Saliu dhe deputetët e përjashtuar futen me forcë në mbledhjen e Komisionit të Etikës,

0

Mbledhja e sotme e komisionit të Etikës, në lidhje me episodet e dhunës në sallën e Kuvendit, është shoqëruar me kaos.

Deputetët e opozitës, të përjashtuar nga Kuvendi pas sherrit të ndodhur dje, janë futur në zyrën e Klotilda Bushkës, ndërsa pritej që të mblidhej sekretariatit të etikës. Me tone të ashpra dëgjohen Albana Vokshi dhe Flamur Noka, teksa i kërkojnë gardës që t’i lejojë që të marrin pjesë në mbledhje.

Ndërkohë gjithçka që po ndodh po tranmetohet live nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja Albana Vokshi në Facebook.

“Po provokon me gardën”, dëgjohet të thotë Vokshi.

Kujtojmë se pasditen e djeshme, seanca parlamentare u shoqërua me pëërplasje fizike mes deputetëve të opozitës dheatyre të mazhorancës. Deputeti i PD, Bledion Nallbati ka goditur më grush deputetin e PS, Vullnet Sina, teksa përplasja mes tyre ka vijuar edhe jashtë Kuvendit.

Siç mediat raportojnë bëhet me dije se mes dyshes ka patur debate, teksa prezent kanë qenë dhe të tjerë deputet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu