Arrestohet në Maqedoni për drogë dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit. Xhakolli mohon

0

Autoritetet maqedonase kanë zbuluar një fabrikë të kanabisit në qytetin e Ohrit.

Për rastin, janë arrestuar në total 10 persona. Ndër të prangosurit është edhe dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, raportuan mediat maqedonase.

Por, vetë kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli, në një prononcim për mediat ka deklaruar se dhëndri i tij nuk është arrestuar për drogë. “Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai shkurtimisht.

Operacioni u krye në fshatin Orovnik të Ohrit ku u zbulua një “shtëpi bari”.

Brenda saj u kapën 3 000 rrënjë kanabisi, 100 litra vaj kanabisi si edhe 600 kg kanabis i thatë, gati për tregtim.

Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë “Greenego 2018” nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu