Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ose “arnimet” me “lecka” të vjetra, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj.
Begaj, si “ushtar” i mafies së pronave në Jug dhe me dosje në SPAK, kuptohet se do ta firmosë Qeverine e re.
Në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.
Bëhet me dije se më datat 6-8 shtator Presidenti ndodhet në Kazakistan për një vizitë shtetërore.