Kreu Kulturë Pëllumb Xhepi, Baritonisti solist i (OFFA), ish-nxënës në Shkollën artistike ‘Prenk Jakova’...

Pëllumb Xhepi, Baritonisti solist i (OFFA), ish-nxënës në Shkollën artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër

0
18

Shkruan Qamil Gjyrezi

Bandat muzikore dhe muzikantët ushtarakë në NATO, shërbejnë si ambasadorë të rëndësishëm kulturorë që nxisin unitetin, projektojnë vlera të përbashkëta dhe forcojnë partneritetet ndërkombëtare pa ‘qëlluar’ asnjë të shtënë. Në vitin 1983 mbasi përfundova studimet në Akademinë e arteve në Tiranë, u emërova si pedagog i instrumentëve të tunxhit në Shkollën artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër.

Në vitet e para të punës filluam me shumë pasion për të mësuar instrumentët e tunxhit që kanë ‘Shtëpinë’ në Shkodër. Banda e parë është krijuar në Shkodër në vitin 1897. Nxënësit e tunxhit studionin me shumë pasion dhe përkushtim. Shumë isntrumentistë të tunxhit mbasi përfunduan shkollën e mesme, fituan të drejtën me konkurs të studjojnë në Akademinë e arteve në Tiranë. ‘Shkolla e tunxhit’ në Shkodër arriti nivele shumë të mira, falë përkushtimit të mësuesve dhe nxënësve të talentuar dhe shumë punëtorë, që studionin deri në 3-4 orë në ditë instrument. Ishin me të vërtetë ‘vite të arta’. Një prej nxënësve të talentuar të Shkollës ‘Prenk Jakova’ Shkodër nga Kukësi, ishte edhe trombonisti Pëllumb Xhepi nxënës i mësuesit Sokol Marku. Pëllumbi mbas përfundimit të studimeve në Akademinë e arteve me Profesor Marketin Luca, u emërua në Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura në Tiranë. Ai është sot Baritonist solist me kontribut të madh në këtë orkestër të njohur frymore kombëtare.

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura (OFFA) me dirigjent Major Altin Babameto është e vetmja orkestër frymore profesioniste në Shqipëri, e cila shoqëron ceremonialin shtetëror, paradat ushtarake dhe festat kombëtare. Ceremonialë Shtetërorë: Pjesëmarrëse në pritje zyrtare, nderime ushtarake dhe festat kombëtare. Turizmi Kulturor: Realizimi i nismave muzikore publike si koncertet “Turizëm përmes tingujve” në qytete të ndryshme të vendit. Bashkëpunime Ndërkombëtare: Interpretime të përbashkëta me formacione të huaja, përfshirë shkollat britanike të muzikës ushtarake. OFFA ka marrë shumë medalje dhe tituj në vite. ‘Medalja’ e Mirënjohjes: Akorduar nga Bashkia Tiranë për kontributin artistik dhe komunitar. Kalorës i Urdhërit të Flamurit: Titull i lartë dhënë përfaqësimit dinjitoz të simboleve kombëtare etjerë. Para disa ditësh e takova Pëllumbin dhe biseduam, kujtuam periudhën e studimit në shkollën e mesme në Shkodër, për të ardhmen e isntrumentëve të tunxhit, bandave muzikore dhe edukimin muzikor.
Në këtë takim zhvillova gjithashtu edhe një intervistë me Baritonistin solist Pëllumb Xhepi.
-Pëllumb kur keni mbaruar studimet nëë Akademinë e arteve në Tiranë
-Kam mbaruar studimet për instrumentin e trombonit në vitin 1993 me pedagog Marketin Luca. Në ata vite kam luajtur si student me Gjergj Lekën, tek emisioni Koha në pentagram’.

-Kur keni filluar punën në OFFA
-Kam filluar punën si instrumentist në OFFA në vitin 1993 në Bariton, me dirigjent Fatmir Foçi. Mbas 2 vitesh kam kaluar si solist në Bariton. Kam 33 vjet punë, që janë me qindra pritje ceremoniale, koncerte në Shqipëri dhe në shtete që përfaqësojnë orkestrat simotra të NATO-s.
-Si e mendon të ardhmen e OFFA
-E ardhmja është shume e mirë, punojmë me përkushtim e pasion, por duhen prurje të reja. Nuk ka shumë studentë që studjojnë në instrumentët e tunxhit.
Për të rritur cilësinë duhen instrumentistë shumë të mirë dhe të disiplinuar nga ana ushtarake.
-Si mendon se mund të rritet numri i fëmijëve që studjojnë në instrumentët e frymës dhe si e mendon edukimin muzikor në të ardhmen.
-Mendoj se duhet një stimul ekonomik për fëmijët që do të studjojnë në instrumentët e tunxhit. Duhet të promovohen në çdo shkollë të mesme e 9-të veçare. Për shembull në Korenë e Jugut, çdo shkollë e mesme ka Bandën e vet muzikore. Edukimi muzikor nuk mund të bëhet me dhunë, muzika duhet të merret si ‘Lojë’. Për të rritur durimin e përqendrimin mund ti thuash fëmijës mbaje notën 4/4 dhe mendo për muzikë. Edukimi muzikor duhet të fillojë që në mosha të vogla, në fëmijëri.
-A kanë studjuar fëmijët tuaj për muzikë
-Po vajza e madhe për flaut dhe djali për trombë.
Ju uroj OFFA-së dhe ju suksese në misionin tuaj muzikor, ushtarak dhe familjar!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu