Spartak Ngjela, politikani, juristi, intelektuali pro-amerikan me nivel të lartë që i duhet politikës

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Po e shkruaj që në fillim të opinionit një ide personale, se nëse ka politikan shqiptarë në 100 vitet e fundit, që nuk u ‘zmbraps’ si ish i burgosur i ndërgjegjes dhe kundërshtarë politik i diktaturës lindore dhe ‘autokracisë’ në 33 vite është Spartak Ngjela dhe familja e tij. Por Taku siç e thërrasin miqësisht është përsëri në këmbë, me fjalë, vepra, opinione, analiza në mbështetje të demokracisë perëndimore, që e ka aspiruar që në rini. Spartak Ngjela që nga viti 1976 dhe 1979-1990, ka qenë i dënuar për “Agjitacion e Propagandë” në burgun e Burrelit.

Spartak Ngjelën e kam takur për herë të parë në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër kur erdhi për prezantimin e ‘Partisë Popullore’ në vitin 1991. Në ata vite ishim shumë të interesuar për zhvillimet demokratike dhe kishim besim tek liria dhe demokracia. Por në Shqipëri zhvillimet demokratike janë projektuar nga Ramiz Alia dhe ish-sigurimi i shtetit në bashkëpunim me disa pseudo të persekutuar të projektuar nga ish-diktatura dhe shërbimet e huaja anti-kombëtare. Ky model që vazhdon edhe në vitin 2024, ‘lojën’ e tyre tashti për të shpëtuar gjënë e vjedhur, miliardat e vjedhur në 33 vite. Nuk mund të ndodhte ndryshe, kur P.D.-në e ka drejtuar një ish-komunist i kohës së diktaturës Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Në këtë takim takova një ish-të burgosur 25 vite nga Postriba, nuk më kujtohet emri, që më ngeli në mendje.

Ai më tha se: ‘Taku ka qenë një ish-i burgosur i ndërgjegjes, njeri shumë i mirë, besnik, studjues dhe intelektual’. Që në fillimet e demokracisë, kam mbështetur partitë konsevratore të djathta të vërteta, edhe Partinë Popullore dhe grupin organizator, intelektualët e djathtë, duke mos besuar kurrë tek ish-komunistët e konvertuar në demokratë dhe pseudo të persekuarit. E ka pas parashikuar që 33 vite përpara, që në fillimet e demokracisë, që modelet pseudo demokrate, nuk do ta zhvillonin ekonomikisht dhe politikisht Shqipërinë dhe nuk do ta conin drejt perëndimit, USA. Pa u zgjatur shumë mbështes publikisht deklaratën e Z. Ngjela të botuar në statusin e tij ku shkruan: ‘Unë i kërkoj SPAK të fillojë menjëherë procesin penal për shkatërrimin e 500 fabrikave dhe uzinave, që ndodhi në Shqipëri gjatë viteve 1992 – 1996. Në të njëjtën kohë duhet të kujtohemi se në ligjin për tokën, jashtë çdo koncepti ekonomik, mosinvestimi në spektër të gjerë të fermerëve privatë, të dalë nga reforma e vitit 1992, solli varfërinë ekstreme në Shqipëri dhe vijimin me ritme të shpejta të shpopullimit të Shqipërisë.

Askush nuk flet sot për varfërinë në Shqipëri, por kryeministri aktual Rama, e ka detyrë t’i shpjegojë opinionit publik dhe të japë llogari për gjendjen e varfërisë ekstreme në Shqipëri. Z. Ngjela aktualisht është një prej analistëve politik të djathtë brilant dhe me opinionet dhe anlizat e tija në median e shkruar dhe vizive, transmeton formim të lartë politik, juridik, intelektual dhe shoqërorë. Krahas shumë ideve brilante Ngjela e paralajmëroi pazarin e fshehtë Rama-Berisha. Edi Ramës i intereson Berisha për të vazhduar në madatin e 4-tët. Ngjela deklaron: ‘ Ja pazari i fshehtë mes Ramës dhe Berishës që vazhdon edhe sot, si amerikanët spastruan politikën shqiptare nga ish-kryeministri dhe kush është partia e vetme që mund të rrëzojë PS nga pushteti’.

Ai deklaron gjithashtu se nëse P.D. bashkohet me Berishën do të bashkohet korrupsioni. Vetëm kthimi tek PD zyrtare dhe një koalicion i djathtë mund ta largojë Ramën nga pushteti, por duhet t iki Saliu. ‘Do bashkohet korrupsioni, asgjë tjetër nuk bëjnë. Ja u bashkuan, po a fitojnë dot zgjedhjet ? Vetëm kthimi tek Partia Demokratike zyrtare mund të bëjë që të fitojnë zgjedhjet. Por si vihet tek Partia Demokratike? Duhet që të iki Saliu. Duke ndjekur edhe zhvillimet e fundit tek Rithemelimi dhe pazaret Rama-Berisha, shprehi bindjen e plotë se nëse Ngjela dhe politikanët e këtij modeli, do të kthehen në politikë, parlament Shqipëria do të ketë të ardhme.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu