Pse mungon çështja kombëtare në programet elektorale të Rilindjes dhe Rithemelimit ?!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Në emër të atdheut!
Eshtë e papranueshme në mos nën sens dhe e denueshme teksa fushata zgjedhore po shkon drejt fundit dhe me asnjë rrjesht e fjali nuk janë prononcuar dyshja Rama-Berisha për çështjen kombëtare shqiptare.
Edhe diktatori Hoxha në kongreset që i kishte më pak luksoze sesa këta i kushtonte formalisht një kapitull në fjalimet e tij Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Ndërsa sot heshtje varri nga oligarkia politike e Tiranës.
Në kushtetutën e vendit e kemi të sanksionuar përgjegjësinë konstitucionale për popullsinë shqiptare që jeton në trojet etnike jashtë atdheut, por “Baballarët” e katraurës ekonomike e autokratike nuk merakosen për Kosovën e cila po zvetnon e rrezikon mbështetjen ndërkombëtare, apo për Maqedoninë e Veriut ku nacional-shovinistët në pushtet po orvaten të nxjerrin jashte ligjit gjuhën tonë amëtare.
Asnjëri nuk merakoset për trojet çame nën Greqi për pozojnë me puthje e përqafime me belerët e organizatës terroriste “Mavi”.
Asnjëri nuk shqetësohet për Preshevën e Ulqinin.
Ky është një akt turpi që shqiptarët në atdhe e diasporë duhet ti ndëshkojnë me dt 11 maj vetëm me votë.
As integrimet dhe pasaporta imagjinare komunitare e Edi Ramës, as nacionalizmi fals i Sali Berishës teksa rezonon me neokomunistin Albin Kurti nuk e fshehin dot çmendurinë e tyre politike që bie erë të rëndë duke injoruar çështjen kombëtare shqiptare.
Kjo është e papranueshme,e paprecedent dhe e denueshme.
Kjo ka shpjegimet e veta të trishtueshme dhe kushdo e ka të qartë pasi këta pengmarrës të demokracisë kërkojnë vota jo për shqiptarët dhe shqiptarinë por për të vazhduar sundimin me pengmarrjen e demokracisë dhe hajninë.
Nëse do të ringjitem prapë në podiumin e Parlamentit të Shqipërisë harta e trojeve dhe popullsisë amtare e vizatuar në ndërgjegjen dhe shpirtin tim do të hapet e mbrohet ç’do çast jo me thirrje agresive por mbi parime të qarta demokratike, humane e euroatlantike.
Askush nuk mund të ma ndalojë piskamën time për Kosovën që po kërcënohet, për gjuhën e te drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që po agresohen, për popullsinë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc që po atrofizohet, për Ulqinin që po rrezikohet apo për Prevezën e trojet çame që po harrohen.
Ky nuk është premtim elektoral por subkoshiencë e cila duhet të dominojë politikën shqiptare.
Por fatkeqësisht realiteti është i hidhur!
Zullumqarët po tallen me shqiptarët me barcoletat e fjalorin përvers ndaj 11 maji duhet të jetë “darka e fundit”e këtyre karagjozëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu