Prokuroria presion mbi shtypin e lirë, thërret gazetaren Klodiana Lala, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

0

Prokuroria e Elbasanit merr në pyetje gazetaren Klodiana Lala, për vrasjen e Pjerin Xhuvani ditën e zgjedhjeve të 25 prillit. Gazetarja ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale duke thënë se ngjarja nuk ka për tu zbardhur kurrë dhe se institucionet nuk po merren me rrugët që çojnë në zbardhjen e saj.

Reagimi i gazetares Klodjana Lala:

“Ngjarja e ndodhur në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ku mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani nuk është zbardhur ende, e me gjasë s’do zbardhet kurrë e plotë. Ama prokuroria e Elbasanit ka urgjencë marrjen time në pyetje se i paskam nxjerrë sekretet.
Jemi mirë! Bravo shteti. Unë jam armiku!”

Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Prokuroria merr në pyetje gazetaren Klodiana Lala, për vrasjen e

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu