Protesta rutinë, pa efekt real

0

Shkruan Zef Ndreka

Molotovët flasin, programi hesht.
Edhe protesta e djeshme e opozitës nuk kishte asnjë ndryshim nga protestat e mëparëshme, të cilat dukshëm bëhen më shumë për të mbajtur të ngrirë debatin mbi lidershipin sesa për të ofruar zgjidhje edhe pse ka probleme serioze.
Vetëm fishekzjarre të shoqëruar me bomba molotovë, djegie e shkatërrim!
Një opozitë në pikë të hallit, pa strategji, pa vizion qeverisës, pa mbështetje të gjerë qytetare.
Thjesht një parti e ozurpuar nga krizat e brendshme.
Kështu, protestat e përsëritura të opozitës po duken gjithnjë e më shumë si ritual politik pa ndikim konkret.
Retorika e ashpër dhe aktet e dhunshme nuk e zëvendësojnë mungesën e një alternative bindëse qeverisëse.
Pa strategji të qartë dhe pa energji mobilizuese, opozita po rrezikon të mbetet e mbyllur në konfliktet e veta, larg pritshmërive të qytetarëve. Ndaj nuk ka mbështetje.
Ndërkohë, Berishës, Nokës, Bardhit, Gjekmarkajt, Palokës, Topallit, ,Vokshit dhe disa paloqave të tjerë, do ju pëlqente të thonim:
Sa frymëzuese këto protestat rutinë të opozitës…
Për ta, këto lloj protestash janë vizion i jashtëzakonshëm me fishekzjarre, molotovë dhe pak tym për atmosferë demokratike.
Për ta, është një strategji e admirueshme, është perspektivë qeverisëse mbresëlënëse, është mbështetje popullore “e dukshme”.
Për ta, është vërtet një model i ri i politikës moderne!
Por më tej, këtyre paloqave, po iu duket se
opozita po shkëlqen gjithnjë me protestat e saj “vendimtare”. Në çdo proteste kanë rrëzuar Ramën!
Për ta, programi i protestës është i qartë, sa më shumë zhurmë, sa më shumë zjarr dhe sa më shumë shkatërrim. Ndërsa pjesa e ideve mbetet për një sezon tjetër.
Për ta, kjo është strategjia brilante për të bindur qytetarët se e ardhmja është e sigurt… diku, ndoshta.
Në fakt, e gjitha kjo është një performancë e denjë për skenë, por aspak për qeverisje.
Programi i opozitës tani po lexohet qartë e thjeshtë nga qytetarët:
Protestë pas proteste, vizion pas vizioni…
Kështu, molotovët po flasin vetë, ndërsa programi hesht.
Ndërkohë, zhurma nga opozita po rritet, kurse besimi po bie. E gjitha kjo është ironi që opozita e quan strategji.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu