Kreu Aktualitet Protestat masive në Itali “gjunjëzojnë” qeverinë, Meloni paralajmëron dorëheqjen!

Protestat masive në Itali “gjunjëzojnë” qeverinë, Meloni paralajmëron dorëheqjen!

0
26

Italia mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryeministrja Giorgia Meloni po shqyrton mundësinë e dorëheqjes në muajin mars, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të mbahet në Romë, sipas një raportimi të prestigjiozes italiane “La Repubblica”.
Skenari mësohet se është diskutuar gjatë takimeve të fundit të Melonit me partnerët e saj të koalicionit, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një vendim të tillë.
Samiti evropian në Romë, i planifikuar në kuadër të 70-vjetorit të nënshkrimit të Traktateve të Romës, mund të shënojë angazhimin e fundit të madh ndërkombëtar të Melonit përpara një lëvizjeje të mundshme politike.
Edhe Italia është përfshirë nga një valë masive protestash në qytetet kryesore të vendit, me qytetarët që kanë mbushur rrugët dhe sheshet.
Sipas gazetës italiane, pas këtij takimi, kryeministrja mund të paraqesë dorëheqjen, duke hapur rrugën për procedurat kushtetuese që mund të çojnë në shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Data më e afërt e përmendur për votimet është 16 maji 2027, ndërsa një tjetër skenar parashikon që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në qershor, njëkohësisht me zgjedhjet lokale.
Një zgjidhje e tillë do të mundësonte bashkimin e dy proceseve zgjedhore dhe mbajtjen e votimeve disa muaj përpara përfundimit të mandatit aktual parlamentar, i cili përfundon në vjeshtën e vitit 2027.
Pavarësisht këtyre diskutimeve, drejtuesit e koalicionit qeverisës të së djathtës vazhdojnë të deklarojnë publikisht se zgjedhjet parlamentare do të mbahen sipas kalendarit të zakonshëm.
Ndërkohë, partitë e shumicës kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale, veçanërisht për përzgjedhjen e kandidatëve në qytete të rëndësishme si Roma, Milano, Napoli, Torino dhe Bolonja.
Negociatat për emrat e kandidatëve kanë nxitur diskutime brenda koalicionit, ndërsa aleatët e Melonit synojnë të arrijnë marrëveshje përpara nisjes së fushatës.
Për momentin, dorëheqja e mundshme e Giorgia Melonit dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mbeten skenarë të raportuar nga media italiane, pa një vendim apo njoftim zyrtar nga qeveria

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu