Në emisionin Open në News 24 mbrëmjen e sotme është diskutuar me një panel të ftuarish lidhur me dokumentarin mbi Shqipërinë të publikuar nga RAI3.
Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype tha se Ramës nuk i vjen mirë që shteti ynë po përkufizohet si i lidhur ngushtë me krimin, në atë reportazh u publikuan shumë të vërteta që ne i dimë dhe i kemi thënë.
Më tej Lubonja shtoi se krenaria e Ramës duket skandaloze, sjellja e afganëve përshembull tregon që ne e trajtojmë vendin tonë si vend i botës së tretë dhe ata ashtu e kanë parë se ndryshe përse Meloni do i sillte emigrantët pikërisht në vendin tonë.
Për atë emision është bërë një ‘luftë’ në Itali, ishte një reportazh që publikoi shumë të vërteta, u shpreh Lubonja.
Është Rama ai që e nxjerr vendin tonë si racist, e duke bërë këto skenat si i indinjuar tregon një situatë skandaloze, tha Lubonja.