Republikanët në SHBA nuk kanë fituar vetëm në zgjedhjet presidenciale, por tani do kenë në dorë edhe Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Një nga garat më interesante për Senatin ishte ajo e zhvilluar në Teksas mes republikanit Ted Cruz dhe demokratit Colin Allred.
Ai deklaroi se demokratët kishin derdhur miliona kundër tij në këtë garë, me qëllim që Teksasi të kthehej blu.
Cruz tha se demokratët e kanë kthyer atë në shënjestrën numër 1 në vend. Sipas tij, George Soros dhe Chuck Schumer kanë derdhur mbi 100 milionë dollarë në Teksas.
“Duan të më gozhdojnë. Çdo reklamë në televizion është një sulm kundër meje. Duan të kthejnë Teksasin,” tha Cruz.
Megjithatë, republikanët jo vetëm që kanë ruajtur shtetet e tyre, por kanë dërrmuar edhe atë që njihej si ‘muri blu’ i demokratëve.
Cruz arriti të ruajë mandatin, duke fituar për herë të tretë garën për një vend në Senat.