Sekuestrohet Porti ushtarak i Sarandës

0

Porti ushtarak i Sarandës i dhënë me qira për 20 vite ndaj “Concord” dhe “Kastrati group” është vendosur nën sekuestro preventive nga SPAK me vendim gjykate.

Kjo sekuestro vjen pak ditë pasi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, u paraqit në SPAK, në të njëjtën ditë me ish-komandantin e Forcës Detare, Artur Meçollari.

Sekuestroja e bazës ushtarake të Sarandës vjen lidhur me kallëzimet e bëra nga Meçollari, për pretendimin e tij për abuzimin me pronat e ushtrisë dhe shkelje të rënda.

Meçollari pretendon se pronat e bazave ushtarake në Shëngjin dhe Sarandë janë dhënë me qira te biznesmenë, me qëllim përfitimi.

Po ashtu është njoftuar me një fletë-thirrje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu