Zoti ministër ju pinjoll i nomeklaturës Kuqe, mos u sill si “Kuçedri UJIT” Mjaft u soll pararendesi axha, diktatori EH me vrasje kundër Kullës Mukja 1943.
– Kërkesë drejtuar Ministrit të brendëshëm zotit HOXHA
Zoti ministër i brendëshëm Policia juaj politike Fushë Krujë ka thirrur dhe po mban të ndaluar, Zotin KADRI MUKA pronar i Kullës Mukje 1943 vetëm sepse ka qenë duke riparuar Tubacionin e Ujit të pijshëm në Fshatin Mukje Krujë.
Akademia Konservatore Albania kërkon lirimin e menjëhershëm, anëtar i nderit zotin Kadri Muka.
Në rast të kundërt zoti ministër, konservatorët do ta konsiderojnë veprimin e policisë Fushë Krujë një akt presioni dhe dhunë policore parazgjedhore të rregjimit mbi votues opozitarë nga policia politike rilindja krimit.
Thirrjen dhe ndalimin nga policia të Z KADRI MUKA president i Asamblesë Kombëtare të Partisë Konservatore Albania, e konsiderojmë si hakmarrje politike që vijon prej vitit 1944 deri më 2025
AKDKA – “PKKA”
Tiranë – Prishtinë.
Zv. President Prof. Dr. Sabri KADRIU
Datë 10 Maj 2025