Tensione mes SHBA dhe Kinës pas rrëzimit të balonës

0

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit nuk janë dobësuar, ndonëse tensionet mes vendeve u shtuan pas rrëzimit të balonës kineze nga SHBA.

Në një komunikim me gazetarët nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha: “Incidenti nuk ka dobësuar marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit. SHBA i bëri të qartë Kinës se çfarë do të bënin”.

Anija, për të cilën Uashingtoni tha se ishte një balonë spiune, fluturoi mbi Amerikën e Veriut për disa ditë, duke bërë që SHBA të anulonte një vizitë të planifikuar në Pekin nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu