gjini (PDK). Gjatë takimit, i cili ka qenë shumë i ngrohtë e miqësor, Kryeministri ka vlerësuar kontributin e kësaj kompanie të fuqishme, e cila ndër vite ka siguruar një punësim në nivele shumë të larta për shqiptarët. Berisha i ka siguruar bashkëbiseduesit për mbështetjen pa rezerva të këtij biznesi, siç edhe ka shprehur vendosmërinë e tij në ndëshkimin e të gjitha bizneseve të ngritura mbi baza të dyshimta dhe me suport të qartë politik ndër vite. Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i “Filanto Albania”, biznesmeni shkodran Paulin Radovani e ka garantuar Kryeministrin Berisha për vijueshmërinë e kësaj kompanie, madje duke shtuar kapacitetet vazhdimisht, në mënyrë të veçantë në ato zona ku papunësia është mjaft e lartë dhe mungojnë alternativat e punësimit. Kështu, Radovani ka njoftuar kreun e Qeverisë për hapjen e 150 vendeve të reja të punës në Pukë, duke çelur një tjetër fabrikë për punësimin e banorëve të kësaj zone. Kështu, do të ndikojmë sadopak në zbutjen e papunësisë, por edhe zhvillimin e zonës. Deputetët e pranishëm në takim, Ukaj dhe Gjini, e kanë garantuar për mbështetjen e tyre drejtorin Radovani, duke i thënë se do t’i krijohen të gjitha lehtësirat e mundshme ligjore për të startuar sa më shpejt një iniciativë të tillë. Por jo vetëm kaq. “Filanto Albania” do të hapë shumë shpejt edhe një shkollë, sigurisht brenda kësaj ndërmarrjeje, për të ndikuar në krijimin e një grupi sa më të gjerë të punonjësve në këtë sektor të prodhimit të këpucëve për eksport. Iniciativa do të shtrihet në Pukë, Tropojë, Fushë Arrëz dhe Kukës. Qëllimi parësor i yni nuk është fitimi, ka bërë me dije Radovani, por të kualifikojmë sa më shumë njerëz që të jenë të aftë në këtë drejtim. Në mbyllje të takimit, Kryeministri Berisha ka falënderuar sërish drejtuesit e “Filanto Albania” për kontributin që kanë dhënë dhe do të japin në vijim për zhvillimin e vendit, përmes punësimit por edhe kualifikimit të njerëzve. Edhe njëherë, Kryeministri i shqiptarëve tregoi se siç është e ashpër me ato biznese që nuk respektojnë ligjet dhe normat njerëzore, aq i afrueshëm dhe i ngrohtë është me biznese të cilat tashmë tregojnë edhe fytyrën e tyre humane.
Blerti DELIJA Sokol PEPUSHAJ
Rruga Bushat-Koman drejt bllokimit Vazhdon dëmtimi i segmentit shumë të rëndësishëm Bushat-Koman. Ky aks rrugor shumë i rëndësishëm për transportin dhe lidhjen me superstradën Shkodër-Tiranë për banorët e shumë e shumë zonave rurale është dëmtuar rëndë. Në zonën e fshatit Mllojë rruga është shembur duke u bërë e mundur lëvizja vetëm me një kalim. Po kështu edhe në segmentin rrugor të fshatit Karmë rruga është shembur në një gjatësi rreth 30-40m dhe lëvizja bëhet me një kalim. Është për t’u theksuar se ky aks rrugor nacional është i një rëndësie të veçantë në Qarkun e Shkodrës. Çdo ditë në këtë aks bëhet transporti i punonjësve e mjeteve të Hidrocentralit të Komanit duke siguruar punën e gatishmërinë në këtë vepër. Po nga ky aks rrugor bëhet e mundur thuajse gjithë lëvizja e banorëve të Tropojës si dhe tregtia me Shkodrën e pjesë të tjera të vendit. Nga ky aks rrugor bëhet transportimi i pajisjeve apo pjesëve të ndryshme shumë të nevojshme për Hidrocentralin e Fierzës si rruga më e shkurtër dhe e sigurt. Njëkohësisht shumë të rëndësishëm këtë aks e bën edhe lëvizja e mjaft biznesmenëve drejt Kosovës e anasjelltas nëpërmjet pikës doganore të Qafë-Morinit të Tropojës. Kjo pikë e cila bën të mundur Bajram Currin me Gjakovën për rreth 1 orë shkurton shumë rrugën e automjeteve të vogla dhe udhëtarëve drejt Kosovës. Njëkohësisht aksi Bushat-Koman-B.Curri-Qafë Morinë përbën një mundësi të rëndësishme lëvizjeje të banorëve që jetojnë rreth këtij aksi jetik për ta. Nisur nga sa thamë më sipër është më se e qartë se rruga nacionale Bushat-Koman e më tej është e një rëndësie primare në Qarkun e Shkodrës. Por fatkeqësisht ky aks është lënë pasdore. Prej më shumë se 3 vjet pas marrjes me kontratë mirëmbajtjeje nga firma private nga rruga janë zhdukur dhe punonjësit e mirëmbajtjes, të cilët jo vetëm që çdo ditë parandalonin mbylljen e pusetave apo gropave të vogla por kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në rastet e emergjencave natyrore të ngricave e dëborës qënë sezonin e dimrit janë të përhershme. Ky shërbim tashmë prej më shumë se 3 vjetësh nuk është parë më sistematikisht e në kohën e duhur. Riparimet e bëra në këtë rrugë me rastin e zgjedhjeve të kaluara lokale të copëzuara dhe pa cilësi më shumë i ngjajnë ndonjë pastrimi sesa një investimi serioz për të riparuar me cilësinë e duhur qoftë dhe një pjesë të këtij aksi. Problematik është dhe udhëtimi në tunelin e Komanit dhe kalatën aty. Ndriçimi i tunelit she shtrimi i gropave të krijuara është krejt i mundshëm dhe lehtësisht i riparueshëm. Edhe rregulli i lëvizjes e riparimeve të vogla në kalatë më shumë janë neglizhencë e subjektit përgjegjës sesa vështirësi financiare apo teknike. Pra, aksi nacional rrugor Bushat-Koman pret vëmendjen e autoriteteve për të kryer funksionin e rëndësishëm që i ka dhënë pozicioni gjeografik për t’u shërbyer njerëzve. ALEKSANDËR KAÇI JETMIR DELAJ
Minoritetet, popuj të vegjël me histori të mëdha Faktorizimi i minoriteteve është një rrjedhojë historike e motivuar nga dukuritë që mbart dhe çlirojn në vetvete ky fenomen. Politika ka paraprirë gjithnjë për të konturuar në sytë e faktorit ndërkombëtar si rast i nënvizura. Megjithatë është bërë më e mira e mundshme që ata të ndjehen të barabartë. Kjo natyrisht që është dashur të kalërojë shumë mendësi dhe pengesa. Çështja e minoriteteve ka tërhequr vëmendjen dhe është shtruar në shkallë ndërkombëtare si një problem që duhej trajtuar, pas Luftës I-rë Botërore. Traktati i Versajës, i lidhur midis fuqive kryesore aleate, i imponoi Evropës ndryshime territoriale të rëndësishme. Për disa kombe ato patën pasoja dramatike duke u ndarë në shumë shtete. Këtë fat pati kombi shqiptar, i cili në vazhdim të Luftërave Ballkanike të 1912-1913, u nda më dysh e më tresh midis shteteve fqinje. Këtu u vulos përfundimisht edhe fati i Kosovës. Për të lehtësuar disi regjimin e këtyre popullsive të shkëputura nga trungu kombëtar, sidomos për të shmangur tendencat për separatizëm, fuqitë aleate përcaktuan disa detyrime që binin mbi ato shtete që kishin të tilla popullsi minoritare brenda territorit të tyre. Veç asaj, u vendos që fati i këtyre popullsive, mbikqyrja e trajtimit të tyre t’i besohej së parës organizatë ndërkombëtare me karakter universal siç ishte Lidhja e Kombeve. Mirëpo, megjithë përpjekjet që u bënë për të ngritur në këmbë një regjim pak a shumë të plotë të mbrojtjes ndërkombëtare të minoriteteve, veçanërisht në Evropë, nuk u arrit ndonjë zgjidhje e qëndrueshme. Një ndikim negativ ka patur edhe humbja e prestigjit nga ana e Lidhjes së Kombeve, e cila u tregua e pafuqishme për t’iu kundërvënë kursit të armatimeve dhe politikës agresive. Pas Luftës II-të Botërore çështja e minoriteteve ka tërhequr vëmendje më të madhe. Por janë hasur vështirësi të ndryshme. Vështirësitë janë së pari juridike, dhe vështirësia më e madhe në këtë drejtim lidhet me përcaktimin e nocionit të minoritetit. Në fakt, një shumicë aktesh ekzistuese ndërkombëtare nuk kanë dhënë deri tani ndonjë përkufizim të përgjithshëm të nocionit të minoritetit. Sot akti ndërkombëtar kryesor që trajton çështjen e minoriteteve është Konventa-Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve e miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 1994. Shqipëria është parë në këtë Konventë që prej vitit 1996. Konventa-Kuadër plotësohet me një protokoll që është hartuar nga Asambleja e përgjithshme e Këshillit të Evropës më 1993. Në këtë protokoll bëhet një orvatje për të përcaktuar nocionin e minoritetit. Kriteret për caktimin e një minoriteti janë 2: një kriter objektiv (gjuha, origjina etnike, tiparet dalluese fetare dhe kulturore), dhe nje kriter subjektiv, domethënë vullneti i shprehur i qartë i një popullsie minoritare për të ruajtur origjinalitetin e vet, veçantitë e veta përkundrejt shumicës së popullsisë. Vetëm grupet që i pohojnë dhe iruajnë këto dallime gëzojnë një trajtim të posaçëm, ndërsa mbeten jashtë ata që janë asmiluar me vullnetin e tyre të lirë dhe janë shkrirë me shumicën e popullsisë. Vështirësitë politike janë po ashtu të pranishme. Janë disa shtete të tilla si Franca, Bullgaria, Greqia, Rumania ose Turqia të cilat nuk pranojnë të cënojnë homogjenitetin e shpallur të kombit shtet. Për pasojë, këto shtete nuk njohin në territorin e tyre grupe minoritare. Integrimi, fshirja e dallimeve, kjo ka qenë metoda e zbatuar nga Franca për të ndërtuar gjatë shekujve një komb francez si një tërësi homogjene: një shtet, një komb, një kulturë, një gjuhë. Në vendin tonë, si minoritete të njohura nga shteti janë: minoriteti grek në jug të vendit, minoriteti maqedonas në lindje në zonën e Prespës dhe minoriteti malazez në veri, në Vrakë në fërsi të Shkodrës. Gjendja, trajtimi i këtyre grupeve minoritare ka qenë objekt kujdesi dhe vëzhgimi të vazhdueshëm nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Vëzhgimet që janë bërë në terren kanë nxjerrë se, përsa i përket numrit, ato mund të përcaktohen si vijon: minoriteti grek 58-60 mijë frymë, minoriteto maqedonas 5-6 mijë dhe minoriteti malazez rreth 2 mijë. Nuk kanë munguar problemet, vërejtjet kritike në adresë të autoriteteve, të cilat KSHH i ka vënë në dukje në raportet e tij periodike. Megjithatë, konkluzioni i përgjithshëm është se grupet minoritare në Shqipëri trajtohen në barazi të plotë. Atyre u sigurohen të drejtat që parashikon regjimi i minoriteteve si dhe legjislacioni i brendshëm, në radhë të parë arsimi në gjuhën amtare, të drejtat politike dhe liritë themelore. Gjendjen e minoriteteve në Shqipëri e kanë vëzhguar edhe forume dhe organizata në shkallë ndërkombëtare. Konkluzioni i përgjithshëm i tyre ka qenë se problemi i minoriteteve në Shqipëri është “nën kontroll”, që do të thotë se paraqitet përgjithësisht në parametra pozitivë. Shqipëria kalon një periudhë të vështirë tranzicioni. Ajo përballet me probleme të ndryshme. Por përsa i përket respektimit të minoriteteve, bashkëjetesës normale dhe tolerancës ndëretnike e fetare,ajo mund të shërbejë si model për gjithë hapësirën ballkanike. Veç këtyre minoriteteve të njohura nga shteti, janë edhe disa grupe që mund të quhen komunitete. Ato kanë tiparet e tyre të veçanta në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, por nuk përbëjnë minoritete sipas përcaktimit të mësipërm. Do të marrim si shembull atë që quhet minoritet egjyptian. Ky është një grup popullsie, një komunitet me disa karakteristika të veçanta, si ngjyra, zakonet, por ai nuk mund të quhet minoritet për shkak se nuk ka tiparin themelor të minoritetit. Gjuha e tyre është shqipja. Megjithatë, kemi të bëjmë me një komunitet që ka problemet e veta, siç është niveli i ulët i jetesës dhe i shkollimit. Nuk mund të mohohet se nga radhët e tyre kanë dalë edhe elementë në fushën e kulturës, artit, shëndetsisë, etj. Një komunitet tjetër me rëndësi të veçantë janë edhe arumunët (vllehët) që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë. Vllehët flasin gjuhën amtare, ata kanë zakonet dhe traditat e tyre. Por në rastin e tyre mund të thuhet se mungon deri diku faktori subjektiv, në kuptimin që ata nuk e ndjejnë prerazi veten e tyre nga shumica e popullsisë. Madje prej radhëve të tyre kanë dalë personalitete të shquara të jetës intelektuale dhe politike. Ata kanë një shoqatë të tyre, mund të kultivojnë traditat dhe zakonet e tyre por ata janë integruar në një shkallë të tillë me pjesën tjetër të popullsisë në përgjithësi, saqë nuk mund të ndahet prej saj. Fenomeni arumun (vllah) nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Grupe të tëra popullsie arumune janë shpërndarë në treva të tjera të Ballkanit. Veçanërisht të shumtë janë ata në Greqi ku kanë arritur një shkallë të lartë asimilimi me shumicën e popullsisë. Mund të takosh personalitete të shquara në çdo fushë të jetës së vendit, ne artistë, politikanë, profesorë universitetesh. Të gjithë tregojnë pa pikë ngurrimi prejardhjen, por shtojnë se janë me ndërgjegje të shtetasit grek. Gjatë dekadës së fundit të ndryshimeve demokratike ka dalë si një problem mjaft i mprehtë ai i komunitetit rom. Më parë romët bënin një jetë nomade duke lëvizur nga një krahinë në tjetrën sipas stinëve. Nuk ka statistika të sakta të numrit të tyre. Sipas të dhënave, ata mund të arrojnë në 30 mijë. Gjatë këtyre 10-15 vjetëve është vënë re një përqëndrim i romëve në vende fikse, veçanërisht në periferi të Tiranës. Romët në përgjithësi, janë në një nivel tepër të ulët, varfëri e skajshme, fëmijët që nuk venë në shkollë, por enden si lypës nëpër qytete, analfabetizmi gjen përhapje të gjerë. Në vendin tonë nuk mund të themi se diskriminimi është një problem në përgjithësi, por në rastin e romëve janë vënë re disa shfaqje të kësaj natyre. Romët kanë gjuhën e tyre amtare që është gjuha që ata përdorin në mjedisin e tyre. Nuk kanë ndërgjegje kombëtare, mungon kriteri subjektiv. Në rastin e tyre nuk mund të flitet për shkolla në gjuhën rome. Kjo është e pamundur dhe e panevojshme. Të hapen shkolla në zonat e banuara prej romëve, të hapen shkolla në gjuhën shqipe që të dalin ata në dritë, të integrohen në jetën e vendit në barazi të plotë, të punësohen dhe të dalin nga gjendja aktuale. Për ta përmbledhur, minoritetet e njohura në Shqipëri janë; minoriteti grek, maqedonas dhe malazez. Në raste të tjera kemi të bëjmë me komunitete. Albert Vataj
Reforma në energjitikë, promotor i zhvillimit ekonomik Një sektor jetik për ekonominë është energjitika. Promotore e zhvillimit ekonomik, me rëndësi të jashtëzakonshme ndaj varësisë nga të tjerët, me ndikime të rëndësishme e të drejtpërdrejta sociale. Kjo është në përgjithësi gjithçka çfarë e bën kaq të diskutueshme e të rëndësishme për të gjithë energjitikën. Ndaj dhe ky sektor duhet të ecë me hapin e kohës moderne, duhet t’i paraprijë ekonomisë e shoqërisë. Por ç’është e vërteta, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Me gjithë arritjet e realizimet energjitike, ekologjike etj. krizat energjitike kanë qenë përherë të pranishme. Tashmë të njohura por dhe me një hapësirë padiskutim plotësisht të çliruar nga ndërhyrjet politike, vëmë re se është vënë gishti në plagë. Reformat e propozuara nga Qeveria ditët e fundit për rivlerësim të çmimit të energjisë përbëjnë një hap shumë cilësor drejt tregut. Sistemi ynë energjitik i bazuar në prodhimin hidro është krejt i ndërvarur nga faktori natyror i reshjeve. Si i tillë, për ne që e njohim prej më se 20 vjetësh funksionimin por dhe menaxhimin e tij, ky sistem ka një defekt të rëndë, mungesën e sigurisë së vazhdimësisë së prodhimit. Një gjë të tillë do ta bënte të mundur vetëm vënia në dispozicion e një fuqie 350-400MW të sistemit. Kjo realizohet me ndërtimin e domosdoshëm të TEC-eve ose me ndërtimin e linjave për ta importuar nga jashtë. E dëgjuar nga goja e Ministrit Ruli, varianti i parë duke evidentuar me saktësi dhe sasinë e fuqisë (350-400MW), si sasi e domosdoshme prodhimi në shërbim të sistemit, u ndjemë jashtëzakonisht të kënaqur jo vetëm për njohjen e problemit por dhe për mënyrën tepër profesionale të shtrimit të problemit, si reformë e domosdoshme në energjitikë. Përse ne si punonjës të njërit prej centraleve më të fuqishme e mbështesim këtë reformë. Sigurimi i prodhimit të një sasie të tillë nga TEC-et do të krijonte mundësi të shkëlqyeshme për menaxhimin e sistemit hidroenergjitik. Në rast shirash të bollshme me diapazonin e 15 metrave maksimale të ujëmbledhësit kresor të Fierzës do të rritej drejt maksimumit prodhimi hidroenergjitik e do të ulej ai termoenergjitik, meqenëse është më i shtrenjtë. Në këto raste shirash, menaxhimi i prodhimit hidroenergjitik para niveleve supermaksimale do të ndihmonte të shmangte dhe përmbytjet në zonën e Nënshkodrës, pasi përveç prurjeve të Bunës, Kirit, Gjadrit e natyrisht Drinit, në situata të tilla sistemi është detyruar të shkarkojë dhe nga tuenelet apo portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. Por sigurimi i prodhimit të një sasie të tillë nga TEC-et do të ishte shumë i domosdoshëm për sistemin hidroenergjitik dhe në rast thatësirash. Në limitin e 15 metrave të nivelit kryesor të Fierzës kapaciteti i TEC-eve do të shfrytëzohej deri në maksimum që duke u gërshetuar me shfrytëzimin racional të sistemit hidroenergjitik do të shmangte krizat në furnizimin me energji qoftë për biznesin ashtu dhe familjarët. Rruga e dytë e sigurimit të energjisë nga importi më duket më pak e favorshme. Kostoja e linjave apo dhe çmimiet e imponuara në situata të ndryshme nuk janë faktorë të dobishëm. Fuqia termike prej 350-400MW është shumë e domosdoshme të jetë pjesë e menaxhimit të sistemit tonë energjitik si domosdoshmëri e ruajtjes së ekuilibrave të prodhimit hidro-termoenergjitik për të siguruar energjinë e nevojshme pa ndërprerje. Në këtë rast gjejmë rastin që t’u drejtohemi për më shumë solidaritet Shoqatës Qytetare për Mbrojtjen e Gjiut të Vlorës. Edhe sistemi hidroenergjitik ka pasur kosto sociale, zona të përmbytura ende të padëmshpërblyera, banorë të larguar, deri tek përmbytjet jo të rralla të zonës së Nënshkodrës. Por në përgjithësi ia ka vlejtur. Vendi ynë ka nevojë për energji. Shoqatat ambjentaliste nuk duhet të paragjykojnë sidomos teknologjinë. Protestat e tyre duhet të jenë shumë të fuqishme aty ku ekziston dhe ndotja. Edhe nëse zona e “21 Dhjetorit” është nga zonat më të ndotura e të dëmshme për njeriun në Europë, z.Ardian Klosi duhet të kishte ngritur çadrën mes Bashkisë e Ministrisë së Mjedisit për të protestuar ditë-natë për atë që po përjetojnë banorët e Kryeqytetit para se të paragjykojë teknologjitë moderne perëndimore. Një hap shumë i rëndësishëm i reformës dëgjuam nga goja e Kryeministrit është dhe politika e çmimeve të energjisë. Dalja në treg e këtij malli duke çliruar nga ngarkesa e padrejtë biznesin por dhe duke çuar drejt përgjegjshmërisë konsumatorin familjar e duke kompensuar 100% shtresat në nevojë, përbën lëvizjen e perspektivës të tregut energjitik. Edhe shqiptarët duhet ta konsumojnë e paguajnë energjinë në kufijtë e zbatimit të ligjit. Vendosja e matësve elektrikë është hapi urgjent i radhës. Kjo do t’i shërbente më së miri kompanisë për të llogaritur njëherë e mirë si sasinë e nevojshme të energjisë që i duhet vendit në periudha të ndryshme të vitit, ashtu dhe një llogaritje të saktë të humbjeve teknike e joteknike për të ndërhyrë me profesionalizëm në përmirësimin e teknologjisë. Së fundi, si pjesë të reformës do të quaja shpalljen me ligj të energjisë elektrike “mall strategjik”. Kjo do të bënte më të përgjegjshëm qytetarët shqiptarë për ta administruar dhe paguar këtë. Energjia është vërtet mall strategjik pasi ka fuqi të madhe mbi zhvillimin ekonomik, mbi punësimin apo kushtet e popullatës. Si specialistë e punonjës të energjitikës, me gëzim vërejmë se Qeveria me shumë seriozitet po bën hapat e duhur me reformat në energjitikë. Urojmë që ata të realizohen sa më shpejt për të qenë konkrete pasi koha na ka lënë pas e duhet nxituar për ta arritur. ALEKSANDËR KAÇI
Mëshira e Zotit na ka ruejtë pa dalë faret Të them të drejtën mora pak shtysë nga vepra monumentale e Padër Zef Pllumbit e skalitur me titullin “Rrno për me jetue”. Isha 11 vjeç, pra një moshë relativisht e ritur, për periudhën që do shkruaj. Gjatë asaj kohe dikush-dikush jetonte fëmijërinë e tij pak a shumë normale për atë kohë, por shokët e tyre të së njejtës moshë ishin të detyruar të flaknin fëmijërinë, duke u burrëruar para kohe për të përballuar e sfiduar realitetin e hidhur… Këtë “grimcë” histori personale, mbasi ia kam treguar fëmijëve të mij që tashmë janë rritur, po mundohem shkurtimisht t’ia tregoj edhe fëmijëve e brezave që do të vijnë, se çfarë tragjedie ishte ajo periudhë. Shteti i asaj kohe, dmth “e famshmia Partia Punës” dhe xhelatët që i shërbenin vepruan kundër fëmijërisë time, por edhe në të njejtën kohë ato harruan se po pregatisnin një njeri që do kërkonte me ngulm për të përvehtësuar ato gjëra të shenjta që i urrente ai regjin dhe ishin kundër tyre, që mua ishin e janë bazat e mrekullueshme e një mentatliteti të shëndoshtë e të shenjta. Përjashtohen këtu gjërat antinjerëzore, antiligjore, përjashto rastet kur sulmi është i gjithanshëm e me tendencë atëherë detyrimisht në kjoftëse je normal dhe i thua vehtes njeri, je i detyruar të reagosh me aq forcë sa ke, se përndryshe heshtja për mentalitetin tonë minimalisht është mëkat. Me vetvehte e kisha lënë që të mos shkruaj ato çka kam kaluar unë gjatë fëmijërisë sime, vetëm e vetëm me qëllimin e mirë e të arësyeshëm. Por, mbi të gjitha detyrës sime si prind jam përpjekur ne të gjitha mënyrat të influencoj te fëmiojët e mij duke i treguar vetëm për gjana të shenjta e kardinale, duke anashkaluar apo duke i treguar fëmijërinë time e të brezit tim përciptas. Por, a të lejojnë ato që deshën me na qitë faret, e desht i madhi Zot nuk mujtën e nuk kanë për t’ia arritur asnjëherë. “Miserikardial Domini quia non sumus consumpti”-“Mëshira e Zotit na ka ruejtë pa dalë faret”. Baba Leonard (Dritë Pastë) mbasi kishte kryer dënimin e parë, arrestohet përsëri me datë 09/03/1968 por, në vend që të shkojë në burg ai dërgohet në birucë e torturohet i lidhur këmbë e duar për 21 muaj rresht. Siç premtova për t’i rënë përciptas, po ndalem vetëm tek fundi i ngjarjes, siç e thashë, mbasi trupi i babaës ishte masakruar e ai i rezistoi burrërisht siç i takonte një pinjolli të families Pemaj. Për këtë ekzistojnë dokumentet. Sëmundja e bëri punën e vet e ai u lirua për shkak të sëmundjes së tmerrshme të fituar gjatë torturave kancer në mushkëri. Në maj të vitit 1972, baba Nard ndërroi jetë në një moshë të re 43 vjeç. Unë isha duke mbushur 11 vjeç e atë paradite daja Zef Temali siç e donte zakoni më dërgoi të përshëndetem për të fundit herë më babën tim. Sa po u afrova tek trupi i üpa jetë i babës daja Zef m’u drejtua duke më urdhëruar që unë të mos e lëshoja vehten, por të qëndroja i fortë e të të demostroja krenari para gjithkuj por sidomos para regjimit, por mbi të gjitha në ato momente t’i lutesha Zotit që shpirti i babaës të prehej në paqë e në të njejtën kohë ai të lutej për ne. Siç e donte zakoni unë e putha babën s’parit në duar, në ballë por edhe në kraharor, se pikërisht aty gjatë torturave përbindshat i kishin bërë një kryq duke i fikur në mish rreth 100 cingare me vijë të drejtë 50×50 cingare. Kjo pra ishte e gjitha e siç shihet nuk jam as i pari e as i fundit që tregoj kalvarin e tmershëm që përjetuan një pjesë e popullit tonë gjatë diktaturës hoxhiste. E veçanta e kësaj ngjarje ishte se fill mbas ndalimit që iu bë fesë, komunistët shqiptarë (jo të gjithë por një pjesë e mirë e tyre) nga tërbimi apo kush dreqi e di, por për mua ato kishin nji frymë të fituar nga ambjenti ku ishin rritur, se dihet njeriuduke mos përjashtuar edhe veten piksëpari është pasqyrë e asaj që ka fituar në ambjentin ku është rritur, pra fatkeqsisht për një shumicë shqiptarësh trashigohet ngjarja e Kainit dhe Abelit, shto këtu atë thënien e famshme, por fatkeqisht aktuale edhe sot “të gjithë kundër të gjithëve”. Duke e mbyllur unë gjithsesi pata fatin që gjatë atij momenti të mos ligështohem por përkundrazi t’ia di Zotit për nder që m’u dha rasti t’a përjetoj atë moment duke e puthur kryqin në kraharorin e babës, e të betohem në heshtje se nuk do të thyhem, por do t’i qëndroj besnik duke ia trashëguar sëpari fëmijët e mij atë çka ai donte e ëndërronte. Nuk mund të rri pa e treguar edhe diçka të vogël por shumë domethënëse për mua në ato momente, kur e pyeta nanadajen, dritë pastë, duke i thënë, si ka mundësi që ne pa i bërë keq askujt por thjeshtë duke parë punën tonë e duke qenë edhe besimtar të ndëshkohemi kështu nga fati ndoshta? Ajo m’u përgjigj shkurt: “Zoti, mor shpirti i nanës, i vën në provë ato që besojnë në të e për të tjerët, nuk di gja të pastë nana”. Për mua n’ato momente e n’atë moshë, ajo përgjigje mu ngulit fort në tru e me plot gojën them se ia vlejti. Nikolin Pemaj, avokat
Mos spekulloni me emrin e Aleksit nga Miredita Duke qene anetare i shume listave ne internet dhe duke pase dhe revisten elektronike “albdreams” qe e administroj une e di prej kohesh “Ceshtjen Aleksi”dhe me kete raste dua te shpreh disa mendime nepermjet ketij shkrimi. Para se Aleksi te udhetonte per ne Athine ,mirditoret me banim ne shtetin e Michiganit kane kontribuar simbas mundesive te veta duke krijuar nje fond nominal per ate udhetim. E them keshtu se edhe shume mirditore ne kete shtet nuk jane,por edhe ata qe jetojne e punojne jane banore te rinj dhe mundesite financiare nuk i kane aq te medhaja sa te tjeret e ardhun me perpara ( ta zeme malsoret e Malesise Madhe nen Malin e Zi). Jam plotesisht ne dieni ngaqe organizatori i atij fondi nominal, Gjovalin Kacorri eshte bashkepuntor i revistes elektronike “albdreams” dhe ka publikuar ecurine e asaj nisme ne kete reviste. Duhet thene se te gjithe mireditoret pa asnje hezitim kane kontribuar,biles asaj nisme i jane bashkengjtur edhe te tjere shoke dhe te njohur te mirditorve ( ndoshta jo shume por te tille ka pase). Duke u kerkuar te falur prinderve te Aleksit dhe atij vete qe po i lakojme kaq shume emrin nuk duhen lene dhe anashkaluar disa dukuri negative qe rodhen mbas asaj qe tashme po dime dhe marrim vesh cdo dite e meshume nepermjet te gjitha listave elektronike sidomos te atyre me autoresi e pronesi ne SHBA. Keshtu ne kohen qe njerzit po mbidhnin te holla per udhtimin e Aleksit per ne Greqi,njeri nga ata qe ka emer ne komunitetin shqiptar te Michiganit nepermjet disa e-mail ne internet eshte perpjekur per te percmuar kontributin e mirditasve ,te cilve edhe emrin nuk dinte tua shkruante ose me dashje i keqshkruante trajtat foljore te atij emri. Nepermjet ketij shkrimi desha ti beja nje pyetje Atij,”njeshit” sic e kujton veten: – Sa pare ke dhene nga xhepi Yt tash sa kohe qe jeton ne Michigan. Paret e te tjerve qe mbledh nuk eshte djersa juaj,ato qe nxjerre nga portofoli juaj jane tuajat. Ne se paku asnjehere nuk ju kemi pa ne asnje raste qe ke hape zemren e ke fale nga xhepi. Eshte lehte te percmosh te tjeret por eshte veshtire te fitosh dollaret hypun ne shkalle duke lyer shtepiat e amerikanve dhe duke lare pijata neper restorantet e Detroitit me ore te tejzjatura e me pagesa qesharaka aq sa u hollohet lekura e duarve si leter duhani. Ne e cmojme kontibutin e ketij “njeshi” ne komunitet por ama nuk mund te pranojme deri ne poshtnim fyrjet e tij me dashje apo pa dashje. N.q.s ka nevoje ne kemi te ruajtura e-mail e tij dhe mund te replikojme kur te doje me ne. Ne shqiptaret jemi te tejlodhur nga shtypja qe na ka bere “njeshi” aq sa nganjehere edhe kur ky “njesh” na thote “Shendet” na duket se thote “Plac”. Nuk eshte koha tashme per temenara dhe karshilleqe;Aleksi eshte ne Amerike duhet levizur se jeta e tij don dollare dhe jo fjale dhe premtime boshe. Nje tjeter amerikanoshqiptar ketu ne Detroit, nepermjet nje shkrimi te shkurter por teper te zjarrte,ben thirrje per te ndihmuar djalin mirditore. Mire ka bere qe ka dashur te sensibilizoje njerzit per te kontribuar por ama eshte ngutur kur ka derdhur aq shume vrere per Qeverine dhe Ministrine e Shendetsise Shqiptare. Nuk ka asnje shqiptare qe ja ka deshiruar nje shendet te tille Aleksit dhe flas me bindje se as Ministri Cikuli nuk ja deshiron nje fund tragjik voglushit. Por ama artikullshkruesi duhet ta kujtoj nje thenje te popullit tone se: “shpirti nuk ben pare”,Cikuli aq ka pase mundesi dhe aq ka bere. Shkruesi i artikullit e dine fare mire se pronarit Amerikan te punes se nje shoku te tij (D.B.)ketu ne Michigan i ka vdekur vajza e vetme ngaqe priste te gjente nje veshke per ta zevendesuar dhe nuk i premtoj koha e ajo vdiq megjithese i ati kishte miljona dhe i kishte vene ne dispozicion te vajzes se vetme,por edhe pse i pati paret e shkreta “shpirtin”vajzes se vetme nuk ja shpetoj. Bile duke qene amerikane dhe e pasur, pa qene nevoja me dale me lype ndihma financiare, vdiq si kane vdekur me qindra e mijera me pare e do te vdesin pasketaj te tjere e te tjera ne te gjitha moshat. Me duket se shkruesi eshte ngutur duke kerkuar ate shume me nje fjale goje,mbasi ja dime forcen monetare njeri tjetrit e keshtu edhe artikullshkruesi te paktat i ka mundesite per te perbadhuar ate shume me nje te rene te lapsit. Vetem nje pyetje do ti deshiroja Atij tja beja : – Cfare duhen 50,000.00 dollare. Pse nuk merr masa qeveria e Michiganit? Cila Ministri mund te jete me e pasur e Detroitit apo e Tiranes ? Harroje se kapitalizmi nuk mund te ndertohet me ligje e metoda te sistemit socialisti dashur artikullshkrues. Cdo gje eshte privat. Pate pare mund te jetosh,nuk pate edhe mund te vdesish fare lehte edhe ketu ne Amerike. Te gjithe shqiptaret qe jetojne e punojne ketu e dine fare mire se cfare do te thote te marresh sherbim mjeksore ketu ne SHBA kur nuk ke paguar me pare siguracionin shendetesore. A mund te vizitohesh fale ? A mund te mjekohesh fale ? A mund te operohesh fale ? Te gjithe e dine se sa shtrenjet eshte sherbimi mjeksor ne Amerike aq sa ne biseda familjare degjone shpesh dhe rendomte : “Me na ruajt zoti shendetin se te gjitha do ti perballojme”.Kjo e tregon fare qarte se sa kushton nje sherbim i tille,ketu ne zemer te Amerikes,pa le cfare mund te pritet nga Ministria e Shendetesise Shqiptare qe nuk i del fondi per te paguar pagat e punonjesve te vet e jo per nje sherbim te tille teper special. Ndersa zonja e nderuar e cila mori hapin e guximshem per ta sjellur Aleksin ketu ne Amerike duhet pergezuar dhe perkrahur. Por e besoj se kur ajo ka ndermarre ate nisem aq teper humane i ka pase “shpatullat e nxehta” sic thote populli,pra xhepin plot, mbasi edhe ne e njohim ate si nje sponsore te rendesishme te spektakelve muzikore, te shume kengetarve vitin qe shkoj ketu ne Michigan. Por ama edhe ndihma e komunitetit per Aleksin ma merr mendja se nuk do te mungoje,por ama barra kryesore e shpenzimeve eshte e zonjes se nderuar dhe per kete ajo duhet respektuar,mbasi ky rast sponsorizimi eshte me me shume vend dhe vlen me shume se te gjitha sponsorizimet bashke qe ka bere me pare. Shkrova shume dhe titullin qe i kam vene ketij shkrimi ala se kam justifikuar se pse ashtu dhe jo ndryshe. Pa ja, e thashe ashtu, se na duket se shume nga ata qe e mbajne veten “koça” dhe “njesha” jane turrur me vrap ne media dhe masmedia per te dhene intervista dhe mendime se si e qyshe duhen mbledhur dollaret,kush me shume e kush me pak jep mendime se sa koncerte duhen bere e sa i duhen vene cmimet biletave.Te tjeret thone se “si filanit” po i bien ne “shteg” gjithmone me fitue me keto lloj marifetlleqesh etj etj. Flisni cfare te doni,beni dhe sa te mundeni por djalit mos ja lendoni shume plagen. E mbydhi shkrimin duke premtuar se aq sa kam dhene kontribut heren e pare kur me ka bere thirrje Gjovalin Kaçorri do te jap edhe kete here edhe pse nuk jam nga Miredita.Por i jap pa shkuar ne mitingje dhe darka e koncerte por ne nje llogari bankare qe fare mire mund te hapet ketu ne Michigan ne emer te Doctorit qe do ta kuroj Aleksin, pa pase ndermjetesine e disa duarve ne ato ndihma.Praktika te tilla ekzistojne ketu ne Amerike me qindra dhe mijra.Mos te perdoren fare “dollare cash” por BILL/CEK ne llogarine e doktorit qe do te drejtoj kuren e djalit shqiptar. Rush DRAGU
Udhëtim Eurologjik në Ilirinë antike dhe Albaninë mesjetare Europa antike gjeografike, qyteti Europi/Europe dhe bazileusi mitologjik Europi në gadishullin tonë Në shek XV “Koalicioni i Republikës së Krishterë” ose “Kryqëzata Çliruese Antiturke, dhe Antiislamizata e Piu II”, e quajti gadishullin tonë si “trashigimia legjitime e tij”, ndërsa ia ktheu shpinën dhe e la në baltë, siç ankohej M. Barleti. Sot “Komuniteti Europian”, mbi një bazament pluralist dhe jo “klub kristian” e quan përsëri këtë gadishull, si “pjesë e tij”. Europa e madhe moderne ka “harruar” se rrënjët dhe emrin i ka nga gadishulli ynë! Në se realisht mund të kishin kaluar mbeturina popullsish nga teritoret trojane dhe të aleatëve të tyre, kjo i mbetet kohës. Në Butrint, thuhej se Andromaka i kishte ndërtuar Hektorit një tumë ku i bënte flijime të përvitshme dhe i blatonte dhurata. (Virgili Maronis, “Aeneidos”, Libri III) Dionizi i Halikarnasit, shkruante se në Butrint “trojanët kishin lënë disa enë bakri me mbishkrime shumë të vjetra”, nga të cilat kishte ende në kohën e tij, shkruan se Enea, përveç Butrintit, ku kishte edhe një kodër të quajtur Troja, shkoi edhe në Dodonë te orakulli dhe vizitoi edhe Molosinë, pastaj u nis në Itali, ku krahas qytezës Alba, “ndërtoi Romën, të cilën e quajti kështu sipas emrit të njerës prej iliadave”. (“Antiquittatum Romanarum”, II, 51, 72) Por, le t’a ndjekim pak “fillin e Arianës trojane dhe kadmiane” edhe në rrugën tokësore. Herodoti, shkruante për një rethanë shumë interesante të njohjes reciproke të persianëve në kohën e Darit, me iliro-thrakasit europianë. Ai nënvizonte: “Ata që u pushtuan në Europë prej persve, në kohën e Darit sundoheshin nga Megabazi …Paionët që banonin rreth Strymonit…Dari urdhëroi Megabazin që t’i shpërngulë paionet e Europës në Azi…Dy vëllezërit dhe motra e tyre i thanë Darit se Paionia me qytetet e saj gjendej në brigjet e lumit Strymon dhe se ky lum nuk ishte shumë larg Helespontit. Ata paionët ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e trojanëve…Kështu një pjesë e paionëve, dmth siriopaionët, paioplajt dhe ata që zinin atë pjesë të vendit që arrin deri te liqeni i Prasias…u dërguan në Azi…Paionët e rretheve të malit Pangajon dhe doberët, agrianët, odomantët dhe paionët e liqenit të Prasias, Megabazi nuk i nënështroi dot…rruga nga liqeni Prasia deri në Maqedoni është shumë e shkurtë, së pari pranë liqenit gjendet miniera, nga e cila në kohë më të vonë Aleksandri nxirrte nga një talent argjend në ditë; pas minierës vjen mali i quajtur Dysoron; pasi kalohet ky mal arrihet në Maqedoni.” … “Laodami, mbreti i Tebës…i ka kushtuar këtë trekëmbësh Apollonit…kadmejt, të dëbuar nga argasit, u strehuan tek enhelejt…” (Herodoti, “Historiae”, V 1, 12, 13, 14, 15, 17 dhe 61; f 17,18,19 të përkth. shqip. Cit) Mendja na afrohet për ndonjë lokalizim-identifikim edhe në teritoret e tokave tona të sotme. Por, nuk ka asnjë dyshim se me Europë, Herodoti qysh në shek V-IV p.e.r. ka pasur parasysh gadishullin tonë. Në këtë citim mund të vini re, në kujtesën e transmetuar me mënyrën mitologjike, prezencën e hershme të ish kolonive e emporioneve teukrase/trojane si dhe interferencat fenikase e egjiptiane. Këto reflektohen edhe te Skymni, (shek III-II p.e.r.) kështu: “Pastaj vjen Iliria, një tokë e gjatë… Anës detit është Epidamni qytet… Më sipër nga brygët banojnë të quajturit enhelej, në krye të cilëve dikur pat qenë Kadmi… Ky autor e kishte titulluar veprën e tij “Perigesis” – “Përshkrimi i Botës”, ndërsa kapitullin konkret “Europa”. Polibi (200120 p.e.r), që ishte puro grek me origjinë, shprehet mjaft qartë se Iliria adriatike ishte dhe konsiderohej një pjesë e Europës, pra gadishulli Europa, ndërsa konstatojmë se vetë romakët ende nuk konsideroheshin të tillë, kur shkruante: “Ata që duan me të vërtetë të kuptojnë qartë se si u rrit dhe si u ndërtua sundimi romak – gjë që është objekt i studimit tonë – duhet sigurisht t’i shqyrtojnë këto ngjarje jo kalimthi, po me vëmendje të veçantë…Në këtë kohë vitit 229 p.e.r., romakët vendosën të kalonin, për herë të parë me forca ushtarake, në Iliri dhe në këtë pjesë të Europës… Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë…Natën 100 anije me 5000 ilirë lundruan në drejtim të Medionës…”. (“Historiae”, Lib. I 13; Lib.II 2; Agron është një antroponim që e gjejmë edhe te fenikasit) Livi, përsëri na konfirmon se gadishulli ynë ishte Europa, kur shkruante: “Tani dy mbretër të fuqishëm do të luftojnë me forcat e Europës dhe Azisë…kundër romakëve…” ( “Ab Urbe Condita”, XXXVI 7, 10) Dhe vijmë te informatat mjaft interesante të Diodorit të Siqelisë: “Në këtë vit ~324 p.e.r., erdhën në Babyloni të deleguar pothuajse nga e gjith bota; një palë përgëzonin mbretin Aleksandrin e Madh për fitoret e tij, të tjerë i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmuara, disa lidhnin me të marëveshje miqësie e aleanca; më në fund disa erdhën për t’u ç’fajsuar për akuzat që u kishin bërë. Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën shumë dinastë nga Europa dhe Libia, Kartaga, Libifinika si dhe të krejt popujve që banonin bregdetin deri te shtyllat e Herakliut. Përsa i përket përfaqësuesve të Europës këtu dalloheshin ata të qyteteve helene, të Maqedonisë, të Ilirisë dhe të një pjese të madhe të bregdetit të Adriatikut; më në fund ata të popujve të Thrakisë të galatëve, fqinjëve të tyre…” “Filipi II, qe një nga mbretërit më të fortë të Europës”. (“Bibliotheca Historica”, XVII 113, 2; XIX 51, 5) Qartë pra, kjo ishte Europa e shek IV p.e.r. dhe ky ishte “uniteti europian” i realizuar nga marëveshjet e Aleksandrit të Madh dhe nga faktorë të tjerë të cilët i kemi analizuar gjerë e gjatë në studimin tonë “Aleksandri i Madh “Biri i Zeusit” me përkrenare me “një bri cjapi të mrekullueshën” në Shkodër! (Gaz. SH.E. 18 Janar 2006, serial) Te ky autor ne mësojmë edhe një kuriozitet: më përpara se shprehja “Fitore si e Pirros”, na kishte pasur edhe një shprehje tjetër si: “Fitore Kadmike”. “Fitoi” Kadmi ndaj Zeusit?! Ja edhe një pjesë nga përshkrimet e Strabonit: “Pjesa tjetër e Europës është ajo, që ndodhet midis Istrit e detit përreth duke u nisur nga gjiri i Adriatikut gjer në grykën e shenjtë të Istrit; brenda në këtë pjesë ndodhet Hellada, fiset e maqedonëve dhe epirotëve dhe ata që janë në veri të këtyre dhe shtrihen deri në Ister/Danub d.m.th. Adriatikut dhe Pontit/Deti i Zi; nga ana e Adriatikut janë fiset ilire kurse nga ana e Pontit gjer në Propont dhe Helespont janë fiset thrake, megjithse me këto thrakët janë përzierë edhe disa fise skythe e kelte…Hemi është më i madhi e më i larti nga të gjithë malet e kësaj pjese të Europës Buzë detit Adriatik është pothuajse e gjith Ardia/Adria, kurse në mes ndodhet Paionia…nga na tjetër viset ilire dmth vendi i autariatëve dhe ai i dardanëve …Dardania kufizohet me fiset maqedone dhe paione nga ana e jugut…dardanët nuk e lënë muzikën mënjënë, po përkundrazi përdorin gjithmonë fyej e vegla me kordha… Kadmenë e themeluan finikasit që erdhën këtu me Kadmin…tek Enhelejt pushtetin e kishin pasardhësit e Kadmit dhe Harmonisë, dhe legjendat që fliteshin rreth tyre tragohen aty. …Afër lumit Jon ndodhet qyteti Oksineja…gjithashtu aty pranë ndodhet Europi dhe vendi ku Joni bashkohet me Penein etj” (“Geographica”, VII ) Përveç emërtimit tokësor si Europë, te Plini shohim se edhe deti Jon dhe deti Adriatik, që shpesh dyzohen, “mbasi janë e njejta gjë”, siç e justifikonte Skylaksi, konsiderohet jo vetëm si “gji i Ilirisë ose gji i Italisë” por edhe si “gjiri i Europës”: “Në bregdet gjendet qyteti Orik, themeluar nga kolkasit. Prej këtej fillon Epiri, malet Akrokeraune, tek të cilët ne kemi vendosur mbarimin e këtij gjiri të Europës” (“Natyralis Historiae”, III 23) Flavii Arriani, që ishte një nga historishkruesit e Aleksandrit të Madh, ka një lloj fjalimi nga ata të quajturit si tuqididiane, ku Aleksandri deklaronte: “… barbarët thrakë, paionë, ilirë dhe agrianë që janë më të fortët dhe më trimat midis barbarëve të tjerë të Europës, do të luftojnë me popuj më të dobët dhe më delikatë të Azisë”. Pausania shkruante: “I pari nga Europa që përdori elefantë ka qenë Aleksandri, mbasi mundi Porin dhe ushtrinë indiane”. (“Descriptio Graeciae”, I, 12, 3) Appiani shkruante: “Romakët, jo vetëm ilirët, po edhe panonët që janë afër tyre edhe retët edhe norikët edhe myzët, që janë në Europë edhe tërë ato fise që janë kufitarë me këta dhe që banojnë nga e djathta e atij që lundron nëpër Istër nga lart poshtë, i dallojnë nga helenët, sikundër bëjnë edhe helenët vetë dhe i quajnë secilin me emra të veçantë, po viset e gjithë këtyre i quajnë me emrin e përbashkët Iliri. (“Historia Romana”, Illyrike, 6) Të vihet re se kufiri verior i ndarjes gjeografike të Europës është Istri/Danubi dhe se emërtimi i përbashkët i proçesit të etnosit, përgjatë Adriatikut perendimor, zhvillohet nën emërtimin teritorial Iliri, në formacion të tij kemi edhe emërtimin e popullit si ilirë, përveç emërtimeve më të vogla krahinore e fisnore. Te Atheneu, shek II, shohim se ka një traditë të hershme të autorëve helenë, për të emërtuar librat e tyre si “Europa”, sipas referencave që ai përdor: “Agatharhidi nga Knidi, në librin 38 të veprës “Europaikon” thotë se dardanët kanë kaq shumë skllevër, sa dikush kishte kishte njëmijë…”; “Në përshkriin e Europës, Hekateu thotë se paionët pinin një pije “bryton” prej elbi dhe parabije prej meli e konuzi…” (“Deipnosophistae”, VI 272d, 103; X 447cd) Me sa shihet dardanët si dhe adrianët, zhvillonin një tregëti të madhe me skllevër, deri në hapësirat e Fenikisë e Egjyptit. Te Justini i shek II, i cili në fakt ka bërë një përmbledhje të veprës së Pompe Trogut të shek I p.e.r., krahas emrit Europë, informohemi edhe për një bazileus me emrin Europi: “…miqtë e mbretit Filip II, pas vdekjes së tiji kapi frika e madhe. Ata paraftyronin herë Azinë e thirrur në luftë, herë Europën akoma të panënshtruar, ilirët, thrakët, dardanët dhe fiset e tjera barbare”…”Në Paioni, që tani është një pjesë e Maqedonisë, thonë se ka sunduar Telegoni, i ati i Asteropeut, emri i të cilit ka arritur deri tek ne midis emrave të mbrojtësve më të lavdishëm të qytetit Trojë në kohën e luftës trojane. Në anën tjetër, në Europë ishte mbret Europi. Por pa pritur erdhën në Emathi/Maqedoni shumë grekë…” (“Epitoma Historiarum Philippicarum”, VII 1,5; XI 1, 6) Siç duhet ta keni vënë re deri tani, mund të mendohet se Europa mitologjike, nuk mbeti e ngujuar përjetësisht në Kretë, megjith “qeniet e makineritë e sofistikuara që i kishte vënë Zeusi për t’a ruajtur. Përse Kadmi po e kërkonte atë nëpër gadishullin e Europës? Sepse ashtu ia tha paratha orakulli, se duhej të shkonte në gadishullin e Helladës apo të Ilirisë! Pra, jo thjeshtë sepse gaboi rrugë, në kërkim të së motrës, por sa duket varjantet mitologjike e shtynë deri te ilirët enkelej në zonën e liqeneve Lyknid/Ohri dhe Prespa e madje edhe më lart, te një palë ilirë të tjerë enkelej veriorë! Deri tani, ne shohim se kemi përdorimet: në mitologji, si antroponime (emra njerëzor) në gjininë femërore dhe atë mashkullore, kemi përdorime si emërtime hidronime dhe toponime e deri te makrotoponimi gadishullor. Siç ngjet random në mitologji antroponimet janë edhe si toponime, hidronime etj. Sot për sot ne nuk kemi të dhëna të sakta se çfarë do të thotë ky emërtim si etimologji dhe nëse ishte me zanafillë fenikase semitike apo protoevropiane. Kush mund të ishte ky ‘’Europ bazileus’’, një pasardhës në lidhje direkte me Evropën, apo një nga vazhduesit mitologjikë në vijën e Kadmit, për nderimin e së motrës? Dimë se për nderim të Europës ishte edhe lumi Evro/Evropa, që më vonë u kthye si lumi Marica. Kështu edhe në Iliri, pas romanizimit, filloi dalëngadalë kristianizmi të vendosej mbi shenjtorët paganë, diku duke kopjuar e herë duke improvizuar motive të ngjajshme me shënjtorë të rinj. Por ky proçes nuk u bë pa rezistencë, kështu aty nga shek V, akoma e shohim “Hyjneshën e Ilirisë me bukën e mikpritjes”, që ruan traditën antike për të mbajtur objekte në kokë, por të shartuar edhe me modën romake me një rrethore në kokë, të cilën do t’a trashigonin edhe shënjtorët kristianë. (Krhs. Paraqitjen e “Hyjneshës së Ilirisë” me paraqitjen e Cererës romake etj) Megjithkëto, nuse zoja-ve gjijse, ora-ve, zana-ve, driada-ve, nimfa-ve tip Mirinë trojane, apo Rojzafate skodrinoni, nga të flijuarat e murosura për hyjtë politeistë, me një gji jashtë për fëmijën, apo atyre si tipi i “Damës antike albane” me kyliks e ojnohe, po i rrëshqiste terreni. Flijimet njerëzore tashmë ishin jashtë moralit. Disa prej këtyre zonjave, të cilat ruanin ende fuqi të konsiderueshme në popull, për t’i konkurruar sa më fort, kristianizmi do t’i afronte direkt shënjtoren Sh’Mria, nënën e shpëtimtarit Zotit të Ri, Jezu Krisht. Kështu ndodhi edhe në “kryeqytetin e Ilirisë Skodra”, e cila “duket se ndodhej pikërisht në mesin e gjatësisë së detit Jon/Adriatik”. Ish tempullin antik të “Apoloni Scodrensi”, deri vonë në mesjetë do ta kemi si “kishën e shën Apollonales”, gjithashtu një kishë të “Shën Barbarës”, ndërsa gurët ciklopikë të një ish tempulli të Poseidonit “ me cfurk dhe delfin” do t’i gjejmë të hedhur në Drîî. Përtacia mjerane shtetërore, e ndikuar edhe nga ikonostatujoklastia, as ka marrë mundimin t’i kontrollojë e t’i nxjerrë që andej! Vaj-medet se aktualisht edhe janë betonuar për klube! Po kush e kishte matur me aq preçizion se e zgjedhura Shkodra/Shën Kodra Drini e lidhur me rrugë lumore me detin e liqenin, vërtetë ndodhej në mes të gjatësisë së gjiut Jon/Adriatik apo në mes të gjiut të Europës! Ka disa autorë antikë që flasin për matjet, po këtë e kemi trajtuar diku tjetër. Kur Jul Qezari dhe Antoni e ndanë Perandorinë, në vitin 42 p.e.r. Skodra u bë përsëri një pikë ndarëse e Ilirisë midis lindjes dhe perendimit. (“Notitia Dignitalum”, III, paraqitjet grafike dhe “Zoja e Ilirisë”, f 377 në “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë, 1965; Statuetë bronzi e gjetur në zonën e Shkodrës e shek IV-V p.e.r. e quajtur si “Dama antike albane”, që gjendet në Luvër; Flori, II,13; Appiani, “Bella Civilia”, 5, 65; dr.M. Zeqo, “Hyjnesha e ilirëve”, gaz.”Koha Jonë” 26 Prill 2006) Por ka edhe diçka tjetër se pse ne po ndalemi edhe pak si më gjatë në këtë stacion të eurologjisë, ilirologjisë dhe albanologjisë. M. Barleti, në “kërkim të zanafillës së fisit të epirotëve apo albanëve, gjë për të cilën u qan zemra shumë vetëve”, duke cituar papën Piu II dhe disa nga autorë pas tij, që mbështeteshin te Trog Pompeu, shkruan për një lidhje origjine midis albanëve të Italisë, albanëve “epirotëve të cilët janë quajtur edhe albanë” dhe “albanëve të cilët kanë banuar në një pjesë të Kolhidës”. Te Trogu na rezultonte se “origjina e albanëve ishte italike, sepse albanët e ndoqën Herakliun, i cili kishte shpënë në Itali lopët e Gerionit, e ndoqën pas kur u largua së andejmi, pasi mbajti pak për t’i kullosur në malin Alban, i magjepsur nga kullota e pasur.” (M.Barleti, “Historia e Skënderbeut”, shqip. bot i parë dhe bot. 1967, f 95-96) Këtu duhet menduar se kemi një lidhje të koinçiduar të emrave të njohur qysh më përpara si toponime e si konstatime gjeografike, mbi të cilët vendoset pastaj edhe një modë mitologjike. (Kemi psh një rast të ngjajshëm me Aleksandrin Mollos, me atë divnesën orakulltare me “rrymat e lumit Akeront dhe qytetin Pandosia”, ku ky hidronim e ky toponim përveçse në Epir, na ishin edhe në jug të Italisë dhe këtë “sekret” padyshim se priftërinjtë orakulltarë e dinin.) Pra kemi: qyteti Alba e albanët në Lacium dhe mali Alban; fisi albanoi e qyteti Albanopolis dhe mali Alban në Iliri; albanët e Kaukazit dhe “Portat albane” (jo ekzaktësisht në Kolhidë-Krime, por në breg të Kaspikut). Dihet se kjo rrugë dhe konstatimi i albanëve kaukazikë ishin të njohur qysh nga koha e Aleksandrit të Madh. Ne do të shohim se kjo “vijë albane me Herakli/Herkul”, e gadishullit tonë, do të zgjerohet më vonë si një mesore e “orbis terrarum romanorum”, do të kaloje edhe në Francë për të përfunduar deri te Albania e Skocisë, ku në një faqe kodre është gjetur i zmadhuar me teknikën e punimit me gurë, një Herakli me topuz, sipas imitimit të një monedhe antike. (vijon)
Opozita anti-Berishë dhe politika e trakteve Kryesocialisti Edi Rama ka rikthyer metodat bolshevike të zgjimit të ndërgjegjes qytetare dhe pjesëmarrjen e tyre në mitingun anti-Berish që do të zhvillohet të mërkuren. Ideja e fletushkave apo e thënë në gjuhën e filozofisë së pushtetit komunist, e trakteve, beh në logjikën e bërjes opozitë të së majtës. Në një fletushkë të thjeshtë dhe pa shumë pretendime, partitë opozitare i bëjnë thirrje qytetarëve që ndihen të kërcënuar nga regjimi i Berishës të bashkohen në mitingun e tyre të protestës, ditën e mërkurë, 12 korrik ora 19. Kreu i PS së Tiranës, Besnik Bare, LSI-së, Ilir Dashi, PSD-së, Pajtim Bello, sekretari Organizativ i PAD-së, Gjet Ndoi dhe Edmond Stojku nga PDS ftuan të gjitha shtresat e prekura nga qeverisja e Berishës. “Nëpunësit e administratës shtetërore të larguar nga puna, të rinjtë dhe të rejat me perspektivë të cunguar, pensionistët që regjimi i Berishës po jua vështirëson jetën, veteranët e luftës që regjimi i Berishës po iu mohon të drejtat, biznesmenët që gjithmonë e më shumë po iu ngushtohen hapësirat, sindikalistët, punëtorët dhe të papunët në kushte gjithnjë e më të vështira jetese, mediat, të cilat po ndjejnë presionin e regjimit të Berishës”, thuhet në ftesën e partive opozitare të kryeqytetit, ftohen të bashkohen për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e cenuara të tyre. Duket se krerët lokalë të partive opozitare të kryeqytetit kanë marrë përsipër organizimin e këtij mitingu madhështor, që pritet të jetë starti i një beteje të gjatë që do të kalojë nga Parlamenti në shesh. Në një deklaratë të përbashkët, ku i drejtohen të gjithë qytetarëve, krerët opozitarë të kryeqytetit shprehin shqetësimin e rrezikimit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Jemi të shqetësuar për mungesën e vullnetit të PD-së për të zhvilluar zgjedhje demokratike e të lira. Ne vërejmë se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare nuk po respektohen, listat e zgjedhësve të anatemuara nga opozita e mëparshme nuk janë korrigjuar”, shprehen opozitarët në deklaratën e tyre. Ata i bënë thirrje qeverisë aktuale të Sali Berishës të ndalet në rrugën antidemokratike të nisur. Organizatorët e mitingut të protestës pranojnë se ky miting, i pari në këto përmasa pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes partive opozitare, përveç mesazheve që do të japë do të jetë dhe një çështje imazhi. Një gjë e tillë, sipas tyre, kërkon sa më shumë bazë materiale dhe propagandistike për të përmbushur këtë mision. Të shteruara nga fushata elektorale e 3 korrikut, partitë opozitare nuk premtojnë në një demonstrim të jashtëzakonshëm në këtë miting. Megjithatë PS dhe LSI duket se po punojnë shumë dhe në këtë pikë. Madje ato kanë hyrë në një garë se kush do të ketë më shumë flamuj, bluza e kapele me logot e partive të tyre. Bashkimi i opozitës është një sinjal pozitiv për politikën e bashkëpunimit, e cila ka kaluar një ngjitje-zbritje të pafund deri në këtë cak që gjithsesi mbetet pak për t’u besuar në jetëgjatësinë e tij. Kjo për faktin se ky konkretizim, i cili do demonstrohet ditën e mërkurë, në manifestimin e protestës, është jo dhe aq një hap politik me synim ndërtimin e një bazamenti të shëndoshë, se sa një union i të gjithë forcave të majta për të shpëtuar Edi Ramën. Nuk mund të konsiderohet e rastësishme që kjo pikëmbërritje të vijë menjëherë pasi Policia Ndërtimore i dha fund ankthit të shembjes së mbikalimit të “Zogut të Zi”, duke e kthyer në një realitet që politika e majtë e prezanton si union anti_berishë, si një bashkim në emër të mbrojtjes së institucioneve. ALBERT VATAJ SOKOL PEPUSHAJ
Me piktorin e ri Klaudio Lukaj, fitues i medaljes së argjendtë në Belgjikë Kohët e fundit, në Rrethin e Shkodrës, të rinjtë tanë kanë korrur disa suksese në fusha të ndryshme të artit. Dhe ndër sukseset më të fundit në Rrethin e Shkodrës është edhe ai që ka korrur Klaudio Lukaj, nxënës në vitin e tretë të Shkollës Artistike “Prenk Jakova”, dega Artet Figurative. Klaudio ka fituar medaljen e argjendtë në Belgjikë mes rreth 20 shteteve konkurente në fushën e pikturës. Po si e ka përjetuar vetë Klaudio një gjë të tillë? Për këtë ne i morëm një intervistë Klaudios. Shqipëria Etnike: Klaudio, në radhë të parë urime për suksesin e arritur! E, për të arritur deri këtu është dashur shumë punë. Edhe ju si çdo artist tjetër keni pasur fillimet tuaja. Ç’mund të na thoni? Klaudio Lukaj: Që i vogël kam qenë i tërhequr nga figura të ndryshme, por pa e ditur as vetë arsyen. Vetëm në klasën e tetë, mësuesi im i vizatimit zbuloi se unë kisha brumë në pikturë. Më pas, pasi mbarova 8-vjeçaren, mësues Palokë Rrotani më njohu me mësues Ferid Kolën, skulptor shkodran. Që atëherë unë fillova të punoj në studion e tij. Shqipëria Etnike: A e mbani mend cili ka qenë punimi juaj i parë? Klaudio Lukaj: Po, kanë qenë pesë figura gjeometrike. Ka qenë punim i thjeshtë: figura dritë-hije. Këta dhe të tjera punime në fillimet e mia i ka parë mësues Feridi dhe më pas më nxiti të vazhdoja më tej. Shqipëria Etnike: Zakonisht, ku dhe kur punon Klaudio? Klaudio Lukaj: Në shkollë kryesisht marr mësime dhe ide, të cilat më pas i punoj në shtëpi. Shqipëria Etnike: Çfarë kontributi ju ka dhënë shkolla në përparimin e prirjes tuaj ndaj pikturës, duke qenë se ju studioni në një shkollë artistike. Klaudio Lukaj: Shkolla artistike “Prenk Jakova” është një shkollë profesionale gjë që më ka ndihmuar shumë. Çdo ditë unë marr leksione mbi artin e pikturës, gjithmonë nën mbikqyrjen dhe përkujdesin e mësuesve të mi të nderuar. Shkolla është vendi ku unë çdo ditë përfitoj diçka të re. Shqipëria Etnike: Zakonisht, çfarë dëshiron më shumë Klaudio, të hedhë në telajo? Klaudio Lukaj: Në përgjithësi më pëlqejnë portretet, sepse janë shumë domethënëse, gjithashtu pëlqej edhe peizazhet e ndryshme, natyrën e qetë etj. Tani, së fundmi, po marr disa mësime (shoqëruar edhe me praktikë) për profundizmin, sepse më vonë mendoj t’i hyj edhe më thellë këtij stili. Kam dëshirë të studioj edhe më tej. Shqipëria Etnike: Klaudio, tek pikturat e tua ne ndeshemi me realen por gjithashtu edhe abstrakten. A mund të na thoni se ku ndryshojnë ato dhe se çfarë kanë të përbashkët? Klaudio Lukaj: Mund të them se unë jam vetëm në fillimet e mia dhe më shumë kapem pas reales pasi kojë është edhe ABC-ja e pikturës, por megjithatë më pëlqen jashtë mase edhe abstraktja. Mendoj se abstraktja ka më shumë fantazi, ndryshe nga realja e cila të duket më e prekshme. Shqipëria Etnike: Piktura që Klaudio ka më shumë për zemër? Klaudio Lukaj: Për çdo piktor, të gjitha punimet e tij janë të dashura dhe të pëlqyeshme. Dua të bëj një krahasim, mbase të përdorur tashmë nga shumë të tjerë, por ashtu e ndjej unë dhe ashtu po e them. Për mua pikturat janë si fëmijët e mi. E, një baba nuk mundet kurrë të vërë gishtin mes fëmijëve të tij dhe të zgjedhë më të mirin, kështu që as unë nuk mund të dalloj ndonjë të veçantë, megjithatë mund të them diçka, që çdo pikturë e fundit është një kryevepër për një piktor, e unë mendoj se kam shumë për të zbuluar në artin e pikturës. Shqipëria Etnike: Sa punime të kryera plotësisht numëroni deri tani? Klaudio Lukaj: Kam rreth 120 të përfunduara, ndërsa kam edhe një numër të konsiderueshëm skicash. Shqipëria Etnike: Në një moshë të re dhe keni arritur një sukses së madh, si mendoni? Klaudio Lukaj: Për këtë edhe unë ndihem shumë i lumtur, do të thoja se çmimi që mora në Blegjikë ka një domethënie të madhe për mua, pasi tashmë ky sukses i paraprin edhe sukseseve të tjera. Por unë dua të përmend edhe një fakt tjetër, edhe ky tepër i rëndësishëm për mua. Bëhet fjalë për ekspozitën time të parë personale e hapur në Bushat, gjë që me sa di unë është e para ekspozitë pikture në këtë zonë. Shqipëria Etnike: Tani le të flasim për suksesin tuaj. Por së pari, do të donim të na jepnit përshtypjet tuaja mbi pjesëmarrjen në ekspozitën e Akademisë Europiane në Belgjikë. Klaudio Lukaj: Është hera e parë që unë vizitoj Belgjikën dhe aq më tepër nuk e mendoja asnjëherë se mund të shkoja atje për të qenë pjesëmarrës në një ekspozitë. Pjesëmarrja në një ekspozitë të tillë ka qenë ëndrra ime e, fatmirësisht kjo ëndërr m’u realizua. Për sa i përket përshtypjeve të mia mbi udhëtimin, më kanë mrekulluar shumë vende të ndryshme që kam parë, pasi ne kemi vizituar Italinë dhe kemi kaluar përmes Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës. Kam parë vende të bukura me të vërtetë. Shqipëria Etnike: Tani le të flasim për suksesin tuaj në Blegjikë. Klaudio Lukaj: Unë në ekspozitë u paraqita me katër punime, ku dy piktura ishin realiste dhe dy të tjerat abstrakte, në stilin e profundizmit. Në të vërtetë, na shkolla ime nuk isha vetëm unë pjesëmarrës, por edhe një shoku im i klasës, Marsed Lukaj. Gjithashtu merrte pjesë edhe mësuesi Lekë Rrotani. Në ekspozitë merrnin pjesë rreth 20 shtete të ndryshme të botës, ku ishin rreth 210 anëtarë me 68 punime. Emocioni më i madh që kam përjetuar ka qenë fakti që flamuri shqiptar valëvitej mes famurëve të shteteve të tjera. Në ato momente u ndjeva shumë krenar pasi përfaqësoja vendin tim. Dua të them gjithashtu se ka qenë çast magjie momenti kur Presidenti i Akademisë Europiane të Arteve thirri emrin tim dhe më akordoi medaljen e argjendtë kombëtare. Në të vërtetë nuk e prisja një gjë të tillë, por në fund jam i kënaqur që puna ime u pëlqye dhe u vlerësua. Dua të përmend faktin se edhe shoku im i klasës, Marsedi, fitoi medaljen e bronxit ndërkombëtare dhe gjithashtu mësues Leka mori medaljen e argjendtë ndërkombëtare dhe medaljen e artë kombëtare. Është fantastike që të tre u kthyem me nga një çmim. Duhet thënë se grupi shqiptar u paraqit denjësisht dhe doli ndër grupet më të mira. A s’është e mrekullueshme një gjë e tillë?! Shqipëria Etnike: A do të vazhdojë Klaudio të jetë i dhënë pas artit figurativ dhe a do t’i qëndrojë besnik edhe më tej pikturës? Klaudio Lukaj: Tani me të vërtetë jam shumë i dhënë pas pikturës dhe nuk kam ndër mend ta braktis apo të ndahem prej saj. Shqipëria Etnike: Kjo do të thotë se Klaudion do ta shohim gjithmonë duke pikturuar? Klaudio Lukaj: Unë dhe piktura tashmë jemi një. Dhe të tillë do të mbetemi gjithmonë… Shqipëria Etnike: Kujt i detyroheni për gjithë këtë? Klaudio Lukaj: Në rradhë të parë vetes sime, më pas mësuesit Palokë Rrotani që ka punuar me mua. Gjithashtu dua të falënderoj shumë edhe familjen time për mbështetjen e vazhdueshme që më ka dhënë. Shqipëria Etnike: Planet tuaja për të ardhmen e afërt? Klaudio Lukaj: Planet janë të shumta. Krahas shkollës, pasi unë do të hyj në vit të tretë, dëshiroj që të vazhdoj edhe më tej pikturën. Mund të përmend edhe planin më të afërt që është pjesëmarrja në një ekspozitë e cila do të hapet në Francë në muajin tetor, ku unë do të marr pjesë me punimet e mia më të mira. Shqipëria Etnike: Klaudio, faleminderit për intervistën dhe suksese të mëtejshme në rrugën që ke nisur. Klaudio Lukaj: Faleminderit juve! Intervistoi: EMIRANDA LUKAJ
|
Nr. 92 i gazetës në print
| Të qeverisësh më duart e ligjit
Kjo verë do të jetë më e ftohta në historinë 15-vjeçare të postkomunizmit shqiptar. Prangat po u vringëllijnë para syve, atyre që deri dje ishin shtet brenda shtetit. Bindja se vullneti për të bërë shtet përmbys çdo paragjykim, dërmon edhe themelet më të forta të skepticizmit, sa vjen dhe faktorizohet duke u bërë pjesë organike e kësaj qeverisjeje, me mjaft gabime e shume arritje. Berisha, të cilin shumë po e mveshin me petkun e gogolit të politikës, po kristalizohet si faktor i shtetbërjes. Pas një ser gabimesh në rrugën e marrjes së pushtetit, riformatimit të strukturave dhe hallkave të tij, ai po shfaq edhe portretin e një burri shteti, një politikani të vendosur dhe stoik në bindjen e tij për t’i kthyer shqiptarëve Shqipërinë dhe Shqipërisë shtetin ligjor. Këtë ai po e faktorizon dita-ditës me shembuj konkret, me vendosmërinë e strukturave të shtetit për të vendosur ligjin dhe për të ekspozuar të gjithë shtetasit para drejtësisë si të barabartë, larg ledhatimeve politike, imunitetit apo ombrellave të kredos partiake dhe fshehjes pas duarve të ngritura. Pas një ser arrestimesh të kryekriminelëve të shumëkërkuar, pas krijimit të një imazhi premtues të rikthimit të besimit tek shteti, policia para pak ditësh ka vënë nën pranga kryetarin e Komunës së Golemit në Kavajë, Demir Lika, dhe drejtorin e Turizmit, Arben Golemi, ky i fundit i pezulluar pak ditë më parë nga detyra. Mësohet gjithashtu se në shtëpinë e kryekomunarit janë gjendur qindra milionë lekë dhe fatura transfertash në shumën prej 40 milionë lekë. I akuzuari Golemi është filmua gjatë marrjes të një ryshfeti. Shit-blerjet e paligjshme të trojeve në zonat turistike, këto rezultojnë të akuzat që rëndojnë dhe për të cilat do të përgjigjet para drejtësisë Kryetari i Komunës së Golemit në Kavajë, Demir Lika, që njëkohësisht është përfaqësues i Partisë Demokratike. Vetëm pak orë pas këtij aksioni, një tjetër zyrtar, drejtori i Turizmit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Turizmit dhe Sporteve, Arben Golemi. Ne prononcimin e tij për median ministri i Brendshëm Sokol Olldashi është shprehur se, prej disa javësh, ai po hetohej nën akuzën e “mitmarrjes”. Duke vijuar ai ka shtuar se “Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën 11 mijë e 700 euro, 13 mijë USD dhe një vlerë tjetër prej 10 milionë lekë”. Gjithashtu Olldashi ka sqaruar se, në banesën e Likës i janë gjetur edhe disa transaksione bankare, për të cilat ka filluar verifikimi. “Rreth 40 milionë lekë janë transferuar nga Demir Lika”, tha ai. Olldashi informoi se çështja tashmë ka kaluar në duart e prokurorisë. Këtë demonstrim force të shtetit nuk e ka anashkaluar pa koment kreu i ekzekutivit, Berisha. “Këto janë ‘Aldo Bare’-t e urbanistikës shqiptare. Ata që djegin pishat natën. Ata janë kriminelë më të zinj se çdo kriminel tjetër. Dua të garantoj se ligji do të kthehet me të gjithë forcën e tij. Ne do t‘u japim një përgjigje të merituar këtyre zotërinjve që nuk kanë asnjë ligj apo moral, por vetëm të shkatërrojnë çdo gjë që kemi, për të përfituar”, mësohet të jetë shprehur Berisha. Aksionet e policisë me dy arrestime VIP të ditëve të fundit e kanë kthyer edhe një herë fokusin e opinionit publik te korrupsioni dhe përpjekjet qeveritare për të qenë të vendosur dhe për ta luftuar atë e të gjitha mjetet dhe pa asnjë kompromis. Pas arrestimit të disa prej drejtuesve të bandave të famshme në Shqipëri, goditja ka këtë radhë ka vënë në shënjestër abuzuesit me detyrën. Duke dërguar pas hekurave një përfaqësues të Partisë Demokratike, kryetarin e Komunës së Golemit në Kavajë, Demir Lika, shefi i qeverisë kërkon të zhveshë nga çdo paragjykim politik veprimet e deritanishme apo të pritshme të forcave të drejtuara nga Olldashi për të vënë para përgjegjësishë të gjithë ata që kanë abuzuar më pushtetin. Opozitës nuk i mbetet veçse të përshëndesë për herë të parë sinqerisht operacionet e strukturave të specializuara për zbatimin e ligjit. Në këtë mënyrë, ajo duhet të konfirmojë edhe mohimin e çdo mbrojtjeje për ish-zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Kjo do të ç’tensionojë të paktën aktivitetin hetimor të prokurorëve dhe agjentëve policorë, të cilët kanë në dorë dosjet e ish-pushtetarëve apo të zyrtarëve aktualë. Arrestimet pa paragjykime politike e vendosin shtetin në pozita të forta, bindëse dhe premtuese për të qenë efikas në luftën ndaj korrupsionit dhe të gjithë fenomeneve që kanë shpërbërë deri në degradim autoritetin e ligjit dhe shtetbërjes. Duke mos u ndalur as para atyre që Berisha i detyrohej politikisht, ai dëshmon hapur para gjithë shqiptarëve se të gjithë ato deklarata, i gjithë ai premtim gjatë fushatës së zgjedhjeve, nuk ishte dhe tash së fundi nuk rezultojnë të kenë qenë premtime elektorale, oratori politike për konsum popullor, por platforma dhe bindje të palëkundura për të bërë shtetin. Se kështu dhe vetëm kështu do të bëhet e mundur, jo vetëm realizimi i premtimeve para elektoratit, por më shumë, kthimi i besimit të qytetarëve shqiptarë tek politika, shteti. Kjo ndodh atëherë kur pakkush kishte konservuar në bindjen e tij, se do të vijë një ditë kur shteti do të dëshmojë më gjithë prezencën e tij, se ka forcë që të jetë shtet dhe ligjvënës. Vendosmëria e Berishës që sa vjen dhe plazmohet në koloritin e panoramimit të ri të shtetit, ka kohë që vepron. Qeverisja me dorën e ligjit nuk e ka ndalur Berishën të padisë për abuzim me pushtetin kreun aktual të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për të vijuar me ish-ministrin e Rendit Publik, Igli Toska, ish-ministrin e Ekonomisë, Anastas Angjeli, ish-zv/ministrin e Industrisë dhe Energjitikës, Arben Ahmetaj, ish-drejtorin e Albtelekom, më pas ish-zv/ministrin e Transporteve Dhimitraq Raftin, për të vijuar më pas me ish-ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ishi-ministrin e Financave, Arben Malaj, ish-Drejtoreshëne Përgjithshme të Postës Shqiptare, Luiza Hoxha. Në këtë listë të “deleve të zeza” të shtetit dhe të drejtës për të qenë të gjithë të baraartë para ligjit dhe drejtësisë vijojnë; Viktor Mato, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, Vasil Hila, ish-kryetar i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Durrës, Dule Harizaj, zv/kryetar i Bashkisë të Vlorës Osman Pëllumbi, kryetar i Komunës së Paskuqanit (Tiranë), Gjergj Toma, kryetar i Komunës së Zejmenit (Lezhë), Andon Bita, kryetar i Bashkisë së Patosit dhe administratori i Call Centër, Makashi. Pas kësaj liste tët të paditurish, dosjet e të cilëve i janë dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme për hetim dhe të prangosurish, është shumë e vështirë të shohësh vetëm pushtetin e Berishës, pushtetin e një hakmarrje politike, siç guxojnë ta artikulojnë devocionin e vendosjes së shtetit ligjor disa syresh të opozitës. Qeverisja me dorën e ligjit është e qartë tashmë si drita e diellit. Mbase në këtë rrugë, dhe në vijim jo gjithçka është, mund dhe do të jetë perfekte. E rëndësishme mbetet se shteti ka filluar të lëviz. Frika e sundimit të këtij vend nga njerëzit e parasë dhe të krimit gradualisht sa vjen dhe fashitet. Drejtësisë dhe ligjit po u kthehet autoriteti dhe personaliteti i nëpërkëmbur këto 15 vite postkomunzmi. Mbase është ende heret të klasifikojmë se ky është një sukses i qeverisjes së Berishës. Por nuk është e parakohshme të shpresohet si më në fund këtij vendi ju kthye frymëmarrja e shtetit ligjor. Rrugëtimi në këto shtigje të ngushta dhe në një reliev shumë të thyer, e pse jo dhe me mjaft rreziqe, mund të konsiderohet i sapunisur. Populli thotë “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”. Larg pretendimeve dhe pasioneve të kundërta politike mund të themi se ky është një fillim i mbarë. Ardhja deri këtu natyrisht nuk ka qenë dhe aq komode, sikurse vijimi më tej, kurrsesi nuk duhet të pretendohet se do të jetë në favor të atyre që kërkojnë të bëjnë ligjin, të bëjnë shtet në këtë vend ku gjithçka mund të pretendoje se kishte me përjashtim të shtetit, të ligjit dhe të drejtësisë së drejtë. Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Tre institutet e Kanunit që e definojnë shpirtin shqiptar Kanunet njihen tek shqiptarët si sisteme të pashkruara juridike dhe thirrja në ato rregulla, edhe sot në shekullin 21, janë trajtuar si negative brenda botës shqiptare por edhe nga studiues të jashtëm si të dëmshme për rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat që sanksionon ky sistem juridik janë “jopërparimtar” të “vjetruar”, “arkaike e mesjetare”. Tendenca e paraqitjes së rregullave të kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, që pengojnë zhvillimin e shoqërisë, vjen si pasoj e shumë ngjarjeve që kanë përshkruar proceset e zhvillimit në shoqërinë shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpërdorimin e deri në shkallën sa është plasuar si sistem shkatërrimtar për shoqërinë shqiptare. Por a është kanuni (kanunet) me të vërtetë i tërë i tillë? Cili ishte qëllimi i së drejtës së pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janë institutet themelore që sipas këtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janë të përdorshme për aktualitetin e sotshëm? Të fillojmë me përgjigjen e pyetjes së parë. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) në gjirin e tij (tyre) përmbajnë elemente që, varësisht prej interpretimit, pa asnjë mëdyshje mund të klasifikohen si moderne për kohën kurë ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet që mund t`i gjejmë në ato rregulla mundemi t`i krahasojmë, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne të rregullave e ligjeve. Lidhur me pyetjen e dytë që në fillim duhet të precizojmë një të vërtetë elementare të qëllimit të rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar, sidomos faktin, se ato rregulla kanë pasur për qëllim primar luftimin/sanksionimin e vetive negative në shoqërinë shqiptare për ta ruajtur qetësinë nëpërmjet caktimit të disa rregullave që nuk jepen nga një instancë ligjore por vijnë dhe formësohen nga një proces historik në formë të pashkruar nga gjiri i popullit. Si të tilla rregullat e kanunit gërshetojnë në vete elemente tipike shqiptare që definojnë shpirtin e shqiptarëve, e karakteristike, të cilat janë vlerësuar lartë nga studiues të ndryshëm. Tani të ndalemi te përgjigja e tretë. Të identifikojmë cilat janë elementet specifike që dalin nga kanunet që njëkohësisht e definojnë edhe “shpirtin shqiptar”. Le të marrim këtu juristin kosovar, Krist Maloki, i cili ka jetuar e vepruar në Graz të Autrisë që ka bërë një përsiatje unikate në këtë drejtim duke prekur thelbin e çështjes që po e trajtojmë. Shpirti shqiptar sipas Malokit përkufizohet me tri fjalë: besa, nderi dhe burrnia. T`i shtjellojmë këto institute veç e veç, të shohim nëse ato përkojnë me realitetin, kontekstin aktual, sa janë të aplikueshme ato sot? Besa Instituti i besës tek shqiptarët, sipas Malokit është kuptuar si një fjalë e dhënë edhe e mbajtur, armëpushim sipas kanunit, besnikëri, mbështetje, siguri e sa e sa elemente tjera që respektoheshin me përpikëri qoftë kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftë shqiptari ndaj armiku e mikut. Dhënia e besës ishte një institut aq i rëndësishëm sa ai që e jepte atë, kurë dhënësi ishte i qëndrueshëm e i pathyeshëm, ishte në gjendje të humbiste gjithçka, por jo edhe ta thej atë. Besa definohet si “fuqi morale e teorisë dhe e vetëmohimit” që vështirë kuptohet nga të tjerët, e që vështirë e gjejmë te ndonjë popull tjetër. Sot çka po ndodhë me besën? A nuk është kthyer sot në nocionin e kundërt pabesi? Nderi Instituti i nderit do ta quaja se kulmon(te) për shqiptarin, ai qëndronte mbi të gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse ati që iu ishte marrë ishte gjallë, ishte i vdekur, sipas kanunit. Ky institut është deformuar nga interpretimet e ndryshme që i janë bërë me tendencë të njollosjes, mbase edhe prej atyre të pa nder. Semantika nderit nënkupton “jo vetëm largimin prej shka ka të përpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe të tjerëve dhe ja nalton çmimin dinjitetit personal të tij”, thotë Maloki. Nga ky definicion dalin edhe elemente që lidhen drejtpërsëdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk është institucion i prapambetur. Përkundrazi! Ai është i sanksionuar, varësisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe në vendet më moderne perëndimore. Këtu mund të theksojmë nderin që lidhet e sanksionohet në të drejtën penale, pastaj edhe në konstelacion me personalitetin e njeriut që është shprehje moderne e sanksionuar po ashtu edhe në aktet më moderne ndërkombëtare që lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull të drejtat e njeriut. Tek shqiptari ky institut nënkupton njëkohësisht “një sumë ndjesish të veçanta, të cilat kanë lidhni me gjithshka e rrethon e i përket atij drejt për së drejti a tërthoras: person, familje, gjak e gjini, votër e vend-lindje e sidomos doket e të parëve “dy gisht nderë në lule të ballit na i njiti Zoti i Madh”” na thotë kanuni. Ky institucion ishte, vlerësohet, vendimtar edhe për ruajtjen e identitetit, traditës dhe gjuhës. Ishte element që ndikoi në përballimin dhe mbijetesën nga “robnia e pamëshirshme”. A nuk e kemi shtuar ne shqiptarët hapësirën e atyre dy gishtave në lule t`ballit? Detyrojmë gratë në prostitucion, shesim fëmijë, presim në besë e fjalën e dhënë – dhe kurë ndodhin reagimet, kryesit e këtyre veprave thirren në kanun! A s`është ky ç`rregullim?! Burrnija Burrnia krahasohet me fjalën angleze “Gentleman” e cila është tipike angleze që si fjalë përfshinë një kulturë në vete më shumë se sikur të përkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar që nënkupton shumë elemente të lidhura ngushtë ndërmjet veti. Si nocion, na shkruan Maloki, rrjedh prej fjalës burrë që “ka nji vështrim aqë të hapun, sa âsht jeta dhe të pjekunit e tij me shka e rrethon” për të shtuar më tutje, sa një analist i hollë a psikolog, shprehet ai, do të gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerëzuer”. Me të drejtë është vërejtur, se përkthimi i kësaj fjale në gjuhë “të gjalla a të dekuna” do të dilte krejt qesharake. Po cilat janë elementet që e përshkruajnë këtë institut dhe shprehje tipike shqiptare? Maloki thotë se burrnia përfshinë “në tê krejt shka mund të veprojë mashkulli: vullnesë, guxim, qëndresë, bujari e çdo virtyt që e plotëson shpirtnisht e njerëzisht”. Ky nocion përshinë po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetiu, nderimin për nder të vet e të tjerëve, qetësinë`e duresës ndër të papritura e rreziqe, papërkulninë e pathyeshme kundrejt të mitosonush”. Këto elemente që vlerësohen si “shpirti shqiptar” e që dalin drejtpërsëdrejti nga gjiri i popullit dhe kanunet, sa po praktikohen sot? Sa përshkruajnë sot jetën e shqiptarit? Po si të ruhen ore këto elemente mesjetare? Do të ishte një përgjigje e mundshme! Po a janë vërtetë veti vetëm mesjetare? Një mik më tha një ditë, sot këto elemente kanë marrë anën e kundërt – a nuk do të ishte më mirë të flitet për pabesi, pandershmëri dhe jo-burrni? Këto tri elemente, duhet theksuar, në vete përmbajnë disa principe të pashmangshme moderne që luajnë një rol shumë të rëndësishëm edhe në trendin e normave juridike aktuale perëndimore si ato që rregullojnë ekonominë, tregtinë, si ato që lidhen me kodin civil, penal e deri te të drejtat e njeriut. Interpretimi i besës, nderit dhe burrnisë në kontekstin aktual nuk hasë në asnjë vështirësi. Përkundrazi! Këto elemente të identifikuara si “shpirti shqiptar” do të ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janë specifika që kundërshtojnë fenomenet negative që po i kërkon Evropa. Ato mund të sillen në lidhje të ngushtë me standardet dhe ecjet moderne. Kërkesat e Evropës në adresën e shqiptarëve do të plotësoheshin në një shkallë të lartë vetëm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh të këtyre elementeve që janë pjesë e identitetit shqiptar, në kontekstin aktual. Ne nuk duhet që t`a shkelim atë traditë të shëndoshë që ka ky popull. Fundja, a duhet forcë e jashtme t`na imponojnë ato specifika që në të vërtetë janë vetë kulturë e jona? Zef Ahmeti, St. Gallen Festohet me madhështi në Shkodër 60-vjetori i Festës Kombëtare të Italisë Konsullo Roberto Orlando – diplomati me qytetari shkodrane Në ceremoninë e organizuar me rastin e kësaj feste, konsulli Orlando jo pa emocion ka njoftuar mbarimin e mandatit të tij në Shkodër. Pas 5 viteve karrierë më se të suksesshme diplomatike në Shqipëri, prej të cilave 3 në qytetin më të madh verior, vijon rrugën e tij në Ambasadën e Italisë në Britaninë e Madhe Pa më të voglin dyshim, pas tre viteve karrierë diplomatike dhe një kontribut të pakrahasueshëm për zhvillimin e gjithanshëm të veriut të Shqipërisë, konsulli i Italisë në Shkodër, Roberto Orlando, mund të konsiderohet me të gjitha efektet një qytetar shkodran. Gjithçka vjen spontane, teksa jo pa keqardhje mësojmë se në rrugën e tij të gjatë diplomatike, Orlando do të lërë pas tre viteve pune Konsullatën e Shkodrës për një ngritje të dukshme profesionale dhe të karrierës, drejt Ambasadës së Italisë në Britaninë e Madhe. Në fakt gjithçka u mësua në Festën Kombëtare të Italisë më 2 qershor, kur në traditën e krijuar që me rihapjen e saj, Konsullata e Italisë organizoi edhe këtë vit një pritje të një niveli shumë të lartë. Vlerësimi për punën e Konsullatës dhe të Konsullitg Roberto Orlando, u pa qartë nga densiteti i madh i autoriteteve të ndryshme jo vetëm nga rrethi dhe qarku i Shkodrës, por edhe nga qarqe të tjera që janë nën juridiksionin e selisë diplomatike. Emocionet e shumë prej të pranishmëve u ndërthyen me ato të vetë Konsullit Orlando, teksa mbante fjalën e rastit para të pranishmëve. Për herë të parë zëri i dridhej dhe fytyra i rrezatonte emocione të veçanta. Megjithatë, si një diplomat i sprovuar, ai ka arritur të paraqesë brenda pak minutave ecurinë e Konsullatës që drejtoi me shumë kompetencë e profesionalizëm për 3 vite, vite të cilat do mbeten në memorien e gjithë popullit të veriut shqiptar. Siç është e natyrshme, ai ka filluar me falënderimet, të cilat kanë qenë për një numër të konsiderueshëm jo vetëm individësh, por edhe shtresash të shoqërisë. Kështu, Orlando ka falënderuar për bashkëpunimin autoritetet vendore të të gjitha niveleve, duke uruar që një bashkëpunim i tillë të vijojë edhe me pasardhësin e tij. Një tjetër mirënjohje diplomati ka rezervuar edhe për shoqata të ndryshme shqiptare, italiane, biznesmenë të të dy vendeve, që së bashku i kanë dhënë udhë një starti të fuqishëm për zhvillimin e rajonit tonë. Sigurisht edhe stafi i Konsullatës, vërtet në një nivel të lartë profesional, nuk mund të mos ishte në axhendën e falënderimeve të Konsullit italian. Gjithsesi, duhet theksuar se është meritë e Orlandos edhe përzgjedhja e një stafi të tillë. Gjatë këtyre viteve, mediat dhe gazetarët kanë patur një vend shumë të veçantënë të gjithë aktivitetin e Konsullatës së Italisë. Asnjë nga gazetarët e pranishëm në festë nuk mund ta kundërshtonte faktin e një fryme të re dhe krejtësisht transparente me publikun, realizuar pikërisht në sajë të një bashkëpunimi dhe strategjie të studiuar mirë nga Konsulli Orlando. E, në këtë drejtim ai u ka drejtuar falënderim publik të gjitha mediave, duke vënë në dukje jo vetëm profesionalizmin në pasqyrimin e punës së selisë diplomatike, por edhe në dashamirësinë e shprehur nga mediat. Orlando ka uruar që e njëjta gjë të ndodhë edhe me pasardhësin e tij, gjë që do e dëshironte edhe gazeta “Shqipëria Etnike”. Në këtë kuadër, një surprizë mjaft interesante ishte edhe akordimi i një titulli. Në emër të redaksisë së gazetës “Shqipëria Etnike”, gazetë kjo tashmë e njohur në gjithë botën, e vetmja gazetë shqiptare që botohet në tre gjuhë, shqip, italisht dhe anglisht, drejtori i saj, Sokol Pepushaj i ka dorëzuar Konsullit Orlando një diplomë, “Mik i Gazetarëve”. Motivacioni i kësaj diplome nuk tregonte asgjë më shumë se një pjesë të vogël të kontributit të pamohueshëm të këtij italiani, që tashmë do ta marrë me vete edhe si një pjesë nga qytetaria e fituar shkodrane. Në këtë diplomë është vlerësuar raporti i shkëlqyer që diplomati krijoi në vite me gazetarët dhe mediat, por njëkohësisht edhe kontributi në të gjitha fushat, duke u përqendruar tek kultura dhe afrimi në mes Italisë dhe Shkodrës. Vlen të përmendet se është diploma e dytë e mirënjohjes që Orlando ka marrë nga gazetarët, pas asaj që i është akorduar nga Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut (UGPV). Ne jemi të ndërgjegjshëm se ai meriton tepër më shumë. Ka qenë transparent dhe mik i yni. Madje, gjatë ceremonisë, meqë biseda po zgjatej, kolegu Pepushaj më tha shqip “A largohemi, pasi ka edhe probleme të tjera?”. Unë i thashë: “No!”, pasi Orlando qeshi dhe vlerësoi xhestin tonë. Gjatë ceremonisë së organizuar nuk kanë munguar edhe nderimet për figura me kontribut në shoqërinë shkodrane e shqiptare. Këtë herë, dy qytetare italiane, pikërisht Silvana Vignali, drejtuese e Projektit “Shpresa” dhe prof. Ester Romagnoli, pedagoge e nderuar e Italianistikës në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, kanë merituar plotësisht medaljen e “Yllit të Solidaritetit Italian”, akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Carlo Azelio Ciampi, pas propozimeve që ishin drejtuar nga Konsulli Orlando. Ndërsa është vlerësuar kontributi i Vinjalit në integrimin e personave me aftësi të kufizuara dhe kontributi i Romagnolit në shërbim të arsimit shkodran, dy zonjat i kanë drejtuar me shumë mirësjellje falënderime Konsullit Orlando, jo vetëm për propozimin e bërë për to, por edhe kontributin gjatë viteve të shërbimit diplomatik në Shqipëri. Kjo ka qenë pjesa zyrtare e aktivitetit. Më pas, nën tingujt e bandës ushtarake të Tiranës dhe të një kokteili, të gjithë kanë patur mundësi të bisedojnë lirshëm dhe të shkëmbejnë mendime. Si një njohës i afërt i aktivitetit gjatë këtyre viteve të Konsullatës dhe të Konsullit Orlando, në një shkrim është e pamundur të përmblidhen 3 vite pune intensive. Ndërsa prioritete të aktivitetit diplomatik të tij, që me ardhjen në krye të selisë diplomatike, ishin stimulimi i zhvillimit social-ekonomik, biznesit dhe kulturës, në shërbim të afrimit mes dy popujve, mund të themi se Orlando i tejkaloi të gjitha parashikimet. Ndër arritjet më të freskëta është projekti i “Parkut Industrial” në Koplik të Malësisë së Madhe. Duhet pranuar se ishte këmbëngulja e Konsullit, i mbështetur fuqimisht edhe nga Ambasadori në Tiranë, Attilio Massimo Iannucci, që solli miratimin e këtij projekti si bashkëpunim me Rajonin e Puglias, duke ftuar edhe biznesmenë të tjerë të fuqishëm italianë. Një kontribut të paharrueshëm, Orlando dhe stafi i tij dhanë edhe për kulturën, organizimin e shumë aktiviteteve serioze dhe dobiprurëse, që gjallëruan jetën kulturore-artistike të Shkodrës e më gjerë. Si qytetarë shkodranë, por edhe si gazetarë, nuk mund të mos shprehim keqardhje për heshtjen e pushtetit vendor ndaj aktivitetit të Konsullit Orlando. Paraardhësi i tij, Stefano de Leo, i cili duhet thënë se iku nga Shkodra jo pa lënë pas polemika në lidhje me transparencën e punës së tij, u paraqit në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si i propozuar për titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Arsyeja e vetme për këtë titull në atë kohë ishin marrëdhëniet private dhe me interesa të ngushta të disa këshilltarëve me de Leon dhe asgjë më shumë. Ndërsa, për një kontribut të dukshëm dhe të madh në favor të zhvillimit të gjithanshëm të rajonit, i pranuar nga të gjithë, edhe vetë pushtetarët vendorë, pa kaluar asnjëherë në media për të keq (rast ky unikal), askush nuk është kujtuar të paktën t’i japë një titull “Mirënjohje”, minimalisht. Sa nuk është ende vonë, përmes këtij shkrimi tentojmë të grishim qytetarinë e një pjese të këshilltarëve, pasi ka ende kohë për të rregulluar një gabim, i cili nuk duam të besojmë se është bërë me dashje. Nuk duhet bërë asgjë tjetër, mjafton të kthesh kokën pas dhe të ecësh në tre vitet e mandatit të Orlandos dhe gjen jo qindra, por mijëra arsye për ta shpallur atë “Qytetar Nderi” të Shkodrës. Gazeta jonë ju garanton se do fitoni shumë pikë duke bërë ndonjë akt që materializon dëshirën e të gjithë komunitetit të Veriut shqiptar, të atyre që do u rikërkoni votën. Tashmë edhe pak javë apo muaj dhe miku i mediave dhe gazetarëve, i Shkodrës dhe i shkodranëve, por edhe i Shqipërisë dhe shqiptarëve, do të largohet drejt Ambasadës së vendit të tij në Britani të Madhe. Është vërtet një kënaqësi për të, shpërblim për një karrierë diplomatike të panjollosur asnjëherë. Edhe ne jemi krenarë, pasi Shkodra modeste ndikoi të evidentohen aftësitë diplomatike të Orlandos. Ndjejmë edhe keqardhje, siç edhe e shprehu vetë Orlando gjatë fjalës së tij, por diplomacia ka rregullat e saj. Në mes të mediave dhe “Shqipërisë Etnike” në veçanti, me Konsullatën e Italisë në Shkodër janë krijuar raporte shumë të mira pune dhe bashkëpunimi reciprok. Tashmë janë hedhur hapat e parë në drejtim të forcimit të vazhdueshëm të tyre. Ne jemi të gatshëm të vijojmë të njëjëtën linjë, por ka jo pak në dorë edhe pasardhësi i Konsullit Roberto Orlando. Urojmë dhe shpresojmë që bashkëpunimi të thellohet, edhe pse për të qenë realistë, duket e vështirë pas një eksperience që kemi përjetuar me Orlandon për tre vite. Me sa duket, pozicioni i tij në Ambasadën e Tiranës si i ngarkuar me marrëdhëniet me median, ka ndikuar në këtë drejtim. Ka qenë një diplomat, mbase i papërsëritshëm. Nuk mund të themi asgjë tjetër, veçse t’i urojmë karrierë të gjatë dhe të suksesshme Roberto Orlandos në Britaninë e Madhe, pse jo një ditë të kthehet jo vetëm në Shkodër, por edhe në Ambasadën e Tiranës. Ne kemi fituar një mik, i cili do të jetë i tillë për të gjithë jetën. Mendojmë se edhe Orlando na konsideron të tillë. Blerti Delija President i “Gazetarëve të Veriut Shqiptar”
77935 shtetas i kërkojnë Presidentit Alfred Moisiu që Ismail Ahmeti të nderohet me titullin “Nderi i kombit” Kërkesë: “Shoqata e Ndërtuesve Veteranë të Veprave të Dritës”, përfaqësuese e ligjshme e 77935 punëtorëve, specialistëve dhe kuadrove që kanë kontribuar me djersën dhe gjakun e tyre në ndërtimin e hidrocentraleve, duke filluar nga Selita (1949-1951) dhe deri në Banjën (e papërfunduar), parashtrojmë kërkesën tonë, si vijon: Duke patur parasysh punën e palodhur, aftësitë e shquara profesionale, organizuese dhe drejtuese të inxhinierit të talentuar shkodran, z.Ismail Ahmeti; komunikimin e tij tepër njerëzor (si me vartësit, ashtu dhe me eprorët), cilësi këto tepër të rralla, që nderojnë çdo drejtues të çdo niveli qoftë, dhe që zoti Ismail Ahmeti i aplikoi me shumë efikasitet. Drejtues tepër i preokupuar në zgjidhjen e problemeve dhe halleve të mëdha të cilat na i ofroi koha, si strehimi, shkollimi i fëmijëve të punëtorëve të thjeshtë, ku prania e tij në mbrojtjen e tyre ka qenë kurdoherë e pranishme dhe evidente. Inxhinier Ismail Ahmeti shquhet për kurajon e lartë dhe guximin e admirueshëm në çdo ballafaqim me eprorët, pak “i sertë”, por shumë i drejtë, i ndershëm dhe i pakorruptueshëm, deri në kuotën maksimale që mund të arrinte një kuadër i lartë i asaj periudhe aq të vështirë, kur lufta famëkeqe e klasave ndizej si një “vullkan”. Edhe në ato situata aq të vështira, asnjëherë nuk e pamë të përkulur, kurrizin e këtij burri shteti, para eprorëve, të cilitdo rrangu që mund të ishin. Ai sfidoi me zgjuarsi dhe guxim “gurakuqian” të gjitha vështirësitë e panumërta të cilat i ofroi koha dhe terreni tepër i vështirë. “Zyrat” e tij ishin tunelet, galeritë dhe skrapatat e shkëmbinjve të Fierzës e Komanit, ku çdo ditë dhe çdo natë ishte i pranishëm mes punëtorëve, gjithnjë në ballë, atje ku prania e tij plot autoritet ngrente në “zenit” moralin e punëtorëve. Do të duheshin volume dhe fantazia e Zhyl Vernit për të përshkruar shembullin e këtij “apostulli” të veprave të dritës, ku militoi plot vetmohim në fillim si inxhinier, k/inxhinier, drejtor dhe më në fund Ministër i Ndërtimit. Dy elemente cilësore, tepër të lakmueshme për kohën që po kalojmë dhe që ishin të “fermentuar” në moralin e të nderuarit Ismail Ahmeti janë: asnjëherë nuk bëri dallime krahinore, fetare apo mes qytetarëve dhe fshatarëve; nderoi dhe respektoi njeriun e punës, duke “amortizuar” në maksimum “luftën e klasave” (këtë e ritheksuam, si një element që ndriçon portreti e këtij “vigani” të cilin mund ta krahasojmë vetëm me figurën e shquar të bashkëqytetarit të tij, “Heroin dhe Mësuesin e Popullit”, të madhin dhe të papërsëritshmin Luigj Gurakuqi. Ndaj dhe Ju propozojmë, zoti Presidenti ynë i nderuar, që: Ju, bashkë me stafin Tuaj të dëgjoni zërin e shoqatës tonë, të cilës i bashkohet dhe zëri i mbi 400 dëshmorëve të rënë në ndërtimin e veprave të dritës, që inxhinier Ismail Ahmeti të shpallet, ose të dekretohet “Nderi i Kombit”. Me shpresë dhe bindje në konsideratën e kërkesës tonë, “Shoqata e Ndërtuesve Veteranë të Veprave të Dritës”. Zëdhënësi i Shoqatës, Mark Bregu
Kryeministri Sali Berisha i jep vlerësime të larta biznesmenit Paulin Radovani Në nëntë muaj qeverisje të kristaltë, Qeveria shqiptare dhe personalisht Kryeministri Sali Berisha, të gravituar tek interesat e interesave të shtetasve shqiptarë, kanë bërë një shndërrim fenomenal që padyshim edhe për gjeneratat e tjera të politikës shqiptare do ngelen himn. Paraqitja e planit të zhvillimit për qarkun e Shkodrës nga Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe pesë ministra ditë më parë në kryeqendrën e Veriut shqiptar, u shoqërua edhe me një eveniment tjetër që flet shumë, me vizitën e Qeverisë në fabrkën e këpucëve “Filanto” -Përgëzoj ekonomistin Paulin Radovani, për modernizimin, drejtimin dhe rrugën e pastër të biznesit që drejton, duke rrezatuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Shkodër… – tha midis të tjerave Kryeministri. Dhe këto fjalë kanë peshë të madhe në ditët që po kalon vendi ynë, ku mafia, politika dhe krimi ekonomik vijnë nga rrjedhoja politike me shumë pikëpyetje dhe ku Kryeministri është tepër i kursyer në fjalë të mira. Fabrika “Filanto”duket se është shembulli i biznesit shqiptar, pasi jo vetëm Berisha, por kohë më parë edhe ambasadorja amerikane Marsi Ries i pat dhënë “leksion” politikës dhe ekonomisë shqiptare pikërisht nga këtu. Fjalët e Kryeministrit nga ambjentet e “Filanto” për modelet e biznesit dhe uljen e tatimeve e krijimin e një klime lehtësuese, duket konturojnë jo vetëm borxhin që i kanë qeveritë Shkodrës, anët jo dhe vetëm anët e së cilës janë kafshuar nga bizneset e pista, të dyshimta qysh në pamje të parë, nga shfrytëzimi skllavërues i bosëve të botës së krimit ekonomik, por edhe me frikshmërinë e qetësisë me të cilën pranon të jetojë vetë komuniteti. Kryeministri Berisha shkëmbeu informacione dhe ide me ekonomistin Paulin Radovani, duke u thënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që bizneset e pastra do i përkrahë, të pistat do jenë shënjestër e qeverisjes së kristaltë. Nëse nuk mund të themi se dominojnë bizneset e ndershme, mund të themi se krimi dhe mafia ekonomike janë përpjekur t’u vendosin bërrylin bizneseve të pastra, sfond këto i integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Dhe vërtet, nuk përbën risi kur thua se Radovani që në embrion të lindjes së biznesit, kur Shqipëria nuk kishte përvojë, synoi për një transformim, ku përgjatë tërë viteve u tregua strikt në pagesën e doganave, të detyrimeve dhe me gjithë hapësirat e ngushta nëpër rrugë të kthesta, bazuar në ligjet, por edhe falë guximit intuitiv e profesionalizmit, arriti të shndërrohet në një promotor të zhvillimit ekonomik të Shkodrës. Sot të gjithë punëtorët ndjehen tepër më mirë se në bizneset e tjera. Pastërti, ambjente të bollshme, sigurim teknik, sigurim shoqëror, leje lindjeje, pasi thuajse të gjitha janë femra, shpërblime në raste festash etj. Të gjitha këto flasin siç flet kultura, njerëzit në nevojë, sporti, ligji, Kryeministri vetë. Pra, shikuar në raport me bizneset e tjera në Shkodër, barra e detyrimeve ka qenë tepër më e rëndë për ekonomistin Radovani. Kështu, nëse shumë biznesmenë në Shkodër janë bërë kapitalistë me rregulla komuniste, Radovani me ligje demokratike. Ti, lexues mund të thuash se epokat kanë ndryshkur drejtësinë, mirësinë, njerzillëkun. Ne themi jo. Është qeveria demokratike që të gjithë ata që kanë spekulluar me djersën e njerëzve të thjeshtë, që kanë vënë miliarda në pak vite nga hiçi, që kanë abuzuar me dokumentacione, detyrime e dogana, që kanë bërë ç’kanë dashur, do jenë në sitën e kontrolleve dhe hetimeve dhe ne si gazetë do jemi të hapur edhe për mendimet e specialistëve dhe të intelektualëve, duke ndihmuar Qeverinë dhe Kryeministrin Berisha në zbulimin e lidhjeve të mafias me politikën. Kushtet dhe stimulimi për jetë më të mi rë ishin postulati i Kryeministrit në fabrikën “Filanto”. Por në kontekstin e mosvyshkjes së fjalëve, e mosrënies si gjethe të thara, Shkodra do ketë hapje të hapësirave, pasi qeveria italiane është e interesuar në zhvillimin e rajonit të veriut shqiptar. Sokol Pepushaj
“Ushujza” e Shkodres vazhdon te pasunohet me gjakun e shkodraneve! Asht nji epitet qe nuk jam lodhe shume me e gjete. Ish- kryetari i opozites se atehershme, sot kryeminister i vendit Sali Berisha, ja njiti shume bukur kete emen mase te merituem Gjergj Leqejzes. Nuk kam asgja personale me kete individ, sic edhe me te tjere per te cilet kam shume materiale. Thjeshte perpiqem te cliroj Shkodren nga thonjte e kesaj ushujze por edhe te tjerave te ngjashme. Ne fillimet e demokracise, ish- llogaritari i PPSH-se ne Puke e diku tjeter, u afrue me Partine Demokratike. U tregue i mencem dhe asnjihere, edhe pset pat mundsi, nuk mori poste dhe detyra politike, por shfrytezoi me mjeshtri kete fakt duke u paraqitur si njiri i besueshem i investitoreve te interesuar Italian per Shkodren tone. Kshtu, nji dite te bukur, Leqejza e pa vedin si administrator te Kotoneles, me nje rroge te majme 300.000 leke ne muej (per fillim ’90 shume e leverdisshme). Drejtoreshe e ndermarrjes, ishte nje zonje e bukur dhe shume e zonja ne shume pune, emnin e te ciles nuk po e permend. Mesa di une, asht jashte Shqipniet tashma. Ne fakt, edhe pse thuhes se sot e ksaj dite, ai nuk asht pronar i firmes se tij, ne vitin 1997 filloi njitja e vertete per Leqejzen. Ne menyre e cuditshme, ndersa te gjitha bisneset po falimentonin dhe ikshin nga Shkodra, bisnesi i tij lulzoi dhe u ba shume shume fitimprures. Arsyet ishin te thjeshta. Ne kohen e rrumujave, duke ushtru presione nga ma te ndryshmet,ai detyroi pronaret italiane te largohen dhe fabrika nder me luksozet per kohen, mbeti ne duert e administratorit Gjergj Leqejza. Per te mbajte ne kambe bisnesin, duke perfitue edhe nga koha e trazinave, Leqejza “punesoi” elemente te njohun kriminal nga rrethinat e Shkodres, nji pjese e te cileve tashme ose jane ne burgje, ose te vdekun. Me nji akumulim shume te madh dhe te shpejte te pasunise, ai e kishte shume te lehte qe pas dy viteve te “blente” me pare ne dore postin e prefektit te Shkodres, te cilin e mbajti per 4 vite e ma shume, si asnji tjeter deri tash. Me mjeshtrine e tij te sprovume, Leqejza e shfrytzoi postin per te pasunue veten dhe nji grup te vogel rreth tij, ne bashkpunim me kryetarin demokrat te Bashkise, Ormir Rusin (per te cilin kam nji tjeter material gati). Gjate ktij dualiteti, Shkodres i erdhen vertete disa investime, por nga ana tjeter, edhe u pasunuen shume jo vetem dy personat e lartpermendun. Gjithcka qi miratonte ne bashki me metodat e tija Rusi, edhe pse antiligjore, merrnin vulen e Leqejzes si prefekt. E Shkodra, u kthye ne nji bunker betoni sic asht sot, ku nuk mbeti asnji pllame toke e gjelber. Mafia e ndertimeve abusive, lulzoi pikrisht ne kete kohe. Kush asht I interesuem, mund te hape letrat ne bashki e prefecture dhe verifikon gjithcka. Ne emen te ndihmes per komunitetin e bisnesit Leqejza dergoi linjen 20 kv ne zonen industriale, gjithmone ne bashkepunim me Rusin. Arsyeja ishte e thjeshte, pasi ne ate zone kishte bisneset e tija Leqejza, por edhe miq dhe te njohun te tij e Rusit. Sesi vehet ne sherbim te individeve te inkrimunuem shteti, shembulli ma i kjarte asht ky. Ndoshta nuk e besoni, por sot ne Shqiperi, Leqejza asht nder njerezit ma te pasun, mos me thane me I pasuni. Kete e ka pohue jo vetem kryeministri Berisha, por asht e vertetueme me fakte. Kudo ku ndertohet ne Shkoder, asht dora e paret e tija. Emnat e vendosun ne tabela dhe ne hipoteka, jane thjeshte fallso. Duke fillue nga tjetersimi I ish- Muzeut Atesist dhe me rradhe, jane nga mekatet ma te vogla te Leqejzes. Kthetrat e tija prej kohesh, ne bashkpunim me “demokrate” jane shtri edhe ne Velipojen e bukur. Ne vargje dhe blloqe ndertesash kalojne pushime sheikesh te tane bashke, duke u servirun shkodraneve dokrra te “luftes” se eger mes tyne. Edhe ndertimi i nje kompleksi gjigant pallatesh, nga nji bisnesmen shumei fuqishem i Shkodres, e ka marre “isen” tek ky njeri, pavaresisht se vulen e fundit ia ka vue Lorenc Luka, kryetar i qarkut Shkoder. Edhe pse ne Tirane, disponojme fakte per aktivitetin e tij si zv.minister i territ. Ai e shfrytzoi shume mire situaten e krijueme nga partia e tij socialiste qe martirizoi Shkodren demokrate. Te gjithe tenderat qe u dhane, kaluen permes duerve te ndyeme te Leqejzes. Megjithate, jo te gjitha paret e fitueme i mori per vete. Miq te tij te afert tregojne se me nji telefonate nga nje “i madh” ne Tirane, ai asht nisur nga Shkodra me 10.000 USD ne xhep dhe eshte kthyer bosh! Nje nga taksat e shumta qe ai asht msue me i pague, pa problem kur fitonte miliona jo leke, por euro. Leqeza ka bashkpunue me elemente te njohun kriminal te Shkodres per te shtue pasunite e tija, troje, ne qytet. Rasti i 46 dynymeve ne afersi te Kombinatit te Drunit dhe i ish- Divizionit, jane nder me flagrantet. Ketu ka nji pergjegjsi jo te vogel edhe Hipoteka dhe drejtuesi i saj Genc Uruci (edhe per te disponojme materiale te shumta kompromentuese) i cili asht bashkfajtor. Pervec dy fabrikave qe vete ka daklarue se kane nji xhiro 8 milion euro ne vit, ne menyre te cuditshme atij i vijne edhe si qeraxhinj: banka Italo- Shqiptare. Paradoksi ma i madh asht se rikonstruksioni dhe ndertimi i kesaj banke e pallati, u ba me leke kredi te shtetit, sifgurue permes mikut te tij te akuzuem edhe nga Berisha, Arben Malaj. Nderkohe, me qerane qe merr nga banka, ai paguen kredine duke kene “shaluar” sot e ksaj dite, pa harxhue asgja nga xhepi. Nuk duhet harrue edhe “pushtimi” qi ai i ka ba edhe Razmes, Boges, Thethit etj., ku po lulzojne tashma vilat e blloqet e “pashallareve te rinj te kuq”. Rreth ktij personi, asht krijue tashma nji perandori e madhe financiare. Askush dhe asnji institucion i fuqishem nuk mund te justifikoje ket pasuni me djersen e ballit dhe ne rruge te ndershme. As edhe vete Leqejza, nese i kerkohet kjo gja, nuk ka se ku te mbeshtese fitimet e investimet perrallore. Un thjeshte kerkoj qe edhe ne Shkodren tone te zbrese dora e shtetit, duke u perpjeke te dale ne driten e diellit ajsbergu i krimit, i cili ka shume perfaqsues ne Shkoder. Ktu kam ceke vec disa nga informacionet qi jo vetem un, por edhe te tjere disponojme ma te detajueme, por asnjihere nuk i publikune. Ne shume raste, edhe mediat, vendose dhe te Tiranes, jane te blame, ose kane frike ng Leqejza dhe krahu I tij i armatosun, te kuptimin e plote te fjales. Nuk kane mungue dhe nuk do te mungojne kercenimet edhe per gazeten tuej, nese e botoni kete shkrim. Por nese kete nuk e bani edhe ju, nuk ka asnji shprese per ta botue, rrjedhimisht edhe per te fillue luften konkrete ndaj krimit dhe perfaqsuesve ma te spikatun te tij. Me respekt Anti Krim Shkodran
Faktorizimi politik e parlamentar i demokristianëve Politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo e djathtë në veçanti në rrugëtimin e tyre politik, veç fraksionimeve dhe pjelljes së partizave të tjera apendikse, nuk kanë mësuar të orendisin tjetër në kuadrin e një mendimi ndryshe dhe reforme në dobi të gjallimit të jetës partiake. Duhet të behnin në këtë sfond kreu aktual Nikollë Lesi dhe deputeti reformator Nard Ndoka, të cilët me lëvizjen e tyre politike, i dhanë një leksion politikës së dakordësisë, politikës së nxënësit të urtë, politikës së fëmijës së bindur. Ata vunë një gur në themelin e një nisme të guximshme. Konkretisht të një prej sfidave politike, me tendencë faktorizimin politik të Partisë Demokristiane. Politika e djathtë shqiptare ka qenë dëshmitare e një prej lëvizjeve më të pazakonta. Deputeti reformator Nard Ndoka ka pranuar ftesën e Nikollë Lesit, të marrë kreun e Partisë Demokristiane. Ndoka pas një buje mediatike për këtë manovër mësohet të jetë shprehur se “ ka vendosur që të pranoj kandidimin për kryetar të PDK-së” duke vijuar të ketë “pasur një kontakt me kryesinë e kësaj partie. Sipas tij janë hapur negociata edhe me përsona që kanë dal nga kjo parti në vite që ti bashkangjiten kësaj lëvizje”. Me kaq kuptojmë se Ndoka kërkon veç të tjerash ta hap partinë për të gjithë demokristianët, pjesa më e madhe e të cilëve janë larguar nga forumet drejtuese dhe nga anëtarësi, si rezultat i një jete të vakët dhe plogështie politike të PDK. Nard Ndoka, pas përfaljeve për krijimin e një grupi parlamentarë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit, jo vetëm me demokristianë, por edhe me deputetë të PD-së. Ky grup, sipas tij, ndonëse mund t’i ketë numrat nuk do të kërkojë riformatim të qeverisë. Deri më tash vetë krijimi i një grupi parlamentar është bërë i njohur për publikun, si një ndër fillesat e kësaj reforme politike brenda kampit të djathtë. Ajo që konsiderohet si mjaft pozitive në vijimsi të zhvillimeve politike të kësaj partie është vendosja e filozofisë demokristiane në podjumin e nderit, në radhën e partive politike, me autoritetin dhe personalitetin e tyre. Deri tani PDK ka luajtur rolin e një sateliti që vërtitej rreth Partisë Demokratike. Gjasat janë që tashmë ajo të jetë faktor shumë i rëndësishëm politik. Asaj do t’i jepet forca e vendimmarrjes, klasifikim që rrjedhon nga pozitat e reja dhe synimet që kërkohen të arrihen. Fakti se rreth kësaj lëvizje nuk është pikasur ndonjë qëndrim kundërshtues, tregon se hapat e Nard Ndokës janë të matur dhe kjo maturi është kristalizuar edhe me deklarimin e këtij të fundit: “Lëvizja jonë do ti japë mbështeje maksimale qeverisë së Berishës, madje edhe nëse numrat do të ndryshojnë në favorin e demokristianëve, ne nuk do të kërkojmë një riformatim të qeverisë”. Berisha nga ana e tij nuk është ndalur të komentojë këtë fakt politik, megjithëse në vetëdijen e tij politike, ai është i bindur se tashti e tutje PDK-ja nuk do të jetë më një dorë që ngrihet, një votë pro, ajo është një realitet vendimmarrës politik. Pavarësisht se Ndoka përjashton mundësinë e vënies së Berishën përballë detyrimeve, në një rast të mundshëm të formatimit qeverisës, kjo automatikisht është një kusht dhe kreu i ekzekutivit këtë fakt nuk ka pse ta injorojë. Respektimi i rregullave të lojës është e njëjtë për të gjithë dhe në vartësi të numrave në Parlament. Ardhja e Nard Ndokës në këtë artikulim politik e mediatik, nuk është krejt e rastësishme. Tendenca e tij pikas në zgjedhje ku fiton bindshëm. Më pas me qëndrimet e tij indipendente, tepër të matura dhe me një pjekuri të admirueshme politike, shumë shpejt do ta vendosnin Nard Ndokën në podiumin e kryefjalës së ditës në media dhe politikë. Jo mendimi kundër Berishës, apo tendenca për të thënë gjithnjë të kundërtën do ta dominonin atë si një figurë e pastër dhe e gjallë politike. Ai në kapërcyell të realitetit shqiptar, ndërsa mazhoranca nuk guxonte të dilte nga kori, u ngrit mbi këtë meskinitet politik dhe shprehu qëndrimin e tij. Hap pas hapi emri i tij do të vinte e të lazmohej më fort në dekorin e politikës së djathtë për t’u finalizuar me marrjen prej tij të kreut të Partisë Demokristiane. Dedë Smakaj
Mirësia dhe paqja, afër apo larg për Shqipërinë Çuditë që ndodhin në veriun shqiptar po na largojnë në rrugën drejt perëndimit. Shoqata apo individë që bërtasin për përfaqësim të komunitetit musliman dhe që kundërshtuan edhe vendosjen e bustit të shenjtores Nënë Tereza, e cila në emër të mirësisë dhe paqes, ka marrë edhe çmimin “Nobel”, nuk e dimë sa larg na çojnë. Por, ja që namët marrin dhenë, kur dëgjon se rrëzohet një kryq katolik në Bushat me dinamit, se një tjetër në Kastrat sharrohetme sharrë, se një grua në një fshat verior, ekonomiste, M.K. torturohet në zyrën e puns nga katër burra, duke ushtruar dhunë fizike dhe duke u shprehur, se “nuk jemi ne për t’u komanduar nga një femër kaurre dhe në emër të Allahut je e pushuar nga puna ose të zhdukim”. Sipas burimeve tona që nuk mund të dalin me emër, pasi jeta u rrezikohet, M.K., intelektuale me arsim të lartë, është rrahur shumë pasi ajo zonë që vërtet dominohet nga 95% të besimit mysliman është e vështirë të pranojë një katolike në një zyrë, pra në drejtim. M.K. është e besimit katolik roman, dhe edhe para një muaji është kërcënuar për të braktisur punën. Ajo, megjithëse e kërcënuar, është detyruar të vazhdojë punën, pasi si grua e vetme do të ushqente fëmijët e saj jetimë. Burimet tona thonë se atje edhe policia ka qenë e lajmëruar, por nuk është marrë asnjë masë për siguri jete. Nga rrahja barbare e dy ditëve më parë, M.K. ka pësuar fraktura të rënda dhe po mjekohet ilegalisht. Ata që na lutën të publikojmë këtë rast, duan të ngelen anonimë, por shprehen se edhe ata e ndjejnë veten të kërcënuar seriozisht. Gjithsesi, harmonizimi i jetës tashmë duket si ndërmarrje e vështirë dhe gjithçka mundet të ndodhë, kur ndodh që edhe busti i Nënë Terezës kundërshtohet haptas, botërisht. Vasel Gilaj, Zohg Hysenaj
Ndoka, kryetar i PDK me 6 deputetë Zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, duke dhënë sinjalet e para për krijimin e një grupi me 6 deputetë në Parlament. Gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie, delegatët kanë votuar dje pro Ndokës, i cili ishte edhe kandidatura e vetme për postin e kryetarit të PDK-së. Ndërkohë, në sallë ishin të pranishëm edhe deputetë të tjerë reformatorë, si Frrok Gjini apo Jak Ndoka, të cilëve u është lakuar emri për mundësinë e kalimit të tyre në PDK. I pranishëm në Kongresin e stafetës Lesi-Ndoka ishte edhe deputeti i Aleancës Demokratike, Pashk Ujka. Gjatë fjalës së tij, Ndoka ka shprehur rezerva të mëdha për mënyrën sesi Partia Demokratike po e drejton koalicionin, njëkohësisht ka kërkuar që PDK-së t’i jepet vendi që meriton. “Qeveria e sotme, pa argumente serioze, bëri një zgjidhje të sforcuar, duke mënjanuar demokristianët antikomunistë e perëndimorë, duke i zëvendësuar ata me disa politikanë dhe parti që vijnë nga koha e komunizmit dhe izolimit”, ka nënvizuar ish-nënkryetari reformator. Më tej, Ndoka është shprehur se PDK-ja po merr parasysh edhe mundësinë e kandidimit të vetëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse kërkesat e tyre nuk mbështeten nga mazhoranca qeverisëse. “PDK deklaron se në çdo rast do të jetë e gatshme të konkurrojë me kandidatë të saj në të gjitha bashkitë dhe komunat e Shqipërisë”, theksoi Ndoka, kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie. Sipas tij, PDK-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e mazhorancës dhe grupit parlamentar me reformatorët, ashtu si dhe do të jetë e hapur të presë brenda vetes edhe deputetë të tjerë, qoftë nga mazhoranca apo opozita. Përveç kësaj, Ndoka ka argumentuar se qeveria aktuale ka nevojë për lëvizje plotësuese dhe riformatuese, në mënyrë që të mos lejojë kurrsesi kthimin në pushtet të opozitës. Ndoka nuk ka harruar të ironizojë deklaratat e ndryshme të ardhura në drejtim të tij, si rezultat i largimit nga PDR-ja, duke e justifikuar lëvizjen konform bindjeve politike që ai përqafon. “As më parë dhe as tani nuk i kam kërkuar askujt poste, jam distancuar nga PD-ja, kur fryma ime perëndimore u sulmua ashpër dhe u përjashtua nga lidershipi i saj, u distancova nga PDR-ja kur ndodhi e njëjta gjë”, konstatoi Nard Ndoka. Ai ka premtuar se nën drejtimin e tij, PDK-ja do të bëhet forca e tretë politike në vend. DORËHEQJA Lesi: Ika për të shpëtuar kokën e Berishës. Ish-kryetari demokristian, Nikollë Lesi, ka shpjeguar gjatë Kongresit të Jashtëzakonshëm arsyet e dorëheqjes së tij nga drejtimi i PDK-së. Lesi e ka argumentuar dorëheqjen si një lëshim që i bën qeverisë së Berishës. Sipas tij, situata e krijuar si rezultat i mosrespektimit të marrëveshjes me PDK-në nga ana e Berishës, do të sillte një përplasje, që do të dëmtonte të dyja palët. “Unë ika nga drejtimi, pasi nëse do të qëndroja, atëherë përplasja me Berishën do të ishte fatale për të dy. Këtë radhë nuk do zbatohej formula e kudonjohur se nga përplasja e dy kokave, njëra kokë thyhet. Këtë radhë do thyheshin dy kokat”, ka nënvizuar Lesi. Ndërkohë, botuesi i njohur nuk ka lënë pa bërë sulmet e radhës ndaj PAA-së dhe PBDNJ-së, të cilat sipas tij, gëzojnë vendin e demokristianëve në qeveri. “Unë ika, sepse kulla e kryeministrit nuk është ngrirë siç ka thënë Berisha për mua, është kallkanosur prej nëntë muajsh dhe po luan letra bixhozi me Xhuvelin dhe Dulen”, ka thënë ai. Sipas Lesit, duhen ritme të tjera qeverisjeje, në të kundërt nuk do mbahen premtimet e tre korrikut. “Ne demokristianët kërkojmë ritme të tjera të qeverisjes, në mënyrë që Berisha të mbajë premtimet e tre korrikut. Ende nuk kanë filluar investimet e premtuara, ndaj ka nevojë për një zë ndryshe brenda koalicionit qeverisës, dhe jo vetëm për ministra që përkulen dhe thonë vetëm “amin” para kryeministrit”, ka theksuar ai. Ndërkohë, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gazmend Oketa, Partia Demokratike ka hedhur poshtë mundësinë e rishikimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje, ndërsa ka cilësuar të parakohshëm diskutimit për zgjedhjet vendore. Deputetët pranë PDK Deputetët që priten t’i bashkohen PDK-së, pas lëvizjeve më të fundit që kjo forcë politike ka bërë, janë jo vetëm nga PDR-ja, por edhe nga partitë e tjera. Në këtë mënyrë, drejtues të kësaj partie deklarojnë që po zhvillohen bisedime me deputetë si të mazhorancës dhe të opozitës. Ndërkohë, përveç kalimit të Nard Ndokës nga PDR-ja, tek PDK-ja, si kryetari i kësaj të fundit, pritet të largohen edhe dy deputetë të tjerë po nga PDR-ja. Frrok Gjini dhe Jak Ndoka, janë deputetët të cilët pritet t’i bashkohen PDK-së, ndoshta në shtator kur të bëhet dhe rikonfigurimi i deputetëve brenda grupeve parlamentare. Deputeti i Aleancës Demokratike, Pashk Ujka, vlerësohet gjithashtu pranë demokristianëve, të cilët mund të mbërrijnë në 6 deputetë, bashkë me demokristianin Ndue Shpani. Pashk Ujka, në një pronocim për “Korrieri”-n, është shprehur se ka pasur diskutime, por akoma nuk ka vendosur nëse do kalojë te PDK. ”Më është bërë oferta, akoma nuk e kam vendosur nëse do kaloj tek forca demokristiane. Po pres të diskutoj me kryetarin Neritan Ceka, dhe më pas do marr një vendim”, shprehet Ujka. Ndërsa ish-kryetari Lesi ka deklaruar se së shpejti këta 6 deputetë do të bëhen 10, ndoshta më shumë. Ndërsa kryetari i sapozgjedhur Ndoka nënvizon se një pikë e rëndësishme e programit të tij është thithja brenda PDK-së, e të gjithë atyre që në vite janë larguar nga kjo parti. Grupi reformator në këtë mënyrë mbetet me 2 deputetë, konkretisht kryetarin e PDR-së, Genc Pollon, dhe nënkryetarin e saj, Tritan Shehun. Deputetët Nard NDOKA Nikoll LESI Ndue SHPANI Frrok GJINI Jak NDOKA Pashk UJKA PLATFORMA Kryetari i ri: PDR, jo parti fetare Nard Ndoka deklaroi dje, se PDK-ja nuk është parti fetare. “Partia Demokristiane nuk është parti fetare, por një parti kombëtare që pranon dhe përfaqëson interesat e të gjithë atyre qytetarëve, të cilët pavarësisht besimit fetar dhe përkatësisë krahinore, besojnë tek forca e traditës, tek familja, tek dialogu, tek besimi në Zot, tek iniciativa e lirë dhe tek përkatësia evropiane e Shqipërisë”, ka nënvizuar Ndoka. Pikat 1 – PDK në thelbin e saj është një forcë politike antikomuniste, demokratike dhe perëndimore. 2 – PDK përkrah dhe mbështet bashkëpunimin intensiv me PD dhe të gjitha forcat e tjera politike të djathta dhe të qendrës. 3 – PDK do të vazhdojë ta mbështesë qeverinë, do vazhdojnë të jetë pjesë aktive e mazhorancës parlamentare. 4 – Koalicioni duhet të merret pa humbur kohë me përgatitjen e një platforme të përbashkët të partive për zgjedhjet e ardhshme lokale. Për zhvillim ekonomik, zhdukjen e varfërisë, hapjen e vendeve të reja të punës, forcim të institucioneve dhe afrim më të madh me Evropën e Bashkuar. 5 – Mazhoranca duhet të njohë, të respektojë dhe të bashkëpunojë me të gjitha institucionet kushtetuese, që nga Presidenti i Republikës, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe deri tek Avokati i Popullit. 6 – Ndjekja e një politike hapjeje dhe reformimi të vazhdueshëm të PDK-së.
Krenaria e humbur Ai po rikthehej sërish! Kishte zbritur nga trageti me valixhet në dorë duke shikuar horizontin. E, ndërsa shkonte të dukej sikur realiteti ndërroi ngjyrë befas përpara syve të tij në një mënyrë të pakuptimtë dhe të pashpjegueshme. Mbase çdo vend kishte dhe gëzonte një realitet të vetin dhe kjo gjë e qetësoi disi, por mënyra se si dukej në aparencë ky realitet, zymtësia që e karakterizonte atë e bënte që të mos ndihej reht dhe i qetë! Gjithsesi, pas kaq vitesh, thuajse më shumë se dhjetë vjet, ai po riktheheh për të parën herë në vendin ku kish lindur dhe ish rritur. Pikërisht në këtë vend ai po rikthehej. Gjatë atyre dhjetë viteve i ishte dashur të mbante mbi supe rrezikun kur kaloi detin në mënyrë ilegale, me një skaf, pa e ditur në do të jetonte të nesërmen apo trupi i tij do të bëhej mish për peshqit. Por ja që ai në këtë pikë kishte pasur më shumë fat se shumë bashkëmoshatarë të tij të cilët kishin përfunduar tragjikisht dhe nuk kishin pasur mundësi të shijonin realitetin e vendit të shumë-ëndërruar. Ata kishin mundur vetëm të shijonin realitetin e vendit të tyre, dhe pikërisht ky realitet sikur i kishte dëbuar dhe shumë prej tyre i kishte çuar deri në hapin tragjik. Gjithashtu pasi kishte shpëtuar gjallë i ishte dashur që të fillonte nga hiçi për të rindërtuar gjithçka që e rrethonte, madje edhe vetë jetën e tij. Më tej i ishte dashur të punonte me dhe pa orar për të fituar thërrimet e atij që ishte “padroni i tij” e shpesh herë së bashku me thërrimet “padroni” i bashkangjiste edhe njëmijë fjalë e për të mos thënë edhe sharje. Gjatë atyre viteve pa kuptuar dukej sikur ishte venitur edhe krenaria e të qenit shqiptar. Pikërisht kjo krenari ishte vrarë në mënyrë barbare dhe të pashpirt nga shikimet mospërfillëse, nga mentaliteti, nga… Po, njerëzit nuk janë të gjithë njëlloj. Po pse atëherë mentaliteti duhet të jetë i njëjtë për të gjithë?! Kjo nuk është e drejtë. Megjithatë ashtu kishte kaluar plot 10 vite duke lënë mënjanë krenarinë dhe duke vrarë me heshtje dhe punë poshtërimet dhe padrejtësitë. Koha, puna dhe paraja e kishin bërë “dikushi”. Po, ai ishte bërë me të vërtet “dikushi” por ky personalitet ishte përbërë nga grimcat e personalitetit të tij gjatë këtyre dhjetë viteve jetuar me një realitet krejtësisht të huaj. Toni ishte një emigrant legal, kishte një punë, kishte një shtëpi, kishte para… Por, këto dhjetë vite edhe pse kishte gjetur shumë gjëra që në realitetin e vendit të tij vetëm sa i kishte ëndërruar dhe asnjëherë shijuar, ai nuk kishte rigjetur asnjëherë, qoftë edhe një herë të vetme, atë që e kishte humbur siç duket në detin e madh. Dhe pikërisht këtë humbje ai e kishte vënë re vetëm kur kishte shkelur në realitetin e huaj. Ai nuk e kishte fituar sajëherë krenarinë e tij. Sado që ishte plotësuar si person. Po a ka kuptim një personalitet pa krenari?! Këtë pyetje e shtroi gjatë gjithë kësaj kohe në realitetin e huaj. Ecte me hap të ngadaltë dhe me kujdes si për të mos trazuar pikërisht atë ajër të rëndomtë. Kishte mallë dhe dëshirë njëkohësisht për të zbuluar çdo grimë të këtij ajri dhe për të njohur nga afër atë realitet që i dukej kaq i zymtë. Por e mbante shpresa se mos ashtu sikurse pa vetëdije kishte humbur krenarinë në detin e egër të asaj nate, po ashtu pa vetëdije të kishte rigjetur krenarinë gjatë rrugës së kthimit. Shpresonte shumë që realiteti i vendit të tij të ishte ndryshe nga ai ç’kishte qenë para dhjetë viteve, atëherë kur ai e kishte lënë këtë vend. E mbante mend mirë atë natë të tmerrshme dimri. E kishte pasur makth për shumë vite. Atë natë nuk kishte mundur ta vështronte për herë të fundit realitetin e vendit të tij, pasi një mantel i zi e i pistë e kishte mbuluar anë e kënd. Ndoshta nuk e kishte menduar një gjë të tillë atë natë. E vetmja gjë që mendonte ishte të ikte. Ndërsa mendimet i fluturonin nëpër kufinjtë e mendjes gjithnjë e më shumë po i largohej portit dhe gjithnjë e më shumë po afrohej realitetit të vendit të tij, atij realiteti që kishte aq dëshirë ta njihte, ta përqafonte, me mallin e 10 viteve. Kishte zbritur tashmë nëpër rrugët e qytetit të tij, Shkodrës. Dukej sikur qyteti ishte veshur me mantelin e indiferentizmit. Kjo ishte Shqipëria e tij, Shkodra e tij. Ky ishte realiteti i vendit të tij. Njerëz që ecnin nëpër rrugë të gjera e të ngushta, kafene që gumëzhinin të tejmbushura, shkolla me studentë që ecnin të shkujdesur e mbi të gjitha Shkodra e tij nuk kishte ndryshuar dhe aq. Por në pamje të parë asgjë nuk mund të njihet ndaj dhe donte t’i hynte më thellë këtij realiteti. Vendosi të shkonte në shtëpi. Apartamenti i vogël në katin e tretë e priste me një heshtje të shurdhër edhe pas dhjetë vitesh. Gjithçka ishte ashtu siç e kishte lënë vetë, vetëm se ishin vjetëruar. Pra, gjithçka ishte plakur pakëz. Ekrani i televizorit dukej sikur nuk kishte folur për shekuj me rradhë me një qenie njerëzore. Ashtu i fikur të jepte përshtypjen sikur kishte dëshirë të fliste! Edhe ai në ato momente kishte dëshirë ta dëgjonte. Mbase ai do të tregonte shumë gjëra. E ndezi dhe me ngadalë filloi të kalonte me rradhë stacionet televizive. Një spikere po jepte lajmet dhe pulti vetvetiu ndaloi aty. Informacione që flisnin për vdekje, aksidente, të vrarë, vjedhje, papunësi, varfëri, skafe të mbytur… Të gjitha iu shfaqën si një varg fjalësh sfilitëse, por ama të gjitha ato fjalë i dëgjoi mirë. Ja ku njohu edhe një pjesë të realitetit të vendit të tij. Ndërsa po i çonte në mendje të gjitha lajmet që sapo dëgjoi, papritur një sirenë policie po binte. Hodhi sytë me vrap nga dritarja dhe… një tjetër ngjarje kishte ndodhur. Kështu pra, pak nga pak po i paraqitej përpara syve tablloja e realitetit të zymtë të vendit të tij. Këtë realitet që ai e kishte pritur aq ndryshe. Po vallë, çfarë kishte ndryshuar gjatë gjithë kësaj kohe? Ndoshta asgjë! Ndoshta vetëm koha vetë kishte ndryshuar. Mbase i dukej atij por vendi sikur ishte plakur edhe më. Mbase kështu i ngjante atij. Kishte menduar që këtu do të investonte, të ndërtonte një jetë në vendin e tij. Por ai këto gjëra donte t’i bënte në vendin e tij të ndryshuar. Po qeveria vallë ç’kishte bërë?! Ai e dinte se ishin ndërruar qeveritë dhe se qeveritë kishin punuar intensivisht për të ardhmen e vendit. Po cila e ardhme e pret një njeri, kur e ardhmja të ngjason me një sfond gri. Po ku ishin rezultatet e qeverisësve tanë? Tani realiteti i vendit shtrihej përpara tij dhe ai tani e njihte atë çdo grimë të tijin. Kur ishte nisur ishte i sigurt se ishte rikthyer përgjithmonë, por tani nuk ishte i sigurt. Ah, edhe diçka të fundit, ishte në mëdyshje në e kishte gjetur apo jo krenarinë e humbur gjatë kthimit… Emiranda Lukaj
1376 familje janë të ngujuara në Shqipëri Gjakmarrja është një plagë tepër e rëndë për shoqërinë shqiptare. Sot në Shqipërinë e vogël me 3.700.000 banorë numërohen 1376 familje të ngujuara në 23 rrethe. Fëmijë të ngujuar janë 711. Nga këta 282 të moshës 1 deri 10 vjeç dhe 429 të moshës 11 deri 18 vjeç. Shkodra zë kryet e vendit për gjakmarrje. Janë 460 familje të ngujuara, ku 108 fëmijë nuk shkojnë as në shkollë, as dalin nga kulla e ngujimit, pasi sipas kanunit i pret plumbi i hasmit. Shteti nuk ka asnjë shans të shmangë tragjedinë e 1376 familjeve shqiptare të ngujuara, shifër kjo publike, por që në të vërtetë është tepër më e madhe. Një ndër këto familje të ngujuara është edhe ajo e Zef Margjinit, në Shkodër. Prej pesë muajve është në kullën e ngujimit, pasi një nip i Zefit, në vetëmbrojtje, goditi për vdekje shtetasin Zenel Muhamet Brahimi, nga Kopliku i Malësisë së Madhe. Që nga ajo ditë, tërë fisi i Zefit është ngujuar, pasi familjarët e viktimave, sipas kanunit, kërkojnë të marrin gjakun. Në të vërtetë Zef Margjini me djemtë e tij Marsel dhe Armand, nuk kishin asnjë faj, asnjë konflikt me familjen e Muhamet Brahimit, u detyruan të ngujohen njëlloj si nipi i Zefit që ka kryer vrasjen. Kanuni i lashtë i Lekë Dukagjinit, që qëndron mbi ligjin, përcakton ngujimin jo vetëm të vrasësit, por të gjithë fisit, ndaj sot numërohen kaq shumë familje të privuara nga liria, të ngujuara. Veprimtarë të Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar kanë bërë përpjekje për pajtim, por pa sukses, pasi familja e Zef Margjinit vazhdon e ngujuar ose e fshehur. Plumb i hasmit e pret gjithë këtë fis, pavarësisht se të pafajshëm. Suvestigimet tona, sipas një dëshmie të kishës katolike në Shkodër, kanë arritur të sigurojnë edhe një çertifikatë, ku lëshojnë alarmin se Armand Margjini e ka patur jetën të rrezikuar edhe nga grupe terroriste islamike. Në të vërtetë, në Shkodër u rrëzua një kryq katolik, u kundërshtua vendosja e monumentit të shenjtores Nënë Tereza, u thye kryqi në një varr në Shkrel, etj. Gjithsesi, ajo çka duam të themi është se jeta e shumë njerëzve rrezikohet fort, sidomos e komunitetit katolik që edhe provokohet e mëpastaj edhe kur vjen radha e zbatimit të kanunit, faljet janë tepër më të vështira. Vasel Gilaj
Një jetë përmes dhunës Historia shqiptare është një nga më të dhimbshmet jo vetëm në Ballkan, por ndoshta ndër rastet unikale edhe në botë. Në periudha të ndryshme të historisë, ajo është personifikuar nga dhuna në forma dhe në kohë të ndryshme. Shkak i vetëm ka qenë dhe mbetet anarshia, mesa duket tradicionale që personifikon shqiptarët. Një nga historitë më tragjike është ajo e Violeta Kercunga, e cila ka vijuar të përjetojë edhe kalvarin e familjes së saj. Në lidhje me këtë, duke biseduar me z.Ndok Nika, kryetar i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë për Prefekturën e Shkodrës, mësojmë se gjyshi i saj, në vitin 1950 është dënuar politikisht dhe pasuria e tyre është konfiskuar. Në vitin 1985 kalvari i mundimeve dhe i vuajtjeve do të binte mbi shpinën e të atit të Violetës, i cili dërgohet në kampin e riedukimit në Vaun e Dejës për 6 muaj. Pas lirimit, deri në vitin 1990, ai është detyruar të raportojë një herë në muaj tek një agjent i sigurimit famëkeq të shtetit, pasi ishte i identifikuar si antikomunist. Doza e persekucionit është rritur ndjeshëm mbi këtë familje, pasi ajo ishte një familje me tradita të hershme në mbrojtje të katolicizmit. Edhe më të rinjëtë e këtij fisi, vijon rrëfimin e tij z.Nika, u lanë pa arsimin e duhur, edhe pse rezultatet në shkolla nuk u mungonin. Në këtë panoramë dhe me këto bindje të thella antikomuniste dhe demokratike, u brumos edh e Violeta Kercunga. Sipas Kryetarit të Komunës Velipojë, z.Ded Kacaj, Violeta nga viti 2000 deri në vitin2006, ka punuar pranë kësaj komune në detyrën e punonjëses për zgjidhjen e ankesave të popullit, detyrë të cilën e ka kryer më së miri. Raportimet e saj në Këshillin e Komunës kanë qenë të shumta për zgjidhjen e ankesave të popullit. Gjatë punës së saj, Violeta është përballur edhe me ankesat e qytetarëve për strukturat e shtetit dhe të organeve të policisë, veçanërisht në vitin 2005 dhe 2006. Sipas avokatit Lulzim Karini, ai e ka ndihmuar Violetën në plotësimin e ankesës që ajo i ka bërë Avokatit të Popullit në Tiranë për shkeljen e të drejtave të saj civile. Si pasojë e kryerjes me devotshmëri dhe ndershmëri të punës së saj, Violeta Kercunga ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar ndaj saj. Sipas mjekes patologe, Age Zekaj e Qendërs Shëndetsore Velipojë 2, ajo e ka vizituar Violetën e dëmtuar më datë 8 janar 2004. Vizita dhe mjekimi i është bërë asaj në banesën e vet. Diagnoza zyrtare që vërtetohet nga mjekja Zekaj është shtypje në pjesët e ndryshme të trupit, shenja të zeza në qafë dhe në buzën e sipërme. Janë konstatuar hematoma, marrje mendësh dhe vjellje, gërvishtje, shqyerje dhe hemoragji vaginale. Për të gjitha këto, Violeta ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm, madje edhe me antibiotikë. Të gjitha këto, Violeta Kercunges ia bënë jetën të pasigurtë në vendlindje, për arsyen e vetme se ajo ishte një mbrojtje e flaktë e qytetarëve, madje edhe kundër shtetit dhe strukturave të policisë së shtetit. Për të gjitha këto, ajo u detyrua të marrë rrugën e vështirë dhe të rëndë të emigrimit, drejt një vendi tjetër, ku jeta e saj ishte më e sigurt. Fatime Kulli, Mira Vataj |














