U arrestua dhunuesi i gazetarit Adriatik Doçi

Date:

Share post:

Ka përfunduar në pranga dhunuesi i gazetarit Adriatik Doçi.

Sipas policisë shtetasi R.S 32-vjeç më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Njoftimi:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizkike.

Arrestimi i shtetasit R. S., u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?!

Shkruan Leo Nika Parti Demokratike Si u shite gjithë këto vite?! Antarësinë e nxorrët në pritë Që u blenë se paskemi ditë Duke...

SHQIPËRIA — NJË LUMË NUK E NDRYSHON RRJEDHËN PËR TË KËNAQUR ATA QË DUAN TË KORRIN FRYTET E TIJ!

Mes diskreditimit nga qeveria, përvetësimit politik dhe qëndresës qytetare: përse protesta shqiptare nuk duhet ta humbasë thelbin e...

Berisha e hodhi edhe shashkën e fundit. – kryeministër me referendum!

Shkruan Zef Ndreka “Një gjë kam deklaruar: unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeministër me referendum....

Simfonia e artë e Alpeve – Tom Therçaj (Telereportazh)

https://www.youtube.com/watch?v=a8U1MB7czdM