Skema e basteve sportive, pronarë rusë marrin miliona nga shqiptarët

0

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u shqyrtua skema e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të basteve sportive në Shqipëri.

Por si ka funksionuar për 4 vite skema e bastexhinjve dhe kush janë kompanitë me të cilët ata kanë krijuar lidhje besimi për çdo lek të hedhur në bixhoz? Pse janë dorëzuar autoritetet vetëm te gjuetia për të kapur në flagrancë dhe dënuar njerëzit që vendosin skedina? Le të shohim një shembull. Kjo faqe interneti të fton të bëhesh pjesë e lojës, të josh me bonuse deri në 100 euro për depozitat fillestare të regjistrimit dhe të njeh me rregulloren, e cila është e shkruar në gjuhën shqipe.

Bastebet1.com është vetëm një prej portave hyrëse të provës me fatin në bixhoz. Brenda saj, sot janë 696 kompani të listuara me të cilat mund të lidhet një kontratë përmes të dhënave personale dhe llogarisë bankare. 11 prej tyre hyjnë në marrëdhënie direkte me lojtarët nga Shqipëria. Por, ku operojnë këto kompani dhe cilët janë aksionerët që i zotërojnë ato? Ofruesi 1xcorp N.V, i njohur me emrin 1XBET, xhiron rreth 1.8 mld euro çdo vit dhe e ka shtrirë aktivitetin në 134 shtete, përfshi dhe Shqipërinë. Marka u regjistrua në vitin 2007 në Qipro, nga 3 biznesmenë rusë, Sergey Karshkov, Roman Semiokhin dhe Dmitry Kazorin, të cilët hynë shumë shpejt në syrin e hetuesve për evazion, dhe sot po përballen me një seri akuzazh në gjykatë. Megjithkëtë, kompania vazhdon të operojë, prej 1 viti nga Kuraçao, një shtet ishullor ky që ndodhet në detin e karaibeve.

Edhe marka 22BET, pjesë e grupit TechSolutions Group N.V. me seli në Willemstad të Kuraçaos ofron kushte dhe rregulla të ngjashme me aksionerë që për qytetarët shqiptarë janë krejt të panjohur, por që nga bastvënësit shqiptarë marrin miliona euro, dhe nuk kthejnë mbrapsht asgjë, me përjashtim të parave që fitohen nga individi në skedinë.

“Këto para po ikin nga Shqipëria. Këto para po i marrin njerëzit anonimë. Nxirrini në sipërfaqe që t’i shikojmë dhe deputetët që luajnë, dhe ministrat që luajnë dhe njerëzit që luajnë me shuma të mëdha dhe t’i themi ku i gjeni këto para”, deklaron kryetari i KOKSH Fidel Ylli.

Deri në vitin 2018, në pikat e basteve vendosnin skedina dhe qëndronin me orë të tëra, meshkuj të të gjitha moshave, përfshi të miturit nën 18 vjec deri tek të moshuarit. Kishte nga ata që vendosnin me porosi shuma të mëdha, e që nuk shfaqeshin në këto sallone, por pas ndalimi aktiviteti ndryshoi rrenjësisht.

“Në këtë periudhë mosha mesatare e njerëzve që luanin masivisht, ka qenë nga 18 deri në 45 vjeç. Pra, mosha e mesme e cila ka pasur disponibilitet shumë të madh në telefona smart dhe mbi të gjitha ka qenë mosha e cila ka pëdorur më mirë teknologjinë”, deklaron Henri Telharaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu