Rama-Berisha prodhojnë lista që do jenë lendë e parë për SPAK!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Për mua të paktën që kam kaq kohë që personalisht e mediatikisht që shpreh bindjen për kriminalizimin total të establishmentit të vjetër politik listat PS-PD që u dorëzuan në mesnatën e errët të 12 marsit nuk kishte surprizë.
Në sipërfaqe dhe në përmbajtje kjo është tentativa e fundit e tyre për ti bërë karshillëk drejtësisë së re.
Dhe jo vetëm kaq.
Eshtë dhe loja e fundit malinjë që ky binom neveritës politik bën me shqiptarët.
Këto lista flasin e ulurasin që krimi e korrupsioni vijon të vishet me imunitet.
Janë kaq shumë emra për të cilët do duhej kohë për komentim që jo vetëm janë turp i demokracisë, por mbi 30 prej tyre janë tashmë jo vetëm të penalizuar por lënda e parë në përpunim e organeve të drejtësisë së re.
E thënë shqip e pa dorashka Edi Rama e Sali Berisha dorëzuan mbrëmë në KQZ-në e Celibalishit listën e kaçakëve politik në kërkim dhe veten e tyre e shpallën shpella të errëta ku strehohet mafia shqiptare.
Nuk ka më asnjë dilemë dhe botërisht mbrëmë është proklamuar qëllimi i vërtetë i dyshes Rama-Berisha.
Në mungesë të emrave kriminalë nëpër qarqe ata me marrëveshje eksportojnë e importojnë të njëri-tjetri figura të djegura moralisht e politikisht dhe të argumetuara si të korruptuara që të balancohen në bashkëudhëtimin e mbrapshtë për shkatërrimin e vendit e të kombit.
Eshtë turp historik përveçse non sens kur këto dy parti që përbetohen me retorika ndershmërie e drejtësie e përfshijnë në këtë garë elektorale mbi 30% kandidatë të cilët jo vetëm kanë konsumuar vepra penale të krimit e korrupsionit por presin prangat e BKH sapo të jenë pa imunitet.
Sipërfaqja të jep idenë se ky bllok “Camorra” nuk mund të çahet dhe se ky vend e ngulfati shpresën tënë duke e dërguar në reanimacionin e spitalit Rama-Berisha.
Por besoni se nuk do jetë kështu me dt 12 maj.
Shqiptarët do dinë të zgjedhin dhe dallkauët politikë nuk do kenë mundësi të riinstalohen e të vjedhin.
Ata mund të adaptojnë këto lista famëzeza por e kanë të veshtirë të ndërrojne ADN-në e një kombi të sprovuar në luftëra e beteja për mbijetesë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu