SPAK, u bë edhe Vlora e SHISH-it të blejë 400 MLN lekë karburant pa garë tek Çet Kastrati

0

Kosovarja Vlora Hyseni, ka vetëm katër muaj që është emëruar në kryer të SHISH, por ajo e ka nisur punën në shkelje. Duke harruar detyrimet që i ngarkon posti ajo i është futur aferave të tenderëve.  Më datë  7 gusht Shërbimi Informativ i Shtetit ka publikuar në buletinin e APP kontratën e tenderit me objekt ““Blerje Karburante”.

Për të furnizuar makinën e saj me naftë e benzinë, Hyseni ja lënë si fond limit vlerën prej 400 milionë lekësh.  Ku nga këto para 270 do të shkojnë për lotin ‘blerje nafte” dhe 130 milionë lekë për lotin “blerje benzine”, duke theksuar që të dyja lotët janë fituar nga Kastratit. Çka do të thotë që shuma prej 400 milionë lekë është taksur të shkojë në xhepin e Shefqet Kastratit.

Madje, në dokument shohim Kastrati e ka përfituar tenderin pa garë fare. Sepse ka qenë i vetmi që ka paraqitur një ofertë.

Me anë të kësaj bëjmë me dije se, në këtë procedurë /lot kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë të mëposhtëm me vlerat përkatëse si më poshtë: 1. BOE: “KASTRATI” SH.A. & “KASTRATI” SH.P.K NIPT K21711502V & J61813529P”, theksohet në dokument. Dhe sipas ligjit “Për Prokurimet Publike”, procedura e këtij tenderi duhej anuluar, sepse ka mungesë konkurrence. Por, shefja e SHISH ka vazhduar me programin e saj.

Pa e zgjatur shumë dhe duke kundërshtuar ligjin, ajo ka firmosur kontratën me Kastratin i cili a konkurruar me të dyja firmat e tij. Kjo është një metodë që përdor ai së fundi, merr pjesë në gara me dy kompani, në mënyrë që të ardhurat të shpërndahen dhe t’i shpëtojë ligjit.

Me këtë firmë që ka hedhur Vlora Hyseni, na vërteton edhe njëherë që Kastrati ka krijuar monopol  në tregun e  karburanteve dhe është ai që kontrollon çmimin e shitjeve. Ndërkohë, SPAK kurrë nuk ka trokitur në derën e Çetit, por shtetit vazhdon e shton bashkëpunimet.

Kush është Vlora Hyseni

Vlora Hyseni dhe emërimi i saj bëhet më intrigues për faktin se zonja në fjalë deri dy vjet më parë ka qenë drejtuese e shërbimit sekret të Kosovës, por u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Pavarësisht se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, nuk ka ndodhur kurrë më parë në botë që drejtuesi i shërbimit sekret i një shteti të emërohet drejtues i shërbimit sekret të një shteti tjetër. Me fjalë më intriguese: Kryespiunia e Kosovës emërohet kryespiune e Shqipërisë. Mjafton kaq, për të kuptuar se përveçse një emërim politik, këtu nis edhe një poker spiunësh.

Sapo Albin Kurti mori detyrën e kryeministrit për herë të dytë më 22 mars 2021, një nga vendimet e para qëmori ishte largimi Vlora Hysenit nga detyra e Drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si ushtruese e kësaj detyre.

Hyseni kishte vetëm katër muaj në atë detyrë dhe ky nxitim sigurisht që lidhej jo vetëm me një pakënaqësi të hapur, por me shumë të dhëna që shkonin ndesh.

Hyseni ishte emëruar në krye të këtij institucioni në dhjetor 2020 nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidentja Vjosa Osmani, por Kurti e largoi  dhe në vend të saj emëroi Petrit Ajetin. Ajo u shkarkuar duke u akuzuar se ka shpërndarë informacione serkete të shtetit.

Në fakt, aktiviteti i Hysenit nëAgjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka qenë shumë më i zgjeruar. Më parë se të mbante detyrën e drejtueses, Hyseni ishte nëndrejtore e këtij institucioni e emëruar nga kryeministri Rramush Haradinaj dhe presidenti Hashtim Thaçi dhe e vijoi ta mbante këtë detyrë edhe pas largimit si drejtore. Pikërisht në këtë emërim duhen gjendur pakënaqësitë e Kurtit ndaj Hysenit. Ndonëse e vlerësuar shumë nga institucionet ndërkombëtare, Kurti e ka parë si përgjegjëse Vlora Hysenin për largimin e tij nga drejtimi i qeverisë në qershor të vitit 2020. Më parë akoma Hyseni kishte mbajtur detyrën e Drejtores së Marrëdhënieve me Jashtë po në AKI, një detyrë kjo nga më të rëndësishmet aty.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu