Kreu Blog Faqe 933

Kryeministri dhe mazhoranca, që “ngatërrojnë” (qëllimisht) të pasurit!

0

I pasur realisht sot mund të bëhesh shumë shpejt dhe shpesh pa u shqetësuar fare, nëse je i korruptuar, nëse ke lidhje të dukshme e të padukshme me pushtetin (që shërbejnë për marrjen e tenderave pa meritë apo për të bërë evazion), nëse kanalizon paranë informale, nëse i propozon qeverisë një PPP. Fatkeqësisht, këta duket se janë jashtë çdo radari…

Në shtator të vitit 2015, qeveria shpalli se nisi një nga aksionet më të mëdha kundër informalitetit në ekonomi. Fokusi fillimisht ishte biznesi i vogël. Frika dhe terrori që përhapi kryeministri dhe imazhet e qepenave të mbyllur, u bënë virale në atë kohë.

Klima e biznesit u përkeqësua ndjeshëm dhe shoqatat e biznesit dhanë reagimet më të ashpra që ishin parë ndonjëherë.

Rezultati? Teksa u bë e qartë që sipërmarrësit e vegjël kontribuonin më pak se 2% të të ardhurave në buxhet, por kishin një peshë të rëndësishme në vetëpunësimin në ekonomi, që përbënin mbi 30% të totalit, ndër më të lartat në Europë, kjo masë e qeverisë rezultoi dështim me sukses të plotë!

Për rrjedhojë, taksat për bizneset e vogla u hoqën, por sapo ato filluan të merrnin frymë lirisht, erdhi ndërhyrja tjetër në vitin 2018: Ulja e pragut të TVSH-së nga 8 në 2 milionë lekë, po me argumentin e luftës kundër evazionit.

Kjo periudhë do të mbahet mend dhe për një element tjetër, pasi jemi ndoshta i vetmi vend, ku një tufë drejtuesish të bizneseve më të mëdha dhe disa profesorë ekonomie pranë qeverisë, dolën në protestë për të shprehur indinjatën për informalitetin e biznesit të vogël dhe drejtësinë e politikës së kryeministrit.

Eksperimenti sërish zgjati ca vite dhe u duk qartë që kostot e administrimit të këtij lloj tatimi ishin shumë më të mëdha sesa përfitimet nga ulja e pragut. Pra, përsëri rezultoi në dështim, të cilin qeveria tentoi ta korrektojë me rritjen e pragut në 10 milionë lekë, nga 1 janari i vitit 2021, viti elektoral.

Këtë herë, qeveria shqiptare nuk u kujdes të linte periudhë kohe për frymëmarrje. Regjimi i tatimeve për këtë segment biznesi pritet të ndryshojë përsëri, duke shënjestruar profesionistët e lirë. Por jo vetëm ata. Nëse ligji kalon në formën e propozuar të gjithë pronarët e subjekteve do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale deri në 23%, pasi tu njihen shpenzime nga 35-90%%, në varësi të llojit të aktivitetit, ndonëse tatimi i biznesit të vogël do të vijojë të mbetet zero. https://ëëë.monitor.al/te-gjithe-pronaret-e-bizneseve-do-te-paguajne-tatim-mbi-te-ardhurat-personale-p-ligji-paraprak-ne-link/

Taksimi i atyre që qeveria preferon t’i quajë të pasur dhe i etiketon si evazionistë fiskalë, duke i përballur në mënyrë të vijueshme me shtrëngesa fiskale, është një tjetër eksperiment, i cili në 10 vitet e fundit, vetëm ka krijuar kosto, por jo përfitime për asnjërën palë.

Në Shqipëri, sipas konceptit të qeverisë, i pasur quhesh nëse ke një pagë apo të ardhura më të larta sesa 150 mijë lekë në muaj (tani 200 mijë lekë) dhe shtesa mbi këtë kufi tatohet me 23%, më e larta në rajon, dhe me ndryshimet e reja fiskale, profesionet e lira do të futen në skemën e taksimit progresiv.individët dhe tashmë profesionistët e lirë paguajnë deri në 23% tatim për të ardhurat e tyre.

Në kontrast, bizneset paguajnë 15% tatim fitim dhe 8% për dividend. Ironikisht qeveria nuk nxit investimet tek biznesi, por favorizon shpërndarjen e fitimeve përmes dividendit të ulët, a thua se do të nxisë ato sipërmarrje që nuk sjellin vlerë të shtuar në ekonomi, por thjesht ndajnë fitimet (inceneratorët psh).

Drejtësia tatimore është një koncept që përcakton se sistemi tatimor i një qeverie duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët. Por, qeveria, përveçse në vite vetëm sa ka krijuar një rrëmujë fiskale nëpërmjet ndryshimeve të shumta në ligje, nuk ka arritur të kuptojë dy elemente kryesore:

-Së pari, dhuna (verbale) nuk funksionon në një shtet demokratik, sidomos me atë kategori që ka arritur të mbijetojë, nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të vogla dhe vetëpunësimit, duke mos iu bërë barrë qeverisë në politikat e saj sociale, as presion mbi tregun e rrogëtarëve të administratës së tejfryrë.

-Së dyti, në Shqipëri po “ngatërrohet” (qëllimisht) koncepti i të pasurve, sidomos nga kryeministri. Një pagë prej 150 apo 200 mijë lekë në muaj, nuk të bën të pasur. Lepuri nuk fle as te të vetëpunësuarit në sektorin e shërbimeve. As te “të deklasuarit”, që kryeministri premtoi solemnisht se do t’ua bëjë publike pagat një herë në vit, duke shkelur çdo parim dhe ligj për mbrojtjen e të dhënave personale.

Përkundrazi po flasim për shtresën më formale të taksapaguesve, krahun e kualifikuar të punës dhe bazën e fuqisë së konsumit të brendshëm. Pasuria reale nuk matet dhe aq shumë me të ardhurat që me nivelin e inflacionit nuk janë më të mjaftueshme as për të bërë një jetë normale, por nga pronat që një individ mund të zotërojë.

I pasur realisht sot mund të bëhesh shumë shpejt dhe shpesh pa u shqetësuar fare, nëse je i korruptuar, nëse ke lidhje të dukshme e të padukshme me pushtetin (që shërbejnë për marrjen e tenderave pa meritë apo për të bërë evazion), nëse kanalizon paranë informale, nëse i propozon qeverisë një PPP. Fatkeqësisht, këta duket se janë jashtë çdo radari.

Sistemi tatimor kompleks, i fabrikuar në dekadën e fundit, vetëm sa ka prodhuar më shumë evazion tatimor dhe varfëri, por nuk ka shënjestruar asnjëherë shmangësit e vërtetë.

Me të ashtuquajturat reforma të vazhdueshme, mund të krenohemi që sistemi ynë tatimor shkel të gjitha parimet që duhet të ketë një sistem ideal, si barazia, parashikueshmëria, neutraliteti, qartësia dhe thjeshtësia për t’u zbatuar, apo dhe raporti i përfitimeve kundrejt kostove të administrimit.

Të vegjlit apo “të pasurit e varfër” nuk janë problemi i këtij vendi, por keqqeverisja dhe keqadministrimi i financave publike. Shmangia e problemeve aktuale, duke bërë politikë me gjuhë përçarëse, jo vetëm nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë, por thjesht rikthen retorikën e luftës së klasave.

Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për reforma dhe vende pune, përmirësim të standardit të jetesës dhe rritje të mirëqenies dhe jo kënaqësi, duke parë të varfërohen “kulakët” e shpallur nga kryeministri.

Me sa duket, qeveria ka prioritete të tjera. Për sa kohë që fokusi do të jetë sërish te të vegjlit, apo të “pasurit e varfër”, historia ka treguar se çdo aksion klientelist është i destinuar të dështojë. Ndërkohë, dëmi që do të shkaktojë në segmentin e biznesit të vogël, nuk do të korrigjohet lehtë.

Dikush t’i thotë kryeministrit (nëse nuk po e bën qëllimisht) se po nxit në mënyrë të panevojshme konflikte mes të “varfërve të pasur” dhe të pasurve të vërtetë, kur fokusi në këto momente – kur inflacioni është në nivelin më të lartë të 20 viteve – është në rritjen e konkurrueshmërisë së vendit dhe nxitjen e vendeve të punës me njohuri e vlerë të shtuar të lartë, që do të ishte zbutësi real i konflikteve sociale në vend.  

‘Strasburgu’ dënon Shqipërinë për diskriminim të fëmijëve romë dhe egjiptianë

0

Të martën Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për segregimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë.

Në bazë të vendimit qeveria e shqiptare është e detyruar t’i paguajë dëshmpërblim 4,500 euro për pesë familje, të cilat nëpërmjet Qendrës Evropiane për të Drejtat Rome kishin ngritur në vitin 2017 padinë në Strasburg.

Sipas paditësve, në shkollën Naim Frashëri kur kanë studiuar fëmijët e tyre, në një vit mesatar nxënësit romë dhe egjiptianë përbëjnë midis 89% deri në 100% të fëmijëve të regjistruar, edhe pse këto komunitete janë një minoritet në qytetin e Korçës.

Gjykata vëren se autoritetet shqiptare kanë dështuar të ndërmarrin hapa për të shmangur përqendrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në këtë shkollë, megjithë vendimin e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi që Minisitria e Arsimit dhe Sportit të merrte hapa të menjëhershëm për ta përmirësuar situatën.

Shkolla “Naim Frashër’ nuk është e vetmja shkollë e segreguar në Shqipëri dhe sipas aktivistëve të komuniteti rom dhe egjiptian, ky është një problem që haset edhe në institucione të tjera arsimore publike në Shkodër, Berat dhe Elbasan.

A duhet dhe si mund të votojë diaspora?

0

Shkruan Ilir Kalemaj

Jemi një vit larg zgjedhjeve lokale të 2023shit dhe ende nuk ka një draft diskutimi apo qoftë dhe konvergjencë mendimesh dhe veprimi politik mes aktorëve opozitarë, të cilët janë ata që e kanë kërkuar qysh në krye të herës këtë reformë. Për të parandaluar masakrën zgjedhore të radhës. Për të garantuar minimumin e lirisë së votës dhe shenjtërinë e mosprekjes së saj apo shitblerjes si në Pazar të Roskovecit. Gjë e cila natyrisht duhet të shkonte si dora në dorashkë me reformën territorial-administrative e cila prodhoi gjithashtu një salamandër elektorale, e ndjerë vençarisht në zgjedhjet lokale. Ndryshe, duke filluar nga bashkia Tiranë, rrezikojnë t’ja dhurojnë sërish në pjatë Ramës dhe Veliajt.

Ndërkohë pas një ndërprerje shumëvjecare dhe sërish me ndërmjetësimin e OSBE-së, fokusi risillet  mbi votën e diasporës. Natyrisht si atëherë, si tani, lepuri fle në detaje. Për ta mundësuar votën e emigrantëve në praktikë, dhe jo të bëjnë gjasme dhe të lënë kohën të rrjedhë si pa u kuptuar një sërë mekanizmash ligjorë dhe institucionalë duhet të merreshin qysh dje. Sot është vonë, nesër do të thotë kurrë. Pasi në thelb është vullneti politik. Nëse ky ekziston, modelet dhe zgjidhjet janë, nuk ka pse të shpikim rrotën nga e para.

Së pari, duke qenë se Shqipëria figuron me 3.4 milionë votues, pra rreth dyfishi i atyre që realisht votojnë dhe rreth gjysëm milioni më shumë se krejt numri i përgjithshëm i shqiptarëve që realisht jetojnë në Shqipëri duke përfshirë fëmijë etj., është krejt i mundshëm që koncepti i zgjerimit të së drejtës së votës bazuar në listat zgjedhore të shtrihet dhe aty ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Sepse natyrisht ata që kanë mundësinë, luksin dhe dëshirën për të marrën tragetin apo avionin dhe ardhur për të votuar e kanë bërë këtë tashmë. Ideja është të mundësohen të pamundurit. Ku përfshihen natyrisht dhe ata pa adresa fikse, studentët etj.

T’u kërkosh çdo emigranti shqiptar në emigrim adresa fikse, apo të votojnë në ambasadat apo konsullatat tona, është t’u heqësh të drejtën e votës një pjese të mirë syresh, apo të sabotosh procesin qysh në fillim. Në fakt, vota mund të mundësohet nëpërmjet votimit me postë. Pasi kushtet për votim online nuk ekzistojnë për momentin përveçse është në teori më i manipulueshëm. Listat e konfirmuara dhe shpallura paraprakisht nga KQZ ku çdo votues shqiptar me banim jashtë vendit mund të gjejë veten, t’i nisë kërkesën me postë apo email KQZ-së, të presë të marrë zarf të paguar nga kjo e fundit me zarf të dytë me vulat përkatëse brenda, te votojë deri në 15 ditë para ditës së votimit në mënyrë që të përballohet me sukses fluksi, janë disa nga zgjidhjet e propozuara që mund ta bëjnë realitet votën e emigrantëve. Por dhe të japin garancitë që do të numërohet siç duhet.

Vetting: Ja si ka ndryshuar pasuria e prokurores Alma Bramo

0

Prokurorja Alma Bramo e Prokurorisë së Matit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.

Prokurorja Alma Bramo e Prokurorisë së Rrethit Mat do të përballet të martën më 31 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifkimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Prej vitit 2000, Alma Bramo ka punuar si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lushnjes dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bramo u emërua prokurore në nëntor të vitit 2015 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Mat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Alma Bramo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Ja 62 zyrtarët që u paditën nga KLSH për abuzime me detyrën në shtet në 2021

0

44 drejtues dhe 18 specialistë, punonjës në administratën shtetërore janë kallëzuar në Prokurori vitin e kaluar. Kallëzimet penale për 62 individë janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet me detyrën, por Prokuroria ende është në proces veprimi. Shifrat u zbuluan këtë të Martë në komisionin parlamentar të ekonomisë, ku u paraqit raporti vjetor i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit të kaluar.

“Kallëzimet janë mbështetur në prova të plota dhe jo në dyshime. Prokuroria po kryen të gjitha veprimet. Jam i bindur se në vijimësi rezultatet do të jenë konkrete”, tha Arben Shehu, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përveç padive, KLSH ka dhënë mbi 4200 rekomandime për përmirësimin e punës dhe menaxhimin e financave në institucione, por një pjesë e tyre janë shpërfillur.

“Ka një shifër të konvertuar në 6% të rekomandimeve të pazbatuara”, zbuloi Shehu.

Institucionet shtetërore shkaktuan 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021, nga të cilat 458 milionë janë të ardhura të munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit dhe pjesa tjetër dëm i drejtpërdrejtë monetar, thuhet në raportin e KLSH.

Shkrimtari i përmasave botërore Ismail Kadare e la Parisin dhe u kthye në Shqipëri

0

Shkrimtari, Ismail Kadare, ka vendosur ta lërë Parisin, ku ka jetuar dhe punuar për dekada, për t’u vendosur në Shqipëri.

I pyetur nëse i sheh sot shqiptarët më të mirë, shkrimtari përgjigjet: “Disa herë besoj se jemi, disa herë jo. Por koha do ta tregojë”.

Ai ka treguar edhe pse e ka marrë vendimin për t’u rikthyer në atdhe.

“Nuk ka qenë një zgjedhje e atypëratyshme. Ka qenë një zgjedhje e ngadaltë, e padallueshme mirë. Kështu ka qëlluar. Më është dukur se këtu do ta them më mirë atë që mund të thosha për çdo rast, për rastet e lumtura ose të dëshpëruara të jetës. Në të gjitha rastet më është dukur se do të isha i përshtatshëm në këtë formë që jam”, ka thënë Kadare në një intervistë për A2 CNN.

Gjeniu i letrave shqipe ka rrëfyer se lexon vepra nga më të ndryshme të autorëve të huaj, dhe pranon se po kaq shumë autorë kanë ndikuar në formimin e tij si shkrimtar.

“Sot Kadare lexon gjithçka që mund të lexojë një lexues, gjithkund, në çdo gjuhë, në çdo popull në çdo vend. Janë shumë, dhe është lumturi për ne që janë shumë”.

Anija kozmike prek diellin

0

Për herë të parë në histori, një anije kozmike ka prekur diellin. Sonda Solar Parker e NASA-s fluturoi përmes pjesës më të jashtme të atmosferës së Diellit dhe mori mostra grimcash.”

Kjo është bërë e ditur nga agjencia amerikane e hapësirës. Gjetjet janë publikuar në Physical Review Letters dhe janë duke u publikuar në The Astrophysical Journal.

Lajmi u dha në një konferencë për shtyp në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan në New Orleans.

Ai që sapo kapërcehet nga sonda Parker është një kufi i padukshëm, por që përfaqëson një moment historik për studimin e Diellit dhe kalimin më të afërt të një sonde me yllin tonë.

I ashtuquajturi kufi i atmosferës diellore, i njohur edhe si sipërfaqja e Alfven-it, është kapërcyer dhe ndan dy “botë”: brenda grimcave “të bllokuara” nga fushat gravitacionale dhe magnetike, jashtë atyre që arrijnë të ikin nga tërheqja e Diellit. dhe duke u shpërndarë në hapësirë ​​si një erë diellore.

Që atëherë, sonda me emrin e fizikantit Eugene Parker, i cili teorizoi për herë të parë ekzistencën e erës diellore, e ka kaluar kufirin disa herë, një konfirmim se atmosfera diellore nuk është një top i lëmuar, por përkundrazi “i zbehur” .

Vetëm analiza e këtyre majave dhe luginave që valëzojnë sipërfaqen do të ndihmojë për të kuptuar se si ngjarjet që ndodhin më thellë ndikojnë në atmosferën dhe erën diellore, “motorin” e stuhive diellore që godasin periodikisht edhe Tokën.

“Kjo është një kohë e shkëlqyer për shkencën diellore,” tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i drejtorisë së NASA-s për misionet shkencore.

“Ky moment historik – shtoi ai – jo vetëm që do të na ofrojë një pasqyrë më të thellë në evolucionin e Diellit dhe ndikimin e tij në Sistemin Diellor, por gjithçka që mësojmë për yllin tonë do të na mësojë gjithashtu shumë për yjet e pjesës tjetër të universit”.

Ashtu si ulja në Hënë bëri të mundur të kuptojmë se si u formua sateliti ynë, edhe prekja e atmosferës diellore do të ndihmojë në zbulimin e informacionit vendimtar për yllin tonë dhe ndikimin e tij në Sistemin Diellor.

“Duke fluturuar kaq afër Diellit, Sonda Diellore Parker tani percepton kushtet në kurorën diellore siç nuk kemi mundur kurrë më parë,” tha Nour Raouafi, shkencëtar i projektit të anijes kozmike në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar Johns Hopkins .

“Ne shohim prova të të qenit në koronë në të dhënat e fushës magnetike, të dhënat e erës diellore dhe vizualisht në imazhe. Ne në fakt mund të shohim anijen kozmike duke fluturuar nëpër strukturat e kurorës që mund të vëzhgohen gjatë eklipsit total diellor.” .

Parker do të vazhdojë të orbitojë rreth Diellit duke ndjekur një lloj spirale që do ta afrojë sontën çdo herë, gjithsej 24 rrotullime të plota që do të çojnë, nëse mund t’i rezistojë temperaturave gjithnjë e më të larta, të depërtojë deri në më pak se 6 milionë. kilometra nga sipërfaqja e Diellit.

Ndodhi në Paris, qëllohet me tortë kryevepra e Da Vinci-t, MonaLisa

0

Një 36 vjeçar goditi me tortë portretin e Monalisës në Muzeun e Louvrit në Paris. Zyrtarët në Muzeun e Luvrit në Paris , ku portreti enigmatik mbahet me krenari, nuk pranuan të komentojnë incidentin e çuditshëm e së dielës, i cili u kap në disa telefona dhe qarkulloi gjerësisht në mediat sociale.

Vepra e Leonardo da Vinçit , e cila ka qenë shënjestër e tentativave vandaliste në të kaluarën, ishte e padëmtuar falë kutisë së saj të xhamit antiplumb.

Një përdorues i Tëitter-it i identifikuar si Lukeee postoi një video që tregonte një punonjës të muzeut duke fshirë tortën nga xhami dhe një tjetër që tregonte një burrë të veshur me të bardha duke u shoqëruar nga rojet e sigurisë.

Nga neser ndalohen kategorikisht qeset plastike

0

Prej më shumë se tre vitesh shqiptarët i bëjnë qeset plastike nëpër markete kur duan të transportojnë produktet e blera, por duket se kjo nuk ka ndaluar përdorimin e tyre në vend.

Nisur nga kjo, qeveria vendosi që të ndalojë tërësisht përdorimin e qeseve plastike nëpër markete duke ndryshuar ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Sipas këtij ligji, duke filluar nga dita e nesërme, 1 qershor 2022, supermarketet dhe çdo dyqan lagjeje e ka të ndaluar që të japë qese plastike për klientët, në të kundërt rrezikojnë të gjobiten.

Konsumatorët që shkojnë në markete do të duhet që të marrin me vete edhe trajsat, në të kundërt duhet që t’i blejnë aty kundrejt një çmimi shumë herë më të shtrenjtë se qeset plastike.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi në mbrojtjen e ambientit në vend, pasi burimet e plastikës janë të ndryshme dhe qeset plastike janë vetëm një formë e ndotjes me plastikë.

Ja cilat janë 3 mënyra për të fshehur mesazhet në iPhone

0

Nëse nuk dëshironi që disa mesazhe të shfaqen në ekranin e iPhone-it tuaj, mund t’i fshihni lehtësisht.

Pavarësisht arsyes, duhet vetëm pak përpjekje për të fshehur mesazhet tuaja. Ju mund të fshihni mesazhe specifike nga njerëzit, sinjalizime nga zinxhirët e teksteve dhe madje edhe njoftime nga aplikacionet.
Si t’i fshihni mesazhet nga një person specifik

1. Hapni aplikacionin “Phone”.

2. Zgjidhni “Kontaktet” në menynë e poshtme dhe më pas gjeni dhe trokitni lehtë mbi kontaktin, mesazhet e të cilit dëshironi të fshihni.

3.Prekni “Edit” në këndin e sipërm djathtas.

4.Lëvizni poshtë dhe shtypni “Fshi kontaktin”, më pas prekni sërish “Fshi kontaktin” në dritaren që shfaqet për ta konfirmuar.

5.Hapni aplikacionin “Cilësimet” dhe lëvizni poshtë dhe trokitni lehtë mbi “Mesazhet” .

6.Lëvizni poshtë dhe aktivizoni çelësin pranë “Filtro” dërguesit e panjohur nën titullin “FILTRIMI I MESAZHIT”.

Si t’i fshihni sinjalizimet e mesazheve në një zinxhir specifik
1. Hapni aplikacionin “Messages”.

2. Hapni mesazhin(et) që nuk dëshironi të shfaqen, ndërsa zinxhiri vazhdon.

3. Prekni ikonën e një fytyre (ose foton e personit).

4. Ndrysho “Hide Alerts” në dritaren që shfaqet.

Si t’i fshihni njoftimet e mesazheve në një iPhone
1. Hapni aplikacionin “Cilësimet”.

2. Trokitni lehtë mbi “Njoftimet”. Kjo do të hapë një listë të gjatë të çdo aplikacioni në telefonin tuaj që gjeneron njoftime.

3. Për të ndaluar të gjitha njoftimet, trokitni lehtë mbi “Shfaq” pamjet paraprake në krye të ekranit dhe më pas zgjidhni “Asnjëherë”. Ju gjithashtu mund të zgjidhni “Kur” është i shkyçur për të kufizuar vetëm pjesërisht shfaqjet e mesazheve – do të merrni ende njoftime, por nuk do të shihni pamjen paraprake të tyre.

POSTIMET E FUNDIT