PD tallet me Celibashin: Merr vendim tani! Nuk dorëzojmë asnjë dokument shtesë, as të pyesim fare…

0

Përfaqësuesi i PD-së Enkelejd Alibeaj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Indrit Sefa i  bëri thirrrje Ilirjan Celibashit që të marrë vendimin sot, pasi s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument tjetër shtesë.

“Kërkoj t’i bëj thirrje publikut Komisionerit. Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se PD nuk depoziton asnjë akt shtesë. Dokumentacioni i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt,. Argumentet politike të Komisionerit nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush e ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të japë një vendimmarrje tani”, tha Sefa.

Ndërkohë Celibashi tha më herët gjatë ditës së sotme se KQZ do të dalë me vendim për PD, pasi të skadojë afati prej 48 orësh, pra në mesnatë.

“Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një afat për regjistrimin e koalicioneve si dhe për kryetar këshilli apo anëtarë të këshillit bashkiak. Nuk mund të shkelen këto afate. Afati mbaron në orën 12″,  u shpreh Celibashi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu