Patronazhistët janë strukturë kriminale!

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Shqipëria është një vend që ka mundësi për të gjithë, nëse nuk do të vidhet nga politikanët.

Komentet Meta i bëri gjatë një interviste në News 24, ku hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, se vjedh rreth 2 miliard e gjysmë euro në vit nga buxheti i shtetit.

Ai shtoi se patronazhistët në vetëvete janë një organizatë kriminale, ku sipas tij, pavarësisht se jo të gjithë janë kriminelë, për një arsye apo për një tjetër, ata detyrohen të bëjnë një detyrë shumë të pahijshme.

“Shqiptarët do i mbante, ato 2 miliard e gjysmë euro që vidhen çdo vit, në raport pra edhe me Serbinë, edhe me Malin e Zi, edhe me Bosnjën. Kjo do të thotë më shumë investime, më pak borxh, më shumë vende pune, etj. Në radhë të parë duhet normaliteti, duhet që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Unë shumë prej atyre që kam takuar dhe i kam pyetur, a e dini ju kush është kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës? Askush nuk e dinte. Kjo gjë është kudo, në të gjithë Shqipërinë. Unë nuk pres as zgjedhje daneze, as drejtësi daneze, por përmes pjesëmarrjes dhe detyrimit që ka çdo qytetar që t’i shërbejë vendit, të tregojë që është i denjë për të qenë qytetar i lirë i një vendi demokratik. Opozita ka përgjegjësitë e veta për procesin.

Kur shkoi delegacioni jonë për herë të parë atje, u shokuan, pasu atje votimet bëheshin me laps. Edhe pyetën ore sib ëhet kjo punë atje, se lapsi mund të fshihet? Jo, i tha ai, si mund të ndodhë kjo punë. Një strukturë kriminale janë patronazhistët, që për hir të një vendi pune bëjnë një detyrë të pahijshme. Organizon atentate ndaj kreut të PD-së. Apo bën akte kundër medias dhe sipërmarrësve që nuk i nënshtrohen tekave të qeverisë. Situata shumë shpejt do të ndryshojë. Secili e ka mundësinë të jetë pjesë e ndryshimit. Nuk mund të presin të gjithë që fadroma t’ju shkojë në shtëpinë e tyre që ata të reagojnë. Ky është një vend që ka diell shumë dhe ka diell për të gjithë dhe nuk mund të ngrohen vetëm një pakicë.

Ne alternativën e kemi dhënë edhe në Konventën tonë të Partisë së Lirisë. Alternativa jonë është ajo e transparencës dhe që i nënshtrohet gjykimit të shqiptarëve. Është alternative që siguron që nuk do të ketë më tendera sekretë. Është alternative e prodhimit. Vitin e ardhshëm jam i përkushtuar që të jetë vit i lirisë dhe demokracisë. Unë do kisha pasur shumë dëshirë që të kishim një finale Messi Ronaldo, do të ishte një finale shumë interesante mes këytre dy yjeve, por padyshim që Franca është Franca e Gjalave, shumë e rrëzikshme dhe jo vetëm taktike si ka qenë ajo e Platinisë dhe nesër do të kemi një ndëshje shumë të bukur.”, u shpreh Meta.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu