Ish-kryeministri Sali Berisha po mban fjalën në Kuvend, ku i ka bërë thirrje SPAK që të hetojnë pasuritë e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Ai tha se duhet të ketë një përgjigje se përse SPAK nuk heton pasurinë e politikanëve që nuk e justifikojnë.
Pse nuk heton SPAK sarajet e Edi Ramës dhe pallatin e familjes Basha? Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë.
Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë. Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Arben Ahmetajn, Agaçin dhe Erion Veliajn?!” tha ai.