Po e këputi Non Grata “Fillin e Arianës”, na ikën edhe Babloku në burg

0

Shkruan Sokol Pepushaj

I vetmi hajdut pa vilë sot është Sali Berisha.

Kjo është vija e trashë që nënvizon ndërlikimet e SPAK-ut për të arrestuar të akuzuarit dhe të përbuzurit nga shoqëria dhe ndikimet e Bablokut mbi drejtësinë, që i bie me grusht cilitdo i afrohet me karta e harta të përfitimeve, se ai është “Filli i Arianës”, për të dalë nga shpella e për të shkuar tek pasuritë.

Vijat e holla të arsyes, se pse Saliu ja tërheq litarin me kujdes kryeministrit, janë ndjenja lirie dhe fuqie të shpirtit kolektiv, për t’i dhënë përmasa karikaturës, deri në palexueshmëri.

Saliu vallëzon me notat e Ligjit dhe të Maliqit.

Nostalgjik i kohës së artë, kur jetonte në vilën luksoze, komshi me prokurorë, gjykatës, qeveritarë e zyrtarë zabitë të gjithçka-je ka ky vend, kujdeset që emrat konkretë të mos ua përmend.

As vilat e Olsi Ramës dhe Ilir Metës nuk i lëshon në lëmin e lajmit, por i fsheh pas ca pikturave me pamje të thellë të mënyrës së jetesës së thjeshtrës së Bablokut, që edhe ajo, si gjithë shoqet e saj të kupolës, ja ngulë dhëmbët e brishtë ndonjë thele andej nga sofra e grave.

Në tryezën e gostisë, menyja dhe shërbimet ofrohen sipas hierarkisë.

Aty titullarët kanë fuqinë kontrolluese edhe për ushqimin, edhe për hijet e detajeve, edhe për pastrimin e oborrit të çdo oborrtari të mbretërisë, nga gjethet të zverdhura të erërave financiare, që kanë rrëzuar ekonominë mbi tokën e butë, ku secili mafioz lë gjurmët e veta.

Putrat e Saliut nëpër zjarrin e Ferrit që mban në shpirt Babloku, ecin lehtë- lehtë në rrugët e duhura. Shkelin kë duan, e djegin kë duhet.

Që detyrimisht duhen ca dëshmorë të dështimeve, me pikëllim e pranon secili hajdut, që kur i vjen radha, kujdesshëm e pa zhurmë, zbret nga pema e pushtetit në qilar të Altin Dumanit.

Ky Altini, kot e mpreh lapsin të shkarravisë buzëqeshjen e 4 Klaneve Mafioze, sa kohë nuk i merr një nga një ose dy nga dy, se katër janë fuqi e madhe e nuk thyhen dot.

Po të jetë në dilemë cilët janë këta, le të pyesë cilindo fshatar, se ata e çojnë tek muri ku i kanë mbështetur njërin pas tjetrit, Non-Gratën, Liken, Lalin dhe Bablokun.

Mbi këtë murishte të ngrirë juridike, është ai, strategu i shtigjeve antiamerikane, Saliu, që i tërheq me kujdes litarin Bablokut, sa për t’u thënë amerikanëve se është ai që ka në dorë fillin e Arianës, që po ja tha truri e këput, e Minotauri bën kërdinë, i ha të gjithë, sa ngelen bagëtitë  pa barinj./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu