Prokuror Dumani, zgjohu nga gjumi, inceneratorët kanë “gllabëruar” mbi 150 milionë euro. A nuk i shihni?

0

Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një seancë radhe, bëhet fjalë për  Fierin.

Pas Elbasanit, që u kërkuan 57 vite burg, që në fakt janë shumë pak, për një grup të strukturuar kriminal, i cili nuk hetohet si i tillë, i erdhi radha Fierit, por ende nuk është hapur kapaku i pusetës, ai i Tiranës.

Kompanitë fillojnë me Stela Gugallen, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, që njihet si “truri” i inceneratorëve dhe të gjithë bashkë kanë marrë mbi 150 milionë euro.

Mbi 100 mijë euro afërsisht ka marrë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston si incenerator, por është thjesht dhe vetëm landfill dhe sot pas 6 vitesh që duhej të kishte mbaruar investimi, nuk ka incenerator. Rreth 50 milionë euro janë inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, të dy jashtë funksionit.

Zoti Dumani, inceneratorët kanë "gllabëruar" mbi 150

Fotomontazh – Mirel Mërtiri, Stela Gugalja dhe Klodian Zoto

150 milionë euro, ndërkohë Klodian Zoto është dobësuar dhe vjen vërdallë rrugëve të Tiranës gjoja fshihet në kryeqytet. Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja, marrin miliona euro në Vjenë, ku jetojnë si mbretër dhe shqiptarët e varfër paguajnë nga xhepi i tyre një incenerator që nuk ekziston  dhe dy të tjerë që nuk punojnë.

Me këto para paguhen horrat mediatikë që vijnë vërdallë në Tiranë, korruptohet drejtësia, ndërkohë shqiptarët rrinë dhe vështrojnë.

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, pritshmëritë i ka të mëdha, por ende për inceneratorët nuk po shohim asgjë.

Duket se thjesht dhe vetëm po i vihet kapaku dhe po mbyllet një çështje. Afera korruptive e shekullit, të cilën duan ta ekzekutojnë, duke u marrë me pllakat e banjave të Arben Ahmetajt dhe duke ia lënë të gjithë faturën Klodian Zotos dhe Lefter Kokës apo Bllakos që ndodhen brenda.

Zoti Dumani, inceneratorët kanë "gllabëruar" mbi 150

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit

Në fakt, e vërteta është përtej Klodian Zotos, përtej Arben Ahmetajt, afera e inceneratorëve, shkon te mediat, shkon te qeveria, shkon te kryetarët e bashkive, që nga Subashi i Fierit që është i provuar me dëm ekonomik apo në Elbasan e deri te Tirana, ku ende nuk po mban përgjegjësi asnjë zyrtar.

Altin Dumani shkoi me tam tame shumë të mëdha në krye të SPAK-ut, pritshmëritë ndaj tij janë të shumta.

Ambasada e SHBA-së i ka dhënë çdo mbështetje, por ende nuk kemi asgjë, thjeshtë dhe vetëm veprime të kryera më parë dhe një propagandë e shfrenuar mediatike për ta mbuluar çështjen, për ta hequr vëmendjen, për ta relativizuar, për të shkrirë kauzën, duke hedhur akuza, por në fakt kauza e inceneratorëve mbetet atje sido të akuzohet çdo individ që është marrë me këtë çështje.

Afera është atje, 150 milionë eurot e paguara, të transferuara, janë atje. Mirel Mërtiri është aty, Klodian Zoto është aty, Stela Gugallja është aty, bosët e inceneratorëve janë në arrati, ndërkohë ka akoma fakte të reja dhe dokumente që lidhin Elbasanin, Fierin dhe Zimbabven.

Grupe të caktuara kanë ardhur nga Zimbabve dhe janë paraqitur në inceneratorin e Fierit, ku kompania e ka reklamuar si suksesin e saj, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk pranohen nga kompania mëmë e inceneratorit të Tiranës.

Gjithsesi, faktet atje i ka Altin Dumani, ashtu si dhe disa dokumente të tjera edhe më përvëluese që do të dalin ditë pas dite pa u ndalur, deri në momentin që do të hetohet deri në fund afera e inceneratorëve dhe do të dalin pagesat për një incenerator që nuk ekziston dhe do të shkojë para ligjit çdo person që ka abuzuar dhe vjedhur taksat e shqiptarëve të varfër për një incenerator në Fier që nuk punon dhe atë në Elbasan që herë ndizet e herë fiket, por ka një kosto marramendëse, pasi është thjesht dhe vetëm një kazan me naftë që do miliona euro për t’u vënë në punë.

Afera e inceneratorëve është aty, Altin Dumani është aty, prokurorët janë aty dhe nuk mund ta kthejnë çështjen thjesht dhe vetëm në një fasadë të lyer me bojë si këto që bën Rilindja.

Afera e inceneratorëve është një godinë që duhet shembur, për të shembur korrupsionin politik dhe ekonomik në Shqipëri./ CNA.al

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu