SHBA/ Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Trump për imunitetin

0
FILE PHOTO: Former U.S. President Donald Trump looks on at a campaign event in Waterford Township, Michigan, U.S., February 17, 2024. REUTERS/Rebecca Cook/FILE PHOTO

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara pranoi të shqyrtojë kërkesën e Donald Trumpit për shfuqizimin e vendimit të disa shteteve federale për ta përjashtuar atë nga gara presidenciale.

Trump kërkon që kjo Gjykatë të vlerësojë, nëse ai ka imunitet si ish-president, përballë ligjit që pengon kryengritësit të marrin poste të larta shtetërore, mbi të cilin bazohen vendimet e gjykatave të Kolorados, Meinit dhe së fundi edhe të Ilinoisit që mori vendimin në të njejtën ditë me Gjykatën e Lartë.

Ish-presidenti po përballet me akuza për organizim të mësymjes së dhunshme të mbështetësve të tij ndaj kongresit më 6 Janar 2021, për të penguar betimin si President të Joe Bidenit, të cilin e akuzoi se u zgjodh me një proces të manipuluar votimi.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë që mban titullin “Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara” pretendon se si i tillë gëzon imunitet përballë akuzave për organizim të revoltës. Trupa gjykuese do të dëgjojë pretendimet e tij më 22 Prill.

Donald Trump që synon të marrë një mandat të dytë presidencial, shpreson që Gjykata e Lartë të vendosë në favor të tij duke i dhënë imunitet, duke qenë se shumica prej 6 pjesëtarësh të trupës gjykuese janë emëruar nga republikanët dhe vetëm 3 të tjerë nga demokratët. Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit vendosi të mos ia njohë imunitetin.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu