Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Forumin e Paqes” në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentit e Francës Emmanuel Macron.
Në nisje të takimit presidenti francez Macron tha se ky takim ku marrin pjesë disa lider nga vende të ndryshe të botës do të zgjasë rreth 1 orë e 15 minuta.
Në këtë moment ka ndërhyrë dhe Rama duke i thënë se veprimi i presidentit Macron i dha përgjigje edhe interesit të madh që Putin kërkon ta përqafojë.
“Pikë së pari zoti President, jeni shumë kurajoz që të vendosni një kufi kohor e të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika e Ballkani. Kështu që ju heq kapelën. Prandaj tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë.
Në përpjekje për të kursyer kohë edhe për miq të tjerë të shquar këtu, dua që të kaloj në një temë tjetër që ka saktësisht të bëjë me këtë temë, por është e rëndësishme mjaftueshëm në këtë kohë kur ne reagojmë ndaj fatkeqësive të mëdha, reagojmë ndaj katastrofave të mëdha”- tha Rama.